eleni jarazi mikroteza mshmr
TRANSCRIPT
PËRMBAJTJA E PUNIMIT
KAPITULLI I. PARIMET BAZË TË MARKETINGUT
SIPËRMARRËS, FORCA SHTYTËSE E ZHVILLIMIT
KAPITULLI II: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI TURIZMIN
KAPITULLI III. METODOLOGJIA E KËRKIMIT
KAPITULLI IV: ANALIZA E TË DHËNAVE DHE TESTIMI I
HIPOTEZAVE
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Ky punim përpiqet të tregojë se marketingu sipërmarrës tek hotelet jo vetëm që është i rëndësishëm por është lokomotiva që do të sjellë vlerë dhe do të revolucionalizoj industrinë e turizmit Shqiptar.
Pyetja kërkimore : A mundet që marketingu sipërmarrës të aplikohet në sektorin e akomodimit në Tiranë?
Sektori i akomodimit shprehur me shifra
-Në Shqipëri kryejnë veprimtarinnë 1611 njësi akomoduese me një kapacitet në total prej 49743 (Maj 2015).
-Tirana ka traditën më të madhe në fushën e shërbimit akomodimit (184 Hotel dhe 305 njësi akomoduese).
Qëllimi i studimit:
Të identifikojë është të vlerësojë zbatueshmërinë e shtatë dimensioneve të konceptit të marketingut sipërmarrëse tek hotelet.
Të kuptuj nëse ka hapsira për aplikimin e kësaj qasje që ndikon në suksesin dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në sektorin e akomodimit.
Kjo temë përpiqet t’i japë përgjigje pyetjeve:
A mundet të aplikohet marketingu sipërmarrës në sektorin e hoteleve?
A është marketingu sipërmarrës risia e munguar në turizmin shqiptar?
Si ndikon marketingu sipërmarrës në ofrimin e një vlere superiore në industrinë e hotelerisë ?
Arsyet e përzgjedhjes së kësaj teme janë:
Së pari, duke parë rëndësinë dhe peshën që zë sektori i akomodimit në zhvillimin e industrisë së turizmit do të ishte me vlerë studimi i tyre nga pikëpamja e marketingut sipërmarrës.
Së dyti, duke parë zhvillimin heterogjen të hoteleve në qytetin e Tiranës, vendosa të studioj nëse shkalla e aplikimit të dimensioneve të marketingut sipërmarrës mund të shpjegojë shkaqet dhe arsyet se përse disa ndërmarrje zhvillohen më shpejt, ndërsa disa qëndrojnë për një kohë të kufizuar në treg dhe me pas mbyllen.
Së treti, sepse një studim eksplorues unik në llojin e vetë që mbështetet tek një metodë akoma jo shumë e njohur dhe në botë përveç se shumë sfiduese në punim mund të bëhet baza e shumë studimeve të tjera në këtë fushë.
Metodologjia e kërkimit
Ky studim ka trajtën e një kërkimi eksplorues.
Hipotezat e ngritura: H1: Hotelet janë të orientuara nga dimensionet e marketingut sipërmarrës.
H2: Hotelet janë njësoj të orientuar drejt dimensioneve të marketingut sipërmarrës.
H3: Në të ardhmen sektori i hoteleve do të priret drejt aplikimit të dimensioneve të marketingut sipërmarrës
Mbledhja e të dhënave primare
•Për mbledhjen e të dhënave parësore është përzgjedhur pyetësori si një teknikë e mbledhjes së të dhënave ku sipërmarrësi i përgjigjet të njëjtit set pyetjesh sipas një renditjeje të paracaktuar.
•Anketimi u realizua nëpërmjet modelit të anketimit të drejtpërdrejtë dhe të plotësimit të pyetësorit nga vetë të anketuarit.
•Anketimi i subjektit është kryer vetëm në ato raste kur në subjekt ishte prezent sipërmarrësi/administratori.
•Për të kontrolluar vërtetësinë e të dhënave është përdorur analiza e web-it të njësive
Metodologjia e analizës së të dhënave
•Struktura e pyetësorit ka qënë e tillë që çdo pyetje të gjeneronte informacion në funksion të aplikimit të dimensioneve të marketingut sipërmarrës.
•Për analizimin e të dhënave sasiore dhe cilësore, është përdorur modeli i Korellacionit Pirson dhe testimi Fisher, Anova me të dhëna panel.
•Në total u përdorën një panel të dhënash të nxjerra nga 110 pyetësorë
Kur ju mendoni për fjalën sipërmarrës, kush ju vjen në mendje?
Bota është e atyre që guxojnë dhe pa njerëz të tillë toka do të ishte e “sheshtë”!
“Marketingu sipërmarrës është një funksion organizativ dhe përfshin një sërë procese si: krijimi,
komunikimi, shpërndarja e vlerës konsumatore, menaxhimi i marrëdhënie konsumatore, në
përputhje me përfitueshmërinë e firmës e cila është e orientuar nga inovacioni dhe marrja përsipër e
riskut. “(Kraus, 2010)
Principet e marketingut Marketingu Tradicional Marketingu sipërmarrës
Orientimi strategjik Orientimi konsumator
(udhëheqa nga tregu)
Orientimi nga inovacioni (udhëheqja
nga idetë)
Strategjia Nga lartë-poshtë: segmentim,
targetim, pozicionim.
Nga poshtë-lartë: targetimi i një
grupi të vogël konsumatorësh, për
ta zgjeruar në të ardhmen
Metoda Marketingu Mix (4/7 P-të) Metoda interaktive marketingu:
shitja direkte, referimet, gjenerimi i
thashethemeve pozitive nëpërmjet
word of mouth.
Inteligjenca e tregut
(Analiza e tregut)
Kërkim i formalizuar dhe ngritja
e sistemeve për gjenerimin e të
dhënave.
Lidhjet informale dhe mbledhja e
informacionit.
Burimi: Përpunuar nga autori duke u bazuar tek punimi i Stokes, D. (2000), “Putting Entrepreneurship into Marketing: The Process of Entrepreneurial Marketing”, Journal of Research in Marketing & Entrepreneurship, 2(1), faqe. 13.
Raporti i Konkurrueshmërisë “Travel & Tourism 2015”
Sipas disa faktorëve kyç vendi ynë renditet:
– Sipas klimës së biznesit, vendin e 93 në botë, në rajon lë pas Greqinë dhe Kroacinë.
– Sipas sigurisë, e 70 nga 141 shtete
– Sipas konkurueshmërisë së çmimeve, e 93 në renditjen botërore.
– Infrastruktura, vendi ynë renditet ndër më të ulëtit për këtë aspekt
– Burimet kulturore: vendi ynë renditet ndër shtetet e fundit në botë
Tipologjia e njësive akomoduese në Tiranë
Problemet në lidhje me biznesin e akomodimit:
- Produktiviteti i dhomave është i ulët
- Shitja e dhomave të hotelit klientëve nëpërmjet biznesit të udhëtimit, nuk është një mënyrë e njohur dhe nuk përdoret nga të gjithë hotelet.
- Pronarët e akomodimit përshkruhen si menaxherë të pronës sesa si menaxherë të mikpritjes.
- Shumica e hoteleve janë biznese familjare.
- Cilësia dhe standardi i hoteleve
- Informaliteti
KAPITULLI IV: ANALIZA E TË DHËNAVE DHE TESTIMI I HIPOTEZAVE
Tipi i Hotelit Jetëgjatësia mesatare në treg
Biznesi i vogël 8 vjet
Biznesi i mesëm 11 vjet
Biznesi i madh 15 vjet
Jetëgjatësia mesatare që kanë hotelet sipas llojit të hotelit.
Inovacioni
A tregoni përpjekje të vazhdueshme për t’i bërë produktet dhe shërbimet tuaja më inovatore?
Proaktiviteti
49%
9%
42%
Pyetja 4: A e përcaktoni veten si "pionier" në drejtim të zhvillimit të shërbimeve dhe zbatimit
të teknologjisë në treg?Po Jo Ndonjëherë
Fokusimi në mundësi
Huamarrja e burimeve
Marrja përsipër e riskut
marres risku
Pyetja 8: Nga një shkallë 1-5 ku 5 është shkalla maksimale, sa marrës risku e
identifikoni veten?
1
2
3
4
5
Intensiteti konsumator
Krijimi i vlerës
Kotler (2003) propozon 3 mënyra që krijojnë vlerë tek konsumatori:
1)rritja e vlerës së ofruar tek konsumatori2) ulja e kostos së blerjes 3)shpërndarja e produktit dhe shërbimit të ofruar tek konsumatori.
Për këtë pikë nuk mendova të përfshijë pyetje pasi krijimi i vlerës duhet të studiohet nga pikëpamja konsumatore.
Marketingu
sipërmarrs
Orientimi ideal
i marketingut
sipërmarrës
Biznesi i MadhBiznesi i
Mesëm
Biznesi i
VogëlMesatarja
Dimensioni I
inovacionit 1 0.65 0.52 0.54 0.57
Proaktiviteti 1 0.7 0.15625 0.27 0.375417
Fokusimi në
mundësi 1 0.79 0.37 0.39 0.516667
Huamarrja e
burimeve 1 0 0 0.1 0.033333
Marrja e
riskut 1 0.33 0.125 0.1538 0.202933
Intensiteti
konsumator 1 0.77 0.53125 0.64 0.647083
Mesatarja 1 0.54 0.28375 0.348966667
Vjetërsi në treg 14.6 10.7 8.3 11.2
Testimi i hipotezës H1
Ho: Nuk ka diferenca statistikisht të rëndësishme midis orientimit ideal të marketingut sipërmarrës dhe orientimit të marketingut sipërmarrës vrojtuar tek hotelet në Tiranë. (Hotelet e Tiranës janë të orientuar nga marketingu sipërmarrës) H1: Ka diferenca statistikisht të rëndësishme midis orientimit ideal sipërmarrës dhe orientimit sipërmarrës vrojtuar tek hotelet në Tiranë. (Hotelet e Tiranës nuk janë të orientuar nga marketingu sipërmarrës.)
μ2
Tabela 4.3: Testimi me modelin e Fisher
Hotelet e Tiranes Orientimi sipermarres
Mesatarja 0.492 1
Varianca 0.073862222 0.067805556
Observimi 10 10
Df 9 9
Fv 1.089324048
P(F<=fl 0.450337471
F kritike 3.178893104
Nëse Fv > Fk ath Ho => Fv<Fk dhe Ho pranohet
Ho: Hotelet e Tiranës janë të orientuar nga marketingu sipërmarrës
Testimi i hipotezës H2
Ho: Hotelet janë njësoj të orientuar drejt dimensioneve të marketingut sipërmarrës
H2: Hotelet s’janë njësoj të orientuar drejt dimensioneve të marketingut sipërmarrës
Alfa e zgjedhur është më e madhe se vlera P çfarë tregon se ka një lidhje midis dimensioneve të marketingut sipërmarrës. Nëse Fv > Fk atëherë Ho bie poshtë . Fv=5.76 >Fk=3.1
H2: Hotelet që operojnë në Rrethin e Tiranës nuk janë njësoj të orientuar drejt dimensioneve të marketingut sipërmarrës.
Tabela 4.4: Përmbledhje e të dhënave në modelin Anova një faktorial
Grupet e vëzhguara Mesatarja Varianca
Dimensioni i
inovacionit
0.57 0.0049
Proaktiviteti 0.375417 0.082251
Fokusimi ne mundesi 0.516667 0.056133
Huamarrja e
burimeve
0.033333 0.003333
Marrja e riskut 0.202933 0.012317
Intensiteti konsumator 0.647083 0.014288
ANOVA
Burimi I variacionit SS df MS Fv P-value F kritike
Midis Grupeve 0.830847 5 0.166169 5.755716 0.006162 3.105875
Brenda Grupit 0.346444 12 0.02887
Total 1.177291 17
Testimi i hipotezës H3
Ho: Hotelet ngelin njësoj të orientuara drejt dimensioneve të marketingut sipërmarrës në kohë.
H3: Ka ndryshime statistikisht të rëndësishme të orientimit të marketingut sipërmarrës tek hotelet në momente të ndryshme kohore.
Viti 2014 Viti 2015
Mean 0.25 0.413333333
Variance 0.019 0.092066667
Observations 6 6
Df 5 5
F 0.206372194
P(F<=f) 0.054113057
F Critical 0.1980069
Nëse Fv > Fk ath Ho
Ka diferenca statistikisht të rëndësishme, pra orientimi drejt dimensioneve të marketingut sipërmarrës tek hotelet në momente të ndryshme kohore ndryshon
Në të ardhmen sektori i hoteleve do të priret drejt aplikimit të dimensioneve të marketingut
sipërmarrës
Rritja më e madhe vihet re në dimensionin e intesitetit konsumator dhe dimensionit inovativ të marketingut sipërmarrës.
Orientimi i marketingut sipërmarrës tek hotelet përgjatë vitit 2014 & 2015
Marketingu
sipermarres
Orientimi Ideal
sipermarrësViti 2014 Viti 2015
Dimensioni I
inovacionit 1 0.4 0.73
Proaktiviteti 1 0.3 0.3
Fokusimi ne
mundesi 1 0.2 0.3
Huamarrja e
burimeve 1 0.1 0.1
Marrja e riskut 1 0.1 0.2
Intensiteti
konsumator 1 0.4 0.85
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Edhe pse Shqipëria dhe kryeqyteti Tirana ka një potencial të madh turistik, por njëkohësisht edhe një trend në rritje të numrit të vizitorëve gjatë 10 viteve të fundit, niveli i shërbimeve turistike dhe atyre akomoduese është i ulët, krahasuar me vendet e rajonit.
Përgjithësisht këto mungesa vijnë:
- nga mungesa e profesionalizmit të stafit të angazhuar në këtë sektor, - nivelit jo profesional të menaxherëve ose vetë pronarëve që shpesh janë në rolin e menaxherit- mungesës së një vizioni se çfarë duhet të bëjnë për të qenë të suksesshëm dhe konkurrues në treg
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Kategori të ndryshme hotelesh (biznesi i madh, i mesëm dhe i vogël) tregonin qasje të ndryshme drejt dimensioneve të marketingut sipërmarrës.
Qasjet aktuale të hoteleve tregojnë konvergjenca pozitive me marketingun sipërmarrëse duke identifikuar mjetet që hotelet ndjekin në përshtatjen e proceseve të marketingut sipërmarrës në bizneset e tyre.
Bizneset e mëdha hoteliere shfaqën një orientim më të fortë drejt aplikimit të shtatë dimensioneve.
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Jetëgjatësia mesatare e biznesit të vogël është e ulët në krahasim me bizneset e mesme dhe të mëdha hoteliere. Kjo mund të interpretohen edhe si mundësi dhe aftësi që kanë shfrytëzuar të parët e tregut për ta domunuar dhe për t’u rritur në këtë sektor.
Sipërmarrësit e hoteleve kanë një qëndrim pozitiv ndaj inovacionit dhe risisë krahasur me hotelet në vendet e zhvilluara janë akoma shumë mbrapa në nivelin teknologjik.
Sipërmarrëst në sektor nuk e shohin veten si marrës risku edhe pse operojnë një sektor që konsiderohet me një risk të lartë.
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Një gjetje e rëndësishm në këtë studim tregon se sipërmarrjet qe aplikojnë marketingun e sipërmarrjes në mënyrën e të bërit biznes kanë intensitet më të lartë konsumator.
Lidhja më e afërt midis orientimit ideal të marketingut sipërmarrës dhe atij real është vënë re në dimensionin e intesitetit konsumator dhe fokusit drejt mundësive.
Për të ruajtur në një nivel konkurrues, sipërmarrësi në sektorin e hoteleve duhet të përqëndrohet në atë që është e rëndësishme, duke siguruar konsumatorët me shërbime të veçanta dhe madje edhe të personalizuara.
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Për të kapur ritmin e kohës, duhet të fillohet të mendohet për implementimin e strategjive bashkohore marketing dhe konretisht të marketingut sipërmarrës si një përpjekje për ti shtuar vlerë turizmit Shqiptar.
Zgjidhja që i propozohet turizmit Shqiptar vjen nëpërmjet edukimit në nivele bashkëkohore.
Ka ardhur koha që edhe sipërmarrësit Shqiptar që kanë një hotel të njohin dhe aplikojnë marketingun sipërmarrës, për të krijuar atë avantazh që i ka munguar turizmit Shqiptar!