fundamental rights and values of the european union (in albanian language) by dr lorenc gordani,...

23

Upload: university-justicia

Post on 06-Aug-2015

276 views

Category:

Law


3 download

TRANSCRIPT

Av. Lorenc Gordani, PhD

Profesor i se Drejtes të Bashkimit Evropian

Vlerat Themelore

të Bashkimit Evropiane

Aspektet kryesore objekt te këtij trajtimido te referojne:1. Te drejtave themelore ne traktatet e BE-se;

2. Respektimi i tyre dhe procedurat e sanksionit.

Duke trajtuar me vete dhe ne mënyre specifike:

A. Projeksionin e Bashkimit si promotorë i paqes;

B. Vlera e përhershme e unitetit dhe barazisë;

C. Garantimin i lirive themelore te lëvizjes;

D. Parimi i solidaritetit e drejtësisë sociale;

E. Pluralizmin kulturorë e identitetet kombëtare;

F. Politikat e sigurisë dhe mirëqenies shoqërore (welfare).

Te drejtave themelore dhe traktatet e BE-seThemelet e Bashkimit vendoson mbi idealet dhe vleratthemelore, të pranuara nga Shtetet Anëtare dhe pasqyruaranë realitetin praktik nga institucionet e Komunitetit.

Për sa i përket te drejtat themelore të qytetarëve, TBE-ja nenenin e 2-te deklaron:

Respektimin e dinjitetit të njeriut,

Lirisë, Demokracisë, Barazisë, Shtetit të së drejtës,

Respektimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë tëdrejtat e personave që u përkasin pakicave.

Këto vlera janë të përbashkëta në një shoqëri në të cilënmbisundon pluralizmi, mosdiskriminimi, toleranca,drejtësia, solidariteti dhe barazia midis grave dhe burrave.

Inkuadrimi i objektivave te BE-sePër sa me sipër këto vlera Shtetet Anëtare i kane përkthyerne objektiva konkrete duke i enumëruar ne nenin 3 teTraktatit për BE-në.

- Ky nen fillon me deklarimin e qëllimit thelbësore: “Qëllimii Unionit është promovimi i paqes, vlerave të veta dhemirëqenies së popujve të vet.”

- Për këtë Bashkimi heq barrierat midis shteteve duke uofruar qytetarëve të tij “një zonë lirie, sigurie dhedrejtësie pa kufij të brendshëm, në të cilën sigurohetlëvizja e lirë e njerëzve së bashku me masat e duhura per sai takon kontrollit të kufijve, azilit, imigracionit dheparandalimit e luftës kundër krimit” (paragrafi 2).

Inkuadrimi i objektivave te BE-seArtikulim qe vazhdon për sa i përket projeksionitprogramatike te politikës ekonomike dhe sociale meparagrafin 3 duke theksuar “Unioni do të themelojë një tregtë brendshëm”.

Dhe me posaçërisht duke ju referuar tregut te perbashket nefunksion te Drejtësise dhe mbrojtjes sociale “Ai do tëpunojë për zhvillimin e vazhdueshëm të Evropës, të bazuarnë zhvillimin e balancuar ekonomik dhe stabilitetin eçmimeve, në ekonominë konkurrente të tregut social”.

E gjitha “duke synuar punësim të plotë dhe progres social, sidhe nivel të lartë të mbrojtjes dhe përmirësimit tëkualitetit të ambientit jetësor”.

“Do të promovojë përparimin shkencor dhe teknologjik”.

Inkuadrimi i objektivave te BE-seDhe me tej për sa i përket shtresave te ndryshme shoqërorëpërkrahjes dhe solidaritetit duke theksuar “Do të luftojëpërjashtimin dhe diskriminimin social, dhe do tëpromovojë drejtësinë dhe mbrojtjen sociale, barazinë midisfemrave dhe meshkujve, solidaritetin midis gjeneratave dhembrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.

Dhe njëkohësisht midis shteteve dhe popujve “Do tëpromovojë kohezionin ekonomik, social dhe territorial midisShteteve Anëtare”. Gjithmone duke respektuar “diversitetine vet të pasur kulturor dhe gjuhësor dhe do të garantojësigurinë dhe përmirësimin e trashëgimisë kulturore tëEvropës”.

Si një mase thelbësore ne këtë drejtim paragrafi 4 deklaron“Unioni do të themelojë një union ekonomik dhe monetar,valuta e të cilit quhet euro.”

Inkuadrimi i objektivave te BE-sePër sa i përket paradigmës se politikes se jashtme, paragrafi5 nga nje ane deklaron “Në marrëdhëniet e veta me botën,Unioni do të mbështesë dhe promovojë vlerat dhe interesate veta dhe do të kontribuojë në mbrojtjen e qytetarëve tëvet”.

Si dhe nga ana tjeter “Do të kontribuojë për paqe, siguri,zhvillim të vazhdueshëm të planetit tonë, solidaritet dherespekt të ndërsjellët midis popujve, tregti të lirë dhe tëdrejtë, çrrënjosje të skamjes dhe mbrojtje të të drejtave tënjeriut, sidomos të drejtat e fëmijëve, si dhe mbikëqyrjen erreptë dhe zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare, përfshirëedhe respektimin e parimeve të Kartës së Kombeve tëBashkuara. […]”

Inkuadrimi i objektivave te BE-seNjë artikulim i gjate, qe përmblidhe objektivat dheprojeksioni i BE-së te bazuar ne parimet e lirisë,demokracisë, sundimit të ligjit, dhe mbrojtjen e të drejtavethemelore të njeriut të cilat i ndajnë të gjitha ShtetetAnëtare.

Vlera këto qe nuk mund te mos jenë synim edhe i shteteveqë duan të bashkohen në BE. Ku siç dihet nder tre Kriteret eKopenhagenit (pra ai “politik“, "ekonomik", dhe aderimin në"acquis"), për hapjen formale të negociatave për anëtarësimështë e domosdoshme që të paktën kriteri politik te jete iplotësuar.

Aspekte qe për specifiken qe ka do te ndalim këtu ne vijim.

Respektimi i te drejtave dhe procedurat e sanksionit

Dënimet mund të zbatohen kundrejt secilit Shtet Anëtar, i cilibën shkeljen serioze dhe të vazhdueshme të këtyre vleravedhe parimeve (neni 7 paragrafi 2).

Madje sanksione mund të zbatohen kundër një Shteti Anëtaredhe ne rast se konstatohet se ekziston një rrezik i qartë ishkeljes të vlerave të përmendura në nenin 2.

Ne cdo rast Këshilli me shumicë prej katër të pestave tëanëtarëve të tij “me propozimin e arsyetuar të një të tretëssë Shteteve Anëtare, të Parlamentit Europian ose tëKomisionit Europian, pasi merr pëlqimin e ParlamentitEuropian, mund të konstatojë se ekziston një rrezik i qartë[…] ”.

Procedura e sanksionitParagrafi 3 deklaron kur bëhet konstatimi Këshilli, mund tëvendosë të pezullojë disa të drejta të caktuara që rrjedhinnga zbatimi i traktateve për Shtetin Anëtar në fjalë, dukepërfshirë këtu edhe të drejtën e votës së përfaqësuesit tëqeverisë të këtij Shteti Anëtar në Këshill.

Ne këtë kuadër kujdes i kushtohet efektit mbi të drejtat dheobligimet e qytetarëve dhe aktiviteteve ekonomike.

Nga ana tjetër “Detyrimet e Shtetit Anëtar në fjalë, nëkuadër të këtij Traktati, në çdo rast vazhdojnë të jenëdetyruese për këtë Shtet”.

Mandje neni 4 precizon “Këshilli, me shumicë të cilësuar,mund të vendosë më pas t’i ndryshojë ose anulojë masat emarra në bazë të paragrafit 3, në përgjigje të ndryshimevetë situatës e cila çoi në vendosjen e tyre”.

Projeksioni i Bashkimit si promotorë i paqesNe këtë kuadër konsiderimi gjerësisht njohur BE-se nga tegjithë aktoret si një garantuese e paqes, beri qe 2012Bashkimit Evropianë t’i akordohet, për here te pare njësubjekti juridik, Çmimi Nobel për Paqe me motivacioni për"kontribut në avancimin e paqes dhe pajtimit, demokracisëdhe të drejtave të njeriut në Evropë”.

Ne fakt nuk ka motivim më të madh për unifikimin evropianse vlera e paqes. Në shekullin e fundit, dy luftëra botërorelanë pasoja në Evropë, midis vendeve që tani janë ShteteAnëtare të Bashkimit Evropian. Rreziku i te cilave behet meaktuale po te sillen ne vëmendje ngjarjet e afërta qe lidhenme shpërbërjen e ish Jugosllavisë ose ato qe here pas hereshoqërojnë republikat e trazuara te ish bashkimi sovjetikë siçjanë aktualisht zhvillimet ne Ukraine.

Projektimi i Bashkimit si promotorë i paqesKështu, politika për Evropë njëkohësisht do të thotë politikëpër paqe, kurse krijimi i BE-së njëkohësisht hodhi themele ekornizës e kornizës për paqe në Evropë, e cila pamundësonluftën midis Shteteve Anëtare.

Provë për këtë janë gati shtatëdhjetë vjet paqe në Evropë.

Madje edhe sa më tepër Shtete Evropiane anëtarësohen nëBE, aq më e fuqishme do të jetë kjo kornizë e paqes. Dyzgjerimet e fundit të BE-së, duke përfshirë 12 shtetet eEvropës Lindore dhe Qendrore, kanë dhënë kontribut tëmadh në këtë drejtim.

Vlerat e përhershme te unitetit dhebarazisë

Integrimi mundësohet dhe njëkohësisht bën te mundurforcimin e vazhdueshëm te vlerës te uniteti. Ne faktproblemet e sotshme mund të kontrollohen vetëm nëseshtetet e Evropës ecin përpara në rrugën që i shpie drejtunitetit.

Shumë njerëz kanë mendimin se në mungesë të integrimitEvropian dhe pa Bashkimin Evropian, nuk do të ishte emundur të sigurohej paqja (jo me larg por edhe vete nëEvropë).

E kështu edhe vete demokracia, ligji dhe drejtësia,prosperiteti ekonomik dhe siguria sociale, dhe garantimi ityre për të ardhmen do të ishte i pamundur.

Uniteti dhe barazia si themele te BashkimitNga ana tjetër ka kohë që papunësia, zhvillimi joadekuatdhe ndotja e ambientit nuk janë thjesht problemekombëtare dhe nuk mund të zgjidhen në nivel kombëtare.

Vetëm në kontekst të BE-së, mund të themelohet një rendekonomik i qëndrueshëm dhe vetëm përmes përpjekjeve tëpërbashkëta evropiane, mund të sigurohet një politikëekonomike ndërkombëtare që përmirëson performancën eekonomisë evropiane dhe kontribuon në drejtësinë sociale.

Njëkohësisht, pa kohezion të brendshëm, Evropa nuk mundtë mbrojë pavarësinë e vet politike dhe ekonomike ngapjesa tjetër e botës, nuk mund të ketë ndikimin në skenënndërkombëtare dhe të rifitojë rolin e vet në politikënbotërore.

Uniteti dhe barazia si themele te BashkimitMirëpo uniteti mund të qëndrojë vetëm aty ku barazia ështërregull/ligj.

I. Sa u përket personave: asnjë qytetar i Unionit nuk duhettë diskriminohet për shkak të nacionalitetit. Lufta kundertrajtimi diskriminues eshte sanksionuar ne vet Kartën eBashkimit Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Veç kësaj, të gjithë qytetarët e Unionit janë të barabartepara ligjit.

II. Sa u përket Shteteve Anëtare: parimi i barazisënënkupton se asnjë Shtet nuk ka përparësi ndaj një shtetitjetër dhe dallimet natyrore siç janë madhësia, popullatadhe strukturat e ndryshme duhet të trajtohen vetëm nëpajtim me parimin e barazisë.

Liritë themelore te lëvizjesLiria është rezultante e drejtpërdrejte e paqes, unitetit dhebarazisë.

Krijimi i një entiteti më të madh duke bashkuar 28 Shtete,mundëson njëkohësisht zhvendosjen e kësaj lire përtejkufijve kombëtare. Kjo do të thotë:

Liria e lëvizjes përtej kufijve kombëtare;

Liria për te punuar;

Liria e ofrimit të shërbimeve;

Liria e lëvizjes se lirë te mallrave;

Liria e lëvizjes se lirë te kapitalit;

Liria e vendosjes se rezidences.

Liritë themelore te lëvizjesKëto liri garantojnë konkurrencën duke u lejuar biznesevetë ofrojnë mallrat dhe shërbimet e tyre në një rreth shumëmë të gjerë të konsumatorëve dhe nga ana tjetërkonsumatorët mund të zgjedhin prodhime, etj.

Njëkohësisht punëtorët mund të kërkojnë punë dhe tëndërrojnë vendin e punës sipas interesave të tyre, në tërëterritorin e BE-së. Mirëpo, shpeshherë rregullat tetranzicionit vlejnë në disa raste, për qytetarët e disaShteteve Anëtare që anëtarësohen se fundmi.

Traktatet përmbajne përjashtime, sidomos lidhur melëvizjen e lirë të punëtorëve, lirinë e sigurimit të shërbimevedhe lirinë e vendosjes. Si pasojë e kësaj, Shtetet e ‘vjetra’Anëtare të BE-së mund te ofrojne qasje vetëm ne varësi terregullimeve ligjore kombëtare dhe bilaterale.

Parimi i solidaritetit dhe drejtësisë socialeI. Solidariteti është “kurë” ose balancimi i domosdoshme përlirinë, pasi që përdorimi i shkujdesur i lirisë është gjithnjë nëkurriz të tjetrit.

Për këtë arsye, nëse korniza e Komunitetit është të jetë iqëndrueshëm, duhet po ashtu të njohë solidaritetin eanëtarëve të tij si parim fondamental, dhe të ndajë nëmënyrë të barabartë si të drejtat qe sjellin prosperitetinmidis vendeve anëtare ashtu edhe barrën.

II. Bashkim qe vjen duke respektuar Identitetet kombëtaretë Shteteve Anëtare. ShA nuk duhet të ‘shkrihen’ në BE, portë kontribuojnë me kualitetet e veta të veçanta. Ështëpikërisht kjo llojllojshmëri e karakteristikave dheidentiteteve që i jep BE-së autoritetin e vet moral, dhe e cilashfrytëzohet për përfitimet e BE-së si tërësi (neni 4,paragrafi 2).

Politikat e sigurisë dhe mirëqeniesshoqërore

Të gjitha këto vlera themelore janë në vartësi supreme tesigurisë.

I. Sidomos pas sulmit mbi SHBA-të, më 11 shtator 2001, luftakundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në Evropë kaqene në qendër të vëmendjes. Bashkëpunimi policor dhegjyqësor vazhdon të jetë i konsoliduar, kurse mbrojtja ekufijve të jashtëm të BE-së është intensifikuar.

II. Mirëpo, siguria në kontekst evropian gjithashtu nënkuptonsiguri sociale për të gjithë qytetarët që jetojnë në BE, siguritë punës dhe kushte të sigurta të përgjithshme ekonomikedhe për biznes. Në këtë aspekt, institucionet e BE-së pritett’u mundësojnë qytetarëve dhe bizneseve të zgjidhinardhmërinë e tyre duke krijuar kushtet nga të cilat varen.

Faleminderit për vëmendjen tuaj!

Detejat dhe Kontaktet: 

Av. Lorenc Gordani, PhD

Profesor i se Drejtes të Bashkimit Evropian

Phone: +355 69 95 32 443

Skype: lorenc_Gordani

www.albaniaenergy.org

Biografi e këshilluar për këtëtrajtim Jean Paul Jacqué, EDrejta Institucionale eBashkimit Evropianë, Papirus,Tirane, 2010, dhe veçanërishtpjesët qe shkojnë nga faqja 43-46,47-66 dhe 71-74.