gjeneral graziano: shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. në...

16
KODHELI: MËSUESI MBETET I PAZËVËNDËSUESHËM Me rastin e Festës së Mësuesit që përkon dhe me 129-vjetorin e Mësonjëtores së Parë Shqipe, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, u takua me stafin peda- gogjik të Qendrës së Gjuhëve të Huaja të Forcave të Armatosura. Të pranishëm në takim ishin dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Dedë Prenga, rektori i Aka- demisë së FA, kolonel Ruzhdi Kuçi, drejtuesi i Qendrës së Gjuhëve të Huaja (QGJH), z. Jaup Zenuni etj. Në alën e saj, ministrja Kodheli vlerësoi profesionin fisnik të mësuesit dhe e konsideroi atë si të barabartë me rolin e prin- dit. “Profesioni që keni zgjedhur të bëni është në fakt jo një profesion por një institucion, të cilin e kemi konsideruar të barabartë me... VIZITA NË TIRANË faqe 4-5 » Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik Ekipi vlerësues SEEBRIG vizitë në FT USHTRIA Viti i 70-të i botimit Nr.10 (82661) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 11 MARS 2016 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] faqe 10 » Gruaja, paqja dhe siguria Bashkëpunimi Si nënë, grua, vajzë dhe njeri i angazhuar prej vitesh në politikë, veprimtari të tilla për të drejtat e grave në Shqipëri, janë një arsye më shumë për të qenë këtu edhe sot, për të ndarë me ju eksperiencat dhe për të kuptuar më mirë të përditshmen tonë... Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcave tona të Armatosura dhe Gardës Kom- bëtare të New Jersey-it, një ekip i kësaj Garde i përbërë nga zoti Chuck Appleby dhe N/Kolo- nele Viviene McNamara, nga data 8 deri më 11 mars 2016, po zhvillojnë një vizitë në... Sfida jonë: Mbi 15% e përfaqësimit të femrave në FA Garda e New Jersey-it viziton Komandën e Forcës Detare faqe 5 » faqe 3 » NATO qëndron në solidaritet me Turqinë Tankistët kanë sakrifikuar për mbrojtjen e atdheut faqe 9 faqe 13 NATO INTERVISTA faqe 8 » DITA NDëRKOMBëTARE E GRUAS Barazia gjinore nuk është fakultative, është themelore faqe 2 »

Upload: others

Post on 25-Oct-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 2016 1

jhghghg

Kodheli: Mësuesi Mbetet i pazëvëndësueshëMMe rastin e Festës së Mësuesit që përkon dhe me 129-vjetorin e Mësonjëtores së Parë Shqipe, ministrja e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli, u takua me stafin peda-gogjik të Qendrës së Gjuhëve të Huaja të Forcave të Armatosura. Të pranishëm në takim ishin dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,

gjeneral brigade Dedë Prenga, rektori i Aka-demisë së FA, kolonel Ruzhdi Kuçi, drejtuesi i Qendrës së Gjuhëve të Huaja (QGJH), z. Jaup Zenuni etj. Në fjalën e saj, ministrja Kodheli vlerësoi profesionin fisnik të mësuesit dhe e konsideroi atë si të barabartë me rolin e prin-dit. “Profesioni që keni zgjedhur të bëni është në fakt jo një profesion por një institucion, të cilin e kemi konsideruar të barabartë me...

vizita në tiranëfaqe 4-5»

Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik

Ekipi vlerësues SEEBRIG vizitë në FT

ushtriaviti i 70-të i botimit nr.10 (82661) botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes e premte, 11 Mars 2016

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] 10»

Gruaja, paqja dhe siguria

bashkëpunimi

Si nënë, grua, vajzë dhe njeri i angazhuar prej vitesh në politikë, veprimtari të tilla për të drejtat e grave në Shqipëri, janë një arsye më shumë për të qenë këtu edhe sot, për të ndarë me ju eksperiencat dhe për të kuptuar më mirë të përditshmen tonë...

Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcave tona të Armatosura dhe Gardës Kom-bëtare të New Jersey-it, një ekip i kësaj Garde i përbërë nga zoti Chuck Appleby dhe N/Kolo-nele Viviene McNamara, nga data 8 deri më 11 mars 2016, po zhvillojnë një vizitë në...

Sfida jonë: Mbi 15% e përfaqësimit të femrave në FA

Garda e New Jersey-it viziton Komandën e Forcës Detare

faqe 5»

faqe 3»

NATO qëndron në solidaritet me Turqinë

Tankistët kanë sakrifikuar për mbrojtjen e atdheut

faqe 9

faqe 13

nato

intervista

faqe 8»

DITA NDëRKoMBëTARE E GRuAS

barazia gjinore nuk është fakultative, është themelore

faqe 2»

Page 2: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 20162 zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DArDhA

AdresA: rruga e Dibrës/

Garnizoni “Skënderbej”

Graphic Designer:Afërdita hySAj

redaktore/Korrektore:Anila DODA

Gazetarë:Mimoza GOliKjA

Albert ZhOli

Gazetarë:saimir AlijA

Zëvendësministri i ri i Mbrojtjes, z. Idlir Peçi, ka marrë detyrën

pas prezantimit të tij nga ministrja znj. Mimi Kodheli. Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, merrnin pjesë gjithashtu zëvendësministri tjetër i Mbrojtjes z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA-ve, gjeneralmajor Jeronim Bazo,si dhe drejtorët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Pasi e prezantoi me drejtorët e MM dhe FA, ministrja Kodheli mbajti një fjalë përshëndetëse, në të cilën e uroi z. Peçi për detyrën e re. “Nga sot Ministria e Mbrojtjes ka një vlerë të shtuar. Një profesionist i mrekul-lueshem iu bashkua radhëve tona. Idlir Peçi është zëvendësministri i ri i Mbrojtjes, i cili bashkë me Petro Koçin do të jenë ndër bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Suksese Idlir, na priftë e mbara!”, uron ministrja. Me këtë rast z. Peçi e uruan edhe zëvendësministri z. Petro Koçi e shefi i Shtabit të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo. Që prej 22 nëntorit të vitit 2013, z.Idlir Peçi ka mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë për tu emëruar më 2 mars 2016 si zëvendësministër i Mbrojtjes. Ai ka lindur në Sarandë më 28 Gusht 1975. Ka mbaruar studimet dhe është diplomuar jurist pranë Universitetit “Aristotelos” të Greqisë, ka kryer stu-dimet “Master” dhe Doktoraturën në Universitetin e Groningenit, Holandë. Ai ka qënë pedagog në Universitetin e Utrecht-it, Holandë.

idlir peçi, zëvendësministri

i ri i Mbrojtjes

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Itali, shefi

i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Italisë, gjeneral Claudio Graziano, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, ishte në batalionin Komando dhe batalionin e Forcave Speciale të Forcës Tokësore. Gjeneral Gra-ziano u prit nga komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani.

Për nder të vizitës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Italisë, nga ana e efektivave komando dhe atyre të Forcave Speciale, u kryen demon-strime të veprimeve operacionale taktike si goditje objekti, çlirim pengu, veprime në prapavijë të kundërshtarit, alpinizëm, qitje pre-cizoni me armët e këmbësorisë dhe me pushkë snajper etj.

Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata specialë për performancën e treguar. “…duhet të jeni krenarë për atë që bëni. Sulmet terroriste që kanë përfshirë botën këto kohë, kërkojnë

Claudio Graziano Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane në Tiranë

Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri

ynë strategjik

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane gjeneral, Claudio Graziano nisi në datë 9 mars 2016, një vizitë

dyditore në vendin tone, ku pas pritjes me truprojë nderi nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneral Graziano u prit në një takim nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Bashkëpunimi dypalësh, situata e sigurisë në Detin Mesdhe dhe pjesë-marrja e përbashkët në operacionin ushtarak “Resolute Support Mission” ishin disa nga temat e diskutimit mes ministres Kodheli dhe gjeneral Gra-zianos.

Misioni KFOR në Kosovë që drejtohet nga Italia dhe ku vendi ynë merr pjesë, zuri një vend të veçantë në bisedë. Ministrja Kodheli e cilësoi KFOR si një histori suksesi të NATO dhe u shpreh e gatshme për rritjen e kontributit të vendit tonë në këtë mision. Ministrja Kodheli shprehu mbështetjen e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit dhe gjithashtu gatishmërinë e FA-ve shqiptare për të marrë pjesë në operacionin e trajnimit në Bagdad, përkrah karabinierëve italianë.

Kodheli e falënderoi gjeneral Grazianon për mikpritjen e FA-ve shq-iptare gjatë stërvitjes “Trident Juncture 15” në Sardenjë dhe për mbështetjen e Italisë në arsimimin e studentëve shqiptarë në akademitë më të mira ushtarake të vendit fqinj. Gjeneral Graziano u njoh edhe me kërkesën e Shqipërisë për ngritjen e një qendre ekselence të NATO për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj. Nga ana e tij gjeneral Graziano u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e dy vendeve tona dhe e cilësoi Shqipërinë si një partner strategjik dhe jetësor të vendit të tij. Më pas gjeneral Graziano vizitoi edhe Muzeun e Armëve të Forcave të Armatosura.

Claudio Graziano në batalionin Komando dhe Forcat Speciale

Bashkëpunimi i FA italiane me ato shqiptare jo vetëm që do të vazhdojë të jetë i pandërprerë, por synohet që të çohet në nivele akoma më të larta

që të mbajmë gjithmonë një nivel të lartë trajnimi, ashtu sikurse edhe ju demonstruat sot….” - tha ndër të tjera shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Italisë

Më pas aktiviteti vazhdoi me një takimin pune midis, gjeneral Cahanit dhe gjeneral Grazianos. Në këtë takim gjeneral Cahani, bëri një prezantim të Forcës Tokësore duke e njohur shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA italiane me misionin, detyrat dhe angazhimet kryesore të FT si brenda vendit në ndihmë të popullisë civile në rastet e emergjencave, ashtu edhe në misionet paqeruajtëse në kuadër të NATO, ku batalioni Komando dhe ai i Forcave Speciale janë dalluar dhe vlerësuar gjithmonë për rezultate të

larta dhe tepër pozitive.Sipas gjeneral Cahanit, tregues

i marrëdhënieve shumë të mira të mira të bashkëpunimit, që ekzistojnë midis dy ushtrive tona anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut, është edhe kryerja me sukses e misioneve paqeruajtëse të përbashkëta, duke iu referuar këtu misionit ISAF, ku forcat tona shërbyen në Komandën Rajonale Perëndimore, në provincën e Heratit, Afganistan, krahpërkrah me ushtarakët italianë.

Nga ana e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Italisë, gjeneral Claudio Graziano, duke falënderuar gjeneral Cahanin për mikpritjen, vlerësoi shumë nivelin profesional të ushtarakëve shqiptarë. Sipas gjeneral Grazianos ky nivel ka ardhur gjithmo-në në rritje dhe në përsosje. Ai siguroi gjeneral Cahanin se bashkëpunimi i FA italiane me ato shqiptare jo vetëm që do të vazhdojë të jetë i pandër-prerë, por synohet që të çohet në nivele akoma më të larta.

Vizita përfundoi me shkëmbimin e dhuratave simbolike midis dy gjen-eralëve.

Page 3: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 2016 3

Ekipi vlerësues SEEBRIG vizitë në Forcën Tokësore

zyrtare

Në vizitën e tij të parë zyr-tare në vendin tonë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

të Italisë gjeneral Graziano, u prit nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo. Gjeneral Bazo në takimin kokë më kokë të zhvilluar me gjeneral Graziano ndër të tjera u shpreh se:” “Vendi juaj ka qenë dhe mbetet një aleat i rëndësishëm në rrugën tonë Euro-At-lantike”. Pas takimit kokë më kokë të dy gjeneralët e vazhduan takimin së bashku me delegacionet respektive. Në fillim me anë të një përshkrimi të shkurtër u njohën me zhvillimet në Forcat tona të Armatosura, që nga takimi i fundit i bërë në Romë para një viti. Gjatë takimit u shkëmbyen informacion dhe mendime lidhur me sfidat e mjedisit të sotëm të sigurisë dhe nevojën për të bashkuar e koordinuar përpjekjet për tju përgjigjur atyre. Situata e krijuar në Mesdhe, për shkak të zhvillimeve në Afrikën e Veriut dhe Irak e Siri, si dhe angazhimet e dy Forcave të Armatosura në operacionet e Aleancës (Afganistan, Kosovë), ishin në vëmendje të bashkëbiseduesve.

Në fushën e bashkëpunimit dypalësh të dy bashkëbiseduesit pasi vlerësuan nivelin e arritur, konstatuan se ka hapë-sirë për rritjen e tij në fushat me interes të përbashkët, por jo vetëm. Gjeneral Bazo nga ana e tij e siguroi gjeneral Graziano për vijimin e mbështetjes në iniciativa të tilla si Defense Euro-

Në kuadër të “Planit Vjetor të ak-tiviteteve stërvitore të Shtabit të

Komandës së SEEBRIG (South Eastern Europe Brigade) për vitin 2016”, një ekip vlerësues prej 9 ushtarakësh i krye-suar nga komandanti i kësaj brigade, gjeneral brigade Numan Yediyıldız, zhvilloi në datën 9 mars 2016, në Forcën Tokësore një vizitë vlerësuese. Qëllimi i këtij aktiviteti, ishte inspek-timi i nënreparteve të deklaruara nga FARSH në SEEBRIG, të cilat janë: kompania e parë e b2k dhe kompania xheniere e batalionit të Mbështetjes me Luftim (bml).

Ekipi i ushtarakëve të SEEBRIG, zhvilloi fillimisht një takim pune me ko-mandantin e Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, ku u informua në lidhje me aktivitetet kryesore të Forcës Tokësore, duke e venë theksin tek përgatitja dhe kapacitetet operacio-nale të nënreparteve të deklaruara si pjesë e SEEBRIG.

Duke folur për këto nënreparte, gjeneral Cahani vuri në dukje punën e mirë që po bëhet në drejtim të stërvitjes dhe pajisjes së këtij efektivi me arma-timin modern, siç është pushka M-4 dhe pistoleta PX-Storm, për të qenë gjithmonë të gatshëm për t’iu përgjigjur sfidave të kohës.

Kryesuesi i ekipit te vlerësimit të SEEBRIG, gjeneral brigade Numan Yediyıldız, duke falënderuar për mik-

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zhvilloi më 10 mars, një takim me komandantin e Brigadës

Shumëkombëshe për Evropën Juglindore (SEEBRIG), gjeneral brigade, Numan Yediyıldız.Gjeneral Numan Yediyıldız ndodhet në Shqipëri në kuadër të inspektimit të njësive tona të deklaruara në SEEBRIG të Forcës Tokësore përkatësisht kompania e parë e b2k dhe kompania xheniere e Batalionit të Mbështetjes me Luftim (bml).

Dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në fushën e Mbrojtjes dhe sfidat që kanë përpara Forcat e Armatosura në ditët e sotme. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Bazo, ritheksoi angazhimin rajonal të Shqipërisë si një dimension i veçantë i bashkëpunimit në interes të paqes dhe sigurisë. Zhvillimet në rajon, emergjencat e krijuara për shkak të fluksit të refugjatëve nga Lindja e Mesme si dhe aktet terroriste të para disa javëve në Ankara, janë një sinjal i qartë i nevojës për të thel-luar bashkëpunimin.

Nga ana e tij gjeneral Yediyıldız, vlerësoi gatishmërinë e njësive tona të deklaruara si dhe shprehu besimin se vizita e SEEBRIG në Shqipëri, do të shërbejë për hedhjen e hapave të mëtejshëm në forcimin e nevojave të gatishmërisë dhe të kapaciteteve operacionale. Më herët komandanti i Brigadës Shumëkombëshe për Evropën juglindore (SEEBRIG), gjeneral brigade, Numan Yediyıldız, u prit nga zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi.

Gjeneralmajor Bazo pret komandantin e

SEEBRIG-ut Yediyıldız

Bazo-Graziano: Ka hapësirë për rritjen e bashkëpunimit të përbashkët

pian Coperation Initiative (DECI) apo Framework Nation Concept dhe ndër-kohë i kërkoi homologut që Italia nga ana e saj të asistojë, ndihmojë dhe beshtes FA shqiptare në krijimin e kapaciteteve

të reja apo mbajtjen e atyre ekzistuese. I pranishëm në këtë takim ishte dhe Sek-retari i Përgjithshëm, z. Arian Kraja, i cili e informoi gjeneral Gracianon me programet në proces të modernizimit

dhe nevojat për mbështetje për krijimin e kapaciteteve të synuara.”Shqipëria ka qenë e gatshme të kontribojë në donacione në interes të kauzave tona të përbashkëta e në këtë kontekst do

vlerësonte ndihmën e mbështetjen e Aleatëve, në rastin konkret të Italisë, për modernizimin e Forcave të Arma-tosura të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera z. Kraja.

pritjen e ngrohtë, shprehu besimin se vizita e SEEBRIG në Forcën Tokësore do të shërbejë për hedhjen e hapave të mëtejshëm në forcimin e nevojave të gatishmërisë operacionale dhe të kapaciteteve të komandim - kontrollit për operacionet paqeruajtëse.

Më pas aktiviteti vazhdoi me një vizitë në mjediset e b2k, ku nëpërmjet një prezantimi nga ana e komandantit të k1b2k, ekipi vlerësues i SEEBRIG u njoh me aktivitetet kryesore, trajnimet stërvitjet dhe misionet brenda dhe jashtë vendit, të këtij nënreparti të deklaruar në SEEBRIG. Pas përfundimit të pr-ezantimit u kalua në diskutime në lidhje me aktivitetin e k1b2k dhe më pas vizita

vazhdoi me inspektimin e mjediseve të stërvitjes së k1b2k, si dhe armatimin dhe pajisjet moderne në përdorim nga këto efektiva. Nga ana e k1b2k u krye gjithashtu edhe një demonstrim stërvitor në terren, me tema të ndryshme taktike në operacionet paqeruajtëse. Ekipi i vlerësimit të SEEBRIG e mbylli viz-itën e tij me inspektimin e kompanisë xheniere të bml edhe ky nënrepart i deklaruar në SEEBRIG. Edhe në këtë takim, ashtu si edhe në takimin e parë, ekipi i vlerësimit nëpërmjet brifingjeve dhe demonstrimeve në terren u njoh nga afër me stërvitjen dhe kapacitetet operacionale të kompanisë xheniere të bml.

Ekipi i vlerësimit nëpërmjet brifingjeve dhe demonstrimeve në terren u njoh nga afër me stërvitjen dhe kapacitetet operacionale të kompanisë xheniere të bml

Page 4: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 20164 zyrtare

Me rastin e Festës së Mësuesit që përkon dhe me 129-vjetorin e Mësonjëtores së Parë

Shqipe, ministrja e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli, u takua me stafin pedagogjik të Qendrës së Gjuhëve të Huaja të Forcave të Armatosura. Të pranishëm në takim ishin dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Komandës së Dok-trinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Dedë Prenga, rektori i Akademisë së FA, kolonel Ruzhdi Kuçi, drejtuesi i Qendrës së Gjuhëve të Huaja (QGJH), z. Jaup Zenuni etj.

Në fjalën e saj, ministrja Kodheli vlerësoi profesionin fisnik të mësuesit dhe e konsideroi atë si të barabartë me rolin e prindit. “Profesioni që keni zgjedhur të bëni është në fakt jo një profesion por një institucion, të cilin e kemi konsideruar të barabartë me institucionin e prindit”, u shpreh zonja Kodheli.

Ministrja Kodheli e konsideroi si të pazëvendësueshëm rolin e mësuesit, pa-varësisht zhvillimeve teknologjike.“Sot gjërat kanë ndryshuar.Mënyra e të nxënit ka ndryshuar.Kohët kanë ndry-shuar.Shpejtësia me të cilën informa-cioni ndahet është rritur pafundësisht për shkak të përparimit të teknologjisë. Por, për t’u bërë një njeri i ditur, nuk të mjafton interneti, nuk mjafton globalizmi dhe nuk mjaftojnë të gjitha njohuritë të cilat mund të marrësh, në gjykimin tim, krejt sipërfaqësore nëpërmjet kësaj metode. Mësuesi, profesori, mbetet i pazëvendësueshëm.Të nxënët thellë dhe me baza, është një gjë që vetëm ju si profesion mund t’ia transmetoni brezave që vijnë”, tha ministrja Kodheli, e cila e konsideroi si të domosdoshme zotërimin e një gjuhe të huaj, sidomos asaj angleze. “Duhet të kuptojmë se sa i rëndësishëm është mësimi i një gjuhe. Gjuha e Aleancës, ku ne bëjmë pjesë krenarisht, që është gjuha angleze.Gjuhë pa të cilën askush nuk mund të bëjë asgjë në kushtet kur vendet aleate të NATO janë në ndërve-prim, janë në misione të përbashkëta, janë në operacione të përbashkëta dhe e vetmja gjë përveç artit ushtarak që i lidh këto struktura, është pikërisht gjuha angleze”, mbylli fjalën e saj ministrja Kodheli duke u uruar festat e 7-8 marsit, stafin pedagogjik të Qendrës së Gjuhëve të Huaja.

Gjeneralmajor Bazo shprehu mirën-johjen për mësuesit e QGJH duke i kon-sideruar ata si mëkëmbësit e diturisë. “Meritoni t’ju shprehim mirënjohjen që nuk arrijmë ta bëjmë çdo ditë.Të paktën në ditën e 7 Marsit përulemi me mirënjohje përpara kësaj pune fisnike”, tha ai.

Në fund, ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo shpërndanë për stafin e mësuesve të kësaj qendre disa çertifikata mirënjohjeje për kontributin e dhënë në arsimimin e personelit ush-tarak e civil të FA.

Qendra e Gjuhëve të Huaja zhvil-lon gjatë gjithë vitit kurse periodike të gjuhës angleze, franceze, italiane, gjer-mane, turke dhe greke për personelin ushtarak e civil të Forcave të Armato-sura dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

7-8 marsi, dy festa që nderojnë mësuesin dhe gratë

Kodheli: Mësuesi mbetet i pazëvëndësueshëm

“Për t’u bërë një njeri i ditur, nuk të mjafton interneti”

Çdo ditë e jetës sonë, një 8 Mars më vete

Ministrja Kodheli uron gratë ushtarake dhe civile që punojnë në FA

Nisa të shkruaj këtë letër, mbase të pazakontë në pozicionin që jam, duke besuar se kjo ditë e përbashkët feste për ne gratë, nënat, motrat e vajzat, është më së pari një ditë reflektimi.Natyrshëm mendja të shkon tek rruga e gjatë e emancipimit tonë, tek sakrificat, energjitë dhe ndonjëherë dhimbjet e kaluara pa zë. Mendja të shkon tek harmonia në familje, për të cilën aq fort luftojmë, tek shëndeti i atyre që duam dhe tek jeta që kemi dhuruar e mbrojmë, tek dëshira e madhe për një të ardhme më të mirë, tek shpresa që duhet të na vdesë e fundit.Mendja shkon edhe tek përpjekja jonë e përditshme për të pasur një karrierë të suksesshme e dinjitoze, punë të sigurt dhe respekt për atë çka përfaqësojmë, sidomos kur flitet për një ambient me dominancë “maskile”, siç është vetë ambienti ku ti ke punuar apo ndërkohë punon.Por, krejt natyrshëm mendja të shkon edhe tek çdo gjë e bukur dhe e gëzueshme me të cilën fati na ka përkëdhelur. Të qenit vajza e prindërve tanë të mrekullueshëm, pse jo edhe mbesat e dashura të gjy-shërve, të qenit nënat e fëmijëve të cilët për ne janë arsyeja e ekzistencës sonë, të qenit motrat dhe shoqet, koleget dhe të njohurat e gjithkujt që ka besuar në atë çka përfaqësojmë, por edhe të qenit gratë apo partneret besnike dhe të devotshme të burrave që kemi në krah. Për të gjitha këto e mbase dhe për shumë arsye të tjera, mendoj se forca dhe pushteti që ne kemi në duar, për ta bërë botën më të sigurt e më të mirë, është i pafund. Një shkrimtare e njohur amerikane, thotë: “Rruga më e zakonshme për njerëzit kur lëshojnë nga pushteti i tyre, është ajo kur ata mendojnë se nuk e kanë fare këtë pushtet”. Pikërisht, pushteti që ne kemi duhet të na shërbejë për të bërë më të mirën. Vetëm kështu çdo ditë e jetës sonë do të jetë një 8 Mars më vete.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave!

Mimi Kodheli

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, ministrja e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli, u dërgoi një letëru-rimi dhe inkura-j i m i t ë g j i t h ë punonjëseve fem-ra, ushtarake dhe civile, në Minis-trinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura. Në nisje të letrës së saj, ministrja Kodheli e konsideron këtë ditë feste për gratë, nënat, motrat e vajzat, si një ditë reflektimi.“Natyrshëm mendja të shkon tek sakrificat, energjitë dhe ndon-jëherë dhimbjet e kaluara pa zë, tek harmonia në familje, tek përpjekja jonë e përditshme për të pasur një karrierë të suksesshme e dinjitoze, tek çdo gjë e bukur dhe e gëzueshme me të cilën fati na ka përkëdhelur.” - shkruan ministrja Kodheli në letrën e saj.“Forca dhe pushteti që ne kemi në duar, për ta bërë botën më të sigurt e më të mirë, është i pafund. Pushteti që ne kemi duhet të na shërbejë për të bërë më të mirën. Vetëm kështu çdo ditë e jetës sonë do të jetë një 8 Mars më vete”- e

Për ju motra dhe zonja që Punoni në Fa

Të dashura gra, motra dhe zonja që punoni në FA

mbyll letrën ministrja Kodheli.Në Ditën Ndërkombëtare të Grave vlen të theksohet angazhimi per-sonal i ministres Kodheli për të arritur nivelin prej 15% të për-faqësimit të femrave në Forcat e Armatosura. Përqindja e femrave ushtarake në Forcat e Armato-sura është 13,6%. 7 femra janë në pozicionin e drejtorit në Min-istrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm ndërsa një grua kolonele shërben si përfaqësuese ushtarake në përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit. Gjatë vitit 2015, nga 300 aplikantë që aplikuan për t’u bërë pjesë e FA, janë përzgjedhur 22 femra ose 7,3 %, kurse ky numër për vitin 2016 është dyfishuar. Numri i personelit femra që kanë përparuar në gradë dhe karrierë është 102 ose 21,08% (nga 466 që janë graduar).

Page 5: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 2016 5zyratre

Sfida jonë: Mbi 15% e përfaqësimit të femrave në FA

Ministrja e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli, ishte e ftuar në takimin prezan-tues të projektit “Të

drejtat e grave, nga koncepti në re-alitetin shqiptar”, qëllimi i të cilit është të sigurojë, mbrojë dhe promovojë të drejtat e grave në vendin tonë.Në ak-tivitetin e zhvilluar në mjediset e Hotel Tirana International ishin gjithashtu të pranishëm ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Dewi van de Weerd, si dhe përfaqësuese të disa shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave në vendin tonë.

Që në nisje të fjalës së saj minis-trja Kodheli foli për rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila siç u shpreh ajo, riafirmon rolin që gratë luajnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë.

“Nuk mund të fitojmë nëse lëmë jashtë loje gjysmën e ekipit.Ajo çka është thelbësore në arritjen e kësaj sfide është ndryshimi i mentalitetit të shoqërisë dhe vullnetit politik, rritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë sonë mbi rolin e gruas në shoqëri si dhe fuqizimi i shoqatave të grave.” - tha ministrja Kodheli, e cila vijoi duke bërë një pan-oramë të plotë të rolit, përfshirjes dhe përfaqësimit të femrave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura. “Politikat e ndërmarra nga Ministria

e Mbrojtjes për rritjen e përfaqësimit të femrave në FA, shprehen në një sërë dokumentesh strategjikë, ku ne angazhohemi të arrijmë, pse jo dhe të tejkalojmë nivelin prej 15% të për-faqësimit të femrave në FA.Politika e mbajtjes dhe rekrutimit të femrave në

radhët e FA, është një ndër prioritetet e mia në fushën e menaxhimit të buri-meve njerëzore, kjo e evidentuar edhe në përfshirjen personale në fushatën e rekrutimit.Kam inkurajuar vajzat e reja të bëhen pjesë e FA.Procedurat dhe kriteret për përzgjedhjen e oficerëve

për ndjekjen e akademive apo kolegjeve ushtarake janë ligjërisht të barabarta dhe sigurojnë të njëjtat mundësi si për femrat dhe për meshkujt ku procedurat e përzgjedhjes bazohen tek merita.

Në përputhje me specialitetin, edu-kimin dhe gradën, femrat në Forcat e

Armatosura i gjen të emëruara edhe në shumë pozicione të cilat më parë mbaheshin nga meshkujt.7 femra janë në pozicionin e drejtorit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm ndërsa një grua kolonele shërben si për-faqësuese ushtarake në përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit.” - u shpreh ministrja Kodheli që përmendi edhe dyfishimin gjatë këtij viti të numrit të femrave, që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e FA.

Objektivi specifik i projektit “Të drejtat e grave, nga koncepti në realite-tin shqiptar”, është fuqizimi i organizat-ave të shoqërisë civile dhe garantimi që ato të angazhohen aktivisht për zbatimin dhe forcimin e legjislacionit vendas dhe ndërkombëtar që i referohen të drejtave të grave, të tilla si Rezoluta 1325, reko-mandimet e së cilës ministrja Kodheli tha se janë përfshirë edhe në kurrikulat e trajnimit për stërvitjet e paradislokimit për misione të personelit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Projekti “Të drejtat e grave, nga koncepti në realitetin shqiptar” i “Sho-qatës së Grave me Probleme Sociale” dhe “Operation 1325”, mbështetur nga Ambasada e Vendeve të Ulëta, do të zbatohet për një periudhë 18-mujore dhe do të shtrihet në qarqet Korçë, Durrës dhe Elbasan.

Ministrja Kodheli në takimin prezantues të projektit “Të drejtat e grave, nga koncepti në realitetin shqiptar”

Gruaja, paqja dhe siguriaMiMi Kodheli Ministre e Mbrojtjes

Si nënë, grua, vajzë dhe njeri i angazhuar prej vitesh në politikë, veprimtari të tilla për të drejtat e grave në Shqipëri,

janë një arsye më shumë për të qenë këtu edhe sot, për të ndarë me ju eks-periencat dhe për të kuptuar më mirë të përditshmen tonë.

Rezoluta 1325 “Gratë, Paqja dhe Siguria” e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara riafirmon rolin që gratë luajnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që vi-jnë.Sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm nuk mund të adresohen në mënyrën e duhur në qoftë se gjysma e popullsisë nuk është pjesë aktive e këtij zhvillimi.Ne nuk mund të fitojmë nëse lëmë jashtë loje gjysmën e ekipit.Ajo cka është thelbësore në arritjen e kësaj sfide është ndryshimi i mentalitetit të shoqërisë dhe vullnetit politik, rritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë sonë mbi rolin e gruas në shoqëri si dhe fuqizimi i shoqatave të grave.

Nevojat dhe përgjegjësitë e gruas dhe burrit janë të ndryshme, po kështu janë edhe zgjidhjet që ofrohen prej tyre, prandaj është i rëndësishëm inte-grimi i perspektivës gjinore në të gjitha politikat apo reformat që ndërmarrim, për të krijuar një panoramë të plotë dhe gjithëpërfshirëse. Përfshirja dhe përfaqësimi i tyre në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, në hartimin e poli-tikave si dhe në zbatimin e tyre është

mënyra më e mirë e adresimit.Forcat tona të Armatosura janë parë

gjithnjë si një profesion mashkullor. Ndryshimi i mentalitetit brenda tyre vazhdon të jetë ende një sfidë. Politikat e ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes për rritjen e përfaqësimit të femrave në Forcat e Armatosura shprehet në një sërë dokumentesh strategjikë, ku ne angazhohemi të arrijmë, pse jo dhe të tejkalojmë nivelin prej 15% të përfaqësimit të femrave në Forcat e Armatosura.

Politika e mbajtjes dhe rekrutimit të femrave në rradhët e Forcave të Armatosura, është një ndër prioritetet e mia në fushën e menaxhimit të buri-meve njerëzore, kjo e evidentuar edhe në përfshirjen personale në fushatën e rekrutimit.Kam inkurajuar vajzat e reja të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Të gjitha pozicionet në Forcat e Arma-tosura janë në dispozicion dhe të hapura njësoj për burrat dhe gratë.Procedurat dhe kriteret për përzgjedhjen e oficerëve për ndjekjen e akademive apo kolegjeve ushtarake janë ligjërisht të barabarta dhe sigurojnë të njejtat mundësi si për femrat dhe për meshkujt ku procedurat e përzgjedhjes bazohen tek merita.

Në përputhje me specialitetin, edukimin dhe gradën femrat në Forcat e Armatosura i gjen të emëruara edhe në shumë pozicione të cilat më parë mbaheshin nga meshkujt.

Përqindja e femrave ushtarake në

Forcat e Armatosura është 13.6%.7 femra janë në pozicionin e drejtorit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm ndërsa një grua kolonele shërben si përfaqësuese ushtarake në përfaqësitë tona diplomatike jashtë ven-dit.Gjatë vitit 2015, nga 300 aplikantë

që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e FA janë përzgjedhur 22 femra ose 7.3 %, kurse ky numër për vitin 2016 është dyfishuar. Numri i personelit femra që kanë përparuar në gradë dhe karrierë është 102 ose 21.08% (nga 466 që janë graduar).

Temat mbi perspektivën gjinore janë pjesë e kurrikulave dhe programeve në të tre kurset e Akademisë së Mbrojtjes. Ky është një hap i rëndësishëm në të kuptuarit e konceptit të barazisë gjinore si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të strukturave të Forcave të Armatosura mbi rolin e këtij koncepti dhe se si ai mund të bëjë diferencën në operacione apo dhe të përcaktojë suksesin e mis-ioneve. Në kurrikulat e trajnimit për stërvitjet e paradislokimit për misione të personelit të Forcave të Armatosura përfshihen çështje të veçanta që kanë të bëjnë me Rezolutën 1325 të Kombeve të Bashkuara “Gruaja, paqja dhe Siguria”, rezolutat e tjera në këtë fushë si dhe çështjet që kanë të bëjnë me dhunën seksuale me bazë gjinore.

Rritja e kapaciteteve në fushën e barazisë gjinore është parë si thelbësore dhe në këtë kuadër janë realizuar një sërë trajnimesh, kon-ferencash apo vizitave studimore në vendet e rajonit, të mbështetura edhe nga partnerët tanë në fushën e mbrojtjes.Ne kemi kohë që punojmë seriozisht për të rritur rolin e gruas në shoqërinë tonë.Një shoqëri e cila ka nevojë për më shumë emancipim. Ku ne duhet të zëvendësojmë burrat, por jo të sillemi si ata.

Mbajtur në prezantimin e pro-jektit “Të drejtat e grave, nga kon-

cepti në realitetin shqiptar”

Page 6: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 20166

Në ambjentet e Forcave Tokësore, duke filluar nga data 1 mars, për dy javë, po zhvillohet trajnimi

për njohjen dhe perfeksionimin e për-dorimit të Sistemeve të Dekontaminimit Masiv. Trajnimi në fjalë, zhvillohet nën drejtimin e një grupi instruktorësh amerikanë, të përbërë nga 7 veta.Një ndër të veçantat e këtij trajnimi, ka të bëjë me faktin se audienca e përzgjed-hur për trajnim ka përbërje ndërinsti-tucionale. Kështu, përveç efektivave ushtarakë që kanë subjekt të punë së tyre trajtimin e mbetjeve dhe ndotjeve kimikë, marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Policia e Shtetit, Dogana, DPEC si dhe PM-NZH, çka flet për dimensionin e gjerë dhe rëndësinë e veçantë, që ka ky lloj trajnimi.

Gjatë dy javëve të këtij trajnimi, efektivave pjesëmarrëse po u krijohen të gjitha mundësitë që të njihen, por dhe të perfeksionohen në lidhje me aparaturat e fjalës së fundit, përsa i ta-kon procesit të ç’ndotjes kimike. Ndër temat më kryesore po prezantohen me personelin pjesëmarrës janë:„Listimi dhe hapja e pajisjeve”,„Përcaktimi i vendit për MCD”,„Ngritja e cadrës/mbyllja/riparimi”, „Planifi-kimi i energjisë dhe ujit”,„Ngrohësi i ujit”,„Gjeneratori”,„Paneli i shpërn-darjes së energjisë”,„Ngrohësi i ajrit”,„Barelat klasike dhe barelat me gomë”,„Operacionet në stacion, teknikat dhe procedurat”,etj

Komandanti i kompanisë së MADM major Florenc Veliu, e vlerëson këtë trajnim me instruktorët amerikanë, tepër të vlefshëm për rritjen profe-sionale të efektivit që ai drejton. Sipas tij gama e temave të trajtuara deri tani përfshijnë një spektër të gjerë dhe të thellë njohurish, tepër të domosdoshme për çdo pjestar të kompanisë së kimisë duke nisur nga oficerat e deri tek ushtarët.

Në datat 2-3 mars, në ambientet e palestrës së Forcës Tokësore, u zhvillua kampionati i ping-pongut në

rang Force, me pjesëmarrjen e ekipeve përfaqësuese të reparteve të vartësisë së FT.Ky kampionat, u zhvillua në zbatim të matricës së aktiviteteve sportive të Forcës Tokësore, për vitin 2016. Ekipet vinin në këtë aktivitet, pas përzgjedhjes shumë të mirë që ishte bërë në repartet respektive, pas zhvillimit të mini kampionateve në rang reparti.Pjesëmarrësit në këtë aktivitet sportiv, u karakterizuan nga shpirti i garës dhe disiplina e fortë sportive.Ajo që binte në sy ndryshe nga vitet e tjera, ishte pjesëmarrja dhe përfaqësimi nga të gjitha repartet edhe me ekipe femrash, çka tregon edhe një herë rrugën e mirë në të cilën po ecën Forca Tokësore përsa i takon barazisë gjinore.Në përfundim të kampionatit, u organizua ceremonia për ndarjen e çmimeve për fituesit.Ceremoninë e nderoi me pjesëmarrjen e tij, një ekip nga Shtabi i Forcës Tokësore i kryesuar nga Shefi i Shtabit të kësaj njësie kolonel Arben Toska, Shefi i BCU-së kolonel Hysni Gjergji, si dhe spe-cialisti i Degës së Operacioneve n/kolonel Behar Mara.Duke i përshëndetur pjesëmarrësit në emër të Koman-dantit të Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani,

kolonel Toska shfrytëzoi rastit për t’i falenderuar për vlerat dhe shpirtin e garës së treguar në këtë kampionat ping-pongu. Më tej ai theksoi rëndësinë dhe vlerat që kanë aktivitete të tilla sportive,jo vetëm për ruajtjen e një kondicioni sa më të mirë fizik, por edhe për rritjen e frymës së kolektivitetit midis gjithë ushtarakëve.Ceremonia vazhdoi me ndarjen e çmimeve për fituesit.Në klasifikimin e përgjithshëm ekipor u renditën si më poshtë:• Në vendin e parë u rendit ekipi i Repartit Ushtarak Nr. 1030• Në vendin e dytë u rendit ekipi i Repartit Ushtarak Nr. 1040

• Në vendin e tretë u rendit ekipi i Repartit Ushtarak Nr. 1050

Në klasifikimin individual për meshkuj u renditën si më poshtë:• Në vendin e parë u rendit N/Tetar Arbër Dalliu, Reparti Ushtarak Nr.1040• Në vendin e dytë u rendit N/Tetar Anastas Kule, R e p a r t i Ushtarak Nr.1030• Në vendin e tretë u rendit Tetar Arsen Çorapi, R e p a r t i Ushtarak Nr.1050

Në klasifikimin individual për femra u renditën si më poshtë:• Në vendin e parë u rendit N/Tetar Sone l a Muço, Reparti Ushtarak Nr.1030• Në vendin e dytë u rendit Tetar Ermelinda Dhamo, Reparti Ushtarak Nr.1050• Në vendin e tretë u rendit N/Toger Griselda Hysi, Reparti Ushtarak Nr. 1060Kampionati i pingpongut në rang Force i paraprin atij në rang Forcash të Armatosura. Do të jenë pikërisht sportistët më të mirë të kësaj disipline ata që do përbëjnë berthamën e ekipit të Forcës Tokësore.Nga ana e Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes dhe nga Dega e BCU-së ishin marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm sportiv.

Kampionati i ping-pongut në Forcën TokësoreNë KOmANDëN e FOrcëS TOKëSOre

VlerëSoheT InTereSImI I PjeSëmarrëSVe

Amerikanët: Trajtimi i mbetjeve dhe ndotjeve kimike

Marrin pjesë përfaqësues nga Forcat e Armatosura, ministria e Shëndetësisë, Policia e Shtetit, Dogana, DPEC si PMNZH

zyrtare

Ndërkohë që komandanti i togës së II-të të përpunimit, të kompanisë së MADM, toger Edison Veliko i cili zotëron edhe një diplomë universitare në fushën e Bio-Kimisë, e vë theksin te aspekti praktik i këtij trajnimi. Ai mendon se aspekti teorik i trajtesave që bëhen përsa i takon procedurave standarte që ndiqen gjatë procesit të çn-dotjes në rastet e Emergjencave Civile,

apo të konflikteve të armatosura, janë tëpër të domosdoshme, por praktikimi konkretisht në terrene të improvizuara sipas skenarëve të përgatitur, si dhe përdorimi praktik i aparaturave janë ato që ngelen përfundimisht në mendjen e çdo efektivi të togës që ai drejton.

Instruktorët amerikanë nga ana e tyre vleresojnë shumë kuriozitetin dhe interesin e pjesëmarrësve në këtë

trajnim, pa harruar të përmendin edhe seriozitetin me të cilin ata paraqiten çdo ditë në leksione. Ata nuk lenë pa permendur edhe njohuritë e mira që zotërojnë efektivat ushtarakë të KMADM.

Gjatë kursit të „Sistemeve të Dekontaminimit Masiv”, kursantët kanë patur rastin të njihen dhe të më-sojnë praktikisht përdorimin e apara-

turave të fjalës së fundit të shkencës, në lidhje me MADM. Pas çertifikimit të këtij grupi, këto pajisje dhe aparatura kryesisht ç’ndotëse, do të jenë pjesë e tabelës së organizimit të pajisjeve të kompanisë së MADM të repartit të mbeshtetjes me luftim të Forcës Tokësore.

Nga Kapiten Ervin HODO

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet sportiv, u karakterizuan nga shpirti i garës dhe

disiplina e fortë sportive.Ajo që binte në sy ndryshe nga vitet e tjera, ishte pjesëmarrja dhe përfaqësimi nga të gjitha repartet edhe me ekipe femrash, çka tregon edhe një herë

rrugën e mirë në të cilën po ecën Forca Tokësore përsa i takon barazisë gjinore.

Page 7: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 2016 7speciale

Duke shprehur vlerësime të larta, për punën e

bërë prej studentëve të KLO-së, tashmë ata janë

në gjendje, që të marrin dhe të zhvillojnë “ese”

dhe tema të tilla, gjë që është pozitive për vet FA.

Pasqyrimi i këtyre punimeve në faqet e gazetës

“Ushtria”, është një dukuri e re dhe një përvojë

që duhet çuar më tej. Nëpërmet këtyre puni-

meve studentët afirmojë punën e bërë, por dhe

shikojë se studime dhe balafaqime të tilla janë të

domosdoshme. Ata nëpërmjet tyre morën dhe një

kulturë të të shkruarit në mënyrë shkencore dhe

të një gjuhe të pastër.

Duke filluar nga data 6 nëntor 2015 dhe deri në këtë numër të saj, gazeta “Ushtria” në mënyrë të

vijushme, ka prezantuar pjesë të puni-meve si ese dhe tema të studentëve të Kursit të Lartë të Oficerit (KLO). Men-dimi im si pedagog, por dhe i opinionit të gjerë ushtarak dhe civil ishte, se këto punime paraqitën në mënyrë cilësore dhe shkencore, përgatitjet e tyre për përvetësimin e lëndës në nivel sa më të lartë. Të gjithë studentët trajtuan tema të cilat lidheshin me natyrën dhe tërë përmbajtjen që ka kjo lëndë, si të luftës dhe të strategjisë, të historisë ushtarake, por dhe të filozofisë dhe të natyrës së marrëdhënieve ndërkombëtare.

Trajtimi i temave të tilla kërkonte studime të thelluara prej studentëve, të cilët, me seriozitet, me studim dhe me shfytëzim të literaturës së re, arritën të prezantohen denjësisht para peda-gogëve të tyre, por dhe para lexuesit të shumtë ushtarak dhe civil. Temat ishin të natyrave të ndryshme dhe konkrete si: rreth çështjes së luftës; kombe në luftë; shkaqe të luftës; këndvështrimi historik për konfliktin në Kosovë, 1999; përdorimi i teknologjisë së avancuar në luftë; fuqia luftarake si-pas Klauzeviçit dhe pasqyrimi i saj në doktrinat e NATO-s; lëvizja kombëtare gjatë Luftës së Parë Botërore; Tomas Shellingi, themeluesi i strategjisë amerikane të detyrimit; çështje të strat-egjisë dhe të komandimit në Betejën e Berlinit; periudha e rezistencës në Ko-sovë midis viteve 1981-1999; zhvillimi teknologjisë dhe ndryshimet në strat-egjinë e Luftës së Parë Botërore; teoritë e Mahan dhe Corbett parë në këndvësh-trimin strategjik; Lufta e Ftohtë dhe Shqipëria; mësime e Klauzeviçt në luftë dhe Analiza e strategjisë amerikane në Vietnam.

Qëllimi i lëndës “Teori të Luftës dhe Strategjisë” (TLS) është përgatitja e drejtuesve të lartë ushtarakë që të thellojnë me tej njohuritë në teoritë evoluese të luftës, si edhe të vlerësojnë bashkëpunimin ndërmjet fenomenit luftë dhe sistemit kompleks ndërkom-bëtare, njëkohësisht të përgatisë drej-tues që të jenë të aftë të konceptojnë, formulojnë, analizojnë e vlerësojnë strategjitë për arritjen e objektivave të sigurisë e mbrojtjes kombëtare.

Në përfundim të lëndës studentët arritën në realizimin e përvetësimin e objektiva të tilla si vlerësimi i natyrën së luftës, karakterin e saj evolues; analizë të natyrës dhe dimensionet të teorive duke u fokusuar në ato kombëtare dhe ushtarake; sintetizimin e procesit të mendimit strategjik; vlerësimin e mar-rëdhëniet midis teorisë së luftës dhe zbatimit të Strategjisë Ushtarake, si dhe analizojnë perspektivat e luftës të lidhur ngushtë me strategjinë

Lënda synon që studenti në përfunim të modulit të saj të jetë i aftë të përgjigjet dhe të diskutojë në seminare, por dhe në trajtime teorike si ese, tema, diskutime dhe ballafaqime me probleme të tilla si historia ushtarake, drejtimet kryesore të evoluimit të saj, çfarë është strategjia, raportet e historisë me strategjinë dhe si

formulohet dhe vlerësohet lufta etj.Në lëndë trajtohen dhe karakteristika

të sistemit ndërkombëtar, ku merren në konsideratë mjaft nga strategët ushtarakë, analizohet gjerësisht lufta, pse ndodh, si kryhet, kufizimet dhe forca që tentojnë të zgjatin luftën. Trajtohen edhe probleme si fitohet lufta, çfarë është fitorja, kur arrihet ajo dhe e ardhmja e luftës dhe e strategjisë.

Moduli për “Teori të Luftës dhe Strategjisë” (TLS), studentëve ju jep bazat kryesore për diskutime profesionale pjesëmarrësve duke gjeneruar gjuhën e përgjithshme, e duke të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre. Nëpërmjet temave sigurohen rrugët dhe mënyrat e të menduarit për çështjet përkatëse, si dhe u jep alternativa e sugjerime për zgjidhjen e problemeve. Dihet se teoritë e mira nuk janë dogma, përkundrazi ato lejonë dhe inkurajojnë debatin. Por, kur një teori e caktuar nuk shpjegon ose nuk i përshtatet fenomenit atëherë është nevoja për një teori të re për të zëvendësuar atë. Kështu studentët si kuadrot profesionist dhe spe-cialist për sigurinë e mbrojtjen kombëtare duke përvetësuar dhe mbështetur në teoritë e luftës, përgatiten për të qenë më

racionalë në nivelet e larta të hierarkisë në detyrat që do të marrin me mbarimin e kursit.

Moduli ju ka shërbyer studentëve ushtarakë për të afruar një mënyrë të menduari dhe të vepruari për luftën. Ata kanë arritur të kuptojnë dhe të shpjegojnë se lufta dhe strategjia janë marrëdhënie midis tre elementeve: objektivit, mënyrës dhe burimeve. Nëse këta tre elemente janë në proporcion të rregullt, atëherë lufta dhe strategjia është e ballancuar, por kur këta elemente nuk janë të ballancuar strategjia është në rrezik. Strategjistët duhet të vlerësojnë elementet për të vendosur mbi mundësinë e zbatimit të saj.

Organizimi i leksioneve, studimit, seminareve dhe debateve rreth prob-lemeve të tilla si strategjia, lufta dhe sistemi ndërkombëtar, u dha mundësi studentëve të KLO-së të marrin njohu-ritë bazë për marrëdhëniet ndërkom-bëtare dhe teorinë shkencore politike për vlerësimin e sistemit të sotëm ndërkombëtar. Ai prezanton mënyra dhe mjete analitike të përgjithshme si realizmi, idealizmi dhe shkon më tej me interpetin e koncepteve kryesore të interesave, fuqisë, luftës dhe strat-

egjisë. Pastaj shpjegon ç’është shteti, konceptet e interesave e vlerave me theks tek interest kombëtarë, se cilat janë ato dhe si është intensiteti i tyre. Kështu, studentët morën njohuri dhe e përvetësuan modulin, duke u përqën-druar në rolin që ka lufta në sistemin ndërkombëtar, si dhe se ç’është lufta dhe përse ndodhin ato. Në përfundim studentët kenë përvetësuar koncepet

bazë, si dhe u familjarizuar me teorinë e luftës dhe teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Tema të tjera që trajtojnë natyrën e luftës dhe strategjia, ku flitet për teoritë, natyrën dhe karakteristikat e luftës në përgjithësi dhe më me detaje shqyrton konceptet që ndryshojnë, moderojnë ose kufizjnë natyrën e luftës dhe strategjisë. Në mënyrë specifike studentët njohën dhe përvetësuan çështjet ligjore dhe etike, të politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare, formimi i koalicioneve, koncepti i luftës së kufizuar, si dhe ndi-kimi në natyrën e luftës dhe të kufizime strategjike etj.

Më tej në modulin “Teori të Luftës dhe Strategjisë” (TLS), u trajtuan dhe tema që flasin për mënyrën se si të përdoret fuqia ushtarake në nivelin strategjik dhe në nivelin operativ. Në vazhdimësi të temave paraqiten teoritë e përdorimit të Forcave Tokësore, Ajrore, Detare, nukleare, si dhe kryengritjet e rebelime luftarake. Nëpërmjet shembu-jve të shumtë të historisë për të ilustruar konceptet përkatëse, studentët në fund të lëndës u familjarizuar me konceptet e luftimit dhe janë në gjendje ti analizojnë e vlerësojnë këto koncepte të aplikuara në të shkuarën, si dhe në të ardhmen e operacioneve ushtarake. Përfundimi i konfliktit dhe e ardhmja shtrojnë çështje komplekse të shndërrimit të fitores në luftë në një fitore politike, duke shqyrtuar dhe efektet e revolucionit në çështjet ushtarake. Lënda përfundon me shqyrtimin e perspektivës së luftës dhe të strategjisë.

Duke shprehur vlerësime të larta, për punën e bërë prej studentëve të KLO-së, tashmë ata janë në gjendje, që të marrin dhe të zhvillojnë “ese” dhe tema të tilla, gjë që është pozitive për vet FA. Pasqyrimi i këtyre punimeve në faqet e gazetës “Ushtria”, është një dukuri e re dhe një përvojë që duhet çuar më tej. Nëpërmet këtyre punimeve studentët afirmojë punën e bërë, por

dhe shikojë se studime dhe balafaqime të tilla janë të do-mosdoshme. Ata nëpërmjet tyre morën dhe një kulturë të të shkruarit në mënyrë shkencore dhe të një gjuhe të pastër. Punime të tilla janë një ndihmesë për procesin mësimor, ato dhe mund të publikohen nga Akademia e Forcave të Armatosura, si përvojë dhe kulturë për brezat që do të studiojnë në këto auditore. Duke shpre-hur falënderimin për stafin e gazetës “Ushtria”, të cilët mundësuar botimin e tyre, shpresoj që rubrika të tilla do jenë të vijueshme, në shtypin ushtarak.

Prof. asoc. dr. Bernard Zotaj

Në faqet e gazetës, “Teori të Luftës dhe Strategjisë”

Përfundime rreth rubrikës “Flasin studentët e Kursit të Lartë të Oficerit në AFA”

Page 8: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 20168 nato

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Sek-retari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mirëpriti vendet aleate dhe partnere në një “Barbershop

Conference” mbi barazinë gjinore në Shtabin e NATO-s më 8 mars 2016. Organizuar nga Islanda dhe Kanadaja, dhe nën kujdesjen e ambasado-ries Marriet Schuurman, Përfaqësues Special i NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Konfer-enca kishte për qëllim për të larguar stereotipet gjinore dhe për të inkurajuar pjesëmarrësit që të flisnin lirshëm, për të punuar në drejtim të barazisë gjinore. Sekretari i Përgjithshëm theksoi se “barazia gjinore nuk është fakultative, është themelore”, dhe paraqiti tri arsye pse barazia gjinore është një çështje e rëndësishme në NATO dhe në të gjitha ushtritë. Së pari, ai theksoi se NATO është një organizatë e bazuar në vlera dhe asnjëra prej vlerave themelore të Aleancës, lirisë individuale, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, nuk arrihen pa barazi. Së dyti, ai vuri në dukje se është më e rrezikshme të jesh grua se sa ushtar në zonat e konfliktit, i cili frymëzoi miratimin fillestar të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Në qoftë se duam që paqja të jetë e qëndrueshme, ne nuk mund të injorojmë gjysmën e popullsisë”, tha Sekretari i Përgjithshëm.

Së treti, Stoltenberg theksoi se diversiteti i jep forcën, efikasitetin, dhe lejon NATO-n për të rekrutuar më të mirët dhe më të zgjuarit. “Ne kemi mësuar në Afganistan dhe në Ballkan që me integrimin e përkatësisë gjinore në operacionet tona, ne kemi bërë një ndryshim të prekshëm në jetën e grave dhe fëmijëve”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Ai theksoi se NATO është krenare për të dhënat e saj në perspektivën gjinore në kuadër të punës së saj praktike: në planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve dhe misioneve, për të zbatuar udhëzimet e reja në eliminimin e dhunës me bazë gjinore.Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu theksoi se gjinia është një parim kyç i NATO-s i Iniciativës për Ndërtimin e Kapac-iteteve të Mbrojtjes dhe se aleatët tashmë janë duke punuar me Jordaninë në trajnime gjinore për forcat e tyre të armatosura. Ndërsa Aleanca ka prioritet në këtë drejtim, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se duhet të bëjë më shumë, sidomos kur bëhet fjalë për rritjen e numrit të grave në pozita të larta drejtuese në NATO. Duke vlerësuar rëndësinë e barazisë gjinore, Stoltenberg theksoi se “kjo bisedë nuk duhet të kufizohet në raste të veçanta. Ne duhet ta bëjmë këtë çdo ditë, dhe të veprojmë çdo ditë”.

Gratë, paqja dhe siguria NATO dhe partnerët e saj kanë marrë masa

për të promovuar rolin e grave në paqe dhe siguri. Kjo tregon angazhimin e tyre për të mbështetur zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (RKSKB) 1325 dhe Re-zolutat e lidhura (1820, 1888 1889, 1960 2106, 2122 dhe 2422). Këto Rezolutat njohin ndikimin e pabarabartë që lufta dhe konflikti kanë në gratë dhe fëmijët dhe nxjerrin në pah faktin se histo-rikisht gratë janë lënë jashtë proceseve të paqes dhe përpjekjeve të stabilizimit. Ato bëjnë thirrje

për pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë të grave në të gjitha nivelet duke filluar nga parandalimi i konfliktit, rindërtimi pas konfliktit, paqa dhe siguria. Ato bëjnë thirrje për parandalimin e dhu-nës seksuale dhe përgjegjësisë për t’i dhënë fund mosndëshkimit të incidenteve të dhunës seksuale në konflikt. Së bashku, këto rezoluta formojnë gratë, paqen dhe rendin e ditës të Sigurimit.

NATO dhe partnerët e saj janë të angazhuar për heqjen e pengesave për pjesëmarrjen e grave në parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe në ndërtimin e paqes, dhe për të zvogëluar rrezikun e dhunës dhe të konfliktit të lidhura me bazë gjinore. Aleatët dhe partnerët në Këshillin e Partneritetit Euro-Atlantik (EAPC) të NATO-s filluan punën në këtë fushë në vitin 2007 me miratimin e një politike të veçantë për të mbështetur zbatimin e Rezolutës 1325. Gjatë viteve, politika është përditësuar, planet e veprimit kanë forcuar zbatimin dhe vendet me shume part-nere nga e gjithë bota kanë bërë përpjekje lidhur me këtë. Në Samitin e Uellsit në 2014, udhëheqësit e Aleancës pranuan se integrimi i perspektivës gjinore në të gjitha detyrat themelore kryesore të NATO-s (dmth mbrojtjes kolektive, menax-himin e krizave dhe sigurinë bashkëpunuese) kontribuojnë për një NATO më moderne. Gjinia është një fokus i rëndësishëm i bashkëpunimit të NATO-s me organizata të tjera ndërkombëtare, në veçanti të Kombet e Bashkuara dhe shoqërinë civile. NATO gjithashtu ndërmerr veprime në kuadër të organizimit të saj dhe strukturave për të promovuar barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka caktuar një Përfaqësues Special për të shërbyer si pikë qendrore nivelit të lartë në të gjitha aspektet e kontributeve të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Axhendën e Sigurimit.

Balanca gjinore dhe diversiteti në NATONATO jep mundësi të barabarta punësimi

për të vlerësuar të gjithë individët. Përpjekjet për

balancën gjinore dhe diversitetin janë integruar në politikat dhe praktikat në Shtabin e NATO-s (HQ) që nga viti 2002. Ato synojnë trajtimin e çështjeve të tilla si çekuilibër në gjininë, moshën dhe për-faqësimin kombëtar në Sekretariatin Ndërkom-bëtar (IS) të NATO-s. Një pamje e përgjithshme e njohjes së diversitetit do të thotë respektim dhe vlerësim i atyre që janë të ndryshëm nga vetja. Sot, ka rreth 1.200 civilë anëtarë në selinë e NATO-s. Të tjerë civilë shërbejnë në Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar (IMS), që veprojnë nën Rregulloret Civile të personelit, të cilat ofrojnë atë që do të tra-jtojnë anëtarët e stafit kolegët e tyre dhe të tjerët, me të cilët ata do të jenë në kontakt gjatë kryerjes së detyrave të tyre, me respekt dhe mirësjellje në çdo kohë. Ata nuk do të diskriminojnë në bazë të gjinisë, racës apo origjinës etnike, fesë ose besimit, paaftësisë, moshës apo orientimit seksual. Parimet dhe prioritetet e gjinisë dhe diversitetit në selinë e NATO-s, shënuan fillesën e tyre në vitin 2012. Gjatë Samitit të Pragës në nëntor të vitit 2002, vendet anëtare ngarkuan IS për të formuar një Task Force që do të rekomandonte Këshillin për mënyrat e përmirësimit të balancës gjinore dhe diversitetin në NATO dhe të punonjësve civile IMS. Nën drejtimin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm, Task Forca ka filluar punën në shkurt të vitit 2003. Raporti i parë propozoi një Plan Veprimi, i cili u vërejt nga ministrat e Jashtëm më 2 qershor 2003. Në konsultim me delegacionet kombëtare, IS dhe IMS, Task Forca përcakton katër parime udhëzuese aktive duke ndjekur një politikë të diversitetit në selinë e NATO-s që janë; Sigurim i drejtësisë në rekrutimin dhe promovim që do të thotë sigurimi i cilësisë së lartë të personelit të NATO-s; Respektimin e diversitetin e të gjithë anëtarëve të Aleancës; dhe Duke rënë dakord vetëm për të caktuar objektivat dhe metodat e përdorimit që mishërojnë një nxitje të pranueshme. Prandaj, Task Forca rekomandon një qasje pragmatike të qëllimeve të arritshme. Ajo u përqëndrua në çështjet e diversitetit që mund

të përcaktohen në mënyrë objektive dhe filloi punën e saj duke adresuar çështjen e balancës gjinore. Ajo ra dakord me kuotat që u vendosën nga rekrutimi në NATO të bazuara në merita, dhe propo-zoi këto objektiva: Për të rritur numrin e përgjithshëm të femrave të punësuara në IS; Për të rritur numrin e përgjithshëm të femrave që aplikojnë (veçanërisht pozicionet e klasë A dhe C); Për të rritur numrin e përgjithshëm të grave në poste drejtuese. Për të mbështetur vendimet e lartpërmendura, NATO miratoi një poli-tikë të gjerë të Shanseve të Barabarta dhe diversitetit në vitin 2003, të zbatueshme për IS dhe personelin civil në IMS, si dhe për civilët në të gjitha organet dhe agjencitë e NATO-s. Raportet vjetore të progresit dhe Raportet e monitorimit janë prodhuar për të përshkruar arritjet dhe tendencat dhe për të vënë përpara rekomandime. Për shembull disa nga të dhënat e raportuar më 30 janar të vitit 2012, tregojnë se nga 1178 persona që shërbenin në NATO, 37.2%, prej tyre ishin femra. Personeli femër përfaqësonte 31% të stafit të klasës A dhe 22.5% të menaxhmentit të lartë në NATO. Në numërin e personelit civil në IMS, 43.9% ishin femra.

Në lidhje me Integrimin e diversitetit janë zbatuar dhe vazhdojnë të përbëjnë një prioritet për shërbimet e NATO-s një seri e nismave praktike. Shërbimet organizative të Zhvillimit dhe Rekrutimit në NATO shqyrtojnë të gjitha përshkrimet e punës dhe konkurset në mënyrë që të sigurohet neutralitet gjinore në formulimin e tyre. Përveç kësaj, për postet e larta në klasën A.5 dhe më lart, mund të përdoren një qendër vlerësimi i jashtëm, e cila garanton një nivel shtesë të vlerësimit profesional kulturës-neutrale, në përputhje me parimet e rekrutimit në bazë të meritave të NATO-s. Shërbimet e menaxhimit punojnë vazhdimisht në zhvilliminin profesional të personelit dhe të burimeve njerëzore në NATO dhe ofrojnë mundësi të veçanta trajnimi për gratë, si dhe aktivitete ndërgjegjësuese për të gjithë IS. Ekipi i Personelit në shërbimet mbështetëse është përgjegjës për mirëqenien e përgjithshme të IS të NATO-s, shëndetin dhe mënyrën e jetesës të ekuilibruar që janë prioriteti i tyre. Në vitin 2004 u themelua Programi Internship i NATO-s, duke lejuar të diplomuarit e rinj të behen pjesë e per-sonelit në selinë e NATO-s, me pjesën e tyre të diversitetit dhe entuziazmin. Suksesi i programit udhëhoqi, në vitin 2009, shtrirjen e tij në të gjitha organet dhe agjencitë e NATO-s.

Duke pasur parasysh trendet aktuale de-mografike në vendet anëtare të NATO-s, si dhe numrin e madh të institucioneve private dhe pub-like, është e rëndësishme përzgjedhja e kandidatëve cilësorë që konkurojnë për tu pozicionuar. I pari Plani i Veprimit që mbulon periudhën 2007-2010 identifikoi tre objektiva: të krijojë dhe mirëmbajë një Kornizë të Shumëllojshmërisë dhe Politikave të NATO-s; për të përmirësuar mjedisin e punës të NATO-s; dhe për të promovuar dhe për të përmirë-suar imazhin e NATO-s. Për secilin prej këtyre objektivave, janë vendosur objektivat vjetore në kuadër të Planit të Veprimit dhe janë monitoruar çdo vit zhvillimet e raportet e progresit.

MiMoZa GoliKja

Dita ndërkombëtare të Gruas, naTo do të çojë përpara barazinë gjinore

Barazia gjinore nuk është fakultative, është themelore

Stoltenberg: Në qoftë se duam që paqja të jetë e qëndrueshme, ne nuk mund të injorojmë gjysmën e popullsisë

Page 9: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 2016 9nato

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri turk Ahmet Davutollu u zhvilluan një takim më 7 mars 2016, për të diskutuar konfliktin

dhe destabilitetin në kufijtë jugorë të NATO-s. Stoltenberg falënderoi Turqinë për përpjekjet e saj për trajtimin aktual të krizës së refug-jatëve dhe emigrantëve dhe theksoi se NATO qëndron në solidaritet me Turqinë. Sekretari i Përgjithshëm theksoi se Turqia bujarisht po pret më shumë se dy milion e gjysmë refugjatë dhe është “duke mbajtur barrën më të madhe të krizës së refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë, që prej Luftës së Dytë Botërore”. Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin e Turqisë për vendosjen e mbikqyrjes të NATO-s në Detin Egje. Anijet e NATO-s janë duke mbledhur informacione dhe kryerjen e monitorimit për të mbështetur Turqinë, Greqinë dhe agjencinë e kufirit Frontex të BE-së në përpjekjet e tyre për të trajtuar trafikimin njerëzor dhe rrjetet kriminale. “Gjatë fundjavës, ne kemi vendosur të shtojmë përpjekjet tona dhe mbështetjen tonë për të ndihmuar përpjekjet ndërkombëtare në për t’u marrë me krizën. Ne jemi duke zgjeruar fushën e veprimtarisë në ujërat territoriale të Turqisë dhe Greqisë, në bashkëpunim të ngushtë me të dy aleatët. Pra, NATO ka filluar aktiv-itetet në ujërat territoriale. Ne kemi zgjeruar bashkëpunimin me Frontex agjencinë kufitare të BE-së. Ne jemi duke zgjeruar numrin e anijeve në vendosjen tonë”, tha Sekretari i Përgjithshëm në takimin e përbashkët për shtyp me kryeministrin Davutollu. Stoltenberg shpjegoi se Komanda Detare e NATO-s ka shkëmbyer informacione me Frontex. “Kjo do të na lejojë të shkëmbejmë ndërlidhe zyrtare dhe për të ndarë informacione në kohë reale. Në mënyrë që Frontex, ashtu si Greqia dhe Turqia, mund të marrin masa edhe më efektive. Ky është një shembull i madh se si NATO dhe Bashkimi Evropian mund të punojnë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Gjatë takimit të tij me Kryeministrin Davutollu, Sekretari i Përgjith-shëm gjithashtu diskutoi situatën në Siri. Si pjesë e mbështetjes së NATO-s për të ndihmuar krizën e refugjatëve dhe emigrantëve, aleatët kanë vendosur të intensifikojnë inteligjencën, mbikëqyrjen dhe monitorimin përgjatë kufirit turko-sirian. “Kjo do të plotësojë masat e sigu-rimit për Turqinë që kemi vendosur vitin e ka-luar, duke përfshirë më shumë praninë AËACS

Në takimin e tij me kryeministrin rumun Dacian Ciolos më 8 mars 2016, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

falenderoi Rumaninë për kontributin e saj për sigurinë e aleatëve. Stoltenberg tha se Rumania është “një anëtar shumë i çmuar i Aleancës sonë”, ai theksoi se NATO mbështetet tek Rumania dhe Rumania mund të mbështetet në NATO. Sekretari i Përgjithshëm përgëzoi Rumaninë për pjesëmarrjen e saj në misionet e drejtuara nga NATO në Afganistan dhe Kosovë, kontributet e saj për sigurinë e Detit të Zi, si dhe mbështetjen e saj të fortë politike të partnerëve të NATO-s si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Ai gjithashtu falenderoi Rumaninë për mbajtjen e aseteve të rëndësishme të NATO-s, duke përfshirë edhe Divizionin Shumëkombësh Juglindor, një Njësi të Integrimit të Forcave të NATO-s në Bukuresht, dhe një pjesë të rëndësishme e sistemit të mbrojtjes raketore e NATO-s në Deveselu. Stoltenberg përshëndeti gjithashtu angazhimin e Rumanisë për të rritur shpen-zimet e mbrojtjes në 2% të GDP-së, në përputhje me udhëzimet e NATO-s. Në bisedimet e tyre, kryeministri Ciolos dhe Sekretari i Përgjithshëm drejtuan çështjet kyçe në axhendën e NATO-s në prag të Samitit të Varshavës, si dhe përgjigjen e NATO-s ndaj sfidave më të mëdha të sigurisë që prej një gjenerate. “Një NATO e fortë është

garancia më e mirë për sigurinë në Evropë”, tha Sekretari i Përgjith-shëm. Ky është “çelësi për Aleancën tonë ndërsa ne iu përgjigjemi sfidave të sigurisë në një botë të ndryshuar” tha gjaatë konferencës së përbashkët për shtyp Jens Stoltenberg me kryeministrin rumun, “ku ne të gjithë përballemi me një mjedis të ri dhe të ndryshuar të sigurisë”. Stoltenberg tha se “Ne kemi rritur gatishmërinë e forcave tona. Ne kemi rritur praninë tonë në pjesën lindore të Aleancës”. Ai tha se prezenca e NATO-s është “më e fortë duke u përgatitur për Samitin tonë në Varshavë në korrik”. NATO është duke punuar gjithashtu më afër se kurrë me Bashkimin Evropian, “Në mbështetje të përgjigjes së krizës ndaj emigrimit dhe krizës së refugjatëve. Në tra-jtimin e kërcënimeve hibride”. Një NATO e fortë “është edhe baza më e mirë për dialog me Rusinë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, “Ne nuk kërkojmë konfrontim. Në të kundërtën, ne jemi duke punuar për të rivendosur parashikueshmëri në marrëdhëniet tona me Rusinë dhe transparencën lidhur me aktivitetet ushtarake. Nuk ka asnjë kontradiktë ndërmjet mbrojtje të fortë dhe dialogun me Rusinë”. Ai tha se “Ne kemi nevojë për të dyja, më shumë mbrojtje dhe më shumë dialog. Kjo është edhe më e rëndësishme kur kohët janë të aq e vështirë sa ato janë tani. Pra, NATO është përshtatur me sfidat e gjera dhe komplekse”.

një nato e fortë garanci më e mirë për sigurinë në evropë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshëndet Rumaninë për kontributin e saj në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i naTo-s, Stoltenberg dhe kryeministri turk Davutollu, diskutojnë sfidat e sigurisë në kufijtë jugorë të naTo-s

NATO qëndron në solidaritet me TurqinëTurqia bujarisht po pret më shumë se dy milion e gjysmë refugjatë dhe po mban barrën më të madhe

të krizës së refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë, që prej Luftës së Dytë Botërore

dhe një rritje detare”, tha Stoltenberg. Ai shtoi se NATO do të vazhdojë për të shtuar mbrojtjen ajrore të Turqisë. Sekretari i Përgjithshëm theksoi se armëpushimi sirian mbetet baza më e mirë e mundshme për rinovimin e përpjekjeve për të arritur zgjidhje të negociuar dhe paqësore të krizës në Siri. Ai shtoi se NATO mbetet e shqetësuar nga vendosjet ushtarake ruse në Siri dhe Mesdheun lindor, “Aktiviteti ushtarak i Rusisë në rajon ka ushqyer krizën humanitare dhe shtyrë më shumë njerëz drejt kufijve të Turqisë. Ajo ka shkaktuar shkelje të hapësirës ajrore të NATO-s. Pra, më shumë se kurrë, është e rëndësishme për të parë qetë depërshkallëzimin dhe dialogun”. Stoltenberg tha se “Turqia qëndron me NATO-n dhe siguria jonë është e pandashme”.

NATO dhe Armenia të angazhuar për partneritet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua me ministrin e Jashtëm ar-men Eduard Nalbandian dhe ministrin e Mbrojtjes Armenian Seyran Ohanyan më 9 mars 2016, për bisedime mbi partneritetin midis Aleancës dhe Jerevanit. Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Ar-meninë për kontributin e saj në misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë.

Të dy ministrat u takuan edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut për shkëmbimin e pikëpamjeve në bashkëpunim të Armenisë me Aleancën dhe sigurinë rajonale. Sekretari i Përgjithshëm për-shëndeti angazhimin e Armenisë për Programin e Ndërtimit të Integritetit të NATO-s dhe zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Stoltenberg theksoi gjithashtu bashkëpunimin e

qëndrueshëm të Armenisë me NATO-n në fushat e re-formës së mbrojtjes, ndërveprimit të zgjeruar, reformën e arsimit të mbrojtjes dhe planifikimin e emergjencave civile. Armenia ka qenë një partner i NATO-s për më shumë se 20 vjet, zhvillimin e dialogut politik me aleatët dhe duke bashkëpunuar reformat institucionale me demokratike dhe të mbrojtjes.

Mimoza GOLIKJA

Page 10: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 201610 speciale

Në zbatim të planit të bash-këpunimit midis Forcave tona të Armatosura dhe Gardës Kombëtare të New

Jersey-it, një ekip i kësaj Garde i për-bërë nga zoti Chuck Appleby dhe N/Kolonele Viviene McNamara, nga data 8 deri më 11 mars 2016, po zhvillojnë një vizitë në Repartet kryesore të FA.

Qëllimi i kësaj vizite është njohja me gjendjen e infrastrukturës së reparteve dhe punën që bëhet nga efektivat e Forcave tona të Armatosura për mirmbajtjen e tyre mjedisore dhe procesin e menxhimit të mbetjeve. Më datën 8 mars, ushtarakët amerikanë, të shoqëruar nga toger Albion Tangu, specialist menaxhim furnizimi në Qendrën e Menaxhimit të materialeve dhe Laboratorit Qendror të FA, viz-ituan Komandën e Forcës Detare, ku u pritën nga Zv/Komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë Ad-nand Agastra, Shefi i Degës Opera-cionale të FD, Kapiten i Ragut të II-të Eduard Jeminaj dhe kuadro të shtabit të FD. Mbasi i uroi mirëseardhjen, Kapiten Agastra, fillimisht vlerësoi bashkëpunimin shumëvjecar të FA me Gardën Kombëtare të New Jersey-it si dhe ndihmën konkrete që ka përfituar Forca Detare nga ky bashkëpunim. Më pas Ai i njohu specialistët amerikanë me punën, strukturat dhe mjetet në dis-pozion të FD për mirmbajtjen e mjedisit dhe infrastrukturës jo vetëm në bazat e FD, por dhe mjedisin detar.

Ndërkohë personeli i Forcës De-tare gjatë vitit 2015, ka kryer disa operacione në ndihmë të komunitetit për pastrimin e mjedisit si në tokë dhe

Garda e New Jersey-it vizitonKomandën e Forcës Detare

në det, theksoi zoti Agastra. Specialistët amerikanë të mjedisit vlerësuan masat organizative dhe teknike që ka zbatuar Komanda dhe repartet e FD për ruajtjen

e mjedisit brenda kazermave dhe në teatrin detar.

Në vijim të vizitës në FD, spe-cialistët amerikanë të shoqëruar nga

Kapiten i Rangut të III-të Artan Malo, kordinator në shtabin e FD, vizituan vëndbazimin e Kepit të Palit ku u pritën nga Komandanti i Grupit të II-të Pa-

trullues të anijeve, Kapiten i Rangut të III-të Besnik Cami. Këtu kolegët amerikanë panë anijen antindotje “Rodoni”, të destinuar për operacionet në det si dhe u njohën me gjendjen e infrastrukturës së vendbazimit të Kepit të Palit dhe trajtimin e mbetjeve mjedisore. Gjithashtu ata vizituan dhe godinën e Komandës së këtij grupi ku u njohën më historikun 43 vjecar të bazës së Kepit të Palit dhe traditën e detarisë së popullit tonë në vite. Mbas largimit nga vëndbazimi i Kepit të Palit, specialistët amerikanë bënë një vizitë të shkurtër në qytetin e Durrësit ku u njohën me disa objekte muzeale të këtij qytetit të lashtë, por dhe me bukuritë dhe resurset turistike të lagjes së vjetër dhe bregdetit të tij.

Në zbatim të programit specialistët e Gardës së New Jersey-it, më datën 10 mars, në Qendrën e Menaxhimit të Materialeve dhe laboratorin Qendror të FA, do zhvillojnë seminarin me temë:-trajnimi i personelit të FA në Republikën e Shqipërisë, për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe mjedisit në FA, procedurat që ndiqen dhe procesi i menaxhimit të mbetjeve”. Në këtë seminar do marin pjesë specialistët e mjedisit nga cdo Forcë dhe personel nga struk-turat përkatëse të FA.

Shefqet Kërcelli

Pas mbledhjes së qeverise, të zhvilluar para dy ditesh, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi tha se është vendosur që

të falen borxhet për ish-ushtarakët. “Për plot 10 vjet, që nga viti 1999 në vitin 2009, ushtarakët në rezervë apo në lirim, janë trajtuar me pagesa kalimtare, pensione të parakohshme, apo përfitime të tjera suplementare. Por, në këtë hark kohor 10 vjeçar, ligjet kanë ndryshuar të paktën 4 herë dhe më pas janë kundërshtuar nga Gjykata Kushtetuese të cilat janë shfuqizuar nga kjo gjykatë. Për pasojë, 5425 ish ushtarakë, sot janë debitorë ndaj shtetit shqiptar”. Ministri Klosi ka thënë se “Qeveria e kaluar, jo vetëm nuk ofronte dinjitetin e nevojshme për këta burra e gra që kanë sakrifikuar për Shq-

ipërinë, por u kërkonte atyre borxhin, duke i mbajtur atyre para nga pensioni i tyre i përmuajshëm”. “Në vitin 2013, qeveria jonë, ka vazhduar ai, premtoi se do të zgjidhte hallin e këtyre ish ushtarakëve dhe sot kam kënaqësinë të njoftoj në emër të Këshillit të Ministrave që e mbajtëm premtimin duke miratuar projektligjin për faljen e detyrimeve që kanë ish ushtarakët në skemën e pensioneve suplementare”. “Në mbështetje të këtyre kërkesave, sot qeveria shqiptare do të falë 984 milionë lekë borxhe që ish ushtarakët u detyrohen shtetit shqiptar. Falë këtij projektligji, asnjë ish ushtaraku nuk do i mbahet më asnjë qindarkë nga pensioni i çdo muaji”, ka deklaruar Klosi.

Falen 984 milionë lekë “borxhet” të 5425 ish-ushtarakëveMinistri Blendi Klosi: “Falë këtij projektligji, asnjë ish ushtaraku nuk do i mbahet më asnjë qindarkë nga pensioni i çdo muaji”

Page 11: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 2016 11

Buljeviç: FSK është e rëndësishme për Kroacinë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Josip Buljeviç vizitë dy ditore në Kosovë

Kosovë

Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z.Haki Demolli priti në Prishtinë Min-

istrin e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, zotëri Josip Buljeviç i cili zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore, 7 dhe 8 mars në Kosovë.

Fillimisht të dy ministrat, Demolli dhe Buljeviç zhvilluan një takim kokë me kokë, në të cilin u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dyja vendeve, dy ministrive si dhe për gatishmërinë për intensifikimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen. Pastaj, ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Josip Buljeviç kryesuan delegacionet e tyre në një takim të zgje-ruar në të cilin u shpalos perspektiva e marrëdhënieve dy paleshe MFSK dhe MM së Kroacisë. Ministri Demolli, pasi i uroi ministrit Buljeviç detyrën e re të ministrit, i shprehu atij falënder-imin për angazhimin e Kroacisë dhe ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it, pastaj për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kroate po i japin si në aspektet e shkollimit, trajnimit dhe ngritjes profesionale të oficerëve, nënoficerëve dhe kadetëve të Forcës së Sigurisë, në shkollat, qendrat trajnuese dhe në Akademinë e Mbrojtjes kroate. Ministri i ministrisë për FSK, Haki Demolli gjatë takimit i shprehu ministrit kroat të Mbrojtjes, Buljeviç, përkushtimin e MFSK-së dhe Kosovës për ti vazhduar marrëd-hëniet miqësore me Kroacinë, duke e theksuar faktin se marrëdhëniet me Kroacinë janë krahas marrëdhënieve me Shqipërinë dhe janë në të njëjtin nivel, menjëherë pas marrëdhënieve me ShBA-në(Aiovën), Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Turqinë. Ministri Haki Demolli, gjithashtu gjatë takimit e informoj ministrin Buljeviç edhe mbi procesin e planifikuar të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura(FAK), pastaj ministri Demolli i kërkoi Atij, mbështetje dhe përkrahje për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në iniciativa ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes me theks në ‘’Adriatik 5’’, RACVIAC, e në organizma tjerë ndërkombëtarë, në të cilat Kosova ende nuk është anëtare apo edhe është me status vëzhguesi. Në fund, ministri Demolli u shpreh se Republika e Kosovës, Republika e Kroacisë si dhe disa shtete tjera mike në rajon mund të ndërtojnë një ,,mozaik’’ paqeje, bashkëpunimi dhe stabiliteti në këtë pjesë të Evropës, duke u shprehur se Kosova është shumë e përkushtuar në vazhdimësi për miqësi me shtetet në rajonin tonë.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes të Kroacisë, Josip Buljeviç u shpreh se vizita e tij e parë në Republikën e Ko-sovës, ka për qëllim të japë mesazhin se sa e rëndësishme është Kosova për Republikën e Kroacisë. Nga ana e tij, ministri Buljeviç tha se: “ura lidhëse me Kosovën janë pakica shqiptare që jeton në Kroaci e cila është mirë e in-

tegruar, pastaj kontributi i shqiptarëve në ditët më të vështira për Kroacinë si dhe historia jonë e përbashkët”. Ministri kroat i Mbrojtjes, Buljeviç tha gjithashtu se “Kroacia dhe Kosova nuk kanë çështje të hapura dhe se i vetmi interes’ i Kroacisë ndaj Kosovës është që ta shoh këtë vend mik stabil, ku bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdoi dhe fushat në të cilat mund të bashkëpunohet janë të pakufizuara”.

Ministri Buljeviç tha gjithashtu se “Kroacia e sheh Kosovën të integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe për këtë keni mbështetjen edhe të ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë dhe të shtetit të Kroacisë dhe kjo do të arrihet nëse Kroacia dhe Kosova do të punojnë për një strategji të përbashkët”.

Ministri Buljeviç u shpreh i gatshëm të mbështesë Republikën e Kosovës në qëllimin e saj, pra transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura si dhe premtoj mbështetje për hapjen e mundësive që Kosova të anëtarësohet në iniciativa rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë. Pas takimit, të dy ministrat Demolli dhe Buljeviç dhanë nga një deklaratë për media si dhe u përgjigjen në pyetjet e gazetarëve. “Qëllimi ynë është të krijojmë një mozaik të shteteve të Evropës Juglindore që i ushqejnë vlerat euroatlantike dhe këtu Kosovën e shohim si faktor të rëndësishëm. Sh-embulli i malit të Zi dhe përparimi i saj drejt NATO-së na gëzon. Do të doja që Kosova sa më shpejt dhe në mënyrë të suksesëshme. të ecë në këtë drejtim.

Do të keni mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë”, tha Buljeviq. Në fund, ministri kroat i Mbrojtjes tha se ““Unë kam qenë shpesh në Kosovë dhe sa herë që vijë shoh përparim, në gjitha sferat e jetës shoqërore. Shoh që përparimi i konsid-erueshëm është bërë edhe në Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ajo që unë mund të them në emër të Kroacisë është se, ne dëshirojmë që ky transformim i FSK-së në Forca të Armatosura të kryhet sa më shpejt dhe sa më suksesshëm. Mendoj se Forcat e Kosovës janë shumë kuali-tative dhe në këtë jemi bindur shumë herë, gjatë bashkëpunimit të ndërsjellë. Qëndrimi ynë është se, sa më parë që ndodh ky transformim aq më mirë do të jetë”, përfundoi ministri Buljeviq

Më pas, Ministri Demolli dhe delegacioni kroat në krye me ministrin Buljeviç vazhduan vizitën në Qen-drën për Studime Universitare(QSU) të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) për të parë nga afër kushtet dhe nivelin e përgatitjes që kjo qendër ofron për oficerët e ardhëm të FSK-së, të cilët shkollohen pranë QSU.-së. Kjo është vizita e parë e ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buljeviç në Kosovë. Vlen të theksohet se Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë kanë marrëdhënie shumë të mira dhe se këto marrëdhënie janë të zyrtarizuara edhe me Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive.

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Josip Buljevic është pritur edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga,, ku ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kroacisë për të vazhduar mbështetjen dhe për të thelluar bashkëpunimin me institucionet mbrojtjes dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës. Jahjaga e falënderoi ministrin Buljevic për ndi-hmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Kroacisë u ka dhënë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Ko-sova, me theks në bashkëpunimin që ka pasur ministria që ai drejton me Ministrinë e Forcës së Sigurisë, si dhe bashkëpunimin midis Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Josip Buljeviç, në ditën e parë të vizitës në Prishtinë, ka vizituar edhe Qendrën për Studime Universitare (QSU), të FSK-së.

Buljeviq në Kompleksin memorial “Adem jashari”

Demolli: manifestimi në kuadër të “epopesë së UÇK” ishte madhështor

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Josip Buljeviq, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, më 8 mars 2016, së bashku me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Haki Demolli vizituan Kom-pleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Fillimisht, ministri Buljeviq vendosi kurorë lulesh mbi varrin e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-së, Adem Jashari, si dhe bëri homazhe në varrezat e Familjes Jashari si dhe u shënua në Librin e kujtimeve në Muzeun historik, në Prekaz. Ministrin Buljeviq në emër të familjes Jashari u prit nga Murat Jashari, nip i Komandantit legjendar Adem Jashari. Ai, me shumë vëmendje përcolli shpjegimet që i jepeshin për çdo të rënë nga Murat Jashari, cili e shoqëroi delegacioni nga Kroacia gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në Prekaz. Delegacioni i ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë vizitoi Kullat-Muze të Jasharajve dhe

Kryetari i Këshillit organizativ për organizimin dhe mbarëvajtjen e manifestimeve të Epopesë së Ushtrisë Çlir-imtare të Kosovës, ministri i ministrisë për Forcën e Sig-urisë, Haki Demolli në takimin analizues të punës së Këshillit që ai drejtoi tha se manifestimet në Kuadër të Epopesë së UÇK-së ishin madhështore dhe se kaluan pa asnjë incident. Ministri Demolli, i cili udhëhoqi manifestimet e Epopesë së UÇK-së, për vitin 2016, të cilat u mbajtën nën patronatin e Kryeministrit Isa Mustafa dhe Qeverisë së Republikës së Kos-ovës, i falënderoj të gjithë anëtarët e këshillit organizativ, si: Forcën e Sigurisë, Policinë e Kosovës, Kuvendin Komunal të Skenderajt, artistët, mediet ndër ta edhe transmetuesin publik Radio Televizionin e Kosovës për transmetimin direkt të të gjitha aktiviteteve gjatë shënimit të 18 vjetorit të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari si dhe të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të rënë në Luftën e UÇK-së për çlirimin, liri dhe pavarësi të vendit tonë. Min-istri Haki Demolli dhe në përgjithësi Këshilli organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së, ka falënderuar në mënyrë të veçantë edhe Familjen Jashari si dhe të gjithë qytetarët e vendit për festimin masovik dhe dinjitoz të Epopesë së UÇK-së. Ky është viti i 16 që Manifestimi gjithë popullor ,,Epopeja e UÇK-së’’ mbahet në Kosovën e çliruar, si dhe 8 vjet në Kosovën, shtet sovran dhe i pavarur.

muzeun historik të Rezistencës së Jasharajve me në krye komandantin legjendar Adem Jashari. Ministri kroat me këtë rast foli për rezistencën çlirimtare të popullit kroat, sakrificat që ka bërë për liri, duke bërë krahasime me rezistencën e shqiptareve për liri dhe ndërtimin e shtetit të lirë dhe të pavarur.

Page 12: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 201612 rajon

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqe-donisë, Zoran Jolevski në kuadër të vizitës në

Republikën e Kroacisë u takua më 9 mars 2016 me homologun kroat, Josip Buljeviq. Gjatë takimit ministri Jolevs-ki theksoi se Maqedonia ka plotësuar kriteret për anëtarësim në NATO para Samitit të Bukureshtit në vitin 2008 dhe se Maqedonia meriton të bëhet pjesë e Aleancës. Dy ministrat ishin të një mendimi se integrimi i Maqedonisë, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi është tepër i rëndësishëm për stabi-litetin dhe prosperitetin e rajonit, por edhe të Evropës. Në takim gjithashtu u bisedua lidhur me lobimin e përbash-kët nga vendet e A5 para Samitit të NATO-s në Varshavë. Kroacia është mbështetëse e fuqishme e Republikës së Maqedonisë dhe do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen.

Gjatë vizitës në Republikën e Kroa-cisë ministri Jolevski u takua edhe me Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq. Gjatë këtij takimi Jolevski theksoi se Republika e Maqqedonisë qëndron fuqishëm prapa prioriteteve të saja të larta, e këto janë anëtarësimi në NATO dhe BE, dhe se integrimi i vendeve të rajonit do të kontribuojë në një situatë më stabile të sigurisë në Ballkan dhe më gjerë në Evropë. Presidentja e Kroacisë Kitaroviq shprehu kënaqësi për nivelin

dhe intensitetin e bashkëpunimit me Maqedoninë dhe theksoi se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. ‎U theksua se Kroacia vazdhimisht do të mbështesë fuqishëm aspiratat Euro-Atlantike të Maqedonisë. „Maqedonia me aktivitetet e saja gjatë përballjes me

Maqedonia dhe Izraeli kanë bashkëpunim të

shkëlqyer në fushën e Mbrojtjes, bashkëpunim ky

që duhet patjetër ta avancojmë dhe zhvillojmë edhe në të

ardhmen, konkluduan ministri i Mbrojtjes së Republikës

së Maqedonisë, Zoran Jolevski dhe ambasadori i Izra-

elit, i akredituar në Maqedoni, Dan Orjan në takimin e

zhvilluar ne 8 mars në Shkup. “Republika e Maqedonisë

dhe Ministria e Mbrojtjes i kushton rëndësi të madhe

procesit të arsimimit dhe edukimit. Ky është një ndër

prioritetet tona,” tha ministri Jolevski gjatë takimit lid-

hur me procesin për zhvillim të Armatës së Republikës

së Maqedonisë. “Akademia Ushtarake, shtoi ministri,

është një institucion shumë cilësor i cili do të vazhdojë

të zhvillohet edhe në të ardhmen, e gjithë kjo me qëllim

që të vazhdojmë të krijojmë kuadro profesionale të cilët

do të jenë liderë të ardhshëm në Armatën e Republikës

së Maqedonisë”. Ministri Jolevski përmendi procesin

e ngritjes së Akademisë në Universitet Kombëtar për

Mbrojtje dhe Siguri, gjë që do të paraqesë një cilësi

të re në arsimin e lartë në fushën e mbrojtjes. Në këtë

kontekst, ambasadori i Izraelit Orjan theksoi se Izraeli

posedon institucione të larta arsimore të zhvilluara të

cilat janë të përgatitura për bashkëpunim dhe shkëmbim

idesh dhe përvojash.

Maqedoni-izrael: bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes

Kroacia mbështet Maqedoninë në rrugën drejt NATO-s

krizën e emigrantëve dëshmoi se është një vend që meriton anëtarësimin në NATO dhe se është një partner në të cilin mund të mbështeten Evropa dhe vendet e Rajonit”, tha presidentja e Kroacisë. Ministri Jolevski informoi lidhur me aktivitetet të cilat planifikohen deri në Samitin e NATO-s.

riSTOvA-NejmAr: marrëdhëniet tona do vazhdojnë edhe në të ardhmenSekretarja shtetërore e Ministrisë së Mbrojtjes të

Republikës së Maqedonisë, Elizabeta Çupovska-Ristova, priti të autorizuarin për çështjet e integrimit në Qeverinë e Bavarisë, Martin Nojmajer. Përfaqësuesi i Qeverisë së Bavarisë qëndron për vizitë dy ditëshe në Republikën e Maqedonisë dhe kishte si qëllim njohjen me situatën në kufirin e Maqedonisë lidhur me krizën e refugjatëve Gjatë takimit sekretarja shtetërore theksoi se Armata e Republika e Maqedonisë është shpërndarë në kufirin e Maqeodnisë si mbështetje për policinë. Ajo shtoi se institucionet shtetërore janë mirë

të koordinuara sipas udhëzimeve dhe vendimeve të Komitetit Drejtues me Kriza. Në kufi emigrantët drej-tohen kah qendra tranzitore ku thë njëjtit regjistrohen dhe ju sigurohet ushqim, ujë, barna, trajim human dhe transport për të tranzituar nëpër Maqedoni. Përfaqë-suesi i Qeverisë së Bavarisë, Martin Nejmar shprehu falënderim për mënyrën në të cilën armata përballet me krizën e emigrantëve. Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniert mes dy shteteve janë në nivel të lartë dhe shprehën shpresë se të njëjtat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Anëtarësimi në Aleancën e NATO-së është prioritet për Republikën e Maqedonia për të cilën jemi plotësisht të përgatitur, tha ministri i

Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski në takimin e dates 7 mars, në Shkup, me gjeneral-major Ian Kave, zëvendës komandant për planifikim në Komandën e Përbashkët të forcave aleate në Napoli.

Ministri Jolevski shtoi se procesi i reformave në Armatë rrjedh në vazhdimësi. „Kemi filluar me procesin e modernizimit i cili është shumë i rëndësishëm. Ajo që është me rëndësi është se kemi punuar me mund në definimin e prioriteteve të cilat janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e aftësive të Armatës, por edhe të interoperativitetit me vendet-anëtare të Aleancës“, tha ministri. Njëkohësisht, ai shtoi se i kushtojmë vëmendje të veçantë zhvillimit të oficerëve të ardhshëm, fakt ky që shihet edhe nëpërmjet zhvillimit të Akademisë Ushtarake, inkuadrimit të një semestri në gjuhën angleze dhe mundësisë për shkëmbimin e kadetëve me unversitete ushtarake të shquara në vendet-anëtare të Aleancës.

Lidhur me mbështetjen drejt vendosjes së paqes dhe sigurisë globale, ministri Jolevski theksoi se Armata e Republikës së Maqedonisë vazhdon me kontributin e rëndësishëm në misionin në Afganistan „Mbështetje e Vendosur”, si edhe me misionin ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë, misionin UNIFIL në Liban dhe mbështetjen logjistike për KFOR-in në Kosovë. „Jemi duke i shqyrtuar mundësitë për pjesëmarrje të të shtuar në të ardhmen në misionet e Kombeve të Bashkuara, sipas nevojave dhe kapaciteteve tona,” shtoi ministri. Gjatë takimit bashkëbiseduesit diskutuan edhe lidhur me krizën e emigrantëve e cila e ka kapluar kontinentin me ç’rast konkluduan se nevojitet një strategji gjithëpërfshirëse e cila do të përfshijë vendet evropiane, Turqinë dhe Sirinë. Në këtë kontekst, ministri theksoi se pjesëtarët e Armatës janë të pranishëm në kufirin jugor përmes mbështetjes për njësitet e policisë, me qëllim të sigurimit të trajtimit hu-man për emigrantët, por edhe të sigurimit të kësaj pjese të vendit dhe pamundësimit të kalimeve ilegale të kufirit.

Jolevski-Kave: NATO dhe BE prioritet

i Maqedonisë

Page 13: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 2016 13intervista

Në këtë bisedë të sinqertë dhe konkrete, inxhinjeri dhe ish-oficeri tankist, Filip Marku, tregon gjithë historinë e

rrugëtimit të armës së tankeve, sakrifi-cat, përgatitjen, stërvitjet, netët pa gjumë, mësimet dhe dashurinë mes shokëve të armës. Një rrëfim mbresëlënës dhe plot emocion.

Kur përkojnë fillimet e armatosjes së ushtrisë shqiptare, apo më mirë të themi se kur është formuar zyrtarisht kjo armë moderne?

Nga historiku i armës së tankeve bazuar në librin e çmuar të veteranit tankist Petrit Fico, “Biografia e Armës së Tankeve të Ushtrisë Shqiptare”, kuadrot tankistë kujtojnë formimin e kompanisë së parë të tankeve. Janë dy data histo-rike, ajo e hershme më 24 qershor 1928 dhe tjetra pas çlirimit nga okupatorët nazifashistë: më 1 prill të vitit 1946, që përkon këtë vit me 70-vjetorin e Armës së Tankeve. Ishte skuadrilja (kompania) e parë e krijuar më 1928 në kuadrin e trupave teknike e më vonë në kuadrin e trupave të armatës të këmbësorisë, e cila përbëhej nga 2 tanke e 6 autoblinda.

Si vazhdoi rrugëtimin kjo armë në vitet e luftës dhe në vitet e para të çlirimit?

Në fillimin e luftës partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, vendin tonë e gjeti pa armatim e teknikë luftarake përfshi edhe tanket. Ajo i siguroi ato duke luftuar dhe duke i zënë armikut armatimin, kryesisht nëpër depot e tij dhe teknikën gjatë luftimeve të ashpra. Lufta e partizanëve trima arriti të sigurojë jo vetëm armatimin e municioneve të kapura nga armiku, por të merrte trofe autoblinda e deri te tanket. Me mbarimin e luftës dhe çlirimin e vendit u bë organiz-imi i ushtrisë. Kompania e parë tankiste u formua nga sasia e tankeve trofe të tipit SPA italiane me tonazhe të ndryshëm që ishin në gjendje të mirë teknike dhe me ato që mund të riparoheshin. Ajo për-bëhej nga dy toga tankesh një togë AVL e cila u vendos në Tiranë dhe më vonë në Krastë të Elbasanit.

Kush ishte komandant i parë i kompanisë së tankeve?

Komandant i kompanisë së parë tankiste u zgjodh toger Kamber Cerova, komisar aspirant Nasi Mandi dhe teknikë kapiten Xhoxhi Zero. Plotësimi i kompa-nisë me tanke u bë në fillim të vitit 1946. Kanë kaluar 70 vjet, kur më 1 prill të 1946-ës, formimi i kompanisë së parë tankiste pas çlirimit të vendit tonë, hyri në historikun e Ushtrisë Popullore Shqiptare si data e krijimit të Armës së Tankeve. Kompania e parë tankiste përbën fillimin e zhvillimit të shpejtë në një kohë të shkurtër të armës, duke u krijuar batalioni i parë i tankeve e më pas regjimenti, me komandantët legjendarë Myslym Keta e Adnan Qatipi.

Cilat ishin problemet e kësaj arme në fillimet e saj?

Deri në këtë periudhë dallojmë dy probleme kryesore në ecurinë e zhvil-limit të reparteve tankiste. E para është ajo e kuadrit të nevojshëm për t’i drejtuar repartet e përvetësuar teknikën. Problemi i dytë është shtimi i teknikës në vite, për të cilën mendoj të mos ndalem me hol-lësi. Shkurt mund të them se nga viti i kompanisë së parë pas çlirimit të vendit, arma e tankeve deri në vitin 1983 arriti të ketë 12 BrT e 4 batalione.

Kur erdhën tanket e parë nga Kina dhe si vazhdoi ndryshimi organik i kësaj arme?

Ardhja e teknikës së re gjatë viteve 1962-1974 nga Republika Popullore e Ki-nës kërkonte krijimin e reparteve të reja. Në vitin 1963, ashtu si kompania e parë, batalioni, regjimenti, krijohet Brigada e Parë e Tankeve në Zallher, Tiranë me komandant Adnan Qatipi, të cilës në vitin 1966, para 50 viteve në muajin mars iu dorëzua flamuri luftarak Brigadës së Parë të Tankeve “Myslym Keta”, para të cilit u betua komandanti i talentuar Gjeneral Major Abaz Fejzo. Ishte kjo brigadë mbi bazën e të cilës u krijuan me radhë edhe 11 brigadat e tjera, të vendosura nga veriu në jug e lindje-perëndim të territorit të vendit tonë. Vetëm kuadrot oficerë tankist të përkushtuar për detyrën e madhe, mundën të zhvillojnë këtë zhvillim të armës. Ata janë brezat tankiste duke filluar nga veter-anët (ish partizanë) e deri tek më të rinjtë. Janë ata që transmetojnë brez pas brezi historinë e këtij zhvillimi. Janë po ata që kujtojnë dhe festojnë datat historike, si kjo e kompanisë së parë, që në 1 prill 2016 mbush plot 70- vjetorin e saj. Prandaj me këtë shkrim dua të përmend më tepër kuadrot oficerë të brezave të ndryshëm, kryesisht të atyre me të cilët jam takuar, njohur dhe punuar. Të tregojë si arritëm të përvetësojmë teknikën, vështirësitë e shkollimit sidomos të brezit të veteranëve që dolën nga radhët e partizanëve, shkol-limin jashtë vendit tonë dhe më pas në shkollat tona ushtarake. Pas shkollimit për tanke në B.S. në vitet e shërbimit tim si oficer tankist, pata privilegj të njihem e të punoj me kuadrin e parë të kompanisë së parë tankiste Nasi Mandi në Br1T e Regjimentin e Riparim Evakuimit në Zall-Herë, me kolonel Heroin e Popullit Myslym Keta në Br4Mb Durrës, me ko-mandant të talentuarin Gjeneral Abaz Fe-jzo, me Major Murat Agaraj e kapitenin e parë Lutfi Morava, në bt plepat Durrës. Janë kuadrot e parë nga të cilët mësova shumë, gjatë bisedave me ta për fillimet e para të krijimit të armës.

Ku u shkolluan oficerët tanë tank-istë?

Nga viti 1946 deri në vitin 1948 mbi 40 tankista u shkolluan në Republikën

Federale të Jugosllavisë. Mund të për-mend disa nga shokët e njohur në punë në detyrat që kam kryer, Abaz Sulo Fejzo, Dilaver Kurti, Panajot Kule, Hasan Ber-beri, Mushtan Seiti etj, që studiuan për komandues e teknikë dhe janë të të parët oficerë tankistë që u radhitën në repartet e krijuara.Krijimi i shkollës “Skënderbej” më 28 mars të vitit 1945, u bë fidanishtja e oficerëve të ardhshëm. Vitin e kaluar ajo festoi 70 vjetorin e saj ku morën pjesë me qindra skënderbegas, ku midis tyre isha dhe vetë e shumë shokë tankista. Është kënaqësi të bisedosh me kryetarin e sho-qatës së skënderbegasve shokun Mikado

Shakohoxha, i cili ka vite që drejton me sukses shoqatën më të madhe në vend. Nga kjo shkollë, u bë e mundur çuarja për studime jashtë vendit tonë, kryesisht në BS për ushtarakët, nga viti 1946 e deri në vitin 1961, vit në të cilin 55 vjet më parë u prishën marrëdhëniet me B.S..Në shkollat ushtarake e Akademitë e B.S. studiuan shumë tankista, duke filluar nga: veteranët Myslym Keta, Adnan Qatipi, Abaz Fejzo, Andrea Ziu, Aleko Koka, Loni Kristo, Thimi Qirjo, Ndrek Gjini, Stefan Luarasi, Petrit Fico, Estref Musabelliu, Luan Hakani, Pertef Kalemi, Faik Pajo, Ismail Kondi, Vangjo Monosopi, Halo Sinani etj etj. Duke lexuar librin historik të kuadrit ushtarak Spiro Mëhilli, “Shqiptarët në Perandorinë Ruse”, mësojmë jo vetëm numrin e shumë tankistëve të shkolluar në BS në vite e qytete të ndryshme, por dhe

të vështirësive të hasura në shkollim nga gjuha që nuk e zotëronim e me arsimim të pakët në 4-5 vite të mbaruara, sidomos të brezave të parë nga radhët e partizanëve. Shkollimi i tankistëve vazhdoi në B.S. duke shkuar skënderbegas, kursantë e oficerë të dalë nga shkollat tona ushtarake. Ata janë të shumtë në numër dhe qytete ku kanë studiuar. Në Moskë kanë studi-uar Aleko Koka, Neki Bekteshi, Vasil Dhoska e shumë të tjerë. Në Leningrad nga viti 1953-1956 kanë studiuar 12 veta, në Kiev nga viti 1956-1961 studiuan 19 veta ku kam studiuar edhe vetë. Të gjithë të diplomuarit në shkollat e B.S. u bënë

promotorët në ecurinë e zhvillimit arsimor për përgatitjen e oficerëve tankistë në shkollat tonë ushtarake.

Po tek ne kur u hap shkolla për tankistët?

Në vitin 1951 krijohet kursi përgati-tor i kuadrove tankistë pranë Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, në të cilën dhanë mësim kuadrot komandues e teknikë të arsimuar në B.S. Pertef Kalemaj, Estref Musabelliu, Petrit Fico etj. Këto kurse vazhduan deri në vitin 1955, pasi u bë riorganizimi i Armës së Tankeve, u krijua “cikli i tankeve”, pranë Sh.B.O, shef i ciklit Pertef Kalemaj. Në vitin 1969 krijohet “Shkolla e Mesme e Trupave Tankiste” me komandant Qani Spahiu. Në vitin 1971 hapet Fakultetii Tankeve në përbërje të Akademisë Ushtarake dhe në

vitin 1972 krijohet Shkolla e Lartë e Ofi-cerëve të Trupave të Blinduara e Tankiste me komandant kuadrin Petrit Fico. Në vitin 1980 bëhet riorganizimi i shkollës së lartë dhe mbi bazën e saj krijohet Katedra e Tankeve me shef Petrit Fico dhe më pas Aleko Koka. Përmenda këto shkollime aq të nevojshme për përgatitjen e shumë kuadrove tankistë për përmbushjen e kërkesave nga krijimi i BrT-e për oficerë komandues e inxhiniero-teknikë. Në këto shkolla u përgatitën disa dhjetëra breza tankiste duke filluar nga viti 1951 e deri në vitin 1997. Mbi 1000 kuadro e tankistë të shkolluar e të kualifikuar në shkollat tona, përballuan plotësimin, organizimin, drejtimin e vendosjen në kushte të ruajtjes e të gatishmërisë 12 njësitë tankiste e repartet, ku tanket u vendosën në tunele, të cilat sot mund të përdoren për nevoja të ndryshme. E ndjeva veten mirë kur mësova rritjen e kërpudhës ushqyese në tunele për të cilën kisha shkruar në artikullin e gazetës “Telegraf” të dt. 14 mars 2014.

Cilat nga kuadrot tankistë mund të na përmendësh si të veçantë për punën e tyre organizative?

Për punën organizative mendoj të përmend disa kuadro, të cilët krijojnë mundësinë e lajmërimit në gjetjen e vendit të takimit, për të cilin me plot gojë mund të themi është e palerueshme që ushtarakët të mos kenë asnjë shtëpi oficerësh ku të ta-kohen. Shumica e kuadrove tankistë janë

në Tiranë prandaj dhe marrin pjesë në organizimet shokët: As-trit Paja, Petrika Trajani, Budjon Arapi, Rifat Gjyzeli, Vlash Tanku, Koli Koçollari, Leandro Zhebo, Ramadan Lleshi, Ëngjëll Ashini, Shkëlqim Meçe, Rexhep Alimema, Petrit Gjoka, Petraq Vangjeli, Petro Çeku, Veliçan Golemi, Platon Shehu, Luan Hakani, Luan Hasani, Spiro Gjoni, Hajdar Marku, Skërnder Idrizi, Qani Spahiu, Nazmi Nani, Pajtim Tefa, Gëzim Çobo, Vishinsk Brati, Fuat Bilbili, Boris Skëndo, Orlando

Laperi, Bashkim Sula, Myfyt Azemi, Festim Murati, Spartak Halili, Muharrem Sinani, Braho Llapi, Pjetër Lleshi, Spartak Dume, Maksim Male, Përparim Dusha, Sokol Dobro, Elmaz Meçani, Veri Merko, Isuf Sulejmani, Abedin Shkurta, Përparim Mullai, Servet Mullolli, Petrit Alia, Pajtim Çeçi, Ago Bekollari, Pëllumb Çollari, Saimir Kepi etj, etj. Por kemi dhe shokë që nuk janë në Tiranë, të cilët jo vetëm organizojnë takime në qytetet e tyre por marrin pjesë dhe ndihmojnë për takimet e Tiranës, si Perekli Çuni, Tomorr Asllani, Servet Demiri, Isuf Çepani, Dhimitër Prifti, Asqeri Malaj, Muharrem Hani, Ilmi Qato, Jani Theodhori, Ylli Muça, Metush Fisheku, Zagoll Brinja, Nuri Kaçanolli, Fatmir Idrizi, Baluk Dobro, Alush Kasa, Pashk Elezi, Mynyr Isufi, Ylli Orgoska, Spiro Gjika, etj etj.

alBert Z. Zholi

Tankistët kanë sakrifikuar për mbrojtjen e atdheut

mbi 1000 kuadro e tankistë u shkolluan e u kualifikuan në shkollat tona

Intervistë me ish-inxhinierin dhe oficerin tankist Filip Marku

Page 14: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 201614 histori

Në kuadrin e 125 vjetorit të hapjes së Shkollës së Vashave në Korçë, në hollin kryesor të Muzeut Histo-

rik Kombëtar, u prezantuan shkollat shqiptaro-amerikane, 1891-1933, në një ekspozitë të pasur me foto, literature e dokumenta, shumica e të cilave publi-kohen për herë të parë. Ekspozita është frut i një pune disa vjeçare plot pasion, profesionalizëm e përkushtim nga Qen-dra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, ndihmuar nga Instituti për studime shqiptare dhe protestante, (Institute for Albanian&Protestant studies), Muzeu Historik Kombëtar, Arkivi Qëndror i shtetit dhe Biblioteka Kombëtare, Tiranë. Zoti Shpëtim Sala, Kryetar i Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve shqiptarë, njëherësh dhe një nga protoganistët dhe organi-zatorët e kësaj ekspozite interesante, na shpjegon punën plot pasion, durim e këmbëngulje, të koleksionistëve shq-iptarë e miqve të tyre për prezantimin e shkollave shqiptaro-amerikane në fillesat e tyre.

Një punë vullnetare, plot seriozitet, e pasur me botime dhe burime arkivore që vlerëson kontributet e shtetit ameri-kan, komunitetit shqiptaro-amerikan, Bordit Amerikan të Misioneve, Kryqit të Kuq të të rinjve amerikanë, organi-zatave humanitare dhe personaliteteve amerikane që kanë punuar e jetuar në Shqipëri. E pra, vetëm pak vite mbas hapjes së shkollës së parë shqipe, më 7 mars 1887, ishin këta pionierë të dijes e dashamirës të popullit shqiptar që hapën shkollën e vashave. Në vijim u pasuan shkolla të tjera të niveleve të ndryshme, paralel me ecurinë e shtetit shqiptar. Është fakt që deri tani në një farë mase historiografia shqiptare e ka anashkaluar punën që kanë bërë këta pionierë të arësimit shqiptar bashkë me kolegët shqiptarë, në arësimimin dhe ndërgjegjsimin e popullit tonë. Mos harrojmë se këtë e kanë bërë në kushtet e obskurantizmit e kushteve mjerane ku jetonte populli ynë, në emër të dijes, arësimit e zhvillimit të tij. I gjeta disa nga organizatorët e kësaj ekspozite duke sistemuar me kujdes materialet e fundit. Kështu zoti Shpëtim po sistemonte disa sende të ruajtura nga shkolla teknike “Harry Fullc”, ndërsa zoti David Hosaflook, po vendoste në një tavolinë xhami disa botime të këtyre shkollave në vitet ’20. Këto libra kanë historinë e tyre të botimit e të ruajtjes. Shkolla “Harry Fullc” ka pasur shtypshkronjën e vet, por dhe shqiptarët i kanë ruajtur në sëndykë, fshehurazi, një pjesë të këtyre librave, për t’i nxjerrë ata në dritë këto ditë marsi.

Ndërkohë zonja Lumturi Ristvani, arkiviste, po përpiqej t’i gjente vend të përshtatshëm një libri për shkollën bu-jqësore, Mali i Robit, Kavajë, dhuruar enkas për ekspozitën nga zoti Edi Sedja, babai i të cilit, Myslim Sedja, mbasi përfundoi studimet në këtë shkollë dha një kontribut të rëndësishëm për arësimimin e edukimin e të rinjve kava-jas. Në fakt ekspozita nga pasuria dhe

shumëllojshmëria e materialeve e ka-lonte cakun e një ekspozite. Ajo shumë mirë mund të shndrrohej në një muzeum të përhershëm në një nga institucionet tona arësimore, që bart trashëgëminë e shkollave shqiptaro-amerikane. Në eksponatet e saj gjeje thesare të këtyre shkollave, të paraqitura me thjeshtësi, kulturë e disajn koherent me ambientin. Krahas botimeve e fotove origjinale të skanuara e printuara me kujdes ishin ekspozuar historikë të shkurtër të shkol-lave dhe drejtuesve të tyre, dëftesa, fle-tore, blloqe shënimesh, literaturë studi-more mbi historikun e këtyre shkollave, bankë, sende dhe mjete mësimore, etj. Pra, për herë të parë, jepet në format të plotë historiku i këtyre shkollave , në të gjithë dimesionet e realitetin që i ka karakterizuar, bashkë me vështirësitë e shumta. E shkëputa zotin Shpëtim disa minuta, për të më shpjeguar dicka rreth konceptimit të këtij minimuzeumi.

Në të është pasqyruar gjerësisht ve-primtaria e shkollave shqiptaro-ameri-kane, drejtuesve, personelit e nxënsve të tyre. Janë të ekspozuar Bordi Amerikan i Misioneve, (ABCFM), kontributi i tij në hapjen e shkollave të para shqipe, Kontributi i Kryqit të Kuq të të rinjve amerikanë në hapjen e shkollave shqipe, Shkolla e vashave në Korçë, hapur në vitin 1891, Shkolla qytetase në Korçë, hapur nga cifti Kenedi, Shkolla teknike në Tiranë, hapur nga Harry Fullc, në vitin 1921, Instituti “Kyria”, në Kodër Kamëz, hapur në vitin 1922 nga zonja P.Qiriazi, Instituti bujqësor Shqiptaro-amerikan në Malin e Robit (Kavajë), hapur nga T.Erikson në vitin 1926, sheshi i lodrave në Durrës, 1920, etj. Aktiviteti i misionarëve amerikanë

të bamirësisë dhe arësimit u shtri në gjithë qytetet e vendit, nga Shkodra në Tiranë, nga Durrësi në Kavajë, nga Vlora në Korçë. Gjithkund ndihej dora e këtyre njerzve përtej oqeanit për të ndihmuar shqiptarët në rrugën e tyre të arësimimit e dijes. Jo vetëm kaq, vijon në shpjegimin e tij zoti Sala, por duhet evidentuar programi, kurikulat, baza didaktike dhe praktike e këtyre shkol-lave e kolegjeve, bazuar në modelin amerikan, e cila shënonte një standart të lartë për kohën, ndërsa në Ballkan ishin më të mirat. Kuadrot dhe personeli që shërbenin në këto institucione silleshin

si vëllëzër me komunitetin dhe refle-tonin dije e kulturë dhe në mënyrën e jetësës. Ndërkohë nxënësit që përfund-uan këto shkolla shërbyen në çdo sektor e fushë të shtetit shqiptar.

Nuk mund të përfytyrohet sot kontributi, roli dhe shembulli i këtyre djemve dhe vajzave të edukuar nga personeli shqiptaro-amerikan në pros-perioritetin e Shqipërisë së asaj kohe, ku mbretëronte varfëria, injoranca, analfabetizmi dhe epidemitë. Ishin këta të rinj që në një farë mase morën përsipër fatet e vendit, në zhvillimin e arësimimin e tij, por dhe organizimin e

strukturave shtetërore, në saje të shpirtit praktik e nivelit teorik të përfituar. Nga këto shkolla dolën dhe drejtues të Luftës NACL, por që ndihmuan dhe në rimëkëmbjen e Shqipërisë së pasluftës, në sajë të njohurive profesion-ale e menaxhuese të fituara në shkollat shqiptaro-amerikane. Si studjues i detarisë shqiptare, kam hasur dhe një fakt interesant, detarët dhe drejtuesit më të mirë të anijeve, porteve e kantiereve detare kanë dalë nga këto shkolla. Më vonë politeknikumi “7 nëntori” trashë-goi metodat e mësimdhënies dhe nivelin profesional të shkollës “Harry Fullc”. Këtë më thoshte sa herë që e takoja, inxhinjeri dhe drejtuesi i kompletuar, i ndjeri Feruz Mata. Por, ndërsa me zotin Shpëtim, bisedojmë për vlerat e këtyre shkollave në ecurinë e shtetit shqiptar, zoti Edi Sedja, evidenton një fakt tjetër.

Mbas çlirimit të vendit, nxënësit e këtyre shkollave u bënë pjesë e diskrim-inimit dhe represionit komunist. Duke i etiketuar e përbaltur me epitete të ndryshme, apo spiunë të amerikanëve, dhjetra prej tyre provuan burgjet dhe torturat e diktaturës komuniste, thotë zoti Sedja, ku një nga ta ka qenë dhe baba im. U harrua, nëvleftësua dhe anatemua puna e këtyre njerzve në dobi të shtetit e popullit shqiptar. Ndërsa fati i personelit të këtyre shkollave e misioneve dihet, u dëbuan me forcë nga Shqipëria, si të padëshirueshëm për shtetin komunist. Kjo ekspozitë që rrezaton dritë, njohuri e dashuri për arësimin dhe pionierët e saj, përkon dhe me ditën e mësuesve shqiptarë, ndaj i ka dhënë gjallëri të veçantë hollit të Muzeut Kombëtar, duke i sjellë në vemendjen e opinionit tonë publik këto institucione.

Në përfundim mund të themi se, eskpozita ka një mision e qëllim të madh për të memorizuar vlerat dhe kon-tributin e shkollave shqiptaro-amerikane në zhvillimin e shoqërisë shqiptare, arësimimin dhe kultivimin e dijes, sjelljes dhe edukatës qytetare. Këto vlera janë mohuar e anatemuar sistema-tikisht nga diktatura. Personeli dhe nxë-nësit e këtyre shkollave janë përndjekur dhe denigruar nga sistemi komunist, duke i etiketuar ata “borgjezë”, spiunë të amerikanëve, tradhëtarë, etj. Ndërsa nga faktet, shembujt, studimet dhe puna e kryer në dobi të vendit, ata janë vlerë kombëtare, profesionistë të zotë e pasuri e pazvëndësueshme.

Ekspozita është një homazh për gjithë personelin që mësoi, punoi dhe u edukua në këto shkolla. Nderim dhe respekt për gjithë personelin e shkollave shqiptaro-amerikane! Gjithashtu nga kjo ekspozitë shohim se shkollat amerikane në Shqipëri kanë një traditë të vjetër, një trashëgëmi e cila legjitimon ngritjen e institucioneve të tilla arsimore në vendin tonë. Sot është një gjë pozitive që qindra të rinj shqiptarë po studjojnë në kolegjet dhe universitetet e SHBA, të cilët do jenë në gjendje të ringjallin atë punë të mrekullueshme e titanike që u bë në këto shkolla për arësimimin dhe përgatitjen e një gjenerate shqiptarësh. Mendoj se historia e këtyre shkollave, veprimtaria e pjesmarrësve dhe trupës pedagogjike, pionierëve të saj, mund të përmblidhet në një libër të vecantë në 1 ose 2 vëllime. Urimet më të mira për organizatorët dhe protogonistët e kësaj ekspozite në këto ditë festash për arësimin shqiptar!

Shkolla e vashave në Korçë, shkolla teknike harry Fullc, instituti

Historia e shkollave shqiptaro-amerikane,

1891-1933shefqet Kërcelli

Page 15: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 2016 15histori

Novruz Dervishaj nuk e përkuli pesha e viteve që mban mbi supe, paçka se më 15 mars do të mbushte

80 vjeç. Me një përvojën 42 vjeçare në radhët e ushtrisë, si oficer i elitës ushtarake, por dhe si specialist i kuali-fikuar në fushën e topografisë, doli në rezervë vite më parë. Përkushtimi i Novruz Dervishaj ndaj punës të kujton një fjalë të Volterit, se puna të shpëton nga tri të këqija të mëdha: mërzia, vesi dhe nga hallet ekonomike.Novruzi, pasi doli në pension punoi në Tiranë, si dhe në vendlindjen e tij në Ramicë, e cila e mbushte me frymëzim për bukurinë e saj të rrallë. Gjithë jetën e tij ai e ka dashurvendlindjen dhe njerëzit e saj si jetën e vet, ndaj dhe la amanet që të prehej në vendlindje. Vendlindja dhe Labëria ia kanë mbushur zemrën cep më cep. Këtyre ju ka kushtuar mjaft 800 këngë të bukura. Prehjen, gëzimin e jetës, frymëzimin e përditshëm e gjente në punë dhe mes njerëzve të dashur që e kanë respektuar dhe e respektuan edhe ditën kur i dhanë lamtumirë në ditën e fundit të shkurtit. Po botojmë intervistën që ja morëm në një nga ditët, para se të largohej nga jeta.

A kanë rëndësi kujtimet për jetën e një drejtues ushtarak?

Kujtimet janë një nga llojet e letërsisë dokumentare, janë një rrëfim letrar i autorit për ngjarje historike, për jetën personate dhe për njerëz të tjerë, bashkëkohës i të cilëve ai ka qenë relativisht gjatë. Modele nga më të shquarat të letërsisë memorialistike janë vepra të tilla, si “Rrëjimet” e Zhan Zhak Rusoit, “Nga jeta ime” e Gëtes, “Historia e bashkëkohësit tim” e Korolenkos, “Pasqyra e shekullit” e Henrih Mann-it, etj. Në Shqipëri letërsia memorialistike, tani për tani vazhdon të jetë në hapat e para. Nga të paktat vepra të këtij lloji që më ka qëlluar t’i lexoj, mund të përmend kujtimet e zonjës Vera Ibrahimi me titull “Vikama e tingullit”, “Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët)” e Petro Markos, si edhe librin “Sikur të isha vetërrt”, ku inxhinieri ushtarak Guri Shyti i përcjell lexuesit “përjetimet” e veta nga jeta ushtarake.

Besoj se librat në jetë nuk i ke

lëshuar nga dora?Leximi ka qenë pasioni im i përher-

shëm, i cili nuk më është shuar për asnjë çast. Ai ka nisur që nga bankat e Shkollës “Skënderbej”, në fushimet gjatë stërvitjeve ushtarake në terren e deri tani, në moshën e pensionit. Poetët e mij më të parapëlqyer janë Jesenini, Bemsi, Petëji, Migjeni dhe Poradeci. Nga shkrimtarët parapëlqej Gëten, Balzakun dhe KacLarenë. Mes pik-torëve, më tërheqin më shumë Vangjush Miho, Van Gogu, Rembrandti etj. Nga moria e personaliteteve të shquara të artit ushtarak, adhuroj veçanërisht Zhukovin dhe Petrit Dumen.

Kush e përbën tiparin themelor të karakterit të oficerit?

Dashuria për punën mendoj se përbën tiparin themelor të karakterit të oficerit. Oficeri duhet të ketë natyrë të dashur, të pastër, atërore për ushtarin e thjeshtë dhe për oficerin.Ndaj jam thellësisht i bindur se çdo komandant në jetën dhe karriera e tij si oficer

madhor nuk mund ta kuptojë dot pa përkujdesjen e përhershme për jetën e ushtarit të thjeshtë.

Ç’mund të thoni për disiplinën ushtarake?

Stendali, në veprën e vet “Jeta e Napoleonit”,pas një disfate që pësuan në Spanjë trupat franceze, të koman-duara nga gjenerali Dypon, shkruan për Napoleonin: “Ai klithi në tërbim e sipër: E ç’mund të jetë një ushtri pa di-siplinë? Këtë edhe mund ta përfytyrosh. Por si mund ta pranosh një gjë të tillë?”. Prandaj disiplinën në ushtri komandati duhet ta shikojë gjithmonë si kushtin kryesor për sigurimin e fitores.

Ju flisni shumë për figura të shquara të artit tonë ushtarak? Kë do të veçoje?

Për horizontin e gjerë në lëmin e artit ushtarak do të veçoja Petrit Dumen, i cili u shkollua në dy nga akademitë më të rëndësishme në Rusi. Energjia dhe përkushtimi i tij, gjatë 20

viteve në krye të Shtabit të Përgjithshëm mbeten emblema e punës në fushën e mbrojtjes.Shembulli vetjak dhe kërkesat profesionale, u bënë shpirti operativ i ushtrisë. Metodat e drejtimit ishin sa origjinale aq dhe dinamike. Ai ishte kundërshtar i çdo formalizmi e qëndrimi indiferent, i pajisur me njohuri të lakm-ueshme, njohës i kërkesave të Artit të organizimit dhe të drejtimit të ushtrisë, njohës i terrenit duke e vënë atë në shërbim të forcës së mbrojtjes.

Cila është puna juaj në Shtabin e Përgjithshëm?

Ka qënë një përvojë e madhe sepse përkon me ngjarje historike. Janë vitet e sulmit rus ndaj Çekosllavakisë dhe denoncimi dhe dalja e Shqipërisë nga TraktaiiVarshavës. Pastaj janë vitet ku u hartuan Tezat e Këshillit të Mbrojtjes ku shtjellohej koncepti Strategjik, Operativ dhe Taktik-një shpegim i koncepteve tona në fushën e mendimit ushtarak.

Cilat ishin materialet bazë për

ndërtimin e programeve të trupës?Mbas vitit 1974, u mohuan shumë

gjëra. Diku, kam gjetur thënien që Tezat për Shkollën e Lirë, deri më 1975nga udhëheqja e mbrojtjes, ishin lënë në harresë.Por e vërteta flet ndryshe.Unë, në Shkollën e Lirë në Rubik, në vitet 1970, kam punuar më shumë se një vit dhe ajo shkollë u bë shëmbullore dhe treguese dy herë në shkallë vendi.

Ç’mund të thoni për librin e Artit Ushtarak?

Në vitin 1975, doli libri i Artit Ush-tarak duke i shtuar edhe atë të Luftës Popullore. Ky dokument përfshinte detyrat madhore të mbrojtjes në rraf-shin taktik, operativ dhe strategjik.Kur u hartua libri i Artit Ushtarak, askush nuk dyshonte në nivelin e lartë që dem-ostruan hartuesit. Ai u formulua duke u mbështetur në ç’ka ishte harritur në fushën ushtarake deri në atë kohë. Tani mund të thuhet se brenda atij libri janë edhe Klauzeviçi, por edhe Bonaparti e kushdi sa mendimtarë të tjerë nga bota.Arti ynë ushtarak parashikonte se si mund të bëhej lufta, një proces ky i sh-trirë në disa faza. Sidoqoftë ajo duhej të ishte aktive në tëra rrafshet taktike dhe në të gjithë territorin.Kjo mbrojtje duhet të ishte pozicionale, e qëndrueshme dhe aktive, e ndërtuar me rajone, breza dhe zona të fortifikuara e të parapërgatitura. Mbrojtja duhet të përgatisë kalimin gradual në mësymje, pra asgjesimin dhe dëmtimin e rëndë të armikut, duke i konsumuar rezervat operative, arritjen e baraspeshimit të forcave mes palëve, ndaljen e mësymjes së mëtejshme të kundërshtarit, dhe më së fundi, marrja e iniciativës mësymëse edhe në shkallë operative nga ana jonë.

Ata që qenë në krye të ushtrisë, a kanë menduar se ka një problem kombëtar të pazgjidhur, bashkimi i Shqipërisë dhe a ka pasur një plan për këtë zgjidhje?

Kur kam qenë në Drejtorinë Operative kam punuar në Degën e Përgatitjes së Shtabeve dhe jo atje ku hartohej plani operativ i mbrojtjes. Dija që objektiva dhe pjesë të atyre planeve nëpër metodika zbërthenim vazhdimisht.Përderisa problemi i shq-iptarëve nuk ishte zgjidhur, kjo do të thotë se duhet të kishte një plan force, i cili të vihej në veprim kur e kërkon nevoja.

in memorial Për novruz derviShaj, në Kuadrin e 80 vjetorit të lindjeS

Ushtaraku, poeti, piktori

Prof. asoc. dr. Bernard Zotaj

Novruz Dervishaj ka lindur më 15 mars 1936, në Ramicë të rrethit të Vlorës dhe u nda nga jeta në qytetin e Vlorës më

28 shkurt 2016. Me përfundimin e arsimit 7-vjeçar, në vitin 1949, pranohet në shkollën ushtarake “Skënderbej”, të cilën e përfundon në vitin 1953. Studimet e larta i kryen në Shkollën e Bashkuar gjatë viteve 1953-1956, në degën e topografisë. Në vitin 1956 titullohet oficer, me specialitet topograf. Pas 5 vitesh emërohet në Drejto-rinë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë viteve 1964-1966 kryen studimet në Akademinë Ushtarake. Në vitin 1969 emërohet Komandant i Brigadës së Këmbësorisë në Mirditë. Në vitin 1974 u emërua shef i shtabit në Korpusin e Pukës. Më 9 korrik 1974 emërohet Komandant i Korpusit të Këmbësorisë në Gjirokastër, ku qëndroi 12 vjet. Në tetor të vitit 1985 emërohet Komandant i Divizionit të Këmbësorisë në Fier. Në këtë detyrë qëndroi deri në vitin 1989, kur u transferua për në Tiranë.Pas 38 vjetësh shërbimi në ushtri, në mars të vitit 1991, “gjeneral” Novruz Dervishaj doli në pension. Pas daljes në pension, ka vazhduar të shkruajë. Ka dy vëllime poetike të botuara. Pasioni i tij i përhershëm ka qenë pik-tura e realizuar në 800 tablo dhe 1000 skica grafike. Në vitin 2013 Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” e vlerësoi për kontributin e dhënë me medaljen e “Mirënjohjes së Labërisë”.

Vjersha e parëNuk mbaj mend në ish nëndor a mars,Kur repartet do të parakalonin,Për topografët ende s’kish një marsh,E ne na dukej se shokët na qortonin...

Atë mbrëmje, edhe ditën tjetër,Unë s’u ndava dot nga ky mendim,Lapsa kishim, kishim edhe letër,E pse jo, ne kishim dhe frymëzim.

Por ja që kënga ende nuk po shkruhej,(Ndoshta priste krijonjësin me famë),Ndërsa komisari tha se kënga duhej shkru-ar,Nga ndonjë prej shokëve tanë!

Atë mbrëmje, edhe ditën tjetërPrap s’u ndava dot nga ky mendim;Laps unë kisha, kisha edhe letërE pse jo - tani më shumë frymëzimj

Nuk mbaj mend në ish nëndor a mars,Në poligon repartet shkonin radhë,Shokët e mi tani të thjeshtin marshE këndonin me vjershën time të parë.

Ato fjalë tani mund të jenë harruar,Si dhe melodia e marshit tonë të parë.Se ikin vitet, veç jo, nuk kam harruarT’i dua vargjet të rinj, si ju, ushtarë!

Page 16: Gjeneral Graziano: Shqipëria partneri ynë strategjik ...€¦ · me pushkë snajper etj. Në përfundim të demonstri-meve, gjeneral Graziano falënderoi efektivat komando dhe ata

ushtriaE prEmtE, 11 mArS 201616

Adresa: rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

Kodheli: 7-8 marsi, dy festa që nderojnë mësuesin dhe gratë

Ministrja Kodheli uron gratë ushtarake dhe civile që punojnë në FA