etika - faqja kryesore 136 korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 editorial problemi psikologjik...

64
ETIKA 1

Upload: others

Post on 31-Aug-2020

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

1

Page 2: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

2

Page 3: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

3

Editorial

Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës dhe i cili njihet edhe si “sindroma e së hënës”, është një prej problemeve më të mëdha në perëndim në lidhje me sektorin e punës. Dita që fillon me armiqësi në të hënën dhe me sy që nuk dinë të hapen, vazhdon me stres e vësh-tirësi. Pesimizmi që ndjehet gjatë gjithë ditës së hënë dhe të martë, lehtësohet disi me veprimtaritë që bëhen në fundjavë. E mërkura kalon pak më lehtë. Sidoqoftë, ka kaluar gjysma e javës dhe në mendje kanë filluar të vijnë vërdallë planet për fundjavë. E enjtja kalon duke menduar se çfarë do bëhet në fundjavë. Ndërsa ditën e premte është pothuajse e pamundur të përqendrohesh për shkak të mendimeve në lidhje me planet për fundjavë. Gjithsesi, fundjava vjen dhe përpiqesh ta shijosh minutë për minutë me shpresën që të mos mbarojë kurrë. Pas saj vjen përsëri e hëna, përsëri puna, përsëri stresi...

Në vitet e kaluara, një gazetë kishte zhvilluar disa reportazhe me shumë shkrimtarë të famshëm për të mësuar se ku dhe kur do t’i bënin pushimet. Por vetëm një shkrimtar dha përgjigje ndryshe nga të tjerët. Ai tha kështu:

“Vendi im për pushime është në krye të daktilografit tim, ndërsa koha është çdo ditë që bëj punën time. Unë e dashuroj punën time, prandaj për sa kohë që punoj, e konsideroj se jam me pushime.”

Kur i lexova këto fjalë, më erdhi në mëndje thënia e Konfucit:

“Bëni punën që dashuroni, që të mos punoni!”

Nëse nuk dëshironi të vuani prej sindromës së të hënës, nëse e konsideroni të padurueshme të jetoni çdo ditë minutë për minutë si në torturë deri në fund të javës dhe, nëse e keni të vështirë ta filloni javën me fytyrë të vrenjtur dhe pa dëshirë, mund të bëni vetëm një gjë: Të bëni punën që dashuroni!

Korrik 2019 VITI: XIIInUMRI: 136

BotuesiShtëpia botuese "Progresi"

DReJtoRAlbert Halili

KRYeReDAKtoRAlban Kali

ReDAKtoRZija Vukaj

PËRKtHYesAlbert HaliliFatmir SulajIlir Hoxha

DiZAJNBledar Xama

ADResARr: Studenti; Sheshi "2 Prilli"Shkodër; Shqipëri

MoBiLe+355 67 340 6182

e-MAiLrev.etika@gmail. com

WeBsitewww.progresibotime.com

KosoVËRr: Ardian Zurnaxhiu; pn. RalinPrizren; KosovëMob: +377 45 639 143Prishtinë; KosovëMob: +377 44 566 577

MAQeDoNiDrvarska 28; Stara CarsijaSkopje; MakedonijaMob: +389 7145 6003

ABoNiMi VJetoRShqipëri: 2000 lekëKosovë: 15 EuroMaqedoni: 900 DenarEvropë: 80 Euro

Ju bëjmë të ditur se materialet e sjella në redaksi pavarësisht nëse botohen apo jo nuk i kthehen autorit. Koha e botimit të një materiali përcaktohet nga redaksia. Honoraret e shkrimeve autoriale ose përkthimeve duhet të vini t’i tërhiqni pranë Shtëpisë Botuese "Progresi" ose pranë zyrave të përfaqësimit në Kosovë dhe Maqedoni.

Page 4: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

4

Përmbajtja

5

9

12

13

14

18

21

24

30

32

40

48

50

51

54

56

Çfarë humbëm si umet?Ali Riza TemelDhikri në ajete dhe haditheSadik DanaFrika Rrugëtim shpirtërorMos punoni, pushoni Idris Arpattë mos jesh i verbër e shurdh ndaj ajeteve të AllahutDr. Adem ErgylArsimi dhe edukimi: ngritja e njeriut Xhemal NarMorali shembullor i të Dërguarit të Allahut (a.s.)Doç. dr. Mehmet OzshenelNjë udhëtim me sheherazadenNuredin Nazarko

Një Ajet

Një Hadith

Namazi, marrëdhënia ndërmjet Allahut dhe njeriut

Prof. dr. Sulejman Derinebu Xhendel ibn suhejl

Mustafa ErishDy pjesët më të mira

dhe më të këqija të njeriutUrtësi

Vetëm Fatihanë...Ferudun Ozdemir

tre gabimeNeslihan Nurturk

Mirë se erdhe e dashur bebeDr. Fatma Bajraktar Karahan

3426

10

5442

52

16

12

Udhëtimi i përjetësisëOsman Nuri Topbash

Udhëzimi i Kuranit Fisnik dhe gjendja e njeriut

Duran Ekizer

Teubeja - Istigfari një ripërtëritje e ndërgjegjes

Dr. Husein Rizai

"Fjalët e kota" në KuranDoç. dr. Kerim Bulladë

Mëshira e Muhamedit (a.s.) për krijesat e ZotitNaim Drijaj

Islami është çlirimi i zemrave

M. Ali Eshmeli

Page 5: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

Ali Riza Temel

5

të cilat themi “Mos i bëni!”, po i bëjmë vetë. Ndër-sa gjërat për të cilat themi “Bëjini!”, nuk i bëjmë as vetë.

Allahu i Madhëruar, në Kuranin Fisnik, ka ur-dhëruar:

“Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bë-heni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju...” (Bekare, 143)

Pra, këtu bëhet fjalë për udhëzimin e Profetit (a.s.). Dhe nën udhëzimin e tij edhe ne të jemi udhëzues për të gjithë njerëzimin.

Me pak fjalë, ne e kemi humbur cilësinë e udhë-zimit...

Më pas kemi humbur cilësinë e të qenit dëshmi-tarë. Në një hadith fisnik tregohet se kur Profeti ynë (a.s.), ndodhej në Medine-i Muneuere, kishte kaluar një xhenaze, që sahabët e kujtuan me fjalë të mira. Ndërsa Rasulullahu (a.s.), tha: “Uexhebet/u vend-os”. Më pas kaloi edhe një xhenaze tjetër, për të cilën sahabët folën keq. Por edhe kësaj here Profeti (a.s.),

Çfarë humbëmsi umet?Kemi humbur forcën, cilësinë dhe të qenit dësh-

mitarë e shembull.

Një njeriu të urtë i thanë: “I nderuar, lutuni për umetin e Muhamedit (a.s.), që të shpëtojë.” Ndër-sa ai u përgjigj: “Më tregoni umetin e Muhamedit (a.s.), që t’ju them se ata kanë shpëtuar.” Sigurisht që kjo mund të duket pak e ekzagjeruar, por për fat të keq duket sikur ne e kemi humbur cilësinë që përshkruhet në Kuranin Fisnik: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin...” (Ali Imran, 110)

Ky umet, në fillim ka qenë umeti më i mirë. Ata ndryshuan botën, por sot këto cilësi kanë humbur. Ndërkohë që më parë urdhëronim, tashmë marrim urdhra...

Ky umet ka detyrën që i ka ngarkuar Allahu: “Të urdhërojë për vepra të mira, e të ndalojë nga të këqijat”1. Mirëpo ne si umet, gabimet të cilat duhet t’i korrigjojmë, kemi filluar t’i bëjmë vetë. Gjërat për

1. shih. Al-i Imran, 110.

Page 6: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

6

tha “Uexhebet/u vendos”. Sahabët e pyetën: “O Ra-sulullah, ti për të dyja xhenazet the uexhebet/u vendos. Çfarë u vendos?”

Profeti (a.s.), u përgjigj:

“Xhenazen e parë e kujtuat për mirë, prandaj u vendos që ai të ishte banor i Xhenetit. Ndërsa xhe-nazen e dytë e kujtuat për keq, prandaj u vendos që ai të ishte banor i Xhehenemit. Ju jeni dëshmitarët e Allahut në tokë. Ndërsa melekët, janë dëshmitarët e Allahut në qiell.”

Në fushën e jurisprudencës islame (Fikhut), për të qenë dëshmitar, duhet të zotërosh disa cilësi, sepse jo të gjithëve mund t’u pranohet dëshmia. Nisur nga kjo, mund të themi se cilësia e “dëshmisë” së këtij umeti, ka marrë plagë të rënda. Prandaj është e domosdoshme që kjo cilësi të rifitohet...

Ne kemi humbur cilësiNë si umeT

Profeti (a.s.), ndërtoi një umet të civilizuar dhe shembullor prej beduinëve të paditur të shkretëtirës. Ky umet shembullor u formua nën udhëheqjen e Profetit (a.s.), në shkollën e Kuranit Fisnik. Dhe në sajë të kësaj shkolle, ata fituan kualitet.

Në një hadith tjetër që shënohet nga Ebu Daudi, Profeti ynë (a.s.), ka thënë: “Do të vijë një kohë, kur umetet e tjera do të vërsulen mbi ju për t’ju grabitur, si njerëzit e uritur drejt sofrës.” Për këtë arsye, sahabët pyetën: “O Rasulullah! A do të jemi pak atëherë?” Ndërsa Profeti (a.s.), përgjigjet: “Jo nuk do të jeni pak. Përkundrazi do të jeni shumë. Mirëpo do të jeni (pa cilësi) ashtu si materialet që vë përpara vërshimi i ujërave. Allahu do t’ua heqë frikën armiqve prej jush dhe nuk do të keni asnjë vlerë tek ata.”

Njëherë e një kohë ishim shumë të fuqishëm. Po tani pse jemi dobësuar?

Humbëm dijetarët dHe prijësitKemi humbur dijetarët dhe ekipin e prijësve, të cilët kanë qenë përgjegjës ta jetonin dhe rregullonin

Islamin sipas të gjitha kohërave. Ne po paguajmë çmimin e ngushtësimit në kohë, vend dhe temë të Islamit, që është edhe feja e të gjitha kohërave, të gjithë njerëzve, të gjitha vendeve dhe të gjitha kushteve. Pra, edhe shpëtimi ynë, mund të bëhet i mundur vetëm nëse bëhet një hapje, qoftë edhe në një kohë afatgjatë.

Nëse problemi do të ishte tek vlerat islame, edhe atëherë do të ishim të dobët. Nëse prej beduinëve u formua një shoqëri e civilizuar që i dha drejtim botës dhe nëse kjo është bërë në sajë të Islamit dhe Kuranit, atëherë kjo mund të ndodhë gjithmonë.

Një çështje tjetër është se kur humbën vlerat që e bëjnë umetin umet, në plan të parë dolën medh’hebet, racat, xhematet apo grupet e ndry-shme. Në një ajet fisnik, urdhërohet:

“Ata, që fenë e vet e kanë përçarë dhe janë ndarë në grupe, e ku çdo grup është i kënaqur me atë që ka.” (Rum, 32)

Umet, nënkupton një bllok besimi. Pra, a nuk është një bashkësi ajo që formojnë një grup njerëzish që besojnë në të njëjtin Zot, në të njëjtin Profet dhe drejtohen nga e njëjta kibël? Për fat të keq, ne e kemi humbur këtë koncept thelbësor. Dhe për rrjedhojë, në plan të parë kanë dalë, ose medh’hebi, ose raca. A nuk është umeti një çadër që përfshin të gjithë besimtarët? Mirëpo, në vend që ne të mbanim në plan të parë vetëdijen e umetit, ne nxorëm në plan të parë identitetin e grupit apo xhematit tonë. Për fat të keq, ne kemi dalë prej asaj çadre të madhe. Prandaj edhe jemi bërë copa-copa. Në namaz, drej-tohemi nga e njëjta kibël, por në fakt, jemi larguar jashtëzakonisht shumë prej qëllimi kryesor të të qeni një umet. Për rrjedhojë, sot po përjetojmë pasojat e dobësive tona.

Largimi ynë prej këtyre qëllimeve kryesore, ka ndodhur për shkak të dobësive tona. Dobësitë tona të brendshme, janë bashkuar me dobësitë e jashtme, gjë e cila ka nxjerrë në pah problemin e cilësisë. Me humbjen e cilësisë, u prish edhe bota jonë. Popull-sia jonë u shtua, por rëndësia jonë u pakësua. Në të gjithë botën ka rreth një miliard e gjashtëqind milionë myslimanë, por ashtu siç cilësohemi edhe

Page 7: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

7

në hadithin e Profetit (a.s.), jemi si materialet që vë përpara vërshimi i ujit. Pozita jonë për t’i dhënë drejtim botës, për ta prirë dhe për ta urdhëruar atë, ka humbur. Komplekset përballë perëndimit, sollën shumë dobësi. Ndodhi ikja nga vetvetja dhe për-çmimi i vlerave vetjake.

Ne kemi humbur shumë si umet dhe gjendja e sotme e umetit, buron prej këtyre humbjeve. Allahu i Madhëruar, në Kuranin Fisnik jep përshkrimin e dy lloj brezave, duke dhënë një mesazh edhe për ditët e sotme. Në ajetin 58 të sures Merjem, përmenden emrat e shumë profetëve, duke folur për sexhdet, duatë dhe adhurimet e tyre:

“...Kur iu lexoheshin vargjet e të Gjithëmëshir-shmit, binin duke bërë sexhde dhe qanin.”

Në këtë ajet të tërheq vëmendjen përshkrimi i sexhdeve të tyre me ndjeshmëri dhe të zbukuruara e kurorëzuara me lot. Mirëpo, menjëherë më pas, në ajetin 59 duket sikur jepet përshkrimi i umetit në ditët e sotme dhe gjendja në të cilën ndodhemi: “Pas atyre erdhën brezni, që e humbën namazin dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dë-nimin e madh!..”

Ata e humbën namazin, humbën vetëdijen e namazit. Në disa përkthime të këtij ajeti, përdoret edhe shprehja “e braktisën”. Por ka edhe prej atyre dijetarëve që humbjen e namazit e kanë kuptuar si braktisje të tij. Pra, e zbrazën brendësinë e namazit, nuk i dhanë rëndësi dhe e humbën ndjeshmërinë e tij.

Por çfarë ndodhi kur e humbën ndjeshmërinë e namazit? Në ajetin fisnik, bëhet me të vërtetë një cilësim i mrekullueshëm. Ky cilësim, është shumë i rëndësishëm në aspektin e përshkrimit të gjendjes në të cilën ndodhet sot umeti i Muhamedit (a.s.). Çfarë ndodh kur pas ndjeshmërisë së namazit hu-mbet edhe ndjeshmërinë ndaj Kuranit, shpalljes që e lexojmë në namaz? Cili është përfundimi i kësaj? Në ajetin fisnik, urdhërohet se ata që e braktisin namazin, e humbasin vetëdijen e namazit dhe vra-

pojnë pas gjynaheve, dëshirave dhe kënaqësive të ndaluara të kësaj bote, do të dënohen ashpër. Pra, do të hidhen përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit dhe po ashtu, edhe në këtë botë do të kenë strese dhe vështirësi të mëdha.

Le të përpiqemi ta përmbledhim këtë çështje me anë të një hadithi që e trajton këtë temë:

Profeti (a.s.), thotë: “Në lidhje me umetin tim fri-kësohem për dy gjëra, lënien e namazit dhe leximit të Kuranit kur të emigrojnë në vende të pasura.”

Ky është një hadith, i cili mund të kuptohet si shpjegimi i ajetit fisnik. Nëse një besimtar e shkë-put apo e humbet lidhjen me namazin, i cili është edhe lidhja e vazhdueshme dhe e pandërprerë me Allahun, u hap rrugën të gjitha fatkeqësive që do të vijnë pas kësaj. Pesë kohët e namazit, janë një adhurim që na lidh me Zotin tonë në mënyrë të pandërprerë. Kush e humb këtë lidhje, ka humbur lidhjen me Zotin e tij, Kuranin dhe Islamin. Atij i humb ndjeshmëria dhe del i zbuluar përballë çdo rreziku. Për fat të keq, në fillim ne kemi humbur namazin dhe ndjeshmërinë ndaj tij. Kemi humbur ndjeshmërinë ndaj Kuranit dhe i kemi çrregulluar marrëdhëniet me Zotin tonë, duke i çrregulluar ma-rrëdhëniet me parimet e fesë sonë. Ne kemi humbur parimet e Islamit në jetën tonë dhe na kanë rrethuar gjynahet dhe dëshirat e ulëta të egos. Në këtë gjend-je jemi ne umeti i Muhamedit (a.s.). Allahu na e bëftë të mundur të shpëtojmë sa më shpejt nga kjo gjendje. Lidhur me zgjidhjen e këtij problemi, Allahu i Madhëruar urdhëron:

“Allahu u ka premtuar falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh atyre që besojnë dhe bëjnë vep-ra të mira.” (Maide, 9)

Pra, nëse ne pendohemi tek Allahu, e forcojmë besimin tonë, e falim rregullisht namazin dhe vazh-dojmë të bëjmë vepra të mira, Allahu i Madhëruar do të na ndihmojë, do të na e forcojë bashkimin dhe vëllazërinë tonë dhe do t’i falë përsëri umetit të Muhamedit (a.s.), fitore dhe suksese.

Kemi humbur ndjeshmërinë e namazit dhe Kuranit

Page 8: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

8

fesë dhe i Islamit, është më i drejti. Për rrjedhojë, ata mbrojnë idenë se të tjerët duhet të eliminohen. Këtë botëkuptim kanë ata. Ky është edhe problemi themelor.

Në fakt, të gjitha fetë kanë mënyrat e ndryshme të leximit dhe të botëkuptimit të tyre. Fenomeni i medh’hebeve, grupeve, xhemateve etj., nuk është diçka e veçantë vetëm për fenë tonë. Këtë e gjen në çdo fe. Nuk ka asnjë fe në botë, e cila përbëhet vetëm nga një medh’heb, një grup apo nga një xhe-mat. Këto ndryshime duhen parë si të natyrshme. Unë mendoj se mënyra e mendimit është edhe pika thelbësore që duhet ndryshuar. Për sa kohë që ne nuk e shohim si të natyrshëm këtë fenomen, do të vazhdojmë të luftojmë dhe të vrasim njëri-tjetrin.

Së dyti, ne jemi brenda një zjarri që buron nga jashtë nesh, por që më në fund na është ngjitur edhe neve. Ekziston një zonë që njihet si Lindja e Mesme. Myslimanët që jetojnë në këtë zonë, përbëjnë 20% të myslimanëve në të gjithë botën. Mirëpo, të gjitha ngjarjet ndodhin aty ose në vendet përreth Lindjes së Mesme. Ne gjendemi në mes të lojës që luhet në Lindjen e Mesme nga fuqi ndërkombëtare. Në fakt, kjo nuk është një pikë të cilën po e evidentoj për ta hedhur fajin në një vend tjetër. Shkaktarët dhe zba-tuesit e këtyre ngjarjeve janë të tjerët, por për shkak se ne e kemi humbur botëkuptimin e umetit dhe për shkak se brenda vetes sonë kemi probleme që nuk përputhen me botëkuptimin e umetit, ne i blejmë shumë lehtë nxitjet dhe provokimet që na vijnë nga jashtë dhe në vend që të luftojmë me fuqitë që janë burimi i problemit, ne përplasemi me njëri-tjetrin. Dhe kjo na largon nga të qenit një umet.

Çështja themelore që duhet thënë pikësëpari, ësh-të se myslimani duhet të ketë vetëdijen dhe percepti-min e umetit. Nëse sot ka diçka që quhet bota islame -në fakt ka-, kur e përmendim gëlltitemi disa herë... Mirëpo, këtu nuk bëhet aspak fjalë për një vetëdije të botëkuptimit të umetit. Cilësia e përgjithshme e Islamit, është fakti se ai është bashkues. Mirëpo, kur shohim botën islame, vërejmë se elementi i fesë, jo vetëm që nuk është bashkues, por përdoret si një element i nxitjes së përçarjes.

Ne jemi pjesëtarët e një feje që nuk e pranon të vërë në rrezik jetët e jomyslimanëve apo të mohues-ve të fesë dhe të hakmerret pa arsye ndaj tyre. Jeta e profetit tonë (a.s.), është e mbushur me shembuj të mos cenimit të jetës së askujt pa pasur ndonjë gjendje lufte... Pra, bëhet fjalë për një Profet të dhembshur dhe mëshirues, një fe të dhembshurisë dhe mëshirës. Mirëpo, e shihni botën islame... s’ka asnjë ditë xhumaje ku të mos shpërthejë bomba në ndonjë xhami. Dikush guxon t’i marrë jetën një numri të madh të myslimanëve përfshi edhe vetes së tij në një sulm vetëvrasës. Ai mund ta tërheqë lehtësisht siguresën e bombës duke i shkatërruar edhe xhamitë historike, të cilat konsiderohen qe-ndra të rëndësishme islame dhe duke i marrë jetën xhematit, të cilët vijnë në këto xhami dhe nuk ia kanë idenë se çfarë do të ndodhë.

Tani, nëse e shohim nga ky këndvështrim, mund të themi se kjo fe e cila duhet të jetë bashkuese, për fat të keq, shndërrohet në një element përçarës nga vetë ne myslimanët.

Mirëpo, cili është problemi themelor? E para, ësh-të se të gjithë pretendojnë se botëkuptimit i tyre i

Kemi humbur botëkuptimin e umetit

Page 9: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

Ajetet fisnike, që na njoftojnë për rëndësinë e dhikrit (përmendjes së Allahut):

“Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” (Bekare, 152)

“...Përmende shumë Zotin tënd dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes.” (Ali Imran, 41)

“...Ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë...” (Ali Imran, 191)

“Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë – jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!” (A’raf, 205)

“O besimtarë, kur të nde-sheni me ndonjë forcë armi-ke, qëndroni të patundur dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni.” (Enfal, 45)

“Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Alla-hu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Alla-hut!” (Ra’d, 28)

“...Fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe!..” (Ankebut, 45)

“O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!” (Ah-zab, 41-42)

“O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.” (Munafikun, 9)

“Prandaj, përmende emrin e Zotit tënd dhe për-kushtoju krejtësisht Atij!” (Muzzemmil, 8)

“I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!” (A’la, 14-15)

Hadithet kudsi:“O biri Ademit! Më përmend me gjuhë, që Unë

të të përmend me kënaqësinë Time.”

“Më përmend në zemrën tënde, që Unë të të për-mend në takimin Tim. Më përmend me përulje, që Unë të të përmend duke të ngritur.”

“O biri Ademit! Me përmendjen Time, do të arrish mirësi të shumta, do të gëzohesh me Mua dhe do të rehatohet shpirti.”

“O biri Ademit! Kush më do dhe më kërkon, më gjen. Kush më gjen, më shërben Mua. Kush më shër-ben, më përmend Mua. Dhe kush më përmend Mua, unë e përmend atë dhe bëhem i dashuri i tij.”

Profeti ynë (a.s.), ka thënë:“Kush e do përmendjen e Allahut, edhe Allahu e do atë.”

“Shejtani largohet prej zemrës së atij që përmend Allahun dhe hyn në zemrën e atij që nuk e përmend.”

“Nuk ka asnjë adhurim më të madh se përmendja e Alla-hut.”“Kush e fal namazin e saha-

but me xhemat, bën dhikër de-risa të lindë dielli dhe më pas fal

dy rekat namaz, ai shpërblehet me sevapin e një haxhi.”

“Kush përmend Allahun midis indiferen-tëve, është si ai që lufton me heroizëm midis atyre që ikin nga lufta.”

Një ndodhi mësimdhënëse:Një ditë, Ebu Hurejre (r.a.), hyri në treg dhe

tha:“Juve po ju shoh këtu! Por trashëgimia e Profetit

po ndahet në xhami.” Për këtë arsye, populli e la punën në treg dhe vrapoi për në xhami. Mirëpo, kur njerëzit nuk panë gjë aty, i thanë Ebu Hurejres (r.a.):

“Ne nuk pamë të ndahet asgjë në xhami.” Ndërsa Ebu Hurejre (r.a.), u tha:

“Çfarë patë?” “Pamë vetëm një grup që po përmendte Alla-

hun!”Ebu Hurejre (r.a.), vazhdoi:“Ja pra, ajo është trashëgimia e Profetit!”

Dhikri në ajete dhe hadithe

etika

9

Sadik Dana

Page 10: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

Kurani Fisnik e shpreh me një metodë mjaft të shkëlqyer dhe gjuhë të prerë se ai vetë është udhë-rrëfyes në udhëzim për njerëzimin: “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira...” (Isra, 9) “Elif Lâm Ra. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë...” (Ibrahim, 1-2) Edhe në ajetet e tjera të ngjashme me këto, me fjalën “errësira” është synuar shirku dhe kufri. Ndërsa me fjalën “dritë” është synuar siratu’l-mustekim / rruga e drejtë, domethënë, rruga e vetme që Allahu Teala ia ka zbritur njerëzimit, Islami.

Përsëri Kurani Fisnik, i cili na tregon se stili i jetës dhe forma e të lexuarit që ka vendosur Islami, i cili në disa ajete përsëri shprehet në formën “siratu’l-mustekim”, me të njëjtën shprehje të bukur na njofton se Islami është përngjarë edhe me një rrugë. Sepse kup-timi leksikor i fjalës “sirat” është “rrugë e gjerë”. Islami, në ajetin/lutjen: “Na udhëzo në rrugën e drejtë!” - të cilën e themi disa herë në ditë dhe për të cilën i lutemi e i përgjërohemi Zotit (xh.xh.), që të na udhëzojë, i është përngjarë “rrugës”. Për këtë arsye, nuk është për-mendur vetë Islami, por është përmendur fjala “sirat” që është gjëja me të cilin është përngjarë Islami. Në këtë mënyrë, gjerësia dhe përfshirja e gjithanshme që gjenden në këtë fjalë, pra, theksimi i këtyre cilësive të Islamit, janë bërë në një formë letrare. Nëse kalojmë përtej këtyre shpjegimeve gjuhësore dhe përpiqemi për

ta kuptuar këtë ajet, mund të nxjerrim këtë të vërtetë nën dritën e të dhënave që u shprehën pak më parë: Islami është një sistem hyjnor që mund të flasë në çdo fushë të jetës, që mund të vendosë një metodë dhe mënyrë jetese në të gjitha fushat që kanë lidhjen me njeriun dhe që i përfshin të gjitha kohërat e vendet. Në këtë sistem gjendet edhe ana materiale, edhe ana shpirtërore. Ndërmjet këtyre të dyjave nuk ka ndonjë ndarje, përkundrazi, ka një përshkrim të ekzistencës që mund të njihet dhe perceptohet me udhëzimin e Zotit të Madhëruar, i Cili është krijuesi i materiales dhe shpirtërores. Kuptimi leksikor i fjalës “mustekim” që përdoret pranë fjalës “sirat” në këtë ajet, është i – e drejtë. Kjo fjalë është mbiemri i fjalës “sirat”. Sepse çdo rrugë nuk është e drejtë. Për këtë arsye, ka vetëm një rrugë të drejtë. Përdorimi i fjalës “mustekim”, shpreh se kjo rrugë gjithmonë është e drejtë dhe se absolutisht nuk ka devijime në të. Domethënë, kjo është rruga e vetme që të shpie te synimi.

Kurani Fisnik shprehet se të gjitha rrugët përveç “siratu’l-mustekimit” nuk të shpien te udhëzimi, sepse, shkenca e historisë na ka treguar se, të gjitha llojet e sistemeve të tjera që njeriu i ka formuar duke e lënë në plan të dytë Allahun Teala, e kanë zvarritur njerëzimin drejt shkatërrimeve. E vërteta e hidhur në planin e pasmë të këtij realiteti lidhet me faktin se njerëzimi e ka bërë veten zot. Pastaj ka nxjerrë idhujt dhe lidhja e tyre me to është bërë një sistem besimi. Nuk është

etika

10

Duran Ekizer

Page 11: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

kupuar njeriun me gjëra të pavlera. Veçanërisht rinia (duke i përjashtuar ata që i përdorin në punë të do-bishme), për shkak të disa rrjeteve sociale e çon dëm kohën në një botë virtuale. Për këtë arsye, ka thurur një mur të madh ndërmjet vetes dhe Krijuesit që ia ka falë kohën. Madje, edhe në muajin e Ramazanit tashmë po përjetohen shumë devijime në emër të dukjes dhe brendësia e vlerave që e bëjnë njeriun njeri po zbrazet nga dita në ditë. Përshpirtja e ka humbur vlerën dhe dukja ka dalë në plan të parë. Edhe te klasat fetare, opinionet në kundërshtim me Islamin pothuajse kanë fituar një rëndësi si ajo e besimit.

Fëmijët tanë nëpër shkolla, pra, në periudhën e jetës së tyre më produktive dhe kritike, po për-piqen me mish e me thua për të mësuar sa më shumë, në mënyrë që të kenë një pozitë më të kënaq-shme nga aspekti material në jetën e tyre të ardhshme. Brezat që po gjenden në këtë garë po shkojnë nga një provim në tjetrin dhe si rezultat i kësaj po i konsiderojnë shokët si rivalë të tyre. Kjo gjend-je mund të tolerohet deri në një pikë. Por sidoqoftë, në këtë çështje duhet të përdoren këto shprehje: “O nëna dhe baballarë myslima-në! A i japim rëndësi zhvillimit të përshpirtjes së fëmijëve tanë siç i japim rëndësi zhvillimit të tyre në shkencat pozitive? A e shfaqim të njëjtin interesim ndaj fëmijëve tanë, në mënyrë që ata të fitojnë vetëdijen e namazit siç e shfaqim

për pikët që do të marrin në filan pro-vim? Po të kishim në dorë një mjet që mat

përshpirtjen, vallë, sa pikë do të merrnim ne në fillim dhe pastaj fëmijët tanë?

Si do të jetë përgjigja jonë kur Alla-hu Teala të na marrë në llogari për

sa i përket çështjes së detyrës si prindër? Për shembull, sa pikë mund të marrin fëmijët tanë në

mësimet si drejtësia, ndershmë-ria, altruizmi, lëmosha, dhikri, marrja

e vetes në llogari etj.?

Këtë të vërtetë nuk duhet ta harrojmë asnjëherë: E vërteta është një dhe poseduesi i kësaj të vërtetë është Allahu Teala, i Cili e ka quajtur veten el-Hakk. Islami, të cilin e ka zbritur Ai dhe i cili është tërësia e urdhrave hyjnorë që është shpjeguar në Sunetin e të Dërguarit të Tij, është rruga e vetme e shpëtimit për ne. Asnjëherë nuk është e mjaftueshme që të kemi emër mysliman. Islami kërkon prej nesh që ta sistemoj-më jetën tonë sipas rregullave që ka vendosur Allahu Teala. Jeta jonë është besimi ynë. Besimi ynë është shpëtimi ynë. Allahu (xh.xh.), na dhëntë të gjithëve vetëdijen e besimit! Amin!..

mjaftuar me kaq, por është përpjekur për t’ua im-ponuar të gjithëve pranimin e atyre idhujve. Për këtë arsye, Allahu Teala thotë duke i kundërshtuar të gjitha këto: “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij...” (En’am, 153)

Historia e njerëzimit mund të themi se është historia e lidhjes së njeriut me Zotin e tij dhe historia që tregon të vërtetën nëse njeriu e ka mbajtur apo jo këtë lidhje me Atë. Kjo e vërtetë, pra, lufta ndërmjet të vërtetës dhe të pavërtetës, gjithmonë ka qenë e pranishme në historinë e njerëzimit. Pra, udhëtarët e rrugës së drejtë janë ata që e përkujtojnë Allahun Teala në çdo fushë të jetës së tyre dhe që e sistemojnë materialen e shpirtëroren sipas fesë që ka sje-llë Ai. Ndërsa pasuesit e rrugës së humbur janë ata që zgjedhin një rrugë në kundërshtim me këta të parët dhe që nxjerrin një sistem jete sipas epsheve dhe dëshirave të tyre duke e refuzuar Allahun Teala. Kjo luftë e cila ka filluar që nga njeriu i parë dhe ka arri-tur deri në ditët e sotme, në çdo periudhë është shfaqur në kushte dhe rrethana të ndryshme. She-mbujt për këtë janë shprehur në shumë ajete të Kuranit Fisnik. Për shembull, këtë e dëshmojmë edhe në luftën ndërmjet Ademit (a.s.) dhe shejtanit, sepse shejtani doli kundër urdhrit të Allahut Teala. Pastaj e vuri veten e tij në qe-ndër, e harroi Krijuesin e tij, hyri në një kauzë epërsie dhe shfaqi injorancën për të nxjerrë veten në pah: “Ai u përgjigj: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta”. (A’raf, 12) Sipas tij, kjo ishte diçka e drejtë dhe ai i besoi asaj që pandehte se ishte e drejtë. Ai e formoi këtë besim dhe si rezultat e kundërshtoi urdhrin e Krijuesit të tij. Për këtë arsye, zbriti në gradën e një krijese të mallkuar dhe u nxor nga mëshira hyjnore.

Pas kësaj shohim Nuhun (a.s.). Lufta që bëri Nuhu (a.s.), i vetëm me njerëzit e prishur që e kishin vënë shirkun në bazën e sistemit të jetës së tyre. Kjo luftë përmendet shpesh në Kuranin Fisnik dhe prej saj na jepen shembuj, në mënyrë që të udhëzohemi.

Ndërsa në ditët e sotme po shikojmë shfaqjen e ndryshme të të njëjtit realitet. Bota sot, në sajë të teknologjisë së komunikimit, është bërë si një fshat i vogël. Ndërsa faktorët që e formojnë jetën dhe e caktojnë rendin tonë të ditës, për fat të keq, janë në kundërshtim me Islamin. Sot, në dorën e të gjithëve, gjenden telefona që e kanë kaluar të qenët mjet ko-munikimi dhe janë bërë droga moderne duke e preo-

Islami është një sistem hyjnor që mund të flasë në çdo fushë të jetës, që mund të vendosë një metodë dhe mënyrë jetese në të gjitha fushat që kanë lidhjen me njeriun dhe që i përfshin të gjitha kohërat e vendet. Në

këtë sistem gjendet edhe ana materiale, edhe ana

shpirtërore.

etika

11

Page 12: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

“I druhen Zotit të tyre, që ka pushtet mbi ta dhe bëjnë atë që u urdhërohet.” (Nahl, 50)

Një prej niveleve më të rëndësishme të udhë-timit shpirtëror është edhe frika. Frika është nga gjendjet më të vyera dhe të dobishme për zemrën. Ajetet kuranore që lëvdojnë dhe nxisin besimta-rët të përfshihen nga kjo gjendje janë të shumtë. “Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!” (Ali Imran, 175) “Mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje!” (Maide, 44) Nga ajetet kuptojmë që frika ndaj Allahut është urdhëresë hyjnore dhe obligim për besimtarët si të gjitha obligimet e tjera. Allahu flet me superlativa për njerëzit që i frikësohen Atij. “Me të vërtetë, ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre, që besojnë në shpalljet e Zotit të tyre, që nuk i shoqërojnë asgjë (në adhurim) Zotit të tyre dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre, ata nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe për këto punë janë të parët.” (Muminun, 57-61) Kur Aishja (r.a.), e pyeti Profetin (a.s.), për grupin në ajetin: “Kur japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë.”, nëse bëhej fjalë për personat që kanë bërë imoralitet, kanë pirë alkool dhe kanë kryer vjedhje, pastaj i janë frikësuar Allahut për atë që kanë bërë? Profeti (a.s.), tha: “Jo, Ata janë persona që agjërojnë, falin namazin, japin sadaka dhe frikësohen se nuk u pranohen tek Allahu.” Kurse Hasan Basriu thotë: “Betohem se janë ata që i binden Allahut dhe për-piqen sa munden në përkushtim ndaj Tij dhe përsëri frikësohen se nuk pranohen nga Allahu.” Besimtari mbledh në një njësi veprën e mirë dhe frikën, kurse hipokriti të keqen dhe sigurinë. Frika e zakonshme, e cila në gjuhën arabe shprehet me fjalën “Hauf” për të gjithë besimtarët, kurse frika e shprehur me fjalën “Hashje”, është më e veçantë dhe veçori e

dijetarëve dhe atyre që njohin Allahun. Kjo fjalë në Kuran është shoqëruar me diturinë si në ajetin: “Allahut i frikësohen vetëm dijetarët” (Fatir, 28), pra nga ajeti kuptojmë që frika e shprehur me fja-lën “Hashjet” është veçori vetëm e atyre që njohin Allahun. Kurse Profeti (a.s.), thotë: “Unë i druhem dhe frikësohem Allahut më shumë se çdo njëri prej jush.” “Huaf” është lëvizje, kurse “Hashjet” është qetësi. Një person përballë armikut apo rrezikut ndodhet në dy gjendje

1. Lëvizje dhe reagim për t’u larguar nga rreziku, kjo përbën frikën në kuptimin e përgjithshëm.

2. Gjendja e dytë është qëndrimi dhe vendosja në një vend ku nuk arrin rreziku, kjo përbën frikën në kuptimin e veçantë.

Të dyja këto janë në raport të drejtë me diturinë dhe frikën e Allahut. Personi që përjeton frikën “Huaf” strehohet duke u larguar, kurse personi që përjeton frikën “Hashjet” strehohet duke u kapur pas diturisë.

Ndërsa frika ka lidhje me veprimet, dashuria ka lidhje me qenien dhe cilësitë. Prandaj besimtarëve, kur të hyjnë në Xhenet do t’u shtohet besimi, por nuk do të kenë frikë. Për rrjedhojë, gjendja e da-shurisë është më e lartë se gjendja e frikës. Frika e dëshiruar është frika që vendos një pengesë midis personit dhe të ndaluarës. Nëse frika e kalon këtë kufi, ajo shndërrohet në pesimizëm dhe për pasojë, e papëlqyeshme.

Zemra e udhëtarit drejt Zotit është si zogu, ku dashuria është koka, frika dhe shpresa krahët e tij. Kur të tria këto janë në rregull dhe harmoni zogu fluturon. Kur nuk është koka zogu vdes, kurse kur i dëmtohen krahët bëhet objekt i gjuetisë. Prandaj udhëtari drejt Allahut duhet të përpiqet ta ruajë mirë raportin midis këtyre tre komponentëve.

Frika

etika

12

Page 13: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e pu-nës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës dhe i cili njihet edhe si “sindroma e së hënës”, është një prej problemeve më të mëdha në perëndim në lidhje me sektorin e punës. Dita që fillon me armiqësi në të hënën dhe me sy që nuk dinë të hapen, vazhdon me stres e vështirësi. Pesimizmi që ndjehet gjatë gjithë ditës së hënë dhe të martë, lehtësohet disi me veprimtaritë që bëhen në fundjavë. E mërkura kalon pak më lehtë. Sidoqoftë, ka kaluar gjysma e javës dhe në mendje kanë filluar të vijnë vërdallë planet për fundjavë. E enjtja kalon duke menduar se çfarë do bëhet në fundjavë. Ndërsa ditën e prem-te është pothuajse e pamundur të përqendrohesh për shkak të mendimeve në lidhje me planet për fundjavë. Gjithsesi, fundjava vjen dhe përpiqesh ta shijosh minutë për minutë me shpresën që të mos mbarojë kurrë. Pas saj vjen përsëri e hëna, përsëri puna, përsëri stresi...

Në vitet e kaluara, një gazetë kishte zhvilluar disa reportazhe me shumë shkrimtarë të famshëm për të mësuar se ku dhe kur do t’i bënin pushimet. Por vetëm një shkrimtar dha përgjigje ndryshe nga të tjerët. Ai tha kështu:

“Vendi im për pushime është në krye të daktilo-grafit tim, ndërsa koha është çdo ditë që bëj punën time. Unë e dashuroj punën time, prandaj për sa kohë që punoj, e konsideroj se jam me pushime.”

Kur i lexova këto fjalë, më erdhi në mëndje thënia e Konfucit:

“Bëni punën që dashuroni, që të mos punoni!”

Nëse nuk dëshironi të vuani prej sindromës së të hënës, nëse e konsideroni të padurueshme të jetoni çdo ditë minutë për minutë si në torturë deri në fund të javës dhe, nëse e keni të vështirë ta filloni javën me fytyrë të vrenjtur dhe pa dëshirë, mund të bëni vetëm një gjë: Të bëni punën që dashuroni!

Puna që bëni tani, mund të mos jetë ajo që da-shuroni. Nëse keni aftësi dhe mundësi, ndërrojeni punën dhe filloni të bëni punën që dashuroni. Nëse nuk keni mundësi, atëherë përpiquni ta dashuroni dhe të ndjeni kënaqësi prej punës që bëni. Mendoni për njerëzit të cilët kanë dobi prej prodhimit ose prej shërbimit tuaj. Përpiquni të imagjinoni fytyrat e njerëzve të cilëve u lehtësohet puna, gëzohen dhe buzëqeshin në sajë të punës suaj. Mendoni se sikur të mos jeni ju, nuk do të jetë as ajo punë, ose të paktën nuk do të bëhet aq mirë sa e bëni ju. Nuk them të ngarkoni mbi supe të gjithë peshën e vendit të punës. Por them që çfarëdo pune të bëni, nëse e bëni me gjithë zemrën dhe dashurinë tuaj, do të bëheni njeriu që e bën më mirë atë punë. Edhe nëse dy bukë kanë të njëjtat përbërje, përgatitje dhe pjekje, ajo që bëhet me dashuri, do të dallohet me-njëherë. Në të njëjtën mënyrë dallohet edhe cilësia e çdo pune që bëhet me dashuri. Në këtë mënyrë, edhe njerëzit që përfitojnë prej prodhimit apo prej shërbimit tuaj bëhen të lumtur, edhe ju do të pu-shoni, duke e bërë punën tuaj me dashuri.

Tashmë hiqni dorë prej lodhjes duke punuar dhe pushoni duke punuar!..

Mos punoni! pushoni!

etika

13

Idris Arpat

Page 14: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

e tyre, duke këmbëngulur me mendjemadhësi (në mosbesim).” (Nuh, 7)

I njëjtë ishte edhe qëndrimi i idhujtarëve të Mekës në lidhje me Kuranin. Ata thoshin:

“...Mos e dëgjoni këtë Kuran! Flisni e qeshni me zë të lartë, që të ndërpritni leximin e tij!” (Fussilet, 26)

Kur atyre u lexoheshin ajetet e Allahut si paralajmë-rim, ata thoshin, “Koha për këtë është tani!?”, “Çfarë themi ne, çfarë thua ti!?”. Madje, duke shtrembëruar fytyrën bënin shenja me njëri-tjetrin me sy e me ve-tulla në formë talljeje ndaj atij që i paralajmëronte. Ndërsa disa të tjerë, i dëgjojnë ajetet e Allahut, por nuk veprojnë ashtu siç kërkohet. Ata që bëjnë pjesë në këtë kategori janë të shumtë. Allahu i Madhëruar, si shembull tipik të kësaj kategorie, na jep një grup prej hebrenjve:

“Kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin e Turit, thamë: «Merreni seriozisht atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni!» Ju thatë: «Ne dëgjuam, por nuk bindemi!»...” (Bekare, 93)

Komentuesit e Kuranit, lidhur me këtë ajet kanë thënë: “Mbase ata nuk kanë thënë «dëgjuam, por nuk bindemi!» përballë profetëve të tyre. Mirëpo, pasi

Qëndrimet e njerëzve kundrejt ftesës dhe mesa-zheve të Allahut kanë qenë të ndryshme gjatë gjithë historisë. Zoti ynë, i Cili është Rahman dhe Rahim, i fton robërit e Tij vazhdimisht drejt “Daru’s-Selamit / vendit të paqes dhe lumturisë”, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër. Megjithatë, njeriu që ka idhujtarizuar dëshirën e egos së vet, shpeshherë është treguar indiferent, pasiv, e madje në disa raste, ka reaguar ashpër ndaj kësaj ftese. Në këtë shkrim, do ta trajtojmë këtë temë në kuadër të ajeteve të Kura-nit Fisnik dhe do të përpiqemi të shpjegojmë se cili duhet të jetë qëndrimi i një besimtari. Me qëllim që në vendin ku qëndrojmë të mos rreshtohen herë mo-huesi, e herë hipokritët, si besimtarë që jemi, duhet t’i kujtojmë edhe njëherë këto paralajmërime hyjnore. Në këtë mënyrë, zemrat besimtare patjetër që do të motivohen drejt një vetllogarie serioze.

Për shkak të frikës se do t’u prishë rehatinë dhe kë-naqësinë e kësaj bote, shumë njerëz zgjedhin të jenë të shurdhër kundrejt ajeteve hyjnore. Ky qëndrim, është qëndrimi i mohuesve. Kjo sjellje e tyre tregohet kështu në Kuran prej gjuhës së Nuhut (a.s.):

“Sa herë që i thirrja për t’i falur Ti, ata vend-osnin gishtat në veshë dhe mbuloheshin me petkat

Të mos jesh i verbër e shurdh

ndaj ajeteve të Allahut

etika

14

Dr. Adem Ergyl

Page 15: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

kanë thënë «dëgjuam», ata nuk kanë vepruar në bazë të atij mesazhi që u ka ardhur dhe me anë të veprave dhe sjelljeve të tyre, kanë treguar «mosbindje». Zoti ynë i Madhëruar, dëshiron që besimtarët të mos jenë të tillë dhe i paralajmëron kështu ata:

“O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos ia ktheni shpinën, ndërkohë që e dëgjoni (të vërtetën)! Mos u bëni si ata që thonë “Dëgjojmë”, por nuk ia vënë veshin. Krijesat më të këqija para Allahut janë ato që janë shurdhe dhe memece (ndaj së vërtetës) e që nuk hanë arsye.” (Enfal, 20-22)

Mënyra e sjelljes, që kur thuhet se i ke dëgjuar ajetet e Allahut por nuk e vepron atë që kërkohet, është cilësuar si një sjellje që nuk mund të përputhet me besimin. Këtu, në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për dobësinë e mos zgjedhjes së anës së Allahut kundrejt dëshirave të egos. Një mënyrë e tillë besimi, është si të ecësh buzë një gremine të rrezikshme. Zoti ynë i Madhëruar, pret një qëndrim më të qartë prej besimtarëve. Në Kuranin Fisnik urdhërohet:

“Ndërsa përgjigjja e vetme e besimtarëve, kur thi-rren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, është: «Dëgjojmë dhe bindemi». Pikërisht këta janë të shpëtuarit.” (Nur, 51)

Një grup tjetër i njerëzve, i dëgjon ajetet e Allahut, i kupton ato që thuhen, por për shkak se nuk për-kojnë me interesat e tyre, i interpretojnë ato sipas dëshirës së tyre. Pra, në vend që ta rregullojnë veten sipas ajeteve, ata i shtrembërojnë dhe i interpretojnë ajetet sipas llogarisë së egos së tyre. Në lidhje me këtë grup, Allahu i madhëruar na jep shembull dijetarët hebrenj:

“Vërtet shpresoni ju (besimtarë) se ata (hebrenj-të) do t’ju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe, pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato?!” (Bekare, 75)

Megjithëse thonë se janë besimtarë, këta njerëz, që janë bërë adhurues të egos së tyre, arrijnë të mbaj-në një qëndrim të tillë ndaj ajeteve të Allahut. Ata shkojnë pas mendjes së tyre, ose më mirë të themi pas dëshirave të egos së tyre dhe dëshirojnë të jetojnë një besim duke “shtrembëruar Librin” e Allahut. Njerëz të tillë, me kalimin e kohës fillojnë t’i besojnë edhe vetë gënjeshtrat e veta dhe madje, fillojnë ta mbrojnë fort besimin e tyre. Njerëz të tillë që, për hir të disa interesave të thjeshta e të përkohshme të kësaj bote, e kthejnë në Xhehenem jetën e përjetshme, kanë ek-zistuar vazhdimisht midis besimtarëve.

Ka edhe një grup tjetër, të cilët megjithëse i shohin dhe i dëgjojnë mesazhet hyjnore, luajnë rolin e të shurdhrit dhe të verbrit. Ky tip njeriu tregohet qartë në këto ajete:

“Ka prej atyre që të dëgjojnë. Por, a mund të bësh ti që të dëgjojnë të shurdhrit, të cilët s’kanë as

mend?” (Junus, 42)

“Sigurisht që ti (Muhamed), nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë, as nuk mund t’i bësh të shurdhrit të dëgjojnë thirrjen tënde, kur të kthejnë shpinën! Ti nuk mundesh t’i nxjerrësh as të verbrit nga humbja e tyre! Ty të dëgjojnë vetëm ata që besojnë Shpalljet Tona dhe na nënshtrohen Ne (si myslimanë).” (Neml, 80-81)

Natyrisht që verbëria dhe shurdhëria në këtë rast, nuk është një verbëri apo një shurdhëri fizike, por verbëri dhe shurdhëri e zemrës. Ky fakt përmendet kështu në Kuranin Fisnik:

“Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (Haxhxh, 46)

Zoti ynë i Madhëruar, na bën të ditur se robërit e mirë të Tij nuk do të jenë kurrë të tillë:

“Ata, që kur paralajmërohen nga shpalljet e Zo-tit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër” (Furkan, 73)

Ja pra, këtu është e gjithë çështja: të mos bëhesh i verbër dhe i shurdhër kundrejt ajeteve hyjnore, sepse të besosh, do të thotë t’u vësh veshin mesazheve hyjnore dhe të bindesh me dorëzim të plotë për t’i vënë ato në jetë:

“Shpalljet Tona i besojnë vetëm ata të cilët, kur u përmenden, bien në sexhde, dhe të cilët e ma-dhërojnë Zotin e tyre, e lavdërojnë dhe nuk bëhen mendjemëdhenj.” (Sexhde, 15)

Pas gjithë këtyre përkujtimeve të Zotit tonë, sot të gjithë siç jemi si Umeti islam le ta lexojmë edhe një-herë me një zemër, sy dhe vesh besimtar këtë urdhër madhështor të Tij:

“O besimtarë! ... Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër!” (Maide, 2)

Vazhdimisht themi dhe pretendojmë se jemi in-dividë, xhemat, fis ose popull mysliman. Por a ësh-të rreshti i besimtarëve ky? Apo mos ndoshta është rreshti i mohuesve, idhujtarëve dhe ithtarëve të librit të cilët kanë devijua(a.s.)? A po prodhon mirësi dhe devotshmëri ndihmesa ndaj njëri-tjetrit apo gjynahe dhe armiqësi?

Shkurtimisht, a po i shërbejnë përpjekjet, mundi dhe sakrificat tona ndërtimit dhe zhvillimit të bo-tës, apo po bëhen shkak i shkatërrimit dhe prishjes së saj? Nëse në ndërgjegjen tonë gjendet ende dritë prej besimit, të gjithë duhet të dëgjojnë zërin e së vërtetës prej zemrës së vet. Sigurisht, nëse muret e paragjykimit nuk e kanë çaktivizuar ende busullën e shpirtit.

etika

15

Page 16: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

çdo fjalë të shëmtuar. Po ashtu, përdoret edhe për të shprehur gjërat që nuk duhen llogaritur. Ndërsa betimi që nuk përmban vendosmëri të prerë dhe vullnet, quhet “betim lagv”.2

Termi el-lagv, së bashku me derivatet e tij, për-doret në njëmbëdhjetë vende në Kuran. Një pjesë prej këtyre përdoret në lidhje me këtë botë, ndërsa pjesa tjetër përdoret në fjali të tjera në lidhje me botën tjetër. Përveç ajeteve që shprehin largimin e besimtarëve prej “lagv-it”, pra prej fjalëve të kota, në Kuran ka edhe ajete që shprehen se besimtarët nuk do të dëgjojnë fjalë të kota në Xhenet, sepse aty nuk do të ketë fjalë të tilla. Mohuesit, përpiqeshin të bënin zhurmë e poterë me qëllim që njerëzit të mos ndikoheshin prej elokuencës dhe koncizitetit të Kuranit. Dhe këtë e kanë shprehur në formën ur-dhërore “ilgav”, të fjalës “el-lagv”. Nëse përmendim shkurtimisht ajetet ku përdoret fjalë “el-lagv”, do të na ndihmojë ta kuptojmë edhe më mirë këtë temë.

cilësiTë e besimTarëve

Në vende të ndryshme të Kuranit tregohen cilësitë e besimtarëve që meritojnë shpëtimin. Mes këtyre cilësive theksohen ata që qëndrojnë larg fjalëve të kota, bisedave të padobishme dhe çështjeve që nuk duhet t’u interesojnë.

“Ata të cilët shmangen nga fjalët e kota.” (Mu’minun, 3)

“(Ata që), kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i shman-gen asaj, duke thënë: «Ne kemi veprat tona,

ndërsa ju keni veprat tuaja! Paqja qoftë me ju! Ne nuk duam shoqëri me

të paditurit».” (Kasas, 55)

“(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjesh-tërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kaloj-

në me dinjitet” (Furkan, 72)

Siç shihet në ajetet e mësi-

Në këtë shkrim do të flasim mbi një koncept të rëndësishëm në të cilin na tërheq vëmendjen Kurani Fisnik. Për “fjalët e kota” e të parëndësishme, prej të cilave besimtari duhet të qëndrojë larg. Në fakt, gjërat që ia marrin më së tepërmi kohën njeriut dhe që bëhen shkak i pengimit të formimit dhe zhvillimit të respektit dhe dashurisë ndërmjet njerëzve, janë fjalët boshe, bisedat, fjalosjet dhe punët pa kuptim. Para se të hyjmë në temë, është me dobi të shpje-gojmë kuptimin e fjalës arabe “lagv” që përmendet në Kuran.

El-lagv, ka kuptime të ndryshme si, të flasësh, të anulohet, të bëhet e pavlefshme, të llomotitësh, të flasësh gabim, fjalë e kotë, fjalë e padobishme që nuk ka përfitime dhe rëndësi, gjë e parëndësishme, gjy-nah, kotësi, të bësh zhurmë, të hapësh

ngatërresa etj.1

El-lagv, do të thotë, fjalë që thuhet pa u menduar dhe pa u logjikuar. Ky term përdoret edhe për

në Kuran"Fjalët e Kota"

etika

16

Doç. dr. Kerim Bulladë

Page 17: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

përme, besimtarët, përveçse shmangen prej fjalëve dhe gjërave të kota e të padobishme, ata kthejnë shpinën edhe kur dëgjojnë të thuhen fjalë të kota. Po ashtu, theksohet se ata mbajnë qëndrim edhe ndaj injorantëve që veprojnë në mënyrë të tillë. Nga ana tjetër, kur përballen me gjëra të tilla negative, ata e ruajnë dinjitetin. Sipas Kuranit, besimtari përpiqet të mos flasë asnjë fjalë të panevojshme, të padobishme, pa urtësi e të pakuptimtë. Vetëm në këtë mënyrë ai arrin të ruajë personalitetin dhe dinjitetin e vet. Ai ecën gjithmonë me parimin “Shiko veprat, jo fjalët!”. Ai ose flet mirë, ose hesht. Ai e peshon çdo fjalë që del prej gojës së tij, llogarit se ku do t’i shkojë fjala dhe mendon gjatë e gjerë se çfarë synon të thotë dhe çfarë pret prej asaj që thotë. E gjithë kjo, sepse ai e ndjen me gjithë zemër përgjegjësinë se duhet të pajiset me moralin e parimit hyjnor: “Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjitha këto do të merren në përgjegjësi.” (Isra, 36)

beTimi lagv

Kur trajtohet çështja e “betimeve” në Kuran, flitet edhe për “betimin lagv”, duke u shprehur se njeriu nuk do të merret në përgjegjësi për këtë lloj të be-timit. Betimi lagv, është betimi që bëhet gabimisht, duke kujtuar se është i drejtë. Për shembull, i tillë është betimi kur thuhet “Për Zotin e lava borxhin”, ndërkohë që është keqkuptuar. Përveç kësaj, betim lagv konsiderohen edhe betimet që bëhen prej zako-nit të gjuhës, si “vallahi, për zotin, etj.” dhe që janë pa ndonjë përmbajtje të rëndësishme. Për këto lloj betimesh, nuk kërkohet shpagim. Megjithatë, ata që e kanë bërë zakon një-dy të betohen, është mirë të heqin dorë sa më parë prej këtij zakoni të keq.

Besimtari nuk duhet të betohet kot vend e pavend dhe nuk duhet ta përdorë betimin për interesat perso-nale. Të betohesh vend e pavend, thjesht për shkak të zakonit dhe pa asnjë synim të caktuar, nuk për-puthet me moralin e besimtarit. Lidhur me betimin lagv, në Kuran thuhet:

“Allahu nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim, por ju dënon për atë që vendosni në zemrat tua-ja. Allahu është Falës i madh e i Butë.” (Bekare, 225)

“Allahu nuk ju ndëshkon për betimin që e bëni pa qëllim, por ju ndëshkon për betimin e bërë me qëllim. Larja e gjynahut për thyerjen e betimit ësh-të: ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit të familjes suaj ose t’i vishni ata, ose të lironi një skllav. Ai që nuk gjen mundësi për këto, le të agjërojë tri ditë. Kjo është shlyerja për thyerjen e betimeve tuaja, nëse betoheni. Mbani betimet tuaja! Kështu jua shpjegon Allahu Fjalët dhe ligjet e Veta, që të jeni mirënjohës.” (Maide, 89)

QëNdrimi i mohuesve Ndaj kuraNiT

“Jobesimtarët thonë: «Mos e dëgjoni këtë Kuran! Flisni e qeshni me zë të lartë, që të pengoni leximin e tij!»” (Fussilet, 26)

Mohuesit nuk mund ta toleronin dot leximin dhe dëgjimin e Kuranit, i cili është një mrekulli më vete në aspektin e fjalës. Ky qëndrim shfaqet si karakteri më i spikatur i mohuesve që prej zbritjes së Kuranit e deri në ditët tona dhe do të vazhdojë kështu deri në Ditën e Kiametit. Siç shihet edhe në ajetin e më-sipërm, mohuesit kanë kryer veprimin e “lagv-it”, pra kanë bërë zhurmë e potere, duke u bërë shkak i ngatërresave. Gjithashtu, ata i kanë nxitur vazh-dimisht përkrahësit e tyre që të qëndrojnë kundër përhapjes së Kuranit dhe mesazhit të tij.

Në XheNeT Nuk ka fjalë Të koTa

Kurani thekson duke i dhënë rëndësi, se besimtarët nuk do të dëgjojnë fjalë të kota në Xhenet, se aty nuk do të ndodhë asgjë që turbullon mendjen e që të fut në gjynah dhe se aty do të mbizotërojë gjithmonë paqja dhe hareja. Shkaku që besimtarët arrijnë një mirësi të tillë, është si shpërblim për ata që nuk janë marrë me fjalë të kota e të padobishme kur kanë qenë në dynja. Kurani Fisnik, lidhur me shpërblimin që do të meritojnë besimtarët në Xhenet, shprehet:

“Aty nuk do të dëgjojnë llomotitje, por vetëm fjalë përshëndetjeje për paqe dhe do të ushqehen në mëngjes dhe në mbrëmje.” (Merjem, 62)

“Atje do t’ia kalojnë njëri-tjetrit gotat e mbushura e nuk do të ketë biseda të kota e as gjynahe.” (Tur, 23)

“Atje nuk do të dëgjojnë biseda të kota e as gë-njeshtra.” (Nebe, 35)

“Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh, por vetëm fjalët «Paqe, paqe»!” (Uakia, 25-26)

“Ata do të jenë në kopshtin e lartë, në të cilin nuk do të dëgjojnë fjalë boshe.” (Gashije, 10-11)

Mënyra për të merituar shpërblimin e përmendur në ajetet e mësipërme, është shmangia prej fjalëve dhe veprave të kota e të padobishme. Besimtari nuk duhet të veprojë kot dhe pa kuptim as me fjalë, as me sjellje dhe as me qëndrime. Nuk duhet harruar se besimtarët e pjekur e kanë gjetur përsosmërinë gjithmonë tek heshtja dhe këtë pozitë e kanë arritur dhe do ta arrijnë gjithmonë me të folurën në kohën dhe vendin e duhur. Besimtari që pajiset me moralin hyjnor të Kuranit, nuk duhet të flasë pa vend dhe nuk duhet të merret me punë të padobishme që nuk i vlejnë aspak.

referencat:

1. Ibn Manzur, Lisanu’l-Arab, Daru Ihjai’t-Turathi’l-Arabijji, Lubnan, 199, XII, 299-300. 2. Ragib el- Isfehani, Mufredatu Elfadhi’l-Kuran, tahkik, Safuan Adnan Daudi, Daru’l-Kalem, Sham, 2011, fq. 742.

etika

17

Page 18: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

Arsimi dhe edukimi: NgritjA e Njeriut

etika

18

vijnë më parë në mendje, janë nxënësi dhe më-suesi. Ndërsa faktorët e tjerë janë thjesht elementë ndihmës.

Nxënësi:

Fëmija është një vepër arti dhe amanet i Allahut. Ai është e ardhmja dhe pasuria më e madhe e fa-miljes dhe kombit. Njeriu është një qenie e vështirë për t’u njohur. Çdo njeri dhe çdo fëmijë është një botë e veçantë me aftësi dhe prirje të ndryshme. Për rrjedhojë, nuk mund të ketë një arsim dhe edukim standard që përputhet me të gjithë.

Familja dhe në mënyrë të veçantë, edukimi theme-lor, është faza e njohjes së fëmijës dhe përcaktimit të aftësive dhe prirjeve të tij. Në këtë fazë duhet të përcaktohet se në cilën fushë mund të veprojë më me dashuri fëmija dhe në bazë të kësaj duhet të orientohet në një shkollë të caktuar. Nëse nuk veprohet kështu, do të shpenzohet shumë kohë, energji dhe para në këmbim të rezultateve të dobëta dhe problemeve psikologjike. Nuk duhet harruar se, Allahu i Madhëruar, në ajetin 55 të sures Jasin, flet në lidhje me banorët e Xhenetit dhe urdhëron: “Atë ditë, banorët e Xhenetit do të jenë të angazhuar vetëm me ato që dëshirojnë.” Nëse e mendojmë këtë ajet edhe për jetën e kësaj bote, mund të themi

Arsimi dhe edukimi është përçimi i përvojës kul-turore ekzistente tek brezat e ardhshëm. Qëllimi është vazhdimësia e pasurisë kulturore të popullit tek brezat e rinj dhe edukimi i rinisë. Si besimtarë që i kemi besuar Allahut dhe Librit të Tij, qëllimi ynë në arsim dhe edukim është arritja e kënaqësisë së Allahut. Pra, që brezat e rinj të dinë dhe të për-vetësojnë mendimet, qëllimet dhe veprimet me të cilat Allahu është i kënaqur.

Duke mësuar veten dhe të tjerët, mund të për-gatitim veten dhe brezat e rinj për një botëkuptim më të lartë të devotshmërisë. Me këtë vetëdije, ne dëshirojmë që edhe kjo botë, edhe bota tjetër të jetë Xheneti ynë.

Edukimi fillon duke marrë parasysh kriteret në zgjedhjen e bashkëshort-it/es dhe vazhdon deri në fund të jetës. Duke filluar që prej pritshmërive dhe duave të kandidatëve për prindër, dëshirave dhe lutjeve të të afërmve, e deri tek ambienti përreth fëmijës, shkolla, universiteti, media dhe rruga, në një farë mënyre apo në një tjetër, të gjitha ndikojnë tek edukimi i fëmijës.

Në shkrimin tonë dëshirojmë të trajtojmë vetëm fazën shkollore të arsimit dhe edukimit të fëmijës. Kur bëhet fjalë për arsim dhe edukim, ata që na

Xhemal Nar

Page 19: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

19

se njeriu duhet të angazhohet me një profesion që e do dhe punon me dëshirë. Kjo fillon me një zgjedhje të qëlluar pas edukimit themeltar.

Nëse zbatohet ky kusht themelor, pjesa tjetër është çështje metode, gjë që është më e lehtë. Por, nëse nuk është zbatuar, fëmijën e presin shumë vështirësi.

Këtu duhet të theksojmë edhe se: “Vatra e parë e edukimit, është prehri i nënës”. Edukimi në familje mbështetet në shikim dhe në dëgjim. Dhe ky është edukimi më i natyrshëm dhe më efektiv. Njeriu, gjatë gjithë jetës së tij, është mësuesi i gjërave që di dhe nxënësi i atyre që nuk di. Nxënia dhe më-simdhënia janë çështje që zgjasin gjithë jetën. De-tyra e shkollave është ta bëjnë dijen të dashur dhe të ngjallin merakun për nxënien dhe mësimdhënien. Nxënësit nuk janë thasë diturie që të mbushen duke u ngjeshur me dije. Ata nuk janë as mushka ngarkese. Detyra e nxënësit është të dalë në gjueti-në e dijes dhe të marrë dijet ndaj të cilave ndjen interes. Nxënësi nuk duhet të kërkojë kohë dhe vend të përshtatshëm për të më-suar. Ai duhet ta dijë se koha dhe vendi në të cilin ndodhet, janë më të përshtatshmet për të.

Nxënësi që regjistrohet në një shkollë në bazë të vëzhgimeve në lidhje me prirjet dhe aftësitë e tij, do ta vazhdojë nxënien dhe mësimdhënien gjatë gjithë jetës. Nxënia dhe mësimdhënia nuk janë dëshira që vijnë e ikin, por zgjasin prej djepit deri në varr.

Nëse dija merret së bashku me shkaqet e saj, ajo quhet me të vërtetë dije. Dija e mësuar për-mendsh është diçka që nuk dëshirohet. Në asnjë vend të botës nuk është parë ndonjë shoqëri që nivelin e edukimit ta ketë të dobët, ndërsa nivelin e mendimit dhe të prodhimit ta ketë të lartë.

Nxënësi duhet të pranojë edhe të pushojë, por në kohët e tjera duhet të jetë i kujdesshëm dhe vigjilent. Për shkak se nuk është e caktuar se çfarë mund të dëgjojë në klasë dhe jashtë saj, ai duhet të përpiqet të ketë gjithmonë vëmendjen dhe nuk duhet t’i mungojë kurrë lapsi dhe letra. Gjithmonë është e mundur që ai të përballet me fjalë të ve-çanta që janë marrë nga mesi i librit në një kohë kur nuk pritet. Dhe humbja e këtyre gjërave, është një turp i madh.

Puna e nxënësit nuk duhet të jetë e tepruar, por e vazhdueshme dhe me plan. “Çdo njeri i sukses-shëm ka një plan, ndërsa çdo njeri i pasuksesshëm ka një justifikim.”

Nga ana tjetër, nxënësi duhet të ndajë dijet e tij me njerëz të përshtatshëm, në kohë dhe vend të përshtatshëm. Nga një aspekt, kjo siguron përhapjen e dijes dhe të kulturës dhe nga një aspekt tjetër, i bën edhe më të qëndrueshme në mendjen tonë ato që kemi mësuar.

Një fjalë e urtë thotë: “Njerëzit mësojnë duke dhënë mësim. Të japësh mësim, do të thotë të më-sosh dy herë.”

Kush di një gjë dhe ua mëson të tjerëve, është më i dobishëm se ai që di njëmijë gjëra dhe nuk ua mëson të tjerëve. Edhe nëse reja është e mbushur

me shi, ajo nuk i ka dobi askujt nëse nuk lëshon shi.

Në hutben e lamtumirës, Profeti ynë (a.s.), ka thënë: “Ata që ndo-dhen këtu, le t’ua bëjnë të ditura fjalët e mia atyre që nuk ndodhen këtu.” Nisur nga kjo, ne duhet të vazhdojmë të mësojmë dhe të japim mësim për sa kohë që syri na sheh dhe zemra na rreh. Dihet se edhe një dije e vogël, edhe një copëz poezi, konsiderohet si një mirësi e çmuar ndaj atij që kemi përballë. Ajo mund të zgjojë ndje-nja shumë të bukura dhe mund të bëhet shkak i prodhimit të shu-më mirësive. Çdo gjë që mund të lindë prej dijes, kulturës, planit dhe programit, bazën e ka tek veprat e sinqerta. Nuk mund të ketë mirësi prej koincidencës dhe as sukses prej rastësisë.

shkrimi:

Nxënësi nuk duhet të lërë pas dore as shkrimin e ndjenjave dhe të mendimeve të tij. Kjo vlen edhe për dy rreshta që mund të shkruhen. “Ata që nuk duan të ikin e të harrohen, ose do të shkruajnë një libër që ia vlen të lexohet, ose do të jetojnë një jetë që ia vlen të shkruhet.” Edhe një jetë e jetuar bukur konsiderohet një vepër arti. “Të shkruash, do të thotë të shpëtosh diçka prej dorës së vdekjes.” Pra, do të thotë t’i përjetësosh mendimet dhe për-jetimet e zemrës.

Të shkruash, do të thotë të formosh historinë e jetës. Ne jemi pjesëtarët e një feje, urdhri i parë i së cilës është “Lexo!”1, ne jemi edhe besimtarët e

1. Alak, 1.

Njeriu, gjatë gjithë jetës së tij, është mësuesi i gjërave që di dhe nxënësi i atyre që nuk di. Nxënia dhe mësimdhënia janë çështje që zgjasin gjithë jetën. Detyra e shkollave është ta bëjnë dijen të dashur dhe të ngjallin merakun për nxënien dhe mësimdhënien.

Page 20: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

20

njeriut, por e përgatit atë që të mund të mësojë vetë ato që duhen mësuar.

Të mësuarit ka fillim, por nuk ka mbarim. Në më-simet jashtëshkollore duhet bërë shumë kujdes në zgjedhjen e librave. Ashtu siç jo çdo libër ia vlen të lexohet, ashtu edhe jo çdo libër është i përshtatshëm për nivelin e çdo nxënësi. Ne duhet të zgjedhim libra seriozë, për të cilët është punuar shumë. Arritja e këtyre librave, nuk është e lehtë, por nuk është as e pamundur. Si bijtë e Ademit që jemi, nuk kemi as jetë të gjatë dhe as energji të pakufishme për të lexuar çdo libër.

ambienti:

Truri i shoqërisë, janë shkollat dhe universitetet, ndërsa truri i shkollave dhe universiteteve janë bib-liotekat. Meqenëse truri ynë zë vend në pjesën më të lartë të trupit tonë, edhe shkollat -sipas mundë-sive- duhet të ndërtohen në pjesën më të lartë të vendbanimeve. Ata që ndodhen në lartësi, shohin horizonte të gjera, mendojnë në mënyrë të gjerë dhe bëhen vizionarë. Nëse dëshirojmë të edukojmë breza që shohin të ardhmen, duhet ta përvetësojmë këtë ide.

Një ambient dhe vend i bukur ndikon pozitivisht në shpirtin e njeriut. Kush sheh bukur, mendon bukur dhe kush mendon bukur, e shijon jetën. Një shkollë e ndërtuar me ndjenja arti dhe një oborr shkolle i projektuar po me të njëjtat ndjenja, do të aktivizojë ndjenjat e larta të nxënësve. Kurani na flet me gjuhën e profetit Sulejman (a.s.), dhe na thotë: “Unë e dua shumë çdo gjë të bukur, sepse më kujtojnë Zotin tim!..”3 Ndërsa Profeti ynë (a.s.), ka thënë: “Padyshim se Allahu është i bukur dhe e do të bukurën.” (Muslim, Iman, 1/93; Ibn Maxhe, Dua, bab 10.)

Nisur nga kjo, nëse nxënësit i përkujtohet shpesh Allahu dhe i injektohet dashuria për Të, shkollat do të jenë ambiente të përsosura. Nëse syri ynë sheh gjithmonë të bukurën, na shtohet edhe dëshira për të jetuar.

Përfundim:

Shihet qartë se arsimi dhe edukimi kanë lidhje të drejtpërdrejtë me jetën tonë në këtë botë dhe botën në tjetër, me lumturinë, me fatkeqësinë, me suksesin dhe mossuksesin tonë. Arsimi dhe edukimi mund të na bartin në pjekurinë e një Ebu Bekri, një Omeri apo një Aliu (r.anhum). Por mund të na ulë edhe në nivelin e një Ebu Xhehli apo të një Ebu Lehebi.

Arsimi dhe edukimi fillon prej trurit dhe zemrës sonë. Dhe kjo e bën çështjen me të vërtetë serioze. Arsimi dhe edukimi janë punë të vështira, por po aq edhe të bukura.

3. shih. Sa’d, 32.

një Libri hyjnor që betohet në lapsin dhe ato që shkruhen me të2.

Nëse nuk keni mësues “të çmendur pas profesio-nit”, të cilët ziejnë përbrenda, nuk keni as arsim dhe edukim. Mësuesit që ndjejnë respekt të thellë për njeriun, që i shohin nxënësit si amaneti i Allahut dhe i shoqërisë, që e mbajnë vazhdimisht të freskët veten dhe që thonë, “do të vdes nëse nuk mësoj dhe jap mësim”, janë fati më i mirë i fëmijëve dhe i kombit.

Mësuesi, duhet të besojë me gjithë shpirt se po kryen një profesion profetik. Të tillë janë edhe më-suesit, të cilët janë shprehur: “Jam gati të vuaj prej njëmijë hipokritëve për edukimin e një nxënësi.”, “Nuk mund të jetoj nëse nuk edukoj.”, “Për dyzet vite me radhë, kam hyrë në klasë sikur hyhet në tempull.” Orientuesi i këtyre mësuesve, është gjith-monë zëri që ngrihet prej ndërgjegjeve të tyre.

Kur në tokë ekzistonte ende vetëm një njeri, Allahu i Madhëruar, u bë mësuesi i tij, i Cili i mësoi emrat e çdo sendi. Ndërsa profeti (a.s.), ka thënë: “Allahu më ka dërguar si mësues!” (Ibn Maxhe, Mukaddime 17.)

Mësues, është personi që orienton mendjet dhe zemrat e fëmijëve. Kjo lind një ndjenjë përgjegjësie aq të rëndë, sa e kërrus njeriun. Mësues është njeriu që qëndron gjithmonë përballë Allahut, që jeton me ndërgjegjen e vet dhe që ua kushton nxënësve 24 orët e ditës dhe 365 ditët e vitit. Mësues është ai që thotë: “Detyra ime është t’i bëj të dashur njerëzit tek Allahu dhe Allahun tek njerëzit.”

Nëse mësuesia ka filluar të shihet vetëm si mënyrë për të fituar para, shkollat duhen mbyllur menjë-herë, që të mos shkojnë dëm fëmijët dhe brezat e rinj. Prandaj, umeti i Muhamedit (a.s.), duhet t’i orientojë fëmijët më të aftë drejtë mësuesisë, duke iu ofruar mësuesit dhe mundësitë më të mira në botë.

libri:

Kur flasim për librat, bëhet fjalë edhe për lib-rat shkollorë, edhe për librat jashtëshkollorë. Libri shkollor duhet të përmbajë njohuritë më të domos-doshme që kërkohen në mënyrë urgjente. Ndërsa përmbajtja e tyre duhet të ketë njohuri, të cilave u është vërtetuar saktësia. Në librat shkollorë nuk mund të zënë vend njohuri të diskutueshme dhe të hamendësuara. Edhe përmbajtja, edhe dizajni i librave shkollorë duhet të përgatiten në bazë të ni-velit të nxënësve. Gjithashtu, ata nuk duhet të jenë as shumë të rëndë dhe as shumë të lehtë.

Përveç këtyre, edhe mësimet jashtëshkollore janë shumë të rëndësishme. Shkolla nuk i mëson gjithçka

2. shih. Kalem, 1.

Page 21: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

21

“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!”1

Profeti (a.s.), i cili u dërgua si përgëzues dhe para-lajmërues për të gjithë njerëzimin2, kishte moral të lartë. Siç shprehet edhe nëna jonë Aishe (r.anha), morali i tij ishte Kurani.3

Morali i tij ishte i lartë, sepse ai ishte dërguar si mëshirë për botët.4 Dhe i lartë duhej të ishte morali i një Profeti që ishte dërguar si mëshirë për botët.

Morali i tij ishte i lartë, sepse Profetin që ishte dërguar si mëshirë për botët, e kishte edukuar Zoti i botëve. Në një hadith fisnik, Profeti (a.s.), ka thënë: “Mua më ka edukuar Zoti im dhe, edukatën time e ka bërë shumë të bukur.”5

Morali i tij ishte i lartë, sepse shpallësi i Islamit6, i cili ishte edhe hallka e fundit e zinxhirit të profetëve7, duhej të zotëronte një moral të lartë. Ndërsa Islami, është maja e teuhidit dhe e vetmja fe e pranuar tek Allahu.

Morali i tij ishte i lartë, sepse, nëse nuk do të ishte kështu, Islami, feja e fundit dhe më e përsosura tek Allahu, nuk do të ishte plotësuar. Allahu i Madhëruar ka urdhëruar: “...Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotëso-va dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj!..”8 Pra edhe Profeti i një feje të për-sosur duhej të ishte i përsosur. Për këtë arsye, Allahu

e kishte pajisur atë me virtytet më të bukura morale. A nuk ka thënë edhe vetë Profeti (a.s.), se: “Unë jam dërguar për të plotësuar moralin e bukur!”9

Morali i tij ishte i lartë, sepse sa të ishte gjallë do të edukonte sahabët dhe pas vdekjes së tij do të ishte shembulli më i bukur për besimtarët.10

Profeti (a.s.), me mëshirën e tij shembullore, u mundua shumë për të ligjëruar fenë e Allahut. Ai u tregua shumë i duruar, delikat dhe tolerant në këtë mision, sepse e rëndësishme nuk është të humbësh njerëzit, por t’i fitosh ata. Ashtu siç është shprehur edhe vetë, ai përpiqej të shpëtonte fluturat që flu-turonin drejt zjarrit.11 Dhe në këtë mision punonte shumë dhe tregohej i durueshëm e delikat me aq sa mundej. Lidhur me këtë edhe Edukuesi i tij Madhësh-tor, urdhëron kështu në Kuran: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të lar-goheshin prej teje...”12

Profeti (a.s.), bënte gjithçka që kishte mundësi për të fituar zemrën e njerëzve. Mirëpo, ai mbante qën-drimin e duhur atëherë kur shkeleshin ndalesat dhe urdhrat e Allahut, sepse kriteret e tij ishin “el-Hubbu fi’l-lah ue’l-buzu fi’l-lah”, pra, “të duash dhe të urresh për hir të Allahut”13 Nëna jonë Aishe (r.anha.), ka-rakterin e lartë të Profetit (a.s.), e përmbledh me këto

Doç. dr. Mehmet Ozshenel

Page 22: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

22

atë në Islam. Mirëpo, Thumame reagoi ashpër duke thënë: “Nëse e përsërit edhe njëherë këtë, do të të vras!” Më vonë, pas hixhretit/emigrimit, Thumame bie rob dhe sillet në Medinë. Profeti (a.s.), e njohu menjëherë, prandaj urdhëroi që Thumame të lihej në mesxhid dhe të trajtohej mirë. Madje, ai i dërgoi ushqim edhe prej shtëpisë së vet. Sa herë që vinte në mesxhid, Profeti (a.s.), e ftonte në Islam. Ndër-sa Thumame tha se e kishte bërë hak të vritej, por nëse lirohej kundrejt një shpërblimi, Profetit do t’i bënte një mirësi shumë të madhe. Gjithsesi, Profeti (a.s.), vazhdoi të sillej mirë me të edhe për një farë kohe. Mirëpo, pasi gjendja nuk ndryshoi, ai urdhëroi që të lihej i lirë pa asnjë lloj shpërblimi. Në sajë të këtij qëndrimi të durueshëm e falës të Profetit (a.s.), pasi doli jashtë Medinës, Thumame vendosi të bëhej mysliman dhe u kthye prapë në Medinë. Kur u kthye, i tha Profetit (a.s.): “O Muhamed! Më parë, për mua nuk kishte fytyrë më të urryer se fytyra jote. Por tani, fytyra jote është bërë fytyra më e dashur për mua. Më parë, nuk urreja asgjë më tepër se sa fenë tënde. Por tani, feja jote u bë feja më e dashur për mua.”20

Profeti ynë i nderuar, tregoi të njëjtën sjellje fisnike edhe në çlirimin e Mekës. Për rrjedhojë, ai i fali dhe i liroi idhujtarët e Mekës, të cilët e kishin torturuar dhe ofenduar rëndë për vite me radhë. Kjo ishte ve-tëm një nga shfaqjet më të bukura të moralit të tij të lartë. Sjellja e tij e butë dhe falëse, ishte bërë shkak që shumë njerëz të pranonin Islamin. Në një fjalë të tij drejtuar Aliut (r.a.), shprehej se, “të bëhesh shkak i udhëzimit të një personi të vetëm, është më e çmuar se të zotërosh tufa të deveve të kuqe21, madje, më e çmuar edhe se të zotërosh botën dhe gjithçka ka në të.”22

Për këtë arsye, kur Usame bin Zejdi (r.a.), vrau një person në luftë, edhe pse ai kishte shqiptuar fjalën e shehadetit (La ilahe il-lallah), i habitur, Profeti tha: “Domethënë ke vrarë një njeri që thotë La ilahe il-lallah!” Mirëpo, kur Usame (r.a.), i tha: “Po ai e tha për shkak të frikës nga vdekja o Rasulullah!”, Profeti (a.s.), i dha këtë përgjigje shumë të veçantë: “A mos ia hape zemrën dhe pe çfarë kishte në të?” Madje, për shkak të mërzisë së madhe, Profeti (a.s.), e për-sëriti aq shumë këtë pyetje, saqë sahabi në fjalë u hidhërua duke thënë: “Ah sikur të isha bërë përsëri mysliman e t’ia filloja nga e para (e të mos e kisha bërë këtë gabim)”.23

Profeti (a.s.), përdorte shumë mënyra për të fituar njerëzit. Një nga këto ishte edhe vlera që i jepte ai personit që kishte përballë. Amr bin As (r.a.), tregon se; Rasulullahu (a.s.), i dëgjonte, u fliste dhe përpi-qej t’u fitonte zemrat edhe njerëzve më të këqij. Po ashtu, edhe me mua u interesua ngrohtësisht. Aq sa e pandeha veten më të mirin ndër të gjithë njerëzit që ndodheshin aty pranë dhe pyeta: “O Rasulullah! Kush është më i mirë, unë apo Ebu Bekri?” Ndërsa Profeti (a.s.), u përgjigj: “Ebu Bekri”24 Gjithashtu, në një transmetim tjetër thuhet se Profeti (a.s.), Amr bin Asin (r.a.), i cili sapo ishte bërë mysliman, e caktoi si komandant të një grupi ushtarak, midis të

fjalë: “Kur Rasulullahut i duhej të zgjidhte midis dy mundësive, ai zgjidhte më të lehtën nëse ajo nuk ishte gjynah. Por, nëse ishte gjynah, ai ishte njeriu që i qëndronte më larg saj. Rasulullahu (a.s.), nuk është hakmarrë kurrë për veten e tij, përveçse atëherë kur shkeleshin ndalesat e Allahut. Atëherë, ai merrte hak vetëm për hir të Allahut.”14

Jeta e tij është e mbushur me shembuj të tillë të panumërt. Për rrjedhojë, ai nuk i mallkoi ata që e gjakosën kur vajti në Taif, por përkundrazi, kërkoi prej Allahut udhëzimin e tyre.15 Mirëpo, kur dërgoi shtatëdhjetë hafizë tek një fis për t’u mësuar fenë dhe ky fis i vrau të gjithë, atij iu dogj zemra. Për këtë arsye, për herë të parë dhe të fundit ai mallkoi për një muaj rresht pas namazit të sabahut fisin që vranë hafizët.16 Kjo, sepse këtu nuk bëhej fjalë për veten e tij, por për të ardhmen e Islamit. Martirizimi i shtatëdhjetë personave të edukuar që e dinin mirë Islamin, ishte një humbje e madhe për të.

Profeti ynë (a.s.), kur ligjëronte Islamin, fliste me një gjuhë shumë të përshtatshme, sepse ashtu e kishte mësuar Edukuesi i tij i Lartmadhëruar: “Thirr në rru-gën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!..”17

Përveç ftesës me mençuri dhe këshillë të bukur, këtu të tërheq vëmendjen edhe urdhri për diskutimin në mënyrën më të mirë, nëse duhet të diskutohet me dikë. Kjo, sepse në një diskutim, e rëndësishme nuk është të kesh epërsi ndaj kundërshtarit dhe ta mundësh atë, por të nxjerrësh në pah të vërtetën e triumfit të së drejtës.

Profeti (a.s.), gjatë gjithë jetës ka vepruar me pari-min e përpjekjes me mençuri dhe këshillë të bukur, duke u treguar njerëzve bukuritë e Islamit sa herë që i jepej mundësia. Njëherë, një beduin erdhi në xhaminë e profetit dhe urinoi në një vend me rërë. Sahabët që e panë, u bënë gati ta sulmonin, por Profeti (a.s.), ndërhyri dhe pasi urdhëroi të hidhej një kovë ujë në vendin e urinuar, filloi t’i tregojë me gjuhë të ëmbël beduinit se ai ishte një vend ku përmendej Allahu, falej namaz dhe lexohej Kuran.18

Po kështu, edhe kur Muauije bin Hakem, i cili ishte një mysliman i ri dhe nuk e dinte se nuk duhej të fliste në namaz, i tha “Jerhamukellah/Allahu të më-shiroftë”, një personi që teshtiu gjatë namazit me xhemat, sahabët u bënë gati ta qortonin, por Profeti (a.s.), pas namazit tregoi po të njëjtën butësi edhe me të. Muauije, i cili e tregon këtë ndodhi, thotë: “Ju bëfshin kurban nëna dhe babai im! Unë nuk kam parë as më herët dhe as më vonë një mësues që mësonte më bukur se Rasulullahu (a.s.). Ai as më qortoi, as më goditi dhe as nuk më foli me fjalë të këqija. Kur mbaroi namazi, ai më tha vetëm kaq: “Nuk është e drejtë të flasësh gjëra të kësaj bote në namaz. Namazi ka vetëm tesbih, tekbir dhe lexim Kurani”19

Një shembull tjetër tregon se si Profeti (a.s.), arrinte të fitonte njerëzit me parimin e diskutimit me mirësi. Kur një nga të parët e fisit Benu Hanife, Thumame bin Usal, erdhi në Mekë, Profeti (a.s.), e ftoi edhe

Page 23: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

23

cilëve ndodheshin edhe sahabët e mëdhenj si Ebu Bekri dhe Omeri (r.anhuma) dhe i dërgoi në betejën e Zatu’th-Thelathil. Duke u nisur nga ky nder i madh që i ishte bërë, plus edhe kthimin me fitore të Amr ibn Asit (r.a.), i sigurt për përgjigjen, ai gjeti guximin të pyeste Profetin (a.s.) se: “Kush ishte njeriu më i dashur për të?”. Profeti (a.s.), e kuptoi gjendjen e tij shpirtërore dhe iu përgjigj: “Aishja”. Mirëpo, Amri këmbënguli për të marrë përgjigjen që dëshironte dhe kësaj here e pyeti: “Po prej burrave?” Përgjigja e Profetit (a.s.), ishte “Babai i saj, (pra Ebu Bekri (r.a.)” Më pas përmendi Omerin (r.a.) dhe shumë persona të tjerë. Mirëpo Amrit s’po i vinte radha. Më në fund, hoqi dorë nga pyetjet duke menduar se po të vazhdonte kështu do të mbetej i fundit.25 Në këtë mënyrë, ai e kuptoi se kur Profeti (a.s.) e lavdëronte dikë, nuk ua ulte vlerat dhe virtytet të tjerëve.

Siç shihet, kur Profeti (a.s.), fliste me njerëzit, merrte parasysh edhe gjendjen e tyre shpirtërore. Ai tregohej i matur edhe kur i lavdëronte njerëzit dhe me këdo sillej ashtu siç e meritonte. Lidhur me këtë fakt, në një hadith fisnik, Profeti (a.s.), thotë: “Vend-osini njerëzit në pozitën që meritojnë”26 Ndërsa në një hadith tjetër, ka thënë: “Ne jemi urdhëruar t’u flasim njerëzve sipas nivelit mendor që kanë.”27 Me këtë ai ka theksuar rëndësinë e të folurit me njerëzit në përputhje me nivelin e tyre mendor.

Përveç këtyre, ai përpiqej të mos i mërziste njerëzit duke u mbajtur ligjërata e duke i këshilluar vazhdi-misht. Ai mundohej të gjente kohën e përshtatshme për të ligjëruar e këshilluar, duke kapur momentet kur njerëzit ishin gati të mësonin diçka. Për rrjedhojë, kur njërit prej sahabëve të mëdhenj, Ibn Mes’udit (r.a.), i cili ndiqte shembullin e Profetit (a.s.), i thanë që t’u mbante ligjërata çdo ditë, ai u kujtoi atyre këtë traditë të Profetit (a.s.).28

Në themel të të gjitha këtyre qëndronte mendimi i Profetit (a.s.), se feja duhet paraqitur me lehtësi dhe bukuri. Këtë e vërteton edhe shprehja e tij: “Feja është lehtësi”29 Ai e kishte bërë parim të tregonte të lehtën dhe të njëjtin parim u ka këshilluar edhe sahabëve dhe umetit të vet: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni! Përgëzoni dhe mos ngjallni urrejtje!”30 Parimi i tij ishte t’ua bënte të dashur fenë njerëzve dhe këtë ia ka lënë trashëgim edhe umetit të tij. Allahu i madhëruar, urdhëron: “...Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë!..”31

Një nga shfaqjet e moralit të lartë të Profetit tonë (a.s.), ishte qëndrimi i tij gjithmonë në anën e së vërtetës dhe të së drejtës. Ai nuk ndahej prej së vër-tetës edhe kur bënte shaka. Njëherë, kur sahabët i thanë: “O Rasulullah po bën shaka me ne!”, ai u përgjigj: “Po, por unë nuk them asgjë tjetër përveç së vërtetës.”32

Një ditë, erdhi një person dhe i kërkoi Profetit (a.s.), një kafshë për të hipur. Ndërsa Profeti (a.s.), tha me shaka: “Do të jap një këlysh deveje”. Personi, i cili u habit përballë kësaj përgjigjeje, tha: “O Rasulullah! E çfarë të bëj unë me këlyshin e devesë?” Atëherë, Pro-

feti (a.s.), ia shpjegoi se po bënte shaka duke i thënë: “A nuk është çdo deve një këlysh deveje?”.33 Po ashtu, një herë tjetër, një grua e moshuar erdhi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: “O Rasulullah! Lutju Allahut që të më fusë në Xhenet?” Ndërsa Profeti (a.s.), dëshiroi të bënte pak shaka dhe i tha: “O nëna e filanit! Gratë e moshuara nuk hyjnë në Xhenet!” Për rrjedhojë, gruaja e moshuar filloi të qajë. Profeti (a.s.), i cili e kuptoi gjendjen e saj, duke u mbështetur në një ajet34, e ngushëlloi atë duke i thënë se, edhe nëse njerëzit janë të moshuar, në Xhenet do të hyjnë të rinj.35

Jeta e Profetit (a.s.), është e mbushur plot me she-mbuj që tregojnë moralin dhe karakterin e tij të lartë. Padyshim se ai nuk është një shembull i bukur vetëm për besimtarët, por për të gjithë njerëzimin. Dhe do të vazhdojë të jetë një shembull i tillë deri në Ditën e Kiametit. Detyra jonë është të marrim shembull nga jeta e tij dhe të mundohemi ta bëjmë jetën sipas traditës së tij profetike (Sunetit), sepse ai e ka jetuar Islamin në mënyrën më të përsosur. Ai ishte mishë-rimi i Islamit dhe i Kuranit.

Arritja e kënaqësisë dhe dashurisë së Allahut varet nga dashuria ndaj Profetit (a.s.) dhe ndjekja e gjur-mëve të tij. Në Kuran urdhërohet:

Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”.36

“Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj pra, bash-kë me dëshmitarët!”37

“Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!”38

“... Dëgjuam dhe bindemi!..”39

Referencat:

1) Kalem, 4; 2) Sebe’, 28; 3) Muslim, Salatu’l-musafirin, 139; 4) Enbija, 107; 5) Ibnu’l-Esir,en-Nihaje fî garibi’l-hadis, Bejrut, 1997, I, 8; es-Sujuti, el-Xhamiu’s-sagir, Lajlpur. (Pakistan), ts., I, 13; el-Axhluni, Keshfu’l-hafâ, Haleb-Kahire, ts. I, 72; 6) Al-i Imran, 19, 85. 7) El-Ahzab, 40. 8) Maide, 3; 9) Malik, Husnu’l-huluk, 8; Ahmed,Musned, II, 381; Buhari, el-Edebu’l-Mufred, Bejrut, 1997, fq. 104; 10) Ahzab, 21; 11) Buhari, Rikak, 26; Muslim, Fadail, 17-9; Tirmidhi, Edeb, 82; 12) Al-i Imran, 159; 13) Ahmed, Musned, V, 146; Ebu Daûd, Sunne, 2; 14) Buhari, Menakib, 23; Muslim, Fadail, 77; 15) Buhari, Bed’u’l-halk, 7; Muslim, Xhihad, 111; 16) Buhari, Xhihad, 184, Megazi, 28; Muslim, Mesaxhid, 297-302; 17) Nahl, 125; 18) Muslim, Tahare, 98-100; gjithashtu shih. Buhari, Udu, 57-58, Edeb, 35, 80; Tirmidhi, Tahare, 112; 19) Muslim, Mesaxhid, 33; Ebu Daud, Salat, 167; Ahmed Onkal, “Rasulullah’ın İslâm’a Davet Metodu, Konya”, 1984, s. 163-164; 20) Ahmed, Musned, II, 246-247, 452; Buhari, Megazi, 70; Muslim, Xhihad, 59; Ebu Daud, Xhihad, 114; Ahmed Onkal, “Rasûlullah’ın İslâm’a Davet Metodu”, s. 163; 21) Buhari, Xhihad, 102, 143; Müslim, Fadailu’l-ashab, 34; 22) Në një transmetim, është edhe shprehja: “Çdo gjë mbi të cilën lind dhe perëndon dielli”. Shih. el-Hejthemî, Mexhmau’z-zeuaid, Kairo, ts., V, 334; 23) Buhari, Megazi, 45; Muslim, Iman, 158; Ebu Daud, Xhihad, 95; 24) Tirmidhi, esh-Shemailu’n-nebeuijje, Bejrut, 1996, fq. 419; 25) Buhari, Megazi, 63; 26) Ebu Daud, Edeb, 20; 27) Dejlemi, el-Firdeus bi me’suri’l-hitab, Bejrut, 1986, I, 398; el-Axhluni, Keshfu’l-hafa, I, 225-226; 28) Buhari, Ilm, 12; 29) Buhari, Iman, 29; 30) Buhari, Ilm, 11; Muslim, Xhihad, 6; 31) Bekare, 18; 32) Buhari, el-Edebu’l-mufred, fq. 102; Tirmidhi, Birr, 57; 33) Buhari, el-Edebu’l-mufred, fq. 102; Ebu Daud, Edeb, 84; Tirmidhi, Birr, 57; 34) Uakia, 35-37; 35) Tirmidhi, esh-Shemail, s. 298; 36) Al-i Imran, 31; 37) Al-i Imran, 53; 38) Ahzab, 56; 39) Bekare, 285.

Page 24: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

24

kryerësin e aktit të pabesë.

Ata të cilët përbrenda mbajnë pabesi dhe vep-rojnë në të errësirës natë për të qënë edhe më të padukshëm në ligësinë e tyre, janë të gatshëm të ndërtojnë skenare manipulimi ndaj palës që synojnë të dëmtojnë. Nëse nuk del një skenar hartojnë një tjetër, e kështu më rradhë. Nuk ndalen vetëm pasi të kenë arritur atje ku synojnë. Dhe pasi të kenë kryer aktin e pabesisë, kthehen në krijesa gjasme engjëllore, prej të cilave edhe vetë turpit i vjen turp. Kjo kategori është ndër më të rrezikshmet, sepse është luftë kundër një armiku të padukshëm, i gat-shëm të të godasë ku të mundet, si të mundet dhe me ç’të mundet.

Nëse pabesia rëndon mbi tjetrin është e sigurt se tek pësuesi do të ndizet tërbimi hakmarrjes. Stuhia e ndjesive për të futur shtatë pashë nën dhe pabesinë dhe qenien që kryen atë, pushton gjithë qenien e pësuesit. Sytë erren. Lëshojnë zjarr prej ndjenjës së hakmarrjes që vlon në brendësi. Logjika nuk njeh më arsye. Gjendja është tym e flakë. Nëse ndodh që njeriu të gjendet në të tilla gjendje, për shkak të një fjale të dëgjuar, të një lajmi që duhet verifikuar

Nuredin Nazarko

Bota është amfiteatër gjigand ku secili ka rolin e vet. Secili është protagonist. Nuk ka aktorë dhe spektatorë që të duartrokasin për artin e aktorëve. Kjo është një lloj tjetër shfaqje. Aktorët pas shfaq-jes nuk zhveshin personazhin e mbivendosur. Ata thjesht shfaqin personazhin që jeton brenda tyre.

Njeriu është krijesë tepër interesante. Nëse ka ndonjë diçka që kërkon të mos dihet prej ndokujt, përpiqet si e si ta mbulojë aktin e vërtetë. Kërkon të veprojë heshtur, pa u ndjerë nga askush. Tek e fundit dëshiron të ruajë jo thjesht fshehtësinë e aktit prej ndonjë dëmi, por më shumë se kurrë të mbulojë dobësinë, të metën apo gabimin e kryer. Kjo nuk nënkupton që duhet të nxjerrim në shesh gjithë gabimet që kryejmë.

Këtu bëhet fjalë për ato gabime të cilat përsëriten e përsëriten dhe nuk tentohet aspak largimi prej tyre. Në kësi rastesh njeriu fshihet si struci, duke harruar se sado gjatë kohë të arrijë të fshehë atë që nuk dëshiron të dihet nga të tjerë, një ditë me patjetër që fshehtësia do të zbulohet, sepse diku patjetër do të ketë një sy që shikon, një vesh që dëgjon, një gjurmë, një dëshmi që kompromenton

Page 25: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

në vërtetësinë e tij, atëherë duhen mbledhur gjithë forcat për të mos vepruar i udhëhequr nga pushteti i inatit dhe zemërimit. Nëse ndodh e kundërta dëmet e shkaktuara nga kjo gjendje stuhi mund të jenë edhe fatale.

Njeriu është qenie që i kalon caqet dhe limitet që i janë vendosur. Duket sikur është lindur pikërisht për këtë. Brenda tij vlon beteja mes ndaljes tek caqet dhe dëshirës së fortë për t’i thyer. Si në gjendjen e parë dhe në të dytë ai ndihmohet nga ndjesi të brendshme apo rrethana të jashtme. Kësisoj, ose i forcohet vullneti për të qëndruar në caqet e përcaktuara, ose e pushton një dëshirë e ethshme për t’i thyer ato. Nëse ndodh kjo e dyta, edhe pse me arsye është i bindur për të kundërtën, e ka të pamundur të rezistojë. Bëjnë përjashtim njerëzit e rrallë qenia e të cilëve është e pushtuar fund e krye nga dashuria e thellë dhe e sin-qertë ndaj virtyteve.

Njeriu mund të kapërdijë shumë gjëra. Mund të tregohet i duruar dhe të falë shumë të tjera, por fyerjen që i bëhet veçanërisht në çështjen e nderit e ka po-thuaj të pamundur ta falë. Njeriu tregohet i pakujdesshëm ndaj kësaj çështje dhe ndodh që ta hedhë veten në mes një vorbulle shkëputja prej së cilës mund të jetë dhe e pamundur. Respekti ndaj nderit të tjetrit duhet të jetë maksimal, sikundërse njeriu kërkon të njëjtën gjë për veten e vet. Por si gjithmonë, njeriu kërkon respekt maksimal ndaj nderit të vet, ndërsa ndaj nderit të tjetrit tregohet i shkujdesur. Kjo nuk është aspak sjellje e denjë për dikënd që e konsideron veten qenie njerëzore. Respekti ndaj nderit të tjetrit duhet të jetë shumë më i fortë sesa dashuria që ka njeriu ndaj vetes. Vetëm kështu do t’i shpëtonim ndezjes së zjarrit të hakmarrjes për shkak të fyerjes në nder të dikujt tjetër. E njëjta vlen për çdokënd, sepse çdokush është tjetri për tjetrin.

Njeriu duhet të përpiqet me të gjitha forcat, madje deri në stërmundim që të mos cënojë aspak nderin e askujt, edhe nëse përballë ka krijesa të dobëta e të pafuqishme. Madje në të tilla raste tregohet edhe më shumë madhështia e vlerave dhe virtyteve, sepse nuk ka forcë që ta frikësojë dhe ky respekt është thellësisht me vullnet të plotë dhe shenja e zotërimit të vetvetes.

Në ndodhtë fyerja, pasojat janë nga më shkatërrueset për njeriun. Nderi dhe dinjiteti janë mbrujtur bashkë me njeriun. Të heqësh dorë prej tyre është si të japësh shpirt dhe të shndërrohesh thjesht në kufomë që ecën. Prandaj fyerja e nderit dhe dinjitetit tek njeriu është goditje që plagos shpirtin. Plaga që hapet në shpirt është shumë më e vështirë për t’u kuruar sesa plaga fizike. Ka plagë që rrojnë aq sa rron dhe njeriu dhe në fund të jetës mund të jetë po aq e freskët sa ditën e parë. Kaq i ndjeshëm dhe i thellë në përjetim është shpirti njerëzor.

Shpirti i fyer në nder dhe dinjitet është gjithmonë i gatshëm të shpërthejë me të gjithë furinë e hakmarrjes, vetëm se nuk dihet se kur. Duhet kujdes tepër, tepër i madh për të mos ngjallur të tilla stuhi.

Që të mos ketë të tilla pasoja, njeriu çdo ditë të re të jetës, duhet t’i rikujtojë vetvetes qëllimin për të cilin jeton dhe për hirin e kujt flet e vepron. Kthjellimi për qëllimin është kusht i domosdoshëm që energjitë të drejtohen prej virtyteve dhe jo prej zvetënimit. Duhet kuruar vetja, duhen kuruar të tjerët me melheme që qetësojnë shpirtin, ftohin gjakun dhe kthjellojnë mendjen. Në të gjithë këtë përpjekje titanike, sepse duhet pranuar që kush hyn në një luftë të tillë - mposh-tjen e vetes përmes virtyteve - është titan, div, dragua, hero, njeriut i duhet shtylla kurrizore e qenies, MORALI. Shpirti që kurorë ka moralin është mbret i vetvetes, mbret i të tjerëve. Nëse ndokush njeh rrugë tjetër për me qenë mbret i vetvetes duhet me iu bërë nxënës. Rrugë tjetër për të shpëtuar veten dhe tjetrin nga veprime tërësisht të gabuara dhe gjendje të ndërlikuara nuk ka.

etika

25

Page 26: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

26

krijesat e tjera; me potencial për t’u orientuar edhe kah e mira edhe kah e keqja. Njeriu i krijuar në formën më të bukur, nëse orientohet drejt së keqes, mund të bjerë në një shkallë më të ulët se kafshët. Ajo që kërkohet nga njeriu është që ai gjithmonë të orientohet kah e mira dhe, duke jetuar një jetë në përputhje me urdhëresat dhe ndalesat e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, ta fitojë lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Megjithatë, nga dobësitë që ngërthen në vete dhe nga ndikimet mjedisore, me vetëdije apo pa vetë-dije, njeriu kohë pas kohe zhytet në mëkate. Allahu i madhërishëm, duke i falur robërit e vet nëpërmjet “pendesës dhe kërkimit të faljes”, ka hapur një “derë të mëshirës” për t’i shpëtuar. Teubeja-istigfari do të thotë: të ndjerit keqardhje apo pendim nga gjynahu i vepruar, vendosmëri për të mos u kthyer më në të dhe kërkim i faljes nga Allahu (xh.sh.). Në fakt, meqë teubeja gjithnjë shprehet bashkë me istigfa-

Pendimi është begati e dhuruar prej Allahut Fuqiplotë, e cila ruan shoqërinë nga shkatërrimi. Pendimi është dhunti e madhe prej Allahut, sepse sikur të mos ishte mëshira dhe butësia e Tij me njerëzit dhe ligjësimi i pendimit (teubes) dhe i kërkimit të faljes (istigfarit) për njerëzimin, njerëzit do të shkatërroheshin ose do ta shkatërronin njëri- tjetrin dhe kështu do të shkaktohej kaos, trazirë, turbullirë dhe çrregullim i paparë. Pendimi në mënyrë të sinqertë dhe nga brendësia e shpirtit, është adhurim dhe njëkohësisht është një mjet për rikthimin e vlerave të humbura më parë. Është mënyra për ripërtëritjen e jetës fetare dhe të besimit, si dhe rruga për riparimin e marrëdhënieve/raporteve të prishura me Zotin (xh.sh.). Allahu i madhërishëm e ka krijuar njeriun me një natyrë të ndryshme nga

Dr. Husein Rizai

Page 27: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

27

rin, sikur është bërë sinonim i tij. Kur këto dy fjalë, teube dhe istigfar, përdoren së bashku (gjithmonë istigfari duke u pasuar nga teubeja), atëherë e para (istigfari) do të thotë kërkim i sigurisë nga e keqja dhe nga dëmi i asaj që ka ndodhur, dhe e dyta (teubeja) do të thotë kthim tek Allahu dhe lutje për sigurim nga e keqja e asaj për të cilën njeriu ka frikë në të ardhmen. Si pasojë, të bëhet vetëm istigfar, pa teube- (largohesh nga një e keqe, por nuk drejtohesh nga e mira; largohesh nga imora-liteti dhe i drejtohesh alkoolit), nuk do të ishte e plotë. Për të qenë pendimi i plotë duhet të largohesh nga harami dhe t’i drejtohesh të mirës, hallallit apo Allahut fuqiplotë .

Teubeja (pendimi) dhe istigfari (kërkimi i faljes) i bëhet vetëm Allahut dhe askujt tjetër. E kundërta e kësaj është doktrinë krishtere, ku falës i mëkateve është ndërmjetësuesi i Zotit, që lë të kuptosh se vjedh prej rolit të Zotit. Sipas doktrinës krishtere, njeriu lind me fajin e trashëguar, faj që bartet prej gjeneratës në gjeneratë, për shkak se, sipas tyre, babai i njerëzimit, Ada-mi (Ademi a.s.) e ka bërë mëkatin në Xhenet dhe është hedhur në këtë botë dhe tani njerëzit brez pas brezi e trashëgojnë fajin/mëkatin e Adamit; derisa është dashur që “Zoti” (ha-sha) ta sakrifikojë vetveten nëpërmjet Jezu Krishtit dhe ta shlyejë mëkatin të cilin e ka bërë babai i njerëzimit (Ada-mi).

disPoziTaT Për PraNimiN e Teubes

Për çdo punë ekzistojnë rregulla dhe në këtë rast, gjithsesi Allahu (xh.sh.), pejgamberi (a.s.), por edhe pejgamberët e tjerë gjatë historisë na i kanë treguar rregullat, rrugën ose mënyrën se si kemi mundësi t’i drejtohemi Krijuesit për falje dhe udhëzim. I Madhi Zot në Kuranin Famëlartë tho-të: “O ju që keni besuar, pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë, në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’u shpjerë në xhenete, nën të cilat rrjedhin lumenj, Ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”. (Tahrim, 8). Në ajetin e lartpërme-

ndur është përmendur fjala en-nasuh– i sinqertë, i pastër, i cili është në formën sipërore, duke pasur qëllim stërmadhimin e madhërimit, siç mund të themi: shekkur – falënderues i madh, apo sabbur-durimtar i madh. Rrënja e fjalës nesaha ka kupti-min: pastrimi dhe çlirimi i një gjëje prej mashtrimit dhe mbeturinave të ndryshme të padëshiruara. Me rrënjën kryesore të kësaj fjale lidhet gjithashtu fjala khalesa - i sinqertë, i pastër. Sinqeriteti është një realitet pa të cilin nuk plotësohet asnjë punë dhe as që arrihet ndonjë bekim nga ana e Allahut Fu-qiplotë, nëse qëllimi nuk është i mirë dhe i pastër. Kështu, sinqeriteti në pendim, do të thotë: pastrimi dhe çlirimi i tij prej çdo lloj mashtrimi, mangësie apo kundërvajtjeje, si dhe prezantimi i tij në formën më të plotë.

Në anën tjetër, edhe praktika e pejgambe-rit lë të kuptosh se teubeja nuk duhet

bërë vetëm me majë të gjuhës duke shqiptuar dy tri fjalë, por ajo është

një veprim që duhet realizuar me vetëdije. Sikurse edhe çdo ibadet tjetër, edhe teubeja dhe istigfari duhet të bëhen me sinqeritet të plotë, dhe është shumë e rëndësishme që të mos hezitohet. Alla-hu i Madhëruar i posedon atributet si “Afuv”- shumë falës, “Gafur”- shumë fal-jedhurues. Kur robi kërkon

falje nga Zoti atëherë vijnë në shprehje këto cilësi të

Allahut. E kush i pranon të gjitha ato gjynahe kur robi kër-

kon falje? Atë e bën “Tevvabi”, Ai që pranon pendimin e robërve te

Tij. Emri ka ardhur ne formën Fe’al, qe përdoret për të shprehur hipërbolizim, dhe

në këtë rast, për të shprehur pranimin e shumtë të pendimit nga njerëzit. Pejgamberi (a.s.), ka thënë: “Nëse dikush bën ndonjë mëkat dhe pastaj merr ab-dest bukur, çohet e fal dy rekatë namaz dhe kërkon falje nga Allahu, Allahu me siguri do ta falë.” Dhe si përforcim të këtij fakti, lexon ajetin: “Ata të cilët, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun e i kërkojnë falje për gjynahet e tyre, e kush i fal gjynahet përveç Allahut?” (Ali Imran, 135). Nga ky këndvështrim mund të për-fundojmë se Allahu fuqiplotë, për të promovuar cilësinë e mëshirës, thotë: Thuaj: “E kujt është e tërë kjo në qiej e tokë?” Thuaj: “Vetëm e Allahut”. Ai ia bëri Vetes obligim mëshirën. Ai do t’ju tu-bojë në Ditën e Gjykimit, për të cilën gjë nuk ka

O ju që keni besuar, pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë,

në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’u shpjerë në xhenete, nën

të cilat rrjedhin lumenj, ditën kur Allahu nuk e

turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata

që kanë besuar...

Page 28: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

dhe kërkon falje, atë do ta fal, çfarëdo qoftë gabimi i tij.” Pastrimin e ndërgjegjes nëpërmjet pendimit, Muhamedi (a.s.), e shpjegon me këtë krahasim të bukur: “Kur robi bën një gabim, në zemrën e tij shfaqet një pikë e zezë. Në rast se heq dorë nga mëkati, pra kërkon falje, pendohet dhe i kthehet Allahut, zemra i pastrohet. Por, në rast se (nuk vepron kështu) i kthehet përsëri mëkatit, pika e zezë rritet dhe përfundimisht ia kaplon tërë zemrën.” Pikërisht ky është ndryshku për të cilin Allahu (xh.sh.), bën fjalë në Kuran kur thotë: “Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.” Në këtë kuadër, sa domethënëse është që të përkujtohet edhe shembulli/rasti i Pejgamberit (a.s.), të cilit i ishin falur të gjitha mëkatet e së kaluarës dhe të së ardhmes, por megjithatë në jetën e përditshme

ai shpeshherë bënte teube. Për të Dërguarin e Allahut, teubeja ishte një mjet për të

vendosur lidhjet me Zotin (xh.sh.), sepse Allahu i madhërishëm i do

ata që pendohen shumë. Ash-tu thoshte më i Dashuri ynë, Pejgamberi (a.s.): “Zoti ynë gëzohet shumë më tepër për pendesën tuaj, se ç’gëzohet dikush që ka humbur diç-ka me vlerë dhe e gjen atë pikërisht atëherë kur e ka humbur shpresën se do ta gjejë.”

Allahu i madhërishëm është i kënaqur kur njeriu, me vullnetin/dëshirën e tij

të lirë, largohet nga mëkati dhe i drejtohet Atij duke i kër-

kuar falje. Në fakt, a nuk është lutja-duaja e tij, të kërkuarit falje

dhe ndihmë prej Tij, ajo që i jep vlerë njeriut te Allahu? I Dërguari i Allahut, me

hadithin në vijim, sikur i jep përgjigje kësaj pyetje: “Sikur ju të mos kishit bërë asnjë mëkat, Allahu do të kishte krijuar njerëz të tjerë në vend tuaj, ata do të bënin gjynahe, pastaj do të pendoheshin dhe Allahu do t’i falte.” Nga Ebu Seid El-Huderiu transmetohet se pejgamberi (a.s.), ka thënë: “Nga ata që kanë qenë para jush, ka qenë një njëri që ka mbytur 99 veta. Pastaj e kërkoi njeriun më të ditur në sipërfaqe të tokës. Ata e drejtuan te një prift, të cilit i shkoi dhe e pyeti: ‘A ka teube (pendim) për një njeri që ka mbytur 99 veta?’ Ai u përgjigj: “Jo”, e ky e vrau edhe këtë dhe i plotësoi njëqind. Pastaj, prapë kër-koi njeriun më të ditur në sipërfaqe të tokës. Atë e drejtuan te një njëri i ditur dhe e pyeti: A ka teube (pendim) për një njeri që ka mbytur 100 veta? Ai iu

dyshim. Ata që i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnë.” (En’am, 12), që le të kuptojmë se çdo punë e bën me mëshirë dhe se pranimi i pendesës bëhet me mëshirën e Tij të pakufishme.

Allahu (xh.sh.), robërve që i drejtohen Atij me teube dhe istigfar të sinqertë ua pranon teuben dhe kërkon që mos ta humbin shpresën për gabimet e bëra. Në Kuranin famëlartë u drejtohet robërve duke u thënë: Thuaj: “O robërit e Mi të cilët e keni ngar-kuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse Allahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që fal shumë dhe është mëshirues!” (Zumer, 53). Ky ajet është shumë shpresëdhënës për njeriun dhe shërben si ilaç për shërimin e plagës. Ky ajet thotë se sado që të kesh gjynahe, sado që të jetosh larg Zotit, nëse i drejtohesh Allahut dhe i thua: “O Zot, unë pendohem te Ti”, Allahu të pranon dhe të fal. Posaçërisht shpresëdhënëse janë fjalët: “O robërit e Mi”, me-gjithëse Ai mund t’u drejtohej me fjalët: “O kriminelë ose o gjynahqarë.” Në anën tjetër, shpresëdhënëse janë edhe fjalët: “Që e keni ngarkuar veten me shumë gjyna-he”, sepse Allahu (xh.sh.), nuk i përmend gjy-nahet që janë bërë, nuk e përmend imoralitetin (zi-nanë), vjedhjen, ryshfetet, sharjet etj. dhe këtë e bën me të vetmin qëllim që të mos i trazojë ndjenjat e asnjë-rit nga robërit e Tij. Nuk ekzis-ton ndonjë mëkat që Allahu nuk e fal dhe nuk ka ndonjë mëkatar që Allahu t’ia mbyllë derën e pendimit për shkak të madhësisë së mëkatit të tij, sepse falja dhe amnistia e Allahut (xh.sh.), është shumë e gjerë dhe e madhe.

PasTërTia Pas Teubes

Duke u pastruar nga mëkatet nëpërmjet teubes, robi pothuajse kthehet prapë në pastërtinë esenciale dhe të lindur (fitër). Pejgamberi (a.s.), ka thënë: “Ai që pendohet nga mëkati, është si ai që nuk ka bërë mëkat.” Teubeja e bërë me seriozitet dhe me keqardhje apo pendim të vërtetë, mundëson faljen e gjynaheve. Në lidhje me këtë Muhamedi (a.s.), ka thënë: “Allahu i lavdëruar dhe i madhërishëm urdhëron: ‘O robërit e mi! Mëkatarë që keni ngelur jashtë atyre të cilët i kam falur. Kërkoni falje nga Unë, që t’jua fal mëkatet. Kush e njeh faljen Time et

ika

28

Page 29: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

përgjigj: “Po, e kush mund ta ndajë atë nga teubeja (pendimi)?!”. Pastaj vazhdoi: “Shko në filan vend ku ka njerëz që i bëjnë ibadet Allahut dhe adhuro Allahun së bashku me ta, e mos u kthe në vendin tënd se ai është vend i fesatit/ngatërresave”. Mori rrugën dhe pasi e kaloi gjysmën e rrugës i erdhi vdekja. Atëherë ranë në dilemë melekët. Melekët e rahmetit thanë: “Ai u pendua dhe me zemrën e tij u drejtua kah Allahu”. Melekët e dënimit thanë: “Ai kurrë një punë të mirë s’e ka bërë”. Atëherë u erdhi një melek në formë të njeriut dhe e bënë ndërmjetësues të tyre. Ai u tha: “Mateni largësinë mes dy vendeve, dhe te cili është më afër, atij i takon”. Kur e matën e panë se është më afër vendit ku ka dashur të shkojë dhe atë e morën melekët e rahmetit (Xhenetit).”

Të gjithë pejgamberët ftuan për pendim dhe kërkuan falje nga Allahu. Ade-mi (s.a.v.s.) dhe bashkëshortja e tij Hava, pasi e kuptuan fajin e tyre, menjëherë iu drejtuan Zo-tit dhe kërkuan falje prej Tij. Sipas asaj që lajmëron Kura-ni Fisnik, ata i luteshin Zotit në këtë mënyrë. “Zoti ynë! Ne e kemi shtënë veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na më-shiron, ne vërtet do të jemi prej të humburve.” (Araf-23). Pra, Allahu i cili është pranues i pendimit, i fali dhe ua pranoi teuben. Edhe Nuhu (a.s.), pasi e humbi djalin e tij, i cili nuk e dëgjoi dhe nuk hyri në anije, iu drejtua Zotit me fjalët: “(Nuhu) Tha: ‘Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për të cilën nuk kam njohuri, e në qoftë se Ti nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, do të jem i humbur!” (Hud, 47). Në anën tjetër, Ibrahimi (a.s.), dhe i biri i tij Ismaili (a.s.), i ishin drejtuar Allahut duke kërkuar prej Tij që t’ua pranojë pendimin. Allahu këtë lutje në Kuranin Fisnik na e tregon në këtë mënyrë: “Zoti ynë, na bëj ne të dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tonë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues!” (Bekare 128). Në këto ajete e shohim mëshirën dhe butësinë e Allahut (xh.sh.), ndaj robërve të tij, që nuk mjafton me falje të mëkateve, po edhe u tregon se si të pendohen. Kjo është një kurajë dhe mbështetje shumë e madhe

për besimtarët, që të mos turpërohen të pendohen (të bëjnë teube) për mëkatet e bëra.

koha e Teubes

Krahas faktit që pendimi nuk është i kushtëzuar me ndonjë kohë, vend apo kusht tjetër, në Kuranin Fisnik lavdërohen ata të cilët pendohen në kohën e agimit (seher). I Dërguari i Allahut lajmëron se Allahu i madhërishëm e shfaq mëshirën e Tij natën, në qiellin më të afërt të botës, për t’i falur robërit e vet: “Allahu (xh.sh.), çdo natë, pasi të kalojë një e treta e parë e natës, zbret në qiellin e dynjasë (pra sheh me syrin e mëshirës) dhe thërret: ‘A ka ndo-një që më lutet e t’ia pranoj lutjen? A ka ndonjë që kërkon prej Meje e t’i përgjigjem kërkesës së tij? A ka ndonjë që më kërkon falje e Unë ta fal?”. Përveç

këtyre kohëve të veçanta, nga njeriu, i cili në çdo moment ballafaqohet me rrezikun

e rënies në mëkat, pritet që të ndër-gjegjësohet në lidhje me mëkatin e

vepruar dhe menjëherë të pendo-het. Kjo, për arsye se ekziston një moment në të cilin nuk pranohen pendimet, dhe ky është çasti kur njeriut i vjen vdekja, pra çasti kur shpirti vjen në grykë, ndërsa vdek-ja nuk dihet se kur vjen.

fjalëT Që duheN Përdorur gjaTë Teubes

Gjatë teubes-istigfarit, nje-riu mund t’i zgjedhë fjalët që i

pëlqejnë, mjafton që ato të bu-rojnë nga brendia e zemrës dhe

të jenë të sinqerta. Mirëpo, nëse dëshirohet që ndjenja e pendesës dhe

kërkimi i faljes të shprehet me fjalët më të bukura, atëherë duhet të merren parasysh

fjalët e të Dashurit tonë, pejgamberit (a.s.). Ja pra, nga gjuha e tij, fjalët më të bukura të “kërkimit më të lartë të faljes/sejjidu’l-istigfar”, gjegjësisht të teubes-istigfarit (të pendimit dhe të kërkimit të faljes) nga i Dërguari i Allahut: “O Allah, Ti je Zoti ynë, përveç Teje nuk ka zot tjetër. Ti je Krijuesi im dhe unë jam robi yt. Unë, me gjithë fuqinë time, qëndroj në fjalën që të kam dhënë dhe jam plotë-sisht i sigurt dhe besoj në premtimin Tënd. Unë kërkojë strehim te Ti nga e keqja e asaj që kam vepruar. Pranoj se të gjitha mirësitë e dhuruara vij-në prej Teje. Edhe mëkatet e mia i pranoj. M’i falë gjynahet, sepse përveç Teje askush tjetër nuk mund t’i falë gjynahet!” et

ika

29

“O Allah, Ti je Zoti ynë, përveç Teje

nuk ka zot tjetër. Ti je Krijuesi im dhe unë jam robi yt. Unë, me gjithë fuqinë time, qëndroj në fjalën që të

kam dhënë dhe jam plotësisht i sigurt dhe besoj në premtimin Tënd. Unë kërkojë strehim te Ti nga e keqja e asaj që kam vepruar. Pranoj se të

gjitha mirësitë e dhuruara vijnë prej Teje. Edhe mëkatet e mia i pranoj.

M’i falë gjynahet, sepse përveç Teje askush tjetër nuk mund

t’i falë gjynahet!”

Page 30: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

Njeriu ka dëshira dhe instinkte që e lidhin atë pas kësaj bote, të cilat janë të gdhendura në natyrën e tij. Këto i japin formë të gjithë jetës së tij. Për sa kohë që forca dhe shëndeti i tij janë mirë, ai vazhdon të rendë pas këtyre dëshirave dhe instinkteve. Dëshira e njeriut për të vazhduar jetën dhe specien e vet, përpjekjet për t’u mbrojtur prej dëmeve, urisë, etjes etj., janë vetëm disa prej këtyre instinkteve. Gjith-ashtu, dëshira për arritjen e pasurisë së kësaj bote dhe mirësive të saj, si fama, ndikimi dhe sundimi i të tjerëve, arritja e sukseseve dhe e epërsisë, fitimi i respektit dhe reputacionit, etj., janë disa prej in-stinkteve të tjera njerëzore.

Këto ndjenja dhe instinkte, shfaqen në mënyrë të ndryshme tek njerëzit. Për shembull, synimi më i madh i jetës së disa njerëzve është pasuria. Dikush tjetër dëshiron famën dhe reputacionin dhe të gji-thë jetën e shpenzon për këtë qëllim. Dikush tjetër dëshiron post dhe pozitë të lartë, arritja e të cilave është ambicia e tij më e madhe. Ndërsa synimi i dikujt tjetër, është gruaja dhe fëmijët, përveç të cilave nuk ka ideale të tjera. Ndonjëherë tek një njeri gjenden disa prej këtyre dëshirave njëherësh. Por njeriu vetëm sa sprovohet në këtë botë me këto dëshira dhe ambicie.1 Pra, a do t’i përdorë këto si mjete apo si qëllime për arritjen e pjekurisë së tij shpirtërore. Po ashtu, a do të mund t’i kontrollojë njeriu këto ndjenja dhe dëshira?2 Apo mos ndoshta do të hyjë plotësisht nën kontrollin e këtyre dhe do të bëjë një jetë pa pyetur për hallalle dhe harame?3 Nëse këto dëshira dhe instinkte bëhen qëllimet krye-sore të njeriut, ato do të përbëjnë pengesën më të madhe të tij në aspektin e devotshmërisë ndaj Zotit të vet. Për rrjedhojë, kjo gjendje, në Kuran përku-fizohet si idhujtarizim i dëshirave dhe epsheve të veta.4 Kjo, nënkupton rënien dhe uljen e njeriut. Por nëse njeriu i përdor këto si mjete për të fituar

1. shih. Al-i Imran, 14; Teube, 24; Tegabun, 15.

2. shih. Naziat, 40.

3. shih. Merjem, 59.

4. shih. Xhathije, 23.

kënaqësinë e Allahut, në këtë rast ai ngrihet dhe lartësohet.

Në Kuran, gjendja e popujve që u nënshtruan nga dëshirat dhe epshet e veta, tregohen në këtë mënyrë duke iu drejtuar Profetit (a.s.): “Lëri ata të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa; ata do ta marrin vesh!” (Hixhr, 3; shih. Teube, 69.)

Në përgjithësi, njeriu nuk merr mësim prej popuj-ve të shkuar. Në fakt, që prej njeriut të parë e deri më sot, në këtë tokë kanë jetuar me miliarda njerëz, të cilët janë lidhur pas kësaj bote me një lakmi dhe një tamah të pakufishme. Por më në fund të gjithë janë bluar në mullirin e kësaj bote, janë bërë dhe, e nuk i kanë shpëtuar dot zhdukjes. Tashmë, në vend-et ku ata kanë jetuar fryjnë vetëm erërat, emrat e tyre janë harruar, ndërsa fama e tyre është varrosur në thellësitë e historisë. Prej tyre kanë mbetur vetëm muret e kalave që kanë përdorur për t’u mbrojtur dhe për të luftuar, ose shtyllat e pallateve ku janë jetuar në luks.

Kurani flet për popujt e shkuar, të cilët kanë ndër-tuar qytetërime. Kanë gdhendur shkëmbinjtë dhe kanë ndërtuar strehime të forta e të sigurta.5 Në këtë mënyrë, ata kanë menduar se e kanë siguruar jetën e tyre. Sa keq! Gjithçka ishte e kotë, sepse ata kishin ardhur prej dheut dhe më në fund u kthyen në dhe, duke mos i shpëtuar dot zhdukjes.

Prej popujve të shkuar, kishte prej atyre të cilët u zhytën në kënaqësi e argëtime të pafundme të kë-saj bote. Ata mendonin se do të jetonin gjithmonë aty, pranë kopshteve, të mbjellave, vreshtave dhe pemëve frutore në buzë të lumenjve.6 Ja pra, a nuk është pikërisht ky mendim shkaku kryesor që e largon njeriun prej Zotit të vet?

Disa prej popujve të shkuar, nuk i kishin marrë seriozisht paralajmërimet dhe thirrjet e profetëve të tyre. Ata u thoshin profetëve se nuk mund të përziheshin në jetët e tyre dhe se ata mund të adhu-

5. shih. Shuara, 26.

6. shih. Shuara, 146-148.

“O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë

kurrsesi jeta e kësaj bote!..” (Fatir, 5)

etika

30

Page 31: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

ronin, të hanin dhe të pinin çfarë të donin. Madje ata i thoshin profetëve se nuk mund të ndërhynin as në fitimet e tyre, duke ua treguar hallallin apo haramin.7 Po ashtu, u thoshin edhe se nuk mund të përziheshin as në jetën e tyre seksuale e të vendos-nin kufij duke i ndaluar të vepronin si të donin.8

Kjo botë është si një sallë provimi. Për shekuj me radhë shumë njerëz kanë kaluar nga kjo sallë për të kryer provimin. Dikush fitoi, e dikush humbi. Tani është radha e turnit tonë. Bota na është lënë neve amanet, ndërsa ne i jemi lënë botës. Prej Allahut kemi ardhur dhe përsëri tek Ai do të kthehemi.

Jeta e njeriut në këtë botë kalon si një garë. Ndje-njat dhe instinktet që janë vendosur në natyrën e njeriut e detyrojnë atë të marrë pjesë në këtë garë. Lidhur me këtë, Kurani përdor termat “tefahur” dhe “tekathur”, që do të thonë garë për “epërsi mbi njëri-tjetrin, e mburrje” dhe për “zotërim të sa më shumë pasurie dhe fëmijësh”.

Në këtë jetë, njerëzit përpiqen të arrijnë epërsi ndaj njëri-tjetrit dhe mburren ndaj njëri-tjetrit me mundësitë, pozitat dhe titujt që posedojnë. Në çfarë do niveli qofshin, çdo njeri i përjeton këto ndjenja në botën e tij të brendshme. Mirëpo, njeriu nuk duhet ta harrojë garën e vërtetë duke u fokusuar vetëm në garën e kësaj bote. Dhe gara kryesore, siç thekson edhe Allahu në Kuran, bëhet për të arritur faljen e Allahut dhe xhenetet e Tij të pa-fundme: “Garoni me njëri-tjetrin, duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një kopsht të gjerë sa qielli dhe Toka, që është e përgatitur për ata që i kanë besuar Allahut dhe të dërguarve të Tij...” (Hadid, 21) “Për këto (mirësi), le të përpiqen ata që përpiqen!” (Mutaffifin, 26)

7. shih. Hud, 87.

8. shih. Hud, 79.

Në këtë botë, njeriu kërkon nder dhe dinjitet. Që prej fëmijërisë, ai dëshiron të pëlqehet dhe të vlerësohet, të fitojë reputacion dhe respekt. Për këtë arsye, rritja në karrierë, zotërimi i titujve të ndryshëm, ngritja në poste të larta dhe shoqërimi me liderë dhe njerëz të famshëm, janë gjërat që ai i dëshiron më shumë. Ja pra, njeriu nuk duhet të harrojë kurrë një gjë ndërkohë që po lufton për të qenë me reputacion në këtë botë. Dhe ajo është fakti se nderi dhe dinjiteti arrihet vetëm me sexhden dhe bindjen ndaj Allahut.

Po, epërsia dhe virtyti i vërtetë, arrihet vetëm duke iu dorëzuar plotësisht urdhrave hyjnorë. Lidhur me këtë, ky ajet është shumë domethënës: “Kush dë-shiron lavdi e pushtet, ta dijë se e gjithë lavdia e pushteti i takojnë Allahut...” (Fatir, 10)

Në jetën e kësaj bote, njeriu jeton gjithmonë me mendje drejt së ardhmes. Ai thur ëndrra dhe bën plane në lidhje me të ardhmen. Gjithmonë përpiqet të përgatisë diçka për të ardhmen dhe në këtë mëny-rë mundohet të garantojë të ardhmen e tij, sepse një nga instinktet më themelore të njeriu është vazhdi-mësia e ekzistencës së vet. Mirëpo, njeriu nuk duhet ta harrojë as faktin se, përtej të nesërmes, ka një “të nesërme” tjetër. Dhe kjo e nesërme, është dita kur do të jepet llogari para Allahut të Madhëruar. Atëherë, përgatitja për të nesërmen e kësaj bote, nuk duhet të bëhet pengesë në përgatitjen për të nesërmen pas vdekjes. Por përkundrazi, e nesërmja e kësaj bote duhet të vlerësohet si një kapital për të nesërmen e përjetshme. Kjo është edhe e vërteta që na tregon ky ajet fisnik: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përga-titur për të nesërmen!” (Hashr, 18)

etika

31

Page 32: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

anashkaluar asnjë detaj, pa u mërzitur dhe duke treguar po aq butësi sa tregon edhe një nënë ndaj fëmijës së saj, ai na mëson edhe dyert që duhet të hapen, edhe ato që duhet të kyçen. Ai na tregon njerëzit më të mirë, të cilët marrin në dorë çelësat dhe hapin dyert e mirësive pa ngurruar aspak dhe pa pasur frikë se çfarë do të ndodhë e çdo të thonë, por vetëm duke kërkuar kënaqësinë e Allahut.

Ai i përmend si “njerëzit më të mirë”, ata që sillen më mirë me bashkëshortet e tyre1, që japin borxh pa fyer askënd2, që mësojnë Kuran dhe ua mësojnë edhe të tjerëve3, që kanë jetë të gjatë dhe vepra të mira4, ata që kanë moral të mirë5 dhe ata prej të cilëve shpresohet e mira dhe jo e keqja6.

Gjithashtu, ai na mëson se turpi është vetëm mirësi7, se njerëzit e butë posedojnë mirësi të madhe8, se është më mirë të heshtësh se sa të flasësh padobi9 dhe se prej Allahut duhet kërkuar më e mira në çdo gjë, përfshi edhe në vdekje10. Ai thotë se miku më i mirë, është ai më i dobishmi për mikun e vet dhe se fqinji më i mirë, është ai që sillet më mirë me fqinjin e vet.11Ai na njofton se cilësinë e të qenit “të mirë”, e fitojnë ato gra që i japin qetësi

1. shih. Ibn Maxhe, Nikah, 50.

2. shih. Ibn Maxhe, Tixhare, 62.

3. shih. Ibn Maxhe, Sunne, 16.

4. shih. Tirmidhi, Zuhd, 22.

5. shih. Buhari, Edeb, 39.

6. shih. Tirmidhi, Fiten, 76.

7. shih. Muslim, Iman, 61.

8. shih. Tirmidhi, Birr, 67.

9. shih. Muslim, Iman, 74.

10. shih. Buhari, Merda, 19.

11. shih. Tirmidhi, Birr, 28.

Enes bin Malik (r.a.), transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s.), ka thënë:

“Prej njerëzve ka të tillë, të cilët janë si çelësi i të mirës dhe shul i së keqes. Por ka edhe të tillë që janë çelësi i së keqes dhe shuli i së

mirës. Lum si ata, në dorën të cilëve Allahu ka vendosur çelësin e së mirës! Dhe mjerë për ata në të dorën e të cilëve Allahu ka

vendosur çelësin e së keqes!” (Ibni Maxhe, Sunnet, 19)

Para nesh ka dyer të panumërta... Ka prej tyre që presin të hapen me padurim, e ka të tjera që shpresojnë të mos hapen kurrë. Para nesh ka dyer të panumërta... Secila prej tyre hap dyer të reja... Para nesh ka dyer të panumërta... Jo! Çelësat e tyre nuk janë hedhur në puset pa fund, por janë në duart tona...

- Kemi çelësa në dorë?

- Po!

- Kush e tha këtë?

- Profeti!

- Cili Profet?

- Njeriu më i mirë i gjithë njerëzimit, Profeti i fundit!

- E çfarë thotë?

- Thotë se: “Prej njerëzve ka të tillë, të cilët janë si çelësi i së mirës dhe shuli i së keqes. Por ka edhe të tillë që janë çelësi i së keqes dhe shuli i së mirës. Lum si ata, në dorën të cilëve Allahu ka vendosur çelësin e së mirës! Dhe mjerë për ata në të dorën e të cilëve Allahu ka vendosur çelësin e së keqes!” (Ibni Maxhe, Sunnet, 19.)

I tregon me dorë një nga një... Kjo është derë mirësie, kjo tjetra është komplet mirësi, ndërsa tek kjo tjetra nuk ka aspak mirësi. Na lajmëron edhe për më të mirën, edhe për më të keqen. Na njofton edhe për atë, prej së keqes së të cilës duhet të ruhemi, edhe për atë, prej së keqes së të cilës duhet të strehohemi tek Allahu. Ndonjëherë na tregon për më të mirat, e ndonjëherë për veprat. Ai e lajmëron umetin e tij që e do aq shumë edhe për të keqen që duket si e mirë, edhe për të mirën që pandehet e keqe. Me një kujdes dhe vëmendje të madhe, pa

etika

32

Page 33: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

të mirët janë kaq të dobët, ndërkohë që të këqijtë janë kaq rezistentë? Përse mirësia është si një lule e rrallë dhe delikate në këtë kopsht, ndërkohë që e keqja është si një ferrë e keqe dhe helmuese?

E keqja lind të keqen, sepse ajo është e prirë të shtohet. Ndërkohë që çdo e keqe i jep kurajë të keqes tjetër dhe kanë kaq shumë dëshirë të mbështesin njëra-tjetrën, e mira qëndron kokulur. Pra, sot po jetojmë në kohën kur e mira rri kokulur dhe zemërthyer, sepse veprimi i saj është shumë i vështirë.

Njerëzimi po dëshmon kohë të vështira, kur nuk ndahet vetë e mira, por pamja e saj. Njerëzit ndjejnë një kënaqësi të jashtëzakonshme prej shfaqjes së çdolloj të mire që bëjnë. Mirëpo, mirësia është diçka që duhet vetëm të veprohet, e jo të shfaqet. Madje, besohet se sa më shumë të flitet për mirësinë e bërë, aq më shumë i humbet vlera dhe sinqeriteti.

Qëllimi i mirë, mbulon çdo mirësi si një tyl i tejdukshëm dhe mbi çdo të mirë që nuk bëhet me qëllim të sinqertë, mbetet një njollë e zezë. Ngjyra e së mirës është e bardhë dhe për nga natyra e saj nuk mund të durojë asnjë lloj njolle. Nëse njolloset, ajo nuk ndryshon aspak prej së keqes. Më pas, e mira, e keqja dhe çdo gjë përzihet. Në vend të çdo mirësie ngrihet një e keqe. Prandaj, në kohë të tilla, njeriu duhet të pyesë veten, se a e ndjen veten mirë apo jo, sepse pa qenë mirë, pa e ndjerë veten mirë, nuk mund të bësh mirësi. Pa u bërë mirë, nuk mund të jesh çelës i së mirës dhe kyç i së keqes. Para nesh ka dyer të panumërta... Prej cilës derë të hymë në Xhenet?

burrit të vet12, ata që i fitojnë të ardhurat me djersë13 dhe tregtari që e shlyen borxhin në mënyrën më të mirë14.

Në fakt, ai, çdo njeri e orienton drejt derës së mirësisë që është më e afërt me të, duke e afruar tek ajo derë. Dhe duke ia kujtuar çelësin e mirësisë që mban në dorë, e nxit atë që ta hapë sa më parë atë derë.

- A tha Profeti se në duart tona ka çelësa?

- Po!

- Atëherë përse këto dyer janë kaq larg?

- Dyert janë pas teje, por ti je ai që largohesh prej tyre!

Dyert e panumërta të mirësisë janë para nesh, ndërsa çelësat e tyre janë në dorën tonë. Atëherë, nga vjen gjithë kjo e keqe? Nëse e shtyjmë hapjen e dyerve të mirësive, nëse prej disave kemi frikë, nëse disa të tjera i nënvleftësojmë dhe nëse nuk e kuptojmë se ajo që hapim nuk është veç një derë, por një rrugë e madhe, atëherë dyert e mirësive do të jenë të dënuara të zënë merimanga. Ndërsa çdo derë e së keqes, të cilës nuk mendojmë t’i vëmë kyçin, ose kujtojmë se dikush tjetër do ta mbyllë patjetër, do të vazhdojë të njollosë botën tonë me shpejtësi dhe pa u ndjerë fare. Pra, e gjithë e keqja, për të cilën themi nga doli kjo ndërkohë që ne jetojmë të lumtur, vjen nga e keqja që ne nuk e kemi penguar, ose e mira që e kemi neglizhuar.

Mirë, por përse të mirët janë kaq neglizhentë ndërkohë që të këqijtë përpiqen pa pushim? Përse

12. shih. Nesai, Nikah, 14.

13. shih. Ahmed b. Hanbel, II/334.

14. shih. Ahmet b. Hanbel, II/19.

etika

33

Page 34: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

34

dëNimi i varriT

“Dënimi i varrit” është një nga çështjet e së fshehtës, e cila nuk mund të kuptohet me shqisat dhe mendjen tonë, përveçse me anë të shpalljes hyjnore. Dënimi i varrit është ndëshkimi hyjnor për të pabindurit ndaj urdhrave të Allahut, që do të përjetohet pas vdekjes, në fazën e pritjes në varr deri në ditën e Kiametit. Ky dënim, në disa hadithe fisnike është cilësuar si “fitneja e varrit”.

Sa’d ibn-i Ebi Uakkasi (r.a.), transmeton se i Dërguari i Allahut, (a.s.), pas namazeve strehohej tek Allahu duke bërë këtë dua:

“O Allah! Strehohem tek Ty prej mungesës së guximit dhe prej koprracisë! Strehohem tek Ty prej matufosjes së pleqërisë. Strehohem tek Ty prej fitnes së dynjasë. Strehohem tek Ty prej fitnes së varrit.” (Buhari, Xhihad, 25, Deauat, 37, 41, 44.)

Ndërsa Allahu i Madhëruar, në lidhje me dëni-min e varrit lajmëron:

“...Ah sikur t’i shihje keqbërësit gjatë agoni-së së vdekjes, kur engjëjt zgjasin duart (duke thënë): «Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues për shkak të të pavërtetave që keni thënë për Allahun dhe shpërfilljes që i keni bërë shpalljeve të Tij!»”. (En’am, 93.)

“Në të vërtetë, për keqbërësit ka edhe një dë-nim tjetër para këtij; por shumica e tyre nuk e dinë.” (Tur, 27.)

“Ka beduinë në mjedisin tuaj, që janë hipok-ritë, por ka edhe ndër banorët e Medinës të atillë që janë këmbëngulës në hipokrizi. Ti nuk i di ata. Ne i dimë. Ne do t’i dënojmë dy herë e pastaj, do të kthehen në dënimin e madh (në Xhehenem).” (Teube, 101.)

Sipas dijetarëve të ehl-i sunnetit, ajetet të cilat na njoftojnë se Faraoni dhe ndjekësit e tij do të çohen para zjarrit në mëngjes e në mbrëmje, ndërsa në ditën e Kiametit do të shijojnë dënimin më të ashpër1, dhe ajetet që na bëjnë të ditur se pasi populli i Nuhut (a.s.) mbytet në ujë, ata hidhen menjëherë në zjarr2, janë argumente për dënimin e varrit.

Po ashtu, në hadithet fisnike bëhet e ditur se veprat e cilësuara haram si përgojimi3, kuja pas të vdekurit4, vdekja si borxhli5, gënjeshtra, kurvëria, ngrënia e kamatës dhe pirja e alkoolit6 janë shkak i dënimit të varrit.

Nëna jonë, Aisheja (r.anha) ka thënë:

“Nuk e kam parë kurrë të Dërguarin e Allahut, (a.s.), të falë namaz e të mos strehohet tek Allahu prej dënimit të varrit!” (Buhari, Xhenaiz, 87.)

Ndërsa sahabët e nderuar, Ebu Xhuhajfe, Bera

1. - shih. Gafir, 46.

2. - shih. Nuh, 25.

3. - shih. Musned, I, 225; Buhari, Xhenaiz, 88.

4. - shih. Buhari, Xhenaiz, 33; Muslim, Xhenaiz, 16-28.

5. - shih. Ibn-i Maxhe, Sadakat, 12

6. - shih. Buhari, Xhenaiz, 92, Tabir, 48.

udhëtimi i përjetësisë- p j e s a V i i i -

Page 35: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

35

ibn Adhib dhe Ebu Ejjub el-Ensari (r.anhum), kanë thënë:

“Një ditë, i Dërguari i Allahut, (a.s.), kishte dalë (jashtë Medinës) pas perëndimit të diellit. (Papritur) dëgjoi një zë dhe tha: «Hebrenjtë po dënohen në varr!»” (Buhari, Xhenaiz, 88; Muslim, Xhennet, 69.)

Në lidhje me temën mund të na përfshijë dilema e mëposhtme:

“Ne nuk shohim asnjë shenjë që tregon se një i vdekur po dënohet në varr! Për shembull, si ulet ai në varr, si pyetet ai dhe si goditen disa me çekiç prej hekuri?!”

Nëse logjikojmë përmes përjetimeve tona rezulton se:

“Kjo nuk është aspak e pa-mundur, sepse edhe në këtë botë ekzistojnë situata të ngjashme. Për shembull, një njeri që sheh ëndërr në gju-më mund të ndjejë realisht kënaqësinë apo dhimbjen që sheh, ndërkohë që askush tjetër përveç tij nuk mund t’i përjetojë këto ndjesi. Po ashtu edhe një person që është zgjuar, mund të ndje-het i entuziazmuar apo i hi-dhëruar prej një fjale që ka dëgjuar apo një mendimi që e ka përshkuar, ndërkohë që asnjë person që ai mund të ketë pranë, nuk ndjen të njëjtën gjë me të.”7

Zejd ibn Sabiti (r.a.), tregon:

“I Dërguari i Allahut, (a.s.), ndodhej në një kopsht të bijve të Nexhxharit hipur mbi një mush-kë. Ndërsa ne ishim pranë tij. Papritur mushka u tremb dhe për pak sa nuk e hodhi në tokë të

7. -shih. Tijbi, el-Kashif an Hakaiki’s-Sunen, Mekke-i Mukerreme, 1417, II, 590.

Dërguarin e Allahut, (a.s.). Më pas vumë re se para nesh gjendeshin katër a pesë varre. Profeti (a.s.) pyeti:

«Kush i njeh të zotët e këtyre varreve?»

Një prej sahabëve që ndodhej aty tha: «Unë i njoh!»

Profeti (a.s.), pyeti përsëri:

«Kur kanë vdekur ata?»

«Kanë vdekur në periudhën e idhujtarisë.» - u përgjigj sahabi. Atëherë, i Dërguari i Allahut (a.s.), tha:

«Ky ummet do të përjetojë sprovën e varrit (do të merret në pyetje dhe do të dënohet)! Nëse nuk do të kisha frikë se nuk do ta varrosnit njëri-tjetrin, do t’i lutesha Allahut t’ju bënte të dëgjonit edhe ju dënimin e varrit që po dëgjoj unë!»

Më pas, ai e ktheu fytyrën e tij të bekuar nga ne dhe tha:

«Strehohuni tek Allahu prej dënimit të Xhehenemit!»

Sahabët thanë:

«Strehohemi tek Allahu prej dënimit të Xhehene-mit!»

I Dërguari i Allahut, (a.s.), tha:

«Strehohuni tek Allahu prej dënimit të varrit!»

Sahabët thanë:

«Strehohemi tek Allahu prej dënimit të va-rrit!»

I Dërguari i Allahut (a.s.), tha:

«Strehohuni tek Allahu prej fitneve të hapëta dhe të fshehta!»

Sahabët thanë:

“O Allah! Strehohem tek Ty prej mungesës së guximit dhe prej

koprracisë! Strehohem tek Ty prej matufosjes së pleqërisë. Strehohem

tek Ty prej fitnes së dynjasë. Strehohem tek Ty prej fitnes së varrit.”

Page 36: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

36

«Strehohemi tek Allahu prej fitneve të hapëta dhe të fshehta!»

I Dërguari i Allahut (a.s.), tha:

«Strehohuni tek Allahu prej fitnes së Dexha-llit!»

Sahabët thanë:

«Strehohemi tek Allahu prej fitnes së Dexhallit!» (Muslim, Xhennet, 67.)

Ibn-i Abbasi (r.a.), tregon:

“Në momentin që i Dërguari i Allahut, (a.s.), doli nga një prej kopshteve të Medine-i Muneuue-res, dëgjoi zërin e dy personave që po vuanin në varr. Për këtë arsye ai tha:

«Këta të dy po ndëshkohen për shkak të gjyna-heve që sipas tyre nuk ishin të mëdha. Por në fakt gjynahet e tyre ishin me të vërtetë të mëdha. Njëri nuk ruhej prej (stërpikave të) urinës, ndërsa tjetri bartte fjalë dhe merrej me thashetheme.»

Më pas kërkoi një degë hurme të njomë, të cilën e ndau në dy pjesë dhe i vendosi në krye të varreve dhe tha:

“Shpresohet t’u lehtësohet ndëshkimi derisa sa të thahen!” (Buhari, Edeb, 49, Udu, 55-56, Xhe-naiz, 82)8

Ebu Derda (r.a.) ka thënë:

“O varr! Sa i heshtur je nga jashtë, por sa i

8. - shih. Muslim, Taharet, 111; Ebu Daud, Taharet, 11; Tirmidhi, Tah -ret, 53; Nesai, Taharet, 26, Xhenaiz, 116; Ibn-i Maxhe, Taharet, 26.

frikshëm e i tmerrshëm je përbrenda!..”

Xhabir ibn Abdullah (r.a.), tregon:

“Kur Sa’d ibn Muadhi (r.a.) ndërroi jetë, ne shkuam së bashku me të Dërguarin e Allahut, (a.s.), i cili pasi i fali namazin e xhenazes, u ul tek varri i Sa’dit dhe e rregulloi duke i hedhur dhe sipër. Pastaj i Dërguari i Allahut, (a.s.), bëri tesbi-hat9. Po ashtu edhe ne bëmë tesbihat së bashku me të për një kohë të gjatë. Më pas ai bëri tekbir10, edhe ne bëmë tekbir. Më vonë, kur u pyet:

«O i Dërguar i Allahut! Përse bëtë tesbih dhe tekbir?», ai u përgjigj:

«Varri e shtrëngoi fort këtë rob të mirë, derisa Allahu ia zgjeroi atë!»” (Ahmed, III, 360, 377.)

Ndërsa Ibn-i Abbasi (r.a.) transmeton:

“Ditën kur u varros Sa’d ibn Muadhi (r.a.), i Dërguari i Allahut, (a.s.), u ul në krye të varrit të tij dhe tha:

«Nëse dikush do të shpëtonte prej fitnes apo prej llogarisë së varrit, ky do të ishte Sa’d ibn Muadhi. Mirëpo, në fillim varri e shtrëngoi atë, e më pas Allahu i dha zgjerim!»” (Taberani, el-Mu’xhemu’l-Kebir, X, 334; Hejthemi, III, 46.)

Semure ibn Xhundeb (r.a.) transmeton një ha-dith i cili na bën të ditur se cili gjynah do ta bëjë

9. -Tesbihat: Dhikër, përmendje e Allahut me emrat e Tij të bukur, ose duke thënë “subhanallah, elhamdulilah, Allahut Ekber”.

10. - Tekbir: Allahu Ekber (Allahu është më i madhi).

Page 37: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

37

njeriun të pësojë ndëshkimin në var:

I Dërguari i Allahut (a.s.), i pyeste shpesh sho-kët e vet:

“A ka kush prej jush që ka parë ndonjë ëndërr?” Nëse dikush kishte parë ëndërr, ai e komentonte ashtu siç dëshironte Allahu. Një mëngjes i Dër-guari i Allahut na tha:

“Mbrëmë më kanë ardhur dy persona (Xhibrili dhe Mikaili) dhe më thanë:

«Lëre çdo gjë dhe eja me ne!»

Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë mënjanë, ndërkohë që një njeri tjetër qëndronte mbi të me një gur në dorë. Ky e goditi njeriun e shtrirë dhe ia dërrmoi kokën. Guri u rrokullis dhe ai që e hodhi gurin, shkoi pas për ta marrë. Ndër-kohë ai me kokë të dërrmuar u shërua menjëherë dhe koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. Më pas njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij si herën e parë.”

(Profeti a.s.) tha:

“Personave me të cilët kam udhëtuar, u tha-shë:

«Subhanallah(Lavdia i qoftë Allahut), ç’është kjo?»

Ata më thanë: «Vazhdo, ec!»”

Ecëm dhe arritëm tek një njeri, i cili ishte i shtri-rë në shpinë, ndërkohë që një njeri tjetër qëndronte mbi të me çengel (apo sharrë) hekuri. Ai kaloi nga

njëra anë e atij që ishte shtrirë në shpinë dhe duke ia ngulur çengelin e hekurit në faqe, e çau nga një vrimë e hundës, (duke kaluar) nga njëri sy e deri pas qafës. Pas kësaj, ai kaloi në anën tjetër të fytyrës dhe bëri të njëjtën gjë. Pa mbaruar me anën e dytë, ana e parë e fytyrës së tij u shërua e gjitha siç ishte. Njeriu me çengelin prej hekuri filloi (nga e para) të bëjë të njëjtën gjë.

Profeti tha: “Pasi i pashë të gjitha, atëherë tha-shë:

«Subhanllah, ç’janë këta të dy?»

Dy shokët e mi më thanë: «Vazhdo, ec!»”

Ecëm më tej dhe më në fund arritëm tek diçka e ngjashme me një furrë të ndezur. Aty dëgjohe-shin britma, rënkime të ngatërruara, të cilat nuk kuptoheshin se çfarë thoshin. Kur vështruam në furrë, vumë re se aty kishte meshkuj dhe femra të zhveshur. Kur flakët e zjarrit ngriheshin nga poshtë, ata rënkonin. Unë sërish u thashë shokëve të mi:

«Ç’janë këta!»

Dy shokët e mi më thanë: «Vazhdo, ec!»

Ecëm më tej dhe arritëm deri tek një lumë prej gjaku, ku notonte një njeri, ndërkohë që në breg të lumit qëndronte një njeri tjetër që kishte tu-buar një grumbull të madh me gurë. Kur notuesi shkonte në breg të lumit për të dalë, ai i cili kishte tubuar një grumbull të madh me gurë ia hidhte një gur në gojë dhe e kthente pas. Ai ikte dhe

Page 38: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

38

sërish kthehej tek ai. Sa herë që vinte në breg për të dalë, njeriu tjetër i hidhte nga një gur në gojë, e ai kthehej pas. Sërish u thashë shokëve të mi:

«Ç’bëhet me këta të dy?»

Dy shokët e mi më thanë: «Vazhdo, ec!»

Ecëm më tej, derisa arritëm tek një njeri me pamje mjaft të shëmtuar, më të shëmtuarën që kam parë ndonjëherë. Ky njeri ndizte zjarr dhe vazhdimisht sillej rreth tij. Sërish i pyeta shokët e mi:

«Ç’është ky?»

Ata sërish më thanë: «Vazhdo, ec!»

Ecëm derisa mbërritëm tek një kopsht i gjel-bër, në të cilin ndodheshin të gjitha llojet e luleve pranverore. Në mes të kopshtit qëndronte një njeri i gjatë. Ai ishte aq i gjatë, saqë pothuaj nuk ia shihja kokën, e cila shkonte deri në qiell. Rreth tij kishte aq shumë fëmijë, sa s’kisha parë kurrë më herët. Unë sërish u thashë shokëve:

«Ç’është ky burrë dhe ç’janë këta (fëmijët)?»

Ata sërish më thanë: «Vazhdo, ec!»

Ecëm derisa arritëm tek një pemishte e madhe. Kurrë më herët nuk kisha parë pemishte të tillë kaq të bukur e të madhe. Ata më thanë: «Hyr brenda!». Hymë bashkë dhe na u shfaq përpara një qytet i ndërtuar me tulla të arta e të argjend-ta. Erdhëm deri tek dera e qytetit, trokitëm dhe kërkuam të na hapet. Dyert na u hapën dhe ne hymë. Aty na pritën disa njerëz, njëra anë e tru-pit të të cilëve ishte aq e bukur sa nuk keni parë ndonjëherë, ndërsa ana tjetër ishte aq e shëmtuar sa nuk keni parë ndonjëherë.Shokët e mi u thanë atyre:

«Shkoni dhe hyni në këtë lumë!»

Mirëpo, ç’të shoh, ai ishte një lumë me ujë si qu-mësht i bardhë që rridhte për së gjëri. Ata shkuan, hynë në lumë, e më pas dolën e u kthyen te ne. Shëmtia që ishte në njërën anë të tyre u zhduk e ata morën pamje shumë të bukur. Profeti (a.s.) rrëfeu:

Dy shokët e mi më thanë:

«Ky është Xheneti i Adnit, kurse kjo është banesa jote.» Shikimi im u ngrit në lartësi dhe atje pashë një pallat të ngjashëm me re të bardha.

Ata më thanë: «Kjo është banesa jote.»

Unë u thashë atyre të dyve: «Allahu ju bekoftë të dyve, më lejoni të hyj në këtë pallat!» Ata më thanë:

«Tani për tani jo, ti do të hysh një herë tjetër.»

U thashë atyre:

“Vërtet unë këtë natë kam parë çudira. Çfarë janë ato që kam parë?”

Më thanë: «Lidhur me këtë, të sqarojmë ne:

Sa i përket njeriut të parë, koka e të cilit dërr-mohej me gurë; ai është njeriu që e ka braktisur Kuranin pasi e ka mësuar dhe ka fjetur pa i falur namazet e obliguara (sidomos namazin e saba-hut).

Sa i përket njeriut të cilit i nxirren fytyra, nofu-lla, vrimat e hundës dhe sytë e i copëtohen dhe priten; ai është njeriu që del nga shtëpia dhe për-hapë gënjeshtra anembanë.

(Në një transmetim tjetër thuhet se: «Ai ishte një gënjeshtar që thoshte vazhdimisht gënjeshtra në dynja. Gënjeshtrat që përhapte ai kaplonin horizontin. Ky gënjeshtar do të vuajë në këtë më-nyrë deri në ditën e Kiametit.»)

Sa u përket meshkujve dhe femrave të zhveshura që vuajnë në furrën e ndezur të zjarrit; ata janë lavirat dhe laviret.

Sa i përket njeriut që notonte në lumë, të cilit i hidhnin gurë në gojë; ai ishte fajdexhi që ka ngrënë kamatë.

Sa i përket njeriut me pamje shumë të shëm-tuar që sillej rreth zjarrit; ai është Maliku, roja i Xhehenemit.

Sa i përket njeriut të gjatë në kopsht; ai është Ibrahimi.

E sa u përket fëmijëve rreth tij; ata janë fëmijët që kanë vdekur në natyrën e pastër fëmijërore (fitreh).»”

Njëri prej myslimanëve pyeti:

«O i Dërguari i Allahut! Edhe fëmijët e idhuj-tarëve?»

I Dërguari i Allahut, (a.s.), tha: «Edhe fëmijët e idhujtarëve!», e më pas vazhdoi:

Sa i përket njerëzve, njëra anë e të cilëve ishte e bukur, e ana tjetër mjaft e shëmtuar; ata janë njerëz që i kanë përzier punët e mira me të këqija, por Allahu ua kafalur punët e këqija.”(Buhari, Ta’bir, 48, Xhenaiz, 93, Tehexhxhud, 12, Buju, 2, Xhihad, 4, Bed’u’l-Halk, 6, Enbija, 8, Tefsir, 9/15, Edeb, 69; Tirmidhi, Ru’ja, 10/2295.)

Domethënë, nëse dëshiron Allahu i Madhëruar i fal robërit e Tij gjynahqar dhe nuk i dënon, ose

Page 39: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

39

mund t’ua ndërpresë dënimin pas një farë kohe. Mirëpo myslimani nuk mund të jetë asnjëherë i sigurt për faljen, sepse Allahu i Madhëruar nuk i ka dhënë askujt garanci për këtë, përveç se pro-fetëve. Për rrjedhojë, robi duhet të përpiqet gjith-monë të jetojë me teube dhe istigfar, të largohet nga gjynahet dhe të nxitojë në punë të mira e të sinqerta.

mejmun ibn mihran, tregon:

Bashkë me omer ibn abdulazizin, shkuam drejt një varreze. Sapo e pa varrezën, ai u hidhë-rua. Më pas mu drejtua:

“O Mejmun! Këto janë varret e të parëve të mi. Duket sikur nuk janë përzierë fare me këtë botë. Pa shiko si kanë mbetur poshtë varrit! Varret u janë vjetëruar, ndërsa trupat ua ka ngrënë toka.” Më pas, duke parë një varr, me sy të përlotur tha:

“Vallahi, nuk mund të me-ndoj ndonjë njeri më fat-lum se ai që ka hyrë në këtë varr dhe ka shpëtuar prej dënimit.” (Ihja, IV, 868.)

Për Të shPëTuar Prej dëNimiT Të varriT

I Dërguari i Allahut, (a.s.), lutej në këtë mënyrë:

“O Allah! Kërkoj strehim tek Ti prej dënimit të Xhehenemit dhe dënimit të varrit, prej sprovave të je-tës, të vdekjes dhe mesihut (të rremë) Dexhxhallit!”11

Në botën e varrit gjithsecili do të jetë vetëm për vetëm me veprat që ka bërë në dynja. Veprat e këqija do të jenë poshtërim i madh për njeriun, ndërsa veprat e mira do të jenë mik dhe mbrojtës i mirë për të zotin.

Në një hadith fisnik, i Dërguari i Allahut, (a.s.), ka thënë:

“Kur njeriu hyn në varr, nëse është besimtar, atë e rrethojnë veprat e tij si namazi, agjërimi etj. Ndërkohë që meleku përpiqet t’i afrohet nga ana e namazit, namazi e kthen mbrapsht, e kur

11. - Buhari, Xhenaiz, 88; Muslim, Mesaxhid, 128-134.

përpiqet të afrohet nga ana e agjërimit, edhe ai e kthen mbrapsht. (Më pas) Meleku thërret nga larg duke thënë: “Ngrihu!”. E njeriu ngrihet prej vendit ku është shtrirë dhe ulet...

Nëse personi në varr është gjynahqar apo mo-hues, meleku i vjen pranë dhe midis të vdekurit dhe melekut (ndëshkues) nuk ka asgjë (vepër e mirë apo adhurim) që mund ta pengojë (mele-kun)...” (Ahmed, VI, 352. Shih. Hejthemi, III, 51-52.)

“Kur njeriu vendoset në varr, i vjen (meleku ndëshkues). Nëse vjen nga ana e kokës, atë e

largon leximi i Kuranit (që njeriu ka bërë në dynja). Nëse vjen nga ana e duarve, atë

e largon zekati dhe sadakaja (që ka dhënë në dynja). Nëse vjen nga ana e këmbëve, atë e largon ecja për në

xhami. Ndërsa durimi qëndron në anë si një mburojë e fortë.

Meleku thotë: «Nëse do të kisha gjetur ndonjë hapë-sirë, do t’i isha afruar të vdekurit!»” (Hejthemi, III, 52.)

Po ashtu është nën-vizuar se edhe ata që e lexojnë shumë suren Mulk, do të shpëtojnë prej vuajtjeve të varrit. I

Dërguari i Allahut, (a.s.), ka thënë: “Ajo është pen-

gesë!”. Pra kjo sure e pengon vuajtjen dhe dënimin e varrit.12

Xhabiri (r.a.) ka thënë:

“I Dërguari i Allahut (a.s.), nuk flinte pa lexuar suret Sexhde dhe Mulk.”

(Tirmidhi, Fedailu’l-Kuran, [Seuabu’l-Kuran], 9/2892.)

Ndërsa një prej dijetarëve të brezit të tabiinëve, Taus ibn Kejsan, thotë se:

“Këto dy sure kanë 70 sevape më shumë se su-ret e tjera të Kuranit.” (Tirmidhi, Fedailu’l-Kuran, [Seuabu’l-Kuran], 9/2892.)

Përveç këtyre, bëhet e ditur se gjatë sëmund-jeve vdekjeprurëse është mirë të lexohet shumë surja Ihlas.13

12. - shih. Tirmidhi, Fedailu’l-Kuran, 9/2890; Hakim, II, 540/3839; Hejthemi, VII, 128.

13. - shih. Imam Sharani, Olum, Kijamet, Ahiret, Bedir yay, s. 102, 130.

“Sa i përket njerëzve, njëra anë

e të cilëve ishte e bukur, e ana tjetër mjaft e shëmtuar;

ata janë njerëz që i kanë përzier punët e mira

me të këqija, por Allahu ua kafalur punët

e këqija.”

Page 40: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

Pas pranimit të ekzistencës së Allahut, njëshmërisë së Tij dhe se Muhamedi (a.s.), është i dërguari i Tij, parimi më i rëndësishëm i Islamit është namazi.

Namazi është adhurimi kryesor i të gjitha feve hyj-nore dhe të gjithë profetët janë urdhëruar me faljen e namazit. Kjo e vërtetë, shprehet edhe në këto ajete fisnike: “Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin si dhunti dhe të gjithë i bëmë të drejtë. Ne i bëmë ata udhëheqës që udhëzonin sipas urdhrit Tonë dhe i frymëzuam që të bënin vepra të mira, të kryenin faljet dhe të jepnin zekatin, dhe ata vetëm Ne na adhuruan.” (Enbija, 72-73) I njëjti urdhër i është dhë-në edhe Profetit tonë (a.s.) dhe umetit të tij.1

Qëllimi i krijimit të njerëzimit, është njohja e Allahut dhe adhurimi i Tij. Ashtu siç e shpreh qartë edhe ajeti: “Përse të mos e adhuroj Atë, i Cili më ka krijuar e tek i Cili do të ktheheni të gjithë?”2, kushti themelor i krijimit si njeri, është adhurimi i Allahut. Thelbi i adhurimit është namazi. Ai është një detyrë që përfshin të gjitha llojet e adhurimit. Kreu i devotshmërisë dhe vazhdimësia e saj, plotësohet me namazin.

Lidhur me rëndësinë e namazit, Profeti ynë (a.s.), shprehet: “...Ta dini se, vepra juaj më e mirë, është namazi.”3 Ky hadith, tregon qartë se namazi është

1. shih. Bekare, 2/43, 110; Nisa, 103; Ibrahim, 14/31; Isra, 17/78; Ta Ha, 20/132; Haxh, 22/78., etj.

2. Ja-Sin, 22.

3. Ibn Maxhe, Taharet, 4.

adhurimi dhe vepra e lejuar më e rëndësishme ndër të gjitha.

Namazi është një adhurim shumë i rëndësishëm. Siç tregohet edhe në hadithin: “Ndërmjet njeriut, idhujtari-së dhe mohimit, qëndron braktisja e namazit.”4, vepra që e largon besimtarin nga idhujtaria dhe mohimi, ësh-të namazi. Çështja për të cilën njeriut do t’i kërkohet llogari në radhë të parë, është namazi. Lidhur me këtë çështje, profeti ynë (a.s.), thotë: “Në Ditën e Kiametit, çështja për të cilën njeriut do t’i kërkohet llogari në fillim, janë namazet farz. Nëse namazet farz janë në rregull, s’ka më mirë. Por nëse nuk janë plotësisht në rregull, thuhet: Shikoni a ka namaze vullnetare? Nëse ka namaze vullnetare, me këto plotësohen pjesët e mangëta prej farzve...”5 Siç shihet, namazi është tre-guesi i devotshmërisë në këtë botë, ndërsa në botën tjetër është pyetja e parë e llogarisë. Nëse mund të shprehemi kështu, kalimi i provimit në botën tjetër, do të arrihet me besim dhe me namaz.

Profeti ynë (a.s.), ka thënë se: “Namazi është shtylla e Islamit”6. Ndërsa në një hadith tjetër, ka thënë se “Namazi është shtylla e fesë.”7 Në këto hadithe, feja

4. Muslim, Iman, 134; Tirmidhi, Iman, 9; Ibn Maxhe, Ikamet, 77; Ahmed b. Hanbel, III, 370.

5. Ebu Daud, Salat, 149; Nesai, Salat, 9; Ibn Maxhe, Ikametu’s-Salat, 202; Darimi, Salat, 91.

6. Tirmidhi, Iman, 8; Ahmed b. Hanbel, V, 237.

7. Ismail b. Muhammed el-Axhluni, Keshfu’l-Hafa ve Muzilu’l-Ilbas, Bejrut, ts. II, 31.

Prof. dr. Sulejman Derin

etika

40

Page 41: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

është ngjasuar me një ndërtesë, ndërsa namazi është shpjeguar si shtylla e kësaj ndërtese. Kjo, do të thotë se mbajtja në këmbë e ndërtesës së fesë, është e mundur vetëm me namazin. E shprehur ndryshe, mbizotërimi i parimeve fetare në jetën e individit dhe të shoqërisë, mund të arrihet vetëm në sajë të namazit.

Pas besimit, adhurimi mbi të cilin flet më shumë Kurani Fisnik dhe i jep vlerë, është namazi. Namazi i falur në mënyrë të drejtë dhe të rregullt, bëhet shkak i shtimit të besimit dhe i vazhdimit të jetës në pari-met islame.

Për një besimtar, namazi është mbështetja kryesore e suksesit material dhe shpirtëror. “Kërkoni ndihmë prej Allahut me durim dhe me namaz!”8 “O besim-tarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit!..”9 Siç shihet edhe në këto ajete, burimi dhe shkaku i suksesit në adhurimet dhe në aktivite-tet që bëhen në çdo fazë të jetës, është namazi dhe durimi.

Namazi është kreu i pjekurisë në lidhje me këtë botë dhe me botën tjetër, është përforcuesi më i mirë i besimit dhe pika e mbështetjes së veprave. Adhurimi i namazit është një mundësi shumë e mirë për t’iu afruar Allahut dhe për të arritur dashurinë e Tij. Në sajë të namazit, besimtari ia shfaq dëshirat e tij Allahut me gjithë shpirt.

Nëse shikojmë prej dritares së Kuranit, vihet re se namazi është një adhurim i lartë, i cili të çon drejt shpëtimit, qetësisë, sigurisë dhe paqes. Namazi është një adhurim aq i lartë, saqë në sajë të tij plotësohet devotshmëria ndaj Allahut, arrihet kënaqësia e Tij dhe hyhet në rrethin e umetit të Muhamedit (a.s.). Me të merr vlerë besimi, me të merr kuptim njerëzimi dhe me të fitohet Xheneti. Lidhur me këtë, Profeti ynë (a.s.), ka thënë: “Namazi është çelësi i Xhenetit”10 Dyert e Xhenetit do të hapen me çelësin e namazit, me të do të shkelet në Xhenet dhe me të do të fillojë ecja e lumtur dhe e pafund në botën e përjetshme.

Kur Profeti (a.s.), u pyet se: “Cila është vepra më e dashur tek Allahut i Madhëruar?”, ai u përgjigj, duke thënë: “Namazi i falur në kohën e vet!”11 Në një trans-metim tjetër, Profeti (a.s.), është pyetur: “O i Dërguari i Allahut! Cila prej veprave është më afër Xhenetit?”. Ndërsa Profeti (a.s.), u përgjigj: “Falja e namazeve në kohën e tyre!”12

Fakti që pesë kohët e namazit janë një marrëveshje midis Allahut dhe njeriut, shpjegohet në këtë hadith: “Allahu i Madhëruar, i ka bërë të detyrueshme për robin pesë kohët e namazit. Kush e merr abdestin në mënyrën më të mirë, i fal namazet në kohën e tyre, kryen të plotë rukunë dhe sexhden, duke u falur me përkushtim, Allahu i ka premtuar faljen atij njeriu.

8. Bekare, 45.

9. Bekare, 153.

10. shih. Ahmed b. Hanbel, III, 330.

11. Muslim, Iman, 137-140; Ahmed b. Hanbel, III, 128, 199, 285.

12. Muslim, Iman, 138.

Kush nuk i bën këto, Allahu nuk i premton asgjë atij. Nëse dëshiron, Ai e fal ose e dënon.”13

Në një transmetim tjetër, Profeti ynë (a.s.), na ka bërë të ditur se Allahu i Madhëruar, ka thënë: “(O Muhamed!”) Umetit tënd ia bëra farz pesë kohët e namazit. Kushdo që i fal ato vazhdimisht në kohën e vet, jap fjalën se do ta vendos në Xhenet. Por kush nuk i fal vazhdimisht, nuk i jap asnjë fjalë.”14

Në të dy hadithet, është theksuar se namazi është një marrëveshje ndërmjet Allahut dhe robit. Ndërsa pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje janë përcaktuar nga Allahu. Për ata që i plotësojnë pa mangësi të gjitha kushtet e kësaj marrëveshjeje, është dhënë fjala për falje dhe Xhenet. Kjo situatë e veçantë që është për-caktuar vetëm për namazin, tregon qartë se namazi është një adhurim shumë i lartë.

“Duke përjashtuar gjynahet e mëdha, pesë namazet dhe falja e namazit të xhumasë, janë shpagim për gjynahet që bëhen ndërmjet tyre (këtyre namazeve).”15 Ashtu siç kuptohet qartë edhe prej këtij hadithi, kush është i vazhdueshëm në pesë kohët e namazit dhe fal namazin e xhumasë, do t’i falen të gjitha gjynahet e vogla që bëhen ndërmjet këtyre namazeve. Nëse nuk ka as gjynahe të vogla, as të mëdha, atij do t’i shkruhen të mira dhe do t’i ngrihen gradat. Por, nëse ka gjynahe të mëdha, shpresohet që ato t’i lehtësohen.16

“Kush e merr abdestin dhe e fal namazin në mënyrën e urdhëruar, atij do t’i falen gjynahet që ka bërë më parë.”17 “Qëndroni në rrugë të drejtë. Ju nuk mund ta llogaritni dot shpërblimin e kësaj. Dijeni se, vepra më e mirë është namazi. Vetëm besimtari e merr abdestin në mënyrën e duhur.”18

Është e pamundur të përmendim këtu të gjitha ha-dithet lidhur me mirësitë e namazit. Prandaj, mund të themi se, namazi, është indeksi i të gjitha adhurimeve, ai i jep kuptim të gjitha pjesëve të jetës me kohët e tij, me përmendjen e Allahut, lutjet dhe madhërimet që përmban. Gjithashtu, namazi është një adhurim që liston fillimin dhe fundin e jetës, duke e shfaqur dhe përfunduar atë. Pra, edhe fillimi, edhe fundi i jetës merr vlerë me namazin. Besimtari, me namaz duhet të hedhë hapat në jetën e tij për të cilën mban për-gjegjësi dhe po ashtu, me namaz do t’ia dorëzojë të zotit edhe amanetin e kësaj jete. Allahu i Madhëruar, i Cili ka falur jetën, i do shumë robërit e Tij. Prandaj, Ai ua ka bërë farz robërve të Tij namazin, me qëllim që ata të shfaqin dashurinë, bindjen dhe devotshmërinë ndaj Atij çdo ditë, çdo orë dhe çdo çast. Kjo duhet të jetë edhe urtësia më e madhe e namazit.

13. Ebu Daud, Salat, 9; Ibn Maxhe, Ikametu’s-Salat, 194; Ahmed b. Hanbel, V, 317.

14. Ebu Daud, Salat, 9; Ibn Maxhe, Salat, 194.

15. Muslim, Taharet, 14, 15, shih edhe. Buhari, Keffarat, 6; Tirmidhi, Meuakit, 46; Ibn Maxhe, Taharet, 79.

16. shih. Ahmed Davutollu, Sahih-i Müslim Tercüme ve Serhi, İstan. 1978, II, 818.

17. Nesai, Taharet, 108.

18. Muuatta; Taharet, 6; Ibn Maxhe, Taharet, 4.

etika

41

Page 42: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

42

M. Ali Eshmeli

perceptimin se çlirimi nuk është vrasje por gjallërim. Shtetet dhe kontinentet që i panë ata, nxituan për t’u futur në Islam. Kështu është bërë myslimane Afrika, kështu është bërë myslimane Andaluzia, kështu është bërë mysliman Turkistani, kështu është bërë mysliman Anadolli, kështu është bërë mysliman Ballkani dhe kështu është bërë Stamboll / qyteti i Islamit Kostandinopoja. Kështu kanë arritur të zgjerohen kufijtë e gjeografisë sonë deri në njëzet e katër milion kilometra. Ndërsa kufijtë tanë shpirt-ërorë kështu e morën në vete të gjithë botën, sepse qëllimi gjithmonë ishte zemra, gjithmonë ishte në zemër dhe gjithmonë ishte prej zemrës. Sepse kjo ishte edhe e fshehta e çlirimit në përgëzimin e të Dërguarit të Allahut (a.s.) edhe e vërteta. Për këtë arsye, shumë herë në historinë e Islamit, faqet e vetme që duhet të shihen për ta parë dhe kuptuar qartë esencën e të gjitha çlirimeve, në të cilat është arritur edhe e pamundura, janë fletë të arta e të pashoqe të mbushura plot me çlirimet shpirtëro-re të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, që nuk mund të fshihen nga historia, sepse edhe luftërat e atij (a.s.), në të vërtetë ishin të stolisura nga fillimi e gjer në fund

Në esencën e të gjitha çlirimeve që kemi bërë përgjatë historisë ka një mesazh: Përgëzimi i Pejga-mberit (a.s.). Të mos harrojmë se çdo përgëzim ka edhe një kusht: Personaliteti i Pejgamberit (a.s.). E fshehta e atij personaliteti është feja e qartë, Isla-mi. Ndërsa e gjithë shfaqja e Islamit është çlirimi i zemrave. Ja, zemrat që u përsosën duke e kuptuar këtë të fshehtë dhe që iu drejtuan çlirimeve të më-dha me këtë pjekuri sublime, u bënë çliruese në kuptimin e vërtetë, sepse ato e morën mesazhin e çlirimit nga i Dërguari i Allahut (a.s.). Atë e bënë qëllim dhe dashuri. Këtij qëllimi dhe kësaj dashu-rie nuk i shtuan asnjë pikë tjetër të ndryshme dhe flijuan jetët e çdo gjë të tyre për t’i realizuar ata me pastërti shpirtërore, sepse ata e perceptuan se çlirimi i zemrave është specifika më e rëndësishme në mesazhin e çlirimit. Për këtë arsye, qëllimi i atyre asnjëherë nuk ka qenë një luftë e thatë. Ata nuk kanë hyrë në beteja të përgjakshme. Gjithashtu nuk u bënë kurbane të dëshirës së zjarrtë për të mos lënë gurë mbi gurë dhe kokë mbi supe.

Ata gjithmonë e kuptuan saktë mesazhin e çliri-mit. Në sajë të kësaj, shkruan legjenda të mëdha me

Page 43: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

Shumë herë në historinë e Islamit, faqet e vetme që duhet

të shihen për ta parë dhe kuptuar qartë esencën e të gjitha çlirimeve, në të cilat është arritur edhe e

pamundura, janë fletë të arta e të pashoqe të mbushura plot me çlirimet shpirtërore

të të Dërguarit të Allahut.

etika

43

më the është një qasje e logjikshme dhe e drejtë.” Pastaj e nguli në tokë heshtën që kishte në dorë, u ul dhe filloi ta dëgjonte. Mus’abi, radijallahu anh, ia shpjegoi Islamin duke i lexuar Kuran. Usejdi u zbut prej atyre që dëgjoi. Kurani Fisnik filloi t’i hynte në zemër. Drita e udhëzimit i reflektoi edhe në shpirt, edhe në fytyrë. Andaj tha me një entuziazëm dhe admirim të madh: “Sa fjalë e bukur dhe sublime që qenka kjo! Çfarë duhet të bëj për të hyrë në Islam?” Pastaj mori gusul ashtu siç e mësoi Mus’abi dhe Es’adi. Po ashtu veshi edhe rroba të pastra. Pastaj tha plot sinqeritet edhe shehadetin. Pastaj filloi

namazin dhe fali dy rekatë. Pastaj tha:

“Atje pas gjendet një njeri që nëse lidhet me ju, asnjë prej fisit të tij

nuk do të kundërshtojë. Ai është Sa’d ibn Muadhi. Menjëherë po

shkoj te ai dhe po e dërgoj te ju.” Edhe Sa’d ibn Mua-dhi ishte mjaft i zemëruar kur shkoi atje. Por pasi e

dëgjoi në të njëjtën mëny-rë Mus’abin, edhe ai besoi duke e pranuar Islamin me gjithë zemër. Menjëherë pasi e pranoi Islamin, e mblodhi fisin e tij dhe i pye-ti të gjithë pjesëtarët e fisit: “Si më njihni mua, o Beni Abduleshhelë?” Të gjithë iu përgjigjën: “Ti je i nderuari ynë. Edhe nga aspekti i me-

ndimit je prijësi ynë dhe më i zgjuari prej nesh.” Atëherë Sa’di

u bëri këtë deklaratë: “Unë nuk do të flas as me gratë dhe as me burrat

tuaj derisa ju t’i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij duke thënë shehadetin.”

Në këtë mënyrë, deri në mbrëmje të gjithë pjesëtarët e këtij fisi hynë në Islam atë ditë. (Ibn

Hisham, II, 43-46; Ibn Sa’d, III, 604-605; Ibn Esir, Usdu’l-Gabe, I, 112-113.)

Për shkak të këtyre çlirimeve shpirtërore, i Dër-guari i Allahut, (a.s.), tha: “Medina është çliruar me Kuran.” (Bezzar, Musned, nr: 1180; Rudani, nr: 3774.)

Ja edhe një shembull tjetër i çlirimeve shpirtërore të veçanta po nga epoka e lumturisë: Umejr ibn Veh-bi... Umejr ibn Vehbi ishte i njohur me torturat dhe vuajtjet që ua shkaktoi të Dërguarit të Allahut (a.s.) dhe sahabëve të tij në periudhën e Mekës. Ai ishte

me çlirimin e zemrave.

Kur të shtjellohen me kujdes kujtimet e shenjta të atij (a.s.), në çdo luftë, do të shihet qartë se edhe fitorja në Bedër ishte çlirim i zemrave. Edhe për-voja në Uhud ishte çlirim i zemrave. Edhe suksesi në Hendek ishte çlirim i zemrave. Edhe legjenda në Hajber ishte çlirim i zemrave. Edhe durimi dhe vendosmëria madhështore në Tebuk ishte çlirim i zemrave. Ndërsa marrja e Mekës realizoi një çlirim plotësisht tjetër të zemrave. Për sa i përket Medines, ajo në të vërtetë, krejtësisht ishte çlirim i zemrave. Sahabi i ri, Mus’abi (r.a.), i cili shkoi në Medine me urdhrin e të Dërguarit të Allahut, (a.s.), për t’ua predikuar dhe mësuar Islamin banorëve të saj, arriti begati të mëdha dhe u bë shkak për për-hapjen e Islamit. Një ditë shkoi në bahçen e Beni Zaferëve bashkë me Es’ad ibn Zu-raren, në shtëpinë e të cilit rrinte. Ndërkohë që ata po bisedonin në krye të pusit, Sa’d ibn Muadhi, i cili ishte prej Beni Abduleshhelëve, i tha Usejd ibn Hudajrit: “O Usejd! Ti je një njeri që nuk ke nevojë për ndihmën e të tjerëve. Edhe punën të-nde di ta bësh mjaft mirë. Andaj, shko te ata burra që kanë ardhur në lagjen tonë për t’u ndryshuar besimin të dobëtëve tanë dhe largoji nga aty! Këtë mund ta bëja edhe vetë, por siç e di, Es’adi është i afërmi im.”

Usejdi u nxit nga fjalët që dëgjoi. Andaj, menjëherë e mori heshtën, u hodh në këmbë, shkoi te ata dhe u foli më shumë zemërim dhe kërcënim: “Çfarë pune keni ju këtu? O Es’ad! A na e ke sjellë këtë të huaj që të prishë besimin e të dobëtëve ndërmjet nesh? Bëj kujdes dhe asnjëherë mos tento ta bësh edhe një herë diçka të tillë! Nëse nuk doni të vdisni, largohuni menjë-herë nga ky vend!” Mus’abi (r.a.), i cili ishte i urtë dhe i zgjuar, iu përgjigj me qetësi: “A nuk dëshiron të ulesh dhe të dëgjosh ato që do të të them? Me sa shoh, keni një personalitet me mendje të shë-ndoshë. Dëgjo! Nëse nuk i pëlqen ato që do të të them, mos i prano! Ti mund t’i pranosh ato vetëm nëse i pëlqen!” Usejdi u qetësua dhe i tha: “Kjo që

Page 44: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

44

një politeist djallëzor prej të parëve të kurejshëve. Biri i tij Vehbi pati rënë rob në luftën e Bedrit. Kur një herë po bisedonin për ato që kishin ndodhur në Bedr, miku i tij, Safuan ibn Umejje i tha Umej-rit: “Betohem se është e kotë të jetojmë pas kësaj gjendjeje!” Umejri u acarua dhe tha: “Betohem se kjo që the është e drejtë. Po të mos kisha borxhet dhe familjen për të cilën kam frikë se vdesin nga uria pas meje, patjetër do të ngrihesha menjëherë dhe do të shkoja për ta vrarë Muhamedin. Mbi të gjitha, kam edhe një pretekst që ata e vlerësojnë. Atyre mund t’u them se kam ardhur për birin tim që e kanë zënë rob. Përveç të tjerash, kam dëgjuar se biri im mund të dalë jashtë.” Safuanit i qeshi fytyra prej këtyre fjalëve të Umejrit. Andaj i tha: “Mos u shqetëso! Borxhi yt tashmë është borxhi im. Do ta paguaj të gjithin. Edhe jetesa e familjes tënde më përket mua.”

Pasi Umejri e mori këtë besë, e mprehu shpatën e tij dhe e leu me helm. Mori ushqimin që ia për-gatiti Safuani, i hipi kafshës së tij dhe shkoi drejt e te Xhamia e Pejgamberit. E mori shpatën dhe e lidhi devenë. Sapo Umeri e pa atë, mendoi: “Ky është armiku i Allahut, Umejri! Ardhja e atij këtu për Zotin është vetëm për ndonjë të keqe. A nuk ishte ai që na ngatërronte me kurejshit? A nuk ish-te ai që e llogariti numrin tonë ditën e Bedrit dhe u tregoi kurejshëve politeistë?” Pastaj menjëherë shkoi te i Dërguari i Allahut (a.s.) dhe e njoftoi duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut! Armiku i Allahut, Umejri është këtu. Mbi të gjitha, ka edhe shpatën të varur për qafe.” I Dërguari i Allahut (a.s.), i tha: “Sille pranë meje!” Umeri (r.a.), e kapi atë për këllëfi të shpatës dhe e solli. Edhe ensarëve që gjendeshin aty u tha që të bënin kujdes duke u shprehur: “Rrini pranë të Dërguarit të Allahut (a.s.) dhe mbrojeni atë nga ky njeri i keq! Padyshim se këtij pisi nuk i besohet!” Por i Dërguari i Allahut (a.s.), ishte i qetë dhe i tha: “O Umejr! Mos e pen-go atë! O Umejr! Eja pranë meje!” Pastaj e pyeti Umejrin për shkakun e ardhjes së tij. Umejri i dha përgjigjen që kishte planifikuar: “Biri im është rob te ju. Unë kam ardhur për atë. Shpresoj që të shfaqni mirësi ndaj tij.” I Dërguari i Allahut (a.s.), e pyeti përsëri: “Nëse është ashtu, përse e ke këtë shpatë në qafë?” Umejri përsëri iu përgjigj siç e pati pla-nifikuar: “Allahu i mallkoftë shpatat! Çfarë dobie kemi pasur prej tyre?!.” I Dërguari i Allahut (a.s.), e pyeti përsëri: “Më thuaj të vërtetën! Cili është shkaku që ke ardhur këtu?” Umejri këmbënguli në pretekstin e tij: “Nuk kam ndonjë shkak tjetër. Biri

im është rob te ju. Unë kam ardhur vetëm për atë.” Këtë herë i Dërguari i Allahut (a.s.), e pyeti kështu: “Atëherë më thuaj! Çfarë kushti i ke vënë Safuanit në Hixhr?” Umejri u zu në befasi dhe tha: “Çfarë kushti i paskam vënë unë atij?” Së fundi i Dërguari i Allahut (a.s.), ia tregoi të gjitha fjalët një për një që ata të dy i patën bërë bashkë dhe i tha: “Allahu i Lartësuar ndërhyri ndërmjet teje dhe asaj që deshe të bëje dhe të ndaloi.”

Zemra e Umejrit u mbush plot me dritën e besimit kundrejt kësaj shfaqjeje. Umejri tha: “Unë dëshmoj se me të vërtetë je i Dërguari i Allahut! O i Dërguari i Allahut! Ne gjithmonë e kemi mohuar se ty të zbret shpallje dhe të vijnë lajme nga qielli, por ja që ato paskan qenë të vërteta, sepse këtë çështje nuk e ka ditur askush përveç meje dhe Safuanit. Betohem se vetëm Allahu të ka njoftuar për këtë çështje. Falë-nderimi i përket Allahut që më solli këtu dhe më nderoi me Islamin në audiencën tënde.” Nisur nga ky rezultat i mrekullueshëm, i Dërguari i Allahut (a.s.), tha: “Mësojani mirë Islamin vëllait tuaj të ri! Këtë bëjeni duke i lexuar Kuran! Ndërkohë, lirojani edhe birin e tij që gjendet rob tek ne!” Ky urdhër i të Dërguarit të Allahut (a.s.), u zbatua menjëherë dhe me përpikëri. Pastaj Umejri (r.a.), kërkoi leje duke u shprehur: “O i Dërguari i Allahut! Deri më tani u kam bërë shumë tortura të rënda besimtarëve dhe jam përpjekur për ta shuar dritën hyjnore. Tani më jep leje që të shkoj në Mekë dhe këtë herë të derdh djersë për t’i ftuar politeistët e atjeshëm te Allahu dhe i Dërguari i Tij, domethënë në Islam. Ndoshta Allahu i udhëzon edhe ata.” I Dërguari i Allahut (a.s.), i dha leje kësaj dashurie që sapo gjelbëronte në rrugën e Allahut Teala.

Ndërkohë Safuan ibn Umejje, i cili nuk dinte asgjë nga ato që kishin ndodhur, u jepte përgëzime poli-teistëve të Mekës duke u thënë: “Edhe pak ka ngelur, edhe disa ditë. Ka për të ardhur një lajm që do të gëzoheni të gjithë. Ai do të jetë një lajm aq i madh, saqë do t’ju bëjë ta harroni dhimbjen e Bedrit!” Ai pyeste çdo karvan që shikonte. Më së fundi, nga një kalorës erdhi lajmi se Umejri ishte bërë mysliman. Ndërkohë edhe Umejri u kthye në Mekë dhe filloi të predikonte Islamin. Ata që deshën ta ndalonin, nuk ia dolën dot mbanë. Në sajë të përpjekjeve të tij largpamëse dhe guximtare, shumë zemra u udhëzuan. Një ditë kur ishte në Qabe, u takua me Safuanin. Atij i thirri menjëherë: “O Safuan! Ti je prej të parëve tanë. A nuk e shikon se këto gjëra që i adhurojmë dhe për të cilat therim kurbane nuk janë tjetër veçse gurë të thatë?! A bën një fe e tillë?

Page 45: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

45

Dëshmoj me plot bindje se nuk ka zot tjetër për-veç Allahut! Gjithashtu, dëshmoj me plot bindje se Muhamedi është robi dhe i dërguari i tij!” Safuani heshti. Nuk tha dot asnjë fjalë. (Ibn Hisham, II, 306-309; Vakidi, I, 125-128; Ibn Sa’d, IV, 199-201.)

Ja, kështu u ngjall te i Dërguari i Allahut (a.s.), Umejri (r.a.), i cili shkoi për ta vrarë atë, sepse Pej-gamberi (a.s.), i çliroi zemrën. Edhe Umeri (r.a.), u ngjall kur pati shkuar për ta vrarë të Dërguarin e Allahut (a.s.). Edhe mekasi i quajtur Fedale ishte njëri prej atyre që shkoi për ta vrarë të Dërguarin e Allahut (a.s.), por që u ngjall te ai...

Përgjatë çlirimit të Mekës Fedale iu afrua shumë të Dërguarit të Allahut (a.s.), me qëllimin për ta vrarë. I Dërguari i Allahut (a.s.), e dinte nijetin e keq të tij, por nuk shfaqi asnjë shqetësim apo zemërim. Vetëm hapi fletët e dhembshurisë e mëshirës dhe e pyeti: “Ti je Fedale, apo jo?” Fedale iu përgjigj: “Po.” I Dërguari i Allahut (a.s.), i tha: “O Fedale! Pendohu dhe kërkoji falje Zotit për ligësinë që ke planifikuar brenda teje!” Pastaj i Dërguari i Allahut (a.s.), ia ledhatoi kraharorin Fedales me duart e tij të bekuara. Menjëherë Fedales i iku nga mendja ai mendimi i keq që kishte më parë, zemra iu ngroh dhe shpirti iu mbush me dritën e udhëzimit. Në këtë mënyrë, Pejgamberi u bë njeriu më i dashur për të. (Ibn Hisham, IV, 37; Ibn Kethir, es-Sire, III, 583.)

Ja çlirimi shpirtëror! Ja Islami! Ja udhëzimi!

Përsëri ishte dita e çlirimit të Mekës. Politeistët mekas që i patën bërë të Dërguarit të Allahut (a.s.), çdo lloj torture e padrejtësie dhe që i patën shkak-tuar atij shumë vuajtje e probleme, atë ditë çlirimi gjendeshin përpara tij të turpëruar. Të gjithë i kishin kokat të ulura, sepse meritonin ndëshkimet më të rënda. Ndërsa disa prej tyre meritonin vetëm dëni-min me vdekje. Ata që e patën përzënë të Dërguarin e Allahut (a.s.), nga ky qytet, tashmë kishin ardhur për të kërkuar mëshirë nga ai po në këtë qytet. Të gjithë ishin të turpëruar përpara jetimit që dikur e patën nënçmuar dhe torturuar. Tashmë po kërkonin dhembshuri nga jetimi që dikur nuk patën mëshirë për të. Tashmë po kërkonin mirësi dhe falje nga i varfri i mjerë që dikur e patën lënë të uritur pa i vra-rë aspak ndërgjegjja. Fati i të gjithëve ishte i lidhur me vendimin që do të jepte ai. Andaj po prisnin me zemra të shqetësuara, me sy të brengosur dhe me fjalë shprese. Vallë çfarë do të bëhej me ta? Të gjithë po heshtnin. Madje, mezi po merrnin frymë. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, filloi të fliste:

“O Mekas! Edhe unë po ju them siç iu tha Jusufi

(a.s.), vëllezërve të tij: “...Sot s’ka qortim për ju; Allahu ju faltë. Ai është më i mëshirshmi i më-shiruesve!” (Jusuf, 92) Hajt shkoni të sigurt! Tash-më të gjithë jeni të lirë... Sot është dita që Allahu i Lartësuar i ka forcuar kurejshët dhe i ka lartë-suar me Islam...” Ja çlirimi shpirtëror! Ja Islami! Ja udhëzimi! Atë ditë zemrat vrapuan në besim dhe Islam grupe-grupe, karvanë-karvanë prej këtij çlirimi shpirtëror. (Shik. Ibn Hisham, IV, 32; Vakidi, II, 835; Ibn Sa’d, II, 142-143.) Ja, ky është çlirimi shpirtëror!

Përsëri ishte dita e çlirimit të Mekës. Ebu Sufjani ishte ulur në Qabe dhe ishte zhytur në mendime të thella. Hodhi një vështrim. Përpara ishte i Dërguari i Allahut (a.s.). Ndërsa myslimanët ecnin pas tij. Nga brenda e nxiste diçka: “Vallë, a të formoj përsëri ndonjë ushtri tjetër kundër Muhamedit? A thua të luftoj përsëri me atë?” Pikërisht në ato momente i Dërguari i Allahut (a.s.), shkoi drejt tij, iu afrua, e preku me dorën e tij të bekuar ndërmjet dy shpatu-llave dhe i tha: “Atëherë edhe Allahu do të të bëjë ty një të mjerë të poshtëruar.” Ebu Sufjani u tremb dhe e ngriti kokën. Kur e pa të Dërguarin e Alla-hut (a.s.), pohoi: “Deri më tani nuk isha i bindur plotësisht se je pejgamber. Ndërsa tani pendohem sinqerisht te Allahu për mendimet e këqija që kam pasur në mendje. Atij i kërkoj falje dhe mëshirë.” (Ibn Kethir, el-Bidaje, IV, 296.)

Ja Islami! Ja çlirimi shpirtëror! Ja çlirimi i një zemre të fituar duke duruar ndaj të gjitha armi-qësive dhe sulmeve për një kohë të gjatë njëzet e një vjeçare. Padyshim se madhështia e këtij çlirimi buronte nga një pjekuri shpirtërore që mund ta re-alizojë atë. Kjo është një pjekuri shpirtërore që nuk e humb veten dhe durimin as në kohëra të vështira dhe as në betejat më të përgjakshme. Gjithashtu, kjo pjekuri shpirtërore gjithmonë bëhet shkak për udhëzimin e njerëzve. Kjo është një pjekuri shpirt-ërore që i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ua ka mësuar shokëve të tij. Shembujt janë të shumtë:

Në çlirimin e Hajberit i Dërguari i Allahut (a.s.), ia dha flamurin Aliut (r.a.) dhe i tha: “Ec Ali, për-paro! Mos shiko djathtas e majtas derisa Allahu të të japë fitoren!” Aliu (r.a.), u hodh përpara, por një moment ndaloi dhe e pyeti Pejgamberin pa e kthyer kokën pas: “O i Dërguari i Allahut! Për çfarë të jetë lufta ime kundër atyre?” I Dërguari i Allahut, (a.s.), i tha: “Lufto me ata derisa të thonë: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut! Muhamedi është i Dërguari i Allahut!” Kur ta thonë shehadetin, përderisa nuk

Page 46: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

46

i shkelin ndalesat e fesë, i kanë të mbrojtura jetën dhe pasurinë e tyre nga ti. Atëherë i takon Allahut që ta bëjë llogarinë e tyre. (Në këtë çësh-tje) mos nxito! Shko te ata plotësisht i qetë! Së pari ftoji në Islam! Nëse me këtë ftesën tënde një njeri bëhet mysliman, kjo është më e mirë për ty se sa të të jepen deve të kuqe!..” (Buhari, As’habu’n-Nebi, 9; Muslim, Fedailu’s-Sahabe, 32-34; Hejsemi, VI, 151.)

Ja çlirimi shpirtëror! Ja udhëzimi i Islamit!

Ja kështu çliruan ata! Ata fituan zemra pa e përzier kurrë nefsin në këtë çështje, sado që të ishte i shtrenjtë çmimi që paguan. Ata asnjëherë nuk harruan se zemra është zemër vetëm nëse nuk përzihet nefsi. Sahabët e nderuar u edukuan me mësimin e përvojën e kësaj dhe arritën pikat më kulmore. Kur Aliu (r.a.), po e vriste kundër-shtarin e tij në një betejë të përgjakshme, me-njëherë hoqi dorë nga vrasja e tij kur e pështyu në fytyrë. Këtë e bëri në sajë të urtësisë që kishte marrë nga i Dërguari i Allahut (a.s.). Ndërsa tani, lëri mënjanë armiqtë, por ka disa prej myslima-nëve injorantë që i bëhen përbindësh vëllait të tyre me pretekstin dhe zemërimin se ka bërë një vepër që nuk u pëlqen atyre. Për shkak të kë-tyre po shkatërrohen shumë gjëra në botë dhe veçanërisht në gjeografinë islame. Shumë prej vendeve myslimane po shkatërrohen në duart e armiqve që kanë hyrë nëpërmjet zbrazëtirave që kanë formuar disa prej organizatave viktimë nga aspekti shpirtëror. Le ta shtjellojmë edhe një herë Aliun (r.a.) dhe ngjarjen e famshme duke e hapur pak edhe më shumë:

Aliu (r.a.), e pati shtrirë për tokë kundërshtarin e tij politeist. Pikërisht në momentin kur do t’i ngulte shpatën, armiku e pështyu atë në fytyrë. Sa ofendim i rëndë ishte ajo pështymë për një fytyrë kaq të pastër! Veçanërisht në një betejë për jetë a vdekje. Kjo pështymë ishte si një shigjetë me helm që e plaste damarin e zemërimit dhe të urrejtjeso pështymë ishte një shuplakë aq shumë e pistë, saqë mund ta çmendte edhe durimin. Por çudi! Aliu (r.a.), papritur e hodhi shpatën në tokë dhe nuk ia nguli armikut. Çudi! Një sjellje kaq e keqe që ia nxit edhe më shumë zemëri-min të gjithëve, atij ia shoi. Çudi! Çfarë ndodhi vallë që poseduesi i Dhulfikarit, i cili ishte rrufe në çdo luftë, këtë herë papritur u shndërrua në një re mëshire? Çudi! Një sjellje përçmuese që i ngushton kraharorët, ia zgjeroi kraharorin Aliut (r.a.). Në këtë mënyrë, ai hoqi dorë nga vrasja e armikut që e pati vënë nën këmbë. Edhe ai i

mjeri, i cili u kthye përsëri në jetë pasi e pati humbur shpresën për të jetuar, u habit pa masë. Ai e pyeti Aliun (r.a.): “O Ali! Përse hoqe dorë pikërisht në momentin kur do të më vrisje? Mos ke për qëllim të ma marrësh jetën pa shpatë?

Luani i Allahut, Aliu (r.a.), iu përgjigj: “O ti që u ktheve përsëri në jetë! Dije se këtë Dhulfikar që e kam në dorë, e përdor vetëm me urdhrin e Allahut Teala. Ndërsa me urdhrin e idhullit që quhet nefs nuk mund të lëviz as edhe një qime. Duart e mia e shkulën dhe e copëtuan derën ma-dhështore në kalanë e Hajberit vetëm me urdhrin e Allahut. Ndërsa me urdhrin e idhullit nefs, nuk mund të këpus qoftë edhe një gjethe. Fryma ime i copëton gurët dhe malet e larta duke gjëmuar vetëm me urdhrin e Allahut të Madhëruar. Ndërsa me urdhrin e idhullit nefs nuk mund të nxjerrë zë as sa fletët e mizës.”

Domethënë, o njeri! Ty të pata shtrirë për tokë vetëm për Allahun dhe do të të vrisja vetëm për Allahun. Por ti më pështyve në fytyrë. Nefsin tim e vure ballë për ballë me nefsin tënd. Atëherë puna ndryshoi. Tashmë lufta u shndërrua në luftë për fitoren e nefsit. Ndërsa unë menjëherë ia ngu-la shejtanit heshtën “eudhu” dhe shpatën që do të të godisja ty, ia ngula idhullit nefs. Siç kam bërë gjithmonë, edhe këtë herë veprova sipas urdhrit të Allahut Teala. Kështu që u përpoqa të merrja vetëm pëlqimin e Tij. Domethënë u përpoqa të bëhesha prej atyre fatlumëve që gjithmonë çliroj-në zemra me një pjekuri të cilën Allahu i Lartë-suar e lavdëron kështu në Kuran: “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Al Imran, 133-134) Për këtë arsye, ti e pe ligësi-në të përshtatshme për mua, ndërsa unë pashë mirësinë të përshtatshme për ty. Ti më hodhe ferra, ndërsa unë të dhashë trëndafila. Ti zgjodhe për mua zemërimin dhe ofendimin. Ndërsa unë

Page 47: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

47

preferova për ty faljen dhe mëshirën.

Ti tentove të më përçmosh për të më zhytur në humbje, ndërsa unë u solla me një moral të lartë kundrejt teje. Ti dëshirove të më rrokullisje në zjarr, ndërsa unë dëshirova të të tërhiqja drejt xhenetit të Allahut Teala. Ti dëshirove të më njo-llosje për të më dhunuar, ndërsa unë e shtova dashurinë time ndaj mëshirës së pafundme për të të pastruar ty. Tani, o zemër e plagosur! Çfarë mendon nëse të them që të vish bashkë me mua te ajo dashuri, udhëzim dhe mëshirë? Zemra e burrit armik shpërtheu si lumenjtë prej këtyre fjalëve si perla që i dëgjoi nga morali i pashoq që e përjetoi dhe rrodhi drejt derës së dritës së udhëzimit. Dera e shenjtë u hap. Edhe ai hyri brenda pa u vonuar aspak. Ai nuk dinte çfarë të thoshte:

“O Ali! Nefsi im të paska njohur shumë gabim ngaqë të krahasoi ty me njerëzit e këqij. Diellin tënd nuk arrita ta shikoja për shkak të verbërisë sime. Ti më tregove diçka aq sublime, saqë m’u hapën edhe sytë, edhe zemra. Tashmë e shoh edhe diellin, edhe hënën. Ti u bëre dera e shpë-timit për mua. Në derën tënde hyra me dashuri. Sapo hyra, menjëherë arrita te qyteti fisnik i dijes së vërtetë dhe të pafundme. Pastaj e kuptova se qyteti i asaj dijeje të pashoqe është Muhamed Mustafai (a.s.). Tashmë edhe unë, pikërisht si ti, jam një i dashuruar që e kam lidhur zemrën me atë. Tashmë e kuptova se sulltani i pejgamberëve është një dritë e atillë, saqë yjet e pashoqe e të pafundme në qiell shkëlqejnë prej saj. Këtej e tutje, pjesa e jetës që më ka mbetur le të jetë kurban për atë! Ja çlirimi i zemrave! Ja Islami! Ja udhëzimi!

Për ta arritur një çlirim të tillë shpirtëror, është e qartë se duhet të jemi besimtarë të de-votshëm, sepse zemrat nuk çlirohen me asnjë urrejtje, zemërim apo padrejtësi. Nisur nga ky këndvështrim, çdo zemër nuk e ka aftësinë për t’i çliruar zemrat, sepse kjo aftësi është mirësi jo e një jete të devijuar, por e një jete mjaft të pastër. Domethënë, një zemër nuk arrin dot ta

Ti më hodhe ferra, ndërsa unë të dhashë trëndafila. Ti zgjodhe për mua zemërimin dhe ofendimin. Ndërsa unë

preferova për ty faljen dhe mëshirën.

realizojë çlirimin shpirtëror në kuptim të vërtetë pa u bërë një pasqyrë e pastër muhamedane në të cilën shikon Zoti (xh.xh.). Ndoshta mund të mbledhë njerëz si ndonjë skuadër apo mund të formojë klientë si ndonjë qendër tregtare, por në kuptimin e vërtetë nuk mund të fitojë zemra, sepse të çlirosh zemra do të thotë që t’i bësh edhe ato pasqyra muhamedane dhe t’i çosh në një pjekuri të atillë, saqë mund t’ia shfaqësh Zotit (xh.xh.). Do të thotë që zemrat me gjemba t’i shndërrosh në trëndafila dhe zemra të xhenetit. Do të thotë që të këqijtë t’i bësh të mirë. Do të thotë që ligësinë ta shndërrosh në mirësi. Do të thotë që ta bësh qafirin besimtar, ta bësh hipok-ritin të sinqertë dhe ta bësh vrasësin gjallërues. Nisur nga kjo, çlirimi i zemrave kurrë nuk është mbledhje simpatizantësh me një qasje joshëse mashtruese e të përkohshme që bëhet duke i mbyllur sytë kundrejt gabimeve fatale të njerëz-ve, duke i lënë ligësitë e tyre ashtu siç janë pa tentuar për t’i rregulluar dhe duke mos nxjerrë zë ndaj devijimeve të tyre që mund t’u shkaktoj-në tragjedi. Edhe formimi i masave të gjera nga metoda për t’i shtirë në dorë zemrat e tyre me të njëjtën qasje të ligë, nuk është çlirim shpirt-ëror. Kjo nuk është gjë tjetër përveçse pushtim i njerëzimit me aftësi djallëzore dhe një lloj tjetër i padrejtësisë.

Andaj, asnjëherë nuk duhet të harrojmë se një i pavendosur që nuk e mposht dot shejtanin as-njëherë nuk mund të fitojë ndonjë zemër. Një i shkujdesur që nuk mund ta mposhtë nefsin e tij asnjëherë nuk mund të çlirojë asnjë zemër. Një mjek apo një i sëmurë që nuk mund ta mposhtë mikrobin, asnjëherë nuk mund ta arrijë fitoren që quhet shërim. Për këtë arsye, çliruesit e vërtetë shpirtërorë para së gjithash e zbatuan Islamin vetë dhe ua mundësuan edhe të tjerëve zbatimin e tij. Ata u lidhën me gjithë shpirt ndaj Allahut Teala dhe të Dërguarit të Allahut (a.s.). Nisur nga kjo, i falën zemrat e tyre dhe çliruan zemrat e të tjerëve. Ja, ky ishte një çlirim i vërtetë. Ja, nga kjo e vërtetë lindën çlirime të mëdha e të qarta. Lindi Stambolli. Përgëzimet u shfaqën njëra pas tjetrës. Për këtë arsye, ata që kërkojnë përgëzim nga i Dërguari i Allahut (a.s.), në këtë botë dhe në botën tjetër, së pari duhet të dinë mirë se si t’ia japin zemrën atij. Edhe Islamin duhet ta zbatojnë në formën më të mirë duke çliruar zemra përgjatë gjithë jetës. Lum për ata që arrijnë ta realizojnë këtë! Të bekuara qofshin përgëzimet për çlirime të reja të tyre!..

Page 48: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

48

Ai lindi dhe u rrit në Mekë, në një familje idhuj-tare. Babai i tij Suhejl ibn Amri, ishte prej parisë së kurejshëve.

Ebu Xhendeli (r.a.), u nderua me Islam para betejës së Bedrit. Zemra e tij u ndriçua me dritën e Islamit. Jetoi një periudhë të gjatë katërvjeçare me mallin për t’u takuar me Rasulullahun (a.s.). Pasi u bë mysliman, ai u bë i njohur me emrin Ebu Xhendel.

Babai i tij, Suhejl ibn Amri, ishte një njeri kokë-fortë, që kishte mbetur në errësirën e idhujtarisë. Ai nuk mundi ta duronte hyrjen në Islam të djalit të tij. Prandaj e torturoi atë shumë rëndë.

Me qëllim që t’i shkurajonte të rinjtë e kurejshë-ve, që edhe ata të mos hynin në Islam, ai e mbylli djalin e tij në birucë. Dhe për të penguar ikjen e tij, e lidhi atë me zinxhirë dhe nuk e lejoi të emigronte në Medinë.

Ebu Xhendeli (r.a.), ishte një i ri i dashuruar pas Profetit (a.s.). Ai nuk mund të duronte qëndrimin larg të Dërguarit të Allahut (a.s.). Zemra e tij ishte mbushur aq shumë me mall dhe dashuri për të, saqë dëshironte të shpëtonte nga burgu dhe të takohej me Rasulullahun (a.s.) edhe me këmbët e lidhura me zinxhirë.

Po hyri drita e besimit në një zemër, ai njeri nuk mund të ndalet, sepse dashuria nuk njeh ligje. Po ashtu, edhe Ebu Xhendeli (r.a.), që digjej nga malli për Profetin (a.s.), priste gjithmonë një rast të volit-shëm për të ikur.

Më në fund, ai shfrytëzoi rastin kur idhujtarët mekas, midis të cilëve ishte edhe babai i tij Suhejli, shkuan në Hudejbije. Mendoi se një rast i tillë nuk do t’i paraqitej përsëri, prandaj vendosi të shpëtonte prej prangave duke përfituar prej qetësisë që ra në Mekë.

Në atë kohë, babai i tij Suhejli, si përfaqësues i ku-rejshëve, po punonte për të arritur marrëveshjen e Hudejbijes. Ai përpiqej të organizonte tekstin e ma-rrëveshjes që do të bëhej me Profetin tonë (a.s.), duke e bërë atë gati për t’u firmosur.

Në njërën prej pikave të marrëveshjes, thuhej:“Kushdo prej mekasve që bëhet mysliman dhe ikën në

Medinë, duhet të rikthehet përsëri në Mekë.”Në momentin kur do të hidheshin firmat, u vu re

një djalë i ri që vinte prej anës së Mekës duke tër-hequr zinxhirët e këmbëve zvarrë. Ky djalë i ri ishte Ebu Xhendeli (r.a.), i biri i përfaqësuesit të mekasve, Suhejlit. Ebu Xhendeli (r.a.), po vinte i gjakosur nga këmbët, duke tërhequr zinxhirët zvarrë. Sahabët u gëzuan shumë kur e panë. Mirëpo, babai i tij krye-neç, u zemërua jashtë mase kur e pa atë përballë në një kohë kur nuk e priste. Për këtë arsye, ai mori një shkop dhe filloi ta godiste. Nuk u mjaftua me kaq, por iu kthye Profetit (a.s.) dhe i tha:

“Ky është personi i parë që duhet të më dorëzoni në bazë të marrëveshjes!”

Profeti ynë i nderuar (a.s.), i tha:“Ende nuk e kemi firmosur marrëveshjen. Ky le të mbe-

Mustafa Erish

Page 49: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

49

tet jashtë marrëveshjes.” Mirëpo, Suhejli, si kokëfortë që ishte, këmbënguli duke kërcënuar:

“Nëse nuk ma dorëzoni djalin tim, as unë nuk e firmos marrëveshjen.”

Me shpresën se ai do ta mirëkuptonte, Profeti (a.s.), iu drejtua edhe njëherë Suhejlit, duke iu lutur:

“Mbaje këtë jashtë marrëveshjes për hatrin tim.”Mirëpo, Suhejli nuk hoqi dorë prej inatit të vet. Për

rrjedhojë, Ebu Xhendeli (r.a.), iu dorëzua babait të tij në mënyrë të detyrueshme. Ndërkohë që babai i pa-mëshirshëm po e kthente përsëri në Mekë djalin e tij që kishte gjetur rrugën e drejtë, Ebu Xhendelit (r.a.), i rridhnin lotët si çezmë dhe thërriste: “O Rasulullah!.. O myslimanë! Unë u bëra mysliman dhe erdha tek ju. A po më dorëzoni tek idhujtarët që të më kthejnë nga feja ime? A nuk po e shihni se çfarë po më bëjnë?”

Kjo pamje që të copëtonte zemrën, i hidhëroi të gjithë sahabët. Ndërsa Profeti ynë i nderuar (a.s.), i hidhëruar jashtë mase, i afrohet Ebu Xhendelit dhe, duke derdhur lot dashurie, e përgëzoi me diçka që do t’i freskonte shpirtin:

“Ebu Xhendel! Ne bëmë një marrëveshje me ata duke u dhënë fjalën në emër të Allahut. Prandaj nuk na ka hije të kthehemi prej fjalës së dhënë. Duro, sepse së shpejti Allahu do të tregojë një rrugëdalje për ty dhe të tjerët si ti.”

Omeri (r.a.), nuk mund të qëndronte në vend. Ai nuk mund t’i pranonte ato që po ndodhnin. Për këtë arsye, edhe ai iu afrua ngadalë Ebu Xhendelit (r.a.), duke dëshiruar që ai të shihte shpatën që kishte në brez dhe ta merrte e t’i binte babait të vet.

Ebu Xhendeli (r.a.), e kuptoi qëllimin e Omerit (r.a.). Mirëpo, nuk donte t’i tregonte shpatën babait të vet. Për rrjedhojë, me lot në sy dhe hidhërim në zemër, u kthye dhe iku, duke u privuar nga Profeti i tij i dashur. (shih. Buhari, Sulh, 6; Shurut, 1, 15. Enciklopedia Islame, 10, 119.)

Pas kësaj ndodhie, Ebu Xhendeli (r.a.), vazhdoi për-sëri të priste rastin e volitshëm për t’u larguar nga Meka. Ai priti me durim, që të arrinte përgëzimin që i dha Profeti (a.s.).

Njëherë mori vesh se edhe Ebu Basri (r.a.), i cili shkoi në Medinë si mysliman pas marrëveshjes së Hudejbijes, iu dorëzua mekasve në bazë të marrë-veshjes. Por ai kishte shpëtuar prej rojeve që kishin ardhur ta merrnin duke vrarë njërin prej tyre dhe ishte vendosur në vendin e quajtur “Sifu’l-bahr”, në brigjet e Detit të Kuq.

Pasi mori këtë lajm, filloi të thurte plane në me-ndjen e vet. Atij i erdhi ideja të ikte prej aty dhe të formonte një grup për të luftuar kundër armikut. Për këtë arsye, ai u mor vesh me shtatëdhjetë myslimanë të tjerë, të cilët ishin burgosur si ai dhe u larguan prej Mekës. Kur shkuan në Sifu’l-Bahr, ata zunë pritë

mbi rrugën e tregtisë dhe filluan t’u shkaktonin dëme idhujtarëve mekas.

Paria e kurejshëve e kuptuan se myslimanët që ishin mbledhur në Sifu’l-Bahr, u bënë një rrezik i madh për karvanët e tyre të tregtisë. Prandaj, për ta ndaluar këtë, iu drejtuan direkt Profetit tonë (a.s.).

Ata kërkuan prej Profetit (a.s.), të hiqnin pikat e marrëveshjes së Hudejbijes, që kishin të bënin me kthimin e të ikurve, duke i thënë se kishin hequr dorë prej atyre që bëheshin myslimanë dhe vinin në Medinë. Në mënyrë të veçantë, ata kërkuan që Ebu Xhendeli dhe shokët e tij, të pranoheshin në Medinë. Në këtë mënyrë, ata u përpoqën të pengonin goditjen e karvanëve të tyre të tregtisë.

Rasulullahu (a.s.), e konsideroi këtë si një mirësi prej Allahut të Madhëruar dhe menjëherë u shkroi një letër sahabëve të tij, duke e urdhëruar Ebu Xhendelin me shokët e tij, të vinin në Medinë. Për rrjedhojë, edhe ata u kthyen menjëherë në Medinë.

Në këtë mënyrë, Ebu Xhendeli dhe shokët e tij arri-tën atë që dëshironin prej kohësh. Kështu përfundoi edhe qëndrimi larg Profetit të tyre të dashur (a.s.). Ebu Xhendeli (r.a.), qëndroi në Medinë deri kur ndërroi jetë Rasulullahu (a.s.), duke mos u ndarë fare prej tij. Ai mori pjesë së bashku me Profetin (a.s.), në të gjitha betejat. Pas çlirimit të Mekës, mori pjesë në çlirimin e Damaskut së bashku me babain e tij Suhejl ibn Amrin (r.a.), i cili tashmë kishte pranuar Islamin. (Usdu’l-gabe, VI, 545.)

Ebu Xhendeli (r.a.), i cili u soll me mëshirë ndaj babait të tij që e kishte torturuar aq shumë, tashmë luftonte së bashku me të në rrugën e Allahut dhe të Rasulullahut (a.s.).

Sa bukur! Kjo është një tablo që me të vërtetë duhet marrë mësim!..

Çfarë durimi!.. Çfarë mëshire e madhe!.. Çfarë mo-rali i lartë!..

O Zoti ynë! Na e bëj të mundur edhe neve atë moral të lartë!..

Na fal durim, qëndresë dhe fitore në rrugën e Alla-hut dhe të Dërguarit të Tij (a.s.)!..

Na fal të gjithëve vullnet që të punojmë për nderin dhe lavdinë e Islamit dhe myslimanëve!..

Sipas një transmetimi, Ebu Xhendeli (r.a.), ndërroi jetë në vitin 633, moshën tridhjetë e tetë vjeç në luftën e Jemames. (shih. el-Isabe, IV, 34.) Ndërsa sipas disa burimeve të tjera, ai vdiq bashkë me babain e tij në vitin 639 në Jordani, si shkak i sëmundjes së murtajës. (shih. Ibn Sa’d, VII, 405.)

Allahu na dhëntë të gjithëve prej durimit, qëndre-sës, mëshirës dhe dashurisë për Rasulullahun (a.s.), që kishte Ebu Xhendeli.

Allahu qoftë i kënaqur prej tij!..

Page 50: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

Një ditë i urti Llokman së bashku me një nxënës të tij doli për gjah. Gjatë kthi-mit një prijës i një fisi i ftoi të qëndronin për darkë në shtëpinë e tij. Llokmani pranoi të qën-dronte atë natë aty. Prijësi i fisit theri një dash për Llokmanin. Llokmani i tha nxënësit: “Shko dhe sill dy pjesët më të mira të kafshës!” Nxënësi shkoi dhe u kthye me gjuhën dhe zemrën e dashit në dorë.

“Të lumtë!”, i tha Llokman Hakimi, “e gjete.”Një ditë tjetër, kur bujtën në shtëpinë e një fisi

tjetër, Llokmani i tha përsëri nxënësit t’i sillte dy pjesët më të këqija.

Nxënësi shkoi dhe solli përsëri gjuhën dhe zem-rën.

“Të lumtë!”, i tha Llokman Hakimi, “përsëri e gjete.”

Në të vërtetë, pjesët më të këqija dhe të mira të njeriut janë gjuha dhe zemra.

Dy pjesëtmë të këqijadhe të miratë njeriut

* Pirja e ujit ka efekt parandalues ndaj paralizës dhe krizës në zemër.

* Marsi bën pjesë tek planetët që shikohen nga toka me sy të lirë. Kur është

afër tokës mund të shikohet shumë qartë. Ngjyra e tij është e kuqe.

* Milingonat kanë dy stomakë, në njërin stomak ruajnë ushqimin për vete,

kurse në stomakun tjetër depozitojnë ushqimin që do të ndajnë me

milingonat e tjera.

Fakteinteresante

“I kërkoj mbrojtje Allahut, me fjalët e tij të plota, nga zemërimi

i Tij, nga e keqja e robërve të Tij, nga vesveset e shejtanëve dhe nga ardhja e tyre te unë!”

(Ebu Davud, Tib, 19)

“Pasuria i ngjason ujit të detit: sa më shumë të pish,

aq më shumë etje ke.”

Një lutje“ ”

Aforizëm“ ”

etika

50

Page 51: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

Hafiz Munavi kishte një nxënës të ri në moshë që kërkonte me ngulm të memorizonte Kuranin sa më shpejt dhe për ta arritur këtë, çdo natë lexonte e lexonte pa pushim deri në agim. Çdo mëngjes, i sfilitur nga pagjumësia dhe lodhja, me një çehre të zverdhur, dilte para hoxhës së tij pasi e kishte lexuar Kuranin nga fillimi deri në fund. I habitur nga kjo pamje, Munavi pyeti shokët e tij të cilët i thanë se nxënësi qëndronte çdo natë zgjuar për të përfunduar nga një hatme. Hoxha vendosi ta kë-shillonte nxënësin e tij dhe kështu i tha:

“Biri im! Kurani duhet të lexohet ashtu siç ka zbritur, me ngadalësi... Nuk është arritje të lexosh shumë, por të kuptosh dhe të praktikosh shumë. Tani e tutje sa herë që të lexosh, mendo sikur para teje jam unë.”

Nxënësi i ri vazhdoi punën si çdo natë dhe filloi të lexonte duke përfytyruar sikur para kishte hoxhën e tij. Në mëngjes doli para hoxhës për të thënë pjesën e mësuar:

“Biri im! Sa lexove nga Kurani këtë natë?”

“Këtë natë arrita të lexoj vetëm gjysmën e Kuranit, sepse duke ju përfytyruar juve para meje, kisha frikë se mos gaboj prandaj lexova më me kujdes.”

Këtë herë hoxha e porositi me fjalët:

“Sonte do lexosh duke përfytyruar sikur para teje qëndron profeti Muhamed (a.s.).”

Atë natë nxënësi ishte përfshirë në përshpirtshmë-rinë e të Dërguarit të Allahut, dhe me një kujdes të veçantë ishte përpjekur të lexonte sa më pastër e bukur. Në mëngjes herët doli përsëri para hoxhës dhe kur ky e pyeti sa kishte lexuar, i riu u përgjigj se kishte arritur të lexonte vetëm suren Bekare.

Hoxha u gëzua përsëri dhe këtë radhë kërkoi nga nxënësi të përfytyronte sikur para tij kishte melekun e shpalljes hyjnore, Xhebrailin.

Përsëri të nesërmen në mëngjes, i riu doli para hoxhës dhe tha:

“Sonte arrita të lexoj vetëm suren Fatiha!”

Hoxha tani vendosi të jepte këshillën e fundit duke i thënë:

“Biri im! Sonte do e lexosh Kuranin duke për-fytyruar që para teje qëndron Krijuesi i Gjithësisë, Allahu i Madhëruar.”

Nxënësi përsëri zbatoi porosinë e hoxhës dhe atë natë filloi të lexonte ngadalë...

Të nesërmen në mëngjes i riu tha:

“Hoxhë! Fillova të lexoj Fatihanë por ngeca tek ajeti ‘ijjake na’budu...’ (vetëm Ty të adhurojmë...). U mundova të vazhdoj por nuk munda. Sa herë mundohesha të vazhdoja ajetin turpërohesha para Zotit tim kur mendoja sa i mangët jam në adhurim. Pyesja veten, përse vallë kjo shkujdesje, thua me të vërtetë prej Zotit tim po kërkoj atë që dua...? Këto pyetje më munduan aq shumë dhe pashë që koha kish kaluar aq shpejt saqë kishte mbërritur agimi...”

Këto fjalë dhe përjetime të sinqerta e lumturuan hoxhën, i cili e kuptoi se i riu tashmë kishte marrë mesazhin e këshillave të tij.

Çështja nuk është ta lexojmë Kuranin sa më shu-më, por ta lexojmë atë të vetëdijësuar se po bash-këbisedojmë me Krijuesin Fuqiplotë sepse Ai është gjithmonë me ne, afër nesh, madje më afër se damari i qafës. Nëse njerëzit do e kuptonin këtë të vërtetë siç duhej, nuk do merreshin me fjalë të kota, as me punë të kota, çdo shqetësim e mërzi do gjente zgjidhje.

A nuk jemi porositur se: “Kush dëshiron të flasë me Zotin e tij, le ta lexojë Kuranin!”

Vetëm Fatihanë…Ferudun Ozdemir

Përktheu dhe përshtati: Elona SYTARI

etika

51

Page 52: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

52

kaluar hidhërimin Tim.” (Muslimi.) Në lidhje me hadithin e mësipërm, Ibnul Kajjimi thotë: “Mëshira është baza e emrave dhe cilësive të Allahut (xh.sh.). Kjo, për arsye se Allahu i Madhëruar është i Mëshirshëm dhe kjo është në natyrën e Tij, ashtu siç është dituria, fuqia, aftësia, dëgjimi, shikimi, mirësia etj.

Myslimani, i cili i kupton mësimet e Islamit, është i mëshirshëm, pasi ai e kupton se mëshira ndaj njerëzve në tokë do të bëjë që të zbresë mëshira e qiellit: “Jini të mëshirshëm ndaj atyre që janë në tokë, që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.” (Buhariu)

Myslimani ka mësuar nga kjo fe se: “Kush nuk i mëshiron njerëzit, nuk do të mëshirohet nga Alla-hu.” (Taberani.) “Të mëshirshmëve do t’ju jepet mëshirë nga i Gjithëmëshirshmi.” (Buhariu në el-Edeb el-Mufred.) “Mëshira nuk largohet përveç nga njeriu fatkeq (i mjerë).” (Tirmidhiu.)

Myslimani i vërtetë nuk e kufizon mëshirën e tij, vetëm ndaj familjes, fëmijëve dhe shokëve, por i mëshiron të gjithë njerëzit. Kjo është në pajtim me mësimet e të Dërguarit (a.s), i cili përfshiu në mëshirën e tij të gjithë njerëzit dhe e bëri mëshi-rën kusht të besimit, siç transmeton Ebu Musa el-Esh’ariu (r.a.), nga i Dërguari (a.s.): “Ju nuk keni besuar derisa të mos mëshironi njëri-tjetrin.” Ata thanë: “O i Dërguar i Allahut, të gjithë ne jemi të mëshirshëm.” Ai tha: “Nuk e kam fjalën për më-shirën tuaj ndaj shokut, mirëpo për mëshirën ndaj të gjithë njerëzve dhe mëshirën ndaj njerëzve të

Naim Drijaj

Fjala “mëshirë” përmban mirësinë, dhembshuri-në, dashurinë, miqësinë, lumturinë, përmirësimin, edukimin, udhëzimin etj. Allahu (xh.sh.), e filloi krijimin e gjithësisë me atë të mëshirës. Fjala e para që i tha njeriut ishte fjala “Mëshirë!” Librin e Tij që ia shpalli njerëzimit, e filloi me mëshirë. Të gjitha suret e Kuranit përveç sures Tevbe filloj-në me “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”

Emri i Zotit (xh.sh.), “Err-Rrahim në Kuranin famëlartë përmendet 114 herë, ndërsa emri “Err- Rrahman” përmendet 57 herë. (Türkiye Diyanet Vakfı İslam Ansiklopedisi. Viti, 2007, vëll, 34, f. 419.) Besimtari të paktën tridhjetë e katër herë në ditë, gjatë faljeve të detyruara, e përsërit këtë tog-fjalësh.

Njerëzimi, sidomos në ditët e sotme, ka nevojë të madhe për këtë cilësi madhështore që nxit në plotë-simin e të drejtave të prindërve dhe të afërmve, në ndihmë të të dobtëve, jetimëve, si dhe në ruajtjen e të drejtave të çdokujt tjetër. Mëshira është cilësi e Allahut (xh.sh.), sepse mëshira e Tij i ka përfshirë të gjitha krijesat. “Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe diturinë Tënde.” (Gafir, 7)

Mëshira e përsos natyrën e njeriut dhe e bën atë të jetë i ndjeshëm ndaj dhimbjeve të krijesave. Aty ku ndodhet mëshira, ekziston paqja, respekti dhe marrëdhëniet e mira.

Shumë prej emrave të bukur të Allahut burojnë nga kuptimet e mëshirës, fisnikërisë, mirësisë faljes etj. Në një hadith kudsij thuhet: “Mëshira Ime e ka

Page 53: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

53

rëndomtë.” (Taberani.)

I Dërguari (a.s.), ishte shembull i shkëlqyer i më-shirës dhe i mishërimit të këtij virtyti aq shumë, saqë kur e udhëhiqte namazin, nëse e dëgjonte vajin e fëmijës, ai ndiente mëshirë ndaj nënës, e cila mund të shqetësohej nga të qarët e fëmijës. Kështu, ai e shkurtonte namazin, siç transmeton Enesi (r.a.): I Dërguari (a.s.), ka thënë: “Vërtet unë ngrihem për namaz dhe dëshiroj të qëndroj gjatë në të, por kur dëgjoj vajin e fëmijës, e lehtësoj (shkurtoj) atë, duke mos pasur dëshirë që t’ia vështirësoj (punën) nënës së fëmijës.” (Buhariu dhe Muslimi.)

Ne duhet të jemi të mëshirshëm me fëmijët, dhe për këtë kemi shembull konkret të Dërguarin e Allahut, Muhamedin (a.s.). Transmetohet se: “Pej-gamberi (a.s.), ishte duke i përqafuar nipat e tij të dashur, Hasanin dhe Husejnin, në prani të Akra Ibn Habis Et-Temimit.

El-Akra u çudit dhe i tha: “Unë kam dhjetë fëmijë, dhe asnjërin nuk e kam puthur as-njëherë!” Pejgamberi (a.s.), e shikoi dhe i tha: “Ai i cili nuk mëshiron, nuk do të mëshirohet.” Kurse në një trans-metim tjetër thuhet: “Ç’të bëj me ty, në qoftë se Allahu e ka zhveshur zemrën tënde nga mëshira?” (Bu--hariu dhe Muslimi.)

Omeri (r.a.), dëshironte ta caktonte një njeri në një pozi-të, mirëpo e dëgjoi duke thënë diçka që e kishte thënë El-Akre ibn Habis, se nuk i puthte fëmijët e tij. Kështu Omeri e ndërroi me-ndjen dhe tha: “Nëse zemra jote nuk rrah me mëshirë ndaj fëmijëve tuaj, si mendon të jesh i mëshirshëm ndaj njerëzve të tjerë?” Pasha Allahun, kurrë nuk do t’ju caktoj.” Pastaj e grisi kontratën, të cilën e kishte përgatitur për këtë njeri.

Myslimani është i mëshirshëm. Mëshira është pjesë e moralit të tij. Transmetohet se një herë, Zejnel Abidinin, të birin e Husejnit, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ishte duke shkuar në xhami, e shau dikush. Shërbëtorët e tij u vërsulën të rrihnin ofenduesin, por ai, nga mëshira që ndjeu për atë njeri, i ndaloi. Pastaj i tha: “O njeri! Unë jam më i keq se ç’më the ti tani.

Ajo çka ti nuk di për mua është më e madhe se ajo që di, prandaj, nëse kërkon të dish më shumë, mja-fton të më thuash!” Personi u turpërua kur dëgjoi këto fjalë, ndërsa Zejnel Abidini hoqi këmishën e vet dhe ia fali atij, së bashku me një mijë derhemë. Kjo falje dhe bamirësi nuk ishin gjë tjetër, veçse shprehje e mëshirës që ndodhej në zemrën e nipit të Profetit (a.s.). (Ebu Bekër el Xhezairi, “ Minhaxh

el Myslim” botimi i 2-të ,Tiranë, 2006, f. 160.)

Mëshira islame ka vend dhe në luftë me armikun. Pejgamberi (a.s.), i këshillonte luftëtarët myslima-në para beteje, duke u thënë: “O Myslimanë! Mos vrisni gratë e fëmijët, mos vrisni pleqtë. Në ato vende do të shihni murgjër, që adhurojnë Zotin sipas formës së tyre. Mos i prekni këta njerëz. Mos i digjni të mbjellat e tyre, mos i vrisni kafshët e tyre, mos i prisni pemët e tyre. Luftoni vetëm ata që ju luftojnë juve”.

Pasi Zoti e shpërbleu profetin e tij me fitore në Bedër, myslimanët zunë shumë mekas robër. Robërit e kapur gjatë betejës së Bedrit ishin ndër armiqtë më të betuar të tij. Profeti Muhamed (a.s.), i shpër-ndau në shtëpitë e myslimanëve të cilët i porositi: “I trajtoni mirë!” Mes tyre ishte edhe Suhejl ibn Amr, një nga oratorët më të zjarrtë kundër Profetit (a.s.). Omer ibn Hattabi vajti tek Profeti (a.s.) dhe i tha: “O

i dërguar i Allahut! Më lejo t’ia shkul dhëmbët e parë Suhejlit. Kështu nuk do mund të të fyejë dhe ironizojë.” Suhejl njihej si orator dhe iro-

nizonte myslimanët pa pushim. Profeti (a.s.), ia ktheu: “Unë nuk gjymtoj. Përndryshe do më gjymtojë Zoti, edhe pse jam profet.” I tillë ishte profeti i mëshirës në sheshin e

luftës.

Në momentet më të rënda, në luftën e Uhudit, kur idhuj-tarët u munduan ta vrisnin Pej-

gamberin (a.s.) dhe e detyruan atë të drejtohej drejt një kurthi, një grope të hapur. I rrethuar nga të gjithë anët me armiq Pejgamberi

(a.s.), u plagos rëndë aq sa u dëmtua në fytyrën e bekuar që ia mbuloi gjaku

dhe iu thyen dy dhëmbët e përparmë. Sahabët u zemëruan dhe i thanë: “Lutu kundër tyre

(idhujtarëve), o i Dërguar i Allahut”, ndërsa ai iu përgjigj: “Unë nuk jam dërguar për të mallkuar, por vetëm për mëshirë”. Ai i ngriti duart nga qielli, dhe njerëzit që e panë duke vepruar ashtu menduan se Profeti do t’i mallkonte idhujtarët, ndërsa nga goja e tij e bekuar dolën fjalët: “Zoti im! Fale, udhëzoje po-pullin tim, sepse ata nuk e dinë se ç’po veprojnë”.

Banorët e Mekës përdorën të gjitha mënyrat për t’i shkaktuar vuajtje Profetit (a.s.), derisa përfu-ndimisht e detyruan të emigronte në Medinë. Kur Ai hyri triumfues në Meke pas 23 vitesh, i fali të gjithë. Ai u tha: “Shkoni se jeni të falur”. (Bejhakiu në Sunenul Kubra)

Kur mëshira përhapet në tokë, nga qielli zbret mëshira hyjnore. Pejgamberi (a.s.), ka thënë: “Më-shironi ata që janë në tokë, që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.” (Taberani)

Kur mëshira përhapet në tokë, nga

qielli zbret mëshira hyjnore. Pejgamberi

(a.s.), ka thënë: “Mëshironi ata

që janë në tokë, që t’ju mëshirojë Ai që është

në qiell.”

Page 54: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

54

e Para: Namazi!

Allahu i Madhëruar nuk u premton mbrojtje ro-bërve të Vet që nuk e falin namazin. Ndërsa atyre që e falin namazin në mënyrën e duhur, u premton se do t’i ruajë nga amoralitetet dhe veprat e shëmtuara. Pra, të gjithë ata që nuk i falin pesë kohët e namazit, i kanë hapur derën këtyre fatkeqësive.

Në këtë pikë, nëse dikush thotë: “Unë i fal pesë kohët e namazit, por prapë nuk më ndahen proble-met”, në radhë të parë duhet t’i themi këtë: “Vallë, a e ka falur ai namazin me nijetin, edukatën, vetë-dijen dhe përkushtimin e duhur? Apo ka falur një namaz pa dëshirë, sa për të kaluar radhën, vetëm sepse është urdhëruar?”

Por, nëse ai thotë: “Përpiqem ta fal namazin në mënyrën e duhur, aq sa kur filloj namazin, më duket se ndahem nga kjo botë dhe shkoj në një botë të mrekullueshme prej së cilës nuk dua të kthehem më pas”. Atëherë atij i themi se duhet t’i hedhë një sy pikës së dytë. Në fakt, nëse të godet ndonjë e keqe edhe pse e fal namazin në mënyrën e duhur, është e mundur që të bëhet ndonjë gabim në pikën e dytë.

e dyTa: kufijTë e ligjiT islam!

Allahu i Madhëruar, me anë të Kuranit, ia bën të qartë njeriut se brenda cilëve kufij do të jetojë i qetë. Për ata që i respektojnë kriteret dhe kufijtë e Krijuesit, mundësohet lumturia e të dyja botëve. Por

Kur birit të njeriut i ndodh një e mirë, gëzohet duke pandehur se është meritë e tij. Por kur për-ballet me një situatë që e konsideron të keqe, fillon të kërkojë fajtorë të tjerë përveç vetes. Mirëpo, ai që i di kushtet e besimit islam e di edhe që, “Hajrihi ue sherrihi minallahi Teala!”. Pra edhe e mira, edhe e keqja janë prej Allahut të Madhëruar! Kjo është shumë e lehtë të mësohet teorikisht dhe të përsëritet me logjikën e të mësuarit përmendsh. Mirëpo, ta kuptosh siç duhet dhe të veprosh sipas saj, është një mirësi që e kanë pasur fat shumë pak njerëz...

Ja pra, ky është edhe shkaku që në përgjithësi biri i njeriut i qesh të mirës dhe i vrenjtet së keqes. Kur pasurohet, rehatohet e begatohet, ai gëzohet. Por kur varfërohet, vështirësohet e ngushtohet, ai mërzitet. Pra, ai është i prirë të falënderojë për çdo gjë që e konsideron mirësi dhe të ankohet për çdo gjë që e sheh si të keqe. Ndërkohë, ai e harron se edhe e keqja është një mirësi po aq sa e mira, se tek e mira fshihet e keqja dhe tek e keqja fshihet e mira dhe se që të dyja ndodhin si shkak i një sprove.

Në këtë shkrim do të ndalemi veçanërisht mbi të këqijat dhe do ta trajtojmë këtë çështje duke për-mbledhur tri situata që e ndjellin të keqen.

Është gjë e mirë të thuhet “u bëftë më e mira”, kur na bie ndonjë fatkeqësi në jetë, fëmijë apo pa-suri. Por është edhe më mirë të vrasësh mendjen se për çfarë arsyeje mund të ketë ndodhur kjo dhe të bësh një vetëllogari të ndërgjegjes nga këto tri pikëpamje:

tre gabimeNeslihan Nur Turk

Page 55: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

55

për ata që për çfarëdolloj shkaku i anashkalojnë dhe i shkelin kufijtë e Allahut, hapet dera e vuajtjeve.

Atyre që thonë: “Ne po e falim namazin. Çfarë të bëjmë më tepër!?”, u themi menjëherë: Mos të për-zihemi në kamatë, mos t’ia ngulim sytë haramit, të kujdesimi për mbulesën e trupit dhe të zemrës sonë, të respektojmë prindërit tanë, të mos i shkëpusim lidhjet farefisnore, t’i ruajmë të drejtat e fqinjësisë, të bindemi ndaj prijësit mysliman, të mos e ndajmë Kuranin nga Suneti i Profetit, të mos shpërdorojmë dhe të mos jemi të padurueshëm ndaj fatkeqësive që na bien.

Të jemi të kënaqur me mirësitë e Allahut, ta falë-nderojmë e ta përkujtojmë Atë. Të adhurojmë Alla-hun, ta njohim e të veprojmë me dituri. Të mos shkelim të drejtën e dikujt dhe të mos e lejojmë të shkelet. Të meditojmë, ta çmojmë mirësinë, të duam e të duhemi. Të jemi të sigurt e të besojmë tek të tjerët. Por, edhe nëse duam e besojmë, të mos trego-hemi naivë. Të mos bëjmë shitblerje pa marrëveshje dhe në kundërshtim me Sunetin e Profetit.

Të mbajmë pastër jo vetëm trupin dhe shtëpinë tonë, por edhe natyrën. Le të mendojmë, sa pemë kemi mbjellë? Duhet të qëndrojmë larg smirës, tha-shethemeve, përgojimeve dhe të afrohemi tek sinqe-riteti, dashuria dhe e vërteta. Dhe të mos mjaftohemi vetëm me kaq, por të bëhemi edhe vetë besimtarë të vërtetë. Ne nuk duhet të mjaftohemi as vetëm me leximin e Kuranit, por të jetojmë me dëshirën për të zbatuar çdo ajet të tij. Le të zhvishemi disi nga hallet e kësaj bote dhe shqetësimi për botën tjetër dhe të bëjmë adhurime vetëm për kënaqësinë e Allahut. Shkurtimisht, të jetojmë sipas Kuranit dhe Sunetit.

Tani, nëse ka dikush që thotë: “Unë jam duke i bërë këto, me lejen e Allahut! Largohem prej hara-meve dhe mjaftohem me hallallet. Por edhe pse bëj ç’të mundem që të jem prej njerëzve të devotshëm, përsëri më ka rënë një fatkeqësi”, në radhë të parë duhet t’i pyesim: A e ke qëllimin e pastër? Po jeton për opinionin apo për Allahun?

Nëse ju bien fatkeqësi edhe pse thoni se: “Nuk kam asnjë hall tjetër përveç kënaqësisë së Allahut!”, atëherë le të shohim pikën e tretë. Ka mundësi që të ketë ndonjë gabim në pikën e tretë:

e TreTa: haku i robiT!

Allahu nuk e harron hakun e të shtypurit dhe të atij që i është bërë padrejtësi. Kushdo që i bën të tjerët të vuajnë duke u bërë padrejtësi apo u thyen zemrën, i ka hapur derën dënimit hyjnor.

Ai që u ha hakun punonjësve, që shpif ndaj një gruaje të ndershme pa të drejtë, që e nxjerr të metën e një tjetri në shesh, jo për ta korrigjuar por për ta turpëruar atë, që e poshtëron dikë tjetër për shkak të

të metave apo gjynaheve që bën, që i gjykon të tjerët pa i njohur, që flet para e mbrapsht mbi dikë apo mbi një ngjarje pa e ditur të vërtetën e saktë dhe të gjithë ata që e thyejnë një zemër me veprime të ngjashme, duhet të presin fatkeqësinë që do t’u vijë.

Në fakt, nuk ka nevojë fare për mallkimin e të shtypurit që fatkeqësia t’u trokasë në derë këtyre njerëzve. Kjo, sepse veç një rënkim i dalë nga thyerja e zemrës, është aq djegës dhe arrin aq shpejt tek Allahu, saqë zbret përgjigjja pa pasur nevojë për asgjë tjetër. Kjo ndonjëherë realizohet duke rënë në pozitën e atij që ka turpëruar për shkak të gabimit që ka bërë, ndonjëherë i shembet shtëpia, ndonjë-herë i dëmtohet pasuria, ndonjëherë i ikën qetësia familjare dhe në shumë mënyra të tjera.

Çfarë duhet bërë? Duhet parë vetja në pasqyrën e ndërgjegjes dhe të kërkohet ku është bërë gabimi. Më pas, në vend që të qahet e të ankohet, duhet menduar për të gjetur mirësinë tek e keqja. Nëse ajo e keqe bëhet shkak i pendimit për ndonjë gjy-nah dhe evidentimit të një gabimi për ta korrigjuar, duhet buzëqeshur.

Në fakt, besimtari është një njeri që mendon urtë-sinë në çdo gjë për të cilën të tjerët qajnë. Ai arrin të falënderojë duke e kuptuar të fshehtën e ndodhive për të cilat të tjerët ankohen. Po ashtu, është njeriu që qëndron fuqishëm kur të tjerët dobësohen. Ai ia arrin kësaj duke e pranuar me dëshirë çdo gjë që vjen prej të Dashurit të tij. Në fund të fundit, të gjitha vështirësitë që përjetohen për shkak të një gabimi, do ta fshijnë atë gabim.

Nëse të është shembur shtylla e shtëpisë, para se të fajësosh dikë, shiko se në cilën bankë ke tër-hequr kredi me kamatë. Nëse ke rënë pre e ndonjë Zulejhaje, kujto sa mend ke shitur kur e pandehje veten Jusuf, kujto shikimet e tua përçmuese ndaj atyre që kanë rënë pre e dëshirave të egove të veta. Nëse pasuria të është dëmtuar, shiko se kujt nuk ia ke dhënë hakun e vet.

Këto po i përmend unë. Ndërsa ti shtoji, zgjeroji, thelloji, por mos harro kurrë një gjë: Çfarëdo e keqe të të gjejë, dije se është paralajmërim prej Zotit! Ai nuk bën kurrë padrejtësi. Prandaj shiko se problemi është tek ti!

Në fakt edhe ata që falen rregullisht në mënyrën e duhur, i respektojnë kufijtë e Allahut dhe nuk i hyjnë askujt në hak, mund të sprovohen me vësh-tirësi. Mirëpo, ata janë besimtarë të devotshëm, të cilët ndjejnë kënaqësi prej çdo gjëje që vjen prej Allahut. Vështirësitë që përjetojnë ata, janë për të ngritur gradën e tyre të devotshmërisë.

O Allah bamirës e bujar! Mos na ndaj prej këtyre njerëzve të mirë dhe zemrave të tyre! Amin!

Page 56: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

Lindja e një fëmije vjen së bashku me paduri-min, vështirësitë dhe merakun. Ajo është fillimi i një jete të re. Çdo i sapolindur është burim shprese për familjen e vet, por edhe për të gjithë botën. Ai është si një stoli e çmuar. Foshnja është një botë më vete që Allahu e dërgoi në tokë. Pavarësisht duarve e këmbëve të vogla, syve që akoma nuk janë qartësuar dhe gjuhës që nuk ka filluar akoma të kryejë funksionin e të folurit; ai është më i fuqi-shëm se njerëzit e rritur. Lidhja e tij me Zotin është e re. Mbase për këtë arsye, ai ka aromë xheneti. Dëshmitarët e kësaj mrekullie të krijimit përjetojnë njëkohësisht dy ndjenja të ndryshme që i bëjnë të qajnë e të qeshin në të njëjtën kohë. Teksa ndahen dy zemra që ishin brenda të njëjtit trup, askush nuk mund ta di me siguri, nëse bebja e vogël qan nga dhimbja e mbushjes së mushkërive me ajër apo nga ankthi i ardhjes në këtë botë të vështirë... Teksa lindja e tyre është burim lumturie për të tje-rët, vdekja e tyre është një zjarr i tmerrshëm. Ato që vdesin pa lindur, ato që vriten, ato që vdesin akoma pa iu vendosur një emër... Ato kthehen në një dhimbje të turpshme... Ndërkohë që ato do të ishin shpëtimtarët e botës.

EdhE bEkim EdhE përgjEgjësiNë shtëpinë ku vjen një fëmijë, vjen lumturia.

Në fakt lumturia nuk vjen vetëm. Fëmija që është mysafiri i ri i familjes sjellë me vete përgjegjësi të madhe. Ai është mysafir i veçantë dhe i çmuar, dhe si i tillë meriton parapërgatitje të rëndësishme. Ndryshe prej asaj që mund të mendohet, parapër-gatitjet nuk kanë të bëjnë vetëm me dhomat e zbu-kuruara, rrobat dhe gostitjet. Përgatitja më e mirë

është një botë më e bukur, me më pak gënjeshtra, zili e negativitet. Po, shtëpia parapërgatitet për fëmijën, po bota si të mos e bëjë të njëjtën gjë? Në këtë mënyrë bebja kthehet në përgjegjësi dhe sprovë të vërtetë. Specialisti i Qendrës Fetare Dr. Ylfet Gërkyly na kujton ajetin Kuranor: “Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh.” (Tegabun, 15) dhe shton se fëmijët, stolia e botës dhe drita e syve tonë, në të njëjtën kohë janë bekim i paçmuar dhe sprovë për ne. Çdo fëmijë duhet pranuar si një dhuratë e vyer që na ka bërë Zoti, por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se, e drejta e fëmijës ndaj prindit është të edukohet në mënyrën si na e ka këshilluar Krijuesi ynë.

Nëse kujtojmë hadithin e Pejgamberit tonë: “Fë-mija ka të drejtën e vet tek prindi.” (Muslim, Sijam, 183) kuptojmë se detyra e prindërve fillon shumë para lindjes së fëmijës. Në fund të fundit çdo gjë që prindi ha, pi, shikon dhe flet do të ndikojë tek fëmijët që do të vijnë në jetë. Ndikimi është më i fortë veçanërisht kur fëmija është në barkun e nënës. Në krijimin e çdo organi të ri shtohet ndi-kimi. Për shembull, kur fëmijës i krijohen veshët, prindërit duhet të bëjnë shumë kujdes me fjalët që thonë. Fëmija nuk ka përse të dëgjojë grindje, sharje e fjalë të këqija akoma pa ardhur në këtë botë. Asnjë prind nuk ka të drejtë që ta helmojë gjakun e fëmijës me zakone të këqija dhe as t’i ndot qelizat e pastra me gjëra të papastra.

Dr. Ylfet Gërgyly thotë se prindërit duhet të ndjehen falënderues që në momentin kur mësojnë se do të bëhen me fëmijë dhe duhet të gëzohen

Mirë se erdhee dashur bebe

Dr. Fatma Bajraktar Karahan

etika

56

Page 57: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

pavarësisht gjinisë së fëmijës. Mos të harrojmë se Kurani Kerim na këshillon që të gëzohemi për lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës, pa dallim gjinie. (Nahl, 58-59). Sigurisht që falënderimi për një bekim kaq të madh nuk mund të mbetet me kaq. Fëmijës duhet t’i vendosim një emër të bukur duke marrë parasysh që me të do të thirret në Ahiret. (Ebu Davud, Edeb, 61), Nëse është e mundur bë-het një kurban (Tirmidhiu, Edeb, 63, Edahi, 19) në shenjë falënderimi. Vendosja e emrit është një edukim më vete. Pejgamberi (a.s.), i lexonte në veshin e djathtë të të sapolindurit ezanin ndërsa në të majtin i lexonte ikametin dhe më pas i vend-oste emrin. Në këtë mënyrë, fëmija i sapolindur në kontaktin e parë me botën e jashtme, njihej me emrin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij...

pozita si nënë E si babaKjo krijesë e vogëlth, ka nevojë për kujdes dhe

shërbim, por në të njëjtën kohë ajo ka edhe fuqi të madhe ndryshimi. Ajo ka aftësinë që një grua ta bëjë nënë dhe një burrë ta bëjë baba. Me qenien e tij, ai bën një njeri gjysh e një tjetër gjyshe. Ai ndryshon një shtëpi të tërë. Ky ndryshim nuk vjen vetëm me lumturi e gëzim, por edhe me shqetë-simet e lodhjet e veta. Ky ndryshim ndikon tek jeta e përditshme. Mysafiri i vogël ka ndikim edhe tek marrëdhëniet mes familjarëve. Për shembull, nëse në familje është edhe një fëmijë tjetër, ai bëhet motër e madhe ose vëlla i madh. Interesi i familjes dhe dashuria e familjarëve ndryshon, sepse qendra e të gjitha këtyre bëhet fëmija i vo-gël, por duhet bërë shumë kujdes që kjo dashuri e madhe të jetë e kontrolluar në mënyrë që të mos prishen ekuilibrat e familjes. Ja se çfarë mendon Psikoterapisti Dr. Timur Harzadin në lidhje me më-nyrën se si duhet të sillemi me fëmijët e tjerë më të mëdhenj: “Prindërit duhet t’i përgatisin fëmijët e mëdhenj për ndryshimet që do të sjellë foshnja e sapolindur. Mos të harrojmë se është krejt nor-male që fëmijët e mëdhenj të ndjehen xhelozë për pak kohë. Në një situatë të tillë duhet bërë kujdes që të mos e gjykojmë ose ta ngacmojmë fëmijën. Në një kohë që dihet se fëmijët e vegjël nuk i shprehin dot qartë ndjenjat e tyre. Për këtë arsye mund të bëjnë prapësira si lagia e rrobave e gjëra të ngjashme. Zakonisht këto probleme nuk zgjasin shumë. Parapërgatitjet e prindërve e lehtë-sojnë mjaft këtë periudhë. Prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos lënë pas dore fëmijët e tjerë. Disa prej aktiviteteve që mund të zhvillohen janë edhe leximi i librave, zhvillimi i lojërave dhe bërja e pazarit. Nëse bebja kalon kohë si me babain ashtu edhe me vëllain (motrën) e vet,

ai arrin të krijojë njohje shpirtërore. Sigurisht që një gjë e tillë do të jetë e mirë për të tria palët.” Specialisti Dr. Harzadin tregon se ardhja në jetë e një fëmije të vogël, bën që disa prej nevojave të pjesëtarëve të tjerë të familjes të mos plotësohen dot. Në disa raste, vështirësitë që sjell pjesëtari i ri i familjes bëhen shkak për grindje në mes çiftit, por një gjë e tillë e bën të voglin të ndihet keq. Shumë familje arrijnë që t’i kapërcejnë këto probleme në mënyrë natyrale.

Sigurisht që do të duhet kohë për të caktuar role të reja dhe për të ndarë detyrat, por kalimi është i suksesshëm vetëm nëse bëhet me mirëkuptim, dashuri dhe kujdes.

Nuk ka dyshim se ardhja në jetë e një fëmije, mbi të gjitha lodhë nënën. Shtatzanisë dhe lindjes i shtohen edhe përgjegjësi të reja, pa bërë asnjë pushim. Sipas Islamit, gjatë asaj që quhet periudha e lehonës, si fëmija ashtu dhe nëna kanë nevojë për kujdes të veçantë. Sipas Dr. Ylfet Gërgyly: “Në bazë të tipareve fizike dhe kushteve të ambientit mund të ketë variacione, por lehonia –në litera-turën Islame quhet nifas- e gruas zgjat afërsisht 40 ditë. Gjatë kësaj kohe, gruaja nga njëra anë ka gjakderdhje ndërsa nga ana tjetër punon gjatë gjithë kohës për të plotësuar nevojat materiale e shpirtërore të pjesëtarit më të ri të familjes. Ajo përpiqet vazhdimisht që ta përballojë me sukses këtë tempo kaq të lartë. Mos të harrojmë se e ndodhur në një periudhë kaq delikate, gruaja ka nevojë për ndihmën e bashkëshortit dhe të gjithë të afërmve të tjerë prandaj duhet të përpiqemi shumë që t’ia lehtësojmë peshën e madhe që ka mbi supe.” Psikoterapisti Dr. Harzadin e shpreh rëndësinë e rolit të burrit në këtë mënyrë: “Pjesë-tarët e tjerë të familjes duhet t’i vijnë në ndihmë nënës. Këshillohet që babai të ketë një rol aktiv në mënyrë që kjo periudhë të kalojë pa probleme. Nëse burri krijon afërsi me beben dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, gruaja do ta ketë më të lehtë kapërcimin e kësaj periudhe.”

Nëse gruaja dhe burri i marrin përsipër përgje-gjësitë e tyre që para se fëmija t’i hap sytë në këtë botë, ato do të fitojnë pozitën e të qenit prind. Nëse arrijnë t’i kryejnë detyrat e tyre me drejtësi, kënaqësia e tyre do të bëhet shkak që fëmijët të futen në Xhenet. Le të kujtojmë fjalët e Resulu-llahut: “Nëna dhe babai janë shkaqe për hapjen e dyerve të Xhenetit...” (Tirmidhiu, Birr, 3) Bebja që i jep poste kaq të larta gruas dhe burrit, është një bekim dhe amanet i rëndësishëm. Për këtë arsye, çdo lindje është një lajm i mirë dhe ngjarje që meriton falënderim të sinqertë.

etika

57

Page 58: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

58

Përse specat jeshilë janë më të lirë se specat me ngjyrë tjetër? Specat jeshilë janë më pak të pjekur se të tjerët, ato mblidhen më shpejt se sa koha e duhur e pjekjes. Specat e tjerë kërkojnë më shumë kohë të marrin ngjyrën, e si rrjedhojë duan më shu-më shërbim, çka i bën ata më të shtrenjtë. Çmimet variojnë sipas ngjyrave, aktualisht në treg të vetmet speca të vendit janë ata jeshilë të Divjakës, ndërsa specat e kuq janë import nga Greqia dhe Turqia dhe kushtojnë më shtrenjtë. Specat janë burimi më i mirë i Vitaminës C, por kur vjen puna te ngjyrat, ato ndryshojnë. A e dini kush është ndryshimi mes specit të kuq, të verdhë dhe jeshil? Përveç faktit që specat me ngjyrë të ndezur kushtojnë më shtrenjtë, e vërteta është që specat jeshilë janë varianti i pa-pjekur i specave me ngjyra më të ndezura. Thënë shkurt, speci jeshil është i papjekur mirë. Shija e tij është pak më e hidhur dhe shpesh sipas disa studimeve mund të shkaktojë probleme me tret-jen. Problemet me tretjen vijnë sepse specat janë të pabërë plotësisht. Kur hamë fruta apo perime të papjekura, stomaku e ka të vështirë t’i tresë ato.

cilëT sPeca kaNë më shumë vlera ushQimore?

Të gjithë specat janë një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës A dhe C. Por të dhënat tregojnë se specat e kuq përmbajnë 11 herë më shumë beta karoten se specat jeshilë. Specat e verdhë nga ana tjetër kanë më shumë vitaminë C se specat e gjelbër por më pak vitaminë A dhe më pak beta-karoten. Specat e gjelbër kanë shumë kalium që rregullon qarkullimin e gjakut dhe mbron muskujt. Specat e kuq që janë edhe më të pjekurit kanë shije më të ëmbël dhe kanë më shumë antioksidantë të vlefshëm.

vleraT shëNdeTësore Të sPeciT

Speci i ëmbël dhe ai djegës janë një aleat i rëndë-sishëm në përpjekjet e gjithkujt për të një peshë të ekuilibruar. Studimet kanë treguar që kapsaicina, një substancë që i bën specat djegës, fuqizon meta-bolizmin dhe pengon formimin e plotë të qelizave dhjamore. Edhe specat e ëmbël kanë në përmbajtjen e tyre një element të njohur si CH-19 që i ngjan kapsaicinës dhe ka të njëjtin efekt kundër qelizave dhjamore përveç ndjesisë djegëse.

mbaN NëN koNTroll kolesTeroliN

Kapsaicina që gjendet tek specat djegës ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak. Sa më djegës speci aq më shumë kapsaicinë ka e si rrjedhojë aq më efekti-ve është çdo përpjekje për të ulur kolesterolin.

lufToN arTriTiN

Nëse konsumon gjysëm filxhani çaji me speca të grirë (të kuq ose të verdhë) ke marrë dyfishin e dozës ditore me vitaminë C. Njerëzit që kanë doza të ulëta të kësaj vitamine në organizmin e tyre janë trefish të rrezikuar nga artriti.

i bëN mirë zemrës

Një filxhan çaji me speca të gjatë përmban 36% të dozës ditore të vitaminës B6 dhe 10 përqind folat. Specat e kuq dhe specat e verdhë kanë respektivisht 35% dhe 20% të dozës ditore të vitaminës B6 dhe 7% dhe 10% të dozës ditore të folatit. Sa më i pa-sur të jetë ushqimi juaj me këto përbërës, aq më i ulët është rreziku për infarktin, sëmundjet koronare dhe të zemrës në përgjithësi. Specat si edhe perimet e tjera kanë më shumë vlera ushqimore kur kon-sumohen të pagatuar.

Page 59: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

59

Fiqtë e kanë prejardhjen e lashtë nga Lindja e Mesme, por shtëpia e tyre natyrale gjendet në vendet e Detit Mesdhe dhe me krenari edhe në Shqipëri. Që nga lashtësia, koncepti i qytetërimeve për këtë frut dhe për pemën e tij, ka qenë ai i pemës së kënaqësisë, kjo prej ëmbëlsisë dhe mirësive të fiqve. Fiku, është një nga frutat më domethënës në historinë e njerëzimit, përmendet si fruti më i dashur i Kleopatrës së Egjiptit, madje disa studiues besojnë se "fruti i ndaluar" në Kopshtin e Edenit, nuk ishte Molla, por ka qene një pemë Fiku. Ekzistojnë rreth 150 lloje fiqsh, me ngjyra të ndryshme si të zinj, kafe, vjollcë, deri në disa variacione të fiqve të bardhë. Në Shqipëri rriten disa lloje fiqsh, disa më të hershëm në prodhim e disa të tjerë më të vonshëm, kryesisht të bardhë dhe të zinj, si edhe varietete të fiqve më të vegjël, të quajtur rreka të cilët dalin në treg në fund të verës. Turqia zë vendin e pare në botë për prodhimin e fiqve, ndërsa Shqipëria raportohet të renditet si vendi i tetë në botë për prodhimin e këtij fruti. Përmeti, Berati, Elbasani, por edhe Tirana dhe mjaft zona të tjera të Shqipërisë, sidomos asaj jugore, janë prodhuesit dhe kultivuesit kryesorë të fiqve shqiptarë, ndërkohë që një pjesë e mirë e fiqve vendas përpunohet për reçel, marmelatë, apo thahet për t’u përdorur gjatë muajve të tjerë të vitit. Fiqtë konsiderohen si një

ndër frutat që kanë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut. Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, fiqtë janë një zgjidhje e mrekullueshme për shkak të vetive të tyre, të cilat po i listojmë në vijim.

1. Fiqtë kanë veti tretëse të shkëlqyera, për shkak të enzimave të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, potasi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C. Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tretës.

2. Janë anti inflamatorë. Ndihmojnë në rastet e enjtjeve dhe infeksioneve. Fiqtë luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin.

3. Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre. Fiqtë lejla janë më të përhapurit dhe më të ëmblit nga të gjitha llojet. Fiqtë jeshilë janë më të lëngshëm dhe kanë një lëkurë më të hollë. Fiqtë e zinj janë më të thatë dhe qëndrojnë më gjatë në pemë në krahasim me të tjerët. Fiqtë e vegjël rreka janë paksa të rrudhosur dhe me një shije mes fiqve të thatë dhe atyre të njomë.

Page 60: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

60

Universi mUnd të jetë një hologram

shkencëtarët shndërrojnë adn-në në mUzikë dhe animacion

Gjatë ekzistencës së tij në këtë planet, fizikanti teorik, kozmologu dhe autori Stephen Hawking, dha shpjegime për disa nga fushat më të mëdha dhe më të mrekullue-shme të shkencës, dhe jo vetëm.

Por duket se kontributi i tij vazhdon të na pasurojë edhe pas vdekjes së tij, në sajë të botimit të fundit të një dokumenti të ri në „Journal of High Energy Physics“.

Në veprën e tij të fundit Hawking ka sfiduar teoritë e mëparshme të inflacionit kozmik dhe multiversit, diçka për të cilën ai ka qenë gjithmonë i dyshues.

Mendimi i përgjithshëm i kozmologëve është se, një se-kond pas Big Bang-ut, universi u zgjerua jashtëzakonisht shpejt para se të vendoset në gjendjen e tanishme, që përfshin yjet dhe galaktikat. Kjo teori njihet si inflacion, ose inflacion kozmik.

Disa shkencëtarë kanë propozuar që inflacioni në të vërtetë do të vazhdojë përgjithmonë, duke krijuar një “multiverse” në të cilën ka një larmi të universeve të ndryshme, secili me ligjet e veta fizike. Por Hawking nuk ishte fans i madh i “multiuniversit“. Këtë e deklaroi në një intervistë të mbajtuar vitin e kaluar.

“Teoria e zakonshme e inflacionit të përjetshëm para-shikon që globalisht universi ynë është si një dimension gjeometrik i pafund, me një mozaik universesh të ndry-shme”, tha Hawking vjeshtën e kaluar.

“Ligjet e fizikës dhe të kimisë mund të ndryshojnë nga një univers në tjetrin, të cilat së bashku do të formonin një multiverse, por unë kurrë nuk kam qenë një tifoz i

ADN-ja njerëzore është shndërruar në nota muzikore dhe vizualizuar nga një program kompjuterik në një uni-versitet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

“Ne e shndërruam në nota dhe e vizualizuam ADN-në në projektin tonë”, tha në një intervistë për AA, Elif Surer, shkencëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme.

“Kemi transformuar karakteristikat që dallojnë secilin person nga tjetri në muzikë, si dhe në sinjale të dritës dhe animacione”, tha Surer.

Surer dhe studentja e diplomuar Elif Bozlak hynë në një projekt të artit të instalimit të titulluar “Muzika bre-nda teje”, që përfshinte konvertimin e mutacioneve ose dallimet e vogla të rastësishme në kodet tona gjenetike, në sinjale muzikore dhe ndriçuese.

Arti pastaj është shndërruar në një projekt kërkimi me ndihmën e 92 vullnetarëve, tha Surer, për ta prezantuar atë në konferencën akademike GOODTECHS 2018 në Bo-lonjë të Italisë.

Aybar Can Acar, ligjërues në ODTU, tha se ADN-ja në

multiversit. Teoria nuk mund të testohet. ”

Në teorinë e tij të re, të cilën ai e punoi me kolegun belg Profesor Thomas Hertog, Hawking ka arritur të kapërcejë problemin e kombinimit të objekteve të Relativitetit të Përgjithshëm dhe inflacionit të vazhdueshëm. Del që ky është në thelb një variant i teorisë së holografisë.

Hawking dhe Hertog mendojnë se gjithësia është në të vërtetë e madhe dhe komplekse, ashtu si një holog-ram – dhe se realiteti 3D është një iluzion, pasi bota dhe dimensioni i kohës janë të projektuara nga informacioni i renditur në një sipërfaqe të sheshtë 2D.

Hertog tha: “Ekziston një ide shumë e saktë matemati-kore e holografisë që ka dalë nga teoria e vargut në vitet e fundit, e cila nuk është plotësisht e kuptueshme, por është e mrekullueshme”.

Duke u bazuar mbi inflacionin, teoria e sapo publikuar sugjeron se koha dhe ‘fillimi’ i universit u ngritën holog-rafikisht nga një vend i panjohur jashtë Big Bang-ut.

Ai tha: “Çështja kyçe është se ne nuk jemi duke pro-jektuar një dimension hapësinor. Ne po e projektojmë dimensionin e kohës nga ‘para’ Big Bang-ut.“

“Ekziston një teori që parashikon një fillim në univer-sin ku koha nuk është e pranishme. Mendohet se koha përcaktohet nga një vend tjetër për të cilin nuk dimë asgjë.“

“Një vend abstrakt, i përjetshëm, kjo është më e mira që mund të supozojmë”.

kromozome bën që çdo qenie njerëzore të jetë e ndry-shme.

“Le të mendojmë për kromozomin krejtësisht si një tel, qoftë tel sazi apo kitare, dhe e ndajmë atë në perde. Si rezultat i sekuencimit, kur ndodhin mutacionet, ne krijojmë melodi individuale duke shtypur këto perde”, tha Acar.

”Bozlak tha se pesë vullnetarë kanë marrë pjesë në projektin për vizualizimin e ADN-së. Nuk kemi parë as-një krijim të veçantë muzikor dhe vizual në të cilat janë përdorur mutacionet e ADN-së”, tha Bozlak.

“Ne i konvertuam kromozomet në vlera të frekuencës duke barazuar gjatësinë e një teli të kitarës. Pastaj krijuam tinguj të ndryshëm, vizuale dhe animacione të ndryshme duke përdorur të dhënat e frekuencës”, shtoi ai.

Bozlak u shpreh se mutacioni i ADN-së nuk paraqet gjithmonë sëmundje.

“Qëllimi ynë është të mësojmë rreth ADN-së me argëtim dhe metoda të mrekullueshme”, theksoi Bozlak.

Page 61: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

61

Besimi tek tjetri është një lojë shikimesh

Besimi mund të bazohet në një kryqëzim vështri-mesh. Dhe instinkti ka këtu rolin kryesor. Ky është rasti për shembull, kur duhet të vendosim nëse duhet t’i besojmë apo jo një personi që e takojmë për herë të parë. Në këtë situatë, një shikim mund të jetë vendimtar: edhe në bazë të mënyrës se si hapen kokërdhokët e syrit. Kjo mund të përcaktojë nëse do t’i besojmë apo jo të tjerëve. Ajo që e tregon këtë rezultat, është një studim i koordinuar nga Universiteti i Milanos, botuar në revistën “Cognition and Emotion”.

bEsimi qëndron tEk shikimi?Hulumtimi është kryer nga dy autorë italianë,

Marko Brambila dhe Marko Biela, nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Milanos, në bash-këpunim me Mariska Kret e Universitetit Leidenit në Holandë. Tre studiuesit, u nisën nga fakti se variacionet në zgjerimin e kokërdhokut të syrit, janë kryesisht automatike dhe të pandërgjegjshme, dhe kjo shpesh do të thotë që ne besojmë se variacione të tilla, mund të tregojë karakteristikat më të thella të individëve me të cilët ndërveprojmë, dhe se ata nuk janë vetëm një përgjigje ndaj intensiteteve të ndryshme të ndriçimit.

Duke filluar nga ky element, hulumtuesit donin të verifikonin nëse ndryshime të thjeshta në dia-metrin e kokërdhokut të syrit përballë njerëzve që takojmë, janë në gjendje të ndikojnë në reagime të ndryshme të sjelljes.

studimiPër të kryer studimin, 50 vullnetare u ftuan të

shihnin në një ekran kompjuterik 96 fytyra të njerëz-ve të panjohur, me nivele të ndryshme të zgjerimit të kokërdhokut të syrit. Në fillim, pjesëmarrësit, me ndihmën e një leve, duhej t’i afronin fytyrat tek vetja me sytë e kontraktuar dhe të largonin fytyrat me kokërdhokët më të zgjeruar.

Në një variant të dytë të detyrës, udhëzimet u anuluan: pjesëmarrësve iu desh të afronin më pranë fytyrat me kokërdhokët më të hapur, dhe t’i largo-nin ato më sytë e kontraktuar. Sa herë që herë që

pjesëmarrësi e lëvizte levën drejt tij, imazhi i fytyrës në ekran zgjerohej, duke i dhënë atij përshtypjen se fytyra po i afrohej. Përkundrazi, kur lëvizja u shty, imazhi me fytyrën në ekran bëhej më i vogël, duke dhënë përshtypjen se fytyra ishte duke u larguar.

rEzultatEt

Rezultatet treguan se dëshira për të bashkëvepruar me njerëzit e paraqitur në ekran, ndikohej fuqi-misht nga niveli i zgjerimit të kokërdhokut të syrit. Pjesëmarrësit në studim, qenë më pak të gatshëm të afronin më pranë vetes – një lëvizje treguese e dëshirës për të bashkëvepruar – apo përballur me njerëzit me sy të kontraktuar.

Në të kundërt, pjesëmarrësit ishin më të gatshëm të bashkëvepronin me njerëzit, sytë e të cilëve zgje-roheshin. Ky fakt, konfirmon se edhe tiparet po-thuajse të padukshme të fytyrës mund të ndikojnë në zgjedhjet tona. Dhe se instinktivisht njerëzit me një zgjerim më të madh të kokërdhokut të syrit, perceptohen si tërheqës, të ngrohtë dhe miqësorë, dhe e kundërta, njerëzit me sy të kontraktuar si të ftohtë, të shëmtuar dhe të pabesueshëm.

ndikimi i stErEotipavE

Ky është një fakt që megjithatë nuk është i bazuar në ndonjë dëshmi shkencore: s’ka asnjë studim që tregon një ndryshim në aspektin e karakterit, per-sonalitetit dhe qëllimeve, në funksion të zgjerimit të kokërdhokut të syve. Përkundër mungesës së provave, njerëzit automatikisht aktivizojnë një për-faqësim mendor bazuar në stereotipin, se individët me sy të kontraktuar janë të rrezikshëm.

Për rrjedhojë, ne vëmë në zbatim veprime, që synojnë që distanca të jetë sa më e madhe që të jetë mundur nga individë të tillë. “Rezultatet e marra – thotë Marko Brambila – përveçse kanë implikime mbi faktorët që janë në gjendje të promovojnë apo jo marrëdhëniet ndër personale, ofrojnë elementë të rëndësishëm të reflektimit mbi botën e marketingut, dhe reklamat që përdorin imazhe të fytyrave në fushata të ndryshme.”

Page 62: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

66

Page 63: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

67

Page 64: etika - Faqja Kryesore 136 Korrik... · 2019. 10. 29. · etika 3 Editorial Problemi psikologjik që shfaqet me fillimin e punës në krye të javës, pas pushimit të fundjavës

etika

68