granit zela

4
Granit zela Lavdia e rreme e kujtimeve për Lasgushin 1. Kujtimet për Lasgush Poradecin janë moda më e fundit që ka kapur ethshëm të gjithë ata që i kanë shkëmbyer dy- tri fjalë me poetin sa qe gjallë. Kështu, duket se po i lajnë duart një herë e mirë me famën që të japin kujtimet për një poet të shquar. Po të shohin shumicën e kujtimeve për Lasgushin, në të gjitha ato thuhet se Lasgushi e vlerëson së tepërmi shoqërinë e shkronjësve, humanizmin e tyre por, mbi të gjitha vlerën e veprës së tyre e cila thënë shkoqur prej Poetit qëndron më lartë se e tija. Libra të tillë ngjajnë si imitime librash kalorësiakë ku Poeti është Don Kishoti dhe Shkronjësi Sanço Panço që e ndjek me këmbëngulje dhe besnikëri të pashoqe në udhëtimin e tij nëpër katet e Kullës. Ekzagjerimi që bëjnë këta shkruestarë, arrin në irracionalitetin e vet deri aty sa edhe të nisin luftën kundër sho-shoqit, formojnë aleanca, shkruajnë artikuj kundër njëri-tjetrit duke i hedhur poshtë si të pabesueshme ato që sivëllai Sanço ka shkruar, duke mbështetur “kujtimet” e një sivëllai tjetër. Ja një fragment nga një luftë e tillë prej sançopançosh: “Me një mllef që i buronte nga thelbi i zemrës e hodhi librin dhe tha: -Gënjen gënjeshtarja! Lasgushi me mua rrinte më shumë, me mua i qante hallet dhe ma hapte zemrën si të më kishte djalin e tij”. Kështu shkruhet në një artikull polemik për një libër kujtimesh tjetër për Lasgushin duke cituar zhgënjimin e një komshiu të Lasgushit për këtë libër. Po në këtë artikull vijohet me argumentat që verifikojnë gënjeshtrat. Gjatë gjithë librit në fjalë, ka faqe të tëra ku duke folur për jetën e Lasgushit argumentohet se kë ka pasur mik të vërtetë Lasgushi, dhe kë nuk ka pasur, ku hyn ndonjë shkrues rival i cili ka thënë të njëjtën gjë në librin e vet. E kështu, sipas këtyre librave del se Lagushi i tyre ka qenë gjatë gjithë kohës i rrethuar nga miq e shokë, madje, edhe miq komunistë, të cilët megjithëse në libër e shprehin hapur se kanë qenë të bindur dhe besnikë të regjimit, në të njëjtën kohë kanë qenë edhe miq për kokë të Lasgushit dhe besnik të Poetit. 2. Vazhdojmë me xhevahirët e polemikave të shkruestarëve për Lasgushin: “Po u rikthehem edhe një herë deklaratave të tuaja se i “paske mbajtur gjallë me ushqimet që i paske çuar. Vetë menyja që ju tregoni,, nuk ndodhej as në kampin e pushimit të qytetit, apo mos e kini fjalën se këtë meny ia paski plotësuar juve? Ju deklaroni se i paski dhënë poetit mish viçi, bërxolla derri, mish dashi, peshk, salçiçe, kopanka zhabe si dhe gatime brumërash si petanik me fasule, qullnik, petulla, kek, pilaf me gjalpë, madje edhe pjeshkë, mollë e dardha etj. Ju kundërshtoj i bindur se gënjeni. ..Ai kaurdisej me dhjamin e vet, -siç thotë populli. E kishte tmerr qylin. Donte të ishte gjithnjë i barabartë me të tjerët. –Po s’më erdhe të ma pish kafenë , as unë nuk ta pi-thoshte jo rrallë herë. Efigjeni,

Upload: light2004pg1765

Post on 31-Jan-2016

10 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Lavdia e rreme e kujtimeve per Lasgushin.

TRANSCRIPT

Page 1: Granit Zela

Granit zela

Lavdia e rreme e kujtimeve për Lasgushin 1. Kujtimet për Lasgush Poradecin janë moda më e fundit që ka kapur ethshëm të gjithë ata që i kanë shkëmbyer dy- tri fjalë me poetin sa qe gjallë. Kështu, duket se po i lajnë duart një herë e mirë me famën që të japin kujtimet për një poet të shquar. Po të shohin shumicën e kujtimeve për Lasgushin, në të gjitha ato thuhet se Lasgushi e vlerëson së tepërmi shoqërinë e shkronjësve, humanizmin e tyre por, mbi të gjitha vlerën e veprës së tyre e cila thënë shkoqur prej Poetit qëndron më lartë se e tija. Libra të tillë ngjajnë si imitime librash kalorësiakë ku Poeti është Don Kishoti dhe Shkronjësi Sanço Panço që e ndjek me këmbëngulje dhe besnikëri të pashoqe në udhëtimin e tij nëpër katet e Kullës. Ekzagjerimi që bëjnë këta shkruestarë, arrin në irracionalitetin e vet deri aty sa edhe të nisin luftën kundër sho-shoqit, formojnë aleanca, shkruajnë artikuj kundër njëri-tjetrit duke i hedhur poshtë si të pabesueshme ato që sivëllai Sanço ka shkruar, duke mbështetur “kujtimet” e një sivëllai tjetër. Ja një fragment nga një luftë e tillë prej sançopançosh:“Me një mllef që i buronte nga thelbi i zemrës e hodhi librin dhe tha: -Gënjen gënjeshtarja! Lasgushi me mua rrinte më shumë, me mua i qante hallet dhe ma hapte zemrën si të më kishte djalin e tij”. 

Kështu shkruhet në një artikull polemik për një libër kujtimesh tjetër për Lasgushin duke cituar zhgënjimin e një komshiu të Lasgushit për këtë libër. Po në këtë artikull vijohet me argumentat që verifikojnë gënjeshtrat. Gjatë gjithë librit në fjalë, ka faqe të tëra ku duke folur për jetën e Lasgushit argumentohet se kë ka pasur mik të vërtetë Lasgushi, dhe kë nuk ka pasur, ku hyn ndonjë shkrues rival i cili ka thënë të njëjtën gjë në librin e vet. E kështu, sipas këtyre librave del se Lagushi i tyre ka qenë gjatë gjithë kohës i rrethuar nga miq e shokë, madje, edhe miq komunistë, të cilët megjithëse në libër e shprehin hapur se kanë qenë të bindur dhe besnikë të regjimit, në të njëjtën kohë kanë qenë edhe miq për kokë të Lasgushit dhe besnik të Poetit. 

2. Vazhdojmë me xhevahirët e polemikave të shkruestarëve për Lasgushin: “Po u rikthehem edhe një herë deklaratave të tuaja se i “paske mbajtur gjallë me ushqimet që i paske çuar. Vetë menyja që ju tregoni,, nuk ndodhej as në kampin e pushimit të qytetit, apo mos e kini fjalën se këtë meny ia paski plotësuar juve? Ju deklaroni se i paski dhënë poetit mish viçi, bërxolla derri, mish dashi, peshk, salçiçe, kopanka zhabe si dhe gatime brumërash si petanik me fasule, qullnik, petulla, kek, pilaf me gjalpë, madje edhe pjeshkë, mollë e dardha etj.Ju kundërshtoj i bindur se gënjeni. ..Ai kaurdisej me dhjamin e vet, -siç thotë populli. E kishte tmerr qylin. Donte të ishte gjithnjë i barabartë me të tjerët. –Po s’më erdhe të ma pish kafenë , as unë nuk ta pi-thoshte jo rrallë herë. Efigjeni, Frosa, Eftelija e shumë gjitona e të afërm të poetit të bindin për krenarinë e tij. Eftelija, kushërira e tij, tregon: -“I thashë njëherë Llazarit, jemi tanët more Llazar, ulu njëherë në sofër dhe ma provo kafshoren e bukës”. Ai m’u përgjigj:-“Që jemi gjak moj Efteli e di edhe bufi, po nuk mbahet shpirti me kulaçka prej kishe. Faleminderit, tjetër herë”.

Lexuesi mund të mendoj se krahasimi i këtyre shkruestarëve me Sanço Pançon mund të duket i tepërt por, pavarësisht se mund të duket e pabesueshme, në një nga memuaret e fundit për Lasgushin faqe të tëra përshkruajnë poetin që u turret buteve të verës në qilaret e autorit, i cili, megjithëse shef i Partisë për Kulturën, ia ofron ato me një bujari të pashoqe, nën dritën e qiriut sikur të ishin në një nga romanet kalorësiake që përshkruan Servantesi. Ja edhe një fragment tjetër nga “kryeveprat”e serisë ‘Memuare për Lasgushin”.

Page 2: Granit Zela

“I afrova me të shpejtë gotën dhe i thashë ta mbushte me dorën e tij e të pinte sa t’i donte qejfi. Por ai më kërkoi kalenicën, atje, dua ta shtije “Gjakun e Krishtit”-tha. Si e pashë që po rrinte në këmbë, i thashë nëse donte t’i sillja një stol që të ulej. Por ai ngriti qiririn lart që të më shikonte mirë dhe më tha: -Mato, e ke parë veprën madhështore të Shekspirit, “Gratë gazmore të Uinzdorit”? Si e pinin verën terakinjtë? Të ulur mbi bute. Ashtu duam ta pimë ne me kushëririn tënd. Todin. Aman, i ulni butet poshtë! I ulem poshtë, i pastruam nga pluhuri dhe Llazari hypi i pari.-A më lejohet të lëshoj verë në dorën time?-Zoti Llazar, buti është tëndi, e ke lejen me pashë të bësh çfarë të duash,-i thashë unë. I ngashëryer më shqiptoi me një ton mirënjohës:-“Mato, më fute në borxh! Më lejo t’i lutem Perëndisë para butit: O Zot! Dëbo çdo shpirt të keq e të ndyrë që Demoni ka fshehur në themelet e kësaj shtëpie, dhe dërgoi engjëjt të blatojnë vetëm gëzim dhe lumturi në këtë shtëpi!

E pas kësaj vijonë rrëfimet aventureske me kulaç, dyqane mishi, nderet që kërkon poeti të miku i tij kur është në ngushticë ekonomike, vramendjet e mikut për t’ia lehtësuar vuajtjet poetit në mënyrë kaq të detajuar dhe shprehëse sa, më së mbrami, ne kemi një portret psikologjik, fizik, shpirtëror, botkuptimin, dilemat, vuajtjet për të shfaqur altruizëm e shumë virtyte të tjera të...autorit të “kujtimeve”! 

3. 

Meqenëse është bërë kaq e lehtë të fantazosh për Lasgushin, më duhet që të lajmoj lexonjësin e memuareve, se pas një tundimi fort të madh për t’u marrë me memuaristikë, edhe unë vendosa të shkruaj një libër të këtillë. Për për të qenë brenda modës së kohës, kujtimet do të jenë bash për Lasgushin.Do të pyes këndonjësi se pse për Lasgushin, si kanë qenë takimet me të, kam qenë unë një i njohur i afërt i tij apo thjesht e kam parë ndonjëherë rrugëve të Pogradecit, ç’më ka çuar në Pogradec në atë kohë, mos kam qenë persekutor i tij dhe si i paskam pasur unë lidhjet me regjimin e kohës etj etj. 

Pyetje të këtilla do ta vramendin lexonjësin tonë por, në një të këtillë rasë nuk është e nevojshmë asfare të bëhen, sikur nuk ka qenë gjithmonë kur janë bërë botime të kësisojta, por, për të qenë i sinqertë me këndonjësin e kënduar, duhet me thënë se Lasgushin as e kam takuar ndonjëherë, e as e kap parë as në Pogradec e as në Tiranë, ndërsa lidhjet e mia me regjimin e kohës, thuajse nuk ekzistojnë fare se kur ishte gjallë Lasgushi unë kam qenë nxënës në tetëvjeçare duke lexuar “Vdekjen e Nositit”. 

Mirëpo, fakti se nuk e kam takuar asnjëherë Lasgushin, nuk do të thotë se nuk mund të shkruajmë një libër kujtimesh për të, pasi megjithëse të konkurosh me fantazinë e këtyre librave, prapëseprapë them se imagjinata do të më ndih bukur mirë sikurse na mësojnë këto soj memuaresh. Kësisoj jam duke shkruar një skenë ku unë i jap Lasgushit të më lexojë një poezi timen dhe ai, pasi e lexon me endje, i tronditur dhe pak si i përlotur më thotë se “mirë e paske qëndisur! Kjo poezi është një perlë e rrallë. Pas leximit të kësaj poezie kam droje të shkruaj më....” do të thotë duke psherëtirë me keqardhje poeti. 

Pasi të përshkruaj tronditjen dhe sidomos përlotjen e tij të beftë, besoj se do t’i servir lexuesit, krejtësisht sikur në memuaret për Lasgushin edhe “kujtime” të tjera, ku unë lë kokën për të, nuk më zë gjumi ngase mendoj se ku e zë dita e ku e zë nata, si e ka Cucin, a ndjehet i vetmuar dhe në të gjitha “bisedat” tona, unë dal një mbështetës i pikpamjeve të tij antikonformiste.....

Page 3: Granit Zela

Por, ndryshe nga përmbajtja se çfarë do të shkruaj brenda, më shumë më shqetëson kopertina e librit dhe blloku i fotografive në fund të librit, ku do të vë një fotografi të montuar në kompjuter dhe në sfond do të jetë liqeni i Pogradecit dhe pak anash do të jetë i vendosur me anë të teknikave dixhitale Mali i Thatë. Kjo, për të respektuar përpikërisht “kujtimet” që janë shkruar dhe po shkruhen në këtë moment për Lasgushin. 

4. Ne njërën nga faqet e kujtimeve të mia, do të thuhet.. epo le ta pranojmë, në memuaret që po shkruhen për të, është Lasgushi që pi verë por, janë autorët që dehen. E kur dehet, njeriu e ngatërron menynë duke servirur pamje dreka e darkash, e sigurisht duke vazhduar me epitetet më të vrazhda për autoren e një ditari për Lasgushin, duke e akuzuar se ajo ka gënjyer për të marrë famë për veten e saj. Mirëpo kjo s’mund të lejohet se fama, sikurse tokat duhet të ndahet me të gjithë komshinjtë apo të afërm të tjerë se nuk është e drejtë....

E kështu reagimet, protestat për poetin, vjedhje çelësash për të marrë shënime të tij, histori që i tejkalojnë rrëfimet aventureske të Servantesit marrin kah fundi i njërit prej këtyre librave karakter tërësisht policor ku bashkëqytetarë të ndryshëm “dëshmojnë” për historitë e Lasgushit, duke hedhur poshtë një version historie dhe duke dhënë versione të kundërta. Në këtë libër marrim vesh se në një të përditshme shqiptare paska qenë realizuar edhe një “Dossier” ku ditë pas dite pasqyroheshin këto “dëshmi”, thashetheme, opinione për karakterin e Lasgushit. Meqë “dëshmitë” e “Dosssierit” bombastik dhe sensacional nuk mundëm t’i lexojmë për shkak të renditjes allasoj të fjalëve në jerm por, si një shembull të “majës” që ka arritur kjo memuaristikë, për lexuesin po sjellim një poezi që e paska shkruar poeti për një mik. Shijiojeni! 

Të madhit Thomaq O ti që të kam thënë shokQë zemrën e shpirtin i kemi tokThomaq, o zemër e kulluarArtist i lartë e i adhuruar Kur të kujtoj Thomaq që largMë rrjedhin ndjenjat varg e vargRrethojnë plot me përmallimThomaqin tim, Thomaqin tim 

Për t’u mos u zgjatur më tej me çuditë e memuareve për Lasgushin (të cilat vetëm për Lasgushin nuk janë por për autorët e tyre), dhe menynë e çoroditur që ato të afrojnë, mund të themi pas e tepruar se sipas modeleve që po na jepen nga “kujtimet”, sot, kushdo mund të shkruaj një memuar për të, thjesht me pak këmbëngulje dhe fantazi prej shkruestari mediokër. Kështu, memuaristika shqipe, do të arrij në zenitin e vet me kujtimet për këtë poet të varrosur për së gjalli, por, kemi drojën se po të ngjitet shumë lart, mund t’i merren mendtë e të thyej qafën në rrokullimën e shkrimeve bajate që shpenzojnë pa kursim letër dhe shkronja.