e drejta tregtare ndwrkombwtare -...
TRANSCRIPT
Tregtia Elektronike
I. Hyrje në Tregtinë Elektronike (e-tregtia)◦ Kuptimi dhe shkaqet e lindjes◦ Fushat kryesore në kuadër të e-tregtisë◦ Rregullimi legjislativ i e-tregtisë
II. UNCITRAL dhe Tregtia Elektronike◦ Kuptimi dhe funksionimi i UNCITRAL-it◦ UNCITRAL dhe tekstet legjislative në tregtinë elektronike◦ Analizë e dy testeve legjislative të UNICTRAL-it lidhur me tregtinë
elektronike
III. Legjislacioni ne Kosove dhe Komunikimi Elektronik◦ Mungesa e ligjeve lidhur me Tregtinë Elektronike dhe
komunikimin elektronik ◦ Mundësitë për miratimin e testeve legjislative të UNCITRAL-it
Tregtia Elektronike◦ Të bërit biznes përmes internetit◦ Fushë shumë e re dhe në fillimet e saj
Dilemat kryesore në e-tregtinë:1. Cilat rregulla tradicionale të sistemeve ligjore të
vendeve mund të përdoron për e-tregtinë2. Në cilat fusha nevojitet zhvillimi i ligjeve të reja
Qasjet kryesore në rregullimin e e-tregtisë:◦ Qasja “laissez-faire” – SHBA (vetë tregu e rregullon
fushën sipas nevoja të tij)◦ Qasja e rregullimit përmes rregullave strikte - BE
Çështjet kryesore lidhur me tregtinë elektronike:
◦ Juridiksioni (Ligji i aplikueshëm dhe forumi kompetent)
SHBA – analogjia me peshore (Rasti Yahoo)
BE – zakonisht ligji dhe forumi prej nga vjen shitësi (direktiva 200/31/EC)
◦ Privatësia (“kriteri person privat i identifikueshëm”)
◦ Siguria e informatave (Enkriptimi dhe nënshkrimi elektronik)
◦ Pronësia Intelektuale (të drejtat e autorit, markat tregtare dhe patentat)
◦ Legjislacioni në Tregti (Kontributi i WTO-së) Trajtimi i doganave
Trajtimi i e-produkteve the e-shërbimeve (e-librat, muzika)
◦ Konkurrenca
◦ Taksimi (shitja e programeve; mungesa e ligjeve)
◦ Krimet Kibernetike
UNCITRAL - Komisioni i Kombeve të Bashkuara për tëDrejtën Ndërkombëtare Tregtare
UNCITRAL përgatit dy lloje të teksteve:◦ Tekste jo-legjislative – për përdorim nga palët private◦ Tekste legjislative: konventa, ligje mostër dhe udhëzues
legjislativ.
Puna e UNCITRALIT është e fokusuar në tetë sfera: a)Tregtia Elektronike, b) Arbitrazhi dhe NdërmjetësimiKomercial Ndërkombëtar, c) Shitja Ndërkombëtare eSendeve, d) Sigurimi interesave, e) PagesatNdërkombëtare, f) Transporti Ndërkombëtar Isendeve, g) Falimentimi, dhe h) Prokurim dhe zhvilliminfrastrukture.
Në kuadrin e sferës së Tregtisë Elektronike UNCITRAL ka përgatitur:
1. Rekomandime për Qeveritë lidhur me vlerën ligjore të të dhënave kompjuterike (1985)
2. Ligji Mostër i UNCITRAL-it në Tregtinë Elektronike me udhëzime për miratim, duke përfshirë artikullin 5 të miratuar në vitin 1998 (1996)
3. Ligji Mostër I UNCITRAL në nënshkrimet elektronike me udhëzues për miratim (2001)
4. Konventa e Kombeve të Bashkuara në përdorimin e Komunikimit Elektronik në Kontratat Ndërkombëtare (2005)
Fusha kryesore në kuadër të tregtisë Elektronike
Përparësitë e mundësisë së lidhjes kontratës elektronike dhe përdorimit të nënshkrimit elektronik
Rregullimi ligjor i kësaj fushe rezulton në njohjen dhe ekzekutimin e këtyre kontratave. Mundësitë për rregullim:◦ Opsioni minimalist – format elektronike të barabarta me
ato në letër. Testi: vërtetimi i qëllimit të palëve (SHBA)◦ Opsioni përshkrimit kërkesave teknologjike (BE)
Ligji mostër vlen kur nënshkrimet elektronike që përdoren në kontest të aktiviteteve afariste.
Definimi: nënshkrim elektronik nënkupton të dhëna në formë elektronike, të asocuara apo lidhura në formë logjike me mesazhin kryesor, që përdoret për identifikimin e nënshkruesit në relacion me mesazhin dhe për të treguar aprovimin e nënshkruesit lidhur me përmbajtjen e mesazhit.
Fleksibiliteti i ligjit Mostër: Neni 5 – “…çdo gjë në këtë ligj mund të ndryshohet me vullnetin e palëve..”
Pajtueshmëria e kërkesave për nënshkrim elektronik. Kriter është besueshmëria.◦ Nënshkrimi elektronik është i besueshëm kur:
Është i lidhur me personin që ka dërguar mesazhin
Në kohën e nënshkrimit ka qenë nën kontrollin e nënshkruesit
Çdo ndryshim pas kohës nënshkrimit mund të vërehet në nënshkrimin elektronik
Çdo ndryshim në mesazhin kryesor me të cilin nënshkrimi elektronik është i lidhur është i vërejtshëm
◦ Palët mund të merren vesh për opsione tjera tësigurisë.
Aplikohet vetëm në kontratat ndërkombëtare (vendet e biznesit të palëve janë në vende të ndryshme)
Nuk aplikohet për kontrata me qëllim përdorimi personal të produkteve, dhe nuk aplikohet lidhur me kontrata të instrumenteve financiare
Konventa përcakton:◦ nuk mund të mohohet validiteti i asnjë komunikimi apo
kontrate bazuar në faktin se është në formë elektronike.
Konventa përcakton (vazhdim):
◦ Kohën dhe vendin e dërgimit dhe pranimit të mesazheve elektronike
◦ Krijimi i kontratave përmes komunikimit elektronik
◦ Kriteret për krijimin e ekuivalencës mes komunikimit me dokumente printuara dhe elektronike
◦ Metodat e vërtetimit origjinalitetit të mesazheve elektronike
Kosova nuk ligj me të cilin rregullon tregtinë elektronike dhe nënshkrimet elektronike.
Mundësia e miratimit të testeve legjislative të UNCITRAL-it lidhur me Tregtinë Elektronike.
◦ Argumentet në favor: uniformitet me vendet tjera që kanë miratuar tekstet e UNCITRAL, siguri për investitorët huaj, ligjet mostër janë të punuar nga ekspertët më të mirë në fushat përkatëse
◦ Argumentet kundër: ligji nuk është pasqyrim i nevojave të komunitetit të biznesit ne Kosovë, nuk është pasqyrim i praktikës legjislative në Kosovë, ndryshon në disa fusha nga Direktiva e BE-së për Nënshkrimet Elektronike.
Vendet që kanë janë pjesë e Ligjit Mostër të UNCITRAL-it për nënshkrimet elektronike:◦ Kina, India, Guatemala, Meksika, Tailanda, Emiratet
e Bashkuara Arabe etj.
Vendet që janë pjesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara për përdorimin e Komunikimit Elektronik në Kontratat Ndërkombëtare:◦ Kina, Kolumbia, Irani, Mali i Zi, Federata Ruse,
Arabia Saudite, Sri Lanka etj.
Nënshkrimet elektronike dhe komunikimi elektronik në kontraktim njihen në disa ligje në Kosovë, p.sh.:◦ Ligji për Procedurën Kontestimore, Neni 99 para.4 – “Parashtresat
që dërgohen përmes postës elektronike duhet të verifikohen me anë të firmës së kualifikuar elektronike”
A kanë gjykatat tona adresa zyrtare të postave elektronike? Si do të interpretohet firma elektronike dhe si kualifikohet firma elektronike kur nuk ka ligj?
◦ Ligji për Arbitrazhin, Neni 6, para. 2 dhe 3 – “Marrëveshja e Arbitrazhit lidhet në formën e shkruar edhe përmes komunikimit elektronik”, “…nënshkrimi I cekur në këtë paragraf mund të zëvendësohet me nënshkrimin elektronik…”
Të njëjtat probleme sikurse me Ligjin në Procedurë Kontestimore shtrohen edhe këtu.
Ligji për Arbitrazhin I Kosovës në pjesën më të madhe është i njëjtë me Ligjin Mostër të UNCITRAL për Arbitrazhin Komercial Ndërkombëtar.