dr. vehbetu zuhejli - pseudonimi

3
Pseudonimi (El-Kenajetu - ة اي ن ك ل ا) Definicioni i pseudonimit. –Pseudonimi është fjalë ku brenda saj fshihet qëllimi dhe nuk mund të kuptohet pa argumentim, pa marrë parasysh në është qëllimi në kuptimi të drejtë apo alegorik. 151 Kur njeriu i thotë gruas së vet: “Kalo në idet”, me qëllim të shkurorëzimit, quhet pseudonim, sepse kuptimi i vërtetë i kësaj fjale është ideti dhe llogaridhënia. Ndërsa, në këtë rast është alegori shkurorëzimi, i cili shkak është ideti, pra llogaritja e idetit. Kështu, nëse burri i thotë gruas “Ti je bain” e cila fjalë burimin e ka për ndarje, mirëpo është përdorur në mënyrë alegorike, bëhet ndarja bashkëshortore. Kështu pra, fukahatë e kanë llogaritur fjalën “Haram” dhe “bain” prej alegorive të shkurorëzimit. Nuk ndodh shkurorëzimi pa mjet dhe nuk kuptohet qëllimi, përpos të ndonjë argumenti i cili tregon ndodhinë. Te Hanefijtë konsiderohet shkurorëzim i përhershëm Te Shafijtë konsiderohet i përkohshëm (me të drejtë kthimi). Pseudonimi është më gjithëpërfshirës te Usulijinët se sa te morfologët, sepse përfshin edhe fjalën në kuptim të drejtë, edhe alegorinë. Përderisa te morfologët pseudonimi është e kundërta e alegorisë. Pseudonimi ndryshon nga fjala e fshehur, sepse pseudonimi nuk kuptohet pa e ditur qëllimin, por qëllimi kuptohet me argument; ndërsa te fjala e fshehtë dihet qëllimi, por te fjala e fshehtë fshihet qëllimi për shkak të paraqitjes së ndonjë pengese në formulim të fjalisë. Shkaku është se te definicioni i pseudonimit është shtesë për përforcimin e vet fjalisë, pra largimin e fshehtësisë për të treguar qëllimin dhe qartësimin nëpërmjet të ndonjë fjale të rrallëpërdorur, ose përqendrimin e temës te vetë dëgjuesi nëpërmjet fjalës më të mprehtë. ose nëpërmjet të ndonjë argumenti e të ngjashme.

Upload: libra-islame

Post on 28-May-2015

101 views

Category:

Education


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Dr. Vehbetu Zuhejli - Pseudonimi

Pseudonimi (El-Kenajetu - الكناية )

Definicioni i pseudonimit.

–Pseudonimi është fjalë ku brenda saj fshihet qëllimi dhe nuk mund të kuptohet pa argumentim, pa marrë parasysh në është qëllimi në kuptimi të drejtë apo alegorik.151

Kur njeriu i thotë gruas së vet: “Kalo në idet”, me qëllim të shkurorëzimit, quhet pseudonim, sepse kuptimi i vërtetë i kësaj fjale është ideti dhe llogaridhënia.

Ndërsa, në këtë rast është alegori shkurorëzimi, i cili shkak është ideti, pra llogaritja e idetit. Kështu, nëse burri i thotë gruas “Ti je bain” e cila fjalë burimin e ka për ndarje, mirëpo është përdorur në mënyrë alegorike, bëhet ndarja bashkëshortore. Kështu pra, fukahatë e kanë llogaritur fjalën “Haram” dhe “bain” prej alegorive të shkurorëzimit. Nuk ndodh shkurorëzimi pa mjet dhe nuk kuptohet qëllimi, përpos të ndonjë argumenti i cili tregon ndodhinë.

Te Hanefijtë konsiderohet shkurorëzim i përhershëm Te Shafijtë konsiderohet i përkohshëm (me të drejtë kthimi).Pseudonimi është më gjithëpërfshirës te Usulijinët se sa te morfologët, sepse përfshin

edhe fjalën në kuptim të drejtë, edhe alegorinë. Përderisa te morfologët pseudonimi është e kundërta e alegorisë.

Pseudonimi ndryshon nga fjala e fshehur, sepse pseudonimi nuk kuptohet pa e ditur qëllimin, por qëllimi kuptohet me argument; ndërsa te fjala e fshehtë dihet qëllimi, por te fjala e fshehtë fshihet qëllimi për shkak të paraqitjes së ndonjë pengese në formulim të fjalisë.

Shkaku është se te definicioni i pseudonimit është shtesë për përforcimin e vet fjalisë, pra largimin e fshehtësisë për të treguar qëllimin dhe qartësimin nëpërmjet të ndonjë fjale të rrallëpërdorur, ose përqendrimin e temës te vetë dëgjuesi nëpërmjet fjalës më të mprehtë. ose nëpërmjet të ndonjë argumenti e të ngjashme.

Largimi i mjegullisë bëhet për të zbuluar fshehtësinë te pseudonimi nëpërmjet interpretimit dhe sqarimit.

Dispozitat e pseudonimit

Dispozita e pseudonimit: Nuk merret vendimi pa u sqaruar qëllimi apo pa pasur argument i cili tregon gjendjen. Pra, nuk është obligative të veprohet me të, përpos kur dihet qëllimi apo tregueshmëria e gjendjes, sepse qëllimi tregon kuptim të dyfishtë. Për këtë arsye nuk bëhet obligative dispozita, përderisa nuk mënjanohet kuptimi i dyshimtë me argument152. Pra, në të ka të meta në sqarimin e domosdoshëm, e për këtë arsye nuk merret vendim, përderisa nuk mënjanohen pikat e dyshimta, siç është rasti në HUDUDË dhe KEFARAT (dënime me kompensim). Vetëpranuesi nuk dënohet me fjalë pseudonuese, përderisa vet nuk e sqaron. Nëse hajni thotë: “E kam marrë”, ai quhet uzurpues dhe nuk i prehet dora, e po ashtu nuk dënohet për shpifje ndaj grave të ndershme, si p.sh. Te Hanefijtë dhe te Hanbelijtë

Page 2: Dr. Vehbetu Zuhejli - Pseudonimi

nëse shpif ndokush me fjalë pseudonuese, si f.v.: “U arrit në mes tyre lidhja e gjakut”, “Babai im nuk është prostitut dhe as nëna ime nuk është prostitute”, ngase haptazi mohohet prostitucioni në bazë, mirëpo mund të përdorë fjalë pseudonuese për babain, sepse lidhja e gjakut për babain është arritur nëpërmjet prostitucionit.

Prej fjalëve tërthore për vjedhje: Nëse një njeri thotë: “Nuk jam hajn” duke dashur që të akuzojë folësin, nuk rezulton asnjë dispozitë fjala e tij për folësin.

“Fjalë tërthore” është fjala e cila tregon diçka nëpërmjet të të kuptuarit, jo prej fjalës së drejtë e as alegorike. Kjo do të thotë të përmendësh diçka tjetër, e të kesh për qëllim diçka tjetër.

Nëse njeriu thotë për gruan e tij “ti je haram për mua” apo “Ti je bain”, apo “shko te familja jote” nuk ndodh shkurorëzimi, përderisa nuk sqarohet nijeti, apo shfaqet ndonjë argument që arsyeton nijetin e shkurorëzimit, nga shkaku se dispozita e fjalës pseudonuese nuk zbatohet, përpos me nijet të folësit apo tregueshmërisë së gjendjes, për shkak se është fshehur kuptimi dhe qëllimi.

Përderisa te fjala e qartë merret vendimi, edhe nëse folësi ka folur pa atë qëllim, për shkak të qartësisë së kuptimit, dhe nuk jep mundësi alternative që të kuptohet ndryshe.

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: “Usuli fikhu islam”.