fjala për ta jetuar

19
Fjala Fjala për ta për ta jetuar jetuar Maj 2010 Maj 2010

Upload: ciaran-downs

Post on 30-Dec-2015

29 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Fjala për ta jetuar. Maj 2010. " Atë që më do mua, do ta dojë Ati im. Edhe unë do ta dua dhe do t’i dëftohem " ( Gv 14,21). Në qendër të fjalëve të fundit të Jezusit është dashuria: dashuria e Atit për të Birin, dashuria për Jezusin, që është zbatimi i urdhërimeve të tij. - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: Fjala për ta jetuar

Fjala Fjala për ta për ta jetuar jetuar

Maj 2010Maj 2010

Page 2: Fjala për ta jetuar

"Atë që më do mua, do ta dojë Ati im.

Edhe unë do ta dua dhe do t’i dëftohem "

(Gv 14,21)

Page 3: Fjala për ta jetuar

Në qendër të fjalëve të fundit të Jezusit është dashuria: dashuria e Atit për të Birin, dashuria për Jezusin, që

është zbatimi i urdhërimeve të tij.

Page 4: Fjala për ta jetuar

Në qendër të fjalëve të fundit të Jezusit është dashuria: dashuria e Atit për të Birin, dashuria për Jezusin, që është zbatimi i

urdhërimeve të tij.Ata që e dëgjonin Jezusin nuk e kishin të zorshme të njihnin në fjalët

e tij jehonën e Librit të fjalëve të urta: “dashuria është zbatimi i ligjeve të saj” dhe “urtia është lehtësisht e kundrueshme prej atij që e do”. E mbi të gjitha kur thuhet se do t’u dëftohet atyre që e duan e

gjen krahasimin në Librin e urtisë 1, 2, të Besëlidhjes së vjetër, ku thuhet se Zoti do t’u dëftohet atyre që besojnë në të.

Page 5: Fjala për ta jetuar

Mirëpo kuptimi i kësaj Fjale që po paraqesim është: kush e do Birin do të duhet nga Ati dhe si rrjedhim edhe

Biri do ta dojë dhe do t’i dëftohet atij.

Page 6: Fjala për ta jetuar

"Atë që më do mua, do ta dojë Ati im.

Edhe unë do ta dua dhe do t’i dëftohem "

(Gv 14,21)

Page 7: Fjala për ta jetuar

Por ky dëftim i Jezusit kërkon që të kemi

dashurinë.Nuk mund të konceptohet i

krishteri, nëse nuk e ka këtë energji, këtë ngarkesë dashurie në

zemër.

Page 8: Fjala për ta jetuar

Sahati nuk punon, nuk e tregon orën – dhe mund të thuhet se nuk

është as sahat, nëse nuk është i

kurdisur. Kështu është një i krishterë që nuk është gjithnjë në

tension dashurie, nuk e meriton emrin e

të krishterit.

Page 9: Fjala për ta jetuar

Dhe kjo sepse të gjitha urdhërimet e Jezusit përmblidhen në një të vetëm: në atë të dashurisë për Hyjin dhe për të

afërmin, tek i cili duhet të shohim dhe të duam Jezusin.

Page 10: Fjala për ta jetuar

Dashuria nuk është vetëm sentimentalizëm, por shprehet në një jetë konkrete, në shërbimin ndaj vëllezërve,

sidomos ndaj atyre që i kemi pranë, duke filluar prej gjërave të vogla, prej shërbimeve më të përulta.

Page 11: Fjala për ta jetuar

Çarl de Foko thotë: “Kur e do dikë, ti je me të vërtetë tek ai, je tek ai me anë të dashurisë, jeton tek ai me anë të dashurisë, nuk jeton

më brenda teje, por je i ‘shkëputur’ prej teje, je

‘jashtë’ vetes”

Page 12: Fjala për ta jetuar

Dhe është falë kësaj dashurie, që brenda nesh depërton drita e tij, drita e Jezusit sipas premtimit të tij: “Atij që më

do mua ... do t’i dëftohem”. Dashuria është burim drite: duke dashur, mund ta kuptojmë më mirë Hyjin që është

dashuri.Dhe kjo bën që të na shtohet edhe më shumë dashuria dhe

ta thellojmë lidhjen me të afërmit.

Page 13: Fjala për ta jetuar

Kjo dritë, kjo njohje e dashurisë së Hyjit është pra dëshmia, prova e dashurisë së vërtetë. Dhe ajo mund të provohet në mënyra të ndryshme, sepse në secilin prej

nesh drita merr një ngjyrë, një nuancë tipike.

Page 14: Fjala për ta jetuar

Por ajo ka disa karakteristika të përbashkta: na shndrit mendjen përmbi vullnesën e Hyjit, na jep paqen,

kthjelltësinë, dhe na jep një mirëkuptim gjithnjë të ri të Fjalës së Hyjit.

Page 15: Fjala për ta jetuar

Është një dritë e ngrohtë që na nxit të ecim në udhën e jetës në mënyrë gjithnjë e më të sigurt dhe të shpejtë.

Page 16: Fjala për ta jetuar

Kur hijet e jetës e bëjnë të pasigurt ecjen tonë, kur madje do të jemi të bllokuar prej errësirës, kjo Fjalë e Ungjillit do të na kujtojë se drita ndizet me anë të dashurisë dhe se do të mjaftojë një gjest

konkret dashurie, edhe i vogël (një lutje, një buzëqeshje, një fjalë), për të na dhënë atë rreze drite që na lejon të shkojmë

përpara.

Page 17: Fjala për ta jetuar

Kur i jep biçikletës natën, nëse ndalon, të mbulon terri, por, nëse rinis t’i japësh, dinamoja do të japë ndriçimin e duhur

për të parë rrugën.

Page 18: Fjala për ta jetuar

Kështu ndodh në

jetë: mjafton të

vësh në lëvizje

dashurinë,

dashurinë e vërtetë,

dashrinë që dhuron

pa pritur asnjë

shpërblim, për të

rindezur tek ne fenë

dhe shpresën.

Page 19: Fjala për ta jetuar

““Fjala për ta Jetuar”,Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve.Shkrim i Kjara Lubik, maj 1999.

Grafika Anna Lollo në bashkim me don Placido D’Omina (Siçili - Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma,

dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit - për informacion www.focolare.org

PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet në www.santuariosancalogero.org

"Atë që më do mua, do ta dojë Ati im. Edhe unë do ta dua dhe do t’i dëftohem “

(Gv 14,21)