Download - Dalja Ne Tualet! - Qiriu
QIRIU.NETFEBRUARY 16, 2015
HOME SHËNDETI YNË DALJA NE TUALET!
QIRIU .NET
SHËNDETI YNË
Dalja ne tualet!BY QIRIU .NET • FEBRUARY 8, 2015
Njerëzit në Azi, Afrikë dhe disa vende të Evropës duke
përfshi këtu edhe vendin tonë akoma e bëjnë si duhet. Por
si është e mundur që kohëve të fundit me modernizim të
shtëpive të kemi përfunduar duke mos e bërë si duhet?
Për çka po flasim? Për tualetin që ke në shtëpi!
BREAKING
FEATURED
1 LIKES
0 KOMENTE
TAGS
Fajin vërja tualeteve ashtu si i njohim. Ato edhe sot në
shumë vende quhet fron i mbretit sepse vetëm aty
ndjehemi mbret e mbretëresha, apo jo?. Epo siç duket nuk
duhet të ulemi në tualet por të ulemi galiç ashtu si e kemi
bërë përpara, pra para se të kemi tualete.
Pse? Lexo e mëso
Në një studim të vitit 2003, 28 njerëz të shëndetshëm në
mënyrë vullnetare kanë ofruar të regjistrojnë vetveten
duke kryer punë (dalë jashtë) në tri pozita alternative: ulur
në tualet standard, ulur në tualet të ulët dhe ulur galiç. Ata
jo vetëm që e kanë regjistruar se sa ju ka zgjatur por edhe
sa mund kanë harxhuar (sa kanë hequr deri sa e kanë krye
nevojën). Dhe dini çka? Ulja galiç, pra mënyra e moçme,
merr më pak kohë dhe mund.
“Ka njëfarë kuptimi psikologjik rreth uljes galiç,” thotë gastroenterologjisti
Anish Sheth, bashke-autor i librit What’s Your Poo Telling You (Çfarë tregon
jashtëqitja juaj për ty)” Thjesht, mundëson drejtimin e zorrës (kolonës).”
Kur jemi në këmbë, zorra (aty ku magazinohet jashtëqitja) shtyhet drejt
muskulit puborecatlis, që mban jashtëqitjen deri sa ikim në tualet për të kryer
nevojën. Ulja në tualet vetëm pjesërisht e liron këtë muskul ndërsa ulja galiç
tërësisht e çliron dhe relakson duke e drejtuar zorrën. E kjo në anën tjetër e
lehtëson procesin e jashtëqitjes.
Shumë ekspert kanë argumentuar se sëmundjet e sistemit të tretjes si koliti,
kapsllëku dhe hemorroidet rrjedhin si pasoj e uljes dhe mundit që harxhojnë
njerëzit kur ulen për të kryer nevojën në tualetet standarde. Studimet kanë
treguar se sa më shumë kohë harxhon në tualet, veçanërisht duke lexuar, aq
më shumë ke gjasa të zhvillosh hemorroidet apo ënjtje të enëve të gjakut
brenda dhe rreth anusit. Disa mjekë edhe rekomandojnë pacientët që të ulen
galiç kur kryejnë nevojën që të përballen me problemet e tyre me zorrë të
trashë.
Shiko videon me poshtë se si shpjegon dhe bindu.
http://www.everydayhealth.com/digestive-health/are-you-pooping-
wrong.aspx
KRYEFAQJA LAJME SPORT OPINION ART & KULTURE KURIOZITETE
TEKNOLOGJI SHËNDETI YNË NDRYSHE
0 Komente Qiriu.Net Identifikohu
Rendit sipas më të mirave Shpërndaje ⤤
Filloni diskutimin...
Bëhu i pari që komenton.
Regjistrohu✉ Përdoreni Disqus në faqen tuajd Privatësia
E preferuar ★
Translate »