gazeta 77 news botimi nr.301

8
MENDIMI POZITIV E MARTË, 01.01.2013 VITI I - NR.301 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Grantet e BE, 8 milionë euro për fermerët shqiptarë!.fq.5 Ish-këngëtari i Ansamblit, Gëzim Xhaxhaj: Erdha në Shqipëri si zë ekselent, tani jam i papunë!..fq.4 LSHR, aleancë me sipërmarrjen e vogël dhe të mesme për nxitjen e punësimit!..........................................fq.5 LSHR, forcë mbështetëse e gruas dhe familjes!.......fq.5 Babagjyshi i Vitit të Ri: Duhet t'a besojnë fëmijët?.fq.7 Vilma Kërçiku në Burrel: Papunësia, një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme!..fq.8 ...>>fq.2 LSHR ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2013! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Olsi Mino: Platforma Politike e Lëvizjes Shqipëria e Re, me vizion të ri dhe më afër qytetarëve shqiptarë! Këshilla për një jetë të lumtur! T ë qenurit i lum- tur lidhet ngu- shtë me mënyrën e të jetuarit. Një jetë e mirë, marrëdhënie të mira me njerëzit që iu rrethojnë dhe marrja e përgjegjësive, ju ço- jnë drejt një jete të lumtur. Por përse njerëzit e mirë nuk janë gjithmonë... >> VIJON NË FAQEN 2 Takim me Kryesinë e Qarkut të Fierit

Upload: gazeta-77news

Post on 07-Mar-2016

240 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.301

MENDIMI POZITIV

E MARTË, 01.01.2013 VITI I - NR.301 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Grantet e BE, 8 milionë euro për fermerët shqiptarë!.fq.5 Ish-këngëtari i Ansamblit, Gëzim Xhaxhaj:

Erdha në Shqipëri si zë ekselent, tani jam i papunë!..fq.4 LSHR, aleancë me sipërmarrjen e vogël dhe të mesme

për nxitjen e punësimit!..........................................fq.5 LSHR, forcë mbështetëse e gruas dhe familjes!.......fq.5 Babagjyshi i Vitit të Ri: Duhet t'a besojnë fëmijët?.fq.7 Vilma Kërçiku në Burrel: Papunësia,

një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme!..fq.8

...>>fq.2

LSHR ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2013!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Olsi Mino: Platforma Politike e Lëvizjes Shqipëria e Re,me vizion të ri dhe më afër qytetarëve shqiptarë!

Këshilla për një jetë të lumtur!

Të qenurit i lum-tur lidhet ngu-

shtë me mënyrën e të jetuarit. Një jetë e mirë, marrëdhënie të mira me njerëzit që iu rrethojnë dhe marrja e përgjegjësive, ju ço-

jnë drejt një jete të lumtur. Por përse njerëzit e mirë nuk janë gjithmonë... >> VIJON NË FAQEN 2

Takim me Kryesinë e Qarkut të Fierit

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.301

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E MARTË, 01 JANAR 2013

Takim me Kryesinë e LSHR të Qarkut Fier

Olsi Mino: Platforma Politike e LSHR, me vizion të ri dhe më afër qytetarëve shqiptarë!

<< VIJON NGA FAQJA 1 të lumtur? Kërkimi i lumturisë është një proces i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës.

1. Jini të lumtur. Lumturia është një për-vojë e shenjtë e të jetuarit në çdo moment me dashuri dhe mirënjohje. Gjithmonë, do të ekzistojë diçka për të cilën ju do të jeni mirënjohës dhe do të keni gjithmonë disa arsye për të dashur. Pra, të vlerësoni ato që keni. Të jeni mirënjohës për të gjitha ato pak gjëra që keni në jetë, por që kanë rëndësi të madhe për ju.

2. Përvoja është mësuesi më i mirë. Mos u përpiqni të mësoni përmendësh të gjitha gjërat që të tjerët iu kanë mësuar. Vetë jeta do t’ju mësojë gjatë rrjedhës së kohës, se kur është momenti dhe vendi i duhur për të vepruar.

3. Zgjedhjet tuaja, veprimet tuaja, jeta juaj. Jetoni jetën pa keqardhje. Asnjëherë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Bëhuni ai person që zemra juaj dëshiron të jetë. Vazhdoni të punoni shumë në atë që ju doni pa marrë parasysh se me çfarë sfidash duhet të përballeni. Jini të vazhdueshëm. Jeta përfundimisht i shpërblen ata që e bëjnë këtë.

4. Askush nuk është “shumë i zënë” në këtë botë. Kjo lidhet me prioritetet. Nëse i keni vendosur vetes një qëllim, atëherë çfarë prisni, filloni të veproni. Çfarë, nuk keni kohë të mjaftueshëm? Ju keni saktë-sisht të njëjtin numër orësh si Helen Keller, Nënë Tereza, Leonardo Da Vinci, Albert Einstein, etj.

5. Bëhuni të durueshëm. Një ditë dhimb-

ja juaj do të jetë e dobishme për ju. Dhimb-ja shfaqet në jetën tuaj për një arsye. Ajo ju jep një shenjë se diçka duhet ndryshuar në jetën tuaj, kjo është një thirrje zgjimi që ju udhëzon drejt një të ardhme më të mirë. Pra mbajeni gjithmonë zemrën tuaj të hapur për ëndrrat tuaja dhe bëjeni këtë ndryshim. Për aq kohë që ekziston një ën-dërr dhe veprimi pozitiv, ka një shpresë. Dhe për aq kohë sa ka shpresë, ka gëzim në jetë.

6. Është më mirë të jesh i mirë sesa të kesh të drejtë. Ne nuk kemi gjithmonë nevojë për një mendje inteligjente që flet, por ndonjëherë kemi nevojë për një zemër të durueshme që dëgjon.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Lëvizja Shqipëria e Re ka zhvilluar një takim me kryesinë e qarkut Fier duke

diskutuar mbi platformën politike. Në këtë takim, Kryetari i LSHR z. Edmond Vlashaj, anëtari i kryesisë z. Olsi Mino dhe anëtari i FRLSHR Tiranë z. Erio Mile, kanë pre-zantuar vlerat dhe frymën që platforma e LSHR mbart në brendësi të saj dhe sesi këto vlera dhe parime mund të ndërtojnë një shoqëri të shëndoshë nga anët ekono-mike, kulturore, shëndetësore, arsimore dhe gjithashtu sesi politikat qendrore dhe lokale mund të jenë më afër qytetarëve. "Mënyra më efikase e administrimit të një qeverisje lokale është duke e trajtuar këtë institucion si sipërmarrje, pra, duke ulur

shpenzimet që të prodhojë fitime në bu-xhet por sidomos në krijimin e vendeve të reja të punës. Krijimi i një sistemi efikas mbi vjeljen e taksave duke aplikuar qeranë tatimore. E kundërshtojmë dhe propozo-jmë heqjen nga buxheti i çdo komune apo bashkie fondin fiktiv dhe abuzues të asaj që quhet ndihma sociale duke e degraduar në mëshirë sociale, por propozojmë punën so-ciale. Shtresat në nevojë marrin një ndihmë të jashtëzakonshme duke u integruar në punë. Hapja e vendeve të punës pa nevojë tenderimi, të marrjes së shërbimeve, por duke i marrë këto shërbime nga vetë qyte-tarët e kësaj komune apo bashkie”, është shprehur z. Vlashaj. Kryesia e Qarkut Fier

e përbërë nga koordinatori i këtij qarku z. Andi Mile, anëtare e kryesisë znj. Adela Nivica, Kryetare FRLSHR dega Fier znj. Igla Nivica, kanë shprehur mbështetjen në nismën e LSHR për çështjet e arsimit duke aplikuar agjencinë kombëtare të vlerësimit si ngritjen e cilësisë së arsimit në mësimdhënie dhe duke i hequr push-tetin e notës atij që paguhet nga taksat e qytetarëve vetëm për mësimdhënie, por gji-thashtu në rritjen e cilësisë së nxënësve dhe studentëve që përballen në tregun e punës. Ndër të tjera, z.Mino qartësoi “Mëqenëse të rinjtë kanë potencialin më të madh për zhvillimin e një shteti, do intensifikojmë përpjekjet tona për të arritur një rotacion administrativ duke synuar tre Ministri që luftojnë korrupsionin dhe papunësinë. “Koordinatori LSHR për këtë qark, z. Mile vuri theksin në nxitjen dhe shtrirjen e sa më shumë investimeve në arsim, shënde-tësi dhe shërbime sociale duke përjashtuar këta sipërmarrës nga taksat, rrjedhimisht kjo do të sillte vende të reja pune dhe gji-thashtu zhvillim të zonave të caktuara. Në mbyllje të takimit, kryesia e qarkut Fier u shpreh se të rinjtë, shtresat sociale dhe sipërmarrësit e këtij qarku janë në mbësh-tetje të këtyre vlerave duke besuar tek kjo platformë si një mënyrë e zhvillimit në shumë fusha të një shoqërie.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.301

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

KAON ofron vend pune Punonjëse Ambalazhimi. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE MARTË, 01 JANAR 2013

Grantet e Bashkimit Europian

8 milionë euro për fermerët dhe agropërpunuesit shqiptarë!

Zhbllokon lejet, ndërtuesit pro planit rregullues!

Fermerët dhe agropërpunuesit mund të përfitojnë nga skema e granteve

prej 8 milionë eurosh, i një projekti të BE-së. Fermerët duket të aplikojnë për të thithur këto fonde nga i cili do të përfito-jnë 50 për qind të shumës falas. Interesi i

fermerëve për të thithur këto fonde është i madh, pasi në 12 ditë janë bërë 5 mijë aplikime.

"Vlera e investimit fillon nga 2500 euro dhe shkon deri në 150 mijë euro. Për investimet në agropërpunim që janë

investime më masive dhe me nevoja më të mëdha për financim, shkon nga 10 mijë euro deri në 500 mijë euro. Pasi projekti me të gjitha parametrat e nënshkruar në kontratë është realizuar ai merr 50 për qind të investimit të tij",tha Gjok Vuk-sani, Drejtor i AZHBR.

Skema synon të mbeshtesë investime që ndërmerren nga prodhues dhe përpunues të qumështit, mishit, perimeve dhe fru-tave, por për të përfituar, fermerët duhet të japin garanci financiare.

"Garancia nuk është në anën tonë. Aty janë disa kritere siç është sipërfaqja e tokës, të ketë eksperiencë në fushën përkatëse e kështu me radhë, por në fund garancinë financiare ai duhet ta realizojë nëpërmjet bankave të nivelit të dytë",theksoi ai.

Skema e granteve "IPARD-like" finan-cohet nga Bashkimi Europian 6.2 milionë euro dhe Qeveria shqiptare 2.07 milionë euro. Aplikimi ka nisur me datë 18 dhjetor 2012 dhe përfundon më 18 shkurt 2013.

Për më tepër: www.77news.al

Miratimi i planeve rregulluese për bashkitë dhe komunat çliron sekto-

rin e ndërtimit nga ngërçi. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, mungesa e tyre ka krijuar një hendek në këtë sektor, pasi shumë firma kanë falimentuar nga mungesa e lejeve të ndërtimit. Ndërtuesit gjatë vitit 2012 janë përballur me efektet e krizës ekonomike, ndaj afro 10 mijë apartamente në shkallë vendi kanë mbetur stok.

"Një problem i madh është hartimi i planeve rregulluese për gjithë qendrat e banuara. Nuk është e thënë që të ndërtohet vetëm Tirana, se Tirana pati plan rregullues tani. Qendrat e banuara, të gjitha që janë mbi 10 mijë banorë, të gjitha duhet të kenë sipas ligjit për planifikimin e territorit, pla-net e tyre rregulluese. Ky është një front i madh për ndërtimin dhe veç asaj është një planifikim jo vetëm për firmat e ndërtimit,

po dhe për administratën shtetërore të fon-deve përkatëse që duhen për ndërtimin e këtyre", tha Maksim Muçi, Drejtor Ekzeku-tiv i Shoqatës së Ndërtuesve.

Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, gjatë vitit 2012 kanë mbyllur aktivitetin 1 mijë firma ndërtimi në gjithë vendin, për shkak të efekteve të krizës dhe mungesës së likui-ditetit.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.301

77 NEWS

Tepelena92 ofron vend pune menaxher, Distributor dhe Agjent shitjeje. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E MARTË, 01 JANAR 2013

Erdha në Shqipëri si zë ekselent, tani jam i papunë!Ish-këngëtari i Ansamblit, Gëzim Xhaxhaj

"Vendi im i punës është i zënë nga të ashtuquajturit "këngëtarë", njerëz pa

shkollimin përkatës, me profesione shoferë funerali, mekanikë, këpucarë, etj.". Kjo është akuza dhe protesta e një artisti, ish-solisti i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe të Ansamblit të Shtetit, Gëzim Xhaxhaj, i diplomuar për Kanto në ILA (sot Akade-mia e Arteve të Bukura) me dhjetë absolute. Pasi ka trokitur në shumë dyer, më në fund, i është drejtuar Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet dhe "77 News" për të publikuar dhe ndjekur rastin e tij. "Në Ansamblin e Shtetit janë mbledhur ata që rrinë akoma, pasi kanë mbushur moshën e pensionit, pa-drejtësisht marrin pagën, që duhet ta marrë një artist potent. Të këndosh si profesionist, duhet të kesh edhe freskinë e moshës dhe të zërit", thotë këngëtari. "Mosha e pensionit në Ansambël është 55 vjeçe për femrat dhe

59 vjeç për meshkujt. Unë jam i habitur se si mbajnë në punë njerëz që e kanë tejka-luar me kohë këtë moshë, kur Vaçe Zelën nuk e mbajtën as edhe një ditë më tepër. Njeriu 70 vjeç ka probleme me kockat, me zemrën, me trurin, me kujtesën, me voka-lin se është motor i vjetër". Bas-baritoni, siç quhet në gjuhën teknike zëri i tij, vite më parë zëvendësonte në Ansamblin e Shtetit zërin e Mentor Xhemalit. Por, kohët ndry-shuan dhe megjithëse CV-ja e tij u pasurua me disa specializime në Konservatorët e Italisë dhe me shumë pjesëmarrje artis-tike, kthimi në atdhe rezultoi një trishtim i madh. Metamorfoza është e tillë: Në ‘90-n, kur sapo ishte diplomuar, u emërua Solist i Parë në TOB, pa konkurs. Ndërsa, pas 20 vitesh, nuk ka lënë dyer pa trokitur, deri tek Ministria e Kulturës dhe nuk e ka gjetur dot vendin e tij. Ai tregon se ka çuar dosjen për t’u punësuar në disa vende: në liceun artistik "Jordan Misja", në Akademinë e Arteve për pedagog kantoje, në TKOB për solist dhe për korist. "Kërkohet para e madhe për të marrë një vend pune. Kudo ku kam shkuar, dyert më janë mbyllur", tregon Gëzim Xhaxhaj. Përse erdhi në atdhe? Gëzim Xhaxhaj tre-gon se kthimi në Shqipëri ishte reflektim, për të kontribuar në vendin e tyre. "Unë erdha këtu dhe fillova punë si zë ekselent. Nënshkrova kontratën 6+3 muaj. Ndërsa, që nga janari, jam sërish i papunë. Kontrata nuk u përsërit dhe unë jam në pritje në lis-tën e Ministrit të Kulturës. Kam bërë katër takime, më thotë që të rri pa merak, por që

nga 1 janari 2012, unë vazhdoj të jem një artist i papunë. Gëzim Xhaxhaj është një artist i papunë, edhe pse i paregjistruar si i tillë në Zyrat e Punës, ndërsa është duke pri-tur kontratën ‘ekstra’. Dikur i kanë thënë se duhet të kalojë provën që quhet ‘audicion’, por një kërkesë e tillë është qesëndisëse, pasi siç na thotë vokalisti, audicione nuk bëhen më që nga viti ’90 për të hyrë në Teatrin e Operas. Gëzim Xhaxhaj zhvilloi një pjesë të karrierës së tij artistike në Itali. Pasi u largua në ’92-in me një bursë studimi në Konserva-torin "Santa Çeçilia" të Romës, (kjo ishte një bursë dhuratë nga shteti Italian për shtetin tonë), qëndroi në shtetin fqinjë deri në 2005-n, kohë gjatë së cilës ka fituar gjashtë bursa specializimi në konservatore të ndryshme të Italisë. Një ngjarje e paharruar e jetës së tij ishte të kënduarit live në sheshin "Shën Pjetri" gjatë Ceremonisë Funerale të Papa Vojtilës. Zëri i tij shoqëroi ngjitjen e shpirtit të Papës në qiell. Të tjera aktivizime janë në korin e Akademisë së "Santa Çeçilias" dhe të Vatikanit, në Kishën e Artistëve si solist, në korin e Masimo Belinit të Katanias, pastaj në profesion të lirë si pedagog kantoje në disa shkolla private në Itali. Gëzim Xhaxhaj ka provuar më shumë se një rrugë për të gjetur vendin që i takon. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,

Lëvizja Shqipëria e Re

Gëzim Xhaxhaj

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.301

77 NEWS

Jumbo shop ofron vend pune Kasiere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUSE MARTË, 01 JANAR 2013

LSHR, aleancë me sipërmarrjen e vogël dhe të mesme për nxitjen e punësimit!

LSHR, forcë mbështetëse e gruas dhe familjes!

Përfaqësues të Unionit të Sipërma-rrësve Shqiptarë, Sonada Gurra, Er-

shela Hazizi dhe Odeta Biçaku kanë zhvi-lluar një takim me Sipërmarrësin z. Julian

Caca, pronar dhe administrator i “Ortek” (Shoqata sportive e Taekwondo). Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e z. Caca me Platformën Politike të LSHR-së.

Në takim u diskutuan dhe u prekën të gjitha pikat e platformës si: rëndësia që i jepet zhvillimit të familjes, punësimit të të rinjve, luftës kundër korrupsionit etj., duke u ndalur më gjerësisht tek pika që flet për sipërmarrjen, pasi ishte pikërisht kjo pikë që i interesonte më së shumti sipërmarrësit.

Z. Julian Caca u tregua i hapur për të gjitha bashkëpunimet që mund të ketë me Lëvizjen Shqipëria e Re, pasi e sheh atë si një forcë politike e cila mund të bëjë shumë ndryshime në të mirë jo vetëm të sipërmarrjes por, të të gjithë shoqërisë Shqiptare.

Për më tepër: www.77news.al

N/Kryetaret e Forumit të Gruas së Lë-vizjes Shqipëria e Re, Marsela Behari,

Albana Uka dhe Mira Përlala kanë zhvi-lluar një takim me znj. Marsela Lazellari. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e znj. Lazellari me Platformën Politike të LSHR-së. Në takim u diskutuan dhe u prekën të gjitha pikat e platformës si: fuqizimi i sipër-marrjeve shqiptare, punësimi i të rinjve, luf-ta kundër korrupsionit, arsimi, mbështetja e familjeve në nevojë etj., duke u ndalur më

gjerësisht tek mbështetja dhe forcimi i rolit të gruas shqiptare në shoqëri. Znj. Marsela Lazellari u tregua e hapur për një bashkëpu-nim të mëtejshëm me Lëvizjen Shqipëria e re, pasi e sheh atë si një forcë politike e cila mund të sjellë shumë ndryshime në të mirë të shoqërisë shqiptare, por mbi të gjitha si një forcë mbështetëse e gruas, e cila kohët e fundit është bërë pre e dhunës jo vetëm verbale, por edhe fizike.

Për më tepër: www.77news.al

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.301

77 NEWS

Kantina BualjotiKompania Final ofron vend pune Accountant. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E MARTË, 01 JANAR 2013

Aromatizuesit e ambientit, dëmtojnë zemrën!

Programi i LSHR diskutohet në Elbasan!Vijon diskutimi i Platformës Politike së

Lëvizjes Shqipëria e Re në qytetin e Elbasanit. Sekretari i Përgjithshëm z. Ervin Kujtila, u prezantoi të rinjve Platformën Politike të LSHR. Mbyllja e rubineteve të korrupsionit, mbështetja e sipërmarrësve shqiptarë, si dhe përfshirja e sa më shumë të rinjve në administratë ishin pikat që u diskutuan në disa prej lagjeve të qytetit të Elbasanit.

Të rinjtë pjesëmarrës, i përkrahën idetë dhe u shprehën të gatshëm të jenë pjesë e nismave dhe aktiviteteve që do të ndërme-rren nga kjo forcë politike.

www.banka-ideve.com

Rezultati i studimit ka qenë tepër i qartë: ndryshimi i ritmit kardiak, apo intervali mes

rrahjeve, përkeqësohet me përdorimin e aroma-tizuesve spraj që përdoren për ambientin. Stu-dimi është kryer nga një skuadër ndërkombëtare hulumtuesish të Institutit Tropikal në Zvicër në Universitetin e Bazelit të drejtuar nga “kapiteni” Amar Mehta. Hulumtimi më pas është publikuar më i detajuar në rrjetin e internetit në “Environ-mental Health Perspectives”. Kjo kategori produk-tesh rrit rrezikun e hipertonikut dhe të infarkteve kardiake. Bëhet fjalë për një rezultat, i cili ka vënë në pah produktet e këtij lloji që vënë në rrezik shëndetin e personave. Ai është arritur në sajë të një studimi që ka përfshirë 600 njerëz, ku pjesa më e madhe ishin rreth moshës 50-vjeçare.

www.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.301

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)

të gjitha të përfshira.vetëm 200 euro

Krijoje vetë fatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 7 Janar

Autoshkollë (A, B, C,)

të gjitha të përfshira.vetëm 200 euro

Krijoje vetë fatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 7 Janar

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Dita e sotme iu sjell një për-mirësim në çështje pune. Do merrni një lajm të mirë ekonomik.

Demi: Do keni qetësi dhe harmoni me partnerin por nuk do mungojnë njohjet e mira.

Binjakët: Dita e sotme sjell mundësi të mira në çështjet familjare. Ekonomia që lidhet me bizneset familjare është e favorshme.

Gaforrja: Dita e sotme sjell një risi të re në marrëdhënien tuaj me të tjerët.

Luani: Do të keni mundësi të lëvizni me shumë sukses kapitalet tuaja.

Virgjëresha: Do keni përmirësime në çështjet personale dhe në aspektin ekonomik.

Peshorja: Dita e sotme iu sjell në qen-dër të vëmendjes punë apo dëshira të parealizuara. Do ndjeni nevojën për të qenë me dikë që iu pëlqen.

Akrepi: Sot fillon një ditë ku ju do merrni një energji konstruktive në bashkëpunimet apo punët ligjore. Fi-nancat do ju shkojnë mirë.

Shigjetari: Dita e sotme në lidhje me karrierën dhe jetën personale do jetë shumë e favorshme.

Bricjapi: Do keni përkrahje si edhe një fuqizim të pozitave tuaja në të gjitha planet.

Ujori: Sot do të shijoni çaste të mrekullueshme me partnerin dhe suk-sese në punë.

Peshqit: Kjo ditë do iu sjellë një për-mirësim në marrëdhënien me të tjerët. Tregohuni bashkëpunues.

Agjensia Shqiptare e Punësimit ofron vend pune part time Pedagog Design. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KULTURËE MARTË, 01 JANAR 2013

Babagjyshi i Vitit të Ri: Duhet t’i lejojmë fëmijët t'a besojnë?

Në të gjitha kulturat e botës Perëndi-more, ka qenë gjithmonë një person i

cili jep dhuratat, për shembull në Francë për shumë kohë fëmijët kanë festuar Père Che-mineau, i prezantuar me shportën mbi supet e tij dhe i veshur me një mantel të errët.

Babagjyshi aktual, që tradita e do me faqet topolake, me mjekër, fytyrë kuqalash dhe i qeshur, ka ardhur tek ne direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në periudhën e pasluftës, përmes Planit Marshall.

Megjithatë ne nuk duhet të harrojmë se bëhet fjalë për një rit pagan që shihet me armiqësi nga Kisha katolike; praktikuesit “e papajtueshëm”, në fakt, nuk e festojnë (festo-jnë vetëm lindjen e Jezusit) dhe në vitet ’50, peshkopi i Dizhonit, arriti deri në djegien e portretit të Babagjyshit në sheshin publik të qytetit.A duhet t’ia themi të vërtetën fëmijëve tanë?

Aspak. Fëmijët jetojnë një botë gjysmë

reale dhe gjysmë imagjinare, të populluar nga zanat, dragonjtë, qentë që flasin, fan-tazmat dhe heronjtë në filmat vizatimorë. Sepse nevoja e tyre për të mrekullueshmen përfaqëson një lloj mbrojtje kundër realite-tit të ashpër të botës së jashtme, nuk ekzis-ton asnjë arsye për t’i detyruar që të mbajnë “këmbët në tokë”, kur janë të vegjël!

Sigurisht, ju mendoni se është e vështirë për të besuar në historinë e Babagjyshit të vitit të ri! Megjithatë, fëmijët tanë besojnë se ekziston një burrë topolak që jeton në qiell, zbret me një slite që tërhiqet nga drerët dhe që në një natë të vetme sjell dhurata për të gjithë fëmijët e botës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Në të kundërt, nëse fëmija habitet duke parë pesë Babagjyshër njëri pas tjetrit në rrugët e dyqaneve të qytetit, shpje-gojini që janë njerëz të veshur si Babagjyshi dhe se, ai i vërteti vjen vetëm kur fëmijët janë në krevat duke fjetur.Kur duhet t’ia thuash të vërtetën?

Është e mundur që magjia të zgjasë derisa fëmija “është në lojë”. Ekzistojnë mundësi të ndryshme që mund të gjeni veten të për-balleni:

Një fëmijë është i vogël dhe një i rritur i ka thënë që babagjyshi nuk ekziston: Nëse e shihni të trishtuar, sigurojeni, duke i thënë se disa persona nuk e besojnë atë, por që ju e besoni dhe e respektoni këtë traditë. Një shpjegim i ngjashëm ka për të gëzuar fëmijën.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.301

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E MARTË, 01 JANAR 2013

LSHR takim me qytetarët e Burrelit

Vilma Kërçiku: Papunësia është një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme!

Lëvizja Shqipëria e Re realizoi takimin e radhës në Burrel. Dhjetëra qytetarë

të këtij qyteti ishin të pranishëm për të mirëpritur pjesëtarët e lëvizjes. Pjesëma-rrës në këtë tryezë ishin Kryetarja e Foru-mit Rinor dhe njëkohësisht nënkryetare e LSHR, Vilma Kërçiku dhe nënkryetarët e Forumit Rinor LSHR, Lisana Subashi, Anjeza Kastrati dhe Ervis Çaushi, si dhe sekretari i Forumit Rinor LSHR, Altin Hasrami. Kërçiku shpalosi platformën e LSHR, duke theksuar se Lëvizja Shqipëria e Re është një lëvizje social-politike, e cila ka në fokus të saj rininë, sipërmarrësit

dhe shtresat sociale. Kryetarja e FRLSHR theksoi se Shqipëria ka nevojë për projekte të vogla, që i vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve. Ajo shtoi se papunësia është një problem që kërkon një zgjidhje të menjëhershme, në mënyrë që të shman-get varfëria që ka pllakosur në shumë familje. Një nga pikat e platformës që mori miratimin total nga të pranishmit ishte rikthimi i dënimit me vdekje, si një mënyrë shumë e mirë për të ulur krimi-nalitetin. Gjatë takimit u bë me dije se Lëvizja Shqipëria e Re ka hapur zyrat e saj koordinuese në 12 qarqe të Shqipërisë. Kjo

lëvizje synon të marrë 12 deputetë, nga 1 në çdo qark të vendit, në mënyrë që të marrë në drejtim tre ministri, Ministrinë e Punës, Ministrinë e Turizmit dhe Minis-trinë e Diasporës, duke menduar se këto janë tre ministri, të cilat nëse drejtohen saktë, mund të ndihmojnë në zhvillimin e vendit. Në fund të takimit i riu Ergys Abazi u shpreh mjaft optimist në lidhje me pikat e platformës Shqipëria e Re. “Nëse ne jemi optimist dhe kemi shpresë, gjithçka mund të bëhet”, përfundoi Abazi.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re