fondacioni nehemia - nehemiah-gateway.al · nevojave të njerëzve dhe duke shpërndarë...

13
FONDACIONI NEHEMIA Kjo është historia ime – është historia e familjes sime – është historia e suksesit të shumë donatorëve, vullnetarëve, bashkëpunëtorëve dhe institucioneve. Është një histori, që tregon se çfarë mund të ndodhë, nëse përcaktohen prioritetet e duhura: besimi në Perëndi, investimi i mirëbesimit në njerëz. Është histori e vërtetë! Të gjitha të dhënat dhe imazhet janë autentike dhe të lidhura direkt me fillimin dhe vazhdimësinë e Fondacionit NEHEMIA në Shqipëri. Historia do të vazhdojë. Familja ime dhe unë vendosëm të largoheshim nga një mjedis i sigurtë duke ndjekur një parim shumë të thjeshtë: të duam Perëndinë dhe të afërmit tanë, ashtu si veten tonë. Të duash Perëndinë për mua do të thotë gjithashtu të besoj në Të në çdo gjë që bëj. Kur erdha fillimisht në Shqipëri në vitin 1991, kjo dashuri dhe ky besim mungonin tek njerëzit. Prandaj ishte një sfidë për mua, që këtë dashuri dhe këtë besim, që kisha përjetuar më parë në jetën dhe familjen time, ta shfaqja e ta tregoja në kushte shumë më të ndryshme dhe të vështira. Ky ishte fillimi. Kjo punë nisi me dashurinë e Perëndisë dhe dashurinë për Perëndinë dhe akoma edhe sot kjo dashuri më jep energjinë dhe forcën, që kam nevojë për të vazhduar përpara. Dashuri pa kushte – e pamerituar, por reale. Ju ftoj të lexoni “Vizionin NEHEMIA” me zemër të hapur. Uroj që ky Vizion t’ju sjellë frymëzim edhe për jetën tuaj… Shpresoj që ju të përjetoni dashurinë e Perëndisë, të ngazëlleheni dhe të frymëzoheni për ta ndarë këtë dashuri me të afërmit tuaj. Ndoshta në të ardhmen mund të bëhemi partnerë duke punuar së bashku për të përmbushur Vizionin dhe Misionin tonë, Ju falënderoj për vëmendjen tuaj, Arnold Geiger NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 1 11.07.2008 9:44:08 Uhr

Upload: others

Post on 11-Oct-2019

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

FONDACIONI NEHEMIA

Kjo është historia ime – është historia e familjes sime – është historia e suksesit të shumë donatorëve, vullnetarëve, bashkëpunëtorëve dhe institucioneve. Është një histori, që tregon se çfarë mund të ndodhë, nëse përcaktohen prioritetet e duhura: besimi në Perëndi, investimi i mirëbesimit në njerëz.

Është histori e vërtetë! Të gjitha të dhënat dhe imazhet janë autentike dhe të lidhura direkt me fillimin dhe vazhdimësinë e Fondacionit NEHEMIA në Shqipëri. Historia do të vazhdojë.

Familja ime dhe unë vendosëm të largoheshim nga një mjedis i sigurtë duke ndjekur një parim shumë të thjeshtë: të duam Perëndinë dhe të afërmit tanë, ashtu si veten tonë. Të duash Perëndinë për mua do të thotë gjithashtu të besoj në Të në çdo gjë që bëj. Kur erdha fillimisht në Shqipëri në vitin 1991, kjo dashuri dhe ky besim mungonin tek njerëzit. Prandaj ishte një sfidë për mua, që këtë dashuri dhe këtë besim, që kisha përjetuar më parë në jetën dhe familjen time, ta shfaqja e ta tregoja në kushte shumë më të ndryshme dhe të vështira. Ky ishte fillimi. Kjo punë nisi me dashurinë e Perëndisë dhe dashurinë për Perëndinë dhe akoma edhe sot kjo dashuri më jep energjinë dhe forcën, që kam nevojë për të vazhduar përpara. Dashuri pa kushte – e pamerituar, por reale.

Ju ftoj të lexoni “Vizionin NEHEMIA” me zemër të hapur. Uroj që ky Vizion t’ju sjellë frymëzim edhe për jetën tuaj… Shpresoj që ju të përjetoni dashurinë e Perëndisë, të ngazëlleheni dhe të frymëzoheni për ta ndarë këtë dashuri me të afërmit tuaj.

Ndoshta në të ardhmen mund të bëhemi partnerë duke punuar së bashku për të përmbushur Vizionin dhe Misionin tonë, Ju falënderoj për vëmendjen tuaj,Arnold Geiger

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 1 11.07.2008 9:44:08 Uhr

FONDACIONI NEHEMIA

Ideja fi llestare dhe si nisi gjithçka Në fi llim të viteve 90-të, Shqipëria shumë shpejt u shndërrua në “një vend të hapur”. Ne e kuptuam këtë si një mundësi për të kontribuar pozitivisht në zhvillimin e komunitetit. Ndonëse në qendër të Evropës, rënia e komunizmit në Shqipëri la pas një boshllëk në identitet, por edhe një tragjedi njerëzore. Hapi ynë i parë ishte dhënia e ndihmës së menjëhershme në ushqime dhe veshmbathje për njerëzit në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit, që po luftonin për mbijetesën e tyre. Shpejt kuptuam se njerëzit në këtë rajon kishin nevojë për më shumë sesa ushqim dhe veshje. Kuptuam që kishin nevojë për ndihmë dhe mbështetje për të rindërtuar shoqëritë e tyre. Kuptuam që kishin nevojë të ndihmoheshin në plan afatgjatë për të qenë në gjendje të mbështesnin vetveten dhe të mos vareshin nga të tjerët.

Ne ishim të vetëdijshëm që nuk është në dorën e vetë njeriut se në cilin vend ai lindet dhe rritet, ndaj kuptuam përgjegjësinë tonë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për të ndarë pasurinë materiale dhe vlerat tona me ta. Sidoqoftë, shumë shpejt u bë e qartë se ishte e nevojshme të gjenim një zgjidhje që do të ofronte garanci për mbijetesë dhe qëndrueshmëri.

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 2-3 11.07.2008 9:44:10 Uhr

FONDACIONI NEHEMIA

Qëllimi ynë ishte të ndihmonim njerëzit duke i bërë të aftë të ndihmonin vetveten dhe të ndërtonin shoqërinë e tyre të ardhshme të bazuar në vlera të qëndrueshme. Ndërsa ne vinim në jetë këtë qëllim, njerëzit na shihnin dhe donin të zbulonin arsyet dhe motivimin e përkushtimit tonë. Kjo gjë na dha mundësinë të ndanim me ta në mënyrë të natyrshme motivimin dhe vlerat tona të krishtera, pa vënë në pozitë askënd.

Jemi të bindur se me ndihmën e Perëndisë mund të realizojmë gjëra që shumëkujt mund t’i duken ideale, iluzione apo ëndrra. Kjo është si fara e mbjellë në tokë, e cila, nëse trajtohet dhe ushqehet siç duhet, rritet e shëndetshme dhe e fortë.

Megjithëse kemi ëndrra të mëdha, kemi edhe një përqasje “hap pas hapi” që u jep mundësinë shumë njerëzve të bashkohen me ne në udhëtimin tonë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë në këtë rajon.

Misioni i NEHEMIA-s përgjatë viteve është zhvilluar dhe zgjeruar në shumë aspekte të jetës.

Ne kemi luajtur një rol të rëndësishëm për njerëzit e komunitetit tonë veçanërisht gjatë tre fazave kritike të pas viteve 1991 të historisë së Shqipërisë. Pas rënies së komunizmit, në vitin 1991, NEHEMIA ishte e pranishme duke u shërbyer nevojave të njerëzve dhe duke shpërndarë vazhdimisht ndihma në zona të ndryshme të vendit.

Në 1997, gjatë trazirave të shkaktuara nga falimentimi i një sërë skemash piramidale, NEHEMIA jo vetëm nuk u largua nga vendi, por përkundrazi ndihmoi në sektorë të ndryshëm të një shoqërie në anarki.

Kur në 1999 shpërtheu kriza e refugjatëve kosovarë, NEHEMIA në bashkëpunim me qeverinë, UNHCR-në dhe organizata të tjera ndërkombëtare, strehoi rreth 3000 refugjatë dhe ndihmoi autoritetet duke marrë përgjegjësi për të menaxhuar njëkohësisht një sërë problemesh të ndryshme.

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 4-5 11.07.2008 9:44:10 Uhr

FONDACIONI NEHEMIA

Ne jemi të vetëdijshëm se nuk jemi në pozita të ndryshojmë çdo gjë që duhet ose nevojitet, por ne synojmë të vendosim qëllime të arsyeshme dhe domethënëse, që janë të arritshme dhe mbi të cilat mund të ndërtohet më tej. Puna jonë bazohet mbi një vizion dhe mision të fokusuar me objektiva të qarta dhe strategji të detajuar, ku përfshihen plane zbatimi të hollësishme, afatshkurtra dhe afatgjata.

Strategjia dhe misioni ynë janë bazuar në përvojën tonë në aspekte të ndryshme të punës sonë frymërore dhe praktike njëkohësisht, si dhe në bashkëpunimin e suksesshëm që kemi ngritur me organizata të tjera të krishtera dhe laike brenda komunitetit ku punojmë.

Gjatë kësaj kohe kemi arritur të krijojmë një rrjet këshilltarësh, ku gjithsecili, në fushën e kontributit të vet, shquhet në nivel ndërkombëtar.

Që prej fillimit në fokusin tonë ka qenë zhvillimi i aftësive të punonjësve shqiptarë që përshfaqin dhe zbatojnë vlerat tona. Duam t’i ndihmojmë ata të bëhen të aftë të ndikojnë në zhvilllimin e shoqërisë së tyre duke u bazuar në misionin tonë, si dhe t’i përgatisim për sfidat me të cilat do të përballen në të ardhmen. Sot shumica e projekteve menaxhohen dhe drejtohen nga drejtues vendas, të kualifikuar dhe me përvojë. Madje disa prej tyre tashmë janë në gjendje për të marrë përsipër pozicione të larta drejtimi edhe në ndërmarrje apo institucione të tjera.

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 6-7 11.07.2008 9:44:11 Uhr

VIZIONI NEHEMIA

“Të duam Perëndinë me gjithë zemrën, gjithë shpirtin dhe gjithë mendjen tonë, dhe të mësojmë të duam të afërmin si veten tonë. “

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 8-9 11.07.2008 9:44:12 Uhr

MISIONI NEHEMIA

“Përmes vlerave tona të krishtera do të ndikojmë pozitivisht tek njerëzit dhe tek shoqëritë në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit.”NEHEMIA është e bindur se mënyra më efektive dhe më e qëndrueshme e reformimit të shoqërive është ajo e të ushqyerit të mendjes, trupit dhe frymës së njeriut njëkohësisht. Duke i ndihmuar ata të krijonë një stil jetese të shëndetshëm dhe të bazuar në vlera biblike, ne transformojmë dhe ndërtojmë jetë dhe kombe.

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 10-11 11.07.2008 9:44:14 Uhr

VLERAT THEMELORE NEHEMIA

Vlerat themelore të organizatës sonë janë: Dhembshuria Falja Respekti Integriteti Ndershmëria PërkushtimiVlerat dhe parimet tona etike vijnë nga Bibla, që është themeli i punës sonë. Ne besojmë se në këtë libër Perëndia ka dhënë përgjigjet dhe zgjidhjet e Tij për problemet e shumta përmes të cilave po kalon shoqëria e sotme.

Në këtë pikëpamje është thelbësore që drejtuesit dhe bashkëpunëtorët tanë të respektojnë dhe të veprojnë sipas vlerave dhe standarteve të organizatës sonë dhe që këto vlera të bëhen pjesë e punës së tyre.

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 12-13 11.07.2008 9:44:15 Uhr

PARIMET BAZË NEHEMIA

Informacioni dhe komunikimi profesional parandalojnë thashethemet.

Duke dhënë jemi edhe ne të bekuar.

Ligji u krijua për njeriun dhe jo njeriu për ligjin.

Për të sjellë ndryshim ne punojmë ngushtë me organizata partnere: 1 + 1 > 2

Nevojat përcaktojnë programin tonë.

PARIMET BAZË NEHEMIA

NEHEMIA shërben me zemër, duar dhe mendje

Njerëzit janë krijuar sipas imazhit të Perëndisë, prandaj ne besojmë që për të përmbushur misionin e NEHEMIA-s Shqipëri duhet të investojmë me gjithë aftësitë tona në personalitetin e plotë të njeriut: në shpirt, frymë dhe trup. Ne e konsiderojmë bekim mundësinë për t’u shërbyer të tjerëve.

Gjithkush ka të drejtë të marrë ndihmë dhe mbështetje. Ne i kapërcejmë barrierat duke shërbyer.

Sfi dat janë pozitive e na bëjnë më të mirë. Parimi ynë është: Nëpërmjet sfi dave nxisim dhe nxjerrim në pah aftësitë dhe potencialin e punonjësve.

Strukturat janë në funksion të strategjisë dhe të të shërbyerit.

Ne praktikojmë transparencë të plotë të fi nancave për të garantuar besimin e donatorëve dhe të klientëve.

Projektet e mëdha i ndajmë në njësi më të vogla që njerëzit (donatorët dhe stafi ) t’i kuptojnë, të përfshihen e të marrin pjesë në to.

PARIMET BAZË NEHEMIA PARIMET BAZË NEHEMIA

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 14-15 11.07.2008 9:44:15 Uhr

SYNIMET NEHEMIA

Synimet kryesore për të realizuar misionin tonë janë:

të mbjellim dhe të rrisim bashkësi të krishtera vetëshumëfi shuese e të qëndrueshme në Shqipëri dhe në gjithë rajonin e Ballkanit.Ne besojmë që parimet biblike janë themeli i duhur për progres dhe që kisha si bashkësi e krishterë është bërthama për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Ndaj pika e referimit e punës sonë është bashkësia.

Ne theksojmë përfshirjen e bashkësive të krishtera lokale në jetën e shoqërisë duke përcjellë mesazhin e faljes dhe shpëtimit, që është në Fjalën e Perëndisë. Mësimi dhe përcjellja e vlerave biblike të krishtera janë të nevojshme që njerëzit të largohen prej hakmarrjes drejt faljes, dhembshurisë dhe respektit.

Bashkësitë e krishtera janë vende, ku njerëzit mblidhen së bashku për të marrë motivim, frymëzim, edukim dhe për të patur shoqëri me njëri–tjetrin dhe Perëndinë.

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 16-17 11.07.2008 9:44:16 Uhr

SYNIMET NEHEMIA

të shërbejmë nëpërmjet ndihmës sociale dhe mjekësore

Ne ndihmojmë ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe ushqimore. Këtë ia ofrojmë çdokujt, pavarësisht përkatësisë fetare, statusit apo meritave. Parimi ynë kryesor është të zgjidhim situatat emergjente dhe pastaj të punojmë për të parandaluar problemin për të ardhmen!

të ofrojmë arsimim dhe kualifikimNdryshimet e qëndrueshme në shoqëri mund të arrihen vetëm nga një numër në rritje njerëzish të mirëarsimuar dhe të kualifikuar, që do të kenë ndikim në mjedisin dhe shoqërinë e tyre.

Fokusi ynë kryesor në edukim është brezi i ri, që nga niveli i kopshtit e deri në nivel universitar, duke përfshirë këtu edhe arsimimin profesional.

Pas një eksperience të gjatë në komunitet ne i shohim këto aspekte si disa nga fushat më vitale, më premtuese dhe të hapura për ndryshime si në Shqipëri ashtu edhe në të gjithë rajonin.

të bashkëpunojmë me të tjerë që ndajnë mision të ngjashëm me tonin Për të përmbushur misionin tonë ne dëshirojmë të punojmë së bashku me të tjerë. Ç’është më e rëndësishme, nuk është organizata jonë, por përmbushja e misionit tonë.

Ndaj në çdo organizatë që ka të njëjtin ose një mision të ngjashëm me tonin, ne shohim një partner me të cilin mund të realizojmë misionin dhe të arrijmë qëllimet.

Një nga qëllimet tona thelbësore është koordinimi i punës me organizata të tjera, ndërtimi i një rrjeti partnerësh dhe miqsh në të gjithë botën dhe formimi i një mase kritike të nevojshme, që sjell lëvizje duke ndikuar pozitivisht në përforcimin e shoqërisë.

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 18-19 11.07.2008 9:44:18 Uhr

Qendrat NEHEMIA: Fondacioni NEHEMIA Shqipëri punon në rrethet e mëposhtme: Buçimas Pogradec Gjirokastër Durrës Krumë/Has

Kontakt: Qendra NEHEMIA Rruga NEHEMIA Buçimas/Pogradec, Shqipëri Telefon: +355 (0) 8682 0004 Fax: +355 (0) 8682 0005 E-mail: [email protected] Internet: www.NEHEMIA-al.org

FONDACIONI NEHEMIA

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 20-21 11.07.2008 9:44:19 Uhr

Falënderojmë Erich Stamminger, Peter Moore, Shtëpinë Botuese NUREG (NUREG Druck) dhe ag4 Medien, pa ndihmën dhe mbështetjen e të cilëve nuk do të kishte qenë i mundur botimi i „Vizionit NEHEMIA“.

FONDACIONI NEHEMIA FONDACIONI NEHEMIA

Falënderojmë të gjithë donatorët, vullnetarët dhe bashkëpunëtorët për angazhimin e tyre në realizimin e „Vizionit NEHEMIA“.

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 22-23 11.07.2008 9:44:20 Uhr

Data e botimit: Gusht 2008

PREZANTIMI I VIZIONIT NEHEMIA

TË GJITHA MATERIALET E PREZANTUARA NË KËTË DOKUMENT JANË PRONË E FONDACIONIT NEHEMIA. PA AUTORIZIMIN E FONDACIONIT NEHEMIA NUK LEJOHET SHTYPJA APO RIPRODHIMI I TEKSTIT OSE PJESËVE TË TIJ.

NEHEMIA Statements of Purpose Presentation_AL.indd 24 11.07.2008 9:44:20 Uhr

AVC
isi
"Data e botimit" nach unten verschieben