1
[‘‘Origjina e popullit shqiptar’’ nga Shpend
Bardhi|Revista: Perpjekja Shqiptare|Viti 1938]
2
a qenë nji kohë kur fort pak njihej në botë Populli i ynë. E na vetë
përgjithsisht s’e njohim as sod! E errët historija e tij e e koklavitun shumë,
e trazueme me atë të popujve tjerë ma të mëdhaj me të cilitë fati e kishte
vumë në të përpjekun e ndën të cilët i ishte dashun t’ulte qafën: kolosi Romak,
vala Slave, duhija Turke. Nj’ aty kah mbarimi i Mesjetës shfaqet për pak kohë
si nji meteor i shkëlqyeshëm para syve të bindun e të habitun të botës, por
prap eklipsohet. E gati harrohet. Pesha e nji vargu të gjatë shekujsh parahistorikë
e historikë të kaluem me luftime të pandame vetroje e ka lodhun e rrëgjuem
tepër, por s’ka mundun t’a shuej. Asht gjalë se gjallë. E nj aty kah fillimi i
shekullit të kaluem studjuesit e Oksidentit nisin të merren me të. Nga gjanat qi
ka mbërrijtun të shpëtojë prej rrenimit të kohës si veçori të çëmueshme të tija,
ajo që u bie në sy ma fort dijetarvet asht gjuha që flet. Shqenca e gjuhsis
krahashore porsa ka lemë, por rritet e zhvillohet me hapa të shpejta e plot
shëndet e gjallsi. Kërkon fusha e landë studimi e krahashimi.
Qyshë në vjetin 1835 J.v Xylander u muer me shqipen në veprën e tij <<Die Sprache der Albanesen>> tue i njihun ksaj origjinën indevropjane. Vijnë mbas
tij dijetarë tjerë, si A. Shleicher e G. Stier (Ist die albanesische Sprache eine indogermanische? në Allgemeine Monatschrift, (1854, f 860-872), por sidomos
Franz Bopp-i që në <<Ueber das Albanesische>>, (1855), e provon me ma
shumë hollsina e me argumenta ma të bindshëm karakterin indevropjan të gjuhës
s’onë. Mirë po mbetej nji problemë e dytë mjaft e randë e randsishme për t’u
zgjethun. Cila ishte veriga që e lidhte shqipen t’onë të soçme me indevropishten
mijavjeçare? Ishte folun për ilirishten, por rrëshqitas e me ndoshta, pa prova. I
pari që u mundue me e qarue me nji farë methudhe këtë lidhni, tue e pështetun
mbi emna të përveçëm ilirik, qe J.G. von Hahn-i në veprën e tij <<Albanische Studien>>, botuem qyshë në 1853. Nji vepër me randsi themelore për
Albanologjin. Por vlera e studimit të Hahn-it shtohet shmë ma tepër ndër syt
t’anë kur shohim se nji kompetent i madh si Gustav Meyer-i (1850-1900), ma i
K
3
madhi Albanolog i shekullit të kaluem, vjen e e vërteton plotsisht dhe themelon
mbi te të tanë veprimin e tij për gjuhën shqipe. E çfarë veprimi ! E ç’fat i keq
për gjuhën t’onë vdeka e tij aq e parakoshme.
Me gjithë qi gjenealogjiija ilirike e shqipe ka pasun e ka edhe sod antarë të
bindun ndër gloto-albanologë, shumë tjerë, ndër të cilët Meriton të përmendet
veçan pederseni, e lidhin gjuhën t’onë me thrakishten e jo me ilirishten.
Albanologu sërb z.Bariq thotë se shqipja asht nji thrakishte e ilirizueme, e
kryealbanologu i soçëm z.Prof. Nobert Jokl e tregon të rrjedhun sa prej njanës
aqë prej tjetrës, me nji fjalë si nji gjuhë thrako-ilirishte. Këtyne mendimeve qi
nuk largohen aqë shumë prej shoqi-shoqit, duhet t’u shtojmë edhe dy tjera krejt
të ndryshme. Njani asht i gjuhtarit gjerman Agustin Schleicher, qi e ven shqipen në nji degë indevropjane bashk me italiken e greqishten e vjetër, të cilat ai i
përmbledh ndën emnin <<grupi pelazgjik>>. Ky mendim nuk asht pamë i
denjë prej gjuhtarvet ma të shquem m’u marrë para sysh. Tjetri mendim asht
krejt original dhe me nji randsi kryekrejt për shqipen e pra edhe për origjinën
e popullit t’onë. Asht mendimi i nji glotogu nga ma të dijshmit e shekulit të
kaluem, Agustin Friedrich Pott. Ky thotë se shqipja nuk mund të jetë tjetër veçse
nji gjuhë iliro-pelazgjike paraindievropjane. Pram bas mendimevet të shfaquna
prej kompetentavet ma të mëdhaj qi ka njohun bota deri sod në fushën e gjuhsis,
shqipja qenka nji gjuhë iliro-indevropjane (G. Meyer), ase thrako-indievropjane
(Pedersen), ase iliro-thrako-indevropjane (Jokl), apo iliro-pelazgoparaindevropjane
(Pott), tue e lanë mbë nj’ anë <<grupin pelazgjik>> të Schleicher-it.
Kënduesi i kujdesshëm qi na ka ndjekun deri këtu e ka kuptue se origjinën e
gjuhës na e kemi marrë si origjinë të popullit qi e flet, e nuk do të zemrohemi
aspak në qoftë se ai s’ka pritun qi të na ndjekë deri në fund për me formulue
në mende të vet reservat qi ndill ky identifikim aprioristik. Kemi m’u spjegue.
Por ma par e ma dalë më duket se kënduesi profan, qi s’ka ma pak të drejtë se
i dijshmi, e deshiroj qimos të ketë as ma pak kureshtë e lakmi se ky, për me e
4
njoun orighinën e popullit të vet, më duket pra, po thom, se ai ka nevojë të
kuptojë mirë se kush janë këta Indevropjanë, këta Thrakë e këta Ilirë qi po i
paraqesim si stërgjyshën të largë. Fort të largë të Shqiptarvet. Në dritën e
shqencës qi kemi përmendun qysh në krye të shqencës së gjuhsis, tue krahashue
gjuhët e foluna prej popujsh të ndryshëm, tue vëzhguë e hetue fjalë e grimza
fjalësh e rregulla morfologjike të përbashkta a të përgjashme në gjuhë të
ndryshme, tue studjue zhvillimin historik të këtyne në krahashim të pandamë
me shoqja-shoqen, dijetarët e kësaj shqence kanë mbërrimë me catue me siguri
se dikur, në nji kohë parahistorike, disa nga këto gjuhë, qi ndër syt e profanity
s’kanë kurrfarë gjasimi e lidhnje njana me tjetrën, s’kanë qenë veçse nji gjuhë
e vetme e folun prej nji populli të vetëm. Në këtë mënyrë asht gjetun se të tana
gjuhët qi njihen sod në faqe të dheut, të gjalla apo të vdekuna, d.m.th qi fliten
edhe sod a që janë folë dikur e sod nuk njihen veçse prej shkrimesh a enmesh
të përveçëm të mbetun, të tana këto gjuhë të botës janë dega të dame prej disa
trungjesh të vjetra, janë bija, mbesa e stërmbesa të disa gjuhve-nana qi kanë
vdekun ma para, e prandaj ato gjuhë qi kanë lemë prej nji gjuhe-nanë, qi janë
damë prej nji trungu të vetëm, ato quhen gjuhna-motra, ase, në nji kuptim ma
të gjanë, gjuhna-gjini. Nji nga këto trungje të vjetra, nga këto gjuhna qi po i
thërrasim nana, asht indevropishtja. Shkaku qi thirret kështu asht se prej saj kanë lemë gjuhët qi janë folë e fliten qyshë prej Indis e gati të gjithë Evropën.
Në kontinentin t’onë vetëm dy gjuhë rrjedhin prej nji trungu tjetër qi s’ka të
bajë me indevopishten: finishtja, qi përfshin finlandishtën dhe estonishten edhe hungarishtja. Këto rrjedhin prej trungut urlo-altajik; madje jo prej trungut, por
prej grupit uralo-altajik, mbasi me gjithë qi gjuhët e përmbledhuna ndën kët’
emën paraqesin përgjasim të mëdha ndërmjet sosh, dijetarët s’janë edhe të sigurtë
qi vijnë prej nji trungu të vetëm. Natyrisht s’kanë të bajnë me indevropishten
as gjuhët e utyne allogjenve të shpërndamë andej e këndej në mest të popujve
t’Evropës, si për shëmbull Çifutin (semitikë) ase Tyrqit, uralo-altajikë edhe këta.
5
Ma në fund, duhet të përjashtojmë nga trungu indevropjan edhe gjuhën e Baskvet,
të cilët janë pa dyshim nji popull fort i vjetër n’ Evropë, nji popull autokron i
gatishullit iberik, ndoshta i vetmi popull paraindevropjan qi ka teprue n’Evropë.
Të gjitha gjuhët tjera t’Evropës, pra, bashkë me këto edhe ato t’Indis, t’Iranit e
armenishtja, janë dega, gema e bisqe të trungut indevropjan. Me fjalë tjera, para
disa mijë vjeç ka qenë nji popull qi flitte këtë gjuhë, indevropishten. Ky popull
quhej Arja ose Arjan. Nuk dihet me siguri se ku banonte ky popull. Mendimet e
dijetarvet ndryshojnë shumë mbi këtë pikë. Gjasa ma e madhja asht për Evropën
lindore a nj’atje ndërmjet Uralesh e detit Kaspjan n’Asin perëndimore. Prej këtij
populli janë shkëputun fise mbas fisesh shekuj mbas shekujsh dhe kanë mbësymë
në drejtime të ndryshme do për Evropë e tjerë për Asi, tue u ndalun më vjet,
dhetvjet a qindvjet ndër krahina të ndryshme deri qi kanë zanë vend dikun për
gjithmonë. Shkaqet e këtyne shpërnguljeve popujsh hyne në kompetevcën e
Sociologjis me i tfillue. Për studimin t’onë këtu do të mjaftojë m’u dijtun se të
gjithë popujtë e Evropëas, veç atyne pak përjashtimeve qi u shënuen, dhe popujt
e kontineteve tjerë të shpërngulun prej Evrope në kohna historike, si edhe nji
pjesë e madhe Asiatikësh, kanë për origjine attë popull të moçëm parahistorik
qi quhej Arjan e gjuhën e të cilit dijetarët e kanë quejtun indoevropjane. Këta
Arjanë, tue u shpërndam e hallakatun anemhanë, tue u damë e larguem fise-fise
nëpër treva të ndryshme, tue u kapërthyem e përpjekun edhe me popuj tjerë
nëpër viset e shkeluna prej sish, brez mbas brezi e shekull mbas shekulli, asht
e dijtun se nuk mund t’i shpëtojshin zhvillimit të natyrshëm qi solli ndryshime
të mëdha në gjuhë, zakone e kulturë të tyne. Kështu prej nji populli të vetëm
lindën e u formuen nji shumicë popujsh indevropjanë, të cilët u danë edhe këta
ma vonë ndër dega të ndryshme a u ndryshuen vetë tue formue popuj tjerë ma
të rij: ata qi rrojnë sod. Kur vallë filluen Arjanët të shpërngulen nga atdheu i
tyne origjinar? As ksaj pyetjeje s’ka mundun kush deri sot t’i përgjjgjet më nji
mënyrë të preme, ma sa asaj tjetrës qi i përket vendit. Por ma nji numër
6
rrumbullak e me shumë gjasë kjo shpërngulje ka nisun nja pesëmijë vjet parandej.
Tue lanë mbë nji anë popujt tjerë indevropjanë t’Evropës e aqë ma fort ata
t’Asis, këtu do të merrimi në mënyrë të posaçme vetëm me ata qi erdhën e zunë
vend në gatishullin balkanik e rreth kësaj treve. Para se të fillojshin me i a
beftu në gatishullin t’onë fiset arjane, ndoshta aty kah gjysma e m.jvjetit të
tretë para Krishtit, ky vend ishte i banuem prej popujsh tjerë autoktonë, qi
kishin nji qytetnim neolithik. Por këtu duhet të shënojmë, për profanin, se fjala
qytetnim s’ka atë kuptim qi i epet sod, veç don me thanë nji mënyrë jete
kolektive. Kishin nji qytetnim neolithik, pra, don me thanë qi për nevojat e tyne
përdorshin vegla të punueme prej guri, se metali ishte edhe i panjohun për ta.
Ç’ishin këta popuj pararjanë të Ballkanit? Si quheshin? Auktorët e vjetëër grekë
e shumë tjerë nga të rijt i kanë quejtun Pelazgj, sidomos ata të Balkanit juguer.
Por do kritikë janë kundër këtij emni, ma vonë ka ndrrue emën e asht quejtun
Thesal, e prej emnit të ka lemë edhe ai i krahinës. Buker. Për thesën qi jemi
tue zhvillue në këtë studim emnat kanë, si gjithmonë gjithkund, nji randsi krejt
relative. Randsi kryesore e ka jo emni, por gjaja vetëm qi bar emnin. E këtu
popujt qi banojshin në sinisin balkanike para indevropjanësh. E pra për largue
ç’do keqkuptim, ata popuj na po i thërrasim këtu paraindevropjanë ase parajanë.
Popujt arjanë qi kanë ardh e mbushun gatishullin balkanik në kohna të lashta
parahistorike, tue u varë prej Veriu kah Juga e tue ndërrue karakterin ethnic e
qytetnimin e Pararjan vet me të vetin, kanë qenë Helenët (Grekët e hershëm),
Thrakët, Maqedhonët dhe Ilirët (Illyrët). Nuk mund t’i dijmë me siguri epokat e
shkeljes së tyne në Balkan. Por mund të gjindemi fare afër së vërtetës tue
pranue për Helenët si datën ma të von shekullin e XXI para Krishtit. Fill mbas
sis hi a mbërrijnë Thrakët e njani mbas tjetrit Maqedhonët e Ilirët, aty kah
shekujt XVI e XV para krishtit. As ky vargim s’asht krejt i sigurtë. Ma e shuma
e dijetarvet venë në krye të këtij vargu Helenët, por nuk mungon edhe ndonje
qi ven si prisa Ilirët. Këtu popujt, përgjithsisht e sidomos për kohnat
7
parahistorike, nuk duhet t’i mendojmë të përmbledhun secalin në nji organizëm
politike kombtare mbas kuptimit qi kemi na sod për nji Shtet me kufij të caktuem.
As nuk asht vendi këtu qi të flasim për institutat politiko-shoqnore të cilin do
prej sish, Me gjithë këtë nji ide afrore mbi trevat qi kishin zanë ata në Balkan
asht mirë t’a ketë kënduesi për qëllimin e këtij artikulli. Helenët qyshë në fillim
kishin zanë vend mu në Jugë, atje ku shohim sod fqijt t’anë Grekët, bijt e tyne,
eku fat i njerzis i kishte zuem prej hyjve t’Olympit, si nji diell të shkëlqyeshëm
e t’amushueshëm. Thrakët kishin zanë gjithë anën lindore ndërmjet Egjeut,
Marmaras, Detit të Zi, Danubit, Moravës e Strumës. Maqedhonët pqeshin në Jugë
me Helenët, me Egjeun nëpër gatishullin e Halqidikës, në Lindje me Thrakët, në
Perëndim mbërrijshin në nji vertikale qi shkonte prej Pindit deri përmbi lëqenin
e Prespës, dhe në Veri në nji vi horizondore qi shkon nëpër qytetin e shkupit
epiqet në Lindje me Thrakët e në Perëndim me Ilirët. Ilirët, ma në fund, kishin
në dorë të gjithë pjesën perëndimore të gadishullit balkanik, qyshë prej gjinit të
Nartës (Arta, moti Ambraqija) e deri në Veri t’Adriatikut, dhe të tanë anën
verijoje përmbi Maqedhonin. Në Veri-Lindje piqeshin me Thrakët. E përserisim
qi këta kufij nuk duhen marrë sit ë përpiktë, si t’ishin kufij Shtetesh të
ksokohshme, por fare afrisht.
Tasht e dijmë se kush ishin indevropjanët e vjetër e kush janë përgjithsidh
popujt qi kanë dalë prej atij trungu. Njohim edhe kartën e moçme të Balkanit
me popujt qi banojshin në të. Mund t’a kapim pra përseri e tash me nji mënyrë
ma të kthiellt e ma të bindshme se përpara bisedën e origjinës s’onë. Në katër
pika i kishim përmbledhun mendimet e dijetarvet të gjuhsis mbi burimin e
shqipes e pra edhe mbi origjinën e popullit shqiptar: 1) Origjinë Iliro-pelazgjike,
2) Or. thrako-indev, 3) Or. iliro-thrako-indev, e 4) Or. iliro-pelazgjike (iliro-
paraindevropiane). Nji gloto-albanolog fort i squet e i dijshëm i ditvet t’ona,
Z.Carlo Tagliavini, profesuer i gjuhsis shqipe n’Universitetin e Padovës, shkruan
në << Enciclopedia Italiana>> (II,124) se origjina ilirjane ase thrake e shqipes
8
ka nji randesi të veçantë nga pikpamja e autoktonis së popullit shqiptar. Sepse
në qoftë se shqipja lidhet me indevropishten nëpër ilirishte s’ka dyshim atëherë
se popullj shqiptar asht autokton n’atdhen e tij, mbasi motit ky vend ka qenë i
banuem prej Ilirësh, por në qoftë se shqipja nuk rezulton nji gjuhë ilirike por
thrake, atbotë Shqiptarët janë dynd e ardhun në Shqipmi nga Thraka. Auktori
nuk shkon ma gjatë e prandej nuk dijmë së në ç’epokë do t’a vënte Z. e tij këtë
ndërrim vendi të Shqiptarvet nga Thraka n’Iliri po do të provohej se shqipja
rrjedh nga thrakishtja. Por mbas mendimit t’onë nji shpërngulje e tilë nuk mund
të kish ndodhun veçse në nji kohë shumë të lashtë. Se ndryshe s’mund të
spjegohej nji influencë aq e madhe e ilirishtes mbi thrakishten e Shqiptarvet sa
m’u quehtun nju thrakishte e ilirzueme apo nji gjuhë thrako-ilirishte, siç e pohojnë
Bariqi, Jokli e Tagliavini, posë tjerve. Sidoqi të jetë, edhe autoktonija, si shumë
gjana tjera të ksaj bote, asht relative. Po t’a marrim autoktonin në kuptimin
absolut. Duhet të quejmë autokton vetëm nji popull qi, mbas theoris poligjeniste,
të parët e tij origjinarë të jenë krijue në vend! E atëherë asnji nga popujt
indevropjane. Për me folun vetëm për këta, nuk do të quhesh dot autokton në
krahashim me popujt e maparshëm të Balkanit të cilve kan ardh e zanë vendin.
E në qoftë se popujt parajanë të Balkanit, si edhe ata t’Evropës mbarë, qi janë
zhdukun tue u shkrimë ethnikish me Arjanët qi u ranë mbi shpinë, në qoftë se
ata nuk hyjnë ma në numër dhe do të quhen këta autoktonë, të këtilë janë
atbotë në Balkan Grekët, bijt e Helenvet, e të këtillë edhe Shqiptarët, bijt e
Thrako-Ilirvet. Kurse, në krahashim me këta, Slavët janë ardhaçakë, pse kanë
kanë zdrypun në këto vise jo me ma pak se nja dymijë vjet ma vonë. Po qe se
do t’i quejshim Shqiptarët ardhacakë ndër viset ilirike, tue i njohun si Thrakë,
cilët do t’ishin atëherë autoktonët e këtyne viseve sod? Sepse, po e përserisim,
fjalët ardhacak e autokton s’kanë kuptim veçse për dy popuj qi rrojnë në nji
vend ase përbri shoshoqit, nga të cilët i pari të ketë ardhur e pushtue vendin
a nji pjesë të vendit të të dytit tue shtymë e shtrynguem këtë në nji qark
9
banimi ma të ngushtë. Qoftë pra edhe tue pranue thesen e Gustav Ëeigandit qi
për na asht nji hypothesë absurd qi Shqiptarët të kenë ndërrue vend nga Thraka
n’Uliri në Mesjetë, b.f. ndën shtrëngimin e valës slave, prap se prap përfundimi
logjik qi do të nxiret asht po nji qi Shqiptarët janë autoktonë dhe Slavët
ardhacakë. Ase këto dy fjalë s’kanë asnji kuptim! Ma së fundi, themeli thrako-
ilir i shqipes besojmë se mund të spjegohet fare mirë me kontaktet e drejta të
zhdrejta t’atyne dy popujve të moçëm pa qenë nevoja qi nji fis Thrakësh të jetë
shkëputun orej trevës së vet për me ardh e m’u futun në tokën ilire. Dhe të
vijmë tashti te origjina pelazgjike (paraarjane) e gjuhës e e popullit t’onë. A asht
vallë me të vërtetë për t’u hjedhun poshtë pa tjetër ky mendim i Pott-it? Ky
dijetar i madh ka qenë plot 54 vjet (1833-1887) profesuer i golotogjis
n’Universitetin e Halle-s (Gjermani). Poliglot me nji dituni të gjanë te jet, ka
qenë i specjalizuem në studime ethnografike me anën e gjuhsis. Ka lanë nji
grumbull të madh veprash me randsi. Thesën e tij mbi gjuhën shqipe s’e ka
hjedhun përpara si nji hypothesë të thatë intuitive, por e ka zhvillue me
argumenta gjuhsorë dhe ka qëndrue në të deri në fund. E quan shqipen,,nji
tepricë paraidevropiane iliro-Pelazgjike” (Carlo Tagliavin, Enciclopedia Italiana.
II, 123/2). Çë duhet të kuptojmë nga këto fjale? E para, qi aktori gjerman quen
pelazgj popujt paraindevropianë të Balkanit a të nj pjese të Balkanit, dhe e dyta,
qi Shqiptarët, për të, janë Pelzgj t’ilirizuem. Ç’thonë kundërshtarët e tij? Thonë
se s’ka pikë dyshimi mbi karakterin indevropian të gjuhës shqipe. Fare mirë. Por
a nuk mund të jetë nji paraidevropjane e idevropjanizueme? S’ka asnji arsye,
na duket neve, qi të na ndalojë me pranu për shqipen, parën hypothesës së nji
thrakishtje t’ilirizueme, edhe atë të nji paraindevropianishte t’ilirizueme a të
thrako-ilizueme. Le të ndëgjojmë tashti dhe nji dijetar italjan, Zin Piero Sticotti,
Drejtorin e muzeut të qytetit të Trieshtës:
<<Ilirishtja njihet përgjithsisht si nji djalekt indevropjan. Mbas mendimit të dissave, populli ilir qi flitte këtë gjuhë, të cilën duhet me e rendue ndër ato
10
typit satem mbasi të këtillë e karakterizojnë përgjasit toponomastik, po ky popull ilir po u diktueka në Veri deri ndër viset baltike e në Jugë deri në Kretë (Gjirit). Në Greqi e në kretë ai na qenka parahelenik: tash vonë, tue u mundue me decifrue do shkrime vorresh parahelenike, kanë gjetun fjalë qi spjegohen me gjuhën shpipe. Ky fakt na ban me mendue se, edhe tue mos qenë ndoshta të parët e Shqiptarvet krej të njatë me banorët parahelenikë, ata mund të kenë pasun ldhni for të ngushta me këta, lidhni qi duken të vërtetueme edhe prej legjendavet beotike mbi heron ilir>> (Enciclopedia Italiana, XVIII, 833/1).
N’i besofshim pikë për pikë këtij versjoni, Shqiptarët na dalin indevropjanë Ilirë
parahelenë. E në këtë rasë Ilirët duhet të kenë zdrypun në Balkan para Helenvet.
Për ndryshe edhe këtu gjejmë nji vertetim të thesës së Pott-it. Nga sa u shkrue
deri këtu kuptohet qartë pra se Shqiptarët janë ase nji popull pelazgo-pararjan,
banues në Balkan qyshë prej kohës neolithike nja pesmivjeçare, dhe i arjanizuem
prej Thrako-Ilirvet, ase drejt për drejt nji popull thrako-ilir, banues ne Balkan
prej nji kohe nja 3500 vjeçare.
E kemi titullue kët artikull <<Origjina e popullit shqiptar>>, edhe gjithkund
po këtë fjalë e kemi përdorun kur na asht dashun të përmendim grumbuj të
përbamë prej njerzish qi kanë nji origjin të përbashkët. Asht nevoja të merremi
vesht mirë me kenduesin mbi kuptimin e ksaj fjale. Siç dihet, populli ka pikë së
pari kuptimin e banorvet të gjithë bashkë: të banorvet të nji katundi, të nji
qytetu, të nji krahine a të nji Shteti. Këtu, me këtë kuptim, të vetmet lidhni
ndetmjet njerëzvet (individuvet) qi përbajnë popullin janë banimi i përbashkët
në nji vend e marredhanat shoqnore qi rrjedhin si pasoja të faktit të këtij
banimi. Ky pra asht nji kuptim thjesht shoqnuer. Populli këtu asht synonym me
neologjizën popullsi. E me gjithë qi jemi përpara nji emni përmbledhës, kur flasim
a e shkruajmë, e ndëgjojmë apo e këndojmë, në menden t’onë tfaqen fare kthiellet
individut qi formojnë bashkarin, na dalin para syvet të mendes nji nga nji si
pjesë të dame. Kjo e fundit nuk na siell aspak ndër mend persona të veçanta,
11
por nji gjithsi krejt të pandame e të pandashme, m’u nj ashtu sikur s’na bie
ndër mend kurrë për atomat e nji trupi fisik kur kemi të bajmë më nji të këtillë.
Besojmë se kënduesi i ynë e ka marrë vesht hollë qi ky kuptim s’ka vend në
këtë studim. Nji tjetër veshtrim i popullit asht turma, bota, gjindja, gërdhja, kur
thomi, po zamë, shumë popull asht mbledhun. Kuptohet vetiu se as me këtë
vështrim s’kemi punë këtu. Tjera veshtrime të popullit qi s’na interesonë në kët
artikull janë edhe këto: shtetasit e sunduem, kur thomi, b.f popull e qeveri, popull
e parlament. E mandej kur e përdorim për vogjli, në kundërshtim me klasat e
nalta të shoqnis. Ma ne fund, populli ka edhe nji kuptim politico-juridik, si
element kryesuer ndër ata tre qi përbajnë bazat e nji Shteti populli, toka e
qeverri. Por ky veshtrim nuk duhet ngatrrue me atë të parin qi spjeguem si
gjithsi të banorvet të nji Shteti. Atje kemi para sysh banorët e Shtetit të gjithë
bashkë e njikosisht edhe veçeveçsi t’ishim tue i numrue e regjistrue këtu populllin
gangull, të pandamë e të papjestueshëm. E si të këtillë duhet të kemi kujdes qi
mos t’a ngatrrojmë as me kombin, me gjithë qi këtë trazim gati s’ka shkrimtat
qi s’e ban pa vumë re. Nuk asht pun’e madhe, mbasi as ai qi e flet e e shkruan
as ai qi e ndgjon e e lexon nuk i ep dum gabimit, në qoftë madje se s’jam un
vetë i gabuem qi quej gabim nji përdorim gati të përgjithshëm në sheshin e
politikës, due me thanë përjashta shqencës. Më gjithë këtë, mbasi këtu bajmë
shqëncë e jo politikë, qe ndryshimi medis dy skanjevet e par e punë si element
juridik nuk thuhet kurrë se Shtet pa komb s’ka por Shtet pa popull s’ka. Dhe e
dyta kur thomi populli, kuptojmë nji landë të paunueme, t’aftë me marrë çëdo
formë, nji brumë të pagatuem por kur thomi kombi kemi ndër mend nji apparat
kolosal të gjallë, nji makinë të ngrehun e në punum e sipër, nji organizatë me
të tanë organët e saj në vend. Këtu kombi asht synonym me Shtetin, gati si nji
metaforë e Shtetit.
As ky s’asht kuptimi qi ka populli n’artikullin t’onë. Na e kemi përdorun këtë
fjalë ne veshtrimin ethnologjik. Asht gjithsija e atyne njerëzve qi zakonisht flasin
12
nji gjuhë të përbashkët, të trashigueme brez mbas brezi qyshë prej nji kohe qi
mund t’arrijmë na me dijen t’onë me i gjetun fillesën. Shqiptarët flasin shqip.
Shqipja asht faza e re e ilirishtes apo e thrakishtes. Pra Shqiptarët qenkan nji
tepricë e Ilirvet apo Thrakvet, nji tepricë qi ka mundun t’a ruej qyshë atëhere
themelin e asaj gjuhe të lashtë kurse Ilirët e Thrakët tjerë e kan humbun, në
vend të saj kanë nxanë nji gjuhë tjetër, janë bamë nji tjetër popull, kanë nxanë
gjuhën e popullit pushtues, janë bamë nji si ai, janë shkrimë me të, pushtues e
të pushuent janë bamë të tanë nj burmë. Edhe thrakishtja e ilirishtja janë faza
ma të vjetra se shqipja të nji gjuhe ma të moçme qi flitte nji popull i quejtune
Arjan e qi sod, ajo gjuhë, thirret indevropjane. Pra shqipja rridhka prej ksaj
gjuhe e populli shqiptar prej Arjanvet të hershëm. E s’ka pikë dyshimi se edhe
indevropishtja vetë asht nji tjetër fazë ma e moçme sa thrako-ilirishtja e nji
gjuhe shumë ma të lashtë. Veçse shqenca s’ka mundun sod për sod me shkue
ma përtej, dhe për kët arsye na jemi të shtrënguem të qëndrojmë atje e të thomi
se origjina ma e vjetra e shqipes asht indevropishtja, origjina e Shqiptarvet janë
Aranët. Mirë po ndokush nga dijetarët don të thotë se në shqipet të soçme ka
disa elementa qi nuk mund të spjegohen kurrsesi me indevropishten e se, krejt
për kundra, do shkrime vorresh parahelenike vetëm shqipja mund t'i spjegojë. E
po, atbotë, në qoftë puna vërtetë ashtu, shqipja paska nji themel ma të vjetër
në Balkan se indevropishtja, e në këtë rasë Shqiptarët qenkan nji popull par-
arnan në këtë rasë Shqiptarët qenkan nji popull par-arjan në këtë trevë. Populli,
me këtë kuptim, s’ka kufij gjeografikë e aqë ma pak kufij politikë. Përfshin të
gjithë ata qi kanë nji gjuhë të përbashkët. Kështu kur thomi pra, me këtë
veshtrim. <<Populli shqiptar>> kështu, me P të madhe do t’isht mirë t’a
shkruejshim-kemi ndër mend jo vetëm Shqiptarët e Shqipnis, por edhe të tanë
tjerët qi rrojnë përjashta saj: në Jugoslavi, në Greqi, n’itali, në vende tjera
t’Evropës, n’Amerikë a në tjetër kontinent qofshin vendas apo të mërguem.
Mb’anë tjetër as allogjenët as alloglotet e Shqipnis nuk bajnë pjesë në Popullin
13
shqiptar me këtë kuptim. Por vallë a s’ka populli tjetër veçori në veshtrimin
ethologjik posë gjuhës qi flet? Jo po, ka! Ka doket e zakonet, kulturën e traditat
dhe nji tog tfaqsish tjera shpirtnore të trashigueme. Por sipër të gjithave e në
themel të të gjithave rrin gjuha si element ma dallues se të tanë, si edhe ma i
qëndrueshmi. Për individut ma fort se gjuha kanë qëndrim trashigimet e tjera
psyhike, por për popujt, për bashkarit kombtar shum a pak të gjana asht e
vërtetë e kundërta. Posë ksaj fenomenet psyhologjike janë aqë të pleksuna, aqë
të ndërlikueme, qi asht punë tepër e vështirë me i analyzue ma ni farë sigurije
për të caktuem nji vi disi të shqueme ndërmjet psyhologjis së nji populli e të nj
tjetri. Prandej i vetmi elemvnt i sigurtë e praktik a së paku elementi kryesuer
për caktimin e individualitetit të nji populli sod gjstë shekujve të kaluem deri
n’origjinën e tij, asht gjuha.
Me këtë kuptim qi ekemi përdorun këtu, vallë a s’kishte mundun fjal popull me
i a lëshue vendin kombi ase racës(farës, fisit)? Të flasim ma parë për këte të
fundit. Raca a fara ka për njerin para çdo gjaje tjetër, nji kuptim fisik,
morfologjik. I dan njerzit me ça sheh syni në trupim e tij rac e bardhë, ezezë,
e verdhë, simbas ngjyrës aë lëkurëa. Racë brakyqefale(kokshkurtën) a
dolikoqefale(kokgjatë), simbas trajtës së kres. E kështu mbandej varg e vistër të
Gjitha veçorit tjera trupore qi dallojnë farët e njerzis. S’ka asnji dyshim qi poujt
n’origjinën e tyne kanë qenë shque prej shoqi-shoqi si me veçorit trupore ashtu
edhe me ato të shpirtit. Mirë po sa ma fort qi të jenë largue nga origjina në
kohë e me vend, aqë ma tepër janë përzie e kapërthye me popuj të dalun prej
tjetër rranje, e atbotë aqë ma shumë asht ndryshue edhe trajta e tyne fisike.
Në mënyrë qi asht e pamundun të ndiqet nji popul nga pikpamja raciale nëpër
fazat e ndryshme ku asht përshkrue e me mbërrijtun kso dore n’origjinën e tij,
Për shembull, Shqiptarë e Slavë rendohen sod në nji racë të vetme, të pagzueme
dinarike(nga Alpet Dinarike). Asht fara thrako-iliro qi ka bamë për vete edhe
Slavët? Mirë po qe se popujt arjanë të soçëm, qi pra mbas provës së
14
pakundrështueme të gjuhvet kanë dalë të tanë prej nji trungu, dahen në shumë
raca të ndryshme. Janë bamë e po bahen pa prajtun tentative shqencore për të
mbërrijtun në nji dallim të sigurtë racash nëpër analyzën mikroskopik të gjakut.
Por resultatet qi janë shtimë në dorë deri tash janë fare pak të kënaqshme për
qëllimin e fundit. Për me tregue se sa pak të sigurta e te përpikta janë veçorit
e caktueme prej Anthropologvet për secilën farë njerzore, po shënojmë këtu
poshtë se ç’thonë ata për typin dinarike qi na përfshin edhe ne Shtati i gjatë
shumë rrasht i kres tepër i naltë, si një pyrg, rrafshatak e me nj reth for pak
ma të gjatë se të gjanë (pra brakyqefal) hunda ma e madhja e të tanë njerzis,
tepër e naltë dhe me majë të kthyeme si grep fytyra e hollë e e gjatë veshët
të gjatë syt mesatarë buzët të holla flokët pa rudha e të murrët!
Sa për qind vallë janë ata dinarikë (këndo Balkanas, vaç Grekvet të cilët
rendohen në racën mesdhetare a medisterrane) qi mund të bajnë be se shohin
bash vetveten në nji pasqyrë të këtillë? Anthropologjia, qi asht shqenca e
studimit të typavet njerzorë, ka për të mundun ndoshta nji ditë me na bindun
ma fortë me resultatetet e saja mbi karakterizimin e klasifikimin e farve të
ndryshme, mbi origjinën e tyne dhe sidomos mbi lidhjet e typit racial me psyhën
e njeriut. Se po, njeriu i mjerë, i xhveshun prej aktivitetitt psyhik, jet nji gja
verevëte fare pak tërhjekse e pa ndonje ndryshim nga kafsha përgjithsisht! E
sidoqi tepër zhurmë asht bamë deri sod sodomos në këto kohnat e fundit rreth
epris (superioritetit) së ndonje race përmbi tjereat, e drejta asht qi provat
shqencore mungojnë gati kryëkëput në këtë fushë. E pa këto prova fjala fjalën
s’e mund kurrë. Anthropologjia psyhologjike asht edhe embrionale. Tasht besojmë
të jetë kuptue fare qartë se pse nuk mund të flitet për origjinën e nji race
shqiptare. Origjina e racës shqiptare asht ndoshta ajo e racës së të gjithë
popujvet arjanë a indevropjanë, tue qenë se të gjithë këta n’origjinë kanë qenë
po nji popull e nji racë. Por sod asnji popull i qytetnuem nuk paraqet veçori të
nji race të veçantë, siç paraqet veçori kombrare të veçanta. E tash na ka mbetun
15
me u marrë vesht edhe mbi kombin, Në kuptimin ethnologjik qi i kemi dhanë na
këtu popullit, ky njisohet me kombin në të tana veçrit e tija. Edhe vetë fjala
greqishte ethnos don me dhanë komb përgjithsisht e populli në kuptimin qi i
kemi dhanë ksaj fjale këtu. E prandaj, mbasi të jemi marrë vesh kso dore se ku
e kemi qëllimin, mind t’a kthejmë fare mirë titullin t’onë <<Origjina e Kombit
shqiptar>>. Veç duhet dijtun qi kombi, edhe në kuptimin ethnologjik si n’atë
tjetrin politik qi kemi spjegue ma nalt, tregon nji shoqni t’organizuemem me
instituta shoqnore në nji shkallë ëthike mjaft të naltë, pjestarët e së cilës i
ndiejnë thellsisht lidhjet morale qi kanë ndërmjet shoqi-shoqit. Sod populli i ynë
ka mbërrijtun në këtë shakallë. Por mbasi këtu kemi pasur para sysh nji popull
shqiptar të konsideruem qyshë prej origjinës së tij e nëpër fazat e ndryshme të
jetës së kalueme deri në këtë ditë, fjala popull, qi ka nji kuptim ma të gjanë se
kombi, na përshtatej ma mirë.
Qëllimi praktik i këtij shkrimi asht me i bamë të njohun Shqiptarir vetene evet
si pjestar të nji kombi. A ma mirë me thanë nji pjesë të vogël të vetvetes, atë
qi i përket origjinës. Kemi pasun para sysh, si lexues, ma fort intelektualin
mesatar, e me këtë spjegohet edhe stili i përdorun e disa përseritje me
kambëngulje. <<Gnothi seafton>> (njih vetveten) qi na kanë lanë orakut e
Olympit apo t’urtët e Helenve të mrekullueshëm vlen sa për individut aqë dhe
për kombet, e ndoshta ma shumë për këto se për ato, sod sidomos qi asht bamë
modë me i ramë mohit kombsis për dashuni… të njerzis!