“ia dolëm”, 1028 studentë të fe diplomo- hen në një ceremoni

6
Ekonomik F a k u l t e t i Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Bordi Editorial Dr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Anxhela Petroshi/ Ambra Agolli/ Esjona Allidri/ Erisilda Qose Buletini i Fakultetit Ekonomik [email protected] Faqe 3 F illimi i vitit akademik në fakultetin Ekonomik është për- shëndetur nga zv/Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj. Me ftesë të dekanit të këtij fakulteti Altin Idrizi, Malaj ka uruar një vit të suk- sesshëm për të gjithë studentët dhe pedagogët e këtij fakuleti si dhe të universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Në fjalën e saj zv. Ministrja theksoi se ky vit akademik u parapri nga mi- ratimi i ligjit të ri për arsimin e lartë në vend që do ti japë efektet e tij vi- tin e ardhshëm akademik dhe kërkon bashkëpunimin edhe të studentëve për tu implementuar. Duke folur mbi rëndësinë e studimeve dhe cilësinë e arsimit, Nora Malaj... Malaj uron fillimvitin akademik ne FE Faqe 4-5 Faqe 2 Faqe 2-3 “Ia dolëm”, 1028 studentë të FE diplomo- hen në një ceremoni madhështore Përgatiti për botim: Bardha Nergjoni Nr. 11, tetor 2015 NJOFTOHEN TE GJITHE STUDENTET E FAKULTETIT EKONOMIK QE NE BAZE TE URDHERIT TE RE- KTORATIT NR. 69 DATE 15.10.2015, KA FILLUAR PROCESI I ARKETIMIT TE TARIFES SE SHKOLLIMIT PER VITIN AKADEMIK 2015-2016. GJITHASHTU URD- HEROHET SEKRETARIA MESIMORE TE MOS OFRO- JE SHERBIM DHE TE MOS SHENOJE NE REGJIS- TRIN PERFUNDIMTAR STUDENTET QE NUK KANE PAGUAR TARIFEN E SHKOLLIMIT PER VITIN 2015- 2016. Njoftim REKTORATI NJIHUNI ME RREGULLOREN E FAKULTETIT EKONOMIK TE UNIVERSITETIT “A. XHUVANI” ALTIN IDRIZI Dekan i FE Mbrojtesi i stu- denteve, avokati juaj ne FE Faqe 3 I nderuar Kryetar i kuvendit të Shqipërisë Zoti Ilir Meta! E nderuar Ministre e Arsimit dhe Sportit zonja Lindita Nikolla! I nderuar zoti Rektor! I nderuar zoti Kryetar i bashkisë, i nderuar zoti Prefekt, i nderuar zoti Kryetar i Keshillit të Qar- kut, të nderuar Deputetë. Të nderuar kolegë dekanë dhe pedagogë! Të nderuar diplomantë dhe të dashur prindër! Ceremonia që po zhvillojmë është shumë e veçantë, për mua person- alisht por besoj edhe për të gjithë kolegët e mi të Fakultetit Ekono- mik. Por me shume se per ne, kjo është një ditë shume e veçantë për ju dhe për prindërit tuaj, teksa ku- rorëzohet me sukses mundi dhe djersa juaj gjatë gjithë këtyre viteve studimi në fakultet. Besoj se për të gjithë ne, nuk ka gjë më të bukur dhe që të fal më shumë kënaqësi sesa fakti, kur shikon se si ata që dikur ishin maturantë e sapo kishin nisur studimet e larta, sot pas kaq vitesh studimi dhe sfidash të për- bashkëta, janë kolegët tanë, profe- sionistë te rinj, të gatshëm ti bash- kohen tregut të punës në vend, të gatshëm për të punuar për vendin e tyre për ta përmirësuar atë, me en- ergjinë dhe dijet e tyre...

Upload: vonhu

Post on 12-Dec-2016

237 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: “Ia dolëm”, 1028 studentë të FE diplomo- hen në një ceremoni

EkonomikF a k u l t e t i

Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Bordi EditorialDr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Anxhela Petroshi/ Ambra Agolli/ Esjona Allidri/ Erisilda Qose

Buletini i Fakultetit Ekonomik

[email protected]

Faqe 3

Fillimi i vitit akademik në fakultetin Ekonomik është për-shëndetur nga zv/Ministrja e

Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj. Me ftesë të dekanit të këtij fakulteti Altin Idrizi, Malaj ka uruar një vit të suk-sesshëm për të gjithë studentët dhe pedagogët e këtij fakuleti si dhe të universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Në fjalën e saj zv. Ministrja theksoi se ky vit akademik u parapri nga mi-ratimi i ligjit të ri për arsimin e lartë në vend që do ti japë efektet e tij vi-tin e ardhshëm akademik dhe kërkon bashkëpunimin edhe të studentëve për tu implementuar.Duke folur mbi rëndësinë e studimeve dhe cilësinë e arsimit, Nora Malaj...

Malaj uron fillimvitin

akademik ne FEFaqe 4-5

Faqe 2

Faqe 2-3

“Ia dolëm”, 1028 studentë të FE diplomo-hen në një ceremoni madhështore

Përgatiti për botim: Bardha Nergjoni

Nr. 11, tetor 2015

NJOFTOHEN TE GJITHE STUDENTET E FAKULTETIT EKONOMIK QE NE BAZE TE URDHERIT TE RE-KTORATIT NR. 69 DATE 15.10.2015, KA FILLUAR PROCESI I ARKETIMIT TE TARIFES SE SHKOLLIMIT PER VITIN AKADEMIK 2015-2016. GJITHASHTU URD-HEROHET SEKRETARIA MESIMORE TE MOS OFRO-JE SHERBIM DHE TE MOS SHENOJE NE REGJIS-TRIN PERFUNDIMTAR STUDENTET QE NUK KANE PAGUAR TARIFEN E SHKOLLIMIT PER VITIN 2015-2016.

Njoftim

REKTORATI

NJIHUNI ME RREGULLOREN E FAKULTETIT EKONOMIK TE

UNIVERSITETIT “A. XHUVANI”

Altin idriziDekan i FE

Mbrojtesi i stu-denteve, avokati

juaj ne FEFaqe 3

I nderuar Kryetar i kuvendit të Shqipërisë Zoti Ilir Meta!

E nderuar Ministre e Arsimit dhe Sportit zonja Lindita Nikolla!I nderuar zoti Rektor! I nderuar zoti Kryetar i bashkisë, i nderuar zoti Prefekt, i nderuar zoti Kryetar i Keshillit të Qar-kut, të nderuar Deputetë. Të nderuar kolegë dekanë dhe pedagogë!Të nderuar diplomantë dhe të dashur prindër!Ceremonia që po zhvillojmë është shumë e veçantë, për mua person-alisht por besoj edhe për të gjithë kolegët e mi të Fakultetit Ekono-mik. Por me shume se per ne, kjo është një ditë shume e veçantë për ju dhe për prindërit tuaj, teksa ku-rorëzohet me sukses mundi dhe djersa juaj gjatë gjithë këtyre viteve studimi në fakultet. Besoj se për të gjithë ne, nuk ka gjë më të bukur dhe që të fal më shumë kënaqësi sesa fakti, kur shikon se si ata që dikur ishin maturantë e sapo kishin nisur studimet e larta, sot pas kaq vitesh studimi dhe sfidash të për-bashkëta, janë kolegët tanë, profe-sionistë te rinj, të gatshëm ti bash-kohen tregut të punës në vend, të gatshëm për të punuar për vendin e tyre për ta përmirësuar atë, me en-ergjinë dhe dijet e tyre...

Page 2: “Ia dolëm”, 1028 studentë të FE diplomo- hen në një ceremoni

I nderuar Kryetar i kuvendit të Shqipërisë Zoti Ilir Meta!E nderuar Ministre e Arsimit dhe Sportit zonja Lindita Nikolla!I nderuar zoti Rektor! I nderuar zoti Kryetar i bashkisë, i nderuar zoti Prefekt, i nderuar zoti Kryetar i Keshillit të Qar-kut, të nderuar Deputetë. Të nderuar kolegë dekanë dhe pedagogë!Të nderuar diplomantë dhe të dashur prindër!Ceremonia që po zhvillojmë është shumë e veçantë, për mua personalisht por besoj edhe për të gjithë ko-legët e mi të Fakultetit Ekonomik. Por me shume se per ne, kjo është një ditë shume e veçantë për ju dhe për prindërit tuaj, teksa kurorëzohet me sukses mundi dhe djersa juaj gjatë gjithë këtyre viteve stu-dimi në fakultet. Besoj se për të gjithë ne, nuk ka gjë më të bukur dhe që të fal më shumë kënaqësi sesa fakti, kur shikon se si ata që dikur ishin maturantë e sapo kishin nisur studimet e larta, sot pas kaq vitesh studimi dhe sfidash të përbashkëta, janë kolegët tanë, profesionistë te rinj, të gatshëm ti bashkohen tregut të punës në vend, të gatshëm për të punuar për vendin e tyre për ta përmirësuar atë, me energjinë dhe dijet e tyre.Të nderuar diplomantë!Ju sot merrni në dorë jo vetëm një diplomë, por nëse do të përdorja një figurë letrare, do ta cilësoja ate një pishtar, që do t’ju ndriçojë sado pak në rrugëtimin tuaj të jetës. Unë e di se kjo diplomë nuk është çel-si magjik qe do t’ju hapë të gjitha dyert e suksesit. Shumë njerëz në botë nuk e kanë pasur një diplomë të tillë e përsëri ja kanë dalë dhe kanë pasur sukses në jetë. Por kjo diplomë që ju merrni sot, dhe për më tepër dijet dhe njohuritë që ju keni marrë gjatë këtyre viteve, do të lehtësojnë sado pak ngjitjen e shkallëve të karrierës profesionale. Për mua çelsi i suksesit në jetë është të bësh atë që do dhe ta duash dhe ta bësh me pasion atë që bën. Vetëm kështu ju nuk do të hiqni dorë, nuk do të tërhiqeni, por do të vazhdoni me këmbëngulje dhe devotshmëri të arrini atë që doni. Dhe unë jam i sigurtë se vetëm kështu do t’ja arrini qëllimit. Fakulteti ekonomik pranë universitetit të Elbasanit,

që po organizon edhe këtë ceremoni, i ka zanafillat që në vitin 1995, kur për herë të parë pranë fakultetit të shkencave të natyrës, u çel dega “Administrim Bi-znes”, e shoqëroruar me çeljen edhe të degës së financë-kontabilitetit. Në vitin 2002 ai merr merr formën e plotë me 2 departamente dhe 2 programe studimi. E them me krenari se ritmet e rritjes sonë kanë qenë mbresëlënëse, qoftë sa i përket programeve të studimit por edhe rritjes cilësore të tij. Në sot numëro-jmë 5 departamente, të cilat ofrojnë 8 programe studimi bachelor me kohë të plotë dhe 11 programe studimi master professional dhe shkencor. Ndërkohë kemi aplikuar edhe për 1 program bachelor dhe 2 programe të tjera të ciklit të dytë të studimeve Master. Sfidë për ne ka qenë dhe mbetet ofrimi i disa pro-grameve të studimit fillimisht master dhe më pas edhe bachelor, tërësisht në gjuhën angleze. Kjo për dy ar-sye kryesore. Sot integrimi europian i Shqipërisë me ritme të shpejta, për mendimin tone duhet të para-prihet nga integrimi ne arsim. Pjesmarrja e Univer-sitetit të Elbasanit në projekte të ndryshme të finan-cuara nga BE, në kuadër të programeve të kërkimit shkencor dhe inovacionit, HORIZON 2020, çon në domosdoshmërinë e hapjes së këtyre programeve të studimit. Dhe arsyeja e dytë po ashtu shumë e rëndë-sishme, është fakti se në themel të strategjisë tonë për zhvillimin dhe të ardhmen e këtij fakulteti, është ndërkombëtarizimi i tij edhe i të gjithë Universitetit, duke bërë të mundur kështu përthithja e studentëve jo vetëm nga Shqipëria por edhe të vendeve të tjera të rajonit apo botës. Të nderuar pjesëmarrës në këtë ceremoni!Fakulteti ekonomik i universitetit “Aleksandër Xhu-vani” të Elbasanit, tashmë ka krijuar një identitet të padiskutueshëm, duke u kthyer në një faktor të rëndësishëm të rritjes dhe forcimimit e këtij univer-siteti. Unë jam i bindur se ky fakultet ka ndikuar jo pak në zhvillimet e karakterit intelektual dhe social të jetës së mbarë qytetit të Elbasanit. Dua të falenderoj këtu për punën e palodhur dhe me këmbëngulje në rritjen dhe ecurinë e këtij fakulteti

të gjithë dekanët, që kanë drejtuar këtë fakultet para meje, drejtuesit e lartë të universitetit për mbështetjen e treguar, të gjithë ata pedagogë, stafi me kohë të plotë por edhe figura të shquara të fushës së studimeve ekonomike në vend, që na janë bash-kangjitur gjatë këtyre viteve me kontributin e tyre të vyer. Ne të gjithë bashkë kemi arritur të ofrojmë dije cilësore për të gjithë studentët tanë, të cilët sot janë të punënsuar në çdo sektor të tregut të punës.Të nderuar diplomantë!Ju duhet të jeni krenarë për veten tuaj, që keni arritur në këtë ditë të shënuar, pas viteve të tëra studimi!Ju duhet të jeni krenarë që po merrni diplomën në fakultetin Ekonomik të universitetit “Aleksander Xhuvani”, të Elbasanit, në fakultetin më dinamik në të gjithë Shqipërinë!Ju duhet të jeni krenarë që po merrni një diplomë të universitetit të Elbasanit, universitetit më të vjetër në vend, me traditën më të shkëlqyer në mësimd-hënie!Ju duhet të jeni krenarë që keni studiuar në Elbasan, në qytetin që është djepi i arsimit dhe shkencës në mbarë vendin!Ju duhet të jeni krenarë që keni mbaruar studimet në Shqipëri, në vendin me moshën mesatare më të re dhe me rininë më të arsimuar në të gjithë Evropën!Të dashur prindër – ju duhet të jeni krenarë për këto fëmijë që keni rriturJu uroj suksese dhe vetëm suksese në jetën tuaj pri-vate dhe në karrierën profesionale.

Faleminderit!

Fjala e dekanit Altin Idrizi në ceremoninë e

diplomimit

“Të diplomuar”, një ceremoni Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Page 3: “Ia dolëm”, 1028 studentë të FE diplomo- hen në një ceremoni

Faqe 3 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Fillimi i vitit akademik në fakultetin Ekonomik është përshëndetur nga zv/Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj. Me ftesë të dekanit të këtij fakulteti Al-tin Idrizi, Malaj ka uruar një vit të suksesshëm për të gjithë studentët dhe pedagogët e këtij fakuleti si dhe të universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Në fjalën e saj zv. Ministrja theksoi se ky vit akademik u parapri nga miratimi i ligjit të ri për arsimin e lartë në vend që do ti japë efektet e tij vitin e ardhshëm akademik dhe kërkon bashkëpunimin edhe të studentëve për tu implementuar.Duke folur mbi rëndësinë e studimeve dhe cilësinë e arsimit, Nora Malaj iu drejtua studentëve duke u dhënë edhe këshilla, që sipas saj janë të rëndësishme për të qenë të suksesshëm. Në fjalën e tij Dekani i Fakultetit Ekonomik, Altin Idrizi, ka uruar gjithash-tu studentët dhe stafin e fakultetit që ai drejton, për një vit akademik të suksesshëm dhe me rezultate të larta.Para studentëve, Altin Idrizi ka bërë edhe një prezan-tim të departamenteve për të gjithë të rinjtë që do të nisin për herë të parë një nga 9 programet Bach-elor në degë të ekonomisë dhe shkencave juridike.

Malaj përshëndet fillimin e vitit akademik në FE

madhështore për studentët e FEPërshëndeten rektori Varoshi, kryeparlamentari Meta, ministrja Nikolla e kryebashkiaku Sejdini

Kreu i kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla morën pjesë në ceremon-inë e diplomomit të 1028 studentëve të dy viteve të fundit në fakultetit Ekonomik të universitetit të Elbasanit. Në ceremoninë e rastit të organizuar në teatrin Skampa nën drejtimin e dekanit Altin Idri-zi, ministrja e Arsimit Nikolla duke uruar studentët theksoi se tashmë kemi një ligj të arsimit të lartë që kërkon agazhimin e të gjithëve për të nisur imple-mentimin e tij në vitin akademik 2016-2017. “Ëshë shumë e rëndësishme që të gjithë këto emocione të përbashkëta që po marrim sot, të ndahen në çdo aulë të arsimit të lartë. Ne kemi besimin e plotë që duke kthyer sytë nga arsimi i lartë, kjo është garancia më e madhe për Shqipërinë. Ju duhet të jeni krenar për frytet e punës suaj. Shqipëria e gjeneratës tjetër kërkon që brezi i ri të konsolidojë arritjet. Ndaj unë do të ndalesha vetëm në një moment duke i garantuar partneritetin si një hap të rëndësishëm në zbatim të reformën në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Jeni ju ata që do të garantoni që të mos jetë thjesht një ligj i shkruar në letër por një ligj që jep rezultatet qysh në vitin e ardhshëm akademik. Universiteti që ne duam është universiteti që ka në qendër dijen me pavarësi reale që ndërvepron me të gjithë aktorët”. Ministrja veçoi se së shpejti do të ketë edhe një do-kument shkencor të qeverisë shqiptare për të orjen-tuar prioritetet dhe degët më të rëndësishme drejt të cilave do të orjentohet arsimi i lartë.Ndërkohë kreu i kuvendit Ilir Meta duke uruar të gjithë diplomantët në këtë ditë mjaft të rëndësishme për ta dhe për prindërit e tyre. “Dua t’ju përgëzoj për këtë arritje, për këtë sukses dhe njëkohësisht jam i bindur se ambiciet tuaja, edhe akademike, edhe profesionale nuk përfundojnë me këtë diplomim, por ju duhet t’i vazhdoni të gjitha etapat me vendosmëri edhe më tej. Padyshim që një falënderim të veçantë, unë do t’jua bëj të gjithë prindërve tuaj sepse ju jeni mjaft të lumtur dhe mjaft të gëzuar, por të jeni të sigurt se prindërit tuaj janë edhe më të lumtur, edhe më të gëzuar se ju sepse investimi në edukimin e fëmijëve, është investimi më i rëndësishëm që bën çdo prind në jetën e tij dhe për familjen e tij”. Kryetari i Kuvendit theksoi gjithashtu se zhvillimet e reja kërkojnë kualifikime komplekse, me kurriku-la specifike që do të ndihmojnë në krijimin e drej-tuesve, menaxherëve me njohuritë dhe shprehitë e nevojshme. “Duke vlerësuar organizimin e ri territorial i vendit si dhe organizim e rajoneve si një mundësi të madhe në drejtim të ushtrimit real të autonomisë vendore dhe të rritjes së përgjegjësive të tyre në zhvillimin ekonomi mbetet sfidë e rëndësishme rritja e kapac-iteteve vendore dhe organizimi i tyre institucional në bashki, shoqata dhe forma të tjera për të ofruar ekspertizën më të kualifikuar në drejtim të plani-fikimit dhe të koordinimit të aktiviteteve ekonomike sipas profileve dhe resurseve që ka çdo bashki apo rajon”. Ceremoninë e kanë përshëndetur rektori i univer-sitetit Liman Varoshi dhe kreu i bashkisë Qazim Sejdini. Sejdini në fjalët e tij vlerësoi rëndësinë e kësaj ceremonie duke uruar të gjithë të diplomuarit. “Ju falenderoj për pjesmarrjen në këtë ceremoni kaq të bukur dhe madhështore duke i dhënë rëndësi

kësaj ceremonie por edhe universitetit dhe fakultetit ekonomik. Udhë të mbarë dhe shumë suksese të gjithë të sapodiplomuarave, paçin fat në jetë, të jenë pjesë e tregut të punës dhe u bëfshin bashkëkolegët tanë në të ardhmen. Ndërkohë prof. Varoshi e cilësoi një ceremoni mjaft kuptimplotë dhe një emocion legjitim diplomimin si fazë finale të studimeve. Ai theksoi se universiteti i Elbasanit vazhdon në të njëjtin hap në zhvillimin e kurrikulave, kërkimin shkencor dhe shëmbimet uni-versitare”. Në fund është zhvilluar edhe ceremonia e shperndarjes se diplomave ku morën diplomat stu-dentët më të mirë të Ekonomikut në dy vitet e fundit, ku ra në sy studentja me medalje të artë Ledia Canga dhe studentë të tjerë ekselentë. Ceremonia u mbyll me hedhjen tradicionale të kapeleve nga studentët e diplomuar të këtij fakulteti.

Fakulteti Ekonomik është një nga fakultetet më të rëndësishme të Universitetit të Elbasanit jo vetëm për numrin e studentëve, por edhe për cilësinë e stafit akademik dhe kualifikimin e tyre të vazhdueshëm.

Faqe 3 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Faqe 3 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Page 4: “Ia dolëm”, 1028 studentë të FE diplomo- hen në një ceremoni

Më poshtë po paraqesim disa dispozita të rëndësishme të Rregullores së Fakultetit Ekonomik në organizimin e këtij Fakulteti në lidhje me mbarëvajtjen e procesit mesimor, të drejtat dhe detyrimet e studentëve dhe të stafit akademik, si dhe të veprimtarisë mësimore-shkencore, ad-ministrative si dhe rregullat normative të organizimit dhe funksionimit të programeve të studimit. (...)Neni 7Njësitë përbërëse dhe Struktura e FE Fakulteti Ekonomik i Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan ka strukturën e mëposhtëme: I. Autoritetet drejtuese1. Dekan2. Përgjegjësi i Departamentit II. Organe DrejtueseKëshilli i Fakultetit III. Autoritete të tjera:Zëvendës-dekan IV. Njësitë bazë mësimore-kërkimoreDepartamenti i Administrim-Biznesit-Grupi mësimor-kërkimor Manaxhim-Grupi mësimor-kërkimor MarketingDepartamenti i Financë-Kontabilitetit-Grupi mësimor-kërkimor Finance-Grupi mësimor-kërkimor KontabilitetDepartamenti Ekonomiksit. -Grupi mësimor-kërkimor i Statistikes dhe Ekonometrise. -Grupi mësimor-kërkimor i Mikro dhe Makro ekonomise. Departamenti i së Drejtës -Grupi mësimor-kërkimor i te drejtes publike.- Grupi mësimor-kërkimor i te drejtes private. V. Administrata 1. Sekretaria mësimore 2. Biblioteka VI. Personel ndihmës mësimor shkencor

Neni 15Të drejtat dhe detyrat e personelit akademik15.1. Personeli akademik ka të drejtë:1.Të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ofron universiteti, fakulteti dhe departamenti, duke res-pektuar të gjitha rregullat e vendosura;2.Të kërkojë të respektohen dhe të zbatohen të gjitha detyrimet që shtrohen gjatë procesit mësi-mor;3.Të kërkojë nga organet drejtuese të departamentit, fakultetit dhe universitetit, respektimin prej tyre të të gjitha të drejtave që burojnë nga Kodi i Punës dhe ligji për arsimin e lartë;4.Të kërkojë nga studentët një frymë etike morale të tillë, që të jetë në pajtim me legjislacionin në fuqi;15.2. Personeli akademik ka për detyrë:1.Të hartojë në kohën e duhur, programin mësimor të lëndës në përputhje me planin kalendar, një kopje e të cilit dorëzohet në departament;2.Të shfrytëzojë me efektivitet orën e mësimit;3.Të ndjekë sistematikisht zhvillimin dhe arritjet e shkencës përkatëse në plan kombëtar e botëror dhe ta reflektojë atë në procesin mësimor;4.Të hartojë në kohën e duhur tezat e provimit, të cilat çdo vit duhet të jenë të riformuluara, të azhurnuara, gjithëpërfshirëse dhe ti nënshkruajë ato tek përgjegjësi i departamentit,; 5.Të zbatojë udhëzimet që dalin si domosdoshmëri gjatë realizimit të programit mësimor;6.Të respektojë gjatë gjithë veprimtarisë së tij parimet e etikës qytetare, Kodin e Etikës të UE duke shfaqur një figurë të pajtueshme me veprimtarinë që zhvillohet në universitet;7.Të respektojë me përgjegjësi orarin dhe disiplinën në punë;8.Të ruajë sekretin profesional, të mos publikoje ne çfarëdo forme dhe te mos i japë askujt të dhëna lidhur me detyrën që kryen, te cilat konsiderohen informacion personal konfidencial, pa qenë i autorizuar nga autoriteti drejtues, konformë dispozitave ligjore ne fuqi;9.Të plotësojë me përgjegjësi regjistrin e pedagogut, i cili përbën dokument zyrtar që vërteton realizimin e ngarkesës mësimore.Ndjek dhe zbaton çdo detyre tjeter te ngarkuar nga Pergjegjesi i Departamentit dhe Dekani, ne lidhje me veprimtarine mesimore-kerkimore dhe administrative.

Neni 1818.1 Studimet universitare organizohen në këto sisteme;a.studime me kohë të plotë;18.2 Programet e studimeve në FE-se organizohen në dy cikle të njëpasnjëshme: a.cikli i parë,b.cikli i dytë a. Studime të ciklit të parë. Realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja e tyre në sistemin e stu-dimit me kohë të plotë është tre vite akademikë.Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shken-core të përgjithshme dhe aftësi specifike në një varietet të gjerë profesionesh e specialitetesh. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë secili fakultet lëshon diplomë univer-sitare “Bachelor” në fushën e arsimit të kryer. Të gjitha diplomat e studimeve të ciklit të parë të lëshuara nga Universiteti i Elbasanit shoqërohen me suplementin e diplomës. b. Studime të ciklit të dytë. Ato ndahen në :- Program studimi “Master profesional”Programet e studimeve “Master profesional” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë univer-sitare së paku “Bachelor”, arsimim dhe trajnim të mirëfilltë profesional. Realizohen me 60- 90 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 1,5 (një vit e gjashtë muaj) vit akademik. Studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. - Program studimi “Master i shkencave”Programet e studimeve të ciklit të dytë i pajisin të diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë, brenda një specialiteti. Realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike; Studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare;Neni 21

Afati i Studimeve21.1. Afati i studimeve në një program studimi apo profil të caktuar përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.21.2. Studenti mund të përfundojë studimet e plota dhe të mbrojë diplomën, brenda afatit të rregullt të studimeve ose tej kufirit që parashikon ky afat por:- në sistemin e studimit me kohë te plote ky afat nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i afatit të rregullt.- në sistemin me kohë të pjesshme nuk ka kufizime në kohëzgjatjen e studimeve, përveç rasteve kur studimet ndërpriten pa arsye të justifikuara dhe të miratuara për një periudhe më shumë se tre vite.21.3. Afati maksimal i diplomimit është deri në tre vjet nga koha e përfundimit të studimeve të plota.

Neni 24Organizimi i vitit akademik24.1. Viti akademik është njësia kohore bazë e studimeve. 24.2. Një vit akademik përbëhet nga dy semestra. Çdo semestër, si rregull, ka 15 javë. 24.3. Intervali kohor i vitit akademik përcaktohet sipas udhëzimeve të MASH-it dhe me vendim të Rektoratit përcaktohet struktura mësimore e vitit akademik e ndarë në javë mësimore dhe javë provime. 24.4. Keshilli i Fakultetit miraton strukturën mësimore të detajuar të vitit akademik, sipas specifi-kave të vetë fakultetit dhe e dorëzon për miratim përfundimtar në Rektorat. Neni 25Elementët e StudimeveNë Fakultetin Ekonomik format kryesore te zhvillimit të proçesit te mesimdhenies janë: o leksionet, o leksionet e integruara, o seminaret, ushtrimet, o punimet vjetore, o projektet e kursit, o praktikat në terren, o ekskursionet mësimore, o kontrollet e ndermjetme me shkrim dhe me goje,o detyrat e kursit, o provimet e kursit me shkrim dhe me goje, o mbrojtja e mikrotezes dhe temes së diplomës.

Neni 27Frekuentimi27.1. Frekuentimi i leksioneve per lëndët e ciklit te parë të studimeve, si rregull, është fakultativ. Me propozim të Departamentit respektiv dhe me miratim të Keshillit të Fakultetit mund te mirato-hen lëndë të veçanta, frekuentimi i leksioneve të të cilave mund të jetë i detyrueshëm në nivelin e miratuar, deri në masën 75%. 27.2. Frekuentimi i leksioneve per lëndët e ciklit te dytë të studimeve është i detyrueshëm në masën 75%. Kur studenti ka frekuentuar leksionet në masën nga 50% deri 75%, ai nuk ka të drejtë të futet në provim në sezonin e radhës, por ka të drejtë të futet në sezonin e vjeshtës. Kur studenti ka frekuentuar leksionet në masën më pak se 50% të tyre, ai përsërit lëndën në vitin e ardhshëm. 27.3. Frekuentimi i seminareve, për lëndët e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, është i de-tyrueshëm në masën 75%. Kur studenti ka frekuentuar seminaret në masën nga 50% - 75% nuk ka të drejtë të futet në provim në sezonin e radhës, por ka të drejtë të futet në sezonin e vjeshtës.Kur studenti ka frekuentuar seminaret në masën më pak se 50% të tyre, ai përsërit lëndën në vitin e ardhshëm. 27.4. Frekuentimi i praktikave profesionale është i detyrueshëm në masën 100%. Kur studenti nuk ka frekuentuar deri në 25% të tyre ose është klasifikuar mbetës në to, ai mund t’i shlyejë ato në dy javët e fundit të vitit në vazhdim, ose në periudhën gusht-shtator (kur kjo është e mundur), në rast të kundërt e shlyen në vitin pasardhës.Neni 2828.1. Koha dhe auditori i zhvillimit të mësimit përcaktohen në orarin e mësimeve. Ai hartohet në fillim të çdo semestri dhe shpallet nga sekretaria mësimore një javë para fillimit të mësimit. Orari është i detyrueshëm të respektohet nga studentët dhe pedagogët.28.2. Orari mësimor ndërtohet mbi kritere pedagogjike, mbi bazën e harmonizimit të elementëve të mësimit dhe të shpërndarjes racionale të ngarkesës për studentët dhe pedagogët. 28.3. Ngarkesa për studentët duhet të jetë nga 20 - 25 orë në javë në sistemin e studimit me kohë të plotë dhe 16 orë në javë në sistemin e studimit me kohë të pjesshme. 28.4. Kohëzgjatja e seancave mësimore është 60 minuta.Neni 35Transferimet, ekuivalentimi dhe ndërrimi i sistemit të studimeve35.1. Transferimet e studentëve, ekuivalentimi dhe ndërrimi i sistemit të studimeve ne Fakultetin Ekonomik, behet sipas kritereve te percaktuara ne Statutin dhe Rregulloren e UE-se35.2. Këshilli i Fakultetit miraton Komisionin e Njohjes dhe Ekuivalentimit të Studimeve pranë çdo Dapartamenti. Ky komision, mbi bazën e dokumentacionit përkatës, përcakton detyrimet që do të ketë studenti, sipas planit mësimor në fuqi si dhe njohjen e shlyerjes së lëndëve me ekuivalencë.35.3. Ekuivalentimet nuk mund të bëhen në rastet kur periudha e ndërprerjes së studimeve është më shumë se dhjetë vjet ose periudha nga marrja e diplomës është më shumë se njëzet vjet.

Neni 37Sezonet e zhvillimit të provimeve të kursit

37.1. Provimet dhe riprovimet zhvillohen në 3 sezone: a.sezoni i dimrit, në përfundim të semestrit të parë, studentët do të provohen për lëndët e semes-trit të parë dhe ato lëndë që kanë të mbartur nga sezoni i dimrit i vitit paraardhës. b.sezoni i verës, në përfundim të semestrit të dytë, studentët do të provohen për lëndët e semes-trit të dytë dhe në ato lëndë që kanë të mbartur nga sezoni i verës i vitit paraardhës.c.sezoni i vjeshtës, ku studentët mund të riprovohen deri në katër lëndë në të cilat kanë rezul-tuar mbetës në sezonet e dimrit dhe të verës. Studenti, deri në pesë ditë para fillimit të këtij se-zoni, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim pranë SM për t’u regjistruar në provimet e atyre lëndëve që rezulton mbetës.d.sezone te posaçme. Dekanati, me propozim të Këshillit të Fakultetit dhe me miratim të Rek-toratit, mund të organizojë edhe sezone të tjera te posaçme provimesh.37.2. Nuk lejohet përsëritja e një provimi brenda të njëjtit sezon.Neni 38Kushtet për hyrjen në provim38.1. Studenti fiton të drejtën të futet në provimin e një lënde kur:a. ka shlyer detyrimet që lidhen me atë lëndë, të parashikuara për shlyerje në programin e lëndës (frekuentimin e seminareve apo/dhe leksioneve sipas kritereve te kesaj rregullore, de-

RREGULLORE E FAKULTETIT EKONOMIK

UNIVERSITETI “A. XHUVANI”

Faqe 4 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Page 5: “Ia dolëm”, 1028 studentë të FE diplomo- hen në një ceremoni

tyrat e kursit, etj).b.shlyerja e detyrimeve është e konfirmuar nga pedagogu në pasqyrën e rezultateve të detyri-meve që plotësohet në përfundim të procesit mësimor dhe pasi t’ia ketë komunikuar këtë të drejtë studentit, dorëzohet në departament dhe në sekretarinë mësimore.c. ka shlyer detyrimet financiare te percaktuara nga UE. 38.2. Studenti nuk mund të hyjë në të njëjtën ditë në dy provime në lëndë të ndryshme.38.3. Studenti paraqitet në provim i pajisur me Librezën e studentit, në mungesë të saj mund të paraqitet me një dokument identifikimi: Kartë Identiteti ose Pasaportë.Neni 39Kontrolli i dijeve39.1. Provimi, është forma kryesore për vlerësimin e nivelit të përvetësimit të njohurive që stu-denti ka përfituar gjatë zhvillimit të kursit teorik dhe praktik të një lënde. Forma të tjera të kontrollit janë: kontrolli i vazhdueshëm dhe kontrolli i ndërmjetëm që realizohen nëpërmjet ketyre formave:• seminareve, • detyrave të kursit, • detyrave me shkrim dhe me goje.• prezantimeve,• pjesemarrjes ne projekte

39.2. Format e kontrollit të dijes përcaktohen në programin e lëndës/modulit dhe në planin mësi-mor të studimeve.39.3. Tezat e provimit hartohen nga titullari i lëndës/modulit. Tezat e provimit duhet të rinovohen çdo vit akademik dhe të firmosen nga përgjegjësi i departamentit para zhvillimit të provimit.39.4. Tezat do te hartohen duke mbajtur parasysh vetem materialet e lendes te trajtuara gjate leksioneve dhe seminareve. Hartimi i tyre do te orientohet drejt vleresimit te njohurive dhe aft-esive analitike te studentit per lenden e trajtuar. 39.5. Shlyerja dhe vlerësimi i lëndëve që nuk janë përcaktuar me provim në planin mësimor të programit të studimit, bëhet vetëm mbi bazën e kontrollit të vazhdueshëm dhe të ndërmjetëm dhe vlerësimi komunikohet në orën e fundit të mësimit.

Neni 41Koha e zhvillimit të provimit41.1. Provimet e kursit zhvillohen sipas afateve të përcaktuara në strukturën e vitit akademik. Grafiku i datave të provimeve hartohet nga departamenti, miratohet nga dekani dhe shpallet jo më vonë se tri javë para fillimit të sezonit. 41.2. (...)41.3. Studentët, si rregull, merren në provim nga një komision i përbërë nga dy pedagogë, te cilet caktohen nga Departamenti, duke patur përparësi lektori dhe seminaristi i lëndës. 41.4. (...) 41.5. Pas dhënies së tezës në provimin me shkrim nuk lejohet futja në provim e studentëve të tjerë.41.6. Në sallën ku zhvillohet provimi nuk lejohet hyrja e personave të tjerë, qofshin dhe anëtarë të stafit akademik të Universitetit, me përjashtim të drejtuesit të departamentit, dekanit të fakultetit, përfaqësuesve të Rektoratit dhe personave të tjerë të autorizuar me shkrim nga dekani ose Rektori për të kryer kontroll.41.7. Anëtarët e komisionit të provimit të lëndës mbikëqyrin zhvillimin korrekt të tij. Në qoftë se gjatë zhvillimit të provimit, studentët në sallë ose persona të jashtëm nuk lejojnë kryerjen me rregull të tij, komisioni ka të drejtë të ndërpresë provimin dhe të kërkojë ndihmën e të gjitha instancave (deri tek organet e ruajtjes së rendit publik) për rivendosjen e kushteve normale të zhvillimit të provimit. Për këtë lajmëron menjëherë dekanin, i cili cakton një datë tjetër të zhvillimit të provimit. Në këtë rast provimi bëhet vetëm me shkrim. Studentët që deri në atë çast e kanë kryer provimin me gojë, nuk provohen më.

Neni 42Dokumentimi i Vleresimit42.1. Para zhvillimit të provimit, pedagogu merr në sekretarinë mësimore proces-verbalin e firmosur dhe të vulosur nga Dekani dhe Kryesekretarja, në të cilin janë pasqyruar emrat e stu-dentëve që kanë fituar të drejtën për të hyrë në provim.42.2. Proces-verbali, i plotësuar me rezultatin e provimit dorëzohet në sekretarinë mësimore menjehere pas komunikimit te rezultateve studentëve, në çdo rast jo me vonë se 3 (tre) ditë pas zhvillimit të provimit.42.3. Në asnjë rast Proçesverbali i Vlerësimit nuk duhet të ketë korrigjime dhe askush nuk ka të drejtë të shtojë emra në të. 42.4. Një notë e raportuar mund të ndryshojë vetëm nëse rezulton se është bërë një gabim material gjatë shkrimit me dore ose gjatë hedhjes në kompjuter. Pedagoget e Komisionit duhet të dorëzojnë një vërtetim me shkrim ku pranohet gabimi. Vërtetimi miratohet nga Pergjegjesi i Departamentit dhe nga Dekani i FE-sё. Ndryshimi pranohet brenda një periudhe kohore prej 5 ditëve nga data e shpalljes së vlerësimit. Kur shfaqen paqartësi në lidhje me ndonjë gabim të mundshëm të një note të paraqitur nga pedagogë, te cilet nuk janë më pjestar te trupës mësi-more, Dekani i FE-sё ngre një komision të posaçëm për të zgjidhur problemin dhe autorizon ndryshimin e mundshëm.Neni 43Sistemi i vlerësimit43.1. Vlerësimi përfundimtar i studentit bëhet me notë. 43.2. Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistemin prej 10 notash. Nota më e ulët për kalim në një lëndë është nota 5 (pesë). 43.3. Në format e kontrollit me shkrim mund të përdoret dhe sistemi i vlerësimit me pikë (100 pike), rezultati i të cilit kthehet detyrimisht në notë. 43.4. Vlerësimi përfundimtar i studentit është rezultat i tre përbërësve:(a) vlerësimi i vazhduar: -10% te vleresimit perfundimtar(b) vlerësim ndërmjetëm gjatë vitit për elementet e përcaktuara në programin e lëndës/modulit: -40% te vleresimit perfundimtar(c) vlerësimi i provimit final: -50% te vleresimit perfundimtar. Ne provimin final, pavaresisht nga vleresimi i vazhduar, studenti duhet te vleresohet pozitivisht ne jo me pak se 30% te pyetjeve te provimit per t’u konsideruar kalues. 43.5. Vleresimi i ndermjetem duhet te raportohet tek Pergjegjesi i Departamentit brenda 48 or-eve nga zhvillimi i vleresimit.43.6. Vlerësimi i vazhduar dhe vlerësimi i ndërmjetëm duhet t’i llogaritet studentit edhe në se-zonet kur ai e ri-jep provimin, duke i dhene mundesi studentit te marre pjese ne vleresimet e ndermjeteme. 43.7. Kur lënda është e ndarë në module dhe ato zhvillohen në mënyrë të njëpasnjëshme, në fund të çdo moduli organizohet shlyerja e tij. 43.8. Shlyerja e tyre duhet të jetë e pasqyruar në programin mësimor. Në përfundim të shlyerjes së modulit të veçantë, ai vlerësohet me notë më vete dhe nota hidhet në një procesverbal të veçantë. Në regjistrin e notave do të vendoset vetëm një notë, nota mesatare e të gjitha mod-uleve. Për këtë do të hartohet një procesverbal ku do të shënohen notat e moduleve (bashkëngji-tur procesverbalet e vlerësimit të moduleve) dhe vlerësimi përfundimtar, nota mesatare e vlerësi-meve të marra gjatë shlyerjes së këtyre moduleve, pasqyrohet në Regjistrin e Amzës.

43.9. Në rastet kur lënda përbëhet nga module të cilët zhvillohen paralelisht, ajo shlyhet vetëm njëherë me provim në përfundim të semestrit ose vitit. 43.10. Në rast se studenti shpallet mbetës të paktën në njërin nga modulet gjatë shlyerjes së tyre, lënda nuk konsiderohet e shlyer. Studenti ka të drejtë ta shlyejë atë në sezonin e riprovi-meve ose në sezonet e tjera. 43.11. Punët laboratorike dhe pjesa teorike vlerësohen së bashku vetëm me një notë, si në rastin e moduleve. Neni 44Ankimi i vlerësimit44.1. Studenti ka të drejtë të ankohet në rast se janë shkelur rregullat procedurale të zhvillimit të provimit. Ankesa bëhet me shkrim brenda ditës së zhvillimit të provimit, duke iu drejtuar dekanit të fakultetit. Dekani vlerëson ankesën dhe merr vendimin përkatës. Ky vendim është i formës së prerë. 44.2. Në rast se, nga shqyrtimi i ankimit, vërtetohen praktika që bien ndesh me dispozitat e kësaj Rregulloreje, me propozimin e përgjegjësit të departamentit, dekani vendos për ndryshimin e komisionit dhe për ridhënien e provimit ose kolokiumit brenda ditës ose të nesërmen.44.3. Studenti ka të drejtë të ankohet për vlerësimin e tij personal të pretenduar si të pamerituar. Ankesa bëhet me shkrim brenda 24 oreve nga momenti i shpalljes së rezultateve, duke iu drej-tuar pergjegjësit të departamentit me një ankesë me shkrim. Pergjegjësi i departamentit, pas nje verifikimi paraprak, nëse e vlerëson ankesën me bazë ngre një komision me tre anëtare, i cili merr në shqyrtim ankesën dhe rivlerëson edhe njëherë testin, duke bërë ballafaqim me studentin. Komisioni e zgjidh ankesën brenda 48 orëve dhe mban një proçes-verbal të veçantë rivlerësimi për këtë qëllim, i cili i bashkëngjitet Proçesverbalit të Vlerësimit dhe ia dorezon atë pergjegjesit të departamentit për të marrë vendimin në lidhje me ankesën. Ky vendim është i formës së prerë. Neni 45Studenti mbetës në provimin e një lëndeStudenti, konsiderohet mbetës në provimin e një lënde kur: a)Vlerësimi përfundimtar i tij është notë jokaluese.b)Nuk plotëson kushtet për hyrjen në provim.c)Kur për çfarëdo lloj arsyeje nuk paraqitet në provimi. d)Kur tërhiqet nga provimi. e)Kur kopjon në mënyra të ndryshme. Kur ky fakt konstatohet gjatë kohës së zhvillimit të provimit studenti nxirret jashtë sallës së provimit, duke vendosur shënimin perkates në fleten e provimit.

Neni 46Riprovimet dhe mbartja e provimeve 46.1. Për lëndët e pashlyera në njërin nga dy sezonet e provimeve (të dimrit ose të verës) stu-denti mund të përdorë të gjithë datat e shpallura në sezonin e vjeshtës.46.2. Nëse studenti në përfundim të sezonit të vjeshtës nuk ka fituar 50% të numrit të përgjith-shëm të krediteve të vitit akademik që ndjek, nuk kalon në vitin pasardhës. 46.3. Ridhënia e provimeve për disiplinat/modulet e pashlyera, të cilat përfshihen në renditjen logjike të njohurive, bëhet duke respektuar detyrimisht renditjen e tyre. Departamenti përcakton renditjen logjike-formuese dhe vijimësinë e disiplinave.46.4. Ridhënia e provimeve për disiplinat /modulet e pashlyera, që nuk janë përfshirë në ren-ditjen logjike të njohurive të përcaktuara nga departamenti, lejohet gjatë vitit në vazhdim në njërin nga sezonet e shpallura të provimeve dhe në sezonin e vjeshtës.46.5. Për ridhënien e çdo provimi të mbartur studenti paguan një tarifë të veçantë, e cila percak-tohet ne nivel Universiteti.

Neni 47Pranimet në në ciklin e parë të studimeve te FE47.1. (...) 47.2.Studentët janë të detyruar të shlyejnë të gjitha detyrimet financiare në fillim të çdo viti aka-demik, detyrimisht para sezonit të provimeve të dimrit. Studenti që nuk shlyen detyrimet nuk lejo-het të hyjë në asnjë provim e më pas edhe përjashtohet për aq kohë sa nuk shlyen këtë detyrim.

DiplomimiNeni 5252.1. Studenti në përfundim të kursit të plotë të studimeve ka të drejtë të diplomohet për të fituar titullin përkatës, në qoftë se ai ka fituar të gjitha kreditet e parashikuara në planin mësimor.52.2. Në përfundim të programit të studimeve të ciklit të parë, diplomimi bëhet me mbrojtjen e një teme diplome. 52.3. Në përfundim të programit të studimeve të ciklit të dytë diplomimi bëhet me mbrojtjen e një teme diplome, të përpunuar në mënyrë krijuese e të pavarur nga studenti.

Neni 5353.1. Diplomimi bëhet në tre sezone: në sezonin e verës, vjeshtës dhe në sezonin e dimrit. Afatet përcaktohen nga Dekani i fakultetit.53.2. Kandidati diplomant i ciklit të parë të studimeve, i cili rrëzohet në sezonin e parë të mbro-jtjes së diplomës, ka të drejtë të riparaqitet për mbrojtje në sezonet e ardhshme deri në tre herë.53.3. Kandidati diplomant i ciklit të dytë të studimeve i cili rrëzohet në sezonin e parë të mbrojtjes së diplomës, ka të drejtë të riparaqitet për mbrojtje në sezonet e ardhshme, deri në dy herë.

Neni 5454.1. Për studentët, që mbrojtjen e diplomës do e bëjnë me temë diplome, departamentet për-caktojnë në fillim të vitit të fundit të studimeve fushat e studimit për temat e diplomave. 54.2. Në muajt nëntor-dhjetor departamenti miraton emërtimin e temave për çdo student dhe përcakton pedagogët udhëheqës.Neni 55Mbrojtja e diplomës55.1. Mbrojtja e diplomës me temë diplome bëhet para një komisioni të përbërë prej të paktën nga 3-5 pedagogë dhe një oponent, të propozuar nga përgjegjësi i departamentit përkatës dhe miratuar nga dekani i fakultetit. 55.2. Mbrojtja e temës së diplomës bëhet e hapur. Ajo bëhet pasi të jetë plotësuar dhe dorëzuar pranë departamentit dokumentacioni i mëposhtëm :•Tema e diplomës dorëzohet në departament jo më vonë se 2 javë para ditës së caktuar për mbrojtje. Formati dhe kriteret e temes se diplomes percaktohen nga Departamenti per çdo rast. •Leja e udhëheqësit me vlerësimin përkatës të tezës së diplomës. •Vërtetim nga të gjitha strukturat administrative të UE (biblioteka, dega ekonomike, dega e fi-nancës, etj.) që studenti nuk është debitor ndaj Universitetit.55.3. Mbrojtja e temës së diplomës organizohet sipas kësaj procedure:•Studenti mbron temën para komisionit për një kohë jo më të gjatë se 15 minuta. •Komisioni bën pyetje rreth temës së diplomës dhe kandidati përgjigjet.•Komisioni bën vlerësimin bazuar në materialin e punimit te paraqitur, vlerësimin e udhëheqësit, mendimin e reçentit si dhe në nivelin e mbrojtjes para komisionit nga vetë studenti diplomant.Në prani të kandidatit dhe të të gjithë komisionit, kryetari shpall vendimin mbi vlerësimin e diplo-mantit. Pergatiti Arsim Berisha

Faqe 5 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Page 6: “Ia dolëm”, 1028 studentë të FE diplomo- hen në një ceremoni

NjoftimNjoftohen te gjithe studentet te Fakultetit Ekonomik qe mund te der-gojne shkrimet e tyre ne Buletinin e Fakultetit Ekonomik ne cdo mo-ment ne adresen e Facebook: BULETINI I FAKULTETIT EKONO-MIK. Shkrimet mund te kene permbajtje te ndryshme duke filluar nga jeta studentore, procesi i mesimdhenies, problematikat qe jane shfaqur ne lidhje me Fakultetin Ekonomik apo me gjithe Universite-tin “A. Xhuvani”, projekt-ide, ese te ndryshme, etj. DEKANATI

Tashmë në Fakultetin Ekonomik është viti i dytë akademik që është krijuar “Mbrojtësi i studentëve” i cili përfaqësohet nga pedagogu Dr. Robert Ga-jda. “Mbrojtësi i studentëve” ka si qëllim kryesor evidentimin e problematikave të sinjalizuara nga studentët si dhe përcjelljen e tyre organeve drej-tuese të fakultetit, duke u angazhuar në zgjidhjen e tyre. Rëndësia e “Mbrojtësit të studentëve” qën-dron në faktin sepse me anë të tij arrihet të krijohet një urë lidhëse konkrete ndërmjet studentëve dhe organeve drejtuese në evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që shqetësojne jetën studentore apo procesin mësimdhënës në Fakulte-tin Ekonomik. Në këtë mënyre, studentët mund t’i drejtohen di-rekt “Mbrojtësit të studentëve” me anë të formave të ndryshme (si për shembull, në takime në orarin e pritjes, e-mail, inbox ne fb, etj) mbi çdo tematikë apo problematikë të mundshme, dhe të pretendojnë që për çështjen e parashtruar të jepet një zgjidhje. Kërkesa e studentëve mund të jetë edhe “anon-ime” kur objekti i saj i adresohet një individi apo një rasti specifik. Ndër kompetencat e “Mbrojtësit të studentëve” të parashikuara në Rregulloren e Fakultetit mund të përmendim: përcjelljen e problematikave të stu-dentëve Dekanit, Këshillit të Fakultetit, Kancelarit sipas kompetencave përkatëse ose Rektorit te UE në rast mos shprehje të organeve përkatëse të Fakultet-

it, mbajtjen e regjistrit ku evidentohen problema-

tikat e sinjalizuara nga studentët bashkë me zgjidhjet konkrete që janë dhënë, asistimin dhe ndihmesen studenteve në ngritjen e organeve të tyre përfaqësuese, në hartimin e statuteve si dhe në organi-zimin sa më efikas të tyre, bashkepun-imin me organet studentore për promov-imin e të drejtave të studentëve si dhe për një zgjidhje të drejtë e të shpejtë të prob-lematikave të tyre. Gjithashtu ndërmjetë-son dhe moderon takime dhe diskutime midis përfaqësuesve të studentëve dhe autoriteteve drejtuese të Universitetit.

Mbrojtësi i studentëve, orjentimi i duhur drejt zgjidhjes së problemeve

Faqe 6 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”