forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/mozaik-mjedisi-alb.pdf · inicuar dhe financuar nga:...

44
forum 2015 Projekt Operacional i Fondacionit të Kosovës pë Shoqëri të Hapur Inicuar dhe Financuar nga: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në kuader të projektit të tij operacional “Forum 2015” Implementues i projektit REC Kosova

Upload: dangdung

Post on 06-Feb-2018

235 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

forum2 0 1 5

Projekt Operacional i Fondacionit të Kosovës pë Shoqëri të Hapur

Inicuar dhe Financuar nga: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në kuader të projektit të tij operacional “Forum 2015”

Implementues i projektit REC Kosova

Page 2: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

2

Publikuar nga: Forum 2015Financuar nga: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur tirazhi: 500

Page 3: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

3

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

LUAN SHLLAKU

PARATHËNIECilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë një temë dytësore, edhe pse kohët e fundit debati për të është intensifikuar paksa. Qasja dhe dokumentet strategjike të qeverisë së Kosovës për të përmirësuar cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës nuk po sjellin momente të rëndësishme për t’i de-batuar. Strategjitë edhe kur janë mirë të elaboruara mbesin shumë larg veprimit konkret për të sjellë ndonjë përmirësim. Dhe kjo vlen pothuajse për të gjitha lëmitë strategjike me të cilat merret administrata kosovare. Ajo që krijon më shumë zhurmë pozitive rreth problemeve mjedisore, sipas një rregulli të pashkruar, vjen me projektet e mëdha zhvillimore që janë në fokus të opinionit publik. Kur këto projekte janë me ndikim dominant në mjedis, konfronto-hen me shëndetin e popullatës dhe rrezikojnë vlerat ambientale, atëherë bëhen interesante për t’i diskutuar së bashku me të gjitha problemet e tjera që gjenerohen nga këto projekte të mëdha. E kam fjalën për projekte siç është TC Kosova e re, Ferronikeli, Sharcemi, Trepça, au-tostrada e kombit etj.

Në këtë përmbledhje janë sjellë 4 çështje të rëndësishme ambientale. Ato janë përzgjedhur në mënyrë që të përfaqësojnë katër probleme dhe shkaktarët e shkatërrimit permanent të mjedisit: (1) është marrë një projekt i madh zhvillimor, ai i Ferronikelit; (2) një problem me përfshirje të madhe në shumë pjesë të Kosovës, ai i shfrytëzimit të rërës nga lumenjtë; (3) një problem kompleks që lidhet me shpalljen e Bjeshkëve të Nemuna Park Kombëtar, dhe në fund, (4) një problem i tërthortë që implikon punën e administratës së pafuqishme, (inspektorateve të mjedisit) në përkeqësimin e gjendjes mjedisore. Pra, janë prekur të gjitha grupet që kanë mandat të punojnë në drejtim të ruajtjes mjedisore e që zakonisht bëjnë të kundërtën. Këto katër tema janë prezantuar para grupeve të ndryshme të interesit, në katër qytete të Kosovës, në tryeza debatuese që i ka organizuar REC Kosova. Paraprakisht, katër televizioneve tona shtetërore (RTK, KTV, Klan Kosova dhe TV 21) u është dhënë detyra që të realizojnë nga një film dokumentar, secili duke trajtuar njërën temë të përzgjedhur. Këto dokumentarë janë pre-zantuar në televizionet respektive, të përcjella me debat ne studio.

Kjo përmbledhje e çështjeve të studiuara dhe të debatuara tashmë, përmban edhe një DVD ku janë prezantuar dokumentarët e bërë në një formë të shkurtuar, duke sjellë në këtë mënyrë një spektër problemesh, jo medoemos të ndërlidhura, por shumë përcaktuese për cilësinë e mjedisit në Kosovë. Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, si bartës i idesë dhe financues i këtij projekti gjithëpërfshirës, solli problemet më të shquara mjedisore në vëmendje të opin-ionit dhe grupeve të interesit.

Kjo nismë e KFOS dhe e partnerëve tanë në implementim REC Kosova, përveç se synon ta mbajë “të nxehtë” debatin publik për çështje mjedisore, ka për qëllim të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejtë për: (1) angazhimin sa më të madh të administratës kosovare në gjetjen e modaliteteve efikase të veprimit për evitimin e problemeve që ky projekt trajton, (2) informimin sa më të drejtë të opinionit për natyrën e problemeve me të cilat jemi marrë, dhe (3) angazhimin sa më të madh të shoqërisë civile, qytetarëve, dhe kompanive publike që si palë partnere, por edhe si grup presioni të bëjnë trysninë e duhur mbi abuzuesit e mjedisit dhe mbi ata që paguhen të punojnë në drejtim të zvogëlimit të këtyre abuzimeve.

Page 4: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

4

Page 5: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

MOZAIKMJEDISI

SHFRYTËZIMI I RËRËS DHE I ZHAVORRIT

Sabit Restelica

Page 6: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

6

SHFRYTËZIMI I RËRËS DHE I ZHAVORRIT

Lajmi i ditës, i javës, i muajit dhe i vitit për dashamirët e mjedisit: “Dita e tretë e muajit janar 2012 është data e fundit kur duhet të largohen makineritë e shfrytëzuesve ilegalë të rërës dhe zhavorrit nga lumenjtë e Kosovës”. Kështu tha më 2 nëntor ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, në konferencë me gazetarë.

Vendimi u miratua po më 2 nëntor të vitit 2011 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe si-pas këtij Vendimi, prej 3 janarit Policia e Kosovës do të konfiskojë të gjitha makineritë, ndërsa pronarët e atyre kompanive do të gjobiten me gjoba deri në 100 mijë euro. Vendimi nënkupton ndalimin e përkohshëm, pra prej 1 deri në 3 vjet, të të gjitha aktiviteteve shfrytëzuese në lu-menj dhe përreth tyre”, kishte thenë ministri Gashi.

1. KontekstiNë 12 vitet e pasluftës sektori i ndërtimit është zhvilluar me ritme marramendëse në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë, duke iu përgjigjur një kërkese gjithnjë e më të shtuar për ndërtim dhe rindërtim të objekteve të banimit dhe infrastrukturës së gjithanshme të shkatër-ruar gjatë luftës dhe nevoja e ngritjes së objekteve të tjera. Aktualisht janë hapur një numër i konsiderueshëm karrierash të licensuara, ndërsa funksionojnë një numër disa herë më i madh karrierash të palicensuara. Kjo masakër që shfaqet në prishjen e bukurive natyrore ka efekte të mëtejshme në përkeqësimin e situatës ekologjike dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Shfrytëzimi pa asnjë kriter i agregatëve të shtretërve të lumenjeve dhe anash tyre është i lidhur ngushtë me dëme të konsiderueshme në mjedis, dëme këto që po i rendisim si më poshtë:

y Shkatërrimi i objekteve inxhinierike industriale dhe bujqësore si pritat, urat, y stacionet e pompimit të ujit, etj. y Shkatërrimi botës bimore e shtazore që jetojnë në lumenj, y Erozioni dhe përmbytja e tokave bujqësore dhe qendrave të banuara. y Shkatërrimi i bimëve të kultivuara përgjatë shtretërve të lumenjve apo luginave. y Ndotja e ujrave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësor si rezultat i depozitimit të y mbeturinave përgjatë këtyre lumenjve, etj.

Tani nevojitet fillimisht ndërpreja e shftytëzimit të metejshëm i këtyre inerteve, por edhe më i rëndësishëm është inicimi i projekteve veç e veç për secilin rast, secilin segment të lumenjve me qëllim të riparimit të pasojave të shkaktuara nga këto veprime jashtë çdo rregulli ligjoro-teknik. Shikohet me skepticizëm të madh rehabilitimi apo rikthimi i gjendjes së mëparshme, ngase dëmtimet shumëvjeçare të shkaktuara do të riparohen me shumë vështirësi. Skepticizmi e ka mbështetjen në faktin se ka pak vullnet: mungojnë kuadrot profesionale (dhe ato institu-cionale) si dhe mungojnë fondet e nevojshme për realizimin e shumë projekteve që duhet të inicohen anekënd Kosovës. Vonesat që mund të vijnë nga cilido faktor i përmenduar apo nga ndonjë faktor tjetër, do të shumëfishojë koston e sanimit të gjendjes natyrore që dora e njeriut ia shkaktoi lumenjve tanë për përfitime materiale. Lumenjtë tanë vërtetë janë në situatën SOS!, sepse ata janë shndërruar në gjithçka tjetër përveçse në lumenj natyralë. Në ta e rreth tyre hid-het e shkarkohet çdo gjë që njeriu i pavëmendshëm nuk e hedh në vendin e duhur, por e shkar-kon në lumë e rreth tij, dërsa shfrytëzimi i inerteve nga shtretërit e lumenjve është masakra

Page 7: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

7

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

më e madhe që ka mundë t’u bëhet. Në lumenjtë tanë, “mbytja” e tij fillohet që në burimin e tyre, në amën nga nëna natyrë, ku burojnë të pastër si kristali, duke hedhur mbeturina, duke shkarkuar ujra urbane, rurale, industriale e çfarëdotjetër. Kush ka lumin, ka jetën e plotë; kush e do dhe ruan lumin, e do jetën e vërtetë. Kush e ndot lumin, e ndot mjedisin dhe e rrezikon shëndetin e tij, shëndetin tonë dhe çdo gjë të bukur e shndërron në shëmti. Kush dëmton sh-tratin e lumit dhe e shndërron në humnerë të pazakontë, meriton dënimin e duhur! Kjo thirrje dhe kjo iniciativë është rezultat i alarmit të fundit për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet!

2. KONKLUZIONEIniciativa e KFOS-it, në zbatim nga REC, për ta trajtuar këtë temë në kuadër të një projekti për sensibilizim të institucioneve vendimmarrëse, inspektuese, monitoruese, organeve të rendit e posaçërisht të drejtësisë, është më se e qëlluar si në kohë ashtu edhe për nga përfshirja e të gjithë aktorëve që ndërlidhen me menaxhimin e mjedisit. Si rezultat i diskutimit gjithëpërf-shirës në Forumin e mbajtur në Prizren dhe prezantimeve vizive, vizitave në terren dhe mar-rja në konsideratë e veprimeve të institucioneve qendrore e lokale, mund të konkludohet me sa vijon:

y Institucionet qendrore, Qeveria, MPB, MD, MMPH, MBPZHR, KPMM dhe institucionet lokale të zbatojnë me përpikmëri Vendimin e Qeverisë për ndalimin e përkohshëm të shfrytëzimit të inerteve nga shtretërit e lumenjve në gjithë territorin e Kosovës.

y Të krijohet një Task Force që do të udhëhiqej nga zyra e Kryeministrit të Kosovës apo të autorizuarit të veçantë.

y Te rishikohen taksat dhe rentat për shfrytëzues të inerteve në mënyre që nxjerrja e tyre të mos jetë aspak joshëse në aspektin ekonomik.

y Inspektoratet respektive, MMPH, KPMM dhe inspektoratet komunale të bashkërendojnë veprimet e përbashkëta duke përpiluar Plan të detajuar Veprimi në zbatim të Vendimit të Qeverisë.

y Në të gjitha veprimet të bashkëpunohet me PK dhe EULEX për të siguruar realizim të Planit të Veprimeve.

y Organet e drejtësisë në të gjitha nivelet të japin kontribut të drejtpërdrejtë në përshpejtimin e lëndëve që janë ngritur apo do ngriten ndaj operatorëve që në çfarëdo mënyre abuzojnë me ligjet në këtë fushë.

y Organizimet e përditshme, gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara të vazhdojnë deri në deklarimin e ndërprerjes së tërësishme të shfytëzimit të inerteve nga shtretërit e lumenjve dhe perreth rrjedhave të tyre.

y Task Forca të mbajë takime të rregullta dhe për to të informojë Qeverinë dhe publikun y Përmes raportimeve në media të përkrahet angazhimi për zbatim të vendimit të

Vendimit të Qeverisë. y MMPH në bashkëpunim me institucionet shkencore nga UP dhe të tjera të inicoje

hartime të studimeve dhe programeve për sanim të pasojave të shkaktuara nga shfrytëzimi i rërës dhe zhavorrit.

y MMPH të koordinojë punën me komunat për të mbajtur nën kontroll operatorët që do “zhvendosen” nga shtretërit e lumenjve në zonat ku mund të eksploatojnë guroret.

y Komisioni parlamentar për mjedisin, bujqësinë dhe planin hapësinor të jetë i informuar për çdo arritje apo pengesë me qëllim të koordinimit të veprimeve në rast të paraqitjes së nevojës për ndonjë ndërhyrje në amandamentime te secilit akt ligjor që ndërlidhet me Vendimin e Qeverisë për ndalimin e shrytëzimit të rërës dhe zhavorrit.

Page 8: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

8

3. Tryezë e rrumbullakët: shfrytëzimi i inerteve në Kosovë – standardet përkundrejt vendimeve jo në përputhje me rregullat

Tryeza e rrumbullakët në kuadër të projektit Forum 2015 u mbajt në Prizren në Restorantin Ambienti me datën 22.11.11 me qëllim të debatimit lidhur me ekploatimin e materialeve in-erte nga lumenjtë, parandalimin e operimit të gurëthyesve në Kosovë, vetëdijësimin e tyre dhe koordinimin më të mirë të institucioneve përgjegjëse për këtë çështje. Në këtë takim gjithëpërf-shirës u shfaq nje dokumentar i përgatitur nga RTK & KFOS, si dhe u zhvillua një debat kon-struktiv nga të gjithë pjesëmarrësit, KPMM, MMPH, komunat, bizneset dhe shoqëria civile.

Edhe kjo Tryezë u tregua shumë e dobishme, ngase solli në përballje pothuaj të gjithë rol-luajtësit që ndërlidhen me çështjen e shfrytëzimit të rërës, zhavorrit dhe gurorëve. Deabati i zhvilluar qartësoi se ekziston një bazë ligjore e mjaftueshme që ndërlidhet me këtë temë, por akoma mungon gatidshmëria politike, mungon vullneti i gjithanshëm, mungon qartësimi i kompetencave mes nivelit lokal dhe atij qendror, mungon bashkërenditja e veprimeve për parandalim të degradimit të mjedisit dhe mungon serioziteti e vendosmëria për të zbatuar ligjet në fuqi. Në këtë kuadër, le të shpresohet se Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës do të nxisë, do të përkrahë dhe do të obligojë tek e fundit, institucionet inspektuese, monitoruese dhe organet e drejtësisë që të përballen me realitetin e krijuar: abuzim i rëndë me mjedisin tonë. Ështe koha e veprimeve konkrete që nga niveli komunal, i inspektorëve komunalë, deri te organet e ndjekjes, policia, inspektoratet qendrore (MMPH, MBPZHR dhe KPMM) të vihen në funksion të zbatimit të këtij Vendimi edhe ashtu të vonuar. Më mirë vonë se kurrë!

Në dabat u theksua se ligjet janë të qarta dhe tregojnë të gjithë procesin dhe përgjegjësitë për zbatim të tyre, por se në praktikë rezultatet e zbatimit të tyre nuk po vërehen në masën e duhur.

Konsiderohet se tash do të jetë më e lehtë të bëhet konfiskimi i pajisjeve të operatorëve që nuk kanë licensa. Duhet të shikohet se cilat janë mundësitë e ekploatimit të kufizuar që nuk e dëmtojnë mjedisin ku ata mund të operojnë, por vetëm pas studimeve profesionale paraprake.

Në takim u prezantuan veprimet e ndërrmarra nga KPMM, MMPH dhe kuvendet komunale.Ne vitin 2011 janë 15 raste të kallëzimeve penale, në vitin 2010 ishin 275, ndërsa në vitin 2009 janë 191 raste. Për gurë të fortë janë lëshuar 143 licensa nga KPMM. Per zhavorr janë lëshuar 34 licensa, ndërsa 103 operatorë të identifikuar nuk kanë licensë. KPMM shprehu optimizëm që me punën dinamike dhe përkrahjen e qeverisë do të bëjnë të mundshëm përmirësimin e gjendjes aktuale. KPMM ka lidhur kontratë me një kompani transportuese për të bartur mallin e konfiskuar sipas Vendimit të Qeverisë së Kosovës. Në inicimet procedurale vërehet një numër më i madh kallëzimesh, për shkakun se një operatori i është ngritur padi gjyqësore edhe deri në 5 herë, pasi i njejti është hasur të ketë operuar në vende të ndryshme. Operatorët shprehën ankesa për procedura të stërzgjatura për licensim dhe për tatime të larta, që sipas tyre kanë dëmtuar biznesin.

Përfaqesuesi i MMPH, referoi se nga vizitat e bëra nga zyrtarët e sektorit të VNM (Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis) shumica e operatorëve kanë vepruar në mënyrë ilegale. Problemi kryesor qëndron në mosrespektimin e kritereve të dhëna në Pëlqimet Mjedisore nga ana e opera-torëve. Pëlqimi mjedisor eshte vetëm një nga kushtet për marrjen e Licensës së operimit, të cilën e lëshon KPMM dhe kuvendet komunale. Ligji per VNM rregullon procedurat e lëshimit të Pëlqimit mjedisor, por në procedurat e dhënies së Licensave dhe Lejeve të punës duhet respektuar edhe ligji për ujra, ligji për tokën bujqësore, etj.

Page 9: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

9

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

Përfaqësuesi i komunës së Shtimës shfaqi shqetësimet për degradimin e mjedisit në komunën e tij. Ai nxorri ne pah moskoordinimin e duhur mes institucioneve, KPMM dhe MMPH, ngase ka raste kur operatorë të caktuar që anashkalojnë KPMM po shfrytëzojnë “lidhje” në MMPH që të operojnë duke përdorur vetëm Pëlqimin mjedisor pa u pajisur me Licensë nga KPMM! Si shembull pozitiv u përmend se ka operatorë që kanë aplikuar veprime të rikultivimit të hapësirave ku kanë zhvilluar aktivitetet e tyre, por se rastet e tilla janë të pakta. U prezantua një rast shumë interesant nga lëmia e operimit të disa ndërmarrjeve që posedojnë Licensa për shfrytëzim të inerteve, të cilat u janë lëshuar në periudhën e paraluftës. Sa janë valide këto Licensa dhe si do veprohet ndaj bartësve të tyre? Shumë interesante për ata që duhet të vlerësojnë vlefshmërinë e këtyre Licensave!

Problem tjeter doli të jetë, sipas perfaqësuesit të komunës së Shtimës, cilësia e ligjeve, paqa-rtësitë dhe mungesa e vullnetit politik nga institucionet qendrore për të reaguar në çdo rast të degradimit të mjedisit.

Edhe në komunën e Gjakovës gjendja mjedisore nga aspekti i shfrytëzimit të inerteve nga shtretërit e lumenjve dhe rreth tyre nuk është e mirë, përkundrazi ka degradime shumë të theksuara. Zyrtarët e kësaj komune deklaruan se kanë përgatitur edhe masa për parandalim të këtyre degradimeve, por kanë munguar rezultatet gjegjëse. Inspektori i komunës së Mali-shevës sqaroi dëmtimet e shkaktuara në florë dhe faunë si pasojë e nxjerrjes së rërës dhe zhavorrit dhe çrregullimeve në rrjedhat e lumenjve. Moskoordinimin e veprimeve të organeve komunale dhe atyre qendrore e paraqitën zyrtarë të komunës së Suharekës, të cilët e shohin atë si një nga shkaqet e mosparandalimit të veprimit të operatorëve ilegalë.

Nga OJQ u tha se është e pajustifikueshme që në proçeset e integrimeve për anëtarësim në BE, institucionet tona nuk po arrijnë të krijojnë klimë bashkëpunimi dhe bashkërenditjeje të veprimeve në zbatim të dispozitave ligjore. Në mungesë të këtij bashkëpunimi, çështja e veprimtarive ilegale dhe dëmtimet aq shqetësuese po bëhet temë e nxehtë e shumë debateve, por pa rezultate konkrete. Ne duhet të përkrahim Vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe të ndi-hmojmë zbatimin e tij në çdo cep të Kosovës. Është koha e fundit për të ndërprerë këtë shkallë aq alarmante të degradimit të lumenjve dhe të tokave bujqësore rreth shtretërve të lumenjve.Ka raste kur inspektorët jane sulmuar nga punetorët e operatorëve në terren, dhe policia nuk ka bërë pothuajse asgjë. Ekziston vetëm një rast kur një operator është arrestuar, por asnjë nuk është dënuar deri më tash. Nga inspektori i komunës së Suharekës u dëgjua edhe ky deklarim: “po na mungon guximi për të shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet për keto degradime”!!

Nga përfaqësues të Shoqërisë Civile u ngrit çështja: kush e cakton lokacionin ku mund të bëhet eksploatimi i rërës e zhavorrit dhe gurorëve? Këtu doli në pah fakti se komunat janë përgjegjëse për caktimin e këtij lokacioni, por shumica e komunave akoma nuk kanë Plane Zhvillimore dhe Plane Hapësinore, me të cilat në mënyrë decidive caktohen zonat ku dhe si mund të shfrytëzohen resurset e gurorëve për qëllime të ndryshme. Siç u potencua nga anëtarët e Komisionit Parlamanetar, ligjet ekzistojnë, por se ato nuk po zbatohen në rend të parë nga komunat, të cilat shpesh herë fajin ua hedhin institucioneve qendrore.

Dimensionet e dëmtimeve që vijnë si pasojë e shfrytëzimit të pakontrolluar të inerteve nëpër shtetër të lumenjve janë të shumëllojshme jo vetëm për florën, faunën, por nga ky eksploatim i tille ka raste kur ka pasur mbytje të njerëzve dhe humbje jete.

Page 10: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

10

Sipas kryetarit të komisionit për mjedis, bujqësi dhe planifikim hapësinor, ky komision po bën monitorimin e zbatimit të ligjit për VNM dhe ligjeve të tjera që ndërlidhen me të, duke pretend-uar që të koncipohen hapat që duhen ndërmarrë për fuqizimin e tij dhe legjislacionit mjedisor në përgjithësi. Në veçanti po del në pah, veç nivelit të ulët të zbatimit të ligjeve dhe akteve të tjera ligjore, mungesa e Planeve Zhvillimore urbane, Hapësinore e Rregullative nëpër komuna si mangësi e pakrahasueshme që po ndikon në zhvillime anarkike nëpër komunat tona. Edhe aty ku ekzistojnë këto plane, vërehet qartë moszbatimi tyre në terren, ngase duke u nisur nga kryeqendra e shtetit deri te njësitë më te vogla urbane, zënia e hapësirave publike, ndërtimet pa leje urbane e pa asnje plan, zënia e tokës bujqësore, prerja e pyjeve, shkatërrimi i shtretërve të lumenjve, shfrytëzimi i gurorëve dhe ndërrimi i destinimit të tokës,janë bërë tema që akoma vetëm po diskutohen pa u marr masat gjegjëse për ndalim apo parandalim të këtyre veprimeve me pasoja të pariparueshme. Do të na bierë mallkimi i gjeneratave të ardhëshme, se ne sot, më shumë në mënyrë deklarative po promovojmë Zhvillimin e Qëndrueshëm pa i zbatuar pari-met bazë të tij.

Page 11: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

11

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

Page 12: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

12

Page 13: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

MOZAIKMJEDISI

“BJESHKËT E NEMUNA” PËR PARK NACIONAL

Dr. Zeqir Veselaj

Page 14: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

14

“BJESHKËT E NEMUNA” PËR PARK NACIONAL

1. Hyrje

“Bjeshkët e Nemuna”, me shtrirjen e tyre në territorin e Kosovës, janë një ndër 16 qendrat e diversitetit floristik të Evropës. “Bjeshkët e Nemuna” veçmas kanë qenë fokus i interesimit të studiuesve për vlerat e larta gjeomorfologjike, hidrologjike, floristike, faunistike, peizazhore, turistike etj.

Ka rreth 40 vjet që kur ideja e shpalljes së “Bjeshkëve të Nemuna” si Park Nacional ka filluar të përmendet, diskutohet dhe procedohet në qarqe shkencore dhe vendimmarrëse. Që prej asaj kohe deri sot, për “Bjeshkët e Nemuna” janë shkruar me dhjetëra studime profesionale shken-core nga shkencëtarë vendorë e të huaj, dhjetëra punime diplome, magjistrature e doktora-ture, një pjesë e të cilave edhe janë botuar. Identifikimi i “Bjeshkëve të Nemuna” si rajone IBA (Important Bird Area), IPA (Important Plant Area), PBA (Primary Butterfly Area), propozimi për rezerva të biosferës argumentojnë vlerën e madhe të biodiversitetit që përmbajnë brenda vedit një ndër masivet më të rralla të Ballkanit dhe Evropës.

Të gjitha studimet dhe analizat e derisotme kanë pasur vetëm një përfundim: zona meriton dhe plotëson të gjitha kriteret dhe duhet të shpallet Park Nacional.

Për fat të keq, gjithçka ka ngelur në thënien tashmë të njohur “Parku i ‘Bjeshkëve të Nemuna’ është në procedurë e sipër”. Çdo procedurë, megjithatë, e ka një fillim e duhet ta ketë edhe një fund. Faji si gjithnjë mbetet jetim dhe topi hidhet nga njëra anë tek tjetra. Për çudi, të gjithë pajtohen se zona duhet të shpallet park, por...

Page 15: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

15

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

Emërtimet si Gryka e Rugovës, Lumbardhi, Vallja e Rugovës, Manastiri i Deçanit, Liqenati, Shpella Gryka e Madhe, Bogë, Gjeravica janë sinonimi i vlerave gjeomorfologjike, hidrologjike, kulturore, historike etj. të cilat si tërësi rrallë ndodh në botë t`i ketë një zonë relativisht e vogël në sipërfaqe.

2. Historiku i procedimit ligjor Nisma e parë për shpalljen e “Bjeshkëve të Nemuna” si Park Nacional daton në vitin 1970. Me 1975 ish-Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës publikon një vëllim të veçantë të revistës “Natyra e Kosovës”, të cilin në tërësi ia kushton Bjeshkëve të Nemuna.

Me 1985 është inicuar procedimi i dytë, ku përfshihen pjesë të territorit të Komunës së Pejës dhe Deçanit. Komuna e Deçanit, atëbotë nuk pati dhënë pëlqimin dhe në procedurë u përfshi vetëm pjesa e Pejës në sipërfaqe prej 32,492.96 ha për të cilën hartohet “Studimi mbi arsye-shmërinë shoqërore të shpalljes së një pjese të Bjeshkëve të Nemuna në Komunën e Pejës Park Nacional”. Më pas, procedura e shpalljes u ndërpre për disa vjet.

Me 29. 5. 2002, në Pejë mbahet Këshillimi shkencor “Bjeshkët e Nemuna deri sot dhe strategjia e mëtutjeshme e mbrojtjes dhe e menaxhimit”. Pas kësaj u ngrit Grupi i punës nga ekspertë të lëmive të ndryshme që hartoi “Studimin për arsyeshmërinë e shpalljes së Bjeshkëve të Nemuna Park Nacional”. Në arsyeshmëri është konstatuar se sipërfaqja prej 62.488 hektarë e “Bjesh-këve të Nemuna” i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret për t’u shpallur Park Nacional.

Qeveria e parë e Kosovës themeloi Grupin e Punës për hartimin e projektligjit për Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”. Kuvendet komunale, në territorin e të cilave shtrihet Parku Nacional, që më parë kishin dhënë edhe formalisht pëlqimet1 për shpallje.

Pasi përgatitet projektligji, organizohen dy debate publike për të: një në Prishtinë me banorët e Rugovës (dhjetor 2003) dhe në Deçan (shkurt 2004), ku morën pjesë një numër i konsid-erueshëm i përfaqësuesve institucionalë si dhe pronarë të tokave. Debatet publike nxorën në dritë probleme të shumta që nga ato pronësoro-juridike, konflikte interesash të cilat nuk ishin trajtuar gjatë fazave të procedimit të hartimit të projektligjit, etj. Pas kësaj, nënshkruhen edhe peticione nga ana e banorëve në kundërshtim të shpalljes së zonës.

Projektligji procedohet për herë të parë në Kuvend në mars të vitit 2004, por hiqet nga rendi i ditës. Në qershor të vitit 2004, projektligji dërgohet në Kuvend dhe kalon leximin e parë. Me shpërbërjen e legjislaturës së parë, të gjitha projektligjet e pakaluara në leximin e dytë, i kthe-hen Qeverisë për procedim.

Në vitin 2006, Kuvendi i Kosovës bën shqyrtimin e parë të projektligjit për parqet nacionale. Pas kërkesave të shumta për përfshirje më të madhe të komunitetit dhe palëve të interesuara u organizuan dëgjimet publike nga MMPH për projektligjin: në Pejë, Deçan, Gjakovë dhe Istog në territorin e të cilave shtrihet Parku Nacional.

<?> KK Pejë - Vendimi nr. 352-5339/2002; KK Deçan – 01/63, 3. shtator 2002; KK Gjakovë - Vendimi 01 Nr. 372/2002 dhe KK Istog – Burim – Pëlqimi 01 Numër 41/2002

Page 16: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

16

Nga procesverbalet e takimeve shihet se nuk kanë dalë vërejtje, mendime dhe sugjerime konkrete, e që ndikojnë në përmbajtjen e projektligjit. Brenda territorit të propozuar të Parkut Nacional, Bjeshkët e Nemuna tashmë janë të mbrojtura më ligj rreth 4.789,59 ha apo rreth 7. 66 % e territorit të propozuar.

Në vitin 2010, REC dhe KFOS kanë përgatitur një publikim të veçanë i cili iu shpërnda depu-tetëve dhe institucioneve të tjera të involvuara ku janë përfshirë të gjitha çështjet problematike që po e pengojnë procesin e shpalljes së zonës.

3. Çështjet problematikeJanë disa çështje të cilat i kanë dalë përpara procesit të shpalljes së “Bjeshkëve të Nemuna” për Park Nacional. Disa prej tyre janë reale e disa jo; disa janë të arsyeshme e disa jo.

3.1. Emërtimi i parkut dhe kategorizimi i tij

Rreth emrit “Bjeshkët e Nemuna” kanë ekzistuar disa ide, propozime dhe dilema të ndryshme. Emri më i hershëm dhe më i shpeshtë që përdoret është “Bjeshkët e Nemuna”.2

Këto masive malore në popull dhe gjatë historisë janë të njohura edhe si “Bjeshkë të Rugovës”, “Alpe Shqiptare”, “Bjeshkët e Kelmendit”, etj. Faktet dokumentojnë se emërtimi “Bjeshkë të Ne-muna” për herë të parë është përdorur në literaturën shkencore nga Ami Boue në vitet dyzet të shekullit të XIX-të.

Në komunitetin shkencor, shpesh përdoret termi “Alpe shqiptare” për shkak të ngjashmërisë së relievit me Alpet e përshkruara edhe nga shumë shkencëtarë evropianë. Emërtimet “Bjeshkët e Rugovës” dhe “Rugovë” i përdorin zakonisht banorët e pjesës qendrore të zonës, respektiv-isht fshatrat e Rugovës, por nuk përdoret shumë në pjesën tjetër të zonës.

Në vitin 2004, kur edhe është proceduar për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, ASHAK i është përgjigjur me një letër MMPH-së se emërtimi “Bjeshkët e Nemuna” është shqip dhe mund të përdoret si emërtim zyrtar i parkut. Megjithatë, debatet rreth kësaj teme ende vazhdojnë.

3.2. Sipërfaqja dhe kufijtë

Numri i parqeve nacionale edhe sipërfaqja e parqeve nuk është e kufizuar në një shtet dhe varet nga vlerat që ka një zonë natyrore. Megjithatë, është një konsensus i përgjithshëm se sipërfaqja duhet të jetë aq sa të mundësojmë zbatimin e objektivave për të cilën shpallen të mbrojtur, d.m.th. mbrojtjen e ekosistemeve si dhe rekreacion.

Përsa i përket kufirit dhe kufizimit, dallojnë tri aspekte: kufiri i jashtëm i parkut, kufizimi në mes komunave dhe kufiri me Malin e Zi brenda zonës së Parkut Nacional. Ndërsa nga aspekti i kufizimit të jashtëm dhe atij ndërmjet komunave nuk janë hasur probleme serioze, kufizimi me Malin e Zi është problematik dhe ky problem është ngritur edhe nga deputetët në seanca plenare�.2 M. Muratagić, “Prokletije-prirodne vrednosti i principi zaštite” Natyra e Kosovës. Enti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës, Prishtinë, 1975.

Page 17: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

17

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

Tab. 1 Sipërfaqja e propozuar e parkut sipas komunave

KOMUNA Sip/ ha %

Pejë 32,500 52.2

Deçan1 22,000 35.2

Istog 5,065 8.1

Gjakovë 2,833 4.5

Total 62,398 100

Sipërfaqja e propozuar për park përfshin 5.73% të territorit të Kosovës. Kufiri i propozuar i parkut është dhënë si i përkohshëm pasi ligji ka parashikuar që kufiri i detajuar të përcakto-het me Planin Hapësinor të Parkut Nacional3. Të dy parqet së bashku “Malet e Sharrit” dhe “Bjeshkët e Nemuna” me sipërfaqen e propozuar në projektligj do të mbulonin 9.3% të ter-ritorit të përgjithshëm të Kosovës.

3.3. Zonat strikte, mbrojtëse dhe ato ekonomike

Praktikat moderne nuk i trajtojnë parqet nacionale si zona “karantinë”, ku ndalohet çdo ve-primtari në drejtim të zhvillimit ekonomik. Përkundrazi, ato janë zona që promovojnë fuq-ishëm zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Për këtë arsye ndodhen edhe në të gjitha guidat turistike të shteteve. Secili park ka 3 zona: zonën strikte, atë mbrojtëse dhe zonën e zhvillimit ekonomik.

Shumë diskutime ka pasur lidhur me shtrirjen e zonave strikte në kuadër të parkut. Për nga përkufizimi, ato janë zona që mbrohen nga kërcënimi i mëtejshëm i llojeve të rralla, bimëve dhe shtazëve të rrezikuara. Në fakt, ato janë rezervatet strikte brenda territorit të parkut.

Tab.2 Rezervatet strikte aktuale brenda zonës së propozuar të parkut

Emri i zonës Kategoria Viti i shpalljes Sipërfaqja/ ha Komuna

Maja Rops rezervat natyror 1955 20 Pejë

Kozhnjeri rezervat natyror 1955 150 Deçan

Malet e Prilepit rezervat natyror 1963 0,92 Deçan

Gubavci rezervat natyror 1957 38.24 Pejë

Aktualisht brenda parkut janë gjithsej 4 zona të tilla me një sipërfaqe të përgjithshme prej 210 ha ose me vetëm 0.003% të territorit të propozuar. Megjithatë, pothuajse të gjitha zonat e për-mendura gjeografikisht janë larg zonave të banuara dhe me shumë pak gjasa që të pengojnë zhvillimet ekonomike në zonën e propozuar për park.

3 Neni 8 i Projekligjit për parqet nacionale të Kosovës.

Page 18: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

18

Paraqitja skematike e zonave mbrojtëse brenda një parku nacional

3.4. Kompensimi

Kompensimi për kufizimin në shfrytëzimin e pronave brenda Parkut Nacional duhet të jetë pjesë e ligjit. Deri tani, sa i përket çështjes së kompensimit ka ekzistuar një perceptim i gabuar (dhe i nxitur) se të gjitha pronat private që i përfshin parku duhet të kompensohen. Këtë ide, banorët e kanë shprehur haptazi në shumë debate. Çështja është se sa do të ketë raste ku do të kufizohet e drejta në shfrytëzim, e cila kërkon kompensim. Sipas ekspertëve që e njohin mirë konceptin e Parkut Nacional dhe kriteret e zonave strikte të mbrojtjes, sipërfaqet që do të kërkojnë kompensim si pasojë e shpalljes do të jenë minimale.

Megjithatë as ligji nuk e përjashton mundësinë dhe të drejtën e kompensimit, por kjo vlen për rastet kur dokumentohet dhe argumentohet se një veprimtari e caktuar dëmtohet nga të qe-nit brenda Parkut Nacional. Pra, të drejtë kompensimi kanë të gjithë ata, që zonat strikte, apo zonat e shkallës së parë të mbrojtjes kufizojnë shfrytëzimin e pronës së tyre.

3.5. Plani Hapësinor i Kosovës dhe administrimi me Parkun Nacional

Me Planin Hapësinor të Kosovës, zona e “Bjeshkëve të Nemuna”, për shkak të vlerave të larta natyrore dhe propozimit për Park Nacional është propozuar si zonë me interes të veçantë për Kosovën4. Pra, për këtë zonë duhet të përgatitet Plan Hapësinor si zonë me interes të veçantë. Ndërsa në rastin e Parkut Nacional kjo mund të ndodhë vetëm pas miratimit të ligjit nga Ku-vendi i Kosovës.

Parkun Nacional e shpall me ligj të veçantë Kuvendi i Kosovës. Pas shpalljes, Qeveria është e detyruar të themelojë Autoritetin për administrimin e Parkut Nacional5. Mirëpo, edhe sot e kësaj dite, edhe i vetmi Park Nacional i shpallur, nuk po administrohet në mënyrën më të mirë.

4 Drafti i Planit Hapësinor të Kosovës, f.1285 Ligji për mbrojtjen e natyrës (Rr.2006/22) në nenin 37 paragrafi 1 është paraparë: “Autoritetin për qeverisjen e Parkut Nacional, monumentet e natyrës me rëndësi të vaçantë dhe peisazheve të mbrojtura nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni i themelon Qeveria”

Page 19: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

19

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

3.6. Pronësia dhe problemet pronësore

Problemet pronësore duket të jenë një ndër pengesat kryesore për miratimin e këtij projek-tligji. Në vazhdimësi, shpallja e zonës është e lidhur shumë ngushtë me problemet pronësore, sidomos nga ana e banorëve të zonës së propozuar për Park. Disa nga më kryesoret kanë qenë marrja e pronave nga shteti, e drejta në shfrytëzim, etj.

Marrja dhe tjetërsimi i pronave është një proces, i cili i ka komplikuar shumë çështjet e pronësisë jo vetëm në zonën e Parkut Nacional, por edhe në nivel vendi6. Sipas ekspertëve, vala e parë e shpronësimeve ka ndodhur në vitin 1928, nga qeveria serbe, me qëllimin tinzar të “regjistrimit të pronave dhe rregullimit të pronësisë. Regjistrimi i pronave i vitit 1932 (re-alizuar nga qeveria serbe në bashkëpunim me ekspertët rusë) definitivisht i “zhveshi” banorët nga e drejta e pronësisë. Tapitë asnjëherë nuk u kthyen dhe sipas banorëve të zonës ato ndod-hen në arkivat e Turqisë, të Cetinjës apo të Shkupit.

Vala tjetër e shpronësimit të banorëve të zonës ndodhi gjatë viteve 1948-1952, kur u miratua i ashtuquajturi “prinudni kadastar” (kadastri i dhunshëm), me të cilin të gjithë pronarëve që kishin mbi 10 ha pronë, iu konfiskua pjesa tjetër nga shteti7.

E drejta për shfrytëzim është një aspekt tjetër problematik lidhur me pronat. Ka raste kur qe-veritë e ndryshme u kanë dhënë prona të tëra në shfytëzim banorëve, për kullotjen e bagëtisë, shfrytëzimin e pyjeve dhe të mirave të tjera, etj. gjë për të cilën u ka caktuar tatime.

Madje në raste të caktuara, fshatrat si Isniqi, që kanë shfrytëzuar bjeshkën në bazë të kësaj të drejte, kanë ndaluar shfrytëzimin e bjeshkës nga banorë të jashtëm me arsyetimin se: “ata nuk i ruanin dhe mbronin pyjet dhe kullosat sikurse isniqasit”. Në raste të caktuara si rasti me Milishecin, Zllanopojën dhe Rroshkodolin, banorët për shkak të tatimeve të larta që nuk kanë mundur t`i përballojnë, kanë hequr dorë nga e drejta e shfrytëzimit. Kjo situatë komplekse e ngatërron shumë konceptin mes të drejtës për shfrytëzim dhe pronësisë. Nga dy çështjet e mësipërme shumë komplekse është vështirë të përcaktohet raporti në mes pronave private dhe publike në këtë zonë. As projektligji për parqet nacionale e as praktikat ndëre të admin-istrimit të parqeve nuk e lënë anash konsiderimin e pronave private. Nuk ka park nacional në botë ku nuk ka pronë private apo ku 100% e pronës së parkut është shtetërore, prandaj edhe nuk shihen probleme të patejkalueshme me pronën private.

3.7. Konflikti i interesave

Në një territor kaq të madh të propozuar për Park Nacional, padyshim se ka ndërthurje inte-resash pavarësisht se të gjithë pajtohen se zona duhet mbrojtur.

Konfliktet politike ishin të shprehura që nga dërgimi i projektligjit të parë edhe pse nuk janë shprehur haptazi para opinionit. Pra, edhe për hir të tekave politike se kush fiton politikisht më shumë apo më pak, u la pasdore një perlë natyrore.

Konfliktet institucionale mund të trajtohen në aspektin vertikal dhe në atë horizontal. Në aspektin vertikal mund të shikohen vërejtjet e komunave, se me shpalljen Park Nacional atyre

6 Ali Lajçi, deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-kryetar i Komunës së Pejës, në takimin më 23 dhjetor 2009, në Pejë.7 Intervistë me z. Daut Cacaj, jurist dhe njohës i mirë i çështjeve pronësore në komunën e Deçanit.

Page 20: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

20

po u merret territori, kompetencat, etj. Zyrtarët komunalë të Pejës bënë vërejtje se po u merret 50% e territorit (një absurd i vërtetë!) e me këtë edhe ingerencat për të qeverisur këtë pasuri kombëtare.8

Në rrafshin horizontal, problemi kyç ishte konflikti në mes MMPH-së dhe MBPZHR-së. Ishin të shumta tentimet që të tejkalohen dhe sqarohen kompetencat që i kishin ngatërruar dy ligjet bazë mbi të cilat operonin dy ministritë. Përderisa MMPH-ja administron me zonat e mbroj-tura në Kosovë, MBPZHR-ja administron me pyjet dhe tokat pyjore, përfshirë edhe ato brenda parqeve nacionale (neni 7 i Ligjit për Pyjet). Dhe, përderisa e para e mbron, e dyta, synim krye-sor ka shfrytëzimin e resurseve pyjore. Disa herë zyrtarët e APK-së e kanë theksuar faktin se “me shpalljen Park Nacional atyre do t’u merret e drejta e eksploatimit të pyjeve në rreth 25% të pyjeve produktive në Kosovë”. Prandaj, edhe nga ata ka ardhur refuzimi permanent për shpal-ljen e zonës Park. Pavarësisht se u bënë shumë përpjekje, madje në një moment u propozua që edhe në projektligjin për administrimin e resurseve pyjore t`i adresohet APK-së, asnjëherë nuk u sigurua mbështetja reale e saj. Dihet tashmë se ndikimi i APK-së është shumë i fuqishëm, sidomos tek banorët e zonës.

Gjatë kësaj kohe, fatmirësisht është vërejtur se nuk janë identifikuar konflikte ndërmjet komu-nave që i takojnë Parkut Nacional. Përveç që të 5 komunat e mbështesin propozimin, kuptohet me kushte te caktuara, komuna e Istogut ka kërkuar zgjerim të zonës në territorin e saj.

4. Pasojat e situatës së krijuar

Zvarritja me disa dekada e shpalljes së zonës Park Nacional ka bartur pasoja të konsiderueshme për zonën. Kështu, duhet t’i theksojmë vetë, disa nga pasojat negative për këtë park.

4.1. Mungesa e investimeve në zonë9.

Investimet në zonën e “Bjeshkëve të Nemuna” kanë qenë larg prioriteteve të të gjitha qeverive të kaluara. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që banorët e zonës me të madhe kanë braktisur fsha-trat në kërkim të mundësive për jetë më të mirë. Rrugët, me përjashtim të asaj të “Grykës së Ru-govës” e asfaltuar deri në Kuqishtë, janë shtruar vetëm me rërë dhe zhavorr. Madje, edhe për në Bogaj, që shpesh njihet si “Brezovica e dytë”, rruga nuk është e asfaltuar dhe ata që ia mësyjnë skijimit duhet të kalojnë disa kilometra rrugë të paasfaltuar. Dimrit kjo mund të bëhet vetëm me veturë të terrenit. Këto rrugë gjatë dimrit bëhen vështirë të kalueshme nga gërryerjet e shiut, si dhe nga trashësia e madhe e mbulesës së borës përcjellë edhe me orteqe. Në zonën e “Bjeshkëve të Nemuna” ka vetëm 2 shkolla: një në Drelaj dhe një Shtupeq të Madh. Sistemi i ujësjellësit mungon, por fati i banorëve është tek numri i madh i burimeve ujore që janë lehtë për t’u arritur nga banorët dhe me sistemin e rënies së lirë sigurojnë ujin e pijes për shtëpitë, por edhe për objektet afariste.

Sistemi i kanalizimit është i koncentruar eventualisht në gropa septike. Rrjeti i energjisë elek-trike është i amortizuar dhe mirëmbahet me vështirësi sidomos gjatë dimrit. Janë vetëm in-vestitorët privatë ata që me sfida të mëdha, dhe pa përkrahje institucionale, megjithatë kanë

8 Mr. Zeqir Veselaj” Kush fiton e kush humb nga Parku Nacional “Bjeshkët e Nemuna,” Natyra, revistë periodike.9 Investitorët qofshin ata të huaj apo të brendshëm, privatë apo publikë nuk investojnë në vende ku nuk sigurohet zbatimi i ligjit- Ambasadori amerikan Christopher Dell në takimin për Standardet e Certifikimit të Pyjeve të Kosovës, 28. 01. 2010.

Page 21: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

21

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

arritur të bëjnë disa investime, kryesisht në objekte hoteliere dhe restorante.10

4.2. Prerjet dhe degradimet masive të pyjeve

Kjo dukuri po realizohet vazhdimisht me prerje legale dhe ilegale. Shifra të besueshme dhe të sakta për shkallën e prerjeve legale ose ilegale është vështirë të gjenden, por një gjë është e qartë: sasia e prerjeve është shumë e madhe dhe alarmuese me pasoja se çdo ditë e më pak po mbesin nga pyjet në “Bjeshkët e Nemuna”. Prerjet sidomos gjatë viteve të fundit kanë marrë përmasa shqetësuese. Një fenomen tjetër është edhe djegia e pyjeve që viteve të fundit me apo pa qëllim po ndodh gjithnjë e më shpesh.

4.3. Humbja e biodiversitetit

Zona e “Bjeshkëve të Nemuna” karakterizohet nga një pasuri e madhe biodiversiteti, i cili fat-keqësisht gjatë dekadave dhe viteve të fundit është nën një kërcënim të jashtëzakonshëm. Kjo po ndodh se zona ka ngelur pa ligj unik dhe institucionet qeveritare atje janë më objektiva të kundërta: më shumë për të shfrytëzuar resurset (APK) se sa për t’i mbrojtur ato (MMPH).

Ka shumë lloje endemike dhe relikte bimore, sidomos të drunjve (madje edhe trungje qin-dravjeçare të rrobullit) që përmes prerjeve janë sjellë në prag të rrezikimit. Kështu, ka të dhë-na se edhe ekzistenca e llojeve shtazore e sidomos e gjitarëve të mëdhenj është vënë në pikë-pyetje të madhe. Dhia e egër (Rupicapra rupicapra) është duke u vrarë në mënyrë sporadike, madje edhe me kallashnikov. Po ashtu, edhe ariu i murrmë (Ursus arctos) dhe rrëqebulli (Lynx lynx) e kanë të ngushtuar shumë habitatin e tyre si pasojë e degradimit të madh të pyjeve në “Bjeshkët e Nemuna”, që është parakusht për jetën e tyre. Këto shtazë janë të kërcënuara në nivel global dhe janë të mbrojtura me të gjitha konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e llo-jeve të gjalla.

Nuk janë të kursyera as llojet bimore. Sanëza (Gentiana lutea), një bimë shumë e rëndësishme mjekësore, është duke u eksploatuar në mënyrë shumë të egër dhe pa kurrfarë kontrolli, mad-je edhe nga mbledhës jashtë Kosovës që me karvan kuajsh futen, e mbledhin dhe kthehen prapa. Nuk ka kurrfarë kontrolli në këtë proces dhe kjo lidhet me mungesën e administrimit të zonës.

4.4. Ndërtimet e egra dhe të pakontrolluara

Edhe kjo dukuri është e pranishme në secilën pjesë të zonës: restorantet dhe objektet e tjera hoteliere, objektet e banimit, etj. që janë ndërtuar viteve të fundit, shumica e tyre pa leje dhe pa kritere ndërtimore. Dukuria ka marrë hov të madh sidomos pas vitit 2003, kur edhe u ri-aktualizua shpallja e Parkut Nacional. Disa prej objekteve hoteliere të zonës nuk plotësojnë as kushtet urbanistike. Shumë prej tyre nuk kanë as gropa septike për trajtim minimal të ujërave të zeza dhe ato i derdhin drejtpërsëdrejti në Lumëbardhin e Pejës dhe atë të Deçanit. Ndër zonat më të atakuara nga ndërtimet e tilla janë zona e Grykës së Rugovës, Bogës dhe Neqinatit11.

10 “Rugovasit kanë nevojë për punësim, prandaj këto janë kërkesat modeste të banorëve të kësaj zone. Rugovasit janë shpërngulur dhe ky proces po vazhdon edhe sot e kësaj dite, sepse nuk kanë pasur asnjë kusht të mirëqenies atje. Ata kanë nevojë për infrastrukture” Imer Ibërdemaj, banor i zonës dhe kryetar i OJQ-s “Bjeshkët e Kelmendit” Pejë, 23.12. 2009.11 MMPH/AKMM “Raporti për gjendjen e natyrës 2006-2007” Prishtinë, 2008.

Page 22: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

22

4.5. Ndotja dhe degradimi i mjedisit

Ndotja me mbeturina është bërë pjesë e pandashme e imazhit, madje edhe në zonat më të bukura të Kosovës përfshirë “Bjeshkët e Nemuna”. Objektet hoteliere të zonës i grumbullojnë mbeturinat afër lokacionit dhe aty mbeten.

Ndotja e ujërave është një aspekt tjetër. Derdhja e ujërave të zeza pa kurrëfarë trajtimi paraprak madje as me gropa septike në lumenjtë dhe ujërrjedhat e zonës është e përditshme. Të gjitha këto lumenjtë i bartin në drejtim të zonave të banuara dendur. Erozioni është mjaft prezent në zona të caktuara si pasojë edhe e shfrytëzimit të zhavorrit madje në zona që janë të mbrojtura me ligj (Monumenti natyror i Grykës së Rugovës).

5. Rekomandimet kyçe y Kuvendi i Kosovës, si institucioni suprem kushtetues për shpalljen e parqeve nacionale,

duhet ta rishqyrtojë pozicionin e tij ndaj Parkut Nacional të propozuar të “Bjeshkëve të Nemuna”: A do ta shpallë këtë zonë për Park Nacional dhe Kosova të arrijë nivelin e zonave të mbrojtura në nivelin global prej 10%?

y Qeveria e Kosovës duhet të mobilizojë mekanizmat kompetentë që të analizojnë aspektet që e bëjnë zonën e “Bjeshkëve të Nemuna” zonë specifike, t’i sigurojë banorët se me shpalljen Park Nacional, ajo do jetë “me qytetarët” dhe jo “mbi qytetarët”, dhe se zona me interes të veçantë në Planin Hapësinor të Kosovës, do të ketë prioritet në fushën e investimeve ekonomike dhe përmirësimit të jetës.

y MMPH-ja duhet të forcojë kapacitetet institucionale, në radhë të parë të vërë në funksion urgjentisht IMNK-n, të bëjë transparente hapat e deritanishëm të vendim-marrjes demokratike dhe të fillojë menjëherë një fushatë intensive për informimin dhe vetëdijësimin e publikut për Parkun Nacional. Pra MMPH më në fund duhet të dalë nga zyrat, të shkojë fshat më fshat dhe të bisedojë me banorët që t’i ketë ata me vete në këtë projekt madhor për vendin.

y Komunat duhet të sigurojnë që nuk do të vendosen barriera të komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të autoriteteve qendrore dhe qytetarëve të zonës, por do të krijojnë programe për ofrim shërbimesh dhe mundësish dhe lehtësim të jetës së tyre.

Qytetarët, me gjithë fushatën negative deri tani duhet të kenë një qëndrim proaktiv dhe jo vetëm refuzues ndaj Parkut Nacional. Ata duhet ta dinë se jeta brenda ligjit për ta është siguri, ndërsa jeta brenda Parkut është privilegj dhe mundësi. Ndaj këtyre, ata duhet të pozicionohen qartë: A duan të jetojnë si deri sot, apo duan diçka të re dhe të mirë në jetën e tyre?

6. Shtojca: tryeza e rrumbullakët me 15. 11. 2011Në kuadër të projektit “Forum 2015 – Mjedis”, më 15 nëntor 2011, u organizua tryeza me temën e “Shpalljes së Bjeshkëve të Nemuna si Park Nacional” me qëllim që të diskutohet edhe njëherë statusi i procesit dhe pozicionet e aktorëve kyç që lidhen me procesin. Në tryezë morën pjesë zyrtarë të lartë nga institucionet e qeverisjes qendrore, qeverisjes komunale të komunave që preken nga Parku Nacional, shoqërisë civile dhe përfaqësues të komunitetit të zonës. Në këtë tryezë u diskutua procesi i tejzgjatur i shpalljes së parkut të dytë nacional në Kosovë, zonës që konsiderohet si perla natyrore e Kosovës.

Page 23: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

Zëvendësministri i MMPH-së, Ilir Mirena, ka theksuar që projektligji për shpalljen e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna” është miratuar, dhe se duhet të ketë bazë ligjore për ruajtjen e zonave te çmuara dhe të një numri të madh të ekosistemeve pyjore. Sipas standartit Evropian, më shumë se 10% e sipërfaqes së Kosovës duhet të jetë zonë e mbrojtur. Ndërkaq, zëvendës-ministri i MBPZHR-së, Xhabir Morina ka thënë që duhet cekur se ky ligj nuk parasheh moss-hfrytëzimin e këtyre vlerave, por vetëm kufizimin e tyre në bazë të standardeve të BE. Në anën tjetër, Liburn Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës ka konstatuar se janë bërë analiza të mjaftueshme për të miratuar këtë ligj, dhe se është e nevojshme që të organizohen edhe tryeza të tjera për t’i bindur qytetarët se do të kenë përfitime nga turizmi, sepse tash për tash vetëdi-jësimi i qytetarëve është i ulët. Edhe kryetarët e komunave përkatëse shprehën mbështetjen e tyre për aprovimin e këtij ligji duke e quajtur atë pasuri kombëtare.

Në kuadër të kësaj tryeze është shfaqur edhe një film dokumentar i realizuar nga RTV21 dhe KFOS, që nxiti diskutime nga pjesëmarrësit.

Pjesëtarët e komunitetit të pranishëm në Tryezë pothuajse njëzëri kanë pohuar se hezitimi i tyre e ka bazën në mosinformimin që është bërë rreth asaj që i pret pas shpalljes së zonës Park Nacional. Shumë prej tyre e konsideruan mospranimin e këtij ligji nga komuniteti si pasojë të moskomunikimit me qytetarët, çështja e pronave, si dhe vërejtje te neni 4 i këtij ligji, që thotë se Drejtoria për Administrimin e Parkut për Mbrojtjen e Mjedisit do të themelohet pas vitit 2014. Po ashtu Fatos Laqi, drejtor i OJQ-së “ERA” shprehu pakënaqësitë e tij lidhur me mosin-formimin e qytetarëve për implementimin e ligjeve. Zëvendësministri i MMPH-së ka bërë të ditur edhe njëherë se ky ligj nuk prek çështjet pronësore, por vetëm inkorporon mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e politikave për turizëm. Duhet të organizohet një fushatë më e fuqishme, sepse ekziston një mosbesim i komunitetit, i cili ka të drejtë të informohet.

Në fund, u konkludua që të gjithë aktorët janë PRO ligjit për shpalljen e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna,” por duhet të ndërmerren masa për informim të qytetarëve që Parkun Nacional të mos e shohin si një hap nga i cili duhet pasur frikë, por si një nismë të mirë drejt mbrojtjes së natyrës së Kosovës.

Megjithatë banorë e zonës së Rugovës kanë disa brenga të formuluara në pika që janë adre-suar tek MMPH dhe te Kuvendi i Kosovës.

Në përgjithësi këto brenga kanë të bëjnë me çështjet pronësore e sidomos me kontestet gjyqë-sore për pronat të cilat edhe ashtu shpallja e Parkut Nacional nuk i prejudikon.

P.S. Në dhjetor të vitit 2011, Projektligji për Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna” kaloi lexi-min e parë në Kuvendin e Kosovës. Pritet aprovimi final...

Page 24: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

24

Page 25: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

MOZAIKMJEDISI

INSPEKTORATI MJEDISOR DHE SFIDAT E TIJ

Sabit Restelica

Page 26: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

26

INSPEKTORATI MJEDISOR DHE SFIDAT E TIJ

1. HyrjeInspektorati i MMPH si mekanizëm përgjegjёs pёr mbikqyrje tё zbatueshmërisё sё ligjit nё fushёn e mjedisit, ujёrave, natyrës, ndёrtimit, banimit dhe panifikimit hapёsinor ёshtё ndёr organet mё tё rёndёsishme tё kёsaj ministrie. I zhvilluar nё rrethanat e pasluftёs, fillimisht nё kuadёr tё Departamentit tё Mjedisit e mё pas i shpёrdarё nёpёr sektorё pёrkatёs, varёsisht nga ngritja e departamenteve dhe plotёsimi me kuadёr i tyre, fuqizimi i tij akoma nuk ka ar-ritur performancёn e kёnaqshme. Nё rrjedhat aktuale i gjithё shёrbimi i Inspektoratit vepron si njёsi e veçantë nё varёsi tё Sekretarit tё Pёrhershёm tё MMPH, i ballafaquar me probleme tё grumbulluara dhe nёn kushte aspak tё volitshme tё punёs (mungesё e trajnimeve adekuate, kushte teknike tё dobta dhe pёrkrahje shumё e vogёl nga institucionet pёrgjegjёse). Veprim-taria dhe sukseset e kёtij Inspektorati janё tё varura nga shumё faktorё, ndёr tё cilёt mё i rёndёsishmi ёshtё respektimi i tij aty ku paraqitet si organ i shtetit qё ka pёr qёllim vёnien e rendit dhe respektimin e ligjeve. Nё masё tё madhe suksesi i tij varet edhe nga niveli i bashkёpunimit me institucionet e tjera inspektive nё nivelin qendror dhe në atë lokal, organet e drejtёsisё dhe gatishmёria e atyre qё inspektohen dhe tё cilёt abuzojnё me mjedisin, ujin, natyrёn, ndёrtimet dhe planifikimin hapёsinor. Abuzimet nё kёta sektorё janё aq tё mëdha sa qё kapacitetet ekzistuese tё kёtij Inspektorati dhe klima aspak e volitshme si zhvillimore, poli-tike, sociale dhe e sigurisё, nuk i shkon pёr shtati rezultateve tё pritura. Dhe pikёrisht problem-atika aktuale, gjendja aspak e kënaqshme nё kёta sektorё ishin qёllimi i inicimit tё FORUMIT 2015 qё tё analizojё nivelin e pёrmbushjes sё objektivave kryesore tё Inspektoratit duke sjellë rreth tryezёs sё pёrbashkёt tё gjithё aktorёt qё ndёrlidhen me kёtё fushёveprimtari shumё tё rёndёsishme. Zhvillimet aktuale, shtypja dhe nxitjet nga iniciativa e shoqërisë civile dhe e me-diave dëshmuan se sa ishte e arsyeshme të debatoheshin, trajtoheshin dhe përcilleshin në re-alitet angazhimet e institucioneve shtetërore në përmbushje të detyrës së tyre. Doli në sheh, se jo vetëm temat mjedisore të identifikuara si sfiduese për institucionet shtetërore, por ka edhe aq shumë sfida të tjera, të cilat presin auditim dhe shtypje nga shoqëria civile. Në rend të parë, lejedhënia12 (Pëlqimet Mjedisore, Liçencat, Lejet e punës, Leja ujore, Leja për shkarkim të ujërave në lumenj, etj.) doli të jetë kontribues institucional i dëmtimeve të mjedisit, natyrës, peisazheve, lumenjve, etj., në vend që të jetë pararojë e mbrojtjes së mjedisit e natyrës. Kur merret parasysh se së shpejti MMPH do të fillojë dhënia e Lejes së Integruar (bazuar në ligjin Për IPPC), atëherë skepticizmi sa vjen e shtohet. Shrohet pyetja: sa kapacitete të njëmendëta, profesionale dhe të ndërgjegjshme ka për procedura edhe më të sofitifikuara, të cilat në kuadër të shteteve të BE po japin rezultate të shkëlqyeshme? Koha për mjedisin po kthehet mbrapa. Është momenti të shpejtojmë për të mos u bërë vonë me dëmet e pariparueshme që po i bëhen mjedisit në Kosovë. Dhe kur kësaj brishtësie profesionale i shtohet zhagitja dhe neglizhen-ca nga ana e gjyqësorit, pritjet për rritje të efikasitetit në dobi të mbrojtjes së mjedisit janë akoma më skeptike. Realizimi i objektivave të MMPH dhe i institucioneve të tjera qeveritare përmes Policisë së Kosovës është non sens!

12 Ligji për Mjedis, Ligji për ujëra, Ligji për VNM, Ligji për VSM, Ligji për Miniera e Minerale, Ligji për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes, etj.

Page 27: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

27

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

2. Konteksti i problemeve

MMPH nё kuadёr tё Planit Zhvillimor Strategjik 2011-2014 ka shtruar si objektiv strategjik fuqizimin e Inspektoratit mjedisor. Ndёr masat pёr realizim tё kёsaj Strategjie pёrmenden:

y Hartimi i ligjit pёr Inspektoratin e MMPH dhe i legjislacionit sekondar me qёllim tё funksionalizimit dhe rritjes sё efikasitetit tё tij.

y Ngritja e kapaciteve njerёzore (shtimi i numrit tё inspektorёve, profilizimi i stafit, trajnime, etj.).

y Krijimi i kushteve teknike pёr kryerjen e mbikqyrjes inspektive.

Duke anlizuar Raportet e Agjensisë sё Mbrojtjes sё Mjedisit tё Kosovёs tё publikuara nё periudhёn e pasluftёs, raportet sektorale të tjera e posaçёrisht Raportin e Progresit tё KE, nuk ёshtё vёshtirё tё konstatohet se rezultatet e Inspektoratit mjedisor, jo vetёm nё nivelin qёndror, por edhe rezultatet e inspektorateve të komunave dhe Inspektorateve të tjera qё ndёrlidhen me inspektimin e mjedisit (KPMM, inspektorati i MBPZHR dhe i shumё minis-trive të tjera) janё simbolike dhe tё cilat alarmojnё pёr ngritje tё efikasitetit tё tij. Kur kёtyre vlerёsimeve u shtohet edhe efikasiteti gati neglizhent i Gjykatave respektive, rezulton se Ins-pektorati mjedisor nё rrethanat aktuale nuk ёshtё nё funksion tё realizimit tё veprimtarisё sё tij themelore dhe se koha ёshtё pёr ndёrmarrjen e masave tё gjithanshme pёr pёrmirёsim tё kёsaj gjendjeje. Shumё elemente tё dobishme u shfaqёn nё Forumin e organizuar nga REC si implementues i kёtij projekti shumё tё qёlluar, inicuar dhe financuar nga KFOS.

3. Aktualiteti në zbatimin e vendimit për ndërprerje të shfrytëzimit të rërës dhe zhavorrit

Pak ditë para ndërrimit të motmoteve, MMPH nuk ndenji duarkryq, por vazhdoi përgatit-jet e duhura për kontrollin e respektimit të ndalimit per 3 vite të shfrytëzimit të rërës dhe zhavorrit. “Me vendim të Qeverisë janë bërë hapa konkretë në lidhje me ndalimin e punës së eksploatuesve të materialeve inerte nga shtretërit, brigjet dhe sipërfaqet rreth lumenjve. Për implementimin e këtij vendimi, MMPH ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi edhe me MPB, MD, KPMM, MBPZhR dhe komunat e ndikuara nga eksploatimi, Komuna e Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Rahovecit, Klinës, Gjilanit, Dardanës, Kaçanikut, Vitisë, Mitrovicës dhe Vush-trrisë.” Keshtu u tha në Informatën zyrtare të MMPH në rekapitullim të rezultateve të kësaj ministrie, krahas angazhimeve në hartim të legjislacionit, ngritjes së rrjetit të monitorimit të cilësisë së ajrit dhe udhëheqjes së disa projekteve nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Kyçja e komunave dhe ministrive respektive që do të involvohen në zbatimin e Vendimit të Qeverisë për ndalim të shfrytëzimit të rërës dhe zhavorrit, tregon se hapat e mëtejshëm në këtë drejtim do të jenë të koordinuar me te gjitha institucionet relevante në mënyrë që aksioni i përbashkët të ketë sa më shumë sukses. Urojmë që kjo edhe të ndodhë.

Ndërsa në fund të vitit atmosfera e përgjithshme shkonte në drejtim të përgatitjeve për pritjen festive të fundvitit, Inspektorati i MMPH po bënte përgatitjet e duhura logjistike. Data e fillimit të zbatimit të Vendimit të Qeversisë ishte 2 janar 2012. Me shumë kureshtje po priteshin in-formacionet për rrjedhat e veprimeve në terren, sepse në terren janë shkaktuar çrregullimet mjedisore, të cilat sadopak do bëhen përpjekje për t’u sanuar apo minimizuar pasojat.

Page 28: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

28

3.1. Reagime.

Pas aktualizimeve në media, posaçërisht në 4 stacione kombëtare televizive, filluan edhe reagi-met nga ata që janë në “thumb” të institucioneve qeveritare. Reagoi Shoqata e shfrytëzuesve të rërës dhe zhavorrit, duke protestuar para ndërtesës së kuvendit komunal të Prizrenit. Kërkesa e tyre ishte që të “zbutet” Vendimi i Qeverisë dhe t’u mundësohet vazhdimi i veprimtarisë atyre ndërmarrjeve që i plotësojnë kushtet mjedisore dhe që kanë pëlqimet e duhura. Në fakt ata akuzuan insitutucionet qeveritare, posaçërisht Inspektoratin mjedisor se po u bëka pengesë në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, pa saktësuar si dhe pse, ngase paskan investuar para të mëdha në teknologji. Ky ishte absurd i disa ditëve para se viti 2011 të përfundonte edhe sipas kalendarit. Mbetet të shihet se si do rrjedhë veprimi i kontrollit të zbatimit të Vendimit të Qe-verisë dhe zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes institucioneve të ndërlidhura direkt apo si mbështetje të inspektorateve.

3.2. Rrjedhat në fillim të vitit të ri 2012.

U dëshmua serioziteti i deklaruar MMPH që më datë 02 dhe 03 janar 2012, inspektorati i shoqëruar nga efektivë të Policisë së Kosovës filloi inspektimin në terren, kryesisht në rrjed-hën e lumit Drini i Bardhë, lumi më i rrezikuar nga nxjerrja e rërës dhe zhavorrit. Në pasqyri-met e televizioneve vendore u pa të ketë qenë prezent edhe ministri Gashi, i cili me prezencën dhe deklarimet e tij vërtetoi vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për zbatim të Vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërpreje të shfrytëzimit të rërës dhe zhavorit dhe ndërprerjen e përkeqësimeve të mëtejshme të rrjedhave të lumenjve. Ministri Gashi bëri me dije se të gjithë operatorët që nuk do ta respektojnë Vendimin në fjalë do ballafaqohen me konfiskim të teknologjisë që haset në terren, ndërsa përgjegjësit e ndërmarrjeve respektive do të paditen për vepra penale në gjykatat e vendit. Me rastin e kontrolleve në terren, nga 103 operatorë të regjistruar, gjatë dy ditëve të inspektimeve ishte hasur vetëm një operator duke vepruar. Vlen te theksohet se personeli i Inspektoratit te MMPH, por jo edhe ata të KPMM dhe përgjegjit komunalë, kishin sakrifikuar ditët e pushimeve të festave të fundvitit për te qenë në detyrë të kontrollimit të zbatimit të Vendimit për ndërpreje të shfrytëzimit të rërës dhe zhavorit. Po ash-tu, për të sensibilizuar opinionin e gjërë, në mediat vendore, në TV kombëtare, MMPH kishte përgatitur për emitim një spot televiziv të titulluar “T’i mbrojmë lumenjtë tanë”, një inciativë e qëlluar kjo që tregon se MMPH po bën përpjekje të përgjithshme për të sensibilizuar dhe informuar opinionin për angazhimet në realizim të detyrave të tyre.

Por, nuk mund të mos theksohen dy fakte të fuqishme gjatë inspektimeve të ditëve të para të vitit 2012: E para, inspektorët nga KPMM dhe ata komunalë nuk kishin dalë në terren për të qenë së bashku me inspektorët e MMPH. E dyta, deklarimi i përgjegjësve nga MMPH se gjatë in-spektimeve aktuale nuk u hasën operatorë në terren, përveç një rasti, tregon se sërish mungoi angazhimi i vërtetë i të gjitha institucioneve të përfshira në aksionet e parandalimit të operimit të shfrytëzuesve të rërës dhe zhavorrit nga shtretërit e lumenjve. Dihet fare mirë se koha e inspektimeve gjatë ditëve të para të janarit nuk është kohë kur operatorët e shfrytëzimit të rërës dhe zhavorit janë aktivë, përkundrazi, piku i suljeve të tyre për shkatërrim të shtretërve të lumenjve pritet të jetë pranvera. Megjithëse gjatë ditëve në vijim inspektorët ishin në bash-këveprim, rezulatet nga terreni ishin shumë modeste. Pas një jave kontrolli u konfiskuan 2 (dy) kamionë të ngarkuar me rërë! Këtij suksesi iu dha aq shumë hapësirë nëpër media, sa që lexohej si vetëkënaqësi e madhe e zyrtarëve të MMPH. No comment!

Page 29: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

29

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

3.3. Zhvillime dramatike në mesin e janarit.

Qysh në protestën e parë të shoqatës së shfrytëzuesve të rërës, zhavorrit dhe transportuesve, mbajtur në Prizren, ishte paralajmëruar ankimi kundër Vendimit të Qeverisë si vendim jolig-jor, dhe kështu nodhi. Gjykata Supreme e Kosovës me vendim të veçantë pezulloi Vendimin e Qeverisë deri në një vendim tjetër. Ky vendim i Gjykatës Supreme i befasoi MMPH dhe KPMM, duke pretenduar vendim jo relevant, për shkakun se në fuqi janë ligjet e tjera të mbro-jtjes së mjedisit që nuk i pengon në zbatimin e Vendimit të Qeverisë. Tani kontesti gjyqësor vazhdon me ankesë të MMPH dhe KPMM, nëse këto dy digastere kanë legjitimitet të kundërsh-tojnë në emër të Qeverisë, e cila është autore e Vendimit për ndalimin e nxjerrjes së rërës dhe zhavorrit nëpër shtretër të lumenjve. Drama e filluar me gjithë konfuzionin dhe paqartësitë vazhdon. Sa keq për mjedisin e sfiduar skajshmërisht nga keqbërësit dhe të pambrojtur nga të pafuqishmit qeveritarë që obligohen nga ligjet ta bëjnë këtë! Megjithate zyrtarët e MMPH dhe KPMM do të vazhdojnë me konfiskimin e pajisjeve të gjetura në terren.

4. KONKLUZIONE Organizimi i Tryezёs sё Rrumbullakёt nё kuadёr tё FORUM-it 2015 pёr mjedisin nxorri nё pah problematikat dhe sfidat qё ndёrlidhen me funksionimin e Inspektoratit mjedisor. Nga ajo qё u prezantua dhe u diskutua nga pjesёmarrёsit, ngritja e kësaj teme si problematikë aktuale dhe e stërvonuar u dëshmua si shumë e qëlluar dhe si rezultat i aktiviteteve të zhvilluara rreth kësaj teme, propozohet me sa vijon:

y Tё pёrfundojnё procedurat rreth ligjit pёr Inspektoratin. y Tё definohen rolet dhe pёrgjegjёsitё e Inspektorateve mjedisore nё nivelin qёndror

dhe atë komunal. y Tё krijohen kushte tё pёrgjithshme pёr ngritjen e autoritetit dhe fuqizimin e rolit tё

Inspektoratit. y Tё rritet bashkёpunimi ndёrsektoral i inspektorateve qё veprojnё nё ministritё e tjera. y Inspektoratet të mbajnë nën kontroll të vazhdueshëm ndërmarrje të vogla e të mëdha,

në pronësi shtetërore/publike e private që secila ta ndjejë përgjegjësinë ndaj çështjeve mjedisore.

y Tё kёrkohet azhurnim i trajtimit tё lёndёve gjyqёsore dhe tё ngritet efikasiteti i gjyqёsorit.

y Tё ngriten kapacitet njerёzore tё Inspektoratit qendor dhe të atij komunal. y Tё ngriten kapacitetet teknike tё inspektorateve. y Tё inicohen gjetje tё fondeve pёr investim nё sektorin e mjedisit, ujёrave, natyrёs dhe

nё insfrastrukturё mjedisore duke shfrytёzuar edhe inkasimet nga gjobat e shqiptuara nga paditë e inspektorateve.

y Tё ngritet niveli i informimit tё publikut dhe e pёrfshirjes sё Shoqёrisё Civile nё proceset aktuale nё pёrpjekje pёr pёrmirёsim tё performancёs mjedisore.

Page 30: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

30

5. Tryezё e Rrumbullakёt, Projekti FORUMI 2015 - MjedisiTema: Inspektorati mjedisor dhe sfidat e tijMbajtur nё lokalet e hotel AFA, Prishtinё, 19 dhjetor 2011Tryeza e organizuar kishte tri tema bosht:

y Inspektorati mjedisor i MMPH-sё, situata aktuale dhe sfidat e veprimit. y Inspektoratet komunale mjedisore: sa janё funksionale? y Bashkёpunimi ndёrsektoral i inspektorateve.

Nё debatin e organizuar morёn pjesё: Pёrfaqёsues nga Inspektorati mjedisor i MMPH, drejtori i Departamentit tё Mjedisit, drejtori i Departamentit tё Ujёrave, pёrfaqёsues nga Agjensia e Mbrojtjes sё Mjedisit, kryeinspektori i MPMQ, pёrfaqёsues i Inspektoratit tё MT, kryeinspe-ktori i shёndetёsisё nga Agjensia eVeterinarisё, pёrfaqёsuesja nga zyra e Avokatit tё Popul-lit, pёrfaqёsus tё KFOS-it, REC-ut, inspektorë komunalë nga Obiliqi, Kamenica, Gjilani, Klina, Lypjani, Peja, etj., gazetarja nga Klan Kosova, zyrtari nga Komisioni i Parlamentit pёr mjedis, bujqёsi, plan hapёsinor dhe zhvillim rural. Pёrfaqёsuesit nga Komisioni Parlamentar pёr mje-dis nuk ishin të pranishëm, por ata kanё dhёnё kontributin e tyre tё çmueshёn nё Tryezat e tjera si dhe Pёrfaqёsues nga KPMM, tё cilёt nё mёnyrё tё veçantё nё Tryezёn e mbajtur nё Priz-ren, kanё paraqitur tё gjitha aspektet e veprimtarisё sё Inspektoratit lidhur me shfrytёzimin e inerteve nga shtretёrit e lumenjve nё tёrё territorin e Kosovёs.

5.1 Dokumentari televiziv.

Fillimisht u shfaq njё dokumentar pёr inspektoratin mjedisor tё MMPH, por edhe tё disa inspektorёve komunalë, pёrgatitur nga TV Klan Kosova, i cili nё mёnyrё shumё tё argumentuar paraqiti problemet me tё cilat Inspektorati po ballafaqohet gjatё kryerjes sё detyrave zyrtare.

5.2. Problemet e identifikuara.

Me filmimet nё vendngjarje ku nga operatorё tё shumtё zhvillohen aktivitete ekonomike duke abuzuar me mjedisin, u paraqitёn raste ku prezenca e inspektorёve neglizhohet dhe refu-zohet deri nё kёrcënime nga autoritetet e sigurisё, siç ishte rasti i inspektores pёr mjedis nga komuna e Hanit tё Elezit, kur ajo përpiqet tё kryejë inspektim nё fabrikёn e prodhimit tё çimentos-Sharrcem. Ka raste tё shumta kur operatorёt e shfrytёzimit tё rёrёs, zhavorrit kanё dokumentacion tё rregullt tё regjistrimit tё biznesit, por atyre u mungojnё Licensat dhe Pёlqimet Mjedisore nga KPMM dhe MMPH, pёrkundёr faktit se Inspektorati mjedisor i MMPH u kishte tёrhequr vёrejtjen pёrmes Procesverbaleve gjatё inspektimit tё veprimtarisё sё tyre (komuna e Kamenicёs dhe Gjilanit). Dёmet e shkaktuara nga shfrytёzimi nё çdo cep tё Kosovёs janё tё mёdha dhe me pasoja tё pariparueshme. Situata identike paraqiten edhe nё komunat e tjera tё Kosovёs. Mё e theksuar rezulton tё jetё gjendja nё pellgun e lumit Drini i Bardhё, nё tёrё gjatёsinё e tij dhe nё territoret e çdo komune ku kalojnё lumenjtё e kёtij pellgu. Aspak nuk ngelin pas as pellgjet e tjera si Morava e Bincёs, Lepencit dhe Ibrit. Operatorёt ekonomikë tё inspektuar nga Inspektorati mjedisor i MMPH si KEK, Ferronikel dhe Sharrcem, akoma qёndrojnё larg pёrmbushjes sё kritereve pёr menaxhim tё kёnaqshёm tё mjedisit. Ndaj tyre Inspektorati mjedisor ka ngritur padi nё Gjykatat pёr kundravajtje dhe atyre komunale. Doku-mentari nxori nё pah njё dukuri interesante: Gjykatat nё disa raste nuk i kanё proceduar paditё e ngritura nga MMPH pёr shkak tё formulimeve joprofesionale, duke zhagitur procedurat deri nё deklarim si lёndё tё pёrshkruara! Fajёsimet reciproke nuk mungojnё, por pёr mjedisin e dёmtuar nuk ka justifikim! Deklaratat e zyrtarёve tё MMPH, nisur nga ministri i tanishёm dhe Inspektorati shprehin vendosmёri pёr tё ngritur padi ndaj secilit operator qё nuk respekton

Page 31: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

31

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

ligjet mjedisore dhe ato tё sektorёve të tjerё (ndёrtimi, natyra, planifikimi hapёsinor, etj.).

Dokumentari identifikon mungesën e bashkёpunimit mes Inspektoratit qёndror dhe atyre komunale, siç ёshtё rasti me komunёn e Prishtinёs, por edhe tё shumë komunave të tjera. Njёsoj paraqitet gjendja nё mungesё tё bashkёpunimit mes Inspektoratit tё MMPH me ata tё KPMM, MBPZHR, MTI dhe tё ministrive të tjera.

Pas shfaqjes sё dokumentarit televiziv, u zhvillua njё diskutim shumё i frytshёm me kontrib-ute pothuajse nga tё gjithё pjesёmarrёsit nё Tryzёn e kёtij FORUMI mjedisor.Inspektorati mjedisor i MMPH numёronte 15 inspektorë: 6 pёr mjedisin, 5 pёr ujёra, 1 pёr natyrёn dhe 3 pёr ndёrtimin. Nё vitin 2011, ky inspetorat ka realizuar 609 inspektime (237 pёr mjedis, 254 pёr ujёra, 67 pёr sektorin e ndёrtimit dhe 51 pёr natyrёn). Kryesisht janё inspektuar industritё e rёnda, shfrytёzuesit e resurseve natyrore, zonat e mbrojtura, de-pot e mbeturinave dhe prodhuesit e produkteve vendore. Gjatё kёsaj periudhe janё lёshuar 117 Vendime pёr ndёrprerje tё veprimtarisё dhe janё inicuar 80 procedura gjyqёsore ndaj operatorёve tё ndryshёm. Kёto shifra do ishin edhe mё tё mёdha, nёse do të kishte:

y staf mё tё madh, y pajisje teknike adekuate, y bashkёpunim mё tё gjёrё, y efikasitet mё të lartё të gjykatave dhe y trajnime profesionale.

Nga pёrfaqёsues tё Inspektorateve tё ministrive të tjera u paraqitёn modele tё organizimeve tё tyre, duke favorizuar shtrirjen e funksionit tё ispektorateve nё nivelin regjional dhe ko-munal. Ky model u diskutua nё mёnyrё tё gjithanshme nga pjesёmarrёsit pёr tё sugjeruar qё pёrmes bazёs ligjore edhe MMPH tё apikojё modelin mё tё mirё me qёllim tё rritjes sё efikasitetit tё Inspektoratit mjedisor. E pashmangshme ishte çёshtja e mungesёs sё fondeve buxhetore pёr ngritjen e numrit tё inspektorёve dhe pёrmirёsimin e kushteve teknike, por u diskutua çёshtja e EKO-FOND-it dhe Fondit pёr ujёra.

Page 32: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

32

Page 33: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

MOZAIKMJEDISI

FERRONIKELI

Sabit Restelica

Page 34: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

34

FERRONIKELI

1. Hyrje

Resurset natyrore - begati nacionale apo mallkim lokal?Zhvillimi i industrisë në periudhën e pasluftës në përgjithësi, dhe i energjetikës e xehetarisë në veçanti, akoma paraqitet me shembuj të paktë. Me një numër të madh dhe rezerva të konsid-erueshme të resurseve natyrore, shumë shtete do t’ia kishin lakmi Kosovës, por tani që asnjë minierë e mineraleve nuk është aktivizuar apo shitur për pak lekë është duke operuar vetëm sa për sy e faqe. Ekonomia e Kosovës kishte mbështetje e fuqishme në nxjerrjen dhe eksploatimin e shumë xeheve, por që aktivizimi i sërishëm apo rivitalizimi i minierave po ngec si pasojë e dominimit të temave politike të pazgjidhura. Në BPSH, në të kaluarën kishin efekte të thek-suara, ndërkohë që kapacitetet ekzistuese nga këto degë të ekonomisë janë të limituara dhe me efekte të ulta në rritjen ekonomike apo në mirëqenien sociale të popullatës, ku papunësia dhe varfëria, të shpërdoruara nga fenomene “moderne” si kurrupsioni, krimi i organizuar dhe keqpërdorimi i pozitave nga drejtues institucionesh shoqërore, akoma ngelen tema të nxehta, ndërsa problemet mjedisore po zhvendosen në margjina të pajustifikueshme të prioriteteve shtetërore. Se sa jemi të vonuar në angazhimet e pasluftës e tregon qartë vit për vit Raporti i Progresit13 i Komisionit Evropian, ku ka konstatime për avancime të vogal që nga rritja eko-nomike e deri te mirëqenia sociale, të cilat në masë të madhe kushtëzojnë përkujdesin për mje-disin (lexo: shëndetin tonë): dhe vit pas viti, Raporti i Progresit asesi nuk konstaton progresin e duhur. Nëse vetëkënaqësia për numër të mjaftueshëm të ligjeve do na përcjellë edhe vite me radhë, ndërsa zbatimi i ligjeve të miratura shikohet si diçka e parealizueshme për mung-esë fondesh, shtrohet pyetja se kur do t’i harmonizojmë dhe bashkërendisim veprimet për një sistem konsistent legjislativ dhe kur standartet mjedisore do të respektohen siç bëjnë shtetet anëtare të BE dhe shtetet kandidate?

2. Konteksti i problemeve. Kosova e njohur për resurse të shumta e të shumëllojshme natyrore, për te cilat ia kanë lakmi qindra shtete të botës, akoma nuk po arrin të aktivizojë minierat dhe industritë respektive për shfrytëzimin e tyre sipas parimeve të Zhvillimit të Qendrueshëm. Përveç linjitit dhe sasive të vogla të mineraleve nga miniera Stan Tergu, aktivizimi i Kompleksit industrial Ferronikeli, paraqet shembull tipik të vonesave të pashpjegueshme që po bëhen në aktivizimin e degëve të tjera industriale. Megjithatë edhe Ferronikeli me privatizimin e të cilit u ngritën aq shumë dilema e pyetje deri te ato më ekstremet: të rishqyrtohet e tërë proceduara e privatizimit te këtij gjiganti xehetar-metalurgjik, duke mos anashkaluar proceduarat e privatizimit dhe ndiki-met shumedimensionale në mjedis. Ferronikeli meriton më shumë se vëmendjen nga shoqëria civile, ngase angazhimet e institucioneve kosovare sikur zhvendosin rradhën e prioriteteve duke trajtuar tema të tjera, që shpeshherë duken më shumë me ngjyrime politike sesa qasje serioze për zhvillim të njëmendët ekonomik. Në këto raste, shoqeria civile po luan rolin e vet si kujdestar i alarmimeve për veprime pa vonesë në zgjidhjen e ketyre problemeve shumë të rëndësishme.

Nga analiza e punës së institucioneve qeveritare - Ministrive të Republikës së Kosovës, vërehet

13 Raporti i progresit, KE, 2011.

Page 35: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

35

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

një paradoks i pashoq: MTI (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë) përmes ministrit të kësaj ministrie të vitit 2006, kur u zhvillua procedura e privatizimit të Ferronikelit, me asgjë tjetër kjo ministri nuk ndërlidhet as në planifikime, as në raportime, as në mbikqyrje inspektive, as që ekziston ndonjë strukturë e njëmendët për industri! Privatizimi i Ferronikelit solli sher-rin me të madh pikërisht nga MTI, e cila në asnjë menyrë nuk preokupohet me këtë industri aq komplekse. Emërtimi i saj në kuptim të industrive me diversitet të madh nuk e arsyeton të njejtin.

Kompleksi Industrial (xehetar-metalurgjik) i Ferronikelit përbëhet nga dy miniera sipër-faqësore dhe nga shkritorja. Minierat sipërfaqësore janë: Miniera e Çikatovës dhe Miniera e Gllavicës. Në të dy minierat eksploatimi i xehes është sipërfaqësor, transportimi i xehes nga Çikatova (3 km) bëhet me damper, ndërsa nga Gllavica (25 Km) me vagoneta. Kohë pas kohe bëhet edhe furnizimi me xehe nga importi, duke transportuar xehe nga Indonezia, Shqipëria, Maqedonia, etj. Është e panjohur cilësia e kesaj xeheje dhe e njejta duhet percjellur me rastin e transportit në kufirin e Kosovës. Në shkritore bëhet pranimi i xehes ku bëhet bluarja dhe homogjenizimi i saj. Kjo njësi gjithashtu përdor edhe gurin gëlqeror dhe linjitin që janë të nevojshme për procesin e redukimit dhe shkrirjes së xehes. Në dy furra rrotulluese, gjatësia e të cilave është 100 m bëhet fërgimi i xehes (tharja dhe redukimi i oksideve të larta në ato më të ulëta). Në dy furrat elektrike me kapacitet respektiv instalues maksimal 45 MW bëhet shkrirja e fërgesës që vjen nga furrat rrotulluese dhe përftimi i metalit të Fe-Ni. Në konvertorët bëhet pasurimi (rafinimi) i Fe-Ni me Ni. Kapaciteti i Ferronikelit është rreth 12 000 t/vit Ni në Fer-ronikel, ndërsa brenda një viti përpunohet rreth 1 milion tonelata xehe. Meqenese përqindja e Ni në xehe është shumë e ulët (1-1,5%), rezulton se mbetje nga procesi i përgjithshem si skorje të ngelen rreth 900 000 tonelata sish.

Aspektet ekonomike. Gjate vitit 2010 nga Kosova është eksportuar nikel në vlerë prej 140 mil/€ duke mbuluar 47.6 % të totalit të eskportit vendor.14Më 2010 mbulimi i importeve nga es-kporti ishte përmirësuar në 13.7 % krahasuar me 8.6 % që ishte në vitin 2009, kryesisht falë sh-timit te eksportit të Ferronikelit. Në këtë vit ishin prodhuar 8789 tonelata Ni në Fe-Ni, që paraqet rekord të deritashëm të prodhimtarisë. Trendet ekzistuese në prodhimtari, importi i xehes dhe shitja e sigurtë, mund të çojnë deri në rekorde të reja. Por, për mjedisin rritja e prodhimtarise nuk është informatë e gëzueshme!

14 MTI, Shkëmbimet tregtare të Kosovës, korrik 2011.

Page 36: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

36

Tabela 1. Prodhimtaria historike në Ferronikelit

Viti 1985 1986 1987 1988 1989 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 2007 2008 2009 2010

t Ni/

Fe-Ni 2066 3107 3830 5913 6801 4932 2357 1807 313 610 780 2574 1638 320 5454 5649 6365 8789

3. Problemet mjedisore Ferronikeli është ndotës i theksuar i mjedisit (ajrit, ujit, tokës) me zhurma, mbeturina, etj., në anën tjetër është kontribues i mirëqenies sociale për Drenasin dhe rrethinën (1000 të pu-nësuar), esksportuesi më i fuqishëm, siç është shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike në Kosovë (90 MWh), por dhe shpenzues i sasive te mëdha të ujit nga sistemi Iber-Lepenc.

Ferronikeli nuk ka sistem të mirëfilltë të monitorimit të mjedisit për emisionet direkte në ka-pacitetet prodhuese e as sistem të pranueshëm të monitorimit për cilësi të mjedisit. Ky fakt paraqet shmangien më të madhe ndaj obligimeve ligjore në fuqi, si ligjeve ashtu edhe UA që ndërlidhen me Ferronikelin si operator ekonomik me ndikim të theksuar në mjedis.

Në fakt, Ferronikeli në tërë zinxhirin e tij prodhues, që nga nxjerrja e xehes, transporti, për-gatitja, deponimi, procesi i prodhimit të legurës hekur-nikel e deri te deponimi i mbetjeve in-dustriale paraqet një burim të rrezikshëm për mjedisin përreth ku shtrihen pjesët e zinxhirit prodhues. Përmbajtja e metaleve të rënda në xehen fillestare, si Fe, Ni, Co, Cd, Cr, As, Pb etj. dhe proceset metalurgjike që e shoqërojnë procesin e tërësishëm, e obligojnë si Ferronikelin ashtu edhe MMPH me institucionet e saj vartëse për një përkujdesje të përhershme me qëllim të mbrojtjes së mjedisit në performancat e duhura që të mos rrezikohet shëndeti i të punësuarve, i banorëve lokalë, rrethinës dhe ekosistemet që ndërlidhen dhe bashkëjetojnë në këtë zonë industriale.

Menaxhmenti i Ferronikelit ka treguar interesim të përhershëm për të ndërmarrë të gjitha masat e duhura për përmirësimin e gjendjes mjedisore. Investime të rëndësishme u realizuan si për rivitalizimin e pajisjeve tekniko-teknologjike, por edhe për respektimin e obligimeve ligjore në dobi të mbrojtjes së mjedisit. Megjithatë, nga inspektimet e shumta nga Inspektorati dhe zyrtarët e MMPH dhe nga shqetësimet e shpeshta të banorëve lokalë dhe OJQ-ve, rezulton se qëllimi i synuar për një mjedis të kënaqshëm nuk është arritur akoma.

3.1. Ajri.

Angazhimi periodik i Institutit nga Shkupi15 për monitorim të mjedisit nuk përmbush kriterin e mirënjohur - instalim i sistemit vetanak të matjeve të emisioneve dhe cilësisë së mjedisit në përgjithësi. Ky është kriter i përshkruar në ligjin për ajrin, ujin dhe menaxhim të mbeturinave, ndërsa fuqishëm ky kriter kërkohet nga Direktivat e BE për kapacitete metalurgjike, nga të cilat priten ndikime të theksuara në mjedis (Direktiva 1999/30/EC, 2008/50/EC, 2004/107/EC). Më poshtë është prezantuar gjendja e emisioneve në Furrat rrotulluese, ku vazhdimisht lajmërohen tejkalime të standardeve sa i takon pluhurit dhe monoksidit të karbonit. Kur mer-ret në konsideratë se në pluhurin e tillë procesor metalet e rënda janë të përhershme, atëherë nuk është e vështirë të konstatohet rrezikshmëria e emisionit të pluhurit nga Ferronikeli.

15 Raporte mujore, Tehnolab, Shkup, 2011.

Page 37: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

37

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

0

20

40

60

80

100

120

140

Qershor ‘11 Korrik ‘11 Qershor ‘11 Korrik ‘11 Qershor ‘11 Korrik ‘11 Shtator ‘11

Konc. mg/m³ Emis. kg/h Emis. kalku.

G.Ngurta Stand. UA

02000400060008000

1000012000140001600018000

Qershor‘11

Korrik ‘11 Qershor‘11

Korrik ‘11 Qershor‘11

Korrik ‘11 Shtator ‘11

Konc. mg/m³ Emis. kg/h Emis. kalku.

CO Stand. UA

Tejkalimet tek këto dy parametra janë te theksuara. Pluhuri i tejkalon rreth dyfish standartet kombëtare të lejuara, ndërsa monoksidi i karbonit edhe deri 10-fish! Kur emisionet e ndotësve të ndryshëm janë të lartë dhe të përhershëm, atëherë edhe ndotja e ajrit në lokalitet përreth është e theksuar. Instituti Hidrometerologjik ka bërë për disa muaj monitorimin e cilësisë së ajrit (stacioni mobil është vendosur në oborrin e KK të Drenasit). Rezultatet e këtyre matjeve janë shqetësuese përsa i takon sasisë së pluhurit që emitohet në rrethinën e Ferronikelit.

Janë inkurajuese kontraktimet e menaxhmentit të Ferronikelit për instalimin e sistemit të-monitorimit kontinual, për çka MMPH kishte ngritur padi në gjykatat lokale e vendore për mosrespektim të legjislacionit në fuqi. Edhe për cilësinë e ajrit Ferronikeli ka instaluar dy pajisje që sadopak do të përcjellin nivelin e ndotjes që vjen nga ky kompleks metalurgjik.

3.2 Uji.

Ferronikeli bën një monitorim shumë modest të ujërave sipërfaqësore në 7 pika dhe ujërave nëntokësore në 3 pika. Po t’i hidhet një sy tabelave me të cilat prezantohen rezultatet për cilësinë e ujërave, vërehet numri i parametrave tejet i vogël dhe shpeshtësia e papranueshme, një herë në muaj, për ujëra sipërfaqësore dhe 4 herë në vit për ujëra nëntokësore. Ashtu si te monitorimi i ajrit, edhe te monitorimi i ujit nevojitet hartimi i planit të detajuar i monitor-imit karshi përbërjes së ujërave shkarkuese apo emisioneve që shkarkohen nga kapacitetet prodhuese të Ferronikelit. Meqenëse nga Ferronikeli shkarkohen sasi të konsiderueshme të ujërave që përdoren në proces apo ujëra sanitaro-higjenike, shtrohet nevoja e menaxhimit modern të cilësisë së ujërave, për të parandaluar ndotjen e ujërave sipërfaqësore dhe nën-tokësore.

3.3 Mbeturinat industriale.

Ferronikeli prodhon produktin unik të ashtuquajtur ingotat e ferronikelit (aliazh, legurë) duke gjeneruar dy lloje të mesprodukteve: skorien nga furra elektrike dhe skorien nga konvertori. Afërsisht, për prodhimin e 1 ton nikeli gjenerohen rreth 93 ton të skories së furrës elektrike dhe 6 ton të skories së konvertorit. Skoria nga furrat elektrike deponohet në depon e skories në Sukë, në afërsi të fabrikës, ndërsa skoria nga konvertori nuk hidhet askund, por e gjithë sasia rikthehet në procesin e prodhimit.

Page 38: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

38

Për depon e Sukës paraqiten vlerësime kontroverse. Zyrtarët e Ferronikelit deklarojnë se de-poja po menaxhohet mirë, ndërsa raportet nga zyrtarët e MMPH (AMMK dhe Inspektorati mje-disor) vlerësojnë se kjo depo nuk menaxhohet sipas kritereve për këtë lloj depoje. Në fakt, në këtë depo edhe më tutje komuna e Drenasit deponon që nga viti 2001 mbeturinat urbane në vend që këto t’i dergojë në deponë regjionale në Mirash (KEK). Mbetet që pas përgjigjes nga MMPH për Pëlqimin mjedisor për këtë depo dhe liçensës për administrim të mbeturinave in-dustriale, situata do përmirësohet në favor të menaxhimit më të mirë të kësaj depoje. Ashtu siç është menaxhuar kjo depo deri tani, ku mbetjet urbane mbulohen me mbetje të skories, ndërsa mbulimi i mbetjeve të skories nuk mbulohet me subtrat dheu për parandalim të ndotjes së ajrit të rrethinës, paraqet një pikë të nxehtë mjedisore me rreziqe të theksuara.

Sasia e skories : në vitin 2009 ishte 637.376 ton ndersa në vitin 2010-787.649 ton. Këto janë sasi mjaft të mëdha që kërkojnë menaxhim adekuat të tyre.

4. KONKLUZIONET

Ndotja e mjedisit nga Ferronikeli mbetet edhe më tutje temë e shpeshtë e diskutimeve në të gjitha nivelet institucionale, si në nivelin qendror, lokal, përfshirë këtu edhe shqetësimet e banorëve lokalë, e shoqërisë civile, etj.

Lirisht mund të thuhet se Ferronikeli ka bërë disa hapa drejt respektimit të kritereve mje-disore që dalin nga legjislacioni kombëtar dhe ai ndërkombëtar, por akoma vërehen mangësi të theksuara, të cilat kërkojnë angazhime të shtuara për të krijuar kushte më të mira tekniko-teknologjike që do të siguronin një mjedis më të kënaqshëm.

Akoma nuk ekziston një sistem i besueshëm i monitorimit të mjedisit, i cili argumenton me të dhëna për emisionet dhe cilësinë e mjedisit dhe që do të eliminonte dilemat për nivelin e ndotjes së ajrit, ujit, tokës dhe do të ndihmonte për menaxhimin e suksesshëm të mbeturi-nave industriale. Të dhënat që deri tani prezentohen nga Ferronikeli nuk ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për gjendjen e vërtetë të mjedisit. Shpesh gjykohet në bazë të asaj çka shihet me sy, vështirësive që paraqiten te njerëzit në frymëmarrje apo mbështetur në të dhënat jo të plota, jo sistematike dhe jo standarde. Ferronikeli si operator ekonomik me mundësi ndotjeje të theksuar të mjedisit është i obliguar që të instalojë sistem kontinual të emisioneve në ajër, monitorimin e cilësisë së ajrit në hapësirën përreth fabrikës, monitorimin adekuat të cilësisë së ujërave sipërfaqësore e nëntokësore, ujërave industriale, monitorimin e cilësisë së tokës, zhurmën, dhe monitorimin e mbeturinave. Vetëm një sistem monitorimi i mirëfilltë ofron vlerësim të qartë të gjendjes së mjedisit dhe vlerësimin e efikasitetit të teknikave që përdoren për mbrojtje të mjedisit.

y MMPH të mbajë korrespondencë dhe kontakte të drejtpërdrejta me menaxhmentin e Ferronikelit dhe KK të Drenasit me qëllim të përmirësimit të situatës mjedisore dhetrajtimin si operator me gatishmëri pozitive për investime të mëtejshme.

y Respektimi i ligjeve mjedisore dhe ligjeve që ndërlidhen me çështjet mjedisore (mjedisi, uji, ajri, mbeturinat, zhurma, kimikatet, mbrojtja nga rrezatimi, natyra, planifikimi hapësinor, etj.) dhe Udhëzimeve Administrative që kanë derivuar nga ligjet në fjalë.

y Disiplinë teknologjike të vazhdueshme në çfarëdo kapaciteti të prodhimit. y MMPH dhe KPMM përmes Inspektorateve respektive të ushtrojnë kontrolle të

Page 39: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

39

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

përhershme për zhvillimet në Ferronikel. y Shqyrtimi i Programeve dhe iniciativave për ngritje të menaxhimit të integruar

të mjedisit - Përshpejtimi i aplikimit të ligjit per IPPC (Kontrolli dhe parandalimi i integruar i ndotjes).

y Definimi i kerkesave dhe vënia e afateve për realizimin e veprimeve. y Bërja me dije se në rast të mosrespektimit të kërkesave të definuara nga MMPH, do të

inicohen procedura të tjera gjyqësore deri te revokimi i Pëlqimeve mjedisore. y Kërkesat dhe veprimet e MMPH duhet të jenë te harmonizuara edhe me KPMM,

kuvendin komunal dhe palët e tjera të interesuara.

5. Tryeza e Rrumbullakët per Ferronikelin, Drenas, 30. 11. 2011

Tryeza e tretë e radhës e projektit “Forum 2015 – Mjedisi” dedikuar kompanisë Ferronikeli rreth zbatueshmërisë së standardeve të mjedisit në procesin e prodhimtarisë pas privatizimit të kësaj ndërmjarrjeje, u mbajt më datën 30 nëntor 2011 në Drenas. Pjesëmarrës të ndryshëm në tryezë përfaqësonin institucionet e qeverisjes qendrore, qeverisjes komunale, operatorët dhe shoqëria civile. Agjenda u përshëndet nga fjalimet e të pranishmëve, siç ishin: Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, Kryetari i Komisionit Parlamentar për mjedis, z. Nait Hasani, deputetë të tjerë, përfaqësues të huaj dhe vendorë nga kompania New co FerroNikeli si dhe përfaqësues të komunitetit lokal. Në këtë tryezë munguan përfaqësues të lartë të MMPH, duke u përfaqësuar nga një zyrtar i Agjensisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Kosovës.

Fillimisht për të pranishmin u shfaq një dokumentar televiziv i përgatitur nga RTK. Përm-bajtja e dokumentarit dhe përzgjedhja e të intervistuarve ishte shumë interesante. Por kur RTK kishte kërkuar intervistim direkt me përgjegjës të kompanisë, kjo ishte kundërshtuar nga menxhamenti duke u ofruar një version të përgatitur nga një Kompani e kontraktuar nga Ferronikeli. Megjithatë, ajo që u prezantua në tryezëngjalli shqetësime për nivelin e lartë të ndotjes nga Ferronikeli. Ishin rrënqethëse rrëfimet e banorëve lokalë për ndotjen nga Fern-inikeli, të cilin e hasin ditë e natë. Edhe pasqyrimet nga institucionet shëndetësore argumen-tonin ankesat e qytetarëve.

Gjatë tryezës u diskutua jo vetëm rëndësia e zbatueshmërisë së ligjeve përkatëse për mbro-jtjen e mjedisit, por edhe rëndësia e koordinimit më të mirë të institucioneve përgjegjëse për zbatim sa më efektiv. Përfaqësuesit e Komunës së Drenasit u shprehën të kënaqur që ka pasur interesim të investitorëve në këtë anë duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik jo vetëm të ko-munës por edhe të gjithë shtetit të Kosovës, dhe njëkohësisht shprehën brengën e tyre që ka mungesë të vullnetit nga ana e operatorëve deri më tash për t’ju përmbajtur ligjeve për mbro-jtjen dhe përmirësimin e gjendjes së mjedisit. Ata poashtu theksuan nevojën që kompanitë të obligohen me ligj për të përmbushur obligimet e tyre ndaj qeverisë së Kosovës, në veçanti ndaj banorëve të zonës.

Komisioni parlamentar vuri në pah ekzistëncën e ligjeve për mjedis, rreth 42 sosh, mirëpo problem akut mbetet zbatueshmëria e tyre. Gjithashtu kritika pati në drejtim të Ministrisë së Mjedisit (MMPH) për mosmarrjen e masave ndaj operatorëve në rast kur është bërë shkelje e normave të lejuara për ndotje të mjedisit. Gjithashtu sipas deputetëve, MMPH duhet të krijojë inspektoriat të përhershëm për mbikqyrjen jo vetëm për Ferronikelin, por edhe për opera-torët e tjerë të mëdhenj si Sharrcem, Trepça, KEK-u, etj. Përfaqësuesit e Ferronikelit u shpre-

Page 40: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

40

hën të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët dhe të ndajnë informata rreth emitimit të CO2 në mjedis, si dhe rreth cilësisë së mbeturinave që hidhen në lumin Drenica.

Tryeza pati një rëndësi të veçantë, sepse me anë të projektit u arrit që të bashkohen të gjithë aktorët relevantë në tryezë, të diskutojnë dhe të shkëmbejnë informata se çfarë mund të bëhet me përpjekjen e të gjithëve, për të përmirësuar gjendjen mjedisore dhe për të zgjidhur prob-lemet me të cilat po ballafaqohen banorët lokalë.

Foto 1. Situata e ndotjes së ajrit nga Ferronikeli - emisione të larta.

Foto 2. Ndotje më e vogël nga Ferronikeli.

Page 41: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

41

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

Foto 3. Ndotje e shpeshtë nga Ferronikeli.

Page 42: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

42

Page 43: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

43

MOZAIKMJEDISI

forum 2015

Page 44: forum 2015kfos.org/wp-content/uploads/2012/04/Mozaik-Mjedisi-ALB.pdf · Inicuar dhe Financuar nga: ... Cilësia e mjedisit në Kosovë vazhdon të jetë ... het e shkarkohet çdo

44