hapat e parë - tungjatjeta.al...hapat e parë /7jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë...
TRANSCRIPT
Hapat e parë
Dhe nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë?” 1 e Gjonit 3:17
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /3
...është një tablo ndjesish, ku përmes rrëfimeve të prindërve dhe të terapistëve të programit social
“Tungjatjeta…Jetë” do të përjetoni emocione të forta, sfida, përkushtim, por edhe lot gëzimi.
Lot gëzimi të familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara që pak nga pak kanë nisur të hedhin disa
hapa të parë e të sigurtë drejt përmirësimit, ndërsa të tjerë vijojnë me këmbëngulje të provojnë...
Që në shfletimin e parë të kësaj broshure do të përjetoni forcën e brendshme të fëmijëve për
t’ia dalë mbanë e do të kuptoni shpresën që bashkë me ju kemi sjellë në rrugëtimin e secilit prej
fëmijëve dhe familjeve të programit social të World Vision Albania.
Me mbështetjen dhe kontributin e secilit prej jush, “Tungjatjeta...Jetë” u bë realitet.
Ju do të jeni dëshmitarë të një pune të bërë me zemër, që do t’ju bëjë të gëzoni për çdo sukses të
vogël në dukje, por rrënjësor për fëmijët me aftësi të kufizuara …
Ti mund të ndryshosh një jetë… Vërtetë mundesh…
Bashkohu edhe ti me “Tungjatjeta…Jetë”www.tungjatjeta.al
“Hapat e parë”
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’Studimi i parë kombëtar mbi prevalencën e aftësisë së kufizuar tregoi se në Shqipëri ka 70 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara. Vetëm 8% e tyre marrin shërbime të specializuara.
Pamundësia ekonomike, largësia nga qendrat, mungesa e transportit, mungesa e informacionit
apo mentaliteti janë vetëm një pjesë e vogël mes një liste të gjatë faktorësh se përse fëmijët nuk
merrnin dot shërbimet e specializuara për të cilat kishin nevojë.
World Vision përmes programit social ‘Tungjatjeta...Jetë’ ofron terapi dhe mbështetje për 72
fëmijë me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Një ekip specialistësh udhëton çdo
javë drejt banesave të këtyre fëmijëve në zona të thella të vendit.
Kjo njësi komunitare lëvizëse, ku bën pjesë një punonjës social, një psikolog, një fizioterapist
dhe një logoped, vlerëson situatën si dhe gjendjen e fëmijës e të familjes. Më pas, në bazë të planit
të zhvillimit personal për çdo fëmijë dhe familjet e tyre, ekipi ofron terapi në shtëpinë e çdo fëmije,
1 herë në javë. Deri më tani, janë ofruar 2048 vizita në familje. Numri më i lartë i seancave të
ofruara në shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara janë për terapi zhvillimi - 749 seanca, logopedi -
613 orë dhe 681 seanca fizioterapie.
Ky program është unik sepse fëmija nuk trajtohet në mënyrë të veçuar. Punohet me të gjithë
elementët e trekëndëshit themelor që ndikojnë në jetën e fëmijës: fëmijë, familje, komunitet.
Familjarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara trajnohen për çdo rast specifik në mënyrë që të
ndihmojnë fëmijët e tyre në procesin e integrimit. Deri tani janë ofruar rreth 77 takime individuale
me familjarët e fëmijëve që janë pjesë e programit social “Tungjatjeta...Jetë”. Ata konsultohen
dhe trajnohen për çdo rast specifik për të ndihmuar procesin e integrimit të fëmijëve me aftësi të
kufizuara.
Gjatë kësaj periudhe janë ofruar 77 takime individuale.
Hyrje
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /5
“Momentet e bukura dhe dashuria që marrim mbrapsht nuk matet as me fjalë e as me vlerë financiare. Muaj
të shkuara ka pasur familje që kanë ngurruar të besojnë tek ndryshimi që mund të kishin fëmijët e tyre. Tani na
konsiderojnë pjesëtarë të familjes e kur largohemi shpesh na thonë: ‘Zoti jua shpërbleftë të mirën që bëni!’ Por
edhe kur kthehemi në shtëpi i mbartim me vete emocionet e punës. Nuk mund ta fikësh ‘motorin’ në momentin
që të mbaron orari zyrtar i punës dhe ta rindezësh atë ditën tjetër. Mendja na shkon shpesh atje…tek fëmijët…
si janë, kanë ngrënë apo jo, i kanë bërë ushtrimet që i kemi lënë porosi, pse po vonon përmirësimi…a janë të
mbrojtur në familje e shumë e shumë gjëra të tjera…,” – rrëfejnë terapistët e njësisë komunitare lëvizëse.
Ka kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë që kur 36 fëmijë me aftësi të kufizuara në zonat e thella të Librazhdit
filluan të merrnin shërbimet e specializuara që kishin nevojë.
Sot, secili prej tyre ka filluar të hedhë hapat e parë drejt përmirësimit. Njihuni me disa prej tyre...
Fëmijët e programit social “Tungjatjeta...jetë” në Librazhd
Jetë
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Tu-ngjat-jeta Altin!“Ne si prindër, na mbushet shpirti plot, kur shohim
se falë fizioterapisë Altini arrin të bëjë gjëra që më
parë i kishte të pamundura”- tregon Manushaqja,
e ëma e 4 vjeçarit që vuan nga hemipareza.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /7
jaloshi ka filluar të vrapojë, të ngjisë shkallët, të kapë objekte me dorën e majtë, të thotë fjali të
shkurtra me fjalë dy rrokëshe. Ai shkon edhe në kopësht e i pëlqen të kalojë kohë me shokët dhe
shoqet e grupit.
E ëma tregon se më parë kishte aq shumë merak për të birin sa që e shtronte shtëpinë cep më cep me
qilima, që djali të mos vritej edhe në rast se rrëzohej. Dikur, Altini nuk mundej ta lëvizte pothuajse fare
njërën anë të trupit. Këmbën e majtë e zvarriste, ndihej i pasigurtë e rrëzohej shpesh… Me dorën e majtë nuk
arrinte të kapte dot asgjë… Me shumë punë dhe përkushtim situata ka nisur të ndryshojë për mirë.
D
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Tu-ngjat-jeta Rudina!Rudina është 15 vjeçe dhe është vajza e madhe
e familjes. Kur ishte 6-muajshe kaloi një
temperaturë të lartë. “Gjatë rritjes, më shumë ka
qenë në spitale se në shtëpi. Kur qeshte, por dhe
kur qante shikonim që buza i shkonte në një anë.
Në moshën 2-vjeçare, i kemi bërë kontrolle, ezhe
koke dhe skaner, mjekët na thanë paralizë faciale. U
tronditëm...”- tregon e ëma, Miranda.
Pasi ekipi i specializuar filloi t’i bënte seanca
terapie në shtëpi, Rudina ka filluar të hidhet me
të dyja këmbët si dhe të bëjë ushtrimet bazë të
fytyrës...të fryjë faqet, të nxjerrë buzët para, të
ngrejë vetullat lart dhe të rrudhosë ballin.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /9
udina nuk e kalon më vetëm pushimin e gjatë mes orëve të mësimit, përkundrazi, ka dëshirë të
kalojë sa më shumë kohë me shoqet.
“Dikur arrinte të thoshte vetëm pak fjali, por jo të qarta. Sot, ajo mundet të artikulojë qartë një tregim të
shkurtër të përbërë nga 8 fjali,”- thotë Eva, logopedisja e ekipit “Tungjatjeta...jetë”.
Gjatë muajve që ka marrë terapi, ajo ka arritur të kalojë edhe një nga sfidat saj më të mëdha: Të ecë në vijë
të drejtë pa e humbur ekuilibrin.
R
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Tu-ngjat-jeta Flamur!“Ndonjëherë natën më thotë me copëza tingujsh, -
Ma, un kola?, - unë i buzëqesh - Po! - i them. Por e
kuptoj që ka frikë megjithëse ka shumë dëshirë të
vazhdojë liceun. Edhe unë kam frikë për të! Nëse do
të kishte pasur që i vogël një mësuese ndihmëse, do
të kishte qenë më e lehtë”,- rrëfen nëna e tij.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /11
lamuri është pajisur me një aparat dëgjimi dhe tani ka filluar jo vetëm të dëgjojë mirë, por edhe të
artikulojë disa fjalë e fjali.
Flamuri kishte mësuar të lexonte lëvizjen e buzëve kur të tjerët flisnin, por vetë arrinte të shprehej vetëm
përmes ngjyrave. Muret e klasës dhe të shkollës 9-vjeçare në fshatin e tij të lindjes janë hijeshuar me
pikturat e 14 vjeçarit që sot vazhdon shkollën artistike në Elbasan. Pasi filloi të merrte terapitë e nevojshme
në shtëpi nga ekipi i specialistëve të programit social “Tungjatjeta...Jetë”, paleta e ngjyrave të jetës së
Flamurit u pasurua me tinguj, fjalë, kujdes për veten, më shumë shokë e shoqe e më shumë ëndrra.
F
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Tu-ngjat-jeta Arta!Falë terapisë së rregullt, Arta ka filluar të tregojë
më shumë për veten dhe situatave që i kanë
ndodhur. Duke u mbështetur tek deambulatori ajo
mund të lëvizë nga njëra dhomë në tjetrën, madje
edhe mund të qëndrojë ulur, të ecë këmba-dorës e
të lëvizë pa ndihmë nëse është shtrirë.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /13
rta nuk mungon asnjë ditë në shkollë. Di të lexojë, por ende ka pak vështirësi në shkrim. Nëse
dikur, të vetmet mikesha të Artës ishin kukullat, sot e ulur në bankë të dytë, ajo iu tregon shoqeve
për ushtrimet që bën në shtëpi me ‘mikeshat’ që po e ndihmojnë të ecë, të mësojë, të luajë.
“Mezi pret që të vijnë vajzat, më pyet gjithë kohës për to. Kur janë këtu është e lumtur dhe përpiqet që të
bëjë ushtrimet!”- tregon e ëma, Florina, e cila shton se e bija i kërkon vazhdimisht të përsërisë ushtrimet që i
kanë lënë porosi terapistet. “Biçikletën!”- e saktëson Arta, vajza e diagnostikuar me paralizë celebrale.
A
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Tu-ngjat-jeta Selma!“Nuk ka gjë më të bukur se kur shikon fëmijën të
bëjë përparime. E shoh që Selma është më mirë si
fizikisht, ashtu edhe emocionalisht. Shpresoj shumë
që të vijojë kështu dhe pse jo, një ditë të ecë…”-
tregon Lindita, e ëma e Selmës, e cila kujdeset 24
orë për të bijën dhe të birin një vjeç e gjysmë.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /15
vjeçarja është një ndër fëmijët e programit social ‘Tungjatjeta...Jetë’. Ajo është diagnostikuar
me Spina Bifida e më parë nuk qëndronte dot ulur dhe as nuk mund të fliste. Pasi filloi të merrte
terapitë e domosdoshme, vogëlushja, jo vetëm ka filluar të formojë fjali të shkurtra, por edhe të
lëvizë. Ajo shkon në kopsht dhe i gëzohet kohës së lirë që kalon me shokët dhe shoqet në fundjavë.
Selma arrin të qëndrojë ulur për një kohë të gjatë duke u mbështetur me duar në divan e herë pas here duke
drejtuar trupin. Përgjigjet kur e pyesin dhe arrin të kapë objekte me madhësi të ndryshme me të dyja duart.
6
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Tu-ngjat-jeta Donald!“...nuk qan më kur bën lëvizjet gjatë terapisë,
por i sheh të tjerët në sy dhe arrin të bëjë disa
lëvizje që më parë i kishte të pamundura...”- thotë
fizioterapistja e ekipit, Dorela.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /17
“ ur mbushi 10 vjeç i festuam për herë të parë ditëlindjen çunit sepse më në fund ai filloi të japë
shenja përmirësimi...sikur të paktën të provonte tortën që i blemë...”- thotë Pranvera, mami i
djaloshit.
Ai është diagnostikuar me paralizë cerebrale. Më parë nuk kishte marrë asnjëherë shërbimet e specializuara
për të cilat kishte nevojë. Qendra më e afërt ishte 30 minuta larg dhe e ëma nuk e mbante dot në krahë deri
atje. Tani që merr terapi të rregullt në shtëpi ka filluar të lëvizë këmbën e djathtë, të qëndrojë përmbys pa
qarë, të ngrejë e të rrotullojë kokën në disa drejtime.
K
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Tu-ngjat-jeta Klajdi!“Dua të përmend emocionin e pafundëm që kam
ndjerë kur kam parë Klajdin te ecte këmba dorazi,
një fëmijë me paralizë cerebrale që nuk mund të
lëvizte më parë,” - thotë Enela, punonjësja sociale.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /19
lajdi e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës brenda mureve të shtëpisë e rrallëherë dilte përtej
gardhit të kopshtit plot pemë. Ka kaluar shumë vite i izoluar nga të tjerët dhe nuk shkonte kurrë
në shkollë. Ai nuk mundej as të fliste dhe as të ecte.
Tani, djaloshit i pëlqen shumë të takojë njerëz të rinj. Terapitë e ekipit të specializuar kanë filluar të japin
rezultatet e para drejt përmirësimit. Klajdi mundet të lëvizë duart, të bashkëveprojë gjatë terapisë, të fusë
rrathët në kon, por edhe të ndërrojë pozicionin.
K
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Tu-ngjat-jeta Mariglen!“...ka filluar të artikulojë disa rrokje, por edhe
kryejë vetë nevojat personale, të krijojë shoqëri
e të bëjë disa veprime matematikore. Arrin të
kategorizojë figurat gjeometrike dhe të formojë
puzzle të thjeshta me numra, kafshë dhe tre
figura gjeometrike,” – shpjegon psikologe Mimoza
për Mariglenin, djalin e diagnostikuar me autizëm
fëminor.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /21
vjeçari ka filluar të shkojë me dëshirë në shkollë, të shprehet përmes rrokjeve, të formojë fjali
të shkurtra, të krijojë shoqëri e t’i dalë në mbrojtje më të vegjëlve.
Më parë nuk arrinte të komunikonte, përplaste objektet në tokë, nuk luante me fëmijët e tjerë
e as nuk donte të shkonte në shkollë.
E ëma, Fatushja thotë: “Ne marrim kemp për çunin, por me ato lek blejmë miell. Çfarë të bëjmë…nuk kemi…
janë 4 fëmijë për t’u ushqyer. Ai ka pasur nevojë, por ne nuk kemi pasur kurrë mundësi që ta çonim për të
marrë shërbimet, derisa erdhën vajzat e World Vision për ta ndihmuar. Tani djali më duket më mirë”.
11
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Tu-ngjat-jeta Sara!“Po rri vetë drejt, paska mbështetur duart…”- ishin
të vetmet fjalë që tha e ëma e Sarës kur e pa të
qëndronte vetë ulur, mbështetur me duart tek
divani me trupin dhe kokën drejt.
“Jemi shumë krenare që Sara ka arritur disa fitore
të vogla. Arrin të bëjë ushtrimin e urës, me pak
ndihmë pozicionohet këmbadorazi, arrin të qëndrojë
ulur për pak sekonda duke u mbështetur mbi duar.
Arrin të përqendrohet, të jetë më e shoqërueshme,
të ketë kontakt sy më sy, shpreh rrokjet ‘ba’ - ‘ma’
–‘ta’” – tregon Eva, logopedistja.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /23
vjeçarja është diagnostikuar me paralizë cerebrale. Ende dhe sot, i ati sjell në mendje kujtimet e
hidhura të asaj nate dimri në janarin e vitit 2011.
“Ramë për të fjetur dhe vetëm kur dëgjojmë të qarat e Sarës. Ajo ishte vetëm një muajshe e
gjysmë. Ishte ora 12 e natës. Ajo dridhej. Kishte temperaturë të lartë. Deshëm ta fusnim në govatë me ujë,
por ujë nuk kishte. Nga i ftohti ishin prishur tubat. Gjetëm vetëm një bidon. Me atë e lagëm pak. Pastaj në
mëngjes e çuam në spital.”
Kujtimi thotë se për shkak të pamundësisë ekonomike, por edhe largësisë nga qendra ku ofrohen shërbimet,
e bija nuk ka bërë terapitë e domosdoshme.
“Sara nuk na tregonte dot çfarë lodrash pëlqente, çfarë donte të hante apo çfarë i dhimbte. Nuk e kuptonim
kur i dhimbte një dhëmb derisa i enjtej mishi”- thotë Bukuria, mamaja e saj.
Sot, Sara ka përmirësime që nuk kalojnë pa u vënë re. Prej më shumë se 1 viti, ekipi i specializuar shkon çdo
javë në familjen e vogëlushes.
8
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Tu-ngjat-jeta Bruna!“Goca më ka shumë përmirësime. Ka filluar lëshon
tinguj dhe disa fjalë. Kam shumë shpresë që do të
fillojë të flasë. Kam merak se kush do kujdeset për
gocën kur të mos jem më unë, ndaj dua të bëhet e
zonja e vetes”, - përfundon mes lotësh Mimoza.
Sot është 8 vjeçe dhe pas shumë muajve terapi nga
specialistët e ekipit “Tungjatjeta...jetë”, së fundmi
ka filluar të shqiptojë disa ndër fjalët që më parë e
kishte të pamundur t’i artikulonte: lokum, shkola,
Moza, bebi, lopa, kali...
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /25
runa është mikesha e të gjithëve. Ata e duan shumë miken e vogël që pëlqen të luajë me fëmijët në
lagje, me qenin e shtëpisë dhe të mbledhë fruta në pemë. Ajo është vajza e tretë e familjes, erdhi
në jetë pas 2 motrave.
“Shtatzënia më shkoi shumë mirë. Edhe muajt e parë pasi erdhi në jetë nuk kuptuam gjë. Kur bëri 1 vjeç
thonte “ma”,”ba”…kaq. Pastaj i la fjalët. Unë i flisja, ajo nuk më kthente përgjigje. As nuk më dëgjonte.
Nuk e besonim dot,” – tregon Mimoza, e ëma. Pas betejës për të pranuar realitetin e vështirë, ata e dërguan
Brunën, asokohe 2 vjeçe, në Tiranë. “Mjekët na thanë për skaner dhe ezhe, por ne nuk kishim mundësi, nuk
kishim para”, - tregon e ëma.
Më pas, kur Bruna ishte 4 vjeçe e vizituan tek një mjek në Librazhd. Ajo u diagnostikua me çrregullime të
spektrit të autizmit. Me shumë përkushtim, edhe nga familja, vogëlushja ka filluar të shkruajë, t’i përgjigjet
pyetjeve që i drejtohen dhe të njohë të kundërtat si shumë- pak, lart- poshtë apo majtas- djathtas.
B
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Tu-ngjat-jeta Ardian!Ardiani arriti të dalë nga dhoma ku më parë
qëndronte vetëm dhe luante lojëra imagjinare.
Tashmë merr pjesë në lojë me shokët e shoqet e
tij të vërtetë. Ndryshe nga më parë tani qëndron
veshur, luan në shilarëse dhe shkon çdo ditë në
shkollë.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /27
jala e parë dhe e vetme që tha Ardiani ishte: “Ma”. Pasi mbushi një vjeç gjithçka ndryshoi. Ardiani
nuk foli më asnjë fjalë dhe nisi të bëhej nervoz. Prindërit u nisën drejt Tiranës, për ta vizituar. “Na
thanë ka autizëm”- kujton Nexhmia, e ëma. Në ato kohë, diagnoza me të cilën ishte vlerësuar i
biri, ishte ende e paqartë për të dhe pjesën tjetër të familjes. Ata filluan të merrnin gjithmonë e më shumë
informacione rreth diagnozës, veçanërisht pasi djaloshi u bë pjesë e fëmijëve që merrnin terapi falas në
shtëpi nga programi social “Tungjatjeta...jetë”.
Ashtu sikurse për të gjithë fëmijët e tjerë, specialistët hartuan dhe filluan të zbatonin një plan individual
zhvillimi për Ardianin dhe familjen e tij. Në fillim, 10 vjeçari qante kur shikonte terapistët, ndërsa tani del në
ballkon dhe qesh kur i sheh të hyjnë tek porta.
F
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Tu-ngjat-jeta Alesia!E gjithë ditë-nata e Zhanetës është në funksion të
mirëqenies të së bijës. Ajo fle pasi Alesia e saj ka
rënë në shtrat dhe zgjohet para se e vogla të hapë
sytë. Me shumë këmbëngulje dhe përkushtim,
11-vjeçarja arrin të lëvizë pa ndihmë këmbadorazi,
dhe të bëjë ushtrimin e urës.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /29
egjithëse është diagnostikuar me Spina Bifida dhe paraplegji.
Alesia është e para e klasës, veçanërisht në lëndët shkencore.
“Kur të rritem, dua të bëhem mësuese matematike”- thotë Alesia dhe na tregon
fletoren e detyrave ku ka vetëm “Shkëqyeshëm”.
M
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Dibër
Bulqizë
Librazhd
Përrenjas
Tungjatjeta...jetë, Librazhd, 2017
Tungjatjeta...jetë, Bulqizë, 2019
Tungjatjeta...jetë, Dibër, 2019
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /31
Tungjatjeta...Jetë në Librazhd
Për herë të parë në Shqipëri, në Qershor të 2017-ës, World Vision Albania lançoi
programin social ‘Tungjatjeta...jetë’.
36 fëmijë me aftësi të kufizuara që jetonin në zona të thella të Librazhdit nisën të
merrnin rregullisht terapi në banesat e tyre, në fillim të 2018-ës. Familjet e tyre
nuk kishin mundësi ekonomike të siguronin terapi për të vegjëlit e tyre, ndërkohë që
vendbanimet i kanë larg qendrave që ofrojnë shërbime të specializuara.
Ende dhe sot, shumë prej fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk marrin asnjë shërbim
dhe jetojnë të izoluar.
Në rrethin e Librazhdit janë identifikuar 277 fëmijë me aftësi të kufizuara.
Vendi Librazhd:
Viti 2017:
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
EKIPI I SPECIALIZUAR NË LIBRAZHD
“Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga nisma
më e bukur dhe më e ndjerë, ku asnjë ditë nuk i ngjan
tjetrës. Nuk ka qenë e lehtë për mua, që çdo ditë të
le qytetin, shtëpinë dhe për orë të tëra të udhëtoj
rrugë pa rrugë, në fshatra të largët, aty ku më presin
me padurim fëmijët. Thujase të gjithë kanë pasur
përmirësime. Mund të përmend Artën e cila tashmë
ecën 2-3 hapa në mënyrë të pavarur; Selmën e cila
qëndron më gjatë ulur dhe ka filluar me pak ndihmë
të ngjitet dhe të zbresi nga divani; Sara e cila qendron
ulur vetëm më pak suport apo ndryshon pozicionin nga
shtrirë- ulur duke u mbajtur e pavarur në shkop; Klajdi
i cili ngjitet dhe zbret nga divani në mënyrë të pavarur,
pozicionohet këmba doras dhe zhvendoset për pak hapa në mënyrë të pavarur apo
zhvendos karrigen me rrota; Alesia e cila tashmë arrin të bëjë ushtrimin e urës apo
të eci këmba- doras; Donaldi arrinë të bëjë ekstension (shtrirje) të këmbës së djathtë;
Oligerta e cila bën ekstension të të dy ekstremiteteve inferior; Oligerti arrinë të bëjë
ushtrimet në mënyrë të pavarur, të ndryshojë pozicionin apo të ngjisi dhe zbresi
shkallët, Emiljano ka rritje të kontrollit të kokës dhe arrinë të mbajë një objekt në
dorë…” – rrëfen Dorela, fizioterapistja e ekipit lëvizës të “Tungjatjeta...jetë”.
“Herët e para që shkonim në familje, shumë prej
familjarëve nuk kishin asnjë informacion për
profesionet tona, e mbi të gjitha si do i ndihmonim
fëmijët e tyre. Jemi munduar t’ua shpjegojmë me
fjalë të thjeshta dhe me shembuj që ta kuptonin.
Nga ana tjetër, shumë familjarë nuk besonin
se fëmijët e tyre mund të ndryshonin, prandaj
takimet e para kanë qenë për të informuar
dhe bindur prindërit që t’iu bënin edhe vetë
ushtrimet që do iu linim porosi. Ky ishte hapi
i parë dhe i domosdoshëm për secilin nga
terapistët sepse pa përkushtimin e prindërve,
ndryshimi do të ishte i pamundur, por lumturia
më e madhe është kur fëmija bashkë me prindin, dalin në portën e shtëpisë dhe na pyesin:
Kur do vini përsëri?” – tregon Eva, logopede e ekipit.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /33
Enela , punonjësja sociale shprehet: “Të punosh
me fëmijët e Tungjatjetës do të thotë të jesh
mekanizmi që vë në lëvizje ingranazhet e zhvillimit
të një fëmije me aftësi të kufizuara dhe të familjes
së tij. Të gjitha aftësitë, mundësitë dhe potencialet
që ke si njeri dhe si profesionist duhet t’i përdorësh
në funksion të rritjes sa më të shëndetshme në të
gjitha fushat e zhvillimit të një fëmije.”
Mimoza, psikologia tregon: “Takimi i parë me
fëmijët e Tungjatjetës ka qënë prekës, sepse
pavarësisht faktit se sa shpesh dëgjonim të
flitej për aftësinë ndryshe, kur gjërat i prek dhe
i ndjen nga afër është krejt ndryshe. Të duket
sikur po ndez një dritë në një dhomë të errët ku
njerëzit kanë fare pak shpresa për ndryshim. Është
një dritë sepse pavarësisht gjithçkaje shikojmë se
ekzistojnë paragjykime të cilat i zhysin akoma edhe
më thellë në botën e tyre. Teksa shikon problemet
dhe shqetësimet e tyre, kupton se realiteti lë për të
dëshiruar. Në këto familje kam përjetuar peshën e
rëndë të halleve dhe problemeve që ato kanë. Nga
ana tjetër më kanë dhënë forcë dhe vullneti për ta
ndryshuar situatën dhe për të punuar me fëmijët
me aftësi të kufizuara.”
“Dita e punës për mua fillon me kontrollin teknik të makinës
pas kësaj paraqitem tek qendra komunitare, ku bashkë me
njërën nga edukatoret marrim fëmijët nga shtëpitë e tyre dhe
i sjellim në Qendrën Komunitare në Librazhd fëmijë me aftësi
të kufizuara që nuk janë pjesë e programit Tungjatjeta…Jetë.
Pas kësaj bashkë me ekipin e specializuar vijojmë rrugën për
të çuar shërbimin e specializuar në familje për ata fëmijë
që nuk vijnë dot pranë qendrës për shkak të largësisë ose
kushteve të tjera të vështira ku jetojnë. Është një ekperiencë
e mbushur me emocione që nuk ekisha menduar që mund t’i
kaloja. Një nga vështirësitë më të mëdha për mua ka qënë
periudha e dimrit, ku në shumë fshatra është e vështirë lëvizja
edhe me zinxhirë,” - thotë Luli, drejtuesi i automjetit që për
çdo ditë shoqëron ekipin e specializuar të Tungjatjeta jetë në
terrene të vështira të Librazhdit.
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
AMBASADORËT
Rrugëtimit të World Vision në nismën e programit social Tu-ngjat-jeta iu bashkuan emra të mirënjohur të artit, sportit dhe gazetarisë. Ata i dhanë jehonë zërit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në zonat e thella të vendit.
Alban Skënderaj – këngëtar“...si baba, por edhe si ambasador i World
Vision nuk mund të hesht përpara faktit se
qindra fëmijë me aftësi të kufizuara nuk
mund të marrin shërbime. Shumë prej tyre
qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, nuk arrijnë të
shkojnë në kopësht apo në shkollë, nuk marrin
mjekimet dhe shërbimet e duhura, ata jetojnë
totalisht të izoluar. Atyre iu është mohuar
fëmijëria, dinjiteti…
Fëmijët e Tungjatjetës kanë nevojë për
shërbime, kanë nevojë për ne! Vetëm bashkë
mund t’iu ndryshojmë jetën!”
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /35
Arlinda Çausholli – gazetare, publiciste“…ftoj të njohur e të panjohur që t’i bashkohen
programit social ‘Tungjatjeta’…”
Beso në iniciativën e programit social të
World Vision, ashtu siç besova dhe unë....”
Luiza Gega – atlete“…unë kam vrapuar e vetme dhe kam fituar, por
gara e këtyre fëmijëve është shumë e vështirë.
Besoj që çdo fëmijë ka nevojë për kampionë. Na
ndihmoni që këto fëmijë ta përfundojnë garën e
tyre. Ju jeni kampionët e tyre...”
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
Nik Xhelilaj – aktor“... të them të drejten u preka, u emocionova, por
më erdhi edhe inat që jemi kaq të painformuar.
U habita, u inatosa…70 mijë fëmijë me aftësi të
kufizuar. Këta fëmijë kanë sot nevojë për ndihmën
tënde, për ndihmën time, për ndihmën e të gjithëve
ne së bashku. Pse? Sepse 92% e këtyre fëmijëve,
nuk përfitojnë sot asnjëlloj shërbimi.
Beso në iniciativën e programit social të World
Vision, ashtu siç besova dhe unë....”
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /37
ë qershor të të njëjtit vit, 36 fëmijë me aftësi të kufizuara që
jetojnë në fshatra të thellë të Dibrës filluan të merrin rregullisht
terapi në banesat e tyre nga ekipi i specializuar.
Pas Bashkisë Librazhd, Dibra ishte bashkia e dytë në Shqipëri që nisi të zbatojë
këtë model ndërhyrjeje dhe përfshiu ekipin Tungjatjeta në organigramën e saj.
N
“TUNGJATJETA...JETË” NË DIBËR
Që prej 2019-ës, World Vision nënshkoi marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashkinë Dibër për zbatimin e programit social “Tungjatjeta...jetë”.
Programi social ‘Tungjatjeta...Jetë’
WORLD VISION ALBANIA
fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision Albania në 25 bashki.
Në Shqipëri, World Vision njihet në komunitet si mobilizues dhe ndërlidhës i tyre me
institucionet dhe organizatat për çështje që prekin jetën e fëmijëve. Gjatë kësaj periudhe
kemi bashkëpunuar me 56 organizata, 18 kisha dhe organizata me bazë besimi.
50 MIJËRRETH
Vizioni ynë për çdo fëmijë, jeta në plotësinë e saj......lutja jonë për çdo zemër, dëshira për ta bërë atë realitet...
World Vision është një organizatë zhvillimi komunitar, e krishterë, humanitare dhe advokatie.
Hapat e parë
www.tungjatjeta.al /39
Për më shumë informacion, ju lutemi na vizitoni:
Faqen zyrtare të internetit: www.worldvision.al Facebook: https://www.facebook.com/WorldVision.Albania.and.Kosovo/ Tweeter: https://twitter.com/wvalbaniakosovo Instagram: https://www.instagram.com/worldvisionalbaniakosovo/ Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCgNIzRiFY8eglrHyM5uQdLg
Hapat e parëDhuro një TungjatjetaSi mund të dhuroni?
RAIFFEISEN BANK
Numër llogarie: 00 3088 0359
IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
SWIFT: SGSBALTX
Kartë Debiti / Krediti: https://www.tungjatjeta.al/paguaj-me-karte-krediti
Paypal: https://www.tungjatjeta.al/paguaj-me-paypal
Në kutitë e dhurimit në qendrat tregtare TEG dhe QTU: Hipermarketet Interspar, supermarketet Spar në Tiranë, dyqanet Jumbo, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
‘një program social nga World Vision Albania’
www.tungjatjeta.al