KAPITULLI 5 EKSPERIMENTIMI
Lënda: Metoda Kërkimi ShkencorM.Sc. Sokol Luzi
Përmbatja
Natyra e eksperimentimit1
Çështjet kryesore në modelet eksperimentale2
Karakteristikat e eksperimentimit3
Administrimi i kontrollit të eksperimentit4
Çështjet themelore të eksperimentimit5
Klasifikimi i projekteve të eksperimenteve6
1. Natyra e eksperimentimit
Gjatë eksperimentimit, qëllimi i kërkuesit shkencor është të përcaktojë nëse ndryshimi në variablin epavarur shkakton ndryshime në një prej variablave të rëndësishëm të varur.
Me anë të eksperimentimit, variablat e pavarura, të cilat kontrollohen nga kërkuesi shkencor përmesmanipulimit, pritet që të përcaktojnë rezultatet e dobishme.
2. Çështjet kryesore në modelet eksperimentale
Manipulimi i variablit të pavarur
Përzgjedhja dhe matja e variablit të varur
Përzgjedhja dhe caktimi i subjekteve pjesëmarrës në eksperiment
Kontrolli mbi variablat e jashtme
2.1. Modelet eksperimentale - Manipulimi i variablit të pavarur
Grupi eksperimental dhe grupi i kontrollit: Grupi eksperimental është ai mbi të cilin administrohet njëtrajtim eksperimental, ndërsa mbi atë të kontrollit nuk administrohet një trajtim i tillë.
Nivele të trajtimit eksperimental: Duke analizuar më shumë grupe, secili me një nivel të ndryshëmtrajtimi, mund të përftohen rezultate më të sakta sesa nga një eksperiment i thjeshtë (me një grupkontrolli dhe një grup eksperimental)
Më tepër se një variabël i pavarur: Eksperimentet mund të ndërlikohen më tepër duke përfshirëndikimin e një variabli tjetër eksperimental.
2.2. Modelet eksperimentale - Përzgjedhja dhe matja e variablit të varur
Nëse variablat e varura nuk janë të duhurat dhe nëse nuk përfaqësojnë rezultatet që ne kërkojmë tënxjerrim, atëherë eksperimentimi nuk është i vlefshëm.
Një sjellje blerëse e përsëritur mund të jetë e rëndësishme, pasi disa konsumatorë mund ta provojnënjëherë produktin, por mund të mos vazhdojnë ta blejnë më atë.
2.3. Modelet eksperimentale - Përzgjedhja e subjekteve pjesëmarrëse
Njësitë e testimit janë subjektet apo njësitë, përgjigjet e të cilave maten ose vëzhgohen nëeksperimentim. Konsumatorë individualë, të punësuar, njësitë e organizatave, territoret e shitjeve,segmentet e tregut, markat, pikat e shitjes, apo entitete të tjera mund të jenë njësi testimi.
Përcaktimi i zgjedhjes dhe gabimet rastësore në zgjedhje
Ekperimentet ndonjëherë mund të mos jenë të suksesshme edhe kur zona gjeografike e zgjedhurposaçërisht për një kërkim, nuk është e duhura.
a.
Gabimet sistematike mund të ndodhin nëse njësitë e zgjedhjes në një qelizë eksperimentale janë disitë ndryshme nga njësitë e zgjedhjes në një qelizë tjetër dhe ky ndryshim ndikon te variabli i varur.
2.4. Modelet eksperimentale - Përzgjedhja e subjekteve pjesëmarrëse
Variablat e jashtëm
Pjesa dërrmuese e kërkuesve e dinë se variablat e marketingut miks, çmimi, produkti, promocionidhe shpërndarja ndërveprojnë me forcat e jashtme të tregut, si konkurrenca apo prirjetkonsumatore.
c.
Kontrolli mbi variablat e jashtëm
Elementi tjetër në hartimin e projetit të një eksperiment ka të bëjë me kontrollin mbi variablat ejashtëm. Kjo ka të bëjë me llojet e ndryshme të gabimeve eksperimentale.
b.
3. Karakteristikat e eksperimentit
Ky term u referoehet elementëve të hartimit të projektit të eksperimentimit që në mënyrë tëpaqëllimshme u lë subjekteve kërkimore disa sinjale në lidhje me hipotezën e kërkimit.
1. Ndikimi i eksperimentuesit
2. Efekti Hauthorne
3. Reduktimi i specifikimeve të eksperimentit
Njohja e hipotezës së kërkimit shkencor krijon një lloj të veçantë paqartësie. Ky tip i veçantëpaqartësie njihet me emrin “efekti i kërkesës”
3. Karakteristikat e eksperimentit
Ky term u referoehet elementëve të hartimit të projektit të eksperimentimit që në mënyrë tëpaqëllimshme u lë subjekteve kërkimore disa sinjale në lidhje me hipotezën e kërkimit.
1. Ndikimi i eksperimentuesit
2. Efekti Hauthorne
3. Reduktimi i specifikimeve të eksperimentit
Njohja e hipotezës së kërkimit shkencor krijon një lloj të veçantë paqartësie. Ky tip i veçantëpaqartësie njihet me emrin “efekti i kërkesës”
3.1. Karakteristikat e eksperimentit - Ndikimi i eksperimentuesit
Në qoftë se pjesëmarrësit janë në djeni për kërkesat apo pritshmëritë e kërkimit, ka shumë gjasa qëata të veprojnë në përputhje me trajtimin e eksperimentit.
3.2. Karakteristikat e eksperimentit - Efekti Hauthorne
Efekti Hauthorne thekson që njerëzit do të performojnë ndryshe kur e dinë se janë subjekteeksperientale.
3.3. Karakteristikat e eksperimentit - Reduktimi i specifikimeve të eksperimentit
Edhe pse është praktikisht e pamundur të mënjanohen specifikimet e kërkesës së eksperimentit,mund të merren disa masa për t’i reduktuar ato. Më poshtë jepen disa lloje që mund të përdoren:
1. Përdorimi i maskimeve eksperimentale
2. Veçimi i subjekteve pjesëmarrës në eksperiment
3. Përdorimi i një administratori eksperimental “të verbër”
4. Administrimi i vetëm një niveli trajtimi për çdo pjesëmarrës
3.3. Karakteristikat e eksperimentit - Reduktimi i specifikimeve të eksperimentit
1. Përdorimi i maskimeve eksperimentale: Pjesmëarrësve në eksperiment mund t’u thuhet një qëllimtjetër nga qëllimi i vërtetë i eksperimentit.
2. Veçimi i subjekteve pjesëmarrës në eksperiment: Kërkuesit shkencorë duhet të minimizojnëpërmasat në të cilat subjektet komunikojnë me njëri tjetrin mbi proçedurat eksperimentale.
3. Përdorimi i një adminsitratori eksperimental “të verbër”: Edhe personat që administrojnëeksperimentin është mirë që, mundësisht, të mos njihen me qëllimin e kërkimit.
4. Administrimi i vetëm një niveli trajtimi për çdo pjesëmarrës: Kur subjektet dinë më shumë se njësituatë trajtimi eksperimentale, ka shumë të ngjarë që të zbulojnë hipotezën e kërkimit.
4. Administrimi i kontrollit të eksperimentit
Dallimi kryesor midis kërkimit shkencor eksperimental dhe kërkimi shkencor përshkrues ëshë aftësiae kërkuesit shkencor për të kontrolluar variablat, qoftë duke I mbajtur të pandryshueshëm, qoftëduke i manipuluar ato.
Kur variablat e jashtme nuk mund të mënjanohen, duhet që kërkuesi të përpiqet përqëndrueshmërinë e kushteve të eksperimentimit.
Nëse një metodë eksperimentale kërkon që të njëjtët subjekte të ekspozohen ndaj dy ose më shumëtrajtimeve eksperimentale, atëherë mund të ndodhë një gabim për shkak të mënyrës së prezantimit.
Kundërbalancimi përpiqet të shmangë efektet e renditjes së prezantimeve, duke bërë që një ekatërta e subjekteve të ekspozohen fillimisht ndaj trajtimit A, dhe kështu me rradhë për trajtimin B, Cdhe D.
5. Çështjet themelore të eksperimentimit
1. Projektimi eksperimental bazë dhe projektimi faktorial: Në modelin eksperimental bazëmanipulohet vetëm një variablë i pavarur për të parë ndikimin e tij në një variabël të vetëm të varur.Ndërsa në modelet eksperimentale faktoriale, kemi ndërveprim të dy ose më shumë variablave.
2. Eksperimentet në natyrë dhe eksperimentet laboratorike: Në shkencat shoqërore laboratori mundtë jetë një kabinet sjelljeje i ngjashëm me një grup të fokusuar ose edhe thjesht një dhomë apoklasë.
3. Eksperimentet në terren: janë projekte kërkimore që përfshijnë manipulimin e eksperimentit tërealizura në natyrë. Ata janë të dobishme në hartimin e strategjive të marketingut dhe nëparashikimin e shitjeve për modele të ndryshme të marketingut miks.
6. Klasifikimi i projektimeve të eksperimenteve
1. Simbolika e kërkimit eksperimental
2. Kërkimet me projektim pothuajse eksperimentale
3. Eksperimentet me projektime alternative
4. Eksperimentet e projektuara me seri kohore
6.1. Simbolika e kërkimit eksperimental
X - ekspozim i një grupi ndaj një trajtimi eksperimental
O - vëzhgimi apo matja e variablit të varur, nëse kryhet më shumë se një vëzhgim apo matje, do kemiO1, O2 etj, që tregojnë një renditje të përkohshme
®- Caktim i rastësishëm i njësive të testimit, kjo simbolizon që individët si subjekteve për
eksperiment caktohen rastësisht në grupet eksperimentale.
c. Projektimi me një grup statik:Grupi eksperimental: X O1 Grupi i kontrollit: O2
Rezultatet e kërkimeve shkencore eksperimentale me një grup statik llogariten duke zbriturrezultatet e vëzhguara në grupin e kontrollit nga ato të vëzhguara në grupin eksperimental (O1-O2)
6.2. Kërkimet me projektim pothuajse eksperimentale
a. Projektimi me një goditje: X O1, në fillim bëhet promocioni (X=trajtimi eksperimental) dhe më pasmaten shitjet (O1=matja e shitjeve pas administrimit të trajtimit)
b. Projektimi me një grup para dhe pas testit: O1 X O2, në fillim bëhet promocioni (X=trajtimieksperimental) dhe më pas maten shitjet (O1=matja e shitjeve pas administrimit të trajtimit)
6.3. Eksperimentet me projektime alternative
a. Eksperimenti para dhe pas testit me grup kontrolli:Grupi eksperimental: ® O1 X O2Grupi i kontrollit: ® O3 O4
Efekti i trajtimi eksperimental pëshkruhet si:(O2 - O1) - (O3-O4)
b. Eksperimenti pas-test me grup kontrolli:Grupi eksperimental: ® X O2Grupi i kontrollit: ® O4
Efekti i trajtimi eksperimental pëshkruhet si:O2 - O1
c. Eksperimenti me kompromis: Kur caktimi rastësor i subjekteve është i pamundur të realizohet,opsioni i modelit me kompromis është që eksperimentimi të zhvillohet pa grup kontrolli.
6.4. Eksperimentet e projektuara me seri kohore
Projektet e eksperimenteve me seri kohore janë pothuajse eksperimentale, sepse në përgjithësi nuki japin mundësi kërkuesit shkencor të kontrollojë plotësisht ekspozimin.
O1 O2 O3 X O4 O5 O6
Janë bërë shumë vëzhgime, për të identifikuar prirjet përpara se të zbatohej trajtimi (X). Pas kryerjessë trajtimit, bëhen vëzhgime të tjera për të përcaktuar nëse rezultatet pas trajtimit janë të ngjashmeme ato para trajtimit.
Faleminderit