gazeta telegram viti ii botimi 7

25
C M Y K Pranverë dorëheqjesh, “Rilindja” në krizë OPINION Nga Brahim SHOSHI Redaksia: Rr. “3 Dëshmorët”, pall. Lorena TR2, Shkalla “C”, Hyrja 7/1, Yzberisht-Tiranër. tel/fax+35545200045 Marketing: Cel: +355693933301 e-mail: [email protected] Tg Tg NA NDIQNI DHE NË RRJETET SOCIALE NJË TELEGRAM PË TY ÇDO TË PREMTE Telegram për ty Viti II i botimit Nr. 7 E premte 3 prill 2015 Çmimi 50 Lekë, 1,00 € * Drejtor/Editor. Brahim Shoshi Faqe 8-9 KOÇO DEVOLE: HUMORI ME POLITIKËN, NGA ENVERI TE RAMA REZULTATET E SONDAZHEVE: SI PO NDIKON “BOMBA DOSHI- FRROKU” TE ZGJEDHËSIT Ja testimet e fundit në prag të zgjedhjeve në 61 njësitë vendore. Çfarë po ndodh me të majtën SHKAQET Nga dorëheqjet e heshtura deri tek “bomba Doshi” INTERVISTA Hantke: Çfarë fshihet pas skandalit Doshi – Frroku? ARKIVAT SEKRETE Balli: Anglezët na tradhtuan, nuk i luftojmë më gjermanët A jo që nuk e pranojnë dot kurrë, është se qeverisja tashmë është në një krizë të qartë. Aksionet propa- gandistike nuk kanë më kurrfarë ... Yoga: Ja të gjitha gjërat pozitive për mendjen dhe trupin Deputetët, më shumë dashuri kineze se amerikane Lista e Grupeve të Miqësisë në Kuvendin e Shqipërisë. Preferencat e anëtarëve të Parlamentit sipas shteteve. 41 prej tyre kanë përzgjedhur Republikën Popullore të Kinës, ndërsa SHBA-të 39 deputetë. Cilat shtete pëlqejnë më shumë të zgjedhurit tanë. Në kërkim të shkaqeve.... Faqe 5 Faqe 18-19 Faqe 3 Faqe 11 Faqe 4 Faqe 2 Faqe 21

Upload: brahim-shoshi

Post on 25-Jul-2016

261 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

Gazeta Telegram Viti II Botimi 7 E Premte 3 Prill 2015

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

C M Y K

Pranverë dorëheqjesh, “Rilindja” në krizë

OPINION

Nga Brahim SHOSHI

Redaksia: Rr. “3 Dëshmorët”, pall. Lorena TR2, Shkalla “C”, Hyrja 7/1, Yzberisht-Tiranër. tel/fax+35545200045 Marketing: Cel: +355693933301 e-mail: [email protected]

Tg

NA

ND

IQN

I DH

E N

Ë RR

JETE

T SO

CIAL

EN

JË T

ELEG

RAM

TY Ç

DO

PREM

TE

Telegrampër ty

Viti II i botimit Nr. 7 E premte 3 prill 2015 Çmimi 50 Lekë, 1,00 € * Drejtor/Editor. Brahim Shoshi

Faqe 8-9

KOçO DevOLe:HuMORI ME

POLITIkËN, NGA ENVERI TE RAMA

RezuLTaTeT e SONDazHeve: SI PO NDIKON “bOMba DOSHI-

FRROKu” Te zgjeDHËSITja testimet e fundit në prag të zgjedhjeve në

61 njësitë vendore. çfarë po ndodh me të majtën

SHKaQeT

Nga dorëheqjet e heshtura deritek “bomba Doshi”

INTeRvISTa

Hantke: Çfarë fshihet passkandalit Doshi – Frroku?

aRKIvaT SeKReTe

Balli: Anglezët na tradhtuan, nuk i luftojmë më gjermanët

Ajo që nuk e pranojnë dot kurrë, është se qeverisja tashmë është në një krizë të qartë. Aksionet propa-

gandistike nuk kanë më kurrfarë ... • Yoga: Ja të gjitha gjërat pozitive për mendjen dhe trupin

Deputetët, më shumëdashuri kineze se amerikane

Lista e Grupeve të Miqësisë në kuvendin e Shqipërisë. Preferencat e anëtarëve të Parlamentit sipas shteteve. 41 prej tyre kanë përzgjedhur Republikën Popullore të kinës, ndërsa SHBA-të 39 deputetë. Cilat shtete pëlqejnë më shumë të zgjedhurit tanë. Në kërkim të shkaqeve....

Faqe 5

Faqe 18-19

Faqe 3

Faqe 11

Faqe 4 Faqe 2

Faqe 21

Page 2: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

2 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 3 prill 2015

FOKuS

Nga albert gjoka

Qeveria “Rama” po bën tashmë 18 muaj, që ka betimi i saj në kuvendin e Shqipërisë më 15

shtator 2013 dhe, në ndryshim nga qe-veritë e mëparshme, largimet apo ikjet i ka pasur të buta. Më së shumti, ka funk-sionuar dorëheqja si mënyrë largimi, dhe kanë qenë të pakta rastet e largi-meve nga detyra, edhe në nivelet e tjera të larta të administratës. Rasti i Ilirjan Celibashit, ish drejtuesi i kQZ-së, por edhe avokat i kompanive të njohura që operojnë në tregun shqiptar, u mbyt me mister. Më së shumti u duk si një mungesë interesi nga ana e avokatit për të marrë një rrogë si ministër. Por, rikthimi në skemë i çështjes “Doshi” solli tërmet në rangjet e larta të admin-istratës. Fill pas daljes së deklaratave të

para, dhanë dorëheqjen njëri pas tjetrit, shefjaeDoganavedhemëpasshefiiPolicisë së Shtetit. kryeministri Edi Rama e kishte njoftuar edhe më parë, por edhe ditën e mërkurë, teksa po prezantonte kandidaturën e së majtës për Bashkinë e Shkodrës, keti Bazh-dari, ai pohoi se deputeti Tom Doshi iu bënte presion ministrave dhe dre-jtuesve të institucioneve.

RaSTI CeLIbaSHIkur u formua kabineti qeveritar, Il-irjan Celibashi ishte parashikuar për të pasur një rol dominant në mar-rëdhëniet mes Qeverisë dhe ku-vendit. Ai do të ndërmjetësonte, do të negocionte dhe do të filtronte të gjitha nismat ligjore të këshillit të Ministrave. Por, gjërat nuk shkuan siç priteshin. Për një periudhë disa mujore, Qeveria nuk ishte në gjendje

që të “furnizonte me punë” kuven-din e Shqipërisë. Vetëm pak pro-jektligje dhe ndonjë draft-konvente apo marrëveshje me bankat e huaja vinin për procedurë shqyrtimi dhe miratimi në sallën e Parlamentit. Në dukje, kjo u duk si shenja e largim-it të butë. Por, ministri Celibashi vinte edhe si avokati që mbante mbi vete interesat e disa kompanive të huaja që operojnë në tregun shqip-tar. Njëra prej tyre vazhdon punën në sektorin minerar dhe përkundër shkeljes së marrëveshjeve konce-sionare, apo ngjarjeve të tjera, asaj nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. PS në opozitë kishte lajmëruar ndërprerjen e koncesionit për shkak të shkeljeve të rënda, por qeveria e dalë nga zg-jedhjet, ia shtoi pasuritë dhe interesat kësaj kompanie. Njerëzit e mbrojtjes janë edhe “avokatët e djallit” me ligj,

Dorëheqjet e heshtura

Historia e largimeve nga postet e larta

por Ilirjan Celibashi u largua në hesht-je më shumë si një avokat i interesave të klientëve të tij, sesa si një ministër i suksesshëm. Një dalje publike e Ilir-jan Celibashit me kryeministrin Rama shënoi edhe mbylljen e një kapitulli me buzëqeshje.

DOgaNaT Elisa Spiropali e kaloi të gjithë kohën 9-mujore të shtatzanisë në krye të detyrës. Pjesa më e vështirë mëmë-sisë u tejkalua. Por, pikërisht në ditët që ajo kishte sjellë në jetë foshnjën e saj, lajmëroi dorëheqjen nga posti i Drejtoreshës së Përgjithshme të Do-ganave. Argumentet nuk ishin qepur mirë. Elisa e papërmbajtur, plot en-ergji dhe nisma politike, me ambicie të mëdha, kërkoi të ishte nënë, përpara se administratore apo sipërmarrëse e ideve të mëdha të qeverisë së dalë nga lufta 8-vjeçare në opozitë. Ikja e butë u pasua me dorëheqjen tjetër të Blerta krajës, zëvendësdrejtoresha e Doga-nave. Por, në këto kohë doli në skenë “skandali Doshi”. Në një intervistë në media, Doshi paraqiti disa pretendime për probleme me doganat, duke dhënë shenja se ai kishte “shënjestruar” ndër të tjera edhe “shefen e fortë” të do-ganave. Në mediat opozitare u përfol edhe për një skandal ku ishte përfshirë edhe bashkëshorti i saj. Por, tashmë ikja e butë e Elisa Spiropalit ka mbetur një çështje pa shumë interes publik.

POLICIa Thonë se drejtori i Përgjithshëm i Pol-icisë, Artan Didi e kishte paraqitur disa herë aktin e dorëheqjes. Por, ai u kap në një moment; pikërisht në rastin e ar-restimit të kreut të Interpol Tirana, Ar-tan Bajraktari dhe specialistes, Loreta Alla. “Modelin e punës që u mundova të fus në institucion, po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes, kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe të asaj pritshmërie që kanë të tjerët për

punën e institucionit që ti drejton”, - shkruan Didi, duke treguar edhe një shenjë pakënaqësie të shprehur nga lart për punën që ka bërë. Më tej ai vijon: Shkelja e procedurave ligjore të SpecialistittëInterpolitdhetëShefittëkëtij sektori, shkelje që i vuri ata për-para përgjegjësisë penale, cenoi në një farë mase imazhin e Drejtorisë së Përg-jithshme të Policisë, ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin”. Aiejustifikonnjëgjëtëtillëmefaktinse “nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë”, prandaj vendosi të japë dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Dre-jtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”. Por, përpara kësaj ngjarjeje, Artan Didi ishte në qendër të akuzave edhe për “rastin Doshi”. Ish-deputeti socialist e kishte ngritur shqetësimin për një atentat të mundshëm edhe tek Artan Didi, i cili, në zyrën e ministrit të Brendshëm, kishte qenë dy herë dëshmitar u dëgjesës mes Durim Bam-in. Por, në media, ish-kryepolici, Didi e pat mohuar një takim të mundshëm me autorin e porositur për vrasje.kjo është dorëheqja e tretë e heshtur, e cila ka zhytur në mister mënyrën e funksionimit të brendshëm të qeverisë dhe niveleve të larta të administratës. Tashmë, janë njoftuar ndryshime në kabinetin Rama, por kandidatët e dalë deri më tani për zgjedhjet vendore nuk kanë shënuar asnjë emër minis-tri. Duket se Rama do të hyjë me këtë kabinet qeveritar në zgjedhjet vendore.

DORËHeQja e ILIRjaN CeLIbaSHIT Më 1 gusht 2014 jep dorëheqjen ministri për Marrëdhënien me Parlamentin, duke e argumentu-ar me tërheqjen nga politika dhe rikthimin në aktivitetet e veta si avokat

DORËHeQja ebLeRTa KRajËSMë 25 mars 2015 u bë publike dorëheqja e zëvendësdrejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Blerta kraja pa dhënë argumente të tjera, por duke bërë këtë akt pas dorëheqjes së drejtoreshës Spiropali.

DORËHeQja e eLISa SPIROPaLITDorëheqja e Më 6 mars 2015 jep dorëheqjen Elisa Spiropa-li nga posti i drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave duke dhënë argumentin se do t’i përkushtohet foshnjës së saj e sapo ardhur në jetë.

DORËHeQja e aRTaN DIDIT Më datë 31 mars 2015 jep dorëheqjen drejtori i Përgjith-shëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, duke e argumentuar këtë akt me paaftësinë për të ndaluar shkeljet e bëra nga Interpol Tirana

FRROKu – DOSHI

Dy deputetët e larguar nga PS

Jo vetëm në Qeveri, apo në adminis-tratën e lartë, por edhe në Grupin

Parlamentar të PS-së ka pasur rrjed-hje. Largimi i parë ishte ai i deputetit kristian – demokrat, Mark Frroku. Një SMS që Frroku ia kishte dërguar ish kryetares së Kuvendit, Jozefina To-palli, shërbeu si argument për Ramën që të largojë deputetin e PKD-së nga grupi. Frroku është ndjerë përherë pjesë e mazhorancës; ka votuar në çdo moment reformat e saj . Rasti tjetër i përjashtimit nga grupi parlamentar so-cialist ishte i Tom Doshit. Vetë Doshi doli para mediave dhe konfirmoi sh-kaqet e largimit. Ai nxori argument një tentativë vrasje të planifikuar nga kryetari i Kuvendit, dhe bëri të ditur porositësit e tij, Fatjon Skënderi dhe Durim Bami. Kjo nuk është dorëheqje por përjashtimi i parë i fortë që ka sh-kaktuar “viktimat” e para, largimin e shefit të Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe vartësve të tij.

Page 3: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

3E premte, 3 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

FOKuS

GJERMANI 42kINË 42ITALI 39SHBA 36MBRETËRI E BASHkuAR 33IZRAEL 25kATAR 25TuRQI 24EMIRATET E BASHkuARA 23GREQI 23AuSTRI 22BRAZIL 20FRANCË 20ZVICËR 18AZERBAJXHAN 15SPANJË 15HOLANDË 14kANADA 14SuEDI 14RuSI 13ARABI SAuDITE 12DANIMARkË 11kuVAJT 10JAPONI 9SERBI 9BELGJIkË 8MAROk 8NORVEGJI 8RuMANI 8FINLANDË 7HuNGARI 7kOREJA E JuGuT 7kROACI 7MALI I ZI 7PAkISTAN 7AuSTRALI 6BAHREIN 6BuLLGARI 6ÇEkI 6IRLANDË 6LIBAN 6MEkSIkË 6AFRIkA E JuGuT 5INDONEZI 5MALTË 5MAQEDONI 5QIPRO 5ukRAINË 5BOSNJE-HERCEGOVINË 4EGJIPT 4INDI 4LITuANI 4LukSEMBuRG 4MONAkO 4POLONI 4PORTuGALI 4SLLOVENI 4ESTONI 3ISLANDË 3JORDANI 3LETONI 3SLLOVAkI 3SHQIPËRI-SHBA

Ndryshimet te “miqtë” e AmerikësDisa ditë më parë, deputetët Tom Doshi, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu janë hequr nga lista e grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-SHBA. Lista e re me 36 anëtarë i grupit të miqësisë është publikuar në faqen online të parlamentit. Në këtë listë janë hequr emrat e Doshit, Frrokut, Ndreut dhe Luan Duzhës, të cilët janë zëvendësuar nga Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, Kejdi Mehmetaj dhe Eduard Bejko. Ndryshimi i emrave koincidoi me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Frroku dhe Doshi si dhe me deklaratën e ambasadës amerikane që inkurajonte procesin e dekriminalizimit të parlamentit.

“Diplomacia parlamentare” ofron shifra të çuditshme në grupet e miqësisë së deputetëve me vende të tjera të botës. Spikasin në listë vendet me demokraci jo të konsoliduar, ku edhe “sajdisja”përmysafirëtështë më e madhe. Nga vendet e rajonit, Turqia vjen e para, më pas Greqia dhe Serbia

Deputetët, më shumë “miq” me Kinën se

me amerikën

Nga alket aliu

Nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Gjer-mania dhe kina rezultojnë

shtetet më të preferuara në “diplo-macinë parlamentare”. Plot 42 depu-tetë kanë zgjedhur të bëjnë pjesë në grupet e miqësisë me këto dy vende. Jo rastësisht edhe kryetarët e këtyre grupeve janë dy prej deputetëve më në zë të mazhorancës, Taulant Balla për Gjermaninë dhe koço kokëdhima për kinën. Preferencë e tretë është Italia, me 39 depu-tetë, ndërsa superfuqia e botës, SHBA, çuditërisht është prefer-enca e katërt. Një tjetër surprizë e grupeve të miqësisë në kuvendin e Shqipërisë është Izraeli. Plot 25 deputetë kanë zgjedhur miqësinë me këtë vend, ndërsa në listë nuk është asnjëri nga pesë deputetët çamë.

TuRQIa SIPËR gReQISËNdër vendet e Rajonit, Italia renditet e para, ndërsa Turqia e dyta, me një deputet më shumë se Greqia. ky i fundit është edhe grupi më interesant. Miqësinë me Greqinë e kanë kërkuar jo vetëm deputetët grekofonë si Vangjel Dule, jo vetëm ata grekofilë si Anastas An-gjeli, Andrea Marto, Vangjel Tavo e të tjerë të renditur në listat e me-dieve greke si “vorioepiriotë”, por edhe dy nga deputetët e komunitetit çam, Aqif Rakipi dhe Dashamir Ta-hiri. Megjithëse i përkasin një komu-niteti të martirizuar në trojet etnike

shqiptare në Greqi, dy deputetët e PDIu kanë zgjedhur gjuhën e miqë-sisë me shtetin grek.

KaTaRI DHe eMIRaTeT e baSHKuaRa aRabeNuk ka si të mos bjerë në sy se ndër vendet e renditura në krye të pref-erencave të miqësisë janë dy vende që kanë një sistem shtetëror pothu-ajse autoritar si katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat me për-katësisht 25 dhe 23 deputetë, mbajnë vendet 7 dhe 9, madje të renditura më të preferuara edhe se vende si Greqia, Austria, Franca apo Zvicra. Është fakt i njohur se në vendet e Gjirit Persik drejtuesit shtetërorë janë edhe bujarë me mysafirët dhe ndoshta kjo ka bërë që lista të jetë e ngjeshur. Jo vetëm kaq. Plot 9 de-putetë kanë zgjedhur miqësinë me të dyja këto shtete njëkohësisht: Agron Çela, Agron Duka, Anduel Xhindi, Fatmir Mediu, Jozefina Topalli, kas-triot Islami, Tahir Muhedini, Taulant Balla dhe Ylli Shehu, një përkim shumë i madh në krahasim me gru-pet e tjera të miqësisë.“Rastësi” të tjera“Diplomacia parlamentare” ofron

edhe shifra të tjera të çuditshme. kështu, në parlamentin shqiptar kemi më shumë “miq” të Azerba-jxhanit sesa të Spanjës, Holandës, kanadasë apo Suedisë, më shumë miq të Rusisë sesa të Danimarkës, më shumë me Japoninë sesa me Bel-gjikën, më shumë më Marokun sesa me kroacinëmë shumë me Afrikën e Jugut se me Bosnjë-Hercegovinën apo më shumë me Pakistanin se me Australinë. Ndërsa në “fund të listës”, me nga 3 deputetë secila, ren-diten grupet e miqësisë me Estoninë, Islandën, Jordaninë, Letoninë dhe Sllovakinë.

KaQ PaK SeRbIaVetëm 9 deputetë janë të deklaruar si “miq” të Serbisë në kuvendin e Shqipërisë. Natyrisht që Beogradi ka shumë më tepër miq në radhët e de-putetëve, por edhe shifra e deklaruar nuk është e vogël, duke llogaritur që shtete të tjera të rajonit si kroacia, Mali i Zi, Maqedonia apo Bosn-jë-Hercegovina kanë shumë më pak “miq” deputetë. Më poshtë po ju japim edhe listën e plotë të numrit të deputetëve “miq” me vende të ndryshme të botës.

Page 4: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

4 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 3 prill 2015

INTeRvISTË

Arrestimi i deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku është vetëm maja e ajsbergut në politikën shqiptare dhe raportet me botën

informale. Drejtuesi i fondacionit gjerman “Frie-drich Ebert”, në Tiranë, z.Frank Hantke në një intervistë dhënë për radion gjermane “Dojçe Vele” thotë se kjo që po ndodh nuk lidhet as me dekrim-inalizimin. Sipas tij, rasti doli në prag të zgjed-hjeve vendore, pasi Tom Doshi donte të garonte për bashkinë e Shkodrës. Ai ka bërë një analizë ku ka komentuar edhe raportet mes politikës dhe krimit, si dhe nismat për hapjen e dosjeve dhe lus-tracionin:

Si do ta përshkruanit situatën politike aktuale në Shqipëri?Situata politike aktuale më shqetëson. ka shumë gjëra, që nuk shkojnë, po kërkoj arsy-et reale, nuk është fjala për dukjen, shfaqjen, por për atë, që është në thelb dhe kjo është e vështirë për t’u kuptuar nga një i huaj si unë. ka shumë lajme, thashetheme, nuk kup-tohet, çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e gënjeshtërt, cili këndvështrim është i gabuar dhe cili jo. Është e vështirë për një të huaj të thotë, Ok, tani e di çfarë po ndodh dhe pse po ndodh.

gjithsesi le të qëndrojmë tek fak-tet: dy anëtarë të Parlamentit, Tom Doshi dhe Mark Frroku janë në ar-rest shtëpiak me akuzën e lidhjeve me krimin. çfarë do të thotë kjo në raport me politikën, drejtësinë, qytet-arët?kjo është një pyetje shumë-dimensio-nale. Para së gjithash mendoj se para një apo dy vitesh askush nuk e dinte se këta njerëz nuk ishin të lidhur me krimin, kurse sot ata akuzohen se janë të lidhur me krimin. Pyetja është: Si arritën ata të bëhen anëtarë të Parlamentit? Nuk kam përg-jigje për këtë, thjesht të bëj pyetjen. Megjithatë kryeministri Rama i dha një përgjigje kësaj pyetjeje, kur tha se, citoj “duhet të fillojmë të çlirojmë partitënga paratë e shumta në background-in e tyre”.

Mendoj se në një farë mënyre, këtu mund të jetë përgjigja, unë vetëm mund t’i referohem fjalëve të kryeministrit.

Pyetja tjetër është, pse Doshi dhe Frroku janë në arrest shtëpiak? Nuk jam jurist, por akuza për vrasje është e paprovuar. Me sa di unë prokurorët po vijojnë të hetojnë lidhur me këtë akuzë. Megjithatë ata thonë se ata, që akuzuan dikë për vrasës u arrestuan, sepse kanë gënjyer. Për mua kjo përbën problem. Pra, si është e mundur, që dikush akuzo-het si gënjeshtar, kur rasti është në he-tim e sipër? Vetëm kur të provojnë me fakte, që gjithçka ishte një gënjeshtër, një telenovelë, atëherë mund të akuzohen si gënjeshtarë. Për mua është e ndërlikuar që u arrit në përfundimin se kemi të bëjmë me një gënjeshtër, jo me të vërtetën dhe prokurorët nuk kanë pse të punojnë më për rastin në fjalë. Gjithsesi le të jemi pozitivë: Gjithë sa po ndodh tani, nuk është krejt e papritur për shqiptarët, nga bisedat dhe takimet, që kam pasur. Të gjithë e dinë se kanë qenë të lidhur me krimin, është edhe akt-akuza nga Belgjika për Mark Frrokun. Ajo që është e re në atë, që po ndodh, është që edhe pse nuk janë të papritura për shqip-tarët, kanë qenë të mbuluara dhe tani u zbuluan, dolën në sipërfaqe. Kjomundtëjetëfillimiipastrimittëmje-disit politik në Shqipëri. Dhe jam krejt i sigurt se kjo është vetëm maja e ajsber-gut. Cilido që mendon se Doshi dhe Fr-roku janë dy raste të vetme, që përbëjnë përjashtim, mendoj se është pak naiv.

Cilat mendoni se janë faktorët, apo” fajtorët”, që u hapën derën e Parla-mentit të Shqipërisë individëve me rekorde kriminale?Do t’ju përgjigjem duke iu referuar fil-mave kriminalistikë gjermanë: Pjesa më e madhe e tyre kanë një komisar policie të mençur, që i thotë asistentit të tij: Ndiq paratë dhe do të gjesh vrasësin.”

çfarë fshihet pas skandalit Doshi–Frroku

Drejtuesi i Fondacionit “Friedrich Ebert” FrankHantkenëTiranëfletmbiarrestiminedeputetëve: Dekriminalizim apo lojë në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit të vitit 2015?!

Përmendët pastrimin e mjedisit poli-tik në Shqipëri. Dhjetorin e kaluar mazhoranca socialiste dhe opozita e djathtë, arritën një marrëveshje për dekriminalizimin e Parlamentit. a mund ta shohim rastet Doshi dhe Frroku si fillim të dekriminalizimit? apo ato nuk kanë të bëjnë fare ?Nuk shoh ndonjë lidhje mes mar-rëveshjes së dhjetorit 2014 dhe rasteve Doshi dhe Frroku, që mendoj se janë të lidhura më shumë me zgjedhjet lokale të 21 qershorit, sesa me këtë marrëveshje. Mendoj se ka pasur një dëshirë për t’u zgjedhur kandidat për kryetar bashkie në Shkodër dhe kjo nuk iu dha. Dhe nëse ky mendim është i vërtetë, atëherë ka shumë pyetje për të bërë. Është për t’u bërë pyetja, pse Tom Doshit nuk iu dha mundësia të jetë kandidat i PS për kryetar bashkie në Shkodër? Pse ai është tani i zhgënjyer? ka pasur më parë diçka tjetër? Mund të formuloj pyetje të kësaj natyre, por nuk mund të jap përgjigje. Mendoj se rastet Doshi dhe Frroku nuk kanëlidhjemefilliminedekriminalizim-it të Parlamenti. kjo që po ndodh, nuk përbën sinjalin se po fillon dekriminal-izimi i Parlamentit. Shpresoj që marrëveshja e dhjetorit 2014 të mos mbetet në letër dhe të mos ketë fatin e shumë marrëveshjeve të tjera. kjo është shpresa ime, dhe jo vetëm e imja, por e pjesës më të madhe të shqiptarëve.

Nga duhet filluar, që t’i jepet fund në mënyrë institucionale hyrjes së indi-vidëve me rekorde kriminale në Par-lament, cili duhet të jetë hapi i parë?Mendoj se kemi një problem që nga vitet 90-të: nuk është ndërtuar besimi mes shtetit dhe qytetarëve. Të gjitha anke-timet, sondazhet, studimet tregojnë që qytetarët nuk u besojnë fare politikan-ëve, madje edhe administrata karakter-izohet nga mosbesimi dhe nuk ka një marrëdhënie mes shtetit dhe qytetarëve. Prandaj është një çështje e madhe ndër-timi i besimit, kjo situatë duhet ndry-shuar. Pak ditë më parë ambasadorja e BE në Tiranë, Vlahutin tha se në kro-aci ka një situatë të ngjashme me atë në Shqipëri, madje të tilla situata i gjejmë pak a shumë në të gjitha vendet në trans-formim. Ambasadorja Vlahutin tha se, citoj: “Ditën kur Prokurori i Përgjithshëm do

të akuzojë vërtet zyrtarët e lartë, që kanë gabuar, le të themi, qofshin ata edhe në majën e piramidës shtetërore, apo par-tiake, ajo do te jete dita, kur gjërat do tëfillojnëtëndryshojnëdheqytetarëtdotë besojnë se diçka po ndryshon. Ndry-shimiduhettëfillojëngamaja,ngakreu.Vetëm atëhere mund t’ u thuhet qytet-arëve: Zbatoni ligjin, rregullat, paguani taksat, kjo është detyra juaj si qytetarë në një shtet. Njerëzit do shohin se poli-tikanët me rekorde kriminale, qofshin edhe ne krye te shtetit apo politikes, fu-ten në burg, sepse janë fajtorë. Pra, nëse në Parlamentin e Shqipërisë dhe në politikë ka individë, që kanë lidh-je me krimin e organizuar, shteti duhet të veprojë kundër tyre. Atëherë qytetarët besojnë tek politika, shteti, ndërtimi i demokracisë, pasi demokracia kërkon një marrëdhënie besimi mes qytetarëve dhe shtetit.

Le të kalojmë në një çështje tjetër të nxehtë, sa aktuale aq edhe të mbar-tur në më shumë se 20 vjet: Hapja e dosjeve sekrete dhe lustracioni në Shqipëri. Pritet që projekt-ligji për hapjen e dosjeve, i propozuar nga qeveria, të kalojë për miratim në Par-lament. a mendoni se hapja e dos-jeve duhet shoqëruar edhe me lus-tracionin, i cili nuk parashikohet në këtë projektligj?kjo është një pyetje më e vështirë, nga sa duket. Hapja e dosjeve të policisë sekrete në kohën e regjimit komunist, padyshim është diçka e mirë. Por py-etja është: kush do ta bëjë, çfarë do të bëjë, me cilat dosje? kemi shumë raste në ish Gjermaninë Perëndimore dhe atë ish Lindore, kur çfarë ishte shkruar në dosje, ishte gënjeshtër. Agjentët e policisë sekrete kishin shkruar të pavërteta për të përligjur pozicionin e tyre. Pra, duhet një punë shumë serioze. Hapja e dosjeve sekrete mund të përdoret si armë, apo mjet për të shkatërruar shumë njerëz, që nuk meritojnë të shkatërrohen. Ndërkohë në Gjermani ka pasur një situatë tërë-sisht të ndryshme nga kjo në Shqipëri dhe përvoja gjermane nuk është rasti i Shqipërisë. kanë kaluar 25 vjet dhe naty-risht ka dosje, që janë zhdukur. Prandaj shoqëria civile në Gjermani hyri në dhomat e STASI-t për të ruajtur dos-jet sekrete, dhe megjithatë nuk arriti t’i

ruajë nga zhdukja të gjitha. Në Shqipëri pas 25 vitesh çfarë dosjesh kanë mbetur? Shqipëria nuk është si Gjermania, ku dy pjesëtesajuunifikuan,dhenjërapjesënuk besonte tjetrën. kemi vetëm një pjesë si në Poloni, Çeki etj, prandaj men-doj se do të ishte më e dobishme përvoja e këtyre vendeve në hapjen e dosjeve. Jo çdo gjë, që ka ndodhur në Gjermani, është më e mira për Shqipërinë. Ndërsa për lustracionin mund të vlejë përvoja gjermane. Një kolegu im, kur doli në pension, bëri një gjë shumë interesante: Mblodhi bashkë në një dhomë, vikti-matdheoficerëtepolicisësekrete,qëtëflisnin pa auditor për të kuptuar njëritjetrin. kjo është më e rëndësishme, sesa të dënosh njërën palë. kjo i shër-ben mospërsëritjes se tyre më shumë se hakmarrja. Lustracioni duhet të jetë hapi i dytë, pas hapjes së dosjeve. Duhet të vi-hen në filtër 25 vitet e post- komu-nizmit, qeveritë e ndryshme, shërbimet sekrete. Edhe lustracioni duhet kryer me shumë kujdes dhe jo si në një arenë boksi ku prêt rradhen të qëllosh. Përsa i përket hapjes së negociat-ave të anëtarësimit në be. a mund të luajë rol situata politike në fjalë lidhur me kohën e hapjes së tyre? Qeveria është optimiste se do t’ia dalë mbanë t’i hapë ato në shtator. ju si mendoni?Situata, për të cilën po flasim, nuk është një sinjal pozitiv. Po sjell në vëmendje, që Shqipëria aplikoi tri herë për statusin e vendit kandidat, gjë që do të thotë se dy herët e para pati një zhgënjim të madh. Mendoj se nuk duhet planifikuar një zhgënjim duke kërkuar shumë herët hapjen e nego-ciatave. Shqipëria është më mirë të kërkojë hapjen e negociatave, kur të jetë gati. kjo do të thotë të realizojë gjithë kërkesat. Koha se kur do të fil-lojnë negociatat nuk është vendim i BE, por i shqiptarëve. Rregullat dhe ligjet nuk negociohen. Është vetëm Shqipëria ajo që vendos, topi është në fushën e Shqipërisë. Përfytyroni zhgënjimin, nëse BE refuzon hapjen e negociatave në shtator, sepse vendi nuk është gati. Nga sa kam dëgjuar nga ekspertët e huaj, është shumë herët për të kërkuar hapjen e nego-ciatave në shtator.

Page 5: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

5E premte, 3 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

aNaLIzË

TIRANE 35000 163000 128000 134900FIER 25200 44200 19000 33100VLORE 19600 36100 16500 27200ELBASAN 12900 41200 28300 33300LUSHNJE 10500 27800 17300 21900BERAT 9900 21800 11900 16900POGRADEC 9000 20000 11000 15600PATOS 6400 10200 3800 7500KUCOVE 6200 10500 4300 7700URA VAJGURORE 5200 9100 3900 6900SARANDE 4400 8600 4200 6500SKRAPAR 4300 5500 1200 3800MALLAKASTER 4100 9500 5400 7300KORCE 4000 24000 20000 20300PEQIN 3700 8200 4500 6300POLICAN 3500 4700 1200 3400DIVJAKE 3400 10600 7200 8500GRAMSH 3200 7900 4700 6100GJIROKASTER 3200 9500 6300 7600LIBRAZHD 3100 8900 5800 7100CERRIK 3000 8300 5300 6500HIMARE 2900 4600 1700 3400PRRENJAS 2900 7200 4300 5600SELENICE 2500 6700 4200 5400PERMET 2300 4500 2200 3400TEPELENE 2200 3900 1700 3000MEMALIAJ 2200 4300 2100 3200DELVINE 2100 3500 1400 2600KAVAJE 2100 11800 9700 9900FINIQ 2000 4300 2300 3300ROSKOVEC 1600 6600 5000 5600DROPULL 1400 3400 2000 2800MALIQ 1400 11800 10400 10100BELSH 1300 5600 4300 4500ROGOZHINE 1300 6300 5000 5300KONISPOL 1100 2600 1500 2000LIBOHOVE 800 2900 2100 2400PUKE 800 3400 2600 2800KELCYRE 700 2300 1600 1900KOLONJE 500 4100 3600 3400BULQIZE 400 7200 6800 6300MIRDITE 0 6400 6400 5900DURRES 0 44400 44400 39600FUSH-ARREZ -200 1900 2100 1800MALESI E MADHE -400 8000 8400 7200SHIJAK -400 6100 6500 5400MAT -500 6800 7300 6100KRUJE -700 14600 15300 13000PUSTEC -700 800 1500 800DEVOLL -900 8000 8900 7300LEZHE -1000 15900 16900 14300VAU-DEJES -1000 7200 8200 6600KLOS -1200 3400 4600 3100VORE -1300 5800 7100 5400HAS -2300 2900 5200 3100SHKODER -3800 29600 33400 26800DIBER -4100 12300 16400 11800TROPOJE -5300 2800 8100 3600KUKES -5400 8800 14200 9100KURBIN -7000 8600 15600 9200KAMEZ -12600 15900 28500 16900

Projeksion paraprak i votave në 61 bashkitë e reja

Sondazh i publikuar nga Eduard ZaloshnjaPara një muaji, publikova një artikull, në të cilin argumentoja (bazuar në disa

sondazhe)sefirojaevotavetëmazhorancës,krahasuarmeqershorin2013,ishterreth200mijë.Ndërkohë,firojaevotavetëopozitësishterreth30mijë.Bazuarnëatëvlerësimstatistikordhedukeabstraguarsefirojaevotavetëmazhorancëska shkuar aktualisht në 250 mijë, ndërsa e opozitës në zero, kam përshtatur rapor-tet e nivelit kombëtar në 61 bashkitë e reja, për të bërë një projeksion paraprak të shpërndarjes së votave, kur ende nuk janë publikuar kandidatët e secilës palë (me publikimin e kandidatëve, këto projeksione, më gjasa, do të ndryshojnë). Projek-sionet janë renditur në tabelën shoqëruese sipas diferencës së votave në secilën bashki. kështu, e para është Tirana, ku diferenca e projeksioneve mes kandidatit hipotetik të majtë dhe atij të djathtë është më e madhja, 35 mijë vota (në 2013-ën, diferenca mes partive anti-Berisha dhe atyre pro-Berisha ishte 90 mijë vota). Nga këto projeksione, rezulton se mazhoranca ka aktualisht epërsi në 41 njësi vendore të reja nga 61 gjithsej (në qershor 2013 kishte epërsi në 51 njësi). Në kolonën e fundit të tabelës janë përmbledhur zgjedhësit që mund të votojnë për një kandi-dat të pavarur, janë të pavendosur, ose janë të vendosur të mos votojnë.

Projeksioni i votave përkryebashkiakët deri në 27 mars 2015

Sondazhet, pse po bie e majta

Nga Era Çela

Deri pak muaj më parë, dominimi i krahut të ma-jtë konsiderohej si absolut

edhe në zgjedhjet e pritshme vendore. Perceptimi se po krijohej vërtet një shtet ia kishte arritur të konsolidohej, por edhe harta e re e favorizonte dukshëm të majtën. Por, ndërsa na ndajnë më pak se tre muaj nga 21 qershori, sondazhet tregojnë se elek-torati ka nisur të zhvendoset drejt së djathtës. Një kambanë alarmi kjo për mazhorancën, e cila duhet të reflek-tojë me seriozitet për shkaqet që po çojnë në këtë bjerrje votash.

Padyshim kauza e ngritur nga opozita për dekriminalizimin ka lu-ajtur rolin e vet, por goditjen më të madhe mazhoranca e ka marrë nga deputetët Tomë Doshi dhe Mark Fr-roku. Për rastin e deputetit Doshi, perceptimi i njerëzve është se ai nuk ka gënjyer dhe se vërtet kupola e politikës shqiptare është jo vetëm e kalbur, por edhe e kriminalizuar. Në thelb, natyra skeptike e shqip-tarëve është më e prirur të besojë të kundërtën e asaj që servir qeve-ria. Nga ana tjetër, sjellja e qeverisë ndaj medieve ka qenë tepër agresive, duke favorizuar haptazi ekranet ser-vile ndaj saj dhe duke injoruar ato që mbajnë anën e kundërt ose që nuk kanë hyrë “në vathë”. kryemi-nistri ende nuk e ka kuptuar se part-neriteti me median duhet të shkojë përtej interesave politike “për të dalë bukur në ekran”, ndërsa stafi i tij është kufizuar në monitorimin e “kundërshtarëve” dhe në tendencën për mbylljen e gojës. Një politikë që padyshim do të jepte efektin e kundërt nga ai i pritshmi.

Implikimi i qeveritarëve me krim-in, ka bërë që aksionet e mëparshme të mazhorancës, ato për prishjen e ndërtimeve pa leje apo për mbledh-jen e pagesave të energjisë elektrike tashmë të shikohen nga qytetarët më shumë më “syzet” e opozitës sesa me ato të mazhorancës. Është më se e qartë tashmë se ndërtimet pa leje janë një dukuri që nuk është goditur seriozisht dhe entuziazmi i parë është shfryrë porsa është bërë e qartë se prishjet kanë qenë selek-tive dhe pa asnjë dobi frenuese. Ndërsa vetëvrasjet dhe rastet e tjera të goditjes së shtresave më të vobekta për mospagesa të fatu-rave të energjisë elektrike, e kanë bërë qeverinë të shihet jo si qeveri e shërbesave, por si një krah mizor që fshikullon me kamxhik ata që nuk kanë as mundësi të mbrohen. koha kur Erjon Veliaj fotografohej teksa mbante në duar për të çuar në spital një fëmijë rom duket tepër e largët dhe imazhi i qeverisjes është në pikiatë.

Shumëkush sot mendon se kemi rënë “nga shiu në breshër” dhe, pa-varësisht se një milion shuplakat ishin drejtuar kundër qeverisjes së Sali Ber-ishës, tashmë radha e “të penduarve” ka nisur të shtohet. Partia Demokra-tike është ende në një krizë të madhe të shkaktuar nga goditja e rëndë që mori më 23 qershor dhe duket ende e papërgatitur për të ngjallur një fry-më besimi për lidershipin e saj të ri dhe kjo, e shoqëruar me mungesën e besi-mit ndaj mazhorancës, mund të shkak-tojë një rënie të ndjeshme të numrit të votuesve. Një rënie që gjithsesi do ta ndjejë më shumë e majta se e djathta. Por kjo nuk duhet të gëzojë askënd.

Të kesh një qeveri që “i del boja” pa kaluar dy vjet, nuk është lajm i mirë.

Shumëkush sot mendon se kemi rënë “nga shiu në

breshër” dhe, pavarësisht se një milion shuplakat

ishin drejtuar kundër qeverisjes së Sali berishës, tashmë radha e

“të penduarve” ka nisur të shtohet

çfarë fshihet pas skandalit Doshi–Frroku

Diferenca majtas-djathtas

Kandidati majtë

Bashkia e Re

Kandidat i djathtë

I pavarur/i pavendosur/jovotues

Page 6: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

6 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 3 prill 2015POLITIkË

kreu i Frymës së Re Demokra-tike, Bamir Topi, i është përgjigjur dje pozitivisht

kërkesës së kryeministrit Edi Rama, për të hyrë në një koalicion, në zgjedh-jet e ardhshme, ndërsa ka bërë me dije seduhet tënisinfillimishtnegociatatdhe më pas të shikojnë nëse arrijnë të përfshihen në një koalicion. “Në vijim të një analize të gjatë, FRD ra dakord që të pranojë ftesën e z. Rama që të hyjë në një koalicion. Fillimisht do të hyjmë në negociata. Grupi negocia-tor përbëhet nga, z. Oketa dhe z. Sali Shehu. Negociatat janë vetëm fillimii bisedimeve”,- bëri me dije Bamir Topi. Sipas tij, negociatat nuk bëhen thjeshtë për interesa elektorale por tregojnë edhe rëndësinë që ka Fryma e Re Demokratike në arenën politike. Ai bëri me dije se në negociatat me Partinë Socialiste do të paraqesin nev-ojën për disa rregullime në kushtetutë dhe në sistemin zgjedhor. “Më pas do të futemi në bisedime në funksion të zgjedhjeve të pushtet vendor, të cilat janë zgjedhje që do të zgjedhin perso-nin që do tu shërbejë qytetarëve. Ftesa e bërë publike është një shenjë qytet-arie dhe do të shkojmë drejt negocia-tave me qëllimin për të qenë kontrib-utorë në administrimin e qyteteve Do të kërkojmë të kemi sa më shumë për-faqësues në këshillat Bashkiakë”,- ka bërë me dije z. Topi.

FTeSa e RaMËSNë këtë mënyrë, kryetari i FRD-së i është përgjigjur ftesës publike të kryeministrit Rama për pjesëmarrje në koalicionin e majtë. Pas një mara-tone të gjatë mbledhjesh dhe takimesh me deputetët e çdo qarku të vendit, ku janë diskutuar emrat dhe alternativat socialiste të kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet e ardhshme, kryeministri Edi Rama ka folur tre ditë më parë para mediave, ku për herë të parë i ka bërë një ftesë publike partisë Fryma e Re Demokratike, që të bash-kohet në një koalicion me PS-në dhe aleatët e saj, për t’i dhënë vendit një alternativë të re. “Shfrytëzoj rastin për të bërë dhe një apel që e konsideroj të arsyeshëm. Në këtë koalicion ka ende hapësirë, ka ende vend për të tjerë zëra dhe të tjera përvoja. këtu kam para-sysh dhe Frymën e Re Demokratike që me shumë konsideratë, do ta fto-ja ta konsideronte bashkimin në këtë rrugë, jo për të përputhur programet, por për të rritur spektrin e ideve dhe të alternativave për vendin”,- tha Rama. Në këtë kuadër, ai shtoi se është kryer një reformë historike, transformuese në mënyrë rrënjësore, të mënyrës së si është organizuar shteti ynë në nivelin e qeverisjes vendore dhe sipas Ramës, se është vetëm vlerë e shtuar që edhe kjo forcë politike të bëhet pjesë e këtij koalicioni të madh qytetarësh.

MaRRËveSHja Me IDRIzINPo tre ditë më parë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kreun e Partisë për Drejtësi Integrim dhe

Sikurse është paralajmëruar nga “Telegram”, koalicioni i majtë është zgjeruar edhe me pjesëmarrjen e dy partive të djathta, PDIu dhe FRD. Ftesat e Ramës dhe miratimi i aleatëve të rinj. Çfarë kërkojnë dy “të vegjlit” nga kryeministri dhe mazhoranca

Topi dhe Idrizi në koalicion me Ramën

unitet, Shpëtim Idrizi për të zyrta-rizuar bashkëpunimin. Në përfundim të takimit kreu i qeverisë bëri me dije seufinalizuamarrëveshjepërtëecurnë rrugën e partneritetit politik me PDIu. Ai tha se diskutimi është përqendruar në radhë të parë tek vija kryesore e këtij partneriteti poli-tik, çka do të thotë se së bashku me PDIu, do të jenë në bashkëqeverisje.

“Natyrshëm kemi diskutuar edhe për stacionin e parë të këtij rrugëtimi, stacioni i zgjedhjeve vendore, ku do të dalim së bashku me 61 kandidatë të koalicionit qeverisës dhe më konk-retisht do të shkëmbejmë opinionet për këto kandidatura me një vëmend-je të veçantë ndaj opinionit të PDIu, në disa qarqe ku influenca politike ekësaj partie është më e qenësishme se

sa në qarqe të tjera. E di që do py-esni për emra konkret njësish, por nuk kemi emra konkretë. kemi vendosur ta ndërtojmë këtë partneritet që të gjithë kandidatët të jenë të miratuar së bashku dhe në rastin konkret të PDIu në disa prej qarqeve të kemi edhe kontributin e drejtpërdrejtë të PDIu”, u shpreh Rama. Ai tha se nuk janë bërë dhe nuk do të bëhen ndarje të bashkive, por se të gjitha partitë do të bashkohen për të mbështetur kandidatin e përbashkët.Nga ana e tij Idrizi deklaroi se si kryetar i PDIu zyrtarizon bashkëpunimin me Partinë Socialiste, duke bërë me dije se po gjenden pikat e bash-këpunimit së pari parimore dhe pro-gramore. “Si parti politike reale me peshë specifike, po kërkojmë dhe po tentojmë të gjejmë mbështetjen më të mirë, për të rritur peshën e PDIu. Fillimi i bashkëpunimit tonë

ka qenë për një reformë shumë të rëndësishme, për t’i dhënë mundësi edhe pushtetit lokal jo vetëm të ketë mundësi të mëdha, por edhe të jetë më afër qytetarit. kemi marrë pjesë në këtë reformë kemi dhënë dhe piketat tona duke nisur që nga ko-nispoli edhe në pika të tjera. Do të dalim me 61 kandidatë të përbashkët dhe në ato qarqe ku pesha e PDIu është më e fortë, do fokusohemi më shumë”, tha Idrizi.Shpëtim Idrizi ka deklaruar më herët në media se është i hapur për koali-cion, por kërkon që PDIu-së t’i lihen bashkitë Shijak, Patos, Peqin, konis-pol dhe Rrogozhinë.Në lidhje me konsultimet me PBD-NJ, ai u shpreh se PS ka komunikuar dhe me zotin Dule, ndërsa bëri me dije se do të realizohet një takim këto dy-tre ditë për të diskutuar gjendjen.

Page 7: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

7E premte, 3 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Shpërthimet e së mërkurës në zonën naftëmbajtëse Pa-tos-Marinzë kanë shkaktuar

pezullimin përkohësisht të aktivite-tit të kompanisë “Bankers Petroli-um”, e përfolur edhe në kabllo-gramet e publikuara nga WikileaksShpërthimi i naftës në Patos – Marinzë ka shpërthyer edhe skan-dalin e “Bankers Petrolium”. kabllogramet e Wikileaks e kishin paralajmëruar, por shteti dhe qeve-ria ka heshtur për shumë e shumë vite. Vetëm shpërthimet e ndod-hur të mërkurën kanë nxjerrë në pah mënyrën tërësisht abuzive të shfrytëzimit të hidrokarbureve në këtë zonë. ky ka qenë momenti që ka sjellë reagimet e autoriteteve shqiptare, të cilat kanë pezulluar përkohësisht aktivitetin e “Bankers Petrolium”, kompania më e madhe në fushën e hidrokarbureve, duke i vendosur një sërë kushtesh për tra-jtimin e mbetjeve dhe respektimin e standardeve mjedisore.

NDËRHYRja e SHTeTITInspektorati Shtetëror i Mjedis-it dhe Pyjeve (ISHMP) reagoi pas katër shpërthimeve që ndodhën në zonën Patos-Marinzë, në qarkun e Fierit: “Më datë 24.09.2014 grupi i punës i ngritur nga Ministri i Mje-disit, filloi inspektimin në aktivi-

tetet e kompanisë “Bankers Petroli-um” ku një nga çështjet kryesore për ndotjen në mjedis është situa-ta e gropave ekologjike, në të cilat janë depozituar mbetjet e dala nga procesi i shpimit dhe i prodhim-it të naftës bruto, të cilat përbëjnë mbetje të rrezikshme”, - thuhet në deklaratën zyrtare.Me urdhër të Ministrit të Mjedis-it, z. Lefter koka i është kërkuar kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, me qëllim parandalimin e aksidenteve të mundshme dhe ndotjes potenciale të mjedisit, që kjo kompani të zbatojë këto masa dhe detyra.

“TËRMeTeT” Qe DËMTOjNË baNORËTSipas ISHMP, shkaqet teknike të këtij incidenti janë akoma të paqar-ta dhe do të zbardhen shumë shpe-jt. Një laborator i lëvizshëm është dërguar menjëherë në terren për të kryer matjen e nivelit të ndotjes. Prej shumë vitesh kanë ndodhur shpërthime, të cilat kanë ngjallur dyshime për veprime të qëllimshme nga kompania e cila dyshohet se përdor teknika të paligjshme për shfrytëzimin e burimeve natyrore, gjë që kanë sjellë dëmtime serioze edhe në pronat e banorëve të zonës. këta të fundit kanë protestuar në

Negociatat me “Tirana In-ternational Airport” (TIA), mbi çështjen e ekskluzivite-

tit janë në fazën përfundimtare. Min-istri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi se Shqipërisë i duhen aeroporte të reja, me qëllim që të zhvillojë ekonominë, e veçanërisht sektorin e turizmit. “Në planet tona duhet të hyjë në funksion normal aeroporti i kukësit, si dhe një aeroport i ri në jug të vendit, për t’i shërbyer kryesisht industrisë së tur-izmit”, u shpreh ministri Haxhinasto.

Sipas ministrit te Transporteve, Haxhinasto, ky zhvillim ka dhe log-jikën ekonomike të tij, pasi për çdo 1000 pasagjerë të rinj krijohet një vend pune. kjo, sipas tij, do të thotë se në

qoftë se ne e kapim të gjithë atë volum normal të rritjes ekonomike, në 5 vitet e ardhshme do të ketë mbi 600 vende të reja pune, vetëm në industrinë e shërbimeve aeroportuale.

Ai vlerësoi se qëndrueshmëria e partneritetit me “Tirana International Aeroport” është pozitive, por cilësoi si sfidëkryesoreplotësiminespektrittëshërbimeve në këtë aeroport. “Një fakt i mirëpritur është se shifrat e rritjes së qarkullimit të pasagjerëve në Aeropor-tin e Tiranës janë gati 2.5 herë më të larta se mesatarja e industrisë evropi-ane. Ndërkohë që kemi akoma shumë për të bërë për të plotësuar spektrin e shërbimeve në këtë aeroport. Nuk kemi ende prezente kompanitë e flu-turimit lowcost, ende nuk kemi target-

uar segmentin e turistëve dhe akoma nuk kemi arritur nivele të kënaqshme në shërbimet kargo””, tha ai.

Angazhimi në sektorin kargo vlerësohet si aktivitet i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. “Sigurisht që angazhimi i sektorit kargo do të sjellë përfitime shume tëmëdha për industrinë, ndërkohë që sot në botë 30% e tregtisë globale realizo-het me avion”, tha ai.

Negocimi i kësaj pike të mar-rëveshjes së koncesionit ka qenë ob-jektiv i disa qeverive që nga 2005-a. Por ende nuk është arritur në marrëveshje. Sipas marrëveshjes koncencionare 20-vjeçare, të gjitha fluturimet ndër-kombëtare prej dhe drejt Shqipërisë do të realizohen nëpërmjet Aeroportit

aeroporti i Kukësit rrëzon ekskluzivitetin e TIa

Qeveria po mbyll negociatat me Tirana International Airport. Dy aeroporte të reja për turizmin dhe kargon do të ndikojnë në uljen e tarifave të transportit ajror

Ndërkombëtar të Tiranës.Që prej datës 23 prill 2005, aero-

porti “Nënë Tereza” menaxhohet dhe operohet nga shoqëria private e qua-jtur “Tirana International Airport” (TIA). TIA mori përsipër menaxhimin dhe operimin e aeroportit nga qeve-ria shqiptare, e cila ka qenë pronarja e vetme e aeroportit që nga koha e ndër-timittëtij.SinjëfirmëkoncensionareTIA do të drejtojë të gjitha aktivitetet e aeroportit për 20 vjet. Qeveria shqip-tare vendosi të bëjë këtë hap, sepse

aeroporti kishte nevoja modernizimi dhe përmirësimi me qëllim që të për-ballontefluksinemadhtëpasagjerëveqë rritej që prej vitit 1990.

Në vendin tonë operojnë 14 kom-pani ajrore drejt 18 destinacioneve konkretisht: “Adria Airways”, “Alita-lia”, “Air One”, “Austrian Airlines”, “British Airways”, “Blue Panorama”, “JetAir Fly”, “Lufthansa”, “Living-ston”, “Olympic Airlines”, “Meridi-ana”, “Pegasus Airline”, “Small Planet Airlines” dhe “Turkish Airlines”.

KËRKeSaT e MINISTRISË SË MjeDISIT PËR

baNKeRS

- Pezullimi i aktiviteteve të kompanisë deri në paraqitjen e planit të menaxhimit të mbetjeve.

- Hartimi i Planit të Për-puthshmërisë sipas përcaktimeve të shtojcës 10 të ligjit nr. 10448 datë 14.07.2011 për lejet në mjedis, e ndryshuar.

- Rivlerësimin e raporteve të ndikimit në mjedis dhe rishikim-in e kushteve të lejeve Mjedisore.

- Hartimi i një plani mon-itorimi të detajuar si pjesë e Lejes Mjedisore dhe instrumenteve të inspektimit mjedisor.

- kompania në përputhje me planin e menaxhimit duhet të fillojëhartimineplanittëmasavepër trajtimin e mbetjeve që gjen-erohen nga aktiviteti, të depozitu-ara në gropat ekologjike.

- Menaxhimi i mbetjeve të të gjitha llojeve duhet të bëhet në përputhje me kuadrin e ri ligjor të mbetjeve.

- Heqja e masës së pezul-limit të aktivitetit të kompanisë do të bëhet pas vlerësimit të realizimit të masave dhe detyrave të lëna për zbatim.

Shpërthen skandali “bankers”Ministria e Mjedisit udhrëron pezullimin e akvitetit të gjigandit kanadez të hidrokarbureve

shumë raste për dëmtimet që iu janë shkaktuar pronave të tyre, por këto ankesa kishin rënë në vesh të shurd-hët. “Bankers” ishte në qendër të skandaleve të publikuara nga Wikileaks, sipas së cilës kjo kompa-ni kishte abuzuar në respektimin e rregullave mjedisore në këtë zonë.

POLICIa HeTIM NDaj "baNKeRS" Pas shpërthimeve të ditës së mërkurë në fshatin Marinëz, policia e Fierit ka nisur një procedim penal në ngarkim të kompanisë “Bankers

Petroleum”. Sipas saj, nga komu-nikimet paraprake me banorë të zonës dhe nga verifikimi në vendrezulton se kishte çarje të sipërfaqes së tokës në disa vende. Fontana të gazit shpërthyen në afërsi të zonave të banuara, duke shpërndarë gaz të përzier me ujë dhe llum. Vatrat janë në afërsi rreth 200 metra nga pusi i shpimit të kompanisë "Bankers Petroleum". Dyshimet paraprake janë se kompania kanadeze ka kryer shpime me metoda të palejuara dhe në territor që nuk duhet të kryhen operacione të tilla.

SPeCIaLe

Page 8: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

8 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 3 prill 2015

SY MË SY

Nuk i largohet dot humorit, edhe kur dikush mundohet ta intervistojë seriozisht si-

kurse ka ndodhur me gazetaren e “Telegramit”. ky është koço Devole, një nga personazhet më të famshëm të ekranit, ai që është në “prapaskenën” e “Portokallisë” apo të “Fiksit”. Ishim mësuar dikur ta shikonim në koncertet e mëdha të Vitit të Ri, një nga argë-timet e vetme të shqiptarëve mbrëm-jeve kur ndërronin vitet, por nuk e dinim se humoristi ishte dërguar edhe për “riedukim” që të vinte mendjen në kokë. Nuk e dinim që paskesh qenë totalisht i paaftë, aq sa nuk e pranu-an në Akademinë e Arteve. Madje i paaftë “kronik”, aq sa e pushuan nga puna edhe në TVSH në vitin 1997. Por koço gjithmonë “riedukohet” dhe kthehet në ekran, për të na sjellë atë humor që e shijojmë prej më shumë se 40 vjetësh...

Nga viti 1977 deri më 1997 ju kini qene skenarist, regjisor dhe aktor në spektaklet televizive të Radio Televizionit Shqiptar. Dramaturgu dhe regjisori Pëllumb Kulla ju ka vlerësuar jashtëzakonisht, madje duke ju cilësuar “gur sinori në hi-storinë e humorit kombëtar”. Si ju duket ky mendim i Kullës?

Më lejoni t’u përmend një cilësi të veçantë të Pëllumb kullës. Pëllum-bi s’ka qenë asnjëherë ziliqar. Ai s’ka vuajtur kurrë nga zilia. Po ju tregoj një rast. Se nga vajta njëherë, mbase bëra dhe gabim xhanëm, i lexova një gjë nga ato që kisha shkruar unë. Pël-lumbi ia shkrepi gazit që në rreshtat e

parë. Qeshte me lot dhe nuk pushonte. S’kisha ç’bëja u detyrova të ndërpres leximin se ndryshe, me atë të qeshur që e kish zënë, do më kish vdekur në duar. E kuptoni çfarë telashi? Desh u bëra vrasës për faj të talentit të madh që kisha! Nejse, ç’bëri vaki me pas tho-ni ju? Pasi piu ujë dhe u qetësua disi, Pëllumbi u ngrit, mori nga rafti të gjitha dorëshkrimet e tij, tregime, dra-ma dhe komedi, dhe i hodhi në zjarr. Ç’bëre kështu Pëllumb!? Gjepura – më tha, kam dhjetë vjet që shkruaj gjepura! Tani që lexova dhe dëgjova shkrimet e tua, më vjen turp nga vetja për kri-jimet e mia. Ti koço,me tha - je gjeni! I tillë është Pëllumbi. Doni me për Pël-lumbin!?

u përgjigjët me gjuhën e per-sonazhit të famshëm të belul gjer-aqinës...Po, një personazh që lindi nga Qamil Buxheli dhe që ngjiti në skene Pëllumb kulla duke na e skalitur me daltën e tij të humorit që vështirë të shuhet nga kujtesa e brezit tonë, por edhe brezit të sotshëm mendoj.

e vërtetë. edhe sot e dëgjon kudo “a doni më për belulin!?”Sepse të gjithë jemi nga pak “Belulë”. Të gjithë kemi qejf të mburremi edhe kur tregohemi “modestë”. Vetëmburr-ja është një ves fëminor që na shoqëron deri në pleqëri. Për artistin vetëmbur-rja, është një litar i lidhur tek këmbët e tij, që nuk e lë të eci përpara. Edhe sot po të vesh re, ke plot gazetarë, ak-torëkëngëtarëepolitikanë,qëkurfla-sin për të tjerët, më shumë lavdërojnë veten. Ç’të bëjmë? Ja që na pëlqen lë-

“I pari, buxheli i madh, guxoi të tallet me

sloganet e Partisë së Punës. Një dizenjator

që shkruante parullat në Ndërmarrjen e Shërbimit

ushqimor shkroi në xhama dy parulla

“Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”

dhe “Të nderuar klientë, veresie s’ka!” Kur

donte t’i vendoste në mur, parullat prej xhami i ranë nga duart dhe u

thyhen. ai shpejt e shpejt i vendosi, por nga nxitimi

ngatërroi copat e xhamave. Kështu dy parullat që u vunë në

mur ishin “ Proletare të të gjitha vendeve, veresie

s’ka!” dhe “ Klientë të nderuar, bashkohuni”. Ndërsa Filip çakuli, i pyetur nga gazetari në një emision direkt të

Radio Tiranës tha: “Në një takim që pati

Ministri i bujqësisë shoku Pali Miska me

fshatarët dhe kooperativistet e

Myzeqesë, midis të tjerash na tha tri gjëra që

nuk i dinim. e para: gruri mbillet në tokë.

e dyta: gruri kur piqet, korret! Dhe e treta,

“Nga mielli i grurit bëhet buka”. Të gjithë fshatarët shpërthyen në duartrokitje,

përfundoi Filipi

Nuk jemi “pjekur” akoma si shoqëri që të prodhojmë opinionistë dhe analistë kaq të pavarur e të paanshëm. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Si analistët ashtu edhe ne humoristët, qëllojnë me “gurë” kundërshtarët e partisë në pushtet, dhe me ”guralecë” “pemën” e qeverisë me shpresën se domund të marrim ndonjë “kokërr” prej saj

Humor me politikën? E kemi bërë edhe në kohën e diktaturës

KOÇO DEVOLE:

vdata dhe fjalët e mira. Edhe budallai kur na lavdëron,- ka thënë një mençur, - nuk na duket edhe aq budalla!

Kjo nuk ka të bëjë me fjalët e mira të zotit Kulla për ju?

Tani, duke e lënë humorin mënjanë, them se fjala dhe mendimi i kullës, për mua është pa dyshim shumë herë më me vlerë se sa motivacionet standarde qëshkruhennëpërcertifikatateqëfir-mosen nga Presidentet kur shpërnda-

Page 9: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

9E premte, 3 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

SY MË SY

jnë dekoratat apo titujt e nderit.

ju jeni ndër aktorët më të vjetër të humorit, nga ata që ende janë në ak-tivitet, por njëkohësisht edhe ndër të parët që guxuat shumë duke e përf-shirë politikën në humor. a ju a ka bërë dikush “formalitetin” për guxi-min për të prekur “të paprekshmit”?Në çdo kohë ka pasur, ka dhe e do të ketë militantë e nostalgjikë. këta janë kontingjent që çdo parti i do. Ata janë te parët në brohoritje për partinë dhe të parët që të kërcënojnë në telefon. Ju po pyesni për “formalite-tin” në kuptimin e dajakut? Jo, nuk ka pasur ndonjëherë. “Formaliteti” që të bënin në atë kohë kur ti nuk ecje në “shinat” e Partisë, ishte dërgimi gjashtë muaj apo një vit për riedukim në gjirin e klasës punëtore. Por që të mos të kthe-hemi përsëri tek “Beluli,” unë nuk jam ndër të parët si ç’thoni ju, që kam gux-uar të prek të “paprekshmit”. Mua po më le aty nga mesi, jam i kënaqur. Ndër të parët, unë do rreshtoja shkrimtarin Qamil Buxheli dhe Filip Çakulin. Të dy, që në kohën e diktaturës, kanë guxuar të tallen me sloganët dhe udhëheqësit e Partisë. I pari, Buxheli i madh, guxoi të tallet me sloganet e Partisë së Punës. Një dizenjator që shkruante parullat në Ndërmarrjen e Shërbimit ushqimor shkroi në xhama dy parulla “Proletarë të

të gjitha vendeve bashkohuni” dhe “Të nderuar klientë, veresie s’ka!” kur donte t’i vendoste në mur, parullat prej xhami i ranë nga duart dhe u thyhen. Ai shpejt e shpejt i vendosi, por nga nxitimi ngatër-roi copat e xhamave. kështu dy parul-lat që u vunë në mur ishin “Proletarë të të gjitha vendeve, veresie s’ka!” dhe “ klientë të nderuar, bashkohuni”. Ndër-sa Filip Çakuli, i pyetur nga gazetari në një emision direkt të Radio Tiranës tha: “Në një takim që pati Ministri i Bujqësisë shoku Pali Miska me fshatarët dhe koop-erativistet e Myzeqesë, midis të tjerash na tha tri gjëra që nuk i dinim. E para: Gruri mbillet në tokë. E dyta: Gruri kur piqet, korret! Dhe e treta, “Nga mielli i grurit bëhet buka”. Të gjithë fshatarët shpër-thyen në duartrokitje, përfundoi Filipi. Të bëjë këtë lloj humori në atë kohë ishte guxim i tepruar, por Çakuli mbetet i njëjti, si në kohën e diktaturës, ashtu edhe tani në...s’po e them se nuk jam i sigurt nëse jemi në demokraci, apo në demokraturë.

a mendoni se humori “diktohet” në shumë raste nga vija editoriale e pro-narëve të medieve, të cilët zotërojnë edhe kanalin e komunikimit të ak-torit me publikun masiv?Të gjithë pronarët e mediave vizive apo të shkruar, e diktojnë humorin bile edhe këngët ndërsa tek lajmet ndryshon puna.

Deri më sot, nuk ka guxuar asnjë pronar të diktojë lajmet apo “editorialin”.

Në gazetari mundohemi gjithmonë të evitojmë përfshirjen emocionale apo edhe të fshehim bindjet tona politike për të mos influencuar lex-uesin. a është e mundur të evitohet kjo përfshirje emocionale edhe kur bëjmë humor me politikanët?Për mendimin tim, jo! Si gazetarët ashtu edhe aktorët sado që të përpiqen t’i fshe-hin bindjet e tyre politike e kanë të pamun-dur. Në gazetari ato lexohen qartë midis rreshtash ndërsa tek aktori tek nënteksti që përdor.

Ç’mendim keni për gazetarët, analistët, opinionistët. a janë ata të pavarur apo të paanshëm nga politika?ku i ke këta gazetarë të pavarur e të pa anshëm!? Më prezanto me ndonjërin. E di ç’më tha një miku im? Më pëlqen filananalist.Ështëkaqipaanshëmsaqëedhe kur bën sherr me dikë tjetër, nuk mban as anën e vetes së vet! këto janë përralla për fëmijët e kopshtit. Nuk jemi “pjekur” akoma si shoqëri që të prodho-jmë opinionistë dhe analistë kaq të pa-varur e të paanshëm. Të rrimë shtrem-bëre tëflasimdrejte.Si analistët ashtuedhe ne humoristët, qëllojnë me “gurë” kundërshtarët e partisë në pushtet, dhe me ”guralecë” “pemën” e qeverisë me

shpresën se do mund të mar-rim ndonjë “kokërr” prej saj.

Si shpjegohet që kur bëhet humor me politikanët, efek-ti komik është pothuajse i garantuar?Do thosha jo i “ garantuar” por “më i duartrokitur”...

Mendoni se “merita” është e politikanëve apo është publiku ai që preferon këtë lloj humori?Të dyja bashkë, por unë mendoj se politikanët kanë “meritën” e tyre të padiskutueshme. Humori politik është më i duartrokitur nga publiku sepse publiku, nuk i beson politikës dhe politikanëve. Si të besosh një politikan që ka një rrogë mujore prej një mijë

kOÇO DEVOLEHumoristi i shquar ka lindur në kuçovë më 28 nëntor 1945 dhe

rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit. koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, ske-narist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946 familja e koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroipërdramënëAkademinëeArteve,kunukfitoi,pasiecilësuan si të patalentuar.

Në nëntor të vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshëm ush-tarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qendrore të ushtrisë, për krah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në re-vistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997 çuditërisht shkarkohet si “i pa aftë”. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në SHBA. Pas një periudhe “riaftësimi” në emigracion, në vitin rikthehet si regjisor dhe skenarist në emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli”

Për koncertet e Vitit të Ri punonin shumë vetë, shumë regjisorë të njohur tashmë, por unë pavarësisht nga ndërrimi i tyre do të veçoja një emër që për ato lloj koncertesh, ishte bërë si gur themeli: Koço Devole! Fantazia e tij, atmosfera që krijonte dhe ushqente Koçoja, prurjet e tij ishin vlerë e rrallë e Televizionit Publik Shqiptar. Kam mendimin se ky individ, padrejtësisht nuk është vlerësuar kurrë sa duhet, ndofta për arsye të politikave, ndofta për shkaqe gjeneracionale, ndoshta sqimatarët në drejtim preferonin diplo-mat e shumta të njerëzve shterpë që mbushnin organikën e institucionit. Koçoja përbën një “gur sinori” në historinë e humorit kombëtar. Tërë jetën në bashkëpunim me të, unë jam ndier mjaft pjellor, mjaft komod dhe e kam respektuar e vazhdoj ta respektoj akoma

Pëllumb Kulla

eurosh, por që ka një makinë luksoze, një vile në qytet, një në fshat, e një në bregdet, e nadelnëfoltoreneparlamentitenafletpërluftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe padrejtësisë! E ku të mos qeshesh me këta politikanë, kur në fushata zgjedhore premtojnë se do të na ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë fare.

Pse nuk kemi parë deri më sot një aktor komik që të kandidojë për de-putet?Çfarë thua!? Pse këta që kanë kandiduar, çfarë janë? Nuk të duken komikë!?

ju jeni i angazhuar në emisionin satirik “Fiks fare”, i cili është shndër-ruar në një nga më të preferuarit për teleshikuesin. Por kohët e fundit ka patur një perceptim se emisioni po devijon pak majtas. Është ky edhe perceptimi juaj?kjo puna e perceptimit është si ta mar-rësh. Ju thoni majtas unë them djathtas. ”Fiksi” është një “makinë” që ka13 vjet që është përpjekur të ecë gjithmonë dre-jtë, por ja që rrugët tona janë me kthesa. Diku do të marrim pak majtas e diku djathtas. E rëndësishme është të vazh-dosh të ecësh përpara.

Ka patur raste kur humori politik është “sponsorizuar” nga kundër-shtarët. a mendoni se një rast i tillë është edhe ai i videos së shumëpër-folur të bes Kallakut, e cila u shpërnda më pas në Facebook nga vetë Kryeministri?këtë që thatë ju, unë e kuptoj kësh-tu! Dikush ka vajtur dhe i ka thënë aktorit Bes kallaku: “Ti i dashur Bes, po na bëre një video-humor për këtë problem ke në dorë pesë mijë euro!” kështu? unë për vete nuk e besoj një gjë e tillë! Aktori dhe humoristi atë punë kanë, të prodhojnë humor. Është detyra e tij që me anë të humorit, të go-

dasë çdo fenomen negativ të shoqërisë sonë. A është apo s’është banalizim trajtimi me humor i çështjes në fjalë, ky është problem tjetër. unë them se hu-mori nuk mund të diktohet, ai lind dhe krijohet nga fantazia e humoristit. Nuk mund të qeshësh me urdhër nga lart.

Ndonjë vërejtje për politikanët tanë?Vërejtje!? Përkundrazi, vetëm fjalë të mira. T’u them një gjë. E besoni ju që shumica e politikanëve tanë rrezatojnë mirësi dhe dashuri në popull?

jo.As unë, por ja që e beson populli! kur ata grinden,shaheneshpifinpërnjeritjetrin,të krijohet përshtypja se e bëjnë për inate personale apo aferat e tyre korruptive, po s’është kështu, jo! Ata e bëjnë këtë vetëm për të mirën e popullit dhe të ardhmen e Shqiperisë. Ju e besoni këtë?

jo.As unë, por ja që e beson populli që voton.

Ç’mendim keni për Kryeministrin Rama?Padyshim është kryeministri më i mirë pas 23 Qershorit.

Po për Presidentin Nishani. Dallon ai nga presidentët e mëparshëm?kur kishte mustaqe po. Me heqjen e tyre edhe zoti Nishani u bë njëlloj si të tjerët.

a keni ndonjë mesazh për lexuesit e “Telegramit”?Megjithëse nuk i njoh lexuesit e “Tele-gramit”, unë i uroj të gjithëve të qeshin sa më shumë, bile po patën mundësi, të qeshin edhe me lajmet.

Intervistoi: era çela

TeLeKOMeDITËAutor dhe regjisor në:Çanta e zezë

1986

Gjuetia e fundit

1992

Të gjallë apo të vdekur 1993

Çanta me një milion 1993

Oreksi i madh

1995

Revolja e heroit

1996

Për pushime ne Rome 1996

Tre shoke pa shërbyesen 2000

Milioneri

2005

Na ishte njëherë Shqipëria 2009

Page 10: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

10 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 3 prill 2015

TeLegRaMI YNË

kina, si fuqi euro-aziatike

Nga Havier Solana

ReDaKSIa Botues: Brahim Shoshi; Drejtor: Albert Gjoka kryeredaktor: Alket Aliu Redaktore: Era ÇelaRedaksia: Rruga “3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2; Hyrja 7/1, Yzberisht - Tiranë; Tel/Fax: +35545200045; Shpërndarja dhe Shitjet: 0693933301; Web: www.telegram.al; E-mail: [email protected]; E-mail: [email protected]; Gazeta “Telegram”, është e rregjistruar në QkR me NIPT L42026006N

klienti ___________________, abonohet me gazetën javore “Telegram”, botim i kompanisë “Telegram”, me NIPT: L42026006N, me adresë: Rruga “3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2, Hyrja 7/1, Yzberisht - Ti-ranë.

Çmimi i një gazete është 50 (pesëdhjetë ) lekëkohëzgjatja e abonimit: 12 muaj (1 vit) Numri në total i ekzemplarëve të abonuara: 50

Pagesa bëhet CaSH, tek menaxheri i gazetës, ose në numrin e llogarisë së mëposhtme

Adresa ku do të dërgohen gazetat:Emër/Mbiemër____________________Rr. ________________________________________________Qyteti_____________________________________Nr. Tel. ___________________________________E-mai: _____________________________________________(Ju lutem, shënoni saktë të dhënat tuaja në mënyrë që të mos ketë probleme në dërgimin e gazetës në adresën e kërkuar)

Gazeta vjen në adresën e shtëpisë ( ose zyrës tuaj) brenda 48 orësh nga dalja e botimit, përmes Posta Shqip-tare: klientët mund zgjedhë abonim on-line dhe merr përmes e-mail-it formatin elektronik të gazetës. Shuma për t’u paguar 2500 (dymijepesëqind) lekë

PËR INFORMaCIONe, aPO SQaRIMe, MuND TË Na KONTaKTONI NË:

gazeta “Telegram”e-mail: [email protected] interneti: www.telegram.alCel:0693933301NIPT-i i “Telegram”: NIPT L42026006N Redaksia: Rruga “3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2, Hyrja 7/1, Yzberisht - Tiranë. Tel/Fax: +35545200045banka Tirana, Nr. Llogarisë, 0180 – 548888 – 001 euroIbaN: aL87 2061 1080 0000 0180 – 548888 – 001

FORMuLaR abONIMINjë telegram - PËR TY

Mund ta themi me siguri se zhvillimi gjeostrategjik më i qëndrueshëm i dy dekadave të fundit ka qenë ngjit-

ja e kinës. Megjithatë, Perëndimi nuk ka arrit-ur t’i “akordojë” kinës, – për të mos folur për ekonomitë e tjera të mëdha në zhvillim – atë masë ndikimi që ajo meriton, në qeverisjen e struk-turave të sotme të qeverisjes globale. Tani, kjo mund të ndryshojë.kështu, si është situata sot kina mbështetet në marrëveshjet dypalëshe për të thelluar an-gazhimin e saj në vende përgjatë Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine. E mbështetur nga afro 3.8 miliardë dollarë rezerva valutore, kina ka ofruar investime në infrastrukturë, në këmbim të mall-rave, duke u shndërruar kështu në ofruesin më të madh botëror të financimeve për vendet nëzhvillim, teksa tashmë Banka kineze e Zhvillimit ofron më shumë hua se sa Banka Botërore.Por, duke qenë se këto marrëveshje dypalëshe vihen në zbatim prej kompanive shtetërore, ato shpesh herë nuk u përmbahen praktikave më të mira ndërkombëtare. kështu që Perëndimi i ka bërë thirrje kinës të shkojë drejt proceseve shumëpalësh që plotësojnë standardet ndërkom-bëtarë, si edhe të bëjë më shumë për të ofruar shërbime publike në nivel global. Presidenti i SHBA, Barack Obama ka shkuar aq larg sa e ka quajtur kinën një “kalorës i lirë e i vetmuar”, për mospërmbushjen nga ana e saj e

përgjegjësive që shumëkush do të priste prej një fuqie globale.Por, nëse nismat e fundit në politikën e jashtme që ka ndërmarrë presidenti kinez, Xi Jinping janë një tregues, atëherë ndryshimi mund të jetë pranë. Në korrik të vitit që kaloi, kina udhëhoqi krijimin e Bankës së Re për Zhvillim nga pesë shtetet e BRICS (Brazili, Rusia, India, kina dhe Afrika e Jugut) si dhe kontribuoi në mënyrë domethënëse me 100 miliardë dollarë.Po kështu, në takimin e fundit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi - Paqësor në Pekin, kina udhëho-qi krijimin e Bankës Aziatike për Investime në Infrastrukturë (AIIB). Dhe ajo ka krijuar tashmë një Fond të Rrugës së Mëndafshit prej 40 mil-iardë dollarësh, për të mbështetur ambiciet e saj, për rikrijimin e udhëve të lashta tregtare, rrugore dhe detare, që lidhnin Azinë me Europën. Në implementimin e strategjisë së saj të ash-tuquajtur “një rrip, një rrugë”, kina do të ndjekë investime që prekin afro 60 shtete, – duke përf-shirë Azinë Qendrore, ku portofoli i saj përmban tashmë projekte me vlerë mbi 50 miliardë dollarë. Rruga detare do të përfshijë Oqeanin Indian, De-tin e Jugut të kinës, dhe Mesdheun. Së bashku, do të formojnë jo një rrugë, por një rrjet të tërë për të lehtësuar transferimin e mallrave dhe ideve përgjatë Eurazisë.Roli i Europës në këtë nismë ka nisur të shfaqet tashmë me portin grek të Pireut, që kontrollo-het pjesërisht prej kompanisë shtetërore kineze COSCO, dhe që do të shërbejë si një ndalesë në këtë rrugë detare. Porti i Pireut do të jetë i lidhur me pjesën tjetër të Europës përmes infrastruk-turëssëfinancuarngakinezëtnëBallkandhenëHungari, duke e konsoliduar kështu pozicionin e kinës si partneri kryesor tregtar i Bashkimit Eu-ropian.NismaeRrugëssëRetëMëndafshitrikonfirmondëshirën e kinës për t’u shfaqur si fuqi Euro-azi-

atike. Jo vetëm që ajo do të lidhë nyjet ekonomike dinamike të Azisë Lindore dhe Europës Perën-dimore; ajo do të hapë gjithashtu portat drejt vendevetëAzisëQendrore,kuinfluencaeRusisëështë në rënie. Mund të ndihmojë gjithashtu për lehtësimin e tensioneve territorialë mes kinës dhe fqinjësisë së saj të afërt.Deri tani, përpjekjet e kinës për të rritur ndikim-in e saj duket se po funksionojnë – dhe jo vetëm në botën në zhvillim. Mbretëria e Bashkuar kohët e fundit shpalli qëllimin e saj për të qenë anëtar themelues i AIIB, duke nxitur kështu një vërshim aplikimesh nga shtete si Australia, Brazili, Franca, Gjermania, korea, Rusia, Turqia dhe Spanja.Ndërkohë, në SHBA, zhvillime të tilla shihen si sprapsje gjeopolitike. ky interpretim është në themel i gabuar. Në fund të fundit, vendimi i kinës për të anashkaluar institucionet kryesorë financiarë ndërkombëtarë, të cilët u krijuan pasLuftës së Dytë Botërore, është shkaktuar prej refuzimit të vendeve në zhvillim që i udhëheqin këta institucione, për t’i dhënë kinës një rol në raport të drejtë me fuqinë e saj ekonomike.Për shembull, në Bankën Aziatike për Zhvillim, Japonia dhe SHBA secila pretendojnë afro 13% të votave, krahasuar me më pak se 6% për kinën, dhe presidenti është gjithmonë japonez. Një situatë e ngjashme mbizotëron në Bankën Botërore, ku në krye është gjithmonë një amer-ikan, si dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku Drejtori i Përgjithshëm është gjithmonë një europian/e. Ndonëse vendet e G-20-ës ranë dakord në vitin 2010 që të rrisin kuotën e kinës në FMN nga 3.65% në 6.19% – një hap i vogël në drejtimin e duhur – kongresi i SHBA ka refuzuar që ta ratifikojë marrëveshjen, duke penguar kështuzbatimin e reformave.Fakti është që nismat e reja të kinës nuk janë re-

vizioniste, por reaguese. Nëse fuqive të reja nuk u lejohet qasja në strukturat ekzistuese të qeverisjes globale, ato do të krijojnë struktura të tyret. kjo nënkupton që vendet e përparuar e kanë vetë në dorë që të parandalojnë fragmentimin e rendit ndërkombëtar në blloqe ideologjikë dhe ekono-mikë – por vetëm nëse lënë pas mosbesimin strategjik që kanë ndaj kinës.Në këtë kuptim, pjesëmarrja e më shumë vendeve europiane në AIIB është një zhvillim pozitiv, pasi ndihmon për të garantuar që banka e re plotëson, dhe nuk rivalizon, institucionet ekzistues (Në fakt, impakti i Europës do të ishte edhe më i madh nëse BE, dhe jo shtetet anëtarë të saj, do të përfaqësohej në AIIB, ashtu si bën në G-20 dhe OBT).Perëndimi duhet të bëjë edhe më shumë, jo vetëm të mirëpresë kinën në tryezën e qeverisjes globale, por edhe të pranojë dhe bashkëpuno-jë me institucionet që kinezët po i krijojnë tani. Vetëm me një qasje të hapur, udhëheqësit perën-dimorë mund të sigurojnë që institucionet e ud-hëhequr nga kinezët do të adoptojnë praktikat më të mira të multilateralizmit dhe llogaridhënies, dhe që ata t’u përmbahen standardeve ndërkom-bëtarë të punësimit dhe mjedisit.Tani është koha ideale për ta nisur këtë proces. nëse BE, SHBA dhe kina bashkërendojnë objek-tivat e tyre gjatë këtij viti, bazuar mbi interesat e përbashkët, atëherë do të jenë të përgatitur për të marrë maksimumin nga samiti i G-20 në kinë në vitin 2016.Lëvizja e kinës drejt proceseve shumëpalësh është lajm i mirë për botën. Europa – dhe sido-mos SHBA – duhet të lënë pas mosbesimin strategjik ndaj kinës. Ata nuk duhet të hedhin tutje shansin për të marrë pjesë dhe për t’u dhënë formëkëtyreproceseve,meqëllimqëpërfitimettë ndahen sa më gjerësisht që të jetë e mundur.

MaRRË Nga bOTa.aL

Page 11: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

11E premte, 3 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

OPINIONe

Përtej së majtës dhe së djathtës” është një parullë e bukur, por që asnjëherë nuk ka rezultuar efikase në Shqipëri. koalicioni i

parë qeverisës, ai i vitit 1991, e pati jetën të shkurtër, i pasuar nga një fitore plebi-shitare e Partisë Demokratike, ndërsa koalicioni Berisha-Meta zgjati më pak se katër vjet, i goditur rëndë nga “një milionë shuplakat” e 23 qershorit. Por tashmë dy parti të djathta po bëhen pjesë e qeverisjes së majtë, çka duket sikur përsërit historinë.Sikurse e paralajmëruam në gazetën “Telegram” javën e kaluar, grupi parla-mentar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe unitet, kaloi i gjithi në koalicion me Partinë Socialiste. Pesë mandate të tjera tashmë rritin numrat e mazhorancës, ndërsa në ditët e ardhshme pritet që edhe Bamir Topi t’i bashkëngjitet këtij koali-cioni. Ftesa për “Frymën e re Demokra-tike” tashmë është lëshuar nga Rama dhe kjo nuk mund të ketë ardhur pa negoci-ata paraprake. Duke futur në koalicion dy parti me peshë nga opozita, e majta duket se shkon e sigurt në zgjedhjet ven-

dore. Pa asnjë dyshim, fitorja në pjesën dërrmuese të bashkive të krijuara rishtaz, është e sigurt. Me gjithë sinjalet negative të pasqyruara nga sondazhet e ditëve të fundit, në zgjedhjet e ardhshme pritet një konfirmim i fitores së 23 qershorit, pa-varësisht ridimensionimit në shifra. “Një milion shuplakat” janë të pamundura të përsëriten, ndërsa në shifra votuesish e djathta do të fitojë terren.Por përtej fitores së pritshme, koalicioni i ri mbart shumë pikëpyetje. Më së pari, për vetë partitë që hyjnë në këtë koalicion. Të mbërritura në qeverisje “si kofini pas të vjelit”, si partia e Idrizit, ashtu edhe ajo e Topit, vështirë se mund të përfito-jnë ndonjë copë të madhe nga “torta” e qeverisjes. Dhe ajo që do të marrin do të jetë e pamjaftueshme për të kënaqur ata militantë për të cilët një vend pune është më i rëndësishëm se ideali i djathtë. Ata që do të ngelen “me gisht në gojë”, do të kenë më shumë arsye për t’u bashkuar me opozitën se sa me mazhorancën. Në anal-izë të fundit, rrjedhja e votave prej këtyre dy partive në zgjedhjet e ardhshme parla-mentare është e sigurt, çka do të shkak-

tojë edhe rënien e peshës së tyre politike.Nga ana tjetër, që tani socialistët e pa-kënaqur janë të shumtë. Teksa shikojnë se administrata “e majtë” ende nuk është spastruar nga njerëzit e qeverisë Berisha, afrimi i këtyre forcave të reja politike e bën edhe më të pamundur ëndrrën për një vend pune. Tashmë është e qartë se edhe në kampin e majtë, idealet janë bjer-rë me kohë dhe interesat individuale janë në plan të parë dhe fjalimet për “shtet” e për “Rilindje” do të bien në vesh të shurdhër.Forcimi i mazhorancës aktuale dhe fi-torja në zgjedhjet vendore, nuk do të mund të kalojnë pa një kosto, ashtu sikurse nuk kaluan pa kosto edhe për Partinë Demokratike zgjedhjet e vitit 1996. Politika shqiptare është e tillë: atëherë kur mendon se ke arritur kul-min, atëherë fillon edhe rënia. Një rënie që nuk e dallon dot nga lartë-sia e pushtetit, e ngadaltë por e qën-drueshme. Dhe nuk do të jetë çudi sikur pas dy vjetësh, me gjithë “arnat” e djath-ta, Edi Rama ta shikojë veten si Sali Ber-isha, me një milion shkelma prapanicës...

Koalicionet e panatyrshme si fillim i fundit

Nga alket aliu

Përtejfitoressëpritshme, koalicioni i ri mbart shumë

pikëpyetje. Më së pari, për vetë partitë që hyjnë në këtë

koalicion. Të mbërritura në qeverisje“sikofinipastëvjelit”,

si partia e Idrizit, ashtu edhe ajo e Topit, vështirë se mund të përfitojnëndonjëcopëtë

madhe nga “torta” e qeverisjes. Dhe ajo që do të marrin do të jetë e pamjaftueshme për të

kënaqur ata militantë për të cilët një vend pune është më i

rëndësishëm se ideali i djathtë

Ajo që nuk e pranojnë dot kurrë, është se qeverisja tashmë është në një krizë të qartë. Aksionet propagandistike nuk kanë më

kurrfarë vlere dhe rezultatet, në vend që t’i jepnin të drejtë mazhorancës, po dësh-mojnë se amatorizmi po i jep frytet për së mbrapshti.Me të ardhur në pushtet, Edi Rama lançoi një kabinet njerëzish, eksperienca më e madhe e të cilëve ishte nëpër OJF-ra. Njerëz anonimë, dinjiteti i të cilëve kufizo-hej në “lepepeqet” ndaj shefit dhe mbajtja në kurriz e shpërthimeve të tij hormona-le. Duke i prezantuar një nga një kadetët e tij si gjeneralë, kryekomandanti Rama pretendoi se me këtë “ushtri” të përbërë nga adoleshentë dhe dashnoret e tyre do të arrinte të tilla fitore që do të bënin të zbehej edhe emri i Skënderbeut. Dhe kujt-do që shprehte skepticizëm për mungesën

e eksperiencës së “kadetëve” dhe për fak-tin se asnjëri prej tyre nuk ishte provuar në fushën e betejës, Rama kishte një përgjigje: “Do ta shikoni!”Në fare pak javë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtoresha e Përg-jithshme e Doganave dhe zëvendësja e saj dhanë dorëheqjen. Shumë funksionarë të tjerë, duke përfshirë edhe ministra, duhet të ishin larguar me kohë, por po mbahen me serume për të mos rënduar edhe më tej këtë qeveri me imazh të grisur. Shumë të tjerë janë planifikuar për t’u “dorëhequr”, por vendimet janë shtyrë për një kohë më të përshtatshme, që mund të lidhet me zg-jedhjet vendore ose me rikompozim kabi-neti. Duke perifrazuar sërish kryeminis-trin, ai do të thoshte: “Vajmedet!”Artan Didi nuk po paguan për Mark Fr-rokun, por për Tomë Doshin. Ai gënjeu publikisht se nuk e kishte takuar kurrë

Durim Bamin, por u përgënjeshtrua po publikisht nga eprori i tij, Sajmir Tahiri. E stisur me ngut dhe me amatorizëm, nxitimi i Didit rrezikoi të shndërrohej në një ortek të papërballueshëm për qeverinë Rama dhe ky i fundit nuk mund t’ia falte. Edhe pse Ministri i Brendshëm ishte padyshim më fajtor se Didi, në të tilla raste paguan ai që është më i vogël.Me gjithë “sensin e përgjegjshmërisë” që karakterizojnë deklaratat e të dorëhequrve, sikur t’i ketë shkruar e njëjta dorë, tashmë është e qartë se kadetët nuk u bënë dot gjeneralë, megjithëse u frynë si të tillë. Në qoftë se do të mblidhnim faktet e një vit e gjysmë qeverisjeje, nuk do të gjenim në hi-storinë e pluralizmit politik aq shumë raste dorëheqjesh, duke përfshirë edhe deputetë e ministra. Dhe, nëse një dorëheqje mund të përbëjë vërtet sens përgjegjshmërie, shumë të tilla do të thotë dështim.

Me të ardhur në pushtet, Edi Rama lançoi një kabinet njerëzish, eksperienca më e madhe e të cilëve

ishte nëpër OJF-ra. Njerëz anonimë, dinjiteti i të cilëve kufizohejnë“lepepeqet”ndajshefitdhembajtjanëkurrizeshpërthimeve të tij hormonale. Duke i prezantuar një nga një

kadetët e tij si gjeneralë, kryekomandanti Rama pretendoi

se me këtë “ushtri” të përbërë nga adoleshentë dhe dashnoret e tyre dotëarrintetëtillafitoreqë

do të bënin të zbehej edhe emri i Skënderbeut

Pranverë dorëheqjesh, “Rilindja” në krizë

Nga brahim Shoshi

Page 12: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

C M Y K

12 E premte, 3 prill 2015

ReKLaMe

telegram.alPortali më i ri informativ

Page 13: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

C M Y K

13E premte, 3 prill 2015

NjOFTIMe

Telegram, edhe aktivitet botimesh librash Ftojmë shkrimtarët që të sjellin librat e tyre për botim

NËSe DONI TË bOTONI NjË LIbËR, “TeLegRaM” ËSHTË SHTËPIa QË ReaLIzON PROjeKTIN Tuaj.

NjoftimeKeni një biznes dhe keni vendosur të bëni ulje çmimesh të kon-siderushme?Gazeta “Telegram”, për të inauguruar rubrikat e shtojcës të saj Tellal-li dhe në veçanti rubrikën “SkONTO”, Mundëson pa pagesë njoft-imin tuaj të parë tek gazeta jonë.“NJOFTIM PA PAGESË”Na dërgoni njoftimin tuaj me këto të dhëna.Emri i BiznesitNIPT i regjistrimit në QkR.Lloji i artikujve që trajtoni. Adresa e saktë se ku mund t’ju gjejnë lexuesit Telefon - EmailEmri dhe mbiemri i përfaqësuesit ligjor.% Përqindja e uljeve të çmimit.(Mund të shkruani edhe 10% deri në 90% atëherë kur përqindja ndërron në bazë të artikujve) “Shënim! uljet e çmimeve duhet të jenë reale, përndryshe nuk do t’i publikojmë”Në pritje të njoftimeve. Duke shpresuar që njoftimet tuaja tek rubrikat tona, të jenë çelësi i suksesit tonë të përbashkët.

Gazeta TelegramNjë telegram për ty dhe jo vetëm kaq, por shumë më shumë mundësi për të gjithë.Rruga 3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2, Shkalla C, Hyrja 7/1, Yzberisht Tiranë. Tel. [email protected]

KONKuRS FOTO LajM Gazeta Telegram ofron mundësinë e kandidimit të gjithë atyreqëjanëtëapasionuarpasfotografisëdheartittëtëbërit “fotolajm”Fotoja nuk duhet të jetë e publikuar në media apo social network por ekskluzive për gazetën “Telegram”.Të gjitha fotot do të publikohen dhe votohen në sajtin zyrtar: www.telegram.al Fotoja më e mirë do të përzgjidhet nga një juri profe-sionistësh dhe do të publikohet në gazetë, shoqëruar me një artikull mbi autorin e saj.Gazeta “Telegram”, e lirë e pavarur dhe interaktive me [email protected]

Konkurs pikturë për fëmijëBëhu fitues i çmimit “Piktor i gazetës Telegram”Rregullat e lojës janë të thjeshta: Mjafton të kesh tal-ent, dhe pse të tjerët nuk e shikojnë talentin tënd ne do ta vlerësojmë atë. Tema do të jetë e lirë dhe duhet të ketë në të mesazhin “Telegram” Telegram për tyTelegram për neTelegram për të gjithëFituesit,pasidotë jeni tëgjithëfitues,duhettëmosjenë më të mëdhenj se 12 vjeç.Veprat të cilat do t’i realizoni do të bëhen pjesë e për-ditshmërisë të lexuesve tanë në faqen e internetit www.telegram.alPiktura ose vizatimi më kuptimplotë dhe më i votuar

do të botohet si artikull në gazetën tonë, duke mos anashkaluar përfshirjen në një intervistë të pjesëtarëve të familjes tënde.Punimet mund t’i dërgoni në redaksi:Rruga 3 Dëshmorët, pallati Lorena TR2, Shkalla “C” Hyrja 7/1 Yzberisht - Tiranë[email protected] në inbox të faqes facebook.Certifikataefalenderimitmetitullin“PiktorigazetësTelegram” mund të tërhiqet në redaksi pas depozitimit të vizatimit origjinal.

https://www.facebook.com/pages/gazeta-Tele-gram/873244949387290Mirsevjen në gazetën “Telegram”!Suksesi jonë është suksesi juaj!

NjOFTIM: “MaRKeTINg MaNageMeNT”

Gazeta Telegram kërkon disa figura profesionale meeksperiencë në fushën e marketingut:Roli: Lidhës kontratash në terren.kriteret:Aftësi të larta komunikimi.Aftësi socializimi me të tjerëtkusht: kandidatët duhet të jen në gjendje të lidhin kon-trata me të gjithë. Të jenë të hapur për të dialoguar me klientët, pavarësisht seksit të tyre, duke ofruar disponibi-litetin e tij/saj për takime në ambientet e çdo ndërmarr-jeje apo biznesi.Të ketë patentë të paktën klas “B” dhe të disponojë mjetet e nevojshme të transportit personal.Preferohen persona që kanë kryer punë të ngjashme.koha: Nuk kërkohet kohë e plotë pasi ata/ato do të jenë tërësisht të lirë për të lidhur kontratat e mundshme sipas kërkesave tona.Pagesa:Përqindje e lartfitiminëbazë tëkontratave tëlidhura.

NjOFTIM: “NxIRR NË DuKje TaLeNTIN TËND”

GazetaTelegramkërkonnjëfigurëprofesionale:GrafikDesign-WebDesign.kandidati ose kandidatja duhet të ketë aftësi në për-dorimin eprogramevegrafikedhe sistemeveoperativemë të njohur siç janë:Njohje e sistemeve operative: Windows, Linuks, OX.Njohje e programeve bazë:PaketaOfficeProgrameGrafike:Adobe PagmakerAdobe Photoshop Adobe IllustretorAdobe IndesignProgramim Web: Programim HTMLNjohje të : Wordpress; Joomla.Nuk është kusht arsimi i lartë.kushte të rëndësishme janë aftësitë e tij dhe disponibi-liteti me kohë të plotë.Mos hezitoni të kontaktoni në email : [email protected]ë faqen tonë facebookTel: 045200045

Page 14: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

14 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 3 prill 2015

QYTeTI IM

Në jug të Shqipërisë, fare pranë kufirit me tokën gre-ke, shtrihet një qytet ku

shtëpitë përqafohen me njëra-tjetrën përreth një kështjelle madhështore që na kujton epokën e luftërave të mëdha. Gjirokastra qëndron në shpatet e pjer-rëta të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të pasur me histori, kufijtë e të cilitpërvijohen nga maja malesh të larta. Qyteti i gurtë shfaqet si një lumë çatish prej guri, e shtëpish-kala me stil paksa oriental, të mbështetura mbi kodrina. këtu kanë lindur dy personazhe, të

cilët e kanë bërë të njohur vendin e tyre: Enver Hoxha, i cili udhëhoqi ven-din për gati 40 vjet dhe shkrimtari më i famshëm shqiptar, Ismail kadare. Në një prej romaneve të tij, Ismail kadare fletpërGjirokastrënsipërnjëmrekul-li të arkitekturës. Modeli arkitekturor është fakt shumë i veçantë, me shtëpitë elashtatëfortifikuara,trekatëshedheqë nuk kanë ballkone, por janë të stoli-sura me shumë dritare të punuara me kujdes. Gdhendjet zbukurojnë edhe portat e banesave, fasadat e dyqaneve, tavanet e shtëpive dhe dyshemetë. Monumentet e kulturës

Gjirokastra, atje ku çdoQyteti i gurtë shfaqet si një lumë çatish prej guri, e shtëpish-kala me stil paksa oriental, të mbështetura mbi kodrina. Në këtë qytet janë më shumë se 50 ndërtesat e shpallura monumente kulture, muze të vegjël në një qytet muze, ku çdo gjë është prej guri dhe shtëpitë, rrugët, rrugicat, trotuaret, urat e stilit venecian dhe vargjet e shkallareve që ngjiten drejt kështjellës

Nga çdo kënd mund të thithësh mbre-sa të pafund. Në këtë qytet janë më shumë se 50 ndërtesat e shpallura monumente kulture, muze të vegjël në një qytet muze, ku çdo gjë është prej guri dhe shtëpitë, rrugët, rrugicat, tro-tuaret, urat e stilit venecian dhe vargjet e shkallareve ngjiten drejt kështjellës. Qyteti i Gjirokastrës është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi-kulla të tipit otoman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta herë-herë të zbard-hura me gëlqere. E mbisunduar nga ana e vet prej kalasë madhështore që ngrihet mbi një kodër të thiktë, Gjiro-kastra është një qytet magjik me një të shkuar të trazuar. E njohur më shumë si “Qyteti i Gurtë”, Gjirokastra është sot një qendër me rëndësi në zhvillim e turizmit të trashëgimisë kulturore. Një shëtitje nëpër rrugët e kalldrëmta që kacavirren rreth pazarit tradicion-al i kthen vizitorët menjëherë mbra-psht në histori. Një vizitë në kalanë madhështore të shekullit XIII i sjell të gjalla tregimet aventurore të sundim-tarëve mesjetarë dhe mizoritë e kohës së komunizmit. ka aq shumë gjëra interesante në Gjirokastër dhe rreth saj; duke qëndruar në një nga shtëpitë e vjetra të kthyera në hotele e bujti-na, keni siguruar një bazë të mrekul-lueshme për të eksploruar rajonin. Nga vjeN eMRI Prejardhja e emrit të Gjirokastrës ka një shpjegim mitik dhe dy të tjerë me natyrë më historike. Sipas legjendës, gjatë rrethimit përfundimtar të qytetit

nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e ka-lasë bashkë me djalin e saj për të mos rënë e gjallë në duart e armikut. Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Arg-jirosë”. Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka marrë emrin sipas fjalës greke argjend, argyrokas-tron, që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat vezullojnë si argjend kur lagen nga shiu. Një shpjegim tjetër lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte nëkëtë zonë.KËSHTjeLLaNjë fortesë, e cila ngrihet me gjithë madhështinë e saj mbi shkëmb duke sunduar mbi gjithë qytetin. Edhe hyr-jet që të çojnë në kala janë monumen-tale dhe panorama që të afrohet është magjepse. Pjesa e brendshme është një vijim i gurëve, galerive, kalimeve nën-tokësore. Prej viteve ’60 kjo panoramë e gurtë mirëpret balerinë e këngëtarë që marrin pjesë në Festivalin kom-bëtar Folklorik. Nga kështjella mund të shijohet peizazhi më i bukur e qyte-tit. Gërmimet arkeologjike dëshmojnë gjurmët e para të ndërtimeve në kësht-jellën e Gjirokastrës që në shek. IV, por ajo mori trajta më të përcaktuara në fund të shek.VI. kështjella, që ishte edhe bërthama e vetë qytetit të Gji-rokastrës, e përfundon etapën e parë të ndërtimit nga gjysma e dytë e shek. XIII, ndërsa etapa e dytë e rindërtimit dhe zgjerimit u takon viteve 1811-1812 kur e shtiu në dorë Ali pashë Tepelena.

ka 3 hyrje kryesore dhe një të vogël. Mbrohet me 7 kulla që arrijnë deri në 30 m lartësi, në pjesën e sipërme me 1-2 kate dhe me salla të mëdha. Është një nga kështjellat më madhështore e të ruajtura më mirë në Shqipëri.RRugËT e KaLLDRËMTaSheshi kryesor i qendrës historike ka marrë emrin e heroit, i cili në vitin 1908 udhëhoqi revoltën anti-osmane, “Çerçiz Topulli”. Që këtu fillojnërrugët e lashta prej kalldrëmi që kanë merituar mbrojtjen që i takon arkitek-turës historike. Rrugët përqendro-hen në kryqëzimin e quajtur “Qafa e Pazarit”, pjesa më piktoreske e qytetit, ku ndodhen dyqanet tradicionale. Ajo çka e bën Gjirokastrën një qytet muze është arkitektura, ndërthurja e hapë-sirave të brendshme dhe dekorimi i shtëpive me ndërtesa të famshme, të cilat ia vlen t’i vizitosh.

Turizmi, shifrat në rritje2010

16.000

2011

20.000

2012

22.000

2013

25.000

2014

29.000

Nga vIjNË TË HuajT

• Italia 41%• Greqia 12%• Gjermania 9%• Britania 8%• Europa Lindore • 16%, • Vendet nordike dhe

Francë 11% • Të tjera (SHBA, Japoni,

Australi, kinë) 3%

Page 15: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

15E premte, 3 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

QYTeTI IM

Më ka ndodhur shpesh në vitet e fundit të tranzicionit të takohem dhe bisedoj me tur-

istë dhe vizitore të huaj që vijnë shpesh në qytetin e Gjirokastrës. Me krenari për qytetin tim, i cili është i papërsëritshëm për vlerat arkitektonike të kulturës mesjetare, ii pyes ata për përshtypjet e tyre në lidhje me qytetin. kuptohet që shumica shprehen me su-perlativa për këtë trashëgimi, për mikpritjen qytet-are, për kulinarinë, për kulturën tradicionale etj. Por ka dhe shumë të tjerë që për disa gjëra shprehin habi, duke mos dashur të fajësojnë komunitetin gji-rokastrit, ata pyesin se çfarë Qeverish kanë kaluar në këtë vend dhe çfarë background-i kanë pasur ministrat përgjegjës për Zhvillimin, kulturën dhe Trashëgiminë. Retorika e pyetjeve varion me: Si ka mundësi që natyra ju ka falur burime të panumër-ta uji të cilat derdhen në lumë dhe në det, dhe në hotelet e qytetit të mos ketë ujë? Si ka mundësi që në këtë qytet të rrallë në botë, pjesë e uNESkO-s, brezat kanë ndërtuar dhe rindërtuar në gur, dhe sot këto shtëpi karakteristikë të kategorisë së I dhe të II, janë lënë në harresë, janë kthyer në rrënoja? Si ka mundësi që kjo kala madhështore e papërsëritshme nga madhësia, vlerat dhe vendi ku është ndërtuar të lihet në atë gjendje? Dhe vazhdojnë komentet krahasuese për shtetet dhe qytetet me kështjella

ose muzeume të vogla të ngjashme për vlerat me ato të qytetit të Gjirokastrës, të cilat janë bërë qen-dra të turizmit. E vërteta është që nga pyetjet dhe komentet e tyre nuk jam çuditur aspak, kjo pasi kam qenë dëshmitar i kësaj epoke të fundit që me të vërtete qeveritë më shumë kanë shkatërruar se kanë ndërtuar. Edhe në qytetin tim të gurtë, bren-da zonës muzeale, gurët u zëvendësuan nga betoni. Vërtet për të ardhur keq!!! Por më keq të vjen për kështjellën e qytetit, e cila mbi vete bart një emër dhe një histori, atë të Argjiros. Aty ku shekuj me parëzëfillkyqytetmesjetar.Brendakësajkësht-jellë dhe rrotull saj jetonin paraardhësit tanë, që ndërtuan shtëpi banimi, shumë dyqane dhe ishin zejtarë dhe artizane të shkëlqyer. Të gjitha këto ambiente ekzistojnë sot rrotull kështjellës por janë duke dhënë “frymën e fundit” . Pse? Sepse admin-istrohen nga Ministria e kulturës dhe nuk u jepen biznesmenëve gjirokastritë për t’i dhënë frymë dhe zhvillim zonës karakteristikë të Pazarit të Vjetër. Për sa i përket kalasë së Argjiros, është e papran-ueshme që gjysma e kalasë është nën administrim-in e bashkisë dhe gjysma tjetër nën administrimin e Ministrisë së kulturës. kjo pasi dikur ministri i njërës parti (pa patur qëllim të politizoj këtë çësht-je të rëndësishme) ose partisë tjetër mendoi dhe

vendosi se kalaja do të administrohej më mirë nga ministria se sa nga bashkia. Ta quaj çështje interesi? Gjykojeni vetë! kjo kala me përmasat dhe ambi-entet që zotëron, me historinë e jashtëzakonshme që mban përsipër ata gurë, si dëshmi e gjallë e një realiteti tjetër, është bërë epiqendra e turizmit his-torik në Rajonin Jugor. Ajo që vlen të theksohet është që nga një miradministrim, mundësitë për t’u servirur turistëve traditën dhe historinë në çdo aspektdotëishinshumëfishmëshumë.Egjithakjo ndodh vetëm për prishjen e një ligji: kështjella nuk duhet të ketë dy administrues (Ministri&Bash-ki). Duke u përqendruar drejtimi në një dorë dhe me një studim të zhvillimit historiko-kulturor aty, brenda asaj kështjelle, rilind ai qyteti qindravjeçar me artizanatin, zejtarinë, kafenetë dhe restorantet tradicionale gjirokastrite.

Arkitektura ekziston, restaurimet kërkohen. Bi-znesi është i etur për të ndërhyrë. Por një thirrje për qeverinë Rama: Rilindja e qytetit të vjetër qin-dravjeçar brenda fortesës së tij është një ogur i mirë për realizimin e objektivave qe i keni caktuar vetes. Shfuqizojeni atë ligj që ka vënë në gjumë atë kala!

THIMjO FILIDrejtor i Kulturës

bashkia gjirokastër

shtëpi është një muzeNumri i turistëve

Numri turistëve të huaj nga viti në vit ka njohur rritje në këtë qytet. Në vitin 2010 vizituan Gjirokastrën rreth 16.000 turistë, në 2011 turistët ishin rreth 20.000, në vitin 2012 ishin 22.000, në vitin 2013 arritën në 25.000 mijë dhe në 2014 numri tyre ishte 29.000 turistë të huaj.Gjeografiaetyreështëshumëdinamikeporedhenëndryshim.Në“listë”janështuar

shumë shtete prej nga vijnë vizitorët në krahasim me të dhënat e vitit 2010. Në vitin 2014, sipas kategorizimit të tyre, kemi pasur këtë përqindje turistësh: Italia 41%, Greqia 12%, Gjermania 9%, Britania 8%, Europa Lindore (Bullgari, Poloni, Rusi) 16%, vendet nordike dhe Francë 11% të tjera (SHBA, Japoni, Australi, kinë) 3%.

Por përveç turistëve të huaj, Gjirokastrën e vizitojnë çdo vit edhe dhjetëra mijëra turistë nga gjithë Shqipëria, kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia si dhe ekskursione në grupe nga nxënës shkollash dhe studentë.

Pikat më të vizituara:kalaja e Gjirokastrës. Përveç vlerave arkitekturore dhe historike të saj, atje është vendosur

muzeu historik i Qarkut, Muzeu kombëtar i Armëve, ndërsa së fundmi u inaugurua muzeu i punimeve zejtare dhe artizanale të Qarkut Gjirokastër.MuzeuEtnografik(ish-shtëpiaeEnverHoxhës).Turistëtevizitojnëkëtëobjektngaemër-

timi, historia e diktatorit dhe ambientet që ofron.Vizita të tjera të shumta bëhen në shtëpitë monumentale me arkitekturë mesjetare të këtij

qyteti si shtëpitë Zekatëve, Hankonatëve, Skëndulatëve, Babametove etj që realisht kanë vlera muzeale dhe arkitektonike të papërsëritshme.

Pazari i Gjirokastrës, për nga vlerat muzeale dhe arkitektonike, por së fundmi nga dyqanet që tregtojnë aksesorë për turistët, është qendër pelegrinazhi për të gjithë vizitorët.

Hotelet tradicionale në shtëpitë muzeale si: kotoni, kalemi, Freskia janë qendra të tjera ku turistët përveç bukurive arkitektonike shijojnë edhe kuzhinën tradicionale të Gjirokastrës.

Jashtë qytetit turistët vizitojnë Parkun arkeologjik të Antigonesë, i ringjallur kohët e fundit, sidheamfiteatrinmesjetartëSofratikës.

administrimi i kështjellës, paradokset e burokracisë

Page 16: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

16 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 3 prill 2015

SI Ta bËj

Një udhëzim i fundit i Ministrisë së Transporteve, ka ndryshuar rregul-lat që duhet të aplikojnë punonjësit e shërbimit të kolaudimit në lidhje

me matjen e ndotjes që lëshojnë automjetet. sip-as ndryshimeve në rregullore, forcohet ndjeshëm kontrolli i gazrave. Në mbështetje të pikës 4, neni 102 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 79 të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, nenit 234

të vendimit të këshillit të Ministrave nr.153, datë 07.04.2000 “Për miratimin e Rregullores së zbatim-it të kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Direktivës 2009/40 EC, datë 06.05.2009 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore me mo-tor dhe rimorkiove” dhe nenit 3 të udhëzimit nr.2, datë 11.03.2010 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, udhëzon:

kolaudimi, rregullat e reja për ndotjen nga automjetet

Udhëzim: Për disa ndryshime në manualin “Mbi kontrollin teknik të mjeteve” 1

M I N I S T R I

U D H Ë Z I M

Nr. 1 Datë 04/03/2015

PËR DISA NDRYSHIME NË MANUALIN “MBI KONTROLLIN TEKNIK

TË MJETEVE”

Në mbështetje të pikës 4, neni 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 79 të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, nenit 234 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.153, datë 07.04.2000 “Për miratimin e Rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Direktivës 2009/40 EC, datë 06.05.2009 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove” dhe nenit 3 të udhëzimit nr.2, datë 11.03.2010 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës,

UDHËZON:

Në manualin “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, Arsyet për dështim, të kontrollit të sistemit të shkarkimit të gazrave të mjeteve rrugore, ndryshohen si më poshtë vijon:

1. Në kapitullin e parë, artikulli nr.9 “Gazrat shkarkues – diezel”:

Arsyet për Dështim:

Nr. Mjetet rrugore të regjistruara pas 1 Janar 1980 deri më 1 Korrik 2008 S K

1.

Treguesit mesatar të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 2.5 (+40%) m-1 në rastet e motorëve diezel me aspirim normal dhe 3.0 (+40%) m-1 në rastet e motorëve diezel turbo (të mbiushqyer)

x

Page 17: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

17E premte, 3 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

SHËNDeTI

Dhimitër K. boli, mjeku që la athinën për SarandënAty ku Saranda hap siparin e

bukurivetësaj,sazëfillrrugaekatërt e qytetit, pikërisht ku rra-

pi shekullor kuvendon me vizitorët a thua se ke përballë ciceronin e qytetit, pikër-isht aty ndodhet Qendra e re Shkencore e Fizioterapisë dhe rehabilitimit të mjekut Dhimitër k. Boli i diplomuar në Fakulte-tin e Fizioterapisë së Athinës. Me gjithë mundësitë që kishte në vendin fqinjë, mjeku i talentuar vendosi që aftësitë e tij t’i vërë në shërbim të bashkëqytetarëve të tij. klinika e tij e trajtimeve shkencore trajtonpacientët nëpërmjetfizioterapisëme sëmundjet muskulo-selektike dhe neurologjike si: Vlerësim dhe rehabilitim i patologjive të shtyllës kurrizore dhe ra-habilitim postoperator (gjinjve, musku-jve, gjymtyrëve të sipërme të këmbëve), tendinite-Periatrite (tentinit shpatulle, bërrylit, dorës, gjurit, akilian), rehabilitim i dëmtimeve sportive, kallot e këmbës në thembër, trajtim i dhimbjeve kronikemu-skulo-selektike, paralizë cerebrare-dy-funksion cerebral, hemiplegjia, sëmund-jet dhe dëmtimet e palcës së kurrizit dhe shtyllës kurrizore, skleroza multiple, dëmtime krano-cerebrare, çrregullime të galgioneve bazale. këto pa frikë mund të quhen sëmundjet e shekullit dhe më e keqja është se preken moshat e reja dhe ato mesatare. “Trajtimi bashkëkohor me prurjet e reja të teknologjisë, bën që këto të minimizohen, por asnjëherë nuk duhet ngatërruar fizioterapia me ushtrimetgjimnastikore në palestër apo natyrë”,

TOP SHËNDET Vidhi

MjeKËSI aLTeRNaTIve

Shkumbakja mjekësore ose lule sapuni (Saponaria officinalis)kavetikurativeqëjanëpërdorurndërshekuj nga njerëzit:Përbërja: I përdoren rrënjët dhe më rrallë gjethet dhe lulet Rrënjët nxirren gjatë vjeshtës, pastro-hen e thahen në diell, po ashtu edhe pjesët mbi-tokësore mblidhen pas lulëzimit, thahen në vende me hije.Bima e sidomos rrënjët përmbajnë saponin (rreth 20%), sheqerna, pektinë, glukozide helmuese, rrëshirë, materiale jargore, gomë , acid askorbik etj.Vetitë: Përdoret kundër qelbëzimit të bajameve, për zbutjen e kollës, kundër ftohjes, për nxjerr-jen e gëlbazës, si nxitës i urinimit dhe djersitjes, kundër sëmundjeve të mëlçisë, diabetit, reuma-tizmit etj. Nga jashtë përdoret kundër sëmund-

jeve të lëkurës, ekzemave dhe çibanëve etj.Përgatitja: 5 gram rrënjë të grimcuara hidhen në një enë ku shtohet 200 ml ujë dhe zihet 5-10 minuta. Pas ftohjes kullohet dhe pihet 3-5 lugë gjelle në ditë. Po ky lëng mund të përdoret edhe nga jashtë për mjekimin e plagëve, ekzemave dhe çibanëve etj.

Sherbela (Salviae Folium) ka shumë shekuj që përdoret nga njerëzit për trajtimin e një sërë së-mundjesh: Përbërja: Gjethet e thara të sherbelës përmba-jnë esencë, taninë, substanca të hidhura etj.Vetitë: Në sajë të përbërjes është përdorur për pa-kësimin e djersitjes, në sëmundjet e mushkërive, është e efektshme kundër heqjes së barkut, reko-mandohet shume konsumimi i sherbelës në formë çaji në trazirat nervore, në të marrët e mendve dhe në gjendje plogështie. Rekomandohet të për-doret nga gratë si mjet që rregullon dhe lehtëson menstruacionet dhe fekondimin. Rekomandohet në rastet e çrregullimeve të tretjes dhe në sëmund-jet e fshikëzës së tëmthit dhe të mëlçisë. Çaji i sherbelës është antiseptik, pengon zhvillimin dhe rritjen e mikroorganizmave, kështu që përdoret

shumë në formë gargari në hemorragjinë e mish-rave të dhëmbëve. Në formën e ekstrakteve alkoo-lik përdoret për ti bërë masazh kokës në rastin e rëniessëflokëve.Përgatitja: 5 gram gjethe sherbele të thara zhyten në një gotë me 200 ml ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas përmbajtja kullohet dhe çaji pihet në masën e sipërpërmendur nga dy doza të tilla në ditë.

LuLe SaPuNI, veTITË KuRaTIve DHe MËNYRa e PËRDORIMIT

SHeRbeLa, veTITË KuRaTIve gjaTË PËRDORIMIT

thotë mjekuDhimitër .k. Boli sjell në Sarandë për-ballimin dhe trajtimin shkencor të këtyre sëmundjeve me mjete kuruese dhe reha-bilituese me teknologji bashkëkohore. Ne zhvilluam një bisedë me mjekun, i cili u shpreh:

Përshëndetje z.boli! Sa jeni kthyer nga studimet tuaja në greqi dhe keni vendosur t’i shërbeni qytetit tuaj. Pse e morët këtë vendim? -Faleminderit për interesimin. Ajo që më bëri, pikë së pari të vij në Shqipëri dhe pikërisht në qytetin tim , Sarandë për të punuar dhe jetuar, është fakti disi i dhimbshëm që pashë në Athinë gjatë viteve që isha student. Pra erdha t’i shër-

bej qytetit dhe bashkëqytetarëve të mi pasi vite të tëra për këto sëmundje që kuron klinika ime shkencore ata sorol-laten dyerve të spitaleve të vendeve të ndryshme të botës e aq më shumë të Athinës si vendi fqinj dhe, të them të drejtën, shifrat janë alarmante nga kon-statimet që kam vënë re në këtë kohë të shkurtër me vizita të shumta në klinikën time.

Thatë që numri i qytetarëve që vua-jnë nga sëmundjet muskulo-skele-tike dhe neurologjike është i lartë. Pse ndodh kjo sipas jush? Në radhë të parë, shkak kryesor është regjimi i keq ditor që mban vet qytetari, stresi për arsye të ndryshme si varfëria

ekonomike apo çështje të ndryshme so-ciale si kriza në çift apo arsimimi i fëmi-jëve. Duhet një regjim i rreptë ushqimor dhe ushtrime fizike gjimnastikore, porsidomos lëvizja, ç’ka qyteti ynë e ofron bujarisht me shëtitoren që ka buzë detit duke thithur edhe jodin që është shumë i domosdoshëm dhe kurativ për orga-nizmin e njeriut. Shkak tjetër është edhe moskokëçarja për të shkuar tek mjeku përkatës që në shenjat e para për ta parandaluar sëmundjen në përparimin e saj, por edhe mosha e pacientit ka të bëjë shumë pasi një moshë e madhe e prekur nga sëmundja e artritit, bëhet operacion dhe fizioterapia është domosdoshmëri,janë të lidhura me njëra-tjetrën

A duhet sqaruar diçka rreth fiziotera-pisë dhe gjimnastikës?Po, patjetër! Dhe kjo ka rëndësi të madhe e nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën. Masazhet dhe gjimnastika bëhen për qejf, për relaks apo për të mbajtur trupin nëformë,ndërsafizioterapiaështëtraj-tim mjekësor ku ushtrohet nga mjekët e trajnuar në vendin e prekur nga sëmund-jet që përmendëm më lart dhe me mjete e aparatura moderne të shkencës bash-këkohore. kurrë nuk duhen ngatërruar se më shumë dëmton pjesët e sëmura të trupit nëse kjo ngatërresë ndodh. Sot shkenca ka përparuar dhe ka mjete bash-këkohore që çojnë në eliminimin e këtyre lloj sëmundjeve torturuese për njeriun. Vizita dhe trajtimi tek mjeku specialist

ështëhapi iparëqëpacientët tëfitojnëluftën me këto sëmundje që mund të neutralizojnë edhe lëvizjet e pjesëve të ndryshme të trupit.

Intervistoi: agron Mema

“ajo që më bëri, pikë së pari të vij në

Shqipëri dhe pikërisht në

qytetin tim, Sarandë për të punuar dhe jetuar, është fakti disi i dhimbshëm

që pashë në athinë gjatë viteve që isha student. Pra erdha

t’i shërbej qytetit dhe bashkëqytetarëve të mi pasi vite të tëra

për këto sëmundje që kuron

klinika ime shkencore ata

sorollaten dyerve të spitaleve të vendeve të ndryshme të botës

e aq më shumë të athinës si vendi fqinj

dhe, të them të drejtën, shifrat janë

alarmante

Page 18: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

18 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 3 prill 2015

DOSSIeR

PuSHTIMI ITaLIaN Megjithëse goditja e befasishme e 7 prillit ishte shumë e fuqishme, kjo nuk i ligështoi patriotët shqiptarë. Ata gjithmonë mbanin të pashuar shpresën për të ardhmen e vendit të tyre, veçanërisht në ditët e errëta të viteve ‘40. Qëprejfillimit tëpushtimit italian,pa-triotëtfilluantëkrijoningrupetebashkimitkombëtar përballë terrorit të pushtimit fash-ist. Një organizatë e fshehtë kombëtare ishte formuar pothuajse plotësisht deri në vjeshtë të vitit 1939. Qindra prej shokëve tanë ishin arrestuar, burgosur apo syrgjynosur në mërgim, sido-mos në vitin 1940, gjatë luftës Italo-Greke. Grupet tona kombëtare ishin tashmë të gatshme për të goditur më së shumti forcat italiane në prapavijë ndërsa tërhiqeshin për-ballë ushtrisë greke. Fatkeqësisht, qeveritë e Athinës e hodhën poshtë propozimin tonë përnjohjenepavarësisëdhekufijveshqiptarëtë vitit 1913. I njëjti propozim i është bërë nga ana jonë ministrit të Britanisë së Madhe në Beograd por pa rezultat. Deklarimi i pavend i gjeneralit Metaxa se korça dhe Gjirokastra do të konsideroheshin tërësisht si qytete të Greqisë shkaktoi zhgën-jim të hidhur dhe zemërim të papërmbajtur në gjirin e patriotëve shqiptarë; ne ishim të përgatitur t’i konsideronim grekët si viktima të një padrejtësie të përbashkët dhe ishim gati te hidheshim ne lufte kundër armikut tonë të përbashkët. Pavarësisht ambicieve imperialiste të fqin-jëve tanë dhe pavarësisht masave të egra të milicisë italiane, organizata kombëtare bëri gjithçka ishte në dorë të saj për të sabotuar fashizmin që, me anë të forcës apo intrigave, synonte t’i kthente shqiptarët në trupa mer-cenare brenda ushtrisë italiane dhe t’i për-dorte në luftën kundër Greqisë. kjo është arsyeja përse më shumë se 5000 shqiptarë

u internuan gjatë kësaj kohe në Itali, pa për-mendur këtu çarmatimin e forcave shqiptare dhe dërgimin e tyre në kampet e përqën-drimit në Shijak. Një qëndrim i ngjashëm u mbajt nga patriotët shqiptarë kur forcat e boshtit (aksit) pushtuan Jugosllavinë, pavarë-sisht aspiratave tona të drejta kombëtare për kosovën, ku jetojnë afro një milionë shqip-tarë. Me këtë ne u dëshmuam fqinjëve tanë, pavarësisht përplasjeve me ta dhe padrejtë-sive të panumërta qe kishin kryer në kurrizin tonë, një dinjitet kombëtar po aq sa “vetëdija ballkanase” që në vetëvete nuk na lejonte të bëheshim vegël e fashizmit, qe synonte të sundonte gadishullin e Ballkanit.Qëprejfillimit tëpushtimitngaItaliafash-iste, qëllimi kryesor i organizatës sonë ishte përfshirja e të gjithë lëvizjes kombëtare an-tifashiste në një front të vetëm luftarak. Fatkeqësisht, programi ynë, që i përgjigjej interesit dhe aspiratave të vërteta të popullit shqiptar, u përball me kundërshtimin e gru-peve me prirje marksiste. këta të fundit, jo vetëm që i lejuan vetes të ruanin një identitet politik individual, por u vetëdeklaruan hapur kundër të gjitha veprimeve kundër imperi-alizmit fashist. Ata këmbëngulën që të kon-sideronin si tërësisht të pavlefshme të gjithë sakrificën kombëtare për këtë qëllim. Atadeklaruan qartë se asnjëherë nuk do të ishin dakord të shkatërronin popullin për atë që ata e quajtën “vetëm për interesin e Britanisë imperialiste”.Po këto grupime marksiste, që nga viti 1939 deri në vitin 1940 mbajtën një qëndrim të heshtur dhe paqësor ne nje kohe kur nacio-nalistët dergjeshin nga njëri burg në tjetrin dhe kur vendi prej dy vjetësh rënkonte nën zgjedhën fashiste, krejtësisht papritur në fund të verës së vitit 1941 u bënë pjesëmarrës të flaktë në luftë. Tani ata na propozuan qëmenjëherë t’i bashkoheshim një rezistence

kundër forcave të boshtit dhe jepnim ndih-mesën tonë në atë që tashmë ata e quanin “kauza e drejtë e Aleatëve dhe jo më “interes i vetëm i perandorisë britanike”. kjo kthesë e menjëhershme ishte aq e papritur dhe ra-dikale që na krijoi bindjen e palëkundur se shtysa e vetme për këtë metamorfozë ishte hyrja e Rusisë Sovjetike në luftë. Para hyrjes së Rusisë në luftë, grupet me prirje ekstremiste përbëheshin dhe drejto-heshin tërësisht nga shqiptarë. Nga fundi i vitit 1941, komunistë jugosllavë të dërguar nga komiterni erdhën në Shqipëri për të organizuar të gjithë elementët e ndryshëm shkatërrimtarë në një parti të vetme terror-iste. udhëheqësit e këtyre elementëve ter-roristë ishin serbët Dushan dhe Miladin. Ata ia dolën të bëheshin padronët e padiskutue-shëm të organizatës së sapokrijuar terroriste shqiptare. Të gjitha përpjekjet tona për kri-jimin e fronit të vetëm kombëtar antifashist dështuan për shkak të intrigave dhe papa-jtueshmërisë së këtyre agjentëve sllavë. këta të huaj u provua se ishin zotërues të plotë të organizatës revolucionare. Për të përhapur doktrinën marksiste, së pari ata shfrytëzuan ndjenjën kombëtare kundër pushtuesit. Me shumë mjeshtëri ata mbollën ndjenjën e ur-rejtjes dhe mosmarrëveshjeve mes bashkom-basve tonë për të pasur dorë të lirë në çrrën-josjen e idesë së kombit, vendit dhe familjes. kështu ata ia arritën të përçanin popul-lin shqiptar në dy kampe armike, që u nx-itën t’i hidheshin në fyt njëri-tjetrit me gjithë egërsinë e pasionit jo njerëzor. Sot jemi tërë-sisht të bindur se lufta kundër pushtuesit ishte vetëm një justifikim i shfrytëzuarmezgjuarsi nga këta dy të huaj me qëllimin për të luftuar çështjen tonë kombëtare dhe përgati-tur së pari rrugën për bolshevizimin dhe më pas skllavërimin e Shqipërisë. Në shtator të vitit 1942, partia komuniste

anglezët na tradhtuan, nuk i luftojmë më gjermanët

baLLI KOMbËTaR:

ftoi në një mbledhje sekrete individë të caktu-ar të zgjedhur nga vetë partia. Në këtë takim mori pjesë Abaz kupi, lideri i partisë zogiste, dhe dy delegatë nga organizatë jonë. Dele-gatët tanë u përballën me një “fakt të kryer”. Ata vendosën të krijonin një organizatë, të ashtuquajtur patriotike, me emrin “Fronti Nacional Çlirimtar”, një organizatë që ishte kombëtare vetëm në emrin e saj. ky emër tërheqës i ishte vendosur kësaj organizate vetëm për të shkaktuar pështjellim në popull dhe maskuar organizatën bolshevike, terror-iste, që qëndronte pas saj. Natyrisht, ne nuk mund të mashtroheshim nga këto pazare, makinacione të agjentëve sllavë, të cilët nën shtirjen nacionaliste, u përpoqën të mbillnin përçarje dhe përgatisnin shpërthimin e një lufte civile në vend. Në këtë kohë ne ishim në gjendje ta sh-katërronim qe ne djep këtë parti komuniste. Megjithatë nuk e bëmë një gjë të tillë, pasi konsideruam të pamoralshme dhe antipatri-otike krijimin e përçarjeve dhe konfliktevemidis bashkëkombasve tanë në një kohë kur gjendeshim nën sundimin fashist. Përkun-drazi, bëmë më të mirën për t’i mbrojtur ndaj kërcënimeve politike dhe ushtarake të autoriteteve italiane. Me shpresën se një ditë do të krijonim një front të përbashkët kundër pushtuesit, ne shkuam aq larg me qëndrimin tonë paqësor dhe vëllazëror deri sa u për-ballëm me shfryrjen më të egër të miqve tanë ekstremistë. Ne madje mbajtëm qëndrim gjakftohtë edhe kur disa nga njerëzit tanë në mënyrën më burracake u vranë vetëm se ata u qëndruan idealeve të tyre nacionaliste. Qëndrimi ynë, tej mase i urtë dhe pajtues ndaj terroristëve, në shumicën e rasteve u konsiderua si shenjë dobësie jo vetëm nga vetë terroristët, por edhe nga publiku i gjerë. Nga fundi i vitit 1942, grupet nacionaliste dhekomunistekishinfilluartashmë,pothua-jse në të njëjtën kohë, të lindnin në çdo pjesë të vendit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme. Pavarësisht mosmarrëveshjeve ideologjike, që i frymëzonin, dhe përçarjes, me shumë

zgjuarsi të krijuar midis tyre, këto grupime jo në pak raste luftuan krah njëri-tjetrit kundër trupave italiane, sikurse ndodhi për shem-bull në Gjorm, Rushdie, Selenicë dhe Berat. Sidoqoftë, në të gjitha këto operacione ko-munistët shfaqën mungesë të vajtueshme ndershmërie dhe sinqeriteti. Në qershor të vitit 1943, rrëmbimi nga grupet komuniste të një anëtari të komitetit qendror të organizatës nacionaliste shkaktoi tërbimin e patriotëve dhe ngjarje të papritura që çuan drejt shpërthimit të luftës civile. Në atë kohë, forcat komuniste dhe nacionaliste ishin pak a shumë të njëjta në numër. Të gjendur nën kërcënimin e mijëra nacional-istëve të grumbulluar menjëherë, komunistët u detyruan të tërhiqeshin dhe kërkonin falje. Ekuilibri i forcave u prish në dëmin tonë si pasojë e dy faktorëve të rinj: a) mbërritja e Misionit ushtarak të Aleatëve në Shqipëri, b) kapitullimi i Italisë. Pothuajse e gjithë elita e patriotëve shqip-tarë, thellësisht e frymëzuar nga ndjenjat lib-eral-demokrate dhe pas vuajtjeve të pamata nën fashizëm, jo vetëm gjatë pushtimit ital-ian, por edhe gjatë regjimit despotik të Zogut që u mbajt në pushtet nga qeveria e Romës, ikishte tëgjithaarsyet t’ikonsideronteofi-cerët e Aleatëve si çlirimtarë. Megjithatë, duhet të pranojmë me gjithë hidhërimin dhe sinqeritetin tonë se mbërritja e Misionit të Aleatëve në Shqipëri ishte një mashtrim i madh për ne. Misioni i Aleatëve ka qenë, ndoshta jo me qëllim, një shkak i fatkeqësisë për vendin tonë. Pa furnizimet me armë, që ky mision në mënyrë të njëanshme ua siguroi komunistëve, lufta civile do kishte shumë mundësi të mos kishte ndodhur. këto arma-time që iu dhanë komunistëve për të luftuar kundër pushtuesit, përkundrazi u përdorën prej tyre sipas udhëzimeve të dhëna nga menaxherët sllavë për të vendosur me zjarr dhe hekur bolshevizmin në Shqipëri. kështu gjithmonë ishim ne nacionalistët demokratë të Shqipërisë që u kthyem në viktima të politikës britanike. Në vitin 1924, në sajë të

Çfarë deklaronin drejtuesit e Ballit kombëtar në korrik të vitit 1944, kur ishin bashkuar haptazi me pushtuesin gjerman. Si i shikonin Abaz Ermenji dhe Mid’hat Frashëri ekuilibrat në Luftën e Dytë Botërore dhe akuzat erëndandajoficerëvetëmisionevebritanike.Sipastyre“luftakundërbajonetavegjermaneishtenjësakrificëepadrejtë që i kërkohej kombit shqiptar”

Manifesti i Ballit KombëtarPërgatitur nga Abaz Ermenji dhe Mid’hat Frashëri - Korrik 1944

Page 19: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

19E premte, 3 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

DOSSIeR

kompanisë Anglo-Persiane të naftës, Zogu, përveç shumës prej 20 000 paundësh të kompanisë me të cilën ai drejtoi ekspeditën, fitoiedhemiratimineheshturtëqeverisëbri-tanike që me ndihmën e forcave jugosllave të bëhej sundimtari absolut i vendit.Mijëra patriotë intelektualë shqiptarë u detyru-an ose të largoheshin në mërgim ose të për-fundonin të lidhur në birucat e burgjeve me pretendimin se ata ishin elementë subversivë. Në vitin 1944 ishin po të njëjtët patriotë liber-al-demokratë të cilët u masakruan nga terror-istët falë furnizimit të tyre me arin dhe armët britanike por këtë radhë me pretendimin se ata kishin prirje fashiste. Në vitin 1924 ishte vetë kryeministri Pasiç (Pasitsch), i cili drejtoi aktet kundër patriotëve nacionalistë shqiptarë, dhe këtë herë ishin serbët Dushani dhe Miladini që po përpiqeshin të vendosnin bolshevizmin duke vringëlluar kundër nesh po ato thika (armë) që ua kishte dhënë Misioni ushtarak i

Aleatëve. Një fatkeqësi tjetër ishte edhe fakti që ushtritë italiane të shpërndara pas armëpushim-it iu bashkuan terroristëve në bazë të urdhrave tëoficerëvebritanikë tëMisionit tëAleatëve.këto grupe italiane, të përbërë kryesisht nga teknicienë, u siguruan komunistëve shqiptarë aq shumë armatim dhe pajisje ushtarake duke shkaktuar po aq andralla që i kishin shkaktuar mëparënënflamurinefashizmit.

NaCIONaLIzMI SHQIPTaR KuNDËR PuSHTIMIT gjeRMaNPopulli shqiptar në përgjithësi dhe patriotët intelektualë në veçanti nuk mund të ushqenin kundër pushtimit gjerman të njëjtat ndjenja dhe urrejtje që për shumë arsye kishin shfaqur kundër imperializmit fashist. Pas intrigave dhe makinacioneve të kahershme, ushtria italiane doli hapur me synimet për të push-tuar vendin tonë. Fashizmi e konsideronte Shqipërinë si pjesë përbërëse të mbretërisë

bazë të kësaj marrëveshjeje, të dy organiza-tat do t’i jepnin fund propagandës kundër njëra-tjetrës, do të kishin një staf të përbash-kët për vazhdimin e luftës kundër pushtuesit dhe në mënyrë të sinqertë do të punonin së bashku për një Shqipëri demokratike brenda kufinjvetësajetnikë.Përnjëmomentuduksikur lufta civile tashmë ishte shmangur. Për fat të keq, kjo shpresë ishte shumë jetësh-kurtër. Vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Mukjes, një mbledhje e përg-jithshme e partisë komuniste vendosi denon-cimin e marrëveshjes dhe nisjen e një sulmi të menjëhershëm kundër partisë nacionaliste dukepërfituarnëkëtëmënyrëngafaktiqëneishim të papërgatitur për një luftë civile dhe bolshevizmi do të vendosej kështu më lehtë. Sulmet kundër nacionalistëve nisën men-jëherë dhe kudo, veçanërisht në Shqipërinë e Jugut me një egërsi të pashembullt dhe në përputhje me metodat e njohura tradicionale sllave, që tashmë kishin hyrë dhe imponuar në vendin tonë nëpërmjet agjentëve të orga-nizatës terroriste pansllave. Hordhitë e kuqe kriminale, të quajtura brigada, të udhëhequra ngatipatmëtëkëqinjtëkëtijvendi,filluantëhyjnë në vend me të gjitha mënyrat, jo vetëm përmes sulmeve kundër trupave nacionaliste, por edhe duke ushtruar terror në çdo pjesë të vendit. Të gjithë ata që nuk pranuan të mbanin yllin e kuq dhe t’u bashkoheshin bandave ko-muniste jo vetëm që u plaçkitën dhe u zhvatën nga gjithçka kishin, por gjithashtu u torturuan dhe u masakruan. Mijëra bashkëkombas të të dyja gjinive dhe të të gjitha moshave u rropën për së gjalli dhe u masakruan pa provokuar askënd. Për tre muaj me radhë, patriotëve shqiptarë iu desh të luftonin jo vetëm kundër pushtuesit, por edhe kundër këtyre krim-inelëve të kuq. Aty nga fundi i vitit të kalu-ar, municionet që u kishim marrë italianëve kishin mbaruar, ndërkohë që bandat e kuqe furnizoheshin rregullisht nga forcat ajrore të Aleatëve. kështu ne u detyruam të ndalonim luftën tonë kundër pushtuesit dhe të për-forcoheshim përreth qyteteve.Nëfillimtëkëtijviti,njëmbledhjeepërg-jithshme e organizatës sonë u zhvillua në Be-rat. Terrorizmi ndërkombëtar u shpall armiku numër një i vendit tonë. Mbledhja vendosi t’u bëhej thirrje të gjithë energjive kombëtare për të luftuar kundër terrorizmit. Natyrisht, rrethanat nuk na lejuan të bënim dallimin se kush kishte luftuar kundër pushtuesit dhe kush kishte bash-këpunua me të. ky vendim u mor pasi konstat-uam se nuk kishte rrugë tjetër për mbrojtjen e popullit nga kjo organizatë terroriste.

PËRgjegjËSIa e MISONIT uSHTaRaK TË aLeaTËve NË SHQIPËRI kjo tragjedi e tmerrshme që sapo për-shkruam vazhdon prej nëntë muajsh në

Shqipëri. Misioni ushtarak i Aleatëve jo vetëm që s’kishte bërë asgjë për të ndalu-ar këtë katastrofë kombëtare, por disa prej anëtarëve të Misionit mund të konsiderohen përgjegjës për këtë katastrofë për shkaqet e mëposhtme:a)OficerëteparëtëAleatëvembërritënnë Shqipëri në prag të pranverës vitin e kalu-ar. Ata iu rekomanduan grupeve komuniste shqiptare nga partizanët grekë dhe u mbajtën nën një mbikëqyrje të rreptë dhe për këtë arsye ata ndoshta nuk kanë mundur të hy-jnë në kontakt me popullin e aq më shumë me grupet nacionaliste shqiptare që luftonin kundër fashizmit. Të gjitha kërkimet tona për ta ishin të kota pasi nuk mund të gjendesh-in. Duke parë se ata gjithmonë ishin të sho-qëruarngagrupetkomuniste,nefilluamtëhedhim dyshime lidhur me kombësinë e tyre. Publiku shqiptar besonte se ata ishin ag-jentë të maskuar të Internacionales së Tretë. Ishte në interesin e partizanëve shqiptarë për t’imbajturkëtaoficerë tëAleatëve larglëvizjes kombëtare në mënyrë që të bindnin opinionin publik, që në përgjithësi nuk ishte dashamirës ndaj komunizmit, që lëvizja ko-muniste ishte e vetmja që gëzonte simpatinë dhe mbështetjen e fuqive të mëdha demokra-tike anglo-saksone. Mbërritja e Misionit të Aleatëve me qëndrim-in e tyre të njëanshëm në favor të bolshe-vikëve ndikoi në shtrirjen e pushtetit të tyre në vend. b) Madje edhe kur, pas kërkimeve të gja-ta, grupet e nacionalistëve shqiptarë hynë në kontakt me përfaqësuesin e Misionit të Ale-atëve, ky i fundit, i ndikuar edhe nga intrigat dhe propaganda degraduese që iu servir nga komunistët, shfaqi në përgjithësi një qëndrim shumë të rezervuar ndaj nacionalistëve. Një pjesëekëtyreofficerëvenukhezituanqënëmënyrë të hapur të shfaqnin qëndrimin e tyre ndaj nacionalizmit shqiptar. Ne nuk e dimë nësekëtaoficerëvepruannëpërputhjemeurdhrat e eprorëve të tyre apo në përputhje me simpatitë personale ideologjike. Sido-qoftë,nedruhemisekëtaoficerëkëtëherë,për fatin tonë shumë të keq, nuk zotëronin mendjemprehtësinë e duhur për të vlerësuar pak a shumë drejtë situatën politiko-sociale të një populli pas një qëndrimi të shkurtër në një vend. Përndryshe është e pamundur tëshpjegohetsepërseataduhejqënëfillimtë armatosnin dhe pajisnin komunistët në një kohë kur forcat nacionaliste, edhe pse jo superiore, ishin të paktën të barabarta me forcat marksiste dhe në të njëjtën kohë të gatshme për të bashkëpunuar me Misionin e Aleatëve në luftën kundër sundimit fashist. kjo mbështetje materiale dhe morale e Mis-ionit Aleat për bolshevikët prishi ekuilibrin e forcave në dëm të nacionalistëve shqiptarë. Të inkurajuar nga këto favore, këta vartës

të Internacionales së Tretë nuk hezituan të hidheshin me armatimin e Aleatëve kundër patriotëve shqiptarë me qëllim vendosjen e bolshevizmit në vendin tonë duke e mbytur në një luftë të përgjakshme.c)Disangakëtaoficerëaleatëjovetëmfurnizuan në mënyrë ekskluzive të kuqtë me armatimet e Aleatëve, por njëkohësisht bënë gjithçka ishte e mundur për të penguar çar-matimin e trupave italiane nga nacionalistët shqiptarë pas kapitullimit të Italisë duke bërë të mundur kështu që armatimet e italianëve të binin në duart e të kuqve. kështu ndodhi në këlcyrë (klissour) kur një regjiment italian i rrethuar nga nacionalistët ishte në prag të dorëzimit dhe çarmatosjes, por ndërkohë një oficeriMisionittëAleatëvembërritimenjëgrup partizanësh dhe i kërkoi komandantit të trupave nacionaliste që pajisjet e italianëve t’u jepeshin komunistëve. Në Gjirokastër, gjen-erali që komandonte divizionin italian, ishte gatit’udorëzohejnacionalistëve,pornjëofi-cer i Aleatëve ndërhyri dhe e ndaloi një gjë të tillë. Gjatë betejës që pasoi këtë ngjarje, ko-mandanti i trupave nacionaliste ra së bashku me disa anëtarë të tjerë të grupit.

SHTOjCË Duke qenë një nga viktimat e para të agre-sionit të imperializmit fashist, populli shqip-tarështëigatshëmtëbëjësakrificënsublimepër vendosjen e një rendi të ri të drejtësisë ndërkombëtare dhe mbrojtjen e kauzës së Aleatëve.Megjithatë,kjosakrificëekërkuarnga interesi i përgjithshëm duhet të jetë në përpjestim me forcën e këtij populli dhe dobinëqëkjosakrificëdotëkishte.Ështëepadrejtë të pretendosh që kombi më i vogël i Europës, siç ka kërkuar deri tani Misioni i Aleatëve, të hapë dhe mbajë një front kundër ushtrisë gjermane kur madje edhe miliona bajoneta të anglo-saksonëve nuk e kanë bërë një gjë të tillë deri tani. Lufta kundër fash-istëve dhe pushtuesve gjermanë dhe lufta civile i kanë kushtuar popullit shqiptar më shumë se 15 mijë të vrarë, pa numëruar të plagosurit apo viktimat e urisë dhe vuajtjeve, dhe gjysmën e vendit të rrënuar plotësisht. Humbjet e pësuara nga armiku kanë qenë tëpallogaritshmenëkrahasimmesakrificattona.Oficerëtaleatëshpeshkanëkëmbëngu-lur që rajone të tëra të ekspozohen ndaj rrezi-kut të djegies dhe shkretimit të plotë vetëm për të shtënë disa herë me armë kundër një autokolone gjermane. Misioni ushtarak i Aleatëve zotëron pro-vat dhe faktet se si armët, me të cilat fur-nizuan komunistët, shkaktuan gjakderdhje të panevojshme mes shqiptarëve. Lufta Civile ka qenë në favor të pushtuesit. këtë pushtue-si e di plotësisht dhe kjo është arsyeja përse ai nuk orvatet të shkatërrojë lëvizjen terroriste kur një gjë të tillë mund ta bëjë shumë lehtë.

italiane, ndërsa komandanti i trupave gjer-mane me të hyrë në Shqipëri deklaroi se nuk kishte asnjë aspiratë në Shqipëri dhe se pushtimi ishte tërësisht i përkohshëm dhe i diktuar nga rrethanat e luftës. Përkundrazi, nacionalizmi shqiptar, deri në një farë mase, kishte arsye të ishte disi miqësor kundrejt gjermanëve pasi kishte ndihmuar gjysmën tjetër të shqiptarëve të çliroheshin nga zgjed-ha e urryer serbe. Pavarësisht këtyre arsyeve shumë të mira, organizata jonë vazhdoi luftën kundër pushtuesit gjerman për tre muaj me radhë me të njëjtën shtysë si edhe kundër pushtuesve të mëparshëm fashistë. Sikurse shumë lehtë mund të provohet përmes fakteve tërësisht të pamohueshme, të njohura madje edhe nga Misioni i Aleatëve, autokolonat gjermane u sulmuan në mënyrë të përsëritur dhe të suk-sesshme nga grupet nacionaliste në të gjithë Shqipërinë e Jugut, veçanërisht në rrethinat e Vlorës. Të gjitha propozimet e autoriteteve gjermane drejtuar udhëheqësve të organiza-tës sonë për arritjen e një mirëkuptimi me to u hodhën poshtë në mënyrë kategorike nga ana jonë. Përkundrazi, ishin komunistët ata që ishin më të prirur për të bashkëpunuar me

gjermanët sikurse edhe ndodhi në Berat dhe në Lushnjë. Qëndrimi armiqësor ndaj gjermanëve pas ka-pitullimit të Italisë fashiste nuk na u diktua as nga arsye ideologjike, as nga ndjenja hakmarrjeje dhe urrejtjeje apo interesa të vendit. Forca shtytëse që qëndronte pas kësaj lufte ishte vetëm detyrimi moral ndaj fuqive të mëdha demokratike të botës pa të cilat vendi ynë nuk do të kishte shpëtuar nga katastrofa dhe poshtërimi i kthimit në një koloni italiane. Pra, ishte pikërisht nxitja e kësaj ndjenje që ne për tre muaj rresht vazhduam luftën e ar-matosur kundër gjermanëve, pavarësisht faktit se ne ishim të keqarmatosur dhe gjendeshim nën sulmet e bandave komuniste të armatosur shumë më mirë. Nëse nuk do të ishte kjo luftë e brendshme, i gjithë populli shqiptar do t’i ishte bashkuar luftës kundër okupatorit gjerman.

LuFTa CIvILeNë përputhje me rekomandimet e Misionit ushtarak të Aleatëve u mbajt një takim mes përfaqësuesve të organizatës sonë dhe asaj komuniste në Mukje, pranë Tiranës. Të dy palët arritën një marrëveshje që u prit me entuziazëm nga publiku i gjerë shqiptar. Në

Misioni i aleatëve ka qenë, ndoshta jo me qëllim, një shkak i fatkeqësisë për vendin

tonë. Pa furnizimet me armë, që ky mision në mënyrë të njëanshme ua siguroi komunistëve, lufta civile do kishte shumë mundësi të mos kishte ndodhur. Këto armatime që iu dhanë

komunistëve për të luftuar kundër pushtuesit, përkundrazi u përdorën prej tyre sipas

udhëzimeve të dhëna nga menaxherët sllavë për të vendosur me zjarr dhe hekur

bolshevizmin në Shqipëri

Page 20: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

20 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 3 prill 2015

SHOwbIzz

12 personazhe të famshëm që janë bërë me fëmijë nga lidhje ilegale

Ata janë të dashur për publikun, për shkak të kar-rierës së tyre ndërkombëtare, por ka disa detaje të jetës private që yjet e Hollywood, i mbajnë në fshehtësi. Më poshtë sjellim 12 personazhe të famshëm që janë bërë me fëmijë ngalidhjet e tyre ilegale.

Ata janë të dashur për publikun, për shkak të karrierës së tyre

ndërkombëtare, por ka disa detaje të jetës private që yjet e Hollywood,

i mbajnë në fshehtësi. Më poshtë sjellim 12 personazhe të famshëm që janë bërë me fëmijë ngalidhjet e tyre ilegale.

Hugh Grant- Aktori 54 vjeçar dihej botërisht se nuk kishte fëmijë, ose të paktën kështu mendohej. Me-diat zbuluan gradualisht se në fakt ai ka tre fëmijë dhe që të tre kanë lin-dur brenda një harku kohor shumë të shkurtër. Dy fëmijë i ka me Tin-glan Hong, dhe një fëmijë të tretë me Anna Eberstein, i cili ka ard-hur në jetë gjatë kohës që Hong ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë.

Eddie Murphy- Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme të tij, e vërteta doli në fund. Eddie mohoi për një kohë të gjatë se nuk ishte babai i fëmijës së Mel B., por këngëtarja e grupit “Spice Girls” provoi përmes testit të atësisë se vajza e saj ishte ngjizur nga raporti që ajo kishte pasur me aktorin. Arnold Schwarzenegger- Në vitin 2011 aktori pranoi

publikisht para gruas së tij Maria Shriver se e kishte

tradhtuar dhe se si fryt i asaj lidhje jashtëmartesore

kishte ardhur në jetë një fëmijë. Pas kësaj Shriever

kërkoi divorcin.

Steve Jobs- Themeluesi i Apple, u bë me fëmijë

nga lidhja me të dashurën e tij të parë në vitin

1977. Jobs mohoi atësinë e fëmijës, por pas testit

të ADN-së u konfirmua çdo gjë.

Adrian Peterson-

Sportisti amerikian

ka gjashtë fëmijë

nga gjashtë gra të

ndryshme.

Gavin Rossdale- Vetëm testi i ADN-së e bindi aktorin Gavin Rossdale se vajza nga lidhja me Pearl Lowe, ishte bija e tij. Për shkak të këmbënguljes së tij për të mos e njohur vajzën që nga vitin 2004, Pearl nuk flet më me të.

Michael Lohan- Prezantuesi i njohur amerikan, kërkoi testin e atë-sisë kur Ashley Horn, solli në jetë një vajzë. Vetëm pas testit të atësisë, ai pranoi se ishte babai i Dina Lo-han

Page 21: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

21E premte, 3 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

FITNeS

YOga, dobia e të ushtruarit Anët pozitive për trupin dhe mendjen. Rregullat për ushtrimin e Pranayama-s

POLIkSENI GORISHTI*

Popullariteti mbi Yogën ka shkuar shumë larg në këto vitet e fundit,kjo për faktin

se ajo mbështetet në te vërteta reale. Ajo është më shumë se një formë ush-trimesh, është art,shkencë dhe filo-zofi.NëSanskrishtYogado të thotë“bashkim gjithësor”. Ndërsa në kupti-min shpirtëror ajo ka të bëjë me unite-tin e ndërgjegjes individuale me atë gjithësore, në kuptimin praktik është një mënyrë praktikimi, ekuilibrimi dhe harmonizimi të trupit, të mendjes, emocioneve dhe shpirtit. kërkimet mjekësore moderne sot pranojnë fak-tin që nëse trupi nuk është në ekuilibër, mendja nuk është nën kontroll; pra, mendja dhe trupi janë të lidhura.

Yoga vjen në shumë forma dhe emërtime. Në Perëndim, forma më e përhapur është Hatha Yoga e cila përqendrohet në trupinfizikpër re-alizimin e vetes dhe meditimi për përmirësimin mendor dhe shpirtëror. Ndërsa me praktikimin e lëvizjeve, nën kontrollin e frymëmarrjes, ndihmojmë shtrirjen me butësi, lehtësi te liga-menteve muskujve dhe artikulacione-ve, përmirësojmë ndjeshëm qarkullim-in duke shëruar trupin, me mendimet pozitive përmes meditimit ndihmojmë të mbajnë larg sëmundjet, duke sjellë në këtë mënyrë ekuilibër dhe harmoni për mendjen dhe duke bërë të mundur zhvillimin, ndryshimin dhe shërimin. Yoga afron relaksin si një praktikë që qetëson trupin dhe ç’tensionon mu-

skujt. Përmes pozicioneve dhe ushtri-meve relaksuese në vazhdim dhe nën kujdesin e një frymëmarrjeje korrekte arrihen zhbllokimet në sistemin tone dhe rindërtimi i qarkullimit normal të energjisë, duke bërë të mundur qetësimin e mendjes. kur themi fry-mëmarrje korrekte nënkuptojmë për-dorimin e teknikave të frymëmarrjes “Pranayama”, përmes të cilave rrisim kapacitetin vital, një mundësi kjo për më shumë oksigjen, për pastrimin e gjakut për të djegur lëndët e tepërta në organizëm, për rritje të kapacitetit të gjëndrave me sekrecion të brendshme për përmirësimin e funksionit të or-ganeve të brendshme dhe të kon-trollit mendor. Forma më elementare e frymëmarrjes në Pranayama është frymëmarrja Yogiste e ndarë në tre momente: E para, - në momentin që thithim ajrin, diafragma bën hapjen

e abdomenit duke lejuar ajrin të rim-bushë pjesën e poshtme të mushkërive: E dyta, - më pas, muskujt interkostal, ndërbrinjor bëjnë zgjerimin e kafazit të kraharorit dhe ajri mbush pjesën qendrore të mushkërive: Së fundi, pra e treta; - klavikulat që ngrihen bëjnë hyrjen e ajrit në pjesën e sipërme të mushkërisë (në përgjithësi ata që për-dorin të tretën lodhen shpejt mbasi nuk plotësojnë nevojat e organizmit me oksigjen). kur ne i bashkojmë këto tre frymëmarrje: Me diafragmë (apo e thënë ndryshe, dhe frymëmar-rja me bark nga që fryhet ndjeshëm barku ); Me kraharor (mushkëri) dhe Me supe. këto teknika të frymëmar-rjes është mirë të mësohen fillimisht nga një specialist i Yogës. Në Yoga, Mendimi Pozitiv, Meditimi është një nga shkallët më të rëndësishme të Yogës, është momenti që e përcjell

mendjen tuaj te ju kur ju meditoni, duke pastruar mendimet tuaja përmes përqendrimit në frymëmarrjen tuaj dhe është faktor i rëndësishëm për arritjen e kontrollit mental. Tradicio-nalisht, qëllimi i meditimit thuhet të jetë dhënia e mënyrës për të bashkuar shpirtin individual me shpirtin uni-versal. Ai jep horizont dhe kthjelltësi, qetëson trurin duke lehtësuar punën e hemisferave të djathtë e të majtë; përmirëson besimin; përmirëson ku-jtesën dhe është një mjet i përkryer i transformimit të vetes. Yoga, kra-has këtyre që përmendëm më lart, ndalon dhe në mënyrën e të ushqyerit, duke na afruar këshilla të dobishme edhe për mirëmbajtjen e aparatit tretës. Ajo sugjeron se një mënyrë korrekte e të ushqyerit siguron, rritje të sistemit imunitar; si rrjedhojë, bëhemi rezistent dhe gëzojmë një shëndet më të mirë.

Për të gjitha këto, kërkohet kohë, prak-tikim i rregullt, komunikim, disiplinë dhe durim, të cilat edhe kur nuk i kemi si dhunti, i arrijmë përmes saj. kur ju do të zgjidhni këtë praktikë për ta bërë pjesë të jetës tuaj, kujdesuni të respektoni dhe ngjitjen me kujdes në shkallët e saj. Duke ju kujtuar se Yoga ka 8 shkallë, kërkoni t’i ngjisni ato një e nga një. Të mirat që ofron Yoga janë të shumta si në drejtim të trupit dhe në shtimin e vetëdijes mendore. Atëherë duhet thënë: Çfarë jam duke pritur? Përsenukfillojdheunë?Përmëtepërqë edhe në vendin tonë, prej vitesh yoga është bërë pjesë e praktikës për një mirëqenie më të mire për trupin e mendjen si dhe për një jetë më të ekuilibruar. Bëhuni nxënës të saj dhe do shikoni se do ta kini më të lehtë të ndjeheni në harmoni me veten tuaj dhe mjedisin ku jetoni.

aLTeRNaTIvËLule sapuni, vetitë kurative dhe mënyra e përdorimit

Shkumbakjamjekësore ose lule sapuni(Saponaria officinalis) ka veti kurative qëjanë përdorur ndër shekuj nga njerëzit:

Përbërja: I përdoren rrënjët dhe më rrallë gjethet dhe lulet Rrënjët nxirren gjatë vjeshtës, pastrohen e thahen në diell, po ashtu edhe pjesët mbitokësore mblidhen pas lulëzimit, thahen në vende me hije.Bima e sidomos rrënjët përmbajnë saponin( rreth 20%), sheqerna, pektinë, glukozide helmuese, rrëshirë, materiale jargore, gomë , acid askorbik etj.Vetitë: Përdoret kundër qelbëzimit të bajameve, për zbutjen e kollës, kundër ftohjes, për nxjerrjen e gëlbazës, si nxitës i urinimit dhe djersitjes, kundër sëmundjeve të mëlçisë, diabetit, reumatizmit etj. Nga jashtë përdoret kundër sëmundjeve të lëkurës, ekzemave dhe çibanëve etj.Përgatitja: 5 gram rrënjë të grimcuara hidhen në një enë ku shtohet 200 ml ujë dhe zihet 5-10 minuta. Pas ftohjes kullohet dhe pihet 3-5 lugë gjelle në ditë. Po ky lëng mund të përdoret edhe nga jashtë për mjekimin e plagëve, ekzemave dhe çibanëve etj.

Page 22: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

22 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 3 prill 2015

FuNDjava

Ak

TIV

ITE

TE

NJERIU ME ARMË, MEshË pËR pAqE

Data: 04/04/2015Orari: 19:00 - 20:30Vendndodhja: Pallati i KulturësKoncerti Simfon-ik “NJERIU ME ARMË, Meshë për Paqe është e kompozitorit Karl Jenkis. Interpreto-jnë: Solistët, Kori dhe Orkestra Sim-fonike e Filarmon-isë së Kosovës. Solistë: Besa Llugiqi (soprano), Liridon Sadriu (Ten-or), Safet Berisha (bariton) Dirigjent: Baki Jashari (në skenën e TKOBAP)Ky koncert zhvillohet në kuadër të implementimit të marrëveshjes për kalendarin e përbashkët kulturor, i cili është miratuar në takimin e zhvilluar nga dy ministritë përkatëse (Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Kosovës).

TEATËRARTURo UIData: 04-05/04/2015Orari: 20:00 - 21:30Vendndodhja: Teatri Kombëtar Eksperimental SpahivogliDuke filluar nga data 04 prill 2015 starton premiera më e re “Arturo Ui” në TKE “Spa-hivogli”, çdo të mërkure, të enjte, të premte, të shtunë dhe të diele ora 20:00. (të mërkurë dhe të enjte çmimi i biletës 200 lekë).Drama “Arturo Ui” është shkruar nga Bertolt Brecht dhe përkthyer nga Robert Shvarc. Regjisor Kiço Londo dhe skenograf Kristo Çala. Me aktorët: Denis Kurushi, Fatjon Mici, Rezart Barjoti, Ergys Çekrezi, Erjon Hinaj, Amir Hasanlliu, Elidon Alika, Dervish Biba, Erlin Visha, Roland Saro, Redian Mulla, Ina Morinaj, Oriana Cama, Xhuliano Briskaj, Endri Çela, Donald Shehu, Arjola Basho, Sara Jaupaj, Ilirda Bejleri, Kristiana Dodaj, Endri Hekurani. Arturo Ui është një dramë alegorike, e shkruar me qëllim për të shkatërruar respektin e rrezikshëm që zakonisht ndihet për vrasësit e mëdhenj. Drama që Brecht paraqet, është e njohur në kohë të tjera, në të shkuarën, të tanishmen dhe në të ardhmen. Ai tregon për një kohë që ishte në recesion: njerëzit janë duke vuajtur rritjen e vështirësisë në rrethana të përkeqësu-ara, krimi është në rritje, papunësia gjithashtu, dhuna ka shpërthyer në rrugë, drejtësia është e gjunjëzuar.

KINEMA ÁRTIcoData: 03/04/2015Orari: 19:00 - 21:00Vendndodhja: Rr. Alek-sandër MoisiuAmbasada e Spanjës në Tiranë ju fton të shihni film-in “Artico”, ditën e premte, në datën 3 prill, në orën 19:00, pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi. Hyrja: Falas. Kohëzgjatja: 78 min. Regjizor: Gabriel Velázquez dhe ka skenarist: Gabriel Velázquez. Muzika:Pablo Crespo, Eusebio MayaldeDy të rinj dalin çdo ditë nga shtëpia dhe kalojnë ditën pa më të voglin preokupacion duke jetuar me çfarë t’i jepet mundësia. Por përveç vjedhjeve apo grabitjeve të përditshme, diçka ngacmon ndërgjeg-jen e tyre. Çdo njëri kërkon atë që nuk e ka. Simoni dëshiron të jetë i lire. Ai është mërzitur duke jetuar çdo ditë me familjen që e rrethon, përfshirë dhe gru-an dhe djalin e tij. Jota nuk dëshiron të jetojë i vetëm dhe gjëja më e rëndësishme për të është krijimi i një familjeje. Ndërkohë që çdo ditë që ata takohen e ndiejnë veten si “Robin Hood” dhe mendojnë se nuk kanë asgjë për të humbur. Janë djelmoshë të një botë reale, jeta e të cilëve tërhiqet nga bota e trillimit, duke u zhvendosur nga rrugicat e lagjeve në periferitë e një qyteti të vogël.

Çfarë duhet të dini për furçën e dhëmbëve

TeKNOLOgjI

1…2…3… dhe seks !!!

Disa pyetje për furçën e dhëmbëve, të cilave u përgjigjen specialistët. Gjithçka duhet të dini për sendin e rrallë që lëmë në shtëpi, dhe kur marrim pak gjëra me vete. Fijet duhet të jenë të buta apo të forta?Më e mirë është furça me fije artificialtë buta, është më higjenike, sepse nuk mban baktere. Përveç kësaj, nuk gërvisht smaltin.kur duhet ndërruar ?Njëherënëmuaj,sepsefijetebutaprirentëzhbëhendhtëhumbasinefikasitetin.Është e vërtetë që pas përdorimit, furça duhetdezinfiktuar?Të lahet, sigurisht. Ta dezinfiktosh doishte korrekte, për këtë përdoret solucioni shpëlarës i gojës.Shpëlarja me solucion, para apo pas larjes me furçë ?Preferohet pas.Si duhen lënë gjatë kohës që nuk për-

doren ?këshillohen furça që kanë kapak për t`i ruajtur nga pluhurat.Është e vërtetë që pas një sëmundjeje furça duhet ndërruar ?Në rast se sëmundja ka prekur dhe mu-kozat e brendshme të gojës, si për shem-bull në rastin e një faringiti, këshillohet të zëvendësohet.Për sa minuta duhet të përdoret furça në një larje dhëmbësh ?Tre deri në katër minuta. Nga lart-poshtë, në të gjitha anët.ka kuptim të përdoret furça për pastrimin e gjuhës ?Po, sidomos për njerëzit që kanë frymën e rëndë.Sa pastë dhëmbësh duhet përdorur ?Mjafton një shtresë e hollë mbi furçë. Mos e teproni.Sa herë në ditë duhen larë dhëmbët ?Normalisht të paktën tri herë në ditë.

këto këshilla janë të provuara dhe kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm në nxitjen e dëshirës seksuale (veçanërisht nëse partneri yt, pas një jave të lodhshme, nuk ia ka fort ngenë të punoje dhe “kop-shtin tënd”)Rruga për në shtratDihet, kalon nga stomaku. Nëse nuk di të gatuash, atëherë gjej një restorant aty pranë, ku mund të porosisësh për dy per-sona. Pas një vakti të mirë, ai do të dije si të ta shpërblejë në krevat. Vetëm sig-urohu që të mos porosisësh ushqime të rënda, sepse, në vend që të kesh një natë pasionante me të, do të marrësh vetëm gërhimat e një gjumi të rëndë top.Drita,qirinj dhe… aksion!Nuk ka gjë më sensuale se krijimi i at-mosferës së duhur në dhomën e gjumit. Duhet të tregohesh e kujdesshme për ndriçimin e sidomos që, veç abazhurëve me drita të zbehta (mundësisht të kuqe)

të kesh ndezur edhe disa qirinj.Të brendshmetLërini mënjanë bluzat dhe veshjet e rën-duara. Hyni në shtrat me një këmishë të vockël supërseksi.Çokollatë dhe shampanjëMendo për disa “blerje surprizë” , që meshkujt i adhurojnë. Pasi shtrove një darkë për të, krijove atmosferën në dhomën e gjumit, e veshe edhe atë gjënë e vockël seksi, ja ku vjen momenti për surprizat e radhës. Çokollatë, shampanjë dhe …fundi i historisë imagjinohet lehtë. Lëri buzët të…Dhe nuk e kemi fjalën për të nxjerrë ndonjë tingull. Mos ia nis me avazin e keq për të shfryrë dufet e një ditë të mër-zitshme pune apo punëve që të presin të nesërmen. Në vend të ankesave, përdor puthjet. kështu, ai ka për ta kuptuar se sonte nuk ka për të fjetur asnjëri prej jush.

zbavITje

Page 23: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

23E premte, 3 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

KURbATKATData: 04/04/2015Orari: 19:00 - 20:30Vendndodhja: TiranëNë sallën “Shekspir” të Teatrit Metropol (Qendra Kulturore Tirana) do të jepet ditën e shtunë dhe të diel, më 28 e 29 mars, ora 11:00, shfaqja për publikun e vogël me titull “Kurbatkat”.Fabula e kësaj shfaqje është marrë nga një fakt tron-ditës, që e hasim shpesh edhe në Shqipëri. Braktisja e fëmijëve për motive të ndryshme. Meqenëse shfaqja i drejtohet një spektatori të vogël, përralla ka brenda fantazinë dhe hiperbolën dhe fakti i braktisjes së fëmijëve është dhënë në mbrojtje të komu-nitetit më të varfër kulturor, komu-nitetit rom.Kjo është një shfaqje plot ngjyra e alegri me libret, regji e koreogra-fi të mjeshtrit Llaqi Nako dhe ku do të interpretojnë fëmijët e grupit Spektër e aktorja Merita Dabulla. Skenografia është e Hysni Lokës

Ak

TIVITE

TE

KUKULLATDy çamarrokëtData: 05/04/2015Orari: 11:00 - 12:00Vendndodhja: TiranaDy çamarrokët” është shfaqja për fëmijë në Teatrin e Metropolit e cila vjen në skenën e këtij teatri ditën e diel, ora 11:00, në sallën “Çehov”.Historia e derrkucit Bol, arushit Pipi dhe pulës grin-davece e shkruar nga autori Llukan Xhagjika, vjen në skenë nën regjinë e Suela Xhonuzit. Interpretojnë: Lidja Jahollari, Andërrjon Nafizi dhe Aleksandër Nikolli. Kost-umet nga Ina Elezi dhe skenografia nga Hysni Loka. Koreograf është Albi Minarrolli.Drejtor artistik është Suela Konjari.Derrkuci Bol dhe arushi Pipi janë dy shokë. Atyre nuk iu pëlqen aspak të mësojnë në shkollë. Janë në të njëjtën klasë dhe kanë mësuese një pulë që e kanë “tërbuar” me budallallëqet e tyre. Një ditë të bukur mësuesja i kapi në klasë duke luajtur dhe duke u tallur me të. Kështu ajo i teston në matematikë, abetare, gjimnastike madje dhe kërcim. Mësuesja i dërgon në pyll për të mbledhur gje-the dhe fruta të ndryshme. A do t’ia dalin Pipi dhe Boli të kryejnë të paktën këtë detyrë?

cIRKSurprizat e PranverësData: 04-05/04/2015Orari: 11:00 - 12:00Vendndodhja: Rr. Maliq MuçoCirku Kombëtar sjell çdo fundjavë, ora 11:00, shfaqjen me titull “Surprizat e Pranverës”. Programi i shfaqjes do të ketë një fill lidhës të numrave, që do të realizohet nga prezantuesi dhe kllouni i shfaqjes. Në shportat e mbushura me lule do të jenë të fshehur zarfe, mbi të cilët do të shkruhet emri i kombinimit dhe brenda tyre do të jetë teksti i kombinimit. Ato do të hapen një e nga një, duke zbuluar gradualisht edhe të gjitha surprizat e pranverës së këtij viti. Në këtë shfaqje do të jenë të gjithë profilet e cirkut, të ftuar specialë në çdo shfaqje, këngëtarë nga programi “Gjeniu i vogël” dhe nga projekti “Guide” konkurrimi i 60 shkollave të ciklit 9-vjeçar të Ti-ranës dhe grupi i valles Trad Folk Tirana. “Surprizat e Pranverës” vjen me libret dhe tekst të Kujtim Dumit, drejtimi artistik ng Alketa Haxhiu dhe formulimi muzikor nga Sajmir Çili.

zbavITje

Page 24: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

24 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 3 prill 2015

C M Y K

Page 25: Gazeta Telegram Viti II Botimi 7

25E premte, 3 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

zgjeDHjeTSondazhi sekret: ja fituesit në 61 njësi

aRKIva bRITaNIKe: Pse balli doli me gjermanët

Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

SHËNDeTIvetitë kuruese

të sherbelës