i veprimit dhe plani policia - kosovo · pdf filekosovës, duke filluar nga...

18
STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government Ministria e Punëve të Brendshme-Ministarstvo Unutrašnjih Poslova Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police POLICIA E UDHËHEQUR NGA INTELIGJENCA 2010

Upload: trinhkien

Post on 05-Feb-2018

231 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

Strategjia dhe Plani i VePrimit

Strategjia dhe Plani i VePrimit

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria-Vlada-GovernmentMinistria e Punëve të Brendshme-Ministarstvo Unutrašnjih Poslova

Ministry of Internal AffairsPolicia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police

POLICIAE UDHËHEQUR NGAINTELIGJENCAINTELIGJENCA

2010

Page 2: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

2

PËRMBAJTJA

I. HYRJE..............................................................................................................................................4

a) Participimi (Pjesëmarrje)...........................................................................................................4

b) Implementimi i standardeve......................................................................................................4

c) Trajnimet....................................................................................................................................4

d) Menaxhmenti.............................................................................................................................5

II. BAZA LIGJORE.....................................................................................................................5 III. SITUATA AKTUALE............................................................................................................5

IV. VIZIONI DHE MISIONI.......................................................................................................6

V. PARIMET E PERGJITHSHME...........................................................................................7

VI. MEKANIZMAT PËR IMPLEMENTIM.............................................................................7

VII. STRUKTURA ORGANIZATIVE E EKIPIT TË PROJEKTIT.......................................8

VIII. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE...........................................................................................9

IX. OBJEKTIVAT SPECIFIKE..................................................................................................9 X. MONITORIMI DHE VLERËSIMI....................................................................................10

XI. PLANI I VEPRIMIT............................................................................................................11

Page 3: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

3

SHKURTESAT

PK- Policia e Kosovës.

PUI- Policia e Udhëhequr nga Inteligjenca.

MPB- Ministria e Puneve të Brendshme.

CD&K- Grupet për Caktimin e Detyrave dhe Koordinim.

PSO- Procedura Standarde e Operimit.

TI- Teknologjisë Informative.

EULEX- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë

IP- Inteligjenca Policore.

OSCE- Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.

ICITAP- Programi për ndihmë ndërkombëtare ne trajnim për hetim të krimit.

Page 4: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

4

I. HYRJE Qëllimi i kësaj strategjie dhe planit te veprimit është implementimi i modelit Polici e udhëhequr nga Inteligjenca ne Policinë e Kosovës.

Ky model është praktikë e organizatave policore në vendet e zhvilluara dhe paraqet një model i cili kombinon praktikat më të mira të aktiviteteve policore. Implementimi i këtij modeli e bënë Policinë e Kosovës të besueshme dhe me potencial të mjaftueshëm për përmbushjen e misionit të vet dhe për bashkëpunim profesional me organizatat policore të vendeve të tjera.

Modeli Polici e Udhëhequr nga Inteligjenca do të mundësoj Policisë së Kosovës që në vend të metodave tradicionale të policisë reaktive të aplikoj metoda bashkëkohore të policisë pro-aktive. Kjo do të mundësoj një vëmendje të shtuar ndaj krimineleve më aktiv, zhvillimin e strategjive për të parandaluar aktivitetet e tyre kriminale duke arritur maksimumin e rezultateve me resurset në disponim. Mbi të gjitha, puna e inteligjencës është proces i cili rezulton me raportet dhe produktet analitike të cilat ndikojnë në marrjen e vendimeve në planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve policore.

Inteligjenca është kërkesë kryesore ne të gjitha fushat e policisë duke filluar nga krimet e nivelit te ulëte qe përfshinë policinë ne komunitet dhe çështjet e rendit publik deri tek çështjet e krimit te organizuar dhe terrorizmit.

Puna e inteligjencës është një proces qe rezulton me dhënien e produkteve kryesore te cilat do te ndihmojnë dhe ndikojnë ne procesin e vendimmarrjes dhe planifikimit për operacionet e policisë.

Një strukturë efektive e inteligjencës kriminale do t’ju mundësoj menaxhereve të policisë të fokusohen në hartimin e planeve në bashkëpunimin dhe ne interes te komunitetit te cilit i shërbejnë.

a) Participimi (Pjesëmarrje)

Kërkohet participim (pjesëmarrje) i përkushtuar i të gjithë pjesëtarëve të policisë prej zyrtarëve policor deri te strukturat më të larta. Përveç kontributit aktiv të të gjithë pjesëtarëve kjo nënkupton edhe njohuritë për funksionimin e sistemit të inteligjencës drejt arritjes së rezultateve, dhe si këto rezultate do reflektojnë në parandalimin dhe luftimin e krimit, forcimin si dhe zhvillimin e metodave efektive policore.

b) Implementimi i standardeve

Ne te gjitha nivelet e organizimit përfshirë nivelit lokal dhe atë qendror do te implementohen standardet e njëjta ne procedimin e inteligjencës.

c) Trajnimet

Është thelbësore qe i gjithë stafi i policisë te kenë kryere trajnime adekuate ne pajtim me funksionin e rolin e tyre te veçante. Kjo do te përfshinte trajnime duke filluar prej zyrtarëve policor patrullues deri tek zyrtaret te specializuar te inteligjencës dhe menaxheret e larte policor.

Page 5: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

5

Trajnimi dhe edukimi i te gjithë policëve te Kosovës dhe zbatimi i PUI do te ndihmoje ne zhvillimin e qasjes pro-aktive ne polici.

d) Menaxhmenti

Menaxheret policor te të gjitha niveleve duhet te marrin njohuri për përparësitë e Modelit te Inteligjencës ne marrjen e vendimeve strategjike, operative dhe taktike duke përdorur raportet dhe produktet analitike te inteligjencës.

Grupet për Caktimin e Detyrave dhe Koordinim (CD&K) ne te dy nivelet, si ne atë strategjik ashtu dhe atë taktik janë mjete kyçe për te siguruar paraqitjen e rezultateve te PUI-se.

II. BAZA LIGJORE Për implementimin e PUI-së është e domosdoshme ekzistimi i bazës ligjore adekuate. Kosova ka një baze te gjere ligjore për implementimin e PUI , duke filluar por duke mos u kufizuar vetëm ne:

- Kushtetutën e Republikës se Kosovës - Ligji Penal - Ligji i Procedurës Penale - Ligji i Policisë se Kosovës - Aktet tjera nënligjore - Konventat dhe aktet tjera Ndërkombëtare të aplikueshme ne Kosovë - Projektligji për mbrojtjen e të dhënave - Projektligji për klasifikimin e informacionit

III. SITUATA AKTUALE Metodologjia aktuale për mbledhjen e informatave nuk është adekuate. Zyrtarët policor nuk janë të trajnuar se si të mbledhin informata. Gjithashtu ekziston edhe mungesa e besimit publik, mungesa e mekanizmave të sigurisë për siguruesit e informatave si dhe besimi i ulët ndërmjet kolegëve e cila negativisht ndikon në furnizimin e njësisë së inteligjencës me informata.

Bashkëpunimi me institucionet tjera shtetërore për shkëmbimin e informatave nuk është i zhvilluar mirë, dhe nuk ka mundësi të qasjes në të dhëna nga institucionet tjera në këtë periudhë. Arsyet janë mungesa e pajisjeve teknike dhe dispozitave ligjore. Ekziston edhe një problem i ngjashëm me qasjen e kufizuar në ente legale, si kompanitë telefonike dhe bankat.

Reagimet e dobëta nga hetimet e krimeve janë problem tjetër pasi që hetimet mund të përfshijnë informata të rëndësishme në lidhje me mënyrën e veprimit, personat e përfshirë etj, që mund të jetë e vlefshme për qëllimet e inteligjencës.

Kemi një numër pengesash në analizimin e të dhënave. Ekziston mungesa e analistëve të specializuar operativ për ta kryer punën. Gjithashtu problem janë edhe të dhënat e shkapërderdhura pasi që nuk ekziston ndonjë data-bazë qendrore si dhe mungesë e softuerit përkatës mbi analizimin e të dhënave.

Page 6: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

6

Nënvizimi i arsyeve për shumë probleme të përshkruara gjer tash është se modeli për aktivitete policore bazuar në inteligjencë ende nuk është përshtatur. Modeli duhet ta përshkruaj strukturën, proceset dhe procedurat për një mënyrë racionale dhe sistematike të trajtimit të informatave dhe sistemimit të burimeve.

Mungesa e modelit mirë të definuar është arsye tjetër për mungesën e një strategjie dokumentuese mbi analizat e rrezikut e cila si pasojë shpien në vështirësitë në përcaktimin e prioriteteve në punën e inteligjencës. Prioritetet e definuar janë parakushte për mbledhje efikase dhe të efektshme të informatave dhe prekin gjithë ciklin e inteligjencës.

Sistemi aktual i sistemimit të personelit dhe mungesa e trajnimeve të përhershme shpien në shfrytëzimin jo efektiv të burimeve ekzistuese. Stabiliteti i dobët dhe siguria e personelit është arsye tjetër për jo efikasitet dhe gjithashtu negativisht ndikon mbi motivimin. Masat për përmirësimin e menaxhimit të burimeve njerëzore duhet t’i adresohen këtyre problemeve.

Informata ekzistuese në data-bazën e inteligjencës nuk shfrytëzohen në mënyrë frekuente nga njësitë tjera brenda policisë.

Ekziston mungesa e njohurisë dhe diturisë në organizatën policore në lidhje me potencialin e njësisë së inteligjencës.

Përdorimi i raporteve te inteligjencës dhe produkteve analitike ne vendimmarrje dhe planifikim gjithashtu është një mangësi me të cilën përballet sot PK-ja.

IV. VIZIONI DHE MISIONI

Vizioni

Krijimi dhe implementimi i një sistemi unik dhe efektiv të inteligjencës policore sipas standardeve me te larta ndërkombëtare.

Misioni Misioni është zhvillimi dhe implementimi një sistem të vetëm dhe të qëndrueshëm të inteligjencës policore, që do të ishte në nivelin e standardeve ndërkombëtare të modelit të Policisë së udhëhequr nga Inteligjenca.

Ky sistem i mundëson Policisë së Kosovës që përmes shfrytëzimit të burimeve të saja të inteligjencës të jetë më efikase në ofrimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur objektivat e parapara sipas ligjit mbi Policinë të Republikës së Kosovës.

Page 7: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

7

V. PARIMET E PERGJITHSHME Parimi i Prioritetit - Parandalimi dhe luftimi i te gjitha formave te krimit, ruajtja e rendit dhe qetësisë publike është prioritet për institucionet e Kosovës. Policia e Kosovës do te jete e përkushtuar ne shfrytëzimin e burimeve te inteligjencës ne kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive qe ka.

Parimi i Profesionalizmit - nënkupton qe zbatimi i kësaj Strategjie kërkon ekspert te mire, shkëmbim te përvojave, mjetet te përshtatshme si dhe praktika me te mira. Kjo nënkupton kombinim te trajnimit, edukimit dhe zhvillimit profesional për Policinë e Kosovës si dhe përkujdesjen për te rekrutuar vetëm specialistet e cilësisë me te larte.

Parimi i Vazhdimësisë – aktivitetet duhet të shihen si pjesë e një strategjie të vazhdueshme. Kjo është sidomos e rëndësishme për arsye se do të ekzistojnë kufizimet kohore administrative /procedurale si dhe për arsye se iniciativat /aktivitetet e ndryshme do të jetë e nevojshme të ndërlidhen në veprime të cilat do të zgjasin me vite të tëra. Parimi i Ligjshmërisë – Veprimet qe duhet te ndërmerren ne implementimin e kësaj Strategjie duhet të jenë në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën, ligjet dhe gjitha akteve tjera normative, vendore dhe ndërkombëtare te aplikueshme ne Republikën e Kosovës.

Parimi i Besueshmërisë – i tërë personeli i Policisë së Kosovës, që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi janë të përfshirë në procesin e Inteligjencës Policore duhet të kenë njohuri dhe përkushtim në ruajtjen e fshehtësisë. Të gjitha të dhënat e Inteligjencës Policore duhet të ruhen në një sistem të mbrojtur nga qasjet të paautorizuara. I terë personeli i PK-se duhet të kaloje përmes procedurave te verifikimit te sigurisë varësisht nga pozita e tyre përkatëse. Parimi i Koordinimit dhe bashkëpunimit – të gjithë pjesëmarrësit duhet të përpiqen të krijojnë një qasje të unifikuar, duke i marrë parasysh të gjithë sektorët që mund të kenë ndikim në parandalimin dhe luftimin e krimit. Bashkëpunimi ndërkombëtar – Policia e Kosovës gjate zbatimit te kësaj strategjie do te jete e përkushtuar ne bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve policore ne nivelin rajonal dhe ndërkombëtar. Policia e Kosovës duhet të bëhet partnere profesionale e bashkëpunimit rajonal / ndërkombëtar. Parimi i lirive dhe te drejtave te njeriut - Ky parim nënkupton garantimin e lirive dhe te drejtave te gjithë individëve, gjate te gjitha fazave te implementimit te strategjisë PUI. VI. MEKANIZMAT PËR IMPLEMENTIM Nënkupton mekanizmat qe kane rol, rendësi dhe përgjegjësi ne implementimin e këtij projekti. Koordinatori Koordinatori është personi përgjegjës për koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit te aktiviteteve, procedurave te parapara ne planin e veprimit.

Page 8: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

Departamenti Trajnimeve – identifikim e trajnimeve adekuate dhe realizimin e tyre si dhe ri-shikimin e plane programeve aktuale me qellim te realizimit me sukses te kësaj strategjie. Departamenti i Personelit – Do te përkujdesët për alokimin e burimeve njerëzor te nevojshme për implementimin e kësaj Strategjie, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive si dhe përfshirja e kontributit ne procesin e inteligjencës gjate vlerësimit te performancës te çdo zyrtari policor. Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse – Krijimi i kushteve te domosdoshme përmes ofrimit te infrastrukturës fizike (hapësirave te punës) teknike dhe teknologjike si dhe burimeve tjera materiale. Departamenti i IT – sigurimi i një infrastrukture fizike te qëndrueshme te teknologjisë informative si dhe krijimi i një sistemi informativ te integruar te te dhënave te PK-se qe do te mbështesë implementimin dhe funksionimin e modelit PUI.

VII. STRUKTURA ORGANIZATIVE E EKIPIT TË PROJEKTIT

KORDINATORI

I PROJEKTIT

8

Stafi mbështetës i Projektit 1-Asis. Admin/ Zyrtar i Arkivës 2- Zyrtar i Projektit

Menaxheri i Ekipit -5 Përafrimi i legjislacionit dhe harmonizimi. I tij. Përgatitja e Marrëveshjeve te Bashkëpunimit me partneret

Menaxheri i Ekipit -2 Rishikimi dhe Zhvillimi i Moduleve te Trajnimit për PUI

Menaxheri i Ekipit-4 Rishikimi dhe rekomandimi për plotësim te Strukturës Organizative te PK-se sipas standardeve te PUI se

Menaxher i Ekipit -1 Përshkrimi i detyrave dhe Procedurat Standarde te Operimit

Menaxher i Ekipit-3 Përforcimi i Kapaciteteve te TI te PK-se

Page 9: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

9

VIII. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE

1. Fuqizimi i performances ne procesimin e informatave/inteligjencës nga pjesëtaret e PK-se. 2. Krijimi, implementimi dhe funksionalizimi i një sistemi unik te qëndrueshëm dhe efektiv te

inteligjencës policore. mbledhjes dhe analizës se inteligjencës. 3. Përdorimi i raporteve dhe produkteve analitike te inteligjencës nga menaxheret e PK-se. 4. Ngritja e kapaciteteve te sistemeve informative ne kuadër te PK. 5. Rishikimi dhe përshtatja e strukturës organizative. 6. Plotësimi i infrastrukturës ligjore. 7. Menaxhimi i çështjet se sigurisë 8. Forcimi i bashkëpunimit me komunitetin dhe agjencionet tjera partnere

IX. OBJEKTIVAT SPECIFIKE

1.1 Prezantimi dhe promovimi i modelit PUI. 1.2 Planifikimi dhe organizimi i trajnimeve. 2.1 Rishikimi, harmonizimi, plotësimi dhe hartimi i PSO. 2.2 Rishikimi dhe plotësimi i përshkrimit te vendeve te punës ne pajtim me modelin PUI. 2.3 Identifikimi i Drejtorisë për Analize dhe Inteligjence si qendër e procesimit te

inteligjencës policore. 3.1 Prezantimi dhe promovimi i produkteve analitike te inteligjencës për menaxhmentin e

policisë. 3.2 Nxjerrja (përpilimi) e produkteve analitike te inteligjencës.

Caktimin e Grupeve CD&K 4.1 Rishikimi dhe vlerësimi i sistemit aktual të TI. 4.2 Fuqizimi i infrastrukturës se tanishme se teknologjisë informative. 4.3 Përmirësimin i sistemit informative se PK. 4.4 Avancimi i bazës se te dhënave te analizës se inteligjencës kriminale. 5.1 Vlerësimi i kapaciteteve ekzistuese te inteligjencës policore. 5.2 Propozimet për Strukturën Organizative te PK. 6.1 Propozimi për ndryshim dhe plotësim te infrastrukturës ligjore. 7.1 Siguria e personelit 7.2 Siguria e infrastrukturës fizike 7.3 Siguria e Teknologjisë Informative

8.1 Përfshirja dhe sigurimi i përkrahjes aktive nga publiku 8.2 Fuqizimi i bashkëpunimit me agjencitë partnere

Page 10: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

10

X. MONITORIMI DHE VLERSIMI Zbatimi Implementimi i plotë i projektit “Policia e Udhëhequr nga Inteligjenca” është planifikuar të realizohet në një periudhë kohore tri vjeçare, duke filluar nga data e aprovimit, ndërsa koordinatori i Projektit do të koordinojë aktivitetet e të gjitha grupeve punuese në implementimin e tij. Monitorimi Implementimi i projektit do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme si nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të misionit të EULEX-it. Procesi i monitorimit do të përfshijë inspektimin dhe auditimin e vazhdueshëm në të gjitha fazat e implementimit.

Në përputhje me mandatin që e ka dhe përmes punës që e bënë në qasjen programatike, me ekipet për zbatimin e “action fiche”, EULEX-i do të vazhdojë me zhvillimin e aktiviteteve dhe detyrave kryesore, duke bërë njëheritë edhe mentorim, monitorim dhe këshillim lidhur me përparimin e zbatimit të projektit të PUI-se Vlerësimi Vlerësimi i Strategjisë do të bëhet në periudha të caktuara kohore mbi progresin e arritur dhe pengesave eventuale që mund të paraqiten gjatë implementimit të tij. Detyrat specifike dhe veprimet konkrete mbi implementimin e strategjisë përfshirë edhe afatet kohore, si dhe planifikimi buxhetor janë te parapara në planin e veprimit të bashkangjitur kësaj strategjie.

Page 11: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

11

XI. PLANI I VEPRIMIT

Plani i Veprimit është pjesë integrale e Strategjisë dhe hartohet Brenda kornizës së përgjithshme strategjike te përcaktuar me strategjinë Policia e Udhëhequr nga Inteligjenca.

Plani veprimit për zbatimin e kësaj strategjie do të përmbajë:

1. Objektivat e strategjike; 2. Objektivat specifike; 3. Aktivitetet konkrete për realizimin e objektivave; 4. Përcaktoj Institucionet përgjegjëse dhe mbështetëse për arritjen e secilit

objektiv dhe aktivitet; 5. Saktësoj afatet kohore për realizimin e secilit objektiv; 6. Përcakton burimet e nevojshme financiare për zhvillimin e aktiviteteve. 7. Përcakton indikatorët apo treguesit për realizimin e secilit objektiv dhe

aktivitet.

Plani i veprimit duhet të tregoj lidhshmëri me Kornizën e përgjithshme të kësaj Strategjie.

Page 12: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

1

PLANI I VEPRIMIT: POLICIA E UDHËHEQUR NGA INTELIGJENCA

Objektivi i Përgjithshëm Objektivat specifik Aktivitetet Institucionet përgjegjëse

dhe mbështetëse

Afatet kohore

Buxheti në Euro

Treguesit

1.1.1. Organizimi i takimeve për prezantimin e modelit, strategjisë dhe planit te veprimit te PUI.

Koordinatori i projektit

Tetor 2010 Kosto Administrative

Numri i takimeve te realizuara

1.1.2. Shtypja dhe shpërndarja e broshurave informative për modelin PUI.

Koordinatori, OSBE

Shtator 2010 Donacion

Numri i broshurav te shperndara

1.1 Prezantimi dhe promovimi i modelit PUI.

1.1.3. Publikimi ne web faqen e PK te Strategjisë dhe Planit te veprimit.

Departamenti i Personelit

Maj 2010 Kosto Administrative

Strategjia dhe plani i veprimit te shperndara

1.2.1 Identifikimi dhe përgatitja e trajnerëve te PK

Departamenti i Trajnimeve, Departamenti i Hetimeve, OSBE, QKSPEZH

Qershor 2010

Kosto Administrative, Donacion

Numri i trajnereve te identifikuar dhe përgatitur

1.2.2 Hartimi i një programi unik për trajnimin bazik për inteligjence policore.

Departamenti i Trajnimeve, Departamenti i Hetimeve, OSBE, QKSPEZH

Qershor 2010

Kosto Administrative, Donacion

Programi i hartuar

1. Fuqizimi i performances te zyrtarëve te PK-se ne procesimin e inteligjencës.

1.2 Planifikimi dhe organizimi i trajnimeve

1.2.3 Organizimi dhe mbajtja e trajnimit bazike për zyrtaret policor.

Departamenti i Trajnimeve, Departamenti i Hetimeve, OSBE, QKSPEZH

Dhjetor 2010

Kosto Administrative, Donacion

Numri i trajnimeve te mbajtura

Page 13: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

2

1.2.4 Përfshirja e moduleve te veçanta ne lëmin e inteligjencës policore ne kuadër te trajnimeve bazike te organizuara nga QKSPEZH.

Departamenti i Trajnimeve, QKSPEZH

Dhjetor 2010

Kosto Administrative

Moduli i hartuar dhe i perfshire ne programin e trajnimeve

themelore

1.2.5 Analiza dhe identifikimi i nevojave për trajnime të specializuar për modelin PUI.

Departamenti i Trajnimeve, Departamenti i Hetimeve, OSBE

Maj 2010 Kosto Administrative, Donacion

Hartimi i listes per trajnimet e specilizura

1.2.6 Mbajtja e trajnimeve te specializuara.

Departamenti i Trajnimeve, Departamenti i Hetimeve, OSBE, ICITAP QKSPEZH

Dhjetor 2012

Kosto Administrative, Donacion

Numri i trajnimeve te realizuara

1.2.7 Organizimi i vizitave studimore ne vendet qe aplikojnë këtë model.

Departamenti i Trajnimeve, Departamenti i Hetimeve, OSBE,

Dhjetor 2012

Kosto Administrative, Donacion

Numri i vizitave te organizuara

1.2.8 Plotësimi i plane programeve te trajnimit për udhëheqje dhe menaxhment me qeshtjet qe kane te bëjnë me inteligjencën policore.

Departamenti i Trajnimeve QKSPEZH, OSBE

Dhjetor 2010

Kosto Administrative, Donacion

Perfshirja e modulit per PUI ne trajnimet e udheheqjes dhe

menaxhmentit

2.1.1 Te rishikohen PSO aktuale

DAK, DAP

Qershor 2010

Kosto Administrative

Numri i PSO-te e rishikuara

2.1.2 Te harmonizohen PSO

DAK, DAP

Shtator 2010

Kosto Administrative

Numri i PSO-ve te harmonizuara

2. Krijimi dhe implementimi i një sistemi unik te qëndrueshëm dhe efektiv te inteligjencës policore.

2.1. Rishikimi, harmonizimi, plotësimi dhe hartimi i PSO.

2.1.3 Te hartohen dhe aprovohen PSO te reja qe kane te bëjnë me Modelin PUI.

DAK, DAP

Dhjetor 2010

Kosto Administrative

Numri i PSO-ve te aprovuara

Page 14: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

3

2.1.4 Te rishikohet dhe plotësohet PSO për drejtorinë e policisë ne komunitet

Drejtoria e Komunitetit, DAP

Shtator 2010

Kosto Administrative

Numri i PSO-ve te rishikura dhe te plotesura

2.2 Rishikimi dhe plotësimi i përshkrimit te vendeve te punës ne pajtim me modelin PUI.

2.2.1 Rishikimi dhe plotësimi i përshkrimit te vendeve te punës ne pajtim me modelin PUI.

Departamenti i Personelit

Dhjetor 2010

Kosto Administrative

Numri i pershkrimeve te vendeve te punes te rishikuara

dhe plotwsuara

2.3.1 Marrja e vendimit për caktimin e DAK-ut si qendër kryesore për mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarjen e raporteve dhe produkteve te inteligjencës policore.

Drejtori i Përgjithshëm i PK-se

Maj 2010

Kosto Administrative

Vendimi i leshuar 2.3 Identifikimi i DAK-ut si qendër kryesore e procesimit te inteligjencës policore

2.3.2 Propozimi për ndryshimin e emrit te DAK-ut

Departamenti i Hetimeve

Prill 2010

Kosto Administrative

Perpilimi dhe aprovimit te propozimit

3.1.1 Përpilimi i listës dhe përshkrimi i shkurte i produkteve analitike qe menaxhmenti mund ti këtë ne disponim.

DAK

Shtator 2010

Kosto Administrative

Lista e përpiluar 3.1 Prezantimi dhe promovimi i produkteve analitike te inteligjencës për menaxhmentin e PK-se.

3.1.2 Nxjerrja (përpilimi) e produkteve analitike te inteligjencës.

DAK

Nëntor 2010

Kosto Administrative

Numri i produkteve analitike te nxjerra

3. Përdorimi i raporteve dhe produkteve analitike te inteligjencës nga menaxheret e PK-se.

3.2 Formimi i grupeve për Caktimin e Detyrave dhe Koordinim.

CD&K (T&CG)

3.2.1 Hartimi dhe aprovimi i PSO për Grupet e CD&K për te gjitha nivelet.

Drejtori i Përgjithshëm i PK-se

Nëntor 2010

Kosto Administrative

PSO-te e aprovuara

Page 15: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

4

3.2.2 Funksionalizimi ne faza i grupeve te CD&K duke filluar nga nivelin i DPP.

Drejtori i Përgjithshëm i PK-se, Koordinatori i projektit

Dhjetor 2012

Kosto Administrative

Numri i Grupeve te CD&K te funksionalizura

4.1 Rishikimi dhe vlerësimi i sistemit aktual te IT-se.

4.1.1 Caktimi i grupit për vlerësimin e sistemit aktual te IT-se me pjesëmarrjen e konsulentëve nga ekspert te IT-se.

Shërbimet Mbështetëse te PK-se,

Maj 2010

Kosto Administrative

Grupi i caktuar

4.2.1 Instalimi i teknologjisë se re (fibrat optik) te kabllimit ne objekteve policore.

Shërbimet Mbështetëse te PK-se,

Dhjetor 2012

Donacion

Fibrat optike te vendosura

4.2.2 Krijimi i një hapësire te përshtatshme për qendrën e serverëve.

Shërbimet Mbështetëse te PK-se,

Qershor 2010

E buxhetuar

Hapsira e siguruar

4. Ngritja e kapaciteteve te sistemeve informative ne kuadër te PK

4.2 Fuqizimi i infrastrukturës se tanishme se teknologjisë informative.

4.2.3 Krijimi dhe funksionalizimi i qendres se re te servereve

Shërbimet Mbështetëse te PK-se,

Qershor 2011

Donacion

Qendra e serverve e funksionalizuar

4.3.1 Angazhimi i ekspertëve te jashtëm te IT-së ne cilësi te konsulentëve për vlerësim dhe zhvillim.

Shërbimet Mbështetëse te PK-se, OSBE, ICITAP

Shtator 2010

Donacion

Ekspertet e angazhuar

4.3.2 Hartimi i një plani për avancimin e Sistemit Informativ te PK-se (SIPK)

Shërbimet Mbështetëse te PK-se,

Tetor 2010

Kosto Administrative

Plani i hartuar

4.3 Përmirësimin e Sistemit Informativ të PK-se.

4.3.3 Implementimi i planit për avancimin e sistemit Informativ

Shërbimet Mbështetëse te PK-se,

Dhjetor 2012

Donacion

Plani i implementuar

Page 16: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

5

4.4.1 Ri-vlerësimi i kapaciteteve aktuale te sistemit se Inteligjencës Policore.

Shërbimet Mbështetëse te PK-se

Shtator 2010

Kosto Administrative

Hartimi i raportit te vleresimit 4.4 Avancimi i bazës se te dhënave te inteligjencës policore.

4.4.2 Implementimi i kërkesave qe dalin nga vlerësimi për avancim te sistemit te Inteligjencës Policore

Shërbimet Mbështetëse te PK-se

Dhjetor 2012

Donacion

Ndryshimet dhe avancimet e bera

5.1.1 Rishikimi dhe vlerësimi i burimeve njerëzore

Koordinatori i projektit

Qershor 2010

Kosto Administrative

Raporti per vlerësimin e burimeve njerëzore

5.1 Vlerësimi i kapaciteteve ekzistuese te inteligjencës policore.

5.1.2 Nxjerrja e rekomandimeve për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve te burimeve njerëzore sipas nevojave te PUI-se

Koordinatori i projektit

Qershor 2010

Kosto Administrative

Raporti i pergatitur me rekomandime

5.2.1 Rishikimi dhe vlerësimi i nevojave për plotësim te strukturës aktuale organizative

Koordinatori i projektit

Qershor 2010

Kosto Administrative

Struktura e rishikuar dhe raporti i vleresimit

5. Rishikimi dhe përshtatja e strukturës organizative

5.2 Propozimet për Strukturën Organizative te PK-se

5.2.2 Nxjerrja e rekomandimeve për përshtatjen e strukturës organizative sipas nevojave te PUI-se

Koordinatori i projektit

Qershor 2010

Kosto Administrative

Raporti me rekomandimet e bera

6.1.1 Vlerësimi i infrastrukturës aktuale ligjore

DAP, Departamenti i Hetimeve

Qershor 2010

Kosto Administrative

Raporti per Vlerwsimin e infrastruktures

6. Plotësimi i infrastrukturës ligjore

6.1 Vlerësimi dhe propozimi për plotësimin e infrastrukturës ligjore 6.1.2 Propozimi për

ndryshimin dhe plotësimin e infrastrukturës aktual e ligjore për nevojat e PUI-së

DAP, Departamenti i Hetimeve

Korrik 2010

Kosto Administrative

Raporti me propozimet per ndryshim dhe plotesim

Page 17: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

6

6.1.3 Propozimi për hartimin e akteve ligjore dhe akteve nën ligjore sipas nevojave te këtij modeli (PUI)

DAP, Departamenti i Hetimeve

Dhjetor 2010

Kosto Administrative

Propozimet e bera

7.1.1 Krijimi i njësisë për verifikim te sigurisë te personelit te PK-se

Drejtori i Përgjithshëm i PK-se, Koordinatori i projektit

Dhjetor 2010

E buxhetuar

Njesia e krijuar 7.1 Siguria e personelit

7.1.2 Hartimi i një udhëzimi administrativ për funksionimin e njësisë se verifikimit të sigurisë

Drejtori i Përgjithshëm i PK-se, DAP

Dhjetor 2010

Kosto Administrative

Udhëzimi administrativ i aprovuar

7.2.1 Hartimi i listave për kontrollim te sigurisë se infrastrukturës fizike të objekteve senzitive

Shërbimet Mbështetëse te PK-se, Departamenti i Hetimeve

Dhjetor 2010

Kosto Administrative

Lista e hartuar 7.2 Siguria e infrastrukturës fizike

7.2.2 Hartimi i planit për sigurinë e infrastrukturës fizike te teknologjisë informative

Shërbimet Mbështetëse te PK-se, Departamenti i Hetimeve

Dhjetor 2010

Kosto Administrative

Plani i hartuar dhe aprovuar

7.3.1 Aplikimi i teknologjisë për enkriptimin e te dhënave te PK-se

Shërbimet Mbështetëse te PK-se

Dhjetor 2012

Donacion

Teknologjia e siguruar

7. Menaxhimi i çështjes se sigurisë

7.3 Siguria e Teknologjisë Informative

7.3.2 Përcaktimi i nivelit te qasjes ne sistemin informativ te PK-se

Drejtori i Përgjithshëm i PK-se, DAP, Shërbimet Mbështetëse te PK-se

Dhjetor 2012

Kosto Administrative

Udhëzimi i hartuar pwr nivelin e qasjes në SIPK

Page 18: i VePrimit dhe Plani POLICIA - Kosovo  · PDF fileKosovës, duke filluar nga çështjet e sigurisë publike e deri tek krimi i organizuar, duke përmbushur

7

7.3.3 Zhvillimi i një sistemi adekuat te identifikimit dhe qasjes së shfrytëzuesve në bazat e të dhënave relevante në PUI

Shërbimet Mbështetëse te PK-se

Dhjetor 2012

Donacion Sistemi i instaluar

8.1.1 Te rishikohet dhe plotësohet PSO për Drejtorinë e Policisë ne Komunitet

Drejtoria për bashkëpunim me komunitetin

Tetor 2010 PSO të rishikuara dhe të plotësuara

PSO-te e plotësuara

8.1.2 Rishikimi dhe krijimi i një linje te besueshme te komunikimit me publikun

Drejtoria e IT-së dhe DAK-u

Gusht 2010 Krijimi dhe funksionalizimi i linjës së komunikimit

Linja e krijuar dhe funksionalizuar

8.1. Përfshirja dhe sigurimi i përkrahjes aktive nga publiku

8.1.3 Njoftimi i publikut mbi mundësitë e tyre te komunikimit te besueshëm me policinë

Zyra për marrëdhënie me Publikun

Shtator 2010 Numri i aktiviteteve të realizuara për njoftim të publikut

Numri dhe lloji i aktiviteteve te organizuara

8.2.1 Rishikimi i Marrëveshjeve aktuale te bashkëpunimit me agjencitë kryesore partnere

Njësia për Bashkëpunim Vendor dhe Ndërkombëtar

Korrik 2010 Numri i marrëveshjeve të rishikuara

Numri i marrëveshjeve te rishikuara

8. Forcimi i bashkëpunimit me komunitetin dhe agjencionet tjera partnere

8.2 Fuqizimi i bashkëpunimit me agjencitë partnere

8.2.2 Nënshkrimi i Marrëveshjeve te reja

Njësia për Bashkëpunim Vendor dhe Ndërkombëtar

Tetor 2010 Numri i marrëveshjeve të reja të nënshkruara

Numri i marrëveshjeve te reja te nënshkruara