drejtoresha vrapi: ja pensionistet, si merren dy

24
ÇMIMI 30 LEKË VITI VIII - NR. 160(2373) E DIEL, 08-07-2018 www.shqiptarja.com Cyan magenta yellow black ZHBLLOKIMI I DREJTëSISë DOKUMENTI PS mat forcat në 9 korrik, testi i parë për 84 vota Vetingu i ‘mbytur’ në dosje, kërkon staf shtesë Mazhoranca planifikon hedhjen në votim të projektligjeve që kërkojnë 5 vota në radhët e PD dhe LSI Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkëmbyer mbi 5000 shkresa për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve Adriatik Doçi Esiona Konomi FAQE 2 FAQE 3 Kjo gazetë përdor teknologjinë QR-CODE Dëgjoni Shikoni Lexoni SHTESAT PENSIONISTET, SI MERREN DY KOMPENSIMET PREJ 884 LEKE Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon dy kompensimet kryesore që përfitojnë të moshuarit dhe personat që janë në prag pensioni FAQE 9 FLET KREU I QSHA HUMBJA E PAPRITUR MEDIAT GREKE Formulari A2, Drejtoresha Vrapi: Ja ku gabojnë maturantët Plotësimi i formularit për pranimet në universitete do të fillojë së shpejti. Çfarë duhet të dini, nga kriteret tek mesatarja FAQE 12 SHUHET NE MOSHEN 60-VJEçARE PIKTORI GJOVALIN PACI Punimet e tij në vite arrijnë në 4 000 vepra. Jeta e vështirë e piktorit, pinjolli i familjes italiane që jetoi me shqiptarët Dhurata Hamzai FAQE 22 TSIPRAS SHTYN MARRëVESHJEN ME SHQIPëRINë, SHKAK TENSIONET E BRENDSHME FAQE 4 RUSIA 2018 S’ka surpriza, Anglia e Kroacia kalojnë në gjysmëfinale FAQE 10-11 SUPLEMENTI “RILINDASI” Lasgush Poradeci: 10 vitet e mia në Graz në shtëpinë e zonjës Pichler Bisedat e vajzës së poetit të madh për kohën kur ai jetonte në Austri nga Vlash Prendi Fotot e rralla, shtëpia e vjetër në Tiranë, ku ka banuar Marigo Pozio Incidenti i Korfuzit, dëshmitë e ushtarakut Sadik Kerxhalliu që çminoi bregdetin nga Frederik Stamati nga Mark Brunga FAQE 13-21

Upload: others

Post on 23-Nov-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Çmimi 30 Lekë Viti VIII - Nr. 160(2373) e dIeL, 08-07-2018 www.shqiptarja.com

Cyan magenta yellow black

Zhbllokimi i drejtësisë dokumenti

PS mat forcat në 9 korrik, testi i parë për 84 vota

Vetingu i ‘mbytur’ në dosje, kërkon staf shtesë

Mazhoranca planifikon hedhjen në votim të projektligjeve që kërkojnë 5 vota në radhët e PD dhe LSI

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkëmbyer mbi 5000 shkresa për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Adriatik Doçi Esiona Konomi ► Faqe 2 ► Faqe 3

Kjo gazetë përdor teknologjinë

QR-CODE

dëgjonishikoni

lexoni

shtesat

Pensionistet, si merren dy

komPensimet Prej 884 lekeInstituti i Sigurimeve Shoqërore

publikon dy kompensimet kryesore që përfitojnë të moshuarit dhe

personat që janë në prag pensioni ► Faqe 9

Flet kreu i qsha

humbja e PaPritur

mediat greke

Formulari A2, Drejtoresha Vrapi: Ja ku gabojnë maturantët

Plotësimi i formularit për pranimet në universitete do të fillojë së shpejti. Çfarë duhet të dini, nga kriteret tek mesatarja

► Faqe 12

ShuhEt nE mOShEn 60-vjEçARE piKtORi GjOvAlin pACiPunimet e tij në vite arrijnë në 4 000 vepra. Jeta e vështirë e piktorit, pinjolli i familjes italiane që jetoi me shqiptarëtDhurata hamzai ► Faqe 22

tSipRAS Shtyn mARRëvEShjEn mE ShQipëRinë, ShKAK tEnSiOnEt E bREnDShmE

► Faqe 4

rusia 2018

S’ka surpriza, Anglia e Kroacia kalojnë në gjysmëfinale

► Faqe 10-11

suPlementi “rilindasi”

Lasgush Poradeci: 10 vitet e mia në Graz në shtëpinë e zonjës PichlerBisedat e vajzës së poetit të madh për kohën kur ai jetonte në Austringa vlash prendi

Fotot e rralla, shtëpia e vjetër në Tiranë, ku ka banuar Marigo Pozio

Incidenti i Korfuzit, dëshmitë e ushtarakut Sadik Kerxhalliu që çminoi bregdetin

nga Frederik Stamati

nga mark brunga ► Faqe 13-21

2 E diEl, 8 korrik 2018www.shqiptarja.comZhbllokimi i drejtësisë

PS mat forcat në 9 korrik, testi i parë për 84 votaMazhoranca planifikon hedhjen në votim të

projektligjeve që kërkojnë 5 vota në radhët e PD dhe LSIAdriatik doçi

Tirane

Partia Socialiste do të matë forcat në 9 korrik, në sallën e Parlamentit, në përpjekje për të

votuar një projektligj me 84 vota, i cili do të mundësojë zëvendësimin në një kohë të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, me qëllim për të evituar rrëshqitjen e drejtë-sisë drejt kolapsit të plotë. Bëhet fjalë për projektligjin për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjor për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e ‘djegur’ nga Vetingu. Gjatë seancës së fundit plenare u miratuar kalendari i punimeve të Kuvendit deri në fund të këtij sesioni parlamentar, ku ndër të tjera është planifikuar miratimi i këtyre ndryshimeve në seancën e datës 9 korrik.

LLogaria e votave Votimi për ligjin e teatrit

konfirmoi se maxhoranca ka siguruar 79 vota në parlament. Që ndryshimet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të miratohen, shu-micës parlamentare i duhen edhe pesë vota në radhët e Par-tisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Partia Demokratike e ka kushtëzuar votën e saj për këtë projektligj me shkarkimin e kryeproku-rores së përkohshme, Arta Marku, dorëheqjen e min-istrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe me aplikimin e votimit dhe të numërimit elektronik. Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur në mënyrë të prerë kundër projektligjit, me pretendimin se kjo nismë thellon kapjen e drejtësisë nga shumica. Disa ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se kishin nisur bisedimet mes grupeve par-lamentare në përpjekje për të arritur një konsensus për votimin e ndryshimeve. Por, përplasjet e forta politike për çështjen e teatrit, e bëjnë edhe më të pamundur konsensusin politik për këtë projektligj. Në këto kushte, 9 korriku do të jetë një provë si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën. Mazhoranca do të tentojë të sigurojë votat e domosdoshme për miratimin

DiSa nga ProjektLigjet e ParaShikuara Për t’u miratuar në muajin korrik

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. (9 korrik)

-Projektligji “Për ratifikimin e memorandumit të qëllimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për instalimin dhe përdorimin e Sistemit për Krahasimin dhe Vlerësimin e Sigurt të Identifikimit Personal (PISCES)”. (9 korrik)

Projektligji “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, për zbatimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar”. (9 korrik)

-Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. (19 korrik)

-Projektligji “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”. (19 korrik)

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. (19 korrik)

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar. (23 korrik)

-Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”. (23 korrik)

-Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. (23 korrik)

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare - rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, në kuadër të grantit të investimit nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor”. (23 korrik)

ProblemiNdërhyrja

në ligj çështje urgjente

Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe

prokurorëve parashi-kon që kuotat e prani-meve të kandidatëve për magjistratë për-caktohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Proku-rorisë. Por këto organe nuk janë ngritur ende për shkak se nuk ka përfunduar procesi i Vetingut për grupin e partë të prokurorëve dhe gjyqtarëve pri-oritar. Deri më tani janë verifikuar gjys-ma e grupit prioritar. Nga ana tjetër, me avancimin e procesit të Vetingut, po zgjerohet numri i vakancave në gjykata, çka e bën më urgjente ndërhyr-jen e Parlamentit. Pas mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, pritet boshatisja e gjykatave të apelit. Gjithashtu, i njëjti problem pritet të prekë edhe Gjykatën Kushtetuese.

PS do të matë forcat në 9 korrik, në sallën e Parlamentit, në përpjekje për të votuar një projektligj me 84 vota, i cili do të mundësojë zëvendësimin në një kohë të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.

Testi

Që ndryshimet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të miratohen, shumicës parlamentare i duhen edhe pesë vota në radhët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pesë vota

e projektligjit, ndërsa PD dhe LSI do të shtrëngojnë radhët, për të mos pasur rrjedhje votash. Mazhorancës i duhet që të sigurojë të paktën pesë vota në radhët e opozitës, para se ta hedhë projektligjin në votim, pasi nëse nisma rrë-zohet, nuk mund të rikthehet për votim për një periudhë të gjatë kohore.

niSmat e tjera N ë d a t ë n 1 9 k o r r i k ,

mazhoranca ka planifikuar të shqyrtojë në seancë edhe një projektligj të propozuar nga deputeti Pjerin Ndreu për disa

ndryshime në Kodin Rrugor. Opozita nuk ka bërë asnjë koment për këto ndryshime, por nisma kërkon 84 vota që të miratohet. Po në seancën e 19 korrikut është planifikuar edhe miratimi i një projektligji për disa ndryshime në Kodin Ajror. Në datën 23 korrik

është planifikuar miratimi i projektvendimit për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit. Nisma e propozuar nga deputeti Taulant Balla përcakton disa rregulla, kus-hte dhe procedura të reja, për arrestimin e deputetëve, duke reflektuar në Rregulloren e Kuvendit një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale. Ndryshimet parashikojnë që Prokuroria duhet të paraqesë prova kur t’i kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit për një deputet, me qëllim për ta arrestuar. Ndryshimi parashi-kon që deputeti nuk mund të arrestohet duke u bazuar në dyshime të arsyeshme dhe indicie.

3www.shqiptarja.com

E diEl, 8 korrik 2018Zhbllokimi i drejtësisë

Vetingu i ‘mbytur’ në

dosje, kërkon staf shtesë

KPK ka shkëmbyer mbi 5000 shkresa për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

esiona konomiTirane

KPKVetingu,

në sitë dy prokurorë dhe

një gjyqtar

Dy prokurorë dhe një gjyqtar do të

paraqiten javën e ar-dhshme para Komi-sionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u njohur me rezultatet e hetimit të trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profe-sionale. Admir Than-za, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, do të paraqitet në datën 10 korrik para trupës gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekte-shi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, për t’i njohur me rezultatet e verifikimit. Ndërkaq, po në datën 10 korrik, prokurori në Proku-rorinë e Përgjithshme, Kostaq Beluri, do të paraqitet para trupës gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekte-shi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, për t’u njohur me rezu-ltatet e hetimit ndaj tij. Ndërkaq, në datën 11 korrik, , prokurori pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, Adriatik Cama do të paraqitet para trupës gjykuese të përbërë nga Genta Tafa (Bun-go), Suela Zhegu dhe Pamela Qirko. Tre subjektet, gjatë sean-cave dëgjimore, do të marrin një sinjal të qartë nëse do të kon-firmohen në detyrë apo do të shkarkohen nga detyra. Deri më tani, janë verifikuar gjysma e grupit të parë prioritar prej 57 prokurorësh dhe gjyqtarësh. Gjysma e subjekteve të verifi-kuara janë shkarkuar nga detyra, për mos-justifikim të pasurive.

Sesioni i parëTaulant Balla zgjidhet President

i Parlamentit të Paqes me mbështetjen e Parlamentit dhe

Qeverisë së Maltës u zhvillua në kryeqytetin maltez sesioni i parë i Parla-mentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (IPTP) me pjesëmarrjen e kryetarëve të parlamenteve dhe deputetë nga shumë vende në pesë kontinentet. “Parlamenti i Maltës e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes parlamenteve dhe deputetëve të tyre për promovimin e toler-ancës dhe paqes, në këto kohë të vështira kur njerëzimi përballet me sfida të vështira si ekstremizmi, terrorizmi, emigracioni i paligjshëm etj”, u shpreh Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, zoti Anglu Farrugia. Në sesionin e parë të IPTP përshëndetën edhe Kryeministri i Maltës Joseph Muscat dhe Ministri i Jashtëm dhe Tregëtisë, Carmelo Abela. Në seancën e dytë të punimeve u zhvilluan zgjedhjet për Presidentin e IPTP, zëvendëspresidentët dhe kryetarët e pesë komiteteve. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, u zgjodh President i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe. Duke marrë fjalën përshëndetëse, z. Balla u shpreh: “Dua të falënderoj autoritetet shtetërore malteze për mbështetjen dhënë kësaj iniciative të rëndësishme. Shqipëria ime, vendi që unē përfaqësoj, gjithmonë ka qenë burim i paqes me fqinjët, sikurse

bashkëjetesa mes besimeve fetare në Shqipëri është një model i shkëlqyer, ndoshta unik në botë”. Gjatë punimeve të IPTP, Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist zhvilloi takime me Kryetarin e Parlamentit të Maltës z. Anglu Farrugia dhe me Ministrin e Jashtëm dhe Tregëtisë, zotin Carmelo Abela. Z. Balla falënderoi parlamentin dhe qeverinë malteze për mbështetjen e dhënë në Këshillin Europian në vendimin për përcaktimin e fillimit të negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë. Gjithashtu IPTP ishte një mundësi e mirë komunikimi me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Report TV sigu-ron një shkresë drejtuar Kuven-dit të Shqipërisë, ku KPK njofton

se ka shkëmbyer mbi 5000 shkresa deri tani, dhe për përpunimin e tyre i duhen të paktën edhe 17 punonjës sht-esë. Deri më tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkëmbyer mbi 5 mijë shkresa me institucione të tjera të cilat japin informacion për gjyqtarët e prokurorët që po i nënshtrohen Vetingut. Këtu përfshihet edhe informacioni sekret që shkëmbehet mes palëve. Në një shkresë dër-guar Kuvendit të Shqipërisë dhe qeverisë, të siguruar nga

Report TV, KPK raporton se çdo kërkesë për informacion ju dërgohet 36 organeve, ku përfshihen bankat, degët e tatimeve, zyrat vendore te regjistrimeve te paluajtshme, ILDKPKI, Prokuroritë, degët e ALUIZNI-it etj. “Në struk-turën e Komisionit është parashikuar vetëm 1 specialist protokoll/arkive. Gjatë kësaj periudhe të parë të punës, është venë re se specialisti është përballur me një volum të lartë pune që rrjedh nga sasia e madhe e dokumentac-ionit hyrës dhe dalës që duhet të pranohet dhe të shpërn-dahet në trupat gjykuese. Më konkretisht, vetëm gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018 numri rendor i protokollimeve ka arritur mbi 5 mijë. Duhet theksuar se një shkresë dalëse me anë të së cilës kërkohet informacion, dërgohet në 36 drejtime të ndryshme (ku përfshihen bankat, degët e tatimeve, zyrat vendore të regjistrimeve të paluajtshme, ILDKPKI, Prokuroritë, degët e ALUIZNI-it etj.) Sipas kërke-save të dërgimit postar, në çdo zarf duhet të shënohet adresa e marrësit dhe të plotësohet fle-ta e lajmërim-marrjes, për të vërtetuar marrjen në dorëzim të tij. Këto kërkesa kanë bërë që specialisti i protokollit të punojë pothuajse për ditë mbi orarin zyrtar të punës, madje edhe ditët e shtuna apo të pushimeve zyrtare. Në shume raste specialisti është ndihmuar nga punonjës të tjerë të Komisionit, të cilët kanë krijuar vakum në punën e tyre të përditshme”, thuhet në dokument. Ky fluks i madh dokumentacioni nuk po përbal-lohet nga stafi aktual i shkallës së parë të Vettingut.

Staf ShteSë Në shkresën që mban datën

28 qershor, Genta Bungo dre-jtuese e KPK-së, i kërkon Ku-vendit dhe qeverisë të mira-tojë një shesë në staf prej 17 punonjësish. Specifikisht KPK kërkon njerëz të special-izuar e të përgjegjshëm për menaxhimin e postës sekrete. “Ngarkesës se përditshme në këtë sektor, i shtohet edhe mbajtja e postës sekrete, që ka specifika të veçanta për ruajtjen dhe përpunimin e

dokumentacionit, dhe kërkon me shumë përqendrim, përg-jegjësi dhe përgjegjshmëri të lartë. Duke pasur parasysh sa më sipër, kërkojmë shtesë në personel me 2 specialistë shtesë protokoll/arkive. Godi-na ku ushtrohet veprimtaria jonë, përbehet nga katër kate, tre prej të cilave janë mjedise pune për stafin e Komisionit. Organika ka parashikuar vetëm një punonjës pastrimi. Duke marrë në konsideratë respektimin e kushteve higjie-na-sanitare, kërkojmë shtesë me 1 punonjës pastrimi. Për të gjitha arsyet e paraqitur me sipër, ju lutemi të merrni në konsiderate kërkesat tona”, vijohet me kërkesën e shkallës së parë të Vetingut. Kërkesa kryesore është për ekonomisë, 8 të tillë, për të përpunuar infor-

macionin pasuror që vjen për prokurorët e gjyqtarët. Kërko-hen edhe 2 përkthyes shtesë për ONM-në, 2 punonjës protokolli, 3 sekretarë shtesë gjyqësorë, 1 specialist prokurimesh dhe një sanitare. Edhe shkalla e detyrë e Vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë për rritje pagash. Natasha Mulaj kërkon që Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi të rrisin pagat për sekretaritë e tyre gjyqësore dhe stafin ndihmës.

Report TV siguron një shkresë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku KPK njofton se ka shkëmbyer mbi 5000 shkresa deri tani, dhe për përpunimin e tyre i duhen të paktën edhe 17 punonjës shtesë.

Ngarkesa

“Ngarkesës se përditshme në këtë sektor, i shtohet edhe mbajtja e postës sekrete, që ka specifika të veçanta për ruajtjen dhe përpunimin e dokumentacionit, dhe kërkon me shumë përqendrim, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri të lartë”.

Posta sekrete

4 E diEl, 8 korrik 2018www.shqiptarja.comVeNdimi i pApritur

kryetarja e LSI, Monika Kryema-dhi, ka publikuar një video dje në

‘Facebook’, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se po përgatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në rrethinat e saj. Sipas kryetares së LSI, makutëria e kryeministrit nuk njeh më asnjë kufi ligjor dhe moral, ndërsa sulmon edhe policinë, kur shton se në mënyrë arbitrare uniformat blu janë në

anti-korruPSioni / MiniStrja e DrejtëSiSë bën bilancin

Gjonaj: Ndjekje penale 6 drejtorë të administratësministrja e Drejtësisë, Etilda

Gjonaj, në një konfer-encë për mediat mesditën e të shtunës, ka prezantuar rezulta-tet e kontrollit të Task-Forcës në institucionet shtetërore. Gjonaj ka thënë se nga rezul-tatet e kontrolleve është dalë në përfundimin se 6 drejtorë nëpër rrethe duhet të largohen nga detyra. Ministrja tha se ka probleme me regjistrimin e drejtuesve, certifikatat e pronësisë dhe vonesa të pajus-tifikueshme. “Gjatë periudhës 2 mujore, maj-qershor 2018 task-forca antikorrupsion ka ushtruar kontroll me synim evidentimin e praktikave abuzive, korruptive dhe ar-bitrare në 35 institucione qendrore ku ofrohet shërbim ndaj qytetarëve. Si rezultat

Nga kontrollet e ushtruara nga task-forca antikorrupsion janë depozituar në organin e prokurorisë tre kallëzime penale për 6 drejtues të niveleve të ndryshme të administratës.

Kallëzimet i këtyre kontrolleve kanë rezultuar shkelje ligjore dhe administrative të drejtuesve dhe punonjësve të këtyre institucioneve, një pjesë e të cilave arrijnë në kufijtë e veprave penale. Vetëm për periudhën maj-qershor 2018 task forca antikorrupsion i ka rekomanduar ministrave dhe drejtorëve të përgjithshëm 172 masa disiplinore prej të cilave 28 largime nga detyra. Largimet nga detyra përfshijnë një numër të lartë punonjë-sish dhe një sërë drejtuesish të lartë të zyrave rajonale të Hipotekës, Aluiznit, Tatimeve, AKU, Inspektorateve, drejtorive bujqësore etj”, tha Gjonaj. Ministrja tha se nga kontrollet e ushtruara nga task-forca an-tikorrupsion janë depozituar

në organin e prokurorisë tre kallëzime penale për 6 dre-jtues të niveleve të ndryshme të administratës. “Kallëzim penal për regjistruesin e ZRPP Krujë për shkelje të rënda lig-jore që plotësojnë elementët e veprës penale të shpërdorim-it ë detyrës. Nga kontrollet janë konstatuar vonesa pa asnjë justifikim të praktikave të qytetarëve veprime të dy-shuara për korrupsion lidhur me certifikatat e pronësisë, mungesë transparence etj. Është depozituar kallëzim pe-nal për drejtorin e ALUIZNI-t Sarandë dhe për tre përgjegjës të po kësaj drejtorie të sektorit të legalizimit dhe planifikimit urban, të sektorit të kalimit të pronësisë të cilët dyshohen të kenë kryer në bashkëpunim

veprën penale të shpërdorimit të detyrës duke legalizuar sipër-faqe në letra më të mëdha se ato në realitet si dhe mos respektim të afateve dhe procedurave për rastet e legalizimeve. Po ashtu bërë kallëzim penal për përg-

jegjësin e sektorit në sektorin e asistencës ndaj shërbimit tatim paguesve në drejtorinë tatimore Vlorë ku dyshohet për kryerjen e veprimeve që lidhen me shpërdorimin e detyrës”, tha ministrja. Etilda Gjonaj i ka bërë thirrje prokurorisë që të veprojë me shpejtësi për të gjitha rastet. “Shpreh bindjen e plotë se prokuroria do të ve-projë sa më shpejt në hetimin e gjithanshëm dhe zbardhjen e rasteve, si dhe vendosjen para përgjegjësive ligjore personave të kallëzuar dhe çdo person të përfshirë në këtë çështje. Dre-jtuesja e dikasterit të drejtësisë kërkon nga qytetarët që të vijojnë denoncimet si e vetmja mundësi për të ndëshkuar kul-turën e pandeshkueshmërisë”, pohoi Gjonaj.

mediat greke: tsipras shtyn pa

afat marrëveshjen me Shqipërinë

Shkak i shtyrjes së marrëveshjes është shfryrja e tensioneve të brendshme deri

në ratifikimin e paktit me Shkupin

Mediat greke raportojnë për një vendim të papritur të kryeministrit Tsip-ras për të shtyrë për një afat të pa caktuar final-

izimin e marrëveshjes me Shqipërinë. “Shqipëria dhe Greqia shtyjnë për një kohë më të përshtatshme zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe”. Kështu shkruan gazeta greke “Kthimerini”, e cila thotë se kryeministri grek po merr pak kohë për të qetësuar ujërat në opinionin publik helen, dallgë të cilat janë egërsuar pas marrëveshjes me Maqedoninë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të vlerësuar nga Brukse-li, ka rritur presionin e opozitës greke,

e cila kërkuar mbledhje urgjente të Komisionit për politikën e jashtme. “Kathimerini”, shkruan se vendimi i Tsipras për të shtyrë firmosen e paktit me Tiranën ka për qëllim shfryrjen e tensioneve të brendshme deri në ratifikimin e plotë të marrëveshjes me Shkupin. Ndërkohë ekipet negoci-atore do të vijojnë punën për të ndarë zonën ekonomike ekskluzive. Gazeta greke sjell në vëmendje hezitimin që ka presidenti shqiptar Ilir Meta për të autorizuar nënshkrimin e mar-rëveshjes, teksa i njeh kryeministrit Rama vullnetin për të ecur përpara me marrëveshjen. Ministria e Jashtme Shqiptare nuk ka dhënë asnjëherë

detaje mbi këtë proces, por vetëm ka njoftuar zhvillimin e tre raundeve të bisedimeve, duke nënvizuar klimën bashkëpunuese dhe pozitive të palëve. Megjithatë, disa ditë më parë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se marrëveshja me Greqinë nuk është finalizuar ende.“Marrëveshja e re në momentin që do të finalizohet sepse ende nuk është e finalizuar do të sho-qërohet edhe me hartën përkatëse që sqaron kufizimin e zonave detare pra të detit territorial shqiptar dhe detit territorial grek të shtartit apo të shelfit territorial siç quhet ndryshe, dhe të zonës ekskluzive, ne besojmë, e para së nuk kemi hyrë në këtë proces për

të marr të njëjtën marrëveshje si ajo e 2009 që është shfuqizuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese. E dyta nuk kemi hyrë në këtë proces për të siguruar një marrëveshje me të dëmshme se 2009. Dhe e treta mendojmë që po shkojmë drejtë një marrëveshje me të mirë, më të drejtë dhe çka është më e rëndësishmja që vijoj ta them, drejt një marrëveshje të zbatueshme nga të dyja palët”, është shprehur Bushati.

ÇëShtja Çame Disa ditë më parë, Protothema ka

publikuar disa detaje rreth marrëve-shjes së Greqisë me Shqipërinë. Sipas Protothemas, pala greke ka pranuar

që të heqë termin “Epiri i Veriut”, megjithatë kjo nuk është e konfir-muar zyrtarisht. Nga ana tjetër, edhe Shqipëria nuk do të përdorë më termin Çamëria, shkruan gazeta greke. “Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston”, ishte ky titulli i medias greke, ku thuhet se këto pika janë dakordësu-ar gjatë takimeve të përbashkëta mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. “Shumë nga këto prona të bllokuara nga ligji i luftës, janë në Janinë, Selanik dhe në disa zona të rajonit të Thesalisë. Sipas një vlerësimi jo zyrtar, vlera e tyre është rreth 15 miliardë euro”, shkruante Protothema.

Mediat greke raportojnë për një vendim të papritur të kryeministrit të Greqisë Tsipras për të shtyrë për një afat të pa caktuar finalizimin e marrëveshjes me Shqipërinë.

Vendimi

“Kathimerini”, shkruan se vendimi i Tsipras për të shtyrë firmosen e paktit me Tiranën ka për qëllim shfryrjen e tensioneve të brendshme deri në ratifikimin e plotë të marrëveshjes me Shkupin.

Shkaqet

Kryemadhi: Rama po përgatit grabitjen e pronave të shqiptarëvePubLikimi i viDeoS ne ‘facebook”

krah të grabitësve të pronës së familjeve shqiptare. “Video më poshtë tregon qartë se si kryeministri po përgatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në rrethinat e saj. Makutëria e tij nuk njeh më asnjë kufi ligjor dhe moral! Në mënyrë arbitrare policia është në krah të grabitësve të pronës së famil-jeve shqiptare, që e kanë blerë atë në përputhje me ligjet në fuqi. Ende pa

hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundin. Ngjarja flagrante e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i një procesi që Edi Rama e ka projektuar dhe ka nisur ta zbatojë që nga Teatri Kombëtar e më tutje”, shkruan Kryemadhi. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen për të ndalur kryeministrin Rama. “Kjo monstër

politike që nuk njeh më asnjë kufi në vjedhje dhe grabitje duhet ndalur në mënyrë urgjente! Papërgjegjshmëria dhe perversiteti i tij, jo vetëm politik, prej kohësh po shkatërron, jo vetëm çdo normë, ligj e moral, por tashmë po gllabëron edhe pronat e ligjshme të shqiptarëve. Ky është momenti kur shqiptarët duhet të ngrihen dhe ndalojnë dorën e këtij satrapi, të cilin nuk e ndal dot as drejtësia e komanduar nga ai vetë”, shkruan kryetarja e LSI.

5www.shqiptarja.com

E diEl, 8 korrik 2018shpeNZimet buxhetore

ShPenzime SiPaS DeStinacionitEnergji elektrike 1 miliardë lekë për import

Ministria e Brendshme 375.3 milionë për vendime gjyqësore, dëmshpërblime për shkak të dëmtimit të banesave, shpërblimin e punonjësve, dhënie ndihme familjes së një inspektori policie të vrarë

Ministria e Shëndetësisë 176 milionë lekë për shpërblimin e fundvititZhvillimi urban 175.8 milionë lekë

Zgjedhjet 153.9 milionë lekë: 65 milionë lekë partive politike dhe 88.9 milionë lekë për KQZKLSH 104.7 milionë lekë për investime

Vettingu 88.9 milionë lekëMinistria e Arsimit 75.4 milionë lekë për pistën e atletikës në stadiumin ‘Loro Boriçi’, Shkodër

Ministria e Mbrojtjes 56.7 milionë për shpërblim të punonjësveKryeministria 40 milionë lekë për investime

Ministria e Financave 38.9 milionë lekë për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe për financimin e kontratës së qirasë midis DPD e shoqerise “Continental Group sh.a”

Shërbimet Qeveritare 14.9 milionë lekë

Ministria e Jashtme 11.5 milionë lekë për për Qeverinë e SHBA, për dëmet e shkaktuara nga erërat e forta dhe përmbytjet në shtator 2017

Ministria e Kulturës 3.3 milionë lekë për ceremonialin funebër të shkrimtarit Dritëro Agolli

viti 2017, ja si u shpenzuan 19 mln eurot

e rezervës buxhetorendërkohë, u kursyen 30 milionë euro

të tjera të fondit të kontigjencësPërDorimi i fonDit rezervë SiPaS

inStitucioneve PërfitueSe (në mijë Lekë)

Emërtimi i institucionitNumri i

VKM-ve të miratuara

Fondi i përdorur

Vlera (mijë lekë) Në %

ndaj totalit

Kryeministria 1 40 000 1.7%

Ministria e Financave dhe Ekonomise 7 38 880 1.7%

Ministria e Arsimit dhe Sportit 1 75 499 3.3%

Ministria e Kulturës 1 3 300 0.1%

Ministria e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 1 176 000 7.6%

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 1 11 500 0.5%

Ministria e Brendshme 5 375 276 16.3%

Ministria e Mbrojtjes 1 56 690 2.5%

Kontrolli i Lartë i Shtetit 2 104 700 4.5%

Partitë Politike 1 65 000 2.8%

Veprimtaria e Mbikqyrjes dhe Rivlerësimit në Sistemin e Drejtësisë 1 88 892 3.9%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 2 75 290 3.3%

Institucione të tjera Qeveritare 1 14 979 0.7%

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (për MEI) 1 1 000 000 43.4%

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Për MZHU) 1 175 874 7.6%

TOTALI 28 2 301 880 95.9

Pjesa më e madhe e fon-dit rezervë të buxhetit të shtetit për vitin e kaluar është përdorur për të mbuluar bler-

jen e energjisë në një vit krize, dëmshpërblime në përputhje me vendime gjykatash, për banesa të dëmtuara apo për shpërblimet e pensionistëve në fund të vitit. Ndërkohë, shteti shqiptar nuk ka harruar të ndihmojë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 100 mijë dollarë për të lehtësuar pasojat financiare të dëmeve nga uraganet në këtë vend.

Këto të dhëna dhe shumë të tjera dalin nga raporti, i paraqi-tur në Kuvend nga qeveria, në kuadër të diskutimit të ligjit të posaçëm për buxhetin faktik 2017.

fonDi rezervëBuxheti i shtetit përfshin

gjithnjë, sipas ligjit, një fond rezervë, i cili përdoret për rastet e financimit të shpenzimeve, që nuk njihen dhe janë të pa-mundura të parashikohen gjatë procesit të përgatitjes së bux-hetit. Miratimi i përdorimit të tij bëhet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Gjatë vitit 2017, shuma e Fondit Rezervë të buxhetit të shtetit është miratuar dhe ndry-shuar si vijon. Në fillim ishte parashikuar shuma prej 1.5 miliardë lekësh. Me Aktin Nor-mativ të gushtit 2017, shuma u rritë në 2.7 miliardë lekë, gati dy herë. Por, më ndryshimin e fundit që ju bë buxhetit në nëntor përfundimisht arriti në 2.4 miliardë lekë.

Deri në datën 31 dhjetor të vitit 2017, fondi rezervë i buxhetit të shtetit u përdor, nëpërmjet 28 Vendimeve të Këshillit të Ministrave, në shumën prej rreth 2.3 miliardë lekësh, nga 2.4 miliardë lekë të planifikuara, ose në rreth 95.9 për qind të tij.

Nga fondi rezervë i planifi-kuar për vitin 2017, i përdorur nëpërmjet VKM-ve, rezulton se rreth 90 për qind e tij është përdorur për shpenzime ko-rente (shpenzime operative dhe transferta të brendshme); 6 përqind e tij për investime publike dhe 4 për qind e tij janë përdorur për shpenzime personeli.

Sipas institucioneve, kryem-inistria dhe ministria e Fonan-cave kanë përdorur nga 1.7%, ministria e Arsimit 3.3%, ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojt-jes Sociale 7.6%, ministria e Brendshme 16.3%.

Ndërkohë, gati gjysma e fondit, 1 miliard lekë, apo 43% e rezervës buxhetore, është përdorur për të mbuluar blerjen e energjisë nga entet shtetërore, në një vit të goditur nga kriza energjetike, për shkak të thatësirës së zgjatur të vitit të kaluar, kur dihet se sistemi ynë prodhues varet në një masë jashtëzakonisht të madhe nga uji i HEC-eve.

ShPenzimetNë mënyrë analitike rezul-

ton se rreth 40 milionë lekë, sa 1.7 për qind e fondit rezervë, i

lekë i është dhënë Ministrisë së Kulturës për përballimin e shpenzimeve për organizmin e aktiviteteve për kryerjen e ceremonialit funebër në nderim të shkrimtarit Dritëro Agolli. Ndërkohë, rreth 176 milionë lekë, ose 7.6 për qind e fondit reserve, i është dhënë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për shpërblimin e disa kategorive për festat e fundvitit.

Më tej: rreth 375.3 milionë lekë, ose 16.3 për qind e fondit reserve, i është dhënë Minis-trisë së Brendshme me pesë VKM për shlyerjen e detyri-meve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore, për dëmshpërblimet e disa famil-jeve për shkak të dëmtimit të banesave, për shpërblimin e disa punonjësve të angazhuar në situata emergjente, si edhe për dhënien e ndihmës familjes së një inspektori policie të vrarë në krye të detyrës. Rreth 56.7 milionë lekë, ose 2.5 për qind e fondit reserve, i është dhënë edhe Ministrisë së Mbrojtjes për shpërblimin e disa punon-jësve të angazhuar në situata emergjente.

Kontrollit të Lartë të Shtetit i janë dhënë 104.7 milionë lekë për investime; 65 milionë lekë u janë dhënë partive politike për financimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore, ndërsa Komisionit Qendror të Zg-jedhjeve i është akorduar fondi prej 88.9 milionë lekë për financimin e shpenzimeve të zgjedhjeve.

Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare i është akorduar shuma prej 14.9 milionë lekësh, ose 0.7% e fondit rezervë të akorduar; fondi prej 1 miliard lekësh është dhënë për blerje nga importi të energjisë elek-trike dhe për zhvillimin urban janë akorduar rreth 175.8 mil-ionë lekë.

Rreth 11.5 milionë lekë, baraz me 100 mijë dollarë, ose 0.5 për qind e fondit rezervë, i është dhënë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për dhënien e ndihmës finan-ciare, për Qeverinë e SHBA, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta dhe përmbytjet në shtator 2017 në atë vend. Shifër kjo, simbolike për një vend të madh si Amerika, por dëshmi e një vullneti të mirë.

fonDi i kontigjencëSPërveç fondit rezervë të

mirëfilltë, në buxhet parashi-kohet edhe një tjetër rezervë, Fondi Kontigjencë për risqet e borxhit, i cili për vitin e kaluar ishte vendosur në masën prej 4 miliardë lekësh. Për buxhetin e vitit 2017 ishte përcaktuar që kontigjenca për risqet e borxhit të përdoret për të kompensuar rreziqe poten-ciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e in-teresit, me ndikim në nivelin e borxhit. Në datën 31 dhjetor 2017, kjo kontigjencë rezul-ton e papërdorur, pasi kursi i këmbimit rezultoi pozitiv për buxhetin, duke qenë se borxhi i jashtëm u zvogëlua në kushtet e forcimit të lekut.

Buxheti i shtetit përfshin gjithnjë një fond rezervë, i cili përdoret për rastet e financimit të shpenzimeve, që nuk njihen dhe janë të pamundura të parashikohen gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit

Rezerva

Nga fondi rezervë i planifikuar për vitin 2017, i përdorur nëpërmjet VKM-ve, rezulton se rreth 90 për qind e tij është përdorur për shpenzime korente (shpenzime operative dhe transferta të brendshme)

Shpenzimet

është dhënë Kryeministrisë investime; rreth 38.9 milionë lekë, ose 1.7 për qind e fondit rezervë i është dhënë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

nëpërmjet shtatë vendimeve, si shtesë fondi në planin e buxhet-it të vitit 2017 për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evro-piane për të Drejtat e Njeriut, si

edhe për financimin e kontratës së qirasë midis DPD e shoqërisë “Continental Group sh.a”.

Rreth 75.4 milionë lekë, ose 3.3 për qind e fondit reserve,

i është dhënë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për fi-nancimin e pistës së atletikës në stadiumin ‘Loro Boriçi’, Shkodër. Rreth 3.3 milionë

6 E diEl, 8 korrik 2018www.shqiptarja.complAZhet pA Vrojtues

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel. 044 500 278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services albania” sh.p.k, me adresë Blv. “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora” Kulla 2, Kati 2, ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-3, të pasurive të paluajtshme në pronësi të Kiço Gurma dhe Magdalini Gurma, lënë garanci për bankën SGaL.

• Në datë 27.07.2018 ora 16:30-Truall, ZK 8641, me siperfaqe. 1155 m2, me adresë Lagja nr. 4, Sarandë, me çmimin fillestar 58,311 Euro.

një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Fushë Arrëz. Dy

persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku sherri ka përfunduar me përdorimin e armëve. Ka qenë Erjon Hasani, 28 vjeç, që ka qëlluar me thikë 26-vjeçarin Aleksandër Matushi, i cili ka marrë disa plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e sherrit mes dy per-sonave, ndërsa ka arrestuar autorin e plagosjes vetëm pak orë pas ngjarjes. “Në vijim të informacionit paraprak

ku ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë),shtetasi A.M. 26 vjeç, banues në fshatin Dardhë në Fushë Arrëz, nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë në mbështetje edhe nga forcat policore të F.N.SH. Shkodër, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar Erjon Hasani, 28 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i cili u arrestua në flagrancë. Vijojnë vep-rimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore”-thuhet në deklaratën policisë.

kushërinjtë heronj shpëtojnë nga mbytja 14-vjeçarin në golem

Rregjistrohen dy persona të mbytur, mes tyre një turiste nga Polonia në Sarandë

Dy persona kanë s h p ë t u a r p ë r mrekulli nga mbyt-ja ditën e djeshme në plazhin e Go-

lemit. Një 14-vjeçar ishte futur për t’u larë, por mbeti mes dallgëve dhe rrezikoi që të mbytej, ndërkohë që për ta shpëtuar shkoi kushëriri i tij 44-vjeç me kamerdare.Por të dy rrezikuan mbytjen, pasi u bllokuan nga dallgët, ndërsa në ndihmë të tyre shkoi një person i tretë po kushëriri i tyre duke i shpëtuar. Në pam-jet filmike të transmetuara ekskluzivisht nga “Report Tv” shfaqet momenti kur dy kushërinjtë nga Berati ishin në rrezik për jetën, në luftë me dallgët dhe ndërhyrjen deçizive të të tretit për t’i shpëtuar. Fillimisht nga deti doli 44-vjeçari, ndërsa më pas personi i tretë që hyri për t’i shpëtuar nxori 14-vjeçarin Anduel Gllava me shumë vështirësi deri në mol. Fatmirësisht 14-vjeçari nuk ishte shumë larg bregut duke u shpëtuar. 44-vjeçari shpre-

het se hyri për të shpëtuar djalin, por rrezikoi të mbytet edhe vetë. “Jemi nga Berati, u futa për ta ndihmuar se e mori uji atë çunin e vogël”- u shpreh 44-vjeçari pas daljes

në breg. Dy personat janë dërguar në spitalin e Kav-ajës ku kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar në gjendje të mirë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00

të ditës së djeshme pranë një resorti. Të tre kushërinjtë janë nga Berati. Ndërkohë që në Golem mungojnë rojet e plazhit, por edhe flamujt e kuq dhe kufizuesit me litar

për të respektuar thellësinë.

Dy të mbyturDita e djeshme ka qenë

tragjike, pasi dy pushues janë mbytur duke u larë në det, ndërsa një i moshuar u gjet i pajetë në breg të detit. Paradite u gjet i pajetë një person në plazhin e Currilave, ndërsa njëri u mbyt duke u larë në plazhin e Porto Romanos në Durrës. Ndërsa në mes-ditë një turiste nga Polonia është mbytur në plazhin e Sarandës. Raportohet se tu-ristja polake Noëorycka Peter Iëona 52-vjeçe është mbytur në zonën e quajtur “Kanali i Çukës”. Turistja ka hyrë në det për tu freskuar, por nuk ka mundur të dalë vetë prej ujit, duke u gjendur nga disa prej plazhistëve të tjerë.

fiLLimi i Sezonit tetë të mbytur

Tetë persona janë mbytur këtë sezon turistik në plazhet shqiptare. Katër nga viktimat janë shënuar në vijën bregde-tare në Durrës, ndërsa katër të tjerët në plazhet e tjera. Nga tetë viktimat, dy janë mbytur ditën e djeshme në Durrës dhe në Sarandë. Viktima në plazhin e Porto Romanos u shënua para-dite, ndërsa në mesditë u mbyt në Sarandë një turiste polake. Ngjarjet e fundit janë kronika të paralajmëruara dhe të përsërit-ura, pasi në vijën bregdetare si në Durrës, por edhe në Sarandë ku u shënuan rastet e fundit nuk kishte roje në plazhe. Edhe pse kullat e vrojtimit janë ngritur, rojet mungojnë ndërsa vijon ping pongu mes bizneseve dhe pushtetit lokal.

ngjarja në vLorë

peshkarexha pëson defektshpëtohen nga mbytja trepersona,mes tyre një fëmijë

roja Bregdetare e Forcës Detare Shqiptare ka shpëtuar një peshkarexhë nga mbytja pranë Karaburunit në

Vlorë. Brenda peshkarexhës ndodheshin dy pjesëtarët e ekuipazhit dhe një fëmijë. Peshkarexha “Aurora 1”, kishte pësuar një defekt kërkoi ndihmën e Rojave, të cilat në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Migracionit ia dolën t’i nxirrnin në breg. Pas shpëtimit, anija e Forcës Detare e rimorkioi peshkarexhën në portin e Triportit.

baShkia vLorë“mos u futni për t’u larë, deti ka dallgë”bashkia e Vlorës përmes një njoftimi në

faqen zyrtare në Facebook u bën thirrje të gjithë pushuesve që kanë zgjedhur këtë qytet për të pushuar që të mos futen në det për t’u larë, pasi deti ka shumë dallgë. “Të dashur qytetar dhe pushues në qytetin e Vlorës, duke i’u referuar kohës së sotme. Ju lutemi shmagni larjen në det për arsyen e dallgëve të larta. Të gjithë bizneset që zotërojnë plazhet në territorin e Vlorës të vendosin flamurin e kuq”-thotë bashkia e Vlorës. Ditën e djeshme janë humbur jetën tre persona duke u larë në det, ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar fatmirësisht në Vlorë dhe Golem.

ngjarja në fier-vLorë

ngjarja ne Pukë

kamioni merr flake në ecje, shoferi arrin të dale jashtë mes tymit e flakëve

plagoset me thikë 26-vjeçaripolicia e FNsh kapin autorin

një kamion është përfshirë nga flakët në aksin Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës. Mjeti ka

marrë flakë në ecje, ndërsa shoferi ka arritur të dalë mes tymit e flakëve, pa marrë plagë. Në vendngjarje kanë mbërritur në kohë rekord dy zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por mbërritja e menjëhershme e zjar-rfikëseve ka parandaluar shkrumbimin e mjetit.

7www.shqiptarja.com

E diEl, 8 korrik 2018jAhti luksoZ

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel.044500278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

NJOFTIMShoqëria Përmbarimore “Bailiff Services albania” sh.p.k, me adresë Bulevardi “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora’ Kulla 2, Kati 2, ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedures Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-3, të pasurive të paluajtshme në pronësi të Mentor Jamaku dhe aida Jamaku, si më poshtë:

- Në datë 20.07.2018 ora 16:30. - Truall me sip. 3,078.63 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 659,443 Euro.- Truall me sip. 212,68 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 45,556 Euro.- Truall me sip. 1,716.26 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 367,623 Euro.- Truall me sip. 156,36 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 33,492 Euro.- Truall me sip. 1,101.20 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 235,877 Euro.- Truall me sip. 232,71 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 49,847 Euro.- Truall me sip. 1420 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 304,164 Euro.

operacioni i koduar “Circle” është finalizuar me sukses nga policia

e Vlorës në bashkëpunim me atë të Fierit. Janë arrestuar në flagrancë 3 persona të cilët vinin nga qyteti i Fierit dhe shpërndanin heroinë në Vlorë. Jetnor Xhelaj,48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier, Arjan Mejdani, 44 vjeç,lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (iu sekuestruan në banesë 17 doza kanabis), Reni Hasanaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier. Këta shtetas e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës kryesisht pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë. Në momentin e kapjes nga Policia, shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës mate-riale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip “Audi”, me të cilin qarkullonin. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

u ngarkua në Qeparo skafi me 1 ton drogë

kapet në bregun italianPolicia shqiptare njoftoi Guardia Di

Financia për skafin e mbushur me drogëSkafiStetSkafi po drejtohej nga 3 skafistë, dy shqiptarë nga Vlora, raportojnë mediat italiane me moshë 30 dhe 34 vjeç, dhe një italian 65 vjeç.3

Trafikantët ishin maskuar si turistë. Ata janë pikasur nga helikopteri i Guardia di Finanza ku kanë tentuar të largohen. Brenda pak minutash janë kapur nga guardia di finanza italiane

TURISTE

Një sasi droge me vlerë 10 milionë euro është sekues-truar në brigjet e Salentos. Në pjesën

e fshehur të një skafi, është gjetur sasia prej 1 ton e drogës së kapur. Tre skafistë janë arrestuar. Trafikantët ish-in maskuar si turistë. Ata janë pikasur nga helikopteri i Guardia di Finanza ku kanë tentuar të largohen. Brenda pak minutash janë kapur nga guardia di finanza italiane. Operacioni ndërkombëtar i koduar “Themis 2018”, është zhvilluar nga Frontex dhe Policia shqiptare. Sasia e mar-ijuanës vinte nga Shqipëria dhe ishte nisur nga zona e Qeparosë.

Droga u niS 3 Ditë ParaNë njoftimin e Guardia di

Finanza thuhet se operacioni “Themix 2018” u zhvillua në bashkëpunim me policinë shqiptare, dhe se për ardh-jen e skafit drejt Brigjeve të Salentos, ka qenë sinjalizimi i policisë shqiptare që ka bërë të mundur zhvillimin e oper-acionit. Burime nga Policia e Vlorës pohojnë se droga është nisur nga Qeparoja rreth 3 ditë më parë. Mësohet se droga është kapur gjatë ditës dhe jo gjatë natës, siç ndodh zakonisht në opera-cionet anti-drogë. Skafistët ishin maskuar si turistë dhe

po lëviznin ngadalë drejt portit të Leucas, një port i madh turistik, ku qëndrojnë qindra jahte luksoze dhe skafe të ndryshme.

nga ngarkeSa Skafi iShte i zhytur më tePër

Helikopteri i Guardia di Finanza i ka pikasur skafistët dhe skafin, sepse qëndronte i zhytur shumë poshtë. Atyre iu është bërë thirrje të ndalojnë, por skafistët kanë tentuar të largohen me shpejtësi për disa minuta, por më pas janë ka-pur nga motovedeta italiane.

Droga ishte e fshehur brenda 49 pakove. Skafi po drejtohej nga 3 skafistë, dy shqiptarë nga Vlora, raporto-jnë mediat ital-iane me moshë 30 dhe 34 vjeç, dhe një italian 65 vjeç. Dy skaf-istët shqiptarë janë identifi-kuar si A.M. dhe E.A të dy nga Vlora, dhe M.G, italiani, i lindur në La Spezia. Që nga fillimi i këtij viti Guardia di

Finanza ka konfiskuar 9 skafe me rreth 13 ton drogë, ndërsa 28 trafikantë shqiptarë dhe italianë janë arrestuar.

ngjarja në tiranë

“më thanë pse shikon? kapet pas 8 muajsh autori i plagosjes së policit

Policia e kryeqytetit ka arrestuar pas 8 muajsh autorin e plagosjes së policit, Ermal Bregu. Ai

është Daniel Manushi 24-vjeç. Në datë 28 nëntor 2017, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, Manushi qëlloi me armë zjarri policin duke e lënë të plagosur. Ermal Bregu është agjent krimesh në komisariatin Nr. 1. Autori ishte së bashku me një person tjetër në momentin që e qëlloi policin. “Gjithçka nisi,

pasi më thënë “Pse na shikon” dhe më pas u konf-liktuam dhe më qëlluan me pistoletë. Ata e dinin që isha polic. Po rrija ulur në lokal kur filluan më shikonin me inat. Konflikti nisi brenda lokalit dhe më pas vijoji edhe në rrugë, kur në debat e sipër pashë njërin prej tyre të nxirrte pistoletën dhe më qëlloi nga afër”thuhet në dëshminë e policit Ermal Bregu në nëntor të 2017 pas ngjarjes.

hetimi PaSuror

trafikonte klandestinë nga shqipëria drejt shbA-ve,sekuestrohen pasuritë e fierakut Fatos Fasko

trembëdhjetë llogari bankare me gjendje cash 1.3 milion lekë, tre automjete, dy

apartamente, truall dhe pronë në proces legalizimi në pronësi të Fatos Faskos 49 vjeç dhe familjarëve të tij janë sekuestruar nga policia e Fierit. Në kuadër të opera-cionit “Forca e Ligjit” janë bërë sekuestro e një apartamenti në tiranë me sip.127 m2, apartamenti në fier me sip.50 m2, truall dhe ndërtim me sip.430 m2 dhe pronë në proces legalizimi me sip.548m2. Këto sekuestro janë bërë pas hetimeve nga sektori i krimit ekonomik në policinë e Fierit pasi dyshohet se kanë burim krijimi pastrimin e parave. Sipas policisë Fatos Faski rezulton se është dënuar me 9.4 vite burg në kuadër të organizatës kriminale dhe dhënies ndihmë për kalim të palig-jshëm të kufirit. Sekuestro e këtyre parave dhe aseteve në pronësi të 49 vjecarit dhe familjarëve të tij janë bërë me vendim gjykate të dhënë më 3 korrik 2018. Policia bënë me dije se aktualisht pas sekuestros ka nisur dhe verifikimet në terren për të

parë nëse ky shtetas ka asete të tjera të cilat mund të jenë në emër të tij apo të fshehura tek persona të lidhur me të. Fatos Fasko rezulton se është arrestuar në 2015 në kuadër të goditjes së një grupi kriminal që trafikonte ilegalisht drejt SHBA-ve shqiptarë kundrejt pagesave që varionin nga 20-25 mijë dollarë.

ngjarja në vLorë

sekuestrohen 420 doza heroinë dhe 2000 $ false në pranga 3 persona

8 E diEl, 8 korrik 2018www.shqiptarja.comporti i durresit

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel. 044 500 278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services albania” sh.p.k, me adresë Blv. “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora” Kulla 2, Kati 2, ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-1, të pasurive të paluajtshme në pronësi të Sovjet Mehmeti, Zurha Mehmeti si më poshtë:

- Në datë 20.07.2018 ora 16:00. -apartament, ZK 8641, me sip. 52 m2, me adresë Lagja nr.2 rr “V.Pandi” Sarandë, me çmimin fillestar 2,776,800 lekë.-Truall+ndërtese, ZK 1119, me sip. 124 m2, me adresë rr “Sokrat Kalivopulli” Bistrice, Delvinë, me çmimin fillestar 2,156,640 lekë.

një ngjarje e rëndë ka ndod-hur në aksin Kukës-Shish-

tavec, aty ku rreth orës 6 të mëngjesit një ari ka sulmuar një 36-vjeçar, i cili po shkonte në punë tek hidrocentrali në fshatin Brekie. Nga sulmi, Shehap Dashku, personi i lën-duar, ndodhet në spital, pasi ka pësuar dëmtime në trup dhe në njërin sy. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Banorët e këtij fshati kërkojnë marrjen e

masave për arinjtë, pasi sipas tyre janë kthyer në rrezik për jetën e tyre dhe të fëmijëve. Banorët thonë se ka prani të madhe të arinjve, deri tani kishin bërë vetëm dëme në të mbjella por me kalimin e kohës po behen të rrezikshëm duke rrezikur edhe jetët e tyre dhe sidomos të fëmijëve. Komuniteti kërkon marrjen e masave, pasi vete nuk mund ti vrasin, por au-toritetet duhet të marrin masa ndaj rrezikut të sulmit, pasi

zonat ku arinjtë janë shfaqur në zonën e Shishtavecit është shumë afër rrugës nacionale dhe mund të zbresin edhe në Kukës.Po shkonte në punë dhe ariu e ka masakruar, e ka dëmtuar. Ngjarja ka ndodh në orën 6 të mëngjesit. “I bëjmë apel shtetit të marrin masa pasi jemi të rrezikur nga kafshët e egra pasi vete nuk kemi çfarë të ju bëjmë, vetëm nese mbyl-lemi brenda”-shprehet vllai i të lënduarit.

Shkarkon kripënzhduket pa njoftim

anija nga SiriaMjeti lundrues ka dalë nga porti në

mesnatë, pa bërë asnjë dokumentacion

Nj ë n g j a r j e e p a z a k o n t ë k a ndodhur në portin e Durrësit. Në orën 3 e 30 e mëngjesit

të djeshëm, një anije siri-ane “Seascaner” me flamur regjistrimi të Sierra Leones, është larguar pa përfunduar procedurat ligjore dhe është larguar në lundrim në det të hapur. “Report Tv” ka zbuluar vendodhjen e anijes siriane që është larguar në orët e para të mëngjesit nga porti i Dur-rësit. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, anija ndodhet në afërsi të Dubrovnikut, në det të hapur dhe po lëviz drejt Veriut.

Shkarkoi kriPë brenDa në Port

Edhe pas disa orësh në det vihet re se anija nuk e

ka ndryshuar kursin dhe shpejtësinë, duke mos lënë të kuptohet se në cilin port do të ankorohet. Anija shkarkoi 5 mijë ton të ngarkesës, më pas pati një problem me po-rositësit e kripës, pasi pjesa e tjetër e kripës ishte e përzier me qymyr nga ngarkesa e mëparshme e anijes. Nuk dihen rrethanat përse në orët e para të mëngjesit kapiteni dha urdhër të largohet nga Porti i Durrësit. Autoritetet nuk japin të dhëna të tjera për të mësuar portin nga është nisur kjo anije. Ajo u largua në orën 03:30 nga rada e portit pa njoftuar kapitenerinë. Ky largim pa njoftuar ngre një sërë ndry-shimesh se çfarë ka pasur tjetër në bordin e kësaj anije përveç ngarkesës së deklaru-ar. Në të shkuarën trafikanët

e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të për-dorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve. Au-toritetet portuale shqiptare, kanë njoftuar portet e Italisë e Kroacisë që të bllokojnë anijen.

reagimi i Drejtorit të Portit DurrëS

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë detare, Paulin Ndreu, ka sqaruar ngjarjen duke thënë se është duke u monitoruar nga autoritetet shqiptare dhe shërbimet e vendeve partnere. “Mbrëmë rreth orës 03:00 e mëngjesit është larguar nga rada e por-tit Durrës pa njoftim dhe pa leje anija “Seascaner” me fla-mur Sierra Leone. Ajo kishte sjellë kripë në Durrës më dt 26 qershor, sasi 6 mijë Ton,

pas shkarkimit të sasisë 5500 Ton, kanë hyrë në konflikt pasi pjesa 500 Ton, ka rezul-tuar e përzier me qymyr dhe pritësi i mallit ka refuzuar ta marrë. Në këto kushte të konfliktit Civil kanë ndërhyrë studio ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile për mallin. Për të mos penguar shkarkimin e anijeve të tjera

që prisnin anija “Seascaner” ka dalë në radë të portit Durrës. Megjithë dialogun e zhvilluar nga përfaqësuesit ligjorë të dy kompanive, nuk kanë rënë dakort për sasinë e mbetur 500 Ton. Mbrëmë rreth orës 03:30, anija “Sea Scaner” pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument është larguar nga Rada e

Portit Durrës. Kapiteneria ka njoftuar policinë e kufirit dhe rojen bregdetare si dhe kapiteneritë e vendeve të ra-jonit. Anija është në rrugëtim nëpër veri në detin Adriatik. Jemi në kontakt me vendet partnere dhe po e monitoro-jmë lëvizjen e saj”-thotë Paulin Ndreu, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë detare.

ngjarja në kurbin

Lufta për bukën e gojës i merr jetën 27-vjeçarit, plagoset rëndë një tjetërnjë person humbi jetën, ndërsa një tjetër

u plagos rëndë, teksa ishin duke nxjerrë skrap. Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës në ndërtesën e ish-Uzinës së superfosfatit në Laç. Sipas të dhënave të para, mësohet se një pjesë e ndërtesës u shemb dhe i zuri poshtë kërkuesit e skrapit.Viktima është Drilon La-maj, 27 vjeç, kurse i plagosur mbeti Dashamir Hajha, 28 vjeç, që të dy banues në Shullaz të Kurbinit. 27-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra, ndërsa i plagosuri mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas dëshmitarëve, para se të ndodhte ngjarja dy personat po shembnin betonin për të marrë hekurin e goditës, kur kanë

zbreSin në rinaSekstradohen dy persona nga Athina, të dënuarpër vrasje dhe narkotikë

Dy persona janë ekstraduar nga Athina drejt vendit

tonë ditën e djeshme nga In-terpol Tirana. Të ekstraduarit e identifikuar si Eduart Lulo, 33 vjeç dhe Franci Halili, 41 vjeç janë të dënuar me 20 dhe 7 vite burgim në fushën e veprave penale kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve. 33-vjeçari Lulo është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin prej 20 vitesh për vrasjen e 20 vjeçari, për t’u larguar më pas drejt Greqisë ku u arrestua në vitin 2013. Ndërsa 41-vjeçari nga Saranda ka qënë i dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, veprimtari që e kryente në bashkëpunim me një shtetas tjetër.

PunonjëS hiDrocentraLi

episodi i padëgjuar në kukës ariu sulmon 36-vjeçarin dashku

rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Kanë qenë banorët të zonës të cilët që ndodheshin aty,të cilët kanë njoftuar menjëherë au-tombulancën dhe policinë. Policia po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë. Kushtet e vështira ekonomike i kishin detyruar dy të rinjtë që të kërkonin skrap tek ish-Uzina thuajse çdo ditë, duke injoruar rrezikun që ju kanosej. Në godinën e ish-Uzinës së Laçit çdo ditë ka njerëz në kërkim të skrapit. Aksidente të tilla aty ka pasur edhe më parë në këtë zonë. Në vitin 2013-të një 14-vjeçar humbi jetën, teksa po kërkonte për skrap, ndërsa autoritet vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë për të frenuar këtë fenomen mjaft të rrezikshëm.

9www.shqiptarja.com

E diEl, 8 korrik 2018shtesAt

Përmbarimi Gjyqësor Privat “Jon 2014”, me permbaruese Jonida Ujkashi do të zhvillojë ankandin e dyte për pasurine “apartament”, me sipërfaqe 63 m2 e rregjistruar ne ZVrPP Durres, Zona Kadastrale: 8514, numri i Pasurisë: 2/304+1-36, Vol. 24 Faqe 140 ne pronesi te ndu Shtjalshi dhe Sejrie Zgura. Çmimi me të cilin fillon shitja e kësaj pasurie është në vlerën 3,248,000 (tre milion e dyqind e dyzet e tete mije ) lek . ankandi i dyte zhvillohet me datë 30.07.2018 , ora 16:00 në ambientet e Zyrës se permbaruese gjyqesore private Jonida Ujkashi me adresë: rr.”Myslym Shyri, vila nr.8/1,kt.4,Tiranë, nr.kontakti 0699381883 .

shPallJe aNKaNDI i i i

Pensionistët, si merren dy

kompensimet prej 884 lekë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon dy kompensimet kryesore

që përfitojnë të moshuarit dhe personat që janë në prag pensioni

Çdo person ku plotëson moshën, bashkë me pensionin merr edhe kompensimet. Janë disa kompensime që

marrin pensionistët, por më I rëndësishmi është kompen-simi për energjinë elektrike. Gazeta sjell sot dy kompen-simet që marrin pensionistët, të cilët bëjnë në total 848 lekë shtesë në pensionin e tyre.

Kompensimin prej 200 lekë e përfitojnë: Të gjitha pen-sionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invalid-itetit dhe familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’u jenë llogaritur të gjitha kom-pensimet. Masa e përfitimit: Përfitojnë deri në 200 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pen-sioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar në mo-mentin e lindjes të të drejtës me 200 lekë dhe kjo që del pjestohet me pensionin bazë të vitit të lindjes së të drejtës; b) 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë të invaliditetit dhe familjare; c) Deri në 200 lekë lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë,

invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë min-imal plus 500 lekë nga VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve“, plus 760 lekë nga VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompen-simin e të ardhurave mujore të pensioneve“, plus 190 lekë kompesim nga VKM nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen

e pensioneve“, plus 200 lekë kompensim nga VKM nr. 716, datë 18.06.2010 “Për rritjen e pensioneve”.

648 Lekë648 lekë bëhet fjalë për

kompensimin e shtuar në vitin 2015. Pasi qeveria rriti çmimin e energjisë, u vendos që pension-istët do të kompensoheshin. Këtë kompensim e përfitojnë: Kryefamiljarët që përfitojnë

pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar në sek-torin privat. Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. 3Dokumentac-ioni që kërkohet: a) Deklaratë

Përfitojnë deri në 200 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë

Përfituesit 648 lekë bëhet fjalë për kompensimin e shtuar në vitin 2015. Pasi qeveria rriti çmimin e energjisë, u vendos që pensionistët do të kompensoheshin

Energjia

personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore; b) Fotokopje e nën-shkruar e Kartës së identitet-it; c) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH-së dhe personit;

d) Fotokopje e Librezës së en-ergjisë, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara; Masa e përfitimit: a) 648 lekë në muaj. Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese së bashku me pensionin.

turizmi

Njoftimi i Ramës: Trupa e Operas do të zbresë në Lungomarekryeministri Edi Rama ka deklaruar se

ky sezon turistik ka shënuar një boom turistësh të huaj, të cilët kanë zgjedhur pikërisht bregdetin tonë për të kaluar pushimet. Lidhur me këtë, Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që janë vendosur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku shkruan në “Facebook’ se mbrëmjen e sotme Trupa e Operas do

të zbresë në Lungomare me një perfor-mancë origjinale te hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës. “Sezoni i sivjetëm turistik që po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin tonë, ka përveç të tjerash edhe risinë e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese përgjatë vijës bregdetare, që nga koncertet e të gjitha llojeve tek festat e kuzhinës,

koncertet e të gjitha llojeve, organizimet në rrugët e trashëgimisë kulturore e ak-tivitetet sportive... Nesër mbrëma, Trupa e Operas që është pjesë e këtij angazhimi të ri në funksion të sezonit turistik, zbret në Lungomaren e Vlorës me një perfor-mancë origjinale tek hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës”, shkruan kryeministri Edi Rama.

në k u a d ë r t ë “ V i t i t Mbarëkombëtar të Skën-

derbeut” ka nisur puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut, Kishës së Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) dhe Muret e Qytetit Antik Lis, Zona Breglumore e Parkut Arke-ologjik, njofton MInstria e Kulturës. Mësojmë ndërkohë së ky projekt me vlerë 30 milionë lekë, i financuar nga kjo ministri do të realizohet brenda Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit. Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit

të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e plotë të memorialit, Kishës së Shen Nikollit, riformulimin e mbulesës së objektit, sistemin e ndriçimit dekorativ dhe funksional, si dhe ndërhyrje konservuese – restauruese në mozaik dhe afresk.

Muzeu i Kastriotëve, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës, do t’i nënshtrohet gjithahstu restaurimit, ndaj për shumë pak kohë nuk do të jetë i vizitueshëm. Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së ka për qëllim restaurimin e plotë të ob-jektit, riorganizimin e sistemit

Projekti

Viti i skënderbeut, 30 milionë lekë për restaurimin e memorialit

të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës. Pjesë e rëndësishme e projektit është edhe muzealizimi. Duke vlerësuar inventarin e pasur të muzeut dhe ambientin e

ekspozimit, projekti synon riorganizimin e tabelave të ekspozimit, në cilësi, dimen-sione dhe formë. Muzeu i restauruar shumë shpejt do të kthehet në një tjetër itinerar mjaft tërheqës për turistët.

10 E DIEL, 8 KORRIK 2018www.shqiptarja.com

ÇEREKFINALETUruguaj Francë

(pen 3) Kroaci Kroaci (pen 4)

Brazil Belgjikë

Suedi Angli0

1

0

5

2

2

2

6

GJYSMË FINALETFrancë

Kroaci

Belgjikë

Angli

-

-

-

-

Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës “Rusi 2018” ka zh-

gënjyer të gjithë fansat e kom-bëtares “Selecao”, që edhe pse ishte favoritja kryesore për ta fituar këtë event, tashmë do ta shohë pjesën e mbetur të Botërorit nga shëpia. Protago-nisti shumëpritur i këtij ekipi ishte sulmuesi Neymar, që më

shumë se për golat e realizuara do të mbahet mend për skenat e tij në fushën e lojës, ku rrëzo-hej thuajse pas çdo kontakti. Në një postim në faqen e tij zyrtare “Instagram”, sulmuesi i PSG-së shprehet: “Mund të them se ky është momenti më i trishtueshëm i karrierës time. Dhimbja pas eliminimit është

shumë e madhe, pasi ne e dimë se i kishim të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar dhe për të shkuar më tej, për të bërë his-torinë. Por nuk ishte dita jonë. Është e vështirë të gjesh forcën për të luajtur sërish futboll, por e di që Zoti do të më ndihmojë të jem sërish i fortë për t’u përballur sërish me këdo. Dua

të falënderoj Zotin, edhe pse u mundëm, pasi e di që rruga jote është shumë herë më e mirë se e imja. Jam i lumtur që isha pjesë e kombëtares së Brazilit, jam krenar për gjithçka bëmë në Botëror. E lamë në mes ëndrrën tonë, por ajo ëndërr nuk është shuar as nga mendja dhe as nga zemra jonë”

Nuk ka surpriza, Anglia kalon në gjysmëfinale

“Tre luanët” mundin 2-0 Suedinë, duke arritur për herë të parë ppas 28 vitesh në gjysmëfinalen e një Botërori

Anglia është gjysmë-finalistja e tretë pas Francës dhe Belgjikës. Në Sa-mara Arena ka

mposhtur Suedinë me re-zultatin 0-2 duke e elim-inuar kështu nga Kupa e Botës. Skuadra e Southgate tregoi edhe njëherë të gjithë pjekurinë e nevojshme për të marrë rezultatin duhur në sfida të tilla dhe arriti të sigurojë gjysmëfinalen e “Rusi 2018”. Ndeshja nisi e fortë, ku Suedia u përpoq që të surprizonte anglezët duke u treguar agresive në sulm. Me kalimin e minutave su-perioriteti I anglezëve filloi të dukej edhe në fushë. Takimi u zhbllokua në minutën e 30’, kur pas një goditje këndi nga Ashley Young, Harry Maguire godet saktë me kokë duke kaluar Anglinë në avantazh. Deri në fund të 45-minutëshit të parë, Raheem Sterling pati dy mundësi mjaft të mira për të dyfishuar rezultatin, por u tregua egoist dhe shpërdoroi. Gjithsesi goli i qetësisë për “tre luanët” erdhi në minutën e 59-të, kur fantazisti i Totten-ham, Dele Alli u lirua në zonë

BRAZILI

Neymar: E vështirë të gjesh forcën për të luajtur sërish futboll

Dy yjetIbrahimovic bast me Beckham

para ndeshjes Suedi-RusiIsh-futbollisti i kombëtares

suedeze, Zlatan Ibrahimov-ic, nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka vënë një bast me ish-kapitenin e An-glisë, David Beckham, para ndeshjes Suedi-Angli. Në rast se fitonte Anglia, Ibra i ka premtuar britanikut se do t’i ofrojë një drekë kudo që ai të dëshirojë, por nëse fiton Suedia, ai do t’i blejë Zllatan-it çfarëdo që ai dëshiron nga rrjeti i IKEA-s. Propozimi nuk është lënë pa përgjigje as nga ana e Beckham, i cili

ka komentuar në të njëjtën foto. “Nëse Suedia fiton, unë personalisht do të dërgoj

ty te IKEA të blesh çfarë të duash për vilën tënde të re në Los Anxhelos. Por nëse Anglia fiton, unë dua që të vish të shohësh një ndeshje të Anglisë në stadiumin Uembli me një fanellë të Anglisë veshur. Madje në pushimin e ndeshjes do të hash ushqimin tradicional anglez, peshk dhe patate”, shkruan David Beckham në postimin e Ibra-s. Tani duhet parë nëse Ibra do mbajë fjalën dhe do të pranojë të “paguajë” bastin de humbur.

dhe shënoi me kokë. Minutat e mbetura anglezët kanë ditur të administrojnë rezultatin, ndërsa në ato pak tentativa të suedezëve, portieri anglez Pickford u tregua i gatshëm të bëjë më të mirën, duke bërë disa pritje shumë të mira. Në këtë mënyrë Suedia nuk arriti që të përsëriste magjinë e deritanishme. Nordikët lanë jashtë botërorit Holandën e Italinë, ndërsa eliminuan më pas Gjermaninë e Zvicrën, por nuk arritën të bëjnë asgjë përballë Anglisë. “Tre luanët” arrijnë me shumë meritë në

gjysmëfinale, për herë të parë pas 28 vitesh.

KOMBËTARJA ANGLEZE BOSHATIS RRUGËT E QYTETET

Botërori Rusi 2018 po i bën të ëndërrojnë anglezët. Pas paraqitjes mjaft të mirë të skuadrës së tyre dhe pas largimit të shumë emrave të mëdhenj nga ky Botëror, anglezët besojnë se ky mund të jetë momenti që ata të rigjejnë lavdinë e 1966, hera e parë dhe e vetme që kanë fituar një Kampionat Botëror. “Football

is coming home” – “Futbolli po kthehet në shtëpi”, ka qenë shprehja më e përdorur në Britaninë e Madhe që prej nisjes së Kupës së Botës. Por tashmë, pas fitores me Suedinë 2-0 dhe sigurimit të një vendi

në gjysmëfinale, për herë të parë pas 28 vitesh, të gjithë po fillojnë ta besojnë vërtet. Anglezët kanë festuar si të çmendur këtë arritje të skuadrës së tyre, duke mbushur sheshet në Londër dhe qytete të tjera, për

të ofruar disa pamje vërtet fan-tastike. Ndërsa gjatë ndeshjes gjithçka në ishull kishte ngrirë. Mediat angleze kanë publikuar foto ku gjatë ndeshjes rrugët e autostradat në Britaninë e Madhe janë gati të boshatisura.

BOTËRORI 2018

11www.shqiptarja.com

E DIEL, 8 KORRIK 2018BOTËRORI 2018

Pas një sfide plot emocione Kroac-ia arrin të thyejë Rusinë duke mar-rë biletën e fundit

për në gjysmëfinalen e këtij Botërori, aty ku e pret An-glia. Por për të arritur këtë janë dashur jo vetëm 120 minuta lojë por edhe gjuajtjet e 11-metërshave. Me 90-të minutat e mbyllura barazim 1-1, në shtesë u duk sikur kroatët e arritën kualifikimin pas golit të shënuar, por rusët gjetën forca dhe barazuan pak para fundit në 2-2 dhe kështu u deshë sërish procedura e penalltive për të përcaktuar fituesin, ku kroatët rezultuan më të saktë (4-3) duke festuar një triumph historik.

Ndeshja ka nisur e fortë me të dyja skuadrat agresive, por vendasit ishin më kërkues të mbështetur edhe nga një stadium i tërë. Dhe ishin rusët që kaluan në avantazh të parët me një super gol të shënuar nga Denis Cheryshev në të 31’. Gjithsesi kroatët treguan se jo më kot kanë arritur deri aty dhe se kanë një skuadër cilësore që di të reagojë në çdo situatë, duke u kundërpërg-jigjur pas 8 minutave. Në 39’ pas një aksioni të shpejtë model Mandzukic depërton në zonë dhe jep një asist për Andrej Kramaric që me kokë shënon golin e barazimit. Në

Kupa e Botës u bë e gjitha evropiane. Franca, Belgji-

ka, Anglia dhe Kroacia trego-jnë sundimin e kontinentit të vjetër. Në fazën e parë nuk mbeti asnjë afrikane, ndërsa pardje dy amerikano latinet, Uruguaji dhe Brazili përshën-detën Botërorin e Rusisë. Pra, për herë të katërt me radhë kupa e Botës do të shkojë në Evropë: E fundit që është fituar nga një ekip amerikano latin është ajo e vitit 2002, ku Brazili triumfonte në Kore dhe Japoni. Që atëherë Italia në 2006, Spanja në 2010 dhe Gjermania në 2014 kanë qenë fitueset europiane.

Franca dhe Anglia shpreso-jnë të bëjnë bis në Kupën e Botës, ndërsa Belgjika e Kro-acia për herë të parë. Kjo do të thotë se Europa po vendos supremacinë e saj ndaj Amer-ikës së Jugut. Me mbarimin e Kupës së Botës “Rusi 2018”,

Evropa do të shkojë 12 trofe, ndërsa Amerika Latine mbetet në 9. Brazili mbajti flamurin lart për herë të fundit, por duke nisur që nga viti 2006 e këtej, është eliminuar gjithnjë nga një skuadër europiane. Në 2006 nga Franca, në 2010-ën nga Holanda, në 2014 nga Gjermania dhe dje nga Belgjika.

Por mallkimi i vërtetë duket se është Meksika. Dje është përmbushur profecia: Kush eliminon Meksikën në 1/8 finale, nuk shkon dot as në finale e jo më të marrë Botërorin. Duke nisur nga viti 1994 e deri në 2018-ën, të gjithë skuadrat që kanë mposhtur Meksikën, e kanë pësuar më pas. Kjo i ndodhi dje Brazilit. Pyetja e vetme që ngrihet tani është: Do të kemi një ekip që fiton për herë të parë Botërorin apo Franca apo Anglia do të triumfojnë për herë të dytë?

DOMINIMI

Mos e quani më Kupa e Botës, Rusi 2018 ‘shndërrohet’ në Europian

Penalltitë çojnë Kroacinë në gjysmëfinale

Në një ndeshje plot emocione e përmbysje Rusia u eleminua pas penalltive me rezultatin final 5-6

fizike. Portieri Subashic pësoi një tërheqje muskulora, por rezistoi. Koha e rregullt mbar-oi 1-1 dhe shtesa filloi me të njëjtin motiv, me kroatët në sulm, por për ta filluan prob-lemet fizike. Mandzukic, heroi i kudondodhur, nuk kishte më fuqi të vazhdonte dhe kërkon ndërrim dhe kur trajneri Dalic bëri gati të fuste sulmuesin Pjaca, mbrojtësi Versaliko pëson tërheqje muskulore dhe nuk mund të vazhdojë më. Ndërrimi ndryshon dhe në lojë futet Corluca. Me skuadrat me “bateri të shteruara” goditjet standarte ishin ato që mund të sillnin ndryshimin, çka edhe ndodhi. Në 100’ pas një goditje këndi Vida kaloi Kro-acinë në avantazh, por rusët nuk u dorëzuan. Në 115’ Mario Fernandes barazon me kokë, pas një goditje këndi dhe llog-aritë u lanë për 11-metërshat. Kroatët u treguan më të saktë, gaboi vetëm Kovacic, ndërsa për rusët gabuan Smolov e Mario Fernandes.

Kështu pas Danimarkës, kroatët eleminuam me penallti edhe Rusinë, duke arritur në gjysmëfinale. Një arritje historike ky për Kroacinë që rikthehet pas 1998 në këtë lartësi. Tani e pret Anglia. Nga ana tjetër mbaron ëndërra e rusëve që siç rodhët gjërat mund të kishin arritur një kualifikim historik.

pjesën e dytë ishte Kroacia që dominoi, madje pati edhe disa raste të mira për shënim, më flagranti ai ku Perisic goditi shtyllën. Rusët menduan më shumë për mbrojtjen dhe për

të përfituar më pas në shtesë nga forca e tyre më e madhe fizike. Dhe për pak ia arritën, pasi kroatët nga fundi i ndesh-jes patën problem të mëdha me dëmtimet dhe me lodhjen

Rusi 2018” ka prodhuar disa rezultate e rekorde historike. Një ndër ta është edhe fakti që për herë

të parë në gjysmëfinalet e një Botërori do të mungojë një prej Gjermanisë, Brazilit e Argjentinës. Që nga fillimi i historisë së këtij kompeticioni gjithmonë një nga këto 3 skuadra ka qenë në gjysmëfinale, pa-varësisht faktit se kanë kaluar apo jo dot më tej. Pas eleminimit të shpejtë të Gjermanisë në grupe dhe atij të Argjentinës në fazën e 1/8, largimi i Brazilit nga Belgjika përmbushi këtë statistikë të re.

Gjysmëfinale rekord pa Gjermaninë,

Argjeninën e Brazilin

Statistika

E ftuara e ditës së djeshme në emisionin “Botërori +” në Report Tv ishte “Miss Universe” Kosova, Zana

Berisha, e cila është ndjerë e emocionuar kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan dhe festuan duke bërë shqiponjën… “Edhe në Kosovë emocionet e Botërorit ndihen shumë. Sidomos kur shënuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ka qenë një atmosferë tepër festive, të gjithë ishin në delir. Unë, së bashku me familjen dolëm duke festuar. Pamë që të gjithë kishin dalë dhe gëzonin shumë. Vërtet një ndjenjë shumë e mirë, u ndjeva edhe unë krenare. Mbrëmë më erdhi keq për Brazilin”, deklaroi Zana Berisha.

Zana Berisha në “Botërori +”: Festova për

golat e shqiptarëve

“Miss Universe” Kosova

12 E DIEL, 8 KORRIK 2018www.shqiptarja.com

Një vit e gjysmë nga përuri-mi, Pazari i Ri u vlerësua

në Londër me çmimin si “Projekti rinovues më i mirë i vitit” për Europën. Kjo ishte arsyeja pse dje pasdite aty u zhvillua një ceremoni festive me muzikë dhe një panair me punime artizanati, edhe me pjsemarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëdrejtuesin e Fondacionit Shqiptaro-Amer-ikan të Zhvillimit (AADF), Martin Mata.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Pazari i Ri është tregu-esi më i mirë se kur gjërat bëhen duke bashkëpunuar dhe me dashuri, shqiptarët bëjnë mrekulli. “Jo vetëm në Shqipëri, por kudo, kur bëhen gjëra të reja gjithmonë ka re-zistencë, hezitim, dyshime, ka njerëz që janë skeptikë, cinikë, që thonë: Se ky vend nuk bëhet me këta njerëz. Pyetja është: Nëse nuk bëhet ky vend, cili vend u bëka? Nëse nuk e bëjmë ne këtë vend, s’ka kush e bën

ÇMIMI / KRYEBASHKIAKU MERR PJESË NË FESTIVALIN ARTIZAN

Veliaj nga Pazari i Ri: Kemi nevojë edhe për një Teatër të Ri

të Ri, për Bulevard të Ri, për shesh të ri, sigurisht që kemi nevojë edhe për një teatër të ri. Po t’i bëjmë gjërat me dashuri, jo duke penguar njëri-tjetrin, jo duke sharë, jo duke përgojuar, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë ky është vetëm fillimi dhe më e mira është përpara”, shtoi Veliaj.

Bashkëdrejtuesi i Fonda-cionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), Martin Mata tha se Pazari i Ri është shembulli më tipik i ndrys-himit që ka ndodhur në këtë zonë, e cila i është kthyer qytetarëve. Ai siguroi vijimin e investimeve të suksesshme edhe për transforimin e Pi-ramidës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë kontribuar në projektin e transformimin të Pazarit të Ri, ku ndërthuret mjaft mirë tradicionalja me modernen. “Të gjithë ata që kanë punuar për këtë pro-

“Nëse kemi nevojë për Pazar të Ri, për Bulevard të Ri, për shesh të ri, sigurisht që kemi nevojë edhe për një teatër të ri. Po t’i bëjmë gjërat me dashuri, jo duke penguar njëri-tjetrin, jo duke sharë, jo duke përgojuar, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës”

Teatri

“Nuk mjafton të kesh një mesatare mbi 6, por duhet të fillosh të kontrollosh nëse notat që ke të mundësojnë të shkojnë në Universitetin që do.”

Kriteret

“Në radhë të parë ajo që i skualifikon është mesatarja e pikëve që ata kanë dhe ndonjëherë nuk tregojnë inteligjencën e duhur për të zgjedhur degën që mund të përmbushin këto kritere”

Kujdes

tjetër. Ndaj, dua që t’u japim një duartrokitje atyre që e kanë bërë këtë vend: që nga tregtarët, banorët që kujdesen, pastruesit, policët, artistët dhe artizanët që na janë bashkuar sot”, tha Veliaj.

Ai theksoi se edhe Teatri i ri Kombëtar, ashtu si çdo projekt tjetër që ka hasur rezistencë fillimisht, do të jetë një sukses që do të vlerësohet më pas. Veliaj tha se godina e re e Teatrit Kombëtar do të jetë një tjetër produkt më i bukur dhe më cilësor, ndërsa shtoi se kur gjërat bëhen me dashuri, e jo duke penguar njëri-tjetrin,

por duke i dhënë fuqi trans-formimit të Tiranës, atëherë më e mira është përpara. “E kemi mësuar tashmë, gjërat e reja kanë rezistencë. Në këto dy muajt e fundit jemi përf-shirë nga debati për teatrin edhe sigurisht, po ta kishim bërë në Suedi, në Norvegji a në Danimarkë, do ishte shumë e thjeshtë. Por duam që kjo gjë e bukur të bëhet në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse është shumë mirë të kemi debate, protesta, diskutime, sepse në fund dhe produkti do të dalë më i bukur dhe më cilësor. Nëse kemi nevojë për Pazar

jekt janë pjesë e çmimit që morëm në Londër”, tha Veliaj, ndërsa kërkoi që me të njëjtin përkushtim që u ndërtua, të vijojë edhe përkujdesja për mirëmbajtjen e Pazarit të Ri.

Më herët, kryebashkiaku

Veliaj dhe përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amer-ikan të Zhvillimit vizituan “Panairin e Artizanatit”, një event i organizuar nga shoqata TID Tirana dhe Ndërmarrja e Biznesit Social (NBS).

FLET KREU I QSHA

Plotësimi i A2, Drejtoresha Vrapi: Ja ku

gabojnë maturantëtFormulari A2 për pranimet në universitete do të

fillojë nga data 30 korrik deri më 4 gushtXhensila Demollaj

TIRANE

Matura shtetërore nis në 30 kor-rik plotësimin e formularit A2. Të gjithë ma-

turantët që përfunduan me sukses provimet e me detyrim dhe me zgjedhje do të kenë tanimë fazën e ardhshme, atë të përgatitjes së 10 degëve si preferencë për kryerjen e stu-dimeve të larta. Formulari A2 për pranimet në Univesitete do të fillojë nga data 30 korrik deri më 4 gusht. Gjashtë ditë afat për të gjithë maturantët në vend për të renditur pref-erencat e tyre për degët dhe profesionin që duan të bëjnë në të ardhmen

KONTROLLONI NE U-ALBANIA

Drejtoresha e QSHA, Reza-na Vrapi shpjegon se çfarë duhet të kenë parasysh ma-

maturës shtetërore”, thekson Rezana Vrapi.

MESATARJA DHE KRITERET

Mesatarja dhe llogaritja e pikëve janë thelbësore përpara plotësimit të formularit. Dre-jtoresha Vrapi kërkon që të shihet mesatarja dhe kriteret e çdo universiteteti. “Merret parasysh nota e shkollës së mesme, pra mesatarja e tre viteve plus 50 % të notave të maturës shtetërore. Nuk mjafton të kesh një mesatare mbi 6, por duhet të fillosh të kontrollosh nëse notat që ke të mundësojnë të shkojnë në Universitetin që do. Në këtë mënyrë ata duhet të shohin, për shembull fituesin e fundit që ka qenë vitin e kaluar dhe informacioni është i hapur te U-Albania”, sqaron Drejtore-sha e QSHA.

POR ÇFARË I PENALIZON MATURANTËT?

“Në radhë të parë ajo që i

turantët gjatë aplikimit për në Universitete. “Duhet patjetër të klikojnë dhe të marrin infor-macion në faqen e çdo Univer-siteti që ka këto programe dhe të shohin kriteret e pranimit. Tashmë ato janë publike. Janë në faqen e ministrisë dhe të

U-Albania përmes së cilës ata do të bëjnë aplikimet për në universitet. Kur them që duhet të shohin kriteret është që duhet të bëjnë një përllogaritje të mesatares së tre viteve dhe këto nota dërgohen nga QSHA te U-Albania si edhe nota të

skualifikon është mesatarja e pikëve që ata kanë dhe ndonjëherë nuk tregojnë inteligjencën e duhur për të zgjedhur degën që mund të përmbushin këto kritere. Një tjetër është padurimi. Pra në momentin që fillon fazat e aplikimit dhe më pas fazat e rregjistrimit, ata shpallen fitues në një degë nga 10 degë që kanë dhe nga frika se mos nuk dalin fitues te dega e tyre, që realisht e duan, ata shkojnë menjëherë dhe rreg-

jistrohen, ndërkohë që kishin shanse dhe te tjetra”, sqaron Rezana Vrapi, Drejtoresha e QSHA.

Të gjithë maturantët që duan të zgjedhin degët e mjekësisë apo infermierisë nuk duhet të kenë mesatare më të ulët se 8 apo 8.5. Nëse kanë mesatare më të ulët de-gët e tyre nuk do të shfaqen fare në sistem. Ndërsa ata që duan të aplikojnë për degën e mësuesisë nuk duhet të kenë mesataren më pak se 7.

Suplement i SHQIPTARJA.com

Viti VIII - Nr: 27e-mail: [email protected]

8 korrik 2018E diel

Kryeredaktore;Admirina Peçi

nga Vlash Prendi

BISEDË ME BABANË TIM, LASGUSHIN

- Ishte e bukur Austria baba? - Unë jam mrekulluar nga ai vend! - Të bukura ishin gratë? - Jo! Femrat austriake nuk ishin të

bukura, po ato ishin nimfa. - Po ti baba, pse nuk u martove me

një austriake? - Sepse unë doja të martohesha me

një shqiptare, t’ia bëja këtë nder një femre shqiptare jo një femre të huaj.

- Më trego diçka për familjen ku ti ndenje me qira për gati 10 vjet.

- Universiteti i Grazit ishte më i madh se Universiteti i Vjenës dhe Grazi quhej Qyteti i Studentëve. E zonja e shtëpisë quhej Elisabet Pichler. Ajo ishte vejushë dhe kishte tre fëmijë, dy djem, Carolin dhe Richardin dhe një vajzë, Elfridën. I shoqi kish qenë nëndrejtor i operës së Grazit dhe kish vdekur shumë i ri. Ba-nonin në një ndërtesë tre katërshe në rrugën Klosterëiesgasse nr 74, në katin e parë.

- Po si e gjete ti baba këtë shtëpi me qira për të banuar?

- Pothuajse të gjitha familjet e Grazit

lëshonin dhoma me qira për studentët. Njoftimi botohej në gazetën e qytetit. P.sh “lëshohet dhomë me qira dhe me mëngjes të shërbyer në shtrat” ose ‘”lësho-het dhomë me qira dhe me këpucë të lustruara” ose “lëshohet dhomë me qira dhe me mëngjes dhe drekë” e kështu me radhë ndryshonte shërbimi ndryshonte edhe pagesa. Pashë lajmërimin dhe va-jta të shikoj shtëpinë. Tek dera shkruhej “Scharfer Hund” (qen i egër).

vijon në faqet 14-15

10 vitet e mia në Graz, në shtëpinë e

zonjës Elisabet Pichler

Iniciativa/ Një pllakat përkujtimor në shtëpinë ku Poradeci jetoi me qira në Graz

Kujtimet/ Bisedat e vajzës së poetit për kohën kur Lasgushi studionte në Austri

Fotot e rralla,Shtëpia e vjetër në Tiranë, ku ka banuar Marigo Pozio

Zija Çela, shkrimtar i majave letrare, përgjigje për pyetjen “PSE?”

Incidenti i KorfuzitDëshmitë e rralla të ushtarakut Sadik Kerxhalliu që çminoi bregdetin

Bota poetike e Abdullah Thaçit, poetit të fëmijëve

faqe 16

faqe 17

faqe 20-21

faqe 18-19

Përballë selvisë së vjetër të rrugës së Dibrës merr udhë një rrugë jo edhe aq e dëgjuar, me emrin “Siri Kodra”. Po të

hyni atje do të shikoni se në të majtë fillon një rrugicë gjithë kthesa, që prej kohësh quhet “Isa Boletini”. As njëzetë metra thellë kësaj rrugice, nga e djathta, ngrihet një pal-lat i bukur, nga ata modernët e së sotmes. Pikërisht në atë vend, dikur, por që është një dikur jo shumë e hershme, ka qenë një varg me shtëpi përdhese tiranase, e të vjetra ndonja një shekullore. Në njërën prej tyre ka banuar nga fundi i viteve të njëzeta,...

nga Frederik stamati

Lasgush Poradeci:

nga mark Brunga

nga ali aliu

14 E DIEL, 8 KORRIK 2018SUPLEMENT JAVOR I

iniciatiVa Përkujtimi

Lasgush Poradeci: 10 vitet e mia në Graz,

në shtëpinë e zonjës Elisabet Pichler

Iniciativa për të vënë një pllakat përkujtimor në shtëpinë ku Poradeci jetoi me qira në Graz gjatë kohës së studimeve. Kujtimet e rralla të vajzës së tij

Maries nga bisedat me të atin për kohën kur jetonte e studionte në Austri...

Poeti i kulluar Lasgush Poradeci ka një stacion shumë të rëndësishëm në jetën e t i j , periudhën e studimeve të tij në Graz të Austrisë. Shtëpia që duket në foto

është pikërisht shtëpia, ku Lasgushi ka jetuar gjatë periudhës së studimeve. Plot 10 vite të jetës së tij.

Siç shpjegon Marie Poradeci, vajza e poetit, dritarja që duket në foto është pikërisht dritarja e dhomës ku flinte e studionte Lasgushi. Maria e ka publikuar këto ditë foton e shtëpisë në Graz, bashkë më një propozim që i ka bërë një miku i saj.

Maria shkruan: “Para disa ditësh kur

publikova shkrimin “Bisedë me babanë tim Lasgushin”, miku im Resul Jusufi i cili ndodhej në Graz, kish bërë një foto shtëpisë ku Lasgushi ka ndenjur me qira për rreth 10 vjet, të cilën ma dërgoi dhe e falenderoj. Dhe pikërisht dritarja që duket, është dhoma ku rrinte Lasgushi. Miku im Resul Jusufi më propozoi diçka shumë interesante që te kjo godinë në Graz të mund të vihet një pllakat ku të shkruhet: “Këtu, në vitet 1924-1933, ka banuar POETI I MADH SHQIPTAR LASGUSH PORADECI, i cili kurorëzoi studimet e tij në Graz duke marrë titullin Doktor Profesor në Filologji”. M’u duk ide e mrekullueshme, po duhet të

interesohemi për procedurën. Kush di diçka mund të na e thotë, e mirëpresim”.

Gjatë këtyre ditëve vajza e poetit Maria ka bërë një varg bisedash dhe thotë se për të finalizuar këtë ide, ka gjetur mes të tjerash edhe mbështetjen e studiuesit Auron Tare dhe ambasadorit Roland Bimo, i cili i ka dhënë gadishmërinë e tij për të ndihmuar me kontakte pranë autoriteteve të Grazit, gjatë muajit shtator.

Për të mësuar më shumë për jetën e poetit Lasgush Poradeci në këtë shtëpi të bukur në Graz po sjellim poshtë kujtimet e Maries me babanë e saj Lasgushin.

AD.PE.

nga marie Poradeci

I rashë ziles. Derën ma hapi një zonjë rreth 40 vjeç. Mbasi u përshëndetëm (më parë ajo kish mbyllur qenin në një dhomë tjetër) e pashë dhomën dhe më pëlqeu shumë. Zonja e shtëpisë më tha: Ku e keni valixhen me rroba?

- Në hotel - iu përgjigja. Ajo vazhdoi: Meqenëse ora nuk ka shkuar akoma 12 e natës mund ta sillni sonte këtu, sepse pas orës 12 të natës fillon pagesa në hotel, unë mund t’iu pregatis edhe një darkë të ftohtë.

Ramë dakord me të zonjën e shtëpisë për gjithçka dhe kur po dilja ajo tha: Më falni ramë dakord, por unë nuk ju pyeta se çfarë kom-bësie jeni?

Shqiptar, zonjë e nderuar - ju përgjigja.

Djali i saj rreth 10 vjeç, që dëg-jonte bisedën tonë bërtiti - Skander-beg! Kurse ajo e tronditur tha: - Më falni nuk mund t’ju pranoj, kam pas-ur edhe shqiptarë të tjerë dhe kanë ikur pa më paguar. Unë u skuqa dhe u turpërova shumë. Duhej të vija në vend nderin e Shqipërisë. U përgjigja: - Do të ketë qëlluar ndonjë zonjë, se edhe grataçelat 100 katshe kanë cllosetin (ëc) e tyre. Po unë do të rri muajin e parë dhe në qoftë se nuk do t’ju pëlqejë unë do të largohem. Unë kam vetëm një kusht, kur të mos jem në Universitet jam në shtëpi dhe kur të mos jem në shtëpi jam në Universitet, në qoftë se kjo nuk ju pëlqen ma thoni.

“Jo, jo, ne tamam një djalë kështu duam, u përgjigj e zonja e shtëpisë”. Dhe mbas disa vjetësh kur fes-tonim Krishtlindjen ajo i thoshte

vijon nga faqja 13

15E DIEL, 8 KORRIK 2018 SUPLEMENT JAVOR I

Llazar Gusho (pseudonimi letrar Lasgush Poradeci), lindi

në qytetin e Pogradecit, buzë liq-enit të Ohrit, në familjen e Sotir Gushos, me 27 dhjetor 1899.

I ati si arsimdashës që ishte, pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, e dërgoi në Li-ceun Rumun të Manastirit (1909 deri më 1914).

E la pa mbaruar liceun për shkak të fillimit të luftës së parë botërore. Meqenese vetem Greqia nuk ishte futur në luftën e përbotëshme, i ati e nis në Athinë, ku regjistrohet në Liceun Léonin, (Lice francez i Fretërve Maristë që hapte dyert e gjithe universiteteve të botës) - lice ku qëndroi deri më 1918. Pasi sëmuret, shtohet në sanatoriu-min “Sotiria” në Athinë ku qën-dron dy vjet (1918-1920).

Më 1920 kthehet në Pogra-dec dhe në vitin 1921 niset në Bukuresht dhe regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura duke tejkaluar valën ksenocentrike, që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, dhe miqësohet me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolo-nisë.

Verën e vitit 1924, Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjis-trohet në Universitetin e Gracit “Karol Francik” në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike.

Qëndron i shtuar për dy vjet në Sanatoriumin e Neumarktit (1928-1930), Në muajin Maj 1933, mbron doktoraturën dhe merr titullin Profesor Doktor, pranë këtij Universiteti me dis-ertacionin “Eminesku i injoruar dhe lidhja e tij me ideologjinë popullore-vëndase”). Në Graz banon me qira në shtëpinë e zonjës Elisabet Pichler per gati 9 vjet. Kjo shtëpi ishte në rrugën Klosterwiesgasse nr 74. Ndërte-sa, një godinë 3 katëshe është edhe sot. Dhoma ku banonte Lasgushi, është në katin e parë dhe penxherja është ngjitur me derën e godinës.

Mbas mbarimit të studimeve kthehet ne atdhe. Me dekret të mbretit Zog emërohet professor i bukurshkrimit të Gjimnazin e Tiranës.

Nën kujdesin e Mitrush Kutelit dhe patriotëve të tjerë shqiptare botohet në Konstancë të Ru-manisë në vitin 1933, vëllimi i tij me poezi”Vallja e Yjve” dhe 4 vjet më vonë botohet në Bukuresht vëllimi tjetër “Ylli i zemrës”.

Vitet 1944-’47, vitet e turbul-luara të fillimit të regjimit komu-nist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, para-rendësit të Universitetit të Tira-nës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri” deri

kur doli në pension më 1974. Vlerësimet • Merastine100-vjetorit

të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit”.

• Merastine100vjetorittë lindjes, Pogradeci, qyteti i tij i lindjes, i jep titullin “Qytetar nderi”.

•Me rastine 100vjetorit tëlindjes, Ministri i Kulturës Edi Rama, i ka dhënë çmimin “Pena e artë”.

•Qarku iKorçës i kadhënëtitullin “Nderi i Qarkut”.

• Pallati i Kulturës në Po-gradec, mban emrin Lasgush Poradeci.

•NëlagjenKombinatnëTi-ranë ndodhet shkolla “9-vjeçare Lasgush Poradeci”.

• Rruga te Diga te Liqeniartificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.

•NëPogradec,nëvitin2006,në qytetin e tij të lindjes ven-doset shtatorja e tij që është 4 metra e lartë, vepër e skulptorit Mumtaz Dhrami.

• Eshtë botuar e gjithë po-ezia e tij, publicistika, albumi i pikturave si dhe një pjesë e korespondencës së tij të madhe.

• Emrin e tij embajne dhedisa shkolla në Kosovë.

•Në2maj2017arkivi i tij ipasur i dhurohet arkivit te shtetit shqiptar nga vajzat e tij.

Një jetëshkrim i Lasgush Poradecit

një shoqes së saj që kish ardhur për vizitë: “Sa turp më vjen përpara zotit Doktor që i kam thënë atëherë nuk ju pranoj, ky është kaq i mirë dhe korrekt sa na i kalon edhe ne gjermanëve”.

- E pra ti baba fillove të jetoje në shtëpi të tyre dhe të paguaje qiranë për dhomën tënde.

- Po në fillin unë paguaja qiranë vetëm për dhomën, por më vonë paguaja dhe për ushqimin dhe larjen, pra për gjithçka, u bëra si i shtëpisë. Frau Elsi, kështu e thër-risnin atë miqtë dhe të afërmit e saj, ishte një grua e shkëlqyer, një

nikoqire e vyer. Ajo dhe shamitë e xhepit i arnonte! Shumë herë, kur nuk isha mirë me shëndet, qëllonte që ajo ma shërbente mëngjesin në shtrat. Gjithmonë më gjente duke lexuar. Akoma kujtoj zërin e saj kur thoshte: - Zoti im, ndonjë ditë kur të hy në dhomën tuaj nuk do t’ju gjej ju në shtrat, po do të shikoj që jeni transformuar në libër.

- Më trego diçka tjetër! - Po ja një ditë dolëm me Zon-

jën Elisi për të bërë pazarin. Mbasi mbaruam dhe u kthyem në shtëpi ajo më tha: Për nesër nuk kemi më lek. Unë i çuditur i thashë: Po si do

të bëni zonjë? Nuk do të hani nesër? Po si jo, biri im, nesër në orën 12, vjen në shtëpi pensioni. Dhe vërtet të nesërmen kur ne hanim drekë, tamam në orën 12 ra dera. Ajo më tha: Biri im shko shiko kush është! Te dera qëndronte postieri i cili sa më pa tha: Gut tagen bitte! Pension bitte! (Mirdita ju lutem! Pensioni ju lutem)

Dhe sa herë përsëriste këto fjalë nderonte me dorën mbi ballë. Më bëri shumë për-shtypje sjellja e tij, dy herë të lutem.

- Po fakti që ajo ishte vejushë, ndikoi që kjo shtëpi të të pëlqente edhe më shumë?

- Ti kërkon të më ngac-mosh, por unë do të të përgjigjem. Po ndikoi, sepse një grua me burrë e ka kohën shumë të impenjuar pas burrit të saj i cili në familje kërkon një angazhim të madh, jo më të madh se fëmijët, po të një lloji tjetër.

- Më trego diçka për fëmijët e saj? –

Po, ata ishin mjaft të edukuar. Nuk dëgjova kurrë të zi-heshin në shtëpi. Kishin një respekt të jashtëzakonshëm për nënën e tyre. Djali i saj i madh Karoli ishte nga pikëpamjet politike socialist, kurse djali i saj i vogël Richardi, nazist. Kurrë nuk folën në shtëpi për politikë.

Më kujtohet një ditë për drekë hanim peshk. Zonja e shtëpisë më thotë: shiko, shiko, sa fisnik që është djali im Karoli. Ai nuk e ha peshkun, por bën sikur e ha. Nuk më thotë që nuk i pëlqen se nuk do të më mërzisë!

- Po ti bisedoje me ta, domethë-në bënit muhabet?

- Po si jo! Po më shumë më pëlqente të ngacmoja Richardin, djalin e saj të vogël i cili ishte një shpirt romantik dhe e adhuronte racën gjermane. Për të ma bërë qejfin mua, njëherë bëri edhe një poezi ku thoshte: Ilir jam unë, Shkëmb, Si shkëmbi nga i cili kam dalë. Shumë e fortë, apo jo?

- E me çfarë e ngacmoje ti Richardin?

- Po ja! Zonja Elsi dhe fëmijët e saj ishin të gjithë brunë. Gjermanët thuajse janë të gjithë biondë dhe kjo gjë Richardit i pëlqente shumë. Një ditë i thoshte nënës së tij: Mama, mama, kush janë biondë? Dhe përgjigjej po vetë me krenari. Gjermanët! Gjermanët! Unë e dëg-jova dhe i thashë: ist du blond Herr Richard? (Je ti biond zoti Richard?) Du bist schvarz ëie der Toefel ( Ti je i zi si djalli!). Është vëllai juaj biond? Ai është i zi si djalli! Është nëna juaj bionde? Ajo ka flokë të zeza të mrekullueshme! Ai zemërohej dhe dilte nga dhoma. Pas dy tri ditësh i thoshte nënës së tij (ajo më

tregonte mua) - Nuk mund të rri pa i folur këtij

njeriu që është kaq i zgjuar dhe kaq i mirë. Dhe trokiste në dhomën time.

- Guten Tag Herr Doktor! (Mirdita zoti doktor!) Dhe unë duke qeshur i përgjigjesha: comt, comt Richard! (Hajde, hajde Richard!). Dhe ven-dosnim paqe.

Një herë tjetër i thoshte nënës së tij: Mama, mama, kush udhëtojnë

në të gjithë botën? Dhe përgjigjej me krenari: Gjermanët! Gjermanët! Unë e dëgjova dhe i thashë: Ciganët, zoti Richard! Ai përsëri doli nga dhoma i zemëruar, por përsëri i tha nënës së tij se nuk rrinte dot pa më folur dhe përsëri erdhi trokiti në dhomën time dhe bëmë paqe.

- Mbas i t i baba mbarove studimet dhe u ktheve në atdhe a more vesh diçka se çfarë u bë me ta?

- Po. Elfrida vdiq shumë e re nga zemra e zmadhuar, Karoli u mar-

tua që kur isha unë atje, ndërsa Richardi u martua më vonë dhe a e di çfarë? Ai u bë me 3 vajza dhe të tria ishin bionde ashtu siç i pëlqente atij.

- Po nëna e tyre, zonja Elsi? - Ajo vdiq shumë e re. Nuk do ta

harroj për gjithë jetën. Sikur të më jepej mundësia dhe të dilja njëherë jashtë shtetit, dëshira ime e vetme është të vete tek varri i saj dhe ti vendos një tufë me lule.

Tani që babai im nuk është më fizikisht, jam e sigurt, se atje lart ata janë takuar dhe me siguri i kanë kujtuar edhe këto rreshta që lexuam më sipër, ndoshta edhe më shumë. Kush e di?

16 E DIEL, 8 KORRIK 2018SUPLEMENT JAVOR I

Përballë selvisë së vjetër të rrugës së Dibrës merr udhë një rrugë jo edhe aq e dëgjuar, me emrin “Siri Kodra”. Po të hyni

atje do të shikoni se në të majtë fillon një rrugicë gjithë kthesa, që prej kohësh quhet “Isa Boletini”. As njëzetë metra thellë kësaj rrugice, nga e djathta, ngrihet një pallat i bukur, nga ata modernët e së sotmes. Pikërisht në atë vend, dikur, por që është një dikur jo shumë e hershme, ka qenë një varg me shtëpi përdhese tiranase, e të vjetra ndonja një shekullore. Në njërën prej tyre ka banuar nga fundi i viteve të njëzeta, apo fillimi i të tridhjetave të shekullit të kaluar, Marigo Pozio.

Përpara se sa të shkoje tek kjo shtëpi dhe thuajse ngjitur me të, banonte dikur doktor Hiqmet Dibra, neurolog dhe pak më tej humoristi i Estradës së Tiranës, Enver Dauti. Thuajse përballë ka qenë shtëpia e Neki beut, Neki bej Delvinës.

Tani, që të gjithë janë të orien-tuar. U zgjata pak me pozicionimin e shtëpisë sepse nuk kam asnjë fotografi të vjetër të asaj pjese të rrugicës dhe të shtëpisë. Ndoshta dikush mund të ketë dhe ajo do të na duhet. I lutem, në se e ka të mundur, t’i dërgojë redaksisë së gazetës një riprodhim të saj!

Po në atë shtëpi ka banuar që nga mosha njëmbëdhjetë vjeçare edhe nëna ime, Irini Noti.

Babai i saj, Nikoja, nga Er-indi i Lunxhërisë, kishte kryer një shkollë për pikturë në Stamboll. Kur u kthye u martua me Suzanën, e bija e Petro Meksit nga Labova e madhe, ose siç njihet ndryshe, Labova e Zhapës. Filloi të punonte si piktor në Gjirokastër, por puna nuk po i ecte mbarë. Atëhere, së bashku me të shoqen, me djalin, që quhej Vangjel dhe nënën time, erdhën në Tiranë. Kjo ndodhi në vitin 1928. U vendosën me qira në atë shtëpinë e vjetër të rrugës “Isa Boletini”. Shtëpia kishte disa këm-bë shkallë, disa dhoma dhe një oborr me kalldrëm , të mbushur me lule dhe me ndonjë pemë. Në fotografitë familiare që më ka lënë nëna, duket një pjesë e fasadës,

historia e Panjohur

Fotot e rrallaShtëpia e vjetër në

Tiranë, ku ka banuar Marigo Pozio

Që në vitin 1928-1929 nami i Marigosë si qëndistare e flamujve, ishte përhapur kudo në Shqipëri. Shtëpia ku ka banuar Marigoja nuk ka qenë monument kulture. Si e tillë

ajo nuk u ruajt. Por meriton që në pallatin e ndërtuar të vendoset një pllakë përkujtimore në nderim të saj!

nga Frederik stamati Marigonë. Le t’i a lëmë të ardhmes!Në oborr luanin kalamajtë. Njëri

quhej Koço.E ëma e Marigosë thërriste:- Koço, o Koço, ku je?- Këtu, këtu!- Çarë po bën?...Kur e kam pyetur nënën më ka

thënë se Marigoja ishte një grua e shkurtër, jo e shëndoshë dhe flokët me krela. Vishte herë një triko kafe dhe herë-herë një jeshile.

Por këto janë kujtimet e mjer-gulluara të një fëmije njëmbëd-hjetë, apo dymbëdhjetë vjeçare…

Gjëja më kryesore në këtë shkrim është se çfarë i thonte Nikoja të shoqes për Marigonë:

- Kjo grua qëndis flamuj! Pra, që në vitin 1928-1929 nami

i Marigosë si qëndistare e flamujve, ishte përhapur kudo në Shqipëri.

Shtëpia ku ka banuar Marigoja nuk ka qenë monument kulture. Si e tillë ajo nuk u ruajt. Por meri-ton që në pallatin e ndërtuar të vendoset një pllakë përkujtimore në nderim të saj! Është një nga pengjet e mija se përse nuk e fotografova atë shtëpi, por nuk e dija se brezat dhe ata që e kishin për detyrë ta evidentonin, apo të kujdesëshin, nuk e kishin bërë një gjë të tillë.

dritaret dhe ndonjë portë, si edhe muret copë-copë të avllisë.

Në njërën nga dhomat banonte

Marigo Pozio me të ëmën dhe dy djem të vegjël. Sado që jam mun-duar, madje edhe me ndihmën e

mikut tim Niko Kotherja, të cilin edhe e falenderoj, nuk kam arritur të gjej lidhjen e këtyre fëmijëve me

17E DIEL, 8 KORRIK 2018 SUPLEMENT JAVOR I

janë tharmi estetik i kësaj po-etike. Rrëfimi i Zija Çelës të mban përherë zgjuar, meritë edhe e ritmit të gjallë të detajeve, të nxit kërshërinë për atë që sjell fjalia, pasusi i radhës, ritmi i situatave që rrjedhin pandërprerë. Në këtë diskurs narrativ, tërë personazhet e korpusit të madh janë në lidhje e raporte të gjalla komunikimi me njëri-tjetrin dhe lexuesi bën kujdes të përqendruar për statusin e tyre, karakterin, filozofinë, anën njerëzore.

Ja përse, siç kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj nje-riut dhe botës. Është përditshmëria, kërki-mi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxi-sin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymë-zimit të autorit; është vizioni i tij ndaj realitetit të sotëm shqiptar dhe përtej këtij realitetit, si kapërcim i kohës reale; janë fuqia dhe origji-naliteti i ekspresionit narrativ, perceptimi dhe filozofia origjinale mbi gjithësinë; janë rezo-nancat e kumteve të for-ta dhe fryma gjithëherë e pranishme e dashurisë përballë urrejtjes, e jetës përballë vdekjes, që e bëjnë shkrimtar të madh Zija Çelën.

Mund të thuhet se tërë proza tregimtare dhe ro-manore e autorit përbën librin e tij unik, atë me shumë kapituj, në përputhje me natyrën dhe rrugën krijuese konsekuente që në hapat e parë të krijimtarisë së tij. Të gjithë përbërësit e poetikës narrative, personazhet, perspek-tivat e narratorit, koha, hapësira metaforike dhe konkrete, të ku-rorëzuara në bukuri rrëfimi, në romanet e Zija Çelës rrezatojnë fuqi tërheqëse, magjike, edhe për faktin se vizioni i shkrimtarit shpërfaqet qartë në tekst, deri edhe si thurje fjalësh, si intonim e ngjyrim, si figurë, si imazh dhe komunikim. Pikërisht për mar-rëdhënien e tekstit me lexuesin, L. Tahiri arrin në këtë cilësim në një studim të saj: “Ashtu si vep-rimtaria e Ismail Kadaresë, që e ka mundësuar lirinë e mendimit

në kohën e diktaturës më të egër, proza e Zija Çelës e ushqen krea-tivitetin e leximit në epokën e sot-me të kulturës së popullarizuar të konsumit, ndoshta duke vërtetuar kështu faktin se letërsia ka qenë tradicionalisht mjeti më efikas i shqiptarëve për t’u rezistuar ide-ologjive totalitare, çfarëdo qofshin ato. Me veprën e tij, Zija Çela arrin të krijojë një autoritet të ri, atë të lexuesit, duke iu kundërvënë jo vetëm dogmës së realizmit social-ist, që synonte të parandalonte

çdo shkëndijë të mendimit kritik te lexuesi, por duke u shkëputur edhe nga realizmi komercial, që e shndërron në konsumator pasiv lexuesin. Një përqasje e këtillë e autorit i shkon për shtat edhe raportit modern të lexuesit me letërsinë.” GSH 2002. Ëndërrimi i Zija Çelës për mirëkuptim dhe harmoni mes njerëzve shquhet si tundimi më prekës, më i bukuri në veprën e madhe të tij. Dhe, kur komunikohet me tundimet e botës krijuese të Zija Çelës, mbase arrihet të kuptohet më përafërt struktura e botës shpirtërore të autorit, hapësira e trualli ku lind dhe rritet letërsia e tij. Është dhunti kjo e një shkrimtari të madh, i cili jeton prore nën tundimin e sinja-leve, të porosive që pandërprerë vijnë nga thellësitë e qenies dhe të ekzistencës së njerëzimit.

Zija Çela, shkrimtar i majave letrare, përgjigje

për pyetjen “PSE?”Secila dekadë shënon për autorin lëvizje të veçanta përpara, si në përkapjen

e botës, ashtu edhe në përsosjen artistike dhe estetike të diskursit letrar

nga ali aliu

Zija Çela është i veçantë dhe i papërsëritshëm për format shkrimore në prozën e sotme sh-qipe. Ai është krijues i

dëshmuar i një bote letrare, që në vetvete ngërthen epoka të tëra të njerëzores dhe të njerëzimit. Pikërisht ky ngjyrim shpirtëror i letërsisë e bën krijimtarinë e Zija Çelës të jetë e dallueshme si për nga vlera artistike dhe ndjeshmëria krijuese, po ashtu për vizionin jetësor e filozofik.

Të gjitha veprat e Zija Çelës shpalosin urtësinë se rrugët, ku ecën krijuesi, çojnë drejt së buku-rës, drejt përsosmërisë, që është cak i paarritshëm, prandaj të gjitha ato udhëtime mbeten peng i ën-drrave për majat e papushtuara. E më pas nuk mbetet tjetër, përpos t’ia fillosh rishtazi udhëtimit, çka Zija Çela e bën me çdo vepër, si një fillim i ri që ndërthuret me ato të mëparshmit dhe që, së bashku, përbëjnë një udhëtim madhështor drejt shijimit të jetës, shijimi që ngërthen në vetvete të gjitha shfaqjet jetësore, bukuritë, shëm-titë, dramën, komiken, dhembjen, gëzimin, egoizmin, patjetër hu-manizmin.

Veprimtaria krijuese e Zija Çelës ka të pranishme në vete një dimension të pashtershëm, një bërthamë të veçantë: të vërtetën se njerëzimi asnjëherë nuk ka qenë bosh, në mjegull, pa vizion, pa vizionarë. Duke lexuar veprat e Çelës, e kupton se asnjë epokë nuk ka mbetur pa Homer, pa Dante dhe Shekspir, pa Da Vinç dhe Betoven... Arti i Çelës i ndien dhe i parasheh të gjitha rrugët e mundshme të shpirtit e të mendjes. Qytetet e tij metaforike apo me emra realë, e sjellin botën shqiptare në pamje nga më të ndryshmet dhe, siç ka vërejtur me të drejtë kritika, përbëjnë atdheun e tij shpirtëror. “Nëse dikund në letërsinë shqiptare do të gjente zbatim thënia e G.G. Markesit se Makon-doja e romaneve të tij më parë se vend g j e o g ra f i k ë s h t ë gjendje shpirtërore, atëherë pikërisht Ma-maci dhe Barabia e romanit “Banketi i hi-jeve” të Zija Çelës, para se vendbanime, janë gjendje shpirtërore, të cilat në kontekstin e ngjarjeve në roman arrijnë të kuptimëso-hen. Ky roman është model letrar i përkry-er për t’u ngritur në lartësi metafore mbi përmasat devijante të psikologjisë kolektive.” (Ismail Syla, Rilindja, qershor 1997)

Mbështetur mbi prejardhjen dhe ecuri-në e kësaj bote, Zija Çela krijon botën e fiksionit, fan-tazisë, shtigjet e së mundshmes, të asaj që vjen dhe troket nga larg. Depërtimi në thellësi i intuitës dhe

të veçanta përpara, si në përkapjen e botës, ashtu edhe në përsosjen artistike dhe estetike të diskursit letrar. Zija Çela krijues e vuan rëndë krizën e vlerave shpirtërore. Kur nuk u mungon hapësira për të qenë të lirë, përkundrazi, pikërisht kur janë të lirë, lavidanët Fifarës (romani “Goja e Botës“) nuk dinë t’i japin vlerë lirisë, përkundrazi e gërryejnë nga themeli qytetin e tyre, e bëjnë model abuzimi, arenë tregu të egër, ku lufta për pushtet e pasurim, metodat mafioze, grykë-sia e bërrylave dhe stërkëmbësave janë brutalisht marramendëse dhe vënë çdo gjë në lëvizje. Modeli i lirisë shqiptare e trondit shkrimta-rin që, sa më tepër e vuan bjerrjen e vlerave shpirtërore të qytetit të vet, po aq e acarojnë veprimet e protagonistëve. Dhe, me synimin si nëntekst që të ndryshojnë, merr penën-kamzhik për t’u mëshuar dhe për t’i mëshiruar njëherësh, ashtu si në romanet e këtij cikli që, së bashku me “Arkipelagun”, shkrimtari Mehmet Kraja i ka cilësuar si “saga alegorike më e madhe e letërsisë shqipe“.

Edhe në nivel të diskursit nar-rativ, ky autor i veçantë është i formatit të madh. Turbulencat e brendshme, të kontrolluara e të artikuluara me mjeshtëri,

imagjinatës krijuese, shikuar nga kjo perspektivë, del i një dhuntie përmasash madhore. Seci la dekadë shënon për autorin lëvizje

18 E DIEL, 8 KORRIK 2018SUPLEMENT JAVOR I

ProFil Poeti

Bota poetike e Abdullah Thaçit, poetit të fëmijëve

Me rastin e 76-vjetorit të lindjes së poetit nga Kosova, Abdullah Thaçi, poeti që shquhet për lirizmin e ngrohtë, për fabulat domethënëse, të cilat paraqesin gjëra interesante, të cilat nga ana e fëmijëve kapen lehtë, sepse shumë prej tyre

ruajnë elemente dhe frymë të llojeve të ndryshme të folklorit

nga Xhahid Bushati

1.Me poetin për fëmijë e të rinj

Abdullah Thaçi u takuam disa herë në Prishtinë. Çuditërisht, asnjëherë në Prizren, ku jetonte. Njohja u bë më e afërt, kur më kërkoj të isha recenzent i një libri të tij me poezi.

E kam njohur Abdullahin edhe për sportivitetin e humorin e tij, edhe për zemërbardhësinë e tij. Të bënte jo vetëm mik, por ta falte zemrën e ta jepte në dorë. Një poet i talentuar që në poezitë e tij reflektoi urtësinë dhe mençurinë popullore përmes humorit dhe proverbialitetit.

Shumë vite më vonë, rasti e solli që së bashku me poetin e talentuar Avdush Canaj të ishim recenzentë të librit “Një gjyshe më ndryshe”. Mendova se ky titull ishte i përshtatshëm, sepse përkonte me natyrën, kodin dhe karakter-istikat e poezisë së tij, ndonëse e huazova nga krijimtaria e poetit të paharruar Agim Deva. Me rastin e botimit të librit, ai ma dërgoi duke ma shoqëruar edhe me një letër, siç dinte të shkruante Abdullahi. “Mik i nderuar Xhahid, Me lutje për mirëqënien Tënde, dhe të familjes sate, Ju përshëndesim familjarisht. Me shpresë që pena Juaj do të na gëzojë edhe më shumë vepra të reja, të falenderoj për librat që m’i pate dërguar, të cilët, nga kënaqë-sia po i rilexoj herë pas herë. Po ju dërgoj librin tim të cilin e pate recensionuar me përkushtim, përafërsisht para një viti, të cilin ar-rita ta botoj këto ditë, me titullin që e pate propozuar. … Të falënderoj edhe me këtë rast për kontributin e dhënë në përgatitjen e këtij libri. U pafshim për të mirë, Abdullah Thaçi, Prizren.25.07. 2012.”

2.Abdullah Thaçi

( 1 2 . 0 6 . 1 9 4 2 -21.10.2015) ishte nga fshati Novo-sellë (Fierzë) të Pejës, aty ku lind dhe udhëton Drini i Bardhë. Shkollimin fillor e mbaroi në fshatrat e lindjes, gjimnazin në Pejë, k u r s e Fa k u l te -tin e Shkencave të Natyrës (kimi) në Prishtinë. Ka punuar në gjim-nazin e Prizrenit dhe në Drejtorinë Komunale të Ar-simit në Prizren. Që nga shkolla fillore shkruan dhe bot-on vjersha, krye-sisht për fëmijë dhe të rinj. Rreg-ullisht bashkëpu-noi me shtypin për fëmijë. Ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Ko s ovë s , s i dhe i Karvanit të shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”. Jetën dhe krijimtarinë letrare e ndërtoi dhe e ndau mes Prizrenit dhe fshatit të tij të lindjes, të cilin e dashuroi

shumë. Autori ka botuar këta libra për fëmijë: “Lumi i dritës” – 1980, “Treni i bardhë” – 1982, “Duke pritur ylberin” – 1983, “Piknik po-

etik”–1986,“AnësDrinit”–1989,“Ani, Kosovë, ani” – 1994, “Mes dy dashurish” – 1997, “Fëmijët kanë të drejtë” – 2001, “Vjersha hutaqe”

së lexuari librat: “Kalaja e fjalës” (Prizren, Biblioteka Ndërkomunale, 2015); “Kodi i Harmonisë” (Priz-ren,“Fidani”,2016);“Kalliriifjalës”(Prizren,“Fidani”,2016).Trelibratëshkruara në gjallje, por të botuara pas vdekjes së autorit. Tre libra, si fjalë amaneti. Me plot dhimbje studiuesi Xhevat Syla, teksa flet për poetikën e Thaçit, pohon: “Na u shua edhe një gurrë e çiltër po-etike, ndër më të çiltrat që patëm, ajo që me decenie u njoh si gurrë poetike e Abdullah Thaçit, i cili diti të na gëzojë e kënaqë me çdo buqetë vjershash, secila më e mirë se tjetra,, përherë me depërtime edhe më të thella dhe me prurje të reja tematike, motivore, por edhe metrike e figuracionale, me vargjet që na vinin si rezultat i një loje dhe mjeshtërie të lakmueshme artistike.”

Abdullah Thaçi e deshi aq shumë poezinë, sa iu bë pjesë e zemrës dhe e shpirtit. Nuk iu nda gjithë jetës, deri në frymën e fun-dit, që nga libri i parë “Lumi i dritës” (1980) e deri tek i fundit “Kalliri i fjalës” (2016). Plot 36 vjet ngabotimi i librit të parë. Në këtë hark kohor vitesh e këndoi poezinë për fëmijë e të rinj ashtu butësisht e me rrezatim drite. Veç një zemër e tillë mund të shkruaj këshilla të

–2003,“Porta e kufirit” – 2006,“Përralla nga Prevalla” – 2008, “Hajt, qëlloja” (gjëegjëza) – 2008, “Le të qeshë bota” – 2009, “”Një mal me këngë” – 2009, “Zogu i mjaltishtës” – 2010, “Një gjyshe më ndryshe” – 2012, “Kalaja e Fjalës” (pas vdekjes) Prizren – 2015 (Kjo vepër fitoi Çmimin Vehbi Kikaj), “Kodi i Harmonisë” (pas vdekjes) Prizren–2016,“KalliriiFjalës”(pasvdekjes)Prizren–2016.

3.Poeti Abdullah Thaçi i mbeti

besnik poezisë. Për këtë besnikëri studiuesi Faik Shkodra ka shënjuar se “vjershat… shquhen për lirizmin e ngrohtë, për fabulat domethë-nëse, të cilat paraqesin gjëra inte-resante, të cilat nga ana e fëmijëve kapen lehtë, sepse shumë prej tyre ruajnë elemente dhe frymë të llojeve të ndryshme të folklorit, si: të përrallës, legjendës, mitit, të trajtave të dendura të mendimit e të filozofisë popullore, si: fjalëve të urta, gjëegjëzave dhe mënyrën komunikuese gojore…”

Herë pas here, këndoj dhe studioj librat poetikë të poetit Abdullah Thaçi, me pikësynimin: për një njohje të mëtejshme, më të thelluar të personalitetit të tij artistik. Së fundi, përfundova

19E DIEL, 8 KORRIK 2018 SUPLEMENT JAVOR I

tilla urtie:“Në je djalë a në je burrë,Mos i mbyll dyert me “kurrë”.……“Kurrja” është dry i ndryshkur,Që e bën lulen të vyshkur.

Të gjitha dyert këtu e n’qiell,Lëri hapur… Le të ketë diell!” -poezia: “Butësisht”-Me poezinë, Thaçi ka një

rrugëtim të gjatë. Edhe pas bot-imit të librit të fundit, me siguri do të gjenden, përsëri, të fshehura aty-këtu, edhe poezi të tjera të panjohura ende. Poezi të fshehura që u ngjajnë vjollcave që, edhe në heshtje lëshojnë aromë, freski e dashuri…

Nuk ishte rastësi, që autori Abdullah Thaçi u prezantua në fillimin e tij poetik me librin “Lumi i dritës”. Ai do të udhëtonte si lumë drite edhe me një porosi të tillë: “Kur t’iu lë shëndenë / M’përcillni me këngë!” (-poezia: “Dashjet e gjyshit”-)

Poezia në gjithë krijimtarinë poetike të Thaçit kthehet në një metaforë të jetës njerëzore. Në ligjërimin e tij poetik fantazia kri-juese madhështon mendimin dhe përjetimin real, jetësor.

Në këtë aradhë librash, edhe “Kalliri i fjalës” ruan simbolikën e

Borimi i ri

“Tregimi i viteve ‘80”, një libër i ri studimor

i Spiro GjonitNë libër krahas autorëve me emër si: I. Kadare, Dh. Shuteriqi, T. Laço,

N. Prifti, K. Kosta, N. Lera, K. Blushi, Z. Çela, A. Kondo, V. Koreshi, përmenden dhe analizohen edhe autorë të rinj apo më pak të njohur si: D. Çuli, Th. Jorgji, A. Isaku, S. Mato, G. Hoxha, Ll. Nano, S. Pone, E.

Jorgo, Sh. Tigani, N. Gjini, Y. Xhaferri, P. Zoto, V. File, etj.

nga sazan goliku

Ditët e fundit, nga Insti-tuti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë janë botuar dhe kanë dalë në qarkullim disa vepra

të reja shkencore të një sërë studiuesish të gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Veprat, botuar në kuadrin e vitit të Skendër-beut, janë monografi, punime shkencore apo përmbledhje me artikuj e vështrime të karakterit shkencor. Ndër to do të përmen-dim dhe monografinë studimore - letrare “Tregimi i viteve ‘80” të Prof. as. Spiro Gjoni.

Libri në fjalë, brenda 190 faqeve të tij, sjell një vështrim të përgjithshëm mbi gjendjen, ecurinë dhe zhvillimin e këtij zhanri të prozës së shkurtër shqipe, në dhjetëvjeçarin e par-afundit të shekullit të kaluar, periudhë e cila përkon dhe me fundin e një stadi zhvillimor të letërsisë që mbështetej në metodën krijuese të real-izmit socialist dhe shenjat e elementet e para të një kohe të re që do të mbështetej tek krijimtaria e arti i lirë jasht dhe larg -izmave e diktateve ide-ologjike. Autori nuk ka synuar të bëj një autopsi të thellë të gjithë krijimtarisë në prozën e shkurtër të kësaj kohe. Por, ai, duke mbështetur në krijimet e përmbledhjeve më të veçanta, ka arritur të hedhë dritë në karakteristikat e tiparet dal-luese të tregimit të kësaj pe-riudhe, pa harruar dhe injoruar edhe të metat e dobësitë e shfaqura. Duhet theksuar fakti se studiuesi nuk ka marrë për bazë vetëm përmbledhje të ar-rira apo përmbledhje autorësh në zë. Përkundrazi, dhe kjo e bën studimin e konkluzionet që autori paraqet, më realist dhe më objektiv.

Në libër krahas autorëve me emër si: I. Kadare, Dh. Shuteriqi, T. Laço, N. Prifti, K. Kosta, N. Lera, K. Blushi, Z. Çela, A. Kondo, V. Koreshi, përmenden dhe ana-lizohen edhe autorë të rinj apo më pak të njohur si: D. Çuli, Th. Jorgji, A. Isaku, S. Mato, G. Hoxha, Ll. Nano, S. Pone, E. Jorgo, Sh. Ti-gani, N. Gjini, Y. Xhaferri, P. Zoto,

tij të gjetur, karakteristikë edhe shumë librave të tjerë të më-parshëm të poetit Abdullah Thaçi.

Komunikon me çdo poezi të këtij vëllimi, dhe është e pamun-dur të mos marrësh ca përftesa, si këto:

*Gjen trajtime me mjeshtëri të problemeve aktuale.

*Shpesh fabulën poetike e sho-qëron një dozë e caktuar humori e ironie.

*Në rrëfimin e tij ligjërimor, ar-tikulimi i fjalës, shprehjes poetike mbart melodi, dhe është në për-puthje me rendin dhe strukturat sintaksore të shqipes. Kujtojmë: “Në jetë kur vijnë / Nga farat mbi-jnë … Frutat na i falin / Për vete s’i ndalin.” (poezia: Pemët”).

*Autori, herë në rolin e gjyshit, të prindit, të urtit, të poetit ndër-ton një mozaik poezish, ku krahas ngjyrave që “shëtisin” hapësirave të poezisë, bashkëshoqërohen edhe plot këshilla e porosi të vlefshme.

*Përmes preferencave të tij të vargëzimit, si: distik, tercinë, katër vargësh, monokolonë, etj., ‘qën-dis’ peizazhet përmes detajeve poetike të kthyera në metafora, të cilat i dashuron së tepërmi. Një pjesë të shpirtit të poetit e gjejmë tek poezitë, si: “Veriu”, “Hëna”, “A kthehet?”, “Zgjim pranveror”, “Është – ç’ është -1”, “Dashjet e gjyshit”, etj.

Kuvendimin poetik me Thaçin e vazhdoj më tej, sepse në larminë e poezive të tij rrezatojnë befasime lodërtare, proverbiale, urtake, me urime dhe bekime nënash e një begati fantazie, kësaj radhe e ush-qyer nga një informacion i pasur shkencor, etj., etj. Larmia e mo-tiveve, gjerësia dhe thellësia e tyre, na konkludon se ai e rrëfeu bukur dhe e ligjëroi ndjeshëm poezinë, ku në zanafillë ruan origjinalitetin thaçian. Origjinalitet që përherë pati si fokusimin personazhin-fëmijë. Mjafton të kujtojmë: si i drejtohet, si e pyet, si i rrëfehet, si e shoqëron, si i buzëqesh, si e uron…

Abdullah Thaçi si individualitet artistik la shkollën e tij poetike në letërsinë shqipe për fëmijë e të rinj. Po përmend poezinë “Kënga e mugët e gjyshit”, që ka vlerën e një monumenti, për të kuptuar shpirtin e poetit: “Një atdhe në tokë / Një atqiell mbi kokë / Rreth me miq e shokë. // Unë diku në mes / Në stacion të pres / Trenat përshëndes. // Venë e vijnë vag-onat / Mbush e zbraz stacionet / Hip e zbrit gjitonët. // Në cep të katundit / Pi kafenë e mundit / Hip n’vagon të fundit.”

Në të gjitha këto hapësira-realitetesh të pasurisë së tij poetike lëviz e kaluara, e sotmja dhe e ardhmja, ku poeti Abdullah Thaçi me fjalë e pa bujë, me shpirt e në heshtje e dritësoi letërsinë shqipe për fëmijë e të rinj me mjaltin e tij, dhe për këtë mjaltë gjeti lulet më të bukura me syrin e poetit, gjeti lule me aromë vendlindjeje...

Shkodër, qershor 2016

V. File, etj.Studiuesi, nëpërmjet një

strukture të menduar mirë dhe mjaft funksionale arrin që, krahas një panorame të përgjithshme, të trajtojë si pjesë kapitujsh të veçantë dhe tematikën e pëlqyer nga autorët krijues, duke eviden-tuar dhe problematikën që spikat në krijime të ndryshme.

Në këtë kontekst janë zgjed-hur e pasqyruar krijime autorësh të ndryshëm në fokusin e të cilëve janë ngjarje nga e kaluara e largët dhe e afërt e historisë së popullit tonë, kthyer tashmë në vlera artistike. Natyrisht, autori nuk ka lënë pa analizuar dhe atë pjesë të krijimtarisë së kësaj periudhe, tema dhe problematika e së cilës lidhet me aktualitetin.

Strukturës së librit i jep formë më të plotë dhe trajtimi i çështje-ve të poetikës së tregimit të kësaj kohe si dhe evidentimit të individualiteteve më të spi-katura në këtë zhanër. Të gjitha këto së bashku janë sintetizuar natyrshëm në pjesën e fundit të librit i cili përfshin një sërë për-fundimesh që shënojnë vlerat, të metat dhe dobësitë e zhanrit të tregimit në vitet ’80.

Libri një tjetër kontribut i këtij autori në fushën e studimeve le-trare, është shkruar me një gjuhë të rrjedhshme dhe një nivel ku spikat korrektësia shkencore si në përdorimin e një terminologjie të saktë ashtu edhe argumentimin e mendimeve dhe tezave të par-ashtruara.

20 E DIEL, 8 KORRIK 2018SUPLEMENT JAVOR I

ngjarja historike

Incidenti i KorfuzitDëshmitë e rralla të

ushtarakut Sadik Kerxhalliu që çminoi bregdetin

“Incidenti ishte spekullim pasi minat nuk i vunë shqiptare. Asnjë kod zakonor detar dhe asnjë konventë juridike nderkombëtare nuk mund të na fajësonte edhe

sikur ne t’i kishim vendosur vetë minat. Kjo për faktin se ne ishim në gjendje lufte me shtetin kufitar Greqinë dhe se anglezët ishin palë me grekët.“

nga mark Brunga

Këto ditë është relatu-ar gjërësisht në media fakti që një ekspeditë amerikane, me në krye James Goold, studies i

arkeologjisë nënujore, së bashku me ekspertë të arkeologjisë nënu-jore shqiptare, bazuar në faktet e zbuluara nga kërkimet, ka dalë me konkluzionin se Shqipëria nuk ka qenë fajtore në incidentin e Kanalit të Korfuzit. “Mbetjet e anijes nuk janë gjetur në mes të Kanalit të Korfuzit. Pika A është pozicioni zyrtar i flotës britanike, ndërsa pika B tregon vendin ku ne kemi gjetur mbetjet e anijes britanike. Pika B është një pikë ku mundet të shkosh sepse rruga të çon rastësisht aty, pra një kanal përmes të cilit duhet të kalosh. Është një pikë që arrihet duke bërë një lëvizje provokative, çka na bën të mendojmë se lëvizja ka qenë e qëllimshme, për t’iu afruar kufirit për të kërcënuar Shqipërinë”, ka deklaruar Goold.

Ngjarjet e ndodhura në Kanalin eKorfuzit65vitemepare kanëqënë dhe mbeten në qëndër të vëmëndjes në shumë periudha dhe do të vazhdojnë të prodhojnë debate të shumta per vetë natyren komplekse të shtjellimit të ngjar-jeve historike të asaj periudhe. Para disa viteve, u trajtua në shtyp tema e mundësisë së vendojses së minave në Korfuz nga mjete Jugosllave pas një marrëveshjeje konspirative të Hoxhës me Titon. Një nga kundershtaret me të spi-katur të trajtimit të këtij varianti ishte Sadik Kërxhalliu. Ish oficeri i asaj periudhe ka qënë special-ist çminimi dhe që ka çminuar, sipas kujtimeve të shkruara të tija, bregdetin e 3 shteteve nga minat e vendosura nga Gjermanët , me 22 specialistë shqiptarë. Koman-dantiiDragamines16qëumuarme çminosjen bregdetare Kërx-halliu ka lindur në Kukës në vitin 1929. Arsimin e mesëm e kishte mbaruar në shkollën tregtare të Vlorës ndërsa shkollën ushtarako detare e ka përfunduar në Split të Kroacisë. Ka arritur në graden ma-jor i forcave të flotës luftarako de-tare në periudhen para heqjes së tyrenëvitin1966.Kakryerdetyratë ndryshme në këtë flotë. Është

ndarë nga jeta 3 vite më parë. Në periudhën, kur ai ishte pensionist në qytetin e Durrësit, disa vite para ndarjes nga jeta, Kërxhalliu më dha disa shënime lidhur me vërejtjet që kishte mbi spekulimet media-tike, që sipas tijë po beheshin për incidentin e Korfuzit.

Në shenimet e tija ai sillte të reja llogjike që mbase po të ishte degjuar si deshmitar në gjyqin

e Hagës do ta kishte ndryshuar mbase disi rrjedhën e vendimit. Por fati i atij gjyqi, shënonte ai, u vendos nga një dezertor i dyshimtë i ushtrisë jugosllave nepërmjet dëshmive që dha edhe ato mjaft të dyshimta. Lidhur me pavertetësinë e tyre ushtaraku çminosës i detrave të 3 shteteve ka dhënë nepërmjet shënimeve te veta edhe variantet e kunder-

shtimit të akuzave angleze, të cilat vinin në atë rast nga një person me pervojë në fushen e çminimit dhe të minave detare, që per vetë potencën dhe detyrat që zgjidhin në luftë si objekte të vecanta mjaft të fuqishme kanë interes edhe për studjuesit e kesaj fushe po ashtu edhe të jurispondencës në bal-lafaqimin e fakteve të sjella nga një specialist.

Në shënimet e veta, që i përka-sin 7 viteve më parë, vitit 2011, Kërxhalliu shkruante se me 22 tetor1946rreth1milje larggjiuttë Limionit në perëndim të qytetit te Sarandës ranë në minat de-tare destrojerët Britanikë “ Sou-mares” dhe “ Voulage . Ai sjellte në vëmëndje se “ Është thënë se u vranë 45 kuadro detar Britanikë dhe se janë plagosur shume të

21E DIEL, 8 KORRIK 2018 SUPLEMENT JAVOR I

tjerë “. Pas kesaj ngjarje vijonte Kërxhalliu, Qeveria Britanike e akuzoi Shqiperinë se i ka vendosë vetë minat ose janë të vendosura nga Jugosllavët me dijeninë dhe pelqimin e qeverisë Shqiptare. Problemi shkoi në Këshillin e Sig-urimit të Kombeve të Bashkuara dhe përfundoi në Gjykaten Nderkombë-tare të Hagës e cila më 9 prill 1949 fajësoi Shqiperinë “ Për kontroll të pamjaftueshëm të ujrave të saja territoriale “ dhe se sipas Britanikeve , minat nuk mund të jenë vendosur pa dijeninë dhe bashkepunimin e Shqiptareve. Dëmshperblimi që Shqiperia i ka paguar Anglisë është 843.947 sterlina.

Kërxhalliut i terhiqte vëmënd-jen një fakt, që per të vertetuar akuzat, Britaniket thanë se minat ishin të sapo vendosura, të sapo lyera me bojë, i kishin gadinat me graso të freskët etj. -Cila është e vërteta?- nënvizonte ai, dhe shtonte se së pari, Britaniket ranë në mina në ujrat tona 1 milje larg bregut tonë dhe jo në Kanalin e Korfuzit. Ata fshehen dhe nuk dhanë asnjëherë koordinatat ku ndodhi incidenti. Tashmë thek-sonte ai dihet se çka ndodhur pasi anijet e kerkimeve nënujore i kanë zbuluar mbeturinat e anijeve të mbytura dhe koordinatat dihen ekzaktesisht dhe kjo tregon se e drejta ishte në anën tonë.

Së dyti, theksonte specialisti i vjetër i detit Kërxhalliu, thënja se minat ishin të sapo lyera me bojë dhe gadinat e tyre me graso të freskët nuk qëndron pasi minat plasën dhe askush nuk i pa me sy, pasi minat pas shperthimit u asgjësuan dhe se ishin një provë materiale që nuk ekzistonte. Ai shtonte jo pa ironi se në të gjithë kompletin e këtyre minave, nuk eksziston asnjë hallkë e vetme gadine, këtë e di cdo oficer detar që njeh minat detare. Ato fiksohen në thellësi me kavo çeliku të buta.

Kerxhalliu permendëte si provë edhe faktin e mos pasjes mundësi që një anije e asaj periudhe të merrte dhe të sillte nga një distacë e largët e të minoste vendin ku do të kalonin luftanijet britanike. Per këtë ai shkruante: “Po të ishte e vertetë dëshmija e oficerit ju-gosllav “dezertor” Karel Kovaçiç se minat janë ngarkuar më 18 Tetor 1947 në Bazen Ushtarako Detare të Shebenikut, kjo është jashtë cdo mundesie fizike dhe kohore që të bëheshin 3oo milje rrugë detare vetëm natën dhe më 21 Tetor , pikerisht aty ku ndodhi incidenti të vendosnin 2 mina”. Përvec këtij fakti majori në pen-sion Kërxhalliu vërente se : Minat në ujrat tona teritoriale kanë qënë të vendosura në të gjitha vënd zbarkimet e mundëshme që nga grykëderdhja e Bunës në veri dhe deri në Kepin e Shkallës në jug. Ky operacion do shumë kohë e mjete speciale minavënëse që as ne as

fajësonte edhe sikur ne ti kishim vendosur vetë minat. Kjo për faktin se ne ishim ne gjendje lufte me shtetin kufitar Greqinë. Shteti grek me ligj ishte ne gjendje lufte me Shqipërinë dhe se Anglezët ishin palë me Grekët. “Tani pas kaq vitesh kanë dalë prova dhe po-

hime nga vetë anglezët se 4 anijet Britanike i janë afruar bregdetit tonë në menyre provocative, që ne ti qëllonim dhe ata të gjenin pre-tekstin për të zbarkuar në Sarandë.

E gjithë nisja e tyre nga Kor-fuzi, formacioni i lundrimit e deri rënja në mina është e filmuar dhe u be e njohur per shqiptarët nga zoti Al Tore. Ata donin të filmonin goditjet që mund të bënte artileria e jonë bregdetare që të justifikonin veprimet e tyre të mëtejshme. Britaniket e dinë që ne jemi dënuar padrejtësisht, ata të vertetën e kanë shënuar në ditaret luftarake të anijeve të tyre e që me pretekstin se përbejnë sekret ushtarak, nuk i dorezuan kur u a kërkoi Gjykata e Hagës. Ish kuadri i FLD Sadik Kerxhalliu thoshtesesëfundmitanipas65viteve të atij incidenti (bëhet fjalë për vitin 2011), se “ Do të ishte një akt kalorsiak që “Mbreteresha e Detrave, Britania e Madhe pas 65vitevetëpranontetëvërtetën“.

Edhe Auron Tare, drejtor i Agjen-cisë Kombëtare të Bregdetit këto ditë lidhur me këtë ngjarje ka shkruar: “Sigurisht, ne prandaj po i mëshojmë shumë çështjes së Kanalit të Korfuzit, sepse juridikisht Shqipëria nuk ka mundësi të rihapë gjyqin në Hagë, por moralisht Sh-qipëria duhet ta fitojë këtë betejë për brezat e ardhshëm për të kuptu-ar që pavarësisht kontekstit historik të kohës, Shqipëria nuk ka minuar trafikun ndërkombëtar, por ka qenë një provokim i palës britanike, i cili shkaktoi edhe atë që quhet incidenti i Kanalit të Korfuzit”. Sadik Kërxhalliu ndjehej i fyer në sedrën e ushtara-kut për dënimin e pamerituar që kishte marrë Shqipëria në gjyqin e Hagës për një vepër të pakryer. Po me sa duket ushtaraku veteran nuk arrinte që të kuptonte faktin që në kapitalizmin modern ai që arrin të ta vjedhë pasurinë me ligj nuk quhet hajdut...

përfshi Jugosllavinë, Shqiperinë dhe Greqinë kanë qënë mina kontakti gjermane të emertuara nga ana e jonë D.S 1 dhe D.S 2, që ishin mina të njejta por njëra kishte 100 kg tritol ndersa tjetra 150 kg.

Ai shkruante: “Unë që po shkru-aj këto rradhë kam marre pjesë në çminimin de-tar në Jugosllavi së bashku me 22 kuadro të tjerë Shqiptare gjate 3 mujave (Mars Prill Maj 1947). Kam marrë pjesë në çminimin e ujrave tona nga minat detare nga veriu në Sarandë, fillim-isht vetëm në ujrat tona dhe në vitin 1958 sëbashku me Greqinë kemi çminuar zonën e Sarandës dhe të Korfuzit në mënyrë përfundimtare. Është per tu theksuar se jo vetëm Kanali i Korfuzit, Jugosllavia dhe Shqiperia por se me mina të tilla gjermane ka qënë minuar gjithë pjesa perëndimore e Greqisë që nga Korfuzi deri në hyrje të Kanalit të Korintit e më poshtë në jug. Duke u nisur nga kjo e vertetë e pamohueshme lind vetvetiu edhe pyetja : Po në ujrat greke kush i vendosi këto mina?!! Ne që jemi marrë që në fillim me këto prob-leme e dimë se minat janë vendo-sur nga gjermanët në pranverën e vitit 1944, kur pritej hapja e frontit të dytë nga Anglo Amerikanet. Atëherë shtrohet pyetja : Përse u ndëshkua Shqiperia?

Kerxhalliu shprehte keqard-hjen se : “ Ne e humbem gjyqin për moskopetencë në trajtimin e çështjes gjate mbrojtjes në gjykatë, pasi asnje kod zakonor detar dhe asnje konventë juridike nderkombëtare nuk mund të na

Jugosllavët as dhe Grekët nuk i kishin. Në një shënim mbi tekni-ken e çminimit Kërxhalliu shkruan nje detaj teknik. Në çminimin e detit mund të perdoren shumë mjete detare deri peshkarexha e motoskafe, mjaftonin që të paisen me aparatura çminimi. Ndërsa për të vendosur minat anijet duhet të jenë të ndertuara që në fillim për këtë destinacion, pasi kuverta

e tyre, lamjerat e kuvertës janë me shina pa të cilat nuk mund të levizin minat per ti vendosur në det. Minat per të cilat po flasim sëbashku me spirancën peshojne 500 kg dhe kanë formen e një de-kovili të vogël si ato të minierave. Kërxhalliu thoshte se jo vetëm në Korfuz por se ne nje territor me të gjerë, të gjitha minat detare që ishin vendosur në detin Adriatik,

22 E DIEL, 8 KORRIK 2018www.shqiptarja.com

Eshtë ndarë nga jeta në më mënyrë të parakohshme, në moshën 60-vjeçare, piktori i shquar Gjovalin Paci. I lindur në Razëm të

Shkodrës, me origjinë nga Firence e Italisë, Gjovalin Paci ishte pinjoll i familjes italiane Pacaj të emigruar para qindra vitesh në Shqipëri. Me një fëmijëri aspak komode, Paci hyri në rrugën e artit duke e parë atë si një mundësi për të shpërthyer nga vetja vërshimin e një shpirti të pasur dhe plot nerv krijues. Piktura e tij është prirur nga mistika dhe moderniteti. Edhe pse origjina e tij ishte italiane, Gjovalin Paci u rrit me një gjyshe shqiptare, që i rrëfente përralla dhe legjenda. Subjektet e tyre shpesh kanë marrë trajtë në veprat e tij.

Piktori i njohur ka pasur vitet e fundit shqetësime nga zemra, por ishte gjithnjë energjik dhe aktiv në krijimtari e në jetën shoqërore. Ndarja e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për artin shqiptar. Paci ishte ndër më origjinalët e brezit të vet në krijimtari. Stili i tij piktorik shquan për metaforat, simbolet dhe figurat misterioze. Gjovalin Paci është ndër të parët piktorë nga Shqipëria që ekspozoi punët e tij në Galerinë e Komisionit Evropian në Bruksel, i prezantuar në teknikën e akrilikut të pjekur me portretin dhe motivin e Nënë Tereza. Në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë realizoi ek-spozitën “Skënderbeu kalorësi i Lirisë dhe Simbol i Bashkimit” në Muzeun Historik Kombëtar me 100 portrete nga Heroi Kombëtar shqiptar. Pasioni i tij i vizatimit ka nisur me thëngjill në shkëmbinjtë e malësisë së Razmës, kur kulloste bagëtitë, në fëmijërinë e tij të hershme, në një kohë kur familja e tij përbuzej nga regjimi komunist si familje borgjeze. Ekspozitë pas ekspozite, promovim pa promovimi, sukses pas suksesi, piktori Gjovalin Paci do të mbetet përjetësisht pjesë e enciklopedisë së artit bashkëkohor.

KUSH ËSHTË GJOVALIN PACI

Gjovalin Paci ka lindur në Shkodër në vitin 1958. Ai është prezantuar si një artist befasues me mbi 50 ekspozi-ta personale të çelura si brenda ashtu dhe jashtë vendit, Paris, Frankfurt,

Shuhet papritur në moshën 60-vjeçare piktori Gjovalin Paci

Punimet e tij në vite arrijnë në 4 000 vepra. Jeta e vështirë e piktorit, pinjolli i familjes italiane që jetoi me shqiptarët

Dhurata HamzaiTIRANE

i tij origjinal është Pacaj, që në italish merr kuptimin “të marrët”.

“Pacajt ishin familje e madhe në mesjetën fiorentinase, ishin bankierë. Por kishte një rivalitet me familjen akoma më të madhe, Mediçët. Kjo u shfrytëzua nga papati dhe Pacajt bënë një vrasje nën bekimin e Papës. U vra i madhi i Mediçëve. Por mëkati më i madh është se vrasja u bë në ambien-tet e një kishe. Mediçët u organizuan dhe iu kundërvunë Pacëve, i vranë e i përndoqën, aq sa meshkujt e pakët që mbetën nga familja morën rrugën e mërgimit.

Për rreth 50-60 vjet nuk dihej vendndodhja e tyre. Por diku mes viteve 1720-1730 nëpërmjet rrugëve që kontrollonte Venediku, ata u futën si tregtarë në Shkodër. Në Razmën e atëhershme me 5-6 mijë banorë e me kishën e Shën Premtes që ishte ndërtuar rreth vitit 1200, Pacajt blenë truall në pjesën e pabanuar të vendit. Ishin të huaj, por thuhej se kishin sjellë shumë pasuri me vete. Ndërtuan një shtëpi me gurë e dërrasa, me një teknologji të lartë që ekziston edhe sot. Në derën kryesore vendosën një gur që e kishin sjellë nga Firence. Ai gur, që tregon origjinën e tyre ka të gd-hendur me daltë një kryq, të vendosur horizontalisht dhe koka e kryqit është e drejtuar nga perëndimi”, kështu ia ka rrëfyer gazetarit Leonard Veizi origjinën e të parëve të tij, Gjovalin Paci. Por si do të shkonte filli i Pacajve të mbijetuar në Shqipëri? Gjovali i ka rrëfyere Leonardit se “Pak kohë më pas ata janë dekonspiruar dhe Mediçët që ishin vigjilent dërguan mercenarë. Pacajt u zunë në pusi. U qëllua mbi shtatë meshkujt e mbetur gjallë nga familja. U vranë 6 prej tyre, por për fat i fundit mbijetoi i plagosur. Në kushtet reja, ai u kthye të bëjë jetën e një shqiptari dhe u martua me një shqiptare. Mbiemri ynë u transformua në Paci dhe pasardhësit u pagëzuan me emra katolik, por të shqiptarizuar. Në Razëm një lagje ende quhet “Gil Pacaj”. Them se vrasja e bërë në një institucion si kisha mori nga pas dhe mallkimin e vetë institucionit. Pacajt e kanë vuajtur një gjë të tillë për breza me radhë. Të paktën për 250 vjet vetëm një nga Pacët meshkuj jetonte. Tjetri, më i vjetri, vdiste nga shkaqe të ndryshme. Vonë Pacajt filluan të shumohen.”, ka rrëfyer piktori i ndjerë Gjovalin Paci.

Bruksel, si dhe në vende të ndryshme të Ballkanit. Shumë punime të tij janë pjesë e koleksioneve të ndryshme të artit, të shoqëruara dhe me vlerësimet më të larta të kritikës vendase dhe të huaj. Gjovalin Paci është një artist bashkëkohor. Punimet e tij janë plot koncept dhe filozofi, duke kaluar nga cikli me temat biblike, tek motivet tradicionale dhe me aq delikatesë tek temat lirike. Mjetet gjysmë mistike dhe tonet e errëta, në thelb janë një finesë e jashtëzakonshme plot poten-cial shprehës, që i bëjnë pikturat e tij të çuditshme dhe mjaft origjinale.

Paci e nisi sfidën e artit që në moshën 6-vjeçare kur vizatonte me thëngjill në malet e Razmës, ndërsa kulloste bagëtitë. Pikturat e tij, kom-

pozimet e tij me akrelik, impresionet e tij artistike, tablotë e tij, tashmë gjendën në sallone mondane, në zyra shtetarësh të fuqishëm, në shtëpi ambasadorësh e politikanësh, në syrin dhe vëmendjen e pareshtur të kritikës. Paci u përpoq dhe arriti t’ia dalë duke sfiduar kohën dhe duke u ndeshur pamëshirshëm me të pamun-durën. Jetonte për të pikturuar, dhe pikturonte për të jetuar.

Punimet e tij të realizuara në vite kanë arritur shifrën e 4 000 veprave, kryesisht në vaj dhe tekstil.

GJOVALIN PACI, PINJOLL I NJË DERE TË LARTË FIORENTINE

Gjovalin Paci ishte një pinjoll i derës së madhe fiorentinase, që u

shqiptarizuan në Razëm të Shkodrës. Bëhet fjalë për një histori hakmarrje mesjetare me Mediçët, në vitet 1700, kur Europa ende nuk kishte kufij. Pacajt u strehuan në Shqipëri, në një kohë ku vendi ynë e gjithë Ballkani sundohej nga jeniçerët e Portës së Lartë. Kur ka qenë rasti për të rrëfyer jetën e tij, në intervista me gazetarët, piktori i njohur ka rrëfyer se mbiemri

Gjovalin Paci

Disa nga pikturat e Gjovalin Pacit

IN MEMORIAM

23www.shqiptarja.com

E diEl, 8 korrik 2018aaaaaaaa???????????Qendrimet

fjalËkryqesh

Mundohuni që të nisni aktivitete të cilat iu lejojnë që të shpreheni lirisht dhe të largoni të gjithë tensionet e akumuluara gjatë ditëve të fundit. Kjo e shtunë do të ju përfshijë në një event të rëndësishëm, ku do keni mundësi të gjeni bashkëpunëtorë të rinj.

Rigjetja e më shumë sigurie në dashuri, do ju lejojë që të shqyrtoni më mirë disa situata të jetës tuaj. Në vendin e punës, mund t’iu propozohet një pozicion me më shumë përgjegjësi. Në punë do të merrni përgjigje të cilat i prisnit prej shumë kohësh.

Do të përfshiheni në disa aventura profesionale, tejet turbulluese. Rrini të qetë dhe fokusohuni betim tek përgjegjësitë tuaja, për shkak se nuk mund ti lejoni vetes që të gaboni. Në dashuri do të bëni disa zgjedhje të rëndësishme.

Sugjerohet që të rishikoni me më shumë kujdes sjelljen tuaj në vendin e punës. Mos u tregoni shumë të ashpër, për shkak se tashmë keni nevojë për më shumë konsensus, për ti dhënë jetë një projekti të ri. Në vendin e punës, duhet të jeni më shumë autoritar.

Do të jeni disi melankolik dhe të përhumbur në mendime në këtë periudhë dhe kjo për shkak të disa tensioneve të vogla të së kaluarës, të cilat do vijojnë t’iu shqetësojnë. Mos u dekurajoni, pasi mund të mbështeteni tek sugjerimet e vlefshme të miqve,

Do të jeni shumë aktiv në vendin e punës, por nga ana tjetër ky është momenti i përshtatshëm për t’u rikthyer në lojë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në ndjekjen e impulseve tuaja, për shkak se një veprim apo një fjalë e tepërt, mund të nervozojë personat që iu rrethojnë.

Kjo është periudha më pjellore dhe pasionante. Të gjitha lidhjet e n i s u ra p r e j p a k ko h ë s h , d o mund të zyrtarizohen. Në vendin e p u n ë s d u h e t t ë j e n i m ë t ë g a t s h ë m d h e t ë p ë r f s h i r ë , sidomos nëse jeni në kërkim të më shumë rezultateve.

Kjo do të jetë një ditë mjaft pjellore për emocionet dhe ndjenjat. Tregohuni të gatshëm për t’u rikthyer në lojë dhe për të gjetur shpirtin tuaj binjak. Ky është një moment perfekt për të guxuar më shumë dhe për të nxjerrë në pah anën e ëmbël të karakterit tuaj.

S h a r m i j u a j d o t ë j e t ë n ë maksimum, kështu që mos u stepni të bëni përpara, të dilni dhe të hidhni hapin e parë, ndaj një personi që ju pëlqen. Kjo e shtunë, parashikon një takim romantik, i cili do ju gjejë më shumë euforik dhe ëndërrimtarë.

Duhet të nisni të ndiqni në mënyrë aktive ëndrrat tuaja, sidomos tashmë që ndiheni gati për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në stilin tuaj të jetës. Në dashuri ka disa dyshime që duhet të zgjidhni me partnerin/en.

Parashikohet një ditë fundjave gjatë së cilës do të pushoni dhe do të merrni forcat. Do të fokusoheni vetëm tek dashuria dhe familja. Një takim i papritur do ju bëjë euforik. Kjo e shtunë sjel l një përgjigje pozitive.

Kjo është një periudhë shumë e mirë për të menduar më shumë për veten dhe emocionet tuaja. Kultivojeni më shumë dashurinë dhe mundohuni të bashkëpunoni. Në punë do të jeni shumë të angazhuar, por kjo gjë nuk do ju pengojë që të nisni të bëni plane për aktivitetet e verës.

Departamenti i Marketingut: Patricia CostantinescuCel: +355696060419 - [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë Tiranë. E mail: [email protected] Website: www.shqiptarja.com Mobile: +355696060421 Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba MAllTezi Drejtore e Përgjithshme e Free anD Fair meDia grouP ; Aurel PePA kryErEdaktor Genc KoNDi adMinistrator i PërgjithshëM ; Admirina Peçi kryErEdaktorE E “rilindasi” ; layout & dEsign : Altin AliAj, shPërndarja: Spiro MeShiNi cEl: +355696088847

DASHI

LuAnI

SHIgjeTARI ujoRI

VIRgjëReSHA

BRIcjApI peSHqIT

peSHoRjA AKRepI

DeMI BInjAKëT gAfoRRjA

Fjalëkryqi pa skemë

Fjalëkryqi sportivDuHeT Të nxInI 46 KuTI

HOriZOntAL1. Quheshin edhe Menada. -Eshtë gjuha e nënës.2. Mund të jetë fotografik. -Një që duhet sajdisur. -Qendër në kaos. -Inicialete Kokoschka-s.3. Një dramë e Oscar Wilde. -Kundera që shkroi Shakaja . -Një dru që jep vaj.4. Një pjesë e emisionit. -Qe përbindësh i labirintit.5. Thompson aktore. -Një ushtar i partisë.6. As unë, as ai. -Mund të jenë proteste.7. Një reaksion në provëz. -Fillojnë turnin. -Fillojë një temë. -Me të nxjerrin tapë.8. Moore aktore. -Schiele piktor. -Personale kur nuk është penale. -Fikin pa ekstreme.9. Tartari pianiste. -Një pjesë e dromedarëve. -Është mizori.10. Qyteti i Robespierre. -Edith që kë ndonte Milord. -Eshtë enjtje.11. Janë fusha sportive. -Immanuel filozof. -Turner i CNN. 12. Paul piktor. -Janë të gjitha politike.

Përgjigje e fjalëkryqit Pa skemë

Përgjigje e fjalëkryqit sPortiv

A R T E M I D A A G L I T L E TP E R R A U L T N J B U V A T EA N E S O R E P E R I F E R I KR A N A N K I N E M A T I K AA N I T A P O L I F O N I A ET S A R S A M A T O R I A KE S A M K R A T E R E A P I RS A N T O R I N I M M U G A R EA N G T R I A D I H A R K M O NM A R A B K A M A T O R E E N AH T R A R E T E T O T I L I R

E P I T E T I U L A R F L A K E

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12 13 14

15 16 17 18 19 20

21 22

23 24 25 26 27 28

29 30 31

32 33

34 35 36 37 38

39 40 41 42 43 44 55

46 47

nga kadri vokopoLa

paradË

A R I S D I D A E Z M I TL A P A R L I K A II S C O K I T A R A N R

P E R L A T M U S T A OO R I M A R T I N A D E U NT A M A R C O V E R R A T T I I A

S T A R T I N E E E ES T A R M A M L S T A R RP K T E S C O R T L S IA R T U R O V I D A L I M

i kriptografuar18 3 1 6 9 8 11 8 16 4 8

18C 5 16 4 12 7 3 2 1 14

8 I 6 3 11 8 8 9 6 1

3 R 9 5 2 7 3 12 8 9 13 12

9 K 5 5 2 7 3 1 4 8 15 1 4

9 6 8 12 8 9 7 6 10

4 3 5 9 7 8 3 5 12 8 9 7

3 16 1 6 4 7 15 8 4 1

8 4 1 6 6 1 16 7 7 12 1

13 6 7 11 1 7 4 1 18

11 1 7 17 7 1 12 6 8 17 1

10 13 4 13 3 8 16 4 7 4 1 3

Fjalekryqi

H E S A P A T A B O T AL E L O I R A M J E T

G I N S N N V A R JO A S H T E T E Z I M EL L I T E R A T U R E

M I N E R A L E T T GK A L O R E S I T D E J

S A D I S T I N V T EP K I M I S M E T ML A M S T O A E D IA R I A N E T A K I MK A N T I N A T H A P I

shkronja e njëjtë për numër të njëjtë

Përgjigje

HoriZoNtal1. Luca ish-bomber.5. Fetare pa fre.8. I lashtë.10. Të fundit në tender12. Një pjesë e referatit15. Mbyllin porte.16. Qytet në Greqi.19. Eshtë lojtari under 21.21. Vieira ish-mesfushor.22. Ndërmarrje Ekonomike Lokale.23. Skuadra merengue.26. Personazhi në foto.29. Pak interesante.30. Një që meriton të pritet.31. Institucione Autonome Lokale

PloTëSoNi veNDeT boSh Në MëNyRë që çDo RReShT e

KoloNë Të KeTë NuMRAT NGA 1 9

rg

jig

je

Sudoku -I famshëm ai i Sizifit.

VERTIKAL1. Jetojnë në Bilbao. -Agjenci transporti Korçë.2. Hapat pa kufij. -Nichols regjisor. -Një pjesë e relacionit.3. Një laps. -Eshtë i çmenduri.4. Eshtë erë e kafes. -Një kullë në xhami.5. Lihet me famë. -Fillojnë mirë.

-Fiset pa kufij.6. Tutje është pa çifte. -Një godinë në miniaturë. -Inicialet e Paganini-t.7. Ekstreme ekstremi -Një pjesë e minoritarëve. -Fillojnë garën. -Diftong teatral.8. Diego bomber i Inter. -Pyetur pa zë.9. U shpik nga Mary Quant.10. Ishin skllevërit spartanë. -Një pije e jona.11. Janë mënxyra edhe ajrore.

12. Qytet francez. -Unë dhe ti.13. Fillojnë matanë. -Kutia kur nuk ka. -Ishin për të peshuar dikur.14. Xhiro e Francës. -Mbarojnë punime. -Inicialete Daudet.15. Direkt... nga Londra.-Është në bronz në një film.16. Një pjesë opër aktor. -Lihen ne orar. 17. Është skuadër-Qe miku i famshëm i Orestit.

32. Kreshniku i volejbollit tonë.33. Ruhet në fund.34. Tase e volejbollit.37. Munë të jenë automome të tilla.39. Qe “bishtaleci magjik” i futbollit46. Personazhi në foto.47. Një fjalë pa shkak.

VERTIKAL1. Borisov skuadër bjelloruse.2. Gjysmë aneksi.3. Të parat më stafetë4. Janë lloje njerëzish.6. Fillojnë trainimin7. Inicialet e Einstein.9. Një metër në sipërfaqe.10. Emri i Cantona.11. Një motoskaf gare13. Është takimi i fundit.14. Skuadra e djallit kuqezi17. Janë pikët e fitores.18. Gjysmë skenar.20. Mbarojnë fare.21. Një marrëveshje.23. Plate skuadër argjentinase.24. Mbeten në bisht.25. Arte pa re.26. Kështu thirrej Marco Pantani.27. Mund të jenë kalendarikë të tilla.28. Rastisin në krye.30. Fillojnë matanë.33. Samuel bomber kamerunas.35. Një pjesë e lohtarëve.36. Një pjesë e abonentëve.36. Janë në dëgë.37. Xhelilaj aktor39. Janë në derë.40. Inicialet e Donadonit.41. Në hyrje të oazit.43. Të parat në bllok.44. Alban Bushi.45. Kështu fillon gara.

24 E diEl, 8 korrik 2018www.shqiptarja.com

- Ekspozita video-muzeale e periudhës së komunizmit në Shqipëri e ndërtuar brenda bunkerit anti-bërthamor të Luftës së Ftohtë

- The video-museum exhibition of Albania's communist era build inside the anti-nuclear bunker of the Cold War

- Ekspozita e parë video-muzeale e ndërtuar në kujtim të viktimave të terrorit komunist

- The first video-museum exhibition built in memory of the victims of the communist terror

ORARI: 09:00 - 16:00 të hënë & të martë pushim

ORARI: 09:00 - 18:00 çdo ditë