e republikËs sË...

39
FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare www.qpz.gov.al Nr.157 30 nëntor 2010 P Ë R M B A J T J A Faqe Vendim i KM nr.938, datë 17.11.2010 Për kalimin në përgjegjësi administrimi të klubit sportiv “Dinamo”, nga Ministria e Brendshme te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për Agjencinë e Shërbimit të Sporteve, dhe për një ndryshim në vendimin nr.250, datë 24.4.2003 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Rendit Publik”, të ndryshuar ……………… 8249 Udhëzim i MASH nr.21, datë 23.7.2010 Për normat e punës mësimore-edukative dhe numrin e nxënësve për klasë institucionet e arsimit parauniversitar ………………………………………………... 8251 Udhëzim i MASH nr.23, datë 30.7.2010 Për njëvlershmërinë e studimeve në shkollat e mesme me kohë të plotë dhe me kohë të shkurtuar, në sistemin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë……………….. 8255 Udhëzim i MASH nr.26, datë 10.8.2010 Për mbarëvajtjen e punës mësimore-edukative në sistemin e arsimit parauniversitar në vitin shkollor 2010- 2011 ……………………………………………………………… 8256 Udhëzim i MASH nr.34, datë 4.11.2010 Për procedurat dhe afatet e miratimit për autoritetet drejtuese, rektor dhe ato të njësuar me to, që angazhohen me kohë të pjesshme në veprimtari mësimdhënieje, kërkimi apo në veprimtari të tjera në institucionet e tjera të arsimit të lartë, publik ose privat, brenda ose jashtë vendit…………………………………………………………….. 8265 Vendim i KKRT nr.128, datë 22.10.2010 Për reduktimin e kohës së vlefshmërisë së licencës së platformës private numerike satelitore “Tring”…………… 8266

Upload: others

Post on 12-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare www.qpz.gov.al

Nr.157 30 nëntor 2010

P Ë R M B A J T J A

Faqe

Vendim i KM nr.938, datë 17.11.2010

Për kalimin në përgjegjësi administrimi të klubit sportiv “Dinamo”, nga Ministria e Brendshme te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për Agjencinë e Shërbimit të Sporteve, dhe për një ndryshim në vendimin nr.250, datë 24.4.2003 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Rendit Publik”, të ndryshuar ………………

8249

Udhëzim i MASH nr.21, datë 23.7.2010

Për normat e punës mësimore-edukative dhe numrin e nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar ………………………………………………...

8251

Udhëzim i MASH nr.23, datë 30.7.2010

Për njëvlershmërinë e studimeve në shkollat e mesme me kohë të plotë dhe me kohë të shkurtuar, në sistemin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë………………..

8255

Udhëzim i MASH nr.26, datë 10.8.2010

Për mbarëvajtjen e punës mësimore-edukative në sistemin e arsimit parauniversitar në vitin shkollor 2010-2011 ………………………………………………………………

8256

Udhëzim i MASH nr.34, datë 4.11.2010

Për procedurat dhe afatet e miratimit për autoritetet drejtuese, rektor dhe ato të njësuar me to, që angazhohen me kohë të pjesshme në veprimtari mësimdhënieje, kërkimi apo në veprimtari të tjera në institucionet e tjera të arsimit të lartë, publik ose privat, brenda ose jashtë vendit……………………………………………………………..

8265

Vendim i KKRT nr.128, datë 22.10.2010

Për reduktimin e kohës së vlefshmërisë së licencës së platformës private numerike satelitore “Tring”……………

8266

Page 2: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

Vendim i KKRT nr.129, datë 22.10.2010

Për heqjen e licencës së subjektit televiziv privat kabllor “Cable Tel”…………………………………………………….

8269

Vendim i KKRT nr.130, datë 22.10.2010

Për heqjen e licencës së subjektit televiziv privat vendor “Tv Kuçova”……………………………………………………

8270

Vendim i KKRT nr.131, datë 22.10.2010

Për heqjen e licencës së subjektit radiofonik privat vendor “Radio City” ………………………………………….

8271

Vendim i KKRT nr.132, datë 22.10.2010

Për heqjen e licencës së subjektit radiofonik privat vendor “Radio Take 5”………………………………………..

8272

Vendim i KKRT nr.133, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit radiofonik privat vendor “Radio Alfa & Omega”………………………………

8274

Vendim i KKRT nr.134, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit televiziv privat vendor “Tv Channel 7”……………………………………….

8274

Vendim i KKRT nr.135, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit televiziv privat vendor “Tv Bulqiza”………………………………………….

8275

Vendim i KKRT nr.136, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit radiofonik me përsëritës “Radio BBC”……………………………………….

8275

Vendim i KKRT nr.137, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit televiziv me përsëritës “Tv 5”……………………………………………….

8276

Vendim i KKRT nr.138, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit televiziv privat vendor “Tv UTV Education”…………………………………

8277

Vendim i KKRT nr.139, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit televiziv privat vendor “Tv AVN”……………………………………………

8277

Vendim i KKRT nr.141, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit televiziv privat kabllor “Tv Kabllor Iliria” …………………………………..

8277

Vendim i KKRT nr.142, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit televiziv privat kabllor “Tv kabllor Lissus”………………………………….

8278

Vendim i KKRT nr.143, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit televiziv privat vendor “Tv Tirana”……………………………………………

8278

Vendim i KKRT nr.144, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit televiziv privat kabllor “Tv kabllor Inkusat”………………………………...

8279

Vendim i KKRT nr.145, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit radiofonik privat vendor “Radio Alfa”…………………………………………..

8279

Vendim i KKRT nr.146, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit radiofonik privat vendor “Love Radio”…………………………………………

8280

Vendim i KKRT nr.147, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit radiofonik me përsëritës “Radio Deutche Welle”…………………………..

8280

Page 3: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

Vendim i KKRT nr.148, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit televiziv privat kabllor “Tv kabllor Star”…………………………………….

8281

Vendim i KKRT nr.149, datë 22.10.2010

Për rinovimin e licencës së subjektit televiziv privat kabllor “Tv kabllor Korça” ………………………………….

8281

Vendim i KKRT nr.185, datë 22.10.2010

Për vlefshmërinë e licencës së subjektit televiziv privat kabllor “DI - Tv” ………………………………………………

8282

Vendim i KKRT nr.186, datë 22.10.2010

Mbi vlefshmërinë e licencës së subjektit televiziv privat kombëtar “Tv Arbëria”……………………………………….

8282

Page 4: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8249

VENDIM Nr.938, datë 17.11.2010

PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË KLUBIT SPORTIV “DINAMO”, NGA MINISTRIA E BRENDSHME TE MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË

DHE SPORTEVE, PËR AGJENCINË E SHËRBIMIT TË SPORTEVE, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.250, DATË 24.4.2003 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

“PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË

SË RENDIT PUBLIK”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13,14 e 15 të ligjit nr.8743, datë

22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Brendshme te Ministria e Turizmit,

Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për Agjencinë e Shërbimit të Sporteve, të pronës “Klubi sportiv “Dinamo”” dhe të komponentëve të saj me nr.1-9, sipas formularit nr.3 bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Kjo pronë hiqet nga lista e inventarit që i bashkëlidhet vendimit nr.250, datë 24.3.2003 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Rendit Publik”, të ndryshuar.

3. Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Agjencisë së Shërbimit të Sporteve u ndalohet t’ua ndryshojnë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, ta tjetërsojnë ose t’ua japin në përdorim të tretëve.

4. Ngarkohen Ministri i Brendshëm, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Sali Berisha

Page 5: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8250

Page 6: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8251

UDHËZIM Nr.21, datë 23.7.2010

PËR NORMAT E PUNËS MËSIMORE-EDUKATIVE DHE NUMRIN E NXËNËSVE PËR

KLASË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr.7952, datë

21.6.1995 “Për arsimin parauniversitar”, të ndryshuar,

UDHËZOJ: Duke filluar nga viti shkollor 2010-2011, normat e punës mësimore edukative dhe numri i

nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar janë si më poshtë: I. Arsimi parashkollor 1. Drejtore kopshti 18/24 orë në javë 2. Edukatore kopshti 30 orë në javë 3. Norma e kontrollit të drejtores së kopshtit 6 orë në javë. II. Arsimi bazë 1. Mësues në ciklin fillor 24 orë në javë 2. Mësues në ciklin e lartë a) Mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë 20 orë në javë b) Mësues i matematikës, fizikës, biologjisë, kimisë,

informatikës dhe gjuhës së huaj 22 orë në javë

c) Mësues i lëndëve të tjera 24 orë në javë d) Mësues në institutet e fëmijëve me aftësi të kufizuara 22 orë në javë e) Edukatorë (ndihmës mësues) të instituteve të fëmijëve

me aftësi të kufizuar 30 orë në javë

3. Drejtues a) Drejtor i shkollës me 81-300 nxënës 8 orë në javë b) Drejtor i shkollës me 301-700 nxënës 6 orë në javë c) Zëvendësdrejtor i shkollës me 301-700 nxënës

(përgjigjet për amzën dhe për inventarin e shkollës) 8 orë në javë

d) Drejtor i shkollës me mbi 700 nxënës 4 orë në javë e) Zëvendësdrejtor i shkollës me mbi 700 nxënës i) Një zëvendësdrejtor 8 orë në javë ii) Një zëvendësdrejtor (përgjigjet për amzën dhe për

inventarin e shkollës) 6 orë në javë

4. Norma e kontrollit a) Drejtor i shkollës, 2 orë mësimore në javë (pa llogaritur testet me shkrim) b) Zëvendësdrejtor i shkollës, 4 orë mësimore në javë (pa llogaritur testet me shkrim). III. Arsimi i mesëm 1. Mësues a) Mësues i letërsisë dhe i matematikës 20 orë në javë b) Mësues i lëndëve të tjera 22 orë në javë c) Mësues i praktikave profesionale 30 orë në javë 2. Drejtues a) Drejtor i shkollës me 81-300 nxënës 8 orë në javë b) Drejtor i shkollës me 301-700 nxënës 6 orë në javë c) Zëvendësdrejtor i shkollës me 301-500 nxënës 8-10 orë në javë d) Drejtor i shkollës me mbi 700 nxënës 4 orë në javë e) Zëvendësdrejtor i shkollës me mbi 700 nxënës 8 orë në javë f) Drejtor i shkollës profesionale me status kombëtar me 301-500 nxënës 6 orë në javë

Page 7: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8252

g) Zëvendësdrejtor i shkollës profesionale me status kombëtar me 301-500 nxënës 8-10 orë në javë h) Drejtor i shkollës profesionale me status kombëtar me 501-700 nxënës 4 orë në javë i) Zëvendësdrejtor i shkollës profesionale me status kombëtar 501-700 nxënës 8 orë në javë 3. Norma e kontrollit a) Drejtor i shkollës, 2 orë mësimore (pa llogaritur testet me shkrim) b) Zëvendësdrejtori i shkollës 4 orë mësimore (pa llogaritur testet me shkrim) 4. Norma të tjera Elemente të tjera përbërëse (të llogaritura me konvertim) që do të përfshihen në normën

mësimore janë: a) Orë për provimet me shkrim, semestrale dhe vjetore, të klasave të korrespondencës, për

çdo mësues, llogariten: 10 provime me shkrim =1 orë mësimore b) Orë për shoqërimin dhe drejtimin e nxënësve (klasës) në praktikat profesionale mësimore 1.5 orë=1 orë mësimore c) Konsultim për sistemin e shkollave të mesme me kohë të shkurtuar të nxënësve për klasë,

si më poshtë: - për provimin e matematikës 10-15 orë në vit - për provimin e gjuhës dhe letërsisë 10-12 orë në vit - për lëndët shkencore 8-10 orë në vit - për lëndët shoqërore 8 orë në vit IV. Norma të veçanta 1. Normë vjetore e mësuesit quhet prodhimi i numrit më të madh të javëve mësimore të

planit mësimor me normën javore të mësuesit. 2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin, i ulet norma mësimore 3

orë në javë. 3. Mësuesi i shkollës së mesme që merret me veprimtaritë artistike dhe kryen detyrën e

koordinatorit me qeverinë e nxënësve për shkollat me mbi 700 nxënës, i ulet norma 4 orë në javë. 4. Puna e mësuesit kujdestar në shkollat e arsimit bazë dhe të mesën barasvlerësohet me një

orë mësimore në javë. Mësuesi fillimisht ngarkohet me normë të plotë mësimore, ndërsa kjo orë paguhet si orë suplementare mbi ngarkesën mësimore mujore ose vjetore.

5. Mësuesve që stërvitin ekipet e shkollave, jo më shumë se në dy lloje sporti për femra dhe meshkuj, i ulen nga ngarkesa mësimore 3 orë në javë për shkollat me mbi 700 nxënës, nëse ato kanë palestër.

6. Përgjegjësi i bazës prodhuese në shkollat profesionale merr gjysmën e ngarkesës mësimore javore të mësuesit.

7. Për zhvillimin e praktikës në shkollat e arsimit profesional, gjuhës së huaj në shkollat e mesme të gjuhëve të huaja, lëndëve të specialitetit në shkollat koreografike dhe teori solfezhi në shkollat e muzikës, në qoftë se klasa ka mbi 20 nxënës, ndahet në dy grupe.

8. Specialistët që zhvillojnë orë të veçanta në institucionet e arsimit parauniversitar (shkolla) paguhen vetëm për orët e mësimit që zhvillojnë.

9. Numri i punonjësve mësimorë në ciklin fillor të shkollës 9-vjeçare të llogaritet një mësues për klasë.

10. Për efekt pagese, në ciklin fillor, orët suplementare në klasat kolektive llogariten mbi ngarkesën javore 24 orë, kur klasa kolektive ka mbi 10 nxënës.

11. Në ciklin e lartë, ora suplementare për mësuesit e klasave kolektive llogaritet mbi ngarkesën javore, sipas normës mësimore javore të përcaktuar në paragrafin II, pika 2, deri në 240 orë mësimore në vit.

12. Drejtuesi i shkollës që zhvillon mësim në ciklin e lartë me klasa kolektive, orët suplementare i llogariten mbi ngarkesën javore 14 orë, por jo më shumë se tri orë suplementare në javë.

Page 8: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8253

13. Mësimi i edukimit fizik zhvillohet i veçantë për djem e për vajza, kur numri i nxënësve në klasë është sipas kritereve të përcaktuara në paragrafin V, pikat 3, 4.

14. Në shkollat 9-vjeçare e të mesme, kur klasat kanë përbërje me më pak se 10 nxënës të një gjinie, mësimi i edukimit fizik bëhet duke bashkuar grupet e dy klasave paralele. Për shkollat me një paralele, kur klasa ka përbërje me më pak se 12 nxënës të një gjinie, mësimi i edukimit fizik të zhvillohet së bashku djem e vajza.

15. Për plotësimin e normës mësimore, mësuesi i shkollës 9-vjeçare ngarkohet edhe me orë mësimore të profileve të përafërta.

16. Masa e pagesës për çdo orë mësimore mbi normën e lejuar bëhet sipas tarifave të orës mësimore suplementare e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

17. Kryetarit të sindikatës së arsimit në rreth me numrin më të madh të anëtarësisë me kuotizacion, i ulet norma nga 5 deri në 10 orë në javë. Në seksionet e qarqeve që kanë më shumë se 600 anëtarë, norma mesatare javore me 6-8 orë i reduktohet dhe një personi të dytë.

18. Në zbatim të strategjisë “Për riintegrimin e emigrantëve shqiptarë të kthyer 2010-2015” dhe planit të veprimit të saj, miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.461, datë 9.6.2010, drejtoritë e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme hartojnë një plan të veçantë për këtë kategori nxënësish. Mësuesit që do t’u japin mësimin e gjuhës shqipe nxënësve të asaj kategorie, do të paguhen me orë shtesë, nëse orët e mësimit i tejkalojnë normat e përcaktuara me kreun II pikat 1 dhe 2, si dhe në kreun III, pika “a” dhe “b” të këtij udhëzimi.

V. Numri i nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar 1. Arsimi parashkollor a) Grupet e fëmijëve në kopshte në qytet formohen me jo më pak se 25 fëmijë që

frekuentojnë. b) Grupet e fëmijëve në kopshte në fshat formohen me jo më pak se 15 fëmijë që

frekuentojnë. c) Grupet e fëmijëve në fshatrat e zonave të thella formohen me jo më pak se 10 fëmijë që

frekuentojnë. 2. Arsimi bazë, cikli fillor a) Klasa e parë formohet me jo më pak se 30 nxënës. b) Klasat e tjera formohen me jo më pak se 32 nxënës. c) Ndarja e klasës në paralele bëhet sipas këtyre kushteve: - 2 paralele kur numri i nxënësve është nga 39 deri në 76 (36-70 për klasën e parë); - 3 paralele kur numri i nxënësve është nga 77 deri në 114 (71-105 për klasën e parë); - 4 paralele kur numri i nxënësve është nga 115 deri në 153 (106-141 për klasën e parë). a) Në shkollat e fshatit, kur nuk plotësohet normativa e mësipërme, punohet me klasa

kolektive. b) Klasat kolektive me mbi 10 nxënës punojnë me sistem 6-orësh. c) Numri i klasave kolektive në shkolla përcaktohet sipas këtij rregulli: d) 1 klasë kolektive (5 klasa të bashkuara) kur numri i nxënësve në ciklin fillor është deri në

20 nxënës. e) 2 klasa kolektive të veçanta (2 klasa së bashku dhe tre të tjera bashkë), kur numri i

nxënësve në ciklin fillor është 21 deri në 40 nxënës. 3. Arsimi bazë, cikli i lartë a) Klasat formohen me jo më pak se 35 nxënës. b) Ndarja e klasës në paralele bëhet sipas këtyre kushteve: - 2 paralele kur numri i nxënësve është 41 deri në 80; - 3 paralele kur numri i nxënësve është 81 deri 120; - 4 paralele kur numri i nxënësve është 121 deri në 160. c) Kur numri i nxënësve në dy ose më shumë klasa të ndryshme është deri në 25 nxënës,

formohen klasa kolektive, të cilat punojnë me sistem 6-orësh.

Page 9: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8254

4. Arsimi a) Në klasat X, XI dhe XII, klasat formohen me jo më pak se 35 nxënës: - 2 paralele kur numri i nxënësve është 41 deri në 80 nxënës; - 3 paralele kur numri i nxënësve është 81 deri në 120 nxënës; - 4 paralele kur numri i nxënësve është 121 deri në 160 nxënës. b) Klasat në lëndët me zgjedhje hapen kur numri i nxënësve është jo më pak se 32. Vetëm

një klasë e lëndës me zgjedhje, për një lëndë të një viti, mund të hapet me jo më pak se 20 nxënës. c) Kur nuk realizohet numri i kërkuar i nxënësve sipas kërkesave të mësipërme,

klasat/grupet hapen me propozim të DAR-it dhe me miratim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. 5. Shkollat artistike a) Orët teorike zhvillohen me të gjithë klasën, në lëndët: harmoni, analizë e veprave

muzikore, histori e muzikës shqiptare dhe botërore, folklor muzikor, literaturë muzikore, orkestracion, deshifazh, histori arti, perspektivë, anatomi dhe estetikë.

b) Orët praktike zhvillohen në grupe me 6 nxënës, në lëndët: harmoni, analizë e veprave muzikore dhe orkestracion.

c) Mësimi individual me një nxënës në orë mësimi zhvillohet në lëndët: instrumentist, mjeshtëri e të kënduarit dhe piano sekondare.

d) Në lëndën muzikë dhome, mësimi zhvillohet në grupe që formohen me 3-5 nxënës, në varësi të formacionit dhe të programit mësimor.

e) Shoqërimi i instrumentistëve në saxhio: harqet (8 orë mësimi në vit/nxënës), instrumentet e frymës (6 orë në vit/nxënës), ngarkesa mësimore e mësuesit shoqërues në piano llogaritet me 30 orë mësimi/javë.

f) Në degën e artit figurativ, mësimi zhvillohet në grupe me jo më pak se 8 nxënës, në lëndët: vizatim, pikturë, plastikë dhe në lëndët e specialiteteve.

g) Në shkollat koreografike, në lëndën piano sekondare, mësimi zhvillohet në grupe që përbëhen nga 4 nxënës.

VI. Drejtues në institucionet e arsimit parauniversitar 1. Numri i drejtuesve në shkollat e arsimit parauniversitar është në funksion të numrit të

nxënësve të shkollës, sipas përcaktimit: a) drejtore në kopshtet e fëmijëve të pavarura nga shkollat 9-vjeçare, me mbi 4 grupe. b) kryemësues, kur shkolla ka deri në 80 nxënës; c) drejtor kur shkolla ka mbi 81 nxënës; d) një zëvendësdrejtor kur shkolla ka 301-700 nxënës; e) një zëvendësdrejtor për shkollat me status kombëtar me 301-500 nxënës; f) dy zëvendësdrejtorë kur shkolla ka mbi 700 nxënës; g) dy zëvendësdrejtorë për shkollat me status kombëtar me mbi 500 nxënës. VII. Qendrat kulturore të fëmijëve 1. Qendrat kulturore të fëmijëve funksionojnë me rrethe dhe sektorë: a) Rrethi formohet me 15-20 fëmijë. Rrethet e instrumenteve formohen me 8-10 fëmijë. b) Sektori formohet kur ka jo më pak se 9 rrethe dhe caktohet 1 përgjegjës. Sektorët e qendrave kulturore të fëmijëve janë: - Sektori i artit; - Sektori i sportit; - Sektori tekniko-shkencor. 2. Sektorët me mbi 15 rrethe kanë në organikë dhe një inspektor efektiv. 3. Përgjegjësi i sektorit dhe instruktori efektiv instruktojnë direkt 2 rrethe dhe përgjigjen për

aktivitetet artistike dhe kulturore të shkollave me më pak se 500 nxënës. 4. Qendrat kulturore që kanë mbi 15 rrethe dhe krijojnë 1 sektor, kanë drejtor të Qendrës

Kulturore të Fëmijëve, i cili instrukton direkt një rreth dhe kontrollon gjithë aktivitetin e qendrës. 5. Qendrat me deri 15 rrethe të ndryshme, që nuk krijojnë sektor, kanë përgjegjës të

Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

Page 10: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8255

VIII. Dispozita të fundit 1. Udhëzimi nr.11, datë 2.8.1994 “Për normat e punës mësimore më shkollat 8-vjeçare dhe

të mesme, udhëzimi nr.3, datë 3.2.2010 “Për normat e punës mësimore në arsimin parauniversitar dhe standarde të lidhura me to” dhe udhëzimet e tjera për normat e punës mësimore në shkolla shfuqizohen.

2. Ngarkesa mësimore e mësuesve që përfshihen në projekte të ndryshme rregullohet me udhëzime të veçanta.

3. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit dhe DAR/ZA.

MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS

Myqerem Tafaj

UDHËZIM

Nr.23, datë 30.7.2010

PËR NJËVLERSHMËRINË E STUDIMEVE NË SHKOLLAT E MESME ME KOHË TË PLOTË DHE ME KOHË TË SHKURTUAR, NË SISTEMIN PARAUNIVERSITAR NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr.7952, datë

21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar,

UDHËZOJ: I. Procedurat, periudha dhe modaliteti i transferimit të nxënësit 1. Nxënësit që mbarojnë klasën e 10-të dhe të 11-të, në shkollat profesionale me strukturën

3-vjeçare ose 3+2-vjeçare, nivelin e parë dhe të dytë të strukturës 2+1+1 dhe nivelin e parë të strukturës 2+2 (sipas tabelës bashkëlidhur këtij udhëzimi), mund të vazhdojnë studimet në gjimnazet me kohë të plotë. Për këtë, ata duhet të plotësojnë planin mësimor të gjimnazit, duke dhënë si provim jo më shumë se 6 (gjashtë) lëndë. Njëherazi, ata duhet të plotësojnë kriterin e moshës, të përcaktuar në nenin 11 të dispozitave normative të arsimit parauniversitar.

2. Nxënësit, të cilët kanë përfunduar tre vite të shkollës profesionale, mund të regjistrohen në klasën pasardhëse të shkollës së mesme me kohë të shkurtuar. Në këtë rast, këta nxënës janë të detyruar të bëjnë njëvlershmërinë e planit mësimor të kryer në shkollën e tyre, me planin mësimor të shkollës së mesme me kohë të shkurtuar.

3. Nxënësit regjistrohen në të njëjtin vit, kur kanë më shumë se 6 lëndë për të ekuivalentuar. 4. Për nxënësit e gjimnazit transferimet bëhen në fillim të semestrit II dhe në fillim të vitit

shkollor. 5. Kur një nxënës transferohet nga një gjimnaz në një tjetër, plani mësimor që ai ka

zhvilluar, duhet të përputhet me shkollën pritëse. Në rastin kur shkolla pritëse nuk siguron vazhdimësinë e lëndëve me zgjedhje dhe moduleve kurrikulare të nxënësit që kërkon të transferohet, atëherë transferimi bëhet vetëm në përfundim të vitit shkollor.

6. Transferimi i nxënësit nga një shkollë e mesme profesionale ose gjimnaz në një shkollë tjetër të të njëjtit profil ose të profileve të ndryshme, bëhet me kërkesë të prindit ose të kujdestarit të nxënësit dhe me miratim të drejtorive arsimore rajonale/zyrave arsimore.

7. Të dyja shkollat (pritëse dhe transferuese) mbajnë shënimet përkatëse në amzë mbi bazën e dokumentacionit: dëftesë ose vërtetim notash, si dhe datën e largimit/ardhjes së nxënësit.

8. Për nxënësit të cilët janë në shkolla me konkurrim (shkollat sportive, shkollat e mesme të muzikës dhe shkollat koreografike), lejohet transferimi i studimeve brenda së njëjtës degë dhe në marrëveshje mes dy drejtorive të shkollave.

Page 11: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8256

9. Transferimi i studimeve për nxënësit që vazhdojnë shkollën e mesme me kohë të shkurtuar nuk mund të realizohet në asnjë rast.

10. Dokumentacioni i transferimit ruhet në sekretarinë e shkollës dhe është objekt monitorimi i Inspektoratit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

II. Ekuvalentimi dhe transferimi i nxënësve që vijnë nga jashtë shtetit 11. Nxënësit të cilët transferojnë studimet nga jashtë shtetit në Shqipëri, në vitet e

ndërmjetme, ekuivalentojnë studimet e kryera në shkollën e mesme pranë DAR/ZA të qendrave ku ata banojnë në bazë të dokumentacionit origjinal të përkthyer dhe noterizuar.

12. Kur nxënësit që vijnë nga jashtë shtetit, kanë vijuar mësimet në një shkollë profesionale, gjendet një shkollë e njëjtë ose e përafërt me atë shkollë për të vijuar studimet.

13. Ekuivalentimi kryhet sipas procedurave të parashikuara në kreun I të këtij udhëzimi. Nxënësit e kësaj kategorie nuk mund të ripërsërisin lëndë apo kredite për të cilat janë vlerësuar njëherë.

III. Dispozita të fundit 14. Udhëzimi nr.1, datë 20.1.1999 “Për ekuivalentimin e shkollave profesionale të

ristrukturuara të nivelit të parë (3-vjeçar) me shkollat e mesme të përgjithshme”, shfuqizohet. 15. Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi, Zëvendësministri për arsimin parauniversitar,

Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Edukimit Parauniversitar, Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS Myqerem Tafaj

UDHËZIM Nr.26, datë 10.8.2010

PËR MBARËVAJTJEN E PUNËS MËSIMORE-EDUKATIVE NË SISTEMIN E ARSIMIT

PARAUNIVERSITAR NË VITIN SHKOLLOR 2010-2011 Në zbatim të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të

ndryshuar, dhe të dispozitave normative për arsimin parauniversitar, shtator 2002, kreu IV,

UDHËZOJ:

KREU I PROGRAMET DHE TEKSTET MËSIMORE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

DHE NË ARSIMIN BAZË

1. Arsimi parashkollor Veprimtaria edukative-mësimore të zhvillohet në zbatim të: - programit të arsimit parashkollor për grupmoshat 3-4, 4-5 dhe 5-6-vjeçare; - standardeve të përmbajtjes në arsimin parashkollor; - standardeve të arritjes në arsimin parashkollor. Veprimtaria mësimore-edukative në klasat përgatitore, që do të hapen në kuadër të zbatimit

të projektit “Cilësi e barazi në arsim”, të zhvillohet në zbatim të shkresës nr.4445, datë 30.6.2009 të Drejtorisë së Edukimit Parauniversitar të MASH-it.

2. Arsimi bazë Në klasat I-IX të arsimit bazë: - të punohet me strukturën dhe planet mësimore sipas udhëzimit nr.17, datë 29.6.2010 “Për

strukturën dhe planet mësimore në arsimin parauniversitar për vitin shkollor 2010-2011”;

Page 12: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8257

- të zbatohen programet me të cilat është punuar vitin e kaluar shkollor në të gjitha lëndët, me përjashtim të programeve të reja të lëndëve “Gjuhë shqipe 9” dhe “Informatikë 9”.

Tekstet alternative të përzgjidhen vetëm nga katalogu “Altertekst-2010” të dërguar nga MASH-i.

3. Arsimi bazë i pakicave kombëtare dhe i nxënësve me aftësi të kufizuar - Në klasat I-IX të arsimit bazë të pakicave kombëtare të punohet me programe mësimore të

sistemit të ri arsimor 9-vjeçar, të cilat realizohen sipas udhëzimit ekzistues. - Në shkollat e pakicave kombëtare greke dhe maqedonase të zhvillohet provimi i lirimit

edhe për gjuhën amtare. Tezat për këtë provim të përgatiten nga DAR Gjirokastër dhe Korçë. - Për institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testet e provimeve të lirimit të tërhiqen në AVA

nga drejtoria e institutit, një ditë para zhvillimit të provimit, për t’i kthyer ato në BRAIL.

KREU II PROGRAMET DHE TEKSTET MËSIMORE NË ARSIMIN E MESËM

Baza ligjore Në arsimin e mesëm, veprimtaritë mësimore-edukative, kriteret e emërimit të personelit

mësimor dhe drejtues, ngarkesat mësimore javore dhe vjetore, vlerësimi i nxënësit në gjimnaz, kriteret e ekuivalentimit të studimeve, hapjen e degëve të reja të arsimit profesional, si dhe përzgjedhja e teksteve alternative të mbështeten në:

- udhëzimin nr.17, datë 29.6.2010 “Për strukturën dhe planet mësimore në arsimin parauniversitar për vitin shkollor 2010 —2011”;

- udhëzimin nr.21, datë 23.7.2010 “Për normat e punës mësimore-edukative dhe numrin e nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar”;

- rregulloren nr.2264/1, datë 5.4.2010 “Për zhvillimin e olimpiadave të lëndëve shkencore në arsimin parauniversitar”;

- udhëzimin nr.22, datë 29.7.2010 “Për emërimet e personelit mësimor dhe drejtues në arsimin parauniversitar”;

- udhëzimin nr.23, datë 30.7.2010 “Për njëvlershmërinë e studimeve në shkollat e mesme me kohë të plotë dhe me kohë të shkurtuar, në sistemin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”;

- urdhrin nr.326, datë 22.6.2010 “Për hapjen e drejtimit mësimor “teknologji informacioni dhe komunikimi”, në disa shkolla të mesme profesionale”;

- rregulloren nr.4998, date 27.7.2010 për vlerësimin e nxënësit në gjimnaz. Dispozitë transitore për nxënësit mbetës në klasën e 11-të (2009-2010) Nxënësi që është mbetës në klasën e XI, të mbartë në klasën e 11-të të vitit shkollor 2010-

2011, lëndë të kurrikulës bërthamë dhe me zgjedhje, së bashku me kreditet përkatëse. a) Kurrikula bërthamë Në tabelën më poshtë janë lëndët që nxënësi ka zhvilluar në klasën e l0-të dhe që do të

vlerësohen si lëndë të kurrikulës bërthamë (me kreditet për çdo lëndë):

Nr. Lënda Kreditet 1 Biologjia 2 2 Edukimi fizik 2 3 Gjeografia 2 4 Gjuha e huaj e parë 3 5 Gjuha shqipe e letërsia 3 6 Historia 2 7 Kimia 2 8 Matematika 3 9 Njohuri për shoqërinë 2 10 Teknologjia 1 11 TIK 2 Gjithsej 24

Page 13: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8258

Shënime. - Lënda “Gjeografi 10” është e njëvlershme me lëndën “Shkenca e Tokës” në kurrikulën e

re. - Lënda “Njohuri për shoqërinë 10” është e njëvlershme me lëndën “Qytetaria” në

kurrikulën e re. - Nxënësi i ka zhvilluar lëndët “Gjuha shqipe e letërsia 10” dhe “Matematika 10” me nga

4 orë në javë, por i njihen me nga 3 kredite secila. - Në mënyrë që nxënësi të plotësojë lëndët e kurrikulës bërthamë të klasës së 10-të me 26

orë, duhet të japë në provim jo më vonë se fundi i muajit tetor 2010: - 36 orë të një lënde nga fusha e arteve; - 36 orë të një lënde nga fusha e aftësimit për jetën dhe karrierën. Nxënësi duhet të përzgjedhë ndërmjet pesë lëndëve të fushës së arteve dhe të tria lëndëve të

aftësimit për jetën. Kur nxënësi mbetet në njërën ose të dyja këto lëndë, i jep ato në provimin e vjeshtës 2011.

b) Kurrikula me zgjedhje - Kur nxënësi ka pasur lëndë me zgjedhje në klasën e 10-të, atij i njihet kjo lëndë në

kurrikulën me zgjedhje të detyruar me 2 kredite. - Nëse nxënësi nuk ka pasur lëndë me zgjedhje në klasën e l0-të, lënda “Edukimi fizik” e

klasës së 11-të i njihet si lëndë në kurrikulën me zgjedhje të detyruar me 2 kredite. - Nxënësit i njihen dy përforcime ndër lëndët e klasës së 11-të, ku është kalues, duke

siguruar 2 kredite për kurrikulën me zgjedhje të lirë. - Nxënësi vazhdon klasën e 11-të dhe të 12-të njëlloj si nxënësit e tjerë për kurrikulën

bërthamë dhe atë me zgjedhje. Programe dhe tekste Gjimnazi me kohë të plotë: Për arsimin e mesëm të përgjithshëm (gjimnazet), në klasën e 10-të të punohet me

programet e vitit të kaluar shkollor. Në klasën e 11-të, të gjitha programet e lëndëve bërthamë ose me zgjedhje, si dhe tekstet

përkatëse, janë të reja. Në klasën e 12-të të zbatohet struktura e vjetër e gjimnazit me po ato programe dhe tekste,

me përjashtim të lëndës së Historisë së Shqipërisë (profili natyror dhe profili shoqëror). - Çdo shkollë të pajiset me programet e lëndëve me zgjedhje të detyruar dhe të lëndëve me

zgjedhje të lirë, me përjashtim të programeve të përforcimeve, që hartohen nga vetë mësuesi. - Tekstet shkollore për klasën e 10-të, të 11-të dhe të 12-të janë bërë publike dhe janë

shpallur në katalogun e teksteve 2010. DAR/ZA-të dhe drejtuesit e shkollave të mesme të përgjithshme të kërkojnë zbatimin me

rigorozitet të kurrikulës së re në klasën e 11-të, pa hequr vëmendjen nga kurrikula e klasës së l0-të. - Shkollat në qytete të kërkojnë mundësitë për ta zbatuar lëndën “Artet” kryesisht në

rrafshin praktik, për të shmangur trajtimet teorike, që u vunë re vitin e kaluar shkollor. - Të bëhet punë sqaruese me prindërit dhe nxënësit për lëndët me zgjedhje të detyruar dhe të

lirë. Situata që krijohet pas zgjedhjes së tyre, të menaxhohet mirë nga drejtuesit e shkollave sidomos në rrafshin teknik, duke hartuar orare të përshtatshme për nxënësit. Drejtuesit të jenë të kujdesshëm në ndarjen lëndore, duke parë gjithmonë interesat e nxënësve dhe forcimin e punës mësimore-edukative të shkollës.

Gjimnazi me kohë të shkurtuar: - Klasat 12 dhe 13 të gjimnazit me kohë të shkurtuar të punojnë me planin mësimor

ekzistues. - Klasat 10 dhe 11 të punojnë me programet e reja, të miratuara më 2009 dhe 2010. Në

klasën e 10-të të përdoren tekstet e gjimnazit me kohë të plotë. Shkollat e gjuhëve të huaja - Klasat 10 dhe 11 të punojnë me programet e reja, të miratuara me 2009 dhe 2010. - Klasat e 12-ta të punojnë me planet dhe programet mësimore ekzistuese.

Page 14: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8259

- Tekstet e gjuhëve të huaja për shkollat e mesme të gjuhëve të huaja të përzgjidhen nga vetë shkollat sipas praktikës së ndjekur deri tani.

Seksionet dygjuhëshe - Në seksionet dygjuhëshe italiane, frënge dhe gjermane, për lëndët “gjuhë e huaj”, që

zhvillohen në gjuhën e huaj, të zbatohen planet mësimore bashkëngjitur memorandumeve dhe konventës.

- Programet mësimore të hartuara për këto shkolla dhe tekstet e zgjedhura për këto seksione, të zbatohen në përputhje me planet mësimore bashkëngjitur memorandumeve përkatëse dhe konventës.

Këshillimi për karrierën Në kuadrin e konsolidimit të procesit të Maturës Shtetërore dhe mirinformimit të nxënësve,

mësuesve dhe prindërve për Maturën Shtetërore dhe për sistemin “meritë-preferencë”, DAR/ZA-të dhe drejtoritë e shkollave të mesme të marrin masat për planifikimin gjithëvjetor të punës për këshillimin për karrierën. Zëvendësdrejtorët/mësuesit e ngarkuar per këshillimin për karrierën të hartojnë planë pune vjetore, të miratuara nga drejtoritë e shkollave dhe DAR/ZA-të. Drejtoria e Edukimit Parauniversitar të monitorojë gjatë gjithë vitit shkollor punën e kryer për këtë proces.

Analizat e rezultateve të Maturës Shtetërore 2010 dhe të Provimeve të Lirimit DAR/ZA-të të analizojnë më shumë përgjegjësi rezultatet dhe mënyrën e administrimit të

provimeve të Maturës Shtetërore 2010. a) Analiza e rezultateve të Maturës Shtetërore 2010 të zhvillohet nga të gjitha DAR/ZA-të,

me synimin që: - të evidencohen shkollat me arritjet më të mira, si dhe nxënësit më të mirë të Maturës

Shtetërore 2010 në nivel DAR/ZA-je; - të përgatitet një studim, ku t’i kushtohet vëmendje e veçantë diferencës midis notës vjetore

dhe rezultateve të Maturës Shtetërore 2010; - të merret në shqyrtim procesi i administrimit të provimeve, ai i trajnimit të

administratorëve, si dhe rezultatet e dala nga KOPOTED-et; - DAR/ZA-të të përgatitin kalendarin e analizës së Maturës Shtetërore 2010 (5-26 nëntor

2010). Studimi i rezultateve të Maturës Shtetërore 2010 të dërgohet paraprakisht në Drejtorinë e Edukimit Parauniversitar në MASH;

- të zbatohen masat e marra për drejtorët e shkollave, administratorët dhe mësuesit në përputhje me Rregulloren e Maturës Shtetërore.

- Drejtoria e Edukimit Parauniversitar të ndjekë analizën e Maturës Shtetërore 2010 në të gjitha DAR/ZA-të.

b) Analiza e rezultateve të provimeve të lirimit 2010 të zhvillohet me synim: - evidencimin e korrektesës në procesin e administrimit; - evidencimin e diferencave midis notës vjetore dhe notës së provimeve të lirimit; - zbatimin e masave të marra për drejtorët e shkollave, administratorët dhe mësuesit në

përputhje me rregulloren e provimeve të lirimit.

KREU III STRATEGJI, POLITIKA, PROGRAME DHE PROJEKTE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR

Shërbimi psikologjik shkollor DAR/ZA-të të marrin të gjitha masat që: - në fillim të vitit të ri shkollor të kenë zëvendësuar të gjithë psikologët që nuk kanë arsim

përkatës, sipas udhëzimit nr.18, datë 21.4.2008 “Për funksionimin e shërbimit psikologjik shkollor në sistemin arsimor parauniversitar”;

- të sigurojnë kabinetin e shërbimit psikologjik dhe pajisjen e tij në të gjitha shkollat që ofrojnë këtë shërbim;

- të ngrihet, në çdo shkollë ku funksionon shërbimi, grupi i mbështetjes së psikologut; - të planifikohet dhe të realizohet raporti i veprimtarisë gjithëvjetore i shërbimit psikologjik

në shkollë.

Page 15: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8260

Zbatimi i aksionit kombëtar për reduktimin në zero të braktisjes shkollore. Realizimi i këtij aksioni mbështetet nga “Plani i veprimit për reduktimin në zero të braktisjes

shkollore 2009-2013”. Për uljen e treguesve të braktisjes shkollore, DAR/ZA-të të marrin këto masa:

- të ngarkohet një specialist që do të merret me hartimin dhe monitorimin e zbatimit të planit të veprimtarive vjetore në nivel DAR/ZA-je për këtë problem;

- të raportohet në MASH dy herë në vit, për realizimin e këtij plani. Raportimi të shoqërohet me informacionin statistikor të braktisjes shkollore për klasat I-IX;

- të trajnohen mësuesit që punojnë me nxënës që kanë braktisur shkollën, ose që shfaqin prirje për braktisjen e saj;

- të hartohen programe të veçanta pune në nivel klase dhe shkolle për ndërgjegjësimin e prindërve për rëndësinë e shkollimit;

- të vazhdojë arsimimi i nxënësve të ngujuar sipas udhëzimit të MASH-it nr.9, datë 11.4.2007 “Për arsimimin e nxënësve te ngujuar për shkak të gjakmarrjes”;

- të vazhdojë zbatimi i udhëzimit të MASH-it nr.34, datë 8.12.2004 “Për zbatimin e projektit “Shansi i dytë” për arsimimin e nxënësve që kanë braktisur shkollën dhe nxënësve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes”.

Zbatimi i strategjive ndërministrore MASH është pjesë e hartimit dhe zbatimit të strategjive Kombëtare ndërministrore të

qeverisë shqiptare, si: - Strategjia kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit rom, si dhe plani

i veprimit të dekadës rome; - Strategjia kombëtare për personat me aftësi të kufizuar; - Strategjia “Për riintegrimin e emigrantëve shqiptarë të kthyer 2010-2015”. DAR/ZA-ve u del si detyrë që: - të caktojnë një person përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të këtyre strategjive; - të hartojnë plane pune vjetore me detyra konkrete, të cilat prekin këto strategji; - të monitorojnë zbatimin e detyrimeve që lindin nga këto strategji në nivel shkolle; - të raportojnë në mënyrë periodike në MASH për veprimtaritë dhe për të dhëna statistikore

për çdo strategji. Për realizimin e detyrimeve që lindin nga këto strategji, MASH-i, DAR/ZA-të dhe shkollat

të bashkëpunojnë edhe me OJQ-të e specializuara dhe të interesuara në këto fusha. Bashkëpunimi mbështetet në marrëveshje, memorandume dhe projekteve dy- ose shumëpalëshe, të nënshkruara ose të miratuara domosdoshmërisht nga MASH-i.

KREU IV VEPRIMTARI EDUKATIVE

a) Përzgjedhja e literaturës së rekomanduar në fushën e letërsisë, historisë, filozofisë, sociologjisë psikologjisë dhe e literaturës shkencore e didaktike të kryhet sipas kësaj procedure:

- DAR/ZA-të të përzgjedhin për bibliotekat e shkollave literaturë në fushën e letërsisë, historisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë dhe shkencave natyrore në ndihmë të procesit mësimor-edukativ, nga lista rekomanduese e MASH-it, e cila dërgohet në DAR/ZA-të brenda muajit shtator 2010.

- Në mbështetje të urdhrit të MASH-it nr.278, datë 20.5.2010, pikat 6 dhe 7, DAR/ZA-të t’i dërgojnë kopjen zyrtare të literaturës së rekomanduar çdo shkolle të arsimit parauniversitar nën juridiksionin e tyre.

b) Veprimtaritë edukative Drejtoritë e shkollave të forcojnë nivelin e punës edukative, duke hartuar planin edukativ të

shkollës dhe atë të klasave në bashkërendim me organet demokratike të shkollës. Shkolla të jetë qendra e veprimtarive artistike dhe sportive të nxënësve. Të zbatohet

udhëzimi për normat mësimore kur plotësohen kushtet e nevojshme për ngritjen e ekipeve sportive në nivel shkolle. Drejtoritë e shkollave të hartojnë plane pune dhe të ndjekin me rigorozitet veprimtaritë e këtyre ekipeve deri në ditën e fundit të shkollës.

Page 16: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8261

Të fuqizohet puna me librin në shkollë, duke vënë më mirë në funksion bibliotekën e shkollës, si dhe veprimtarinë e klubeve letrare të shkollës. Të nxitet veprimtaria krijuese letrare e nxënësve, duke vënë në krye të punës me librin mësuesin më të përkushtuar të lëndës së letërsisë.

Në qendër të veprimtarive edukative që zhvillon shkolla, të jenë promovimi dhe nxitja e talenteve letrare.

Të rritet roli i mësuesit kujdestar për problemet edukative në shkollë. Në qendër të vëmendjes, gjatë planifikimit të punës edukative të shkollës dhe të klasave, të

jenë: - Përkujtimi i festave kombëtare dhe të ditëve të traditës Në këtë vit shkollor kremtohet 100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës. Shkollat të zbërthejnë

figurën e saj shumëplanëshe për ta paraqitur te nxënësit si një model i përsosur edukativ edhe nëpërmjet programimit të veprimtarive të shumta.

- Tema të ndryshme që lidhen me integrimin europian të vendit tonë - Veprimtari ndërgjegjësuese për Ditën e Romëve, ditën e aftësisë së kufizuar dhe autizmit,

ditën e barazisë gjinore, ditën e luftës kundër dhunës, duhanit, alkoolit, SIDA-s etj. - Ekskursionet për njohjen e historisë, gjeografisë dhe natyrës së vendit. Ato të zhvillohen

në mbështetje të urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr.174, datë 23.05.2007 “Për miratimin e lejes për zhvillimin e veprimtarive jashtëshkollore në institucionet arsimore publike e jopublike”. Në këtë kuadër, të realizohen vizita e binjakëzime me shkollat shqipfolëse në rajon.

- Konkurset, olimpiadat, veprimtaritë artistike dhe sportive në nivel lokal e qendror. - Organizimi dhe menaxhimi i fazave përgatitore dhe fazës finale të olimpiadave kombëtare

në lëndët: matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe informatikë. Të gjitha olimpiadat të realizohen në mbështetje të rregullores nr.2264/1, datë 5.4.2010

“Për zhvillimin e olimpiadave të lëndëve shkencore në arsimin parauniversitar”. - Veprimtaritë edukative në fushën e gjuhëve të huaja në kuadrin e Ditës Europiane të

Gjuhëve c) Veprimtari në bashkëpunim edhe me ministri të tjera DAR/ZA-të dhe drejtoritë e shkollave të tregojnë kujdes për zbatimin e detyrave dhe

angazhimeve që burojnë nga marrëveshja nr.7965, prot., datë 17.11.2008, ndërmjet MTKRS-së dhe MASH-it, duke mbështetur bashkëpunimin ndërmjet shoqatave sportive vendore, federatave sportive dhe shkollave.

KREU V

ZBATIMI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR Të kryhet trajnimi në vazhdimësi i mësuesve të lëndëve të tjera për gërshetimin e TIK-ut

edhe në kurrikulat e tjera gjatë procesit të mësimdhënies. Zhvillimi dhe përdorimi përherë e në rritje i teknologjive të informacionit në arsim të mundësojnë rritjen e cilësisë së menaxhimit arsimor. Prioritetet kryesore për prezantimin dhe integrimin e vazhdueshëm të TIK-ut në arsim të jenë:

- Zhvillimi i harmonizuar i EMIS; - Përmirësimi dhe shtimi i sasisë dhe cilësisë së sistemeve dhe pajisjeve elektronike në

ndihmë të arsimit (kompjutera, printera, skanera, lap-top, videoprojektorë, internet dhe përmbajtje multimediale për mësimdhënien);

- Konceptimi dhe zhvillimi i librarisë digjitale etj. Për të garantuar sukses të vazhdueshëm të realizimit të objektivave që lidhen me TIK-un në

arsim, nevojitet që mësuesit e sistemit parauniversitar të cilët do të japin lëndën e informatikës: - të kenë kryer apo të kryejnë me sukses trajnimin e ofruar nga MASH-i, me synim

aftësimin e tyre për mësimdhënien e lëndës së informatikës; - të kujdesen për mirëmbajtjen e laboratorëve të informatikës dhe të përdorimit të aksesit në

internet vetëm për qëllime mësimore; - të nxitin përfshirjen e teknologjisë së informacionit në lëndët e tjera, duke asistuar kolegët

e këtyre lëndëve në përdorimin e laptopëve dhe videoprojektorëve për mësimdhënie.

Page 17: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8262

KREU VI ARSIMI PROFESIONAL E TEKNIK

Në kuadër të reformimit të arsimit profesional e teknik, në vitin shkollor 2010-2011, klasat e

para dhe të dyta të shkollave profesionale të punojnë me skelet kurrikulat e nivelit të parë (2-vjeçar). Lëndët e kulturës së përgjithshme janë të përbashkëta për të njëjtën strukturë në të gjitha

drejtimet mësimore të shkollave profesionale e teknike. Programet mësimore të lëndëve të kulturës së përgjithshme dhe të lëndëve profesionale në

sistemin e APT-së: - Programet mësimore të lëndëve të kulturës së përgjithshme për shkollat e arsimit

profesional dhe teknik, sipas planeve mësimore të miratuara nga MASH-i, bazohen në programet e gjimnazit, duke bërë ndryshimet dhe përshtatjet përkatëse. Këto programe janë në një botim të veçantë të IZHA-së (publikuar në vitin shkollor 2009-2010), i cili do t’u shërbejë drejtuesve dhe mësuesve për organizimin dhe drejtimin e punës në shkollat përkatëse.

- Pjesët përbërëse të skeletkurrikulave për çdo drejtim mësimor janë: - lëndët e kulturës profesionale; - modulet e praktikave profesionale të detyruara; - modulet e praktikave profesionale me zgjedhje të detyruar. - Për profilin “Instalues hidrosanitar”, shkollat të punojnë me skeletkurrikulën përkatëse të

përgatitur me mbështetjen e specialistëve të Programit Zviceran AlbVet, në bazë të të cilit drejtoritë e shkollave, së bashku me departamentet e lëndëve profesionale, të përgatitin kurrikulin shkollor të klasës së dytë.

Shkollat ku do të hapet dega e re e TIK-ut për vitin shkollor 2010-2011, do të jenë: - Në DAR-të Dibër “Nazmi Rushiti”; Elbasan “Sail Ceka”; Berat “Stiliano Bandilli”; Fier

“Petro Sota”; Kukës “Havzi Nela”; Lezhë “Kolin Gjoka”; Gjirokastër “Thoma Papano”; Tiranë-qarku “Bujqësore Kamëz”;

- Në ZA-të Kavajë “26 Marsi”; Lushnjë “Mekanike bujqësore”; Sarandë “Antoni Athanasi”; Pogradec “Enver Qeraxhi”. DAR/ZA-të dhe shkollat përkatëse të marrin masat e mëposhtme:

- Sigurimin dhe përshtatjen e mjediseve për klasa mësimore dhe laboratorët. - Përzgjedhjen e specialistëve (mësues dhe instruktorë) që do të zhvillojnë lëndët teknike. - Planifikimi gjithëvjetor i trajnimit të mësuesve dhe instruktorëve që do të zhvillojnë lëndët

dhe praktikat profesionale në këtë degë. - Përzgjedhja e nxënësve që do të regjistrohen në këtë degë, për të krijuar klasa me jo më

pak se 25 nxënës sa më cilësorë.

KREU VII ARSIMI PARAUNIVERSITAR PRIVAT

Gjatë vitit shkollor 2010-2011, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar privat në

Republikën e Shqipërisë të funksionojnë në mbështetje të legjislacionit të miratuar për arsimin parauniversitar në Shqipëri dhe të urdhrave e udhëzimeve të MASH-it për këto institucione.

Të gjitha institucionet arsimore private të garantojnë shërbim cilësor arsimor ndaj publikut dhe të përmbushin të gjitha detyrimet që rrjedhin nga e drejta për arsimim e shtetasve shqiptarë dhe nga marrëveshjet kontraktuale me nxënësit dhe me personelin mësimdhënës e jomësimdhënës. Ato të përshtatin planet dhe programet mësimore me ndryshimet që ndodhin në sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.

DAR/ZA-të t’u kushtojnë vëmendje të veçantë ecurisë së procesit mësimor-edukativ, trajnimit të mësuesve, plotësimit me dokumentacionin përkatës shkollor dhe inspektimit periodik në këto institucione. IZHA të ofrojë trajnime periodike për mësuesit e shkollave private në mbështetje të planit trajnues e kualifikues të hartuar nga ajo dhe nga DAR/ZA-të, si dhe të kërkesave të vetë shkollave private.

Page 18: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8263

KREU VIII ROLI DHE DETYRAT E STRUKTURAVE INSPEKTUESE

Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP), sipas një plani aktivitetesh të

miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, gjatë vitit mësimor 2010-2011, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha DAR/ZA-të, të ushtrojë funksionet e inspektimit, monitorimit, vlerësimit dhe këshillimit për:

- Zhvillimin e kurrikulës së zbatuar në të tria nivelet e arsimit parauniversitar, përkatësisht në arsimin parashkollor, arsimin bazë, arsimin e mesëm (gjimnazet dhe shkollat profesionale) në të gjitha DAR/ZA-të e vendit.

- Zbatimin e ligjshmërisë nga institucionet e arsimit parauniversitar (DAR/ZA-të, shkollat publike dhe private), përkatësisht për: ligjin për sistemin arsimor parauniversitar, dispozitat normative të arsimit parauniversitar, udhëzimet, urdhrat dhe udhëzuesit e ndryshëm të MASH-it. Në mënyrë të veçantë, të inspektohet zbatimi i udhëzimeve zyrtare që lidhen me ngarkesën dhe normën e mësuesve dhe të drejtuesve të shkollës.

- Monitorimin e procedurave të shpërndarjes dhe pajisjes së nxënësve me tekste shkollore, si dhe procesin e pajisjes së bibliotekave shkollore me literaturë artistike, shkencore dhe didaktike.

- Monitorimin e funksionimit të DAR/ZA-ve sipas strukturave dhe përshkrimeve të reja të punës.

- Vlerësimin e brendshëm të shkollave, përmes krijimit të rrjetit të shkollave-pilot në çdo DAR/ZA, të cilat do të specializohen në përgatitjen e raportit vjetor të vlerësimit të brendshëm të shkollës, duke përdorur instrumente standarde të vetëvlerësimit sipas përvojave më të avancuara perëndimore.

- Monitorimin e procesit mësimor dhe edukativ në institucionet e arsimit privat.

KREU IX TRAJNIMI DHE KUALIFIKIMI

Gjatë muajit shtator 2010, DAR/ZA-të të menaxhojnë trajnimin e mësuesve të klasës së

njëmbëdhjetë në lidhje me zbatimin e kurrikulës së re. DAR/ZA-të dhe shkollat të zhvillojnë veprimtaritë trajnuese, duke u mbështetur në

programet njëvjeçare të zhvillimit profesional të mësuesve. Ato të planifikojnë kualifikimin e mësuesve, të cilët mbushin 5, 10 dhe 20 vite pune në arsim deri në fund të dhjetorit 2010.

IZHA-ja, në bashkëpunim me DAR/ZA-të dhe shkollat, të monitorojë trajnimet në nivel qendror, lokal dhe në nivel shkolle, sidomos trajnimet që lidhen me ndryshimet kurrikulare. Për organizimin e veprimtarive kualifikuese, DAR/ZA-të dhe shkollat të shfrytëzojnë edhe periudhat e ndërmjetme të pushimeve (tetor dhe prill), sipas një grafiku të hartuar në muajin shtator.

KREU X

REGJISTRIMET DHE PAJISJA E NXËNËSVE ME TEKSTE SHKOLLORE 1. Regjistrimet e nxënësve në shkollat e arsimit parauniversitar fillojnë në datën 23.8.2010

dhe mbyllen në datën 5 shtator 2010. 2. DAR/ZA-të, në bashkëpunim me pushtetin vendor, të sigurojnë regjistrimin e nxënësve

në përshtatje me vendbanimin e tyre. 3. Regjistrimi i nxënësve që kanë ardhur nga zona të tjera, të bëhet me fletëshpërngulje dhe

fletëpranimi, të cilat do të evidentohen me rigorozitet në balancimin e kontigjentit të nxënësve. 4. DAR/ZA-të, sipas afateve të përcaktuara në formularin operativ “Lëvizja dhe balancimi i

kontingjenteve të nxënësve” dhe detyrimeve për reduktimin në zero të braktisjes shkollore, të dërgojnë në MASH të dhënat mbi lëvizjet e nxënësve të arsimit bazë.

5. DAR/ZA të marrin masa që: - Në çdo shkollë të sigurohen të paktën dy mjedise për shpërndarjen e librit shkollor nga

shtëpitë botuese, librat e të cilave janë përzgjedhur nga shkolla dhe janë në katalogun “Altertekst

Page 19: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8264

2010”. Këto mjedise të funksionojnë për këtë qëllim, deri kur të përfundojë pajisja e të gjithë nxënësve me tekste shkollore.

- Mësuesit e lëndëve i raportojnë drejtorisë së shkollës për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.

- Drejtoritë e shkollave të kontrollojnë furnizimin e mjediseve të shkollave vetëm me librat sipas kërkesës së tyre. Drejtori i shkollës mban përgjegjësi për rastet e shitjes në mjediset e shkollës të librave pa hologramë dhe që nuk figurojnë në katalogun “Altertekt 2010”.

- Drejtoritë e shkollave të monitorojnë pajisjen e nxënësve me tekstet shkollore dhe të informojnë DAR/ZA-të për ecurinë e procesit.

- DAR/ZA-të të njoftojnë zyrtarisht Komisionin e Miratimit të Teksteve (KMT) në MASH për ecurinë e procesit të furnizimit të nxënësve me tekste shkollore, si dhe problematikat e mundshme (mungesë tekstesh, shitje librash jashtë katalogut, shitje pa faturë etj.).

- Drejtoritë e shkollave të fillojnë punën që në ditët e para të fillimit të vitit shkollor për zbatimin e udhëzimit të përbashkët të MASH-it dhe Ministrisë së Financave nr.15, datë 28.5.2010 “Për procedurat e përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve të arsimit parauniversitar dhe universitar”.

Nxënësit e arsimit 9-vjeçar ose të mesëm, që plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) kanë status ligjor të jetimit; b) vijnë nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e

punësimit; c) kryefamiljari përfiton pension invaliditeti dhe nuk ka anëtarë të punësuar ose të

vetëpunësuar; d) kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe ka fëmijët në ngarkim, të cilët janë pa të

ardhura; e) vijnë nga familje që kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose

bërë të tillë dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat,

pas blerjes së teksteve shkollore, dorëzojnë në drejtorinë e shkollës faturat/kuponin tatimor të blerjes. Drejtoria e shkollës, për nxënësit që plotësojnë kushtet e mësipërme, si dhe për nxënësit e minoritetit grek ose maqedonas, mbështetur në dokumentacionin që vërteton statusin gjendjen sipas vendimeve të njësive të pushtetit vendor për gjendjen ekonomike/familjare, harton listat për çdo klasë dhe për të gjithë shkollën dhe brenda datës 15.10.2010 i dërgon në DAR/ZA-të.

Nxënësve të arsimit 9-vjeçar, që vijnë nga familje ku kryefamiljari është i punësuar në institucione publike buxhetore dhe jobuxhetore të pushtetit qendror apo vendor, si dhe në shoqëritë me kapital shtetëror, me pagë mujore bruto deri në 30 000 lekë në muaj dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat, çmimi i blerjes së teksteve shkollore u mbulohet nga buxheti i vetë institucionit apo shoqërisë në masën 50 për qind. Pra, kjo kategori nxënësish faturat tatimore nuk i dorëzon në shkollë, ose në qendrën e punës të kryefamiljarit.

KREU XI DISPOZITA TË FUNDIT

Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen: - Të gjitha drejtoritë përkatëse në MASH, IZHA, IKAP, AKAFP, AVA, DAR-të, ZA-të

dhe shkollat. - DAR/ZA-të të marrin masat e duhura që ky udhëzim të shpërndahet në çdo shkollë dhe me

përmbajtjen e tij të njihet çdo punonjës i arsimit. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS Myqerem Tafaj

Page 20: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8265

UDHËZIM Nr.34, datë 4.11.2010

PËR PROCEDURAT DHE AFATET E MIRATIMIT PËR AUTORITETET DREJTUESE,

REKTOR DHE ATO TË NJËSUAR ME TO, QË ANGAZHOHEN ME KOHË TË PJESSHME NË VEPRIMTARI MËSIMDHËNIEJE, KËRKIMI APO NË VEPRIMTARI TË TJERA NË INSTITUCIONET E TJERA TË ARSIMIT TË LARTË, PUBLIK OSE PRIVAT,

BRENDA OSE JASHTË VENDIT Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të nenit 50 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 “Për

arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

UDHËZOJ: 1. Autoritetet drejtuese, rektor dhe ato të njësuar me to, mund të angazhohen me kohë të

pjesshme në veprimtari mësimdhënieje, kërkimi apo në veprimtari të tjera në institucionet e tjera të arsimit të lartë, publik ose privat, brenda ose jashtë vendit, pas miratimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

2. Procedura për miratim kryhet me dosje, në përbërje të së cilës duhet të jetë dokumentacioni i mëposhtëm:

a) Kërkesa personale, ku shpjegohet qëllimi i veprimtarisë mësimdhënëse, kërkimore apo veprimtarive të tjera në institucionet e tjera të arsimit të lartë, publik ose privat, brenda ose jashtë vendit. Në kërkesë të përcaktohet edhe emri i zëvendësrektorit që zëvendëson titullarin gjatë periudhës që është i angazhuar me kohë të pjesshme jashtë vendit.

b) ftesa nga institucioni pritës, ku përcaktohet veprimtaria mësimore apo kërkimore, si dhe kohëzgjatja e saj;

c) Moduli apo projekti kërkimor që do të zhvillohet në institucionin pritës; d) Deklaratë që vërteton se angazhimi me kohë të pjesshme në veprimtari mësimdhënieje,

kërkimi apo në veprimtari të tjera në institucionet e tjera të arsimit të lartë, publik ose privat, brenda ose jashtë vendit, nuk pengon funksionimin e institucionit që ai drejton.

3. Dosja i paraqitet Ministrit të Arsimit dhe Shkencës jo më vonë se 30 ditë përpara fillimit të veprimtarisë mësimdhënëse, kërkimore apo veprimtarive të tjera në institucionet e tjera të arsimit të lartë, publik ose privat, brenda ose jashtë vendit.

4. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, pas shqyrtimit të dosjes së paraqitur, ka të drejtë t’i kërkojë autoritetit drejtues, rektor dhe të njësuar me të, dokumentacion plotësuar ose sqarues.

5. Ministri i Arsimit dhe Shkencës miraton kërkesën për angazhimin me kohët të pjesshme në veprimtari mësimdhënieje në institucionet e tjera të arsimit të lartë, publik ose privat, brenda ose jashtë vendit, për çdo vit akademik.

Kërkesa për angazhim me kohë të pjesshme në veprimtari kërkimore apo në veprimtari të tjera në institucionet e tjera të arsimit të lartë, publik ose privat, brenda ose jashtë vendit, miratohet për periudhën e vlerësuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në kohëzgjatjen e përcaktuar nga institucioni pritës.

6. Miratimi apo refuzimi i kërkesës i njoftohet me shkrim autoritetit drejtues, rektor dhe të njësuar me të.

7. Ngarkohet Kabineti i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe autoritetet drejtuese, rektor dhe ato të njësuar me to, të institucioneve të arsimit të lartë për zbatimin e këtij udhëzimi.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS Myqerem Tafaj

Page 21: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8266

VENDIM Nr.128, datë 22.10.2010

PËR REDUKTIMIN E KOHËS SË VLEFSHMËRISË SË LICENCËS SË PLATFORMËS

PRIVATE NUMERIKE SATELITORE “TRING” Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, i përbërë nga: Endira Bushati Kryetare Alban Karapici Zëvendëskryetar Gent Ibrahimi Anëtar Suela Musta Anëtare Sami Neza Anëtar Zylyftar Bregu Anëtar Pasi mori në shqyrtim sot në datë 28.7.2010 çështjen me: Objekt: Për reduktimin e kohës së vlefshmërisë së licencës së platformës private numerike

satelitore “Tring”. Baza ligjore: neni 7 pika 21 dhe neni 137/4 pika 7 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për

radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligji nr.8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, ligji nr.10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”, si dhe vendimi nr.65, datë 28.7.2010 i KKRT-së,

VËREN SE:

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, në mbështetje të ligjit nr.9742, datë 28.5.2007 “Për transmetimet numerike në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe rregullores “Për licencimin e operatorëve të rrjeteve numerike tokësore e satelitore dhe të operatorëve për programet radiotelevizive”, me vendimin nr.868, datë 12.6.2009 ka licencuar shoqërinë “Tring” sh.a., duke e autorizuar të funksionojë si platformë private numerike satelitore për një afat 10-vjeçar. Ky afat fillon nga dita e botimit të vendimit për dhënien e licencës në Fletoren Zyrtare (18.7.2009).

Që nga muaji tetor dhe në vazhdim, ndërmjet dy platformave numerike “Digitalb” dhe “Tring” ka filluar një korrespondencë nga të dyja palët drejtuar KKRT-së, me ankesa të ndërsjella për njëra-tjetrën. Ankesat e të dy operatorëve kanë të bëjnë me piraterinë e programeve (konkretisht të filmave të ndryshëm) dhe të dy kërkojnë sanksionimin sipas ligjit.

Këshilli Kombëtar i Radios dhe i Televizionit ka mbajtur një qëndrim ligjor dhe asnjanës në këtë konflikt, duke u nisur dhe nga parimi kryesor, që KKRT-ja garanton konkurrencën e ndershme në fushën e mediave elektronike. Mbikëqyrja e zbatimit të dispozitave ligjore lidhur me respektimin e të drejtave të transmetimit dhe të të drejtave të autorit, është pjesë thelbësore e garantimit të konkurrencës së ndershme dhe ekuilibrimit të tregut mediatik. Ankesat e operatorëve kanë shërbyer si indicie për hetime të mëtejshme nga KKRT-ja dhe janë shqyrtuar rast pas rasti me shumë rigorozitet.

Pas depozitimit të ankesave të subjektit “Digitalb” lidhur me piratimin e filmave të ndryshëm nga ana e platformës numerike satelitore “Tring”, KKRT-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore. Bazuar në nenin 40/1 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nenit 46, 83 e vijim të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe pikës 3 e në vijim të rregullores së KKRT-së “Për depozitimin e dokumentacionit për të drejtën e transmetimit”, KKRT-ja i ka kërkuar platformës numerike satelitore “Tring”, të depozitojë dokumentacionin që vërteton të drejtën e transmetimit të filmave të transmetuar, duke i caktuar edhe afate respektive për çdo hetim administrativ.

Page 22: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8267

Pas kalimit të afateve të përcaktuara në hetimet administrative, KKRT-ja ka ndërmarrë ndaj

platformës private numerike satelitore “Tring”, sanksionet përkatëse në përputhje me pikën 7 të nenit 137/4 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Konkretisht, ndaj platformës private numerike satelitore “Tring”, KKRT-ja ka vendosur 5 sanksione me gjobë, lidhur me transmetimin e paligjshëm të programeve, si më poshtë vijon:

1. Me shkresën nr.1100 prot., datë 27.10.2009, i është dërguar sanksioni me gjobë nr.207, datë 27.10.2009, në masën 200 000 lekë, e cila pas ankimit administrativ të subjektit është lënë në fuqi me vendimin nr.893, datë 14.12.2009 të KKRT-së.

2. Me shkresën nr. 1308 prot., datë 10.12.2009, i është dërguar sanksioni me gjobë nr.224, datë 10.12.2009, në masën 1.000 000 lekë. Ndaj këtij sanksioni nuk është ushtruar ankim administrativ.

3. Me shkresën nr.1327 prot., datë 16.12.2009, i është dërguar sanksioni me gjobë nr.225, datë 16.12.2009, në masën 1.000 000 lekë, e cila pas ankimit administrativ të subjektit është lënë në fuqi në mbledhjen e datës 29.01.2010 të KKRT-së.

4. Me shkresën nr. 1388 prot., datë 30.12.2009, i është dërguar sanksioni me gjobë nr.228, datë 30.12.2009, në masën 1.000 000 lekë. Ndaj këtij sanksioni nuk është ushtruar ankim administrativ.

5. Me shkresën nr. 87 prot., datë 15.01.2009, i është dërguar sanksioni me gjobë nr.231, datë 15.1.2010 në masën 1.000 000 lekë, për të cilin ky subjekt ka paraqitur ankim administrativ i cili do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës së KKRT-së.

Transmetimi i paligjshëm i programeve pa të drejtë transmetimi përbën shkelje të nenit 40/1 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, që thekson: “Operatorët radiotelevizivë të licencuar detyrohen të depozitojnë pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit dokumentacionin që vërteton se zotërojnë të drejtën e transmetimit të programeve me marrëveshje me kontratë shitjeje, shkëmbimi ose dhurimi”.

Për shkeljet konkrete, në bazë të nenit 137/4, pika 7 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998, të ndryshuar, sipas të cilit, parashikohet dënim me gjobë nga 200 000 deri në 1 000 000 lekë, kur subjektet radiotelevizive transmetojnë programe që nuk i kanë prodhuar vetë dhe për të cilat nuk kanë marrëveshje, kontratë shitjeje, shkëmbimi ose dhurimi nga subjektet e tjera radiotelevizive, prodhuesit apo shpërndarësit e tyre dhe përsëritja e kësaj shkeljeje më shumë se 5 herë dënohet me uljen deri në 50% të afatit të licencës. Në rast ripërsëritjeje, shkelja ndëshkohet me heqjen e licencës.

Pas vendosjes së gjobës së fundit (nr.231, datë 15.1.2010), platforma private numerike satelitore “Tring” ka vazhduar të transmetojë dhe të ritransmetojë filma artistikë, për të cilat nga ana e subjektit “Digitalb” janë paraqitur një numër i konsiderueshëm ankesash.

Për sa më sipër, KKRT-ja, bazuar në nenin 40/1 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nenit 46, 83 e vijim të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe pikës 3 e vijim të rregullores të KKRT-së “Për depozitimin e dokumentacionit për të drejtën e transmetimit”, miratuar me vendimin nr. 165, datë 29.8.2008 të KKRT-së, ka kërkuar nga platforma private numerike satelitore “Tring”, të depozitojë dokumentacionin që vërteton të drejtën e transmetimit të filmave të ndryshëm duke i caktuar edhe afate respektive për çdo hetim administrativ, të cilat po i rendisim si më poshtë:

1. shkresa nr.116 prot., datë 20.1.2010 → afati 5.2.2010 2. shkresa nr.109/1 prot., datë 4.2.2010 → afati 20.2.2010 3. shkresa nr.226 prot., datë 8.2.2010 → afati 22.2.2010 4. shkresa nr.238 prot., datë 10.2.2010 → afati 25.2.2010 5. shkresa nr.313 prot., datë 22.2.2010 → afati 3.3.2010 6. shkresa nr.322 prot., datë 23.2.2010 → afati 5.3.2010 7. shkresa nr.357 prot., datë 2.3.2010 → afati 15.3.2010

Page 23: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8268

8. shkresa nr.368 prot., datë 4.3.2010 → afati 19.3.2010 9. shkresa nr.369 prot., datë 4.3.2010 → afati 17.3.2010. Në përgjigje të të gjitha hetimeve administrative të mësipërme, platforma private numerike

satelitore “Tring”, për të provuar disponimin e të drejtave të transmetimit të filmave të cituar, ka depozituar në KKRT kontrata të lidhura me subjektet “JP&PRO” sh.p.k., “Media Tis” dhe me “Tuck Video”. Nga shqyrtimi i kontratave të depozituara nga platforma numerike “Tring”, nuk rezulton të provohet fitimi i drejtave të transmetimit për filmat e përmendur në ankesat e subjektit “Digitalb” dhe që nga KKRT-ja kishte filluar hetimi administrativ, pasi nuk ka asnjë dokument apo provë tjetër shkresore që pala tjetër kontraktore respektive, t’i ketë pasur këto të drejta dhe rrjedhimisht nuk mund të kalohen të drejta që nuk disponohen. Pra, me të gjithë dokumentet e paraqitura, sërish platforma numerike “Tring” nuk provon ligjshmërinë në lidhje me transmetimin e filmave artistikë, për të cilët është ankuar subjekti “Digitalb”.

Gjithashtu, provohet edhe nga një fakt tjetër se, bashkëngjitur ankesave që ka bërë platforma numerike “Digitalb” në KKRT, ka depozituar edhe dokumentacionin, me të cilin provon se ka të drejtën ekskluzive për transmetimin e filmave artistikë, për të cilin platforma numerike “Tring” pretendon gjithashtu se ka marrë të drejtën e transmetimit nga kontratat e lidhura me subjektet e mësipërme (“JP&PRO” sh.p.k., “Media Tis”, “Tuck Video”).

Duke qenë se kontrata me të cilat ka fituar të drejtat e transmetimit subjekti “Digitalb”, është lidhur me një subjekt tjetër nga ai që platforma numerike “Tring” ka lidhur kontratën për fitimin e këtyre të drejtave, arrijmë në situatën që për të njëjtin film, rezultojnë dy kompani të ndryshme që kanë eksluzivitetin (në një kohë kur vetë koncepti i ekskluzivitetit presupozon, që të drejtat përfaqësohen nga vetëm një subjekt).

Me vendimin nr.65, datë 28.7.2010, KKRT-ja vendosi paraprakisht reduktimin e kohës së vlefshmërisë së licencës së platformës private numerike satelitore “Tring”. Sipas pikës 2 të këtij vendimi subjekti kishte të drejtë të parashtronte pretendimet e tij lidhur me këtë vendim brenda 45 ditëve.

Në datën 18.10.2010, subjekti “Tring Tv” ka depozituar kërkesën ankimore duke kërkuar revokimin e vendimit nr.65, datë 28.7.2010. Subjekti parashtron se “… ky vendim i KKRT-së ka sjellë panik dhe pasiguri te personeli punëmarrës, si dhe largimin e shumë klientëve të rëndësishëm”. Nga ana tjetër subjekti është ankuar edhe në rrugë gjyqësore lidhur me këtë vendim të KKRT-së. Në zbatim të nenit 137/3 të ligjit nr.8410, subjekti është ftuar për t’u dëgjuar në këtë mbledhje.

KKRT-ja konstaton se pretendimet e paraqitura nga subjekti janë jashtë afatit të përcaktuar në vendimin nr.65, datë 28.7.2010 të KKRT-së. Megjithatë me qëllim për të qenë sa më transparent si dhe për t’i dhënë një mundësi subjektit KKRT vendosi të shqyrtojë këtë ankim. Në përfundim të shqyrtimit KKRT-ja konstaton se platforma private numerike satelitore “Tring” vazhdon të jetë në kushtet e kundërvajtjes administrative, pasi vazhdon të transmetojë programe që nuk i ka prodhuar vetë dhe për të cilat nuk ka marrëveshje, kontratë shitjeje, shkëmbimi ose dhurimi nga subjektet e tjera radiotelevizive, prodhuesit apo shpërndarësit e tyre.

PËR KËTO ARSYE,

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, në bazë të nenit 7 pika 21 dhe nenit 137/4 pika

7, të ligjit nr. 8410, datë 30.9.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nenit 29 të ligjit nr.10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”, vendimit nr.65, datë 28.7.2010, si dhe pasi dëgjoi përfaqësuesin e subjektit,

VENDOSI:

1. Reduktimin e kohës së vlefshmërisë së licencës së platformës private numerike satelitore

“Tring” në masën 50 për qind të afatit të saj. 2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e

njoftimit të vendimit.

Page 24: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8269

3. Afati i licencës së platformës private numerike satelitore “Tring” sipas pikës 1 të këtij vendimi është deri në datën 18.7.2014.

4. Ngarkohet administrata e KKRT-së për veprime të mëtejshme sipas ligjit. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE

Endira Bushati

VENDIM

Nr.129, datë 22.10.2010

PËR HEQJEN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT KABLLOR “CABLE TEL”

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, i përbërë nga: Endira Bushati Kryetare Alban Karapici Zëvendëskryetar Suela Musta Anëtare Sami Neza Anëtar Gent Ibrahimi Anëtar Zylyftar Bregu Anëtar Pasi mori në shqyrtim çështjen me: Objekt: Heqje e licencës së subjektit televiziv privat kabllor “Cable Tel”. Baza ligjore: neni 7 pika 21, neni 33 pika 3, neni 34 pika 4/a, neni 124 dhe neni 137/3, të

ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe vendimi nr.53, datë 28.7.2010, i KKRT-së “Mbi vlefshmërinë e licencës së televizionit kabllor “Cable Tel””

VËREN SE:

Me vendimin nr.53, datë 28.7.2010, KKRT-ja ka vendosur paraprakisht heqjen e licencës së

subjektit televiziv privat kabllor “Cable Tel”. Sipas pikës dy të vendimit të sipërcituar, subjekti “Cable Tel” kishte të drejtë që brenda një muaji të parashtronte pretendimet e tij lidhur me këtë vendim. Edhe pse ky afat ka kaluar, rezulton se ky subjekt nuk ka paraqitur asnjë pretendim apo ankesë në lidhje me vendimin nr.53, datë 28.7.2010 të KKRT-së.

Nga inspektimet e kryera në qytetin e Tiranës, nga specialistët e drejtorisë teknike në KKRT, ka rezultuar se ky operator televiziv, për periudhën 13 mujore maj 2009–qershor 2010, nuk ka filluar transmetimin për të mbuluar me sinjal zonën e tij të licencimit.

Në datën 30.6.2010 këtij operatori i është dërguar shkresa me nr. 757 prot., ku i kërkohet arsyeja e mosdaljes në transmetim. Deri tani nga ana e subjektit nuk është depozituar asnjë përgjigje në KKRT.

Bazuar në ligjin nr.8410, datë 30.9.1998, të ndryshuar neni 34, pika 4/a: “Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka të drejtë të heqë licencën e transmetimit kur:

... 4. nuk ka filluar transmetimin pas hyrjes në fuqi të vendimit për dhënie licence për një periudhë kohe:

a) 270 ditë në transmetimet e televizionit vendor ...” Gjithashtu nga verifikimet e kryera në Tiranë, konstatohet se subjekti nuk ka të ndërtuar

rrjetin kabllor të shpërndarjes të sinjalit televiziv si dhe studion transmetuese.

Page 25: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8270

PËR KËTO ARSYE, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, në bazë të nenit 7 pika 21, nenit 33 pika 3,

nenit 34, pika 4/a, nenit 124 dhe nenit 137/3 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

VENDOSI:

1. T’i heqë licencën subjektit televiziv privat kabllor “Cable Tel”. 2. Licenca me nr.073 RTV kabllor, bëhet e pavlefshme. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditësh nga marrja dijeni,

në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, kreu “Gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative”. 4. Ngarkohet administrata e KKRT-së për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

VENDIM Nr.130, datë 22.10.2010

PËR HEQJEN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT VENDOR

“TV KUÇOVA” Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, i përbërë nga: Endira Bushati Kryetare Alban Karapici Zëvendëskryetar Suela Musta Anëtare Sami Neza Anëtar Gent Ibrahimi Anëtar Zylyftar Bregu Anëtar Pasi mori në shqyrtim çështjen me: Objekt: Heqje e licencës së subjektit televiziv privat vendor “Tv Kuçova”. Baza ligjore: Neni 7 pika 21, neni 33 pika 3, neni 34 pika 5 dhe neni 137/3, të ligjit

nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe vendimet nr.891, datë 6.11.2009, dhe nr.52 datë 28.7.2010 të KKRT-së,

VËREN SE:

Me vendimin nr. 52, datë 28.7.2010, KKRT-ja ka vendosur paraprakisht heqjen e licencës

së subjektit televiziv privat vendor “Tv Kuçova”. Sipas pikës dy të vendimit të sipërcituar, subjekti “Tv Kuçova” kishte të drejtë që brenda një muaji të parashtronte pretendimet e tij lidhur me këtë vendim. Edhe pse ky afat ka kaluar, rezulton se ky subjekt nuk ka paraqitur asnjë pretendim apo ankesë në lidhje me vendimin nr.52, datë 28.7.2010 të KKRT-së.

Nga inspektimet e kryera në qytetin e Kuçovës dhe të Beratit, nga specialistët e drejtorisë teknike në KKRT, ka rezultuar se ky operator televiziv, për periudhën 7 mujore janar 2010 - korrik 2010, ka ndërprerë transmetimin për të mbuluar me sinjal zonën e tij të licencimit.

Bazuar në ligjin nr.8410, datë 30.9.1998, të ndryshuar, neni 34 pika 5 “Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka të drejtë të heqë licencën e transmetimit kur:

Page 26: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8271

... 5. pas fillimit të transmetimit, gjatë një viti kalendarik, nuk transmetohet 30 ditë, pa llogaritur ndërprerjet për arsye teknike që nuk varen nga mbajtësi i licencës ...”

Nga verifikimet e kryera në qytetin e Beratit konstatohet se subjekti e ka mbyllur studion e tij të transmetimit.

Gjithashtu, rezulton se ky subjekt nuk ka qenë i rregullt në kryerjen e pagesave vjetore për licencë dhe taksë për shërbime radiotelevizive, sipas faturave të dërguara nga Drejtoria Ekonomike për vitet 2008-2009.

PËR KËTO ARSYE,

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, në bazë të nenit 7 pika 21, nenit 33 pika 3,

nenit 34 pika 5 dhe nenit 137/3, të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

VENDOSI:

1. T’i heqë licencën subjektit televiziv privat vendor “Tv Kuçova”. 2. Licenca me nr. 013/TVL, bëhet e pavlefshme. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditësh nga marrja dijeni,

në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, Kreu “Gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative”. 4. Ngarkohet administrata e KKRT-së për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

VENDIM Nr.131, datë 22.10.2010

PËR HEQJEN E LICENCËS SË SUBJEKTIT RADIOFONIK PRIVAT VENDOR

“RADIO CITY” Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, i përbërë nga: Endira Bushati Kryetare Alban Karapici Zëvendëskryetar Suela Musta Anëtare Sami Neza Anëtar Gent Ibrahimi Anëtar Zylyftar Bregu Anëtar Pasi mori në shqyrtim çështjen me: Objekt: Heqje e licencës së subjektit radiofonik privat vendor “Radio City”. Baza ligjore: neni 7 pika 21, neni 33 pika 3, neni 34, pika 4/a dhe neni 137/3, të ligjit

nr.8410, datë 30.9.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe vendimi nr.51, datë 28.7.2010 i KKRT-së “Mbi vlefshmërinë e licencës së radios vendore “City””.

VËREN SE:

Me vendimin nr. 51, datë 28.7.2010, KKRT-ja ka vendosur paraprakisht heqjen e licencës

së subjektit radiofonik privat vendor “Radio City”. Sipas pikës dy të vendimit të sipërcituar, subjekti

Page 27: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8272

“Radio City” kishte të drejtë që brenda një muaji të parashtronte pretendimet e tij lidhur me këtë vendim. Edhe pse ky afat ka kaluar, rezulton se ky subjekt nuk ka paraqitur asnjë pretendim apo ankesë në lidhje me vendimin nr. 51, datë 28.7.2010 të KKRT-së.

Nga inspektimet e kryera në qytetin e Tiranës, nga specialistët e drejtorisë teknike në KKRT, ka rezultuar se ky operator radiofonik, për periudhën 21-mujore nëntor 2008-korrik 2010, nuk ka filluar transmetimin për të mbuluar me sinjal zonën e tij të licencimit. Në datën 22.7.2010, këtij operatori i është dërguar shkresa me nr.860 prot, ku i është kërkuar arsyeja e mosdaljes në transmetim. Deri tani, nga ana e subjektit nuk është depozituar asnjë përgjigje në KKRT.

Bazuar në ligjin nr.8410, datë 30.9.1998, të ndryshuar, neni 34, pika 4/a: “Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka të drejtë të heqë licencën e transmetimit kur: ... 4. Nuk ka filluar transmetimin pas hyrjes në fuqi të vendimit për dhënie licence për një periudhë kohe:

a) 180 ditë në transmetimet e radios vendore …” Gjithashtu nga verifikimet e kryera në këtë qytet konstatohet se subjekti nuk ka studio dhe

pikë transmetuese të sinjalit,

PËR KËTO ARSYE, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, në bazë të nenit 7 pika 21, nenit 33 pika 3,

nenit 34, pika 4/a dhe nenit 137/3, të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

VENDOSI:

1. T’i heqë licencën subjektit radiofonik privat vendor “Radio City”. 2. Licenca me nr.070 FML, bëhet e pavlefshme. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditësh nga marrja dijeni,

në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, kreu “Gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative”. 4. Ngarkohet administrata e KKRT-së për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

VENDIM Nr.132, datë 22.10.2010

PËR HEQJEN E LICENCËS SË SUBJEKTIT RADIOFONIK PRIVAT VENDOR

“RADIO TAKE 5” Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, i përbërë nga: Endira Bushati Kryetare Alban Karapici Zëvendëskryetar Suela Musta Anëtare Sami Neza Anëtar Gent Ibrahimi Anëtar Zylyftar Bregu Anëtar Pasi mori në shqyrtim çështjen me: Objekt: Heqje e licencës së subjektit radiofonik privat vendor “Radio Take 5”. Baza ligjore: neni 7 pika 21, neni 33 pika 3, neni 34, pika 4/a dhe neni 137/3, të ligjit

nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të

Page 28: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8273

ndryshuar dhe vendimi nr. 49, datë 28.7.2010 i KKRT-së “Mbi vlefshmërinë e licencës së radios vendore “Radio Take 5””.

VËREN SE:

Me vendimin nr. 49, datë 28.7.2010, KKRT-ja ka vendosur paraprakisht heqjen e licencës

së subjektit radiofonik privat vendor “Radio Take 5”. Sipas pikës dy të vendimit të sipërcituar, subjekti “Radio Take 5” kishte të drejtë që brenda një muaji të parashtronte pretendimet e tij lidhur me këtë vendim. Edhe pse ky afat ka kaluar, rezulton se ky subjekt nuk ka paraqitur asnjë pretendim apo ankesë në lidhje me vendimin nr.49, datë 28.7.2010 të KKRT-së.

Nga inspektimet e kryera në qytetin e Tiranës, nga specialistët e drejtorisë teknike në KKRT, ka rezultuar se ky operator radiofonik, për periudhën 16-mujore prill 2009-korrik 2010, nuk ka filluar transmetimin për të mbuluar me sinjal zonën e tij të licencimit. Në datën 20.5.2010, këtij operatori i është dërguar shkresa me nr.610 prot, ku i është kërkuar arsyeja e mosdaljes në transmetim. Deri tani, nga ana e subjektit nuk është depozituar asnjë përgjigje në KKRT.

Bazuar në ligjin nr.8410, datë 30.09.1998, të ndryshuar, neni 34, pika 4/a: “Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka të drejtë të heqë licencën e transmetimit kur: .. 4. Nuk ka filluar transmetimin pas hyrjes në fuqi të vendimit për dhënie licence për një periudhë kohe:

a) 180 ditë në transmetimet e radios vendore …” Gjithashtu nga verifikimet e kryera në këtë qytet konstatohet se subjekti nuk ka studio dhe

pikë transmetuese të sinjalit,

PËR KËTO ARSYE, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, në bazë të nenit 7 pika 21, nenit 33 pika 3,

nenit 34 pika 4/a dhe nenit 137/3, të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

VENDOSI:

1. T’i heqë licencën subjektit radiofonik privat vendor “Radio Take 5”. 2. Licenca me nr. 076FML, bëhet e pavlefshme. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditësh nga marrja dijeni,

në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, kreu “Gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative”. 4. Ngarkohet administrata e KKRT-së për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

Page 29: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8274

VENDIM Nr.133, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT RADIOFONIK PRIVAT VENDOR

“RADIO ALFA & OMEGA” Në mbështetje të nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr. 8410, datë 30.9.1998 “Për radion

dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores së KKRT-së “Mbi procedurat e rilicencimit të operatorëve privatë radiotelevizivë”, miratuar me vendimin nr. 162, datë 29.8.2003, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin radiofonik vendor privat “Radio Alfa & Omega”, në

fushën e transmetimeve radiofonike tokësore analoge. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 9.11.2009 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

VENDIM

Nr.134, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT VENDOR “TV CHANNEL 7”

Në mbështetje të nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr. 8410, datë 30.9.1998 “Për radion

dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores së KKRT-së “Mbi procedurat e rilicencimit të operatorëve privatë radiotelevizivë”, miratuar me vendimin nr. 162, datë 29.8.2003, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin televiziv vendor privat “Tv Channel 7”, në fushën e

transmetimeve radiofonike tokësore analoge. 2. Kushtet e licencës sipas pikës 1 të këtij vendimi mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 8.6.2009 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

Page 30: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8275

VENDIM Nr.135, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT VENDOR

“TV BULQIZA” Në mbështetje të nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr. 8410, datë 30.9.1998 “Për radion

dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores së KKRT-së, “Mbi procedurat e rilicencimit të operatorëve privatë radiotelevizivë”, miratuar me vendimin nr. 162, datë 29.8.2003, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin televiziv vendor privat “Tv Bulqiza”, në fushën e

transmetimeve televizive tokësore analoge. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 11.11.2009 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

VENDIM Nr.136, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT RADIOFONIK ME PËRSËRITËS

“RADIO BBC” Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin radiofonik me përsëritës “Radio BBC”, për

ritransmetimin e programeve të huaja. 2. Kushtet e licencës sipas pikës 1 të këtij vendimi mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 11.9.2010 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE

Endira Bushati

Page 31: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8276

VENDIM Nr.137, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV ME PËRSËRITËS

“TV 5” Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin televiziv me përsëritës “Tv 5”, për transmetimin e

programeve të huaja. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 11.9.2010 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE

Endira Bushati

VENDIM

Nr.138, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT VENDOR “TV UTV EDUCATION”

Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin televiziv vendor privat “Tv UTV Education”, në

fushën e transmetimeve televizive tokësore analoge. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 8.11.2010 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE

Endira Bushati

Page 32: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8277

VENDIM Nr.139, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT VENDOR

“TV AVN” Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin televiziv vendor privat “Tv AVN”, në fushën e

transmetimeve televizive tokësore analoge. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 8.11.2010 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

VENDIM Nr.141, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT KABLLOR

“TV KABLLOR ILIRIA” Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin televiziv privat kabllor “Tv kabllor Iliria”, në fushën e

transmetimeve të televizionit me kabllo. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 21.10.2010 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

Page 33: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8278

VENDIM Nr.142, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT KABLLOR

“TV KABLLOR LISSUS” Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin televiziv privat kabllor “Tv kabllor Lissus”, në fushën

e transmetimeve të televizionit me kabllo. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 21.10.2010 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE

Endira Bushati

VENDIM

Nr.143, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT VENDOR “TV TIRANA”

Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin televiziv vendor privat “Tv Tirana”, në fushën e

transmetimeve televizive tokësore analoge. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 8.11.2010 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

Page 34: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8279

VENDIM Nr.144, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT KABLLOR “TV

KABLLOR INKUSAT” Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin televiziv privat kabllor “Tv kabllor Inkusat”, në fushën

e transmetimeve të televizionit me kabllo. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 10.9.2010 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

VENDIM Nr.145, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT RADIOFONIK PRIVAT VENDOR

“RADIO ALFA” Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin radiofonik vendor privat “Radio Alfa”, në fushën e

transmetimeve radiofonike tokësore analoge. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 8.4.2010 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

Page 35: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8280

VENDIM Nr.146, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT RADIOFONIK PRIVAT VENDOR “LOVE

RADIO” Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin radiofonik vendor privat “Love Radio”, në fushën e

transmetimeve radiofonike tokësore analoge. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 23.9.2009 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE

Endira Bushati

VENDIM

Nr.147, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT RADIOFONIK ME PËRSËRITËS “RADIO DEUTCHE WELLE”

Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin radiofonik me përsëritës “Radio Deutche Welle”, për

ritransmetimin e programeve të huaja. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 14.1.2010 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

Page 36: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8281

VENDIM Nr.148, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT KABLLOR “TV

KABLLOR STAR” Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca për subjektin televiziv privat kabllor “Tv kabllor Star”, në fushën e

transmetimeve të televizionit me kabllo. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 21.10.2010 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

VENDIM Nr.149, datë 22.10.2010

PËR RINOVIMIN E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT KABLLOR “TV

KABLLOR KORÇA” Në mbështetje nenit 7 pika 21 dhe nenit 25 të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe

televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rregullores “Mbi procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 29.1.2010 të KKRT-së, Kodit të Procedurave Administrative, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI: 1. Të rinovohet licenca për subjektin televiziv privat kabllor “Tv kabllor “Korça””, në

fushën e transmetimeve të televizionit me kabllo. 2. Kushtet e licencës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, mbeten të pandryshuara. Ky vendim i shtrin efektet që nga data 12.11.2010 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

Page 37: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8282

VENDIM Nr.185, datë 22.10.2010

PËR VLEFSHMËRINË E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT KABLLOR

“DI - TV” Në mbështetje të nenit 7 pika 21, nenit 25 dhe nenit 33, pika 5, të ligjit nr.8410, datë

30.9.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, vendimit nr.898, datë 22.12.2009 të KKRT-së, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

VENDOSI:

1. Të bëjë të pavlefshme licencën e subjektit televiziv privat kabllor “DI-TV” me nr.

043/RTVK, për mosshlyerjen e detyrimeve financiare për periudhën 2007-2008. 2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditësh nga marrja dijeni,

në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, kreu “Gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE Endira Bushati

VENDIM Nr.186, datë 22.10.2010

MBI VLEFSHMËRINË E LICENCËS SË SUBJEKTIT TELEVIZIV PRIVAT KOMBËTAR

“TV ARBËRIA”

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, i përbërë nga: Endira Bushati Kryetare Alban Karapici Zëvendëskryetar Suela Musta Anëtare Sami Neza Anëtar Gent Ibrahimi Anëtar Zylyftar Bregu Anëtar Pasi mori në shqyrtim çështjen me: Objekt: Mbi vlefshmërinë e licencës së subjektit televiziv privat kombëtar “Tv Arbëria”. Baza ligjore: neni 7 pika 21, neni 25 dhe 33 dhe të ligjit nr. 8410, datë 30.9.1998 “Për

radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr.8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”, rregullorja “Mbi procedurat e rilicencimit të operatorëve privatë radiotelevizivë”, miratuar me vendimin nr.162, datë 29.8.2003 të KKRT-së dhe vendimi nr.897, datë 22.12.2009 i KKRT-së,

VËREN SE: Me vendimin nr. 897, datë 22.12.2009, KKRT-ja ka vendosur të mos rinovojë licencën e

subjektit televiziv privat kombëtar “Tv Arbëria”. Sipas pikës 2 të këtij vendimi, subjekti kishte të drejtën e ankimit në KKRT brenda 1 muaji. Deri tani nga ana e subjektit nuk është paraqitur asnjë ankesë apo pretendim në lidhje më vendimin e cituar më lart.

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, me vendimin nr.30, datë 14.11.2000, ka licencuar shoqërinë “Televizioni Arbëria” sh.a. për televizionin “Tv Arbëria” me nr. licence 02/TVK, duke e autorizuar të funksionojë si operator televiziv kombëtar privat, në fushën e

Page 38: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

8283

transmetimeve televizive analogjike tokësore, për një periudhë prej 8 vjetësh nga data e hyrjes në fuqi të kësaj licence. Data e hyrjes në fuqi, duke iu referuar botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare është data 3.1.2001.

Në përputhje me ligjin nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me “Kriteret për dhënien e licencave për transmetime radio FM dhe televizive” dhe me “Rregulloren mbi procedurat e rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë” të miratuar me vendimin nr.162, datë 29.8.2003 të KKRT-se, shoqëria “Televizioni Arbëria” sh.a., stacioni televiziv privat kombëtar “Tv Arbëria”, në datën 15.10.2008, ka depozituar në KKRT, dokumentacionin për rinovimin e licencës, me nr. 958 prot.

KKRT-ja konstaton se subjekti televiziv privat kombëtar “Tv Arbëria” për një periudhë kohe gati mbi njëvjeçare, nuk ka përmbushur kërkesat minimale ligjore në transmetimin e sinjalit dhe kushteve programore.

Konkretisht, nga inspektimet e kryera në territorin e Republikës, ka rezultuar se “Tv Arbëria” për një kohë relativisht të gjatë, transmetuesit e saj të shpërndarë në pikat kryesore të transmetimit i ka patur të fikura. Transmetuesi i fundit i mbetur në transmetim, ai i malit të Dajtit, i ka ndalur transmetimet në datën 15.4.2009.

Me shkresën nr.631 prot., datë 9.6.2009 “Televizionit Arbëria” i janë kërkuar arsyet e ndërprerjes të transmetimeve si dhe është vënë në dijeni për sanksionet që vendos KKRT-ja për rastin e sipërpërmendur. Pavarësisht këtij njoftimi, nga ky operator nuk është kthyer përgjigje për shkaqet e ndërprerjes të transmetimit.

Gjithashtu, KKRT-ja, në zbatim të detyrimit ligjor për monitorimin e edicioneve informative të operatorëve radiotelevizivë publikë e privatë kombëtare, me shkresën nr.597 prot., datë 10.7.2008, ka paralajmëruar subjektin televiziv privat kombëtar “Tv Arbëria” për ndërprerjen e transmetimit të edicioneve të lajmeve. Që nga kjo periudhë, ky subjekt nuk ka transmetuar më edicione informative.

PËR KËTO ARSYE,

Në mbështetje të nenit 7 pika 21, nenit 25 dhe 33 të ligjit nr.8410, datë 30.09.1998 “Për

radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”, rregullores “Mbi procedurat e rilicencimit të operatorëve privatë radiotelevizivë”, miratuar me vendimin nr.162, datë 29.8.2003 të KKRT-së,

VENDOSI:

1. Të bëjë të pavlefshme licencën e subjektit televiziv privat kombëtar “Tv Arbëria” me nr.

02/TVK. 2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditësh nga marrja dijeni,

në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, kreu “Gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARE

Endira Bushati

Page 39: E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/fletore_zyrtare_157-2010.pdf2. Mësuesit, që drejton bibliotekën në shkollë dhe punon me librin,

Njoftojmë se kanë filluar abonimet për vitin 2011 për Fletoren Zyrtare. Afati i abonimit mbaron më 31.1.2011. Abonimet vjetore për Fletoren Zyrtare mund të bëhen pranë Postës Shqiptare ose pranë Qendrës së Publikimeve Zyrtare, në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta”, mbrapa ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, tel: 04 24 27 007. Çmimi i abonimit në postë për Fletoret Zyrtare 2010 është 16 000 lekë. Çmimi i abonimit në QPZ është 14 000 lekë pa detyrimin e shpërndarjes në adresa.

BOTIMET E QENDRËS SË PUBLIKIMEVE ZYRTARE

KODI CIVIL 360 lekë KODI I FAMILJES 310 lekë KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE 90 lekë KODI PENAL USHTARAK 55 lekë KODI I PUNËS 140 lekë KANONI I ZHURISË 40 lekë PËRMBLEDHJE E VENDIMEVE TË GJYKATËS EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT KUNDËR SHQIPËRISË

328 lekë

PËRMBLEDHJE PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONAVE 140 lekë PËRMBLEDHJE VENDIMESH UNIFIKUESE TË GJYKATËS SË LARTË 512 lekë

Hyri në shtyp më 26.11.2010 Doli nga shtypi më 30.11.2010

Tirazhi: 2300 copë Formati: 61x86/8

Shtypshkronja ADEL PRINT

Tiranë, 2010

Çmimi 40 lekë