1
Disertacioni për gradën Doktor i Shkencave Historike
SHTETI SHQIPTAR DHE KOSOVA 1920-1939
Kandidati Udhëheqësi shkencor
M.Sc. Milazim ELSHANI Prof.dr. Valentina DUKA
Tiranë, 2016
TIRANË, 2016
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISË
2
Në kërkim të gradës shkencore DOKTOR
SHTETI SHQIPTAR DHE KOSOVA 1920-1939
Specialiteti: Histori
Udhëheqësi shkencor:
Prof. dr. Valentina DUKA
Mbrohet më, dt...../.......2016
1.....................................................Kryetar
2....................................................Anëtar(oponent)
3....................................................Anëtar(oponent)
4....................................................Anëtar
5....................................................Anëtar
TIRANË, 2016
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISË
Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë, Kontakte:
Tel: (+355 4) 2369987, Website: http://www.fhf.edu.a
Disertacioni i paraqitur nga Milazim ELSHANI
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
I
Pasqyra e lëndës ........................................................................................................................I
Parathënie................................................................................................................................III
Hyrje ........................................................................................................................................XI
KREU I
SHTETI I BRISHTË SHQIPTAR DHE KOSOVA
I.1. Rrethanat politiko-shoqërore në Shqipëri dhe Kosovë në fund të Luftës të Parë
Botërore................................................................................................................................1
I.2. Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe organizimi i tij......................................8
I.3. Veprimtaria politiko-ushtarake e Komitetit të Kosovës...............................................13
I.4. Diplomacia shqiptare në mbrojtje të çështjes së Kosovës në Konferencën e Paqes në
Paris....................................................................................................................................18
KREU II
KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJËS, SHTETI SHQIPTAR DHE
KOSOVA 1920-1924
II.1. Qeveria e Lushnjës dhe ringjallja kombëtare...............................................................31
II.2. Parlamentarët shqiptarë dhe Kosova............................................................................41
II.3. Diplomacia shqiptare për Kosovën në arenën ndërkombëtare....................................65
II.4. Qëndrimi i Shqipërisë ndaj Zonës Neutrale të Junikut................................................79
II.5. Qeveria e Fan Nolit dhe Kosova.................................................................................87
II.6. Rikthimi i Zogut dhe nacionalistët kosovarë.............................................................94
PASQYRA E LËNDËS
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
II
KREU III
REPUBLIKA SHQIPTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1925-1928
III.1. Shpallja e Republikës, Zogu President dhe Kosova....................................................104
III.2. Kundërthëniet qeveri-shqiptare nacionalist kosovar....................................................113
III.3. Destabilizimi i Shqipërisë - synim i qeverisë serbe ...................................................123
III.4. Shtypi shqiptar dhe Kosova në vitet 1924 - 1928......................................................140
KREU IV
MBRETËRIA SHQIPTARE DHE PROBLEMI I KOSOVËS
1928 - 1939
IV.1. Mbretëria Shqiptare dhe Kosova................................................................................146
IV.2. Delegacioni shqiptar dhe Kosova në Konferencat Ballkanike 1930-1933.................153
IV.3. Shteti shqiptar dhe emigrantët kosovarë.......................................................................166
IV.4. Qëndrimi i emigracionit politik shqiptar dhe Komitetit të Kosovës ndaj Mbretit
Zog.........................................................................................................................................179
IV.5. Shtypi shqiptar gjatë Monarkisë dhe Kosova..............................................................187
Përfundime...........................................................................................................................193
Burimet dhe literatura.........................................................................................................202
Abstrakt ..............................................................................................................................218
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
III
PARATHËNIE
Teza e këtij punimi të doktoratës është një përpjekje për të hedhur dritë mbi ngjarjet e
zhvilluara në viset shqiptare pas periudhës së Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është një
periudhë e zhvillimeve të rëndësishme në marrëdhëniet e brendshme dhe të jashtme të
Shqipërisë.
Konferenca e Ambasadorëve në Londër krijoi një shtet me afërsisht gjysmën e trojeve
të popullsisë shqiptare (rreth 28.000 kilometra katrorë me një popullsi prej 740.000 banorë),
kurse gjysma tjetër mbeti jashtë kufijve shtetërorë, duke u shkëputur nga trungu mëmë.
Shqiptarët dhe qeveria e Vlorës i pritën me zemërim të thellë vendimet për copëtimin e
Shqipërisë, me ç’rast organizuan mitingje dhe manifestime të shumta protestash. Pavarësisht
se ajo që përbënte thelbin e diplomacisë së qeverisë së Vlorës për problemin kombëtar, janë
përpjekjet e saj për të ruajtur tërësinë territoriale të shtetit dhe pavarësisht se problemi
kombëtar ka qenë themelori në bisedimet ndërkombëtare rreth formës së ardhshme të shtetit
shqiptar, këto përpjekje qeveritare nuk dhanë rezultate të dëshiruara. Sikurse njerëzit e
gjymtuar që ndjejnë ankth nga gjymtimi i tyre, kjo ndjenjë e ankthit u bart në shoqërinë
shqiptare ku ndjehet një shqetësim nga të qenit një komb i ndarë. Krijimi i shtetit shqiptar në
fakt është zanafilla e lindjes së asaj që sot quhet çështje kombëtare. Shqipërisë londineze me
gjymtyrë të këputura, të dërmuar ekonomikisht dhe politikisht, si shtet i krijuar shqiptar i
takoi të luajë rol qendror në zgjidhjen e çështjes kombëtare, të bëhet krah i fuqishëm i
shqiptarëve në trojet e veta etnike, të shkëputura nga trungu kombëtar. Asaj i ra barrë e
rëndë që të dëshmohet si faktori më me ndikim për pozitën e shqiptarëve në Ballkan. Ishte kjo
arsyeja që tema “Shteti shqiptar dhe Kosova 1920-1939” më ka tërhequr në radhë të parë si
shqiptar nga pjesa e pazgjidhur e çështjes kombëtare dhe në radhë të dytë, si historian.
Për periudhën ndërmjet dy Luftërave Botërore kanë shkruar mjaft studiues,
historianë afirmativë nga mbarë trojet shqiptare, nga vendet ballkanike, por një rëndësi të
veçantë i kanë kushtuar edhe studiuesit nga Evropa e më gjerë.
Në punim janë shfrytëzuar monografi e artikuj të studiuesve shqiptarë si: prof.Kristo
Frashëri, prof. Ferit Duka, prof. Valentina Duka, prof. Arben Puto, prof. Beqir Meta,
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
IV
prof. Emine Arifi-Bakalli, prof. Fatmira Rama, prof. Muharrem Dezhgiu, prof. Lush
Culaj, prof. Marenglen Verli etj. Ka edhe studime që janë marrë tërthorazi me këtë
problematikë.
Gjithashtu për këtë periudhë kanë kontribuar me studimet e tyre edhe studiues e
diplomatë të ndryshëm evropian si: Peter Bartl, Jean Baptise, Thomas Benedikter, Antonello
Biagini, e së fundi edhe Noel Malkolm etj.
Studimi është mbështetur edhe në punime të studiuesve jugosllavë e më gjerë
ballkanik si: Zhivko Avramovski, Zoran Djordjevič, Branko Horvat, Bogumil Hrabak,
Branislav Kostič, Stefan Karastojanov, etj. Studimi është mbështetur në një sërë burimesh
arkivore shqiptare dhe atyre të huaja si: Arkivi Qendror i Shqipërisë, Arkivi i Institutit
Ushtarak të Historisë në Beograd, Arkivi i Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme të
Jugosllavisë, Arkivi i Maqedonisë, Arkivi Shtetëror i Kosovës etj.
Shtypi i kohës, sidomos ai shqiptar dhe ai serb, plotëson kuadrin e burimeve të
shfrytëzuara. Janë konsultuar një seri gazetash vendore, ballkanike dhe evropiane, si: gazeta
“Kosova”, Konstancë, gazeta “Ora”, Tiranë, “Gazeta e Korçës”, gazeta “Politika”,
Beograd, gazeta “La federation Balkanique”, Vienë, gazeta “Trgovinski Glasnik”, Beograd,
etj.
Studimi jo pa qëllim ka përfshirë vitet 1920-1939, duke filluar me Konferencën e
Ambasadorëve në Londër që në fakt shkaktoi problemin kombëtar dhe mbyllet me pushtimin
fashist. Vitet në vijim përbëjnë një etapë të veçantë ku zënë fill përpjekjet për konsolidimin e
shtetit shqiptar, me formimin e qeverisë së Durrësit më 1918 dhe përfundojmë me sulmin
italian ndaj Shqipërisë më 1939.
Punimin e kemi strukturuar në katër krerë ku kombinohet në gjithë shtrirjen e tij,
kriteri kronologjik dhe ai praktik. Krerët paraprihen nga Hyrja në të cilën është pasqyruar
një historik i shkurtër nga Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë e deri me vendosjen e
emigrantëve kosovarë në Shqipëri dhe emigracionin politik shqiptar.
Kreu I “Shteti i brishtë shqiptar dhe Kosova”, është përfshirë periudha pas
Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë apo më saktë, ngjarjet që u zhvilluan në fundin e Luftës
së Parë Botërore dhe rrethanat shoqërore e politike në Kosovë e në shtetin shqiptar.
Lufta e Parë Botërore 1914-1918 e solli në pikëpyetje pavarësinë e Shqipërisë.
Shqipëria u pushtua si nga trupat e fuqive qendrore ashtu edhe nga trupat e Antantës. Me
fillimin e luftës austro-serbe filloi të gjallërohej fryma irredentiste, në krye të cilës qëndronin
patriotët kosovarë që deri atëherë kishin bashkëpunuar me princ Vilhelm Vidin. Posaçërisht
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
V
kemi pasqyruar kontributin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, i cili luajti një rol
tejet të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të kombit dhe të shtetit shqiptar kundër
pretendimeve të Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje, me theks të posaçëm kundër planeve të
politikës serbe. Po ashtu vend të veçantë zë veprimtaria e Komitetit të Kosovës, të cilin
mund ta quajmë ndryshe edhe qeveri e Kosovës, sidomos gjatë viteve 1918-1920.
Delegacioni shqiptar u mundua të shfrytëzojë në favor të kërkesave të tij edhe lëvizjen e
armatosur në formë çetash në Kosovë dhe në troje të tjera shqiptare në Jugosllavi.
Fatkeqësisht, kërkesat e qeverisë së Durrësit që trevat e shkëputura shqiptare t'i
bashkohen shtetit amë nuk gjetën mbështetje nga shtetet vendimmarrëse dhe faktikisht kjo
konferencë sanksionoi nga pikëpamja ndërkombëtare copëtimin e mëhershëm të trojeve
shqiptare. Diplomatët e shteteve që ishin mbledhur në Paris, me përjashtim të presidentit
amerikan Wilson, vazhduan “t'i rregullojnë punët" sipas parimit: e drejta i takon të fortit.
Kreu II “Kongresi Kombëtar i Lushnjës, shteti shqiptar dhe Kosova 1920-1924”,
përbëhet nga gjashtë sythe ku jepet një informacion lidhur me zhvillimet e ngjarjeve në këto
vite. Në këtë periudhë fqinjët të pangopur kërkonin copëtimin edhe të asaj Shqipërie
gjysmake. Në skenë dolën forcat patriotike, të cilat u vunë në ballë të përpjekjeve për
ruajtjen e tërësisë tokësore dhe që ishin për bashkimin e viseve shqiptare në një shtet të lirë
dhe të pavarur. Është pasqyruar rruga e vështirë e patriotëve shqiptarë që menduan se
kishte ardhur koha për veprim të ri. Pa përfillur praninë e ushtrisë italiane një grup
atdhetarësh morën iniciativën për mbledhjen e Kongresit të Lushnjës, që i zhvilloi punimet
nga 28-31 janar 1920. U zgjodh Këshilli i Lartë dhe Këshilli Kombëtar, Kongresi u shpreh
në favor të një Shqipërie të pavarur me kufij etnikë. Ky kongres do të hidhte poshtë të gjitha
planet e hartuara në Konferencën e Paqes në dëm të pavarësisë politike dhe të tërësisë
territoriale të shtetit shqiptar.
Nacionalizmi shqiptar u dallua nga ideja e vazhdimësisë së aktivitetit politik, duke
mos mohuar as luftën e armatosur për realizimin e bashkimit kombëtar. Përderisa
nacionalizmi shqiptar në ballë të të cilit qëndronin kosovarët ishte ithtar madje edhe i luftës
së armatosur për bashkim kombëtar, qëndrimet qeveritare shqiptare ishin për përkrahje të
shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, duke ruajtur neutralitetin dhe duke iu shmangur
konfliktit të armatosur. Me disa qëndrime të reja kemi paraqitur edhe Zonën Neutrale të
Junikut, e cila luajti një rol me rëndësi në këtë periudhë.
Kemi pasqyruar kontradiktat e mendimeve mbi qeverisjen e vendit ndërmjet Ahmet
Zogut dhe Fan Nolit e pasuesve të tyre. Megjithatë, divergjenca mendimesh kishte edhe
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
VI
jashtë grupimit nacionalist shqiptar. Fan Noli si kryeministër shpalli një program ambicioz
për krijimin e një shteti modern, por qeveria e tij nuk u pranua në arenën ndërkombëtare. Në
vend të luftës për bashkimin kombëtar qeveria e Zogut i përmbahej idesë së vendosjes së
marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje. Natyrisht që kundër një politike të tillë ishin
nacionalistët kosovarë që luftonin për çlirimin e Kosovës nga sovraniteti serb. Zogu i
favorizoi tendencat jo nacionaliste si mënyrë për ruajtjen e stabilitetit të shtetit shqiptar.
Janë vlerësuar dhe veprimet politike zogiste që përkojnë me logjikën e nacionalizmit
shqiptar, duke mos anashkaluar edhe kultivimin e një edukate kombëtare në Shqipëri.
Në Kreun III “Republika Shqiptare dhe çështja e Kosovës 1925-1928”, jemi
përpjekur që me argumente shkencore të ndriçojmë këtë periudhë të një rëndësie të veçantë.
Në vitet 1925-1928 edhe pse duket në mjaft raste sikur qëroheshin llogari të vjetra, politika e
Zogut synonte fillimisht konsolidimin e regjimit të tij, që do të thoshte për situatën në ato
vite, konsolidimin e shtetit të brishtë shqiptar. Shqipëria në kuadër të kësaj politike u bë
strehë për emigracionin politik kosovar të çdo niveli gjatë viteve 1925-1928. Një ndër
elementët përcaktues të marrëdhënieve të qeveritarëve shqiptarë me nacionalistët kosovarë
ishte edhe qëndrimi që mbanin qeveritarët ndaj elementit shqiptar në Jugosllavi.
Marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Jugosllavinë ishin të acaruara. Pas Shpalljes së
Pavarësisë së Shqipërisë dhe në periudhën ndërmjet dy Luftërave Botërore përfaqësues i
nacionalizmit shqiptar, konsiderohet Hasan Prishtina, veprimtarinë e të cilit jemi munduar
ta pasqyrojmë në lidhje me problemin kombëtar.
Politika jo parimore dhe hegjemoniste serbo-jugosllave, raportet shqiptaro-
jugosllave në periudhën mes dy Luftërave Botërore, i konceptonte nga pozita e shovinizmit
dhe përpiqej që rolin dominant mbi përcaktimin e politikës së Tiranës ta kishte politika e
Beogradit. Raportet shqiptaro-jugosllave të kësaj periudhe karakterizoheshin nga fryma e
mosbesimit dhe konfrontimit. Sigurisht një politike armiqësore i ka paraprirë e kaluara e
hidhur dhe politika aneksioniste e qeverive të Beogradit ndaj shtetit shqiptar.
Shtypi shqiptar dhe ai i huaj luajti rol me rëndësi në këto vite prandaj në këtë kre i
kemi kushtuar një rëndësi të veçantë. Nëpër faqet e tij trajtoheshin në mënyrë të veçantë
tematika që i kushtoheshin emigrantëve kosovarë të cilët detyroheshin të emigronin në
Shqipëri si dhe përpjekjeve të shtetit shqiptar që në suaza të mundësive u erdhi në ndihmë
atyre. Por, krahas kësaj shtypi shqiptar trajtoi përpjekjet për krijimin e kushteve që edhe
shqiptarët e Shqipërisë të mos emigronin jashtë atdheut. Megjithatë, nëse shikohen rrethanat
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
VII
në kohë dhe hapësirë, shtypi shqiptar, me gjithë vështirësitë që e shoqëronin, realizoi
misionin e tij të shenjtë në favor të çështjes kombëtare.
Kreu IV “Mbretëria Shqiptare dhe problemi i Kosovës 1928-1939”, trajton
politikën e Mbretërisë së Zogut në raport me Kosovën dhe rrethanat që ndikuan në të. Në
këtë periudhë jemi përpjekur të përfshimë dokumente të ndryshme të institucioneve të larta
të shtetit shqiptar dhe më gjerë. Ky kre fillon me shpalljen e Mbretërisë Shqiptare dhe
Ahmet Zogun mbret. Janë trajtuar përpjekjet e A.Zogut për konsolidimin e regjimit të tij,
veprime të arsyeshme dhe të favorshme për Kosovën duke ofruar rreth vetes shumë kosovarë.
Një vend të veçantë në këtë kre zënë ngjarjet më me rëndësi siç ishin Konferencat
Ballkanike, e para më 1930 në Athinë, ku mori pjesë Shqipëria Turqia, Bullgaria,
Jugosllavia, dhe Rumania; e dyta në Stamboll (20-26 tetor 1931); e treta në Bukuresht (22
tetor 1932) dhe e katërta në Selanik (5-11 nëntor 1933).
Rezultatet e këtyre konferencave ishin të ngjashme me ato të Lidhjes së Kombeve në
Gjenevë. Një numër komisionesh u ngritën gjatë konferencave për të trajtuar problemet
jopolitike të tilla si lidhjet ekonomike, bashkëpunimi intelektual, problemet sociale e
shëndetësore.
Qëllimi i shtetit shqiptar për ruajtjen e Kosovës shqiptare, në pritje të koniunkturave
të favorshme ndërkombëtare, që do të lejonin korrigjimin e padrejtësive të kryera në forumet
ndërkombëtare të njohura të viteve para e pas Luftës së Parë Botërore përcaktuan edhe
veprimtarinë diplomatike dhe ekonomike të qeverive shqiptare të viteve 20-30, veçanërisht të
periudhës 1925-1939, për të penguar shpërnguljen e shqiptarëve nga viset e veta në
Jugosllavi.
Punimi përmban disa pikëvështrime të krizës, që e shoqëron problemin e pazgjidhur
kombëtar, në historinë e shtetit shqiptar, në politikën dhe përpjekjet qeveritare në shoqërinë
shqiptare, në situatat aktuale të trevave të pushtuara në përpjekjet për destabilizimin e shtetit
shqiptar si dhe në diplomacinë perëndimore. Çështja e pazgjidhur kombëtare ishte çdoherë
një problem i pashmangshëm i politikës shqiptare. Edhe kur është dukur që ajo ka qenë e
zbehtë, por edhe kur ka qenë në plan të parë, rëndësia e saj ka qenë e pandryshueshme.
Diskutimet natyrisht që ishin të pashmangshme sidomos për qëndrimin që duhej të
mbante Shqipëria përkitazi me fushatën e spastrimit etnik që zbatohej nga serbët më 1921 e
në vijim në shumë vise të Kosovës. Duhet pajtuar me faktin që çështja shqiptare nuk ka
lindur si një çështje e funksionimit të mirë apo të keq të shtetit shqiptar, por si një çështje e
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
VIII
forcës së pamjaftueshme që ka pasur shoqëria shqiptare në rrethanat kur është krijuar shteti
shqiptar.
Duke u mbështetur në të dhënat arkivore, vendase dhe të huaja, në dokumente të
botuara me një literaturë të gjerë historike, përfshirë këtu edhe shtypin e kohës, jemi
përpjekur për të hedhur dritë të re mbi çështjen kombëtare dhe qëndrimin që është mbajtur
ndaj saj nga shteti shqiptar. Edhe çështjen e Kosovës me tërë kompleksitetin e saj jemi
munduar që ta shtjellojmë nga një analizë e mirëfilltë mbi faktorët pozitivë dhe negativë që
ndikuan në ecuritë e saj, duke pasur gjithmonë parasysh rrethanat historike të kohës e
sidomos raportin e forcave në rrafshin ndërkombëtar.
Për temën në fjalë në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar janë shfrytëzuar një mori
fondesh, të cilat janë të pasura me dokumente, shumica e të cilave janë të pabotuara. Ato
kanë qenë materiali bazë për të ndriçuar aspektet kryesore të qëndrimeve të shtetit shqiptar
ndaj çështjes së Kosovës. Dokumentet janë formuluar në zhvillim e sipër të ngjarjeve, duke i
përcjellë këto në shumicën e rasteve të plota, por nganjëherë edhe me ndonjë mangësi. Këtu
përfshihen dokumentet e institucioneve të larta zyrtare, ato diplomatike, si dhe letrat,
raportet, telegramet e njoftimet e rastit të personave të ndryshëm. Gjithsesi kemi shfrytëzuar
revista të shumta historike si dhe një literaturë të gjerë në gjuhë të ndryshme të cilën kemi
pasur mundësi ta kemi në dorë për shfrytëzim.
Si burime ndihmëse dokumentare janë përdorur edhe kujtimet e ndryshme të
personaliteteve politike dhe të atdhetarëve, të cilët kanë qenë protagonistë ngjarjesh, ose
dëshmitarë të tyre. Edhe shtypi e periodiku i kohës, si shtypi shqiptar ashtu edhe ai i huaj, na
kanë shërbyer si burim i rëndësishëm informacioni.
Punimi i prezantuar i doktoratës është rezultat i punës hulumtuese disavjeçare në
institucione shkencore të vendit e të huaja që ka si qëllim të trajtojë nga pikëpamja
shkencore marrëdhëniet gjithëpërfshirëse midis shtetit shqiptar dhe Kosovës gjatë viteve
1920-1939.
Orientimi ynë për këtë temë dhe këtë periudhë kohore është mbështetur në faktin se
kjo periudhë përbën kohën e konsolidimit dhe forcimit të shtetit shqiptar në një anë dhe në
anën tjetër paraqet përpjekjen e Kosovës si territor etnik i banuar nga shqiptarët që t’i
vazhdojë dhe kultivojë marrëdhëniet me shtetin amë. Ky fakt i bën mjaft intensive
marrëdhëniet midis këtyre njësive por njëheri paraqet edhe vështirësi për shkak të politikës
së Mbretërisë Jugosllave dhe raporteve të saja me shtetin shqiptar. Këta faktorë e kanë bërë
trajtimin tonë tematik mjaft interesant por edhe sfidues për nga pikëpamja studimore.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
IX
Në studimin tonë nga hapësira e gjerë gjeografike dhe etnike shqiptare e cila mbeti e
ndarë dhe jashtë shtetit shqiptar duke mos pasur mundësi që t’i trajtojmë raportet e gjithë
kësaj hapësire jemi orientuar në raportet e Shqipërisë dhe Kosovës si dy njësi më të mëdha
politike e etnike shqiptare. Përveç këtyre faktorëve një element tjetër imponues në
përzgjedhjen e temës sonë ishte edhe kontinuiteti territorial kulturor etnik i këtyre dy njësive
si dhe numri i madh i shqiptarëve të Kosovës që mundësonin intensifikimin e marrëdhënieve
gjithëpërfshirëse ndërshqiptare.
Problematiken e raporteve Kosovë - Shqipëri gjatë dy dekadave, të trajtuar në këtë
punim u përpoqëm që ta shtrojmë në mënyrë sa më të thellë, edhe pse shpesh problematikat e
ndërlikuara me raporte politike nga më të ndryshmet kërkonin konkludime dhe analiza të
thella. Në trajtimin e përgjithshëm të historisë së marrëdhënieve shtetërore shqiptare me
fqinjët e kemi orientuar shqyrtimin tonë në kuadrin e ngushtë të raporteve me territorin e
Kosovës duke e bërë trajtimin më të qartë e më të kuptueshme.
Në fund të punimit janë përfundimet dhe konkluzionet e arritura gjatë kësaj trajtese.
Studimi mbyllet me një listë të gjerë të burimeve dhe literaturës historiografike të
përdorur në këtë punim e cila na ka shërbyer për t’u thelluar në analiza dhe përfundimet e
duhura.
Kemi bërë përpjekje që nga pozita e një punimi të përmbledhur, këto raporte t’i
paraqesim si tërësi, t’i krahasojmë me njeri-tjetrin, t’i analizojmë, të nxjerrim përfundime veç
e veç dhe t’i vëmë në kontekst të përgjithshëm. Nisur nga kjo ide shohim se gjatë viteve
1920-1939 kemi intensitete të ndryshme të marrëdhënieve, Shqipëri - Kosovë të përcaktuar
si nga zhvillimet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme.
Duke ndjekur parimet shkencore metodologjike në trajtesën tonë të doktoraturës u
kemi ikur çështjeve të paargumentuara dhe shpesh të diskutuara nga polemika, në mënyrë që
të ruajmë korrektësinë shkencore. Po ashtu vende-vende, ku menduam se kishte
keqinterpretime të fakteve shkencore, sidomos nga historiografia serbe, jemi orvatur që ato të
interpretohen pa anime dhe me mbështetje faktologjike.
Parimi metodologjik, i mbështetur nga ne, ishte që të punohet pa konstruksione e ide
paraprake, pa paragjykime, duke pritur që rezultati të vijë vetvetiu nga materialet e
mbledhura me kujdes, duke ua lënë atyre që të japin fjalën e fundit.
Qëllimi i im në këtë punim nuk ka qenë të nxjerrë përfundime të prera, sepse punën
hulumtuese-shkencore e konsideroj gjithnjë të hapur.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
X
Natyrisht një punë e tillë serioze, nga pikëpamja shkencore dhe voluminoze, nga
aspekti sasior nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen e veçantë që kisha nga mentorja ime
e respektuar prof. dr. Valentina Duka.
Përkujdesja shkencore, vërejtjet, sugjerimet dhe ndihma në ofrimin e këshillave të
nevojshme janë pjesë e punës që profesoresha Duka na i ofroj pa kursim që nga fillimi i
punës e deri në përfundim, për të cilën gjë, unë përzemërsisht e falënderoj.
Gjithashtu me vërejtjet dhe sugjerimet e tij shumë konstruktive dhe tejet të dobishme,
për ndihmën e pakursyer nga të gjitha pikëpamjet, duke filluar nga dita e parë e deri në
fund, falënderoj prof. dr. Muhamet Malën që kontribuoi shumë në formësimin e këtij punimi.
Falënderoj Këshillin Shkencor të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Tiranë, profesorët e
Departamentit të Historisë, përgjegjësen e tij prof. dr. Ilira Sulo, Departamentin e Historisë
të Universitetit të Prishtinës dhe profesorët e tij.
Një falënderim shkon edhe për prof. dr. Lush Culaj për vënien në dispozicion tim të shumë
materialeve që ai kishte në përdorim.
Po ashtu, duke mos pasur mundësi t’i falënderoj veçmas të gjitha institucionet dhe
personat që më ndihmuan në punën time, unë në mënyrë të përgjithësuar, ju shpreh mirë-
njohje të gjithë atyre që kontribuuan në përfundimin e suksesshëm të këtij studimi.
Natyrisht jam i vetëdijshëm se studimi në fjalë mund të ketë edhe zbrazëtira
eventuale të shkaktuara nga faktorët subjektiv dhe objektiv, andaj çdo vërejtje, sugjerim,
këshillë apo çfarëdo forme tjetër e bashkëpunimit që ndikon në ngritjen kualitative të
studimit, është e mirëseardhur.
Së fundi, një falënderim i bëj edhe familjes sime të cilët gjatë gjithë kohës ishin me mua
dhe më përkrahën në punën time.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
XI
HYRJE
Fillimi i shekullit XX, solli ndryshime të mëdha jo vetëm në Evropë dhe Ballkan por
edhe në Shqipëri, Kosovë e viset e tjera etnike. Shtetet ballkanike, Serbia, Bullgaria, Greqia
dhe Mali i Zi pas lidhjes së Aleancës në tetor 1912, filluan Luftën e Parë Ballkanike. Ndonëse
zyrtarisht lufta iu shpall Turqisë, veprimet ushtarake u zhvilluan kryesisht në territorin
shqiptar. Shqiptarët e Kosovës vendosën t’u rezistonin pushtuesve serbo-malazez, por ata
nuk arritën ta ndalnin përfundimisht ushtrinë pushtuese e cila shkaktoi masakra të papara
mbi fqinjët shqiptarë. Megjithatë kjo rezistencë ngadalësoi marshimin e pushtuesve drejt
Shqipërisë Perëndimore dhe bregdetare dhe u dha kohë atdhetarëve shqiptarë me në krye
Ismail Qemalin të shpallnin Pavarësinë e Shqipërisë, më 28 nëntor 1912.1
Qeveria e Vlorës e filloi veprimtarinë e saj në rrethana tepër të vështira
ndërkombëtare, kur Lufta e Parë Ballkanike vazhdonte. Fillimi i dhjetorit 1912 i gjeti
Kosovën, Shqipërinë Veriore, Lindore dhe të Mesme, deri te lumi Shkumbin, të pushtuara
nga ushtritë serbe e malazeze. Shtetet fqinje u deklaruan prerazi se të gjitha tokat e
Perandorisë Osmane në Gadishull u takonin atyre, pasi e kishin fituar luftën kundër
Turqisë.2. Qeveria e përkohshme e Vlorës u angazhua "të mbronte të drejtat e popullit
shqiptar të kërcënuar për t’u zhdukur nga ushtritë serbe dhe ta çlironte tokën amtare nga
forcat e huaja pushtuese"3 vetëm me rrugë diplomatike, duke manovruar përmes
kontradiktave që i karakterizonin palët ndërluftuese në Luftën e Parë Ballkanike dhe Fuqitë e
Mëdha që qëndronin pas tyre.
Sa i përket politikës së jashtme, qeveria e përkohshme mbeti e izoluar brenda kufijve
të përvijuar nga izolimi diplomatik i Fuqive të Mëdha dhe armiqësia e hapur e shteteve fqinje
në veri dhe në jug.4
Lufta Ballkanike pati pasoja të mëdha si në njerëz ashtu dhe në të mira materiale.5
“Invazioni i Serbisë në Shqipëri është një akt i një drame të madhe ballkanike, të lidhur në
1Kosova ne vështrim enciklopedik, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qendra Enciklopedike shqiptare
(Tiranë: Botimet Toena,1999), 4. 2Kosova në vështrim monografik. (Prishtinë: Akademia e Shkencave e Kosovës, 2011), 227. 3 Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia,1918-1927 (Tiranë: Shtëpia Botuese Enciklopedike, 1992), 21. 4 Po aty, 30.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
XII
mënyrë sa më të ngushtë me veprimin e mëparshëm dhe të pastajmë; ky është devijimi më
brutal i parimit të bashkësisë së popujve ballkanikë, e njëkohësisht edhe një shmangie e cila
u pagua me disfatën më të dukshme”, do të theksonte në atë kohë Tucoviqi.6 Pra, synimi i
ekspeditave luftarake serbe gjatë Luftës Ballkanike, siç do të raportonte edhe korrespondenti
i gazetës “Radniçke Novine”, ishte që t'i shtypte planet shqiptare. Edhe kryengritjet
shqiptare serbët i shikonin si rezultat i Shqipërisë së pavarur dhe i komploteve bullgare.7
Pushtimi i tokave shqiptare nga ushtritë e vendeve fqinje dhe gjendja jashtëzakonisht
e rëndë e ushtrisë turke u bënë objekt shqyrtimi i diplomacisë ndërkombëtare. Për t’i trajtuar
problemet politike që dolën si rrjedhojë e ngjarjeve në Evropën Juglindore, sidomos Luftës
Ballkanike, gjashtë Fuqitë e Mëdha, Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe
Italia ranë dakord që të mbanin një konferencë në nivel ambasadorësh, në Londër.8
Në Konferencën e Ambasadorëve u zhvillua një luftë e ashpër diplomatike për kufirin
e Shqipërisë, veçanërisht ndërmjet përfaqësuesve të Austro-Hungarisë dhe Rusisë. Diskutimet
në Konferencë u përqendruan në dy projekte hartash të Shqipërisë, të paraqitura nga Austro-
Hungaria dhe Rusia. Projekti Austro-Hungarez përfshinte pjesën më të madhe të trojeve
shqiptare, ndërkaq projekti rus parashikonte një copëtim shumë të madh të tokave shqiptare.9
Në Konferencën e Londrës nuk morën pjesë shtetet e Evropës Juglindore, por ato kishin të
drejtë t’i formulonin zyrtarisht kërkesat e tyre territoriale në Londër.
Qeveria e përkohshme e Vlorës e caktoi delegacionin katër anëtarësh, por në Londër
shkuan vetëm tre prej tyre: Rasim Dino, Mehmet Konica dhe Filip Noga. Sotir Kolea nuk
shkoi, kryesisht nga mosbesimi, që kishte për dobinë e kësaj pune. Telegramit të Ismail
Qemalit, që e ftonte të shkonte në Paris dhe që andej së bashku me të tjerët të nisej për në
Londër, Sotir Kolea iu përgjigj: “Interesat që ishin në lojë ishin kolosale, se këto përçarje të
Qeverisë së Përkohshme nuk do të sillnin shumë përfitime, derisa delegacionit i mungonte
çdo influencë, lidhje përkrahje”.10 Delegacioni shqiptar i paraqiti Konferencës një
memorandum, në të cilin paraqiteshin kërkesat territoriale të shtetit shqiptar dhe shtrirja e
5 Uran Butka, Kthimi i Mid hat Frashërit- pjesë të zgjedhura nga vepra (Tiranë: PHOENIX, 1997 ), 167.
Qeveria serbe qysh para Luftërave Ballkanike është përpjekur të përgatiste terrenin për pushtimin e viseve
shqiptare e sidomos Kosovës. Për këtë më gjerësisht shih në librin “Konzulska pisma” 1905-1911, nga
konsullata serbe në Prishtinë që i dërgoheshin qeverisë së Beogradit, Luftërat e tjera ballkanike - Raporti i vitit
1913 nga Cernegie Endowment në një vështrim retrospektiv - Beograd: 1995. 6 Dimitrije Tucoviq, Serbia e Shqipëria zgjedhje punimesh II (Prishtinë: Rilindja, 1981), 335. 7 Xhorxh F. Kenan, Me shënime dhe me një parathënie të re për konfliktin e sotëm (Tiranë: Onufri), 112. 8Historia e popullit shqiptar për shkolla të mesme (Prishtinë: Rilindja), 138. 9Kosova në vështrim monografik , 227. 10 Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914,( Tiranë: “Toena”,2012),314-
342.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
XIII
kufijve etnikë. Pavarësisht se nuk njihej zyrtarisht nga Fuqitë e Mëdha, kjo qeveri
ballafaqohej me trajtimin që i bëhej çështjes shqiptare, duke vepruar në të mirë të atyre
faktorëve ndërkombëtarë që objektivisht e favorizonin një zgjidhje sa më të drejtë të saj.11
Nga ana tjetër, Konferenca e Ambasadorëve pasqyronte gjendjen e politikës
evropiane, që kishte si tipar dallues ndarjen e fuqive në dy blloqe antagoniste: Lidhja
Trepalëshe ku bënte pjesë Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia; përballë Antantës që
përbëhej nga Anglia, Franca dhe Rusia. Ky rreshtim do të vërehej qartë edhe gjatë punimeve
të Konferencës së Ambasadorëve, pasi në trajtimin e çështjes shqiptare dallojmë jo vetëm
pozicionimin e fuqive në mënyrë të veçantë, por edhe politikën e këtyre dy grupimeve të
mëdha.12
Austro-Hungaria me pëlqimin e Italisë e Gjermanisë, dhe Rusia me pëlqimin e
Francës i paraqitën Konferencës, më 20 dhjetor 1912, nga një hartë të vizatuar për atë se
cilët duhej të ishin kufijtë e Shqipërisë. Natyrisht, njëra hartë përcaktonte kufij më të gjerë
dhe tjetra sa më ngushtë, të ishte e mundur.13
Ndërsa përfaqësia qeveritare shqiptare e kryesuar nga Rasim Dinua me ndihmës
Mehmet Konicën dhe Filip Nogën, e cila arriti në Londër më 2 janar 1913, ditën në vijim ia
paraqiti kryetarit të Konferencës së Ambasadorëve dhe ministër i Punëve të Jashtme të
Anglisë, Eduard Grei, vijën e kufirit shtetëror: me Malin e Zi dhe me Greqinë të ruhej ajo
vijë kufiri që ishte vendosur ndërkombëtarisht që në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që
do të thoshte: lumi Bunë, Malësia e Krajës, liqeni i Shkodrës, duke lënë brenda Shqipërisë,
Tuzin dhe malësinë në lindje të tij, Plavën, Gucinë etj.; ndërkaq kufiri me Greqinë të linte
brenda shtetit shqiptar Grebenenë, Mecovën dhe duke ndjekur rrjedhën e lumit Araht, të
kalonte mes për mes Gjirit të Prevezës dhe të derdhej në det të hapur, të quajtur “Deti i
Zonjës”. Kështu, brenda shtetit shqiptar mbeteshin tërë Çamëria, nga Preveza deri në
Janinë.14 Shqiptarët jo vetëm nuk pranonin të futeshin në kampin e të mundurve, por ata
kërkonin pjesën dhe meritat që u takonin për çlirimin e Ballkanit nga sundimi i Perandorisë
Osmane. “Sot që zgjidhja përfundimtare e problemit ballkanik imponohet me forcë dhe
ngutshëm, populli shqiptar nuk do të duronte që të drejtat e tij të sakrifikoheshin pjesërisht
dhe që e ardhmja e pavarësisë së tij të ndërtohej mbi baza pak të shëndosha”15.
11Arben Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare, (Akademia e Shkencave, Tiranë:2003),91. 12 Po aty, 93. 13 Abas Ermenji, Vendi që zë Skenderbeu në historinë e Shqipërisë, (Tiranë: 1996), 332-333. 14 Ibrahim D. Hoxha, Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek, Tiranë: 2000, 16. 15 Puto, Pavarësia shqiptare,186-187; Xheladin Shala, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918, (Prishtinë:
Instituti Albanologjik i Prishtinës,1990), 126.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
XIV
Me pranimin e parimit “Ballkani popujve ballkanikë” është e vështirë të konceptohet
një ndarje e pafrymëzuar plotësisht nga ky rregull, sa njerëzor aq edhe i drejtë. Mirëpo, nuk
mund të parafytyrohej paqësimi i plotë i gadishullit, derisa kufijtë që i janë njohur çdo
entiteti politik s’do të frymëzoheshin nga caqet gjeografike dhe etnografike të çdo shteti. Ky
do të ishte përjetësim i farës së grindjes dhe të turbullirave, po të viheshin territore, me
popullsinë shqiptare si shumicën, nën një pushtet të huaj.16
Memorandumi përfundon me shpresën e delegacionit shqiptar se Fuqitë e Mëdha nuk
do ta linin pas dore shqyrtimin e pikave të ngritura prej tij dhe nuk do të ishin të
pavëmendshëm përballë kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë, të një
kombi që ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe që ka besim në të ardhmen. Dhe pikërisht këtë
të ardhme Shqipëria ua kërkonte me këmbëngulje Fuqive të Mëdha “të kenë mirësinë t’ia
garantojnë”.17 Megjithëse në këtë memorandum nuk mungojnë konsideratat historike, theksi
kryesor i argumentimit të kërkesave territoriale vihej në kriterin etnik. Këtë e vërteton edhe
shtesa që iu paraqit Konferencës nga delegacioni i qeverisë së Vlorës më 25 janar 1913.18
Kjo shtojcë e memorandumit e 2 janarit 1913 e informon Konferencën e Ambasadorëve
përmes përfaqësuesve të qeverisë së Vlorës në Londër mbi përbërjen e popullsisë në krahinat
shqiptare.
Në Konferencën e Londrës dhe jashtë saj, Rusia Cariste ka qenë faktori ndërkombëtar
më negativ në trajtimin e çështjes shqiptare veçanërisht gjatë bisedimeve të çështjes së
kufijve.19 Austro-Hungaria dhe Rusia u detyruan t’i bënin disa lëshime njëra- tjetrës. Pas një
lufte të ashpër diplomatike, më 22 mars 1913, Konferenca caktoi kufijtë veriorë dhe
verilindorë të Shqipërisë, kurse më 11 gusht edhe kufijtë jugorë dhe juglindorë. Nën sundimin
serb e malazez mbetën e gjithë Kosova, viset e Shkupit, Tetovës, Dibrës, Gostivarit, Kërçovës,
Strugës etj. Kosova dhe viset e tjera shqiptare të pushtuara në tetor-nëntor 1912 nga ushtritë
serbe e malazeze dhe të aneksuara prej tyre me vendimet e Konferencës së Londrës më 1913,
përfshinin një territor të gjerë prej të paktën 24.000 km2, ku banonte një popullsi prej rreth 1
milion banorësh, 80 për qind e së cilës ishte shqiptare.20
Trajtimi i problemit të kufirit të shtetit të ri shqiptar nuk u mbështet në konsiderata
etnografike, historike, ekonomike etj., por u bë nga Fuqitë nën prizmin e mos prishjes së
16Dokumente për Çamërinë 1912-1939, përgatitur nga Kaliopi Naska (Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të
Shtetit, Tiranë: Dituria, 1999), 4-5. 17Po aty, 5. 18 Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare, 152. 19 Arben Puto, Shqipëria politike 1912-1939 (Tiranë: Botimet Toena, 2009), 76. 20Kosova në vështrim enciklopedik, 106.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
XV
“Koncertit Evropian”, gjë e cila, në këndvështrimin e kësaj diplomacie, do të mund të çonte
më pas në një luftë evropiane.21
Aneksimi i tokave shqiptare nga Serbia dhe Mali i Zi, i sanksionuar nga Konferenca e
Londrës, u shoqërua me vendosjen e një regjimi të egër të shtypjes dhe të terrorit. Në viset e
Shqipërisë londineze ishte grumbulluar një numër i madh i muhaxhirëve kosovarë, ku
dalloheshin udhëheqësit e kryengritjeve të Kosovës para Shpalljes së Pavarësisë, si: Hasan
Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, të cilët nuk i njohën vendimet e Londrës mbi kufijtë e
Shqipërisë. Ata krijuan në Shqipëri një rrymë të fortë që luftoi për çlirim nga zgjedha serbe
përmes kryengritjes së armatosur dhe për t’i bashkuar ato me Shqipërinë e pavarur.22
Shqiptarët e këtyre zonave e kishin mirëpritur pavarësinë e shtetit shqiptar dhe dëbimin e
Perandorisë Osmane që kishte mbajtur të pushtuara tokat shqiptare shekuj me radhë por
ishin tejet të shqetësuar për vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër që cenonin
territoret etnike shqiptare. 23
Më 30 mars të vitit 1913, Ismail Qemali, së bashku me Isa Boletinin dhe Luigj
Gurakuqin u nisën për udhëtim në kryeqytetet evropiane, pasi morën lajme shqetësuese për
cungimin e rëndë të territoreve shqiptare në veri dhe verilindje të Shqipërisë. Ata deklaruan
se ishin nisur nëpër Evropë për të përmirësuar padrejtësitë.24 Gjatë qëndrimit në kryeqytetet
e Evropës Perëndimore shtypi i kohës, shkruante se: “Ismail Qemali po e kërkon Kosovën
për Shqipërinë dhe po kërkon të largoj serbët dhe grekët nga Shqipëria, kurse për Isa
Boletinin ishte shumë i pa kuptimtë ky vendim”. Ai i deklaronte gazetës londineze “Dejli
Telegraf” se “Kam ardhur në Londër të kërkoj të drejtën nga Evropa dhe të protestoj si
përfaqësues i Kosovës”.25
Pasi misioni nuk pati sukses Ismail Qemali do të shprehej: “Simpatia që më ishte
shfaqur gjatë misionit tim, qe i vetmi ngushëllim që iu ofrua zëmrës së coptuar të Shqipërisë
ku morëm vesh vendimin e dhënë nga Konferenca e Londrës. Mbi gjysmën e territorit të
vendit, ia kishin dhënë Serbisë, Malit të Zi e Greqisë. Qytetet më të lulëzuara e rajonet më
prodhimtare të vendit, i ishin shkëputur atdheut. Shqipëria kishte mbetur gati krejtësisht në
zonat më të thata e më shkëmbore. Kështu të lëshuar përsëri në një depresion të pikëlluar dhe
21 Romeo Gurakuqi, Shqipëria 1911-1914 (Tiranë: 2012), 471. 22Kosova në vështrim monografik, 228. 23 Frashër Demaj, Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913 (Prishtinë: Instituti i Historisë-Prishtinë,
2011), 282. 24 Xheladin Shala, Çështja shqiptare dhe diplomacia serbe 1912-1913 (Prishtinë: Instituti Albanologjik i
Prishtinës, 2006), 172-173. 25 Po aty, 173.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
XVI
me vizionin e një të ardhmeje kaq të errët të vendit tonë të rilindur, qemë të ngushëlluar kur
dëgjuam se duhej të sakrifikoheshim për interesat e përgjithshme të Evropës. I ngushëlluar
por jo i dëshpëruar, u ktheva në Shqipëri, i mbështetur vetëm në iluzionin se kushte më të
favorshme në të ardhmen do të mund ti lejonin Shqipërisë që të realizonte kërkesat e saj
legjitime”.26
Përkundër këtyre padrejtësive, fqinjët grabitqarë nuk i kishin ngopur orekset e tyre.
Me vendimin e Konferencës të Ambasadorëve nuk u pajtuan Serbia dhe Mali i Zi. Mali i Zi,
në veçanti nuk dëshironte të largohej nga Shkodra.
Fuqitë e Mëdha me iniciativën e Austro-Hungarisë organizuan një demonstrim detar
pranë bregdetit malazez për ta detyruar ushtrinë malazeze të tërhiqej nga Shkodra.27 Më 29
korrik 1913, Konferenca e Ambasadorëve aprovoi më në fund projektin mbi organizimin e
shtetit shqiptar, sipas të cilit Shqipëria shpallej principatë autonome sovrane e trashëgimore.
Më në fund, vendimi i Konferencës së Londrës erdhi drejt konturimit të plotë, por jo
drejt zgjidhjes së plotë të çështjes shqiptare. Shteti shqiptar nuk u njoh në kufijtë e tij etnikë -
natyrorë, por në kufijtë e diktuar nga koniunktura ndërkombëtare si dhe nga përplasja e
interesave të Fuqive të Mëdha. Kosova u shkëput dhe u la jashtë nën sundimin serb, sikurse
mbeti jashtë edhe Çamëria nën sundimin grek.
Pjesë të territoreve shqiptare iu lanë fqinjëve të tjerë më pak të fuqishëm.28 Kjo
ngjarje ishte tragjike për shqiptarët. Konferenca vendosi që pjesët më vitale të trevave
shqiptare, si: Kosova, Maqedonia e sotme Perëndimore dhe Çamëria të mbeteshin jashtë
shtetit shqiptar.29 U prish ekuilibri kombëtar midis viseve malore e fushore. U copëtua trungu
kombëtar duke lënë jashtë kufijve një pjesë të konsiderueshme të trojeve shqiptare dhe një
varg qytetesh me peshë.30 Me trevat shqiptare kënaqeshin pretendimet megalomane të
fqinjëve ballkanikë. Falë këmbënguljes austro-hungareze, pavarësisht nga interesat e saj
strategjikë, nuk u realizuan të gjitha aspiratat gllabëruese të shteteve fqinje që synonin
copëtimin e tërësishëm të tokave shqiptare. Londra krijoi një shtet shqiptar të gjymtuar.
Krahët e këtij shteti mbetën jashtë. Edhe përkundër këtij fakti fqinjët ballkanikë ishin të
pangopur, orekset e tyre ishin megalomëdha. Mali i Zi shprehu mllef dhe pakënaqësi “pse
Fuqitë e Mëdha e detyruan të tërhiqej nga Shkodra”, duke menduar se këto territore i kishin
26 Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Maqedonisë të sotme-nga kryengritja e Dervish Carës 1843 deri te Kryengritja e
Dibrës 1913 (Tetovë: 2012), 595. 27Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000 (Tiranë: Toena, 2007), 41. 28 Lisen Bashkurti, Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë (Tiranë: GEER, 2003), 131. 29Al Ponte-Kosovo-Belgrado- Kosovo-la spirale della armi (Milano:1999), 41. 30 Duka, Histori e Shqipërisë, 43.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
XVII
liruar nga Turqia, vetë ai dhe Serbia, konsideronin se duhej t'u përkisnin atyre.31 Serbia dhe
Greqia dëshironin ta kufizonin sa më shumë që të ishte e mundur territorin e shtetit të ri,
kurse Austro-Hungaria dhe Italia ishin në favor të zgjerimit me shpresën e vendosjes së
ndikimit të tyre32 në Shqipëri, dhe shtrirjes së interesave në territoret e Ballkanit.33
Formimi i një shteti shqiptar në kontestin e disfatës osmane në Evropën Juglindore
mban në vetvete dimensione ndërkombëtare, kombëtare, krahinore dhe individuale.
Ndërkombëtar, sepse Austro-Hungaria dhe Italia të nxitura nga nacionalistët shqiptar patën
interes t’i pengonin sllavët dhe grekët të kontrollonin këtë pjesë të Adriatikut. Këto dy shtete
e kishin planifikuar krijimin e një shteti shqiptar më herët por prisnin largimin e Perandorisë
Osmane.34Ekzistonte dhe rivaliteti ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Italisë sa i përkiste
çështjes shqiptare.35
Karakteri ndërkombëtar që mori çështja shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve
në Londër (M. Elshani), ofron një garanci më të madhe për pavarësinë e shtetit të ri shqiptar,
i cili ishte nën mbrojtjen e Fuqive të Mëdha. Megjithatë, Shqipëria mbeti e reduktuar dhe jo,
ajo që dëshironin atdhetarët shqiptarë.36
Dihet historikisht e gjeografikisht, shqiptarët që mbetën jashtë vendimeve të
Konferencës së Londrës, ishin e janë pjesë përbërëse e popullit shqiptar, njëherë të copëtuar
në Kongresin e Berlinit 1878, e pastaj të përgjysmuar arbitrarisht me dhunë me vendimet e
Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913.37
Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, nuk i njohën vendimet e Londrës mbi
kufijtë e Shqipërisë. Ata krijuan në Shqipëri një rrymë të fortë që luftoi për çlirimin nga
zgjedha serbe përmes kryengritjes së armatosur dhe për t'i bashkuar ato me Shqipërinë e
pavarur.38
Kufijtë veriorë dhe verilindorë të Shqipërisë, të caktuar më 22 mars 1913 në
Konferencën e Ambasadorëve në Londër, u ratifikuan nga Fuqitë e Mëdha, më 26 mars 1913.
Mirëpo, pas tri javësh, pra më 12 prill, ambasadorët e Rusisë dhe të Austro-Hungarisë qenë
31 Bransislav Kostiç, Kosovo izmedu istorijskog i etniçkog prava (Beograd: 1994) , 16. 32Geogres Prevelakis, I Balcani (Bologna: 1997), 134. 33Tillz-Le rivoluzioni Europe 1942-1992 (Bari: 1999), 301 34 Nathalie Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, përktheu nga origjinali Artan Puto (Tiranë: Përpjekja,
2009), 633-634. 35La politica estera dell”Italia dal 1897 al 1920, Leonida Bissolati (Milano:1923), 320. 36 Antonio Baldacci, Shqipëria e madhe (Tiranë: Eugen, 2006), 214. 37 Xheladin Shala, Pushtimi i Kosovës nga Serbia dhe Mali i Zi 1912-1915 – përgjysmimi i Shqipërisë
(Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2012), 173. 38Po aty. Populli shqiptar në të dy anët e kufijve e ndiente thellë dhembjen për ndarjen e padrejtë që i ishte bërë
dhe përpiqej për eliminimin e kësaj padrejtësie, duke i rikthyer territoret e aneksuara Shqipërisë së pavarur.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
XVIII
pajtuar me një përshkrim të ri të këtyre kufijve që paksa e ndryshonin atë të 22 marsit.
Mirëpo, Konferenca e Ambasadorëve e kishte caktuar kufirin në përgjithësi, pa detajime,
prandaj duhej të zgjidheshin edhe shumë detaje, punë kjo e cila iu besua një komisioni
ndërkombëtar.39
Pasojat e vendimeve të padrejta të Fuqive të Mëdha u panë menjëherë në shtator të
vitit 1913, kur pozita skllavëruese e shqiptarëve nën regjimin e shtetit serb, i detyroi ata të
ngriheshin në një kryengritje dëshpëruese në të gjithë vijën e kufirit artificial. Pasojat e
këtyre vendimeve u dëshmuan gjatë gjithë historisë së mëvonshme shqiptare. Realisht me
vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, ishte hapur një plagë e rëndë e cila
nuk arriti të mbyllej deri në fillim të mileniumit të tretë.
Kjo ishte një pasqyrë e shkurtër kronologjike që kishte si qëllim pasqyrimin e kalvarit
të ngjarjeve që çuan në ndarjen e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish Jugosllavi nga
trungu kombëtar. Në fakt, qëllimi ishte që të fillohej nga zanafilla e problemit kombëtar,
shkëputja e këtyre territoreve padrejtësisht nga trungu kombëtar. Jam i vetëdijshëm se për
trajtimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër duhet një punë e hulumtim shumë i
thellë i burimeve dhe dokumenteve arkivore. Vlen për të theksuar se një punë të shkëlqyeshme
për këtë problematikë na ka ofruar studiuesja e mirënjohur, prof. dr. Valentina Duka me dy
përmbledhje voluminoze të dokumenteve britanikë për Shqipërinë dhe shqiptarët.40
39 Gazmend S.Rizaj, Shqipëria e sipërme 1800-1913,( Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2011), 430. 40Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët ( tetor-dhjetor 1913) ( Përgatiti Valentina Duka, Tiranë:
Botimet Toena, 2012) dhe Dokumente britanike për Shqipërinë dhe Shqiptarët ( janar-dhjetor 1914) II,
( Tiranë: Botimet Toena, 2012).
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
1
KREU I
SHTETI I BRISHTË SHQIPTAR DHE KOSOVA
I.1. Rrethanat politiko-shoqërore në Shqipëri dhe Kosovë në fund
të Luftës së Parë Botërore
Fillimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti Shqipërinë në një gjendje të brendshme të
mjerueshme, të paqëndrueshme si nga pikëpamja politike, ashtu edhe nga ajo ekonomike e
shoqërore. Po ashtu edhe gjendja kritike ndërkombëtare, e krijuar me fillimin e Luftës
Botërore, pati rrjedhime negative për të ardhmen e shtetit të pavarur shqiptar. Në gusht të
vitit 1914, Serbia dhe Mali i Zi, kërkuan nga shtetet e Bllokut të Antantës, e sidomos nga
Rusia "lejë" për të dalë në detin Adriatik përmes territoreve shqiptare dhe për të pushtuar
Shkodrën41.
Vilhelm Vidi zgjodhi Durrësin si kryeqytet të përkohshëm, gjë që shkaktoi
pakënaqësi në Vlorë dhe Shkodër. Athina zyrtarisht e përkrahte Vidin, por në prapaskenë
përgatiste plane në dëm të tij. Po kështu vepronte edhe Serbia. Në fund të korrikut të vitit
1914 dhe në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria ishte në gjendje shumë të
rëndë. Qeveria shqiptare kishte pushtet të kufizuar vetëm në Durrës dhe në Vlorë; në
Shqipërinë e Mesme shtrihej pushteti i kryengritësve rebelë e filoturq të Haxhi Qamilit; viset
e Jugut gjendeshin nën shtypjen e bandave greke, ndërsa krahinat e Lindjes nën sundimin
serb. Shkodra ndodhej nën administrimin e forcave ndërkombëtare42.
Lufta e Parë Botërore shpërtheu gati dy vjet pas Shpalljes së Pavarësisë së
Shqipërisë.43 Ajo solli në pikëpyetje pavarësinë e Shqipërisë, e cila u pushtua si nga trupat e
41 Muin Çami, Shqipëria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918, (Tiranë: 1987), 81-82. 42Historia e popullit shqiptar II, (Prishtinë: Rilindja, 1969) 417, 121; Ministere des Afaires Etrangeres Archives
diplomatique guere 1914-1918 (më tej: AMAE-Paris) Balkans Albanie VII volume nr.12 janver-april 1916,
Cons. de France, Janina, Roma, Athenes, 21 shkurt 1916. 43 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III – periudha e pavarësisë 28 nëntor 1912-7 prill 1939, botim i Akademisë
së Shkencave të Shqipërisë (Tiranë: Botimet Toena, 2007), 74.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
2
Fuqive Qendrore ashtu edhe nga ato të Antantës44. Fqinjët e Shqipërisë u rreshtuan në anën e
Fuqive të Antantës.
Gjendja kritike ndërkombëtare e krijuar në fillim të Luftës të Parë Botërore, pati
rrjedhime negative për të ardhmen e shtetit të pavarur shqiptar.45 Qeveria e Vjenës u mundua
që ta lidhte Shqipërinë me Fuqitë Qendrore për ta hedhur atë në luftë kundër Serbisë, por
Vidi dhe qeveria e Durrësit në përputhje me statutin, nuk pranuan t'i shpallin luftë Serbisë
dhe ruajtën asnjanësinë. Me nisjen e luftës austro-serbe filloi të gjallërohej fryma
irredentiste. Prijës të kësaj ideje ishin kosovarët Bajram Curri, Hasan Prishtina e Isa
Boletini që deri atëherë kishin bashkëpunuar me Vidin. Ata mendonin që Shqipëria të
rreshtohej përkrah bllokut të Fuqive Qendrore dhe të hynte në luftë kundër Serbisë për
çlirimin e Kosovës46.
Në një situatë të tensionuar Vidi u largua nga Shqipëria më 3 shtator 1914, pas 6
muaj qeverisjeje. Nga ana tjetër, duke mos pasur nevojë më për Princ Vidin, qeveria e Vjenës
në marrëveshje me qeverinë e Romës vendosi ta likuidonte qeverinë e tij në Shqipëri.47
Armata austro-hungareze pasi e mundi ushtrinë serbe shkeli Shqipërinë Veriore deri
në Shkodër si dhe disa krahina të Shqipërisë së Mesme48. Ushtria italiane, pasi u vendos në
Vlorë në dhjetor 1914, nisi shtrirjen deri në Durrës, Gjirokastër dhe Përmet, kurse trupat
franceze u vendosën në Korçë dhe në brigjet jugore të liqenit të Pogradecit49.
Serbia dhe Mali i Zi, që luftonin përkrah Antantës, me fillimin e Luftës së Parë
Botërore, menduan se ishte rasti i përshtatshëm për realizimin e synimeve të vjetra: Serbia
për të dalë në detin Adriatik dhe Mali i Zi për të pushtuar Shkodrën. Aleatët e Antantës u
sugjeruan të mos nguteshin, pasi rregullimet tokësore në favor të tyre do të bëheshin pasi të
fitohej lufta.
Gatishmëria e Antantës për të kënaqur lakmitë e aleates së pritshme, Italisë nuk
mungoi. Më 26 prill, ata nënshkruan në Londër marrëveshjen, ku premtonin për realizimin e
njohjen e apetiteve të Italisë në Shqipëri.50 Megjithatë pas nënshkrimit të Traktatit të Fshehtë
44 Ismet Dermaku, Velike sile i Albanija od 1918-1927 godine, (Vjetar IV-V, Arkivi i Kosovës, Prishtinë: 1971),
9; Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, (Tiranë: PHOENIX, 1998), 250. 45Historia e Popullit Shqiptar, III, 75. 46Historia e popullit shqiptar II , 418. 47 Duka, Histori e Shqipërisë , 78. 48Diario storico militare 10 reggimento bersaglieri Comando - emërtimi i institucionit B.46, viti 1914-1920, 12
Agusto 1916, Ordine d'operazione n.1 Oggeto: Ricognizioni altre Vojussa, 298. 49 Zavalani, Histori e Shqipnis, 252; Armata aleate e Selanikut e përbërë nga njësi franceze, angleze dhe italiane,
sulmoi forcat gjermane dhe bullgare përmes Maqedonisë, me ç'rast iu mundësua trupave franceze të vendosen
në Korçë. 50Historia e Popullit Shqiptar, III, 79.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
3
të Londrës, Serbia e shqetësuar nga zgjerimi i Italisë në Shqipëri vendosi ta pushtonte
Shqipërinë e Mesme.
Më 28 janar 1916 u lëshuan dy shpallje nga Shkodra ku u bëhej thirrje
bashkatdhetarëve që t’i prisnin austro-hungarezët si çlirimtarë.51 Qeveria austro-hungareze në
nëntor 1917, botoi në gjuhën shqipe tekstin e Traktatit të Fshehtë të Londrës të 1915-ës, i cili
shkaktoi një tronditje të thellë ndër shqiptarët. Këtë traktat për herë të parë e patën botuar
bolshevikët rusë.52 Njohja me traktatin e fshehtë të Londrës u shërbeu shqiptarëve që të
njiheshin edhe me planet e shteteve të Antantës.53 Franca, më 10 dhjetor 1916 shpalli
"Krahinën Autonome të Korçës", më 23 janar 1917, në ditën e përvjetorit të pushtimit austro-
hungarez të Shkodrës shpallën "autonominë", kurse më 3 qershor 1917, ditën e përvjetorit të
kushtetutës italiane, Italia shpalli "pavarësinë e gjithë Shqipërisë", por, nën mbrojtjen e
Mbretërisë së Italisë54.
Proklamata e Romës dukej se kishte si qëllim të shmangte ndikimin e SHBA-së në
Shqipëri pas hyrjes së saj në luftë në vitin 1917.55 Shqiptarët në përgjithësi mbajtën një
qëndrim pritës ndaj Austro-Hungarisë, i cili kushtëzohej nga qëllimi për të larguar nga
Shkodra, ushtrinë e Malit të Zi56.
Humbja e Bllokut Qendror në frontin e Selanikut, i hapi rrugën ushtrisë serbe për të
marshuar drejt veriut. Njësi të veçanta të saj, në fillim të tetorit 1918 pushtuan Dibrën,
Lumën dhe më 10 tetor Tiranën57. Pjesa tjetër që mori urdhër më 21 tetor të marshonte nga
Peja hyri në Shkodër më 30 tetor58. Po atë ditë Pashiqi qe ishte kryeministri i qeverisë serbe
në migrim, urdhëronte që në territoret e pushtuara shqiptare "të vendosej gjendja që ka qenë
para evakuimit, kur Esat Pasha ishte kryetar i qeverisë shqiptare".59.
Një ndër shkaqet që e shtynë ushtrinë serbe të nxitonte në Shqipëri ishte kinse fakti se
forcat italiane po pushtonin tani territoret e braktisura nga Austro-Hungaria. Këto forca, pasi
pushtuan Elbasanin, Durrësin dhe Tiranën, në dhjetëditëshin e dytë të tetorit, depërtuan deri
51 Duka, Histori e Shqipërisë, 90. 52 Po aty, 89. 53Historia e Popullit Shqiptar , III, 95. 54 Po aty, 92. 55Po aty, 94. 56 Xhevat Repishti, Kryengritja kundër sundimit austro-hungarez, tetor 1918, (Shkodër: "Kumtari", nr.6, 1993),
23. 57 Vuk Vinaver, “Italijanska akcija protiv Jugoslavije na albansko-crnogorskoj granici 1918-1920”, (Istorijske
zapisi, Beograd: 3-1966), 478. 58 Xhevat Repishti, “Lëvizja kombëtare në Shkodër në fund të vitit 1918 e në fillim 1919”(Studime historike,
nr.1, Tiranë:1986), 89. 59 Xheladin Shala,“Esat Pasha dhe qeveria serbe 1916-1918”, (Vjetar XXIII, Arkivi i Kosovës, Prishtinë: 1978),
67.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
4
në Shkodër60. Qeveria serbe për ta penguar hyrjen e trupave italiane në veri të Shqipërisë,
urdhëroi komandën e ushtrisë që t’i drejtohej Shkodrës dhe me çdo kusht të arrinte aty para
trupave italiane61.
Gjatë muajit tetor, Franca u përpoq që ta pengonte hyrjen e forcave italiane në
Shkodër, duke sjellë si argument çështjen e shtruar që më parë për ndërkombëtarizimin e
saj62. Qeveria italiane nuk e pranoi këtë propozim, por kur vërejti se ushtria serbe hyri më
parë në Shkodër, u pranua versioni francez i garnizonit ndëraleat në këtë qytet me
pjesëmarrjen e trupave franceze, angleze dhe italiane dhe njëkohësisht u përpoq për largimin
e serbëve nga qyteti i Shkodrës, qëllim të cilin edhe e realizoi. Zona e pushtimit serb në fund
të luftës përfshinte krahinat e Peshkopisë, Kukësit si dhe malësitë e Kelmendit dhe
Gjakovës.63
Pra, mbarimi i Luftës së Parë Botërore, me fitoren e fuqive të Antantës e gjeti
Shqipërinë jo vetëm të copëtuar politikisht dhe të pushtuar nga forcat ushtarake të disa fuqive
fituese dhe shteteve fqinje, por edhe në një gjendje tejet të rëndë ekonomike64. Detyrë
imediate para shqiptarëve u shtrua shpëtimi i vendit nga pretendimet pushtuese, ku kërkohej
organizimi i forcave të brendshme dhe formimi i qeverisë kombëtare, e cila do ta
përfaqësonte shtetin shqiptar në arenën ndërkombëtare, si dhe të sigurohej uniteti kombëtar.
Fuqitë Qendrore e humbën luftën. Ndonëse përfundoi Lufta e Parë Botërore,
Shqipëria nuk u çlirua. Popullata përjetoi ditë të vështira nga sëmundjet, epidemitë dhe
varfëria e madhe65. Situatën e rëndonte edhe rivaliteti jugosllavo-italian dhe pretendimet e
tyre territoriale ndaj Shqipërisë. Mbarimi i luftës shtroi përpara fitimtarëve vendosjen e
paqes, kurse para shqiptarëve problemin e rifitimit të pavarësisë e të mbrojtjes së tërësisë
territoriale të Shqipërisë nga rreziku i ri i copëtimit që i kanosej pas luftës.66
Në Durrës, më 25 dhjetor 1918 u mbajt një Kongres, në të cilin morën pjesë 50
përfaqësues nga Shqipëria67. Roma u përpoq të manipulonte me kërkesën e saj për ruajtjen e
60 Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia, 46; Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924,
(Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1997), 10. 61 Vinaver, Italijanska, 478. 62 Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia, 47. 63Historia e Popullit Shqiptar , III, 98. 64 Muhamet Shatri, “Aspekte të rivalitetit jugosllavo-italian në Shqipëri tetor 1918 - maj 1920”, (Prishtinë:
Gjurmime albanologjike - Seria e Shkencave Historike, nr.XV, 1985), 269. 65 Ylli Zajmi, Fan Noli, jeta dhe veprat (Prishtinë: 1986), 52. 66 Izber Hoti, Konferenca e Paqes në Paris (1919 – 1921) dhe çështja e viseve të pushtuara shqiptare.
(Prishtinë: Artini, 2012), 47. 67Historia e popullit shqiptar, II, 453.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
5
tërësisë territoriale të Shqipërisë nga shtetet fqinje ballkanike68. Më 27 dhjetor 1918,
Kongresi formoi edhe një pleqësi, si organ këshillues, e cila në fakt mbeti formale.69
Nga ana tjetër, me pushtimin e Kosovës dhe të pjesëve të tjera shqiptare në Maqedoni
të Sotme, më 1912-1913, Serbia ngriti një mur ndarës ndërmjet shqiptarëve. Për këtë qëllim,
qeveria e Beogradit ndoqi në mënyrë paralele dy rrugë: së pari, synonte ta shndërronte
shtetin shqiptar në një krijesë të paaftë për të bërë jetë të pavarur dhe, së dyti, të ushtronte në
Kosovë një politikë të egër shtypëse e shkombëtarizuese, për ta ndryshuar strukturën etnike
në favor të serbëve70. Çështja e Kosovës, si e tillë, dhe ajo e Maqedonisë së sotme
Perëndimore u krijuan pas Luftës së Parë Ballkanike, në tetor të vitit 1912, kur serbët me
forcën e armëve dhe përkrahjen e disa Fuqive të Mëdha, sidomos të Rusisë cariste, i
nënshtroi këto treva71. Shqiptarët asnjëherë nuk u pajtuan me këtë ndarje. Në të dyja anët e
murit ndarës, por sidomos në pjesën e pushtuar u zhvillua një luftë e vendosur për shembjen
e murit dhe për të siguruar një jetë të lirë në shtetin e bashkuar kombëtar72. Beogradi, e në
veçanti Cetina, bënin edhe gjenocid shpirtëror duke konvertuar shqiptarët në fenë
ortodokse73.
Me fillimin e Luftës së Parë Botërore gjendja te shqiptarët filloi të marrë kahje më
pozitive. Ndonëse Kosova nuk qe përfshirë menjëherë në kuadrin e rajoneve ku zhvilloheshin
luftimet. Gjatë viteve 1914-15 Kosova ishte e mbushur përplot me forca ushtarake dhe
policore serbe.
Pas okupimit të territoreve nga ana e Austro-Hungarisë, Gjermanisë dhe Bullgarisë, si
aleatë në Luftën e Parë Botërore u bë ndarja e territoreve të okupuara. Bullgarisë iu dha
territori i Maqedonisë, pjesët lindore dhe jugore të Serbisë dhe një pjesë e madhe e Kosovës.
Marrëveshja vendimtare rreth caktimit të kufijve ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Bullgarisë
u arrit më 1 prill 1916, kur u bë ndarja e Kosovës. Në të dy zonat u organizuan administrata
përkatëse ushtarake e civile.74 Në zonën pushtuese bullgare vitet 1915-1918 konsiderohen si
vitet më tragjike të varfërisë dhe të urisë për shqiptarët e Kosovës. Mungesa e bukës u ndie
68 Shatri, Aspekte të rivalitetit jugosllavo-italian në Shqipëri tetor 1918 - maj 1920, 273. 69 Duka, Histori e Shqipërisë, 101. 70 Thoma Murzaku, Kosova dhe çështja e çlirimit dhe e bashkimit kombëtar në vitet 1913-1918, (Simpozium i
mbajtur në Tiranë më 15-16 prill 1993), (Instituti i Historisë, Prishtinë - Instituti i Historisë, Tiranë, Tiranë:
1996), 125. 71 Revista “Shekulli 21”, 276. 72 Murzaku, Kosova dhe çështja e çlirimit dhe e bashkimit..., 125. 73 Limon Rushiti, Krimi-gjenocidi ndaj shqiptarëve më 1912-1915 në funksion të pastrimit etnik dhe vazhdimi i
tij më 1918-1921. Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e
këndej, (Prishtinë: 1995) , 91. 74Kosova në vështrim enciklopedik, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qendra e Enciklopedisë shqiptare,
Tiranë: Toena, 1999, 108.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
6
jo vetëm nga thatësira, por dhe për shkak se pushtuesi ia konfiskonte popullit drithin75. U
krijua kriza artificiale e bukës, e cila veçanërisht goditi fshatarët e viseve kodrinore-malore.
Ka pasur raste edhe të vdekjeve nga uria. Idriz Seferi në Karadakun e Shkupit organizoi disa
grupe kryengritësish në një aksion afër fshatit të tij, ku u vranë 20 ushtarë bullgarë76.
Pushtuesi austro-hungarez në dallim nga ai bullgar ndoqi një politikë tjetër me qëllim
afrimin e masës shqiptare. Krahinat shqiptare u liruan nga sundimi serbo-malazias77.
Keqtrajtimet mbi shqiptarët, të ushtruara nga Serbia gjatë viteve 1912-1915, ishin ndalur.
Filluan të përfillen disa të drejta kombëtare që aso kohe për shqiptarët kishin vlerë të
madhe.78 Sigurisht që nuk ka pushtues të mirë dhe secili pushtues ka interesat e veta,
varësisht nga lloji. Interesa kishte edhe Vjena por, megjithatë nga të gjithë pushtuesit, jo
vetëm gjer në atë kohë, kishte qenë “më i lehti”, por njëkohësisht ishte edhe okupues i
okupatorit serb. Austro-hungarezët dallonin rrënjësisht nga bullgarët që sundonin pjesën
tjetër të Kosovës.
Gjatë vitit 1918, posaçërisht në prag të kapitullimit të Bullgarisë, u shtua dukshëm
numri i luftëtarëve. Në rrethanat imponuese serbët e shikonin si të domosdoshëm
bashkëpunimin me shqiptarët. Në fund të muajit shtator 1918 dhe në fillim të muajit tetor,
ushtria franceze, si aleate, hyri e para në Kosovë.
Forcat franceze e morën Kosovën nga mesi i tetorit të vitit 191879, ndërsa së bashku
me to u dërguan njerëz të caktuar nga qeveria e Beogradit për të organizuar pushtetin policor.
Serbia, përkatësisht Mbretëria Serbo-Kroate Sllovene, e formuar më 1 dhjetor 1918,
mendonte krejt ndryshe nga shtetet ballkanike dhe evropiane. Ajo në fund të Luftës së Parë
Botërore u gjend në anën e shteteve fitimtare dhe si e tillë tentonte të përfitonte nga kjo luftë
në kurriz te fqinjëve.80
Gjatë gjysmës së parë të tetorit 1918, krahas tërheqjes së trupave austro-hungareze e
gjermane nga Kosova, çetat serbe u shtrinë gati në tërë viset e Kosovës, ku kryengritësit
shqiptarë ishin bërë zotër të vendit81. Ishte kjo periudhë kur çetat shqiptare u aktivizuan edhe
më shumë, sidomos pas shpërthimit të frontit të Selanikut dhe fillimit të shkatërrimit të
ushtrisë austro-hungareze.
75 Limon Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928, (Prishtinë: Instituti i Historisë Prishtinë, 1981), 18. 76 Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, (Prishtinë: “KOHA”, 1998), 273. 77 Xhafer Deva, Kosova 1912-1944 (Historia kombëtare e anatemuar, Prishtinë: “Zëri”, 11.4.1992), 42. 78Kosova në vështrim monografik, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë: 2011, 228. 79 Ali Hadri, Gjakova në LNÇ, (Prishtinë: 1974), 38. 80 Hoti, Konferenca e Paqes në Paris (1919 – 1921) dhe çështja e viseve të pushtuara shqiptare, 54. 81Historia e Popullit Shqiptar, III, 442.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
7
Pas ripushtimit të Kosovës, në vjeshtën e vitit 1918, dhe pas vendosjes së pushtetit
serbo-malazez të aparatit të veçantë administrativo-politik, administrata shtetërore e
ushtarake, organizoi operacione ndëshkimore dhune, terrori, vrasje, dënime të mëdha etj.82
Pavarësisht se çetat shqiptare i luftuan forcat austro-hungareze, francezët i dhanë përkrahje
ushtrisë serbe si aleate dhe ajo filloi të vendosë pushtetin e vet në Kosovë83.
Shqiptarët filluan rezistencën kundër vendosjes së okupimit serb nga mesi i tetorit
1918 "duke u dalë në pritë dhe duke vrarë ushtarët serbë"84. Çarmatimi i shqiptarëve filloi
më 9 nëntor 1918 dhe brenda një periudhe të shkurtër përfshiu territoret shqiptare që
mbetën nën sundimin serb. Rezistenca e shqiptarëve ndaj ushtrisë serbe e kishte detyruar
komandën ushtarake serbe që të mbante përherë në gatishmëri trupat ushtarake. Beogradi, me
qëllim demoralizimin e shqiptarëve filloi ndjekjet kundër prijësve shqiptarë, të njohur edhe
më parë si luftëtarë të dalluar të lëvizjes kombëtare .
Për të mbajtur më lehtë nën sundim Kosovën e trevat e tjera shqiptare, qarqet politike
të Beogradit vendosën, në fundin e vitit 1918 e gjatë vitit 1919, një ndarje administrative që
synonte t’i mbante ato të copëtuara dhe popullsinë shqiptare të përçarë.85 Qeveria serbe
udhëhiqej nga politika për asimilimin e shqiptarëve. Pas Luftërave Ballkanike, Nikola
Pashiqi mendonte se, nëse qetësia do të zgjasë 20-25 vjet, Serbia do të arrinte të asimilonte
popullin e Kosovës dhe të Maqedonisë, nga pikëpamje kulturore dhe nacionale86.
Për shqiptarët Lufta e Parë Botërore, shkaktoi tragjedi të vërtetë87. Në Mbretërinë
SKS, në dallim nga gjermanët, hungarezët, sllovakët, etj., shqiptarëve nuk iu njoh madje as e
drejta e pakicës nacionale. Për shqiptarët u rivendos një regjim terrori dhe shfrytëzimi88. Për
shqiptarët fillon periudha e luftës kundër sundimit monarkist të Serbisë së dytë, i cili ishte i
përgjakshëm dhe tragjik.
82 Hoti, Konferenca e Paqes në Paris (1919 – 1921) dhe çështja e viseve të pushtuara shqiptare, 42. 83 Fehmi Pushkolli, Mbrojtja kombëtare shqiptare e Kosovës 1878-1990, Prishtinë: 1991, 77. 84 Hadri, Gjakova, 39. 85Historia e Popullit Shqiptar , III , 444. 86 Ali Hadri, Narodno oslobodilacki pokret na Kosovu 1941-1945, Beograd: 1973, 27. 87 Masar Kodra, “Shtypi shqiptar në Amerikë midis dy luftërave botërore”, (Prishtinë: Vjetar XII-XIII, Arkivi i
Kosovës,1981), 95. 88 Branko Horvat, Kosovsko pitanje, Zagreb: “Globus”, 1988, 43.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
8
I.2. Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe organizimi i tij
I themeluar më 1 maj 191889, me qendër në Shkodër, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare
e Kosovës” (KMK), apo siç mund ta quajmë ndryshe qeveria e Kosovës, gjatë viteve 1918-
1920, ishte një ndër organizatat politike më të rëndësishme në Shqipëri, si për nga detyrat që
shtronte për zgjidhje programi i saj, ashtu edhe për nga gjerësia dhe shtrirja e veprimtarisë,
përbërja dhe numri i anëtarëve90. Programi i këtij komiteti përbëhej nga tri pika ose nyje, në
të cilat në mënyrë të qartë, të përmbledhur dhe të saktë pasqyroheshin drejtimet kryesore të
veprimtarisë së mëtejme të organizatës në planin strategjik dhe taktik. Që në pikën e parë
njëherësh edhe pikë kyçe e programit vërehej qëllimi kryesor i Komitetit MKK, ku
theksohej: "Me u përpjekë para fuqive të mëdha të Antantës dhe me e kërkuar bashkimin e
krahinave të Kosovës (Shkup, Kumanovë, Preshevë, Tetovë, Gostivar, Kaçanik, Ferizaj,
Gjilan, Prishtinë, Vuçiternë, Mitrovicë, Jeni Pazar, Rozhajë, Pejë, Plavë, Guci, Gjakovë,
Prizren) në një Shqipëni të lirë dhe vet urdhëruese"91. Ishin këto territore që përbënin
përgjithësisht territoret me popullsi shqiptare të pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin
1912. Këtë e dëshmon fakti që me Komitetin e Kosovës u lidh që në fillim Elez Isufi dhe
luftoi për realizimin e synimit kryesor të tij, bashkimin e Kosovës dhe Dibrës më Shqipërinë.
Vetë Elez Isufi kishte miqësi me kryetarin e Komitetit, Hoxhë Kadri Prishtinën.92
Kërkesa për një "Shqipëni të lirë dhe vet urdhëruese" ka rëndësi të posaçme, për të
konkluduar në mënyrë të qartë veprimtarinë e mëtejme të organizatës, synimin strategjik të
Komitetit, vijën e tij politike, për zbatimin e së cilës u luftua vazhdimisht pa kompromis. Po
në këtë pikë potencohej, se kjo do të arrihej nëpërmes përpjekjeve "para pushteteve të mëdha
të Antantës"93. Komiteti pretendonte që në ato rrethana të siguronin mbështetjen e Fuqive të
Antantës me shpresë që pas përfundimit të luftës të krijoheshin kushte të favorshme për
bashkimin e të gjitha trevave shqiptare të copëtuara më 1913 në Konferencën e
Ambasadorëve në Londër. Edhe pse pagëzimi i organizatës ishte Komiteti MKK shihet se në
pikën kryesore të programit të vet themelues nuk kishte vetëm çlirimin e territoreve të
89Historia e Popullit Shqiptar, III, 458; Kristaq Prifti, “Kontributi i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në
rimëkëmbjen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe për bashkimin kombëtar 1918-1924”, (Komiteti Mbrojtja
Kombëtare e Kosovës, Përmbledhje kumtesash, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë
Tiranë, Instituti i Historisë, Prishtinë, Tiranë: 2004), 16. 90 Zamir Shtylla, “Rreth krijimit dhe veprimtarisë së KMKK”, Studime historike, nr.3, Tiranë: 1986, 101. 91Arkivi Qendror Shtetëror (më tej: AQSH), Fondi 846, V.1918, D. 1, fl. 1. 92 Bajram Xhafa, Lufta e Dibrës 1920, Shkodër: 2001, 81-82. 93 Shtylla, Rreth krijimit, 99.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
9
Kosovës së ngushtë, por kryesisht angazhohej për çlirimin e territoreve me popullsi shqiptare
të pushtuara nga serbo-malazezët94.
Pika e dytë e programit të 1 majit 1918 parashihte si detyrë prioritare të Komitetit që
të protestonte kundër politikës antishqiptare që zbatonte qeveria serbe ndaj popullit shqiptar.
Pika e tretë dhe e fundit e programit themelues të Komitetit MKK parashikonte zgjedhjen
dhe dërgimin e një delegacioni për t'i mbrojtur para botës zyrtare e jashtë zyrtare dy pikat e
lartpërmendura95.
Këshillin Qendror të Komitetit të Kosovës e përbënin 7 anëtarë, të cilët zgjidhnin
kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe arkëtarin. Kryetar ishte Kadri Prishtina, i cili për
shkak të erudicionit të tij quhej Hoxhë Kadriu, sekretar ishte Bedri Pejani, nënkryetar Hysni
Curri. Të tjerët ishin anëtarë, por secili kishte obligime të veçanta. Me organizimin e forcave
të armatosura ishte caktuar Hysni Curri, me marrëdhëniet me jashtë Bedri Pejani, ndërsa Sali
Nivica drejtonte gazetën "Populli" etj.
Në kuadër të Komitetit të Kosovës kanë vepruar atdhetarë të shquar, si: Hasan
Prishtina, Bajram Curri, Aqif Elbasani, Azem Bejta, Sadik Rama, Ramadan Shabani,
Ibrahim Gjakova, Qazim Bakalli, Beqir Vokshi, Niman Ferizi, Murat Gjakova, Bajram
Daklani, Tafil Boletini, Ragip Kajabegolli, Qazim Kaja Begolli etj. Me programin kombëtar
e demokratik, që u përpunua, Komiteti i Kosovës ushtroi ndikim të rëndësishëm në jetën
politike të shqiptarëve gjatë viteve 1918-1924. Përveç qytetit të Shkodrës, ku ishte edhe
selia e tij, Komiteti i kishte ngritur organizatat e tij në Tiranë, Durrës, Elbasan, Dibër dhe në
qendra të tjera96. Përmes degëve të organizuara në Kosovë, posaçërisht të asaj që vepronte në
Gjakovë, e kishte shtrirë aktivitetin dhe rrjetin e veprimtarisë së vet në Prizren, Prishtinë,
Ferizaj, Gjilan, Shkup, Pejë, Podrime (Anadrini), Rahovec, Vushtrri dhe në shumë qytete e
fshatra të Kosovës e të viseve të tjera97. Në dallim nga degët e Komitetit në Shqipëri, ku
zhvillimi i aktivitetit kombëtar ishte më i lehtë, në territoret e okupuara shqiptare nga
Mbretëria SKS, degët dhe aktiviteti organizoheshin ilegalisht98. Okupimi i Kosovës diktoi
që kjo organizatë e fuqishme kombëtare, apo qeveria e Kosovës në ekzil, përkatësisht truri i
Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, të zhvillonte veprimtarinë atdhetare në shtetin amë, të ndarë
94 Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924, Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës,
1997, 28. 95 AQSH, Fondi 846, V. 1918, D. 1, fl. 1. 96Historia e Popullit Shqiptar, III, 459; Kristaq Prifti - Zamir Shtylla,“Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës
dhe veprimtaria e tij për çlirimin dhe unitetin kombëtar”, (Studime historike, nr.4, Tiranë:1988), 138. 97AQSH, F. 846, D. 29, Dok.707-934; K. Prifti - Z. Shtylla, “Komiteti Mbrojtja Kombëtare”, 139; Historia e
Popullit Shqiptar, III, 459. 98 Culaj, Komiteti MKK, 35.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
10
padrejtësisht. Si qendër të veprimtarisë Komiteti i Kosovës zgjodhi qytetin e Shkodrës.
Arsyet pse, pikërisht Shkodra u zgjodh si bërthamë e Komitetit ishin të shumta.
Shkodra ishte një ndër qytetet më të mëdha dhe më të njohura për tradita patriotike të
Shqipërisë. Si qytet verior i Shqipërisë kontaktet e saj me Kosovën ishin të hershme. Prania e
ushtrisë aleate në Shkodër krijonte mundësi të kontakteve me përfaqësuesit evropianë. Ky
qytet strehonte pjesën më të madhe të shqiptarëve të arratisur nga Kosova për shkak të
masakrimeve dhe të torturave serbe. Populli i Shkodrës i kishte hapur portat dhe zemrat në
mikpritje të vëllezërve fatkeq jashtë kufirit të caktuar padrejtësisht. Shqiptarët e arratisur
sillnin informacione në selinë e Komitetit mbi gjendjen alarmante në Kosovë99.
Po çka i ofroi shteti shqiptar Komitetit të Kosovës dhe zhvillimit të veprimtarisë së tij
kombëtare? Formimi i shtetit shqiptar në fakt është zanafilla e lindjes së asaj që quhet çështje
kombëtare. Në ato rrethana, Shqipëria përballoi një betejë diplomatiko-ushtarake, e cila
rezultoi me një shtet të cunguar shqiptar dhe me një infrastrukturë politike të dominuar nga
kontradikta të forta100.
Me gjithë ndarjen kombëtare veprimtarët e trevave të pushtuara shqiptare, të paktën
kishin një fat në fatkeqësi, kishin ku të gjenin prehje dhe mbështetje për angazhimin e tyre në
favor të çlirimit dhe të bashkimit kombëtar. Krahas pyetjes se çka i ofroi shteti shqiptar
shtrirjes dhe veprimtarisë kombëtare të Komitetit të Kosovës mendoj gjithsesi se ngjarjet
duhen shikuar në kohë dhe hapësirë, pa paragjykime dhe se duhet parashtruar pyetja se çka
mundi në realitet në ato rrethana t'i ofrojë shteti shqiptar si ndihmë Komitetit të Kosovës dhe
mbarë çështjes kombëtare? Përgjigjen në këtë pyetje mendoj që më së miri do ta japin disa
nënpyetje të tjera si: “1. Kush ia mundësoi zhvillimin e një veprimtarie të tillë kombëtare
Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës? dhe 2. Ku do ta zhvillonte veprimtarinë Komiteti i
Kosovës përveçse në Shqipëri, në rrethana të tilla, siç ishin ato të pas përfundimit të Luftës së
Parë Botërore?
Mund të supozohet se këta veprimtarë kombëtarë mund ta zhvillonin aktivitetin e tyre
në ndonjë shtet tjetër. Ndoshta mund të vepronin si individë ose si grup minor, por jo si një
organizatë politike, siç ishte Komiteti i Kosovës, i cili krahas luftës diplomatike organizonte
edhe kryengritje të armatosur. Në kuadër të kësaj vetvetiu lindin edhe disa nën pyetje si: Cili
shtet i huaj do ta lejonte një veprim të tillë pa ndonjë interes madhor që do t'i sillte përfitime
të drejtpërdrejta? Cili shtet i huaj i pa konsoliduar vetë dhe i varur nga mëshira e shteteve të
99Po aty, 32. 100AQSH, F. 846, D. 29, Dok.707-934.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
11
mëdha fituese të luftës do t'ia lejonte veprimin në territorin e vet një organizatë të tillë, që në
program e kishte edhe luftën kundër Serbisë, e cila ishte aleate e shteteve fituese? Edhe sikur
një gjë e tillë të ishte e mundur pozita gjeografike e cilit shtet tjetër, përveç Shqipërisë, do t'i
mundësonte Komitetit zhvillimin e aktivitetit të tij kombëtar? Cili popull tjetër do t'i hapte
shtëpitë dhe zemrat për strehimin e të përndjekurve dhe të keqtrajtuarve shqiptarë nga serbo-
malazezët përveç vëllezërve të një gjaku? Cili shtet nuk do ta mbyllte kufirin për ta ruajtur
"rehatinë" po të mos ishte fjala për dhimbje vëllazërore për vëllezërit andej kufirit? A nuk do
të ishin me interes për Shqipërinë e dobët marrëdhëniet me shtetet fqinje përfshirë edhe
Mbretërinë SKS dhe Greqinë, sikur të mos rëndonte mbi trupin e saj të dobësuar pesha e
çështjes së pazgjidhur kombëtare? Kush tjetër, pos shtetit kombëtar asaj gjysmë Shqipërie,
do t'i krijonte aq mundësi veprimi dhe bashkëpunimi Komitetit të Kosovës, ku gjatë viteve
1918-1920, ai kishte aq ndikim të madh në Shqipëri sa që thuhej se ai po qeveris në
Shqipëri? Si do ta mbronte Komiteti ose qeveria e Kosovës, çështjen e Kosovës në arenën
ndërkombëtare ku nuk i lejohej pjesëmarrja pa bashkëpunim dhe mbështetje nga qeveritë
shqiptare? Cili shtet do të lejonte përpilimin dhe realizimin e programit ushtarak, bartjen e
armëve nga vendi i vet dhe futjen në territorin e një shteti të njohur ndërkombëtarisht? Në
cilin shtet tjetër Komiteti do të kishte siguri më të madhe vepruese?
Këto dhe një varg nënpyetjesh të tjera janë dëshmi se pa ndihmën dhe pa përkrahjen e
shtetit shqiptar veprimtaria e Komitetit në vitet 1918-1924 do të ishte e pamundur. Pra,
gjykimi, evidentimi dhe vlerësimi i rolit dhe kontributit historiko-politik të Komitetit të
Kosovës nuk mund të kuptohet dhe të ndahet nga gjykimi, evidentimi dhe vlerësimi i rolit e
kontributit historiko-politik të shtetit shqiptar të atyre viteve.
Po cili ishte përfaqësimi i Komitetit të Kosovës në organet e larta të shtetit shqiptar?
Siç dihet, Kongresi Kombëtar i Lushnjës ngarkoi kryetarin e Komitetit Mbrojtja
Kombëtare e Kosovës, Kadri Prishtinën, me detyrën e rëndësishme të ministrit të Drejtësisë
të qeverisë së dalë nga ky kongres. A mund të ishte rastësi përfshirja e kryetarit të Komitetit
të Kosovës në përbërjen e kësaj qeverie? Ishin pikërisht aftësitë profesionale, erudicioni
intelektual dhe besimi në atdhetarinë dhe shqiptarinë e tij, vendosmëria dhe përkushtimi ndaj
çështjes kombëtare, faktorët që përcaktuan zgjedhjen e tij në kabinetin e parë qeveritar të
shtetit të saporiformuar shqiptar”101.
101 Culaj, Komiteti , 108.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
12
Besimi i Komitetit të Kosovës te personalitetet e dëshmuara kombëtare ka qenë
çdoherë i madh. Në pamundësi për të pasur përfaqësuesin e vet në paqen e Versajës, detyrën
e përfaqësimit Komiteti ua beson atdhetarëve Atë Gjergj Fishta dhe Mithat Frashëri102.
Në përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen e këtyre interesave madhore pa dyshim
që kontribut të çmuar dha edhe shtypi shqiptar si për sensibilizimin e opinionit të brendshëm,
ashtu edhe atë të jashtëm. Shtypi shqiptar mbronte me forcë të drejtat e shqiptarëve për një
shtet të lirë, të pavarur dhe për bashkimin kombëtar. Ai demaskoi hapur planet antishqiptare
të shteteve shoviniste fqinje.
Koha nuk priste, ajo kërkonte mobilizimin e forcave të të gjithë shqiptarëve për të
përballuar rrezikun e madh që i kanosej Shqipërisë. Gazeta “Populli” e Shkodrës shkruante
në atë kohë: "Janë të mëdha dhe të çmueshme ditët e sotme e duhet që të dimë t'i njohim e t'i
peshojmë se pak vonim e pak pritesë, kush e din se çfarë pendimi ka me na kushtue!"103.
Ai u shpreh në favor të aspiratave e idealeve të popullit të shumëvuajtur dhe në
shkrimet e tij të bëjnë përshtypje qartësia e ideve dhe angazhimi politik për fatet e
Shqipërisë. Këto virtyte e karakterizuan gazetën "Populli" që dilte në Shkodër. Si organ i
Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës kjo gazetë mbajti përgjithësisht një qëndrim shumë
të drejtë ndaj problemeve më shqetësuese të kohës, siç ishte problemi i mundësisë së
shpëtimit të atdheut dhe rrugët e realizimit të kësaj detyre104. Pikëmbështetjen kryesore dhe
përkrahjen kjo gazetë e kërkonte tek intelektualët dhe atdhetarët. Apelonte te intelektualët që
dijen dhe kulturën ta venin në shërbim të lëvizjes kombëtare, por tërhiqte vëmendjen se kjo
nuk realizohej me fjalë, sepse pas dijes teorike kërkoheshin vepra praktike105. Theks të
veçantë kjo gazetë i vuri demaskimit të politikës së egër shkombëtarizuese që ndiqnin
shovinistët serbë në trojet shqiptare që kishin mbetur jashtë kufijve të vitit 1913. Aty
shkruhej për luftën heroike që bëhej nga çetat e shumta shqiptare kundër forcave të mëdha
ushtarake-policore sllave.
Kur Fuqitë e Mëdha në dhjetor 1919 - janar 1920 shpallën vendimin për copëtimin e
tokave shqiptare dhe vendosjen nën kontrollin italian të shtetit të cunguar shqiptar, duke i
kundërshtuar vendimet e lartshënuara, gazeta shkruante: "Asnjë popull i vogël nuk kishte me
pas aq fuqi në vetvete, për t'u bërë ballë të gjitha këtyre shëmtimeve. Kjo gjë është e vërtetë,
por e vërtetë është edhe kjo që askush nuk mund të ketë të drejtë dhe forcë që ta ndalojë një
102AQSH, Fondi 846, D. 49, fl. 1. 103 Culaj, Komiteti MKK, 95. 104 Eqber Skëndi, Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), Prtishtinë, 1992, 89. 105 Gazeta “Populli”, Shkodër, 25.2.1919.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
13
komb fisnik që të mos vdesë, kur atdheu i tij gjendet në rrezik të copëtimit, pa kurrfarë
arsyeje tjetër vetëm si ajo përralla e ujkut për qengjin"106.
Kjo gazetë ishte zëdhënësja më e mirë e pikëpamjeve të Komitetit Mbrojtja
Kombëtare e Kosovës dhe vërtet kreu një mision dhe detyrë të shenjtë, detyrën e mbrojtjes së
idealeve kombëtare.
I.3. Veprimtaria politiko-ushtarake e Komitetit të Kosovës
Veprimtaria atdhetare e Komitetit të Kosovës ishte fokusuar në dy drejtime kryesore,
i pari, angazhimi politik për çlirimin e trojeve shqiptare, si territore të natyrshme të shtetit
shqiptar; i dyti në rast të mossuksesit të këtyre përpjekjeve Komiteti paralelisht bënte edhe
organizimin e lëvizjes nacionalçlirimtare107. Disa herë Komiteti i Kosovës iu drejtua
kryetarëve të qeverive e ministrave të Jashtëm të Fuqive të Mëdha, si dhe personaliteteve të
tjera të larta botërore, me letra e me nota proteste për gjendjen në Shqipëri e posaçërisht në
Kosovë. Qëllimi ishte sensibilizimi i çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare108. Përveç
këtyre dy detyrave parësore, Komiteti i kushtoi rëndësi të madhe stabilizimit të gjendjes
brenda shtetit shqiptar. Në dhjetor të vitit 1918, një delegacion i Komitetit të Kosovës, i
kryesuar nga kryetari Kadri Prishtina, mori pjesë aktive në Kongresin e Durrësit.
Shqiptarët shpresonin se Konferenca e Versajës do të mënjanonte padrejtësitë.
Mbështetur në ketë besim, Komiteti u angazhua për zgjidhjen e çështjes shqiptare si
problem ndërkombëtar, duke i kushtuar rëndësi kanalizimit të rrugëve që duhej ndjekur.
Rreth kësaj çështjeje, ai mobilizoi të gjitha forcat intelektuale. Në fakt, menjëherë pas
përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Komiteti iu drejtua Konferencës së Paqes në Paris
me gjykimin kundër masakrave serbe mbi popullin shqiptar në Kosovë109.
Më 18 dhjetor 1918, Hasan Prishtina, i drejtohet me një telegram presidentit amerikan
W.Wilsonit në Paris. Në emër të shqiptarëve kërkon mbrojtjen e të drejtave të popullit të vet
në Konferencën e Paqes dhe gjetjen e mundësisë për t'i paraqitur argumentet përmes
përfaqësuesit shqiptar, duke theksuar padrejtësitë e mëdha me vendimet skandaloze të marra
në Konferencën e Londrës, me ç’rast shumica e shqiptarëve mbetën jashtë kufijve të shtetit
106 Culaj, Komiteti MKK, 96. 107 Skëndi, Hoxhë Kadriu, 42. 108 Po aty, 58. 109 Culaj, Komiteti MKK, 60-61.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
14
shqiptar110. Në një letër dërguar kryetarit të Konferencës së Paqes në Paris, Zh. Klemansosë
drejtuar nga Vjena më 19 shkurt 1919, edhe Bajram Curri kërkon që në emër të parimeve
njerëzore të protestohet kundër metodave mizore të autoriteteve ushtarake e civile serbe. Në
këtë letër ai i lutet Klemansosë për drejtësi për popullin kosovar, duke kërkuar vendosjen në
Kosovë të një ushtrie të qytetëruar ndërkombëtare, për t'u dhënë fund vuajtjeve dhe mizorive
të shkaktuara nga serbët, në mënyrë që shqiptaret e Kosovës t'i shprehin lirisht aspiratat e
veta kombëtare sipas parimeve demokratike të shteteve të qytetëruara111.
Përfaqësuesit e Komitetit të Kosovës polemizuan me mjaft gazeta të huaja, të cilat me
qëndrimet e tyre donin të zyrtarizonin pushtetin serb mbi trevat shqiptare.112 Edhe qendra e
jashtme e Komitetit të Kosovës në Gjenevë bëri një varg protestash pranë Lidhjes së
Kombeve. Të gjitha ato protesta, apo memorandume përpiloheshin nga selia e Komitetit
Qendror në Shkodër dhe pas nënshkrimit nga kryetari dhe sekretari dërgoheshin në Gjenevë e
gjetiu për shpërndarjen në forumet zyrtare ndërkombëtare113. Komiteti i Kosovës duke e
vlerësuar punën e delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, vinte në dukje se delegacioni
i mbetur vetëm pa ndihmën e qeverisë nuk mund ta përballonte gjithë peshën e punës.
Në një letër të Kadri Prishtinës, dërguar përfaqësuesit të Komitetit në Gjenevë,
theksohej: "Kam bindjen se imzot Noli ka luajtur një rol të madh pozitiv, vetëm më vjen keq
që ne s' kemi një ministër të jashtëm ose kryeministër që do ta ndihmojë Nolin në të drejtën
ndërkombëtare dhe në traktate të shteteve"114.
Shtrimi i problemit shqiptar në konferenca të ndryshme ndërkombëtare,
letërkëmbimet me ministrat e Jashtëm të Fuqive të Mëdha, me presidentin amerikan, me
kryeministrin francez apo anglez, janë dëshmia më e mirë për luftën e vendosur të këtij
komiteti për t'u dalë zot fateve të atdheut115. Përmes një politike të mprehtë dhe një
diplomacie vizionare, udhëheqësit e Komitetit i demaskuan rrënjët demagogjike të
shovinistëve serbë.116.
110Hasan Prishtina,Dokumente, Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë- Instituti i Historisë, Tiranë, 1983,
99-100. 111Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, Përmbledhje dokumentesh, 1918-1920, vëllimi I,
Tiranë: Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të
Shtetit, Tiranë, 1975, 125. 112AQSH, F. 822, D. 21/1, fl. 45-48 dhe dosja 26, fl. 1-7, Skëndi, Hoxhë Kadriu, 63. 113 Limon Rushiti, Lëvizja kaçake dhe Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, (Akademia e Shkencave e
Shqipërisë, Instituti i Historisë - Tiranë, Instituti i Historisë - Prishtinë, përmbledhje kumtesash, Tiranë: 2004),
98. 114 Culaj, Komiteti MKK, 64. 115 Skëndi, Hoxhë Kadriu, 65. 116AQSH, F. 822, D. 27/1, fl.707-999.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
15
Komiteti i Kosovës përpiqej për realizimin e unitetit kombëtar. Për këtë disa herë iu
drejtua popullit për të lidhur besë, kërkohej një besë mbarë shqiptare që do të shtrihej në të
gjitha krahinat. Filluar nga traditat që besa jepej kur atdheu ndodhej në rrezik, kërkohej
ndalesa e hakmarrjes si plagë e rëndë e së kaluarës dhe uniteti për t'u dalë zot fateve të
atdheut të copëtuar e të pushtuar117. Komitetit të Kosovës për një punë afirmative e intensive
i nevojitej një gazetë dhe një pendë e fuqishme. Pikërisht për këtë arsye në bashkëpunim
edhe me organizatën "Krahu Kombëtar"118, filloi të botojë në Shkodër gazetën "Populli", të
udhëhequr nga patrioti Sali Nivica119. Gazeta kishte shpallur programin e vet që në numrin e
parë, më 18 janar 1919.
Kontribut të çmuar, Komiteti i Kosovës dha edhe për përgatitjet dhe mbajtjen e
Kongresit të Lushnjës. U përgatit edhe platforma e qartë mbi qëndrimin që duhej të mbante
Komiteti në Kongres. Delegatëve të vet në Kongresin e Lushnjës, Komiteti u kishte dërguar
instruksione për qëndrimin që duhej të mbanin. Në porositë që u dha delegatëve Kryesia e
Komitetit, ndër të tjera theksohet: "Qeveria e Durrësit nuk ka marrë kurrfarë masash për
lirimin e Kosovës, duke qenë tepër indiferente për këtë pjesë të atdheut"120. Duke filluar nga
këto dhe gabime të tjera të qeverisë së Durrësit, Kongresit iu parashtruan këto pika: "a) Të
rrëzohet kabineti i sotëm dhe të zëvendësohet me një kabinet të besueshëm; b) Të protestohet
nga Kongresi për mizoritë serbe në Kosovë me një akt protestimi që do t'u dorëzohet
mbretërive të mëdha të Antantës dhe Konferencës së Paqes; c) Të përtërihet ky protestim me
mitingje në çdo qytet kur të kthehen kongresistët në vende të tyre; d) T'i jepet një instruksion
i prerë delegacionit tonë në Paris që me këmbëngulje t'i paraqesë para delegacionit të paqes
këto dy pika: e para, të kërkohet një Shqipëri thjeshtë indipendente dhe e dyta, bashkimi i
krahinave të Kosovës, Manastirit, Çamërisë e Ulqinit që mbetën nën Serbi e nën Greqi më
1913"121.
Komiteti përveç veprimtarisë diplomatike bënte edhe organizimin e lëvizjes
nacionalçlirimtare, do të thotë të rezistencës së armatosur 122. Kjo duhej të ndërmerrej pas
përpjekjeve diplomatike për çlirimin e këtyre trevave si territor i natyrshëm i shtetit shqiptar.
117 Culaj, Komiteti MKK, 99. 118 Në vitin 1914 një grup intelektualësh krijoi një komitet të fshehtë të quajtur "Partia Nacionale" ose "Krahu
Kombëtar" me qendër në Durrës. Organizatorë të formimit të Krahut Kombëtar ishin: Eshref Frashëri,
nënkolonel Ali Shefqeti, Xhavit Leskoviku, Halim Gostivari, Rexhep Mitrovica, Sejfi Vllamasi dhe Sotir Peci. 119 Gazmend Shpuza, Gazeta “Populli” organ i Komitetit të Kosovës, zëdheënese autentike dhe pararojë e
levizjës kombëtare mbarëshqiptare 1919-1920”, 62-63. 120AQSH, F. 846, D. 16, fl. 11. 121AQSH,F. 846, D. 16, fl.13. 122 Rushiti, Komiteti MKK, 89-90.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
16
Planifikohej që nëse të gjitha përpjekjet diplomatike dështojnë, do të nevojitej patjetër që të
ndërmerreshin edhe masa ushtarake123. Komiteti bënte përpjekje për organizimin e
kryengritjes së armatosur edhe në Kosovë. Besimin për organizimin e forcave të armatosura
ia kishte dhënë major Hysni Currit. Forcat shqiptare të armatosura udhëzoheshin nga degët e
Komitetit të Kosovës brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë administrative. Trima të dalluar
të lëvizjes kombëtare komandonin me çetat dhe vepronin në bazë të programit të formuluar
nga Komiteti. Në program përcaktoheshin qartë detyrat themelore politike dhe ushtarake të
forcave kryengritëse. Me kryesinë e Komitetit në Shkodër ishin në lidhje të ngushtë degët e
Komitetit për ecurinë e zhvillimit të ngjarjeve. Nga informatorë të ndryshëm informohej
Komiteti për sukseset e arritura në luftime dhe njëkohësisht kërkoheshin instruksione për
veprime të mëtejshme124.
Situata në trevat shqiptare të pushtuara ishte e rëndë. Sipas të dhënave të Komitetit të
Kosovës, brenda një periudhe të shkurtër u zhdukën afro 200.000 shqiptarë125. Këto ngjarje
ndikuan në zgjerimin e lëvizjes kryengritëse në Kosovë. Detyrimisht në ato rrethana filloi të
aktivizohej edhe lëvizja çlirimtare që me veprimtarinë e saj luftarake i dha vetes karakter
nacionalçlirimtar dhe u bë faktor kryesor për mbrojtjen e popullit nga shtypja e pushtetit
okupues126. Sipas dëshmive të Komitetit të Kosovës në janar 1919, shqiptarët u plaçkitën me
shumicë nga serbët. Fëmijët u lanë të zhveshur lakuriq dhe pa ushqime, grave shqiptare iu
dhunua nderi.127 I Nisur nga këto shkaqe, Komiteti u detyrua që të përgatisë "Programin e
përgjithshëm të kryengritjes në Kosovë më 1919", i cili është plotësim i programit themelor
të Komitetit të Kosovës.
Programi paraqet pjekurinë e udhëheqësve të Komitetit të Kosovës. Në të vërehet
largpamësia, qartësia politike dhe maturia në realizimin e këtij programi, ku kërkohej që të
mos kalohej nga mllefi në ekstremizëm, siç vepronte ushtria shoviniste serbe128. U bë
përgatitja e duhur për organizimin e kryengritjes së armatosur si dhe një kujdes për drejtimin
e veprimeve luftarake në fshehtësi. Në informacionin dërguar Komitetit nga përfaqësuesit e
tij në Kosovë theksohej ndër të tjera: "Populli është i gatshëm për kryengritje, sepse më keq
nuk ka se si të bëhet"129.
123 Po aty. 124 Culaj, Komiteti MKK, 75. 125 Muin Çami - Gazmend Shpuza, Komiteti MKK, ( "Zëri i Popullit", Tiranë:1978), 7 nëntor. 126 Sylë Dreshaj, “Rrethanat politike-shoqërore në Podgur 1912-1921”, (Gjurmime albanologjike,
Seria e Shkencave historike, nr.20, Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1990), 274. 127AQSH, F. 846, D. 38, 33. 128 Çami - Shpuza, KMKK, "Zëri i Popullit", 1978. 129AQSH, F. 846, D- 50/1, fl. 708-689.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
17
Në muajt shkurt-mars 1919 derisa në territorin e Kosovës zhvilloheshin luftime
lokale, në javët vijuese gjithnjë e më tepër ndizej shkëndia e kryengritjes. Për një organizim
të mirëfilltë të kryengritjes sigurimi i armëve dhe i municionit ishte parakusht. Më 24 prill u
shpërndanë thirrjet për kryengritje. Kryengritja masive dhe e organizuar filloi në Drenicë, më
6 maj 1919. Po në këtë ditë shpërtheu kryengritja edhe në Llapushë nën udhëheqjen e Sadik
Ramë Gjurgjevikut. Ai me luftëtarët e tij më 11 maj i preu lidhjet telefonike me
Mitrovicën130. Shtabi kryesor i kryengritjes pothuajse gjatë tërë kohës ishte i vendosur në
Sverkë të Gashit, prej nga drejtohej kryengritja131. Nga mesi i majit në Kosovë numëroheshin
rreth 10.000 kryengritës132.
Për një periudhë relativisht të shkurtër kryengritja u bë masive133. Çetat kryengritëse
vepronin në katër grupe: ai i Rahovecit ishte i drejtuar nga Sadik Rama, Ramadan Shabani
etj.; grupi i Drenicës nga Azem dhe Shotë Galica, etj.; grupi i Pejës dhe Istogut ishte i
drejtuar nga Ramë Alia dhe Halit Ahmeti, si dhe grupi i Prizrenit dhe Gjakovës të udhëhequr
nga Abaz Astrazubi dhe Zefi i Vogël134. Nga fillimi i qershorit për mungesë të materialit të
duhur luftarak, ushqimit etj., dhe për shkak të bombardimeve me topa nga ushtria jugosllave
kryengritja filloi të ulte intensitetin. Çetat çlirimtare pjesërisht u shpërndanë në grupe të
vogla nëpër male, e pjesërisht u detyruan që të largohen dhe të vendosen në Shqipëri Në
Kosovë rifilluan masakra. Përfaqësuesit e Komitetit të Kosovës ishin në dijeni për të gjitha
këto tmerre, por shpresonin se Konferenca në Paris, do t’i zgjidhë çështjen shqiptarëve.
Përpjekjet e Komitetit të Kosovës për organizimin e luftës nacionalçlirimtare ishin të
vazhdueshme. Në gusht të vitit 1920, në vrullin e luftës së patriotëve dibranë dhe shkodranë
për çlirimin e territoreve shqiptare, që mbaheshin të pushtuara nga forcat jugosllave,
udhëheqësit e Komitetit të Kosovës konsideronin se ishte momenti më i volitshëm për
çlirimin jo vetëm të tokave shqiptare brenda kufijve të vitit 1913, por edhe të Kosovës,
përmes kryengritjes së armatosur135. Për këtë qëllim Komiteti angazhoi Bajram Currin. "Në
fillim të gushtit të vitit 1920 ai siguroi disa ndihma që kapnin shumën 30 milionë franga"136.
Kur vaporet me armatime arritën në Shën Gjin, qeveria e Sulejman Delvinës urdhëroi që të
mos shkarkoheshin 20.000 pushkët e sjella137. Qeveria e Lushnjës nuk i gjykonte të
130 Culaj, Komiteti MKK , 84. 131 Ajet Haxhiu, Shote dhe Azem Galica, Tiranë: 1978, 77-79. 132 Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë, 99. 133 Po aty, 49. 134 Haxhiu, Shote dhe Azem Galica, 77. 135 Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia, 124. 136 Skëndi, Hoxhë Kadriu., 130. 137 Po aty, 131
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
18
përshtatshme rrethanat për të ndërmarrë një veprim të tillë, që mund të sillte ndërlikime
ndërkombëtare në dëm të Shqipërisë138.
Ky qëndrim për rrethanat e kohës kishte ndoshta arsyen e vet, pasi ekzistonte frika
se një aksion i tillë do t'i jepte shkas Jugosllavisë që të ndërmarrë aksione kundër Shqipërisë,
gjë që do ta rrezikonte pavarësinë e shtetit shqiptar. Përkundër përgjigjes negative që mori
nga qeveria, Komiteti vendosi që armët të shkarkoheshin drejtpërsëdrejti në emër të
Komitetit të Kosovës, ndërkaq Bajram Curri mori masa për shkarkimin dhe bartjen e këtyre
armëve139.
Përgjithësisht mund të konkludohet se lufta politike zhvillohej në dy fronte. E para,
ishte ajo radikale që udhëhiqej prej Komitetit Mbrojtja Kombëtare të Kosovës. E dyta, ishte
ajo që udhëhiqej nga Partia “Bashkimi”, e cila e kishte pranuar gjendjen e krijuar dhe luftonte
për të drejta të shqiptarëve në suaza të sistemit. Selia e Komitetit Kosovës ishte në Shkodër
dhe udhëhiqej prej Hoxha Kadri Prishtinës. Selia e “Bashkimit” ishte në Shkup dhe
udhëhiqej nga Nexhip Draga (deri më 1921) ndërsa më vonë drejtohej prej Ferhat Dragës.
Lufta politike dhe ushtarake e këtyre dy organizatave shqiptare ishte që të ruhet terësia
territoriqale e popullit, që shqiptarët me asnjë çmim nuk duhet t’i lëshojnë trojet e veta.
Në fakt këto dy organizata politike nga kënde të ndryshme do të luftojnë edhe
komplotin më të shëmtuar që u kurdis më 1938 me të ashtuquajturën “Konventën
Jugosllavo-Turke” për spastrimin e viseve shqiptare dhe për shpërnguljen e shqiptarëve në
Anadoll gjatë viteve 1939-1944.140
I.4. Diplomacia shqiptare në mbrojtje të çështjes së Kosovës
në Konferencën e Paqes në Paris
Situata në Shqipëri dhe rreth saj ishte tejet e tendosur. Në Paris duhej të fillonte
Konferenca e Paqes. Kjo situatë ndikoi që të lindte ideja për themelimin e një qeverie të re, e
cila do t'i përfaqësonte interesat e shqiptarëve pranë Fuqive të Mëdha. Kishte mendime të
ndryshme rreth zgjidhjes së problemit kombëtar. Shumica e shqiptarëve ishte për një
Shqipëri plotësisht të pavarur, por kishte edhe mendime që kërkonin vënien e shtetit të
pavarur shqiptar nën "mbrojtjen" e njërës nga fuqitë fituese të luftës. Pavarësisht nga dallimet
në mendime, grupet politike shqiptare, brenda e jashtë Shqipërisë, u bashkuan më kërkesën
138 Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia, 125. 139 Skëndi, Hoxhë Kadriu, 131-132. 140 Hakif Bajrami, Kosova njëzet shekuj të identitetit të saj, Prishtinë: 2003, 66.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
19
urgjente për formimin e një qeverie shqiptare që do ta kishte të drejtën t’i përfaqësonte
shqiptarët dhe të mbronte interesat e tij kombëtare141. Mbështetur në parimet e vetëvendosjes
dhe në vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Kongresi i Durrësit formoi jo
një komitet, siç pretendonin italianët, por një qeveri të përkohshme142. Në kongres, që i hapi
punimet më 25 dhjetor 1918, morën pjesë 50 përfaqësues nga Shqipëria, por megjithatë nuk
morën pjesë përfaqësuesit e krahinave të pushtuara143. Kryetar i qeverisë u zgjodh Turhan
Pasha, ndërsa nënkryetar Preng Bibë Doda. Në atë periudhë u zhvillua një fushatë e madhe
mbi rrezikun që vinte nga shtetet fqinje ballkanike, duke hedhur sytë nga Italia.144
Kongresi më 27 dhjetor zgjodhi edhe një pleqësi apo senat si organ këshillues i
qeverisë, i cili nuk arriti të mblidhej kurrë.145 Duke u nisur nga ky parim përfaqësuesit e
grupeve të ndryshme, si: dr. Turtulli, Mehmet Konica, Pandeli Evangjeli nga Rumania, Fuad
Dibra nga Stambolli, etj., “u orvatën ta mënjanonin protektoratin italian, duke ia kundërvënë
këtij mandatin e SHBA-së, ose të ndonjë fuqie tjetër që nuk kishte interesa politike në
Shqipëri e në Ballkan”146. Përkundër disa dobësive dhe ndikimit italian, kongresi nuk i
zhvilloi punimet sipas udhëzimeve të qeverisë italiane. Këtë e dëshmon edhe informata e
përfaqësuesit të Italisë dërguar Romës, kolonelit E. Lodi, ku informon “për një rrymë shumë
të fortë që mbretëronte në mbledhjen e Durrësit për formimin e qeverisë shqiptare”147.
Gjithsesi Kongresi i Durrësit u shpreh jo vetëm për pavarësinë e Shqipërisë së 1913-s, por
edhe për rishikimin e kufijve në favor të saj148.
Pra, Kongresi i Durrësit qëndroi në programin politik të lëvizjes kombëtare, që ishte
rifitimi i pavarësisë politike, ruajtja e tërësisë tokësore të Shqipërisë, si dhe rishikimi i
kufijve politikë në favor të saj. Dhe ndoshta nuk do të mund të kërkohej më shumë, po të
analizojmë forcën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të pasluftës si dhe rrethanat shoqërore-
politike ndërkombëtare149. Aktin e Kongresit të Durrësit, që binte në kundërshtim me
porositë e Romës, mund ta quajmë pozitiv150. Qarqet patriotike filluan t'i drejtohen qeverisë
141Historia e popullit shqiptar për shkolla të mesme, “Rilindja” Prishtinë: 153. 142 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942 (Kujtime dhe vlerësime historike) Tiranë: "Marin
Barleti", 1995, 109. 143Historia e Popullit Shqiptar, III, 127. 144 Muin Çami, “Kongresi i Durrësit dhe formimi i Qeverisë së Përkohshme (dhjetor 1918)”, Studime historike,
nr. 2, Tiranë: 1965, 14. 145Historia e Popullit Shqiptar, III, 128. 146 Muin Çami, “Lëvizja kombëtare shqiptare dhe politika italiane në mbarim të Luftës së Parë Botërore”,
Studime historike, nr. 3, Tiranë: 1967, 88. 147 Çami, Kongresi i Durrësit, 27. 148Historia e popullit shqiptar, II, 453. 149 Çami, Kongresi i Durrësit, 28. 150 Po aty, 30.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
20
së përkohshme të Durrësit dhe Turhan Pashës për ta ngritur zërin kundër terrorit dhe
persekutimeve nga ana e ushtrisë serbe dhe për bashkimin e territoreve të pushtuara në
shtetin kombëtar shqiptar.
Qeveria e Durrësit realisht u përpoq të bashkëpunojë më italianët, duke tentuar që të
paktën ta ketë një pikë mbështetjeje, por italianët filluan tepër të përzihen në punët e qeverisë
nganjëherë duke e kundërshtuar haptas e nganjëherë fshehurazi. Qeveria e Romës përfitonte
nga çdo gabim që bënte qeveria shqiptare, e sidomos nga paaftësia e disa pjesëtarëve të
saj151.
Në ato rrethana tejet të ndërlikuara të brendshme dhe të jashtme, një veprimtari
shumë e suksesshme e qeverisë së Durrësit ishte e pamundur. Përpjekjet e saj për zgjidhjen e
çështjes kombëtare rrënoheshin nga qeveria e Beogradit, nga Greqia, e cila pretendonte
jugun e Shqipërisë dhe nga Italia që mendonte të vendoste një protektorat mbi Shqipërinë e
vitit 1913152. Andaj, që në fillim, qeveria e Durrësit ndahet më dysh: a) delegatët e jashtëm
për në Konferencën e Paqes të kryesuar nga kryeministri Turhan Pasha dhe b) delegatët e
tjerë që merreshin me punët e brendshme në Durrës153.
Gjatë pranverës së vitit 1919 në shtypin jugosllav u zhvillua një fushatë kundër
qeverisë së Durrësit, duke e quajtur atë tradhtare154. Kjo është dëshmi e fuqishme për
qëndrimin e drejtë kombëtar që mbante qeveria e Durrësit. Thirrjet e Serbisë kishin për
qëllim të mbulonin veprimet e padrejta të qeverisë së tyre ndaj shqiptarëve. Delegacioni i
qeverisë së Durrësit në argumentet e tij ka paraqitur dy të vërteta: fillimisht, e ka parë
ndarjen e Shqipërisë si rezultat i mungesës së aleatëve tradicionalë të kombit shqiptar dhe, së
dyti, në pozicionin e saj të lakmueshëm gjeografik155. Por, qëndrimet e mbajtura ndaj
çështjes kombëtare të qeverisë së Durrësit duhen shikuar në kontekstin e realiteteve që
ekzistonin atëherë, në kontekst të gjendjes së brendshme në vend si dhe në kontekst të
zhvillimeve ndërkombëtare. Shqipëria menjëherë pas Luftës së Parë Botërore ndodhej në një
situatë kritike, e pushtuar politikisht dhe ushtarakisht nga disa shtete fituese156.
Në vitin 1917, SHBA hoqën dorë nga politika e mosndërhyrjes në çështjet e Evropës.
Ato iu bashkuan britanikëve dhe francezëve në luftë kundër Gjermanisë dhe Austro-
151 AQSH, F. 846, D. 47, fl. 5. 152 Jean Beptiste, Storia diplomatica dal 1919 al 1970, Roma: 1972, 24. 153 Vllamasi, Ballafaqime politike, 109. 154 Gazeta “Trgovinski glasnik”, Beograd:28.5.1919. 155AQSH, F. 846, D. 47, fl. 5. 156Historia e popullit shqiptar për shkolla të mesme, 152.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
21
Hungarisë157. Rezultatet e Luftës së Parë Botërore, ishin në disfavor të dy perandorive, asaj
Austro-Hungareze dhe Perandorisë Osmane e në favor të sllavëve të Jugut, serbëve, kroatëve
dhe sllovenëve.158
Më 4 dhjetor 1918, anija “Xhorxh Uashington”, me delegacionin amerikan në bordin
e saj, filloi lundrimin nga Nju-Jorku për të sjellë delegacionin amerikan në Konferencën e
Paqes në Paris. Presidenti amerikan Wudro Wilsoni, ashtu siç edhe i shkruante mikut të tij të
madh, Eduard Hauz, i cili tashmë ishte në Evropë, nuk mendonte të qëndronte gjatë në
Evropë. Ai mendonte të qëndronte në Paris derisa të vendoseshin kornizat kryesore të
zgjidhjes së çështjes së paqes. Planifikimet e tij nuk dolën të sakta, sepse presidenti amerikan
qëndroi atje pjesën më të madhe të gjashtë muajve vendimtarë, nga janari gjer në qershor të
vitit 1919. Çështja e diskutuar nëse ai duhej apo nuk duhej të shkonte në Konferencën e
Paqes, e cila i shqetësoi shumë bashkëkohës të tij, tashmë nuk ishte e rëndësishme.159
Përfundimi i kësaj lufte e gjeti Lëvizjen Kombëtare Shqiptare me një program më të
qartë, i cili kishte dy premisa kryesore: 1) ri konfirmimin e pavarësisë së vendit dhe 2)
rishikimin e kufijve shtetërorë me qëllim të përfshirjes brenda këtyre kufijve të trojeve
shqiptare. Ky program në mënyrë më të plotë gjeti vend në vendimet e Kongresit të Durrësit
të dhjetorit 1918, nga doli Qeveria shqiptare dhe delegacioni që shkoi në Konferencën e
Paqes160. Pushtimi i Shqipërisë nuk mund të ndërlidhet vetëm me zhvillimin e veprimeve
luftarake në territorin e Shqipërisë. Ky pushtim mbante në vete sekrete politike të caktuara në
disfavor të Shqipërisë. Mbante sekretet, të cilat Fuqitë e Antantës i kishin përcaktuar në
Traktatin e Fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915161. Italianët në Konferencën e Parisit
kërkonin me çdo kusht që marrëveshja e fshehtë e Londrës të zbatohej në favor të Italisë162,
Parashtrimi i pyetjes se çfarë ka bërë kjo qeveri në favor të kësaj detyre të shenjtë
dhe për t’u mbrojtur nga akuzat për paaftësi, i ofroi shqiptarëve prova zyrtare, duke mos
lënë dyshim për veprën e saj kombëtare163.
157 Michael Cox Doug Stores, Politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara, Tiranë: Botimet IDK, 2008, 73. 158 Eqrem Zenelaj, Çështja shqiptare nga këndvështrimi i diplomacisë dhe gjeopolitikës së Austro-Hungarisë
(1699-1918), Ushtrimi praktik i pretektoratit në Shqipëri (1916-1918) Prishtinë: Faik Konica, 2010, 639. 159Margaret Macmillan, Paris 1919, Tiranë: Plejad, 2006, 32. 160 Muin Çami, Shqiptarët për problemin e Kosovës në mbarim të Luftës I Botërore Çështja e Kosovës një
problem historik dhe aktual, Instituti i Historisë, Prishtinë, Instituti i Historisë Tiranë, Tiranë: 1996, 137. 161 Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia, 67. 162 Ismet Dermaku, Velike sile i Albanija od 1918-1927 godine, Vjetar IV-V, Arkivi i Kosovës, Prishtinë: 1971,
25. 163 Po aty, për t'u arsyetuar para opinionit për qëndrimin që kishte mbajtur në Paqen e Versajës delegacioni
qeveritar i përgatiti dy blej me gjithsej 130 faqe, të cilët pasqyronin qartë përpjekjet për mbrojtjen e çështjes
kombëtare.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
22
Në historinë botërore sikurse ndodh pas çdo lufte, palët ndërluftuese të ulen në tryezat
e bisedimeve e t'i zgjidhnin çështjet, të cilat rëndom ishin shkaktare të luftërave disavjeçare.
E tillë ishte edhe Konferenca e Versajës e organizuar prej 18.1.1919 gjer më 21.1.1920164.
Qëllimi i kësaj konference ishte dhënia fund e gjendjes së luftës ndërmjet palëve të
konfrontuara: shteteve të Bllokut Qendror në njërën anë dhe atyre të Antantës në anën tjetër.
Konferenca që në fillim pati kundërthënie midis fuqive fituese për shkak të ndarjes të sferave
të interesit. Rreziku i copëtimit të Shqipërisë në ato rrethana u bë më kërcënues se kurrë më
parë. Rrjedhën e ngjarjeve do ta vendosnin disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, por
faktori i jashtëm kryesisht nuk qëndronte në anën e shqiptarëve165. Nga katër fuqitë
kryesore fituese të luftës: Anglia, SHBA-ja, Franca dhe Italia, vetëm kjo e fundit ishte
atëherë e interesuar që t'i përkrahte interesat territoriale shqiptare në Kosovë, interesim ky që
rridhte nga kontradiktat e Italisë me qeverinë e Beogradit. Qeveria e Romës ishte kundër
ngritjes dhe konsolidimit të këtij shteti të ri në Ballkan166. Duke mos pasur aleatë të tjerë
mbrojtës qeveria e Durrësit u mbështet pikërisht në përkrahjen italiane, me shpresë se do të
përfitonte në favor të çështjes kombëtare. Megjithatë forca e Italisë si faktor ishte e vogël në
krahasim me shtetet tjera fituese, që i mbështesnin pretendimet jugosllave dhe greke.
Shqiptarët në Versajë do t'i përfaqësonin disa delegacione, por delegacioni kryesor ishte ai i
Qeverisë së Durrësit në përbërje: Turhan Pashë Përmeti, kryetar, imzot Luigj Bumçi,
Mehmet Konica, Luigj Gurakuqi, dr. Turtulli dhe Mustafa Kruja167. Në këtë delegacion patër
Gjergj Fishta merrte pjesë si ekspert168. Shqipëria merrte pjesë në Konferencën e Paqes në
Paris në kategorinë e katërt dhe vetëm me letërkëmbim, ose në rast se e ftonte njëra nga pesë
Fuqitë kishte të drejtë të dërgonte vetëm një delegat169.
Kontaktet personale ishin anësore (margjinale) dhe me njerëz pa ndonjë rëndësi të
veçantë; kurse propaganda në shtyp ishte e pamundur, sepse gazetat me influencë, për
simpati, për opinion, apo për para, anonin në favor të fqinjëve tanë.170. Kryeministri Turhan
Pasha së bashku më Mehmet Konicën u nisën për në Paris më 4 shkurt 1919, kurse pjesa
164Historia e Popullit Shqiptar, III, 129. 165 Po aty , 129-133. 166 Çami, Shqiptarët, Çështja e Kosovës, 138. 167 Peter Bartl, Shqipëria nga mesjeta deri sot, “Drita”, Prizren: 1999, 177-178; Antonello Biagini, Storia dell
Albania- dalle origini ai giorni nostri, Milano: 1999, 107; Mithat Frashëri, Shqiptarët dhe sllavët, Tiranë:
1998, 6. 168 Vllamasi, Ballafaqime politike, 109. 169 Istorija diplomatije III 1919-1939 V.P. Potemkin Beograd: 1951,34. 170 Zenun Çelaj, Në Konferencën e Paqes katër delegacione shqiptare, Nga letërkëmbimi ndërmjet Stavro
Skëndit dhe Mustafa Krujës (3), “Bujku”, 31 dhjetor 1997, Prishtinë: 22.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
23
tjetër e delegacionit arriti aty në fillim të prillit 1919.171 Në delegacionet shqiptare vërejmë
mungesën e shqiptarëve të Kosovës. Këtë u përpoq ta përmirësojë Komiteti i Kosovës, i cili
e dërgoi një delegacion në emër të Komitetit të Kosovës në krye me Hasan Prishtinën172.
Kërkesat që qeveria e Durrësit, në emër të popullit shqiptar, i kishte paraqitur
Konferencës së Versajës ishin: T'i kthehet shtetit shqiptar pavarësia të cilën e kishte njohur
dhe garantuar Konferenca e Londrës e vitit 1913; 2) T'i kthehen shtetit shqiptar viset
shqiptare që i ishin dhënë Malit të Zi me vendimet e Kongresit të Berlinit dhe të Konferencës
së Londrës të vitit 1913; 3) T'i kthehen shtetit shqiptar viset shqiptare që i ishin dhënë
Serbisë me vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1913; 4) T'i kthehen shtetit shqiptar
viset shqiptare që i ishin dhënë Greqisë me vendimet e Konferencës së Londrës të vitit
1913173.
Në këto vise jetojnë mbi 2 milionë shqiptarë, ku më tepër se gjysma janë lënë jashtë
kufirit shqiptar, andaj ne kërkojmë që të jemi zot të trevave shqiptare që na janë këputur me
Kongresin e Berlinit e me Konferencën e Londrës; kërkojmë pavarësi për tërësinë territoriale
shqiptare dhe shpërblime ekonomike për një numër të madh fshatrash të djegura nga grekët
në Shqipërinë Jugore”, theksohet ndër të tjera në kërkesat e delegacionit qeveritar paraqitur
në Versajë më 15 shkurt 1919174.
Në parashtresën e kërkesave shqiptare para Këshillit të të Dhjetëve më 24 shkurt
1919 ndër të tjera do të theksohet: "Kosova që serbëve u pëlqente ta quajnë "Serbia e Vjetër"
ka qenë herët e vonë vend i populluem me shqiptarë"175. Në vijim do të theksohej: “Në
“qoftë se Paqja e Versajës do t'i njohë këto cungime të territoreve shqiptare të bëra më 1878
dhe 1913, Shqipëria kurrë nuk do ta gëzojë qetësinë e duhur dhe zhvillimin e saj ekonomik.
Do të krijohen kriza periodike me Greqinë e me Serbinë, të cilat nuk do të jenë në gjendje ta
përfillin dëshirën e shqiptarëve për pavarësinë e tyre”176. “Konferenca kishte me e ba një
paudhni të përgjakshme, po nuk i kthej Shqipërisë ato prona që iu dhanë grekëve e
171 Duka, Histori e Shqipërisë , 103. 172 Lush Culaj, Shqipëria dhe problemi kombëtar 1918-1928, (Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës,
2004),65. 173Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, ble i parë - dokumenta zyrtarë të paraqitun nga ana e dërgatës
shqiptare, qysh prej 12 shkurtit e deri më 5 qershor 1919 e të botuem nga ana e qeverisë së përkohshme,
Romë: 1919, 9, kërkesë e nënshkruar nga kryeministri Turhan Pasha dhe dorëzuar konferencës më 15 shkurt
1919. 174 Shqipnia, ble i parë – 1919, 12. 175Po aty, 16. 176Po aty, 21.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
24
serbëve”177. Delegacionin shqiptar e ndihmuan përfaqësuesit e Shoqërisë Pan shqiptare
“Vatra” dhe Shoqëria Anglo-Shqiptare e formuar në Londër në vitin 1918.178
Delegacioni qeveritar shqiptar propozoi organizimin e një plebishiti popullor, që do të
shtrihej mbi të gjitha territoret kontestuese midis Shqipërisë dhe vendeve fqinje ballkanike, si
në jug ashtu në veri, si brenda territoreve të shtetit shqiptar, të pretenduara nga Greqia, ashtu
edhe jashtë tij, në trevat e kërkuara nga qeveria shqiptare në Kosovë e Çamëri179. Kërkesa
ishte që popullsia të mund të shprehej lirisht për të ardhmen e saj politike. Delegacioni
qeveritar shqiptar kërkon që në këto treva me autorizimin e konferencës të vendoset një
kontingjent trupash amerikane, për periudhën derisa të përfundonte referendumi180. Më 11
mars 1919 kryetarit të Konferencës së Paqes, Klemanso, i dërgohet një protestë kundër
masakrave serbe në Kosovë181. Pas ca ditësh delegacioni i paraqiti Konferencës një varg
statistikash të nxjerra nga burime të ndryshme (austriake, turke e bullgare) përmes të cilave
argumentohej që Kosova dhe trevat e tjera të pushtuara, që delegacioni kërkonte t'i
bashkoheshin shtetit shqiptar banoheshin me shumicë absolute nga popullsia shqiptare në
masën rreth 80 për qind.182. Gjendja në kufirin jugosllavo-shqiptar ndryshonte varësisht nga
rezultatet e zhvillimeve të punimeve në Konferencën e Paqes në Versajë183.
Më 28 mars 1919, Kolë Tromara, në cilësinë e Presidentit të Federatës Panshqiptare të
Amerikës “Vatra” i drejtoi një telegram të gjatë, me ndërmjetësinë e Mehmet Konicës,
kryeministrit britanik, Lloyd George. Telegrami pasqyronte në mënyrë të qartë delegatëve të
Fuqive të Mëdha rezolutën e aprovuar nga Këshilli i Kishës Ortodokse Shqiptare të
Amerikës, duke apeluar për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe bashkimin e të gjithë
shqiptarëve të të gjitha besimeve fetare nën një qeveri kombëtare në kufijtë etnikë të
Shqipërisë, përfshirë edhe krahinat e Çamërisë dhe Kosovës.184
Delegacioni i qeverisë së Durrësit bëri përpjekje që të bënte marrëveshje me
jugosllavët. M. Turtulli bisedoi me N. Pashiqin, ndërsa M. Konica bisedoi me ministrin e
177Shqyptarët e të drejtat e tyre, (Teksti shqyp i konferencës së mbajtur frengjisht prej të përndritshmit e të
përnderueshmit Imzot Luigj Bumçit, ipeshkëvit të Lezhës në sallë të Universitetit katholik në Paris) Revista
"Shejzat", nr. 5-8, Romë: 1972, 204. 178 Masar Kodra, Çështja shqiptare në analet diplomatike amerikane (1918-1945), Shkup: Logos-A, 1997, 35. 179 Çami, Shqiptarët, Çështja e Kosovës, 139. 180 Shqipnia, ble i parë, 41-42. 181Po aty, 43. 182Po aty, 23-42; Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia, 100-101. 183 Bogumil Hrabak, Stanje na jugoslovenskoj-albanaskoj granici na sektoru Metohije i Makedonije u prvoj
polovini i u leto 1919 godine. Revista “Kosmet”, Institut za Istoriju Kosova i Metohije, nr.1, Priština: 1991,
131. 184 Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botrore, Shkodër: Camaj- Pipa2007,
50.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
25
Jashtëm të Beogradit, Trumbiqin, por nuk u arrit në asnjë përfundim. Trumbiqi shprehej
"derisa Esat Pasha t'u rrijë lidhjeve që ka me Serbinë, delegatët jugosllavë nuk mund të
merreshin vesh me shqiptarët e tjerë"185. Ndërkohë qeveria e Durrësit informoi Konferencën
e Paqes se Esat Toptani nuk ka asnjë autorizim nga qeveria për ta përfaqësuar Shqipërinë në
këtë konferencë e as gjetiu 186.
Në letrën e datës 8 maj 1919, që delegacioni qeveritar i dërgon presidentit Wilson,
ndër të tjera theksohet: "Na duket e padrejtë z. kryetar që në vend që të merren parasysh
kërkesat tona kombëtare, po mendohet me u falun tjera copa të tokës shqiptare për me
kënaqun lakmitë e pangishme të fqinjve tanë, ose për me e rregulluar një ngatërresë që s'i
përket në asnjë mënyrë Shqipnisë"187. Për ta informuar opinionin publik të huaj dhe sidomos
Konferencën e Paqes, delegacioni shqiptar u mundua që ta shfrytëzonin në favor të
kërkesave të tyre edhe lëvizjen e armatosur në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare në
Jugosllavi, menjëherë pas ripushtimit të këtyre trojeve në mbarim të luftës188. Megjithatë
interesimi i Fuqive të Mëdha fituese të luftës u kufizua vetëm me ndonjë ndërhyrje pranë
qeverisë jugosllave për ndërprerjen e masakrave të ushtruara mbi këtë popull, ndërhyrje këto
të vonuara që nuk dhanë ndonjë rezultat konkret189. Vlen për t’u theksuar se kundërthëniet
ndërmjet presidentit Wilson dhe udhëheqësve të Konferencës së Paqes ishin të mëdha, sepse
këta nuk pajtoheshin me parimet dhe 14 pikat e Wilsonit190. Megjithatë nga të gjitha idetë që
presidenti amerikan kishte sjellë në Evropë koncepti i vetëvendosjes ishte dhe ka mbetur ndër
më të kundërshtuarit dhe më të errëtit. Gjatë Konferencës së Versajës, shefi i misionit
amerikan në Vjenë disa herë i kishte pyetur Parisin dhe Uashingtonin për ta shpjeguar këtë
term. Nga kjo mund të nxjerrim konkluzionin se nuk ishte asnjëherë e lehtë të përcaktohet
se çka kishte ndërmend, në të vërtetë, presidenti Wilson.191
Diplomati amerikan, Kisinger, e quan presidentin amerikan, Wilson, yll të
Konferencës së Versajës192. Wilsoni e përkrahu çështjen shqiptare aq sa mundi, por
mbështetja e tij nuk ishte e mjaftueshme për zgjidhjen e tërësishme të çështjes shqiptare193.
185Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, I, dokumentet e cituara, 148. 186Shqipnia, ble i parë, 47. 187Po aty, 57. 188Po aty, 43-44. 189 Çami, Shqiptarët, 40. 190 Istorija diplomacije, Diplomacija u razdoblju pripremanja drugog svetskog rata 1919-1939, hartuar nga grup
autorësh nën redaksinë e akademik Potemkinit, Zagreb: 1951, 24. 191 Macmillan, Paris 1919 , 59. 192 Henry Kisinger, Diplomacia, Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve,Tiranë: 1999, 47. 193 Skëndi, Hoxhë Kadriu, 173.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
26
Komiteti i Kosovës, më 6 maj 1919 i drejtohet me një letër falënderimi presidentit Wilson
për përpjekjet e tij për mbrojtjen e Shqipërisë në Paqen e Versajës194.
Delegacioni qeveritar përpiqej me çdo kusht ta paraqesë në mënyrë sa më të denjë në
konferencë çështjen shqiptare. Interesi kombëtar ishte mbi të gjitha. Vetë kryeministri dhe
kryetari i delegacionit qeveritar Turhan Pasha vendosi që delegacionit t'i printe imzot Luigj
Bumçi, ndërsa sekretar të ishte Gjergj Fishta195.
Përfaqësuesit e qeverisë së përkohshme në Paris i drejtohen me një letër kryetarit të
delegacionit italian T. Titonit në Konferencën e Paqes më 1 korrik 1919, ku kërkojnë nga
shteti i tij që ta respektojë pavarësinë e shtetit shqiptar dhe t'u hiqte fqinjëve të tjerë
pretendimet e tilla196. Të nesërmen me një letër Titonit iu drejtua edhe udhëheqësi i
delegacionit shqiptar, Luigj Bumçi.
Në një letër dërguar Mihal Gramenos nga Parisi, më 7 gusht 1919, Luigj Gurakuqi e
njoftonte rreth qëndrimit të delegacionit shqiptar në Paqen e Versajës. Duke shfaqur
mendimin e tij mbi të ardhmen e Shqipërisë ndër të tjera thoshte: "E dini mirë se mua më
është mbushur mëndja se sot e mbrapa kemi detyrë t'u themi të drejtën shqiptarëve, e të mos i
ushqejmë me shpresa të tepërme, as të mos i gënjejmë mbi gjendjen e vërtetë të punëve të
Shqipërisë. E dini se shqiptarëve nuk u pëlqen e drejta dhe e vërteta, kur është e hidhur se e
shikojnë për armik atë që guxon e ua thotë, por unë nuk trembem për këtë; ata që do të më
shajnë sot do të më japin të drejtë nesër"197. Këtu vërehet një pesimizëm i Gurakuqit mbi të
ardhmen e Shqipërisë dhe të kufijve të saj. Ndërsa, Luigj Bumçi, më 10 shtator 1919 në
cilësinë e udhëheqësit të delegacionit në Paris, përmes një letre kërkon edhe njëherë nga
kryetari i Paqes së Versajës të ndikojë te qeveria jugosllave që të mbrohen të drejtat e
shqiptarëve brenda këtij shteti198.
Diktuar nga rrethanat e krijuara në një mbledhje urgjente mërgata shqiptare i lutet
Imzot Bumçit të niset për në Romë e të kërkojë ndihmën e Papës Benediktit XV. Kështu, me
mbërritjen në Romë, më 12 dhjetor 1919, pas tri-katër ditësh, Luigj Bumçi takohet me
Papën, i cili i premton se do të përpiqej që ta ndihmonte çështjen e drejtë shqiptare përmes
ndikimit të tij në qeveritë e SHBA-së dhe të Anglisë199.
194 Antonello Biagini, Storia dell Albania- dalle origini ai giorni nostri, Milano: 1999, 104. 195Historia e Popullit Shqiptar, III, 137. 196Përmbledhje dokumentesh 1918-1920 I, dok. nr. 168, 248. 197Përmbledhje dokumentesh 1918-1920 I, dok. nr. 201-300. 198 Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, ble i dytë, fq. 65-67; Përmbledhje dokumentesh 1918-1920 II, 19-
21. 199 Duka, Histori e Shqipërisë, 108.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
27
Më 13 janar, Konferenca vendosi që t'i kënaqë apetitet e Jugosllavisë, Italisë dhe
Greqisë. Më 15 janar, Luigj Bumçi i drejtohet kryetarit të Konferencës së Paqes, duke
shprehur protestën e ashpër kundër këtyre vendimeve që nuk përputhen me të drejtën për
vetëvendosje të popujve200. Më 16 janar 1920, Luigj Bumçi iu drejtua me një letër kryetarit të
Lidhjes së Kombeve, ku kërkonte mbrojtjen e popullit shqiptar nga padrejtësitë e
Konferencës së Paqes201.
Më 22 janar 1920, Luigj Bumçi e informonte qeverinë e përkohshme në Durrës mbi
gjendjen kritike të Shqipërisë në Paqen e Versajës, ku ndër të tjera theksohej: "Lajmet e
fundit, sikundër do t'i keni mësuar prej shtypit janë të dëshpërueshme. Konferenca, për të
ndrequr punën e Adriatikut, bëri një projekt që e therorizon Shqipërinë. Ne protestuam me
fuqi kundër kësaj padrejtësie, por zëri ynë nuk mjafton për ta ndalur zbatimin e saj, andaj
është mirë që shqiptarët ta njohin fatin e keq që u cakton Konferenca e të protestojnë si t'u
duket më mirë”.202 Po ashtu, më 5 shkurt 1920, imzot Bumçi shkoi në Belgjikë për t’u takuar
me Kardinalin e atjeshëm, Mercierin për të kërkuar mbështetje për çështjen shqiptare.203
Delegacioni shqiptar përmes një telegrami hartuar më 11 shkurt 1920 në Konferencën
e Paqes i drejtohet kryeministrit të qeverisë angleze, Llojd Xhorxhit, në Londër ku theksohej:
"Të ndamët e Shqipnisë ndërmjet italianësh, serbësh e grekësh, ose të nënshtruarit e saj,
nëpër një formë çfarëdo, nën rojën e këtyre shteteve që kanë pas kurdoherë qëllime
aneksuese mbi truallin shqiptar, kishte për të pas rrjedhat më të liga për fatin e kombit
tonë"204. Imzot Bumçi dhe dr. Turtulli qëndruan në Londër nga 5-27 mars 1920. Ata tentuan
që përmes miqve që kishin atje ta informonin qeverinë angleze mbi të drejtat e popullit
shqiptar dhe mbi aftësinë e shqiptarëve për ta qeverisur vetveten205. U takuan edhe me
sekretarin e Lidhjes së Kombeve, z. Drummond, duke e informuar mbi çështjen
shqiptare.206.
Rrjedhat e Luftës së Parë Botërore, si dhe vetë rrjedhat e Konferencës së Paqes në
Paris (1919-1920) dëshmuan pa mëdyshje se për t’u mbrojtur shqiptarëve, veç politikës dhe
diplomacisë, i duheshin mënyrë dhe forma të tjera. Në të vërtetë këto forma dhe mënyra
200Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, ble i dytë, 63-64. 201Përmbledhje dokumentesh 1918-1920 II, dok. nr. 25, 37-38. 202Përmbledhje dokumentesh 1918-1920 II, dok. nr. 35, 48-49. 203Duka, Histori e Shqipërisë, 109. 204Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, ble i dytë ,D- 66, 79-80. 205AQSH, Fondi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, nr. 251, V. 1920, D. 39, fl. 74. 206AQSH, F. 251, V. 1920, D. 39, fl. 77.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
28
kishin filluar t’i zbatonin edhe më herët, mirëpo u detyruan t’i vazhdonin si gjatë mbajtjes së
kësaj konference, ashtu edhe menjëherë pas përfundimit të saj.207
Realisht shqiptarët e Kosovës dhe lëvizja e tyre çlirimtare e përqendruar në Shqipëri,
do të bëjnë çmos që Shqipëria të bëhet shtet, duke i ardhur në ndihmë në çastet më të
vështira. Kjo do të vërehet sidomos, gjatë Konferencës së Paqes në Paris, ku kishte filluar të
krijohej një rrëmujë, jo vetëm në përfaqësimin e çështjes shqiptare atje por edhe të krijimit të
rrethanave që Shqipëria të lirohej nga kthetrat që ishin ngulur brenda saj.
Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, nga njëra anë, Italia që kishte pushtuar
Vlorën dhe një pjesë të bregdetit shqiptar dhe mundohej ta kthente në një bazë të veten të
përhershme në emër të “mandatimit” nga kjo Konferencë, ndërsa në anën tjetër ishin
francezët në jug që në emër të “pengimit të destabilizimit nga faktori vorio-epirot”, mbanin
“Autonominë e Korçës”, siç ishte edhe prania e Beogradit në veri (Shkodër, Lumë, Mirditë
dhe pjesët e tjera që i destabilizonte sipas nevojës).208 Pra, nacionalistët kosovarë ndonëse
përpiqeshin për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë në rrethana
ndërkombëtare përpiqeshin që, të paktën Shqipëria të bëhej shtet.
Përfundimisht mund të theksohet se kërkesat e vazhdueshme të qeverisë së Durrësit
në Paqen e Versajës 1919-1920 që trevat e shkëputura nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878 dhe
Konferenca e Londrës e vitit 1913 t'i bashkoheshin shtetit amë, nuk gjetën mbështetje nga
shtetet që vendosën në këtë konferencë.209 Konferenca e Parisit e sanksionoi nga pikëpamja
ndërkombëtare copëtimin e mëhershëm të trojeve shqiptare. Kjo konferencë për çështjen
kombëtare shqiptare përbën një edicion të dytë të Konferencës të Londrës të vitit 1913210.
Ajo madje përbën një edicion edhe më të shëmtuar, pasi më 1919 e 1920 u hartuan plane për
padrejtësi të reja politike dhe territoriale ndaj shqiptarëve.
Nëse më 1913 trojet shqiptare u copëtuan për ta ruajtur paqen botërore (gjë që nuk u
realizua) më 1919-1920, territore të tjera shqiptare po bëheshin kurban për hir të vendosjes së
një drejtpeshimi midis fituesve të luftës në pellgun e Adriatikut dhe më gjerë211. Gjithashtu
një kontribut të rëndësishëm në këtë periudhë ka dhënë edhe shtypi i kohës i cili gjendjen e
popullit shqiptar e përcillte me vëmendje të madhe.
207 Hoti, Konferenca e Paqes në Paris (1919-1921) dhe çështja e viseve të pushtuara shqiptare, 121. 208 Jusuf Buxhovi, Kosova - nga Konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar,
(Prishtinë: Faik Konica, 2012) ,151. 209Kosova vështrim enciklopedik, 229. 210 Çami, Shqiptarët , 143. 211 Po aty, 144.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
29
Shqipërinë, përfundimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti në gjendje katastrofike. Koha
nuk priste. Ajo kërkonte mobilizimin e forcave të të gjithë shqiptarëve për të përballuar
rrezikun e madh që i kanosej Shqipërisë. Gazeta “Populli” e datës 10 shkurt 1919,
shkruante në atë kohë: "Janë të mëdha dhe të çmueshme ditët e sotme e duhet që të dimë t'i
njohim e t'i peshojmë se pak vonim e pak pritesë, kush e din se çfarë pendimi ka me na
kushtue!"212.
Në përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen e këtyre interesave madhore pa dyshim
që kontribut të çmuar dha edhe shtypi shqiptar si për sensibilizimin e opinionit të brendshëm,
gjithashtu edhe atë të jashtëm. Shtypi shqiptar mbronte me forcë të drejtat e shqiptarëve për
një shtet të lirë, të pavarur dhe për bashkimin kombëtar. Ai demaskoi hapur planet
antishqiptare të shteteve shoviniste fqinje.
Ai u shpreh në favor të aspiratave e idealeve të popullit të shumëvuajtur dhe në
shkrimet e tij të bëjnë përshtypje qartësia e ideve dhe angazhimi politik për fatet e
Shqipërisë. Një ndër gazetat që u karakterizua nga këto virtyte ishte edhe gazeta "Populli". Si
organ i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës kjo gazetë mbajti përgjithësisht një
qëndrim shumë të drejtë ndaj problemeve më shqetësuese të kohës, siç ishte problemi i
mundësisë së shpëtimit të atdheut dhe rrugët e realizimit të kësaj detyre213. Pikëmbështetjen
kryesore dhe përkrahjen kjo gazetë e kërkonte nga intelektualët dhe atdhetarët. Apelonte te
intelektualët që dijen dhe kulturën ta vinin në shërbim të lëvizjes kombëtare, por tërhiqte
vërejtjen se kjo nuk realizohej me fjalë, pasi pos dijes teorike kërkoheshin vepra praktike214.
Theks të veçantë kjo gazetë i vuri demaskimit të politikës së egër shkombëtarizuese që
ndiqnin shovinistët serbë në trojet shqiptare që kishin mbetur jashtë kufijve të vitit 1913. Aty
shkruhej për luftën heroike që bëhej nga çetat e shumta shqiptare kundër forcave të mëdha
ushtarake-policore sllave.
Kur Fuqitë e Mëdha në dhjetor 1919 - janar 1920, shpallën vendimin për copëtimin e
tokave shqiptare dhe vendosjen nën kontrollin italian të shtetit të cunguar shqiptar, duke i
kundërshtuar vendimet e lartshënuara, gazeta shkruante: "Asnjë popull i vogël nuk kishte me
pas aq fuqi në vetvete, për t'u bërë ballë të gjitha këtyre shëmtimeve. Kjo gjë është e vërtetë,
por e vërtetë është edhe kjo që askush nuk mund të ketë të drejtë dhe forcë që ta ndalojë një
212 Gazeta, “Populli”, Shkodër, 10.02.1919. 213 Skëndi, Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), 89. 214 Gazeta “Populli”, Shkodër, 25.2.1919.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
30
komb fisnik që të mos vdesë, kur atdheu i tij gjendet në rrezik të copëtimit, pa kurrfarë
arsyeje tjetër vetëm si ajo përralla e ujkut për qengjin"215.
Kjo gazetë ishte zëdhënësja më e mirë e pikëpamjeve të Komitetit të Kosovës dhe
vërtet kreu një mision dhe detyrë të shenjtë, detyrën e mbrojtjes së idealeve kombëtare.
Gazeta “Shqipëria e re”, që dilte në Konstancë dhe që ishte organ i shqiptarëve të
Rumanisë, bëri përpjekje për zgjidhje sa më të favorshme të çështjes kombëtare. Duke i bërë
një analizë gjendjes së Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore ajo ndër të tjera shkruante:
"Moti 1919 na la të shkelur prej të huajve, Korça, Gjirokastra dhe Shkodra qenë të ndara nga
trupi i Shqipërisë. Moti 1920 na e dha neve Shqipërinë, dhe na la barrën që ta ruajmë,
nderojmë e zbukurojmë"216.
215 Culaj, Komiteti MK e Kosovës, 96. 216 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 1 mars 1921
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
31
K REU II
KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJËS, SHTETI SHQIPTAR DHE
KOSOVA 1920-1924
II.1 Qeveria e Lushnjës dhe ringjallja kombëtare
Shqiptarët i ndoqën me ankth bisedimet e Konferencës së Paqes në Paris. Kërkesat e
shqiptarëve në këtë Konferencë kryesisht ranë në vesh të shurdhër.217 Megjithatë, shpresohej
se do të konfirmohej pavarësia e shtetit shqiptar të vitit 1913 dhe do të riparohej padrejtësia
që iu bë Shqipërisë, duke ia kthyer Kosovën dhe viset e tjera të ndara218. Lajmet shqetësuese
që vinin në vend nga Konferenca e Parisit tregonin se tërësia territoriale e shqiptarëve
rrezikohej nga fqinjët tokësorë por edhe nga fqinji përtej Adriatikut Italia.219 Pa dyshim që
Italia kishte ndikim në qeverinë e Durrësit. Kjo qeveri, me gjithë të metat që kishte, u përpoq
me dinjitet dhe në kuadër të mundësive që i lejonin rrethanat ta kryejë misionin e vet.
Pavarësisht nga rrethanat që diktuan mosrealizimin e aspiratave kombëtare në Paqen e
Versajës, ajo u shikua me të drejtë nga opinioni i dëshpëruar shqiptar si dështim i politikës së
qeverisë së Durrësit.
Situata në Shqipëri ndryshoi dukshëm si pasojë e mllefit të madh të masave
popullore220. Rrëzimi i kësaj qeverie dhe ardhja në pushtet e qeverisë së re të Lushnjës mund
të thuhet se ishte rezultat i krijimit të rrethanave të reja në Shqipëri. Në kohën kur qeveria e
Durrësit e kishte përfunduar misionin e vet ishte tepër morale që në rrethana të reja të
udhëhiqte një qeveri e re, me njerëz të rinj. Pra, pararoja e nacionalizmit shqiptar mendoi që
kishte ardhur koha për një veprim të ri. Pa përfillur praninë e ushtrisë italiane, një grup
atdhetarësh të patrembur morën iniciativën për mbledhjen e Kongresit Kombëtar të
Lushnjës221. E tërë Shqipëria u vu në lëvizje për shpëtimin e popullit që po rrokullisej drejt
217Historia e Popullit Shqiptar, III, 138. 218 Zavalani, Histori e Shqipnis, 258. 219Historia e Popullit Shqiptar, III, 139. 220 Fane Veizi, Veprimtaria e qeverisë kombëtare të Lushnjës më 1920, Mbi lëvizjen kombëtare dhe demokratike
shqiptare në vitet 1918-1924, Tiranë: 1966, 63. 221Historia e Popullit Shqiptar, III, 144-147.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
32
humnerës. Shpresa e vetme kishte mbetur mbledhja e një kongresi kombëtar. Programi i
kongresit u shpall më 1 janar 1920 dhe u caktua mbajtja e tij më 21 janar në Lushnjë222.
Me gjithë vështirësitë e krijuara Kongresi i Lushnjës i zhvilloi punimet nga 28-31
janar 1920. Morën pjesë 50 delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë223. U vonuan për
pjesëmarrje në kongres, për shkak të pengesave, delegatët e atyre krahinave që ndodheshin
nën okupimin italian, francez, grek dhe të Mbretërisë SKS-së, të cilët u pajtuan me vendimet
e marra.
Kongresi shprehu patriotizëm dhe vendosmëri në mbrojtje të atdheut. U shpall e
rrëzuar qeveria e përkohshme e Durrësit dhe u formua një qeveri e re me Sulejman Delvinën,
si kryeministër224. Forma e regjimit u la të zgjidhej nga një asamble kushtetuese, e cila do të
mblidhej në një kohë më të përshtatshme. Kongresi zgjodhi një Këshill të Naltë ose Regjencë
me katër anëtarë, që vepronte si kryetar shteti. Ata u zgjodhën për patriotizmin, urtësinë dhe
eksperiencën e tyre, por edhe si përfaqësues të katër feve të vendit: muhamedan, Abdi
Toptani; ortodoks, Sotir Peci; bektashi, Aqif Pashë Elbasani dhe katolik, Imzot Bumçi225. U
formua gjithashtu senati prej 37 anëtarësh. Përveç kryeministrit Delvina, zëvendëskryetar u
caktua Eshref Frashëri dhe anëtarë: Mehmet Konica për Punë të Jashtme, Sotir Peci për Punë
të Arsimit, Hoxha Kadriu për Drejtësinë, Ndoc Çoba për Financat, kurse për Punë të
Brendshme Ahmet Zogu226. Nga vendimet më të rëndësishme të këtij kongresi në fushën e
politikës së jashtme ishte mbrojtja e të drejtave sovrane të popullit shqiptar. Kongresi i
Lushnjës, përmes një telegrami, më 30 janar 1920, iu drejtua edhe njëherë Konferencës së
Paqes, me ç’rast protestohej kundër planeve të saj për copëtimin e Shqipërisë dhe kërkohej
pavarësia e plotë dhe respektimi i tërësisë tokësore të vendit227.
Më 2 shkurt 1920, Asambleja Kombëtare e Lushnjës iu drejtua edhe një herë
Konferencës së Paqes kundër veprimeve për copëtimin e Shqipërisë, ku theksonte:
"Asambleja në fjalë votoi sot pa farë kundërshtimi urdhrin e ditës si vijon:1. Protestë kundër
vendimit që dënon një shtet të paanshëm dhe të njohur ndër kombet e vjetra të Evropës, tue
veprue kështu në përmbushje të qëllimeve imperialiste të qeverive fqinje. Asambleja
kombëtare i ban thirrje botës së qytetnueme që të marrë në konsideratë parimet e shpallura
222Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, Përmbledhje dokumentesh II, përgatitur ngaMuin
Çami përgjegjës, Hidajete Luga me bashkëpunëtor,Tiranë: 1976, 12. 223 Duka, Histori e Shqipërisë, 111. 224 Peter Bartl, Shqipëria nga Mesjeta deri sot, Prizren: 1992, 180. 225Historia e Popullit Shqiptar, III, 146.Tahir Abdyli, Hasan Prishtina, "Kosova" nr.17, Prishtinë: 1987, 105. 226 Xheladin Shala, “Kongresi i Lushnjës dhe Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene”, (Prishtinë: Gjurmime
albanologjike, Seria e Shkencave Historike- Instituti Albanologjik i Prishtinës nr. 9, 1979), f.169. 227Përmbledhje dokumentesh II 1918-1920, dok. nr. 46-58-59.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
33
prej kryetarit të SHBA e prej përfaqësuesve të Antantës, mbas një lufte që çliroi një numër
kombesh nga kulari i huej. Asambleja i drejtohet Konferencës së Paqes dhe kërkon prej saj
një pavarësi të plotë;2. Asambleja vendos mos me pranua asnjë mandat ose protektorat të
huaj; 3. Shqipëria nuk ka tjetër pretendim veçse me zanë një vend në gadishullin e Ballkanit,
t’u i dhanë fund mizerjes dhe për të gëzue një jetë në paqe e harmoni me shtetet fqinje.
Shqiptarët janë gati me ba çdo lloj sakrifice edhe me derdhë pikën e fundit të gjakut të tyre,
kundër çdo veprimi që mundet me vu në rrezik pavarësinë e Shqipnisë e tanësinë e saj
tokësore.
Kryetari i Kongresit Kombëtar të Shqipnisë Aqif Pashë Elbasani"228.
Më 11 shkurt 1920, qeveria e Lushnjës së bashku më Këshillin Kombëtar dhe
Këshillin e Lartë hynë në Tiranë.229 Pasi qeveria e Durrësit dha dorëheqje, qeveria e Tiranës
iu përvesh detyrës së saj të parë, largimit të trupave të huaja që ndodheshin ende në territorin
e shtetit shqiptar230.
Këshilli i dalë nga Kongresi i Lushnjës doli me deklaratën: "Qëllimi i ynë kombëtar
dhe patriotik është pavarësia e plotë dhe mbrojtja e atdheut. Me fqinjët tonë, grekët dhe
jugosllavët, ne dëshirojmë të jetojmë në harmoni të plotë. Shpresojmë të patundur se fqinjët
tanë do t'i njohin të drejtat tona etnike të padiskutueshme”231. Një qëndrim i tillë i qeverisë së
Lushnjës nuk iu përgjigjej qeverive fqinje të cilat përpiqeshin që ta shkatërronin shtetin
shqiptar. Qeveria e Mbretërisë SKS, edhe pse ishte kundër Italisë dhe qeverisë së Durrësit,
nuk i pëlqente vendimet kombëtare të dala nga Kongresi i Lushnjës dhe përpiqej që me çdo
kusht ta pengonte punën e kësaj qeverie. Themelimi nga Kongresi i institucioneve shtetërore
në fakt ishte një akt i ripërtëritjes të shtetit shqiptar.232.
Idetë e Kongresit të Lushnjës depërtuan edhe në krahinat shqiptare të aneksuara nga
Mbretëria SKS, e sidomos në lëvizjen çlirimtare në Kosovë. Kjo frymë e frikësoi shtetin
jugosllav i cili nisi aksionin e çarmatosjes së shqiptarëve. Frika ekzistonte edhe nga Komiteti
i Kosovës, i cili konsiderohej një organizatë politike e lidhur ngushtë me qeverinë e
Lushnjës. Meqë shqiptarët filluan të japin prova se dinë të organizohen, madje dhe të
vetëqeverisin në arenën ndërkombëtare filluan të ndërrojnë opinionet. Evropa filloi ta
228Dokumenta e materiale historike... 1917-1941, dok. nr. 23, 25; Ushtelenca, Diplomacia mbretit Zog, 35. 229 Duka, Histori e Shqipërisë , 113. 230 Bernard J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë: 1996, shtepia botuese Onufri
f. 31. 231 Nevila Nika, Kontributi i KMKK në qëndresën e popullit shqiptar kundër pushtuesve serbo-malazez në vitin
1920, botim gazetaresk në gazetën e Arkivit, Tiranë. 232Historia e Popullit Shqiptar, III, 147.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
34
shohë e befasuar ringjalljen e shqiptarëve. Në mbrojtje të Shqipërisë fillon të kthehet Anglia.
Forcat ndërkombëtare largohen nga Shqipëria dhe Shkodrën e merr në dorëzim qeveria
shqiptare, duke e shmangur rrezikun e pushtimit eventual nga qeveria e Mbretërisë SKS.
Parlamenti i parë i Shqipërisë së pavarur u mblodh në Tiranë më 27 mars 1920. Në
mesazhin e hapjes që i drejtoi Parlamentit Shqiptar, Këshilli i Naltë shfaqi shpresën se Italia
do ta ndryshonte politikën ndaj Shqipërisë, duke respektuar pavarësinë dhe tërësinë
territoriale të saj233. Nga ana tjetër, forcat jugosllave në shkurt kishin pushtuar Taraboshin
dhe bregun e djathtë të Bunës, por nuk kishin mundur të futeshin në qytetin e Shkodrës, i cili
në mars ishte bashkuar me qeverinë e Tiranës. Në këtë qeveri kishin ndikim të madh edhe
udhëheqësit e Komitetit të Kosovës234.
Në pranverë të vitit 1920, si pasojë e rrethanave të krijuara, pozitat e shtetit shqiptar,
të brendshme dhe të jashtme, u bënë tejet kritike. Në ato zhvillime delikate, duke e vlerësuar
realisht situatën dhe raportin e forcave, qeveria e Sulejman Delvinës dhe qarqet politike
largpamëse përcaktuan për momentin, si rrezikun kryesor Italinë dhe u përpoqën të
shmangin luftën në të dy frontet. Ideja se "sot për sot, duhet të ruhemi e të mos nxjerrim
çështje e ngatërresa me jugosllavët,... pse jugosllavët mund të kuptohen me italianët mbi
kurrizin tonë, e na nuk jemi të zotët t'i bëjmë luftë gjithë botës"235, përfaqësonte në pranverën
e vitit 1920 një politikë logjike. Mendimi për të biseduar me jugosllavët për ta zgjidhur
konfliktin me dialog nuk ishte i rastësishëm. Një mendim i tillë kishte zënë fill menjëherë pas
luftës, posaçërisht duke filluar nga viti 1920, gjë që dëshmonte për pjekurinë e kësaj
lëvizjeje. “Ne dëshirojmë të jetojmë në mënyrë miqësore me serbët, që i kemi fqinj...” i
këshillonte lumjanët qeveria e kryeministrit Delvina në mars 1920, politikë që e konfirmonte
zyrtarisht edhe Këshilli kombëtar në sesionin e tij të parë236.
Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë nuk ekzistonin marrëdhënie diplomatike. Qeveria e
Beogradit nuk e kishte njohur qeverinë e Durrësit pasi e cilësonte si italofile. Për t'iu
kundërvënë Italisë, qarqet e Mbretërisë SKS e pritën "me gëzim" Kongresin e Lushnjës237,
por kur vunë re se nuk mund të ndikohej mbi këtë qeveri, Beogradi nuk e njohu as qeverinë e
Lushnjës. Megjithatë, në disa takime ishte rrahur ideja e një marrëveshjeje shqiptaro-
jugosllave me orientim antiitalian. Konsulli jugosllav në Shkodër sugjeronte në shkurt 1920
233 Zavalani, Histori e Shqipnis, 259. 234 Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia, 105. 235Përmbledhje dokumentesh vëllimi II, dok. nr. 98, 135. 236 Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia, 105-106. 237 Shala, Kongresi i Lushnjës dhe Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, 171.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
35
që për arritjen e kësaj marrëveshje të dërgohej në Beograd një komision deputetësh shqiptarë
për të biseduar me anëtarët e qeverisë jugosllave238.
Mungesa e mjeteve për ta përballuar situatën e rëndë, mungesa e armëve dhe
municioneve, që u nevojiteshin paralelisht qeverisë dhe popullit të Vlorës, që kishin
vendosur të kacafyten me forcën e armëve me Italinë e detyron qeverinë e Sulejman
Delvinës që të kërkonte ndihmën e Beogradit, duke konsideruar se largimi i Italisë nga Vlora
në radhë të dytë i interesonte edhe Jugosllavisë239. Për këtë arsye u dërgua me një mision të
fshehtë në Beograd, deputeti Sejfi Vllamasi, i akredituar me një letër të Aqif Pashë Elbasanit,
si anëtar i Regjencës240. Si përgjigje pala jugosllave premtoi se do ta ndihmojë Shqipërinë me
armë e municione, duke i grumbulluar ato në dy-tri vende rreth kufirit për t'u futur në
Shqipëri241.
Beogradi, kërkesën e Vllamasit për kthimin e disa qyteteve thjesht shqiptare,
Shqipërisë, as që pranonte ta diskutonte, kurse qëndrimin e forcave jugosllave në territoret e
pushtuara shqiptare e justifikonte me praninë edhe të trupave italiane në Shqipëri242.
Përpjekjet e Sejfi Vllamasit në Beograd dështuan, edhe pse ishin përpjekje gjysmake, pasi
jugosllavët nuk kishin besim në luftën çlirimtare të popullit shqiptar kundër pushtuesve
italianë.
Diplomacisë beogradase nuk i konvenonte dalja hapur kundër italianëve në periudhën
kur vazhdonin bisedimet e drejtpërdrejta me Romën për "Çështjen e Adriatikut". Beogradi
më tepër favorizonte përkrahjen e Esat Pashë Toptanit, i cili përpiqej që me çdo kusht ta
destabilizonte qeverinë e Lushnjës243. Qeveria shqiptare u lirua nga këto përpjekje vetëm pas
vrasjes së tij më 13 qershor 1920, në Paris nga Avni Rustemi.244 Ishin këto momente delikate
ku lëvizjes kombëtare i nevojitej pjekuri dhe vendosmëri. Objektivi kryesor mbeti çlirimi i
Vlorës, por që t'i sigurohej kësaj lufte prapavijë e sigurt, qeveria e Lushnjës vendosi të
shkatërronte lëvizjen e armatosur esadiste në Shqipërinë e Mesme. Udhëheqjen e këtij
operacioni qeveria ia besoi Bajram Currit. Gjatë muajve maj-qershor të vitit 1920, ushtria e
qeverisë së Tiranës, e udhëhequr nga ministri pa portofol, kolonel Bajram Curri, i shkatërroi
238 Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia, 106. 239 Vllamasi, Bllafaqime politike, 139. 240 Po aty.139. 241 Vllamasi, Bllafaqime politike, 139. 242Historia e Shqipërisë, III, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë: 1984,
219. 243 Vllamasi, Ballafaqime politike, 140. 244 Duka, Histori e Shqipërisë, 115.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
36
plotësisht forcat e Esat Pashë Toptanit245. Më 10 qershor 1920, kryeministri Delvina e
përgëzonte Bajram Currin për shërbimet e larta patriotike246. Ky aksion i suksesshëm dhe
vrasja e Esat Toptanit247 i dhanë një goditje shumë të rëndë lëvizjes esadiste në Shqipëri.
Qarqet politike jugosllave, përfshirë edhe Pashiqin, shprehën hapur indinjatën e tyre për
vrasjen e Esatit dhe kërkuan dënimin e Avni Rustemit248.
Qeveria kombëtare pa ushtri dhe pa një fuqi të organizuar nuk ishte në gjendje që
zyrtarisht t'i shpallë luftë Italisë në Vlorë. Iniciativën e kishte marrë populli i Vlorës, duke
krijuar Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare, të frymëzuar nga dinamizmi i Qazim Koculit.
Qeveria Kombëtare e Lushnjës, e cila ishte me shpirt me popullin e Vlorës, kërkoi që
kryengritja të shtyhet për pak ditë.
Më 5 qershor filloi sulmi i kryengritësve shqiptarë kundër garnizoneve armike.249
Ndërsa, më 11 qershor filluan sulmet e para për çlirimin e qytetit të Vlorës250. Kryengritja e
armatosur në Vlorë u shndërrua shpejt në kryengritje të të gjithë popullit shqiptar. Qindra
vullnetarë nga të gjitha anët e vendit iu përgjigjën thirrjes së Komitetit Mbrojtja Kombëtare
për të shkuar në Vlorë.
Pas luftës dhe vendosmërisë së kryengritësve për ta vazhduar luftën deri në fund,
qeveria italiane e pranoi dështimin e saj në Shqipëri dhe më 2 gusht 1920 nënshkroi në
Tiranë një protokoll përmes të cilit respektonte sovranitetin shqiptar mbi Vlorën dhe tërësinë
tokësore të Shqipërisë. Trupat italiane do të tërhiqeshin nga Vlora dhe nga krahinat e tjera të
vendit, me përjashtim të ishullit të Sazanit251.
Qeveria Delvina, sikurse ishte vendosur, nuk u shpreh as në favor as kundër
kryengritjes çlirimtare252. Megjithatë, kjo qeveri luajti një rol shumë të rëndësishëm dhe të
arsyeshëm kombëtar dhe në njëfarë forme kishte ndikim të madh në këtë luftë. Madje, këtë
luftë e udhëhiqnin oficerët qeveritarë, por qeveria nuk e mori përsipër këtë gjë.
Në Vlorë, populli shqiptar, në saje të heroizmit të tij masiv hodhi në det pushtuesit
italianë. Kjo fitore i dha zemër edhe lëvizjes patriotike të Kosovës, për të ndërmarrë veprime
të reja kundër pushtetit jugosllav. Në anën tjetër Beogradi, duke e çmuar disfatën italiane në
245 Arsh - Senkeviç - Smirmova, Histori e shkurtër e Shqipnisë, përkthyer nga Korab Hoxha dhe Fatmir
Mborja,Tiranë: Ideart, 2004, 199. 246Bajram Curri, (Trajtesa e dokumente) (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i
Historisë, 1982), 146. 247 Senkeviç - Smirmova, Histori e shkurtër, 199. 248Përmbledhje dokumentesh vëllimi II, dok. 305, 325, 361-381; "Shqipëria e re", 20 korrik 1920. 249Duka, Histori e Shqipërisë, 117. 250Historia popullit shqiptar për shkollat e mesme, 158. 251 Georges Caslellan, Histori e Ballkanit, 1996, Tiranë: Çabej, 1996, f.451. 252Historia popullit shqiptar, II, 480.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
37
Vlorë si mundje të rivalit të vet në Shqipëri, mendoi se kishte ardhur momenti që ta detyronte
qeverinë e Tiranës që: të ndiqte një politikë pro qeverisë së Mbretërisë SKS-së; të njihte
pushtimin jugosllav të tokave shqiptare brenda kufirit të 1913-s; të mos i jepte asnjë
përkrahje Komitetit të Kosovës dhe lëvizjes patriotike të Kosovës, e cila përmes kryengritjes
së armatosur synonte çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin kombëtar253.
Beogradi mendonte t'i fuste në fillim bandat e armatosura, që do të ishin pararojë e
tyre, kurse konfliktit do t'i jepnin ngjyrën e brendshme. Plani ishte që bandat e përmendura
të mbështeteshin nga Ushtria e rregullt jugosllave dhe pastaj do të pasoheshin nga ndërhyrja
e drejtpërdrejtë e saj254. Gjendja e re e krijuar nga Jugosllavia e shqetësoi qytetin e Shkodrës,
ku u krijua menjëherë Komiteti Mbrojtja Kombëtare. Komiteti mori masa mbrojtëse dhe hyri
në lidhje me qeverinë e Tiranës. Ai mblodhi popullin në sallën e Bashkisë, ku u ftuan
malësorë dhe fshatarë. Të gjithë u deklaruan njëzëri që ishin të gatshëm të vdisnin për ta
shpëtuar atdheun sapo të jepej kushtrimi255.
Në ndërkohë filloi konflikti shqiptaro-jugosllav. Fillimi i këtij konflikti në Koplik
ndodhi si diçka e papritur për qeverinë shqiptare, e cila në këtë periudhë ishte e zënë me
bisedime me përfaqësuesit e qeverisë së Romës për t'i dhënë fund luftës së Vlorës. Qeveria
nuk ishte e gatshme që ta përballonte një konflikt të ri prapa shpine. Në këto rrethana,
qeveria e Tiranës urdhëronte në mënyrë të prerë, më 28 korrik nënprefekturën e Malësisë së
Madhe në Kastrat që trupat shqiptare të mos e kalonin në asnjë mënyrë vijën e kufirit. Urdhri
ishte që të ishin vigjilentë në ruajtjen e kufirit dhe t'u shmangeshin provokimeve të armikut
me kujdes256.
Qeveria shqiptare përmes demarsheve të bëra pranë Fuqive të Mëdha më 12 dhe 14
gusht, u përpoq që ta ndërkombëtarizonte problemin, duke shpresuar se qeveria e Mbretërisë
SKS do të detyrohej që të tërhiqej jashtë kufirit të vitit 1913257. Me dështimin e përpjekjeve
të saj për ta zgjidhur këtë konflikt përmes dialogut, forcat qeveritare shqiptare paralelisht me
ato vullnetare më 19-20 gusht filluan aksionin. Ato çliruan Kastratin dhe i nxorën forcat
jugosllave jashtë kufirit të vitit 1913258. Të nesërmen, ushtria jugosllave ndërmori një
kundërsulm me forca të shumta, ripushtoi Shkrelin, Kastratin, Koplikun dhe Kelmendin259.
253 Ajet Haxhiu, Shote dhe Azem Galica, Tiranë: 1982, 150. 254 Xhevat Repishti, “Lufta kundër intervencionit ushtarak jugosllav në Shkodër më 1920”, (Lufta e Koplikut),
Studime historike, nr.2, Tiranë,1972, 47. 255 Po aty, 48. 256Historia e Popullit Shqiptar, III, 167-170. 257Përmbledhje dokumentesh, vëllimi II, 441-442. 258AQSH, F. 251, V. 1920, D. 115, fl. 6- 7. 259 Po aty.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
38
Marrëveshja e armëpushimit, që u nënshkrua më 20 shtator 1920 në Shkodër i gjeti trupat
jugosllave në këto pozicione. Edhe shtypi jugosllav e kishte nxitur intervencionin, duke e
përgatitur opinionin për një hap të tillë në Shqipëri260. Intervencioni jugosllav e vuri në
gjendje të vështirë shtetin e ri dhe të pakonsoliduar shqiptar, kurse në Beograd u hap lajmi se
në Shqipëri ka shpërthyer kryengritja kundër qeverisë së S. Delvinës me qëllim që të
arsyetohej rrëzimi eventual i saj261. Muaji tetor e gjeti ushtrinë jugosllave në pozicionet që i
kishte pushtuar më 22 gusht dhe nuk kishte mundur të ecte më përpara. Kundër tyre në
Kastrat, Shkrel e në breg të Bunës qëndronin 3050 vullnetarë. Tanimë dukej qartazi se
Jugosllavia nuk kishte sukses, as nga ana ushtarake as nga ajo politike, pasi planet e saj nuk
gjetën mbështetjen e duhur në arenën ndërkombëtare262.
Ushtarët jugosllavë më 14 shkurt 1921 u larguan nga Kastrati e Shkreli, duke zbrazur
tokat shqiptare deri në kufirin e vitit 1913. Ata lanë prapa shumë dëshmi të mizorive të bëra.
Përfaqësuesi ndërkombëtar J. Godart, vizitoi më 2 prill 1921 Kastratin dhe konstatoi se
ushtria jugosllave kishte djegur atje 1.200 shtëpi dhe kishte bërë grabitje të mëdha263.
Komiteti i Kosovës nuk kërkonte vetëm çlirimin e tokave shqiptare brenda kufijve të
vitit 1913, por synonte edhe çlirimin e Kosovës përmes organizimit të kryengritjes së
armatosur në këto treva264. Pikërisht për këtë qëllim Komiteti u përpoq të siguronte armë e
municione dhe në këtë drejtim angazhoi Bajram Currin. "Në fillim të gushtit 1920 ai siguroi
disa ndihma që kapnin shumën 30 milionë franga265. Një vapor italian me armë e municione
dhe me mjete të tjera të dërguara nga D'Annunzio për kosovarët kishte arritur në Durrës266.
Mirëpo, kur vaporët me armatime arritën në Shëngjin, qeveria e Sulejman Delvinës urdhëroi
që të mos zbarkoheshin 20.000 pushkët e sjella267.
Shikuar nga situata e përgjithshme dhe rreziqet që sillte me vete aksioni i projektuar
nga Komiteti i Kosovës, qeveria shqiptare e ndaloi zbarkimin e armëve të nisura për në
Shqipëri nga D'Anuncio268. Qeveria Delvina ndonëse e njihte Kosovën si pjesë të shkëputur
padrejtësisht nga Shqipëria nuk do t’i jepte shkas qeverisë së Beogradit për një sulm të
260 Gazeta “Politika”, Beograd: 18.8.1920. 261 Zhivko Avramovski, “Kontribut studimit të historisë së Shqipërisë...”, Gjurmime albanologjike, seria e
Shkencave Historike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, nr.2, Prishtinë: 1968, 125. 262 Repishti, Lufta kundër intervencionit ushtarak jugosllav, 58. 263 Gazeta “Radniçke novine”, Beograd: 16.10.1920. 264Përmbledhje dokumentash, 488. 265 Skëndi, Hoxhë Kadriu, 130. 266 Vllamasi, Ballafaqime politike,158. 267 Skëndi, Hoxhë Kadriu, 130. 268AQSH, F. 251, V. 1920, D, 39, fl. 22.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
39
mundshëm që do ta rrezikonte shtetin e brishtë shqiptar.269 Pra, qeveria Delvina nuk kishte
mundësi ushtarake dhe financiare të hynte në luftë me Mbretërinë SKS për çlirimin e këtyre
territoreve.270 Me gjithë përgjigjen negative që mori nga qeveria, Komiteti vendosi që armët
të shkarkoheshin drejtpërdrejt në emër të Komitetit të Kosovës, kurse Bajram Curri mori
masa të menjëhershme për shkarkimin dhe bartjen e këtyre armëve271.
Pavarësisht se qeveria e Tiranës nuk e pranonte zyrtarisht këtë veprim, ajo kishte
meritat e saj. Rrethanat e brendshme dhe të jashtme ishin të tilla që i impononin qeverisë të
mos e pranonte zyrtarisht se qëndronte pas disa zhvillimeve politike. Qeveria do të gjente
forcë për ndalimin e atyre veprimtarive kombëtare me të cilat nuk identifikohej zyrtarisht272.
Në qershor 1920, qeveria e Beogradit urdhëroi që të bëhej çarmatimi i popullsisë në
Dibër, zonën e Lumës, Reçit, Klenjës, Dardhës, etj. Ajo kreu reprezalje dhe grabitje të mëdha
ndaj shqiptarëve gjoja për të bërë çarmatimin e saj.273 Para se të fillonin sulmin, atdhetarët
dibranë i shkruan komandës serbe në Peshkopi një letër ku kërkonin largimin brenda 24
orësh të forcave jugosllave jashtë kufijve të vitit 1913. Pasi nuk morën përgjigje në mesin e
gushtit forcat kryengritëse filluan sulmin ku pas disa orë luftimesh i detyruan ata të
tërhiqeshin në kufirin e vitit 1913.274
Autoritetet jugosllave u mobilizuan dhe më 2 shtator të vitit 1920 filloi
kundërofensiva jugosllave. Ushtria jugosllave në mbrëmjen e 3 shtatorit të vitit 1920 arriti ta
ripushtojë Peshkopinë, ku u masakruan të gjithë banorët që nuk patën mundësi të
largoheshin275. Trupat jugosllave nuk u ndalën as para "vijës strategjike", por vazhduan
marshimin për në thellësi të vendit. Malësorët dibranë, nën udhëheqjen e Elez Isufit e pritën
armikun te grykat e Sinjës dhe e thyen. Trupat jugosllave u detyruan të tërhiqeshin dhe të
zinin pozicione në "vijën strategjike"276. Më 28 tetor 1921, filloi beteja përfundimtare
ndërmjet ushtrisë jugosllave dhe forcave shqiptare që luftuan me heroizëm, duke i shkaktuar
armikut humbje të rënda dhe e detyruan atë të tërhiqej nga Lanë Lura e të zinte pozicionet në
brigjet lindore të Drinit të Zi277.
269Historia e Popullit Shqiptar, III, 170. 270 Duka, Histori e Shqipërisë, 127. 271 Skëndi, Hoxhë Kadriu, 131-132. 272 Qeveria shqiptare zyrtarisht nuk mund të pranonte barrë që nuk mund ta barte, kurse jozyrtarisht i përkrahte
aksionet për çlirim kombëtar. 273 Bajram Xhafa, Lufta e Dibrës 1920, Biblioteka Shkodër, Shkodër: 2001, f. 113. 274Historia e Popullit Shqiptar, III, 169. 275 Dibra dhe dibranët, “Kumtar”, Peshkopi: 1981, 156. 276 Xhafer Martini, Elez Isufi, Tiranë: 1994, 81. 277 Po aty, 83.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
40
Fitorja e arritur në Lanë Lurë pati jehonë pozitive edhe në arenën ndërkombëtare.
Disa ditë më vonë, më 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadorëve kundërshtoi kërkesën e
qeverisë jugosllave për ta vendosur kufirin me Shqipërinë në "vijën strategjike". Në këto
rrethana Jugosllavia u detyrua që t’i tërhiqte trupat nga tokat e pushtuara dhe më 10 dhjetor
1921 në Bllatë, fshat në afërsi të kufirit të vitit 1913, u ngrit flamuri kombëtar278.
Barrikada e fuqishme Vlorë - Koplik - Dibër siguroi pavarësinë kombëtare e tërësinë
e Shqipërisë në kufijtë e vitit 1913279. Lufta këmbëngulëse e shqiptarëve dha fryte pozitive.
Territori i Shqipërisë së 1913-ës çlirohet edhe nga ushtria okupatore jugosllave. Pasojat e
intervencionit ishin shumë të mëdha. Me gjithë peripecitë dhe dëmet që pësuan shqiptarët
fitorja e ushtrisë kombëtare shqiptare, përkatësisht e popullit shqiptar kundër sulmit
jugosllav, ka një rëndësi të jashtëzakonshme në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit shqiptar
si në Shqipëri ashtu dhe në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, situata e përgjithshme e
Shqipërisë nuk mund të quhej kurrsesi e qëndrueshme.
Qeveria e Lushnjës përgjithësisht realizoi një numër suksesesh në planin e
brendshëm, kurse në planin e jashtëm pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishte një
fitore e madhe e kësaj qeverie 280. Qeveria Delvina ra sapo jugosllavët u bindën ta ndalnin
ofensivën e tyre, ndonëse dorëheqja e saj më 20 nëntor 1920 u duk sikur ishte rrjedhojë e
grindjeve midis ministrave, në realitet ajo ishte kurdisur prej Zogut, i cili shpresonte të
përfitonte nga kriza e ardhshme281.
Përgjithësisht duhet vlerësuar se Shqipëria e copëtuar që më 1912 midis fqinjëve të
saj u krijua si një shtet shqiptar nga Fuqitë e Mëdha të kohës, me mundësi të kufizuara për të
mbijetuar. Duke qenë e copëtuar në territor dhe popullsi, çështja kombëtare mbeti vetëm si
ideal dhe kryesisht ajo trajtohej vetëm nga ata pak intelektualë që hyjnizonin prejardhjen ilire
të kombit shqiptar dhe ngrinin nevojën për një regjim kombëtar. Vitet 1913-1920, njohën
pushtues të huaj në Shqipëri dhe kombi shqiptar i kufizuar në rajone të ngushta të territorit të
vet, bënte përpjekje për ekzistencën kombëtare.
Kongresi Kombëtar i Lushnjës i dha vendit mundësinë që të mblidhte fuqitë për t’i
bërë ballë rrezikut. Protokolli shqiptaro-grek i Kapshticës i 28 majit të vitit 1920, Protokolli
shqiptaro-italian i 2 gushtit 1920, zmbrapsja e ndërhyrjes së armatosur jugosllave në Koplik
e në Peshkopi provuan forcën dhe vendosmërinë e shqiptarëve dhe të qeverisë së zgjedhur
278 Martini, Elez Isufi, 83, 279 Repishti, Lufta kundër intervencionit ushtarak jugosllav.., 59. 280 Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zogu, 37. 281 Fisher, Mbreti Zog, 43.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
41
prej tyre për të zgjidhur çështjen e ekzistencës dhe të konsolidimit te shtetit shqiptar me të
gjitha mjetet e përdoruara në praktikën ndërkombëtare.282
Pas Kongresit të Lushnjës me ardhjen e disa intelektualëve shqiptarë nga SHBA,
çështja kombëtare u rigjallërua. Vitet 1920-1927 u mbizotëruan nga luftëra klanesh e
grupimesh politike për të kontrolluar jetën politike të Shqipërisë. Vendet fqinje mbanin
qëndrime jo të drejtadhe izoluese ndaj Shqipërisë.283
II.2. Parlamentarët shqiptarë dhe Kosova
Kosova në të gjitha ngjarjet me peshë ose në kthesat historike të Shqipërisë,
pavarësisht nga kahet e tyre, ka qenë e pranishme sipas rastit, që nga tryezat e bisedimeve, të
hapura ose të fshehta në platformat programore politike e deri në organizimet e lëvizjeve të
mëdha popullore. Kryesisht çështja kombëtare u mbështet para së gjithash në dy përbërës
kryesorë: te pavarësia politike dhe integriteti tokësor. Është e vërtetë se sapo përfundoi Lufta
e Parë Botërore në vitin 1918, në programet e lëvizjes sonë kombëtare, rishikimi i kufijve
shtetërorë, pra përfshirja e trojeve të shkëputura, ishte një çështja kryesore. Ndonëse
Shqipëria në atë periudhë ishte në gjendje teje të rëndë, problemi i Kosovës nuk u mbulua me
heshtje.284
Shqipëria kishte bërë përpjekje për t'i normalizuar marrëdhëniet me shtetet fqinje, por
ato për shkak të interesave të tyre nuk tregonin vullnet. Lajmet mbi politikën shfarosëse të
qeverisë së Beogradit në Kosovë prekën thellë ndjenjat e të gjithë shqiptarëve dhe shkaktuan
një shpërthim të fuqishëm zemërimi. Deputetët e Parlamentit Shqiptar, i cili në atë kohë
quhej Këshill Kombëtar u ngritën dhe protestuan në mbështetje të vëllezërve të tyre285.
Kush është qëndrimi i Shqipërisë dhe i shtetit shqiptar ndaj këtyre zhvillimeve shumë
të vështira që përjetuan trevat shqiptare të pushtuara në përgjithësi e Kosova në veçanti? Kjo
është një pyetje që parashtrohet dhe do të parashtrohet gjithnjë. Përgjigje adekuate mund të
japim vetëm nëse ngjarjet historike i studiojmë në kohë dhe hapësirë, pra po qe se nisemi nga
282 Marenglen Verli,“Vështrim për raportet e shqiptarëve me fqinjët e tyre dhe me Evropën në periudhën midis
dy luftërave botërore”, Studime Historike, nr. 3-4, Tiranë: 1999, 106. 283 Qazim Tepshi, Kosova diplomacia imponuese, Tiranë: Toena, 1999, 67. 284 Ana Lalaj, “Problemi i Kosovës në Parlamentin shqiptar 1920-1924”, Studime historike, nr. 1-2, Akademia
e Shkencave e Shqipërisë- Instituti i Historisë Tiranë, Tiranë: 2000, 126. 285 Emërtimi i i parlamentit rrjedh nga fjala latine parlare, që nënkupton të folurit apo diskutimin. Në kuptimin
politik parlamenti nënkupton trupin përfaqësues politik, i cili ushtron funksionin ligjvënës si një nga shtyllat
kryesore të qeverisë së pushtetit shtetëror. Arsim Bajrami , Teoria dhe praktika parlamentare, Prishtinë:
1997, 79.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
42
analiza e situatës në të cilën ndodhej shteti shqiptar në këtë periudhë kohore. Ishin pikërisht
ato vite të rindërtimit dhe të organizimit të shtetit të ri shqiptar, të kristalizimit të
institucioneve kryesore mbi bazën e përvojës së përparuar evropiane dhe veçorive konkrete
të vendit.
Kongresi i Lushnjës u shpreh se ideali kombëtar i shqiptarëve është bashkimi. Ai
përcaktoi themelet e politikës kombëtare shqiptare286. Kjo politikë nënkuptonte idenë e
bashkimit kombëtar dhe e krijimit të shtetit shqiptar në kufijtë e tij etnikë. Nuk ishte e
paqëllimshme që ditën e hapjes së të parit Parlament Shqiptar në Tiranë, më 27 mars 1920,
deputetët (apo senatorët si quheshin atëherë) shprehën hidhërim të thellë, sepse Kosova dhe
Çamëria nuk i kishin përfaqësuesit e tyre në Këshillin Kombëtar287. Natyrisht theksimi i
kësaj mangësie u kujtonte përfaqësuesve të popullit shqiptar dhe gjithë shqiptarëve detyrën e
vijimit të luftës e të përpjekjeve për çlirimin e trojeve shqiptare që ishin lënë padrejtësisht
jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar.
Ndodhitë e rëndësishme të vitit 1920 në Shqipëri (Kongresi i Lushnjës, fitorja e
Luftës së Vlorës, Dibrës, Koplikut, pranimi i Shqipërisë si anëtare e Lidhjes së Kombeve)
ngjallën shpresa, optimizëm, besim për zgjidhjen e detyrave që qëndronin para shqiptarëve.
Te shqiptarët filloi të forcohej bindja mbi domosdoshmërinë dhe mundësinë e realizimit të
zgjidhjes së problemit kombëtar. Kjo bindje ishte shkaku dhe motivi nxitës që i shtyri
përfaqësuesit e popullit në parlament, intelektualët, atdhetarët idealistë që menjëherë pas vitit
1920 të ndërmarrin veprime konkrete politike e diplomatike për popullarizimin, për
propagandimin e ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të çështjes shqiptare në forumet
ndërkombëtare dhe në qarqet politiko-diplomatike evropiane e botërore288.
37 senatorët e zgjedhur nga Kongresi i Lushnjës, më pas 78 deputetët e parlamentit të
zgjedhur gjatë fushatës elektorale të vitit 1921289 dhe më vonë 102 deputetët e Asamblesë
Kushtetuese të vitit 1924, të zgjedhur gjatë fushatës zgjedhore të vjeshtës së vitit 1923, ishin
përfaqësuesit e popullit në parlamentet e periudhës 1920-1924.
Ata zhvilluan një veprimtari të shumanshme ligjvënëse që la gjurmë dhe pati
ndikime të fuqishme në tërë zhvillimet politike-shoqërore të vendit. Ata krijuan e
konsoliduan shtetin kushtetues shqiptar nëpërmjet një legjislacioni bashkëkohor, të cilin e
vunë në shtratin e parimeve juridike të legjislacionit të vendeve të zhvilluara të Evropës
286 Vllamasi, Bllafaqime politike, 133. 287 Culaj, Shqipëria , 135. 288 Po aty, 136. 289Historia e Popullit Shqiptar, III, 180.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
43
Perëndimore. Gjithashtu ata futën frymën e parimeve demokratike dhe i dhanë përmbajtje
demokratike gjithë legjislacionit shqiptar.290
Asambleja i filloi punimet në një gjendje të rëndë politike për Shqipërinë
përgjithësisht ku raportet pozitë opozitë acaroheshin nga dita në ditë.291 Në këtë segment
kohor stabilizimi politik i vendit dhe përfshirja gjithnjë e më shumë e ekonomisë qytetare në
rrugën e kapitalizmit bëri që industria të siguronte rritje në krahasim me vitet pasardhëse,
pavarësisht se pesha e saj në jetën ekonomike të qyteteve vazhdoi të ishte përsëri shumë e
vogël.292
Për çështjen e Kosovës u diskutua edhe në Parlamentin Shqiptar. Gjithsesi disa nga
atdhetarët më të shquar kosovarë si Hasan Prishtina, Kadri Prishtina, Bajram Curri etj., ishin
anëtarë të parlamentit. Në pamundësi për t’u zgjedhur nga shqiptarët e Kosovës, e cila
ndodhej nën juridiksionin jugosllav, ata u deleguan nga popullsia e prefekturës së Drinit
(Hasit, Krumës, Tropojës) vise këto brenda kufijve të vitit 1913, të cilat populli i ka emëruar
Malësia e Kosovës. Kjo zgjedhje procedurale ishte një kompromis politik i anës juridike të
strukturimit të Këshillit dhe karakterit kombëtar të përbërjes e funksionimit të tij. Kishte edhe
deputetë që ishin anëtarë të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” kishte në program
“Bashkimin e Krahinave të Kosovës në Shqipni të lirë, vet urdhëruese e demokratike”.
Megjithatë në rolin e deputetit ata i kapërcyen interesat e tyre të pjesshme, të Kosovës, duke
pranuar gjithçka që vendosej në emër të interesave të përgjithshme të Shqipërisë.293
Në shumicën e tyre ishte mbizotërues mendimi se të gjithë shqiptarët kishin
sakrifikuar shumë “për të mëkamunit e nderin e këtij shteti, prandaj ai duhej ruejtun”. Ecuria
e çështjes së Kosovës në këshill ishte e ndryshme jo vetëm nga inskenimet e disa tubimeve
me parulla provokuese si “Nuk e duam Shqipërinë pa Kosovën” apo “Toskët nuk e duan
Kosovën” etj., por edhe kërkesat maksimaliste të platformave të organizatave me prestigj, siç
ishte Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.
Institucioni kryesor i përcaktimit të politikës bashkëkohore në vitet 1920-1924 u bë
Parlamenti Shqiptar, në të cilin çështja e Kosovës ishte e pashmangshme.294 Karakteristike
është se ajo u ridimensionua në hapësirat e politikës dhe realpolitikës shqiptare të kohës.
Është kjo arsyeja që në Parlament pati kujdes që çështja e Kosovës asnjëherë të mos shtrohej
290 Hysen Kordha, “Parlamenti Shqiptar – Institucionalizimi i Unitetit Politik Shtetëror dhe i Demokracisë
Parlamentare Shqiptare”, Studime Historike, nr. 1-2 (XXXVII), Tiranë: 2000, 138. 291Historia e Popullit Shqiptar, III, 217. 292 Valentina Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë: Toena, 1997, 4-5. 293 Lalaj, Problemi i Kosovës ,126. 294Historia e Popullit Shqiptar III, 209.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
44
si çështje bashkimi. Për më tepër lëvizja irredentiste ka qenë objekt kritikash. Edhe pse në të
merrnin pjesë “njerëz që kishin bërë emër në historinë e zhvillimit kombëtar” kjo lëvizje
njihej se shkonte kundër rrymës së ngjarjeve, se krijonte trazira në shtetin e pavarur shqiptar
dhe e vinte atë në konflikt me fqinjin verior, duke u bërë shkak për gjakderdhje të reja.
Sigurisht për të konkluduar deri në qëndrime të tilla, Parlamentit Shqiptar iu desh të
zhvillonte një varg debatesh, shpesh herë dhe tronditëse plot emocione, që buronin nga vetë
historia e dhimbshme e Kosovës dhe e çështjes shqiptare në tërësi. Por në kushtet kur të
gjithë fqinjët ishin kundër kur Fuqitë e Mëdha ishin mosbesuese ndaj aftësisë vetëqeverisëse
të shtetit të ri shqiptar, parlamentarët shqiptarë duhej të jepnin prova të urtësisë dhe
largpamësisë. Nuk mund t’i lejohej Shqipërisë, një shtet i sapoformuar, i varfër e i vogël, të
hapte front lufte. “Ne kemi qenë gjithnjë kundër një politike irredentiste do të shprehej Ali
Këlcyra-sepse duam një politikë të arsyeshme, të drejtë pse misioni i Shqipërisë në Evropën
Juglindore është për të mbajtur paqen”.295
Senati apo Këshilli Kombëtar siç u vetëquajt296, u hap në Tiranë më 27 mars 1920.
Siç dihet, deputetët apo senatorët e tij për shkak të rrethanave u zgjodhën nga Kongresi i
Lushnjës. Si parlament i parë punimet i filloi në kushte shumë të vështira ekonomike dhe
politike, nuk kishte përvojë nga e kaluara dhe asnjë rregullore të brendshme të parlamentit që
ishte domosdoshmëri juridike e kushtetuese297. Ndërmjet shumë problemeve që debatoheshin
në Parlamentin Shqiptar, një vend të rëndësishëm do të kishte edhe trajtimi i çështjes
shqiptare jashtë kufijve ekzistues të Shqipërisë.
Këshilli Kombëtar i vitit 1920 qëndrimin ndaj problemit kombëtar e pa në
gjithanshmërinë e problemeve, pa dyshim duke vlerësuar atdhetarizmin e treguar nga
shqiptarët e Kosovës në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Mirëpo, në qoftë se në vitin 1920,
për shkak të rrethanave dhe zhvillimeve politike që përmendëm më lart, Parlamentit iu desh
që ta përqendrojë vëmendjen më shumë në probleme të ndërtimit shtetëror, të çlirimit të
krahinave të pushtuara dhe të dëbimit të okupatorëve të huaj, në vitin 1921, këto probleme
ishin zbutur. Kjo i krijoi parakusht Parlamentit të vitit 1921 dhe deputetëve të tij të
përqendroheshin më shumë te problemi kombëtar. Këshilli i ri Kombëtar filloi punimet më
21 prill 1921.298 Ai diskutoi mbi mizoritë që po i bëheshin popullit shqiptar të Kosovës. Me
këtë rast, deputeti Rexhep Mitrovica theksoi: "Parlamenti i prekun e i helmuem prej
295Po aty, 127. 296 Luan Omari, Sistemi parlamentar, Tiranë: 1994, 172. 297 Kaliopi Naska, Këshilli kombëtar 1920, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të shtetit, Tiranë: 2000, 24;
“Arkivi shqiptar”, viti 1, nr.1, Tiranë: revistë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, 53. 298 Duka, Histori e Shqipërisë, 131
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
45
mizorinave që po i bahen popullit shqiptar brenda e jashtë kufijve tonë, pëlqen propozimin e
deputetit të Durrësit, z. Jusuf Bankës, që t'iu lutet me telegram të gjithë shteteve, që të marrin
masat e nevojshme për të marrunit fund të këtyne mizorinave që po vazhdojnë mjerisht edhe
sot pa da"299.
Luigj Gurakuqi deklaron se mizoritë që bëhen mbi vëllezërit kosovarë mbulojnë me
zi zemrat e të gjithë shqiptarëve, andaj në këto raste “flet zemra më shumë se goja”. Shkaqet
e një veprimi të tillë, sipas Gurakuqit, ishin: "Shkaku i plojave dhe i mizorinave që tash tetë
vjet po vijojnë kundër vllaznëve të Kosovës nuk asht tjetër veç faji qi janë shqiptarë e qi duen
të mbeten shqiptarë"300. Duke i gjykuar deklaratat e kryetarit të Parlamentit jugosllav se
Shqipëria po përzihet në punët e brendshme të Jugosllavisë, Gurakuqi do të theksojë: "Çudi e
madhe kjo! Ushtritë jugosllave ndodhen tash gati tri vjet brenda kufijve tanë ku nuk po
kënaqen kurrë tu vra e tue premë, tue djegun katunde e shtëpia e tue shkretnue vendin, e ne
na mohohet e drejta që ta ngrejmë zanin në emën të njerëzisë kundër masakrave sistematike
që po vijojnë kundër vllazënve të Kosovës"301. Në fund të diskutimit të tij, Gurakuqi pajtohet
me mendimin e deputetëve të tjerë për dërgimin e një grupi parlamentar nëpër Evropë në
mënyrë që t'u jepet të paktën një ngushëllim moral vëllezërve kosovarë302.
Deputeti Sejfi Vllamasi shprehu mendimin se asnjë shqiptar nuk mund t'i durojë më
tej këto mizori, andaj kërkoi nga qeveria që të merren masat e nevojshme për mbrojtje të
vëllezërve shqiptarë të mbetur jashtë kufijve të vitit 1913, konform parimeve të Lidhjes së
Kombeve303. Deputeti Gjergj Fishta në diskutimin e vet theksoi se “historia e popullit
shqiptar është shkruar me gjak”. Përfundimisht, Fishta deklaroi se bashkohet me shpirt dhe
me zemër me oratorët e tjerë në favor të angazhimit për mbrojtjen e vëllezërve të Kosovës, të
cilët edhe në prag të varrit dëshmohen se janë shqiptarë.
Pas shpërndarjes së Senatit qeveria e re e Iljaz Vrionit organizoi të parat zgjedhje
parlamentare në Shqipëri304. Mbledhja e parlamentit pritej me shpresë të madhe, pasi fillimi i
jetës parlamentare në Shqipëri me të drejtë vlerësohej si fillim i një periudhe të re në
historinë e popullit shqiptar. Populli, shkruante gazeta "Drita" e Gjirokastrës më 10 prill
1921, pret me padurim gjersa të hapet skena e re politike me shpresë që nesër të fillojë një
jetë e re. Fillimi i punës së Parlamentit përbënte një fitore të re të rëndësishme historike dhe
299Bisedimet e Kuvendit Kombëtar (BKK), prill 1921, 162. 300BKK, prill 1921, 166. 301AQSH, F. 246, V. 1923, D, 43, fl.20 . 302 Po aty, fl. 20. 303BKK, prill 1921, 167. 304 Kastriot Dervishi, Qeveritë e Shqipërisë në vitet 1912-2000, Dossier 55, Tiranë, 28 maj 2000.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
46
politike të shqiptarëve në rrugën e përpjekjeve të tij për forcimin dhe konsolidimin e shtetit
shqiptar të porsa rimëkëmbur. Mbledhja e Parlamentit u përshëndet nga populli, madje nga të
gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin në trojet e veta jashtë kufijve politikë të Shqipërisë,
gjithashtu edhe nga diaspora.
Kështu, më 21 prill të vitit 1921 nisi punën në Tiranë Këshilli Kombëtar apo
Parlamenti i parë i zgjedhur i shtetit të ri shqiptar305. Tribuna e Këshillit Kombëtar u përdor
për të parashtruar pikëpamje të ndryshme për çështjet politike, ekonomike e shoqërore. Aty u
demaskuan politikanët intrigantë e pseudopatriotë, u parashtrua nevoja e ngutshme e
zhvillimit e përparimit ekonomik e kulturor të vendit, por nuk u la në harresë as çështja e
pazgjidhur kombëtare. Që në seancat e para u ngrit çështja nëse deputetët e Dibrës e të
Lumes, ose siç quhej atëherë të prefekturës së Drinit ishin të ligjshëm. Sipas disa individëve
ata përfaqësonin vetëm një pjesë të popullsisë së krahinave, kurse pjesa tjetër akoma ishte
nën sundimin serb. Mirëpo, deputetët e Drinit e mbrojtën me dinjitet qenien e tyre në
Parlament si përfaqësues të ligjshëm të atyre krahinave që i kishin zgjedhur. Në mbledhjen e
datës 14 maj 1921, deputeti Hasan Prishtina kërkoi nga Parlamenti që t'i sugjerojë qeverisë të
përkujdeset në mënyrë të veçantë edhe për ata shqiptarë që ndodheshin jashtë Shqipërisë306.
Në shpjegime më të detajuara, kërkuar nga Eshref Frashëri, H.Prishtina shpreh
mendimin se qeveria duhej që të përkujdesej për shqiptarët e Kosovës, Çamërisë, Stambollit,
Rumanisë etj.,307 kërkesë e cila për deputetin Kacimbra ishte e tepërt, me arsyetimin se nuk
ka qeveri që nuk kujdeset për kombin e vet. Deputeti Kristo Dako shprehu mendimin se
krahas shkollave greke në Shqipëri, duhet që të ketë shkolla shqipe edhe në Kosovë e
Çamëri. Mendimi i Ali Këlcyrës ishte se Shqipëria duhet t'i tregojë botës që interesohet dhe i
do shqiptarët e Kosovës dhe Çamërisë308, gjë që do ta mbante lart moralin e popullit të këtyre
krahinave.
Për deputetin Stavro Vinjau si zakonisht kjo çështje nuk paraqiti interes politik, duke
shprehur mendimin që për momentin të lihet, mendim ky që u kundërshtua nga Ali
Këlcyra309. Gjithashtu mendimi i mëpastajmë i deputetit Vinjau se Lidhja e Kombeve mund
t'i sigurojë të drejtat e jashtme dhe se nuk ishte e udhës që ata të merreshin me atë çështje u
kundërshtua nga Leonida Koja, duke theksuar: "Kurdoherë janë folë shumë fjalë të bukura
305 Culaj, Shqipëria dhe problemi , 143. 306BKK, 14 maj, 1921, 40. 307Hasan Prishtina,Dokumente, 110. 308BKK, 14 maj 1921, 41. 309Po aty.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
47
për Lidhjen e Kombeve; por s'kanë ba ndonjë dobi"310. Deputeti Ali Koprencka bashkohet
me propozimin e Hasan Prishtinës e Ali Këlcyrës dhe kërkon që atij propozimi t'i shtohet
fjalia: "Këshilli Kombëtar të çfaqë dëshirën që qeveria të përkujdeset e të sigurohen me anën
e Lidhjes së Kombeve të drejtat e minoriteteve shqiptare, që ndodhen jashtë kufijve tanë të
1913-s"311. Pasi u lexua edhe njëherë teksti nga kryetari, i cili u pranua me shumicë votash,
iu drejtua qeverisë, ku ndër të tjera theksohet: "Këshilli Kombëtar pëlqen dërgimin e një
delegacioni në Jugosllavi, duke shpresuar që ky delegacion të ketë përfundime të
pëlqyeshme. Këshilli Kombëtar kërkon që qeveria në çdo rast ta mbrojë tanësinë tokësore, si
dhe independencën politike, dhe ekonomike të shtetit tonë. Këshilli kombëtar shfaq dëshirën
që qeveria të përkujdeset që të sigurohen me anën e Lidhjes së Kombeve të drejtat e
minoriteteve shqiptare, që ndodhen jashtë kufijve tonë të 1913-s”312. Kjo kërkesë e
Parlamentit iu dërgua qeverisë më 18 maj 1921.
Hasan Prishtina para Këshillit Kombëtar më 25 maj 1921 doli përsëri në mbrojtje të
këtyre trevave të okupuara, duke kërkuar përkujdesje edhe për shqiptarët që janë jashtë
Shqipërisë313. Deputeti Hasan Prishtina theksoi: "Me qenë se Imzot Noli po shkon në Lidhjen
e Kombeve duhet ta ketë gjithnjë në kujdes çështjen e pakicës. Lutem që edhe një herë të
rrëfehet dëshiri i jonë për situatën e atyne shqiptarve që janë jashtë Shqipnis"314. Pra, pasi u
diskutua dhe u miratua propozimi i qeverisë për dërgimin e Fan Nolit si përfaqësues i
Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, deputetët e porositën Nolin që gjithmonë të kishte kujdes
mbi të drejtat e shqiptarëve që ishin jashtë Shqipërisë. Deputetët e Parlamentit, duke u bazuar
edhe në përvojën e luftës politike që zhvilloi Këshilli Kombëtar i vitit 1920 për çështjen
kombëtare, kishin arritur marrëveshje të plotë që çështjet e shqiptarëve jashtë kufijve politikë
të shtetit shqiptar të kishin trajtim parësor në seancat parlamentare. Madje, u përcaktua si
rregull që për probleme të tilla të lihej çdo pikë e rendit të ditës dhe Parlamenti t’i kushtonte
seancë kësaj çështjeje.
Pra, koncepti i trajtimit me prioritet të çështjes kombëtare ishte ndër veçoritë
kryesore të veprimtarisë parlamentare. Deputetët ndiqnin me vëmendje, vëzhgonin me
mprehtësi ecurinë e ngjarjeve dhe analizonin situatat, të cilat i përcillnin me shqetësim e
preokupim për fatet e bashkëkombësve. Dëshmi për këtë ishte përkrahja e plotë që iu bë
310Po aty. 311BKK, 14 maj 1921, 42. 312Po aty. 313 BKK,25 maj,1921, 60. 314 Po aty.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
48
propozimit të Hasan Prishtinës për t'i kërkuar qeverisë përkujdesje për shqiptarët që ndodhen
jashtë Shqipërisë.
Deputetët pavarësisht nga përkatësia partiake, ose nga bindjet politike, kur diskutohej
problemi kombëtar bashkoheshin, kishin mirëkuptim dhe konsensus të plotë. Në këtë rast ata
i bashkonte shqiptarizmi dhe ndjenja kombëtare, e cila ishte e fuqishme dhe vepruese në
ndërgjegjen politike kombëtare të tyre.
Gjatë vitit 1921, qeveria shqiptare u përpoq për t'i normalizuar marrëdhëniet me
shtetet fqinje. Për këtë ajo dërgoi një delegacion në Beograd për t'i propozuar qeverisë
jugosllave arritjen e një marrëveshjeje. Kjo marrëveshje parashikonte njohjen nga Beogradi
të kufijve të vitit 1913 dhe tërheqjen e trupave jugosllave nga tokat shqiptare të pushtuara si
dhe një sërë çështjesh të tjera315. Qeveria e Beogradit jo vetëm që nuk u akordua për këto
çështje, por vazhdoi me veprimtari armiqësore ndaj shtetit shqiptar.
Shqipërisë në këto rrethana i nevojitej që patjetër të përçonte mesazhe qytetërimi
duke shmangur trashëgiminë e nacionalizmit historik në përkrahje të drejtpeshimeve të reja
me Fuqitë e Mëdha, me shtetet fqinje dhe me forcat e ndryshme shoqërore politike brenda
vendit. Është fakt i pa mohuar që çështja e Kosovës në Parlamentin Shqiptar nuk u shtrua si
çështje nacionale historike, ajo u ngrit me forcë si një shqetësim kombëtar, qytetar e njerëzor.
Vetë ngjarjet në Kosovë, realitet që Noli do ta quante “tragjedi me tre akte: Ç’pasurim,
ç’përngulje, ç’farosje” të detyronin të ngrije zërin.316
Në mbledhjen e 23-të të Këshillit Kombëtar më 18 qershor 1921, deputeti i Durrësit,
Jusuf Banka, foli për mizoritë që po i bëheshin popullit shqiptar të Kosovës. Ai u propozoi
deputetëve që përmes një telegrami të informoheshin Fuqitë e Mëdha dhe të kërkohej
ndërprerja e menjëhershme e këtyre dhunimeve. Njëkohësisht u kërkua shpjegim nga qeveria
rreth masave që kishte marrë për këtë çështje të veçantë317. Propozimi i deputetit Banka u
mbështet nga Luigj Gurakuqi, Mustafa Kruja si dhe deputetë të tjerë. U akorduan të gjithë
njëzëri që t'i dërgohej një telegram tërë botës së qytetëruar, sidomos Fuqive të Mëdha
evropiane dhe SHBA-së318. Gjithashtu u mor vendim që t'i dërgohej një telegram edhe
Parlamentit Jugosllav. Përmbajtja e telegramit, të cilin Parlamenti e miratoi më 20 qershor
1921, ishte: "Këshilli Kombëtar i Shqipërisë tue patun shpresë të plotë në ndjesitë njerëzore
të përfaqësuesve të ndryshëm të popullit, merr lejen tue hekë vërejtjen mbi plojet mizore e
315 Kaliopi Naska, “Çështja e Kosovës në parlamentin shqiptar të vitit 1921”, Çështja e Kosovës një problem
historik dhe aktual, Instituti i Historisë, Prishtinë, Instituti i Historisë Tiranë, Tiranë: 1996, 155. 316Lalaj, Problemi , 128. 317BKK, 18 qershor 1921, 78. 318BKK, 18 qershor 1921.78.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
49
mbi salvimet e dhunimet që tash tetë vjet po vijojnë me një ashpërsim gjithnjë e më të madh
kundra shqiptarëve të Kosovës dhe u lutet me bamun hapat e nevojshme pranë qeverisë së
Beogradit për pushimin e këtyre mizorive që shkatërrojnë qytetërimin e shekullit XX"319.
Sikurse vërehet përmbajtja e telegramit vë në dukje disa probleme të çështjes
shqiptare, ndër të cilat tërheqin vëmendjen tri prej tyre: 1) Parlamenti vinte në dukje se
gjenocidi serb mbi shqiptarët kishte filluar para 8 vjetësh, domethënë që nga momenti kur
Konferenca e Ambasadorëve në Londër i shkëputi gjysmën e trojeve shqiptare dhe i la nën
sundimin e Serbisë; 2) Nga kjo rezulton që politika antishqiptare që ndiqte Serbia ishte
konstante dhe e pandryshuar e që në esencë vetëm forcohej duke u bazuar në platformën
politike kundër shqiptarëve. Duke pasur parasysh këtë politikë sistematike telegrami synonte
tërthorazi që të vinte në vështrim edhe përgjegjësinë që kishin Fuqitë e Mëdha mbi ndarjen e
trojeve shqiptare; 3) Parlamenti përpiqej që Fuqitë e Mëdha ta ndienin përgjegjësinë për t'i
tërhequr vërejtjen qeverisë së Beogradit për ta ndaluar me çdo kusht gjenocidin ndaj
shqiptarëve dhe shpërnguljen e tyre.
Telegrami i nisur nuk priste vetëm angazhimin e botës së qytetëruar dhe demokratike,
por edhe angazhimin e drejtpërdrejtë të deputetëve të Parlamentit Serbo-Kroato-Slloven.
Ishte hera e parë në historinë e popullit shqiptar që përfaqësuesit legjitimë të organit më të
lartë të ndërmarrin akt dhe veprim politik të drejtpërdrejtë, duke komunikuar direkt me
Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Përmbajtja e telegramit ishte akuzë e
drejtpërdrejtë dhe vënie para përgjegjësisë politike të parlamentarëve për politikën që ndiqte
shteti i tyre ndaj shqiptarëve.
Si zakonisht, qeveria jugosllave nuk përfillte kërkesa të tilla. Parlamenti Jugosllav e
quajti këtë telegram “ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit jugosllav”. Një përgjigje e
tillë irritoi deputetët shqiptarë, që shihnin të rritej çdo ditë numri i emigrantëve nga Kosova.
Ata vijuan të diskutonin për rrugët që do të ndiqnin për të vënë në lëvizje organizmat
ndërkombëtarë, si Lidhja e Kombeve, parlamentet e Fuqive të Mëdha etj., për të frenuar
politikën antishqiptare të qeverisë jugosllave. Për ta kjo politikë mbetej jo qytetare, jo
njerëzore. “Nuk asht nder, nuk asht trimni, nuk asht burrni për një qeveri e cila pretendon se
asht civile, me shkaktue gjithë ato mjerime e me shkretnue Kosovën me vrasje, të djeguna e
plaçkitje” deklaronte i revoltuar deputeti S.Vllamasi.320
319BKK, 20 qershor 1921, 90. 320 Lalaj, Problemi , 128.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
50
Mustafa Kruja duke mbështetur deputetët shqiptarë theksoi: "Është e drejta e popullit
shqiptar të ankohej për shqiptarët e Kosovës, që po pësonin gjithfarë të këqijash”. Me
argumente të fuqishme parlamentarët shqiptarë dëshmuan se qeveria jugosllave nuk po i
përfill fare shqiptarët e Kosovës por po mundohët vetëm për ta ulur vrullin e çetave dhe
luftëtarëve në Kosovë. Kjo u dëshmua në veçanti nga fundi i vitit 1920 dhe gjatë vitit 1921,
kur lëvizja përjetoi një rënie të madhe për shkak të aksioneve të pandërprera të makinerisë
ushtarake jugosllave.
Deputeti i Durrësit, Jusuf Banka ishte një nga deputetët më të zëshëm të çështjes
kombëtare. Ai nuk e ngrinte zërin vetëm në sallën e Këshillit Kombëtar, por edhe jashtë tij.
Në një letër dërguar kryetarit të Parlamentit në Tiranë, më 22 qershor 1921 ndër të tjera
theksonte: "Mizorinat në shqiptarë që po i boton edhe gazeta "Pravda" që botohet në
Sarajevë, në qoftë se vazhdojnë edhe dy vjet kështu s'ka me mbetë farë shqiptari në
Kosovë"321.
Në Parlamentin Shqiptar një nga problemet e rëndësishme ishte ai i marrëdhënieve
ndërmjet dy shteteve dhe rreziku që sillte politika serbe për shtetin shqiptar. U theksua se
nuk mund të diskutohej për "marrëdhënie të mira fqinjësore apo për lidhje jetike e
trashëgimtare"322, siç cilësoheshin këto nga Parlamenti i Beogradit, sepse Serbia i trajtonte në
mënyrë mizore shtetasit e saj shqiptarë. Letrat që i kishin ardhur Rexhep Mitrovicës mbi
masakrat shoviniste jugosllave në Kosovë, ishin rrëqethëse për nga përmbajtja e tyre323.
Pas 20 qershorit 1921, ngjarjet morën rrjedhë të veçantë. Kjo iu diktua shqiptarëve
dhe veçanërisht Parlamentit shqiptar nga qëndrimi antishqiptar që shprehu në përgjigjen e vet
Parlamenti i Beogradit, i cili e konsideroi telegramin e Parlamentit Shqiptar si ndërhyrje në
punët e brendshme. Në të bëheshin edhe vlerësime të cilat binin ndesh me politikën që ai
parlament ndiqte ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj shtetit shqiptar. Natyrisht një
përgjigje e tillë kishte për qëllim që t’i mashtronte qarqet politike ndërkombëtare për
realitetet e zhvillimeve politike në Kosovë. Ky qëndrim nxiti debate të ashpra në Parlament.
Kryetari i Këshillit Kombëtar në mbledhjen e 16 korrikut 1921 shtroi për diskutim përgjigjen
e telegramit të Parlamentit Jugosllav të përkthyer nga Luigj Gurakuqi.
Për deputetin Ali Këlcyra deputetët e Drinit i shpjeguan me një gjuhë shumë tragjike
ngjarjet e tmerrshme të Kosovës. Ai bashkohej me mendimet e oratorëve që folën për detyrën
e mbrojtjes së vëllezërve, por nuk pajtohej me ta, lidhur me mënyrën e shfaqjes së këtyre
321AQSH, F. 246, V. 1921, D. 43, fl. 6. 322Po aty, fl. 20-21. 323 Po aty, fl. 4-5.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
51
ngjarjeve përpara kancelarive të Fuqive të Mëdha. Me këtë rast, A.Këlcyra aludon në atë se
nuk është bërë një propagandë e mjaftueshme më herët para Fuqive të Mëdha.
Në bisedimet e Këshillit Kombëtar të 18 korrikut 1921, deputeti Avni Gjilani theksoi:
"Duket se ndër ne ka një sëmundje sociale. Thanë zemërohen të huajt dhe nuk lipset të
flasim. Italia kërkon Vlorën, Greqia Gjirokastrën, Serbia veç masakrave jashtë kufirit të vitit
1913, ka zanë edhe vende ktej kufinit dhe asht tue na turbullue gjendjen e mbrendshme.
Përpara gjith këtyne u dashka të pushojmë nga frika se mos të zemërohen të huejt. Partia
Popullore, interesohet për çështjen e Kosovës i faleminderit për këtë interesim, po kryetari i
saj Fan Noli në Romë ka thënë se ne nuk interesohemi ma tepër se për kufit e 1913-s. Këto
fjalë na helmojnë, dhe na bëjnë shumë dam pse si duket inteligenca e Shqipnis asht ma pak
shqiptare se populli"324.
Kurse Hasan Prishtina, duke polemizuar me deputetin Koleka, theksoi: "Zotni Koleka
tha që Kosovasit lipset të marrin parasysh interesën e përgjithshme të Shqipnis e jo vetëm të
Kosovës. E siguroj zotnin e tij që e marrim parasysh interesën e Shqipnis. Zotnija e tij thotë
Kosovasit të rrinë urtë, ka të drejtë me thanë urtë, por zotnija e juej nuk dini shka do me
thanë serb. Serbi asht anmiku i Shqipnis e sidomos i Kosovës, vetëm për shkak se janë
shqiptarë"325. Në vijim Prishtina kërkoi me këmbëngulje që të shkojë një delegacion në
Evropë për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi dhe premtoi se nëse
Parlamenti nuk posedonte mjete për mbulimin e shpenzimeve të delegacionit, ato do t'i
mbulonte ai vetë nga pasuria personale326.
Deputetët krahas argumenteve në mbrojtje të popullit shqiptar të Kosovës, në debatin
parlamentar, shprehën kritika edhe për qeverinë shqiptare, e cila megjithëse në kushte mjaft
të vështira, duhej që t’i intensifikonte përpjekjet e saj në arenën ndërkombëtare. Kërkohej
angazhim i veçantë nga përfaqësuesi i saj në Lidhjen e Kombeve, i cili detyrohej të vihej në
mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve që mbetën jashtë kufijve, por edhe të ishte në lidhje të
324 BKK- 18 korrik 1921, f. 180. - Që në fillimin e hapjes së Këshillit Kombëtar u vërejtën dy grupime
deputetësh: Partia Popullore dhe Partia Përparimtare si dhe një pjesë deputetësh që nuk morën pjesë në asnjë
parti. Partinë Popullore e kryesonte Fan Noli, në përbërjen e së cilës ishte edhe Ahmet Zogu etj. Partinë
Përparimtare e kryesonte Hoxha Kadriu, ku ishin disa ish-ministra të qeverisë së Durrësit si dhe personalitetet
kosovare. Me kalimin e kohës pati një rishpërndarje të dy grupimeve politike, kështu që edhe Noli u largua
nga Partia Popullore. Gramoz Hysi, Organizimi i shtetit shqiptar dhe lufta politike rreth tij në vitet 1920-1924,
Tiranë: 1986, 84-89. 325BKK, 18 korrik 1921, 180. 326 Po aty, 180-181.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
52
vazhdueshme me qeverinë dhe parlamentin. Në Parlament u shprehën edhe mendime
konkrete për format e veprimit që duhej të ndiqte ai në mbrojtje të vëllezërve kosovarë327.
Propozimi i bërë nga Hasan Prishtina për dërgimin e një delegacioni ose komisioni
parlamentar në Romë, Paris, Londër e po qe nevoja edhe Washington u mbështet kryesisht
nga deputetët e Drinit, R. Mitrovica, L. Gurakuqi, M. Kruja, N. Mjeda, Gj. Fishta, H.
Mushqeta, H. Kadriu, R. Daci etj., shumica e të cilëve ishin përfaqësues të Partisë
Përparimtare328. Ata këmbëngulën në dërgimin e një komisioni parlamentar, duke e
konsideruar si veprim efikas, dhe se heshtja dhe mosveprimi si parlament mund të sillte dëme
për vendin. Me këtë rast pretendohej që veprimi i parlamentit të ishte i pavarur nga masat që
do të ndërmerrte qeveria shqiptare329.
Parashikohej që komisioni të vendoste lidhje me parlamentet e Fuqive të Mëdha dhe
pa kërkuar ndryshim kufijsh të lutej në emër të së drejtës për të mbijetuar për ndalimin e
këtyre masakrave. Një mënyrë e tillë e veprimit, sipas Luigj Gurakuqit, nuk mund t'i jepte
shkak as qeverisë jugosllave për ta akuzuar Shqipërinë për përzierje në punët e brendshme të
saj.
Grupi i dytë i deputetëve si S.Vinjau, A.Këlcyra, A. Koprencka, S. Kaja etj., që
shumica i takonin Partisë Popullore, propozuan t'i tërhiqej vëmendja qeverisë që, sipas
programit t’i dërgonte përfaqësuesit e saj në mbështetje të ngjarjeve në Kosovë. Duke
konsideruar se dërgimi i një komisioni parlamentar në ato rrethana ishte i papërshtatshëm,
me arsyen që ai nuk do të kishte kohë të ofrohej në qarqet diplomatike që mund të
interesoheshin për shqiptarët, ky grupim politik mendonte që delegacioni qeveritar i dërguar
në Lidhjen e Kombeve të vepronte në favor të këtij rezultati më të shpejtë330.
Në fund të debateve u vendos që ta kalonin propozimin në votim të fshehtë. Rezultati
i këtij votimi 37 vota ishin kundër, 27 pro dhe dy fletë të pavlefshme. Si përfundim,
delegacioni nuk u dërgua. Ky votim u prit me dhimbje nga një pjesë e konsiderueshme e
deputetëve. Ndonëse nuk u arrit rezultati i kërkuar, qeveria mbajti parasysh qëndrimin e
Parlamentit rreth këtij problemi.
Parlamenti Shqiptar vijoi punën për të informuar opinionin për çka ndodhte në
Kosovë, duke u dërguar telegrame qeverive e parlamenteve të Fuqive të Mëdha si dhe
Lidhjes së Kombeve. Megjithatë, deputetët shqiptarë i quanin të pamjaftueshme qoftë
327 Po aty. 328 Po aty, 159. 329AQSH, F. 246, V. 1921, D. 43, fl. 18-19. 330 Naska, Çështja e Kosovës, 159.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
53
diskutimet në parlament, qoftë telegramet e thirrjet për çështjen e Kosovës. Ata shtronin
nevojën e sigurimit të dokumenteve dhe të argumenteve që duhej të përgatiteshin në bazë të
një njohjeje të plotë e të saktë të situatës në Kosovë. Duke kritikuar qëndrimin mospërfillës të
përfaqësuesit të Shqipërisë në Beograd ndaj kosovarëve, në Parlamentin Shqiptar u shprehën
mendime për mënyrën se si duhej siguruar ky informacion. Deputeti Ali Këlcyra vlerësonte
krijimin e një “organizate kosovarësh” brenda në Kosovë e që më mirë se kushdo mund të
sistemonte listat e të gjitha ngjarjeve. Ky informacion do t’i shpallej botës së qytetëruar për të
ditur e për të gjykuar ajo vetë për vuajtjet e kosovarëve. Kjo organizatë nuk do të punonte për
qëllime irredentiste, por njerëzore. Por për këtë duhej organizim.331
Më 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadorëve në Paris njohu shtetin e pavarur
shqiptar dhe kufijtë e tij, me disa ndryshime territoriale në veri e verilindje që ishin në interes
të Jugosllavisë. Kjo do të thoshte se çrregullimet ekonomike të zonave kufitare do të bëheshin
më shqetësuese. Ky kufi artificial i kishte dënuar viset shqiptare në të dy anët e kufirit “me
vendnumërim, madje edhe kthim prapa” në situatën anormale të krijuar për shqiptarët që nga
viti 1913. Deputeti Luigj Gurakuqi këtë situatë e shpreh me këto fjalë: “Na kanë marrë
qytetet dhe na kanë lanë Malësinë, na kanë marrë Dibrën e na kanë lanë Malësinë, na kanë
marrë Prizrenin e na kanë lanë Malësinë, na kanë marrë Gjakovën e na kanë lanë Malësinë,
kështu që shëmbëllejmë me një trup pa kokë”332
Të dhënat që sillnin deputetët kosovarë nga terreni përmes aktivistëve të Komitetit të
Kosovës ishin ngjethëse. Për një komit shqiptar digjeshin gjithë fshatrat e një krahine.
Problemet e ngritura nga parlamentarët qeveria ia transmetoi delegacionit të saj në Lidhjen e
Kombeve të përfaqësuar nga Fan Noli. Gjatë qëndrimit 3-mujor në Lidhjen e Kombeve,
përpjekjet e pareshtura të delegacionit qeveritar kishin të bënin me largimin e forcave
ushtarake jugosllave nga territori i Shqipërisë së vitit 1913 si dhe me përpjekjet për ta
obliguar atë që të ndërhyjë në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke gjykuar politikën
gjenocidale serbe333.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar e 5 marsit 1923 caktoi edhe komisionet e deputetëve.
Në Komisionin e Administratës dhe Ushtrisë bënin pjesë: Halim Gostivari, Ibrahim Gjakova
dhe Sali Vuçitërna. Bedri Pejani ishte në Komisionin e Arsimit, i cili ishte edhe në
Komisionin e Jashtëm, po ashtu në Komisionin e Lutjeve ishin Halim Gostivari dhe Sali
331Lalaj, Problemi , 129. 332Naska, Çështja e Kosovës, 159. 333Po aty.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
54
Vuçitërna334. Kjo dëshmonte për afrimin dhe respektin ndaj bijve dhe bijave të viseve
shqiptare që rënkonin nën okupim.
Gjatë diskutimeve parlamentare e veçanërisht në ato të vitit 1923 u sollën fakte dhe të
dhëna të reja mbi gjenocidin sistematik të ushtruar ndaj popullsisë shqiptare. Kërkohej nxitja
dhe angazhimi i mëtejshëm i qeverisë për t'u dalë zot bashkëkombësve që banonin në trojet e
veta. Viti 1923, u karakterizua nga një luftë e gjithanshme politike nga opinioni shoqëror dhe
shtetëror për problemin kombëtar. Në qendër të këtij procesi qëndronte Parlamenti.
Dalluar nga vitet 1920-1921, vitet 1922-1923 sollën veçori të reja në luftën
parlamentare për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Nëse në vitet 1920 dhe 1921, Parlamenti u
angazhua vetëm me protesta drejtuar parlamenteve të botës së qytetëruar, në vitet në vijim,
falë favorizimit dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të shtetit shqiptar, u krijuan mundësi
të reja për ta rritur nivelin e përpjekjeve në favor të sigurimit të rezultateve më të favorshme.
Që nga viti 1913, vargu i të dëbuarve d.m.th. emigrantëve kosovarë ishte i pandërprerë dhe
historia e tyre ishte vërtetë e dhimbshme. Një pjesë e emigrantëve mbeteshin rrugës, një
pjesë vdisnin nga malaria në fshatrat plot këneta të Shqipërisë, pjesa tjetër jetonte në mizërie
të plotë duke siguruar me mundime të mëdha bukën e gojës. Sistemimi i emigrantëve ishte
një problem i vështirë e me shumë të panjohura.
Megjithëse në parlamentin e vitit 1923 u miratuan disa ligje për t’u ardhur në ndihmë
emigrantëve kosovarë, si ligji i së drejtës për nënshtetësi shqiptare, për leje banimi të
përhershme, për dhënien leje për truall dhe kredi, shteti ishte në varfëri të skajshme, gjë që e
vështirësonte mjaft sistemimin e tyre. Më e keqja në kushtet e varfërisë dhe të përpjekjeve
për të mbijetuar, një pjesë e emigrantëve u përdor nga shteti serb si erozion për shtetin
shqiptar sepse, siç shprehej njëri nga deputetët “ shumë herë shpirti asht shumë më i dashur
se atdheu”335.
Parlamenti Shqiptar i interesuar për marrëdhënie normale me Jugosllavinë, nuk e
kushtëzoi atë me çështjen e Kosovës. E kundërta ka ndodhur me shtetin fqinj. Duke mos
arritur të bëhej autoritet i pranueshëm dhe i pëlqyeshëm në popullsinë shqiptare të atjeshme ai
e ka përdorur Kosovën si barrë për shtetin shqiptar. Në këtë lojë letra e emigracionit ka qenë
mjaft e efektshme. Sa herë që janë acaruar marrëdhëniet ndër shtetërore midis Shqipërisë dhe
Jugosllavisë, është shoqëruar me masakra në kufi e me dhunë masive për të nxitur braktisjen
334BKK, Legjislatura e parë, sesioni i parë, viti III nr.1,Tiranë: 1923, 5 maj 1923, 18-19. 335 Lalaj, Problemi, 130.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
55
e trojeve. Kështu ka ndodhur në vitin 1913, 1919-1920, 1923 e më vonë me popullsinë e
Dibrës, të Plavës e Gucisë, të Malësisë së Gjakovës, të Prizrenit etj.336
Zgjerimi i përpjekjeve në planin e jashtëm favorizoi sensibilizimin e opinionit edhe
përmes shtypit. U krijuan mundësi që brenda vendit problemi të merrte dimensione të reja,
veçmas duke kontribuar në ndërgjegjësimin e mëtejmë të shqiptarëve për domosdoshmërinë
e angazhimit ndaj problemit kombëtar. Kështu, më 10 mars 1924 u adresua në emër të
Kryesisë së Kuvendit Kushtetues një letër nënshkruar nga disa deputetë, ku kërkohej që të
merreshin masa për mbrojtje të popullit të Kosovës337.
Po në bisedimet e Kuvendit Kushtetues të 10 marsit 1924, deputeti Sali Vuçiterna
përshkruan para këtij kuvendi gjendjen e mjerueshme që po përjetonte populli i Kosovës.
Sipas gazetave jugosllave që dilnin në Shkup ai lutej t'i tërhiqej vërejtja qeverisë që ajo të
ndërmarrë masat e duhura pranë Lidhjes së Kombeve në favor të shpëtimit të jetës së
shqiptarëve338. Avni Rustemi duke shprehur mendimin se nuk ishte hera e parë që
numëroheshin barbaritë serbe në Kosovë, në Maqedoninë shqiptare etj., vijonte: "Të gjithë i
kemi marrë vesh këto barbarizma e s'ka nevojë për fjalë të tepërta. Çështja është me gjetë
mënyrën si me i ndalue këto. Në Belgrad kemi përfaqësuesin tonë, po më duket se ne gjejmë
vende për persona e jo persona për vende. Para se t'i marrim vesh këto lajme nga gazetat
jugosllave, duhej që t’i merrnim nga përfaqësuesi ynë"339. Ai kërkoi nga ministri i Jashtëm,
Iljaz Vrioni, që t'i tërhiqet vërejtja përfaqësuesit shqiptar në Beograd.
Duke mbështetur mendimin e Avni Rustemit, deputeti D. Mitrovica, shpreh
mendimin kritik për përfaqësuesin shqiptar në Beograd, me akuzën se kur është takuar me
kosovarë në Beograd nuk e ka kthyer kokën as për t'i shikuar340. Kurse deputeti Ali Këlcyra
lidhur me këtë çështje mendonte: "Mua më duket e nevojshme që për këtë çashtje qeveria të
ketë një politikë të caktuar, një politikë që i japin të drejtë përdorje traktatet në fuqi. S'mund
të merret kjo politikë për politikë irredentiste, pse kemi qenë gjithnjë kundër saj, duam një
politikë të arsyeshme e të drejtë pse misioni i Shqipnis në Ballkan është për ta mbajtur
paqen”.
Në vijim Këlcyra shprehu mendimin që nëse Shqipëria nuk ka mundësi t'i mbrojë
shqiptarët jashtë kufijve të jetojnë si shqiptarë, të paktën të kujdeset që ata të jetojnë si
njerëz, duke menduar se për ndryshe kjo do të ishte mjerim, fatkeqësi dhe turp për shtetin
336 Po aty, 130. 337AQSH, F. 246, V. 1924, D. 27, fl.1. 338Bisedimet e Kuvendit Kushtetues, 10 mars 1924, 313. 339 Po aty, 314. 340 Po aty.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
56
shqiptar341. Gjithashtu Këlcyra tërhoqi vërejtjen se kjo nuk është çështje partie, por shtruarja
e çështjes shqiptare u përket të gjithëve në mënyrë të barabartë, që të flasin vetëm si
shqiptarë, kur dëgjojnë lëngimet e fëmijëve nën thundrën e armiqve. Në mbrojtje të këtij
misioni të shenjtë "Qeveria duhet të zgjedhë njerëz të zotët që dinë të kryejnë detyrën e tyre
duke mbrojtur interesat dhe të drejtat kombëtare, e jo të verë në krye të punëve persona të
paaftë"342. A. Këlcyra mendonte se në realizimin e të drejtave të shqiptarëve jashtë kufijve
duhet që patjetër të shfrytëzohej opinioni publik. Ministri i Jashtëm, Iljaz Vrioni, në
arsyetimin e tij përmendi faktin se qeveria e re shqiptare e kishte filluar punën vetëm 5 ditë
më parë343. Sejfi Vllamasi shprehu mendimin se ministri i ri i Jashtëm, që kishte marrë
detyrën, nuk i dinte sa duhet punët e qeverisë së kaluar dhe ai si përfaqësues i kabinetit të
vjetër dilte në mbrojtje të përfaqësuesit shqiptar në Beograd, duke theksuar se ai kishte
dërguar raporte të gjata me shpjegime mbi ngjarjet tragjike në Kosovë.
Ai gjithashtu i lutej qeverisë të merrte masat e nevojshme për lehtësimin e gjendjes
së mjeruar të popullit shqiptar të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë. Mbështetur në shkrimet
e gazetave të Stambollit mbi pretendimet jugosllave për Shkodrën, deputeti S. Starova
kërkonte shpjegim nga ministri i Jashtëm mbi vërtetësinë e këtyre lajmeve, me ç'rast ministri
Vrioni u deklarua se dy-tri ditë më vonë në një mbledhje të fshehtë do të mund të jepeshin të
gjitha hollësirat344.
Rezultatet përfundimtare nga bisedimet e Kuvendit Kushtetues u konkretizuan me
propozimin me shkrim që iu bë qeverisë që të marrë masat e duhura për këtë çështje të
rëndësishme345. Përfaqësuesit e zgjedhur nga prefektura e Kosovës për këtë parlament ishin:
Kadri Prishtina, Dervish Mitrovica, dr. Fahriu, Niman Ferizi dhe Avni Rrustemi346. Ndërkaq
përmbajtja e shkresës dërguar qeverisë më 11 mars 1924 nga Kryesia e Kuvendit Kushtetues
ishte si vijon: "Kemi nderin me e njoftue të shkëlqyeshmen kryeministri se Kuvendit
Kushtetues në mbledhjen e vet më 10.3.1924, mbas dëshmive të paraqitura nga disa deputetë
për masakrat që po bahen në Jugosllavi, shfaqi dëshirën t'i rekomandohet qeverisë të marrë
masa për ndalimin e këtyre për sigurimin e të drejtave të pakicës"347. Po të njëjtën ditë
341 Po aty, 315. 342 Po aty. 343 Qeveria e re e kryesuar nga Shefqet Vërlaci e kishte filluar punën më 3 mars 1924, pas rënies së qeverisë të
Ahmet Zogut më 25 shkurt 1924. 344 Po aty, 316. 345 Po aty, 316. 346Bisedimet e Kuvendit Kushtetues, 4 shkurt 1924, 87. 347AQSH, F. 249, V. 1924, D. 664, fl.1.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
57
kryeministri Shefqet Vërlaci e informonte ministrin e Jashtëm, Iljaz Vrioni, në lidhje me këtë
kërkesë dhe kërkonte angazhimin e tij në këtë drejtim348.
Iljaz Vrioni, ministri i Punëve të Jashtme, raportoi mbi protestat qeveritare që ishin
bërë dhe bëheshin në mbrojtje të çështjes së Kosovës dhe Çamërisë349. Deputeti Jashar
Erebara shprehu mendimin që Shqipëria nuk mund t'i shpallte luftë Jugosllavisë, sepse ajo
ishte më e fuqishme, ndërsa deputeti Qazim Koculi në qëndrimet e tij paraqitej më radikal,
duke theksuar “se në rast nevoje edhe luftë do t’i shpallnim”350. Ai përpos disa të dhënave
statistikore paraqet gjendjen kritike të shqiptarëve të Janjevës, të Prishtinës, të Kërçovës me
rrethinë etj. Rasti më i rëndë ishtembi gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve ishte informata
që në rrethin e Prishtinës një fshatar shqiptar i kishte dhënë shtëpinë e vet një serbi, vetëm
për t'i nxjerrë një pasaportë351.
Deputeti H. Xhemali nuk pajtohej me deputetin Erebara pasi nuk mund të luftohej
me pushkë kundër Jugosllavisë dhe shprehte mendimin, sipas të cilit, për të mos lejuar
zhdukjen e shqiptarëve të Kosovës në rast nevoje duhej të luftohej edhe me pushkë, duke u
bazuar në atë se forca e një populli sovran bazohet në forcën e vet352. Më tej ai theksonte:
"Unë i falem nderës qeverisë për demarshe që ka bamë e i lutem që këto demarshe t'i
përsërisin që kështu t'i diftohet Serbisë e gjithë botës se ka një Shqipni që i kërkon të drejtat e
vllaznëve të vet"353.
Kurse deputeti Niman Ferizi, sipas informacioneve, shtjelloi para kuvendit gjendjen e
mjerueshme në Kosovë e në veçanti për krahinat e Hasit, Kabashit dhe Gores354. Ai në emër
të kosovarëve të robëruar i lutet qeverisë shqiptare: 1) Të kërkohet nga qeveria jugosllave
lejimin e hapjes së shkollave shqipe në Kosovë, sikurse i ka liruar Shqipëria në Shkodër e në
Vrrakë dhe 2) Ndërrimin e përfaqësuesit të Shqipërisë në Beograd dhe hapjen e konsullatave
në Prizren e Shkup, duke theksuar se 80 për qind të Shkupit e përbëjnë shqiptarët.
Ministri i Jashtëm Vrioni shprehu mendimin se duhet pasur dëshmi për ndërrimin e
përfaqësuesit shqiptar në Beograd, ndërsa çështja e konsullatave në Prizren dhe Shkup ishte
çështje e buxhetit të dobët të qeverisë shqiptare. Deputeti Rauf Fico u deklarua për një
348 Po aty. 349 Po aty, 624.-625. 350 Po aty, 625. 351 Po aty. 352 Po aty, 626. 353 Po aty. 354 Po aty, 627-628.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
58
propagandë të jashtme më të fuqishme të shtetit shqiptar, sepse sipas tij, vetëm një
propagandë sistematike mund ta kthejë opinionin publik në favor të shqiptarëve355.
Nga deputeti S. Blloshmi ndër të tjera u propozua që t'i dërgohet një telegram proteste
Parlamentit Jugosllav356. Deputeti Avni Rustemi duke akuzuar qeverinë për neglizhencë, do
të theksonte: "Po të ishte mbajtur në korent Lidhja e Kombeve nga ana e qeverisë sonë mbi
ngjarjet në Kosovë e Çamëri, ajo do ta bënte detyrën e saj e nuk do të kishim nevojë sot t'u
bënim thirrje parlamentarëve të botës. Nga moskujdesi i qeverisë, më duket se Lidhja e
Kombeve nuk e quan si një element minoriteti popullsinë shqiptare që banon në Kosovë e
Çamëri. Sa për Çamëri duket se është e interesuar pak sipas fjalëve të ministrit, po për
Kosovë aspak, ndoshta nga shkaku se Jugosllavia është mjaft e fortë e nuk mund të
kundërshtohet për veprat çnjerëzore që bën. Gjithë puna është që qeveria duhet të mbajë në
korrent Lidhjen e Kombeve por për të zënë fjala vend duhen të paraqiten statistika e
argumente. Jo njerëz po edhe një pulë të vritet në Kosovë këtu duhet të dihet"357.
Avni Rustemi duke mbrojtur mendimin se qeveritarët dhe parlamentarët shqiptarë
duhet të dinë çdo gjë për Kosovën theksonte se “janë 2.000 serbë në rrethin e Shkodrës e
përfaqësuesi serb i di të gjitha ç'u ngjet atyre, kurse ne që kemi një milion shqiptarë në
Kosovë nuk dimë asgjë”358. Ali Këlcyra në diskutimin e tij do të tërhiqte vëmendjen sa vijon:
"Herë pas here kemi dëgjuar fjalë për Kosovë dhe Çamëri, po kurrë ndonjëherë s'kemi parë
që këto të sjellin ndonjë përfundim të pëlqyeshëm. Për dy muaj dy herë e diskutuam këtë
çështje, por nuk i di efektet e bisedimeve tona”.
Këlcyra bëri edhe disa vërejtje në adresë të qeverisë shqiptare dhe shprehu mendimin
që përfaqësuesi i saj në Beograd duhej të ishte njeri që gëzonte simpatinë e kosovarëve dhe
përfundimisht kërkon organizim, punë e jo fjalë359.
Qazim Koculi solidarizimin me vëllezërit kosovarë e shprehu duke kërkuar nga ata që
iknin në Turqi dhe shkombëtarizoheshin, të merreshin vëllazërisht e të stabilizoheshin në
Shqipëri, gjithashtu të ndahej kafshata e bukës përgjysmë me ta360. Kurse deputeti Dervish
355AQSH, F. 249, V. 1924, fl. 625-629. 355 Po aty, fl. 626. 355 Po aty, fl. 627-628. 356 Po aty, fl. 630. 357 Po aty, fl.630. 358 Po aty, 631. Shifra një milion nuk ishte shifër vetëm e popullsisë së Kosovës, por Parlamenti Shqiptar dhe
qeveria shqiptare me emrin Kosovë nënkupton të gjitha territoret shqiptare që ishin të pushtuara nga
Jugosllavia. Edhe protestimet pavarësisht që në shumicën e rasteve përmendet emri Kosovë ishin të drejtuara
në mbrojtje të të gjitha trevave shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia. 359AQSH, F. 249, V. 1924, fl. 633/1. 360 Po aty.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
59
Mitrovica i lutej qeverisë që të ndihmojë emigrantët kosovarë të vendosur në Kavajë. Në
fund të punimeve të mbledhjes së 17 majit 1924, deputetët bënë pesë minuta pushim në
nderim të kolegut të tyre dhe deputetit të prefekturës së Kosovës, Avni Rustemit361.
Përpjekjet për mbrojtjen e shqiptarëve në Jugosllavi dhe Greqi si dhe qëndrimet e
shtetit shqiptar ndaj këtij problemi kanë pasur veçori dhe probleme specifike në periudha të
ndryshme të zhvillimit historik. Ato janë diktuar edhe nga koniunktura politike që kanë qenë
të pranishme. Për këtë Luigj Gurakuqi do të theksonte: "Rëndësia e Shqipërisë në politikën
e jashtme është aq tepër e vogël sa që nuk mund të besohet kurrë që do të kemi përkrahjen e
shteteve të mëdha pavarësisht nga shërbimi që përpiqemi t'u bëjmë"362.
Megjithatë, mund të konkludohet se Asambleja Kushtetuese e vitit 1924 përbënte një
institucion i cili u angazhua për ta shqyrtuar problemin kombëtar në mënyrë të gjithanshme.
Pikërisht, në vitin 1924 u hodh ideja edhe për organizim të brendshëm në Kosovë apo
Çamëri, u kërkua të përdorej parimi i reciprocitetit në marrëdhëniet midis shteteve. U theksua
që përmes Lidhjes së Kombeve të kërkohej nga Jugosllavia dhe Greqia respektimi i
angazhimeve ndërkombëtare jo vetëm për të drejtat politike, por edhe civile të shqiptarëve që
banonin në Kosovë e Çamëri.
Më 2 prill 1924, seanca e Asamblesë Kushtetuese shënoi një nga faqet e historisë së
përpjekjeve të parlamenteve shqiptare për çështjen kombëtare, për nga rëndësia, përgjegjësia
dhe kompleksiteti i formave që ushtruan, i alternativave që u paraqitën mbi propozimet që u
dhanë për mënyrën e zgjidhjes së problemit kombëtar. Kjo vërtetohet edhe me faktin që gjatë
vitit 1924 në Shqipëri ndonëse u acarua lufta politike, u organizuan mitingje masive, si në
Fier, Vlorë, Shkodër, Korçë, Elbasan etj., ku u kërkua mbrojtja e të drejtave kombëtare të
Kosovës dhe Çamërisë. Lufta politike që zhvillohej për këtë problem në parlament dhe në
shtypin shqiptar nxiti më tej edhe veprimtarinë e diasporës shqiptare.
Është e qartë se Mbretëria e Jugosllavisë nuk ishte e kënaqur vetëm me kolonizimin e
Kosovës me elementin sllav, por njëkohësisht përpiqej, me të gjitha forcat, edhe për
spastrimin etnik nga elementi jo sllav, në radhë të parë nga elementi shqiptar.
Sado që rrethanat ishin të vështira, interesi i kombit kërkonte që shqiptarët të mos
emigronin në Turqi e në Shqipëri. Për ndalimin e kësaj tragjedie kombëtare do të angazhohen
edhe qeveritë e Mbretërisë Shqiptare, nëpërmjet një propagande efikase nga legata shqiptare
361BKK, 17.5.1924, 801. 362 Romeo Gurakuqi - Tomi Treska, “Konceptet politiko-juridike të Luigj Gurakuqit mbi shtetin”, në
përmbledhjen Shkodra në shekuj, Vëllimi I, Shkodër: 1998, 206.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
60
në Beograd.363 Me gjithë vështirësitë e përmendura, ekzistonin klube të ndryshme sportive
dhe organizata bamirëse në Kosovë që ilegalisht merreshin me veprimtari arsimore dhe
kulturore.
Një rol të rëndësishëm luajti kisha katolike, e cila përkujdesej kryesisht për besimtarët
shqipfolës. Ajo mbështeste shoqërinë që fillimisht quhej “Drini i Bardhë” në Pejë, ndërsa pas
legalizimit njihej si shoqatë religjioze dhe bamirëse me emrin “Shoqata e Shën Katarinës”.
Shtjefën Gjeçovi, i cili shquhej për nivelin intelektual, kulturor dhe përcaktime të qarta
kombëtare, u bë anëtar aktiv i kësaj shoqate. Veprimtaria e tij kombëtare ishte e fuqishme gjë
që shkaktoi pakënaqësi të mëdha tek pushtetarët serbë.364 Gjeçovi, për shkak të veprimtarisë
të tij të njohur kombëtare, u vra më 14 tetor 1929, në rrethana të dyshimta.365 Vrasja e
Gjeçovit shkaktoi hidhërim të thellë te mbarë shqiptarët, pa marrë parasysh se ai ishte martir
i ndjenjave kombëtare dhe i besimit të tij. Ndonëse serbët e festuan vrasjen e Gjeçovit,
shqiptarët e Kosovës vajtuan pasi mbetën pa fratin, mësuesin, shkencëtarin dhe vëllanë e tyre
të respektuar.366
Lajmet mbi politikën shfarosëse të qeveritarëve serbë në Kosovë prekën thellë
ndjenjat e popullit shqiptar në Shqipëri dhe shkaktuan një shpërthim të fuqishëm zemërimi.
Në mbështetje të vëllezërve të tyre u ngritën dhe protestuan njëzëri edhe deputetët e
Parlamentit Shqiptar.367 Aty u tërhoq vëmendja mbi dhunimet kundër shqiptarëve të Kosovës
dhe u formulua kërkesa ndaj qeverisë së Beogradit për t’i ndërprerë këto mizori.368
Vrasja e atdhetarit Shtjefën Gjeçovi u diskutua në Parlamentin Shqiptar në mbledhjen
e datës 11 nëntor 1929 nën kryesinë e kryetarit të Parlamentit, Pandeli Evangjeli. Pas hapjes
së mbledhjes, ai njoftoj deputetët mbi rendin e ditës, ku ndër çështjet kryesore do të
diskutohej vrasja e At Shtjefën Gjeçovit në Jugosllavi. Fjalën e mori deputeti Tefik Mborja.
Duke theksuar fillimisht se shkaku që kërkuan shpjegime nga ministri i Punëve të Jashtme
mbi vrasjen e At Shtjefën Gjeçovit ishte që të informoheshin saktë mbi këtë ngjarje, sepse,
sipas informacioneve, që kishin, Gjeçovi u vra pikërisht kur ishte në përmbushje të misionit
të tij të shenjtë në famullinë e Zymit.369
363 AQSH , Fondi i Mbretërisë Shqiptare, nr. 249, V.1930, D. 1/1102, fl.44. 364 N o e l M a l c o l m , K o s o v a n j ë h i s t o r i e s h k u r t ë r , K o h a P r i s h t i n ë 1 9 9 8 , 283 365 GJ. B i s a k u , Sh. K u r t i , L. G a s h i , Prememorie e paraqitur në Lidhjen e Kombeve më 1930, Tiranë:
1995, f.43; Dr. H a k i f B a j r a m i , Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi dokumente,Shoqata për
kthimin e shqiptarëve në trojët e veta, Prishtinë: 1996, 168. 366R r o k Z o j z i , Shtjefën Konstatin Gjeçovi, Zëri i popullit, Tiranë: 1974. 367N a s k a , Çështja e Kosovës , 155. 368Po aty, 155. 369AQSH, Fondi i Ministrisë së Jashtme, nr. 251, V. 1929, D. 406, fl. 31.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
61
Në vijim, deputeti Mborja paraqiti para deputetëve informatat që dispononte rreth
përgatitjes së vrasjes së Gjeçovit, duke e gjykuar atë si akt barbar, pasi ishte veshur me rroba
të shenjta për të predikuar fjalën e Zotit, por edhe për të përmbushur misionin e tij kombëtar
në kuadër të normave që lejonin ligjet e Mbretërisë Jugosllave.370 Duke parashtruar para
deputetëve pyetjen, pse u vra Gjeçovi, në përpjekje për gjetjen e shkakut, deputeti Mborja do
të theksonte: “Shkaku është, të dashur kolegë, se vajti atje si shqiptar dhe brenda kufijve të
ligjit u tha shqiptarëve të atjeshëm se edhe ata kanë të drejtë të rrojnë si shqiptarë brenda
Mbretërisë jugosllave, pa qëllim revolucionar, por me qëllim paqësor”.371
Ky deputet shpreh mendimin se dora misterioze që vrau Gjeçovin kishte qëllim jo
vetëm zhdukjen e tij, por të të gjithë atyre njerëzve që përpiqen për realizimin e idesë
kombëtare shqiptare në Jugosllavi. Duke e arsyetuar zgjatjen e fjalës në Parlament, për shkak
se çështja e shtruar ishte e një rëndësie të veçantë, ai shpreh mendimin: “Nëse nuk do të
interesohen parlamentarët shqiptarë si përfaqësues të popullit për këtë çështje jetike, atëherë
duhet të jemi të vetëdijshëm se populli shqiptar nuk ka për të ekzistuar, andaj e kemi detyrë të
shikojmë çka po ngjet, jo për qëllim ndërhyrjeje në punët e brendshme, por të shikojmë se
çka ndodh me bashkëkombësit tanë që jetojnë në Mbretërinë Jugosllave.”372 Në vijim i
paraqiti Parlamentit të dhëna të shumta rrëqethëse e të detajuara373 mbi vrasjet e shqiptarëve
të tjerë në Jugosllavi, të cilët humbën jetën, pa pasur guximin të kërkojnë të drejtat e pakicave
brenda shtetit jugosllav.
Akte të tilla çnjerëzore, shprehet deputeti, nuk u shërbejnë marrëdhënieve të mira
fqinjësore dhe miqësore ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij jugosllav, edhe pse është në interes
të dy palëve që të jetojnë në harmoni të plotë. Faji i takon qeverisë jugosllave, sepse këto
parime nuk respektohen nga ana e tyre.374
Ndonëse Shqipëria çdoherë e ka bazuar politikën e vet si element i përparimit dhe i
paqes në Evropën Juglindore, këtë dëshirë nuk e ushqen Jugosllavia, e cila Shqipërinë e ka
akuzuar dhe e akuzon si vend intrigash. Të gjithë i dinë veprimet pozitive korrekte të
qeverive shqiptare, ku nuk janë lejuar sjellje jo korrekte ndaj pakicave që jetojnë në Shqipëri.
Protestat që janë bërë pranë Lidhjes së Kombeve mbi të drejtat e shqiptarëve, jo që
nuk respektohen nga jugosllavët, por fatkeqësisht atje mbretëron fryma e zhdukjes së
370AQSH, F. 251, V. 1929, D. 406, fl. 32. 371Po aty, fl. 32. 372AQSH, F. 251, V. 1929, D. 406, fl. 32. 373Po aty, fl. 33. 374Po aty. 34.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
62
shqiptarëve në Jugosllavi.375 Gjuha shqipe nuk respektohet, nuk ekziston asnjë shkollë shqipe
dhe se ai që e kërkon këtë shkollë gjen fatin që gjeti At Shtjefën Gjeçovi dhe shokët e tij.
Në emër të reformës agrare dhe formave të tjera shqiptarët shtrëngohen që t’i
braktisin pronat, shtëpitë dhe atdheun376, theksoi në vijim deputeti Tefik Mborja, për të vijuar
me pyetjen se “a është konformë me politikën “paqësore”, siç pretendon Jugosllavia, që
populli shqiptar të zhduket, edhe pse ajo është nënshkruese e garancive në Lidhjen e
Kombeve mbi të drejtat e pakicave?”377
Ky deputet i drejton pyetje ministrit të Punëve të Jashtme, jo vetëm lidhur me çështjen
e vrasjes së Gjeçovit, por edhe për masat e marra nga dikasteri i tij në mbrojtje të shqiptarëve
në Jugosllavi. Duke u rikthyer prapë te vepra e Gjeçovit, deputeti i lartpërmendur do ta
cilësojë të madhin Gjeçov jo vetëm dëshmor, por shembull për të gjithë klerin e patriotët
shqiptarë, njeri të pajisur me dije, kulturë të gjerë, me vepra të vlefshme jo vetëm për
shqiptarët, por edhe për të huajt, duke gjykuar se populli shqiptar pa dyshim do ta mbajë në
zemër Gjeçovin falë veprës së tij madhore.
Në fund të diskutimit të gjatë, deputeti Mborja do të theksonte: “I ndjeri At Shtjefën
Gjeçovi u vra për idenë kombëtare e cila nuk mund të shuhet kurrë, ai u vra por ideja e tij
vazhdon. Duhet ta dinë të gjithë se Shqipëria nuk është ajo e para 5-6 vitesh, por sot është
shtet ku është avancuar ndjenja kombëtare nën udhëheqjen e lartmadhërisë së tij, Mbretit jo
vetëm të Shqipërisë, por Mbretit të gjithë shqiptarëve.”378 Pas duartrokitjeve të gjata në
Parlament për fjalën e tij të zjarrtë, vijoi deputeti Fiqri Rusi, i cili fillimisht shprehu
mendimin se Gjeçovi si shtetas shqiptar besonte, se do të gjente mbrojtjen e të gjitha ligjeve
siç e kanë nënshtetasit e huaj në shtetin shqiptar, e që faktikisht “gabim” i tij, ishte mbështetja
në ligjin. Gjeçovi shkoi atje, por ra viktimë si shokët e tjerë, sepse po t’iu referohemi
statistikave do të shohim se mbi 200 mijë shqiptarë e kanë pësuar fatin e tij.379
Në vijim, deputeti Rusi i bën apel qeverisë së Beogradit që, në qoftë se dëshiron
marrëdhënie fqinjësore me Shqipërinë dhe t’i kontribuojë paqes në Evropën Juglindore, duhet
t’i ndalojë këto mizori, sepse në të kundërtën, pra nëse vazhdon me zhdukjen e shqiptarëve,
shteti shqiptar do ta ngrejë zërin ku të jetë e nevojshme, sepse një gjë e tillë nuk mund të
375Po aty. 376Po aty, 35. 377AQSH, F. 251, V. 1929, D. 406, fl.35. 378Po aty,35. 379Po aty, 36.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
63
durohej. Përfundimisht, deputeti Fiqri Rusi i apelon ministrit të Jashtëm që t’i bëjë demarshet
e duhura pranë Lidhjes së Kombeve në mënyrë që t’u jepet fund këtyre ngjarjeve tragjike.380
Deputeti Kolë Mjeda shprehu mendimin se Gjeçovi kishte punuar në favor të vjeljes
së folklorit shqiptar dhe se ishte zbatues i ligjeve, i ndërgjegjes dhe i ndjenjave kombëtare. Ai
për të studiuar doket e kosovarëve, në shkurt të vitit 1926, e pa të arsyeshme të shkonte në
Kosovë. Sipas deputetit Mjeda pikërisht në atë periudhë kohore, qeveria e Beogradit
ndërhyripranë Vatikanit që meshtarët katolikë të jenë të krahinave vendëse381 dhe Selia e
Shenjtë, në bazë të kësaj kërkese, e dërgoi Gjeçovin në Kosovë, por ai u vra barbarisht, vrasje
që nuk do ta bënte asnjë popull i civilizuar. Deputeti Mjeda në fund kërkoi shpjegimet e
duhura nga ministri i Punëve të Jashtme rreth kësaj ngjarjeje tragjike.382 Në vijim e mori
fjalën e mori deputeti Jashar Erebara, i cili fillimisht u shpreh se serbët nuk dëshirojnë të
dëgjojnë për elementin shqiptar. Qëndrimi i Jugosllavisë nuk është shembull miqësie.
Deputeti Erebara paraqiti mjaft të dhëna faktike mbi mizoritë serbe në Kosovë.383 Erebara
në fund, shprehu mendimin se për fat të keq, serbët nuk duan ta kuptojnë se shqiptarët nuk
paraqesin pengesë për ta, por, megjithatë, ata dëshirojnë zhdukjen e të gjithë elementit
shqiptar në Jugosllavi.384
Deputeti Xhafer Ypi shprehu mendimin se vrasja e Gjeçovit theri zemrat e të gjithë
atdhetarëve shqiptarë, duke apeluar që të ngrihet zëri nga Parlamenti dhe të informohet e tërë
bota që shqiptarëve në Jugosllavi u mungon e drejta mbi jetën, mbi pasurinë, mbi nderin dhe
këtyre shtypjeve t’u jepet fund. Ai propozoi që të bëhen dy apele, Lidhjes së Kombeve, e
cila ishte mbrojtëse e të drejtave të pakicave dhe parlamenteve të qeverive pjesëtare në të.385
Rauf Fico, ministër i Punëve të Jashtme, paraqiti të dhënat që kishte dikasteri i tij
lidhur me vrasjen e At Gjeçovit. Ai u shpreh se me t’u informuar për këtë lajm tragjik iu
urdhërua legatës shqiptare në Beograd që të paraqesin demarshet e duhura pranë qeverisë
jugosllave, gjë që ajo e bëri dy herë. Ministri Fico informoi se qeveria jugosllave përmes
ministrit të Punëve të Jashtme i është përgjigjur legatës shqiptare se ishin marrë të gjitha
masat e duhura që autorët e krimit të zbuloheshin dhe me të përfunduar kjo çështje të
informonin legatën shqiptare në Beograd.386 Gjithsesi, ministri i Jashtëm përpiqej t’i bindte
380Po aty, 36-37. 381AQSH, F. 251, V. 1929, D. 406, fl.37. 382Po aty, fl. 38. 383Po aty. 384Po aty, fl. 39. 385Po aty. 386AQSH, F. 251, V.1929, D. 406, fl. 40.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
64
deputetët se qeveria dhe dikasteri që ai udhëhiqte, ishin angazhuar dhe do të angazhoheshin
edhe më në këtë drejtim.
Pas ministrit të Jashtëm fjalën e mori përsëri deputeti Mborja, i cili u propozoi
parlamentarëve që ta nderonin me pesë minuta heshtje kujtimin e Gjeçovit. Ky propozim u
pranua, por pas rihapjes së mbledhjes nga kryetari i Parlamentit, fjalën e mori sërish deputeti
Kolë Mjeda, i cili, duke e falënderuar ministrin e Jashtëm për shpjegimet e kënaqshme,
shprehu besimin se qeveria shqiptare do të merrte masa që të evitoheshin raste të tilla. Më pas
diskutoi deputeti Bahri Begolli, për të cilin shpjegimet e ministrit të Jashtëm nuk ishin të
kënaqshme. Si përfaqësues i popullit, e veçanërisht si përfaqësues i Kosovës, kërkoi nga
qeveria që të merreshin masa shumë energjike, jo vetëm për Gjeçovin, por edhe për të gjithë
shqiptarët që jetojnë në Jugosllavi, duke shprehur mendimin se “Jugosllavia duhet ta ketë të
qartë se dhe miza është e vogël, por e turbullon stomakun”.387 Me diskutimin e deputetit
Bahri Begolli mori fund kjo çështje.
Duhet theksuar se premtimi që iu dha legatës shqiptare në Beograd nga qeveritarët
jugosllavë mbeti vetëm si i tillë, pasi nuk mund të ndriçohej rasti i vrasjes së Gjeçovit, kur
këtë e kishin bërë vetë ata. Filluar nga maksima se shteti i dobët nuk mund të udhëheqë
politikë të fuqishme, protestat qeveritare shqiptare mbetën në nivelin e gjykimeve. Shqipëria,
në mungesë të forcës reale për t’i mbrojtur shqiptarët në ish-Jugosllavi i qasej së paku
përkrahjes morale dhe përpjekjeve diplomatike përmes Lidhjes së Kombeve dhe ambasadës
shqiptare në Beograd.
Megjithatë, diskutimet në Parlamentin Shqiptar lidhur me vrasjen e atdhetarit Shtjefën
Gjeçovi duhen çmuar për shprehjen e dhimbjes vëllazërore. Parlamentarët shqiptarë e
nderuan për së vdekuri Gjeçovin dhe veprën e tij dhe me qëndrimin e matur e të drejtë
kombëtar për rrethanat, të paktën, u munduan të merrnin pjesë në dhembjen e vëllezërve të
tyre. Politika shqiptare e kohës trajtoi çështjen e Kosovës ashtu siç e gjykoi, dhe ne e
vlerësojmë se ishte mënyra më e mirë e mundshme. Një mësim lindi që atëherë për kohët e
mëvonshme. Ngritja dhe forcimi i shtetit në Shqipëri, demokratizmi i tij është premisë për t’u
marrë në konsideratë për një Kosovë të nesërme të lirë, me pavarësinë e saj dhe me të drejtën
e mundësisë reale të vetëvendosë e të vetëqeveriset.388
387Po aty, fl. 41. 388 Lalaj, Problemi , 131.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
65
II.3. Diplomacia shqiptare për Kosovën në arenën ndërkombëtare
Më 12 tetor 1920, Pandeli Evangjeli, kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e
Paqes në Paris, i drejtoi Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Drummond, një
shkresë në të cilën kërkohej që Shqipëria të pranohej si anëtare e Lidhjes së Kombeve.
Qeveria e Tiranës kishte punuar përmes vështirësish të mëdha, të shkaktuara jo vetëm nga
mungesa e parave për të mbuluar shpenzimet qeverisëse, nga prania e një numri të madh
refugjatësh të trevave shqiptare të pushtuara kryesisht nga Serbia, por edhe nga fakti që kjo
qeveri ende nuk njihej nga Fuqitë Aleate. Nëpërmjet caktimit të një Komisionari të Lartë në
Shqipëri, Italia, në fakt, kishte njohur qeverinë e re shqiptare, në njëfarë mënyre si qeveri de
facto e këtij vendi, por qeveritë e tjera nuk kishin dhënë asnjë shenjë.389
Qeveria shqiptare më 12 tetor, i paraqiti zyrtarisht, sekretarit të Përgjithshëm
kërkesën për pranimin e Shqipërisë në Lidhje390. Në këtë kërkesë drejtuar Drummondit
thuhej: "Qeveria shqiptare shprehëse besnike e ndjenjave të gjithë popullit shqiptar, duke
dashur me gjithë shpirt të konsolidojë paqen në Ballkan, kërkon të pranohet në Lidhjen e
Kombeve dhe të marrë pjesë në Asamblenë e madhe që do të mblidhet në Gjenevë më 15
nëntorin që vjen..."391. Kërkesa për anëtarësim shtroi menjëherë edhe çështjen e statusit
ndërkombëtar të Shqipërisë, e bazuar kjo në artikullin 1 të statutit të Lidhjes, ku theksohej:
"Mund të bëhet anëtar i Lidhjes çdo shtet që qeveriset lirisht"392. Qeveria shqiptare që të
shfrytëzonte sa më mirë këtë mundësi vendosi që të dërgonte në Gjenevë një delegacion të
veçantë të kryesuar nga Fan Noli393.
Puna primare e delegacionit shqiptar ishte paraqitja e dokumenteve të kërkuara në
Sekretariatin e Lidhjes, ku dëshmohej se qeveria shqiptare i plotësonte të gjitha parakushtet
për t'u konsideruar si qeveri e ligjshme. Shqyrtimi në thelb i çështjes kaloi nëpër dy etapa
kryesore: etapën e parë e përbëjnë debatet në Komisionin V dhe të dytën - në mbledhjen
plenare të Asamblesë. Me gjithë kundërshtimet, delegati britanik Robert Sesil dhe delegati i
389 Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe çeshtja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore, Shkodër: Camaj- Pipa, 2007,
187. 390 Arben Puto, “Problemi i statusit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve
në vitet 1920-1921”, Studime historike, nr. 3, Tiranë: 1965, 3. 391 Puto, Problemi i statusit, 3-4, 392 Po aty, 4. 393 Stefanaq Pollo, “Fan S. Noli figurë e shquar e patriotizmit dhe e demokracisë shqiptare”, Studime historike,
nr. 1, Tiranë: 1982, 31.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
66
Kanadasë Rowell ishin mbrojtës të denjë të kërkesës për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e
Kombeve, ndërsa jugosllavi Spalajkoviq e quajti Shqipërinë vetëm një embrion shteti394.
Më 4 dhjetor 1920, kërkesa e Shqipërisë u diskutua në Komitetin e Pestë të Lidhjes së
Kombeve. Raporti i një nënkomiteti të dytë, i cili shqyrtoi kërkesën e Shqipërisë, konstatoi se
statusi i saj, i njohur de jure nën qeverinë e Princit Wied, ishte modifikuar prej Traktatit të
Fshehtë të Londrës më 1915, por tani qeveria italiane kishte hequr plotësisht dorë prej tij.
Fakt tjetër ishte se qeveria e sotme shqiptare nuk ishte njohur ende, as de jure, dhe as de facto
prej ndonjë prej Fuqive të Mëdha, se kufijtë e Shqipërisë nuk ishin përcaktuar ende prej
traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, megjithëse ata kufij ekzistonin de facto.
Problem i paqartë për nënkomitetin ishte nëse qeveria shqiptare ishte një qeveri e
qëndrueshme, mbasi makineria e saj administrative dukej se ishte në fazën rudimentare,
megjithëse ajo pa dyshim ushtronte një lloj autoriteti mbi të gjithë territorin.395
Lord Robert Cecil, delegat i Afrikës së Jugut, u prononcua në të mirë të pranimit të
Shqipërisë, duke vënë theksin në faktin se Shqipëria përbënte një komb të krijuar prej
virtyteve të njëzëshme të banorëve të saj. Ai deklaroi se Shqipëria duhej të pranohej në
Lidhjen e Kombeve, përderisa ajo zotëronte të gjitha karakteristikat e nevojshme të një shteti
të ndërtuar në mënyrë të plotë dhe se ky vend kishte dhënë prova se ishte një shtet që
dëshironte të jetonte njëlloj si vendet e tjera të Ballkanit, që kishte vuajtur dhe duhej t’i jepej
ndihmë396.
Newton W.Rowell-i, delegat i Kanadasë, nga ana e tij, shpjegoi arsyet të cilat e nxitën
atë të votojë në të mirë të pranimit të Shqipërisë: “Kufijtë që zotëron ky vend janë të
vendosura prej një Konvente Ndërkombëtare dhe se as Traktati i Fshehtë i Londrës, as
pushtimi i territorit të Shqipërisë nuk mund ta privojnë pozicionin e këtij vendi si shtet i
pavarur”.
Rene Viviani, në pozicionin e tij si delegat i Francës, vëzhgoi se ndërkohë që Fuqitë
ndërluftuese nuk kanë vendosur ende mbi statusin e Shqipërisë, Asambleja e Lidhjes, duke
arritur një vendim të menjëhershëm, do të rrezikonte të vendosej në kundërshtim me dëshirën
e Fuqive të Mëdha. Prandaj, duke ndjekur logjikën e tij, ai paraqiti Rezolutën e mëposhtme:
“Komiteti pas ekzaminimit të raportit të nën komitetit mbi Shqipërinë, është i mendimit se
pranimi i këtij shteti duhet të shtyhet deri sa statusi ndërkombëtar i Shqipërisë të jetë
vendosur në mënyrë përfundimtare”.
394 Zavalani, Histori e Shqipnis, 263. 395Gurakuqi, Shqipëria,187. 396Po aty.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
67
Më 6 dhjetor 1920, mocioni për shtyrjen e pranimit të Shqipërisë i Rene Viviani-t, u
vendos në votim dhe u aprovua me 13 vota pro dhe 8 kundër. Prandaj, komiteti i pestë i
Lidhjes, përshtati këtë mocion dhe e paraqiti në raportin që bëri para Asamblesë së Lidhjes,
duke rekomanduar që pranimi i Shqipërisë duhej të shtyhej, deri sa statusi ndërkombëtar i
shtetit do të përcaktohej në mënyrë përfundimtare. Ky raport ngriti edhe objeksione të tjera,
për shembull, se Shqipëria nuk ishte një shtet i krishterë, se kufijtë e këtij shteti nuk ishin
vendosur ende, dhe se qëndrueshmëria e qeverisë në detyrë në kohë ishte në diskutim. Në
shqyrtimin e çështjes nëse vendi zotëronte kufij të vendosur, raporti i Komitetit vinte në
dukje se Shqipëria pretendonte kufijtë e vendosur prej Konferencës së Ambasadorëve më
1913 përndryshe në jug grekët ishin ende në pushtim të pjesëve nga krahina e Korçës,
megjithëse nuk dihej me siguri nëse ekzistonte ndonjë pretendim prej anës së tyre. Komiteti i
mori si të mirëqenë, de facto, kufijtë e pretenduar nga Shqipëria, por njëkohësisht shtoi se ata
mund të ishin edhe subjekt i ndryshimit si rezultat i veprimeve vijuese diplomatike.
Sa i përkiste çështjes së qëndrueshmërisë së qeverisë shqiptare, raporti i Komitetit të
pestë shtonte se “Në tërësi, ne jemi të mendimit se megjithëse qeveria e Shqipërisë nuk është
e përkryer, ajo është një qeveri që zotëron disa shkallë të autoritetit në të gjitha pjesët e
Shqipërisë, dhe ajo padyshim përfaqëson një ndjenjë kombëtare mjaft të fuqishme, që lë
mënjanë të gjitha ndryshimet fetare. Duket gjithashtu qartë, se vendi është i banuar prej një
race të përcaktuar qartë shqiptare, që flet të njëjtën gjuhë shqipe”.
Më 10 dhjetor 1920, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme, në fuqi erdhi një
kabinet i ri qeveritar. Regjenca, caktoi Iljaz Bej Vrionin, politikan i pavarur si kryeministër
të ri të vendit.397 Ndërkaq në Lidhjen e Kombeve, Britania e Madhe filloi të tregojë forcën e
vet, interesimi i së cilës për burimet vajgurore në Shqipëri rritej dita ditës. Londra filloi të
kërkojë koncesione vajgurore si shpërblim për ndihmën në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen
e Kombeve kusht të cilin e pranoi qeveria e re e Iljaz Vrionit.398
Në seancën plenare të 17 dhjetorit, Asambleja mori përsëri në shqyrtim çështjen, ku
qëndrimet kishin ndryshuar rrënjësisht. Tani Italia propozonte pranimin e Shqipërisë në
Lidhjen e Kombeve399. Rezultati përfundimtar ishte: 35 në favor, 7 abstenime dhe asnjë
kundër. Po atë ditë delegacioni shqiptar u ftua që të zinte vend në Asamblenë e Lidhjes së
Kombeve400.
397Gurakuqi, Shqipëria , 188. 398Historia e Popullit Shqiptar, III, 171. 399 Jean Beptiste, Storia diplomatica dal 1919- al 1970, Roma: 1972, 25. 400Gurakuqi, Shqipëria, 189.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
68
Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve u ndesh me kundërshtimin e fuqishëm të
Greqisë dhe Jugosllavisë. Këtyre shteteve iu bashkëngjit dhe Franca. Ato protestuan
mbështetur në argumentin se Shqipëria nuk ishte një entitet politik i mirëpërcaktuar. Delegati
francez, Rene Viviani, përsëri i kërkoi Asamblesë të mos marrë një vendim, i cili rrezikonte
të shkonte kundër vullnetit të Fuqive të Mëdha, dhe nguli këmbë që shteti shqiptar, duke qenë
i sapoformuar, duhej t’i nënshtrohej një periudhe të mëtejshme prove, përpara se të pranohej
nga Lidhja. Delegati i Afrikës së Jugut, Lordi Robert Cecil, u bë avokati kryesor i çështjes
shqiptare, i cili me një apel të fuqishëm, mbajti lart frymën që favorizoi pranimin e
Shqipërisë.401 Rrethanat diktuan që edhe jugosllavët e grekët, e shikuan të përshtatshme të
rishikonin protestën e tyre dhe e konsideruan si një plus politik për vetë votën në favor të
pranimit të Shqipërisë.
Arsyeja kryesore ishte se rivaliteti italo-jugosllav në Adriatik përcaktonte qëndrimin e
Beogradit ndaj Tiranës. Depërtimin italian në Shqipëri, Jugosllavia e shikonte shumë të
rrezikshëm. Kjo i bënte politikanët jugosllavë që në fillim të vitit 1920, të mendonin që të
pranohej Shqipëria si i vetmi mjet politik me të cilin mund të luftohej mandati italian.402
Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishte më në fund një mesazh që Fuqitë e
Mëdha kishin vendosur të ruhej Shqipëria e vitit 1920 dhe që bota anglo-saksone ishte e
pozicionuar pozitivisht ndaj shqiptarëve. Gjithsesi anëtarësimi në Lidhjen e Kombeve i solli
shtetit shqiptar shumë favore. Në mënyrë të pashmangshme, ndonëse e vonuar, ajo u rinjoh
nga pjesa më e madhe e botës si shtet i pavarur.403 Ndonëse Lidhja e Kombeve nuk ishte në
gjendje të përmbushte detyrat e deklaratat dhe t’u siguronte anëtarëve të vet të drejtat e
shpallura botërisht, për Shqipërinë e shqiptarët pranimi ishte mjaft domethënës dhe përbënte
një sukses. Shqipërisë i hapej de jure rruga e njohjes në arenën ndërkombëtare si një shtet i
pavarur e sovran, kurse rreziku nga fqinjët zvogëlohej. Momentet e lartshënuara nuk
dëshmojnë vetëm arritjet pozitive të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare përmes kombinimit të
suksesshëm të veprimeve të zgjuara diplomatike me arritjet pozitive ushtarake në situatat që
diktonte koha. Ato ishin edhe një dëshmi e vijueshmërisë së synimeve antishqiptare të
qarqeve shoviniste dhe ekspansioniste të vendeve fqinje dhe e disa Fuqive të Mëdha, aleate të
drejtpërdrejta të tyre, të cilat çështjen shqiptare e shikonin përmes një optike të zezë. Tërheqja
401Gurakuqi, Shqipëria, 189. 402Ledia Dushku,“Vështrim mbi premisat dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe
Greqisë (1920-1923)”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2005, 77. 403 Duka, Histori e Shqipërisë, 130.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
69
e qarqeve drejtuese të Romës, Beogradit dhe Athinës ishte e përkohshme dhe e diktuar nga
rrethanat.404
Pra, Shqipëria u njoh de jure si një shtet sovran dhe i pavarur, megjithëse kufijtë e saj
me Jugosllavinë dhe Greqinë ende ishin të pavendosur. Pas këtij akti Shqipërisë i hapej rruga
e parë e vendosjes së marrëdhënieve normale diplomatike me të gjitha Fuqitë, përfshirë
Italinë, Greqinë dhe Jugosllavinë, të cilat deri në atë kohë kishin planifikuar copëtimin e saj.
Si kusht për pranimin e saj, Shqipërisë iu kërkua të nënshkruante një deklaratë, me anën e së
cilës ajo do të angazhohej që të mbronte pakicat. Deklarata u nënshkrua nga Fan Noli.
Më 18 dhjetor 1920, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në Gjenevë zuri vendin e tij në
Lidhjen e Kombeve. Në fundin e vitit 1920, qeveria shqiptare kishte nën kontroll pjesën më
të madhe të territoreve shqiptare të caktuara nga Konferenca e Ambasadorëve e Londrës më
1913.405 Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve e qartësoi vetëqeverisjen dhe ishte
mbështetje e qëllimeve të sinqerta për t’i respektuar detyrimet ndërkombëtare406.
Çështja më urgjente për shqiptarët ishte që të legalizohej nga pikëpamja
ndërkombëtare gjendja e krijuar në Shqipëri me orvatjet dhe me sakrificat e popullit shqiptar.
Pra, duhej rregulluar në mënyrë përfundimtare problemi i kufijve që kishte mbetur i
pazgjidhur nga Konferenca e Parisit407. Për shkak të këtij problemi dhe kur shtetet fqinjë
punonin në prapaskenë për të siguruar një ndryshim të kufirit të 1913-s në favor të tyre,
grindja me Jugosllavinë po bëhej e padurueshme. Pikërisht për këtë kryeministri Vrioni, në
fillim të marsit 1921, i paraqiti një apel Këshillit të Lidhjes së Kombeve, përmes të cilit
kërkonte evakuimin me urgjencë të një pjese të konsiderueshme të Shqipërisë Veriore, që
ishte nën pushtimin ushtarak jugosllav408.
Qeveria shqiptare i lutet Fan Nolit që për çështjen e tërheqjes së forcave jugosllave në
kufijtë e vitit 1918 të bisedojë me delegatët e tjerë në Gjenevë më 9 janar 1921, sepse
“prezenca e forcave jugosllave nuk po e lejonte të frymojë qeverinë shqiptare”409. Thirrja iu
përsërit Lidhjes së Kombeve nga Mithat Frashëri, president i delegacionit shqiptar në Paris,
më 29 prill 1921, i cili pasi shtjelloi gjerësisht shqetësimet ekzistuese me Jugosllavinë,
404 Marenglen Verli,“Vështrim për raportët e shqiptarëve me fqinjët e tyre dhe me Evropën në periudhën midis
dy Luftërave Botërore”, Studime Historike, nr. 3-4, Tiranë: 1999, 106. 405 Gurakuqi, Shqipëria , 190. 406 Edith Pierpont Stickney, Shqipëria Jugore ose Epiri i Veriut në çështjet Europiane Ndërkombëtare 1912-
1913, Tiranë: “Koha”, 1998, 222. 407 Zavalani, Histori e Shqipnis, 63. 408 Pierpont -Stickney,Shqipëria, 223. 409 AQSH, F. 251, V. 1921, D. 41, fl. 232.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
70
tërhoqi vërejtjen për vështirësitë që kishin të bënin me Greqinë410. Me këtë rast iu dorëzuan
tri nota Shoqërisë së Kombeve në Gjenevë: 1) Lirimi i tokave të pushtuara nga serbët; 2)
Ndalimi i mizorive dhe padrejtësive serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës; 3) Rivendosja
relative diplomatike në Shqipëri411.
Siç vërehet edhe nga nota e dytë, qeveria shqiptare përpiqej të përcillte gjendjen e
mjerueshme të shqiptarëve të Kosovës dhe të angazhohej për pengimin e krimeve, të
shpërnguljes së shqiptarëve nga tokat e veta në viset e pushtuara shqiptare, mbi
mosrespektimin e të drejtave kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve në Jugosllavi. 412
Qeveria shqiptare, më 22 maj 1921 mori vendim që gjeneral Ali Riza Kolonja të
dërgohet në Gjenevë si ekspert ushtarak me kërkesë të kryetarit të delegacionit shqiptar të
Parisit413. Nga një thirrje e Vrionit më 15 qershor, bazuar në nenin 11 të marrëveshjes, i
kërkohej përsëri me urgjencë Lidhjes që ta vlerësonte situatën ekzistuese ndërmjet
Shqipërisë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Si rezultat, çështja e kufijve shqiptarë u diskutua në
Këshillin e Lidhjes së Kombeve në sesionin e tij të 13-të të mbajtur në qershor të vitit 1921.
Në sesionin publik të 25 qershorit delegatëve të Shqipërisë, Greqisë dhe Jugosllavisë iu dha
mundësia që të shprehin pikëpamjet e tyre respektive rreth tryezës së këshillit. I pari e mori
fjalën Fan Noli, si përfaqësuesi shqiptar, duke kërkuar që kufijtë e Shqipërisë të jenë ata që
ishin vendosur në Londër më 1913. Jugosllavët, nga ana e tyre, përpiqeshin të krijonin
përshtypjen se po vepronin në Shqipëri nën mandatin aleat414.
Delegati jugosllav Jovanoviç në fjalën e tij u përpoq ta përligjte "të drejtën" e
Jugosllavisë për të mbajtur të pushtuar pas vitit 1918 një pjesë të territorit shqiptar dhe hodhi
poshtë përgjegjësinë e qeverisë së tij për agresionin e forcave jugosllave ndaj popullsisë
shqiptare415. Këshilli i Lidhjes së Kombeve nuk i dha hapësirë ankesës shqiptare. Ai e dërgoi
atë në Komisionin e Ekspertëve në Konferencën e Ambasadorëve, ku për disa muaj u
zhvilluan debate pa arritur zgjidhjen e problemit. Kjo zvarritje i nxiti jugosllavët që në verën
e vitit 1921 të intensifikojnë sulmet në Shqipëri.
Më 7 korrik e pastaj më 5 gusht 1921, Kryeministri Iljaz Vrioni i tërhoqi vëmendjen
Lidhjes së Kombeve për intensifikimin e politikës antishqiptare të Jugosllavisë, duke kërkuar
410 AQSH, F. 251, V.1921, D. 41, fl.241. 411Kthimi i Mithat Frashërit, 13. 412 Jusuf Osmani, Lënda arkivore për kolonizimin dhe reformën agrare në Kosovë (1918-1941), Prishtinë: 1996,
287. 413AQSH, F. 251, V.1921, D. 43, fl.23. 414Dokumente mbi politikën e jashtme angleze 1919-1939, seria e parë, volumi XII dok. nr. 370, 13. 415AQSH, F. 251, V.1921, D. 41.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
71
pengimin e ndërhyrjes së saj ushtarake në Shqipëri. Paralelisht qeveria protestonte edhe ndaj
valës së persekutimeve jugosllave kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë periudhës qershor-
korrik 1921416.
Mithat Frashëri, më 8 korrik 1921, bëri një mbrojtje të admirueshme të çështjes
shqiptare duke kërkuar nga Komisioni i Ekspertëve që statusi i vitit 1913 dhe integriteti i
Shqipërisë së pavarur të jenë të padiskutueshëm. Ai hodhi poshtë pretendimet territoriale
jugosllave e greke, duke kërkuar eliminimin e padrejtësive të nënshkruara në Protokollin e
Firences më 1913417. Përmes një deklarate më 10 korrik 1921 në gazetën "La Suisse" lidhur
me konfliktin shqiptaro-serb, zyra e shtypit shqiptar në Paris pyeste ministrin jugosllav se
“pse heshtte për mizoritë që tash rishtas po bëheshin në Kosovë?”418.
Në fillim të shtatorit 1921, qeveria Vrioni i kishte përqendruar të gjitha përpjekjet në
veprimtarinë e saj ndërkombëtare, kryesisht në Lidhjen e Kombeve.419 Më 18 dhe 19 shtator
1921, qeveria shqiptare përmes dy telegrameve drejtuar Lidhjes së Kombeve kërkonte
angazhimin e saj për ndalimin e ndërhyrjes së re jugosllave, kurse më 23 shtator 1921 në
kuvendin e Lidhjes së Kombeve Fan Noli theksonte: "Shqipëria është në luftë me Mbretërinë
SKS, meqë trupat e saj kanë sulmuar. Në të njëjtën kohë i tërë shtypi anglez dhe francez
fillon të shkruajë për luftën në Ballkan, për luftimet e përgjakshme të shqiptarëve me trupat
jugosllave”420. Luftimet gjatë muajit tetor morën përmasa të mëdha. Qëndresa e shqiptarëve
dhe lufta diplomatike në Lidhjen e Kombeve dhe jashtë saj krijuan simpati dhe u përkrahën
nga kancelari të ndryshme evropiane. Kjo natyrisht ndikoi për ta parë me dashamirësi
çështjen shqiptare, të paktën për ta vlerësuar realisht e me objektivitet nga qeveritë e Fuqive
të Mëdha.
Ushtria jugosllave, më 26 tetor 1921, pushtoi Arozin, Lurën dhe Oroshin, ndërsa një
pjesë tjetër hyri në Shëngjin e Lezhë dhe i afrohej Tiranës. Qeveria jugosllave dëshironte ta
vinte Komisionin e Kufijve të Lidhjes së Kombeve para faktit të kryer. Ahmet Zogu pa
humbur kohë, ndonëse ushtria e tij nuk ishte e pajisur me topa e mitraloz, e bllokoi ushtrinë
jugosllave në kufi dhe nuk e la që të përparonte421. Pashiqi, nga ana e tij avancoi me
pretendimet e tij pushtuese. Aubrey Herbert në Londër kshte formuar shoqërinë e miqve të
416AQSH, F. 251, V. 1921, D. 51. 417Kthimi i Mithat Frashërit, f. 13. 418 “Shkumbini”, Elbasan, 29.7. 1931, 1. 419Historia e Popullit Shqiptar, III, 171-175. 420 Gazeta “Politika”, Beograd: 25.9.1921. 421 Vuk Vinaver, “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë”, Gjurmime albanologjike, Seria e Shkencave
Historike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, nr. 1, Prishtinë: 1968, 195.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
72
Shqipërisë. Përpjekjet e kësaj shoqërie për ta ndihmuar çështjen shqiptare u kurorëzuan me
sukses kur kryeministri britanik Llojd Xhorxh i drejtoi një telegram sekretarit të
Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Erik Drummondit më 7 nëntor 1921, ku theksohej:
"Ndërhyrja e ushtrisë jugosllave në Shqipëri është duke e vënë në rrezik paqen e botës.
Qeveria mbretërore britanike kërkonte që të mblidhet menjëherë Këshilli i Lidhjes së
Kombeve për të vepruar në bazë të nenit 16 të statutit. Konferenca e Ambasadorëve në Paris i
ka caktuar definitivisht kufijtë e Shqipërisë dhe palët e interesuara do të vihen në dijeni
menjëherë"422.
Ndërhyrja e qeverisë britanike më 7 nëntor në Lidhjen e Kombeve ishte tamam në
kohën e duhur, pasi me 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadorëve e caktuar për të
shqyrtuar çështjet që lidheshin më Shqipërinë, shpalli vendimet e saj. Këto vendime preknin
çështjen e kufijve me dy shtetet fqinje Jugosllavinë e Greqinë dhe statusin juridik
ndërkombëtar të shtetit shqiptar.423 Fuqitë e Mëdha, Anglia, Franca, Italia dhe Japonia, më 9
nëntor njohën pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë, konfirmuan kufijtë e saj sipas
përcaktimeve të Konferencës së Londrës të vitit 1913, me përjashtim të Shën Naumit dhe
Vermoshit424. Ky vendim i Konferencës së Ambasadorëve përcaktoi definitivisht ekzistencën
e Shqipërisë si shtet autonom dhe sovran425.
Më 19 nëntor 1921, Këshilli i Lidhjes së Kombeve miratoi rezolutën përmes së cilës
urdhërohej Jugosllavia që të tërhiqte urgjentisht ushtrinë nga Shqipëria, brenda kufijve të
përcaktuar në vitin 1913426. Në të njëjtën ditë, Lidhja e Kombeve i telegrafoi Komisionit të
Hetimit, që sapo kishte arritur në Shqipëri, të vëzhgonte evakuimin e forcave jugosllave dhe
t'i krijonte të gjitha parakushtet për sigurimin e paqes në Shqipëri427. Qeveria e Beogradit
filloi menjëherë tërheqjen e forcave ushtarake428.
Qeveria shqiptare përmes ankesave akuzonte me fakte qeverinë e Beogradit se nuk
respektonte asnjë të drejtë të shqiptarëve në Kosovë dhe se për të realizuar politikën e tij të
shkombëtarizimit të viseve shqiptare i terrorizonte ata në mënyrë permanente me anë të
forcave të veta të armatosura dhe të bandave, i keqtrajtonte, u plaçkiste pasuritë e tyre,
kolonizonte tokat, i shpërngulte në mënyrë masive me dhunë e gjithfarë mënyrash tjera. Në
422Ministere des Affaires Etrangeres (AMAE), Fondi Albanie vol. 18, telegram i kryeministrit anglez Llojd
Xhorxhi drejtuar sekretarit të Lidhjes së Kombeve më 7 nëntor 1921. 423Historia e Popullit Shqiptar, III, 174. 424 Ushtelenca, Diplomacia , 38. 425AMAE, Europe, F. Albanie, 25, 123. 426AMAE, Europe, F. Albanie, 19, 63. 427AQSH, F. 251, V. 1921, D. 39, fl. 44. 428 Vllamasi, Ballafaqime, 183.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
73
vazhdimësi në këto ankesa të shqiptarëve qoftë qeveritare apo individuale kërkohej verifikimi
ndërkombëtar i gjendjes në terren, ndërmarrja e hapave pranë qeverisë jugosllave për të
ndërprerë keqtrajtimin e shqiptarëve etj. Në promemorien e Bedri Pejanit, të vitit 1921
kërkohej “e drejta e vetëvendosjes”.
Qeveria jugosllave, gjatë periudhës në fjalë, ka gjetur gjithnjë mënyra për të
shmangur pengesat në zbatimin e politikës së tyre shovene në Kosovë e më gjerë. Për frenim
të zbatimit të kësaj politike kanë ndikuar faktorë nga më të ndryshmit, ndër të cilët, edhe për
shkak të koniunkturave ndërkombëtare, Lidhja e Kombeve, pa dyshim, me veprimtarinë e
vet, ishte ndër ato faktorë që ndikuan pozitivisht në lehtësimin sadopak të gjendjes së
shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera në Jugosllavi. Vlen për t’u theksuar se, për një
organizatë të porsapromovuar pas Luftës së Parë Botërore, në një botë tepër të trazuar e me
konflikte, kjo arritje nuk ishte pak.429
Kështu, mund të themi, se viti 1921 ishte vit i një rëndësie të veçantë për popullin
shqiptar. U arrit që të paktën të ruhej pavarësia e Shqipërisë dhe tërësia territoriale e vitit
1913. Këto arritje ishin bazë për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit shqiptar.
Qeveria jugosllave e njohu Shqipërinë si shtet të pavarur në pranverë të vitit 1922,
por pretendimet territoriale ndaj saj ekzistonin ende. Përveç problemeve të brendshme,
shqetësuese ishte gjendja tejet e rëndë e shqiptarëve që kishin mbetur jashtë kufijve të vitit
1913. Qeveria e Ahmet Zogut që kishte ardhur në pushtet me 2 dhjetor 1922 përpiqej për
stabilitet të Shqipërisë dhe fqinjësi të mirë430. Kjo dëshmohet edhe nga deklarata e 25 shkurtit
1922, ku theksohej: "Qeveria shqiptare nuk dëshironte që çështja e Kosovës të "turbullonte
marrëdhëniet miqësore" midis dy vendeve, por të ishte një faktor që t'i forconte më tej
ato"431. Në fund të shkurtit, popullsia e Kosovës u ngrit kundër okupatorit serb nën
udhëheqjen e Hasan Prishtinës dhe të Bajram Currit. Qeveria jugosllave ndërhyri përmes
ushtrisë që ta shtypte kryengritjen dhe përndoqi për në Turqi 3.500 shqiptarë"432. Qeveria e
Tiranës kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të këtyre masakrave, por qeveria e Beogradit iu
përgjigj se problemin e Kosovës e konsideronte problem të brendshëm jugosllav, duke e
akuzuar Shqipërinë për përzierje në punë të brendshme. Qeveria e Tiranës ndërhyri pranë
Lidhjes së Kombeve në Gjenevë për ta vënë Jugosllavinë para përgjegjësisë për krimet e
429 Verli, “Përpjekjet për prezantimin e çështjes së Kosovës në Lidhjen e Kombeve në vitet ’20”, 95. 43055 Dossier, Tiranë, 30 maj 2000. 431AQSH, F. 251, V. 1923, D.190, Telegram dërguar Legatës shqiptare në Beograd më 25 shkurt 1923. 432 Ushtelenca, Diplomacia, 41.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
74
kryera, por Fuqitë e Mëdha nuk e përkrahën. Kështu përpjekjet e saj nuk dhanë rezultate
konkrete"433.
Ndërkohë, shoqata "Dituria", duke shprehur mirënjohje ndaj Lidhjes së Kombeve që
ka marrë përsipër mbrojtjen e shqiptarëve të ndjekur nga trevat e tyre dhe cenimin e të
drejtave duke premtuar se do të përpiqet për t'i lehtësuar vuajtjet e popullit shqiptar, prandaj
e quan të nevojshme që si shtojcë të peticionit të shtatorit lidhur me dëbimin e familjeve
shqiptare nga territoret jugosllave, të informojë Lidhjen e Kombeve se shpërngulja e
familjeve shqiptare nuk është bërë për shkak se ato kanë zgjedhur kombësinë turke në pajtim
me marrëveshjen e vitit 1913, por sepse janë ndjekur nga bandat dhe organizatat serbe434.
Edhe pse qeveria e Beogradit strehonte dhe përgatiste forca kundër Shqipërisë, ajo
ankohej në Lidhjen e Kombeve dhe pranë qeverisë shqiptare, duke e akuzuar pikërisht
qeverinë se ishte bërë bazë për "kriminelët" kosovarë. Pashiqi dhe ministri i Jashtëm Ninçiqi
deklaruan se elementët kosovarë përfaqësoheshin edhe në Parlamentin Shqiptar dhe se
Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës ishte në marrëdhënie të afërta me Komitetin
Maqedonas që të luftojnë së bashku për shkatërrimin e Jugosllavisë. Qeveritarët serbë duke
mos kursyer as kërcënimet deklaruan se nga qëndrimi që do të mbante qeveria shqiptare ndaj
tyre do të vareshin edhe marrëdhëniet jugosllave-shqiptare435.
Megjithatë në vitin 1921, u mbyll një etapë e rëndësishme e historisë të Shqipërisë.
Të paktën u kurorëzuan me sukses përpjekjet për të rifituar pavarësinë kombëtare ndonëse
një pjesë e konsiderueshme e atdheut rënkonte nën okupim.436
Përgjithësisht pas vitit 1921, lufta politike në Shqipëri veçanërisht periudha midis
muajve maj-dhjetor të vitit 1924, kur forcat noliste me veprime të armatosura vendosën
pushtetin e tyre, është një etapë tjetër me rëndësi për ecurinë e raporteve ekzistuese midis
fqinjëve e vendeve evropiane nga njëra anë dhe kombit shqiptar nga ana tjetër.437 Qeveria
shqiptare në përgjigje të qëndrimit të Beogradit e informonte Jugosllavinë se elementi
kosovar s'kishte ndikim në qeverisjen e shtetit dhe se qeveria e Tiranës s'do t’i lejonte
elementët "turbullues” që të gjenin fushë veprimi në Shqipëri438. Për sa u takonte deputetëve
433 Po aty, 41. 434 Ushtelenca, Diplomacia, 87. 435AQSH, F. 251, V. 1923, D.183. 436Historia e Popullit Shqiptar, III, 175. 437 Verli, Vështrim, 107. 438AQSH, F. 251, V. 1923, D. 183.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
75
kosovarë, qeveria shqiptare u deklarua se nuk kishte kompetencë që t'i largonte, sepse ata
kishin mandatet e zonave popullore që përfaqësonin439.
Qeveria shqiptare me gjithë përpjekjet diplomatike për normalizimin e raporteve
ndërshtetërore nuk anashkaloi mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Lidhjen e Kombeve.
Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve, B. Blinishti,
më 22 mars 1924, i dërgon letër Lidhjes së Kombeve dhe proteston mbi vrasjen e 23
shqiptarëve në rrethin e Vushtrrisë440, ndërsa të nesërmen nga legata britanike në Beograd
kërkoi mbrojtjen e shqiptarëve në Kosovë441. Edhe kryeministri Fan Noli u përpoq të zgjidhë
bllokadën diplomatike të shtetit shqiptar përmes Lidhjes së Kombeve. Ai në cilësinë e
kryeministrit shkoi vetë në Asamblenë e Lidhjes, e cila i filloi punimet në shtator të vitit
1924. Mendohej që të shfrytëzohej rasti kur merrnin pjesë figurat kryesore të politikës
ndërkombëtare442. Bashkë me të ishte edhe Luigj Gurakuqi443. Ata qëndruan në Gjenevë më
tepër së një muaj e gjysmë përkatësisht gjer në mes të tetorit444. Fan Noli shtroi kërkesën e
dhënies së një huaje për qeverinë shqiptare445. Por, reputacioni i lartë që gëzonte Noli në
përfaqësimin e denjë që i kishte bërë çështjes shqiptare vite më parë në Gjenevë, tashmë
kishte rënë.
Gjithsesi, Lidhjes së Kombeve vazhdimisht i shkonin protesta në mbrojtje të
vëllezërve të tyre jashtë kufijve të vitit 1913. Kjo dëshmohet edhe nga informata që kishte
ministri jugosllav se qeveria e Tiranës dëshironte t'i paraqiste Lidhjes së Kombeve një raport
mbi çështjen e minoritetit shqiptar në Jugosllavi446. Ajo vazhdimisht apeloi te Shoqëria e
Kombeve duke kërkuar që qeveritë e Beogradit dhe Athinës ta respektonin angazhimin që
kishin marrë përballë Lidhjes së Kombeve ndaj shqiptarëve447.
Me një memorandum Lidhjes së Kombeve iu drejtuan më 26 shtator 1924 edhe
Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Bedri Pejani. Përmes fakteve të dëshmuara ata pasqyronin
qëllimin e serbëve ndaj shqiptarëve. Disa nga pikat e memorandumit ishin:
1) Organizimi i bandave të armatosura serbe;
439 Ushtelenca, Diplomacia, 42-43. 440 Bajrami, Dëbimi, 141. 441 Po aty, 143. 442Srbi i albanci, Pregled politike Srbije prema albancima od 1913-1945 godine, knjiga druga, Ljubljana: 1989,
30. 443Historia e Popullit Shqiptar, III, 235-237. 444 Gazeta “Bashkimi”, Vlorë, 14. 10. 1924. 445 Puto, Demokracia, 181. 446AMAE, Paris, Fondi Albanie vol. 45, 24, 5 qershor 1924. 447AMAE, Paris, Fondi Albanie vol. 45, 23, 23 korrik 1924.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
76
2) Organizimi i masakrave periodike me pretekstin e ndjekjes së kaçakëve, ku
shkatërronin fshatra të tëra;
3) Kolonizimi i fshatrave të shkatërruara dhe i vatrave të braktisura;
4) Plaçkitje të përligjura;
5) Emigrimi në masë i shqiptarëve të Kosovës;
6) Mosrespektimi i lirive kushtetuese;
7) Funksionimi i "drejtësisë serbe", ku bëhen vrasje në prani të gjyqtarëve, të cilët
heshtin. Memorandumi përfundon me shpresën se Lidhja e Kombeve do ta ketë mirësinë që
të ndërhyjë pranë qeverisë jugosllave për të garantuar zbatimin e Traktatit të Sen-Zhermenit
të 10 shtatorit 1919 të nënshkruar nga shtetet e mëdha dhe Mbretëria SKS448.
Sa u përket dëshmive lidhur me veprimet e serbëve, Lidhja e Kombeve kishte
informata të plota. Bedri Pejani më 10 dhjetor 1924 zhvilloi një bisedë me përfaqësuesin e
Ministrisë së Jashtme angleze, Selby ku e njoftonte për veprimet serbe ndaj shqiptarëve. U
kërkua nga ai që menjëherë t'ia paraqesë çështjen ministrit të Jashtëm në mënyrë që çështja
të diskutohej sa më parë nga Lidhja e Kombeve, për të penguar gjendjen alarmante që i
kërcënonte këta njerëz449.
Më 25 nëntor 1924, qeveria e Nolit i kishte dërguar një letër Lidhjes së Kombeve, në
të cilën, duke iu referuar veprimtarisë provokuese të forcave mercenare zogiste kundër
territorit shqiptar, që kishin bazat në Jugosllavi, tërhiqte vërejtjen: "Lëvizja antishqiptare e
organizuar nga autoritetet ushtarake dhe civile serbe ka marrun kohët e fundit përpjesëtime të
tilla sa që mund të mendohet pa kurrfarë teprimi, se Shqipëria ndodhet në pragun e një
invazioni të huaj"450.
Rrethanat shoqërore-politike të brendshme dhe të jashtme çuan gradualisht në
gjallërimin e forcave kundërshtare brenda dhe jashtë vendit dhe si pasojë edhe rënien e
qeverisë të Nolit.451 Qeveria e Beogradit, ushtrimin e dhunës mbi shqiptarët dhe përpjekjet
për shkombëtarizimin dhe shfarosjen e saj i vazhdoi nën pretekstin e ndjekjes së kaçakëve
dhe përkrahësve të tyre, përmes ekspeditave ushtarake të njësive të rregullta të ushtrisë dhe
xhandarmërisë, që vrisnin, persekutonin popullsinë, rrënonin e digjnin fshatra të tëra me anë
448 Bajrami, Dëbimi, 90-91; Jusuf Osmani, Lënda, 290-291. 449 Bajrami, Dëbimi, 92. 450AQSH, F.251, V.1924, D.257, fl.156-159. 451Historia e Popullit Shqiptar, III, 238.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
77
të artilerisë së rëndë. Këto masa u shoqëruan edhe me shpronësimin e fshatarësisë agrare
shqiptare452.
Më 15 mars 1927, Hasan Prishtina iu drejtua me një shkresë nga Vjena, Sekretarit të
Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Eric Drummond, lidhur me gjendjen e mjeruar të
shqiptarëve në Jugosllavi, duke e informuar se: "Afro një milion shqiptarë që jetojnë në
Kosovë e Maqedoni nuk kanë asnjë shkollë në gjuhën e tyre amtare. Atyre u ndalohet edhe
hapja e shkollave me mjete private; qeveria jugosllave përdor të gjitha mënyrat e mundshme
për t'i shfarosur shqiptarët e Kosovës e të Maqedonisë. Është fakt i njohur dhe i qartë se
masakrat e zhdukja e fshatrave të tëra, vrasjet e shqiptarëve dhe plaçkitja e pasurive dhe
shtëpive të tyre janë bërë dhe po bëhen nën urdhërat e agjentëve të autoriteteve më të larta; si
pasojë e konfiskimit pa zhdëmtim të pasurisë së bujqve shqiptarë, e cila u është dhënë serbo-
malazezëve, shqiptarët janë shtrënguar ta braktisin në mos vendin e tyre, truallin e të parëve.
Shqiptarët myslimanë e katolikë duhet të paguajnë taksat 60 për qind më të larta, masë kjo e
marrë për t'i shkatërruar ekonomikisht dhe për t'i detyruar në këtë mënyrë të emigrojnë"453.
Në fund të kësaj informate, Hasan Prishtina kërkoi që Lidhja e Kombeve të caktojë
një komision të paanshëm me detyrë që të shkojë në Jugosllavi dhe të shqyrtojë në vend
gjendjen e shqiptarëve dhe për këtë t'i parashtrojë raport Lidhjes së Kombeve.
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë më 31 gusht 1927 e
informonte delegacionin jugosllav në Lidhjen e Kombeve për faktin se Hasan Prishtina, do
t'ia shtrojë çështjen e ndalimit të shkollës shqipe në Jugosllavi, si dhe çështjen e rëndë të
20.000 emigrantëve kosovarë në Shqipëri, Lidhjes së Kombeve454.
Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë informonte se Hasan Prishtina në
Gjenevë u takua me shumë burra shtetesh dhe i informoi ata mbi gjendjen e shqiptarëve në
Jugosllavi. Në saje të përkrahjes së delegatëve të Shqipërisë, Iljaz Vrionit dhe Xhemal
Dines, Hasan Prishtinës iu mundësua që të merrte pjesë në mbledhjet e Lidhjes së Kombeve.
Pra, veprimtaria politike e Hasan Prishtinës në Gjenevë do të përcillej me një kujdes të
veçantë nga qeveria jugosllave455.
Realisht Shqipëria ishte shteti, i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen
morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por, fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të
452 Ramiz Abdyli, “Shpronësimi i popullsisë agrare shqiptare dhe përpjekjet për kolonizimin e trevave shqiptare
1918-1941”, në: Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, (Simpozium i mbajtur në Tiranë më 15-
16 prill 1993, Instituti i Historisë Prishtinë, Tiranë: Instituti i Historisë-Tiranë, 1996), 164. 453 Hasan Prishtina, Dokumente, f. 66-167; Osmani, Lënda, 294. 454 Tahir Abdyli, Hasan Prishtina, (“Kosova” nr.17, Instituti i Historisë i Kosovës, Prishtinë: 1988), 127. 455 Abdyli, Hasan Prishtina, 128.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
78
ndjekë këtë rrugë. Po përse? Sepse ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë
fituar vonë pavarësinë e tyre, kanë shumë dyshime dhe frikë se mos u ikën nga duart, u tregua
shumë e fuqishme edhe kundrejt mbrojtësit më pa interes të Shqipërisë. Sepse, Lidhja e
Kombeve duke u kujdesur më tepër sa duhej, që të ishte e paanshme, dërgoi në Shqipëri
njerëz të tillë, të cilët meqenëse nuk kishin përgatitjen dhe njohjet e nevojshme, nuk arritën të
kuptohen ashtu siç duhet nga shqiptarët. Sepse, më në fund, Shqipëria ose më mirë të themi
qeveria e saj, arriti të gjejë një mbrojtës tjetër, që ndodhej gjeografikisht më pranë saj.
Kështu, shqiptarët duke filluar nga viti 1925, pasi e kishin shfrytëzuar mirë Lidhjen e
Kombeve, madje e kishin tepruar me kërkesat e tyre drejtuar Gjenevës, do ti shmangen
gjithnjë e më tepër takimeve me Lidhjen e Kombeve. Këtu, të paktën një gjë mund të thuhet
me siguri: që gjatë kësaj krize të rritjes së saj, Shqipëria mundi të forcohej dhe të vetë
ndërgjegjësohej vetëm falë Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, e cila e ndihmoi jo aq me dobinë
e shërbimeve që i bëri, se sa me ndjenjën e sigurisë dhe të mbështetjes morale që arriti t’i
frymëzojë.456
Viti 1927 shënoi keqësimin drastik të raporteve shqiptaro-jugosllave. Këto raporte
edhe në vitet e mëvonshme kanë pasur ngritjet dhe zbritjet e tyre, të cilat përgjithësisht
karakterizoheshin nga mosbesimi, tensionimi e ballafaqimi. Veprimet çnjerëzore të qeverisë
të Beogradit ndaj shqiptarëve kanë përcaktuar edhe raportet politike ndërmjet Shqipërisë dhe
Jugosllavisë si shtete.
Në periudhën midis dy Luftërave Botërore çështja e Kosovës dhe e trevave të tjera
shqiptare në Jugosllavi, vazhdoi të jetë gjithmonë e gjallë dhe e pranishme si për shkak të
ruajtjes së strukturës etnike shqiptare në këto territore, që i dallonte ato në mënyrë të
dukshme nga trungu etnik i shtetit jugosllav, ashtu edhe të këmbënguljes së shqiptarëve për të
realizuar aspiratat e tyre për t’u çliruar nga zgjedhja e huaj dhe për t’u bashkuar me shtetin e
pavarur shqiptar. Qeveria e Beogradit ndoqi në vazhdimësi gjatë gjithë periudhës 20-vjeçare,
politikën e dhunës, të territorit e të shpërnguljes me forcë të shqiptarëve nga trojet e tyre
amtare, ku jetonin prej shekujsh si popullsi autoktone. Qeveria e Beogradit për spastrimin
etnik të territoreve shqiptare dhe për kolonizimin e tyre, nuk kurseu as masat më të egra
duke përdorur ekspeditat ndëshkimore, repartet e xhandarmërisë dhe bandat e armatosura.
Për jetësimin e këtij qëllimi u ndërtuan platforma e programe antishqiptare, sikurse ishte ai i
Vasa Çubrilloviqit “Shpërngulja e arnautëve” (shqiptarëve) i 7 marsit 1937 apo Konventa
jugosllave-turke e vitit 1938 në të cilat parashikohej që me mjetet më të egra të terrorit të
456 Albert Mousset, Shqipëria përballë Evropës, Tiranë: Dituria, 2004 , 42-43.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
79
gjithanshëm mbi shqiptarët madje duke i identifikuar ato dhe me turqit, të shpërnguleshin nga
Kosova e nga trevat e tjera 40.000 familje me rreth 400.000 vetë. Spastrimi etnik i territoreve
shqiptare synonte të realizonte njëherësh dhe kolonizimin e sllavizimin e tyre, duke futur
midis shqiptarëve, serbë e malazezë të sjellë nga zonat më të ashpra dhe më të varfra të
Serbisë e të Malit të Zi.457
II.4. Qëndrimi i Shqipërisë ndaj Zonës Neutrale të Junikut
Zona Neutrale e Junikut ishte një zonë demarkacioni në vijat e kufirit shqiptaro-
jugosllav. Shtrirja gjeografike e kësaj zone ishte nga Qafa e Morinës deri në lumin Bistricë
dhe në grykën e Deçanit. Fshatrat më të rëndësishme që i takonin kësaj zone ishin: Juniku,
Mulliqi, Batusha, Brovina, Ponosheci, Shishmani, Popoci, Kosharja dhe Bobajt e Bokës.458
Shqiptarët ishin pro krijimit të kësaj zone kurse qeveria e Beogradit ishte kundër krijimit të
një zone neutrale në kufi me Shqipërinë.459.
Autoritetet jugosllave e konsideronin këtë zonë si rrezik për shkak se në të jetonin
dhe vepronin çetat kryengritëse shqiptare kundër sundimit jugosllav. Për një periudhë kohore
kjo zonë bashkoi luftëtarë nga Kosova, Novi Pazari, Rozhaja, Tutini, Plava, Gucia si dhe nga
Maqedonia. Aty grumbulloheshin edhe të arratisurit. Kufiri i parregulluar ndërmjet
Jugosllavisë dhe Shqipërisë zgjonte shpresa te shqiptarët që një ditë do t’i bashkoheshin
Shqipërisë. Evakuimi i trupave jugosllave filloi më 7 dhjetor 1921 nga rajoni i Dibrës. Në
zonën neutrale pushtetin duhej ta vendosnin dhe mbanin organet lokale të vendit.460
Me themelimin e Zonës Neutrale në fillim të dhjetorit 1921 një numër i madh i
luftëtarëve të lëvizjes çlirimtare u nisën për dimërim në këtë zonë, duke qenë në dijeni se aty
mund të qëndronin lirisht. Lëvizja e tyre ishte më e lirë, por dhe takimet mes çetave
bëheshin lirisht, pa frikë nga organet okupuese jugosllave. Gjendja brenda Shqipërisë politike
ishte shumë e tensionuar. Angazhimi i Bajram Currit në Kryengritjen e marsit 1922 ndikoi
sadopak në rënien e lëvizjes çlirimtare në Kosovë. Ishte ky një synim për ta rrëzuar me
forcë qeverinë e Tiranës, por forcat kryengritëse të Bajram Currit nuk arritën dot deri në
457Xhelal Gjeçovi, Shteti shqiptar dhe çeshtja e Kosovës Tiranë: BOTIMPEX, 1998, 19. 458 Gazeta “Politika”, Tiranë, 15. 3.1923; Limon Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928, Prishtinë: 1981,
185; Ibrahim Çitaku, Azem Galica dhe veprimtaria luftarake e çetave kaçake të Drenicës, Prishtinë: 1996,
384- 385. 459 Gazeta “Politika”, Beograd, 23 korrik 1922. 460 Rushiti, Lëvizja, 185.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
80
Shkodër ku e kishin objektivin.461 Shmangia e gjakderdhjes u mirëprit pozitivisht nga pjesa
dërrmuese e popullit dhe nga kjo përfitoi Ahmet Zogu, reputacioni i të cilit u ngrit. Nga
qeveria u krijua një gjyq ushtarak special për ndjekjen penalisht të kundërshtarëve qeveritarë.
Kundërthëniet ndërmjet nacionalistëve kosovarë dhe qeverisë shqiptare u ashpërsuan edhe
më shumë. Aludimi për mosbindje ndaj qeverisë kishte arritur kulmin. Me gjithë përpjekjet
qeveritare për të krijuar stabilitet të domosdoshëm në Shqipëri në rrethanat ekzistuese ata nuk
e miratuan çarmatimin e viseve kufitare me Jugosllavinë dhe morën masa për grumbullimin e
forcave të armatosura antiqeveritare.462
Nga ky shkak Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe shumica e luftëtarëve të çetave të
Kosovës në përpjekjet e tyre për rrëzimin e qeverisë ndiqeshin nga qeveria shqiptare e
Tiranës, pothuaj aq sa prej qeverisë së Beogradit. Në vitin 1922, konsiderohej se në Zonën
Neutrale të Junikut numri i të arratisurve ishte mbi 2.000 vetë.463
Ishte e qartë se Beogradi nuk do t’i respektonte vendimet e Fuqive të Mëdha, nuk
dëshironte ndërtimin e një qetësie qytetare, përkundrazi ishte e interesuar të ngjallte
ngatërresa dhe një gjendje pasigurie që ndikonte në pasigurinë e gjithanshme të shtetit
shqiptar. Më 16 janar 1922 një fuqi ushtarake serbe e përbërë nga 100 vetë me 10 arka
municioni ishte drejtuar për në Qafën e Prushit por pas kundërshtimit të popullit të Zonës
Neutrale qëndroi në katundin Prush.464
Qeveria e Tiranës ishte e interesuar për mbarëvajtjen e qetësisë. Ministri i
Brendshëm, Ahmet Zogu, më 17 qershor 1922, e informonte Ministrinë e Jashtme mbi
lëvizjet e patrullave serbe në Zonën Neutrale në pjesën e prefekturës së Kosovës, se: “Tue
qenë se shteti shqiptar asht i lirë dhe indipendent, nuk mundemi me e pa me sy të mirë të
hymët e ndonjë patrullës së huaj mbrenda kufinit të saj”465. Kjo ministri, duke konsideruar se
populli i këtyre krahinave, sjelljen e patrullave serbe në këtë mënyrë, e konsideron si
krekosje para forcave shqiptare, i propozon Ministrisë së Jashtme që të bëhen demarshet
diplomatike pranë qeverisë jugosllave që patrullat të ndalohen për të bërë shëtitje në Zonën
Neutrale466. Edhe shtypi i huaj gjatë atyre ditëve jepte lajme mbi prishjen e qetësisë së
brendshme në Shqipëri. Ndërkaq, kryeministri Xhafer Ypi e akuzonte Bajram Currin me
461 Po aty, 187. 462 Rushiti, Lëvizja, 188. 463 Rushiti, Lëvizja, 188; Ajet Haxhiu, Shota dhe Azem Galica, Tiranë: 1978, 190. 464AQSH, F. 251, V. 1922, D. 36, fl. 33. Rezervat nga Ministria e Luftës. 465AQSH, F. 251, V.1922, D. 36, fl.88. Kërkesë e ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu për Ministrinë e Jashtme
më 17.6.1922. 466 Po aty.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
81
shokë për prishje të qetësisë që mbretëronte në Shqipëri467. Sipas kryeministrit aksioni për
çarmatosjen e popullsisë së Matit, Kthellës, Lumës e Dibrës u krye me sukses duke vazhduar
çarmatosja në krahina të tjera, meqë populli shqiptar, sipas tij, u mërzit nga armët dhe me
gëzim të madh e me dëshirën e vet po ia dorëzon ato qeverisë së ligjshme.468
Beogradi gjithnjë e më shumë thekson dëmin e prezencës së ushtrisë dhe
xhandarmërisë shqiptare në Zonën Neutrale për interesa të tyre pavarësisht se ato luftonin
kundër të arratisurve. Ndërkaq qeveria shqiptare përpiqej që të ruante ekuilibrin e qetësisë së
brendshme të shtetit, duke i ndjekur elementët që u bënë vegla të huaja dhe ata që prishnin
qetësinë qeveritare469. Çetat luftarake të cilat ishin strehuar në Zonën Neutrale e që ishin bërë
zot në këtë zonë ishin vazhdimisht në veprim. Ato herë sulmonin në thellësi të Kosovës, herë
kundër forcave qeveritare në malësitë verilindore të shtetit shqiptar. Kjo gjë e shqetësonte si
qeverinë jugosllave ashtu edhe qeverinë shqiptare470.
Për eliminimin e prijësve të çetave u bënë analiza të ndryshme nga organet ushtarake.
Kjo detyrë iu besua Komandës së Armatës së Tretë dhe kolonel Kataniqit, i cili ishte
komandant i zonës kufitare me qendër në Prizren. Ai, pas analizave të hollësishme, u
urdhërua që të shkonte në Gjakovë për të qenë më afër vendit dhe të informohej në detaje
përmes njerëzve të vet për numrin e luftëtarëve të lëvizjes çlirimtare, ku qëndrojnë dhe çfarë
disponojnë. Bazuar në informatat e hollësishme që siguroi Ministria e Punëve të Brendshme
urdhëruan organet administrative të qarkut të Dukagjinit që më 17 nëntor 1922 të sulmojnë
Zonën Neutrale dhe t’i kapin e likuidojnë forcat shqiptare. Rëndësi e veçantë duhej t’i jepej
Junikut, ku ishin krerët e çetave çlirimtare të Kosovës.471
Përkundër të gjitha këtyre përgatitjeve, aksioni ushtarak kundër Zonës Neutrale, që
pretendonte likuidimin e prijësve të lëvizjes kosovare, dështoi. Ai nxiti indinjatë të thellë te
populli i kësaj treve, për shkak të luftës që u zhvillua472.
Me këtë rast Ministria e Luftës e qeverisë shqiptare informonte më 19 qershor 1922:
“Serbët nga Juniku u hoqën në pozicionet e para. Ushtria e jonë asht hequn ma parë. Bajram
Curri, Hasan Beu, Mustafa Kruja kanë ikur në Zonën Neutrale kah Gusinja me sa shokë tjerë.
467AQSH, F. 251, V. 1922, D. 57, fl. 74. Raport i kryeministrit dërguar Ministrisë së Jashtme më 30.V. 1922. 468 Po aty. 469AQSH, F. 249, V.1922 D.I/1452, fl. 5. Informatë e ministrit të Brendshëm, Ahmet Zogu, për Kryeministrinë
më 18.6.1922. 470 Çitaku, Azem , 387. 471 Rushiti, Lëvizja, 190. 472 Arkivi i Jugosllavisë (më tej AJ), Fondi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (më tej MPB), Raport nr. 638,
26.5.1922 i majorit Svetozar Strankoviq, mbi veprimin e çetës VIII të Batalionit II të Brigadës II të
xhandarmërisë në aksionin kundër kaçakëve në Junik.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
82
Kjo ngjarje e ndodhur në mes të ushtrisë sonë e të Serbisë nuk ka shkaktuar ndonjë dam.
Këtë ngjarje e ka shkaktua Bajram Curri me komitët e vet, sepse vrau pesë ushtarë serbë”.473
Gjithashtu, sipas të dhënave që i dërgohen qeverisë shqiptare nga Zona Neutrale gjatë
luftimeve burrat e Junikut u bënë barrikadë në mbrojtje të Junikut, kurse gratë dhe fëmijët u
strehuan në mal. Ushtria shqiptare ishte pozicionuar në Qafën e Morinës.474
Ndërkaq ushtria jugosllave i analizonte arsyet e dështimit në një raport ushtarak, ku
theksonte: “Koloneli Kataniq ashtu deshi dhe bëri që krejt kjo punë të jetë mbrapsht. Plani u
bë pa i njohur fare rrethanat dhe pa kurrfarë suksesi. Në këtë aksion është dashur të
realizohet një vepër e madhe shtetërore.”475 Për këtë disfatë secili e kishte justifikimin e vet
dhe fajin ia hidhte tjetrit, por në realitet populli u mundësoi kryengritësve shqiptarë që të
tërhiqeshin pa panik para njësive jugosllave të shumta dhe të mirë armatosura.
Përpjekjet për të futur përçarje në mes shqiptarëve dhe për dobësimin e shtetit
shqiptar ishin të pareshtura. Më të theksuara ishin sidomos klubet e Podgoricës, Prizrenit
dhe Dibrës, të cilat propagandonin pareshtur kundër qeverisë shqiptare.476 Stabiliteti i shtetit
ishte në gjendje kritike. Duke synuar ruajtjen e qetësisë bazuar edhe në propozimin e
kryetarit të delegacionit të kufijve, ministri i Brendshëm shqiptar, Ahmet Zogu, më 12 nëntor
1922, porosit forcat e tij që t’i lirojnë sa më parë zonat që janë caktuar si pjesë të Zonës
Neutrale. Edhe ushtria shqiptare urdhërohej që të tërhiqej në pozitat e saj sipas vendimit të
Konferencës së Ambasadorëve477.
Zëvendësprefekti i Krumës, A. Kastrati më 26 nëntor 1922 informon Ministrinë e
Brendshme në Tiranë se Bajram Currit, Hysni Currit e Hasan Prishtinës nuk u dihej
saktësisht vendqëndrimi. Sadik Rama ndodhej në Junik ku kishte mbërritur para dy ditëve
bashkë me shokët edhe Azem Galica. Sipas informatës, Azem Bejta lutej që qeveria të bënte
kujdes për vendosjen e emigrantëve që ndodhen në Zonën Neutrale, emrat e të cilëve do të
paraqiteshin në një listë.478
Raporti i kapiten Riza Cerovës nga Kruma, i datës 1 dhjetor 1922 vë në dukje se më
27 nëntor 1922 një patrullë serbe prej 30 vetash kanë plaçkitur 60 krerë lopë të fshatit Junik
që ishin duke kullotur afër kufirit. Për këtë çështje fshatarët dhe komitët e Junikut kishin
473AQSH, F.251, V. 1922, D. 57, fl. 99. Raport i Ministrisë së Luftës nga Krasniqja më 19.06.1922. 474 AQSH, F. 251, V. 1922, D. 36, fl. 97. Informatë për Ministrinë e Brendshme nga Kruma më 19.VI.1922. 475AJ MPB, F. 32, Fas 139, dok. 34; Raporti rez. nr. 1093, 20. VII.1922; Çitaku, Azem Galica, 394. 476AQSH, F. 251, V. 1922, D. 36, fl. 99. Informatë për Ministrinë e Brendshme në Tiranë nga Shkodra më
6.7.1922. 477AQSH, F. 251, V. 1922, D. 42, fl. 191, shkresë e ministrit Zogu prefekturave Dibër, Kosovë12.11.1922. 478AQSH, F. 251, V. 1922, D. 57, fl. 188. Informatë dërguar MPB Tiranë, më 26.11.1922.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
83
filluar luftimet me patrullën ku ishin vrarë 4 ushtarë serbë dhe disa të tjerë ishin zënë robër.
Pas një marrëveshje që bënë me nënprefekturën e Gjakovës ushtarët e zënë rob i këmbyen
me bagëtinë e grabitur, kurse në popull flitej që “Serbia këtë aksident e kishte shkaktuar me
pretekst të okupimit të Zonës Neutrale”479. Për shkak të lëvizjeve të vazhdueshme të forcave
jugosllave komandanti i qarkut të Kosovës, kapiten Riza Cerova, kërkonte nga komanda e
përgjithshme e xhandarmërisë në Tiranë udhëzime se si duhej vepruar kundër këtyre
patrullave që të mos shkaktohej ndonjë konflikt politik480. Mbyllja hermetike e kufirit nuk
ishte favorizuese as për qeverinë shqiptare.
Për këtë shkak ministri i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht kryeministër, Ahmet
Zogu, më 20 dhjetor 1922 kërkonte nga Ministria e Punëve të Jashtme që të merrte masat e
duhura për hapjen e kufirit shqiptaro-jugosllav si nga ana e Dibrës ashtu edhe nga ana e
Kosovës481. Gjithashtu kërkonte nga Ministria e Jashtme që të merrej vesh me delegatin
shqiptar në mënyrë që të caktoheshin sa më parë pikat që duhet të zinte ushtria shqiptare në
anën e kufirit të prefekturës së Kosovës482.
Kryeministri i ri shqiptar prioritet kishte zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull me
Jugosllavinë. Në janar 1923, ai dërgoi në Beograd si përfaqësues gjeneralin Ali Riza
Kolonjën. Veprimi i tillë ishte sinjal për Jugosllavinë që Ahmet Zogu dëshironte t’i zgjidhte
miqësisht problemet me Jugosllavinë483.
Siç dihet, serbët janë të njohur për pabesi. Përpjekjet e kryeministrit shqiptar nuk i
merrnin si të sinqerta. Në kanalet diplomatike bëhej i njohur qëndrimi jugosllav se midis
politikës së Ahmet Zogut dhe politikës së Bajram Currit, nuk ka kurrfarë ndryshimi dhe se
grindjet e tyre kanë si qëllim final mashtrimin e jugosllavëve. Shikuar realisht kjo ishte
periudhë kur kryeministri Zogu ishte i interesuar të neutralizonte qoftë edhe përkohësisht
presionin dhe ndërhyrjen jugosllave që manifestohej në forma të ndryshme484. Qeveria
jugosllave dhe ajo shqiptare, në fund të dhjetorit të vitit 1922 dhe në fillim të janarit të vitit
1923, i kishin kërkuar Konferencës së Ambasadorëve485 shqyrtimin e Zonës Neutrale. Të dy
479AQSH, F. 251, V. 1922, D. 36, fl. 208. Informatë për komandën e xhandarmërisë- Tiranë më 1.12.1922. 480AQSH, F. 251, V.1922, D. 42, fl. 220. 481AQSH, F. 251, V. 1922, D. 42, fl. 232. 482AQSH, F. 251, V. 1922, D. 42, fl. 236. 483 AMAE Europe, F.Albanie, volumi 5, raport i atasheut ushtarak francez në Beograd dërguar në Paris më 22
nëntor 1923. 484Milo, Shqipëria, 155. 485AQSH, F. 251, V. 1923, D. 70, fl. 1; AMAE- Europe , volumi 21, kërkesë e ministrit jugosllav në Paris
Spalajkoviq dërguar kryetarit të Konferencës së Ambasadorëve, R. Puankare më 16 janar 1923.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
84
qeveritë ekzistencën e kësaj zone dhe veprimet antiqeveritare kundër tyre i konsideronin të
dëmshme për stabilitetin e brendshëm shtetëror.
Mirëpo, Konferenca e Ambasadorëve që më parë kishte dhënë sinjalin për eliminimin
e Zonës Neutrale. Këtë e kishte pasqyruar para opinionit vendas edhe shtypi beogradas.
Gazeta “Pravda” e datës 28 dhjetor 1922, theksonte ndër të tjera: “Ajo çka është më
karakteristike dhe që godet shumë kaçakët është lajmi se do të prishet Zona Neutrale. Kjo i
bëri kryetarët e çetave të mendojnë thellë. Sipas disa të dhënave ata e kanë humbur fare
kokën.”486.
Më 14 janar 1923 në rrethanat e krijuara Hasan Prishtina u drejtoi dy qeverive
memorandume, duke i paralajmëruar se në qoftë se do të ndërmerrnin aksion ushtarak,
populli i Zonës së Junikut dhe më se 2.000 luftëtarë të çetave të Kosovës e të Malësisë do të
detyrohen të mbrojnë të drejtat e tyre në rast nevoje që të marshonin drejt fushës së Kosovës
e pastaj deri në Tiranë487.
Operacioni ushtarak qeveritar që filloi më 14 janar të vitit 1923 brenda territorit të
shtetit shqiptar, më 27 janar, u shtri edhe në Zonën Neutrale. Komandanti i operacionit,
major Prenk Jaku, më 30 janar 1923, njoftonte dhe kërkonte me telegram nga Juniku që
Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë të bënte demarshet e duhura që ushtria
shqiptare të mbetej edhe për dy muaj në Zonën Neutrale për të ndjekur lëvizjen kosovare pasi
“me oficerët e Serbisë jemi marrë vesh këtu në kufi dhe kundër komitëve edhe ata kanë
nxjerrë patrulla të forta ndër bjeshkë matanë kufirit dhe Fushë Rekës.”488.
Lëvizja kryengritëse në Junik e ndodhur mes dy zjarresh, me gjithë qëndresën e saj u
shtyp. Fatkeqësisht me këtë u shua edhe Zona Neutrale e Junikut. Çerdhja e lëvizjes shuhet
dhe çetat kryengritëse ndiqeshin nga të dy qeveritë.489 Megjithatë, në shkurt 1923 major
Prenk Jaku njoftonte nga Kruma: “Hasan Prishtina e Azem Galica me shokë po sillen në disa
katunde të afërta matanë kufinit të Serbisë dhe presin, që posa të dalin ushtria jonë nga Zona
Neutrale të kthehen prapë në Junik”.490 Më 20 shkurt 1923, ushtria jugosllave sipas vendimit
të Konferencës së Ambasadorëve okupoi fshatrat e Zonës Neutrale.491 Qeveria shqiptare nuk
dëshironte që çështja e Kosovës, siç deklaroi ajo më 25 shkurt 1923, të “turbullonte
486 Gazeta “Pravda”, Beograd, 28.12.1922; AQSH, F. 251, V. 1923, D. 184, fl. 4, të dhëna nga Legata e
Shqipërisë në Beograd: më 30 dhjetor 1922. 487 Prishtina, Dokumente, f.137-138; Haxhiu, Shota, 194. 488 Rushiti, Lëvizja, 199-200; Milo, Shqipëria, 156. 489 Rushiti, Lëvizja, 200; Milo, Shqipëria, 156; Çitaku, Azem, 422; Haxhiu, Shota, 198. 490 Haxhiu, Shota, 198. 491 Gazeta “Shqiptari i Amerikës”, Korçë, 17 mars 1923 , 5.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
85
marrëdhëniet miqësore” ndërmjet dy shteteve, por përkundrazi të ishte faktor afrues mes
këtyre shteteve492.
Kryeministri Ahmet Zogu në përpjekje për konsolidimin e rendit në Shqipëri dhe
pozitës së tij u ballafaqua me një çështje serioze, e cila shkaktoi përçarje të madhe. Çështja
ishte te trevat shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia e në veçanti te Kosova. Ahmet Zogu
ishte i mendimit se Shqipëria duhej të stabilizohej dhe të bëhej një shtet i qëndrueshëm
përpara se të ndërmerrte një politikë irredentiste çfarëdo qoftë ajo.
Duke komentuar masakrat serbe të vitit 1921 në Kosovë, gazeta “Besa shqiptare” e
Shkodrës, gjykonte politikën serbe si politikë të mbështetur në bajonetë dhe terrorizëm493.
Me këtë rast opinionit shqiptar i pasqyrohen djegiet dhe torturat shtetërore ndaj
shqiptarëve494. Ndërsa gazeta “Koha” e Korçës lidhur me këto masakra shprehej: "Kishim
dëgjuar për vuajtjet djegiet dhe vrasjet e vëllezërve tanë nga serbët, por kurrë nuk prisnim që
shifrat e shqiptarëve të dëmtuar t'i kalonin ato të luftës botërore"495. Në analizën e saj mbi
problemin kombëtar gazeta “Shkumbini” e Elbasanit shpreh mendimin se për çlirimin e
Kosovës nga serbët nevojitet një luftë e gjatë dhe me mend496. Për jetësimin e idealeve
kombëtare, në radhë të parë, Shqipërisë i nevojitej stabiliteti i brendshëm dhe eliminimi i
kundërthënieve vetë shkatërruese.
Shtypi shqiptar i Rilindjes Kombëtare u vu në ballë të demaskimit të propagandave të
ndryshme mbi ndasitë në toskë e gegë që rrënonin themelet e shtetit. Gazeta “Shqipëria e re”
propozoi që të merreshin masa të rrepta e urgjente kundër të gjithë atyre që zhvillonin
propagandë rrënimtare497. E njëjta gazetë në artikullin “Ç'thotë Hasan Prishtina” e informon
opinionin lidhur me themelimin e kabinetit të Hasan Prishtinës dhe me shkaqet e rënies të
kësaj qeverie498. Shtypi shqiptar krahas shumë preokupimeve nevojitej që të merrej edhe me
demaskimin e shpifjeve të paskrupullta të shtypit jugosllav dhe grek ndaj qeverive dhe shtetit
shqiptar, se gjoja Shqipëria ishte një vend pa stabilitet, në të cilin kishte vetëm kryengritje e
pakënaqësi499. Gazetat në Shqipëri nuk hezitonin t'i venin në shënjestër të kritikës dhe
politikanët e shtetit shqiptar për shkak të luftës politike ndërmjet tyre500. Kundërvëniet që jo
492AQSH, F. 251, V. 1923, D. 190. Telegram i MPJ - Legatës shqiptare në Beograd, 25 shkurt 1923. 493 Gazeta “Besa shqiptare”, Shkodër, 8 shkurt 1921. 494 Gazeta “Besa shqiptare”, Shkodër, 24 shkurt 1921. 495 Gazeta “Koha”, Korçë, 30 prill 1921. 496 Gazeta “Shkumbini”, Elbasan, 17 qershor 1921. 497 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 29 janar 1922. 498 Gazeta “Shqipëria , Konstancë, 1922. 499 Gazeta “Koha”, Korçë, 30 qershor 1922. 500 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 20 mars 1921.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
86
rrallë herë arrinin në shkallë kryengritjeje ishin ndërmjet nacionalistëve kosovarë dhe
qeveritarëve të moderuar tiranas501. Luigj Gurakuqi në gazetën “Ora e maleve” do të
theksonte: "Qëllimi i kundërshtimit në parlament nuk mund të jetë gjithmonë rrëzimi i
Qeverisë, por shërben për pakësimin e të këqijave qeveritare"502. E njëjta gazetë pasqyron
ligjëratën e deputetit Ali Këlcyra në Parlamentin Shqiptar dhe kërkesën drejtuar atij për
faljen e Bajram Currit, pasi ndiqej nga qeveria shqiptare si organizator i lëvizjes së marsit të
vitit 1922. Deputeti Këlcyra do të shprehej ndër të tjera: "Mendoni që në ato male ku sot
Bajram Curri fshihet të shpëtojë jetën dhe nderën e tij nga ushtria kombëtare që e ndjek në
ato male ka luftuar si burrë për 30 vjet kundër synimeve të huaja për lirinë e dinjitetin e
kombit shqiptar”503.
Mirëpo, me krijimin e shtetit shqiptar, aspiratat kombëtare nuk ishin jetësuar.
Shqipëria përfshinte brenda kufirit të saj vetëm një pjesë të kombit shqiptar, kurse shumica e
tokave shqiptare mbetën të ndara dhe nën okupim. Kosova ishte detyruar nga fati i zi të
qëndrojë nën sundimin serb.
Duke dalë në mbrojtje të vëllezërve të robëruar gazeta “Shqipëria e re” në artikullin
“Kosova në rrezik” shpreh mendimin se shqiptarët që patën fatin të jenë nga Shqipëria e lirë
nuk duhej t’i harronin vëllezërit e tyre nën robëri: "Sot nuk kemi në dorë fuqinë për me i lirua
këto vise se jemi shumë të vegjël dhe armiqtë i kemi të fuqishëm, por kjo s’duhet të na
dëshpëroj, sepse sigurisht ka për të ardhur dita e bukur kur ylli i fatit tonë kombëtar ka për tu
naltësue”504. Duke u shprehur në favor të shpresës për një të ardhme më të mirë gazeta
apelon që mbi këtë shpresë duhet mbështetur puna pasi "detyra kombëtare nuk mbaron
deri sa shkaba e zezë me fushën e kuqe nuk valon e lirë në fushat e Kosovës dhe
Çamërisë"505. Në mbrojtje të këtyre qëllimeve dhe stabilitetit në Shqipëri shtypi shqiptar i
apelon popullit që “t'i hapi sytë mirë e t’i zgjedhë përfaqësues të vet vetëm ata njerëz të cilët
shpresohet se mund t'i sjellin dobi popullit dhe atdheut”506.
Përpjekjet serbe për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës jo rrallë zinin faqet e para të
shtypit shqiptar507. Një dhembje e tillë vëllazërore për bashkëkombësit e robëruar ndihej në
të gjitha pjesët e Shqipërisë politike nga veriu gjer në jug. Kështu gazeta "Zëri i Popullit" e
501 Gazeta “Dielli”, Boston, 25 prill 1923. 502 Gazeta “Ora e maleve”, Shkodër, 27 maj 1923. 503 Gazeta “Ora e maleve”, Shkodër, 10 qershor 1923. 504 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 5 gusht 1923. 505Gazeta “Shqipëria , Konstancë, 1923. 506 Gazeta “Ora e maleve”, Shkodër, 22.11.1923. 507 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 30 dhjetor 1923, artikulli Çamëria dhe Kosova.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
87
Korçës i pasqyronte vazhdimisht në faqet e saj përpjekjet e pareshtura të shqiptarëve të
robëruar për të hequr zgjedhën serbe dhe për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar508. Shtyllat
e shtypit shqiptar gjithashtu ishin të mbushura me të dhëna rrëqethëse për mizoritë serbe mbi
popullin e pafajshëm shqiptar.
Në shërbim të mbrojtjes, në radhë të parë, të të drejtës njerëzore ky shtyp nuk heziton
që ta ftojë në ndihmë Evropën për të ndërhyrë dhe për t’i konstatuar këto mizori serbe në
Kosovë, duke apeluar se nëse nuk bëhet një ndërhyrje urgjente brenda 10-15 vjetësh
shqiptarët do të zhduken nga këto treva.
II.5. Qeveria e Fan Nolit dhe Kosova
Midis A.Zogut dhe F.Nolit pati dallime pikëpamjesh lidhur me qeverisjen e vendit.
Ato u shfaqën që kur bënin pjesë si ministra në qeverinë e Pandeli Evangjelit. Ahmet Zogu
dhe mbështetësit e tij pretendonin një qeveri të fuqishme qendrore dhe një udhëheqje
dinamike që do të ishte domosdoshmëri për vendosjen e rendit në Shqipëri. Qëllimi i tij ishte
ndryshimi evolutiv i mendimeve dhe qëndrimeve të shqiptarëve për t’u integruar me hapin e
kohës.
Fan Noli dhe mbështetësit e tij, në dallim nga ky vizion politik, ishin ithtarë të
ndryshimeve të shpejta dhe të thella ekonomike dhe shoqërore, por buxheti i shtetit ishte i
zbrazët.509 Partia e Zogut fitoi shumicën relative, por jo të mjaftueshme për të formuar
qeverinë.510 Kjo shkaktoi pakënaqësi te opozita e kryesuar nga Fan Noli. Pas zgjedhjeve
situata në Shqipëri u rëndua. Atentati i dështuar mbi Ahmet Zogun para parlamentit dhe
atentati mbi Avni Rustemin e acaruan më tej situatën. Kjo bëri që Shqipëria të përfshihej nga
trazira të reja të cilat çuan drejt krijimit të një qeverie të re në qershor të vitit 1924 të
drejtuar nga Fan Noli511.
Programi i qeverisë të kryesuar nga Fan Noli ishte:
1. Çarmatimi i përgjithshëm dhe pa përjashtim.
2. Dënimi i shkaktarëve të vëllavrasjes dhe agjenteve të tyre, me dëbim dhe konfiskim të
pasurisë, ose me ndëshkime të tjera sipas masës së përgjegjësisë të secilit.
3. Ristabilizimi i qetësisë, rregullin dhe mbretërimit të ligjit.
508 Gazeta “Zëri i Popullit”, Korçë, 15 dhjetor 1923, artikulli Shqiptarët e Kosovës. 509 Ushtelenca, Diplomacia , 45. 510 Duka, Histori , 144. 511 Duka, Histori , 144.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
88
4. Lartësimi i autoritetit të shtetit mbi çdo fuqi personale ose ekstra legale.
5. Çrrënjosja e feudalizmit, çlirimi i popullit dhe vendosjen definitive të demokracisë në
Shqipëri.
6. Reforma radikale në të gjitha degët administrative, civile dhe ushtarake.
7. Semplifikatën e burokracisë dhe pakësimin e pastrimin radikal të nënpunsëve. Në
emërimin e tyre do të merret parasysh, përveç zotësisë e moralit, edhe patriotizmi i
tyre.
8. Sigurimi i të drejtave, si dhe caktimi i përgjegjësisë së nënpunësve me një ligj.
9. Organizimi i komisioneve për të përmirësuar gjendjen e katundeve dhe katundarëve
me kompetence të gjerë mbi çështjen lokale.
10. Barazimi i buxhetit me kursime radikale.
11. Ndërrimi i sistemit të taksave, në mënyrë që të lehtësohet populli.
12. Përmirësimi i gjendjes së bujkut dhe emancipimin ekonomik të tij.
13. Lehtësimi i hyrjes së kapitalit të huaj dhe mbrojtjen e organizimin e kapitaleve të
vendit.
14. Lartësimi i prestigjit dhe të kreditit të shtetit në botën e jashtme .
15. Indipendenca e vërtetë të gjyqeve.
16. Reforma radikale të komunave gjyqësore të vjetruara.
17. Ndreqja e udhëve dhe të urave, si dhe kujdesimin e veçantë për të tëra
komunikacionet e shtetit.
18. Organizimi i degës së shëndetësisë për të luftuar sëmundjet,që po shembin popullin.
19. Organizimi i arsimit mbi baza modern kombëtare e praktike në mënyrë që prej
shkollave tona të dalin qytetarë të vlefshëm, patriotë e punëtorë.
20. Marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet, dhe veçanërisht ato fqinje.
Pasi të kthehej gjendja normale në shtet, me zgjedhje të reja e me vota të fshehta dhe
direkt, do të pyetej populli mbi veprimtarinë e qeverisë dhe ajo do të ishte gati t’i përkulej
verdiktit të tij. Nuk mohohet vështirësia e plotësimit të premtimeve të bëra, as thuhet se ky
program do të përmbushej i tëri përnjëherësh, po shpreheshin të bindur, se “me ndihmën e
zotit dhe me përkrahjen e popullit do të mundej të vihej në zbatim gradualisht” 512.
512 Hakif Bajrami, Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare (1878-1997) (Ku ishim, ku jemi, nga
shkojmë), Prishtinë: 1997; Gazeta “Drita”, 19 qershor 1924, Tiranë.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
89
Realisht revolucionet janë momente të zymta në historinë e popujve. Shpresa që pas
revolucionit të frymohet më lirisht fundoset përsëri e mjeruar dhe e zhgënjyer 513. Qeveria e
Nolit ishte e vetëdijshme se kishte ardhur në pushtet pa votën e popullit, por përmes
kryengritjes. Ajo nuk thirri as Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e vitit 1923, për të kërkuar
votëbesimin e tij514.
Shqipëria u sundua nga një koalicion shumëngjyrësh që ishte formuar për rrëzimin e
Zogut gjatë gjashtë muajve që pasuan. Mungesa e traditës shtetërore nga njëra anë dhe tradita
fisnore nga ana tjetër u krijuan mundësi të gjithë kundërshtarëve të Zogut që të bashkoheshin
për përmbysjen e shpejtë të qeverisë, për shkak të kundërthënieve të ideve politike uniteti
rreth një programi konstruktiv ishte vërtetë i parealizueshëm.515 Noli dhe kabineti i tij e
filluan punën në kushte të pafavorshme ndërkombëtare.516 Ai ishte kthyer në Shqipëri me
idetë demokratike amerikane me shpresë për çrrënjosjen e rendit të vjetër të korruptuar dhe të
prapambetur. Përgjithësisht Noli konsiderohej si njeri me parime dhe atdhetar, por politikisht
ishte në një formë jashtë loje, i paaftë të punonte siç duhej në strukturën e çuditshme politike
të Shqipërisë. Duke qenë larg vendit për një kohë të gjatë ai realisht nuk e kuptonte
mentalitetin e popullit517. Ai ishte më tepër njeri i mendimit se sa i veprimit. Përshtypja e tij
në politikën shqiptare ishte e mirë. Si përfaqësues i Shqipërisë në debatet e Lidhjes së
Kombeve mbi mundësinë e aderimit të saj në të si dhe në mbrojtjen e të drejtave të
shqiptarëve jashtë Shqipërisë Noli u paraqit mjaft mirë.
Sapo hyri në Tiranë dhe krijoi qeverinë e re, besnik ndaj parimeve të veta, Fan Noli
shpalli një program ambicioz, i cili synonte formimin e një shteti modern të stilit perëndimor.
Me shpresën që qeveria e re do të bënte mrekulli për ta nxjerrë Shqipërinë nga varfëria
kronike entuziazmi i popullit kishte arritur kulmin518. Programin e Nolit në letër do ta
mbështeste çdo demokrat perëndimor, por Nolit i mungonin dy elementë kryesorë pa të cilat
askush nuk do të mund t’i jetësonte këto reforma: përkrahja financiare dhe mbështetja e
brendshme.519
Izolimin ndërkombëtar për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike me
botën e jashtme, qeveria e Nolit u përpoq ta zbuste duke kërkuar mbështetjen e Lidhjes të
513 Culaj, Shqipëria , 207. 514Historia e Popullit Shqiptar III, 232. 515 Fisher, Mbreti Zog, 75. 516 Culaj, Shqipëria, 207. 517 Fisher, Mbreti Zog, 75-76. 518 Zavalani, Histori, 279. 519 Fisher, Mbreti Zog, 77.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
90
Kombeve.520 Përcaktimi i majtë i qeverisë së Nolit për standardet perëndimore të kohës e
bënte atë të papranueshme. Kështu vlerësimi i përgjithshëm që me sa dukej ekzistonte në
kancelaritë e shteteve të mëdha për ndërlikueshmërinë e problemeve në Shqipëri e në rajon
sa edhe gërshetimi i përkohshëm i interesave anglo-italiane dhe franko-jugosllave, ishin
faktorë vendimtarë të cilët i dhanë dorë forcave konservatore të drejtuara nga Ahmet Zogu të
përmbysnin përmes ndihmës së huaj, qeverinë e Nolit dhe të rimerrnin pushtetin.521 Duke e
konsideruar si qeveri jo legjitime Lidhja e Kombeve e refuzoi kërkesën e Nolit për ndihmë,
kërkesë e cila ishte refuzuar edhe gjatë qeverisjes së Zogut.
Pra, qeveria e re e Nolit nuk u pranua ndërkombëtarisht522. Për shkak të përkrahjes që
kishte nga irredentistët e Kosovës dhe meqë dyshohej se ai ishte në shërbim të italianëve
qeveria jugosllave e refuzoi njohjen e saj. Por, jugosllavët kishin një letër të fuqishme në
dorë - Ahmet Zogun të vendosur në hotelin “Bristol” të Beogradit. Franca nuk e njihte
qeverinë e re shqiptare, sepse në vijë të përgjithshme Parisi përkrahte Beogradin në lidhje me
Shqipërinë523.
Noli kishte hyrë në jetën politike kombëtare në një kohë vuajtjesh e mundimesh, kur
drama politike e popullit shqiptar në Shqipëri kishte tri akte që quheshin - varfëri, shfrytëzim
dhe dezorientim, ndërkaq tragjedia e popullit shqiptar në Jugosllavi kishte tri akte që
quheshin: shpasurim, shpërngulje dhe shfarosje524. Nga frika e përkrahjes së nacionalistëve
kosovarë qeveria e Nolit dhe ngjarjet në Shqipëri u përshkruan nga shtypi jugosllav si sinjal
për orientim pro italian. Kjo bazohej edhe në mbështetjen e Komitetit të Kosovës për ardhjen
në pushtet të kësaj qeverie, si dhe për kthimin në Tiranë të Hasan Prishtinës dhe të Bajram
Currit. Pavarësisht gjithë këtyre, nolizmi përfaqësonte një sistem pikëpamjesh dhe praktikash
politike e kulturore që e arsyetojnë paraqitjen si rrymë politike më vete dhe si qasje jo
nacionaliste në mendimin politik shqiptar. Kjo rrymë politike i përgjigjet dy segmenteve
kryesore të politikës shqiptare, çështjes se a duhet në vazhdimësi të bëhen përpjekje për
bashkimin kombëtar, duke mos abstraguar as luftën e armatosur dhe çështjes se a mundet
Shqipëria të zhvillohet ekonomikisht e të ndërtojë sistem të qëndrueshëm politik brenda
kufijve politikë, ishte i kundërt me nacionalizmin shqiptar525. Politika noliste, nuk mund të
520Historia e Popullit Shqiptar III, 236. 521 Verli, “Vështrim për raportët e shqiptarëve me fqinjët e tyre dhe me Evropën”, 107 522Historia e Popullit Shqiptar III, 232. 523 Fischer, Mbreti Zog, 77; Duka, Histori, 149. 524 Rexhep Qosja, Strategjia e bashkimit shqiptar, Tiranë: 1988, 69. 525 Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik shqiptar, Tiranë: 1998, shtepia botuese Koha, f. 175.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
91
kuptohet, shpjegohet dhe nuk përcaktohet nga parimi politik i nacionalizmit.526 Megjithatë
vlen për t’u theksuar se Komiteti i Kosovës pas ardhjes në pushtet të qeverisë së Nolit, kishte
liri më të madhe veprimi.
Qeveria jugosllave frikësohej nga koordinimi i veprimeve në mes të Komitetit të
Kosovës me lëvizjen çlirimtare në Kosovë, gjë që e rrezikonte militarizmin jugosllav. Kjo
qeveri, VMRO-në, qeverinë e Nolit dhe Komitetin e Kosovës, i paraqet si agjentura të
Internacionales së Tretë dhe të Moskës. Diplomacia jugosllave dhe Ninçiqi në Evropë
përhapnin lajme se me të hollat e Rusisë, qeveria e Nolit dhe Komiteti i Kosovës po
përgatisin kryengritje në Kosovë.
Qeveria e Nolit në këto rrethana u gjend në pozitë delikate. Nga njëra anë e drejta e
ligjshme e saj për t'u interesuar për fatin e bashkëkombësve të vet e obligonte të protestonte
kundër barbarive serbe në Kosovë, kurse nga ana tjetër kujdesi që marrëdhëniet e tensionuara
në mes të dy shteteve të mos arrinin gjer në atë shkallë sa të dëmtonin rëndë shtetin e
pakonsoliduar e detyruan qeverinë shqiptare që të ndërmerrte hapa të matur në trajtimin e
problemit të Kosovës.
Qeveria e Nolit u përpoq me çdo kusht ta bindë qeverinë jugosllave se nuk do të
lejonte që politika e saj të ndikohej nga persona jashtë qeverisë kushdo qofshin ata.527 Noli
është shprehur kundër lëvizjeve për bashkimin e territoreve dhe pjesëve të kombit që
mbetën jashtë kufijve në një shtet të përbashkët shqiptar, duke e quajtur atë një luks për
shtetet e mëdha, kurse për shtetet e vogla “lufta është një prishje”.528
Nga ana tjetër, Noli dhe qeveria e tij, zbatuan me rigorozitet vendimet ndërkombëtare
për mbrojtjen dhe garantimin e të gjitha lirive e të drejtave të minoriteteve. Siç u deklaroi
Noli korrespondentëve grekë në Gjenevë qeveria e tij bazohej në respektimin reciprok të
lirive dhe të drejtave të pakicave kombëtare. "Të drejtat e minoriteve tej e këtej, duhet të
shërbejnë jo si pengesë, por si një lidhje dhe urë marrëveshjeje midis nesh, deklaronte ai.” 529
Fan Noli në dallim nga nacionalistët shqiptarë e veçanërisht ata kosovarë shkakun
kryesor të moszhvillimit të Shqipërisë nuk e shikonte në dëmin që kishte shkaktuar copëtimi
i territoreve të kombit shqiptar, por në sistemin politik dhe ekonomik. Ai e ka përsëritur
526 Po aty, 175. 527AQSH, F. 251, V. 1924, D. 263, fl. 5. 528AQSH, F. 251, V. 1924, D. 263, fl. 5-8. 529 Culaj, Shqipëria , 210.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
92
shpesh besimin e vet se vendin mund ta shpëtojë vetëm një qeveri e klasës katundare e
punëtore.530
Grupimi politik i Nolit për ta fituar luftën kundër zogizmit disa herë hyri në
bashkëpunim me nacionalizmin shqiptar. Nacionalizmi shqiptar i udhëhequr nga Hasan
Prishtina veproi me forcë për përmbysjen e qeverisë zogiste nga dyshimi se ajo përfaqësonte
një rrymë politike pro serbe, ndërsa grupimi politik i Nolit e luftoi Zogun për t'u hapur rrugë
reformave politike e sociale. Përpjekjen për përmbysjen e qeverisë zogiste e filloi
nacionalizmi. Ai ishte edhe forca vendimtare e udhëhequr nga Bajram Curri që ndikoi në
përmbysjen e Zogut, por pushtetin e mori Noli.
Mbështetur në vështrimin politik sipas të cilit gjatë të qenit në opozitë deklarohet
ndryshe, kurse pas marrjes së pushtetit veprohet ndryshe, kuptohet për shkak të rrethanave
imponuese, Noli u detyrua të merrte masa kundër nacionalizmit shqiptar. Ai nuk e ofroi
shtyllën kryesore dhe njeriun më të ditur të nacionalizmit shqiptar, Hasan Prishtinën dhe
shkarkoi nga çdo funksion Bajram Currin, që siç mund të thuhet e solli në pushtet Fan
Nolin.531 Noli me këtë dëshironte ta binte Beogradin se nuk do të lejonte që politika e
qeverisë të tij të ndikohej nga persona jashtë qeverisë kushdo qofshin ata532.
Në intervistën dhënë gazetës “Politika” po nga Gjeneva Noli do të deklaronte:
"Shqipëria as që mund të ketë qëllime agresive kundër fqinjëve të saj. Ajo është edhe
moralisht dhe materialisht e çarmatosur. Asaj i duhet vetëm qetësia."533 Ndonëse Noli
përpiqej që ta bindte qeverinë e Beogradit se do të marrë masa që të ndalonte veprimtarinë e
"kosoviotëve"534, serbët asnjëherë nuk u besuan premtimeve dhe politikës së tij. Vetëm katër
ditë pas formimit të qeverisë së Nolit gazeta “Politika” shkruante: "Si nacionalist Noli ka
orientim dhe simpati për Komitetin e Kosovës".535 Realisht çështja kryesore që mbrojti
delegacioni shqiptar në sesionin e Lidhjes të Kombeve ishte ajo e kufijve me dy fqinjët
ballkanikë e cila nuk ishte zgjidhur ende përfundimisht. Udhëheqësi i delegacionit shqiptar
Fan Noli e mori disa herë fjalën në Këshillin e Lidhjes të Kombeve.536
Mbështetur në këtë mosbesim ministri shqiptar në Beograd, Ali Kolonja, më 15 tetor
1924, i shkruante veç të tjerash ministrit të Jashtëm shqiptar, Sulejman Delvinës ku ndër të
530 Masar Kodra, Fan Noli në rrjedhat politike të shoqërisë shqiptare (1905-1945), Prishtinë: 1989, 69. 531 Feraj, Skicë, 179-180. 532AQSH, F. 251, V. 1924, D. 263. Telegram i MPJ, drejtuar Legatës shqiptare në Beograd më 16 korrik 1924. 533 Intervistë e Nolit dhënë gazetës jugosllave "Politika" në Gjenevë: 2.09.1924. 534 Puto, Demokracia e rrethuar , 269-271. 535 Gazeta “Politika”, 20.6.1924. 536Historia e Popullit Shqiptar III, 236.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
93
tjera theksonte: "Mosbesimi i Jugosllavisë ka qenë i shfaqur me tërë pikëpamjet kundër të
gjitha qeverive të mëparshme të Shqipërisë, pra edhe kundër qeverisë së tanishme, dhe pa
dyshin kështu do të jetë gjersa të arrijë të instalojë në Tiranë një qeveri të bindur verbërisht
në Beograd. Ata përpiqen që përmes intrigave ta dobësojnë Shqipërinë, përmes korrupsionit
dhe grindjes, që të arrihet ndarja e Shqipërisë në kantone ose krahina dhe përmes kësaj
përçarje t'i gllabërojë krahinat veriore me lehtësi dhe pa kundërshtim."537
Qëndrimi i butë i qeverisë së Tiranës në marrëdhëniet me qeverinë e Beogradit lidhur
me çështjen e Kosovës nuk do të thoshte që qeveria shqiptare nuk e kishte ndjenjën e
mbështetjes vëllazërore ndaj popullsinë shqiptare në Kosovë. Ajo gjente rast që t'i tërhiqej
vërejtja Beogradit. Fan Noli sa u takonte kosovarëve, i ftoi anëtarët e Komitetit të Kosovës
dhe i informoi se qeveria ka marrë masa që “ata të qëndrojnë urtë, sepse një shtet i vogël si i
yni, i dobët dhe i varfër nuk mund t'i lejojë vetes një konflikt”. Noli gjithashtu i tërheq
vërejtjen qeverisë jugosllave, duke deklaruar: "Nëse dëshironi që të jenë raportet e mira në
mes dy shteteve tona, atëherë edhe ju silluni mirë me shqiptarët në Jugosllavi".538
Edhe në qytete të Shqipërisë populli protestonte kundër mizorive serbe në Kosovë që
synonin zhdukjen e popullsisë shqiptare në trojet e veta autoktone dhe kërkonte nga Lidhja e
Kombeve mbrojtjen e jetës dhe të drejtave kombëtare të vëllezërve të vet539. Kundër shkeljes
së të drejtave të kosovarëve reagoi edhe Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.540
Ndonëse qeverisa e Nolit bënte përpjekje që të mbante marrëdhënie të mira me
qeverinë jugosllave, kjo e fundit nuk i përgjigjej me të njëjtën mënyrë. Përkundrazi, për të
mbuluar masakrat mbi popullsinë shqiptare në Kosovë dhe veprimtarinë subversive ndaj
shtetit shqiptar bënte akuza e shpifje kundër qeverisë së Nolit.
Qeveria e Nolit në gusht të vitit 1924 e udhëzoi përfaqësuesin e vet në Gjenevë për të
protestuar para Lidhjes së Kombeve "në formë jozyrtare" kundër masakrave jugosllave ndaj
popullatës shqiptare në Kosovë. Qeveria e Nolit urdhëroi që këtë protestë ta bënin Hasan
Prishtina, Bedri Pejani dhe Bajram Curri, të cilët shkuan në Gjenevë si përfaqësues të
Komitetit të Bashkuar të Shqiptarëve irredentë. Më 26 shtator "ata ia dorëzuan Lidhjes së
Kombeve peticionin ku e informonin opinionin botëror mbi gjendjen e mjerueshme të
shqiptarëve në Jugosllavi me fakte rrëqethëse të barbarive shtazarake serbomëdha"541.
537AQSH, F. 251, V. 1924, D. 273, fl. 4-5. 538 Pregled, Serbi i Albanci, 30-3 . 539AQSH, F. 251, V. 1924, D. 280, fl. 1-5. 540Historia e Popullit Shqiptar, III, 209. 541 Hasan Prishtina, Përmbledhje dokumentesh, 1908-1934, 162- 164.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
94
Protesta shkaktoi nervozizëm në qarqet e Beogradit, prandaj ajo u dërgoi në rrugë
zyrtare Fuqive të Mëdha notat, përmes të cilave e akuzonte qeverinë e Nolit se përpiqej për
t'i bashkuar kaçakët dhe për ta destabilizuar Kosovën."542 Fan Noli shpresonte se Lidhja e
Kombeve si organizëm ndërkombëtar duhej të qëndronte mbi Fuqitë e Mëdha duke luajtur
rol neutral në mbrojtje të drejtave të gjithë anëtarëve të saj.543
Procesi i asimilimit dhe i shkombëtarizimit të popullsisë shqiptare në Kosovë
megjithatë, ndeshi në një qëndresë të fuqishme në format nga më të ndryshmet. Përballë një
çështjeje të tillë sa kombëtare aq edhe humane qeveria e Nolit nuk mund të rrinte mënjanë.
Duke qenë të pafuqishëm si shtet për të ndërmarrë hapa të mëtejshme për përkrahjen e
vëllezërve kosovarë, Fan Noli që përfaqësonte një rrymë politike jo nacionaliste në
mendimin politik shqiptar gjatë qeverisjes së tij pretendoi ta ndihmojë në dy forma:
Duke shpresuar në parullën “Ballkani i ballkanasve” dhe në parimet panballkanike,
Noli iu përmbajt kësaj ideje të të menduarit. Duke e konsideruar armikun kryesor të
popujve imperializmin, ai iu përmbajt mendimit se konflikti politik në sistemin
politik botëror nuk qëndron ndërmjet interesave dhe shteteve nacionale, por ndërmjet
llojeve të politikave; ndërmjet politikës imperialiste të borgjezisë perëndimore dhe
politikës së klasës punëtore e katundare544, gjë që koha e tregoi se një mendim i tillë
ishte vetëm iluzion.
Qeveria e Nolit u përpoq që përmes Lidhjes së Kombeve dhe instancave
ndërkombëtare t’i mbrojë të drejtat e popullit shqiptar jashtë Shqipërisë. Por hezitimi
ndërkombëtar ndaj situatës në Shqipëri dhe ndaj qeverisë shqiptare, duke konsideruar
marrjen e pushtetit përmes rrugës së dhunshme dhe kryengritjes, ndikuan që problemi
kombëtar me gjithë përpjekjet të mos shfaqej si ndonjë çështje e rëndësishme e politikës
shqiptare gjatë asaj periudhe545.
II.6. Rikthimi i Zogut dhe nacionalistët kosovarë
Ahmet Zogu ishte shprehur në mbështetje të pavarësisë së Shqipërisë që nga viti
1912. Në përkrahje aktive apo pasive ndaj qeverisë së Ismail Qemalit e më pas të Vilhem
Vidit, ai u ndodh përkrah përfaqësuesve të elitës politike kosovare të emigruar nga Kosova e
542 Milo, Shqipëria, 275. 543Historia e Popullit Shqiptar III, 237. 544 Feraj, Skicë , 178. 545AQSH, F. 251, V. 1924, D. 280.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
95
më gjerë, e cila gjithashtu synonte dhe u aktivizua për krijimin dhe konsolidimin e shtetit
shqiptar. Kosovarët vazhduan përpjekjet për korrigjimin e vendimeve të padrejta të
Konferencës së Londrës të viteve 1912-1913 dhe pas Luftës së Parë Botërore të Konferencës
së Paqes së Parisit. Veçanërisht nga dhjetori i vitit 1918 deri nga fundi i vitit 1920 në
politikën shqiptare problemet dhe konfrontimet ishin midis lobeve proitaliane dhe
proballkanike, që anonin përkatësisht nga opsioni i protektoratit ose i pavarësisë.
Në Kongresin e Lushnjës dhe në qeverinë e dalë prej tij Zogu dhe grupimi më
racional i elitës politikës kosovare në Shqipëri përfaqësuar nga Hoxhë Kadri Prishtina
(Kryetar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”) etj., ishin përkrah njëri tjetrit. Madje
Ahmet Zogu dhe Kadri Prishtina u bënë pjesë e kabinetit të zgjedhur në Lushnjë.546 Zogu së
bashku me patriotë dhe nacionalistë të tjerë shqiptarë, ishte ndër organizatorët kryesorë të
Kongresit të ri kombëtar në Lushnjë. Në kabinetin e ri ai kishte ndikim të veçantë, atij iu
besua posti i ministrit të Brendshëm, post ky që i jepte kontrollin mbi policinë dhe
xhandarmërinë.547 Shumë analistë gjykojnë se nga ky kongres dhe nga kjo qeveri e
përkohshme fillon historia bashkëkohore e Shqipërisë.548
Kur qeveria e Lushnjës u vendos në Tiranë mbulonte me pushtet vetëm viset
ndërmjet lumit Vjosa dhe Matit, ndërkohë që intrigat dhe propagandat e huaja i kishin
përçarë shqiptarët nga të gjitha anët. Pikërisht në këtë situatë kritike për Shqipërisë, Ahmet
Zogu mori detyrën e ministrit të Brendshëm në qeverinë e Delvinës. Duke marrë masa të
ashpra ai arriti të sigurojë qetësi absolute në vend. Me rënien e qeverisë Delvina në kabinetin
e Pandeli Evangjelit, Ahmet Zogut iu besua detyra e ministrit të Luftës. Prioritet i qeverisë
së re ishte sigurimi i kufijve, e në mënyrë të veçantë përballimi i agresioneve jugosllave. Në
kabinetin e Xhafer Ypit të formuar më 24 dhjetor 1921, Ahmet Zogu u caktua përsëri në
postin e ministrit të Brendshëm549.
Më 2 dhjetor, Këshilli i Lartë e caktoi Ahmet Zogun në postin e kryeministrit, duke
mbajtur njëkohësisht edhe postin e ministrit të Brendshëm. Ai mori detyrën më 16 dhjetor
1922 dhe në moshën 27-vjeçare kishte arritur postin më të lartë qeveritar që mund t'i ofronte
Shqipëria.550 Për përshtatje ndaj modernizimit të Shqipërisë, sipas modelit perëndimor, ai
546 Marenglen Verli, Interesimi i shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi në vitet 20-30 të shek. XX, Kosova,
Instituti i Historisë- Prishtinë nr, 31-32, Prishtinë: 2009, f. 38; Fevziu, 100 vjet, 75-77. 547 Kur Zogu zuri postin e ministrit të Brendshëm ishte në moshën 25-vjeçare. Ishte kjo dëshmi për një karrierë
politike që e priste në të ardhmen. 548 Shqiptarët në dokumentet e "Itelligent Service" (X) FO 171/23727, ( Prishtinë: “Zëri” 18.4.1922), 28. 549 Dossier 55, Qeveritë shqiptare në vitet 1912-2000, 30 maj 2000. 550 Duka, Histori , 140.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
96
ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu, duke ia hequr mbaresën turke "olli" që do të thotë i
"biri"551. Shteti i ri shqiptar kishte nevojë që të forconte institucionet e tij dhe për
demokratizimin e jetës së vendit në përgjithësi.552
Në fjalën që Ahmet Zogu mbajti para Parlamentit propozoi një sërë masash për
përmirësimin e gjendjes së brendshme e të jashtme të Shqipërisë.553 Ai mendonte se
Shqipëria si shtet i vogël, ishte e domosdoshme që të zbatonte një politikë të jashtme të qartë
dhe pa iluzione. Sipas Zogut për ta realizuar këtë, Shqipëria duhej të respektonte pavarësinë e
integritetin e shteteve fqinje në mënyrë që edhe ato ta respektonin pavarësinë dhe integritetin
e Shqipërisë.554 Motoja e tij përfaqësonte një sistem pikëpamjesh politike jo nacionaliste në
mendimin politik shqiptar. Në përgjigjen e mendimit politik shqiptar se a nevojiteshin të
vazhdoheshin në kontinuitet përpjekjet qoftë edhe përmes luftës së armatosur për bashkimin
kombëtar dhe çështjes se a kishte mundësi që Shqipëria të zhvillohej ekonomikisht e të
ndërtonte një sistem politik të qëndrueshëm brenda kufijve politikë, zogizmi paraqiste një
pikëpamje kundërvënëse ndaj nacionalizmit shqiptar. Pra, politika e tij, duke u bazuar në
praktikën politike, nuk mund të kuptohet, shpjegohet dhe përcaktohet nga parimi politik i
nacionalizmit. Në vend të tij prioritet përbënin parimet e politikës reale, parimet e marrjes,
ruajtjes dhe forcimit të pushtetit politik.555
Me mendimin se nuk duhet vazhduar menjëherë veprimtaria politike, duke përfshirë
edhe luftën e armatosur, zogizmi tendencat irredentiste dhe nacionaliste shqiptare, që
konsideronin se lufta për bashkimin kombëtar duhet vazhduar menjëherë dhe me të gjitha
mjetet, i quante "aventurizëm politik dhe iluzion politik".556 Ndryshe nga Komiteti i
Kosovës, Zogu pretendonte një politikë të moderuar ndaj Jugosllavisë.557
Zogu i përmbahej idesë së vendosjes së marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje, duke
e paraqitur në emër të qeverisë së tij, edhe në parlament. Qeveria e re shqiptare iu dha
prioritet zgjidhjeve të problemeve me Jugosllavinë. Në janar të vitit 1923, dërgoi atje si
përfaqësues gjeneralin Ali Riza Kolonja. Kjo gjë u mirëprit nga Beogradi, si gatishmëri e
Zogut për fqinjësi të mirë."558 Në vazhdën e kësaj politike kryeministri shqiptar Ahmet Zogu
551 Dossier 55, Qeveritë shqiptare në vitet 1912-2000, 30 maj 2000. 552Historia e Popullit Shqiptar III, 176. 553Po aty, 186. 554 Ushtelenca, Diplomacia , 40-41. 555 Feraj, Skicë , 162. 556 Po aty, 162-163, 557Historia e Popullit Shqiptar III, 180. 558AMAE, Paris - Europe 1918-1929 - Fondi Albanie, volumi 5. Raport i atasheut ushtarak francez në Beograd
dërguar në Paris, më 22 nëntor 1923.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
97
e uroi kryeministrin Pashiq për fitoren e tij në zgjedhjet e marsit dhe u deklarua në favor të
një politike të fqinjësisë së mirë me Jugosllavinë.559 Ndonëse Zogu ishte për një politikë të
fqinjësisë të mirë, Beogradi vazhdonte politikën e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve në
Kosovë duke përdorur metoda nga më të ndryshmet.560 "Qeveria shqiptare s'dëshironte që
çështja e Kosovës, siç deklaroi ajo më 25 shkurt 1923, “të turbullonte marrëdhëniet
miqësore" midis dy vendeve por përkundrazi të ishte një faktor që do t'i forconte më tej
ato"561.
Por gjithsesi qeveria shqiptare ishte kundër diskriminimit që u bëhej shqiptarëve
jashtë kufijve të saj dhe kundërshtonte përpjekjet për shtypje përmes dhunës të kryengritjeve
shqiptare si dhe dëbimin e shqiptarëve në Turqi562. Qeveria e Zogut kërkoi ndërprerjen e
menjëhershme të këtyre sjelljeve barbare563, ndërsa qeveria e Beogradit iu përgjigj se e
konsideronte problemin e Kosovës si problem të brendshëm duke gjykuar përzierjen e
qeverisë shqiptare në këtë çështje. Megjithatë pavarësisht nga deklaratat e dy qeverive për
marrëdhënie të mira, të dy palët nuk i besonin njëra-tjetrës.
Qeveria e Beogradit kishte vërejtje dhe për shkak se të gjithë nëpunësit shqiptarë që
ndodheshin në prefekturat kufitare me Jugosllavinë ishin kosovarë dhe se këta përpiqeshin
me të gjitha format e mundshme që të përkujdeseshin për kosovarët e arratisur nga
Jugosllavia, duke mundësuar krijimin e një foleje antijugosllave në Shqipëri564.
Për shkak të brishtësisë të saj dhe shtetit në përgjithësi qeveria e Zogut mori disa
masa që t'i plotësonte kërkesat e Beogradit. Ai e siguroi edhe një herë qeverinë jugosllave se
elementi kosovar në Shqipëri nuk kishte ndikim, duke premtuar paralelisht se "Qeveria
shqiptare nuk do të lejojë që elementët turbullues që ikin nga Jugosllavia të vijnë e të bëjnë
fole në Shqipëri."565 Por, qeverisë shqiptare i rëndonin shumë probleme të brendshme të
periudhës në mes viteve 1920-1924.566 Një nga këto ishin kontradiktat mbi qeverisjen e
vendit që lindën midis Ahmet Zogut dhe Fan Nolit.
Partia e Ahmet Zogut në zgjedhjet e dhjetorit 1923 fitoi shumicën e vendeve në
parlament. Opozitës së kryesuar nga Fan Noli pas kësaj fitoreje s'i mbeti tjetër vetëm të
559AQSH, F. 251, V. 1923, D. 181, Telegram i Ahmet Zogut dërguar Nikolla Pashiqit më 20 mars 1923. 560Historia e Popullit Shqiptar III, 208-209. 561AQSH, F. 251, V. 1923, D. 190; Ushtelenca, Diplomacia , 40-41. 562AQSH, F. 252, V. 1923, D. 1/1.Telegram i prefekturës së Kosovës MPB, më 23 shkurt 1923; Ushtelenca,
Diplomacia , 41. 563 AQSH, F. 251, V.1923, D. 190. Telegram i MPJ - legatës shqiptare në Beograd, 25 shkurt 1923. 564AQSH, F. 251, V. 1923, D. 191. 565AQSH, F. 251, V. 1923, D. 183. Telegram i MPJ - Legatës shqiptare në Beograd më 12 korrik 1923; Milo,
Shqipëria, 164. 566Historia e Popullit Shqiptar III, 209.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
98
përgatiste planin për zhdukjen fizike të Zogut për ta eliminuar atë nga jeta politike. Për këtë
gjë u bind Beqir Valteri, student nga Mati, “se po të vriste Ahmet Zogun emri i tij do të
mbetej në histori si “shpëtimtar i kombit”. Kur kryeministri Ahmet Zogu po ngjitej shkallëve
të Parlamentit më 23 shkurt 1924, u qëllua me armë zjarri prapa shpine dhe u plagos në dorë
e në këmbë. Zogu hyri në sallën e Asamblesë i gjakosur, por i qetë, duke iu drejtuar kryetarit
të Asamblesë: "Zotni kryetar këto janë gjëra që ndodhin, prandaj çdo gjë duhet marrë me
gjakftohtësi".567 Me qëndrimin e tij Zogu shmangu një kasaphanë në Asamble. Në fakt
gjendja kishte arritur pikën kulmore por çdo gjë shkoi në qetësi pasi deputetët nuk zbrazën
koburet e tyre kundër njëri tjetrit. “Jemi në Evropë e jo në Azi, duhet ti dëftojmë Evropës se
jemi me dije dhe qytetërimin e jo më pushkë në dorë…”, deklaruan plot shqetësim në
Asamble disa nga të pranishmit568.
Në këto rrethana më 25 shkurt 1924, Zogu dha dorëheqje.569 Në këtë periudhë
Shqipëria ishte jo vetëm e përçarë, por i mungonin edhe kushtet më të domosdoshme që e
karakterizonin unitetin shtetëror. Më 3 mars 1924 u krijua qeveria e re nën udhëheqjen e
Shefqet Verlacit570, kurse Zogu në realitet u bë pushtet prapa qeverisë. Qeveria jugosllave në
pranverën e vitit 1924 ngriti përsëri problemin e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave.
Dëshmitë e legatës shqiptare të Beogradit i vlerësonin marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në
muajt prill dhe maj si të ftohta571. Kësaj i kontribuoi edhe protesta e qeverisë shqiptare
kundër masakrave të reja serbe në Kosovë dhe paraqitja e ankesës në Lidhjen e Kombeve dhe
pranë qeverive të Fuqive të Mëdha evropiane572.
Gjatë kësaj periudhe roli i Ahmet Zogut dhe përpjekjet e tij për rikthim në pushtet
ishin prioritet i tij.573 Përkundër të metave, gjatë qeverisjes së Zogut ishte vendosur njëfarë
stabiliteti në Shqipëri. Edhe pse gjakmarrja nuk ishte zhdukur numri i vrasjeve ishte
pakësuar. Kjo i atribuohet çarmatimit të popullsisë nga Ahmet Zogu.
Ligji dhe rendi, koncepte që kishin munguar me shekuj në Shqipëri, po riktheheshin
përsëri, madje edhe në zonat më të thella malore, ku vetë pushteti turk nuk kishte arritur që të
vendoste rend në nivel të duhur574. Zogu ishte i vetëdijshëm se stabiliteti nuk mund të arrihej
pa stabilizimin ekonomik dhe pa një sistem të ndërtuar fiskal. "Ndërkohë Zogu nuk
567 Fisher, Mbreti, 69. 568Historia e Popullit Shqiptar III, 218. 569 Duka, Histori e Shqipërisë, 144. 570Historia e Popullit Shqiptar, III, 218. 571AQSH, F. 251, V. 1924, D. 24, fl. 12. 572Milo, Shqipëria , 172. 573Historia e Popullit Shqiptar III, 247. 574 Fisher, Mbreti , 73-74.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
99
dëshironte që ta braktiste tërësisht idenë e një strukture politike perëndimore për Shqipërinë,
në mendjen e tij endej një version më autoritar, në pritje që të hidheshin më vonë themelet
për një regjim me pjesëmarrjen e popullit."575
Në periudhën kur ish-kryeministri po shërohej në shtëpinë e tij në Tiranë, në rrethe të
caktuara flitej se prapa atentatit kundër tij qëndronte Avni Rustemi. Ai ishte kthyer në
Shqipëri si hero, pas lirimit nga gjyqi i Parisit576. Ai themeloi shoqërinë "Bashkimi" më 13
tetor 1922577. Klubi ishte një shoqatë studentësh të vendosur, madje për të eliminuar fizikisht
këdo që e konsideronin si armik të Shqipërisë. Mbështetur në faktin se Avniu ishte një ndër
udhëheqësit kryesorë të partisë së Nolit, të gjitha rrugët çonin në drejtim të Rustemit si
organizues i atentatit kundër Zogut.578 Akuza se ai ishte nxitësi i vërtetë i atentatit kundër
Zogut ishte bazuar në pëshpëritjet se Beqir Valteri e kishte pohuar këtë para gjykatësit
hetues. Në fakt këto pohime nuk u vërtetuan, mirëpo as nuk u përgënjeshtruan zyrtarisht579.
Më 20 prill 1924 iu bë atentat Avni Rustemit i cili vdiq dy ditë më vonë.580 Duke marrë për
bazë rrethanat e krijuara nuk përjashtohet mundësia që në këtë vrasje të ketë pasur dorë
Ahmet Zogu. Fan Noli dhe bashkëmendimtarët e tij e përdorën këtë vrasje për përfitime
politike dhe luftë kundër Zogut. Forcat fanoliste më 10 qershor filluan veprimet luftarake
kundër forcave qeveritare, duke depërtuar gjer në kryeqytet, në Tiranë.581 Zogu dhe
mbështetësit e tij u larguan për në Jugosllavi.582
Mospajtimi me politikën e Zogut, e cila ishte kundër udhëheqjes së politikës
nacionaliste, midis formacioneve politike që u bënë aleatë të menjëhershëm të Fan Nolit
ishin nacionalistët kosovarë që përpiqeshin për çlirimin e Kosovës nga okupimi i
Beogradit583. Më 3 qershor 1924, sipas të dhënave të një korrespondenti nga Roma, qeveria
italiane nuk kërkonte të ndërhynte në çështjen shqiptare, por përshtypja që mund të krijohej
ishte se ajo fshehurazi ishte në favor të kryengritjes584. Një qëndrim i tillë i diplomacisë
italiane ishte më se i natyrshëm nëse do të analizohej politika e Zogut në atë periudhë kohore.
575Po aty, 74. 576 Zavalani, Histori, 278. 577 Gazeta "Bashkimi", 13 tetor 1972. 578 Fisher, Mbreti, 71. 579 Zavalani, Histori, 278. 580Historia e Popullit Shqiptar, III, 220. 581Duka, Histori , 148. 582Historia e Popullit Shqiptar, III, 226-227. 583 Biagini, Storia dell', 114. 584 Hysen Kordha, “Dokumente për lëvizjen demokratike gjatë viteve 1921-1924”, dokumenti nr.7 - dokumente
e materiale, Studime historike, nr. 3-4, Tiranë: 1999, 225.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
100
Më 16 qershor 1924, u krijua qeveria e Nolit. Në përbërje të saj ishin personalitete të
shquara të politikës së kohës, që parimisht kishin orientime përparimtare dhe pretendonin
demokratizimin e aparatit shtetëror. Kjo vërehet edhe në programin e kësaj qeverie585.
Shqipëria gjatë muajve në vijim u qeveris nga një koalicion shumëngjyrësh që ishte formuar
për rrëzimin e Zogut. Megjithatë për shkak të ideve dalluese politike uniteti rreth një
programi konstruktiv ishte pothuajse i pamundur. Një gjendje e tillë krijoi për qeverinë
probleme të pakalueshme586. Më 2 korrik 1924 përfaqësuesi amerikan në Tiranë informon se
Greqia është i vetmi vend që e ka njohur qeverinë e Nolit dhe se ajo së bashku me Italinë
kanë marrëdhënie formale me qeverinë, kurse Jugosllavia ka dyshime, ngaqë e ka Zogun në
Beograd587. Në politikën e brendshme qeveria e Nolit u tregua e paaftë, reforma mbeti në
gjysmë të rrugës dhe gjendja ekonomike nuk u përmirësua fare. Vetë Fan Noli do të theksojë
më vonë se ai e humbi mbështetjen e masave fshatare. Kështu që krahas mosarritjes së
njohjes ndërkombëtare, qeveria e Nolit në vend që të angazhohej në zbatimin e programit të
saj filloi të merrej me vetveten. Përcaktimi i qeverisë së Nolit për marrëdhënie miqësore me
të gjitha shtetet dhe veçanërisht me ato fqinje588 ndikoi edhe te Komiteti i Kosovës që e
kishte përkrahur ardhjen e tij në pushtet, me shpresë se do të ishte pikë mbështetëse e idealit
nacionalist, por duke parë jo vendosmërinë e kësaj qeverie filloi ta mbërthejë një
skepticizëm589.
Ndërkohë që qeveria e Nolit luftonte për ekzistencë, Ahmet Zogu, që e kishte shpallur
veten përfaqësues të qeverisë së Vrionit, punonte vazhdimisht për kthimin e tij.590
"Pavarësisht nga fama që gëzonte si intrigant Beogradi e mirëpriti Zogun, pasi e vlerësonte
qëndrimin e tij jo irredentist dhe i konsideronte të dyshimta lidhjet e Nolit me Italinë.
Paralelisht, Beogradi llogariste që nëpërmjet riardhjes së Zogut në pushtet ta shtrinte
ndikimin e vet në Shqipëri, duke dalë në këtë mënyrë si rival i madh i Italisë, e cila ndihej e
dërrmuar prej problemeve të brendshme."591.
Duke llogaritur personalitetin e Zogut si njeri të përshtatshëm qeveria jugosllave e
kishte ndihmuar atë edhe më herët, ndërsa Shqipërinë e konsideronte të dobët e të
585Dokumente e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar për liri e demokraci 1917-1941, Tiranë: 1959,
dok. nr. 160. 586 Fisher, Mbreti, 75. 587 Robert Papa, Pragmatizëm i SHBA ndaj Shqipërisë - Marrëdhëniet diplomatike SHBA - Shqipëri në shekullin
e 20, Tiranë: 2000, shtëpia botuese Koha, f.70-71. 588Dokumente dhe matriale historike nga lufta e popullit shqiptar për liri e demokraci 1917-1941, Akademia e
Shkencave e Shqipërisë, Instituti i historisë, Tiranë 1959, 160, 152. 589 Ushtelenca, Diplomacia, 47. 590Historia e Popullit Shqiptar III , 247. 591 Fisher, Mbreti, 79.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
101
pakonsoliduar. Finalizimi i këtij plani ishte që me krijimin e rrethanave të favorshme,
Mbretëria SKS dhe Greqia ta ndanin Shqipërinë mes tyre592. I vetëdijshëm se nuk kishte çka
të humbiste Zogu nuk kurseu premtimet për koncesione dhe punë të përbashkëta. I premtoi
qeverisë jugosllave tokat rreth Shën Naumit dhe Vermoshit, zona që kishin qenë “të
diskutueshme” që nga viti 1913. Megjithatë, vendimtar për rënien e qeverisë së Nolit dhe
rikthimin e Zogut ishte faktori i jashtëm, e në veçanti qëndrimi britanik, ngase "Zoti jeton në
Londër" do të thoshte më vonë Fan Noli. Qeveria britanike kur pushteti merrej me dhunë
kishte një qëndrim tradicional që ishte mosndërhyrja me forcë, por edhe mosnjohja e asaj
qeverie gjersa të verifikohej në zgjedhjet e lira. Britanikët në fakt preferonin një Evropë të
qetë. Sipas Londrës kjo mund të realizohej vetëm përmes pushteteve stabile, e këtë stabilitet
në Shqipëri, sipas saj, mund ta siguronte rikthimi në pushtet i Ahmet Zogut593.
Në masë të madhe rënies së qeverisë së Nolit dhe rikthimit të Zogut i ndihmoi fjalimi
i Nolit në Lidhjen e Kombeve dhe tallja me të. Fjalimi i tij bëri përshtypje tejet të keqe në
qarqet e Lidhjes së Kombeve e sidomos te qarqet anglo-franceze. Ministri i Jashtëm i
Jugosllavisë, Ninçiq pas këtij fjalimi e uron Zogun duke i thënë se i ishte hapur udha për
Shqipëri, pasi pozita e tij nuk ishte aq e qartë deri në atë kohë594.
Zogu në fakt ishte politikan pragmatist, i gatshëm për të hyrë në çdo lloj
kombinacioni politik për t’i realizuar ambiciet e tij për pushtet, aftësi që nuk i kishte Noli595.
Në fillim të dhjetorit 1924, Ahmet Zogu konsideronte se kishte ardhur momenti që priste.
Situata ndërkombëtare ishte e favorshme.596 Ai me ndihmën e forcave mercenare, përkrahjen
e Jugosllavisë dhe bekimin e Anglisë hyri në Tiranë me ushtrinë e tij më 24 dhjetor 1924,
duke e shpallur këtë datë si "ditën e Legalitetit" dhe vendosi ligjin e jashtëzakonshëm deri në
formimin e një qeverie të re597. Populli shqiptar qëndroi kryesisht pasiv meqë nuk kishte kush
ta udhëhiqte. Në Peshkopi Elez Isufi rezistoi me armë dhe mbeti i vrarë me gjithë nipin.
Bajram Curri, me disa shokë luftoi sa mundi, por kur dëgjoi për vrasjen e Elez Isufit i
dëshpëruar u tërhoq në Krumë598. Vetë Zogu kishte përkrahjen e disa bajraktarëve dhe kishte
përfituar nga pakënaqësia e popullit në qeverisjen e Nolit. Nacionalistët kosovarë ishin
kundër rikthimit të Zogut në Shqipëri sepse midis tyre kishte armiqësi të vjetra dhe
592 Emine Arifi - Bakalli, “Fjala”, Prishtinë: 1990, 6. 593 Arifi - Bakalli, “Fjala” , 6. 594 Vllamasi, Ballafaqime , 274. 595 Milo, Shqipëria, 251-252. 596 Duka, Histori , 157. 597Historia e Popullit Shqiptar III, 247. 598 Xhafer Martini, Elez Isufi, Tiranë: 1994, 126; Gazeta “Shqipëri e re”, Konstancë, 11 janar 1925, 3.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
102
mospajtime konceptuale politike. Për Beogradin, rikthimi i Zogut ishte mjaft domethënës për
të dhe për pretendimet e tyre.599
Në një letër të shkruar me dorën e tij Noli tregohet i sinqertë sado që përfundimi ishte
në dëm të tij si udhëheqës: "Tue ngulë kambë që të bahej reforma agrare- shkruen Noli- bana
kundër vetes pronarët e mëdhenj; tue mos zbatue reformën agrare humba besimin dhe
përkrahjen e turmave katundare"600.
Gazeta “Shqipëria e re” përpiqej në favor të uljes së tensioneve dhe krijimit të një
stabiliteti të qëndrueshëm në Shqipëri. Kjo vërehet edhe nga apeli që kjo gazetë i bën
qeverisë së Nolit që të mos dënojë dhe burgosë njerëz për shkak se ishin në shërbim të ish-
qeverisë, pasi ata ishin detyruar të ndihmojnë një qeveri legale, e cila kishte shumicën dhe
votëbesimin e kuvendit kombëtar601.
Gjithnjë në shërbim të stabilitetit, kjo gazetë në vijim do të theksonte: "Në qoftë se
ish-qeveritarët gabuan në politikën e tyre kjo nuk do të thotë se e tradhtuan atdheun. Kritika
duhet të jetë e logjikshme dhe me gjakftohtësi. Në qoftë se kjo qeveri fillon dënimin e
kundërshtarëve, vëllavrasja s'ka për të pushuar kurrë në vendin tonë dhe kanë për të lindur
kryengritje të reja, të cilat mund të na varrosin si shtet të lirë. Është i mjaftueshëm numri i
viktimave që u dha dhe dëmi që pësoi kombi. Kërkohet që të gjendet rruga e vëllazërimit e
paqes dhe e bashkimit që shteti të mbrohet dhe përparojë"602.
Ky apel natyrisht që del më kuptimplotë dhe më i fuqishëm para opinionit publik
shqiptar atëherë kur kjo gazetë pasqyron në mënyrë të hollësishme në faqet e saj politikën
antishqiptare të fqinjëve jugosllavë dhe grekë603. Në këtë kontekst shtypi shqiptar nderon dhe
përulet me dinjitet para veprave madhore të nacionalistëve shqiptarë. "Kur e mendon njeri se
ç’kanë sakrifikue Bajram Curri e Hasan Prishtina për Shqipninë e për ideal, për atdhe e për
komb s'është e mundun mos me u përulë përpara sakrificave të tyne me të vërtetë të
madhnueshme"604.
Përherë në shërbim të atdhedashurisë gazeta “Ora e Maleve” do të shprehej: "Në
daçim atdheun dhe ekzistencën tonë politike, lypet që ti hapim mirë sytë e mos të kujtohemi
masë lajkave të emisarëve serbë të cilët kërkojnë shkatërrimin e shtetit tonë e të cilin shtet na
599Historia e Popullit Shqiptar III, 242-243. 600 Vehbi Bala, Mbi jetën dhe veprën poetike letrare dhe krijuese të Fan S. Nolit. Fan S. Noli; Vepra 7,
“Rilindja”, Prishtinë: 1988, 58. 601 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 22 qershor 1924, art. Fitimët e kryengritësve. 602 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 22 qershor 1924, art.Fitimët e kryengritësve. 603 Gazeta” Shqipëria e re”, Konstancë: 20 korrik 1924. 604 Gazeta “Ora e Maleve”, Shkodër: 23 gusht 1924, art. Bajram Curri i degraduem!
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
103
shqyptarët e vërtetë jemi të detyruam me e mbrojt me gjithë fuqinë tonë tuj ba fli jetë, gja,
mall e shka ma tepër kemi për zemër"605. Me gjithë luftën e pa kompromis për unitet
kombëtar shtypi patriotik shqiptar nuk e anashkaloi edhe denigrimin, diskriminimin dhe
përbuzjen për tradhtarët e atdheut që viheshin në shërbim të interesave të huaja.
Gazeta “Ora e Maleve” gjithashtu shpreh mendimin se Serbia dëshiron që të jetë
xhandari i Ballkanit. "Nuk i mjaftoi që me traktate të poshtra e grabitje të flliqta të na i hiqte
dore viset më të lulëzueshmet të Shqipnis. Nuk i mjaftoi Tivari, Ulqini, Hoti e Gruda e
Kosova aq e bukur. Nuk i mjaftoi me vu nën thembrën e saj dhe bajonetet barbare pjesën ma
të madhe të Shqipnis. Don që edhe kjo grimë Shqipni e vogël që ka mbet të bahet çiflig i
Beogradit"606.
605 Gazeta “Ora e Maleve”, Shkodër: 25 tetor 1924, art. Politika serbe në Shqypni. 606 Gazeta “Ora e Maleve”, Shkodër: 20 dhjetor 1924, art. Xhandari i Ballkanit.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
104
KREU III
REPUBLIKA SHQIPTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS
1925-1928
III.1. Shpallja e Republikës, Zogu President dhe Kosova
Ahmet Zogu, duke dashur që të bindte Jugosllavinë se ai u përmbahej premtimeve të
dhëna dhe nuk do të lejonte aplikimin e një politike nacionaliste në njërën anë dhe për shkak
të forcimit të pozitave të tij dhe eliminimit të kundërshtarëve politikë nga ana tjetër, filloi
ndjekjen e anëtarëve të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, duke ndaluar në tërësi
aktivitetin e kësaj organizate. Nëse ka pikë më të rëndësishme për historiografinë shqiptare
në periudhën e sundimit të Ahmet Zogut në Shqipëri, mbetet klasifikimi i diplomacisë
shqiptare të Republikës së parë dhe pastaj Monarkisë, ndaj Kosovës. Zogu, duke qenë
ndërtuesi i parë i shtetit serioz shqiptar është në të njëjtën kohë edhe arkitekti i parë i ndarjes
së çështjes së Kosovës nga çështjet e shtetit shqiptar.
Duke përdorur territorin dhe ndihmesën jugosllave për shtypjen e Lëvizjes së
Qershorit më 1924, Zogu me pëlqimin e fuqive perëndimore mori pushtetin dhe filloi
ndërtimin e një shteti shqiptar të izoluar nga problemet e Kosovës. Ai u përpoq të krijonte
profilin e një udhëheqësi jo nacionalist shqiptar, dhe me politikën e vet nuk i krijoi telashe
Beogradit.
Të gjithë historiografët e kësaj periudhe, bashkohen tek pika e vetme se Zogu nuk
mund të quhej njeri i jugosllavëve, por ai nuk mund të quhet kurrsesi një kundërshtar i tyre
apo një burrë shteti shqiptar që kishte një program politik për shqiptarët në Jugosllavi. Ai i
dha fund politikisht bashkëjetesës së të zgjedhurve të Kosovës dhe nëpunësve të saj me
administratën e shtetit shqiptar. Përfundoi detyrat e lëna nga protokollet e Fuqive të Mëdha
për territoret e diskutueshme në Shën Naum dhe Vermosh si dhe u përpoq të zbuste
problemet që krijoi spastrimi etnik serb në Kosovë duke pranuar “muhaxhirë” nga Kosova
dhe duke i sistemuar ata larg zonave kufitare.
Profili jo nacionalist i presidentit dhe më vonë Mbretit Zog është zanafilla e gati gjithë
pushteteve politike në Shqipëri ndaj Kosovës. Përgjithësisht që nga koha e Zogut e deri më
sot, problemi i Kosovës në diplomacinë shqiptare është socializuar duke e vënë atë në
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
105
baraspeshë me problemet e brendshme politike dhe sociale të Shqipërisë. Zogu ishte i pari
udhëheqës shqiptar që shpalli prioritet jo nacionalizmin si mënyrë për të stabilizuar shtetin
shqiptar, por marrëdhëniet e mira me fqinjët për të krijuar një komoditet administrativ në
Shqipërinë e mbetur. Duke e parë Shqipërinë si një vend që mund të ekzistonte dhe pa pjesën
e mbetur jashtë saj, Zogu u përpoq të tejkalonte problemet e mëvonshme ekonomike me
kapërcime diplomatike dhe marrëveshje pa etikë kombëtare me Jugosllavinë, pastaj kundër
saj dhe me Italinë e kështu me radhë.607
Disa ditë, pasi ra qeveria e Fan Nolit, përkatësisht më 5 janar 1925, Zogu formoi
qeverinë e tij të dytë, në të cilën ministër i Punëve të Brendshme u zgjodh Cene bej Kryeziu,
njeriu më i besueshëm i Beogradit, dhe njëheri dhëndri i Ahmet Zogut. Në një analizë të
Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së SKS, sektori për çështje shqiptare, vihej në
dukje se Cene bej Kryeziu, në planet antishqiptare “duhej të luaj rolin përfundimtar”, dhe se
për këtë qëllim “e tërë familja Kryeziu duhej të shpërngulej për Shqipëri”608.
Gazeta “Independenca shqiptare”, më 17 janar 1925, botoi lajmin e marrë nga gazeta
angleze “Daily Herald”, ku shkruhej se qeveria e re e Ahmet Zogut “ka vendosur të zhdukë
të vetëquajturin “Komitet i Kosovës” për të cilin thuhet se është në marrëveshje me
Komitetin Maqedonas, kundra të cilit kundërvepron gjithë Serbia”.609 Në fakt, ishte periudha
kur Kryetari i Komitetit të Kosovës po luftonte me vdekjen. Ai vdiq më 20 janar 1925. Të
nesërmen e varrimit të Hoxhë Kadrisë, më 21 janar 1925, deputeti Ferit Vokopola i kërkoi
Kuvendit Kushtetues mbajtjen e pesë minutave zi “për nderim”. Më pas ai filloi punimet për
shpalljen e Republikës së Shqipërisë.610 Më 31 janar 1925, Asambleja Kushtetuese e zgjodhi
Ahmet Zogun President të Shqipërisë.611
Programi i qeverisë së re në politikën e brendshme në rend të parë ishin zgjedhjet e
reja tërësisht të lira; riorganizimi i aparatit të administratës shtetërore, forcave të armatosura;
lufta kundër mbeturinave ekonomike dhe kryerjen e punëve publike. Ndërsa për politikën e
jashtme ishte: miqësi me të gjitha shtetet, veçmas me fqinjët; mbrojtja e pavarësisë dhe
integritetit të vendit; të dëshmonte dëshirën e mirë dhe miqësinë me shtetet fqinje dhe paqe e
qetësi në vend. Mirëpo ky ishte vetëm programi. Zogu ishte i plotfuqishëm dhe i
607 Duka, Histori e Shqipërisë,158-159. 608 Државен архив на Република Македонија (më tej ДАРМ ).Ôонд Војно Историски Инстут (më
tej.ÂÈÈ), Mикрофилм. 349, Ïîâ. Áð. 23, Obaranje vlade Fan Nolija. 609 Hazis Gjergji, Myslim Peza dhe Mbreti Zog, RINAS: 25 shtëpia botuese Koha, dhjetor 2006, 187. 610Po aty, 190. 611 Duka, Histori e Shqipërisë , 159.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
106
pazëvendësueshëm. Më 31 janar 1925 në Tiranë mblidhet kuvendi ligjvënës i zgjedhur në
fillim dhe e shpall Zogun njëzëri kryetar të Republikës.
Faktet e dokumentuara, dëshmojnë se pretendimet territoriale të qeverisë së
Mbretërisë SKS, përkatësisht asaj jugosllave ndaj Shqipërisë nuk do të shuhen asnjëherë. Për
këtë qëllim, përfaqësuesit e saj diplomatik e ushtarak ishin të porositur që të mos lejonin një
Shqipëri stabile e të rregulluar. Madje, për mbajtjen e një situate të tillë, qeveria jugosllave
shpenzoi rreth 130.000 fr. ari në muaj, të cilat ua shpërndante personave të ndryshëm,
kryesisht kundërshtarë të qeverisë së Ahmet Zogut612.
Qëllimi i Ahmet Zogut për marrëdhënie të mira me shtetet fqinje dhe respektimin e
integritetit territorial të shtetit shqiptar, bazuar edhe në dëshirën e Fuqive të Mëdha që e
ndihmuan të rikthehet në pushtet, ishte krijimi i një shteti shqiptar të izoluar nga problemet
kombëtare. Synimi i tij ishte të paraqitej si një udhëheqës jo nacionalist shqiptar për të mos i
shkaktuar telashe politikës së Jugosllavisë dhe Greqisë613. Pavarësisht nga ky synim Zogu
tanimë nuk mund të quhej njeri i jugosllavëve. Kjo u vërejt jo më larg se dy javë pas ardhjes
së Zogut nga Jugosllavia, më 10 janar 1925, kur ai nuk e pranoi propozimin jugosllav për t'ua
besuar oficerëve jugosllavë organizimin e xhandarmërisë shqiptare, duke u përcaktuar për
anglezët614. Megjithatë qëllimi i Zogut ishte të paraqitej para jugosllavëve sikur nuk ishte për
ndërprerjen e marrëdhënieve me ta615.
Mbajtja e një situate të tillë në Shqipëri, për Ivo Andriçin, ishte gabimi më i madh
strategjik i qeverisë jugosllave, sepse sipas tij, e gjithë kjo ishte e pamundur të mbahej një
periudhë të gjatë. “Një Shqipëri e dobët dhe e pa rregulluar, nënvizonte Andriçi në Elaboratin
e tij të vitit 1939 kushtuar Shqipërisë, në vitin 1926 kërkoi mbrojtje dhe ndihmë nga Italia”,
për çka “Ahmet Zogu e mori garancinë e parë, ndërsa më pas në vitin 1927 ai pranoi ta
nënshkruaj Paktin e Aleancës mbrojtëse për 20 vjet, me çka pranoi qindra e qindra miliona
lira për ndërtime të ndryshme publike.”616 Gjithashtu Zogu përpiqej për t'i bindur italianët se
nuk ishte vegël e jugosllavëve, duke u prononcuar për marrëdhënie të mira me të gjitha
shtetet fqinje617. Këtë bindje Zogu u përpoq ta përforconte përmes paktit të dytë të Tiranës të
vitit 1927.618
612 Државен архив на Република Македонија ( ДАРМ).Фонд Војно Историски Инстут (më tej.ВИИ),
Mикрофилм. 346. Пов.1., Тирана 1-I-1929 год. 613 Mero Baze, Shqipëria dhe lufta në Kosovë, Tiranë: Koha, 1998, 39. 614 Ushtelenca, Diplomacia , 70. 615 Marco Dago, Kosovo - Albanesi e serbi, Le Radici del conflikto Cosenza: 1999, 147. 616ИвоАндрић,ДипломатскиСписи, Просвета;Београд:223. 617 Fisher, Mbreti, 87. 618Historia e Popullit Shqiptar, III, 266.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
107
Tendenca e qeverisë jugosllave për t'u implikuar në politikën shqiptare e përforcoi më
tej mosbesimin e Zogut ndaj jugosllavëve. Zogu mendonte që në rast se do t'i nevojitej të
ndërmerrte një politikë irredentiste, gjithsesi ajo do të drejtohej kundër Jugosllavisë, ku
jetonin mëse gjysma e popullit shqiptar. Mbështetur në nuhatjen e hollë diplomatike që
posedonte Zogu, ai ndihej më i sigurt kur krijonte marrëdhënie me shtete më të mëdha dhe që
gjeografikisht ishin larg619.
Njëjtë me Andriçin, do të shprehet edhe përfaqësuesi ushtarak i Mbretërisë Jugosllave
në Tiranë. Ai në Elaboratin dërguar Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, më 1 janar 1929, veç
të tjerash vë në dukje se përpjekjet e stafit diplomatik e ushtarak jugosllav, të akredituar në
Shqipëri “për krijimin e një klime opozitare projugosllave pothuajse tërësisht janë shterur”.
Madje, sipas tij, një situatë e tillë kishte ardhur që nga rikthimi i Ahmet Zogut në Shqipëri,
përkatësisht, menjëherë pas Paktit të Tiranës, ku, siç pohon ai: “Fanolistët, serbofilët dhe të
gjithë të tjerët, u detyruan ose ta ulin kryet dhe të tërhiqen tërësisht nga jeta politike ose të
emigrojnë”. “Të njëjtit njerëz”, thuhej më tej në elaborat “të cilët deri në vitin 1926, para
përfaqësuesve dhe arkave tona e hiqnin thellë kësulën, posa e panë se dikush ofron edhe më
shumë, në mënyrë heroike na e kthyen shpinën, dhe në mënyrë konsekuente e kthejnë kokën
mënjanë, sepse edhe takimi dhe shikimi jonë tash i nevrikos.” (D. 1).
Mirëpo, nga dokumentacioni i përmbledhur në këtë vëllim del se, Ahmet Zogu, i
vetëdijshëm se qeveria jugosllave nëpërmjet disa bajraktarëve të veriut, siç ishin Gjon Marka
Gjoni, Taf Kaziu, Alush Aga etj., në çdo moment mund të krijonte trazira dhe çrregullime,
urdhëroi që në këto krahina të vendoset rendi dhe qetësia në përputhje me dispozitat
kushtetuese e ligjore të shtetit. Për rrjedhojë, në këto zona u vendosën forca të shumta të
xhandarmërisë dhe të ushtrisë kombëtare. (D.1, 6).
Mënyra e re e funksionimit të shtetit, nuk i shkonte për shtat politikës së Beogradit,
sepse mundësitë për përfitimin e ndonjë bajraktari ishin shumë të vogla. Shpresa e vetme për
ta, që mund ta rikthente gjendjen në favor të tyre, ishte bajraktari i Mirditës, Gjon Marka
Gjoni, i cili në atë kohë konsiderohej njeriu më besnik i politikës jugosllave. Mirëpo, edhe ai
në takimet e fshehta që i mbante me të deleguarin ushtarak jugosllav, ankohej se hapësira e tij
për veprim ishte ngushtuar, deri në ato përmasa saqë ishte e pamundur të bënte ndonjë hap
konkret kundër politikës qeveritare shqiptare. (D.1.4.5.6.7).
Një çështje tjetër, që çoi drejt acarimit edhe më të madh të marrëdhënieve midis
këtyre dy shteteve fqinje, ishte kur më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese shpalli
619 Fisher, Mbreti , 94.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
108
Shqipërinë Monarki, ndërsa Zogun “Mbret i gjithë shqiptarëve” duke i dhënë titullin Zogu i
Parë. Ky akt i guximshëm dhe atdhetar, nënkuptonte se Zogu dhe qeveria e tij, në të ardhmen
do të angazhohen më shumë për pjesën shqiptare nën pushtimin jugosllav. Këtë e kishte të
qartë edhe Beogradi zyrtar, prandaj në prag të kësaj shpalljeje, legata jugosllave në Tiranë,
insistonte që fjalia “Mbret i gjithë shqiptarëve” të zëvendësohet me fjalinë “Mbret i
Shqipërisë”. Mirëpo, siç thuhet në një analizë të shërbimit sekret jugosllav me titull
“Shqipëria midis dy luftërave”, “..mbështetur në paktin e Tiranës dhe me mbështetjen e
Italisë, Zogu ishte këmbëngulës. Pa marrë parasysh insistimin tonë, Shqipëria, i lëshoi sytë
brenda kufirit tonë, në Kosovë dhe Metohi. Përsëri u ringjallën rrymat irredentiste.....”
Burimet e kësaj përmbledhjeje vënë në dijeni se në vitin 1929, qeveria shqiptare ngriti
problemin e Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila deri në atë kohë ishte nën kontrollin e plotë të
kishës ortodokse greke dhe pjesërisht asaj serbe. Ndikimi i grekëve tek popullsia shqiptare e
besimit ortodoks, ishte shumë i madh, veçmas kjo në pjesën jugore të shtetit, ku kishin rreth
100-120 shkolla kishtare dhe nëpërmjet tyre zbatonin politikën asimiluese. (D. 26). Për
rrjedhojë në Korçë u mbajt Kongresi i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, në të cilën u
hartua Kushtetuta e parë e kësaj bashkësie fetare në Shqipëri. Në dispozitat e saj, përveç të
tjerave thuhej: “..klerik mund të jetë vetëm ai që përveç shtetësisë shqiptare duhet të jetë edhe
për nga gjaku dhe prejardhja shqiptare, ndërsa gjuha kishtare patjetër duhet të jetë vetëm në
gjuhën shqipe...” (D. 6). Me këtë nënkuptohej se të gjithë klerikët dhe peshkopët që nuk janë
me kombësi shqiptare dhe nuk e njohin gjuhën shqipe duhet të zëvendësoheshin me
shqiptarë. Një vendim i tillë krijoi revoltë dhe pakënaqësi tek përfaqësuesit diplomatik të
Greqisë dhe Jugosllavisë të akredituar në Tiranë. Mirëpo, përkundër insistimit të tyre që të
ruhen “të drejtat e tyre kishtare në Shqipëri”, qeveria shqiptare nuk u tërhoq nga vendimet e
marra në Kongresin e Korçës.
Me vite të tëra është komentuar e diskutuar se Zogu i ka dhënë ndonjë obligim të
shkruar qeverisë jugosllave për marrëdhëniet e ardhshme midis dy shteteve. Kjo është
tërësisht e pavërtetë. Në bisedimet me ta ka kërkuar zgjidhjen e pikave kontestuese. Janë
shkëmbyer mendime edhe për gjithë atë që shkaktoi e që do të shkaktonte edhe në të ardhmen
mosmarrëveshje. Zogu premtoi, si në formë të obligimit gojor:
- “Se do ta pranoj tezën tonë përkatësisht tejkalimin të atij kontesti kufitar kah Ohri.
Ne nuk mundeshim të tërhiqeshim nga Manastiri Shën Naumit dhe kontesti ishte i
rëndë, për faktin se nga ana shqiptare ishin anglezët, ndërsa nga ana jonë vetëm
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
109
francezët. Se do të merrte përsipër rishqyrtimin e serishëm të kullotave të
Vermoshit dhe rrugët kalimtare. E kishim të domosdoshëm zgjidhjen e atij
kontesti i cili shkaktonte incidente të përhershme midis Kuçeve dhe shqiptarëve;
se do ta shpërbëj “Komitetin e Kosovës”. Lidhur me këtë kaçakët që kryejnë
krime në territorin e SKS-së të konsiderohen si fajtor nga e drejta e përgjithshme,
e jo fajtor politik620; se çështja e kishës ortodokse shqiptare si dhe çështjen e
kryetarit të saj, nuk do ta shqyrtonin pa konsultimin e Patrikanës Serbe621. Këtu
vëmendja iu kushtua intrigave italiane, në pikëpamjen e Kishës Unijate dhe
përpjekjet e saj për ti bindur ipeshkët shqiptar në favor të krijimit të Kishës
Shqiptare Unijate. Se kisha shqiptare e serbe do të gjejnë zgjidhje miqësore,
përkatësisht ipeshkvin serb në Shkodër dhe juridiksionin e tij; ne për këtë veçmas
insistonim në Shkodrën dhe Vrakën, si dhe në 11 fshatra shqiptare në rrethinën e
Korçës. Tash më edhe më herët u vu në dukje se kryheshin infiltrimet e mësuesve
bullgar dhe të klerit egzarkik, të cilët kryenin propagandë dhe përfitonin përkrahës
të VMRO-së; se çështja e shkollave serbe në Shkodër dhe fshatin Vrakë do të
zgjidhet në mënyrë të volitshme, si dhe çështja e shkollave serbe në 11 fshatrat
maqedonase në rrethinën e Korçës; rreth çështjeve të marrëdhënieve ekonomike,
se do të fillohet me negociatat për një marrëveshje tregtare. Shqipëria menjëherë
do ta shqyrtoj çështjen e lehtësirave për kalimin kufitar në sektorin e Prizrenit.
Qeveria e SKS-së, ngjashëm do të veproj në sektorin e Shkodrës, prona e të cilëve
u kishte ngelur brenda territorit jugosllav622. Më tej, Shqipëria të mundësoj
krijimin e një enti të hollave në Shkodër për kapitalin jugosllav. Qeveria shqiptare
nuk do të nënshkruaj as çfarë marrëveshjeje e as hua për ndërtimin e hekurudhave
pa ndonjë marrëveshje paraprake me qeverinë e SKS-së623. Anijeve tregtare
jugosllave do t’u mundësohet e drejta e lundrimit në ujërat shqiptare. Lundrimi i
Adriatikut nga ana e tyre obligohen të mbajnë linjën Trieste – Rjekë – Santa
Marija, me dy anije gjysmë të rënda dhe ndalesën e rregullt në Durrës dhe Vlorë,
620 Ceno Beu, të cilit iu dha pozita në MPB-së në qeverinë e ardhshme, në këto suaza dha premtime më precize,
se do të likuidojë kaçakët më gjakpirës si dhe «të gjelbërit'' nga Mali i Zi, të cilët me Sava Raspopoviqin,
strehoheshin diku për rreth Shkodrës, në tërësi i plotësoi. 621 Pas kësaj pike fshihej kombinimi kundër Patrikanës së Stambollit, e në instancë të fundit edhe kundër
Greqisë. 622Banka serbe vëllezërit Zyber, në kapitalin e së cilës kryesisht merrte pjesë MPJ-ë (me pesë milion dinarë). 623Kjo pikë u fut në rend dite, për shkak të lajmeve se kapitali italian ka sonduar terrenin në Londër se
interesohet kapitali anglez për ndërtimin e hekurudhës në Shqipëri. Italianët futën idenë ambicioze që t’i
tërheqin trenat nga Durrësi në Bari, me çka – siç konsiderohej në Beograd – linja e Vardarit do ta humbiste
peshën.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
110
ndërsa fakultative në Shën Gjin. Përveç kësaj, anijet jugosllave, detyrimisht do të
kenë lundrime të rregullta në Liqenin e Shkodrës e të Ohrit; se qeveria shqiptare
do të favorizoj shkollimin e qytetarëve shqiptar në shkollat dhe universitetet
jugosllave. Jugosllavia nga ana e saj do të përcaktoj bursa për qytetarët shqiptar
dhe në Beograd do të hap një internat shqiptar”624.
Nga ana tjetër, Zogu kërkoi vazhdimin e ndihmës materiale deri në përfundimin e
huasë625, por edhe vazhdimin e ndihmës për ushtrinë shqiptare sidomos për artileri fushore e
malore626. Edhe nga pikëpamja ekonomike, italianët ishin zgjidhja më logjike. Italianët para
luftës nuk patën besim te Zogu pasi ai ishte në favor të politikës austro-hungareze kundër
Italisë, kurse në vitin 1920 kishte kontribuar për dëbimin e forcave italiane nga Vlora. Zogu u
konsiderua nga Italia tërë kohën si njeri me qëndrime pro jugosllave për shkak të
kundërvënies ndaj thirrjeve të nacionalistëve kosovarë, ndërkohë që nacionalistët, ndër të
cilët shquhej Hasan Prishtina, kishin pasur një mbështetje të konsiderueshme financiare nga
Italia627. Më vonë, gjithçka ndryshoi, sepse italianët dhe Zogu kishin arritur në përfundim se
pavarësisht nga e kaluara e ardhmja mund t’i lidhte628. Ishte më se e qartë se Zogu e kishte
hedhur shikimin drejt Romës. Manovrimet e tij diplomatike ishin të jashtëzakonshme dhe
tejet sekrete.
Për t'ia kthyer shpinën Jugosllavisë ai ishte i vetëdijshëm se nevojitej që të
bashkëpunonte me një shtet të fuqishëm që mund t'i kundërvihej Jugosllavisë.629 Beogradi e
kishte kuptuar që Ahmet Zogu nuk ishte kukull në duart e tij. Për t'iu kundërvënë qëndrimit
të Zogut mbreti Aleksandër u sugjeroi italianëve që ta ndanin Shqipërinë mes tyre630. Por
Italia që kishte siguruar pozita favorizuese në Shqipëri nuk u pajtua me këtë propozim. Zogu,
nga 23 deri më 26 gusht pranoi marrëveshjen e fshehtë ushtarake me Italinë për t'iu
kundërvënë jugosllavëve 631. Në këtë pakt sekret ndër të tjera theksohej: "Sa herë që
pavarësia dhe integriteti të vihen në rrezik nga ndonjë shtet ballkanik, qeveria italiane
624.Me internatin dhe studentët MPJ pati deri 100 bursistë shqiptarë. 625Pas rimarrjes së pushtetit mori edhe 20.000 napolona dhe atëherë ndodhën vështirësia dhe mosmarrëveshjet. 626 “Shtabi i Përgjithshëm ishte kundër dhënies madje edhe të një tyte pushke shqiptarëve. E dinim se gjeneral
Petar Peshiç kishte folur se nuk i jep topat “që shqiptarët ti kthejnë kundër vendit tonë”. Ndërsa italianët me
padurim pritnin ti armatosin ushtrinë shqiptare”. 627 Fisher,Mbreti, 99. 628Po aty, 99. 629Historia e Popullit Shqiptar III, 266-267. 630 Ismet Dermaku, Velike sile i Albanija od 1918-1927 godine, në Vjetarin e Arkivit të Kosovës, 73. 631 Fisher, Mbreti, 106.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
111
detyrohet të ndihmojë moralisht dhe materialisht Shqipërinë dhe regjimin e Zogut"632. Nga
realizimi i këtij pakti sekret natyrisht që Zogu në planin afatgjatë mendoi edhe për çështjen e
shqiptarëve në Jugosllavi. Përmes paktit ai arriti të marrë nga Italia një garanci nga kërcënimi
i mundshëm ushtarak jugosllav, e madje edhe që ta fitonte të drejtën e përfshirjes së Italisë në
luftë me shpresë që t’i shkëpuste territoret shqiptare në Jugosllavi633. "Nëse Shqipëria
sulmohet nga Jugosllavia, Italia detyrohet të hyjë në mbrojtje të saj. Nëse Jugosllavia do
sulmojë Italinë, Shqipëria detyrohet që me kërkesë të Italisë t'i deklarojë luftë Jugosllavisë.
Në të dy rastet, nëse do bëhen kompensime territoriale qeveria italiane do t'i dorëzojë
Shqipërisë territoret jugosllave të banuara nga popullsia ku shumica flasin shqip."634.
Më 27 nëntor 1926 në Tiranë u nënshkrua pakti italo-shqiptar i njohur me emrin Pakti
i Parë i Tiranës635. Ky pakt i dha goditje të rëndë synimeve jugosllave. Sipas burimeve
diplomatike italiane Pashiqi para se të vdiste kishte thënë për presidentin Ahmet Zogu:
"Gjatë jetës time kam kontaktuar me njerëz të racave dhe të kapaciteteve të ndryshme, por
vetëm njëri diti të ma hedhë në mënyrë të turpshme. Një malësor shqiptar, pikërisht ai që e
kam përkëdhelur më shumë dhe e kam trajtuar më mirë nga të tjerët."636 Kjo thënie në
punime të ndryshme interpretohet në forma të ndryshme637.
Më 27 maj 1927 u arrestua nga forcat e sigurisë shqiptare për veprimtari spiunazhi në
dëm të shtetit shqiptar, Vuk Gjurashkoviqi. Jugosllavët reaguan ashpër kundër këtij arrestimi
dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të tij. Zogu e refuzoi këtë kërkesë të Beogradit gjë që
shkaktoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të Beogradit me Tiranën638. Ceno Bej
Kryeziu në anën tjetër si përfaqësuesi shqiptar në Beograd, dhe si mik i jugosllavëve, filloi që
t’i kundërvihej hapur politikës zyrtare shqiptare639. Edhe pse Zogu e largoi atë nga Beogradi
dhe e emëroi ministër në Pragë, e la njëkohësisht edhe ministër në Beograd. Ceno Begu u vra
në atentatin e bërë më 14 tetor 1927 në kafenenë "Passage" në Pragë nga studenti shqiptar
nga Elbasani, Alqiviadh Bebi640. Vrasja e tij u gjykua më së shumti nga shtypi jugosllav.
Gazeta “Novosti” e datës 16.10.1927 shkruante se vrasja e Cena Beut ishte dirigjuar nga
632 Po aty, 106. 633 Fisher, Mbreti, 106. 634 Ushtelenca, Diplomacia, 87. 635Historia e popullit shqiptar II, 566. 636AQSH, F. 251, V. 1930, D. 148. Relacion i përgatitur nga italianët mbi marrëdhëniet e Ahmet Zogut me
Italinë, 30. 637 Ushtelenca, Diplomacia, 155. 638Historia e Popullit Shqiptar, III, 267; Fisher, Mbreti,135. 639 Jusuf Osmani, Vrasjet në Pragë e Cena Beut - 1927 dhe Alqiviadh Bebit - 1928 (sipas burimeve arkivore)
Prishtinë, 1997, 45. 640 Osmani, Vrasjet,67; Duka, Histori, 170.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
112
Tirana641. Vitet 1926-1929 kanë qenë vitet më të vrullshme për hartimin e legjislacionit të
reformave të tjera në fushën ekonomike e sociale642.
Problemi themelor me të cilin u ndesh seriozisht dhe për një kohë të gjatë diplomacia
evropiane midis dy luftërave ishte ai i sigurisë së paqes në Kontinent. Problemi i sigurisë
buronte para së gjithash nga fuqizimi i gjithanshëm ekonomik dhe ushtarak i Gjermanisë nën
udhëheqjen e Hitlerit. Kësisoj diplomacia evropiane iu përvesh përpjekjeve serioze për të
realizuar procesin e çarmatimit. Ky proces synonte të frenonte rritjen ushtarake të Gjermanisë
si e vetmja mënyrë për të realizuar një lloj balancimi ushtarak në Kontinent.643
Mungesa e doktrinave nacional-shoviniste, racore dhe të përcaktimit fetar e bëri
Shqipërinë në fakt një nga vendet më zhvillimet politike të brendshme më të qeta në rajonin e
midis Dy Luftërave. Gjithashtu mungesa e këtyre doktrinave që ushqeheshin nga nazizmi dhe
nga komunizmi e mbajtën Shqipërinë një faktor paqeje e stabiliteti rajonal për një periudhë
të konsiderueshme.644 Kjo paqe dhe ky stabilitet i konvenuan shumë Shqipërisë për të
ndërtuar institucionet shtetërore bazë të brendshme dhe të jashtme si dhe për të ndërtuar një
politikë të jashtme dhe diplomaci në funksion të plotë të mbrojtjes së interesave patriotike
shqiptare dhe për zhvillimin ekonomik e social të vendit që dilte pas një prapambetjeje shumë
të thellë.645
Statuti themelor i Republikës Shqiptare e definonte Shqipërinë si republikë
parlamentare të kryesuar nga një kryetar646. Kryetari i shtetit është garant i institucioneve, ai
siguron respektimin e kushtetutës, të ligjeve të tjera dhe të drejtave dhe lirive të shtetasve647.
Zogu në vitet e para të republikës, kishte arritur të zvogëlonte në një masë të madhe dhunën,
deri atëherë me përmasa të mëdha në Shqipëri dhe të realizonte një përparim paraprak të
brendshëm. Ndonëse pushteti i Zogut ishte i madh ai nuk ishte absolut, pasi u frikësohej
rrethanave të jashtme ndërkombëtare. Një mbret ashtu siç e kishin Anglia, Italia, Jugosllavia,
Greqia e vende të tjera evropiane ishte më e vështirë të ndikohej dhe të rrëzohej nga intrigat e
huaja, ose nga kryengritjet e brendshme se sa një president me një mandat të kufizuar
qeverisjeje 648.
641AQSH, F.251, V. 1928, D. 32, fl.40. 642 Aurela Anastasi, Institucionet politike dhe e drejta kushtetuese në Shqipëri 1912-1939, Tiranë: 1998. 643 Lisen Bashkurti, Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë, Tiranë: GEER, 2003, 200. 644Po aty, 233. 645Po aty, 234. 646Statusi themelor i Republikës shqiptare, Tiranë: 1925, "Fletore zyrtare" nr. 87, mars 1925; Anastasi,
Institucionet, 116. 647 Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë: 1998, 79. 648 Ushtelenca, Diplomacia , 199.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
113
Ahmet Zogu e kishte kuptuar se shpallja e tij Mbret nuk ishte vetëm ambicie e tij
personale por dhe e interesave e grupimeve politike që e mbështesnin atë. Edhe Italia duke
njohur ambiciet e Zogut dhe duke e shfrytëzuar vartësinë e tij e mbështeste këtë gjë.649
III.2. Kundërthëniet qeveri shqiptare - nacionalist kosovar
Çështja e Kosovës dhe problemi i saj kombëtar i pazgjidhur që nga qeveria e Ismail
Qemalit ka qenë një dimension i pashmangshëm i politikës së shtetit shqiptar. Edhe kur është
dukur që ajo politikë ka qenë e zbehtë, dhe kur ishte në plan të parë rëndësia e saj, ka qenë e
pandryshuar. Mënyra se si u përjetua, si u kuptua dhe si u reagua ndaj njohjes ndërkombëtare
të shtetit shqiptar, nga njëra anë, dhe copëtimi i territoreve të kombit shqiptar, nga ana tjetër,
përcaktuan çështjet kryesore mbi të cilat mendimi politik shqiptar u degëzua në dy qëndrime
të ndryshme të papajtueshme:
"Pyetja e parë: A duhet vazhduar menjëherë veprimtaria politike, duke përfshirë edhe
luftën e armatosur për përputhjen e kufijve të shtetit me kufijtë e shtrirjes së kombit apo
duhet filluar me forcimin, zhvillimin dhe përparimin e shtetit të krijuar brenda kufijve të
njohur ndërkombëtarisht?
Pyetja e dytë: A mund të zhvillohet, forcohet dhe të përparojë shteti i krijuar brenda
kufijve të njohur ndërkombëtarisht, apo brenda këtyre kufijve shteti i krijuar nuk do të mund
të bëhet as i zhvilluar dhe as i qëndrueshëm politikisht?”650.
Përgjigjja e këtyre pyetjeve i dallon dukshëm rrymat e nacionalizmit shqiptar nga
forcat e tjera politike shqiptare. Rrymat opozitare të nacionalizmit përballë tij paraqiten të
unifikuara, kurse dallimet e tyre përkojnë me probleme të tjera si forma e sistemit politik,
sistemit ekonomik, zhvillimin e përparimin e Shqipërisë në kuadër të kufijve politikë etj. Në
vlerësimin e këtyre problemeve që nuk përkojnë me nacionalen dhe nacionalizmin shqiptar
bashkohet me ndonjërin grup edhe ky i fundit dhe aty nuk ka divergjenca të theksuara651.
Sidomos situata e periudhës ndërmjet Dy Luftërave na jep një mundësi të jashtëzakonshme
për t'i përcaktuar kufijtë dhe potencialin e nacionalizmit dhe të shteteve-kombe652. Një ndër
elementët përcaktues në marrëdhëniet e qeveritarëve shqiptarë me nacionalistët kosovarë
649 Arben Cici , Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920 - 1934, Tiranë: Afërdita, 2002, 150. 650 Feraj, Skicë, 147. 651 Po aty. 652 E.J.Hobsbaum, Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780 - programi, miti, realiteti, Tiranë: Toena, 1996, 132.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
114
ishte edhe qëndrimi që mbanin qeveritarët ndaj elementit shqiptar në Jugosllavi. Kryesisht
marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Jugosllavinë ishin të acaruara 653.
Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe në periudhën ndërmjet dy Luftërave
Botërore përfaqësues i nacionalizmit shqiptar, konsiderohet Hasan Prishtina654. Ai i
përmbahet parimit të bashkimit të trojeve etnike shqiptare. Format konkrete të veprimtarisë
kombëtare të tij përcaktohen dhe logjikisht dalin nga ky parim.
Vangjel Koça në librin e tij “Në udhën e shqiptarizmës” theksonte: “Një popull që heq
dorë prej së drejtës së një mendësimit të njësisë kombëtare të tij është popull pa vlerë etike.
Po lavdi zotit kjo ndërgjegje e detyrës nuk mungon në Shqipëri. Vetëm po ta kemi Kosovën
ne mund të ngremë një shtet të lirë dhe të vetëmjaftueshëm. Me Kosovën do të sigurojmë
dalëngadalë edhe pavarësinë ekonomike me bazë në mes ndërvarësisë (inter-depandance)
ekonomike e cila është një ligj që lidh ndërmjet tyre kombet e ndryshme kontinentalë dhe
interkontinentalë. Fuqia profilike (e shtesës së njerëzve) jonë dyfishohet duke pasur Kosovën.
Pesha e një milion njerëzve është shumë më e pafuqishme se ajo e dy milion njerëzve.
Kosova ne na duhet medoemos jo vetëm për arsye biologjike, për aftësi ekonomike dhe peshë
politike, por edhe për zhvillimin e jetës mendore. Ne vetëm duke pasur Kosovën mund të
jemi të zotët të ngremë një shtet që të jetë i denjë për këtë emër”655.
Në vijim theksohej: “Kosova duhet të jetë shqiptare sepse është shqiptare. E drejta
jonë etnike mbi Kosovën mbështetet kryesisht mbi këtë parim shpirtëror të pabisedueshëm.
Të mirat që do të rrjedhin pastaj nga Kosova për tërë Shqipërinë vinë në radhë të dytë.
Përmbi interesin dhe shpesh kundër interesit zotëron gjithmonë zëri i gjakut i gjuhës dhe i
historisë, që mbajnë kombet në këmbë dhe i shpëtojnë nga rrebeshet e shekujve”656.
Shteti shqiptar për vite të tëra nuk do të kishte normalitet, pasi i ndarë ashtu siç ishte,
do të ishte pikërisht çështja e Kosovës dhe problematika e saj, ajo që do t’i kthehet në një
shqetësim të brendshëm dhe të jashtëm. Ishte kjo çështje njëherësh, me të cilën do të
detyrohet të konfrontohet në mënyra të ndryshme, gjë që ishte edhe e pashmangshme kur
dihej se cili ishte roli i Kosovës si një epiqendër e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që kishte
çuar te shpallja e shtetit të pavarur shqiptar. Shqipëria duhej të pajtohej detyrimisht me ketë
fat në përputhje me logjikën shtetërore që binte në kundërshtim me atë kombëtare. Ky
shqetësim bëhej edhe më i madh pasi Lëvizja Irredentiste kishte akumuluar energji të madhe
653Historia e Popullit Shqiptar, III, 73. 654 Feraj, Skicë , 148. 655 Vangjel Koça, Në udhën e shqiptarizmës, Tiranë: PHOENIX, 1999, 66. 656 Po aty, 66.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
115
në Shqipëri, jo vetëm midis kosovarëve të shumtë nga radhët e elitës politike që ishte
strehuar në Shqipëri, por se aty kishte mbështetur shpresat që do ta kthente atdheun e
humbur dhe do t’i realizonte aspiratat kombëtare në përputhje me konceptin e Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare që ishte vënë në veprim nga Kriza Lindore e tutje, por edhe te pjesa më
e madhe e shqiptarëve, të cilët kishin bindjen se pa Kosovë nuk mund të kishte Shqipëri të
natyrshme, siç nuk mund të kishte as Kosovë pa shtet shqiptar. Ky qëndrim bëhej edhe më
tronditës kur kihej parasysh se pikërisht kjo ndërlidhje mund t’i kthehej në pengesë shtetit
shqiptar të pakonsoliduar ashtu siç mund t’i kthehej në kob vetë Kosovës dhe popullatës së
saj nga një veprim aventuresk.657
Nacionalizmi shqiptar u dallua nga ideja e vazhdimësisë së aktivitetit politik, duke
mos e abstraktuar edhe luftën e armatosur për realizimin e bashkimit kombëtar.658 Përderisa
nacionalizmi shqiptar ishte ithtar madje i luftës së armatosur për bashkimin kombëtar,
qëndrimet qeveritare shqiptare ishin përkrahja e shqiptarëve në anën ndërkombëtare, duke
ruajtur neutralitetin dhe duke iu shmangur konfliktit të armatosur.659
Nacionalizmi shqiptar në orientimin për luftën e armatosur si variant i mundshëm për
bashkimin kombëtar nisej nga besimi se lufta e armatosur për bashkimin kombëtar jo vetëm
nuk e shkatërronte shtetin e krijuar shqiptar, por përkundrazi ishte një mbrojtje e tij. Kësaj i
atribuohet edhe thënia e Hasan Prishtinës "Çetat kryengritëse të Kosovës përveç luftës për
liri, ato bashkë me ushtrinë kombëtare përbëjnë ballin e frontit në mbrojtje të atdheut tonë
Shqipnis."660. Një qëndrim i tillë nuk ishte i pabazë. Luftërat dhe kryengritjet e shumta të
organizuara nga nacionalistët shqiptarë të Kosovës gjatë viteve 20 dhe përpjekjet politiko-
diplomatike gjer në pjesën e parë të viteve 30 e detyruan politikën shovene serbe t'i
abstraktonte për herë të parë në historinë e vet të kohës së re, idetë tradicionale për pushtimin
në minimum të pjesës veriore të Shqipërisë661. Këtë e vërteton edhe thënia e princit Pavle me
rastin e propozimit të ndarjes së Shqipërisë në mes të Italisë e Jugosllavisë: "Kemi aq shumë
shqiptarë brenda kufijve që na shkaktojnë aq shumë trazira saqë nuk kam kurrfarë dëshire ta
shtoj numrin e tyre"662.
657 Jusuf Buxhovi, Kosova nga Konferenca e Londrës deri te pretektorati ndërkombëtar, Prishtinë: Faik Konica,
2012. 658 Izajah Berlin, Idetë filozofike të shekullit XX dhe katër ese për lirinë, Bari: “Onufri”, 1996. 659Historia e Popullit Shqiptar, III, f. 74. 660 Ajet Haxhiu, Hasan Prishtina dhe lëvizja patriotike e Kosovës, Tiranë, 1968. 661 Feraj, Skicë, 51. 662 Fisher, Mbreti, 286.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
116
Lëvizja nacional-çlirimtare e njohur me emrin “lëvizja kaçake” u zhvillua gjatë viteve
1918-1928 dhe kishte qëllim parësor çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.
Çetat çlirimtare patën shtrirje pothuajse në tërë Kosovën.663
Moto e nacionalizmit shqiptar ishte se Shqipëria nuk do të mund të forcohej
politikisht as ekonomikisht pa realizimin e bashkimit kombëtar. Një besim i tillë e nxirrte
veprimtarinë për bashkimin kombëtar në plan të parë, si parakusht i forcimit politik dhe
zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Në anën tjetër ekzistonte opozita e nacionalizmit, të cilën
e përfaqësonin pothuajse të gjitha qeveritë shqiptare. Ata përfaqësonin një sistem
pikëpamjesh politike jo nacionaliste në mendimin politik shqiptar. Motoja e tyre ishte
veprimtaria politike, duke iu shmangur luftës së armatosur.
Pikëpamjet e nacionalistëve shqiptarë që problemi kombëtar në fund të fundit duhej
të zgjidhej përmes luftës, për qeveritarët shqiptarë ishte një politikë iluzore apo aventurizëm
politik. Në mënyrë të veçantë dallohej Hasan Prishtina si luftëtar i pakompromis për
bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.664
Rrymat e tilla politike niseshin nga parimi se Shqipëria si shtet i vogël dhe i
paqëndrueshëm, duhej që ta ruante neutralitetin dhe të ndiqte politikë miqësie me të gjitha
shtetet. Besimi i tyre në dallim nga nacionalistët ishte që, Shqipëria e kufijve politikë mund
të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm politik dhe të zhvillohej ekonomikisht665.
Filluar nga këto divergjenca të theksuara mendimesh rreth çështjes kombëtare për
politikanët qeveritarë të Tiranës të viteve 20, ishte më i përshtatshëm Nexhip Draga si
politikan i moderuar se sa p.sh. Hasan Prishtina si politikan i pakompromis për çështjen e
Kosovës666. Dallimet ndërmjet dy grupimeve politike u thelluan aq shumë sa që në disa raste
ishin të pakalueshme. Fillimet dhe kundërvëniet në raportet midis dy grupimeve politike
ishin të hershme, por ato u vërejtën qartë në themelimin e kabinetit qeveritar të Hasan
Prishtinës, më 7 dhjetor 1921667. U fol shumë për jashtë kushtetueshmërinë e këtij kabineti,
apo për luftën për pushtet në mes të forcave të ndryshme, por iritimi më i madh ishte se
Hasan Prishtina ishte anëtar i Komitetit të Kosovës, i cili aludonte në vazhdimin e luftës për
bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, "në një periudhë kohore që shumica e shqiptarëve e
konsideronin të parakohshëm dhe të pamundur për momentin vazhdimin e këtij kursi, që do
663Historia e Popullit Shqiptar,III, 74. 664 Duka, Histori e Shqipërisë, 221. 665 Feraj, Skicë, f. 173. 666 Nexhmedin Spahiu, Ekuilibret shqiptare, Tiranë: “Marin Barleti” 169. 667 Kastriot Dervishi, Qeveritë e Shqipërisë në vitet 1912-2000, 55 Dossier, 30.5.2000, 10.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
117
sillte ndoshta edhe shkatërrimin e Shqipërisë."668. Kabineti i Hasan Prishtinës dha dorëheqje
më 12 dhjetor 1921, për të shmangur gjakderdhjen669, pasi në vend u krijua një situatë e
rrezikshme.670
Edhe Parlamenti i Shqipërisë, që i hapi punimet më 21 dhjetor 1921, u përpoq për
t’ua hequr mandatet deputetëve shqiptarë nga Kosova si komplotistë dhe me pretekstin se
viset që ata përfaqësonin ishin nën sundimin e Mbretërisë SKS671. Në mbrojtje të deputetëve
të Kosovës dhe akuzave se zgjedhjet ishin të parregullta, Hasan Prishtina iu drejtua me neveri
kundërshtarëve: "E njoh veten, siç tha z. H. Kadriu deputet të Drinit dhe përfaqësues i
Shqipnisë".672. Ndonëse këto mosmarrëveshje dhe ky problem u sqaruan hendeku ndërmjet
grupimit të nacionalistëve shqiptarë të Kosovës dhe grupimit jo nacionalist u thellua. Në
interes të qëllimit të tyre nacionalist, shqiptarët e Kosovës kishin rekrutuar në radhët e veta
luftëtarë të armatosur. Më 28 prill 1922, informohej nga Shkodra se Bajram Curri gjendej në
Krasniqe, ku përgatiste një forcë prej 500 vetësh ndërsa Hysni Curri lëviz me një fuqi
luftarake prej 150 vetësh673. Më 6 maj 1922, ministri i Jashtëm, Ahmet Zogu, e informon
Kryeministrinë që Bajram e Hysni Curri po propagandojnë se qeveria e sotme shqiptare
bashkëpunon me Serbinë dhe është kundër shpëtimit të Kosovës674.
Ndonëse përpjekjet e qeveritarëve shqiptarë për të krijuar stabilitet në vend e në
vazhdën e saj të luftonin edhe nacionalistët kosovarë këto përpjekje nga pala jugosllave nuk
merreshin si të vërteta dhe ishin të prirur që ta shihnin gjithë situatën me mosbesim.
Qëndrimi i qeverisë së Beogradit ishte që midis politikës së Ahmet Zogut dhe Bajram Currit
nuk ka kurrfarë ndryshimi dhe se grindjet e tyre kishin si qëllim final mashtrimin e
jugosllavëve675.
Nacionalistët e Kosovës vazhdimisht kërkonin mbështetje dhe aleatë për arritjen e
qëllimit të tyre. Një mbështetje të tillë e gjetën tek Italia. Shkaku i rivalitetit me Jugosllavinë,
ishte se Italia lidhi miqësi me Hasan Prishtinën, i cili ishte në luftë të vazhdueshme me
qeverinë e Tiranës. Sipas gazetës së Beogradit “Novosti” të datës 1 shtator 1923, Italia dhe
668 Dogo, Kosovo, 113. 669 Dervishi, Qeveritë, 10. 670Ç'thotë z. Hasan Prishtina, “Shqipni e re”, Konstancë, 29 janar 1922. 671 Abdyli, Hasan Prishtina, 111. 672Bisedimet e Këshillit Kombëtar 1921, 20. 673AQSH, F. 249, V. 1922, D. I /410, fl. 2. 674AQSH, F. 249, V. 1922, D. I/410, fl. 5. 675Pavle Joviçeviç-Mita Milkoviç, Lufta e komunistëve të Pejës 1918-1941, 143.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
118
Hasan Prishtina në vitin 1920, lidhën marrëveshje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë, gjë që
më vonë do t'u mundësonte bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet676.
Kundërvëniet midis nacionalistëve kosovarë dhe shtetit shqiptar, i cili po kalonte
momente të vështira për t’u vënë në themele të sigurta të njohjes ndërkombëtare, mund të
ktheheshin në kundërshtime dhe telashe të mëdha siç do të ndodhte në të vërtetë, kur shteti
shqiptar do të përdorte edhe forcën kundër kësaj lëvizjeje (në vitet 1923 dhe 1924). Kjo do të
tregohet po ashtu edhe me rastin e ndalimit të armëve për rezistencën e Kosovës, kur
Sulejman Delvina, në fillim të shtatorit do të dërgonte një delegacion në Shkodër për të hyrë
në bisedime me jugosllavët. Përfaqësuesit të saj Neshiq, iu bë me dije se qeveria shqiptare
nuk përkrahte kurrfarë veprimtarie të Lëvizjes së Rezistencës Kombëtare në Kosovë dhe se
nuk do të lejonte asnjë lloj veprimi që mund të çonte te armatosja e saj nëpërmes Shqipërisë.
Të njëjtat zotime u desh të bënte edhe qeveria e Iljaz Vrionit, e cila në nëntor 1920
zëvendësoi atë të Sulejman Delvinës, duke u afruar me britanikët, të cilët patën rol vendimtar
për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve677. Qeveria shqiptare dhe Iljaz Vrioni u
detyruan të parandalonin ndikimin e Italisë te Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” që
sipas tyre, mund të destabilizonte qeverinë shqiptare për qëllimet e veta.678
Qeveritarët shqiptarë përpiqeshin për krijimin e një stabiliteti të brendshëm, duke
luftuar nacionalistët e Kosovës. Hasan Prishtina, duke iu referuar shtypjes së Zonës Neutrale
të Junikut nga forcat e përbashkëta zogiste dhe serbe thekson: "Ky rast tregoi edhe njëherë se
lidhja e fatit të Kosovës me çështjen e zhvillimit demokratik është diçka e domosdoshme dhe
jetike. Ekzistimi i një qeverie patriotike në Shqipëri do të thoshte përkrahje e mbrojtje për
lëvizjen e Kosovës"679.
Eliminimin e Zonës Neutrale dhe luftën ndërmjet nacionalistëve të Kosovës dhe
qeveritarëve të Tiranës e pasqyron edhe gazeta "Vreme" e datës 24.1.1923680. Gjithashtu,
shtypi i Beogradit, sipas legatës shqiptare në Beograd, më 17 mars 1923 dërgonte lajme se,
edhe pas shkatërrimit të Zonës Neutrale, nacionalistët shqiptarë ishin këmbëngulës në idenë e
tyre dhe se Hasan Prishtina dhe Bajram Curri po përpiqeshin të dërgonin njerëz në Itali me
qëllim të kërkimit të të hollave në përkrahje të tyre681.
676AQSH, F. 251, V. 1923, D. 184, fl. 34. 677Historia e Popullit Shqiptar, III, 171. 678 Jusuf Buxhovi, Kosova - nga Konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar, Prishtinë: Faik
Konica, 2012, 153. 679 Feraj, Skicë, 154. 680AQSH, F.251, V. 1923, D. 191, fl. 23. 681AQSH, F. 251, V. 1923, D. 184, fl.17.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
119
Më 18 mars 1923, gazeta "Radikal" e Beogradit informonte se Bajram Curri dhe
Hysni Curri në kundërshtim me qeverinë e Shqipërisë po përpiqeshin të turbullonin
Shqipërinë e Veriut682, kurse më 23 qershor 1923 gazeta "Novi list", po ashtu e Beogradit,
shkruante ndër të tjera: "Komiteti i Kosovës është shpirti i kryengritjes. Nuk mund të
konstatohet se kryengritjen në Shqipëri e ndihmojnë të hollat e Italisë. Arsyet e kryengritjes
janë dëshira për të qeverisur dhe urrejtja kundër shtetit tonë"683.
Zona Neutrale u kthye në çerdhe të lëvizjes çlirimtare të Kosovës dhe mbeti e tillë
deri në dhjetëditëshin e tretë të janarit të vitit 1923.684 Bajram Curri ndiqej vazhdimisht për
veprimtarinë e tij antiqeveritare. Për këto u diskutua edhe në Parlamentin Shqiptar. Deputeti
Ali Këlcyra, duke kërkuar faljen e Currit, do të deklaronte: "Shërbimet që i ka bërë atdheut
janë të njohura nga të gjithë. Curri është fytyrë historike në fushën e patriotizmit. Mendoni
vetëm ato male ku sot Bajram Curri fshihet ta shpëtojë jetën e tij nga ushtria kombëtare që e
ndjek".685 Dihet që Bajram Curri u vra më 29 mars 1925, te gryka e Matinës në Dragobi.686
Qeveritarët e Shqipërisë deklaronin se nacionalistët po përhapnin lajme se gjoja
qeveritarët nuk e dëshironin çlirimin e Kosovës. Me parulla absurde dhe të dobëta të tilla si,
“toskët s'e duan Kosovën", të fabrikuara nga armiqtë e brendshëm, që fatin e Shqipërisë
donin ta lidhnin me politikën italiane, e përpunuan dhe e besuan si një politikë realiste dhe të
sinqertë shumica dërrmuese e shqiptarëve nga Kosova. Këta të influencuar edhe nga kushtet
e vështira të emigracionit, u hodhën pa rezerva në një luftë të tillë. I tërë qëllimi ishte rrëzimi
i qeverisë dhe ardhja e një qeverie italofile në fuqi për ta shpëtuar Kosovën nga serbët."687.
Ndërkaq gazeta "Vreme" shprehte frikën serioze mbi ndikimin e shqiptarëve nga
Kosova në qeverinë e Shqipërisë, duke marrë detyra të rëndësishme në politikën shqiptare.
Sipas “Vremes” me përjashtim të Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit, që mbajnë politikën e
dyfekut si armiq të njohur të regjimit, shqiptarët nga Kosova lozin rol të madh në politikën e
brendshme, përfshirë këtu edhe Bedri Pejanin dhe Rexhep Mitrovicën si ministër i Arsimit në
qeverinë e Zogut688. "Kosovarët përgjithësisht tregojnë interes të madh për politikën dhe e
drejtojnë kundër interesave tona. Dëshira e tyre është që politikën e Shqipërisë ta orientojnë
682AQSH, F. 251, V. 1923, D. 70, fl.11. 683AQSH, F. 251, V. 1923, D. 184, fl.41. 684Historia e Popullit Shqiptar, III, 465. 685 Gazeta “Ora e maleve”, Shkodër, 10 qershor 1923. 686 Duka, Histori e Shqipërisë , 161. 687 Vllamasi, Ballafaqime , 147. 688AQSH, F. 251, V. 1923, D. 184, fl. 46.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
120
kundër shtetit tonë, në kundërshtim me politikën e Ahmet Zogut që është për fqinjësi të
mirë."689
Që qeveritarët e Tiranës nuk ishin të përgatitur për një politikë nacionaliste dëshmon
edhe një letër e Mithat Frashërit dërguar Bedri Pejanit në të cilën ndër të tjera shkruante:
"Kosova nuk mund ta ndihmojë Shqipërinë. Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën. Për ta
ndihmuar Kosovën Shqipëria duhet të forcohet. E për t'u forcuar Shqipëria, ajo duhet të ketë
marrëdhënie të mira me fqinjët. Kjo do të thotë t'i kemi punët mirë me serbët dhe grekët. Po,
për të pasur ne punët mirë me serbët, kosovarët nuk duhet të rebelohen."690.
Nisur nga ky parim në rrethanat e caktuara të varfërisë ekonomike dhe politike lihej
gjithmonë e hapur mundësia që qeveritë shqiptare të dobëta, të mos kishin forcë që të
përballonin presionin greko-serb dhe fuqitë e tjera përkrahëse të tyre. Qeveritë shqiptare
detyrimisht do t'i nënshtroheshin këtij presioni për të luftuar nacionalizmin shqiptar, e në
kuadër të kësaj u luftuan edhe liritë e tjera demokratike. Ndjenja e pafuqisë përballë këtij
presioni krijonte përshtypjen dhe frikën te nacionalizmi shqiptar se sistemet politike
jodemokratike do të jenë të përhershme në Shqipëri691. Pra, diplomacia shqiptare do të duhej
në mënyrë të veçantë t'u ruhej kurtheve të ndryshme të shteteve fqinje që deklaroheshin për
fqinjësi të mirë, e tërë kohën pretendonin vetëm realizimin e interesave të veta.
Madje, shqiptarët akuzoheshin nga fqinjët si anarkistë dhe pa ide shtet formuese. Në
këto akuza kishte edhe realitet nëse shikohej sa kohë shqiptarët kishin qenë të pushtuar dhe
kur u krijua shteti shqiptar. Por edhe te shqiptarët, sidomos në kohën e regjimit të Zogut, zuri
të rrënjoset ideja shtetformuese692. Gjithsesi te shqiptarët nuk mungonte ideja për ta zgjidhur
problemin e tërësishëm kombëtar, por mungonin mjetet për ta realizuar atë. Madje, vetë
problemi kombëtar ishte krijuar në mungesë të mjeteve për mbrojtjen e tij dhe nga animet e
Fuqive të Mëdha.
Nacionalistët u bënin presion qeveritarëve që të arrijnë ta bindin faktorin
ndërkombëtar për drejtësinë e çështjes së pazgjidhur kombëtare dhe jo t'i minimizojë
kërkesat e kësaj pjese të popullsisë. Filluar nga ky parim, vendosjen në Shqipëri të një
sistemi politik demokratik, nacionalizmi shqiptar e shikonte si rrethanë që e lehtëson
veprimtarinë e tij dhe atë të përpjekjeve të përbashkëta për bashkimin kombëtar. Gjithsesi,
edhe qeveritë shqiptare ndodheshin në një pozitë delikate. Në njërën anë e drejta e ligjshme
689 Gazeta "Vreme", Beograd, 22 qershor 1923. 690 Spahiu, Ekuilibret ,1997 691 Po aty. 692 Koça, Në udhën e shqiptarizmës, f. 63.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
121
për t'u interesuar për fatin e bashkëkombësve të vet, kurse nga ana tjetër kujdesi i
mosacarimit të marrëdhënieve me shtetet fqinje që do ta dëmtonte shtetin e pakonsoliduar
shqiptar. Diplomacia e qeverive shqiptare në marrëdhënie me shtetet fqinje, e në veçanti me
Jugosllavinë, lidhur me çështjen e Kosovës, nuk do të thoshte që parimisht qeveritë shqiptare
nuk e kishin ndjenjën e solidaritetit vëllazëror me popullin shqiptar në Jugosllavi. Për
nacionalistët shqiptarë armiqtë kryesorë të shqiptarëve vazhdojnë të mbeteshin sllavët
(serbët) dhe grekët. Sipas konceptit nacionalist, marrëdhëniet miqësore dhe të fqinjësisë së
mirë të shtetit shqiptar me Mbretërinë SKS e Greqinë, si armiq të shqiptarëve, ishin të
pamundura dhe "iluzore"693.
Ndërsa, duke u shprehur për idenë e konfederatës ballkanike dhe parullën serbe
"Ballkani ballkanasve", një ndër nacionalistët më të theksuar shqiptarë Hasan Prishtina, do të
shprehej në gazetën "Ora e Shqipnisë" më 22 maj 1928: "Pikë së parit duhet vnue re se në
politikën me shtetet e huaja fjalëve "miqësi e simpati" unë nuk u ap tjetër vështrim veçse atë
të një interesi reciproke. Merret vesh prej vetvetiu të një interesi reciprok të nji shtetit me nji
shtet tjetër e jo me nji shtet e me nji person apo me nji klasë. Unë jam kenë dhe jam prap sot
anmik i serbit politikës jugosllave në Shqipni, pse kam kenë dhe jam prapë sot plotësisht i
bindun qi interesat e atij shtetit janë fare në kundërshtim me interesat e shteti tonë shqiptar.
Po erdh nji ditë shka unë nuk besoj, qi Jugosllavia të pranojë me ndreq kufit... Vetëm me këtë
ndreqje kufinit unë kuptoj e pranoj parullën "Ballkani i ballkanasve"694.
Kriter i dallimit të miqve nga armiqtë për nacionalizmin shqiptar ishte qëndrimi ndaj
parimit politik themelor të nacionalizmit: përputhjes së kufijve të kombit me kufijtë e njësisë
politike. Bazuar në këtë kriter për nacionalizmin shqiptar rrymat më të rrezikshme
armiqësore ishin serbofilët e grekomanët, kurse më pak të rrezikshëm italofilët e
turkomanët695. Natyrisht udhëheqësit kosovarë shquheshin si nacionalistë dhe mbrojtës të
çështjes kombëtare pa vënë në dyshim patriotizmin e tyre për të cilin edhe do të flijoheshin
në të ardhmen, por problemi i zgjidhjes së çështjes kombëtare duhej parë më objektivisht.
Fillimisht duheshin shikuar rrethanat ndërkombëtare dhe politika e Fuqive të Mëdha, e cila
çdoherë gjatë historisë ka vendosur mbi fatin e popujve të vegjël. Serbia doli nga Lufta e
Parë Botërore si aleate e shteteve të Antantës dhe kishte përkrahjen e tyre. Fatkeqësisht
neutraliteti i Shqipërisë gjatë kësaj lufte nuk u çmua fare. Shikuar në rrethanat
ndërkombëtare përkrahja e kancelarive perëndimore në favor të Jugosllavisë pritej e dihej
693 Feraj, Skicë, 156. 694Hasan Prishtina,Dokumente, 175 695 Feraj, Skicë, 160.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
122
edhe nga vetë shteti shqiptar. Asnjë shtet, qoftë edhe në bisedime sekrete, nuk e përkrahte
politikën e atdhetarëve kosovarë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.
Mund të kishte ndonjë përkrahje verbale nga Italia vetëm atëherë kur asaj i konvenonte jo
stabiliteti i situatës në rajon.
Përmes një analize të mirëfilltë të rrethanave ndërkombëtare do të vërehej qartë që
përkrahja ndërkombëtare në të gjitha qendrat e vendosjes ishte në favor të Jugosllavisë. Nga
ana tjetër vrasjet, torturat mizore mbi popullin shqiptar në Jugosllavi prekën ndjenjat e
popullit shqiptar të Shqipërisë, por në mënyrë të veçantë prekën ndjenjat dhe helmuan zemrat
e atdhetarëve kosovarë, të afërmit e të cilëve ndodheshin në Kosovë. Nën ndikimin e një
presioni dhe ngarkese kaq të madhe psikike është më se i kuptueshëm fakti që rrethanat nuk
u lejonin shumë hapësirë logjikës dhe analizave, e kjo ndikoi që nga këta atdhetarë problemi
të shikohej më tepër nga dëshira dhe dashuria e madhe për çlirimin dhe bashkimin e trojeve
shqiptare.
Në dallim nga nacionalistët shqiptarë nga Kosova që problemit i qaseshin me zemër,
qeveritarët e Tiranës nga presioni ndërkombëtar, dhe duke analizuar rrethanat në vetë
Shqipërinë e shikonin problemin kombëtar duke u bazuar në një logjikë tjetër. Rruga dhe
mendimi i ndryshëm për zgjidhjen e problemit kombëtar krijoi rivalitete ndërmjet këtyre dy
grupimeve. Filluan edhe akuzat e ndërsjella, të cilat siç u theksua më lart shpunë në situatën
më të padëshiruar në luftën shqiptaro-shqiptare, ku nacionalistët kosovarë luftonin në emër të
çlirimit dhe bashkimit kombëtar, kurse forcat qeveritare në emër të vendosjes së rendit,
qetësisë dhe ruajtjes së asaj Shqipërie që kishte mbetur nga pushtimi. Në emër të kësaj, Zogu
pavarësisht nga titulli “Mbret i shqiptarëve” u deklarua se nuk do t’i ndihmonte lëvizjet
irredentiste të shqiptarëve të Kosovës.696 Kjo situatë e tendosur pa dyshim që do të kalonte
edhe në kokëfortësi dhe inate shqiptare, që u ndërlidhën edhe në inate personale, të cilat nuk
mund të gjenin kompromis as në favor të çështjes kombëtare.
Megjithatë luftën me argumente mbi çështjen shqiptare në raport me forcat politike të
brendshme (faktorin kombëtar dhe situata ndërkombëtare) e vështirësuan edhe emocionet.
Gjithsesi duhet të vinte momenti kur problemet duheshin parë me arsye, ku duhej të
mbisundonte rezonimi logjik dhe kur në ftohjen e plotë të emocioneve duhej gjetur
rrugëdalja. Politikën e drejtojnë interesat e jo emocionet.697.
696 Duka, Histori, 180. 697 Ukshin Hoti, “Çështja shqiptare- faktori kombëtar e ndërkombëtar”, në librin: Çështja kombëtare dhe
vetëdija kritike, Prishtinë: FISH, 1998, 81.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
123
III.3. Destabilizimi i Shqipërisë synim i qeverisë serbe
Rezultatet e Luftës së Parë Botërore (1914-1918) ishin në disfavor të dy perandorive
Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane, e në favor të sllavëve të Jugut, serbëve, kroatëve
dhe sllovenëve.698 Qeveria e Beogradit përpiqej t’i shfrytëzonte aleatët në favor të zgjerimit të
saj territorial. Ajo, përveç Kosovës dhe pjesëve të tjera shqiptare të pushtuara kishte shprehur
synime lakmitare edhe mbi Shqipërinë Veriore nën parullën e sigurimit të kufijve nga sulmet
shqiptare699.
Qeveria e Beogradit pasi rivendosi pushtetin e vet në Kosovë dhe në treva të tjera
shqiptare në viset lindore e veriore, rifilloi atje politikën e vjetër shoviniste. Ajo kishte
premtuar se do t’i respektonte të drejtat e shqiptarëve etnikë që jetonin në Jugosllavi, madje
kishte nënshkruar edhe akte ndërkombëtare të kohës, që përcaktonin të drejtat e pakicave
kombëtare (Traktati i Sen Zhermenit, i unifikuar edhe nga Lidhja e Kombeve). Qarqet
shoviniste menjëherë pasi instaluan administratën e tyre ushtarako-policore dhe civile,
rifilluan terrorin e praktikuar në vitet 1913-1915700. Vendi i tyre në mënyrë të vazhdueshme
nacionalizohej. Pronarëve shqiptarë në Kosovë dhe në Maqedoni u merreshin pronat dhe në
vend të tyre, vendoseshin kolonë serbë e malazez. Qëllimi final ishte më se i qartë: ndryshimi
i strukturës së popullsisë në favor të serbëve701. Në krye të krahinave qëndronin zhupanët,
kurse në krye të rretheve, naçallnikët.702
Ushtria serbe me t’u rivendosur në Kosovë filloi emërimin e njerëzve në funksionet e
ndryshme, ku rëndësi të veçantë u kushtonte posteve të pushtetit policor703. Mentaliteti
shqiptar e pengonte shumë pushtetin okupues dhe pikërisht për këtë ky popull duhet
shpërngulur, asimiluar etj. Lidhur me këtë në një dokument serb, ku flitet për ndjenjën
kundër shqiptarëve ndër të tjera thuhej: "Që krejt popullata shqiptare në Serbinë e Jugut të
ndërrojë mentalitetin duhet një punë shumëvjeçare. Për shkak të një mentaliteti të tillë
shqiptari arratiset nga pushteti dhe deri diku për shkaqe politike formon banda kaçake"704.
698 Eqrem Zenelaj, Çështja shqiptare nga këndvështrimi i diplomacisë dhe gjeopolitikës së Austro-Hungarisë
(1699-1918) Ushtrimi praktik i pretektoratit në Shqipëri (1916-1918), Prishtinë: Faik Konica, 2010, 639. 699 AIUH, Popisnik 6-K. 72 F.3, nr. 2407 - 14. 11. 1918. 700Kosova në vështrim enciklopedik, 109. 701 Antonio Baldacci, Studi speciali albanesi, Roma, 1932, 272. 702Historia e Popullit Shqiptar, III, 446. 703AS. Bgd. fondi Ministria e Ushtrisë, Selanik, K - 8, dok. F. Gj. O, nr. 25485, 15.X.1918. 704AIHU, Bgd. p-17, k.60, fq.1, d.1 (uput za rad zhandarmerije u cilju uništavanja kaçaçkih bandi u južnoj
Srbiji),1.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
124
Politika asimiluese serbe ndaj kombësive tentonte që me këto vende të vepronte siç kishte
vepruar me vendet e pushtuara që në kohë të Kongresit të Berlinit. Këtë politikë e vazhdoi në
Kosovë dhe Maqedoni menjëherë pas Luftërave Ballkanike. Për jetësimin e këtij plani Nikola
Pashiqi mendonte që nëse do të mbretëronte paqja për 20-25 vjet do të kishte sukses t'i
inkuadronte në ekonominë dhe në administratën e vet, Maqedoninë dhe Kosovën. Mirëpo,
një politikë e tillë diskriminuese ndeshi në rezistencën e shqiptarëve e maqedonasve para
formimit të Mbretërisë SKS705.
Politika jugosllave raportet e saj me shqiptarët në periudhën midis Dy Luftërave
Botërore i konceptonte nga pozita e shovinizmit ku rol dominant mbi përcaktimin e politikës
së Tiranës, të kishte politika e Beogradit. Kjo nuk vinte si rrjedhojë e mungesës së aftësisë
shtetformuese të shqiptarëve, siç deklaronin politikanët serbë me qëllime të caktuara, por
Shqipëria ishte një vend i vogël dhe i ekspozuar ndaj lakmive ekspansioniste të fqinjëve.
Raportet shqiptaro-jugosllave të kësaj periudhe karakterizoheshin nga fryma e mosbesimit
dhe konfrontimit. Sigurisht një politike armiqësore i ka paraprirë e kaluara e hidhur dhe
politika aneksioniste e qeverive të Beogradit ndaj shtetit shqiptar. Pas përfundimit të Luftës
të Parë Botërore kulmi i përkeqësimit të këtyre raporteve arriti përmes konfrontimit ushtarak
në luftën e armatosur, veçanërisht në vitet 1918-1921, kur shqiptarët luftuan dhe kërkuan
largimin e forcave të Beogradit nga territoret e pushtuara shqiptare.
Jugosllavia, pavarësisht se mbante të pushtuar pothuajse gjysmën e Shqipërisë etnike,
shfaqte aspirata pushtuese për Shqipërinë e Veriut bashkë me Shkodrën. Asaj vazhdimisht i
interesonte që të krijonte destabilitet në Shqipëri, duke qenë e bindur se një shtet jo stabil nuk
do të mund të interesohej sa duhet për bashkëkombësit e vet në Jugosllavi.
MegjithatëJugosllavia, me gjithë synimet e saj grabitqare, u shpreh në favor të pavarësisë së
Shqipërisë, duke proklamuar parullën demagogjike "Ballkani u përket popujve ballkanas".
Këtë përmbajtje e kishte shkresa e Pashiqit drejtuar Konferencës së Paqes në Paris në emër të
Mbretërisë SKS706. Përgjithësisht gjendja në kufirin jugosllavo-shqiptar ndryshonte varësisht
nga rezultatet e zhvillimeve të punimeve në Konferencën e Paqes në Versajë707. Ushtria
705 Rushiti, Lëvizja ,43. 706 Avramovski, Kontribut studimit të historisë së Shqipërisë, 122. 707 Bogumil Hrabak, Stanje na jugoslovenskoj albanskoj granici na sektoru Metohije i Makedonije u prvoj
polovini i u leto 1919 godine, revista K o s m e t, Institut za Istoriju Kosova i Metohije, nr.1, Priština:1991,
131.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
125
jugosllave në përbërje 500-600 veta, në fillim të janarit 1920, pushtoi përsëri krahinat e
Nikaj Merturit708.
Në shtypin jugosllav gjatë pranverës së vitit 1919 ishte zhvilluar një fushatë e egër
kundër qeverisë së Durrësit duke e quajtur atë "tradhtare" dhe pro italiane709. Mbretëria SKS,
kishte përkrahje në dimensione të ndryshme nga shtetet e mëdha. Pas përfundimit të luftës,
Anglia u ofroi ndihmë prej 1.858.000 funtesh, kurse më 8 janar 1921 mori pjesë me Francën
në ndarjen e 50 milionë frangash franceze ndihma për Mbretërisë SKS710. Mbështetur në këto
miqësi argumentohet edhe qëndrimi i historiografisë serbe se politika e Mbretërisë SKS ndaj
Shqipërisë më 1919 nuk ka qenë plotësisht e lirë 711. Ndërsa sa u përkiste shqiptarëve të
okupuar nën Mbretërinë SKS urdhri i komandës së tretë të divizionit të Kosovës ishtesa
vijon: "Gjatë punës së Konferencës në Paris duhet që t'i shmangemi gjakderdhjes dhe luftës
me arnautët me përjashtim kur është ajo e "nevojshme" dhe e pashmangshme. Pas
përfundimit të paqes do t'i kemi duart e lira për aksione kundër arnautëve në Llap e vende të
tjera"712.
Po ashtu ishte i pavërtetë konstatimi se shpërnguljet e shqiptarëve gjatë viteve 20
bëheshin për shkak të pakënaqësisë së tyre rreth mungesës së ushqimit të duhur dhe mjeteve
financiare713. Nëse bazohemi në statistikat e ashtuquajtura kriminalistike shihet se gjatë
viteve 1919-1922 mbi 20.000 të rinj kosovarë vuanin nëpër burgje pa kurrfarë gjykimi714.
Kësaj gjendjeje i atribuohet edhe thënia në Parlamentin Jugosllav më 16 dhjetor 1920 se “në
Kosovë kemi arritur të shpëtojmë nderin dhe të drejtën”715. Edhe sa i përkiste Shqipërisë,
Jugosllavia përpiqej në çdo mënyrë që ta lidhte atë pas qerres së vet. Gjatë gjithë periudhës
në fjalë nuk kanë reshtur intrigat nga jashtë ndaj Shqipërisë.
Gjatë viteve 1918-1920, Mbretëria SKS ndoqi një politikë zikzake. Ajo u shpreh
haptas për largimin e Italisë nga Shqipëria, kurse në anën tjetër përkrahte bandat esadiste të
organizuara përgjatë kufijve shqiptarë. Qeveria e Beogradit, konsekuente në synimet e veta,
708Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, përmbledhje dokumentesh, vëllimi i dytë, dok. nr.
40. 709Arkivi Shtetëror i Kosovës, “Ministarstvo Spolnih Poslova” (dokumente nga ministria e Jashtme në Beograd
që ndodhën në Arkivin e Kosovës mars 1919 : Gazeta “Trgovinski glasnik”, 28.V.1919). 710 Zhivko Avramovski, Jugoslovensko- britanski ekonomski odnosi u periodu izmedju dva svetska rata, në
librin Jugoslovensko - britanski odnosi, Institut za savremenu Istoriju Beograd: 1988, 238. 711 Zoran Gjorgjeviq, Pitanje jugoslovenske-albanske granice na Konferenciji Mira u Parizu 1919-1920 godine,
në revistën “Zbornik radova” - Filozofskog Fakulteta, br. 26-27, 1996-1997, Priština: 1997,145. 712 AIUH - Popisnik 4/III kut. 54 Albania i arnauti i sve o njima od 11.3- do 11.8. 1919, f. 3. nr. 4786, 713 Gojko Gojobiç, Metohija, Monografija, Priština: “Jedinstvo”, 1979, 51. 714 Hakif Bajrami, Rinia përparimtare midis dy luftërave botërore në Kosovë, Vjetari nr. XII-XIII, Prishtinë:
1981. 715 Dokumenti o postanku kraljevine SHS, 296.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
126
bëri përpjekje për ta rrëzuar qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës dhe për të sjellë në
pushtet njeriun e tyre të preferuar Esat Toptanin. Esati kishte organizuar mercenarë me
orientime pro jugosllave të organizuara si formacione ushtarake apo të njohura si batalione
kufitare shqiptare716. Numri i personave të rekrutuar në këto formacione lëvizte varësisht nga
situata e përgjithshme në frontin shqiptar, “por edhe nga niveli i seriozitetit të qasjes dhe
kalkulimeve të diplomacisë ndërkombëtare ndaj çështjes shqiptare"717. "Këshilli" esadist në
Dibër vepronte edhe nën mbikëqyrjen e zëvendëskonsullit Jovanoviq, përkatësisht të
Ministrisë së Punëve të Jashtme. Natyrisht për këtë ishte në dijeni edhe kryetari i qeverisë së
Mbretërisë SKS718.
Më largimin e ushtrisë italiane dhe përfundimin e Luftës së Vlorës edhe qeveria e
Beogradit duhej ta tërhiqte ushtrinë e saj nga territoret e pushtuara në verilindje të Shqipërisë.
Të paktën kështu duhej të ndodhte bazuar në deklaratat zyrtare jugosllave, por një gjë e tillë
nuk u realizua. Përkundrazi, Jugosllavia pretendonte që t’i realizonte objektivat e saj në
Shqipëri, që ishin aneksimi përfundimtar i territoreve shqiptare në verilindje të Shqipërisë, të
cilat gjendeshin brenda "vijës strategjike" dhe t’i impononte qeverisë së Tiranës ndjekjen e
një politike projugosllave719.
Komitetet shqiptare të formuara në Amerikë dhe Evropë e ngritën zërin kundër çdo
agresori dhe bënë kritika të ashpra ndaj grabitqarëve të tokave shqiptare, duke demaskuar
pretendimet serbe dhe masakrat që kishin bërë ndaj popullit shqiptar720. Më 21 janar 1921,
Këshilli i Ministrave të Mbretërisë SKS mori vendim për internimin e familjeve të prijësve të
çetave.721
Në veçanti diaspora shqiptare në SHBA nuk i reshti përpjekjet e saj për stabilizim
politik të Shqipërisë dhe për zgjidhjen e problemit kombëtar të shqiptarëve722. Edhe
përfaqësuesi jugosllav në Londër Gavriloviqi informonte më 6.1.1921, se kryetari i
delegacionit shqiptar, Mithat Frashëri, kishte arritur në Londër. Ai u përpoq që përmes
716Arhiva na Institutot za nacionalna istorija (më tej: AINI) Skopje:, K. XXXV/5, Red br. 4769, inv. br. 3379,
19.07.1920. 717 Halim Purellku, "Këshilli shqiptar" esadist në Dibër (1918-1920)”, Gjurmime albanologjike, Seria
Shkencave Historike, nr. 26, 1996, Prishtinë: 1997, 170. 718Arhiv na Makedonija (më tej: AM) Skopje, M. 342, Pov. C. br.15, 17.01.1920, Skoplje. 719Historia e Shqipërisë, vëll.III, 236. 720 ADSSHPJ - Albanski odsek 1918 - dos VIII. f. VI - 489565, br. 508. 721Historia e Popullit Shqiptar, III, 464. 722 Valentina Duka, “Diaspora shqiptare e Amerikës dhe çështja e Kosovës ndërmjet dy lyftërave botërore”,në
librin: Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Instituti i Historisë Prishtinë, Instituti i Historisë
Tiranë, Tiranë 1996, 197.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
127
ndikimit tek miqtë e Shqipërisë të gjente mbështetjen e tyre723. Shqiptarët në Jugosllavi edhe
pse me Kushtetutën e Vidovdanit të vitit 1921 fituan formalisht të drejtat politike dhe
qytetare, pjesa dërrmuese e tyre nuk i gëzonin ato të drejta724. Edhe intervencioni i qeverisë
jugosllave në Shqipëri kishte qenë në vazhdimësi i shoqëruar me një terror të egër kundër
popullsisë vendase. Për të dëshmuar para Lidhjes së Kombeve dhe Konferencës së
Ambasadorëve se shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese, se në Shqipëri mbretëron anarkia
dhe se qeveria e Tiranës nuk ushtron kontrollin mbi gjithë territorin, jugosllavët nxitën
Marka Gjonin për veprime kundër qeverisë së Tiranës725.
Revolta separatiste e bajraktarëve mirditorë shpërtheu në fund të qershorit të vitit
1921. Marka Gjoni në Prizren më 17 korrik 1921 shpalli Republikën e Mirditës dhe kërkoi
njohjen e saj nga shtetet fqinje. Revolta nuk u mbështet nga masat popullore mirditore, me
gjithë pretendimet për ta kualifikuar si luftë fetare726. Qeveria e Beogradit në rrethanat e
krijuara i ofroi mbështetje të hapur Marka Gjonit727. Beogradi vijoi të ndiqte kështu rrugën e
konflikteve dhe përkrahjen e elementëve separatistë 728.
Zogu kishte arritur t’i bindte nënprijësit e fisit të Mirditës se Marka Gjoni vepronte si
agjent i jugosllavëve dhe se ata duhej t’i qëndronin besnikë vetëm Shqipërisë729. Edhe
Komisioni anketues në raportin e vet dërguar Lidhjes së Kombeve shprehte mendimin se
Jugosllavia kishte gisht në organizimin e kësaj kryengritjeje730.
Konferenca e Ambasadorëve më 9 nëntor 1921 mori vendimin mbi njohjen e
pavarësisë së Shqipërisë brenda kufijve të vitit 1913. Trupat jugosllave më 9 e 10 dhjetor u
tërhoqën në Dibër, kurse ushtria shqiptare përparoi gjer në Peshkopi731. Kështu iluzionet e
Pashiqit, që ishin të kundërta me pavarësinë e Shqipërisë, morën fund. Duke u paraqitur si
përherë, viktimë dhe i pafajshëm ai deklarohej se Jugosllavia është mjaft e fortë për t'i
mbrojtur kufijtë e saj ndaj sulmeve “që vijnë nga ky shtet çrregullues dhe jo stabil”732.
723 ADSSHPJ - Legata e Londrës, fn. nr. 276. 724Enciklodija Jugoslavije, Jugoslovenski leksikografski zavod "Miroslav Krlezha", Zagreb, 1984, A - Albanci,
5. 725AQSH, F. 251, V. 1921, D. 45, fl. 96. 726AMAE, Europe - Paris 1918-1929 - Fondi Albanie, vëllimi 19, 466-468, Raport i përgjithshëm i paraqitur në
Këshillin e Lidhjes së Kombeve nga Komisioni i hetimit më 25.11.1921. 727AQSH, F. 251, V. 1921, D. 51, fl. 201. 728Historia e Popullit Shqiptar III, 172. 729 Fisher, Mbreti , 43. 730 Avramovski, Kontribut , 126. 731Po aty, 127. 732AMAE, Paris Europe 1918-1940 Jugoslavie, Politika e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë, 2.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
128
Agresioni jugosllav në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1921 kishte si pikësynim
strategjik: "Shqipëria është një korridor për në det dhe në këtë korridor duhet të hyjmë ne"733.
Shihet qartë se pretendimet jugosllave ndaj Shqipërisë së vitit 1913, apo Shqipërisë
londineze, ishin të vazhdueshme.
Gjithsesi tërheqja e ushtrisë jugosllave ishte ngjarje e rëndësisë së veçantë për
shqiptarët. Megjithatë përpjekjet jugosllave për të siguruar ndikim mbi Shqipërinë dhe
pozitën sunduese ndaj saj do të jenë të vazhdueshme, sidomos pas vendimit të 9 nëntorit të
vitit 1921, i cili i njihte Italisë, garancinë e Shqipërisë për pavarësinë territoriale të saj.734 Me
njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë ndryshoi edhe strategjia e politikës. Qeveria jugosllave
tashmë përpiqej që t'i realizojë synimet e mëparshme përmes depërtimit paqësor në
Shqipëri735. Në këtë situatë Shqipëria duhej të ndërmerrte hapa diplomatikë, duke dërguar më
16 janar 1922, këtë kërkesë në Lidhjen e Kombeve: "Shqipëria u qëndron besnike
premtimeve të saj për qetësi e qëndrime miqësore ndaj fqinjëve të vet... Ne dëshirojmë t'i
kapërcejmë mosmarrëveshjet e së kaluarës dhe i lutemi Lidhjes së Kombeve të bëjë
shërbimet e saj të mira për të siguruar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis
Shqipërisë e Serbisë"736. Edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Fan Noli më vonë, do të kërkojë
zyrtarisht nga qeveria jugosllave për ta njohur qeverinë shqiptare737.
Ndonëse nuk munguan sugjerimet politike nga qeveria franceze, Beogradi duket se
edhe vetë kishte arritur në përfundim se në rrethanat e krijuara ishte e domosdoshme që të
vendoseshin marrëdhënie diplomatike me shtetin shqiptar. Tanimë pozita ndërkombëtare e
Shqipërisë ishte forcuar me anëtarësimin e saj në Lidhjen e Kombeve dhe me ripohimin e
pavarësisë së shtetit shqiptar nga Konferenca e Ambasadorëve e nëntorit 1921. Qeveria e
Beogradit në pamundësi për t'i realizuar pretendimet e veta, dëshironte t'i ndryshonte
përshtypjet negative që ishin krijuar në opinionin publik pas dënimit që i bëri Këshilli i
Lidhjes së Kombeve, Jugosllavisë për ndërhyrje të armatosur në Shqipëri738.
Nikola Pashiqi më 12 prill 1922 e informoi kryetarin e qeverisë shqiptare, Xh. Ypin
për emërimin e Nostas Iliqit si i ngarkuarme punë në Tiranë deri në arritjen e ministrit
733 D. Todoroviç, Jugoslavija i balkanske države 1918-1923, Beograd: 1979, 140. 734Historia e Popullit Shqiptar III, 174-175. 735 Milo, Shqipëria , 147. 736 Po aty, 148. 737 Gazeta “Shqipëri e re”, 26 shkurt 1922. 738 AMAE, Europe - Paris 1918-1929 - Fondi Albanie, vol. 19; telegrami i përfaqësuesit frëng në Beograd
kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme R. Puankare, 3 shkurt 1922.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
129
fuqiplotë739. Nga jostabiliteti dhe përpjekjet për propagandim filluan dezinformata të
ndryshme, duke theksuar madje se mbreti Aleksandër i Serbisë është kandidat për fron të
Shqipërisë740. Pjesë e propagandës ishte edhe kur shtypi jugosllav shkruante se Bajram Curri
dhe Hasan Prishtina e kishin humbur besimin e shqiptarëve, pasi populli shqiptar nuk
pranonte ta ketë në krye Italinë741.
Edhe malazezët gjithmonë me dëshpërimin e mosrealizimit të aspiratave të tyre
territoriale sidomos ndaj Shkodrës kishin filluar të shkaktonin ngatërresa. Nënprefekti i
Plavës, Novica Popoviq, kishte grumbulluar në Guci një forcë malazezësh, duke e këshilluar
të ndiqnin patrullën në kufi me Shqipërisë742. Po ashtu, përfaqësues malazez kishin shkuar
në Vermosh, me qëllim gjetjen e ndonjë shqiptari lojal që para Komisionit të Kufijve do ta
kërkonte bashkimin me Jugosllavinë743. Qeveria e Beogradit përpiqej me çdo kusht që t'i
shkatërrojë të gjitha ato organizata politike ose çeta kryengritësish që e rrezikonin shtetin
jugosllav duke ndërmarrë ofensiva të ndryshme për realizimin e planeve të tyre.
Sipas informatave që kishin në kohën e sulmit të ushtrisë jugosllave kundër Zonës
Neutrale, Bajram Curri ndodhej në rrethinë të Krumës, ku kishte rreth vetes 1.000 luftëtarë
shqiptarë. Nga ana tjetër për të nxjerrë përfitime nga kushtet e luftës së ashpër, Komiteti i
Kosovës porosiste disa individë që mos të përziheshin në intrigat jugosllave, por të luftojnë
për unitetin shqiptar744.
Me shkatërrimin e Zonës Neutrale të Junikut atmosfera e përgjithshme e
marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në pranverën e vitit 1923 dukej e qetë. Realisht ajo
vazhdonte të mbetej e ngarkuar me shumë probleme të akumuluara, të trashëguara, por edhe
të reja që dolën në skenë si rezultat i interesave kontradiktore. Një ndër problemet që vlen për
t'u theksuar ishte çështja e Manastirit të Shën Naumit dhe Vermoshit745. Si zakonisht shpifjet
e shtypit të Beogradit për kryengritje të brendshme në Shqipëri dhe gjendje anarkie nuk
kishin të ndalur746.
Ministri i Luftës Ismail Tatzati më 24 shkurt 1923 kërkon nga Kryeministria që të
ndërmjetësojë pranë qeverisë jugosllave që ushtria e saj të ketë sjellje korrekte, të veprojë si
739AQSH, F. 251, V. 1922, D. 93, Notë e kryeministrit jugosllav N. Pashiqit dërguar kryemistrit shqiptar, Xh.
Ypit, më 12 prill 1922. 740AQSH, F. 251, V. 1922, D. 50, fl. 61. 741AQSH, F. 251, V. 1922, D. 50, fl. 138; Beogradski dnevnik, 31.8.1922. 742AQSH, F. 251, V. 1922, D. 36, fl. 101. 743Po aty. Informatë nga regjimenti III Shkodër më 7.VII.1922, dërguar nga nëntoger Bejto Plava. 744 Culaj, Shqipëria, 285. 745Historia e Popullit Shqiptar III, 206. 746AQSH, F. 251, V. 1923, D. 184, fl. 31.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
130
ushtria shqiptare që respekton të gjitha vendimet e Konferencës së Ambasadorëve edhe
përkundër të gjitha padrejtësive747. Krijimi i qeverisë së re shqiptare më 3 mars 1924 ngjalli
pakënaqësi në qarqet drejtuese të Beogradit, duke e akuzuar këtë qeveri si pro italiane748.
Qeveria jugosllave në pranverën e vitit 1924, i dha rëndësi të veçantë problemit të
marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, duke i akuzuar qeveritarët e Tiranës se u lejonin strehim
nacionalistëve shqiptarë që kishin si qëllim de stabilizimin e Jugosllavisë749. Edhe dëshmitë e
përfaqësisë diplomatike në Beograd në muajt prill dhe maj të vitit 1924 i konsideronin
marrëdhëniet tejet të tendosura750. Ndërkaq në Kosovë, dëshpërimi dhe pakënaqësia kundër
autoriteteve shtetërore ishin të vazhdueshme. Megjithatë qeveria jugosllave si dhe gjithë
elementi serb ishin të vetëdijshëm që këto treva do të mbeteshin për shumë kohë plagë të
pashëruara751.
Në dallim nga qëndrimet qeveritare, të cilat nuk i paraqitnin shqiptarët si të
diskriminuar, duke theksuar se ata kanë partinë e tyre politike, Xhemijetin752, dokumenti i
paraqitur në Konferencën V të PKJ lidhur me çështjen nacionale në Kosovë, në pjesën e
tretë, e paraqet Kosovën si “mozaik të komplikuar” nacional dhe sipas saj çështja nacionale
është çështje e të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë753. Zbatimi i ligjit mbi mbrojtjen e
sigurisë shtetërore, i miratuar më 2.7.1921 ndër të tjera kishte si qëllim ndjekjen e
elementëve nacionalistë shqiptarë që për Mbretërinë SKS ishin elementë destabilizues.
Më 20 mars 1924 me kërkesën e deputetëve të Xhemijetit në Parlamentin e Beogradit
u diskutua mbi ngjarjet që zhvilloheshin në Kosovë. Nga deputetët e Xhemijetit foli Ferhat
Draga, i cili pasi numëroi vuajtjet dhe vrasjet e mijëra njerëzve në Kosovë i tërhoqi vërejtjen
qeverisë jugosllave që shqiptarët atje nëpërkëmben dhe masakrohen754. Interpelanca nuk pati
ndonjë efekt pozitiv, por edhe deputetët e Xhemijetit nuk arritën të tregoheshin në lartësinë e
detyrës për mbrojtjen e të drejtave të zgjedhësve të tyre755. Kroatët do të paraqisnin një
interesim më të theksuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kjo do të shihet edhe në
747AQSH, F. 251, V. 1923, D. 191, fl. 33. 748 Emine Arifi - Bakalli, “Qëndrimi i Mbretërisë SKS ndaj Revoluvionit të Qershorit të Shqipërisë”, (Prishtinë:
Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave historike, nr. XI, 1981), 137. 749Milo, Shqipëria, 171. 750AQSH, F.251, V. 1924, D. 183, Telegram i Legatës shqiptare në Beograd, drejtuar Ministrisë së Jashtme në
Tiranë më 30 prill dhe 31 maj 1924. 751AQSH, F. 251, V. 1924, D. 109, fl. 4. 752Arkivi Shtetëror i Kosovës – Ministarstvo Spolnjih Poslova- dokumente nga ministria e punëve të Jashtme të
Beogradit që ndodhën në Arkivin e Kosovës viti 1921: ( Novica Vojinoviç, Srbi i Šiptari od 7-20 vijeka,
Podgorica: 1994), 257. 753 Hakif Bajrami, PKJ ndaj çështjes nacionale në Kosovë 1919-1941 – (Prishtinë: Vjetari nr. XIV-XV - Arkivi
i Kosovës, 1982), 209. 754AQSH, F. 251, V. 1924, D. 101, fl. 24. 755AQSH, F. 251, V. 1924, D. 101, fl. 24.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
131
marrëdhëniet e mira të Ferhat Dragës me Radiqin756. Qeveria shqiptare protestoi kundër
fushatës së dhunës që ndërmori ushtria e Mbretërisë SKS ndaj shqiptarëve në Kosovë duke iu
drejtuar me ankesë Lidhjes së Kombeve dhe qeverive të Fuqive të Mëdha evropiane757. Në
fakt në mesin e vitit 1924 kishte filluar një konflikt edhe brenda Xhemjetit.758
Me ndikimin që kishte krijuar te shtetet fqinje përmes intrigave, Mbretëria SKS ishte
ajo që praktikisht mund të lozte rolin më të madh në punët e brendshme të Shqipërisë759.
Fushata jugosllave pretendonte ta paraqiste shtetin shqiptar si të paaftë për mbijetesë të
pavarur, si faktor turbullues dhe agresiv në Evropën Juglindore. Opinionin e dyshimtë që u
përpoqën të krijojnë jugosllavët dhe shantazhet e tyre nuk mbetën pa influencë edhe në
qarqet qeveritare greke, të cilat në rastin e një ndërhyrjeje jugosllave në Shqipëri shtruan
edhe mundësinë e një ndërhyrjeje greke në Shqipërinë e Jugut760.
Qeveria e Nolit shprehu gatishmërinë që të hapte një kapitull të ri në marrëdhëniet me
Mbretërinë SKS. Ky vullnet i Nolit iu paraqit kryeministrit jugosllav Pashiq më 17 qershor
1924761. Përgjigja e Pashiqit më 21 qershor, ndonëse nuk i mungonin termat e mirësjelljes
diplomatike, ishte jo shpresëdhënëse për marrëdhënie të sinqerta762. Pas ardhjes në muajin
korrik në pushtet të qeverisë së Davidoviqit, e cila konsiderohej si liberale, u shpresua për
ndryshime në raportet ndërshtetërore. Qeveria shqiptare kërkoi nga legata shqiptare në
Beograd që të punonte për njohjen e qeverisë së re shqiptare nga qeveria e re e Beogradit.
Përpjekjet e përfaqësuesit shqiptar në Beograd, Ali Riza Kolonjës, ishin të kota para
justifikimeve të qeverisë së Beogradit se nuk kishte kohë që të merrej me çështjen e njohjes
së qeverisë së Nolit763. Kjo dëshmonte se qeveritë jugosllave sado demokratike të dukeshin
ndaj çështjeve shqiptare kishin pikëpamje identike. Më 1 korrik 1924 filluan bisedimet e
Zogut me qeveritarët e Beogradit, M. Ninçiqin dhe V. Marinkoviqin, ministër i Punëve të
Jashtme në qeverinë e re të Davidoviqit764. Mbretëria SKS ndiqte me vëmendje të veçantë
zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri dhe pasi ishte afruar me Zogun priste momentin më të
përshtatshëm për të rrëzuar qeverinë e Nolit si dhe dobësimin e ndikimit italian në
756AQSH, F. 251, V. 1924, D. 273, fl. 6. 757AQSH, F. 251, V. 1924, D. 101. 758Historia e Popullit Shqiptar III, 472-473. 759 Abas Ermenji, Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë, Tiranë: Çabej, 1996, 431. 760 Milo, Shqipëria , 172-173. 761Srbija i Albanci, pregled politike Srbije prema Albancima od 1913 do 1945 godine, Ljubjana: 1989, 28-29. 762AQSH, F. 251, V. 1924, D. 106, fl. 7. 763 Milo, Shqipëria , 236-237. 764 Vinaver, Anglia , 20.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
132
Shqipëri765. Një pikëmbështetje qeveria e Beogradit e shihte te bashkëpunimi i qeverisë së
Nolit me Bashkimin Sovjetik. Ndonëse Noli nuk ishte komunist, qarqe të caktuara evropiane
e akuzonin atë se po fuste bolshevizmin në Shqipëri766. Qeveria e Beogradit natyrisht e
shfrytëzoi alergjinë e qeverive evropiane ndaj qeverisë së Nolit në shërbim të realizimit të
aspiratave të veta antishqiptare.767
Ndërkaq në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare nën sundimin jugosllav procesi i
asimilimit dhe shkombëtarizimit ndeshi në një qëndresë të fuqishme, e cila u reflektua në
forma nga më të ndryshmet. Ajo arriti formën më të lartë të organizimit të saj, të njohur me
emrin lufta kaçake. Vite me radhë, me një organizim të lartë, ajo qe një shqetësim i madh për
pushtetin okupues.
Qeveria e Mbretërisë SKS lidhur me këtë organizim e akuzonte qeverinë shqiptare
për veprimtarinë e Komitetit të Kosovës në territorin e Shqipërisë. Sulmohej qeveria e
Tiranës edhe për faktin se pikërisht gjatë vijës kufitare kosovarët mbanin poste të
rëndësishme si p.sh. prefekt në Krumë, udhëheqës të xhandarmërisë etj.768
Nisur nga këto qëndrime dhe nga aspiratat pushtuese, qeveria e Beogradit e
konsideronte rrëzimin e qeverisë së Nolit dhe ardhjen në pushtet të Zogut si sukses të madh
politik769. Zogu organizoi në Jugosllavi një forcë ushtarake përfshirë këtu edhe 1.000 ushtarë
që ia ofroi Jugosllavia për të marrë pushtetin në Shqipëri770. Qeveria e Romës u frikësua se
mos Jugosllavia po e shfrytëzonte rikthimin e Zogut për rritjen e ndikimit të saj në Shqipëri
dhe e ftoi atë të rrinte neutrale. Por qeveria e Beogradit e mohonte një gjë të tillë771.
Vizita e Ninçiqit në Itali kishte për qëllim një marrëveshje me qeverinë italiane në
lidhje me Shqipërinë. Parimet bazë të marrëveshjes ishin: 1) Mos intervenim në punët
shqiptare; 2) Respektimi absolut i pavarësisë së Shqipërisë772.
Ndërkaq me fillimin e intervencionit Fan Noli iu lut përfaqësuesit frëng në Tiranë që
të intervenojë në Beograd për t'u dhënë fund këtyre problemeve773. Më 30 dhjetor 1924,
765 Avramovski, Kontribut, 127. 766 Po aty, 128. 767Historia e Popullit Shqiptar III, 244. 768AIHU - Popisnik 17 kutia 60 - Uput za rad zhandarmerije u cilju unistavanja kaçaçki bandi u Juzhnoj Serbiji,
novembar 1924, f. 4; DASIP- Marambo F-6 23. 5.1924 , Fond i zbirka Nikola Pašiça. 769 Avramovski, Kontribut, 131. 770 Ushtelenca, Diplomacia, 52. 771 Po aty, 53. 772AMAE, Paris Europe 1918-1940, Fondi Jugoslavie, Politika e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë, 15 dhjetor 1924,
4. 773AMAE,Paris Europe , 91.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
133
legata e Francës në Beograd i shkruan ministrit të Jashtëm të Francës se Fan Noli ishte një
agjent apo bashkëpunëtor i Moskës774.
Edhe pas rikthimit të Zogut në pushtet si zakonisht shtetet më të interesuara për
zhvillimet në Shqipëri ishin ato fqinje e në mënyrë të veçantë Jugosllavia dhe Italia. Shikuar
nga ky interesim ishte më se normale që edhe regjimi zogist do ta hidhte vështrimin në radhë
të parë nga këto dy shtete, por duke i dhënë prioritet Italisë. Tanimë ishte e kuptueshme se
dyshimet e Jugosllavisë dhe Italisë nuk ishin vetëm në adresë të Zogut, por edhe në raport me
pretendimet e politikës së tyre në Shqipëri. Këto dy shtete, ndonëse formalisht të lidhura me
marrëveshje për mosndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, vazhdimisht kishin qenë
të angazhuara për ta shtrirë influencën në Shqipëri dhe për ta sfiduar ndikimin e njëri-
tjetrit775. Edhe kërkesa jugosllave për ndarjen e Shqipërisë u hodh poshtë si nga Italia që
konsideronte se kishte siguruar pozitë më të favorshme në Shqipëri ashtu edhe nga Anglia, e
cila u deklarua në favor të status quo-së në Shqipëri776. Zogu në rrethanat e imponuara ishte i
ndërgjegjshëm se duhej të zgjidhte në orientimin e tij midis Jugosllavisë dhe Italisë,
pavarësisht se ai u përpoq të përfitonte nga të dy palët në suazë të mundësive ekzistuese.
Përmbysja e raporteve me Jugosllavinë nga qeveria e Beogradit u prit me mllef të
madh. Nuk mund të fshihej pakënaqësia ndaj politikës shqiptare, e cila nuk ishte në nivelin
që kishin menduar ata. Gjithsesi ky hidhërim dhe shfryrje mllefi u reflektua edhe më tepër
ndaj shqiptarëve të okupuar në Jugosllavi. Partia politike Xhemijeti, që kishte vepruar gjer
më 1925, praktikisht, u shua si lëvizje. Në prag të zgjedhjeve të vitit 1925 u burgos Ferhat
Draga.777 Xhemijeti veproi në një periudhë kritike për shqiptarët në Kosovë, në kohën kur
nuk kishte mundësi për ndonjë formë tjetër të artikulimit politik të shqiptarëve në Jugosllavi.
Ishte kjo periudhë e kolonizimeve dhe shpërnguljeve masive, e terrorit shtetëror që ushtrohej
i papenguar nga çfarëdo force relevante ndërkombëtare e tipit asociativ, humanitar apo
shtetëror. Ishte periudhë kohore në të cilën e vetmja rezistencë që mund të bëhej ishte ajo e
tipit kaçak që më tepër i ngjante një rebelimi nacional e social, e cila me gjithë gjasat e vogla
për realizimin final politik të çlirimit vazhdohej të manifestohej si formë e mospajtimit me
metodat e terrorit shtetëror që aplikohej ndaj shqiptarëve.
Qeveria e Beogradit duke pretenduar ta frenonte Zogun në orientimet e tij proitaliane
vuri në shërbim gjithë agjenturën e saj në Shqipëri, veçanërisht në zonat e veriut për të nxitur
774AMAE,Paris Europe, 96. 775 Milo, Shqipëria, 333. 776 Vinaver, Anglia , 203. 777Historia e Popullit Shqiptar III, 473.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
134
lëvizje antiqeveritare e separatiste dhe për të shkaktuar çrregullime. Madje në qytetin e
Shkodrës përhapeshin dezinformata edhe mbi kantonizimin e Shkodrës nën qeverisjen e
Beogradit778.
Tablonë e presionit jugosllav e plotësuan më mirë lajmet që u përhapën në fund të
majit 1925 në shtypin e huaj, me burim nga Beogradi, sipas të cilave në Shqipërinë e Jugut e
atë të Veriut kishin shpërthyer kryengritje kundër qeverisë zogiste. Organizator i kësaj
kryengritjeje ishte Qemal Vrioni etj."779. Ndërkohë në këtë periudhë kohore në të gjitha
krahinat e Shqipërisë vazhdonte çarmatimi i popullsisë.780 Kërcënimet e Beogradit,
shantazhet dhe frika e hakmarrjes jugosllave shpejtuan orientimet proitaliane të Zogut.
Beogradi u përpoq të ndikonte edhe te Roma për prishjen e marrëdhënieve italo-shqiptare,
duke bërë propozime të ndryshme lidhur me një garantim të ri të pavarësisë së Shqipërisë.
Diplomacia angleze ishte e prerë: "Anglia s'mund të pranonte propozimet jugosllave që
Shqipëria të vihej nën mbrojtjen e të gjitha Fuqive të Mëdha dhe të shpallej neutrale, dhe as
që Jugosllavia, Italia dhe Greqia të garantonin pavarësinë e saj, sepse interesat e tre fqinjëve
ndaj Shqipërisë ishin të papajtueshme"781.
Ahmet Zogu, më 26 gusht 1925 nënshkroi marrëveshjen sekrete italo-shqiptare, ku
Shqipëria u garantua për sigurimin e brendshëm e të jashtëm si dhe mundësitë e zgjerimit të
kufijve deri në ata etnikë, pa cenuar formalisht sovranitetin e saj782. Megjithatë, Beogradi
përpiqej të mbetej në lojë në Shqipëri përmes ndikimit të Cena Beg Kryeziut. Më 27 nëntor
1926 u nënshkrua Pakti i Parë i Tiranës ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Reagimi i Beogradit
ndaj Paktit të Tiranës ishte tejet i madh783. Për N. Pashiqin Pakti i Tiranës ishte dështim
serioz i politikës së tij ballkanike784. Pas takimit të Çemberlenit dhe Musolinit ishte
nënshkruar Pakti i Tiranës në Livorno në shtator 1926, ku Çemberleni ishte deklaruar se
Anglia në Shqipëri kishte vetëm interesa ekonomike rreth eksplotimit të naftës785.
Qeveria jugosllave pas nënshkrimit të Paktit të Tiranës u përpoq me një seriozitet më
të madh për rrëzimin e qeverisë së Zogut, por humbja ishte aq e madhe sa Jugosllavia nuk
arriti ta përballojë krizën politike. Si pasojë e dështimit politik më 7 dhjetor 1926, Ninçiqi
dha dorëheqje. Qeveria e Londrës i këshilloi jugosllavët që mos ta konsideronin paktin aq
778AMAE,Europe - Paris 1918-1929 - Fondi Albanie, vol. 6, 209. 779 Milo, Shqipëria , 342. 780Historia e Popullit Shqiptar III, 252. 781 Ushtelenca, Diplomacia, 80. 782Milo, Shqipëria, 346. 783Arkivi i Kosovës - Prishtinë, Fondi The national archives of the United States Sig. VIII. 1-1 / Washington. 784 Emine Arifi- Bakalli, Punim magjistrature, 123. 785 Živko Avramovski, Balkanska Antanta- Institut za Savremenu Istoriju, Beograd: 1986, 26.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
135
tragjik, por duke i dhënë të kuptohet se nuk mund të hynin në konflikt me Italinë për këtë
çështje. Edhe qeveria e Parisit pavarësisht se i premtoi përkrahje Jugosllavisë mbajti qëndrim
të moderuar. Si vlerësim i këtyre qëndrimeve qeveria e Beogradit dështoi në makinacionet
diplomatike për ta bërë të pavlefshëm këtë pakt786. Në gjendjen e tendosur të marrëdhënieve
midis Romës e Parisit dhe Romës e Beogradit u keqësuan edhe raportet midis Tiranës dhe
Beogradit. Këto ishin një çështje më vete dhe mjaft delikate e politikës të jashtme
shqiptare.787 Qeveria jugosllave ndërhyri edhe në kryengritjen e Dukagjinit të vitit 1926 të
cilën e mbështeti më qëllim de stabilizimin e shtetit shqiptar.788
Pas çështjes Gjurashkoviq, vrasja e Ceno bej Kryeziut ishte një dështim tjetër i
politikës të Beogradit në Shqipëri. Pas këtyre ngjarjeve ajo u bind përfundimisht se e kishte
humbur lojën e rivalitetit me Italinë në Shqipëri. Viti 1927 shënoi keqësimin në një shkallë të
lartë të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Një incident tjetër i rëndë ishte ai që ndodhi pas
lidhjes së traktatit në pranverë 1927. Ishte “çështja Gjurashkoviq” që i vuri përsëri ballë për
ballë diplomacinë shqiptare dhe jugosllave.789 Kësaj i kontribuoi në masë të madhe edhe
vrasja e Ceno Beg Kryeziut, i cili ishte i preferuar i Beogradit.790 Po kështu në vijim këto
marrëdhënie kanë pasur ngritjet dhe rëniet e tyre që karakterizoheshin nga mosbesimi,
tensioni e ballafaqimi. Sigurisht përgjegjësinë për këtë e bart qeveria e Beogradit në politikën
e saj të vazhdueshme antishqiptare. Edhe vendimi i Zogut që të marrë titullin "Mbreti i
shqiptarëve" shkaktoi pakënaqësi të madhe pranë qeverisë jugosllave, sepse ajo shihte në të
theksimin e hapur të qëllimeve irredentiste në lidhje me Kosovën dhe viset e tjera shqiptare
të pushtuara nga Jugosllavia.
Qëndrimet politike të qeverive jugosllave lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët në
tërësi i përhapi në opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar edhe shtypi shovinist serb. Duke
qenë i ushqyer nga shovinizmi serbomadh ky shtyp u vu në shërbim të hapur të politikës
qeveritare të Beogradit që siç dihet ishte politikë antishqiptare dhe antinjerëzore. Qëllimi
kryesor i këtij shtypi që i shërbente politikës shoviniste ishin shpifjet, dezinformatat nga më
të ndryshmet, futja e përçarjeve midis shqiptarëve, përzierja në punët e brendshme të
Shqipërisë, pasqyrimi dhe ushqimi i politikës zyrtare të Beogradit etj. Të gjitha këto kishin
shumë qëllime të projektuara në forma dhe faza të ndryshme. Ndërsa shtypeshin shqiptarët
786 Ushtelenca, Diplomacia, 156. 787Historia e Popullit Shqiptar III, 265. 788 Zajnati, Ahmet Zogu politikan apo ushtarak, 269-270. 789 Puto, Shqipëria politike, 416. 790 Duka, Histori e Shqipërisë, 170.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
136
në Jugosllavi791 qeveria e Beogradit përpiqej për destabilizim, edhe të asaj Shqipërie të
mbetur, në favor të interesave të veta. Delegati i Mbretërisë SKS, Jovanoviqi në shërbim të
kësaj politike shoviniste kërkonte të pranohet "Republika e Mirditës", duke shfaqur një sërë
intrigash për qeverinë e Tiranës, të cilën e konsideronte inekzistente792. Fan Noli në
Kuvendin e Lidhjes së Kombeve më 23 shtator 1921, theksonte: "Shqipëria është në luftë me
Mbretërinë SKS meqë trupat e saj na kanë sulmuar". Këtë lajm e pasqyronte gazeta
"Politika" e Beogradit793. Ndërsa gazeta “Beogradski dnevnik”, e datës 31 gusht 1922, duke u
përpjekur ta pasqyrojë Shqipërinë si një vend të destabilizuar theksonte se në Shqipëri është e
pamundur të thuhet se “çdo të ngjasë nesër e aq më tepër pas gjashtë muajsh apo viti”794.
Kurse gazeta “Pravda” politikën gjenocidiale ndaj shqiptarëve dhe shpërnguljet e tyre
i pasqyronte, se kinse midis turqve po bëhet agjitacion për t'u shpërngulur për Turqi. Këtë
propagandë thuhej se e bënte qeveria turke dhe se turqit në Jugosllavi (kuptohet është fjala
për shqiptarët – M. E.) filluan të përgatiteshin për të emigruar795. Gjithashtu, bëhej
propagandë se Turqia do ta pushtojë Shqipërinë dhe se Bajram Curri do të jetë një nga
ministrat me rastin e formimit të qeverisë turke796. Në fakt shtypi dhe qeveria e Beogradit
ishin të sigurta se kjo gjë nuk mund të ndodhte aq më tepër se ata i njihnin shumë mirë
raportet ndërkombëtare por këtë propagandë e bënin me qëllim të caktuar për të shkaktuar
destabilizim në Shqipëri. Kjo i shërbente edhe qëllimit të tyre kryesor që Shqipëria të mos
mund të jetë funksionale. Ata e dinin se mosfunksionaliteti i Shqipërisë do t’u mundësonte
shtypjen dhe nënshtrimin më të lehtë bashkëkombësve të tyre në Kosovë. Në fakt për shtetin
shqiptar ishin me interes marrëdhëniet miqësore me Turqinë sepse atje kishte një masë të
madhe shqiptarësh797 por kjo nuk kishte të bënte me propagandën dhe shpifjet e Beogradit.
U shkrua edhe për të arratisurit shqiptarë apo kaçakët dhe gjoja për plaçkitjet e tyre.
Një propagandë e tillë bëhej me qëllim që kryengritësit shqiptarë ta humbnin mbështetjen që
kishin në popull. Natyrisht që shtypi shovinist serb manipulonte edhe me emigrantët
shqiptarë, duke theksuar se një pjesë e emigrantëve që u vendosën në Shqipëri kërkojnë për
t'u rikthyer dhe se duke kërkuar ndjesë deklarojnë se në të ardhmen “do të jenë të urtë dhe të
791Historia e Popullit Shqiptar III, 473. 792 Gazeta “Trgovinski glasnik”, 10.9.1921. 793 Gazeta “Politika”, 25.9.1921. 794AQSH, F. 251, V. 1922, D. 50, fl. 138-139. 795AQSH, F. 251, V. 1922, D. 50, fl. 253. 796 Gazeta “Preporod”, 12.10.1922. 797Historia e Popullit Shqiptar III, 205.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
137
dëgjueshëm ndaj pushtetit”798. Sipas shtypit beogradas ndikimi italian sidomos te
nacionalistët kosovarë ishte shumë i madh.799
Gazeta “Ballkan” shkruante se një nëpunës i lartë italian i kishte dorëzuar një sasi të
konsiderueshme të hollash Bajram Currit, Hasan Prishtinës dhe Azem Bejtës me qëllim që të
organizojnë aksione të armatosura në tokën jugosllave dhe se veprimet shqiptare do të
fillojnë pas një kohe të shkurtër800. Edhe qeveria shqiptare akuzohej se ishte pro italiane dhe
se po organizonte dhe ndihmonte kaçakët për të sulmuar në territorin jugosllav801. Sipas
lajmeve nga Tirana gazeta “Pravda” shkruante se qeveria italiane po punonte pa ndërprerje
për ta kthyer ndikimin e mëparshëm mbi qeverinë e Tiranës dhe ta përgatiste Shqipërinë për
një politikë armiqësore kundër Jugosllavisë802.
Gazeta “Novosti” më 29 janar 1923, duke shkruar mbi vijën e kufirit pas lumenjve
Limë dhe Cem shkruante ndër të tjera: "Po të mos punohet energjikisht që të ndreqet kufiri
drejtësisht në kufi nuk ka me pasur qetësi. Zgjidhja e drejtë është që ne të na mbetet gryka e
lumit Cem e cila për ne është nevojë ekonomike e domosdoshme, kurse për Shqipërinë nuk
ka rëndësi. Nuk do të pranojmë kurrë që asnjë pëllëmbë tokë të mbetet në duart e huaja, qoftë
edhe kundër dëshirë së tërë botës”803. Kundër akuzave të pareshtura të shtypit jugosllav ndaj
qeverisë shqiptare dhe kosovarëve disa herë reagoi legata e Shqipërisë në Beograd.
Përgënjeshtrimet e legatës shqiptare shpeshherë nuk i botonin ato gazeta që
përgënjeshtroheshin, por duhej dërguar për botim në gazeta të tjera804.
Sipas raportit që i dërgonte më 24 qershor 1923, legata shqiptare në Beograd,
Ministrisë së Jashtme në Tiranë, shtypi jugosllav përhapte lajme tendencioze mbi
shpërthimin e një kryengritjeje në Shqipëri kundër forcave qeveritare805. Këto shpifje dhe
intriga bëheshin më qëllim të caktuar që të kishin efekt negativ edhe tek shqiptarët në
Jugosllavi. Mesazhi ishte i qartë nuk keni pse t’i drejtoni sytë nga Shqipëria. Edhe gazeta
“Politika” e 21 qershorit 1923 shkruante ndër të tjera për agjitacionin që po bëhej në Shqipëri
për rikthimin e djalit të Vidit806.
798 Gazeta “Pravda”, 25.10.1922 799Lush Culaj, Hasan Prishtina anëtar aktiv i Komitetit të Kosovës, Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës,
Konferencë shkencore 13-14 tetor 2012, Revista SCUPI, seri e botimeve të veçanta të Institutit të
Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të shqiptarëve, Shkup: 2012, 220-222. 800AQSH, F. 251, V. 1922, D. 50, fl. 335. 801AQSH, F. 251, V. 1923, D. 184, fl. 1. 802 Gazeta “Pravda”, 14.1.1923. 803 Gazeta “Novostit”, 29.1.1923. 804AQSH, F. 251, V. 1923, D. 184, fl. 9. 805AQSH, F. 251, V. 1923, D. 184, fl. 20. 806 Gazeta “Politika”, 21.6.1923.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
138
Ali Kolonja si përfaqësues i qeverisë shqiptare në Beograd, në raportin që i dërgon
ministrit të Jashtëm më 8 tetor 1923 thekson ndër të tjera: "Gazetat e këtushme në kohën e
fundit janë të dëshmuara me lajmet sensacionale që duan të përhapin kohë pas kohe. Por jemi
të sigurt që këto botime nuk do bëjnë dot asnjë efekt nëpër qarqe të ndryshme, sepse janë
dëshmuar si të pathemelta dhe të pabaza në seriozitetin e burimit"807.
Raporti i përgjithshëm i legatës shqiptare të Beogradit dërguar Ministrisë së Jashtme
në Tiranë dëshmonte se qeveria jugosllave nuk kishte treguar shenja bindjeje as në vendimet
e Konferencës së Ambasadorëve, e kjo kishte të bënte në mënyrë të veçantë me Shën
Naumin808. Në raport nuk anashkalohej pakënaqësia e popullit të Kosovës dhe Maqedonisë
ndaj regjimit të Beogradit809. Në kuadër të kësaj pakënaqësie gazeta “Novosti” e datës 10
prill 1924 shkruante se Azem Bejta ishte kundërshtar i regjimit jugosllav dhe se mbante
lidhje me Hasan Prishtinën, Rexhep Mitrovicën dhe Bajram Currin që ndodheshin në
Shqipëri dhe përgatisnin aksione kundër qeverisë së Beogradit810. Ndërkaq, ngjarjet e
qershorit të vitit 1924 në Shqipëri për shtypin e Beogradit ishin shkëputje nga bota e
Tiranës811. "Nëse në qeveri vjen rryma e peshkop Nolit mund të presim sado kudo raporte
korrekte. Nëse në qeveri hyjnë kundërshtarët tanë të hapët siç janë Bajram Curri dhe Hasan
Prishtina, atëherë pa dyshim se periudha në vijim do të karakterizohet nga përleshjet dhe
incidentet në territorin tonë përgjatë kufirit nga Ohri gjer në Shkodër."812. Edhe përkundër
këtij propozimi shtypi beogradas shfaq dyshimin se Fan Noli si nacionalist gëzonte simpatinë
e Komitetit të Kosovës dhe ishte i orientuar nga ai813.
Gazeta “Novosti duke dhënë vlerësime mbi qeverinë e Nolit” e përshkruante si
miqësore sipas fjalëve, kurse sipas veprimeve thikë pas shpine814. Në fakt për të shmangur
ndonjë ndërhyrje të mundshme të fqinjëve ballkanikë, Fan Noli kishte kërkuar nga qeveria e
Romës qysh më 26 maj 1924 që t’u tërhiqte vërejtjen Jugosllavisë dhe Greqisë të mos
përziheshin në punët e brendshme të Shqipërisë.815
Gazeta “Vreme” e 28 shtatorit 1924 për gjendjen e tendosur në kufi, shkaktuar nga
jugosllavët në zonën e Kuçit, theksonte ndër të tjera: "Ministri i Shqipërisë në Beograd
807AQSH, F. 251, V. 1923, D. 183, fl. 37. 808AQSH, F. 251, V. 1924, D. 109, fl. 1. 809AQSH, F. 251, V. 1924, D. 109, fl. 4. 810 Gazeta“Novosti”, 10.4. 1924. 811 Gazeta “Politika”, 6. 6. 1924. 812 Gazeta “Politika”, 11.6.1924. 813 Gazeta “Politika”, 20.6.1924. 814 Gazeta “Novosti”, 10. 7. 1924. 815Historia e Popullit Shqiptar III, 224.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
139
dorëzoi dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme një notë proteste ku thuhet që trupa të
armatosur tonat hynë në Shqipëri dhe e goditën popullsinë tue bërë plaçkë e masakra"816.
Kalimin e kufirit të Shqipërisë dhe shkaktimin e situatave konfliktuale për çudi e
pranon edhe gazeta “Politika”, por gjithsesi faji për këtë konflikt zakonisht u hidhej
shqiptarëve817. Shtypi jugosllav, sidomos ai beogradas, paraqet shqetësim, dhimbje dhe
pezmatim të madh për vrasjen e mikut të tyre Ceno Beg Kryeziut.818
Në artikullin e gjatë prej një faqe e gjysmë gazeta “Novosti” e datës 16.10.1927,
vrasjen e Ceno Begut e konsideronte si të dirigjuar nga Tirana. Në vijim theksohej: "Në
qarqet diplomatike mbizotëron mendimi, se Ceno beu ra si viktimë e dashurisë së madhe ndaj
Shqipërisë. Siç thuhej, ishte një prej shqiptarëve të paktë, të cilët e gjykuan haptas dhe u
ngritën kundër marrëveshjes së Tiranës dhe ndikimit gjithnjë e më të madh të Italisë në
Shqipëri."819.
Më 22 nëntor 1927 ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë u nënshkrua traktati i aleancës
mbrojtëse për një periudhë 20-vjeçare820. Ky traktat ngjalli një valë të re pakënaqësie në
Beograd. Për qeveritarët beogradas ky traktat ishte i dëmshëm821, ndërsa sipas gazetës
“Pravda” Italia e lidhi këtë traktat që t'i përgjigjet paktit të miqësisë franko-jugosllave822. Mbi
keqësimin drastik të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave flet edhe fakti se në një tubim në
legatën jugosllave në Bullgari u ftuan të gjitha legatat e tjera përveç asaj shqiptare823.
Qeveria e Beogradit mbante një qëndrim negativ ndaj problemeve të kohës në
përgjithësi e sidomos ndaj popullit shqiptar në veçanti. Gjithnjë u përpoq që të krijonte
probleme dhe jo stabilitet në Shqipëri, sepse me një Shqipëri të dobët dhe të pa konsoliduar
çështja e maltretimit dhe shpërnguljeve të shqiptarëve do të ishte një punë më e lehtë. Edhe
shtypi i tyre ishte çdoherë në pozita sulmuese përmes shpifjeve dhe shantazheve, në dallim
nga Shqipëria, e cila ishte në pozita mbrojtëse dhe të pabarabarta.
Agresiviteti dhe demagogjia ishin tiparet themelore të politikës dhe shtypit jugosllav
ndaj Shqipërisë. Ato ecnin paralelisht në një qëllim të caktuar: jetësimin e pikëpamjeve të
qarqeve shoviniste serbe. Ndonëse Beogradi vazhdonte avazin e vjetër të politikës
816 Gazeta “Vreme”, Beograd: 28.9.1924. 817 Gazeta “Politika”, Beograd: 28.9.1924. 818Zejnati, Ahmet Zogu politikan apo ushtarak, 274-278. 819 Jusuf Osmani, Vrasjet në Pragë e Cena Beut - 1927 dhe Alqiviadh Bebit - 1928 (sipas burimeve arkivore),
80. 820 Duka, Histori e Shqipërisë, 172-173. 821 Vuk Vinaver, Engleska italianska zaokruzhavanja Jugoslavije 1926-1928, Istorija XX veka, “Zbornik
radova” VIII, 1966, 133. 822AQSH, F. 251, V. 1927, D. 109, fl.225. 823AQSH, F. 251, V. 1927, D. 114, fl. 1.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
140
diskriminuese ndaj kosovarëve, shqiptarët në Kosovë asnjëherë nuk u pajtuan me robërinë,
duke bërë përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen e të drejtave të tyre legjitime.
Orientimi politik i shtypit beogradas sa i përkiste politikës së jashtme ishte identik
me atë qeveritar, pra ishte fund e krye shovinist. Ky shtyp vazhdimisht vijonte ta ushqente
popullin me pikëpamje antinjerëzore dhe jodemokratike.824
III.4. Shtypi shqiptar dhe Kosova në vitet 1924 - 1928
Rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave kombëtare luajti edhe shtypi shqiptar që
botohej në Shqipëri në vendet evropiane e më gjerë deri në Amerikë. Ky shtyp pa dyshim që
luajti një rol me rëndësi në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë e më gjerë.
Gazeta “Bashkimi” e Vlorës krahas qëndrimit të saj atdhetar në raport me Kosovën
dhe Çamërinë shkruan edhe për qëndrimin e delegacionit shqiptar në Gjenevë prej më se një
muaji825.
Edhe gazeta “Shqiptari i Amerikës” shkruan në vazhdimësi për problemet kombëtare
në përgjithësi dhe për çështjen e Kosovës në veçanti. Më 17 mars 1923, ajo informon se më
20 shkurt 1923, ushtria jugosllave sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve okupoi
fshatrat e Zonës Neutrale.826
Shtypi shqiptar në Shqipëri krahas problemit të Kosovës rëndësi të veçantë i kushtoi
edhe shqiptarëve në Çamëri. Shtypi shqiptar përpiqej vazhdimisht të trajtonte çështjen e
shqiptarëve që kishin mbetur pa drejtësisht jashtë kufijve. Gazeta “Shqipëria e re” që dilte në
Konstancë në shkrimin “Çamëria e Kosova” ndër të tjera theksonte: “Greqia kundër ligjit
ndërkombëtar dhe zotimeve që kishte dhënë në Lidhjen e Kombeve mbi pakicat vazhdonte t'i
ndiqte çamët e mjerë”827.
Kabineti qeveritar i Nolit u përpoq për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë
kufijve. Si kabinetet paraprake edhe Noli me qëndrimet e qarta në Lidhjen e Kombeve,
përmbushën jo vetëm detyrën patriotike, por edhe njerëzore, sepse padrejtësitë e shkaktuara
në Kosovë e Çamëri kundër elementit shqiptar ishin aq të rënda sa nuk mund të gjendej
zemër njeriu që të mos dridhej828.
824Po aty. 825 Gazeta “Bashkimi”, Vlorë, 14. 10. 1924, 1. 826 Gazeta “Shqiptari i Amerikës”, Korçë, 17 mars 1923, 5. 827 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, Çamëria dhe Kosova, 30 dhjetor 1923, 1. 828 Gazeta “Politika”, Vlorë, Greqia, Jugosllavia dhe neve , 31 korrik 1924, 1.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
141
Shtypi i kohës dhe qarqet zyrtare shqiptare shqetësimin për fatin e popullatës
shqiptare kosovare e çame, që kërcënohej nga shpërngulja, e shprehën me një solidaritet të
thellë, duke apeluar që të ndërmerren masat preventive për t'i pritur dhe sistemuar në
Shqipëri të gjithë ata që nuk dëshironin të shkonin në Anadoll829. Përpjekjet për shpërngulje
të elementit shqiptar ngjallën revoltë të madhe në opinionin shqiptar. Shtypi shqiptar
denonconte pavendosmërinë e Lidhjes së Kombeve830. Nga ana tjetër, serbët asnjëherë nuk u
besuan premtimeve dhe politikës së Nolit për fqinjësi të mirë. Vetëm katër ditë pas formimit
të qeverisë së Nolit gazeta “Politika” e Beogradit shkruante: "Si nacionalist Noli ka orientim
dhe simpati për Komitetin e Kosovës".831 Ndërkaq gazeta “Novosti” e Beogradit më 10
korrik 1924 shkruante për qeverinë e Nolit: "Në fjalë miqësi, në vepra thikë pas shpine"832.
Edhe qeveria e Ahmet Zogut nuk u kënaq me deklarata rreth çështjes së kosovarëve
dhe çamëve për faktin se pak ditë pas ardhjes në fuqi të Pangallosit, qeveria greke kishte
nënshkruar marrëveshjen me turqit për shpërnguljen e 5.000 çamëve. Për këtë arsye, në
sesionin e 37-të të Këshillit të Lidhjes përfaqësuesi i Shqipërisë, Mithat Frashëri e denoncoi
këtë marrëveshje dhe ndër të tjera theksoi se gjendja te shqiptarët e Çamërisë nuk kishte
kurrfarë ndryshimi pozitiv833. Ndërkaq, bazuar në raportin e dërguar nga Komisioni Mikst,
sekretarit të Lidhjes së Kombeve, në dhjetor të vitit 1925, konkludohej se popullsia
myslimane në tërësi ishte shqiptare nga origjina dhe nuk duhej të shkëmbehej. Bazuar në
këto të dhëna i tërhiqej vërejtja qeverisë greke që të përjashtonte nga shkëmbimi 800 banorët
e caktuar për shkëmbim në fshatrat Dhragomi dhe Gardhiqe834.
Edhe shtypi shqiptar i kohës, sidomos pas rënies së qeverisë së Pangallosit, e përcolli
me vëmendje të veçantë fatin e popullsisë shqiptare dhe denoncoi aktet e dhunës të
shovinistëve grekë ndaj popullsisë çame dhe informoi opinionin e brendshëm dhe të jashtëm
me arsyet e vërteta të largimit të popullsisë çame, që ishte shpëtimi i kokës835. Shtypi
shqiptar i kohës, siç e theksuam më lart, trajtonte probleme të ndryshme kombëtare nga veriu
në jug duke pasur përherë në epiqendër çështjen e pa zgjidhur kombëtare. Një problem i
veçantë iu kushtua edhe Shën Naumit dhe Vermoshit. Lidhur më ketë çështje gazeta “Dajti”
do të theksonte: “Sa i përket kufirit verior u kërkua që Shqipërisë në vend të faqes të
829 Isufi, Politika e shtetit grek për dëbimin e popullsisë çame, 69. 830 Gazeta “Gazeta e Korçës”, 18 tetor 1924, 3; Puto, Shqipëria , 158. 831 Gazeta“Politika”, Beograd, 20.6.1924,2 832 Gazeta “Novosti”,Beograd, 10.7.1924, 3 833 Gazeta “Gazeta e Korçës”, 25 janar 1925, 2. 834 Gazeta “Gazeta e Korçës”, 27 mars 1926, 1. 835 Gazeta”Demokracia” Gjirokastër, 23 korrik 1927.3.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
142
pyllëzuar në perëndim të Vermoshit, t'i jepej tërë fusha e Velipojës së bashku me kurrizin e
Skrabatushës, kullotat e Libohovës me rrugën që shpinte në Lumbrajë, dy shtëpi të fshatit
Grençar, kodrën e Majasë me dy liqenet e vogla si dhe fshatin Skenjë”836.
Fillimisht pala jugosllave i refuzoi kërkesat shqiptare duke shpresuar se regjimi i
Presidentit Zog nuk do të kishte mundësi t'u rezistonte presioneve jugosllave. Ajo pranoi të
lëshonte vetëm fshatin Peshkopi dhe një pjesë të Libohovës, mirëpo gradualisht filloi të
tërhiqej. Edhe kjo ngjarje u pasqyrua në shtypin shqiptar të kohës. Gazeta “Politika” e
Vlorës, e datës 20 mars 1924 në shkrimin e titulluar “Miting-u për Vermoshin dhe Shën
Naumin” thekson se “Konferenca e Ambasadorëve ka vendosur që Vermoshi dhe Shën
Naumi t’i mbesin Shqipërisë dhe mbas atij vendimi, komisioni i kufijve i dërguar nga ana e
Konferencës shënoj vijën e kufizë, duke ia lënë ato dy vende Shqipërisë. Mirëpo Jugosllavia
jo vetëm nuk i ka liruar akoma, por si po dëgjojmë ka kërkuar që të hapet përsëri bisedimi i
atyre dy vendeve duke pretenduar se duhet ti jepen asaj”.837 Kjo gazetë duke qenë përherë
në linjën e duhur kombëtare në shkrimin e saj të titulluar: “Kabineti që lyp nevoja
kombëtare” ndër të tjera thekson se nuk shpresohet kurrë, që “njerëz me fuqi personale,
njerëz të intrigave, njerëz të prapamendimeve të mbushin nevojat e Kombit, e të kënaqin
popullin”.838
Ndërkaq në shkrimin e datës 8 maj 1924 duke folur për emigrantët kosovarë kjo
gazetë ndër të tjera do të theksonte: “Si gjithë kosovarët e tjerë asht nga raca shqiptare dhe si
gjithë irredentët kosovarë të tjerë sot për sot jeton në tokën shqiptare dhe në pasunin e vet.
Qeveria derisa ky të mos jetë një element trubullues, si kundërshtar nuk ka asnjë ligj dhe
asnjë të drejtë ti largoj nga toka e vet sikur ky të jetë dhe nënshtetas i regjistruem në rregull i
një shteti të huaj.”839 Një ditë më parë gazeta “Shpresa Kombëtare” pasqyron një deklaratë
te Ministrisë së Punëve të Brendshme ku ndër të tjera do të thuhet: “Kjo nënprefekturë qysh
se i përmenduni Ceno Beg ka dalë nga Jugosllavia e gjendet në Malësi, nuk i ka ndigjue as
me të voglin kundërshtim kundër shtetit, por ka kshillue popullin mos me marrë pjesë në
mendimin e kundërshtarëve për me ba kryengritje kundër shtetit”.840
Duke pasqyruar kundërthëniet dhe mosfunksionimin e duhur qeveritar gazeta “Ora e
Maleve” e Shkodrës në artikullin: “Shka la breshni po hupë sye-kerveshni” ndër të tjera
theksonte: “Vijnë pra, zotnit e Shkodrës, edhe rreshtohen në karrika në sallë të Prefekturës.
836 Gazeta “Dajti”, 24 korrik 1925.1 837 Gazeta”Politika”, Vlorë, 20 mars 1924 ,2. 838 Gazeta”Politika”, Vlorë, 17 prill 1924,1. 839 Gazeta”Politika”, Vlorë, 8 maj 1924,7. 840 Gazeta”Shpresa Kombëtare”, Shkodër, 7 maj 1924, 1.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
143
Atëherë Z. Abedin Nepravishka, prefekti i Shkodrës, çohet në këmbë e thotë: Shteti gjendet
në rrezik, Bajram Curri ka msye me një ushtri të madhe në Krumë e donë me i ra Shkodrës
e masandej Tiranës. Ani se ti bjen Tiranës por unë Shkodrën nuk e lëshoj, Veç shka? Unë
nuk kam fuqi të mjaftueshme për me i ba ballë Bajram Currit. Nënkolonel Rexhep Shala ka
dalë doret Qeverisë e jo veç se nuk do me ndihmua me ushtri në këtë punë, por ma tepër
sonte don me me sulmue mue, Qarkkomandantin e marë xhandarmërinë e Shkodrës. Pra nuk
jet tjetër veq se ndihma e civileve të Shkodrës. Shkodran ja sot ja kurrë. E kshtu pos
Shqipnis së mesme, lyp armatim edhe për Shqipnin e epërme”.841
Duke pasqyruar gjendjen dhe relacionet me shtetet fqinjë duke pasur parasysh
prezencën e elementit shqiptar në ato shtete, gazeta “Politika” e Vlorës e datës 31 korrik
1924 në artikullin: “Greqia, Jugosllavia dhe neve” shkruante: “E kemi thënë disa herë hapët
ndër këto shtylla: jemi një shtet i ri e i vogël, në Ballkan, ku të mbështetur në të drejtat tona
kombëtare të trashëguara, prej njëzet e ca shekujsh, duam të rrojmë në paqe e miqësi me
gjithë ata që na duan të mirën, e na lënë të qetë në punë, veçanërisht dëshirojmë të kemi,
mardhënjet më të përzemërta me fqinjët tanë.”842 Kurse gazeta “Shqipëria e re” e
Konstancës në artikullin: “Shqipëria dhe fqinjët e saj” ndër të tjera, do të theksonte: “Fqinjët
tanë me mos qenë të kënaqur për formimin e Qeverisë së re, e cila përmbledh elementet me
të shëndosha dhe kombëtare të popullit tonë. Ata filluan të intrigojnë jo vetëm me anën e
agjentëve të tyre në Shqipëri, por edhe me anë të shtypit”.843 Po e njëjta gazetë në artikullin:
“Caktimi i kufijve shqiptaro-serbë dhe shqiptaro-grekë” shkruante: “Caktimi i kufijve
shqiptar, vazhdon pothuaj prej katër vjet, pa u marrë asnjë vendim prej komisionit ose më
mirë thënë prej delegatëve grek dhe serb, të cilët gjithmonë venë pengime që të, mos marrë
fund kjo çështje për shtetin shqiptar. Tani më në fund çështja e kufijve shqiptaro-serb, u
soll përpara Gjykatës Ndërkombëtarë në Hagë. Pas shpjegimeve të drejta dhe të arsyeshme të
dhëna prej delegatit të Shqipërisë, gjykata e naltë ndërkombëtare, vendimin e saj e dha në
favor të shtetit shqiptar, dhe ia bëri të njohur fqinjëve tanë Serbisë se në këto vise, prej
shekujsh banohet prej shqiptarëve.”844
Një temë gjithsesi e trajtueshme në shtypin shqiptar të kohës është edhe shpërngulja e
shqiptarëve e dhembshuria ndaj tyre në njërën anë, si dhe përpjekjet për t’u ardhur në
ndihmë, me aq mundësi sa kishin nga ana tjetër. Për dhunën e shqiptarëve gjatë shpërnguljes
841 Gazeta”Ora e Maleve”, Shkodër, 21 maj 1924, 2. 842 Gazeta “Politika” e Vlorës 31 Korrik 1924 , 1. 843 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 3 gusht 1924 ,1. 844 “Shqipëria e Re”, Konstancë, 21 shtator 1924, 1
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
144
dëshmon edhe Gjergj Bubani, ish-sekretar në konsullatën në Konstancë të Rumanisë, i cili
njoftonte: "Në qershor 1923 në stacionin e trenit në Sofje kam takuar mbi 2.000 shqiptarë
nga Prishtina, të udhëhequr nga hoxha mulla Rrahmani, i cili i ka bindur ata të shpërngulen
për Turqi. Të nesërmen e kam kuptuar se ai ishte spiun i serbëve dhe ka pasur për qëllim
spastrimin e shqiptarëve. Pasi Turqia refuzoi pranimin e tyre, këta shqiptarë ku kishte edhe
pleq, gra e fëmijë kanë qenë të detyruar të qëndrojnë tre-katër muaj në Sofje, duke fjetur
nëpër shtëpi të rrënuara e vagonë, pra në një gjendje jashtëzakonisht të mjerueshme"845.
Nga burime të sigurta theksohet se serbët ishin të interesuar që këta emigrantë mos të
vendoseshin në Shqipëri. Spiunët e tyre përpiqeshin t'i bindnin kosovarët myslimanë se
Shqipëria është shtet i krishterë dhe nëse shkonin atje do të merrnin fenë e krishterë846.
Qeveria e Zogut u angazhua që t'u kundërvihej planeve për largimin e popullsisë
shqiptare nga Kosova, mirëpo ajo i frikësohej pranisë së madhe të emigrantëve në Shqipëri,
duke dashur t'u shmangej problemeve politike dhe ekonomike847. Megjithatë, me dekretin që
nxori qeveria e Zogut për vëllezërit kosovarë bëri që t'iu lehtësoheshin vuajtjet mijëra
muhaxhirëve të përzënë nga tokat e tyre në këtë shtet. Dekreti për dhënie tokash si dhe
ndihma në franga ari do të fliste shumë. Qeveria në suaza të mundësive përkrahu elementin
çlirimtar të Kosovës si dhe të trojeve të tjera shqiptare në Jugosllavi, të cilat Shqipërinë e
kishin, në një farë mënyre, mburojë 848.
Gazeta “Politika” e Vlorës më 23 tetor 1924 në artikullin dyfaqësh të titulluar
“Kosovë-Çamëri” përshkruan mjaft dhimbshëm kushtet e shqiptarëve që detyrohen të
emigrojnë849. Është kjo edhe një dëshmi se problemi kombëtar, përkatësisht problemi i
emigrantëve, ishte brengë si në jug ashtu në veri të Shqipërisë. Një ndër prioritetet qeveritare
shqiptare në raport me emigrantët përveç ushqimit dhe strehimit ishte edhe përkujdesja për
veshmbathje. Kështu në mbledhjen e 64-të të Dhomës së Deputetëve më 16 nëntor 1925,
aprovohet ligji dhe autorizohet qeveria të informojë Zija Begollin për të importuar pa taksë
doganore 2.000 petka të papërdorura për emigrantët kosovarë që ndodhen të shpërndarë në
vise të ndryshme të Shqipërisë850.
Rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave kombëtare luajti edhe shtypi shqiptar që
botohej në Vjenë. Gazeta “Ora e Shqipërisë” që dilte në këtë qytet, e datës 10 janar 1928,
845 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 24.8.1924,1. 846 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 24.8.1924. 847 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 24.8.1924. 848 Ilir Malindi, Kosova është imja, Prishtinë 1997, 82. 849 Gazeta“Politika”, Vlorë 23 tetor 1924, 2-3. 850 Bisedimet e dhomës së deputetëve mbledhja e 64-të më 16 nëntor 1925, 996.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
145
ndër të tjera do të theksonte: “Nga letrat qe po vazhdoj të marr nga Shqipëria, shoh se janë dy
korente kundrejt aleancës. Ata që janë kundër Serbisë dhe që kanë parë për të zezat dhe
masakrat e shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë, besojnë se armiqësia të jetë e
përjetshme.”851 Po e njëjta gazetë në artikullin: “Dera e Hapun” shkruan: “Çka donë me than
ky princip për kosovarët? Historia e këtyre vjetëve na ka dëshmue se principi i derës së
hapun në Shqipni, për të tana intrigat për të tana ndërhyrjet edhe në çështjet e brendshme të
Shqipnisë donë me than se lakmia e hegjemonisë serbe don ti ketë duart e lira, të disponojnë
vetë edhe mbi ata 800.000 shqiptarë që po martirizohen nën zgjedhën e saj.”852
Gazeta “Ora e Shqipnisë” i mëshonte propagandës serbe se gjoja shqiptarët janë
vendosur në Kosovë me ndihmën e turqve, të cilët e dëbuan popullsinë sllave që banonte aty
më parë853. Edhe përpjekjet e qeverisë të Beogradit për ta pasur derën e hapur në Shqipëri u
kundërshtuan nga kjo gazetë sikundër edhe nga të gjithë nacionalistët shqiptarë854.
KREU IV
851 Gazeta “Ora e Shqipnis”, Vjenë,10 janar 1928, 3. 852 Gazeta “Ora e Shqipnis”, Vjenë, 26 prill 1928, 2. 853 Gazeta “Ora e Shqipnis”, Vjenë, 24 mars 1928, artikulli “Kosova”. 854 Gazeta “Ora e Shqipnis”, Vjenë, 26 prill 1928, artikulli “Dora e hapun”.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
146
MBRETËRIA SHQIPTARE DHE PROBLEMI I KOSOVËS
1928-1939
IV.1. Mbretëria Shqiptare dhe Kosova
Ndonëse Ahmet Zogu ishte mbret pushteti i tij nuk ishte absolut pasi Shqipëria ishte
Mbretëri Parlamentare. Ai u frikësohej rrethanave të jashtme ndërkombëtare, pasi një mbret,
ashtu siç e kishin Anglia, Italia, Jugosllavia, Greqia e vende të tjera evropiane, ishte më
vështirë të ndikohej dhe të rrëzohej nga intrigat e huaja, ose nga kryengritjet e brendshme, se
sa një president me një mandat të kufizuar qeverisjeje855.
Ahmet Zogu e kishte kuptuar se shpallja e tij Mbret nuk ishte vetëm ambicie e tij
personale por edhe e interesave dhe grupimeve politike që e mbështesnin atë. Italia duke
njohur ambiciet e Zogut dhe duke shfrytëzuar vartësinë e tij prej saj e mbështeste këtë gjë 856.
Kushtetuta e re që u aprovua njëzëri më 1 shtator 1928, e profilizonte Shqipërinë, Mbretëri
demokratike parlamentare dhe të trashëgueshme, me mbret të shqiptarëve, Naltmadhërinë e
tij Zogu I857. Ajo i dha kurorës mbretërore kompetenca të mëdha në fushën e politikës së
brendshme dhe të jashtme. Kurorëzimi "Mbret i shqiptarëve" i Ahmet Zogut dhe jo "Mbreti i
Shqipërisë", që u referohej edhe shqiptarëve që jetonin jashtë kufijve të shtetit shqiptar të
1913-ës, shkaktoi reagime të mëdha në qeverinë e Beogradit, e cila pretendonte për të
përfshirë nën varësinë e saj, popullsinë dhe territoret shqiptare që ndodheshin në kuadër të
Jugosllavisë858. Qeveria jugosllave u përpoq që Zogu ta ndërronte titullin e tij në "Mbret i
Shqipërisë", duke i bërë presion të hapur, por pa sukses. Beogradi pasi u bind se nuk ka
mbështetje ndërkombëtare, u detyrua ta pranonte titullin e mbretit, i cili nuk dallonte nga
titujt që bartnin homologët e tij në Evropën Juglindore e gjetiu859.
Mbreti Zogu I që në momentin e shpalljes së tij “Mbret i Shqiptarëve” kishte synuar
të bënte betimin me përkrenaren e Skënderbeut, e cila gjendej në Vjenë. Por kjo e fundit nuk
ia kishte lejuar këtë huazim, kështu që Ahmet Zogu e bëri betimin në Kuran dhe Bibël, duke
855 Ushtelenca, Diplomacia, 199. 856 Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920 – 1934, Tiranë: “Afërdita”, 2002. 857 Duka, Histori, 178. 858 Arifi - Bakalli, Marrëdhëniet , 29. 859 Po aty.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
147
u zotuar se do të martohet me një femër të krishterë për ta treguar dhe ruajtur harmoninë ndër
fetare tek shqiptarët 860.
Njohja aq e shpejtë e regjimit monarkist në Shqipëri nga qeveria e Washingtonit nuk
befasoi vetëm Zogun por në radhë të parë, Anglinë dhe Francën, dy vende me tradita
monarkiste, që mendonin se Shqipëria nuk paraqiste interes për politikën amerikane.
Sigurisht kjo e nxiti Iljaz Vrionin të deklaronte se njohja zyrtare e Mbretit Zog nga ana e
SHBA-ve është fitore e madhe për politikën e tij në krahasim më qëndrimet e vonuara të
Anglisë, Francës dhe Mbretërisë SKS 861.
Zogu dëshironte të shfaqej si një mbret perëndimor dhe nuk mund të mohohet se ai e
synonte sinqerisht një oksidentalizëm të vendit të tij. Me këtë lidhet ndoshta fakti, që ai
modifikoi emrin e tij si mbret, duke mënjanuar emrin arabo-turk Ahmet dhe duke shndërruar
mbiemrin e tij të origjinës nga Zogolli ose Zogu në Zog 862.
Bashkëkohësi, kundërshtari dhe përfaqësuesi diplomatik i tij në ShBA, Faik Konica,
do të shprehej për të: "Pavarësisht se e duam apo e urrejmë, Zogu mbetet një karakter
çuditërisht enigmatik, gjysmëhero dhe gjysmëpalaço, i cili për një kohë të gjatë do të jetë
tërheqës si për koleksionarin e çudirave historike, si për studiuesin e psikologjisë" 863.
Karakteristika më dalluese e politikës së jashtme të shtetit shqiptar të drejtuar nga
Ahmet Zogu, qysh nga fillimi i vitit 1925, e më tej, ka qenë përqendrimi në marrëdhëniet me
fqinjët në tërësi dhe ato tokësore në veçanti. Kjo nuk do të thotë se shteti shqiptar nuk u
kushtoi rendësi hapësirave të mëtejshme evropiane dhe me gjerë.864 Por, duke u fokusuar
kryesisht me fqinjët perëndimorë e me ata tokësorë, Ahmet Zogu dhe diplomacia e tij
dëshmuan maturi e profesionalizëm të admirueshëm 865.
Politika e jashtme e Ahmet Zogut diktohej në mënyrë emergjente dhe afatgjatë. Nga
pikëpamja emergjente, Ahmet Zogu kishte nevojë për krijimin e institucioneve shtetërore
bazë, duke pasur parasysh Bankën Shqiptare, organet e sigurisë (ushtrinë) dhe rendit
(xhandarmërinë) vënien në eficensë të pasurive të mëdha si nafta, ngritjen e institucioneve të
administratës publike, konsolidimin e arsimit dhe të institucioneve të tjera shpirtërore e
kulturore të vendit etj. Të gjitha këto detyra emergjente do të duhej të realizoheshin mbi një
860 Eqerem Zenelaj, Historia e shtetit dhe së drejtës shqiptare, Prishtinë: VATRA, 2015. 861 Masar Kodra, Çështja shqiptare në analët diplomatike amerikane (1918-1945), Shkup: Logos-A, 1997, 68-
69. 862 Anastasi, Institucionet, 128. 863 Faik Konica, Shqipëria -kopsht shkëmbor i Evropës Juglindore - përktheu nga anglishtja Avni Spahiu;
Rilindja Prishtinë, 1997, f. 276. 864 Faik Konica, Vepra II, Prishtinë: “Rilindja”, 1997, 276. 865 Lisen Bashkurti, Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë, Tiranë: GEER, 2003, 234.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
148
sistem legjislativ evropian të qëndrueshëm modern e të inkuadruar në legjislacionin
kontinental e rajonal bashkëkohor. Nga pikëpamja afatgjatë Ahmet Zogu u përpoq që të
hidhte themele prioritare perëndimore si dhe të fuqizonte faktorin shqiptar në Ballkan. Nëse
në zgjidhjet emergjente politika e jashtme dhe diplomacia e Ahmet Zogut pati suksese të
admirueshme duke krijuar situatën dhe kushtet e nevojshme për konsolidimin e shtetit
shqiptar, në planin afatgjatë ajo nuk ishte po aq e suksesshme, ndër të tjera edhe për vetë
koniunkturën politike evropiane të periudhës midis dy Luftërave Botërore 866.
Veprime dhe sjellje politike të regjimit zogist kundër nacionalizmit shqiptar në
burimet e shkruara konsiderohen: ngritja kundër qeverisë së Hasan Prishtinës, pasi i
frikësoheshin futjes në luftë me Jugosllavinë (1921); përpjekja për heqjen e mandatit të
deputetëve të Kosovës nga grupi parlamentar më 1921; braktisja e çështjes së Kosovës për
shkak të normalizimit të marrëdhënieve me Jugosllavinë (1922); shkarkimi i nëpunësve
kosovarë nga administrata shtetërore pas protestave jugosllave (1923); zhbërja e Zonës
Neutrale të Junikut (1921-1923) në bashkëpunim me ushtrinë serbe, me bekimin
ndërkombëtar dhe për hir të qetësisë në Shqipëri; ndihma për kthimin në pushtet nga qeveria
jugosllave (1924); shkatërrimi i Komitetit të Kosovës (1925); kërkimi i ndihmës ekonomike
nga Serbia (1925); dekorimi nga Mbretëria SKS me dekoratën e lartë "Ylli i Karagjorgjit" i
klasit I: (1926)867.
Profili jo nacionalist i Presidentit Zog e më vonë i Mbretit Zogu I është zanafilla e
gati të gjithë pushteteve politike në Shqipëri ndaj çështjes kombëtare. Problemi kombëtar në
diplomacinë shqiptare kryesisht është socializuar, duke e vënë atë në baraspeshë me
problemet e brendshme politike dhe sociale të Shqipërisë. Ahmet Zogu në politikën e tij u
përcaktua për stabilizimin e shtetit shqiptar dhe jo për politikë nacionaliste. Shumë studiues të
historiografisë shqiptare i përmbahen mendimit se Ahmet Zogu i ka luftuar nacionalistët
kosovarë deri në eliminim fizik. Marrë në përgjithësi, nëse lirohet nga ideologjizmat, historia
e atentateve politike në jetën shqiptare të viteve 20-30 është shumë e diskutueshme. Mund të
besohet, se Zogu i ka llogaritur ato si mjete mbijetese, por këtu nuk duhet shikuar në raportet
antikombëtare me ato kombëtare. Këto më tepër mund të konsiderohen si përgjigje ndaj
atentateve të kryera mbi Ahmet Zogun më 1924 dhe 1931 dhe si kundërthënie të mendimeve
të ndryshme politike868.
866Po aty, 235-236. 867 Feraj, Skicë, 170-171. 868 Bashkurti, Shqiptarët, 234.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
149
Ndonëse klasifikimit të zogizmit si vijë e antinacionalizmit shqiptar mund t'i bëhen
dhe i janë bërë vërejtje të shumta. Për të vlerësuar dy anët e medaljes duhen vlerësuar
veprimet politike zogiste që përkojnë me logjikën e nacionalizmit shqiptar, si: rezistenca e
armatosur ndaj ushtrive pushtuese serbe më 1913; kontributi për mbrojtjen e Kongresit të
Lushnjës 1920; futja e qytetit të Shkodrës nën administratën e qeverisë së Lushnjës;
kontributi në protestën dërguar Konferencës së Paqes në Paris ku kërkohej Shqipëri etnike;
lufta kundër intervencionit jugosllav 1920; mashtrimi i jugosllavëve 1925; neni i pestë i
paktit sekret me Italinë më 1925: "Nëse operacionet e përbashkëta (shqiptaro-italiane kundër
Mbretërisë SKS) do të përfundojnë me marrje të kompensimeve territoriale, Italia detyrohet
t'ia japë Shqipërisë territoret e banuara me popullsi në të cilat shumica flet shqip"869; protesta
në Lidhjen e Kombeve ndaj caktimit të kufijve me Greqinë për shkak të njëanshmërisë në
dëm të Çamërisë më 1925; demaskimi i kundërshtimit i politikës pro jugosllave të dhëndrit të
tij Cena Beut 1927; caktimi i mëvonshëm i përfaqësuesve diplomatikë në Beograd të
dëshmuar kombëtarisht si p.sh. Rauf Fico; këmbëngulja e përhershme për reciprocitet
marrëdhëniesh me Greqinë që për një periudhë relativisht të shkurtër u balancua me njohjen
reciproke të minoritetit shqiptar në Greqi dhe atij grek në Shqipëri më 1926; ngritja e
problemit çam më 1927; dërgimi në Athinë i Xh. Vilës dhe M.Tutulanit bashkë me letrën
qeveritare drejtuar ministrit të Jashtëm grek për mbrojtjen e të drejtave qytetare të çamëve
shkurt 1928; letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve lidhur me këtë
problem prill 1928; ngritja e po këtij problemi në Këshillin e Lidhjes së Kombeve në qershor
1928, ku qeveria zogiste paralajmëroi për reciprocitet sjelljen e njëjtë ndaj minoritetit grek në
Shqipëri; emërtimi "Mbreti i shqiptarëve", etj.870
Gjithashtu, brenda Shqipërisë, Ahmet Zogu kultivoi një frymë nacionaliste dhe një
edukatë kombëtare që ndikoi në vendosjen e Kosovës në memorien historike të shqiptarëve si
një pjesë natyrale e kombit shqiptar.871
Një nga reformat kryesore që do t’i paraprinte konsolidimit të shtetit dhe zhvillimit të
vendit ishte ajo në fushën legjislative, që filloi me hartimin e Kodit Civil872. Ky kod shënonte
një hap të rëndësishëm në përmirësimin e pozitës së gruas në familje, por do të sillte
869 Feraj, Skicë, 169. 870 Feraj, Skicë, 170. 871Po aty. 872 Fatmira Musaj, «Gruaja në politikat shtetërore të Monarkisë, në librin: Monarkia Shqiptare 1928-1939,
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë: 2011, 193.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
150
ndryshime edhe në shoqërinë shqiptare. Në zbatim të reformës për zhvillimin e arsimit dhe
ngritjen arsimore të femrës u hapën shumë shkolla femërore në mbarë vendin.873
Reforma të suksesshme, Ahmet Zogu bëri edhe për afirmimin e gruas shqiptare. Të
diskutoje çështjen e gruas në këtë periudhë, nuk ishte e lehtë sepse duhej t’i kundërviheshe
sistemit të vjetër të normave të së drejtës zakonore dhe atyre fetare 874.
Ambicioz dhe i suksesshëm në vendimet e tij politike, Zogu është ndër të paktët
politikanë shqiptarë që është shumë i lexueshëm në vendimet e tij politike dhe diplomatike
ndaj Kosovës. Ai, në thelb, nuk përpiqet të zemërojë serbët deri në atë masë që mund t'i
rrezikojnë pushtetin dhe nuk i ka zemëruar shqiptarët deri në atë masë sa të mos ia njihnin
legjitimitetin Mbretit të Shqipërisë. Përkundrazi në shumë prej veprimeve të tij më ekstreme,
në përpjekje për të stabilizuar Shqipërinë, ai ka përdorur elementët kosovarë si njerëz besnikë
dhe të vendosur të tij875.
Qeveria e Zogut në gjyqin për dënimin e Kryengritjes së Fierit, kryetar caktoi një
shqiptar nga Kosova, Ali Riza Topalli, kurse prokuror një minoritar grek. Kjo dëshmoi se
Zogu përpiqej ta shpërndante ndikimin e tij si tek shqiptarët e zemëruar të Kosovës që po
jetonin periudhat e para të ndarjes së tyre nga shteti shqiptar dhe ndaj fqinjëve jo shqiptarë
që po jetonin si mish të huaj mbijetesën e një shteti shqiptar mes tyre. Zogu i është
kundërpërgjigjur qartë dy atentateve që i bënë, më 1923 para parlamentit dhe atentatit që i
bënë në Vjenë më 1931. Në të dy rastet ai ka qenë një hakmarrës i suksesshëm.876
Përfaqësia diplomatike amerikane në Tiranë kontaktonte shpesh me mbretin shqiptar
dhe nga këto takime janë të shënuara disa deklarata interesante të tij. Në një rast ai është
shprehur se do të jepte dorëheqjen nga froni “sikur ta dinte se nuk do të ishte më në gjendje të
bënte asgjë për të mirën e Shqipërisë”.
Diplomatët amerikanë kishin vënë re se Zogu përpiqej të linte përshtypjen e një
“monarku të shkolluar”, kishin vënë re se ishte inteligjent. Disa madje deklaronin se anon nga
liberalizmi, por është i çorientuar në labirintet e intrigave orientale të këshilltarëve të tij.
Madje nganjëherë Zogu edhe i shqetësonte ata (diplomatët amerikanë). Ambasadori amerikan
i cili pasoi Bernshtajnin, Hju Grant (Hugh Grant ) shkruan se disa herë ai ka bërë biseda të
gjata me Zogun me të cilin ka shqyrtuar situatën politike botërore.877
873 Po aty, 212. 874 Musaj, Gruaja, 211. 875 Po aty, 212. 876Po aty. 877 Haris Silajxhiq, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Washingtonit, Tiranë: Dituria,1999, 210.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
151
Politika e Zogut, sidomos ajo e jashtme, mund të gjykohet në mënyra të ndryshme.
Megjithatë duhet të pranojmë se Zogu ishte frymëzuesi, ishte shpirtdhënësi i Shqipërisë
moderne. Dhe nëse me pas ai ra nën ndikimin dhe kujdestarinë italiane, kjo ndodhi sepse
ndoshta Ahmet Zogu kërkoi të evropianizojë vendin e tij, por pa i pasur mjetet e nevojshme
materiale, që kërkonte kjo punë tej mase e madhe për forcat e tij. Në këtë kuptim, duke mos
lënë pas dore edhe faktorin e rëndësishëm të ambicies së tij vetjake, mund të themi, se Zogu
kërkoi që t’i sigurojë popullit të tij përparimin e duke e paguar çmimin për to me pavarësinë
e vendit.878
Italia ishte aleati kryesor i Shqipërisë nga viti 1928-1939. Atdhetarët shqiptarë e
madje edhe Mbreti Zog e shihnin rrezikun që i kanosej nga fqinji i fuqishëm i përtej
Adriatikut por rrethanat politike i detyronin të kishin një aleat të tillë. Nga ana tjetër,
Jugosllavia mbante të pushtuara shumë treva shqiptare dhe prapë as kjo nuk i mjaftonte. Ata
në vazhdimësi ngritën kurthe dhe turbullira në Shqipëri879.
Ajo që më së shumti do të bjerë në sy gjatë qeverisjes pesëmbëdhjetëvjeçare të Zogut
pa përjashtuar edhe dy vitet paraprake, kur do të gjendet si ministër në qeveritë e tjera, është
se atij do t’i duhet të luftojë për stabilitetin e brendshëm të vendit, të cilin, fillimisht dhe
gjatë një pjese të mirë të kohës, ta sigurojë me faktorin e jashtëm të pranishëm nga brenda.
Siç dihet, Italia dhe Serbia, të dy këto vende, qysh nga fillimi i Luftës së Parë
Botërore, secila në mënyrën e vet dhe me mjetet e veta, do të jenë të pranishme në Shqipëri
për të ndikuar në zhvillimet e saj, në përputhje me synimet e caktuara të cilat, siç do të shihet,
jo vetëm që kërkonin prani ushtarake në këto territore, po kërkonin, që në përgjithësi, t’u
përshtatej koniunkturave të tyre. Vlerësuar nga kjo pikëpamje si Roma ashtu dhe Beogradi, të
përbashkët do të kenë politikën imperialiste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të vetmin
ndryshim se Roma shtrirjen e saj në hapësirën shqiptare e lidhte me qenien e shtetit shqiptar,
i mbikëqyrur prej saj, ndërsa Beogradi synonte copëtimin e Shqipërisë në shumë pjesë në
mënyrë që ajo të mos bëhej fare, sepse vetëm ashtu ndjehej i sigurt.
Gjithashtu, mund të konkludohet se Italia dëshironte një Shqipëri nën tutelën e saj të
plotë, por nuk kishte plane për t’i zhdukur shqiptarët nga etnia e tyre, siç kërkonte dhe
vepronte Beogradi, i cili këtë çështje e kishte kthyer në qëllim të politikës hegjemoniste që
nga krijimi i shtetit serb880.
878 Albert Mousset, Shqipëria përballë Europës, Tiranë: Dituria, 2004, 55. 879 Mustafa Kruja, Anthologji historike, shkrime e polemika, Elbasan: Sejko, 2011, 321. 880 Jusuf Buxhovi, Kosova - nga Konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar
Prishtinë: “Faik Konica” 2012, 157.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
152
Zogu para së gjithash arriti njëfarë uniteti në vend, duke krijuar rend dhe zhdukur
anarkinë. Por pushteti i tij karakterizohej nga korrupsioni dhe nga papërgjegjësia, pasi ishte i
rrethuar nga njerëz të pandershëm 881. Dekretet që nxori për të shpërngulurit dhe mijëra
muhaxhirëve të përzënë nga tokat e tyre do të bënin që t'iu lehtësohet sadopak vuajtja.
Dekreti për dhënie tokash si ndihma në franga ari do të fliste shumë882.
Përpjekjet diplomatike të Zogut për t'i shfrytëzuar lidhjet me Italinë duket se ndër të
tjera kishin si synim realizimin e një politike nacionaliste, e cila mund ëa siguronte
bashkimin e trojeve shqiptare nën mbrojtjen e Italisë.
Politika e Zogut pretendonte që Piemont i çështjes shqiptare të ishte Shqipëria dhe jo
Kosova. Parë në aspektin se çfarë bëri Zogu për të krijuar një politikë prokosovare, duket se
karakterizohet nga një dimension i zbehtë, por shikuar nga aspekti çfarë bëri për Shqipërinë
për ta shpëtuar nga kundërthëniet e brendshme, për krijimin e një shteti modern, për frenimin
e helenizimit të jugut të Shqipërisë, duket se ai dha dëshmi të fuqishme shqiptarizmi në
politikën e vet.
Përmes punësimit të shumë shqiptarëve të Kosovës në administratën e tij dhe përmes
shkollimit të tyre në shkollat e Shqipërisë, Zogu gjithashtu bëri përpjekje të mbante lidhje me
Kosovën883. Gjatë viteve të fundit të qeverisjes së tij ishin organizuar kryengritje të ndryshme
të cilat, Italia, në një formë apo tjetër i shfrytëzonte për interesat e veta884. Nga fundi i
qeverisjes së tij, Zogu e ndiente shtrëngimet italiane dhe ndihej thellësisht i shqetësuar.
Shqetësimi ishte aq i madh sa që qarkullonin lajme se Konti Ciano kishte në plan vrasjen e
vetë Zogut.885
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste ishte rezultat i planeve strategjike të
fashizmit për sundim botëror. Duhet thënë se pozita politike e Ahmet Zogut pas pushtimit
fashist të vendit, duke kaluar në ekzil politik, u përcaktua dhe nga rrethana të tjera, të
disfavorshme për qëndrimin e tij në Shqipëri 886.
881 Konica, Shqipëria , 282. 882 Malindi, Kosova , 82. 883 Arben Puto, Shkurorëzimi i Mbretit Zog në mergim, (Tiranë: Botimet Toena, 2012) , 8. 884Kostë Çekrezi, Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë, (Tiranë: Kolona historike, 2013), 29. 885 Puto, Shkurorëzimi, 7-8. 886 Muharrem Dezhgiu, “Pozita politike e Ahmet Zogut në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore”, në librin:
Monarkia Shqiptare, 1928-1939.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
153
IV.2. Delegacioni shqiptar dhe Kosova në Konferencat Ballkanike
1930-1933
Rreziku i ekspansionit gjerman e italian i detyroi vendet e Ballkanit, të mblidheshin
për të gjetur rrugët e një bashkëpunimi që do të synonin mbrojtjen e përbashkët. Në fundin e
viteve 30-të këto përpjekje rezultuan me organizimin e Konferencave Ballkanike, që
funksionuan jo si mbledhje ndërqeveritare, por mbledhje të grupeve përfaqësuese të Turqisë,
Greqisë, Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë e Shqipërisë. Qëllimi ishte përgatitja e terrenit
për krijimin e një Konfederate Ballkanike dhe nënshkrimin e Paktit Ballkanik. Në vrullin e
këtyre përpjekjeve gjendja politike e gadishullit ishte e mjerueshme. Pozicioni i Shqipërisë në
Konferencat Ballkanike mund të kuptohet më saktë po të shihet në përqasjet me zhvillimet
diplomatike dhe politike të kohës në gadishull, nën këndvështrimin e raportit midis çështjes
ballkanike dhe asaj adriatike, si dhe pozitës së Shqipërisë në kontekstin e marrëdhënieve të
atëhershme shqiptaro-italiane gjegjësisht ballkanike-adriatike887. Austria dhe Hungaria nuk
mund të kishin synimet e ish perandorisë austro-hungareze. Franca me kalimin e kohës
zëvendësoi Rusinë, ndërsa Italia zuri vendin e Austrisë, të cilat pas mbarimit të Luftës Parë
Botërore rivalizuan hapur për të vendosur ndikimin e tyre.
Midis vendeve ballkanike, kishte rivalitet të papajtueshëm ku Austro-Hungarinë,
ëndërronte ta zëvendësonte Jugosllavia, Greqia ëndërronte të zgjerohej në veriperëndim në
Shqipërinë e Jugut, kurse Bullgaria përpiqej t’i zgjeronte kufijtë në verilindje, jugperëndim e
perëndim. Rumania pretendonte të zgjerohej në juglindje dhe më tej në Republikën e
Moldavisë dhe pjesën perëndimore të Ukrainës Sovjetike. Shqipëria kërkonte me të drejtë
trevat e shkëputura padrejtësisht nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913,
Kosovën dhe trojet e tjera të banuara me popullsi shqiptare në Jugosllavi dhe ato të Çamërisë,
në Greqi. Këto kontradikta e mbanin Ballkanin në gjendje shumë të tendosur e një fuçi baruti.
Lirisht mund të konkludohet se nuk kishte marrëdhënie miqësore midis qeverive fqinje bile,
as asaj greke e rumune që nuk ishin kufitare. Qeveria shqiptare ndiqte me interes zhvillimet
diplomatike në Evropën Juglindore. Qeveritë e këtyre vendeve filluan të vendosnin kontakte
për t’i ngritur në nivel të ri marrëdhëniet midis tyre. Në rrethanat e krijuara ish-kryeministri
887 Gazmend Shpuza, “Shqipëria dhe Konferencat Ballkanike”, Kosova, nr. 20-21, Instituti i Historisë-
Prishtinë, Prishtinë: 1998-1999, 92.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
154
grek A. Papanastasiu hodhi idenë e një Konference ku do të diskutohej për mundësinë e një
Konfederate Ballkanike 888.
Sigurisht, politika dhe diplomacia e shtetit shqiptar ishin të dobët për të penguar
agresivitetin fashist. Në përpjekje për të parandaluar avancimin fashist në Ballkan u bënë tre
Konferenca Ballkanike889. Ato u organizuan në kushtet e acarimit të marrëdhënieve
shqiptaro-italiane. Ishte pikërisht periudha kur qeveria e Ahmet Zogut po përpiqej të
shkëputej nga ndikimi italian dhe të ndiqte një politikë të pavarur, duke u afruar me fqinjët
dhe me Fuqitë e Mëdha. Mbreti Zog nuk kishte pranuar të zgjaste afatin e Paktit të Parë të
Tiranës 890.
Nga data 5 deri 12 tetor 1930, në Athinë zhvilloi punimet Konferenca e Parë
Ballkanike ku mori pjesë Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Jugosllavia dhe Rumania891. Më 6
tetor 1930, legata Mbretërore e Shqipërisë në Athinë i dërgon një raport ministrit të Jashtëm
të Shqipërisë ku e informon mbi Konferencën Ballkanike: “Si pata nderin të ju lajmëroj në
raportin tim të datës 25 shtator, komiteti organizues grek për konferencën Ballkanike, kish
përgatitur disa raporte mbi çështje të ndryshme, çështje të cilat komiteti në fjalë i konsideroj
se mund të bisedoheshin dhe të formojnë një atmosferë të favorshme për afrimin e popujve të
Ballkanit e të shtyhen për më tutje ato që bisedimi i tyre mund të shkaktonte ngatërresa.
Raportet në fjalë në gjashtëmbëdhjetë copë, po ua dërgoj këtu mbyllur së bashku me tre
raporte që ka paraqitur mërgata jugosllave. Raporti i kryetarit të mërgatës në fjalë është gjerë
e gjatë mbi Ballkanin. Që në bisedimet private që u zhvilluan në takimin e delegacioneve të
ndryshme në atë drekë, u shfaq edhe një herë se çështja ma më rëndësi, ishte ajo e pakicave.
Delegacioni shqiptar ishte edhe më i vendosur se Bullgaria në çështjen e pakicave që të
bisedohej bile në gjithë hollësitë. Në mes të fjalimeve private u gjend një mënyrë duke
pranuar që çështja e pakicave të bisedonte në princip, por jo me hollësi.”892
Në Konferencë u diskutua parimisht për nënshkrimin në të ardhmen të një Pakti
Ballkanik, si marrëveshja për ruajtjen e status-kuosë politiko-juridike në gadishull dhe krijimi
i një Konfederate Ballkanike. Planifikohej që Konfederata të kishte karakter grupimi të
kombeve të pavarura dhe të shteteve sovrane, që do të kishte si objektiv konsolidimin e paqes
dhe bashkëpunimin në fushën ekonomike. Po ashtu planifikohej harmonizimi i elementëve të
888 Puto, Shqipëria , 520. 889 Bashkurti, Shqiptarët në rrjedhat, 254. 890 Shpuza, Shqipëria, 93. 891 Duka, Histori e Shqipërisë, 191. 892AQSH, F. 261, V. 1930, D. 103, fl. 69.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
155
përbashkët për të mirën e përgjithshme. Modeli i këtij bashkimi do të ndërtohej në kuadrin e
frymës së Lidhjes së Kombeve, që t’u lejonte shteteve pjesëmarrëse një liri më të madhe se
ajo e kantoneve zvicerane, landeve gjermane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Synohej që këto shtete të vendosnin midis tyre lidhje më të ngushta se ato që kishin
vendet anëtare të Lidhjes së Kombeve. Motoja do të ishte “Ballkani popujve të Ballkanit”.
Realisht kjo ishte një parullë serbe sepse presupozonte që vendet ballkanike të kishin
strumbullar vetëm Jugosllavinë e jo ndonjë demokraci perëndimore siç ishin Anglia, Franca
dhe Italia.
Qëllimi kryesor i Konferencës së Athinës ishte që shtetet e Ballkanit të ruanin së
bashku status-kuonë në frymën e përgjithshme liridashëse të Lidhjes së Kombeve. Synimi
jugosllav ishte që si shteti më i madh të kishte ekskluzivitet mbi shtetet e tjera të Ballkanit
dhe përmes kësaj motoje t’i imponohej atyre. Këtë qëllim e kundërshtoi delegacioni shqiptar,
i cili në parim nuk ishte kundër të qenit të Ballkanit për popujt e vet, por me kusht që të gjitha
shtetet të ishin sovrane dhe më të drejta të barabarta ndërmjet tyre893.
Duke parë synimet e diplomacisë së Beogradit, diplomati shqiptar Rauf Fico
përcaktoi qartë pozicionin e Shqipërisë. Në një intervistë dhënë gazetën turke “Republika”
shprehej: “Jemi dakord që Ballkani u përket ballkanasve por me të drejta të barabarta dhe pa
dhunë të një shteti ndaj një shteti tjetër”. Delegacioni i shtetit shqiptar kryesohej nga
Mehmet Konica. Përfaqësuesit shqiptarë miratuan parimisht idenë për krijimin e paktit dhe
Konfederatës Ballkanike. Por që këto nisma të kishin sukses delegacioni shqiptar bëri dy
propozime. Fillimisht, krahas punës për përgatitjen e paktit dhe Konfederatës të zgjidhej me
përparësi problemi i pakicave nacionale, pa të cilin as që mund të bëhej qoftë edhe një hap
para në bashkëjetesën ballkanike. Kjo kërkesë ishte e pa diskutuar.894 Ishte kjo edhe një
dëshmi e fuqishme e përpjekjeve të shtetit shqiptar në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve
jashtë kufirit në përgjithësi, dhe të Kosovës në veçanti.
Në tërësi u mbajtën katër konferenca: e para në Athinë, e dyta, në Stamboll (20-26
tetor 1931), e treta në Bukuresht (22 tetor 1932) dhe e katërta në Selanik (5-11 nëntor 1933).
Rezultatet e këtyre konferencave ishin të ngjashme me ato të Lidhjes së Kombeve në
Gjenevë. Një numër komisionesh u ngritën gjatë konferencave për të trajtuar problemet
893 Bashkurti, Shqiptarët, 255. 894 Ushtelenca, Diplomacia, 246.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
156
jopolitike të tilla si lidhjet ekonomike, bashkëpunimi intelektual, problemet sociale e
shëndetësore etj 895.
Dilema fillestare e parafillimit të Konferencave Ballkanike ishte se nga do të niste
bashkimi i vendeve ballkanike në rrafsh politik ekonomik apo kulturor.Shqipëria, Bullgaria
dhe Turqia si prioritet kishin arritjen e bashkimit politik të vendeve ballkanike. Gjithashtu
Shqipëria dhe Bullgaria vinin si kusht të domosdoshëm të një bashkimi të këtij lloji zgjidhjen
paraprakisht të të gjitha problemeve të diskutueshme. Kjo nënkuptonte edhe çështjen e
pakicave. Ata ishin të vetëdijshëm për vuajtjet e bashkëkombësve të vet dhe në mungesë të
forcës shtetërore dhe ushtarake për ta zgjidhur këtë problem përpiqeshin t’u vinin në ndihmë
në këtë formë.
Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Mehmet Konica ashtu sikurse edhe përfaqësuesit
e tjerë miratoi në parim idetë e parashikuara për krijimin e Paktit dhe ngritjen e Konfederatës
Ballkanike. Por që këto nisma të kishin sukses paraprakisht bëri dy propozime. Fillimisht,
krahas punës për përgatitjen e Paktit të Konfederatës të zgjidhej me prioritet problemi i
pakicave nacionale, pa të cilën as që mund të bëhej qoftë edhe një hap përpara për sigurimin e
bashkëjetesës në suaza ballkanike. Pa sigurimin e të gjitha të drejtave të popullsisë që jetonte
në Jugosllavi dhe Greqi nuk mund të kishte mirëkuptim dhe qetësi në marrëdhëniet e këtyre
tre kombeve. Së dyti, një pakt për ruajtjen e paprekshmërisë së vendeve ballkanike do të ishte
efikas vetëm nëse në bazë të tij do të qëndronte mbrojtja nga sulmet e Fuqive të Mëdha.
Diplomacia shqiptare në këtë mënyrë synonte në radhë të parë mbrojtjen e Shqipërisë nga
sulmi i mundshëm jashtë ballkanik gjegjësisht i Italisë.896
Fillimisht propozimin shqiptar e mbështeti Bullgaria, Rumania, Greqia e Turqia kurse
qeveria e Beogradit që mbronte tezën se Konferenca nuk duhej të diskutonte problemet e
pakicave kombëtare, mbeti e izoluar. Megjithatë, Konferenca duke dashur që nismat e
propozuara të mos dështonin, miratoi në parim idetë për realizimin e tyre. Ajo u mbyll me
vendimin që në të ardhmen vendet pjesëmarrëse të merreshin vesh me njeri-tjetrin për
diskutimin e problemeve897. Në Konferencën e Dytë Ballkanike Shqipëria u përfaqësua nga
Mehmet Konica dhe Patër Gjergj Fishta e të tjerë. Konferencën e përshëndeti Presidenti i
Turqisë, Mustafa Qemal Ataturku.898
895 Shpuza, Shqipëria, 96. 896AQSH, F. 249, V.1934, D. 730. 897Po aty. 898 Shpuza, Shqipëria, 98.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
157
Më 19 tetor 1931 në Stamboll u hap Konferenca e Dytë Ballkanike. Mbreti Zog, para
se të nisej delegacioni shqiptar, porositi Mehmet Konicën dhe Patër Gjergj Fishtën si
udhëheqës, se do të ishte mirë që gjëja e parë dhe themelore që duhej të kërkonin të ishte
diskutimi i problemit të shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi e Greqi. Aloizi u
orvat ta bindë Eqrem Libohovën që delegacioni shqiptar të mos e ngrinte çështjen e
minoriteteve në këtë Konferencë, por ai iu përgjigj se “Mbreti Zog kish shprehur dëshirën që
delegacioni të vepronte me nismën e vet, pa kërkuar fare ndihmën e Italisë”.
Legata Mbretërore e Shqipërisë në Beograd, më 17 shtator 1931 në raportin dërguar
Hysen Vrionit, ministrit të Jashtëm shqiptar në Tiranë ndër të tjera theksonte: “Kam nderin të
lajmëroj shkëlqesinë tuaj se grupi kombëtar jugosllav i Konferencës Ballkanike u mblodh tri-
katër ditë më parë. Në këtë mbledhje u zgjodh si kryetar Velibor Joniç dhe parashtron
pyetjen se si mund të imagjinohet që popujt ballkanikë do të bashkëpunojnë midis tyre në një
atmosferë besimi kur ata nuk dëshirojnë të bisedojnë për minoritetet. Mos dashja e
jugosllavëve e bisedimit të çështjes së minoritetit, s’ka tjetër kuptim veçse mohimi i
ekzistencës të minoriteteve.”899
Fillimisht në Konferencë, fjalën e mori Mehmet Konica. Ai pranoi përsëri në parim
aderimin e Shqipërisë në një pakt të ngritur mbi barazinë dhe drejtësinë ndërmjet popujve
ballkanikë, por deklaroi që të zgjidhej më parë çështja e pakicave kombëtare. Përfaqësuesi i
qeverisë së Beogradit Joniç, deklaroi se, që të arrihej bashkëpunimi ballkanik nevojitej të
zgjidheshin me prioritet problemet ekonomike, duke filluar nga ato më pak të vështira e
pastaj të kalohej gradualisht në ato politike.900
Përfaqësuesit shqiptarë në këtë Konferencë prioritet kishin diskutimin e problemit të
shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi e Greqi. Sipas dokumenteve të legatës
italiane në Tiranë, Roma u përpoq të bindte delegacionin shqiptar të mos e ngrinte çështjen e
minoriteteve në këtë Konferencë.
Kryetari i Konferencës, Hasan Beu si përfaqësues i shtetit turk u përpoq të mos
dështonin punimet ndonëse debatet midis përfaqësuesve shqiptarë dhe jugosllavë ishin
shumë të ashpra. Një delegat shqiptar gjatë diskutimit u shpreh se: “Ajo që ne kërkojmë është
që qindra e mijëra shqiptarët nën Jugosllavinë, të ndarë brutalisht nga rrethanat me forcë nga
vëllezërit e tyre të racës, të lihen të jetojnë të lirë. Këtë e kërkojnë në emër të njerëzimit dhe
drejtësisë sepse e tillë është vetë baza e marrëveshjes ballkanike. Është e kotë të bësh
899AQSH, F. 251, V. 1931, D. 52, fl. 171. 900 Shpuza, Shqipëria, 99.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
158
iluzione, sepse ne s’mund të bëjmë qoftë dhe një hap para nëse nuk njihen e respektohen të
drejtat e pakicave kombëtare kudo në Ballkan. Nëse është e nevojshme të fillohet nga
problemet më të lehta ne nuk jemi të këtij mendimi. Që të ndërtosh një shtëpi puna nuk
fillohet nga porta e dritaret, por nga themeli i cili për shtëpinë tonë të përbashkët që duam të
ndërtojmë është vënia në jetë e të drejtave të çdo kombi e race. Është për të ardhur keq që në
Ballkan ka udhëheqës që nuk duan të marrin parasysh realitetin nuk parashikojnë rreziqet që
kanosin e nuk duan të kuptojnë se mbajnë një përgjegjësi të tmerrshme ndaj vendeve të tyre
dhe fqinjëve ballkanikë”.
Gjatëpunimeve të seancës plenare pati polemika të ashpra midis delegacionit shqiptar
që këmbëngulte për zgjidhjen fillestare të problemit të pakicave kombëtare dhe atij jugosllav
që e favorizonte zgjidhjen e problemeve ekonomike. Bedri Pejani, pas kthimit në Shqipëri,
mori pjesë në Konferencat Ballkanike në Athinë dhe në Stamboll dhe për përfundimet e
rezultatet e tyre kishte informuar Komitetin Qendror revolucionar të Berlinit.901 Qëllimi i
diplomacisë shqiptare ishte që kur të flitej për të drejtat e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve
ata të kishin përfaqësuesin e tyre.
Përfaqësuesi shqiptar Bedri Pejani deklaroi se në Jugosllavi jetonin më shumë se 1
milion shqiptarë të cilëve u ishin hequr liritë me elementare njerëzore dhe së bashku me
Shqipërinë kërkonin të respektoheshin traktatet ndërkombëtare për pakicat kombëtare. Një
delegat tjetër deklaroi se kolegët e tij ishin të predispozuar të braktisnin punimet e
Konferencës nëse delegacioni jugosllav do të ngulte këmbë në qëndrimin e vet.902
Debati midis delegacionit shqiptar dhe atij jugosllav ishte tepër i ashpër. Përfaqësuesi
jugosllav Joniç për të provokuar delegacionin shqiptar deklaroi se vendet ballkanike mund të
kuptoheshin mirë nëse nuk ndikoheshin nga fuqitë e huaja që kishin interesa në Ballkan, duke
aluduar se qëndrimi shqiptar diktohej nga Italia. Kundër këtij pretendimi Bedri Pejani u
shpreh se shqiptarët që merrnin pjesë në Konferencë ishin delegatë shqiptarë dhe nuk ka
asnjë italofil. Mehmet Konica në takimin me përfaqësuesin jugosllav në pushimet e seancës i
deklaroi se “Jugosllavia nuk duhej të mbante një qëndrim jo afrues me fqinjët dhe se Italia po
përpiqej ta fuste në lak Shqipërinë”.
Përfaqësuesi jugosllav Joniç mund të përkrahte një bashkëpunim të Shqipërisë me
vendet ballkanike vetëm me kusht që të mos diskutohej problemi i popullsisë shqiptare që
jetonte në Jugosllavi. Meqenëse Shqipëria dhe Jugosllavia kishin pikëpamje të papajtueshme,
901 Hakif Bajrami, Bedri Pejani një jetë dhe vdekje për Shqipëri etnike, Prishtinë: 1994, 63. 902Ushtelenca, Diplomacia, 248.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
159
por meqë edhe shtetet e tjera nuk kishin ndonjë mirëkuptim të veçantë, Konferenca e Dytë
Ballkanike dështoi.
Duke pranuar që Shqipëria të merrte pjesë në Konferencën e Dytë Ballkanike, Mbreti
Zog synonte të arrinte dhe një qëllim tjetër, t’i bashkonte përfaqësuesit e këtyre shteteve në
Tiranë, gjegjësisht në Mbretërinë Shqiptare si vend mikpritës dhe si përpjekje për afrimin me
Turqinë.903
Nga ana tjetër, legata Mbretërore e Shqipërisë në Beograd, më 20 tetor 1931
informonte ministrin e Jashtëm shqiptar, Hysen Vrionin se: “Bashkangjitur kam nderin të ju
dërgoj Shkëlqesisë tuaj tekstin e një artikulli të botuar në gazetën “Vreme” mbi Konferencën
Ballkanike që do të mblidhet në Stamboll. Sikundër do të kini mirësinë ta kuptoni nga
këndimi këtij artikulli, Federata Ballkanike duhet lidhur vetëm midis Jugosllavisë, Greqisë
dhe Bullgarisë duke përjashtuar Turqinë. Shqipëria, për mëkatet politike të saj duhet disa
kohë të vihet në një karantinë për të larë mallkimet dhe mëkatet”.904
Joniçi këmbëngulte se qëndrimi shqiptar diktohej nga Italia. Ai nuk donte ta pranonte
se ndikimi dhe ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha në atë periudhë në punët e brendshme të
gadishullit nuk ishin një dukuri vetëm e raporteve shqiptaro-italiane.905 Meqë Shqipëria dhe
Jugosllavia kishin pikëpamje të papajtueshme, Bullgaria lëkundej, Rumania nuk shfaqte
ndonjë pretendim për këtë çështje dhe Greqia synonte të fitonte sa më shumë të drejta për
minoritetin e vet jashtë, duke u mohuar çdo të drejtë atyre që jetonin brenda territorit të saj,
Konferenca e Dytë Ballkanike do të dështonte pa diskutim. Me shumë interes është
interpretimi dhe vlerësimi që i bëri kësaj Konference, Patër Gjergj Fishta pjesëtar i
delegacionit shqiptar në të. Fishta nuk ishte shumë optimist për përfundimet e saj. Për të ajo
ishte një “sfinks”. Madje, në gjykimet e tij, duke iu referuar historisë së marrëdhënieve
ballkanike të para njëzet vjetëve nuk mungojnë dhe notat ogurzeza “por mundet edhe me
marue në vaj.. Dje të thuash luftërat ballkanike a nuk u grin e u coptuen ndërmjet veti katër
Shtete të Ballkanit veçse u gjetën bashkë të lidhura me besë për pakë kohë kundra Turkut
?...” Me të drejtë Fishta konkludonte që shtetet e Evropës Juglindore nuk shkonin në këto
konferenca në kushte të barabarta. Vendimet e Konferencës së Londrës, të Parisit dhe të
Lozanës për shqiptarët dhe bullgarët kishin lënë prapa mjaft probleme të pazgjidhura,
problemin e vëllezërve të tyre të mbetur jashtë kufijve.906
903 Ushtelenca, Diplomacia, 249. 904AQSH, F, 251, V. 1931, D. 52, fl.184. 905 Shpuza, Shqipëria,, 100. 906Po aty, 101.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
160
Meqenëse Mustafa Gaziu kishte refuzuar ta njihte Mbretin Zog në një çast zemërimi
dhe jo për një shkak të arsyetuar politik, iu desh të priste çastin e volitshëm për rifillimin e
marrëdhënieve në një moment që ta lejonte atë të ndryshonte mendim pa u turpëruar. Ky çast
u paraqit në mbajtjen e Konferencës Ballkanike në Stamboll.
Udhëheqësi turk, Qemal Ataturku hapin e parë e bëri me një letër personale që i
dërgoi Mbretit Zog me dëshirën për mbarëvajtjen e punimeve të Konferencës duke e quajtur
atë Mbret i Shqipërisë, që në fakt ishte njohja praktike e regjimit shqiptar. Më një mesazh po
aq miqësor Mbreti Zog iu përgjigj dhe marrëdhëniet diplomatike rifilluan. Zogu ftoi
kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm turk për një vizitë miqësore në Shqipëri, të cilët u
përgjigjen se do ta realizonin me dëshirë sapo t’u jepej mundësia.907
Këmbëngulja e delegacionit shqiptar në Stamboll për zgjidhjen me prioritet të çështjes
së shqiptarëve e dëshpëroi shumë qeverinë jugosllave. Ata në fakt filluan përgatitjet për
rrëzimin e Zogut. Për këtë arsye, Beogradi filloi ndërrimet diplomatike. Më arsyetimin se
ministri Nastasijeviç në Tiranë nuk kishte arritur asnjë rezultat me vlerë në afrimin e
Shqipërisë me Jugosllavinë e zëvendësoi atë me Jovan Gjonoviçin, ish drejtor i gazetës
“Trgovskij Gllasnik” të Beogradit i cili sipas burimeve italiane ishte person mjaft i shkathët.
Këshilltar legate emëroi Vukotiçin, ish konsull i Malit të Zi në Shkodër që e njihte mirë
karakterin e shqiptarëve. Ai pretendonte të kishte shumë miq midis personaliteteve shtetërore
në Tiranë. Beogradi, gjithashtu në këtë periudhë kohore, shtoi numrin e tregtarëve dhe
gazetarëve që në realitet pjesa dërmuese e tyre ishin agjentë.908
Jugosllavët sollën trupa ushtarakë që u përqendruan në kufijtë e Shqipërisë me
Serbinë Jugore dhe Maqedoninë në radhët e të cilave flitej hapur se rrëzimi i Mbretit Zog
ishte shumë i shpejtë dhe rreziku i sulmit sa vinte e shtohej. Gjunoviçi dhe Vukotiçi kishin
marrë si mision imediat që me të arritur në Tiranë të përpiqeshin të blinin shqiptarët që do të
punonin për Beogradin kur të fillonte revolucioni për rrëzimin e Mbretit Zog.
Qeveria jugosllave nga ana tjetër filloi një valë të re për shkombëtarizimin e
popullsisë shqiptare në Kosovë duke i shpërngulur në masë në Turqi. Janë të njohura metodat
e vrazhda të shkombëtarizimit ndaj shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi në të ashtuquajturën
“Serbi Jugore” duke i zëvendësuar me malazezë dhe boshnjakë. “Shumë familje kanë shfaqur
dëshirën të shkojnë në Shqipëri, ku kanë mundësi për t’u sistemuar, por policia refuzon t’u
japë pasaporta” njoftonte konsulli italian nga Manastiri.
907AQSH, F. 251, dok.nr. 135, V. 1931, D. 8. 908AQSH, Fondi: Legata italiane, veprimtaria politike, V.1932, D. 91.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
161
Mbreti Zog, i cili kishte minuar një pjesë të mirë të kufirit me Serbinë vuri në
gatishmëri ushtrinë. Synimi i tij ishte ta zgjidhte situatën pa konflikte ushtarake, ta zbuste
Jugosllavinë por pa u përulur para saj. Në një bisedë që zhvilloi me ambasadorin Gjunoviç
më 4 prill 1932, kur ky e pyeti se çfarë mendonte për marrëdhëniet shqiptaro-italiane pasi ai
do të takonte ministrin e Jashtëm në Beograd e do t’i raportonte për gjendjen në Shqipëri, iu
përgjigj: “Marrëdhëniet shqiptaro-italiane janë të shkëlqyeshme s’ka kontradikta politike,
ndërsa problemet financiare do shërohen” 909.
Pra, parimisht delegacioni shqiptar u shpreh dakord për të aderuar në Paktin
Ballkanik, por në një Pakt të ngritur mbi barazinë dhe drejtësinë ndërmjet popujve ballkanikë
dhe pakicave të tyre. Për delegacionin shqiptar, ky parim demokratik synonte kryesisht që t’i
imponohej Paktit për të përfshirë statusin e pakicave brenda shteteve të Ballkanit duke patur
parasysh pakicat shqiptare në Greqi dhe popullsinë shqiptare në Kosovë dhe në viset e tjera
brenda shtetit jugosllav. Për kundërvënie diplomacia jugosllave u përpoq që ta vendoste
debatin në çështje ekonomike dhe filloi të përdorte insinuatat diplomatike kundër
delegacionit shqiptar, duke e akuzuar si italofil910.
Përfaqësuesi i Beogradit, Gjunoviçi i sugjeroi Tiranës që të ishte shumë e kujdesshme
ndaj Romës, për të mos rrezikuar pavarësinë e vendit. Kundërpërgjigjja e Mbreti Zog ishte:
“Për pavarësinë e vendit nuk kemi pse të kemi frikë sepse tani për tani nuk është në rrezik.
Italianët organizojnë po nuk komandojnë. Komanda është e gjitha në duart e shqiptarëve”. Në
fund Gjunoviçi bëri thirrje për një miqësi të qëndrueshme midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë
por Zogu do të theksonte se “ekzistonte rreziku nga grumbullimi i vazhdueshëm i ushtrisë
jugosllave në kufi të Shqipërisë dhe nga kushtet e rënda që jetonte popullsia shqiptare në
Kosovë”. Zogu i dha të kuptonte bashkëbiseduesit se po të zgjidheshin këto të fundit nuk
kishte asnjë arsye që marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë të mos normalizoheshin.
Kundër politikës armiqësore të Jugosllavisë filloi të tërheq vëmendjen edhe shtypi
shqiptar i cili filloi të ngrejë me forcë zërin mbi përgatitjet e Beogradit për rrëzimin e Mbretit
Zog dhe shtypjen që i bëhej shqiptarëve në Jugosllavi. Për gjoja propagandën e shtypit
shqiptar Beogradi reagoi, madje Gjunoviçi u kthye në Tiranë më një notë firmosur nga
ministri i Jashtëm. Pala shqiptare e njoftonte zyrtarisht Jugosllavinë se shtypi shqiptar kishte
botuar për Jugosllavinë artikuj të shkruar nga shtypi i huaj e lajme të dhëna nga agjenci të
909 Po aty, dosja 91, 21 janar 1932. 910 Bashkurti, Shqiptarët, 255.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
162
ndryshme dhe se, përsa u përkiste problemeve lidhur me Shqipërinë, ai vetëm u ishte
përgjigjur sulmeve dhe lajmeve tendencioze të propagandës së Beogradit kundër Tiranës.
Konferenca e Tretë i zhvilloi punimet nga 22 deri 28 tetor 1932 në Bukuresht.
Delegacioni jugosllav nuk pranoi që në projektin për Paktin Ballkanik të futej neni që
parashikonte mbrojtjen e pakicave kombëtare por delegacioni shqiptar nuk bëri lëshim në
këtë pikë.911
“Delegacioni shqiptar, - u shpreh Mehmet Konica, - ka deklaruar që në Konferencën
e Parë Ballkanike dhe qëndron akoma në atë mendim, se zgjidhja e të drejtave të pakicave
kombëtare ka qenë dhe mbetet kushti kryesor i bashkimit ballkanik. Një bashkim pa garanci
për të drejtat e tyre do të ishte jetëshkurtër. Nëse Pakti Ballkanik nuk aprovohet para tetorit
të vitit të ardhshëm Shqipëria nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e punimeve të kësaj
Konference duke e konsideruar se s’ka asnjë arsye që kjo të ekzistojë.
Përfaqësuesi shqiptar, Mehmet Konica njoftimin e tërheqjes së delegacionit shqiptar,
të cilën ia drejtoi kryetarit të Konferencës, e përdori për të kritikuar ashpër projektin për
Paktin Ballkanik dhe metodat politike që po përdoreshin për përfundimin e tij, pa mënjanuar
edhe disa kritika ndaj Italisë e cila kishte intriguar pranë vendeve ballkanike që të mos
merreshin parasysh kërkesat shqiptare. Në fakt, lënia e Shqipërisë jashtë Antantës Ballkanike
lidhet më ndërhyrjen e Italisë pranë qeverive ballkanike pasi një veprim i tillë prekte interesat
italiane në rajon.912 Përveç delegacionit shqiptar punimet e konferencës i braktisi dhe ai
bullgar. Konferenca vendosi që procesi i përfundimit të Paktit Ballkanik të vazhdonte ndërsa
ai për krijimin e Konfederatës, siç parashikoi delegacioni shqiptar, dështoi. Ministri i Jashtëm
grek, që ishte nismëtar i saj pranoi se ideja për bashkimin ballkanik, që me forcën e tij
magjike do të sillte zgjidhjen e të gjitha problemeve politike dhe ekonomike dështoi, për
shkak të kontradiktave dhe apative me të cilat ai u prit që në fillim nga vendet ballkanike.
Më 9 shkurt 1934 në sallën e Akademisë së Athinës, Greqia, Turqia Rumania dhe
Jugosllavia nënshkruan Paktin Ballkanik. Shqipëria dhe Bullgaria nuk u ftuan. Është shtruar
pyetja nëse Konferencat Ballkanike sollën ndonjë arritje pozitive. Apo mund të pajtoheshin
me mendimin e delegatit jugosllav, Joniç i cili që në janar të vitit 1931, shprehu frikën se
“konferenca në vend të fushës për afrim u shndërrua në arenë në të cilën popujt ballkanas
911 Ushtelenca, Diplomacia, 253. 912 Duka, Histori, 191.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
163
nën maskën e iniciativës së pjesshme filluan duelet midis tyre’’. Realisht grindjet,
mosmarrëveshjet dhe madje, edhe duelet patën vend në këtë Konferencë.913
Mënyra se si u zhvilluan të tre Konferencat Ballkanike dhe se si u përpilua drafti i
Paktit Ballkanik përcaktoi edhe mënyrën sesi u finalizuan ato. Në thelbin e tij, Pakti
Ballkanik ishte një blof politik dhe juridik. Përmbajtja e tij synonte të garantonte sigurimin e
gjithë kufijve ballkanik ekzistues të mbas Konferencës së Londrës të vitit 1913, të unifikonte
veprimet e përbashkëta ndaj çdo vendi ballkanik që qëndronte jashtë Paktit dhe të ishte i
hapur për aderime të reja mbas një shqyrtimi dhe miratimi unanimisht prej vendeve anëtare të
Paktit.914
Anëtarët e Paktit, midis të cilëve, ekzistonin marrëveshje të dyanshme, zotoheshin: të
garantonin reciprokisht sigurimin e të gjithë kufijve ballkanikë; të mos ndërmerrnin asnjë
aksion politik ndaj shteteve të tjera ballkanike jo firmëtare pa pëlqimin unanim të anëtarëve të
paktit; Pakti do ishte i hapur për vendet e tjera ballkanike (pra për Shqipërinë e Bullgarinë)
aderimi i të cilave do të ishte objekt shqyrtimi dhe aprovimi i palëve nënshkruese.
Shqipëria e Bullgaria mund të anëtarësoheshin në të vetëm po të hiqnin dorë nga
interesa të një rëndësie vitale. Shqipëria duhej që trojet e saj në veri e jug, të shkëputura nga
Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, të vitit 1913, t’i njihte si territore të Jugosllavisë e
Greqisë çka as që mund të pritej prej saj. Beogradi u shpreh se që Shqipëria të pranohej në
gjirin e shteteve ballkanike duhej të shkëputej nga Italia, por e vërteta ishte se ajo nuk
pranonte zgjidhjen e problemit të pakicave kombëtare që propozonte Shqipëria. Natyrisht një
gjë e tillë ishte favorizuese edhe për Greqinë që nuk donte të diskutonte çështjen e Çamërisë,
ndërsa Turqia e Rumania synonin për të mbajtur tokat që u kishin marrë fqinjëve. Se çfarë
pretendonte në të vërtetë qeveria jugosllave përmes këtyre makinacioneve politike,
dëshmohet nga një elaborat i diplomatit Vukotiç drejtuar vite më pas Stojadinoviçit ku
theksonte: Në kombinacionet tona politike e diplomatike, në politikën tonë ballkanike, ne
kemi synuar gjithmonë t’i kundërshtojmë kërkesat shqiptare për krijimin e një shteti të
pavarur për arsyen e thjeshtë se ky shtet do ish kundër nesh dhe synimeve nacionaliste”.915
Papajtueshmëria e Shqipërisë për të marrë pjesë në një pakt që nuk e favorizonte
shihet ndër të tjera nga një letër që ministri i Jashtëm, Xhafer Vila i dërgonte Mbretit Zog “e
si mund t’i propozonte Shqipërisë të marrë pjesë në një pakt që ka qëllim njohjen nga ana e
saj të kufijve përtej të cilëve jetojnë më shumë se gjysma e shqiptarëve. Natyrisht është në
913Shpuza, Shqipëria, 102. 914 Bashkurti, Shqiptarët, 258. 915Arhiv Jugosllavie, F. 37, 3 shkurt 1939.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
164
interes të Jugosllavisë të siguroj pjesëmarrjen e Bullgarisë dhe Shqipërisë sepse kështu
mendon të siguroj njohjen e kufijve, për të cilat me kohë këto dy shtete kanë deklaruar në
Konferenca dhe komisione ndërkombëtare se mbi ato vise kanë synime kombëtare”
përfundonte ai.
Të nesërmen e nënshkrimit të Paktit Ballkanik në takimin që ministri Vila pati me të
dërguarin e Beogradit në Tiranë, Subotiç, me të cilin diskutoi mbi nenin e parë të Paktit, sipas
të cilit, nënshkruesit garantonin bashkërisht sigurimin e kufijve të tyre ballkanikë. Në
përgjithësi, kuptoi se neni garantonte vetëm kufijtë tokësorë dhe jo detarë. Subotiçi deklaroi
se në një rast të tillë shtetet nënshkruese të paktit nuk garantonin asgjë kundër fuqive jo
ballkanike por vetëm kundër atyre ballkanike. Por, në një rast të tillë, shtoi ai, shteti ballkanik
që pëson sulmin ka të drejtë t’u drejtohet pjesëtarëve të Paktit Ballkanik për ndihmë, veçse
duhet theksuar se këta të fundit nuk kishin asnjë detyrim ndaj tyre. Në vijim, ministri Vila,
parashtroi pyetjen se, në qoftë se Shqipëria nuk do të aderonte ose nuk do të pranohej nga të
tjerët në këtë pakt, por do të sulmohej nga ndonjë shtet tjetër jo ballkanik, cili do të ishte
qëndrimi i Jugosllavisë?916
Subotiçi u deklarua se qeveria e Beogradit do të mbrojë ushtarakisht interesat e saj,
por jo në formën e një detyrimi juridik. Natyrisht, të dyja këto alternativa kanë një kuptim të
ndryshëm. “Në rastin e parë, ajo mbron të drejtat e saj duke u bazuar në të drejtën e
pushtimit, në të dytën për të përmbushur një detyrim juridik” – u përgjigj ai.
Subotiçi theksonte se Beogradi zyrtar ishte i gatshëm të lidhte një marrëveshje
dypalëshe me Shqipërinë, e cila nënkuptonte se garancia e ruajtjes së pavarësisë së Shqipërisë
të kalonte në duart e Jugosllavisë. Këtë qëndrim mbronte e pasqyronte edhe shtypi i
Beogradit, i cili midis të tjerash shkruante: “Shqipëria mund të propozoj një pakt miqësie,
arbitrazhi dhe garancie. Në këtë mënyrë ajo do të shkëputej, politikisht nga Italia. Pakti do
bëhej përsëri garanci për këtë dhe politikën e saj do ta orientonte drejt popujve ballkanikë,
respektivisht drejt nesh”.
Kryetari i Konferencës Ballkanike, rumuni Papanastasiu më 17 shkurt me anë të një
letre drejtuar Mehmet Konicës, ftoi Shqipërinë të aderonte në Paktin Ballkanik të
sapoformuar. Konica në përgjigje vinte në dukje se Konferenca ishte frymëzuar nga
mosbesimi, arsye kjo, që i mbylli portën anëtarësimit të Shqipërisë dhe Bullgarisë. Ai
shprehet se besimi reciprok dhe mbrojtja e kufijve të vendeve ballkanike do ishte reale dhe
efektive, vetëm nëse marrëveshja do kishte bazë rreziqet që vinin nga Fuqitë e Mëdha, se
916AQSH, Fondi: Ministria e Punëve të Jashtme, V. 1934, D. 100, fl.159.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
165
vetëm në këto kushte Shqipëria ka qenë dhe ishte e gatshme të aderonte në të. Konica
shprehte mendimin se sipas këtij pakti, anëtari i ri që dëshironte të aderonte në të duhej t’u
paraqiste një lutje nënshkruesve të tij të cilët do diskutonin nëse ta pranonin ose ta hidhnin
poshtë atë, sipas urdhrave që do merrnin nga ndonjë fuqi e madhe. “Pyes, shkruante ai, a ka
ndonjë vend në botë me pak dinjitet, sado i vogël qoftë që t’i nënshtrohet një poshtërimi të
tillë? Përfundimisht Konica vinte në dukje se me të tilla kushte delegacioni shqiptar nuk
mund të kishte vend në gjirin e Konferencës Ballkanike.917
Konferencat Ballkanike nuk sollën marrëveshje. Megjithatë, ato përcaktuan qëllime,
synime të rëndësishme dhe vetë përpjekja për arritjen e mirëkuptimit midis popujve të
Evropës Juglindore, i shërbente interesit të paqes. Por, lëvizja për bashkëpunim politik
ekonomik e kulturor të popujve ballkanas, pësoi dështim. Gjendja ndërkombëtare ishte e
papërshtatshme. Kontradiktat midis vendeve të Ballkanit, ndikimi negativ i Fuqive të Mëdha,
mungesa e hapësirave demokratike të lëvizjes për bashkëpunim, të gjitha këto çuan në
dështimin e kauzës së Konferencave Ballkanike. Lëvizja pacifiste në Ballkan nuk qe në
gjendje të siguronte paqen dhe të parandalonte luftën. Edhe ajo përvojë pozitive që ishte
arritur në Konferencat Ballkanike u injorua në bisedimet që pasuan për arritjen e Paktit
Ballkanik. Projekti i hartuar më parë u la krejtësisht në heshtje. Shqipëria jo vetëm nuk u ftua
të merrte pjesë në bisedimet për Paktin Ballkanik, por edhe për sa i përket çështjes së
pranimit të saj në të ardhmen, ajo u vu në një pozitë tejet të diskriminuar. Gjithsesi një gjë e
tillë ishte e papranueshme për shtetin shqiptar. Mund të theksohet se pengesë për hyrjen e
Shqipërisë në këtë pakt ishte edhe qëndrimi i Jugosllavisë dhe Greqisë. Pa mohuar
vështirësitë në marrëdhëniet me këto shtete fqinje, ajo që ka hedhur peshën kryesore në
balancë ka qenë gjithnjë hija italiane.918
Meqenëse Shqipëria nuk u bashkua me Antantën Ballkanike ajo u angazhua për t’u
ofruar me shtetet ballkanike veç e veç, veçanërisht me dy fqinjët.919 Por përpjekjet e sinqerta
të shtetit shqiptar nuk e kishin atë sinqeritet nga pala tjetër ndonëse edhe ata deklaroheshin
për të njëjtën gjë. Këtë e dëshmon edhe letra e legatës Mbretërore të Shqipërisë nga Beogradi
më 8 korrik 1935 që i dërgohet ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë ku ndër të tjera
theksohej “Kam nderin t’ju parashtroj se sot pata rastin t‘i bëj vizitën e parë Kryeministrit
dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të ri, Z. Stojadinoviçit. Ai u shpreh se qeveria e tij do ta
vazhdojë politikën tradicionale të Jugosllavisë d.m.th. se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga
917 Ushtelenca, Diplomacia, 257. 918 Puto, Shqipëria, 521; Duka, Histori , 191. 919 Puto, Shqipëria, 523.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
166
politika e kabineteve të para. Unë para çdo gjëje marr parasysh karakterin ballkanik të
Jugosllavisë, pra si kurdoherë jam plotësisht një ruajtës i vërtetë i parimit (Ballkani për
Ballkanasit). Nga kjo kuptohet çeltazi se dëshiroj që para çdo gjëje të forcoj marrëdhëniet më
shtetet ballkanike. Në këtë mes posaçërisht me Shqipërinë, dua që të kemi marrëdhënie
miqësore. Shqipëria me pozitën e saj gjeografike ka një rëndësi kryesore edhe për ruajtjen e
pavarësisë tonë. Nga ky shkak një Shqipëri e fortë dhe e përparuar është një nga pikat
kryesore të planit tonë.”920
Përfundimisht mund të konkludohet, nga të dhënat e mësipërme mbi qëndrimet e
delegacioneve shqiptare në Konferencat Ballkanike, se ata kishin në fokus mbrojtjen e të
drejtave të kosovarëve dhe të gjithë minoritarëve të ngelur padrejtësisht jashtë shtetit
shqiptar.
IV.3. Shteti shqiptar dhe emigrantët kosovarë
Fatkeqësisht shqiptarët e mbetur jashtë kufijve, nga sundimi osman, ranë nën një
sundim tjetër edhe më të egër. Për ta filloi një periudhë e gjatë dhune e terrori shtetëror, me
pikësynim dëbimin e tyre nga trevat etnike shekullore.
Regjimet e hekurit, të zjarrit dhe plaçkitjes përbënin faktorin kryesor të emigrimit në
masë të popullsisë shqiptare, i cili bëhej në kushte të tmerrshme dhe u kushtonte me jetë
qindra familjeve shqiptare921. E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet për këtë qëllim ishte dhuna,
forca brutale e pushtetit të organizuar shtetëror. Pjesë e veçantë e elaboratit ishte kaptina ku
flitet për problemin ndërkombëtar të shpërnguljeve të shqiptarëve për në Shqipëri, e
veçanërisht për në Turqi. Turqia ishte e gatshme dhe e disponuar për të pritur rreth 200 mijë
njerëz dhe insistonte e dëshironte që ata, mundësisht të ishin shqiptarë. Për këtë u nënshkrua
konventa për shpërngulje, për mjetet financiare marrjen e masave për t’u siguruar
transportimi sa më i shpejtë. Duhej të operacionalizohej mënyra e shpërnguljes, duke
insistuar vetëm për shpërngulje në masë. U krijua një psikozë e veçantë tmerri dhe pasigurie
të shqiptarëve, duke përftuar njerëzit me influencë dhe parinë fetare; duke kërkuar agjitatorë,
propagandues të “jetës së mirë, të begatë e të lehtë në Turqi”.
Vend të veçantë do të zinte propaganda dhe shtypi serb. Një mjet tjetër presioni i
përdorur nga aparati shtetëror serb ishte që “sa më shumë t’u rëndohet dhe t’u rrezikohet jeta
920AQSH, F. 251,V. 1935, D. 141, fl. 3. 921 Ali Jakupi, Dy shtete shqiptare dhe bashkimi kombëtar, Qendra Informative e Kosovës, Prishtinë, 1995, 236.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
167
shqiptarëve në Kosovë”, ishin gjobat, burgosjet, aplikimi rigoroz i gjithë rregullave policore,
duke dënuar shqiptarët për mospërfillje ligji, prerje të pyllit, marrje kullotash, heqje të
koncesioneve nga puna shtetërore e private, rrëzime të mureve, duke i prekur në çështjet më
jetësore e të ndjeshme kombëtare, fetare e morale, kurse kolonistëve, sipas nevojës, t’u
jepeshin armë. Ishte parashikuar të viheshin në veprim aksionet e vjetra çetnike: të nxitej një
valë zbritjeje e malazezëve nga malet që të shkaktonin konflikte masive me shqiptarët në
Dukagjin. Këto të merreshin pastaj si pretekst se shqiptarët kanë ngritur krye, të sajonin
ngatërresa midis tyre e pastaj ato të organizoheshin në ushtri të ndihmuar nga vetë kolonistët-
malazez dhe çetnikët.922
Për largimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova në Turqi si territor
ndërmjetësues shërbeu Bullgaria (vija hekurudhore Nish-Sofje-Stamboll). Ky fakt, shkaktoi
probleme diplomatike në relacionet Sofje-Ankara e sidomos Sofje-Tiranë e anasjelltas923.
Drejtimi tjetër i shpërnguljes së shqiptarëve ishte ai drejtpërdrejt në territorin e Shqipërisë,
pastaj nga Shkupi në Selanik e më tej në disa vende të botës arabe si edhe ai i ri shpërnguljes
nga Turqia në drejtim të shtetit shqiptar924.
Qeveria e Beogradit filloi të propagandojë se shqiptarët dëshirojnë të shpërngulen në
drejtim të vendeve islamike. Në rrethana të tilla, shqiptarët filluan të shpërngulen në
Shqipëri. Dëshmitë serbe na ofrojnë të dhëna se nga viti 1919 e deri më 1923, në Shqipëri,
ishin shpërngulur, për shkak të terrorit shtetëror, 583 familje shqiptare. Shpërnguljet do të
vazhdojnë si më poshtë: më 1925, 148, më 1926, 399, më 1927, 316, më 1928, 149, më
1929, 216, më 1930, 199, më 1931, 624, më 1932, 211, më 1933, 181, më 1934, 328, më
1935, 386 dhe më 1936 u shpërngulën 182 familje. Gjithsej deri në vitin 1937 u shpërngulën
4.046 familje shqiptare925.
Legata shqiptare në Beograd, kryekonsullata në Shkup dhe konsullata në Manastir, si
dhe në shtete të tjera Greqi, Turqi, Bullgari, Rumani etj., përcillnin me vëmendje e shqetësim
të theksuar jo vetëm profesional, por fillimisht nacional, çdo ngjarje që përkonte me
problemin e shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova dhe nga trevat e tjera926. Organet e
922 Rifat Blaku, Eksodi i shqiptarëve dhe riatdhesimi, Prishtinë: QIK, 1996, 23. 923AQSH, F. 251, V. 1923, D. 215, fl. 1-10. 924 Zamir Shtylla, “Shpërnguljet e shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera ndërmjet dy Luftërave Botërore
(1918-1941)”, në librin: Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, 178. 925 Hakif Bajrami, Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjatë viteve 1912-1941, Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale
të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës,
Prishtinë: 1995, 144. 926 Arkivi Qendror Shqiptar posedon material të pasur lidhur me këto çështje. Pjesa dërrmuese e materialit është
sistemuar në Fondin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nr. 251.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
168
shtetit shqiptar, si Ministria e Punëve të Jashtme, Kryeministria, Presidenca e më vonë edhe
Oborri Mbretëror kishin në çdo moment një pasqyrë të qartë të procesit të shpërnguljeve nga
Kosova e vise të tjera dhe krahas kësaj, propozime e ide konkrete në funksion të tyre, të cilat
shpeshherë u realizuan me sukses927.
Më 7 mars 1923, Kryeministria paraqiti për aprovim projektligjin për përdorimin e
një kredie prej 20.000 franga ari për ushqimin e 2.000 njerëzve nga ish-Zona Neutrale e
Kosovës që ishte okupuar nga ushtria jugosllave928.
Ahmet Zogu në mbledhjen e datës 17 mars 1923, dha para deputetëve shpjegimet
qeveritare mbi gjendjen politike të brendshme dhe të jashtme të shtetit. Zogu deklaroi se
muhaxhirët në kushte të pafavorshme mund të prishnin qetësinë, por qeveria ishte
përkujdesur për gjendjen e tyre duke premtuar që në të ardhmen të gjithë shqiptarët do të
vendoseshin në toka shqiptare dhe nuk do të mbetej asnjë pa strehim929. Më pas, Ahmet
Zogu do të deklaronte para parlamentarëve se: "Popullit shqiptar ju kanë ba padrejtësi duke
ju marrur pjesë për të cilat ka të drejta politike e ekonomike. Qeveria ka protestuar dhe
kërkuar drejtësi te shtetet e mëdha, por akoma nuk kemi marrun përgjigje"930.
Qeveria turke në fund të vitit 1923 refuzoi zbarkimin në Stamboll të 26 familjeve
kosovare (mbi 100 frymë) të përzëna nga autoritetet jugosllave. Ata u endën një kohë të gjatë
mbi një anije derisa Ahmet Zogu lejoi zbarkimin e tyre në Vlorë dhe i instaloi në Shqipëri931.
Vendosja e emigrantëve shqiptarë në Shqipëri, ishte rregulluar me vendimin e Ministrisë së
Drejtësisë, nr. 1257/IV, të datës 23.10.1923.932
Emigrantët që do të vendoseshin në toka të shtetit do të merreshin më bujqësi. Këtë e
dëshmon edhe neni 4 në të cilin theksohet se emigrantët kanë të drejtë, përveç dy hektarëve
të përmendur në nenin 5, të punojnë në pasurinë e shtetit edhe toka të tjera të nevojshme për
bujqësi.
Ligji mbi vendosjen e emigrantëve u votua nga Parlamenti Shqiptar më 31.5.1923.
Pas diskutimeve, u panë qartë përpjekjet e qeverisë së Zogut dhe parlamentit për t’i ndihmuar
dhe për t'u krijuar kushte vëllezërve të tyre emigrantë933. Në mbledhjen e datës 9.4.1924, në
927 Shtylla, Shpërnguljet, 178. 928 Culaj, Shqipëria, 231. 929Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja IX më 17 mars 1923, Tiranë: 1923, 113-116. 930BKK, Mbledhja IX, 118. 931 Ushtelenca, Diplomacia , 41-42. 932Libri i qarkoreve i viteve 1923-1925 që përmban ligjet, rregulloret, vendimet e urdhrat. Qarkoret e punëve të
brendshme, Tiranë: 31.10.1923, 149. 933 Po aty, 149.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
169
Kuvendin Kushtetues u diskutua mbi shpërnguljet e shqiptarëve të Kosovës dhe emigrimin e
tyre934.
Qeveria e Beogradit ishte e interesuar që këta emigrantë mos të vendoseshin në
Shqipëri. Përfaqësuesit e saj përpiqeshin t'i bindnin kosovarët myslimanë se Shqipëria është
shtet i krishterë dhe nëse shkonin atje do të bëheshin të krishterë 935. Zogu me qeverinë e tij u
angazhua që t'u kundërvihej planeve për largimin e popullsisë shqiptare nga Kosova, mirëpo
ajo i frikësohej pranisë së madhe të emigrantëve në Shqipëri, duke dëshiruar t'u shmangej
problemeve politike dhe ekonomike936. Por, me dekretin që nxori qeveria Zogu, për vëllezërit
kosovarë, bëri që t'iu lehtësoheshin vuajtjet mijëra muhaxhirëve të përzënë nga tokat e tyre
në këtë shtet. Dekreti për dhënie tokash si dhe ndihma në franga ari do të tregonte shumë.
Më 23 tetor 1924, gazeta “Politika” e Vlorës në artikullin dyfaqësh të titulluar
“Kosovë-Çamëri” përshkruan mjaft dhimbshëm kushtet e shqiptarëve që detyrohen të
emigrojnë937. Kjo dëshmon se problemi kombëtar, përkatësisht problemi i emigrantëve, ishte
brengë si në jug ashtu në veri të Shqipërisë. Qeveria e Tiranës në raport me emigrantët
përveç ushqimit dhe strehimit u përkujdes edhe për veshmbathje. Në fakt në mbledhjen e 64-
të të Dhomës së Deputetëve më 16 nëntor 1925 aprovohet ligji dhe autorizohet qeveria të
informojë Zija Begollin për të importuar pa taksë doganore 2.000 petka të papërdorura për
emigrantët kosovarë që ndodhen të shpërndarë në vise të ndryshme të Shqipërisë938.
Hysen Vrioni, si ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në maj të vitit 1926
mori një letër nga legata shqiptare në Greqi, ku theksohet se më 23.4.1926, ministri i Greqisë
ka pasur një takim me ministrin e Jashtëm turk, Tefik Ruzhdi, në të cilin ky i fundit i ka
thënë ministrit grek se do t'i sjellin 300.000 deri 400.000 myslimanë nga Serbia për t'i
turqizuar."939 Letra në vijim, apelon që, për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar, ishte
mosemigrimi i shqiptarëve të Kosovës. Po ashtu nevojitej që të bëhej propagandë në Kosovë
në mënyrë që shqiptarët e atjeshëm të mos emigrojnë për në Turqi dhe të humbasin
karakterin e tyre etnik940.
Trajtimi i çështjes së emigrantëve në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë e frikësonte
qeverinë e Beogradit. Për ketë ministri i Jashtëm jugosllav i shkruan delegacionit të vet në
934Bisedimet e Kuvendit Kushtetues, viti I, Tiranë 1924, nr.1, 686. 935 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 24.8.1924. 936 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 24.8.1924. 937 Gazeta“Politika”, Vlorë 23 tetor 1924, 2-3. 938 Bisedimet e dhomës së deputetëve mbledhja e 64-t më 16 nëntor 1925, 996. 939AQSH, F. 251, V.1926, D. 101, fl.22. 940 Po aty, 22.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
170
Gjenevë më 31 gusht 1927, se Hasan Prishtina do ta paraqesë para Lidhjes së Kombeve edhe
çështjen e jetës së rëndë të 20.000 emigrantëve kosovarë në Shqipëri dhe nga Lidhja e
Kombeve do të kërkojë ndihmë për këta emigrantë 100.000 sterlina për të cilat duhet të
garantojë qeveria e Tiranës 941. Duke folur për instalimin e emigrantëve Tafil Boletini, nipi i
atdhetarit Isa Boletini ndër të tjera do të theksonte, se çdo vend instalimi kishte një komision
të posaçëm me nënprefektin në krye, dhe anëtarë drejtorin e financave, agronomin, dy
anëtarë të jashtëm dhe sekretarin.
“Emigranti nga kufini deri në vendin e instalimit transportohesh me shpenzime shteti.
Aty do ti sigurohesh banimi e ushqimi me 3 lek në ditë për çdo frymë. Përderisa të merrte
prodhimin e parë nga toka që do ti jepej. Mjekime, barna e shpenzime spitali ishin po në
ngarkim të shtetit. Gjithashtu emigrantit, kur i caktoheshin toka, materiali për ndërtimin e
shtëpisë i jepesh nga shteti dhe transportohej në vend. Madje, për rregullimin e shtëpisë dhe
për nji pendë, i jepeshin edhe 15 napolona. Për tri vjet emigranti ndonëse që ditën që arrinte
të regjistrohej në regjistrin e emigrantëve konsiderohej nënshtetas shqiptar, ishte i
përjashtuar nga çdo taksë e detyrim tjetër shtetërore. Vetëm mbas tri vjetësh ai, si çdo
nënshtetas vendas, gëzonte çdo të drejtë e i përgjigjej çdo detyrimi shtetëror. Në fillim
emigrantat instaloheshin në toka djerrë më 2.5 hektar për çdo familje. Më vonë u vendos të
jepej për çdo person gjysmë hektari për sa persona që të formohesh familja”942.
Kryesia e Këshillit të Ministrave, më 23 maj 1928, diskutoi modifikimin e ligjit të
emigracionit ndonëse ishte i pranuar nga Këshilli i Ministrave dhe kryesia e Dhomës së
Deputetëve943. Qeveria e Tiranës për të rregulluar sa ishte e mundur gjendjen e emigrantëve
kërkon që të formojë një komision me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Bujqësisë,
të cilët kanë dijeni të plotë mbi pasuritë e shtetit e që do të ndihmonin në sistematizimin dhe
instalimin e emigrantëve944.
Gjithsesi, shtypja dhe represioni mbi shqiptarët nga qeveria e Beogradit ishin të
vazhdueshme. Më 14 gusht 1928, qeveria e Tiranës ishte informuar nga legata shqiptare në
Beograd se në konsullatën turke të Shkupit ishin paraqitur 100 familje shqiptare të Kosovës
që kërkonin viza për emigrim në Turqi945. Qeveria jugosllave përdori të gjitha mjetet, duke
filluar që nga propaganda, fanatizmi fetar e deri te forca brutale. Legata shqiptare në Beograd
941 Tahir Abdyli, “Hasan Prishtina”, Kosova, nr. 17, Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë: 1988, 127. 942 Tafil Boletini, Përballë sfidave të kohës, Kujtime 2 (1916-1963), përgatitur nga prof. Marenglen Verli
Tetovë: Ndërrmarrja gazetare botuese Album 1996, 182. 943AQSH, F. 249, V. 1928, D. I/994, fl. 7. 944AQSH, F. 249, V. 1928, D. I/994, fl.7. 945AQSH, F. 251, V. 1928, D. 155, fl. 9.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
171
filloi kundërpropagandën në qarqet shqiptare të Kosovës, duke i këshilluar shqiptarët që mos
t'i linin vatrat e tyre, pasi një gjë e tillë ishte në kundërshtim me interesat kombëtare946.
Legata shqiptare e Beogradit raportonte në qeverinë e Tiranës, që një turmë e madhe
kosovarësh të cilët donin të emigronin në Turqi, u kthyen mbrapsht947.
Kontribut në këtë drejtim dha edhe ambasadori turk në Beograd, Hiqmet Beu, i cili
pasi mori instruksione nga legata shqiptare në Beograd.Pas ndërhyrjes tek qeveria turke të
ambasadorit shqiptar në Turqi, Rauf Ficos, kjo e fundit urdhëroi legatën e saj në Beograd që
të mos pajiste me viza shqiptarët që dëshironin të emigronin në Turqi948. Përfaqësuesi i
legatës shqiptare të Beogradit i premton qeverisë së Tiranës se do të angazhohej për
pengimin e emigrimit të shqiptarëve për në Egjipt949. Qëllimi i politikës shqiptare ishte që
këta shqiptarë me çdo kusht të qëndronin në vatrat e veta. Lidhur me këtë doli edhe qëndrimi
zyrtar i Kryeministrisë shqiptare ku theksohej: "1) Interesi i kombit kërkon që kosovarët të
mos emigrojnë as në Turqi e as në Mbretërinë tonë; 2) Për realizimin e këtij qëllimi nevojitet
një propagandë efikase; 3) Për arsye financiare nuk lejojmë emigrimin në masë të madhe
edhe në Shqipëri. 4) I rekomandohet Ministrisë së Punëve të Jashtme që ta rregullojë çështjen
e propagandës për qëndrimin e tyre në Jugosllavi, përmes legatës tonë në Beograd."950.
Autoritetet e shtetit shqiptar nëpërmjet drejtorisë së reformës agrare i vendosën
emigrantët kosovarë kryesisht në pjesën perëndimore moçalore, përkatësisht në rrethet e
Fierit, të Lushnjës, të Kavajës, të Beratit, të Elbasanit, të Durrësit, të Krujës etj.951.
Bashkëkombësit e shpërngulur nga Kosova dhe viset e tjera u vendosën në këto treva
kryesisht gjatë viteve 1925-1930952. Në instalimin e emigrantëve më së shumti preokupante
ishte problemi për të zgjedhur vende klimatike pasi sëmundja e malaries ishte përhapur
gjerësisht. Në ditët e para ndodhën mjaft vdekje. Përderisa u ambientuan disi, të pakta janë
ato familje që nuk janë përgjysmuar. As ilaçet shpesh nuk bënin dobi. Për shembull, në
katundin Kamenicë të Divjakës prej 14 shtëpive 4-5 kishin mbetur gjallë. Në Lushnjë numri i
emigrantëve kishte arritur deri në njëmijë shtëpi. Këta u instaluan nëpër çdo komunë të
rrethit, diku formuan katunde më vete, diku u vendosën nëpër katunde të vjetra. Në fshatrat
ku vendoseshin kishte njerëz të ndershëm e punëtorë por kishte edhe cuba, ngatërrestarë e
946AQSH, F. 251, V. 1928, D, 155, 10. 947 Po aty. 948AQSH, F. 251, V. 1928, D.155, fl. 10. 949 Po aty, fl. 11. 950 Culaj, Shqipëria, 237. 951 Shtylla, Shpërnguljet, 178. 952 Rrok Zojzi, “Ndamja e krahinore e popullit shqiptar” në librin: Etnografia shqiptare I, Tiranë: 1962, 57.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
172
grindavecë. Kryesorja ishte se me popullin vendas përgjithësisht shkonin mirë, bile u
miqësuan aq shumë, sa arritën të bënin edhe krushqira. Shumë vendas shpreheshin: “ E kam ..
Kosovarin mik, do të ma ban oxhakun, tavanin edhe penxheret me xhama. Popullit të
Myzeqesë të urtë dhe bujar, kurdoherë emigrantët iu drejtoheshin për ndonjë nevojë si
ndihmë ose hua. Kurrë nuk u kthenin pa ua plotësuar nevojat, edhe bagëti përgjysmë ua
jepnin edhe nëpër treg gjetën myshterinj e kredi, po edhe emigrantët u qëndronin besnikë
klientëve. Me ndihmat e shtetit dhe përkrahjen e popullit emigrantët brenda pak kohe e morën
veten si punëtorë të mirë. Megjithatë të larguar nga atdheu nga malli i vendlindjes dhe
farefisit shpirtërisht të brengosur dhe të nevrikosur, kishte raste që ngatërroheshin me njeri
tjetrin për probleme të parëndësishme. Duke ua njohur mentalitetin e gjendjen shpirtërore në
vizitën e parë që ju bana i mblodha nëpër fshatra dhe i këshillova për bindje e disiplinë. Për
çdo nevojë që keni-iu thashë në bazë të ligjeve kam me ua plotsue. Për çdo grindje kryepleqtë
që nuk njoftojnë brenda ditës autoritetin ma të afërt dhe nuk tregojnë fajtorin kanë me qenë
përgjegjës”953.
Edhe emigrantë të tjerë të ardhur nga Maqedonia u vendosën me banim pranë
kosovarëve954. Në fushën e Myzeqesë kishte të vendosur edhe emigrantë çamë që i ruanin
mjaft besnikërisht traditat e veçanta të tyre955. Tafil Boletini ishte caktuar nga qeveria si njëri
ndër njerëzit kryesor që duhej të merrej me instalimin dhe trajtimin e emigrantëve. Ai ishte
caktuar qëllimisht si kosovar për të qenë më afër bashkatdhetarëve të vet edhe duke ua ditur
hallet e problemet më shumë. Tafil Boletini kishte kryer dhe kryente detyra të ndryshme
qeveritare në shtetin shqiptar. Duke qenë afër emigrantëve kosovarë dhe duke u përpjekur që
të bënte të pamundurën për vendosjen dhe sistemimin e tyre sa më të mirë, ai ishte
vazhdimisht midis tyre. Duke përshkruar një takim midis tyre, në kujtimet e tij, ndër të tjera
theksonte: “E shof që jeni gëzue që ju ka ardh nji nënprefekt kosovar. Por jo bash mirë fajin
ma të vogël nuk kam me jua falë. Cubat e horrat nuk i due, nuk lejoj që për nji horr të shahet
nji Kosovë. Due tju shof njerëz të ndershëm e punëtorë e jo me na koritë Kosovën në sy të
këtij populli të ndershëm që po ju vjen në ndihëm për çdo gja”956.
Në vijim, Tafil Boletini, duke shkruar për përpjekjet në instalimin e emigrantëve jep
një pasqyrë të vështirësitë që ata përjetuan. Duke folur në vetën e parë ai ndër të tjera do të
theksonte: “Për çdo ngatërresë të vogël që lajmërohesha për ti pre hovin problemit të madh
953Boletini, Kujtimet , 183. 954 Zojzi, Ndamja, 57. 955 Po aty. 956 Boletini, Kujtimet, 184.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
173
brenda dite shkonja në vend. Kështu që me këshilla e masa të shpejta që merrnja brenda 4
vjetëve asnji vrasje nuk ndodhi po edhe ngjarjet e vogla të hijshme u zvogëluan dukshëm”.
Në vitin 1936, ministrat e rrëzuar pas Kryengritjes së Fierit si intrigantë kishin trilluar
shpifje, se kosovarët janë armatosur prej Sul Hidrit nga katundi Rrasë i Belshit të Elbasanit,
“një kriminel me famë që asnjëherë qeveria s’ka mujt me e shti në dorë”.957 Por pala
jugosllave asnjëherë nuk pranonte veprimet e veta të paskrupullta. Për hallet e tyre emigrantët
kosovarë i drejtoheshin edhe Mbretit Zog. Në një letër dërguar këtij të fundit, ndër të tjera
theksohej: “Tash 14 muaj jemi vendosur në Mallkeqë të Mamurrasit, emigrantë mbi 60
familje, duke na dhënë nga 2-3 dynym tokë për trojet tona, ku kemi ngrehë nga një kasolle e
po jetojmë. Na është premtuar se ka me na u dhanë edhe ushqim i cili mjerisht na u dha
vetëm për 3 muaj. Duke qenë se kena kërku disa herë me na caktue edhe nga një copë tokë
për secilën familje për me mujt me u ushqye, dhe sa herë që i jemi ankuar Ministrisë së
Punëve të Mbrendshme dhe deri më sot nuk është bërë asgjë, marrim guximin me ju sjellë
Madhnis suaj, në sajë të mëshirës tuaj të lartë se ka për këtë popull, ti vij keq për ne e për
familjet tona të ngrata, që po cofin të uritur, e të urdhërojë që sa më parë të na jipet një farë
ushqimi, dhe të na caktohet tokë për secilën familje për me mujt e me mbetur gjallë. Jemi keq
sa buk s kemi me ngranë. Duke shpresuar se Madhëria Juaj do të marrë parasyshë këtë hallin
e madh e të mjerueshëm tonin, dhe se ka me dhanë një urdhër të shpejtë në favorin tonë,
nënshkruhemi më nderime te nalta e me bindësi të thellë,të Madhënis suaj, shërbëtorë besnikë
deri në vdekje.”958 Në emër të gjashtëdhjetë shtëpive emigrantë nga Mamurrasi, pasojnë
nënshkrimet.
Përkundër vështirësive të emigrantëve ndër të tjera aty kishte edhe pretendime të
padrejta nga ana e tyre. Pikërisht lidhur më shkresën dhe ankesën që i ishte bërë Mbretit Zog,
komisioni për instalimin e emigrantëve doli me qëndrimin se që nga 11.10.1929 kur ka filluar
detyrën, në Mamurras vazhdimisht ishin mbledhur emigrantët e instaluar aty duke u ankuar
për plotësimin e kërkesave.
Komisioni duke e parë të arsyeshme e të nevojshme pretendimin e kërkesave të tyre
më 13.10.1929 u nis për në Durrës. Në pyllin Gorre Komisioni vërejti një sasi toke deri
1500 dynym, por emigrantët në fjalë nuk e pranuan, duke thënë se “nga qendra që kanë ngreh
shtëpitë në Mamurras e deri në Gorre ka një largësi prej 2 orë e gjysmë e kështu kohën më të
madhe obligohen ta kalojnë në rrugë”. Toka u analizua prej agronomit dhe u vërtetua se nuk
957AQSH, F. 249, V.1929, D. 560, fl. 7. 958AQSH, F. 249, V. 1929, D. 110, fl. 2.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
174
ishte e përshtatshme për bujqësi. Më pas Komisioni filloi të bënte hetime në kullotat e
pasurisë së shtetit në Durrës.959
Në lidhje me emigrantët kosovarë, pushteti jugosllav akuzonte legatën shqiptare në
Beograd dhe konsullatën shqiptare se nuk po zbatonin shkrimin e emrave drejt në pasaportat
e emigrantëve duke hequr prapashtesën serbe “viç”. Madje për këtë çështje ishte akuzuar
edhe konsullata shqiptare në Selanik. Për këtë arsye ata ishin ankuar.
Lidhur me këtë çështje konsullata shqiptare në Selanik, më 7 shtator 1931,
informonte ministrin e Jashtëm shqiptar: “Duke qenë se pasaportat jugosllave në shumicë
shkruhen në gjuhën serbishte, dhe ne i pyesim kërkuesit e pasaportave për emrat e tyre në
mënyrë që të mos gabojmë dhe si na thonë ata ne i shkruajmë”. Kështu ka ndodhur edhe me
vizat e lëshuara me numër 42/144 dhe 43/145 të datës 11 shkurt 1931, të cilat ishin regjistruar
siç kishin thënë të interesuarit. Megjithëkëtë është e vërtetë që kanë humbur prapashtesën
“viç” të serbizimit të tyre.”960 Në lidhje me këtë çështje jepen edhe shpjegimet shtesë:
“Forma e prapashtesës “viç” e cila po shkakton ketë korrespodencë nuk është një formë
nacionale jugosllave, por vetëm një formë serbe dhe nuk u imponohet elementëve të
ndryshme të Jugosllavisë përveç se serbët e kanë të vetën dhe me qëllime që nuk i shohin të
nevojshme që t’i përsërisim këtu edhe shqiptarëve të Kosovës, të Dibrës etj”.
Nga elementët jo serbë vetëm shqiptarëve u imponohet prapashtesa “viç”. Por prova
më e qartë e kësaj është Matsani, kroat dhe sekretar i dytë në legatën jugosllave në Tiranë, i
cili kurrë nuk e përdor prapashtesën “viç” në nënshkrimet e tij. Kështu bëjnë të gjithë kroatët
e sllovenët.961 Dihet fare mirë nga autoritetet jugosllave se kur një kosovar dëshironte të
vendosej në Shqipëri, i sillnin shumë pengime duke i detyruar që edhe ato pak të holla që
disponon t’i shpenzoj në formalitete dhe ryshfete dhe më në fund kërkojnë ta bindin, bile
edhe me brutalitet të shkojë në Turqi e jo në Shqipëri.962
Kryekonsullata Mbretërore e Shqipërisë në Shkup, më 30 gusht 1933 informonte se
në krahinën e Pejës autoritetet jugosllave kanë detyruar 20 familje shqiptare myslimane që të
bëhen të krishtera, duke i kërcënuar t’i largonin nga fshati. Për këtë shkak një nga paria e
këtij katundi, Adem Uka, shkoi në Beograd dhe iu drejtua Reiz Ulemaut, duke i shpjeguar
hollësisht çështjen. Reiz Ulemau vajti te Mbreti Aleksandri i Jugosllavisë dhe iu ankua për
959Po aty, fl.138. 960AQSH, F.251, V. 1931, D. 101, fl. 58. 961AQSH, F, 251, V. 1931, D. 101, fl.58. 962AQSH, F, 251, V. 1932, D. 156, fl.13, letër Ministrit të Jashtëm shqiptar Iljaz Vrionit, nga legata shqiptare
në Beograd.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
175
këto veprime të autoriteteve jugosllave 963. Po kjo kryekonsullatë më 18 shtator 1933 e
informon ministrin shqiptar në legatën e Beogradit, Rauf Fico mbi ngjarjet që kanë ndodhur
në Kosovë, si vrasje pa arsye me rëndësi, përndjekje të ndryshme, sekuestrime të
jashtëligjshme të reformës agrare, etj., në bazë të të cilave mund të formohet një koncept mbi
gjendjen e shqiptarëve në Kosovë. “Autoritetet jugosllave janë duke zbatuar një program
sistematik për shfarosjen dhe shpërnguljen e elementit shqiptar. Kështu nga vrasjet, nga
taksat e rënda, nga burgimet pa ndonjë arsye të rëndësishme, deri te shfrytëzimët që u bëjnë
nëpunësat jugosllavë kur kanë ndonjë punë në zyrat e administrative ose gjyqësore.”964
Çështjen e emigrantëve në Shqipëri më së miri e dëshmon dekretligji mbi vendosjen e
emigrantëve i propozuar nga Kryeministria dhe i aprovuar nga Mbreti Zog, më 2 shtator
1931.965 Në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme qeveritare për trajtim sa më të mirë të
emigrantëve kosovarë më 7 shkurt 1934 u hartua një shtojcë ligji mbi vendosjen e
emigrantëve në Shqipëri e cila kishte një përmbajtje mjaft të rëndësishme për shqiptarët nga
Kosova.
Edhe nga Reforma Agrare përfituan mjaft familje kosovare të ardhura në Shqipëri në
vitet 1928-1938. Ato u vendosën në nënprefekturën e Fierit dhe Lushnjës. Rreth 1655 familje
kosovare të vendosura në prefektura përfituan tokë pa pagesë dhe pa të drejtë shitjeje. Por
instalimi i tyre ndeshi vështirësi nga pikëpamja ekonomike sepse Shqipëria ishte në
recension, kishte mungesë të tokave prodhimtare dhe kështu u kundërshtuan nga disa pronarë
në disa komuna. Kryetari i komunës Cakran, denonconte përpjekjet e beut të Cakranit, Sulo
Cakrani, i cili së bashku me banorët e fshatrave Rushisht, Kallëmp, Floq, Kreshpan, kërkonte
largimin e emigrantëve nga tokat e tyre.
Nga zyrat e reformës agrare informohemi se në prefekturën e Beratit brenda vitit 1930
ishin instaluar 200 emigrantë (të ardhur nga Kosova dhe Çamëria), nga të cilët vetëm 25%
kishin përfituar tokë, ndërsa për vitin 1931-1932 numri i emigrantëve të instaluar shkonte në
282 persona,dhe që trajtoheshin me ndihmë ekonomike.966
Përpjekjet e qeverisë shqiptare për trajtimin sa më të mirë të emigrantëve në suaza të
mundësive ekzistuese ishin të vazhdueshme dhe në të gjitha mënyrat e mundshme. Këtë e
963AQSH, F. 251, V. 1933, D. 211, fl. 29, letër ministrit të Jashtëm shqiptar, Xhafer Villa nga kryekonsullata në
Shkup. 964AQSH, F. 251, V. 1933, D. 2, fl. 30. 965Fletorja Zyrtare e Mbretnisë Shqiptare - botuar nga Ministria e Punëve të Brendshme vjeti X. (Tiranë: e
shtunde 19 shtator 1931, nr. 63. Dekret-ligje mbi vendosjen e Emigrantave,) 1-3 966 Marela Guga, “Reforma agrare e Zogut në vitet 30-38”, Arkivi Shtetëror i Kosovës - Vjetari, nr.41-42
Prishtinë: 2009, 325.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
176
dëshmon edhe letra nga legata e Shqipërisë në Ankara më 27 shkurt 1934 që i drejtohet
Xhafer Vilës, ministër i Jashtëm në Tiranë ku ndër të tjera informon sa vijon: “Shumë herë
kam pasur bisedime miqësore me kolegë turq prej Shkupit dhe ju thosha se emigrantët
kosovarë nuk shkojnë për vizitë por për emigrim, mbasi janë tu shku me familje e me plaçkat
e shtëpisë”. Në kushtet dhe rrethanat e atjeshme, jo një katundar por edhe një njeri i pasur
nuk mund të bënte një udhëtim të gjatë nga Kosova në Anadoll, me gjithë plaçkat dhe
familjen e tij, për qëllim instalimi. Turqit shpreheshin se marrëveshja që ka Turqia me
Jugosllavinë, nuk thotë askund që të mos jepet vizë për të shkuar në Turqi si mysafir.
Tefik Ruzhdi Beu i pyetur se çfarë politike ndiqte Turqia ndaj shqiptarëve të
Kosovës ai iu përgjigj se ajo nuk kishte kurrfarë politike dhe se nuk do t’i pranon ato që të
vijnë në Turqi. Prandaj ishte dhënë urdhër që të bëhej provimi i turqishtes dhe ata që nuk e
dinin gjuhën të mos pranohen. Veç kësaj ishte dhënë urdhri që të ndalohej dhënia e vizave
familjarisht.”967
Nga ana tjetër raporte të ndryshme nga kryekonsullata e Shqipërisë në Shkup më 5
mars 1934 dëshmojnë se numri i emigrantëve kosovarë në këtë kryekonsullatë për të kërkuar
vizë emigrimi për në Shqipëri, rritej nga dita në ditë me shumicë sepse të lartpërmendurit
kishin përshtypjen se “rruga për në Shqipëri nuk kishte ndonjë pengim dhe instalimi i atyre
që kanë shkuar si emigrantë është duke u rregulluar në mënyrë të kënaqshme.968 Është kjo
edhe një dëshmi për mirënjohjen ndaj shtetit shqiptar.
Familjet që shpërnguleshin në Shqipëri, shumica kalonin kufirin në pjesën veriore.
Në të vërtetë ky kalim i kufirit nuk do të ndalej asnjëherë, sepse qeveria e Beogradit kishte
krijuar kanalet e përhershme të dëbimit të shqiptarëve nga pjesët e Dukagjinit në Shqipëri.
Metodat ishin fare “të thjeshta” pas veprimeve të kaçakëve, kur ata vrisnin ndonjë xhandar
apo zyrtar serb dhe fillonin bastisjet, burgosjet dhe ndjekjet e popullatës, të cilat në ikje e
sipër drejtoheshin nga Shqipëria. Në afërsi të kufirit ndihmoheshin nga ushtria dhe personat
e tjerë për t’u hedhur përtej kufijve.969
Pushteti serbo-malazez nën ombrellën e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, më vonë
nga 1929 e quajtur Mbretëria Jugosllave, tregoi se nuk di dhe nuk do që të sundojë ndryshe
ndër shqiptarët, përveçse me përdorimin e terrorit të dirigjuar nga politika antishqiptare, e
përcaktuar për dëbimin e tyre jashtë kufijve të vet shtetërorë. Shpresa e shqiptarëve se pas
967AQSH, F,251, V. 1934, D. 142, fl. 3. 968AQSH, F. 251, V. 1934, D. 142, fl. 5, letër Ministrit të Jashtëm në Tiranë, Z. Xhafer Villa. 969 Buxhovi, Kosova , 196.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
177
Luftës së Parë Botërore dhe formimit të një mbretërie shumëkombëshe pozita e tyre do të
përmirësohej, u shua që në ditët e para të vendosjes së pushtetit ushtarak.
Qeveritë e Beogradit me pëlqimin e heshtur të Fuqive të Mëdha të kohës, vazhduan
terrorizimin e shqiptarëve me qëllim spastrimin etnik dhe sigurimin e qetësisë së
përhershme. Atyre iu lejua t’i anashkalojnë tërësisht të drejtat për minoritetet kur ishte fjala
për shqiptarët, ndonëse ishin minoriteti më i madh në tërë mbretërinë. Shqiptarëve
paraprakisht iu ishte shpallur luftë genocidale. Mospranimi i tyre si minoritet nënkuptonte
shfarosjen totale të tyre.970
Sipas Millovan Obradoviç, qëllimi i Mbretërisë Jugosllave ishte të shkatërronte
kompaktësinë shqiptare që përbënte 75% të numrit të popullsisë, ndërsa me formimin e
kolonive sllave përgjatë kufirit me Shqipërinë dhe rrugëve kryesore t’i siguronte vetes qetësi.
Për arritjen e qëllimit, serbizimit të Kosovës, okupatorët deri në vitin 1941 vazhduan
presionet dhe terrorizimin e popullsisë shqiptare, i cili u detyrua të shpërngulet nga toka e vet
dhe në atë territor të vendoset elementi nacional serb971.
Platforma për shpërnguljen e shqiptarëve dhe për krijimin e Serbisë së Madhe që filloi
me Naçertanien e Garashaninit (1844), u intensifikua nga Klubi Kulturor Serb ku u shqua
Vasa Çubrilloviçi, me projektin e tij të njohur “Shpërngulja e shqiptarëve”, si dhe Ivo Andriçi
me projektin për gllabërimin e Shqipërisë.972 Në këtë grup bënin pjesë edhe Jovan Cvijiçi,
etj., të cilët së bashku me regjimin serb e konsideronin shpërnguljen e shqiptarëve si një
mision “të shenjtë” nacional973.
Shpërnguljet e shqiptarëve nga Kosova, Sanxhaku e Maqedonia fillojnë që nga Lufta
e Parë Ballkanike, tetor 1912. Ato vazhduan me ndërprerje deri në vitin 1940.
Në vazhdim po japim tabelën me të dhënat e shpërnguljeve nga dhuna e terrori serb
prej vitit 1919 deri në vitin 1940.
Viti Persona Viti Persona
1919 23.500 1930 13.215
1920 8.536 1931 29.807
1921 24.532 1932 6.219
1922 12.307 1933 3.420
970 Rustem Buzhala, Shqiptarët në Turqi, Instituti Albanologjik, Prishtinë: 2011, 21. 971 Milovan Obradovič, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovo 1918-1941, Prishtinë: 1981. 972 Hysni Myzyri, grup autorësh, Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, Prizren: 2001, 285. 973 Po aty, 286.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
178
1923 6.839 1934 4.500
1924 9.630 1935 9.567
1925 4.315 1936 4.252
1926 4.012 1937 4.234
1927 5.197 1938 7.251
1928 4.326 1939 7.255
1929 6.219 1940 6.729
Gjithsej shqiptarë 205.862
Turq 27.884
Boshnjakë,Sanxhakut 12.582
Këto shpërngulje të shqiptarëve u bënë në territorin e shtetit aktual shqiptar.974
Sipas dokumenteve ushtarake të Mbretërisë së Jugosllavisë, prej trojeve të veta etnike
nga Kosova, Maqedonia, Sanxhaku e Mali i Zi, në Shqipëri nga viti 1919 e deri më 1938 u
shpërngulën 4.046 familje shqiptare, të cilat qeveria shqiptare i pati vendosur në rrethet e
Shkodrës, Durrësit, Krujës, Kavajës, Beratit, Sarandës, Koplikut, Lushnjës, Fierit, Tiranës,
Leskovikut, dhe Kukësit.975
Qeveria e Mbretërisë së Jugosllavisë nuk u kënaq me këto shpërngulje masive, por
përdori të gjitha masat e mjetet për të bërë spastrime të plota etnike siç pat vepruar në
Sanxhakun e Nishit më 1876-1878. Qeveria e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1938, lidhi
me qeverinë e Turqisë Konventën e njohur për shpërnguljen e të gjithë atyre që ishin jo
sllavë. Sipas kësaj Konvente, nga viti 1939-1944 në Turqi duhej të shpërnguleshin 40.000
familje. Në mosrealizimin e plotë të kësaj Konvente ndikoi Lufta e Dytë Botërore.976
974DASIP, Fondi: Poslanstvo Kraljevine Jugoslavije u Ankari, Turqi: deri më 1941. 975AVII- Beograd, pop.17, k-95, dok.nr.429 976DASIP, Beograd, Fondi: Društvo Naroda u Ženevi 1939, D-II/ 1939, shifra konvencije.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
179
IV.4. Qëndrimi i emigracionit politik shqiptar dhe Komitetit të Kosovës
ndaj Mbretit Zog
Pas disfatës së Nolit, elementët aktivë civilë dhe ushtarakë të lëvizjes së qershorit 1924 u
detyruan të emigronin jashtë atdheut, si në Itali, Zvicër, Francë, Austri e vende të tjera. Në këto
rrethana brenda Shqipërisë politike mendohej të kishte vetëm opozitë të heshtur kurse opozita e
vërtetë do të ndodhej në mërgim. Kundërshtarët e vendosur të regjimit, krerët e lëvizjes së
qershorit dhe të gjithë të komprometuarit me të, u larguan dhe u strehuan në fillim në vendet
fqinje, pastaj u shpërndanë nëpër Evropë. Ata që nuk kishin rënë shumë në sy për aktivitete
antizogiste u kthyen në Shqipëri. Grupi i parë prej 500 vetash me Fan Nolin dhe L. Gurakuqin në
krye mbërritën në Brindisi në fund të dhjetorit. Shumica u shpërndanë në Brindisi e Bari. Noli
dhe Gurakuqi u nisën menjëherë në Romë për të vendosur kontakte me autoritetet e larta italiane,
me shpresë se do të mund të gjenin përkrahje për të vazhduar nga jashtë opozitën politike kundër
regjimit zogist.977
Qeveria italiane dha për të kuptuar nuk do të bënte plane me emigracionin. Roma nuk e
mbështeste Nolin që kur ishte në pushtet. Në interesin e saj ishte neutralizimi i çdo influence të
Beogradit, duke rivendosur marrëdhëniet me Zogun. Që në dhjetor Musolini i kërkoi qeverisë
jugosllave “të paraqiste fakte konkrete se ngjarjet në Jugosllavi dhe në Shqipëri nuk janë drejtuar
kundër politikës së Italisë në Shqipëri”.978
Pas përpjekjeve shterpe në Romë, Noli u largua nga Italia në mes të janarit 1925 dhe u
vendos në Vjenë. Gurakuqi nuk e ndoqi, vendosi të qëndronte në Itali, i bindur se nuk duheshin
prerë urat me këtë vend. Vjena u zgjodh si strehim për Nolin. Në vitet e pasluftës kryeqyteti
austriak quhej “Vjena e Kuqe”. Ajo ishte nën ndikimin e forcave të majta, që kishin në dorë
këshillin bashkiak.979
Më të shumtët e kundërshtarëve të Zogut, përbrenda ose të pakënaqurit, shpresonin te të
arratisurit politikë jashtë shtetit, të cilët fantazia popullore i kishte idealizuar, kurse realisht këta
kishin shumë pak nga cilësitë ose aftësitë që u përshkruante populli. Duke dhënë vlerësime lidhur
me ta, Abas Ermenji do t’i vlerësonte dhe do të gjykonte se ata kishin treguar në vitin 1924 se sa
vlenin, kur e lanë Shqipërinë nga frika e Ahmet Zogut dhe u ndanë në dy tri grupime. Pjesa e të
rinjve të Shoqërisë “Bashkimi”, me Fan Nolin në krye, anoi nga komunizmi, nga Rusia sovjetike,
dhe formoi në Vjenë, në mars 1925, Komitetin Nacional Revolucionar, ose KONARE-në siç u
977 Puto, Shqipëria, 422. 978Po aty. 979 Po aty.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
180
quajt shkurtimisht, nën kryesinë e Fan Nolit. Këta hynë menjëherë në lidhje me Federatën
Komuniste Ballkanike dhe me Kominternin. Zunë pastaj të futeshin në çdo birucë ku kishte
punëtorë ose studentë shqiptarë përjashta për të bërë propagandë komuniste.980
Pas shkatërrimit të Komitetit të Kosovës edhe atdhetarët kosovarë kryesisht e
vazhdojnë veprimtarinë në emigracion. Realisht duhet theksuar se qëllimi i tyre ishte
ndërrimi i pushtetit në Shqipëri duke besuar që përmes këtij ndërrimi do të hapeshin rrugë
për bashkimin e trojeve shqiptare të shkëputura padrejtësisht me Shqipërinë. Realisht
rrethanat qoftë të brendshme në Shqipëri, qoftë ndërkombëtare ishin në disfavor të këtij
synimi, por siç e kemi theksuar edhe më lart, kosovarët i qaseshin zgjidhjes të problemit
kombëtar me ndjenja dhe me zemër. Gjithsesi, përpjekjet e tyre edhe në emigracion në forma
të ndryshme ishin të vazhdueshme. Edhe bashkëpunimi me organizata të ndryshme ishte në
shërbim të këtij qëllimi.
Me gjithë peripecitë, ndërrimet jothelbësore të emrit, periudhat e pandriçuara etj.,
duket se Komiteti i Kosovës, ka vepruar në vazhdimësi, deri në vitin 1939, dhe më tej. Faza
e parë e veprimtarisë së tij në mërgim fillon me dështimin e lëvizjes së qershorit, dhjetor
1924, dhe largimin jashtë vendit të Nolit e të drejtuesve të tjerë të Komitetit “Mbrojtja
Kombëtare e Kosovës”, pjesëmarrës aktivë në këtë lëvizje. Hasan Prishtina, Bedri Pejani,
Ibrahim Gjakova e shumë të tjerë do të përqendroheshin në fillim në Bari e në Brindisi të
Italisë dhe shumë shpejt, brenda janarit 1925, kryesisht në Vjenë, ndërsa një pjesë në
Gjenevë. Aty qëndruan gjithashtu ish kryetari i qeverisë demokratike Noli dhe grupe të
ndryshme emigrantësh politikë shqiptarë, nga e djathta në të majtë, por që i bashkonte
qëndrimi kundërshtar ndaj regjimit aktual në Tiranë.981
Komiteti i Kosovës hyri në lidhje me këto qarqe që në dhjetor 1924 në Itali, më pas në
janar 1925, në Vjenë. Bedri Pejani ka deklaruar se, që në qershor 1924, kur kishin hedhur
bazat e KNRB-së, ishte përqafuar platforma e bashkimit të Kosovës më Shqipërinë, si një
shtet, brenda një federate ballkanike të ardhshme. Ishte ky qëndrim, në mbështetje të
lëvizjeve nacionale të popujve të shtypur, të vetë çështjes shqiptare, faktori kryesor që
përcaktoi pjesëmarrjen e Komitetit të Kosovës në KNRB; gjithashtu ishte pranimi i këtij
opsioni nga organizata e Komitetit Nacional Revolucionar, me në krye Nolin, që çoi në
bashkëpunime të gjata dhe të ngushta, me Komitetin e Kosovës.982
980 Abas Ermenji, Vendi që zë Skenderbeu në historinë e Shqipërisë, Tiranë: Çabej, 1996, 461. 981 Fatmira Musaj, “Komiteti i Kosovës në bashkëpunim më organizatat tjera politike 1925- 1939”, në librin:
Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, 130. 982Po aty,132.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
181
Rrjedhojë e aleancës së Komitetit të Kosovës me KONARE-në, dhe e të dyjave me
KNRB-në, ishte programi i KONARE-së, i shpallur më 5 maj 1925 dhe i botuar në gazetën
“Liria Kombëtare”, në korrik 1925. Ndër katër pikat e njohura të saj, për shndërrimet politike
dhe ekonomike në Shqipëri, me karakter demokratik, revolucionar, njëra ishte “rivendikimi i
kufijve etnikë të Shqipërisë”, pra bashkimi i të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të
vetëm, ndonëse nuk formulohej, si i tillë, në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Në fakt, programi i 5 majit 1925 përbënte platformën aktuale të Komitetit të
Kosovës. U përcaktuan strategji e taktika të tjera, në vazhdimësi të Komitetit të Kosovës, kur
ishte e domosdoshme të gjendeshin aleatë si në gjirin e mërgatës politike shqiptare, edhe në
mërgatën politike kombëtare të popujve të tjerë ballkanas, si edhe në institucione a
organizata ndërkombëtare. Realisht Komiteti i Kosovës vepronte në kushte të rënda në
emigracion, larg Kosovës e shtetit shqiptar. Në Kosovë lëvizja e armatosur çlirimtare ishte në
rënie, ndërsa në Shqipëri po konsolidohej dita-ditës pushteti i Zogut.983
Në këto rrethana në shtetin shqiptar ishte e pamundur, madje e ndaluar, veprimtaria e
Komitetit të Kosovës; krerë të njohur të Komitetit MKK, si Bajram Curri, Zija Dibra etj.,
ishin vrarë në përpjekje me forcat qeveritare, ndërsa të tjerë në emigracion figuronin në listat
e kundërshtarëve politikë, ishin dënuar, ose u ndalohej hyrja në Shqipëri.984
Komiteti i Kosovës në vitet 1925-1926, dhe më vonë, i ndërgjegjshëm se bashkimi me
Shqipërinë dhe krijimi i Federatës Ballkanike ishin të largëta, u përpoqën që të krijonin
lidhje me Kosovën, si edhe me grupime të shumta kosovare në diasporë, të merrnin sa më
shumë informacione mbi gjendjen në vend etj. Në vazhdim gjatë kësaj periudhe, si në
revistën “Federata Ballkanike” dhe në gazetën “Liria Kombëtare”, u botuan, gjithashtu,
shumë artikuj, analiza, të dhëna e fakte konkrete, për vazhdimësinë e politikave shoviniste jo
vetëm serbe, por edhe greke mbi popullsinë shqiptare në trojet shqiptare jashtë shtetit amë.985
Emigracioni shtroi që, në muajt e parë, çështjen e orientimit që duhej të merrte lëvizja
antizogiste për të kërkuar mbështetje në veprimtarinë e saj. Ishte formuar tani një opinion i
përhapur gjerësisht dhe jo vetëm në rrethet e së majtës, sipas të cilit opsionet e së kaluarës jepnin
shkas për zhgënjime të thella.986
Nga fundi i janarit, Noli mori iniciativën e parë për organizimin e emigracionit politik. I
drejtohet një grupi shokësh me propozimin që të dalin me “një deklaratë luftë vazhdonjëse”. Nuk
983Po aty, 133. 984Po aty. 985Po aty,134. 986 Puto, Shqipëria , 422-423.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
182
iu përgjigjën thirrjes as L. Gurakuqi, as S. Vinjau dhe kjo ishte shenjë që këta eksponentë po
distancoheshin nga Noli dhe nga programi i tij. Edhe sikur të kishte dashur të përgjigjej, Gurakuqi
nuk pati kohë, sepse u vra më 5 mars 1925, në një atentat në Bari.987
Mirëpo, që në fillimin e saj, KONARE-ja ishte një organizatë që nuk e kishte unitetin e
duhur. Aty përfshiheshin rryma kontradiktore. Merrnin pjesë në themelimin e organizatës bashkë
me emigrantët e vendosur antizogistë, si Fan Noli, Kol Tromara, Qazim Koculi, Riza Cerova
edhe elementë me prirje të majta radikale, si Halim Xhelo, Sejfulla Malëshova, Llazar Fundo,
Qamil Çela etj., madje edhe disa nga krerët e emigracionit kosovar, si Bedri Pejani, Ali
Kelmendi, Qemal Bala. Nuk munguan as personalitete me prirje të djathta, si Mustafa Kruja,
Xhevat Korça, Xhemal Bushati.
Abas Ermenji, disa nga përfaqësuesit e KONARE-së, si Llazar Fundo, Sejfulla
Malëshova, Riza Cerova etj., i cilëson se shkuan për haxhillëk në Bashkimin Sovjetik. Pjesa tjetër
e të mërguarve politikë, nacionalistë, demokratë, u ndanë në dysh sipas shtetit të jashtëm që
zgjodhën për padron: me Jugosllavinë ose me Italinë. Ata që zgjodhën Jugosllavinë dhe që
paguheshin me rroga mujore prej kësaj si Qazim Koculi, Ali Këlcyra etj., formuan Bashkimin
Kombëtar, me qendër në Paris. Të tjerët që paguheshin prej Italisë kishin në krye Mustafa Krujën.
Këta ishin kthyer përgjithësisht në politikanë kafenesh dhe të krijohej përshtypja se i mbanin
veshët përpjetë se kush po e përzinte Zogun prej Shqipërie, Jugosllavia apo Italia, për t’i futur
këta si bashkësundimtarë në Tiranë.988
Divergjencat e brendshme në radhët e KONARE-së ishin të vazhdueshme. Një pjesë e
madhe e anëtarëve nuk u pajtuan me orientimin drejt Moskës e Kominternit dhe u larguan si: Kol
Tromara, Qazim Koculi, Shefqet Korça etj. Rrethi i Nolit u ngushtua. Qëndruan me të Koço
Boshnjaku, Riza Cerova, Omer Nishani, Halim Xhelo dhe një numër të rinjsh të shoqërisë
“Bashkimi”.
KONARE-ja bëri përpjekje të mbante në krye Fan Nolin, si një figurë, por ky nuk u
parashtrohej parimeve politike. Kur pati nevojë për të holla në një rast sëmundjeje i kërkoi,
Zogut telegrafisht, pasi kishte derdhur kundër tij gjithë ato sharje nëpër vjersha satirike. Kështu,
nuk bëri ndonjë mëkat të madh, sepse më mirë që i kërkoi Zogut sesa Jugosllavisë ose Italisë.
Më 11 maj “Liria Kombëtare” del si organ i Komitetit të Çlirimit Nacional. Në këtë
numër botohet dhe deklarata e 24 prillit e Komitetit të Çlirimit Nacional dhe Komitetit të
Kosovës. Kjo tregon se KONARE-ja në prill të vitit 1927 e ndryshoi emrin në Komitet të Çlirimit
987 Puto, Shqipëria, 424. 988 Ermenji, Vendi, 461, 462.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
183
Nacional.Në këtë deklaratë pasi demaskohet politika e Anglisë dhe e shteteve fqinjë ndaj
Shqipërisë, shtrohet si detyrë e domosdoshme bashkimi i popullit shqiptar. “Nuk duhet harruar
asnjë minutë, se të vetëm e të izoluar nuk mundim t’u bëjmë ballë armiqve tanë të shumtë”,
thuhej në deklaratë. Noli mori pjesë në dhjetëvjetorin e kremtimit të Revolucionit të Tetorit në
Moskë.
Në intervistën që i dha gazetës “Pravda”, Noli siguroi se pjesëmarrësit në Kongres, kur të
ktheheshin në vendet e tyre do të demaskonin drejtimin e vërtetë të politikës së BRSS-së dhe
mekanizmat kriminalë të imperialistëve që përgatisnin një simpati të madhe për BRSS-në dhe se
çlirimi i Shqipërisë do të jetë i mundshëm vetëm në rrugën e krijimit të një federate
ballkanike.989Pra, lidhjet e Nolit me Rusinë ishin të hershme dhe ato u vazhduan edhe me
Bashkimin Sovjetik.990
Fan Noli ishte figura kryesore e emigracionit të paktën për dy tre vjetët e parë. Emri i tij
dominon në gjithë veprimtarinë. Mirëpo, gjatë viteve të angazhimit në mërgim, Noli tregoi më
qartë se kurdoherë se po aq sa ishte vizionar në idetë, aq ishte pa taban, pa bosht në veprimin
politik. Nuk kishte asnjë kompleks ndaj tabuve. Sfidat e tij e ndjekin njëra pas tjetrës, thellon
lidhjet me Moskën dhe Kominternin, si të vetmen mbështetje për veprimtarinë dhe burimin
financiar.991
Ndërkaq, për rrugën e vet jetësore nga viti 1930 e tutje, Bedri Pejani shkruan: “Komiteti
revolucionar i Berlinit” (seksioni i Kominternës), i cili ishte në bashkëpunim me Lëvizjen
Nacional-Çlirimtare, e ngarkoi më 1930 të kthehej në Shqipëri për të kryer disa misione të rënda,
në radhë të parë të përpiqej për vendosje lidhjesh diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit
Sovjetik. Në këtë drejtim, vendosja e Bedri Pejanit në Shqipëri u publikua se ishte “shitje” e
Ahmet Zogut, që në fakt kishte të bënte me diçka tjetër. Misioni i dytë i Bedri Pejanit dhe Tajar
Zavalanit ishte shpërndarja e komenteve lidhur me popullarizimin e demokracisë politike në
Shqipëri. Misioni i tretë i Bedri Pejanit në Shqipëri ishte formimi i Partisë Komuniste Shqiptare
në bashkëpunim me Ali Kelmendin. Kjo detyrë, shkruante Bedri Pejani, u krye asokohe (1930-
1931) me sukses të plotë.992 Këto veprime të pareshtura dhe në shumë pista të nacionalistëve
kosovarë është edhe një dëshmi se ata realisht ishin të pa kompromis në zgjidhjen e çështjes të
Kosovës dhe punonin në linja të ndryshme.
989 Puto, Shqipëria , 427. 990 Feraj, Skicë, 178. 991 Puto, Shqipëria, 428. 992 Hakif Bajrami, Bedri Pejani, Një jetë e një vdekje për Shqipëri etnike 1885-1946, “Fjala”, Prishtinë: 1994,
63.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
184
Grupimi antizogist Bashkimi Kombëtar që vepronte në Vjenë, si Ndok Gjeloshi dhe Azis
Çami, ish oficerë të xhandarmërisë shqiptare, në shkurt të vitit 1931 i bënë atentat Mbretit Zog.
Ngjarja pati jehonë të madhe ndërkombëtare. Si Zogu, si qeveria e Romës drejtuan gishtin nga
qeveria e Beogradit si sponsorizuese e këtij akti kriminal. Përgjithësisht ngjarja u prit me indinjatë
edhe në Shqipëri. Populli e kishte kuptuar se qetësia dhe stabiliteti që gëzonin i detyrohej Mbretit
Zog dhe se, sikur vrasësit të kishin goditur cakun, Shqipëria do të ishte zhytur me siguri në një
gjendje kaosi të pa parë.993
Noli vendosi të tërhiqej nga lëvizja dhe u largua në shkurt 1931, e la veprimtarinë politike
aktive dhe shkoi në Berlin ku qëndroi deri në vitin 1932. Atë vit, pasi dha fjalën se ishte larguar
nga idetë dhe qarqet revolucionare, ai mori vizën amerikane dhe u kthye në Amerikë për të mos u
kthyer në Evropë. Në “Autobiografinë” Noli nuk e përmend angazhimin e tij as në KONARE as
në KÇN.994
Në vitet 1932-1933, Bedri Pejani ka qenë bashkëpunëtor i rregullt i gazetës “Kosova”.
Gjithashtu ai ka marrë pjesë si anëtar në delegacionin jozyrtar shqiptar, pjesëmarrës në disa
Konferenca Ballkanike të zhvilluara në Bukuresht, Selanik, Stamboll etj. Në asnjë rast nuk
përmendej se funksiononte Komiteti i Kosovës, Bedri Pejani e të tjerë si drejtues të tij.
Përkundrazi gazeta “Kosova” pretendoi ose i vuri vetes si detyrë të luante rolin e një qendre
drejtuese të lëvizjes ndërkombëtare në Kosovë dhe trojet e tjera etnike shqiptare jashtë shtetit
shqiptar. Në këtë kontekst në faqet e saj u evidencuan dy figura të tjera, të cilësuara si “dy
shtylla themelore të saj” Salih Vuçiterni dhe Dom Gjon Bisaku, i pari drejtor i drejtorisë për
emigrantët në qeverinë shqiptare dhe i dyti figurë e njohur në emigracion, bashkëpunëtor i një
promemorie të rëndësishme drejtuar sekretarit të Lidhjes së Kombeve, Erik Drumond më
1930.
Është e qartë që Komiteti i Kosovës, zyrtarisht, nuk njihej nga qeveritë shqiptare.
Gjithashtu ai duhej të vepronte në ilegalitet të plotë, kur shërbimet e fshehta jugosllave me
siguri ndiqnin çdo hap të tij me vëmendje të madhe. Të dhënat dokumentare dëshmojnë se,
në vitet 1930-1933, ai vepronte aktivisht, në lidhje me figura të tjera drejtuese publike të
lëvizjes kosovare si dhe me rrymën e quajtur “irredente kosovare pro zogiste”. Konkretisht në
2 janar 1932, legata italiane në Vjenë e quante Komitetin e Kosovës si “organizata më e
shquar e brendshme revolucionare”.995 Është periudha kur qeveria italiane ishte në kulmin e
993 Duka, Histori , 193. 994 Puto, Shqipëria , 431. 995 Musaj, Komiteti , 146.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
185
veprimtarisë së saj, në kërkim të bashkëpunimit të Komitetit të Kosovës me organizatën
maqedono - bullgare, VMRO, që vepronte aktivisht kundër shtypjes represive serbe.
Hasan Prishtina edhe pas vitit 1924 nuk i kishte ndaluar përpjekjet për likuidimin e
Zogut dhe destabilizimin e regjimit të tij. Duke theksuar se likuidimi i Hasan Prishtinës u
krye në momentin kur marrëdhëniet shqiptaro-italiane ishin në acarim të plotë ai llogaritej në
Romë si zëvendësues i mundshëm i A. Zogut në Tiranë. Por që synimi kryesor i Mbretit Zog
ishte stabilizimi i pushtetit dhe jo thjeshtë antipatia apo armiqësia pa fre për individë të
caktuar provohet jo vetëm nga qëndrimi i tij ndaj lobit pro italian (rastet e M. Libohovës, Sh.
Vërlacit, H.Prishtinës, etj.)por edhe nga veprimet ndaj lobit projugosllav në Shqipëri. Çështje
si ajo e Gjurashkoviçit apo shmangia nga pozicionet e rëndësishme e kunatit të tij Ceno beg
Kryeziut, në mos edhe likuidim apo së paku mospengim i likuidimit të tij nga lobi pro italian
në tetor të vitit 1927, sikurse mendojnë studiues të ndryshëm, janë dëshmi për këto.996
Mbyllja e gazetës “Kosova” në qershor 1933 dhe vrasja e Hasan Prishtinës, më 14
gusht 1933 në Selanik, të cilat përkojnë në kohë, ishin goditje të rënda për lëvizjen kombëtare
kosovare. Mbas kësaj duket se ka një rënie të dukshme të aktivitetit të saj. Megjithatë, ka të
dhëna se në vitin 1934, Komiteti i Kosovës ka vazhduar punën kundër shpërnguljes së
detyruar të popullsisë kosovare. Në vitin 1936, Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë
informonte se Komiteti i Kosovës ishte riorganizuar në Vlorë me në krye Salih Vuçitërnën, se
ishin vërejtur orvatje që një komitet i tillë të formohej edhe në Kosovë, të bëhej agjitacion që
askush nga shqiptarët të mos shpërngulej prej Jugosllavisë, se organet e zbulimit po
përpiqeshin të zbulonin këtë veprimtari etj.997
Komiteti i Kosovës, me gjithë zigzaget e tij, ka qenë i pranishëm në lëvizjen
kombëtare jo vetëm në vitet 1925-1930, por edhe më tej. Ai ka mbajtur gjallë çështjen
kosovare, në veçanti, edhe atë shqiptare, në përgjithësi, duke luftuar sidomos për
sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar kundër politikave shoviniste serbe ndaj popullsisë
shqiptare në Kosovë e në trojet e tjera shqiptare në Jugosllavi, për të frenuar terrorin e
ushtruar ndaj saj, shpronësimi dhe shpërngulja masive e sistematike në Turqi a vende të
tjera.998
Kundër Mbretit Zog dhe qeverisë së tij vepronin edhe grupe të tjera emigrantësh, si
grupi i Koço Tasit në Greqi si dhe ai i Gani Kryeziut në Jugosllavi. Gani Kryeziu (vëllai i
Ceno bej Kryeziut, i agjentit jugosllav të vrarë nga Zogu), me një grup emigrantësh në
996 Verli, Interesimi, 39. 997 Po aty, 147. 998 Po aty, 148.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
186
Jugosllavi mbante në kufi vazhdimisht banda të përziera me emigrantë shqiptarë e ushtarakë
jugosllavë të cilat kishin për detyrë ta kërcënonin qeverinë shqiptare.999 Krerët e Komitetit të
Kosovës u treguan diplomatë, pragmatistë e të hapur ndaj bindjeve politike të
bashkëpunëtorëve të tyre, të institucioneve, të organizatave e organizmave politike shqiptare
e të huaja, gjithnjë duke vënë në plan të parë parimet themelore për të cilat vepruan gjatë
gjithë jetës: çlirimin e Kosovës, zbatimin e parimit të vetëvendosjes nga popullsia e saj dhe
zgjidhjen e çështjes kombëtare në përgjithësi.1000
Nga ana tjetër, në vitet 1925-1939 edhe pse duket në mjaft raste sikur qëroheshin
llogari të vjetra, politika e Zogut synonte fillimisht konsolidimin e regjimit të tij, që do të
thoshte për situatën në ato vite, konsolidimin e shtetit të brishtë shqiptar. Shqipëria, në kuadër
të kësaj politike, gjatë viteve 1925-1939, u bë strehë për emigracionin politik kosovar të çdo
niveli. Rrethanat rajonale e ndërkombëtare të asaj kohe ishin tërësisht jo të favorshme që të
ndërmerrej ndonjë hap në drejtim të çlirimit të Kosovës e më gjerë dhe të bashkimit me
Shqipërinë të viseve shqiptare të aneksuara nga fqinjët më 1913-ën. Veprimi dhe përpjekja e
vetme ishte të ndërmerreshin hapa në arenën ndërkombëtare si dhe hapa diplomatikë e
propagandistikë në adresë të qeverisë Jugosllave dhe të popullsisë shqiptare në Kosovë e më
gjerë, që të frenohej dhuna dhe keqtrajtimi mbi shqiptarët. Qeveria e Zogut përpiqej të
mbante të gjallë frymën kombëtare atje dhe të pengohej, sa të ishte e mundur, politika e
terrorit, e shpronësimit e shpërnguljes dhe e kolonizimit sllav të viseve shqiptare, thjeshtë
politika e spastrimit etnik në viset shqiptare.1001
Shqipëria që nga viti 1919 e deri në vitin 1939 vuri në veprim gjithë potencialin e
mundshëm që të arrijë të krijojë mekanizmin e plotë të një shteti; të krijojë institucionet në të
gjitha sferat të ekonomisë, arsimit, drejtësisë, rendit dhe disiplinës si dhe punëve të jashtme.
Të gjitha këto u bënë, duke njohur mungesat që i dilnin në realizimin e detyrës madhore, që
ishte jashtëzakonisht e vështirë. Shteti shqiptar në rrugën e zhvillimit, u nis si një vend që nuk
trashëgoi asgjë nga e kaluara. Shqipërisë fillimisht i nevojitej krijimi i kushteve më të
domosdoshme. Të paktën drejtësia, arsimi dhe xhandarmëria kishin arritur në një shkallë
përsosmërie të lartë. Këtë gjë e pohonte edhe gjenerali Jocelin Percy, inspektor i
xhandarmërisë shqiptare, i cili shërbeu 12 vjet në Shqipëri. Ai, ndër të tjera, theksonte: “Nuk
999Historia e Popullit Shqiptar III , 281. 1000 Musaj, Komiteti ,149. 1001Verli, Interesimi, 41.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
187
është pa merita realizimi i këtyre përpjekjeve po të mendojmë sipërfaqen e vogël që gëzon
Shqipëria sot dhe mënyrën se si u caktuan kufijtë e saj.”1002
IV.5. Shtypi shqiptar gjatë Monarkisë dhe Kosova
Gjatë periudhës së Monarkisë Shqiptare të viteve 1928-1939, shtypi shqiptar ka
luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri e Kosovë. Rol të
rëndësishëm në mbrojtjen e interesave kombëtare luajti edhe shtypi shqiptar që botohej në
Vjenë. Gazeta “Ora e Shqipnisë” e Vjenës kundërshtonteme ngulm propagandën serbe se
gjoja shqiptarët janë vendosur në Kosovë me ndihmën e turqve, të cilët e dëbuan popullsinë
sllave që banonte më përpara aty1003. Edhe përpjekjet e qeverisë të Beogradit për ta pasur
derën e hapur në Shqipëri u kundërshtuan nga kjo gazetë sikundër edhe nga të gjithë
nacionalistët shqiptarë1004.
Vuajtjet e shqiptarëve në Jugosllavi nuk kishin mbarim. Një shumicë familjesh, që të
shpëtojnë nga kjo jetë mizore, gjithnjë kishin në mendje emigrimin. “Në Pogradec kanë
mbërritur nja 10 familje nga Mitrovica, duke kërkuar mbrojtjen e qeverisë si dhe kujdesin e
saj për instalimin e tyre. Janë të tmerrshme ato që tregojnë bashkëkombësit tanë. Çeta serbe
veprojnë nënë vështrimin dhe tolerancën e autoriteteve, që të mos themi nënë shtytjen e tyre,
kafshët e shqiptarëve vidhën në mes të ditës, shtëpitë e tyre digjen dhe ata vetë, vriten në
pusia, pabesisht. Serbët punojnë sistematikisht me qëllim që ti mërzisin shqiptarët e ti
shtrëngojnë, të neveritën vatrat e tyre dhe të emigrojnë”, shkruante gazeta “Shqipëria e
re”.1005Po kjo gazetë informonte se “në Prishtinë ishte vrarë, disa hapa larg zyrës qeveritare,
Jusuf Haxhi Ahmeti dhe kriminelët as që janë zënë dhe as që dihen se kush janë, ose më
mirë, dihen por fshihen e mbrohen prej autoriteteve, se kanë vepruar më urdhër të shoqërive
të fshehta terroriste serbe që zhvillojnë veprimin e tyre kriminal-shovinist, në Kosovë”.
Artikulli në vijim konkludon se këto shoqëri qëndrojnë në lidhje e nën mbrojtjen e
militaristëve të Bella Rukës dhe sigurisht nën hijen e vetë shtetit.
Duke kritikuar për mospërkujdesje të duhur artikulli përfundon se: “Vrasja mizore e
Jusuf Haxhi Ahmetit, nuk është as e para as e fundit që ndodhë në Kosovë në të tilla kondita
të çuditshme, jeta e vëllezërve tanë qëndron në rrezik. Nëpër vatrat e tyre po vendosën me
1002Kthimi i Mithat Frashërit, pjesë të zgjedhura nga vepra, përgatitur nga Uran Butka, Tiranë: PHOENIX,
1997. 248-249. 1003 Gazeta “Ora e Shqipnis”, Vjenë, 24 mars 1928, art. Kosova. 1004 Gazeta “Ora e Shqipnis”, Vjenë, 26 prill 1928, art. Dera e hapun! 1005 Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 24 shkurt 1929, art. Vuajtjet e shqiptarëve.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
188
pahir malazias duke i shpronësuar me forcë shqiptarët, të cilët kësisoj mbetën rrugëve. Këtë
bëhen më ndihmën e organeve qeveritare, për arsye strategjike(?). Dhe në këtë kohë neve,
shqiptarët e lirë, rrimë me duar të kryqëzuara dhe nuk nxjerrim as zë protestimi për vuajtjet e
vëllezërve tanë të mjerë.”1006
Gazeta “Dielli” e Bostonit në artikullin “Shqiptarët e Kosovës” konkludon se
shqiptarët e Kosovës vuajnë më shumë se maqedonasit nga serbët. Duke akuzuar edhe ata
pak udhëheqës të Kosovës, gazeta do të shprehej se: “Udhëheqësit e Kosovës nuk kanë kohë
të bëjnë qarje si udhëheqësit e Maqedonisë dhe të përpiqen për të drejtat. Në vend që të
organizohen e të kërkojnë të drejtat e tyre, disa nga udhëheqësit shqiptar të Kosovës janë bërë
vegla e serbëve kundër Shqipërisë. Nga ky shkak shqiptarët në Kosovë do të vuajnë shumë
nën tiraninë serbe edhe kemi frikë se nuk do të mund të shpëtojnë dot shpejt. Keni venë re në
shumë raste se disa nga udhëheqësit e Kosovës nuk behën merak fare për shqiptarët e
Kosovës që po vuajnë nga tirania serbe. Këta në vend që të marrin masa si udhëheqësit e
Maqedonisë dhe të bëjnë ankesa në Lidhjen e Kombeve kundër masakrave të serbëve ndaj
shqiptarëve dhe kështu të shpëtojnë shqiptarët nga vuajtjet. Udhëheqësit kosovarë kanë
pretendime të bëhen ministra dhe janë bashkuar me armiqtë duke bërë propaganda kundër
regjimit të Shqipërisë.”1007
Gazeta “Ora” që dilte në Tiranë duke ndier dhembje kombëtare për bashkëkombësit,
konstaton se vuajtjet e shqiptarëve, që jetojnë nën zgjedhën serbe “nuk lënë kurrë të besojmë,
as për një grimë, se qeveria jugosllave do ndërroj taktikën e saj dhe të tregoj një politikë për
marrëdhënie miqësore me Shqipërinë, ose të paktën respektuese për të drejtat e minoriteteve.
Përkundrazi çdo gjë tjetër na provojnë lajmet e ardhura nga ajo anë, vërtetojnë se vet
autoritetet serbe bëhen aktorë të mizorive dhe të vrasjeve kundër shqiptarëve”.1008
Duke përshkruar metodat e vrazhda e çnjerëzore të sjelljeve të autoriteteve qeveritare
jugosllave gazeta “Besa” që dilte po ashtu në Tiranë që në faqen e parë të saj do të shprehet
se: “Vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës janë të papërshkrueshme dhe autoritetet e vendit rrinë
duke studiuar mënyra gjithmonë të reja se qysh ta mërzisin shqiptarinë dhe të provokojnë
ikjen nga tokat e tija. Një mijë e njëqind mjete përdorën kundër popullit të gjorë dhe masat
fiskale të jashtëzakonshme e kanë sjellë në atë gjendje që të vuaj edhe për bukën e gojës, ndër
ato vise aq të pasura, dhe shumica e tregtarëve e pasanikëve po falimentojnë. Është e tepërt të
themi se kjo rrjedh nga ligji unilateral i taksave për elementin serb dhe atë shqiptar. Me fjalë
1006Gazeta “Shqipëria e Re”, 1929, art. Vuajtjet e shqiptarëve. 1007 Gazeta “Dielli”, Boston, 6 shkurt 1930, art. Shqiptarët e Kosovës. 1008 Gazeta “Ora”, Tiranë, 13 mars 1930, 1.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
189
të tjera qeveria jugosllave zbaton në Kosovë dy ligje të ndryshme taksash, me njërën nga të
cilat elementi shqiptar në veprim tregtar paguan një taksë tri ose katër fish më tepër se
elementi serb, duke e bërë kështu të pamundur vazhdimin e tregtisë dhe përballimin e
konkurrencës së atyre që gëzojnë të drejtat preferenciale në ligjin e taksave. Të gjithë këtij
mjerimi duhet t’i shtohet edhe atmosfera terroriste që autoritet e vendit e mbanë nën këmbë
gjithnjë kundra e popullsisë shqiptare me sistemin e një rrjeti të gjerë spiunazhi aq sa dy vetë
bashkë kanë frik të bisedojnë ose të shëtisin, pse do të rëndojë mbi ta largimi ose
internimi.”1009
Gazeta “Kosova” e Konstancës duke qëndruar gjithmonë në linjën e duhur kombëtare
në artikullin e saj “Pakicat shqiptare në Jugosllavi” thekson ndër të tjera se:“Në disa qarqe
shovinizmi i xhandarmërisë serbe shkon aq larg, sa shqiptarët nuk guxojnë të flasin midis tyre
në gjuhën e nënës”.
Serbia i mbylli krejt shkollat duke i dëbuar edhe mësuesit shqiptarë. Në kohën e
okupacionit ushtarak austriak në të gjitha katundet shqiptare të këtyre qarqeve u hapën
shkolla, ku mësimi jepej vetëm shqip. Por në momentin kur ato vise i zaptoi përsëri
Jugosllavia, shkollat në fjalë u mbyllën.
Edhe mësimi fetar është degraduar. Mësimi i fesë myslimane jepet vetëm në gjuhën
arabe prej hoxhallarëve boshnjak, kurse mësimin e fesë katolike e japin priftërinjtë sllav që
nuk dinë fare shqip. Administrata jugosllave ndalon sistematikisht çdo lëvizje të zhvillimit
intelektual dhe e detyron rininë shqiptare të mbetet në errësirë të plotë.1010
Po e njëjta gazetë në artikullin “Kosovar, ki mendjen” kërkon një mobilim dhe
përkushtim më të madh në radhë të parë të vet kosovarëve: “Krijimi i Jugosllavisë Federative
ty Kosovë po të gjen me duar në gji e më sy në gjumë. Ti nuk je e organizuar e as e përgatitur
për ti mbrojtur të drejtat e tua. Jugosllavia ka me qenë e dame në kantone autonome, kroatët e
sllovenët, maqedonasit e malaziasit e boshnjakët kanë me pas secili kantonet e veta dhe
vetëm ti o fatzi ki me ngel prapë rob i përulur. Kosova jote o kosovar ka me qenë tjerë nëpër
fasha dhe fashat e saj do tu ngjiten kantoneve fqinje të maqedonasve, serbeve e malazezve.
Kosovar zgjohu nga gjumi sa nuk është tepër vonë. Zgjohu nga gjumi dhe beje që zëri yt të
dëgjohet. Bëj që zëri yt të buçes e ti mbroj të drejtat tua, tregohu trim ashtu si te ka fal natyra.
Nuk është nevoja që të zbrazësh pushkë e të derdhësh gjak. Trimërinë tregoje me fjalë
guximtare dhe me qëndrim guximtar. Po nuk lëvize ti vet as Muhameti e as Krishti nuk kanë
1009 Gazeta “Besa”, Tiranë, 23 mars 1932, 1. 1010 Gazeta “Kosova”, Konstancë, 17 korrik 1932.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
190
me zbrit prej qiellit me ti këputë ty zingjirt e robërisë. Dhe as bota e huaj nuk ka me ardhë
kurrë me te kap ty për flokësh e me të nxjerr nga balta. Bota është gati me të ndihmu, por
dëshiron ta ndijë zërin tënd. Dy deputet anglez të vizituan, ti kanë parë hallet e do të
përkrahin përpara botës mbarë. Tregohu i denjë i kësaj përkrahje”.1011
Nga ana tjetër, siç është e theksuar në shtjellimet e lartshënuara shteti shqiptar dhe vet
Mbreti Zog duhej të udhëhiqnin politikë të matur dhe të fqinjësisë të mirë. Për këtë ai
vlerësohej nga një pjesë e diplomacisë dhe diplomatëve. Post Wheeler, ish ministri i
Amerikës në Tiranë, më vonë në Paris, në kthimin e tij për në Shtet e Bashkuara, i bëri një
lavdërim të lartë mbretërimit Zog I, qeveritari i Mbretërisë më të vogël të Evropës, përpjekjet
e të cilit për të zhvilluar vendin e tij për mbajtjen e paqes, e bëjnë atë, në mëtimin e zotit
Ministër, një nga fuqitë më të dukshme të Ballkanit.
Ai në artikullin “Mbreti Zog mban Çelësin e Ballkanit” thekson se me gjithë
mungesën e Shqipërisë në fuqi njerëzore, me gjithë se nuk është një vend i zhvilluar
industrial dhe megjithëse 1 milion shtetas të këtij vendi gjenden të shpërndarë në një
sipërfaqe prej 10.000 mile kuadrat, Wheeler beson se rëndësia e Shqipërisë në çështjet e
orientimit të afërt është e pa-çmueshme, dhe se Shqipëria në disa rrethana është çelësi i paqes
së Ballkanit.1012
Ndërkaq gazeta “Zani i Shkodrës” në artikullin “Regjimi Zogist” duke e vlerësuar
Mbretin Zog shkruan ndër të tjera: “Do ta rrëfejmë haptazi – qetësia që sot e pa-luajtshme
mbretëron ndër të gjitha viset e Shqipërisë, është rrjedhë direkte e funksionimit të regjimit të
sotëm. N. M. e Tij Mbreti, Zogu i Parë, sapo i mori definitivisht në dorë frenat e shtetit, u
përkujdes sidomos për sigurimin e qetësisë publike anë e kandë shtetit, duke e çarmatosur
popullin e duke i ndjekur kriminelët që guxojshin me e trubullu qetësinë e përgjithshme”1013.
Shtypi shqiptar një vëmendje të veçantë i kushtoi edhe emigrantëve kosovarë që
detyroheshin të emigronin në Shqipëri si dhe përpjekjeve të shtetit shqiptar që në suaza të
mundësive t’u dalë në ndihmë atyre fatkëqinjve. Por krahas kësaj shtypi shqiptar trajtoi edhe
përpjekjet për krijimin e kushteve që edhe shqiptarët e Shqipërisë të mos emigronin jashtë
atdheut. Qeveria kishte përgatitur një projektligj për ndalimin e emigrimit familjarisht dhe ia
paraqiti Parlamentit, i cili e aprovoi.1014
1011 Gazeta “Kosova”, Konstancë, 14 nëntor 1932. 1012 Gazeta “Demokracia”, Gjirokastër, 16 dhjetor 1934. 1013 Gazeta “Zani i Shkodrës”, Shkodër, 7 korrik 1937. 1014 Gazeta “Drita” Tiranë, 17 shkurt 1938.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
191
Në raportin justifikues të qeverisë thuhej se autoritetet administrative të Mbretërisë
kanë konstatuar se shumë familje shqiptare, pasi shesin pasuritë e tyre të tundshme dhe të
patundshme që kanë në Atdhe, kërkojnë pasaportë për të dalë jashtë shtetit, me qëllim
instalimi në një shtet të huaj.
Më tej, raporti justifikues vazhdon: “duke marrë parasysh se në këtë mënyrë, largohen
nga atdheu definitivisht familje bujqësore, që janë të vlefshme për ekonominë tonë, këshilli
ministror urdhëroi ndalimin e lëshimit të pasaportave atyre që kuptohet që largohen
familjarisht me qëllim emigrimi dhe njëkohësisht autorizon Ministrinë e Brendshme për të
përgatitur projekt-ligjin e duhur. ”1015
Po e njëjta gazetë edhe në numrin e ardhshëm vazhdon me artikullin e njëjtë. Kjo
dëshmon se çështja shikohej si brengë kombëtare: “Po ky shpirt atdhetarizmi, që kurdoherë i
ka frymëzuar, duhet ti shtyjë shqiptarët e mërgimit që të kthehen në Atdhe. Shqipëria e lirë ka
nevojë për ta. Jemi një vend që duhet ti ushqejmë pesë milion njerëz, dhe nuk kemi më
shumë se një milion”.
Në artikujt e kësaj gazete i bëhej thirrje qeverisë, që të përdorte të gjitha mjetet e
propagandës për t’i shtyrë shqiptarët që të kthehen në Atdhe. Ata kishin eksperiencë të gjatë
tregtie dhe nismash të ndryshme industriore të fituar në vende të ndryshme të përparuara.
Këtë eksperiencë të dobishme ata mund ta sjellin në Atdhe me shumë përfitime të gjendjes së
përgjithshme.
Përveç kësaj, shumica e mërgimtarëve kanë grumbulluar një kapital të konsiderueshëm.
Ky kapital i fituar me djersë e mund të madh, duhet të vinte në Atdhe, për të shfrytëzuar
burimet e shumta kombëtare. Shumë burime janë akoma të pashfrytëzueshme dhe prandaj
ato duhet të mundohen të gjejnë këtu sheshe të gjera punimi. Shfrytëzimi i këtyre burime me
kapitalet e shqiptarëve të mërgimit do ta ngrinte vlerën e këtyre kapitaleve dhe njëkohësisht,
do të sillte një përfitim të madh për të mirën e përgjithshme.
Për të gjitha këto arsye pra, vazhdonte thirrjen gazeta, politika që duhet të ndjekë
qeveria Mbretërore duhet të jetë afrimi i shqiptarëve të mërgimit në gjirin e Atdheut.1016
Çdo popull i qytetëruar ka për themel edukatën pa të cilën nuk qëndron një shtet. Aq
më tepër zhvillimi i një edukate të shëndoshë kombëtare ishte i nevojshëm për shtetin
shqiptar. Propagandat e huaja për qëllime të caktuara çdoherë kanë bërë përpjekje që ta
pengojë edukatën kombëtare shqiptare.
1015 Po aty. 1016 Gazeta “Drita”, Tiranë, 18 shkurt 1938.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
192
Megjithatë, nëse shikohen rrethanat në kohë dhe hapësirë, shtypi shqiptar, më gjithë
vështirësitë që e përcillnin, realizoi misionin e tij të shenjtë në favor të çështjes kombëtare.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
193
PËRFUNDIME
Pavarësia e Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, përbën një nga ngjarjet më të
rëndësishme në historinë e shqiptarëve. Ajo ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave
shekullore kundër zgjedhës së huaj, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të
formuar shtetin e pavarur shqiptar. Pavarësia ishte fitore e përbashkët për popullin
shqiptar, për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftë për çlirim kombëtar, me
pushkë e pendë nga Kosova në veri e deri në Çamëri në jug, nga Adriatiku e Joni në
perëndim e deri në Kërçovë, në Shkup, Preshevë e në Kumanovë në lindje, si dhe për të
gjithë shqiptarët e diasporës kudo në botë.
Megjithatë, problemi i shtetit shqiptar të krijuar dhe shtrirjes territoriale të tij
ishte në qendër të vëmendjes për shtetet ballkanike dhe evropiane dhe për shkak të
interesave të tyre lakmitare përbënte problem. Aleatët ballkanikë (Serbia, Greqia,
Bullgaria dhe Mali i Zi) kishin aspirata për t’i pushtuar të gjitha tokat shqiptare dhe ishin
kundër krijimit të shtetit shqiptar. Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913 në
caktimin e kufijve nuk përfilli parimin e kombësisë dhe interesat kombëtare të
shqiptarëve, por plotësoi, përgjithësisht, synimet shoviniste të agresorëve ballkanikë dhe
u kujdes për të mos i acaruar marrëdhëniet midis Fuqive të Mëdha. Me këto vendime të
padrejta brenda kufijve të shtetit shqiptar u përfshi afërsisht gjysma e trojeve dhe e
popullsisë shqiptare (rreth 28 mijë km2), kurse gjysma tjetër mbeti jashtë kufijve
shtetërorë dhe u shkëput në mënyrë arbitrare nga trungu mëmë. Jashtë mbetën territore të
tëra të banuara nga shqiptarët në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi. Një vendim i
tillë u prit me indinjatë nga populli shqiptar dhe qeveria e Vlorës me ç'rast u organizuan
mitingje dhe manifestime të shumta protestash. Sikurse, njerëzit e gjymtuar që ndiejnë
ankth nga gjymtimi i tyre, një ndjenjë e tillë përshkoi edhe shoqërinë shqiptare që e
preokuponte problemi i të qenit një komb i ndarë. Por, formimi i shtetit shqiptar ve në
pah zanafillën e lindjes së asaj, që sot quhet çështje kombëtare. Shqipërisë me gjymtyrë
të këputura dhe të dërrmuar ekonomikisht dhe politikisht, si shtet i krijuar shqiptar, i
takoi që ta luajë rolin qendror në zgjidhjen e çështjes kombëtare, të bëhet krah i fuqishëm
i shqiptarëve në trojet e veta etnike, të shkëputura nga trungu kombëtar. Asaj i takon që të
dëshmohet si faktor me ndikim për pozitën e shqiptarëve në Evropën Juglindore.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
194
Qeveria e përkohshme e Vlorës u angazhua që t’i mbronte të drejtat e popullit
shqiptar vetëm në formë diplomatike duke manovruar përmes kontradiktave që i
karakterizonte palët në konflikt. Lufta e Parë Botërore 1914-1918 e solli në pikëpyetje
pavarësinë e Shqipërisë. Shqipëria u pushtua si nga trupat e fuqive qendrore ashtu edhe
nga trupat e Antantës. Fqinjët e Shqipërisë u rreshtuan në anën e fuqive të Antantës. Me
fillimin e luftës austro-serbe filloi të gjallërohej fryma irredentiste. Në ballë qëndronin
patriotët kosovarë që deri atëherë kishin bashkëpunuar me princ Vidin. Por, Vidi në
përputhje me statutin, nuk pranoi t'i shpallë luftë Serbisë dhe ruajti asnjanësinë.
Shqiptarët në përgjithësi mbajtën një qëndrim mikpritës ndaj Austro-Hungarisë,
i cili kushtëzohej nga qëllimi për ta larguar nga Shkodra ushtrinë e Malit të Zi, prania e së
cilës i shërbente shkëputjes së qytetit nga Shqipëria dhe aneksimit nga Mali i Zi. Mbarimi
i Luftës së Parë Botërore me fitoren e Fuqive të Antantës e gjeti Shqipërinë jo vetëm të
copëtuar politikisht dhe të pushtuar nga forcat ushtarake të disa fuqive fituese dhe
shteteve fqinje, por edhe në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë ekonomike. Gjendjen
sidomos e rëndonte rivaliteti jugosllavo-italian dhe pretendimet e tyre territoriale ndaj
Shqipërisë.
Në fund të muajit shtator dhe në fillim të muajit tetor të vitit 1918 në Kosovë e
para hyri ushtria franceze. Forcat franceze e morën këtë krahinë gjer nga mesi i tetorit
1918. Pavarësisht se francezët deklaronin se ishin vetëm për ndjekjen e Austro-Hungarisë
ushtria franceze ia dorëzoi Kosovën ushtrisë serbe.
Çetat shqiptare në Kosovë u organizuan në luftë kundër pushtimit. Ushtria serbe
menjëherë e përdori forcën e armatosur që të nënshtronte shqiptarët. Lufta e Parë
Botërore për shqiptarët ishte tragjedi e vërtetë. Me formimin e Mbretërisë SKS, për
dallim nga gjermanët, hungarezët, sllovakët etj., shqiptarëve nuk iu njoh madje as e drejta
e pakicës nacionale. Për shqiptarët u rivendos një regjim terrori dhe zhvendosjeje.
Fqinjët të pangopur kërkonin copëtimin edhe të asaj Shqipërie gjysmake. Në
skenë u paraqitën forcat patriotike, të cilat u vunë në ballë të shtetit në përpjekje për
ruajtjen e tërësisë tokësore dhe për bashkimin e viseve shqiptare në një shtet të lirë dhe të
pavarur.
Posaçërisht vlen të theksohet kontributi i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e
Kosovës, i cili luajti një rol tejet të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të kombit dhe
të shtetit shqiptar kundër pretendimeve të Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje, me theks
të posaçëm kundër planeve të politikës serbe. Komiteti i Kosovës, të cilin mund ta
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
195
quajmë ndryshe edhe qeveri e Kosovës, sidomos gjatë viteve 1918-1920, ishte një ndër
organizatat politike më të rëndësishme në Shqipëri, si për nga detyrat që shtronte për
zgjidhje programi i saj, ashtu edhe nga gjerësia dhe shtrirja e veprimtarisë, përbërja dhe
numri i anëtarëve. Qëllimi kryesor i Komitetit ishte që përmes kërkesave para shteteve të
Antantës të kërkojë bashkimin e të gjitha trevave shqiptare në një Shqipëri të lirë dhe
veturdhëruese. Përveç veprimtarisë diplomatike, Komiteti bënte edhe organizimin e
Lëvizjes Nacionalçlirimtare, d.m.th. të rezistencës së armatosur të popullit me forca
kombëtare, për realizimin e synimit kryesor, çlirimin e territoreve shqiptare të pushtuara.
Megjithatë, gjendja në Shqipëri ishte shumë e tendosur. Në Paris duhej të
fillonte Konferenca e Paqes. Si imponim i rrethanave lindi ideja për themelimin e një
qeverie të re, e cila do t'i përfaqësonte interesat e shqiptarëve pranë Fuqive të Mëdha. Në
fund të dhjetorit 1918, u formua qeveria e Durrësit nën udhëheqjen e Turhan Pashë
Përmetit. Kongresi i Durrësit u shpreh jo vetëm për pavarësinë e Shqipërisë së vitit 1913
të përcaktuar në Londër, por edhe për rishikimin e kufijve në favor të saj. Për qeveritarët
e Durrësit copëtimi territorial shqiptar ka qenë së pari si rezultat i mungesës së aleatëve
tradicionalë të kombit shqiptar dhe së dyti si pasojë e pozicionit të tij të lakmueshëm
gjeografik. Prandaj qëndrimet e mbajtura ndaj çështjes kombëtare të qeverisë së Durrësit
duhen shikuar në kontekstin e realiteteve që ekzistonin atëherë në gjendjen e brendshme
në vend si dhe në zhvillimet ndërkombëtare. Në një pozitë të vështirë si një qeveri sa për
formë nën okupimin ushtarak të Italisë, qeveria e Durrësit nisi delegacionin e vet në
Paqen e Versajës që i zhvilloi punimet prej 18 janarit 1919 gjer më 21 janar 1920.
Ekuilibri i mëparshëm i forcave në rrafshin ndërkombëtar, nga do të mund të
përfitonte çështja shqiptare ishte prishur dhe ishte në dëm të saj. Kërkesat e delegacionit
shqiptar që iu parashtruan paqes së Versajës ishin: rinjohja e pavarësisë së Shqipërisë që
e kishte garantuar Konferenca e Londrës e vitit 1913 dhe që t'i ktheheshin shtetit shqiptar
viset shqiptare që mbaheshin të okupuara nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Për të
sensibilizuar opinionin publik të huaj dhe sidomos Konferencën e Paqes, delegacioni
shqiptar u mundua të shfrytëzojë në favor të kërkesave të tij edhe lëvizjen e armatosur në
formë çetash në Kosovë dhe në troje të tjera shqiptare në Jugosllavi. Fatkeqësisht,
kërkesat e qeverisë së Durrësit që trevat e shkëputura shqiptare t'i bashkohen shtetit amë
nuk gjetën asnjë mbështetje nga shtetet vendimmarrëse në këtë konferencë dhe faktikisht
ajo sanksionoi nga pikëpamja ndërkombëtare copëtimin e mëhershëm të trojeve
shqiptare. Diplomatët e shteteve që ishin mbledhur në Paris, me përjashtim të presidentit
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
196
amerikan Wilson, vazhduan “t'i rregullojnë punët" sipas parimit: e drejta i takon të fortit.
Mllefi i shkaktuar në Shqipëri krijoi rrethana të reja.
Shqiptarët menduan se kishte ardhur koha për veprim të ri. Pa përfillur praninë
e ushtrisë italiane një grup atdhetarësh morën iniciativën për mbledhjen e Kongresit të
Lushnjës, që i zhvilloi punimet nga 28-31 janar 1920. Kryetar i qeverisë së re u zgjodh
Sulejman Delvina. Kongresi u shpreh në favor të një Shqipërie independente me kufij
etnikë. Ky kongres do të hidhte poshtë të gjitha planet e hartuara në Konferencën e Paqes
në dëm të pavarësisë politike dhe të tërësisë territoriale të shtetit shqiptar. Falë
vendosmërisë së kryengritësve shqiptarë në luftën e Vlorës, Italia më 2 gusht 1920
nënshkroi në Tiranë një protokoll, përmes të cilit respektonte sovranitetin shqiptar mbi
Vlorën dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. Qeverisë së Lushnjës iu nevojit që të luftonte
edhe për çlirimin e territoreve të pushtuara nga jugosllavët.
Fitorja e ushtrisë kombëtare shqiptare kundër sulmit jugosllav ka një rëndësi në
konsolidimin e mëtejshëm të shtetit shqiptar si në Shqipëri ashtu edhe në arenën
ndërkombëtare. Suksesi më i madh i qeverisë së Sulejman Delvinës në politikën e
jashtme konsiderohej trasimi i rrugës për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve,
më 17 dhjetor 1920. Ky pranim e qartësoi vetëqeverisjen e saj dhe ishte mbështetje e
qëllimeve të saj të sinqerta për t'i respektuar detyrimet e saj ndërkombëtare.
Kërkesat më urgjente që paraqiti delegacioni shqiptar në Lidhjen e Kombeve
ishin lirimi i tokave të pushtuara nga serbët, ndalimi i mizorive serbe kundër shqiptarëve
të Kosovës dhe rivendosja relative diplomatike në Shqipëri. Viti 1921 ishte vit i një
rëndësie të veçantë për popullin shqiptar. U arrit që të paktën të ruhej pavarësia e
Shqipërisë dhe tërësia territoriale e vitit 1913. Këto arritje ishin bazë për konsolidimin e
mëtejshëm të shtetit shqiptar.
Nacionalizmi shqiptar u dallua nga ideja e vazhdimësisë së aktivitetit politik,
duke mos mohuar as luftën e armatosur për realizimin e bashkimit kombëtar.
Nacionalizmi shqiptar në ballë të të cilit qëndronin kosovarët, ishte ithtar madje, edhe i
luftës së armatosur për bashkim kombëtar, ndërsa qëndrimet qeveritare shqiptare ishin
për përkrahje të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, duke ruajtur neutralitetin dhe duke
iu shmangur konfliktit të armatosur. Pikëpamjet e nacionalistëve shqiptarë që problemi
kombëtar në instancë të fundit duhej të zgjidhej përmes luftës për qeveritarët shqiptarë
ishte politikë iluzore dhe aventurizëm politik.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
197
Derisa qeveritarët shqiptarë përpiqeshin për krijimin e një stabiliteti të
brendshëm duke i luftuar edhe nacionalistët kosovarë, Hasan Prishtina, duke iu referuar
zhbërjes së Zonës Neutrale të Junikut nga forcat e përbashkëta shqiptare dhe serbe
thekson: "Ky rast tregoi edhe një herë se lidhja e fatit të lëvizjes së Kosovës me çështjen
e zhvillimit demokratik në Shqipëri është diçka e domosdoshme dhe jetike. Ekzistimi i
një qeverie patriotike në Shqipëri do të thoshte përkrahje e mbrojtje për lëvizjen e
Kosovës".
Megjithatë, divergjenca mendimesh kishte edhe jashtë grupimit nacionalist
shqiptar. Kontradikta mendimesh mbi qeverisjen e vendit lindën sidomos ndërmjet
Ahmet Zogut dhe Fan Nolit e pasuesve të tyre. Fan Noli si kryeministër shpalli një
program ambicioz për krijimin e një shteti modern, por qeveria e tij nuk u pranua në
arenën ndërkombëtare. Pavarësisht se me këtë qeveri nacionalistët kosovarë frymonin më
lirshëm, Noli përfaqësonte një sistem pikëpamjesh politike dhe kulturore jo nacionaliste
në mendimin politik shqiptar. Qeveria e Nolit u përpoq me çdo kusht ta bindë qeverinë
jugosllave se nuk do të lejonte që politika e saj të ndikohej nga persona jashtë qeverisë,
kushdo qofshin ata. Noli është shprehur hapur kundër lëvizjeve për bashkimin e
territoreve dhe pjesëve të kombit që mbetën jashtë kufijve të njësisë politike në një shtet
të përbashkët shqiptar, duke e quajtur atë një luks edhe për shtetet e mëdha. Urtësia e
qeverive shqiptare në marrëdhëniet me ato jugosllave lidhur me çështjen e Kosovës nuk
do të thoshte që qeveritë shqiptare nuk e kishin ndjenjën e solidaritetit vëllazëror me
popullatën shqiptare në Jugosllavi dhe përpiqeshin që të gjenin rastin për t’ua tërhequr
vërejtjen qeveritarëve jugosllavë.
Periudha e viteve 20-30 të shek. XX, dhe veçanërisht vitet 1925-1939, janë të
lidhura aq fort me emrin e Ahmet Zogut, saqë rëndom ato vite quhen “koha e Zogut”.
Emërtimi i tillë ka ardhur gjithsesi, i natyrshëm për shkak të gjurmëve që Ahmet Zogu
dhe veprimtaria e tij e spikatur lanë në këtë hark kohor, veprimtari e cila konsiston në
konfirmimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe hapa të rëndësishëm për konsolidimin e
shtetit shqiptar.
Po cilat ishin raportet e Zogut me elitën politike kosovare në periudhën e
përpjekjeve të tij për marrjen dhe konsolidimin e pushtetit, por edhe më vonë deri në
vitin 1939?
Së dyti, në kuadrin e politikës së jashtme e të brendshme të Zogut si trajtoheshin
dhe çfarë vendi zinin shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi?
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
198
Mund të shtrohen dhe pyetje të tjera por mendoj se është e mjaftueshme për të
argumentuar qëndrimin e shtetit shqiptar të drejtuar nga Ahmet Zogu ndaj problemit
kombëtar.
Zogizmi i quante "aventurizëm politik dhe iluzion politik" tendencat
nacionaliste shqiptare të cilët mendonin se lufta për bashkimin kombëtar duhet vazhduar
menjëherë dhe me të gjitha mjetet. Në vend të luftës për bashkimin kombëtar qeveria e
Zogut i përmbahej idesë së vendosjes së marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje.
Natyrisht që kundër një politike të tillë ishin nacionalistët kosovarë që luftonin për
çlirimin e Kosovës nga sovraniteti serb. Zogu i favorizoi tendencat jo nacionaliste si
mënyrë për ruajtjen e stabilitetit të shtetit shqiptar. Megjithatë duhen vlerësuar edhe
veprimet politike zogiste që përkojnë me logjikën e nacionalizmit shqiptar, duke mos
anashkaluar edhe kultivimin e një edukate kombëtare në Shqipëri.
Kalvari i përjetimeve tragjike të shqiptarëve nën sundimin jugosllav dhe grek
paraqet kapitujt më të dhimbshëm të historisë së shqiptarëve. Filloi emigrimi në masë i
popullsisë shqiptare, i cili bëhej në kushte të tmerrshme që u kushtonte me jetë qindra
familjeve shqiptare. Qeveria e Zogut u angazhua që t'iu kundërvihej planeve mbi largimin
e popullsisë shqiptare nga Kosova. Edhe me dekretet për sistemim dhe dhënie tokash
qeveria u përpoq që t'ua lehtësonte dhimbjet mijëra muhaxhirëve të përzënë nga tokat e
tyre në Kosovë.
Në vitet 1925-1939, politika e Zogut synonte fillimisht konsolidimin e regjimit
të tij, që do të thoshte për situatën në ato vite, konsolidimin e shtetit të brishtë shqiptar.
Shqipëria në kuadër të kësaj politike u bë stehë për emigracionin politik kosovar të çdo
niveli gjatë viteve 1925-1939.(Përmendim p.sh rastin e 3 klerikëve katolik të arratisur nga
Jugosllavia, E.Kurtit, Gj. Bisakut, L. Gashit, pas vrasjes atje të Atë Shtjefën Gjeçovit, si
dhe dërgimin prej tyre më 1930 në adresë të sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së
Kombeve, Erik Drumondit, të një promemorieje të detajuar për gjendjen e rëndë të
shqiptarëve atje, etj.)
Personalitetetë ndryshme nga Kosova që plotësonin kriteret e cilësive dhe
natyrisht që ishin besnikë e dëshironin të shërbenin në administratën e Shqipërisë u
emëruan në poste të ndryshme civile e ushtarake (mund të evidentohen rastet e Sali
Vuçiternit, nipit të Isa Boletinit, Tafil Boletinit, etj., të cilët patën detyra të ndryshme më
rëndësi në administratën shqiptare. Të tjerët si Ali Riza Kosova, Hysni Peja, Mehmet
Delia etj., patën detyra po kaq të rëndësishme në ushtrinë e xhandarmërinë
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
199
shqiptare,etj.)Në këtë kuadër personaliet të elitës shqiptare nga Kosova që jetonin në
Jugosllavi, patën mbështetje në mënyra të ndryshme nga Tirana zyrtare.(Rasti i Ferhat
Dragës që familjarisht ishte i garantuar se do të kishte përkrahjen e Shqipërisë, madje
edhe financohej për të mos u penguar në përpjekjet për mbrojtjen e interesave të
shqiptarëve në Jugosllavi).
Ndërhyrja e Shqipërisë në çështjen e Kosovës ishte e pashmangshme dhe e
kuptueshme. Edhe pse një shtet i paorganizuar mirë dhe në krizë të thellë ai kishte një zë
të përhershëm në politikën ndërkombëtare, si dhe ndikimet e saj në masat kosovare. Për
rolin e Shqipërisë, për thyerjet dhe qasjet e koklavitura politika e shtetit shqiptar u shikua
nga dy këndvështrime, nga mëdyshjet mes lojalitetit ndaj çështjes kombëtare dhe
respektimit të raporteve reale. Çdo kohë i ka të vërtetat e veta, por ato të vërteta që
ngrihen mbi mohimin e çdo gjëje edhe vetë do t'i mohojë e ardhmja. Shqipëria ekzistuese
nuk i përmbushte aspiratat legjitime të popullit shqiptar. Me këtë problem jetik u detyrua
të merret ky shtet i sapokrijuar, përkatësisht Shqipëria e kufijve politikë.
Një periudhë të tillë, pra me probleme dhe veçori specifike, e përbëjnë edhe
vitet 1918-1939. Cili ishte qëndrimi i Shqipërisë ndaj këtyre zhvillimeve që përjetuan
trevat shqiptare të pushtuara në përgjithësi e Kosova në veçanti? Kjo është një pyetje që
parashtrohet dhe do të parashtrohet gjithnjë. Një përgjigje të drejtë mund ta japim vetëm
nëse ngjarjet historike i studiojmë në kohë e hapësirë, pra nga analiza e situatës në të
cilën ndodhej Shqipëria në atë periudhë kohore dhe mundësitë e veprimit të saj.
Deputetët shqiptarë shprehnin mendimin se Shqipëria ishte një shtet i vogël dhe
i pafuqishëm, por për realizimin e të drejtave njerëzore të vëllezërve jashtë kufirit të vitit
1913 duhej trokitur në dyert e kancelarive evropiane.
Përpjekjet për mbrojtjen e shqiptarëve në Jugosllavi dhe Greqi si dhe qëndrimet
e shtetit shqiptar ndaj këtij problemi kanë pasur veçori dhe probleme specifike në
periudha të ndryshme të zhvillimit historik. Ato janë diktuar edhe nga koniukturat
politike që kanë qenë vepruese në atë kohë.
Zona në të cilën ndesheshin në mënyrë të veçantë interesat italiane dhe
jugosllave ishte Shqipëria. Nisur nga këto interesa marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në
periudhën ndërmjet dy Luftërave Botërore duhet parë në prizmin e përpjekjeve jugosllave
për ta penguar ndikimin italian që po rritej nga dita në ditë në Shqipëri. Fushata e
Beogradit pretendonte ta paraqiste shtetin shqiptar si të paaftë për mbijetesë si i pavarur,
si faktor turbullues dhe agresiv në Evropën Juglindore. Opinionin e dyshimtë që u
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
200
përpoqën të krijojnë jugosllavët dhe shantazhet e tyre nuk mbetën pa influencë edhe në
qarqet qeveritare greke, të cilat në rastin e një ndërhyrjeje jugosllave në Shqipëri shtruan
mundësinë e një ndërhyrjeje greke në Shqipërinë e Jugut. Gjithashtu, pothuajse i tërë
shtypi jugosllav ishte vënë në shërbim të de stabilizimit të situatës në Shqipëri. Pra,
qëndrimet politike të qeverisë së Beogradit në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët në
tërësi i përhapi në opinionin vendas dhe ndërkombëtar edhe shtypi serb. Ai mbajti në
përgjithësi një qëndrim shumë negativ ndaj problemeve të kohës e sidomos ndaj popullit
shqiptar. Për qarqet sunduese të Beogradit ekzistenca e një Shqipërie të pavarur e të
konsoliduar do të ishte gjithnjë një bazë e një prapavijë e lëvizjes çlirimtare në Kosovë.
Nga ana tjetër, ekzistenca e një popullsie të konsiderueshme (rreth një milion shqiptarë)
në troje të veta në Jugosllavi ishte një pengesë për realizimin e objektivave të tjerë
aneksionistë e shovinistë të Mbretërisë SKS në Shqipëri.
Qëllimi i shtetit shqiptar për ruajtjen e Kosovës shqiptare, në pritje të
koniukturave të favorshme ndërkombëtare, që do të lejonin korrigjimin e padrejtësive të
kryera në forumet ndërkombëtare të njohura të viteve para e pas Luftës së Parë Botërore
përcaktuan edhe veprimtarinë diplomatike dhe ekonomike të qeverive shqiptare të viteve
20-30, veçanërisht të periudhës 1925-1939, për të penguar shpërnguljen e shqiptarëve
nga viset e veta në Jugosllavi (Këtu do duhej përmendur veprimtaria e përfaqësive
diplomatike shqiptare,veçanërisht në Shkup kryekonsullata, në Manastir - konsullata, në
Beograd – legata, në Selanik– konsullata në Stamboll etj. Gjithsesi në kuadër të këtyre
përpjekjeve u ndërmorën hapat për të pranuar e sistemuar në Shqipëri emigrantët nga
Jugosllavia drejt shtetit amë, ndonjëherë edhe për të riorientuar drejt Shqipërisë
emigrantët që ishin drejtuar fillimisht në Turqi.
Shqipëria që nga viti 1919 e deri në vitin 1939 vuri në veprim gjithë
potencialin e mundshëm që të arrijë të krijojë mekanizmin e plotë të një shteti. T’i krijojë
institucionet në të gjitha sferat: të ekonomisë, arsimit, drejtësisë, rendit e disiplinës si dhe
punëve të jashtme. Të gjitha këto u bënë, duke i njohur mungesat që i dilnin në realizimin
e detyrës madhore, që ishte jashtëzakonisht e vështirë. Shteti shqiptar në rrugën e
zhvillimit, u nis si një vend që nuk trashëgoi asgjë nga e kaluara. Shqipërisë fillimisht i
nevojitej krijimi i kushteve më të domosdoshme. Të paktën drejtësia, arsimi dhe
xhandarmëria kishin arritur në një shkallë përsosmërie të lartë. Këtë gjë e pohonte edhe
gjenerali Jocelin Percy, inspektor i xhandarmërisë shqiptare, i cili shërbeu 12 vjet në
Shqipëri. Ai, ndër të tjera, theksonte: “Nuk është pa merita realizimi i këtyre përpjekjeve
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
201
po të mendojmë sipërfaqen e vogël që gëzon Shqipëria sot dhe mënyrën se si u caktuan
kufijtë e saj.”
Duke u mbështetur në të dhënat arkivore, vendase dhe të huaja, në dokumente
të botuara me një literaturë të gjerë historike, përfshirë këtu edhe shtypin e kohës dhe
veprat memorialë, jam përpjekur për të hedhur dritë të re mbi çështjen kombëtare dhe me
qëndrimin që është mbajtur ndaj saj nga shteti shqiptar.
Edhe çështjen e Kosovës me tërë kompleksitetin e saj jam munduar që ta
shtjelloj nga një analizë e mirëfilltë mbi faktorët pozitivë dhe negativë që ndikuan në
ecuritë e saj, duke pasur gjithmonë parasysh rrethanat historike të kohës e sidomos
raportin e forcave në rrafshin ndërkombëtar.
Gjithsesi politika e sipërpërmendur e diplomacisë shqiptare dhe e institucioneve
të tjera të qeverisë shqiptare e orientuar nga Mbreti Zog në favor të elementit shqiptar në
Jugosllavi ishte për t’u vlerësuar lart.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
202
BIBLIOGRAFIA
BURIMET DHE LITERATURA
I. BURIMET ARKIVORE
1. Arkivi Qendror i Shqipërisë, Tiranë (AQSH)
Fondet:
Ministria e Punëve të Jashtme,Fondi 251.
Ministria e Punëve të Brendshme, Fondi 252.
Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Fondet 461, 822, 836, 846.
Parlamenti shqiptar, Fondi 246 .
2. Arkivi i Institutit të Historisë -Tiranë (AIH)
Fondet:
1. Arkivi i VjenësHauns und hof, staats archiv, Wien Politisches Archives HHSt.APA
Wien.
2. Arkivi i Parisit,Archives du ministere des affaires etrangeres archives diplomatique
guerre 1914-1918, Balkans Albanie - AMAE Paris.
3. Ministere des Affaires Etrangeres Archives diplomatique, Europe 1918-1929, Fondi
Albanie.
4. Ministere des Affaires Etrangeres Archives diplomatique, Europe 1918-1940 - fond
Jugoslavije; politika e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë më 1924; AMAE Paris.
5. Arkivi historik i Ushtrisë Italiane - 10 Reggimento Bersaflieri Comando, Diario
storico - militare, mese di gennario 1920.
6. Arkivi i Londrës - Public Record Office London - Foreign Office FO, dokumenta mbi
politikën e jashtme britanike 1919-1939.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
203
3. Arkivi i Jugosllavisë - Beograd (AJ)
1. Diplomatski Arhiv Saveznog Sekretariata Inostranih Poslova Jugoslavije (DASSIP),
Beograd, 1918-1939.
2. Diplomatski Arhiv Saveznog Sekretariata Inostranih Poslova (DASSIP), Poslanstvo u
Parizu 1924, fasc.1. Pov.br.591.
3. Arkivi i Jugosllavisë (AJ) Fondi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, 1929-1939.
4. Arkivi i Institutit Ushtarak të Historisë- Beograd (AVII)
(Arhiv Vojnog Istorijskog Instituta – Beograd) (AVII)
Fondet:
1. AVII- Popisnik 3, popisnik 4, Ratne arhiva i armijske oblasti.
2. Popisnik 6, 7, 4/III. XVII, AVII vitet 1918-1928.
3. Kosovska Divizijska oblast u Prištini, 1919-1941.
4. Vojska Kraljevine Jugoslavije, Glavni generalni štab u Beograd, 1920-1941.
5. Ministarstvo Vojske i Mornarice, Fond 32.
5. Arkivi Shtetëror i Kosovës, Prishtinë (AK)
Fondet:
1. Ministarstvo Spolnih poslova- dokumente nga fondi i Ministrisë së Punëve të Jashtme
– Beograd, 1918- 1939.
2. Ambasada Kraljevine Jugoslavije, Carigrad (Stamboll), dokumente të fotokopjuara .
3. The national archives of the United States sig. VIII- 1-1 Washington.
4. Arkivi i Bonit Sig. III / 1- K.G. 1911-1920.
6. Arhiv na Makedonia ( AM) Skopje
Fondi:
Oborri i Mbretërisë së Jugosllavisë Sig. 1/ 3-1-1919-1941.
7. Arhiv na Institut za nacionalna istorija (AINI), Skopje
Fondi: K.XXXV/5 1919-1941.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
204
II. BURIME DOKUMENTARE TË BOTUARA:
1. Bajram Curri, Trajtesa e dokumente, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i
Historisë, Tiranë: 1982.
2. Bajrami, Hakif - Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (Dokumente)
Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, Prishtinë: 1996.
3. Cana, Zekeria - Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913, Dokumente,
Prishtinë: 1996.
4. Dokumente për Çamërinë 1912-1939, përgatitur nga Kaliopi Naska, Drejtoria e
Përgjithshme e Arkivave, Tiranë: Dituria, 1999.
5. Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (tetor - dhjetor 1913), vëll. I,
përgatitur nga Valentina Duka, Tiranë: Botimet Toena, 2012.
6. Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar-dhjetor 1914), vëll. II,
Tiranë: Botimet Toena, 2012.
7. Dokumente dhe materiale historike nga lufta e popullit shqiptar për liri e demokraci
1917-1941, përgatitur nga Drejtoria e Arkivave Shtetërorë, Tiranë: 1959.
8. Dokumenti o postanku kralevine srba, hrvata i slovenaca 1914-1919, naklada
"Matice Hrvatske", Zagreb: 1920.
9. Hasan Prishtina, përmbledhje dokumentesh, përgatitur nga Kujtim Nuro dhe Nezir
Bata, Tiranë: 1983.
10. Ismail Qemali, Përmbledhje dokumentesh, përgatiti për botim Teuta Hoxha,Tiranë:
1982.
11. Libri i qarkoreve i viteve 1923-1925, Qarkoret e Punëve të Brendshme, Tiranë.
12. Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, vëllimi i parë,
Përmbledhje dokumentesh, përgatitur nga Muin Çami me bashkëpunëtor. Akademia e
Shkencave e RPSSH, Instituti i Historisë, Tiranë: 1975.
13. Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, vëllimi i dytë,
Përmbledhje dokumentesh, përgatitur nga Muin Çami me bashkëpunëtor, Akademia e
Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Tiranë: 1976.
14. Osmani, Jusuf - Lënda arkivore për kolonizimin dhe reformën agrare në Kosovë
(1918-1941), Prishtinë: 1986.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
205
15. Plava, Elmaz B. - Plava dhe Gucija në lëvizjen kombëtare shqiptare, Kujtime dhe
dokumente historike, Tiranë: 1995.
16. Shqipnia përpara Konferencës së Paqes - dokumente zyrtare që paraqiten nga ana e
mërgatës shqiptare, qysh prej 12 shkurtit e deri më 5 qershor 1919, e të botuam nga
ana e Qeverisë së Përkohshme, Romë: 1919, ble i parë.
17. Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, ble i dytë, Shtypshkronja françeskane,
Shkodër: 1921.
18. "Zapisnici sa sednica delegacije Kraljevine SKS na Mirovnoj Konferenciji u Parizu
1919-1920" , Beograd: 1969.
19. Bisedimet e Këshillit Kombëtar 1921-1924, Tiranë, 1927.
III. GAZETAT DHE REVISTAT
Besa, Tiranë, 1932.
Besa Shqiptare, Shkodër, 1921.
Bashkimi, Vlorë, 1924.
Dielli, Boston,1930.
Demokracia, Gjirokastër, 1934.
Gazeta e Korçës, Korçë, 1921,1924-1933.
Kosova, Konstancë, 1932-1933.
Koha, Korçë, 1921.
“La federation Balkanique “, Viene, 1924-1931.
“Novosti”, Beograd, 1923-1924.
“Ora”, Tiranë, 1929-1932.
“Ora e Maleve”, Shkodër, 1923- 1924.
“Ora e Shqipnisë”,Tiranë, 1928.
“Populli”, Shkodër, 1919.
“Politika”, Beograd, 1921-1924.
“Politika” Vlorë, 1922-1924.
“Preporod”, Beograd,1922.
“Pravda”, Beograd,1922-1924.
“Telegraf”, Tiranë, 1928.
“Trgovinski Glasnik”, Beograd, 1921.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
206
“Shqiptari i Amerikës”, Korçë, 1922-1924.
“Shkumbini”, Elbasan, 1921.
“Shqipëria e re”, Konstancë, 1923
“Vreme”, Beograd, 1924.
“Zëri i Popullit”, Korçë, 1923.
“Zani i Shkodrës”, Shkodër, 1937.
Revistat:
“Arkivi shqiptar”, Tiranë, 2000.
Bisedimet e dhomës së deputetëve, Tiranë, 1925-1926,
"Buletini shkencor", Shkodër, 1988.
"Çështje të studimeve albanologjike", punime nga simpoziumi i mbajtur në Prishtinë më 20
dhe 21 dhjetor 1985, vëllimi i dytë.
"Dibra dhe dibranët", Kumtar, Peshkopi, 2002.
Fletorja zyrtare, Tiranë, 1925-1926.
Globus, Zagreb, 1988.
"Gjurmime albanologjike", Seria e Shkencave Historike, Instituti Albanologjik, Prishtinë,
vitet 1968, 1979, 1981, 1990.
"Kosova", Instituti i Historisë, Prishtinë, vitet 1988, 2005, 2009.
“Kosmet”, Prishtina, 1991.
"Kumtari", Shkodër, 1988.
"Kosmet", Institut Istorije – Priština, 1991.
"Studime historike", Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1965,
1967, 1986, 1988, 1999, 2000.
"Shkodra në shekuj", Shkodër, 2000.
"Vjetari", Arkivi i Kosovës, Prishtinë, 1971, 1982, 1985, 2009, 2014.
"Zbornik radova", Filozofski Fakultet, Priština 1997
"Zbornik radova", Beograd, 1985
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
207
V. LITERATURA HISTORIOGRAFIKE
1. Abdyli, Tahir - Hasan Prishtina, "Kosova" nr. 17, Instituti i Historisë së Kosovës,
Prishtinë: 1988.
2. Abdyli, Ramiz – “Shpronësimi i popullsisë agrare shqiptare dhe përpjekjet për
kolonizimin e trevave shqiptare 1918-1941”, në librin: Çështja e Kosovës një problem
historik dhe aktual, nga simpoziumi i mbajtur në Tiranë më 15-16 prill 1993, Instituti
i Historisë, Prishtinë, Prishtinë: 1996.
3. Arifi, Bakalli Emine – “Qeveria demokratike e Fan Nolit dhe qëndrimi i Mbretërisë
SKS ndaj saj”, Gjurmime albanologjike, Seria e Shkencave Historike, nr. XI - 1981,
Prishtinë: 1982.
4. Arifi, Bakalli Emine - Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-jugosllave 1929-1939,
Instituti i Historisë - Prishtinë, Prishtinë: 1997.
5. Arifi Bakalli, Emine - Historia në udhëkryq - Intervistë nëntor, 1990, në gazeta:
Fjala, Prishtinë.
6. Anastasi, Aurela - Institucionet politike dhe e drejta kushtetuese në Shqipëri 1912-
1939, Tiranë:Dituria, 1998.
7. Avramovski, Zhivko – “Kontribut studimit të historisë së Shqipërisë”, Gjurmime
albanologjike, Seria Shkencave Historike, nr. 2, Prishtinë: 1968.
8. Bajrami, Hakif - Rrethanat shoqërore-politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë:1981.
9. Bajrami, Hakif - Bedri Pejani, Prishtinë: Fjala, Prishtinë, 1994.
10. Bajrami, Hakif - “Shpërnguljet e shqiptarëve të Turqi gjatë viteve 1912-1941”, në
librin: Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza
lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë: 1995.
11. Bartl, Peter - Shqipëria nga mesjeta deri sot, Prizren: Drita, 1999.
12. Bala, Vehbi - Mbi jetën dhe veprën poetike letrare dhe krijuese të Fan S Nolit, Fan
Noli, Vepra 7, Prishtinë: Rilindja, 1988.
13. Bashkurti, Lisen - Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë, Tiranë: GEER, 2003.
14. Baleta, Abdi - "Minoriteti grek" kryeurë ekspansioni në Shqipëri”, Bota sot, 2 mars
2000.
15. Beptiste, Jean - Storia diplomatica dal 1919 al 1970, Roma: 1972.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
208
16. Benedikter, Thomas - Il drama del Kosovo dell origine del conflitto fra serbi e
albanesi agli sconti di oggi, Roma:1998.
17. Biagini, Antonello - Storia dell'Albania - dalle origini ai giorni nostri, Milano:1999.
18. Butka, Uran - Kthimi i Mithat Frashërit, Pjesë të zgjedhura nga vepra Tiranë:
PHOENIX, 1997.
19. Buxhovi, Jusuf - Kosova – nga Konferenca e Londrës deri te protektorati
ndërkombëtar, Prishtinë: Faik Konica, 2012.
20. Buzhala, Rrustem - Shqiptarët në Turqi, Instituti Albanologjik, Prishtinë: 2011.
21. Cana, Zekeria - Kosova dhe shteti i pavarur shqiptar, Materiale nga simpoziumi i
mbajtur më 15-16 prill 1993, Instituti i Historisë, Prishtinë; Instituti i Historisë
Tiranë, Tiranë: 1996.
22. Castellan, Georges - Histori e Ballkanit, Tiranë: Çabej, 1996.
23. Clayer, Nathalie - Në fillimët e nacionalizmit shqiptar, përktheu nga origjinali Artan
Puto, Tiranë: Botimet Përpjekja, 2009.
24. Culaj, Lush - Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924, Instituti
Albanologjik, Prishtinë: 1997.
25. Culaj, Lush - Imzot Bumçi në mbrojtje të çështjes kombëtare 1919-1920, Shpresa,
Prishtinë: nëntor- dhjetor 1998.
26. Culaj, Lush - Shqipëria dhe problemi kombëtar 1918-1924, Prishtinë: Instituti
Albanologjik i Prishtinës, 2004.
27. Culaj, Lush - Hasan Prishtina anëtar aktiv i Komitetit të Kosovës, Veprimtaria
atdhetare e Hasan Prishtinës, Konferencë shkencore 13-14 tetor 2012, Revista SCUPI
seri e botimeve të veçanta të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të
Shqiptarëve, Shkup: 2012
28. Qosja, Rexhep - Strategjia e bashkimit kombëtar, Tiranë: Toena, 1998.
29. Çami, Muin – “Fan S. Noli për mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të
Shqipërisë (1914-1918)”, Studime historike, nr. 2, Tiranë: 1984.
30. Çami, Muin – “Kongresi i Durrësit dhe formimi i qeverisë së përkohshme (dhjetor
1918)”, Studime historike, nr.2, Tiranë: 1965.
31. Çami, Muin – “Lëvizja kombëtare shqiptare dhe politika italiane në mbarim të Luftës
së Parë Botërore”, Studime historike, nr. 3, Tiranë: 1967.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
209
32. Çami, Muin – “Shqiptarët për problemin e Kosovës në mbarim të Luftës së Parë
Botërore”, në librin: Çështja e Kosovës problem historik dhe aktual, Instituti i
Historisë - Prishtinë, Instituti i Historisë -Tiranë, Tiranë: 1996.
33. Çami, Muin – “Lëvizja demokratike e revolucionare shqiptare në vitet 1921-1924” në
librin: Çështje të lëvizjes demokratike e revolucionare shqiptare në vitet 1921-1924,
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë: 1977.
34. Çitaku, Ibrahim - Azem Galica dhe veprimtaria luftarake e çetave kaçake të Drenicës,
Prishtinë: 1996.
35. Çekrezi, Kostë - Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë, Kolona historike, Tiranë:
Koha, 2013.
36. Deva, Xhaferr - Kosova 1912-1914, Historia kombëtare e anatemuar, Zërijavor,
gazetë javore e botuar në Prishtinë, datë, 11.4.1992.
37. Dermaku, Ismet - Velike sile i Albanija od 1918-1927 godine, Vjetari i Kosovës,
Prishtinë:1971.
38. Demaj, Frashër - Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913, Instituti i
Historisë - Prishtinë, Prishtinë: 2011.
39. Dervishi, Kastriot - Qeveritë e Shqipërisë në vitet 1912-2000, Fejton në gazetën
Dossier 55, Tiranë: 2000.
40. Dezhgiu, Muharrem – “Mithat Frashëri personalitet i denjë i nacionalizmit shqiptar”,
Studime Historike, nr. 1-4, 1995, Tiranë: 1997.
41. Dezhgiu, Muharrem – “Pozita politike e Ahmet Zogut në prag dhe gjatë Luftës së
Dytë Botërore”, në librin: Monarkia Shqiptare 1928-1939, Qendra e Studimeve
Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë: 2011
42. Dreshaj, Sylë - “Rrethanat politiko shoqërore në Podgur 1912-1921”, Gjurmime
albanologjike, Seria Shkencave Historike, nr.20, Prishtinë: 1990.
43. Dahrenorf, Ralf - Konflikti shoqëror modern - ese për politikën e lirisë, përktheu nga
anglishtja Gjergj Peçi, Dituria, CEU, Budapest: 1997.
44. Dako, Kristo - Shënime historike nga jeta dhe veprat e N.M tij Zogu I-rë dhe populli i
tij, Tiranë: 1938.
45. Duka, Valentina - Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: SHBLU, 2007.
46. Duka, Valentina - Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, Tiranë: Toena, 1997.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
210
47. Duka, Valentina –“Diaspora shqiptare e Amerikës dhe çështja e Kosovës ndërmjet dy
Luftërave Botërore”në librin: Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual,
Instituti i Historisë - Prishtinë, Instituti i Historisë- Tiranë, Tiranë: 1996.
48. Dushku, Ledia – “Vështrim mbi premisat dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike
midis Shqipërisë dhe Greqisë (1920-1923)”, Studime historike, nr. 1-2, Tiranë: 2005.
49. Dogo, Marco - Kosovo-albanesi e serbi; le radici del conflitto, Cosenza: 1999.
50. Djordjeviç, Zoran - Pitanje jugoslovenske-albanske granice na Konferenciji mira u
Parizu 1919-1920 godine, Zbornik Radova, Filozofski Fakultet, Priština: 1997.
51. Enciklopedija Jugoslavije, Jugoslovenski leksikografski zavod, "Miroslav Krlezha",
Zagreb: A – Albanci,1984.
52. Edith, Pierpont, Stickney - Shqipëria Jugore ose Epiri i Veriut në çështjet evropiane
ndërkombëtare 1912-1913, A – Tiranë: Koha, 1998.
53. “Ekspozeu i Mehdi Frashërit për çështjen e Çamërisë” (në Lidhjen e Kombeve)
përktheu nga frëngjishtja Nestor Nepravishta, Studime historike, 1-4, Tiranë: 1997.
54. Ermenji, Abas - Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë, Tiranë:
Çabej,1996.
55. E.J.Hobsbaum - Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780-a Programi, Miti, Realitetit,
Tiranë: Toena dhe Fondacioni Soros,1996.
56. Frashëri, Mithat - Shqiptarë dhe sllavë, përktheu Rafael Floqi, Tiranë: Plejad, 1998.
57. Frashëri, Mehdi - Historia e lashtë e Shqipërisë, Tiranë: Onufri, 2000.
58. Fisher J. Bernard - Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë: Çabej,
1996.
59. Feraj, Hysamedin - Skicë e mendimit politik shqiptar, Tiranë: Koha, 1998.
60. Fevziu, Blendi - 100 vjet - një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912-
2012, Tiranë: KLAN, 2012.
61. Gurakuqi, Romeo - Shqipëria, 1911-1914, me parathënie nga prof. dr. Nevila Nika,
Tiranë: Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, 2012.
62. Gurakuqi, Romeo - Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore,
Shkodër: Camaj - Pipaj, 2007.
63. Gurakuqi, Romeo - Treska, Tomi - “Konceptet politiko-juridike të Luigj Gurakuqit
mbi shtetin”, Shkodra në shekuj, Shkodër: 1998.
64. Grand, G. Hugh - Mbreti Zog ashtu siç e kam njohur, Tiranë: Dardania, 1993.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
211
65. Guy, Nicola - Lindja e Shqipërisë – nacionalizmi Etnik, Fuqitë e Mëdha të Luftës së
Parë Botërore dhe Lindja e Pavarësisë Shqiptare, Tiranë: Pegi, 2012.
66. Guga, Marela - Reforma agrare e Zogut në vitet 30-38, Arkivi shtetëror i Kosovës,
Vjetari nr. 41-42, Prishtinë: 2009.
67. Gojobiç, Gojko - Metohija, monografia, Jedinstvo, Priština: 1979.
68. Gj. Bisak, Sh. Kurti - L. Gashi - Promemorie e paraqitur në Lidhjen e Kombeve
(1930), përktheu Stefan Koçi, Tiranë: 1995.
69. Gjergji, Hazis - Myslim Peza dhe Mbreti Zog, Tiranë: Galica, 2009.
70. Xhorxh F. Kenan - Luftërat e tjera ballkanike - Raport i vitit 1913 nga Cvernegie
Endowment në një vështrim retrospektiv, Tiranë: Onufri, pa vit botimi.
71. Hadri, Ali - Gjakova në LNÇ, Prishtinë: 1974.
72. Hadri, Ali - Narodno oslobodilaçki pokret na Kosovu 1941-1945, Priština - Prishtinë,
1976.
73. Haxhiu, Ajet - Hasan Prishtina dhe lëvizja patriotike e Kosovës, Tiranë: 1968.
74. Haxhiu, Ajet - Shota dhe Azem Galica, Tiranë: 1978.
75. Horvat, Branko - Kosovko pitanje, Globus, Zagreb: Globus, 1988.
76. Hrabak, Bogumil - Stanje na jugoslovenskoj-albanskoj granici na sektoru Metohije i
Makedonije u prvoj polovini i u leto 1919 godine, Kosmet, Institut za istoriju Kosova
i Metohije, br.1, Priština: 1991.
77. Hidri, Sali – “Këshilli i lartë dhe format e regjimit të shtetit shqiptar në vitet 1912-
1922”, në librin: Çështje të lëvizjes demokratike dhe revolucionare, Tiranë: 1977.
78. Historia e popullit shqiptar II, “Rilindja” Prishtinë: 1969.
79. Historia e Shqipërisë, vëllimi III, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i
Historisë, Tiranë: 1984.
80. Historia e popullit shqiptar për shkollat e mesme, Rilindja, pa vit botimi.
81. Historia e Popullit Shqiptar, III – Periudha e pavarësisë 28 nëntor 1912-7 prill 1939
– Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë: Botimet Toena, 2007.
82. Hoti, Ukshin - Filozofia politike e çështjes shqiptare, Prishtinë: 1997.
83. Hoti, Izber – “Diplomacia italiane dhe shpërngulja e shqiptarëve ndërmjet dy
Luftërave Botërore”, në librin: Shpërngulja e shqiptarëve gjatë shekujve II, Prishtinë:
1997.
84. Hoti, Izber - Konferenca e Paqes në Paris (1919 - 1921) dhe çështja e viseve të
pushtuara shqiptare, Prishtinë: Artini, 2012.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
212
85. Hysi, Gramoz - Organizimi i shtetit shqiptar dhe lufta politike rreth tij në vitet 1920-
1924, Tiranë: 1986.
86. Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve, grup autorësh, Prizren: 2001.
87. Hoxha, Ibrahim - Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek, Tiranë: Dituria, 2000.
88. Joviqeviq, Pavle - Milkoviq Mita - Lufta e komunistëve të Pejës midis dy luftërave
1918-1941, Beograd: pa vit botimi.
89. Kissinger, Henry - Diplomacia, përktheu nga origjinali Petraq Pojani, Tiranë: Shtëpia
botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve,1999.
90. Konica, Faik - Vepra 2, Prishtinë: Rilindja, 1997.
91. Konica, Faik - Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, përktheu nga
anglishtja Avni Spahiu, Faik Konica, Vepra 2, Prishtinë: Rilindja, 1997.
92. Kosova në vështrim enciklopedik, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qendra e
Enciklopedisë Shqiptare, Tiranë: Toena, 1999.
93. Kosova në vështrim monografik, Akademia e Shkencave e Kosovës, Prishtinë: 2011.
94. Kojçini-Ukaj, Sulltane - “Veprimtaria antishqiptare e Ambasadës Jugosllave në
Tiranë gjatë viteve 1930-1935”,Kosova, nr. 22/23, Prishtinë: 2003.
95. Kordha, Hysen – “Parlamenti Shqiptar - Institucionalizimi i Unitetit Politik Shtetëror
dhe i Demokracisë Parlamentare Shqiptare”, Studime Historike, nr. 1-2, Viti
(XXXVII), Tiranë: 2000.
96. Kordha, Hysen - Mbi gjithçka interesat kombëtare, Tiranë: gazeta “Rilindja”, 28
gusht, 1994.
97. Kodra, Masar - Shtypi shqiptar në Amerikë midis dy Luftërave Botërore, Vjetari nr.
XII-XIII, Prishtinë: 1981.
98. Kodra, Masar - Fan Noli në rrjedhat politike të shoqërisë shqiptare (1905-1945),
Prishtinë: 1989.
99. Koça, Vangjel - Në udhën e shqiptarizmës , Tiranë: PHOENIX, 1999.
100. Kostiç, Branislav - Kosovo izmedju istorijskog i etniçkog prava, Beograd: 1994.
101. Ismail Qemali për arsimimin dhe edukatën, Buletini shkencor, Shkodër: 1982.
102. Izajah, Berlin - Idetë filozofike të shekullit XX dhe katër ese për lirinë, Bari:
Onufri,1996.
103. Lalaj, Ana – “Problemi i Kosovës në Parlamentin shqiptar 1920-1924”, Studime
historike, nr. 1-2, Tiranë, 2000.
104. Luarasi, Skënder - Ismail Qemali, Prishtinë: 1971.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
213
105. Lumo, Skëndo - Probleme të Shqipërisë independente, revista "Përpjekja", Tiranë,
pa vit botimi.
106. Lipi, Rafael - Aspekte të luftës politiko-shoqërore të forcave demokratike kundër
reaksionit çifligaro-borgjez dhe atij klerikal në prefekturën e Shkodrës në vitet 1921-
1923, Buletini shkencor, Shkodër: 1988.
107. Malcolm, Noel - Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë: Koha, 1998.
108. Martini, Xhafer - Elez Isufi, Tiranë: 1994.
109. Malindi, Ilir - Kosova është imja, Prishtinë: 1997.
110. Maliqi, Shkelzen - Ballkanizimi i argumentit historik "Çështje të studimeve
albanologjike" (materiale të simpoziumit), Prishtinë: 1987.
111. Macmillan, Margaret - Paris 1919, Tiranë: Plejad, 2006.
112. Milo, Paskal - Shqipëria dhe Jugosllavia, 1918-1927, Tiranë: Shtëpia botuese
Enciklopedia,1992.
113. Michel, (Roux Toulouse) – “E ardhmja e Kosovës”, në librin: Çështja e Kosovës
një problem historik dhe aktual, Tiranë: 1996.
114. Michael, Cox, Doug, Stores - Politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara, Tiranë:
Botimet “IDK”, 2008.
115. Murzaku, Thoma - Politika ballkanike e Rusisë dhe çështja shqiptare, Tiranë:
Mësonjëtorja, 1999.
116. Murzaku, Thoma – “Kosova dhe çështja e çlirimit dhe bashkimit kombëtar në vitet
1913-1918”, në librin: Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Tiranë:
1996.
117. Musaj, Fatmira – “Komiteti i Kosovës në bashkëpunim më organizatat tjera
politike 1925- 1939”, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, përmbledhje
kumtesash të botuara nga Instituti i Historisë - Tiranë dhe Instituti i Historisë –
Prishtinë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë, 2004.
118. Musaj, Fatmira – “Gruaja në politikat shtetërore të Monarkisë”, në librin:
Monarkia Shqiptare 1928-1939, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i
Historisë, Tiranë: 2011.
119. Meta, Beqir – “Politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve gjatë periudhës
monarkiste”, botuar në përmbledhjen Monarkia shqiptare 1928-1939, Qendra e
Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Botimet Toena, 2011.
120. Memiç, Mustafa - Plav i Gusinje u prošlosti, Beograd: 1989.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
214
121. Mousset, Albert - Shqipëria përballë Evropës, Tiranë: Dituria, 2004.
122. Naska, Kaliopi - Këshilli Kombëtar 1920 – Parlamenti i Parë shqiptar, Drejtoria e
Përgjithshme e Arkivave, Tiranë: 2000.
123. Naska, Kaliopi –“Çështja e Kosovës në Parlamentin shqiptar të vitit 1921”, në
librin: Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Tiranë: 1996.
124. Nexhipi, Reshat -“Shqiptarët e Maqedonisë ndërmjet dy Luftërave Botërore”, në
librin: Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Tiranë: 1996.
125. Obradovič, Milovan - Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovo 1918-1941,
Prishtinë: 1981
126. Omari, Luan - Sistemi parlamentar, Tiranë: Elena Gjika, 1994.
127. Osmani, Jusuf - Vrasjet në Pragë e Cena Begut - 1927 dhe Alqiviadh Bebit - 1928
(sipas burimeve arkivore), Prishtinë: 1997.
128. Ostojiç - Fejiç Dubravka - Sjedinjene Ameriçke države i Srbija 1914-1918, Institut
za savremenu istoriju, Beograd: 1994.
129. Prifti, Kristaq - Shtylla Zamir –“Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe
veprimtaria e tij për çlirimin dhe unitetin kombëtar”, Studime historike nr.4,
Tiranë:1988.
130. Prenushi, Mikel – “Veprimtaria e shoqërisë "Vllaznia" e Shkodrës në vitet 1919-
1922”, Studime historike, nr.2, Tiranë:1965.
131. Papa, Robert - Pragmatizëm i SHBA ndaj Shqipërisë - Marrëdhëniet diplomatike
SHBA - Shqipëri në shekullin e XX, Tiranë: Koha,2000.
132. Prevelakis, Georges - I balcani, Bologna: 1997.
133. Pirjevec, Joze - Srbi, Croati, Sloveni storia di tri nazioni, Bologna: 1995.
134. Puto, Arben - Shqipëria politike 1912-1939, Tiranë: Botimet Toena, 2009.
135. Puto, Arben - Shkurorëzimi i Mbretit Zog në mërgim, Tiranë: Botimet Toena, 2012.
136. Puto, Arben –“Problemi i statusit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve dhe në
Konferencën e Ambasadorëve në vitet 1920-1921”, Studime historike nr.3,
Tiranë:1965.
137. Puto, Arben - Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914,
Tiranë: 1978.
138. Puto, Arben - Demokracia e rrethuar, Tiranë: 1990.
139. Purrellku, Halim - "Këshilli shqiptar" esadist në Dibër (1918-1920)”, Gjurmime
albanologjike, Seria Shkencave Historike, nr.26, Prishtinë: 1997.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
215
140. Pushkolli, Fehmi - Mbrojtja Kombëtare Shqiptare e Kosovës 1878-1990, Prishtinë:
1991.
141. Pollo, Stefanaq – “Luigj Gurakuqi - demokrat revolucionar i shquar”, Studime
historike, nr.2, Tiranë: 1979.
142. Rrahimi, Shukri - Gjurmime historike të Rilindjes Kombëtare, Prishtinë: 1986.
143. Rushiti, Limon - Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë:
1986.
144. Rushiti, Limon - Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928, Prishtinë :1981.
145. Rizaj, Gazmend - Shqipëria e sipërme 1800-1913, Instituti Albanologjik, Prishtinë:
2011
146. Repishti, Xhevat –“Lëvizja kombëtare në Shkodër në fund të vitit 1918 e në fillim
1919”, Studime historike, nr.1 Tiranë:1986.
147. Repishti, Xhevat – “Lufta kundër intervencionit ushtarak jugosllav në Shkodër më
1920 (Lufta e Koplikut)”, Studime historike, nr.2, Tiranë: 1972.
148. Roberto, Maroco de la Roka - Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë:
1994.
149. Rajoviq, Radoshin - Autonomia e Kosovës, Prishtinë: 1987.
150. Robins, Keith - La prima guerra Mondiale, Oskar storia, Milano: 1998.
151. Skendi, Eqber - Hoxhë Kadriu, Prishtinë: 1992.
152. Smirnova, Senkieviç - Histori e shkurtër e Shqipnisë, Prishtinë: 1967.
153. Srbi i Albanci, Pregled politike Srbije prema Albancima od 1913 do 1945 godine,
knjiga druga, Ljubjana: 1989.
154. Spahiu, Nexhmedin - Ekuilibret shqiptare, Tiranë: Marin Barleti, 1997.
155. Silajxhiq, Haris - Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë: Dituria,
1999.
156. Sekuliç, Milorad - Politiçke stranke na izborima za skupštinu na Kosovu i Metohiji
28.XI. 1920, Zbornik Radova, Priština: 1995.
157. Shala, Xheladin - Pushtimi i Kosovës nga Serbia dhe Mali i Zi 1912-1915 –
përgjysmimi i Shqipërisë, Instituti Albanologjik- Prishtinë, Prishtinë: 2012.
158. Shala, Xheladin - Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918, Instituti Albanologjik,
Prishtinë: 1990.
159. Shala, Xheladin - Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1918-1924, punim
magjistrature në dorëshkrim në bibliotekën e Fakultetit Filozofik, Prishtinë: 1979.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
216
160. Shala, Xheladin –“Kongresi i Lushnjës dhe Mbretëria SKS”, Gjurmime
albanologjike, Seria Shkencave Historike, nr.9, Prishtinë: 1979.
161. Shatri, Muhamet – “Aspekte të rivalitetit jugosllavo-italian në Shqipëri, tetor 1918,
maj 1920”, Gjurmime albanologjike, Seria Shkencave Historike, nr.15, Prishtinë:
1985.
162. Shpuza, Gazmend - Ataturku dhe shqiptarët, Tiranë: Dituria, 1994.
163. Shpuza, Gazmend - Gazeta Populli organ i Komitetit të Kosovës, zëdhënëse
autentike dhe pararojë e lëvizjes kombëtare mbarë shqiptare 1919-1920,
përmbledhje kumtesash, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë,
Tiranë: 2004.
164. Shpuza, Gazmend - “Shqipëria dhe Konferencat Ballkanike”, Kosova, Instituti i
Historisë – Prishtinë, nr. 20-21, Prishtinë: 1998-1999.
165. Shtylla, Zamir – “Shpërnguljet e shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera ndërmjet
dy luftërave botërore (1918-1941)”,në librin: Çështja e Kosovës një problem historik
dhe aktual, Tiranë: 1996.
166. Shtylla, Zamir – “Shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve në vitet 1912-1941”, në
librin: E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Akademia e Shkencave e
Shqipërisë, Tiranë: 1990.
167. Shqiptarët në dokumentet e "Intellegent sercvice" (X) FO, Zëri javor 18.04.1992.
168. Ushtelenca, Ilir - Diplomacia e Mbretit Zogu I, Tiranë: Ermir, 1997.
169. Isufi, Hajredin –“Politika e shtetit grek për dëbimin e popullsisë çame në vitet 1914-
1928 dhe qëndresa shqiptare”, Studime historike, nr. 1-4, Tiranë: 1997.
170. Istorija diplomatije, Diplomacija u razdoblju pripremanje drugog svetskog rata
1919-1939, hartuar nga grup autorësh, redaktor akademik Potemkini, Zagreb: 1951.
171. Jakupi, Ali - Dy shtete shqiptare dhe bashkimi kombëtar, Prishtinë: Qendra
Informative e Kosovës (QIK), 1995.
172. Tilly - Le revoluzioni Europe 1492-1992, Bari: 1999.
173. Tucoviq, Dimitrije - Serbia e Shqipëria - zgjedhje punimesh, vëll.II, “Rilindja”
Prishtinë: 1981.
174. Verli, Marenglen - Interesimi i shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi në vitet
20-30 të shek. XX, Kosova , Instituti i Historisë- Prishtinë nr, 31-32, Prishtinë: 2009.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
217
175. Verli, Marenglen – “Vështrim për raportët e shqiptarëve me fqinjët e tyre dhe me
Evropën në periudhën midis dy Luftërave Botërore”, Studime Historike, nr. 3-4,
Tiranë: 1999.
176. Verli, Marenglen - “Përpjekjet për prezantimin e çështjes së Kosovës në Lidhjen e
Kombeve në vitet ’20”, Kosova - 27, Instituti i Historisë, Prishtinë: 2005
177. Verli, Marenglen - Reforma agrare kolonizuese në Kosovë, Akademia e Shkencave
të Shqipërisë, Tiranë:1992.
178. Vokshi, M. - Shqipnia e shqiptarëvet, Tiranë: 1930.
179. Vinaver, Vuk – “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë midis dy Luftërave
Botërore”,Gjurmime albanologjike, nr.1, Prishtinë: 1968.
180. Vojinoviç, Novica - Srbi i Šiptari od 7-20 vijeka, Podgorica: 1994.
181. Vujoviç, D. - Oslobodjenje Skadra 1918 godine i stanje na crnogorsko-albanskoj
granici, Istorijske zapisi, Titograd: 1960.
182. Vllamasi, Sejfi - Ballafaqimet politike në Shqipëri 1897-1942 (Kujtime dhe
vlerësime historike), Tiranë: Marin Barleti, 1995.
183. Veizi, Fane – “Veprimtaria e qeverisë kombëtare të Lushnjës më 1920”, në librin:
Mbi lëvizjen kombëtare dhe demokratike shqiptare në vitet 1918-1924, Tiranë: 1966.
184. Xoxi, Koli - Ismail Qemali, Tiranë: 1983.
185. Xhemaili, Vebi - Shqiptarët e Maqedonisë të sotme-nga kryengritja e Dervish
Carës 1843 deri të Kryengritja e Dibrës 1913, Tetovë: 2012
186. Zavalani, Tajar - Histori e Shqipnis, “PHOENIX”, 1998, pa vend botimi.
187. Zajmi, Yll - Fan Noli, jeta dhe veprat, Prishtinë: 1986.
188. Zajnati, Novruz - Ahmet Zogu politikan apo ushtarak, Tiranë: Reklama, 2011.
189. Zenelaj, Eqrem - Çështja shqiptare nga këndvështrimi i diplomacisë dhe
gjeopolitikës së Austro-Hungarisë (1699-1918), Ushtrimi praktik i pretektoratit në
Shqipëri (1916-1918), Prishtinë: Faik Konica, 2010.
190. Zenelaj, Eqrem - Historia e shtetit dhe së drejtës shqiptare, Prishtinë: VATRA,
2015
191. Zojzi, Rrok – “Ndamja krahinore e popullit shqiptar”, në librin: Etnografia
shqiptare I, Tiranë: 1962.
Milazim Elshani Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
218
ABSTRAKT
Teza: Shteti Shqiptar dhe Kosova 1920-1939
Fusha e studimit : Histori
Argumenti: Teza e doktoraturës “Shteti Shqiptar dhe Kosova gjatë viteve 1920-1939”, trajton, përpjekjet e
shqiptarëve të Kosovës për çlirim nga pushtuesi serb dhe bashkim me shtetin amë. Qëllimi i tezës së
doktoraturës është të ndriçojë një tablo sa më të plotë të historisë së shtetit të brishtë shqiptar dhe Kosovës, si
dhe përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesit serb. Risi në këtë punim është trajtimi tërësor i gjendjes politike
në Kosovë e me gjerë gjithnjë në kërkim të elementeve të reja në shkencë. Punimi synon të sjellë prurje të reja
nëpërmjet një lënde të dokumentuar duke e studiuar në një këndvështrim të ri përmes interpretimeve shkencore
të cilat janë më afër së vërtetës historike si dhe të analizoj në një rend kronologjik. Problematika e trajtuar në
punim synon të ndriçojë në mënyrë komplekse, për qëllime njohjeje dhe përfundimesh historike, në një
segment të gjatë kohor, nga Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë deri në pushtimin fashist. Punimi është një
përpjekje shkencore për të hartuar një histori me argumente shkencore, drejt një trajtimi të thellë të politikës së
shtetit shqiptar ndaj çështjes së Kosovës. Struktura e tezës përbëhet nga katër kapituj, ku ngërthen një tematikë
e gjerë brenda së cilës është ruajtur rrjedha kronologjike. Në kapitullin e parë është trajtuar gjendja e popullit
shqiptar të Kosovës pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në kapitullin e dytë u trajtuan Kosova dhe
përpjekjet e shtetit shqiptar për konsolidim në vorbullën e ngjarjeve dhe antagonizmave politike. Në kapitullin e
tretë dhe të katërt studiohen përpjekjet e shtetit shqiptar për ruajtjen e shtetit, konsolidimin e veprimeve si dhe
uljet e ngritjet e qeverive shqiptare, rivaliteti politik dhe emigracioni politik shqiptar ndaj Mbretit Zog.
Fjalë kyçe. Shteti, shqiptar,Kosova, pavarësia, çlirimi, rivaliteti, politika, historia, Zogu.
ABSTRACT
Thesis: The Albanian State and Kosovo 1920 - 1939
Field of Study: History
ARGUMENTION: Doctoral thesis The Albanian State and Kosovo during 1920-1939 treats the endeavorments
of Kosovo Albanians for liberation from Serb occupiers and unionification with the mother country. The aim of
the Doctoral thesis is to enlighten a more comprehensiove approach of the history of the fragile state of the
Albania and Kosovo, as well as their efforts for liberation from Serb occupiers. The new approach in this paper
comprises the comprehensive treatment of the political situation in Kosovo and broader consistently acquiring
new elements in science. The paper aims to bring new bearing through a documented subject by studying in a
new approach through scientific interpretations which are closer to the historical truth and analyzing them in a
chronological order. The issue addressed in the paper aims to illuminate, in a complex way, and for the
recognition purposes and historical conclusions, in a long time segment, the Albania’s declaration of
independence until the fascist invasion. The paper in itself is a scientific effort to compile a history based on
scientific arguments, toward a deeper treatment of Albanian state policy towards Kosovo Albanians quest.
The structure of the thesis consists of four chapters, which encompasses a broader topic within which the
chronological flow is preserved. In the first chapter, the Kosovo Albanian people situation after the declaration
of the independence of the Albania is treated.
In the second chapter, it is addressed Kosovo and the Albanian government endeavour for consolidation in the
whirlwind of events and political antagonisms. In the third and the fourth chapter, we studied the effort on
preservation of Albanian State, coordination of actions as well as the rises and falls of the Albanian
governments. Albanian political rivalry and political emigration against King Zog.
Keywords: Country, Albanian, Kosovo, Independence, Liberation, rivalry, politics, History, King Zog.