historia xi - rks-gov.net · web viewkoha e re 6. arsimi, kultura, shkenca dhe teknika arsimi,...

25
HISTORI Për profilet ku lënda e historisë mësohet me nga 2 orë në javë HYRJE Në klasën X në lëndën e historisë synohet që nxënësit të ngrisin nivelin e informacioneve për rrjedhojat e zhvillimeve të përgjithshme shoqërore gjatë historisë dhe zhvillimin e shkathtësive për përdorimin e tyre në jetën e përditshme. Pretendohet që përmes lëndës së historisë të mundësohet ngritja e gjithanshme e personalitetit të nxënësve si në aspektin shoqëror, politik, kulturor, fetar, human etj. QËLLIMET Programi mësimor i lëndës së historisë për klasën X ka për qëllim: Zhvillimin e aftësive të nxënësve për të kuptuar dhe analizuar ligjshmëritë e proceseve shoqërore, organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e shoqërisë njerëzore nga shekulli XV deri në ditët e sotme. Zhvillimin e aftësive të nxënësve për të analizuar dhe krahasuar mënyrën e jetesës, të menduarit, zhvillimin ekonomik, politik, shoqëror, të arriturat shkencore nga shekulli XV deri në ditët e sotme. Aftësimin e nxënësve për të analizuar dhe vlerësuar rolin e personaliteteve që kanë lënë gjurmë në histori. Të vlerësojnë momentet kryesore historike që ndikuan në kahet e zhvillimit të shoqërisë njerëzore. 131

Upload: others

Post on 31-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

HISTORI Për profilet ku lënda e historisë mësohet me nga 2 orë në javë

HYRJE

Në klasën X në lëndën e historisë synohet që nxënësit të ngrisin nivelin e informa-cioneve për rrjedhojat e zhvillimeve të përgjithshme shoqërore gjatë historisë dhe zhvillimin e shkathtësive për përdorimin e tyre në jetën e përditshme. Pretendohet që përmes lëndës së historisë të mundësohet ngritja e gjithanshme e personalitetit të nxënësve si në aspektin shoqëror, politik, kulturor, fetar, human etj.

QËLLIMET

Programi mësimor i lëndës së historisë për klasën X ka për qëllim:

Zhvillimin e aftësive të nxënësve për të kuptuar dhe analizuar ligjshmëritë e proce-seve shoqërore, organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e shoqërisë njerëzore nga shekulli XV deri në ditët e sotme.

Zhvillimin e aftësive të nxënësve për të analizuar dhe krahasuar mënyrën e jetesës, të menduarit, zhvillimin ekonomik, politik, shoqëror, të arriturat shkencore nga shekulli XV deri në ditët e sotme.

Aftësimin e nxënësve për të analizuar dhe vlerësuar rolin e personaliteteve që kanë lënë gjurmë në histori.

Të vlerësojnë momentet kryesore historike që ndikuan në kahet e zhvillimit të shoqërisë njerëzore.

Zhvillimin e të gjykuarit drejt për shkaqet, rrjedhojat dhe pasojat e luftërave, ndryshimet shoqërore që sollën revolucionet etj.

OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE SPECIFIKË

Nxënësit duhet të jenë në gjendje:

Të njohin

Zhvillimet e përgjithshme shoqërore dhe ligjshmëritë e këtyre zhvillimeve prej shekullit XV deri në ditë e sotme.

131

Page 2: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

Të kuptojnë

Domethëniet e termave historike për këtë periudhë. Konceptet dhe parimet e zhvillimeve shoqërore prej shekullit XV deri më sot.

Të identifikojnë

Personalitetet më të shquara politike, kulturore, arsimore, shkencore etj. të këtyre periudhave nga historia kombëtare, rajonale e botërore.

Të analizojnë

Dallimet e tipareve kryesore të periudhave historike që nga mesjeta e deri më sot. Faktorët që ndikuan në zhvillimet e proceseve shoqërore.

Të vlerësojnë

Rolin e shteteve dhe të institucioneve vendore e ndërkombëtare në avancimet e proceseve shoqërore.

Ngjarjet historike që ndikuan negativisht në zhvillimin shoqëror, në mënyrë që ato të mos përsëriten.

Të zhvillojnë qëndrime dhe vlera

Të çmojnë të arriturat dhe vlerat humane të shoqërisë njerëzore që nga mesjeta e deri më sot.

Të sendërtojnë ndjenjën dhe nevojën e mirëkputimit, të bashkëpunimit dhe të kultivimit të marrëdhënieve demokratike.

Respektimin e dallimeve (klasore, gjinore, etnike, kulturore, religjioze etj.) në shoqëri.

Për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike, ruajtjen e monumenteve kulturo-historike, muzeve, arkivave, bibliotekave etj. si pasuri kombëtare e njerëzore në përgjithësi.

132

Page 3: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

HISTORIA X PËR SHKOLLAT PROFESIONALE 2 × 35 = 70 orë në vit (54 orë zhvillim, 4 orë në dispozicion dhe 12 orë përsëritje)

Kategoria Nënkategoria Përmbajtjet programore Rezultatet e pritura Ndërlidhjet programore

III. MESJETA

3. Ballkani gjatë mesjetës

Nxënësit mësojnë për :

Epoka e Gjergj Kastriotit SkënderbeutKthimi i Skënderbeut në Krujë dhe organizimi i luftës kundër Perandorisë Osmane. Luftërat dhe fitoret e popullit shqiptarë nën udhëheqjen e Gj. K. Skënderbeut.Marrëdhëniet e Skënderbeut me vendet evropiane.(3 orë)

Nxënësit:

Shprehin qëndrimet e veta për rëndësinë dhe rolin e kthimit të Skënderbeut në Arbëri.

- Analizojnë luftërat e drejta të shqiptarëve për liri nën udhëheqjen e Skënderbeut.

- Veçojnë personalitetet kryesore dhe rolin e tyre.

- Vlerësojnë raportet e Skënderbeut me vendet evropiane.

Me:

Gjeografinë, letërsinë, gjuhën, artin, muzikën etj.

IV. KOHA E RE

2. Zbulimet e Mëdha Gjeografike

Zbulimet e mëdha gjeografikeZbulimet e mëdha gjeografike.

(1 orë)

- Dallojnë faktorët që ndikuan për Zbulimet e Mëdha Gjeografike.

- Veçojnë shtetet dhe personalitetet kryesore që organizuan ekspeditat zbuluese.

- Janë në gjendje të shprehin qëndrimet e veta për rëndësinë dhe ndikimet e këtyre zbulimeve në zhvillimet në Evropë dhe në botë.

Gjeografinë, fizikën, astronominë, letërsinë, artin, ekonominë etj

IV. KOHA E RE

1. Rilindja, Reforma dhe Kundërreforma

Rilindja, Reformat dhe KundërreformaHumanizmi dhe Rilindja.Reforma dhe Kundërreforma katolike.

(2 orë)

- Janë në gjendje që në mënyrë të argumentuar të diskutojnë për rëndësinë e Humanizmit dhe Rilindjes.

- Dallojnë humanistët kryesorë dhe veprimtaritë e tyre.- Sqarojnë arsyet e shfaqjes së ideve reformiste kishtare dhe përhapjen e tyre.

Letërsinë, gjuhën, artin, muzikën, gjeografinë, etj.

133

Page 4: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

- Analizojnë dhe gjykojnë për veprimet antireformiste të kishës katolike.

IV. KOHA E RE

3. Evropa gjatë Kohë së re

Monarkit Absolute, revolucionet borgjezeFormimi i Monarkive Absolute në Evropë.Revolucionet borgjeze në Evropë, karakteristikat e përgjithshme.

(2 orë)

- Identifikojnë karakteristikat absolutiste të monarkive evropiane.

- Mund të shpjegojnë organizimin e brendshëm të këtye monarkive dhe rolin e tyre për ngritjen e shteteve kombëtare.

- Analizojnë karakteristikat e përgjithshme të revolucioneve borgjeze evropiane, ndryshimet që sollën ato në jetën ekonomike e shoqërore.

Gjeografinë, ekonominë, filozofinë, letërsinë, artin etj.

IV. KOHA E RE

5. Azia, Afrika dhe Amerika gjatë Kohë së re

Azia, Afrika dhe Amerika Azia, Afrika dhe Amerika gjatë Kohë së re

(1 orë)

- Dallojnë zhvillimet kryesore shoqërore e politike në vendet kryesore të këtyre kontinenteve.

- Krahasojnë kahet e ndryshme të zhvillimeve të gjithmbarshme.

Gjeografinë, ekonominë, filozofinë, le-tërsinë, artin, teknologjinë etj.

IV. KOHA E RE

6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika

Kultura, shkencaTë arriturat në shkencë dhe kulturë në shekujt XVI – XVIII.Iluminizmi.Revolucioni industrial në Angli.

(3 orë)

- Gjykojnë në mënyrë kritike për zhvillimet kulturore e shkencore në vendet kryesore evropiane.

- Vlerësojnë ndikimin e Revolucionit Industrial anglez në ndryshimin e kahjeve ekonomike në Angli dhe më gjerë.

Gjeografinë, artinë, filozofinë, letërsinë etj.

IV. KOHA E RE

4. Perandoria Osmane dhe Ballkani

Perandoria Osmane dhe popujt e BallkanitPerandoria Osmane dhe Popujt e Ballkanit gjatë shekujve XVI – XVIII.

(1 orë )

- Kuptojnë pozitën dhe gjendjen e popujve ballkanas nën Perandorinë Osmane.

- Analizojnë organizimin e brendshëm të Perandorisë Osmane, funksionimin e saj dhe raportet me popujt e Ballkanit.

Gjeografinë, ekonominë, letërsinë, artin, etj.

134

Page 5: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

IV. KOHA E RE

4. Perandoria Osmane dhe Ballkani

Shqiptarët gjatë shekujve XVI – XVIIIShqiptarët prej shekullit XVI deri në gjysmën e dytë të shekullit XVIII.Pashallaqet e Mëdha Shqiptare.

(2 orë )

- Shpjegojnë pozitën dhe qëndresën e shqiptarëve në atë kohë.

- Dallojnë karakteristikat e Pashallëqeve të Mëdha Shqiptare.

- Vlerësojnë rolin e personaliteteve kryesore të asaj kohe si Kara Mahmut Pashë Bushatliun, Ali Pashë Tepelenën etj.

Gjeografinë, ekonominë, shkencat juridike, artin, muzikën, letërsinë, gjuhën etj.

IV. KOHA E RE

6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika

Arsimi, kultura, fejaArsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII.

(1 orë)

- Identifikojnë ngjarjet kryesore që kanë të bëjnë me arsimin dhe kulturën te shqiptarët në atë kohë.

- Mund të shpjegojnë karakteristikat kryesore kulturore të kohës.

Gjeografinë, edukatën qy-tetare, soci-ologjinë, artin, letërsinë etj.

IV. KOHA E RE

3. Evropa gjatë Kohës së re

Evropa nga 1815 deri në fillim të shekullit XX.Shtetet e Evropës pas Kongresit të Vjenës deri më 1848.Franca dhe Anglia në gjysmën e dytë të shekullit XIX.Bashkimi i Gjermanisë dhe bashkimi i Italisë. Rusia në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Acarimi i marrëdhënieve ndërkombëtare në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX.

(5 orë)

- Analizojnë ndryshimet që sollën vendimet e Kongresit të Vjenës në hartën e Evropës.

- Kuptojnë zhvillimet shoqërore, ekonomike e politike në vendet kryesore evropiane në atë kohë.

- Çmojnë rëndësinë që pati bashkimi i Gjermanisë dhe bashkimi i Italisë për këta dy popuj dhe për shoqërinë evropiane.

- Mund të shpjegojnë rrethanat e gjithmbarshme ndërkombëtare dhe arsyet e acarimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjeografinë, ekonominë, shkencat juridike, artin, muzikën, letërsinë, gjuhën etj.

IV. KOHA E RE

4. Perandoria Osmane dhe Ballkani

Perandoria Osmane dhe Popujt e BallkanitPerandoria Osmane dhe Popujt e Ballkanit në shekullin XIX.

(1 orë)

- Kuptojnë vështërsitë që kaloi Perandoria Osmane në atë kohë.

- Vlerësojnë përpjekjet e popujve të Ballkanit për liri.

Gjeografinë, ekonominë, shkencat juri-dike, artin, mu-zikën, letërsinë, gjuhën, etj

135

Page 6: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

- Shpjegojnë rrethanat dhe faktorët që ndikuan që disa vende ballkanike të fitojnë autonominë dhe pavarësinë e tyre.

IV. KOHA E RE

6. Arsimi, kultua, shkenca dhe teknika

Shkenca, teknikaTë arriturat në shkencë dhe tekni kë në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX.

(1 orë)

- Veçojnë të arriturat kryesore në shkencë dhe teknikë.

- Vlerësojnë ndikimin e këtyre të arriturave në ndryshimin e mënyrës së jetës së njerëzve.

Gjeografinë, ekonominë, filozofinë, soci-ologjinë, letër-sinë, artin, tek-nologjinë, etj.

IV. KOHA E RE

4. Perandoria Osmane dhe Ballkani

Shqiptarët që nga Tanzimati e deri në fund të shekullit XIXShqipëria në Periudhën e Tanzimatit dhe fillet e Rilindjes Kombëtare. Formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe lufta për mbrojtjen e trojeve shqiptare.Përpjekjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për formimin e shtetit shqiptar. Lidhja Shqiptare e Pejës.

(4 orë)

- Analizojnë pozitën e shqiptarëve gjatë periudhës së Tanzimatit.

- Identifikojnë ngjarjet kryesore që kanë të bëjnë me fillet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

- Gjykojnë në mënyrë kritike për rolin dhe rëndësinë që patën organizatat politike–ushtarake te shqiptarët në atë kohë (Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Pejës).

Gjeografinë, sociologjinë, letërsinë, artin, muzikën, etj

IV. KOHA E RE

6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika

Arsimi, kulturaZhvillimi i arsimit dhe kulturës shqiptare në shekullin XIX.

(1 orë )

- Identifikojnë ngjarjet kryesore që kanë të bëjnë me arsimin dhe kulturën te shqiptarët.

- Mund të shpjegojnë karakteristikat kryesore kulturore në atë kohë.

Gjeografinë, edukatën qyte-tare, sociolo-gjinë, artin, letërsinë, etj.

136

Page 7: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

V. KOHA BASHKËKOHORE

1. Bota në fillim të shekullit XX

Lufta e Parë BotëroreLufta e Parë Botërore 1914-1917Lufta e Parë Botërore 1917-1918

(2 orë)

- Mund të sqarojnë rrethanat dhe arsyet që çuan në fillimin e Luftës së Parë Botërore.

- Dallojnë veprimet dhe frontet kryesore të luftës dhe pasojat e tyre në njerëz dhe të mirat materiale.

- Gjykojnë për pasojat e gjithmbarshme që i solli kjo luftë njerëzimit.

Gjeografinë, ekonominë, fizikën, kiminë, filozofinë, sociologjinë, letërsinë, artin, teknologjinë, etj.

V. KOHA BASHKËKOHORE

1. Bota në fillim të shekullit XX

Shqiptarët 1908-1918Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908-1912.Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë 1912.Shqiptarët gjatë viteve 1913-1914.Shqiptarët gjatë Luftës së Parë Botërore.

(4 orë)

- Dallojnë momentet kryesore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në atë kohë.

- Gjykojnë rolin e personaliteteve kryesore shqiptare në atë kohë.

- Nxjerrin përfundime për rrethanat e përgjithshme që çuan në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

- Analizojnë gjendjen e popullit shqiptarë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe gjatë Luftës së Parë Botërore.

Gjeografinë, ekonominë, sociologjinë, artin, gjuhën, letërsinë, etj.

V. KOHA BASHKËKOHORE

2. Bota midis dy luftërave botërore

Evropa 1918-1939Paqja e Versajës.Evropa Demokratike 1918-1939.Zhvillimi ekonomik dhe ndryshimet shoqërore 1918-1939.Totalitarizmi dhe Diktatura në Evropë 1918-1939.

(4 orë)

- Mund të komentojnë vendimet e Paqes së Versajës dhe pasojat e saj.

- Diskutojnë me argumente për zhvillimet shoqërore, demokratike si dhe për arsyet e krizës ekonomike dhe shkaqet e lindjes dhe konsolidimit të totalitarizmit dhe diktaturës në disa vende evropiane.

Gjeografinë, ekonominë, filozofinë, sociologjinë, letërsinë, artin, teknologjinë, etj.

137

Page 8: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

V. KOHA BASHKËKOHORE

2. Bota midis dy luftërave botërore

Shqiptarët gjatë viteve 1918-1939Shqipëria gjatë viteve 1918-1939.Kosova dhe viset tjera shqiptare gjatë viteve 1918-1939.

(2 orë)

- Në mënyrë të argumentuar mund të diskutojnë për zhvillimet e gjithëmbarshme në Shqipëri gjatë atyre viteve.

- Analizojnë pozitën e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në atë kohë.

- Vlerësojnë angazhimin dhe luftën e shqiptarëve për mbijetesë.

Gjeografinë, ekonominë, sociologjinë, letërsinë, artin, etj.

V. KOHA BASHKËKOHORE

5. Të arriturat në kulturë, në shkencë e në teknikë gjatë shekullit XX

Arsimi, kultura, shkencaTë arriturat në kulturë, arsim e shkencë te shqiptarët në vitet 1900-1939

(1 orë)

- Analizojnë zhvillimet kryesore në kulturë, arsim e shkencë gjatë asaj periudhe

- Çmojnë të arriturat kryesore në kulturë, arsim e shkencë te populli shqiptar.

Gjeografinë, letërsinë, edukatën qytetare, artin, muzikën, etj.

V. KOHA BASHKËKOHORE

3. Bota gjatë Luftës së Dytë Botërore

Lufta e Dytë BotëroreLufta e Dytë Botërore 1939-1943Lufta e Dytë Botërore 1939-1945.

(2 orë)

- Dallojnë qëndrimet e Fuqive të Mëdha në prag të Luftës së Dytë Botërore.

- Mund të përvijojnë veprimet kryesore luftarake dhe frontet kryesore të Luftës së Dytë Botërore.

- Analizojnë personalitetet kryesore dhe rolin e tyre gjatë luftës.

- Kuptojnë gjendjen e popullsisë civile, jetën e përditshme, në ato kohra të vështira.

- Gjykojnë për pasojat që solli Lufta e Dytë Botërore për njerëzimin në përgjithësi dhe për Hollokaustin në veçanti.

Gjeografinë, kiminë, fizikën, biologjinë, matematikën, sociologjinë, letërsinë, teknologjinë, artin etj.

138

Page 9: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

V. KOHA BASHKËKOHORE

3. Bota gjatë Luftës së Dytë Botërore

Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë BotëroreShqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore

(1 orë)

- Shpjegojnë pozitën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

- Dallojnë veprimet e grupeve kryesore politiko-ushtarake të shqiptarëve gjatë luftës.

- Vlerësojnë rolin dhe veprimet e personaliteteve kryesore shqiptare në atë periudhë.

Gjeografinë, ekonominë, letërsinë, etj.

V. KOHA BASHKËKOHORE

4. Bota pas Luftës së Dytë Botërore

Bota pas Luftës së Dytë BotëroreLufta e Ftohtë- Formimi i Blloqeve politiko-ushtarake.Formimi i institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare (OKB, KE., BE, OSBE, NATO, Pakti i Varshavës etj.).Ulja e tensioneve politiko-ushtarake dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare.Lëvizjet demokratike dhe përmbysja e komunizmit në Evropë.

(4 orë)

- Mund të diskutojnë në mënyrë të argumentuar për zhvillimet kryesore shoqërore, ekonomike e politike në SHBA, BRSS, Evropën Perëndimore e Lindore pas L.D.B.

- Njohin organizatat dhe institucionet e ndryshme ndërkombëtare me karakter botëror, evropian e regjional si OKB, NATO, Pakti i Varshavës, Këshilli i Evropës, Bashkësia Evropiane etj., njohin mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tyre dhe çmojnë rolin e tyre.

- Krahasojnë dallimet dhe specifikat mes shteteve kryesore.

- Mund të përshkruajnë në mënyrë kronologjike momentet kryesore dhe shkaqet e rënies së komunizmit në Evropë.

- Çmojnë përmbysjen e komunizmit në Evropë dhe hapjen e perspektivave për liri, demokraci e pavarësi.

Gjeografinë, edukatën qytetare, ekonominë, filozofinë, sociologjinë, letërsinë, artin, teknologjinë, etj.

V. KOHA BASHKËKOHORE

5. Të arriturat në kulturë, në shkencë e në teknikë gjatë shekullit XX

Arsimi, kultura, shkenca, teknikaTë arriturat në arsim, kulturë, shkencë, teknikë midis Dy Luftërave Botërore.Të arriturat në arsim, kulturë,

- Identifikojnë të arriturat kryesore në arsim, shkencë, kulturë, teknikë gjatë kësaj periudhe.

- Vlerësojnë ndikimin e këtyre të arriturave në mënyrë të përgjithshme në jetën e njerëzve.

Gjeografinë, ekonominë, filozofinë, soci-ologjinë, letër-sinë, artin, tek-nologjinë, etj.

139

Page 10: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

shkencë, teknikë pas Luftës së Dytë Botërore.

(2 orë)

V. KOHA BASHKËKOHORE

4. Bota pas Luftës së Dytë Botërore

Shqiptarët pas Luftës së Dytë BotëroreShqipëria në vitet 1945-1990.Kosova dhe viset tjera shqipëtare 1945-1989.Kosova 1989-1999.

(3 orë)

- Analizojnë dhe gjykojnë në mënyrë kritike për zhvillimet e gjithëmbarshme gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

- Vlerësojnë dhe çmojnë përmbysjen e komunizmit në Shqipëri dhe ngadhnjimin e demokracisë.

- Mund të shpjegojnë në mënyrë të argumentuar për momentet e shpërberjes së Jugosllavisë dhe për vendimet e rëndësishme të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

- Vlerësojnë në mënyrë të argumentuar arsyet e daljes në skenë të UÇK-së, luftën e saj çlirimtare, ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe çlirimin e Kosovës.

Gjeografinë, ekonominë, shkencat juridike, letërsinë, gjuhën, artin, muzikën, etj.

V. KOHA BASHKËKOHORE

5. Të arriturat në kulturë, në shkencë e në teknikë gjatë shekullit XX

Arsimi, kultura, shkencaZhvillimi i arsimit, kulturës dhe shkencës te shqiptarët 1940-1999.

(1 orë)

- Dallojnë të arriturat kryesore në arsim, shkencë e kulturë të popullit shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore dhe ndikimin e këtyre të arriturave në ndryshimin e mënyrës së jetës.

Gjeografinë, ekonominë, filozofinë, sociologjinë, letërsinë, artin, teknologjinë, shkencat juridike, etj.

Vërejtje: 4 orë mësimore mbesin në dispozicion të arsimtarit që sipas dëshirës dhe interesimit të nxënësve të ketë mundësi për të zgjedhur ndojnë njësi mësimore në kuadër të përmbajtjeve programore, historisë lokale etj. Mund t`i bëhet vizitë edhe ndonjë institucioni ose vendi kulturo-historik (arkivave, muzeve, biblotekave, instituteve shkencore, monumenteve etj.).

140

Page 11: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES

Metodologjia e mësimdhënies përcakton suksesin e realizimit të qëllimeve dhe të objek-tivave që mësimdhënësi ia paracakton vetes në bazë të përmbajtjeve programore.

Metodat dhe teknikat e mësimdhënies janë po aq të larmishme sa edhe vetë stilet dhe mënyrat e nxënies së vetë nxënësve. Prandaj, gjatë një ore mësimore mësimdhënësi mund të përdorë disa forma, teknika dhe metoda mësimore të kombinuara me njëra-tjetrën, në mënyrë që të arrijë rezultate optimale gjatë procesit mësimor. Duke synuar përmbushjen e kërkesave për nxënie cilësore me nxënësin në qendër, sugjerohen metoda, forma dhe teknika të tilla si:

Format kryesore të organizimit të procesit mësimor janë:

Puna me gjithë klasën Puna me grupe (të mëdha ose të vogla)Puna me çiftePuna individuale

Metodat:

E mësimdhënies - (kallëzimi, shpjegimi, ligjërata, biseda, demonstrimi etj.).E të mësuarit - është metodë e punës së përbashkët e mësimdhënësit dhe e nxënësve

dhe përdoret për arritjen e qëllimeve, synimeve, qëllimeve, objektivave etj.E të nxënit - (vrojtimi i pavarur, ushtrimet, diskutimet, debatet, shfrytëzimi i literaturës, shkëmbimi i mendimeve etj.)Kërkimore - është metodë që mundëson të bëhen kërkime historike nëpërmjet burimeve dhe analizave lidhur me saktësinë dhe interpretimin e fakteve të gjetura.

Teknikat:

Ekziston një numër i madh teknikash të mësimdhënies dhe të nxënies. Këtu sugjerohen vetëm disa prej tyre.

- Brainstormingu (“stuhi, mendimesh“, gjenerim ideshë) - është teknikë efektive që më tepër përdoret në fillim të orës mësimore.

- Klasteri (grumbulli apo pema e mendimeve) - nxit nxënësit për të menduar rreth një teme të caktuar. Zakonisht shërben për të krijuar lidhje midis fakteve.

- INSERT-i - (është sistem ndërveprues i shënimit për të menduarit dhe leximin e efektshëm). Kjo teknikë përdoret në pjesën kryesore dhe është efektive, sepse nxënësi është gjithmonë aktiv dhe mban qëndrim kritik ndaj asaj që e lexon.

- Pesëvargëshi – është teknikë e veçantë, e cila ka pesë vargje, dhe kërkon përmbledhjen e informacionit në shprehjet të cilat përshkruajnë apo reflektojnë rreth idesë kryesore të temës.

- Xhigsou (ndërthurja) – është teknikë e të lexuarit në bashkëpunim, leximi i njësisë mësimore nuk bëhet në tërësi nga ana e të gjithë nxënësve, por nxënës të caktuar janë përgjegjës për pjesë të caktuara.

Teknika të tjera janë: ditari dypjesësh, di - dua të dijë - mësova, ese 5 dhe 10, rrjeti i diskutimit, diagrami i Venit, shkrimi i lirë etj.

Historia gojore është gjithashtu një nga mënyrat bashkohore të mësuarit të lëndës së historisë.

141

Page 12: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

Në të gjitha rastet zbatimi i metodave apo i teknikave mësimore të lartpërmendura duhet të shoqërohet me përdorimin e materialeve përkatëse didaktike, pa të cilat nuk mund të arrihen rezultate të dëshiruara. Për tema mësimore të caktuara mund të shfrytëzohen me sukses muzetë, galeritë, bibliotekat, arkivat, ekskursionet në vendet dhe monumentet kulturoro-historike etj.

VLERËSIMI

Vlerësimi është proces i mbledhjes sistematike, i analizimit dhe i interpretimit të informatave me qëllim të përcaktimit se në ç’shkallë nxënësi i ka zotëruar objektivat udhëheqës. Vlerësimi është proces i vazhdueshëm dhe u shërben qëllimeve të ndryshme.

Ndër qëllimet kryesore të vlerësimit janë:

1. Të sigurojë informacion rreth përparimit të nxënësve.2. T`u sigurojë nxënësve informacion mësimor.3. T`i motivojë nxënësit.4. Të sigurojë realizimin e objektivave të përcaktuar.5. Të vlerësojë gatishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhmen.

Tipat e vlerësimit

Ekzistojnë tipa të larmishëm të vlerësimit si:

- Vlerësimi diagnostikues përcakton te nxënësit dobësitë, vështirësitë, problemet dhe identifikon nxënësit me nevoja të veçanta.

- Vlerësimi formues ka për qëllim ta udhëzojë mësuesin në planifikim dhe te nxënësit të identifikojë vështirësitë gjatë nxënies (punës) me qëllim që t’u ndihmojë dhe të plotësojë nevojat e tyre për nxënie më të suksesshme.

- Vlerësimi klasifikues ka për qëllim të caktojë pozitën e nxënësit në raport me shkathtësitë e zotuara paraprake dhe objektivat e parshikuara.

- Vetëvlerësimi është proces i mbledhjes, analizimit, interpretimit të informatave dhe veprimtarisë që nxënësi e bën vet e me anë të ndonjë mjeti vlerësues.

- Vlerësimi përmbledhës bëhet me qëllim që të zbulojë shkallën e arritjes së objektivave pas një periudhë të caktuar të mësimdhënies, p.sh. pas një kapitulli, gjysmëvjetori, viti...etj.

- Vlerësimi në bazë të kritereve kupton vlerësimin e çdo nxënësi që përmbush kriteret e caktuara, p.sh. krahasimi i pikëve të testit me një standard të caktuar. Ky vlerësim i siguron informacion mësimdhënësit të identifikojë vështirësitë e nxënësit dhe të ndihmojë në përmirësimin e tyre.

Vlerësimi formues dhe diagnostikues nuk cilësohet me nota, por në bazë të tyre mësimdhënësi planifikon punën e tij.

- Vlerësimi i brendshëm përfshin planin mësimor. Veprimtaria vlerësuese formulohet, zhvillohet dhe vlerësohet nga mësuesi.

- Vlerësimi i jashtëm. Veprimtaritë vlerësuese hartohen jashtë shkollës (specialistë të nivelit të lartë).

- Vlerësimi i përditshëm bazohet në kontrollin e punës së nxënësit në klasë.

142

Page 13: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

- Vlerësimi paraprak bëhet para testimit vlerësues.- Vlerësimi përfundimtar bëhet në fund të vitit dhe bazohet në vlerësimin

përfundimtar të një lënde të caktuar.- Vlerësimi në proces bazohet në vlerësimin e mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë gjatë

kryrjes së një pune ose detyre në zhvillim etj.

Veprimtaritë kryesore të vlerësimit në klasë

Kontrolli i zakonshëm i veprimtarive në klasë Detyrat e shtëpisë Testet.

- Mësimdhënësi gjatë orës mësimore i kontrollon rregullisht nxënësit, u jep informacione për të lehtësuar nxënien dhe vazhdimisht kupton përparimin e nxënësve dhe vështirësitë e tyre.

- Rëndësia e detyrave të shtëpisë është se përmes tyre sigurojmë informacione për vazhdimin dhe zgjerimin e njohurive të nxënësve në mënyrë të pavarur dhe për përvetësimin e njësive të mësuara gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë. Në rast të paraqitjes së vështirësive ndihma e prindit është e dobishme, por njëherit mund të jetë edhe e padobishme, në rast se në vend që të hulumtojë për zgjidhjen e detyrës nxënësi i merr të gatshme nga prindi.

Format e testeve janë:

Me gojë Me shkrim Përmes paraqitjes grafike etj.

Testimet janë të rëndësishme për të siguruar informacione për përparimin e nxënësit,

por në raste të veçanta mund të ketë edhe anët negative për arsye se te nxënësit shkaktojnë ankth, stres, frikë etj. Gjatë zbatimit të testimit, sistemi i poentimit zgjedhet nga vetë mësimdhënësi.

Për vlerësimin e njohurive të nxënësve përdorim edhe veprimtari të tjera, p.sh.: Vlerësimi i eseve Vlerësimi me dosje Vetëvlerësimi etj.

BURIMET DHE MJETET MËSIMORE:

1. Aspekte të mësimdhënies së historisë, Prishtinë, 1997.2. Aspekte të mësimdhënies së historisë, Tiranë, 1995.3. Bardhyl Musai, Psikologjia e edukimit, Shtëpia Botuese: Pegi, Tiranë, 1999.4. Bardhyl Musai, Metodologjia e mësimdhënies, Tiranë, 2003.5. Grup autorësh, Të kuptojmë të kaluarën e përbashkët për të ndërtuar të ardhmen,

Ndryshime dhe vazhdimësi të jetës së përditshme në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni 1945 – 2000, botues: EUROCLIO, Shoqata e Mësuesve të Historisë të Shqipërisë, Shoqata Bullgare e Mësuesve të Historisë, Shoqata e Historianëve të Republikës së Maqedonisë, Tiranë, 2003.

143

Page 14: HISTORIA XI - rks-gov.net · Web viewKOHA E RE 6. Arsimi, kultura, shkenca dhe teknika Arsimi, kultura, feja Arsimi kultura dhe feja te shqiptarët në shekujt XVI – XVIII. (1 orë)

6. Historia e Popullit Shqiptar I, Tiranë, 2001.7. Historia e Popullit Shqiptar II, Tiranë, 2001.8. Dr. Bep Jubani, Dr. Isa Bicaj, Dr. Vilson Kuri, HISTORIA për klasën e parë të

shkollave të mesme, Shtëpia botuese: Libri Shkollor, Prishtinë, 2001. 9. Dr. Fehmi Rexhepi, Dr. Isa Bicaj, HISTORIA për klasën e parë të shkollave të

mesme profesionale, Shtëpia botuese: Libri Shkollor, Prishtinë, 2001. 10. Grup autorësh, Historia e Popullit Shqitar, për shkolla të mesme, botoi : Libri Shko-

llor, Prishtinë, 1998. 11. Grup autorësh, Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, nën redaktimin e prof. Dr.

Hysni Myzyrit, Siprinti, Prizren, 2000. 12. Dr. Agron Gani, Dr. Hysni Myzyri, Dr. Jusuf Bajraktari, Historia për klasën e dytë

të shkollave të mesme, Libri Shkollor, Prishtinë, 2001. 13. Mikel Pjetrushi, Atlas historik i botës, Shtëpia Botuese: Camaj – Pipa, Shkodër,

2001. 14. MASHT, Plani dhe programi mësimor 9, Libri Shkollor, Prishtinë, 2002. 15. MASHT, Plani dhe programi mësimor 10, Libri Shkollor, Prishtinë, 2003.

BURIMET NË INTERNET:

16. www.dadalos.org17. www.historyplace.com18. www.see-educoop.net19. www.eurocliohistory.org20. www.euroclio.net

144