1 | P a g e
Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Profesionistët Kontabël
Manuali i Kodit të Etikës për Profesionistët Kontabël
Botimi 2015
ETIKA 2
Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve ®
545 Fifth Avenue
New York, New York 10017 USA
Ky publikim u botua nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC®). Misioni i tij është t`i
shërbejë interesit publik nëpërmjet: kontributit për zhvillimin e standardeve dhe udhëzimeve të një
cilësie të lartë, lehtësimit të pranimit dhe zbatimit të standardeve dhe udhëzimeve të një cilësie të lartë,
kontributit për zhvillimin e organizatave të profesionit kontabël dhe firmave të qëndrueshme audituese,
për praktikat profesionale cilësore nga profesionistët kontabël, për promovimin e vlerave të
profesionistëve kontabël në mbarë botën dhe shprehjes hapur për çështjet me interes publik. Ky publikim
mund të shkarkohet për përdorim personal ose mund të blihet nga faqja e internetit e Bordit të
Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Profesionistët Kontabël® (IESBA®): www.ethicsboard.org.
Kodi i Etikës për Profesionistët Kontabël, Projektparaqitjet, Dokumentet për konsultim dhe publikime
të tjera të IESBA® (BSNEK) janë publikuar nga dhe janë pronë e IFAC®. Teksti i aprovuar është ai i
botuar në gjuhën Angleze.
IESBA dhe IFAC nuk pranojnë asnjë përgjegjësi për humbjen që mund t`i shkaktohet ndonjë personi, i
cili vepron ose nuk vepron në pajtim me materialin që përmban ky publikim, pavarësisht se kjo humbje
mund të jetë shkaktuar nga neglizhenca apo arsye të tjera.
Logot e IESBA ‘Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Profesionistët Kontabël®’, ‘Kodi i
Etikës për Profesionistët Kontabël i IESBA-se’, Logo e IFAC “Federata Ndërkombëtare e
Kontabilistëve”, janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara dhe marka shërbimi të IFAC.
Të drejtat e autorit (Copyright) © Maj 2015 i përkasin Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve
(IFAC). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Për të riprodhuar, ruajtur, shpërndarë, apo për përdorime
të tjera të ngjashme të këtij dokumenti është e nevojshme leja me shkrim nga IFAC. Kontaktoni në
adresën: [email protected].. ISBN: 978-1-60815-061-8
ISBN: 978-1-60815-235-3
Publikuar nga IFAC – Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve
E drejta e autorit (Copyright) © Prill 2010 e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC). Të
gjitha të drejtat janë të rezervuara. Jepet leje për të bërë kopje të këtij dokumenti me kusht që këto kopje
të përdoren në klasat akademike ose për përdorim personal dhe mos të shiten ose shpërndahen dhe me
kusht që çdo kopje të ketë tekstin e mëposhtëm: “E drejta e autorit © Prill 2010 i takon Federatës
Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Përdorur me lejen e
IFAC. Për të marrë leje për të riprodhuar, ruajtur, ose transmetuar këtë dokument kontaktoni:
[email protected]. Përndryshe, për të riprodhuar, ruajtur, ose transmetuar apo për përdorime të tjera
të ngjashme të këtij dokumenti duhet të merret leje me shkrim nga IFAC, me përjashtim të rasteve e të
lejuara nga ligji. Kontakto [email protected].
ETIKA 3
MANUALI I KODIT TË ETIKËS PËR
PROFESIONISTËT KONTABËL
EDICIONI 2015
Si është organizuar ky manual
Përmbajtjet e këtij manuali janë organizuar sipas seksioneve të mëposhtme:
Prezantim i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Profesionistët Kontabël® .....................1
Roli i Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve ......................................................................................2
Objekti i ketij manuali .................................................................................................................................3
Ndryshimet në përmbajtje që nga Edicioni i Manualit të vitit 2014 ..........................................................4
Tabela e përmbajtjes .................................................................................................................................5
Parathënie 7
Pjesa A- Zbatimi i përgjithshëm i Kodit 8
Pjesa B- Profesionistët kontabël në praktikën publike 22
Pjesa C – Profesionistët Kontabël në Biznes 137
Përkufizime 152
Hyrja në Fuqi 161
Ndryshimet e Kodit 162
E drejta e autorit dhe përkthimi
IFAC publikon manualet e IESBA, standardet dhe publikime të tjera të IESBA-së dhe ka të drejtat e
autorit për këto publikime.
IFAC pohon se është e rëndësishme që përgatitësit dhe përdoruesit e pasqyrave financiare, audituesit,
dhe profesionistët e tjerë kontabël, rregullatorët, hartuesit e standardeve kombëtare, organizmat anëtare
të IFAC-ut, akademikët, studentët dhe grupet e tjera të interesuara në vendet jo anglisht-folëse, të kenë
akses në standard në gjuhën e tyre amtare dhe inkurajon dhe lehtëson riprodhimin, ose përkthimin dhe
riprodhimin e publikimeve të tij.
Politika e IFAC-ut në lidhje me përkthimin dhe riprodhimin e publikimeve të tij është e ilustruar
përkatësisht në Politika për Përkthimin dhe Riprodhimi i Standardeve të Botuara nga Federata
Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Politika për Riprodhimin, ose Përkthimin dhe Riprodhimin,
Publikimet e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve. Palët e interesuara që dëshirojnë të
riprodhojnë, ose të përkthejnë dhe të riprodhojnë këtë manual, për termat dhe kushtet përkatëse duhet të
kontaktojnë [email protected].
ETIKA 4
Prezantim i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Profesionistët Kontabël®
Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Profesionistët Kontabël® (IESBA®) është një organ i
pavarur i hartimit të standardeve, që zhvillon një Kod të përshtatshëm të Etikës për Profesionistët
Kontabël (Kodin).
Objektivi i IESBA, sikurse është shprehur në Termat e Referencës, është t’ì sherbejë interesit publik
duke vendosur standarde të Etikës të cilësisë së lartë për profesionistët kontabël. Objektivi afatgjatë i
IESBA, është konvergjenca e standardeve etike të Kodit për profesionistët kontabël, përfshirë standardet
e pavarësisë së audituesit, me ato të nxjerra nga rregullatoret dhe hartuesit lokalë të standardeve.
Konvergjenca në një paketë të vetme standartesh mund të përmirësojë cilësinë dhe të garantojë
qendrueshmërinë e shërbimeve të ofruara nga profesionistët kontabël në mbarë botën dhe mund të
përmirësojë efiçencën e tregjeve globale të kapitalit.
IESBA përbëhet nga 18 anëtarë bordi nga e gjithë bota, prej të cilëve jo më shumë se 9 janë ushtrues të
profesionit kontabël në praktikë dhe jo më pak se tre janë anëtarë publikë (individë që reflektojnë
interesin e gjerë publik). Anëtarët caktohen nga Bordi i IFAC-ut, bazuar në rekomandimet e bëra nga
Komiteti i Emërimeve të IFAC-ut me miratimin e Bordit të Mbikëqyrjes Publike (PIOB), i cili
mbikëqyr veprimtarinë e IESBA.
Proçesi i IESBA për hartimin e standardeve kërkon pjesëmarrjen e Bordit të Mbikëqyrjes Publike dhe
Grupit Konsultativ të IESBA-së (CAG), të cilët japin inpute me interes publik në zhvillimin e
standardeve dhe të udhëzimeve të IESBA-së.
IESBA-së i kërkohet të jetë transparente në veprimtarinë e saj në lidhje me zhvillimin e standardeve, dhe
t’i përmbahet procesit të miratuar nga PIOB. Mbledhjet e Bordit, përfshirë mbledhjet përmes
telekonferencave, janë të hapura për publikun, dhe programi i takimeve është i disponueshëm në faqen e
internetit.
Për më shumë informacion mund të vizitoni www.ethicsboard.com
ETIKA 5
Hyrje
ROLI I FEDERATES NDËRKOMBËTARE TË KONTABILISTËVE
Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) i shërben interesit publik duke kontribuar në
zhvillimin e organizatave, tregjeve dhe ekonomive të forta e të qendrueshme. Ajo përkrah transparencën,
përgjegjshmërinë dhe krahasueshmërinë e raportimit financiar, ndihmon zhvillimin e profesionit
kontabël, dhe komunikon rëndësinë dhe vlerën e profesionistëve kontabël për infrastrukturën financiare
globale. E themeluar në vitin 1977, IFAC përbëhet aktualisht nga 175 anëtarë dhe anëtarë të asociuar nga
130 shtete dhe juridiksione, të cilët përfaqësojnë rreth 2.5 milionë kontabilistë që veprojnë në praktikën
publike, në edukim, në sektorin publik dhe në sektorin e industrisë dhe tregtisë.
IFAC mbron interesin publik duke kontribuar për zhvillimin, pranimin dhe zbatimin e standardeve
profesionale të një cilësie të lartë, kryesisht nëpërmjet mbështetjes që ofron për IESBA. Ky kontribut
konsiston më specifikisht në burimet njerëzore, menaxhimin e objekteve, mbështetjen e komunikimit
dhe financimin e Bordit të Pavarur të Hartimit të Standarteve si edhe lehtësimin e proçesit të nominimit
dhe përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit.
IESBA përcakton programin e punës dhe miraton publikimet e saj duke iu përmbajtur proçesit të
rregullt, pa përfshirjen e IFAC-ut. IFAC nuk mund të ndikojë në axhendat apo publikimet e IESBA-së.
IFAC publikon manualet, standardet dhe dokumenta të tjera dhe ka të drejtat e autorit për to.
Pavarësia e IESBA mbrohet në disa mënyra:
formalisht, përmes mbikëqyrjes së pavarur të interesit publik mbi proçesin e hartimit të
standardeve nga PIOB (për më shumë informacion shiko www.ipiob.org), që përfshin një proçes
të rregullt dhe rigoroz, ku bën pjesë edhe konsultimi publik
përmes thirrjes publike për emërime, dhe mbikëqyrjes së pavarur mbi proçesin e emërimit dhe
përzgjedhjes nga PIOB
transparencës së plotë, për sa i përket proçesit të rregullt për hartimin e standardeve si dhe aksesit
publik në materialet e axhendave, mbledhjeve dhe publikimit të bazës për konkluzione krahas
çdo standardi përfundimtar
përfshirjes së Grupit Konsultativ dhe vëzhguesve në proçesin e hartimit të standardeve; dhe
Kërkesa për angazhimin nga anëtarët e IESBA-s, si edhe të punësuarit dhe të emëruarit nga
organizatat, për pavarësinë, integritetin dhe misionin me interes publik të bordit.
Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit të IFAC www.ifac.org
ETIKA 6
Objekti i këtij manuali
Botimi 2015
Ky manual shërben si një referencë në vazhdimësi e informacioneve rreth rolit të IFAC-ut dhe tekstit
zyrtar të Kodit të Etikës për Profesionistët Kontabël (Kodi) të nxjerrë nga IESBA.
ETIKA 7
NDRYSHIMET THELBËSORE NGA PJESA I E EDICIONIT
TË MANUALIT TË VITIT 2008 DHE ZHVILLIMET E FUNDIT
Kodi i Etikës për Profesionistët Kontabël
Ky manual zëvendëson botimin e 2014-ës të Kodit të Etikës për Profesionistët Kontabël.
Ndryshimet
Botimi 2015 i manualit përmban ndryshimet e Kodit në Seksionin 290, që adresojnë dispozitat për disa
shërbime të jo-sigurisë që u jepen klientëve të auditimit, si në vijim:
Janë hequr dispozitat përjashtuese (paragrafet 290.171 dhe 290.183) që lejojnë një firmë auditimi
të japë disa shërbime të mbajtjes së kontabilitetit dhe të tatimeve per klientët e auditimit që janë
entitetete me interes publik në rrethana të emergjencës ose situata të tjera të pazakonta,
Dispozitat që adresojnë përgjegjësinë e drejtimit janë përforcuar me udhëzime shtesë dhe me
qartësime në lidhje me atë çka konsiderohet përgjegjësi e drejtimit,
Udhëzimet për konceptin e shërbimeve “rutinë ose mekanike” në lidhje me përgatitjen e
regjistrimeve kontabël dhe pasqyrat financiare për klientët e auditimit që nuk janë entitete me
interes publik, janë përmirësuar dhe qartësuar.
Ndryshimet e përshtatshme dhe përkatëse janë bërë në seksionin 291 të Kodit në lidhje me klientët e
sigurisë.
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 15 Prill 2016. Bëjnë përjashtim ndryshimet në seksionin 290 të cilat
do të hyjnë në fuqi për auditimet e pasqyrave financiare duke filluar në datën ose pas datës 15 Prill 2016.
Lejohet adoptimi i parakohshëm.
Ndryshimet janë publikuar në faqen e internetit të IESBA-s në Prill 2015.
Ndryshimet në Kod të publikuara pas datës 31 Maj 2015 dhe Projekt Paraqitjet
Për informacione mbi zhvillimet e fundit dhe për t’u informuar mbi njoftimet e fundit të publikuara pas
datës 31 Maj 2015 apo projekt paraqitjet përkatëse, vizitoni faqen e internetit të IESBA-së në
www.ethicsboard.org/
Përktheu nga anglishtja Hysen ÇELA
ETIKA 8
KODI I ETIKËS PËR PROFESIONISTËT KONTABËL
Faqe
PARATHËNIE
PJESA A: ZBATIMI I PËRGJITHSHËM I KODIT
100 Hyrja dhe Parimet Themelore
110 Integriteti
120 Objektiviteti
130 Kompetenca Profesionale dhe Kujdesi i Duhur
140 Konfidencialiteti
150 Sjellja Profesionale
PJESA B: PROFESIONISTËT KONTABËL QË USHTROJNË
PROFESIONIN NË PRAKTIKËN PUBLIKE NË MËNYRË TË
PAVARUR
200 Hyrje
210 Emërimi Profesional
220 Konfliktet e Interesit
230 Opinionet Dytësore
240 Honoraret dhe Llojet e Tjera të Pagesës
250 Marketingu i Shërbimeve Profesionale
260 Dhuratat dhe Mikpritja
270 Ruajtja e Aktiveve të Klientit
280 Objektiviteti - Të Gjitha Shërbimet
290 Pavarësia – Angazhimet e Auditimit dhe të Rishikimit
291 Pavarësia – Angazhime të Tjera të Dhënies së Sigurisë
Interpretimi 2005 - 01
PJESA C PROFESIONISTËT KONTABËL TË PUNËSUAR
300 Hyrje
310 Konfliket e Interesit
320 Përgatitja dhe Raportimi i Informacionit
330 Sjellja bazuar në Eksperiencë
340 Interesat Financiare
350 Nxitjet
PËRKUFIZIMET
DATA E HYRJES NË FUQI
ETIKA 9
PARATHËNIE
IESBA zhvillon dhe publikon nën autoritetin e vet Kodin e Etikës për Profesionistët Kontabël (Kodin)
për përdorim nga profesionistët kontabël në mbarë botën.
Një organizëm anëtar i IFAC-ut ose një firmë (kabinet) nuk duhet të zbatojë standarde më të ulëta se ato
që janë paraqitur në këtë Kod. Megjithatë, në qoftë se një organizëm anëtar, ose një firmë ndalohet nga
ligji apo nga rregullat, që të veprojë në pajtim me disa pjesë të këtij Kodi, ata duhet të veprojnë në pajtim
me pjesët e tjera të Kodit.
Disa juridiksione mund të kenë kërkesa dhe udhëzime te ndryshme nga ky Kod. Profesionistët kontabël
duhet t`i njohin këto ndryshime dhe të veprojnë në pajtim me kërkesat e udhëzimet më shtrënguese, me
përjashtim të rasteve kur ato janë ndaluar me ligj apo me rregullore.
ETIKA 10
PJESA A. ZBATIMI I PËRGJITHSHËM I KODIT
SEKSIONI 100 Hyrja dhe Parimet Themelore
SEKSIONI 110 Integriteti
SEKSIONI 120 Objektiviteti
SEKSIONI 130 Aftësia Profesionale dhe Kujdesi i Duhur
SEKSIONI 140 Konfidencialiteti
SEKSIONI 150 Sjellja Profesionale
ETIKA 11
SEKSIONI 100
Hyrja dhe Parimet Themelore
100.1 Një shenjë që e dallon profesionin kontabël është pranimi prej tij i përgjegjësisë për të vepruar në
interes të publikut. Për këtë arsye, një profesionist kontabël nuk ka përgjegjësinë që të kënaqë në
mënyrë specifike vetëm nevojat e një klienti ose të një punëdhënësi të caktuar. Për të vepruar në
interes të publikut profesionisti kontabël duhet të njohë dhe të respektojë kërkesat e këtij Kodi.
Në qoftë se një profesionist kontabël pengohet nga ligji apo rregullat në zbatimin e disa pjesëve
të këtij Kodi, ai është i detyruar të veprojë në pajtim me të gjitha pjesët e tjera të këtij Kodi.
100.2 Ky Kod përbëhet nga tri pjesë. Pjesa A përcakton parimet themelore të etikës profesionale dhe
jep një kuadër konceptual që profesionistët kontabël duhet të zbatojnë për:
(a) Identifikimin e kërcënimeve që i bëhen respektimit të parimeve themelore,
(b) Vlerësimin e shkallës së rëndësisë të kërcënimeve të identifikuara, dhe,
(c) Zbatimin, kur është e nevojshme, të masave mbrojtëse, që i eleminojnë kërcënimet, apo i
zvogëlojnë ato në një nivel të ulët të pranueshëm. Masat mbrojtëse janë të nevojshme kur
profesionisti kontabël përcakton që kërcënimet nuk janë në atë nivel në të cilin, një palë e
tretë e mirëinformuar, bazuar në analizën (peshimin) e rolit të fakteve e rrethanave të veçanta
që kanë qënë në dispozicion të profesionistit në atë kohë, do të mund të arrinte në
konkluzionin se pajtueshmëria me parimet themelore nuk kompromentohet.
Kur zbaton kuadrin konceptual një profesionist kontabël do të përdorë gjykimin profesional.
100.3 Pjesët B dhe C ilustrojnë mënyrën se si duhet të zbatohet kuadri konceptual në situata të veçanta.
Ato japin shembuj të masave mbrojtëse që mund të konsiderohen të përshtatshme për të trajtuar
kërcënimet që i bëhen respektimit të parimeve themelore. Ato gjithashtu, japin shembuj të
situatave kur këto masa mbrojtëse nuk janë në gjendje të trajtojnë kërcënimet përkatëse dhe si
rrjedhojë, veprimtaria apo marrëdhënia që i krijon këto kërcënime do të duhet të mënjanohet.
Pjesa B zbatohet për profesionistët kontabël që e ushtrojnë profesionin në praktikë në mënyrë të
pavarur. Pjesa C zbatohet për profesionistët kontabël të punësuar (në biznes). Profesionistët
kontabël që e ushtrojnë profesionin në praktikë në mënyrë të pavarur mundet gjithashtu, në varësi
të rrethanave të tyre të veçanta, të gjejnë udhëzime edhe në Pjesën C.
100.4 Përdorimi në këtë Kod i fjalëve “do të” vendos një kërkesë detyruese mbi profesionistin kontabël
ose firmën për respektimin e dispozitave specifike në të cilat janë përdorur fjalët “do të”. Përveç
rasteve kur një përjashtim është i lejuar nga Kodi, në çdo rast tjetër kërkohet pajtueshmëria me
kërkesat e Kodit.
Parimet Themelore
100.5 Një profesionist kontabël do të veprojë në pajtim me parimet themelore që jepen në vijim:
(a) Integriteti - të jetë i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm në të gjitha marrëdhëniet e tij
profesionale dhe të biznesit.
(b) Objektiviteti - nuk lejohet të paragjykojë, të ketë konflikt interesash ose të influencohet
nga të tjerët për të mënjanuar gjykimin profesional apo të biznesit.
ETIKA 12
(c) Kompetenca Profesionale dhe Kujdesi i Duhur - të zotërojë njohuri dhe aftësi
profesionale në atë nivel, në të cilin garanton se klienti ose punëdhënësi i tij do të marrin
shërbime profesionale kompetente, të cilat bazohen në zhvillimet aktuale të praktikës, të
legjislacionit dhe të teknikave përkatëse, dhe të veprojë me kujdes dhe në pajtim me
standardet e zbatueshme profesionale dhe teknike.
(d) Konfidencialiteti - të respektojë konfidencialitetin për informacionet që ai merr si
rrjedhojë e veprimtarive të tij profesionale ose të punësimit dhe për këtë arsye, të mos i
tregojë këto informacione tek palët e treta pa patur autorizimin e duhur dhe specifik,
përveç rasteve kur për dhënien e këtyre informacioneve ekziston e drejta apo detyrimi
ligjor ose profesional, e as të përdorë informacionin për avantazhe profesionale të tij apo
të palëve të treta.
(e) Sjellja Profesionale - të respektojë ligjet dhe rregullat përkatëse dhe të mënjanojë çdo
veprim që diskrediton profesionin.
Secili nga këto parime themelore jepet me më shumë detaje në seksionet 110 – 150.
Metoda e kuadrit konceptual
100.6 Rrethanat, në të cilat operojnë profesionistët kontabël, mund të çojnë në kërcënime specifike ndaj
respektimit të parimeve themelore. Është e pamundur që të përkufizohet çdo situatë e cila krijon
kërcënime dhe të specifikohet veprimi i përshtatshëm që çon në zvogëlimin e efekteve të tyre.
Veç kësaj, mund të ndryshojnë si natyra e angazhimeve ashtu edhe punët që duhen kryer dhe për
pasojë, për kërcënimet e ndryshme që mund të ekzistojnë, do të duhet të zbatohen masa
mbrojtëse të ndryshme. Për këtë qëllim ky kod vendos nje kuadër konceptual, i cili kërkon që një
profesionist kontabël të identifikojë, vlerësojë dhe të trajtojë kërcënimet që i bëhen respektimit të
parimeve themelore, dhe jo që profesionisti thjesht të respektojë një paketë të rregullave
specifike, të cilat mund të jenë edhe arbitrare. Metoda e kuadrit konceptual i ndihmon
profesionistët kontabël për të respektuar kërkesat etike të këtij Kodi dhe për të përmbushur
përgjegjësinë e tyre për të vepruar në interes të publikut. Ai ju përshtatet rrethanave të
ndryshueshme, të cilat krijojnë kërcënime kundrejt pajtueshmërisë me parimet themelore dhe
mund të frenojë që një profesionist kontabël të arrijë konkluzionin se një situate është e lejuar po
qe se ajo nuk është e ndaluar në mënyrë specifike.
100.7 Kur një profesionist kontabël identifikon kërcënime ndaj pajtueshmërisë me parimet themelore,
dhe bazuar në vlerësimin e këtyre kërcënimeve, përcakton se ato nuk janë në një nivel të
pranueshëm, ai duhet të vleresojë nëse ka në dispozicion masat e duhura mbrojtëse, dhe nëse ato
mund të zbatohen për të eleminuar kërcënimet ose zvogëluar ato deri në një nivel të pranueshëm.
Gjatë këtij vlerësimi, profesionisti kontabël duhet të përdorë gjykimin profesional dhe të marrë
parasysh mundësinë që një palë e tretë e arsyeshme dhe e mirë informuar, e cila analizon
(peshon) të gjithë faktet dhe rrethanat specifike që kanë qenë në dispozicion të profesionistit
kontabël në atë kohë, do të kishte arritur në konkluzionin se kërcënimet do të mund të
eleminoheshin ose zvogëloheshin deri në një nivel të pranueshëm nga zbatimi i masave
mbrojtëse të tilla që pajtueshmëria me parimet themelore nuk do të kompromentohej.
100.8 Një profesionist kontabël do të vlerësojë çdo kërcënim që i bëhet respektimit të parimeve
themelore, kur ai ka dijeni për këto kërcënime ose, kur në mënyrë të arsyeshme, mund të
supozohet se ka patur dijeni për rrethanat apo marrëdhëniet që mund të kompromentojnë
respektimin e parimeve themelore.
ETIKA 13
100.9 Gjatë vlerësimit të rëndësisë së një kërcënimi, një profesionist kontabël duhet të mbajë parasysh
si faktorët cilësorë ashtu edhe ata sasiorë. Kur zbaton kuadrin konceptual, profesionisti kontabël
mund të hasë rrethana në të cilat kërcenimet nuk mund të eleminohen ose zvogëlohen deri në një
nivel të pranueshëm, për shkak se kërcënimi është shumë i madh ose masat mbrojtëse të
përshtatshme nuk ekzistojnë apo nuk mund të zbatohen. Në keto rrethana, profesionisti kontabël
duhet të refuzojë ose të nderpresë kryerjen e aktivitetit ose shërbimit profesional në të cilin është
përfshirë, ose kur është e nevojshme, të japë dorëheqjen nga angazhimi (në rastin e një
profesionisti kontabël që e ushtron profesionin në praktikë në mënyrë të pavarur) ose nga
organizata që e ka punësuar (në rastin e një profesionisti kontabël të punësuar në një entitet
biznesi).
100.10 Seksionet 290 dhe 291 përmbajnë dispozita që duhet të zbatohen nga një profesionist kontabël,
në rastet kur profesionisti identifikon një shkelje të dispozitës së pavarësisë të këtij Kodi. Nëse
një profesionist kontabël identifikon një shkelje të ndonjë dispozite tjetër të këtij Kodi, ai duhet të
vlerësojë rëndësinë e kësaj shkelje dhe ndikimin që ajo ka në aftësinë e profesionistit kontabël
për të qenë në pajtim me parimet themelore. Brenda një kohe sa më të shkurtër, profesionisti
kontabël duhet të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm në përputhje me pasojat e shkeljes.
Profesionisti kontabël do të vlerësojë nëse do të raportojë shkeljen, për shembull, tek palët e
ndikuara nga shkelja, një organizëm anëtar, ose tek autoriteti përkatës rregullator apo
mbikëqyrës.
100.11 Kur një profesionist kontabël ndeshet me rrethana të pazakonta në të cilat zbatimi i një kërkese të
veçantë të Kodit do të çonte në një rezultat jo proporcional, ose në një rezultat që nuk do të ishte
në interes të publikut, rekomandohet që profesionisti kontabël të konsultohet me nje organizëm
profesional ose me rregullatorin përkatës.
Kërcënimet dhe Masat Mbrojtëse
100.12 Kërcënimet mund të krijohen nga një shumëllojshmëri marrëdhëniesh dhe rrethanash. Kur një
marrëdhënie ose një rrethanë krijon një kërcënim, ky kërcënim mund të kompromentojë ose
mund të perceptohet se kompromenton pajtueshmërinë e një profesionisti kontabël me parimet
themelore. Një rrethanë ose një marrëdhënie mund të krijojë më shumë se një kërcënim dhe një
kërcënim mund të ndikojë në më shumë se një parim themelor. Shumë nga kërcënimet i përkasin
kategorive të mëposhtëme:
(a) Kërcënimi i egoizmit (interesit vetiak) – kërcënimi që një interes financiar ose një interes
tjetër do të influencojë në mënyrë të papërshtatshme gjykimin ose sjelljen profesionale të
profesionistit kontabël
(b) Kërcënimi i vetë rishikimit – kërcënimi që një profesionist kontabël nuk do të vlerësojë si
duhet rezultatet e gjykimeve të mëparshme të bëra prej tij ose të aktiviteteve apo
shërbimeve të kryera nga ai vetë, apo nga një individ tjetër brenda firmës ose organizatës
punëdhënëse të profesionistit kontabël, mbi të cilin profesionisti kontabël do të
mbështetet, kur formon një gjykim që është pjesë e dhënies së shërbimit aktual;
(c) Kërcënimi i favorizimit (përkrahjes) – kërcënimi që një profesionist kontabël do të
stimulojë pozitën e një klienti ose të punëdhënësit deri në atë pikë, sa që të
kompromentohet objektiviteti i tij.
(d) Kërcënimi i familiaritetit – kërcënimi, që për shkak të një marrëdhënie të gjatë ose të afërt
me një klient ose një punëdhënës, një profesionist kontabël do të bëhet shumë dashamirës
ETIKA 14
(do të tregojë shumë simpati) ndaj interesave të tyre, apo ndaj pranimit të punës së tyre;
dhe
(e) Kërcënimi i frikësimit – kërcënimi, që një profesionist kontabël do të pengohet në
kryerjen e veprimtarisë së tij me objektivitet për shkak të presioneve aktuale ose të
perceptuara, përfshirë këtu përpjekjet për të ushtruar influencë të panevojshme mbi
profesionistin kontabël.
Pjesët respektive B dhe C të këtij kodi shpjegojnë se si këto kategori të kërcënimeve mund të
krijohen respektivisht për profesionistët kontabël që e ushtrojnë profesionin në praktikë në
mënyrë të pavarur dhe për profesionistët kontabël të punësuar. Profesionistët kontabël që e
ushtrojnë profesionin në praktikë në mënyrë të pavarur, mundet gjithashtu, që sipas rrethanave të
tyre të veçanta, të gjejnë udhëzime në pjesën C.
100.13 Masat mbrojtëse janë veprime ose masa të tjera që mund të eleminojnë kërcënimet ose
zvogëlojnë ato në një nivel të pranueshëm. Këto masa mbrojtëse ndahen në dy kategori të mëdha:
(a) Masa mbrojtëse që krijohen nga profesioni, legjislacioni ose nga rregullat; dhe
(b) Masa mbrojtëse në mjedisin e punës.
100.14 Masat mbrojtëse të krijuara nga profesioni, legjislacioni ose rregullat përfshijnë:
Kërkesat për edukimin, trajnimin dhe eksperiencën, që duhet të plotësohen për të hyrë në
profesion.
Kërkesat për zhvillimin e vijueshëm profesional.
Rregullat e qeverisjes të shoqërive tregtare.
Standardet profesionale.
Monitorimin profesional ose ligjor dhe proçedurat disiplinore.
Rishikimin e jashtëm, nga një palë e tretë e autorizuar, të raporteve, shpërblimeve,
komunikimeve ose informacioneve të tjera të prodhuara nga një profesionist kontabël.
100.15 Pjesët B dhe C të këtij Kodi trajtojnë respektivisht, masat mbrojtëse që vendosen në mjedisin e
punës për profesionistët kontabël që e ushtrojnë profesionin në praktikë në mënyrë të pavarur,
dhe për ata që janë të punësuar.
100.16 Disa masa mbrojtëse mund të rritin mundësinë e identifikimit ose të frenimit të sjelljes jo-etike.
Këto masa mbrojtëse, të cilat mund të jenë të krijuara nga profesioni kontabël, legjislacioni,
rregullat ose nga një organizatë punëdhënëse, përfshijnë:
:
Sistemet e ankesave të mirë reklamuara që përdor një organizatë punëdhënëse, profesioni ose
një organizëm rregullator, të cilat u japin mundësi kolegëve, punëdhënësve dhe anëtarëve të
publikut që të tërheqin vëmendjen ndaj sjelljeve jo-profesionale ose jo-etike.
Detyrimi i shprehur qartë për të raportuar shkeljet e kërkesave etike.
ETIKA 15
Konfliktet e Interesit
100.17 Kur kryen një aktivitet profesional, profesionisti kontabël mund të ndeshet me një konflikt
interesi. Një konflikt interesi krijon kërcënim për objektivitetin dhe mund të krijojë kërcënime për
parimet e tjera themelore. Këto kërcënime mund të krijohen kur:
Profesionisti kontabël ndërmerr një aktivitet profesional në lidhje me një çështje të veçantë për
dy apo më shumë palë, interesat e të cilave në lidhje me këtë çështje, janë në konflikt; ose
Interesat e profesionistit kontabël në lidhje me një çështje të veçantë dhe interesat e një pale për
të cilën profesionisti kontabël ndërmerr një aktivitet profesional në lidhje me këtë çështje janë në
konflikt.
100.18 Pjesët B dhe C të këtij Kodi trajtojnë konfliktet e interesit përkatësisht për profesionistët kontabël
që e ushtrojnë profesionin në praktikë në mënyrë të pavarur, dhe për ata që janë të punësuar.
Zgjidhja e Konflikteve Etike
100.19 Një profesionist kontabël mund të kërkohet të zgjidhë një konflikt që ka të bëjë me respektimin e
parimeve themelore.
100.20 Kur profesionisti kontabël inicon një proçes formal ose jo formal të zgjidhjes së konfliktit, për
proçesin e zgjidhjes mund të jenë të përshtatshme, qoftë individualisht ose edhe së bashku,
faktorët e mëposhtëm:
(a) Faktet përkatëse;
(b) Çështjet etike që lidhen me faktet;
(c) Parimet themelore që lidhen me çështjen në fjalë;
(d) Proçedurat e brendëshme të vendosura; dhe
(e) Drejtimet alternative të veprimit.
Pasi ka vlerësuar faktorët përkatës, një profesionist kontabël duhet të përcaktojë drejtimin e
duhur të veprimit, përmes analizës dhe vlerësimit të pasojave të çdo drejtimi të mundshëm të
veprimit. Në qoftë se çështja mbetet e pazgjidhur, për t`u ndihmuar në zgjidhjen e saj,
profesionisti kontabël duhet të konsultohet, me personat e duhur brenda firmës ose organizatës
punëdhënëse.
100.21 Në rastet kur një çështje përfshin një konflikt me një organizate ose brenda saj, një profesionist
kontabël duhet të mbajë parasysh mundësinë e konsultimit me personat që janë të ngarkuar me
qeverisjen e organizatës, siç janë bordi i drejtorëve ose komiteti i auditimit.
100.22 Mund të jetë në të mirë të interesave të profesionistit kontabël që ai të dokumentojë thelbin e
çështjes dhe detajet e diskutimeve të bëra ose të vendimeve të marra në lidhje me këtë çështje.
100.23 Në rastet kur një konflikt i konsiderueshëm nuk mund të zgjidhet, një profesionist kontabël mund
të konsiderojë marrjen e këshillave profesionale nga organizmi profesional përkatës, apo edhe
nga këshilltarët ligjorë. Profesionisti kontabël, si rregull mund të marrë udhëzime për trajtimin e
çështjeve etike pa shkelur parimin themelor të konfidencialitetit, në qoftë se çështja diskutohet
ETIKA 16
me organizmin profesional përkatës në trajtë anonime, ose me një këshilltar ligjor që gëzon
mbrojtje të privilegjuar ligjore. Rastet në të cilat profesionistët kontabël mund të konsiderojnë
marrjen e këshillave ligjore ndryshojne. Për shembull, një profesionist kontabël mund të ketë
hasur në një mashtrim, raportimi i të cilit mund të çojë në shkeljen e përgjegjesisë së tij lidhur me
konfidencialitetin. Në këtë rast, ai duhet të vlerësojë marrjen e këshillave ligjore për të përcaktuar
në se ka ose jo ndonjë detyrim për të raportuar.
100.24 Në qoftë se edhe pasi janë përdorur të gjitha mundësitë përkatëse, konflikti etik vijon të mbetet i
pazgjidhur, një profesionist kontabël, duhet të refuzojë vazhdimin e lidhjes me çështjen që ka
krijuar konfliktin, kur kjo është e mundur. Sipas rrethanave, profesionisti kontabël mund të
vendosë të tërhiqet nga grupi i angazhimit ose nga detyra specifike, apo edhe të japë dorëheqjen
krejtësisht nga angazhimi, nga firma ose organizata punëdhënëse.
Komunikimi me organet e ngarkuara me qeverisjen
100.25 Kur, në përputhje me dispozitat e këtij Kodi, komunikohet me organet e ngarkuara me
qeverisjen, profesionisti kontabël ose firma do të përcaktojë personin(at) e duhur brenda
strukturës së qeverisjes të entitetit me të cilin duhet të komunikojë, në varësi të natyrës dhe
rëndësisë së rrethanave të caktuara dhe të çështjes që duhet të komunikohet. Nëse profesionisti
kontabël ose firma komunikon me një nëngrup të personave të ngarkuar me qeverisjen, për
shembull, me një komitet auditimi ose me një individ, profesionisti kontabël ose firma do të
vlerësojë nëse është i nevojshëm komunikimi me të gjithë personat e ngarkuar me qeverisjen, me
qëllim që ata të informohen në mënyrë të mjaftueshme.
ETIKA 17
SEKSIONI 110
Integriteti
110.1 Parimi i integritetit imponon detyrimin mbi të gjithë profesionistët kontabël që, në marrëdhëniet e
tyre profesionale dhe të biznesit, të jenë të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm. Integriteti përfshin,
gjithashtu, sjelljen e drejtë dhe sinqeritetin.
110.2 Një profesionist kontabël nuk duhet që në mënyrë të qëllimshme të ketë të bëjë me raportet,
shpërblimet, komunikimet apo me informacione të tjera, kur krijohet bindja se ky informacion:
(a) Përmban një deklarim fals ose një deklarim që kequdhëzon;
(b) Përmban pasqyra ose informacione që janë marrë në mënyrë të pakujdesshme; ose
(c) Lë jashtë apo fsheh informacionin e kërkuar, i cili duhej të ishte i përfshirë, kur kjo lënie
jashtë ose fshehje është kequdhëzuese (çorientuese).
Kur një profesionist kontabël bëhet i vetëdijshëm se kontabilisti është i lidhur me një informacion
të tillë, ai duhet të ndërmarrë hapa për t`u distancuar nga ky informacion.
110.3 Në qoftë se në lidhje me njërën nga çështjet që përmban paragrafi 110.2 një profesionist kontabël
paraqet një raport të modifikuar, ai nuk mund të akuzohet për shkelje të paragrafit 110.2.
ETIKA 18
SEKSIONI 120
Objektiviteti
120.1 Parimi i objektivitetit imponon detyrimin mbi të gjithë profesionistët kontabël që ata të mos
kompromentojnë gjykimin e tyre profesional ose të biznesit, për shkak të paragjykimit, konfliktit
të interesit ose influencës së tepruar të të tjerëve.
120.2 Një profesionist kontabël mund të vihet përballë situatave që mund të dëmtojnë objektivitetin.
Nuk do të ishte praktike që të përkufizoheshin apo edhe të përshkruheshin të gjitha këto situata.
Një profesionist kontabël nuk duhet të kryejë një shërbim profesional në qoftë se një rrethanë ose
një marrëdhënie paragjykon ose influencon tepër gjykimin e tij profesional në lidhje me këtë
shërbim.
ETIKA 19
SEKSIONI 130
Kompetenca Profesionale dhe Kujdesi i Duhur
130.1 Parimi i kompetencës profesionale dhe i kujdesit të duhur imponon mbi profesionistët kontabël
detyrimet e mëposhtme:
(a) Të zotërojnë njohuri dhe aftësi profesionale në nivelin e kërkuar, për të garantuar që klientët
ose punëdhënësit marrin shërbime profesionale kompetente; dhe
(b) Kur kryejne aktivitete apo japin shërbime profesionale të veprojnë rreptësisht në pajtim me
standardet teknike e profesionale të zbatueshme.
130.2 Shërbimi profesional kompetent kërkon që, për zbatimin e njohurive dhe aftësive profesionale që
duhen për kryerjen e këtij shërbimi, të ushtrohet një gjykim i shëndoshë. Kompetenca
profesionale mund të ndahet në dy faza të veçanta:
(a) Arritja e kompetencës profesionale; dhe
(b) Mbajtja e kompetencës profesionale
130.3 Mbajtja e kompetencës profesionale kërkon marrjen e vazhdueshme të njohurive dhe njohjen e
zhvillimeve teknike dhe profesionale në lidhje me biznesin. Zhvillimi i vijueshëm profesional i
jep mundësi profesionistit kontabël të zhvillojë dhe të mbajë aftësitë profesionale për të ofruar
shërbime kompetente brenda mjedisit profesional.
130.4 Kujdesi përfshin përgjegjësinë për të vepruar në pajtim me kërkesat e një detyre të caktuar me
vëmendje, plotësisht dhe në kohën e duhur.
130.5 Një profesionist kontabël duhet të ndërmarrë ato hapa që japin garanci, se personat të cilët
punojnë nën autoritetin e tij, në një kapacitet të caktuar profesional, kanë kualifikimin dhe
mbikëqyrjen e duhur.
130.6 Kur është e nevojshme, një profesionist kontabël duhet të bëjë që klientët, punëdhënësit apo edhe
përdorues të tjerë të shërbimeve ose aktiviteteve profesionale, të jenë të vetëdijshëm për
kufizimet e vetvetishme të shërbimeve ose aktiviteteve.
ETIKA 20
SEKSIONI 140
Konfidencialiteti
140.1 Parimi i konfidencialitetit imponon mbi të gjithë profesionistët kontabël detyrimin që ata të
shmangin:
(a) Nxjerrjen, jashtë firmës ose organizatës punëdhënëse, të informacioneve konfidenciale të
marra si rrjedhojë e një marrëdhënie profesionale ose të biznesit, pa marrë më parë një
autorizim të përshtatshëm dhe specifik, përveç rasteve kur ekziston një detyrim apo e
drejtë ligjore apo profesionale për dhënien e këtyre informacioneve; dhe
(b) Përdorimin e informacioneve konfidenciale, të marra si rrjedhojë e një marrëdhënie
profesionale ose të biznesit, për avantazhin e tyre personal apo edhe avantazhin e palëve
të treta.
140.2 Një profesionist kontabël duhet të ruajë konfidencialitetin madje edhe në mjedisin social, të jetë
vigjilent ndaj mundësisë së kalimit të informacioneve konfidenciale në mënyrë të paqëllimshme,
veçanërisht tek një ortak i ngushtë i biznesit ose një anëtar i ngushtë apo i drejtpërdrejtë i familjes
së tij.
140.3 Një profesionist kontabël duhet, gjithashtu, të mbajë konfidencialitetin e informacionit të marrë
nga një klient ose një punëdhënës perspektiv.
140.4 Një profesionist kontabël duhet të mbajë konfidencialitetin e informacionit edhe brenda firmës
ose organizatës punëdhënëse.
140.5 Një profesionist kontabël duhet të ndërmarrë të gjitha hapat e arsyeshme për t’u siguruar që
personeli nën varësinë e tij, dhe personat e tjerë, prej të cilëve janë marrë këshilla e ndihmë,
respektojnë detyrimin që e tij për të mbajtur konfidencialitetin.
140.6 Nevoja e respektimit të parimit të konfidencialitetit vazhdon edhe pas përfundimit të
marrëdhënieve midis profesionistit kontabël dhe klientit ose punëdhënësit. Kur një profesionist
kontabël ndryshon punësimin apo edhe kur merr një klient të ri, ai ka të drejtë të përdorë
eksperiencën e mëparshme. Megjithatë, profesionisti kontabël nuk duhet të përdorë apo edhe të
paraqesë ose të japë ndonjë informacion konfidencial, qoftë të mësuar apo edhe të marrë si
rrjedhojë e një marrëdhënieje profesionale ose biznesi.
140.7 Më poshtë jepen rrethanat, kur profesionistët kontabël kërkohet apo mund të kërkohet të japin
informacione konfidenciale ose kur dhënia e këtyre informacioneve mund të jetë e
përshtatëshme:
(a) Dhënia e informacioneve lejohet nga ligji dhe autorizohet nga klienti ose punëdhënësi;
(b) Dhënia e informacioneve kërkohet nga ligji, për shembull:
(i) Prodhimi i dokumenteve ose dhëniet e tjera të evidencës, gjatë proçedurave ligjore, apo
(ii) Informimi i autoriteteve përkatëse publike, për informacionet që zbulojnë shkeljet e ligjit;
dhe
ETIKA 21
(c) Ekziston një detyrim ose një e drejtë profesionale për dhënien e informacioneve, kur kjo nuk
ndalohet nga ligji:
(i) Për të vepruar në pajtim me proçedurat e kontrollit të cilësisë të vendosura nga një
organizëm anëtar ose një organizëm profesional;
(ii) Për t’iu përgjigjur një kërkese ose një investigimi të bërë nga një organizëm anëtar ose një
organizëm rregullator;
(iii)Për të mbrojtur interesat profesionale të një profesionisti kontabël gjatë proceseve
gjyqësore; ose
(iv) Për të respektuar standardet teknike dhe kërkesat etike.
140.8 Për të përcaktuar nëse do të jepet ose jo informacioni konfidencial, duhet të mbahen parasysh
çështjet e mëposhtëme:
(a) Fakti nëse do të mund të dëmtoheshin interesat e të gjithë palëve, përfshirë palët e treta,
interesat e të cilave mund të ndikohen, në qoftë se klienti ose punëdhënësi jep pëlqimin që
profesionisti kontabël të japë informacione;
(b) Fakti, në se njihen ose janë provuar të gjithë informacionet përkatëse, deri në atë masë që kjo
është praktikisht e mundur; kur kemi të bëjmë me fakte të paprovuara, informacione jo të
plota apo konkluzione të paprovuara, për të përcaktuar llojin e informacioneve që duhet të
jepen, nëse duhet që një gjë e tillë të bëhet, duhet të përdoret gjykimi profesional; dhe
(c) Tipin e komunikimit që parashikohet dhe kujt i adresohet; dhe
(d) Fakti nëse palët, të cilave ju adresohet komunikimi, janë përfituesit e duhur.
ETIKA 22
SEKSIONI 150
Sjellja Profesionale
150.1 Parimi i sjelljes profesionale imponon mbi të gjithë profesionistët kontabël detyrimin që ata të
respektojnë ligjet dhe rregullat përkatëse dhe të mënjanojnë çdo veprim që e dinë ose duhet ta
dinin, se mund të diskreditojë profesionin. Këtu përfshihen ato veprime, që një palë të tretë, e
informuar dhe e arsyeshme, e cila analizon (peshon) të gjithë faktet specifike dhe rrethanat që
kanë qënë në dispozicion të profesionistit kontabël në këtë kohë, do ta bënin t`i vlerësonte ato si
veprime me ndikime negative ndaj reputacionit të mirë të profesionit.
150.2 Kur bëjnë marketing apo promovim për veten dhe për punën e tyre, profesionistët kontabël nuk
duhet të demtojnë reputacionin e profesionit. Profesionistët kontabël duhet të jenë të ndershëm
dhe të sinqertë dhe nuk duhet:
(a) Të kenë pretendime të ekzagjeruara për shërbimet që ata janë të gatshëm të ofrojnë, për
kualifikimet që zotërojnë, apo për eksperiencën që kanë fituar, ose
(b) Të bëjnë referime nënçmuese apo krahasime me punën e të tjerëve, të cilat janë të
pavërtetuara.
ETIKA 23
PJESA B: PROFESIONISTËT KONTABËL QË E USHTROJNË PROFESIONIN NË
PRAKTIKË NË MËNYRË TË PAVARUR
SEKSIONI 200 Hyrje
SEKSIONI 210 Emërimi Profesional
SEKSIONI 220 Konfliktet e Interesit
SEKSIONI 230 Opinionet Dytësore
SEKSIONI 240 Honoraret dhe Lloje të tjera të Pagesave
SEKSIONI 250 Marketingu i Shërbimeve Profesionale
SEKSIONI 260 Dhuratat dhe Mikpritja
SEKSIONI 270 Ruajtja e Aktiveve të Klientit
SEKSIONI 280 Objektiviteti – Të gjitha Shërbimet
SEKSIONI 290 Pavarësia – Angazhimet e Auditimit dhe të Rishikimit
SEKSIONI 291 Pavarësia – Angazhime të Tjera të Dhënies së Sigurisë
Interpretimi 2005-1
ETIKA 24
SEKSIONI 200
Hyrje
200.1 Kjo Pjesë e Kodit përshkruan mënyrën e zbatimit në disa situata, të kuadrit konceptual që jepet
në Pjesën A, nga profesionistët kontabël të pavarur. Kjo pjesë nuk përshkruan të gjitha rrethanat
dhe marrëdhëniet që mund të ndeshen nga një profësionist kontabël i pavarur, të cilat krijojnë ose
mund të krijojnë kërcënime kundrejt respektimit të parimeve themelore. Prandaj, profesionisti
kontabël i pavarur inkurajohet të jetë vigjilent ndaj këtyre rrethanave dhe marrëdhënieve.
200.2 Një profesionist kontabël i pavarur nuk duhet të angazhohet në mënyrë të vetëdijshme në ndonjë
biznes, profesion, apo veprimtari tjetër, e cila dëmton apo mund të demtojë integritetin,
objektivitetin, apo edhe reputacionin e mirë të profesionit dhe për rrjedhojë, do të ishte e
papajtueshme me parimet themelore.
Kërcënimet dhe Masat Mbrojtëse
200.3 Pajtueshmëria me parimet themelore mund të kërcënohet potencialisht nga një gamë e gjerë
rrethanash e marrëdhëniesh. Natyra dhe rëndësia e këtyre kërcënimeve mund të ndryshojë në
varësi të faktit nëse ato lindin nga dhënia e shërbimeve për një klient të auditimit dhe nëse klienti
i auditimit është një entitet me interes publik, për klient që i jepet shërbimi i sigurisë, i cili nuk
është klient i auditimit, apo për një klient që nuk i jepet shërbimi i sigurisë.
Kërcënimet bëjnë pjesë në një ose disa prej kategorive të mëposhtëme:
(a) Egoizmi (Interesi Vetiak);
(b) Vetë Rishikimi;
(c) Favorizimi (Përkrahja);
(d) Familiariteti; dhe
(e) Frikësimi.
Këto kërcënime janë trajtuar në mënyrë më të plotë në Pjesën A të këtij Kodi.
200.4 Shembuj të rrethanave që, për një profesionist kontabël të pavarur, krijojnë kërcënime të
egoizmit, janë:
Një anëtar i grupit të sigurisë ka një interes financiar të drejtpërdrejtë tek klienti i sigurisë.
Një firmë ka varësi të tepruar nga shuma e honorareve të pagesave që merr nga një klient.
Një anëtar i grupit të dhënies së sigurisë ka një marrëdhenie të rëndësishme të ngushtë biznesi
me një klient të sigurisë.
Një firmë shqetësohet pasi mund të humbë një klient të rëndësishëm.
ETIKA 25
Një anëtar i grupit të auditimit hyn në negociata punësimi me klientin e auditimit.
Një firmë hyn në një marrëveshje me honorare të kushtëzuara në një angazhim të dhënies së
sigurisë.
Një profesionist kontabël ka zbuluar një gabim të rëndësishëm kur ai vlerëson rezultatet e një
shërbimi profesional të mëparshëm, të kryer nga një anëtar i firmës së profesionistit kontabël.
200.5 Shembuj të rrethanave që, për një profesionist kontabël të pavarur, mund të krijojnë kërcënimet e
vetë rishikimit, janë:
Një firmë lëshon një raport të sigurisë mbi efektivitetin e operimit të sistemeve financiare,
pasi ajo ka hartuar ose zbatuar këto sisteme.
Një firmë ka përgatitur të dhënat origjinale të cilat janë përdorur për të gjeneruar regjistrat, që
janë objekt i shqyrtimit të angazhimit të dhënies së sigurisë.
Një anëtar i grupit të angazhimit është, ose ka qenë së fundmi një nga drejtorët apo nëpunësit
e klientit.
Një anëtar i grupit të angazhimit është, ose ka qenë së fundmi i punësuar tek një klient në një
pozicion që ushtron influencë direkte e të rëndësishme mbi çështjen në fjalë që është objekt i
angazhimit.
Firma kryen një shërbim për një klient të sigurisë, i cili ka ndikim të drejtpërdejtë në çështjen
në fjalë të angazhimit për dhënien së sigurisë.
200.6 Shembuj të rrethanave që, për një profesionist kontabël të pavarur, mund të krijojnë kërcënimin e
favorizimit (përkrahjes), janë:
Firma promovon aksionet në një klient të auditimit.
Një profesionist kontabël vepron në rolin e avokatit, në emër të një klienti të auditimit, për
çështjet gjyqësore ose mosmarrëveshjet me palët e treta.
200.7 Shembuj të rrethanave që, për një profesionist kontabël të pavarur, mund të krijojnë kërcënimet e
familiaritetit, janë:
Një anëtar i një grupi të angazhimit ka një marrëdhënie familjare të drejtpërdrejtë ose të
ngushtë me një drejtor apo nëpunës të klientit.
Një anëtar i një grupi të angazhimit ka një marrëdhenie familjare të drejtpërdrejtë ose të
ngushtë me një punonjës të një klienti, i cili është në një pozicion që ushtron influencë direkte
dhe të rëndësishme mbi çështjen në fjalë të angazhimit.
Një drejtor ose nëpunës i klientit apo një i punësuar i cili ka një pozicion që ushtron influencë
direkte dhe të rëndësishme mbi çështjen në fjalë të angazhimit, ka shërbyer kohët e fundit si
ortak i angazhimit
ETIKA 26
Nje profesionist kontabël i pavarur, pranon dhurata apo trajtim preferencial nga një klient, me
përjashtim të rasteve kur vlera tyre është e vogël dhe e parendesishme.
Lidhja për një kohë të gjatë e drejtuesve kryesorë me klientin e sigurisë.
200.8 Shembuj të rrethanave që, për një profesionist kontabël të pavarur, mund të krijojnë kërcënimin e
frikësimit, janë:
Një firmë kërcënohet me largimin nga angazhimi që ajo ka me një klient.
Një klient i auditimit lë të kuptojë se nuk do të vazhdojë një kontratë të jo - sigurisë me
firmën, në se firma vazhdon të mos bierë dakord me trajtimet kontabël të klientit për një
transaksion të caktuar.
Një firmë kërcënohet nga klienti me një padi gjyqësore.
Një firme i bëhet presion për të zvogëluar në mënyrë të papërshtatëshme nivelin e punës së
kryer, me qëllim që të zvogëlohen honoraret e pagesës.
Një profesionist kontabël ndjehet i trysnuar për të pranuar gjykimin e një të punësuari të
klientit, për shkak se i punësuari ka më shumë ekspertizë për cështjen në shqyrtim.
Një profesionist kontabël është informuar nga një ortak i firmës se një promovim i planifikuar
nuk do të ndodhë derisa profesionisti kontabël të ketë pranuar trajtimin kontabël të
papërshtatshëm të një klienti të auditimit.
200.9 Masat mbrojtëse të cilat mund të eleminojnë ose zvogëlojnë kërcënimet në një nivel të ulët të
pranueshëm, ndahen në dy kategori të mëdha:
(a) Masat mbrojtëse që krijohen nga profesioni, nga legjislacioni apo nga rregullat; dhe
(b) Masat mbrojtëse që vendosen në mjedisin e punës.
Shembuj të masave mbrojtëse që krijohen nga profesioni, legjislacioni ose nga rregullat , janë
përshkruar në paragrafin 100.14 të Pjesës A të këtij Kodi.
200.10 Një profesionist kontabël i pavarur duhet të ushtrojë gjykimin e tij për të përcaktuar mënyrën më
të mirë të trajtimit të kërcënimeve që nuk janë në një nivel të pranueshëm, si duke zbatuar masat
mbrojtëse për të eleminuar kërcënimin ose për ta zvogëluar atë deri në një nivel të pranueshëm,
ashtu edhe duke ndërprerë apo duke i dhënë fund angazhimit përkatës. Gjatë ushtrimit të
gjykimit, një profesionist kontabël i pavarur, duhet të mbajë parasysh faktin nëse një palë e tretë
e informuar dhe arsyeshme, që peshon të gjitha faktet dhe rrethanat specifike që kanë qënë në
dispozicion të profesionistit kontabël në këtë kohë, do të arrinte në përfundimin se kërcënimet do
të ishin eleminuar ose zvogëluar në një nivel të pranueshëm me zbatimin e atyre masave
mbrojtëse, që nuk do të lejonin kompromentimin e parimeve themelore. Ky vlerësim do të
ndikohet nga çështje të tilla, si serioziteti i kërcënimit, natyra e angazhimit dhe struktura e firmës.
200.11 Në mjedisin e punës, masat mbrojtëse përkatëse do të variojnë në varësi të rrethanave. Masat
mbrojtëse në mjedisin e punës përfshijnë masat që zbatohen në brenda për brenda firmës dhe
masat mbrojtëse që lidhen me angazhimet specifike.
200.12 Shembuj të masave mbrojtëse në mjedisin e punës brenda per brenda firmës përfshijnë:
ETIKA 27
Ekzistencën e një Lidershipi të firmës, i cili e vendos theksin tek rëndësia që ka respektimi i
parimeve themelore.
Ekzistencën e një Lidershipi të firmës, i cili përforcon besimin se anëtarët e një grupi të
dhënies së sigurisë do të veprojnë në interes të publikut.
Vënia në funksionim e politikave dhe proçedurave që shërbejnë për të zbatuar, monitoruar e
kontrolluar cilësinë e angazhimeve.
Vendosja e politikave të dokumentuara që shërbejnë për të identifikuar kërcënimet që i bëhen
respektimit të parimeve themelore, për vlerësimin e rëndësisë së kërcënimeve, dhe
identifikimin e zbatimin e masave mbrojtëse, që shërbejnë për të eleminuar kërcënimet apo
zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm, ose kur masat e duhura mbrojtëse nuk janë të
mundura, apo nuk mund të zbatohen, për të ndërprerë ose hequr dorë nga angazhimi përkatës.
Vendosjen e politikave dhe procedurave të brendëshme të dokumentuara, të cilat kërkojnë
pajtueshmërinë me parimet themelore
Vendosjen e politikave dhe procedurave që ndihmojnë në identifikimin e interesave ose
marrëdhënieve midis firmës ose anëtarëve të grupeve të angazhimit dhe klientëve.
Vendosjen e politikave dhe proçedurave që shërbejnë për të monitoruar, dhe në se është
nevoja, për të zbutur mbështetjen në të ardhurat që merren nga një klient i vetëm.
Përdorimin e ortakëve të ndryshëm dhe i grupeve të ndryshme të angazhimit me linja të
veçanta raportimi, për dhënien e shërbimeve të tjera të jo-sigurisë për një klient të cilit
audituesi i jep shërbimin e sigurisë.
Vendosjen e politikave dhe proçedurave, të cilat ndalojnë individët që nuk janë anëtarë të një
grupi të angazhimit, të influencojnë në mënyrë të papërshtatëshme rezultatin e angazhimit.
Komunikimin në kohë të politikave e proçedurave të një firme, përfshirë çdo ndryshim të
tyre, për të gjithë ortakët dhe stafin profesional dhe kualifikimi e formimi i duhur për
zbatimin e këtyre politikave e procedurave.
Caktimin e një anëtari të nivelit të lartë të drejtimit me përgjegjësinë për të mbikëqyrur
funksionimin e duhur të sistemit të kontrollit të cilësisë të firmës.
Informimin e ortakëve dhe te stafit profesional për ato klientë që ju jepet siguria dhe entitetet
përkatëse, nga të cilët ata duhet të jenë të pavarur.
Vendosjen e një mekanizmi disiplinor që nxit respektimin e politikave dhe proçedurave.
Publikimin e politikave dhe proçedurave të cilat shërbejnë për të inkurajuar dhe për t’i dhënë
pushtet personelit, me qëllim që ai të komunikojë çdo çështje shqetësuese që lidhet me
respektimin e parimeve themelore, tek nivelet e larta brenda firmës.
200.13 Shembuj të masave mbrojtëse që vendosen në mjedisin e punës, të cilat lidhen me angazhimet
specifike, përfshijnë:
ETIKA 28
Angazhimin e një profesionisti kontabël tjetër, i cili nuk ka qënë përfshirë në rishikimin e
shërbimit të jo-sigurisë, për të rishikuar punën e jo-sigurisë të kryer ose për të dhënë këshilla,
sipas nevojës.
Angazhimin e një profesionisti kontabël, i cili nuk ka qënë një anëtar i grupit për rishikimin e
shërbimit të sigurisë, për të rishikuar punën e sigurisë të kryer ose për të dhënë këshilla, sipas
nevojës.
Konsultimin me një palë të tretë të pavarur, siç mund të jetë një komitet i drejtorëve të
pavarur, një organizëm rregullator profesional, apo edhe një profesionist tjetër kontabël.
Diskutimin e çështjeve etike me personat e ngarkuar me qeverisjen e klientit.
Informimin e personave të ngarkuar me qeverisjen e klientit lidhur me natyrën e shërbimeve
dhe nivelin e honorareve të faturuara.
Përfshirjen e një firme tjetër për të kryer apo ripërsëritur disa pjesë të angazhimit.
Rotacionin e personelit kryesor drejtues të grupit të dhënies së sigurisë.
200.14 Në varësi të natyrës së angazhimit, një profesionist kontabël i pavarur mundet gjithashtu, të
mbështetet tek masat mbrojtëse që zbaton klienti. Megjithatë, nuk është e mundur që për të
zvogëluar kërcënimet në një nivel të pranueshëm, të bazohesh vetëm në këto masa mbrojtëse.
200.15 Shembuj të masave mbrojtëse të vendosura brenda sistemeve dhe proçedurave të klientit
përfshijnë sa më poshtë:
Klienti kërkon që persona të tjerë, të ndryshëm nga drejtuesit, të ratifikojnë ose aprovojnë
emërimin e nje firme për kryerjen e një angazhimi.
Klienti ka punonjës kompetentë, me eksperiencë dhe me vjetërsinë e duhur për marrjen e
vendimeve menaxheriale.
Klienti zbaton proçedura të brendëshme, të cilat sigurojnë bërjen e zgjedhjeve objektive për
kryerjen e angazhimeve të jo-sigurisë.
Klienti ka një strukturë qeverisëse, e cila garanton mbikëqyrjen dhe komunikimin e duhur
lidhur me shërbimet e firmës.
ETIKA 29
SEKSIONI 210
Emërimi Profesional
Pranimi i Klienit
210.1 Përpara pranimit të marrëdhënies me një klient të ri, një profesionist kontabël i pavarur duhet të
vlerësojë nëse pranimi do të krijonte ndonjë kërcënim ndaj respektimit të parimeve themelore.
Kërcënimet potenciale ndaj integritetit ose sjelljes profesionale mund të krijohen, për shembull,
nga çështje të diskutueshme, që kanë të bëjnë me klientin (pronarët, drejtimin ose veprimtaritë e
tij).
210.2 Çështjet e klientit të cilat, në se dihen, mund të kërcënonin respektimin e parimeve themelore,
perfshijnë, për shembull, rastet kur klienti merret me një veprimtari ilegale (siç është pastrimi i
parave), pandershmëria apo edhe praktikat e raportimeve financiare të dyshimta.
210.3 Një profesionist kontabël i pavarur do të vlerësojë rëndësinë e çdo kërcënimi dhe kur është e
nevojshme duhet të zbatojë masat mbrojtëse për eleminimin apo zvogëlimin e tyre në një nivel të
pranueshëm.
Shembuj të këtyre masave mbrojtëse përfshijnë:
Marrjen e informacioneve dhe njohjen e klientit, pronarëve të tij, drejtuesve dhe personave
përgjegjës për veprimtaritë e qeverisjes dhe të biznesit të klientit, ose
Marrjen e sigurisë se klienti do të përmirësojë praktikat e qeverisjes së shoqërisë ose të
kontrolleve të brendëshme.
210.4 Kur nuk ka mundësi që kërcënimet të zvogëlohen deri në një nivel të pranueshëm, një
profesionist kontabël i pavarur duhet të mos pranojë të hyjë në marrëdhënie me klientin.
210.5 Rekomandohet që një profesionist kontabël i pavarur të rishikojë periodikisht vendimet e
pranimit të angazhimeve me klientin, të cilat ripërsëriten.
Pranimi i Angazhimit
210.6 Parimi themelor i kompetencës profesionale dhe kujdesit të duhur imponon një detyrim mbi
profesionistin kontabël të pavarur, që ai të japë vetëm ato shërbime për të cilat e ka kompetencën
e duhur për t’i kryer. Përpara se të pranojë një angazhim me një klient specifik, një profesionist
kontabël i pavarur duhet të vlerësojë faktin nëse pranimi do të krijonte ndonjë kërcënim ndaj
respektimit të parimeve themelore. Për shembull, një kërcënim i egoizmit, ndaj kompetencës
profesionale dhe kujdesit të duhur, krijohet në qoftë se grupi i angazhimit nuk zotëron, apo nuk
mund të sigurojë kompetencën e nevojshme për të kryer angazhimin siç duhet.
210.7 Një profesionist kontabël i pavarur do të vlerësojë rëndësinë e çdo kërcënimi dhe kur është e
nevojshme duhet të zbatojë masat mbrojtëse për eleminimin apo zvogëlimin e tyre në një nivel të
pranueshëm. Shembuj të këtyre masave mbrojtëse përfshijnë:
Sigurimin e njohjes së duhur për natyrën e veprimtarisë së biznesit që kryen klienti,
kompleksitetin e operacioneve të tij, për kërkesat specifike të angazhimit dhe qëllimin,
natyrën e objektin e punës që duhet të kryhet.
ETIKA 30
Marrjen e njohurive për sektorët përkatës të ekonomisë apo për çështjet në fjalë që do të
trajtohen.
Zotërimin apo sigurimimn e eksperiencës lidhur me kërkesat rregullatore apo të raportimit.
Caktimin e personelit të mjaftueshëm që zotëron kompetencën e nevojshme profesionale.
Përdorimin e ekspertëve kur kjo është e nevojshme.
Pranimin e kryerjes së angazhimit brenda një periudhe kohe realiste.
Respektimin e politikave dhe proçedurave të kontrollit të cilësisë, të cilat synojnë dhënien e
sigurisë se angazhimet specifike do të pranohen vetëm atëhere kur ato mund të kryhen me
kompetencë.
210.8 Kur një profesionist kontabël i pavarur parashikon të mbështetet në këshillën apo punën e një
eksperti, ai duhet të vlerësojë në se kjo mbështetje është e justifikuar. Profesionisti kontabël i
pavarur duhet të mbajë parasysh faktorë të tillë si reputacioni, ekspertiza, burimet e mundëshme
dhe standardet profesionale dhe etike të zbatueshme. Ky informacion mund të merret nga lidhja e
mëparshme me ekspertin ose nga konsultimi me të tjerët.
Ndryshimet në një Emërim Profesional
210.9 Një profesionist kontabël i pavarur, që thirret për të zëvendësuar një profesionist tjetër, ose që
vendos të marrë pjesë në tenderimin e një angazhimi që aktualisht mbahet nga një profesionist
kontabël i pavarur tjetër, nuk duhet të pranojë angazhimin, po qe se ekzistojnë arsye profesionale
apo edhe arsye të tjera për mospranimin e angazhimit, siç janë rrethanat që kërcënojnë
respektimin e parimeve themelore, të cilat nuk mund të eleminohen ose zvogëlohen në një nivel
të pranueshëm përmes vendosjes së masave mbrojtëse. Për shembull, kompetenca profesionale
dhe kujdesi i duhur mund të kërcënohen në qoftë se një profesionist kontabël i pavarur e pranon
angazhimin para se ai të njohë faktet përkatëse.
210.10 Një profesionist kontabël i pavarur duhet të vlerësojë rëndësinë e çdo e kërcënimi. Në varësi të
natyrës së angazhimit, kjo mund të kërkojë komunikimin e drejtpërdrejtë me profesionistin
kontabël ekzistues, me qëllim që të provohen faktet dhe rrethanat që qëndrojnë prapa ndryshimit
që propozohet, me qëllim që profesionisti kontabël i pavarur të vendosë në se është e
përshtatëshme që ai të pranojë ose jo angazhimin. Për shembull, arsyet e dukshme për
ndryshimin e emërimit mund të mos reflektojnë plotësisht faktet dhe mund të tregojnë për
mosmarrëveshje me profesionistin kontabël ekzistues, të cilat mund të influencojnë vendimin e
profesionistit kontabël për të pranuar ose jo emërimin.
210.11 Masat mbrojtëse do të zbatohen, kur është e nevojshme, për të eleminuar ndonjë kërcënim ose
për t`i zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm. Shembuj të këtyre masave mbrojtëse përfshijnë:
Faktin që kur i përgjigjet kërkesave për të marrë pjesë në tendera, profesionisti kontabël
duhet të deklarojë se përpara se të pranohet angazhimi, do të kërkohet kontakti me
profesionistin kontabël ekzistues, me qëllim që të investigohet nëse ka ndonjë arsye
profesionale apo arsye tjetër për të mos pranuar angazhimin;
Kërkesat për profesionistin kontabël ekzistues, që ai të japë informacionet që ka dijeni lidhur
me faktet dhe rrethanat, të cilat sipas opinionit të këtij të fundit, profesionisti kontabël i
propozuar duhet të jetë në dijeni përpara se ai të marrë vendimin për të pranuar angazhimin;
ETIKA 31
Marrjen e informacioneve të nevojshme nga burime të tjera.
Kur kërcënimet nuk mund të eleminohen ose zvogëlohen në një nivel të pranueshëm përmes
zbatimit të masave mbrojtëse, një profesionist kontabël i pavarur, duhet të shmanget nga kryerja
e angazhimit, përveç nëse ai bindet për të vepruar ndryshe nga faktet, me mënyra të tjera
210.12 Një profesionisti kontabël të pavarur mund t`i kërkohet të kryejë një punë që është plotësuese ose
shtesë e punës së profesionistit kontabël ekzistues. Këto rerthana mund të krijojnë kërcënime
kundrejt kompetencës profësionale dhe kujdesit të duhur, të cilat rrjedhin për shembull, nga
mungesa e informacionit, apo nga një informacion i paplotë. Rëndësia e çdo kërcënimi do të
vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eleminuar
kërcënimin apo zvogëluar atë deri në një nivel të pranueshëm. Një shembull i një mase mbrojtëse
të tillë është njoftimi i profesionistit kontabël ekzistues për punën e propozuar, cka do të bëjë të
mundur që profesionisti kontabël ekzistues të japë ndonjë informacion të nevojshëm për kryerjen
e duhur të punës.
210.13.Një profesionist kontabël ekzistues është i detyruar të mbajë kofidencialitetin. Nëse profesionisti
kontabël është i lejuar ose i kërkohet të diskutojë me profesionistin kontabël të propozuar, për
veprimtaritë e një klienti, do të varet nga natyra e angazhimit dhe në:
(a) Faktin nëse është marrë leja nga klienti për të bërë një gjë të tillë; ose
(b) Kërkesat ligjore apo etike që lidhen me këto komunikime dhe paraqitje, të cilat mund të
ndryshojnë sipas jurisdiksioneve.
Rrethanat se kur mund të jetë e përshtatshme të zbulohen informacionet konfidenciale janë dhënë
në seksionin 140 të pjesës A të këtij kodi.
210.14 Një profesionist kontabël i pavarur, si rregull duhet të marrë lejen e klientit, preferohet me
shkrim, për të diskutuar me një profesionist kontabël ekzistues. Me marrjen e lejes, profesionisti
kontabël ekzistues duhet të respektojë kërkesat ligjore dhe rregullatore që kanë të bëjnë me këto
kërkesa. Kur profesionisti kontabël ekzistues jep informacion, ky informacion duhet të jepet në
mënyrë të ndershme dhe të qartë. Në qoftë se profesionisti kontabël i propozuar nuk është në
gjendje të komunikojë me profesionistin kontabël ekzistues, ai duhet të ndërmarrë të gjitha hapat
e nevojshme për të siguruar informacione për kërcenimet e mundëshme nëpërmjet mjeteve të
tjera, sic janë për shembull kërkesat për palët e treta ose investigimet e fshehta të drejtimit të lartë
apo të personave të ngarkuar me qeverisjen e klientit.
ETIKA 32
SEKSIONI 220
Konfliktet e Interesit
220.1 Një profesionist kontabël i pavarur, gjatë kryerjes së një shërbimi profesional mund të ndeshet
me një konflikt interesi. Një konflikt interesi krijon një kërcënim ndaj objektivitetit dhe mund të
krijojë kërcënime edhe ndaj parimeve të tjera themelore. Këto kërcënime mund të krijohen kur:
Profesionisti kontabël jep një shërbim profesional në lidhje me një çështje të veçantë për dy apo
më shumë klientë, interesat e të cilëve në lidhje me këtë çështje janë në konflikt, ose
Interesat e profesionistit kontabël në lidhje me një çështje të caktuar dhe interesat e klientit, për
të cilin profesionisti kontabël jep një shërbim profesional në lidhje me këtë çështje, janë në
konflikt.
Një profesionist kontabël nuk duhet të lejojë që një konflikt interesi të kompromentojë gjykimin
e tij profesional ose të biznesit.
Kur shërbimi profesional është një shërbim i sigurisë, pajtueshmëria me parimin themelor të
objektivitetit kërkon gjithashtu që profesionisti të jetë i pavarur nga klientët e sigurisë siç
kërkohet përkatësisht në Seksionet 290 ose 291.
220.2 Shembuj të situatave në të cilat mund të lindin konflikte interesi janë:
Ofrimi i një shërbimi këshillimor për një transaksion, një klienti që kërkon të blejë një klient të
auditimit të firmës, kur firma ka marrë informacion konfidencial gjatë kryerjes së auditimit, i cili
mund të ndikojë për kryerjen e transaksionit.
Këshillimi në të njëjtën kohë i dy klientëve të cilët konkurrojnë për të blerë të njëjtën shoqëri, kur
këshilla mund të ndikojë për pozicionet e palëve konkurruese kundrejt njëra-tjetrës.
Dhënia e shërbimeve si për shitësin ashtu edhe për blerësin në lidhje me të njëjtin transaksion.
Përgatitja e vlerësimit të aktiviteteve për dy palë që kanë qëndrime të kundërta në lidhje me këto
aktivitete.
Përfaqësimi, në lidhje me të njëjtën çështje, i dy klientëve që kanë mosmarrëveshje ligjore me
njëri tjetrin, siç janë për shembull, procedurat e divorcit ose shpërbërja e partneritetit.
Dhënia e një raporti të sigurisë për një liçencues mbi detyrimet e taksës së pasurisë sipas një
marrëveshjeje liçencimi, kur në të njëjtën kohë edhe i liçensuari këshillohet për shumën e drejtë
të pagueshme.
Këshillimi i një klienti për të investuar në një biznes në të cilin, për shembull bashkëshorti i
profesionistit kontabël të pavarur ka një interes financiar.
Dhënia e një këshille strategjike për një klient në lidhje me pozicionin e tij konkurrues, duke
patur njëkohësisht një sipërmarrje të përbashkët ose interes të ngjashëm me një konkurrues
kryesor të klientit.
Këshillimi i një klienti për blerjen e nje biznesi, të cilin edhe firma është e interesuar ta blejë.
Këshillimi i një klienti për blerjen e një produkti ose shërbimi, kur ka një marrëveshje të
përdorimit të pasurisë ose marrëveshje komisionimi me një nga shitësit potencialë të këtij
produkti apo shërbimi.
220.3 Kur identifikon dhe vlerëson interesat e marrëdhëniet që mund të krijojnë një konflikt interesi,
dhe zbaton masat mbrojtëse të nevojshme për të eleminuar ose zvogëluar ndonjë kërcënim ndaj
respektimit të parimeve themelore, në një nivel të ulët të pranueshëm, profesionisti kontabël i
pavarur duhet të ushtrojë gjykimin profesional dhe të marrë parasysh mundësinë që një palë e tretë
dhe e informuar, e cila i vlerëson të gjitha faktet dhe rrethanat specifike që ishin në dispozicion të
ETIKA 33
profesionistit kontabël, do të mund të arrinte në konkluzionin se nuk kompromentohet
pajtueshmëria me parimet themelore.
220.4 Kur adreson konfliktet e interesit, përfshirë dhënien e informacioneve shpjeguese, ndarjen e
informacioneve brenda firmes ose rrjetit dhe kur kërkon udhëzime nga palët e treta, profesionisti
kontabël i pavarur duhet të jetë vigjilent për të mos shkeluar parimin themelor të konfidencialitetit.
220.5 Nëse kërcënimi i krijuar nga një konflikt interesi nuk është në nivel të pranueshëm, profesionisti
kontabël i pavarur do të zbatojë masa mbrojtëse për të eleminuar kërcënimin ose për ta zvogëluar
atë në një nivel të pranueshëm. Nëse masat mbrojtëse nuk mund ta zvogëlojnë kërcënimin në një
nivel të pranueshëm, profesionisti kontabël do të refuzojë ose do të ndërpresë kryerjen e
shërbimeve profesionale që do të rezultonin në një konflikt interesi, ose përndryshe do të ndërpresë
marrëdhëniet apo do të zgjidhë interesat përkatëse për të eleminuar kërcënimin ose zvogëluar atë
në një nivel të pranueshëm.
220.6 Përpara se të pranojë marrëdhënien me një klient, një angazhim ose një marrëdhënie biznesi, një
profesionist kontabël i pavarur duhet të ndërmarrë hapa të arsyeshme për të identifikuar rrethanat
që mund të krijojnë një konflikt interesi, përfshirë identifikimin e:
Natyrës së interesave dhe marrëdhënieve që ekzistojnë midis palëve të përfshira; dhe
Natyrën e shërbimeve dhe ndikimin e tyre tek palët përkatëse.
Natyra e shërbimeve dhe interesave e marrëdhënieve përkatëse, mund të ndryshojë gjatë kryerjes së
angazhimit. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastet kur një profesionisti kontabël i kërkohet të
kryejë një angazhim në një situatë që mund të bëhet kundërshtuese, madje edhe nëse palët që
angazhojnë profesionistin kontabël mund të mos kenë qenë të përfshira në mosmarrëveshje që në
fillim. Profesionisti kontabël duhet të jetë vigjilent ndaj këtyre ndryshimeve në mënyrë që të mund të
identifikojë një konflikt interesi të mundshëm.
220.7 Në mënyrë që të identifikohen marrëdhëniet dhe interesat që mund të krijojnë një konflikt
interesi, ekzistenca e një proçesi efektiv të identifikimit të konfliktit të interesit ndihmon
profesionistin kontabël të pavarur të identifikojë konfliktet aktuale ose potenciale përpara se të
vendosë nëse do të pranojë angazhimin si edhe gjatë gjithë angazhimit. Këtu përfshihen çështje që
janë identifikuar nga palët e treta, për shembull klientët ose klientët potencialë. Sa më herët të
identifikohet një konflikt interesi potencial ose ekzistues, aq më e madhe është mundësia që
profesionisti kontabël të zbatojë masat mbrojtëse të nevojshme për të eleminuar kërcënimin ndaj
objektivitetit ose për ta zvogëluar atë deri në një nivel të pranueshëm. Proçesi i identifikimit të
konflikteve ekzistuese ose potenciale të interesit do të varet nga faktorë të tillë si:
Natyra e shërbimeve profesionale të dhëna;
Madhësia e firmës;
Madhësia dhe natyra e bazes së klientit;
Struktura e firmës, për shembull numri dhe vendndodhja gjeografike e zyrave.
220.8 Nëse firma është anëtare e një rrjeti të firmave, identifikimi i konfliktit do të përfshijë çdo
konflikt interesi që profesionisti kontabël i pavarur ka arsye të besojë se mund të ekzistojë, ose
mund të lindë për shkak të interesave dhe marrëdhënieve të një firme rrjet. Hapat e arsyeshme që
duhet të ndërmerren për të identifikuar këto interesa dhe marrëdhënie që përfshijnë një firmë rrjet
do të varen nga faktorë të tillë si natyra e shërbimeve profesionale të dhëna, klientët të cilëve u
shërben rrjeti ku bën pjesë firma dhe vendndodhjet gjeografike të të gjitha palëve përkatëse.
220.9 Nëse identifikohet një konflikt interesi, profesionisti kontabël i pavarur do të vlerësojë:
Rëndësinë e interesave ose të marrëdhënieve përkatëse; dhe
ETIKA 34
Rëndësinë e kërcënimeve të krijuara nga kryerja e shërbimit ose të shërbimeve profesionale. Në
përgjithësi, sa më e drejtpërdrejtë të jetë lidhja midis shërbimit profesional dhe çështjes për të
cilën interesat e palëve janë në konflikt, aq më i madh do të jetë kërcënimi ndaj objektivitetit dhe
pajtueshmërisë me parimet e tjera themelore.
220.10 Profesionisti kontabël i pavarur duhet të zbatojë masa mbrojtëse të nevojshme për të eleminuar
kërcënimet ndaj respektimit të parimeve themelore të krijuara nga konflikti i interesit ose t’i
zvogëlojë ato në një nivel të pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse janë:
Zbatimi i mekanizmave për të penguar dhënien e paautorizuar të informacioneve konfidenciale
kur kryhen shërbime profesionale në lidhje me një çështje të caktuar për dy ose më shumë klientë
interesat e të cilëve në lidhje me këtë çështje janë në konflikt. Këtu mund të përfshihet:
o Përdorimi i grupeve të veçanta të angazhimit, të cilat zbatojnë politika dhe proçedura të
qarta për mbajtjen e konfidencialitetit
o Krijimi i fushave të ndara të praktikës për funksione të veçanta brenda firmës, të cilat
mund të veprojnë si barrierë për kalimin e informacioneve konfidenciare të klientit nga
një zonë e praktikës tek zona tjetër brenda firmës.
o Vendosja e politikave dhe procedurave me qëllim kufizimin e aksesit në dosjet e klientit,
përdorimi i marrëveshjeve të konfidencialitetit të nënshkruara nga punonjësit dhe ortakët
e firmes dhe/ose ndarja fizike dhe elektronike e informacionit konfidencial.
Rishikimi i vazhdueshëm i zbatimit të masave mbrojtëse, nga individët në pozicione të larta
drejtuese, të cilët nuk janë përfshirë në angazhimet me klientin në fjalë apo në angazhime???.
Rishikimi i punës së kryer nga një profesionist kontabël i pavarur që nuk është i përfshirë në
dhënien e shërbimit dhe që nuk është i ndikuar në mënyra të tjera nga konflikti, për të vlerësuar
nëse gjykimet dhe konkluzionet kryesore janë të përshtatshme.
Konsultimi me palë të treta siç është një organizëm profesional, një këshilltar ligjor ose një
profesionist tjetër kontabël.
220.11.Veç kësaj, përgjithësisht është e nevojshme dhënia e informacioneve shpjeguese mbi natyrën e
konfliktit të interesit dhe mbi masat përkatëse mbrojtëse, nëse zbatohen të tilla, për klientët e
ndikuar nga konflikti, dhe kur masat mbrojtëse nevojiten për të zvogëluar kërcënimin në një nivel
të pranueshëm, me qëllim që të merret pëlqimi i tyre për profesionistin kontabël të pavarur i cili
kryen shërbimet profesionale. Informacionet shpjeguese dhe pëlqimi mund të jepen në forma të
ndryshme, për shembull:
Informacione shpjeguese të përgjithshme për klientin në rrethanat kur profesionisti kontabël,
në kushtet e praktikës së zakonshme tregtare, nuk ofron shërbime ekskluzivisht për një klient
të vetëm (për shembull, në një shërbim të veçantë në një sektor tregu të veçantë), me qëllim
që klienti të japë një pëlqim të përgjithshëm për këtë rast. Këto lloj informacionesh
shpjeguese mund të bëhen sipas kritereve standarde të profesionistit kontabël dhe kushteve të
angazhimit.
Informacione shpjeguese të veçanta për klientët e ndikuar, lidhur me rrethanat e konfliktit të
veçantë, përfshirë një paraqitje të detajuar të situatës dhe një shpjegim të plotë të ndonjë mase
mbrojtëse të planifikuar dhe të rreziqeve përkatëse, që janë të mjaftueshme për të bërë të
mundur që klienti të marrë një vendim të informuar në lidhje me çështjen dhe në këtë
mënyrë, të japë një pëlqim të qartë.
Në disa rrethana, pëlqimi mund të imponohet nga sjellja e klientit kur profesionisti kontabël
ka prova të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se klientët i njohin rrethanat që në
fillim dhe e kanë pranuar konfliktin e interesit, nëqoftëse ata nuk kanë ndonjë kundërshtim
për ekzistencën e konfliktit.
Profesionisti kontabël i pavarur do të vlerësojë nëse natyra dhe rëndësia e konfliktit të interesit
është e atillë që sjell nevojën për informacion shpjegues specifik dhe pëlqim të qartë nga klienti.
Për këtë qëllim, profesionisti kontabël duhet të ushtrojë gjykimin profesional duke vënë në
ETIKA 35
balancë rezultatin e vlerësimit të rrethanave që krijojnë konflikt interesi, përfshirë palët që mund
të jenë ndikuar, natyrën e çështjeve që mund të lindin, dhe mundësinë që çështja të zhvillohet në
një mënyrë të papritur.
220.12 Kur një profesionist kontabël i pavarur ka kërkuar pëlqim të qartë nga një klient dhe pëlqimi i
është refuzuar nga klienti, profesionisti kontabël i pavarur duhet të refuzojë ose të ndërpresë
kryerjen e shërbimeve profesionale që do të çonin në konflikt interesi, ose do të ndërpresë
marrëdhëniet përkatëse apo të zgjidhë interesat për të eleminuar ose zvogëluar kërcënimin në një
nivel të pranueshëm, në mënyrë që të merret pëlqimi, pasi të jenë zbatuar masat mbrojtëse shtesë,
nëse një gjë e tillë është e nevojshme.
220.13 Kur dhënia e informacioneve shpjeguese është verbale ose e nënkuptuar, profesionisti kontabël i
pavarur është i inkurajuar të dokumentojë natyrën e rrethanave që çojnë në konflikt interesi,
masat mbrojtëse të zbatuara për të zvogëluar kërcënimet në një nivel të pranueshëm dhe marrjen
e pëlqimit.
220.14 Në rrethana të caktuara, dhënia e informacioneve shpjeguese të veçanta me qëllim marrjen e një
pëlqimi të qartë, do të rezultonte në shkeljen e konfidencialitetit. Shembuj të këtyre rrethanave
mund të përfshijnë:
Kryerjen e një shërbimi të lidhur me transaksionin për një klient në lidhje me blerjen direkte të
një klienti tjetër të firmës.
Kryerjen e një hetimi ligjor për një klient në lidhje me një veprim të dyshuar si mashtrim, kur
firma ka informacion konfidencial të marrë gjatë kryerjes së një shërbimi profesional për një
klient tjetër, i cili mund të jetë i përfshirë në mashtrim.
Firma nuk duhet të pranojë ose të vazhdojë një angazhim në këto rrethana përveç nëse janë
përmbushur kushtet e mëposhtme:
Firma nuk vepron në një rol avokimi (përkrahje) për një klient, kur një gjë e tillë do të kërkontë
që firma të merrte një pozicion kundërshtar kundrejt klientit tjetër në lidhje me të njëjtën çështje;
Kur janë vënë në zbatim mekanzima të veçanta që ndalojnë kalimin e informacioneve
konfidenciale midis grupeve të angazhimit që u shërbejnë dy klientëve; dhe
Firma është e bindur se një palë e tretë e arsyeshme dhe e mirëinformuar, që i vlerëson të gjitha
faktet dhe rrethanat specifike në dispozicion të profesionistit kontabël të pavarur, do të mund të
konkludonte se është e përshtatshme që firma të pranojë ose vazhdojë angazhimin pasi një
kufizim në aftësinë e firmës për të dhënë shërbimin do të prodhonte një rezultat të kundërt
disproporcional për klientin ose palët e treta.
Profesionisti kontabël duhet të dokumentojë natyrën e rrethanave, përfshirë rolin e tij specifik në
ndërmarrjen e mekanizmave të veçanta për të penguar kalimin e informacioneve midis grupeve të
angazhimit që u shërbejnë dy klientëve, dhe arsyetimin për konkluzionin që është e përshtatshme
të pranohet angazhimi.
ETIKA 36
SEKSIONI 230
Opinionet dytësore
230.1 Situatat, në të cilat një profesionist kontabël i pavarur kërkohet të japë një opinion dytësor lidhur
me zbatimin e standardeve të kontabilitetit, auditimit, raportimit ose të standardeve apo parimeve
të tjera, sipas rrethanave specifike apo transaksioneve të kryera nga ose në emër të një shoqërie a
entiteti që nuk është një klient ekzistues, mund të çojnë në kërcënime të respektimit të parimeve
themelore. Për shembull, mund të ketë një kërcënim ndaj kompetencës profesionale dhe kujdesit
të duhur në rrethanat kur opinioni dytësor nuk është bazuar në të njëjtën seri faktesh që ishin
disponibël për profesionistin kontabël ekzistues, ose kur ky opinion është bazuar në një evidencë
të pamjaftueshme. Ekzistenca dhe rëndësia e kërcënimit do të varet nga rrethanat në të cilat bëhet
kërkesa për opinione dytësore dhe nga të gjitha faktet e supozimet e tjera të mundëshme, që
lidhen me shprehjen e një gjykimi profesional.
230.2 Kur një profesionist kontabël i pavarur kërkohet të japë këtë opinion, ai duhet të vlerësojë
rëndësinë e kërcënimeve dhe kur është e nevojshmme, të zbatojë masat mbrojtëse për të
eleminuar apo zvogëluar kërcënimet deri në një nivel të pranueshëm. Shembuj të këtyre masave
mbrojtëse janë kërkimi i lejes prej klientit për të kontaktuar profesionistin kontabël ekzistues,
përshkrimi i kufizimeve që rrethojnë ndonjë opinion në komunikimet me klientin dhe dhenia e
një kopje të opinionit profesionistit kontabël ekzistues.
230.3 Në qoftë se shoqëria apo entiteti që kërkon opinionin nuk lejon komunikimin me profesionistin
kontabël ekzistues, një profesionist kontabël i pavarur duhet të marrë në konsideratë faktin në se,
pasi janë vlerësuar të gjitha rrethanat, është e përshtatëshme ose jo që ai të japë opinionin që
kërkohet.
ETIKA 37
SEKSIONI 240
Honoraret dhe Format e Tjera të Pagesave
240.1 Kur një profesionist kontabël i pavarur hyn në negociata për të dhënë shërbime profesionale, ai
mund të caktojë çfarëdo honorari që atij i duket i përshtatshëm. Fakti që një profesionist kontabël
i pavarur mund të caktojë një honorar me të ulët se një profesionist tjetër, nuk është në vetvete jo
etik. Megjithatë, niveli i honorareve të kuotuara mund të çojë në kërcënime ndaj respektimit të
parimeve themelore. Për shembull, në qoftë se honorari është kuotuar aq i ulët sa që do të jetë
vështirë që angazhimi të kryhet në pajtim me standardet profesionale dhe teknike, kjo gjë krijon
një kërcënim të egoizmit për kompetencën profesionale dhe kujdesin e duhur.
240.2 Ekzistenca dhe rëndësia e kërcënimeve do të varet nga faktorë të tillë si niveli i honorarit të
kuotuar dhe shërbimet për të cilat ai zbatohet. Rendësia e çdo kërcënimi do të vlerësohet dhe kur
është e nevojshme duhet të zbatohen masat mbrojtëse për t`i eleminuar, ose zvogëluar ato në një
nivel të pranueshëm. Shembuj të këtyre masave mbrojtëse përfshijnë:
Vënien në dijeni e klientit për kushtet e angazhimit dhe veçanërisht, për bazën mbi të cilën
janë llogaritur honoraret, si edhe për llojet e shërbimeve që mbulohen nga ky honorar.
Caktimin e kohës së duhur dhe i personelit të kualifikuar për kryerjen e punës.
240.3 Honoraret e kushtëzuara përdoren gjerësisht për disa kategori të angazhimeve të jo-sigurisë.
Megjithatë, në disa rrethana ato mund të krijojnë kërcënime ndaj respektimit të parimeve
themelore. Ato mund të krijojnë një kërcënim të egoizmit kundrejt objektivitetit. Ekzistenca dhe
rëndësia e këtyre kërcënimeve do të varet nga faktorët e mëposhtëm, ku përfshihen:
Natyra e angazhimit.
Intervali i vlerave të mundshme të honorareve.
Baza mbi të cilën llogaritet honorari.
Fakti në se përfundimi apo rezultati i transaksionit duhet rishikuar nga një palë e tretë e
pavarur.
240.4 Rëndësia e këtyre kërcënimeve do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen
masat mbrojtëse për t`i eleminuar, ose zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm Në këto masa
mbrojtëse bëjnë pjesë:
Hartimi i një marrëveshjeje paraprake me shkrim me klientin në të cilën të përcaktohen bazat
e llogaritjes së shpërblimit.
Informimi i përdoruesve të synuar për punën e kryer nga një profesionist kontabël i pavarur
dhe për bazën e llogaritjes së shpërblimit.
Vendosja e politikave dhe procedurave për kontrollin e cilësisë, ose
Rishikimi i punës që ka kryer profesionisti kontabël i pavarur nga një palë e tretë objektive.
ETIKA 38
240.5 Në disa rrethana, një profesionist kontabël i pavarur mund të marrë nga një klient një honorar ose
komision për të bërë një referencë. Për shembull, atje ku profesionisti kontabël i pavarur nuk e
kryen vetë një shërbim specifik që kërkohet, ai mund të marrë një pagesë për adresimin e klientit
të tij tek një profesionist kontabël i pavarur tjetër, apo tek një një ekspert tjetër. Një profesionist
kontabël i pavarur mund të marrë një komision nga një palë e tretë (për shembull një shitës
programi) në lidhje me shitjen e mallrave ose shërbimeve tek një klient. Pranimi i një honorari
apo komisioni të tillë, krijon një kërcënim të egoizmit kundrejt objektivitetit, kompetencës
profesionale dhe kujdesit të duhur.
240.6 Një profesionist kontabël i pavarur mund të paguajë gjithashtu, një honorar referues për të
siguruar një klient, për shembull, kur klienti i cili vazhdon të jetë klient i një profesionist i
kontabël të pavarur tjetër, kërkon disa shërbime të specializuara, të cilat nuk ofrohen nga
profesionisti kontabël ekzistues. Pagesa e këtij honorari referues krijon gjithashtu, kërcënime të
egoizmit kundrejt objektivitetit, kompetencës profesionale e kujdesit të duhur.
240.7 Rëndësia e kërcënimit do të vlerësohet dhe, dhe kur është e nevojshme, duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për eleminimin ose zvogëlimin e kërcënimit deri në një nivel të pranueshëm. Në këto
masa mbrojtëse bëjnë pjesë:
Informimi i klientit lidhur me ndonjë marrëveshje për t`i paguar një honorar referues për
punën e referuar një profesionisti kontabël të pavarur tjetër.
Informimi i klientit lidhur me ndonjë marrëveshje për të marrë një honorar referues për
referimin e klientit tek një tjetër profesionist kontabël i pavarur tjetër, ose
Hartimi i një marrëveshje paraprake me klientin për marrëveshjet e komisionimit lidhur me
shitjen nga një palë e tretë të mallrave apo shërbimeve për klientin.
240.8 Një profesionist kontabël i pavarur mund të blejë të gjithë ose një pjesë të një firme tjetër, bazuar
në faktin që pagesat do t’ju bëhen individëve që e kane pasur më parë në pronësi firmën, ose
trashëgimtarëve apo agjentëve të shitjes. Këto pagesa nuk konsiderohen si komisione, apo si
honorare referuese për qëllime të paragrafëve të mësipërm 240.5 – 240.7.
ETIKA 39
SEKSIONI 250
Marketingu i Shërbimeve Profesionale
250.1 Kur një profesionist kontabël i pavarur kërkon një punë të re përmes reklamimit apo formave të
tjera të marketingut, mund të kemi të bëjmë me një kërcënim ndaj respektimit të parimeve
themelore. Për shembull, një kërcënim i egoizmit ndaj respektimit të parimit të sjelljes
profesionale, krijohet kur shërbimet, arritjet ose produktet tregtohen në një mënyrë që nuk është
në pajtim me këtë parim.
250.2 Kur bën marketingun e shërbimeve profesionale, një profesionist kontabël i pavarur nuk duhet të
diskreditojë profesionin. Profesionisti kontabël i pavarur duhet të jetë i ndershëm dhe i sinqertë
dhe nuk duhet:
Të bëjë kërkesa të ekzagjeruara për shërbimet që ofron, për kualifikimet që zotëron, apo për
eksperiencën që ka fituar; ose
Të bëjë referime nënçmuese që krahasojnë punën e tij me punën e të tjerëve pa provuar.
Në qoftë se profesionisti kontabël i pavarur është në mëdyshje lidhur me përshtatshmërinë e
formës së reklamës ose marketingut që propozohet, ai duhet të konsultohet me organizmin
profesional përkatës.
ETIKA 40
SEKSIONI 260
Dhuratat dhe Mikëpritja
260.1 Një profesionisti kontabël të pavarur ose një anëtari të ngushtë apo të drejtpërdrejtë të familjes së
tij mund t’i ofrohen nga një klient dhurata dhe mikëpritje. Një ofertë e tillë mund të çojë në
kërcënimin e respektimit të parimeve themelore. Për shembull, në qoftë se pranohet një dhuratë
nga një klient, atëhere objektiviteti kërcënohet nga egoizmi, po kështu, ai mund të kërcënohet
edhe nga frikësimi që këto oferta mund të bëhen publike.
260.2 Ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi do të varet nga natyra, vlera dhe qëllimi që qëndron pas
ofertës. Në rastin kur janë bërë dhurata apo janë dhënë mikëpritje, që një palë e arsyeshme dhe e
informuar, e cila ka njohuri për informacionet përkatëse, dhe që i peshon të gjitha faktet dhe
rrethanat specifike, do t’i konsideronte ato të vogla dhe krejt të parëndësishme, një profesionist
kontabël i pavarur mund të arrijë në përfundimin se oferta është bërë në kushtet normale të
biznesit dhe nuk paraqet ndonjë qëllim specifik për të influencuar vendimarrjen ose për të marrë
informacion. Në këto raste, profesionisti kontabël i pavarur përgjithësisht mundet të arrijë në
përfundimin se kërcënimi kundrejt respektimit të parimeve themelore është në një nivel të
pranueshëm.
260.3 Një profesionist kontabël i pavarur do të vlerësojë rëndësinë e çdo kërcënimi dhe kur është e
nevojshme duhet të zbatojë masat mbrojtëse për t`i eleminuar kërcënimet ose zvogëluar ato në
një nivel të pranueshëm. Kur me gjithë zbatimin e masave të nevojshme mbrojtëse, kërcënimet
nuk mund të eleminohen ose zvogëlohen në një nivel të pranueshëm, një profesionist kontabël i
pavarur nuk duhet ta pranojë këtë ofertë.
ETIKA 41
SEKSIONI 270
Marrja në Ruajtje (në Kujdestari) e Aktiveve të Klientit
270.1 Një profesionist kontabël i pavarur nuk duhet të marrë në ruajtje paratë e klientit apo edhe aktive
të tjera të tij, përveç rasteve kur ligji e lejon një gjë të tillë, dhe në se është kështu, vetëm në
pajtim me detyrimet ligjore shtesë, që e obligojnë profesionistin kontabël të pavarur të mbajë
këto aktive.
270.2 Mbajtja e aktiveve të klientit krijon kërcënime ndaj respektimit të parimeve themelore; për
shembull, ekziston një kërcënim i egoizmit kundrejt sjelljes profesionale; po kështu, mund të ketë
edhe një kërcënim të egoizmit kundrejt objektivitetit, të cilët lindin nga mbajtja e aktiveve të
klientit. Për këtë arsye, një profesionist kontabël i pavarur, të cilit i janë besuar paratë (apo
aktivet e tjera) që ju përkasin të tjerëve, duhet:
(a) T’i mbajë këto aktive veças aktiveve të tij personale, apo të firmës;
(b) Të përdorë këto aktive vetëm për qëllimet, për të cilat ato janë parashikuar;
(c) Gjatë gjithë kohës, të jetë i gatshëm të japë llogari për këto aktive, për të ardhurat dhe
dividentët, apo të ardhura të tjera të gjeneruara, për çdo person që ka të drejta ndaj tyre;
dhe
(d) Të respektojë të gjitha ligjet dhe rregullat përkatëse për mbajtjen dhe kontabilizimin e
këtyre aktiveve.
270.3 Si pjesë përbërëse e procedurave të pranimit të klientit dhe angazhimit për shërbimet që mund të
përfshijnë mbajtjen e aktiveve të klientit, një profesionist kontabël i pavarur duhet të bëjë
verifikimet e nevojshme rreth burimeve të këtyre aktiveve dhe të marrë në konsideratë detyrimet
ligjore dhe rregullatore. Për shembull, në qoftë se aktivet e kanë burimin nga veprimtari të
paligjshme, siç është për shembull pastrimi i parave, do të krijohet një kërcënim ndaj respektimit
të parimeve themelore. Në këto situata, profesionisti kontabël mund të marrë në konsideratë
kërkimin e këshillave ligjore.
ETIKA 42
SEKSIONI 280
Objektiviteti – Të gjitha Shërbimet
280.1 Gjatë dhënies së shërbimeve profesionale, një profesionist kontabël i pavarur duhet të vlerësojë
në se respektimi i parimit të objektivitetit kërcënohet nga ekzistenca e interesave apo e
marrëdhënieve me një klient ose me drejtorët, nëpunësit apo punëmarrësit e atij klienti. Për
shembull, një kërcënim i familiaritetit kundrejt objektivitetit mund të krijohet nga një
marrëdhënie familjare, e ngushtë, personale apo e biznesit.
280.2 Një profesionist kontabël i pavarur, i cili jep një shërbim të sigurisë, duhet të jetë i pavarur nga
klienti i sigurisë. Pavarësia në mendim dhe në dukje janë të nevojshme për të bërë të mundur që
profesionisti kontabël i pavarur të shprehë një konkluzion, dhe të duket se shpreh një konkluzion,
pa paragjykim, konflikt interesi apo influencim të tepruar nga të tjerët. Seksionet 290 dhe 291
japin udhëzime specifike për kërkesat e pavarësisë që duhet të përmbushin profesionistët
kontabël të pavarur gjatë kryerjes së angazhimeve për dhënien e sigurisë.
280.3 Ekzistenca e kërcënimeve që i bëhen objektivitetit gjatë kryerjes së ndonjë shërbimi profesional
do të varet nga rrethanat e veçanta të angazhimit dhe nga natyra e punës që kryen profesionisti
kontabël i pavarur.
280.4 Një profesionist kontabël i pavarur do të vlerësojë rëndësinë e çdo kërcënimi dhe kur është e
nevojshme duhet të zbatojë masat mbrojtëse për t`i eleminuar apo zvogëluar ato në një nivel të
pranueshëm. Shembuj të këtyre masave mbrojtëse përfshijnë:
Tërheqjen nga grupi i angazhimit.
Vendosjen e proçedurave të mbikëqyrjes.
Ndërprerjen e atyre marrëdhënieve financiare apo të biznesit që çojnë në kërcënim.
Diskutimin e çështjes me nivelet e larta të drejtimit brenda firmës.
Diskutimin e çështjes me personat e ngarkuar me qeverisjen e klientit.
Në qoftë se masat mbrojtëse nuk mund të eleminojnë apo zvogëlojnë kërcënimin deri në një
nivel të pranuesëhm, profesionisti kontabël duhet t`i japë fund ose të ndërpresë angazhimin
përkatës.
ETIKA 43
SEKSIONI 290 PAVARËSIA – ANGAZHIMET E AUDITIMIT DHE TË RISHIKIMIT
PERMBAJTJET
Paragrafët
Struktura e Seksionit
290.1
Një metodë konceptuale për pavarësinë 290.4
Rrjetet dhe Firmat Rjet 290.13
Entitetet me Interes Publik 290.25
Entitetet e Lidhura 290.27
Organet (personat) e ngarkuar me qeverisjen 290.28
Dokumentimi 290.29
Periudha e angazhimit 290.30
Shkrirjet dhe Blerjet 290.33
Shkelja e një Dispozite të këtij Seksioni 290.39
Zbatimi i Metodës së Kuadrit Konceptual për Pavarësinë 290.100
Interesat Financiare 290.102
Huatë dhe Garancitë 290.117
Marrëdhëniet e biznesit 290.123
Marrëdhëniet Familjare dhe personale 290.126
Punësimi tek Klienti Auditimit 290.132
Caktimet e perkohshme të personelit 290.140
Shërbimet e kohëve të fundit me nje klient të Auditimit 290.141
Shërbimi si një drejtor ose zyrtar i një Klienti të Auditimit 290.144
Lidhja e gjatë e personelit të lartë (përfshirë rotacionin e ortakut) me nje klient të
Auditimit
290.148
Dhënia e Shërbimeve të Jo-sigurisë për klientët e auditimit 290.154
Përgjegjësitë e Drejtimit 209.159
Përgatitja e Regjistrave Kontabël dhe e Pasqyrave Financiare 290.164
Shërbimet e Vlerësimit 290.172
Shërbimet Tatimore 290.178
Shërbimet e Auditimit të Brendshëm 290.192
Shërbimet e Sistemeve Të TI-së 290.198
Shërbimet e Mbështetjes Gjyqësore 290.204
Shërbimet Ligjore 290.206
Shërbimet e Rekrutimit 290.211
Shërbimet Financiare të Korporatës 290.213
Honoraret e pagesës 290.217
Honoraret – Madhësia Relative 290.217
Honoratet e Pagesës – të Vonuara në Shlyerje 290.220
Honoraret e Kushtëzuara 290.221
Kompensimi dhe Politikat e Vlerësimit
290.225
Dhuratat dhe Mikpritja 290.227
Paditë Gjyqësore Aktuale ose të Kërcënuara 290.228
Raportet që Përfshijnë një Kufizim në Përdorimin dhe në Shpërndarje 290.500
ETIKA 44
SEKSIONI 290
Struktura e ketij seksioni
290.1 Ky seksion trajton kërkesat e pavarësisë për angazhimet e auditimit dhe angazhimet e rishikimit,
të cilat janë angazhime të dhënies së sigurisë, në të cilat një profesionist kontabël i pavarur
shpreh një opinion mbi pasqyrat financiare. Këto angazhime përfshijnë angazhimet e auditimit
dhe të rishikimit për të raportuar mbi një paketë të plotë të pasqyrave financiare dhe një pasqyrë
financiare vetme. Kërkesat e pavarësisë për angazhimet e dhënies së sigurisë që nuk janë
angazhime auditimi ose rishikimi janë trajtuar në seksionin 291
290.2 Në disa rrethana që përfshijnë angazhime të auditimit ku raporti i auditimit përmban një kufizim
në përdorim e shpërndarje dhe nëse plotësohen disa kushte, kërkesat e pavarësisë të dhëna në
këtë seksion mund të modifikohen sikurse tregohet në paragrafët 290.500 - 290.514. Modifikimet
nuk lejohen në rastin e një auditimi të pasqyrave financiare të kërkuara nga ligji ose nga
rregullorja.
290.3 Në këtë seksion termat:
(a) “Auditim”; “grup i auditimit”; “angazhim auditimi”; “klient i auditimit” dhe “raport i
auditimit” përfshijnë rishikimin, grupin e rishikimit, angazhimin e rishikimit; klientin e
rishikimit dhe raportin e rishikimit; dhe
(b) “Firmë” përfshin firmën rrjet, përveç rasteve kur është deklaruar ndryshe.
Një metodë konceptuale për pavarësinë
290.4 Në rastin e angazhimeve të auditimit është në interes të publikut, dhe për këtë arsye kërkohet
edhe nga ky Kod, që anëtarët e grupeve të auditimit, firmat dhe sipas rastit, firmat rrjet të jenë të
pavarura nga klientët e auditimit.
290.5 Objektivi i këtij seksioni është të ndihmojë firmat dhe anëtarët e grupeve të auditimit për
zbatimin e metodës së kuadrit konceptual të përshkruar më poshtë për arritjen dhe mbajtjen e
pavarësisë.
290.6 Pavarësia përfshin:
(a) Pavarësinë e Mendimit
Është gjendja e të menduarit, që lejon shprehjen e një konkluzioni pa u ndikuar nga influencat që
kompromentojnë gjykimin profesional, me anën e të cilës bëhet e mundur që një individ të
veprojë me integritet dhe të ushtrojë objektivitetin dhe skepticismin profesional.
(b) Pavarësinë në Dukje (Aparencë)
Mënjanimi i fakteve dhe rrethanave që janë kaq të rëndësishme, sa që një palë e tretë e arsyeshme
dhe e informuar, e cila peshon të gjitha faktet dhe rrethanat specifike, do të mund të arrinte në
përfundimin se është kompromentuar integriteti, objektiviteti ose skepticizmi profesional i një
firme apo të një anëtari të grupit të auditimit.
290.7 Metoda e kuadrit konceptual nga profesionistët kontabël do të zbatohet për të:
(a) Identifikuar kërcënimet ndaj pavarësisë;
ETIKA 45
(b) Vlerësuar rëndësinë e rreziqeve të identifikuara; dhe
(c) Zbatuar, kur është e nevojshme, masat mbrojtëse për të eliminuar ose zvogëluar
kërcënimet deri një nivel të pranueshëm.
Kur profesionisti kontabël konstaton se nuk ka në dispozicion masat e duhura mbrojtëse, ose qe
masat mbrojtëse nuk mund të zbatohen për të eliminuar ose zvogëluar kërcënimet në nivel të
pranueshëm, ai duhet të eleminojë rrethanat ose marrëdhëniet që krijojnë kërcënime ose t`i japë
fund apo të ndërpresë angazhimin e auditimit.
Për zbatimin e këtij kuadri konceptual një profesionist kontabël duhet të përdorë gjykimin
profesional.
290.8 Pë vlerësimin e kërcënimeve ndaj pavarësisë mund të jenë të përshtatshme shumë rrethana të
ndryshme, apo kombinime të rrethanave. Është e pamundur të përkufizohet çdo situatë që krijon
kërcënime për pavarësinë dhe për të specifikuar veprimet e duhura. Prandaj, ky Kod përcakton
një kuadër konceptual që ju kërkon firmave dhe anëtarëve të grupeve të auditimit të identifikojnë,
vlerësojnë, dhe trajtojnë kërcënimet që i bëhen pavarësisë. Metoda e kuadrit konceptual i
ndihmon profesionistët kontabël të pavarur të veprojnë në përputhje me kërkesat etike të këtij
Kodi. Ai trajton shumë rrethana të ndryshme që krijojnë kërcënime ndaj pavarësisë dhe që mund
të pengojnë një profesionist kontabël të arrijë në përfundimin se një situatë është e lejuar në qoftë
se ajo nuk është e ndaluar në mënyrë specifike.
290.9 Paragrafët 290.100 dhe në vazhdim përshkruajnë mënyrën se si duhet të zbatohet ky kuadër
konceptual për pavarësinë. Këta paragrafë nuk trajtojnë të gjitha rrethanat dhe marrëdhëniet që
krijojnë ose mund të krijojnë kërcënime ndaj pavarësisë.
290.10 Për të përcaktuar nëse do të pranojë ose do të vazhdojë një angazhim apo nëse një individ i
veçantë mund të jetë një anëtar i grupit të auditimit, një firmë duhet të identifikojë dhe vlerësojë
kërcënimet ndaj pavarësisë. Në qoftë se kërcënimet nuk janë në një nivel të pranueshëm, dhe
vendimi që duhet marrë ka të bëjë me faktin nëse do të pranohet një angazhim apo në grupin e
auditimit do të përfshihet një individ i veçantë, firma duhet të vlerësojë nëse ka masa mbrojtëse
për të eliminuar ose zvogëluar kërcënimet në një nivel të pranueshëm. Po qe se vendimi ka të
bëjë me faktin nëse firma do të vazhdojë ose jo një angazhim, ajo do të vlerësojëë nëse ndonjë
masë mbrojtëse ekzistuese do të vazhdojë të jetë efektive për të eliminuar apo zvogëluar
kërcënimet në një nivel të pranueshëm, ose nëse do të duhet të zbatohen masa mbrojtëse të tjera,
apo nëse angazhimi duhet të ndërpritet. Kurdoherë që në vëmendjen e firmës gjatë angazhimit
vijnë informacione të reja në lidhje me një kërcënim për pavarësinë, firma duhet të vlerësojë
rëndësinë e kërcënimit në përputhje me metodën e kuadrit konceptual.
290.11 Gjatë gjithë këtij seksioni, referenca bëhet tek rëndësia e kërcënimeve që i bëhen pavarësisë. Për
vlerësimin e rëndësisë së një kërcënimi, do të merren parasysh si faktorët cilësorë ashtu edhe ata
sasiorë.
290,12 Në shumicën e rasteve, ky seksion nuk përshkruan përgjegjësinë e veçantë të individëve brenda
firmës për veprimet në lidhje me pavarësinë, sepse përgjegjësia mund të ndryshojë në varësi të
madhësisë, strukturës dhe organizimit të një firme. Standardet Ndërkombëtare të Kontrollit të
Cilësisë (SNKC-të) kërkojnë që firma të vendosë politika dhe procedura që kanë për qëllim t`i
japin asaj siguri të arsyeshme se pavarësia është e ruajtur, kur kërkohet nga kërkesat përkatëse
etike. Përveç kësaj, Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA-të) kërkojnë që ortaku i
ETIKA 46
angazhimit të formojë një konkluzion mbi pajtueshmërinë me kërkesat e pavarësisë që zbatohen
për angazhimin.
Rrjetet dhe Firmat Rjet
290.13 Në qoftë se një firmë konsiderohet të jetë një firmë e rrjetit, firma duhet të jetë e pavarur nga
klientët e auditimit të firmave të tjera brenda rrjetit (përveç rasteve kur në këtë Kod është
përcaktuar ndryshe). Kërkesat për pavarësinë të këtij seksioni, të cilat aplikohen për një firmë të
rrjetit zbatohen për çdo entitet, sic janë entitetet që merren me praktikat e konsulencës ose
praktikat profesionale ligjore, të cilat përmbushin kriteret e përkufizimit të një firme të rrjetit,
pavarësisht nëse entiteti vetë e përmbush kushtin e përkufizimit të një firme.
290.14 Për të rritur aftësinë e tyre për të ofruar shërbime profesionale, firmat shpesh formojnë struktura
të mëdha me firma dhe entitete të tjera. Fakti nëse këto struktura të mëdha krijojnë ose jo një rrjet
varet nga fakte dhe rrethana të veçanta dhe nuk varet nga fakti nëse firmat dhe entitetet janë
ligjërisht të veçanta dhe të dallueshme. Për shembull, një strukturë e madhe mund të synojë
vetëm në lehtësimin e referimit të punës, e cila në vetvete nuk i plotëson kriteret e nevojshme që
të përbëjë një rrjet. Nga ana tjetër, një strukturë e madhe mund të jetë e tillë që të synojë
bashkëpunimin dhe firmat përdorin të njëjtin emër të përbashkët, një sistem të përbashkët të
kontrollit të cilësisë, apo të njëjtat burime të rëndësishme profesionale dhe rrjedhimisht
konsiderohet të jetë një rrjet.
290.15 Gjykimi nëse struktura e madhe është një rrjet do të bëhet në dritën faktit nëse një palë e tretë e
arsyeshme dhe e informuar, e cila peshon të gjitha faktet dhe rrethanat specifike, do të mund të
arrinte në përfundimin se entitetet janë të lidhura në një mënyrë të tillë që tregon se ekziston një
rrjet. Ky gjykim do të aplikohet me koherencë për të gjithë rrjetin.
290.16 Kur struktura e madhe ka për qëllim bashkëpunimin dhe ajo synon në mënyrë të qartë në
realizimin e fitimit ose në ndarjen e kostos midis entiteteve brenda strukturës, konsiderohet se
kemi të bëjmë me një rrjet. Megjithatë, ndarja e kostove të parëndësishme në vetvete nuk krijon
një rrjet. Përveç kësaj, në qoftë se ndarja e kostove është e kufizuar vetëm për ato kosto që lidhen
me zhvillimin e metodologjive të auditimit, manualeve, ose të kurseve te trajnimit, kjo në vetvete
nuk do të krijonte një rrjet. Më tej, një shoqërizim (lidhje) mes një firme dhe një entiteti tjetër të
pa lidhur për të ofruar bashkërisht një shërbim apo për të zhvilluar një produkt, në vetvete nuk
krijon një rrjet.
290.17 Kur struktura e madhe ka për qëllim bashkëpunimin dhe entitetet brenda strukturës ndajnë në
mënyrë të përbashkët pronësinë, kontrollin apo menaxhimin, ajo mendohet të jetë një rrjet. Kjo
mund të arrihet përmes kontratës ose mjete të tjera.
290.18 Kur struktura e madhe ka për qëllim bashkëpunimin dhe entitetet brenda strukturës kanë politika
dhe procedura të përbashkëta të kontrollit të cilësisë, ajo do të konsiderohet të jetë një rrjet. Për
këtë qëllim, politika dhe procedura të përbashkëta për kontrollin e cilësisë janë ato të projektuara,
të zbatuara dhe të monitoruara në të gjithë strukturën e madhe.
290.19 Kur struktura e madhe ka për qëllim bashkëpunimin dhe entitetet brenda strukturës kanë një
strategji të përbashkët të biznesit, ajo konsiderohet të jetë një rrjet. Ndarja e një strategjie të
përbashkët të biznesit përfshin një marrëveshje me entitetet për të arritur objektiva strategjike të
përbashkëta. Një entitet nuk vlerësohet të jetë një firmë rrjet thjesht sepse ai bashkëpunon me një
entitet tjetër vetëm për t'iu përgjigjur së bashku një kërkesë për një propozim për ofrimin e një
shërbimi profesional.
ETIKA 47
290.20 Kur struktura e madhe ka për qëllim bashkëpunimin dhe entitetet brenda strukturës përdorin të
njëjtin emër të përbashkët ajo konsiderohet të jetë një rrjet. Një emër i përbashkët përfshin
inicialet e zakonshme ose një emër të përbashkët. Një firmë konsiderohet se përdor një emër të
përbashkët, po qe se ajo përfshin, për shembull, emrin e përbashkët si pjesë të emrit ose së
bashku me emrin e saj të firmës, kur një ortak i firmës nënshkruan një raport të auditimit.
290.21 Edhe pse një firmë nuk bën pjesë në një rrjet dhe nuk përdor një emër të përbashkët si pjesë e
emrit të firmës, ajo mund të japë pamjen se i përket një rrjeti, në qoftë se ajo bën referencë në
shkresat ose në materialet promovuese, ku tregon se është një anëtar i një bashkimi (asocimi) të
firmave. Për pasojë, nëse nuk tregohet kujdesi i duhur përsa i përket mënyrës se si një firmë i
përshkruan këto anëtarësi, mund të krijohet një perceptim se firma i përket një rrjeti.
290.22 Nëse një firmë shet një pjesë të objektit të shërbimeve të saj, marrëveshja e shitjes ndonjëherë
parashikon që për një periudhë të kufizuar kohe, entiteti i ri mund të vazhdojë të përdorë emrin e
firmës, ose një element të emrit, edhe pse ai nuk është më i lidhur me firmën. Në rrethana të tilla,
ndërsa dy entitetet mund të realizojnë kryerjen e shërbimeve nën një emër të përbashkët, faktet
janë të tilla që ato nuk i përkasin një strukturë të madhe që synon bashkëpunimin dhe, për këtë
arsye, nuk janë firma të rrjetit. Këto entitete do të përcaktojnë mënyrën se si të bëjnë të ditur se
ato nuk janë firma rrjet, kur ato paraqasin veten e tyre për palët e jashtme.
290.23 Kur struktura e madhe ka për qëllim bashkëpunimin dhe entitetet brenda strukturës ndajnë një
pjesë të konsiderueshme të burimeve profesionale, ajo konsiderohet se është një rrjet. Burimet
profesionale përfshijnë:
Sistemet e përbashkëta që ju mundësojnë firmave për të shkëmbyer informacione, sic janë të
dhënat e klientit, faturimet dhe regjistrimet e kohës së punës;
Ortakët dhe stafi;
Departamentet teknike që konsultojnë për cështje teknike apo çështje të sektorëve ekonomikë
të veçantë, transaksione apo ngjarje për angazhimet e sigurisë;
Metodologjia e auditimit ose manualet e auditimit, dhe
Kurset e trajnimit dhe mjediset e tyre.
290.24 Përcaktimi nëse burimet profesionale të përbashkëta janë të rëndësishme dhe për këtë arsye,
firmat janë firma të rrjetit, do të bëhet duke u bazuar në faktet dhe rrethanat përkatëse. Kur
burimet e përbashkëta janë kufizuar në metodologjinë e përbashkët të auditimit apo në manualet
e auditimit, pa shkëmbim të personelit apo të informacioneve të klientit ose të tregut, nuk ka
gjasa që burimet e përbashkëta të jenë të rëndësishëm. E njëjta gjë vlen edhe për përpjekjet për
një trajnim të përbashkët. Megjithatë, atje ku burimet e përbashkëta përfshijnë shkëmbimin e
njerëzve ose të informacionit, sic është rasti kur personeli merret nga një grup i përbashkët, ose
kur brenda strukturës së madhe është krijuar një departament i përbashkët teknik për t`ju ofruar
firmave pjesëmarrëse këshilla teknike, të cilat duhet të ndiqen nga ana e tyre, një palë e tretë e
arsyeshme dhe e informuar, ka shumë gjasa të arrijë në përfundimin që burimet e përbashkëta
janë të rëndësishme.
Entitetet me Interes Publik
290.25 Seksioni 290 përmban dispozita shtesë që pasqyrojnë shkallën e interesit publik që kanë disa
entitete. Për qëllime të këtij seksioni, entitetet me interes publik janë:
ETIKA 48
(a) Të gjitha entitetet e listuara në bursë, dhe
(b) Çdo subjekt:
(i) I përkufizuar me rregullore apo nga legjislacioni si entitet me interes publik; ose
(ii) Për të cilin, nga rregulli ose ligji, kërkohet që auditimi të bëhet në pajtim me të njëjtat
kërkesa të pavarësisë që zbatohen për auditimin e entiteteve të listuara. Një rregullim i
tillë mund të shpallet nga ndonjë rregullator përkatës, përfshirë një rregullator të
auditimit.
290.26 Firmat dhe organizmat anëtare inkurajohen për të përcaktuar nëse do të trajtojnë entitetet e tjera,
ose disa kategori të entiteteve, si entitete me interes publik, për shkak se ato kanë një numër të
madh dhe gamë të gjerë të palëve të interesuara. Faktorët që duhet të merren parasysh përfshijnë:
Natyrën e biznesit, sic është mbajtja e aktiveve në mirëbesim për një numër të madh të palëve
të interesuara. Si shembuj mund të jenë institucionet financiare, të tilla si bankat dhe
shoqëritë e sigurimeve dhe fondet e pensioneve;
Madhësinë; dhe
Numrin e të punësuarve.
Entitetet e Lidhura
290.27 Në rastin e një klienti të auditimit që është një entitet i listuar, referencat për një klient të
auditimit të bëra në këtë seksion përfshijnë edhe entitetet e lidhur të klientit (përveç rasteve kur
është deklaruar ndryshe). Për të gjithë klientët e tjerë të auditimit, referencat që jepen në këtë
seksion për një klient të auditimit përfshijnë entitetet e lidhura mbi të cilat klienti ka kontroll të
drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Kur grupi i auditimit e di ose ka arsye të besojë se një marrëdhënie
ose rrethanë që ka të bëjë me një entitet tjetër të lidhur të klientit duhet të mbahet parasysh për
vlerësimin e pavarësisë së firmës nga klienti, grupi i auditimit duhet ta përfshijë këtë entitet të
lidhur kur ai identifikon dhe vlerëson kërcënimet ndaj pavarësisë dhe kur zbaton masat e duhura
mbrojtëse.
Organet (personat) e ngarkuara me qeverisjen
290.28 Edhe kur nuk kërkohet nga Kodi, nga standardet e zbatueshme të auditimit, nga ligji apo
rregullat, inkurajohet të bëhet një komunikim i rregullt midis firmës dhe organeve të ngarkuara
me qeverisjen e klientit të auditimit në lidhje me marrëdhëniet dhe për të tjera çështje që, sipas
mendimit të firmës, mund të lidhen në mënyrë të arsyeshme me pavarësinë. Ky komunikim ju jep
mundësi organeve të ngarkuara me qeverisjen të:
(a) Marrin parasysh gjykimet e firmës në identifikimin dhe vlerësimin e kërcënimeve ndaj
pavarësisë,
(b) Konsiderojnë përshtatshmërinë e masave mbrojtëse që zbatohen për eliminimin e
kërcënimeve apo zvogëlimin e tyre në një nivel të pranueshëm, dhe
(c) Ndërmarrin veprimet e duhura.
ETIKA 49
Një metodë e tillë mund të jetë veçanërisht e dobishme në rastin e kërcënimeve të frikësimit dhe
të familiaritetit.
Për të qenë në pajtim me kërkesat e këtij seksioni në lidhje me komunikimin me personat e
ngarkuar me qeverisjen, firma, në varësi të natyrës dhe rëndësisë së rrethanave të veçanta dhe
çështjes që do të komunikohet, duhet të përcaktojë personat e duhur brenda strukturës së
qeverisjes së entitetit me të cilët duhet të komunikojë. Në qoftë se firma komunikon me një
nëngrup të organeve të ngarkuara me qeverisjen, për shembull, me një komitet auditimi ose një
individ, firma duhet të vlerësojë nëse është e nevojshme të komunikohet me të gjithë personat e
ngarkuar me qeverisjen në mënyrë që ata të jenë të informuar mjaftueshëm.
Dokumentimi
290.29 Dokumentimi jep evidencë lidhur me gjykimet e bëra nga profesionisti kontabël për formimin e
konkluzioneve në lidhje me pajtueshmërinë me kërkesat për pavarësinë. Mungesa e
dokumentacionit nuk është një përcaktues i faktit nëse një firmë e ka konsideruar një çështje të
caktuar dhe as e faktit nëse firma është e pavarur.
Profesionisti kontabël duhet të dokumentojë përfundimet në lidhje me pajtueshmërinë me
kërkesat e pavarësisë, si dhe thelbin e diskutimeve përkatëse që mbështesin këto konkluzione.
Për këtë arsye:
(a) Kur kërkohet të zbatohen masat mbrojtëse për të zvogëluar një kërcënim në një nivel të
pranueshëm, profesionisti kontabël do të dokumentojë natyrën e kërcënimit dhe masat
mbrojtëse që janë zbatuar, të cilat e zvogëlojnë kërcënimin deri në një nivel të pranueshëm;
dhe
(b) Kur një kërcënim ka kërkuar analizë të rëndësishme për të përcaktuar nëse masat mbrojtëse
kanë qënë të nevojshme dhe profesionisti kontabël ka arritur në përfundimin se këto masa
nuk kanë qënë të nevojshme për shkak se kërcënimi kishte qënë tashmë në një nivel të
pranueshëm, profesionisti kontabël duhet të dokumentojë natyrën e kërcënimit dhe
arsyetimin për përfundimin.
Periudha e angazhimit
290.30 Pavarësia nga klienti i auditimit kërkohet si gjatë periudhës se angazhimit, ashtu edhe gjatë
periudhës që mbulojnë pasqyrat financiare. Periudha e angazhimit fillon kur grupi i auditimit nis
të kryejë shërbimet e auditimit. Periudha e angazhimit përfundon kur lëshohet raporti i auditimit.
Kur angazhimi është i një natyre të përsëritur, ai përfundon në kohën më të vonë të njoftimit të
bërë nga çdonjëra nga palët se marrëdhënia profesionale ka përfunduar ose të datës së leshimit të
raportit final të auditimit.
290.31Kur një entitet bëhet një klient i auditimit gjatë ose pas periudhës së mbuluar nga pasqyrat
financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion, firma do të vlerësojë nëse krijohet ndonjë
kërcënim për pavarësinë nga:
(a) Marrëdhëniet financiare apo të biznesit me klientin e auditimit gjatë ose pas periudhës së
mbuluar nga pasqyrat financiare, por para pranimit të angazhimit të auditimit; ose
(b) Shërbimet e mëparshme që i janë dhënë klientit të auditimit.
ETIKA 50
290.32 Nëse një shërbim i jo-sigurisë i është dhënë klientit të auditimit gjatë apo pas periudhës së
mbuluar nga pasqyrat financiare, por para se grupi i auditimit ka nisur të kryejë shërbimet e
auditimit dhe shërbimi nuk do të lejohet gjatë periudhës së angazhimit të auditimit, firma duhet të
vlerësojnë çdo kërcënim për pavarësinë të krijuar nga shërbimi. Nëse një kërcënim nuk është në
një nivel të pranueshëm, angazhimi i auditimit do të pranohet vetëm nëse janë aplikuar masa
mbrojtëse për të eliminuar çdo kërcënim apo për zvogëlimin e tyre në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të këtyre masave mbrojtëse përfshijnë:
Mos përfshirjen e personelit që ka dhënë shërbime të jo- sigurisë si anëtar të grupit të
auditimit;
Caktimin e një profesionisti kontabël për rishikimin e punës së auditimit dhe të jo-sigurisë
sipas rastit; ose
Angazhimin e një firme tjetër për të vlerësuar rezultatet e shërbimit të jo-sigurisë ose
caktimin e një firme tjetër për ri-kryerjen e shërbimit të jo sigurisë deri në shkallën që është e
nevojshme për ta mundësuar atë të marrë përgjegjësinë për shërbimin.
Shkrirjet dhe Blerjet
290.33 Kur, si rezultat i një shkrirje ose blerje, një entitet bëhet një palë e lidhur e një klienti të auditimit,
firma duhet të identifikojë dhe vlerësojë interesat e mëparshme dhe të tanishme dhe marrëdhëniet
me entitetin e lidhur, të cilat, duke patur parasysh masat mbrojtëse në dispozicion, mund të
ndikojnë në pavarësinë e saj dhe për këtë arsye në aftësinë e saj për të vazhduar angazhimin e
auditimit pas datës së hyrjes në fuqi të shkrirjes ose blerjes.
290.34 Firma do të ndërmarrë hapat e nevojshme që në datën e hyrjes në fuqi të shkrirjes ose blerjes, të
ndërprerësë interesat apo marrëdhëniet aktuale që nuk janë të lejuara sipas këtij Kodi. Megjithatë,
nëse një interes apo marrëdhënie aktuale nuk mund të ndërpritet në mënyrë të arsyeshme deri në
datën e hyrjes në fuqi të bashkimit ose blerjes për shembull, për shkak se entiteti i lidhur në datën
e hyrjes në fuqi nuk është në gjendje të kryejë një tranzicion të rregullt tek një një tjetër ofrues i
shërbimit të jo-sigurisë të shërbimit të dhënë nga firma, firma do të vlerësojë kërcënimin që
krijohet nga ky interes ose kjo marrëdhënie. Sa më i rëndësishëm të jetë kërcënimi, aq më shumë
ka të ngjarë që objektiviteti i firmës të kompromentohet dhe ajo nuk do të jetë në gjendje të
vazhdojë si auditues. Rëndësia e kërcënimit varet nga faktorë të tillë si:
Natyra dhe rëndësia e interesit apo marrëdhënies;
Natyra dhe rëndësia e marrëdhënies me palën e lidhur (për shembull, nëse entiteti i lidhur
është një degë apo një shoqëri mëmë); dhe
Periudha e kohës që nevojitet deri sa interesi apo marrëdhënia të ndërpriten në mënyrë të
arsyeshme.
Firma do të diskutojë me organet e ngarkuara me qeverisjen për arsyet pse interesi apo
marrëdhënia nuk mund të ndërpriten në mënyrë të arsyeshme në datën e hyrjes në fuqi të
bashkimit ose blerjes dhe për vlerësimin e rëndësisë së kërcënimit.
290.35 Nëse organet e ngarkuara me qeverisjen kërkojnë që firma të vazhdojë si auditues, firma do ta
bëjë këtë gjë vetëm nëse:
ETIKA 51
(a) Interesi ose marrëdhënia do të ndërpritet në mënyrë të arsyeshme sa më shpejt që të jetë e
mundur, dhe në të gjitha rastet, brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi të bashkimit
ose blerjes;
(b) Çdo individ i cili ka një interes ose marrëdhënie të tillë, duke përfshirë një interes që ka
lindur me kryerjen e një shërbimi të jo-sigurise që nuk do të lejohet sipas këtij seksioni, nuk
do të jetë një anëtar i grupit të angazhimit për auditimin, ose individi përgjegjës për kontrollin
e cilësisë së angazhimit dhe
(c) Sipas nevojës, do të zbatohen masat e përshtatshme kalimtare dhe do të diskutohet me
organet e ngarkuara me qeverisjen. Shembuj të masave kalimtare përfshijnë:
Caktimin e një profesionisti kontabël për rishikimin sipas nevojës, të auditimit apo të
shërbimit të jo-sigurisë;
Caktimin e një profesionisti kontabël, i cili nuk është anëtar i firmës që shpreh opinionin
mbi pasqyrat financiare, për të kryer një rishikim që është ekuivalent me një rishikim për
kontrollin e cilësisë së angazhimit, ose
Angazhimin e një tjetër firme për të vlerësuar rezultatet e shërbimit të jo-sigurisë ose
angazhimin e një tjetër firme për ri-kryerjen e shërbimit të jo-sigurisë në masën e
nevojshme që i jep mundësinë asaj të marrë përgjegjësinë për shërbimin.
290.36 Firma mund të ketë realizuar një sasi të konsiderueshme të punës në auditim para hyrjes në fuqi
të bashkimit ose blerjes dhe, mund të jetë në gjendje të kryejë procedurat e auditimit të mbetura
brenda një periudhe kohe të shkurtër. Në rrethana të tilla, nëse organet e ngarkuara me qeverisjen
i kërkojnë firmës të përfundojë auditimin duke vazhduar të ketë një interes apo marrëdhënie të
identifikuar në paragrafin 290,33, firma do ta bëjë këtë vetëm nëse:
(a) Ka vlerësuar rëndësinë e kërcënimit të krijuar nga një interes ose marrëdhënie e tillë dhe e ka
diskutuar vlerësimin me organet e ngarkuara me qeverisjen;
(b) Vepron në përputhje me kërkesat e dhëna në paragrafin 290,35 (b) - (c), dhe
(c) Pushon të jetë auditues jo më vonë se momenti i lëshimit të raportit të auditimit.
290.37 Kur adreson interesat e mëparshme dhe aktuale dhe marrëdhëniet e mbuluara nga paragrafet
290.34-290.36, firma do të vlerësojë nëse, edhe në qoftë se mund të plotësohen të gjitha kërkesat,
interesat dhe marrëdhëniet krijojnë kërcënime që do të vazhdojnë të mbeten kaq të
konsiderueshme sa që të kompromentohet objektiviteti dhe, nëse është kështu, firma do të
pushojë të jetë audituesi.
290.38 Profesionisti kontabël duhet të dokumentojë çdo interes apo marrëdhënie që mbulohet nga
paragrafët 290.34 dhe 36 që nuk ndërpritet që nga data e hyrjes në fuqi të bashkimit ose blerjes
dhe arsyet pse ato nuk do të ndërpriten, masat kalimtare të aplikuara, rezultatet e diskutimeve me
personat e ngarkuar me qeverisjen, dhe arsyetimin pse interesat dhe marrëdhëniet e mëparshme
dhe aktuale nuk krijojnë kërcënime që do të mbeten kaq të konsiderueshme sa që të
kompromentohet objektiviteti.
Shkelja e një Dispozite të këtij Seksioni
ETIKA 52
290.39 Një shkelje e një dispozite të këtij seksioni mund të ndodhë pavarësisht se firma ka vënë në
zbatim politika dhe procedura që kanë si synim t’i japin asaj sigurinë e arsyeshme për ruajtjen e
pavarësisë. Një shkelje e tillë mund të sjellë si pasojë ndërprerjen e angazhimit të auditimit.
290.40 Kur firma vlerëson se ka ndodhur një shkelje, ajo duhet të ndërpresë, të pezullojë ose të
eleminojë interesin apo marrëdhënien që ka shkaktuar shkeljen dhe të trajtojë pasojat e shkeljes.
290.41 Kur identifikohet një shkelje, firma do të konsiderojë nëse ka kërkesa ligjore ose rregullatore që
do të zbatohen në lidhje me shkeljen, dhe nëse po, duhet të respektojë këto kërkesa. Firma do të
konsiderojë raportimin e shkeljes tek një organizëm anëtar, tek autoriteti përkatës rregullator ose
mbikëqyrës, nëse një raportim i tillë është një praktikë e zakonshme ose parashikohet në
juridiksionin përkatës.
290.42 Kur identifikohet një shkelje, firma në pajtim me politikat dhe procedurat e saj do të komunikojë
menjëherë shkeljen tek ortaku i angazhimit, personat që kanë përgjegjësi për politikat dhe
procedurat që lidhen me pavarësinë, personelin përkatës brenda firmës dhe kur është e
nevojshme, rrjetin dhe ata që janë subjekt i kërkesave të pavarësisë të cilët duhet të ndërmarrin
veprimin e duhur. Firma duhet të vlerësojë rëndësinë e shkeljes dhe ndikimin e saj në
objektivitetin dhe aftësinë për të lëshuar një raport auditimi. Rëndësia e shkeljes do të varet nga
fakltorë të tillë si:
Natyra dhe kohëzgjatja e shkeljes;
Numri dhe natyra e shkeljeve të mëparshme që lidhen me angazhimin aktual të auditimit;
Nëse një anëtar i grupit të auditimit ka patur dijeni për interesat ose marrëdhëniet që kanë
shkaktuar shkeljen;
Nëse individi që ka shkaktuar shkeljen është një anëtar i grupit të auditimit apo një individ tjetër
për të cilin ka kërkesa për pavarësinë;
Nëse shkelja lidhet me një anëtar të grupit të auditimit, dhe me rolin e këtij individi;
Nëse shkelja është shkaktur nga dhënia e një shërbimi profesional, nga ndikimi i këtij shërbimi
nëse ka, në regjistrimet kontabël ose shumat e regjistruara në pasqyrat financiare për të cilat
firma do të shprehë një opinion; dhe
Shkalla e shtrirjes së rreziqeve të interesit personal, përkrahjes, kërcënimit dhe rreziqeve të tjera
të krijuara nga shkelja.
290.43 Në varësi të rëndësisë së shkeljes, mund të jetë e nevojshme të ndërpritet angazhimi i auditimit
ose mund të jetë e mundur ndërmarrja e veprimeve që adresojnë në mënyrë të kënaqshme pasojat e
shkeljes. Firma do të përcaktojë nëse do të ndërmerret një veprim i tillë dhe nëse ai është i përshtatshëm
në rrethanat në fjalë. Kur bën këtë vlerësim firma do të përdorë gjykimin profesional dhe do të marrë
parasysh mundësinë nëse një palë e tretë e arsyeshme dhe e informuar, që vlerëson rëndësinë e shkeljes,
duke patur parasysh veprimet që duhet të ndërmerren dhe të gjitha faktet e rrethanat specifike që kanë
qënë në dispozicion të profesionistit kontabël në atë kohë, do të mund të arrinte në përfundimin se
objektiviteti i firmës është kompromentuar dhe për këtë arsye firma nuk është në gjendje të lëshojë një
raport auditimi.
290.44 Shembuj të veprimeve që mund të ndërmarrë firma janë:
Heqja e individit përkatës nga grupi i auditimit;
Kryerja e një rishikimi shtesë për punën audituese të ndikuar ose rikryerja e kësaj pune deri në
shkallën e nevojshme, dhe në çdo rast duke përdorur personel të ndryshëm;
Dhënien e rekomandimit që klienti i auditimit të angazhojë një firmë tjetër për të rishikuar ose
rikryer punën audituese të ndikuar deri në shkallën e nevojshme; dhe
Kur shkelja lidhet me një shërbim të jo-sigurisë që ka ndikim në regjistrimet kontabël ose në
shumën që është regjistruar në pasqyrat financiare: angazhimi i një firme tjetër për të vlerësuar
rezultatet e shërbimit të jo-sigurisë deri në shkallën e nevojshme për t’i mundësuar asaj të marrë
përgjegjësi për shërbimin.
ETIKA 53
290.45 Nëse firma arrin në përfundimin se nuk mund të ndërmerret ndonjë veprim që adreson në mënyrë
të kënaqshme pasojat e shkeljes, ajo do të informojë sa më shpejt të jetë e mundur personat e
ngarkur me qeverisjen dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshme për të ndërprerë angazhimin e
auditimit, në përputhje me kërkesat ligjore e rregullatore të zbatueshme që lidhen me ndërprerjen
e angazhimit të auditimit, nëse ka të tilla. Kur ligji ose rregulli nuk e lejon ndërprerjen, firma
duhet të veprojë në përputhje me kërkesat e zbatueshme të raportimit dhe të dhënies së
informacioneve shpjeguese.
290.46 Nëse firma arrin në përfundimin se mund të ndërmerren veprime për të adresuar në mënyrë të
kënaqshme pasojat e shkeljes, ajo do të diskutojë shkeljen dhe veprimet që ka ndërmarrë ose
propozon të ndërmarrë, me personat e ngarkur me qeverisjen. Firma do të diskutojë shkeljen dhe
veprimet brenda një kohe të shkurtër, përveç rasteve kur personat e ngarkuar me qeverisjen kanë
përcaktuar një afat alternativ për raportimin e shkeljeve më pak të rëndësishme. Midis çështjeve
që do të diskutohen përfshihen:
Rëndësia e shkeljes, përfshirë natyrën dhe kohëzgjatjen;
Si ka ndodhur shkelja dhe si është identifikuar ajo;
Veprimi i ndërmarrë apo që propozohet të ndërmerret dhe arsyetimi përkatës se pse ky veprim do
të adresojë në mënyrë të kënaqshme pasojat e shkeljes dhe t’i mundësojë atij lëshimin e një
raporti auditimi;
Konkluzioni që sipas gjykimit profesional të firmes, nuk është kompromentuar objektiviteti dhe
arsyetimi përkates për këtë konkluzion; dhe
Çdo hap që firma ka ndërmarrë ose propozon të ndërmarrë për të zvogëluar ose shmangur
rrezikun e shkeljeve në të ardhmen.
290.47 Firma do të komunikojë me shkrim me personat e ngarkuar me qeverisjen për të gjitha çështjet e
trajtuara në pajtim me paragrafin 290.46 dhe do të mbajë të informuar personat e ngarkuar me
qeverisjen lidhur me veprimet që janë ndërmarrë ose do të ndërmerren me qëllim trajtimin në
mënyrë të kënaqshme të pasojave të shkeljes. Komunikimi do të përfshijë një përshkrim të
politikave dhe procedurave të firmës që lidhen me shkeljen dhe që synojnë t’i japin firmës
sigurinë e arsyeshme se është ruajtur pavarësia dhe çdo hap të ndërmarrë apo që propozohet të
ndërmerret nga firma për të zvogëluar ose shmangur rrezikun që shkeljet të përsëriten. Nëse
personat e ngarkuar me qeverisjen nuk mendojnë se veprimi adreson në mënyrë të kënaqshme
pasojat e shkeljes, firma duhet të ndërmarrë hapat e nevojshme për të ndërprerë angazhimin e
auditimit, kur kjo lejohet nga ligji ose rregullorja, në pajtim me kërkesat e zbatueshme ligjore dhe
rregullatore që trajtojnë ndërprerjen e angazhimit të auditimit. Kur ligji ose rregullorja nuk
lejojnë ndërprerjen e angazhimit, firma duhet të veprojë sipas kërkesave të zbatueshme të
raportimit dhe të dhënies së informacioneve shpjeguese.
290.48 Nëse shkelja ka ndodhur përpara se të lëshohej raporti i mëparshëm i auditimit, firma duhet të
respektojë kërkesat e këtij seksioni kur ajo vlerëson rëndësinë e shkeljes dhe ndikimin e saj në
objektivitetin dhe aftësinë e firmës për të lëshuar një raport auditimi në periudhën aktuale.
Gjithashtu, firma do të konsiderojë ndikimin e shkeljes, nëse ka të tillë, mbi objektivitetin e
firmës në lidhje me ndonjë raport auditimi të lëshuar më parë dhe mundësinë e tërheqjes së
këtyre raporteve të auditimit dhe të diskutojë çështjen me personat e ngarkuar me qeverisjen.
290.49 Firma do të dokumentojë shkeljen, veprimet e ndërmarra, vendimet e marra dhe të gjitha
çështjet e diskutuara me personat e ngakuar me qeverisjen dhe ndonjë diskutim të bërë me organizmin
anëtar dhe autoritetin përkatës rregullator ose mbikëqyres. Kur firma vijon me angazhimin e auditimit,
në çështjet që duhet të dokumentohen përfshihen edhe konkluzionet, që në gjykimin profesional të
firmës tregojnë se nuk është kompromentuar objektiviteti dhe arsyetimin përse ajo ka ndërmarrë
ETIKA 54
veprimet që adresojnë në mënyrë të përshtatshme pasojat e shkeljes të atilla që firma të mund të lëshojë
një raport auditimi.
Paragrafët 290,50-290,99 janë lënë qëllimisht bosh.
Zbatimi i Metodës së Kuadrit Konceptual për Pavarësinë
290.100 Paragrafët 290.102 deri në 290.231 përshkruajnë rrethanat dhe marrëdhëniet specifike të cilat
krijojnë ose mund të krijojnë kërcënime ndaj pavarësisë. Paragrafët përshkruajnë kërcënimet
potenciale që krijohen dhe llojet e masave mbrojtëse që mund të jenë të përshtatëshme për të
eleminuar kërcënimet, ose për t`i zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm dhe identifikojnë ato
situata ku asnjë masë mbrojtëse nuk mund t`ì pakësojë kërcënimet në një nivel të pranueshëm.
Paragrafët nuk përshkruajnë të gjithë rrethanat dhe marrëdhëniet të cilat krijojnë ose mund të
krijojnë kërcënime ndaj pavarësisë. Firma dhe anëtarët e grupit të auditimit do të vlerësojnë
ndikimet e rrethanave dhe të marrëdhënieve të ngjashme por të ndryshme, dhe të përcaktojnë në
se, masat mbrojtëse, përfshirë masat mbrojtëse që jepen në paragrafët 200.12 deri 200.15, mund
të zbatohen kur është e nevojshme, për të eleminuar kërcënimet që i bëhen pavarësisë, ose për t`i
zvogëluar ato deri në një nivel të pranueshëm.
290.101 Paragrafët 290.102 deri në paragrafët 290.125 përmbajnë disa referenca në lidhje me
materialitetin e një interesi financiar, të një huaje ose garancije ose për rëndësinë e një
marrëdhënie biznësi. Për qëllime të përcaktimit nëse një interes i tillë është i rëndësishëm për një
individ, duhet të merret në konsideratë vlera neto e pasurisë e kombinuar e individit dhe e
anëtarit të drejtpërdrejtë të familjes së tij.
Interesat Financiare
290.102 Ekzistenca e një interesi financiar tek një klient i auditimit mund të krijojë një kërcënim të
egoizmit. Ekzistenca dhe rëndësia e kërcënimit të krijuar varen nga:
(a) Roli i personit që ka interesa financiare
(b) Fakti nëse interesi financiar është i drejtpërdrejtë ose jo i drejtpërdrejtë; dhe
(c) Materialiteti i interesit financiar
290.103 Interesi financiar mund të mbahet përmes një ndërmjetësi (për shembull, një investim i
përbashkët kolektiv, investim në pasuri të paluajtshme ose në një trust). Përcaktimi nëse këto
interesa financiare janë ose jo të drejtpërdrejta do të varet nga fakti nëse përfituesi ka kontroll
mbi mjetin e investimit ose aftësi për të influencuar vendimet e tij të investimit. Nga ana tjeter,
kur përfituesi i interesit financiar nuk ka kontroll mbi mjetin e investimit ose aftësi për të
influencuar vendimet e tij të investimit, ky Kod e pershkruan interesin financiar si një interes
financiar të tërthortë.
290.104 Në qoftë se një anëtar i grupit të auditimit apo edhe anëtari i drejtpërdrejtë i familjes së tij, ose
firma, ka një interes financiar të drejtpërdrejtë apo një interes financiar material të tërthortë tek
ETIKA 55
klienti i auditimit, kërcënimi i egoizmit që krijohet do të ishte kaq i rëndësishëm, sa që asnjë
masë mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlonte kërcënimin në një nivel të pranueshëm. Për këtë
arsye, asnjëra prej palëve në vijim nuk duhet të ketë një interes financiar material të drejtpërdrejtë
tek klienti: anëtari i grupit të auditimit apo edhe anëtari i drejtpërdrejtë i familjes së tij, ose firma.
290.105. Një kërcënim i egoizmit krijohet kur një anëtar i grupit të auditimit ka një anëtar të ngushtë të
familjes së tij, për të cilin ai e di se zotëron tek klienti i auditimit, një interes financiar të
drejtpërdrejtë apo një interes financiar material të tërthortë. Rëndësia e kërcënimit do të varet nga
faktorë të tillë si:
Natyra e marrëdhënies që ekziston midis anëtarit të grupit të auditimit dhe anëtarit të ngushtë
të familjes së tij; dhe
Materialiteti i interesit financiar të anëtarit të ngushtë të familjes së tij.
Rëndësia e kërcënimit do të vlerësohet dhe, kur është e nevojshmë, do të zbatohen masat
mbrojtëse që shërbejnë për të eleminuar kërcënimin apo zvogëluar atë deri në një nivel të
pranueshëm. Shembuj të këtyre masave mbrojtëse përfshijnë:
Zgjidhjen nga anëtari i ngushtë i familjes, sa më shpejt të jetë e mundur, e të gjitha interesave
financiare ose e një pjese të mjaftueshme të një interesi financiar të tërthortë, me qëllim që
interesi i mbetur të mos jetë më material;
Angazhimin e një profesionisti kontabël tjetër për të rishikuar punën e anëtarit të grupit të
auditimit; ose
Largimin e e individit nga grupi i auditimit.
290.106 Në qoftë se një anëtar i grupit të auditimit, apo një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së tij, ose një
firmë ka një interes financiar të drejtpërdrejtë ose një interes financiar material të tërthortë tek një
klient i auditimit dhe klienti është material për entitetin, kërcënimi i egoizmit që krijohet do të
ishte kaq i rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund ta zvogëlonte kërcënimin në
një nivel të pranueshëm. Për këtë arsye, asnjëri prej tyre nuk duhet të ketë një interes financiar të
tillë tek klienti: anëtari i grupit të auditimit dhe as anëtari i drejtpërdrejtë i familjes së tij, dhe
firma.
290,107.Zotërimi nga një skemë e përfitimit të pensioneve të firmës, e një interesi financiar të
drejtpërdrejtë ose e një interesi financiar material të tërthortë tek një klient i auditimit krijon një
kërcënim të egoizmit. Rëndësia e kërcënimit do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të
zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo për ta zvogëluar atë në një nivel të
pranueshëm.
290,108 Në qoftë se ortakët e tjerë të zyrës, në të cilën punon ortaku i angazhimit në lidhje me
angazhimin e auditimit, apo nëse anëtarët e drejtpërdrejtë të familjes së tyre, kanë një interes
financiar të drejtpërdrejtë ose një interes financiar material të tërthortë në këtë klient të auditimit,
kërcënimi i egoizmit i krijuar do të ishte aq i rëndësishëm se që asnjë masë mbrojtëse nuk do të
mund të zvogëlonte kërcënimin deri në një nivel të pranueshëm. Prandaj, as këta ortakë, dhe as
anëtarët e drejtpërdrejtë të familjes së tyre nuk duhet të kenë ndonjë interes financiar të tillë tek
ky klient i auditimit.
290,109 Zyra në të cilën ortaku i angazhimit kryen punën në lidhje me angazhimin e auditimit nuk është
domosdoshmërisht zyra në të cilën ortaku është caktuar. Prandaj, kur ortaku i angazhimit është i
ETIKA 56
vendosur në një zyrë të ndryshme nga ajo e anëtarëve të tjerë të grupit të auditimit, për të
përcaktuar se në cilën zyrë ortaku e kryen auditimin duhet të përdoret gjykimi profesional
290,110 Në se ortakët dhe drejtuesit e tjerë të cilët japin shërbime të jo-auditimit për klientin e auditimit,
me përjashtim të atyre shërbimeve ku përfshirja është minimale, ose anëtarët e drejtpërdrejtë të
familjes së tyre, kanë një interes financiar të drejtpërdrejtë ose një interes financiar material të
tërthortë tek klienti i auditimit, kërcënimi i egoizmit i krijuar do të ishte kaq i rëndësishëm sa që
asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlonte kërcënimin deri në një nivel të pranueshëm.
Prandaj, as personeli dhe as anëtarët e drejtpërdrejtë të familjes së tyre nuk duhet të mbajnë
ndonjë interes të tillë financiar në këtë klient të auditimit.
290,111 Pavarësisht nga paragrafët 290,108 dhe 290,110, mbajtja e një interesi financiar në një klient të
auditimit nga një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së:
(a) Një ortaku që gjendet në zyrën në të cilën ortaku i angazhimit kryen angazhimin e auditimit,
apo
(b) Një ortaku ose drejtuesi menaxherial, që ofron shërbime të jo-auditimit për klientin e
auditimit, nuk konsiderohen se e kompromentojnë pavarësinë, po qe se interesi financiar
është pranuar si rezultat i të drejtave të punësimit të anëtarit të ngushtë të familjes (për
shembull, përmes pensionit ose pjesmarrjes në skemën me aksione) dhe, kur është e
nevojshme, zbatohen masa mbrojtëse për të eleminuar çdo kërcënim për pavarësinë ose për ta
reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
Megjithatë, kur anëtari i drejtpërdrejtë i familjes ka ose fiton të drejtën për të hequr interesin
financiar ose, në rastin e një opsioni të aksioneve, të drejtën për të ushtrimit të opsionit, interesi
financiar, duhet të shitet ose te largohet sa më shpejt të jetë e mundur.
290,112 Një kërcënim i egoizmit mund të krijohet kur firma, një anëtar i grupit të auditimit, ose një
anëtar i familjarit të drejtpërdrejtë të këtij individi, ka një interes financiar në një entitet dhe një
klient i auditimit ka gjithashtu, një interes financiar tek ai entitet. Megjithatë, pavarësia nuk
konsiderohet të jetë e kompromentuar në qoftë se këto interesa janë jo-materiale dhe klienti i
auditimit nuk mund të ushtrojë ndikim të rëndësishëm mbi entitetin. Nëse ky interes është
material për secilën nga palët, dhe klienti i auditimit mund të ushtrojë ndikim të rëndësishëm mbi
entitetin tjetër, nuk ka asnjë masë mbrojtëse që do të mund të zvogëlonte kërcënimin në një nivel
të pranueshëm. Për këto arsye, firma nuk duhet të ketë një interes të tillë dhe çdo individ me këtë
lloj interesi duhet, para se të bëhet një anëtar i grupit të auditimit të:
(a) Zgjidhë interesin; ose
(b) Të zgjidhë një pjesë të mjaftueshme të interesit në mënyrë që pjesa e mbetur interesit të mos
jetë më materiale.
290,113 Një kërcënim i egoizmit, i familiaritetit ose frikësimit mund të krijohet kur një anëtar i grupit të
auditimit, ose një anëtar i familiarit të drejtpërdrejtë të këtij individi, ose firma, ka një interes
financiar në një entitet, kur një drejtor, një zyrtar ose pronar kontrollues i klientit të auditimit
dihet gjithashtu, që ka një interes financiar në këtë entitet. Ekzistenca dhe rëndësia e çdo
kërcënimi do të varet nga faktorë të tillë si:
• Roli i profesionistit në grupin e auditimit;
• Fakti nëse pronësia e entitetit është e ngushtë apo e gjerë;
ETIKA 57
• Fakti nëse interesi i jep investitorit mundësinë për të kontrolluar ose për të ndikuar ndjeshëm
mbi entitetin; dhe
• Materialiteti i interesit financiar.
Rëndësia e çdo kërcënimi do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo për ta reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
• Largimin nga grupi i auditimit të anëtarit të grupit të auditimit që ka interes financiar; ose
• Angazhimin e një profesionisti kontabël për të rishikuar punën e anëtarit të grupit të
auditimit.
290,114 Zotërimi nga një firmë, ose një anëtar i grupit të auditimit, apo një anëtar i drejtpërdrejtë i
familjes së këtij individi, i një interesi financiar të drejtpërdrejtë ose një interesi financiar
material të tërthortë në klientin e auditimit si një administrues i besuar krijon një kërcënim të
egoizmit. Po kështu, një kërcënim i egoizmit krijohet kur:
(a) Një ortak në zyrë, në të cilën ortaku i angazhimit kryen punën në lidhje me auditimin;
(b) Ortakët e tjerë dhe punonjësit drejtues, të cilët japin shërbime të jo-sigurisë për klientin e
auditimit, me përjashtim të atyre që kanë përfshirje minimale, ose anëtarët e drejtpërdrejtë të
familjes së tyre, kanë një interes financiar të drejtpërdrejtë ose një interes financiar material të
tërthortë në klientin e auditimit si administrues i besuar.
Ky interes nuk do të mbahet perveç nëse:
(a) As administratori i besuar, e as ndonjë anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së administratorit të
besuar, dhe as firma nuk janë përfitues të besimit;
(b) Interesi në klientin e auditimit të mbajtur nga trusti nuk është material për trustin;
(c) Trusti (entiteti i besuar) nuk është në gjendje të ushtrojë ndikim të rëndësishëm mbi klientin e
auditimit; dhe
(d) Anëtari i Bordit të Trustit, një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së të besuarit, apo firma nuk
mund të influencojnë në mënyrë të konsiderueshme mbi ndonjë vendim investimi që përfshin
një interes financiar në klientin e auditimit.
290,115 Anëtarët e grupit të auditimit duhet të përcaktojnë nëse krijohet një kërcënim i egoizmit nga
ndonjë interes financiar i njohur në klientin e auditimit i mbajtur nga individë të tjerë, përfshirë:
(a) Ortakët dhe profesionistët e punësuar të firmës, përveç atyre të përmendur më lart, ose
anëtarët e drejtpërdrejtë të familjes së tyre, dhe
(b) Individët me një marrëdhënie të ngushtë personale me një anëtar të grupit të auditimit.
Fakti nëse këto interesa krijojnë një kërcënim të egoizmit do të varet nga faktorë të tillë si:
• Struktura organizative, e shfrytëzimit dhe e raportimit të firmës dhe
ETIKA 58
• Natyra e marrëdhënies midis individit dhe anëtarit të grupit të auditimit.
Rëndësia e çdo kërcënimi, do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
këtyre masave mbrojtëse përfshijnë:
• Largimin e anëtarit të grupit të auditimit me marrëdhënie personale nga grupi i auditimit;
• Përjashtimin e anëtarit të grupit të auditimit nga çdo vendimmarrje e rëndësishme në lidhje
me angazhimin e auditimit; ose
• Angazhimin e një profesionisti kontabël për bërë rishikimin e punës së anëtarit të grupit të
auditimit.
290,116 Nëse një firmë, një ortak apo një punonjës i firmës, ose një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së
atij individi, përfiton një interes financiar të drejtpërdrejtë ose një interes financiar material jo te
drejtpërdrejtë, në një klient të auditimit, për shembull, nëpërmjet një trashëgimie, dhurate apo si
rezultat i një shkrirjeje, dhe një interes i tillë nuk lejohet të mbahet sipas këtij seksioni, atëhere:
(a) Nëse interesi është marrë nga firma, ai duhet te zgjidhet menjëherë, ose në rastin kur interesi
financial është një interes material jo ibdrejtpërdrejtë ai duhet të zgjidhet në një shumë të
mjaftueshme, të atillë që interesi i mbetur të mos jetë më material;
(b) Nëse interesi është marrë nga një anëtar i grupit të auditimit, ose anëtar i drejtperdrejte i
familjes së atij individi, individi i cili ka marrë interesin financiar duhet që menjëherë të
zgjidhë interesin financiar, ose në rastin e një interesi financiar material jo të drejtperdrejtë,
duhet të zgjidhe një shumë të mjaftueshme, të atillë që interesi i mbetur të mos jetë më
material,ose
(c) Nëse interesi është marrë nga një individ, i cili nuk është një anëtar i grupit të auditimit, ose
nga një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së individit, interesi financiar do të zgjidhet sa më
shpejt të jetë e mundur, ose do të zgjidhet një shumë e mjaftueshme e një interesi financiar
material të tërthortë, në mënyrë që interesi i mbetur të mos jetë më material. Në pritje të
zgjidhjes së interesit financiar, duhet të mendohet në se është e nevojshme të vendosen masa
mbrojtëse.
Huatë dhe Garancitë
290.117 Një hua ose një garanci huaje, e dhënë për një anëtar të grupit të auditimit, apo për një anëtar të
drejtpërdrejtë të familjes së atij individi, ose për firmën, nga një klient i auditimit, i cili është një
bankë ose një institucion i ngjashëm, mund të krijojë një kërcënim ndaj pavarësisë. Në qoftë se
huaja ose garancia nuk është dhënë sipas proçedurave, kushteve dhe kërkesave normale të
kredidhënies, atëhere do të krijohet një kërcënim i egoizmit që do të ishte kaq i konsiderueshëm
sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do ta reduktonte kërcënimin deri në një nivel të pranueshëm. Për
rrjedhojë, as një anëtar i grupit të auditimit, një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së atij individi, e
as firma nuk duhet të pranojnë një hua apo garanci të tillë.
290.118 Në qoftë se një hua ose një garanci huaje, për një anëtar të grupit të auditimit, apo për një anëtar
të drejtpërdrejtë të familjes së atij individi, ose firmën, nga një klient i auditimit, i cili është një
bankë ose një institucion i ngjashëm, është dhënë sipas proçedurave, kushteve dhe kërkesave
normale të kredidhënies dhe është materiale për klientin e auditimit ose firmën që merr huanë,
ETIKA 59
është e mundur të zbatohen masat mbrojtëse për të zvogëluar kërcënimin e egoizmit deri në një
nivel të pranueshëm. Një shembull i një mase mbrojtëse të tillë do të ishte rishikimi i punës nga
një profesionist kontabël i një firme rrjet që nuk është përfshirë në auditim dhe as ka marrë
huanë.
290.119 Një hua ose një garanci huaje, e dhënë për një anëtar të grupit të auditimit, apo për një anëtar të
drejtpërdrejtë të familjes së atij individi, ose firmën, nga një klient i auditimit, i cili është një
bankë ose një institucion i ngjashëm, nuk krijon një kërcënim ndaj pavarësisë, po qe se huaja ose
garancia është dhënë sipas proçedurave, kushteve dhe kërkesave normale të kredidhënies.
Shembuj të këtyre huave, përfshijnë huamarrjet për blerje shtëpie, zbulimet bankare, huatë për
blerje veturash dhe për tepricat e kartave të kreditit.
290.120 Në qoftë se një anëtar i grupit të auditimit, apo një anëtar i drejtperdrejtë i familjes së atij
individi, pranon një hua, ose ka një huamarrje të garantuar nga një klient i auditimit, i cili nuk
është një bankë ose një institucion i ngjashëm, kërcënimi i egoizmit që krijohet do të ishte kaq i
konsiderueshëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do ta reduktonte kërcënimin deri në një nivel të
pranueshëm, përveçse në rastin kur huaja ose garancia është jo-materiale për (a) firmën, anëtarin
e grupit të auditimit, dhe anëtarin e drejtpërdrejtë të familjes së atij individi, dhe (b) klientin.
290.121 Po kështu, në qoftë se firma ose një anëtar i grupit të auditimit apo një anëtar i drejtperdrejte i
familjes së atij individi, bëjnë ose garantojnë një hua për një klient të auditimit, kërcënimi i
egoizmit që krijohet do të ishte kaq i konsiderueshëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do ta
zvogëlonte atë deri në një nivel të pranueshëm, përveç rasteve kur huaja ose garancia nuk janë
materiale për (a) firmën, anëtarin e grupit të auditimit, dhe anëtarin e drejtperdrejte të familjes së
atij individi, dhe (b) klientin.
290.122 Në qoftë se firma ose një anëtar i grupit të auditimit apo një anëtar i drejtperdrejte i familjes së
atij individi, kanë depozita ose një llogari ndërmjetësimi me një klient të auditimit, i cili është një
bankë, broker ose një institucion i ngjashëm, nuk do të krijohet kërcënim ndaj pavarësisë po qe se
depozita ose llogaria janë sipas kushteve tregtare normale.
Marrëdhëniet e biznesit
290,123 Një marrëdhënie e ngushtë biznesi në mes të një firme, ose një anëtari të grupit të auditimit, ose
një anëtari të drejtperdrejtë të familjes së atij individi, dhe klientit të auditimit apo drejtimit të tij,
lind nga një marrëdhënie tregtare ose nga një interes financiar i zakonshëm dhe mund të krijojë
kërcënime të egoizmit ose kërcënime të frikësimit. Shembuj të marrëdhënieve të tilla përfshijnë:
• Ekzistencën e një interesi financiar në një sipërmarrje të përbashkët me klientin ose me një
pronar kontrollues, drejtor, zyrtar ose individë të tjerë, të cilët kryejnë veprimtari të drejtimit
të lartë për atë klient.
• Marrëveshjet për të kombinuar një apo më shumë shërbime ose produkte të firmës me një ose
më shumë shërbime apo produkte të klientit dhe tregtimi i paketës me referim tek të dyja
palët.
• Marrëveshjet e shpërndarjes ose të marketingut, sipas të cilave firma shpërndan ose tregton
produktet apo shërbimet e klientit ose klienti shpërndan apo tregton produktet ose shërbimet e
firmës.
Përveç nëse ndonjë interes financiar është jo-material dhe marrëdhënia e biznesit është e
parëndësishme për firmën dhe klientin ose drejtimin e tij, kërcënimi i krijuar do të jetë aq i
ETIKA 60
rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do ta zvogëlonte rrezikun deri në një nivel të
pranueshëm. Prandaj, perveç nëse interesi financiar është jo-material dhe marrëdhënia e biznesit
është e parëndësishme, nuk duhet të ketë përfshirje në një marrëdhënie biznesi, ose kur ajo
ekziston, marrëdhënia duhet të reduktohet deri në një nivel të parëndësishëm ose të ndërpritet.
Në rastin e një anëtari të grupit të auditimit, përveçrastit kur ndonjë interes i tillë financiar është i
parëndësishëm dhe marrëdhënia është e parëndësishme për atë anëtar, individi duhet të largohet
nga grupi i auditimit.
Nëse marrëdhënia e biznesit është në mes të një anëtari të drejtpërdrejtë të familjes të një anëtari
të grupit të auditimit dhe klientit të auditimit ose drejtimit të tij, do të vlerësohet rëndësia e çdo
kërcënimi dhe kur është e nevojshme, duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar
kërcënimin apo për ta zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm.
290,124 Një marrëdhënie biznesi që përfshin mbajtjen e një interesi nga firma, apo nga një anëtar i
grupit të auditimit, ose një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së atij individi, në një entitet që
zotërohet nga pak ortakë, kur klienti i auditimit apo një drejtor ose zyrtar i klientit, ose çdo grup
brenda tyre, gjithashtu mbajnë një interes në atë entitet, nuk do të krijonte kërcënime për
pavarësinë në qoftë se:
(a) Marrëdhënia e biznesit është e parëndësishme për firmën, për anëtarin e grupit të auditimit
dhe anëtarin e drejtpërdrejtë të familjes, dhe klientin;
(b) Interesi financiar është i parëndësishëm për investitorin ose grupin e investitorëve; dhe
(c) Interesi financiar nuk i jep investitorit, ose grupit të investitorëve, mundësinë për të
kontrolluar entitetin e zotëruar nga pak ortakë.
290,125 Blerja e mallrave dhe shërbimeve, prej një klienti të auditimit nga firma ose nga një anëtar i
grupit të auditimit, ose një anëtar i drejtperdrejtë i familjes së atij individi, në përgjithësi nuk
krijon një kërcënim për pavarësinë, po qe se transaksioni është bërë në rrjedhën normale të
biznesit dhe në mënyrë të lirë. Megjithatë, këto transaksioneve mund të jenë të një natyre apo
shkalle të atillë që mund të krijojnë një kërcënim të egoizmit. Rëndësia e çdo kërcënimi do të
vlerësohet dhe kur është e nevojshme, duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar
kërcënimin ose për ta zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse të
tilla përfshijnë:
• Eliminimin ose reduktimin e madhësisë së transaksionit, ose
• Largimin e individit nga grupi i auditimit.
Marrëdhëniet Familjare dhe personale
290,126 Marrëdhëniet familjare dhe personale midis një anëtari të grupit të auditimit ose një drejtori, apo
zyrtari ose disa të punësuarave (në varësi të rolit të tyre) të klientit të auditimit mund të krijojnë
kërcënimet e egoizmit, të familiaritetit ose të frikësimit. Ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi
do të varet nga një numër faktorësh, ku përfshihen përgjegjesitë individuale të grupit të auditimit,
roli i anëtarëve të familjes ose i individëve të tjerë brenda klientit dhe ngushtesia e marrëdhënies.
290,127 Kur një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së një anëtari të grupit të auditimit është:
(a) Një drejtor ose një zyrtar i klientit të auditimit; ose
ETIKA 61
(b) Një punonjës në një pozicion që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi përgatitjen e regjistrave
kontabël ose të pasqyrave financiare të klientit, për të cilat firma do të shprehë një opinion,
apo ishte në një pozicion të tillë gjatë periudhës së mbuluar nga angazhimi apo pasqyrat
financiare, kërcënimet për pavarësinë mund të reduktohen në një nivel të pranueshëm vetëm duke
e larguar individin nga grupi i auditimit. Afërsia e marrëdhënies është e tillë që asnjë masë
mbrojtëse tjetër nuk do të mund ta zvogëlonte kërcënimin në një nivel të pranueshëm. Prandaj,
asnjë individ i cili ka një marrëdhënie të tillë nuk duhet të jetë një anëtar i grupit të auditimit.
290,128 Kërcënimet ndaj pavarësisë krijohen kur një anëtar i afërt i familjes së një anëtari të grupit të
auditimit është i punësuar në një pozicion që ushtron ndikim të rëndësishëm në gjendjen
financiare, performancën financiare ose flukset e parasë të klientit. Rëndësia e kërcënimeve do të
varet nga faktorë të tillë si:
• Pozicioni që mbahet nga anëtari i drejtpërdrejtë i familjes, dhe
• Roli i profesionistit në grupin e auditimit.
Rëndësia e kërcënimeve do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo për ta ulur atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
• Largimin e individit nga grupi i auditimit; ose
• Strukturimin e përgjegjësive të grupit të auditimit në mënyrë që profesionisti të mos merret
me çështjet që janë përgjegjësi e anëtarit të ngushtë të familjes.
290,129 Kërcënimet ndaj pavarësisë krijohen kur një anëtar i ngushtë i familjes së një anëtari të grupit të
auditimit është:
(a) Një drejtor ose zyrtar i klientit të auditimit; ose
(b) Një punonjës në një pozicion që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi përgatitjen e regjistrave
kontabël ose të pasqyrave financiare të klientit, për të cilat firma do të shprehë një opinion,
Rëndësia e kërcënimeve do të varet nga faktorë të tillë si:
Natyra e marrëdhënies në mes të anëtarit të grupit të auditimit dhe anëtarit të ngushtë të
familjes;
Pozicioni që mbahet nga anëtari i ngushtë i familjes; dhe
Roli i profesionistit në grupin e auditimit.
Rëndësia e kërcënimit do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo për ta zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Largimin e individit nga grupi i auditimit; ose
ETIKA 62
Strukturimin e përgjegjësive të grupit të auditimit në mënyrë që profesionisti të mos merret
me cështjet që janë përgjegjësi e anëtarit të ngushtë të familjes.
290,130 Kërcënimet ndaj pavarësisë krijohen, kur një anëtar i grupit të auditimit ka marrëdhënie të
ngushta me një person që nuk është një anëtar i drejtpërdrejtë ose i afërt i familjes, por që është
një drejtor ose zyrtar ose një i punësuar në një pozitë që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi
përgatitjen e regjistrave kontabël ose të pasqyrave financiare të klientit, për të cilat firma do të
shprehë një opinion. Një anëtar i grupit të auditimit i cili ka një marrëdhënie të tillë do të
konsultohet në përputhje me politikat dhe procedurat e firmës. Rëndësia e kërcënime do të varet
nga faktorë të tillë si:
Natyra e marrëdhënies në mes të individit dhe anëtarit të grupit të auditimit;
Pozicioni që individi mban tek klienti; dhe
Roli i profesinistit në grupin e auditimit.
Rëndësia e kërcënimeve do të vlerësohet dhe, kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin ose për ta zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Largimin e individit nga grupi i auditimit; ose
Strukturimin e përgjegjësive të grupit të auditimit në mënyrë që profesionisti të mos merret
me cështjet që janë përgjegjësi e anëtarit të ngushtë të familjes.
290,131 Kërcënimet e egoizmit, familiaritetit ose të frikësimit, mund të krijohen nga një marrëdhënie
personale apo familjare midis (a) një ortaku apo punonjësi të firmës që nuk është një anëtar i
grupit të auditimit, dhe (b) një drejtori ose zyrtari të klientit të auditimit apo një punonjësi në një
pozicion që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi përgatitjen e regjistrave kontabël ose të
pasqyrave financiare të klientit, për të cilat firma do të shprehë një opinion. Ortakët dhe
punonjësit e firmës të cilët janë të vetëdijshëm për këto marrëdhënie duhet të konsultohen në
përputhje me politikat dhe procedurat e firmës. Ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi do të
varet nga faktorë të tillë si:
Natyra e marrëdhënies që ekziston midis ortakut apo punonjësit të firmës dhe drejtorit ose
zyrtarit apo punonjësit të klientit;
Ndërveprimi i ortakut ose punonjësit të firmës me grupin e auditimit;
Pozicioni i ortakut apo punonjësit brenda firmës; dhe
Pozicioni që individi mban tek klienti.
Rëndësia e kërcënimeve do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin ose për ta zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Strukturimin e përgjegjësive të ortakut ose të punonjësve për të zvogëluar çdo ndikim të
mundshëm mbi angazhimin e auditimit; ose
ETIKA 63
Rishikimin nga një profesionist kontabël të punës përkatëse të auditimit të kryer;
Punësimi tek Klienti Auditimit
290,132 Kërcënimet e familiaritetit ose të frikësimit mund të krijohen nëse një drejtor ose zyrtar i klientit
të auditimit, apo një punonjës në një pozicion që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi përgatitjen e
regjistrave kontabël ose të pasqyrave financiare të klientit, për të cilat firma do të shprehë një
opinion, ka qënë një anëtar i grupit të auditimit ose ortak i firmes
290.133 Në qoftë se një ish anëtar i grupit auditimit, ose një ortak i firmës është i lidhur me klientin e
auditimit në një pozicion të tillë dhe një lidhje e rëndësishme midis firmës dhe individit vijon të
mbetet, kërcënimet do të ishin kaq të rëndësishme sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund t`ì
zvogëlonte ato në një nivel të pranueshëm. Prandaj pavarësia do të konsiderohet e
kompromentuar po qe se një ish anëtar i grupit auditimit, ose një ortak i firmës është i lidhur me
klientin e auditimit në pozicionin e drejtorit ose të zyrtarit apo si një i punësuar në një pozicion
që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi përgatitjen e regjistrave kontabël ose të pasqyrave
financiare të klientit mbi të cilat firma do të shprehë një opinion, përveç rasteve kur:
(a) individi nuk ka të drejtë për ndonjë përfitim ose pagesë nga firma, përveç nëse ato janë bërë
në përputhje me marrëveshje të fiksuara në mënyrë të para-përcaktuar, dhe çdo shumë që i
detyrohet individit nuk është materiale për firmën, dhe
(b) individi nuk do të vazhdojë të marrë pjesë ose të duket se do të marrë pjesë në aktivitetet e
biznesit të firmës ose aktivitetet profesionale.
290.134 Në qoftë se një ish anëtar i grupit auditimit, ose një ortak i firmës është i lidhur me klientin e
auditimit në një pozicion të tillë dhe asnjë lidhje e rëndësishme midis firmës dhe individit nuk
vijon të mbetet, ekzistenca dhe rëndësia e kërcënimeve të familiaritetit apo frikësimit do të varet
nga faktorët e mëposhtëm:
Pozicioni që individi ka marrë tek klienti i auditimit.
Shkalla e ndonjë përfshirje që individi do të ketë në grupin e auditimit.
Periudha e kohës që ka kaluar që nga momenti i fundit kur individi ishte anëtar i grupit të
auditimit ose i firmës.
Pozicioni i mëparshëm i individit brenda grupit të auditimit apo firmës, për shembull, nëse
individi ka qënë përgjegjës për mbajtjen e kontakteve të rregullta me drejtuesit, ose personat
e ngarkuar me qeverisjen e klientit.
Rëndësia e kërcënimeve të krijuara do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen
masat mbrojtëse për të eleminuar kërcënimet ose zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Modifikimin e planit të auditimit;
Caktimin në grupin e auditimit e atyre individëve të cilët kanë përvojë të mjaftueshme në
lidhje me individët që i janë bashkuar klientit, ose
ETIKA 64
Angazhimin e një profesionisti kontabël për të rishikuar punën e ish anëtarit të grupit të
auditimit.
290,135 Nëse një ish ortak i firmës i është bashkuar më parë një entiteti në një pozicion të tillë dhe
entiteti më pas bëhet një klient i auditimit i firmës, rëndësia e çdo kërcënimi ndaj pavarësisë do të
vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar
kërcënimin apo për ta reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
290,136 Një kërcënim i egoizmit krijohet kur një anëtar i grupit të auditimit merr pjesë në angazhimin e
auditimit duke e ditur që në një të ardhme ai do të bashkohet ose mund të bashkohet me klientin.
Politikat dhe procedurat e firmës duhet të kërkojnë që anëtarët e grupit të auditimit të njoftojnë
firmën kur ata hyjnë në negociata për t`u punësuar nga klienti. Me marrjen e këtij njoftimi duhet
të vlerësohet rëndësia e kërcënimit dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat mbrojtëse
për të eliminuar kërcënimin apo për ta reduktuar atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Largimin e individit nga grupi i auditimit; ose
Rishikimin e gjykimeve të rëndësishme të bëra nga individi kur ai ishte pjesë e grupit
Klientët e Auditimit që janë Entitete me Interes Publik
290,137 Kërcënimet e familiaritetit ose të frikësimit krijohen kur një ortak kryesor i auditimit i
bashkohet një klienti të auditimit që është një entitet me interes publik, në pozicione të tilla si:
(a) Një drejtor ose zyrtar i entitetit; ose
(b) Një punonjës në një pozicion që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi përgatitjen e regjistrave
kontabël ose të pasqyrave financiare të klientit, për të cilat firma do të shprehë një opinion
Pavarësia do të konsiderohet e kompromentuar përveç nëse, pasi ortaku nuk vijon të jetë më një
ortak kryesor i auditimit, entiteti me interes publik, kishte publikuar pasqyrat financiare të
audituara që mbulojnë një periudhë prej jo më pak se dymbëdhjetë muaj dhe ortaku nuk ishte
anëtar i grupit të auditimit në lidhje me auditimin e këtyre pasqyrave financiare.
290,138 Një kërcënim i frikësimit krijohet kur individi i cili ishte ortaku drejtues i lartë (senior) ose
menaxher i lartë i firmës (Drejtori Ekzekutiv ose ekuivalenti i tij) i bashkohet një klienti të
auditimit që është një entitet me interes publik, në pozicione të tilla si:
(a) Një punonjës në një pozicion që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi përgatitjen e regjistrave
kontabël ose të pasqyrave financiare, ose
(b) Një drejtor ose zyrtar i entitetit.
Pavarësia do të konsiderohet e rrezikuar perveç nëse kanë kaluar dymbëdhjetë muaj që nga koha
kur individi ishte ortaku senior ose menaxher i lartë i firmës (Drejtori Ekzekutiv ose ekuivalenti i
tij).
290,139 Pavarësia është konsideruar se nuk do të rrezikohet në qoftë se, si rezultat i një kombinimi
biznesi, një ish-ortak kryesor i auditimit apo një individ i cili ishte ish ortaku senior ose
menaxher i firmës është në një pozicion siç përshkruhet në paragrafët 290,139 dhe 290,140, dhe:
ETIKA 65
(a) Pozicioni nuk ka qënë fituar në kuadrin e kombinimit të biznesit;
(b) Çdo përfitim ose pagesë që i detyrohej ish-ortakut nga firma është shlyer në mënyrë të plotë,
përveç nëse ka qënë bërë në përputhje me marrëveshjet e fiksuara dhe të paracaktuara dhe
çdo shumë borxh ndaj ortakut nuk është materiale për firmën;
(c) Ish ortaku nuk do vazhdojë të marrë pjesë ose të duket se merr pjesë në aktivitetet e biznesit
ose në aktivitetet profesionale të firmës, dhe
(d) Pozicioni i mbajtur nga ish ortaku me klientin e auditimit është diskutuar me personat e
ngarkuar me qeverisjen.
Caktimet e perkohshme të personelit
290,140 Huazimi i personelit nga një firmë për një klient të auditimit mund të krijojë një kërcënim të
vetërishikimit. Një ndihmë e tillë mund të jepet, por vetëm për një periudhë të shkurtër kohe dhe
personeli i firmës nuk duhet të përfshihet në:
(a) Dhëniën e shërbimeve të jo- sigurisë, të cilat nuk do të lejoheshin sipas këtij seksioni, ose
(b) Marrjen e përgjegjësive të drejtimit.
Në të gjitha rrethanat, klienti i auditimit do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e
aktiviteteve të personelit të huazuar.
Rëndësia e çdo kërcënimi do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo për ta reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Kryerjen e një rishikimi shtesë të punës së kryer nga personeli i huazuar;
Mos dhënien e përgjegjësisë së auditimit për personelin e huazuar për çdo funksion ose
aktivitet që personeli ka kryer gjatë caktimit të tij si personel i përkohshëm, ose
Mos përfshirjen e personelit të huazuar në anëtarët e grupit të auditimit.
Shërbimet më të Fundit në një Klient të Auditimit
290,141 Kërcënimet e egoizmit, te vetë-rishikimit apo të familjaritetit mund të krijohen po qe se një
anëtar i grupit të auditimit kohët e fundit ka shërbyer si një drejtor, zyrtar, ose punonjës i klientit
të auditimit. Këtu do të ishte rasti kur, për shembull, një anëtar i grupit të auditimit ka për të
vlerësuar elementet e pasqyrave financiare për të cilat anëtari i grupit të auditimit gjatë kohës kur
punonte me klientin ka përgatitur regjistrat e kontabilitetit.
290,142 Nëse, gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i auditimit, një anëtar i grupit të auditimit ka pasë
shërbyer si një drejtor ose zyrtar i klientit të auditimit, apo ishte një punonjës në një pozicion që
ushtron ndikim të rëndësishëm mbi përgatitjen e regjistrave kontabël ose të pasqyrave financiare
të klientit, për të cilat firma do të shprehë një opinion, kërcënimi i krijuar do të ishte aq i
rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund ta zvogëlonte kërcënimin në një nivel të
pranueshëm. Për pasojë, këta individë nuk do të caktohen në grupin e auditimit.
ETIKA 66
290,143 Kërcënimet e egoizmit, të vetë-rishikimit apo të familjaritetit mund të krijohen, po qe se para
periudhës së mbuluar nga raporti i auditimit, një anëtar i grupit të auditimit kishte shërbyer si një
drejtor ose zyrtar i klientit të auditimit, apo ishte një punonjës në një pozicion që ushtron ndikim
të rëndësishëm mbi përgatitjen e regjistrave kontabël ose të pasqyrave financiare të klientit, për të
cilat firma do të shprehë një opinion. Për shembull, kërcënime të tilla do të krijoheshin nëse një
vendim i marrë apo punë e kryer nga individi në periudhën e mëparshme, kur ishte përkohësisht i
punësuar nga klienti, duhet të vlerësohet në periudhën e tanishme, si pjesë e angazhimit të
auditimit aktual. Ekzistenca dhe rëndësia e kërcënimeve do të varet nga
faktorë të tillë si:
Pozicioni që individi ka mbajtur tek klienti;
Koha që ka kaluar që nga momenti kur individi është larguar nga klienti, dhe
Roli i profesionistit në grupin e auditimit.
Rëndësia e kërcënimeve do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eleminuar kërcënimet ose zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm. Një
shembull i një mase mbrojtëse të tillë do të ishte kryerja e rishikimit të punës së kryer nga
individi si një anëtar i grupit të auditimit.
Shërbimi si një drejtor ose zyrtar i një Klienti të Auditimit
290,144 Nëse një ortak apo punonjës i firmës shërben si një drejtor ose zyrtar i një klienti të auditimit,
kërcënimet e vetë-rishikimit dhe të egoizmit që krijohen, do të jenë kaq të rëndësishme sa që
asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlojë kërcënimet në një nivel të pranueshëm.
Prandaj, asnjë ortak apo punonjës nuk duhet të shërbejë si një drejtor ose zyrtar drejtues i një
klienti të auditimit.
290,145 Pozicioni i Sekretarit të kompanisë ka implikime të ndryshme në juridiksione të ndryshme.
Detyrat mund të variojnë që nga detyra administrative, të tilla si menaxhimi i personelit, mbajtja
e të dhënave të kompanisë dhe regjistrave, deri tek detyra të tjera sic janë siguria që kompania
vepron në pajtim me rregulloret apo dhënia e këshillave mbi çështjet e qeverisjes së korporatave.
Në përgjithësi, ky pozicion shikohet se nënkupton një bashkëpunim të ngushtë me entitetin.
290,146 Nëse një ortak apo punonjës i firmës shërben si Sekretar i kompanisë për një klient të auditimit,
do të krijohen kërcënimet e vetërishikimit dhe të përkrahjes që përgjithësisht do të ishin aq të
rëndësishme sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlonte kërcënimet në një nivel të
pranueshëm. Pavarësisht nga paragrafi 290,144, kur kjo praktikë lejohet sipas ligjit vendas, nga
rregullat profesionale ose të praktikës, dhe kur menaxhimi merr të gjitha vendimet përkatëse,
detyrat dhe aktivitetet do të kufizohen në ato të natyrës rutinë dhe administrative, të tilla si
përgatitja e procesverbaleve te mbledhjeve dhe mbajtja deklaratave ligjore. Në këto rrethana,
rëndësia e ndonjë kërcënimi do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo për ta reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
290,147 Kryerja e shërbimeve administrative rutinë për të mbështetur një funksion sekretarial të
kompanisë ose dhënia e këshillave në lidhje me çështjet e administrimit sekretarial të kompanisë,
në përgjithësi nuk do të krijojnë kërcënim për pavarësinë, për aq kohë sa drejtimi i klientit i merr
vetë të gjitha vendimet përkatëse.
Lidhja e gjatë e personelit të lartë (përfshirë rotacionin e ortakut) me nje klient të Auditimit
ETIKA 67
Dispozita të përgjithshme
290,148 Kërcënimet e familiaritetit dhe të egoizmit krijohen kur i njëjti personel i lartë përdoret në një
angazhim të auditimit gjatë një periudhe të gjatë kohore. Rëndësia e kërcënimeve do të varet nga
faktorë të tillë si:
Sa kohë individi ka qënë një anëtar i grupit të auditimit;
Roli i individit në grupin e auditimit;
Struktura e firmës;
Natyra e angazhimit të auditimit;
Fakti nëse grupi i drejtimit të klientit ka ndryshuar; dhe
Fakti nëse natyra ose kompleksiteti i kontabilitetit të klientit dhe çështjet e raportimit kanë
ndryshuar.
Rëndësia e kërcënimeve do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eleminuar kërcënimet ose zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Rotacionin e personelit të lartë të grupit të auditimit;
Rishikimin e punës së personelit të lartë nga një profesionist kontabël, i cili nuk ka qënë
anëtar i grupit të auditimit, ose
Rishikimet e rregullta dhe të pavarura të brendëshme ose të jashtme të angazhimit për qëllime
të kontrollit të cilësisë.
Klientët e Auditimit që janë Entitete me Interes Publik
290,149Në lidhje me auditimin e një entiteti me interes publik, një individ nuk duhet të jetë një ortak
kryesor i auditimit për më shumë se shtatë vjet. Pas kësaj periudhe kohe, individi nuk do të jetë
një anëtar i grupit të angazhimit apo të jetë një ortak i rëndësishëm i auditimit për klientin për dy
vjet. Gjatë kësaj periudhe, personi nuk do të marrë pjesë në auditimin e entitetit, të kryejë
kontroll cilësie për angazhimin, të konsultojë grupin e angazhimit apo klientin për çështje teknike
ose specifike të sektorit, transaksione apo ngjarje apo ndryshe, të influencojë drejtpërdrejt
rezultatin e angazhimit.
290,150 Pavarësisht paragrafit 290,149, ortakët kryesorë të auditimit për të cilit vazhdimësia është
veçanërisht e rëndësishme për cilësinë e auditimit mundet që në raste të rralla, për shkak të
rrethanave të paparashikuara që janë jashtë kontrollit të firmës, të lejohen të qëndrojnë edhe për
një vit tjetër shtesë në grupin e auditimit përsa kohë kërcënimet për pavarësinë mund të
eliminohen ose të zvogëlohen deri në një nivel të pranueshëm përmes zbatimit të masave
mbrojtëse. Për shembull, një ortak i rëndësishëm i auditimit mund të mbetet në grupin e auditimit
për deri në një vit shtesë në rrethanat kur, për shkak të ngjarjeve të paparashikuara, një rotacion i
kërkuar nuk do të ishte i mundur, siç mund të jetë rasti i një sëmundje të rëndë të ortakut tjetër të
angazhimit.
ETIKA 68
290,151 Lidhja e gjatë e ortakëve të tjerë me një klient të auditimit që është një entitet me interes publik
krijon kërcënimet e familiaritetit dhe të egoizmit. Rëndësia e kërcënimeve do të varet nga faktorë
të tillë si:
Kohëzgjatja e lidhjes së ortakut me klientin e auditimit;
Roli, nëse ka, i individit në grupin e auditimit, dhe
Natyra, shpeshtësia dhe shkalla e shtrirjes së ndërveprimeve të individit me drejtimin e
klientit, ose me personat e ngarkuar me qeverisjen.
Rëndësia e kërcënimeve do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme,do të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar ose zvogëluar kërcënimet në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Rotacionin e ortakut jashtë grupit të auditimit, ose përndryshe, përfundimin e lidhjeve të
ortakut me klientin e auditimit; ose
Kryerjen e rishikimeve të rregullta të brendëshme dhe të jashtme për qëllime të cilësisë së
angazhimit.
290,152 Kur një klient i auditimit bëhet një entitet me interes publik, koha gjatë të cilës individi i ka
shërbyer klientit të auditimit, si një ortak kryesor i auditimit përpara se klienti të bëhej një entitet
me interes publik, duhet të merret parasysh në përcaktimin e afatit të rotacionit. Në qoftë se
individi i ka shërbyer klientit të auditimit, si një ortak kryesor i auditimit për pesë vjet ose më
pak, kur klienti bëhet entitet me interes publik, numri i viteve që individi mund të vazhdojë ti
shërbejë klientit në këtë pozicion para rotacionit jashtë angazhimit është shtatë vjet minus numrin
e viteve të shërbyera me parë. Në qoftë se individi i ka shërbyer klientit të auditimit si një ortak
kryesor i auditimit për gjashtë ose më shumë vjet, kur klienti bëhet një entitet me interes publik,
ortaku mund të vazhdojë të shërbejë në atë kapacitet për një maksimum prej dy vite të tjera para
rotacionit të tij jashtë angazhimit.
290,153 Kur një firmë ka vetëm disa njerëz me njohuritë dhe përvojën e nevojshme për të shërbyer si
ortakë kryesorë të auditimit në auditimin e një entiteti me interes publik, rotacioni i ortakëve
kryesorë të auditimit mund të mos jetë një masë mbrojtëse në dispozicion. Në qoftë se një
rregullator i pavarur në juridiksionin përkatës, ka bërë një përjashtim për rotacionin e ortakut në
rrethana të tilla, një individ në përputhje me këto rregulla, mund të mbetet një ortak kryesor i
auditimit për më shumë se shtatë vjet, me kusht që rregullatori i pavarur ka specifikuar marrjen
deh zbatimin e masave mbrojtëse alternative, sic mund të ishte një rishikim i rregullt i jashtëm i
pavarur.
Dhënia e Shërbimeve të Jo-sigurisë për klientët e auditimit
290,154 Firmat kanë dhënë tradicionalisht për klientët e tyre të auditimit një sërë shërbimesh të jo-
sigurisë, të cilat janë në përputhje me aftësitë dhe ekspertizën e tyre. Megjithatë, dhënia e
shërbimeve të jo-sigurisë mund të krijojë kërcënime për pavarësinë e firmës ose të anëtarëve të
grupit të auditimit. Kërcënimet që krijohen janë më shpesh kërcënime të vetërishikimit, të
egoizmit dhe të përkrahjes.
290,155 Zhvillimet e reja në biznes, evoluimi i tregjeve financiare dhe ndryshimet në teknologjinë e
informacionit e bëjnë të pamundur të hartohet një listë gjithpërfshirëse të shërbimeve të jo-
sigurisë që mund të jepen për një klient të auditimit. Kur për një shërbim të caktuar të jo-sigurisë
ETIKA 69
nuk janë dhënë udhëzime të veçanta në këtë seksion, për të vlerësuar rrethanat e veçanta do të
zbatohet kuadri konceptual.
290,156 Para se firma të pranojë një angazhim për të dhënë një shërbim të jo-sigurisë për një klient të
auditimit, ajo duhet të përcaktojë (vlerësojë) nëse dhënia e një shërbimi të tillë do të krijojë një
kërcënim për pavarësinë. Kur vlerësohet rëndësia e çdo kërcënimi të krijuar nga një shërbim i
caktuar i jo-sigurisë, duhet të mbahet parasysh çdo kërcënim që grupi i auditimit ka arsye të
besojë se krijohet nga dhënia e shërbimeve të tjera të lidhura të jo-sigurisë. Nëse një kërcënim i
krijuar nuk do të mund të reduktohet në një nivel të pranueshëm nga zbatimi i masave mbrojtëse,
shërbimi i jo-sigurisë nuk duhet të jepet.
290,157 Një firmë mund të japë shërbime të jo-sigurisë, të cilat përndryshe do të ishin të kufizuara sipas
këtij seksioni, për entitetet e lidhura të klientit të auditimit që janë treguar në vijim:
(a) Një entiteti, i cili nuk është një klient i auditimit, që ka kontroll të drejtpërdrejtë apo të
tërthortë mbi klientin e auditimit;
(b) Një entiteti, i cili nuk është një klient i auditimit, me një interes të drejtpërdrejtë financiar tek
klienti, nëse ky entitet ka ndikim të rëndësishëm mbi klientin dhe interesi i këtij entiteti tek
klienti është material; ose
(c) Një entiteti, i cili nuk është një klient i auditimit, po qe se është e arsyeshme të arrihet në
përfundimin se (a) shërbimet nuk krijojnë një kërcënim të vetërishikimit, për shkak se
rezultatet e shërbimeve nuk do të jenë subjekt i procedurave të auditimit dhe (b) kërcënimet e
krijuara nga dhënia e këtyre shërbimeve janë eliminuar ose reduktuar në një nivel të
pranueshëm me zbatimin e masave mbrojtëse.
290,158 Një shërbim i jo-sigurisë i dhënë për një klient të auditimit nuk e kompromenton pavarësinë e
firmës kur klienti bëhet një entitet me interes publik nëse:
(a) Shërbimi i mëparshëm i jo-sigurisë është në përputhje me dispozitat e këtij seksioni që lidhen
me auditimin e klientëve që nuk janë të entitete me interes publik;
(b) Shërbimet, të cilat sipas këtij seksioni nuk janë të lejuara për klientët e auditimit që nuk janë
entitete me interes publik, janë ndërprerë më përpara ose sa më shpejt të jetë e mundur, pasi
klienti bëhet një entitet me interes publik, dhe
(c) Kur është e nevojshme firma zbaton masa mbrojtëse që shërbejnë për të eliminuar ose
zvogëluar në një nivel të pranueshëm çdo kërcënim për pavarësinë që lind nga shërbimi.
Përgjegjësitë e drejtimit
290,159 Drejtimi i një entiteti kryen shumë aktivitete për menaxhimin e entitetit në interesin më të mirë
të palëve të interesuara të tij. Nuk është e mundur të specifikohet çdo aktivitet që është një
përgjegjësi e drejtimit. Megjithatë, në përgjegjësitë e drejtimit bëjnë pjesë udhëheqja dhe drejtimi
i një entiteti, duke përfshirë edhe marrjen e vendimeve të rëndësishme në lidhje me blerjen,
shpërndarjen dhe kontrolln e burimeve njerëzore, financiare, fizike dhe jo-materiale.
290,160Fakti nëse një aktivitet është një përgjegjësi e drejtimit varet nga rrethanat dhe kërkon ushtrimin
e gjykimit. Shembuj të aktiviteteve që në përgjithësi, do të konsiderohen si një përgjegjësi e
drejtimit përfshijnë:
ETIKA 70
Përcaktimin e politikave dhe drejtimin strategjik;
Drejtimin dhe marrjen e përgjegjësisë për veprimet e punonjësve të entitetit;
Autorizimin e transaksioneve;
Marrjen e vendimeve se cilat prej rekomandimeve të firmës ose palëve të tjera të treta duhen
zbatuar;
Marrjen e përgjegjësisë për përgatitjen dhe paraqitjen e drejtë të pasqyrave financiare në
përputhje me kuadrin e zbatueshëm të raportimit financiar, dhe
Marrjen e përgjegjësisë për hartimin, zbatimin dhe mbajtjen e kontrollit të brendshëm.
290,161 Aktivitetet që janë të natyrës rutinore dhe administrative, apo që përfshijnë çështje që janë të
parëndësishme, në përgjithësi nuk konsiderohen të jenë një përgjegjësi e drejtimit. Për shembull,
ekzekutimi i një transaksioni të parëndësishëm që ka qenë i autorizuar nga menaxhimi ose
monitorimi i datave për paraqitjen e deklaratave ligjore dhe këshillimi i një klienti të auditimit
për këto data, nuk konsiderohet të jetë një përgjegjësi e drejtimit. Për më tepër, dhënia e
këshillave dhe rekomandimeve për të ndihmuar drejtimin në shkarkimin e përgjegjësive të tij nuk
është marrje një përgjegjësie të drejtimit.
290,162 Nëse një firmë ka qënë supozuar se do të merrte përsipër një përgjegjësi të drejtimit për një
klient të auditimit, kërcënimet e krijuara do të ishin kaq të rëndësishme sa që asnjë masë
mbrojtëse nuk do të mund t`i zvogëlonte kërcënimet në një nivel të pranueshëm. Për shembull,
përcaktimi se cilat nga rekomandimet e firmës duhen zbatuar do të krijonte kërcënime të
vetërishikimit dhe egoizmit. Veç kesaj, marrja e një përgjegjësie të drejtimit krijon një
kërcënim të familjaritetit sepse firma bëhet shumë e afërt dhe në një linjë me pikëpamjet dhe
interesat e drejtimit. Prandaj, firma nuk duhet të marrë një përgjegjësi të drejtimit për një klient të
auditimit.
290,163 Për të shmangur rrezikun e marrjes së një përgjegjësie të drejtimit gjatë dhënies së shërbimeve
të jo-sigurisë për një klient të auditimit, firma duhet të sigurohet që një anëtar i drejtimit është
përgjegjës për bërjen e gjykimeve dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme, të cilat janë
përgjegjësi e duhur e drejtimit, që vlerësimi i rezultateve të shërbimit dhe pranimi i përgjegjësisë
për veprimet që do të kryhen, rrjedhin nga rezultatet e shërbimit. Kjo zvogëlon rrezikun që firma
të bëje pa dashje në emër të drejtimit ndonjë gjykim apo vendim të rëndësishëm. Rreziku është
reduktuar më tej kur firma i jep klientit mundësinë për të bërë gjykime dhe vendime të bazuara
në një analizë objektive dhe transparente dhe paraqitjen e çështjeve.
Përgatitja e Regjistrave Kontabël dhe e Pasqyrave Financiare
Dispozita të përgjithshme
290,164 Drejtimi është përgjegjës për përgatitjen dhe paraqitjen e drejtë të pasqyrave financiare në
përputhje me kuadrin e zbatueshëm të raportimit financiar. Këto përgjegjësi përfshijnë:
Inicimin ose ndryshimin e regjistrimeve në ditar, apo përcaktimin e klasifikimit të llogarisë
për transaksionet, dhe
ETIKA 71
Përgatitjen ose ndryshimin e dokumenteve të të dhënave bazë ose të dhënave fillestare, në
formë elektronike apo në forma të tjera, evidentimin e kryerjes së një transaksioni (për
shembull, urdhër blerjet, të dhënat e kohës të listës së pagave, dhe urdhërat e klientëve).
290,165 Dhënia për një klient të auditimit e shërbimeve të kontabilitetit, të tilla si përgatitja e regjistrave
të kontabilitetit apo të pasqyrave financiare, krijon një kërcënim të vetërishikimit kur firma më
pas auditon pasqyrat financiare.
290,166 Procesi i auditimit, megjithatë, bën të nevojshëm dialogun midis firmës dhe drejtimit të klientit
të auditimit, ku mund të përfshihen:
Zbatimi i standardeve të kontabilitetit ose politikave dhe i kërkesave për dhënien e
informacioneve shpjeguese në pasqyrat financiare;
Përshtatshmëria e kontrolleve financiare dhe kontabël dhe e metodave të përdorura në
përcaktimin e shumave të deklaruara të aktiveve dhe detyrimeve, ose
Propozimi i rregullimeve për regjistrimet në ditar. Këto aktivitete janë konsideruar të jenë një
pjesë normale e procesit të auditimit dhe në përgjithësi, nuk krijojnë kërcënime për
pavarësinë.
290,167 Në mënyrë të ngjashme, klienti mund të kërkojë asistencë teknike nga firma në çështje të tilla si
zgjidhja e problemeve të rakordimit të llogarive ose analizimit të informacionit përmbledhës për
raportimin tek rregullatorët. Përveç kësaj, klienti mund të kërkojë këshilla teknike për çështjet e
kontabilitetit të tilla si konvertimi i pasqyrave financiare ekzistuese nga një kuadër i raportimit
financiar në një kuadër tjetër (për shembull, për të qënë në përputhje me politikat kontabël të
grupit ose për t`u kaluar sipas një kuadri të ndryshëm të raportimit financiar, sic mund te jenë
Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar). Këto shërbime përgjithësisht, nuk krijojnë
kërcënime për pavarësinë po qe se firma nuk ka marrë një përgjegjësi të drejtimit për klientin.
Klientët e auditimit që nuk janë entitete me interes publik
290,168 Firma mund të japë shërbime që lidhen me përgatitjen e regjistrave kontabël dhe pasqyrave
financiare për një klient të auditimit që nuk është një entitet me interes publik, kur shërbimet janë
të një natyre rutinë apo mekanike, për aq kohë sa kërcënimet e vetërishikimit që krijohen janë
zvogëluar në një nivel të pranueshëm. Shembuj të shërbimeve të tilla përfshijnë:
Dhënien e shërbimeve të hartimit të listëpagesave bazuar në të dhënat e inicuara nga klienti;
Regjistrimin e transaksioneve, për të cilat klienti ka përcaktuar ose miratuar klasifikimin e
duhur në llogari;
Postimin e transaksioneve të koduara nga klienti në librin kryesor;
Postimin e regjistrimeve të aprovuara nga klienti nga ditari në bilancin verifikues; dhe
Përgatitjen e pasqyrave financiare bazuar në informacionin e bilancit verifikues.
Në të gjitha rastet, rëndësia e ndonjë kërcënimi të krijuar, do të vlerësohet dhe kur është e
nevojshme duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në
një nivel të pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
ETIKA 72
Caktimin për kryerjen e këtyre shërbimeve të individëve që nuk janë anëtarë të grupit të
auditimit; ose
Në qoftë se këto shërbime janë kryer nga një anëtar i grupit të auditimit, përdorimi i një
ortaku ose anëtari të personelit në një pozicion të lartë drejtues me ekspertizë të përshtatshme
që nuk është anëtar i grupit të auditimit, për të rishikuar punën e kryer.
Klientët e auditimit që janë entitete me interes publik
290,169 Përveçse në situata të jashtëzakonshme, një firmë nuk do t'i japë një klienti të auditimit që është
një entitet me interes publik shërbime të kontabilitetit dhe të regjistrimeve kontabël, ku
përfshihen hartimi i listëpagesave ose përgatitja e pasqyrave financiare për të cilat firma do të
shprehë një opinion ose të përgatitjes së informacionit financiar që formon bazën e pasqyrave
financiare.
290,170 Pavarësisht paragrafit 290,169, një firmë mund të japë shërbime të kontabilitetit dhe të
regjistrimeve kontabël, përfshirë hartimin e listëpagesave dhe përgatitjen e pasqyrave financiare
ose të informacioneve të tjera financiare, të një natyre rutinë apo mekanike për ndarjet ose
entitetet e lidhura të një klienti të auditimit që është një entitet i interesit publik, nëse anëtarët e
personelit të dhënies së shërbimeve nuk janë anëtarë të grupit të auditimit dhe:
(a) Ndarjet ose entitetet e lidhura, për të cilët jepet shërbimi janë bashkërisht jo-materiale për
pasqyrat financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion, ose
(b) Shërbimet kanë të bëjnë me çështjet që janë bashkërisht jo-materiale në pasqyrat financiare të
ndarjes ose entitetit të lidhur.
Situatat Urgjente
290,171 Shërbimet e kontabilitetit dhe të regjistrimeve kontabël, të cilat përndryshe nuk do të lejoheshin
sipas këtij seksioni, mund të jepen për klientët e auditimit në raste emergjente, ose në situata të
tjera të jashtëzakonshme, kur për klientin e auditimit nuk është e mundur një zgjidhje tjetër. Ky
mund të jetë rasti kur (a) vetëm firma i ka burimet dhe njohuritë e nevojshme për sistemet dhe
procedurat e klientit, për të ndihmuar klientin në përgatitjen në kohë të regjistrave të saj të
kontabilitetit dhe pasqyrave financiare, dhe (b) një kufizim në aftësinë e firmës për të dhënë
shërbimet do të rezultonte në vështirësi të konsiderueshme për klientin (për shembull, ajo që
mund të rrjedhë nga mospërmbushja e kërkesave të raportimit për qëllime rregullatore). Në këto
situata, duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme:
(a) Ata që japin shërbimet nuk duhet të jenë anëtarë të grupit të auditimit;
(b) Shërbimet jepen vetëm për një periudhë të shkurtër kohe dhe nuk parashikohet të ripërsëriten,
dhe
(c) Situata është diskutuar me personat e ngarkuar me qeverisjen.
Sherbimet e Vlerësimit
Dispozita të përgjithshme
ETIKA 73
290,172 Një vlerësim përfshin bërjen e supozimeve në lidhje me zhvillimet e ardhëshme, zbatimin e
duhur të metodologjive dhe të teknikave, dhe kombinimin e të dyjave, për të llogaritur një vlerë
të caktuar, ose një varg të vlerave, për një aktiv, një detyrim ose për një biznes në tërësi.
290,173 Kryerja e shërbimeve të vlerësimit për një klient të auditimit mund të krijojë një kërcënim të
vetërishikimit. Ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi do të varet nga faktorë të tillë si:
Fakti nëse vlerësimi do të ketë një efekt material në pasqyrat financiare.
Shkalla e përfshirjes së klientit në përcaktimin dhe aprovimin e metodologjisë së vlerësimit
dhe çështje të tjera të rëndësishme të gjykimit.
Disponueshmëria e metodologjive të përcaktuara dhe e udhëzimeve profesionale
Shkalla e subjektivitetit të natyrshëm në elementin përkatës, për vlerësimet që përfshijnë
metodologji standarde ose të parapërcaktuara.
Besueshmëria dhe shtrirja e të dhënave bazë.
Shkalla e varësisë në ngjarjet e ardhshme të një natyre që mund të krijojë paqëndrueshmëri të
rëndësishme të qenësishme në shumat e përfshira.
Shtrirja dhe qartësia e informacioneve shpjeguese të dhëna në pasqyrat financiare.
Rëndësia e çdo kërcënimi të krijuar, do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme, do të zbatohen
masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Angazhimin e një profesionisti i cili nuk ka qënë i përfshirë në dhënien e shërbimit të
vlerësimit për të rishikuar punën e auditimit apo të vlerësimit të kryer; ose
Bërjen e marrëveshjeve të atilla që personeli, i cili jep këto shërbime nuk do të marrë pjesë në
angazhimin e auditimit.
290,174 Disa vlerësime nuk kanë një shkallë të madhe subjektiviteti. Një rast i tillë ka të ngjarë kur
supozimet bazë janë përcaktuar nga ligji apo rregulloret, ose janë pranuar gjerësisht, dhe kur
teknikat dhe metodologjitë që do të përdoren janë të bazuara në standardet përgjithësisht të
pranuara ose të përshkruara nga ligji ose rregulloret. Në rrethana të tilla, rezultatet e një vlerësimi
të kryer nga dy ose më shumë palë nuk ka të ngjarë të jenë materialisht të ndryshme.
290,175 Nëse një firmë është kërkuar për të kryer një vlerësim për të ndihmuar një klient të auditimit në
lidhje me përcaktimin e detyrimeve për raportimin tatimor të saj ose për qëllime të planifikimit të
taksave dhe rezultatet e vlerësimit nuk do të kenë një efekt të drejtpërdrejtë në pasqyrat
financiare, do të zbatohen dispozitat e dhëna në paragrafin 290,191.
Klientët e auditimit që nuk janë entitete me interes publik
290,176 Në rastin e një klienti të auditimit që nuk është një entitet me interes publik, nëse shërbimi i
vlerësimit ka një efekt material në pasqyrat financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion
dhe vlerësimi përfshin një shkallë të rëndësishme të subjektivitetit, asnjë masë mbrojtëse nuk do
të mund të zvogëlojë kërcënimin e vetërishikimit në një nivel të pranueshëm. Prandaj, një firmë
nuk duhet të japë një shërbim të tillë të vlerësimit për një klient të auditimit.
ETIKA 74
Klientët e auditimit që janë të entitete me interes publik
290,177 Një firmë nuk duhet të japë shërbime të vlerësimit për një klient të auditimit që është një entitet
me interes publik në qoftë se vlerësimet do të kenë efekt material, veç e veç apo të marra së
bashku, në pasqyrat financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion.
Shërbimet Tatimore
290,178 Shërbimet tatimore përfshijnë një gamë të gjerë shërbimesh, ku bëjnë pjesë:
Përgatitja e deklaratave tatimore;
Llogaritjet e tatimeve me qëllim përgatitjen e regjistrimeve në ditar;
Shërbimet e planifikimit të tatimeve dhe shërbime të tjera tatimore këshillimore; dhe
Asistenca në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tatimore.
Ndonëse shërbimet tatimore të dhëna nga një firmë për një klient të auditimit janë adresuar veç e
veç në secilin prej këtyre titujve, në praktikë, këto aktivitete shpesh janë të ndërlidhura.
290,79Kryerja e disa shërbimeve tatimore krijon kërcënimet e vetërishikimit dhe të përkrahjes.
Ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi do të varet nga faktorë të tillë si:
Sistemi me të cilin organet tatimore vlerësojnë dhe administrojnë tatimin në fjalë dhe rolin e
firmës në këtë proces;
Kompleksiteti i regjimit tatimor përkatës dhe shkalla e gjykimit të nevojshëm që përdoret për
zbatimin e tij;
Karakteristikat e veçanta të angazhimit; dhe
Niveli i ekspertizës tatimore të punonjësve të klientit.
Përgatitja e Deklaratës Tatimore
290,180 Shërbimiet e përgatitjes së deklaratave tatimore përfshijnë ndihmën që j`u jepet klientëve në
përcaktimin e detyrimeve për tatimet që ata duhet të raportojnë, përmes hartimit dhe plotësimit të
informacionit, duke përfshirë shumën e tatimit për t`u paguar (zakonisht në format të
standardizuar) që kërkohet të dorëzohet pranë autoriteteve tatimore përkatëse. Shërbime të tilla
gjithashtu, përfshijnë këshillimin mbi trajtimin në deklaratën tatimore të transaksioneve të
ndodhura në të kaluarën dhe përgjigjen në emër të klientit të auditimit për kërkesat e autoriteteve
tatimore për informacione shtesë dhe analiza (duke përfshirë dhënien e shpjegimeve dhe
mbështetjen teknike për metodën e zgjedhur). Shërbimet e përgatitjes së deklaratave tatimore
janë të bazuara në përgjithësi, në të dhënat historike dhe kryesisht përfshijnë analizën dhe
paraqitjen e këtyre informacioneve historike sipas ligjit tatimor ekzistues, përfshirë precedentët
dhe praktikën e vendosur. Më tej, deklarimet tatimore janë subjekt i procesit të rishikimeve apo
miratimeve nga autoriteti tatimor, kur ai e gjykon të përshtatshme. Prandaj, dhënia e këtyre
shërbimeve, në përgjithësi nuk krijon një kërcënim për pavarësinë në qoftë se drejtimi merr
përgjegjësinë për deklaratat dhe gjykimet e rëndësishme të bëra.
ETIKA 75
Llogaritjet tatimore për qëllime të përgatitjes së Regjistrimeve kontabël në ditar
Klientët e auditimit që nuk janë të entitete me interes publik
290,181 Përgatitja e llogaritjeve për detyrimet (ose aktivet) tatimore aktuale dhe të shtyra për një klient
të auditimit me qëllim të përgatitjes së regjistrimeve kontabël në ditar, të cilat më pas do të
auditohen nga firma, krijon një kërcënim të vetërishikimit. Rëndësia e kërcënimit do të varet nga:
(a) Kompleksiteti i ligjit dhe rregullimit tatimor përkatës dhe shkalla e gjykimit të nevojshëm për
zbatimin e tyre;
(b) Niveli i ekspertizës tatimore të personelit të klientit, dhe
(c) Materialiteti i shumave në pasqyrat financiare.
Kur është e nevojshme do të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar
atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Përdorimin e profesionistëve të cilët nuk janë anëtarë të grupit të auditimit për kryerjen e
shërbimit;
Kur shërbimi është kryer nga një anëtar i grupit të auditimit, përdorimi i një ortaku ose
anëtari të personelit në drejtimin e lartë me ekspertizë të përshtatshme, i cili nuk është një
anëtar i grupit të auditimit, për të rishikuar llogaritjet e tatimeve, ose
Marrjen e këshillave nga një profesionist tatimor i jashtëm për kryerjen e shërbimit.
Klientët e auditimit që janë entitete me interes publik
290,182 Përveçse në situata emergjente, në rast të një klienti të auditimit që është një entitet me interes
publik, një firmë nuk do të përgatitë llogaritjet tatimore për detyrimet (ose aktivet) tatimore
aktuale apo të shtyra për qëllime të përgatitjes së regjistrimeve kontabël në ditar, të cilat janë
materiale në pasqyrat financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion.
290,183 Përgatitja e llogaritjeve të detyrimeve (ose aktiveve) tatimore aktuale dhe të shtyra për një klient
të auditimit me qëllim të përgatitjes së regjistrimeve kontabël në ditar, të cilat përndryshe nuk do
të lejoheshin sipas këtij seksioni, mund t`u jepen klientëve të auditimit në raste emergjente ose
situata të tjera të jashtëzakonshme kur nuk është e mundur që klienti i auditimit të gjejë një
zgjidhje tjetër. Ky mund të jetë rasti kur (a) vetëm firma ka burimet dhe njohuritë e nevojshme
për biznesin e klientit për ta ndihmuar klientin në përgatitjen në kohë të llogaritjeve për detyrimet
(ose aktivet), tatimore aktuale dhe të shtyra dhe (b) një kufizim në aftësinë e firmës për të dhënë
shërbimet do të rezultonte në vështirësi të konsiderueshme për klientin (për shembull, ky i fundit
mund të mos plotësonte kërkesat e raportimit për qëllime rregullatore). Në situata të tilla, duhet të
plotësohen kushtet e mëposhtme:
(a) Ata që japin shërbimet nuk duhet të jenë anëtarë të grupit të auditimit;
(b) Shërbimet janë dhënë vetëm për një periudhë kohe të shkurtër dhe nuk parashikohet të
ripërsëritën, dhe
(c) Situata është diskutuar me personat e ngarkuar me qeverisjen.
ETIKA 76
Shërbimet e planifikimit të tatimeve dhe shërbime të tjera tatimore këshillimore
290,184 Shërbimet e planifikimit të tatimeve dhe shërbime të tjera tatimore këshillimore përfshijnë një
gamë të gjerë shërbimesh, të tilla si këshillimi i klientit për mënyrën se si duhet ta strukturojë
biznesin e tij në një mënyrë tatimore eficente ose këshillimin e tij për zbatimin e një ligji ose të
një rregullore të re tatimore.
290,185 Një kërcënim i vetërishikimit mund të krijohet, kur këshilla do të ndikojë në çështje të cilat do
të reflektohen në pasqyrat financiare. Ekzistenca dhe rëndësia e kërcënimeve do të varet nga
faktorë të tillë si:
Shkalla e subjektivitetit që ka përcaktimi i trajtimit të duhur për këshillën tatimore në
pasqyrat financiare;
Shkalla në të cilën rezultati i këshillës tatimore do të ketë një efekt material në pasqyrat
financiare;
Fakti nëse efektiviteti i këshillës tatimore varet nga trajtimi kontabël ose paraqitja në pasqyrat
financiare dhe fakti nëse ekziston dyshimi për përshtatshmërinë e trajtimit kontabël ose
paraqitjen sipas kuadrit përkatës të raportimit financiar;
Niveli i ekspertizës tatimore të punonjësve të klientit;
Shkalla në të cilën këshilla është bazuar në ligj apo në rregullimin tatimor, precedentët e tjerë
apo praktika që zbatohet; dhe
Fakti nëse trajtimi tatimor është i mbështetur nga një rregullim privat, ose ka qenë
përndryshe, interpretuar nga autoriteti tatimor para përgatitjes së pasqyrave financiare.
Për shembull, dhënia e shërbimeve të planifikimit tatimor dhe shërbimeve të tjera këshillimore
tatimore, kur këshilla është mbështetur në mënyrë të qartë nga autoritetet tatimore ose
precedentet e tjerë, nga praktika e krijuar ose ka një bazë në ligjin e tatimeve që ka të ngjarë të
mbizotërojë, në përgjithësi nuk krijon një kërcënim për pavarësinë.
290,186 Rëndësia e kërcënimeve, do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme do të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Përdorimin e profesionistëve të cilët nuk janë anëtarë të grupit të auditimit për të realizuar
kryerjen e shërbimit;
Angazhimin e një profesionisti të tatimeve, i cili nuk ishte i përfshirë në dhënien e shërbimit
tatimor, të këshillojë grupin e auditimit për shërbimin dhe të rishikojë trajtimin në pasqyrat
financiare;
Marrjen e këshillave për shërbimin nga një profesionist tatimor i jashtëm; ose
Marrjen e interpretimeve paraprake ose të këshillave nga autoritetet tatimore.
290,187 Kur efektiviteti i këshillës tatimore varet nga një trajtim i veçantë kontabël, apo një paraqitje në
pasqyrat financiare dhe:
ETIKA 77
(a) Grupi i auditimit ka dyshime të arsyeshme për përshtatshmërinë e trajtimit përkatës kontabël
ose për paraqitjen sipas kuadrit përkatës të raportimit financiar; dhe
(b) Rezultati ose pasojat e këshillave tatimore do të kenë një efekt material në pasqyrat
financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion.
Kërcënimi i vetërishikimit do të jetë aq i rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund
ta reduktojë kërcënimin në një nivel të pranueshëm. Prandaj, një firmë nuk duhet të japë këshilla
të tilla tatimore për një klient të auditimit.
290,188 Për dhënien e shërbimeve tatimore për një klient të auditimit, një firmë mund të kërkohet të
kryejë një vlerësim për të ndihmuar klientin për raportimin e detyrimeve të tij tatimore, ose për
qëllime të planifikimit të tatimeve. Në rastin kur rezultati i vlerësimit do të ketë një efekt të
drejtpërdrejtë në pasqyrat financiare, duhet të zbatohen dispozitat e dhëna në lidhje me shërbimet
e vlerësimit në paragrafët 290,172-290,177. Kur vlerësimi është kryer vetëm për qëllime tatimore
dhe rezultati i vlerësimit nuk do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në pasqyrat financiare (që do të
thotë se pasqyrat financiare janë të prekura vetëm përmes regjistrimeve kontabël në ditar që kanë
lidhje me tatimet), kjo përgjithësisht nuk do krijonte kërcënime për pavarësinë, nëse një efekt i
tillë në pasqyrat financiare është i parëndësishëm, ose në qoftë se vlerësimi i nënshtrohet
rishikimit të jashtëm nga një autoritet tatimor apo autoritet rregullator i ngjashëm. Nëse vlerësimi
nuk është subjekt i një rishikimi të jashtëm të tillë dhe ndikimi në pasqyrat financiare është
material, ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi të krijuar do të varet nga faktorë të tillë si:
Shkalla në të cilën metodologjia e vlerësimit është e mbështetur në ligj apo në rregullimin
tatimor, në precedentët e tjerë ose praktikën e krijuar dhe shkalla e subjektivitetit të
natyrshëm në vlerësim.
Besueshmëria dhe shtrirja e të dhënave bazë.
Rëndësia e çdo kërcënimi të krijuar, do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme, duhet të
zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të
pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Përdorimin e profesionistëve të cilët nuk janë anëtarë të grupit të auditimit për të realizuar
kryerjen e shërbimit;
Angazhimin e një profesionisti për të rishikuar punën ose rezultatet e shërbimit tatimor; ose
Marrjen e interpretimeve paraprake ose të këshillave nga autoritetet tatimore.
Asistenca në Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Tatimore
290,189 Një kërcënim i përkrahjes ose vetërishikimit mund të krijohet kur firma përfaqëson një klient të
auditimit në zgjidhjen e një mosmarrëveshje tatimore, pasi organet tatimore kanë njoftuar
klientin se kanë hedhur poshtë argumentet e klientit në një çështje të caktuar dhe qoftë autoriteti
tatimor ashtu edhe klienti po e referojnë cështjen për ta zgjidhur përmes një procedimi formal,
për shembull, para një gjykate. Ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi do të varet në faktorë të
tillë si:
Fakti nëse firma ka dhënë këshillën që është objekt i mosmarrëveshjes tatimore;
ETIKA 78
Shkalla në të cilën rezultati i mosmarrëveshjes do të ketë një efekt material në pasqyrat
financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion;
Shkalla në të cilën çështja është e bazuar në ligjin apo rregullimin tatimor, precedentët e tjerë,
apo praktikën që zbatohet;
Fakti nëse çështja do të shqyrtohet në mënyrë publike, dhe
Roli që luan drejtimi në zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
Rëndësia e çdo kërcënimi të krijuar do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme, do të zbatohen
masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Përdorimin e profesionistëve të cilët nuk janë anëtarë të grupit të auditimit për kryerjen e
shërbimit;
Angazhimin e një profesionisti të tatimeve, i cili nuk ishte i përfshirë në dhënien e shërbimit
tatimor, për të këshilluar grupin e auditimit për shërbimet dhe për të rishikuar trajtimin në
pasqyrat financiare, ose
Marrjen e interpretimeve paraprake ose të këshillave nga autoritetet tatimore.
290,190 Kur shërbimet tatimore përfshijnë rolin si avokat mbrojtës për një klient të auditimit përpara një
gjykate për zgjidhjen e një çështje tatimore dhe shumat e përfshira janë materiale për pasqyrat
financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion, kërcënimi i përkrahjes i krijuar do të jetë
kaq i rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund t`a eliminojë ose reduktojë
kërcënimin në një nivel të pranueshëm. Prandaj firma nuk duhet të kryejë këtë lloj shërbimi për
një klient të auditimit. Kuptimi për gjykatën duhet të përcaktohet bazuar në mënyrën se si
procedurat tatimore janë dëgjuar në juridiksionin e veçantë.
290,191 Megjithatë, firma nuk është e përjashtuar nga kryerja e një roli të vazhdueshëm këshillues (për
shembull, duke iu përgjigjur kërkesave të veçanta për informacion, duke dhënë informacion për
llogaritë faktike ose dëshmi për punën e kryer, apo duke e ndihmuar klientin në analizimin e
çështjeve tatimore) për klientin e auditimit në lidhje me çështjet që janë objekt shqyrtimi para një
gjykate.
Shërbimet e Auditimit të Brendshëm
Dispozita të përgjithshme
290,192 Objekti dhe objektivat e aktiviteteve të auditimit të brendshëm ndryshojnë shumë dhe varen nga
madhësia dhe struktura e entitetit dhe kërkesat e drejtimit e të personave të ngarkuar me
qeverisjen. Aktivitetet e auditimit të brendshëm mund të përfshijnë:
Monitorimin e kontrollit të brendshëm – rishikimet e kontrolleve, monitorimin e funksionimit
të tyre dhe dhënien e rekomandime përmirësuese për to;
Ekzaminimin e informacionit financiar dhe atij të shfrytëzimit - rishikimin e mjeteve të
përdorura për të identifikuar, matur, klasifikuar dhe raportuar informacionin financiar dhe atë
të shfrytëzimit, dhe investigimin e veçantë të elementeve individuale, përfshirë testimin e
hollësishëm të transaksioneve, të tepricave dhe procedurave;
ETIKA 79
Rishikimin për sa i përket ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarive të
shfrytëzimit, duke përfshirë aktivitetet jo-financiare të një entiteti; dhe
Rishikimin e pajtueshmërisë me ligjet, rregulloret, me kërkesa të tjera të jashtme, me politikat
dhe direktivat e drejtimit dhe me kërkesa të tjera të brendshme.
290,193 Shërbimet e auditimit të brendshëm përfshijnë ndihmesën që i jepet klientit të auditimit në
kryerjen prej tij të aktiviteteve të auditimit të brendshëm. Dhënia e shërbimeve të auditimit të
brendshëm tek një klient i auditimit krijon një kërcënim të vetërishikimit kundrejt pavarësisë
nëse firma e përdor punën e auditimit të brendshëm në kryerjen e një auditimi të jashtëm të
mëvonshëm. Kryerja e një pjesë të rëndësishme të aktiviteteve auditimit të brendshëm të klientit
rrit mundësinë që personeli i firmës, i cili jep shërbimet e auditimit të brendshëm, të marrë
përgjegjësi të drejtimit. Në qoftë se gjatë dhënies së shërbimeve të auditimit të brendshëm për një
klient të auditimit, personeli i firmës merr përgjegjësi që i takojnë drejtimit, kërcënimi i krijuar
do të jetë aq i rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund ta zvogëlojë atë në një
nivel të pranueshëm. Prandaj, personeli i një firme nuk duhet të marrë një përgjegjësi të drejtimit
kur ai jep shërbime të auditimit të brendshëm për një klient të auditimit.
290,194 Shembuj të shërbimeve të auditimit të brendshëm që përfshijnë marrjen e përgjegjësisë që i
takon drejtimit përfshijnë:
Përcaktimin e politikave të auditimit të brendshëm ose drejtimin strategjik të aktiviteteve të
auditimit të brendshëm;
Drejtimin dhe marrjen e përgjegjësisë për veprimet e punonjësve të auditimit të brendshëm të
entitetit;
Marrjen e vendimeve që përcaktojnë se cilat prej rekomandimeve të dala nga aktivitetet e
auditimit të brendshëm do të zbatohen;
Raportimin në emër të drejtimit, të rezultateve të aktiviteteve të auditimit të brendshëm për
personat e ngarkuar me qeverisjen;
Kryerjen e procedurave që janë pjesë e kontrollit të brendshëm, të tilla si rishikimi dhe
miratimi i ndryshimeve në të drejtat e hyrjes së punonjësve në të dhënat;
Marrjen e përgjegjësisë për hartimin, zbatimin dhe mbajtjen në funksionim të kontrollit të
brendshëm, dhe
Kryerjen e shërbimeve të auditimit të brendshëm nga jashtë, të cilat përfshijnë të gjitha ose
një pjesë të konsiderueshme të funksionit të auditimit të brendshëm, ku firma është
përgjegjëse për përcaktimin e objektit të punës së auditimit të brendshëm dhe mund të ketë
përgjegjësi për një ose më shumë nga çështjet e përmendura në (a) - (f).
290,195 Për të shmangur marrjen e një përgjegjësie të drejtimit, firma duhet të japë shërbime të auditimit
të brendshëm për një klient të auditimit vetëm në qoftë se ajo është e bindur që:
(a) klienti cakton një burim të përshtatshëm dhe kompetent, mundësisht brenda grupit të drejtimit
të lartë, i cili do të jetë përgjegjës në çdo kohë për aktivitetet e auditimit të brendshëm dhe
pranon përgjegjësinë për hartimin, zbatimin, dhe mbajtjen në funksionim të kontrollit të
brendshëm;
ETIKA 80
(b) Drejtimi i klientit ose personat e ngarkuar me qeverisjen, vlerësojnë dhe miratojnë objektin,
rrezikun dhe shpeshtësinë e shërbimeve të auditimit brendshëm;
(c) Drejtimi i klientit vlerëson dhe përcakton mjaftueshmërinë e shërbimeve të auditimit të
brendshëm dhe faktet që rezultojnë nga performanca e tyre;
(d) Drejtimi i klientit vlerëson dhe përcakton se cilat nga rekomandimet e dala nga shërbimet e
auditimit të brendshëm duhen zbatuar dhe menaxhon procesin e zbatimit; dhe
(e) Drejtimi i klientit raporton tek presonat e ngarkuar me qeverisjen për gjetjet e rëndësishme
dhe rekomandimet që rezultojnë nga shërbimet e auditimit të brendshëm.
290,196 Kur një firmë përdor shërbimin e një funksioni të auditimit të brendshëm, SNA-të kërkojnë
kryerjen e procedurave që shërbejnë për të vlerësuar mjaftueshmërinë e kësaj pune. Kur një firmë
pranon një angazhim për të dhënë shërbime të auditimit të brendshëm për një klient të auditimit,
dhe rezultatet e këtyre shërbimeve do të përdoren në kryerjen e auditimit të jashtëm, krijohet një
kërcënim i vetërishikimit, për shkak të mundësisë që grupi i auditimit do të përdorë rezultatet e
shërbimit të auditimit të brendshëm, pa vlerësuar më parë rezultatet apo pa ushtruar të njëjtin
nivel të skepticizmit profesional që do të kishte qënë ushtruar po qe se puna e auditimit të
brendshëm do të kryhej nga ndividët të cilët nuk janë anëtarë të firmës. Rëndësia e kërcënimit do
të varet nga faktorë të tillë si:
Materialiteti i shumave përkatëse në pasqyrat financiare;
Rreziku i anomalisë së pohimeve të lidhura me shumat në pasqyrat financiare; dhe
Shkalla e besueshmërisë që do të vendoset tek shërbimi i auditimit të brendshëm.
Rëndësia e kërcënimit do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme, duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm. Një
shembull i një mase mbrojtëse të tillë është përdorimi i profesionistëve, të cilët nuk janë anëtarë
të grupit të auditimit, për të kryer shërbimin e auditimit të brendshëm
Klientët e auditimit që janë të entitete me interes publik
290,197 Në rastin e një klienti të auditimit që është një entitet me interes publik, një firmë nuk do të japë
shërbime të auditimit të brendshëm që kanë të bëjnë me:
(a) Një pjesë të rëndësishme të kontrolleve të brendshëm mbi raportimin financiar;
(b) Sistemet kontabël financiare që gjenerojnë informacionet, të cilat veçmas ose të bashkuara,
janë të rëndësishme për regjistrat kontabël të klientit ose pasqyrat financiare për të cilat firma
do të shprehë një opinion; ose
(c) Shumat ose informacionet shpjeguese të dhëna janë, veçmas ose së bashku, materiale për
pasqyrat financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion.
Shërbimet e Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit (TI-së)
Dispozita të përgjithshme
ETIKA 81
290,198 Shërbimet në lidhje me sistemet e teknologjisë së informacionit (TI) përfshijnë projektimin ose
zbatimin e sistemeve hardware ose software. Sistemet mund të bashkojnë të dhënat bazë,
formojnë një pjesë të kontrollit të brendshëm mbi raportimin financiar ose gjenerojnë
informacione që ndikojnë në regjistrat kontabël ose pasqyrat financiare, ose ato mund të jenë të
palidhura me regjistrat kontabël të klientit të auditimit, me kontrollin e brendshëm mbi
raportimin financiar ose pasqyrat financiare. Dhënia e shërbimit të sistemeve mund të krijojë një
kërcënim të vetërishikimit në varësi të natyrës së shërbimeve dhe të sistemeve të TI-së.
290,199 Shërbimet e sistemeve të mëposhtme të TI-së supozohet se nuk krijojnë një kërcënim për
pavarësinë për aq kohë sa personeli i firmës nuk do të marrë një përgjegjësi të drejtimit:
(a) Hartimi ose zbatimi i sistemeve të TI-së që janë të palidhura me kontrollin e brendshëm mbi
raportimin financiar;
(b) Hartimi dhe zbatimi i sistemeve të TI-së që nuk gjenerojnë informacione, të cilat formojnë
një pjesë të rëndësishme të regjistrave kontabël ose të pasqyrave financiare;
(c) Zbatimi i programeve të kontabilitetit që "shiten-" ose të raportimit të informacionit financiar,
të cilat nuk janë zhvilluar nga firma, nëse fleksibiliteti (kustomizimi) i kërkuar për të
përmbushur nevojat e klientit nuk është i rëndësishëm, dhe
(d) Vlerësimi dhe bërja e rekomandimeve në lidhje me një sistem të hartuar, zbatuar apo
përdorur nga një dhënës tjetër i shërbimit ose klientit.
Klientët e auditimit që nuk janë entitete me interes publik
290,200 Dhënia e shërbimeve për një klient të auditimit që nuk është një entitet me interes publik, që ka
të bëjë me hartimin ose zbatimin e sistemeve të TI-së që (a) formojnë një pjesë të rëndësishme të
kontrollit të brendshëm mbi raportimin financiar ose (b) gjenerojnë informacione që janë të
rëndësishëm për të dhënat kontabël të klientit ose pasqyrat financiare për të cilat firma do të
shprehë një opinion, krijon një kërcënim të vetërishikimit.
290,201 Kërcënimi i vetërishikimit është kaq i rëndësishëm për të lejuar këto shërbime, përveç rasteve
kur vendosen masat mbrojtëse të përshtatshme të cilat sigurojnë se:
(a) Klienti e njeh përgjegjësinë e tij për vënien në zbatim dhe monitorimin e sistemit të
kontrolleve të brendshme;
(b) Klienti ja cakton përgjegjësinë për të marrë të gjitha të vendimet e drejtimit në lidhje me
hartimin dhe zbatimin e sistemeve hardware ose software, një punonjësi kompetent,
mundësisht brenda nivelit të lartë drejtues;
(c) Klienti merr të gjitha vendimet e drejtimit në lidhje me procesin e hartimit dhe zbatimit;
(d) Klienti vlerëson mjaftueshmërinë dhe rezultatet e hartimit dhe zbatimit të sistemit, dhe
(e) Klienti është përgjegjës për operimin e sistemit (hardware ose software) dhe për të dhënat që
përdor ose prodhon.
290,202 Në varësi të shkallës së besueshmërisë që do të vendoset në sisteme të caktuara të TI-së, si pjesë
e auditimit, firma vlerëson nëse do të japë këto shërbime të jo-të sigurisë vetëm me personelin që
nuk bën pjesë në anëtarët e grupit të auditimit dhe të cilët kanë linja të ndryshme të raportimit
ETIKA 82
brenda firmës. Rëndësia e çdo kërcënimi të mbetur do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme,
duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të
pranueshëm. Një shembull i një mase mbrojtje të tillë është angazhimi i një profesionisti kontabël
për të rishikuar auditimin apo punën e jo-sigurisë.
Klientët e auditimit që janë të entitete me interes publik
290,203 Në rastin e një klienti të auditimit që është një entitet me interes publik, një firmë nuk do të japë
shërbime që kanë të bëjnë me hartimin ose zbatimin e sistemeve të TI-së të cilat:
(a) formojnë një pjesë të rëndësishme të kontrollit të brendshëm mbi raportimin financiar ose
(b) gjenerojnë informacione që janë të rëndësishëm për të dhënat kontabël të klientit ose pasqyrat
financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion.
Shërbimet e Mbështetjes Gjyqësore
290,204 Shërbimet e mbështetjes gjyqësore mund të përfshijnë aktivitete të tilla si të vepruarit si një
ekspert provash, që llogarit cmuarjet për dëmet apo shuma të tjera që mund të bëhen të
arkëtueshme ose të pagueshme si rezultat i procesit gjyqësor apo mosmarrëveshje të tjera ligjore,
dhe asistencën me menaxhimin dhe ruajtjen e dokumenteve. Këto shërbime mund të krijojnë një
kërcënim të vetërishikimit ose të përkrahjes (avokimit).
290,205 Nëse firma jep një shërbim të mbështetjes gjyqësore për një klient të auditimit dhe shërbimi
përfshin cmuarjen e dëmeve apo të shumave të tjera që ndikojnë në pasqyrat financiare për të
cilat firma do të shprehë një opinion, duhet të zbatohen dispozitat që kanë të bëjnë me shërbimet
e vlerësimit të dhëna në paragrafët 290,172-290,177. Në rastin e shërbimeve të tjera të
mbështetjes gjyqësore, rëndësia e çdo kërcënimi të krijuar, do të vlerësohet dhe kur është e
nevojshme, duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në
një nivel të pranueshëm.
Shërbimet Ligjore
290,206 Për qëllime të këtij seksioni, shërbim ligjor përkufizohet çdo shërbim për të cilin personi që jep
shërbimet ose duhet të jetë pranuar për të ushtruar në praktikë trajtimin e cështjeve ligjore para
gjykatave të juridiksionit në të cilën këto shërbime duhet të jepen, ose ka trajnimin e nevojshëm
ligjor për ushtrimin në praktikë të interpretimit të cështjeve ligjore. Këto shërbime ligjore mund
të përfshijnë, në varësi të juridiksionit, një varg të gjerë dhe të larmishëm fushash, duke përfshirë
edhe shërbimet e korporatave dhe ato tregtare për klientët, të tilla si mbështetje kontraktore,
paditë gjyqësore, këshilla ligjore për shkrirjet dhe blerjet, dhe mbështetje e ndihmë për
departamentet ligjore të brendshëm të klientit. Dhënia e shërbimeve ligjore për një entitet që
është një klient i auditimit, mund të krijojë kërcënime të vetërishikimit dhe të përkrahjes.
290,207 Shërbimet ligjore që mbështesin një klient të auditimit në ekzekutimin e një transaksioni (për
shembull, mbështetje kontraktore, këshillat juridike, due diligenca dhe ristrukturimi) mund të
krijojnë kërcënime të vetërishikimit. Ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi do të varet nga
faktorë të tillë si:
Natyra e shërbimit;
Fakti nëse shërbimi jepet nga një anëtar i grupit të auditimit, dhe
ETIKA 83
Materialiteti i çdo çështje në lidhje me pasqyrat financiare të klientit.
Rëndësia e çdo kërcënimi të krijuar, do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të
zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të
pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Përdorimin e profesionistëve të cilët nuk janë anëtarë të grupit të auditimit për kryerjen e
shërbimit; ose
Angazhimin e një profesionisti i cili nuk ka qënë përfshirë në dhënien e shërbimeve ligjore
për të dhënë këshilla për grupin e auditimit në lidhje me shërbimin dhe për rishikimin e
ndonjë trajtimi në pasqyrat financiare.
290,208 Duke vepruar në rolin e përkrahësit (avokatit) për një klient të auditimit në zgjidhjen e një
mosmarrëveshje ose të një padie gjyqësore kur shumat e përfshira janë materiale për pasqyrat
financiare, për të cilat firma do të shprehë një opinion, do të krijonin kërcënimet e përkrahjes dhe
të vetërishikimit, që do të ishin kaq të rëndësishme sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund të
zvogëlonte kërcënimin në një nivel të pranueshëm. Prandaj, firma nuk do të kryejë këto lloj
shërbimesh për një klient të auditimit.
290,209 Kur një firme i kërkohet të veprojë në një rol të mbështetjes (avokimit) për një klient të
auditimit në zgjidhjen e një mosmarrëveshje ose të një padie gjyqësore, kur shumat e përfshira
nuk janë materiale në pasqyrat financiare për të cilat firma do të shprehe një opinion, firma duhet
të vlerësojë rëndësinë e çdo kërcënimi të përkrahjes dhe të vetërishikimit që krijohet dhe kur
është e nevojshme duhet të zbatojë masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin ose reduktuar atë
në një nivel të pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Përdorimin e profesionistëve të cilët nuk janë anëtarë të grupit të auditimit për kryerjen e
shërbimit; ose
Angazhimin e një profesionisti, i cili nuk ka qënë i përfshirë në dhënien e shërbimeve ligjore
për të këshilluar grupin e auditimit dhe për të rishikuar ndonjë trajtim në pasqyrat financiare.
290,210 Caktimi i një ortaku ose një punonjësi të firmës si Këshilltar i Përgjithshëm për çështjet ligjore
të një klienti të auditimit do të krijonte kërcënime të vetërishikimit dhe të përkrahjes (të
avokimit) të cilat janë aq të rëndësishme sa që nuk ka masë mbrojtëse që mund t`i zvogëlojë
kërcënimet në një nivel të pranueshëm. Pozita e Këshilltarit të Përgjithshëm është në përgjithësi,
një pozitë e drejtimit të lartë me përgjegjësi të gjerë për çështjet ligjore të një kompanie dhe për
pasojë, asnjë anëtar i firmës nuk duhet të pranojë një caktim/emërim të tillë për një klient të
auditimit.
Sherbimet e Rekrutimit
Dispozita të përgjithshme
290,211 Dhënia e shërbimeve të rekrutimit për një klient të auditimit mund të krijojë kërcënime të
egoizmit, familiaritetit ose frikësimit. Ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi do të varet nga
faktorë të tillë si:
Natyra e ndihmës së kërkuar, dhe
Roli i personit që do të rekrutohet.
ETIKA 84
Rëndësia e çdo kërcënimi të krijuar do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen
masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm. Në të
gjitha rastet, firma nuk duhet të marrë përgjegjësi të drejtimit, ku përfshihet, të vepruarit si një
negociator në emër të klientit, dhe vendimi për marrjen në punë duhet t`i lihet klientit.
Firma mundet që në përgjithësi të japë shërbime të tilla si rishikimi i kualifikimeve profesionale
për një numër aplikantësh dhe dhënia e këshillave në lidhje me përshtatshmërinë e tyre për
postin. Përveç kësaj, firma mund të intervistojë kandidatët dhe mund të këshillojë për
kompetencën e kandidatit për pozicionet e kontabilitetit financiar, ato administrative apo të
kontrollit.
Klientët e auditimit që janë entitete me interes publik
290,212 Një firmë nuk duhet të japë shërbimet e mëposhtme të rekrutimit (marrjes ne punë) për një
klient të auditimit që është një entitet me interes publik në lidhje me një drejtor ose zyrtar të
entitetit apo drejtues të lartë në një pozicion që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi përgatitjen e
të dhënave kontabël të klientit apo të pasqyrave financiare për të cilat firma do të shprehë një
opinion:
Kërkimi për kandidatët për poste të tilla, dhe
Kryerja e kontrollit të referencave për kandidatët perspektivë për këto pozicione.
Shërbimet Financiare të Korporatës
290,213 Dhënia e shërbimeve financiare të korporatës të tilla si:
ndihma e një klienti të auditimit në zhvillimin e strategjive të korporatës;
identifikimi i objektivave të mundshme për klientin e auditimit për të blerë;
dhënia e këshillave mbi transaksionet e shitjes;
ndihma financiare të shtimit të transaksioneve, dhe
dhënia e këshillave për strukturimin,
mund të krijojnë kërcënime të përkrahjes (avokimit) dhe të vetërishikimit. Rëndësia e ndonjë
kërcënimi do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme, duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të
eleminuar kërcënimin ose reduktuar atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të masave
mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Përdorimin e profesionistëve të cilët nuk janë anëtarë të grupit të auditimit për të dhënë
shërbimet; ose
Angazhimin e një profesionisti i cili nuk ka qënë i përfshirë në dhënien e shërbimit financiar
të korporatës për të këshilluar grupin e auditimit në lidhje me shërbimin dhe rishikimin e
trajtimit kontabël dhe të ndonjë trajtimi në pasqyrat financiare.
290,214 Dhënia e një shërbimi financiar të korporatës, për shembull, këshilla për strukturimin e një
transaksioni financiar të korporatës ose për marrëveshjet e financimit që do të ndikojnë
ETIKA 85
drejtpërdrejt në shumat që do të raportohen në pasqyrat financiare për të cilat firma do të japë një
opinion, mund të krijojë një kërcënim të vetërishikimit. Ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi
do të varet nga faktorë të tillë si:
Shkalla e subjektivitetit që shoqëron përcaktimin e trajtimit të duhur për rezultatin apo
pasojat e këshillave financiare të korporatës në pasqyrat financiare;
Shkalla në të cilën rezultati i këshillave financiare të korporatës do të ndikojë drejtpërdrejt në
shumat e regjistruara në pasqyrat financiare dhe masën në të cilën shumat janë materiale për
pasqyrat financiare; dhe
Fakti nëse efektiviteti i këshillave financiare të korporatës varet nga një trajtim i veçantë
kontabël apo nga paraqitja në pasqyrat financiare dhe ekzistenca e dyshimit për
përshtatshmërinë e trajtimit kontabël ose të paraqitjes sipas kuadrit përkatës të raportimit
financiar.
Rëndësia e ndonjë kërcënimi do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme, duhet të zbatohen
masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Përdorimin e profesionistëve të cilët nuk janë anëtarë të grupit të auditimit për kryerjen e
shërbimeve; ose
Angazhimin e një profesionist i cili nuk ka qënë i përfshirë në dhënien e shërbimit financiar
të korporatës për klientin, për të këshilluar grupin e auditimit në lidhje me shërbimin dhe
rishikimin e trajtimit kontabël dhe të ndonjë trajtimi në pasqyrat financiare.
290,215 Kur efektiviteti i këshillave financiare të korporatës varet nga një trajtim i veçantë kontabël apo
nga paraqitja në pasqyrat financiare dhe:
(a) grupi i auditimit ka dyshime të arsyeshme për përshtatshmërinë e trajtimit kontabël ose
paraqitjen sipas kuadrit përkatës të raportimit financiar dhe
(b) Rezultati ose pasojat e këshillave financiare të korporatës kanë efekt material në pasqyrat
financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion;
Kërcënimi i vetërishikimit do të jetë aq i rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund
ta reduktojë kërcënimin në një nivel të pranueshëm, rast në të cilin këshilla financiare për
korporatën nuk duhet të jepet.
290,216 Dhënia e shërbimeve financiare të korporatës që përfshijnë promovimin, trajtimin, ose
nënshkrimin e aksioneve të një klienti të auditimit, do të krijojë një kërcënim të përkrahjes apo
vetërishikimit që është kaq i rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund të
zvogëlojë rrezikun në një nivel të pranueshëm. Prandaj, një firmë nuk duhet të japë shërbime të
tilla për një klient të auditimit.
Honoraret e pagesës
Honoraret e Pagesës – Madhësia Relative
290,217 Kur pagesat e përgjithshme nga një klient i auditimit përfaqësojë një pjesë të madhe të totalit të
honorareve të firmës që shpreh opinionin e auditimit, varësia në këtë klient dhe shqetësimi për
ETIKA 86
humbjen e klientit krijon një kërcënim të egoizmit apo të frikësimit. Rëndësia e kërcënimit do të
varet nga faktorë të tillë si:
Struktura operuese të firmës;
Fakti nëse firma është me përvojë apo është një firmë e re; dhe
Rëndësia që ka klienti për firmën si nga pikëpamja cilësore ashtu edhe sasiore.
Rëndësia e kërcënimit do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Zvogëlimin e varësisë nga klienti;
Rishikimin e jashtëm për kontrollin e cilësisë, apo
Konsultimin për gjykimet kryesore të auditimit me një palë të tretë, sic mund të jenë një
organizëm profesional rregullator ose një profesionist kontabël,.
290,218 Një kërcënim i egoizmit apo frikësimit krijohet edhe kur pagesat që gjenerohen nga një klient i
auditimit përfaqësojnë një pjesë të madhe të të ardhurave nga një klient i ortakut individual apo
një pjesë të madhe të të ardhurave të një zyre të veçantë të firmës. Rëndësia e kërcënimit do të
varet nga faktorë të tillë si:
Rëndësia e klientit nga pikëpamja sasiore dhe cilësore për ortakun ose zyrën; dhe
Shkalla në të cilën shpërblimi i ortakut, apo ortakëve të zyrës, do të varet nga honoraret e
gjeneruara nga klienti.
Rëndësia e kërcënimit do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Zvogëlimin e varësisë nga klienti i auditimit;
Angazhimin e një profesionisti kontabël për rishikimin e punës, ose ndryshe për dhënien e
këshillave sipas nevojës; ose
Rishikimet e rregullta, të pavarura të brendëshme ose të jashtme, të cilësisë së angazhimit.
Klientët e auditimit që janë entitete me interes publik
290,219 Kur një klient i auditimit është një entitet me interes publik dhe, për dy vite rresht, honoraret
gjithsej nga klienti dhe entitetet e tij të lidhura (janë subjekt i konsideratave në paragrafin 290,27)
përfaqësojnë më shumë se 15% të totalit të honorareve të marra nga firma që shpreh opinionin
mbi pasqyrat financiare të klientit, firma duhet të japë informacione tek personat e ngarkuar me
qeverisjen e klientit të auditimit për faktin që shuma e këtyre honorareve përfaqëson më shumë
se 15% e honorareve gjithsej të marra nga firma, dhe të diskutojë se cilat nga masat mbrojtëse që
jepen më poshtë ajo do të zgjedhë të zbatojë për të zvogëluar kërcënimin në një nivel të
pranueshëm, dhe të zbatojë masën mbrojtëse të zgjedhur:
ETIKA 87
Para lëshimit të opinionit të auditimit për pasqyrat financiare të vitit të dytë, një profesionist
kontabël, i cili nuk është anëtar i firmës që shpreh opinion mbi pasqyrat financiare, kryen një
angazhimi të rishikimit për kontrollin e cilësisë së këtij angazhimi, ose një organizëm
rregullator profesional kryen një rishikim të këtij angazhimi që është ekuivalent me një
angazhim të rishikimit për kontrollin e cilësisë ("një rishikim para lëshimit të opinionit"); ose
Pasi është lëshuar opinioni i auditimit mbi pasqyrat financiare të vitit të dytë, dhe para
lëshimit të opinionit të auditimit për pasqyrat financiare të vitit të tretë, një profesionist
kontabël, i cili nuk është një anëtar i firmës që shpreh opinionin mbi pasqyrat financiare, ose
një organizëm rregullator profesional kryen një rishikim të auditimit të vitit të dytë që është
ekuivalent me një një angazhim të rishikimit për kontrollin e cilësisë së këtij angazhimi (një
rishikim pas lëshimit").
Kur honoraret gjithsej kalojne ndjeshem 15%, firma do të përcaktojë nëse rëndësia e kërcënimit
është e tillë që një rishikim pas lëshimit nuk do të zvogëlojë kërcënimin në një nivel të
pranueshëm dhe, për këtë arsye, është e nevojshme të bëhet një rishikim para lëshimit. Në
rrethana të tilla duhet të kryhet një rishikim para lëshimit.
Prandaj, kur pagesat vazhdojnë të tejkalojnë 15% çdo vit, duhet të jepen informacione për to dhe
të bëhet diskutimi me personat e ngarkuar me qeverisjen dhe të zbatohet një nga masat e
mësipërme mbrojtëse. Nëse honoraret në mënyrë të konsiderueshme tejkalojnë 15%, firma duhet
të përcaktojë nëse rëndësia e kërcënimit është e tillë që një rishikim pas leshimit nuk do të
reduktonte kërcënimin në një nivel të pranueshëm dhe për këtë arsye, do të kerkohej nje rishikim
para lëshimit. Në këto rrethana nevojitet të kryhet një rishikim para lëshimit.
Honoraret e Pagesës – të Vonuara në Shlyerje
290,220 Një kërcënim i egoizmit mund të krijohet nëse honoraret që duhen paguar nga një klient i
auditimit mbeten të papaguara për një kohë të gjatë, sidomos nëse një pjesë e rëndësishme nuk
është paguar para lëshimit të raportit të auditimit për vitin vijues. Përgjithësisht, firma pritet të
kërkojë pagesën e këtyre honorareve para se të lëshohet raporti i auditimit. Në qoftë se honoraret
mbeten të papaguara pas lëshimit të raportit, ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi do të
vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar
kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm. Një shembull i një mase mbrojtëse të
tillë është angazhimi i një profesionisti kontabël shtesë, i cili nuk ka marrë pjesë në angazhimin e
auditimit për të dhënë këshilla ose për të rishikuar punën e kryer. Firma duhet të përcaktojë nëse
honoraret e pashlyera në kohë mund të konsiderohen të barasvlershme me një kredi që i jepet
klientit dhe nëse, për shkak të rëndësisë së honorareve të prapambetura, do të ishte e
përshtatshme që firma të riemërohet ose angazhimi i auditimit me klientin të vazhdohet.
Honoraret e Kushtëzuara
290,221 Honoraret e kushtëzuara janë honoraret që llogariten mbi një bazë të paracaktuar që lidhet me
rezultatin e një transaksioni ose rezultatin e shërbimeve të kryera nga firma. Për qëllime të këtij
seksioni, një honorar nuk konsiderohet i kushtëzuar, po qe se ai është caktuar nga një gjykatë ose
një autoritet tjetër publik.
290,222 Një honorar i kushtëzuar i vendosur nga një firmë drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë, për
shembull përmes një ndërmjetësi, në lidhje me një angazhim të auditimit krijon një kërcënim të
egoizmit që është aq i rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlojë
ETIKA 88
kërcënimin në një nivel të pranueshëm. Prandaj, një firmë nuk duhet të hyjë në ndonjë
marrëveshje të tillë për honorarin.
290,223 Një honorar i kushtëzuar i vendosur nga firma drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë, për
shembull përmes një ndërmjetësi, në lidhje me një shërbim të jo-sigurisë të dhënë për një klient
të auditimit, mund të krijojë gjithashtu, një kërcënim të egoizmit. Kërcënimi i krijuar do të jetë aq
i rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlojë rrezikun në një nivel të
pranueshëm, po qe se:
(a) Honorari është ngarkuar nga firma që shpreh opinionin mbi pasqyrat financiare dhe është
material ose pritet të jetë material për këtë firmë;
(b) Honorari është ngarkuar nga një firmë e rrjetit që kryen një pjesë të konsiderueshme të
auditimit dhe honorari është material apo pritet të jetë material për firmën; ose
(c) Rezultati i shërbimit të jo-sigurisë, dhe për këtë arsye, shuma e honorarit, është i varur nga
një gjykim i ardhshëm ose bashkëkohor në lidhje me auditimin e një shume materiale në
pasqyrat financiare.
Prandaj, këto lloj marrëveshjesh nuk duhet të pranohen.
290,224 Për marrëveshje të tjera të honorareve të kushtëzuara të ngarkuara nga një firmë për një
shërbim të jo-sigurisë për një klient të auditimit, ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi do të
varet nga faktorë të tillë si:
Intervali i shumave të mundshme të honorareve;
Fakti nëse një autoritet kompetent përcakton rezultatin e çështjes mbi të cilin do të llogaritet
honorari i kushtëzuar;
Natyra e shërbimit, dhe
Efekti i ngjarjes ose transaksionit në pasqyrat financiare.
Rëndësia e çdo kërcënimi do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimet ose zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Angazhimin e një profesionisti kontabël për rishikimin e punës përkatëse të auditimit apo
ndryshe, për të dhënë këshilla sipas nevojës, ose
Përdorimin e profesionistëve të cilët nuk janë anëtarë të grupit të auditimit për të kryer
shërbimet e jo-sigurisë.
Politikat e Kompensimit dhe Vlerësimit
290,225 Një kërcënim i egoizmit krijohet kur një anëtar i grupit të auditimit vlerësohet ose kompensohet
për shitjen e shërbimeve të jo- sigurisë për klientin e auditimit. Rëndësia e kërcënimit do të varet
nga:
Pjesa e kompensimit të individit apo e vlerësimit të performancës së tij që është e bazuar në
shitjen e këtyre shërbimeve;
ETIKA 89
Roli i individit në grupin e auditimit, dhe
Faktin nëse promovimi i vendimeve është i ndikuar nga shitja e këtyre shërbimeve.
Rëndësia e kërcënimit do të vlerësohet dhe, në qoftë se kërcënimi nuk është në një nivel të
pranueshëm, firma ose do të rishikojë planin e kompensimit ose procesin e vlerësimit për atë
individ ose përndryshe, duhet të zbatojë masa mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin ose
reduktuar atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Largimin e këtyre anëtarëve nga grupi i auditimit, ose
Angazhimin e një profesionisti kontabël për të rishikuar punën e anëtarit të grupit të auditimit.
290,226 Një ortak kryesor i auditimit nuk do të vlerësohet, ose të kompensohet në bazë të suksesit të tij
në shitjen e shërbimeve të jo-sigurisë për klientin e auditimit të ortakut. Kjo nuk ka për qëllim të
ndalojë marrëveshje normale të ndarjes së fitimit në mes të ortakëve të një firme.
Dhuratat dhe Mikpritja
290,227 Pranimi i dhuratave apo mikpritjeve nga një klient i auditimit mund të krijojë kërcënimet e
egoizmit dhe të familjaritet. Në qoftë se një firmë ose një anëtar i grupit të auditimit pranon
dhurata apo mikpritje, përveç nëse vlera e tyre është e vogël dhe e parëndësishme, kërcënimet e
krijuara do të ishin aq të rëndësishme sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlojë
kërcënimet në një nivel të pranueshëm. Rrjedhimisht, një firmë ose një anëtar i grupit të auditimit
nuk duhet të pranojë dhurata apo mikpritje.
Paditë Gjyqësore Aktuale ose të Kërcënuara
290,228 Kur ndodh, ose kur ka të ngjarë të ndodhë një padi gjyqësore midis firmës ose një anëtari të
grupit të auditimit dhe klientit të auditimit, krijohen kërcënimet e egoizmit dhe të frikësimit.
Marrëdhënia në mes të drejtimit të klientit dhe anëtarëve të grupit të auditimit duhet të
karakterizohet nga një sinqeritet i plotë dhe informim i plotë në lidhje me të gjitha aspektet e
operacioneve të biznesit të klientit. Kur firma dhe drejtimi i klientit janë vendosur në pozita
kundershtuese për shkak të padisë gjyqësore aktuale apo të kërcënuar, të cilat ndikojnë në
vullnetin e drejtimit për të dhënë informacione shpjeguese të plota, krijohen kërcënimet e
egoizmit dhe të frikësimit. Rëndësia e kërcënimeve të krijuara do të varet nga faktorë të tillë si:
Materialiteti i padisë gjyqësore, dhe
Fakti nëse padia gjyqësore ka të bëjë me një angazhim të mëparshëm të auditimit.
Rëndësia e kërcënimeve do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme, duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimet ose zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Kur padia gjyqësore përfshin një anëtar të grupit të auditimit, largimin e këtij individi nga
grupi i auditimit, ose
Angazhimin e një profesionisti për të rishikuar punën e kryer.
ETIKA 90
Nëse këto masa mbrojtëse nuk i zvogëlojë kërcënimet në një nivel të pranueshëm, i vetmi veprim
i përshtatshëm është tërheqja nga, apo moskryerja e angazhimit të auditimit.
Paragrafët 290, 229-290,499 janë lënë qëllimisht bosh.
Raportet që Përfshijnë një Kufizim në Përdorim dhe në Shpërndarje
Hyrje
290,500 Kërkesat e pavarësisë të dhëna në seksionin 290 zbatohen për të gjitha angazhimet e auditimit.
Megjithatë, në disa rrethana që kanë të bëjnë me angazhime të auditimit, ku raporti përfshin një
kufizim në përdorimin dhe shpërndarje, dhe me kusht që të përmbushen kërkesat e përshkruara
në paragrafët 290,501-290,502, kërkesat për pavarësinë që jepen në këtë seksion mund të
modifikohen sikurse tregohet në paragrafët 290,505-290,514. Këto paragrafe zbatohen vetëm për
një angazhim auditimi për pasqyrat financiare për qëllime të veçanta (a) që ka për qëllim të japë
një përfundim në formë pozitive apo negative që pasqyrat financiare janë përgatitur në të gjitha
aspektet materiale, në përputhje me kuadrin e zbatueshëm të raportimit financiar, duke përfshirë,
në rastin e një kuadri të paraqitjes së drejtë, faktin që pasqyrat financiare japin një pamje të drejtë
dhe të vërtetë ose janë paraqitur në mënyrë të drejtë, në të gjitha aspektet materiale, në përputhje
me kuadrin e zbatueshëm të raportimit financiar, dhe (b) ku raporti i auditimit përfshin një
kufizim në përdorim dhe në shpërndarje. Në rastin e një auditimi të pasqyrave financiare që
kërkohet nga ligji ose nga rregulli, nuk lejohen modifikime.
290,501 Modifikimet e kërkesave të seksionit 290 janë të lejuara, po qe se përdoruesit e synuar të
raportit (a) janë të vetëdijshëm për qëllimin dhe kufizimet e raportit, dhe (b) në mënyrë eksplicite
bien dakord për zbatimin e kërkesave të modifikuara për pavarësinë. Njohuria përsa i takon
qëllimit dhe kufizimeve të raportit mund të merret nga ana e përdoruesve të synuar përmes
pjesëmarrjes së tyre direkte, ose në mënyrë indirekte nëpërmjet përfaqësuesit të tyre, i cili ka
autoritetin për të vepruar për përdoruesit e synuar, në përcaktimin e natyrës dhe të objektit të
angazhimit. Një pjesëmarrje e tillë rrit aftësinë e firmës për të komunikuar me përdoruesit e
synuar për çështje të pavarësisë, duke përfshirë rrethanat që janë relevante për vlerësimin e
kërcënimeve ndaj pavarësisë dhe masat mbrojtëse të zbatueshme të nevojshme për të eleminuar
kërcënimet apo reduktuar ato në një nivel të pranueshëm, dhe për të siguruar pranimin (renien
dakord) prej tyre të modifikimeve në kërkesat e pavarësisë që do të zbatohen.
290,502 Firma do të komunikojnë (për shembull, në një letër angazhimi) me përdoruesit e synuar, në
lidhje me kërkesat për pavarësinë që do të zbatohen për kryerjen e angazhimit të auditimit. Kur
përdoruesit e synuar përbëjnë një klasë të përdoruesve (për shembull, huadhënësit në një
marrëveshje kredie të sindikuar (kolektive)), të cilët nuk kanë qënë të identifikueshëm në mënyrë
specifike sipas emrit në kohën kur u përcaktuan kushtet e angazhimit, këta përdorues duhet që më
pas të bëhen me dije në lidhje me kërkesat për pavarësinë të rëna dakord nga përfaqësuesit (për
shembull, nga përfaqësuesi që e vendos letrën e firmës për angazhimin në dispozicion të të gjithë
përdoruesve).
ETIKA 91
290,503 Nëse firma lëshon gjithashtu, një raport auditimi që nuk përfshin një kufizim në përdorim dhe
në shpërndarje për të njëjtin klient, dispozitat e paragrafëve 290,500-290,514 nuk do të
ndryshojnë kërkesën për zbatimin e dispozitave të paragrafëve 290,1-290,228 për atë angazhim të
auditimit.
290,504 Modifikimet në kërkesat e nenit 290 që janë të lejuara në rrethanat e parashtruara më lart, janë
përshkruar në paragrafët 290,505 - 290,514. Në të gjitha rastet e tjera do të kërkohet
pajtueshmëria me dispozitat e seksionit 290.
Entitetet me interes publik
290,505 Kur kushtet e parashikuara në paragrafët 290,500-290,502 janë plotësuar, nuk është e
nevojshme të zbatohen kërkesat shtesë të dhëna në paragrafët 290,100 deri 290,228 që zbatohen
për angazhimet e auditimit për entitetet me interes publik.
Entitetet e Lidhura
290,506 Kur kushtet e parashikuara në paragrafët 290,500-290,502 janë përmbushur, referencat për
klientin e auditimit nuk përfshijnë entitetet e lidhura me të. Megjithatë, kur grupi i auditimit e di
ose ka arsye për të besuar se një marrëdhënie ose rrethanë që përfshin një entitet të lidhur të
klientit ka lidhje me vlerësimin e pavarësisë të firmës nga klienti, grupi i auditimit duhet ta
përfshijnë këtë entitet të lidhur kur ai identifikon dhe vlerëson kërcënimet për pavarësinë dhe
zbaton masat mbrojtëse të përshtatshme.
Rrjetet dhe Firmat Rrjet
290,507 Kur kushtet e parashikuara në paragrafët 290,500-290,502 janë përmbushur, referencat për
firmën nuk përfshijnë firmat e rrjetit. Megjithatë, kur firma e di ose ka arsye për të besuar se
kërcënimet janë krijuar nga ndonjë interes dhe marrëdhënie e një firme të rrjetit, ato do të
përfshihen në vlerësimin e kërcënimeve të pavarësisë.
Interesat Financiare, Huatë dhe Garancitë, Marrëdhëniet e Ngushta të Biznesit dhe Marrëdhëniet
Familjare e Personale
290,508 Kur kushtet e parashikuara në paragrafët 290,500-290,502 janë përmbushur, dispozitat
përkatëse të parashikuara në paragrafët 290,102-290,13 zbatohen vetëm për anëtarët e grupit të
angazhimit, anëtarët e drejtpërdrejtë të familjes së tyre dhe anëtarët e ngushtë të familjes.
290,509 Përveç kësaj, duhet të vlerësohet nëse kërcënimet ndaj pavarësisë janë krijuar nga interesat dhe
marrëdhëniet, siç përshkruhet në paragrafët 290,102-290,143, midis klientit të auditimit dhe
anëtarëve të grupit të auditimit që jepen në vijim:
(a) Ata të cilët japin këshillime në lidhje me çështje teknike ose të veçanta të sektorit të
ekonomisë, për transaksionet ose ngjarjet, dhe
(b) Ata të cilët bëjnë kontrollin e cilësisë për angazhimin, duke përfshirë ata që kryejnë
rishikimin për kontrollin e cilësisë së angazhimit.
` Një vlerësim duhet të bëhet për rëndësinë e çdo kërcënimi që grupi i angazhimit ka arsye të
besojë se krijohet nga interesat dhe marrëdhëniet midis klientit të auditimit dhe të tjerëve brenda
ETIKA 92
firmës, të cilët mund të ndikojnë drejtpërdrejt rezultatet e angazhimit të auditimit, duke përfshirë
edhe ata që rekomandojnë kompensimin, ose bëjnë mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë, menaxhimin
apo edhe të tjera monitorime mbi ortakun e angazhimit të auditimit në lidhje me punën e
angazhimit të auditimit (përfshirë ata në të gjitha nivelet hierarkike më të larta mbi ortakun e
angazhimit me anë të individit, i cili është drejtuesi i lartë i firmës ose Ortaku drejtues (Drejtori
Ekzekutiv ose ekuivalenti i tij)).
290,510 Një vlerësim duhet të bëhet edhe për rëndësinë e çdo kërcënimi që grupi i angazhimit ka arsye
të besojë se krijohet nga interesat financiare në klientin e auditimit të mbajtura nga individët, siç
përshkruhet në paragrafët 290,108 deri 290,111 dhe paragrafët 290,113-290,115.
290,511 Kur një kërcënim për pavarësinë nuk është në një nivel të pranueshëm, duhet të zbatohen masa
mbrojtëse për të eleminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
290,512 Në zbatimin e dispozitave të përcaktuara në paragrafët 290,106 dhe 290,115 për interesat e
firmës, nëse firma ka një interes financiar material, qoftë ky i drejtpërdrejtë apo i tërthortë, në
klientin e auditimit, kërcënimi i egoizmit i krijuar do të ishte aq i rëndësishëm sa që asnjë masë
mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlojë rrezikun në një nivel të pranueshëm. Për rrjedhojë, firma
nuk duhet të ketë një interes financiar të tillë.
Punësimi tek një Klient i Auditimit
290,513 Një vlerësim duhet të bëhet për rëndësinë e ndonjë kërcënimi që vjen nga çdo marrëdhënie e
punësimit, sikurse përshkruhet në paragrafët 290,132-290,136. Kur ekziston një kërcënim që nuk
është në një nivel të pranueshëm, duhet të zbatohen masa mbrojtëse për të eleminuar kërcënimin
apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse që mund të jenë të
përshtatshme janë ato të dhëna në paragrafin 290,134.
Dhënia e shërbimeve të jo-sigurisë
290,514 Nëse firma kryen një angazhim për të lëshuar për një klient të auditimit një raport me përdorim
dhe shpërndarje të kufizuar ajo duhet të veprojë në pajtim me dispozitat e paragrafëve 290,154 -290,228,
të cilat janë subjekt i trajtimit nga paragrafët 290,504 -290,507.
ETIKA 93
SEKSIONI 291
PAVARËSIA – ANGAZHIMET E TJERA TË SIGURISË
PERMBAJTJET
Paragrafët
Struktura e ketij seksioni 291.1
Një metodë e Kuadrit konceptual për Pavarësinë 291.4
Angazhimet e Sigurisë 291.12
Angazhimet e Sigurisë që bazohen në Pohime 291.17
Angazhimet e Sigurisë që Raportohen Drejtpërdrejt 291.20
Raportet që Përfshijnë një Kufizim në Përdorim dhe në Shpërndarje 291.21
Palë Përgjegjëse të Shumëfishta 291.28
Dokumentimi 291.29
Periudha e Angazhimit 291.30
Shkelja e një Dispozite të këtij Seksioni 291.33
Zbatimi i Metodës së Kuadrit Konceptual për Pavarësinë 291.100
Interesat Financiare 291.104
Huatë dhe Garancitë 291.112
Marrëdhëniet e biznesit 291.118
Marrëdhëniet Familjare dhe personale 291.120
Punësimi tek Klienti Auditimit 291.126
Shërbimet e Kohëve të Fundit për Klientët që ju Jepet Siguria 291.130
Shërbimi si një Drejtor ose Zyrtar i një Klienti të Sigurisë 291.133
Lidhja e gjatë e personelit të lartë me nje klient të Auditimit
291.137
Dhënia e Shërbimeve të Jo-sigurisë për një Klient të sigurisë
Përgjegjësitë e Drejtimit
Konsiderata të tjera
291.138
291.141
291.146
Honoraret
Honoraret – Madhësia Relative
Honoraret – e Papaguara në afat
Honoraret e Kushtëzuara
291.149
291.149
291.151
291.152
Dhuratat dhe Mikpritja 291.156
Paditë Gjyqësore Aktuale ose të Kërcënuara 291.157
ETIKA 94
Struktura e Seksionit
291,1 Ky seksion trajton kërkesat për sigurimin e pavarësisë për angazhimet të cilat nuk janë
angazhime të auditimit ose të rishikimit. Kërkesat për pavarësinë për angazhimet e auditimit dhe
të rishikimit janë trajtuar në Seksionin 290. Në qoftë se klienti i sigurië është edhe një klient i
auditimit ose rishikimit, për firmën, rrjetin e firmës dhe anëtarët e grupit të auditimit ose
rishikimit do të zbatohen edhe kërkesat që jepen në nenin 290. Në rrethana të caktuara që
përfshijnë angazhimet e sigurisë ku raporti i sigurisë përfshin një kufizim në përdorim dhe në
shpërndarje dhe me kusht që plotësohen disa kërkesa, kërkesat për pavarësinë të dhëna në këtë
seksion mund të modifikohen, sikurse parashikohet në paragrafët 291,21-291,27.
291,2 Angazhimet e dhënies së sigurisë kanë për qëllim të rritin shkallën e besimit të përdoruesve të
synuar mbi rezultatet e vlerësimit ose të matjes të një cështje të caktuar kundrejt kritereve. Kuadri
Ndërkombëtar i Angazhimeve për Dhënien e Sigurisë (Kuadri i Sigurisë) i publikuar nga Bordi i
Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit e Dhënies së Sigurisë përshkruan elementët dhe
objektivat e një angazhimi të dhënies së sigurisë dhe identifikon angazhimet për të cilat zbatohen
Standardet Ndërkombëtare të Angazhimeve të Dhënies së Sigurisë (SNAS). Për një përshkrim të
elementeve dhe objektivave të një angazhimi të dhënies së sigurisë referojuni Kuadrit të Sigurisë.
291,3 Pajtueshmëria me parimin themelor të objektivitetit kërkon pavarësinë nga klientët e sigurisë. Në
rastin e angazhimeve të sigurisë, është në interes të publikut dhe prandaj kërkohet edhe nga ky
Kod i Etikës, që anëtarët e grupeve të sigurisë dhe firmat të jenë të pavarura nga klientët e
sigurisë dhe se duhet të vlerësohet çdo kërcënim që firma ka arsye të besojë se krijohet nga
interesat dhe marrëdhëniet e rrjetit të firmës. Përveç kësaj, kur grupi i sigurisë e di ose ka arsye
për të besuar se një marrëdhënie ose rrethanë që përfshin një entitet të lidhur të klientit të sigurisë
ka të bëjë me vlerësimin e pavarësisë së firmës nga klienti, grupi i sigurisë duhet ta përfshijnë
këtë entitet të lidhur kur ai bën identifikimin dhe vlerësimin e kërcënimeve ndaj pavarësisë dhe
zbatimin e masave mbrojtëse të përshtatshme.
Një metodë e Kuadrit konceptual për Pavarësinë
291,4 Objektivi i këtij seksioni është të ndihmojë firmat dhe anëtarët e grupit të sigurisë për zbatimin e
metodës së kuadrit konceptual të përshkruar më poshtë për arritjen dhe ruajtjen e pavarësisë.
291,5 Pavarësia përfshin:
(a) Pavarësinë e Mendimit
Gjendja e të menduarit, e cila lejon shprehjen e një konkluzioni pa u ndikuar nga influencat që
kompromentojnë gjykimin profesional, me anën e të cilës bëhet e mundur që një individ të
veprojë me integritet dhe të ushtrojë objektivitetin dhe skepticizmin profesional.
(b) Pavarësia në Dukje (Aparencë)
Mënjanimi i fakteve dhe rrethanave që janë kaq të rëndësishme, sa që një palë e tretë e arsyeshme
dhe e informuar, pasi ka peshuar të gjitha faktet dhe rrethanat specifike që zbatohen, do të arrinte
në përfundimin se kompromentohet integriteti, objektiviteti ose skepticizmi profesional i një
firme apo të një anëtari të grupit të sigurisë.
291.6 Metoda e kuadrit konceptual do të aplikohet nga profesionistët kontabël për të:
(a) Identifikuar kërcënimet ndaj pavarësisë;
ETIKA 95
(b) Vlerësuar rëndësinë e rreziqeve të identifikuara; dhe
(c) Zbatuar, kur është e nevojshme, masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimet ose zvogëluar
ato në një nivel të pranueshëm.
Kur profesionisti kontabël konstaton se masat mbrojtëse të përshtatshme nuk janë në dispozicion,
ose nuk mund të zbatohen për të eliminuar kërcënimet ose zvogëluar ato në një nivel të
pranueshëm, profesionisti kontabël duhet të eleminojë rrethanat ose marrëdhëniet që krijojnë
kërcënime ose t`i jap fund apo të ndërpresë angazhimin e sigurisë.
Një profesionist kontabël duhet të përdorë gjykimin profesional për zbatimin e këtij kuadri
konceptual.
291.7 Shumë rrethana të ndryshme, apo kombinime të rrethanave, mund të jenë të përshtatshme në
vlerësimin e kërcënimeve ndaj pavarësisë. Është e pamundur të përkufizohet çdo situatë që krijon
kërcënime për pavarësinë dhe të specifikohet veprimi i duhur. Prandaj, ky Kod përcakton një
kuadër konceptual që ju kërkon firmave dhe anëtarëve të grupeve të sigurisë të identifikojnë,
vlerësojnë, dhe trajtojnë kërcënimet që i bëhen pavarësisë. Metoda e kuadrit konceptual ndihmon
profesionistët kontabël të pavarur të veprojnë, në përputhje me kërkesat etike të këtij Kodi. Ai
trajton shumë ndryshime në rrethanat që krijojnë kërcënime ndaj pavarësisë dhe që mund të
pengojnë një profesionist kontabël të arrijë në përfundimin se një situatë është e lejuar vetëm
nëse nuk është e ndaluar në mënyrë specifike.
291.8 Paragrafët 291.100 dhe në vazhdim përshkruajnë mënyrën se si duhet të zbatohet ky kuadër
konceptual për pavarësinë. Këta paragrafë nuk trajtojnë të gjitha rrethanat dhe marrëdhëniet që
krijojnë ose mund të krijojnë kërcënime ndaj pavarësisë.
291.9 Për të përcaktuar nëse do të pranojë, ose do të vazhdojë një angazhim, ose nëse një individ i
veçantë mund të jetë një anëtar i grupit të sigurisë, një firmë duhet të identifikojë dhe vlerësojë
kërcënimet ndaj pavarësisë. Në qoftë se kërcënimet nuk janë në një nivel të pranueshëm, dhe
vendimi merret lidhur me faktin nëse do të pranojë një angazhim apo përfshijë një individ të
veçantë në grupin e sigurisë, firma duhet të përcaktojë nëse ka masa mbrojtëse për të eliminuar
kërcënimet ose zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm. Nëse vendimi merret lidhur me faktin
nëse do të vazhdojë një angazhim, firma do të përcaktojë nëse ndonjë masë mbrojtëse ekzistuese
do të vazhdojë të jetë efektive për të eliminuar apo zvogëluar kërcënimet në një nivel të
pranueshëm, apo nëse do të duhet të zbatohen masa mbrojtëse të tjera ose nëse angazhimi duhet
të ndërpritet. Kurdoherë që gjatë angazhimit në vëmendjen e firmës vijnë informacione të reja në
lidhje me një kërcënim për pavarësinë, firma duhet të vlerësojë rëndësinë e kërcënimit në
përputhje me metodën e kuadrit konceptual.
291.10 Gjatë gjithë këtij seksioni, referenca bëhet tek rëndësia e kërcënimeve që i bëhen pavarësisë. Në
vlerësimin e rëndësisë së një kërcënimi, do të merren parasysh si faktorët cilësorë ashtu edhe ata
sasiorë.
291,11 Në shumicën e rasteve, ky seksion nuk përshkruan përgjegjësinë e veçantë të individëve brenda
firmës për veprimet në lidhje me pavarësinë, sepse përgjegjësia mund të ndryshojë në varësi të
madhësisë, strukturës dhe organizimit të një firme. Nga Standardet Ndërkombëtare të Kontrollit
Cilësisë (SNKC-të) kërkohet që firma të vendosë politika dhe procedura që kanë për qëllim t`ì
japin asaj siguri të arsyeshme se pavarësia është e ruajtur, kur ajo është kërkuar nga standardet
përkatëse etike.
ETIKA 96
Angazhimet e Sigurisë
291,12 Siç shpjegohet më tej në Kuadrin e Sigurisë, në një angazhim të sigurisë profesionisti kontabël i
pavarur shpreh një përfundim që ka për qëllim të rritë shkallën e besimit të përdoruesve të synuar
(të ndryshëm nga pala përgjegjëse) për rezultatin e vlerësimit ose të matjes së një çështje kundrejt
një kriteri të caktuar.
291,13 Rezultati i vlerësimit ose matjes së një çështje që shqyrtohet është informacion që rezulton nga
zbatimi i kritereve në lidhje me cështjen që shqyrtohet. Termi "informacion për cështjen në fjalë
apo cështjen që shqyrtohet" është përdorur për të treguar rezultatin e vlerësimit apo të matjes së
një çështje që shqyrtohet. Për shembull, Kuadri shprehet se një pohim për efektivitetin e
kontrollit brendshëm (informacioni për cështjen në fjalë) rezulton nga zbatimi i një kuadri për
vlerësimin e efektivitetit të kontrollit të brendshëm, sic mund të ishin COSO1 ose CoCo2
2
(Kriteret), për kontrollin e brendshëm, një proces (cështja në fjalë)
291,14 Angazhimet e sigurisë mund të jenë të bazuara në pohime ose raportohen drejtpërdrejt. Në të dy
rastet, ato përfshijnë tre palë të veçanta: një profesionist kontabël të pavarur, një palë përgjegjëse
dhe përdoruesit e synuar.
291,15 Në një angazhim të sigurisë të bazuar në pohim, vlerësimi ose matja e cështjes në fjalë bëhet nga
pala përgjegjëse, dhe informacioni për çështjen në fjalë është në formën e një pohimi të bërë nga
pala përgjegjëse, që ju është vënë në dispozicion të përdoruesve të synuar.
291,16 Në një angazhim të sigurisë që raportohet drejtpërdrejt, një profesionist kontabël i pavarur ose e
kryen drejtpërdrejt vlerësimin apo matjen e cështjes në fjalë, ose merr një përfaqësim nga pala
përgjegjëse që ka kryer vlerësimin apo matjen, e cila nuk ju është vënë në dispozicion
përdoruesve të synuar. Informacioni për cështjen në fjalë ju jepet përdoruesive të synuar në
raportin e sigurisë.
Angazhimet e Sigurisë që bazohen në Konstatime
291,17 Në një angazhim të sigurisë që bazohet në konstatime, anëtarët e grupit të sigurisë dhe firma
duhet të jenë të pavarur nga klienti i sigurisë (pala përgjegjëse për informacion reth cështjes në
fjalë, e cila mund të jenë përgjegjëse edhe për cështjen në fjalë). Këto kërkesa të pavarësisë
ndalojnë disa marrëdhënie midis anëtarëve të grupit të sigurisë dhe (a) drejtorëve ose zyrtarëve,
dhe (b) individëve tek klienti që janë në një pozicion që ushtrojnë ndikim të rëndësishëm mbi
informacionin për cështjen në fjalë. Gjithashtu, duhet të vlerësohet nëse kërcënimet ndaj
pavarësisë janë krijuar nga marrëdhëniet me individët tek klienti që janë në një pozicion që
ushtrojnë ndikim të rëndësishëm mbi cështjen në fjalë subjekt të angazhimit. Duhet të vlerësohet
rëndësia e çdo kërcënimi që firma ka arsye të besojë se krijohet nga interesat dhe marrëdhëniet e
rrjetit të firmës.3
291,18 Në shumicën e angazhimeve të sigurisë që bazohen në pohime pala përgjegjëse është përgjegjëse
për informacionin për cështjen në fjalë dhe për cështjen në fjalë. Megjithatë, në disa angazhime,
pala përgjegjëse nuk mund të jetë përgjegjëse për cështjen në fjalë. Për shembull, kur një
1 “Kuadri i Integruar i Kontrollit të Brendshëm – The Committee of Sponsoring Organizations of the Treadway Commission.
2 Udhëzime mbi Vlerësimin e Kontrollit të Brendshëm – Parimet CoCo- Criteria of Control Board, The Canadian Institute of
Chartered Accountants.
3 Për udhëzime se cfare do të konsiterohet rrjet i firmave shiko paragrafët 290.13 – 290.24
ETIKA 97
profesionist kontabël i pavarur është angazhuar për të kryer një angazhim të sigurisë në lidhje me
një raport që një konsulent i mjedisit ka përgatitur në lidhje me praktikat e qëndrueshmërisë të
një kompanie për t`ù shpërndare tek përdoruesit e synuar, konsulenti i mjedisit është pala
përgjegjëse për informacionin për cështjen në fjalë, por kompania është përgjegjëse për çështjen
në fjalë (praktikat e qendrueshmërisë).
291,19 Në angazhimet e sigurisë që bazohen në pohime, në të cilat pala përgjegjëse është përgjegjëse për
informacionin për çështjen në fjalë, por jo për cështjen në fjalë, anëtarët e grupit të sigurisë dhe të
firmës duhet të jenë të pavarur nga pala përgjegjëse për informacionin mbi cështjen në fjalë
(klienti i sigurisë). Përveç kësaj, duhet të bëhet një vlerësim i çdo kërcënimi që firma ka arsye për
të besuar se krijohet nga interesat dhe marrëdhëniet në mes të një anëtari të grupit të sigurisë,
firmës, një firme rrjet dhe palës përgjegjëse për çështjen në fjalë
Angazhimet e Sigurisë që Raportohen Drejtpërdrejt
291,20 Në një angazhim të sigurisë që raportohet drejtpërdrejt, anëtarët e grupit të sigurisë dhe firma
duhet të jenë të pavarur nga klienti i sigurisë (pala përgjegjëse për cështjen në fjalë). Gjithashtu,
duhet të bëhet një vlerësim për çdo kërcënim që firma ka arsye të besojë se krijohet nga interesat
dhe marrëdhëniet e firmave rrjet.
Raportet që Përfshijnë një Kufizim në Përdorim dhe në Shpërndarje
291,21 Në disa rrethana, kur raporti i sigurisë përfshin një kufizim në përdorim dhe në shpërndarje, dhe
me supozimin që janë plotësuar kushtet e përcaktuara në këtë paragraf dhe në paragrafin 291,22,
kërkesat për pavarësinë që jepen në këtë seksion mund të modifikohen. Modifikimet në kërkesat
e Seksionit 291 lejohen po qe se përdoruesit e synuar të raportit (a) janë të vetëdijshëm për sa i
përket qëllimit, informacionit për cështjen në fjalë dhe kufizimeve të raportit dhe (b) në mënyrë
eksplicite bien dakord për zbatimin e kërkesave të modifikuara të pavarësisë. Njohuria në lidhje
me qëllimin, informacionin për cështjen në fjalë dhe kufizimet e raportit mund të merret nga
përdoruesit e synuar ose me anë pjesëmarrjes se tyre ose direkte ose edhe në mënyrë indirekte
nëpërmjet përfaqësuesit të tyre i cili ka autoritetin për të vepruar për përdoruesit e synuar, në
përcaktimin e natyrës dhe objektit të angazhimit. Një pjesëmarrje e tillë rrit aftësinë e firmës për
të komunikuar me përdoruesit e synuar për çështje të pavarësisë, duke përfshirë rrethanat që janë
relevante për vlerësimin e kërcënimeve ndaj pavarësisë dhe masat mbrojtëse të zbatueshme të
nevojshme për të eleminuar kërcënimet apo reduktuar ato në një nivel të pranueshëm, dhe për të
marrë pranimin e tyre për kërkesat e modifikuara të pavarësisë që do të zbatohen.
291,22 Firma duhet të komunikojë (për shembull, me një letër të angazhimit) me përdoruesit e synuar në
lidhje me kërkesat për pavarësinë që do të zbatohen në lidhje me kryerjen e angazhimit të
sigurisë. Kur përdoruesit e synuar janë një klasë e përdoruesve (për shembull, huadhënësit në një
marrëveshje huaje kolektive), të cilët nuk janë në mënyrë specifike të identifikueshëm sipas emrit
në kohën e përcaktimit të kushteve të angazhimit, këta përdorues duhet që më pas të bëhen të
vetëdijshëm lidhur me kërkesat për pavarësi të pranuara nga përfaqësuesit (për shembull, nga
përfaqësuesi që e vendos letrën e angazhimit të firmës në dispozicion për të gjithë përdoruesit)
291,23 Kur firma lëshon një raport të sigurisë që nuk përfshin një kufizim në përdorim dhe shpërndarje
për të njëjtin klient, për këtë angazhim të sigurisë dispozitat e paragrafëve 291,25-291,27 nuk do
të ndryshojnë kërkesën për të zbatuar dispozitat e paragrafëve 291,1-291,157. Nëse firma lëshon
për të njëjtin klient edhe një raport të auditimit, pavarësisht nëse raporti përfshin ose jo një
kufizim në përdorim dhe shpërndarje, për angazhimin e auditimit, do të zbatohen dispozitat e
seksionit 290
ETIKA 98
291,24 Modifikimet e kërkesave të seksionit 291 që janë të lejuara në rrethanat e parashtruara më lart,
janë përshkruar në paragrafët 291,25 - 291,27. Në të gjitha aspektet e tjera është e nevojshme
pajtueshmëria me dispozitat e seksionit 291.
291,25 Kur kushtet e parashikuara në paragrafët 291,21 dhe 291,22 janë përmbushur, dispozitat
përkatëse të parashikuara në paragrafët 291,104-291,132 zbatohen për të gjithë anëtarët e grupit
të angazhimit, dhe anëtarët e drejtpërdrejtë ose të ngushtë të familjes së tyre. Përveç kësaj, duhet
të vlerësohet nëse krijohen kërcënime për pavarësinë për shkak të interesave dhe marrëdhënieve
midis klientit të sigurisë dhe anëtarëve të të tjerë të mëposhtëm të grupit të sigurisë:
(a) Ata të cilët japin këshillim në lidhje me çështje të veçanta teknike ose të sektorit të
ekonomisë, për transaksione ose ngjarje, dhe
(b) Ata të cilët kryejnë kontrollin e cilësisë për angazhimin, duke përfshirë ata që kryejnë
rishikimin e angazhimit për qëllime të kontrollit të cilësisë
Duke ju referuar dispozitave të përcaktuara në paragrafët 291,104-291,132, duhet të bëhet një
vlerësim i çdo kërcënimi që grupi i angazhimit ka arsye të besojë se krijohet për shkak të
interesave dhe marrëdhënieve që ekzistojnë midis klientit të sigurisë dhe të tjerëve brenda firmës,
të cilët mund të ndikojnë direkt në rezultatin e angazhimit të sigurisë, duke përfshirë edhe ata të
cilët rekomandojnë kompensimin, apo të cilët japin drejtpërdrejtë mbikëqyrje, menaxhim, apo të
tjera monitorime të ortakut të angazhimit të sigurisë në lidhje me performancën e angazhimit të
sigurisë.
291,26 Edhe pse kushtet e përcaktuara në paragrafët 291,21-291,22 janë përmbushur, po qe se firma ka
patur tek klienti i sigurisë një interes financiar material, qoftë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë,
kërcënimi i egoizmit i krijuar do të jetë aq i rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk mund të
zvogëlojë kërcënimin në një nivel të pranueshëm. Për rrjedhojë, firma nuk duhet të ketë një
interes të tillë financiar. Përveç kësaj, firma duhet të respektojë dispozitat tjera të zbatueshme të
këtij seksioni të përshkruara në paragrafët 291,113-291,157.
291,27 Duhet të vlerësohet edhe çdo kërcënim që firma ka arsye të besojë se krijohet nga interesat dhe
marrëdhëniet e firmës rrjet.
Palët Përgjegjëse të Shumëfishta
291,28 Në disa angazhime të sigurisë, qofshin ato të bazuara pohime apo ato që raportohen drejtpërdrejt,
mund të ketë disa palë përgjegjëse. Për të përcaktuar nëse është e nevojshme që në këto
angazhime të zbatohen dispozitat e këtij seksioni për çdo palë përgjegjëse, firma mund të marrë
parasysh faktin nëse një interes ose marrëdhënie midis firmës, ose një anëtari të grupit të sigurisë
dhe një pale përgjegjëse të caktuar do të krijonte një kërcënim për pavarësinë që nuk është i
vogël e i parëndësishëm në kontekstin e informacionit për cështjen në fjalë. Për këtë duhet të
merren parasysh faktorë të tillë si:
Materialiteti i informacionit për cështjen në fjalë (ose i cështjes në fjalë) për të cilin pala
përgjegjëse e vecantë është përgjegjëse, dhe
Shkalla e interesit publik që shoqëron angazhimin.
Në qoftë se firma arrin në përfundimin që kërcënimi për pavarësinë i krijuar nga ndonjë interes
apo marrëdhënie e tillë me një palë përgjegjëse të caktuar do të jetë i vogël dhe i parëndësishëm,
ETIKA 99
mund të mos jetë e nevojshme të zbatohen të gjitha dispozitat e këtij seksioni për atë palë
përgjegjëse.
Dokumentimi
291,29 Dokumentimi jep evidencë për gjykimet e bëra nga profesionisti kontabël për formimin e
konkluzioneve në lidhje pajtueshmërinë me kërkesat për pavarësinë. Mungesa e dokumentimit
nuk është një tregues i faktit nëse një firmë e ka konsideruar një çështje të caktuar dhe as nëse ajo
është e pavarur.
Profesionisti kontabël duhet të dokumentojë përfundimet në lidhje me pajtueshmërinë me
kërkesat për pavarësinë, dhe thelbin e çdo diskutimi që mbështet këto konkluzione. Për rrjedhojë:
(a) Kur masat mbrojtëse janë të nevojshme për të reduktuar një kërcënim në një nivel të
pranueshëm, profesionisti kontabël duhet të dokumentojë natyrën e kërcënimit dhe masat
mbrojtëse disponibël ose që janë zbatuar për të reduktuar kërcënimin në një nivel të
pranueshëm, dhe
(b) Kur një kërcënim kërkon të bëhet një analizë e rëndësishme për të përcaktuar nëse janë të
nevojshme masat mbrojtëse dhe profesionisti kontabël arrin në përfundimin se ato nuk janë të
nevojshme për shkak se kërcënimi ka qënë në një nivel të pranueshëm, profesionisti kontabël
duhet të dokumentojë natyrën e kërcënimit dhe arsyetimin e bërë në lidhje me përfundimin.
Periudha e Angazhimit
291,30 Pavarësia nga klienti i sigurisë kërkohet si gjatë periudhës së angazhimit ashtu edhe gjatë
periudhës së mbuluar nga informacioni për cështjen në fjalë. Periudha e angazhimit fillon kur
grupi i sigurisë fillon të kryejë shërbimet e sigurisë në lidhje me angazhimin përkatës. Periudha e
angazhimit përfundon kur lëshohet raporti i sigurisë. Kur angazhimi është i një natyre të
përsëritur, ai përfundon në datën më të vonë të njoftuar nga secila palë që marrëdhënia
profesionale është ndërprerë apo të lëshimit të raportit përfundimtar të sigurisë.
291,31 Kur një entitet bëhet një klient i sigurisë gjatë ose pas periudhës së mbuluar nga informacioni për
çështjen në fjalë mbi të cilën firma do të shprehë një përfundim, firma duhet të përcaktojë nëse
krijohet ndonjë kërcënim për pavarësinë nga:
(a) Marrëdhëniet financiare ose të biznesit me klientin e sigurisë gjatë ose pas periudhës së
mbuluar nga informcioni për cështjen në fjalë, por përpara pranimit të angazhimit të sigurisë,
ose
(b) ) Shërbimet e dhëna më parë për klientin e sigurisë.
291,32 Nëse për klientin e sigurisë është dhënë një shërbim i jo-sigurisë gjatë ose pas periudhës së
mbuluar nga informcionet për cështjen në fjalë, para se grupi i sigurisë fillon të kryejë shërbimet
e sigurisë dhe shërbimi nuk do të lejohej gjatë periudhës së angazhimit të sigurisë, firma duhet të
vlerësojë çdo kërcënim për pavarësinë të krijuar nga ky shërbim. Nëse ndonjë kërcënim nuk
është në një nivel të pranueshëm, angazhimi i sigurisë do të pranohet vetëm në qoftë se janë
zbatuar masa mbrojtëse për të eliminuar çdo kërcënim ose zvogëluar ata në një nivel të
pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Mos përfshirjen e anëtarëve të personelit të cilët kanë dhënë shërbimin e jo-sigurisë si anëtarë
të grupit të sigurisë;
ETIKA 100
Angazhimin e një profesionisti kontabël për të rishikuar punën e sigurisë dhe të jo-sigurisë,
sipas nevojës; ose
Angazhimin e një firme tjetër për të vlerësuar rezultatet e shërbimit të jo-sigurisë ose
angazhimin e një firme tjetër për të ri-kryer shërbimin e jo-sigurisë deri në atë shkallë që bën
të mundur që ajo të marrë përgjegjësinë për shërbimin.
Megjithatë, në qoftë se shërbimi i jo-sigurisë nuk ka përfunduar dhe nuk është e mundur që
shërbimi të përfundohet ose ndërpritet para fillimit të shërbimeve profesionale në lidhje me
angazhimin e sigurisë, firma duhet të pranojë vetëm angazhimin e sigurisë nëse ajo është e bindur
që:
(a) Shërbimi i jo-sigurisë do të përfundojë brenda një periudhe kohe të shkurtër, ose
(b) Klienti ka marrëveshje për të kaluar shërbimin tek një ofrues tjetër brenda një periudhe kohe
të shkurtër.
Kur është e nevojshme, gjatë periudhës së shërbimit, duhet të zbatohen masa mbrojtëse. Përveç
kësaj, çështja duhet të diskutohet me personat e ngarkuar me qeverisjen.
Shkelja e një dispozite të këtij Seksioni
291,33 Nëse identifikohet një shkelje e një dispozite të këtij seksioni, firma do të ndërpresë, pezullojë
ose eleminojë interesin apo marrëdhënien që ka shkaktuar shkeljen, dhe do të vlerësojë rëndësinë
e shkeljes dhe ndikimin që ajo ka në objektivitetin e firmës dhe aftësinë e saj për të lëshuar një
raport sigurie. Firma do të përcaktojë nëse mund të merren veprime të cilat të adresojnë në
mënyrë të kënaqshme pasojat e shkeljes. Gjatë këtij vlerësimi, firma do të përdorë gjykimin
profesional dhe do të marrë parasysh mundësinë nëse një palë e tretë e informuar dhe e
arsyeshme, që vlerëson rëndësinë e shkeljes, duke patur parasysh veprimet e ndërmarra dhe të
gjitha faktet dhe rrethanat specifike që kanë qënë në dispozicion të profesionistit kontabël në atë
kohë, do të mund të arrinte në përfundimin se objektiviteti i firmës është kompromentuar në një
mënyrë të atillë që firma nuk mund të lëshojë një raport sigurie.
291.34 Nëse firma gjykon se nuk mund të ndërmerren veprime që adresojnë në mënyrë të kënaqshme
pasojat e shkeljes, firma, do të informojë brenda një kohe të shkurtër palët që kanë angazhuar
firmën, ose sipas rastit personat e ngarkuar me qeverisjen, dhe të ndërmarrë hapat e nevojshme
për të ndërprerë angazhimin e sigurisë në përputhje me kërkesat ligjore apo rregullatore përkatëse
të zbatueshme për ndërprerjen e një angazhimi të sigurisë.
291.35. Nëse firma gjykon se mund të ndërmerren veprime për të trajtuar në mënyrë të kënaqshme
pasojat e shkeljes, firma, duhet të diskutojë për shkeljen dhe për veprimet që ajo ka ndërmarrë
ose propozon të ndërmarrë me palët që kanë angazhuar firmën, ose sipas rastit, me personat e
ngarkuar me qeverisjen. Firma do të diskutojë për shkeljen dhe për veprimin e propozouar në
kohën e duhur, duke mbajtur parasysh rrethanat e angazhimit dhe shkeljen.
291.36 Në qoftë se pala që ka angazhuar firmën ose personat e ngarkuar me qeverisjen, nuk mendojnë se
veprimi trajton në mënyrë të përshtatshme pasojat e shkeljes, firma do të ndërmarrë hapat e
nevojshme për të ndërprerë angazhimin e sigurisë në përputhje me kërkesat përkatëse të
zbatueshme ligjore apo rregullatore që trajtojnë ndërprerjen e një angazhimi të sigurisë.
291.37 Firma do të dokumentojë shkeljen, veprimin e ndërmarrë, vendimet e marra dhe të gjitha çështjet
e diskutuara me palën që ka angazhuar firmën ose personat e ngarkuar me qeverisjen. Kur firma
ETIKA 101
vijon me angazhimin e sigurisë, në çështjet që duhen dokumentuar do të përfshihet edhe
konkluzioni që në gjykimin profesional të firmës nuk është kompromentuar objektiviteti dhe
arsyetimi pse veprimi i ndërmarrë ka adresuar në mënyrë të kënaqshme pasojat e shkeljes, në
mënyrë që firma të mund të lëshojë një raport të sigurisë.
.
Paragrafët 291,38-291,99 janë lënë qëllimisht bosh.
ETIKA 102
Zbatimi i Metodës së Kuadrit Konceptual për Pavarësinë
291.100Paragrafët 291.104 deri në 291.157 përshkruajnë rrethanat dhe marrëdhëniet specifike të cilat
krijojnë ose mund të krijojnë kërcënime ndaj pavarësisë. Paragrafët përshkruajnë kërcënimet
potenciale që krijohen dhe llojet e masave mbrojtëse që mund të jenë të përshtatëshme për të
eleminuar kërcënimet, ose për t`i zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm dhe identifikojnë disa
situata ku asnjë masë mbrojtëse nuk mund tì pakësojë kërcënimet në një nivel të pranueshëm.
Paragrafët nuk përshkruajnë të gjithë rrethanat dhe marrëdhëniet të cilat krijojnë ose mund të
krijojnë kërcënime ndaj pavarësisë. Firma dhe anëtarët e grupit të sigurisë duhet të vlerësojnë
ndikimet e rrethanave dhe të marrëdhënieve të ngjashme por të ndryshme dhe të përcaktojnë në
se, masat mbrojtëse, përfshirë masat mbrojtëse që jepen në paragrafët 200.11 deri 200.14, mund
të zbatohen kur është e nevojshme për të eleminuar kërcënimet që i bëhen pavarësisë, ose për ti
reduktuar ato deri në një nivel të pranueshëm
291,101 Paragrafët tregojnë për mënyrën se si duhet të zbatohet metoda e kuadrit konceptual për
angazhimet e sigurisë, të cilat duhet të lexohen të lidhura me paragrafin 291,28, që shpjegon se
në shumicën e angazhimeve të sigurisë, ka një palë përgjegjëse dhe se kjo palë përgjegjëse është
klienti i sigurisë. Megjithatë, në disa angazhime të sigurisë ka dy ose më shumë palë përgjegjëse.
Në këto rrrethana duhet të vlerësohet çdo kërcënim që firma ka arsye të besojnë se krijohet nga
interesat dhe marrëdhëniet midis një anëtari të grupit të sigurisë, firmës, një firme të rrjetit dhe
palës përgjegjëse për cështjen në fjalë. Për raportet e sigurisë që përfshijnë një kufizim në
përdorim dhe shpërndarje, paragrafët duhet të lexohen në kontekstin e paragrafëve 291,21-
291,27.
291,102 Interpretimi 2005-01 jep udhëzime të mëtejshme për zbatimin kërkesave të pavarësisë, që
përfshihen në këtë seksion për angazhimet e sigurisë.
291.103 Paragrafët 291.104 deri 291.119 përmbajnë disa referenca në lidhje me materialitetin e një
interesi financiar, huaje apo garancie ose për rëndësinë e një marrëdhënie biznesi. Për qëllime të
përcaktimit nëse një interes i tillë është i rëndësishëm për një individ, duhet të merret në
konsideratë kombinimi i vlerës neto të pasurisë së individit dhe anëtarit të ngushtë të familjes së
tij.
Interesat Financiare
291.104 Mbajtja e një interesi financiar tek një klient i sigurisë mund të krijojë një kërcënim të egoizmit.
Ekzistenca dhe rëndësia e kërcënimit të krijuar varet nga:
(a) Roli i personit që ka interesa financiare,
(b) Fakti nëse interesi financiar është i drejtpërdrejtë ose jo i drejtpërdrejtë; dhe
(c) Materialiteti i interesit financiar.
291.105 Interesi financiar mund të mbahet përmes një ndërmjetësi (për shembull një investim i
përbashket kolektiv, investim në pasuri të paluajtshme ose në një trust). Përcaktimi nëse këto
interesa financiare janë ose jo të drejtpërdrejta do të varet nga fakti nëse përfituesi ka kontroll
mbi mjetin e investimit ose aftësi për të influencuar vendimet e tij të investimit. Kur ekziston
kontrolli mbi mjetin e investimit ose aftësia për të influencuar vendimet e tij, ky Kod e
pershkruan interesin financiar si një interes financiar të drejtperdrejtë. Nga ana tjeter, kur
përfituesi i interesit financiar nuk ka kontroll mbi mjetin e investimit ose aftësi për të influencuar
ETIKA 103
vendimet e tij të investimit, ky Kod e përshkruan interesin financiar si një interes financiar të
tërthortë.
291.106 Në qoftë se një anëtar i grupit të sigurisë apo edhe anëtari i drejtpërdrejtë i familjes së tij, ose
firma, ka një interes financiar të drejtpërdrejtë apo një interes financiar të tërthortë tek klienti i
sigurisë, kërcënimi i egoizmit që krijohet do të ishte kaq i rëndësishëm, sa që asnjë masë
mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlonte kërcënimin në një nivel të pranueshëm. Për këtë arsye,
asnjëra prej palëve në vijim nuk duhet të ketë një interes financiar të drejtpërdrejtë ose një interes
financiar material të tërthortë tek klienti: një anëtar i grupit të sigurisë, një anëtar i drejtpërdrejtë i
familjes së këtij individi, ose firma.
291.107 Kur një anëtar i grupit të sigurisë ka një anëtar të ngushtë të familjes së tij, për të cilin ai e di se
ka një interes financiar të drejtpërdrejtë apo një interes financiar material të tërthortë tek klienti i
sigurisë, do të krijohet një kërcënim i egoizmit. Rëndësia e kërcënimit do të varet nga faktorë të
tillë si:
Natyra e marrëdhënies midis anëtarit të grupit të sigurisë dhe anëtarit të ngushtë të
familjes së tij; dhe
Materialiteti i interesit financiar të anëtarit të ngushtë të familjes së tij.
Rëndësia e kërcënimit do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat e
mbrojtëse që shërbejnë për të eleminuar kërcënimin apo zvogëluar atë deri në një nivel të
pranueshëm. Shembuj të këtyre masave mbrojtëse përfshijnë:
Zgjidhjen nga anëtari i ngushtë i familjes, sa më shpejt të jetë e mundur, e të gjitha interesave
financiare ose e një pjese të mjaftueshme të një interesi financiar të tërthortë, kështu që
interesi i mbetur nuk do të ishte më material;
Rishikimi i punës së anëtarit të grupit të sigurisë nga një profesionist kontabël tjetër; ose
Largimin e individit nga grupi i sigurisë.
291.108 Në qoftë se një anëtar i grupit të sigurisë, apo një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes, ose një firmë
ka një interes financiar të drejtpërdrejtë ose një interes financiar material të tërthortë tek një
entitet që ka një interes kontrollues në klientin e sigurisë dhe klienti është material për entitetin,
kërcënimi i egoizmit i krijuar do të ishte kaq i rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të
mund ta zvogëlonte kërcënimin në një nivel të pranueshëm. Për këtë arsye, asnjëra prej tyre nuk
duhet të ketë një interes financiar të tillë: anëtari i grupit të sigurisë apo edhe anëtari i
drejtpërdrejtë i familjes së tij, dhe firma.
291,109 Zotërimi nga një firmë, ose një anëtar i grupit të sigurisë, apo një anëtar i drejtpërdrejtë i
familjes të këtij individi, i një interesi të drejtpërdrejtë financiar ose një interesi financiar material
të tërthortë në klientin e sigurisë si një administrues i besuar, krijon një kërcënim të egoizmit. Një
interes i tillë nuk duhet mbahet perveçse kur:
(a) As administratori i besuar, e as ndonjë anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së administratorit të
besuar, dhe as firma nuk janë përfitues të besimit;
(b) Interesi në klientin e sigurisë të mbajtur nga trusti nuk është material për trustin;
(c) Trusti (entiteti i besuar) nuk është në gjendje të ushtrojë ndikim të rëndësishëm mbi klientin e
sigurisë; dhe
ETIKA 104
(d) Anëtari i Bordit të Trustit, një anëtar i afërt i familjes së të besuarit, apo firma nuk mund të
influencojnë në mënyrë të konsiderueshme mbi ndonjë vendim investimi që përfshin një
interes financiar në klientin e sigurisë.
291,110 Anëtarët e grupit të sigurisë duhet të vlerësojnë nëse krijohet një kërcënim i egoizmit nga
ndonjë interes financiar i njohur në klientin e auditimit i mbajtur nga individë të tjerë, përfshirë:
Ortakët dhe profesionistët e punësuar të firmës, përveç atyre të përmendur më lart, ose
anëtarët e drejtpërdrejtë të familjes së tyre, dhe
Individët me një marrëdhënie të ngushtë personale me një anëtar të grupit të sigurisë.
Fakti nëse këto interesa krijojnë një kërcënim të egoizmit do të varet nga faktorë të tillë si:
Struktura organizative, e shfrytëzimit dhe e raportimit të firmës dhe
Natyra e marrëdhënies midis individit dhe anëtarit të grupit të sigurisë.
Rëndësia e ndonjë kërcënimi, do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme, duhet të zbatohen
masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo ulur atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
këtyre masave mbrojtëse përfshijnë:
Largimin nga grupi i sigurisë të anëtarit të grupit të sigurisë që ka marrëdhënie personale;
Përjashtimin e anëtarit të grupit të sigurisë nga çdo vendimmarrje e rëndësishme në lidhje me
angazhimin e sigurisë; ose
Angazhimin e një profesionisti kontabël për bërë rishikimin e punës së anëtarit të grupit të
sigurisë
290,111 Nëse një firmë, një anëtar i grupit të sigurisë, ose një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së atij
individi, merr një interes financiar të drejtpërdrejtë ose një interes financiar material të tërthortë,
tek një klient i sigurisë, për shembull, nëpërmjet një trashëgimie, dhurate apo si rezultat i një
shkrirje dhe një interes i tillë nuk lejohet të mbahet sipas këtij seksioni, atëherë:
(a) Nëse interesi është marrë nga firma, interesi financiar, duhet te zgjidhet menjëherë, ose në
rastin e një interesi financial material jo të drejtperdrejtë duhet të zgjidhet në një shumë të
mjaftueshme, të atillë që interesi i mbetur të mos jetë më material;
(b) Nëse interesi është marrë nga një anëtar i grupit të sigurisë, ose një anëtar i drejtpërdrejtë i
familjes së atij individi, individi i cili ka marrë interesin financiar duhet që menjëherë ta
zgjidhë atë, ose në rastin e një interesi financiar material jo të drejtpërdrejtë, duhet të zgjidhe
një shumë të mjaftueshme, të atillë që interesi i mbetur të mos jetë më material.
Huatë dhe Garancitë
291.112 Një hua ose një garanci huaje, e dhënë për një anëtar të grupit të sigurisë, apo për një anëtar të
drejtpërdrejtë të familjes së atij individi, ose firmën, nga një klient i sigurisë, i cili është një bankë
ose një institucion i ngjashëm, mund të krijojë një kërcënim ndaj pavarësisë. Në qoftë se huaja
ose garancia nuk është dhënë sipas proçedurave, kushteve dhe kërkesave normale të
ETIKA 105
kredidhënies, atëhere do të krijohet një kërcënim i egoizmit që do të ishte kaq i konsiderueshëm
sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do ta reduktonte kërcënimin deri në një nivel të ulët të
pranueshëm. Per rrjedhojë, as një anëtar i grupit të auditimit, një anëtar i drejtperdrejte i familjes
së atij individi, e as firma nuk duhet të pranojnë një hua apo garanci të tillë.
291.113 Në qoftë se një hua për një firmë nga një klient i sigurisë, i cili është një bankë ose një
institucion i ngjashëm, është dhënë sipas proçedurave, kushteve dhe kërkesave normale të
kredidhënies dhe është materiale për klientin e sigurisë ose firmën që merr huan, ka mundësi që
të zbatohen masat mbrojtëse për të zvogëluar kërcënimin e egoizmit deri në një nivel të
pranueshëm. Një shembull i një mase mbrojtëse të tillë do të ishte rishikimi i punës nga
profesionisti kontabël i një firme rrjet qe as është përfshirë në angazhimin e sigurisë e as ka
marrë huanë.
291.114 Një hua ose një garanci huaje, e dhënë për një anëtar të grupit të sigurisë, apo për një anëtar të
drejtperdrejte të familjes së atij individi, nga një klient i sigurisë, i cili është një bankë ose një
institucion i ngjashëm, nuk krijon një kërcënim ndaj pavarësisë, po qe se huaja ose garancia është
dhënë sipas proçedurave, kushteve dhe kërkesave normale të kredidhënies. Shembuj të këtyre
huave, përfshijnë huamarrjet per blerje shtëpie, zbulimet bankare, huatë per blerje veturash dhe
për tepricat e kartave të kreditit.
291.115 Në qoftë se një firmë, ose një anëtar i grupit të sigurisë, apo një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes
së atij individi, pranon një hua, ose ka një huamarrje të garantuar nga një klient i sigurisë, i cili
nuk është një bankë ose një institucion i ngjashëm, kërcënimi i egoizmit që krijohet do të ishte
kaq i konsiderueshëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do ta reduktonte kërcënimin deri në një
nivel të pranueshëm, përveçse në rastin kur huaja ose garancia është jo-materiale për firmën,
anëtarin e grupit të sigurisë, anëtarin e drejtperdrejtë të familjes së atij individi, dhe klientin.
291.116 Po kështu në qoftë se firma ose një anëtar i grupit të sigurisë apo një anëtar i drejtpërdrejtë i
familjes së atij individi, bëjnë ose garantojnë një hua për një klient të sigurisë, kërcënimi i
egoizmit që krijohet do të ishte kaq i konsiderueshëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do ta
zvogëlonte kërcënimin deri në një nivel të pranueshëm, pëveç rasteve kur huaja ose garancia nuk
është materiale për firmën, ose anëtarin e grupit të sigurisë, anëtarin e drejtpërdrejtë të familjes
së atij individi, dhe klientin.
290.117 Në qoftë se firma ose një anëtar i grupit të sigurisë apo një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së
atij individi, kanë depozita ose një llogari ndërmjetësimi me një klient të sigurisë, i cili është një
bankë, broker ose një institucion i ngjashëm, nuk do të krijohet kërcënim ndaj pavarësisë po qe se
depozita ose llogaria janë sipas kushteve tregtare normale.
Marrëdhëniet e biznesit
291,118.Një marrëdhënie e ngushtë biznesi në mes të një firme, ose një anëtari të grupit të sigurisë, ose
një anëtari të drejtpërdrejtë të familjes së atij individi, dhe klientit të sigurisë apo drejtimit të tij,
lind nga një marrëdhënie tregtare ose nga një interes financiar i zakonshëm dhe mund të krijojë
kërcënime të egoizmit ose kërcënime të frikësimit. Shembuj të marrëdhënieve të tilla përfshijnë:
Ekzistencën e një interesi financiar në një sipërmarrje të përbashkët me klientin ose me një
pronar kontrollues, drejtor, zyrtar ose individë të tjerë, të cilët kryejnë veprimtari të drejtimit
të lartë për atë klient
ETIKA 106
Marrëveshjet për të kombinuar një apo më shumë shërbime ose produkte të firmës me një ose
më shumë shërbime apo produkte të klientit dhe tregtimi i paketës me referim tek të dyja
palët.
Marrëveshjet e shpërndarjes ose të marketingut, sipas të cilave firma shpërndan ose tregton
produktet ose shërbimet e klientit, ose klienti shpërndan ose tregton produktet ose shërbimet e
firmës.
Përveç nëse ndonjë interes financiar është jomaterial dhe marrëdhënia e biznesit është e
parëndësishme për firmën dhe klientin ose drejtimin e tij, kërcënimi i krijuar do të jetë aq i
rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do ta zvogëlonte rrezikun deri në një nivel të
pranueshëm. Prandaj, përveç nëse interesi financiar është jomaterial dhe marrëdhënia e biznesit
është e parëndësishme, nuk duhet të ketë përfshirje në një marrëdhënie biznesi, ose kur ajo
ekziston duhet të reduktohet deri në një nivel të parëndësishëm ose të ndërpritet.
Në rastin e një anëtari të grupit të sigurisë, përveç nëse ndonjë interes i tillë financiar është i
parëndësishëm dhe marrëdhënia është e parëndësishme për atë anëtar, individi duhet të largohet
nga grupi i sigurisë.
Nëse marrëdhënia e biznesit është në mes të një anëtari të drejtpërdrejtë të familjes të një anëtari
të grupit të sigurisë dhe klientit të sigurisë ose drejtimit të tij, do të vlerësohet rëndësia e çdo
kërcënimi dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar
kërcënimin apo për ta zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm.
291,119 Blerja e mallrave dhe shërbimeve nga firma, nga një anëtar i grupit të sigurisë, ose një anëtar i
drejtpërdrejtë i familjes së atij individi, në përgjithësi nuk krijon një kërcënim për pavarësinë,
nëse transaksioni është bërë në rrjedhën normale të biznesit dhe në mënyrë të lirë. Megjithatë,
këto transaksioneve mund të jenë të një natyre apo shkalle të tillë që ato mund të krijojnë një
kërcënim të egoizmit. Rëndësia e çdo kërcënimi duhet të vlerësohet dhe kur është e nevojshme
duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo për ta zvogëluar atë në një
nivel të pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Eliminimin ose reduktimin e madhësisë së transaksionit, ose
Largimin e individit nga grupi i auditimit.
Marrëdhëniet Familjare dhe personale
291,120 Marrëdhëniet familjare dhe personale midis një anëtari të grupit të sigurisë ose një drejtori, apo
zyrtari ose disa të punësuarve (në varësi të rolit të tyre) të klientit të sigurisë, mund të krijojnë
kërcënimet e egoizmit, të familiaritetit ose të frikësimit. Ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi
do të varet nga një numër faktorësh, ku përfshihen përgjegjësitë individuale në grupin e sigurisë,
roli i anëtarit të familjes ose të individëve të tjerë brenda klientit dhe ngushtësia e marrëdhënies
290,121 Kur një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes së një anëtari të grupit të sigurisë është:
(a) Një drejtor ose zyrtar i klientit të auditimit; ose
(b) Një punonjës në një pozicion që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi informacionin për
cështjen në fjalë të angazhimit të sigurisë
ETIKA 107
apo ishte në një pozicion të tillë gjatë periudhës së mbuluar nga angazhimi apo informacioni për
cështjen në fjalë, kërcënimet për pavarësinë mund të reduktohen në një nivel të pranueshëm
vetëm duke e larguar individin nga grupi i sigurisë. Afërsia e marrëdhënies është e tillë që asnjë
masë mbrojtëse tjetër nuk do të mund ta zvogëlonte kërcënimin në një nivel të pranueshëm.
Prandaj, asnjë individ i cili ka një marrëdhënie të tillë nuk duhet të jetë një anëtar i grupit të
sigurisë.
291,122 Kërcënimet ndaj pavarësisë krijohen kur një anëtar i drejtpërdrejtë i familjes të një anëtari të
grupit të sigurisë është i punësuar në një pozicion që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi cështjen
në fjalë të angazhimit. Rëndësia e kërcënimeve do të varet nga faktorë të tillë si:
Pozicioni që mbahet nga anëtari i drejtpërdrejtë i familjes, dhe
Roli i profesionistit në grupin e sigurisë.
Rëndësia e kërcënimeve duhet të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo për ta zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Largimin e individit nga grupi i sigurisë; ose
Strukturimin e përgjegjësive të grupit të sigurisë në mënyrë që profesionisti të mos merret me
çështjet që janë përgjegjësi e anëtarit të drejtpërdrejtë të familjes së tij
291,123 Kërcënimet ndaj pavarësisë janë të krijuar, kur një anëtar i drejtpërdrejt i familjes së një anëtari
të grupit të sigurisë është:
Një drejtor ose zyrtar i klientit të sigurisë; ose
Një punonjës në një pozicion që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi informacionin për
cështjen në fjalë të angazhimit të sigurisë
Rëndësia e kërcënimeve do të varet nga faktorë të tillë si:
Natyra e marrëdhënies në mes anëtarit të grupit të sigurisë dhe anëtarit të ngushtë të familjes;
Pozicioni që mbahet nga anëtari i ngushtë i familjes; dhe
Roli i profesionistit në grupin e sigurisë.
Rëndësia e kërcënimit duhet të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo për ta zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Largimin e individit nga grupi i sigurisë; ose
Strukturimin e përgjegjësive të grupit të sigurisë në mënyrë që profesionisti të mos merret
me cështjet që janë përgjegjësi e anëtarit të ngushtë të familjes.
291,124 Kërcënimet ndaj pavarësisë krijohen, kur një anëtar i grupit të sigurisë ka marrëdhënie të
ngushta me një person që nuk është një anëtar i drejtpërdrejtë ose i ngushtë i familjes, por që ka
ETIKA 108
qënë një drejtor ose zyrtar ose një i punësuar në një pozicion që ushtron ndikim të rëndësishëm
mbi informacion për cështjen në fjalë të anagzhimit të sigurisë. Një anëtar i grupit të sigurisë, i
cili ka një marrëdhënie të tillë do të konsultohet në përputhje me politikat dhe procedurat e
firmës. Rëndësia e kërcënime do të varet nga faktorë të tillë si:
Natyra e marrëdhënies në mes të individit dhe anëtarit të grupit të sigurisë;
Pozicioni që individi mban tek klienti; dhe
Roli i profesionistit në grupin e sigurisë.
Rëndësia e kërcënimeve duhet të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo për ta zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Largimin e individit nga grupi i sigurisë; ose
Strukturimin e përgjegjësive të grupit të sigurisë në mënyrë që profesionisti të mos merret me
cështjet që janë përgjegjësi e anëtarit të ngushtë të familjes.
291.125 Kërcënimet e egoizmit, të familiaritetit ose të frikësimit, mund të krijohen nga një marrëdhënie
personale apo familjare midis (a) një ortaku apo të punësuari të firmës që nuk është një anëtar i
grupit të sigurisë, dhe (b) një drejtori ose zyrtari të klientit të sigurisë apo një punonjësi në një
pozitë që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi informacionin për cështjen në fjalë të angazhimit të
sigurisë. Ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi do të varet nga faktorë të tillë si:
Natyra e marrëdhënies që ekziston midis ortakut apo të punësuarit të firmës dhe drejtorit ose
zyrtarit apo punonjësit të klientit;
Ndërveprimi i ortakut ose i të punësuarit të firmës me grupin e sigurisë;
Pozicioni i ortakut apo i të punësuarit brenda firmës; dhe
Roli i individit brenda klientit
Rëndësia e kërcënimeve duhet të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo për ta zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm.
Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Strukturimin e përgjegjësive të ortakut ose të punësuarve për të zvogëluar çdo ndikim të
mundshëm mbi angazhimin e sigurisë; ose
Angazhimin e një profesionisti kontabël për të rishikuar punën e kryer.
Punësimi tek Klientët e Sigurisë
291,126 Kërcënimet e familiaritetit ose të frikësimit mund të krijohen nëse një drejtor ose zyrtar i klientit
të sigurisë, apo një i punësuar në një pozitë që ushtron ndikim të rëndësishëm mbi informacionin
për cështjen në fjalë të angazhimit të sigurisë ka qënë një anëtar i grupit të sigurisë ose ortak i
firmës
ETIKA 109
291.127 Në qoftë se një ish anëtar i grupit të sigurisë, ose një ortak i firmës është i lidhur me klientin e
sigurisë në një pozicion të tillë, ekzistenca dhe rëndësia e kërcënimeve të familiaritetit apo
frikësimit do të varet nga faktorët e mëposhtëm:
Pozicioni që individi ka marrë tek klienti.
Shkalla e ndonjë përfshirje që individi do të ketë në grupin e sigurisë.
Periudha e kohës që ka kaluar që nga momenti i fundit kur individi ishte anëtar i grupit të
sigurisë ose ortak i firmës, dhe.
Pozicioni i mëparshëm i individit brenda grupit të sigurisë apo firmës, për shembull nëse
individi ka qënë përgjegjës për mbajtjen e kontakteve të rregullta me drejtuesit e klientit, ose
personat e ngarkuar me qeverisjen.
Në të gjitha rastet individi nuk duhet të vazhdojë të marrë pjesë në veprimtaritë e biznesit ose ato
profesionale të firmës.
Rëndësia e kërcënimeve të krijuara duhet të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të
zbatohen masat mbrojtëse për të eleminuar kërcënimet ose zvogëluar ato në një nivel të
pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Bërjen e marrëveshjeve të atilla që individi të mos lejohet të ketë asnjë të drejtë në përfitimet
apo pagesat nga firma, përveç rasteve kur ato rrjedhin nga marrëveshjet e paracaktuara të
fiksuara;
Bërjen e marrëveshjeve të atilla që ndonjë shumë qe firma ju detyrohet individëve nuk është
materiale për firmën;
Modifikimin e planit për angazhimin e sigurisë;
Caktimin e individëve në grupin e sigurisë të cilët kanë përvojë të mjaftueshme në lidhje me
individët të cilët i janë bashkuar klientit, ose
Angazhimin e një profesionisti kontabël për të rishikuar punën e ish anëtarit të grupit të
grupit të sigurisë.
291,128 Nëse një ish ortak i firmës i është bashkuar më parë një entiteti në një pozicion të tillë dhe
entiteti më pas bëhet një klient i sigurisë i firmës, rëndësia e çdo kërcënimi ndaj pavarësisë duhet
të vlerësohet dhe kur është e nevojshme, duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar
kërcënimin apo për ta reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
291,129 Një kërcënim i egoizmit krijohet kur një anëtar i grupit të sigurisë merr pjesë në angazhimin e
sigurisë duke e ditur që ai në një të ardhme do të, ose mund të, bashkohet me klientin. Politikat
dhe procedurat e firmës duhet të kërkojnë që anëtarët e grupit të sigurisë të njoftojnë firmën kur
ata hyjnë në negociata për t`u punësuar me klientin. Me marrjen e këtij njoftimi do të vlerësohet
rëndësia e kërcënimit dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të
eliminuar kërcënimin apo për ta reduktuar atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të masave
mbrojtëse të tilla përfshijnë:
ETIKA 110
Largimin e individit nga grupi i sigurisë; ose
Rishikimin e gjykimeve të rëndësishme të bëra nga individi kur ai ishte pjesë e grupit
Shërbimet e Kohëve të Fundit për Klientët që ju Jepet Siguria
291,130 Kërcënimet e egoizmit, të vetë-rishikimit apo të familjaritetit mund të krijohen po qe se një
anëtar i grupit të sigurisë kohët e fundit ka punuar si një drejtor, zyrtar, ose punonjës i klientit të
sigurisë. Këtu do të ishte rasti kur, për shembull, kur një anëtar i grupit të sigurisë ka për të
vlerësuar elementet e informacionit për cështjen në fjalë të cilat vetë anëtari i grupit të sigurisë i
ka përgatitur gjatë kohës kur punonte me klientin.
291,131 Nëse, gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i sigurisë, një anëtar i grupit të auditimit ka pasë
punuar si një drejtor ose zyrtar i klientit të sigurisë, apo ishte një punonjës në një pozicion që
ushtron ndikim të rëndësishëm mbi informacionin për cështjen në fjalë të angazhimit të sigurisë,
kërcënimi i krijuar do të ishte kaq i rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund ta
zvogëlonte kërcënimin në një nivel të pranueshëm. Si pasojë, këta individë nuk duhet të caktohen
në grupin e sigurisë.
290,132 Kërcënimet e egoizmit, të vetërishikimit apo të familjaritetit mund të krijohen, po qe se para
periudhës së mbuluar nga raporti i sigurisë, një anëtar i grupit të sigurisë kishte shërbyer si një
drejtor ose zyrtar i klientit të sigurisë, apo ishte një punonjës në një pozicion që ushtron ndikim të
rëndësishëm mbi informacionin për cështjen në fjalë të angazhimit të sigurisë. Për shembull,
kërcënime të tilla do të krijoheshin nëse një vendim i marrë apo punë e kryer nga individi në
periudhën e mëparshme kur ishte përkohësisht i punësuar nga klienti, duhet të vlerësohet në
periudhën e tanishme si pjesë e angazhimit aktual të sigurisë. Ekzistenca dhe rëndësia e
kërcënimeve do të varet nga faktorë të tillë si:
Pozicioni që individi ka mbajtur tek klienti;
Koha që ka kaluar që nga momenti kur individi është larguar nga klienti, dhe
Roli i profesionistit në grupin e sigurisë.
Rëndësia e kërcënimeve do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eleminuar kërcënimet ose për t`ì zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm. Një
shembull i një mase mbrojtëse të tillë do të ishte kryerja e rishikimit të punës së kryer nga
individi si pjesë e grupit të sigurisë.
Shërbimi si një Drejtor ose Zyrtar i një Klienti të Sigurisë
291,133 Nëse një ortak apo punonjës i firmës shërben si një drejtor ose zyrtar i një klienti të sigurisë,
kërcënimet e vetërishikimit dhe të egoizmit që krijohen, do të jenë kaq të rëndësishme sa që asnjë
masë mbrojtëse nuk mund të zvogëlojë kërcënimet në një nivel të pranueshëm. Prandaj, asnjë
ortak apo punonjës nuk duhet të shërbejë si një drejtor ose zyrtar drejtues i një klienti të sigurisë.
291,134 Pozicioni i Sekretarit të kompanisë ka implikime të ndryshme në juridiksione të ndryshme.
Detyrat mund të variojnë nga detyra administrative, të tilla si menaxhimi i personelit dhe mbajtja
e të dhënave të kompanisë dhe regjistrave, deri tek detyra të tjera sic janë siguria që kompania
vepron në pajtim me rregulloret apo dhënia e këshillave mbi çështjet e qeverisjes së korporatave.
Në përgjithësi, ky pozicion shikohet se nënkupton një bashkëpunim të ngushtë me entitetin.
ETIKA 111
291,135 Nëse një ortak apo punonjës i firmës shërben si Sekretar i kompanisë për një klient të sigurisë,
do të krijohen kërcënimet e vetërishikimit dhe të përkrahjes që përgjithësisht do të ishin aq të
rëndësishme sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlonte rreziqet në një nivel të
pranueshëm. Pavarësisht nga paragrafi 291.135, kur kjo praktikë lejohet sipas ligjit vendas, nga
rregullat profesionale ose të praktikës, dhe kur menaxhimi merr të gjitha vendimet përkatëse,
detyrat dhe aktivitetet duhet të kufizohen në ato të natyrës rutinë dhe administrative, të tilla si
përgatitja e procesverbaleve të mbledhjeve dhe mbajtja deklaratave ligjore. Në këto rrethana, do
të vlerësohet rëndësia e çdo kërcënimi dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo për ta reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
291,136 Kryerja e shërbimeve administrative rutinë për të mbështetur një funksion sekretarial të
kompanisë ose dhënia e këshillave në lidhje me çështjet e administrimit sekretarial të kompanisë,
në përgjithësi nuk do të krijojnë kërcënime për pavarësinë, për aq kohë sa drejtimi i klientit i
merr vetë të gjitha vendimet përkatëse.
Lidhja e gjatë e personelit të lartë (përfshirë rotacionin e ortakut) me një Klient të Auditimit
291,137 Kërcënimet e familiaritetit dhe të egoizmit krijohen kur i njëjti personel i lartë përdoret në një
angazhim të auditimit gjatë një periudhe kohe të gjatë. Rëndësia e kërcënimeve do të varet nga
faktorë të tillë si:
Sa kohë individi ka qenë një anëtar i grupit të sigurisë;
Roli i individit në grupin e sigurisë;
Struktura e firmës;
Natyra e angazhimit të sigurisë;
Fakti nëse grupi i drejtimit të klientit ka ndryshuar; dhe
Fakti nëse natyra ose kompleksiteti i informacionit për cështjen në fjalë ka ndryshuar.
Rëndësia e kërcënimeve do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eleminuar kërcënimet ose zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Rotacionin e personelit të lartë të grupit të sigurisë;
Angazhimin e një profesionisti kontabël i cili nuk ka qënë anëtar i grupit të sigurisë për
rishikimin e punës të personelit të lartë, ose
Rishikimet e rregullta dhe të pavarura të brendëshme ose të jashtme të angazhimit për qëllime
të kontrollit të cilësisë.
Dhënia e Shërbimeve të Jo-sigurisë për një Klient të Sigurisë
291,138 Firmat kanë dhënë tradicionalisht për klientët e tyre të sigurisë një sërë shërbimesh të jo-
sigurisë, të cilat janë në përputhje me aftësitë dhe ekspertizën e tyre. Megjithatë, dhënia e
shërbimeve të jo-sigurisë mund të krijojë kërcënime për pavarësinë e firmës ose të anëtarëve të
grupit të sigurisë. Kërcënimet që krijohen më shpesh janë kërcënime të vetërishikimit, të
egoizmit dhe të përkrahjes.
ETIKA 112
291,139. Kur për një shërbim të caktuar të jo-sigurisë nuk janë dhënë udhëzime të veçanta në këtë
seksion, për të vlerësuar rrethanat e veçanta do të zbatohet kuadri konceptual.
291,140 Para se firma të pranojë një angazhim për të dhënë një shërbim të jo-sigurisë për një klient të
sigurisë, ajo duhet të përcaktojë (vlerësojë) nëse dhënia e një shërbimi të tillë do të krijojë një
kërcënim për pavarësinë. Kur vlerësohet rëndësia e çdo kërcënimi të krijuar nga një shërbim i
caktuar i jo-sigurisë, duhet të mbahet parasysh çdo kërcënim që grupi i sigurisë ka arsye të besojë
se krijohet nga dhënia e shërbimeve të tjera të lidhura të jo-sigurisë. Nëse një kërcënim i krijuar
nuk do të mund të reduktohet në një nivel të pranueshëm nga zbatimi i masave mbrojtëse,
shërbimi i jo-sigurisë nuk duhet të jepet.
Përgjegjësitë e Drejtimit
291,141 Drejtimi i një entiteti kryen shumë aktivitete që kanë për qëllim menaxhimin e entitetit në
interesin më të mirë të palëve të interesuara të tij. Nuk është e mundur të specifikohet çdo
aktivitet që është një përgjegjësi e drejtimit. Megjithatë, në përgjegjësitë e drejtimit bëjnë pjesë
udhëheqja dhe drejtimi i një entiteti, duke përfshirë edhe marrjen e vendimeve të rëndësishme në
lidhje me blerjen, shpërndarjen dhe kontrollin e burimeve njerëzore, financiare, fizike dhe jo-
materiale.
291.142 Fakti nëse një aktivitet është një përgjegjësi e drejtimit varet nga rrethanat dhe kërkon ushtrimin
e gjykimit. Shembuj të aktiviteteve që në përgjithësi do të konsiderohen si një përgjegjësi e
drejtimit përfshijnë:
Përcaktimin e politikave dhe drejtimin strategjik;
Drejtimin dhe marrjen e përgjegjësinë për veprimet e punonjësve të entitetit;
Autorizimin e transaksioneve;
Marrjen e vendimeve se cilat prej rekomandimeve të firmës ose të palëve të tjera të treta
duhen zbatuar;
Marrjen e përgjegjësisë për hartimin, zbatimin dhe mbajtjen e kontrollit të brendshëm.
291,143 Aktivitetet që janë të natyrës rutinore dhe administrative, apo që përfshijnë çështje që janë
parëndësishme, në përgjithësi nuk konsiderohen të jenë një përgjegjësi e drejtimit. Për shembull,
ekzekutimi i një transaksioni të parëndësishëm që ka qenë i autorizuar nga menaxhimi ose
monitorimi i datave për paraqitjen e deklaratave ligjore dhe këshillimi i një klienti të auditimit
për këto data nuk konsiderohet të jetë një përgjegjësi e drejtimit. Për më tepër, dhënia e
këshillave dhe rekomandimeve për të ndihmuar drejtimin në shkarkimin e përgjegjësive të tij nuk
është marrje e një përgjegjësie të drejtimit.
291,144 Marrja përsipër e një përgjegjësie të drejtimit për një klient të sigurisë, mund të krijojë
kërcënime për pavarësinë. Nëse firma do të marrë përsipër një përgjegjësi të drejtimit si pjesë e
shërbimit të sigurisë, kërcënimet e krijuara do të ishin kaq të rëndësishme sa që asnjë masë
mbrojtëse nuk do të mund t`i zvogëlonte kërcënimet në një nivel të pranueshëm. Prandaj, kur jep
shërbimet e sigurisë për një klient të sigurisë, një firmë nuk duhet të marrë një përgjegjësi të
drejtimit si pjesë e shërbimeve të sigurisë. Në qoftë se firma merr përsipër një përgjegjësi të
drejtimit si pjesë e ndonjë shërbimi tjetër të kryer për klientin e sigurisë, ajo duhet të sigurohet që
ETIKA 113
përgjegjësia nuk lidhet me cështjen në fjalë dhe as informacionin për cështjen në fjalë të një
angazhimi të sigurisë të dhënë nga firma.
2910,145 Për të shmangur rrezikun e marrjes përsipër të një përgjegjësie të drejtimit në lidhje me
cështjen në fjalë dhe informacionin për cështjen në fjalë të një angazhimi të sigurisë, firma duhet
të sigurohet që një anëtar i drejtimit është përgjegjës për bërjen e gjykimeve dhe marrjen e
vendimeve të rëndësishme, të cilat janë përgjegjësi e duhur e drejtimit, për vlerësimin e
rezultateve të shërbimit dhe pranimin e përgjegjësisë se veprimet që do të kryhen rrjedhin nga
rezultatet e shërbimit. Kjo zvogëlon rrezikun që firma të bëje pa dashje, në emër të drejtimit,
ndonjë gjykim apo të marrë vendim të rëndësishëm. Rreziku është reduktuar më tej kur firma i
jep klientit mundësinë për të bërë gjykime dhe vendime të bazuara në një analizë objektive dhe
transparente dhe në paraqitjen e çështjeve.
Konsiderata të tjera
291,146 Kërcënimet ndaj pavarësisë mund të krijohen kur një firmë jep një shërbim të jo-sigurisë në
lidhje me informacionin për cështjen në fjalë të një angazhimi të sigurisë. Në raste të tilla, duhet
të vlerësohet shkalla e përfshirjes së firmës në informacionin për cështjen në fjalë të angazhimit
dhe të përcaktohet nëse ndonjë kërcënim i vetërishikimit që nuk është në një nivel të pranueshëm
mund të reduktohet në një nivel të pranueshëm nga zbatimi i masave mbrojtëse.
291,147 Një kërcënim i vetë-rishikimit mund të krijohet nëse firma është e përfshirë në përgatitjen e
informacionit për një cështje, e cila më pas bëhet informacion për një cështje që trajtohet nga
anagzhimi i sigurisë. Për shembull, një kërcënim i vetërishikimit do të krijohet nëse firma ka
zhvilluar dhe përgatitur informacionet financiare prospektive, dhe më pas jep siguri për këto
informacione. Për pasojë, firma duhet të vlerësojë rëndësinë e çdo kërcënimi të vetërishikimit të
krijuar nga dhënia e këtyre shërbimeve dhe kur është e nevojshme, të zbatojë masa mbrojtëse për
të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
291,148 Kur një firmë kryen një vlerësim që formon një pjesë të informacionit për një cështje në
shqyrtim të një angazhimi të sigurisë, firma duhet të vlerësojë rëndësinë e ndonjë kërcënimi të
vetërishikimit dhe kur është e nevojshme, të zbatojë masa mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin
apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm.
Honoraret
Honoraret— Madhësia Relative e tyre
291.149 Kur shuma totale e honorareve që vijnë nga një klient i sigurisë, përfaqëson një pjesë të madhe
të honorareve totale të një firme, varësia tek ky klient dhe shqetësimi i humbjes së tij, mund të
krijojnë një kërcënim të egoizmit ose të frikësimitt. Rëndësia e kërcënimit do të varet nga faktorë
të tillë si:
Struktura e shfrytëzimit të firmës; dhe
Fakti në se firma ka eksperiencë të gjatë pune, apo ajo është krijuar kohët e fundit.
Rëndësia sasiore dhe/ose cilësore e klientit për firmën
Rëndësia e kërcënimit do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eleminuar rrezikun ose zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
këtyre masave mbrojtëse përfshijnë:
ETIKA 114
Reduktimin e varësisë nga klienti;
Rishikimet e jashtme të kontrollit të cilësisë; ose
Konsultimin për gjykimet kyc të sigurisë me një palë të tretë, siç është një organizëm
profesional rregullator, ose një profesionist kontabël.
291.150 Një kërcënim i egoizmit apo frikësimit krijohet edhe kur honoraret e pagesave të gjeneruara nga
një klient i sigurisë përfaqësojë një pjesë të madhe të të ardhurave nga klientët e një ortaku
individual. Rëndësia e kërcënimit do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen
masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm. Një
shembull i një mase mbrojtëse të tillë është angazhimi i një profesionisti kontabël tjetër, i cili nuk
ka qënë anëtar i grupit të sigurisë për rishikimin e punës, ose ndryshe për dhënien e këshillave
sipas nevojës;
Honoratet e Pagesës – të Vonuara në Shlyerje
291,151 Një kërcënim i egoizmit mund të krijohet nëse honoraret që duhen paguar nga një klient i
sigurisë mbeten të papaguara për një kohë të gjatë, sidomos nëse një pjesë e rëndësishme nuk
është paguar para lëshimit të raportit të sigurisë për periudhën në vijim. Përgjithësisht, firma
pritet të kërkojë pagesën e këtyre honorareve para se të lëshohet raporti i sigurisë. Në qoftë se
honoraret mbeten të papaguara pas lëshimit të raportit, ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi
do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar
kërcënimin apo reduktuar atë në një nivel të pranueshëm. Një shembull një mase mbrojtëse të
tillë është angazhimi i një profesionisti kontabël tjetër, i cili nuk ka marrë pjesë në angazhimin e
sigurisë për të dhënë këshilla ose për të rishikuar punën e kryer. Firma do të përcaktojë nëse
honoraret e pashlyera në kohë mund të konsiderohen të barasvlershme me një kredi që i jepet
klientit dhe nëse, për shkak të rëndësisë së honorareve të prapambetura, do të ishte e
përshtatshme që firma të riemërohej ose angazhimi i sigurisë të vazhdohej.
Honoraret e Kushtëzuara
291,152 Honoraret e kushtëzuara janë ato honorare që llogariten mbi një bazë të paracaktuar që lidhet
me rezultatin e një transaksioni ose rezultatin e shërbimeve të kryera nga firma. Për qëllime të
këtij seksioni, një honorar nuk do të konsiderohet i kushtëzuar, po qe se ai është caktuar nga një
gjykatë ose një autoritet tjetër publik.
291,153 Një honorar i kushtëzuar i ngarkuar nga një firmë drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë për
shembull, përmes një ndërmjetësi, në lidhje me një angazhim të sigurisë krijon një kërcënim të
egoizmit që është aq i rëndësishëm sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlojë
kërcënimin në një nivel të pranueshëm. Prandaj, një firmë nuk duhet të hyjë në ndonjë
marrëveshje të tillë për honorarin.
291,154 Një honorar i kushtëzuar i ngarkuar nga firma drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë, për
shembull përmes një ndërmjetësi, në lidhje me një shërbim të jo-sigurisë të dhënë për një klient
të sigurisë, mund të krijojë gjithashtu një kërcënim të egoizmit. Në qoftë se rezultati i shërbimit
të jo-sigurisë dhe shuma e honorarit do të varen nga një gjykim i ardhshëm ose bashkëkohor në
lidhje me një cështje që është materiale për informacionin mbi cështjen në fjalë të anagzhimit të
sigurisë, asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlojë rrezikun në një nivel të pranueshëm,
Prandaj, këto lloj marrëveshjesh nuk duhet të pranohen.
ETIKA 115
291,155 Për marrëveshjet e tjera të honorareve të kushtëzuara që një firmë i ngarkon për një shërbim të
jo-sigurisë për një klient të sigurisë, ekzistenca dhe rëndësia e çdo kërcënimi do të varet nga
faktorë të tillë si:
Intervali i shumave të mundshme të honorareve;
Fakti nëse një autoritet i duhur përcakton rezultatin e çështjes mbi të cilin do të llogaritet
honorari i kushtëzuar;
Natyra e shërbimit, dhe
Efekti i ngjarjes ose transaksionit mbi informacionin për cështjen në fjalë.
Rëndësia e çdo kërcënimi do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimet ose zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
këtyre masave mbrojtëse janë:
Angazhimi i një profesionisti kontabël për rishikimin e punës përkatëse të sigurisë apo
ndryshe, për të dhënë këshilla sipas nevojës, ose
Përdorimin e profesionistëve që nuk janë anëtarë të grupit të sigurisë për të kryer shërbimet e
jo-sigurisë.
Dhuratat dhe Mikpritja
291,156 Pranimi i dhuratave apo mikpritjeve nga një klient i sigurisë mund të krijojë kërcënimet e
egoizmit dhe të familjaritet. Në qoftë se një firmë ose një anëtar i grupit të sigurisë pranon
dhurata apo mikpritje, përveç nëse vlera e tyre është e vogël dhe e parëndësishme , kërcënimet e
krijuara do të ishin kaq të rëndësishme sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund të zvogëlojë
kërcënimet në një nivel të pranueshëm. Rrjedhimisht, një firmë ose një anëtar i grupit të sigurisë
nuk duhet të pranojë këto dhurata apo mikpritje.
Paditë Gjyqësore Aktuale ose të Kërcënuara
291,157 Kur ndodh ose kur ka të ngjarë të ndodhë një padi gjyqësore, midis firmës ose një anëtari të
grupit të sigurisë dhe klientit të sigurisë, krijohen kërcënimet e egoizmit dhe të frikësimit.
Marrëdhënia në mes të drejtimit të klientit dhe anëtarëve të grupit të sigurisë duhet të
karakterizohet nga një sinqeritet dhe informim i plotë në lidhje me të gjitha aspektet e
operacioneve të biznesit të klientit. Kur firma dhe drejtimi i klientit janë vendosur në pozita
kundershtuese për shkak të padisë gjyqësore aktuale apo të kërcënuar, të cilat ndikojnë në
vullnetin e drejtimit për të dhënë informacione shpjeguese të plota, krijohen kërcënimet e
egoizmit dhe të frikësimit. Rëndësia e kërcënimeve të krijuara do të varet nga faktorë të tillë si:
Materialiteti i padisë gjyqësore, dhe
Fakti nëse padia gjyqësore ka të bëjë me një angazhim të mëparshëm të sigurisë.
Rëndësia e kërcënimeve do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për të eliminuar kërcënimet ose zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm. Shembuj të
masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
ETIKA 116
Kur padia gjyqësore përfshin një anëtar të grupit të sigurisë, largimin e këtij individi nga grupi
i sigurisë, ose
Angazhimin e një profesionisti për të rishikuar punën e kryer.
Nëse këto masa mbrojtëse nuk i zvogëlojë kërcënimet në një nivel të pranueshëm, i vetmi veprim
i përshtatshëm është tërheqja nga, apo moskryerja e angazhimit të sigurisë.
ETIKA 117
Interpretimi 2005 -01 (Rishikuar në Korrik 2009 për tù konformuar me ndryshimet që dolën nga
projekti i BSNEPK për përmirësimin e qartësisë së Kodit)
Zbatimi i Seksionit 291 për Angazhimet e Sigurisë që nuk janë Angazhime të Auditimit të Pasqyrave
Financiare.
Ky interpretim jep udhëzime për zbatimin e kërkesave të pavarësisë që përmban Seksioni 291 për
angazhimet e sigurisë, të cilat nuk janë angazhime të auditimit të pasqyrave financiare.
Ky interpretim fokusohet në zbatimin e atyre çështjeve, të cilat janë specifike për ato angazhime të
sigurisë, që nuk janë angazhime të auditimit të pasqyrave financiare. Ekzistojnë edhe çështje të tjera, që
përmenden në seksionin 291, të cilat lidhen me kërkesat e pavarësisë për të gjitha angazhimet e dhënies
së sigurisë. Për shembull, në paragrafin 291.3 thuhet se duhet të vlerësohet çdo kërcënim që firma ka
arsye të besojë se mund të krijohet nga interesat dhe marrëdhëniet e firmave rrjet. Aty thuhet se kur
grupi i sigurisë ka arsye të besojë se për vlerësimin e pavarësisë së firmës nga klienti duhet të shqyrtohet
një entitet i lidhur i atij klienti, gjatë këtij vlerësimi të pavarësisë së klientit dhe në zbatimin e masave të
nevojshme mbrojtëse, ai duhet të mbajë parasysh edhe këtë entitet të lidhur. Këto çështje nuk trajtohen
në mënyrë specifike në këtë interpretim.
Sikurse shpjegohet në Kuadrin Ndërkombëtar të Angazhimeve për Dhënien e Sigurisë, të publikuar nga
Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS), në një angazhim të sigurisë,
profesionisti kontabël i pavarur shpreh një opinion, që synon të rritë nivelin e besimit të përdoruesve të
synuar, që janë të ndryshëm nga pala përgjegjëse, lidhur me rezultatet e vlerësimit ose të matjes të një
çështje të caktuar kundrejt një kriteri të dhënë.
Angazhimet e Sigurisë që Bazohen në Pohime
Në një angazhim të sigurisë që bazohet në pohime, vlerësimi ose matja e çështjes në fjalë kryhet nga
pala përgjegjëse dhe informacionet për çështjen në fjalë janë në formën e pohimeve që bëhen nga pala
përgjegjëse, të cilat ju bëhen disponibël përdoruesve të synuar.
Në një angazhim të sigurisë që bazohet në pohim pavarësia kërkohet nga pala përgjegjëse, e cila ka
përgjegjësinë për informacionet lidhur me çështjen në fjalë dhe mund të jetë përgjegjëse edhe për
çështjen në fjalë (në shqyrtim).
Në ato angazhime të sigurisë që bazohen në pohime, në të cilat pala përgjegjëse ka përgjegjësinë për
informacionet lidhur me çështjen në fjalë, por jo për vetë çështjen, pavarësia kërkohet nga pala
përgjegjëse. Veç kësaj, duhet të vlerësohet çdo kërcënim që firma ka arsye të besojë se mund të krijohet
nga interesat dhe marrëdhëniet midis një anëtari të grupit të sigurisë, firmës, një firme rrjet dhe palës që
është përgjegjëse për çështjen në fjalë.
Angazhimet e Sigurisë që Raportohen Drejtpërdrejt
Në një angazhim të sigurisë që raportohet drejtpërdrejt, profesionisti kontabël i pavarur kryen vlerësimin
apo matjen e çështjes në fjalë, ose merr një paraqitje nga pala përgjegjëse që ka kryer vlerësimin ose
matjen, që nuk ka qënë bërë disponibël për përdoruesit e synuar. Informacionet për çështjen në fjalë ju
jepen përdoruesve të synuar nëpërmjet raportit të sigurisë.
Në një angazhim të sigurisë që raportohet direkt, pavarësia kërkohet nga pala përgjegjëse, e cila ka
përgjegjësinë për çështjen në fjalë.
ETIKA 118
Palët përgjegjëse të Shumëfishta
Sikurse në angazhimet e sigurisë që bazohen në pohime, ashtu edhe në angazhimet e sigurisë që
raportohen drejtpërdrejt, mund të ketë disa palë përgjegjëse. Për shembull, një kontabilisti publik të
pavarur mund t`i kërkohet që të japë siguri lidhur me statistikat e qarkullimit për një numër gazetash me
pronësi të pavarur nga njëra tjetra. Misioni mund të jetë një angazhim sigurie që bazohet në pohim,
atëhere kur çdo gazetë e mat vetë qarkullimin e saj dhe statistikat janë dhënë në këtë mënyrë në një
pohim që ju vihet në dispozicion përdoruesve të synuar. Në mënyrë alternative, misioni mund të jetë një
angazhim sigurie që raportohet drejtpërdrejt, ku nuk ka ndonjë pohim dhe mund të ketë ose jo një
paraqitje me shkrim nga gazetat.
Në këto angazhime, kur përcaktohet në se ka nevojë që për secilën palë përgjegjëse të zbatohen
dispozitat e seksionit 291, firma mund të mbajë parasysh, faktin nëse ndonjë interes apo marrëdhënie
midis firmës, ose një anëtari të grupit të sigurisë dhe një pale të veçantë përgjegjëse, do të mund të
krijonte një kërcënim ndaj pavarësisë që, në kontekstin e informacioneve për çështjen në fjalë, nuk do të
ishte i vogël e i parëndësishëm. Për këtë duhet të mbahen parasysh:
(a) Materialiteti i informacioneve për çështjen në fjalë (ose i vetë çështjes në fjalë) për të cilat
përgjegjësinë e ka një palë përgjegjëse e caktuar.
(b) Shkalla e interesit publik që lidhet me angazhimin.
Në qoftë se firma përcakton se kërcënimet ndaj pavarësisë që krijohen nga ndonjë marrëdhënie me një
palë përgjegjëse të caktuar do të ishin të vogla e të parëndësishme, atehere për atë palë përgjegjëse mund
të mos ketë nevojë të zbatohen të gjitha dispozitat e këtij seksioni.
Shembull
Shembulli në vijim është përpunuar për të demonstruar zbatimin e seksionit 291. Supozohet se klienti
nuk është gjithashtu, një klient që firma ose një firmë rrjet i auditon pasqyrat financiare.
Një firmë angazhohet të japë siguri lidhur me totalin e rezervave të naftës të provuara për 10 shoqëri
tregtare të pavarura. Për të përcaktuar rezervat (çështja që shqyrtohet) çdo shoqëri ka kryer vrojtimet
gjeografike dhe gjeologjike. Për të përcaktuar se kur një rezervë mund të vlerësohet si e provuar janë
vendosur kritere, të cilat profesionisti kontabël i pavarur i gjykon si të përshtatëshme për angazhimin.
Rezervat e provuara për çdo shoqëri me datën 31 Dhjetor 20X0 jane si vijon:
Rezervat e naftës të provuara në 000 fuçi
Shoqëria 1 5,200
Shoqëria 2 725
Shoqëria 3 3,260
Shoqëria 4 15,000
Shoqëria 5 6,700
Shoqëria 6 39,126
Shoqëria 7 345
Shoqëria 8 175
Shoqëria 9 24,135
Shoqëria 10 9,635
Totali 104,301
Angazhimi mund të strukturohet në mënyra të ndryshme:
ETIKA 119
Angazhimet e bazuara në pohime
A1. Çdo shoqëri i mat vetë rezervat e saj dhe jep nje pohim për firmën dhe për përdoruesit e
synuar.
A2. Një entitet tjetër, i ndryshëm nga shoqëritë, i mat rezervat dhe jep një pohim për firmën
dhe për përdoruesit e synuar.
Angazhimet e raportimit të drejtpërdrejtë
D1. Çdo shoqëri mat rezervat dhe e pajis firmën me një paraqitje me shkrim, që tregon për
matjen e rezervave kundrejt kriterit të përcaktuar për matjen e rezervave të provuara. Kjo
paraqitje nuk ju është vënë në dispozicion përdoruesve të synuar.
D2. Firma mat drejtpërdrejt rezervat e disa shoqërive.
Zbatimi i metodës:
A1. Çdo shoqëri i mat vetë rezervat e saj dhe jep një pohim për firmën dhe për përdoruesit e
synuar.
Në këtë angazhim ka disa palë përgjegjëse (shoqëritë 1- 10). Kur vlerëson nëse ka nevojë që dispozitat e
pavarësisë të zbatohen për të gjitha shoqëritë, firma mund të marrë në konsideratë faktin nëse, një interes
apo marrëdhënie me një shoqëri të veçantë, do të krijonte një kërcënim për pavarësinë, i cili nuk do të
ishte në një nivel të pranueshëm. Për këtë duhet të mbahen parasysh faktorë të tillë si:
Materialiteti i rezervave të provuara të shoqërisë në totalin e rezervave që duhen raportuar; dhe
Shkalla e interesit publik që lidhet me angazhimin ( paragrafi 291.28)
Për shembull, shoqëria 8 llogarit të ketë 0,17% të totalit të rezervave, kështu që një marrëdhënie ose
interes biznesi me shoqërinë 8 do të krijonte një kërcënim më të vogël se sa një marrëdhënie e ngjashme
me shoqërinë 6, e cila llogarit të ketë afërsisht 37,5 % të rezervave.
Duke përcaktuar ato shoqëri, për të cilat duhet të zbatohen kërkesat e pavarësisë, grupi i sigurisë dhe
firma kërkohet që të jenë të pavarura nga ato palë përgjegjëse, të cilat do të vlerësoheshin se do të ishin
klienti i sigurisë (paragrafi 291.28)
A2. Një entitet tjetër dhe jo shoqëritë, vlerëson rezervat dhe jep një pohim për firmën dhe për
përdoruesit e synuar.
Firma do të duhet të jetë e pavarur nga entiteti që vlerëson rezervat dhe jep pohimin për firmën dhe për
përdoruesit e synuar (paragrafi 291.19). Ai entitet nuk është përgjegjës për çështjen në shqyrtim kështu
që kërkohet të vlerësohet çdo kërcënim që firma ka arsye të besojë se mund të krijohet nga interesat/
marrëdhëniet me palën që është përgjegjëse për çështjen që shqyrtohet (paragrafi 291.19). Në këtë
angazhim ka disa palë përgjegjëse për çështjen që shqyrtohet (shoqëritë 1-10). Sikurse shpjegohet në
shembullin A1 më lartë, firma mund të marrë parasysh nëse një interes ose marrëdhënie me një shoqëri
të veçantë do të krijonte një kërçënim për pavarësinë, i cili nuk do të ishte krejt i parëndësishëm.
D1. Çdo shoqëri i mat vetë rezervat dhe e pajis firmën me një paraqitje të shkruar ku jepet
matja e rezervave kundrejt kriterit të vendosur për matjen e rezervave të provuara. Kjo
paraqitje nuk ju është vënë në dispozicion përdoruesve të synuar.
ETIKA 120
Në këtë angazhim ka disa palë përgjegjëse për çështjen që shqyrtohet (shoqëritë 1-10). Kur përcaktohet
nëse dispozitat e pavarësisë duhet të zbatohen për të gjitha shoqëritë, firma mund të marrë në konsideratë
faktin nëse një interes ose marrëdhënie me një shoqëri të veçantë do të krijonte një kërcënim për
pavarësinë, që nuk do të ishte krejt i parëndësishëm. Kjo do të kërkonte të mbaheshin parasysh faktorë të
tillë siç janë:
Materialiteti i rezervave të provuara të shoqërisë në totalin e rezervave që duhen raportuar; dhe
Shkallën e interesit publik që lidhet me angazhimin (paragrafi 291.28)
Për shembull, shoqëria 8 llogarit të ketë 0,17% të totalit të rezervave, kështu që një marrëdhënie ose
interes biznesi me shoqërinë 8 do të krijonte një kërcënim më të vogël se sa një marrëdhënie e ngjashme
me shoqërinë 6, e cila llogarit të ketë afërsisht 37,5 % të rezervave.
Duke përcaktuar ato shoqëri, për të cilat duhet të zbatohen kërkesat e pavarësisë, grupi i sigurisë dhe
firma kërkohet që të jenë të pavarura nga ato palë përgjegjëse që do të vlerësoheshin se do të ishin klienti
i sigurisë (paragrafi 291.28)
D2. Firma i vlerëson direkt rezervat e disa shoqërive
Zbatimi është i njëjtë si në shembullin D1.
ETIKA 121
PJESA C: PROFESIONISTËT KONTABËL TË PUNËSUAR (NË BIZNES)
SEKSIONI 300 Hyrje
SEKSIONI 310 Konfliktet e Interesit
SEKSIONI 320 Përgatitja dhe Raportimi i Informacionit
SEKSIONI 330 Kryerja e Punës me Eskpertizën e Nevojshme
SEKSIONI 340 Interesat (pjesëmarrjet) Financiare, Kompensimi dhe Nxitjet që lidhen me
Raportimin Financiar dhe Vendimarrjen
SEKSIONI 350 Nxitjet
ETIKA 122
SEKSIONI 300
Hyrje
300.1 Kjo pjesë e Kodit përshkruan mënyrën se si duhet të zbatohet kuadri konceptual që jepet në
Pjesën A, nga profesionistët kontabël të punësuar. Kjo pjesë nuk përshkruan të gjitha rrethanat
dhe marrëdhëniet që mund të ndeshen nga një profesionist kontabël i punësuar, të cilat krijojnë
ose mund të krijojnë kërcënime ndaj respektimit të parimeve themelore. Prandaj, profesionistët
kontabël të punësuar inkurajohen të jenë vigjilentë për rrethana dhe marrëdhënie të tilla.
300.2 Investitorët, kreditorët, punëdhënësit dhe sektorët e tjerë të komunitetit të biznesit, si edhe
qeveritë e publiku i gjerë, të gjithë mund të mbështeten në punën e profesionistëve kontabël të
punësuar. Profesionistet kontabël të punësuar mund të jenë veças ose bashkërisht përgjegjës për
përgatitjen dhe raportimin e informacioneve financiare dhe të informacioneve të tjera, tek të cilat
mbështetet organizata e tyre punëdhënëse dhe palët e treta. Ata, gjithashtu, mund të jenë
përgjegjës për dhënien e këshillave efektive dhe kompetente për drejtimin financiar lidhur me një
gamë të gjerë çështjesh të biznesit.
300.3 Një profesionist kontabël i punësuar mund të jetë një punonjës që merr një rrogë, një ortak
(ortak), një drejtor (qoftë ky ekzekutiv ose jo ekzekutiv) një pronar-drejtues, një vullnetar apo
edhe një tjetër që punon për një apo për më shumë organizata punëdhënëse. Forma ligjore e
marrëdhënieve me organizatën punëdhënëse nuk sjell ndonjë detyrim mbi përgjegjësitë etike që
duhet të ketë profesionisti kontabël i punësuar.
300.4 Një profesionist kontabël i punësuar ka përgjegjësinë për t`i çuar më tej qëllimet legjitime të
organizatës së tij të punësimit. Ky kod nuk synon të pengojë profesionistin kontabël në
përmbushjen si duhet të kësaj përgjegjësie, por ai trajton rrethanat, në të cilat mund të
kompromentohet pajtueshmëria me parimet themelore.
300.5 Një profesionist kontabël i punësuar shpesh mban një pozicion drejtues brenda organizatës. Sa
më i lartë të jetë pozicioni, aq më e madhe do të jetë aftësia dhe mundësia për të influencuar
ngjarjet, praktikat dhe qëndrimet. Pranadaj një profesionisti kontabël i punësuar parashikohet që
në organizatën punëdhënëse të inkurajojë një kulturë që bazohet në etikë, dhe e vë theksin tek
rëndësia që ka për drejtimin e lartë sjellja etike.
300.6 Një profesionist kontabël i punësuar nuk duhet të angazhohet në mënyrë të vetëdijshme në
ndonjë veprimtari biznesi, profesionale ose aktivitet që mund të dëmtojë integritetin,
objektivitetin dhe reputacionin e mirë të profesionit dhe për rrjedhojë, do të ishte i papajtueshëm
me parimet themelore.
300.7 Respektimi i parimeve themelore mund të kërcënohet potencialisht nga një diapazon i gjerë
rrethanash e marrëdhëniesh. Kërcënimet përfshihen në kategoritë që jepen në vijim:
(a) Egoizmi;
(b) Vetërishikimi;
(c) Favorizimi;
(d) Familiariteti; dhe
(e) Frikësimi.
ETIKA 123
Këto kërcënime janë trajtuar në mënyrë më të plotë në Pjesën A të këtij Kodi.
300.8 Shembuj të rrethanave që, për një profesionist kontabël në punësuar, mund të krijojnë kërcënimin
e egoizmit janë:
Mbajtja e një interesi financiar ose marrja e një huaje ose garancie nga një organizatë
punëdhënëse.
Pjesëmarrja në marrëveshjet që nxitin kompensimin që ofrohet nga organizata punëdhënëse.
Përdorimi i papërshtatshëm për qëllime personale i aktiveve të shoqërisë.
Shqetësimet për sigurinë e vazhdimësisë së punësimit.
Presioni tregtar nga jashtë organizatës së punësimit.
300.9 Një shembull i rrethanave që krijojnë një kërcënim të vetërishikimit për një profesionist kontabël
të punësuar është përcaktimi i trajtimit të duhur kontabël në rastin e një kombinimi biznesi pas
kryerjes së studimit të fizibilitetit mbi të cilin është mbështetur vendimi i blerjes.
300.10 Profesionistët kontabël të punësuar, gjatë përmbushjes të qëllimeve dhe objektivave të ligjshme
të organizatave të tyre të punësimit, nëpërmjet deklarimeve që nuk janë false ose kequdhëzuese,
mund të promovojnë pozitën e organizatës së tyre. Këto veprime përgjithësisht, nuk do të
krijonin ndonjë kërcënim të favorizimit.
300.11 Shembuj të rrethanave, që për një profesionist kontabël të punësuar mund të krijojnë kërcënime
të familiaritetit, janë:
Të qënurit përgjegjës për raportimin financiar të organizatës, kur një anëtar i drejtpërdrejtë
ose i afërt i familjes i punësuar nga entiteti merr vendimet që ndikojnë në raportimin financiar
të entitetit.
Lidhja e gjatë me kontaktet e biznesit që influencojnë vendimet e biznesit.
Pranimi i një dhurate ose i një trajtimi preferencial, përveç rasteve kur vlera është vogël dhe e
parëndësishme.
300.12 Shembuj të rrethanave, që për një profesionist kontabël të punësuar mund të krijojnë kërcënimet
e frikësimit, janë:
Kërcënimi me pushim nga puna ose me zëvendësimin e profesionistit kontabël të punësuar
ose të një anëtari të ngushtë apo të drejtpërdrejtë të familjes së tij, që lidhet me një
mosmarrëveshje për zbatimin e një parimi kontabël, ose për mënyrën se si duhet të raportohet
informacioni financiar.
Rasti kur një personalitet i lartë përpiqet të influencojë proçesin e vendimmarrjes, për
shembull, për marrjen e një kontrate apo zbatimin e një parimi kontabël.
ETIKA 124
300.13 Masat mbrojtëse që mund të eleminojnë ose zvogëlojnë kërcënimet në një nivel të pranueshëm,
grupohen në dy kategori të mëdha:
(a) Masa mbrojtëse që krijohen nga vetë profesioni, legjislacioni ose rregullat; dhe
(b) Masa mbrojtëse që ekzistojnë në vendin e punës.
Shembuj të masave mbrojtëse që krijohen nga profesioni, legjislacioni ose rregullat janë dhënë
me detaje në paragrafin 100.14 të pjesës A të këtij Kodi.
300.14 Masat mbrojtëse që ekzistojnë në vendin e punës përfshijnë:
Sistemet e mbikëqyrjes korporative që përdor organizata punëdhënëse ose strukturat e tjera
mbikëqyrëse të saj.
Ekzistencën e programeve etike dhe të sjelljes së organizatës punëdhënëse.
Procedurat e rekrutimit që përdor organizata punëdhënëse, të cilat e vënë theksin në
punësimin e personelit kompetent dhe të nivelit të lartë.
Kontrollet e brendëshme të forta.
Proçeset e duhura disiplinore.
Lidershipin që e vë theksin në rëndësinë e sjelljes etike dhe në parashikimin që punonjësit do
të veprojnë në mënyrë etike.
Politikat dhe procedurat që përdoren për të zbatuar dhe monitoruar cilësinë e performacës së
punonjësit.
Komunikimin në kohë të politikave dhe proçedurave të organizatës punëdhënëse, përfshirë
ndryshimet e tyre, për të gjithë punonjësit dhe trainimin e formimin e duhur për zbatimin e
tyre.
Vendosjen e politikave dhe procedurave që u japin mundësi dhe i inkurajojnë punonjësit të
komunikojnë me nivelet e larta brenda organizatës punëdhënëse për çështjet etike që i
shqetësojnë, pa patur frikë se mund të ndëshkohen.
Konsultimi me një profesionist kontabël tjetër të përshtatshëm.
300.15 Në ato rrethana, kur një profesionist kontabël i punësuar beson se sjelljet apo veprimet jo etike të
kryera nga të tjerët do të vazhdojnë të ndodhin brenda organizatës punëdhënëse, profesionisti
kontabël i punësuar duhet të marrë parasysh kërkimin e këshillave ligjore. Në ato situata
ekstreme, kur janë ezauruar të gjitha masat e mundëshme mbrojtëse dhe nuk ka mundësi që
rreziku të zvogëlohet në një nivel të pranueshëm, profesionisti kontabël i punësuar mund të arrijë
në përfundimin se më e përshtatëshme do të ishte dorëheqja nga organizata punëdhënëse.
ETIKA 125
SEKSIONI 310
Konfliktet e Interesit
310.1 Një profesionist kontabël i punësuar gjatë kryerjes së një aktiviteti mund të ndeshet me një
konflikt interesi. Një konflikt interesi krijon një kërcënim për objektivitetin dhe mund të krijojë
kërcënime edhe për parimet e tjera themelore. Këto kërcënime mund të krijohen kur:
Profesionisti kontabël ndërmerr një aktivitet profesional për një çështje të veçantë për dy ose më
shumë palë, interesat e të cilave në lidhje me këtë çështje janë në konflikt;
Interesat e profesionistit kontabël në lidhje me një çështje të veçantë dhe interesat e një pale për
të cilën profesionisti kontabël ndërmerr një aktivitet profesional të lidhur me atë çështje, janë në
konflikt.
Një palë mund të jetë një organizatë punëdhënëse, një shitës, një klient, një huadhënës, një aksioner
ose një palë tjetër.
Një profesionist kontabël nuk do të lejojë një konflikt interesi që kompromenton gjykimin
profesional ose të biznesit.
310.2 Shembuj të rrethanave ku mund të lindë një konflikt interesi janë:
Rastet kur u shërbehet dy ose më shumë organizatave punëdhënëse në një pozicion menaxherial
ose të një organi qeverisës dhe marrja e informacionit konfidencial nga njëra organizate
punedhënëse, mund të përdoret nga profesionisti kontabël në avantazhin apo dizavantazhin e
organizatës tjetër punëdhënëse.
Ndërmarrja e një aktiviteti profesional për secilën nga dy palët në një ortakëri që punësojnë
profesionistion kontabël për t`i ndihmuar ato të ndërpresin ortakërinë.
Përgatitja e informacionit financiar për disa anëtarë të drejtimit të entitetit që punëson
profesionistin kontabël, të cilët kërkojnë të ndërmarrin një veprimtari menaxheriale të pasblerjes.
Të qenit përgjegjës për zgjedhjen e një shitësi për organizatën që punëson profesionistin
kontabël, kur një anëtar i drejtperdrejtë i familjes së profesionsitit kontabël mund të përfitojë
financiarisht nga transaksioni.
Shërbimi në kapacitetin e organit qeverisës në një organizate punëdhënëse që aprovon disa
investime për kompaninë ku njëri prej këtyre investimeve do të shtojë vlerën e portofolit të
investimit personal të profesionistit kontabël ose të një anëtari të ngushtë të familjes së tij.
310,3 Gjatë identifikimit dhe vlerësimit të interesave dhe marrëdhënieve që mund të krijojnë një
konflikt interesi si dhe zbatimit të masave mbrojtëse, nëse është e nevojshme, për të eleminuar
ose zvogëluar ndonjë kërcënim ndaj respektimit të parimeve themelore deri në nje nivel të
pranueshëm, një profesionist kontabël i punësuar do të ushtrojë gjykimin profesional dhe do të
jetë vigjilent ndaj të gjitha interesave dhe marrëdhënieve të cilat do e çonin një palë të tretë të
arsyeshme dhe të informuar, që vlerëson të gjitha faktet dhe rrethanat specifike që kanë qënë në
dispozicion të profesionistit kontabël në atë kohë, në përfundimin se mund të kompromentohet
pajtueshmëria me parimet themelore.
310,4 Kur trajton një konflikt interesi, një profesionist kontabël i punësuar inkurajohet të kërkojë
udhëzime brenda organizatës punëdhënëse ose nga të tjerë, siç është një organizëm profesional,
këshilltar ligjor ose një profesionist tjetër kontabël. Kur jep informacione shpjeguese ose ndan
informacionet brenda organizatës punëdhënëse dhe kërkon udhëzim nga palët e treta,
profesionisti kontabël duhet të jetë vigjilent ndaj parimit themelor të konfidencialitetit.
310,5 Nëse kërcënimi i krijuar nga një konflikt interesi nuk është në një nivel të pranueshëm,
profesionisti kontabël i punësuar do të zbatojë masat mbrojtëse për të eleminuar kërcënimin ose
ETIKA 126
zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm. Nëse masat mbrojtëse nuk mund të zvogëlojnë
kërcënimin në një nivel të pranueshëm, profesionisti kontabël i punësuar do të tërhiqet nga
ndërmarrja ose vazhdimi i aktivitetit profesional që do të rezultonte në një konflikt interesi; ose
do të ndërpresë marrëdhëniet përkatëse, apo të zgjidhë interesat përkatëse për të eleminuar
kërcënimin ose zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm.
310,6 Kur shqyrton nëse ekziston një konflikt interesi, ose nëse mund të krijohet një i tillë, profesionisti
kontabël i punësuar do të ndërmarrë hapat e arsyeshme për të përcaktuar:
Natyrën e interesave përkatëse dhe marrëdhënieve midis palëve të përfshira; dhe
Natyrën e aktivitetit dhe domethënien e tij për palët përkatëse.
Natyra e aktiviteteve si dhe interesave dhe marrëdhënieve përkatëse mund të ndryshojë me kalimin e
kohës. Profesionisti kontabël i punësuar do të jetë vigjilent për këto ndryshime me qëllim që të
identifikojë rrethanat që mund të krijojnë një konflikt interesi.
310,7 Nëse identifikohet një konflikt interesi, profesionisti kontabël i punësuar do të vlerësojë:
Rëndësinë e interesave ose marrëdhënieve përkatëse; dhe
Rëndësinë e kërcënimeve të krijuara nga ndërmarrja e aktivitetit ose aktiviteteve profesionale. Në
përgjithësi, sa më e drejtpërdrejtë të jetë lidhja midis aktivitetit profesional dhe çështjes mbi të
cilën interesat e palëve janë në konflikt, aq më i madh do të jetë kërcënimi ndaj objektivitetit dhe
pajtueshmërisë me parimet e tjera themelore.
310.8 Profesionisti kontabël i punësuar do të zbatojë masat mbrojtëse, kur është e nevojshme, për të
eleminuar kërcënimet ndaj pajtueshmërisë me parimet themelore, të krijuara nga konflikti i interesit ose
për t`i zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm. Në varësi të rrethanave që çojnë në konflikt interesi,
mund të jetë e përshtatshme të zbatohet njëra ose disa nga masat mbrojtëse të mëposhtme:
Ristrukturimi ose ndarja e disa përgjegjësive dhe detyrave.
Sigurimi i një mbikëqyrjeje të përshtatshme, për shembull të vepruarit nën mbikëqyrjen e një
drejtori ekzekutiv ose jo-ekzekutiv.
Tërheqja nga proçesi i vendimarrjes që lidhet me çështjen që çon në konflikt interesi.
Konsultimi me palë të treta,të tilla si një organizëm profesional, një këshilltar ligjor ose një tjetër
profesionist kontabël.
310,9 Përveç kësaj, përgjithësisht është e nevojshme t’u jepen informacione për natyrën e konfliktit
palëve përkatëse, si dhe niveleve të duhura brenda organizatës punëdhënëse dhe, kur kërkohet të
zbatohen masa mbrojtëse për të zvogëluar kërcënimin në një nivel të pranueshëm, si dhe të
sigurohet pëlqimi i profesionistit kontabël të punësuar që kryen aktivitetin profesional. Në disa
rrethana pëlqimi mund të nënkuptohet nga sjellja e një pale, ku profesionisti kontabël ka prova të
mjaftueshme për të arritur në përfundimin se palët i njohin rrethanat që në fillim dhe se e kanë
pranuar konfliktin e interesit, nëse ato nuk kundërshtojnë për ekzistencën e konfliktit.
310,10 Kur dhënia e këtyre informacioneve është verbale, ose pëlqimi është verbal profesionisti kontabël
i punësuar inkurajohet të dokumentojë natyrën e rrethanave që çojnë në konflikt interesi, masat
mbrojtëse të zbatuara për të zvogëluar kërcënimet në një nivel të pranueshëm dhe pëlqimin e
marrë.
310,11 Një profesionist kontabël i punësuar mund të ndeshet me kërcënime të tjera ndaj respektimit të
parimeve themelore. Kjo mund të ndodhë, për shembull, kur përgatitet ose raportohet informacioni
financiar si rrjedhojë e një presioni të papërshtatshëm nga të tjerët brenda organizatës punëdhënëse ose
marrëdheniet financiare, të biznesit ose personale, që anëtarët e ngushtë ose të drejtpërdrejtë të familjes
ETIKA 127
të profesionistit kontabël kanë me organizatën punëdhënëse. Udhëzime për menaxhimin e këtyre
rreziqeve janë mbuluar nga Seksionet 320 dhe 340 të këtij Kodi.
ETIKA 128
SEKSIONI 320
Përgatitja dhe Raportimi i Informacionit
320.1 Profesionistët kontabël të punësuar shpesh përfshihen në përgatitjen dhe raportimin e
informacionit, i cili ose mund të jetë bërë publik ose është përdorur nga të tjerët brenda apo jashtë
organizatës punëdhënëse. Këto informacione mund të përfshijnë informacionet financiare ose të
drejtimit, për shembull parashikimet dhe buxhetet, pasqyrat financiare, diskutimet dhe analizat
për drejtimin, dhe letrën e paraqitjeve të drejtimit që ju jepet audituesve gjatë auditimit të
pasqyrave financiare të entitetit. Një profesionist kontabël i punësuar duhet të përgatitë ose të
paraqitë këtë informacion me sinqeritet, ndershmëri dhe në pajtim me standardet përkatëse
profesionale, me qëllim që informacioni të jetë i kuptueshëm sipas kontekstit.
320.2 Një profesionist kontabël i punësuar, i cili ka përgjegjësinë për përgatitjen ose aprovimin e
pasqyrave financiare të një organizate punëdhënëse, të cilat përgatiten për qëllime të
përgjithëshme, duhet të japë sigurinë se këto pasqyra janë paraqitur në pajtim me standardet e
zbatueshme të raportimit financiar.
320.3 Një profesionist kontabël i punësuar duhet të ndërmarra hapa të arsyeshëm për të mbajtur
informacionin për të cilin ai është përgjegjës në një mënyrë që:
(a) Përshkruan qartë natyrën e vërtetë të transaksioneve të biznesit, të aktiveve ose
detyrimeve;
(b) Klasifikon dhe regjistron informacionet në kohën dhe në mënyrën e duhur; dhe
(c) Paraqet faktet, në të gjitha aspektet e tyre materiale, me saktësi dhe në mënyrë të plotë.
320.4 Kërcënimet që i bëhen respektimit të parimeve themelore, për shembull, kërcënimet e egoizmit
ose të frikësimit kundrejt objektivitetit ose aftësisë profesionale dhe kujdesit të duhur, mund të
krijohen kur një profesionist kontabël i punësuar ndodhet nën presion (qoftë nga jashtë ose edhe
nga mundësia e përfitimeve personale) për t`u bërë vetë pjesë e informacionit që kequdhëzon ose
për t`u lidhur me informacionin që kequdhëzon nëpërmjet veprimeve që kryhen nga tjerët.
320.5 Rëndësia e këtyre kërcënimeve do të varet nga faktorë të tillë si burimi i presionit dhe kultura e
korporatës brenda organizatës punëdhënëse. Profesionisti kontabël i punësuar duhet të jetë
vigjilent ndaj parimit të integritetit, i çili imponon një detyrim mbi të gjithë profesionistët
kontabël për të qënë të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm në të gjitha marrëdheniet profesionale dhe
të biznesit. Kur kërcënimet lindin nga marrëveshjet e kompensimit ose nxitëse, është i
zbatueshëm seksioni 340.
320,6. Rëndësia e ndonjë kërcënimi do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme, duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për eleminimin ose zvogëlimin e tyre në një nivel të pranueshëm. Këto masa mbrojtëse
mund të përfshijnë konsultimin me drejtuesit e niveleve të larta brenda organizatës punëdhënëse
për shembull, me komitetin e auditimit ose me organe të tjera që janë përgjegjës për qeverisjen,
apo edhe konsultimin me një organizëm përkatës profesional.
320.6 Kur nuk është e mundur që kërcënimi të zvogëlohet në një nivel të pranueshëm, një profesionist
kontabël i punësuar duhet të refuzojë të qëndrojë i lidhur me informacionin që konsiderohet se
është ose mund të jetë kequdhëzues. Një profesionist kontabël i punësuar mund të jetë i lidhur në
mënyrë të pavullnetshme me informacionin kequdhëzues. Sapo të vihet në dijeni të këtij fakti,
ETIKA 129
profesionisti kontabël i punësuar duhet të ndërmarrë hapat e duhura për të zgjidhur lidhjen e tij
me këtë informacion. Për të përcaktuar nëse ka ndonjë detyrim për të raportuar, profesionisti
kontabël i punësuar mund të konsiderojë marrjen e këshillave ligjore. Veç kësaj, ai mund të
konsiderojë edhe faktin nëse duhet ose jo të japë dorëheqjen.
ETIKA 130
SEKSIONI 330
Kryerja e Detyrës me Ekspertizën e Nevojshme
330.1 Parimi themelor i kompetencës profesionale dhe i kujdesit të duhur kërkon që një profesionist
kontabël i punësuar të marrë përsipër të kryejë vetëm ato detyra të rëndësishme për të cilat ai
zotëron ose ka mundësi të marrë trainimin apo eksperiencën specifike të nevojshme. Një
profesionist kontabël i punësuar nuk duhet të kequdhëzojë në mënyrë të qëllimshme
punëdhënësin përsa i përket nivelit të ekspertizës ose të eksperiencës që ai zotëron, po kështu
profesionisti kontabël i punësuar nuk duhet të heqë dorë nga kërkesa për këshilla dhe asistencë të
duhur prej ekspertëve, kur një gjë e tillë kërkohet.
330.2 Rrethanat që kërcënojnë aftësinë e një profesionisti kontabël të punësuar që ai të kryejë detyrat
me nivelin e duhur të kompetencës profesionale dhe të kujdesit të duhur përfshijnë:
Kohën e pamjaftueshme për kryerjen siç duhet ose për përfundimin e detyrave përkatëse.
Informacionet që nevojiten për kryerjen e detyrave siç kërkohet nuk janë të plota, janë të
kufizuara, ose thënë ndryshe, të pamjaftueshme.
Eksperienca, trainimi dhe/ose edukimi profesional janë të pamjaftueshëm.
Burimet që kërkohen për të kryer detyrat siç duhet, janë të pamjaftueshme.
330.3 Rëndësia e këtyre kërcënimeve do të varet nga faktorë të tillë si, shkalla në të cilën profesionisti
kontabël i punësuar punon me të tjerët, vjetërsia relative në punë dhe niveli i mbikëqyrjes dhe
rishikimit që zbatohet për punën. Rëndësia e kërcënimive duhet të vlerësohet dhe kur është e
nevojshme duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eleminuar kërcënimet ose për t`i zvogëluar
ato në një nivel të pranueshëm. Në këto masa mund të përfshihen:
Marrja e këshillave apo e trajnimit shtesë.
Garantimi se ekziston koha e mjaftueshme për të përfunduar detyrat përkatëse.
Marrja e asistencës nga dikush që e ka ekspertizën e nevojshme.
Konsultimi, kur kjo është e nëvojshme, me:
Superiorët brenda organizatës punëdhënse;
Ekspertët e pavarur; ose
Një organizëm përkatës profesional.
330.4 Kur kërcënimet nuk mund të eleminohen ose zvogëlohen në një nivel të pranueshëm,
profesionisti kontabël i punësuar duhet të vlerësojë në se ai duhet të refuzojë ose jo kryerjen e
detyrave në fjalë. Në se profesionisti kontabël i punësuar vlerëson se duhet të bëjë refuzimin,
atëhere ai duhet të komunikojë qartë arsyet pse e ka bërë një gjë të tillë.
ETIKA 131
SEKSIONI 340
Interesat Financiare, Kompensimi dhe Nxitjet që lidhen me Raportimin Financiar dhe Vendimmarrjen
340.1 Profesionistët kontabël të punësuar mund të kenë interesa financiare, përfshirë ato që lindin nga
marrëveshjet e kompensimit ose të nxitjes, ose mund të jetë në dijeni për interesat financiare të
anëtarëve të drejtpërdrejtë apo të ngushtë të familjes së tij, të cilat në disa rrethana, mund të
krijojnë kërcënime ndaj respektimit të parimeve themelore. Për shembull, kërcënimet e egoizmit
ndaj objektivitetit ose ndaj konfidencialitetit mund të krijohen kur ekziston motivi dhe mundësia
e manipulimit të informacioneve sensitive lidhur me çmimin, në funksion të rritjes së të
ardhurave të tyre financiare. Shembuj të rrethanave që mund të krijojnë kërcënime të egoizmit
përfshijnë ato situata kur profesionisti kontabël i punësuar ose një anëtar i drejtpërdrejtë apo i
ngushtë i familjes:
Zotëron një interes financiar të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në organizatën punëdhënëse dhe
vlera e interesit financiar mund të ndikohet drejtpërdrejt nga vendimet që merr profesionisti
kontabël i punësuar;
Ka të drejtën e një bonusi të lidhur me fitimin dhe vlera e këtij bonusi mund të ndikohet
direkt nga vendimet e marra prej profesionistit kontabël të punësuar;
Zotëron direkt ose indirekt opsionin që të shpërblehet nga organizata punëdhënëse me të
drjejta në aksione të shtyra në kohë ose me aksione, vlera e të cilave mund të ndikohet
drejtpërdrejt nga vendimet e marra prej profesionistit kontabël të punësuar;
Merr pjesë në marrëveshje kompensimi të cilat ofrojnë nxitje për të arritur objektivat e
performancës ose për të mbështetur përpjekjet për të maksimizuar vlerën e aksioneve të
organizatës punëdhënëse, për shembull përmes pjesëmarrjes në skemat nxitëse afatgjata të
cilat lidhen me përmbushjen e disa kritereve të performancës.
340.2 Kërcënimi i interesave personale që lind nga marrëveshjet e kompensimit ose të nxitjes mund të
komplikohen më tej nga presionet e eprorëve ose të kolegëve në organizatën punëdhënëse, të
cilët janë pjesë e të njëjtave marrëveshje. Për shembull, këto marrëveshje, shpesh u japin
pjesëmarrësve të drejtën e shpërblimit me aksione të organizatës punëdhënëse me pak apo pa
kosto për punëmarrësin dhe kur plotësohen disa kritere të performancës. Në disa raste vlera e
aksioneve të shpërblyera mund të jetë shumë më e madhe se paga bazë e profesionistit kontabël
të punësuar.
340.3 Një profesionist kontabël i punësuar nuk duhet as të manipulojë informacionin e as të përdorë
informacionet konfidenciale për përfitime financiare personale apo në favortë të tjerëve. Sa më i
lartë të jetë pozicioni që profesionisti kontabël i punësuar mban, aq më e madhe është aftësia dhe
mundësia që ai të influencojë raportimin financiar dhe vendimmarrjen dhe aq më i madh është
presioni nga eprorët dhe rishikuesit që ai të manipulojë informacionin. Në këto situata
profesionisti kontabël i punësuar do të jetë veçanërisht vigjilent ndaj parimit të integritetit, i cili
imponon një detyrim mbi të gjithë profesionistët kontabël të punësuar për të qënë të
drejtpërdrejtë dhe të ndershëm në të gjitha marrëdheniet profesionale dhe të biznesit.
340.4. Rëndësia e çdo kërcënimi të krijuar nga interesat financiare do të vlerësohet dhe kur është e
nevojshme duhet të zbatohen masat mbrojtëse për eleminimin ose zvogëlimin e tyre në një nivel
të pranueshëm. Për vlerësimin e rëndësisë së ndonjë kërcënimi dhe kur është e nevojshme, për të
përcaktuar masat e duhura mbrojtëse që do të zbatohen për eleminimin e kërcënimit apo
zvogëlimin e tij në një nivel të pranueshëm, një profesionisti kontabël i punësuar duhet të
ETIKA 132
shqyrtojë natyrën e interesit. Kjo përfshin vlerësimin e rëndësisë së interesit. Ajo çka përbën një
piketë të rëndësishme apo të vlefshme në një organizatë, do të variojë nga njëri individ tek tjetri,
në varësi të rrethanave personale. Shembuj të këtyre masave mbrojtëse përfshijnë:
Vendosjen e politikave dhe të procedurave për funksionimin e një komiteti të pavarur nga
drejtimi, i cili do të përcaktojë nivelin dhe formën e shpërblimit të drejtuesve kryesorë.
Informimin e personave të ngarkuar me qeverisjen e organizatës punëdhënëse, për të gjitha
interesat përkatëse dhe për çdo plan për të ushtruar të drejtat ose tregtuar në aksionet
përkatëse, në pajtim me politikat e brendshme.
Konsultimin, kur është e nevojshme, me drejtuesit e lartë brenda organizatës punëdhënëse.
Konsultimin, kur është e nevojshme, me personat që janë të ngarkuar me qeverisjen e
organizatës punëdhënëse ose me organizmat përkatëse profesionale.
Procedurat e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm.
Aktualizimi i edukimit në lidhje me çështjet etike, si dhe kufizimet ligjore dhe rregullimet e
tjera që kanë të bëjnë me tregtimin e mundshëm të brendshëm.
ETIKA 133
SEKSIONI 350
Nxitjet
Marrja e Ofertave
350.1 Një profesionisti kontabël të punësuar, apo një anëtari të drejtpërdrejtë ose të afërt të familjes së
tij, mund t`i jetë ofruar një nxitje. Nxitjet mund të kenë forma të ndryshme siç janë dhuratat,
mikëpritja, trajtimi preferencial dhe joshjet e papërshtatëshme për miqësi ose besnikëri.
350.2 Ofrimet e nxitjeve mund të krijojë kërcënime ndaj respektimit të parimeve themelore. Kur një
profesionisti kontabël të punësuar apo një anëtari të drejtpërdrejte ose të ngushtë të familjes së tij
i ofrohet një nxitje, situatat duhet të vlerësohen. Kërcënimet e egoizmit ndaj objektivitetit dhe
konfidencialitetit krijohen atëhere kur nxitja është bërë në përpjekje për të influencuar
padrejtësisht veprimet ose vendimet, të cilat inkurajojnë sjellje jo ligjore apo të pandershme ose
sigurojnë informacione që janë konfidenciale. Kërcënimet e frikësimit ndaj objektivitetit dhe
konfidencialitetit krijohen në qoftë se kjo nxitje është pranuar dhe është pasuar me kërcënimin që
kjo ofertë mund të bëhet publike, fakt që do të dëmtonte qoftë reputacionin e profesionistit
kontabël të punësuar, ashtu edhe atë të anëtarit të drejtpërdrejtë ose të afërt të familjes së tij.
350.3 Ekzistenca dhe rëndësia e këtyre kërcënimeve do të varet nga natyra, vlera dhe qëllimi që
qëndron pas ofertës. Kur një palë e tretë e arsyeshme dhe e mirëinformuar, e cila vlerëson të
gjitha rrethanat dhe faktet specifike, do ta konsideronte nxitjen e bërë si të parëndësishme dhe që
nuk synon të inkurajojë sjelljen jo-etike, atëhere një profesionist kontabël i punësuar, mund të
arrijë në përfundimin se oferta është bërë në kushtet normale të biznesit dhe mundet që,
përgjithësisht të arrijë në përfundimin se nuk ka ndonjë kërcënim të konsiderueshëm ndaj
respektimit të parimeve themelore.
350.4 Rëndësia e çdo kërcënimi do të vlerësohet dhe kur është e nevojshme duhet të zbatohen masat
mbrojtëse për eleminimin ose zvogëlimin e tyre në një nivel të pranueshëm. Kur kërcënimet nuk
mund të eleminohen ose zvogëlohen në një nivel të pranueshëm përmes zbatimit të masave
mbrojtëse, një profesionisti kontabël i punësuar nuk duhet ta pranojë nxitjen. Meqënëse
kërcënimet reale apo ato që duken, ndaj respektimit të parimeve themelore nuk lindin thjesht nga
pranimi i një nxitjeje por shpeshherë, thjesht nga fakti që është bërë një ofertë, kjo kërkon që të
merren masa mbrojtëse shtesë. Një profesionist kontabël i punësuar duhet të vlerësojë çdo
kërcënim që krijohet nga këto oferta dhe të përcaktojë nëse duhet të ndërmarrë një ose më shumë
nga veprimet e mëposhtëme:
(a) Kur bëhen këto lloj ofertash, ai menjëherë duhet të njoftojë nivelet e larta të drejtimit ose
personat që janë të ngarkuar me qeverisjen e organizatës punëdhënëse;
(b) Informimin e palëve të treta të ofertës – për shembull, një organizëm profesional ose
punëdhënësin e individit që e ka bërë ofertën; megjithatë, përpara ndërmarrjes së këtij
hapi një profesionist kontabël i punësuar mund të vlerësojë në se ka nevojë të marrë
këshilla ligjore; dhe
(c) Vënien në dijeni të anëtarëve të drejtpërdrejtë ose të ngushtë të familjes për kërcënimet
dhe masat përkatëse mbrojtëse, kur ata janë potencialisht në pozicione ku mund t`u bëhen
oferta nxitëse, për shembull, si rrjedhojë e pozicioneve të tyre të punës; dhe
ETIKA 134
(d) Informimi i niveleve të larta të drejtimit ose i përsonave që janë të ngarkuar me qeverisjen
e organizatës punëdhënëse, kur anëtarët e drejtpërdrejte ose të ngushtë të familjes së tij,
janë punësuar nga konkurentët ose furnitorët e mundshëm të kësaj organizate.
Bërja e Ofertave
350.5 Një profesionist kontabël i punësuar mund të jetë në një situatë ku ai parashikohet të bëjë ose
është në presion për të bërë një ofertë nxitëse, e cila duke nënshtruar gjykimin e një individi ose
të organizate tjetër, ka për qëllim të influencojë proçesin e vendimarrjes ose marrjen e
informacioneve konfidenciale.
350.6 Ky presion mund të vijë nga brenda organizatës punëdhënëse për shembull, nga një koleg ose një
epror. Ai mund të vijë gjithashtu, edhe nga një individ apo organizatë nga jashtë, të cilët
sugjerojnë kryerjen e veprimeve ose marrjen e atyre vendimeve të biznesit, të cilat do të jepnin
avantazhe për organizatën punëdhënëse, mundësisht duke influencuar në mënyrë të
papërshtatëshme profesionistin kontabël të punësuar.
350.7 Një profesionist kontabël i punësuar nuk duhet të ofrojë një nxitje për të influencuar padrejtësisht
gjykimin profesional të një pale të tretë.
350.8 Kur presioni, për të ofruar një nxitje jo etike, vjen nga brenda organizatës punëdhënëse,
profesionisti kontabël duhet të ndjekë parimet dhe udhëzimet që trajtojnë zgjidhjen e konflikteve
etike, të cilat jepen në pjesën A të këtij Kodi.
ETIKA 135
PËRKUFIZIMET
Në këtë Kod të Etikës për Profesionistët Kontabël, fjalët dhe frazat që jepen në vijim kanë këto kuptime:
Acceptable level - Nivel i pranueshëm - Një nivel në të cilin një palë e tretë e mirëinformuar dhe e
arsyeshme, e cila vlerëson (peshon) të gjitha faktet dhe rrethanat specifike që ishin në dispozicion të
profesionistit kontabël në atë kohë, do të kishte arritur në përfundimin se nuk kompromentohet
pajtueshmëria me parimet themelore.
Advertising – Reklamimi - Komunikimi për publikun i informacioneve që lidhen me shërbimet apo
aftësitë profesionale që jep një profesionist kontabël, i cili e ushtron profesionin në praktikë në mënyrë të
pavarur dhe sipas këndvështrimit të prokurimit të biznesit profesional.
Assurance client - Klineti i sigurisë - Pala përgjegjëse që është personi (personat), i cili (të cilët):
(a) Në një angazhim që bazohet në raportimin e drejtpërdrejtë, ka përgjegjësinë për çështjen në fjalë
(që shqyrtohet).
(b) Në një angazhim që bazohet në pohim, ka përgjegjësinë lidhur me informacionet për çështjen në
fjalë (që shqyrtohet) dhe mund të jetë përgjegjës edhe për vetë çështjen në fjalë.
Assurance engagement – Angazhim i sigurisë – Një angazhim, në të cilin një profesionist kontabël i
pavarur shpreh një konkluzion që synon të përmirësojë nivelin e besimit të përdoruesve të synuar, me
përjashtim të palës që është përgjegjëse për rezultatet e vlerësimit apo të matjes të një çështje në fjalë
sipas një kriteri të dhënë.
(Për udhëzime mbi angazhimet e dhënies së sigurisë shiko Kuadrin Ndërkombëtar të Angazhimeve për
Dhënien e Sigurisë të publikuar nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit e Dhënies së
Sigurisë, i cili përshkruan elementët dhe objektivat e një angazhimi të sigurisë dhe identifikon
angazhimet, në të cilat zbatohen Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA); Standardet
Ndërkombëtare të Angazhimeve për të Rishikuar (SNAR) dhe Standardet Ndërkombëtare të
Angazhimeve për Dhënien e Sigurisë (SNAS).)
Assurance team – Grupi i sigurisë –
(a) Të gjithë anëtarët e një grupi që angazhohen për dhënien e sigurisë;
(b) Të gjithë të tjerët brenda një firme, të cilët mund të influencojnë direkt në rezultatin e angazhimit të
sigurisë, ku përfshihen:
(i) ata që rekomandojnë për kompensimin ose që japin mbikëqyrje direkte, drejtim ose çdo
mbikëqyrje tjetër, për një ortak të angazhimit të sigurisë, lidhur me përformancën e këtij
angazhimi.
(ii) ata të cilët japin konsulencë për çështje teknike apo për sektorët specifike të ekonomisë,
transaksionet apo ngjarjet, që kanë të bëjnë me angazhimin e sigurisë; dhe
(iii) ata të cilët bëjnë kontrollin e cilësisë për angazhimet e sigurisë, përfshirë ata të cilët kryejnë
angazhimet e rishikimit të kontrollit të cilësisë për angazhimin e sigurisë; dhe
ETIKA 136
Audit client - Klienti Auditimit - Një entitet në lidhje me të cilin një firmë kryen një angazhim
auditimi. Kur klienti është një entitet i listuar klienti i auditimit do të përfshijë gjithmonë entitetet e
lidhura me të. Kur klienti auditimit nuk është një entitet i listuar, klienti auditimit përfshin ato entitete të
lidhura mbi të cilat klienti ka kontroll të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.
Audit engagement - Angazhimi i Auditimit - Një angazhim i sigurisë së arsyeshme, në të cilën një
profesionist kontabël i pavarur shpreh një opinion për faktin nëse pasqyrat financiare janë përgatitur, në
të gjitha aspektet materiale (ose japin një pamje të vërtetë dhe të drejtë, ose janë paraqitur në mënyrë të
drejtë, në të gjitha aspektet materiale) në përputhje me një kuadër të zbatueshëm të raportimit financiar,
si për shembull një angazhim i kryer në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Këtu
përfshihet një auditim ligjor, i cili është një auditim që kërkohet nga legjislacioni ose rregullat e tjera.
Audit team - Grupi i auditimit (a) Të gjithë anëtarët e grupit të angazhimit për angazhimin e auditimit
(b)Të gjithë të tjerët brenda një firme që mund të ndikojnë direkt në rezultatin e angazhimit të auditimit,
duke përfshirë:
(i) Ata të cilët rekomandojnë kompensimin, ose që japin drejtpërdrejt mbikëqyrje, drejtim, apo
bëjnë monitorime të tjera për ortakun e angazhimit në lidhje me performancën e angazhimit
të auditimit, përfshirë edhe ata individë që ndodhen në në të gjitha nivelet hierarkike më të
larta mbi ortakun e angazhimit nëpërmjet individit, i cili është ortaku më i lartë ose drejtues
(Drejtori Ekzekutiv ose ekuivalenti i tij);
(ii) Ata të cilët japin këshilla në lidhje me çështje teknike ose specifike për sektorin e
ekonomisë, transaksionet ose ngjarje për angazhimin dhe
(iii) Ata të cilët bëjnë kontrollin e cilësisë për angazhimin, përfshirë ata të cilët kryejnë
angazhimet e rishikimit të kontrollit të cilësisë për angazhimin; dhe
(c) Të gjithë ata individë në një firmë të rrjetit të cilët mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin e
angazhimit të auditimit .
Close family – familjar i ngushtë – Një prind, fëmijë apo motër, vëlla, që nuk është anëtar i
drejtpërdrejtë i familjes.
Contingent fee - Honorar i kushtëzuar (paracaktuar) - Një honorar (kuotë pagese) që llogaritet mbi
baza të paracaktuara, të cilat lidhen me përfundimin apo rezultatin e një transaksioni apo rezultatin e
shërbimit që do të kryhet nga firma Një honorar që caktohet nga gjykata apo nga një autoritet tjetër
publik nuk është një honorar i kushtëzuar.
Direct financial interest – Interes financiar i drejtpërdrejtë – Një interes financiar:
(a) që zotërohet drejtpërdrejt apo është nën kontrollin e një individi ose të një entiteti (përfshirë ato
interesa që menaxhohen lirshëm nga të tjerët); ose
(b) i dobishëm, që zotërohet përmes një investimi kolektiv në një mjet, pasuri të patundëshme, trust apo
ndërmjetësues të tjerë, mbi të cilët individi apo entiteti ka kontroll, ose aftësinë për të influencuar
vendimet për investimet.
Director or officer – Drejtor ose zyrtar – Personat që janë të ngarkuar me qeverisjen e një entiteti, ose
që veprojnë në një kapacitet ekuivalent, pavarësisht nga titulli i tyre, të cilët mund të ndryshojë nga njëri
vend në tjetrin.
ETIKA 137
Engagement partner – Ortaku i angazhimit – Ortaku apo personi tjetër në firmë, që është përgjegjës
për angazhimin dhe performancën e tij, dhe për raportin që lëshohet në emër të firmës, i cili, atje ku
kërkohet një gjë e tillë, ka autoritetin e duhur nga një organizëm profesional, ligjor apo rregullator.
Engagement quality control review – Angazhim për rishikimin e kontrollit të cilësisë – Një proçes
që ka për qëllim të japë një vlerësim objektiv, përpara se të lëshohet raporti, lidhur me gjykimet e
rëndësishme të bëra nga grupi i angazhimit dhe për konkluzionet e arritura në formulimin e raportit.
Engagement team – Grupi i angazhimit – Të gjithë ortakët dhe personeli që është ngarkuar për të
kryer angazhimin dhe çdo individ i angazhuar nga firma ose një firmë rrjet, e cila kryen procedurat e
sigurisë për angazhimin. Këtu përjashtohen ekspertët e jashtëm të angazhuar nga firma ose një firmë
rrjet.
Termi “grup angazhimi” përjashton dhe individët brenda funksionit të auditimit të brendshëm të klientit
të cilët japin ndihmesë direkte në një angazhim auditimi kur audituesi i jashtëm respekton kërkesat e
SNA 610 (rishikuar 2013) “Përdorimi i punës së audituesve të brendshëm”.4
Existing accountant -Profesionisti kontabël ekzistues – Një profesionist kontabël i pavarur, që
aktualisht ka marrë një emërim auditimi ose po kryen për një klient shërbime kontabël, tatimore, të
konsulencës ose shërbime të tjera profesionale të ngjashme.
External expert - Ekspert i jashtëm - Një individ (i cili nuk është një ortak ose anëtar i personelit
profesional, përfshirë personelin e përkohshëm, të firmës ose të një firme rrjet) ose organizatë që zotëron
aftësitë, njohuritë dhe përvojën në një fushë të ndryshme nga ajo e kontabilitetit apo auditimit, puna e të
cilit në këtë fushë është përdorur për të ndihmuar profesionistin kontabël të sigurojë evidencën e
mjaftueshme dhe të përshtatshme.
Financial interest - Interes Financiar - Një pjesëmarrje (interes) në kapital apo në instrumentet e tjera
të letrave me vlerë, obligacioneve, huave apo detyrimeve të tjera të një entiteti, përfshirë të drejtat dhe
detyrimet për të marrë interesa dhe derivativet e tyre direkt të lidhura me këtë pjesëmarrje.
Financial statements – Pasqyrat Financiare – Një paraqitje e strukturuar e informacioneve financiare
historike, përfshirë shënimet përkatëse, e parashikuar për të komunikuar burimet ekonomike dhe
detyrimet e një entiteti në një moment të kohës, ose ndryshimet në to për një periudhë kohe të përcaktuar
sipas kuadrit të raportimit financiar. Shënimet përkatëse zakonisht përfshijnë një përmbledhje të
politikave më të rëndësishme kontabël dhe informacionet e tjera shpjeguese. Termi mund të lidhet me
një paketë të plotë të pasqyrave financiare, por ai mund të lidhet edhe me një pasqyrë financiare të
vetme, për shembull një bilanc, ose një pasqyrë të të ardhurave e shpenzimeve, dhe shënimet përkatëse
shpjeguese.
Financial statements on which the firm will express an opinion - Pasqyrat financiare mbi të cilat
firma shpreh një opinion – Në rastin e një entiteti individual, pasqyrat financiare të këtij entiteti. Në
rastin e pasqyrave financiare të konsoliduara, ato referohen si pasqyrat financiare të grupit.
Firm – Firmë - (a) Një profesionist kontabël praktikues i vetëm, ortakëri ose shoqëri e profesionistëve
kontabël;
4 SNA 610 (rishikuar në vitin 2013) përcakton limite në lidhje me përdorimin e ndihmës direkte. Ai
pranon se audituesi i jashtëm mund të ndalohet nga ligji ose rregulli për të patur ndihmë direkte nga
audituesit e brendshëm. Prandaj përdorimi i ndihmës direkte kufizohet në situatat ku ai është i lejuar.
ETIKA 138
(b) Një entitet që kontrollon këto palë; përmes pronësisë, drejtimit ose mjeteve të tjera; dhe
(c) Një entitet i kontrolluar nga këto palë, përmes pronësisë, drejtimit ose mjeteve të tjera.
Historical financial information – Informacioni financiar historike - Informacioni shprehur në terma
financiare në lidhje me një entitet të caktuar, që buron kryesisht nga sistemi kontabël i entitetit, për
ngjarjet ekonomike të ndodhura në periudhat e kaluara ose rreth kushteve ekonomike apo rrethanave që
kane ekzistuar në momentet e kohës në të kaluarën.
Immediate family - Familjar i drejtpërdrejtë – Një bashkëshort (ose ekuivalenti) apo një person në
ngarkim.
Independence - Pavarësia – Pavarësia është:
(a) Independence of mind - Pavarësia e të menduarit – gjendje të menduari që lejon dhënien e një
opinioni pa u ndikuar nga influencat që kompromentojnë gjykimin profesional, e cila e lejon një individ
të veprojë me integritet dhe të ushtrojë objektivitetin dhe skepticizmin profesional.
(b) Independence in appearance – Pavarësia në dukje – Mënjanimi i fakteve dhe rrethanave që janë
kaq të rëndësishme sa që një palë e tretë e arsyeshme dhe e informuar që i peshon të gjitha faktet dhe
rrethanat specifike, do të arrinte në përfundimin se integriteti, objektiviteti ose skepticizmi profesional i
një firme apo të një anëtari të grupit të angazhimit janë kompromentuar.
Indirect financial interest – Interes financiar i tërthortë – Një interes financiar i dobishëm, që
zotërohet përmes një investimi të përbashkët në një mjet, pasuri të paluajtshme, trust apo ndërmjetësues
të tjerë, mbi të cilat individi ose entiteti nuk ka kontroll ose aftësi të influencojë mbi vendimet e
investimit.
Key audit partner - Ortaku kryesor i auditimit - Iindividi përgjegjës për rishikimin e kontrollit të
cilësisë të angazhimit dhe ortakë të tjerë të auditimit, nëse ka, në grupin e angazhimit që marrrin
vendime të rëndësishme apo bëjnë gjykimet mbi çështje rëndësishme në lidhje me auditimin e pasqyrave
financiare mbi të cilat firma do të shprehë një opinion. Varësisht nga rrethanat dhe roli i individëve në
auditim, në “ortakët e tjerë të auditimit” mund të përfshihen, për shembull, ortakët e auditimit përgjegjës
për filialet apo ndarjet e rëndësishme.
Listed entity - Entitet i listuar – Një entitet, aksionet, pjesët e kapitalit apo detyrimet e të cilit janë të
kuotuara apo të listuara në një bursë të njohur apo në një organizëm tjetër ekuivalent.
Network - Rrjet – Një strukturë e madhe që: (a) synon kooperimin; dhe (b) në mënyrë të qartë synon
fitimin ose ndarjen e kostove, pronësisë, kontroll apo menaxhim të përbashkët, strategji biznesi të
përbashkët, përdorimin e një emri të përbashkët, ose të një pjese të rëndësishme të burimeve
profesionale.
Network firm – Firme rrjet - Një firmë apo entitet që i përket një rrjeti
Office – Zyrë – Një nëngrup i dallueshëm qoftë i organizuar sipas linjës gjeografike ose sipas praktikës
së shërbimeve.
Professional accountant – Profesionist kontabël - Një individ, i cili është një anëtar i një organizmi
anëtar të IFAC-ut
ETIKA 139
Professional accountant in business – Profesionist kontabël i punësuar (në një entitet biznesi) - Një
profesionist kontabël i punësuar, apo edhe i angazhuar në një post ekzekutiv apo jo-ekzekutiv, në fusha
të tilla si tregtia, industria, shërbimi, sektori publik, arsimi, sektori jo-fitimprurës, organizmat
rregullatore ose organizmat profesionale, ose një profesionist kontabël që kontraktohet nga këto entitete.
Professional accountant in public practice – Profesionist kontabël i pavarur – Një profesionist
kontabël, pavarësisht klasifikimit funksional (për shembull, për auditimin, shërbimet tatimore apo
konsulencën) në një firmë, që jep shërbime profesionale. Ky term përdoret gjithashtu, për t’iu referuar
një firme të profesionistëve kontabël, që ushtrojnë profesionin në praktikën publike.
Professional activity – Aktivitet profesional – Një aktivitet që kërkon aftësi në fushën e kontabilitetit
dhe fusha të tjera të lidhura, të cilat kryhen nga një profesionist kontabël, ku përsfhihen kontabiliteti,
auditimi, tatimet, konsultimi menaxherial dhe menaxhimi financiar.
Professional services – Shërbimet profesionale që kryhen për klientët
Public interest entity – Entitet me interes publik
(a) Një entitet i listuar, dhe
(b) Një entitet:
(i) I përkufizuar nga rregullat ose legjislacioni si entitet me interes publik; ose
(ii) Për të cilin kërkohet nga ligji ose rregullat që auditimi të bëhet në pajtim me të njëjtat
kërkesa për pavarësinë që zbatohen për auditimin e entiteteve të listuara. Këto rregulla
mund të shpallen nga ndonjë rregullator i caktuar, përfshirë një rregullator auditimi.
Related entity - Entitet i Lidhur - Një entitet që ka me klientin njërën nga marrëdhëniet e mëposhtëme:
(a) Një entitet që ka kontroll direkt apo të tërthortë mbi klientin, kur ky i fundit është i rëndësishëm për
këtë entitet;
(b) Një entitet që ka interes të drejtpërdrejtë financiar tek klienti, kur entiteti ka influencë të
konsiderueshme mbi klientin dhe interesi tek klienti është material për këtë entitet;
(c) Një entitet, tek i cili klienti ka kontroll direkt ose të tërthortë;
(d) Një entitet, tek i cili klienti ose një entitet i lidhur me klientin sipas pikës (c) më lartë, ka një interes
financiar të drejtpërdrejtë, i cili i jep atij influencë të konsiderueshme mbi entitetin dhe interesi është
material si për klientin ashtu edhe për entitetin e tij të lidhur në (c); dhe
(e) Një entitet i cili është nën një kontroll të përbashkët me klientin (këtu e në vijim “një entitet motër”)
po qe se entiteti motër dhe klienti janë që të dy materiale për entitetin që kontrollon qoftë klientin
ashtu edhe entitetin motër.
Review client - Klienti i rishikimit – Një entitet në lidhje me të cilin një firmë kryen një angazhim
rishikimi
Review engagement – Angazhim rishikimi – Një angazhim rishikimi që kryhet në pajtim me
Standardet Ndërkombëtare të Angazhimeve të Rishikimit ose ekuivalentet e tyre, në të cilat një
profesionist kontabël i pavarur shpreh një përfundim për faktin nëse bazuar në procedurat të cilat nuk
japin të gjithë evidencën që do të kërkohej në një auditim, ka tërhequr vëmendjen e kontabilistit ndonjë
gjë që do ta bëntë atë të besojë se pasqyrat financiare nuk janë përgatitur, në të gjitha aspektet materiale,
në përputhje me një kuadër të zbatueshëm të raportimit financiar.
ETIKA 140
Review team – Grupi i rishikimit
(a) Të gjithë anëtarët e grupit të angazhimit për rishikimin dhe
(b) Të gjithë të tjerët brenda një firme që mund të ndikojnë direkt në rezultatin e angazhimit të
shqyrtimit, duke përfshirë:
(i) Ata të cilët rekomandojnë kompensimin ose që japin drejtpërdrejt mbikëqyrje, menaxhimin, apo
të tjera monitorime të ortakut të angazhimit në lidhje me performancën e angazhimit të rishikimit
përfshirë edhe ata në të gjitha nivelet hierarkike më të larta mbi ortakun e angazhimit deri tek
individi, i cili është drejtuesi i lartë ose ortaku menaxhues i firmës (Drejtori Ekzekutiv ose
ekuivalenti);
(ii) Ata të cilët japin këshillim në lidhje me çështje teknike ose specifike të sektorit të ekonomisë,
transksione apo ngjarje për angazhimin, dhe
(iii)Ata të cilët bëjnë kontrollin e cilësisë për angazhimin, duke përfshirë edhe ata të cilët kryejnë
rishikimin për kontrollin e cilësisë të angazhimit, dhe
(c) Të gjithë brënda një firme të rrjetit të cilët mund të ndikojnë direkt mbi rezultatin e angazhimit të
rishikimit.
Special purpose financial statements – Pasqyra Financiare për qëllime të veçanta - Pasqyrat
financiare të përgatitura në përputhje me një kuadër të raportimit financiar që synon të përmbushë
nevojat për informacionet financiare të përdoruesve të specifikuar.
Those charged with governance - Personat e ngarkuar me qeverisjen - Personat me përgjegjësi për
mbikëqyrjen e drejtimit strategjik të entitetit dhe të detyrimeve që lidhen me përgjegjshmërinë e entitetit.
Këtu përfshihet mbikëqyrja e proceseve të raportimit financiar.
ETIKA 141
DATA E HYRJES NË FUQI
ETIKA 142
Ndryshimet në Kod - Disa shërbime të jo-sigurisë dhe të sigurisë të dhëna për klientët e auditimit.
Përmbajtjet
Seksioni 290
Seksioni 291
Data e Hyrjes në fuqi
ETIKA 143
Seksioni 290
Dhënia e shërbimeve të Jo-sigurisë për një klient auditimi
Përgjegjësitë e Drejtimit
[Paragrafët 290.159 -290.163 do të fshihen dhe do të zëvendësohen me paragrafët 290.159-290.162]
290,159 Në përgjegjësitë e drejtimit bëjnë pjesë kontrolli, udhëheqja dhe drejtimi i një entiteti, duke
përfshirë edhe marrjen e vendimeve të rëndësishme në lidhje me blerjen, shpërndarjen dhe
kontrollin e burimeve njerëzore, financiare, teknologjike, fizike dhe jo-materiale.
290,160 Përcaktimi nëse një aktivitet është një përgjegjësi e drejtimit varet nga rrethanat dhe kërkon
ushtrimin e gjykimit. Shembuj të aktiviteteve që do të konsiderohen si një përgjegjësi e drejtimit
përfshijnë:
Përcaktimin e politikave dhe drejtimit strategjik.
Marrjen ose largimin nga puna të punonjësve.
Drejtimin dhe marrjen e përgjegjësisë për veprimet e punonjësve lidhur me punën e tyre për
entitetin.
Autorizimin e transaksioneve.
Kontrollin ose drejtimin e llogarive bankare dhe të investimeve.
Gjykimin në lidhje me rekomandimet e firmës ose palëve të tjera të treta, që duhen zbatuar.
Raportimin në emër të drejtimit tek personat e ngarkuar me qeverisjen.
Marrjen e përgjegjësisë për përgatitjen dhe paraqitjen e drejtë të pasqyrave financiare në
përputhje me kuadrin e zbatueshëm të raportimit financiar, dhe
Marrjen e përgjegjësisë për hartimin, zbatimin, monitorimin dhe mbajtjen e kontrolleve të
brendshëm.
290,161 Një firmë nuk do të marrë përgjegjësi të drejtimit për një klient auditimi. Kërcënimet që do të
krijoheshin do të ishin kaq të mëdha sa që asnjë masë mbrojtëse nuk do të mund t`i zvogëlonte në
një nivel të pranueshëm. Për shembull, përcaktimi se cilat nga rekomandimet e firmës duhen
zbatuar do të krijonte kërcënime të vetërishikimit dhe egoizmit. Veç kësaj, marrja e një
përgjegjësie të drejtimit krijon një kërcënim të familjaritetit (intimitetit/afërsisë) sepse firma
bëhet e lidhur ngushtë me pikëpamjet dhe interesat e drejtimit. Prandaj, subjekt i pajtueshmërisë
me paragrafin 290,162, i cili jep këshilla dhe rekomandime për të ndihmuar drejtimin në
shkarkimin e përgjegjësive të tij, nuk konsiderohet si marrje e përgjegjësisë së drejtimit.
290,162 Për të shmangur rrezikun e marrjes së përgjegjësisë së drejtimit kur kryen shërbime të jo-
sigurisë për një klient të auditimit, firma do të bindet se klienti bën të gjitha gjykimet dhe merr
vendimet që janë përgjegjësi e drejtimit. Kjo përfshin marrjen e masave në mënyrë që drejtimi i
klentit:
ETIKA 144
Të caktojë një individ i cili ka aftësi, njohuri dhe eksperiencë të përshtatshme për të qënë
përgjegjës në çdo kohë për vendimet e klientëve dhe për të mbikëqyrur shërbimet. Ky
individ, i cili preferohet të jetë drejtues i lartë, do të kuptonte objektivat, natyrën dhe
rezultatet e shërbimeve dhe përgjegjësitë respektive të klientit dhe të firmës. Megjithatë, nuk
kërkohet që individi të zotërojë ekspertizë për të kryer ose rikryer shërbimet;
Të mbikqyrë shërbimet dhe të vlerësojë përshtatshmërinë e rezultateve të shërbimeve të
dhëna për qëllimin e klientit; dhe
Të marrë përgjegjësi për veprimet, nëse ka të tilla, që duhet të ndërmerren si pasojë e
rezultateve të shërbimeve.
[Paragrafi 290.163 dhe titulli i tij do të futet pas paragrafit 290.162]
Shërbimet administrative
290.163 Në shërbimet administrative bën pjesë ndihma që i jepet klientëve me detyra rutinë ose
mekanike gjatë rrjedhës normale të operacioneve. Këto shërbime kërkojnë pak ose aspak gjykim
profesional dhe konsiderohen të parëndësishme nga natyra. Shembuj të shërbimeve
administrative janë shërbimet e përpunimit në Word, përgatitja e formularëve administrativë ose
të detyrueshëm, depozitimi i këtyre formularëve sipas instruksioneve të klientit, monitorimi i
datave të depozitimit dhe këshillimi i një klienti të auditimit mbi këto data. Dhënia e këtyre
shërbimeve përgjithësisht nuk krijon kërcënim ndaj pavarësisë. Megjithatë, do të vlerësohet
rëndësia e çdo kërcënimi dhe do të merren masat e nevojshme mbrojtëse për të eleminuar
kërcënimin ose zvogëluar atë në një nivel të pranueshëm.
Përgatitja e regjistrave kontabël dhe pasqyrave financiare
Dispozita të përgjithshme
[Paragrafët 290,164 -290,170 do të fshihen dhe zëvendësohen me paragrafet në vijim 290,164-290,170]
290,164 Drejtimi është përgjegjës për përgatitjen dhe paraqitjen e drejtë të pasqyrave financiare në
përputhje me kuadrin e zbatueshëm të raportimit financiar. Këto përgjegjësi përfshijnë:
Përcaktimin e politikave kontabël dhe të trajtimeve kontabël brenda këtyre politikave.
Përgatitjen ose ndryshimin e dokumenteve të të dhënave bazë ose të dhënave fillestare, në
formë elektronike apo në forma të tjera, evidentimin e kryerjes së një transaksioni (për
shembull, urdhër blerjet, të dhënat e kohës të listë pagave, dhe porositë e klientëve).
Nisjen ose ndryshimin e hedhjes së të dhënave në ditar, apo përcaktimin ose aprovimin e
klasifikimit të llogarive për transaksionet.
290,165 Dhënia e shërbimeve të kontabilitetit për një klient të auditimit, të tilla si përgatitja e regjistrave
të kontabilitetit apo të pasqyrave financiare, krijon një kërcënim të vetërishikimit kur firma më pas
auditon pasqyrat financiare.
290,166 Proçesi i auditimit, megjithatë, bën të nevojshëm dialogun midis firmës dhe drejtimit të klientit
të auditimit, ku mund të përfshihen:
Zbatimi i standardeve të kontabilitetit ose politikave dhe i kërkesave për dhënien e
informacioneve shpjeguese për pasqyrat financiare;
ETIKA 145
Përshtatshmëria e kontrolleve financiare dhe kontabël dhe e metodave të përdorura në
përcaktimin e shumave të deklaruara të aktiveve dhe detyrimeve, ose
Propozimi i rregullimeve për hedhjen e të dhënave në ditar.
Këto aktivitete konsiderohen si një pjesë normale e proçesit të auditimit dhe në përgjithësi, nuk krijojnë
kërcënime për pavarësinë, për sa kohë klienti është përgjegjës për marrjen e vendimeve në përgatitjen e
regjistrimeve kontabël dhe të pasqyrave financiare.
290,167 Në mënyrë të ngjashme, klienti mund të kërkojë asistencë teknike nga firma në çështje të tilla si
zgjidhja e problemeve të rakordimit të llogarive ose analizimit të informacionit përmbledhës për
raportimin tek rregullatorët. Përveç kësaj, klienti mund të kërkojë këshilla teknike për çështjet e
kontabilitetit të tilla si konvertimi i pasqyrave financiare ekzistuese nga një kuadër i raportimit
financiar në një kuadër tjetër (për shembull, për të qenë në përputhje me politikat kontabël të
grupit ose për t`u kaluar sipas një kuadri të ndryshëm të raportimit financiar, siç mund të jenë
Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar). Këto shërbime përgjithësisht, nuk krijojnë
kërcënime për pavarësinë nëse firma nuk ka marrë përsipër një përgjegjësi të drejtimit për
klientin.
Klientët e auditimit që nuk janë entitete me interes publik
290,168 Firma mund të japë shërbime që lidhen me përgatitjen e regjistrave kontabël dhe pasqyrave
financiare për një klient të auditimit që nuk është një entitet me interes publik, kur shërbimet janë
të një natyre rutinë apo mekanike, për aq kohë sa kërcënimet e vetërishikimit që krijohen janë
zvogëluar në një nivel të pranueshëm. Shërbimet rutinë apo mekanike kërkojnë pak ose aspak
gjykim profesional. Disa shembuj të këtyre shërbimeve janë:
Përgatitja e llogaritjes apo raportimit të listëpagesave bazuar në të dhënat e klientit për
aprovimin dhe pagesën nga klienti.
Regjistrimi i transaksioneve që përsëriten, për të cilat shumat përcaktohen lehtësisht nga
dokumentet bazë ose të dhënat origjinale, siç është fatura për shërbimet e ujit e të dritave, kur
klienti ka përcaktuar ose aprovuar klasifikimin e duhur kontabël.
Regjistrimi i transaksioneve, për të cilat klienti ka përcaktuar shumën që duhet të regjistrohet,
edhe pse këto transaksione përmbajnë një shkallë të madhe subjektiviteti.
Llogaritja e amortizimit të aktiveve afatgjata materiale kur klienti përcakton politikën
kontabël dhe çmon jetën e dobishme dhe vlerat e mbetura.
Postimi në ditar i regjistrimeve të aprovuara nga klienti në bilancin verifikues; dhe
Përgatitja e pasqyrave financiare bazuar në informacionin e bilancit verifikues të aprovuar
nga klienti dhe përgatitja e shënimeve përkatëse bazuar në regjistrat e aprovuar nga klienti.
Në të gjitha rastet, rëndësia e ndonjë kërcënimi të krijuar, do të vlerësohet dhe kur është e
nevojshme duhet të zbatohen masat mbrojtëse për të eliminuar kërcënimin apo reduktuar atë në
një nivel të pranueshëm. Shembuj të masave mbrojtëse të tilla përfshijnë:
Paracaktimin e një individi për kryerjen e këtyre shërbimeve, i cili nuk është anëtar i grupit të
auditimit; ose
ETIKA 146
Në qoftë se këto shërbime janë kryer nga një anëtar i grupit të auditimit, përdorimin i një
ortaku ose anëtari të personelit në një pozicion të lartë drejtues me ekspertizë të përshtatshme
që nuk është anëtar i grupit të auditimit, për të rishikuar punën e kryer.
Klientët e auditimit që janë entitete me interes publik
290,169 Një firmë nuk do t'i japë një klienti të auditimit që është një entitet me interes publik shërbime
të kontabilitetit dhe të regjistrimeve kontabël, ku përfshihen hartimi i listëpagesave ose përgatitja
e pasqyrave financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion. apo përgatitja e informacionit
financiar që formon bazën e pasqyrave financiare.
290,170 Pavarësisht paragrafit 290,169, një firmë mund të japë shërbime të kontabilitetit dhe të
regjistrimeve kontabël, përfshirë hartimin e listëpagesave dhe përgatitjen e pasqyrave financiare
ose të informacioneve të tjera financiare, të një natyre rutinë apo mekanike për ndarjet ose
entitetet e lidhura të një klienti të auditimit që është një entitet i interesit publik, nëse anëtarët e
personelit që japin këto shërbime nuk janë anëtarë të grupit të auditimit dhe:
(a) Ndarjet ose entitetet e lidhura, për të cilët jepet shërbimi, të marra së bashku janë jo-materiale
për pasqyrat financiare për të cilat firma do të shprehë një opinion, ose
(b) Shërbimet kanë të bëjnë me çështje që të marra së bashku janë jo-materiale në pasqyrat
financiare të ndarjes ose entitetit të lidhur.
[Paragrafi 290,171 dhe titulli i tij “Shërbimet e Urgjencës” do të fshihet]
Shërbimet tatimore
Llogaritjet e taksave për qëllime të përgatitjes së regjistrimeve kontabël
Klientët e Auditimit që janë entitete me interes publik
[Paragrafi 290,182 do të fshihet dhe do të zëvendësohet me paragrafin 290,181]
290,181 Në rastin e një klienti të auditimit që është një entitet me interes publik, firma nuk do të
përgatitë llogaritje tatimore të detyrimeve (ose aktiveve) tatimore aktuale apo të shtyra me qëllim
përgatitjen e regjistrimeve kontabël të cilat janë materiale për pasqyrat financiare mbi të cilat
firma shpreh një opinion.
[Paragrafi 290,183 do të fshihet ]
Seksioni 291
Dhënia e shërbimeve të jo-sigurisë për një klient të sigurisë
Përgjegjësitë e Drejtimit
[Paragrafët 291,141 -291,145 do të fshihen dhe do të zëvendësohen me paragrafët 291,141 -291,144]
ETIKA 147
291,141 Në përgjegjësitë e drejtimit bëjnë pjesë kontrolli, udhëheqja dhe drejtimi i një entiteti, përfshirë
marrja e vendimeve në lidhje me blerjen, shpërndarjen dhe kontrollin e burimeve njerëzore,
financiare, teknologjike, fizike dhe jo-materiale.
291.142 Përcaktimi nëse një aktivitet është një përgjegjësi e drejtimit varet nga rrethanat dhe kërkon
ushtrimin e gjykimit. Shembuj të aktiviteteve që në përgjithësi do të konsiderohen si një
përgjegjësi e drejtimit përfshijnë:
Përcaktimin e politikave dhe drejtimit strategjik;
Marrjen në punë ose largimin nga puna të punonjësve
Drejtimin dhe marrjen e përgjegjësisë për veprimet e punonjësve në lidhje me punën e tyre
për entitetin;
Autorizimin e transaksioneve;
Kontrollin ose drejtimin e llogarive bankare ose të investimeve;
Marrjen e vendimeve se cilat prej rekomandimeve, të firmës ose të palëve të tjera të treta,
duhen zbatuar;
Raportimin në emër të drejtimit tek personat e ngarkuar me qeverisjen
Marrjen e përgjegjësisë për hartimin, zbatimin dhe mbajtjen e kontrollit të brendshëm.
291,143. Kur jep shërbime të sigurisë për një klient të sigurisë, firma nuk do të marrë përgjegjësi të
drejtimit si pjesë e shërbimit të sigurisë. Nëse firma do të merrte përgjegjësi të drejtimit si pjesë
e shërbimit të sigurisë, kërcënimet e krijuara do të ishin kaq të rëndësishme sa që asnjë masë
mbrojtëse nuk do të mund t`i zvogëlonte kërcënimet në një nivel të pranueshëm. Në qoftë se
firma merr përsipër një përgjegjësi të drejtimit si pjesë e ndonjë shërbimi tjetër të kryer për
klientin e sigurisë, ajo duhet të sigurohet që përgjegjësia nuk lidhet me çështjen në fjalë dhe as
informacionin për çështjen në fjalë të një angazhimi të sigurisë të dhënë nga firma.
291,145 Për të shmangur rrezikun e marrjes përsipër të një përgjegjësie të drejtimit në lidhje me çështjen
në fjalë dhe informacionin për çështjen në fjalë të një angazhimi të sigurisë, firma duhet të
sigurohet që një anëtar i drejtimit është përgjegjës për bërjen e gjykimeve dhe marrjen e
vendimeve të rëndësishme, të cilat janë përgjegjësi e duhur e drejtimit, për vlerësimin e
rezultateve të shërbimit dhe pranimin e përgjegjësisë se veprimet që do të kryhen rrjedhin nga
rezultatet e shërbimit. Kjo zvogëlon rrezikun që firma të bëjë pa dashje, në emër të drejtimit,
ndonjë gjykim apo të marrë vendim të rëndësishëm. Rreziku është reduktuar më tej kur firma i
jep klientit mundësinë për të bërë gjykime dhe vendime të bazuara në një analizë objektive dhe
transparente dhe në paraqitjen e çështjeve.
Konsiderata të tjera
291,146 (291.144) Kur një firmë jep shërbime në lidhje me nje çështje në fjalë apo në lidhje me
informacionin për çështjen në fjalë të një angazhimi të sigurisë, firma duhet të bindet se drejtimi i
klientit i bën të gjitha gjykimet dhe merr të gjitha vendimet për çështjen në fjalë apo
informacionin për çështjen në fjalë të angazhimit të sigurisë që janë përgjegjësi e drejtimit. Kjo
përfshin sigurinë që drejtimi i klientit:
ETIKA 148
Cakton një individ i cili ka zotësi të përshtatshme, njohuri dhe eksperiencë për të qënë
përgjegjës në çdo kohë për vendimet e klientit dhe për të mbikëqyrur shërbimet. Ky individ, i
cili preferohet të jetë nga drejtuesit kryesorë, do të kuptonte objektivat, natyrën dhe rezultatet
e shërbimeve dhe përgjegjësitë respektive të klientit dhe të firmës. Megjithatë, nuk kërkohet
që individi të zotërojë ekspertizë për të kryer ose rikryer shërbimet;
Kryen mbikëqyrjen e shërbimeve dhe vlerëson mjaftueshmerinë e rezultateve të shërbimeve
të kryera për qëllimin e klientit; dhe
Pranon përgjegjësinë për veprimet, nëse ka të tilla, që duhet të ndërmerren si pasojë e
rezultateve të shërbimit.
Hyrja në fuqi
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi në datën 15 Prill 2016, me përjashtim të ndryshimeve në seksionin 290,
të cilat do të hyjnë në fuqi për auditimet e pasqyrave financiare të periudhave që fillojnë më datën 15
Prill 2016 ose më pas. Lejohet zbatimi më herët.
International Federation of Accountants 529 Fifth Avenue, New Yourk, NY 10017
T+1 (212) 286-9344 F +1 (212) 286-9570
ISBN: 978-1-60815-235-3