himni i njeriut (2) re

80
0 LILLE VENN HIMNI I NJERIUT

Upload: agon-klenja

Post on 20-Mar-2016

361 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

0

LILLE VENN

HIMNI I NJERIUT

1

REALITETET FLUIDE

1 – Tri pyetjet

Para se një njeri të kryejë një veprim, duhet t’u japë përgjigje 3 pyetjeve.

E para: “A është e mirë për shëndetin tim mendor, fizik e shpirtëror ky veprim?”

E dyta: “A është e mirë për shëndetin mendor, fizik e shpirtëror të tjetrit kjo gjë që po

bëj unë për të ose bashkë me të, a jam duke i respektuar liritë dhe të drejtat e tij?”

Së treti: “A e ndihmon njerëzimin ky veprim, a është në frymën e dashurisë, të dijes

dhe të harmonisë?”

Nëse për të tria pyetjet, përgjigja që gjen brenda vetes është “Po”, atëherë, po, bëje

këtë veprim me gjithë zemër, po ta lypë nevoja derdh aty gjithë energjinë tënde

jetësore. Nëse qoftë edhe njëra prej përgjigjeve që gjen brenda vetes të thotë “Jo”,

atëherë ose po e shtyn veten në greminë, ose po e shtyn tjetrin në greminë, ose po e

shtyn njerëzimin në greminë.

2

2 – Kode kyç që më mbajnë larg dritës

“Realiteti i gjërave” është kodi kyç që më ndan nga njohja e vetes.

Realiteti nuk është thjesht shuma e veprimeve të njerëzimit. Para së gjithash, realiteti

është domethënia e veprimeve, motivet nxitëse dhe synimet. Fillimisht lind nevoja të

kuptoj cila është jeta dinjitoze për qenien njerëzore. E përfytyroj njerëzimin duke u

ushqyer me fruta e perime, duke u kujdesur për tokën, duke i folur njëri-tjetrit fjalë

urimi e mirësie, duke thënë gjithmonë të vërtetën e ndjenjave dhe veprimeve si dhe

duke u kujdesur për të gjitha krijesat e tjera. Por, aktualisht punoj nën kërcënimin e

urisë, e dua jetën i kërcënuar nga vdekja, martohem i kërcënuar nga vetmia, pajtohem

me mendimin e përgjithshëm sepse ndihem i kërcënuar nga humbja e dinjitetit,

konsumoj alkool dhe drogë që më ofrojnë kënaqësinë por janë veçse arratisje nga ky

realitet që më lodh. Në një reflektim të vëmendshëm, e gjeta veten me krahë të prerë,

i paaftë të arsyetoj me mendje të kthjellët, i paaftë të njoh me themeli veten time

organike dhe shpirtërore, i joshur dhe i zhytur në rrymat çoroditëse të jetës për të

përfunduar në rrjetën e peshkatarëve të shpirtrave.

“Gjendja e frikës” është kodi kyç që më largon nga burimi i dritës.

Kam frikë nga vdekja, kam frikë nga jeta, frikë nga sëmundja, frikë nga pazotësia ime

në dashuri, kam frikë nga mungesa e kënaqësisë, frikë nga padituria në seks, frikë nga

humbja e një të afërmi, kam frikë nga humbja e dinjitetit dhe prestigjit në shoqëri,

kam frikë të më bjerë padashje një gotë nga dora. Sillem i përgjegjshëm, por jam i

përgjegjshëm si një skllav që më është ngarkuar një detyrë, d.m.th. jam i frikësuar

nga mospërmbushja e detyrës. Por, të jesh njeri i lirë do të thotë të jesh i vetëdijshëm

se tek çdo humbje ke gjetur një fitore, ndaj, në vend që të ankohesh, bën mirë të

qeshësh e të festosh. Kam frikë nga gabimet në shkollë, kam frikë nga gjykimi i të

tjerëve, kam frikë të rrëzohem, sepse i trembem qortimit të prindit, kam frikë nga

ndjenjat e mia, kam frikë ta shoh veten lakuriq e ta prek sensualisht, kam frikë të

dashurohem sepse mund të lëndohem, kam frikë të mos dashurohem, sepse më lodh

vetmia. Frikës sime i kam vendosur emra sugjestionues, e quaj “turp”, “rregull”,

“moral”. Kam frikë të mos paguaj taksat, sepse më pret penalizimi i organeve

ligjzbatuese, por kam edhe frikë të paguaj taksa sepse më zbrazen xhepat. Kam frikë

të afrohem, kam frikë të largohem, kam frikë të endem në pyll natën vetëm, kam frikë

nga egërsirat, kam frikë t’u ulërij frikën time. Kam frikë nga shteti dhe kam frikë nga

mungesa e shtetit. Kam frikë ta shoh fytyrën e vrasësit dhe kam frikë ta njoh

dhimbjen e viktimës. Kam frikë ëndrrat dhe kam frikë dyshimin. Kam frikë ta mbroj

lirinë time dhe kam frikë nga vetë frika, sepse unë nuk kërkoj të bëhem zot i frikave

të mia dhe t’i ndriçoj me dritën e ndërgjegjësimit. Prej frikës zvarritem në tokë, i

plagosur prej të gjitha frikave të mia, e megjithatë, më dhimbsen qyqarët që gjejnë

forcën të lirohen nga vargonjtë e frikës e të fluturojnë ethshëm për pak çaste në

qiellin e lirë.

Por pse vallë imitoj kopjet e shëmtuara të ndërgjegjes njerëzore, ndaj dhe sytë e mi

janë atrofizuar e nuk arrijnë dot ta shohin bukurinë e jetës në një spektër të gjerë

ngjyrash?

3

3 – Klithmë për LIRI!

I

Shikoje sa i dhunuar është njeriu! Kur bën gabime, nxiton të justifikohet: “Jam

thjesht njeri.” që do të thotë lehtësisht i tundueshëm.

Kurse kur triumfon e del më i miri mbi gjithë të tjerët, rreh gjoksin: “Jam unë

fitimtari, jam unë i zoti!”

E shihni pra nën ç’terror psikologjik ndodhet mendja e njeriut? Kur gabon, nxiton të

justifikohet – kjo është sjellje tipike e njeriut të frikësuar nga ndëshkimi. Kur kap

suksesin, nxiton të krenohet – kjo është sjellje tipike e njeriut me vlerësim të ulët dhe

të deformuar për veten.

II

Shikoje sa ngushtë mendon njeriu! Kur dikush gabon, nxiton ta qortojë, ta gjykojë, ta

dënojë, ta moralizojë. Kur dikush i bën keq, nxiton ta shajë, ta fyejë, ta kritikojë, ta

sulmojë, ta mallkojë. E pse nuk thotë: “Ai, që më bëri keq, është thjesht njeri.”?

Për të njëjtin gabim, krim a faj, veten e justifikon dhe shfajëson, kurse tjetrin e

gjykon dhe e ndëshkon.

Kur gabon vetë, njeriu nxiton të renditë shkaqet dhe arsyet pse e bëri këtë veprim.

Kur gabon tjetri, njeriu nuk merr mundimin të analizojë: “Pse e bëri këtë veprim?

Cilat arsye e shtynë?”

E shikon sa poshtë ka rënë njeriu! E megjithatë nuk ka zbritur ende në fund sepse do

të mësonte rrugën për ta ngjitur tjetrin lart.

III

Në përpjekjet e mia për më shumë, përplasem me pretendimet e të tjerëve, humbas

përditë besimin tek njeriu, e shoh tjetrin si rival, si kundërshtar, si armik. Dhuna,

grindjet, konfliktet, xhelozitë, zemërimet, cmira, urrejtjet, në cilin mulli shpien ujë?

Jam një individ që lëviz nga instikti për të mbijetuar. Unë ende nuk po lëviz nga

vullneti për të krijuar dhe harmonizuar veprimet e mia me të tjerët.

4

IV

Ki frikë injorancën sepse është nëna e të gjitha të këqijave që i shkakton vetes dhe

tjetrit! Injoranca është nëna e të gjitha të këqijave që tjetri të shkakton ty.

V

Për të ditur me çfarë hapi të ec, për të ditur në ç’rrugë të ec, kam nevojë të di për ku

jam drejtuar. Pa këtë të dhënë, unë thjesht sa endem në errësirë si një çiklop i verbuar.

Nëse vdekja e përjetshme është vendmbërritja, atëherë nuk kanë asnjë kuptim të

gjitha veprimet e mia. Nëse kur të vdes do të kthehem në hiç, atëherë janë gënjeshtra

të gjitha fjalët që kam folur. Por a mund të kridhet në hiç një strukturë kaq e përsosur

si universi? Sa më shumë studioj shkencën, biologjinë, astronominë, fizikën,

gjeometrinë, kiminë, etj. aq më shumë bindem se krijimi nuk është fryt i një aventure

rastësore.

Nëse vdekja është një portëkalim, çfarë ka përtej, si lidhet ajo që ndodhet përtej me

jetën që bëj unë këtu? Vetëm duke e ditur këtë të vërtetë, unë do të mund të jetoj në

paqe dhe qetësi me veten time.

Kam në duar këto armë të fuqishme: ndjenjat e mia – sinqeritetin mbi to, shqisat e

mia – perceptimin e tyre, arsyetimin – shtrimin e pyetjeve, vullnetin për të kërkuar të

vërtetat – ndershmërinë në dhënien e përgjigjeve për çfarë unë personalisht ndjej dhe

mendoj.

VI

Ah, këta të rriturit! Kanë nevojë për lek për t’u ndjerë të lumtur. Dhe prapë janë të

pakënaqur nga jeta. Pa lek nuk pijnë dot alkool, drogë, cigare; pa lek nuk blejnë dot

rroba firmato, makina; pa lek nuk shkojnë dot në bordello e në kabare, pa lek nuk

shkojnë dot në plazh, pa lek nuk dalin dot nga shtëpia; pa lek sëmuren, depresohen,

pa lek nuk paguajnë dot spitalin, as ilaçet, pa lek nuk paguajnë dot as vdekjen e tyre.

Më mahnit besimi që kanë fëmijët tek jeta, shihi fëmijët! Ata kanë nevojë vetëm për

njëri-tjetrin, vetëm kaq iu duhet, vetëm njeriu, i gjejnë vetë pastaj mjetet rrethanore

për të luajtur. I shoh fëmijët tek kënaqen në lojrat që kërkojnë pjesëmarrje si p.sh. me

symbyllka, me rasa, me top, e zemra më mbushet me mirënjohje për jetën.

5

VIII

Ndryshoj formën e objekteve materiale që më rrethojnë, ndryshoj mobilimin e

shtëpisë, dekorin e dhomave, blej objekte për të kënaqur nevojën time për ndryshim,

lyej flokët me bojë, blej veshje të reja ndërkohë që garderobën e kam plot me rroba

thuajse aspak të përdorura. Janë të gjitha ndryshime në dekor, nuk është një ndryshim

në përmbajtjen time. Nevojën e brendshme për ndryshim, unë e transferoj për të

ndryshuar realitetin që më rrethon.

Po kur ulem në qetësi, dëgjoj një zë që vjen nga thellësitë e qenies sime, është një zë

që më flet me gjuhën e sinqeritetit, të pastërtisë, të diturisë, të mirësisë, të haresë, të

rrjedhës së lirë të natyrës, të harmonisë. Është ky ndryshimi për të cilin unë kam

nevojë, një ndryshim në sytë me të cilat e shoh botën.

IX

Unë nuk dua të jem i lumtur, unë dua të jem i lirë.

Unë nuk duan të ndihem i sigurt, unë dua të jem i lirë, qoftë kjo liri edhe në kurriz të

sigurisë sime.

E ç’po më duhet sa i shëndetshëm jam apo sa i sëmurë?! Unë pyes: A jam i lirë?

X Vetvrasja e skifterit

Fund gushti, mbrëmje. Fshatarët janë kthyer nga arat dhe po çlodhen poshtë

pjergullave të rrushit në kopshtet e shtëpive. Zërat e tyre bashkohen me tingujt e

gjinkallave, të bretkosave dhe të zogjve të natës.

“Mbaj mend, një ditë, gjeta një skifter – më tregon vëllai i kunatit”

“Skifter? – e pyes gjithë kërshëri.”

“Po, po, skifter, ishte i vogël, ishte zog.”

“Ku e gjete?”

“Në pyll”

“Sa kohë ka?”

“Ehu, kanë kaluar shumë vite, para 30 vjetësh a më shumë, isha i pamartuar athere.”

“Si e gjete?”

“Siç duket kishte rënë nga foleja ose e ëma i kishte ngordhur. Unë e gjeta dhe e mora

në shtëpi. Kishim një kotec ku mbanim pulat, e ndava në mes me një rrjetë dhe aty

vendosa skifterin.”

“Aty e mbajte gjithë jetën derisa ngordhi?”

“E ushqeja, i jepja ujë, kujdesesha çdo ditë derisa iu rritën krahët, u rrit, u bë skifter i

6

vërtetë. Pastaj më erdhi keq dhe thashë: “Tani t’ia hap kafazin, le të ikë!”, i sigurt se

nuk do ta shihja më. Dhe kështu bëra, një mëngjes e lëshova. Nuk mund ta mbaja më

në kotec, ç’e desha, dhe koteci nuk ishte vendi i tij. Kur, do ti, në mbrëmje kthehet

dhe hyn në kotec. E kupton? E dinte kotecin sikur qe foleja e tij. Ai hyri brenda, unë i

mbylla derën. Të nesërmen dola shpejt nga shtëpia pa zbardhur dita dhe u lashë

porosi motrave, Anës dhe Letit, që t’ja hapnin derën e kotecit. Ato kishin harruar.

Kur kthehem në mbrëmje, ç’të shikoj? Skifteri kishte ngordhur.”

“Si ka mundësi? – e pyes i habitur i përpirë i gjithi nga rrëfimi i tij aq i thjeshtë e i

natyrshëm pa shumë ilustrime e pa bujë, por i rrumbullakosur me aromë plehu, toke

dhe ajri siç janë vetëm rrëfimet e fshatarëve.”

“Kur zbardhi dita, do të ketë pritur t’ja hapnin derën, do të jetë përpëlitur brenda

kafazit e kur ka parë se askush nuk ka ardhur, i kishte ngulur kthetrat në të dy sytë.”

Gjithë mbrëmjen nuk fola më asnjë fjalë dhe nuk më hynte asgjë në sy. Më dilte

përpara syve imazhi i skifterit duke ia ngulur kthetrat vetes. A e vrasin veten

skifterët? Ja pra, me sa duket, po! Aq shumë më ka bërë përshtypje kjo vetvrasje sa

shpesh rri e përsiat rreth saj. Pse pikërisht në sy? Çfarë donte të tregonte skifteri me

këtë simbol? Apo nuk kishte gjetur mënyrë tjetër për ta vrarë veten?

Kush e provon lirinë, mjafton një ditë fluturim në qiellin e lirë, skifter qoftë apo njeri,

ndonëse besnik i të zotit, nuk e duron dot më robërinë.

7

4 – Në vorbullat e ekzistencës

I

Për një kohë të gjatë vështrova në zemrën e njeriut dhe pyeta: “Çfarë kërkon njeriu në

jetë?”

Kështu e nisa këtë udhëtim. U zhyta në libra, në botën e dijes, por kërkimi im eci deri

në njëfarë vendi pastaj ngeca. U zhyta në jetë, dhashë e mora ndjenja e mallra

shkëmbimi me njerëzit. Por nuk po kuptoja as veten kush isha e përse, as njeriun,

sepse unë e njihja njeriun përmes konkluzionesh të cilat i kisha marrë të gatshme. E

kjo më kishte larguar si nga njeriu, por, më keq akoma, më kishte larguar nga

dashuria për veten. Atëherë kuptova se unë ende nuk i kisha bërë asnjë pyetje serioze

vetes, nuk e kisha vënë asnjëherë në pikëpyetje vigjilencën time.”

II

Duke qëndruar i papunë, duke u sjellë vërdallë si vagabond, mësova të mos i gjykoj

njerëzit për zgjedhjet e tyre në jetë.

Duke dëgjuar të më akuzojnë “dembel”, “parazit”, mësova se, kur nuk mund t’i them

dikujt një fjalë të ngrohtë, është më mirë të shoh punën time.

Duke u veshur keq, duke mbajtur mjekër të gjatë e gjysëm të thinjur, flokë të

pakrehur e të rrëmujshëm, veshje të zhubrosura e herë-herë të pista, mësova të mos e

përbuz asnjë njeri nisur nga paraqitja e tij e jashtme.

Duke udhëtuar për orë të tëra me armikun tim, mësova se me armiqtë shpesh mund të

merresh vesh më lehtë se me miqtë, pasi na bashkon e njëjta frikë dhe e njëjta etje e

madhe për jetën.

Duke vënë në dyshim orientimin tim seksual mashkullor, mësova se çdo njeri ka të

drejtë të veprojë ndryshe nga unë. Mësova të respektoj ritmin e secilit.

Duke qenë “i keq”, mësova të jem “i mirë”.

Kuptova se kush ecën krenar në rrugën e drejtë, ai njeri shumë shpejt ka për të rënë

në errësirë.

Atëherë i ktheva sytë tek vetja, dhe gjeta nevojat e njeriut.

Njeriu ka po aq nevojë të japë dashuri sa të marrë.

Për ta kuptuar veten dhe jetën, njeriu ka më shumë nevojë të shkruajë vetë atë që

ndjen dhe mendon, sesa vetëm të lexojë e dëgjojë çfarë tregojnë të tjerët për jetën.

Njeriu ka më shumë nevojë të gabojë vetë sesa të mësojë nga gabimet e të tjerëve.

Njeriu ka më shumë nevojë të ketë ëndrra se të arrijë suksese.

Njeriu ka më shumë nevojë t’i hyjë detit me këmbë, sesa të shëllëret në rërë.

8

5 – Njeriu është energji

I

Shpesh e kam vështirë të më zerë gjumi, sepse mendoj, në vend që të fle. Dialogoj me

mendjen, dialogoj për ngjarje që më kanë ndodhur çfarë duhet të kisha thënë që nuk u

tregova i zgjuar e i shkathët ta jepja përgjigjen e duhur. Ose mendoj situata që mund

të më ndodhin në të ardhmen dhe planifikoj reagimin tim, zgjedh fjalët që duhet të

them, zgjedh sjelljen që duhet të mbaj ndaj njerëzve të caktuar. Bëhem gjykatës dhe i

pandehur i fatit tim, e vendos veten në provë, bëhem nxënësi në provim dhe mësuesi i

rreptë që e korrigjon. Por, është i lodhshëm për organizmin gjithë ky proces mendimi

në pozicionin shtrirë në krevat duke pritur të më zerë gjumi. Kështu zbulova se

mendimi prodhon energji. Ky është një fenomen të cilin kushdo që do të vëzhgojë

veten pa paragjykime e bestytni mund ta konstatojë tek vetja në mënyrë empirike.

Mënyra më e zakonshme e shkarkimit të energjisë psikike është lëvizja, aktiviteti

fizik. Duke u menduar, i shtrirë në krevat, akumuloj energji në vend që, para gjumit,

duhet të ndihem i qetë nga emocionet. Kjo energji, duke mos u konsumuar në

veprime mbi materien, do të shkarkohet brenda trupit të njeriut, në organet e

brendshme ose në psikikë. Është një proces mëse i natyrshëm, procesi i çlirimit të

energjisë.

Përse para gjumit, sapo unë vendos kokën në jastëk, mendimet nuk më lenë të qetë?

Nuk është se mendimet si grabitqarë të sprovuar vijnë e më sulmojnë vetëm në këtë

orë të vonë të natës kur unë kam nevojë të çlodhem e të qetësohem, jo. Mendimet

janë aty gjithë ditën në kokën time, marrin spunto nga ngjarjet e shumta të ditës, por,

duke u përqëndruar unë në punë, energjia e mendimeve shndërrohet në energji pune

dhe lëvizje fizike.

Kurse natën, kur bie të fle, në mungesë të faktorëve të jashtëm, e gjej veten si ai

boksieri të cilin kundërshtari e ka ngjeshur në qoshe të ringut dhe po e zhdëp me

grushte. Një zë i brendshëm, si zë trajneri, si nga thellësi e humbur, më bërtet, më bën

të ditur: “Dil nga qoshja! Dil nga qoshja!” por mendja e nxehtë dhe e turbulluar e ka

të vështirë të bindet, të arsyetojë kthjellët e të qetësohet.

Si e kuptoj unë se akumuloj energji duke menduar?

Sepse shoh pasojat. Isha i qetë, me muskujt dhe nervat e relaksuar, gati për të fjetur,

por duke u menduar e humba qetësinë, sistemi nervor është axhituar dhe gjumi është

arratisur. Kjo është pasoja e menjëhershme. Pasojën e vonuar e konstatoj të

nesërmen. Në vend që të ndihem i çlodhur dhe i freskët për ta përballuar ditën si çdo

njeri që ka fjetur, siç edhe është logjike të ndihet njeriu pas gjumit të natës, unë, në

fakt, ndihem i lodhur fizikisht dhe shpirtërisht, ndihem me moral të rënë, jo i gatshëm

për ta përballuar ditën, jo i gatshëm për ta shijuar ditën. Çfarë ka ndodhur?

Një shkak apo një mori shkaqesh kanë vepruar tek unë gjatë natës që më ka lënë këtë

9

pasojë. Ky shkak nuk mund të jetë tjetër veçse energji.

Fizika na mëson se ligji themelor i energjisë është: energjia nuk zhduket, ajo vetëm

transformohet.

Energjia e akumuluar nga mendimet më ka sulmuar gjatë gjithë natës, ka vepruar mbi

mua në varësi të energjisë psikike që thirra duke u menduar. Sa më shumë jam

menduar me kokën në jastëk para se të më zerë gjumi, aq më shumë energji kam

akumuluar, e cila, ka vazhduar të jetë aktive edhe pasi më ka zënë gjumi.

Unë zgjohem të nesërmen e them: “Ndihem i rraskapitur sikur sapo jam kthyer nga

beteja! Koka po më çahet nga dhimbja.”

Është e vërtetë, jo metaforë, kam luftuar, jo me shpata, por trupi im ka luftuar për të

mos u sëmurur nga sulmet e energjisë së mendimeve para gjumit. Sepse unë, këtë

energji, nuk ua kalova gjymtyrëve, nuk e konsumova në punë mekanike e aktivitet

fizik, këtë energji nuk e shkarkova në krijimtari artistike, por meqë trupin e mbajta

pasiv, kjo energji u shkarkua përbrenda trupit tim, u shkarkua në organet e brendshme

dhe në psikikën time, u vetdogj, në njëfarë mënyre u vetkonsumua. Vetja e

shëndoshë, në vend që të çlodhej për t’u karikuar me energji për ditën e nesërme, në

fakt, shpenzoi energji të tjera për t’i bërë ballë goditjeve të energjisë të cilat unë i

thirra duke menduar me kokën mbështetur në jastëk duke pritur të më zerë gjumi.

Është egoja ime, e fyer apo e lënduar, e poshtëruar apo lakmitare, ziliqare apo

heroike, e cila kërkon ushqim - justifikime dhe shpjegime, thurr plane dhe studion

detajet.

II

Çdo njeri ka një energji të caktuar. Nëse nuk e përdor për të ndërtuar, automatikisht

do ta përdorë për të shkatërruar.

Çdo njeri ka një sasi energjie psikike, fizike, shpirtërore. Nëse nuk e përdor për të

ndërtuar urat e komunikimit dhe të harmonisë me njerëzit e tjerë, këtë energji, dashur

pa dashur, do ta përdorë për të shkatërruar marrëdhëniet me të tjerët, ose do të

shkatërrojë pjesë të mjedisit ku jeton, ose, tek e fundit, do të shkatërrojë veten

fizikisht ose mendërisht.

III

Isha i zemëruar me dikë që po më mashtronte vazhdimisht kthimin e një borxhi që më

detyrohej, dhe po thurrja mendime hakmarrëse. Në moment, u ndala dhe ia vura

veshin rrahjeve të zemrës. Konstatova se ritmi kardiak ishte po aq i çrregullt sa

mendimet e mia. Konstatova se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes mendimeve të

10

zymta dhe tensionit të gjakut. Atëherë m’u kujtua se, kur kam patur probleme me

shëndetin, vuajtjet trupore më kanë shkaktuar edhe mendime të trazuara. Kur trupi im

nuk ndihet mirë, zemra ma tërheq mendjen në mendime te errëta e të turbullta dhe,

anasjelltas, kur mendja urren dhe ka zili, i shkakton probleme shëndetësore zemrës

dhe trupit.

Mirësia dhe dashuria nuk janë vetëm ide platonike, por, praktikisht, në jetën e

përditshme, nëse ka dy pare mend, njeriut i leverdis të ushqejë mendime dashamirëse

ndaj të tjerëve nëse dëshiron të gëzojë vetë.

11

6 – Ndërgjegja është përqëndrim

Në një moment, i lodhur së menduari në vetvete, thashë: “Boll mendova! Nuk dua të

mendoj më!” Mora frymë thellë dhe u përqëndrova në botën e shqisave të mia.

Zbulova sa shumë ndijime e perceptime i ishin fshehur ndërgjegjes sime ndërkohë që

rrija zhytur në mendime.

Dëgjoj njëkohësisht tik-takun e orës, cicërimat e zogjve, zërat e njerëzve në rrugë,

zhurmën e makinave, muzikën e televizorit; shoh mobiljet dhe orenditë e dhomës,

lulet artificiale në vazo janë ngjyrë lila. Çudi, nuk e dija, ndonëse kanë mbi një muaj

atje! Gjithmonë i kisha kaluar sytë kalimthi, nuk isha ndalur të vështroja ngjyrën e

tyre, formën e petaleve. Janë ngjyrë lila në petalet, më në brendësi kanë ngjyrë të

bardhë, dhe në qendër kanë ngjyrë të verdhë. Pse nuk i kisha parë më parë me këtë

sy?

Tani zbuloj se për dhomën time unë di shumë më pak gjëra nga sa mendoja. Si ka

mundësi që këto të dhëna i kanë shpëtuar ndërgjegjes sime? Për t’ju përgjigjur kësaj

pyetje, unë fillimisht duhet të formuloj pyetjen se çfarë është ndërgjegja. Pa hë, çfarë

është?

Ndërgjegja na qenka përqëndrim. Të jesh i ndërgjegjshëm do të thotë të jesh i

përqëndruar. Ja pse jeta njerëzore nuk ka si të jetë kurrë objektive, por është

gjithmonë subjektive. Sepse ndërgjegja është përqëndrim, prandaj nuk ka si të ketë

jetë më të mirë, sepse dikush është i përqëndruar në njërin aspekt të jetës, kurse një

tjetër është i përqëndruar në diçka të ndryshme e cila mund të jetë edhe e kundërt. Ja

pse nuk ka kuptim t’i mësoj dikujt cila është kënaqësia më e madhe në jetë. A po

humbisja ndonjë kënaqësi ndërkohë që isha duke u menduar? Jo! Unë ndihesha mirë

brenda mendimeve të mia. Po kur ndalova së menduari dhe u përqëndrova në

cicërimat e zogjve, a humba ndonjë kënaqësi nga mos të menduarit? Jo! Unë po

kënaqesha duke dëgjuar cicërimat e gëzuara të zogjve. Jam i kënaqur, a nuk mjafton

kjo? Pse duhet të bëj krahasime se në cilin moment isha më shumë i kënaqur?! Çdo

kënaqësi ka shijen e vet, të pakrahasueshme. Por unë e kam të nevojshme të bëj

krahasime në mënyrë që të gjej cila është kënaqësia maksimale, në mënyrë që t’i

orientoj përpjekjet e mia në jetë për të marrë kënaqësinë maksimale nga jeta, apo jo?

Në cilën formulë e mbështet krahasimin? Cilën kënaqësi marr si etalon matës?

Natyrisht që duhet ta mbështet mbi përvojën personale, sepse jam unë që ndjej cilat

veprime më japin kënaqësi e cilat jo. Ka për të më shpënë në qorrsokak nëse marr për

etalon kënaqësinë që ndjejnë të tjerët edhe sikur këta të jenë zëri i gjithë shoqërisë.

Kur po mendoja, unë nuk i dëgjoja zogjtë që këndonin. A këndonin zogjtë në këtë

kohë? Me siguri që po, sepse ata nuk presin t’ja fillojnë cicërimave vetëm kur unë

jam gati që t’i dëgjoj. Ata janë atje gjithë kohës duke cicëruar për qejf të vet. Po tani

që po dëgjoj zogjtë, çfarë mendimi kam për botën e mendimeve? A është ajo më e

12

këndshme se dëgjimi i këngës së zogjve? A mund të shpreh ndonjë opinion mbi ato

që po mendoja?

Atëherë, përveçse përqëndrim, ndërgjegja kryen funksionin e një çelësi: ndizet dhe

shuhet. Ndez një botë për të lënë në errësirë 100 botët e tjera. Pra, ndërgjegja

vlerëson dhe zhvlerëson. E megjithatë, çdo errësirë mund të hyjë në çdo moment në

dritë. Asnjë zhvlerësim nuk është i përjetshëm. Çdo vlerësim është i përkohshëm. Po

atëherë çfarë më shtyn mua ta vlerësoj një ngjarje dhe të zhvlerësoj qindra të tjera?

Zgjedhja ime. Zogjtë këndojnë gjithmonë, lulet janë atje në vazo 24 orë të ditës,

makinat kalojnë parreshtur në rrugë, këto fenomene janë të gjitha të deshifrueshme në

çdo moment që unë dua, prandaj dhe i anashkaloj, sepse unë në çdo kohë mund të

kem akses në këto realitete. Në vend të tyre, unë zgjedh të jem i përqëndruar në

realitetet fluide, sepse këto realitete sfidojnë më së shumti natyrën time kuantike.

Ja ku një shok po më merr në telefon, më thotë të takohemi në lokal pas gjysëm ore.

Shuaj çelësin e mendimeve, të zogjve, të luleve artificiale, e ndez një çelës tjetër në

ndërgjegje, atë të takimit me një shok. Ndërgjegja është si një shtëpi me qindra

dhoma të zhytura në errësirë. Aty ku përqëndrohem, aty ndez dritën duke e sjellë këtë

ndërgjegje në realitet.

13

7 – Shkaqet e çmendurisë

I

Më ka shqetësuar vazhdimisht përcaktimi i çmendurisë. Çfarë është ajo ngjarje apo

disa ngjarje, cilët janë faktorët që sjellin këtë kolaps të pariparueshëm të mendjes?

Pse çmendet njeriu? Pse janë çmendur disa nga shkrimtarët më cilësorë? Pse

shkrimtarët dhe artistët janë të predispozuar për t’u sëmurur nga probleme mendore?

A ekziston ndonjë lidhje midis çmendurisë dhe vetvrasjes? Ka mundësi që dikush ta

vrasë veten nga frika se mos çmendet? A mund ta konsideroj vetvrasjen akt të një

njeriu të çmendur?

Në gjuhën e përditshme, në cilësimin “i çmendur”, u referohemi më së shumti

skizofrenëve që u bërtasin kalimtarëve të rastit në rrugë, që sulmojnë pa shkak

personat që nuk i njohin. Këta tipa kurohen ose me droga qetësuese ose shtrohen në

spitale psikiatrike duke e nënshkruar përfundimisht braktisjen e tyre deri në fund të

jetës.

Por le t’i kthehem shqetësimit tim: çfarë e shkakton çmendurinë? A mund të

parandalohet? Si mund të parandalohet?

Shumë njerëz besojnë se beqaria është rrezik serioz për shëndetin mendor, sepse

vetmia bëhet e lodhshme.

Çdo njeri ka nevojë të brendshme më shumë të japë dashuri sesa të marrë. Ja pse

çmenden beqarët, sepse nuk kanë kujt t’i falin dashuri, pasi në zemrën e njeriut

shkarkohen plot ndjenja të ngrohta dashurie, është procesi më natyral që ndodh tek

njeriu, mbushja me dashuri. Por vetëm duke qëndruar në shoqërinë e fëmijëve të

vegjël kemi mundësi ta zbrazim lirshëm këtë dashuri. Vetëm fëmijët e vegjël na

ndihmojnë ta japim pa kushte këtë dashuri, pa pritur gjë në këmbim. Fëmijët e vegjël

na ndihmojnë të bëhemi qesharakë pa u gjykuar për keq nga morali i ngurtë i

shoqërisë.

Por kam parë plot njerëz që lajthitin nga trutë edhe pse janë të martuar.

Shumë njerëz, sot, besojnë se nevoja bazë e njeriut është të mbijetojë, të punojë, të

grumbullojë pasuri. Por jo, nevoja bazë e njeriut është të falë dashuri. Njerëzit

lajthitin nga trutë sepse nuk kanë kujt t’ja shprehin dashurinë, sepse të tjerët nuk e

pranojnë dashurinë e tyre të papastër, lakmitare dhe të kushtëzuar. Njerëzit lajthitin

kur prishin balancën e dashurisë, kur egoizmi i tyre për të marrë është në nivele të

larta porse realiteti i godet në fytyrë, realiteti nuk është i gatshëm të ngopë babëzinë e

lakmitarëve. Njerëzit lajthitin kur lakmia e tyre është tepër e madhe, kur përbuzja e

tyre është tepër e madhe.

14

Sa më shumë të japim dashuri të pastër, aq më të shëndetshëm do të jemi si fizikisht

ashtu edhe mendërisht.

Gjithashtu, njerëzit bien në depresion sepse duan të komandojnë veprimet e të tjerëve

ose sforcaren të zbatojnë komandat morale që u janë diktuar, dhe, çdo gjë që tenton të

komandojë, vjen një ditë që çakordohet.

Një arsye tjetër përse njerëzit lajthitin nga trutë është se kanë opinion tepër të lartë

për veten. Ata nuk e lejojnë veten të bëhen qesharakë, nuk i pranojnë limitet e njeriut,

nuk i pranojnë dobësitë e tyre. Njerëzit duan të jenë gjithmonë shembullorë, të

pamëkatshëm para syve të shoqërisë e ndërkohë i bluajnë përbrenda të gjitha të

bardhat dhe të zezat e zemrës së tyre, i shtypin përbrenda të gjitha emocionet që duan

të çlirohen.

II

Shpirti nuk çmendet. Keni parë ndonjë fëmijë të çmendet? Kurrë! E megjithatë, të

gjithë fëmijët flasin me vete, por ata jetojnë më shumë në shpirt se në mendje.

Mendja çmendet sepse mendja është egoiste, ziliqare, xheloze, lakmitare. Edhe

fëmijët janë egoistë, ziliqarë, xhelozë, lakmitarë, por, në ndryshim nga fëmijët,

mendja e të rriturit ka mendim tepër të lartë për veten. Të rriturit kanë ambicje,

fëmijët nuk kanë ambicje, të rriturit kanë krenari, fëmijët nuk kanë krenari, të rriturit

kanë sedër dhe shpesh sedër të sëmurë, fëmijët nuk preken në sedër. Fëmijët puthen,

përqafohen, inatosen, zihen, zhvishen lakuriq, flasin hapur, mbajnë sekrete – jeta, për

ta, është një aventurë, ndërsa për të rriturit është një barrë.

15

8 – Fëmijët

I

Fëmija vjen nga mbretëria e të mundshmes ku nuk ekziston fjala “e pamundur”. Ja

pse fëmija gjen vështirësi të përshtatet në realitetin tonë të gjërave. Në qenien e çdo të

rrituri gjendet i strukur fëmija të cilit i pëlqen të ecë në bordurat e rrugës duke u

përpjekur të ruajë ekuilibrin apo ta futë këmbën në pellgun me ujë.

A nuk e shihni si sillet fëmija i vogël tek ju, plot besim, dashuri e siguri? Sepse

fëmija nuk mund t’i trembet natyrës së tij hyjnore. Dhe ata nuk e fyejnë kurrë shpirtin

tënd, madje edhe kur bëjnë “ligësira”.

II

Kur takohen njëri me tjetrin, fëmijët nuk pyesin: “Ku ishe? Me kë ishe? A u kënaqe?”

Ata menjëherë përfshihen nga prezenca e njëri-tjetrit, ata jetojnë totalisht të tashmen.

Dhe kur dikush largohet, e bën këtë veprim krejt natyrshëm. Ata që qëndrojnë, e

pyesin vetëm: “Do të vish prapë?” Ata nuk i kërkojnë llogari: “Pse do të ikësh?”, ata

nuk e ndjejnë veten fajtorë që të pyesin: “Mos thashë ndonjë gjë që të mërziti?”

Të rriturit duan gjithmonë të gjejnë shpjegime përse tjetri ashtu papritur vendos të

largohet. Të rriturit nuk e kuptojnë dot se nuk ka shpjegime të logjikshme, të rriturit

nuk e kuptojnë dot se njeriu ka nevojë të udhëhiqet nga ndjenja dhe nga intuita, ka

nevojë të largohet dhe kaq. Përse duhet të jetë kaq e çuditshme të bëjë njeriu veprime

pa dhënë shpjegime?! Fëmijët e dinë se, ai që largohet, thjesht nuk ka më dëshirë të

qëndrojë, nuk ka më kureshtje dhe as kënaqësi. Kjo nuk do të thotë se nuk u kënaq

gjatë kohës që qëndroi. Të rriturit mbajnë inat po nuk iu dhe shpjegime dhe arsye

bindëse për sjelljen tënde, kurse fëmijët nuk të lodhin me pyetje.

Ëndërroj të sillem si fëmijët, ëndërroj të lëviz si një kuant, me lëvizje të befasishme,

që duken të pakontrolluara e kaotike, por që i përgjigjen rregullit të brendshëm të të

ndjerit mirë me veten duke mos fyer të tjerët.

9 – Urban

“Për të njohur jetën e një qyteti në të cilin do të jetoj, unë e filloj me kulturën,

historinë dhe traditat e atij qyteti. – më tha shtriga – Po të duash të ndihmoj edhe ty ta

njohësh më mirë qytetin tënd.”

Më shkriu së qeshuri, kujtova se tallej, por, siç rezultoi më vonë, më tregoi për

qytetin tim shumë më tepër histori e kuriozitete nga ç’dija unë që kisha një jetë këtu.

Madje as tani nuk më kujtohet si quhet muzeu që vizituam prapa katedrales: “Muzeu

16

Historik Mesjetar” apo “Muzeu Arkeologjik Mesjetar”? Muzeu prapa katedrales, mu

në qendër të Korçës! E unë as që e dija se kishte muze atje. Kur jetojmë në një qytet,

besojmë se jemi në gjendje t’i përgjigjemi çdo pyetje që mund të na bëhet për qytetin

tonë, por, në fakt, dimë gjëra për disa nga njerëzit më të përfolur të qytetit, çfarë

pasurish kanë, çfarë makinash luksoze zotërojnë, dimë plot vende ku hahet mirë, ku

pihet mirë, ku ka femra të mira, ku kalohet mirë dhe kaq. As që e marrim mundimin

të pyesim e të gërmojmë për historinë, kulturën, apo të vizitojmë muzetë e qytetit. E

identifikojmë muzeun me veten tonë, sepse, në njëfarë mënyre, me këtë sy na shohin

edhe ata bashkqytetarë që janë larguar prej vitesh nga qyteti; kur kthehen, na shohin

si të jemi objekte muzealë që i flasim të shkuarës së tyre.

17

10 – Shkallë për t’i lënë pas

Takova një të afërm, ishte i dëshpëruar sepse i kishin hyrë në shtëpi dhe i kishin

vjedhur disa sende të çmuara . Ai ma tregoi hallin dhe po priste të qaja bashkë me të

ose po priste të më bënte palë në urrejtjen e tij.

“E pse mërzitesh kur të vjedhin?! – i fola duke qeshur – Duhet të jesh i kënaqur!

Vetëm ata që janë të pasur vihen në shënjestër nga hajdutët.”

18

11 – Mik i urtësisë

I

Një nxënës kurioz mund të jetë një mësues shumë më i mirë nga ç’kanë qenë librat e

universitetit për vetë mësuesin. Dhe, ndodh rëndom që, një mësues t’i drejtojë

nxënësit në qorrsokak sepse i pyet për të vlerësuar a i kanë përvetësuar idetë që u ka

shpjeguar ai sipas udhëzimeve të librit.

Mësues nuk është ai që shpjegon diturinë. Mësues është ai që pyet për të nxitur

kërkimin e përgjigjeve, d.m.th. i nxit të tjerët të mendojnë, të lexojnë, të informohen,

të mësojnë. Të jesh mësues do të thotë të zgjosh kuriozitetin tek tjetri.

II

Nuk më lëndon padituria e mendjeve të hapura, por më plagos përçmimi plebishitar

për urtësinë shpirtërore.

III

Unë nuk e konsideroj veten njeri të ditur. Jam një lule që ka filluar të çelë.

19

12 – Midis zemrës dhe lojrave të mendjes

I

Kur nisem nga mendimi analitik dhe e studioj sjelljen e tjetrit si të jetë një ushtrim

matematikor, kam vënë re se nuk e gjej dot njeriun e vërtetë.

Çdo njohje reale vjen vetëm nëpërmjet zemrës.

Vetëm duke ecur drejt tjetrit me flakën e zemrës sime, vetëm duke e hapur veten që ai

të shohë përpëlitjet e flakës sime, vetëm kjo është rruga për të mbërritur tek tjetri i

vërtetë. Në të kundërt, gjithmonë do të mbërrij në shfaqjen e tjetrit. E ashtu si kërkoj

unë të komunikoj me të, po të njëjtën gjuhë do të përdorë edhe ai për t’u marrë vesh

me mua.

Vuajtjet janë rezultat i dëshirave të mia që kërkojnë të materializohen nëpërmjet

ekzistencës së tjetrit. Do të vuaj gjithmonë për sa kohë do të besoj se tjetri është i

nevojshëm për të më plotësuar mua një nevojë psiqike timen.

II

Kur mendja shkon përpara dhe zemra e ndjek pas, njeriu do ta ngatërrojë gjithmonë

rrugën. Kur mendja prin përpara, zemra e ndjek duke u përpëlitur, sepse mendja

shpesh bie në errësirë.

Po kur iu afrohem njerëzve me zemër, nuk kam asnjë frikë edhe sikur prapa tjetrit të

kërcëllijnë dhëmbët njëqind demonë.

Kur afrohem me zemër, shoh cilësitë e mira tek tjetri. Po kur i afrohem tjetrit me

mendje, dyshimet më mbulojnë sepse sytë e mi shohin vetëm të zezat e karakterit të

tij.

III

Frika më buron nga mendja ime e papastër. Sepse, në mënyrë të pandërgjegjshme,

vetja e di se, të kërkoj diçka prej tjetrit, kjo është në kundërshtim me plotësinë time.

Nëse jam i plotë, e si mund të kërkoj të marr diçka nga tjetri?! Frika ime tregon

njollat në qenien time, sepse, nëse jam i plotë, as që i ndjej pickimet e

mosmirënjohjes, të abuzimit, të inatit, të zilisë dhe të egoizmit të tjetrit.

Kur jam i plotë e kam flakë në zemër, unë i përkëdhel edhe pasojat që lenë veset dhe

mëkatet e tjetrit, sepse, veset dhe mëkatet, janë gurët ku tjetri është penguar, rrëzuar e

ka dëmtuar veten.

Të gënjeshtërta janë veç mënyrat e papastra që unë zgjedh për të komunikuar.

Inteligjenca le të jetë zbukurim i shpirtit tim, ashtu si dritat ndriçojnë qytetin. Dhe

zemra ime qoftë shtëpia ime, këtu ku banoj në këtë qytet zemrash!

Vigjiloj që të mos u flas njerëzve me gjuhën e traditës dhe të zakonit.

20

Vigjiloj që mos u flas me gjuhën e modernes.

Vigjiloj që t’u flas gjithmonë me gjuhën e zemrës!

21

13 – Pushteti i jetës

I

Një gjahtar ecte krenar duke mbajtur një armë gjahu, ndërkohë që askush nuk e

kërcënonte jetën e tij. Përse atëherë ai mban armë?

Arma do të thotë pushtet; pushtet për të vendosur kush vdes e kush rron, ç’rëndësi ka

në janë njerëz apo kafshë.

Njeriu e di instiktivisht që është krijuar për të patur pushtet. Por pushteti i vërtetë

është ai mbi veten.

Kur njeriu arrin pushtetin mbi veten, gjen atje kënaqësinë më të madhe dhe kulmin e

lirisë.

Cilat janë shenjat që tregojnë se njeriu ka arritur pushtetin mbi veten?

Atëherë kur pasuria dhe kënaqësia më e madhe është të ndash me të tjerët

buzëqeshjen, diturinë, zemrën dhe pasurinë tënde.

Deri kur të arrish pushtetin mbi veten, ke për t’u endur për të fituar pushtet mbi njerëz

të tjerë, qoftë ky pushtet financiar, politik, fetar, shoqëror, familjar, fisnor. Të duash

të sundosh të tjerët, është rruga që të çon në paranojë dhe në errësirën e shpirtit.

Pushteti i vërtetë nuk është të zotërosh sa më shumë prona materiale dhe njerëz që të

binden verbërisht.

Pushtet do të thotë të japësh, është e vetmja mënyrë për të mos rrezikuar të

humbasësh.

II

Në ndërgjegjen e njeriut gjithçka peshon, më shumë rëndon çfarë nuk jep, sesa çfarë

nuk merr. Shqisat e mia janë shirita që inçizojnë realitetin, ndërgjegja është kaseta ku

regjistrohet gjithçka. Pa fjalë e pa mendime, ndërgjegja më transmeton automatikisht

të vërtetat e saj.

Dhe ndërgjegja njerëzore nuk ka për të qenë kurrë e qetë sikur qoftë edhe një njeri i

vetëm në botë të jetë duke vuajtur nga plagët që i kanë shkaktuar me tendencën për ta

lënduar.

III

Toka është aq bujare sa të na i plotësojë të gjitha nevojat, por nuk është aq e pasur sa

të kënaqë lakmitë tona.

22

14 – Për dashurinë dhe seksin

I

Të duash dikë, do të thotë të duash të ndash me të të mirat e tua të cilat mund të jenë

mendimet, ndjenjat, ëndrrat, zhgënjimet, lotët, sfidat. Aty ku ka barazi dhe respekt të

ndërsjelltë, nuk ka dashuri të vërtetë, sepse dashuria e vërtetë nuk mban peshore me

vete.

II

Të jesh i dashuruar do të thotë të vraposh sapo e shikon dashurinë e zemrës tënde, t’ia

hedhësh duart rreth qafës, ta puthësh, ta përqafosh, ta ledhatosh. E pastaj të uleni

këmbëkryq në mes të rrugës, ose të vallëzoni, ose të ecni, ose të flisni duke harruar se

bota ekziston. Ja, kjo është dashuria! Por, shumica prej nesh, shijojmë vetëm

porcione dashurie me masë dhe me orar njësoj si të sëmurët pijnë ilaçet.

III

Kur gruaja gënjen burrin, ose nuk është e sigurt për dashurinë e tij, ose nuk është e

plotë në dashurinë e saj. E megjithatë, nuk ngurrojmë t’i quajmë “të zgjuara” ato gra

që thonë gënjeshtra të bardha në emër të të mirës së përbashkët të familjes.

Kurse burri e gënjen gruan e vet në dy rrethana: ose nga naiviteti ose për t’ju

shmangur zemërimit apo xhelozisë apo hakmarrjes apo kërkesave të saj të llogarisë.

Për mua, qoftë e bardhë apo e zezë, çdo gënjeshtër më tregon mungesë dashurie.

IV

Nuk ka rëndësi sa e bukur, sa e zjarrtë, sa fisnike është një femër. Nëse zemra e saj

nuk është me ty, nuk ke për të qenë kurrë i lumtur pranë saj. Ke për të vuajtur

gjithmonë për sa kohë e konsideron dashurinë një nevojë ose një trofe që ta varësh si

medaljon në gjoks e të ecësh krenar mes njerëzve.

23

V

Seksin e kam parë gjithmonë si kënaqësi ose si një shfrim instiktesh, si një përvojë

për ta kërkuar tek tjetri, për ta shkëmbyer me tjetrin, si një ngarkesë energjie, ose si

detyrim për ta përmbushur. Tash po kuptoj se kam ecur në rrugë qorre, sepse seksi i

vërtetë është kulm, është maja e malit ku takohen një mashkull dhe një femër të cilët i

janë ngjitur malit nga drejtime jo të ngjashme, pasi kanë kapërcyer sfida nga më të

ndryshmet në jetë, pasi kanë mësuar prej tyre, pasi u është pjekur shpirti dhe iu është

mprehur arsyeja, pasi iu shkëlqejnë sytë dhe iu buzëqesh fytyra nga kënaqësia e të

ekzistuarit, pasi i mrekullohen ekzistencës dhe e falenderojnë me mirënjohje për

gjithçka ka krijuar, e pra, kur një mashkull dhe një femër e tillë takohen në majë të

malit, atëherë ata zhduken, treten, humbasin kufijt e egos së tyre, hidhen pa frikë në

humnerën e krahëve të njëri-tjetrit dhe seksin e mbartin me vete.

24

15 – Mbi bujarinë, mirësinë dhe drejtësinë

I

Disa njerëz janë bujarë, japin më shumë nga sa iu kërkon, në mënyrë që mos të të

lëndojnë ta ulësh veten dy herë për t’u lutur. Bujari, duke i ditur nevojat e tua, të jep

madje pa i kërkuar ti. Kurse tipi lakmitar e konsideron pronë të tijën edhe atë që ta ka

marrë borxh.

II

Dua që mirësia ime të jetë vetë natyra ime, e pashmangshme. Pres ditën kur mirësia

ime të mos jetë e detyrueshme, sepse e tillë mund të bëhet edhe e korruptueshme.

III

Ti duhet të kërkosh të marrësh dashuri dhe pasuri, vetëm kur dashuron të japësh më

shumë – këtë e quaj unë drejtësi.

25

16 – Është koha të lind vetveten!

I

Nuk ka asnjë njeri fatkeq përveç atij që kërkon të bëhet zot i lumturisë së vet.

Ja pse çdo njeri zgjedh të jetë fatkeq sipas mënyrës së vet.

Dhe lumturia që ndjen, është një nga fytyrat e ndritshme të fatkeqësisë që ka

përqafuar.

II

I kam parë me vëmendje handikapatët, e jam mahnitur me jetën e tyre të thjeshtë e të

bukur. E pse u dashka që, për të thënë nëse ai është apo jo i lumtur, duhet të ndjejë

lumturinë sipas një emëruesi të standartizuar? Ç’kuptim ka, veçse për mua, ta mat

lumturinë e tjetrit me kutin e lumturisë sime?!

26

17 – Çdo gjë është unike

I

Në momentin kur krahasoj, humbas shijen e ekzistencës.

Shijoje ose largohu, e pse të bëj krahasime?!

Çdo gjë është unike dhe çdo ndjenjë është unike! Asnjëherë nuk mund të krahasohen

dy njerëz, as dy thënie, dhe as dy poezi, as dy lule nuk mund të krahasohen njëra me

tjetrën! Kënaqu me cilësitë që ka çdo njeri! Kënaqu me shijen që të le çdo poezi! Nuk

të pëlqen, lere, nuk ke pse e krahason me një poezi tjetër!

27

18 – Rrjetë merimange

A mos vallë fjalitë, pohimet dhe mendimet e mia janë rrjeta merimange shumë të

imta, thuajse të padukshme, të manipulimit të mendjes së tjetrit dhe modelimit të

mendjes së tij sipas imazhit tim për jetën? A mos vallë edhe mendja ime është

ndërtuar sipas modelit të të tjerëve? A kam unë një vetëdije që më ka ardhur nga

depërtimi brenda qenies sime apo kam një vetëdije si shumatriçe e mendjeve të të

tjerëve?

Nëse vërtet e dua një person, a mos vallë është më e ndershme të mos i jap asnjë

formulë të gatshme për jetën, por vetëm t’i bëj pyetje, në mënyrë që përgjigjet t’i

gjejë në veten e tij?

Kur arsyetoj çfarë është jeta dhe si duhet jetuar ajo, a mos vallë jam duke e

manipuluar tjetrin?

28

VIJ TEK JU DHE VAZHDOJ PËRTEJ JUSH

1. Si filloi jeta në Tokë

Fillimisht, njeriu krijoi botën, detrat, lumenjtë, malet, pyjet, krijoi bimët dhe e stolisi

botën me to, në parim të ngjashme njëra me tjetrën, por të larmishme në formë dhe

funksion. Pastaj njeriu krijoi gjallesat e tokës, të ajrit dhe të ujit, të ngjashme por të

ndryshme nga njëra-tjetra. Pasi kishte krijuar gjithçka në botë dhe u kënaq me

krijimin, njeriu i tha vetes: “Gjithçka është kaq e përsosur!” u mbush me aq shumë

lumturi sa njeriu krijoi veten, pasqyrim të idesë së kulluar që kishte mbi veten dhe e

vendosi në botë, unik, të pangjashëm me çdo gjë tjetër që kishte krijuar.

29

2. Prej kujt duhet ta shpëtojmë botën?

- Ne duhet të përpiqemi ta shpëtojmë botën! – dëgjoj të thonë.

- Prej kujt duhet ta shpëtojmë botën? – pyes unë.

- Nga krijuesi i vet! – zgërdhihet vetja ime nën kësulë.

30

3. Nëna

Nënë, o nëna ime, çfarë bëre gjithë jetën tënde?

Kur unë dhe motra ishim të vegjël, ti fshihje ëmbëlsirat, dhe ne, ndonëse e kthenim

përmbys shtëpinë, nuk i gjenim dot. Pastaj vije ti e lodhur nga puna dhe ne të

luteshim të na jepje një thelë ëmbëlsirë. E ti, o nënë, hyje në dhomë e na sillje

ëmbëlsirën. Ku i fshihje o nëna ime e mirë, në zemër?

Por kishte raste, për Vitin e Ri, që ti i kyçje në dollap thelat e bakllavasë, dhe ne

fëmijët inatoseshim që na i mbaje gjërat e mira me kyç. E mban mend, nënë, ti na

thoshe: “Po unë për ju i kam, se mos i dua për vete! Mos i mbaroni të gjitha brenda

ditës, por të kini edhe për nesër!”

Qëllonte ndonjëherë, kur ishte ditë feste, që ti na thoshe me qortim për veten duke

kërkuar të të falnim: “Nuk durova dot dhe hëngra një ëmbëlsirë.”

Po ndonjëherë i fshihje në mënyrë të tillë që ne të gëzoheshim duke i gjetur. Oh, sa na

shijonte kjo ëmbëlsirë fshehurazi “e vjedhur” me meritë!

Po kur babi të thoshte: “Ke ndonjë thelë baklava?” ti nuk prisje që ai të të lutej, por e

kënaqur që do ta gëzoje burrin tënd, me vrap ia plotësoje dëshirën. Dhe ne, fëmijët e

shkathët, menjëherë përfitonim nga situata e të kërcënonim në zemër: “Po mua?” që

donte të thoshte “po mua nuk më do?” E na zgjasje ëmbëlsirën duke na thënë se

mbaroi, “kjo është e fundit, nuk ka më”. Por, ne që të njihnim dhëmb e dhëmballë,

duke lëpirë buzët nga kënaqësia, ia shkelnim syrin njëri-tjetrit me dinakëri: “posi, e

fundit!”, sepse ti shpesh na kishe “gënjyer” me këtë marifet, sidomos atëherë kur

binte niveli ynë i vigjilencës, ti na pyesje: “Gjejeni çfarë do t’u jap një gjë të mirë?” E

unë me motrën shikonim të habitur njëri-tjetrin, sepse të gjithë dollapët e sirtarët ishin

pa çelës dhe ne kishim kontrolluar për forcë zakoni e nuk kishim gjetur gjë. Ku i

fshihje, o nëna ime e mirë, në zemër?

Nënë, o nënë, çfarë bëre gjithë jetën tënde?

“Njoha fuqinë e zemrës!”

Duhet ta përfytyrojmë nënën të lumtur.

31

4. E Vërteta

I

E vërteta nuk është një dhe e vetme, e vërteta është shumë dhe e larmishme. E vërteta

nuk është vetëm fakti çfarë ndodhi, dinamika si ndodhi dhe arsyet e ngushta pse

ndodhi. E vërteta është shumë më e gjerë se kaq, jo vetëm të vërtetat universale por

edhe të vërtetat e vogla të qënies. E vërteta është të gjitha rrugët. E vërteta është një

lumë i gjatë e i gjerë me të gjitha degët që e kanë ushqyer.

II

Për sa kohë njerëzit këndojnë, janë zgjuar!

Për sa kohë ata vallëzojnë, gëzimi është hyjnor!

Për sa kohë ata qeshin, janë të gjallë e janë në jetë!

32

5. Asgjë nuk dihet e megjithatë gjithçka qëndron e zbuluar

I

Ti e di çfarë do të të ndodhë. E ardhmja është e shkruar në frikërat dhe në dëshirat e

tua.

Ka për të ndodhur ajo gjë së cilës i trembesh! Prandaj ji i gatshëm të përballesh me

guxim e vendosmëri!

Ka për të ndodhur çfarë ti dëshiron! Prandaj ushqe sinqeritetin në mënyrë që ta

ndjesh plotësisht përqafimin e ndjenjës së ngrohtë!

Ka disa njerëz që thonë se ti tërheq atë gjë që dëshiron, kurse unë deklaroj të

kundërtën, ne dëshirojmë ato gjëra që e dimë se janë shkruar për ne të ndodhin. Ne

jemi në dijeni të ngjarjeve që na presin, por kjo dijeni i është fshehur vetëdijes sonë.

Dëshirat dhe frikat tona janë në fakt një déjà vu e asaj çfarë ne njohim që më parë për

fatin tonë. Ne vijmë këtu në tokë për të realizuar filmin, skenarin e të cilit e kemi

shkruar dhe firmosur me vullnet të lirë kohë më parë se të lindnim. Në jetë në

aktrojmë rolin që kemi zgjedhur më parë për veten tonë.

Vullneti i lirë është manifestuar paraprakisht kur zgjodhëm rolet. Sikur unë ta di se

çfarë kam zgjedhur për jetën time, ka mundësi të rebelohem e të refuzoj të reagoj, por

është e pamundur të ndalet energjia që vepron. E megjithatë unë ndihem i zhgënjyer,

sepse mua, njeriut, nuk më është dhënë vullnet i lirë për të zgjedhur. Harroj se jam

unë që e kam zgjedhur me vullnet të lirë filmin e jetës sime.

II

Imagjinata është realiteti i vërtetë. A mund të realizosh diçka pa e kërkuar fillimisht

me mendje, pa e ëndërruar si është ta kesh, pa thurrur fillimisht me imagjinatë

manovrat për t’ia arritur qëllimit?

Të gjitha projektet dhe idetë lindin dhe zhvillohen në kokë, ja pse është e

rëndësishme ta ushqesh mendjen me mençuri dhe vetmi. Trupi është mekanizmi me

anë të të cilit ti korr prodhimet që ka mbjellë mendja jote.

Ajo që ti quan realitet, është thjesht skena ku luhen rolet e imagjinatës.

33

6. Mbi artin

I

Të imagjinoj, të shkruaj, të korrigjoj frazat, t’u kthehem e t’u rikthehem, t’i lexoj me

dhjetra herë me mendje, t’i rrotulloj në gojë si gllënjka vere, t’i shijoj si më vijnë, të

athta, t’ëmbla, t’i përpunoj, të fantazoj – është njëra nga kënaqësitë e jetës sime.

II

Poezinë e dua të jetë si puthja në buzë. Kurdo që lexuesi nuk mrekullohet nga kjo

puthje, do të thotë se puthja e shkrimtarit nuk ka qenë e sinqertë.

III

Unë nuk e kuptoj dashurinë si kërkesë llogarie dhe as si akuzë të heshtur, as si mall

shkëmbimi. Të tillë ndjenjë në dashuri, jo, nuk e dua, ca më pak e dua në poezi.

Unë dua horizont në poezi, dua që poezia ime të ketë hapësirë, të ketë mushkëri të

mëdha, të mos jetë poezi astmatike, dua të ma mbushë kraharorin me ndjenjë, ose të

jetë një rënie e lehtë si me parashutë.

IV

Në një poezi është e pamundur të di çfarë i ka munguar autorit, çfarë ka dashur të

shprehë. Në të vërtetë, kur analizoj një poezi, jam duke analizuar veten time çfarë më

mungon mua. Duke lexuar një poezi, mësoj të kuptoj veten çfarë më mundon e çfarë

më bën të lumtur.

V

E them gjithmonë, po të jetë nevoja e përsëris edhe 100 herë, Kafka vjen si vetëtimë.

Kur jam përpjekur ta analizoj dhe ta kuptoj Kafkën, kam dështuar gjithmonë. Vetëm

34

kur e kam lënë të ikë, ai e ka gjetur rrugën për të ardhur tek unë, në një ngjarje të

jetës sime, ai është kthyer si vetëtimë e më ka pëshpëritur mesazhet e fshehta

perandorake. E ai ka ardhur gjithmonë i përpiktë atëherë kur më pak e prisja. Mund

edhe të mos vijë më kurrë. Të paktën, kjo është e vetmja mënyrë si unë e kuptova

Kafkën.

VI

Parabola në skica është një nga stilet e mia të preferuara, parabolën e përfytyroj si një

ylber me shumë ngjyra e nuanca të cilat transformohen në varësi të gjendjes

shpirtërore. Parabolat ofrojnë të vërtetën për çdo njeri në kohë të ndryshme, ia

përshtatin të vërtetën kohës, dhe njëkohësisht nuk e dogmatizojnë të vërtetën, ato

rrëshqasin fluidshëm, ndaj mbeten gjithmonë transparente. Parabola është një

mjeshtëri tepër delikate.

35

7. Thesaret e dashurisë

I

Në çdo ndjenjë femra përkushtohet maksimalisht.

Kur më dashuron, asaj nuk i hyn në sy asgjë tjetër, bën çdo sakrificë.

Kur nuk më dashuron, ajo mund të më përdorë si t’i dojë qejfi pa e vrarë kurrë

ndërgjegja për fatin tim.

Femra është flakakull:

e dua - dhe më përvëlon,

nuk e dua - dhe më kallkanos.

II

Të vetmuarve ju them: Thjesht ji i pranishëm, dhe dashuria do të vijë. Thjesht ji atje

mes njerëzish dhe dashuria do të lindë natyrshëm. Ashtu si fara bëhet bimë, zemra

është krijuar të bëhet dashuri. Kur të shohësh se dashuria po fillon të lulëzojë në

zemrën e tjetrit, transformohu në lule edhe ti, rrituni bashkë me dashurinë.

III

Femrës që dashuroj,

unë nuk mundem dot t’i ofroj botën.

Më e pakta që mund të bëj është t’i ofroj veten time.

Maksimumi i dashurisë është t’i ofroj botën e saj.

Është bota të cilën ajo e ka brenda vetes, por që nuk e di sa e madhe është,

ose ka frikë ta zbulojë.

IV Aty ku ka një ndalesë të fortë morali, aty lulëzon dashuria, sepse dashuria është

kokëfortë, ajo rritet në shkëmb, sa më i egër të jetë mjedisi aq më vrullshëm harliset

dashuria. Por aty ku dashurisë ia presin krahët, aty dashuria kupton sa e rëndësishme

është liria.

36

8. Në çdo urrejtje, lulëzon një dashuri

Kush urren një njeri, ai, në fakt, dashuron njeriun e ndryshëm prej tij.

Kur ju shpreheni: “Ai urren filanin!” unë deklaroj: “Ah, sa bukur, ai dashuron një që

nuk është si filani.”

Ti mund të dashurosh A-në, B-në, C-në, D-në, etj. në mënyra të ndryshme pa urryer

asnjë prej tyre.

Por nëse ti më thua se e urren A-në, B-në, C-në, D-në etj. unë të përgjigjem: “Po, të

besoj që e urren A-në, B-në, C-në, D-në, madje unë kam dëgjuar që ti urren edhe E-

në, edhe F-në, edhe G-në, etj. por, të gjitha këto urrejtje nuk bëjnë gjë tjetër veçse më

tregojnë dashurinë e madhe që ke për Zh-në.”

Mashkulli që urren femrat e dhjamosura, nuk urren femrat e dhjamosura, por unë

kuptoj se ai dashuron femrat elegante.

Nëse ju më thoni për dikë se ai i urren të gjithë njerëzit, të gjitha kafshët e të gjithë

botën, unë, përkundrazi, do t’ju them për atë njeri: “Përveç të gjithë botës, ai

dashuron gjithçka tjetër.”

Në çdo urrejtje, lulëzon një dashuri.

37

9. Vuajtja

Dashuria është lumturi sepse kemi njohur vuajtjen. Vuajtja është simptomë dhe

prelud i dashurisë. Pavetëdijshëm, ne e kërkojmë vetë vuajtjen, ne i tërheqim si me

magnet ngjarjet në jetë që na lenë plagë, në mënyrë që, më pas, ta përjetojmë

thellësisht ndjenjën e dashurisë.

II

Tek shpirtra që vuajnë, heshtja flet më shumë se fjalët që thotë. Kush është i mençur,

e dëgjon tek hesht, të shumtët e lodhin me ngushëllime dhe sugjerime.

Dhe kush gjen kënaqësi tek soditja, më dëshmon se po vuan.

III

Dhe, dashurisht ëmbël e shijoj vuajtjen nga një sëmundje!

IV

Është mëse normale që njeriu i dëshpëruar të mbyllet i vetmuar në dhomë. Vetmia

nuk është e dhimbshme kur je i pikëlluar, përkundrazi përjetohet si burim kënaqësie.

Por, të ndihesh i lumtur për jetën që rrjedh në venat e tua e të mos kesh askënd pranë

me të cilin ta ndash harenë, kjo është torturë.

38

10. Në shkollë tek Lille Venn

Ti, o Genci, mendon se e njeh njeriun, ti mendon se e ke kuptuar jetën. Por ja ku po ta

them se tek njeriu i vogël të cilin ti as që e përfill, tek ai fshihet njeriu i madh; dhe

njeriun të cilin ti e mban për të madh, në sytë e mi ai ka një vlerë qesharake. Njeriu i

vogël nuk e njeh fuqinë e vet, e prandaj jeton në mjerim e nuk bën dot përpara. Njeriu

i madh krenohet me ndikimin e vet, e prandaj jeton në mjerim e nuk bën dot përpara.

Tani të dhashë një mësim tepër të çmuar si t’i dallosh njerëzit.

Njeriu i madh nuk ekziston; njeriu i madh është një humnerë, tundim për ty që ta

kapërcesh. Shko, pra, dhe gjej njeriun e vogël, mbushu me dritën që ndriçon tek ai.

Ti mendon se ke parë shumë gjëra në jetë, por ti nuk ke parë ende asgjë. Ti ende nuk

e ke gjetur njeriun e vogël, ti ende nuk ke dëshirë të mësosh prej tij.

39

11. Përtej vetes

I

Për të mos u zemëruar me ty, është e nevojshme ta shoh botën nga këndvështrimi yt.

Përderisa është e pamundur të pajtohem plotësisht me veprimet e tua, ka gjithmonë

vend për keqkuptime të cilat lindin nga pozicione të ndryshme si e shohim realitetin,

kjo edhe prej rrjedhës së jetës si kemi mbërritur deri në këto pozicione.

II

Për të parë qartë është e nevojshme ta kapërcej objektin e vëzhgimit tim, ta shoh

përpara, t’i afrohem, e ta le mbrapa. Për të matur lartësinë e malit, duhet të kapërcej

në anën tjetër.

40

12. Ngjyra dhe piktura

I

Gjithçka që ekziston në botë, duke filluar nga tjetri, nuk është përfundim i asaj se cili

është kuptimi i jetës apo kuptimi i botës, por është një shenjë, ndodhet atje që unë të

kuptoj marrëdhënien me veten në botë.

II

Ndoshta, të mos paragjykosh do të thotë ta shohësh botën shumëngjyrëshe, ndërsa, të

paragjykosh do të thotë ta shohësh botën dyngjyrëshe, në një dualizëm të pandalshëm

dhe të lodhshëm: e mira përballë së keqes, e bukura përballë të shëmtuarës, virtyti

përballë vesit, morali kundër imoralitetit.

41

13. Këngë për të droguarit

Unë ju kuptoj përse drogoheni, o të droguar. Më shumë se çdo gjë ju ka lodhur

ndërgjegja juaj infektuese dhe parazituese. Oh, e si mund t’iu ve faj, unë ju dua!

Por pse, o miq, nuk drogoheni me drogën e pastër?

“Ndërgjegje” e ka emrin.

Ti mund ta humbësh mendjen tënde, jo duke e vrarë jetën, por duke e lulëzuar dhe

harlisur atë, ti mund të krijosh muzikë brenda trupit tënd.

Ti mund ta humbësh mendjen tënde pa e kthyer në sëmundje dhe degradim!

Edhe unë po si ju e ndjej realitetin, a nuk janë të dukshëm efektet dehës dhe

vegimtarë në krijimet e mia?!

Ndërgjegja e pastër është drogë e pastër.

42

14. Shina ku kalon jeta e njeriut

I

I dashur mik, ki kujdes nga ata njerëz që të ankohen për motin! Nëse ata ankohen për

një fenomen që nuk është në dorën e tyre e as në vullnetin tënd, e imagjinon ç’ankesa

e ç’akuza do të ngrenë kundër teje nëse dashur pa dashur iu shkel në kallo!

II

Ai që nuk do motrën, vëllain, nënën apo babain, gruan apo burrin, ai që mundohet të

përfitojë prej tyre, të jesh i sigurt se dora e këtij njeriu shpejt do të bjerë edhe mbi

kurrizin e fëmijës së vet, ndonëse betohet se çdo sakrificë e bën në emër të lumturisë

së fëmijës.

Kur të dëgjoj tek më shpreh mllef për një shok të vjetër, si mund të të besoj se ti do të

më duash si shok të vërtetë?

Ashtu si shinat lidhin dy stacione ku kalon treni, njësoj i lidh njeriu veprat e tij.

Tek sjellja jote me të afërmit, pashë edhe mendimet e tua për të largëtit.

Tek sjellja jote me të largëtit, më rrëfehet fati që i pret të afërmit e tu, sepse kush flet

keq për të largtin, do të vijë dita që do të flasë keq edhe për të afërmin.

43

15. Vij tek ju dhe vazhdoj përtej jush

Për të mos zhgënjyer të tjerët, unë nxitoja ta braktisja momentin duke e ndjerë vetëm

shkarazi të më prekte bukuria e jetës.

Për të mos zhgënjyer veten, unë qaja pamundësitë e mia.

NDAL! Nuk të ndjek më! E ardhmja bën hapa mbrapa duke qëndruar vetëm një hap

para meje. Më josh: “Ja, e shikon, jam veç një dorë larg teje. Unë, e ardhmja, bëra

hapa mbrapa vetëm që ti të më zotërosh. Kaq pranë asnjëherë nuk më ke patur, kaq

afër siç më ke tani, pothuajse të çik si gudulisje, mjafton të bësh një hap përpara të

më përqafosh e të jem jotja përgjithmonë.”

JO! Nuk më gënjen dot më. Ti je iluzion, ndaj qëndro jashtameje, atje është vendi yt!

Jam gënjyer duke besuar se ti, e ardhme, qëndron brenda meje. Ja, unë po shijoj këtë

moment dhe do ta thith të gjithin plotësisht e pastaj do të kaloj tek një ngjarje tjetër.

Vetëm kur ta thith gjithçka plotësisht, kur ta shijoj aq gëzim-dhimbshëm sa ta ndjej

drithërim-klithmën të vërshojë me tërsëllëmë në gjakun tim, ja, atëherë do të

largohem i kënaqur.”

Kështu mësova të qesh hareshëm pa e çarë kokën kush shkon e kush vjen e përse.

Tani po ngrihem i qeshur dhe i fortë si kurrë më parë. Tani e di, jeta është e gjitha

“Një moment i vetëm… përjetësisht… çast pas çasti”.

Dhe njerëzit që do të zhgënjehen këtej e tutje prej sjelljes sime, le të përgatiten sepse

do t’i zhgënjej vëndçe! Le ta shijojnë zhgënjimin, sepse unë nuk kam më ndërmend të

ndalem për t’u dhënë shpjegime. Unë vij tek ju dhe vazhdoj përtej jush.

44

16. Shenjtërimi i çdo dite

E dua gjithmonë pak çmenduri për të bërë një salto që e kapërcen jetën dhe vdekjen.

Monotonia e përditshme ma kërrus kurrizin sepse në të nuk ka asgjë të guximshme.

Ditë e shënuar është çdo ditë që kam rrezikuar një hap të gabuar ose një hap të

ekzagjeruar.

Nëse nuk rrezikoj të humbas, nuk mund të bëj dot një hap përpara.

Nëse nuk guxoj të kapërcej veten, nuk kam për ta kapërcyer humnerën që më ndan

nga vetja.

Tani jam i lirë, i pakufizuar nga asnjë ligj moral, por i kufizuar vetëm nga vullneti për

ta parë botën një vend të qeshur.

45

17. Kuptimi i vërtetë i jetës është përballimi i vetes

E kisha ëndërr të vizitoja Parisin e mrekullueshëm, por lexova “Komedinë njerëzore”

të Balzakut dhe e them me plot bindje se i njoh parizienët më mirë se çdo francez që

nuk njeh Balzakun.

Kisha ëndërr të shkoja në Tibet, pranë një lamaserie të takoja atje një të përndritur të

më jepte përgjigje për të gjitha pikëpyetjet metafizike që më rrotullohen në kokë. Të

më mësonte ushtrime meditimi të cilat do të më udhëhiqnin drejt Nirvanës. Në Tibet

ëndërroja të mësoja si të lexoj të ardhmen, si të kuptoj të shkuarën, të mësoja yoga

dhe tantra, të mësoja si të shëroja njerëzit, të mësoja të zhvendosem me forcën e

mendimit.

Derisa,

një ditë,

më shkrepëtiu një dritë,

dhe kuptova se,

kudoqoftë,

njeriu përballet me të njëjtat ndjenja e emocione, me lakminë, me dashurinë, me

frikën, me urrejtjen, me trishtimin, me zemërimin, me ëndrrat, me shpresat, me

pasionet.

Evropiani, që nginjet në kështjella antike, nuk është as më i mirë e as më fatlum se

afrikani i vogël që sulet turravrap për një krodhe bukë. Të gjitha vendet janë njësoj të

vlefshme për të jetuar. Nuk është vendi që do të ma bëjë jetën të lumtur apo të

dëshpëruar, vështirësia nuk qëndron në përballimin e realitetit, sepse kuptimi i vërtetë

i jetës është përballimi i vetes.

Tani,

grataçielat nuk ushtrojnë më asnjë forcë tërheqëse mbi mua,

tani e di se Harku i Triumfit është ndërtuar me rërë mbi rërë,

ambiciozët e të pushtetshmit i shoh gjithmonë duke ua mbathur këmbëve të ndjekur

nga zagarët e vetes,

dhe të përndriturit më dhimbsen kur nuk qeshin tek më shohin,

46

18. Nëse nuk lind

E largët,

siluetë në horizont është gjithçka ka jetuar.

Tepër e largët,

e paarritshme është e ardhmja që presim,

përtej maleve ndodhet jeta që do të jetojmë,

duhet art që malet t’i zhvendosë.

Eja tek unë!

Do të lindim ngjarjen!

Eja tek vetja!

Botën ta krijosh!

Nëse nuk vjen, nuk ke si ta gjesh forcën të ikësh.

Nëse nuk lind, nuk ke si të duash të vdesësh.

47

HIMNI I NJERIUT

HIMN I

Është e mrekullueshme të jesh njeri,

të rrëzohesh,

të ngrihesh,

të rrëzohesh përsëri.

E mrekullueshme të ngurrosh e kurajon mos ta presësh,

dhimbshëm të qash, por prapë si një Diell të qeshësh.

Sa qesharake të jesh njeri! Ta harrosh natën duke bërë dashuri e ndaj të gdhirë të

frikësohesh se mbase po e tepron.

Nuk ka të çmuar të jesh njeri! Ta urresh e prapë ta përqafosh me dashuri!

Është fantastike të jesh njeri: të humbasësh gjithë të afërmit e mbi varret e tyre të

betohesh se të largëtit do t’i duash akoma edhe më shumë!

Pus i thellë është shpirti yt, njeri! Në njërën dorë shtrëngon honet e dëshpërimit,

kurse me tjetrën ujit lulet e bujarisë.

Sa fat ke, o njeri! Në shtrat lëngon, pa më thuaj kush tjetër si ty qan e ëndërron për

jetën që perëndon?

48

2. “Rruga”

Jeta ime ka rrjedhur natyrshëm në rrugën që më ka shpënë në vetminë time, për të

gjetur çiltërsinë dhe ligësinë tek vetja, papërsosmërinë, difektet, poezinë dhe artin

tim, të gjitha bashkë një kopsht me trëndafila dhe shkurre ku fshihen zogjtë e lepujt e

mi.

3. “Një dhuratë vetes”

Unë krijova artin që të qesh me veten sa herë lexoj ato që kam shkruar.

Më argëtojnë paradokset e artit tim që janë paradokse të vetë qënies sime.

Paradoks nuk është jeta, paradoksi jam unë.

4. “Një lojë simpatike”

Si është e mundur që unë shkruaj kaq bukur?

Kush jam unë njëherë që i kam dhënë vetes të drejtën ta ushqej artin tim me frymën

time?

Kush jam unë njëherë që jetën e ushqej me fjalën time?

A nuk quhem unë Genci, një emër koti, banoj në një apartament 2+1, jam punëtor në

një sallë lojërash fati?!

Për të qeshur është, e gjitha gallatë, një lojë simpatike e trupit dhe mendjes.

Qesh lapsi me mua!

5. “aGora”

Shpirti im është vresht

edhe kantinë.

Shpirti im më deh me vargje, shkrepëtima,

imagjinatë, poezi.

Ja pse mungesa e një femre dhe e miqve më rëndon sa pesha e një fluture, sepse

49

aGora ime ndodhet në kokën time.

Ti je vetëm ti, kurse unë jam të gjithë personazhet e mi.

6. “Përfytyrimet e mia”

Jeta është aq e shkurtër sa nuk ia vlen të bie në kurthet e së njëjtës ndjeshmëri përditë,

kam nevojë çdo ditë për trille-befasi. Në kokën time, mendimet janë plastelinë,

shkrihen, bashkohen, kërkojnë gjithmonë fjalët e mia. Për një moment më japin një

përfytyrim e, ndërkohë që unë punoj, plastelina luan me përfytyrimet e mia duke u

ndryshuar format, ngjyrat, kuptimet.

7. “Pylli i gjarpërinjve”

Unë jam si gjarpri;

sapo afron stina e perceptimeve të reja,

zhvesh lëkurën e mendimeve të vjetra,

ua dhuroj lexuesve,

e iki larg, shumë larg,

përtej çdo përkufizimi.

8. “Zot i vetes”

Genci, më dëgjo çfarë po të them, këtë filiz që e mbolli Niçja dhe u kujdesa më tej: ia

vlen të shkruash një roman vetëm për të shkëputur 10 rreshtat më të mirë prej tij. Por

do të jesh zot i vetes vetë nëse do të shkruash 100 romane për një libër të vetëm.

9. “Totalisht”

50

Krijimi i artit është jehonë e hyjnores, dëgjoj tamburët e përjetësisë.

Vorbulla e krijimit është një adrenalinë, një drogë, i humba të gjitha nocionet e kohës

dhe të hapësirës, çdo mendim dhe çdo ndjenjë u shkri në një, në orgazmat e

njëpasnjëshme të zgjerimit të universit.

10. “Muzika e sferave”

Kur dashuron, ti do vetëm një njeri, ndjen vetëm një tingull.

Kur shkruan poezi, kur pikturon, ti dashuron të gjithë njerëzit, percepton më shumë

se disa vibrime.

Po kur kompozon muzikë, ti dashuron vetë universin, dëgjon muzikën e sferave.

11. “Allegretto ma non troppo”

Në dallim nga të gjitha zhanret, muzika klasike, edhe kur është e gëzuar, sintonizohet

me gjendjen shpirtërore të pikëlluar. Kam qarë edhe pse duke dëgjuar muzikë klasike

allegro.

12. “Harku i ylberit”

Kur dhimbja më tërheq poshtë, unë krijoj art më të lartë se jeta ime.

Art krijoj për të parë nuancat më të imta të ekzistencës.

13. “Kthimi i Sizifit”

Perënditë më caktuan një dënim të ngjashëm me të Sizifit, por në vend të shkëmbit,

unë mbajta veten time gjithë jetën ngarkuar mbi shpinë duke iu ngjitur malit të

njohjes së njeriut. Pastaj zbrisja poshtë të merrja veten që më rrokullisej në greminat

e dëshpërimit psikofizik.

51

14. “Një dhe i vetëm”

Kur ti ndihesh bosh,

bota është një vend absurd,

askush

dhe asgjë

nuk mund të ta japë kuptimin e jetës.

15. “Një dhe i ndarë”

Për të sëmurin,

bota është një vend që lëngon,

që,

gjithsesi,

reziston më mirë se ai.

16. “Një dhe bashkë”

Kur ti je i qeshur,

bota është një kënd lojrash,

madje,

edhe kur sheh fytyra të trishtuara,

ti arrin të shquash diejt e shpresës përtej horizontit gri.

HIMN II

Kush nuk gëzon me gjithë shpirt në kohë paqe,

kujt i ankohet për fatkeqësitë më pas?!

Kush nuk ka vallëzuar në liri,

për çfarë vajton në tragjedi?!

52

18. “Tango”

Të gjithë njerëzve që kam lënduar dhe që më kanë lënduar,

ju them:

“Nuk ju kërkoj të falur e nuk kam për t’ju falur! Vallëzuam edhe përmes dhimbjeve

që i shkaktuam njëri-tjetrit. Maestro, edhe një tango, të lutem!”

19. “Duhet të kesh zjarr në zemër”

Ti je rritur shumë o njeri, po ja ku po ta them, për këtë qiell e për këtë tokë, se, vetëm

kur ti të bëhesh fëmijë edhe njëherë në shpirt, vetëm atëherë unë do të mund të hyj në

zemrën tënde. Nëse do që të më djegësh, duhet të kesh zjarr në zemër, përndryshe, do

të mbetem një copë dru përjetë.

20. “Natyrë e qetë”

T’i justifikosh të gjithë, e megjithatë të mos i japësh vetes të drejtë të manipulosh

njeri,

t’i pranosh nevojat e të gjitha veprimeve njerëzore, e megjithatë vetes t’ia ndalosh

ligësinë,

a nuk është kjo vetmia më e madhe?

21. “Ah, o zemra ime!”

Më thoni: kush rrezikon më shumë të rrëzohet? Ai që fluturon më lart apo jo?

Më duhet çdo ditë të ulem mes njerëzve e t’u flas me një gjuhë të kuptueshme. Madje

edhe të çmendurit e tyre vetëm sa gërvishten kur lajthitin.

Por unë i kam kapërcyer të gjithë kufijt e tyre njerëzorë, edhe dashuria ime i ka

kapërcyer, ndryshe si do të mund t’ia dilja mbanë të jetoja mes tyre?!

53

22. “Letërsia kuantike”

Mësova gjuhën e kërcimit, fluturimet e mendimeve, sepse vetëm kështu mund të

mbetem i njëjtë, pa e tradhtuar thelbin tim.

HIMN III

Kush për njerëz të dashur vajton se i ka humbur,

i them:

ende nuk të dhemb aq shumë vdekja e tyre,

sepse do t’u këndoje këngë të gjallëve.

24. “Rreth jetës për 36 vjet”

Ne do të lundrojmë -

detrave të shpresës e më larg,

deri në skaj

të dhimbjeve që përfundojnë në një park pranverash.

25. “Vegim”

Midis dritës së syve të tu dhe hijes

që lanë pas 3 qirinj,

fshihet kuptimi i një çasti të humbur.

54

26. “Orët e pikëllimit të madh”

Përse mundohem kaq shumë për të qenë i pranuar në logjikën e njerëzve e cila nuk

është gjë tjetër veçse logjika ime? Përse mundohem kaq shumë për të qenë një

trëndafil, një shpatore? Përse nuk ndihem rehat brenda vetes por ua kam zilinë atyre

që janë kallinj gruri të mbushur plot? A nuk është më e lehtë të pranoj çfarë jam në

shpirtin tim, ky shelg lotues?

Më kot kërkoj të ngjashmin tim,

Ai nuk ndodhet gjëkundi.

Ai, ose nuk ka mbërritur ende,

ose është larguar para kohe,

i pikëlluar.

27. “Pesha e kohës”

E dielë, maj, ora 4 mbasdite,

është ora që rëndon më tepër në kurriz të ndërgjegjes sime,

i shtrënguar në morsën e dy gjysëmhiçeve.

E djeshmja zë vend si një plëndës shterpë,

E ardhmja, e di, ka për të qenë pikëllimi

i vetë këtij dielli të zbehtë.

HIMN IV

Kush ka lotë ende për të qarë,

i them:

ke ende për të vuajtur derisa lot më të mos kesh!

55

29. “Tok’ e dhimbjes”

Si i mallkuar u enda ditëve në humnerat e mia,

dhe yjet, netëve, i urreva,

pse fjalë nuk dinin të më ngushëllonin.

Sa kohë zgjati

askush nuk mund ta thotë,

unë edhe mund të kisha vdekur ndërkohë.

Nga tok’ e dhimbjes, Ante u ringrita,

çdo shpresë të vjetër në atdhe e lashë,

rrugën drejt diellit mora.

HIMN V

Kush për dhimbje dhe vuajtje shkruan,

i them:

nuk e ke mbërritur ende fundin tënd,

errësirën e plotë rreth vetes.

Sepse do të më shkruaje vargje për ngritjen tënde,

për Diellin tënd.

56

KËNGËT E DIELLIT

1.

A i dua tani njerëzit? I dua si punëtor, si poet, si kumarxhi, si burrë, si prind, si

vegimtar, si bir, si mendimtar?

Dashuri, jo e huaj, por e pakuptimtë është kjo fjalë tani për mua.

Unë dritë, ngrohtësi, jetë, njerëzve u jap, por e jap sepse energji kam për të çliruar.

Ata e quajnë dashuri energjinë time që mbërrin tek ta.

A duhet t’u mërzitem marrëzive që shpikin ata me fjalët?!

Dikur edhe unë kam qenë i marrë.

2.

E çfarë është Krishti dhe Antikrishti për një Diell?!

Mos vallë ata u flijuan për Diellin?

Të vdekurit nuk kërkojnë shpërblime për sakrificat e tyre, të gjallët po.

Por unë nuk jetoj me të vdekurit.

Me të gjallët jetoj, por jo për të gjallët.

3.

E çfarë janë njerëzit për Diellin?

57

Mos është qëllimi i Diellit t’u japë atyre jetë, t’i ngrohë?

Nëse është merita e Diellit që ata marrin frymë, Ai nuk pret diçka në këmbim.

4.

Kë po pres unë në jetën time, i mbyllur në vetmi apo duke u endur rrugëve?

Po pres të afërmin?

Të dashurën? Natën? Shokun? Femrën? Lumturinë? Të vërtetën? Qëllimin?

Asnjë nuk po pres.

As veten time tek e fundit nuk pres.

Asgjë nuk pres.

Dielli nuk pret të zgjohet njeri, që të lindë.

Dielli në reaksione pafund në vetvete digjet.

Shumë njerëz po më presin mua, mos duhet t’i falenderoj që energji çliroj?

Po ku është parë e dëgjuar të përkulet Dielli për të plotësuar nevojat e njerëzve!

5.

Dielli nuk lind as për një njeri, as për pesë e as për dhjetë miliard njerëz. Dielli nuk e

pranon besnikërinë dhe as ja fal vetëm një njeriu apo vetëm disa njerëzve ngrohtësinë

e tij. Por ka njerëz që ngrohen në diell, ka që rrinë në hije, ka që fresk bëjnë në shtëpi.

6.

I zhgënjyer dhe i lodhur nga njerëzit, nga të afërmit dhe të largëtit,

i sëmurë nga ky helmim,

58

rrugën drejt diellit mora.

Për t’u pasuruar me diamantet më të bukura,

e vërteta, drita, ndërgjegja.

Ishte atëherë që deklarova botërisht dashurinë time hyjnore për diellin. Fisnikët

mbajnë emblema kafshë e zogj në stemat e tyre heraldike, unë kam diellin më të

shenjtë se çdo profet, diellin kam më të perëndishëm se çdo Zot e çdo Djall.

Por ngado që rrotullohesha, tek dashuria për njeriun përfundoja.

Atëherë me krenari deklarova “Çdo rrugë është një rrugë e mundshme drejt diellit.”

Askujt nuk i vura detyrim si ta gjejë diellin,

sepse vetë nuk e dija ku po shkoja,

nuk e dija çfarë do të gjeja.

Si mund ta dërgoja dikë në det të hapur me koordinata të sakta, kur unë nuk dija

vendndodhjen time dhe asnjë të dhënë për tokën ku do të zbarkoja?!

Në rrugën drejt diellit, bishën tejpërtej në shpirt e pashë, dhe qava:

“Bishë je apo më gënjen mua?”

“Ti që më kupton, duhet të jesh më bishë se unë! – ma ktheu me shpoti”

Në rrugën drejt diellit një zë mistik më foli “Eja! Eja të shohësh!”

Dhe unë, çfarë pashë, e shkrova, tejdukshëm si një lule në shkretëtirë.

Nuk u nisa në kërkim të vetes, një njeri, përfshi dhe veten, është i papërfillshëm që

unë të nisesha në kërkim të tij.

Në rrugën drejt diellit u bëra më i madh se fjalët, më i madh se mendimet, pus i thellë

për ndjenjat, më i zjarrtë se çdo yll që më ushqeu.

U nisa në kërkim të diellit, por u bëra Dielli vetë.

59

7.

Historia, filozofia, piktura, muzika - lëndë janë që të zhvillohen reaksionet e mia.

Letërsia, psikologjia, arti - lëndë janë që unë të çliroj energjinë time.

Matematika, fizika, shkencat ekzakte - lëndë për Diellin janë, asgjë tjetër.

Veç lëndë janë të gjitha që Dielli të marrë peshën që ka.

8.

Kënaqësia nuk është qëllimi i jetës sime.

Kënaqësia është burim energjie.

9.

“Respekt për lexuesin”, “i përulem lexuesit”, “e këshilloj lexuesin”, “dy fjalë

lexuesit” – paska akoma shkrimtarë që shkruajnë për lexuesin!

Të botohet për t’u lexuar, kjo është logjike. Por të shkruash për lexuesin në një kohë

kur të gjitha fetë kanë vdekur, ky veprim nuk e nderon aspak të vërtetën.

Krishti ka vdekur. Edhe Antikrishti vdiq. Nuk e kanë marrë vesh lajmin që Dielli

është mes tyre.

Kanë kaluar 2000 vjet, por as shikimi nuk iu erdhi, as dëgjimi, dhe në krahë e këmbë

janë ende të gjymtuar.

Antikrishti erdhi dhe ata e quajtën një eremit.

Krishtin e ndoqën pas mijëra dishepuj në rrugën drejt kryqëzimit, tani kjo farë sinapi

është bërë qindramilionëshe si një masë kanceroze.

Antikrishti nuk pati asnjë krijues pranë tij, askush të shembte me të tabelat e vjetra të

moralit dhe, tani, ca studiozë arti i sillen rrotull bashkë me shumë eremitë të humbur.

Por Dielli është mbi kokat tuaja. I qetë, kështu duket, por gjithmonë zjen në reaksione

të brendshme.

60

Dielli nuk kërkon dishepuj që ta ndjekin.

Dielli nuk ka nevojë për kafshë, shpendë e zvarranikë. Ai nuk e njeh peshën e

vetmisë, as ngarkesën e shoqërisë.

Dielli nuk e njeh vlerën e moralit, e kotë t’i bëjmë moral, Ai qesh kur i thonë: “Na

dogje imoral!”

Mos duhet t’u bie këmbanave t’ju lajmëroj se Dielli është gjallë dhe në lëvizje, në

mënyrë që të dilni ta shihni?!

Po kur ka qenë ndonjëherë qëllimi i Diellit të shfaqet para njerëzve, që të jetë sot ky

qëllim?!

Lëvizje, energji, reaksione – Diell o Diell!

10.

Gjithçka e djeg, jo nëpër biseda, as nëpër aktivitete kulturore, as nëpër party

muzikore, por në ritmet e natyrës e djeg.

Lëvizja është jetë – këtë e thonë njerëzit dhe më shumë e thonë të sëmurët e tyre.

Jeta është lëvizje, çlirim energjie – them unë Dielli.

11.

Për kafe mos më fto! Nuk vij! Nuk di fjalë të të them.

Mos më fto në simpoziume ku profesorët mbajnë diskutime, ku ka shtrëngime duarsh

e urime të sinqerta! Nuk vij! Nuk kam veshë të dëgjoj.

Në shëtitje me makinë jashtë qytetit kur del, mos më fto! Nuk vij! Tepër e vogël është

Toka që unë t’i vij rrotull.

Mos më fto të ulemi në barin jeshil të soditim natyrën! Nuk vij!

61

Mos më fto të shohim perëndimin e diellit në det, me kokën ti mbështetur në supin

tim! Nuk vij! Unë nuk perëndoj kurrë. Në perëndimin tim dhe në ardhjen e natës, ti

sheh vetëm dëshirat e tua thjesht njerëzore duke pretenduar se sheh lojërat e Diellit.

Mos më fto të shohim yjet natën, e të mrekullohemi me gjoksin tënd që rreh

mbështetur në gjoksin tim! Unë nuk vij! Jam Dielli vetë, shumë forcë për të vepruar,

yjet i harroj në vetminë e tyre.

Mbaji për vete

dashurinë,

lodhjen,

trishtimin,

mirëkuptimin!

Nuk dua t’ia di për gjendjet e tua si re të zeza

në kërkim të poetëve dhe piktorëve të trishtuar nga jeta,

re të zeza edhe ata, që, në kontakt me ty, besoni se sillni shiun që freskon shpirtrat.

Dielli është i domosdoshëm po aq sa retë që sjellin shi. – marrëzira flasin njerëzit.

Mos vallë unë fshihem mbrapa reve që ta lejoj tokën të japë prodhime?!

Por ty mirë të vjen të mendosh për vlerat që i bëjnë shërbime ndërgjegjes njerëzore.

Mbaji për vete gjendjet e tua pezull e ngarkuar si një re e zezë në pritje për t’u

shkarkuar me poetë të tjerë!

Por, nëse dru ke për të çarë, më thirr! Unë vij. Krahë e këmbë kam për të lëvizur.

Nëse malit do t’i ngjitesh me hap a me vrap, më thirr! Unë vij duke kërcyer.

Nëse dashuri ke qejf të bësh, më thirr! Unë vij. Dashuria lëvizje të trupit dhe shpirt

kërkon, energji çliroj.

Por mos mendo se ty po të pres që veten të veproj!

12.

Unë e marr çdo shok dhe djeg çdo çast që jam me të,

e mbrapa nuk le as hi dhe as tym,

62

as nostalgji dhe as pritshmëri;

kush mund të bëhet shoku im?

Unë e marr çdo dashuri dhe djeg çdo çast që jam me të,

e mbrapa nuk le as hi dhe as tym,

as brenga dhe as ëndrra;

kush mund të bëhet e dashura ime, i dashuri im?

63

KOHË PA KOHË

1. Ditë e shenjtë

Gjithmonë kam luftuar për një botë më të mirë, më të drejtë, më paqësore, ku askujt

të mos i mohohej e drejta për të jetuar i lirë, i gëzuar dhe i shëndetshëm, ku çdokush

të mund të shprehte potencialin e vet.

Kam luftuar,

jam inatosur me të padrejtët,

jam zemëruar me hileqarët,

kam urryer intrigantët,

kam përbuzur mendjedhjamosurit,

jam rebeluar për gjendjen në të cilën ndodhet njerëzimi.

Çfarë më ka munguar ka qenë rebelimi ndaj vetes.

Tani nuk luftoj më për çfarë bota dhe njerëzit duhet të jenë.

Tani i dua të gjithë, -

fanatikun fetar,

mashtruesin,

plakun patriarkal,

femrën dinake,

e dua fshatarin shpirtngushtë,

e dua qytetarin arrogant.

I shihja me mendje dhe më nervozonin.

I shoh me zemër dhe më shkrijnë së qeshuri.

E ndava botën në nivele:

lart-poshtë,

elitë-turmë,

të mençur-kopukë,

E ndava botën dhe vuajta. Përça dhe vuaj!

Ditë e shenjtë është e sotmja kur,

për herë të parë, i dhashë botës shpirtin tim.

Tani po, që bota u bë më e mirë.

Tani bota u bë e barabartë sepse e padrejtë.

Tani bota u bë e drejtë sepse është e fshehtë.

64

Dhe gjithçka përreth u bë e përsosur!

Gëzimi është i përsosur!

Dhimbja është e përsosur!

Sëmundja është e përsosur!

Buzëqeshja e një fëmije është e përsosur po aq sa edhe gjymtimi i një tjetri!

Fëmijët që vdesin nga uria në Afrikë janë po aq të përsosur sa zotërinjtë që notojnë në

luks!

Gjithçka është e përsosur, sikur qoftë edhe vetëm në emër të fëmijëve që do të lindim

nesër.

Por, që të shihja përsosmërinë edhe në fatkeqësinë më tragjike,

që të gjeja kulmin e haresë edhe në një gotë bosh,

ishte e nevojshme që unë t’i thyeja kufijtë e mendjes

e të shembja të gjitha muret e zemrës.

Tani arrij të shoh si besimi im ia del mbanë të zhvendosë malet:

Malet nuk ekzistojnë!

Janë thjesht trillime të imagjinatës.

Ç’më duhen malet mua! Se mos rroj për të zhvendosur malet!

Tani qesh me veten.

Tani qesh me gjithçka thonë e bëjnë njerëzit.

Në fund të fundit, kjo është njerëzore:

të jesh qesharak.

Gjithçka gëzon brenda meje. Asgjë nuk është jashtë meje.

Shpirti im është një univers ku gjejnë strehë të gjithë njerëzit.

2. Tjetri

Kush është tjetri?

Shihe mirë tjetrin! “Ai” është “Ti” në një formë tjetër. Është “Ti” në një version të

ndryshëm.

Tjetri është shprehja e dëshirave të tua, realiteti i tyre. Tjetri është ëndrrat e tua,

realizimi i tyre.

Tjetri është “Unë” në një shkallë më lart apo në një shkallë më poshtë.

Tjetri është “Unë” më i keq ose “Unë” më i mirë.

65

Gjithçka ka qenë e mundur për mua, dhe gjithmonë do të jetë, por në realitet unë jam

ky që zgjodha të jem.

Tjetri është “Unë” siç kam qenë në të shkuarën, ose “Unë” si mund të bëhem në të

ardhmen.

Tani që e kuptova kush është tjetri, a mund ta dënoj unë atë? Po a ka logjikë ta dënoj

veten për çfarë kam qenë apo për çfarë do të jem?!

“Unë” jam “Ti” dje ose “Ti” nesër, po si të mban vendi e nuk më jep dorën kur të

kërkoj ndihmë?!

“Ti” je “Unë”, “Unë” jam “Ti”, po a mund të mos e dua veten time, si mos të të dua

ty!

3. Pafundësi

Unë kam rreshtur së luftuari për të kënaqur apo realizuar vetveten. Unë jam i

realizuar që në momentin që ekzistoj.

Ashtu si unë, edhe Bota është e realizuar që në momentin që ajo ekziston. Nuk ka

botë më të mirë, as botë më të keqe, por nëpërmjet ndryshimeve, shpirti i botës krijon

hapësira ku të shprehë vetveten.

4. Jeta është e përjetshme

Nuk ka për të përfunduar tek vdekja. Nëse do të mbaronte tek vdekja, nuk do të ishte

e logjikshme të isha lindur.

Vdekja nuk është fundi, vdekja është një objektiv për të më ndihmuar ta kuptoj jetën.

Shpirti është në udhëtim.

Ekzistenca është e përjetshme. Vdekjet janë stacionet

ku shpirti ndërron trenin.

5. Kapriçiozo

Derisa trillet e një plaku apo kapriçot e gjuhës të mos më ngacmojnë për të përqafuar

të kundërtën, unë do të vazhdoj të endem në një botë ku zogjtë në qiell janë violina

dhe ku njerëzit në tokë janë të pikturuar.

66

6. Jeta ime

Dua t’i përqafoj të gjithë njerëzit e të sakrifikoj për lumturinë e secilit, por pasi kjo

është e pamundur, më duket vetja tradhtar nëse i përkushtohem lumturisë së vetëm

njërit apo të disave prej tyre. Po si vallë do ta përballoj vdekjen e njërit prej njerëzve

që dua? Eci në rrugë për t’i dëshmuar mbarë botës ekzistencën e të dashurve që

jetojnë larg meje ose që kanë vdekur, jetoj për të siguruar veten sa shumë i kam

dashur. Unë nuk kam një jetë timen, ekzistenca ime është pasqyra e njerëzve që kam

dashur dhe dua humbësisht.

7. Ata dhe unë

E kam vënë re mirë: njerëzit në fillim formojnë një bindje në kokat e tyre e pastaj

kërkojnë faktet dhe argumentet “pro” për të vërtetuar bindjen që kanë. Do të ishte e

udhës të rrëmojnë më parë faktet e t’i analizojnë, të pyesin ku janë të paqartë; e më

pas të formojnë bindjet e tyre. Por pasi nuk ndodh që, bindjet dhe besimet t’i kalojnë

njëherë nëpër filtrat e analizës, nuk më mbetet tjetër veç të mbështetem në supin e

kohës e të pres ditën kur të bjerë kështjella që ata kanë ndërtuar në rërë. Por, nuk venë

mend, jo. Shpejt e shpejt ndërtojnë një tjetër kështjellë në rërë. E këta, çamarrokë të

vegjël, luajnë gjithmonë në rërë e janë të lumtur dhe, unë, si një plak i moçëm, pres

gjithmonë në majë të një shkëmbi e jam i lumtur.

8. Është Çasti!

Pyeta: Çfarë është Përjetësia?

Kërkova gjithë jetën derisa e gjeta përgjigjen: Është Çasti!

Ku unë nuk jam më unë dhe ku tjetri nuk është më ai.

Përjetësia është çasti ku janë shembur të gjitha muret, janë tretur të gjitha ndarjet,

ku të gjitha ngjarjet dhe të gjithë njerëzit vijnë me mall në përqafimin tim.

67

9. Bota pasqyrohej në sytë e saj

Oh, kam parë femrën më të bukur në botë.

Dhe as rashë në dashuri me të, epsh nuk ndjeva hiç.

Nuk i shëmbëllente aspak skulpturave të Venerës,

e denjë ndoshta nuk është për asnjë piktor,

e megjithatë është femra më e bukur.

Në tavolinën e një lokali,

ulur qëndronte përballë një djali.

Zjarri i dashurisë e kishte përpirë të gjithën.

Rreth e rrotull

lodronte hiçi i paanë.

Ajo e kishte marrë të gjithë universin brenda vetes.

Bota pasqyrohej në sytë e saj.

Kam parë femrën më të bukur në botë -

është femra e dashuruar.

10. Harmoni

Asaj i shtohej hijeshia sepse në krah i qëndronte ai burrë i urtë ndjenjash fisnike.

Atij ia zbukuronte shtatin ajo femër e dashuruar kokë e këmbë pas tij.

Gjerdani më i çmuar për gruan është të ketë pranë një mashkull fisnik. Kostumi më

elegant për një burrë është të jetë i rrethuar nga përkujdesjet të cilat mund t’ja japë

vetëm femra e dashuruar.

11. Bir i hapësirës së pafund

Fundi i botës nuk ndodhi më 21.12.2012 sipas kalendarit Maya që thoshin disa, ndaj

tani e gjej veten sërish në rrugë të madhe si më parë. Po tani çfarë do të bëj?

Tani do të endem sërish në shkretëtirë, bir i hapësirës së pafund.

68

12. Rrotullimi i librave rreth meje

Si më zhurit dielli i fortë i poetëve,

ngjitem maleve të ndërgjegjes bashkë me Zarathustrën dhe kafshët e tij,

ose shplodhem në hijen e paradokseve Kafkane,

e ja ku mbartem në krahët e fuqishëm të mitit të Sizifit,

tek e mbramja, gjej besnikëri e ngrohtësi në shoqërinë e 3 shokëve,

mandej freskohem në detin e plakut Heminguej,

e “natën e mirë!” më puthin yjet mistikë të indianëve të Amerikës.

13. Im atë

Varur në mur,

përpara meje dhe brenda ndjenjave të mia,

ndodhet fotoja e fundit ku ka dalë im atë

një javë para se të vdiste.

Ka një vështrim kristal të pastër

dhe një buzëqeshje paqtuese.

Vetëm ata që po i kërkon vdekja janë, -

pa u munduar të jenë, - vetvetiu të mirë.

Vetëm ata që kanë vdekur janë -

përfundimisht të pafajshëm.

14. Deconspirare

Dhe kur më mungon dikush e ndihem vetëm, atëherë vështroj trupin tim:

Si ka mundësi që zemra rreh edhe kur ndihem i copëtuar?

Si ka mundësi që gjaku qarkullon pa meritën time?

Si ka mundësi që mushkëritë e mia marrin e nxjerrin frymë me përpikmërinë e një ore

zvicerane pavarësisht se unë jam i dërrmuar shpirtërisht?

Çfarë organizmi i mrekullueshëm më është dhuruar!

Një univers i tërë më ka marrë në krahë, më mban të përqafuar!

Universi i tërë komploton për të mirën time!

69

15. Të dua!

Mos ki frikë nga vuajtjet dhe dhimbjet! Janë thjesht bubullima të gëzimeve që po

vijnë.

Mos ki frikë t’i duash njerëzit, të zhgënjehesh! Nuk është një çast vetëm – jeta – që

vetëm dhimbje të ketë!

16. Dhe me shpirtin tënd

Ia vlen gjithçka e bukur që jetojmë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, prandaj mos

qaj kurrë për çfarë ti humb përkohësisht ose përgjithmonë, njerëz të shtrenjtë apo

ndjenja të ngrohta.

Sa të ketë jetë mbi tokë, nuk do të mbarohen kurrë njerëzit e dashur dhe të shtrenjtë,

kurrë nuk do të shuhen ndjenjat e ngrohta, ka gjithmonë deri në vdekje vend për t’i

dhuruar jetës një puthje.

17. Errësirë?! Kush tha?!

Pse ekziston nata? Shumë e thjeshtë: për të na kujtuar se pas saj lind gjithmonë dita,

Gjithmonë. D.m.th. për të na kujtuar se pas çdo hidhërimi, do të vijë gëzimi. Asgjë

nuk ka për të qenë e errët përgjithmonë, madje as vetë vdekja.

18. Midis jetëve

Po sikur jeta ime të jetë ëndrra e të vdekurve? Unë i ndjej, ata marrin frymë përmes

meje. Dhe vdekja ime ka për të qenë fundi i ëndrrës së tyre dhe fillimi i ëndrrës sime.

70

19. Mirazh

Unë nuk kam për të vdekur kurrë. Do të shihni thjesht një numër prestidigjatori që do

të bëjë të zhduket shpirti im nga ky trup e ju do të vajtoni duke kujtuar se kam

vdekur. Ka për të qenë veçse një iluzion, por ju do të betoheni se e patë me sytë tuaj

trupin tim pa jetë në kasën e arkivolit. Ju do të betoheni se më dhatë puthjen e

lamtumirës dhe unë nuk reagova, ashtu siç edhe pritet nga një kufomë, unë do t’ua

punoj edhe këtë rreng të fundit. Por, dijeni se, esenca ime ka për të mbetur në jetë.

Kudo që të shihni vepra diturie e dashurie, dijeni se unë jam njëri prej atyre që ka

hedhur gurin dhe ka fshehur dorën.

20. Është era

Nuk është vdekja që na largon nga jeta, është era që vjen e na merr me vete. E ne

lemë pas tek njerëzit aromën e qenies sonë. Ku do të na hedhë era? E kush vallë ia

lexoi ndonjëherë mendjen erës?!

21. Një shpirt valltar

Ah, sa bukur të ketë njeriu një shpirt valltar që të vallëzojë mbi të gjitha ngjarjet e

trishtuara të ditës!

22. Një shpirt i palodhur

Do të ketë gjithmonë njerëz të cilët do të kërkojnë pa u ndalur derisa të gjejnë

thesaret e diturisë. Kush do të shkojë deri në fund, atje do të zbulojë zemrën e vet,

frymëmarrjen e universit. E do të vdesë për botën…e do të rilindë!

71

23. Një shpirt i madh

Unë dashuroj çdo krijesë që merr frymë,

dashuroj çdo frymë që zhvillon një ndërgjegje,

dashuroj çdo ndërgjegje që rritet e bëhet një shpirt i madh,

dashuroj çdo shpirt të madh që shndërrohet në një Diell që dhuron jetë.

Zjarr është besimi që unë kam në zemër,

jetë është çdo shkëndijë e saj. Në këtë vallëzim ekzistencial

ngjyrash e tingujsh,

pikturë e muzikë,

për mua dhe për ty. Dhe asgjë nuk reflekton ndarje,

por është veç një motiv për përqafim.

24. Muzika hyjnore

Ne të gjithë vallëzojmë,

njëri kapur dorën tjetrit.

Ne ecim bashkë çdo ditë, flasim bashkë,

por unë nuk të shoh ty,

as ti nuk më sheh mua,

ndonëse fytyrat tona janë veç një pëllëmbë larg njëra-tjetrës,

ne bëjmë gjoja sikur e kuptojmë njëri-tjetrin, sepse,

a mund ta ëndërroj unë vetveten çfarë ke ti nevojë?

Madje unë nuk njoh as veten time,

unë thjesht shtirem sikur e njoh veten,

sepse, të njohësh veten, do të thotë të reshtësh së qëni njeri

e të shndërrohesh në ujë, dritë, ajër, bimë, diell, errësirë.

Ne nuk e dimë,

as unë as ti,

si i hedhim hapat.

Por ne vallëzojmë,

ne gjithmonë vallëzojmë,

dhe nuk e kuptojmë që vallëzojmë,

nuk e kuptojmë pse,

Tingulli është më i fortë se ne,

kjo muzikë hyjnore.

72

25.

Një kohë pa kohë ka mbërritur në shpirtin tim.

Gjithçka ndodhet tek unë,

edhe unë jam tek unë,

e nuk i përkas askujt,

madje as vetes sime.

26. Unë i çuditshëm

Natën thurr vargje në kokën time. Çuditërisht, të nesërmen në mëngjes, kur zgjohem

dhe kap lapsin të rrëfehem në letër, më duket tepër i largët frymëzimi i mbrëmshëm, e

huaj ndjenja, të thata fjalët.

Të njëjtat fjalë brenda meje vibrojnë ndryshe në kohë të ndyshme, ndonëse unë jam i

njëjti njeri… ose, të paktën, besoj se jam i njëjti njeri që kam qenë edhe dje.

27. Unë i çuditur

Ka ditë kur zgjohem i habitur në mëngjes “Sa e pabesueshme të jesh gjallë!”

Ashtu i mahnitur, e marr hopa veten në krahë, habitem me njerëzit që lëvizin,

mahnitem me çdo mendim që ndërgjegja ime e lind dhe e rrit.

Duke buzëqeshur më ze gjumi në mbrëmje, pa të keq edhe nëse e nesërmja nuk do të

mbërrijë kurrë.

73

28. Njeriu i mahnitur

Kam dashur gjithmonë të vdes, nuk e çaj kokën nëse të nesërmen do të vdes, madje,

sikur më bëhet qejfi kur ëndërroj që nesër mund të jetë dita e largimit tim nga kjo

botë. E kaluara e jetuar dhe e kaluara e munguar vijnë e shkrihen qetësisht në shpirtin

tim. E më përfshin një mallëngjim i pamatë për gjithçka që jetoj, gjërat thellësisht të

pafajshme të jetës: dashurinë e kujdesshme të një shoku, përkushtimin e një të afërmi,

mirësinë e një fqinji, harenë e një fëmije, tallazet e detit, fjalët e harruara të dashurisë,

cicërimat e një zogu, ulurimat e erës në një pyll të errët, bardhësinë virgjërore të

besimit, lotët e qiellit. Gjithçka më mungon nga jeta, ndaj hoqa dorë nga ecejaket për

të realizuar veten, dhe u mrekullova, sepse e gjeta gjithçka të përsosur.

29. Magjike

Jeta ime nuk është e bukur, jeta ime është Magjike. Është dhurata që mora ditën kur

linda.

Dhe, ah, sa bukur e shijoj çdo çast

tek dëgjoj frymëmarrjen e gjetheve ndërsa vallëzojnë piruetën duke rënë përtokë,

tek ndjej fërgëllimën sensuale të fijeve të barit nën hapat e mi,

tek shoh dy ketra që në pemët e parkut luajnë kukafshehti dashurinë,

tek dëgjoj melodinë e grindjeve të dy pleqve, prej 60 vjetësh martuar, të cilët çdo ditë

zihen “kush ka të drejtë?” për t’u pajtuar në mbrëmje në krahët e brishtë të njëri-

tjetrit,

tek sodit dy të dashuruar që ushqejnë njëri-tjetrin me një lugë imagjinare,

tek shoh ngjyrën vjollcë të shpresës në sytë e prindit ndërsa flet për fëmijën e vet,

tek shoh se si zjarri në zemrën e dijetarit ndriçon errësirën,

tek ndjej se përjetësia e imagjinoi këtë lojë të përkohësisë

tek hap sytë e mi ku fshihet universi i tërë!

74

30. E fshehta mistike

Ç’është kjo forcë që e detyron tokën të rrotullohet rreth vetes dhe rreth diellit? Si e

përftojnë trupat qiellorë këtë forcë magnetike, sepse ata nuk kanë asnjë të drejtë ta

ngarkojnë veten dhe të tërheqin të tjerët më këtë energji e magnetizëm, pasi e drejta

është parim moral?

E ja, tani është momenti të të them të fshehtën mistike që lidh gjithçka në univers,

grimcën më të vogël me yllin më të madh:

Pranvera vjen sepse për të këndojnë zogjtë, sepse pranverës i bën ftesë fara e mbjellë

në tokë. Yjet lindin çdo natë në qiell sepse fëmijët janë të pastër në shpirt. Dielli është

pasqyrim i dritës së brendshme në zemrat e fëmijëve dhe në zemrat e atyre të rriturve

që janë në shpirt si fëmijë.

31. Fëmijë, unë e njihja kuptimin e ekzistencës

Nuk ekzistojnë dy gjëra të ndara si mendja dhe shpirti. Ato janë e njëjta gjë por në

nivele të ndryshme, shpirti është vetëdija më e lartë e mendjes. Çfarë dëshiron

shpirti? Cila është natyra e tij? Shpirti është muzikë, natyra e tij është harmonia e

përsosur që është edhe kulmi i matematikës. Kur ti dëgjon muzikë të tillë, ti e ndjen

veten të shkrirë në të, është shpirti që je ti që ndihet i plotësuar. Ti, njeri nuk je trup,

shpirt dhe mendje, por ti, njeri, je gjithçka në 1, ti je gjithçka në këtë moment, ti je

materie dhe jomaterie në këtë çast të dhënë. Dhe kur ti vdes, je thjesht jo materie, je

çfarë ke qenë para bigbang-ut. Asnjë ekzistencë njerëzore nuk është më e mirë se

tjetra, autistët dhe të çmendurit nuk kanë një jetë më të keqe se e jona, e njerëzve

“normalë”. Është patetike dhe qesharake të përpiqesh të ndryshosh jetën e dikujt

tjetër. Ne mund të zgjedhim të jemi qesharakë ose jo, po, këtë të drejtë e kemi. Por,

jemi të gjitha manifestimet e së njëjtës energji primordiale, dhe, me sa duket, ne kemi

nevojë t’i përjetojmë të gjitha eksperiencat, si ato që i quajmë të mira ashtu edhe ato

që i quajmë të liga. Ne vuajmë sepse kërkojmë të ngjitemi pas njerëzve, pas

ndjenjave dhe pas vetë jetës, kërkojmë të zotërojmë materien, kur, në të vërtetë, asgjë

nuk humb por kthehet pambarimisht e për më tepër është e regjistruar në kujtesën e së

gjithës. Ka fjalë, dituri, ngjarje, të cilat na ndihmojnë të ndërgjegjësohemi për

kuptimin e ekzistencës ashtu siç ka edhe plot ngjarje e mentalitete që na pengojnë të

ndërgjegjësohemi. E ardhmja ka qenë më parë, nuk ka si shpjegohet ndryshe intuita,

parandjenjat dhe vegimet për të ardhmen. Koha ka formën e rrethit dhe ne e kemi

jetuar më parë të ardhmen, por jemi kthyer sërish këtu për ta përjetuar edhe njëherë

në amnezi të plotë, ose për ta ndryshuar. Gjithçka është e njëjtë dhe gjithçka është e

ndryshme. Nuk ekziston dualiteti i ekzistencës, nuk është e vërtetë as lufta e të

kundërtave, jemi i njëjti personazh që luajmë role të ndryshme. Mbaj mend kur isha

fëmijë i vogël, luaja me top në korridorin brenda shtëpisë. Shkruaja në një fletë emrat

e skuadrave dhe emrat e futbollistëve dhe organizoja kampionate njëri pas tjetrit.

Dera e banjës shërbente si njëra portë, kurse dera e dhomës përballë ishte porta

kundërshtare. Luaja unë kundër vetes sime. Çdo skuadër përbëhej nga 5 lojtarë. Unë

75

isha një i vetëm e megjithatë luaja për 10 lojtarët në fushë. Luaja edhe rolin e

gjyqtarit, i akordoja penallti njërës skuadër, kur gjoja rrëzohesha sikur më kishte

penguar një mbrojtës në zonën e rreptësisë, që isha po unë, e gjuaja penalltinë, dhe si

të ma thoshte zemra mua, herë shënoja gol nga penalltia, herë e prisja penalltinë

sepse isha edhe portier i skuadrës kundërshtare, në këtë rast e rrëshqisja topin ngadalë

që të kisha kohë të shtrihesha dhe ta prisja topin, ose e përsërisja penalltinë, sepse

unë, portieri, kisha lëvizur para se unë, sulmuesi, ta gjuaja penalltinë. Bëja

zëvendësime dhe, ndërkohë, komentoja edhe ndeshjen. Dhe sa shumë për zemër që e

kisha këtë lojë. Të rriturit ka shumë mundësi që nuk më kuptojnë çfarë po them,

fëmijët jam i sigurt që më kuptojnë për çfarë e kam fjalën. Unë isha një e megjithatë

isha sa për dy skuadra futbolli, sa për gjyqtarin, sa për komentatorin, madje edhe sa

për të gjithë spektatorët në stadium, sepse kur humbisja një rast, kur gjuaja në shtyllë,

stadiumi nga brenda kraharorit tim oshëtinte nga pasthirrmat, ose kur bëja gol, unë

bërtisja “goooooooool” sikur gjëmonte i gjithë stadiumi. Fëmijë, unë e njihja

kuptimin e ekzistencës, të fshehtën e së vërtetës. Po kur u rrita, e humba, dhe tani e

rigjeta.

32. Ekstazë

Ata më flasin për rëndësinë e familjes,

familja ime është njerëzimi.

E si mund të jem i pandijshëm për foshnjën që përkund në gji!

Ata më flasin për atdheun,

flamuri im është Toka.

E si të mos qesh kur më gudulisin në kërthizën time!

Ata më flasin për fenë, Zotat e mi janë Ata.

Ata më flasin për rituale, rregulla dhe për forcën e ligjit,

simboli im është Dashuria.

Ata më flasin për të mirën dhe të keqen,

për vuajtjet dhe gëzimet, për të vërtetat dhe mashtrimet,

por polet e mia janë shkrirë në një ekstazë ekzistenciale.

76

33. Fëmijët e së ardhmes

Unë nuk kam lindur më 13 shtator 1977, përvjetorët e ditëlindjeve janë thjesht shenja

konvencionale për hartuesit e dokumentave.

Unë nuk kam lindur madje as në çastin e ngjizjes. Unë kam qenë gjithë kohës në

mendjet dhe në sjelljet e babait dhe të nënës sime, qysh kur ata ishin të vegjël. Unë

kam qenë gjithmonë pranë tyre në çdo hap që ata kanë hedhur në jetë. Kam qenë

frymëzimi i tyre, unë kam qenë muza më dehëse e ekzistencës së tyre, unë kam qenë

kuptimi i jetës së tyre, e megjithatë, të paditur dhe të pavetëdijshëm, ata jetuan herë të

lumtur e herë lënguan për fatin e tyre.

Ja, tani, këtu, pranë meje po vijnë fëmijët e së ardhmes, ata më udhëheqin në rrugën e

tyre.

REALITETET FLUIDE Tri pyetjet

Kode kyç që më mbajnë larg dritës

Klithmë për liri!

Në vorbullat e ekzistencës

Njeriu është energji

Ndërgjegja është përqëndrim

Shkaqet e çmendurisë

Fëmijët

Urban

Shkallë për t’i lënë pas

Mik i urtësisë

Midis zemrës dhe lojrave të mendjes

Pushteti i jetës

Për dashurinë dhe seksin

Mbi bujarinë, mirësinë dhe drejtësinë

Është koha të lind vetveten!

Çdo gjë është unike

Rrjetë merimange

77

VIJ TEK JU DHE VAZHDOJ PËRTEJ JUSH Si filloi jeta në Tokë

Prej kujt duhet ta shpëtojmë botën?

Nëna

E Vërteta

Asgjë nuk dihet e megjithatë gjithçka qëndron e zbuluar

Mbi artin

Thesaret e dashurisë

Në çdo urrejtje, lulëzon një dashuri

Vuajtja

Në shkollë tek Lille Venn

Përtej vetes

Ngjyra dhe piktura

Këngë për të droguarit

Shina ku kalon jeta e njeriut

Vij tek ju dhe vazhdoj përtej jush

Shenjtërimi i çdo dite

Kuptimi i vërtetë i jetës është përballimi i vetes

Nëse nuk lind

HIMNI I NJERIUT Himn I

Rruga

Një dhuratë vetes

Një lojë simpatike

aGora

Përfytyrimet e mia

Pylli i gjarpërinjve

Zot i vetes

Totalisht

Muzika e sferave

Allegretto ma non troppo

Harku i ylberit

Kthimi i Sizifit

Një dhe i vetëm

Një dhe i ndarë

Një dhe bashkë

78

Himn II

Tango

Duhet të kesh zjarr në zemër

Natyrë e qetë

Ah, o zemra ime!

Letërsia kuantike

Himn III

Rreth jetës për 36 vjet

Vegim

Orët e pikëllimit të madh

Pesha e kohës

Himn IV

Tok’ e dhimbjes

Himn V

79

KËNGËT E DIELLIT

KOHË PA KOHË Ditë e shenjtë Tjetri Pafundësi Jeta është e përjetshme Kapriçiozo Jeta ime Ata dhe unë Është Çasti! Bota pasqyrohej në sytë e saj Harmoni Bir i hapësirës së pafund Rrotullimi i librave rreth meje Im atë Deconspirare Të dua! Dhe me shpirtin tënd Errësirë? Kush tha? Midis jetëve Mirazh Është era Një shpirt valltar Një shpirt i palodhur Një shpirt i madh Muzika hyjnore Unë i çuditshëm Unë i çuditur Njeriu i mahnitur Magjike E fshehta mistike Fëmijë, unë e njihja kuptimin e ekzistencës Ekstazë Fëmijët e së ardhmes