guida turistike

28

Upload: daniel-mema

Post on 18-Apr-2015

247 views

Category:

Documents


21 download

TRANSCRIPT

Hyrje

qiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore,ne perendim te gadishullit Ballkanik. Siperfaqja e

pergjitheshme e saj eshte 28748km2.Kryeqyteti i Shqiperise eshte Tirana.

Shqipria eshte nje vend bregdetar dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Gjatesia e vijes kufitare eshte 1204 km, nga te cilat kufiri bregdetar eshte 472 km, ai liqenor 73 km dhe lumor 83 km. Nga pikpamja e pozites gjeografike, Shqiperia ndodhet ne kryqezimin e rrugeve qe lidhin nga njera ane gadishullin Apenin nepermjet kanalit te Otrantos ( 73 km ), me brendesine e gadishullit Ballkanik nepermjet rruges Egnatia me Bosforin dhe me tej me Azine e Vogel; nga ana tjeter Europen Qendrore nepermjet rrugeve Dalmatine me Greqine. Relievi i Shqiperise eshte kryesisht malor. Lartesia mesatare e vendit eshte 708 m mbi nivelin e detit , dy here me e larte se mesatarja e Europes.Lartesia me e madhe ndodhet ne lindje ne malin Korab me 2751 m mbi nivelin e detit. Fushat zene pjesen perendimore te vendit pergjate bregut te Adriatikut. Kurse ne juglindje te vendit ndodhet rrafshnalta e Korces, 800 m mbi nivelin e detit. Fushat me te ulta ndodhen gjate brigjeve te lumenjeve Vjose, Devoll, Osum, Shkumbin, Seman, Erzen, Mat e Drin pergjate te cilave ndodhen dhe zonat e banimit si dhe rruget e komunikimit.

ajoni i Qarkut te Beratit shtrihet ne pjesen jugore te Shqiperise se Mesme dhe perbehet nga rrethet Kuçove, Berat dhe Skrapar.

Pozita gjeografike e tij eshte :

Gjeresi gjeografike veriore 400 52’ 50’’ dhe jugore 400 21’ 05’’. Gjatesi gjeografike lindore 190 33’ 43’’ dhe perendimore 200 26’ 34’’.

Siperfaqja e qarkut eshte 1789 km2 dhe kufizohet me qarkun e Korçes, Elbasanit,Fierit

dhe Gjirokastres. Qendrat administrative te rretheve jane Kuçova , Berati ( qender e qarkut ) dhe Çorovoda.

Qarku i Beratit, ne gjithe gjatesine e tij, pershkohet nga lumi Osum, ndersa ne veriperendim pershkohet nga lumi Devoll, i cili bashkohet me lumin Osum ne fshatin Arrez, afro tre kilometra ne juglindje te Ures se Kuçit, ure e cila perben kufirin me rrethin e Lushnjes. Rrethi i Skraparit pershkohet nga lumi i Guhakut, i cili bashkohet me lumin Osum ne qytetin e Çorovoges dhe nga lumi i Tomorices i cili bashkohet me lumin Devoll ne zonen e Gramshit.

Perfshirja ne rajonin e qarkut e zones fushore,kodrinore dhe malore e ben, kete rajon, mjaft te pasur me burime natyrore ne fushen e turizmit. Zona fushore dhe kodrinore nis me rrethin e Kuçoves me lartesi mesatare mbi nivelin e detit 80 m, vazhdon me rrethin e Beratit me nje terren te pjerret kodrinor-malor, me lartesi mesatare 455 m mbi nivelin e detit; duke filluar nga fusha e Beratit dhe deri ne lartesine 1600 m te malit te Shpiragut dhe me tej me rrethin e Skraparit, me lartesi mesatare 750-850 m mbi nivelin e detit qe varion nga 250 m ne fushen e Bogoves e deri ne 1500 m ne Faqekuq e Backe, lartesi ne te cilen jane vendosur te gjitha fshatrat e ketij rrethi.

Maja me e larte eshte maja e Tomorit ( Çuka Partizane ) prej 2417 m mbi nivelin e detit. I gjithe rajoni i qarkut ka nje siperfaqe me pyje rreth 450 km2 dhe rreth 300 km2 me kullota. Terreni me pyje, livadhe, kullota; lartesite malore, pasurite e medha ujore, muzeale, historike, kulturore si dhe klima karakteristike e rajonit, plotesojne kushte mjaft te mira per zhvillimin e turizmit familiar ne rajon.

NJESITE VENDORE QARKU BERAT

SIN JЛ

ZHEPE

TЛR PAN

ЗEPAN

POTOM

QEND ER

LUM AS

GJERBES

VЛRTOP

LESH NJE

ROSH NIK

BOGOVE

OTL LAK

VELABISH T

KOZARЛ

KUT AL LI

POSHNJЛPEROND I

VENDR ESHE

CUKAL AT

URA VAJGU RORE

BERAT

POL IЗAN

ЗOROVODE

KUЗ OVЛ

HARTA ADMINISTRATIVE

QARKU BERAT

Histori e lashte pasqyruar ne monumente kulturore me vlere

arku i Beratit eshte njesi rajonale qe perfshin ne vetvehte rajone me histori dhe kulture te

pasur.

Për qarkun e Beratit, qëndra administrative është Qyteti Berat. Është qytet-muze. Qyteti i

origjines ngrihej brënda një keshtjelle nytyrore, mbi një kodër zotëruese 187 m mbi nivelin e

detit dhe u përket shekujve IV-III para Krishtit ( vitet 330-320 ),kur banimi ilir u shndërrua në

një qytet kështjellë (sitadele).

Lagja “Kala” Faza paralindese e tij ka vazhduar gjatë dy mijë vjetëve. Këtë e dëshmojnë dy çekanë

guri dhe zgjyre (material mbetjeje bakri dhe bronzi) të gjetura në muret e kalasë,të datuara

ne fillim te periudhës së bronzit,dy mijë vjet para Krishtit.

Megjithatë konstruktorët popullore ia kanë dale që me tipe e elementë konstruktive te

ndryshmë të krijojnë ansamble unike , saqë në vështrim të parë qyteti duket të jetë ndërtuar

me një tip të vetëm .

Në tri lagjet muze , përveç banesës popullore , ka shumësi objektesh të vjetra të kultit ,

veçanërisht në kështjellë .Këto objekte vijne që nga shek XIII dhe janë të ruajtura mjaft

mirë.Restaurimet janë bërë duke respektuar rigorozisht kriteret shkencore të vendosura nga

Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Lagjet muze , jashtë kështjellës , qëndrojnë përballë njëra-tjetrës , në të dy anët e lumit

Osum , lidhur me një urë monumentale me ngritje elegante , e gjatë 129,3m , e gjërë 5,3m

dhe e lartë 10m mbi shtratin e lumit .Është urë me 7 harqe,ku hapësirat mes harqeve

shkojnë nga 9 deri 16,7m .Ajo eshte quajtur Ura e Gorices dhe eshte ndertuar ne vitin 1780

„Ura e Gorices“ 1780

Në qytet gjënden tri objekte të shek XIII të cilat i përkasin periudhës së kultures bizantine :

Kisha e Shën Vllahernës, Kisha e Shën Triadhës dhe Kisha e Shën Mëhillit.

Berati ka një pasuri të tërë veprash të artit ikonografik,me një inventar mbi 400 vepra me vlera të paçmuara . Gjatë Mesjetës , në kushtet e sundimit islamik (1417-1912), janë ndërtuar edhe objekte të kultit islam.Më të rëndësishme janë Xhamia e Plumbit (shek XVI) , Xhamia Mbret dhe sidomos teqeja e Halvetijeve , e cila ka një dekoracion të pasur me motive të larmishme origjinash evropiane e aziatike .

Kompleksi arkitektonik Islamik

Berati ka tradita të çmuara në fushën e arsimit .Që në shek IV ka pasur një manastir

brënda në kështjellë.Këtu arsimoheshin nxënës për t`u pajisur me dije të sferës së besimit

ortodoks, duke pasur si qëllim shkrimin dhe kopjimin e veprave fetare .Të kësaj tradite janë

kodiket e shek VI,IX,XI,XIII,XIV,XVI, prej të cilëve dy u gjendën dhe ruhen edhe sot të

restauruar në Muzeun Historik Kombetar.Të shkruara në pergamene, këto libra dëshmojnë

nivelin e spikatur të kulturës së qytetit .

Më të rëndësishmit nga këto janë :

KODIKU I PURPURT, i njohur në shkencë me emrin Codex Purpureus Beratimus, i shkruar

në shek VI me ngjyrë të kuqe , prej nga ka marrë edhe emrin “i purpurt”.Është i shkruar në

gjuhën greke. Është zbuluar në vitin 1868 , studiuar e publikuar nga studiuesi francez P.Battifol

më 1884. Paraqet interes të vecantë nga pikëpamja paleografike dhe nga fakti qe teksti i

Ungjijve përmban një nga variantet më të vjetra , bazë për rindërtimin e tekstit të Testamentit të

Ri . Për kohën kur është shkruar , shek VI, është një nga 5 kodiket e tjerë që janë në botë .

KODIKU I ARTË , Codex aureus , është një dorëshkrim i shek IX , po në gjuhen greke

dhe përmban pjesë nga ungjijtë , të shkruara në pergamene , me shkronja të vogla të arta . Për

ekzistencën e këtyre dorëshkrimeve dhe të një biblioteke në të cilën ato ruheshin ka njoftime

që nga viti 1346 , sipas një shenimi kronikal të ruajtur në një doreshkrim në Berat . Këto libra u

rizbuluan më 1972 në Kështjellën e Beratit .

Me vlerë janë dhe punimet e ikonografeve të tjerë anonime dhe sidomos të familjes së

madhe të Cetireve gjatë shekujve XVIII-XIX.

b) Muzeu Etnografik

Eshte i organizuar ne nje nga shtepite me karakteristike te qytetit.Ne te ekspozohen mbi

1000 objekte muzeale te cilat deshmojne kulturen dhe traditen e pasur te treves se Beratit.

Dhoma e miqve

Ne kendin e Pazarit Mesjetar jane veshjet e burrave dhe te grave te qendisura me ar dhe

argjend,objekte te shumellojta zbukurimi, serviset e bakrit etj.

Ne nje mjedis tjeter jane vendosur pajisjet dhe objektet e perpunimit te vajit,te pijeve, te

poçerise, kovaçhanes te cilat deshmojne per nje tradite te kultivuar dhe me mjaft interes.

Ne katin e dyte jane te sistemuara Dhoma e Miqve, Dhoma e Fshatit,Kuzhina, Dhoma e

Tezgjahut,me te gjitha paisjet e tyre perkatese dhe qe deshmojne per nje tradite te hershme

dhe te pasur te treves.

Pazari Mesjetar Dhoma e Tezgjahut

Ne qytetin e Beratit ndodhet edhe „GALERIA E ARTEVE“ ne te cilen ekspozohen piktura

të piktorëve nga e gjithë Shqipëria dhe te huaj.

Deshmi te antikitetit te periudhes para krishtit ka te shumta ne te gjithe rajonin e qarkut,nga te

cilat mund te vecojme :

Qyteti Dimal ka qene ndertuar ne lartesine 476 m mbi nivelin e detit dhe eshte shkateruar ne luften e dyte iliro-romake,ne vitin 214 p.e.s. Nga germimet arkeologjike,jane zbuluar muri rrethues dhe porta me harqe. Po keshtu permendim edhe kishen e Sinjes te ndertuar ne shek.XVII ,ne shpatin shkembor te malit Shpirag.

Dimali – Qytet ilir i shk. IV p.e.s. Kisha e Shen Merise,Sinjes

Kalaja e Xhaxhajve ndodhet ne lindje te Dimalit,ne largesine 4 km.Kjo kala ka fillimet e saj ne

antikitet dhe eshte ndertuar ne shek. e XI te eres sone. Germimet arkeologjike kane zbuluar

fortesen mesjetare.

Kalaja e Xhaxhajve (Mjeshove)

Me histori te hereshme në Qarkun e Beratit është KUÇOVA. Kjo trevë ka qënë vëndbanimi i hershem ilir i fisit desaret. Nga gërmimet e bëra në periferi të

qytetit të Kuçovës (ne fshatin Perondi ) del që kjo trevë ka qënë jo vetëm një vëndbanim i lashtë , por edhe me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj .Kjo shëtitore i ka përmasat e një bulevardi të vërtetë prej 10m gjërësi dhe 50m gjatësi , e shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhëndur e të bukur.

Kisha e Shen Nikolles (Perondi)

Kisha e Kozares,Kucove

Po kështu në kodrën e Omurit , ne Verilidje te qytetit , janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi te gjitha një pishtar ( ruhet në muzeun e Beratit ), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën e në të gjithë zonën .Nga gërmimet e bëra në vitet 40-50 te shekullit të kaluar u nxorën në siperfaqe amfora, ( shpata e mburoja të kohës ilire ) .

Një tregues tjetër është edhe fakti që nafta e dale ne siperfaqe me vetërrjedhje që në kohët e Mesjetës është shfrytëzuar për interesa jetike të banorëve vëndas.

Në fund të viteve 1700 dhe fillim të viteve 1800 banorë kuçovarë, si fiset e vjetra të

Brisqeve apo të Skurove e më vonë të Kurtëve kanë shitur naftë bruto për myzeqarët , për ta

përdorur për bucelat e rrotave të qerreve si vaj grasatues e më pas për djegie.Në vitet e Luftës

së Pare Botërore , në periferi të Kuçovës ( aty ku sot janë varrezat e qytetit ) u vendos një

repart ushtarak austriak .Në vitin 1916 , një inxhinier gjeolog , pjesëtar i këtij efektivi vuri re se

uji i përroit që vinte nga kodra e Omurit vinte me naftë. Pasi e shëtiti me këmbë vëndin ai arriti

në konkluzionin se Kuçova ishte një vënd që kishte pasuri të mëdha nafte

Këtë fakt ai e bëri publik në vitin 1918. Që nga viti 1918 deri në vitin 1924 në Kuçovë erdhën shumë shoqëri nafte kërkuese si AIPA ( Azienda Italiana Petroli Albania) , një shoqëri Anglo-Persiane , Shoqeria Amerikane e Naftës si dhe Shoqëri Franceze etj. Në vitin 1928 në vendin që sot thirret «Dikatër » u shpua dhe dha naftë pusi i parë në Shqipëri. Që nga ai moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vëndburim nafte dhe po kështu u pasua edhe me hartat politike dhe ushtarake.

Zona naftembajtese ne vitin 1940

Në historinë e Shqipërisë Kuçova përmëndet si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorevë ne vitin 1936.

Në rrugën nacionale Berat- Lushnjë,ne distancën 11km ne veriperëndim të Beratit, ndodhet qyteti i

URËS VAJGURORE . Historia e përmënd Urën Vajgurore si porta kryesore e prezantimit dhe e hyrjes

në qytetin e Beratit . Në këtë vënd ndodhet Ura e Konizbaltës.Ura ka qënë me harqe.

Në vitet 1847 në këtë vënd është zhvilluar një beteje e pergjakshme me turqit që vinin per të pushtuar Kalane e Beratit . Luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në këtë betejë ishin nga zona e Shpiragut dhe të ardhur nga Vlora e Mallakastra.Kjo ngjarje është përjetësuar edhe në vargjet e popullit “ Te ura në Konizbaltë , mbenë tragjasë e dukatë ”

Si rrjedhojë e kohëzgjatjes dhe prurjeve të medha te lumit Osum,Ura e Konizbaltës u prish,duke lënë të shkëputura zonën perëndimore me atë lindore.

Monumente natyrore dhe peisazhe te mrekullueshme Qarku i Beratit permbledh ne vetvete nje terren kodrinor-malor me pyje, livadhe, kullota,

lartesi malore, pasuri te medha ujore, muzeale, historike, kulturore si dhe klime karakteristike.Te

gjitha keto perbejne potenciale te fuqishme dhe kushte mjaft te mira per zhvillimin e turizmit

familiar dhe natyror ne rajon, per te cilat, krahas vlerave natyrore, muzeale dhe te tradites, po

punohet edhe per permiresimin e infrastruktures dhe shtimin e vlerave kulturore,sociale,

ekonomike dhe mjedisore. Po prezantojme disa nga vlerat me te rendesishme ne rajonin e

qarkut Berat.

Parku Kombëtar Mali Tomor Parku Kombëtar i Malit Tomor, përfaqëson ekosistemin malor me te rendesishem te

pjesës jugore te Shqipërisë. Ka një sipërfaqe 4000 ha. Shtrihet ne juglindje te Beratit si një shpat i thepisur malor ne lindje te fshatrave Dardhe,

Qafe Dardhe, Tomor i Madh, Tomor i vogël, Lybeshe e Kapinove me lartësi nga 540 m ne 2417 m mbi nivelin e detit. Peizazhet mahnitëse përmbajnë ne vetvete pyje ne terrene te thepisura e shkëmbore, kullota, livadhe si dhe vendburime te shumta ujore.

Bimësia pyjore zë peshën kryesore në sipërfaqen e parkut. Ajo shtrihet në 2350 ha. Nga te cilat, pyjet e lartë zënë 1760 ha. Në përbërje të pyjeve të lartë janë llojet Ah, Rrobull dhe Pisha e zezë.

Ahu shtrihet në lartësitë 1000-1200 m mbi nivelin e detit dhe formon pyje të thjeshta rreth fshatrave Dardhë e Kapinovë si dhe në rrafshin e Stradomit.

Rrobulli shtrihet në lartësitë 1200-1600 m dhe është i vendosur në formacione shkëmbore karbonatike. Formon ngastra të thjeshta mbi fshatrat Tomor i Madh dhe Lybeshë.

Në llojet me pyje të lartë gjendet edhe Arra . Më tepër ajo gjendet e kultivuar në Kapinovë dhe Qafë Dardhë, por e shpërndarë në grupe me sipërfaqe të vogla.

Pyjet shkurre shtrihen në një sipërfaqe prej 442 ha. Gjenden të vendosura në pjesët e poshtme të parkut, në zonën e makjes në lartësinë 550-750 m mbi nivelin e detit.

Në terrene të thepisura dhe shkëmbore të paarritshme vërehet fenomeni i instalizimit të bimësisë pyjore me lloje të ndryshme drurësh dhe shkurresh, e ndërthurur kjo me bimësinë barishtore.

Në park, bimësia barishtore është e shumtë dhe e larmishme. Ajo është e përhapur në sipërfaqe të gjera në zonën e kullotave natyrore që ndodhen kryesisht në brezin e sipërm klimaterik, pas brezit të pyjeve, në çeltirat brenda pyjeve, por edhe me pakicë më në brendësi të sipërfaqeve pyjore.

Bimësia barishtore, për vetë natyrën e këtij shoqërimi karakterizohet nga gërshetimi i florës së pyjeve të ahut, rrobullit e drurëve të tjerë dhe nga bimësia barishtore e livadheve dhe kullotave.

Në terrene shkëmbore gjenden disa lloje bimësh shume të rralla . Kullotat e livadhet zënë një sipërfaqe prej 890 Ha në park. Ato janë tepër joshëse për

vizitorët, për bukurinë që paraqesin. Këtu veçojmë vendet si : Pllaja e Stradomit, livadhet e Qafë Skurës, livadhet e Burimit të Cobanit, livadhet e pyjeve të Qafë Dardhës, por mbi të gjitha livadhet dhe kullotat në fshatin Dardhë.

Veç kullotës bimësia barishtore e parkut ka vlera te mëdha mjekësore. Për vete kushtet klimaterike, parku karakterizohet edhe nga një faune e larmishme. Në terrene e pjesë pylli të përshtatshme e të bollshme me ushqime takohet më shpesh

Ariu i murrmë, në afërsi të korijeve dhe fshatrave gjendet Ujku, dhelpra, kunadhja, Baldosa. Në rrethinat e dendura pyjore dhe kryesisht afër tokave bujqësore gjendet Derri i egër , lepuri i egër , ndërsa në lëndina, korije e burime ujore kullosin sorkadhet . Ne majat e shkëmbinjve, në zonat e larta e të thepisura gjenden kope me dhi të egra. Në brendësi të parkut gjenden: Nuselala , Ketri, Macja e egër.

Nga shpendët takohen Shqiponja, gjeli, si dhe rrëmbyes të tjerë të ditës edhe natës. Zogjtë këngëtarë përfaqësohen nga Thëllëza e malit, pëllumbi i egër, grifsha, mëllënja , harabeli etj.

Ekografia e shumëllojshme, bën të mundur që parkun ta përshkruajnë një numër i konsiderueshëm përrenjsh. Burimi kryesor hidrik i tyre janë reshjet e shiut dhe të dëborës, të cilat janë më të shumta në stinët vjeshtë dhe dimër.

Sasia vjetore e reshjeve në park varion nga 1200-1600 mm në vit. Por prania e bimësisë pyjore dhe livadhore në park bëjnë të mundur që këto reshje të mos shpëlahen, por të asimilohen nga toka me ndihmën e pyjeve dhe bimësisë barishtore, të depozitohen në guva e xhepa të mëdhenj nëntokësor dhe pastaj të dalin në sipërfaqen mbitokësore të tokës në formën e burimeve.

Burimet si ato të fshatit Tomor, Lybeshë, Burimi i Mbujasit e i Cezmës së Tarikos në fshatin Qafë Dardhë, Burimi i Koshorricës (pranë shkëmbit të pëllumbave) e i Tisit në fshatin Lybeshë si dhe Burimi i Shkëmbit të Bletës në fshatin Kapinovë, kanë ujë të pastër e të bollshëm.

Në territorin e parkut ka edhe një numër të shumtë burimesh të tjera ujore. Një pjesë e këtyre burimeve janë shfrytëzuar nga fshatrat që ndodhen në territorin e parkut; ndërsa pjesa tjetër e burimeve si tek lëndinat e burimit të Cobanit, Stradomit apo Kapinovës jenë në ndihmë të turistëve qe vizitojne resurset e mrekullueshme natyrore te parkut.

Pikat me te frekuentuara nga vizitoret janë Teqeja mbi Stere, Stradomi, Vend kulti Fetar etj. si dhe shume monumente natyre si Shpella e Kapinoves, Rrapi i Lybeshes, Ujevara Becke, Kalaja e Tomorit, Shpella e Kalase se Tomorit etj.

Si objekte pushimi frekuentohen Çezma e Tarikos, ish Kampi alpinistik Kapinove, Qafa e Skures, Sektori Pyjor etj.

Me natyrën dhe relievin e tij Parku Kombëtar i Tomorit plotëson një varg kushtesh për frekuentim, nga te cilet mund te theksojmë : Për turizëm Rural Për Ekoturizem Për shëtitje me biçikleta malore Për alpinizëm Për gjueti sportive Për ekskursion ne natyre Ture studimore ( natyralistesh si dhe te kulturës dhe besimit fetar )

#

#

# #

#

#

##

#

#

#

#

##

#

#

#

#

#

#

#

#

#

#

#

#

#

#

#

#

#

# #

#

#

#

#

##Bilcл

BER AT

To mo rr

Lybe sh

Brega s

VЛR TOP

Kod ra s

Vojnik

Da rd hл

Mim ia s

Ra biak

Vod icл

Dren ovл

Staro vл

Malina t

Du han as

ROS HNI K

Pesh tan

Kap in ovл

Mbra kull

Vete rnik

Re ma nicл

Drob on ik

Gjerevan

Perisna k

Zgлrbo njл

VEL ABIS HT

Palikesh t

Velesh njл

Karkan joz

Qafл Dardhл

Bardh aj i R iFu shл Pe shta n

Kost re n i M ad h

To mo rr i Vogлl

Kost re n i V ogл l

Ro shn ik i Vogлl

Bog dan i Sipлrm

Bog dan i Po shtлm

Kanionet e Lumit Osum ( Skrapar )

Qe ne dalje te qytetit te Çorovodës, shtrati i lumit Osum ngushtohet se tepërmi duke u

detyruar te “ndrydhet” ne te dy anët e tij nga një varg kanionesh shkëmbore monolite me një

bukuri natyrore mahnitëse dhe mbreselenese.

Lartësia e tyre varion nga 20 deri ne 40 metër .Vizitoret e huaj, te kësaj bukurie natyrore,

i kane emërtuar si te vetmet ne Evrope, për strukturën dhe bukurinë e tyre. Futja e sportit te

kanotazhit ne ketë mrekulli te natyrës do ta shfrytëzoje atë me se miri.

Disa foto te kësaj bukurie natyrore :

Fshati Turistik, Bogove

Qendra e këtij fshati dhe e komunës me te njëjtin emër, ndodhet ne grykëderdhjen e

përroit te Borovës ne lumin Osum , ne mes te rrugës nacionale Berat- Skrapar , rreth 30 km

larg qytetit te Beratit .

Për vete natyrën qe e rrethon ketë fshat , ujin e ftohte qe rrjedh përmes tij nga burimi i

mirënjohur me te njëjtin emër , freskinë e ambientit përreth , pyjet e dendur qe e rrethojnë , me

një flore dhe faune te shumëllojshme si dhe relievi i zonës , e kane kthyer prej kohesh ne një

fshat te vërtete turistik.

Ne qendër te këtij fshati ushtrojnë aktivitetin e tyre disa njësi akomoduese, ku kalojnë

fundjavën banoret e qyteteve përreth, si dhe kalimtare nga e gjithë Shqipëria.

Pylli i lisave, Mali i Bardhe, Velçan

Pylli i lisave te Malit te Bardhe, përben një masiv pyjor 2000 ha, me një përthyerje mjaft

mbreselenese, mbi një kodër-mal, ne lartësinë 800-900 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet ne

drejtimin veri-jug. Ne ketë pyll, veç tre lloj lisash, gjenden edhe drurë te llojit panje, lajthi,

mëlleze, shkoze, thane etj. Aty gjenden kafshe te egra si ujk, dhelpër, lepur, kunadhe, baldose,

ketër si dhe mjaft shpendë te egra.

Nga i gjithë ky masiv, një pjese vazhdon drejt lindjes, ne kodrën e quajtur “Kula”, ne faqet

e te cilës është pylli i lajthive, me një klime te freskët e konstante te verës. Nga kjo veçori, është

quajtur pylli me kondicioner.

Ne kete zone ndodhet çezma e Qimos, çezme e vjetër, me ujë te ftohte e mjaft te lehte,

vend i cili ka shërbyer si pike pushimi e piknikësh tradicionalisht me shekuj.

Emërtimi “Kula” i “çatise” se kodrës, tani ara e lëndina, lidhet me ndërtesa banimi e

pushimesh te 2-3 shekujve te kaluar qe te shtojnë kureshtjen për gërmime e studime te kësaj

zone. Nga kjo pike, mbi pyllin e lajthive, duket deti Adriatik, ishulli i Sazanit, Karaburuni dhe

malet e Shqipërisë se jugut.

Gjate stinës se dimrit bie dëbore, veçanërisht tek pylli i lajthive, i cili e mban te depozituar

edhe ne gjendje te ngrire.

Me natyrën e tij, Pylli i Velçanit plotëson një varg kushtesh për frekuentim, ku mund te

theksojmë :

Për Ekoturizem

Per gjueti sportive

Për ekskursion ne natyre

Ture studimore natyralistesh

Rezervuari Fshati Mbreshtan Është një liqen me sipërfaqe te kurorës, te mundshme ujore, prej rreth 14 ha, ndërsa

sipërfaqja ekzistuese ujore efektive, është rreth 5 ha.

Karakteristike dalluese e tij, qe e bën te vlefshëm për turizëm plazhi, është fakti se ky

rezervuar ka burime ujore nëntokësore. Ky liqen është i populluar me peshk dhe mund te

shërbeje për peshkim nga turistet.

Mundësia e shfrytëzimit te tij është edhe fakti qe ai ndodhet rreth 7 km larg qytetit te

Beratit, gjate rrugës qe te çon nga Berati tek pylli i lisave te Malit te Bardhe, Velçan.

Pelegrinazhi Bektashinjve, Mali Tomor

Gjerbesi shtrihet ne shpatin Jug-Lindor te malit Tomor. Ndodhet 26.4 km ne Veri-Lindje te Çorovodës . Pika me e larte e tij shkon deri ne 1000 m mbi nivelin e detit .

Ne ketë territor piktoresk ndodhet Teqeja e Kulmakut, vend pelegrinazhi. Ketu, ne periudhen 20 – 25 Gusht, çdo vit vijnë 100 - 150 mije pelegrinë, te cilët kryejnë ritet fetare, ne Varrin e Abaz – Aliut. Ai ndodhet ne majen e Malit Tomor, ne lartesine 2417 m, mbi nivelin e detit.

Kjo zone është e pasur me burime ujore , pyje te larte, ku mbizotërojnë Ahu dhe Pisha si dhe me kullota verore. Është e përmendur për rritjen natyrale te drurit te Arrës dhe te bletëve.

TEQEJA KULMAK ( Tomor )

VARI I ABAS ALIUT

( TOMOR )

Njesite e sherbimit ne rajon

okalet kryesore jane te vendosura ne qytetin e Beratit dhe Corovodes dhe

pjesa tjeter shtrihet gjate akseve te rrugeve nacionale te rajonit.

Ne rajonin e Beratit

Hotel Restorant “TOMORI”

Ndodhet ne qender te qytetit te Beratit. Ka 56 dhoma gjumi me 107 shtreter, me WC dhe dush, me ballkon, parkim per automjetet. Disponon tre ambjente sherbimi.

Legjende :

1. Hotel Restorant „TOMORI“

2. Hotel Restorant “PALMA”

3. Motel Restorant “BELINDA”

4. Motel Restorant “AGO”

5. Hotel Restorant “BERATI”

6. Bar Restorant “CASTLE PARK”

7. Bar Restorant “NOVA”

8. Motel Restorant “DESARET”

Hotel Restorant “PALMA”

Ndodhet prane Ures se Varur Berat. Disponon 7 dhoma dyshe me TV, Wc dhe dush, ballkon etj. Kuzhine Tradicionale.

Motel Restorant “BELINDA”

Ndodhet ne Uznove. Ka 9 dhoma dyshe te pajisura me TV,dush. Restoranti me 3 ambjente sherbimi. Guzhine tradicionale.

Tel. 03234833

MOTEL Restorant “AGO”

Ndodhet 3 km nga Uznova (Cezma e Thate) Ka 9 dhoma dyshe te pajisura me TV, dush. Restoranti me 3 ambjente sherbimi. Guzhine tradicionale.

Hotel Restorant “BERATI”

Hotel Restorant “BERATI”

Ka 9 dhoma dyshe te pajisura me TV,dush

Resoranti me tre ambjente sherbimi

Guzhine tradicionale

Hotel Restorant “CASTLE PARK”

Ndodhet ne malin e Gorices

Ka dhoma fletjeje, parkim,

ambjente zooparku, ambjente

argetimi dhe çlodhese

Hotel Restorant “NOVA”

Ndodhet ne kala,

Ka dy ambjente sherbimi, parkim

mjetesh.

Ka guzhine tradicionale

Rezidenca “DESARET”

Ndodhet ne nje lagje karakteristike te Beratit, me nje fqinjesi te mire dhe te qete dhe te kendeshme. Resorant qe ofron guzhine tradicionale dhe internacionale. Ka 5 dhoma me kompletim te plote

Ne rajonin e Skraparit

Legjende:

1. Bar Restorant „DAFINA“

2. Motel Restorant “BOGOVA”

3. Bar Restorant “NOVAJ”

4. Hotel Restorant “CERENISHTI”

5. Bar Restorant “Drita e Tomorit”

6. Bar Restorant “TURIZMI”

Bar Restorant “DAFINA”

Ndodhet ne fshatin Turistike BOGOVE Tel. 069 22 74 114

Restoranti ka guzhine karakteristike

te zones si mish qengji te pjekur ne

hell, pasterma per ne dimer si dhe

kuzhine tradicionale shqiptare

Bar Restorant “BOGOVA”

Ndodhet ne qender te fshatit turistik

Bogove

Ka tre dhoma dyshe te kompletuara

Restoranti ka kuzhine karakteristike te

zones dhe ate tradicionale shqiptare.

Bar Restorant “NOVAJ”

Ndodhet ne fshatin turistik Bogove.

Restoranti ka kuzhine karakteristike te zones si mish qengji i pjekur

ne hell, pasterma per ne dimer si dhe kuzhine tradicionale

shqiptare. Ambjente çlodhese ne natyre.

Bar Restorant “ÇERENISHTI”

Ndodhet ne qytetin e Çorovodes

Restoranti ka kuzhine

karakteristike te zones si mish

qengji i pjekur ne hell,

pasterma per ne dimer si dhe

kuzhine tradicionale shqiptare.

Ambjente çlodhese ne natyre.

Bar Restorant “DRITA E TOMORIT”

Ndodhet ne qytetin e Çorovodes

Restoranti ka kuzhine karakteristike te

zones si mish qengji i pjekur ne hell,

pasterma per ne dimer si dhe kuzhine

tradicionale shqiptare. Ambjente çlodhese

ne natyre

Hotel Restorant “TURIZMI”

Ndodhet ne qytetin e Corovodes

Restoranti ka kuzhine karakteristike te

zones si mish qengji i pjekur ne hell,

pasterma per ne dimer si dhe kuzhine

tradicionale shqiptare. Ambjente

çlodhese ne natyre