global challenge vol. iv, nr. 1

144
1 Vol. IV, Nr. 1 / 2015 AKADEMIA DIPLOMATIKE SHQIPTARE Vol. IV , Numri 1 • Shkurt 2015 PhD Kandidat, Fejzi Lila ICT on the era of globalization and the role of Leadership, state and sovereignty /Faqe 28 PhD Kandidat, Bajram Ibraj Qeverisja dhe institucionet e Sigurisë në Republikën e Shqipërisë në periudhën 1991-2014 /Faqe 34 ISSN 2227-8540 ISSN 2312-5748 (Online)

Upload: hathuy

Post on 29-Jan-2017

351 views

Category:

Documents


20 download

TRANSCRIPT

1Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKADEMIA DIPLOMATIKESHQIPTARE

Vol. IV, Numri 1 • Shkurt 2015 Vol.

IV, N

r. 1

• S

hkur

t 201

5

PhD Kandidat, Fejzi Lila

ICT on the era of globalization and the role of Leadership, state and sovereignty/Faqe 28

PhD Kandidat, Bajram Ibraj

Qeverisja dhe institucionet e Sigurisë në Republikën e Shqipërisë në periudhën 1991-2014/Faqe 34

Prof. Dr. Lisen BashkurtiPhD Kandidat, Alban PërmetiPhD Kandidat, Fejzi LilaPhD Kandidat, Bajram IbrajPhD Kandidate, Besarta Qalliaj

PhD Kandidate, Rezarta BitriPhD Kandidate, Adriana ThomollariPhD Kandidat, Nexhmedin BardhiMsc. Naim BerishaPhD Kandidat, Kreshnik Duqi

Student, Romario ShehuPhD Kandidat, Kushtrim JakupiPhD Kandidate, Manjola Bregasi

Kontribuan në këtë botim

I S S N 2 2 2 7 - 8 5 4 0

ISSN 2227-8540ISSN 2312-5748 (Online)

ISSN

222

7-85

40IS

SN 2

312-

5748

(On

line)

Çmimi 400 Lekë

AKADEMIA DIPLOMATIKE SHQIPTAREQENDRA PËR STUDIME NDËRKOMBËTARE DHE DIPLOMATIKE

ADRESA: Rr. “Rexhep Jella” Selitë e VogëlTiranë - SHQIPËRI

Cel: +355 69 512 4444Website: www.albdiploacademy.com

E-mail: [email protected]

Volumi IV, Numri 1Tiranë, Shkurt 2015

© ADSH Press

ISSN 2227-8540ISSN 2312-5748 (Online)

REVISTË SHKENCORE PERIODIKE

REVISTË SHKENCORE PERIODIKEBotim i Akademisë Diplomatike Shqiptare

Drejtor

Kryeredaktor

Redaktorë Shkencor

Këshilli Shkencor

Kopertina

Korrektor

Faqosje

Prof. Dr. Lisen [email protected]

PhD Kandidat, Alban Pë[email protected]

Doc. Dr. Astrit [email protected]

Msc. Margarita [email protected]

Prof. Dr. Lisen BashkurtiProf. Dr. Bashkim RamaProf. Dr. Aleksandër BiberajProf. Dr. Joseph MifsudProf. Dr. Nabil AyadDr. Mlladen AndrlicDr. Ilir KullaProf. Dr. Arben PutoProf. Dr. Vasillaq Kureta Dr. (PhD Uni Graz) Endri PapajorgjiDr. Rovena Vata

Olti Përmeti

Majlinda BashkurtiMargarita Muho

Olti Përmeti

ISSN 2227-8540ISSN 2312-5748 (Online)

5Vol. IV, Nr. 1 / 2015

1 Prof. Dr. Lisen Bashkurti Hebrenjtë dhe shqiptarët

2 PhD Kandidat, Alban Përmeti Shqipëria në krizën e vitit 1997, impakti ndërkombëtar i saj dhe imazhi i politikës shqiptare

3 PhD Kandidat, Fejzi Lila ICT on the era of globalization and the role of Leadership, state and sovereignty

4 PhD Kandidat, Bajram Ibraj Qeverisja dhe institucionet e Sigurisë në Republikën e Shqipërisë në periudhën 1991-2014

5 PhD Kandidate, Besarta Qalliaj Çështje të përdorimit të njësive më themelore sintaksore në gramatikat tona

6 PhD Kandidate, Rezarta Bitri Pavarësia e Prokurorisë në këndvështrimin kushtetues

7 PhD Kandidate, Adriana Thomollari Tipologjia e reklamave sipas funksioneve të ligjërimit dhe veçoritë e gjuhës reklamative

në mësimdhënien dhe mësimnxënien e anglishtes për qëllime specifike

8 PhD Kandidat, Nexhmedin Bardhi Gjeostrategjia e re në Ballkan si pasojë e luftërave ballkanike

9 Msc. Naim Berisha Viti 1945, vit i fatkeqësive të mëdha për shqiptarët e Kosovës

10 PhD Kandidat, Kreshnik Duqi Veçoritë fiziko-gjeografike, potenciali natyror dhe zhvillimi social-ekonomik i rrethit të

Tiranës

11 Student, Romario Shehu Fillesat dhe evolimi i Bashkimit Evropian, qasja ndaj Rajonit të Ballkanit dhe Perspektiva

Shqiptare drejt BE-së

12 PhD Kandidat, Kushtrim Jakupi Modaliteti në isopolifoninë popullore shqiptare

13 PhD Kandidate, Manjola Bregasi Ligji i ekonomisë gjuhësore dhe shfaqja e tij në fonetikë

6

10

28

34

47

57

66

77

94

100

112

128

137

Përmbajtja

6 GLOBAL CHALLENGE

Heb

renj

të d

he s

hqip

tarë

t | P

rof.

Dr.

Lis

en B

ashk

urti

Hebrenjtë dhe shqiptarët

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Abstrakt

Një rol historik unik kanë luajtur shqiptarët për mbrojtjen e hebrenjve në Kon-tinentin Evropian. Qysh në dyndjet e para të hebrenjve të larguar nga Spanja dhe vendet ku ndiqeshin nga kryqëzatat e Vatikanit asokohe, pjesa e Shqipërisë, pra e Ballkanit Perëndimor u bë një vendstrehim i qetë dhe shumë i sigurtë për hebrenjtë. Në Shqipëri hebrenjtë ndërtuan sinagoga, njëra prej të cilave, ndofta më e bukura e kohës, është edhe sot në Butrint. Rreth sinagogës u zhvillua qytetërim, tregti dhe biznes i qetë për hebren-jtë. Shqiptarët i mirëpritën hebrenjtë edhe në hapësirat e Epirit, pikërisht në Selanik, ku kishte shumë shqiptarë dhe hebrenj. Vite më pas, me determinimin grek të Selanikut, hebrenjtë filluan të ndiqeshin, të persekutoheshin dhe të përziheshin me forcë nga Se-laniku. Ndërkohë, edhe shqiptarët e kishin humbur dominimin dhe nuk mund të bënin asgjë, as për vete dhe as për hebrenjtë.

Fjalët kyçe: Hebrenjtë, Ballkani, Shqiptarët, Lufta dytë botërore

Në periudhën më të errët të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Mbretëria Shqiptare u tregua shumë gjeneroze me hebrenjtë, të cilët po ndiqeshin këmba-këmbës nga nazistët. Madje, sipas të dhënave të shumta, por që mbeten saktësisht të identifikohen, edhe Ajnshtajni kaloi për në Amerikë përmes Shqipërisë dhe me Pasaportë të Mbretërisë Shqiptare. Duke e ditur mirë këtë kontribut unik përkundër antisemitizmit që kishte pushtuar Evropën, Mbreti Zot, mbas vitit 1944 u përpoq që duke u mbështetur tek hebrenjtë dhe lobi i tyre të mund të realizonte diçka nga projekti i tij politik në Shqipëri.

7Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Kështu, burimet hulumtuese, të bëra me dije edhe në media publike theksojnë se në pamundësi për t’u kthyer në Shqipëri në rrugën që do të dëshironte, Mbreti Zog është përpjekur të gjejë edhe rrugë e mënyra të tërthorta për të realizuar mundësinë e restaurimit të regjimit të tij në Tiranë dhe kthimin e vet në krye të shtetit. Shenja e parë e kapitullimit të aksit fashist në Shqipëri ishte kapitullimi i Italisë fashiste. Asokohe Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH u drejtohej shqiptarëve dhe faktorëve aleatë ndërkombëtarë:

“Italia kapitulloi pa kondita… Është në urdhër të ditës kryengritja e përgjithshme për të çliruar të gjithë Shqipërinë…” 1.

Mirëpo, kjo pjesë e frazës shprehte vetëm gjysmën e qëllimit të komunistëve, madje pjesën më afatshkurtër të tij. Qëllimi më afatgjatë shprehej në strategjinë për marrjen e pushtetit politik të mbas luftës. Pra, kjo dëshmonte se Enver Hoxha dhe udhëheqja komuniste shqiptare kishte nisur të ndiqte me kujdes strategjinë e Inform-Byrosë të drejtuar nga Stalini, për të vendosur kudo pushtetin e sovjetëve mbas Luftës së Dytë Botërore, ashtu sikundër edhe bëri. Kjo duket qartë në këtë thirrje ku vijohet se është në urdhër të ditës:

“…për të marrë fuqinë në dorë e për të ngritur një Shqipëri demokratike popullore” 2.Kështu, mediat theksojnë se në pikun e operacioneve gjermane të dimrit

kundër forcave partizane, në fillim të vitit 1944, kur i tërë produkti i luftës shumëvjeçare po shkonte në dobi të fuqive aleate antifashiste, Mbreti Zog po humbte shpresat për kthim në Atdhe 3. Perspektiva për restaurim mbretëror po ngushtohej nga dita në ditë. Partizanët, të udhëhequr nga komunistët përgatitën Kongresin e Përmetit, në maj 1944, një ndër vendimet e të cilit ishte:

“T’i ndalohet ish Mbretit Zog kthimi në Shqipëri” 4

Në këto rrethana shumë të komplikuara të disfavorshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ish Mbreti Zog I nuk shikonte një perspektivë të qartë për mundësinë e kthimit në fronin mbretëror të Shqipërisë. Lëvizja partizane në Shqipëri po fitonte terren hap pas hapi me tërheqjen dhe kapitullimin pjesë-pjesë të Aksit Nazi-fashist. Në përputhje me këtë dinamikë, Forcat Aleate ishin të interesuara të njihnin forcat politike kudo, kur ato ishin të renditura në frontin e Aleancës Antifashiste Botërore. Prandaj, qeveritë Perëndimore Aleate filluan të anashkalonin Qeverinë e Mbretit Zog në azil dhe vetë Zogun si kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare. Rrethanat po e impononin Mbretin Zot të gjente zgjidhje alternative dhe të tërthortë.

Pikërisht atëherë kur në Shqipëri filloi Operacioni i Dimrit, nga më të vështirët e të përgjakshmit në Luftën e Dytë Botërore, në janar të vitit 1944, Mbreti Zog realizoi një mbledhje me një grup të vogël drejtues të Asociacionit Anglo-Hebraik në Londër. Në këtë mbledhje shumë konfidenciale, Zogu u kërkoi hebrenjve që të nisnin një plan konkret me interes të përbashkët, si për Mbretin ashtu edhe për komunitetin hebre. Kjo organizatë me shtrirje botërore ishte krijuar që më 1871 me synimin e saj promovimin e progresit shoqëror, moral dhe intelektual midis hebrenjve, si dhe marrjen në mbrojtje të atyre që mund të vuajnë si pasojë e të qenit hebrenj 5.

Zogu e njihte shoqatën në fjalë dhe e dinte mirë se udhëheqja e këtij asociacioni kishte shumë ndikim, sidomos në qarqet antifashiste ndërkombëtare, kryesisht në Londër,

1Historia e Luftës Antifashiste të Popullit Shqiptar-1939-1943, Vëllimi1, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, viti 1975, faqe 5362Po aty.3Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1981, faqe 140-1504Po aty5http://botasot.info/speciale/299289/zogu-hebrenjve-ma-ktheni-fronin-50-mije-familje-te-juaja-do-te-kene-toke- ne-shqiperi/

8 GLOBAL CHALLENGE

në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Francë. Pra udhëheqja hebraike ishte me influencë globale. Ndër to bënin pjesë figura hebraike me famë botërore sikundër ishin Krerët e kësaj shoqate, që përbënin një lidership me njerëzit më me ndikim në lobin hebre në botë. Ndër to përmendeshin dy emra tepër të njohur si Montefiore dhe Robert Ualey Cohen.

Projekti strategjik i Mbretit Zog I lidhur me krerët e Asociacionit Hebraiko-Anglez ishte që të ngrinte dhe të angazhonte një lobing hebre me qëllimin kryesor bindjen e Anglo-Amerikanëve për rikthimin e tij në fronin Mbretëror në Shqipëri. Në këmbim të kësaj strukture lobuese dhe të realizimit të projektit të tij, Mbreti Zogu I angazhohej për të krijuar të gjitha kushtet për kthimin e sigurt të hebrenjve në Shqipëri, të cilën mund ta konsideronin vend-strehim të tyre të sigurt.

Udhëheqja e Asociacionit Anglo-Hebre në Londër e konsideroi pozitivisht këtë opsion dhe meqenëse ishte shumë e lidhur me qarqet zyrtare angleze ia paraqiti këtë propozim të Mbretit Zogu I Foreign Offic-it Britanik, duke kërkuar prej tij që të konsiderohej pozitivisht propozimi i bërë. Natyrisht, në gjendjen pa atdhe, në të cilën ndodheshin hebrenjtë e përzënë dhe të persekutuar nga nazizmi i Kontinentit, një propozim i tillë i Mbretit Zog I dukej mjaft joshës për hebrenjtë. Pra, projekti merrte një vlerë të veçantë diktuar nga vetë situata dhe gjendja e mjeruar në të cilën ndodheshin hebrenjtë asokohe. Ishte koha kur shumica e hebrenjve vijonin të ndodheshin në kampe përqendrimi. Ishte koha kur rreth 1000 hebrenj digjeshin në ditë vetëm në Aushvic. Në këto rrethana të jashtëzakonshme antisemitizmi kampet e përqendrimit dhe shoqatat hebraike në botë kishin marrë vendimin që hebrenjtë të largoheshin nga Evropa Perëndimore. Mirëpo, krerët e sionizmit botëror po përpilonin strategjinë e hebrenjve që synonte krijimin patjetër të shtetin të tyre. Hebrenjtë nuk mund të rrinin përjetësisht si nomadë pa atdheun e vet, Izraelin.

Mirëpo, toka e tyre e ëndërruar, Jerusalemi dhe hapësira buzë detit dhe Palestinës ishin ende projekte të vështira dhe për pasojë shumë sfidante. Prandaj, hebrenjtë në kampe përqendrimi dhe shoqatat e tyre projektonin paralelisht nga poshtë edhe plane ad hoc për vendosjen dhe sistemimin e hebrenjve në vende të sigurta. Ishte e natyrshme që Zogu i dinte këto përpjekje të hebrenjve që nuhasnin përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Duke ditur faktin që hebrenjtë kërkonin hapësira për vete dhe madje edhe një shtet të tyre, Zogu u ofroi atyre mundësinë e strehimit në Shqipëri, derisa kjo çështje të merrte zgjidhje përfundimtare për të ardhmen e tyre. Pra, Mbreti Zogu I po u ofronte hebrenjve një zgjidhje ad hoc deri në krijimin e shtetit të Izraelit.

Nga ana e saj, Shoqata Anglo-Hebraike kishte arritur në opinionin se konsiderata e Mbretit Zog I për një sipërmarrje të tillë të mundshme në Shqipëri buronte nga besimi që Mbreti Zog kishte te fuqia dhe influenca ndërkombëtare e hebrenjve. Për këto arsye krerët e Asociacionit Anglo-Hebraik, sipas informatave, vlerësuan se ky propozim i Zogut duhej të raportohej në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar nuk e konsideroi fare këtë raport dhe e kaloi në heshtje të plotë. Për diplomacinë Britanike, Mbreti Zog shikohej pa perspektivë politike në Shqipëri.

Paraprakisht nevojitet të dihet se, hebrenjtë kishin probleme me diplomacinë britanike edhe për idenë e krijimit të Shtetit Izraelit në periudhën midis dy Luftërave Botërore. Në tentativat e para të hebrenjve për shtetin e tyre në Palestinë, diplomacia britanike kishte qenë kundër 6. Jo çdo gjë shkonte në përputhshmëri midis lobit hebre

6Lisen Bashkurti, “Krizat Ndërkombëtare”, Botim Universiteti Iliria Kosovë, Akademia Diplomatike Shqiptare, GEER, Tiranë 2008, faqe 65

Heb

renj

të d

he s

hqip

tarë

t | P

rof.

Dr.

Lis

en B

ashk

urti

9Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

dhe strategjisë së tyre për shtetin e vet dhe diplomacisë Britanike dhe synimet e saj. “Kështu, shteti i Izraelit u themelua nga vetë izraelitët me 14 Maj 1947. Kur Izraeli

u themelua, Presidenti Truman e njohu menjëherë atë. Edhe Stalini, tre ditë mbas Presidentit Truman njohu diplomatikisht themelimin e Izraelit” 7.

Pavarësisht kësaj situatë kontroverse, udhëheqja hebraike e çmoi projektin e Zogut në fillim të vitit 1944 dhe realizoi një strategji të hollësishme për këtë propozim. Referuar historianit amerikan B. J. Fischer, Mbreti asokohe ofroi sponsorizimin e një plani për një vendosje masive të hebrenjve në Shqipëri, që sipas Fischerit bëhej fjalë për rreth 50.000 familje për t’u dhënë tokë në pronësi të shtetit. Kjo do të realizohej gjithnjë dhe vetëm nëse hebrenjtë britanikë do e ndihmonin Mbretin Zog I për restaurimin e tij në Shqipëri.

B. J. Fischer e konsideron propozimin e Zogut si pasojë e rrethanave në të cilat ai ndodhej sa i përkiste të ardhmes së tij politike. Sipas B. J. Fischer ky propozim i Zogut mbetej unikal për kohën dhe rrethanat e hebrenjve në Evropë dhe botë dhe në një farë mënyre shprehte vijimin e sjelljes së tij pro hebraike edhe gjatë kohës së sundimit të tij në Shqipëri, kohë kur e ktheu Shqipërinë zonë kalimi të sigurtë të hebrenjve përtej Atlantikut në rrugë detare. Gjithashtu, kjo sjellje e Zogut reflektonte natyrën multikonfesionale të tij si njeri, dhe filozofinë laike të tij si statist. Mjerisht, për rrethanat që erdhën mbas Luftës së Dytë Botërore, kur Shoqata në fjalë dhe gjithë arsenali hebre në botë u përqendrua në krijimin e Shtetit Izraelit si alternative e vetme më e mirë dhe më e sigurt e përjetshme për hebrenjtë, propozimi i Zogut zbehej në mënyrë të natyrshme.

Gjithsesi, ky fakt historik ngelet një gjurmë pozitive e Mbretit Zog I dhe e gjenerozitetit të Kombit Shqiptar për të ndarë atdheun e tyre me hebrenjtë në një prej periudhave më të errëta dhe tragjike të historisë së tyre. Këto gjurmë shqiptare pro hebraike janë fiksuar në muzeumet më të mrekullueshme që hebrenjtë kanë ngritur në përkujtim të Holokaustit në Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këto muzeume, Shqipëria dhe shqiptarët renditen në krye të vendeve dhe popujve që nuk kanë zbatuar as edhe një rast të vetëm persekutim, gjenocid apo përzënie të hebrenjve nga trojet e tyre në asnjë lloj rrethane, duke përfshirë edhe periudhën kur vendi ishte pushtuar nga nazistët (1939-1944) 8.

7Lisen Bashkurti, “Krizat Ndërkombëtare”, Botim Universiteti Iliria Kosovë, Akademia Diplomatike Shqiptare, GEER, Tiranë 2008, faqe 658http://botasot.info/speciale/299289/zogu-hebrenjve-ma-ktheni-fronin-50-mije-familje-te-juaja-do-te-kene-toke- ne-shqiperi/

10 GLOBAL CHALLENGE

Shqi

përi

a në

kri

zën

e vi

tit 19

97, i

mpa

kti n

dërk

ombë

tar

i saj

dhe

imaz

hi i

polit

ikës

shq

ipta

re |

PhD

Kan

dida

t, A

lban

Për

met

i

Shqipëria në krizën e vitit 1997, impakti ndërkombëtar i saj dhe imazhi i politikës shqiptare

PhD Kandidat, Alban Përmeti

Abstrakt

Procesi i tranzicionit e gjeti Shqipërinë të varfër, të izoluar dhe të prapambetur krahasuar me vendet e tjera të Evropës Juglindore, të cilat sapo kishin dalë nga kthetrat e egra të sistemit komunist. Në Shqipëri, pas rënies së sistemit komunist, kalimi nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi tregu dhe të lirë u shoqërua me një proces mjaft të vështirë. Shoqëria shqiptare ishte e pa informuar në lidhje me strukturat e tregut dhe me mënyrën se si funksiononte sistemi kapitalist. Varfëria, mungesa e pronës private, mung-esa e tregut formal, ekzistenca e vetëm 3 bankave, të cilat ofronin norma të ulëta interesi, sistem pagesash të papërshtatshëm për kryerjen e transaksioneve të thjeshta, sistemi juri-dik jo i konsoliduar bën që skemat piramidale të lulëzonin kudo dhe njerëzit të binin pre e tyre dhe si rrjedhojë kjo situatë do do të sillte pasoja të rënda për imazhin e Shqipërisë në përgjithësi por dhe të politikës shqiptare në veçanti. Ngjarjet e vitit 1997 do e kthenin Shqipërinë mbrapa në kohë dhe do i zhbënin të gjitha përpjekjet e deriatëhershme në rrugën e shumëkërkuar nga shqiptarët drejt Bashkimit Evropian.

Fjalët kyçe: Kriza e vitit 1997, Piramidat, bashkësia ndërkombëtare, Partitë politikë shqiptare.

11Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Analiza e krizës 1997-1998

Në zgjedhjet e përgjithshme të 26 majit 1996, Partia Demokratike fitoi me 55.53 për qind të votave në mbarë vendin përkundrejt 20.37 për qind të Partisë Sociali-ste. Këtë rezultat, Partia Socialiste së bashku me ndërkombëtarët e kontestuan me forcë për parregullsi të procesit të votimit. Partia Demokratike do të fitonte 122 nga 140 vende në parlament.

Në raundin e parë të votimit, gjashtë partitë e opozitës të udhëhequra nga Par-tia Socialiste u tërhoqën nga zgjedhjet, duke akuzuar Partinë Demokratike për “krijimin e një situate terrori, dhune psikologjike dhe fizike”.

Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatuan “parregullsi teknike” dhe arritën në për-fundimin se zgjedhjet “nuk plotësuan standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, dhe as standardet e ligjit shqiptar 1. Procesi i numërimit u braktis, ndërsa parlamenti u bojkotua nga Partia Socialiste dhe më pas pothuajse të gjitha partitë e opozitës e bojkotuan raundin e dytë të zgjedhjeve 2.

Për fat të keq zgjedhjet e majit ishin nën standardin demokratik të një shteti, i cili aspironte të bëhej anëtar i Bashkësisë Evropiane në atë periudhë 3 dhe u konsideruan si “zgjedhjet më të këqija të pluralizmit” dhe “të manipuluara nga partia në pushtet” 4.

Rezultati i zgjedhjeve lokale të zhvilluara në 20 Tetor 1996, sërish nuk do të pranohej nga Partia Socialiste edhe ato do të konsideroheshin jashtë çdo standardi demokratik. Përplasjet mes një pozite arrogante dhe opozite ekstremiste e rënduan akoma më shumë situatën politike në vend duke shërbyer si një katalizator për një krizë gjithëpërfshirëse.

Skemat piramidale kanë gjetur gjithnjë ambient për të lulëzuar kryesisht në vendet e Evropës Lindore, në vende të cilat kanë qenë kryesisht në tranzicion, me institucione demokratike të pa konsoliduara dhe me sisteme ligjore të dobëta. Skemat piramidale janë modele të paqëndrueshme biznesi, që u ofrojnë pjesëmarrësve pagesa ose shërbime, kryesisht për regjistrimin e njerëzve të tjerë në skemë, në vend që të kryejnë ndonjë investim të vërtetë, ose të shesin produkte apo shërbime për publikun 5. Skemat piramidale në Shqipëri kishin trajtën e skemës Ponzi 6, të cilat lulëzuan në vitet 1991-1992, por e prekën më shumë ekonominë shqiptare në vitin 1996 duke precipituar në krizën e vitit 1997.

Operacionet e para piramidale u realizuan nga Hajdin Sejdia, ish-këshilltar ekonomik i Kryeministrit Fatos Nano. Skemat piramidale operuan për një kohë të gjatë në Shqipëri, ku si një “epidemi” prekën e “infektuan” shumë shqiptarë duke iu rrëmbyer paratë e kursyera për vite me radhë. Deri në fund të vitit 1996 ishin rreth 17 kompani që operuan si skema të pastra piramidale, ku përfshinë masivisht në to gati 2/3 e popullsisë. Disa nga skemat më të mëdha piramidale që mund të përmendim ishin: VEFA, Gjallica,

1Shih në: http://www.ipu.org/parline-e/reports/arc/2001_96.htm2Dieter Nohlen & Philip Stöver, “Elections in Europe: A data handbook”, Nomos Publishers May 31, 2010, page: 133.3“The 1996 Albanian Parliamentary Elections”, International election observation and assessment of elections, Statistics Netherlands, Hague 2011.4“Albania, Parliamentary Elections, 26 May and 2 June 1996: Observations”, Organization for Security and Co- operation in Europe, 2 July 1996. Shih në: http://www.osce.org/odihr/elections/albania/135675Debra A. Valentine (1998-05-13). “Pyramid Schemes”. United States Federal Trade Commission. Retrieved 2010-09- 01. Common Fraud Schemes: Pyramid Scheme Federal Bureau of Investigation.6Një skemë Ponzi është një mashtrim investimi, që përfshin pagesën e kthimit të supozuar për investitorët ekzistues nga fonde të kontribuara nga investitorët e rinj. Skemë piramidale që doli në skenë në vitin 1920 nga Charles Ponzi, i cili i dha skemës emrin e gjyshit të tij. Një prej mashtrimeve më të famshme nëpërmjet të cilit u mblodhën miliona dollarë nga amerikanët, të cilët u gënjyen nga premtimi i tij për të dyfishuar paratë në 90 ditë. Mitchell Zuckoff (2005). Ponzi’s Scheme: The True Story of a Financial Legend. New York: Random House.

12 GLOBAL CHALLENGE

Populli, Xhaferri, Sude, Kamberi, Silva, Cenaj&Co, etj. VEFA, Gjallica dhe Kamberi kishin investime reale dhe të konsiderueshme 7.

Viti 1997, mund të konsiderohet me plot kuptimin e fjalës si një vit unikal, si për nga problemet komplekse, dilemat dhe vështirësitë në të gjitha aspektet politike, sociale dhe ekonomike. Kriza e vitit 1997 pikënisjen e pati në 15 janar nga protestat e nisura në lidhje me skemat piramidale, megjithatë situata politike në vend përpara rebelimit nuk ishte shumë e favorshme. Disa nga firmat ishin skema piramidale të pastra pa asete reale, ndërsa firma të mëdha si VEFA, Kamberi, Gjallica kishin asete reale të konsiderueshme. Gjatë kolapsimit të tyre detyrimet masivisht tejkaluan asetet.

Fenomeni i skemave piramidale në Shqipëri merr rëndësi të veçantë sepse shkalla relative e tyre me madhësinë e ekonomisë ishte e pashembullt dhe e gërshetuar me pasojat politike dhe sociale të kolapsimit të tyre. Një nga shkaqet më të rëndësishme të rritjes së fenomenit të skemave piramidale ishte ekzistenca e një sistemi joformal financiar. Shtimi i piramidave u shoqërua me ofrim të normave të interesit me anë të prurjeve monetare nga depozitorët e shumtë që hynin në lojë dhe që shërbenin për të paguar të mëparshmit. Qeveria e asaj kohe nuk i kushtoi rëndësinë e duhur paralajmërimeve të FMN-së, por nga paralajmërimi i FMN-së kompanitë rritën përqindjen e interesave me qëllim tërheqjen e sa më shumë depozitave të reja monetare 8. Në gazetën Independent të Londrës, Miranda Vickers do të shkruante:

“Shqipëria është mbërthyer nga ethet e depozitave, me kompanitë që marrin hua para nga qytetarët, për t’ua kthyer atyre me përqindje interesash shumë të larta... Skemat janë një magnet shumë i fuqishëm, në përpjekje për të ngjallur shpresën në një vend që ka një rrogë mesatare 55$ dhe papunësi të lartë” 9.

Habia e vëzhguesve të huaj ishte relativisht e madhe pasi shqiptarët ndërsa nuk punonin, merrnin përqindje të larta interesi nga bankat. Ekonomia shqiptare e viteve 1992-1997 u bazua më së shumti nga paratë e dërguara nga emigrantët, para të mbivlerësuara në tregun vendas dhe vlera reale ekonomike sigurohej prej tyre. Qeveria nuk pati fuqi të mjaftueshme për të kontrolluar skemat piramidale që tronditën themelet e shoqërisë shqiptare dhe të menaxhonte me efektivitet protestat e qytetarëve.

Kriza e përgjithshme e vitit 1997 e shoqëruar pashmangshmërisht me prishjen e rendit dhe qetësisë publike, u reflektua gjerësisht në gjithë treguesit ekonomiko-financiar. Lidershipi i kohës, i përfaqësuar nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste dështoi në parandalimin e përhapjes së fenomenit “skema piramidale”, madje u anashkaluan edhe këshillat e FMN-së .

Pasojat e krizës mund ti grupojmë në dy faza në fazën e parë “dëshira” për të prishur e shkatërruar çdo gjë dhe në fazën e dytë përpjekjet për të ri-ndërtuar çdo gjë të shkatërruar.

Ekuilibri ekonomik u trondit në 6 mujorin e dytë të vitit 1996, por stabiliteti makroekonomik nuk u prek. Falimentimi i firmës së parë piramidale ndikoi në precipitimin e menjëhershëm të situatës në aspektin politik, ekonomik dhe social gjatë janarit dhe shkurtit 1997.

Falimentimi i skemave piramidale ishte shkëndija që ndezi “zjarrin”, e cila ndikoi në shpërthimin e krizës si pasojë e shumë problemeve të grumbulluara nga vitet paraardhëse. Ditët e para të marsit e gjetën vendin në kaos, fuqia vepruese e shtetit u

7Christopher Jarvis, “The Rise and Fall of Albania’s Pyramid Schemes”, Finance & Development: A Quarterly Maga zine of the IMF, March 2000, Pages: 3-11.8James Korovilas “The Albanian Economy in Transition: The Role of Remittances and Pyramid Investment Schemes”, James P. Korovilas, Post-Communist Economies, Volume 11, Issue 3, 19 Aug 2010, Pages 399-4159Miranda Vickers, “Pyramid bank crisis looms in Albania”, Independent, London, 3 January 1997.

Shqi

përi

a në

kri

zën

e vi

tit 19

97, i

mpa

kti n

dërk

ombë

tar

i saj

dhe

imaz

hi i

polit

ikës

shq

ipta

re |

PhD

Kan

dida

t, A

lban

Për

met

i

13Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

zhvlerësua, ekonomia shqiptare, financat e shtetit u zeruan dhe e vetmja “dritë në fund të tunelit” ishte financimi i deficitit buxhetor nëpërmjet kredisë së Bankës së Shqipërisë. Efektet ekonomike që prodhoi kriza përfshinë:

Rritjen e shpejtë të inflacionit gjysmën e parë të vitit.Rënien e besimit te monedha vendase (lekut), prodhimit.Krijimin e rezervave të mëdha dhe bllokimin e kanaleve të shpërndarjes.Rritjen e Indeksit të Çmimeve të Konsumit, etj.Kriza ndikoi edhe në marrëdhëniet e bankave të nivelit të dytë me institucionet

financiare duke “ngrirë” përkohësisht të gjitha bashkëpunimet dhe projektet në proces. Qeveria e re e dal nga zgjedhjet e qershorit 1997 u përball me vështirësi të

shumta, por ajo gradualisht rriti autoritetin e saj dhe rivendosi rendin, duke arritur ndry-shime, të cilat u reflektuan në:

Rivlerësimin dhe stabilizimin e monedhës kombëtare (lekut).Ri-aktivizimin e aktiviteteve prodhuese.Mbajtjen në kontroll të inflacionit.Konsolidimin makroekonomik, etj.Përpjekjet për stabilitet makroekonomik u realizuan nëpërmjet programit të

asistencës 6-mujore “Për financimin emergjent pas konfliktit” të nënshkruar me FMN-në.

Procesi i “ngrirjes” fatmirësisht nuk përfshiu gjithë vitin 1997 10, në veçanti në 3-mujorin e fundit u rritën ndjeshëm bashkëpunimet dhe kontaktet. Me prioritet të lartë ishte rritja e bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Banka Botërore në një raport për shkaqet e trazirave të vitit 1997 do të shprehej:

“Pak vende kanë eksperimentuar me kaq shpejtësi përhapjen e skemave pi-ramidale dhe sigurisht askush nuk kishte përjetuar një shkatërrim kaq masiv të rendit shoqëror deri në pragun e një lufte civile pas shembjes së skemave piramidale... Ishte e pabesueshme që ndonjë bankë e ligjshme do të mund të ofronte tarifa depozitimi që mund të parandalonte vërshimin e fondeve në skemat piramidale...” 11.

Kriza e vitit 1997, pikënisjen e pati në 15 janar nga protestat e nisura në lidhje me skemat piramidale. Protestat e dhunshme e të përshkallëzuara, përhapën panik jo vetëm në kryeqytet por dhe në qytete të mëdha nga Veriu në Jug. Situata doli plotësisht jashtë kontrollit, ku iu vu flaka komisariateve, ndërtesave qeveritare, reparteve ushtarake, dyqaneve etj. Policia u gjet e pa përgatitur dhe e brishtë përballë këtij kaosi dhe krize të pashembullt të krijuar nga zemërimi i një populli të falimentuar financiarisht.

Situata u përkeqësua sidomos në Vlorë në muajin shkurt me falimentimin e Gjallicës. Vendi po shkrumbohej, plaçkitej e qytetarët po vrisnin njëri-tjetrin. Bash-këshoqëruese të shqiptarëve në atë periudhë u bënë dhuna, kaosi, trazirat, duke përfituar nga situata e krijuar një pjesë e mirë e zyrtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste u përfshin në rezistencën popullore duke dhënë kontributin e tyre vetëm e vetëm që të arrihej qëllimi final, i cili ishe largimi i Sali Berishës nga pushteti. Marsi i vitit 1997 do e gjente vendin në gjendje të jashtëzakonshme.

Në 3 mars 1997 parlamenti “kukull” zgjodhi sërish liderin e Partisë Demokra-tike president të shqiptarëve. Pasiguria për qeverinë në pushtet u shtua atëherë kur gradualisht filloi dhe shpërbërja e ushtrisë. Ushtarakët e pakënaqur nga rrogat e tyre minimale, kushtet e vështira të jetesës, nga ndjenjat në radhë të parë njerëzore, nuk iu 10Elez Biberaj, Peter Mueser, Robin Remington, Mircea Maniu, “Land Mines on the Road to Market Economies in Romania and Albania: pyramid Schemes and Individual Investment in 1990’s”, nr .9707, may 1997, Center for International Studies. Page 47.11World Bank Report, “Albania-Country Assistance Review”, Washington DC, 18 June 1998.

14 GLOBAL CHALLENGE

bindën urdhrave për të qëlluar mbi civilët, por të demoralizuar braktisën profesionin dhe uniformat e tyre duke u kthyer në shtëpi.

Stafet e kualifikuara ushtarake u zëvendësuan nga militantë dhe mbështetës kryesisht të ardhur nga Veriu dhe që ishin betuar për besnikëri ndaj Presidentit Berisha.

Që në kohën e diktatorit Enver Hoxha në Jug të vendit ishte akumuluar një sasi e madhe municioni, i cili ruhej në depot e armëve, që u shpërthyen e plaçkitën duke shkaktuar kështu armatosjen e kryengritësve dhe civilëve të thjeshtë. Në çdo shtëpi tash-më kishte armë të llojeve të ndryshme, madje dhe personi më i ri në moshë dispononte dhe mund të luante me të paktën një kallashnikov 12.

Plaçkitja e depove u shoqërua në mënyrë të pashmangshme me lirimin e të burgosurve dhe kriminelëve në burgjet e vendit. Listës së personave të armatosur iu shtua edhe armatosja e kriminelëve, të cilët intensifikuan kaosin, dhunën, terrorin, vjed-hjet, vrasjet dhe rritjen e destabilitetit.

Kriza në vend detyroi largimin e shumë shqiptarëve në forma nga më të ndry-shmet, ku të mundnin drejt vendeve fqinje kryesisht në Itali e Greqi, madje një pjesë e mirë duke shfrytëzuar situatën e krijuar arritën të largoheshin dhe të kërkonin leje qëndrimi si azilant politik. Vendi ishte plotësisht i shkatërruar, shkatërrimi nuk mund të linte pa prekur edhe spitalet, kopshtet e shkollat 13.

Greva e 20 shkurtit e nisur nga studentët e Universitetit të Vlorës ndikoi në përkeqësimin e konfliktit të armatosur, dy ishin kërkesat e tyre së pari dorëheqja e qe-verisë dhe së dyti kthimi i parave.

Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor në atë kohë, z. Pjetër Arbnori u takua më 20 shkurt, të vitit 1997 me një grup studentësh të Universitetit të Vlorës, të cilët ishin iniciatorët e grevës së urisë. Ai u foli atyre mbi situatën kritike në qytetin e Vlorës dhe masat e miratuara dhe ende në proces të qeverisë për të lehtësuar problemet e shkak-tuara nga dështimi i skemave piramidale mashtruese. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Ministri i Arsimit të Lartë, z. Besnik Gjongecaj, deputeti i PD, z. Evis Grezda, dhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe deputet i Kuvendit Popullor, z. Afrim Krasniqi.

Arbnori i përgëzoi studentët për iniciativën e qytetëruar dhe insistoi që dia-logu duhet të paraprijë arsyen dhe aktet konkrete për reduktimin e humbjeve. “Në bazë të kësaj logjike,” do të shprehej Arbnori, “Parlamenti shqiptar nuk ka kaluar pak ditë më parë ligjin për një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin e Vlorës”. Gjithashtu në takim, Arbnori theksoi se:

“Nuk ka qeveri, e cila mund të paguajë me para në dorë borxhin e firmave mashtruese, por qeveria dhe Parlamenti shqiptar kanë marrë dhe po adoptojnë masa për një kompensim gradual të këtyre humbjeve përmes miratimit të projekteve konkrete”.

“Ju, si pjesa intelektuale e popullsisë”, tha Arbnori për studentët “duhet të kontribuoni në uljen e tensioneve dhe fillimin e një tryezë të rrumbullakët”.

Studentët denoncuan dhunën ekstreme, djegiet, shkatërrimet e bëra në qytetin e Vlorës, të cilat sipas tyre, ishin akte të një grupi të caktuar njerëzish dhe që populli i Vlorës vetë i kishte denoncuar me indinjatë. Ministri i Arsimit të Lartë, z. Besnik Gjongecaj i prezantoi studentëve disa nga projektet e ministrisë së tij në lidhje me Universitetin e Vlorës.

Së fundi, ata e përfunduan takimin me sugjerimin se një komision i ekspertëve,

12Wall Street Journal, “Anarchy in Albania” in the Europe Section of the Wall Street Journal, 24 march 1997, Page 4.13Carlos Elbirt, “Albania under the shadow of the pyramids”, Transition, Volume 8, Number 5, August 1997, Page 8-10.

Shqi

përi

a në

kri

zën

e vi

tit 19

97, i

mpa

kti n

dërk

ombë

tar

i saj

dhe

imaz

hi i

polit

ikës

shq

ipta

re |

PhD

Kan

dida

t, A

lban

Për

met

i

15Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

kreditorëve dhe zyrtarëve të qeverisë ishte ngritur për të orientuar dialogun drejt akteve konkrete për përmirësimin e gjendjes kritike 14.

Grevës së studentëve vlonjat iu bashkuan edhe studentët e Elbasanit, Gjirokastrës, ndërsa studentët e universitetit të Shkodrës nuk iu bashkuan kësaj nisme. Në mbrëmjen e 28 shkurtit rebelët sulmuan godinën e SHIK-ut, në të cilën u vranë 3 civilë dhe 6 oficerë. Ky incident inicioi kështu “10 ditët që ndryshuan vendin”. Në rend kronologjik, “10 ditët që ndryshuan vendin”, mund t’i përmbledhim si më poshtë:

1 Mars 1997: Në Vlorë rebelët marrin në kontroll bazën e Pashalimanit, Vlora dhe Tepelena rrethohen nga forca të shumta.

2 Mars 1997: Dështimi për zgjidhjen e krizës në vend sjell dorëheqjen e qeverisë së Aleksandër Meksit. Bashkim Gazidede zgjidhet shef i SHIK-ut. Mbyllen të gjitha shkollat në vend.

3 mars 1997: Sali Berisha rizgjidhet sërish President i Republikës 15. Në qendrat kryesore të rebelimit Tepelenë dhe Vlorë lajmi pritet me zemërim. Në mënyrë që rebelimi mos të përhapet në gjithë vendin SHIK-u përpiqet të izolojë “qytetet rebele”.

4 Mars 1997: Në Vlorë krijohet si strukturë paralele Komiteti i Shpëtimit. Studentët i japin fund grevës së urisë dhe bllokohet Ura e Mifolit. Marina e Sarandës sulmohet dhe grabiten armët. Bandat e para dalin në skenë. Rebelimi prek gjithë jugun duke dështuar kështu planin e SHIK-ut për izolim të rebelimit.

5 Mars 1997: Protestat vazhdojnë dhe teoritë e përçarjes veri-jug masivizohen. 6 mars 1997: Përfaqësues të Partive Politike së bashku me presidentin

nënshkruajnë deklaratën në të cilën u dënua shpërthimi i depove dhe u bë thirrje për dorëzimin e armëve 16. Rebelët nga Saranda nisen për të marrë kontrollin mbi Gjirokastrën.

7-8 mars 1997: Rebelët vendas dhe të ardhurit nga Saranda përçajnë ushtrinë në Gjirokastër dhe marrin peng forcat speciale. Sulmohet Aeroporti i Rinasit si dhe u dëmtua çdo gjë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

9 mars 1997: Si rezultat i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës u formua Qeveria e Pajtimit Kombëtar. Qeveria e re shpalli amnisti për rebelët si dhe kryerjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në qershor17.

10 mars 1997: Masivizohen dhe intensifikohen shkatërrimet nga rebelët duke i dhënë fund luftës civile por duke hapur rrugën drejt anarkisë 18.Muaji mars do të ishte muaji i anarkisë. Për shuarjen e revoltës Presidenti Beri-

sha mendoi të emëronte Bashkim Finon në vendin e kryeministrit, i cili kishte qenë kryetar i Bashkisë Gjirokastër, për shkak të popullaritetit që kishte dhe njohjet me disa prej rebelëve. Zgjedhja e Finos për kryeministër të vendit ishte një lëvizje e zgjuar, e cila u mirëprit nga rebelët, të cilët në 11 mars krijuan Komitetin e Jugut duke i dërguar Berishës ultimatumin për tu dorëhequr brenda 20 marsit, përndryshe do të marshonin drejt Tiranës.

Po në 11 mars trazirat u shtrinë edhe në Veri, ku u thyen depot e armëve në Shkodër, Bajram Curr dhe Kukës. Ultimatumi i bërë nga rebelët nuk u pranua nga

14Albanian Telegraphic Agency (ATA), 20 February 1997, “Albanian Parliament speaker meets with students of Vlora University”.15Gazeta, “Rilindja Demokratike”, 4 mars 1997, Faqe 1.16Radio Tirana, 1715 GMT, 6 MARS 1997, përkthyer në FBIS-EEU 97-065.17Gazeta, “Rilindja Demokratike”, 11 mars 1997, Faqe 1.18Albanian Telegraphic Agency (ATA), 1-10 March 1997.

16 GLOBAL CHALLENGE

Berisha dhe Fino gjithashtu deklaroi se ishte kundër dorëheqjes së Presidentit. Trazirat kishin pushtuar vendin dhe banditë të armatosur grabisnin e kërcënonin qytetarë të pambrojtur, gardianët e burgjeve u larguan dhe kriminelët morën arratinë dhe të armatosur terrorizonin popullin. Shqipëria ishte i vetmi vend në Botë ku të gjithë të burgosurit kishin dalë nga burgjet 19. Në atë periudhë nga burgu dolën Fatos Nano dhe Ramiz Alia.

Më 14 mars ish kancelari i Austrisë Franz Vranitski u emërua përfaqësues personal në Shqipëri i kryetarit të radhës të OSBE-së 20. Emërimi i tij u krye me qëllim zgjidhjen e krizës nëpërmjet lehtësimit të dialogut ndërmjet forcave politike shqiptare. Presidenti i kërkoi ndihmë vendeve të Evropës Perëndimore por ato nuk e pranuan kërkesën për ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake.

I gjetur përballë një situate të pazgjidhshme, shefi i SHIKU-ut, Bashkim Gazidede paraqiti dorëheqjen. Tashmë për çdo rajon të Shqipërisë ishte krijuar një Komitet Shpëtimi, ku secili kishte kërkesat e veta specifike dhe kërcënonte herë pas here qeverinë për plotësimin e tyre ndërkohë që Qeveria nuk njohu asnjë prej tyre.

Më 21 mars 1997, shteti grek me pretekstin e mbrojtjes së minoritetit tentoi të futej në territorin shqiptar, kjo e përkeqësoi sigurisht situatën politike në vend 21 dhe situata politike u bë shumë e rrezikshme. Greqia kërkoi të futet në territorin shqiptar me pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve.

Gjithashtu do të përmendet dhe do të mbetet gjatë në mendjen e njerëzve masakra në fshatin Levan të Fierit, ku nga përleshjet u vranë 24 persona. Një nga ngjarjet më të dhimbshme të atij viti të trazuar do të ishte mbytja e anijes Kateri i Radës, në 28 mars 1997 në kanalin e Otrantos. Anija shqiptare drejtohej nga një prej bandave të Vlorës, e cila u sulmua dhe u fundos nga anija ushtarake italiane Sibilla, duke i marr jetën 84 personave, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga Vlora dhe rrethinat e saj 22. 

Shteti fqinj Italia ishte ai që u prek më shumë nga kaosi shqiptar, pasi mijëra shqiptarë ikën në drejtim të Italisë, duke e detyruar Italinë të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme mbarëkombëtare 23. Më 28 Mars Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1101 24, e cila autorizonte krijimin e një force mbrojtëse nën drejtimin e Italisë 25.

Falë dialogut dhe marrëveshjes politike u bë e mundur ardhja e trupave të huaja në Shqipëri, të cilat parandaluan luftën civile. Operacioni Alba u organizua në muajin prill të vitit 1997, trupat e të cilit nuk ndërhynë ushtarakisht, por të paktën krijuan një ambient të qetë pas gjithë asaj vorbulle kaotike 26.

Në 17 prill 1997 forcat kryesore politike në vend vendosën që në qershor të kryheshin zgjedhjet e parakohshme 27. Për fat të keq anarkia vazhdoi edhe gjatë muajit prill dhe kulmoi më 23 maj me Masakrën e Cërrikut. Për shkak të situatës së rënduar në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 29 qershor 1997.

19Elez Biberaj, “Shqipëria në tranzicion: rruga e vështirë drejt demokracisë”, Ora 2001, Faqe 493.20Franz Vranitzky, “The OSCE Presence in Albania”, Shih në: http://ifsh.de/fileCORE/documents/yearbook/eng lish/98/Vranitzky.pdf. Pages 177-182.21Albanian Telegraphic Agency (ATA), 21 March 1997.22Albanian Telegraphic Agency (ATA), 29 March 1997, “Albanian ship wrecked on Brindisi Coast”.23Charles Trueheart, “Italy declares emergency to handle Albanian influx”, Washington Post, 20 mars 1997, f. A23.24UN Security Council, “Resolution 1101 (1997) Adopted by the Security Council at its 3758th meeting”, on 28 March 1997, 28 March 1997, S/RES/1101 (1997), shih në: http://www.refworld.org/docid/3b00f16e64.html 25John Goshko, “UN, approves Italy-Led Force for Albania”, Washington Post, 29 mars 1997, A 14.26Riccardo Marchio, “Operation ALBA”: A European approach to the peace support operations in the Balkans”, 10 April 2000, U.S. Army War College, Carlisle Barracks, Pennsylvania 17013, pages 3-29.27Albanian Telegraphic Agency (ATA), 17 March 1997.

Shqi

përi

a në

kri

zën

e vi

tit 19

97, i

mpa

kti n

dërk

ombë

tar

i saj

dhe

imaz

hi i

polit

ikës

shq

ipta

re |

PhD

Kan

dida

t, A

lban

Për

met

i

17Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Vlen të përmendet se gjatë fushatës elektorale situata politike ishte e polarizuar, si rezultat i gjuhës së ashpër komunikuese, mungesës së kompromisit mes forcave politike, si dhe në kushtet e një popullsie të armatosur u evidentuan shenja dhune. Nuk mund të mungonin akuzat mes palëve gjatë fushatës elektorale, ku Partia Demokratike akuzonte socialistët si shkaktarë kryesor të krizës, ndërsa socialistët akuzonin demokratët si shkaktarë të krizës që kishte përfshirë gradualisht vendin.

Partia Demokratike e pati shumë të vështirë të kryente një fushatë normale në jug të vendit, këto zgjedhje u kryen me dy raunde, ku në raundin e dytë zgjedhjet u përsëritën në 32 zona elektorale. Gjithashtu u zhvillua dhe referendumi për mënyrën e qeverisjes dhe me 65% të votave fitoi Republika kundrejt Monarkisë. Partia Socialiste doli fitimtare në këto zgjedhje me 101 vende në parlament ndërsa për Partinë Demokratike humbja ishte e thellë.

Në atë periudhë doli në pah dhe Leka Zogu i Parë, i cili fushatën e tij e drejtoi bazuar në monarki, por pasi monarkia me referendum u refuzua, ai së bashku me sim-patizantët e tij tentuan një kryengritje të armatosur me pretendimin që zgjedhjet ishin të vjedhura. Gjithë situata e krijuar ishte një “flluskë sapuni”, madje askush nuk u habit kur pretendenti i fronit u largua sërish nga vendi. Berisha dhe partia e tij e paguan me humbje të thellë paaftësinë e tyre, korrupsionin dhe mungesën e treguar të tolerancës.

Pavarësisht mënyrës se si u prodhua rezultati i këtyre zgjedhjeve, Franz Vran-itski i cili kryesonte Misionin e OSBE-së në Shqipëri në atë periudhë i quajti “deri diku të pranueshme, por jo të ndershme dhe të lira”. Berisha e pohoi personalisht fitoren e socialistëve dhe i kërkoi mbështetësve të tij që të respektohej zgjedhja e popullit dhe të gjithë së bashku të punonin për një sistem demokratik më eficient 28. Ai dha dorëheqjen në 23 korrik 1997, në vend të tij erdhi Rexhep Meidani dhe kabineti qeveritar u ud-hëhoq nga Fatos Nano.

I larguar nga qelitë e burgut në marsin e 1997-ës, Fatos Nano me një rrotullim 360 gradë arriti të shpallej kryeministër në fund të qershorit dhe u rikthye fuqimisht në jetën politike të vendit.

Një nga qëllimet kryesore të qeverisë së re ishte kapërcimi i krizës dhe rritja e bashkëpunimit me opozitën. Për kapërcimin e krizës u punua intensivisht në dy dre-jtime: së pari aksioni për pastrimin e bandave të armatosura dhe së dyti mbledhja e armëve nga shoqëria civile. Një detyrë tjetër kryesore e qeverisë ishte dhe vendosja e rendit si dhe rigjallërimi ekonomik i vendit. Rimëkëmbje ekonomike ka qenë prioritet i të gjitha qeverive shqiptare gjatë tranzicionit, pasi zhvillimi ekonomik mund të realizo-hej nëpërmjet investimeve të huaja 29. Si rezultat i pasigurisë që mbizotëronte në vend investuesit e huaj nuk tentuan të ndërmerrnin nisma të tilla.

Shqipëria nën udhëheqjen e re filloi të merrte frymë lirisht dhe të vazhdonte rrugën për një demokraci më të konsoliduar dhe me aspiratat për integrim të mëtejshëm ndërkombëtar. Në kohën e Nanos u respektuan më shumë liria e pushtetit të katërt me-dias dhe organizatat e shoqërisë civile. Parlamenti e vazhdonte punën e tij, me debatet e herë pas hershme pozitë-opozitë, ku reciprokisht palët akuzonin njëra tjetrën.

Situata kaotike në vend shumë shpejt iu rikthye rendit, tashmë bandat e jugut nuk përbënin problem, përveçse ndonjë rasti sporadik, por më problematik sigurisht mbetej Veriu i vendit. Në fund të nëntorit stabiliteti ishte pothuajse drejt rivendosjes.

Qëndrimet e pa pajtueshme midis partive politike përgatitën terrenin për një

28Gazeta, “Rilindja Demokratike”, 1 korrik 1997, Faqe 1.29Genc Ruli, “Tranzicioni social-ekonomik në Shqipëri”, Instituti Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, Tiranë 2001, Faqe 25.

18 GLOBAL CHALLENGE

krizë tjetër të brendshme e cila do të prekte vendin në vitin 1998, ku Partia Demokratike ndërmori një grusht shteti në shtator, ku duke shfrytëzuar vdekjen e Azem Hajdarit, turma militantësh tentuan të shpërthenin zyrën e Kryeministrit Fatos Nano. I ndodhur në këto rrethana Fatos Nano u largua drejt Maqedonisë, dhe policia e shtetit shpërndau turmat.

Sërish vendi kërcënohej nga përsëritja e ngjarjeve të një viti më parë por nëpër-mjet ndërhyrjes së diplomatëve të huaj për fat të mirë nuk pati më kthim mbrapa dhe ri-përsëritje fatale të vitit 1997 30. Pas rikthimit të tij Nano akuzoi opozitën për kryerjen e grushtit të shtetit dhe me miratimin nga Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e imunitetit të kryetarit të opozitës dhe deputetëve të cilët u përfshin në trazirat e shtatorit.

Tashmë brenda Partisë Socialiste ishte krijuar një grup reformatorësh, të pak-ënaqur nga sjellja dhe drejtimi i kryeministrit, për shkak dhe të pa pajtueshmërisë edhe me Presidentin dhe këshillave të ndërkombëtarëve më 28 shtator 1998 Nano u detyrua të jepte dorëheqjen. Dhënia e dorëheqjes u pa si një mundësi e mirë për krijimin e mundësisë për një dialog më të mirë pozitë-opozitë me qëllim për një proces politikbërës më civil e më me standard.

Mejdani zgjodhi kryeministër Pandeli Majko në atë kohë tepër i ri, vetëm 31 vjeç i cili mori përsipër të përballej me situatën e keqësuar në vend po dhe atë të përkeqësuar në Kosovë dhe Maqedoni. Programi i qeverisë së re ishte i njëjtë me qeverinë e mëparshme, por iu kushtua rëndësia e duhur çështjes së Pajtimit Kombëtar dhe miratimit të Kushtetutës. Çështja e miratimit të Kushtetutës u finalizua me sukses me referendumin e 22 nëntorit 31.

Impakti ndërkombëtar i krizës

Diplomacia e një kombi mund ti përballojë më së miri sfidat e së ardhmes atëherë kur imazhi dhe identiteti përfaqësohen siç duhet në arenën rajonale dhe ndërkombëtare. Trajtimi terminologjik i koncepteve të përdorura përpara përpunimit dhe trajtimit teorik është tepër i nevojshëm me qëllim shmangien e keqinterpretimeve. Dy koncepte të lidhura ngushtë me kombin janë “identiteti kombëtar” si dhe “imazhi ndërkombëtar”. Identiteti kombëtar paraqet realitetin e një vendi apo rajoni specifik, ndërsa imazhi ndërkombëtar ka të bëjë me mënyrën se si na percepton, na njohin dhe konsiderojnë të tjerët, pra të huajt. Pa identitet kombëtar nuk mund të ketë identitet ndërkombëtar 32. Ndërkohë që këto dy koncepte janë të lidhur ngushtësisht me njëri tjetrin, pasi imazhi ndërkombëtar impakton identitetin kombëtar. Në një këndvështrim primar duket sikur kemi të bëjmë me një lojë fjalësh, por në fakt lidhja midis këtyre dy koncepteve është e fortë dhe e pashmangshme, dhe trajtohen si hapësira dy dimensionale ku herë shkojnë paralel e herë i kundërvihen njëra tjetrës 33. Megjithatë të dy këto hapësira synojnë të përputhin realitetin kombëtar me imazhin ndërkombëtar të duhur për këtë realitet. Eksperienca historike ka dëshmuar

30Roberto Morozzo della Rocca, “Sociocultural aspects of the Albanian crisis”, The International Spectator 04/1998, Page 14.31Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 të Kuvendit Popullor. Miratuar me referendum më 22.11.1998 32Michael Roskin, Nicholas Berry, “The New World of International Relations (10th Edition)”, Paperback, 8 March 2014, Page 76.33Karl Deutch, “The Analysis of International Relation”, Englewood Cliffs, NJ: Prentice-Hall, 1968, Page 33.

Shqi

përi

a në

kri

zën

e vi

tit 19

97, i

mpa

kti n

dërk

ombë

tar

i saj

dhe

imaz

hi i

polit

ikës

shq

ipta

re |

PhD

Kan

dida

t, A

lban

Për

met

i

19Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

se pavarësisht shtetit apo rajonit qoftë ai regresiv apo progresiv sfida e imazhit është e pashmangshme dhe gjithmonë i vë shtetet, kombet përpara ballafaqimit. Kështu që në fokusin e çdo shteti është përpjekja për një imazh të mirë ndërkombëtar i cili do të shërbej edhe për identifikimin e vlerave. Historia e Shqipërisë është e lashtë dhe në rrugëtimin e saj paralel me historinë e njerëzimit për fat të keq ka mbetur mbrapa shteteve të tjera në procesin e ndërkombëtarizimit dhe promovimit të vlerave të identitetit kombëtar. Vështirësitë e shumta që ka kaluar kombi shqiptar që në gjenezën e tij, mungesa e eksperiencës si në mënyrën e qeverisjes dhe organizimit, problemet gjatë luftërave, vështirësitë e një tranzicioni kaotik, mungesa e stafeve të kualifikuar të diplomatëve dhe pasiviteti në evidentimin e imazhit ndërkombëtar shqiptar në arenën ndërkombëtare ka ndikuar negativisht në procesin e njohjes ndërkombëtarisht. Imazhi ndërkombëtar për Shqipërinë është një miksim kaotik, një përpjekje masive për të dominuar gënjeshtra mbi të vërtetën. Për fat të keq të huajt i shikojnë ngjarjet në mënyrë sipërfaqësore pa depërtime të thella analitike, për të njohur më mirë një popull që mbart ndër shekuj një koleksion të çmuar vlerash. Natyrisht diplomacia ka rolin kryesor dhe duhet të jetë kontributorja primare në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë. Diplomacia është katalizatori dhe mekanizmi, i cili lartëson dhe promovon ndërkombëtarisht vlerat dhe interesat kombëtare shqiptare. Diplomacia tregon se si një vend, një popull përfaqëson ekzistencën e tij në Botë, duke i hapur një vend kombit dhe popullit të vet në tryezën e kombeve dhe të Botës 34. Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare ka patur mjaft raste ku reputacioni i keq ka ulur peshën në arenën ndërkombëtare të vendeve të mëdha ashtu sikurse pesha e vendeve të vogla është rritur ndjeshëm për shkak të reputacionit të mirë. Reputacioni ndërkombëtar është një nga gurët themeltarë për ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të çdo vendi dhe në çdo kohë. Reputacioni i mirë krijon bazë të qëndrueshme dhe të garantuar në marrëdhëniet ndërkombëtare të çdo vendi, përforcon pozitat e shoqërisë dhe të zhvillimit kombëtar, hap dimensione për zhvillim dhe kooperim ekonomik ndërkombëtar, përshpejton proceset e integrimit në prirjet botërore 35. Duhet thënë se Shqipëria si një vend i vogël bën pjesë në vendet me reputacion të ulët ndërkombëtar, sfida është e vështirë për tu kapërcyer por jo e pamundur. Megjithatë reputacioni i ulët ndërkombëtar krijon një bazë të paqëndrueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke rritur pasigurinë kombëtare e institucionale të vendit, ngushtimin e procesit kooperues ndërkombëtar si dhe ngadalësimin e proceseve integruese 36. Faktikisht çështja e imazhit ndërkombëtar deri në vitet 90’ nuk ka qenë shqetësim kombëtar pasi imazhet negative që ishin krijuar për shqiptarët nuk kishin arritur ta dëmtonin seriozisht atë. Kombi dhe populli shqiptar nuk kanë qenë pjesë e vorbullës paragjykuese, madje gjatë sistemeve të kaluara janë fajësuar më shumë regjimet politike dhe paaftësia në menaxhimin e krizave të brendshme e të jashtme. Një fushatë aktive për përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë filloi të ndiqej pas viteve 90’. Askush nuk mund ti përcaktoj emrin e duhur asaj që ndodhi në vitin 1997, nëse mund të quhej një luftë civile, luftë Veri-Jug, luftë etnike apo thjesht një kryengritje e

34Henry Kissinger, “Diplomacy”, Paperback, 4 April 1995, Page 18.35Lisen Bashkurti, “Albanian Diplomacy between the past and the future”, Tiranë 2004, Geer, Faqe 121.36Po aty, Faqe 122.

20 GLOBAL CHALLENGE

armatosur, apo një luftë të gjithë kundër të gjithëve dhe gjithçkaje. Askush nuk mund ti përgjigjej pyetjes “Kush po lufton kundër kujt?” Në fakt, është shumë e vështirë për të dhënë një specifikim të qartë dhe përfundimtar por një gjë mund të thuhet me siguri se termi luftë nuk është më i përshtatshmi për krizën shqiptare të vitit 1997.

Ndoshta një perceptim i gabuar mbi situatën u pasqyrua në atë kohë dhe nga gazetarët e vendeve të ndryshme që nuk e përcollën siç duhet situatën. Të gjithë menduan se ushtria do të sulmonte “rebelët”, por ushtria u shpërbë, në gjithë atë kaos ushtarët u kthyen në shtëpitë e tyre, depot e armëve u boshatisën, një pjesë e oficerëve u bashkua me kryengritësit dhe pa hezitim mund të thuhet se çdo shtëpi do të kishte minimumi një kallashnikov në përdorim por kjo nuk përjashtonte mundësinë e të pasurit edhe të armëve të tjera. Tashmë frika për një luftë civile trokiti frikshëm në mendjet dhe dyert e shqiptarëve 37.

A mund të themi se patëm të bënim me një luftë Veri-Jug? Revolta në Veri ishte shumë e vakët, Veriu ishte pro Berishës madje ishin të gatshëm të jepnin jetën për të duke filluar kështu një luftë vëllavrasëse me rebelët e jugut. Natyrisht pati dhe nga ata që menduan se mund të kishim të bënim me një luftë etnike midis Gegëve dhe Toskëve.

Realisht ajo që ndodhi në atë vit të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ishte as luftë civile, as luftë Veri-Jug, as luftë etnike ishte thjesht një revoltë e një populli të dëshpëruar që protestonte kundër një mashtrimi të madh ekonomik dhe sistemit politik aktual.

Vështirë të thuhet se cili qe perceptimi i shqiptarëve, të çliruar nga një periudhë e gjatë diktatoriale me një dëshirë të madhe për tu ballafaquar konkretisht me koncepte si kapitalizëm, treg i lirë, konsumizëm perëndimor. Skemat piramidale dhe rënia e tyre do tu mësonte shqiptarëve se mirëqenia e të ardhurat krijohen nëpërmjet punës dhe duke prodhuar jo nga copa letre 38.

Rënia e skemave piramidale, standardet jo demokratike të aplikuara sollën destabilitet të brendshëm për Shqipërinë, kjo pashmangshmërisht vuri në rrezik dhe stabilitetin e rajonit si dhe dëmtoi ndjeshëm politikën e jashtme shqiptare, e cila kishte përpara sfida të mëdha për të zgjidhur.

Imazhi i politikës shqiptare

Koncepti i politikës së jashtme në fakt daton që në kohët e lashta. Njerëzit në të kaluarën kishin disa rregulla themelore të cilat rregullonin marrëdhëniet e tyre. Në shekullin e 17-të në Evropë kryheshin transaksione dhe negociata midis vendeve për bashkëpunim dhe tregti. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, u krijua Lidhja e Kombeve, organizata e bashkëpunimit ndërkombëtar për trajtimin e çështjeve dhe shqetësimeve midis vendeve anëtare.

Trajtimi i transformimeve politike, sociale, ekonomike të një vendi do të ishte i pa plotë pa ndërthurjen, mbështetjen dhe analizimin e politikës së jashtme, diplomacisë si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Një politikë e jashtme nga vet termi i saj është politika apo strategjia e zbatuar nga qeveritë si një nga format e mbrojtjes së interesit kombëtar 39. Ajo përcakton

37Elez Biberaj, “Shqipëria në tranzicion. Rruga e vështirë drejt demokracisë 1990- 2010”, AIIS, 2011. Tiranë, Faqe 135.38Roberto Morozzo della Rocca, “Sociocultural aspects of the Albanian crisis”, The International Spectator 04/1998, Page 32.39Hans Morgenthau, “Politics among nations; the struggle for power and peace”. 4th edition. New York: Knopf, 1967. Page 48-49.

Shqi

përi

a në

kri

zën

e vi

tit 19

97, i

mpa

kti n

dërk

ombë

tar

i saj

dhe

imaz

hi i

polit

ikës

shq

ipta

re |

PhD

Kan

dida

t, A

lban

Për

met

i

21Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

udhëzimet mbi mënyrën se si një vend i veçantë ndërvepron me vendet e tjera në fushën ekonomike, sociale, në zbatimin e ligjit etj.

Globalizimi i ka detyruar gjithnjë e më shumë vendet të formulojnë politika më reale dhe efektive në mënyrë që në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare të arrihet bashkëpunimi paqësor për një të ardhme më të mirë 40. Përpara se të fokusohem në politikën e jashtme në periudhën e krizës 1997, le të shohim shkurtimisht si ka evoluar ajo që nga fillimet e saj.

Politika e jashtme e Shqipërisë për fat të keq që në fillesat e shtetit shqiptar nuk pati një strategji të unifikuar për zbatim, si rezultat i luhatjeve të sistemeve politike në Shqipëri, ajo ka qenë gjithmonë reaktive si kundërpërgjigje ndaj ngjarjeve të kohës dhe pa një bosht nacional.

Roli i politikës së jashtme shqiptare do të shfaqej për herë të parë në arenën Evropiane në Lidhjen e Prizrenit 41 e do të pasohej më pas me veprimtarinë diplomatike të kohës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në Lidhjen e Kombeve dhe në vazhdimësi në tratativat e tjera diplomatike.

Diplomacia shqiptare gjithmonë është përpjekur të ruaj stabilitetin duke mbrojtur dhe ruajtur interesat kombëtare sa herë që kanosej ndonjë rrezik apo kërcënim. Për fat të keq paaftësia për të ndërtuar një platformë solide për çështjen shqiptare, kasta e politikanëve që orientuan drejtimin dhe platformat e tyre me qëllimin vetjak për ruajtjen e pushtetit e dëmtuan politikën e jashtme.

Këtë gjë e ka treguar më së miri pjesëmarrja e delegacioneve shqiptare respektivisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër dhe në Konferencën e Paqes në Paris në 1919 me platforma dhe plan veprimi diplomatik të pa studiuar mirë. Pas Luftës së Parë Botërore politika e jashtme dhe diplomacia u fokusua më shumë në procesin e njohjes dhe ruajtjes së sovranitetit të vendit.

Çështja e identitetit, imazhit dhe forcimit të shtetit shqiptar u bënë lajtmotivi i politikës shqiptare por herë pas here dilnin në pah pashmangshmërisht edhe ambiciet dhe interesat personale të elitës politike.

William Miller në librin e tij “Albania and her Protectress”, do të shprehej se: “Shqipëria e qeverisur në shekuj nga një sistem klanor, me disa fe dhe me vetëm katërmbëdhjetë vite organizim politik do të mbetet për shumë kohë pre e konflikteve të brendshme”, dhe në fakt kjo gjë u vërtetua më së miri në periudhat që pasuan 42.

Politika e jashtme ndryshoi progresivisht në kohën e qeverisë së Nolit, pasi në atë periudhë Shqipëria ishte shumë aktive në arenën politike ndërkombëtare, sidomos ky aktivizim u vu re në Lidhjen e Kombeve. Qeveria e 1924-ës u spikat për politikën e jashtme të pavarur me një origjinalitet e individualitet që e dallonte nga qeveritë e mëparshme.

Politika e jashtme e asaj periudhe shprehu qartë interesat themelore kombëtare shtetërore dhe evidentonte Shqipërinë në frontin e forcave përparimtare ballkanike 43. Qeveria e Nolit pati një jetëgjatësi prej 6 muajsh dhe u pasua nga qeverisja e Ahmet Zogut.

Në kohën e monarkisë u morën masa për krijimin e shtetit por sipas William Miller:

“Mbreti Zog u përpoq të ruante status quo-në politike, pra ruajtjen dhe njohjen 40John Baylis, Steve Smith, Patricia Owens, “The Globalisation of World Politics”, OUP, 4th edition. 2008, Page 33.41Arben Puto, “Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926”, Dudaj, 2010, Tiranë, Faqe 9.42William Miller, “Albania and her protectress”, Foreign Affairs, April, 1927, page 45.43Arben Puto, “Demokracia e rrethuar, Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme”, Fan Noli, 2010, Tiranë, faqe 16.

22 GLOBAL CHALLENGE

e regjimit të tij 44. Politika e jashtme gjatë asaj periudhe ishte një politikë pa strategji specifike

e afatgjata për tu zbatuar por thjesht një politikë aleancash. Pavarësisht problemeve në politikën e jashtme në aspektin diplomatik Shqipëria pati përfaqësues të denjë për kohën si Faik Konica, Raul Fico, Mehdi Frashëri etj. Pas pushtimit të Shqipërisë në vitin 1939, fokusi u drejtua në mbrojtjen e vendit dhe roli i politikës së jashtme pati vetëm këtë drejtim kryesor.

Gjatë kohës së komunizmit politika e jashtme u formëzua përpos elementëve të së kaluarës edhe me copëza të reja duke kanalizuar politikën e jashtme dhe diplomacinë në mbështetje të ideologjisë së partisë në pushtet, me shtylla të forta bazuar në modelin sovjetik. Prishja e marrëdhënieve me BRSS, dalja nga Traktati i Varshavës do të krijonin tashmë kushtet për një politikë të pavarur rezultat i vet-izolimit të Shqipërisë. Çdo element që u shfrytëzua në politikën e jashtme kishte qëllimi kryesor mbrojtjen e ideologjisë komuniste.

Gjithsesi në çdo kohë është vënë re pavarësisht përpjekjeve të bëra, se klasa politike shqiptare ka qenë e pafuqishme për të mbrojtur interesat dhe për të imponuar kërkesat. Natyrisht gjatë kohës së diktaturës nuk u arrit të krijohej një klasë e formuar politike e diplomatike.

Politika e jashtme e Shqipërisë në vitet 90’ duhet të ndryshonte nga politika e jashtme e periudhës së Enver Hoxhës e karakterizuar nga lufta ideologjike kundër të gjithëve, izolimit diplomatik dhe autarkia fanatike. Pas copëtimit që iu bë territoreve shqiptare nga fqinjët, gjithmonë do të ekzistonte frika dhe pasiguria për sigurinë territoriale nga fqinjë që gjithmonë kanë hezituar ta njohin pavarësinë e shtetit shqiptar.

Për fat të keq shteti shqiptar si një shtet i vogël dhe i varfër gjithmonë ka parë të arsyeshme bashkëpunimin me një shtet “supervizor”, që të mbështetej dhe të projektonte politika të ngjashme, vlen të përmendet këtu që pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë u krijuan marrëdhënie të reja me BRSS, dhe pas prishjes së tyre me Kinën.

Arsyeja e kësaj problematike “mbrojtëse”, buronte pikërisht nga nevoja për ti mbijetuar gjithmonë sulmeve apo rreziqeve kryesisht të fqinjëve. Megjithatë mungesa e largpamësisë dhe prakticitetit dhe nuhatjes për të bërë aleanca të frytshme e lanë mbrapa Shqipërinë në këtë drejtim.

Marrëdhëniet ndërkombëtare gjatë qeverisjes së Hoxhës dhe Alisë u zhvilluan me vende që ndodheshin larg Shqipërisë, për të shmangur kështu rrezikun e kthimit të miqësisë në protektorat ekonomik ose politik. Frika nga e kaluara historike e agresionit nga fqinjët i mbylli hermetikisht marrëdhëniet me fqinjët.

Ndryshimi i brendshëm i regjimit nuk mund të ndryshoj gjeopolitikën e një vendi, por politika e jashtme postkomuniste njësoj si në periudhën komuniste ishte po aq e shqetësuar sidomos për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit nga “armiqtë” e mundshëm.

Pas 90’-ës, bunkerët u zëvendësuan me nisma të reja për ti bërë ballë kërcënimeve. Prandaj Tirana zyrtare parapëlqeu si partner të fuqishëm e strategjik SHBA-në dhe në vitin 1993 nuk pranoi ndihmën e shtetit fqinj Italisë. Falë këtij partneriteti gjatë luftës në Bosnje u instaluan baza detare amerikane në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të majit 1996 marrëdhëniet me SHBA-në u keqësuan 45.

Pas rënies së komunizmit, politika e jashtme filloi të mbështetej në platformat e vendeve të Evropës Perëndimore dhe ti jepte prioritetin dhe vëmendjen e duhur

44William Miller, “Albania and her protectress”, Foreign Affairs, April, 1927, pages 70-75.45Nina Smirnova, “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, Shtëpia Botuese Ideart, Tiranë 2004, Faqe 74.

Shqi

përi

a në

kri

zën

e vi

tit 19

97, i

mpa

kti n

dërk

ombë

tar

i saj

dhe

imaz

hi i

polit

ikës

shq

ipta

re |

PhD

Kan

dida

t, A

lban

Për

met

i

23Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

integrimit Euro-Atlantik. Në vitet 1992-1997, objektivi kryesor i politikës së jashtme ishte “hyrja në

Evropë”, për këtë arsye u quajtën vende mike Italia, Gjermania, Turqia dhe SHBA. Në vitin 1992 ministri i punëve të jashtme Alfred Serreqi do të shprehej se:

“Shqiptarët e ndjejnë veten evropianë, falë një vendimi spontan dhe jo sipas një vendimi politikanësh” 46.

Megjithatë vështirësia përpos mungesës së platformave reale dhe taktike, qëndronte edhe në mungesën e diplomacisë aktive e moderne si rezultat i mungesës së diplomatëve që e njihnin mirë kulturën perëndimore, kjo krijoi edhe një shërbim joprofesional diplomatik. Mungesa e profesionalizmit vinte si pasojë edhe e ndryshimeve të herë pas hershme për shkak të rotacioneve politike dhe zëvendësimin e stafit me militantë.

Hapat e parë për krijimin e një shërbimi diplomatik u hodhën në vitin 1998 me miratimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm 47.

Politika e jashtme e Shqipërisë gjatë tranzicionit është karakterizuar dhe influencuar nga ambiciet personale të liderëve të kohës duke lënë interesat kombëtare në vend të dytë. Gjithashtu luhatjet historike në format, mënyrat e qeverisjes, tranzicioni, kalimi në ekonominë e tregut i ka sjell politikave të zhvillimit të vendit dhe sidomos ato të politikës së jashtme përsëri ulje dhe ngritje, të cilat kanë penguar procesin e formëzimit.

Pas ndryshimeve demokratike të viteve 90’ krahas paqëndrueshmërisë politike vendi u përballë me një fluks të madh emigracioni, ku shqiptarët emigruan kryesisht në vendet fqinje, në vende të Evropës Perëndimore, madje dhe në kontinente të tjera si Amerikë apo Australi.

Vlen të përmendet fakti që popullsi shqiptare ka edhe në vendet fqinje me Shqipërinë, si Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe politika e jashtme është përballur kështu me ndryshimin strategjik të situatës politike për shkak të Marrëveshjes së Ohrit 48 në vitin 2001 dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 49, ku roli i shqiptarëve në Ballkan u rrit ndjeshëm.

Gjithsesi pa dizenjimin e duhur, anashkalimin e eksperiencës historike dhe pa kërkuar atë që është politikisht e mundur politika e jashtme e një vendi është e verbër dhe formësohet pa e ditur se ku do të arrij 50.

46Roberto Morozzo della Rocca, “Sociocultural aspects of the Albanian crisis”, The International Spectator 04/1998, Page 26.47Ligji nr. 9095, datë 03.07.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, Fletorja Zyrtare, nr 64, faqe 2854-2866, gusht 2003.48Blerim Reka, “Dhjetë vite nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit - A funksionon Maqedonia si shtet multietnik?”, UEJL, 2011, Arbëria Design, Tetovë.49Kuvendi i Kosovës, “Deklarata e Pavarësisë së Kosovës”, 17 shkurt 2008. http://www.kuvendikosoves.org/com mon/docs/Dek_Pav_sh.pdf50Hans J. Morgenthau, “Politics among nations; the struggle for power and peace”. 4th edition. New York: Knopf, 1967, page 193.

24 GLOBAL CHALLENGE

Konkluzione

Përfundimi i konflikteve të përgjakshme në ish-Jugosllavi, shembja e diktaturës komuniste e vuri përballë një sfide të re shtetin dhe politikën shqiptare për zhvillime të mëtejshme me fqinjët në veçanti dhe me rajonin në përgjithësi.

Kriza e vitit 1997 tregoi më së miri se ishte shumë shpejt për të bërë të mundur që elita dhe politika shqiptare të distancohej plotësisht nga e shkuara e ngurtë, autoritariste dhe diktatoriale.

Suksesi në punët e shtetit dhe menaxhimi i krizave të brendshme sigurisht impakton edhe politikën e jashtme. Natyrisht kriza e atij viti kaotik nuk do të mund të linte pa prekur edhe politikën e jashtme.

Shumë shpejt optimizmi, dëshirat dhe një prej sloganeve kryesore të lëvizjes studentore “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”, u sfumuan dhe u projektuan sërish projeksione të së shkuarës, duke dëmtuar shtetin e brishtë pseudo-demokrat, mirëqenien e njerëzve, ekonominë e tregut si dhe vet konceptin demokraci dhe ëndrrat e shqiptarëve.

Gjatë qeverisjes së Sali Berishës prioritetet kryesore në lidhje me politikën e jashtme ishin rritja e shkallës së ndërveprimit me vendet Perëndimore, intensifikimi i marrëdhënieve me shtetet fqinje si dhe tu kërkohej ndihmë ekonomike ndërkom-bëtarëve me qëllim rimëkëmbjen e shtetit nëpërmjet kryerjes sa më shpejt të reformave. Politika e jashtme e Shqipërisë me Jugosllavinë, Greqinë dhe Maqedoninë pothuajse nuk pati zhvillime të qarta. Tirana zyrtare kritikonte ashpër dhe ishte e shqetësuar për gjendjen e shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit amë.

Shqi

përi

a në

kri

zën

e vi

tit 19

97, i

mpa

kti n

dërk

ombë

tar

i saj

dhe

imaz

hi i

polit

ikës

shq

ipta

re |

PhD

Kan

dida

t, A

lban

Për

met

i

25Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

BIBLIOGRAFIA:

1. Dieter Nohlen & Philip Stöver, “Elections in Europe: A data handbook”, Nomos Publishers May 31, 2010, page: 133.

2. “The 1996 Albanian Parliamentary Elections”, International election observation and assessment of elections, Statistics Netherlands, Hague 2011.

3. “Albania, Parliamentary Elections, 26 May and 2 June 1996: Observations”, Organi-zation for Security and Co-operation in Europe, 2 July 1996.

4. Debra A. Valentine (1998-05-13). “Pyramid Schemes”. United States Federal Trade Commission. Retrieved 2010-09-01. Common Fraud Schemes: Pyramid Scheme Federal Bureau of Investigation.

5. Mitchell Zuckoff (2005). Ponzi’s Scheme: The True Story of a Financial Legend. New York: Random House.

6. Christopher Jarvis, “The Rise and Fall of Albania’s Pyramid Schemes”, Finance & Development: A Quarterly Magazine of the IMF, March 2000.

7. James Korovilas “The Albanian Economy in Transition: The Role of Remittances and Pyramid Investment Schemes”, James P. Korovilas, Post-Communist Economies, Volume 11, Issue 3, 19 Aug 2010.

8. Miranda Vickers, “Pyramid bank crisis looms in Albania”, Independent, London, 3 January 1997.

9. Elez Biberaj, Peter Mueser, Robin Remington, Mircea Maniu, “Land Mines on the Road to Market Economies in Romania and Albania: pyramid Schemes and Indi-vidual Investment in 1990’s”, nr .9707, may 1997, Center for International Studies.

10. World Bank Report, “Albania-Country Assistance Review”, Washington DC, 18 June 1998.

11. Wall Street Journal, “Anarchy in Albania” in the Europe Section of the Wall Street Journal, 24 march 1997.

12. Carlos Elbirt, “Albania under the shadow of the pyramids”, Transition, Volume 8, Number 5, August 1997.

13. Albanian Telegraphic Agency (ATA), 20 February 1997, “Albanian Parliament speaker meets with students of Vlora University”.

14. Gazeta, “Rilindja Demokratike”, 4 mars 1997

15. Radio Tirana, 1715 GMT, 6 MARS 1997, përkthyer në FBIS-EEU 97-065.

16. Gazeta, “Rilindja Demokratike”, 11 mars 1997

17. Albanian Telegraphic Agency (ATA), 1-10 March 1997.

18. Elez Biberaj, “Shqipëria në tranzicion: rruga e vështirë drejt demokracisë”, Ora 2001.

19. Franz Vranitzky, “The OSCE Presence in Albania”.

20. Albanian Telegraphic Agency (ATA), 21 March 1997.

21. Albanian Telegraphic Agency (ATA), 29 March 1997, “Albanian ship wrecked on Brindisi Coast”.

26 GLOBAL CHALLENGE

22. Charles Trueheart, “Italy declares emergency to handle Albanian influx”, Wash-ington Post, 20 mars 1997, f. A23.

23. UN Security Council, “Resolution 1101 (1997) Adopted by the Security Council at its 3758th meeting”, on 28 March 1997, 28 March 1997, S/RES/1101 (1997).

24. John Goshko, “UN, approves Italy-Led Force for Albania”, Washington Post, 29 mars 1997, A 14.

25. Riccardo Marchio, “Operation ALBA”: A European approach to the peace support operations in the Balkans”, 10 April 2000, U.S. Army War College, Carlisle Bar-racks, Pennsylvania 17013.

26. Albanian Telegraphic Agency (ATA), 17 March 1997.

27. Gazeta, “Rilindja Demokratike”, 1 korrik 1997.

28. Genc Ruli, “Tranzicioni social-ekonomik në Shqipëri”, Instituti Shqiptar për Studi-met Ndërkombëtare, Tiranë 2001.

29. Roberto Morozzo della Rocca, “Sociocultural aspects of the Albanian crisis”, The International Spectator 04/1998.

30. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 të Kuvendit Popullor. Miratuar me referendum më 22.11.1998

31. Michael Roskin, Nicholas Berry, “The New World of International Relations (10th Edition)”, Paperback, 8 March 2014.

32. Karl Deutch, “The Analysis of International Relation”, Englewood Cliffs, NJ: Prentice-Hall, 1968.

33. Henry Kissinger, “Diplomacy”, Paperback, 4 April 1995.

34. Lisen Bashkurti, “Albanian Diplomacy between the past and the future”, Tiranë 2004, Geer.

35. Elez Biberaj, “Shqipëria në tranzicion. Rruga e vështirë drejt demokracisë 1990- 2010”, AIIS, 2011. Tiranë.

36. Roberto Morozzo della Rocca, “Sociocultural aspects of the Albanian crisis”, The International Spectator 04/1998.

37. Hans Morgenthau, “Politics among nations; the struggle for power and peace”. 4th edition. New York: Knopf, 1967.

38. John Baylis, Steve Smith, Patricia Owens, “The Globalisation of World Politics”, OUP, 4th edition. 2008.

39. Arben Puto, “Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926”, Dudaj, 2010, Tiranë.

40. William Miller, “Albania and her protectress”, Foreign Affairs, April, 1927.

41. Arben Puto, “Demokracia e rrethuar, Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme”, Fan Noli, 2010, Tiranë.

42. William Miller, “Albania and her protectress”, Foreign Affairs, April, 1927.

43. Nina Smirnova, “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, Shtëpia Botuese Ideart, Tiranë 2004.

Shqi

përi

a në

kri

zën

e vi

tit 19

97, i

mpa

kti n

dërk

ombë

tar

i saj

dhe

imaz

hi i

polit

ikës

shq

ipta

re |

PhD

Kan

dida

t, A

lban

Për

met

i

27Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

44. Roberto Morozzo della Rocca, “Sociocultural aspects of the Albanian crisis”, The International Spectator 04/1998.

45. Ligji nr. 9095, datë 03.07.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, Fletorja Zyrtare, nr 64, gusht 2003.

46. Blerim Reka, “Dhjetë vite nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit - A funksionon Maqedonia si shtet multietnik?”, UEJL, 2011, Arbëria Design, Tetovë.

47. Kuvendi i Kosovës, “Deklarata e Pavarësisë së Kosovës”, 17 shkurt 2008.

48. Hans J. Morgenthau, “Politics among nations; the struggle for power and peace”. 4th edition. New York: Knopf, 1967.

28 GLOBAL CHALLENGE

ICT on the era of globalization and the role of Leadership, state and sovereignty

PhD Kandidat, Fejzi Lila

Abstract

The role of leadership is becoming very dynamic and flexible on ICT because it is related to State and its sovereignty in the era of globalization. Leadership, State and sovereignty are three words which in XXI century are being used the mostly in the internal as well as in international level both in the context of globalization trend. Today talking about leadership, state and sovereignty is something associated with the most characteristics of this century-ICT driven by globalization that is so much demising the state and its sovereignty. So, globalization, State and sovereignty are very connected with ICT influenced by and influencing them in different ways. In such circumstances, what is going to be the role of leadership?

Keywords: ICT, Leadership. State, sovereignty, globalization.

ICT

on th

e er

a of

glo

baliz

atio

n an

d th

e ro

le o

f Lea

ders

hip,

sta

te a

nd s

over

eign

ty |

PhD

Kan

dida

t, Fe

jzi L

ila

29Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Introduction

Trends of the new global order cross national borders, actors other subject of International Relations. The economy and the opening of markets, regional and global security, the promotion of universal values of democracy and Information Communica-tion Technology, (ICT) are trends that cross political boundaries and state and other elements of conventional political systems.

The Globalization is the process of inevitable and irreversible, narrowing the geographical area defined borders politically, where “nations have lost their previous func-tions of economic, global interdependence means that the units much larger enterprises will provide the basics of the community in the future”1. We are living in an interdependent world interconnected planetary scale where “monopoly of legitimacy for use of force which is the essence of the state as the subject of IR and limitations of international accepted themselves” 2.

New Order - coupled with the characteristics of ICT today have made the world very small, have created a system of values but also disturbed common, have di-minished geopolitical doctrines of national ones, has created a direct communication to all citizens of the world, local communities on global level. This reality is dictating profil-ing of a global citizen, product standardization and global taste, which poses a dilemma for the transformation of leadership, leadership of another model, from national and regional character in global leadership.

When assessing or judging the adopted measures in a given environment we must take into account the reactions and consequences on the rest of the world. No state or sovereign territory, no matter how extensive, however populous, however had to be not only can protect the living conditions, safety, long-term prosperity, social or model and the existence itself of its citizens. “Our mutual dependence lies now in every corner of the planet” 3.

Global trends that cross national boundaries and other actors International Re-lations, marked a revolution in the changing world order, opposed by anti-globalization forces that are critical to social inequalities, global trade, environmental problems, the loss of national sovereignty and cultural imperialism. “Long ago, the events taking place in the world were not related to each - other, but now they are all connected and one to another dependency. “4. ICT brings advantages but also the consequences in relation to security issues, the weakening of conventional actors, states, borders, seeking a global agenda. This agenda leadership of each country confronts organizations with universal demand of global challenges. Electronic communications have become today “endless frontier for commerce, communication, exploration and designing force, the preservation of freedom of the Internet, information security, poses a serious challenge to landscape decentralized and rapid evolution of the Internet” 5. The spread of global forms of politics, new communications systems of mass communication - as radio, television, videos, computer - small groups are pushing social and political, ethnic and linguistic communities to create and sustain their dense networks of social and cultural , helping to revive ethnic ties to many com-munities through the conversion of many people to religion and religious mythologies”6.

1Anthony D. Smith: “Nations and Nationalism in a Global Era “, Dudaj, Tirana, 2008, ISBN 978-99943-0-072-3, p 212Robert Cooper: “The Breaking of Nations - Order and Chaos in the Twenty-first Century”, Dudaj, Tirana, 2011, ISBN 978-99943-0-227-7, p 483Zygmunt Bauman: magazine “Le Nouvel Observateur”, 24 / 30.05.2007, Paris, France4www.wikipedia.org/wiki/Polybe5Zbigniew Brzezinski: “Strategic Vision - America and the Crisis of Global Power”, AIIS, Tirana, 2012, ISBN: 9789928-| 4062-6-2, p 1036Anthony D. Smith: “Nations and Nationalism in a Global Era “, Dudaj, Tirana, 2008, ISBN 978-99943-0-072-3, p 29 - 96

30 GLOBAL CHALLENGE

Actors conventional public - security challenges

The show, the threat of new risks, movement, dynamics, is best utilized by ter-rorists elements of transnational crime. Terrorist groups use technology tools for of-fensive purposes against targets which are going to be used by them through Internet connection and with the coordination and division. The term techno-terrorism is that these groups use satellites, the Internet, PCs, software and modern computers. Terrorism nowadays uses new doctrines and forms of organization, which affect the information revolution, resulting consequences and damage to information technology system “7.

The processes of globalization and technological change, and weaken the na-tions - individual countries, create new problems political coordination, which increas-ingly addressed in transnational level with profound effects on the ways in which we perceive states and ways which they communicate with us. Now more than ever, the issue of governance is a banal spectacle”8.

New Order and the ICT revolution is unpredictable and brought the dynam-ics of other reports. Globalization “evokes the notion of a unique world, a world that forms a planetary village, of a world without boundaries, we can talk about interactive cultures, economies and technologies. This prevents us not talk about a global culture or for a global civi-lization, for a world government, for a global economy, a global citizen “9. The question that these advantages of science and ITC, the dynamics of the new global order who is a step forward? Who uses better and positively?

In the new world order “state does not meet the criteria of Max Weber, according to which the state has a monopoly on the legitimate use of force, ..state could lose this mo-nopoly, given that conventional weapons now easily accessible where lawlessness bears the risk of chaos; turn many sequence and the state becomes an obstacle to the functioning of society - as we have seen in communist countries “10. One of the difficulties is that the modern state: democracy and democratic institutions are closely linked with the territory. EU is the most advanced example of postmodern system. It certainly represents transparency and transparency through interdependence”11. Access and response time to these phenomena is different because of legal barriers, bureaucracy in decision making.

In the information era of technological advancement is one of the greatest intellectual revolutions of history which provides exceptional tools to get information while the successful accomplishment of foreign policy requires an intuitive knack for sensing the future and to master it”12. Actors are slower conventional according legisla-tion and bureaucracy, operating practices and in another crime and terrorist element is more dynamic, more mobile, more and more current stakeholders. Crime and terror-ism using ICT have added advantages between expanding influence in global citizen, between flexibility and operability have changed the way the organization and decision-making in small groups of cells in the 2-3 people who created night and day disinte-grate after action without known one - another. The risk of “cyber terrorism has to do with a phenomenon expanded and part of it is the beginning of the war in communication networks”13. Creation and expansion of terrorist organization after 80 years in the Middle

7http://www.nps.edu/Academics/Centers/CTIË/files/info_age_terrorism.pdf, Information-Age Terrorism john arquilla, david ronfeldt, and michele zanini8Christopher Pierson: “Modern State”, AIIS, Tirana, 2009, ISBN 978-99956-736-1-1, pp 240-2419Oasis Kodila Tedika: “Mondialisation; deux expressions contradictories”, published in <www.a contrecourant.be>, June 2005.10Robert Cooper: “The Breaking of Nations - Order and Chaos in the Twenty-first Century”, Dudaj, Tirana, 2011, ISBN 978-99943-0-227-7, p 3611Robert Cooper: “The Breaking of Nations - Order and Chaos in the Twenty-first Century”, Dudaj, Tirana, 2011, ISBN 978-99943-0-227-7, p 54-6012Henry Kissinger: “Does America need a foreign policy?”, Plejad, Tirana, 2005, ISBN: 99927-982-9-7, pp 430-43213http://www.nps.edu/Academics/Centers/CTIË/files/info_age_terrorism.pdf, Information-Age Terrorism john arquil la, david ronfeldt, and michele zanini

ICT

on th

e er

a of

glo

baliz

atio

n an

d th

e ro

le o

f Lea

ders

hip,

sta

te a

nd s

over

eign

ty |

PhD

Kan

dida

t, Fe

jzi L

ila

31Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

East and their transformation into mini-organizations and groups with little individual has heightened insecurity and increased global panic.

Currently US control and monitor access to most of cyberspace, essential parts for the just and internet freedom, but “the dissatisfaction felt in the world of American hegemonic control over the Internet, coupled with the intricacies of cyber espionage and cyber war a serious risk difficult the task of management of the community “ 14. Increased intensity of political emotions can be channeled in a constructive direction or inhibited by dema-gogues and fanatic, modern political populist passions can run against a remote target despite the lack of a unifying doctrine. The main effect of geopolitical global political awakening is the death of the imperialist era, identification with an idea of universal human dignity, respect of cultural diversity, social and religious, to overcome the risk of global political awakening” 15.

New Order and the process of globalization.

New Order reflects the deficiency problems as “ethnic fragmentation and sep-aratist nationalism are fundamental trend in recent history” 16, where “democracy loses its meaning if the rulers as well as those who are governed, cease to be part of a community that related to a given territory “ 17.

The reality is the dilemma: Global Leadership conventional crime to terrorism! “The world is fluid. Context, the mood and personality, all play a role in international rela-tions larger than stated in the books. Diplomacy is the art and not a science” 18. “Empire is the political subject that effectively regulates these global exchanges, is the sovereign power to rule the world” 19. Western democracies must cover the formulation of an attractive platform for effective global leadership, sensitive to global reality, socially attractive, prone to in-ternational cooperation that will help to create a civic consciousness” 20.

In this historic transition phase, which will last perhaps a century or more, where globalization has started but not completed and affiliations are very confusing, it will be very difficult survival of civil society, will be the future leaders lacking to com-pensate for the lack of historical experience even be reading a serious, permanent peace, with the peak of entertainment and comfort, will bring to light the leading increasingly shallow. Man of the measure will prevail and will be mastered” 21.

Global Leadership today requires an instinctive capacity to understand the spirit of the times in a world in turbidity, interactive, and motivated by a pervasive sense of impersonal rule of injustice to the human condition. The future of a potential global leader depends on the answer complex trivia questions relating to: the nature of the po-litical system, the social model and the capacity to understand the situation” 22. “Dissatis-faction with the authority and privilege are making populist passions erupt potential unprec-

14Zbigniew Brzezinski: “Strategic Vision - America and the Crisis of Global Power”, AIIS, Tirana, 2012, ISBN: 9789928- 4062-6-2, p 10315Zbigniew Brzezinski: “Three Presidents and The Crisis of American Superpower “Helga’s Secrets Publisher, ISBN: 978-9928-4022-1-9, pp 177-20216Anthony D. Smith: “Nations and Nacionalism in a Global Era “, Dudaj, Tirana, 2008, ISBN 978-99943-0-072-3, p 6317Robert D. Kaplan: “The Coming Anarchy – Shattering the Dreams of the Post-Cold War”, AIIS, Tirana, 2008, ISBN 978-99943-742-6-7, p 10918Robert Cooper: “The Breaking of Nations - Order and Chaos in the Twenty-first Century”, Dudaj, Tirana, 2011, ISBN 978-99943-0-227-7, p 11819Hardt & Negri 2000: xi; Quoting Christopher Pierson: “Modern State”, AIIS, Tirana, 2009, ISBN 978-99956-736-1-1, p 22720Zbigniew Brzezinski: “Three Presidents and The Crisis of American Superpower “Helga’s Secrets Publisher, ISBN: 978-9928-4022-1-9, pp 195-19721Robert D. Kaplan: “The Coming Anarchy – Shattering the Dreams of the Post-Cold War”, AIIS, Tirana, 2008, ISBN 978-99943-742-6-7, p 109-20722Zbigniew Brzezinski: “Three Presidents and The Crisis of American Superpower “Helga’s Secrets Publisher, ISBN: 978-9928-4022-1-9, pp 177-191

32 GLOBAL CHALLENGE

edented to generate large-scale riots and thanks to new means of communication, mass political turmoil now bring a quick threat geographic common experience” 23. “Leadership is the art of uniting gap created between experience and vision, the problem is not a shortage of leaders, but their cultural preparation. Recent Dilemma of a statesman is to find a balance between values and interests and, as appropriate, between peace and the justice” 24.

Conclusions.

The process of globalization has led to internationalize the domestic affairs and foreign reception of the issues, namely “globalization” basically means global interdepen-dence. The role of leadership is becoming more dynamic and flexible ICT (technology, information, communication) because it is connected with the state and its sovereignty in the era of globalization. Leadership, state and sovereignty are three words that in the XXI century are being used mainly in domestic as well as international level as in the context of the globalization trend. Today we talk about leadership, state and sovereignty is something associated with most of the features of this - ICT driven by globalization century is so much reducing the state and its sovereignty. So, globalization, state and sovereignty are related to ICT influenced by them in different ways.

A global community with common interests is not only possible and desirable, but emerging reality. It is partly the result of a spontaneous process inseparable from the process of globalization and partly the result of careful efforts, especially by the US and the EU, to set alongside a broader framework of international cooperation and binding institutionalization. Bilateral and multilateral free trade, regional political forums and formal alliances contribute to a network of interdependent relationships, at this stage more at regional level, but increasingly also in the globe. Common interest brings a balance of benefits and responsibilities, brings empowerment and not spotting. The eco-nomic and social system that puts the profit on the center and not human being, intents to establish relations between people of the nations on solidarity and not on the rule of the fittest, not a utopia. The common good of humanity and collective final high demo-cratic values will be no greatness, neither wealth nor even happiness, but the integrity of the elements that lead to the dignity of life, climate, air, water, freedom, democracy, culture , languages, knowledge.

In such circumstances, the leadership will lead processes inheriting previous experiences but also by society oriented toward coexistence and mutual benefits. The system is not based on balances postmodern, safety is able to include major countries and potentially powerful.

Global Leadership dictated by the process of globalization, the combined effect of global political awakening and modern technologies to accelerate political history. Global leadership and that of industrialized democracies cannot ignore some negative aspects, growing imbalances between the beneficiaries of globalization and the rest of the world, within societies and between them. The notion of a central source, a start-ing point for inspiration and impulse, supports a political structure, strengthening the current central institutions, a world political parties, will enable the survival of an elite leadership to rebuild the world.“The strength of a major power decreases when it stops serving an idea”. Future leader-ship should not forget, but carries the force with legitimacy and inspire the idea…of global awareness and social vision”.

23Zbigniew Brzezinski: “Strategic Vision - America and the Crisis of Global Power”, AIIS, Tirana, 2012, ISBN: 9789928- 4062-6-2, p 27-3124Henry Kissinger: “Does America need a foreign policy?”, Plejad, Tirana, 2005, ISBN: 99927-982-9-7, pp 432-433

ICT

on th

e er

a of

glo

baliz

atio

n an

d th

e ro

le o

f Lea

ders

hip,

sta

te a

nd s

over

eign

ty |

PhD

Kan

dida

t, Fe

jzi L

ila

33Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

REFERENCES:

1. Anthony D. Smith: “Nations and Nationalism in a Global Era “, Dudaj, Tirana, 2008, ISBN 978-99943-0-072-3, p 21

2. Robert Cooper: “The Breaking of Nations - Order and Chaos in the Twenty-first Century”, Dudaj, Tirana, 2011, ISBN 978-99943-0-227-7, p 48

3. Zygmunt Bauman: magazine “Le Nouvel Observateur”, 24 / 30.05.2007, Paris, France

4. Zbigniew Brzezinski: “Strategic Vision - America and the Crisis of Global Power”, AIIS, Tirana, 2012, ISBN: 9789928-4062-6-2, p 103

5. Anthony D. Smith: “Nations and Nacionalism in a Global Era “, Dudaj, Tirana, 2008, ISBN 978-99943-0-072-3, p 29 – 96

6. Christopher Pierson: “Modern State”, AIIS, Tirana, 2009, ISBN 978-99956-736-1-1, pp 240-241

7. Oasis Kodila Tedika: “Mondialisation; deux expressions contradictories”, published in <www.a contrecourant.be>, June 2005.

8. Robert Cooper: “The Breaking of Nations - Order and Chaos in the Twenty-first Century”, Dudaj, Tirana, 2011, ISBN 978-99943-0-227-7, p 36

9. Robert Cooper: “The Breaking of Nations - Order and Chaos in the Twenty-first Century”, Dudaj, Tirana, 2011, ISBN 978-99943-0-227-7, p 54-60

10. Henry Kissinger: “Does America need a foreign policy?”, Plejad, Tirana, 2005, ISBN: 99927-982-9-7, pp 430-432

11. http://www.nps.edu/Academics/Centers/CTIË/files/info_age_terrorism.pdf, Infor-mation-Age Terrorism john arquilla, david ronfeldt, and michele zanini

12. Zbigniew Brzezinski: “Strategic Vision - America and the Crisis of Global Power”, AIIS, Tirana, 2012, ISBN: 9789928-4062-6-2, p 103

13. Zbigniew Brzezinski: “Three Presidents and The Crisis of American Superpower “Helga’s Secrets Publisher, ISBN: 978-9928-4022-1-9, pp 177-202

14. Anthony D. Smith: “Nations and Nationalism in a Global Era “, Dudaj, Tirana, 2008, ISBN 978-99943-0-072-3, p 63

15. Robert D. Kaplan: “The Coming Anarchy – Shattering the Dreams of the Post-Cold War”, AIIS, Tirana, 2008, ISBN 978-99943-742-6-7, p 109

16. Robert Cooper: “The Breaking of Nations - Order and Chaos in the Twenty-first Century”, Dudaj, Tirana, 2011, ISBN 978-99943-0-227-7, p 118

17. Hardt & Negri 2000: xi; Quoting Christopher Pierson: “Modern State”, AIIS, Tirana, 2009, ISBN 978-99956-736-1-1, p 227

18. Zbigniew Brzezinski: “Three Presidents and The Crisis of American Superpower “Helga’s Secrets Publisher, ISBN: 978-9928-4022-1-9, pp 195-197

19. Robert D. Kaplan: “The Coming Anarchy – Shattering the Dreams of the Post-Cold War”, AIIS, Tirana, 2008, ISBN 978-99943-742-6-7, p 109-207

20. Zbigniew Brzezinski: “Three Presidents and The Crisis of American Superpower “Helga’s Secrets Publisher, ISBN: 978-9928-4022-1-9, pp 177-191

21. Zbigniew Brzezinski: “Strategic Vision - America and the Crisis of Global Power”, AIIS, Tirana, 2012, ISBN: 9789928-4062-6-2, p 27-31

22. Henry Kissinger: “Does America need a foreign policy?”, Plejad, Tirana, 2005, ISBN: 99927-982-9-7, pp 432-433

34 GLOBAL CHALLENGE

Qeverisja dhe institucionet e Sigurisë në Republikën e Shqipërisë në periudhën 1991-2014

PhD Kandidat, Bajram Ibraj

Abstrakt 1

Në kushtet e një shteti të ri demokratik, siç është Shqipëria, Institucionet në përgjithësi kanë qenë të brishta. Institucionet e Sigurisë kanë luajtur një rol të çmuar në ndërtimin e funksionimin sa më efikas të shtetit. Në rastin e Shqipërisë Institucionet e Sigurisë kanë përballuar nga njëra anë një volum të madh pune duke bërë të mundur mirëfunksionimin edhe të institucioneve të tjera, por nga ana tjetër gjatë viteve të gjata të tranzicionit politik ato kanë lënë edhe për të dëshiruar në funksionimin e tyre dhe sidomos në drejtim të adresimit dhe zgjidhjes së problematikave që kanë lindur në periudha të ndryshme kohore. Kjo ka sjellë për pasojë nevojën për asistence nga partnerët tanë dhe nevojën për reformë në fusha të ndryshme, që prekin sigurinë e Institucioneve demokratike në funksion të mirëqeverisjes. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë dhënë një kontribut të vlefshëm duke këshilluar, asistuar dhe ndihmuar institucionet e sigurisë në vendin tonë. Gjatë viteve të fundit është bërë progres dhe Shqipëria u bë pjesë e NATO-s dhe pritet të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Qeverisja e mirë është kusht i rëndësishëm për mirëfunksionimin e institucioneve të sigurisë. Ky punim ka për qëllim të trajtoj detyrimet kryesore të Institucioneve të Sigurisë së Republikës së Shqipërisë, disa nga sukseset dhe dështimet gjatë këtyre viteve të tranzicionit si dhe nevojën për reformim, në mënyrë që në të ardhmen këto institucione ta kryejnë detyrën e tyre në mënyrë sa më efikase dhe të përmbushin pritshmëritë e kohës por edhe të partnerëve tanë ndërkombëtar.

1Ky punim shkencor është referuar në Konferencën shkencore me titull "Qeverisja dhe Integrimi: Qeverisja, teritori, përfaqësimi dhe legjitimiteti në integrim”, të organizuar nga UET në Ditët e Studimeve Shqiptare, 1-4 Maj 2014, në Tiranë, më datë 3 maj 2014

Qev

eris

ja d

he in

stitu

cion

et e

Sig

uris

ë në

Rep

ublik

ën e

Shq

ipër

isë

në p

eriu

dhën

1991

-201

4 | P

hD K

andi

dat,

Baj

ram

Ibra

j

35Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Fjalë kyçe: Qeverisje, Institucione, Siguri Kombëtare, reformim. Vështrim i përgjithshëm mbi Qeverisjen në fushën e sigurisë

Shtetet qeverisen nga rregulla të përbashkëta, qeverisje sipas rregullave rule by law në një botë të “përsosur” të respektit reciprok dhe sundimit të ligjit. Në deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sanksionohej “e drejta e jetës, lirisë dhe arritja e lumturisë -right of life, liberty and pursuing of happiness”. Deklarata e pavarësisë përbëhet nga tre pjesë. Ajo fillon me një deklarim të të drejtave themelore dhe të patjetërsueshme të njerëzve si “barazia, e drejta e jetës, lirisë dhe arritja e lumturisë”. Ajo parashikon gjithashtu se, “një qeverisje e drejtë duhet të rrjedhë nga pëlqimi i njerëzve”.

Qeverisja në vendet demokratike, është një qeverisje e projektuar në bazë të rregullave e jo të njerëzve. Kushti kryesor për ekzistencën e formës se qeverisjes së një shteti është parimi i ndarjes së pushteteve, i cili duhet të shoqërohet edhe me garantimin e lirive dhe të drejtave të individit. Ndryshe nga sa thekson teoria e ndarjes se pushteteve, nevojitet që kjo ndarje midis pushteteve të jetë reale dhe e balancuar. Nevojitet të sigurohet parimi i pluralizmit politik, parimi i shtetit ligjor, parimi i barazisë së njerëzve në ligj e para ligjit. Në këtë kuadër Shqipëria nevojitet të tregojë vullnet të fortë dhe përgjegjshmëri të lartë ndaj qytetarëve të saj, por jo vetëm, që është një shtet që gërsheton të dy elementët, ligjin dhe forcën, pra Rechsstaat-it (shtet kushtetues) dhe Machstaat-it (shtetit të forcës).

Shtetet janë të rëndësishëm, por pa ekzistencën e qenieve njerëzore ato nuk do të ekzistonin. Prandaj, qeniet njerëzore janë shumë të rëndësishme dhe marrin vlerë absolute në ekzistencën e vetë shtetit. Burrat dhe gratë që drejtojnë shtetin kanë përgjegjësi qytetare ndaj qytetarëve të tyre, kombëtare ndaj kombit, por kanë edhe përgjegjësi ndërkombëtare për të zbatuar e ndjekur ligjet ndërkombëtare. Gjithashtu, kanë edhe përgjegjësi humanitare për të mbrojtur të drejtat e njeriut në vendin tonë dhe në botë. Kështu, qytetarët jetojnë jetën e përditshme në formën e qeverisjes dhe organizimit të shtetit. Dhe për ta kuptuar më qartë këtë do të nevojitet të dihet që në fillim të këtij punimi se çfarë presin qytetarët shqiptarë nga shteti i tyre. Sipas autorit (Wolfers, 1952;Roe,2008) “Siguria është e lidhur pa dyshim me atë çfarë ka vlerë për ne”.

Në Marrëdhëniet Ndërkombëtare pesë vlerat bazë shoqërore të jetës njerëzore2 që presim ti përkrahë shteti janë: sigurimi, liria, rendi, drejtësia, dhe mirëqenia. Pra, shteti duhet ti sigurojë këto vlera bazë. Sigurimi është guri i themelit, (mbi të gjitha sigurimi - over all safety B. I.) dhe nëse ai vendoset e sigurohet mirë, siguron në masë të konsiderueshme të gjithë vlerat e tjera shoqërore. Liria është shumë e rëndësishme, por pa arritur Siguri, nuk mund të ketë liri. Rendi është pjesë e rëndësishme e institucioneve të sigurisë dhe qytetarëve por jo vetëm. Drejtësia është përgjegjësi e shtetit dhe e sistemit të drejtësisë shqiptare. Ndërsa, mirëqenia sociale është e lidhur me sigurimin, por edhe me vlerat e tjera që nevojitet të arrihen për qytetarët. Në aspektin e qeverisjes së mirë arritja më e madhe lypet të jenë pushtetet dhe institucionet e pavarura, hartimi i një politike të drejtë dhe të arsyeshme për zhvillimin e institucioneve të sigurisë kombëtare dhe zbatimi e monitorimi i saj nga të gjithë aktorët. Qeverisja e sektorit të sigurisë ka të bëjë me vlerat, proceset, strukturat dhe qëndrimet që formojnë vendimet rreth sigurisë dhe zbatimit të tyre.

2Hyrje në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, teoritë dhe qasjet, Robert Jackson & Georg Sorensen, Tiranë 2013, faqe 21-22

36 GLOBAL CHALLENGE

Detyrimet kryesore të Institucioneve të Sigurisë në Republikës së Shqipërisë

Sektori i Sigurisë dhe qeverisja janë institucionet që administrojnë, drejtojnë, mbikëqyrin dhe kontrollojnë masat e sigurisë, japin kontribut në politikën e sigurisë së një vendi dhe ofrojnë sigurinë për të. Koncepti i Sigurisë tradicionale (Shtetërore apo kombëtare) ka në qendër shtetin. Security provider (ofruesi i sigurisë) është shteti. Vendimet merren nga institucionet e shtetit, të cilat janë aktorët kryesorë, ndërsa Human Security-Siguria njerëzore(siguria e individit) ka në qendër individin, popullin dhe garantimi i sigurisë njerëzore realizohet me më shumë aktorë, pra edhe me struktura te tjera rajonale, ndërkombëtare e jo qeveritare.

Institucionet kryesore të sigurisë sipas Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse janë; Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) dhe shërbimet e tjera informative. Funksionimi i institucioneve të sigurisë (ushtarake, policore dhe informative) mund të konsiderohen kërkesa “minimale” për stabilitetin shtetëror, por kërkesa “mesatare” apo “maksimale” kanë të bëjnë me zgjerimin e objektivit për të siguruar shpërndarje të barabartë për siguri efektive.

Forcat e Armatosura janë një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë së vendit. Ato do të synojnë përmbushjen e misioneve të tyre kushtetuese nëpërmjet zhvillimit të strategjisë e doktrinës ushtarake, një kuadri bashkëkohor ligjor dhe organizimit të një force ushtarake cilësisht më profesionale 3. Politika e mbrojtjes detajon në mënyrë më konkrete detyrimet përkatëse në përputhje me nevojat konkrete të vendit dhe standardet e strukturave të mbrojtjes kolektive euroatlantike.

SHISH-i është agjenci autonome dhe varet direkt nga Kryeministri dhe Presidenti dhe nuk ka kompetenca të karakterit policor. Përgjegjësia e SHISH-it është në mbledhjen e informacioneve të brendshme dhe të jashtme për interes të sigurisë kombëtare, të kryejë veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, të pavarësisë e të rendit kushtetues, të mbledhë informacion për terrorizmin, për prodhimin dhe trafikimin e narkotikëve, për prodhimin e armëve të dëmtimit në masë, për krimet kundër mjedisit, për krimin e organizuar, që cënon sigurinë kombëtare 4. Përveç SHISH-it në Shqipëri ekzistojnë edhe shërbimet informative si: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit- Departamenti i Hetimit Kriminal është në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Përgjegjësia e këtij shërbimi është parandalimi, zbulimi, dokumentimi e goditja e krimit të organizuar, terrorizmit, trafiqeve të paligjshme dhe sigurimit të rendit e sigurisë publike në vend 5; Shërbimi Informativ Ushtarak (SHIU), është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe i raporton Ministrit dhe nuk ka kompetenca të karakterit policor. Përgjegjësia e këtij shërbimi është të grumbullojë informacione jashtë dhe brenda vendit për veprimtari të cilat kërcënojnë e rrezikojnë integrimin e vendit, rendin kushtetues, që lidhen me spiunazhin, terrorizmin, sabotazhit, akteve subversive kundër forcave të armatosura 6; Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar, është Autoriteti i Sigurimit Kombëtar (National Security Authority) i Shqipërisë dhe lëshon certifikatat e sigurisë për njohjen me informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror” 7; Njësia e Inteligjencës Financiare është në varësi të Ministrisë së Financave dhe drejtori raporton te ministri. Përgjegjësia është mbledhja e informacionit mbi veprimtaritë e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; Shërbimi i kontrollit të Brendshëm (SHKB) në Ministrinë 3Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin Nr. 9322, datë 25.11.2004 Tiranë, 2005, (pjesa e pare, pika I, 10)4Ligj Nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”5Ligj Nr. 8553, datë 25.11.1999, “Për Policinë e Shtetit”; Ligj Nr. 9749, datë 04.06.2007, “Për Policinë e Shtetit”6Ligj Nr. 9074, datë 29.05.2003, “Për Shërbimin Informativ të Ushtrisë”7Ligji Nr. 8757, datë 11.2.1999, “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror” me ndryshimet përkatëse

Qev

eris

ja d

he in

stitu

cion

et e

Sig

uris

ë në

Rep

ublik

ën e

Shq

ipër

isë

në p

eriu

dhën

1991

-201

4 | P

hD K

andi

dat,

Baj

ram

Ibra

j

37Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

e Brendshme, është në varësi dhe raporton te Ministri. Përgjegjësia e këtij shërbimi është parandalimi, hetimi dhe mbledhja e të dhënave për veprat penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu, ka kompetenca edhe për të bërë kontrolle fizike, konfiskuar materiale, dhe për të iniciuar procese penale si dhe për të bërë arrestime 8; Shërbimi i kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve (SHKBB) është një agjenci në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe raporton te Ministri. Përgjegjësia e këtij shërbimi është parandalimi dhe hetimi i veprimtarive të paligjshme, të kryera nga punonjësit e burgjeve. Gjithashtu, ka kompetenca për të grumbulluar prova dhe iniciuar një proces penal si dhe për të arrestuar 9; Departamenti Operativ dhe Hetimor është një agjenci në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në varësi të Ministrit të Financave dhe është përgjegjëse për mbrojtjen e interesave ekonomikë dhe fiskalë të Shqipërisë si dhe mbrojtja e Sigurisë Kombëtare dhe e sigurisë publike; Drejtoria e Hetimit Tatimor është një agjenci në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në varësi të Ministrit të Financave dhe është përgjegjëse për parandalimin, hetimin dhe ndërprerjen e veprimtarive kriminale në fushën e tatimeve dhe taksave 10.

Komiteti Ndërministror i Integrimit në NATO është krijuar më datën 16.03.2001 dhe ka funksionuar në mënyrë permanente duke e përmbyllur misionin e tij me pranimin e Shqipërisë në NATO. Komiteti ishte organizëm vendimmarrës. Ai ka hartuar platformën kombëtare të zhvillimit të politikave afatgjata të integrimit në NATO, si dhe ka përpunuar strategjinë dhe taktikat e integrimit dhe të sigurimit të resurseve përkatëse11.Ky komitet ka funksionuar mirë gjatë viteve 2001-2009 dhe për këtë kanë meritë Kryeministrat, ministrat e linjës, anëtarët e komitetit dhe specialistët e stafet teknike që kanë punuar e drejtuar gjatë këtyre viteve.

Komiteti Ndërministror i Politikave të Sigurimit Kombëtar (KNPSK) është krijuar në vitin 1997 me ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, dhe i përmirësuar në janar të vitit 2003 me miratimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave 12. Ky ligj krijoi Komitetet Ndërministrore si organe konsultative pranë Këshillit të Ministrave. (KNPSK) ka diskutuar politikat, çështjet dhe projektaktet e rëndësishme për sigurinë 13. Gjatë periudhës gusht 2002 - gusht 2005 (KNPSK) është mbledhur pesë herë 14. Në këto mbledhje janë diskutuar çështje të rëndësishme si; projektaktet e ndryshme për çështjet e sigurisë kombëtare, koordinimi ndërinstitucional me institucionet e sigurisë integrimin në strukturat Euro-Atlantike, përforcimi i masave dhe kapaciteteve në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, përafrimi i legjislacionit dhe zbatimi i detyrimeve për MSA-në si dhe diskutimi e miratimi i projekt ligjit “Për Miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

8Ligj Nr. 10 002, datë 06.10.2008, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme”9Ligj Nr. 9397, datë 12.05.2005, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve”10Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 400, date 22.04.2009 “Për përcaktimin e detyrave dhe të funksioneve të Drejtorisë së Hetimit Tatimor”11Urdhër i Kryeministrit Ilir Meta Nr.32 datë 16.3.2001”Për krijimin e Komitetit Ndërministror të Integrimit në NATO”. Komiteti Ndërministror i Integrimit në NATO përbëhej nga Kryeministri kryetar, ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Drejtësisë, ministri i Rendit Publik, ministri i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë, ministri i Financave dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura anëtar. Komiteti Ndërministror i Integrimit në NATO mblidhet, jo më pak se një herë në tre muaj12Ligji Nr. 9000 datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, neni 2 (Fletore Zyrtare Nr. 76, viti 2003, faqe 3459)13Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.584, date 28.8.2003, “Për Miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, Kreu V, Bashkërendimi i projektakteve14Komiteti Ndërministror i Politikave të Sigurimit Kombëtar për periudhën gusht 2002- gusht 2005 është mbledhur në datat 29.08.2002, 18.03.2003, 10.06.2003, 28.01.2004 dhe 16.04.2004

38 GLOBAL CHALLENGE

Funksionimi i Këshillit të Mbrojtjes dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Dispozitat Kryesore Kushtetuese të vitit 1991, parashikonin një President të fortë dhe një Kryeministër me kompetenca më të kufizuara. Kushtetuta e miratuar me datën 28 nëntor 1998 rikonfirmoi Shqipërinë republikë parlamentare, me Kryeministër të fortë dhe President me kompetenca më të kufizuara. Në vitin 1991-1998, por edhe në vitet 1999 e deri më sot Presidenti vazhdon të jetë Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në mbështetje të nenit 5 pikat 1, 4, 5 të Ligjit Nr.7528 datë 11.12.1991 “Për funksionimin e Këshillit të Mbrojtjes dhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, më datën 25 maj 1995 u krijua Këshilli i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë 15. Ai ishte organi më i lartë shtetëror kolegjial në fushën e mbrojtjes së vendit, vendimet e të cilit ishin të detyrueshme për ministritë dhe institucionet e tjera qendrore 16 .

Kriza e vitit 1997 shkaktoj shkatërrimin e disa prej institucioneve kryesore të Sigurisë Kombëtare. Institucionet kryesore të sigurisë si Mbrojtja dhe Rendi, ishin institucionet e para që ranë. Ato “dorëzuan” pa kushte institucionet e tyre, “kriminelëve” dhe të burgosurve që i liruan nga burgjet dhe dhomat e paraburgimit të komisariateve të policisë dhe depot e armatimit të reparteve ushtarake. Autorët e librit Lidershipi Shqiptar përmes Historisë së Ushtrisë, Agustin Gjinaj dhe Fejzi Lila theksojnë se:

“Ndryshe nga beteja në Kelmend, Ushtria Shqiptare në vitin 1997 “u thye”. Ajo u mund në pamje të parë nga populli i saj, por në fakt, në të dy rastet Forcat e Armatosura ishin viktimë e drejtimit politik të gabuar nga strukturat shtetërore dhe politizimi i ushtrisë. .... Ushtria Shqiptare pësoi një krizë totale dhe kaloi si një komandë nën varësinë e shefit të Shërbimit Informativ të vendit, një histori kjo e pandodhur në asnjë vend të botës” 17.

Kompetencat e Presidentit të Republikës, të Këshillit të Ministrave dhe të Këshillit të Mbrojtjes nuk kishin pësuar ndryshime. Megjithatë, vendimet për çështjet e rëndësishme të sigurisë janë marrë nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Këshilli i Mbrojtjes. Sipas Albania, Centre of Goverment Profile, (as at April 1998), SIGMA, Support for Improvement in Governance and Management, rezultoi se;

“Koordinimi nga KPSK ishte i dobët, mbledhjet bëheshin pa program të miratuar e agjendë paraprake. KPSK nuk kishte ekspertë profesionistë dhe për pasojë nuk pati ndonjë zhvillim konkret të politikave të Sigurisë Kombëtare” 18.

Në vitin 1999 deri në vitin 2004 u ngrit dhe funksionoi Këshilli i Sigurisë Kombëtare 19 si organ këshillimor i Presidentit të Republikës. Në bazë të pikës 78 të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë të vitit 2004:

“Presidenti i Republikës, me cilësitë kushtetuese të Kryetarit të Shtetit, të përfaqësimit të unitetit të popullit, të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe të Kryetarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar është funksionari më i lartë përgjegjës për realizimin e misionit, parimeve dhe objektivave të sigurisë së vendit dhe mbrojtjen e zhvillimin e interesave kombëtare”.

15Këshilli i Mbrojtjes përbëhej nga Presidenti i Republikës kryetar dhe anëtarë; kryetari i Kuvendit Popullor, Kryeministri, ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm, ministri i Transporteve, ministri i Ekonomisë, drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm16Vendim Nr.16, datë 25.5.1995 Për “Miratimin e Dokumentit “Politika e Sigurimit dhe Politika e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë” pika 7, Zinxhiri i komandimit, botuar nga Shtëpia Botuese e Ushtrisë Tiranë, 1995 (Biblioteka e Akademisë së Mbrojtjes Nr.139.53, Biblioteka e Akademisë Ushtarake Nr. 1 Tiranë, NR.INV. 17845)17Agustin Gjinaj & Fejzi Lila “Lidershipi Shqiptar përmes Historisë së Ushtrisë, Geer Tiranë 2012, faqe 44818Revista Çështje të Reformave në Sektorin e Sigurisë në Shqipëri, Përmbledhje dokumentesh politikë, hartuar nga ekspertët e Rrjetit të Monitorimit të Sigurisë, Volumi I, 2009 botuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, faqe 7019Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhej nga: Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Rendit Publik, Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit, Ministri i Financave, Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Ministri i Pushtetit Lokal, Ministri i Shëndetësisë, Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm

Qev

eris

ja d

he in

stitu

cion

et e

Sig

uris

ë në

Rep

ublik

ën e

Shq

ipër

isë

në p

eriu

dhën

1991

-201

4 | P

hD K

andi

dat,

Baj

ram

Ibra

j

39Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Sipas nenit 81 të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Këshilli i Sigurisë Kombëtare 20është organ këshillimor i Presidentit të Republikës. Ndërkohë, Presidenti i Republikës me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 të bëra në “dakortësi” midis Kryeministrit të vendit dhe kryetarit te opozitës dhe të miratuar gjatë “natës” në Kuvendin e Shqipërisë, e ka ulur rolin dhe kompetencat e Kryetarit të Shtetit duke e zgjedhur dhe shkarkuar me shumicë të thjeshtë 71 vota dhe jo me 3/5 e parlamentit. Pra, është prishur balanca, në një kohë që me 84 vota votohen në Kuvend funksionarë të tjerë në nivele dhe përgjegjësi shumë më të ulëta.

Politika e Sigurimit dhe e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, është miratuar me vendimin Nr. 16, datë 25.05.1995 nga Këshilli i Mbrojtjes. Kjo politikë parashikonte: Gjeopolitikën e Shqipërisë, Politika e Sigurimit, Politika e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura. Gjithashtu, përcaktonte parimet, objektivat, rolin, rrugët e realizimit të këtyre politikave duke specifikuar edhe detyrat konkrete për institucionet kryesore që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe zbatimi i kërkesave të këtij dokumenti për forcimin e shtetit ligjor

Në pjesën e parë të Strategjisë së Sigurisë në pikën (1) Koncepti i Strategjisë së Sigurisë theksohet:

“Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Republikës së Shqipërisë përfaqëson tërësinë e mjeteve dhe instrumenteve shtetërorë që sigurojnë mbrojtjen e qytetarëve, të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar nga kërcënimet dhe rreziqet e jashtme dhe të brendshme. Ajo ka objektiv përballimin e sfidave të mundshme të sigurisë në të tashmen dhe të ardhmen, duke marrë në konsideratë mjedisin gjeostrategjik të sigurisë, si edhe burimet e kapacitetet reale në dispozicion të vendit” 21.

Në këto kushte, Kryeministri inicion rishikimin e strategjisë së sigurisë. Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Republikës së Shqipërisë rishikohet në një periudhë jo më vonë se 3 (tre) vjet nga data e miratimit të saj 22. Është bërë ky përcaktim sepse Strategjia e Sigurisë Kombëtare është një dokument i përgjithshëm dhe orientues i vendimmarrjes politike që përshkruan mënyrën e garantimit të sigurisë për një shtet dhe për qytetarët e tij. Në këtë kuptim strategjia gëzon prioritet ndaj dokumenteve të tjerë të sigurisë, si ndaj doktrinës ushtarake, strategjisë së sigurisë së brendshme etj, duke e vendosur në krye të hierarkisë së tyre 23. Megjithatë, nga miratimi i ligjit Nr. 9322, më 25.11.2004, kanë kaluar 10 vjet, pra do të duhej që të ishte rishikuar tre herë, minimalisht në vitet 2007, 2010, 2013.Megjithëse Shqipëria ka hyrë në NATO, më 01.04.2009, pra kanë kaluar edhe pesë vjet, ndërkohë dokumenti strategjik vazhdon të jetë në fuqi. Është e domosdoshme që, mbas anëtarësimit në NATO, Shqipëria të adoptojë në Dokumentin e saj strategjik teza të reja në përputhshmëria me Tezat Strategjike të NATO-s.

20Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Rendit Publik, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ministri i Financave, Ministri i Transportit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit”. Pra, përbëhet nga 12 anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë në praktikat e punës së Presidentit janë ftuar të marrin pjesë në mbledhje edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Prokurori i Përgjithshëm, e funksionarë të tjerë të rëndësishëm në varësi të temës që trajtohet21Po aty, pika 1, faqe 11 22Strategjia e Sigurisë Kombëtare miratuar me ligjin Nr. 9322, më 25.11.2004, pjesa e katërt, kreu XIII, pika 8423David Law, “Praktikat më të mira në fushën e strategjisë së sigurisë kombëtare”,Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim, Tiranë, 2007, faqe 12

40 GLOBAL CHALLENGE

Funksionaliteti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Funksionalitetin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare mund ta trajtojmë në katër periudha:

Periudha e parë (1992-1997) e ashtuquajtur “tranzicion i parë”. Shqipëria vazhdoi të ruante funksionimin e strukturave të Sigurisë me Këshillin e Mbrojtjes. Pra, gjatë kësaj periudhe, ndonëse Këshilli i Mbrojtjes ishte organ vendimmarrës dhe ka zhvilluar disa takime, përsëri rezultoi se pati dobësi, mungesë eksperience, politizim të institucioneve dhe profesionistëve të niveleve teknike, çka sollën si pasojë mungesë menaxhimi, paaftësi. Kështu, ndodhën trazirat e firmave piramidale dhe kriza e rëndë e 1997.

Periudha e dytë (1998-2005) nisi me miratimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe me Strategjinë e Sigurisë Kombëtare (2000)24 e 2004, Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes (2000) 25, 2002 e 2005.Vendi ynë ndryshoj në mënyrë të dukshme duke u shndërruar nga “konsumatorë sigurie” në “prodhuese sigurie” 26.Ndërkohë ngjarjet e 14 Shtatorit 1998 treguan përsëri mangësitë themelore në përcaktimin e zbatimin e koncepteve të Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu, vendi ynë përballoi vështirësitë dhe sfidat nga lufta në Kosovë dhe menaxhimi i të ardhurve nga Kosova në vendin tonë.

Periudha e tretë, (2005-2009) Shqipëria hyri në fazën e re të “tranzicionit” të politikave të sigurisë. Dy janë ngjarjet e mëdha. Së pari, anëtarësimi në NATO me 1 prill 2009 dhe së dyti, hyrja në fuqi me 1 prill 2009 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në, pas ratifikimit të saj nga 25 vendet anëtare të BE-së.

Periudha e katërt, (2009-2014) Shqipëria duke u bërë pjesë integrale e NATO-s, dhe me liberalizimin e vizave hyri në fazën e re drejt “përmbylljes së fazës së tranzicionit” në aspektin e sigurisë. Dy janë ngjarjet e mëdha së pari, liberalizimi i vizave Shengen me vendet e BE-së (05.12.2010) 27 dhe ftesa e Komisionit Evropian i cili publikoi progres-raportin për Shqipërinë për vitin 2013 me datën 16 tetor 2013 dhe rekomandoi: Shqipërisë t’i jepet statusi.....28.

Këshilli i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë ishte organ vendimmarrës dhe kishte të drejtën të nxirrte urdhra dhe udhëzime, vendimet e të cilit ishin të detyrueshme për ministritë dhe institucionet e tjera qendrore 29. Sipas të dhënave të marra nga Zyra

24Ligji Nr. 8572, datë 27.01.2000 “Për miratimin e Dokumentit të Strategjisë së Sigurimit të Republikës së Shqipërisë25Ligji Nr. 8571, datë 27.01.2000 “Për miratimin e Dokumentit të Politikës së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë26Ligji Nr. 7528, datë 11.12.1991 “Për funksionet e Këshillit të Mbrojtjes dhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Fletore zyrtare Nr. 10, viti 1991, faqe 424. Vendim i Kuvendit Nr. 300, datë 02.03.1997, “Për caktimin e emisarëve të posaçëm nga Këshilli i Mbrojtjes. Vendim i Gjykatës Kushtetuese Nr.77, datë 31.12.1998, “Objekti i kërkesës nga Presidenti i Republikës: Interpretim i nenit 178, pika 1 e Kushtetutës në lidhje me zbatimin e ligjit Nr. 7528, date 11.12.1991, “Për funksionet e Këshillit të Mbrojtjes dhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”. Fletore zyrtare Nr. 10, viti 1999, faqe 311. Ligji Nr. 8572, date 27.01.2000, “Për miratimin e Dokumentit të Strategjisë së Sigurimit të Republikës së Shqipërisë” (Fletore zyrtare Nr. 3, Viti 2000, faqe 43 dhe u rishikua sipas ligjit pas katër vjetësh nga Ligji Nr. 9322, date 25.11.2004, “Për miratimin e Strategjisë së Sigurimit Kombëtar të RSH” Fletore zyrtare Nr.98, Viti 2004, faqe 6696)27Me 08/11/2010 Ministrat e Brendshëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme miratojnë heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë dhe me 5/12/2010 hyri në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në vendet e zonës Schengen28Komisioni Europian në njoftimin zyrtar të paraqitur vendeve anëtare të Bashkimit Europian rekomandon që “Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat duke rënë dakord që ajo të vazhdojë të ndërmarrë aksione në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Ndërkohë hapja e bisedimeve kushtëzohet me përmbushjen e detyrimeve veçanërisht për reformën në administratë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore. Njoftimi zyrtar vijon më tej: “….t’i jepet statusi kandidat me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të ndërmarrë reforma në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.29Vendim Nr.16, datë 25.5.1995 Për “Miratimin e Dokumentit “Politika e Sigurimit dhe Politika e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë”, pika7, Zinxhiri i komandimit, botuar nga Shtëpia Botuese e Ushtrisë Tiranë, 1995 (Biblioteka e Akademisë së Mbrojtjes Nr.139.53, Biblioteka e Akademisë Ushtarake Nr. 1 Tiranë, NR.INV.17845)

Qev

eris

ja d

he in

stitu

cion

et e

Sig

uris

ë në

Rep

ublik

ën e

Shq

ipër

isë

në p

eriu

dhën

1991

-201

4 | P

hD K

andi

dat,

Baj

ram

Ibra

j

41Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

e Presidentit të Republikës mbi mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (KSK) për qëllimet e punimit tim, rezulton se: “Këshilli i Sigurisë Kombëtare në vitet 1998-24 korrik 2002 30 nën drejtimin e Presidentit të Republikës Rexhep Meidani është mbledhur dy herë me datën 14.11.1998, dhe më datën 03.04.1999.KSK në periudhën 24 korrik 2002-24 korrik 2007 nën drejtimin e Presidentit të Republikës Alfred Moisiu (bazuar edhe në përvojën time personale të zhvillimit të këtyre mbledhjeve 31) është mbledhur dhjetë herë 32. Këshilli i Sigurisë Kombëtare në periudhën 24 korrik 2007 - 24 korrik 2012 nën drejtimin e Presidentit të Republikës Bamir Topi është mbledhur dy herë, në Shtator të vitit 2007 me objekt diskutimin e situatës në Kosovë dhe në rajon dhe më datën 21 mars 2008 me objekt “Analizën e ngjarjes së Gërdecit, masat e marra dhe parandalimi i krizave të tilla në të ardhmen” 33. KSK në periudhën 24 korrik 2012 deri më sot (3 maj 2014) nën drejtimin e Presidentit të Republikës Bujar Nishani është mbledhur një herë, me datën 11 mars 2014 me objekt diskutimin e hartimit të Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë 34.

Për periudha të gjata kohe ky këshill nuk është mbledhur, çka do të thotë që nuk ka funksionuar në mënyrë të rregullt. Argumentimi i këtij pohimi është fakti që nga data 21 mars 2008 e deri më 11 mars 2014, pra për 6 vjet, 11 muaj e 21 ditë, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe konkretisht; më datën 21 mars 2008 Presidenti Topi thërret Këshillin e Sigurimit Kombëtar për tragjedinë e Gërdecit dhe më datën 11 mars 2014 Presidenti Nishani thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Për Presidentin aktual kjo mbledhje është drejtuar prej tij në hapësirën kohore një vit, shtatë muaj e gjashtëmbëdhjetë ditë. Ndërkohë, vendi është përballur me një sërë sfidash të sigurisë së brendshme 35, rajonale e ndërkombëtare.

Si konkluzion, theksojmë se, nga miratimi i Kushtetutës me 28.11.2008 dhe deri më sot, janë zhvilluar gjithsej pesëmbëdhjetë mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nga të cilat dy mbledhje nën drejtimin e Presidentit Meidani, dhjetë mbledhje nën drejtimin e Presidentit Moisiu, dy mbledhje nën drejtimin e Presidentit Topi dhe një mbledhje nën drejtimin e Presidentit Nishani. Pra, rezultojnë 15 mbledhje të zhvilluara në pesëmbëdhjetë vjet e pesë muaj, ose pesëmijë e gjashtëqind e tridhjetë e një (5.631) ditë. Mesatarisht është zhvilluar një mbledhje në vit.

Konfliktet politike midis maxhorancave dhe opozitave midis institucioneve të Presidenteve dhe Kryeministrave në këto vite, kanë sjellë si pasojë cënimin e statusit kushtetues të Presidentit të RSh. Konfliktet ndër-institucionale kanë shkuar deri mos 30Presidenti i Republikës Rexhep Meidani është zgjedhur me datën 24 Korrik 1997 dhe deri me miratimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë më datën 28.11.2008, ka funksionuar Këshilli i Mbrojtjes. Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së re filloj për herë të parë ngritja dhe funksionimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare si organ këshillimor i Presidentit31Gjatë periudhës 12.09.2002-30.03.2007 në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kam marrë pjesë në takimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në cilesinë e të ftuarit (12.09.2002-25.11.2004) dhe të anëtarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (25.11.2004 deri më datën 30.03.2007).Mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e Presidentit Moisiu janë zhvilluar në muajt gusht dhe dhjetor 2002 dhe në datat 25.3.2003, 11.06.2003, 22.06.2004 dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (në bazë të pikës 81 të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, miratuar me Ligjin Nr. 9322, datë 25.11.2004) më datat 8.2.2005, 18.03.2005, 16.02.2006 dhe 06.10.2006)32Revista çështje të reformave në Sektorin e Sigurisë në Shqipëri (përmbledhje dokumentesh politike, hartuar nga ekspertët e Rrjetit të Monitorimit të Sigurisë,)Volumi I, 2009,Botuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim Arian Dyrmishi “Autoriteti i Sigurisë Kombëtare”-Vlerësim i Strukturave vendimmarrëse të Sigurisë Kombëtare në Shqipëri, faqe 7633http://www.forumishqiptar.com/threads/93102-Shp%C3%ABrthen-Topi-G%C3%ABrdeci-Presidenti-kritikon- ashp%C3%ABr-institucionet34Presidenti Nishani ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë pas një viti, shtatë muaj e gjashtëmbëdhjetë ditëve, më11 mars 201435Ngjarjet e 21 janarit 2011 në Tiranë, ku u sulmua me mjete të forta godina e Kryeministrisë dhe u vranë përballë saj 4 protestues, si dhe u plagosën rreth 40 persona të tjerë, punonjës të policisë në detyrë, protestues dhe qytetarë të pafajshëm

42 GLOBAL CHALLENGE

zhvillimin e mbledhjeve të rregullta të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për konsekuencë mungesën e funksionimit të sistemit të sigurisë në varësinë e këshillit të Sigurisë Kombëtare. Për të argumentuar këtë që thashë po japim dy shembuj.1-Presidenti Moisiu thekson se: “Në fillim Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit merrnin pjesë në mbledhjet e këtij këshilli, por pastaj ata filluan ta neglizhonin pjesëmarrjen, duke gjetur pretekste nga më të ndryshmet. Me të tilla mungesa, mbledhja e këshillit bëhej formale, kështu për fat të keq e gjeja të udhës të mos e mblidhja” 36. Kjo vërtetohet edhe nga fakti që në mbledhjen e KSK të datës 06.10.2006 me rend dite: “Mbi ecurinë e integrimit të Shqipërisë në NATO, probleme dhe detyra në prag të Samitit të Rigës, nëntor 2006”, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit nuk morën pjesë. 2- Përmbytjet që ndodhën në Shkodër në nëntor 2010 e detyruan Presidentin Topi të kthehej me urgjencë nga Kazakistani të ndiqte situatën e rënduar 37, dhe në media shkruhej: “Përmbytjet, Topi mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Shkrimi vijon;

“….Pas marrjes së këtyre informacioneve të fundit dhe vlerësimit të situatës, në bashkëpunim me të gjithë aktorët institucionalë, burimet zyrtare presidenciale bëjnë me dijeni edhe faktin se Presidenti i Republikës po përgatitet për të thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare 38”, por kjo mbledhje nuk u zhvillua (!).

Në dy dekadat e tranzicionit, rezulton se pranë Presidentit të Republikës, Kryeministrit apo Këshillit të Ministrave nuk funksionon ende një strukturë permanente e Sigurisë Kombëtare në nivelin teknik, me ekspertë të fushave të sigurisë kombëtare me status të nëpunësit civil. Kryeministri Berisha pas shtatëdhjetë e gjashtë ditëve mbas mbledhjes së KSK që drejtoi Presidenti Topi për ngjarjen e Gërdecit, vuri prioritet të Kryeministrit krijimin e një strukture të përhershme në Këshillin e Ministrave duke deklaruar se; “Pranë Këshillit të Ministrave do të krijohet një departament që do të koordinojë punën e të gjitha agjencive që merren me problemin e sigurisë, ku përfshihen SHISH, Garda e Republikës, Policia e Shtetit, Tatimet, Doganat, Shërbimi i Ushtrisë, Policia Ushtarake dhe inspektoriate të tjera. Ky model ekziston në shumë vende dhe mundet që ky komitet, i cili përcaktohet me ligj, të marrë atributet e një kolegjiumi, që të shqyrtojë periodikisht problemet e sigurisë së vendit” 39. Ky premtim ishte shumë i rëndësishëm, por megjithëse kaluan pesë vjet, tre muaj e shtatë ditë, ky departament nuk u krijua dhe nuk funksionoi asnjë ditë. Edhe Kryeministri aktual Rama nuk e ka krijuar ende këtë strukture (!).

Gjatë dy dekadave të tranzicionit, dy funksionarët e lartë të Shtetit, Presidenti i Republikës dhe Kryeministri i vendit për çështjet e sigurisë kombëtare kanë realizuar detyrat dhe koordinimin për çështjet e sigurisë kombëtare vetëm nëpërmjet këshilltarëve të emërtuar, këshilltar për Mbrojtjen, këshilltar për rendin, apo këshilltar për sigurinë kombëtare. Në këto funksione janë emëruar politikanë, specialist të fushave të sigurisë, por jo vetëm. Ka patur raste që këto funksione të rëndësishme kanë qenë vakant për muaj të tërë, duke mos emëruar asnjë person në këto funksione.

Procesi i Vendimmarrjes Politike për Çështjet e Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurimit Kombëtar nevojitet ti përmbahet dy parimeve themelore: parimit ose mekanizmit të dhënies së mendimeve ose këshillës dhe parimit për vendimmarrje. Organi këshillimor siç është KSK nuk është organ vendimmarrës, pra 36http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/03/09/moisiu-u-befasova-nga-veprimi-kreut-te-shish-situata-shume-serioze37Njoftim i mediave më 03 dhjetor 201038http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/49439Armand Maho, “Berisha: Një departament pranë qeverisë për të koordinuar agjencitë e sigurisë”, Gazeta “Tema”, 5 qershor 2008

Qev

eris

ja d

he in

stitu

cion

et e

Sig

uris

ë në

Rep

ublik

ën e

Shq

ipër

isë

në p

eriu

dhën

1991

-201

4 | P

hD K

andi

dat,

Baj

ram

Ibra

j

43Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

japin vetëm këshilla. Për këtë nevojitet të kemi kulturë demokracie, institucionale, politike dhe përgjegjshmëri vendimmarrëse.

Strategjia e Sigurimit Kombëtar është dokumenti politik themelor është “kushtetuta” e Sigurimit Kombëtar. Mbi bazën e kësaj “kushtetute” nevojiten të bazohen të gjitha strategjitë e fushave të tjera të sigurisë. Në aspektin e sigurisë ndërkombëtare, integrimit me vendet e tjera, përmbushjes së detyrimeve në pjesëmarrjen, koordinimin e bashkëpunimin me organizmat rajonale, evropiane e ndërkombëtare, pasi jemi pjesë përbërëse e NATO-s, nuk mund të realizohet, ose nëse realizohet pa patur e zbatuar një strategji të Sigurisë Kombëtare efektive, nuk mund të arrihet besimi, shkëmbimi i informacioneve dhe kryerja e veprimeve të përbashkëta me partnerët.

Nga analizimi i përmbajtjes së Kushtetutës së miratuar me 28 nëntor 1998, për çështjet e sigurisë kombëtare rezulton se: “Nga njëra anë, Kushtetuta e ka identifikuar konceptin e sigurisë me Forcat e Armatosura duke përcaktuar rregullimin e dispozitave për kompetencat e Presidentit dhe të Këshillit të Sigurimit Kombëtar bazuar në këtë koncept por, nga ana tjetër, nuk është përcaktuar mënyra se si vendimet e Presidentit dhe KSK përfshihen në vendimmarrje”. Është parashikuar koordinimi midis dy institucioneve Presidentit dhe Kryeministrit, por në praktikën e punës së përbashkët në këto vite ka rezultuar se nuk ka funksionuar mirë, madje jo vetëm nuk ka patur koordinimin e duhur, por ka patur edhe “ftohje”, “bllokime”, si dhe deri në refuzime e mospranime të marrjes pjesë në mbledhjet e KSK 40. Megjithëse në zbatim të Kushtetutës janë miratuar edhe ligje të veçanta për koordinimin për sigurinë kombëtare, praktika ka treguar se jo vetëm nuk ka mirëfunksionuar, por ka patur edhe përplasje politike, ku gjithnjë i janë shtuar kompetencat ekzekutivit dhe Kryeministrit, por asnjëherë Sigurisë Kombëtare të vendit dhe të kombit. Mendohet e sugjerohet nga konstitucionalistë që kjo situatë mos funksionimi të këtij organi të sigurisë kombëtare nevojitet të rregullohet me Kushtetutë.

Rekomandime

Ky punim është përpjekur të hulumtojë Qeverisjen dhe institucionet e Sigurisë në Republikën e Shqipërisë, fokusuar në funksionimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, përmes shqyrtimit të detyrave më kryesore të institucioneve të sigurisë. Shqipëria nga një konsumator sigurie është shndërruar në një prodhues sigurie në rajon dhe më gjerë duke u pranuar edhe vend anëtar i NATO-s.

1. Institucioni kushtetues i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lypet të merret seriozisht. Për këtë nevojitet të rishikohet Kushtetuta e vendit dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare nga organ këshillimor, konsultativ i Presidentit të Republikës të bëhet organ vendimmarrës duke i adresuar struktura të tjera teknike profesionale për të drejtuar në të gjithë komponentët e tij reformat e sigurisë dhe strategjitë kombëtare të sigurisë. Për forcimin e rolit të KSK, lypet që Presidenti të forcojë rolin dhe kompetencat e tij. Ai nuk duhet të vazhdojë të zgjidhet me 71vota (shumicë të thjeshtë) por të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli ose minimalisht me shumicë të cilësuar. Kjo kërkon rregullim kushtetues. Në këtë mënyrë funksionalizohet në mënyrë të qëndrueshme roli i tij për të drejtuar edhe KSK, i cili nevojitet të bëhet vendimmarrës.

2. Një konkluzion i rëndësishëm është hartimi dhe miratimi i një ligji organik të veçantë për Sigurinë Kombëtare. Kjo do të bënte të mundur jo vetëm parashikimin

40http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/03/09/moisiu-u-befasova-nga-veprimi-kreut-te-shish-situata-shume- serioze/ & Njoftim i mediave më 03 dhjetor 2010

44 GLOBAL CHALLENGE

e duhur të detyrimeve konkrete në këtë fushë, por edhe do të zgjidhte çështjet e pazgjidhura dhe të debatuara deri më sot.

3. Një konkluzion tjetër është nevoja e krijimit të Byrosë së Shërbimeve Informative për kontrollin dhe mbikëqyrjen e Shërbimeve Informative41.

4. Së fundi, dy institucionet e rëndësishme, Presidenti i Republikës dhe Kryeministri i vendit në bashkëpunimin e tyre për çështje të Sigurisë Kombëtare nevojitet të marrin si shembull model- rregullimet e “Berlin Plus”-it42.Kjo praktikë nënkupton së pari takime pune të rregullta: Dy titullarët dhe institucionet e drejtuara prej tyre lypet të punojnë së bashku në veprimtarinë e përditshme. Ushtrimi i kompetencave kushtetuese nga Presidenti dhe Kryeministri nevojitet të kryhen në koordinim e bashkëpunim të ngushtë njëri me tjetrin. Propozimet dhe emërimet e titullarëve të institucioneve të sigurisë, por jo vetëm, kërkohet të bëhen sipas modelit të rregullimeve të “Berlin Plus”-it. Ndërkohë Politika Shqiptare, lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare lypet të kenë një vullnet të përbashkët, pasi kjo lidhet me sistemin e sigurisë së vendit në tërësi dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.

41Byroja e Shërbimeve Informative u krijua me Urdhër të Kryeministrit Ilir Meta në vitin 2000 dhe ka vazhduar funksionimin e saj deri në muajin qershor 2004.Pas muajit qershor 2004 deri me sot Byroja e Shërbimeve Informative nuk ka funksionuar.42Rregullimet e “Berlin Plus”-it u miratuan më 17 mars 2003, siguruan bazën për bashkëpunimin NATO-BE në menaxhimin e krizave duke i lejuar BE-së akses në asetet dhe mundësitë kolektive të NATO-s për operacionet e drejtuara nga BE-ja. Këto rregullime u miratuan më 10 dhjetor 2002 në “Deklaratën NATO-BE për PESM-in”. Kjo deklaratë riafirmoi se BE-ja siguroi akses në aftësitë planifikuese të NATO-s për operacionet e veta ushtarake, por gjithashtu përsëriti principet e mëposhtme politike të partneritetit strategjik: - konsultim efektiv të ndërsjelltë; barazi dhe respekt i duhur pr autonominë e vendimmarrjes së BE-së dhe NATO-s;-respekt për interesat e shteteve anëtare të BE-se dhe NATO-s;-respekt për parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara;-zhvillim koherent, transparent dhe reciprokisht përforcues i kërkesave për aftësinë ushtarake, të përbashkëta për të dy organizatat. Operacioni “Concordia” ishte misioni i parë në të cilin NATO-s iu vu në dispozicion BE-ja.

Qev

eris

ja d

he in

stitu

cion

et e

Sig

uris

ë në

Rep

ublik

ën e

Shq

ipër

isë

në p

eriu

dhën

1991

-201

4 | P

hD K

andi

dat,

Baj

ram

Ibra

j

45Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

BIBLIOGRAFI:

1- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë viti 1998, shpallur me dekret të Presidentit të Republikës Nr. 2260, datë 28.11.1998, (Fletorja Zyrtare: Viti 1998, Nr.28, data botimit: 07.12.1998) dhe ndryshimi i Kushtetutës në vitin 2008

2- Hyrje në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, teoritë dhe qasjet, Robert Jackson & Georg Sorensen, Tiranë 2013

3- Henry Kissinger “Diplomacia” Leart, Tiranë 1999

4- Rexhep Meidani “Disa mendime mbi rishikimin e dokumentit të strategjisë”. Materiali është marrë nga Konferenca Ndërkombëtare mbi Zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, mbajtur më 21 shtator 2007, organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

5- Rexhep Meidani, Probleme të sigurisë njerëzore në Ballkanin Perëndimor, Rev.“Çështje të sigurisë”, IDN, Nr.2, 2006

6- Alfred S. Moisiu “Midis Nanos & Berishës”, Kujtime 3, botimet Toena, Tiranë 2009

7- Agustin Gjinaj & Fejzi Lila “Lidershipi Shqiptar përmes Historisë së Ushtrisë, Geer Tiranë 2012

8- Ligji Nr. 7528 datë 11.12.1991“Për funksionimin e Këshillit të Mbrojtjes dhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”

9- Vendim Nr. 16, date 25.5.1995 Për “Miratimin e Dokumentit “Politika e Sigurimit dhe Politika e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë”, botuar nga Shtëpia Botuese e Ushtrisë Tiranë, 1995 (Biblioteka e Akademisë së Mbrojtjes Nr.139.53, Biblioteka e Akademisë Ushtarake Nr. 1 Tiranë, NR. INV. 17845)

10- Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin Nr. 9322, datë 25.11.2004 Tiranë, 2005

11- Ligji Nr. 8671, datë 26.10.2000“Mbi Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe te Drejtimit Strategjik”

12- Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.584, date 28.8.2003, “Për Miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, Kreu V, Bashkërendimi i projektakteve

13- Ligji Nr.9000,datë 30.01.2003“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, neni 2 (Fletore Zyrtare Nr. 76, viti 2003

14- Revista Çështje të Reformave në Sektorin e Sigurisë në Shqipëri, Përmbledhje dokumentesh politikë, hartuar nga ekspertët e Rrjetit të Monitorimit të Sigurisë, Volumi I, 2009 botuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

15- David Law, “Praktikat më të mira në fushën e strategjisë së sigurisë kombëtare”, Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim, Tiranë, 2007

16- Armand Maho,“Berisha: Një department pranë qeverisë për të koordinuar agjencitë e sigurisë”, Gazeta “Tema”, 5 qershor 2008

17- Thomas L: Friedman: “The World is Flat”, www.fsgbooks.com I 3 5 7 9 10 8 6 4 2, botim elektronik i vitit 2006

46 GLOBAL CHALLENGE

18- Kalevi J.Holsti “Shteti, lufta dhe gjendja e luftës” Tiranë 2008

19- Progres Raportin 2013 për Shqipërinë Kapitullin 24-Drejtësia, Liria dhe Siguria

20- Ligji Nr. 8757, datë 11.2.1999 “ Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”

21- Ligji Nr. 8572, date 27.01.2000, “Për miratimin e Dokumentit të Strategjisë së Sigurimit të Republikës së Shqipërisë

22- Ligji Nr. 8571, date 27.01.2000, “Për miratimin e Dokumentit të Politikës së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë

23- Ligj Nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”

24- Ligj Nr. 8553, datë 25.11.1999, “Për Policinë e Shtetit”; Ligj Nr. 9749, datë 04.06.2007, “Për Policinë e Shtetit”

25- Ligj Nr. 9074, datë 29.05.2003 “Për Shërbimin Informativ të Ushtrisë”

26- Ligj Nr.10 002,datë 06.10.2008 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme”

27- Ligj Nr. 9397, datë 12.05.2005 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve”

28- Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 400, datë 22.04.2009 “Për përcaktimin e detyrave dhe të funksioneve të Drejtorisë së Hetimit Tatimor”

29- Urdhër i Kryeministrit Ilir Meta Nr.32 datë 16.3.2001”Për krijimin e Komitetit Ndërministror të Integrimit në NATO”

30- http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/03/09/moisiu-u-befasova-nga-veprimi-kreut-te-shish-situata-shume-serioze/

31- ht tp : / /www. forumishqip tar .com/threads/93102-Shp%C3%ABrthen-TopiG%C3%ABrdeci-Presidenti-kritikon-ashp%C3%ABr-institucionet

32- http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/494

33- http://www.ama-news.al/2013/10/ke-publikon-progres-raportin-2013-rekomandon-Shqiperise-ti-jepet-statusi/

Qev

eris

ja d

he in

stitu

cion

et e

Sig

uris

ë në

Rep

ublik

ën e

Shq

ipër

isë

në p

eriu

dhën

1991

-201

4 | P

hD K

andi

dat,

Baj

ram

Ibra

j

47Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Çështje të përdorimit të njësive më themelore sintaksore në gramatikat tona

PhD Kandidate, Besarta Qalliaj

Abstrakt

Në studime e tekste gramatikore të ndryshme ndër vite për periudhën gjejmë emërtime të ndryshme, si fjali e përbërë, frazë, shpesh bazuar e ndikuar nga drejtime të ndryshme të teorisë sintaksore, por edhe nga emërtimet e përdorura nga gramatikanë të huaj. Në gjuhësinë tonë fjalia është termi që përdoret për të shënuar njësinë më themelore kumtuese-komunikative e intonacionore të ligjërimit. Ndërsa njësia më e lartë se fjalia është shprehur me terma të ndryshëm, si fjali e përbërë, periudhë dhe frazë, të cilat përdoren në mënyrë të këmbyer. Pothuajse në të gjitha gramatikat e shqipes ku trajtohet periudha, ajo është përkufizuar si një ndërtim sintaksor që përbëhet prej dy a më shumë fjalish kallëzuesore dhe formon një njësi kumtuese, gramatikore dhe intonacionore. Ajo çka vërehet dhe shkakton debat midis gjuhëtarëve tanë është emërtimi i saj: fjali e përbërë, frazë apo periudhë. Nga këto emërtime, termi periudhë në gjuhësinë shqipe na rezulton fjalëtermi më i përhapur për njësinë sintaksore komunikatave që shënon.

Fjalët kyçe: Fjali, fjali e përbërë, frazë, periudhë, sindete e asindete, fjali kryefjalore, fjali kundrinore.

48 GLOBAL CHALLENGE

Sa i takon kategorisë më të madhe sintaksore, periudhës, gjuhëtarët e autorët e teksteve që kemi marrë në analizë, pothuajse bashkohen, ose afrohen mjaft në trajtimin e saj, grupimet dhe qëndrimet ndaj përbërësve predikativë. Në traditën tonë gramatikore në fushë të sintaksës, që përbën një hark kohor më pak se një shekull, janë përdorur terma të ndryshëm për të njëjtën njësi sintaksore, si: periudhë, frazë apo fjali e përbërë. Po shohim përdorimin e këtyre termave në mënyrë kronologjike, sipas autorëve të disa librave të sintaksës që nga dhjetëvjetëshi i dytë i shekullit XX. Kështu, Aleksandër Xhuvani, në tekstin “Njohunit e para të Syndaksës Shqipe” pjes’ e parë për klasët e Nalta të Fillores (Vlorë 1922), jep njohuri për periudhën, duke e përqasur atë me fjalinë dhe përkufizon: “Periudhë quhet bashkimi i dy a ma shumë fjalive të lidhuna me nji mënyrë, qi të rrëfejnë nji mendim të plotë, sikurse: zogjt’fluturojnë n’erë e peshqit bajnë not n’ujë. Në nji periudhë janë aqë fjali sa janë edhe kallëzuesit foljorë”. (paragrafi 12, f. 32-33). Të këtij autori janë edhe emërtimet që dalin nga përbërësit e kësaj njësie, si :

- periudhë me fjali të rendituna bashkë e të lidhuna bashkë- farët e fjalive të varme, të cilat mund të jenë:

kryefjalë të fjalisë së parë kundrina të fjalisë së parë mund të dëftejnë kohë kusht shkak.1

Ndërsa tek pjesa e dytë e kësaj sintakse, për klasat e ulta të shkollavet të mesme, Xhuvani jep njoftime më të thelluara edhe për fjalitë e rendituna bashkë - ku përmbledh fjalitë që përbëjnë periudha me bashkërenditje (sindete e asindete), dhe tregon ç’janë periudhat me fjali të lidhuna bashkë, për të cilat shprehet : “Fjalit’ e lidhuna bashkë mund të shërbejnë si kryefjalë të fjalisë së parë, si kundrinë të saj, ase mjund të kallzojnë kohën, shkakun, kushtin etj., për të cilin bâhet dishka në fjalin’e parë; prandaj këto fjali marrin emna të ndryshëm, sikurse do të shohim.”2 Pas kësaj autori shtjellon më vete fjalitë kryefjalore, fjalitë kundrinore (duke i quajtur fjali me predikativitet edhe ato me forma të pashtjelluara foljore e duke i quajtur fjali të pashtjellme),3 fjalitë kohore, fjalitë mënyrore, fjalitë vendore, fjalitë shkajkore, fjalitë lidhore (përcaktore – shënimi im, B.Qalliaj), fjalitë qëllimore, fjalitë ndërmjetëse, fjalitë krahasore, fjalitë kushtore, fjalitë rrjedhore, fjalitë konçesive (lejore, shënimi im, B.Qalliaj). Ilia Dilo Sheperi, te “Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe sidomos e toskënishtes, për shkollat e mesme” (Vlorë, 1927), në pjesën e katërt “Sindaksa”, pasi i ndan fjalitë në të thjeshta, kur kanë vetëm kryefjalë dhe kallëzues; të plotësuara, kur kanë dhe ndonjë plotës, shkruan: “Për t’u shfaqur plotësisht një mendim, shumë herë bashkohen dy a me shumë fjali kryesore të thjeshta ose të plotësuara, të cilat përbëjnë kështu një periudhë”; pasuar me shënimin: Dhe një fjali përbën një periudhë, kur e shfaq mendimin të plotë (në paragrafin 390, f. 140), kurse më poshtë shprehet se “shumë periudha që kanë lidhje me njerajetrën për të shfaqur të gjithë mendimet mbi një çështje, përbëjnë ligjëratën”, duke aluduar për një njësi mbisintaksore, e cila në gjuhësinë moderne quhet tekst.4 Te ky autor gjejmë ndarjen Fjali të bashkërenditura, të grupuara sipas lidhëzave bashkërenditëse : shtuese, dalluese, kundërshtore, përmbylltore; kurse tek ajo që ai e quan Bashkëlidhja, jep shpjegimin e periudhës, duke shkruar: “Nga dy fjali të bashkëlidhura ajo që plotëson tjetërën merr përpara një nga lidhëzat e bashkëlidhjes, ose një nga përemrat a ndajfoljet lidhore, dhe quhet fjali e varme ose e dytë. Fjalia që plotësohet prej një fjalije së varme quhet fjali e parë e sajë dhe mund t’ jetë fjali kryesore ase e pavarme, ose quhet fjali e varme prej një tjetëre , p.sh.: U – habita kur i pashë që rrinin pa punë.”5 Sheperi është i pari që zbaton parimin e paralelizmit 1 A. Xhuvani, Njohunit e para të Sintaksës shqipe, Pjes’e parë...Vlorë, 1922, f. 44 - 452A. Xhuvani, Sintaksa shqipe, Pjes’e dytë për klasët e ulta të shkollavet të mesme, Shtëpija Botonjëse “Kristo Luarasi”, Tiranë, 1938, f. 31.3Po aty, f. 324I. D. Sheperi, Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe, sidomos e toskërishtes, Vlorë 1927, f.140.5Po aty, f. 171.

Çësh

tje të

për

dori

mit

të n

jësi

ve m

ë th

emel

ore

sint

akso

re n

ë gr

amat

ikat

tona

| Ph

D K

andi

date

, Bes

arta

Qal

liaj

49Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

funksional sintaksor në klasifikimin e fjalive të nënrenditura. Ai shkruan: “Fjalit e varme, si pjesë të fjalive kryesore, shërbejnë në to:

a) në vend të emërit si kryefjalë, kallëzues, kundrina ose ndajshtime;b) në vend të mbiemërim, si plotës të ndonjë emëri të fjalis kryesore;c) si plotës qëllimi (fjali qëllimi);d) si plotës shkaku (fjali shkaku);e) si plotës kohe (fjali kohe);f ) si plotës kushti (fjali kushti);g) si plotës që shfaq të kundërtën (fjali kundërshtore)6; pas shembullit “Ndonse punon, nuk fiton” – bëhet fjalë për fjalinë lejore, (shënimi im, B.Qalliaj).

Në tekstin më të plotë të sintaksës të botuar deri atëherë, “Sintaksi i shqipes për shkollat e mesme”, Justin Rrota, në vend të termave frazë apo periudhë përdor termin fjali e përbame dhe njohuritë për këtë jepen në pjesën e quajtur “Dega e dytë e Sintaksit”, të cilën e ndan në “Fjali e përbame” nga fjalitë e para (të pamvarshme) dhe fjalitë e dyta (të mvarshme). Në kreun e parë klasifikon: Fjalia e përbame, ndërtue prej fjalish të para, ku hyjnë fjali “katër nduersh” (llojesh): 1) Rendore (kopulative); 2) Kundërshtore (adversative); 3) Shkakore (kasuale); 4) Rrjedhore (konsekutive); kurse në kreun e dytë paraqitet “Fjalia e përbame prej fjalish së dyta a të mvarshme”7, duke pasur parasysh me këto fjali fjalitë e nënrenditura. Konceptin e periudhave me bashkërenditje, autori e jep me sintagmën lidhje e përbame, ndërtue prej fjalish së para, kurse tek fjalitë e përbame prej fjalish së dyta8, dallon :

- fjali të subjektit,- fjali të predikatit,- fjali të atributit,- fjali të objektit, - fjali të advërbjarit.9

Dhe, ashtu si Sheperi i shpjegon të ndara kështu, nisur nga paralelizmi funksional gjymtyror, duke zgjeruar grupin e fjalive, të cilat i quan të advërbjarit, ndër të cilat veçon:

- fjalitë vendore (lokale),- fjalitë kohore (temporale), të cilën e ndan në: njikohore,

parakohore,mbaskohore,- fjalitë mënyrore (modale),- fjalitë krahasore ( komparative),- fjalitë rrjedhore (konsekutive),- fjalitë shkakore (kauzave),- fjali qëllimore (finale),- fjalitë qyshkore (kondicionale),- falitë lejore (konçesive).10

Tek Justin Rrota gjejmë edhe konceptin e fjalive të përbame shumëfijshe, ndërsa për termin periudhë ky gjuhëtar jep këtë shpjegim : “ Sado qi nën ketë emën perjudhë dikush thrret edhe fjalin, qi na ma nalt e quajtëm fjali të përbame; prap, ma fort, periudhë thirret njai grumbull fjalish, ndërtuem me të madhe mjeshtri e hart, qi përmban në veti nji mendim të vetëm, por të kryem plotësisht.”11

Në tekstin e parë të pasluftës, hartuar nga Kostaq Cipoja, “Sintaksa”12, çështja e kësaj njësie sintaksore trajtohet në një plan të gjerë e teorik. Autori, kur shkruan se sintaksa ndahet në tri pjesë kryesore, nënvizon se: “pjesa e tretë bën fjalë për konstruktet, 6Po aty, f. 172.7J. Rrota, Sintaksi i shqipes , Shkodër, 1942, 62, 66.8Po aty, f. 65.9Po aty, f. 65.10Po aty, f.80 – 94.11Po aty, f. 105.12K.Cipo, Sintaksa, Instituti i Shkencave,, Tiranë, 1952.

50 GLOBAL CHALLENGE

d.m.th., si lidhen fjalit’e ndryshme për të formuar një periodë”13 Po kështu, tek tema “Farët e fjalive të pavarura” argumenton se: “Fjali e pavarur quhet ajo që ka kuptim të plotë vetiu dhe që mund të formojë, ajo vetë, pa ndonjë ndihmë tjetër, një periodë të shkurtër”14 Më poshtë, K. Cipoja jep përkufizimin dhe një varg karakteristikash të periodës: “Quajmë periodë një radhë fjalish me kuptim të plotë e të vazhduar dhe simetrikisht të ndrequra. Kufit’e periodës përcaktohen me anë të pikës në gjuhën e shkruar, me anë të pushimit të gjatë në gjuhën e folur. Periodë mund të quhet edhe një fjali e vetme, kur është mjaft e zgjeruar dhe shpreh kuptim të plotë: P.sh.: Gëzimi i kësaj fitoreje të çkëlqyer u turbullua nga lajma e zezë e vdekjes së Pal Dukagjinit. Nuk ka perioda të formuara vetëm me fjali të varura, aq më pak me fjali të varura të pashtjella15. Edhe në vazhdim të trajtimit të problemeve të periudhës, gjuhëtari ynë i njohur i qëndron besnik termit “periodë” (si ndikim i gramatikave të gjuhëve neolatine), duke krijuar sintagmat “periodë hipotetike, periodë me ndërtime të parregullta”, etj. Për termin periodë hipotetike, duhet përmendur se në vitin 1914 – 1915, albanologu austriak Maximilian Lambertz kishte hartuar monografinë e parë gjuhësore (nga fusha e sintaksës), botuar në revistën e madhe të Akademisë së Shkencave të Austrisë, “Indogermanische Forschungen”. Për herë të parë termi “frazë” (me sa dimë), u përdor në literaturën tonë gjuhësore nga Mahir Domi në librin “Gramatika e gjuhës shqipe” Pjesa e dytë, Sintaksa, për shkollat shtatëvjeçare e shkollat e mesme”, (Tiranë 1954, me ribotime)16, krahas termit “periudhë”. Në këtë gramatikë autori shpjegon se grupet e fjalive që shërbejnë për të shprehur një mendim të plotë, më të plotë se mendimi që shpreh në fjali, i quajmë periudha ose fraza. Periudhat i ndajmë njërën prej tjetrës zakonisht me pikë. (fq. 131). Pas kësaj M. Domi arrin në përkufizimin: “Periudha është një grumbull fjalish, që tregojnë një mendim të plotë. Në një periudhë zakonisht ka aqë fjali, sa ka folje”. Autori shkon më tej duke i klasifikuar periudhat në periudha të thjeshta (me një fjali) dhe periudha të zgjeruara (që kanë më shumë se një fjali), një argument i paqëndrueshëm në tekste të mëvona të sintaksës. Më tepër se një dhjetëvjeçar më vonë, në “Sintaksën e gjuhës shqipe”, botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës (Tiranë 1966), Mahir Domi përdor të dy termat, frazë ose periudhë, duke shënuar se “disa quajnë periudhë vetëm frazën e gjatë, me shumë fjali, me ndërtim pak a shumë të ndërlikuar” (fq. 1). Por gjatë paraqitjes së kësaj pjese të disiplinës, anon më shumë nga termi frazë, prandaj edhe e përdor më dendur: “Fraza përbën një tërësi nga kuptimi dhe intonacioni”, “fjali që bashkohen për të formuar frazat, nuk i zotërojnë të gjitha tiparet e fjalive të veçuara”, etj. (fq. 3). Së fundi, autori jep shpjegime pse përdoren termat me kundërvënie fjali e thjeshtë – fjali e përbërë, bën krahasime me termat e përdorur në gjuhë të tjera dhe shpreh mendimin e tij të prerë: “Duke u mbështetur në faktin se si fjalia si fraza përbëjnë tërësira kuptimore e gramatikore të ngjashme, ka gjuhë e tradita gramatikore që përdorin të njëjtin term, duke e quajtur fjalinë fjali e thjeshtë dhe frazën fjali e përbërë. Kështu ndodh në gjermanisht dhe në rusisht (rus. Predllozhenie dhe sllozhnoje predllozhenje; gjerm. Satz, zusammengezetser Satz). Është me interes të njihet edhe trajtimi i kësaj kategorie sintaksore – periudhës – nga gramatikani i shquar Selman Riza, në pjesën III të Veprës 2.17 Në fillim të pjesës së dytë për sintaksën e fjalisë së përbërë, autori vë në dukje se gjenerimi i strukturave më të gjera se fjalia e thjeshtë është si pasojë e veprimtarisë së ndërlikuar mendore të njeriut, të cilën duhet ta pasqyrojë gjuha. Ai arsyeton : “ ...edhe ajo ma e vogla veprimtari mendore do të qëndrojë jo më një të vetëm njësit menduar të thjeshtë por disa njësite mendore të thjeshtë. Prandej soll më një paraqitje analitike shembujsh gramatikorë mund të gjindemi përpara 13Po aty, f. 3.14Po aty, f. 6.15Po aty, f. 15.16Vepër e cituar.17S. Riza, Vepra 2, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 13, Prishtinë, 1997.

Çësh

tje të

për

dori

mit

të n

jësi

ve m

ë th

emel

ore

sint

akso

re n

ë gr

amat

ikat

tona

| Ph

D K

andi

date

, Bes

arta

Qal

liaj

51Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

një njambasnjasimi kryekëput të pandërlidhun njësitesh mendorë të thjeshtë.”18 Pranë këtij parashtrimi teorik, autori tregon se njësitë më të mëdha se fjalitë e thjeshta, pra, fjalitë e përbame, krijohen dhe formësohen nga sekuenca fjalish të thjeshta, bashkërendohen sipas ligjeve të gramatikës e të gjuhës, duke krijuar njësi më të mëdha. Më tej, sipas traditës sonë sintaksore, ndjek ndarja në fjali të përbame me bashkërenditje përfshimjore, përfshimjore-përjashtore, kundërshtore dhe përmbylljore. Për strukturat me raporte pabarazie (hipotaktike), autori emërton fjalija përbamjoro-ndënrendore, ku fjalitë kryesore ose drejtuese quhen kryefjali, kurse ato të varura – ndënfjali. Këto të fundit në Sintaksën e Rizës emërtohen si më poshtë:

• ndënfjalija e përtukallxueme• ndënfjalija ndënanore • ndënfjalija kallxuese• ndënfjalija e kundrinës (kundrinore)• ndënfjalija kohore • ndënfjalija mënyrore• ndënfjalija pasojore a konsekutive • ndënfjalija shkakore• ndënfjalija qëllimore• ndënfjalija kushtore a kondicionale • ndënfjalija përlejore a koncesive • ndënfjalija faktuese a determinate• ndënfjalija ndajshtuese 19

Në vitin 1959 u botua “Sintaksa e Gjuhës Shqipe Pjesa I, për studentët e Institutit pedagogjik 2-vjeçar”, nga Stefan Prifti. Që në parathënie autori shënon: “Parimi themelor që kemi pasur këtu parasysh është kombinimi i formës me brendinë, i kërkesave, i kërkesave logjike dhe i kërkesave thjesht gramatikore”. Për gjuhëtarin, sintaksa, në ndërtimin e vet, ndahet në dy pjesë të mëdha: a) në sintaksën e fjalisë dhe b) në sintaksën e fjalivet (ose të periudhës). Për herë të parë, sa u takon teksteve shkollore, përdoret këtu termi “sintagmë”, “Njësitë sintagmatike, - shkruan autori, - quhen me terma më të specifikuara, edhe “sintagma apo togje fjalësh”. Fjalinë me pjesë apo gjymtyrë homogjene të përsëritura, ai e quan fjali të ngjizur (apo të përbërë), ndërsa periudha, sipas S. Priftit, “është një sistem fjalish të lidhura gramatikisht midis tyre, që shprehin një mendim të plotë, të mbaruar” (Disp. I, Pj. II, fq. 1, 1962). Në vijim, ky studiues shënon mjaft veçori të fjalisë e të periudhës. Kështu, në krahasim me fjalinë, pohohet se periudha paraqit, së pari, një ndryshim kuantitativ, apo sasior. Më poshtë jepet një variant tjetër përkufizimi: “Periudha është një grupim fjalish të lidhura gramatikisht në një tërësi unike, e cila shpreh mendimin të plotë, të shtjelluar, të mbaruar dhe ka një karakter relativ”. (fq. 2). Për hierarkinë e fjalisë ndaj periudhës, autori shpjegon se “fjalia, duke hyrë në periudhë, bëhet një element përbërës i saj; prandaj pozita e fjalisë në periudhë është e ngjashme me pozitën e pjesëve të fjalisë në të”. Sikurse lidhjet e fjalëvet në fjali, ashtu edhe lidhjet e fjalivet në periudhë janë materializime gjuhësore (gramatikore) lidhjesh dhe raportesh mendimore, që reflektojnë lidhje dhe raporte realë”. (fq. 10). Është me interes të sjellim këtu një shënim të faqes 3 të kësaj pjese: “Në vend të termit tradicional periudhë, është përdorur dhe përdoret edhe sot termi frazë. Të dyja këto janë fjalë të huaja greke. Fjala periudhë (apo periodë) është e përbërë nga parashtesa (parafjalë) peri dhe nga emri hodhos (me theks në fund), që do të thotë në shqip “udhë”. Kuptimi fjalë për fjalë, pra i termit periudhë do të ishte “rrugë, rreth”, rrugë që mbyllet në formë rrethi etj. Përdorimi në sintaksë i termit periudhë është i figurshëm, por fort i qëlluar dhe konkretizonjës: ai shpreh idenë dhe e bën të qartë pohimin se mendimi ynë, që përmbyllet në periudhë, shprehet i përfunduar, i mbaruar...”. Pa u ndalur në ndarjen sosyriane gjuhë-ligjërim, ku termi periudhë do të

18Po aty, f. 516.19Po aty, f. 521 – 528.

52 GLOBAL CHALLENGE

ishte kategori e gjuhës, ndërsa termi frazë, kategori e ligjërimit, autori i kësaj sintakse shpjegon: “Përkundrazi termi frazë është emër foljor (frasis) prej foljes frazein, që do të thotë “flas, shpreh, them”: ai ka kështu kuptimin e të folurit në përgjithësi, e të shprehurit, e të treguarit me fjalë të atyre që mendojmë. I thonë periudhës edhe fjali e ndërlikuar apo e përbërë, por periudha dhe fjalia nuk mund të identifikohen, sikurse nuk mund të identifikohet pjesa me të tërën, gjymtyra e fjalisë me vetë fjalinë. Fjalia është një pjesë, një element përbërës i periudhës”. Dhe përfundon: “Le ta mbajmë, pra, më mirë termin tradicional periudhë”. Me qenë se ky përshkrim panoramik për zhvillimin dhe pasurimin e terminologjisë së disiplinës së sintaksës vjen i pandarë nga përshkrimi i gramatikave dhe vetë shtjellimi i temës lidhet ngushtë me historinë e gramatologjisë shqipe, nuk mund të lihet pa përmendur edhe publikimi që Universiteti i Prishtinës i bën dispensës së prof. Mahir Domit “Sintaksa e gjuhës shqipe”. 20 Ky tekst mësimor universitar (botuar me ndryshime minimale sipas dispensës së autorit në vitin 1967), nis me trajtimin e hollësishëm të gjymtyrëve homogjene, të cilat më vonë, së bashku me plotësin thirror, fjalët e ndërmjetme, pasthirrmat, gjymtyrët e veçuara, do të bëjnë pjesë në sintaksën e fjalisë.21 Pas këtyre temave (ku na bie në sy termi cilësor, që autori e ruan nga Gramatika e gjuhës shqipe e vitit 1954, 1957) kalohet tek të ashtuquajturat Fjali mungesore, ndërkohë që krahas këtij termi përdoret edhe fjali të paplota. “Nën termin “fjali mungesore”, - shkruan autori, - janë përmbledhur fjali të karakterit të ndryshëm modelesh e tipash të ndryshëm. Tipari i përbashkët i tyre është mosçfaqja e një ose e disa gjymtyrave dhe mundësia, me gjithë këtë, për të shprehur të plotë një mendim.” 22. Nga ky grupim i fjalive, kemi mundur të nxjerrim termat e formuara me këto emërtime dy a më tepër fjalëshe, të cilat Domi i sjell si më poshtë:

- fjali mungesore të mirëfillta; - fjali mungesore të ligjërimit dialogjik;- fjali mungesore brenda frazës;- fjali mungesore të kushtëzuara nga rrethanat;- fjali eliptike.23

Më poshtë, në këtë tekst, prof. Domi shtjellon në plan të gjerë kuptimin e termit fjalitë e pazbërthyeshme (kupto : fjalitë e pagjymtyrëzueshme), të cilat i ndan në nënlloje si vijon :

- fjali të pohimit e të mohimit;- fjalitë pasthirrma;- fjalitë nxitëse;- fjalitë e përshëndetjes;- fjalitë thirrëse (vokative) 24

Në këtë sintaksë, që mund të quhet e periudhës (për faktin që kjo njësi kumtuese zë hapësirën më të madhe të tekstit), është me vend të vihet në dukje paraqitja e lidhjeve me parataksë dhe hipotaksë, karakteristikat kryesore midis këtyre bashkimeve sintaksore, duke vënë në dukje jo vetëm anën formale gramatikore, por, mbi të gjitha, kuptimet që shprehin dhe kalimin tek njëra tjetra. Një gjë e tillë mungon në Sintaksat e mëvonshme universitare dhe parauniversitare që janë botuar në vendin tonë.25 Te teksti mësimor, Sintaksa e gjuhës shqipe, i botuar në Prishtinë, është mjaft interesant dhe i veçantë qëndrimi që mban autori kur paraqet frazën ose periudhën, terma, të cilët, te vështrimi i përgjithshëm, dalin pothuajse të njëjtësuara. Ja si i shpjegon M. Domi këto njësi kumtuese: ”Dy ose më shumë fjali që bashkohen me mjete të ndryshme sintaktike e formojnë

20Prof. M. Domi, Sintaksa e gjuhës shqipe, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1971, me 145 faqe.21Po aty, f. 3 – 24. 22Po aty, f. 25.23Po aty, f.25 – 29.24Po aty, f. 29 – 36.25Po aty, f. 42 – 48.

Çësh

tje të

për

dori

mit

të n

jësi

ve m

ë th

emel

ore

sint

akso

re n

ë gr

amat

ikat

tona

| Ph

D K

andi

date

, Bes

arta

Qal

liaj

53Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

një tërësi të vetme gramatikore quhen frazë ose periudhë.26 Gjatë paraqitjes së kësaj njësie, mund të vërejmë pa vështirësi se në tekst nuk mbahet një qëndrim i drejtë për afritë e ndryshimet që ekzistojnë ndërmjet termave fjali - frazë dhe periudhë. Aty theksohet se ndërmjet fjalisë e frazës për nga kuptimi nuk ekziston ndonjë ndryshim themelor; ndryshimi është më tepër strukturor: fjalia është e përbërë prej fjalësh e togje fjalësh, fraza prej fjalish.27 Ashtu siç kemi nënvizuar edhe për gramatikanë e gjuhëtarë të tjerë para tij, në trajtimin e periudhës (frazës), si kategori sintaksore, Domi shfaqet plotësisht nën ndikimin e logjikës e logjicizmit, kur vijon shpjegimin se ndërsa fjalia i përgjigjet një mendimi, gjykimi përgjithësisht të thjeshtë, fraza i përgjigjet një gjykimi kompleks, të përbërë prej gjykimesh të thjeshta të shprehura prej fjalish. Por edhe fjalia e veçuar e zgjeruar mund të shprehë ndonjëherë mendime po aqë komplekse sa edhe fraza. Në këtë pjesë, autori nuk lë pa përmendur se, duke u mbështetur në faktin se si fjalia, si fraza përbëjnë tërësia kuptimore e gramatikore të ngjashme, ka gjuhë e traditë grmamtikore që përdorin të njëjtin term, duke e quajtur fjalinë fjali e thjeshtë dhe frazën fjali e përbërë. Kështu ndodh në gjermanisht e në rusisht ( rus. predlozhenie dhe slozhnoe predlozhenie; gjer. Satz, Zusammengezetze satz).“Në gjuhë të tjera,vazhdon autori, duke u mbështetur në ndryshimin struktural, ndonjëherë edhe më tepër se kaq, të këtyre dy njësive sintaktike, përdoren terma të ndryshëm. E tillë është edhe tradita e gramatologjisë shqipe. Ndonjë përpjekje që është bërë nga ndonjë studiues ( J. Rrota, etj.) për të zëvendësuar termën frazë me “fjali të përbërë”, nuk ka zënë vend.28 Por fakti tregon se prej më se 3 dhjetëvjeçarësh në tekstet tona parauniversitare ajo përpjekje e Justin Rrotës ka qenë e drejtë dhe ai zëvendësim terminologjik (frazë – fjali e përbërë), ka fituar konsolidim të plotë.

Në mjaft tekste, të punuara nga një brez më i ri gjuhëtarësh, në vitet ’80 e këndej, për nivele masive shkollimi, u bënë edhe ndryshime terminologjike në fushë të sintaksës, përzgjedhje dhe emërtime kategoriale, kryesisht në klasifikimin e gjymtyrëve të dyta. Në “Librin e gjuhës shqipe”, 1, 2, 3, 4 (viti i botimit 1985-1986) e në të gjitha ribotimet e mëvona për shkollat e mesme pedagogjike dhe të gjuhëve të huaja (R. Përnaska, A. Jashari, L. Harito, L. Bubani, N. Dako e S. Bobrati), janë përdorur termat fjali e thjeshtë dhe fjali e përbërë. Po kështu, në tekstet e gjuhës shqipe për shkollat 8-vjeçare (autorë Bahri Beci, Loredan Bubani e Zamira Gurabardhi), botuar më 1996 dhe ribotuar pothuaj në çdo vit mësimor, duke mos qenë e ndarë morfologjia me sintaksën në libra të veçantë, që nga klasa V deri në klasën VIII, punohet me termat fjali e thjeshtë, fjali e përbërë (kl. V, fq. 248); duke e zgjeruar emërtimin e kësaj të fundit fjali e përbërë me pjesë të nënrenditura. Në veprën “Gramatika e gjuhës shqipe II, Sintaksa” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (Tiranë, 1997, fq. 60-64) jepet hierarkia e njësive sintaksore: gjymtyra e fjalisë, togfjalëshi, fjalia, periudha dhe pranohet qenia e “njësisë semantiko-strukturore të përbërë prej fjalish të mëvetësishme a periudhash të ndryshme, e cila ka një përmbajtje të lidhur, të organizuar zakonisht me mjete gramatikore. Mund të quhej thënie e lidhur”. (fq. 64). Në këtë tekst akademik gjithashtu shkruhet se “ka gramatika që përdorin për to (për fjalinë e periudhën) të njëjtin term, fjali, duke dalluar fjalinë e thjeshtë, që i përgjigjet fjalisë së mëvetësishme dhe fjalinë e përbërë, që i përgjigjet periudhës (fq. 61). Gjatë paraqitjes së lëndës në këtë gramatikë normative, përdoren termat fjali e thjeshtë dhe periudhë. Në një radhë me paraqitjen dhe trajtimin e periudhës (frazës, fjalisë së përbërë), në tekstet tona, e quajmë me vend të sjellim edhe disa risi në terminologjinë e kësaj njësie sintaksore, të cilat mund të shihen në tekstin mësimor universitar të gjuhëtarit

26Prof. M. Domi, Sintaksa e gjuhës shqipe, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1971, f. 37. Këtu autori shënon në fund të faqes:Disa quajnë periudhë vetëm frazën e gjatë, me shumë fjali, me ndërtim pak a shumë të ndërlikuar. Ka gramatika, sidomos shkollore, që pranojnë se mund të ketë frazë të përbërë edhe prej një fjalie, dhe quajnë frazë edhe një fjali të veçuar.27Po aty, f. 38.28Po aty, f. 39.

54 GLOBAL CHALLENGE

të njohur Minella Totoni, ku autori, që në parathënie (pa shtruar diskutime), shkruan: “Fraza me fjali të nënrenditura është një nga kategoritë më të studiuara të sintaksës së shqipes” dhe fut në përdorim nga fillimi e deri në fund termin frazë, si: fraza kohore, fraza vendore, fraza mënyrore, etj. Libri29 ka 169 faqe, ndahet në dy pjesë, për qëllime studime dhe kudo, në vend të skajit periudhë, përdoret nga autori termi frazë. Pjesa e parë, emëruar Mjetet e formësimit të frazës me nënrenditje, Totoni trajton termin korrelat-i , si mjet të organizimit të frazës, por që nuk kënaq si kriter klasifikimi për fjalitë me nënrenditje. Po renditim një numër skajesh gramatikore (sintaksore), krejt të veçanta që ndeshen në këtë tekst mësimor, për të cilat mendojmë se janë formësuar nga autori për shkak të trajtimit të ndryshëm të disa kategorive sintaksore, kryesisht të fjalive me nënrenditje – si përbërës kallëzuesorë të frazës.

- fjalë mbështetëse – fjala që rimerret në fjalinë e nënrenditur me anë të mjetit lidhës (f.18).

- mjet lidhës hibrid – është fjala kur fjalia e nënrenditur lidhet me fjalinë kryesore me ndajfolje + që dhe përemër + që (f. 24)

- organizim kumtesor i frazës – ose gjymtyrëzimi aktual i frazës, prej të cilit përftohen rendi neutral dhe rendi afektiv (f. 34, 37).

- remë e thënies – kur fjalia e nënrenditur del me rend të prapavendosur (f. 37).- temë e thënies – kur fjalia e nënrenditur del me rend të paravendosur (f. 37).- rend i aktualizuar – rend i lirë, ku fjala lidhëse del në rolin e temës (f. 43).- semantika e frazës – kuptim i frazës me nënrenditje ku do të kuptohet

marrëdhënia që vendoset ne mes së fjalisë së n/r dhe fjalisë kryesore në tërësi dhe përbërësve të saj (f. 45)

- qendra kallëzuesore e fjalisë – është marrëdhënia që krijohet midis kryefjalës e kallëzuesit(f.45). Në pjesën e dytë, titulluar Klasat dhe tipat e frazave të përbëra me nënrenditje, do të gjejmë mjaft terma të pazakontë me ata që ndeshen në libra sintakse të autorëve të tjerë bashkëkohorë, ose pararendës të tij në këtë fushë, si: fjalë mbështetëse analitike (f. 48), frazë ftilluese dëftore, nxitëse, dëshirore a pyetëse (f. 48), fjali e nënrenditur temë (f. 59), fjalë mbështetëse analitike karakterizuese (f. 59), frazë karakterizuese (f. 61), frazë kohore me kuptim të padiferencuar (f. 64), frazë kohore me kuptim të diferencuar (f. 68), fraza me kufizim fillestar (f. 71), fraza me kuptim kohor fundor (f. 72), fraza kohore me kuptime të mbishtuara (f. 74), fraza pa fjalë mbështetëse analitike kushtëzuese (f. 84), fraza përqasure (f. 115), fraza lejore përjashtimore (f. 118), frazë pa fjalë mbështetëse sintetike (f. 121), fraza përcaktore përemërore (f. 126), fraza me lidhje kufizuese-dalluese (f. 134), frazë me lidhje shtjelluese-shtesore (f. 139), frazë me lidhje kufizuese-dalluese (f. 144), frazë me fjalë mbështetëse analitike lidhëzore (f. 147), frazë përcaktore ftilluese dëftore (f. 148), fraza përcaktore ftilluese nxitëse a dëshirore (f. 149), fraza përcaktore ftilluese pyetëse (f. 150), fraza përcaktore saktësuese (f. 156 - 164) : kur fjala është rrethanor kohe, vendi, mënyre, rrethanor sasie, rrethanor shkaku a qëllimi, fjala mbështetëse është kryefjalë a kundrinor i drejtë; fraza me një gjymtyrë krahasimi të mbuluar (164), fraza me fjalë mbështetëse sintetike (165) etj.Këta terma, ose më mirë të thuhet togje a vargje fjalësh terma, nuk janë ngritur në shkallë përdorimi në librat e sintaksës së këtyre 10 vjetëve, as në tekstet e arsimit 9-vjeçar, as në nivelin e shkollës së mesme dhe as në ndonjë libër të kësaj disipline, siç është teskti Gjuha shqipe – Sintaksa e autorit Thoma Dhima, prandaj dhe u shënua më lart se shembujt e paraqitur këtu janë krejt të veçanta të gjuhëtarit M. Totoni, i cili, për mendimin tonë, ka një kontribut të dukshëm edhe në zhvillimin e terminologjisë së kësaj lënde dhe emri i tij lidhet me mjaft punime e probleme të diskutueshme në Sintaksën e shqipes Për ta mbyllur këtë rendje panoramike, duhet shtuar se edhe në tekstin më të ri “Gjuha shqipe - 1 për shkollat e mesme” Tiranë 2003 (autorë: E. Hysa, Gj. Shkurtaj, Xh.

29M. Totoni., Fraza me nënrenditje, Shblu, Tiranë , 2000

Çësh

tje të

për

dori

mit

të n

jësi

ve m

ë th

emel

ore

sint

akso

re n

ë gr

amat

ikat

tona

| Ph

D K

andi

date

, Bes

arta

Qal

liaj

55Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Lloshi, I. Metani, M. Gjokutaj), përdorën kudo me kundërvënie termat fjali e thjeshtë dhe fjali e përbërë. Le të përmendim se edhe në “Fjalorin e termave të gjuhësisë” në 6 gjuhë (botim i Akademisë së shkencave të RPSH, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 1975), janë përfshirë edhe termi frazë, edhe termi periudhë, duke u vënë këta barasvlerës në gjuhë të tjera: frazë: rus. fraza, fr. phrase, angl. phrase, gjerm. phrase, it. frase; periodë: rus. sllozhnoje predllozhenje; period; fr. phrase complexe; periode; angl. complex sentence; compound sentence, period; gjerm. Periode, Satzgefüge, zusammengesetzer Satz, it. periodo. Termi fjali e përbërë, siç e pamë edhe në tekstet universitare të M. Domit, është një përpjekje për të zëvendësuar termin periudhë dhe është futur në gjuhësinë tonë nga Justin Rrota, i cili, duke pasë studiuar në Austri, solli mjaft elemente të gramatikës së gjermanishtes. Lidhur me këtë duhet sqaruar se në Sintaksën e J. Rrotës (1942), krahas termit fjali e përbame (fq. 60), për të cilën jep shpjegimin “Fjalija e përbame do të ket pak së pakut dy predikata” përdoret edhe termi periudhë (fq. 105) dhe shpjegohet dallimi e lidhja që ka (sipas tij) me termin fjali e përbame: “Sado qi nën këtë emën perjudhë dikush thërret edhe fjalin, qi na ma nalt e quejtem fjali të përbame; prap, ma fort, perjudhë thirret njai grumbull fjalish, ndërtuem me të madhe mjeshtri e hart, qi përmban në veti nji mendim të vetëm, por të kryem plotësisht”. (fq. 105), duke pasë shpjeguar që në fillim të tekstit se “fjalia mund të gjindet, ja veçmas: F. e veçueme; ja në lidhni me tjera: F. e përbame” (f. 6).Duhet shënuar se gjatë analizës sintaksore të fjalisë së përbërë në të gjitha gramatikat (ku përdoret ky term), ajo zbërthehet në pjesë. Po a është emri pjesë një skaj gramatikor (sintaksor)? Mendojmë që jo, pasi edhe “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (Tiranë 1980, fq. 1943), pas 11 shpjegimeve leksikore që mbart fjala pjesë, nën një radhë frazeologjish, jep vetëm dy sintagma me kuptim gjuhësor: “Pjesët e fjalisë gjuh. gjymtyrët e fjalisë dhe Pjesët e ligjëratës gjuh. klasat kryesore në të cilat ndahen fjalët e një gjuhe, sipas kuptimit të përgjithshëm leksikor, veçorive morfologjike e fjalëformuese dhe funksioneve sintaksore (p.sh.: emri, mbiemri, përemri, folja, ndajfolja, parafjala, etj.). Prandaj mendojmë se nuk është mirë të përdoret fjala pjesë si term i sintaksës.30

Për termin frazë (shpjeguar etimologjikisht nga S. Priftit), duhet theksuar se është njësi e gjuhës së folur, e ligjërimit, ndërkohë që fjalia është njësi e gjuhës dhe e ligjërimit. Nga ana tjetër, fraza, që nga Shkolla e Pragës e këndej, barazohet me thënien (si term i kësaj shkolle, zbërthyer në temë dhe remë) dhe në disa gjuhësi përdoret edhe në kuptimin e fjalisë, edhe në atë të periudhës (sidomos pas arritjeve gjuhësore të strukturalizmit, deskriptivizmit dhe gjenerativizmit). Për frazën, duhet shënuar se ka ndër gjuhëtarët tanë, që me këtë term quajnë edhe fjalinë, edhe periudhën, siç vepron R. Memushaj, kur edhe përcakton se: “ Fraza është njësia më e madhe fonetike, që paraqitet si një unitet intonocionor dhe kumtues. Ajo është njësia e ligjërimit në gji të së cilës realizojnë funksionet e veta gjithë mjetet prozodike të gjuhës.31 Për më tepër ky gjuhëtar thekson se veçimi i frazës nuk paraqet ndonjë vështirësi, pasi paraqitet si segment i rrjedhës që ndodhet midis dy pauzash të gjata, të cilat në të shkruar jepen me shenja ndarëse të pikësimit... dhe kanë intonacion të përfunduar dhe mëvetësi kuptimore,32 të cilat janë karakteristika të fjalisë dhe njësisë superiore sintaksore – periudhës. Prurjet e mëdha për sintaksën, sidomos nga shkollat e sotme gjuhësore, kryesisht nga gjenerativizmi dhe transformacionalizmi, tregojnë se problemet e kësaj disipline në planin e këtyre drejtimeve të reja, nuk mund të zgjidhen me anë të kësaj terminologjie tradicionale. Veçse terminologjia e re (për gjuhësinë shqiptare) kërkon qëndrime po aq të reja, sipas trajtimit të kategorive sintaksore në rrafshin gjenerativist.

30T. Topalli, Fjali e përbërë, frazë apo periudhë, Gjuha jonë, 1-4/2004.31R. Memushaj, Fonetika e shqipes standarde, Botime Toena, Tiranë, 2010, f. 167.32Po aty, f. 167.

56 GLOBAL CHALLENGE

BIBLIOGRAFI:

1. CIPO, K., Sintaksa, Instituti i Shkencave, Tiranë, 1952.

2. DOMI, M., Sintaksa e gjuhës shqipe, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1971.

3. MEMUSHAJ, R., Fonetika e shqipes standarde, Botimet Toena, Tiranë, 2010.

4. RIZA, S., Vepra 2, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Botime të veçanta XXVI, Seksioni i Gjuhës dhe i Letërsisë, libri 13; Prishtinë, 1997.

5. RROTA, J., Sintaksi i shqipes, Shtypshkroja “A.Gjergj Fishta”, Shkodër, 1942-XX.

6. SHEPERI, I. D., Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe, Shtypshkronja “Vlora” G. Direttore & C, Vlorë, 1927.

7. TOPALLI, T., Fjali e përbërë, frazë apo periudhë, Gjuha jonë, 1-4/2004.

8. TOTONI, M., Fraza me nënrenditje, Shblu, Tiranë , 2000.

9. XHUVANI, A., Njohunit e para të syndakses shqipe, Pjes’e parë për klasat e nalta të fillores, Shtypshkronja “Vlora” G. Direttore & C . Vlorë, 1922.

10. XHUVANI, A., Sintaksa shqip, Pjes’e dytë, për klasët e ulta të shkollavet të mesme, Shtëpija Botonjëse “Kristo Luarasi”, Tiranë, 1938.

Çësh

tje të

për

dori

mit

të n

jësi

ve m

ë th

emel

ore

sint

akso

re n

ë gr

amat

ikat

tona

| Ph

D K

andi

date

, Bes

arta

Qal

liaj

57Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Pavarësia e Prokurorisë në këndvështrimin kushtetues

PhD Kandidate, Rezarta Bitri

Abstrakt

Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit e 26 gushtit të vitit 1789, në nenin 1 të saj afirmon se Njerëzit lindin të lirë e të barabartë Një proklamim i tillë duhet të kuptohet sot si një afirmim i mundësisë dhe kapacitetit të çdo shoqërie dhe çdonjërit prej nesh ta realizoj këtë deklaratë në realitet. Mbrojtja e barazisë dhe e ligjshmërisë përçohet gjithashtu nëpërmjet, ushtrimit të ndjekjes penale, një mision specifik i cili i është besuar Prokurorisë.

Prokuroria luan një rol “motor” në mbrojtjen e barazisë, një ide thelbësore që legjitimon ekzistencën e Prokurorisë si një institucion i pavarur. Historia shfaq një Prokuror, si një funksionar i pushtetit ekzekutiv, por që në etapa të caktuara i është njohur edhe statusi i magjistratit. Në një ambivalencë të tillë, domethënë varësia nga pushteti Ekzekutiv dhe përfshirja në trupën e pushtetit gjyqësor, konsiston edhe problematika lidhur me natyrën juridike të këtij institucioni.

Çështja e rolit të Prokurorisë nuk mund të shihet jashtë problematikës së funksioneve që i atribuohen organeve të pushtetit gjyqësor, dhe veçanërisht gjykatave. Pushteti gjyqësor përbëhet nga një kompleks organesh të cilat në bazë të traditës dhe kulturës juridike variojnë nga një shtet në tjetrin. Mund të dallohen fare qartë kushtetuta të cilat nuk e përmendin fare Prokurorinë ashtu sikundër në vende të tjera “magjistratura” e Prokurorisë parashikohet në Kushtetutë.

Zhvillimet historike kanë konfiguruar edhe Prokurorinë shqiptare në mënyra të ndryshme, duke i përcaktuar funksione dhe pozicion institucional, që varion gjatë periudhave të ndryshme.

Megjithëse historia e kohëve të fundit, mbas viteve 90, shënon përmirësime dhe kthesa të mëdha në përcaktimin e pozicionit dhe rolit të këtij organi, konfigurimi

58 GLOBAL CHALLENGE

kushtetues i prokurorisë nuk është jashtë debatit dhe vazhdon të gjenerojë ide dhe ndryshime të bëra realitet. Projektet e reformës në drejtësi demonstrojnë se përpjekjet për ndryshime lidhur me organin e prokurorisë vazhdojnë.

Fjalët kyçe: Prokuroria e Përgjithshme, Kushtetuta e Shqipërisë, Gjykata kushtetuese, Sistemi Gjyqësor, Kuvendi, Presidenti i Republikës

Këndvështrim i përgjithshëm

Në demokracinë si formë e qeverisjes, parimi i rëndësishëm i ndarjes dhe i balancimit të pushteteve synon kryesisht të mënjanojë rrezikun e përqendrimit të pushtetit në duart e një organi apo të personave të caktuar, gjë që praktikisht mbart me vete rrezikun e shpërdorimit të tij. Për këtë qëllim, pavarësisht se pushteti shtetëror në tërësi është një dhe i pandarë, brenda tij ka një sërë ndërthurjesh dhe raportesh të ndërsjella që Kushtetuta krijon ndërmjet segmenteve të caktuara të tij. Pra, në thelb, në bazë të këtij parimi, tri pushtetet qendrore duhet të ushtrohen jo vetëm në mënyrë të pavarur por edhe në mënyrë të balancuar. Kjo gjë arrihet nëpërmjet zgjidhjeve kushtetuese që garantojnë kontroll të ndërsjellë dhe ekuilibër të mjaftueshëm midis pushteteve, pa cenuar dhe pa ndërhyrë në kompetencat e njeri-tjetrit. Pushteti gjyqësor zë një pozicion të veçantë. Ai është i pavarur në dhënien e drejtësisë. Në këtë funksion, gjyqtarët u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve 1. Ata duhet të jenë të paanshëm dhe objektivë në gjykimin e çështjeve. Mbi këtë bazë, krijohen raporte të caktuara ndërmjet organeve dhe institucioneve qendrore kushtetuese që përfaqësojnë një nga tre pushtetet kryesore, por duke bërë kujdes, që në çdo rast të respektohet pavarësia kushtetuese e secilit prej tyre.

Parimi i ndarjes së pushteteve nënkupton një mënyrë të veçantë për përcaktimin e marrëdhënieve ndërmjet autoritetit të gjykatave dhe pushteteve të tjera. Zakonisht, vetëm pavarësia e gjyqtarëve mbrohet në mënyrë strikte. Prandaj, marrëdhëniet ndërmjet gjyqësorit dhe pushteteve të tjera bazohen dhe orientohen kryesisht për nga parimi i ndarjes së tyre 2.

Duke ju përmbajtur idesë universale të pavarësisë së gjykatës, shteti demokratik shqiptar njeh dhe shpall këtë parim kushtetues. Në nenin 145 të Kushtetutës thuhet se “Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve”.

Edhe pse prokuroria është një tjetër shtyllë e sistemit ligjor shqiptar, pavarësia e saj nuk përmendet shprehimisht në Kushtetutën e Shqipërisë. Por duhet të krahasohet Neni 148 (2) i Kushtetutës së Shqipërisë “ … organ pranë sistemit gjyqësor” dhe Neni 148 (3) i Kushtetutës së Shqipërisë “Në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve”. Dallimi ndërmjet pavarësisë së gjyqtarëve (“…i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjit” neni 145 (1) dhe asaj të prokurorëve (“…i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve). Neni 148 (3) mungon ku mungon fjala “vetëm”, (ky parashikim përsëritet në Nenin 4 (1) të Ligjit për Prokurorinë), duket i rëndësishëm vetëm për strukturën hierarkike të ndjekjes penale (ndryshe nga ajo e gjyqtarëve) dhe nuk ndikon në pavarësinë (në hetim) të prokurorëve.

Pavarësia e gjykatave arrihet vetëm atëherë kur respektohet parimi kushtetues i ndarjes dhe pavarësisë së pushteteve. Pa u siguruar një pushtet gjyqësor i ndarë dhe i pavarur tërësisht nga pushtetet e tjera nuk mund të bëhet fjalë për pavarësi të gjykatës, për gjykim të pavarur dhe të drejtë. Është fakt që në Shqipëri, shpesh herë pavarësia e gjykatës është cenuar pikërisht nga prishja e këtyre raporteve nga ndërhyrja e pushteteve të tjera në veprimtarinë e gjykatës, sidomos e atij të ekzekutivit.

1Në nenin 145 të Kushtetutës parashikohet se gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.2Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 18, datë 14.5.2003

Pava

rësi

a e

Prok

uror

isë

në k

ëndv

ësht

rim

in k

usht

etue

s | P

hD K

andi

date

, Rez

arta

Bitr

i

59Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Parë në këtë prizëm, pavarësia e prokurorisë nuk gëzon të njëjtat garanci. Fakti që prokuroria nuk organizohet si një pushtet më vete, sigurisht që është më e “dobët”, përballë influencave të pushteteve të tjera. Megjithatë, Kushtetuta parashikon edhe krijimin e organeve të tjera qendrore me pozicion neutral ose të ndërmjetëm, vendi dhe roli i të cilëve është mjaft i rëndësishëm në funksionimin e shtetit demokratik si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe këto organe të rëndësishme, në ushtrimin e funksioneve të tyre kushtetuese, gëzojnë pavarësi që garantohet me dispozita të veçanta të Kushtetutës. Ide qendrore mbetet shpërndarja e pushtetit shtetëror në disa organe apo mekanizma qendrore kushtetues, të cilët e ushtrojnë atë në mënyrë të pavarur, por duke krijuar gjithnjë mundësinë që secili prej tyre të kontrollohet në mënyrë reciproke 3. Një zgjidhje e këtillë është veçanërisht e rëndësishme dhe e domosdoshme në regjimin parlamentar të qeverisjes.

Fryma demokratike e shtjelluar më lart përshkon të gjithë Kushtetutën. Në dispozita të veçanta të saj bëhet fjalë shprehimisht për krijimin e organeve apo institucioneve të veçanta kushtetuese, të cilat kanë kompetenca të gjera dhe të rëndësishme në ushtrimin e pushtetit. Mes tyre përmendet qartësisht edhe Prokuroria dhe Prokurori i Përgjithshëm (nenet 148 dhe 49 të Kushtetutës). Përmes këtyre dispozitave sanksionohet kujdesi për të mbrojtur dhe siguruar sa më mirë pavarësinë e këtij organi dhe institucioneve kushtetuese, veçanërisht nga ndikimet apo ndërhyrjet e mundshme të politikës ose të ekzekutivit, të cilat mund të cenojnë veprimtarinë e tyre në ushtrimin e funksioneve kushtetuese përkatëse. Duke theksuar pavarësinë e këtij organi, është bërë kujdes që Kushtetuta të mos e lejë atë jashtë çdo lloj kontrolli. Ajo vendos raporte të caktuara mes këtij organi dhe organeve të tjera qendrore të pushtetit shtetëror, veçanërisht me Kuvendin. Këto raporte krijojnë mundësi për ushtrim kontrolli reciprok dhe për balancim të mjaftueshëm të pushtetit, duke u bazuar në kompetencat dhe funksionin kushtetues të secilit prej tyre.

Një nga mjetet më të rëndësishme për mbrojtjen e pavarësisë së organeve apo institucioneve kushtetuese është veçanërisht përcaktimi i saktë i mekanizmave dhe procedurave për zgjedhjen, emërimin dhe sidomos shkarkimin e drejtuesve apo anëtarëve të tyre. Parashikimi, për këtë qëllim, i mekanizmave të tillë si shumica e cilësuar në Kuvend, vendimmarrja e Presidentit të Republikës ose e Gjykatës Kushtetuese, vlerësohet si masë e rëndësishme dhe efektive në funksion të ruajtjes dhe forcimit të kësaj pavarësie.

Përveç argumenteve të mësipërme, në funksion të garantimit të pavarësisë së organeve dhe institucioneve kushtetuese shprehen edhe deklarimet e neneve 6 dhe 81, pika 2, shkronja “a” të Kushtetutës. Sipas nenit 6, “Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në këtë Kushtetutë rregullohen me ligjet e tyre përkatëse…”, ndërsa në nenin 81, pika 2, shkronja “a” theksohet, ndër të tjera, se ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të para- shikuara nga Kushtetuta duhet të miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Pra, qëllimisht Kushtetuta urdhëron që në bazë e për zbatim të saj, i gjithë ndërtimi, organizimi dhe funksionimi i secilit organ kushtetues të bëhet me ligj organik të veçantë, i cili duhet të miratohet jo me shumicë të thjeshtë, ashtu siç miratohet çdo ligj i zakonshëm, por me shumicën e cilësuar prej tri të pestave të deputetëve, gjë që kërkon një konsensus më të gjerë politik. Në këtë kuadër, ligjit organik i është dhënë rëndësi e posaçme në fushën e organizmit dhe të funksionimit të hallkave të ndryshme të organizmit shtetëror, sepse ai rregullon marrëdhëniet në një fushë të caktuar, që ligjvënësi nuk mund ta rregullojë me ligj të zakonshëm. Vullneti i kushtetutëbërësit është shprehur mjaft qartë për këtë çështje.

Pavarësi do të thotë shkëputje e marrëdhënieve me organin që të emëron, duke filluar nga dita e emërimit. Nevoja për pavarësi është evidente, si për prokurorin ashtu edhe për gjykatën dhe nga ky këndvështrim ato ngjajnë shumë njëra me tjetrën. Por pavarësia e tyre niset nga motive të ndryshme. Nëse pavarësia e gjykatës ka si motiv

3Vendim i Gjykatës Kushtetuese nr. 19, datë 03.05.2007

60 GLOBAL CHALLENGE

sigurimin e paanësisë së gjykimit në dhënien e drejtësisë, pavarësia e prokurorisë synon mosndikimin e organeve të tjera, qoftë të pushtetit legjislativ, atij ekzekutiv dhe gjyqësor në ushtrimin e funksioneve të saj.

Është e vërtetë që detyra më e rëndësishme, ajo e sigurimit të një sistemi gjyqësor që funksionon në mënyrë të pavarur mbetet në duart e gjyqtarëve, por në “skenën e drejtësisë” një rol jo të vogël luajnë edhe aktorë të tjerë si prokurorët dhe avokatët. Në çdo shoqëri shtetasit janë të interesuar të shohin se sistemi i tyre i drejtësisë funksionon në mënyrë të drejtë dhe të paanshme për të gjithë qytetarët. Në një sistem demokratik të ruajtjes së “kontrollit dhe ekuilibrit”, çdo organ, qoftë kjo gjykata, prokuroria, avokatia, është i pavarur nga organet e tjera dhe të gjithë janë në gjendje të kontrollojnë njëri tjetrin. Në rast se njëri nga organet abuzon me fuqinë e vet, organet e tjera kanë kompetencën të kontrollojnë situatën.

Në të gjitha legjislacionet e vendeve demokratike sanksionohet parimi, se gjykata është e pavarur dhe vepron në bazë të ligjit. Realizimi i këtij parimi është i pandarë edhe nga pozita juridike e prokurorit, nga pavarësia e tij në zbatimin e detyrave.

Për pavarësinë e prokurorëve flitet edhe në deklaratën e Sirakuzës të vitit 1981, ku thuhet: “Pavarësia e prokurorëve, kurrajoja dhe ndërgjegjja, me të cilën ata kryejnë detyra profesionale përkatëse, janë të domosdoshme për forcimin e pavarësisë së gjyqtarëve dhe për garantimin e drejtësisë, lirisë dhe respektimit të ligjshmërisë”.

Ekzistenca e një sistemi të drejtë dhe të paanshëm të dhënies së drejtësisë dhe mbrojtja efektive e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore varen po aq nga pavarësia e prokurorëve sa edhe nga pavarësia e gjyqtarëve. Pavarësia e gjyqtarëve dhe ajo e prokurorëve plotësohen dhe forcohen reciprokisht si pjesë përbërëse e të njëjtit sistem të drejtësisë.

Prokuroria në të vërtetë organizohet dhe funksionon në kuadrin e pushtetit gjyqësor por de jure, ajo është e lirë dhe e pavarur. Prokuroria është e pavarur nga pushtetet e tjera dhe e lirë që t’i zgjidhë çështjet me paanësi të plotë, sipas interpretimeve që u bën fakteve dhe ligjit, pa iu nënshtruar kufizimeve, ndikimeve, presioneve dhe ndërhyrjeve direkte, ose të tërthorta nga cilido dhe për çfarëdo arsye.

Në mbështetje të pavarësisë së prokurorëve deklarata e Sirakuzës thekson: “Në disa vende, prokuroria megjithëse bën pjesë në rendin gjyqësor është e organizuar

në mënyrë hierarkike dhe i nënshtrohet urdhrave të ekzekutivit, i cili në këtë mënyrë ka mjetet për të ushtruar tërthorazi presione mbi gjyqtarët nëpërmjet pjesëtarëve me influencë të prokurorisë. Duket e dëshirueshme për këtë arsye, që prokuroria të jetë e pavarur nga pushteti ekzekutiv”.

Në këtë kuptim edhe në legjislacionin shqiptar është sanksionuar karakteri i pavarur i veprimtarisë së prokurorisë. Pavarësia e prokurorëve është tashmë një parim i njohur përgjithësisht në botë. Edhe në rezolutën e Kongresit të XIV Ndërkombëtar të së Drejtës penale të vitit 1989 është theksuar se prokuroria mund të marrë direktivat e përgjithshme në fushën e kriminalitetit, por për probleme të veçanta, ajo duhet të veprojë me pavarësi të plotë. E njëjta gjë konfirmohet edhe nga parimet e Kombeve të Bashkuara, për rolin e magjistratëve, të miratuara në vitin 1990 që shprehen se prokurorët veprojnë në mënyrë të paanshme dhe evitojnë çdo lloj diskriminimi të natyrës politike, sociale, raciale kulturore ose të ndonjë natyre tjetër. Ata mbrojnë interesin e përgjithshëm dhe veprojnë me objektivitet.

Prokuroria bëhet e pavarur vetëm atëherë kur karriera e prokurorëve rregullohet nga një legjislacion i plotë dhe një praktikë e përpunuar deri në detaje për mënyrën e emërimit, të transferimit dhe të shkarkimit të prokurorëve.Emërimi i prokurorëve. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit 4. Prokurorët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës me

4Neni 149/1 i Kushtetutës

Pava

rësi

a e

Prok

uror

isë

në k

ëndv

ësht

rim

in k

usht

etue

s | P

hD K

andi

date

, Rez

arta

Bitr

i

61Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

propozim të Prokurorit të Përgjithshëm 5. Mënyra e emërimit në parim nuk ka të bëjë me natyrën e pushtetit që realizohet nëpërmjet ushtrimit të funksioneve të organit të prokurorisë. Në këtë mënyrë emërimi dhe shkarkimi i prokurorëve është sanksionuar me qëllim që institucioni i prokurorisë të jetë i çliruar nga presioni i ekzekutivit dhe i mbrojtur nga shkarkime ose transferime të pajustifikuara, ose arbitrare sidomos kur merr vendime që nuk janë në përputhje me pikëpamjet e qeverisë.

Në sistemin kontinental, ku bëjmë pjesë edhe ne, kompetencat që lidhen me karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë transferuar nga qeveria në organizma dhe institucione që pavarësisht nga emrat, përbërja dhe pozicioni që kanë janë të ngjashme me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Zvogëlimi i rolit të qeverisë për emërimin, transferimin dhe ndjekjen disiplinore të magjistratëve ka qenë i nevojshëm; praktika ka vërtetuar se ekzekutivi është më i prirur për ndërhyrje.

Edhe në Shqipëri, në dallim nga rregullimet pararendëse, ku gjyqtarët zgjidheshin dhe prokurorët emëroheshin, me ndryshimin e sistemit lindi si nevojë përmirësimi i standardeve të pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me ligjin kushtetues të vitit 19926 për herë të parë u sanksionua ngritja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ky këshill u konceptua si organ vendimor kolegjial, me qëllim për të rritur mundësinë e përfaqësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në këtë organizëm kolektiv. Krijimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ishte një garanci thelbësore e zhvillimit dhe mbrojtjes së të drejtave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pas vitit 1992, pavarësia ligjore e gjykatave dhe prokurorive u garantua edhe me një organizim të ri, si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili sipas këtij ligji mori një seri pushtetesh që lidheshin kryesisht me statusin e magjistratëve (gjyqtarë dhe prokurorë) me karrierën profesionale duke u vënë në rolin e mbrojtësit të tyre. Në atë kohë u barazua sistemi kushtetues dhe ligjor për rekrutimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me arsyetimin se pozicioni i prokurorisë lidhej ngushtë me numrin e përgjithshëm të gjykatave, nivelet e tyre shpërndarjen gjeografike si dhe nivelin arsimor dhe profesional që duhej të plotësonin kandidatët që do të punonin në këto organe.

Për këto arsye u unifikua mënyra e përzgjedhjes dhe e emërimit, transferimit, ngritjes në detyrë dhe rivendosjes së të drejtave. Ky regjim juridiko-kushtetues është vlerësuar edhe nga Komisioni Evropian për Demokracinë nëpërmjet të Drejtës i cili ka shprehur opinionin e tij në atë kohë për ligjin shqiptar mbi organizimin e drejtësisë duke thënë se: “sistemi i veprimit publik ka pësuar reforma të dukshme këto vitet e fundit, që shkon drejt sistemit akuzator, në të cilin prokurorët dalin para gjykatës si palë të barabarta me palët e tjera. Prokurorët janë deklaruar të pavarur nga Ministria e Drejtësisë ose nga çdo pushtet tjetër ekzekutiv dhe kanë statusin formal të magjistratit në gjirin e autoritetit gjyqësor. Veçanërisht ata nuk i nënshtrohen inspektimeve të Ministrisë së Drejtësisë. Në fakt, kryetari i çdo prokurorie në nivel nacional, të rrethit, të apelit ose ushtarak kontrollon personelin e tij.

Shkarkimi i prokurorëve nga detyra.

Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte sjellje që diskretitojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit7.

Prokurorët e tjerë shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm 8. Ndërsa për Prokurorin e Përgjithshëm jepen në mënyrë

5Neni 149/3 i Kushtetutës6Ligji nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat Kryesore Kushtetuese”, i ndryshuar7Neni 149/2 i Kushtetutës8Neni 149/3 i Kushtetutës

62 GLOBAL CHALLENGE

të shprehur rastet e shkarkimit, për prokurorët e tjerë në Kushtetutë nuk jepet asnjë përcaktim.

Në dallim nga gjyqtarët, Kushtetuta e re nuk parashikoi të drejtën e ankimit të Prokurorëve kundër shkarkimeve të padrejta. Me ligjin nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” në nenin 34 u sanksionua e drejta e ankimit vetëm kundër masave disiplinore të a) vërejtjes; b) vërejtjes me paralajmërim për shkarkim nga detyra; c) pezullimi nga detyra dhe kalimit në një detyrë tjetër, më të ulët, brenda organit për një periudhë nga gjashtë muaj deri në një vit, dhe nuk u parashikua e drejta e ankimit kundër shkarkimit nga detyra. Sipas pikës 2 të këtij neni dekreti i Presidentit të Republikës për shkarkimin nga detyra të prokurorit ishte i paankimueshëm.

Sipas Dispozitave Kryesore Kushtetuese, kërkesa e prokurorëve për rivendosjen e të drejtave shqyrtohej nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, për faktin se ata emëroheshin dhe shkarkoheshin nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ndryshimi i mënyrës së rekrutimit dhe shkarkimit të prokurorëve nuk do të thotë se ata duhet të liheshin pa mbrojtje.

Ligji nr. 8737, parashikonte shprehimisht:1. Kundër dhënies së masave disiplinore të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 1 të nenit 33 të ligjit, prokurori mund të bëjë ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa prokurorët pranë kësaj gjykate në Gjykatën e Apelit më të afërt”. Nga këto parashikime ligjore rezultonte se e drejta e ankimit ishte e pjesshme, ajo mund të ushtrohej vetëm ndaj masave disiplinore që nuk e zgjidhin “kontratën e shërbimit publik”.

Mosnjohja e së drejtës së ankimit për rastin e shkarkimit nga detyra duket se vjen në kundërshtim me nenin 13 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila është pjesë e sistemit të brendshëm juridik, zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të. Në këtë nen thuhet: “çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njohura në këtë Konventë, ka të drejtë të bëjë ankim efektiv tek një organi vendit të tij, edhe kur shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare”.

E drejta për t’u ankuar del edhe nga përmbajtja e nenit 42 të Kushtetutës, në të cilin thuhet : “Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor”. E drejta për punë dhe mbrojtja shoqërore e punës para- shikohen nga neni 49 i Kushtetutës dhe për pasoj, çdo cenim i tyre duhet të zgjidhet me një proces të rregullt ligjor.

Në konkluzionin e mësipërm ka arritur edhe Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 25, datë 13.02.2002 me të cilin vendosi shfuqizimin e pikës 2 të nenit 34 të ligjit organik të prokurorisë, me arsyetimin se dispozita aktuale nuk është në përputhje me përmbajtjen dhe frymën e Kushtetues Në arsyetimin e saj Gjykata Kushtetuese çmon se e drejta e prokurorëve për t’u ankuar buron nga Kushtetuta dhe si e tillë, ajo duhet të konkretizohej në ligjin organik të prokurorisë. Kufizimi që i bën kësaj të drejte dispozita e ligjit, lidhur me masat që merr ndaj tyre Presidenti i Republikës, nuk gjen mbështetje as tek neni 17 i Kushtetutës. Sipas kësaj dispozite, kufizime mund të vendosen vetëm kur ka interes publik dhe kur mbrohen të drejtat e subjekteve të tjera. Në këtë dispozitë kushtetuese, veç sa më sipër, vihen si kushte që kufizimi të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar, të mos cenojë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe të mos tejkalojë në asnjë rast kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane të të Drejtave e të Njeriut.

Në vijim, lidhur me këtë dispozitë Gjykata Kushtetuese arsyeton se tek dispozita në shqyrtim dallohen tri karakteristika: Së pari, e drejta kushtetuese e ankimit nuk mohohet tërësisht por, për të njëjtin subjekt, ajo parcelizohet, pa pasur asnjë bazë kushtetuese. Së dyti, ligji përmban një parregullsi, duke pranuar ankimin për masat, më të lehta dhe e mohuar për ato më të rënda. Së treti, dhe më e rëndësishmja, të drejtën e ankimit ligji e lidh me cilësitë e subjektit që merr masën. I ndryshëm është qëndrimi i

Pava

rësi

a e

Prok

uror

isë

në k

ëndv

ësht

rim

in k

usht

etue

s | P

hD K

andi

date

, Rez

arta

Bitr

i

63Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Në vendimin nr. 03.01.2003 të këtij kolegji, arsyetohet se përjashtohet juridiksioni gjyqësor për të shqyrtuar ligjshmërinë e dekretit për shkarkimin nga detyra, por nuk përjashtohet tërësisht juridiksioni për të vendosur gjyqësish zgjidhjen e disa pasojave që rrjedhin nga dëmtimi i interesave ekonomiko-financiare.

Në kuptim të kuadrit kushtet dhe ligjor që rregullon aspekte të ndryshme të prokurorisë, me shfuqizimin e pikës 2 të nenit 34 nga Gjykata Kushtetuese, në asnjë dispozitë tjetër ligjore nuk thuhet se kjo padi nuk mund të ngrihet. E drejta e ankimit pranohet si themelore edhe nga Konventa Evropiane Mbi të Drejtat e Njeriut dhe ushtrimi i kësaj të drejte është i pakufizuar.

Dekreti i Presidentit të Republikës që largon një prokuror nga detyra është një akt administrativ9.Në këtë kuptim padia për shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës mund dhe duhet të ngrihet. Në këtë kuptim boshllëku ligjor i krijuar nga shfuqizimi i nenit 34/2, u plotësua me ligjin nr. ligjin nr. 10 051, datë 29.12.2008, nga organi ligjvënës.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm

Neni 149/1 i Kushtetutës përcakton se Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Kushtetuta, për t’i dhënë një theks më të dukshëm pavarësisë së prokurorisë, në ndryshim nga ligji “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese”, ka zgjedhur, në thelb, procedurën e emërimit dhe të shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, duke mos ia lënë këtë proces vetëm një organi kushtetues. Si Kushtetuta ashtu dhe ligji organik ometojnë në lidhje me rregullat procedurale paraprake për fazën e propozimit apo të votimit të kandidaturave duke bërë që procesi i përzgjedhjes të mos jetë transparent. Madje deri në vitin 2008 norma kushtetuese nuk përcaktonte as kohëzgjatje të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe as kriteret që duhet të përmbushte kandidatura. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 përcaktuan mandatin 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi. Ndryshimet kushtetuese u vlerësuan si pozitive pasi e sollën edhe institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm në të njëjtën linjë me të gjitha institucionet e tjera kushtetuese të cilat kanë mandate të përcaktuara. Megjithatë Kushtetuta nuk parashikon kriteret që duhet të plotësojë kandidati për Prokuror të Përgjithshëm. Këto kritere si: (i) profesionin “nga radhët e juristëve”, (ii) përvojën e punës “jo më pak se 10 vjet në sistemin e drejtësisë”, (iii) “të shquhet për aftësi profesionale” dhe (iv) “figurë të pastër etiko-morale” përcaktohen vetëm në ligjin organik të Prokurorisë (neni 7, pika 1/1). Gjithashtu, siç është përmendur edhe më sipër miratimi i kandidaturës nga Kuvendi me quorum të thjeshtë të nënkuptuar (minimalisht prej 36 deputetësh) nuk i shërben marrjes së një mbështetjeje të gjerë nga ligjvënësi dhe garantimit të pavarësisë që duhet të karakterizojë këtë funksionar.

Në lidhje me llogaridhënien Prokurori i Përgjithshëm është i detyruar, për sa e lejon ligji, të japë shpjegime dhe të informojë në komisionet parlamentare për çështje të ndryshme të veprimtarisë së tij (neni 80/3 i Kushtetutës) si dhe të informojë herë pas here Kuvendin për gjendjen e kriminalitetit (neni 149/4 i Kushtetutës). Mungesa e llogaridhënies e Prokurorisë së Përgjithshme është shqetësuese. Megjithëse Kuvendi jep pëlqimin për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm (neni 149/1 i Kushtetutës), si dhe i propozon Presidentit të Republikës shkarkimin e tij (neni 149/2 i Kushtetutës) në kuptimin kushtetues, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka përgjegjësi politike para Kuvendit. Prokurori i Përgjithshëm është drejtues profesional e jo politik i prokurorisë, karakteristika të tilla që sigurojnë pavarësinë profesionale të këtij organi . Raportet

9Gjykata Kushtetuese në vendimin 25, datë 13.02.2002 arsyeton se “ …Presidenti i Republikës, në ushtrimin e funksioneve të tij, krahas akteve që janë rezultat dhe shprehje e drejtimit politik, nxjerr edhe akte individuale me karakter administrative. Në aktet me karakter administrative përfshihen edhe dekretet që dalin në adresë të prokurorëve”.

64 GLOBAL CHALLENGE

Kuvend-Prokurori kanë shfaqur përplasje në mënyrë të vazhdueshme veçanërisht si rezultat i vendimeve të Kuvendit për ngritjen e komisioneve hetimore për verifikimin e veprimeve ose mosveprimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, që i kanë paraprirë vendimeve për shkarkimin e tij .

Mënyra hierarkike e funksionimit të hetimit

Neni 148 i Kushtetutës përcakton se “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria ushtron edhe detyra të tjera të caktuara me ligj. Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si një organ i centralizuar. Në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve.”

Norma kushtetuese e përcakton prokurorinë si një organ sui generis, të një lloji të veçantë duke përjashtuar çdo lloj hapësire për të interpretuar përkatësinë e këtij organi kushtetues ndaj pushtetit ekzekutiv apo atij gjyqësor. Prokuroria organizohet dhe funksionon nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm si strukturë e centralizuar, ku përfshihen zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Këshilli i Prokurorisë dhe prokuroritë pranë sistemit gjyqësor.

Organi i prokurorisë ka disa veçori, të cilat janë përcaktuar në Kushtetutë dhe në ligj, të cilat e vendosin këtë organ në një pozitë të dallueshme nga pushtetet e tjera, dhe veçanërisht: a) si organi i vetëm në vend që ushtron ndjekjen penale; b) si organ që përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit, që disponon mbi çështjet që ndodhen në gjykim dhe që është i lirë në kërkimin e llojit dhe të masën së dënimit ndaj personave që i rezultojnë fajtorë; c) si organ me pavarësi të plotë në ushtrimin e funksioneve, duke iu nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve, gjë që do të thotë se fillimi i procedimit penal, vënia para përgjegjësisë penale, pushimi, pezullimi i çështjeve ose dërgimi në gjyq, janë atribute të prokurorisë; d) si organ i centralizuar që funksionon sipas rregullit se urdhrat dhe udhëzimet e prokurorit më të lartë janë të detyrueshme për prokurorët më të ulët, ndërsa ligjshmëria e vendimeve ose e veprimeve si dhe rregullsia ose plotësia e hetimeve të kryera nga prokurorët më të ulët kontrollohen vetëm nga prokurori më i lartë, me përjashtim të rasteve kur ligji procedural ia njeh gjykatës një të drejtë të tillë

Ndërsa nga njëra anë organizmi hierarkik vlerësohet për sigurimin e njëtrajtshmërisë në zbatimin e legjislacionit, nga ana tjetër konsiderohet se përbën burim për abuzim me autoritetin. Organizimi hierarkik i përcaktuar nga Kushtetuta, ligji organik dhe normat e KPP-së kanë shkaktuar përplasje të vazhdueshme midis prokurorëve të niveleve të ndryshme të cilat janë bërë objekt shqyrtimi i proceseve gjyqësore pranë gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe atij kushtetues. Problematikat që janë shfaqur në lidhje me Prokurorinë kanë të bëjnë me pozicionin kushtetues të organit të Prokurorisë në strukturën institucionale shtetërore, me kompetencat kushtetuese e ligjore si dhe me efektivitetin e organizimit dhe funksionimit.

Konkluzione

Kushtetuta nuk parashikon kriteret që duhet të plotësojë kandidati për Prokuror të Përgjithshëm. Edhe ligji organik ometon në lidhje me rregullat procedurale paraprake për fazën e propozimit apo të votimit të kandidaturave duke bërë që procesi i përzgjedhjes të mos jetë transparent. Miratimi i kandidaturës nga Kuvendi me quorum të thjeshtë të nënkuptuar (minimalisht prej 36 deputetësh) nuk i shërben marrjes së një mbështetjeje të gjerë nga ligjvënësi dhe garantimit të pavarësisë që duhet të karakterizojë këtë funksionar të lartë.

Në Kushtetutë gjithashtu nuk ka parashikime procedurale të hollësishme në lidhje me përcaktimin nëse ekziston ndonjë nga rastet për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Nuk ekziston legjislacioni që të plotësojë boshllëkun dhe të parashikojë

Pava

rësi

a e

Prok

uror

isë

në k

ëndv

ësht

rim

in k

usht

etue

s | P

hD K

andi

date

, Rez

arta

Bitr

i

65Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

procedurat dhe kompetencat që mungojnë. Duke ia lënë thjeshtë votimit të Kuvendit, vendimin nëse ekziston një bazë e caktuar për një rezolutë apo mocion që kërkon shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm pa ndonjë procedurë apo hetim të caktuar, dobësohet pavarësia e Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo gjithashtu, nga ana tjetër mund të paraqesë Kuvendin si të pambrojtur ndaj akuzave për politizim nëse shkarkon një prokuror, kur bazat për shkarkimin e të cilit ekzistojnë me të vërtetë. Përveç situatës ligjore edhe historiku i shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm me referime ndaj Kushtetutës dhe dispozitave ligjore mund të shërbej në të ardhmen për një konceptim më të drejtë të asaj që është e debatueshme: shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Procesi i emërimit dhe shkarkimit është vendosur në qendër të debateve politike dhe si pasojë është cenuar prej tyre. Rastet e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, kanë rezultuar mjaft të debatueshme dhe kanë përfshirë në çdo rast edhe Gjykatën Kushtetuese.

Organizimi hierarkik ka shkaktuar përplasje midis prokurorëve të niveleve të ndryshme të cilat janë bërë objekt shqyrtimi i proceseve gjyqësore jo vetëm pranë gjykatave të juridiksionit të zakonshëm por edhe në Gjykatën Kushtetuese. Problematikat që janë shfaqur në lidhje me Prokurorinë nuk kanë të bëjnë vetëm me pozicionin kushtetues të këtij organi në strukturën institucionale shtetërore, sepse edhe kur ky institucion nga pikëpamja administrative është nën Ministrinë e Drejtësisë, standardet evropiane e mbrojnë pavarësinë e prokurorëve, si magjistratë, në marrjen e vendimeve në lidhje me ndjekjen apo mos-ndjekjen e çështjeve të caktuara. Një ndryshim administrativ nuk është mjeti kryesor për të nxitur ndjekjen penale. Rritja e bashkëpunimit dhe bashkërendimi midis organeve përkatëse, prokurori, polici dhe organe të tjera kushtetuese do të ishte pozitive në drejtim të efektivitetit të ndjekjes penale.

Në vijim dhe në plotësim të idesë së bashkëpunimit, reformimi i sistemit gjyqësor nuk mund te trajtohet i ndarë nga prokuroria, kjo për faktin se puna e prokurorisë reflekton direkt në punën e gjyqësorit, por jo vetëm. Prokurorët mund të shihen dhe të trajtohen si nëpunës të rëndësishëm të shtetit, për analogji me administratën publike të tij, të kenë garancitë e nevojshme për të ushtruar detyrën e tyre në përputhje me ligjin, të mbajnë përgjegjësi për punën e tyre, dhe jo vetëm përgjegjësi përpara gjykatës dhe, të mos harrojë që janë të detyruar të kuptojnë që, për shkak të barazisë së armëve me palën që kanë përballë në një proces gjyqësor, nuk kanë nevoje të kenë asnjë lloj pompoziteti apo privilegji të pajustifikuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Në një fazë të mëvonshme, mendoj se duhet të krijohen hapësirat në legjislacion për decentralizimin e prokurorisë. Decentralizimi i prokurorisë mendoj që do të sjell rritjen e profesionalizmit të prokurorëve të thjeshtë në rrethe dhe iniciativës për t’u bërë ballë ata vetë të gjitha çështjeve. Ky do të ishte një hap shumë i rëndësishëm i cili do të përmirësonte edhe pavarësinë e brendshme të prokurorëve.

BIBLIOGRAFIA:

1. Kushtetuta

2. Konventa Evropiane Për të Drejtat e Njeriut

3. Ligji “Për dispozitat kryesore Kushtetuese

4. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

5. Ligji nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

6. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nr. 18, datë 14.5.2003

7. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 21, datë 10.07.2003

8. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 25, datë 13.02.2002

9. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.19, datë 3.5.2007

66 GLOBAL CHALLENGE

Tipo

logj

ia e

rek

lam

ave

sipa

s fu

nksi

onev

e të

ligj

ërim

it dh

e ve

çori

të e

gju

hës

rekl

amat

ive

në m

ësim

dhën

ien

dhe

mës

imnx

ënie

n e

angl

isht

es p

ër q

ëllim

e sp

ecifi

ke |

PhD

Kan

dida

te, A

dria

na T

hom

olla

ri

Tipologjia e reklamave sipas funksioneve të ligjërimit dhe veçoritë e gjuhës reklamative në mësimdhënien dhe mësimnxënien e anglishtes për qëllime specifike

PhD Kandidate, Adriana Thomollari

Abstrakt

Qëllimi i këtij punimi është të përshkruajë reklamën apo komunikimin me anën e publicitetit nga këndvështrime të ndryshme psikologjike dhe shoqërore, të paraqesë veçoritë e gjuhës reklamative si dhe funksionet e reklamave sipas funksioneve të ligjërimit të cilat ndahen në funksione referuese, metagjuhësore, poetike, emotive, konative dhe funksione fatike. Më tej punimi përmban klasifikimin e reklamave sipas funksioneve të ligjërimit ku dallojmë: reklamat referuese ose thjesht informuese, reklamat metagjuhësore, reklamat poetike, reklamat shprehëse, reklamat konative si dhe reklamat fatike. Në lidhje me veçoritë e këtyre reklamave, kemi trajtuar veçoritë gjuhësore që i karakterizojnë llojet e ndryshme të reklamave në lidhje me mesazhin që përcjellin nëpërmjet këtij lloj komunikimi marrësit dhe dhënësit e mesazheve. Shkurtimisht jemi ndalur edhe në përkufizimin e terminologjisë si dhe shtresimet e leksikut në gjuhën shqipe, gjë që na mundëson të kuptojmë më mirë përdorimin e njësive leksikore tipike për anglishten teknike shkencore. Krahas teknikave të tjera që këshillohen për mësimin e fjalorit, mendojmë se përdorimi i reklamës në këtë aspekt do të ishte një teknikë efektive për të analizuar strukturën e fjalëve teknike, formimin e

67Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

fjalëve mbi bazën e parashtesave dhe prapashtesave apo mbi bazën e kompozitave, për shqiptimin dhe përdorimin e gjuhës teknike në situata reale komunikimi. Në përfundim të këtij punimi kemi paraqitur edhe disa mendime personale në lidhje me komunikimin publicitar të realizuar mbi bazën e reklamave që i referohen produkteve dhe shërbimeve me karakter ekonomik, financiar, shoqëror, politik, kulturor etj., duke u përqëndruar kryesisht në reklamat didaktiko – profesionale në mësimin e anglishtes për qëllime specifike sidomos në mësimin, mbajtjen mend dhe ruajtjen në kujtesë të fjalëve teknike dhe fjalorit terminologjik. Mendojmë se këto konkluzione në përfundim të punimit mund të merren me rezerva pasi ato janë disa mendime personale mbi tipologjinë e reklamave sipas funksioneve të ligjërimit dhe veçorive të gjuhës reklamative.

Fjalët kyçe: Komunikim, Reklamë, Fjalë teknike.

Vështrimet psikologjike dhe shoqërore mbi reklamën

Brenda nëngrupeve të ndryshme shoqërore ose profesionale, qoftë edhe në mendjen e individëve të veçantë, ndeshim ndjenja kontradiktore që e përshkruajnë reklamën herë si “maja e heshtës për përhapjen”, herë si “maja e heshtës së shfrytëzimit”, qëndrim ky që, me sa duket, ka të bëjë me faktin se nga vetë natyra e saj, reklama është njëherësh racionale dhe jo racionale, informuese dhe nxitëse, ajo luan njëkohësisht me vetëdijen dhe pavetëdijen.1 Studimet në fushën e psikologjisë kolektive për motivimin na kanë treguar se reklama ndodhet në pikën e bashkimit të ekonomisë e të psikoanalizës, se akti i blerjes nuk është vetëm një akt ekonomik, por edhe krijon ose çliron tensione, shoqërohet nga një yjësi e tërë planesh, tërheqjesh, qëndrimesh dhe emocionesh me prejardhje të pavetëdijshme. Sot është bërë mëse e rëndomtë formula se ne blejmë ‘’imazhin tonë’’, kur parapëlqejmë një markë kundrejt një tjetre pavarësisht nga ndryshimet e parëndësishme ose krejt pa peshë nga ana praktike e financiare. Meqë është përdorimi i njohurive psikosociologjike me qëllime utilitare, e ngarkuar nga ana emocionale, reklama është një temë e vështirë për t’u kontestuar apo aprovuar, ajo zhvillohet në përpjestim të drejtë me rritjen e prodhimit dhe të nivelit të jetesës. Në planin psikologjik, ajo nënkupton një truall shoqëror ku risia përbën një vlerë themelore, por gjithsesi reklama nuk mund të fabrikojë nevojat tona, ajo mund t’i nxisë apo t’i zgjojë ato.

Veçori të gjuhës reklamative

Bota e reklamës përkujdeset të përdorë sa më mirë gjithë mundësitë e mjetit të komunikimit, që në këtë rast është gjuha. Vetë fjala reklamë sot është zëvendësuar me fjalën publicitet, ajo nuk ngurron të çlirohet prej kallëpeve të përdorimit normativ dhe të shfrytëzojë sa më shumë burime gjuhësore të cilat e joshin publikun, e argëtojnë, e bëjnë për vete dhe e bindin atë për mesazhin e tyre. Për t’ia arritur qëllimit, reklamuesit e bëjnë fjalorin e vet gjithnjë më të lulëzuar duke shfrytëzuar burime nga trajta sintaksore të papërdorura, nga filozofia e komunikimit, nga mjetet e komunikimit masiv, nga informatika, nga poezia, nga muzika etj. Duke iu drejtuar shkencave gjuhësore për të analizuar një numër të madh parrullash frëngjisht të kohëve të fundit, Blanche Grunigu (1991) ka nxjerrë në dukje burimet gjuhësore tek të cilat mbështeten reklamuesit për të ngjallur vëmendjen, dëshirën, mbajtjen mend. Ajo u është drejtuar rregullsive formale, si përsëritja e tingujve, fjalët me dy kuptime, efektet e drejtpeshimit, simetritë ose ndërprerjet, përpunimet e

1Prof. Dr. Xhevat Lloshi, Komunikimi, Tetovë, 2003

68 GLOBAL CHALLENGE

shprehjeve dramatike, vlerësimet e disa pozicioneve, dhe ka treguar se parrullat në mënyrë të hollë vënë në veprim ligje mjaft të fuqishme të gjuhës, si për t’i respektuar edhe për t’i shkelur ato. Na duhet të besojmë se ajo që na godet tek mesazhet e reklamës është pikërisht forma gjuhësore në të cilën paraqitet. Reklama e goditur mirë arrin deri aty sa gjithë bota e mban mend parrullën dhe e harron emrin e prodhimit. Shpesh reklama u drejtohet siglave dhe shkurtimeve, ndërtimeve sintaksore të pazakonshme dhe huazimeve nga gjuhët e tjera. Nga foljet deri pak kohë më parë vetëm kalimtare ose jo kalimtare, disa e kanë humbur ngurtësinë e përdorimit dhe nadalin fjali. Trajta të tilla e tërheqin vëmendjen sepse nuk përdoren zakonisht; ato shumëfishohen dhe përhapen nëpërmjet pllakateve, shtypit, radios dhe televizionit, bëhen pa u ndjerë të zakonshme dhe kur i përgjigjen një nevoje kalojnë me lehtësi në gjuhën e zakonshme. Reklama shfrytëzon lojrat me fjalët, shprehje që vijnë nga bota e të rinjve, mënyra të foluri, të cilat, duke u përsëritur vazhdimisht, bëhen pak nga pak shprehje familjare. Reklamën e ndeshim kudo, nëpër mure, në revista, në valët e radios, në mjetet e tjera të komunikimit masiv siç janë celularët, Interneti etj. Ajo është kaq e ngadogjendur sa ndonjëherë edhe vetë konsumatori kthehet në mënyrë të pavetëdijshme ose edhe vetvetiu në një reklamues të gjallë të produktit. “Objektivi madhor i reklamës është të bëjë për vete konsumatorin, të shndërrojë një jokonsumator në konsumator, duke e bërë atë të kalojë tri etapa të hierarkizuara në kohë”2:

- etapa njohëse (learn): vëmendja, vetëdijësimi, njohja, të kuptuarit. Konsumatori informohet për produktin;

- etapa tërheqëse (like): interesimi, vlerësimi, mendimi, parapëlqimi, bindja. Kur është i informuar si duhet, konsumatori interesohet për prodhimin;

- etapa e sjelljes (do): qëllimi, sjellja, veprimi. Duke qenë i informuar, pastaj i informuar për të mirat e reja të një prodhimi, konsumatori vendos për të blerë.

Megjithatë, duhet theksuar se, etapat e mësipërme (njohëse, tërheqëse, e sjelljes) mund të vargëzohen me anë të rendit të ndërsjellë, në mënyra të ndryshme, në vartësi nga fakti se çfarë synojnë konkretisht të realizojnë praktikat e reklamave nëpërmjet një vargëzimi të caktuar: funksionin njohës, funksionin sugjestionues apo vazhdimësinë e lidhjeve të ngulitura a të garantuara nga vetë produkti. “Prodhimi im flet vetë: edhe pa më njohur, nuk mund të kundërshtoni përballë leverdisë së jashtëzakonshme që ju pret.”(Seguela 1982) Të gjitha këto për të arritur në një përfundim se reklama është komunikim: ka rregulla për të komunikuar mirë, secili mesazh ka një përmbajtje (ajo që duan të transmetojnë); mirëpo njëkohësisht ai e ndryshon marrrëdhënien që i bashkon personazhet komunikuese. Përmbajtja është e domosdoshme, por pa marrë parasysh marrëdhënien, mesazhi nuk kalon. Ky mësim është jetik për reklamën. Në bazë të komunikimit me anë të reklamës qëndron skema bazë e komunikimit që në rastin e reklamës gjen shprehjen e vet në trinomin e mëposhtëm: njoftues – dhënës, objekt – referim, publik – marrës , sipas së cilës skemë përshkruhen marrëdhëniet midis “atij që flet” (prodhuesi, fabrikanti, agjensia e reklamës), “sendit” për të cilin flitet (prodhimi, objekti, shërbimi ose marka) dhe publikut marrës, tërësisë së personave, të adresuarit e mesazhit (klientët, përdoruesit, konsumatorët, blerësit etj).

Tipologjia e reklamave sipas funksioneve të ligjërimit

Gjashtë funksionet e ligjërimit, siç i ka përcaktuar Jakobsoni, funksione që nuk e përjashtojnë njëri – tjetrin por shpesh edhe mbivendosen, janë karakteristike edhe për gjuhën reklamative. Këto përfshihen tek ajo që quhet ngërthimi i subjektiviteve dhe mund të ndahen në dy grupe:

2Prof. Dr. Xhevat Lloshi, Komunikimi, Tetovë, 2003

Tipo

logj

ia e

rek

lam

ave

sipa

s fu

nksi

onev

e të

ligj

ërim

it dh

e ve

çori

të e

gju

hës

rekl

amat

ive

në m

ësim

dhën

ien

dhe

mës

imnx

ënie

n e

angl

isht

es p

ër q

ëllim

e sp

ecifi

ke |

PhD

Kan

dida

te, A

dria

na T

hom

olla

ri

69Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

1. funksionet referues, metagjuhësor dhe poetik që kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe që, për analogji, mund të frymëzojnë disa tipa reklamash;

2. funksionet emotiv, konativ dhe fatik që i përkasin fushës së marrëdhënieve. Kështu, në bazë të funksioneve të ligjërimit, dallojmë këto tipa reklamash:

- Reklama referuese ose thjesht informuese e cila paraqet përmbajtjen e një mesazhi pa e përfshirë atë që e jep ose atë që e merr. Këtu, ajo që të bie në sy, është karakteri thjesht përshkrues i gjuhës, përdorimi i teksteve të shkurtra, mungesa e ndajfoljeve apo epiteteve që mbingarkojnë mesazhin, dhe që konsiderohen të tepërta ose të panevojshme për të paraqitur një produkt apo për të përpunuar argumentimin e secilit prodhim të një marke të caktuar. Në këtë tip reklame ndonjëherë ndeshim emërtime të shkurtra si edhe tekste të gjata të shoqëruara me fotografi dhe mesazhe lakonike, veçori këto, që të marra së bashku lidhen me përdorimin e drejtpërdrejtë të gjuhës për të transmetuar një informacion dhe për të realizuar njëkohësisht funksionin informues të reklamës.

- Reklama “metagjuhësore” merret me subjekte dhe u bën thirrje dijeve të posaçme duke përdorur një ligjërim të veçantë, terminologjinë përkatëse e cila është tipike për komunikimin në gjuhën e specialitetit, paraqet vështirësi për t’u kuptuar në gjuhën e përbashkët dhe, për këtë, është e nevojshme përdorimi ose përzgjedhja e fjalëve të kuptueshme me lehtësi nga kushdo.

- Reklama “poetike”. Mesazhit i shtohet vlera, i plotësohet kuptimi nëpërmjet figurave të ndryshme të stilit, siç janë epitetet e lulëzuara, metafora figurative apo metonimia. Për të përshkruar këtë tip reklame mjafton të përmendim këtu thënien e mëposhtme. Rrjedhshmëria e retorikës që shpaloset gjatë një konference për reklamë ndoshta nuk gjen shoqe në të kaluarën, me përjashtim të stilit oborrtar, në romanet e kalorsisë ose në poezinë e Të Çmuarve: “Madje mund të pohohet se reklamuesit janë sot të vetmit bashkë me poetët – veçse pyetja është a ka më poetë?- që përdorin pa komplekse mundësitë e frengjishtes dhe kanë guximin ta përtërijnë” (Walter 1988:308).

- Funksioni “emotiv” siç quhet ndryshe edhe funksioni shprehës, lidhet me subjektivitetin; përmbledh të gjitha përpjekjet e bëra për t’i dhënë njoftime tjetrit rreth personalitetit të atij, që e transmeton mesazhin, duke nxjerrë përpara personalitetin, tiparet e karakterit të atij që komunikon. Ky tip reklame nuk është pasqyrë e një realiteti, por një interpretim personal dhe subjektiv.

- Reklama “konative” ose përshtypjelënëse, realizon funksionin e përfshirjes të të adresuarit të mesazhit duke e prekur atë qoftë nëpërmjet njohjes së personalitetit të tij, të karakterit, kulturës, mënyrave të sjelljes apo të të folurit, qoftë duke marrë parasysh përgjegjësitë e tij familjare, qoftë me anë të përftesave gjuhësore, strategji këto të cilat realizojnë funksionin qëndror në fushën e marrëdhënieve sepse në rradhë të parë kjo lloj reklame synon që i adresuari të jetë jo vetëm i bindur për atë që mbart mesazhi, por edhe i prirur për një qëndrim pozitiv dhe veprues ndaj tij. Do të ishte me vend të përmendim këtu vlerat edukative të reklamës të cilat në mënyrë indirekte përbëjnë funksionin edukues të reklamës.

- Reklama “fatike”, vendos lidhjen midis auditorit dhe folësit dhe synon që kjo lidhje të jetë e vazhduar. Nëpërmjet funksionit fatik, reklama e bën të adresuarin e mesazhit të jetë aktiv, krijues apo origjinal përballë zgjedhjeve që i ofron vazhdimësia e lidhjeve. Me fjalë të tjera mund të themi se këtu synohet të realizohet ai që quhet karakteri ndërveprues i reklamës.3

3Prof. Dr. Xhevat Lloshi, Komunikimi, Tetovë, 2003

70 GLOBAL CHALLENGE

Roli i reklamës në mësimin e anglishtes për qëllime specifike

“Çdokush që ndihmon të tjerët për të mësuar, duhet të kuptojë apo të dijë se si bëhet e mundur ruajtja e informacionit në kujtesë dhe cila është arsyeja që disa pjesë të informacionit “nguliten” dhe disa të tjera largohen pa u kuptuar. Kjo i ndihmon mësuesit e gjuhës për të vendosur në klasë ato proçedura që nxisin një mësimnxënie sa më efektive dhe ruajtjen në kujtesë të njësive të reja që mësohen në klasë”.4

Më poshtë do të njihemi me një analizë të shkurtër dhe selektive të aspekteve teorike mbi kujtesën, në veçanti të atyre aspekteve që na lejojnë të vlerësojmë në mënyrë më objektive disa nga aktivitetet që zhvillohen në klasë, qofshin këto aspekte praktike apo përshkrime të eksperimenteve shkencore të përshtatshme dhe me interes për mësimdhënien në klasë.

1. Llojet e kujtesës:

Kujtesa afatshkurtërSipas psikologëve, gjatë mësimnxënies verbale, nxënësit aftësohen për të ruajtur in-formacionin e marrë brenda një kohe të shkurtër duke e përsëritur atë në mënyrë konstante, duke qenë të përqëndruar dhe duke mos marrë më shumë se shtatë njësi informacioni. Kujtesa afatshkurtër është krejt ndryshe nga kujtesa afatgjatë.

Kujtesa afatgjatëMe kujtesë afatgjatë ne kuptojmë kapacitetet tona për të rikujtuar informacio-

nin e marrë javë, muaj, apo vite më parë. Megjithatë dallimi midis dy llojeve të kujtesës nuk është thjesht çështje kohe. Në dallim nga kujtesa afatshkurtër që karakterizohet nga kapaciteti i limituar për të mbajtuar mend, kujtesa afatgjatë duket e pashtershme dhe mund të akomodojë një sasi të pacaktuar informacioni të ri. Megjithëse ruajtja e infor-macionit të ri e ka një çmim, përgjithësisht është pranuar se duhet të punojmë akoma më shumë për të patur një kujtesë afatgjatë dhe përsëritja e vazhdueshme tipike për kujtesën afatshkurtër, mund të jetë e papërshtatshme për ruajtjen në kujtesë të informacionit të ri për një kohë të gjatë. Megjithatë, kufiri midis kujtesës afatgjatë dhe kujtesës afatshkurtër, nuk është në çdo rast i përcaktuar qartë pasi metoda e përsëritjes, esenciale për kujtesën afatshkurtër, mund të mos jetë e përshtatshme për ruajtjen në kujtesë të informacionit për një afat të gjatë kohe.

2. Organizimi i leksikut mendor

Tashmë është bërë e qartë lidhja që ekziston midis njësive leksikore dhe as-pekteve të tjera gjuhësore si shqiptimi, vlerat gramatikore, prejardhja, gërmëzimi, dre-jtshkrimi etj. E gjithë kjo sasi informacioni, ruhet në trurin tonë dhe kështu që tashmë duhet të ekzaminojmë si organizohet dhe si magazinohen këto të dhëna në kujtesën tonë. Studiuesit kanë vërejtur se leksiku ynë mendor është jashtëzakonisht i organizuar dhe efiçentë. Brown dhe Mc Nail (1966), e theksojnë me forcë këtë pikë dhe na japin të dhëna mbi organizimin e leksikut të cilat kanë treguar “se ka një sistem fonologjik, një sistem të marrëdhënieve kuptimore dhe një sistem i drejtshkrimit, të cilat funksionojnë

4R. Gairns and S. Redmond, Memory and Written Storage në “Working with words”.

Tipo

logj

ia e

rek

lam

ave

sipa

s fu

nksi

onev

e të

ligj

ërim

it dh

e ve

çori

të e

gju

hës

rekl

amat

ive

në m

ësim

dhën

ien

dhe

mës

imnx

ënie

n e

angl

isht

es p

ër q

ëllim

e sp

ecifi

ke |

PhD

Kan

dida

te, A

dria

na T

hom

olla

ri

71Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

të ndërlidhura pikërisht në nivelin më themeltar”.5 Eksperimentet kanë treguar se njësitë e ndërvarura nga pikëpamja semantike, magazinohen së bashku. Hulumtues të tjerë, në shumicën e rasteve, kanë rënë dakort se njësitë renditen në një seri rrjetash asociuese, pavarësisht nga këndvështrimet e ndryshme. Forster (1976 – 1979), mbron teorinë “se të gjitha njësitë leksikore janë të organizuara në një dosje të madhe komandimi dhe se kemi gjithashtu dosjet e aksesit periferik të cilat përmbanin informacion për drejtshkrimin, fonologjinë, sintaksën dhe kuptimin”.6

Për të patur një ide akoma më të plotë na duhet të marrim në konsideratë ndryshoret e tjera që veprojnë mbi magazinimin. Një faktor i rëndësishëm këtu është frekuenca e fjalëve; njësitë që hasen shumë më shpesh se të tjerat njihen dhe ruhen me lehtësi gjithashtu. Në këtë sistem, njësitë me frekuencë më të lartë, ndodhen në “majë të pirgut” dhe në këtë mënyrë kujtohen më lehtësisht. Një variabël tjetër është reçenca e përdorimit dhe për analogji fjalët e përdorura në periudha më të vona kohore mund të gjenden në krye të pirgut. Këto ndryshore lid-hen me shpeshtësinë e përdorimit të njësive leksikore por është e rëndësishme të merret parasysh fakti se kur këto njësi janë mësuar për herë të parë. Le të përfytyrojmë një grumbull fjalësh të organizuara kronologjikisht: në njërin skaj do të gjendeshin fjalët e mësuara ditën e parë të kursit, kurse fjalët e mësuara në periudhën më të fundit kohore do t’i hasnim në skajin tjetër. Dihet qartë se folësit e gjuhës amtare nuk e përvetësojnë të gjithë fjalorin e gjuhës së tyre duke e organizuar atë sipas fushave leksikore, por i përvetësojnë njësitë leksikore si zakonisht, domethënë në mënyrë të çorganizuar, gjithsesi kronologjike, përgjithësisht sipas një renditjeje të parashikueshme mjaftueshëm përsa i përket shpeshtësisë apo frekuencës së përdorimit të njësive leksikore. Megjithatë, folësit e gjuhës amtare, kanë shumë kohë në dispozicion për të ndërtuar një leksik të kuptueshëm, kurse për nxënësit e gjuhës së huaj koha është e limi-tuar, e pamjaftueshme. I analizuam këto aspekte të sistemeve magazinuese me qëllim që të jemi të përgatitur për të përshpejtuar proçesin e mësimnxënies dhe për të lehtësuar proçesin e ruajtjes së informacionit leksikor në kujtesën tonë, qoftë kur orvatemi të qartësojmë rrjetet asociuese, qoftë kur kategorizojmë apo organizojmë vendin e leksikut në përcak-timin e përmbajtjes së një kursi në mënyrë të tillë që ky përcaktim të na ndihmojë më vonë për të kuptuar vlerat praktike që na ofrojnë të kuptuarit e koncepteve “frekuencë” dhe “reçencë”. Pavarësisht nga dobishmëria e këtyre rrjeteve të ndryshme organizuese të ku-jtesës, ne ende vuajmë nga lapsusi kur nuk jeni në gjendje të mbajmë mend diçka për të cilën mendomin se kishte zënë vend në kujtesën tonë afatgjatë. Pse ndodh kështu? Njëra nga teoritë mbi kujtesën sygjeron se informacioni i ruajtur në kujtesë mbetët pa u përdorur, nuk aktivizohet në mënyrë sistematike, me fjalë të tjera ne duhet të praktikojmë dhe të përsërisim atë çka mësojmë përndryshe informacioni i ri do të zbehet gradualisht dhe përfundimisht do të zhduket tërësisht. Në kundërshtim me këtë teori, koncepti i harresës së varur nga një e dhënë, pohon se në të vërtetë informacioni vazhdon të ruhet në kujtesë por se ne mund të mos jemi në gjendje ta kujtojmë atë. Kjo ndodh në rastet kur informacioni nuk vendoset në vendin e duhur apo keqvendoset. Përveç rastit të përmendur më sipër, ka të dhëna që prodhojnë se retensioni apo

5R. Gairns and S. Redmond, Memory and Written Storage në “Working with words”.6R. Gairns and S. Redmond, Memory and Written Storage në “Working with words”.

72 GLOBAL CHALLENGE

përvetësimi në nivel të dobët, mund të shkaktohen gjithashtu nga aktivitetet e rëndë-sishme mendore të ndërmarra para ose pas përiudhës së mësimnxënies të cilat përkohë-sisht, ose dëmtojnë aftësinë tonë për të thithur outputin e ri ose pengojnë retensionin efektiv të këtij inputi. Kjo situatë është në kontrast me situatën e krijuar nga humbja e kujtesës për një kohë të gjatë. Në përgjithësi besohet se 80% e informacionit që ne harro-jmë humbet 24 orë pas nxënies fillestare. Kjo mund të na ndihmojë për të shpjeguar pse rezultatet e testimeve të kryera një ditë pas inputit mund të jenë tepër stresuese, kurse testimet e kryera një javë më pas japin rezultate mjaft të mira. Harresa e përllogaritur në këtë mënyrë apelon qartë për veprimtaritë e përsëritjes dhe të riciklimit. Si mësues të gjuhës, ne duhet të sigurohemi për ruajtjen në kujtesën afatgjatë të asaj që mësohet, pra gjatë veprimtarive ose proçeseve të të mësuarit që ndodhin në klasë, duhet t’i kushtohet sadopak rëndësi teorive të ndryshme të kujtesës për të shman-gur humbjen e aftësisë për të mbajtur mend ndërkohë që përpiqemi të zhvillojmë dhe lehtësojmë sistemet e dobishme të kujtesës. Pritet që shumë nga mësuesit të pranojnë teorinë sipas së cilës “investimi personal i studentit” ndikon në mënyrë shumë efikase në proçeset e të mbajturit mend7.

Disa ide për mbajtjen mend, ruajtjen në kujtesë dhe përdorimin e fjalëve profesionale dhe leksikut terminologjik

Që të jemi të suksesshëm në mësimin e një gjuhe të huaj duhet fillimisht të

përvetësojmë shumë mirë gjuhën amtare. Kjo është po aq e rëndësishme kur flasim për mësimin e gjuhës së specialitetit një nga veçoritë kryesore të së cilës është përdorimi në masë i fjalëve profesionale dhe terminologjisë. Në qoftë se e njohim mirë këtë aspekt të gjuhës në gjuhën amtare do ta kemi më të lehtë të mësojmë, mbajmë mend, ruajmë në kujtesë dhe përdorim për nevojat e profesionit gjuhën e huaj. Profesor Jani Thomaj i kushton një vëmendje të veçantë leksikut terminologjik dhe fjalëve profesionale në gjuhën shqipe duke na kujtuar që t’i ruajmë, t’i pasurojmë dhe t’i përdorim me vend ato. Kjo do ta lehtësonte më shumë mësimdhënien dhe mësimnxënien e anglishtes për qëllime specifike. “Kur flasim për leksikun e gjuhës shqipe nuk kemi kufizim kohor e truallsor. Ai përfshin të gjitha fjalët që janë përdorur nga shqiptarët në të gjitha periudhat e jetës së popullit tonë. Këto janë fjalë të parme të përdorimit të përgjithshëm a të veçantë, si edhe të gjitha fjalët që janë formuar prej tyre. Përveç fushave të zakonta, leksiku i gjuhës shqipe përfshin edhe fjalë të reja që kanë lindur nga dita në ditë sipas kërkesave të mar-rëveshjes ndërmjet njerëzve, fjalë që kanë dalë nga përdorimi ose tanii mund të përdoren më pak, fjalë krahinore, fjalë teknike – profesionale, njësi frazeologjike të të gjitha tipave dhe të gjithë truallit gjuhësor shqiptar si edhe të gjitha fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, që shqipja i ka bërë të vetat. Përveç fjalëve emërtuese, në leksikun e gjuhës sonë hyjnë të gjitha fjalët shërbyese dhe pasthirrmat.”8

Leksiku i gjuhës standarde vjen gjithnjë duke u pasuruar, krahas zhvillimit të prodhimit, të shoqërisë, të shkencës, të kulturës e të mendimit. Në etapa të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë, të ekonomisë e të kulturës, të shkencës dhe teknologjisë, kanë dalë objekte e koncepte të reja, që janë shënuar me fjalë të reja. Nga ana tjetër, shumë fjalë janë zhdukur bashkë me realitetin e konceptet ose janë zëvendësuar nga të tjera, ose janë rikthyer në përdorim.

7R. Gairns and S. Redmond, Memory and Written Storage në “Working with words”, fq.90.8J. Thomai, “Leksikologjia e Gjuhës Shqipe”, fq. 27 – 2 8, Tiranë 2006.

Tipo

logj

ia e

rek

lam

ave

sipa

s fu

nksi

onev

e të

ligj

ërim

it dh

e ve

çori

të e

gju

hës

rekl

amat

ive

në m

ësim

dhën

ien

dhe

mës

imnx

ënie

n e

angl

isht

es p

ër q

ëllim

e sp

ecifi

ke |

PhD

Kan

dida

te, A

dria

na T

hom

olla

ri

73Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Leksiku i gjuhës shqipe, megjithëse përbën një sistem të vetëm e tërësor, mund të shtresohet sipas kriteresh të ndryshme:

1. Shtresimi i leksikut sipas kriterit të burimit;2. Shtresimi i leksikut sipas fushës së përdorimit;3. Shtresimi i leksikut sipas territorit.

Në shtresimin e leksikut sipas territorit, autori Jani Thomai, dallon përkatësisht shtresën vetjake dhe shtresën e huazuar, shtresën e vjetëruar të leksikut dhe shtresën e fjalëve të reja, fjalët profesionale dhe terminologjinë, fjalët krahinore dhe dialektore. Më poshtë jepet përkufizimi i termit dhe terminologjisë mbi bazën e përku-fizimeve të bëra nga vetë autori në veprën Leksikologjia e Gjuhës Shqipe, gjë që do të na ndihmonte për të kuptuar përmbajtjen e terminologjisë edhe kur flitet për mësim-dhënien dhe mësimnxënien e anglishtes për qëllime specifike me qëllim që trajtimi i leksikut terminologjik të bëhet mbi baza empirike nga ana e mësuesit të anglishtes për qëllime specifike i cili në praktikën e përditshme të përzgjedhjes së teknikave që siguro-jnë të kuptuarit e njësive leksikore nga ana e studentëve dhe përvetësimin sa më të mirë të tyre, të fokusohet gjithnjë e më tepër në shpjegimin e fjalëve teknike në mënyrë të tillë që të jenë sa më të kuptueshme nga ana e studentëve të cilët duhet t’i përdorin ato mbi bazën e formimit në anglishten e përgjithshme si dhe në fushën e tyre të studimit. “Me terminologji kuptojmë tërësinë e termave të një fushe. Termi emërton një send ose një koncept në një fushë të caktuar të diturisë a të teknikës. Tërësia e termave në një gjuhë përbën leksikun terminologjik të asaj gjuhe të cilin mund ta shtresësojmë sipas disa kritereve. Kështu në leksikun terminologjik të gjuhës shqipe mund të dallojmë, si-pas burimit, termat e formuar nga fjalët thjesht shqipe dhe termat e formuar nga fjalë të huaja e ndërkombëtare. Formimi i termave nga fjalët thjesht shqipe është bërë e mundur nga një karakteristikë e veçantë e fjalorit terminologjik: një pjesë e tij mund të rindërto-het menjëherë, termat e mëparshëm mund të zëvendësohen shpejt. Pra, leksiku termi-nologjik është më i lëvizshëm, në kuptimin që jo vetvetiu, por në mënyrë të vetëdijshme, me punën e disa studiuesve në lëmin e terminologjisë, në të mund të bëhen ndryshime të shpejta të cilat mbështeten në zhvillimin historik të terminologjisë së një shkence. Kur ngulitet, terminologjia mund të ruhet më gjatë. Rilindasit tanë si dhe më pas studimet në lëmin e gjuhësisë bënë zëvendësimin e një pjese të terminologjisë së huaj me terma shqip ose krijuan terma të rinj sipas nevojës së shkencës, të teknikës, të kulturës etj. Por, si për leksikun në përgjithësi, edhe për leksikun terminologjik nuk mund të mendohet një pastrim i tejskajshëm nga fjalët e huaja, sepse një pjesë e terminologjisë ka karakter ndërkombëtar dhe sepse fusha konceptore që mbulon ajo ka karakter kryesisht abstrakt. Fjalët e huaja e ndërkombëtare i ndeshim në gjuhësi, filozofi, matematikë, në fizikë, në financë etj”9. Meqënëse terminologjia ka veçori të përbashkëta për çdo gjuhë, studimi i mbështetur tek leksikologjia e gjuhës shqipe, na mundëson të kuptojmë më me lehtësi këto veçori gjatë ballafaqimit të tyre me termat dhe terminologjinë e përdorur në literaturën tonë të mësimdhënies së gjuhës angleze me studentët e inxhinierisë në Universitetin Politeknik të Tiranës. “Terminologjia në një shkencë a në një fushë të caktuar është e njësuar. Gjithë specialistët që punojnë në këtë fushë, përdorin të njëjtët terma, përndryshe shkenca do të ishte për ta e për të tjerët e pakuptueshme. Për të mos penguar marrëveshjen, termat janë në përgjithësi njëkuptimësh (monosemantike), domethënë përdoren vetëm me një kuptim dhe zakonisht në kuptim të drejtpërdrejt e jo të figurshëm. Në leksikun

9J. Thomai, “Leksikologjia e Gjuhës Shqipe”, Tiranë 2006

74 GLOBAL CHALLENGE

terminologjik të gjuhës së sotme shqipe ndeshim ndonjë term që ka më se një kuptim ose terma homonime, domethënë që përdoren si term në fusha të ndryshme. Kur termat i kanë kaluar kufijtë e një profesioni të ngushtë, janë shtrirë në përdorim të përgjithshëm dhe nuk janë vetëm fjalë të kufizura të specialistëve, atëhere bëjnë pjesë edhe në shtresën e përgjithshme të leksikut.”10

Në fushat e veprimtarisë njerëzore, sipas mjeshtërive ndeshim shtresa fjalësh që njihen e përdoren vetëm nga grupe të veçanta njerëzish, nga punonjës e specialistë që merren me një punë të caktuar. Si profesionalizma mund të merren edhe termat e nevojshëm për një profesion. Vetë termat paraqiten si profesionalizma, derisa nuk janë shtrirë në përdorim të përgjithshëm. Një vend të veçantë në gjuhë sidomos në ligjërimin e thjeshtë dhe më pak në atë bisedor, zënë shprehjet me prejardhje nga të folmet profesionale, që përdoren me kuptim të figurshëm. Një pjesë e profesionalizmave përdoren edhe jashtë kufijve të profesionit, madje edhe në letërsinë artistike, atëhere kur e kërkon vetë tema e shtjelluar, kur ajo lidhet me çështje të teknikës ose të shkencës dhe kur duam të tipizojmë ndonjë personazh. Megjithatë, terminologjia shkencore dhe profesionalizmat nuk janë karakteristikë për leksikun e veprave letrare, por janë karakteristikë për ligjërimin libror ose për stilin shkencor – teknik. Fjalët profesionale dhe terminologjia janë gjithashtu objekt i shkencës leksikografike, produkt i së cilës janë fjalorët terminologjikë të fushave të ndryshme tekniko – shkencore që u shërbejnë kryesisht specialistëve të fushave përkatëse, vënë në sistem terminologjinë e këtyre fushave, pra, i shërbejnë njësimit të saj, shqipërojnë çdo term të huaj kur nuk është ndërkombëtar dhe kur shqipja i ka vetë mjetet për të shprehur të njëjtin koncept shkencor, pra i shërbejnë pastrimit të leksikut të shqipes nga huazimet e panevojshme dhe kështu ngulitjes së normës gjuhësore në terminologji, vënë ballë përballë termin shqip me termin e huaj në 4-5 gjuhë, pra e vendosin terminologjinë shqipe në sistemin ndërkombëtar të terminologjisë. Fjalorët terminologjikë u shërbejnë edhe hartuesve të teksteve dhe të manualeve mësimore, mësimdhënësve të shkencave të ndryshme, nxënësve e studentëve, hartuesve të fjalorëve shpjeguesve dygjuhësh, në të cilët terminologjia e përgjithshme zë vend të gjerë e të rëndësishëm. Mendimi ynë përsa u përshkrua më sipër do të shprehej si më poshtë: Për mësuesit, nxënësit apo studentët e gjuhëve të specialitetit, njohja, përvetësimi dhe përdorimi i saktë i leksikut terminologjik, në përputhje të plotë me veçoritë fonetike, gramatikore apo semantike të gjuhës përkatëse, përbëjnë elementet bazë të komunikimit shkencor në gjuhë të huaj.

Avantazhet e teknikës së reklamimit të produkteve për mësimin e fjalëve teknike

Shumë nga teknikat e përdorura në mësimdhënien e gjuhës angleze mund të përdoren edhe për mësimdhënien e fjalorit të anglishtes për qëllime specifike dhe veçanërisht në etapat fillestare ku përmbajtja gjuhësore dhe përmbajtja e fushës së specialitetit trajtohet në nivel fillestar. Kështu demonstrimi dhe mjetet vizuale mund të përdoren për prezantimin dhe shqiptimin e fjalëve pavarësisht se përkthimi mund të parapëlqehet nëse mësuesi është kompetent si në anglisht ashtu dhe në nivelin gjuhësor të studentëve të tij. Megjithatë, në mësimdhënien e fjalorit të anglishtes për qëllime specifike, marrin rëndësi të veçantë dy aspekte kryesore: studimi i formimit të fjalëve dhe lidhjet midis fjalëve. 10J. Thomai, “Leksikologjia e Gjuhës Shqipe”, Tiranë 2006

Tipo

logj

ia e

rek

lam

ave

sipa

s fu

nksi

onev

e të

ligj

ërim

it dh

e ve

çori

të e

gju

hës

rekl

amat

ive

në m

ësim

dhën

ien

dhe

mës

imnx

ënie

n e

angl

isht

es p

ër q

ëllim

e sp

ecifi

ke |

PhD

Kan

dida

te, A

dria

na T

hom

olla

ri

75Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Teknikat e përshkruara më sipër, jo vetëm që i përgatisin nxënësit dhe studentët për punë të pavarur në organizimin dhe magazinimin e fjalorit, por edhe u krijojnë atyre mundësi për të adoptuar strategjitë më të mira të mësimnxënies. Ato gjithashtu, e lejojnë mësuesin të bëjë një vlerësim më të mirë mbi të kuptuarit e njësive leksikore nga ana e nxënësve ose e studentëve të tij, si dhe e ndihmojnë mësuesin për të përcaktuar objektivat e mësimdhënies së mëtejshme. Përveç teknikave të mësipërme, të cilat padyshim zënë një vend të rëndësishëm në praktikat ushtrimore për mësimin edhe të fjalorit teknik, do të donim të paraqesnim në këtë punim edhe ndonjë ide tjetër të cilën e kemi ndeshur edhe më parë gjatë mësimdhënies së anglishtes së përgjithshme me studentë të niveleve të përparuara. Kështu, në metodën Headway, kemi parë përdomin e reklamimeve të produkteve të ndryshme, qofshin këto produkte ushqimore apo produkte teknologjike për të zhvilluar më tej aftësitë e të dëgjuarit dhe të kuptuarit të njësive leksikore të përdorura në kontekstet e ndryshme të komunikimit në gjuhën angleze. Mendojmë se kjo ide mund të përdoret gjatë përvetësimit të anglishtes për qëllime specifike, sidomos në rastet kur synojmë të familjarizojmë studentët e inxhinierisë, në rastin tonë, me shqiptimin, kuptimin dhe përdorimin e fjalëve teknike për përshkrimin e produkteve të ndryshme teknologjike në lidhje me të dhënat teknike siç janë shikueshmëria, fuqia, kapaciteti, energjia, cilësia e shërbimit, konsumi i energjisë, tensioni, shpërndarja e energjisë, dobishmëria, mirëmbajtja, rendimenti etj. E bazojmë idenë tonë në veçoritë e gjuhës reklamative dhe funksionet informuese të publicitetit mbi produktet e ndryshme elektrike, elektronike etj. Cilat janë disa nga këto veçori dhe çfarë funksioni luajnë mjetet e komunikimit publicitar në përgjithësi për t’i bërë ato të aplikueshme edhe në profesionin tonë të mësimdhënies së anglishtes për qëllime specifike. Mendojmë se reklamimi i të dhënave specifike të produkteve të ndryshme, i përfshin studentët në situata komunikimi ku ata mund të zhvillojnë shprehitë e të folurit mbi bazën e përshkrimit të produkteve, të funksionimit të tyre si dhe mbi bazën e krahasimit, që u jep mundësi atyre të përdorin termat në kontekste të qarta për t’i konsoliduar më tej njohuritë e marra për këtë shtresë të leksikut. Këto ushtrime, u krijojnë mundësi studentëve të angazhohen në situata problemore për zgjidhjen e një problemi të caktuar. Duke debatuar zgjidhjet e ndryshme që ofrojnë, studentët mund të rrisin shkallën e motivimit ndaj përvetësimit të fjalorit terminologjik si dhe ndjenjën e përgjegjësisë ndaj mësimnxënies së fjalëve apo shprehjeve teknike që mund t’u nevojiten për përdorim në gjuhën angleze në profesionin e tyre të ardhshëm. Meqënëse fjalori teknik ka disa vështirësi në lidhje me shqiptimin, të shkruarit dhe përdorimin, teknika të tilla, jo vetëm zhvillojnë shprehitë e të folurit, por ato mund të krijojnë një atmosferë më çlodhëse në klasë dhe mund të paraqiten si alternativa për kalimin në proçedurat e tjera të mësimit.

Përfundime mbi tipologjinë e reklamave dhe veçoritë e gjuhës reklamative

Kërkimin tonë shkencor, mbi funksionin dhe rëndësinë e mjeteve publicitare në përvetësimin e njësive leksikore të anglishtes për qëllime specifike, e kemi bazuar në veprën Komunikimi të Prof. Dr. Xhevat Lloshi, sipas të cilit “Bota e reklamës përkujdeset të përdorë sa më mirë gjithë mundësitë e mjetit të komunikimit, që në këtë rast është gjuha. Vetë fjala reklamë sot është zëvendësuar me fjalën publicitet, ajo nuk ngurron të çlirohet prej kallëpeve të përdorimit normativ dhe të shfrytëzojë sa më shumë burime gjuhësore të cilat e joshin publikun, e argëtojnë, e bëjnë për vete dhe e bindin atë për

76 GLOBAL CHALLENGE

mesazhin e tyre. Për t’ia arritur qëllimit reklamuesit e bëjnë fjalorin e vet gjithnjë më të lulëzuar duke shfrytëzuar burime nga trajta sintaksore të papërdorura, nga filozofia e komunikimit, nga mjetet e komunikimit masiv, nga informatika, nga poezia, nga muzika etj.”11

Sido që të jetë, një gjë është e sigurtë: në kohën e sotme, sipas shprehjes së një gazetari amerikan, Vance Packard (1958) bindja me anë të reklamës nuk është më ‘klandestine”. Ajo ka banesën e vet: ka revista të specializuara, emisione televizive, studime të tregut, anketa sociologjike, madje edhe vepra në të cilat zbulohen “truket” e saj, strategjitë e saj. Kështu, duke u vënë në gjendje që të mbrohet, konsumatori nuk është më kurdoherë një pre e lehtë, automatikisht “viktimë e pllakateve me ngjyra”.(Mendimi personal mbi reklamat) Duke qenë se komunikimi me anë të publicitetit i referohet produkteve dhe shërbimeve me karakter ekonomik, financiar, shoqëror, politik, kulturor etj; dhe vlerat që mbart në vetvete mund të jenë objektive ose subjektive, njohëse apo shprehëse, bindëse apo sugjestionuese, krijuese apo edukuese, mund të flasim edhe për tipa të tjerë reklame, të cilat në ndërthurjen e organizuar të rrjetit dinamik publicitar, ndriçojnë gjithashtu edhe funksione të tjera të bashkëveprimit reklamativ të cilat në mjaft raste mund të jenë mirfilltazi reklama edukuese, reklama sensibilizuese, reklama çlodhëse apo thjesht argëtuese. Reklamat didaktiko – profesionale në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhëve të huaja kanë kryesisht karakter leksiko - gramatikor dhe përdoren me qëllim që t’i shërbejnë zhvillimit dhe konsolidimit të shprehive gjuhësore dhe lidhen me strategjitë apo teknikat që përdor mësuesi gjatë atyre etapave që lidhen me të kuptuarit, të lexuarit, të shkruarit, të folurit apo me të dëgjuarit. Kjo nuk e përjashton faktin që brenda këtyre reklamave nuk mungojnë funksionet shprehëse, informuese, emocionuese apo përshtypjelënëse pasi publiku në përgjithësi dhe konsumatori në veçanti janë nën ndikimin pothuajse pozitiv të reklamës gjë që tregon se komunikimi publicitar është i mirëpritur si nga auditori ashtu dhe nga njoftuesi dhënës të cilët nuk duket se janë objekte të ndonjë trysnie të dyanshme.

BIBLIOGRAFI:

1. J. Thomai, "Leksikologjia e Gjuhës Shqipe", Tiranë, 2006.

2. Prof. Dr. Xhevat Lloshi, "Komunikimi", Tetovë, Logos - A, 2004.

3. R. Gairns dhe S. Redmond, Memory and Written Storage në "Working with word".

11Prof. Dr. Xhevat Lloshi, Komunikimi, Tetovë, 2004

Tipo

logj

ia e

rek

lam

ave

sipa

s fu

nksi

onev

e të

ligj

ërim

it dh

e ve

çori

të e

gju

hës

rekl

amat

ive

në m

ësim

dhën

ien

dhe

mës

imnx

ënie

n e

angl

isht

es p

ër q

ëllim

e sp

ecifi

ke |

PhD

Kan

dida

te, A

dria

na T

hom

olla

ri

77Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Gjeostrategjia e re në Ballkan si pasojë e luftërave ballkanike

PhD Kandidat, Nexhmedin Bardhi

Abstrakt

Në këtë punim është trajtuar gjeostrategjia e re në Ballkan, si pasojë e luftërave ballkanike 1912-1913 dhe Kon ferencës së Ambasadorëve në Londër, e cila ish te njëra ndër ngjarjet më të dhimbshme për popullin shqi p tar. Kjo konferencë arriti që me vendimet e saj ta njo hë Pavarësinë e Shqipërisë, mirëpo ajo la pjesën më të madhe të tokave shqiptare nën regjimet ultra-nacio naliste të Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Përmasat tragjike dhe tonet dramatike të këtyre ngjarjeve në Ballkan kanë zanafillë të hershme. Ato filluan të marrin jetë të paktën që prej fillimit të shekullit të XIX, e të prirura më pas nga mitet dhe legjendat e së kaluarës: Bullgaria e Madhe, Serbia e Madhe, Rumania e Madhe, miti Pan Helenik, Mali i Zi i Madh, që ndikuan në trajtat e nacionalizmit tejet agresiv, gjë që pasuan hakmarrje dhe konflikte të tmerrshme. Shikuar nga aspekti kohor është periudhë e shkurtër, por në fakt gjenocidi i ndodhur paraqet njërën ndër periudhat më të kobshme të historisë së këtij gadishulli, ku për çdo ditë, javë, muaj, ndodhnin ngjarje nga më ma kabret, e veçanërisht ndaj popullit tonë është periudha më e dhimbshme e gjenocidit të ushtruar nga pansllavistët, gjë që e zbatuan në praktikë në mënyrë të përpiktë në të gjitha projektet e elaboratet famëkeqe të përpiluara që nga “Naçertania” e Garashaninit, Vladan Gjorgjeviqit, të pasuara edhe nga shumë të tjera në vazh dim.

Fjalët kyçe: Luftëra Ballkanike, Masakra, Konferencë e Ambasadorëve, Fuqi të Mëdha.

78 GLOBAL CHALLENGE

Gje

ostr

ateg

jia e

re

në B

allk

an s

i pas

ojë

e lu

ftëra

ve b

allk

anik

e | P

hD K

andi

dat,

Nex

hmed

in B

ardh

iLufta e Parë Ballkanike - pushtimi dhe copëtimi i tokave shqiptare

Shtetet ortodokse të Aleancës Ballkanike sipas një marrëveshjeje të fshehtë, në tetor 1912, nisën operacionet pushtuese, ndaj tokave shqiptare. Luftën i pari e nisi Mali i Zi, më 8 tetor 1912 dhe angazhoi 34 mijë ushtarë të koma n du ar nga mbreti Nikolla I. Efektivat ushtarake të tij përbëhe shin prej 4 divizioneve me 11 brigada këmbësorie (52 bata lione) dhe 322 çeta territoriale. Kjo ushtri për pushtimin e Shqipërisë u nda në tri grupime: Grupimi Veri-Lindje u ko mandua nga gjenerali Janko Vukotiç dhe kishte për detyrë të marshonte mbi pjesën perëndimore të Sanxhakut, të krye n te veprime luftarake, sidomos në zonën e Novi Pazarit dhe pas taj të marshonte në drejtim të Pejës e Gjakovës. Repartet e këtyre njësive do të pushtonin edhe Plavën e Gucinë; Gru pi mi i Qendrës u komandua nga princi Danillo, i përbërë nga divizioni i dytë dhe i tretë me 6 brigada këmbësorie dhe vep rimi ushtarak pushtues ishte drejtimi Tuz-Koplik-Shkodër; Kurse Grupimi i Jugut, ose i Bregdetit përbëhej nga divizi o ni i parë që kishte 3 brigada këmbësorie me 11 mijë ushtarë dhe misioni i tij ishte pushtimi i portit të Shëngjinit, të Le zhës dhe të Shkodrës. Pas disa ditësh, pikërisht më 17 tetor edhe Serbia marshoi në drejtim të Kosovës dhe Maqedonisë, ndërsa përkrah saj, më 17 tetor, Bullgaria angazhoi një divi zion prej rreth 40 mijë ushtarësh në drejtim të Maqedonisë, duke synuar Kumanovën, Shkupin e Luginën e Vardarit. Ndër kaq, një ditë më vonë /18 tetor/ Greqia me një forcë mo bi lizuese prej 115 mijë vetash, sulmon Shqipërinë Jugore për të pushtuar Çamërinë 1.

Në operacionet për pushtimin e Kosovës Serbia anga zhoi 286 mijë forca operative me 550 armë artilerike 2. Kjo forcë operative ishte e strukturuar në katër armata.

- Armata e parë që numëronte 126 mijë forca, ko ma ndohej nga princi trashëgimtar-Aleksandër Karagjor gjeviq, me qendër në Vranjë dhe kjo armatë kishte 6 njësi të mëdha që udhëhiqeshin nga shefi i shtabit Petar Bojoviqi. Në kua dër të kësaj armate ishin: Divizioni I i Moravës, Divizioni II i Timokut, Divizioni I dhe II i Drinës etj. Në Armatën e parë ishin këto efektiva: 76 batalione, 30 eskadrone, 40 batari etj; Armata e dytë numëronte 75 mijë forca dhe komandohej nga gjenerali Stepan Stefanoviq. Qendra e kësaj armate e kishte zgjedhur vendkomandimin në Qystendil. Në efektivat e saj ishin: 40 batalione, 5 eskadrone dhe 24 bateri; Armata e Tre të përbëhej prej 63 mijë forcash, të komanduar nga gjenerali Bozhidar Jankoviq (udhëheqës i organizatës çetnike serbe “Mbrojtja popullore”) dhe nga shefi i shtabit koloneli Du shan Peshiq. Kjo armatë vendkomandimin e kishte në Kur shu-mli. Efektivat e kësaj armate ishin: 44 batalione, 9 eska drone dhe 25 bateri; Përveç këtyre forcave, vepronin edhe repartet ushtarake të Ibrit e Javorit dhe ato të Malit të Zi, që në fakt përbënin armatën e katërt, me një efektivë prej 35 mi jë forcash, me komandant - gjeneralin Mihajlo Zhivkoviq. Ky grupim ushtarak vend komandën e kishin në Rashkë. Në këtë armatë përfshiheshin: 16 bateri dhe 2 eskadrone me 8 bateri të divizionit “Shumadia” me 23-mijë veta dhe brigada “Javori” e komanduar nga kolonel M. Angjellkoviq, që për bëhej nga 8 bateri, 1 eskadron dhe 3 bateri me gjithsej 12 mi jë ushtarë. Komandant i përgjithshëm i ushtrisë serbe ish te vetë mbreti Petar Karagjorgjeviqi, ndërsa shef i Shtat ma dhorisë, gjene-rali Radomir Putnik 3.

Gjenerali famëkeq Bozhidar Jankoviq, Komandant i Armatës së III-të serbe ishte dhe udhëheqës i organizatës çetnike serbe “Mbrojtja popullore”.

Armata e I dhe II serbe, me urdhër të shefit të Shtat ma dhorisë gjeneralit Radomir Putnik, ndërmori mësymjen në drejtimin: Vranjë-Kumanovë-Manastir-Elbasan (për të ka-

1Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, Rilindja, 1986, f.282Po aty.3Hakif Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, Prishtinë, 2003, f. 36.

79Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

pur luginën e Shkumbinit), si dhe në drejtimin: Nish - Ma nastir - Selanik, të ndihmuar nga një divizion bullgarë, që ope ronte në kuadër të armatës II serbe. Ndërkohë, Armata III kaloi në mësymje- në drejtimin Kurshumli - Prishtinë - Pri zren - Orosh (Mirditë) - Durrës, ndërsa grupimi IV në dre j ti met Rashkë - Sanxhak - Mitrovicë - Pejë dhe Javor - Sele nicë - Prijepojë. Objektivi i afërt i Armatës së Tretë dhe grupi mit të katërt ishte kapja e luginës së Drinit, ndërsa ob jektivi i largët ishte lugina e Shkumbinit dhe dalja në detin Adriatik. E tërë kjo strategji e koncentrimit ushtarak ishte përcjellë me ndihmë logjistike dhe mjekësore nga Rusia dhe Franca si dhe prej disa shteteve të tjera evropiane 4.

Sipas planeve strategjike, forcat serbe në drejtim të Kosovës operuan në dy etapa.1. Etapa e parë e ndarë në dy faza, përfshiu opera cionet për pushtimin e Rrafshit të

Kosovës dhe më pas Rraf shin e Dukagjinit deri në Luginën e Drinit. 2. Ndërkaq, etapa e dytë nis me mësymjen e forcave serbe në drejtim të Lumës për të

dalur në Adriatik 5.Përballë ushtrisë pushtuese serbe u gjendën forcat krye ngritëse shqiptare dhe disa

efektiva të vogla osmane. Krye n gri tësit shqiptarë ishin dislokuar në këto pozicione: 1. Në veriperëndim të Shqipërisë në gjerësinë frontale të qëndre sës: derdhja e lumit Bunë - Hot - Kelmend, forcat shqiptare drejtoheshin nga Ded Gjo Luli; 2. Në veri, në drejtimet krye sore: Pejë - Beranë - Bjellopojë me thellësi mbrojtjeje nga Berana deri në Gjakovë dhe në gjerësi frontale të mbrojtjes: Guci - Beranë - Plavë, forcat e qëndresës shqiptare udhë hi qeshin nga Bajram Curri, ndërsa në vijim - drejtimin e San xhakut, Pazarit të Ri, me thellësi mbrojtjeje nga Sjenica deri në Mitrovicë dhe me gjerësi frontale: Selenicë - Jeni Pazar e mbulonte Isa Boletini. 3. Në verilindje, drejtimet Llap-Go llak me thellësi nga Merdari në Prishtinë dhe me gjerësi frontale: Përmalinë - Bujanoc i mbronin forcat shqiptare në krye me Idriz Seferin. 4. Në Lindje, nga Presheva deri në thellësi të Shkupit me gjerësi frontale: Bujanoc - Qystendil... flamurin e qëndresës e mbanin Hasan Prishtina, Mehmet De ralla i Tetovës dhe Elez Isufi i Dibrës; 5. Ndërkaq, në kua drin e një mbrojtjeje të shkallëzuar brenda territorit, ngrihej grupimi luftarak që mbulonte hapësirën e bashkimit të Drinit të Bardhë e të Zi (Lumë). Këto forca vullnetare udhëhiqeshin nga patriotët Ramadan Zaskoci, Islam Spahija e shumë të tjerë 6.

Më 14 tetor 1912 forcat e Armatës III serbe ishin kon centruar në këto zona: Zona e Toplicës përfshinte Divizionin e Shumadisë në sipërfaqen Kurshumli - Bajë e Kurshumlisë; Divizioni i Dytë i Moravës ishte i stacionuar në terrenin Merdar - Raqë; Divizioni 2 dhe 3 i artilerisë ishte i koncen truar në zonën: Kurshumli - Bllacë. Në këtë territor ishin përqendruar edhe një bateri e rëndë topash dhe bateria 3, që kishin mundësi të gjuajnë me frekuenca të gjata. Ndërkaq, në zonën e Medvegjës ishin koncentruar: Brigada e parë e Moravës dhe Divizioni i dytë i Drinës në territorin Ratkocer - Merkonjë - Medvegjë; Brigada e Parë e Moravës ishte kon centruar në terrenin Dukat - Maja e Topallës - Tullar, ndër sa divizioni i parë malor dhe bateria e 4 ishte e koncen tru ar në sipërfaqen Medvegjë - Lebanë. Nga grupi i Toplicës ishin koncentruar këto forca serbe: Divizioni i Shumadisë nëpër Lumin e Bajës deri në Përpellac, me qëllim të depër ti mit kah Podujeva dhe Prishtina. Regjimenti 11 (batalioni 1 dhe 2 me baterinë e 6 fushore) ishin përqendruar në shkrepat e Dabishecit; Regjimenti 12 ishte vendosur në nyjën strate gji ke Përpellac (batalioni 1 dhe 2) në Shushnjakë dhe Erëli sh të deri te Kërtoku (batalionet 3 dhe 4 me bateritë 4 dhe 5 fushore), duke marrë pozicione vrojtuese në

4Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844-1990, Gjakovë, 1991, f. 139.5Po aty, f. 1386Hakif Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912,Prishtinë,2003, f. 73-74.

80 GLOBAL CHALLENGE

lidhje me një sitë ushtarake në Dabishec...7. Të gjitha këto forca pritnin urdhrin për të sulmuar forcat kufitare shqiptare dhe për të depërtuar brenda në Kosovë.

Beteja e parë e përgjakshme ndërmjet forcave të arma to sura shqiptare në mbrojtje dhe forcave serbe, u zhvillua nga 14/15 tetor 1912, në zonën kufitare të Merdarit për t´u shtrirë më pastaj në të gjitha hapësirat frontale. Në të vërtet, në territorin e Merdarit, sipas të dhënave serbe, aradhat çet nike pa lejen e Komandantit të Armatës III dhe Divizionit II të Moravës i sulmuan forcat kufitare shqiptare, mirëpo në këto luftime forcat shqiptare dolën fitues. Ndërkohë, koma nda serbe mori masa mobilizuese, por megjithatë, një krahë të ushtrisë e përfshiu paniku dhe u larguan nga fronti. Deri më 18 tetor, me urdhër të komandës serbe, me qëllim të shkaktimit të konflikteve të vogla, krijimit të frikës në po-pull dhe depërtimit sa më lehtë në Kosovë, në brendësi të Kosovës (fshehtas) u futën katër aradha çetnike, si:Aradha Çetnike e Llapit, nën komandën e kapiten Vo ji sllav Tankosiqit, Aradha Çetnike e Lisicës, nën komandën e kapiten D. Sekuliqit, Aradha Çetnike e Llukovës, nën komandën e ka piten P. Bllazhariqit dhe Aradha Çetnike e Gjilanit nën komandën e kapiten B. Simiqit8.

Dhe, më 18 tetor në të gjitha vijat e frontit u përhap zjarri i luftës. Gjatë këtyre luftimeve të përgjakshme, ushtria pushtuese serbe pësoi humbje të mëdha, ku pati 1400 të vrarë e të plagosur. Pas disa ditë luftimesh të përgjakshme, forcat e qëndresës shqiptare nën presionin shkatërrimtar të zjarrit artilerik të trupave pushtuese serbe, u tërhoqën në drejtim të Podujevës. Në afërsi të Podujevës (te Merçezi) di vizioni i Shumadisë - hasi në rezistencë të forcave shqip tare, mirëpo për shkak të epërsisë ushtarake dhe artilerisë së rëndë, këto forca detyrohen sërish të tërhiqen. Gjatë këtij ope racioni, forcat serbe, duke e përdorur tërë artilerinë e rëndë, dogjën e rrafshuan me tokë shumë fshatra të Llapit. Përkundër rezistencës shqiptare, natën e 20/21 tetorit 1912 ushtria serbe e pushtoi Podujevën dhe menjëherë vendoset regjimi ushtarako-policor në tërë regjionin e Llapit. Ko ma ndanti i Armatës së Tretë serbe gjenerali Bozhidar Jankoviq me qëllim të depërtimit sa më të lehtë në drejtim të Prish ti nës dhe gjetiu, lëshoi një proklamatë të shkruar me germa çirilike në gjuhën shqipe të titulluar: “Te Tona Fiseve n`Shqi pni, or vllazni”, në të cilën i ftonte shqiptarët që të mos i bëjnë rezistencë ushtrisë serbe, sepse ajo kishte ardhur si “mike e shqiptarëve” për “të përzënë ushtrinë turke nga Ballkani”! Në fund të proklamatës porositen shqiptarët, që nëse do të shtinin në ushtrinë serbe “pushk n kemi me qit m qato, qi qetë në ne, elle na lasht Zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi, e katundin, qi na kthen pushk ne qato qi na pret vllaznisht, kemi me perqafu vllaznisht, sikur vllau vllaun, se po bim m nji dor: Bes n e Zotit, dretën e njerzin, e në qetrën po bajim arm e zjarm” 9.

Gjatë kësaj faze bie në sy tërheqja dhe shmangia e efektivave osmane nga ballafaqimet e armatosura me ush t rinë serbe. Kjo tërheqje pa qëndresë, sidomos e reparteve të Baftjar Pashës nga Mitrovica nëpër Drenicë për në Gostivar dhe e 12 reparteve të divizionit 21 të Xhavit Pashës nga Sanxhaku, nëpër Has e Lumë për në Dibër, dëshmojnë qartë, për arritjen e një marrëveshjeje serbo-osmane: që këto forca të tërhiqen pa gjakderdhje nga tokat shqiptare. Më 22 tetor 1912, Divizioni i Shumadisë dhe ai i Moravës të Armatës III e sulmuan Prishtinën dhe pas një lufte të përgjakshme në grykën e Teneshdollit, për mungesë municionesh, Prishtina ra në duar të tyre. Menjëherë pas hyrjes së ushtrisë serbe në Prishtinë, filloi aksioni për çarmatimin e shqiptarëve nga kufiri deri në Prishtinë. Më 24

7Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, Rilindja, 1986, f. 17; Hakif Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, Prishtinë, 2003, f. 78.8Hakif Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovën 1912, Prishtinë, 2003, f. 37-38.9Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, Rilindja, 1986, f. 28; Xheladin Shala, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinë, 1989, f. 56-57.

Gje

ostr

ateg

jia e

re

në B

allk

an s

i pas

ojë

e lu

ftëra

ve b

allk

anik

e | P

hD K

andi

dat,

Nex

hmed

in B

ardh

i

81Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

tetor pa u ndalur fare, ushtria serbe nis një operacion me përmasa shfarosëse në drejtim të Ferizajit dhe Kaçanikut. Pas luftimeve të përgjakshme, forcat serbe me përdorimin e gjithë arsenalit të artilerisë së rëndë, më 25 tetor hynë në Ferizaj, ndërsa një ditë më vonë marrin nën kontroll edhe Kaçanikun 10.

Krahas këtyre operacioneve (të armatës III), në kra hun lindor operonin 126 mijë trupa të armatës së parë (I). Këto forca gjatë marshimit në drejtim të Shkupit, hasën në rezistencë të forcave kryengritëse shqiptare dhe nga 22-24 tetor 1912 në Kumanovë u zhvillua beteja më e madhe deri atë kohë. Beteja e Kumanovës u zhvillua midis malit Kozjak në lindje, Malit të Zi të Shkupit në perëndim, midis lumenjve Pqinje dhe Lumit të Madh në jug, si dhe në veri të fsha trave Llojan, Karabiqan, Nikulan dhe Strezovc. Në Betejën e Kumanovës, e cila mendohet se ishte vendimtare për fatin e luftës së vitit 1912, armata serbe pati 21 oficerë dhe 702 ush tarë të vrarë. Qëndresa heroike e forcave shqiptare që dre j to-heshin nga Hasan Prishtina, gjeneral Mehmet Deralla, Elez Isufi dhe Idriz Seferi, në saje të forcave serbe shu më fish më të mëdha dhe përdorimit të armëve artilerike, u thye më 24 tetor. Ato ditë, të gjitha fshatrat shqiptare mbetën të bosha tisura dhe afër 150 mijë të ikur u përqendruan në Shkup 11.

Pas Betejës së Kumanovës dhe pushtimit të qytetit, më 30 tetor 1912, ushtria serbe pushton pa luftë edhe Shkupin. Gjatë rrugëtimit për në Shkup ushtria serbe vrau e masakroi pa mëshirë rreth 2 mijë shqiptarë. Ato ditë, pas rënies së Shku pit, ushtria serbe i kap të gjallë, 13 krerë të Kryengritjes Ko mbëtare Shqiptare si:

1. Hasan Prishtinën (ai u kap në rrethinën e Shkupit derisa po bënte përpjekje mbinjerëzore të rezistencës dhe me tërë qenien përpiqej të pengonte tërhe q jen dhe shpërnguljen e popullit shqiptar nga frika e barbarisë serbe); 2. Nexhip Dragën nga Mitrovica; 3. Seid Efendin nga Shkupi; 4. Shaban Pashën nga Prishtina; 5. Qemajl Beun nga Shkupi; 6. Hurshid Omerin nga Prishtina; 7. Rushit Beun nga Dobratini i Prishtinës; 8. Muharrem Efendin nga Prishtina; 9. Xhemajl beun nga Prishtina; 10. Jashar Pashën nga Peja; 11. Ibrahim bej Kokola nga Prishtina; 12. Idriz Seferin nga Gjilani; 13. Kasum Seferin nga Gjilani; 14. Mustafë Muhsinin nga Stambolli, profesor i Gji m na zit në Shkup. Të arrestuarit internohen dhe izolohen në Kë shtjellën e Beogradit 12.

Derisa qëndronin të burgosur Hasan Prishtina dhe bash këluftëtarët e tij, komandanti i Armatës III (Bozhidar Janko viq) me qëllim të “qetësimit” të gjendjes në Kosovën e pu sh tu-ar, kërkoi ekzekutimin e këtyre prijësve, por Qeveria Ser be për shkak të famës që kishin ata në popull, iu shmang një veprimi të këtillë. Pas qëndrimit disa muajsh, më 16 maj 1913 ata do të lirohen nga burgu me kusht “se do të bëhen qytetarë loajalë të Mbretërisë së Serbisë”. Në ngjarjet e më von shme, ndonëse emrat e disave nga të liruarit nuk do të për menden asnjëherë (ndoshta për shkak të loajalitetit ndaj pushtuesve), të tjerët në krye me atdhetarin Hasan Prishtina do t’i bashkëngjiten qëndresës shqiptare deri në vdekje 13.

Me Betejën e Kumanovës, gjegjësisht me pushtimin e Shkupit dhe përgjithësisht të Rrafshit të Kosovës, përfundon faza e parë e luftërave pushtuese serbe në Kosovë dhe fillon faza e dytë (etapës së parë) për pushtimin e Rrafshit të Du ka gjinit.

10Kosova në vështrimin enciklopedik, ASHSH, Toena, f. 104: Xhela din Shala, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912- 1918, Prishtinë, 1989, f. 58-59 ; A. Stojiqeviq, Istorija nashih ratova 1912-1918, Beograd, 1932, f. 143.11Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, Rilindja, 1986, f. 134-135; Xheladin Shala, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinë, 1989, f. 114. ; S. Martinoviq, Që ndrimi i ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve... në vitet 1912 - 1913, Gjurmime albanologjike -VII-1977, Prishtinë 1978, f. 259; Shih: AV.II. Beo grad P. 2, K. 13-1/2 ov 1141/13 (raporti i Panta Gavrillo vi qit dërguar Komandës Supreme serbe në Shkup më 27 nën tor 1912.); Sh. Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844-1990), Gjakovë,1991, f. 191-192.12Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844- 1990), Gjakovë, 1991, f. 192.13B. Ratkoviq, Prvi Balkanski rat 1912-1913, Beograd 1975, f. 251.

82 GLOBAL CHALLENGE

Luftërat e përgjakshme në Rrafshin e Dukagjinit

Operacionet pushtuese të ushtrisë serbo-malazeze në drejtim të Rrafshit të Dukagjinit, filluan qysh më 30 tetor 1912, kur shërbimi i zbulimit të Armatës III njoftoj Koma ndën supreme të saj “se prijësit shqiptarë po thërrisnin nën armë lumjanët dhe fiset përqark” në Dukagjin.14 Në opera cionet mësymëse drejt Prizrenit dhe Gjakovës u angazhuan divizionet “Shumadia - 1” dhe “Drina - 2”, ndërsa Brigada “Morava” operonte drejt Tetovës, në krahun e majtë të këtyre dy divizioneve. Përleshjet e para me forcat e qëndresës shqiptare nisën në rrethinat e Ferizajit, në fshatin Skullupovë dhe në Hanin e Zborcit për të vazhduar më pas në Shtimje e në Duhël - Grykë të Carralevës. Në pozicionet: Gryka e Carralevës - Qafa e Duhlës - Llapushë, që nga 21 tetori ishin rreshtuar forcat shqiptare të ardhur nga Luma, bajraku i Përdrinit e të Astrazupit. Në krye të këtyre forcave ishin: Ra madan Zaskoci, Sali Spahija, Qazim Lika, Ahmet Qehaja, Cen Daci, Ramadan Çejku - nga Luma; Abaz Bajraktari nga Astrazupi; Rexhë Bardhi e Ramadan Shabani nga Kijeva, Hasan Hyseni, Dostan Kabashi nga Suhareka, Rexhë Ali Mehmeti nga Hasi e shumë të tjerë.15

Njëkohësisht me këto beteja të përgjakshme, në pjesën veriperëndimore dhe verilindore të Kosovës, (në drejtim të Rrafshit të Dukagjinit), pasi e kishin pushtuar Beranën (Ivan gradin), Plavën, Gucinë, Jeni Pazarin, Rozhajën, Javorin, ia mësynë forcat e grupimit lindor-malazez dhe ato të grupimit të katërt serb (njësia e Ibrit). Forcat serbo-malazeze pas thyerjes së qëndresës shqiptare në rrethinat malore të Pejës, më 30 tetor hynë në këtë qytet pa luftë. Në të vërtetë, qyteti i Pejës iu dorëzua forcave pushtuese, nga paria bashibozuke e prirë nga Sefedin Mahmut Begolli, pasi nënshkroi aktin e tradhtisë një ditë përpara (29 tetor) në Qafë të Paklenit - me gjeneralin e grupimit lindor malazez Janko Vukotiqin. Për këtë shërbim, me rastin e formimit të administratës “ krahi no re” në Pejë (më 3 nëntor 1912), Sefedin M.Begolli do të emërohet kryetar i gjykatës.16

Në operacionet pushtuese, drejt Deçanit e Gjakovës, gjatë datës 1-3 nëntor 1912, forcat serbo-malazeze, në malet e Junikut dhe te “Kërrshi i Mergegës” u përballën me forcat shqiptare të udhëhequra nga Bajram Curri, Bajram Daklani etj. Mirëpo, për shkak të epërsisë numerike dhe përdorimit të artilerisë së rëndë, forcat e qëndresës shqiptare tërhiqen në vijën strategjike përgjatë Qafës së Morinës.17 Ndërmjet 5/6 nëntorit 1912, trupat serbe dhe malazeze pushtuan Gjako vën, dhe pas një grindjeje ndërmjet tyre, këtë qytet e ndanë në dy pjesë, sipas përroit të Taphanës (lumit Krena) që kalon mes për mes qytetit. Kjo grindje ndërmjet ushtrisë serbe e malazeze u bë se kush do ta zotëronte Gjakovën. Gjakova ndoshta ishte i vetmi qytet që në atë kohë u nda nga forcat aleate, të cilat i pushtonin bashkërisht tokat shqiptare. Forcat e Grupimit të gjeneral J. Vukotiqit nga 20 nëntori, do t´i shkojnë në ndihmë Grupimit të Qendrës, me rreth 5500 trupa në përforcim të rrethimit të Shkodrës.18

Derisa zhvilloheshin luftime të përgjakshme për mbroj tjen e Gjakovës, Divizionet “Shumadia-1” dhe “Drina-2”, duke e përdorur tërë arsenalin e armatimit të rëndë ndaj fsha-trave shqiptare në Shtimje e Grykë të Carralevës, sy no nin pushtimin e Prizrenit. Më 25 tetor 1912, ndonëse në Grykë të Carralevës ishin fortifikuar rreth 3-4 mijë krye ngritës shqiptarë, në një përleshje triumfuan mbi forcat serbe, të cilat u detyruan të tërhiqen përkohësisht. Ndërkaq, në sulmin e dytë ajo arriti t´i thyejë forcat shqiptare. Pas thyerjes së qëndresës në Carralevë e në Qafë të Duhlës, forcat shqiptare tërhiqen drejt jugut, për t´u përqendruar në 14Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844-1990), Gjakovë, 1991, f. 144 ; Sh. Hoxha, Luma në luftrat për liri, Tiranë 2002, f. 171.15Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, Rilindja, 1986, f. 34-35.16Po aty.17R. Fiçorri, Ushtritë e huaja në Shqipëri 1912-1922, Tiranë 2002, f. 48.18Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844-1990), Gjakovë,1991, f. 144 .

Gje

ostr

ateg

jia e

re

në B

allk

an s

i pas

ojë

e lu

ftëra

ve b

allk

anik

e | P

hD K

andi

dat,

Nex

hmed

in B

ardh

i

83Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

zonat malore të Pashtrikut, Koretnikut, Gjallicës (Pikllimës) e të Sharrit.19

Në mëngjesin e 3 nëntorit 1912, ushtria serbe hyri në Prizren pa hasur në rezistencë nga shqiptarët, duke marshuar nëpër qytet, me qëllim të demonstrimit të forcës para popu-llsisë së paarmatosur shqiptare. Vetëm ditën e parë, ushtria serbe rrugëve të qytetit dhe nëpër shtëpitë e tyre vrau rreth 400 shqiptarë të pafajshëm. Më 5 nëntor, në Prizren u ve ndos edhe komanda e Armatës III serbe në krye me koma ndantin famëkeq gjeneralin Bozhidar Jankoviq. Forcat e ushtrisë serbe (Armata III dhe Grupimi i katërt) dhe forcat e grupimit lindor malazeze, pas tri jave luftimesh të përgjak shme, të shoqëruara me vrasje e masakrime të shumta në gra, pleq e fëmijë dhe shkatërrime e djegie të qindra fsha trave shqiptare, arriti ta pushtojë Kosovën. Forcat pushtuese serbe, në javën e parë të nëntorit 1912 qenë pozicionuar në gjerësinë frontale: “nga rrëza e qytetit të Shkodrës - Plavës e Gucisë - Rrëzë Qafës së Morinës në Malësi të Gjakovës - rrëzë Qafës së Prushit në Has - rrëzë Qafës së Zhurit në Lumë dhe rrëzë Gurit të Zi (Sharr) - Tetovë. Ndërkaq, në gjerësinë e ngushtë frontale në drejtim të Lumës, dy di vi zionet e skalionit të parë (Shumadia-1 dhe Drina-2) të Armatës III, shtriheshin në vijën “,20 Gjakovë - Ura e Fshejtë - Planejë - Kobajë - Leskovec - Guri i Zi në Sharr (pjerrësia perëndimore). Këtu mbyllet faza e dytë e etapës së parë të luftimeve pushtuese dhe nis përgatitja e etapës së dytë të operacioneve serbe për pushtimin e Lumës dhe daljen e saj në Detin Adriatik, synim ky i kahmotshëm i saj.

Veprimet e grupeve çetnike serbe në Kosovë gjatë Luftës së Parë Ballkanike

Grupet çetnike - komite serbe në mënyrë të orga ni zuar edhe para Luftës së Parë Ballkanike, që depërtonin në territorin e Turqisë së atëhershme, ishin të organizuara nga ana e qeverisë dhe ushtrisë serbe. Duke e parë se pushteti osman së shpejti do të përfundonte në këto treva, këto grupe u bënë instrument ekskluziv i politikës nacionaliste të Qeve ri së serbe, lëvizje e cila kishte kohë që e kishte humb karak te rin e vet nacionalçlirimtar dhe ishte shndërruar në fuqi për fiti me të serbomëdhenjve në të ashtuquajturat “vise jugore”, si në Sanxhak dhe në Kosovë.21 Kjo lëvizje ishte direkt nën ko mandën supreme të ushtrisë serbe, njëkohësisht nën kon tro llin e plotë të qeverisë së Serbisë. Posa filloi Lufta e Parë Ballkanike, vetëm në vijën kufitare me Turqinë, në fronin ku i kishte pozitat Armata III serbe nga Medvegja- Përpellac-Kopaonik, vepruan Aradha Çetnike e Llapit, e Lisi cës dhe e Gjilanit. Që nga dita e parë e luftës, këtyre çetave-Aradhave çetnike në sektorin kufitar iu bashkuan shumë vullnetarë të kombësisë serbe, prej 10 deri 100 njerëz. Disa njësi çetnike që vepronin në prapavijë të ushtrisë osmane shumë shpejt u shndërruan në aradha të mëdha të ushtrisë serbe, ku numri i tyre arrinte deri në 400 vetë, e që në shu më raste kishin edhe artileri malore. Se numri i tyre rritej shpejt na tregon fakti se edhe në Maqedoni në fillim të luftës kemi 34 aradha vullnetare 22.

Duhet cekur se një aktivitet të shtuar të këtyre njësi teve e hasim veçanërisht me depërtimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe në Maqedoni. Numerikisht shtoheshin edhe du ke iu bashkangjitur njësive rezervë të rendit të dytë dhe të tretë. Ndihmonin ushtrinë serbe në vendosjen e pushtetit në ato vende ku i merrte ushtria, si në formimin e organeve të pushtetit civil dhe ushtarak, në roje të institucioneve të ndry shme ushtarake dhe civile, viheshin në poste të ndryshme merrnin pjesë aktivisht në luftë dhe në vendosjen e ruajtjen e rendit dhe të qetësisë nëpërmjet formave të ndryshme si me formimin e policisë nëpër

19Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, Rilindja, 1986 , f. 34-3520Po aty, fq. 35.21Nusret Shehiq, Çetnisthvo u Bosni i Hercegovini (1918-1941), Sarajevo, 1971, f. 12-20.22M. Sekuliq, Kosovo od 1912-1918 , Prishtinë, 1980, f. 164.

84 GLOBAL CHALLENGE

qytete e fshatra, me rregullimin e vijave të komunikacionit dhe mbrojtjen e tyre dhe shumë veprimtari tjera sipas nevojës.23 Bazuar në rezultatet e arri tu ra del se një organizim i tillë ishte i frytshëm si në vijën ku fitare ashtu edhe në luftërat në brendësi, jo vetëm për të ma-rrë pikat strategjike dhe qytetet por ishte prezente në çdo vend tjetër. Popullsia vendase serbe u bashkohej në mënyrë masovike numrit të vullnetarëve aty, ku depërtonte ushtria serbe. Këto forca vepronin në ndjekje të njësive të vogla armike dhe forcave të tjera që iu kundërvunë ushtrisë serbe, kurse një përparësi ishte se ato njësite vullnetare vendase e kishin, sepse e njihnin terrenin. Këto njësi morën pjesë në spas trimin e terrenit në luginën e Llapit, në grykën e Tene shdollit, në terrenin e burimit të lumit Llap, në Kopaonik, në terrenin e Shalës, të Ibrit, pastaj morën pjesë bashkë me ushtri në pushtimin e Mitrovicës e të Vushtrrisë. Po këto njësi u përdorën edhe në Drenicë në drejtim të Llaushës, Deviqit etj. Një pjesë nga Aradha çetnike për ndjekjen e njësive të vogla osmane dhe spastrimit të terrenit u përdorën në vijën Dibër – Tetovë, në rrethin e Gorës, të Prizrenit e deri në kufirin me Malin e Zi - pra në Gjakovë.24 Bazuar në kontributin e dhënë për ushtrinë serbe këto njësi u bënë të domosdoshme për këtë gjeneralshtabi i ushtrisë së Serbisë , pas Luftës së Parë Ballkanike njësitë vullnetare jo që nuk i liroi, por nga ato filloi të formojë edhe njësi të rregullta vullnetare.

Tani del ideja e formimit të njësive “Vullnetare” pas Luftës së Parë Ballkanike, nga radhët e të gjitha kombësive në territoret e pushtuara e që si synim ishte të përdoreshin në rast të luftës eventuale me Bullgarinë, kjo u zyrtarizua me një urdhëresë zyrtare të Komandës Supreme nr. 6113 të mu ajit maj 1913, ku i caktuan edhe vendet si në vijim: Ba-ta lionin e Parë në “Sveti Nikolla” - Maqedoni, të dytin në Pri shtinë, të tretin në Gjevgjeli dhe të katërtin në Negotin të Vardarit - Maqedoni. Një vëmendje të veçantë i kushtohej që në këto batalione të inkuadroheshin serbët, shqiptarët, tur qit nga Kosova dhe Maqedonia 25, ku si kusht për të qenë i mobilizuar duhet të ishte i shëndosh fizikisht dhe psiqi kisht, me një përparësi për personat që kishin kryer shërbi min ushtarak, mandej lejohej që edhe ish oficerët e ushtrisë osmane mund të pranoheshin nëse kishin dëshirë për këtë 26. Të gjithë ata që hynin në radhën e kësaj ushtrie, varësisht nga posti që bartnin, duke filluar edhe me veshje, përfitonin pagesë mujore dhe njëherësh ishin nën mbrojtjen e ligjeve ushtarake të ushtrisë serbe 27.

Sa i përket anëtarësimit në këto njësi të shqiptarëve ata kryesisht u mobilizuan me dhunë, u futën në Batalionin II, i cili përkohësisht e kishte selinë në Prishtinë. Në këtë Ba ta-lion parashihej që të inkuadroheshin njerëzit e mobilizuar nga Qarku i Prizrenit, Prishtinës, Novi Pazarit dhe Ple v lës 28.

Komanda serbe u mobilizua plotësisht që shqiptarët të jenë të përfshirë në këto njësitet e sajë, duke insistuar që nga çdo shtëpi të kishte vullnetarë, duke iu premtuar madje edhe një prijës fetar në çdo batalion për të kryer ritualet e tyre fe tare. Ky insistim vinte si rezultat që shqiptarët të mos mo bi lizoheshin kundër tyre, respektivisht këta ushtarë “Vullnetarë shqiptarë” do ishin si peng në rast të ndonjë mobilizimi, pastaj të gjithë këta të mobilizuar do përdoreshin në luftë ku ndër Bullgarisë 29. Mirëpo, shqiptarët pritnin që organet ush tarake t’i armatosnin dhe posa të fillonte lufta të kalonin në anën e të fortit 30.

23Branislav Ratkoviq, Prvi Balkanski rat 1912-1913, 1. II. Beograd. 1975. f . 389.24Po aty.25Limon Rushiti, Rrethanat politiko- shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë,1986,f. 39-46.26Arhiv Vojno Istorijskog Instituta, Beograd. P-2, dok. 6131, Ditari Ope rativ i Komandës Supreme të ushtrisë serbe.27Po aty, Urdhëresa e Komandës Supreme Ushtarake nr. 6132, maj. 1913.28AVII, P-2, K-1, Komanda Supreme rez. Nr. 6131 me. 18. III. 1913.29Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918 ,Prishtinë, Rilindja, 1986.f. 39-4630Petar Stojanov, Makedonija vo vremeto na Balkanskite i Prvata Svet ska Vojna, 1912-1918, Skopje, 1969. st. 93-94.

Gje

ostr

ateg

jia e

re

në B

allk

an s

i pas

ojë

e lu

ftëra

ve b

allk

anik

e | P

hD K

andi

dat,

Nex

hmed

in B

ardh

i

85Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Nga këto deklarata në mesin e ushtarëve kemi shqetësime, por edhe të udhëheqësve të tyre, ku si re zul tat kemi urdhrin e komandës supreme për shpërndarjen e këtyre njësive, ku u cilësuan si shumë të dëmshme, e veça nërisht në kohën e luftës 31.

Lufta e Parë Ballkanike, përfundoi me Traktatin e Londrës të 30 majit 1913, i cili i detyroi osmanët të dorëzo nin të gjitha territoret në Evropë, me përjashtim të një rripi të ngushtë përqark Stambollit dhe, gjithashtu të hiqnin dorë nga të gjitha pretendimet për Kretën. Rregullimi përfundi mtar i Shqipërisë dhe i ishujve të Egjeut, shumica e tyre të pushtuara nga Greqia gjatë luftës, u la për një vendim të më vonshëm të Fuqive të Mëdha. Sidoqoftë, shumë kohë përpa ra Traktatit të Londrës ishte e qartë se paqja me Portën e Lar të nuk do të sillte paqe për Ballkanin dhe ishte e sigurtë se në atë rajon do të zhvilloheshin kriza të reja për ndarjen e plaçkës.32

Një problem i këtij lloji ishte Shqipëria, ku të tri shtetet ballkanike që kishin pushtuar territore shqiptare nuk pranuan të njihnin kufijtë e projektuar nga Fuqitë e Mëdha për një shtet të pavarur shqiptar. Vetëm pasi Austro-Hun ga ria kërcënoi me luftë, më 1913, malazezët hoqën dorë nga synimet e tyre për Shkodrën, në Shqipërinë Veriore dhe ser bët zbrazën qytetin - port të Durrësit. Sidoqoftë në jug, grekët mbajtën me kokëfortësi ato territore, që i kishin pushtuar gjatë luftës dhe, ashtu sikundër do të shohim, ia arritën të ruajnë pjesën më të madhe të tyre.

Një problem edhe më serioz ishte zhgënjimi i Bull ga risë në procesin e ndarjes së plaçkës. Bullgarët bartën pe shën kryesore në luftimet kundër forcave osmane, që vepro nin jashtë Stambollit, por shpresat e tyre për të vendosur ko n trollin mbi kryeqytetin osman u bllokuan me vendosmëri nga Rusia. Në Maqedoni ata u ndjenë më të mashtruar nga aleatët e paradokohshëm, Serbia dhe Greqia. Grekët, që pu sh tuan qytetin-port, Selanikun pikërisht disa orë përpara se të arrinte ushtria bullgare, jo vetëm që e mbajtën këtë pre, por morën gjithashtu dhe një rrip të gjatë toke në bregun e Egje ut deri në lindje të qytetit. Ndërkohë, serbët kishin marrë pjesën më të madhe të Maqedonisë, e cila ishte caktuar për Bullgarinë në marrëveshjen e tyre të 13 marsit 1912, ashtu si dhe rajonin e caktuar për t’u arbitruar nga cari. Sikur të mos mjaftonin këto poshtërime, rusët tashmë po shtynin bullgarët t’i jepnin kompensime territo ri a-le Rumanisë, e cila as që kishte marrë pjesë në luftë kundër osmanëve. Kjo lëvizje ruse në emër të Rumanisë, erdhi nga përpjekjet e saj për të siguruar të drejta transiti nëpërmjet Rumanisë, për të ndalur një marrje të Stambollit nga Bull garia 33.

Çminimi i rumunëve ishte fortesa kufitare bullgare e Silistrisë dhe territorin danubian përreth saj dhe ata u kër kuan rusëve të mbanin premtimin e tyre, megjithëse veprimi ushtarak kundër Bullgarisë nuk kishte qenë i nevojshëm. Më 7 maj 1913, nën mbikëqyrjen ruse, u mbajt një konferencë ndërkombëtare në San Peterburg, që i dha Rumanisë qytetin e Silistrisë, megjithëse pa fortifikimet, një kompensim, të cilin rumunët në këtë kohë e quanin krejt të pamjaftueshëm, kurse bullgarët e quanin të padrejtë.

Për një mbrojtje të ndërsjellët kundër një Bullgarie hak marrëse dhe për të ruajtur fitimet territoriale të kohës së luftës, Greqia dhe Serbia lidhën një aleancë me njëra-tjetrën, më 1 qershor 1913, një ditë pas nënshkrimit të Traktatit të Lo ndrës, duke i dhënë fund Luftës së Parë Ballkanike. Ale a nca e tyre, në të njëjtën kohë ishte një pakt mbrojtës ishte edhe një përvijim i synimeve territoriale. Në Maqedoni, ash tu sikundër dhe në Shqipëri, ato do të zbatonin “parimet e pu shtimit efektiv”, që nënkuptonte se ato kishin qëllim të mba nin pjesën dërmuese të Maqedonisë dhe thjesht t’i ndër ronin qëllimet e Fuqive të Mëdha për të krijuar Shqipërinë si një shtet të pavarur 34.

31Po aty.32Norman Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814-1914, Toena, Tiranë. f.429.33Po aty, f. 429.34Po aty,f.429.

86 GLOBAL CHALLENGE

Pas përfundimit të aleancës, Greqia dhe Serbia kër ku an edhe një aleatë tjetër në rast ngatërresash me Bullgarinë. Ata morën garanci për mbështetje të veçantë nga Mali i Zi.

Lufta e Dytë Ballkanike

Bullgarët, nuk i fshehën pakënaqësitë e tyre nga rezu l tatet e Luftës së Parë Ballkanike lidhur me ambiciet e tyre territoriale 35. Nga Traktati i Londrës e deri në sulmin e Bull-garisë kundër Serbisë dhe Greqisë kaloi saktësisht një muaj, tani logjika e një zgjidhjeje ushtarake kishte marrë mbizotë rim, në një fazë në të cilën antagonizmat ndërmjet Fuqive dukej se ishin pezull 36. Bullgarët dëshironin që në këto rre thana të kishte një ndërhyrje diplomatike ruse në emër të tyre, për të detyruar aleatët e deridjeshëm të ishin të pajtimit për një ndërmjetësim. Përkundër rolit të Rusisë në shtrë n gimin e Bullgarisë për t’i dhënë kompensime Rumanisë, bull garët besonin se në këtë situatë, Rusia do të mbante anën e tyre, duke pasur parasysh rolin rus në krijimin e Aleancës serbo-bullgare të 13 marsit 1912, përfshirë edhe ujditë terri to riale.

Me qëllim për t’i imponuar Rusisë arbitrazhin, gjene ra li i ushtrisë bullgare Savov, me urdhër të mbretit të tij, ndër mori një sulm të papritur mbi forcat pushtuese greke dhe serbe në Maqedoni, më 29 dhe 30 qershor 1913, dhe me këtë filloi Lufta e Dytë Ballkanike. Savovi i vuri në dijeni gjeneralët e tij se sulmi pati qëllim të trefishtë. Me kërcënimin e shpalljes së luftës kundër Greqisë dhe Serbisë të dety ro jë Rusinë të rregullojë një marrëveshje të menjëhershme; të detyrojë aleatët tanë për një sjellje pajtuese dhe t’i lë-shoj në territoret e pushtuara prej nesh, por të mbajtura prej tyre, derisa ndërhyrja do të ndalojë veprimin e mëtej shëm ushtarak. Sulmi i Bullgarisë ndodhi si pasojë e një vetëbe-si mi të tepruar të bazuar në zhvillimet, si dhe pozicio nimi i Ru sisë, ku në bazë të sinjaleve që dha, tregoi se nuk do të përkraheshin nga ajo. Simpatia që ndienin rusët për bullgarët u errësu a nga ambiciet bullgare ndaj Stambollit dhe Ngu shticave, kështu që rusët jo që nuk u rreshtuan me bullgarët, por ata mbështetën përpjekjet greke dhe serbe, për të për fshirë edhe Rumaninë në koalicionin e tyre antibullgar. Sa i përket Serbisë dhe Greqisë, sulmi ishte i mirëpritur, sepse bullgarët morën njollën e agresorit dhe për këtë ata me 5 e 6 korrik i shpallën luftë Bullgarisë 37, për tu pasuar edhe nga Rumania, më 10 korrik, dhe Porta e Lartë dy ditë më vonë. Bazuar në zhvillimet, bullgarët u mundën shpejt, ku pas shta të ditë u detyruan ti bëjnë thirrje Rusisë të rregullonte një armëpushim me kundërshtarët e tyre ballkanas dhe pas rifitimit nga Porta e Lartë të Adrianopojës, ata gjithashtu bë në thirrje për një armëpushim me Perandorinë Osmane 38. Në rrethanat e krijuara i vetmi vend që mund të pritej të ndër hynte në anën e Bullgarisë qoftë në domenin diplomatik, por edhe atë ushtarak ishte Austro-Hungaria për të zvogëluar pre tendimet e Serbisë. Bisedimet e paqes ndërmjet Bull ga risë dhe armiqve të saj ballkanik, u zhvilluan në pjesën më të madhe në Bukuresht-Rumani 39. Me marrëveshjen e Bukureshtit, të nënshkruar më 10 gusht 1913, bullgarët i dhanë Rumanisë një pjesë të madhe territoresh ndërmjet Danubit dhe Detit të Zi dhe pjesën më të madhe të asaj, që kishin marrë nga Maqedonia ia dhanë Serbisë dhe Greqisë, terri to ret e së cilës përgjatë bregdetit të Egjeut u zgjeruan duke përfshirë Kavallën, këtë qytet- port të rëndësishëm. Gjashtë javë më vonë bullgarët bënë paqe me Portën e

35Po aty. f. 430.36Egidio Ivetiq, Luftërat Ballkanike, Tiranë, 2008. f.125.37Po aty, fq.129.38Norman Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814-1914, Toena, Tiranë, f. 430.39Sergej Dimitrijeviq Sazanov, Kujtime, Botues HELGA’S SECRETS, f. 130.

Gje

ostr

ateg

jia e

re

në B

allk

an s

i pas

ojë

e lu

ftëra

ve b

allk

anik

e | P

hD K

andi

dat,

Nex

hmed

in B

ardh

i

87Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Lartë që për rusët ishte shumë shqetësuese 40. Në marrëveshjen e arritur në Stamboll, më 29 shtator, osmanët rifituan qytetin e Adrianopojës dhe kufiri i tyre me Bullgarinë u vendos në perëndim të qytetit, përgjatë një vijë që zgjatej gati drejtpërdrejt në veri të grykës së lumit Marica.

Pa dyshim në vlugun e zhvillimeve, del në pah se çë shtja e kufijve të Ballkanit përbën një objekt reflektimi. Me që ishin përcaktuar në bazë të madhështisë së disa vendeve ballkanike, ato ndanë territore të tëra me përbërje etnike ho mogjene, ku pa dyshim problemi i kufijve do të prekej përsëri dhe nuk do ishte e mundur të arrihej një paqe në gadishull 41.

Duke parë zhvillimet dhe impenjimet e Fuqive të Më dha në Luftën e Parë Ballkanike, në kontekst me shqiptarët kemi parasysh favoret dhe pasojat që la prapa vetes konflikti në planin politik, kombëtar, ekonomik e territorial. Vetë fillimi i luftës i bëri të qarta synimet dhe interesat e secilit nga aktorët e saj. Aleatët ballkanikë, ishin akorduar me aleancën ndërmjet tyre, synonin mposhtjen e osmanëve, pushtimin dhe ndarjen e territoreve ballkanike që mbaheshin nga këta të fundit. Perandoria Osmane, nga ana e saj, pas goditjeve që mori nga kryengritësit shqiptarë ndihej e dobësuar dhe jo e gatshme të konfrontohej me një aleancë të tërë. Në këtë situatë të krijuar, shqiptarët e kishin vështirë të pozicionoheshin kur asnjëra palë nuk ishte e gatshme të përmbushte aspiratat e tyre nacionale. Pra, ishte shumë e vështirë për shqiptarët të merrnin pozicion të qartë karshi luftës, lëvizja e rezistencës që u tentua të krijohej për të penguar pushtimin e tokave të tyre nga ushtritë ballkanike, arriti vetëm suksese të pjesshme. Të gjitha këto zhvillime luftarake merrnin rrjedhën e dëshiruar për aleatët ballkanikë. Perandoria Os-ma ne po tërhiqej me shpejtësi dhe pa një rezistencë të thek suar, kurse qëndresa shqiptare nuk arrinte të përmbushte vakumin e krijuar, pra të ndal marshimin e ushtrive ball ka nike në trojet e saj. Aleatët ballkanikë, nga ana e tyre nuk po zgjidhnin caqet dhe mjetet në funksion të përmbushjes së qëllimeve të tyre. Me tërë forcën dhe brutalitetin e tyre ata po godisnin dhe më të pafuqishmit civilët duarthatë, që nuk mund ta pengonin marshimin e tyre. Që në muajin e parë të luftës, trojet shqiptare u bënë arenë e luftimeve dhe ma sa k rave të përgjakshme. Synimi i qeverive të aleatëve ishte që me të gjitha mjetet e mundshme, pra duke përdorur edhe taktikën e tokës së djegur, t’u bëhej me dije shqiptarëve se ata duhej të largoheshin nga vatrat e tyre ose të pranonin rea litetin e ri, që nënkupton heqjen dorë nga çdo ndjenjë na cionale, mbase të konvertoheshin e asimiloheshim për të mbijetuar fizikisht. Janë disa dhjetëra burime të kohës që në mënyrë shumë të detajuar e përshkruajnë aktualitetin historik të atyre ditëve në Shqipëri, që për Rusinë nuk paraqiste ndonjë problem 42.

“Shumë shqiptarë luftuan në radhët e ush trive osmane, të tjerët rezistuan kundër invaduesve gre kë, malazezë dhe serbë. Fushata pushtuese e këtyre të fundit la prapa vetes numër të pallogaritur të viktimave civile dhe shkatërrime në të gjitha krahinat e vendit. Pa dyshim, veriu dhe jugu, krahinat me luftimet më intensive dhe regjione të pushtuara nga invaduesit, përjetuan ndryshime, përkatësisht humbje të mëdha demografike” 43.

Duke pasur parasysh dramën shqiptare të viteve 1912-1913, me tërë kompleksitetin dhe dimensionet e saja tragjike, atëherë konkludojmë se Lufta e Parë Ballkanike la pas vetes relacionet ndëretnike në Ballkan, veçanërisht marrëdhë niet ndërmjet shqiptarëve dhe fqinjëve. Pikërisht në këtë kon siston edhe esenca e kësaj lufte.

40Po aty, f. 131.41Ferdinand Schevill , Ballkani ,Historia dhe Qytetrimi, Tiranë , 2002, f. 390.42Sergej Dimitrijeviq Sazanov, Kujtime, HELGA’S SECRETS, f. 100.43G.J Schuriman, Luftërat Ballkanike 1912-1913, Tiranë,2006, f. 141.

88 GLOBAL CHALLENGE

Periudha e gjatë e kryengritjeve shqiptare antixhon tur ke të viteve 1910-1911, është e njohur si koha e marrëdhënieve mi qësore mes shqiptarëve dhe Malit të Zi, ky i fundit ishte bërë strehë e kryengritësve dhe familjeve të tyre për muaj me radhë.

Gjatë rrjedhës së Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, shtetet ballkanike sado që nuk e preferonin zgjidhjen e të ashtuquajturës Çështje Lindore në favor të shqiptarëve nuk ndërhynë direkt kundër kryengritjes në fjalë.

Liderët e Kryengritjes së Përgjithshme shqiptare, në rrethana kur kryengritja ndodhej në kulmin e suksesit të saj, për asnjë moment me asgjë nuk i provokuan serbët dhe ma la zezët lokalë, përkundrazi disa nga këta krerë si Isa Boletini ishin angazhuar hapur në mbrojtjen e të drejtave të tyre na cionale, në të vërtetë kishin premtuar në rast të fitores eventuale të autonomisë shqiptare, serbëve dhe të tjerëve do t’u garantohej siguria në pronat e tyre.

Nga të gjitha këto zhvillime ne konstatojmë së Lufta e Parë Ballkanike, ndonëse shënon fundin e sundimit pesëshe ku llor osman në Ballkan, çlirimin e popujve të nënshtruar, krijimin për herë të parë të shtetit të pavarur shqiptarë, me gjithatë shikuar nga aspekti i konsekuencave afatgjata që la prapa vetes, shënon fillimin e një periudhe të krizës në ma rrë-dhëniet ndërmjet shteteve dhe popujve të Ballkanit. U go ditën veçanërisht marrëdhëniet e shteteve ballkanike me po pullin shqiptar.

Lufta e Parë Ballkanike është pikënisje në historinë e luftërave që do të pasojnë, ne duke jetuar në rajonin me tension ndërkombëtar, kuptohet vetvetiu se popullsia e Ballkanit u gjend vazhdi misht nën ndikimin e interesave të fuqive të jashtme. Andaj, për njohësit e historisë së këtij rajoni nuk është vështirë për ta identifikuar rolin e Fuqive të Mëdha në të gjitha ngjarjet dhe kthesat historike.

Luftërat ballkanike çuan në një acarim të mëtejshëm të kontradiktave midis popujve, duke shpejtuar kështu fillimin e Luftës së Parë Botërore. Dhe, megjithëse ato (luftërat ball-kanike) shiheshin si shkak i përshpejtimit të Luftës së Parë Botërore, unë pajtohem me thënien: “Megjithëse së paku teknikisht është e padiskutueshme se fuçia për shkëndijën e barutit për Luftën e Parë Botërore erdhi nga Ballkani, shumë të rrallë janë ata historianë, që do të pretendonin se aty qën dronte shkaku” 44.

Pra, faktori më i rëndësishëm, ashtu siç u vu re dhe në luftërat e fundit në Ballkan, ishte nacionalizmi agresiv, një nacionalizëm me nuanca të prirjeve fisnore”, duke e parë kundërshtarin politiko ushtarak si një armik të frikshëm e të pandreqshëm” 45.

Shpesh çdo arsyetim me qeveritë përkatëse ndeshet në një mur të shurdhët. “Megalomania e idealit kombëtar” nuk li nte shteg as për arsyetim e as për kompromise.

Sidoqoftë në të dyja luftërat, luftimet ishin tejet të për gjakshme. Dhe sado e lavdishme të paraqitet kjo luftë, lufta e Perandorisë Osmane dhe e aleatëve nuk është gjë tjetër, veçse një kapitull i mbyllur dhe i mbushur me tmerr.

Si histori lufte, pasojat dhe rezultatet morale janë të tmerrshme. “Kombet që kishin qenë në aleancë dhe që i ishin drejtuar zotit t’i çlironte, papritmas filluan të urrenin njëri- tjetrin për vdekje. Urrejtja dhe mëria kombëtare, dyshimi i ndërsjelltë mjaftonin për ta filluar dhe për ta çuar më tej luf tën më brutale dhe më të kotë të kohës” 46. Ata që luftuan krah për krah në Adrianopojë u bënë gati të vrisnin dhe të torturonin njëri tjetrin.

Koha e luftërave ballkanike përbën periudhë të shkur tër kohore, por shumë të ngjeshur me ngjarje të rëndësisë his torike, por edhe tragjike për çështjen kombëtare shqip-ta re. Është heroike se pavarësia e Shqipërisë shpallet si ngjarje më e madhe në historinë e

44M. Teodorova, Ballkani imagjinar, Tiranë, 2006, f. 13-20.45Luftërat e tjera ballkanike, Onufri, Tiranë, 1993, f. 10.46Po aty, f. 206.

Gje

ostr

ateg

jia e

re

në B

allk

an s

i pas

ojë

e lu

ftëra

ve b

allk

anik

e | P

hD K

andi

dat,

Nex

hmed

in B

ardh

i

89Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

kombit shqiptar. Ajo njëherësh është edhe tragjike se nga kjo kohë fillon shkelja flagrante e të drejtave njerëzore e kombëtare për më tepër se gjysmën e popullit shqiptar në trevat e shumta, që mbetën jashtë shtetit të shpallur në Vlorë. Për pjesën e mbetur jashtë Shqipërisë është periudha më e kobshme, reflektimi i së cilës përfshiu gjenerata të tëra, të cilat mbetën nën robërinë serbomadhe dhe megalomaninë greke. Kështu, në këtë pjesë të Shqi përisë ushtarët dhe paramilitarët serbo-malazezë, kryen krime, që Evropa nuk i kishte parë e dëgjuar që prej kohës së depër ti mit të hunëve, vandalëve, avarëve dhe Xhingis Kanit 47. As mizoritë më të tmerrshme nuk ia dolën ta zhbëjnë këtë racë të fortë 48. Meqë, “Kosova kjo tokë shqip tare u dënua prej Fuqive të Mëdha të mbajë në kurriz, një zgjedhë të re shumë më gjakpirëse sesa e përparshmja - zgjedhën militariste me ga lo-serbe” 49. Bazuar në zhvillimet dhe gjenocidin e ushtru ar ndaj shqiptarëve nga serbo-mala zezët, fitohet përshtypja: “Populli shqiptar i Kosovës, ishte populli më i guximshëm në botë” 50. Me ndihmën e Rusisë Serbia dhe Mali i Zi, i kri juan kufijtë kolonialë me krime të papara mbi shqiptarët. Ajo ishte plaga më e rëndë që edhe sot e kësaj dite kullon trishtueshëm 51. Njëri ndër anëtarët më aktiv të Komitetit “Mbro jtja Kombëtare e Kosovës” do të nënvizonte, “Kosova është pjesa më vitale e Shqipërisë etnike. Serbia gjatë dy shekujve të fundit nuk ka lënë gur pa lëvizur, vetëm e vetëm për ti shfarosë shqiptarët e Kosovës” 52. Me të drejtë kon k lu dohet se nuk ka popull në Evropë që ka pësuar kaq shume vuajtje, por që ka luftuar aq shumë për lirinë dhe të drejtat kombëtare dhe që është tradhtuar dhe masakruar aq rëndë sa populli shqiptar i Kosovës dhe ai i territoreve të tjera rreth saj 53

Shqyrtimi i materialeve e fakteve të shumta na bindin se disa nga shkaqet kryesore të rënies së shpejtë të territoreve nën robërinë e shteteve fqinje ishin: Populli shqiptar, i vetmuar dhe pa asnjë ndihmë, ishte i dërmuar rëndë në luf tëra më një shtet të madh prej dhjetëra milionësh banorë dhe për shkak të urrejtjes shekullore të grumbulluar ndaj Osma-në ve nuk mund të shmangej ajo mëri menjëherë në një pe riudhë një apo dy mujore, që mund të mundësonte një bllok shqiptaro - osman që, gjithsesi, në atë kohë do të ishte vetë-vrasje për shqiptarët.

Pushtimi Otoman pesë shekullor kishte konservuar barbarisht konservatorizmin mesjetar, ruralizmin e shoqërisë shqiptare, mbajtje në frenim të çdo prirje për ringritje kul-turore dhe civilizuese të shoqërisë në tërësi. Fuqitë e Mëdha në këtë mënyrë, në vend që t’i hapnin poret jetësore një ko mbi në rrugën e tij për ripërtëritje qytetare dhe evropiane, e cunguan atë territorialisht, i këputën arteriet kryesore dhe ushqyen faktorët që bëjnë lehtësisht të manipulueshëm dhe të kontrollueshëm një popull të penguar historikisht në rru gën e tij të zhvillimit 54.

Pastaj, sulmi i menjëhershëm nga të gjitha drejtimet e territorit shqiptar nga të katër ushtritë, të katër shteteve ballkanike ishte i pamundur të përballohej nga luftëtarët shqip-tarë. Shqiptarët nuk e kishin ende shtetin e tyre, çka e vësh ti rësonte jo vetëm organizimin dhe mbështetjen e duhur të luftëtarëve që megjithatë, si atdhetarë të devotshëm, bënë luftë heroike dhe qëndresë të admirueshme kundër ushtrive të aleancës në të gjitha drejtimet e depërtimit të tyre. Mirëpo, lakmia dhe vendosmëria e tyre “për t’i çliruar” bashkëkombësit e vet, në të vërtetë etja për pushtime të territoreve të huaja. Dhe siç vënë në dukje disa

47Harilla Kola, Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve në viset e tyre etnike 1941-1967, Tiranë, 2000, f. 34.48Leo Freundlich, Golgota e Shqipnisë - aktakuzë kundër shfarosësve të popullit shqiptar, Prishtinë, 2010, f. 7.49Bajram, Curri,(trajtesa dokumente), Tiranë, 1982, f. 61.50Sefedin Fetiu, Memoare sfiduese nga Kosova, Prishtinë, 2001, f. 16-18.51Hakif Bajrami, Kosova njëzet shekuj të identitetit të saj, Prishtinë, 2001, fq. 121.52Hakif Bajrami, Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit të Kosovës, Prishtinë, 2000, f. 74.53Lefter Nasi, Ripushtimi Jugosllav i Kosovës, Tiranë, 1994, f.4.54Ferdinand Schevill, Ballkani Historia e qytetërimit, Tiranë, 2002, f. 380-391.

90 GLOBAL CHALLENGE

studiues, pas krijimit të shteteve të reja, ata ishin pa përvojë luftarake. Shumica e popullsisë ishin fshatarë inaktiv, indiferent dhe të pa arma tosur për luftë. “Luftëtarët e vërtetë ndër popujt e Ballkanit kishin qenë shqiptarët. Bullgarët e serbët arritën të krijonin një traditë luftarake, duke u nisur nga hiçi, falë drejtimit me sukses të burimeve ekonomike e arsimore në dobi të ushtrisë në periudhën para dhe gjatë luftës serbo-bullgare dhe luftëra ve ballkanike” 55.

Në krahasim me periudhën para luftërave ballkanike, ndryshimet territoriale dhe demografike, pas Paqes së Buku re shtit, më 9 gusht 1913, të shprehura në % ishin: Bullgaria e cila fitoi 29 % territor dhe 3 % popullsi më shumë, Gre qia 68 % territor dhe 67 % popullsi më shumë, Mali i Zi 62 % territor dhe 100 % popullsi më shumë, Serbia 82 % më shumë territor dhe 55 % më shumë popullsi.56 Dhe sipas “Obzor”, 24, XII.1913, Zagreb: Serbia nga luftërat ballkanike në pikëpamje territoriale zmadhohet gati dyfish. Ajo i afrohet Detit Egje dhe Detit Adriatik, fiton krahina të pëlleshme, kufij të përbashkët me Malin e Zi, sigurim të lirë të tra nsportit në Selanik etj. Para luftërave ballkanike kishte 48.803 km katror dhe 2.911.701 banorë (diku rreth 2.700.000 banorë), kurse pas luftërave ballkanike 87.358 km katror me 4.393.315 banorë 57. Po kështu, sipas gjeneral armate Janos Bitos, ushtria greke çliroi dhe mori territore në Maqedoni, Epir dhe ishujt në veri dhe në lindje të detit Egje.

Pas bash kimit të Kretës Greqisë, u rrit dhe statusi stra tegjik i Greqisë në Mesdhe.Pjesa më e madhe e popullit shqiptar gjatë luftërave ballkanike pësoi zhgënjime të

hidhura. Ndërkohë, nga luftërat ballkanike u rihap çështja shqiptare, ndërsa patriotët me Ismail Qemalin në krye, dolën në ballë të zhvillimeve, më 28 nëntor 1912 me shpalljen e Pavarësisë në Vlorë.

Edhe pse atdhetarët u përpoqën që të mos bien nën kthetrat e “lojërave diplomatike”, gjatë luftërave ballkanike, populli shqiptar u gjend në një situatë të rrezikshme të ko mbi nimit të lojërave politike. Kështu, dallimet midis pro jekt-hartave të propozuara lidhur me kufijtë e Shqipërisë ishin të mëdha, sidomos ndërmjet Qeverisë së Vlorës dhe të Aleancës Ballkanike. Pastaj, dallime të mëdha kishte dhe ndërmjet propozimit të Austro-Hungarisë nga njëra anë dhe të Aleancës Ballkanike dhe Rusisë nga ana tjetër.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Qeverisë së Vlorës dekla ro nin në Forein Offise: “Qëllimi i këtyre rregullimeve territoriale, që po bëhet tani, duhet të ishte vendosja e një paqeje të qëndrueshme, mirëpo mënyra se si po zgjidhej çështja shqi p tare nuk mund të siguronte asnjë lloj paqeje… dhe se e gjithë kjo nuk mund të përfundonte, veçse me një armiqësi të vazhdueshme” 58.

Zgjidhjet e gabuara për Shqipërinë e pas luftërave ball kanike, krijuan pasoja tragjike që u reflektuan në copë timin e mundshëm të integrimeve sociale, kulturore, ekono mi ke, arsimore, të komunikimeve dhe të raporteve me fqi njët dhe me botën të ndërtuara me shekuj: reduktimi i kapa ci teteve shpirtërore e materiale të këtij populli; izolimin dhe zvogëlimin e peshës së përgjithshme të shtetit shqiptar në Ballkan; kufirin më të pakalueshëm në Evropë midis dy pjesëve të një populli e me tragjedi të panumërta familjare; zëvendësimin e një robërie (Perandorisë Osmane) me një tjetër për më se gjysmën e popullit; gangrenizimin e një ra porti tipik kolonial në mes të Evropës; destabilizimin permanent politik e ushtarak të rajonit.

55M. Gleny, Historia e Ballkanit 1804-1999, Toena, Tiranë, f. 235.56Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Më dha, Tiranë, 1978, f. 503.57Dragoslav Jankoviq, Serbija i Jugoslovensko pitanje, 1914- 1915, Beograd, 1973, f. 73.58Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, Tiranë, 1978, f. 503.

Gje

ostr

ateg

jia e

re

në B

allk

an s

i pas

ojë

e lu

ftëra

ve b

allk

anik

e | P

hD K

andi

dat,

Nex

hmed

in B

ardh

i

91Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Pasojat e drejtpërdrejta të këtyre padrejtësive, naty risht nuk të çonin tjetër, veçse në varfërim ekonomik të rajoneve të tëra malore shqiptare si pasojë e ndërprerjeve të marrëdhënieve tradicionale, ruajtja e konservatorizmit gjysmë-mesjetarë edhe më tej në epokën moderne, mbajtja ko nstante e pasigurisë së brendshme politike në shtetin e ri shqiptar, dobësimi i mëtejshëm i vlerave kulturore evropiane brenda kombit shqiptar, pra ishte një Ballkan Perëndimor i destabilizuar për një kohë të gjatë.

Dihet se trajtimi i problemit të kufirit shqiptar nuk u mbështet në konsiderata etnografike, historike, ekonomike etj, por u bë nga Fuqitë e Mëdha nën prizmin e ruajtjes së “ekuilibrave të paqes” në rajon e më gjerë apo më saktë në mosprishjen e “Koncertit Evropian”. Në këtë këndvështrim diplomacia e Fuqive të Mëdha kinse kërkonte të shmangte, “Luftën e Madhe”, gjë që nuk u shmangë dot.

Kjo tragjedi me trevat shqiptare ndodhte kur dërgo heshin raporte historiko-etnografike e memorandume, jo ve tëm nga përfaqësues elitarë nga kombi shqiptar si Konica etj, por edhe nga personalitete të paanshme botërore, të cilët argumentonin historikisht përbërjen kompakte etnike dhe origjinën historike të pandërprerë të popullit shqiptar. Kë shtu, në memorandumin e dërguar nga misionari amerikan Telford Erikson, i cili pasi argumenton me fakte dhe doku mente historike lashtësinë iliro-arbënore të shqiptarëve, pyet se “si mund të ndahet në mes kjo tokë antike dhe ky popull antik ndërmjet aleatëve si një plaçkë lufte? Më pas ai va zhdon: “Ne zotërinj kemi pas mësuar se drejtësia duhet të jetë guri themeltar i çdo rendi jetëgjatë në shoqërinë njerë zore”.

Rezistenca shqiptare vazhdoi gjatë viteve 1912-1913. Por qëndresa më e organizuar kundër pushtuesve serbë qe Kryengritja e shtatorit 1913, ndaj së cilës u morën masa të rrepta represive. Ajo ishte si rezultat i qasjes ndaj problemit në fjalë nga ana e katër shteteve të Ballkanit dhe diplo ma ci së së Fuqive të Mëdha, meqë ishte një frymë dhe atmosferë e nderë, që mbretëronte para një kataklizmi të madh botëror, të cilën po e përgatisnin vetë ata.

Pas një viti të traktateve, konventave dhe aleancave dhe pas dy luftërave, Siujdhesa Ballkanike arrin në krizat evropiane tashmë të dukshme shumë më të fraksionizuara: “ndarjet” vijnë së jashtmi në përgatitjen e konfliktit botëror që do ta shoh Greqinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Rumaninë në krahë të Antantës, ndërsa Bullgaria dhe Turqia zgjodhën aleancën me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë, me qëllim për të fituar territoret e humbura në luftërat ball kanike.

Le të shohim mënyrën e përgjithshme se si u zhvillua lufta ashtu si e pa Fondacioni Kornegier më 1913 59. Veçoria e luftërave ballkanike, thuhet në raportin e vitit 1913, është se “lufta nuk bëhet vetëm midis ushtrive, por midis vetë kombeve…Prandaj këto luftëra janë kaq të ashpra , ku ato mbyllen me aq shumë humbje në njerëz dhe përfundojnë në zhdukjen e popullsisë dhe shkatërrimin e zonave të tëra”. Qëllimi i konfliktit të armatosur vijon raporti ishte “zhdukja tërësisht e një popullsie të huaj”. Fshatrat shkatërroheshin, gratë e identitetit kombëtar “armik” dhunoheshin e shpesh vriteshin, robërit vriteshin, ose mbylleshin në ngrehina të vje tra, ku vdisnin nga uria apo të ftohtit, tregohej një zemërligësi e madhe ndaj të mundurve etj. “Kjo e tejkalonte masën e mospërfilljes së thjeshtë për t’u futur në mbretërinë e mizorive të qëllimshme dhe të neveritshme” 60.

Masakrat, aktet e pabesueshme të dhunës, sidomos ndaj shqiptarëve janë makabre. Mjafton t’i referohemi shtypit të kohës, ku pasqyrohen mizoritë serbe kundër shqiptarëve në vitin 1913. Si psh. në gazetën “Radniçke Novine” Beograd-tetor 1913,

59Luftërat e tjera ballkanike, Onufri, Tiranë, 1993, f. 10.60G. Kennan, Diplomacia Amerikane, Tiranë, 1997, f. 55-77.

92 GLOBAL CHALLENGE

gazetën “Daily Telegraph”, gazetën e Zagrebit “Hrvatske Novosti”. Pastaj një tabllo të gjendjes së rëndë në tokat e pushtuara shqiptare, na jep socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq në librin e tij “Ser bia dhe Shqipëria”,

Nga kronikat e shtypit të huaj, del se përmasat e shfa rosjes fizike të shqiptarëve nga Serbia, janë të trishtueshme. Krimet kryheshin nga ushtria dhe bandat e armatosura, nën urdhrin e komandantëve ushtarakë.

Konkluzione

Periudha më e vështirë dhe më e përgjakshme, po thuajse gjatë gjithë historisë së popullit shqiptar të kësaj ane, ishte ajo e viteve 1912 - 1915, që në pjesën e popullit dhe të territoreve të pushtuara njihet si kohë e sundimit të Serbisë së parë. Mu atëherë kur dukej se do të agonte liria, në vje shtën e vitit 1912, trojet shqiptare i përfshiu shtrëngata e Luftës së Parë Ballkanike që ishte shkatërrimtare.

Fundi i luftërave ballkanike shpuri në përfundime të mëdha. E tërhequr përsëri në kryeqytetin e saj të vjetër, Adrianopojën, Perandoria Osmane u largua nga Evropa dhe nuk ishte më fuqi evropiane.

Luftërat ballkanike ishin të përgjakshme dhe të kush tueshme. Gjatë dhjetë javë luftimesh, gjatë gjashtë javësh sa zgjati Lufta e Parë Ballkanike dhe katër javë sa zgjati Lufta e Dytë Ballkanike, u vranë rreth 200.000 luftëtarë, pa lloga ritur civilët, përveç dhjetëra mijëra viktima të kolerës, tifos e dizenterisë. Vetëm pena e Dantes mund ta përshkruaj me saktësi udhën që vjen nga Lozengradi, vetëm talenti i tij i mistershëm do të ishte në gjendje të rikrijonte të gjitha tmerret e moçalishteve të akullta, mbi vijat dhe llumin e të cilave ngrihen trupat e gjymtuara dhe të copëtuara të të rënëve shkruante Leon Trocki.

Duhet të theksojmë se përmasat tragjike dhe tonet dramatike të këtyre ngjarjeve në Ballkan kanë zanafillë të hershme Ato filluan të marrin jetë të paktën që prej fillimit të shekullit të XIX, e të prirura më pas nga mitet dhe legjendat e së kaluarës: Bullgaria e Madhe, Serbia e Madhe, Rumania e Madhe, miti Pan Helenik, Mali i Zi i Madh, që ndikuan në trajtat e nacionalizmit tejet agresiv, gjë që pasuan hakmarrje dhe konflikte të tmerrshme. Mbi këtë pikë thuren tragjedi dhe ngjarje, që nisin që nga shekulli XIX edhe sot pro dhojnë efektet e tyre negative.

Sidoqoftë në të dyja luftërat përleshjet ishin tejet të përgjakshme dhe sado e lavdishme të paraqitet kjo luftë, lufta e Perandorisë Osmane dhe e aleatëve ballkanikë nuk është gjë tjetër veçse një kapitull i mbushur me tmerr.

Fundi i luftërave ballkanike përbën periudhë të shkur tër kohore, por shumë të ngjeshur me ngjarje të rëndësisë historike, por dhe tragjike për çështjen kombëtare shqiptare. Është heroike se shpallet pavarësia e Shqipërisë si ngjarje më e madhe në historinë e kombit shqiptar. Ajo njëherësh është tragjike, se nga kjo kohë fillon shkelja më flagrante e të drejtave njerëzore e kombëtare për më tepër se gjysmën e popullit në trevat e shumta që mbetën jashtë shtetit të shpa llur në Vlorë. Për pjesën e mbetur jashtë Shqipërisë, është periudha më e kobshme, reflektimi i së cilës u përcoll mbi gjenerata të tëra, të cilat mbetën nën robërinë serbomadhe dhe megalomaninë greke.

Në këtë pjesë të Shqi përisë së robëruar, ushtarët dhe paramilitarët serbo-ma lazezë, kryen krime, që Evropa nuk i kishte parë e dëgjuar që prej kohës së depërtimit të hunëve, vandalëve, avarëve dhe Xhi n gis Kanit. Faktikisht në këto luftëra, harta e katër vendeve ball-kanike u ndryshua në mënyrë rrënjësore në dobi të tyre, por dëm të madh pësoi çështja shqiptare, duke iu përgjysmuar populli dhe territori historik mijëravjeçar në Ballkan.

Lufta e Parë Ballkanike është pikënisje në historinë e luftërave që do të pasojnë,

Gje

ostr

ateg

jia e

re

në B

allk

an s

i pas

ojë

e lu

ftëra

ve b

allk

anik

e | P

hD K

andi

dat,

Nex

hmed

in B

ardh

i

93Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

e cila hapi hendekun e madh ndër mjet shqiptarëve dhe vendeve fqinje, kurse Lufta e Dytë Ball kanike e thelloi edhe më tepër këtë hendek për të ngatë rruar ndërmjet vete aleatët ballkanikë, kurse Lufta e Parë Botërore që do të pasojë për një moment do ti shkatërrojë të gjitha urat e rëndësishme të bashkëpunimit ndërmjet popujve të Evropës dhe më gjerë.

LITERATURA:

1. Bajrami, Hakif, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, Prishtinë, 2003.

2. Bajrami, Hakif, Kosova njëzet shekuj të identitetit të saj, Prishtinë, 2001.

3. Braha, Shaban, Gjenocidi sërbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844-1990), Tiranë-

Gjakovë.1991.

4. Curri, Bajram,(Trajtesa dokumente), Tiranë, 1982.

5. Fiçorri, R. Ushtritë e huaja në Shqipëri 1912-1922, Tiranë 2002.

6. Fetiu, Fefedin, Memoare sfiduese nga Kosova, Prishtinë, 2001.

7. Glenny, Misha, Histori e Ballkanit,1804-1999, Tiranë, 2007.

8. Ivetiç, Egidio, Luftërat Ballkanike, Tiranë,2008.

9. Jankoviq, Dragosllav, Srbija i jugosllovensko pitanje 1914- 1915, Beograd, 1973.

10. Kola, Harilla, Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve në viset e tyre etnike 1941-1967, Tiranë,

2000.

11. Luftërat e tjera ballkanike, Onufri, Tiranë, 1993.

12. Kennan, G, Diplomacia Amerikane, Tiranë, 1997.

13. Nasi, Lefter, Ripushtimi i Kosovës, Tiranë, 1994.

14. Leo, Freundlich, Golgota e Shqipërisë, Prishtinë,2010.

15. Puto, Arben, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha

1912-1914,Tiranë,1978.

16. Rich, Norman, Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814-1914, Tiranë, 2006.

17. Rushiti, Limon, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, 1986.

18. Ratkoviq, B. Prvi Balkanski rat 1912-1913, Beograd 1975.

19. Teodorova, M, Ballkani imagjinar, Tiranë, 2006.

20. Schurman, G,J, Luftërat Ballkanike 1912-1913, Tiranë, 2006.

21. Sechevill, Ferdinand, Ballkani,Historia dhe qytetërimi, Tiranë, 2002.

22. Sekuliq, Millovan, Kosovo od 1912- do 1918 godine, Prishtinë, 1980.(dokumente).

23. Sazanov S. Dimitrijeviq, Kujtime, HELGA’S SECRETS.

24. Stojanov,Petar, Makedonija vo vremeto na Balkanskite i Prvata Svet ska Vojna, 1912-

1918, Skopje, 1969.

25. Stojiqeviq, A. Istorija nashih ratova 1912-1918, Beograd ,1932

26. Shala, Xheladin, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912- 1918, Prishtinë, 1989.

27. Shehiq, Nusret, Çetnisthvo u Bosni i Hercegovini (1918-1941), Sarajevo, 1971.

94 GLOBAL CHALLENGE

Viti

1945

, vit

i fat

keqë

sive

të m

ëdha

për

shq

ipta

rët e

Kos

ovës

| M

sc. N

aim

Ber

isha

Viti 1945, vit i fatkeqësive të mëdha për shqiptarët e Kosovës

Msc. Naim Berisha

Abstrakti

Viti 1945 vit i fatkeqësive të mëdha për shqiptarët e Kosovës. Në këtë punim kam paraqitur rrethanat e përgjithshme në Kosovë dhe në veçanti të popullit shqiptar të Kosovës, rrjedhat dhe ngjarjet kryesore të kësaj periudhe kohore.

Thelbi i këtij punimi është, kryesisht periudha pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht në fund të vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945. Kjo kohë karakterizohet me shumë ngjarje dhe vendime që ishin në dëm të popullsisë së Kosovës, sepse populli shqiptar i Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte radhitur në krahë të shteteve antifashiste, dhe se besonte se pas përfundimit të Luftës do të realizonte aspiratën shekullore të tij.

Fjalët kyçe: Kosova, Rezistenca, Ripushtimi, Brigadat partizane, Aneksimi.

95Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Hyrje

Viti 1945, merret si përfundimi i Luftës së Dytë Botërore po për shqiptarët është një riokupim, por me petk të ri. Pushteti i ri sllavo-komunist synonte të arrinte qëllimet e tij nën tutelën e “vëllazërim- bashkimit” të popujve Jugosllavë. Viti 1945 është edhe një mashtrim i serishëm i shqiptareve që luftuan e dhanë jetën, për një çlirim nga Serbia e Krajlit, por nuk fituan asgjë, nuk ju doli ashtu siç menduan ata, se me ndjekjen e fashizmit italo-gjerman nga Ballkani të gjithë popujt do të jenë të barabartë dhe do të vendosin për fatin e vet. Terrori dhe fushata e tij e egër la gjurmë të thella tek popullata shqiptare, ndërsa pakënaqësia e tij kundër regjimit ishte e përgjithshme. Kjo pakënaqësi ishte edhe në radhët e formacioneve partizane. Revolta e tyre erdhi duke u rritur, ajo u bë masive dhe e fuqishme sidomos, pas ngjarjeve të Drenicës. Forumet dhe mjetet e propagandës jugosllave e trajtuan krahinën “qendër” dhe “vatër të reaksionit”. Revolta e tyre filloi me dezertimet spontane, e cila me pas u bë në formë të organizuar, u bënë të zakonshme largimet nga repartet jugosllave të rinjve kosovare.

Në çdo çast mund të shpërthente pakënaqësia masive e popullit dhe e reparteve partizane kosovare. Për këtë arsye në fillim të Janarit 1945, Shtabi, Suprem i UNÇJ-se, dhe Shtabi Kryesor i UNÇ-se së Serbisë, e urdhëruan Shtabin Operativ të Kosovës për të përgatitur dhe për të dërguar në veri të Jugosllavisë, në drejtim të Banatit, Brigadën e VI, VII dhe të VIII Kosovare 1.

Rezistenca e shqiptarëve ndaj ripushtimit serbo-jugosllav

Rruga e ushtarëve shqiptarë drejt veriut të Jugosllavisë ishte e mundshme, rrëqethëse, plot rreziqe e me provokime, që ishte kalvar i vërtetë. Këta ushtarë rrugën e bënin në këmbë ose me vagonë që ishin të destinuar për kafshë, ushqimi i dobët, kushtet e rënda të rrugës ndikuan që te këta ushtarë ishte shfaqur sëmundja e tifos, nga e cila gjetën vdekjen shumë ushtarë 2.

Në Brigadën e Shaban Polluzhës nga Skenderaj për në Frontin e Sremit u nis edhe Feriz Boja me të vëllain Muratin, e njerëzit të kësaj ane 3. Feriz Boja ishte njeri nga komandantët e batalioneve të Shaban Polluzhes dhe anëtar i Shtabit Suprem. Feriz Boja në emër të Shtabit të Forcave ushtarake të lëvizjes mban një fjalim të zjarrtë, ku zëri i tij buçiste, duke u dëgjuar në gjithë qytetin e Podujevës. Ja fjalët e Feriz Bojës:

“Të nderuar luftëtar, të nderuar qytetar. Populli shqiptar në Kosovë dhe viset tjera Etnike shqiptare këto dite dimri po i kalon në frikë dhe pasiguri të madhe. . . Të nderua luftëtar, në emër të Shtabit Suprem kam nderin t’u bëj me dije se në këto rrethana nuk do ta lëshojmë Kosovën tonë martire. Nuk do t’i lëmë fëmijët tanë nën mëshirën e serbëve gjakatar. Kosova mbrohet këtu, në Kosovë dhe askund tjetër. Nuk lejojmë copëtimin e tokave shqiptare.... Jo tha komandant, se në Drenicë partizanët e çetnikët janë përzier e po vrasin gjithë natën... “ Atëherë Shabani tha: “Kthehemi për Drenicë, veç mos i harroni do vlerë këtu në burg, se sabahu nuk i qelë”.4

Shqiptarët ishin tepër të indinjuar me gjendjen e krijuar kurse qarqet antishqiptare ishin të interesuara për të provokuar për një kryengritje, e cila me pas do të ishte një pretekst për të justifikuar terrorin dhe dëbimin e shqiptareve nga trojet e tyre etnike. Po ashtu forcat patriotike shqiptare ishin të vetëdijshme se në atë kohë dhe

1Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës shtator1944- korrik 1945, ASHSH Tirane 1994, fq. 151.2Muhamet Shatri, Kosova gjate Luftës se Dyte Botërore 1941-1945, Toena Tirane 1997, fq. 193. : Shaban Braha , Gjeno cidi serbomadhe dhe Qëndresa e shqiptareve ( 1844-1990), Tirane, 1991, fq. 448.3Izber Hoti, Shaban Polluzha dhe lufta e Drenicës e ’45-tes, “Zëri I Rinise”, me 16 tetor 2001.4Asllan Krasniqi, Major Feriz A. Boja- Komandant dhe luftëtar i Shqipërisë Etnike (1910-1977), (Ne 100 vjetorin e lindjes), Kline, 2010, fq. 60.

96 GLOBAL CHALLENGE

me atë shkallë organizimi nuk mundë ti bënin ballë formacioneve të shumta jugosllave. Durimi i shqiptarëve kaloi çdo cak kur erdhi lajmi se në Llaushë ishte vrarë pa asnjë arsye vëllai i Mifatar Bajraktarit, Halil Bajraktari, zëvendëskomandant i Brigadës së Drenicës, si dhe arrestimi i 50 vetave të Drenicës nga repartet e Brigadës XXV serbe 5. Vendimi i mos shkuarjes në Vojvodinë përputhej plotësisht me qëndrimin e luftëtarëve të Brigadës së Shaban Polluzhes “Në qofte se lejojmë të na çojnë në Frontin e Sremit thoshin ata, ne do të na pushkatojnë, kurse gratë tona do t’i dhunojnë”.

Ndërkohë që vazhdonin bisedimet, me 23 janar 1945, Shtabi Operativ i Kosovës dhe Shtabi i Divizionit të 46-të serb kishin urdhëruar bllokimin e reparteve të Shaban Polluzhës, dorëzimin e “krimineleve” dhe nxjerrjen e tyre para gjyqit. Mirëpo, rreth orës 12 të 24 janarit 1945, forcat e Shaban Polluzhës u drejtuan për tu kthyer për Drenicë.

Luftimet e para ndërmjet reparteve jugosllave e forcave të Shaban Polluzhës u zhvilluan kur forcat jugosllave i provokuan forcat e Sh. Polluzhës, nga Brigada e XXVI, serbe, në vijën Babimoc-Barileve. Më 25 janar 1945, vazhduan luftimet në Resnik dhe Bersnik afër Vushtrrisë, dhe në fshatin Strovc, afër Qyqavicës. Duke pasur në dispozicion repartet e shumta, Shtabi Operativ i Kosovës, vendosi të ndërmarrë ofensivën e përgjithshme për shpartallimin dhe asgjësimin e forcave të kryengritjes shqiptare 6.

Prej 25 janarit e deri me 4 shkurt 1945 lufta në kohëzgjatje më të madhe u zhvillua në Terstenik, dhe në Abri të Epërme, ku në këtë periudhe vlen të përmendet Masakra në Terstenik, me 31 janar 1945 ku u vranë dhe masakruan mëse 51 veta, pleq, gra dhe fëmijë të paarmatosur. Po në këtë periudhë pati masakra të tilla edhe në Abri, Likovc, Tice, dhe Rezallë 7.

Për ta shtypur kryengritjen, Shtabi Suprem i UNÇ-së dërgoi përforcime në Kosovë, e cila u shpallë “zonë ushtarake” dhe komanda e saj ju bashkëngjitë drejtpërdrejt Shtabit Suprem të Jugosllavisë 8.

Luftën nuk e deshën po iu imponua. Me betejën e Kolles, Çiçavices, Dervarit filloi çlirimi i fshatrave të Drenicës. Pastaj Shtabi i Brigadës u vendos në Abri në Kullë te Haxhi Halitit e Hasan Pajazitit. Pika ma strategjike ishte kulla e Hadakut, ku luftën e udhëhiqte Muharrem Smakiqi me Mehe Zeqirin. Në fund të Janarit lufta përfshiu po thuajse tërë Drenicën. Me 6 shkurt Shaban Polluzha thirri mbledhjen e Shtabit, për ta berë një analizë të luftës 9. Kështu që lufta e Drenicës u zhvillua në kushte dhe kohë të vështira për shqiptarët.

Më 18 shkurt 1945, pas një rezistence heroike, kur bashkëluftëtarët e Shaban Polluzhës mbetën pa municion, veshmbathje dhe pa bukë, me urdhër të Mehmet Gradicës, një pjesë e madhe e luftëtarëve u shpërndan, ndërsa rreth tyre do të mbesin nja 70-100 luftëtar për të vazhduar më tej luftën. Më 21 shkurt rrethohet kulla ku ishte Shaban Polluzha, e cila gjuhet me top, ku turret e saj i plagosin për vdekje dy trimat Shaban Polluzhën dhe Mehemt Gradicën. Kryengritja e Drenicës u shua me gjak por në historinë tonë mbeti një nga epopetë me të lavdishme të saj 10. Rajoni i Drenicës për dy muaj u bë arenë e luftimeve të përgjakshme.

Me 8 shkurt të vitit 1945, me urdhër të komandantit Suprem të UNÇ të Jugosllavisë, J. B. Titos, në Kosovë u vendos pushteti i administratës ushtarake. Detyra kryesore e këtij pushteti ishte “shpartallimi i forcave kundërrevolucionare” dhe vazhdimi 5Muhamet Shatri, po aty fq. 204,: Muhamet Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtine, 1993, fq. 6. 6Muhamet Shatri, po aty. Fq. 206-207.7Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945 dhe NDSH-ja deri 1947, (botim I dyte I plotësuar), Prishtine, 1997, 180-185.8Miranda Vickers, Midis serbeve dhe shqiptareve një histori e Kosovës, Toena Tirane, 2004, fq. 179. 9Asllan Krasniqi, Major Feriz Boja . . . fq. 64.10Po aty, 68-70.

Viti

1945

, vit

i fat

keqë

sive

të m

ëdha

për

shq

ipta

rët e

Kos

ovës

| M

sc. N

aim

Ber

isha

97Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

i “mobilizimit për plotësimin e reparteve ekzistuese dhe për formimin e njësiteve të reja” 11.

Vendosja e Administratës Ushtarake në Kosovë do të thotë edhe urdhër që Lëvizja kombëtare në Kosovë të shtypet. Pushteti ushtarak, që iu imponua popullit shqiptar të Kosovës në shkurt të vitit 1945, nuk ishte formë e pa njohur represioni, gjenocidi e terrori ndaj shqiptarëve, sepse pushtuesit jugosllave e kishin zbatuar atë edhe më parë. Pushteti ushtarak, që u vendos në Kosovë në shkurt të vitit 1945 ishte forma më e vrazhdë e regjimit diktatorial që kishte për qëllim të gllabëronte dhe t’ia aneksonte Kosovën shqiptare Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë 12.

Vendosja e regjimit ushtarak në Kosovë kishte për qëllim shtypjen e rezistencës së popullit shqiptar përkundër regjimit ushtarak, largimin për në veri të brigadave kosovare si dhe zbrazjen e Kosovës nga forcat e gjalla (16-60 vjeç) nëpërmjet mobilizimit ushtarak dhe dërgimit të tyre në veri-perëndim të Jugosllavisë, për ta bërë kështu më të lehtë e më të mundshme nënshtrimin e Kosovës, spastrimin etnik dhe kolonizimin e saj. Koha në të cilën u vendos regjimi ushtarak në Kosovë përputhet me kohën kur nisi veprimi politik dhe ushtarak për ripushtimin jugosllav të Kosovës, mobilizimin e përgjithshëm ushtarak të shqiptarëve dhe degdisjen e tyre jashtë Kosovës 13.

Mendoj se vendosja e Administratës Ushtarake, ishte me të vërtetë një parapërgatitje e aneksimit të Kosovës, që ndodhi në korrik të vitit 1945.

Një ndër ngjarjet e kobshme për popullin shqiptar të Kosovës në vitin 1945, është edhe mobilizimi i të rinjve shqiptare, e cila filloi në fund të marsit, dhe përfundoj në prill të vitit 1945 me Masakrën e Tivarit. Nga ky mobilizim i shqiptarëve që ishte nga viset e ndryshme të Kosovës, kishte edhe nga Dukagjini dhe, respektivisht të fshatrave të saj.

Në operacionet për çlirimin e popujve të tjerë të Jugosllavisë, krahas brigadave kosovare, morën pjesë edhe kontingjente të tëra të rinjve shqiptare që u inkuadruan në formacionet ushtarake nëpërmjet mobilizimit të përgjithshëm të meshkujve të moshës 18-45 vjeç. Më 20 mars të vitit 1945, Shtabi Suprem i UNÇ të Jugosllavisë e urdhëroi Shtabin Operativ të Kosovës që të rinjtë e mobilizuar në krahinë të niseshin të ndarë në grupe drejt veriut, sepse ata ishin caktuar për të plotësuar radhët e Armatës së 4-t jugosllave. Rruga që do të përshkonin ata kalonte nga Prizreni në Pukë, në Shkodër dhe deri në Tivar 14.

Po të ishte i sinqertë ky mobilizim s’kishte pse të kontestohej, por lidhur me të shtrohen shumë pyetje:

1. Pse për Frontin e Adriatikut mobilizohen vetëm shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, dhe në viset tjera etnike shqiptare, e jo edhe serbët, malazezet dhe nacionalitetet tjera?!

2. Pse caktohet një marshim aq i rëndë ?! Marshim në këmbë, pa veshmbathje dhe pa pajisje elementare për një rrugë aq të gjatë dhe të mundimshme: Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar.

3. Pse ushtarët e ftuar shqiptarë, nën flamurin e LNÇ të Jugosllavisë, i tubuan me një shpejtësi aq të madhe, në Prizren, dhe ashtu të zhveshur e të zbathur, të uritur dhe të sëmurë, i nisën për në Frontin e Adriatikut?!

4. Pse Komanda Supreme (edhe pse ishte e obliguar), nuk e bëri më parë

11Lefter Nasi, Ripushtimi I . . . fq. 161.12Muhamet shatri, Kosova . . . fq. 214-215.13Uran Butka, Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar, (ASD-studio), Tirane, 2011, fq. 56-57.14Lefter Nasi, Ripushtimi i . . . fq. 173.

98 GLOBAL CHALLENGE

përgatitjen e ushtarëve shqiptarë dhe nuk e organizoi transportimin e tyre sa më të mirë deri në vendin e caktuar?!

5. Pse për përcjelljen e tyre u caktuan njësitet ushtarake të Divizionit të 46-të të Serbisë, Malit të Zi dhe njësitet e tjera të Maqedonisë, të cilët nuk u gjetën rastësisht në Prizren, por i sollën nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia?!

6. Pse në Prizren u bë riorganizimi dhe çarmatimi i tyre?!15

Padyshim se ky mobilizim i të rinjve shqiptarë u bë me dijeninë e autoriteteve kosovare dhe të shtetit shqiptar, sepse po shihet qartë nga pyetjet e shtruara nga Azem Hajdini-Xani, i cili ishte i mbijetuar i kësaj tragjedie. Nga të gjitha rrethet e Kosovës, dhe viseve të tjera u grumbulluan të rinj shqiptarë dhe nga aty nisen drejt ferrit të tyre.

Për arsyet e pengesave malore dhe të stinës së dimrit, këtë mobilizim për në Tivar nuk mundë ta kalonin drejtpërdrejtë nga Kosova në Mal të Zi, e në Adriatik, prandaj do të kalonin nëpërmjet Shqipërisë në linjën: Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar. Nuk u dha ndonjëherë shifra e saktë e tri grupimeve kosovare. Thuhej se arrinte në 17.000 veta 16. Nga ky numër gjatë rrugës shumë prej tyre vdiqën, duke i vrarë dhe duke ju përgatitur çdo lloj skenimi si te Hani i Laçit, 17 nga “Bokeshka brigada”, pastaj në vargmalet e larta drejt Fushë-Arrëzit, Pukës e më tej. Nga të dhënat e deritashme për këtë tragjedi të shqiptareve në Tivar, ata u nisën në disa grupe Eshalonë:

Për plotësimin e Armatës së IV të Jugosllavisë për në Frontin Veriperëndimor të Bregdetit të Adriatikut, në mars dhe prill të vitit 1945, u depërtuan 22017 luftëtar shqiptar dhe: Në mars: Eshaloni i Parë, me 3700 luftëtar niset nga Prizreni më 24.3.1945. dhe arrin në Tivar me 31.03.1945. Eshaloni i Dytë, me 4700 luftëtar niset nga Prizreni më 26.03. 1945, dhe arrin në Tivar, më 31.03.1945. Eshaloni i tretë me 2700 luftëtar shqiptar niset nga Prizreni 18.

Masakra e Tivarit ku ende nuk dihet numri i saktë i shqiptareve të vrarë është një dëshmi e regjimit komunist serb, e cila u krye me dijeninë e strukturave të pushtetit në Jugosllavi, në Kosovë dhe në Shqipëri. Kjo ngjarje ishte rezultat i planeve dhe projekteve të viteve të mëparshme të hartuara nga nacionalistët serbë për shpërnguljen dhe shfarosjen e popullsisë shqiptare jo vetëm të Kosovës, por edhe të viseve të tjera shqiptare.

Vendimet që u morën për të ardhmen e Kosovës, u shtruan formalisht edhe në Mbledhjen e Këshillit popullor të Kosovës, që u mbajt në Prizren, me 8-10 korrik 1945. Në kuvend morën pjesë 137 këshilltar të emëruar nga strukturat përkatëse të pushtetit okupues jugosllav, prej të cilëve vetëm 32 ishin shqiptar. Në këtë mënyrë, struktura kombëtare e delegateve të kuvendit ishte në përpjesëtim të zhdrejte me strukturën kombëtare të popullsisë së Kosovës, e cila në atë kohë përbehej në një masë prej 75% nga shqiptarët 19.

15Azem Hajdini- Xani, Masakra e Tivarit (Memoare), (Shoqata e te burgosurve politike- Prishtine), Prishtine, 1998, fq, 32-34.16Shaban Braha, Gjenocidi . . . fq. 451.17Po aty, 453.18Azem Hajdini- Xani, Masakra e . . . fq. 23.19Muhamet Shatri, Kosova . . . fq. 246.

Viti

1945

, vit

i fat

keqë

sive

të m

ëdha

për

shq

ipta

rët e

Kos

ovës

| M

sc. N

aim

Ber

isha

99Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Përfundime

Gjatë vitit 1944, kur lufta e popullit shqiptar kishte marrë rrjedha tjera, dhe ishte në përfundim të saj, sepse me të madhe ishte masivizuar lufta antifashiste nacionalçlirimtare. Shqiptarët që gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishin luftuar me idealin e pastër, se pas përfundimit të saj edhe ata si kur të gjithë popujt tjerë të shtypur dhe të vuajtur do të vendosin vetë për fatin e tyre, për bashkim me Shqipërinë. Kjo përpjekje dhe ky mund i shqiptarëve u tradhtuan nga PKJ dhe PKSH pas përfundimit të luftës ata pa vullnetin e tyre u përfshin në Jugosllavin komuniste.

Vrasjet përndjekjet dhe maltretimet për popullin shqiptar të Kosovës, vazhduan pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me luftën e Drenicës, pastaj me 8 shkurt të vitit 1945 me urdhër të J. B. Titos vendosi Administrimin Ushtarak në Kosovë. Pas këtij akti dhe pas saj për popullin shqiptar të Kosovës, nga OZN dhe organet e pushtetit popullorë i vendosur, filluan vrasjet, burgosjet, dhe maltretimet e tjera ndaj popullatës shqiptare të trevave të ndryshme të Kosovës, si në: Dukagjin, Anamoravë, Drenicë dhe në rajone të tjera të Kosovës. Më pas gjoja për çlirimin e viseve të tjera të Jugosllavisë filloj mobilizimi i popullatës shqiptare të Kosovës, në fund të muajt mars dhe në fillim të muajt prill ku ndodhi masakra më e madhe e shqiptarëve e mbi 3000 shqiptarëve në Tivar. Kjo masakër dhe të tjerat që kishin ndodhë tek popullata shqiptare ishin plane të hershme të serbëve për largimin dhe shfarosjen e shqiptarëve dhe popullimin e saj me kolonë serbe e malazezë. Më 8-10 korrik të vitit 1945, në Mbledhjen e Këshillit Popullor të Kosovës që u mbajt në Prizren, u bë në fund pushtimi i Kosovës pa dashjen e popullit shqiptar të Kosovës.

LITERATURA:

1. Braha Shaban, Gjenocidi serbomadhe dhe Qëndresa shqiptare (1844-1990), Tiranë,

1991.

2. Butka Uran, Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar, (ASD-studio),

Tiranë, 2011.

3. Dobra Islam, Lufta e Drenicës 1941-1945 dhe NDSH-ja deri 1947, (botim I dyte I

plotësuar), Prishtinë, 1997.

4. Hajdini, Azem- Xani, Masakra e Tivarit (Memoare), Shoqata e te Burgosurve

Politik-Prishtinë, 1998.

5. Hoti Izber, Shaban Polluzha dhe lufta e Drenicës e ’45-tes, “Zëri I Rinise”, me 16

tetor 2001.

6. Krasniqi Asllan, Major Feriz A. Boja- Komandant dhe luftëtar i Shqipërisë Etnike

(1910-1977), (Në 100 vjetorin e lindjes), Kline, 2010.

7. Miranda Vickers, Midis serbeve dhe shqiptareve një histori e Kosovës, Toena

Tiranë, 2004, fq. 179.

8. Nasi Lefter, Ripushtimi i Kosovës, shtator 1944- korrik 1945 ASHSH Tiranë, 1994.

9. Pirraku,Muhamet Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1993.

10. Shatri, Muhamet, Kosova në Luftën e Dyte Botërore 1941-1945,Toena Tiranë, 1997.

100 GLOBAL CHALLENGE

Veço

ritë

fizi

ko-g

jeog

rafik

e, p

oten

cial

i nat

yror

dhe

zhv

illim

i soc

ial-

ekon

omik

i rr

ethi

t të

Tira

nës

| PhD

Kan

dida

t, Kr

eshn

ik D

uqi

Veçoritë fiziko-gjeografike, potenciali natyror dhe zhvillimi social-ekonomik i rrethit të Tiranës

PhD Kandidat, Kreshnik Duqi

Abstrakti

Ky punim synon të tregojë rëndësinë dhe favorizimet e pozitës gjeografike të rrethit të Tiranës. Ngushtë me pozitën gjeografike të rrethit të Tiranës lidhet zhvillimi social–ekonomik, veçoritë natyrore, traditat dhe trashëgiminë kulturore. Zhvillimi social-ekonomik përveç pozitës gjeografike lidhet ngushtë me kushtet klimatike, ujore, tokat, bimësinë dhe faunën e tij. Veprimtaritë ekonomike më të rëndësishme dhe me perspektiva janë turizmi dhe bizneset e pranishme në të gjithë këtë rreth. Në formimin e klimës së rrethit të Tiranës me rëndësi të veçantë paraqitet energjia diellore, era, rrjeti i pasur ujor, i cili lidhet ngushtë me ndërtimin gjeologjik të truallit, veçoritë e një relievi kodrinoro-malor dhe kushtet klimatike. Përbërës natyror i rrethit të Tiranës është mbulesa bimore e cila lidhet drejtpërdrejt me kushtet klimatiko-tokësore dhe zonalitetit vertikal të shprehur të tyre. Në pasuritë natyrore të këtij rrethi përfshihet, gjithashtu, një faunë relativisht e pasur, e cila ka pësuar njëkohësisht dëmtime nga gjuetia pa kriter deri në zhdukjen e disa llojeve. Pasuria dhe shumëllojshmëria e faunës së këtij rrethi lidheshin me pyjet e shkurreve mesdhetare dhe dushkajave në zonën kodrinore dhe në malësinë e Tiranës. Me tipare karakteristike paraqitet struktura moshore dhe ajo gjinore e popullsisë së këtij rrethi, të cilat provojnë njëkohësisht vitalitetin e tij në të gjitha sferat e veprimtarisë social-ekonomike të tij. Problem i rëndësishëm për rrethin e Tiranës është edhe ai i shkollimit të popullsisë në të gjitha nivelet e tij dhe profilet e ndryshme për plotësimin e nevojave.

Fjalët kyçe: Pozita gjeografike, zhvillimi social-ekonomik, kushtet klimatike, turizmi, arsimi, bizneset.

101Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Veçoritë fiziko-gjeografike të rrethit të Tiranës.

Kompleksi fiziko-gjeografik i këtij rrethi përfshihet në dy krahinat e mirënjohura të vendit tonë, pra në Ultësirën Perëndimore në të cilën shtrihet pjesa perëndimore më e madhe e tij, kurse pjesa tjetër lindore në krahinën malore Qëndrore tek malësia me të njëjtin emër. Në kuadrin administrativ ky rreth kufizohet me atë të Matit e Bulqizës ne VL, të Krujës dhe Durrësit nga VP dhe të Elbasanit, Librazhdit në JL, kurse në Jug dhe JP me atë të Peqinit dhe Kavajës, duke përbërë në tërësi Shqipërinë e Mesme. Një pjesë e këtyre kufijve administrativ në përgjithësi përputhen me ato natyror, të tillë si gryka e Zezës dhe fusha e Tiranës (deri në Nikel) në VP, vargu malor i Skënderbeut midis Qafështamës dhe asaj të Rinasit nga VL, vargu kodrinor Krrabë-Vorë-Prezë (pjesa VL e tij) në JP, kurse në JL qafa e Krrabës. Brenda këtyre kufijve natyror dhe administrativ rrethi i Tiranës përfshin fshatrat (167) e 18 komunave1, të cilët dallohen për veçoritë natyrore, social-ekonomike, traditat dhe në trashëgiminë kulturore.

Historia e zhvillimit social-ekonomik i këtij rrethi lidhet ngushtë me territorin gjeografik të shtrirjes së tij, veçanërisht me atë fiziko-gjeografik, të tillë si ndërtimi gjeologjik i truallit, shumëllojshmëria e relievit e përcaktuar nga ky ndërtim, kushtet klimatike, ujore, të tokave, të bimësisë dhe faunës së tij. Në kuadrin e zonimit tektonik ky rreth shtrihet në tri zona tektonike, pra atë të Krujës, Krasta-Cukali dhe Jonike, kurse tek skaji JP në Ultësirën Bregdetare, të cilët ndërtohen nga një shumëllojshmëri shkëmbinjsh (5.6). Shtrirjen më të gjerë e kanë ato terrigjen (molasa dhe flishe) të neogjenit dhe paleogjenit të përbërë nga argjila, ranor e konglomerate, pastaj renditen ato gëlqeror të kretakut dhe paleogjenit, kurse në fushën e Tiranës, shtretërit e rrjedhjeve ujore dhe rrëzë shpateve të vargjeve malore dhe atyre kodrinore mbulohen prej depozitimeve copëzore kuaternare. Gjithë këta shkëmbinj janë strukturuar gjatë etapës së tektoorogjenezës alpine, veçanërisht ajo e re dhe e sotme, duke formuar rrudhosje antiklinale, sinklinale dhe ato shkëputëse mbihipëse. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, veçanërisht asaj pliocen-kuaternar, u formua relievi i sotëm, i cili përputhet gati plotësisht me këta struktura dhe përbërjen litologjike të tyre, duke i dhënë njëkohësisht të gjithë dukurive reliev formuese të jashtme një karakter selektiv. Tektodinamika e re dhe ajo e sotme me mbizotërim të ngritjeve të vazhdueshme, ka çuar në formimin e vargjeve malore gjatë strukturave antiklinale gëlqerore dhe vargjeve kodrinore me përbërje kryesisht terrigjene. Kjo përputhje e relievit me strukturat shprehet njëherazi me drejtimin e njëjtë të shtrirjes së formave kryesore të tij me atë VP-JL të këtyre strukturave. Tipari karakteristik i relievit të rrethit të Tiranës është ndërthurja pothuajse e rregullt nga VL drejt JP midis vargjeve malore dhe atyre kodrinore me lugina dhe pjesërisht fusha, duke krijuar përthyerje tejet të theksuara të këtij relievi. Në përgjithësi relievi kodrinoro-malor i rrethit të Tiranës paraqet dy pamje krejt të ndryshme, ku spikat shtrirja tërësisht në VL e vargut malor Krujë-Dajt dhe malësisë së Tiranës, kurse nga JL vargjet kodrinore të Kërrabës, Vorës dhe Rodonit, duke përfshirë fushën e Tiranës midis Kamzës dhe Vorës. Në zgjatimin JL të kësaj fushe shtrihet pellgu i Tiranës me gjatësi afro 14 km dhe përzgjatje gati lindje-perëndim midis Linzës dhe Vaqarrit , gjerësia rreth 10 km nga Sauku në JL deri tek Kamza në VP, kurse lartësia 75m-700m (Priskë).

Në relievin e këtij rrethi drejtimi kryesor i copëtimit, i cili ndërpret tërthor atë të shtrirjes, pra afro lindje-perëndim është përcaktuar nga një drejtim i tillë i lumit Erzen dhe Ishëm, duke çuar në formimin e grykave të shumta tërthore. Këto gryka ndërpresin vargmalin Krujë-Dajt të tilla si ajo e Murdharit, Skoranës, Tujanit, Tërkuzës dhe Zezës, kurse në vargun kodrinor Kërrabë-Vorë-Rodon (Prezë) shtrihet gryka e Erzenit (Mullet dhe Vaqarr- Romanat) dhe ajo e Vorës. Pikërisht këto gryka sigurojnë lidhjet midis rrethit të Tiranës me të gjitha rrethet kufizuese dhe më gjerë, duke e bërë

1Almanak i Bashkive dhe komunave të Shqipërisë. Botim i Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Tiranë 2005.

102 GLOBAL CHALLENGE

Tiranën një udhëkryq të rëndësishëm në shkallë vendi, me vlera të veçanta komunikimi, ato historike dhe strategjike midis kalasë së Krujës, Prezës, Petrelës dhe të Elbasanit. Përmasat dhe tiparet e relievit të këtyre grykave dallohen nga ndryshime të theksuara, të cilat kushtëzohen nga fortësia tepër e ndryshme midis terrigjenëve dhe gëlqerorëve, duke i shtuar njëkohësisht vlerat më të mëdha të ngritjeve tektonike të reja të strukturës gëlqerore të vargmalit Krujë-Dajt ndaj atij terrigjen tek vargu kodrinor Kërrabë-Rodon me lartësi përkatësisht 1200-1600 m (maja e Dajtit 1613m) dhe 150-900m (maja e Plizës 911m). Në këto kushte strukturore grykat e lartpërmendura të formuara tërthor vargut malor Krujë-Dajt kanë trajtën tipike të kanioneve të ngushtë 25-30m e tepër të thellë 800-1200m dhe gjatësi 2.5-3km. Grykat e formuara tërthor vargut kodrinor, kanë gjerësi shumë më të madhe (1300-800m) dhe gjatësi 4-12km, kurse thellësia 150-300m, duke u paraqitur lehtësisht të kalueshme për rrjetin e komunikacionit2. Shtrirja tepër e gjerë e shkëmbinjve terrigjen (flishe) në malësinë e Tiranës tek pjesa lindore e rrethit me të njëjtin emër ka çuar në krijimin e një relieve dendësisht të copëtuar nga rrjeti ujor sipërfaqësor, i cili shprehet në shkatërrimin deri në degradim të këtij relievi nëpërmjet krijimit të vatrave të shumta të erozionit. Një pamje tepër e copëtuar e relievit paraqitet në fshatrat e komunës Zall-Bastar, Dajt e Shëngjergj me 38 fshatra, i cili lidhet njëkohësisht me pjerrësinë e madhe të shpateve dhe shkatërrimin e mbulesës bimore deri në degradimin pothuajse të plotë të saj. Pothuajse një gjendje e tillë e relievit paraqitet, gjithashtu në vargun kodrinor të lartpërmendur, duke përfshirë edhe pellgun e Tiranës, në të cilin shtrihet pjesa më e madhe e fshatrave të 16 komunave të këtij rrethi. Në veçanti spikat zona kodrinore e Kërrabës, nga më të mëdhatë dhe njëherazi nga më të degraduarat e vendit tonë, në të cilën shtrihen 6 komuna me 68 fshatra, duke përfaqësuar 44% e të gjithë fshatrave të rrethit. Malësia e Tiranës renditet e dyta me 38 fshatra, të cilat përbëjnë 24%, pastaj vargu kodrinor Vorë-Rodom me 20 fshatra dhe 13% të numrit të përgjithshëm të fshatrave të këtij rrethi. Përfundimisht theksojmë se shkalla e degradimit të relievit, me të cilën lidhet ngushtë edhe fondi i tokës bujqësore, ka pothuajse një raport të drejtë me numrin e qendrave rurale, pra të popullsisë së këtij rrethi. Vlerat e mëdha të dendësisë së copëtimit të relievit në kurrizet kodrinore dhe ato të thellësisë së këtij copëtimi në malësinë e Tiranës, veçanërisht gjatë grykave tërthor vargmalit Krujë-Dajt, kanë qenë një pengesë e përhershme në komunikimin e qendrave rurale të këtij rrethi. Siç u theksua më lart, kjo dukuri natyrore lidhet ngushtë me prerjet pa kriter të mbulesës drusore, veçanërisht asaj të dushkut, për hapjen e tokës bujqësore, shfrytëzim si lëndë ndërtimi, dru zjarri dhe sigurimin e rezervave ushqimore për bagëtinë gjatë stinës së dimrit. Vlerat e mëdha të dendësisë së copëtimit të relievit në kurrizet kodrinore dhe ato të thellësisë së këtij copëtimi në malësinë e Tiranës, veçanërisht gjatë grykave tërthor vargmalit Krujë-Dajt kanë qenë një pengesë e përhershme në komunikimin e qendrave rurale të këtij rrethi, duke i detyruar të mbështeteshin në një ekonomi pothuajse të mbyllur brenda fshatit ose të shtrirë edhe në fshatrat pranë.

Një pozitë gjeografike me vështirësi komunikimi karakterizon në veçanti malësinë e Tiranës midis vargmalit Krujë-Dajt në JP dhe Malit me Gropa nga VL, e cila shtrihet në lartësinë 300m (Zall-Bastar) deri në 1600 (maja e Papatit 1613m). Ndryshimet e theksuara të këtyre lartësive relative, të cilat arrijnë 200-600m në relievin flishor deri tek rrëza e vargmaleve kufizuese kanë krijuar një reliev tepër të përthyer me vështirësi kalimi. Kurse prania e disa blloqeve gëlqerore në trashësinë e këtyre flisheve, ku janë formuar disa maja me lartësi 1100-1400m, të tilla si maja e Paskurit 1240m, Rujës 1122m, Fekenit 1337m, Fagut 1444m etj, kanë rritur gjithnjë e më shumë vështirësinë e kalimit nëpër territorin e kësaj malësie. Në përgjithësi të vetmet rrugëkalime nëpër relievin e këtij territori deri në çlirimin e vendit ishin ato këmbësore, të cilat shfrytëzoheshin njëkohësisht për transport me kafshët e ngarkesës (njëthundrakët). Rruga e vetme e ndërtuar nga italianët në pragun e luftës së dytë botërore ishte ajo

2Grup autorësh (1991) Gjeografia Fizike e Shqipërisë (monografi). Akademia e Shkencave të R.P.S Shqipërisë. Pj I+II.

Veço

ritë

fizi

ko-g

jeog

rafik

e, p

oten

cial

i nat

yror

dhe

zhv

illim

i soc

ial-

ekon

omik

i rr

ethi

t të

Tira

nës

| PhD

Kan

dida

t, Kr

eshn

ik D

uqi

103Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Tiranë-Bizë nëpërmjet qafës së Priskës dhe asaj të Qafëmollës dhe ajo Tiranë-Elbasan në qafën e Kërrabës. Relievi tejet i përthyer i kësaj malësie lidhet ngushtë, gjithashtu, me rrjetin e dendur të degëve gjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Erzen dhe Ishëm deri në hyrje të grykave tërthore të lartpërmendura ku bashkohen në një rrjedhje të vetme. Mbas çlirimit të vendit u ndërtuan rrugët automobilistike të paasfaltuara, të tilla si ajo gjatë grykës së Vajes, të Tujanit dhe Murdharit, të cilat lidhin përkatësisht Tiranën me Burrelin, Zall-Bastarin dhe Kllojkën. Në ditët e sotme ka filluar ndërtimi i rrugës së Kombit (në linjën e rrugës së Arbërit) e cila kalon gjatë grykës së Tujanit dhe ka arritur deri në Zall-Dajt me asfaltim të kryer. Në vazhdim do kalojë në qafën e Murrizës, Urën e Vashës mbi rrjedhjen e sipërme të lumit Mati, nëpër qafën e Buallit, Zallin e Bulqizës, Dibër e Madhe e më gjerë. Kurse në pjesën perëndimore e JP të këtij rrethi kushtet topografike (relievi) dhe nevojat e një komunikimi intensiv në shkallë vendi kushtëzuan zhvillimin e një rrjeti rrugor tepër të dendur me katër drejtime kryesore.

Drejtimi i parë autostrada Tiranë-Vorë, e cila ndahet drejt veriut (Shkodrës), lindjes (Kosovës), kurse linja tjetër Durrës drejt jugut të vendit. Pothuajse paralel me këtë të fundit kalon linja tjetër për Durrës gjatë luginës së lumit Erzen, kurse linja e fundit ajo nga qafa e Kërrabës për Elbasan, duke u lidhur me autostradën lindore drejt Korçës dhe gjatë lumit Shkumbin për në Ultësirën Perëndimore, nga ku vazhdon përsëri drejt jugut dhe veriut të vendit.

Rrethi i Tiranës dallohet, gjithashtu, për kushtet klimatike, të cilat lidhen me afërsinë me detin Adriatik, ndikimi i të cilit nuk gjen pengesa prej relievit kodrinor në JP, veçanërisht nga ai Vorë-Rodon. Natyrisht me rëndësi të veçantë paraqitet relievi kryesisht kodrinoro-malor, por me prani edhe të fushës, i cili shpie në zonalitetin vertikal të shprehur të elementëve klimatik. Ndikimi detar mesdhetar dhe format e relievit kanë përcaktur shtrirjen e këtij rrethi në tri zona klimatike, të tilla si ajo mesdhetare fushore në fushën dhe pellgun e Tiranës, atë mesdhetare kodrinore Rodon-Kërrabë, kurse ajo mesdhetare paramalore përfshin gjithë pjesën VL me vargmalin Krujë-Dajt dhe malësinë e Tiranës3.

Në formimin e klimës së këtij rrethi me rëndësi të veçantë paraqitet, gjithashtu, energjia diellore me vlerë vjetore të përgjithshme 2059 Kwh/m2, ajo mujore ndryshon nga minimumi i dhjetorit me 92 Kwh/ m2 deri tek maksimumi i korrikut 249 Kwh/ m2, kurse vlerat stinore më të mëdha i ka vera e cila përfaqëson 34.4% të shumës vjetore, pastaj renditet pranvera 29.3%, vjeshta 21.2% dhe dimri 15.1% të kësaj shume. Këto vlera të rrezatimit janë llogaritur gjatë një moti pa vranësira, kurse në mot me vranësira këto vlera janë rreth 14% më pak (shuma vjetore 1505 kwh/m2). Një tregues tjetër i rëndësishëm, i cili dëshmon për pasurinë në energji diellore të këtij rrethi janë, gjithashtu, zgjatja faktike në orë e diellëzimit, i cili arrin në vlerën 2530 orë në vit. Lidhur me vlerat mujore dhe ato stinore, natyrisht janë të shpërndara përgjithësisht si ato të rrezatimit të përgjithshëm, pra me vlerat më të mëdha gjatë korrikut e gushtit, ato më të vogla në dhjetor e janar, kurse numrin më të madh të orëve me diell e ka stina e verës, pastaj ajo e pranverës, vjeshtës dhe dimrit.

Një element tjetër klimatik i rëndësishëm është era, e cila lidhet drejtpërdrejt nga kushtet e motit si në drejtimin, ashtu edhe në shpejtësinë e saj, kurse në drejtimet mbizotëruese rol pothuajse vendimtar paraqet drejtimi i shtrirjes së vargmalit Krujë-Dajt dhe vargut kodrinor Kërrabë-Rodon. Pikërisht me drejtimin tipik VP-JL të shtrirjes së këtyre formave të relievit lidhet njëkohësisht mbizotërimi i erërave me të njëjtin drejtim, të cilat paraqiten pothuajse në të njëjtën % (14.5%), pastaj renditet JP me 6.6%, jugu 4.3%, perëndimi dhe veriu me vlera gati të njejta (3.8%), kurse lindja dhe VL kanë vlerat përkatësisht 3% dhe 2.6% 4. Megjithatë, duhet theksuar se numri i ditëve të qeta arrin 47%, duke u barazvlerëzuar pothuajse me të gjithë vlerat e drejtimet e erërave në

3Grup autorësh (1988) Atlasi Klimatik i Shqipërisë, Tiranë.4Grup autorësh (1988) Atlasi Klimatik i Shqipërisë, Tiranë.

104 GLOBAL CHALLENGE

territorin e këtij rrethi, e cila lidhet me një pozicion relativisht të mbrojtur të tij. Lidhur me shpejtësinë e erës vërehet se ajo varet kryesisht nga stina dhe format e relievit, pra shpejtësitë mesatare vjetore më të mëdha në këtë rreth i kanë VP me 3m/sek, JP 2.8m/sek, kurse jugu, JL dhe perëndimi kanë të njëjtën vlerë 2.5m/sek, të cilat ndiqen nga veriu dhe VL me 2m/sek dhe 2.2m/sek, të ndjekur nga shpejtësia më e vogël e veriut 1.5m/sek. Vlera maksimale e shpejtësisë së erës paraqitet nga më të voglat e vendit, e cila arrin në 15-19m/sek me rastisje 2-5 vjet dhe mund të ndodhin në çdo periudhë të vitit, duke u shoqëruar në raste të veçanta me shtrëngata shiu dhe stuhi. Me tipare karakteristike paraqitet, gjithashtu, regjimi termik i territorit të këtij rrethi, i cili dallohet për ndryshime të shumta në varësi të trajtave të relievit, afërsisë së tij me detin dhe nga masat ajrore. Vlerat e temperaturës mesatare vjetore arrin në 15-160C e gjatë pjesës perëndimore kryesisht kodrinore, në atë malore lindore 14-150C, kurse gjatë muajit më të ftohtë janarit, përkatësisht 7-80C dhe 5-60C së bashku me atë të korrikut 24-250C, duke arritur një amplitudë vjetore 170C. Në shpërndarjen stinore të temperaturave vërehet se dimri është më i ftohti, pastaj renditet pranvera dhe vjeshta, duke shprehur karakterin kalimtar të këtyre të fundit. Një tregues i rëndësishëm i regjimit termik janë, gjithashtu, vlerat maksimale dhe ato minimale të temperaturave, të cilat kanë arritur përkatësisht 410C (18.7.1973) dhe -100C (15.1.1968). Tirana Aeroport5.

Ndryshime të rëndësishme karakterizojnë, gjithashtu, regjimi i reshjeve në territorin e rrethit të Tiranës, të cilat lidhen me të njëjtit aktor dhe kushte si për temperaturat. Në përgjithësi ky rreth dallohet për reshjeve të pasura, veçanërisht pjesa lindore e VL malore e tij, në të cilin bien mesatarisht çdo vit 1250mm në relievin kryesisht kodrino në perëndim deri në 1750mm gjatë atij malor nga lindja. Ndikimi i dy tipave të motit në këtë rreth, ashtu si në të gjithë vendin, shprehet në sasinë e reshjeve të rëna gjatë periudhës së lagët (tetor-mars) të vitit me vlerë 828mm, e cila përbën 65% të shumës vjetore falë mbizotërimit të motit ciklonik në këtë periudhë të vitit. Kurse gjatë gjysmës së thatë të vitit (prill-shtator) bien 445mm, pra 35% e sasisë vjetore të reshjeve, e cila kushtëzohet drejtpërdrejtë nga ndikimi i plotë i motit anticiklonik në këtë periudhë të vitit. Në shpërndarjen stinore të reshjeve veçohet dimri, gjatë të cilit bien 34% e shumës vjetore, pastaj renditet vjeshta me 29% të kësaj shume, kurse pranvera me 25% pasqyron karakterin tranzitor të saj me atë të vjeshtës, duke u mbyllur me stinën e verës 12%. Lidhur me sasinë mujore të reshjeve veçohet nëntori me 174mm ose 13.7% të shumës vjetore, pastaj renditet dhjetori 148mm dhe janari 143mm, kurse korriku me 42mm përbën muajin më të thatë të vitit ose 3.3% të shumës vjetore6, prandaj janë marrë masat për përballimin e saj me ndërtimin e ujëmbajtësve të shumtë për sistem ujitës gjatë muajve të verës.

Një tregues i rëndësishëm i regjimit të reshjeve është, gjithashtu, maksimumi 24-orësh i tyre, i cili arrin në 150mm (14.11.1962) për Tiranën Aeroport dhe 218mm për malësinë në lindje, duke u ndikuar nga relievi malor nga JP dhe VL e territorit të këtij rrethi. Një sasi e këtyre reshjeve bie në trajtë bore, e cila është një dukuri pothuajse tërësisht për relievin malor në VL të këtij rrethi tek niveli i tarracës së Dajtit (1000-1100m lartësi), kurse në JP reshjet e borës janë dukuri e rrallë pothuajse vetëm për zonën kodrinore të Kërrabës.

Rrethi i Tiranës dallohet edhe për rrjet ujor të pasur, i cili lidhet ngushtë me ndërtimin gjeologjik të truallit, veçoritë e një relievi kodrinoro-malor dhe kushtet klimatike të lartpërmendura. Ky rrjet ujor përfaqësohet nga lumi Erzen dhe Ishëm, burimet nëntokësore të shumta dhe ujëmbajtësit për ujitje dhe ujë i pijshëm. Regjimi i rrjedhjes së këtyre lumenjve është në varësi të reshjeve të shiut dhe më pak të borës së shkrirë, të cilat bien gjatë dimrit në rrjedhjen e sipërme të tyre në malësinë e Tiranës deri në hyrje të grykave të lartpërmendura. Këta lumenj së bashku kanë një prurje mesatare

5Grup autorësh (1988) Atlasi Klimatik i Shqipërisë, Tiranë.6Po aty.

Veço

ritë

fizi

ko-g

jeog

rafik

e, p

oten

cial

i nat

yror

dhe

zhv

illim

i soc

ial-

ekon

omik

i rr

ethi

t të

Tira

nës

| PhD

Kan

dida

t, Kr

eshn

ik D

uqi

105Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

vjetore afro 39m3/sek, (18.1 m3/sek Erzeni), e cla grumbullohet nga një sipërfaqe e përgjithshme e pellgut ujëmbledhës 1443km2 (760km2 Erzeni). Moduli i rrjedhjes së këtyre lumenjve arrin në 23.8 l/sek/km2 (Erzeni) deri në 31 l/sek/km2 (Ishmi), ai i koeficientit përkatësisht 0.51 dhe 0.68 (9.11) duke dëshmuar për një pasuri ujore më të madhe të Ishmit falë burimeve nëntokësore më të fuqishme. Kjo dukuri e rrjedhjes ujore provohet drejtpërdrejtë nga fakti se tek lumi Ishëm ushqimi i rrjedhjes vjetore sigurohet nga burimet nëntokësore në masën 40%, kurse tek Erzeni 31%, pra mbizotëron rrjedhja sipërfaqësore me 69%. Këto ndryshime të vlerave të ushqimit nëntokësor lidhen me shtrirjen më të gjerë (rreth 50% të sipërfaqes) të shkëmbinjve karbonatikë të përshkrueshëm dhe ujëmbajtës në pellgun ujëmbledhës të lumit Ishëm. Në pasuritë ujore të këtij rrethi përfshihen, gjithashtu, burimet e fuqishme të Selitës, Bovillës e Shënmërisë, të cilët sigurojnë ujin e pijshëm për qytetin e Tiranës. Me rrjetin ujor të përroit të Tërkuzës dhe burimet e Bovillës është ndërtuar ujëmbajtësi me të njëjtin emër, i cili ka një vëllim prej 80 milion m3 ujë dhe është furnizuesi kryesor me ujë i Tiranës. Ujëmbajtësi tjetër i rëndësishëm është edhe ai i Paskuqanit, i cili është ndërtuar kryesisht për furnizimin e rrjetit ujitës me një sipërfaqe 100 ha dhe volum uji 9 milion m3, kurse ujin e merr, nga lumi i Tiranës në fshatin Babru nëpërmjet një kanali 2.5km gjatësi.

Kushtet e një relievi kodrinoro-malor të këtij rrethi kanë përcaktuar njëkohësisht një zonalitet vertikal edhe të tipave të tokave duke filluar me ato të hirta kafe deri në 200m, pastaj vijnë ato të kafejta malore 300-1110m dhe të murme pyjore malore 1200-1700m. Kurse tokat livadhore malore kanë një shtrirje të kufizuar tek Mali me Gropa të cilat shfrytëzohen vetëm nga bimësia barishtore e kullotave alpine.

Tokat e hirta mbulohen nga një bimësi shkurresh mesdhetare dhe më rrallë dushku, të cilat formohen kryesisht në shkëmbinjt terrigjen argjila, ranorë e konglomerate në përbërje të relievit kodrinor Kërrabë-Rodon. Në përbërjen mekanike të tyre përfshihen subargjila me strukturë kokrrizore, janë mesatarisht të pasura me humus (1.5-2.5%), reaksion acid, të varfra në azot dhe fosfor, por të pasura në potas. Këto toka kanë rezerva të rëndësishme për zgjerimin e fondit të tokës bujqësore, sidomos në relievin kodrinor të lartpërmendur, të cilat favorizohen nga shtrirja e tyre në kushtet e një klime mesdhetare fushore dhe kodrinore. Në depozitimet aluvionale të fushës së Tiranës shtrihen tokat livadhore të hirta kafe, të cilat deri në prag të çlirimit të vendit shumica e tyre përdorej si livadhe për kullota, sepse gjatë dimrit përmbyteshin nga ujërat e lumit Ishëm. Rendimenti i këtyre tokave rritet duke larguar lagështirën e tepërt me ndërtimin e një sistemi kullimi, i cili lejon punimin dhe mbjelljen në kohë të bimëve7.

Në ndryshim prej këtyre tokave, ato të kafejta malore kanë një shtrirje më të gjerë, në kushtet e një klime mesdhetare paramalore, një mbulesë bimore të dushkut dhe mbi shkëmbinj terrigjen dhe gëlqerore. Në këto kushte formimi ato dallohen për një horizont humusor me trashësi 30-40cm, përbërje mekanike subargjilore te mesme, përmbajnë humus të mirë, të varfra në fosfor, por mesatarisht të pasura me potas dhe azot8. Në këto toka gjendet një pjesë e mirë e fondit të tokës bujqësore, prandaj rritja e pjellorisë së tyre kërkon përmirësimin e cilësive fizike e kimike me përdorimin e plehrave organike dhe kimike, duke planifikuar dhe punuar për mbrojtjen e tyre nga gërryerja.

Në përmasa më të vogla në shtrirje janë tokat e murme pyjore malore, të cilat formohen në shkëmbinj terrigjen dhe karbonatikë, veçanërisht mbi koren e prishjes së këtyre të fundit, kurse kushtet klimatike janë ato mesdhetare malore, të çilat janë mjaft të përshtatshme për dukuritë e formimit të tokës nëpërmjet ngricave. Mbulesa bimore e ahut depoziton çdo vit mbi sipërfaqen e tokës një masë të madhe gjethesh, e cila transformohet në humus me trashësi 30-35cm, kanë përbërje mekanike subargjilore të mesme, strukturë kokrrizore, reaksion neutral, përmbajtje të lartë humusi (12-14%), 9 azoti e potasi. Lartësia

7Grup autorësh (1986) Harta Pedologjike e Shqipërisë, Tiranë.8Po aty.9Po aty

106 GLOBAL CHALLENGE

e shtrirjes i bën këto toka të shfrytëzueshme kryesisht nga pyjet e ahut, kurse në sektor të mbrojtur në lartësi1200-1300m ato mbillen me thekër dhe patate. Këto toka, ashtu si tipat e lartpërmendur, duhet të mbrohen nga erozioni, veçanërisht nga prerjet pa kriter të pyllit dhe planifikimi i pyllëzimeve të reja tek sipërfaqet e zhveshura.

Një përbërës tjetër natyror i rrethit të Tiranës është edhe mbulesa bimore, e cila lidhet drejtpërdrejtë me kushtet klimatiko-tokësore të lartpërmendura dhe zonalitetit vertikal të shprehur të tyre. Mbi bazën e këtij zonaliteti, pra ashtu si ai i tokave, në këtë rreth veçohen me kufij natyror të qartë tre katet bimore, midis të cilëve shtrirjen më të gjerë e ka ai i shkurreve mesdhetare dhe ai i dushqeve, kurse ahishtet mbulojnë vargmalin Krujë-Dajt mbi 1000-1200m lartësi. Shtrirja e pjesës dërrmuese të qendrave të banimit në lartësitë e këtyre dy kateve bimore, ka ndikuar drejtpërdrejtë në dëmtimin e fuqishëm deri në degradimin e saj. Prerjet pa kriter për hapjen e tokave bujqësore të reja, për sigurimin e lëndës djegëse, ndërtime të ndryshme dhe si rezerva ushqimore për blegtorinë gjatë periudhës së dimrit, kanë shkaktuar degradime të pariparueshmë të kësaj bimësie, veçanërisht asaj drusore, duke u shprehur njëkohësisht edhe në reliev me krijimin e vatrave të shumta të erozionit. Drurët karakteristik në katin e shkurreve janë mareja, shqopa, xina, gjineshtra, përalli, të cilët në mjaft raste përzihen me shkozë, frashër, vill, lis, qarr, të katit të dushkajës deri në lartësinë 400-600m. Kurse kati i pastër i dushqeve shtrihet mbi këto lartësi dhe përfaqësohet nga qarri, lisi, bunga, frashëri, shkoza, villi, panja, krekëza, mëllexa etj. Në këtë rast shtrihet, gjithashtu, një areal gështenje gjatë shpatit lindor të malit të Priskës (Selbës) midis qafës me të njëjtin emër dhe grykës së Murdharit10.

Kati i ahishteve ka një shtrirje relativisht më të kufizuar dhe përqendrohet në pjesën më të mdhe në vargmalin e Dajtit, në të cilën shtrihet parku kombëtar me të njëjtin emër, duke siguruar edhe mbrojtjen e tij. Areale më të kufizuara të ahut takohen edhe në malin e Priskës, atë të Brarit kryesisht gjatë shpateve lindore dhe VL të tyre, të cilët janë relativisht më të lagët. Megjithatë, shpati JP i malit të Dajtit dallohet për zhvillimin më të mirë dhe më të dendur të pyllit të ahut në lartësinë 1100-1500m, pra mbi shkallën struktrore me të njëjtin emër, pasi kushtet topografike (pjerrësia e shpatit) janë më të përshtatshme se shpati VL në trajtë pothuajse të një gremine.

Në gjendjen e sotme të kësaj mbulese bimore, e cila ka pësuar dëmtime pothuajse të pariparueshme nga prerjet pa kriter të saj, kërkohet urgjentisht planifikimi dhe zbatimi me rigorozitet i masave mbrojtëse, veçanërisht për dy katet e para, ku shtrihet pjesa me e madhe e fondit të tokës bujqësore. Pikërisht prerja e kësaj bimësie drusore, siç u theksua më lart, ka nxitur një gërryerje të fuqishme të tokave , duke ulur ndjeshëm pjellorinë e tyre, veçanërisht nga shpëlarja e humusit. Në këto kushte marrja e masave të rrepta ligjore për mbrojtjen e gjendjes ekzistuese dhe planifikimin për ripyllëzim të territoreve të zhveshura nga erozioni, duke pikësynuar për zhvillimin e një bujqësie fitimprurëse nëpërmjet sigurimit të rritjes së vazhdueshme të pjellorisë së tokës bujqësore.

Në pasuritë natyrore të këtij rrethi përfshihet, gjithashtu, një faunë relativisht e pasur, e cila ka pësuar njëkohësisht dëmtime nga gjuetia pa kriter deri në zhdukjen e disa llojeve. Pasuria dhe shumëllojshmëria e faunës së këtij rrethi lidheshin me pyjet e shkurreve mesdhetare dhe dushkajave në zonën kodrinore dhe në malësinë e Tiranës, të cilët janë prerë, duke zhveshur sipërfaqe të gjera, me kushte të përshtatshme për faunën. Në gjitarët përhapjen më të madhe e ka ujku, çakalli, baldosa, qelbësi, nusja e lalës, ketri, iriqi, urithi, dhelpra, lepuri, kunadhja, derri i egër dhe më rrallë ariu tek pyjet e Shëngjergjit në kufi me ato të Çermenikës. Krahas gjitarëve natyra e këtij rrethi, dallohet për shumë lloje shpendësh, si thëllënxa e fushës dhe ajo e malit, shkurta, shapka, turtulli, pëllumbi i egër, mëllenja dhe disa grabitqar si skifteri, sokoli etj. Kurse zvarranikët me përhapje të gjerë për vetë kushtet natyrore mjaft të përshtatshme të mjedisit dhe lartësitë

10Buzi K (1984) Vështrim i Përgjithshëm Gjeobotanik i masiveve kryesore të kullotave dhe livadheve natyrore të Shqipërisë (disertacion).

Veço

ritë

fizi

ko-g

jeog

rafik

e, p

oten

cial

i nat

yror

dhe

zhv

illim

i soc

ial-

ekon

omik

i rr

ethi

t të

Tira

nës

| PhD

Kan

dida

t, Kr

eshn

ik D

uqi

107Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

e ndryshme nga relievi fushor tek ai malor i këtij rrethi. Natyrisht përhapjen më të madhe e kanë breshkat, gjarpërinjtë dhe hardhucat ku përfshihet edhe zhapiu i gjelbër, por me rrezik për njeriun paraqitet nëpërka e zakonshme (Vipera ammodytes), duke shtuar njëherazi mbi 20 lloje insektesh, shumë prej të cilëve janë dëmtues të kulturave bujqësore veçanërisht karkalecat, koleopterët, buburreci i patates, krimbi i misrit, ai i duhanit, i pambukut, i pishës, miza e ullirit, krimbi i agrumeve, i qershisë, breshka e fikut etj11.

Potenciali natyror dhe zhvillimi social-ekonomik

Veçoritë fiziko-gjeografike të rrethit të Tiranës, të cilat u trajtuan gjerësisht më lart, përbëjnë një pasuri natyrore me vlerë për zhvillimin social-ekonomik të popullsisë së tij, duke siguruar njëkohësisht një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Natyrisht, kontrastet e theksuara të relievit midis atij kodrinoro-fushor gjatë pjesës JP dhe njëherazi më të madhe, me atë VL malore (malësia e Tiranës), përfshi edhe vargmalin e Dajtit midis grykës së Murdharit në JL dhe asaj të Tërkuzës nga VP, paraqesin ndryshime të theksuara në shpërndarjen e qendrave rurale dhe atyre urbane të këtij rrethi. Kuptohet se qendrat urbane (Tirana, Vora, Kamza) dhe pjesa më e madhe e atyre rurale shtrihen në fushën dhe pellgun e Tiranës së bashku me relievin kodrinor kufizues të tyre. Pikërisht në këto territore takohen, gjithashtu, vendbanimet më të hershme, veçanërisht ajo e komunës së Dajtit si vendbanim i lashtë, kurse pjesa më e madhe e fshatrave përmenden në defterët turke që nga shek XIV-XV. Nga 18 komunat e sotme të këtij rrethi me 167 fshatra duke përfshi edhe bashkinë Vorë e Kamëz, kanë gjithsej 232024 banorë dhe një sipërfaqe 631.8km2. Numri i banorëve për njësi të sipërfaqes arrin në 38.4 banorë/km2 duke përjashtuar qytetin e Tiranës me 12 337 banorë/km2, e cila ka 42km2, për 51814312 banorë. Shpërndarja e kësaj popullsie në varësi të formave të relievit të lartpërmendur, duke përjashtuar atë të qytetit të Tiranës, paraqitet e tillë , ku 44% e saj i përket zonës kodrinore të Krrabës dhe pellgut të Tiranës, 24% vendoset në malësinë e Tiranës dhe 13% në territorin Kashar-Prezë. Një tregues mjaft i rëndësishëm i shpërndarjes së popullsisë brenda këtij rrethi është, gjithashtu, dendësia e popullimit, për të cilën ky rreth konsiderohet nga më të dendurit në shkallë vendi. Megjithatë territoret me densitet më të madh janë fusha dhe pellgu i Tiranës, në të cilat takohen vlerat më të larta të popullimit, të tilla si Kamza me 3250 banorë për km2, Krraba 1785 banorë banorë për km2, kurse Vora, Kashari, Bërxulli, Paskuqani, Ndroqi etj, kanë një popullim mbi 400 banorë për km2, midis të cilave spikat Bërxulli me 766 banorë për km2. Menjëherë pas këtyre territoreve renditet zona kodrinore e Krrabës si Baldushku, Ndroqi, Petrela dhe Krraba me popullim përkatësisht 554 banorë për km2, 468 banorë për km2, 324 banorë për km2 dhe vlera më e lartë me 1785 banorë për km2 në këtë të fundit13. Natyrisht, vlerat më të vogla të popullimit i përkasin malësisë së Tiranës si në komunat e Dajtit 75 banorë për km2, Shëngjergjit 157 banorë për km2, Zall-Bastar 123 banorë për km2, Bërzhitë 184 banorë për km2 etj. Një shpërndarje e tillë e popullimit të këtij rrethi, siç u trajtua më lart, kushtëzohet në rrallë të parë nga kushtet natyrore, me të cilën lidhen pasuritë klimatike, ujore, ajo e tokave, së bashku me florën dhe faunën historikisht të shfrytëzuara nga kjo popullsi. Këto pasuri kanë përcaktuar njëkohësisht zhvillimin social-ekonomik nga periudha historike deri në ditët e sotme, pavarësisht nga ndryshimet e shprehura në nivelet e këtij zhvillimi, veçanërisht midis pjesës JP dhe asaj VL tek malësia e Tiranës.

Me tipare karakteristike paraqitet struktura moshore dhe ajo gjinore e popullsisë së këtij rrethi, të cilat provojnë njëkohësisht vitalitetin e tij në të gjitha sferat e

11Rakaj H. (1996). Ihtiofauna e Shqipërisë, Tiranë.12Almanak i Bashkive dhe komunave të Shqipërisë. Botim i Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Tiranë 2005.13Po aty.

108 GLOBAL CHALLENGE

veprimtarisë social-ekonomike të tij. Pothuajse 1/3 e kësaj popullsie i përket grupmoshës (0-15 vjeç), pra atyre nën moshën e punës, kurse afro 2/3 i përkasin moshës së punës (15-65 vjeç) dhe pjesa tjetër (rreth 12%) moshës së tretë14. Mbizotërimi i moshave të reja lidhet me ritmet e larta të shtimit natyror të saj, kurse prishja e kësaj strukture moshore rrezikohet nga fluksi i emigracionit jashtë vendit, i cili përshin kryesisht moshat e reja. Në strukturën gjinore të popullsisë së këtij rrethi, si kudo në vendin tonë, mbizotërojnë meshkujt, por vitet e fundit janë shfaqur ndryshime të ndjeshme lidhur me dukurinë e emigracionit të jashtëm, ku pjesën dërrmuese largohen meshkujt. Struktura etnike dhe ajo fetare, siç u theksua më lart, në këtë rreth si kudo në vendin tonë, në përgjithësi është homogjene me % të papërfillshme të pakicave kombëtare (greke, maqedonase, malazeze), duke veçuar disa grupe etnokulturore si arumunët (vllehët), romët etj. Në strukturën fetare të kësaj popullsie mbizotëron besimi musliman, pastaj renditen ortodoksët dhe katolikët, të cilët kanë një harmoni të plotë midis tyre, duke përfshirë njëherazi edhe pakicat kombëtare me grupet etnokulturore.

Një nga problemet sociale më të rëndësishme, natyrisht, është edhe ai i shkollimit të popullsisë në të gjitha nivelet e tij, duke përfshirë njëkohësisht fushat e profilizimit për nevojat e zhvillimit ekonomik sot dhe në perspektivë të tij. Gjithë sistemi i shkollimit shprehet drejtpërdrejtë në faktin se realizimi i tij kryhet nga funksionimi i 115 kopshteve për fëmijë, 105 shkollave fillore, 98 shkollave 9- vjeçare dhe 21 shkollave të mesme, të cilët kanë të siguruar mësuesit me profilet përkatëse dhe formim bashkëkohor. Kurse niveli universitar i kualifikimit të nxënësve të këtij rrethi realizohet nga pesë universitetet publike të Tiranës dhe disa universitete private të këtij qyteti. Theksojmë se në këtë sistem shkollimi paraqiten mjaft probleme, veçanërisht në malësinë e Tiranës dhe zonën kodrinore të Krrabës me një infrastrukturë me dobësi funksionale falë mangësive të shumta, veçanërisht ato në rrjetin rrugor, i cili sjell pengesa dhe vështirësi me lëvizjen e nxënësve dhe të mësuesve. Në këto zona përgjithësisht e njëjta gjendje paraqitet edhe me shërbimin mjekësor të popullsisë së tyre, ku në pjesën më të madhe të komunave mungon asistenca e mjekut, për të cilin rol të rëndësishëm luan gjithashtu infrastruktura e dobët, veçanërisht vështirësitë e qarkullimit midis fshatrave. Në kushte shumë më të mira paraqitet shërbimi mjekësor në dy bashkitë e këtij rrethi, atë të Vorës dhe Kamzës, të cilët kanë lidhje të afërta dhe të vazhdueshme me qytetin e Tiranës me 11 njësi bashkiake, ne të cilën janë ngritur shërbime mjekësorë publike dhe private bashkëkohore. Rrethi i Tiranës deri në pragun e transformimeve demokratike dallohet, ashtu si gjithë vendi ynë në tërësi, për një natyrë homogjene të popullsisë, e cila paraqet një zhvillim social-ekonomik e kulturor historikisht me tipare karakteristike. Mbi këtë bazë popullsia në kufijtë natyror të këtij rrethi ruan mjaft tipare te veçanta në nivel lokal dhe krahinor, të cilat janë trashëguar nga e kaluara lidhur me praninë e një ekonomie pothuajse të mbyllur natyrale. Këto kushte lidheshin drejtpërdrejtë me mungesën pothuajse të plotë të infrasrukturës, veçanërisht të rrjetit rrugor, i cili krijonte vështirësi komunikimi dhe transportimi të mallrave në të gjithë hapësirën e këtij rrethi. Vështirësi më të mëdha komunikimi për vetë kushtet e një relievi malor i kishte malësia e Tiranës me shtrirje të gjerë dhe dendësisht të copëtuar, e ndjekur menjëherë nga zona kodrinore e Krrabës, të cilat shprehen në një nivel relativisht të ulët zhvillimi në rapor me komunat në pellgun dhe fushën e Tiranës. Rritja e vazhdueshme e numrit të banorëve të çdo fshati dhe komune në tërësi çoi në mënyrë të pashmangëshme me zhvendosje të vazhdueshme nga dy zonat e lartpërmendura në drejtim të fushës dhe pellgut të Tiranës. Komunat me fluksin më të madh të të ardhurve janë Kamza ( Kodër Kamza), Paskuqani, Kashar dhe Vora dhe më pak Zall-Herri, Farka etj, midis të cilëve Kamza dhe Vora janë qytete të ruralizuara, pasi pjesa më e madhe e të ardhurve vijnë nga zonat rurale. Banorët e rinj të ardhur në këto qytete sjellin në mjedisin e tyre mënyrën e jetesës dhë mendësinë fshatare,

14Almanak i Bashkive dhe komunave të Shqipërisë. Botim i Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Tiranë 2005.

Veço

ritë

fizi

ko-g

jeog

rafik

e, p

oten

cial

i nat

yror

dhe

zhv

illim

i soc

ial-

ekon

omik

i rr

ethi

t të

Tira

nës

| PhD

Kan

dida

t, Kr

eshn

ik D

uqi

109Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

prandaj kërkohet një periudhë kohore për integrimin e tyre me jetën qytetare, kurse të ardhurit në komunat e tjera me mënyrë jetese dhe mendësi pothuajse të përafërt, e kanë më trë lehtë ambientimin ndaj mjedisit të ri. Krahas kushteve natyrore, veçanërisht fondi i pamjaftueshëm i tokës bujqësore për frymë të popullsisë, kanë ndikuar njëkohësisht shrirja e gjerë e sipërfaqeve pothuajse të zhveshura nga erozioni, të cilat i detyrohen pjerrësisë së madhe të shpatit dhe shkatërrimit të mbulesës drusore. Kurse në komunën e Zall-Bastarit largimet janë bërë edhe nga ndërtimi i ujëmbajtësit të Bovidhës për furnizimin e Tiranës me ujë të pijshëm, i cili ka zënë pjesën më të mirë të tokës bujqësore në këtë komunë. Theksojmë se të ardhurit në rrethin e Tiranës përbëjnë numrin më të madh në shkallë vendi jo vetëm në qytet ( qyteti i Tiranës e ka rritur pothuajse tre here numrin e popullsisë gjatë 20 viteve të fundit), por edhe në komuna. Rasti më tipik dhe i papërsëritshëm paraqitet Kodër-Kamza, gjë që shprehet në faktin se ka densitetin më të madh të popullsisë në shkallë vendi (3250 banorë për km2), të cilët kanë ardhur kryesisht nga zona VL e vendit. Kjo dukuri sociale, e cila i përket gati tërësisht periudhës së transformimeve demokratike në vendin tonë, çoi në pakësimin e familjeve, veçanërisht nga malësia e Tiranës dhe zona kodrinore e Krrabës. Vendet e pritjes kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve dhe të mënyrës së jetesës, në psikologjinë dhe formimin kulturor më të ngritur, duke i integruar natyrshëm me nivelin e zhvillimit të këtyre vendeve. Krahas migrimeve brenda rrethit takohen, gjithashtu emigracioni jashtë vendit i drejtuar kryesisht në Greqi. Itali, Angli dhe më rrallë në Amerikë e vendet e tjera evropiane. Këto lëvizje të popullsisë u shoqëruan me një mbipopullim të fushës dhe pellgut të Tiranës, i cili lidhet edhe me faktin se këtu shtrihet pjesa më e madhe e fondit të tokës bujqësore, pra kushtet më të mira të jetesës dhe të punësimit. Kjo dukuri sociale shoqërohet me mjaft probleme në vendin ku shkojnë, veçanërisht mungesë infrastrukture, mbingarkesë të tregut të punës dhe vendbanimit, vështirësi në integrimin social me popullsinë vendase etj. Kurse vendet nga ato largohen rrezikojnë braktisjen dhe mungesën e zhvillimit social-ekonomik në të ardhmen sepse shoqërohen me braktisjen e tokave bujqësore dhe vendbanimeve, duke i lënë nën veprimtarinë shkatërruese të erozionit. Në kuadrin e këtyre rrjedhojave të sjellura nga emigrimi në këtë rreth kërkohet që çdo projekt e strategji zhvillimi sot e në perspektivë të tij duhet të llogarisim ndryshimet dhe ndikimi i tij në këtë zhvillim. Rrethi i Tiranës renditet midis territoreve me kushte natyrore mjaft të përshtatshme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, veçanërisht në fushën dhe pellgun e Tiranës. Me këtë të fundit gjendet pellgu qymyrmbajtës nga më të mëdhenjtë në vendin tonë, si Valiasi, Krraba dhe Priska, të cilët vazhdojnë të shfrytëzohen pjesërisht pas privatizimit të tyre. Në strukturën ekonomike të këtij rrethi historikisht është zhvilluar bujqësia me prodhimin e drithërave dhe blegtoria kryesisht gjedhi dhe të imtat, të cilat kanë ndikuar në rritjen e përvojës së kultivuesve dhe blegtorëve, duke ndikuar në rritjen e vazhdueshme të rendimentit ekonomik të tyre. Një tregues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik i territorit të Tiranës është ,gjithashtu, fakti se në vitin 1769 ajo eksportonte në tregjet e Venedikut 2600 fuçi vaj ulliri dhe 14000 dengje duhani. Në prodhimin e drithërave dallohen në veçanti komunat e fushës së Tiranës, si Kashari, Ndroqi, Baldushku, Kamza, Vora, Peza në të cilat rritet njëkohësisht edhe gjedhi, kurse për blegtorinë në tërësi me të imtat përmendet Bërzhita, Krraba, Zall-Bastari, Preza etj, kurse Baldushku është më i njohur për rritjen e gjedhit15. Një drejtim tjetër i rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të këtij rrethi është edhe kultivimi i perimeve, frutikulturës, foragjereve, ullinjtë, vreshtat, bletaria etj, si Farkë, Prezë, Paskuqan, Petrelë, Kashar e Vaqarr.

Natyrisht një nga veprimtaritë ekonomike më të rëndësishme dhe me perspektiv është turizmi, për të cilën dallohet Petrela, Dajti, Krraba dhe Bërzhita për bukuritë natyrore dhe si qendra prehistorike (Petrela), por me infrastrukturë të papërshtatshme për këtë veprimtari.

15Almanak i Bashkive dhe komunave të Shqipërisë. Botim i Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Tiranë 2005.

110 GLOBAL CHALLENGE

Veprimtaria ekonomike dhe niveli i zhvillimit të saj shprehet drejtpërdrejtë në shumëllojshmërinë dhe numrin e bizneseve të pranishme në të gjithë këtë rreth, të cilët arrijnë një numër të përgjithshëm 1465 biznese me një shpërndarje tepër të ndryshme. Në varësi të llojeve të veprimtarive mjaft karakteristike midis tyre mbizotëron ajo e tregtisë, shërbimeve, ajo me karakter prodhues, të ndryshme dhe ambulatore, të cilat përfaqësojnë përkatësisht 60-70%, 14-20%, 11-15% të numrit të përgjithshëm të bizneseve. Numrin më të madh të bizneseve e kanë komuna e Kasharit 230, Vorës 182, Paskuqanit 125, Vaqarrit 111, Dajti 110 e Bërzhita 10816. Midis këtyre veçohet komuna e Kasharit e cila zotëron rreth 15% të numrit të përgjithshëm të bizneseve në këtë rreth, pastaj renditet Vora me 12.4%. Problemet e zhvillimit social-ekonomik të këtij rrethi kërkojnë një riorganizim të infrastrukturës me standarde bashkëkohore ruajtjen e sipërfaqes së tokës bujqësore e cila vazhdon të shkatërrohet nga ndërtimet e shumta pa sistem urbanistik dhe nga erozioni në zonat kodrinore dhe malësinë e Tiranës, përgatitja mbi baza shkencore të projekteve dhe strategjive për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë social.

Përfundime

Përmes studimit të kryer arrijmë në përfundim se veçoritë fiziko-gjeografike të rrethit të Tiranës lidhen ngushtë me zhvillimin social-ekonomik. Kompleksi fiziko-gjeografik i këtij rrethi përfshihet në dy krahinat e mirënjohura të vendit tonë, pra në Ultësirën Perëndimore në të cilën shtrihet pjesa perëndimore më e madhe e tij, kurse pjesa tjetër lindore në krahinën malore Qendrore tek malësia me të njëjtin emër, dhe një pjesë e kufijve administrativ përputhen me ato natyror, Zhvillimit social-ekonomik i këtij rrethi lidhet ngushtë me territorin gjeografik të shtrirjes së tij, veçanërisht me atë fiziko-gjeografik, të tillë si ndërtimi gjeologjik i truallit, shumëllojshmëria e relievit e përcaktuar nga ky ndërtim, kushtet klimatike, ujore, të tokave, të bimësisë dhe faunës së tij. Rrethi i Tiranës dallohet, gjithashtu, për kushtet klimatike, të cilat lidhen me afërsinë me detin Adriatik, ndikimi i të cilit nuk gjen pengesa prej relievit kodrinor në JP, veçanërisht nga ai Vorë-Rodon. Natyrisht me rëndësi të veçantë paraqitet relievi kryesisht kodrinoro-malor, por me prani edhe të fushës, i cili shpie në zonalitetin vertikal të shprehur të elementëve klimatik. Ndikimi detar mesdhetar dhe format e relievit kanë përcaktuar shtrirjen e këtij rrethi në tri zona klimatike, të tilla si ajo mesdhetare fushore në fushën dhe pellgun e Tiranës, atë mesdhetare kodrinore Rodon-Kërrabë, kurse ajo mesdhetare paramalore përfshin gjithë pjesën VL me vargmalin Krujë-Dajt dhe malësinë e Tiranës. Në formimin e klimës së këtij rrethi me rëndësi të veçantë paraqitet, gjithashtu, energjia diellore me vlerë vjetore të përgjithshme 2059 Kwh/m2, ajo mujore ndryshon nga minimumi i dhjetorit me 92 Kwh/ m2 deri tek maksimumi i korrikut 249 Kwh/ m2, kurse vlerat stinore më të mëdha i ka vera e cila përfaqëson 34.4% të shumës vjetore, pastaj renditet pranvera 29.3%, vjeshta 21.2% dhe dimri 15.1% të kësaj shume. Lidhur me vlerat mujore dhe ato stinore, natyrisht janë të shpërndara përgjithësisht si ato të rrezatimit të përgjithshëm, pra me vlerat më të mëdha gjatë korrikut e gushtit, ato më të vogla në dhjetor e janar, kurse numrin më të madh të orëve me diell e ka stina e verës, pastaj ajo e pranverës, vjeshtës dhe dimrit. Një element tjetër klimatik i rëndësishëm është era, e cila lidhet drejtpërdrejt nga kushtet e motit si në drejtimin, ashtu edhe në shpejtësinë e saj, kurse në drejtimet mbizotëruese rol pothuajse vendimtar paraqet drejtimi i shtrirjes së vargmalit Krujë-Dajt dhe vargut kodrinor Kërrabë-Rodon. Në shpërndarjen stinore të temperaturave vërehet se dimri është më i ftohti, pastaj renditet pranvera dhe vjeshta, duke shprehur karakterin kalimtar të këtyre të fundit. Rrethi i Tiranës dallohet edhe për rrjetin e pasur ujor që lidhet ngushtë me ndërtimin gjeologjik të truallit, veçoritë e një

16Almanak i Bashkive dhe komunave të Shqipërisë. Botim i Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Tiranë 2005.

Veço

ritë

fizi

ko-g

jeog

rafik

e, p

oten

cial

i nat

yror

dhe

zhv

illim

i soc

ial-

ekon

omik

i rr

ethi

t të

Tira

nës

| PhD

Kan

dida

t, Kr

eshn

ik D

uqi

111Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

relievi kodrinoro-malor dhe kushtet klimatike të lartpërmendura. Përbërës tjetër natyror i rrethit të Tiranës është edhe mbulesa bimore, e cila lidhet drejtpërdrejtë me kushtet klimatiko-tokësore të lartpërmendura dhe zonalitetit vertikal të shprehur të tyre. Mbi bazën e këtij zonaliteti, pra ashtu si ai i tokave, në këtë rreth veçohen me kufij natyror të qartë tre katet bimore, midis të cilëve shtrirjen më të gjerë e ka ai i shkurreve mesdhetare dhe ai i dushqeve, kurse ahishtet mbulojnë vargmalin Krujë-Dajt mbi 1000-1200m lartësi. Në pasuritë natyrore të këtij rrethi përfshihet, gjithashtu, një faunë relativisht e pasur, e cila ka pësuar njëkohësisht dëmtime nga gjuetia pa kriter deri në zhdukjen e disa llojeve. Pasuria dhe shumëllojshmëria e faunës së këtij rrethi lidheshin me pyjet e shkurreve mesdhetare dhe dushkajave në zonën kodrinore dhe në malësinë e Tiranës. Veçoritë fiziko gjeografike të rrethit të Tiranës përbëjnë një pasuri natyrore me vlerë për zhvillimin social-ekonomik të popullsisë së tij, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Te zhvillimi ekonomiko-social ndikonin dukshëm struktura moshore, gjinore e popullsisë, shkollimi në të gjitha nivelet e tij, turizmi dhe shumëllojshmëria dhe numri i bizneseve të pranishme në të gjithë këtë rreth. Rrethi i Tiranës është cilësuar si rrethi më i zhvilluar në vend.

BIBLIOGRAFIA:

1. Alia Sh. (2012) Neotektonika e Shqipërisë, Tiranë

2. Bina T. ed.alt (2006) Shpendët dhe Gjitarët e Shqipërisë, Tiranë

3. Buzi K. (1984) Vështrim i Përgjithshëm Gjeobotanik i masiveve kryesore të kullo-tave dhe livadheve natyrore të Shqipërisë (disertacion).

4. Gruda Gj. (1982) Alpet Shqiptare (studim morfologjik) disertacion, Tiranë.

5. Grup autorësh (2002) Gjeologjia e Shqipërisë, Tiranë.

6. Grup autorësh (2002) Harta Tektonike e Shqipërisë në shk.1:200000, Tiranë.

7. Grup autorësh (1991) Gjeografia Fizike e Shqipërisë (monografi) Akademia e Shkencave të R.P.S Shqipërisë. Pj I+II.

8. Grup autorësh (1988) Atlasi Klimatik i Shqipërisë, Tiranë.

9. Grup autorësh (1984) Hidrologjia e Shqipërisë, botim

10. Grup autorësh (1986) Harta Pedologjike e Shqipërisë, Tiranë.

11. Pano N. (2008). Pasuritë Ujore të Shqipërisë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë.

12. Rakaj H. (1996). Ihtiofauna e Shqipërisë, Tiranë, Tiranë.

13. Almanak i Bashkive dhe Komunave të Shqipërisë. Botim i Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit , Tiranë 2005.

112 GLOBAL CHALLENGE

Fille

sat d

he e

volim

i i B

ashk

imit

Evro

pian

, qas

ja n

daj R

ajon

it të

Bal

lkan

it dh

e Pe

rspe

ktiv

a Sh

qipt

are

drej

t BE-

së |

Stud

ent,

Rom

ario

She

hu

Fillesat dhe evolimi i Bashkimit Evropian, qasja ndaj Rajonit të Ballkanit dhe Perspektiva Shqiptare drejt BE-së

Student, Romario Shehu

Abstrakt Duke reflektuar aktualitetin e politikës në Shqipëri dhe gjithë rajonin e Ballkanit

shihet se qëllimi i parë është integrimi në Bashkimin Evropian. Ky shkrim i kushtohet Bashkimit Evropian (fillesat dhe evoluimin), rajonit të Ballkanit dhe në një pasqyrim më të detajuar të shtetit Shqiptar rreth anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Prej shumë vitesh, që prej rënies së komunizmit politika shqiptare është përqendruar në qëllimin e integrimit në BE dhe kohët e fundit progresi ka avancuar, ku një vit më parë Shqipëria mori statusin e vendit kandidat, duke hedhur kështu një hap më tej rreth integrimit. Ky shkrim është ndarë në disa seksione, dhe çdo seksion jep informacione për temën e caktuar. Fillimisht teksti është zhvilluar kronologjikisht për krijimin dhe evoluimin e BE-së, më pas në pjesën e dytë është shpjeguar rruga dhe hapat e anëtarësimit në BE. Pjesa e tretë i dedikohet vendeve të Ballkanit, dhe pjesa e fundit i dedikohet tërësisht Shqipërisë dhe perspektivës së saj Evropiane. Ky shkrim është bazuar më shumë në një literaturë të huaj dhe jo në literaturën e brendshme, kjo si pasojë e nevojës dhe dëshirës për të pasur një shpjegim sa më real dhe objektiv të situatës ku ndodhemi, duke e parë nga një këndvështrim neutral dhe objektiv.

Fjalët Kyçe: Bashkimi Evropian, Ballkani Perëndimor, Integrimet evropiane, Procesi anëtarësimit, Shqipëria

113Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Fillesat e BE-së Evoluimi

Historia e kontinentit të vjetër gjithmonë është shoqëruar me konflikte, rebelime, mosmarrëveshje dhe luftëra, shkaqet për këto probleme vinin si pasojë e grindjeve fetare, ndjenjave nacionaliste dhe ambicieve imperialiste të shteteve. Filozofët e njohur si: Zhan Zh. Ruso, Imanuel Kant, Xheremi Bentham, Saint Simon, Viktor Hygo, dhe Aleksis de Tocqueville janë shqetësuar për këto probleme dhe kanë propozuar disa lloje federatash në mënyrë që të garantojnë paqen dhe të shmangin luftën. Pra në njëfarë mënyre të zëvendësohej konflikti në bashkëpunim, dhe bashkëpunimi mund të ndodhte vetëm me krijimin e organizatave supra-nacionale ku vendet anëtare do të kishin të drejta të barabarta dhe vendimet do merreshin në mënyrë kolektive, ku çdo anëtar do kishte të drejtën e vetos në qoftë se i prekej interesi personal (Princen, 2011) 1. Në të njëjtën kohë edhe Pierre Joseph Proudhon parashikoi që shekulli i XX-të do jetë një shekull federatash, përndryshe njerëzimi do të fillojë përsëri një luftë mijëra vjeçare. Kjo është sugjeruar nga këta filozofë si një zgjidhje efikase për zhdukjen e konflikteve në Evropë, por sidoqoftë asnjë nga këto propozime nuk është implementuar deri pas luftës së dytë botërore. Vetëm pas luftës së dytë botërore vendet Evropiane u bindën se një zgjidhje sa më e shpejtë duhej gjetur, dhe se shprehja “Nëse do paqe përgatitu për luftë” ishte e gabuar dhe në të njëjtën kohë vërtetuan shprehjen se “Nëse përgatitesh për luftë, ke për ta hasur atë”. Kjo ishte koha kur vendet perëndimore do të merrnin një lëvizje drastike të rendit të asaj kohe duke ndryshuar krejtësisht rrjedhjen e ngjarjeve, kjo ishte koha kur një jetë Evropiane, një epokë zhvillimi që do ti bënte njerëzit të ndiheshin të sigurtë do fillonte. Mbarimi i luftës së dytë botërore solli nevojën për të krijuar një rend të ri midis vendeve perëndimore. Lufta shkaktoi pasoja kolosale në të gjitha vendet pjesëmarrëse (rreth 60 milion njerëz humben jetën) dhe si pasoje udhëheqësit e shteteve të mëdha e kuptuan se me nisjen e një lufte tjetër, planeti tokë do të zhdukej nga universi. Gjithë vëmendja ishte kushtuar një zgjidhjeje sa më të shpejtë dhe stabël. Koha mbas-lufte solli një epokë polarizimi në Evropë, u krijuan dy sfera influence, në njërën anë në lindje ishte Bashkimi Sovjetik me doktrinë komuniste nën udhëheqjen e Rusisë dhe në anën tjetër ishin shtetet perëndimore me vlera liberalo-demokratike, të cilët kishin mbështetjen e ShBA.

Bashkëpunimet e para midis shteteve krijuan tre organizata, me drejtime të ndryshme (Helen Wallace, 2005):

Bashkëpunimi Ushtarak, i cili i ka fillesat me: a) Bashkimin Perëndimor Evropian. Bashkimi Perëndimor Evropian, u krijua në Traktatin e Brukselit në vitin 1948 nga Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Franca. Kjo organizate u krijua për të ofruar mbrojtje të përbashkët të anëtarëve të saj. Ky bashkim ishte dhe fillesa për themelimin e NATO-s. b) NATO-(North Atlantic Treaty Organization) 2.

Bashkëpunimi Politik i ka fillesat me Këshillin e Evropës 3.

Bashkëpunimi Ekonomik i ka fillesat me; Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, Beneluksin 4 dhe Organizata Evropiane për Bashkëpunimin Ekonomik 5.

Bashkëpunimet e para kishin të bënin me bashkëpunimin ushtarak sepse në

1Herman Lelieveldt & Sebastiaan Princen, The Origins of European Integration, UK University Press, Cambridge, 2011, fq: 32-332NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut është një aleancë ushtarake ndërqeveritare, e cila siguron që të gjithë shtetet e anëtarësuara garantojnë mbështetje reciproke nëse ndonjë nga anëtarët sulmohet. NATO u themelua në vitin 1949 nga 12 vende perëndimore, përfshirë ShBA, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Italinë. Shqipëria u anëtarësua në vitin 2009.3Këshilli i Evropës u themelua 1949 për të ofruar më shumë unitet midis shteteve dhe për të zhvilluar sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe lirive themelore. Këshilli i Evropës është organizata më e madhe në Evropë, momen talisht ka 47 shtete anëtare dhe përfaqëson më shumë se 800 milion njerëz Evropianë. Shqipëria u anëtarësua në 1995.4BENELUKS (Belgjika, Holanda dhe Luksemburg) një union i themeluar nga këto shtete në1944 me qëllimin për të formuar një “bashkim doganash”, që nënkupton lëvizje të lirë të mallrave midis këtyre shteteve.5U themelua në vitin 1948 në mënyrë që të administronte “Planin Marshall”, (Një plan për të rikuperuar ekonominë e Evropës. Ky plan u krijua nga ShBA për arsye që të krijonte një market për të eksportuar produktet dhe të krijonte një fuqi konkurruese për të ulur dominimin e Bashkimit Sovjetik në Evropë.

114 GLOBAL CHALLENGE

kohën mbas luftës siguria ishte në plan të parë për të mbrojtur vendet nga sulme të mundshme dhe për të ruajtur paqen në rajon. Bashkëpunimet vijuan në aspektin politik në mënyrë që të forconin, zgjeronin dhe thellonin marrëdhëniet midis shteteve. Më pas bashkëpunimet vijuan edhe në aspektin ekonomik. Ana ekonomike ishte shumë e nevojshme pasi ekonomia ishte shkatërruar plotësisht, fabrikat ishin rrënuar dhe duhej me patjetër një zgjim e rikuperim sa më i shpejtë i ekonomisë. Por kur i ka fillesat ky kooperim? Në 9 Maj të vitit 1950 Ministri i Jashtëm Francez Robert Schuman prezantoi Skemën e Zh. Monet dhe kjo cilësohet si momenti i themelimit të‘BE-së’(Lelieveldt, 1950).Termi BE u prezantua në Traktatin e Mastriktit në 1992. Bashkimi Evropian është ndërtuar nga tre komunitete të ndara dheme funksione të ndryshme, të cilët së bashku plotësuan tre shtyllat ku bazohet bashkëpunimi midis vendeve anëtare. Shtylla e Parë përbëhej nga komunitetet e mëposhtme, të cilat ishin njohur përgjithësisht si KE (Komuniteti Evropian). a) Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut (Themeluar në 1951 në Traktatin e Parisit), b) Komuniteti Ekonomik Evropian (Themeluar në 1957, në Traktatin e Romës), c) Euroatom-Komuniteti Energjitiko-Atomik Evropian i themeluar në 1957, përsëri në Traktatin e Romës. Shtylla e Dytë për zhvillim ishte “Politika e Përbashkët për Sigurinë e Jashtme (CFSP-Common Foreign & Security Policy)”, e themeluar në vitin 1986 nëpërmjet “Aktit Unik Evropian (SEA-Single European Act) dhe e fuqizuar në Traktatin e Mastriktit. Shtylla e Tretë ishte për bashkëpunim dhe zhvillim në drejtësi dhe punët e brendshme ( Justice & Home Affairs), gjithashtu e themeluar në Traktatin e Mastriktit në 1992. Zhvillime të mëtejshme për këtë shtyllë u përforcuan në Traktatin e Amsterdamit të 1997, ku për më tepër përfshin edhe marrëveshjen Schengen.

Ngjarjet më të rëndësishme:

Në këtë pjesë të punimit jam bazuar tek libri ‘Reflektime në Integrimin Evropian’ (Phinnemore, 2009) 6, ku jepen ngjarjet kryesore që i dhanë hov Bashkëpunimit Evropian. Ngjarja e parë ishte realiteti i gjithë atyre masakrave që intelektualet i frikësoheshin. Kont Kaudenhove-Kalergi ishte i pari që nxori konkluzionet Evropiane mbas gjakderdhjeve të 1914-18. Ai sugjeroi një lëvizje bashkimi ndër-evropiane të plotë, ai gjithashtu luftoi për një bashkim trans-kontinental të bashkuar në vlerat Liberale, Sociale, Kristiane Evropiane. Aristode Briand në fjalimin e mbajtur në Lidhjen e Kombeve në 8 Shtator 1929 argumentoi se vetëm një federate e bazuar në marrëdhënie ekonomike dhe me marrëveshje social-politike mund ta ruaj Evropën nga vetvetja.

Ngjarja e dytë ishte mbas mbarimit të luftës së dytë botërore. E. H. Carr bëri thirrje që 20 vitet e krizës (që mbas luftës së parë botërore)të mos ndodhin më kurrë (Carr, 2001). Ai ishte një simulues i madh në mendjet e Monnet, Schuman, Adenauri, Churchill, de Gasperi dhe Spaak. Të gjithë ishin të motivuar të përfundonin luftën civile Evropiane 1000 vjeçare, e cila ishte shkaku kryesori rënies së Evropës në qeverisjen globale.

Ngjarja e tretë ishte e jashtme, efekti i kombinuar i luftës së ftohtë dhe planit Marshall. Ky i fundit kishte efekt për sigurinë e jashtme në formën e ShBA dhe NATO. Pavarësisht grindjeve të vazhdueshme transatlantike gjatë luftës së ftohtë, aleanca qëndroi e vendosur, e nxitur edhe nga kërcënimi i Bashkimit Sovjetik. Konkluzioni i kësaj ishte mbështetja intensive për integrimin Evropian nga ShBA, të paktën deri në kohën e George W. Bush dhe Donald Rumsfeld, kohë në të cilën politika në Washington zhvilloj nën tezën (divide and rule) “ndaj dhe sundo”. John F Kennedy në 1962 u shpreh se “Ne besojmë se një Evropë e bashkuar do jetë në gjendje të luaj një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e përbashkët, duke ju përgjigjur vendeve të varfra, duke ju bashkuar ShBA-

6Alex Warleigh-Lack & David Phinnemore (2009). Reflections on European Integration. Brunel, UK: Palgrave Studies

Fille

sat d

he e

volim

i i B

ashk

imit

Evro

pian

, qas

ja n

daj R

ajon

it të

Bal

lkan

it dh

e Pe

rspe

ktiv

a Sh

qipt

are

drej

t BE-

së |

Stud

ent,

Rom

ario

She

hu

115Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

së për uljen e barrierave të tregtisë dhe për të zhvilluar politikat ekonomike, politike dhe diplomatike (BBC News, 2003) 7.

Ngjarja e katërt ishte fundi i luftës së ftohtë. Kjo ngjarje ka 4 efekte kryesore në përshpejtimin e BE-së për tu bërë një aktor ndërkombëtar: a) duke shtruar pyetjen e stabilitetit internal dhe eksternal të Evropës dhe rruga drejt CFSP (politikat e përbashkëta të jashtme dhe sigurimit), b) duke sugjeruar pashmangshmërinë e tërheqjes graduale të garancisë së sigurisë së ShBA dhe fundi i konfrontimeve midis dy superfuqive i drejtoi Evropianët të mendonin për gjëra që deri atëherë ishin të paimagjinueshme, c) duke riforcuar drejtimin për siguri-autonomi, d) duke përfshirë atë së cilës George W Bush ju referua si “rregulli i ri global” bazuar në multikulturalizëm dhe sundimin e ligjit.

Zgjerimi i BE-së nga 6 në 15 vende dhe zgjerimi me vendet e BP

Shtetet themeluese të BE ishin gjashtë: Beneluksi(3), Italia, Franca dhe Gjermania. Vendet e Beneluksit u anëtarësuan sepse ekonomitë e tyre ishin të varura nga ekonomitë e Francës dhe Gjermanisë. Italia u anëtarësua për arsye ekonomike dhe politike, të përfitonte nga tregtia e përbashkët e qymyrit dhe çelikut, gjithashtu ashtu si Gjermania dëshironte të rifitonte respektin post-lufte. Në 18 Prill të vitit 1951 këto gjashtë vende nënshkruan Traktatin e Parisit, i cili formalisht themeloi Komunitetin Evropian të Çelikut dhe Qymyrit. Arsyet se pse u krijua ky komunitet i pari me qymyr dhe çelik ishin se shtetet anëtare kishin nevojë për çelikun që të ndërtonin artilerinë, në mënyrë që të mbroheshin prej kërcënimeve të mundshme dhe nga ana tjetër u nevojitej qymyri për të rikthyer në punë fabrikat dhe uzinat. Katër institucionet kryesore të komunitetit ishin:

- Këshilli i Ministrave – i cili përfaqësonte qeveritë e vendeve anëtare për të vendosur për politikat e komunitetit.

- Autoriteti i Lartë – anëtarët e emëruar ishin të pavarur dhe shërbenin si organi ekzekutiv.

- Gjykata e Drejtësisë – përbëhej nga prokurorë të pavarur, të cilët interpretonin traktatet dhe gjykonin konfliktet midis vendeve anëtare dhe Autoritetit të Lartë.

- Kuvendi i Përbashkët – i përbërë nga anëtarët e parlamenteve kombëtare, të cilët monitoronin aktivitetet e Autoritetit të Lartë.

Zgjerimi i parë i BE ndodhi në vitin 1973, ku pas disa refuzimesh anëtarësohen: Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Irlanda. Në 1981 anëtarësohet Greqia, më pas zgjerimi vijon me Spanjën dhe Portugalinë në 1986. Në vitin 1995 Suedia, Austria dhe Finlanda përmbushin 15 shtetet e ashtuquajtura “Shtetet vjetra” të BE-së. Në vitin 2004 BE ka zgjerimin më të madh, ku anëtarësohen vendet lindore ish-Sovjetike (Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Hungaria, Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia) + Malta dhe Qipro.

Në vitin 2007 Bashkimit Evropian i bashkohet Rumania dhe Bullgaria, zgjerimi i fundit i BE-së ndodh me anëtarësimin e Kroacisë në vitin 2014. Ekonomia e 13 shteteve të reja të BE është shumë e dobët, duke kapur vetëm 8% të GDP së BE. Arsyeja se pse15 vendet e vjetra të BE-së pranuan të anëtarësonin këto vende është i ngatërruar dhe është bërë në kuadër të nevojës për të konsoliduar demokracinë, siguruar paqen dhe stabilitetin në një Evropë më të madhe.

Aktualisht mosmarrëveshja kryesore në Evropë ve kundra dy grupe të BE-së, të parët duan thellimin e marrëdhënieve të BE (integrimin e vendeve të tjera), dhe të dytët që duan zgjerimin e marrëdhënieve të BE. Kjo mosmarrëveshje supozohet të kundërshtojë partizanët e Evropës Politike ose Federale (e mbështetur nga Franca dhe vendet e Mesdheut) me ata që janë për Evropën Komerciale (mbështetur nga Britaniket, Danezët dhe Irlandezet) (Nicolaidis, 2008). Simon Duke argumenton se sa më i

7BBC News, Kennedy’s Berlin speech, 28 Prill 2015, shin në: http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/3022166.stm

116 GLOBAL CHALLENGE

madh të jetë numri i vendeve të BE aq më shumë vështirësohet hartimi i një politike të jashtme koherente (Genugten, 2009). Por nga ana tjetër duhet të shohim se sa më shumë zgjerohet BE, aq më shumë rënie pësojnë fuqitë e tjera anti-Evropiane. Pra ku ka integrim Evropian ka influencë të BE, dhe ku ka influence ka kontroll.

Pyetja që shtrohet është “A do ndalet BE së zgjeruari? Nëse jo, cilët shtete janë më afër anëtarësimit?” Në qoftë se shikojmë nga vendet e pa-anëtarësuara të lindjes, misioni duket tepër i vështirë pasi Rusia nuk do lejojë të humbë akoma dhe më shumë influencë në zonën e saj. Këtë e vërteton edhe vetë Gjeorgjia dhe Ukraina, shtete të cilat u penguan të anëtarësoheshin në NATO respektivisht në 2008 dhe 2013 (Mearsheimer, September - October 2014) 8. Në qoftë se shikojmë Turqinë, bisedimet janë pezull dhe duket si e pamundur, pasi shteti Turk dhe veçanërisht Presidenti aktual Erdogan po ndjek një rrugë krejtësisht ndryshe nga parimet e BE. Problemet në sundimin e ligjit, problemet me korrupsionin, mosrespektimi i të drejtave të njeriut, politika e jashtme në lindjen e mesme dhe Rusinë janë disa nga faktet që duket se anëtarësimi i Turqisë ka ngecur. Pra duket se Ballkani është në plan të parë për zgjerimin në BE.

Procesi i anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor

Të dhënat për këtë pjesë janë marrë nga adresa e Komisionit Evropian të Zgjerimit 9. Marrëdhëniet e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor marrin pjesë në një strukturë të ndryshme e quajtur si “Procesi i Stabilizim-Asociimit”. Ky proces ka 3 qëllime:

Stabilizimi i vendeve politikisht dhe transformimi i ekonomisë nga tranzicion në ekonomi të hapur.

Promocioni për bashkëpunim rajonal 10.Anëtarësim i mundshëm në BE.

Një vendi që i ofrohet mundësia për anëtarësim (ai bëhet kandidat potencial), dhe kjo nënkupton se këtij vendi do ti ofrohet statusi i vendit kandidat kur të jetë gati. Ky proces i ndihmon vendet e interesuara të ndërtojnë kapacitetin për të adoptuar dhe implementuar ligjet e BE dhe në të njëjtën kohë standardet ndërkombëtare të BE, të bazuar në partneritet të ngushtë që ofron:

Liri të Tregut (aksesim të lirë në tregjet e BE)Asistence ekonomike dhe financiareAsistence për rindërtimin, zhvillimin dhe stabilizimin e vendit“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit” 11 – marrëdhënie kontraktore me ndikim

të gjerë me BE me detyrime dhe të drejta të përbashkëta.Çdo vend lëviz hap pas hapi drejt anëtarësimit në BE nëse i përmbush premtimet

në marrëveshjen e stabilizim asociimit. Komisioni vlerëson progresin në raport vjetor që publikohet çdo vjeshtë (Policy, 2008). Reporteri aktual i BE për Ballkanin është gjermani Knut Flackenstain.

8John M. Mearsheimer, (September - October 2014). Why the Ukraine Crisis Is the West’s Fault. Foreign Affairs , 2-3.9European Commission Enlargement Website, (http://ec.europa.eu/enlargement/policy/steps-towards-joining/ index_en.htm10Bashkëpunimi rajonal është një element thelbësor i procesit të stabilizim asociimit, ky proces ka si qëllim ud hëheqjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Kjo ndihmon në rajon për të adresuar sfidat e përbashkëta të tilla si mungesat e energjisë, ndotja, infrastruktura e transportit, aktivitetet ndërkufitare penale, etj11Për më shumë klikoni: http://ec.europa.eu/enlargement/policy/glossary/terms/sap_en.htm. Procesi i Stabilizim- Asociimit është politika e ndjekur nga Bashkimi Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, e themeluar me qëllim të anëtarësimit përfundimtar te vendeve në BE. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përfshirë në një partneritet progresiv me qëllim të stabilizimit të rajonit dhe krijimin e një zone të tregtisë së lirë. Ky proces përcakton qëllimet e përbashkëta politike dhe ekonomike, edhe pse vlerësim progresi është i bazuar në meritat individuale te vendeve. Procesi ka nisur në qershor 1999 dhe u forcua në Samitin e Selanikut në qershor 2003 duke marrë përsipër dhe elementet e procesit të pranimit.

Fille

sat d

he e

volim

i i B

ashk

imit

Evro

pian

, qas

ja n

daj R

ajon

it të

Bal

lkan

it dh

e Pe

rspe

ktiv

a Sh

qipt

are

drej

t BE-

së |

Stud

ent,

Rom

ario

She

hu

117Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Ballkani dhe BE

Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (BP) po presin për të hyrë në BE. Krijimi i një perspektive Evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit u bë jo më parë se negociatat e Paqes së Dejtonit midis Shkurtit të 1996 dhe Prillit 1997. Politika e BE në Ballkan duket si një gotë gjysmë plot dhe gjysmë bosh (Gori, 2010). Në Qershor të 2000 Komisioni Evropian në Feira deklaroi vendet Ballkanike si kandidate të mundshme, në Nëntor të këtij viti u mbajt samiti i parë në Zagreb midis drejtuesve të shteteve të BE dhe qeveritarëve të shteteve Ballkanike. Në fund të viteve 2000 BE ka arritur të ndërtojë një marrëdhënie të balancuar me prodhim-kërkese nëpërmjet metodës “carrot and sticks”. Në Qershor 2003 me aprovimin e “Salonika Agenda 12” (Commission, Eu-Western Balkans Summit, 2003)politika e BE ndaj rajonit është përmirësuar konsiderueshëm.

Shtetet e Ballkanit e kanë bërë të qartë drejtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian. Vendeve Ballkanike u është thënë se mund të anëtarësohen në BE nëse një ditë ata plotësojnë kriteret e pranimit. Kriteret përfshijnë: demokracinë, sundimin e ligjit, ekonomi të hapur dhe ndjekjen e synimeve të BE-së për bashkëpunimet ekonomike dhe politike. Por a janë të gatshme vendet e Ballkanit të presin? Në zgjedhjet Parlamentare Evropiane në Maj të 2014 (gjatë fushatës së suksesshme për tu bërë President i KE) Jean-Claude Juncker tha se nuk do të ketë zgjerim të BE për 5 vitet e ardhshme, sidoqoftë ai shtoi se: “Vendet e Ballkanit duhet të mbajnë perspektivën Evropiane”. Por a do mund të presë dot Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia? Po Kosova dhe Bosnja që nuk kanë marrë akoma statusin? Në samitin vjetor të 12 “Samiti i Ballkanit 13”, i mbajtur në Bruksel kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u pyet se:

“A do të jenë të gatshëm Shqiptarët të presin për dekada për anëtarësim në BE nëse i duhet, si mendoni? Dhe ai u përgjigj se: “Është një rajon i tërë që ka bërë shumë për të ruajtur paqen dhe për të arritur deri këtu, e kemi bërë në emër të Evropës dhe për këto ide Evropiane! Në një anë është “lodhja e zgjerimit” por në anën tjetër është “lodhja e pritjes” dhe unë jam i sigurt që asnjë në Ballkan nuk është gati të presë për dekada”.

Ballkani jo më kot është quajtur nga Winston Churchill si një “fuçi baruti”, Ballkani është një rajon i cili është shoqëruar gjithmonë nga luftërat dhe konfliktet. Vitet e fundit këto vende kanë bërë shumë për të ecur përpara dhe siç e theksoi dhe Kryeministri Rama “Po përpiqemi të lemë pas armiqësinë e së shkuarës ashtu siç bënë francezet dhe gjermanët mbas luftës së dytë botërore. Pra anëtarësimi i Ballkanit është shumë i rëndësishëm për të siguruar paqen në rajon, për të harruar të shkuarën dhe për të mos humbur kohë por të përqendrohemi për të ndërtuar të ardhmen e denjë. BE duhet me patjetër të ndihmojë vendet e Ballkanit të arrijnë kriteret sa më shpejt dhe në këtë mënyrë të marrin fund idetë nacionaliste, shoviniste që fatkeqësisht ekzistojnë në vendet Ballkanike. BE duhet të konsiderojë faktin se përpos ekonomisë ka elementë të tjerë që e bëjnë këtë anëtarësim sa më vital dhe evitues të kërcënimeve etnike. Arsyeja që Shqipëria dhe Ballkani po kërkojnë integrimin në BE nuk është thjesht për arsye financiare, por është që me eksperiencën, kulturën dhe politikat që ka BE të mund të ndërtojmë shtete sa më të qëndrueshme në të gjitha aspektet, politike-ekonomike. Me integrimin e Ballkanit, Bashkimi Evropian do të rifreskohej si nga ana politike dhe ajo

12Këshilli Evropian përsëriti në Mars 2003 se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, dhe garantoi mbështetje të plotë për këto vende në konsolidimin e demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimin ekonomik. Ballkani Perëndimor dhe mbështetja ndaj përgatitjeve për integrim në strukturat Evropiane në të ardhmen është prioritet i lartë i BE. Ballkani do të bëhet pjesë integrale për një Evropë të bashkuar. Politikat e BE për BP ishin pesë: 1. Kon solidim të mëtejshëm të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik, 2. Progresi i vendeve të BP për të nënshkruar marrëveshjen e stabilizim asociimit, 3. Bashkëpunim Parlamentar dhe Partnershipi Evropian, Mbështetje për forci min e institucioneve të shtetit, 4. Lufta ndaj krimit të organizuar, bashkëpunim në drejtësi dhe punët e brendshme, 5. Ndihmesë në zhvillimin ekonomik, Koordinimi për rritjen e marrëdhënieve rajonale në të ardhmen13Diskutimi me “Miqtë e Evropës” në Samitin e 12-të të Ballkanit drejtuar se si dhe në çfarë shkalle vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së duhet të mbeten të fokusuar në perspektivat e zgjerimit, veçanërisht nën dritën e Komisionit të ri Evropian

118 GLOBAL CHALLENGE

ekonomike pasi një Ballkan me popullsi të re është alternativa më e mirë për ta çuar përpara këtë “ageing Europe” (Evropë drejt plakjes). Pra Ballkani është arma e re që i duhet Evropës për tu rigjeneruar!

Marrëdhëniet midis BE dhe vendeve Ballkanike

Bosnja-Hercegovina–Së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është cilësuar si vend kandidat i mundshëm për anëtarësim në BE në samitin e Këshillit të Evropës në Selanik, qershor 2003 14.(Commission, European Commission, 2015).

Bosnja nuk ka aplikuar akoma për anëtarësim në BE. Pas më shumë se një dekade mbas luftës me Serbinë, Bosnja firmosi marrëveshjen e stabilizim asociimit me BE në Qershor të2008. BE ishte e kënaqur me progresin që kishte bërë ky shtet në katër aspekte: a) reforma policore b) bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës c) transmetimi publik dhe d) reforma publike administrative (BBC, 2014).Udhëtimi pa viza në zonën Shengen filloi në mes-dhjetorin e 2010 për qytetarët Boshnjakë me pasaporta biometrike. Gjithçka po shkonte pozitivisht deri në Shkurt të 2014, kur grindjet publike midis politikanëve dhe ngecja ekonomike kulmoi me sulmet në ndërtesat e qeverise. BE ka vënë një forcë paqeruajtëse dhe një mision policor në Bosnje, vend i cili është i ndarë në dy pjesë: Federata Boshjnake-Kroate dhe Republika Serbe (shumë Serbë jetojnë këtu),ku të dyja formojnë Bosnje-Hercegovinën. Komisioni Evropian bën me dije se Bosnja është akoma e mbuluar nga një “klimë e paqëndrueshme politike” dhe ndarjet etnike po sjellin konflikte. Në dhjetor të 2011 liderët e Boshnjakëve Myslimanë, Kroatëve dhe Serbëve ranë dakord të formojnë një qeveri vendore dhe kështu mbas 14 muajsh e mbyllen këtë ngërç politik që kishte kapluar vendin. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka gjykuar se ligjet elektorale Boshnjake diskriminojnë komunitetet rom dhe hebre sepse këto komunitete nuk kanë të drejtë të kandidojnë për një pozicion të lartë në administratën shtetërore. Në vitet e fundit shteti Boshnjak ka bërë shumë hapa mbrapa lidhur me perspektivën Evropiane, Raporti i vitit 2014 (RFE/RL, 2014) shpreh se Bosnja ka ngelur “në vend numëro” në ndërtimin e institucioneve funksionale. Lista me ankesa ndaj Bosnjës është shumë e gjatë dhe përfshin bashkëpunimin e dobët të qeverisë me shoqërinë civile, progresi i dobët për ta bërë ekonominë funksionale dhe të hapur, probleme me klientelizmin dhe mungesa e dëshirës politike për të ecur përpara me implementimin e reformës gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Rruga për të konsoliduar shtetin duket e gjatë dhe e vështirë, ky shtet ka shumë sfida përpara dhe duket i paaftë të konkurrojë me vendet e tjera të rajonit lidhur me integrimin. Një vend i ndarë etnikisht midis etniteteve të ndryshme e ka të vështirë për të gjetur gjuhën e përbashkët në zgjidhjen e problemeve, dhe kjo tezë vërtetohet më së miri në Bosnjë ku vendi momentalisht ndodhet në një kaos politik dhe sigurisht ekonomik. Situata duket jashtë kontrollit dhe perspektiva Evropiane e Bosnjës duket se ka nevojë për një pushim!

Kosova–Në 2008 BE ritheksoi dëshirën për të mbështetur zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës përmes një perspektive të qartë Evropiane.

BE ndihmon dhe kontribuon në stabilitetin e Kosovës nëpërmjet EULEX-it, i cili ka për qëllim përmirësimin e “sundimit të ligjit” në Kosovë 15.

Në Ballkan shteti i Kosovës është ndër të fundit në radhë për tu anëtarësuar në

14European Commission, (2015, March 4). Retrieved April 26, 2015, from ec.europa.eu: http://ec.europa.eu/enlarge ment/countries/detailed-country-information/bosnia-herzegovina/index_en.htm15Misioni i (EULEX) është misioni më i madh civil deri më tani nën CSDP. Qëllimi kryesor është që të ndihmojë dhe mbështesë autoritetet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, me një fokus të veçantë në gjyqësorin. EULEX-i është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të ndërmarrë nga BE për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Ball kanin Perëndimor dhe për të mbështetur autoritetet e Kosovës si të ndërmarrin reformat e nevojshme, në për puthje me perspektivën e tyre të përgjithshme Evropiane ne të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Fille

sat d

he e

volim

i i B

ashk

imit

Evro

pian

, qas

ja n

daj R

ajon

it të

Bal

lkan

it dh

e Pe

rspe

ktiv

a Sh

qipt

are

drej

t BE-

së |

Stud

ent,

Rom

ario

She

hu

119Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

BE sepse komuniteti ndërkombëtar vazhdon të jetë i ndarë rreth deklaratës së pavarësisë në 2008, dhe disa shtete se njohin akoma. Shtetet më të rëndësishëm që se njohin Kosovën janë: Kina, Rusia, dhe 5 vende të BE: Spanja, Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia. Për më shumë se një dekadë armiqësia midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka përfunduar, sidoqoftë kjo armiqësi sa vjen e po ulet. BE është e interesuar dhe po përpiqet të ulë tensionet midis këtyre vendeve. Beogradi mbështet etnicitetin Serb në veri të Kosovës, të cilët janë rreth 50 000 njerëz dhe refuzojnë të qeverisen nga Prishtina.

Një pikë referimi e marrëveshjes Serbi-Kosovë u arrit në 19 Prill të 2013, pas negociatave të vështira, kjo marrëveshje hapi rrugën për të dyja shtetet të vazhdojnë progresin drejt integrimit ne BE.

Të dyja vendet garantuan se nuk do të bllokojnë anëtarësimin e tyre në BE. Marrëveshja i garanton një shkallë autonomie mazhoritetit Serb në zonat e Kosovës dhe i lejon atyre të kenë policët etnikë Serb dhe gjykatën e apelit Serbe. Qeveritë e BE pritet që të hapin bisedimet me Kosovën për arritjen e marrëveshjes se stabilizim asociimit, pra hapi i parë drejt anëtarësimit në BE. Komisioni Evropian propozoi Kosovën gjithashtu të marrë pjesë në 22 Programet e BE. Në raport, Komisioni vlerësoi bashkëpunimin e Prishtinës me ligjet e BE dhe misionet e tjera në Kosovë, pra EULEX-in! Në të njëjtën kohë theksoi dhe punën e shkëlqyer për kapjen e një rrethi kontrabandues dhe investigimeve në krimin e organizuar dhe korrupsionin. Raporti bënte thirrje për më shumë përpjekje lidhur me luftën ndaj korrupsionit, trafikimin e qenieve njerëzore, dhe organizatave trafikante të lëndëve narkotike apo armëve ilegale.

Mbrojtja e të drejtave të minoriteteve dhe e drejta e fjalës janë disa nga sfidat më të rëndësishme për Kosovën që duhet të arrije për të ecur në gjurmët e anëtarësimit në BE.

Elementet që po pengojnë avancimin e progresit të Kosovës në BE janë që Kosova është një shtet shumë i ri dhe akoma nuk njihet nga të gjithë shtetet e BE, problemet me Serbinë, të cilat po pengojnë procesin për të dy shtetet 16, problemet me ekonominë, problemi i emigrimit ilegal, problemet me korrupsionin dhe me sundimin e ligjit. Klima politike dhe mosgjetja e gjuhës së përbashkët midis politikanëve, është gjithashtu një problem i hidhur për Kosovën.

Sidoqoftë për Kosovën nuk mund të themi që ka mbetur mbrapa në rrugën drejt BE-së, nuk mundemi pasi Kosova e ka nisur e fundit këtë garë dhe në disa aspekte ka punuar denjësisht. Sigurisht Kosova duhet të rregullojë problemet e cituara më lart dhe në një të ardhme të afërt të bëhet anëtare e BE.

Maqedonia - Aplikoi për anëtarësim të plotë në Mars 2004, dhe u konfirmua si vend kandidat në Dhjetor të 2005. Komisioni Evropian ka rekomanduar që BE të hapë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë. KE deklaroi se Maqedonia ka bërë progres bindës në reformën policore, luftën ndaj korrupsionit dhe forcimin e të drejtave të njeriut. Që prej Dhjetorit të 2009 shtetaseve Maqedonas nuk i nevojiten viza për të vizituar vendet e BE në zonën Shengen. Shpresat se bisedimet për anëtarësim do të hapeshin në 2008 u shuan pas dhunës që ndodhi në zgjedhjet e Qershorit dhe pasuan me bojkotin e parlamentit nga etniciteti i partive opozitare Shqiptare. Sidoqoftë qeveritarët e BE u shprehen se zgjedhjet parlamentare të Qershorit të vitit 2011 ishin “të mirëorganizuara dhe transparente”.

Problemi më i madh për Maqedoninë mbetet konflikti i hidhur me Greqinë për çështjen e emrit, dhe ky problem po pengon anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO. Maqedonia është pranuar në OKB në vitin 1993 duke përdorur emrin e përkohshëm “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë-FYROM 17”, nga ana tjetër Greqia argumenton

16Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zhbogar deklaroi se: Ne e shohim se ka problem mes Kosovës dhe Serbisë dhe se janë probleme që i rëndojnë jo vetëm raportet në mes Kosovës dhe Serbisë, por këto probleme e rëndojnë edhe rrugën e njërit dhe shtetit tjetër drejt BE-së. Për më shume: http://www.noa.al/artikull/ zhbogar-veriu-pengesa-kryesore-e-kosoves-dhe-serbise-drejt-be/243352.html 17FYROM-Former Yugoslav Republic of Macedonia

120 GLOBAL CHALLENGE

se emri “Maqedoni” nuk mund të monopolizohet nga një shtet, se kjo shkakton një kërkesë territoriale mbi rajonin në veri të Greqisë me të njëjtin emër. Në një intervistë të nëntorit 2008, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Milososki u shpreh:

“Është e rëndësishme se 125 vende në mbarë botën e kanë njohur emrin kushtetues të Maqedonisë, dhe ne do qëndrojmë të vendosur në pozicionin tonë, sepse vetëm Republika e Greqisë ka problem me emrin kushtetues të Maqedonisë”.

Shteti Maqedonas ka ecur mirë me reformat dhe punën e bërë drejt anëtarësimit. Problemet e Maqedonisë mbeten të drejtat e minoriteteve, pasi rreth 40% e popullatës Maqedonase është e përbërë nga Shqiptarët dhe problemet me arrestimin dhe keqtrajtimin e tyre gjatë protestave të vitit të shkuar ishin negative dhe një shkelje e “Marrëveshjes së Ohrit 18” (Research Directorate, 2003).

Një nga hapat e anëtarësimit në BE është dhe shmangia e vetos nga një shtet anëtar dhe për Maqedoninë ky është problem kryesor, pasi siç e përmendëm dhe më lart Greqia nuk e pranon emrin Maqedoni dhe as Maqedonia nuk lëviz nga teza e saj, pra me këtë mosmarrëveshje që duket sikur s’do ketë zgjidhje, kuptohet se Maqedonia nuk hyn dot në BE për sa kohë Greqia të jetë anëtare.

Mali i Zi - Aplikoi për anëtarësim të plotë në Dhjetor të 2008, dhe u konfirmua si kandidat në Dhjetor 2010, negociatat filluan në Qershor 2012. Statusi i vendit kandidat ka përforcuar anëtarësimin e Malit te Zi dhe BE hapi negociatat për bisedimet e anëtarësimit të vendit në 29 Qershor 2012. BE shprehet se Mali i Zi duhet me patjetër të shtojë përpjekjet për të konsoliduar sundimin e ligjit, për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Bisedimet me BE për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit filluan menjëherë pasi vendi votoi 19 në 2006 për ndarjen nga Serbia. Marrëveshja u nënshkrua në Tetor të 2007. Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanoviç, ka thënë se ai shpreson që vendi i tij do arrijë të anëtarësohet në BE më shpejt se fqinjët e Serbisë dhe Maqedonisë. Që prej 19 Dhjetorit 2009, shtetasit e Malit të Zi mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa pasur nevojën e vizave. Pavarësisht problemeve të theksuara më lart nga BE, Mali i Zi ka avancuar pozitivisht rreth integrimit në BE, plotësimi i kapitujve ka filluar që në 29 Qershor 2012 dhe po punohet për plotësimin e 35 kapitujve. Deri tani është plotësuar vetëm kapitulli i parë dhe janë hapur gjithsej 14 kapituj. Pra Mali i Zi po ecën me ritme të shpejta dhe duket në “pole position” drejt rrugës së anëtarësimit.

Serbia - Aplikoi për anëtarësim të plotë në Dhjetor 2009 dhe u konfirmua si vend kandidat në Mars të 2012. Progresi i Serbisë drejt BE ka qenë i ngadaltë, është zvarritur shumë dhe prej shtetit fqinj Kroaci, një armik i hidhur në luftërat e Ballkanit të 1990. Liderët e BE i dhanë Serbisë statusin e vendit kandidat në samitin e Brukselit në Mars të 2012. Më pas në Qershor vendosën që negociatat e anëtarësimit me Serbinë të avanconin më tej mbas përfundimit të “marrëveshjes së kufirit” me Kosovën, duke lejuar kështu një normalizim të lidhjeve. Një raport i Komisionit Evropian shprehet se liderët e Serbisë dhe Kosovës kanë treguar “kurrajo politike dhe maturi” në zgjidhjen e problemeve bilaterale, po ashtu dhe në përpjekjet për të pasur marrëdhënie më të mira. Pavarësisht se Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, ai e ka lejuar atë të marrë pjesë në takimin regjional të Ballkanit perëndimor. Dhe të dyja palët ranë dakord të kontrollojnë së bashku kufirin e paqëndrueshëm. Rezoluta e OKB në Shtator 2010 shpreh se moskërkesa e Serbisë për të rihapur negociatat mbi statusin e Kosovës ka dhënë sinjalin se Beogradi dëshiron të bëjë kompromis. Perspektiva Evropiane e Serbisë

18Struktura e Marrëveshjes së Ohrit ishte pika kulmore e negociatave që po bëheshin për ti dhënë fund armiqësisë midis Ushtrisë Nacional Çlirimtare (UÇK) dhe Forcave policore të qeverisë Maqedonase. Marrëveshja refuzon përdorimin e dhunës për qëllime politike dhe mbron unitetin e Maqedonisë duke mohuar ndonjë ndarje të mund shme etnike të vendit. (Maqedoni 13 Gusht, 2001, Artikulli, 1.1-1.2). Në vijim kjo marrëveshje ripohon një Maqedoni multi-etnike. 193 Qershor 2006 Parlamenti i Malit të Zi deklaron pavarësinë pas referendumit të datës 21 Maj ku 55.5% e pjesëmar rëseve votuan pro pavarësisë.

Fille

sat d

he e

volim

i i B

ashk

imit

Evro

pian

, qas

ja n

daj R

ajon

it të

Bal

lkan

it dh

e Pe

rspe

ktiv

a Sh

qipt

are

drej

t BE-

së |

Stud

ent,

Rom

ario

She

hu

121Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

është përmirësuar mbas arrestimit në 26 Maj 2011 të personit më të kërkuar në Evropë për krime lufte, Gjeneral Ratko Mlladiç. Komisioneri për zgjerim i BE, Stefan Fule do të shprehej se: “Një pengese e stërmadhe midis rrugës së Serbisë për në BE është hequr”. Bashkëpunimi i Serbisë me gjykatën ndërkombëtare të krimeve të luftës në Hagë mbetet një kusht kryesor për anëtarësimin në BE. Në korrik të 2011 i akuzuari i fundit nga gjykata e Hagës, ish lideri Serbo-Kroat Goran Hadziç u arrestua në Serbinë veriore dhe u dërgua në Hagë për gjykim. Dy figurat kryesore Serbe për krime lufte Ratko Mlladiç dhe Radovan Karadziç, i cili u arrestua në 2008 janë në gjykim në Gjykatën e Hagës. Shtetasit e Serbisë me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza. Serbia nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asociimit në Prill 2008, sidoqoftë Ministrat e Jashtëm të BE nuk e pranuan atë deri në 2010. Serbia ka një imazh të keq mbi luftërat në Ballkan në fund të shekullit të XX-të. Avancimi i Serbisë drejt BE është varur nga kooperimi i saj me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për Luftërat e Ballkanit. Serbia gjithmonë e ka pasur aleat Rusinë, vizita e Putinit në Serbi pak ditë mbas ndeshjes me Shqipërinë jep përshtypjen se Serbia është e paqartë në politikën e jashtme ose po kërkon të luaj me të dyja kartat, duke ditur dhe për “miqësinë” midis Rusisë dhe BE. Nga një aspekt tjetër mund të mendohet se Serbia po përdor Rusinë si një faktor për të përshpejtuar integrimin e saj. Serbisë i duhet me patjetër të pranojë pavarësinë e Kosovës, i duhet të qartësojë politikën e jashtme dhe drejtimin nga perëndimi apo nga lindja, i duhet të bashkëpunojë me BE për çështjen e luftërave. Kryesuesja e shtetit Serb për integrimin Evropian Tanja Misevic premtoi se Serbia do të bëhet një “student i mirë” për të arritur kushtet strikte të BE-së (Martin Banks, 2014) 20. Në diskutimin e mbajtur nga kryetari i PE Eduard Kukan u theksuan temat si: siguria rajonale, lufta ndaj korrupsionit, përmirësimi i klimës së biznesit dhe të drejtat e njeriut. Serbia e rregulloi ekonominë e vendit, por duhet të bëjë më shumë rreth sundimit të ligjit, gjyqësorin, dhe administratën publike. Një temë tjetër e diskutuar ishte dhe roli i Serbisë në Ballkan ku i duhet të pranojë udhëzimet e BE lidhur me Kosovën dhe çështjet e tjera. Aleksandër Vulin, drejtori i zyrës së qeverisë Serbe për Kosovën deklaroi se:

“Mos lejoni njeri që të akuzojë serbët në Kosovë për pengesën e rrugës tonë në BE. Nuk duhet të lejoni njeri të thotë që ata janë një barrë, pengesë apo problem. Pengesat më të mëdha janë korrupsioni, krimi, papunësia dhe varfëria. Serbët në Kosovë janë krenaria e Serbisë (Vulin, 2012)”.

Sidoqoftë Serbia i ka të qarta sfidat dhe detyrat që duhet të kryejë në mënyrë që të bëhet “studenti më i mirë”, por duket sikur e ka të vështirë të veproje sipas udhëzimeve të BE, sepse se pranon dot realitetin dhe ky realitet po e pengon Serbinë në rrugën Evropiane. Ky dyshim se a duhet ta pranojnë të drejtën, ti lënë problemet dhe konfliktet e të kaluarës dhe të afrohen me BE, apo të kundërshtojnë të drejtën, të këmbëngulin në teorinë e tyre shoviniste dhe të largohen nga BE është nga shkaqet kryesore që po e mban pezull integrimin e Serbisë në BE dhe përgjegjësia për këtë është mbi Serbët. Raporti i vitit të kaluar i KE pohon se Serbia ka treguar një “vrull politik të madh për të luftuar korrupsionin”, që kur u hapën negociatat e hyrjes në BE. Por Brukseli thotë se Beogradi duhet me patjetër të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të vazhdojë të luftojë korrupsionin pasi përsëri është dominues në shumë fusha. Raporti shton se planet e Beogradit për të ndërtuar në pjesën jugore një pjesë të gazsjellësit Rus, si dhe refuzimi për të ndjekur sanksionet e BE kundër Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë, janë fakte sinjifikante që shkaktojnë probleme për anëtarësimin e vendit në BE. Sidoqoftë kritika më e madhe në raport për Serbinë ishte për atmosferën e medias, ku liria e shprehjes është shkatërruar, veçanërisht në fillim të 2014, me një trend drejt “vetë-censurimit” dhe influencave të paligjshme në redaksitë e botimeve.

20Martin Banks. (2014). Serbia faces tough reforms but remains on track for EU membership, The Parliament Magazine , 1-2.

122 GLOBAL CHALLENGE

Turqia - Anëtarësimi i Turqisë është rasti më i ngatërruar në politikën e zgjerimit të BE, dhe duket se në ditët e sotme populli Turk nuk ka më ambicien për integrim. A konsiderohet Turqia nga Evropa si një mundësi apo rrezik? A është e vërtetë teza e Samuel Huntington (Huntington, 1993) rreth “Përplasjes së Civilizimeve” 21? I rëndësishëm është dhe fakti se Republika e Turqisë është i vetmi vend mysliman që ka marrë gjithë atë kthesë radikale drejt modernizimit (Kalb, 2006). Për sa i përket pyetjes se a është Turqia vend Evropian apo jo, kjo pyetje ka marrë përgjigje që me “Marrëveshjen e Ankarasë”, e cila krijoi lidhje midis Turqisë dhe Komunitetit Ekonomik Evropian 22. Ndërtuesi i Turqisë moderne K. Ataturk ka deklaruar:

“Perëndimi gjithmonë na ka paragjykuar ne Turqve… por ne kemi lëvizur gjithmonë drejt perëndimit…në mënyrë që të bëhemi një vend i civilizuar, nuk ka alternative tjetër” (Erdogdu, 2014).

Turqia e sotme duket sikur po rritet ekonomikisht dhe po ulet politikisht. Vendeve që u anëtarësuan në 2004 ju deshën rreth 10 vjet të kompletonin anëtarësimin ndërsa udhëtimi i Turqisë duket torturues. Mbas aplikimit në 1987 ju desh deri në 1999 që BE të pranonte aplikimin. Ju deshën dhe 6 vite të tjera të fillonin negociatat e anëtarësimit në 2005 dhe progresi është shumë i ngadaltë. Turqia arriti dhe kushtin e fundit për bisedimet e anëtarësimit në Qershor 2005 pasi zgjeroi bashkimin e kufijve me BE për të gjithë anëtarët e rinj të BE përfshirë Qipron. Sidoqoftë Turqia dështoi të ratifikonte bashkimin e doganave, portet dhe aeroportet mbeten të mbyllur për Qipriotët. BE reagoi në Dhjetor të 2006 duke i ngrirë bisedimet për anëtarësim në 8 fusha politike. Në Maj 2012, BE dhe Turqia lëshuan një “axhendë pozitive” duke theksuar fushat ku mund të zgjerojnë bashkëpunimin. Por Qipro morri presidencën 6 mujore në Korrik të 2012 dhe progresi ngeci pasi Turqia refuzoi të bisedojë me autoritet Qipriote. Tensionet mbetën mbi ndarjen etnike Turke në Qipron Veriore, e cila njihet vetëm nga Ankaraja. Deri tani vetëm 13 nga 35 kapitujt janë hapur me Turqinë dhe vetëm një është kompletuar. Negociatat janë veshur me shqetësime lidhur me lirinë e shprehjes dhe demokracinë në Turqi, trajtimin e minoriteteve, të drejtat e grave, fëmijëve, kontrolli civil i ushtrisë dhe problemi me Qipron. Kancelarja Gjermane Angela Merkel ishte midis shumë politikanëve Evropianë, të cilët dënuan sundimin konservativ të partisë AK duke shtypur protestat masive në Qershor 2013. Tensionet u përshkallëzuan me një sërë diskutimesh diplomatike midis Gjermanisë e Turqisë. Policët përdorën gaz lotsjellës dhe ujë kundër demonstrueseve, të cilët fillimisht po organizonin një proteste paqësore në sheshin Gezi në zemër të Stambollit. Disa politikanë të mëdhenj të BE përfshirë Merkelin dëshirojnë të kenë një marrëveshje partnere me Turqinë më shumë se anëtarësim të plotë. Disa politikanë shqetësohen se gjithë ky vend i madh me popullsi kryesisht myslimane do të ndryshojë të gjithë karakterin e BE, ndërsa disa të tjerë e vënë theksin te forca e re e punës në Turqi dhe mundësitë që jep ajo për një Evropë drejt plakjes. Komisioni Evropian ka udhëzuar Turqinë të forcojë demokracinë dhe të drejtat e njeriut, duke theksuar nevojën për reformën gjyqësore. Raporti i Tetorit 2012 për Turqinë, kritikoi disa abuzime të drejtave të njeriut duke përfshirë përdorimin e ligjeve anti-terror për mbajtjen nën arrest të aktivistëve Kurd dhe frenimin e lirisë së fjalës. Turqia reagoi ashpër (Affairs, 2012) 23 ndaj kritikave duke thënë se BE ka nënvlerësuar 21Huntington shprehet se politika globale e shek. 21 do hyjë në një fazë të re, ku ndarjet më të mëdha midis njerëzimit dhe burimi i konflikteve ndërkombëtare do bëhet për shkak të kulturës. Kultura nënkupton fenë, historinë, gjuhën dhe traditën. Këto ndarje janë të thella dhe po rriten vazhdimisht. Nga Jugosllavia, në Lindjen e Mesme, në Azinë Qendrore, pra në gjithë këto ndarje ai shprehet se ShBA duhet të forcojë aleatët e saj dhe ta shpërndajë kulturën e saj sa më shumë të jetë e mundur.22Kjo marrëveshje u firmos në12 Shtator 1963 dhe hyri në fuqi në 1 Dhjetor 1964. Kjo marrëveshje planifikonte ak sesimin e Turqisë në Komunitetin Ekonomik Evropian tashme BE. Duhet pasur parasysh se marrëveshjet e asociimit nënshkruhen vetëm me vendet që shtrihen në kontinentin Evropian. Për më shumë informacione shihni: Official Journal of the European Communities 1977 23Marre nga: Turkish Ministry of EU Affairs (2012, December 31). Press Statement by H.E Egemen Bagıs Minister For European Union Affairs and Chief Negotiator on Turkey’s Progress Report. Retrieved May 1, 2015, from Republic of Turkey Ministry of EU Affairs: http://www.abgs.gov.tr/index.php?p=48405&l=2

Fille

sat d

he e

volim

i i B

ashk

imit

Evro

pian

, qas

ja n

daj R

ajon

it të

Bal

lkan

it dh

e Pe

rspe

ktiv

a Sh

qipt

are

drej

t BE-

së |

Stud

ent,

Rom

ario

She

hu

123Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

reformat e Ankarasë në vend që të paraqesë qëndrimin e saj paragjykues. BE ka mirëpritur referendumin Turk të Shtatorit 2010, i cili i dha partisë AK votën pro për të vazhduar ndryshimin e epokës ushtarake kushtetuese dhe për sjelljen e saj drejt normave të BE. Një problem tjetër i madh për Turqinë mbetet dhe popullsia e madhe që ka, dhe në qoftë se anëtarësohet atëherë do ketë një numër të madh vendesh në strukturat e BE (Union, 2014, September) 24, që do të thotë se Turqia do luante një rol deciziv në politikën e BE, por a mund ta lejojë BE që një vend me tjetër civilizim të drejtojë politikën kristiane të BE? Sidoqoftë në ditët e sotme duket qartë se as BE nuk do dëshironte integrimin e Turqisë, po nga ana tjetër duket se as Turqia nuk e ka më atë dëshirën për tu bashkuar me familjen Evropiane. Populli Turk e ka humbur shpresën për tu integruar dhe ata po përpiqen të krijojnë aleanca të tjera. Vizita e Presidentit Rus gjatë vitit 2015 në Turqi dhe nënshkrimi i marrëveshjes për gazin ishte një shkëndijë e fillimit të bashkëpunimeve Rusi-Turqi, mos harrojmë që dhe BE filloi si një bashkëpunim ekonomik fillimisht, e njëjta gjë mund të ndodhë dhe midis Rusisë dhe Turqisë, edhe pse kohët e fundit marrëdhëniet midis tyre janë ftohur pas komenteve të Presidenti Putin dhe quajtjen e masakrës së Armenisë si gjenocid. Sidoqoftë rreziku ngelet dhe nëse këtij “koalicioni” do i bashkohej dhe Kina atëherë Turqia do ishte një humbje e madhe jo vetëm për BE por për gjithë botën perëndimore. Nëse ndodhin këto bashkëpunime atëherë sigurisht shkaqet janë bilaterale për BE pasi për vite me radhë ka kundërshtuar integrimin e Turqisë edhe pse e dinte se sa faktor i rëndësishëm dhe i nevojshëm është Turqia dhe nga ana tjetër përgjegjësi ka dhe Turqia pasi ajo sa vjen dhe po ecën në kundërshtim me udhëzimet e BE. Përveç problemeve “të mëdha” të përmendura më lart, liria e medias, liria e shprehjes, problemet me korrupsionit, sundimi i ligjit, të drejtat e minoriteteve janë shqetësime jo pak të vogla në Turqinë e sotme, pa përmendur dhe interferencën apo “përdorimin” e religjionit për çështjet politike. Presidenti aktual Erdogan duket se po i thellon edhe më tej barrierat midis BE -Turqisë! Turqia ka marrë një kthesë drejt lindjes dhe qasja ndaj perëndimit mund të ndodhë vetëm me largimin e kësaj klase aktuale politike.

Shqipëria - Me marrjen e statusit në Qershor 2014 Shqipëria është tashme vend kandidat për në BE, pavarësisht faktit se ka edhe shumë probleme si korrupsioni, nepotizmi apo krimi i organizuar në rrugën drejt demokratizimit (Verbica, 27.06.2014) 25. Dëshira e madhe e Shqiptareve që ti “përkasim Evropës” është forcuar shumë në Shqipëri që mbas viteve të sistemit komunist 26 deri në tranzicionin aktual drejt demokratizimit. Momenti po afrohet, vendi i 3 milionë njerëzve e kaloi edhe një hap me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe po ecën drejt qëllimit. Vendimi i Këshillit Evropian në Qershor të 2014 për ti dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat pas pesë vitesh pritje dhe pasi ishte refuzuar tri herë, ishte një njohje për hapat reformuese që Shqipëria kishte bërë, në të njëjtën kohë është dhe një inkurajim për të rritur ritmin e reformave. Siç u shpreh dhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha gjatë një interviste për DW theksoi se: “Marrja e statusit të vendit kandidat është një shtysë dhe nënkupton që duhet të punojmë edhe më shumë për ta vazhduar këtë rrugë”. Shqipëria ka bërë progres të mirë gjatë vitit të fundit, veçanërisht në reformën e gjyqësorit gjithsesi analisti Lutfi Dervishi është i bindur se reforma në gjyqësor është sfida më e madhe, pasi në Shqipëri është akoma një kulture e pandëshkueshmërisë 27. Qeveria

24Marre nga: Council of European Union (2014, September). New method of calculating a qualified majority in the Council. Brussels: Press EN25Angelina Verbica, Albania on the rocky road to EU membership, Berlin, Doice Welle, 27.06.201426Vendi i vogël në Adriatik ishte shteti i fundit i Evropës Lindore për të gjetur rrugën drejt demokracisë. Kur një parti jo-komuniste erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të lira më 22 mars 1992, Shqipëria ishte në prag të kolapsit eko nomik: periudha u pengua nga trazirat, greva urie dhe një eksod masiv i popullsisë. Ende sot, polarizimi i spektrit politik është në rrugën e progresit demokratik. Për më shumë vizitoni: http://www.dw.de/albanias-eu-aspira tions-still-hampered-by-totalitarian-past/a-1582662327Një rast ryshfeti ishte pikë referimi kundër njërit prej politikanëve të nivelit më të lartë të Shqipërisë, çështja ka përfunduar me lirimin e tij një vit mbas protestave anti-korrupsion qe përfshinë kombin. Vëzhguesit e BE e qua jtën atë një mundësi e humbur. Për më shumë vizitoni: http://www.dw.de/acquittal-highlights-albanias-culture- of-impunity/a-15680992

124 GLOBAL CHALLENGE

ka shprehur gatishmëri dhe për luftën ndaj korrupsionit, struktura legjislative është forcuar, koordinimi dhe monitorimi në shkallën e lartë është përmirësuar. Lufta kundër krimit të organizuar ka treguar drejtim pozitiv në disa aspekte të ndryshme si: trafikimi i drogës, krimi ekonomik, trafikimi i qenieve njerëzore etj. Janë marrë disa hapa për të përmirësuar njohjen ligjore për anëtarët e LGTB. Sidoqoftë përsëri mbetet shumë për tu bërë, në mënyrë të veçantë në fushën e sundimit të ligjit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë sfida të mëdha. Shqipëria duhet të bëjë më shumë në reformën administrative për të rritur profesionalizimin dhe depolitizimin, duhet të riforcojë pavarësinë e gjyqësorit, duhet të mbrojë të drejtat e njeriut (minoriteteve) dhe të forcojë lirinë e medias. (Commission, Report of Commission on Albanian Progress, 04 June 2014 ). Që prej Dhjetorit 2010 shtetasve Shqiptarë nuk i nevojiten viza për të udhëtuar drejt zonës Shengen. Në komunikatën e dhënë në 27 Prill 2015 në konferencën për bashkëpunim rajonal të Ballkanit dhe integrimin Evropian Profesor Aleksis Uahllas deklaroi se:

“Në Shqipëri mendojnë se duhet të hyjnë në BE që të bëhen të pasur, ndërsa në Bruksel mendohet ndryshe, aty mendohet se duhet të bëheni të pasur para se të hyni në BE”.

Kjo deklarate e Prof. Uahllas tingëllon shumë e çuditshme, nëse shohim backgroundin e BE, shumë thjesht kuptojmë se BE që në krijimin e saj u krijua si një institucion për të rregulluar ekonominë dhe vendet që e krijuan ishin të dërrmuara ekonomikisht, pra u krijua për të përmirësuar gjendjen ekonomike në bashkëpunim me unionin dhe ja arritën qëllimit. Më pas duke parë zgjerimet në vitin 1981 me Greqinë, në 1986 me Spanjën dhe Portugalinë kuptojmë se gjendja ekonomike e këtyre vendeve ishte shumë e dobët, këto vende sapo kishin dalë nga diktatura dhe sektori kryesor i tyre ishte bujqësia, pra edhe te ky zgjerim ekonomia nuk ishte e rëndësishme për anëtarësim. Në zgjerimet me të ashtuquajturën “Evropë e re” e viteve 2004 (vendet post-Sovjetike), 2007 (Rumania, Bullgaria), 2014 (Kroacia) shpresat se ekonomia për anëtarësimin në BE është vitale marrin fund pasi askush nga këto shtete nuk mund të quhej i denjë ekonomikisht për anëtarësim. Me kërkesat që përmendi profesori për anën ekonomike atëherë mund të themi që të vetmet shtete që përmbushin kërkesat janë Norvegjia dhe Zvicra (vende që kurrë nuk kanë dashur integrimin në BE). Shqipëria gjatë shekullit të XX-të ka kaluar periudhën më të errët në historinë e saj nën regjimin famëkeq komunist. Regjimi përfundoi në 1991 dhe që prej atij viti pa humbur kohë dhe me ide të qarta Shqipëria është drejtuar nga Europa. Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Evropian u vendosën në qershor 1991 (në 1992 morri emrin BE). Në maj 1992 u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik, e cila u shoqërua edhe nga nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët Politike Shqipëri - Komuniteti Evropian. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që nënshkroi një marrëveshje të tillë. (Informacioni është marre nga Ministria e Punëve të Jashtme). Shqipëria është vendi i parë i Ballkanit që ka shfaqur dëshirën për integrim në BE dhe organizatat e tjera perëndimore. Shqipëria është shteti që ka sakrifikuar shumë për Evropën gjatë gjithë historisë. Ndryshe nga disa vende të tjera të Ballkanit, Shqipëria nuk kërkon të luajë me dy karta pasi e ka të qartë se ajo i takon vlerave Evropiane. Ndoshta e vetmja kartë që po luhet nga Shqipëria është “ideja e bashkimit me Kosovën”, edhe pse Evropa nuk e aprovon këtë bashkim përsëri liderët Shqiptarë kanë dhënë deklarata “të papëlqyeshme” në lidhje me këtë teme, madje BE është shprehur se Shqipëria duhet të ruaj paqen në rajon dhe të mos krijojë probleme me vendet e tjera të rajonit. Ideja e bashkimit është pak e paqartë në Shqipëri pasi shumica e Shqiptareve e duan atë por politikanët tanë duket sikur nuk kanë të njëjtin qëllim. Nga njëra ana kuptohet se nuk është rastësi që ideja e bashkimit vjen vetëm gjatë fushatës elektorale, nga ana tjetër duket sikur Shqipëria e ka gjetur “bashkimin” si një vegël për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit!

Sidoqoftë shteti Shqiptar duhet të rregullojë problemet e shtruara në raportin e KE që përfshin: pavarësinë e gjyqësorit, (pandëshkueshmëria) sundimi i ligjit, luftën ndaj korrupsionit, luftën ndaj krimit të organizuar, për sa i përket të drejtave të njeriut

Fille

sat d

he e

volim

i i B

ashk

imit

Evro

pian

, qas

ja n

daj R

ajon

it të

Bal

lkan

it dh

e Pe

rspe

ktiv

a Sh

qipt

are

drej

t BE-

së |

Stud

ent,

Rom

ario

She

hu

125Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Shqipëria ka bërë progres, lidhur me çështjen ekonomike Shqipërisë duhet ti mjaftojë thjesht një notë kaluese. Nëse e shikojmë integrimin si përgjegjësia jone, edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme pengesa kryesore jemi ne vetë! Jo për faktin që s’po i zgjidhim problemet e shtjelluara më lart por sepse te ne mungon kompromisi politik. Ne duhet ta duam vetë integrimin Evropian! Ka ardhur koha që politikanët Shqiptarë të mblidhen së bashku për çështjen e integrimit dhe të punojnë së bashku për Shqipërinë. Pas gjithë këtyre viteve, që nga rënia e regjimit komunist, vendi akoma ndodhet n ndodhet gjendje t ndodhet dobët, përfaqësuesit tanë janë si evidenca për të vërtetuar tezat e Tomas Hobbes dhe Machiavellit lidhur me natyrën njerëzore dhe të sunduesve. Secili prej tyre punon për egon dhe interesin e tij. A do të fillojnë të punojnë ndonjëherë për një simbol më të madh, a do të munden ta vënë Shqipërinë në plan të parë? Ne presim që të na dojë Evropa, po a s’duhet që ta duam ne fillimisht veten tone? A është e drejtë që dikush si lider i Shqipërisë para zgjedhjeve flet në Konferencën e Paqes në Mynih për padrejtësitë që i janë bërë Shqiptarëve ndër vite dhe copëtimin e trojeve të tyre në pesë shtete dhe nga ana tjetër pas zgjedhjeve i jep detin Shqiptar fqinjëve? Nuk është e kotë shprehja Afrikane “If there is no enemy within, the enemy outside cannot hurt you” (në qoftë se nuk ka armik brenda, armiku që është jashtë nuk mund të të bëjë dot keq). Shqipëria e meriton të jetë në BE por nga ana tjetër dhe BE e meriton që Shqipëria të përmbushë kriteret, fundja përmbushja e kritereve na ndihmon ne në radhë të parë.

Kohet e fundit, siç shkruhej dhe te raporti i BE, Shqipëria ka punuar mirë dhe po përmirësohet. Shpresojmë se në një të ardhme të afërt ne do jemi aty ku na takon, midis “Familjes Evropiane”.

Konkluzione

Të gjithë përfaqësuesit e BE-së këshillojnë liderët e Ballkanit që të vazhdojnë punën dhe të mbajnë vetëm perspektiven evropiane. Është më se e qartë se vendet e Ballkanit nuk kanë shumë zgjidhje përveç vazhdimit të punës drejt anëtarësimit, edhe pse ata nuk kanë asnjë ide se si do jetë BE-ja kur ato do të jenë gati për të. Gjatë këtij shkrimi u shpjegua procesi spill-over i BE por tani dilema më e madhe është se, a do rezistojë edhe për një kohë të gjatë ky bashkim apo jo? Udhëtimi i BP drejt BE-së duket si përgatitje për të shkuar në një festë, por nuk duhet anashkaluar fakti se përgatitjet duhen bërë në kohën e duhur, nqs ne bëhemi gati shumë vonë ndoshta festa do ketë mbaruar. Historiani dhe komentatori britanik, Timothy Garton Ash parashikon se në të ardhmen BE-ja mund të mbijetojë vetëm si një pallat origami trektatësh dhe institucionesh, e cila do të bjerë gradualisht nga efikasiteti dhe rëndësia reale, ashtu si Perandoria e Shenjte Romake. Kërcënimet e brendshme ndaj BE-së janë a) krizat e thella ekonomike b) partitë e ekstremit të djathtë që kanë shtuar cinizmin për politikat e përbashkëta monetare dhe financiare dhe shqetësimi në lidhje me emigracionin. Në Spanjë papunësia është rreth 23%, në Greqi rreth 25%, në disa vende të Francës dhe Italisë papunësia e rinisë arrin deri në 40%. Bashkimi Evropian e ka të vështirë për tu përballur me sfidat aktuale që e kërcënojnë Evropën pa kapacitet më të madh vendesh anëtare apo më shumë legjitimitet demokratik. Kërcënimet e jashtme ndaj BE-së janë: Vizita e Presidentit Rus V. Putin në Beograd në 2014, e cila na rikujtoi edhe njëherë kohën e polarizimit dhe influencën e Sovjetikëve në rajon. Në të njëjtën kohë shikojmë edhe fuqizimin e madh të vendeve arabe dhe ndikimin e madh që kanë ato nëpërmjet investimeve në Afrikën Veriore dhe jugun e Mesdheut, lufta në Siri dhe Irak ka rritur problemin e rekrutimit ekstremist nga ISIS në gjirin e Evropës, pra me gjithë këto dilema ekonomiko-politike integrimi nuk është thjesht dëshira dhe ëndrra e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe gjithashtu e vetmja zgjidhje e logjikshme e Bashkimit Evropian për të garantuar siguri në kufijtë e tij. Një vend i bashkuar është i fuqishëm, mosbashkimi sjell përçarje dhe përçarjet sjellin dështimin. Shtetet e Ballkanit Perëndimor që prej rënies së murit të Berlinit janë kthyer kah perëndimi, prej asaj kohe këto vende kanë ndjekur udhëzimet dhe rregullat

126 GLOBAL CHALLENGE

e BE, deri tani kanë bërë shumë progres, sigurisht që mbetet akoma shumë për tu bërë, problemet me korrupsionin, sundimin e ligjit, demokracinë, të drejtat e njeriut apo gjyqësorin janë çështje shumë të rëndësishme, por duhet ditur se rreziqet e mëdha vijnë nga jashtë, ndërkohë Evropa duhet të jetë sa më e bashkuar ndërmjet veti në mënyrë që mos të surprizohet nga ngjarje të paparashikuara. Koha ecën shpejt, vendet aziatike dhe arabe po fuqizohen me hapa të mëdha, influenca e tyre po shpërndahet ngado, dhe Evropa duhet me patjetër të ndjekë ritmin e tyre, ritmi mund të ndiqet vetëm me bashkim të territoreve dhe duhet bërë sa më shpejt, para se të jetë vonë. Si përfundim mund të themi se duhet një “sakrificë e vogël” për të parandaluar një rrezik të madh!

BIBLIOGRAFIA:

1. Affairs, T. M. (2012, December 31). Press Statement by H.E Egemen Bagıs Minis-ter For European Union Affairs and Chief Negotiator on Turkey’s Progress Report. Retrieved May 1, 2015, from Republic of Turkey Ministry of EU Affairs: http://www.abgs.gov.tr/index.php?p=48405&l=2

2. BBC. (2014, September 2). BBC News. Retrieved April 23, 2015, from www.bbc.com: http://www.bbc.com/news/world-europe-11283616

3. BBC News. (2003, June 26). Kennedy’s Berlin speech. Retrieved April 28, 2015, from BBC News: http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/3022166.stm

4. Carr, E. H. (2001). The Twenty Years Crisis 1919-1939. London: London Palgrave.

5. Commission, E. (2015). ec.europa.eu.

6. Commission, E. (n.d.). Enlargement Website. Retrieved from www.europa.eu: www.europa.eu/enlargement

7. Commission, E. (2015, March 4). European Commission. Retrieved April 26, 2015, from ec.europa.eu: http://ec.europa.eu/enlargement/countries/detailed-country-information/bosnia-herzegovina/index_en.htm

8. Commission, E. (2003, June 21). Eu-Western Balkans Summit. Retrieved 04 25, 2015, from European Commission: http://europa.eu/rapid/press-release_PRES-03-163_en.htm

9. Commission, E. (04 June 2014 ). Report of Commission on Albanian Progress. Brus-sels: European Commission.

10. Erdogdu, E. (2014). Turkey and Europe ‘Undivided but not United’. Journal of Middle East Review of International Affairs (MERIA) .

11. Genugten, E. J. (2009). The Future of Europan Foreign Policy. New York: Routledge.

12. Gori, L. (2010). The Balkans and the EU. In F. Bindi, The Foreign Policy of the EU (p. 148). Washington D.C.: Brookings Institution Press.

13. Helen Wallace, W. W. (2005). Policy Making in the European Union. In M. A. Pol-lack, The EU and its Predecessors (pp. 44-45). Oxford, USA: Oxford University Press.

14. Huntington, S. (1993). Clash of Civilizations. New York: Touchstone Rockefeller Cen-ter.

15. Ministria e Punëve të Jashtme. Retrieved Prill 27, 2015, from www.mpj.al: www.mpj.al

16. Kalb, J. (2006). Die Turkei Debatte nach einer europaischen identitat. Deutschland & Europa.

Fille

sat d

he e

volim

i i B

ashk

imit

Evro

pian

, qas

ja n

daj R

ajon

it të

Bal

lkan

it dh

e Pe

rspe

ktiv

a Sh

qipt

are

drej

t BE-

së |

Stud

ent,

Rom

ario

She

hu

127Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

17. Kennedy, J. F. (1962). European Integration. The Future of Europe. Washington.

18. Lelieveldt, H. (1950). The Schuman Declaration. In H. L. Princen, The Politics of European Union (pp. 7-8). Paris: Cambridge University Press.

19. Martin Banks. (2014). Serbia faces tough reforms but remains on track for EU mem-bership. The Parliament Magazine , 1-2.

20. Mearsheimer, J. M. (September - October 2014). Why the Ukraine Crisis Is the West’s Fault. Foreign Affairs , 2-3.

21. Nicolaidis, K. a. (2008). European Disagreements between Widening or Deeping. In K. N. Pelabay, Reflections on European Union (p. 191).

22. Phinnemore, A. W.-L. (2009). Reflections on European Integration. Brunel, UK: Pal-grave Studies.

23. Policy, E. (2008, June 13). European Commisssion. Retrieved April 25, 2015, from Enlargement Policy: www.europa.eu

24. Princen, H. L. (2011). The Politics of the European Union. In H. Lelieveldt, The Ori-gins of European Integration (pp. 32-33). United Kingdom at the University Press, Cambridge: Cambridge.

25. Research Directorate, I. a. (2003, July 18). Canada: Immigration and Refugee Board of Canada. Retrieved Prill 24, 2015, from Refworld: http://www.refworld.org/docid/3f7d4dc91c.html

26. RFE/RL. (2014). EU Says Corruption Poses Problems For Balkan Candidates. RFE/RL , 1-2.

27. Union, C. o. (2014, September). New method of calculating a qualified majority in the Council. Brussels: Press EN.

28. Verbica, A. (27.06.2014). Albania on the rocky road to EU membership. Berlin: Doice Welle.

29. Vulin, A. (2012, December 9). Korrupsioni, pengesa e Serbisë drejt BE-së, jo Kosova. Retrieved May 2, 2015, from Shekulli: http://www.shekulli.com.al/p.php?id=10688

128 GLOBAL CHALLENGE

Mod

alite

ti në

isop

olifo

ninë

pop

ullo

re s

hqip

tare

| Ph

D K

andi

dat,

Kush

trim

Jaku

pi

Modaliteti në isopolifoninë popullore shqiptare

PhD Kandidat, Kushtrim Jakupi

Abstrakt Populli krijon me shekuj muzikën e tij dhe shpreh idetë, mendimet dhe shpirtin e tij. Studimi i polifonisë tonë ka rëndësi të madhe dhe është në interes që ajo të mund të zbërthehet edhe përkundë koloritit të cilën ajo e posedon. Por për të ardhur kjo në konsideratë nuk mjafton që të studiohet vetëm një tip i polifonisë, psh. polifonia labe ka disa tipe të cilat ndryshojnë ndërmjet tyre (polifonia e zonës së bregdetit nga ajo e Gjiro-kastrës, etj). Në anën tjetër për të arritur në konkludime duhet hyrë edhe në polifoninë toske e cila gjithashtu nuk qëndron e pavarur nga ajo labe dhe anasjelltas, si dhe në fund edhe tipe tjera të polifonisë së jugut dhe pjesës jug-perëndimore të Maqedonisë apo edhe në pjesë tjera të territorit të Shqipërisë, ku paraqiten forma më të thjeshta dhe më të ndryshme të polifonisë. Nga kjo konkludojmë se populli krijon ansamblet e veta muzikore kudo, jo vetëm në jug por edhe në veri, jo vetëm vokale por edhe vokalo-instrumentale apo instrumentale. Vetëm duke i njohur më thellë këto tipe të polifonisë mund të vijmë në konkluzione të cilat i përkasin çështjes së shtrirjes së modeve, dhe llojeve të tyre në këto tipe polifonike. Fjalët kyçe: Modaliteti, Isopolifonia, Homofonia, Diafonia, Polifonia dyzërëshe, Polifonia trezërëshe, Polifonia katërzërëshe, Polifonia labe, Polifonia toske.

129Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Hyrje Muzika e jonë shqiptare ndahet në dy grupe të mëdha të cilat dallojnë shumë mes veti; homofonike dhe polifonike. Isopolifonia popullore shqiptare paraqet margaritarin e muzikës tonë dhe është ajo me të cilën identifikohet muzika jonë. Kufiri natyral, i cili e përkufizon muzikën polifonike shqiptare është lumi Shkumbin, me të cilin edhe ndahet muzika polifonike nga ajo homofonike shqiptare 1. Kjo ndarje nuk është strikte por paraqitet me një shtrirje graduale. Prezenca e homofonisë në jug dhe e polifonisë në veri të trojeve shqiptare është evidente por në masë të vogël. Psh. këngët qytetare të Beratit, të Lushnjës apo të Fierit janë kryesisht homofonike, kurse diafonia është ajo e cila ka shtrirje në pjesët veriore të trojeve shqiptare dhe që kryesisht është prezente në muzikën instrumentale, si në sazet e Shkodrës, këngët me zurlë, me çifteli, sharki, etj. të cilat instrumente karakterizohen me vijën kryesore melodike të përcjellë me një tingull të shtrirë (iso) identik me pedalin-orgelpunktin, tingull i cili paraqet edhe bazën harmonike- tingullin final (tonikën e tonalitetit). Përveç elementit harmonik i cili fitohet me “koordinimin” spontan të vijave melodike polifonike, është me rëndësi që të i bëhet një vështrim vijave melodike, të cilat kanë pavarësinë e tyre dhe karakteristikat me të cilat edhe e bëjnë unik kombinimin në mes veti duke krijuar një shumëzërësh të veçantë. Polifonia e jonë shqiptare na paraqitet e ndarë në disa grupe të cilat veçohen për nga zërat (numri i zërave), për nga gjinia e cila i interpreton, për nga mosha e interpretuesve, për nga zonat ku interpretohen, etj. Gjithashtu ajo ndahet edhe në polifoninë instrumentale, vokalo-instrumentale dhe vokale. Duke ditur se themeli i polifonisë qëndron në vokalen atëherë është me rëndësi që studimi të bazohet në muzikën vokale polifonike, me formën kryesore të sajën, iso-polifoninë 2.

Melodika e këndimit isopolifonik ndryshon nga rrethanat e cekura më lartë, por që janë të ndara në tre grupe- të karakterizuara nga tre regjionet: Toskëri, Labëri dhe Çamëri. Secila nga këto regjione ka karakteristikat melodike-polifonike, por që megjithatë në shumë raste shkrihen në njëra tjetrën, sidomos regjionet fqinjësore të cilat shkëmbejnë karakteristikat e tyre duke mos i marrë parasysh kufijtë natyral (lumin Vjosë, etj). Duke marrë parasysh se këto regjione kanë dallime, elementet e përbashkëta të tyre mund të paraqesin interes për të u studiuar. Këtu posaçërisht mendohet për modet mbi të cilat janë të vendosura ato. Këngët polifonike shqiptare grupohen për nga interpretuesit: të moshuarve (pleqve), të djemve dhe të vajzave (grave). Secila nga këto grupime i kanë karakteristikat e saja dhe dallojnë në formën e ndërtimit polifonik por dallojnë posaçërisht nga vijat melodike. Kështu këngët e të moshuarve (pleqnishtet) kryesisht janë më të

shtruara dhe me shprehje epike-elegjike; të djemve janë më energjike dhe me shtrirje më të gjera (më të larta)3. Këndimi i femrave (grave) gjithnjë është i ndryshëm dhe i pavarur nga këndimi i meshkujve. Edhe gjatë këndimit së bashku me meshkuj, femrat e ruajnë mënyrën e këndimit në unisono, vazhdimisht duke kaluar në regjistrin e tyre (për kuartë, kuintë apo oktavë më lartë) 4 .

1Vasil S. Tole, Folklori muzikor – strukturë dhe analizë, Tiranë 2000, f.72Ramadan Sokoli, Folklori muzikor shqiptar, Tiranë 1965, f.1283Ramadan Sokoli, Folklori muzikor shqiptar, Tiranë 1965, f.1294Kjo formë e këndimit është e ngjajshme me format mesjetare Diskantus dhe Organum

130 GLOBAL CHALLENGE

Mod

alite

ti në

isop

olifo

ninë

pop

ullo

re s

hqip

tare

| Ph

D K

andi

dat,

Kush

trim

Jaku

pi Polifonia dyzërëshe Paraqet trajtat fillestare të polifonisë dhe si e tillë është shumë e përshtatshme për të studiuar zanafillën e saj. Dyzërëshi manifestohet me disa forma të kombinimeve të zërave:

1) Forma e parë paraqitet duke filluar dy zërat me një pikë (tingull) dhe duke u zhvilluar në intervale të tercës, dhe kuartës, si dhe kthim gradual-mbrapsht për në pikën fillestare (primë)

Sh.1

Sh.2

2) Forma e dytë e dyzërëshit paraqitet kur një zë (solisti) zhvillon melodinë ndërsa tjetri e shoqëron atë kryesisht me një tingull të shtrirë (iso). Solistin e përcjellë me iso një grup i vogël i këngëtarëve dhe zakonisht ndërhyjnë pasi solisti të ketë përfunduar frazën e parë,

Sh.3

131Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

3) Forma e tretë paraqitet duke lëvizur tema kryesore nga zëri i parë në zërin e dytë dhe duke kaluar edhe tingulli i shtrirë nga poshtë lartë dhe anasjelltas

Sh.4

Polifonia trezërëshe Paraqet polifoni të vërtetë dhe më të plotë edhe në kuptimin harmonik por edhe në atë melodik sepse pasqyrimi i modit është edhe më i kjartë. Interpretohet nga solisti kryesor (marrësi) dhe solisti dytësor (kthyesi) të përcjellur nga zëri i tretë i cili in-terpretohet kryesisht nga një grup solistësh (3-4 interpret) 5. Zëri i parë ka vijën kryesore dhe vijën më të zhvilluar melodike, zëri i dytë e plotëson atë me rrëshqitje tingullore dhe melizma dhe thirrjet e ndryshme. Ky zë gjithashtu ka melodinë e cila paraqitet si formë e kontrapunktit në intervale disonance të cilat zakonisht zgjidhen. Kjo formë e plotësimit të zërit të parë ndryshon, varësisht prej këngëtarit, këngës apo regjionit ku këndohet. Zëri i tretë (iso) është baza e modit dhe qëndron e shtrirë në formën e orgelpunktit (ba-sit të shtrire) dhe mund të paraqitet me vetëm një tingull të zgjatur apo edhe me figura melodike të përsëritura të cilat mund të interpretohen me një zanore (zakonisht me E) apo duke imituar fraza tekstuale me një tingull apo me ritmin e vijës kryesore melodike.

Sh.5

Sh.6

5Përveç këngëve “trevetçe” të Dukatit të Vlorës ku zërin e tretë e interpreton solisti

132 GLOBAL CHALLENGE

Mod

alite

ti në

isop

olifo

ninë

pop

ullo

re s

hqip

tare

| Ph

D K

andi

dat,

Kush

trim

Jaku

pi

Polifonia katërzërëshe

Praqet formën më të avancuar të polifonisë vokale. Zëri i parë (marrësi) ka melodinë kryesore, përderisa zëri i dytë (kthyesi), e plotëson atë në formë kontarpunktike. Zëri i tretë (kthyesi) qëndron në afërsi të zërit të katërt (isos) dhe e plotëson atë duke qëndruar mbi te, zakonisht në raport të tercës dhe duke luajtur rolin e dyfishtë: të figurës ostinato dhe të ostinatos. Pos kësaj forme katërzërëshi mund të paraqitet edhe ashtu që katër zërat këndojnë të njëjtin tekst të kënduar me të njëjtin ritëm përnjëherë, por që kjo formë është shumë më e rrallë. Për shkak të numrit të zërave edhe pasqyrimi harmonik në katër zërësh është edhe më i saktë, gjithashtu edhe për shkak të “ngjeshjes” së zërave paraqitja e disonancave është më e madhe- sidomos paraqitja e vazhdueshme e sekondave dhe zgjidhja e tyre. Sh.7

Modalitetet të cilat përfshihen në muzikën polifonike 2 dhe 3 zërëshe kryesisht janë të bazuara në shkallën pentatonike, me qendër tonale e cila në të shumtën e rasteve është e fiksuar me iso 6. Melodia e jonë polifonike kryesisht është zbritëse me qendrën

6Benjamin Kruta, Polifonia dyzërëshe e Shqipërisë së jugut, Tiranë 1989, f.11-16; QSA – Tiranë, Qështje të folklorit shqiptar, Tiranë, 2010, f.27;

133Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

tonale të qartë (tingullin e shtrirë 7. Sistemi pentatonik është i shtrirë në territoret ku jetojnë shqiptarët por me një koncentrim të jashtëzakonshëm në jug të Shqipërisë posaçërisht në jug të lumit Shkumbin në Toskëri, Labëri dhe Çamëri. Kombinimet e mundshme të pentatonisë të formuara nga mbivendosjet e kuintave janë të klasifikuara në 5 lloje 8:Lloji i parë (pentatoni I) - do - re - mi - sol - la (1-2-3-5-6)LLoji i dytë (pentatoni II) - re - mi - sol - la - do (2-3-5-6-1)Lloji i tretë (pentatoni III) - mi - sol - la - do - re (3-5-6-1-2)Lloji i katërt (pentatoni IV) - sol - la - do - re - mi (5-6-1-2-3)Lloji i pestë (pentatoni V) - la - do - re - mi - sol (5-6-1-2-3) Pentatoni I Sh.8

ose Pentatoni II Sh. 9

7Ramadan Sokoli, Folklori muzikor shqiptar, Tiranë 19658Vasil S. Tole, Folklori muzikor – strukturë dhe analizë II, Tiranë 2000, f.13

134 GLOBAL CHALLENGE

Mod

alite

ti në

isop

olifo

ninë

pop

ullo

re s

hqip

tare

| Ph

D K

andi

dat,

Kush

trim

Jaku

pi Pentatoni III Sh.10

Pentatoni IV Sh.11

135Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Pentatoni V Sh.12

Konkluzione

Polifonia jonë popullore është mjaft e larmishme jo vetëm nga një zonë në tjetrën por edhe brenda zonës vërehen varietete, por ajo e cila i unifikon janë shkallët-modet mbi të cilat ndërtohen. Pentatoni qëndron si bazë për isopolifoninë shqiptare dhe të gjitha llojet e pentatonit përdoren te të gjitha zonat (Toskëri, Labëri, Çamëri). Prandaj mund të themi se vlerat polifonike dhe harmonike, kombinimet vertikale të konsonan-cave dhe disonancave, marrëdhëniet e tyre nuk janë të njëllojta brenda këngës polifonike dhe këto ndryshime na bëjmë të krahasojmë ato dhe të nxjerrim anët e përbashkëta por edhe ato të veçanta të tyre9. Vendin kryesor në veçoritë e isopolifonisë shqiptare e zënë 5 llojet e modeve pentatonike mbi të cilat ndërtohen këto këngë, si në 2 zërëshin ashtu edhe në tre dhe katërzërëshin. Prandaj me të drejtë thuhet se pjesa jugore e trojeve shq-iptare identifikohet me isopolifoninë pentatonike.

9Sh. Kushta “polifonia” , Tiranë 1986, f.120

136 GLOBAL CHALLENGE

Mod

alite

ti në

isop

olifo

ninë

pop

ullo

re s

hqip

tare

| Ph

D K

andi

dat,

Kush

trim

Jaku

pi LITERATURA:

1. Ramadan Sokoli, Folklori Muzikor Shqiptar, Tiranë, 1965

2. QSA – Tiranë, Qështje të folklorit shqiptar, Tiranë, 2010

3. Vasil S. Tole, Folklori muzikor – strukturë dhe analyze I, Tiranë 2000

4. Vasil S. Tole, Folklori muzikor – strukturë dhe analizë II, Tiranë 2000

5. Vasil S. Tole, Pse qajnë kuajt e akilit?, Tiranë 2011

6. Sokol Shupo, Folklori muzikor shqiptar, ASMUS, Tiranë, 2002

7. Shpëtim Kushta, Polifonia, Tiranë, 1986

8. Rexhep Munishi, Këndimi i femrave të podgurit, Prishtinë, 1979

9. J.L.Z Zagreb, Muzicka enciklopedija, Zagreb, 1971

10. Avni Këpuska, Qenësia e territorit dhe kufijve etnikë autoktonë të Kosovës, Prishtinë 2003

11. Eno Koço, Kënga lirike qytetare shqiptare në vitet 1930, Tiranë 2002

137Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Ligji i ekonomisë gjuhësore dhe shfaqja e tij në fonetikë

PhD Kandidate, Manjola Bregasi

Abstrakt

Në një shoqëri globaliste, e cila gjithmonë e më tepër po synon të shkojë drejt afrimit, përgjithësimit, shkrirjes së kufijve dhe ekonomizimit të kostove, duket se edhe gjuha nuk bën përjashtim. Këtë prirje globaliste po e nxit edhe zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë, krijimi i hapësirave të pafundme të komunikimit përmes mjeteve që teknologjia ofron, shkrirja e kufijve dhe lëvizja e lirë e individëve. Gjuha nga ana e saj i pasqyron të gjitha këto sjellje dhe dukuri njerëzore duke shfaqur njëkohësisht edhe ndryshimet e veta, shpesh në përputhje me këto zhvillime, të cilat e prekin gjuhën në mënyra të ndryshme duke i sjellë asaj pasurim me fjalë të reja, shprehje e mjete të reja gjuhësore, por njëkohësisht edhe ndryshime e transformime të cilat sjellin efekte të dykahshme, diku pozitive e diku negative për vetë gjuhën.

Nga ana tjetër në një shoqëri të tillë, që rend për të fituar kohë e të ardhura, duket se prirja për ekonomizim është e pranishme në çdo fushë të jetës. Në fakt arsyet e sipërpërmendura nuk janë të vetmet që përcaktojnë ekzistencën dhe nevojën për ekonomi gjuhësore, por nga ana tjetër janë dominuese mbi faktin, që kjo dukuri të paktën nga pikëpamja leksikologjike, por jo vetëm, shfaqet në gjuhë të ndryshme në forma të ngjashme. Edhe pse trajtuar në këtë mënyrë, ekonomia gjuhësore duket si një prirje e gjuhësisë moderne mbështetur nga faktorët e globalizimit, studimet mbi ndikimin e ekonomisë në gjuhë dhe parimin e funksionimit të saj në këtë fushë kanë qenë të hershme dhe janë prekur nga studiues të ndryshëm në kohë të ndryshme.

Gjithashtu, vlen të theksohet se ekonomia i prek të gjitha rrafshet e gjuhës në mënyrën e vet, duke u kthyer në shumë raste në faktor përcaktues të mënyrës se si zhvillohet ligjërimi dhe të mjeteve të përdorura për realizimin e komunikimit. Në

138 GLOBAL CHALLENGE

Ligj

i i e

kono

mis

ë gj

uhës

ore

dhe

shfa

qja

e tij

fone

tikë

| PhD

Kan

dida

te, M

anjo

la B

rega

si kumtesa të mëparshme, ne jemi ndaluar kryesisht tek ekonomia gjuhësore në leksik, si pjesa më e prekur nga ligji i ekonomisë gjuhësore duke parë se si e ndikon ajo këtë fushë dhe cilat kanë qenë kryesisht prirjet për ekonomizim, jo vetëm në shqipe, por edhe në gjuhë të tjera. Vlen të theksohet, se ekonomizimi thuajse në të gjitha rastet realizohet me mjete fonetike, kryesisht me rënie të tingujve, pavarësisht mënyrës se si ai shfaqet më tej në gjuhë. Për këtë arsye, në këtë punim do të ndalemi pikërisht tek ligji i ekonomisë gjuhësore në fonetikë për të parë se në ç ‘mënyrë ai është prezent në këtë fushë dhe si e prek ai gjuhën në tërësi. Metoda empirike e studimit të dukurisë në gjuhën shqipe është ndërthurur në këtë rast me metodën krahasuese mbi të njëjtën dukuri edhe në gjuhë të tjera, ndërkohë që analiza do të na ndihmojë për të dalë në përfundimet mbi ndikimin dhe efektet e këtij ligji në gjuhën shqipe.

Fjalë kyçe: ekonomi gjuhësore, fonetikë, fonema.

Ligji i ekonomisë gjuhësore si koncept

Një term tashmë prezent dhe i pranuar i gjuhësisë, ligji i ekonomisë gjuhësore ka në thelb të kuptimit të tij, ekonominë. Nga pikëpamja leksikore dhe etimologjike, fjala ekonomi në një kuptim të përgjithshëm do të thotë: fitim, kursim, më pak ngarkesë, më pak mund. Në Fjalorin e Shqipes se Sotme 1984 një nga kuptimet e fjalës ekonomi është: rregull ose masë në shpenzim, kursim, p.sh. përdor me ekonomi. Një tjetër kuptim i kësaj fjale po në këtë fjalor është: që të jep mundësinë të ruash, që nuk shpenzon 1. Pra në këtë pikëpamje, fjala ekonomi na sjell në parimin e kursimit, të ruajtjes së diçkaje. Një kuptim të ngjashëm i jep këtij termi edhe fjalori i studentëve të Oksfordit të vitit 1988, ku fjala ekonomi shpjegohet si një sistem i kontrollit dhe menaxhimit të parave, të mirave materiale apo edhe burimeve të tjera të një komuniteti apo mbajtjes së një shtëpie 2. Termi ekonomi ka një shpjegim të ngjashëm si më sipër edhe në “Nouveau Larousse”, që e përcakton këtë fjalë si të barazvlefshme në kuptim me foljen fitoj dhe si antonim të foljes humas, pikërisht në kuptimin e parë të saj 3. Mbështetur në këtë bazë kuptimore, të menaxhimit dhe të kursimit termi ka gjetur përdorim edhe në fusha të tjera të karakterit social apo linguistik. Është padyshim Andre Martinet ai që njihet si themeluesi dhe zhvilluesi i konceptit të ekonomisë në linguistikë, mbështetur në parimin sa më pak mund të sforco. Sipas Martinesë, “zhvillimi gjuhësor mund të konceptohet si i drejtuar nga kontradikta e përhershme midis nevojave komunikuese të njeriut dhe prirjes së tij për ta rrudhur në minimum veprimin mendor dhe fizik”4. Natyrisht kjo rrudhje e veprimit mendor nuk duhet të sjellë cenim në përmbushjen e qëllimit, që në këtë rast është komunikimi. Por nëse Martinesë i atribuohen padiskutim vlerat e zhvillimit dhe përpunimit të teorisë mbi parimin e ekonomisë në gjuhë, duket se përpara tij të tjerë shkencëtarë kanë folur dhe shkruar mbi këtë parim, jo vetëm në fushat gjuhësore, por edhe në disiplina të tjera.

Në studimin e saj mbi kontributin e studiuesve rusë në përpunimin e konceptit “sa më pak mund dhe sforco”, Elena Simonato-Kokochkina, nga Universiteti i Lozanës vë në dukje parimin e kursimit të energjisë, jo vetëm në gjuhësi, por edhe në biologji, në psikologji, në filozofi e po kështu edhe në fusha të tjera 5, (prekur nga studiues të këtyre fushave) çka na bën të mendojmë se parimi i kursimit të energjisë e ka shoqëruar qenien njerëzore në çdo veprim dhe fushë të jetës. Dhe gjuhësia është një prej tyre. Por duket se edhe Martinet në zhvillimin dhe plotësimin e teorisë së tij mbi konceptin e ekonomisë 1Fjalori i Shqipes së sotme, Tiranë, 1984, f. 2562Oxford Student’s Dictionary, Oxford 1988, f.2013Nouveau Larouse”, France 1977, f.2594A. Martinet, Elementë të gjuhësisë së përgjithshme, Tirsanë, 2002, f. 1495Elena Simonato-Kokochkina, La contribution russe a l’elaboration du principe d’economie de l’effort en linguistique,Cahiers de l’ILSL, nr 29, 2011, f. 129-140

139Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

gjuhësore, pati një pararendës mbi parimet e të cilit mbështeti punën e tij. Dhe është pikërisht George Kingsley Zipf, në teorinë e të cilit, parimi i ekonomizimit luan një rol të rëndësishëm balancues: çdo ndryshim jo ekonomizues që do të sjellë një kosto të rritur të termave të përdorura dhe përpjekjeve të bëra duke krijuar një pengesë në komunikimin, në mënyrë automatike do të mënjanohet ose do të largohet 6.

Pra në këtë koncept, Zipf na bën të qartë se folësit largojnë ato mjete të cilat rrisin përpjekjet dhe pengojnë komunikimin, duke rendur në këtë mënyrë drejt mjeteve që i ulin këto përpjekje. Duke e trajtuar ligjërimin si një fenomen natyral Zipf, bëri të ditur se ekonomia është një kriter rregullues në çdo aspekt të qenies njerëzore që udhëhiqet nga parimi me sa më pak mund, i cili vepron gjithashtu edhe në gjuhësi 7. Me fjalë më të thjeshta parimi “me sa më pak mund” do të thotë, që një njeri në zgjidhjen e një problemi imediat do të marrë parasysh edhe mundësinë e krijimit të një problemi tjetër. Për më tepër atij do t’i duhet t’i zgjidhë problemet e tij në mënyrë të tillë që të minimizojë punën e përgjithshme që i duhet të kryejë për t’i zgjidhur të dyja, problemin e së tashmes dhe problemin e mundshëm të së ardhmes. Kjo do të thotë që personi do të përpiqet të minimizojë mesataren e punës së tij në raport me kohën. Dhe duke bërë një gjë të tillë ai do të minimizojë përpjekjet e tij…Më pak mund, në këtë rast do të thotë më pak punë” 8. Tezat e tij mbi parimin e ekonomisë në gjuhë i ka ngritur më herët edhe filologu gjerman Friedrich Max Müller ne vitin 1864, teksa fliste për parim të ekonomisë në disiplinat gjuhësore, duke pohuar se: “të gjitha zhvillimet që janë rezultate të alternimeve fonetike kanë një shpjegim fiziologjik duke ndjekur parimin e përgjithshëm të thjeshtimit, i quajtur ndryshe edhe ligji i ekonomisë së sforcimit ose ligji i “sa më pak mund” 9.

Parë në këtë këndvështrim përdoruesit e gjuhës janë të prirur të ekonomizojnë mjetet e saj për të realizuar komunikimin, duke u drejtuar nga ligji që Martinet e quajti: “sa më pak mund për një qëllim të caktuar”. Të gjitha këto pikëpamje, çojnë në përfundimin, që teksa një folës vë në përdorim mjetet gjuhësore për të realizuar komunikimin, në cilido ligjërim ai synon të ekonomizojë mjetet gjuhësore, për të fituar kohë e për të konsumuar sa më pak mund e sforco. Në këtë mënyrë, duke patur parasysh që mjetet tona gjuhësore janë fjalitë dhe fjalët dhe duke ditur se këto të fundit janë të përbëra nga fonemat, le të shohim se si shfaqet në fonetikë ky ligj i ekonomisë gjuhësore, që sot ka çuar deri në zëvendësimin e fonemave apo edhe të njësive të plota leksikore me imazhe apo ikona.

Ekonomi sintagmatike dhe paradigmatike

“Ajo që mund të quhet ekonomi e një gjuhe është kërkesa e përhershme për ekuilibër midis nevojave kontradiktore që duhet të përmbushen në një anë, nevojat e marrëveshjes e nga ana tjetër, inercia kujtesore dhe inercia nyjëtimore, ndërsa këto dy të fundit janë në konflikt të përhershëm; loja e këtyre faktorëve kufizohet nga tabu të ndryshme që anojnë nga rrudhja e gjuhës, duke mënjanuar çdo risi tepër evidente” 10. Kështu shkruante Martinet në teorinë e tij të ekonomisë gjuhësore teksa fliste për ekonomi paradigmatike dhe sintagmatike, duke na lënë të kuptojmë që shmangia e këtyre risive në gjuhë vjen pikërisht si pasojë e synimeve për ekonomizim. Me fjalë të tjera realizimi i ekonomisë në rrafshin sintagmatik do të thotë harxhim më i paktë i energjisë në artikulim, ndërsa realizim i ekonomisë në rrafshin paradigmatik do të thotë kursim i energjisë kujtesore. Fjala vjen, gjuha shqipe njeh sot në përdorim një sërë emërtimesh të shkurtuara, të përdorura në vend të fjalës së plotë. Folësit shqiptarë, zgjedhin të përdorin shkurtimin ATSH në vend të termit të plotë Agjencia Telegrafike 6George Kingsley Zipf, Human Behavior and the Principle of Least Effort: An Introduction to Human Ecology, Addison-Wesley Press, 1949, f.2217Po aty 8Po aty9Müller, 1864, f. 222, cituar sipas Elena Simonato-Kokochkina, vep e cituar10A. Martinet, Elementë të gjuhësisë së përgjithshme, Tiranë, 2002, f.150

140 GLOBAL CHALLENGE

Shqiptare. Në këtë mënyrë, ata kanë preferuar të zëvendësojnë një tog prej 26 fonemash, me një emërtim të shkurtuar të tij, të realizuar vetëm në 3 fonema. Por nga ana tjetër, kjo zgjedhje ka rritur njësitë e sistemit, duke e detyruar folësin të shtojë edhe një njësi në kujtesën e tij, pra termin e shkurtuar ATSH. Mbi këtë parim, sot në gjuhë krijohen çdo ditë njësi të reja. “Parimisht ajo që do të përcaktojë zgjedhjen përfundimtare të një elementi apo të një tjetri, do të jetë denduria e përdorimit”, shkruante Martinet 11, duke na bërë të qartë se në varësi të kësaj dendurie, do të mbizotërojë përdorimi i njërës formë përballë tjetrës.

Ligji i ekonomisë gjuhësore në fonetikë

Fonetika është rrafshi bazë i gjuhës mbi të cilin ngrihen rrafshet e tjera të saj. “Objektin e fonetikës e përbëjnë mjetet tingullore të gjuhës në të gjitha shfaqjet dhe funksionet e tyre, si dhe lidhja mes formës tingullore dhe formës së shkruar” 12. Nisur nga ky përcaktim i dhënë nga Prof. Rami Memushaj, ne mund të themi, se ekonomia gjuhësore duhet parë para së gjithash në rrafshin fonetik, duke qenë se kryesisht ajo realizohet me mjete tingullore (fonema) dhe pikërisht mënyra e shfaqjes së këtyre mjeteve tingullore është ajo që përcakton ekonominë gjuhësore (pa marrë këtu në konsideratë, rastet kur këto mjete gjuhësore zëvendësohen nga ikona e imazhe, të cilat edhe pse bëhen pjesë e komunikimit, nuk hyjnë tek mjetet gjuhësore dhe nuk do të jenë objekt i këtij punimi).

Pikërisht tipareve ekonomike të sistemit fonetik, Andre Martinet iu ka kushtuar një vëmendje të konsiderueshme. “Sipas këtij parimi, gjuha synon të maksimizojë mundësitë kombinuese të një pakice mjetesh dalluese për të gjeneruar një numër më të madh fonemash”. Me fjalë të tjera, njësitë e përdorura një herë, tentojnë të dalin sërish në përdorim. Megjithatë, sikurse Martinet theksoi, ekonomia është subjekt i kufizimeve fonetike, që synojnë të disfavorizojnë kompleksitetin e artikulimit, në favor të spikatjes perceptuale 13.

Në mbështetje të kësaj teze vjen edhe ajo që vetë Martinet, në “Elementë të gjuhësisë së përgjithshme” e quajti “denduri dhe kosto 14”. Në përpjekje për të kuptuar se në ç’kuptim dhe me çfarë ritmi lëviz shpenzimi i energjisë kur lëviz informacioni, Martinet sjell shembullin e dy fjalëve me denduri të ndryshme përdorimi: dinosaur dhe mik. Ai shton se nëse kostoja e një fjale është pikërisht në funksion të numrit të fonemave nga të cilat ajo përbëhet, atëherë fjala dinosaur me 8 fonema, kërkon më shumë energji se fjala mik, me tre fonema. “Në këto kushte, pritet që fjalët me denduri më të madhe të jenë më të shkurtra se fjalët e rralla dhe kjo provohet edhe statistikisht”, shkruan Martinet.

Nëse ecim në këtë llogjikë, shohim se një sërë përshëndetjesh të gjuhës shqipe, të cilat janë të krijuara nga një numër i konsiderueshëm fonemash, por që kanë (ose duhet të kishin) një denduri të lartë përdorimi, kanë pësuar tkurrje në forma më të shkurtra, kryesisht në ligjërimin e shkujdesur. Të tilla janë shkurtimet e tipit : natën–natën e mirë, drekën-drekën e mirë, tung (tjeta) - tungjatjeta, pafshim - mirë u pafshim, gjes-mirëmengjes etj. Kemi arsye të besojmë se në këtë rast ekonomia gjuhësore është faktor përcaktues.

Një tjetër argument në mbështetje të teorisë së ekonomisë fonetike është alfabeti, tashmë i njohur si sistemi më superior në raport me të gjitha sistemet e tjera shkrimore. “Alfabeti nga natyra është ekonomik dhe i dobishëm” 15. Kështu folësve

11A. Martinet, Elementë të gjuhësisë së përgjithshme, Tiranë, 2002, f.15012R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2006, f.5713A. Martinet, Économie des changements phonétiques , Berne: A. Francke, 195514A. Martinet, Elementë të gjuhësisë së përgjithshme, Tirane, f. 155 15R. Cooper, B. Spolsky, The influence of language in culture and thought, f.229

Ligj

i i e

kono

mis

ë gj

uhës

ore

dhe

shfa

qja

e tij

fone

tikë

| PhD

Kan

dida

te, M

anjo

la B

rega

si

141Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

të secilës gjuhë, nuk ju duhet të mbajnë mend fjalë apo fjali të gjata për t’i riprodhuar në mënyrë mekanike, por ju mjafton të mësojnë fonemat e alfabetit për të ndërtuar më pas fjalë të realizuara nga kombinimi i tyre. Konkretisht folësve të shqipes u duhet të mbajnë mend vetëm 36 fonema, për të ndërtuar më pas me to fjalë dhe fjali. Në këtë mënyrë alfabeti na siguron atë që quhet ekonomi paradigmatike, e cila na ofron mundësinë e kombinimit të fonemave duke na çuar në konsum të energjisë nyjëtimore, por në kursim të energjisë kujtesore.

Në fushën e fonetikës, një tjetër autor që ka trajtuar çështjet e ekonomisë është Baudouin de Courtenay, i cili gjithashtu në këtë këndvështrim sheh përballë raportin mes aktivitetit cerebral dhe atij gjuhësor, veçanërisht në rastet e rënies së tingujve, asimilimit dhe reduktimit në gjatësinë e fjalëve 16. Sipas tij, të gjitha llojet e thjeshtësimeve dhe reduktimeve të zanoreve apo bashkëtingëlloreve, janë raste të ekonomizimit të përpjekjes fonetike. Edhe pse nuk mund të anashkalohet fakti që shumë nga ato që quhen ndryshime fonemore janë të nxitura nga marrëdhënia dhe ndikimi që tingujt mund të kenë mbi njëri-tjetrin, është po kaq e vërtetë, që në rastet e asimilimit apo rënies së tingujve, ekonomia gjuhësore është qartësisht prezente, pavarësisht arsyeve apo mënyrës se si këto ndryshime fonemore mund të kenë ndodhur.

Në përcaktimin që jep për asimilimin, tek “Hyrje në gjuhësi”, Prof. Rami Memushaj e përkufizon atë si një ndryshim kombinator, si rrjedhim i të cilit një tingull bëhet plotësisht i njëjtë ose i ngjashëm me një tingull tjetër të fjalës 17. Si në rastet kur ky asimilim shoqërohet me zhdukje të fonemave, edhe në rastet kur ky fenomen nuk ndodh, ne shohim në thelb të procesit shfaqjen e parimit: “sa më pak mund dhe sforco”. Le të sjellim dy shembuj:

1. Në të folurën dialektore , disa trajta të kallëzores si: fshatin apo të zotin, pësojnë asimilim të bashkëtingëllores /t/ në bashkëtingëlloren /n/ dhe konkretisht në format: fshannë, të zonnë për të kaluar më pas në rënien e një bashkëtingëlloreje në format, fshanë, të zonë. Sikurse shihet në këto shembuj rënia e bashkëtingëlloreve çon në reduktim të numrit të fonemave përbërëse të këtyre fjalëve, duke ekonomizuar në këtë mënyrë procesin nyjëtimor.

2. Duke iu referuar sërish llojeve të asimilimit, sipas Prof. Memushaj, në shqipe ndodh shurdhimi i të zëshmeve dhe zëshmimi i të shurdhëtave në rastet kur ato janë pranë njëra-tjetrës, si në shembujt: regjisor- regjizor, punofsha- punova+sha, mbrapa –m+prapa, ekzistoj-egzistoj. Janë këto padyshim, rastet kur njëri-tingull ndikon mbi tjetrin dhe çon në shurdhimin apo zëshminë e tij, por nga ana tjetër është po kaq e vërtetë, që në rastet e asimilimit artikulimi i fjalëve bëhet më i lehtë për folësin, duke i shkaktuar atij më pak mund në procesin e komunikimit. Pra, pavarësisht ndryshimeve që mund të kenë në dukje, rastet e mësipërme na dëshmojnë , se ekonomia, edhe në rastet kur nuk është shkak i ndryshimeve fonetike është pasojë e tyre. Edhe tek disimilimi, në rastet kur kemi rënie të tingujve, kemi shfaqje të hapur të ligjit të ekonomisë gjuhësore, si në rastet e fjalëve urdhëro-urdho, apo i prapsmi- i prasmi.

Kur trajton ndryshimet fonemore tek “Hyrje në gjuhësi”, R. Memushaj ndalet edhe tek rënia e tingujve, e cila mendojmë se është shprehje e qartë e ekonomisë gjuhësore sintagmatike dhe një fenomen, që ka në bazë pikërisht këtë parim.

a. Rënia e tingujve (shkurtimi) në ballë të fjalës (afereza): Andon- Ndoni, Violeta - Leta, Aleksandër - Sandër, etj.

b. Rënia e tingujve (shkurtimi) në trup të fjalës (sinkopa): medicum - mjek, shtëpi – shpi, përshesh – pshesh, etj.

c. Rënia e tingujve (shkurtimi) në fund të fjalës (apokopa): Gazmend-Gazi, Drandofile – Drande, kilogram - kile, kinema - kino etj 18.

Madje rënien ky studiues e sheh edhe në ligjërim, duke u ndalur sidomos te dukuria e elizionit, i cili haset në shumë gjuhë, si don’t, I’m (anglisht); l ’acadademie

16Baudouin de Courtenay,Sur les raisons générales des changements langagiers 1963, f.10017R. Memushaj, Hyrje në Gjuhësi, Tiranë , 2006, f. 11618Me dukurinë e shkurtimeve të ermrave të njerëzve është marrë gjerësisht studiuesi i mirënjohur, Gj. Shkurtaj, në veprën Onomastikë dhe toponomastkë, Tiranë, 2001

142 GLOBAL CHALLENGE

(italisht) etj., por edhe në shqipe, si: m’i dha – më i dha, m’u largua – më u largua, etj. Tek “Stilistika dhe Pragmatika”, Xhevat Lloshi pohon gjithashtu se dukuritë

fonetike ndërthuren me shkurtimet që prekin fjalët, e sidomos togfjalëshat.19 Ndonëse, në këtë vepër, Prof. Lloshi nuk ndalet tek ekonomia gjuhësore si qëllim i krijimit të këtyre emërtimeve të shkurtuara, ai pohon se në ligjërimet e folura është mbizotërues ai që quhet stil jo i plotë i shqiptimit, si në rastet e fjalëve punëtor-puntor, ku nuk shqiptohet znorja /ë/ e patheksuar, apo në rastet e numërorëve të përbërë, shtatëdhjetë- shtatdhjet, gjashtëmbëshjetë-gjashtmbëdhjet, të cilat prof. Lloshi i quan cungime e rrëgjime fonetike, por që për Baudouin de Courtenay, janë raste të ekonomizimit të përpjekjes fonetike, që konkretisht i përkasin gjuhës së folur.

Profesor Lloshi, ndalet këtu edhe tek disa emra të përveçëm, të cilët sipas tij, nuk janë shkurtime sipas ligjësorive fonetike për fjalët e tjera të gjuhës 20.

“Të gjithë emrat e shkurtuar janë shndërrim në një fjalë dyrrokëshe, me theksin paroksiton, domethënë për të kaluar tek modeli themelor i fjalës shqipe, si njësi dyrrokëshe”, pohon ai duke sjellë këtu rastin e emrit Aliu-Liu, në të cilin nuk ka asnjë lloj shkurtimi, por zbatim të modelit. Megjithatë, në shumë nga emrat e përveçëm të shkurtuar, jo vetëm në shqipe, por edhe në gjuhë të tjera, dukuria e shkurtimit, pavarësisht mënyrës se si është realizuar, shfaq ekonomizim të mjeteve gjuhësore, që në rastin konkret janë fonemat. Dritan-Tani, Gladiola-Ola, Sebastien-Bastien, Frencis-Fre, Jennifer-J, etj. Kemi parasysh, se të paktën në shqipe një pjesë e këtyre shkurtimeve (si akt i shkurtimit të fjalës) kanë si funksion edhe qëllimin e përkëdhelisë, por nëse do t’i referohemi edhe një herë Baudouin de Courtenay, do të shohim se rënia e këtyre tingujve ekonomizon mjetet fonetike, çka do të thotë se realizon edhe ekonominë në gjuhën e folur, një nga fushat gjuhësore më të prekura nga ky ligj.

Parë në këtë këndvështrim, të gjitha rëniet e tingujve dhe fonemave, edhe në rastet e fjalëve të shkurtuara, shkurtime apo shkurtesa shënojnë shfaqje të ligjit të ekonomisë gjuhësore në fonetikë. Në raste të tilla është interesante të vëmë re, se si fonemat, këto njësi të vogla pakuptim, arrijnë të bëhen bartëse të një kuptimi, jo të mëvetësishëm, por shprehëse të një koncepti që na çon tek ky kuptim. Le të shohim rastet e shkurtesave, të krijuara nga gërmat nistore, tingujt apo rrokjet e një togu fjalësh. Ndonëse krijimi i shkurtesës na çon në formimin e një njësie të re leksikore, e cila sikurse thamë më sipër shkon në disfavor të ekonomisë kujtesore duke shtuar në memorien e folësit këtë njësi, në varësi të dendurisë së përdorimit të saj, kjo njësi e re favorizon ekonominë nyjëtimore, sepse për të thënë: North Atlantic Treaty Organization ne përdorim gjegjësen e shkurtuar NATO, përdorim AMC- Albanian Mobile Communication, themi SHBA për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është me vlerë të theksojmë, që dukuri identike, si në shqipe, vërehen edhe në gjuhë të tjera. P.sh, në punimin e saj, mbi mënyrat dhe teknikat e ekonomisë gjuhësore në frëngjisht, Dele Adegboku, flet për ekonominë gjuhësore, si një reduktim grafik i një fjale apo një togu fjalësh 21. Në këtë punim, ajo ndalet pikërisht tek apokopa, si në rastet e fjalëve: - Télé (television) ; prof (professeur); métro (métropolitain); auto (automobile) dhe tek afereza, ndonëse më pak e përdorur, si në rastet e fjalëve: Toine për Antoine, Sandrine për Alexandrine dhe Ricain për Américain 22.

Pjesë e këtyre zhvillimeve fonetike, kjo autore bën edhe siglat e akronimet, të cilat janë në fakt të pranishme, thuajse në të gjitha gjuhët, përfshirë edhe shqipen. Pra, parë në këtë këndvështrim, ekonomia gjuhësore, si një parim që realizohet tërësisht me mjete fonetike, nis pikërisht nga kjo e fundit për të shtrirë më pas ndikimin e saj në të gjitha rrafshet e gjuhës.

19Xhevat Lloshi, Stilistika dhe Pragmatika, Tiranë, 1999, f. 163 20Po aty21Dele Adegbokou, De l’économie en langue ou dans le langage: une linguistique des temps qui pressent, 2011, f.2922Po aty

Ligj

i i e

kono

mis

ë gj

uhës

ore

dhe

shfa

qja

e tij

fone

tikë

| PhD

Kan

dida

te, M

anjo

la B

rega

si

143Vol. IV, Nr. 1 / 2015

AKA

DEM

IA D

IPLOM

ATIKE SH

QIPTA

RE

Përfundime

Përgjatë këtij punimi ligji i ekonomisë gjuhësore, doli edhe një herë si faktor përcaktues në mënyrën se si ne e orientojmë komunikimin dhe si rrjedhojë edhe në ndryshimet që prekin vetë gjuhën. Nga ana tjetër fonetika është fusha ku ky parim shfaqet në mënyrë të pashmangshme për t’u pasqyruar më pas në të gjitha fushat e tjera të gjuhës. Ligji i ekonomisë gjuhësore është prezent në gjuhën shqipe si dhe në zhvillimet fonetike të saj. I njëjti fenomen shfaqet në fakt në mënyrë të ngjashme edhe në gjuhë të tjera.

BIBLIOGRAFIA

1. Adegbokou, D., De l’économie en langue ou dans le langage: une linguistique ‘’des temps qui pressent’’, 2011

2. Cooper, R., Spolsky, B., The influence of language in culture and thought

3. De Courtenay, B. Sur les raisons générales des changements langagiers, 1963

4. Fjalori i Shqipes së sotme, Tiranë, 1984

5. Kingsley Zipf, G., Human Behavior and the Principle of Least Effort: An Introduction to Human Ecology, Addison-Wesley Press, 1949

6. Lloshi, Xh., Stilistika dhe Pragmatika,Tiranë, 1999

7. Martinet, A., Économie des changements phonétiques, Berne: A. Francke, 1955

8. Martinet, A., Elementë të gjuhësisë së përgjithshme, Tiranë, 2002

9. Memushaj, R., Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 2006

10. Nouveau Larouse, France, 1977

11. Oxford Student’s Dictionary, Oxford 1988

12. Simonato-Kokochkina, E., La contribution russe à l’élaboration du principe d’’économie de l’effort’ en linguistique, Cahiers de l’ILSL, n° 29, 2011

144 GLOBAL CHALLENGE

Vol. IV, Numri 1 • Shkurt 2015 Vol.

IV, N

r. 1

• S

hkur

t 201

5 PhD Kandidat, Fejzi Lila

ICT on the era of globalization and the role of Leadership, state and sovereignty/Faqe 28

PhD Kandidat, Bajram Ibraj

Qeverisja dhe institucionet e Sigurisë në Republikën e Shqipërisë në periudhën 1991-2014/Faqe 34

Prof. Dr. Lisen BashkurtiPhD Kandidat, Alban PërmetiPhD Kandidat, Fejzi LilaPhD Kandidat, Bajram IbrajPhD Kandidate, Besarta Qalliaj

PhD Kandidate, Rezarta BitriPhD Kandidate, Adriana ThomollariPhD Kandidat, Nexhmedin BardhiMsc. Naim BerishaPhD Kandidat, Kreshnik Duqi

Student, Romario ShehuPhD Kandidat, Kushtrim JakupiPhD Kandidate, Manjola Bregasi

Kontribuan në këtë botim

I S S N 2 2 2 7 - 8 5 4 0

ISSN 2227-8540ISSN 2312-5748 (Online)

ISSN

222

7-85

40IS

SN 2

312-

5748

(On

line)

Çmimi 400 Lekë