1
REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije
Ministri of Education, Science and Technology
DRAFT - PLAN STRATEGJIK PËR ORGANIZIMIN E ARSIMIT
GJITHPËRFSHIRËS SE FEMIJEVE ME NEVOJA TE VECANTA ARSIMORE NE ARSIMIN
PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË
2010 - 2015
Prishtinë, MARS 2009
2
PËRMBAJTJE
Lista e shkurtesave …………………………………………………………………………………...............................
Përmbledhje ekzekutive………………………………………………………………………..................................
Hyrje ……………………………………………………………………………………………….......................................
Analizë dhe prezantim i kontekstit…………………………………………………………...............................
Procesi i hartimit të planit
strategjik...................................................................................................................
Vizioni dhe qëllimi i planit strategjik të veprimit……….................……………………………..............
Objektivat dhe mundësitë e realizimit…………………………………………………................................
Fjalorth terminologjik …………………………………………………………………………................................…
Referenca .................................................................................................................
FALENDERIM
Grupi i punës falenderon për kontributin e dhënë gjatë hartimit të këtij plani strategjik të
gjithë pjesëmarrësit në punëtoritë e zhvilluara për hartimin e këtij dokumenti, si dhe
pjesëmarrësit në diskutimet publike të zhvilluara në qendrat më të mëdha rajonale të
Kosovës.
3
SHKURTESAT
=================================================
BE Bashkimi Europian
BB Banka Botërore
BKK Buxheti i konsoliduar i Kosovës
DKA Drejtoritë Komunale të Arsimit
EMIS Zyra e statistikave në MAShT
FNVA Fëmijë me nevoja të vecanta arsimore
MIUJ Mbështetja Institucionale e Universitetit Jyväskylä për Ministrinë e Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë, në Kosovë 2009-2010
IPK Instituti Pedagogjik i Kosovës
IP Institucione parashkollore
PIA Plani Individual i Arsimit
FE Fakulteti i Edukimit
ISHP Instituti i Shëndetit Publik
KAA ...........
KN Këshilli i nxënësve
KPA Këshilli Prindër-Arsimtarë
KPAK Komiteti i i Prindërve të Arsimit të Kosovës
KKK Korniza e Kurrikulit të Kosovës
MAShT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
MPB Ministria e Punëve të Brendshme
MSH Ministria e Shëndetësisë
MPMS Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale
OJQ Organizatë Joqeveritare
OQ Organizatë Qeveritare
QPS Qendra për Punë Sociale
QB Qendra burimore
TESFA ................
SZHNFH Standardet e Zhvillimit dhe të Nxënit në Fëmijërinë e Hershme 0-6vjet
SHMF Shkollat Mike për Fëmijët
UNDP Fondi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNICEF Fondi Emergjent Ndërkombëtar për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara
UP Universiteti i Prishtinës
USHPAK Unioni i Shoqatave Prindër –Arsimtarë të Kosovës
ZKM ..............
4
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
“E dimë se bota është komunitet gjithëpërfshirës. Është shumë e rëndësishme për
fëmijët që të kenë mundësinë të mësojnë dhe të rriten brenda komuniteteve
të cilat paraqesin botën në të cilën ata do të jetojnë pasi
që ta mbarojnë shkollën e mesme.”
Mara Sapon-Shevin
Në vazhdimësi të aktiviteteve të parapara në strategjitë e zhvillimit të arsimit, pjesë e
politikës shtetërore :arsimim për të gjithë, dhe në bashkëpunim të ngushtë me universitetin
Jyväskylä, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, filloi procesin e hartimit të
strategjisë kombëtare për mbështetjen dhe funksionalizimin e mëtejmë të procesit të
gjithpërfshirjes në shkolla, për periudhën 2010-2015.
Kjo strategji reflekton bashkëpunimin e ngushtë dhe konsensusin e shumë partnerëve, të
cilët i kontribuojnë zhvillimit të këtij procesi qoftë në nivelin qëndror, lokal, të shoqërisë
civile, të organizatave profesionale etj. Dokumenti strategjik ka përmbledhur në vetvete të
gjitha shqetësimet dhe sfidat që e shoqërojnë këtë proces, duke përcaktuar vizionin dhe
qëllimin e tij dhe objektivat strategjikë si : Identifikimi dhe intervenimi i hershme dhe rritja
e përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore; Sigurimi dhe përforcimi i
mekanizmave mbështetës për shkolla gjithëpërfshirëse ; Zhvillimi profesional i personelit
edukativo-arsimor; Përmirësimi i infrastrukturës fizike për shkollën gjithëpërfshirëse dhe
Ngritja e vetëdijes gjithëpërfshirëse. Njëkohësisht ofrohen ide dhe aktivitete konkrete për
realizimin e këtyre objektivave.
Krijimi i një komuniteti arsimor gjithëpërfshirës, është detyrë e secilit anëtar të shoqërisë, si
rrjedhim mbetet përgjegjësi e secilit prej nesh te japë kontributin e tij maksimal në
realizimin e aktiviteteve të parapara, duke qenë të bindur se është shoqëria ajo që përfiton
më tepër nga kjo.
HYRJE
Arsimimi i fëmijëve më nevoja të veçanta është një sfide për të gjitha vendet që
synojnë të realizojnë parimin e krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët pa
dallim feje, kulture, race gjinie e diversiteti e që është drejt themelore e çdo njeriu.
Ne shume sisteme arsimore të vendeve të ndryshme gjithëpërfshirja është bere tashme një
realitet, por i shoqëruar me vështirësi të shumta. Me ketë sfide po ballafaqohet edhe
Kosova e cila po bene përpjekje ne drejtim të realizimit të konceptit të arsimit
gjithëpërfshires .
Shndërrimet e shumta që ndodhën në vendin tonë viteve të fundit, patën ndikime të
fuqishme edhe në fushën e arsimit me aplikimin e reformave në të gjitha nivelet e arsimit
dhe kjo ka sjelle edhe nocione dhe koncepte të reja në trajtimin dhe vendin që duhet të
zeje arsimi special. Në ketë periudhe kontribut të çmuar ka dhëne Përkrahja Finlandeze
5
për Zhvillimin e Sektorit të Arsimit në Kosovë, sidomos në hartimin e politikave për arsimin
e fëmijëve me nevoja te veçanta, trajnimin e eksperteve, mësimdhënësve etj. Me gjithë
arritjet e shënuara ne disa fusha ende ka shume aspekte ku duhet të punohet në mënyre
që të sigurohet gjithëpërfshirja fëmijëve me nevoja te veçanta.
Në themel të procesit të gjithëpërfshirës qëndron një grup i tërë parimesh që
sigurojnë, që nxënësi me nevoja të veçanta të shihet si një anëtar i vlefshëm i komunitetit
shkollor në çdo aspekt të tij. Andaj shkollat gjithëpërfshirëse marrin për baze se:
të gjithë fëmijët kanë të drejtë të qëndrojnë bashkë në një klasë pranë vendbanimit të tyre,
mundësitë që i ofrohen fëmijës nuk duhet të bazohen në vlerësimin e paaftësisë, por në
nevojat individuale te fëmijës, të gjithë mësuesit pa përjashtim mund të mësojnë të gjithë
nxënësit.
Kërkesa e tilla shtrojnë nevojën e punës se madhe që duhet të behet që nga institucionet
vendimmarrëse e deri të shkolla në mënyre që ato të jene në gjendje për të marre një rol të
tille i cili është shume sfidues. Për të përmbushur një mision të tillë MASHT është duke
punuar në drejtim të krijimit të infrastrukturës ligjore e cila do të mundësoj arsimin e të
gjithë fëmijëve dhe sigurimin e një ambienti të hapur ndaj diversiteteve.
Synimi ynë është që shkollat të promovojnë një ambient miqësor për fëmije sepse kushtet
materiale sado të mira të jene nuk do të thotë që sigurojnë ngrohtësi për fëmijët tjerë që
për arsye të ndryshme janë jashtë shkolle.
Këto dhe shume aspekte tjera tregojnë se duhet të punojmë disa drejtime për t’i
adresuar problemet që kemi për të realizuar arsimin gjithëpërfshirës për vete faktin që
pjesa me e madhe e fëmijëve me nevoja të veçanta nuk janë të përfshirë në shkolle, por
edhe ata fëmije që janë në sistem t’ju ofrohet arsim cilësor i cili bazohet në nevojat
individuale te fëmijëve.
Një sfide tjetër e cila po na përcjelle tani por edhe në një të ardhmen mbetet përgatitja e
mësimdhënësve e cila për momentin behet brenda kornizës se punës me klasat e rregullta
kështu që mësimdhënësit për të punuar me këta fëmije duhet të kenë përgatitje të mire si
dhe aftësi profesionale për realizimin e synimeve dhe arritjen e objektivave.
Me gjithë përpjekjet e bëra ende mbetet shume për tu bere në mënyre që të arrijmë
përmirësimin e situatës së fëmijëve me nevoja të veçanta gjë e cila duhet të jetë
preokupimi i tërë shoqërisë.
Andaj që të ketë efektivitet procesi i gjithëpërfshirës dhe rezultatet të jenë të prekshme,
duhet punuar për ndryshimin e shumë gjërave në shkollë në mënyrë që të krijojmë një
shkolle sipas një konceptimi të ri që të jetë e hapur dhe që promovon barazi dhe qasje për
të gjithë fëmijët.
ANALIZË DHE PREZANTIM I KONTEKSTIT
Arsimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë funksionon nga viti 1950 në atë
kohe ka pasur 4 shkolla speciale në të cilat zhvillohej mësimi fillor dhe i mesëm.
Mësimi ofrohej për një numër të kufizuar të fëmijëve dhe nuk ishte kualitativ për
arsye të mungesës se kuadrove profesionale të përgatitura për të punuar me këta fëmije.
6
Kapaciteti i kufizuar i shkollave speciale ndikonte në përfshirje dhe kjo bënte që nga kjo të
përfitonin një numër i vogël i fëmijëve, kryesisht të vendeve urbane, duke i përjashtuar
fëmijët që vinin nga vendet rurale.
Në vitet e 90–ta arsimi kosovar u gjend në rrethana të jashtëzakonshme duke
punuar në një sistem paralel, pjesë e të cilit ishte edhe arsimi special . Në ketë periudhe
funksiononin 4 shkolla speciale dhe 4 klase të bashkangjitura në kuadër të shkollave të
rregullta. Ishin të përfshirë vetëm 400 nxënës me lloje të ndryshme të dëmtimeve. Kjo
gjendje e vështire në të cilin gjendej arsimi kosovar la pasoja të shumta në të gjitha
segmentet e arsimit dhe si e tillë vazhdoi deri në përfundim të konfliktit të vitit 1999, vit ky
që në arsimin Kosovar shënoi ndryshimet e para. Këto ndryshime u reflektuan në tërë
sistemin e arsimit dhe në arsimin special gjithashtu.
Në këtë kohe shume agjenci u angazhuan për të ndihmuar reformat në arsimin
kosovar dhe në këtë kuadër përfitoi edhe arsimi special pasi që në këtë kohe agjenci
udhëheqëse për arsimin special u caktua qeveria e Finlandës “ Përkrahja Finlandeze për
Zhvillimin e Arsimit Special në Kosovë, FESDK”. Kjo agjenci ka punuar në ngritjen e
kapaciteteve vendore në arsimin special në të gjitha segmentet gjë që ndikoi edhe në rritjen
e përfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta. Arsimi i fëmijëve me nevoja të veçanta
në Kosovë organizohet në institucione parashkollore, shkolla specila/qendra burimore, klase
te rregullta dhe klase të bashkëngjitura, të cilat funksionojnë në kuadër të shkollave të
rregullta dhe në shkolla gjithëpërfshirëse. Përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta
arsimore viteve të ka shënuar rritje vetëm në vitin shkollor 2009/2010 numri fëmijëve me
nevoja të veçanta në shkolla ka shënuar rritje prej 30% pra nga 909 fëmije ka arritur në
1179 fëmije të përfshirë.
Sistemi aktual i arsimit për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore gjithnjë e me
tepër po shkon drejt hapjes ndaj arsimit të rregullt me qellim që fëmijët me nevoja të
veçanta gjithnjë e me tepër të jene pjese e shkollave dhe klasave të rregullta. Viteve të
fundit është punuar ne ngritjen e kapaciteteve të qendrave burimore ne mënyre qe ato të
ofrojnë shërbime profesionale për shkollat e rregullta.
Në kuadër të funksionalizimit në të gjitha qendrat burimore janë punësuar
mësimdhënës udhëtues dhe janë formuar grupet bërthamë në nivel shkolle, të cilat në
bashkëpunim me mësuesin udhëtues bëjnë identifikimin dhe bashkëpunojnë në ofrimin e
mbështetjes profesionale për mësimdhënësit dhe nxënësit më nevoja të veçanta që janë në
shkolla të rregullta. Në këtë vit 103 nxënës me nevoja të veçanta në shkolla të rregullta
janë mbështetur nga qendrat burimore nëpërmjet të mësimdhënësve udhëtues.
Klasat e bashkangjitura aktualisht akomodojnë 50% të fëmijëve me nevoja të
veçanta dhe numri i tyre është 73 klase në gjithë vendin. Klasat e bashkangjitura janë
shumë heterogjene për nga mosha, prandaj edhe nevojat e tyre për ofrim të arsimit special
janë të larmishme.
Gjate këtyre viteve vazhdimisht është punuar ne drejtim të gjithëpërfshirjës dhe për ketë
kemi edhe modele të cilat po tregohen se janë të suksesshme siç është projekti i Save The
Children me institucionet parashkollore ne komunën e Gjilanit dhe Pejës. Në vitin shkollor
2009-2010 MASHT në bashkëpunim me projektin Finlandës “Mbështetja Institucionale e
Universitetit Jyväskylä për Ministrinë e arsimit, shkencës dhe teknologjisë në Kosovë 2009-
2010” kanë punuar në shndërrimin e 3 shkollave të rregullta në shkolla gjithëpërfshirëse e
cila krijon një mundësi të mire që ky model të provohet ne praktike në mënyre që në te
ardhmen nxënësit me nevoja të veçanta të arsimohen në shkolla të rregullta me
7
bashkëmoshataret e tyre. Me gjithë arriturat e shënuara për MASHT-in mbeten shume sfida
sa i për këtë arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta përfshire: rritjen e numrit të fëmijëve
të përfshire ne sistemin arsimor, investimi ne edukimin parashkollor i cili është baze per
arsimin e mëtejme , arsimi i mesëm i larte i cili po ashtu kërkon përpjekje qe të aftësojmë
të rinjtë me nevoja të veçanta për tregun e punës dhe jete të pavarur.
VIZIONI I PLANIT STRATEGJIK
Duke marrë gjithsesi në konsideratë domethënien e përcaktimit nga UNESCO (2001) për
arsimin gjithëpërfshirës i cili nënkupton që “…të gjitha shkollat duhet të pranojnë të gjithë
nxënësit pa marrë parasysh gjendjen e tyre fizike, intelektuale, sociale, emocionale,
gjuhësore ose ndonjë gjendje tjetër. Kjo duhet të përfshijë fëmijët me aftësi të kufizuar dhe
fëmijët me talent, fëmijët e rrugës dhe fëmijët që punojnë, fëmijët nga viset e larta dhe
popullatat nomade, fëmijët e minoriteteve gjuhësore, etnike ose kulturore dhe fëmijët nga
viset apo grupet e margjinalizuara”, por gjithashtu edhe duke pasur parasysh vizionin e
shprehur në Strategjinë e Arsimit Parauniversitar 2007-2017, grupi hartues i këtij plani
strategjik veprimi përcaktoi këtë vizion : Për një sistem arsimor cilësor për të gjithë
nxënësit, duke marrë parasysh dhe respektuar nevojat individuale, interesat dhe
mundësitë.
QËLLIMI I PLANIT STRATEGJIK TË VEPRIMIT
Ky plan strategjik veprimi përcakton në mënyrë të strukturuar dhe të integruar se si i
duhet qasur dhe se si të trajtohet cështja e procesit të gjithpërfshirjes, por në aspektin e
saj më praktik dhe funksional. Meqenëse respekton dhe mbështetet në disa nga
dokumentet bazë si Strategjia e Zhvillimit Parauniversitar, Synimet e Mileniumit, Ligjet që
mbrojnë të drejtat e fëmijës (zbatimi i të cilave garanton gjithpërfshirjen në arsim), Planin
kombëtar për personat me aftësi të kufizuara, Strategjitë e ndryshme në arsim etj, qëllimi
kryesor i këtij plani strategjik veprimi është ndikimi në nivelin më praktik në trajtimin e
kësaj çështjeje, realizimin e aktiviteteve efektive, sigurimin e bashkëpunimit dhe
bashkërendimit në të gjitha hallkat e shoqërisë, përputhshmërinë e tij me Planifikimin
buxhetor dhe korniza të tjera të zhvillimit në Kosovë, dhe monitorimin dhe vlerësimin e
ecurisë së zbatimit të tij, duke kontribuuar në krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse në
të cilën gjithsecili ka mundësi të plotësojë dhe shprehë kapacitetet e tij individuale në
shërbim dhe për më të mirën e shoqërisë.
OBJEKTIVAT DHE MUNDËSITË E REALIZIMIT
Objektivat e planit strategjik janë vendosur brenda një kornize të vetme, e cila adreson :
- Objektivat përkatëse, realizimi i të cilave do të mundësonte krijimin e shkollave
të gatshme për të pritur të gjithë fëmijët .
8
- Aktivitetet /veprimet specifike, të cilat zbërthejnë objektivin përkatës, duke
bërë të mundur përmbushjen më me lehtësi dhe siguri të tyre
- Bartësit kryesorë përgjegjës për realizimin e aktiviteteve përkatëse
- Partnerët që do të ndihmojnë në realizimin e aktiviteteve përkatëse
- Afatin kohor në të cilin do të zhvillohet aktiviteti
- Burimin e buxhetit, që pasqyron përkrahjen financiare për secilin veprim
[financimi nga buxheti i Kosovës, buxhetet e Komunave apo përkrahja nga
donatorët si dhe shumën e nevojshme]
- Treguesit e aktiviteteve, përmes të cilëve do të matet edhe realizueshmëria dhe
vlerësimi i saj
- Mekanizmat e vlerësimit, të cilët do të jenë përgjegjës për procesin e
monitorimit dhe vlerësimit të realizimit të aktiviteteve dhe si rrjedhim të
objektivave të përcaktuar
- Faktorët e riskut, të cilët duhet të merren në konsideratë gjatë realizimit të
veprimtarive.
Objektivat e përcaktuara janë :
Objektiva I : Identifikimi dhe intervenimi i hershme dhe rritja e përfshirjes së
fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore
Objektiva II : Sigurimi dhe përforcimi i mekanizmave mbështetës për shkolla
gjithëpërfshirëse
Objektiva III : Zhvillimi profesional i personelit edukativo-arsimor
Objektiva IV : Përmirësimi i infrastrukturës fizike për shkollën
gjithëpërfshirëse
Objektiva V : Ngritja e vetëdijes gjithëpërfshirëse
Buxhetimi i këtij plani ka respektuar kornizën buxhetore të Ministrisë së Arsimit, dhe
mundësitë e planifikimeve vjetore të komunave. Të gjitha aktivitetet e zhvilluara dhe që
për të cilat i është referuar si burim kryesor MASHT, ka domethënien që ato aktivitete janë
pjesë e veprimtarisë së planifikuar dhe buxhetuar nga Ministria, ndërkohë që për të gjitha
aktivitetet në të cilat është shënuar burimi tjetër, këto fonde duhet të sigurohen nga
burimet përkatëse të cekura në secilin aktivitet.
OBJEKTIVI 1 :
===========
Hapat e veprimeve:
IDENTIFIKIMI DHE INTERVENIMI I HERSHEM DHE RRITJA E PERFSHIRJES SE
FEMIJEVE ME NEVOJA TE VECANTA ARSIMORE
Institucion
i
organizata
përgjegjës
Partnerët Afatet
Kohore
Burimet e
financimit
Indikatorët Mekanizmat
e vlerësimit
Faktorët e
rriskut
Krijimi i mekanizmave
ndërsektorial për
identifikimin e
fëmijëve/personave me
nevoja te veçanta
arsimore
MASHT
MSH
MPMS
MASHT
MPMS
MSH
Qendrat
Sociale,
OJQ
Prindërit
Shtator 2010
Proces
BKK
11.350 €
Rrjeti
funksional
Numri i
fëmijëve të
identifikuar
ZKM
Mosgatishm
ëria për
bashkëpuni
m
Krijimi dhe
Funksionalizmi i Ekipeve
Vlerësuese në Komuna
MASHT
DKA
Komuna Shtator 20 MASHT
KOMUNA
11.350 €
Ekipet e
krijuara
Numri i
fëmijëve te
vlerësuar
MASHT Mosfunksion
imi
sistematik
EV
Krijimi i programit
specifik për intervenim
dhe edukim të hershëm
MSH
MASHT
MSMP
Institucionet
shëndetësor,
Këshillimoret
IP
2010 ne
vazhdim
MSH
MASHT
MSMP
42.524 €
Programet e
krijuara dhe
funksionale
Prindërit Mungesa e
eksperteve
Fushata mediale mbi
rendësinë e identifikimit
dhe intervenimit të
hershëm
MASHT OJQ
Prindërit
Komunat
Mars-qershor
2011
MAShT,
Unicef
Donatoret
OJQ
39.000 €
Numri i
emisioneve në
media,
broshura dhe
artikuj të
ndryshëm
MAShT Organizmi
jo i mire i
fushatës
Hartimi i udhëzimeve
administrative dhe
akteve nënligjore qe
dalin si kërkese nga liqi
i rishikuar
MASHT
Prill 2010 -
2015
MASHT
28.000 €
Numri i akteve
nënligjore
UA për ekipet
vlerësuese,
PIA-n
MASHT
Monitorimi i zbatimit të
ligjeve, akteve
nënligjore dhe UA
MASHT
(inspektorët
rajnonal)
DKA, DKSH
DKA
Shoqeria
civile
Shtator 2010
- 2015
MASHT
Raporti i
progresit mbi
Monitorimin
MASHT
DKA
SIGURIMI DHE PERFORMCIMI I MEKANIZMAVE MBESHTETES PER SHKOLLA GJITHEPERFSHIRESE
OBJEKTIVI 2 :
===========
Hapat e
veprimeve:
Institucion
organizata
përgjegjës
Partnerët Afatet
Kohore
Burimet e
financimit
Indikatorët Mekanizm
at e
vlerësimit
Faktorët e rriskut
Funksionalizmi i
Qendrave Burimore
MASHT DKA
Shkollat
publike dhe
private
IP
2010 2013 MASHT
DKA
529.840 €
Numri i
nxënësve të
përkrahur me
shërbime
profesionale
dhe
materiale
ndihmëse
Grupi
Bërthamë
brenda
Qendrës
MASHT
DKA
Mungesa e kuadrit profesional
Sigurimi i asistenteve
bazuar ne nevojat e
fëmijëve
MASHT
DKA
AGJENSIONE
T
KPAK
GUSHT-
2010
MASHT
120.000 €
Numri i
asistnetve te
pranuar
MASHT,DK
A,OJQ
Rritja e numrit të
mësimdhënësve
gjithëpërfshirës
bazuar ne nevoja
MASHT
DKA
AGJENSIONE
T
GUSHT –
2010
MASHT
1.296.000 €
Numri i
mesimdhensve
te pranuar
MASHT,DK
A,Ekspert
te jashtem,
Rritja e numrit të
shkollave
gjithëpërfshirës
MAShT
DKA
KPAK 2010 2014 DKA
MASHT
DONATORET
817.020 €
Numri i
shkollave
gjithëpërfshirë
se
DKA
MASHT
Mungesa e përkrahjes
financiare për Gjithperfshirje
Trajnimi i
mësimdhënësve
udhëtues dhe
gjithëpërfshirës
MASHT
DKA
AGJENSIONE
T
SHTATOR
-2010
MASHT
DKA
Donatoret
Numri i
mesimdhensve
te trajnuar
MASHT,DK
A,EKSPERT
TE
JASHTEM
Sigurimi i transportit
dhe mjeteve te
punës për mësuesit
udhëtues
MASHT MASHT PROCES MASHT Transporti
funksional dhe
qasja ne
mjetet e
punës
MASHT,QB
Hartimi i normativave
për standardet për
arsimin
gjithëpërfshirës
MAShT DKA
OJQ
Donatoret
Shkollat
2010 2011 MASHT
Donatoret
Dokumentat
normative të
finalizuara
MASHT
DKA
S’ka rrezik
Implemetimi i
Idenksit për
gjithëpërfshirje ne
I.P. dhe shkolla
DKA
MASHT
Ojq
Donatoret
2010-2011 Dka
Donatoret
203.290 €
Rritja e numrit
të shkollave
gjithëpërfshirë
se
MASHT
DKA
Mungesa e kuadrit profesional
Mungesa e buxhetit
Pilotimi i
Implementimit te
PIA-s
MASHT
DKA
Prindërit
Shkollat
Ekspertët
2010 në
vazhdim
DKA
6.180 €
Numri i PIA të
hartuara dhe
implementuar
a
MASHT
DKA
Mungesa e gadishmerise per
implementim
Organizimi i
trajnimeve për
zbatimin e PIA-S në
të gjitha nivelet e
arsimit
MASHT
UNICEF
F.edukimit
OJQ
IPK
Save the
children
TESFA
Shtator
2011 2015
UNICEF
F.edukimit
OJQ
IPK
Save the
children
TESFA,MASHT 6.048 €
Numri i
trajnimeve të
zhvilluara
UNICEF
F.edukimit
OJQ
IPK
Save the
children
TESFA,
MASHT
Zbatimi i PIA në të
gjitha nivelet e
arsimit
MASHT
DKA
Institucione
t edukativo
arsimore
OJQ
KPAK
SHPA
Janar
2012
MASHT, DKA
10.000 €
Numri i
fëmijëve me
PIA
MASHT,
DKA,IEA,IP
K
Shndërrime i KB ne
Njësi Burimore dhe
funksionalizimi i tyre
MAShT
DKA
Ojq
Donatoret
2010-2011 MASHT
751.809 €
Numri i
njesive
burimore te
transformuara
dhe
funksionale
MASHT Moskuptimi i drejt te fuksionit
te njesive burimore
Krijimi i rrjetit te
mësimdhënësve
MAShT
DKA
Shkollat, IP 2010 MASHT
Rrjeti i krijuar
dhe funksional
MASHT Mosfunksinalzimi i rrjetit
gjithëpërfshirës
Identifikimi i
nevojave për
punësim te
interpretëve dhe
instruktoreve te
gjuhës se shenjave,
MAShT
OJQ 2010 Masht
144.000 €
Numri i të
punësuarve
MASHT Mungesa e buxhetit
Krijimi i kushteve
per studime ne U.P.
për student me
nevoja te veçanta
arsimore
MASHT
UP
UP 2010 ne
vazhdimës
i
UP
MASHT
Numri i
studenteve te
pranuar
MASHT Mos gatishmëria
Ofrimi i programeve
Arsimore per
personat me NVA
mbi moshen
shkollore
MAShT
DKA
Donatoret
QAP
Shkollat
Ministria e
punës
2010 e
tutje
MAShT
DKA
910.438 €
Numri i
nxënëse te
përfshire ne AJ
MASHT
DKA
Mungesa e mjeteve
Analiza sistematike
e situatës dhe
identifikimi i
nevojave
MAShT
DKA
Shkollat 2010-2014 MAShT
50.000 €
Numri i
hulumtimeve,
Aktivitet e
realizuara dhe
sygjerimet
MAShT Përcjellja dhe kualiteti i
hulumtimit,
Përcjellja e ndryshimeve
Formimi i Grupit për
monitorimin e
implemetimit të
dokumentit të
strategjisë për
“Arsim
Gjithëpërfshirës”
MAShT DKA 2010-2014 MAShT
450 €
Grupi i
formuar
Raportet nga
procesi i
monitorimit të
implentimit
MASht Puna jo efikase e Grupit.
Botimi i Revistës,
librave dhe përkthimi
i titujve me interes
MASht MASht
Donatoret
OJQ
2010-2014 MAShT
Numri i
botimeve
MAShT
per “Arsim
Gjithëpërfshirës”
20.000 €
OBJEKTIVI 3 :
Hapat e veprimeve:
ZHVILLIMI PROFESIONAL I PERSONELIT EDUKATIVO- ARSIMOR PËR ARSIM GJITHPERFSHIRES
Institucioni
organizata
përgjegjëse
Partnerët Afatet
Kohore
Burimet e
financimit
Indikatorët Mekanizm
at e
vlerësimit
Faktoret e rriskut
Hapja e studimeve
MASTER per arsim
Gjithëpërfshirës në
FE
UP
FE
MASHT 2010-2011 UP /MASHT
125.500 €
Departamenti i
hapur
Numri i
studenteve te
regjistruar
UP Mungesa e perkrahjes
per hapjen e
Departamentit
Përfshirjea e numrit
të caktuar të
lëndëve nga AGJ ne
programin baze te
përgatitjes se
mesimdhenesve
FE
UP
MASHT
2010 -2011 UP
11.040 €
Programi i
hartuar
Numri i
lendeve te
përfshira ne
plan-program
UP Mosperfshirja e
lendeve
Trajnimi i motrave
edukatore,
edukatoreve,
mësimdhënësve,
personelit
profesional për
gjithëpërfshirje
(në nivel bazik)
MASHT
DKA
OJQ
Donatorët
QB
2010 ne
vazhdim
MASHT
OJQ
DKA
12.250 €
Numri i
edukatoreve
dhe
mesimdhenesv
e te trajnuara
MASHT
DKA
Trajnimi jo adekuat
Zhvillimi profesional
i mësimdhënësve
dhe personelit
edukativo arsimor
MASHT
DKA
OJQ 2010 ne
vazhdim
MASHT
DKA
77.125 €
Numri i
mësimdhënësv
e të përfshirë
në zhvillimin
profesional
MAShT
Numri i vogël i te
përfshirëve
Trajnimi i drejtorëve
komunal të arsimit
dhe drejtorëve të
shkollave
MASHT
DKA
Agjensione
t
Gusht 2010 MASHT, DKA
1.500 €
Numri i
trajnimeve
MASHT,DKA
Organizimi i
seminareve për
personelin e MASHT
MASHT,MIUJ Agjensione
t
Maj 2010- MASHT, MIUJ
Numri i
seminareve
MASHT,MIU
J
Organizimi i
konferencave ne
nivel te vendit,
rajonit dhe
ndërkombëtare për
arsimin
gjithëpërfshirës
MASHT
DKA
Agjensione
t
DHJETOR
2010- 2015
MASHT,MIUJ,
DONATOR
30.000 €
Numri i
konferencave
MASHT,DKA
,
AGJENSION
ET
OBJEKTIVI 4 :
Hapat e veprimeve:
PËRMIRESIMI I INFRASTRUKTURËS FIZIKE PËR SHKOLLËN GJITHËPËRFSHIRËSE
Institucioni/o
rganizata
përgjegjëse
Partnerët Afatet
Kohore
Burimet e
financimit
Indikatorët Mekanizma
t e
vlerësimit
Faktorët e riskut
Ndërtimi i objekteve
shkollore duke
respetuar standardet
për gjithëpërfshirje
MASHT
DKA
Agjensionet Në proces MASHT
DKA
Donatoret
Numri i
shkollave të
ndërtuara sipas
standardeve
MAShT
DKA
Mos respektimi i ligjit
2004/15
Udhëzimi Administrativ
2007/3
Renovimi i shkollave
për gjithëpërfshirje
(ndërtimi i pjerrinave
dhe tualeteve speciale
për qasje ne shkolla,
pajisja me inventar
adekuat etj sipas
standardeve
evropiane)
MASHT
DKA
Donatoret
Komuniteti
Në proces MASHT
Donatorët
Komuniteti
Numri i
shkollave te
adaptuara sipas
standardeve
DKA
MASHT
Shkollat e parenovuara
Pajisja e dhomave te
burimeve me mjete
adekuate
DKA
MAShT
MAShT
OJQ
Donatoret
Ne proces DKA
MAShT
Dhomat të
pajisura me
mjete adekuate
DKA
MAShT
Mos pajisja
Rregullimi i hapësirave
jashtë shkollës qe
mundësojnë qasje
sipas standardeve.
MASHT
DKA
Donatoret
OJQ-te
Komuniteti
2011-2013 MASHT
DKA
Donatoret
1. Numri i
shkollave qe i
plotëson
standardet për
qasje
horizontale
Numri I fëmijëve
MASHT
DKA
Mos rregullimi
Organizimi i DKA Donatoret 2010-2011 DKA Numri i fëmijëve Dka Mos organizimi
transportit te
përshtatshëm për
fëmijët me aftësi te
kufizuara
me aftësi te
kufizuara qe e
shfrytëzojnë
transportin
Organizimi i
hapësirave te
përshtatshme
shkollore (klasa,
nyjeve sanitare, salla
sportive, bibloteka,
kabinetet dhe sigurimi
i inventarit te
përshtatshëm) për
fëmijët me aftësi te
kufizuara
MASHT
DKA
Shkolla
Donatoret
2010-2014 DKA
MASHT
Donatoret
400.000 €
Numri i
shkollave sipas
standardeve
MASHT
Dka
Mungesa e hapesires se
pershtateshme
OBJEKTIVI 5 :
Hapat e veprimeve:
Ngritja e vetëdijes gjithëpërfshirëse
Institucioni/
organizata
përgjegjëse
Partnerët Afatet
Kohore
Burimet e
financimit
Indikatorët Mekanizm
at e
vlerësimit
Faktoret e rriskut
Organizmi i
debateve,
seminareve ,
konferencave
rajonale dhe
ndërkombëtare për
AGJ
MAShT
DKA
Shkolla
IP
OJQ
Donatoret
2010 2014 MASHT
DKA
Donatoret
Numri i
konferencave
te organizuara
Pjesëmarrës
it
Mungesa e buxhetit
Organizimi i
fushatave për
vetëdijesim mbi
arsimin
gjithëpërfshirës
MASHT DKA
Ojq
Donatoret
Ne periudha
te caktuara
kohore
MASHT
Donatoret
14.000 €
Fletushkat
Broshurat
Emisionet
kontaktues
media
MASHT Mungesa e mjeteve
buxhetore
Ngritja e kapacitete
të stafit të
institucioneve
vendimmarrëse
MASHT 2010 2012 MASHT
Donatoret
300 €
Cilësia në punë MASHT Mos ngritja e
kapaciteteve
Fuqizimi dhe
funksionalizimi i rolit
të KPAK
MASHT
DKA
KPAK
Shkolla
DKA
KPAK
Shkolla
Donatoret
2010 MASHT
Donatoret
DKA
Numri i
takimeve te
mbajtura dhe
efekti i tyre
MASHT Mosinteresimi i
prindërve për
gjithëpërfshirje
19
Terminologji
Fëmija me nevoja të veçanta – Fëmija me nevoja të veçanta është fëmijë i cili ka
vështirësitë në të nxënë të theksuara në krahasim me bashkëmoshatarët e tij dhe i
nevojitet përfshirja në programin mbështetës. Vështirësitë e fëmijëve të cilat lidhen me
përvojën në shkollë duke filluar nga problemet në vëmendje, në të nxënit, gjuhë, probleme
emocionale dhe në sjellje ose aftësisë së kufizuar. Këto vështirësi mund të paraqiten për
shkak të një ose më shumë pengesave zhvillimore të përmendura. Fëmijëve me nevoja të
veçanta u sigurohet e drejta të përfshihen në shkollat të rregullta.
Fëmijët me dëmtime të lehta – fëmijët të cilët kanë vështirësi zhvillimore të shkaktuara
si pengesë i zhvillimit intelektual ose fizikë, kanë vështirësitë në shprehjen e mendimeve me
anë të të folurit dhe të kuptuarit. Aktivitetet psikomotorike i kanë të shtuara ose të
ngadalësuara. Fëmijët me dëmtime të lehta me sukses mund të arsimohen me Planin
individual të arsimit, nëse me sukses adaptohen në rrethin social nuk dallohen prej fëmijëve
të tjerë.
Klasa e bashkangjitur/speciale – është klasa e formuar prej fëmijëve me nevoja të
veçanta me pengesat zhvillimore të njëjta, funksionon paralel me klasat e rregullta në
kuadër të shkollës së rregullt.
Në klasat e bashkangjitura zakonisht punojnë “mësuesit special” të cilët mësojnë fëmijët me
nevoja të veçanta të moshave të ndryshme në mësonjëtoren e veçantë në shkollën e
rregullt. Fëmijët në klasën bashkangjitur mund të kenë qëndrim ditorë ose mund të
përfshihen në orët e caktuara në klasa të rregullta. Përparësia e shkollave të rregullta që
kanë klasa të bashkangjitura është në atë se shërbimet e mbështetjes mund të ofrohen sa
më afër shtëpisë se fëmijës. Fëmijët kanë mundësinë të shkojnë në shkollë me shokët e vet
dhe të jenë pjesë e komunitetit.
Ana e dobët e klasave të bashkangjitura është se mund të shtoj ndarje të fëmijëve të cilët
me herët janë përfshirë në klasat e rregullta. Ndonjëherë mund të kufizoj mundësin e
fëmijës për të nxënë sepse fëmijët janë të moshave kronologjike të ndryshme, me
vështirësi dhe nevojat e ndryshme në të nxënë të vendosura në të njëjtën grup.
Klasat e bashkangjitura do të funksionojnë për grupet e fëmijëve të shurdhër dhe fëmijët
me dëmtime të rënda. Në të ardhmen klasa do të shfrytëzohet si dhoma e resurseve,
fëmijët do të kalojnë në klasa të rregullta kurse “mësimdhënësit special” do të punojmë me
mësimdhënësit e rregullt.
Arsimi special – Proces mësimor i planifikuar për të plotësuar nevojat mësimore në
përputhje me zhvillimin e nxënësit me nevoja të veçanta. Arsimi special është zhvilluar si
sistem i ndarë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, në bazë të supozimit se fëmijët
me nevoja të veçanta kanë nevojat të tilla që nuk do të u përgjigjen shkollat e rregullta.
Arsimi special ekziston në të gjitha vendet e botës në formën e shkollave ditore ose
konviktore dhe klasave të vogla në shkollat e rregullta.
Shkollat speciale - Zakonisht janë të organizuar në bazën e llojit të dëmtimit siç janë:
shkollat për fëmijët me dëmtime në të parë, shkollat për fëmijët me dëmtime në të dëgjuar,
shkollat për fëmijët me dëmtime intelektuale dhe të kombinuara, shkollat për fëmijët me
20
dëmtime fizike etj. Në kuadër të shkollave speciale punojnë mësimdhënësit special të
aftësuar për mësimdhënie në gjuhën e shenjave, në sistem Braille, metodat alternative
augmentative të komunikimit etj. Procesi mësimor dhe puna në shkollat speciale është e
organizuar sipas modelit të mësimit tërëditor në bazë të aktiviteteve të procesit mësimor
dhe rehabilitues të koordinuar.
Qendra Burimore – Qendra burimore është institucion i organizuar i cili siguron shërbimet
sistematike profesionale për shkollat e rregullta për nxënësit të përfshirë në klasa të
rregullta, në klasa të bashkangjitura ose shkolla speciale. Qendra burimore kryen vlerësimin
arsimor, harton materiale, zhvillon metodat të mësimdhënies, ofron shërbime për riaftësim
dhe programet e trajnimit, bashkëpunon me specialistët dhe prindërit në zbatimin e PIA –së
për secilin nxënës me nevoja të veçanta.
Arsimi gjithëpërfshirës – është qasje humane në arsim në kuadër të ofrimit të mundësive
të barabarta në të nxënë për të gjithë nxënësit duke respektuar dallueshmëritë. Arsimi
gjithëpërfshirës është sistem i arsimit në të cilin regjistrohen të gjithë nxënësit me nevoja
të veçanta në shkollat më të afërta dhe iu sigurohen shërbime mbështetëse dhe shkollimi i
bazuar në mundësit dhe nevoja e tyre.
Është proces i rritjes së pjesëmarrjes në mësimënxënie që i përgjigjet nevojave të
ndryshme të gjithë nxënësve në shkolla të rregullta përfshirë edhe ata të cilat kanë nevoja
të veçanta arsimore.
Arsimi gjithëpërfshirës dallohet prej arsimit special i cili paraqitet në forma të ndryshme
përfshirë shkolla speciale, klasa të bashkangjitura dhe integrimin individual të fëmijëve me
përkrahje profesionale.
Klasa gjithëpërfshirëse – është klasë në shkollën e rregullt në të cilën është përfshirë së
paku një fëmijë me nevoja të veçanta me fëmijët tjerë, ku procesi edukativo-arsimor është i
organizuar në përputhje me parimin e individualizimit i cili mundëson nxënie për çdo fëmijë
ku do të përjeton sukses dhe ndjenjën e pjesëmarrjes në grup.
Shkolla gjithëpërfshirëse - është institucion shkollor në të cilën regjistrohen të gjithë
fëmijët dhe fëmijët me nevoja të veçanta arsimore të lagjes në klasat e rregullta dhe iu
sigurohen shërbime mbështetje dhe arsim cilësor i bazuar në forcat dhe nevojat e tyre.
Shkolla gjithëpërfshirëse bazohet në principet themelore.
Puna profesionale bazohet në punën ekipore dhe në përgjegjësin e secilit të punësuar;
Qasja fizike, pajisja dhe përgatitja e shkollës;
Vlerësimi profesional dhe edukativ krijon bazën e zhvillimit të planit individual të
arsimit;
Mbështetja nxënësve në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta gjithmonë kur është e
mundur
Prindërit janë partner të shkollës, marrin pjesë aktive në planifikimin dhe në hartimin
a planit individual.
Mësimdhënia me nxënësin në qendër
Plan program i përshtatshëm dhe fleksibil
Arsimtarët janë profesionist
Vlerësim i vazhdueshëm, autentik edhe i tillë që mat progresin individual
21
Bashkëpunimi
Plani për zhvillimin e shkollës
Sistemet të mbështetjes
Fëmija me aftësi të kufizuara – është term i përgjithshëm i përdorur për kufizime
funksionale, që shkaktojnë pengese në aftësinë e një personi, për shembull, për të ecur, për
tu ngritur, shërbyer, ose për të mësuar. Mund të referohet po ashtu një gjendje fizike,
dëgjimore ose mentale. Ky është një rezultat i procesit i aftësisë së kufizuar, i cili ndodh kur
fëmijët me dëmtime përjetojnë barriera në pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqëri.
Mësimdhënës udhëtues - Ofron shërbime profesionale në shkollat të rregullta për
mbështetje fëmijëve me nevoja të veçanta. Mësimdhënës udhëtues krijon bazën e të
dhënave për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, vërteton llojin e mbështetjes, merr
pjesë në vlerësimin e nxënësve dhe në përpilimin e PIA-së, organizon mbështetjen
sistematike për: fëmijët/nxënësit dhe përcjell progresin e tyre, mësimdhënësit e rregullt,
prindërit dhe profesionist tjerë. Mësimdhënësi udhëtues punon në kuadër të qendrës
burimore ose shkollës së rregullt.
Shërbimet e mbështetjes – Për ndihmë procesit edukativo-arsimor për fëmijët me nevoja
të veçanta në sistemin e rregullt arsimor organizohen shërbimet e specializuara të
mbështetjes në nivel lokal, regjional dhe shtetëror. Shërbimet mbështetëse janë të
organizuara në kuadër të qendrës burimore, shkollës së rregullt dhe institucionit
parashkollor, bashkëpunojnë, organizojnë dhe ofrojnë shërbime shtesë dhe profesionale për
nxënësit, mësimdhënësit të rregullt, mësimdhënësit special, prindërit të fëmijëve me nevoja
të veçanta në shkollat e rregullta. Për nxënësit organizojnë trajnime të drejtpërdrejta në
fusha të veçanta të plan programit.
Përmes “mësimit gjatë gjithë jetës” siguron kompetencën e personelit brenda Qendrës
burimore, shkollës së rregullt dhe institucionit parashkollor zhvillon metodologjitë e reja të
nxënies dhe mësimnxënien mbi parimin e individualizimit, me materiale dhe mjete
mësimore të cilët kanë vlerë të posaçme për nxënësin.
Vështirësitë në të nxënë – Paraqiten si vështirësitë të ndryshme që prekin aftësinë në të
kuptuar ose në përdorimin e gjuhës së folur ose në të shkruar, llogaritjet matematikore,
koordinimin e lëvizjeve ose vëmendje të përqendruar. Vështirësitë në të nxënë ndodhin me
fëmijërinë e hershme mirëpo këto vështirësitë zakonisht vërehen kur fëmija të arrijë në
moshën shkollore.
Plani individual i arsimit - PIA – është plan edukativo- arsimor për secilin fëmijë me
nevoja të veçanta arsimore të cilit i duhet mbështetje në klasën gjithëpërfshirëse, klasën e
bashkangjitur ose në shkollën speciale. Parimi i individualizimit në këtë rast është maksimal,
efektet janë të matshme dhe të dukshme në atë se sa fëmija me nevoja të veçanta ndihet
pjesë e tërësisë dhe që ka përparuar në krahasim me gjendjen e mëparshme.
Grupet bërthamë në nivel të shkollës – janë grupet të organizuara të formuara prej
stafit të shkollës: drejtori i shkollës, mësimdhënës dhe personeli profesional shkollor në
22
nivel të shkollës, qendrës burimore për avancimin e procesit të arsimit gjithëpërfshirës në
shkollat e rregullta. Grupi bërthamë harton planin e veprimit për administratorin e shkollës,
përcakton detyrat për mësimdhënësit dhe për personelin tjetër shkollor në ndihmë të
procesit të arsimit gjithëpërfshirës.
Ekipet vlerësuese – janë ekipet të përbëra prej profesionistëve për vlerësimin profesional
dhe edukativ, propozojnë shërbimet mbështetëse dhe të specializuara para përfshirjes së
fëmijëve në shkollim dhe sipas nevojave të cilat do të jenë të nevojshme gjatë shkollimit të
fëmijëve. Vlerësimi bazohet në fuqitë dhe aftësitë e nxënësve duke përcaktuar nevojat për
mbështetje dhe organizimet e ndryshme të mësimdhënies. Në bashkëpunim me prindërit
dhe profesionistët tjerë, përgatisin, monitorojnë dhe ndihmojnë zbatimin e PIA-së për secilin
fëmijë me nevoja të veçanta.
Braill
SHTOJCE 1
Buxheti sipas viteve :
2010 2011 2012 2013 2014 2015
€ 98.485
€ 749.178
€ 932.252
€ 953.040
€ 1.425.374
€ 1.499.335