Download - 2. amortizimi i mjeteve
Universiteti i Prizrenit
Lë nda: Kontabil itet Financiar II
Asetet e fikse dhe të pAprekshme
Mësimdhënëse; Arta Selmanmusa
Asetet e paluajtshme (fikse)
Bizneset vijnë deri te paraja përmes shitjes së produkteve dhe shërbimeve. Për të ardhur deri te këto produkte dhe shërbime, kompania ka nevojë për infrastrukturë të aseteve me qëllim që në mënyrë profitabile të prodhojë dhe të shesë produkte dhe shërbime.
Shumica e kompanive i ndajnë asetet e tyre në dy kategori:
• Asetet e tanishme,• Asetet afatgjata.
Kostoja e aseteve fikse
Kostoja e patundshmërisë, e impianteve dhe e pajisjeve është shuma e cash-it të paguar, përkatësisht shuma e paguar për asetet plus kostoja e transportit, përgatitjes së vendit, e instalimit dhe e çdo ndërtimi të nevojshëm për t’i bërë asetet e përdorshme për qëllimin e tyre.
Në raste të importit të aseteve në kosto të këtyre mund të përfshihen edhe doganat nga importi.
Blerja e aseteve fikse
Kompania mund të blejë një aset duke paguar në para të gatshme, duke shkaktuar detyrim, duke këmbyer me ndonjë aset tjetër apo edhe duke kombinuar këto metoda.
Shembull“Standard Benz” ka blerë një cisternë për shfrytëzim për
shitje të naftës me shumicë. Ajo ka paguar cisternë në vlerën 33.000 €, në cash.
DEBI: Pajisja, Cisterna 33.000 € KREDI: Paraja 33.000 €
Shembull“Standard Benz” ka blerë një cisternë për shfrytëzim për
shitje të naftës me shumicë. Ajo ka paguar cisternë në vlerën 10.000 €, në cash. Kryej regjistrimet e nevojshme për blerje nëse “Standard Benz” paguan 6.000 €, me para të gatshme, ndërsa 4.000 €, përmes huasë nga banka.
DEBI: Pajisja, Cisterna 10.000 € KREDI: Paraja 6.000 € KREDI: Huaja bankare 4.000 €
ShembullMë 1 janar 2007, kompania “X” ka blerë tokë dhe ndërtesë në
vlerë prej 160.000 €. Toka ka kushtuar 50.000 €, ndërsa ndërtesa 110.000 €. Kompania ka paguar me para të gatshme në vlerë prej 60.000 €, ndërsa pjesën tjetër te borxhit e ka paguar nga huaja bankare. Kryej regjistrimet e nevojshme për blerje.
DEBI: Toka 50.000 € DEBI : Ndërtesa 110.000 € KREDI: Paraja 60.000 € KREDI: Huaja bankare 100.000 €
Asetet e siguruara nga vetëndërtimi
Edhe asetet e vetëndërtuara, sikurse asetet e blera, regjistrohen si kosto duke përfshirë edhe të gjitha shpenzimet e shkaktuara për ndërtimin e asetit dhe përgatitjen e tij për shfrytëzim të mëtejmë.
Këto kosto përfshijnë materialin për ndërtim, punën rreth ndërtimit, si dhe disa shpenzime tjera të tërthorta, si: energjia elektrike, sigurimi etj, gjatë tërë kohës sa zgjat ndërtimi
ShembullKompania “X” ka vendosur të ndërtojë një objekt për të filluar biznesin.
Kostoja e materialit për ndërtim është 400.000 €, kostoja totale e punës është 150.000 €, shpenzimet indirekte të kompanisë janë 120.000 €. Gjatë kësaj kohe kompania është detyruar të huazojë një kredi nga banka me qëllim të pagesës së materialit, për të cilën ka paguar interes vjetor në shumën 40.000 €.
Gjeni koston totale të ndërtimit të objektit dhe regjistroni këtë transaksion në kontabilitetin e kompanisë.
Kostoja Totale e objektit
40.000 € Interesi
120.000 € Shpenzime indirekte
150.000 € Puna
400.000 € Materiali
Regjistrimet në kontabilitet
DEBI: Ndërtesa 710.000KREDI: Paraja 710.000
Hedhja e aseteve fikse
Ka raste kur kompania, për shkaqe të ndryshme, i shet asetet apo edhe i largon nga procesi për shkak se ato bëhen të padobishme.
Në momentin kur kompania mënjanon një nga këto asete nga procesi i prodhimit apo nga afarizimi në tërësi, ajo duhet të eliminojë koston e asetetit, si dhe zhvlerësimin e akumuluar nga regjistrat e kontabilitetit.
Në përgjithësi, ekzistojnë tri mënyra për të zgjidhur këtë problem:• Hedhja e asetit,• Shitja e asetit, si dhe • Ndërrimi me ndonjë aset tjetër.
Hedhja e asetitKur një aset del nga përdorimi për shkak të dëmtimit, të
prishjes, të konsumit ekonomik etj, në kompani mund të paraqitet një fitim apo një humbje, varësisht nga mënyra se si dhe çka ka vepruar kompania në këtë rast.
ShembullKompania “X” ka blerë një pajisje në vlerë 10.000 €. Pajisja ka
jetëgjatësi prej 10 vjetësh, mirëpo jo edhe vlerë të mbetur. Po kjo pajisje është zhvlerësuar sipas metodës lineare. Kompania, pas vitit të dhjetë, ka vendosur ta hedhë këtë pajisje.
DEBI: Zhvlerësimi i grumbulluar 10.000 € KREDI: Pajisja 10.000 €
ShembullKompania “X”, e cila ka vendosur ta hedhë pajisjen e hequr nga përdorimi, i
duhet që në emër të çmontimit dhe të lëvizjes të paguajë 300 €. DEBI: Zhvlerësimi i grumbulluar 10.000 € DEBI: Humbja nga hedhja e pajisjes 300 € KREDI: Pajisja 10.000 € KREDI: Paraja 300 €
ShembullKompania”X” me ç’rast paguan 300 €, në emër të çmontimit dhe të lëvizjes.DEBI: Zhvlerësimi i grumbulluar 7.000 € DEBI: Humbja nga hedhja e pajisjes 3.300 € KREDI: Pajisja 10.000 € KREDI: Paraja 300 €
Shitja e aseteveShembullKompania “Standard Benz” ka një cisternë
transportuese me kosto historike prej 40,000 €, në regjistrat kontabël, dhe amortizim të akumuluar prej 15,000 €. Pajisjen e shet per 27,000 €.
DEBI: Paraja 27.000 € DEBI: Zhvlerësimi i akumuluar 15,000 € KREDI: Pajisja 40,000 €
KREDI: Fitimi nga shitja e pajisjes 2,000 €
ShembullKompania “X” ka pajisje me kosto historike 30,000 €, në
regjistrat kontabël dhe zhvlerësim të akumuluar prek 7,000 €. Vlera e bartur e pajisjes në regjistrat kontabël të kompanisë është 23,000 €. Nëse kompania 22,000 €, merr kur pajisja shitet, sa do të këtë humbje.
DEBI: Paraja 22.000 € DEBI: Zhvlerësimi i akumuluar 7,000 € KREDI: Humbja nga shitja e pajisjes 1,000 € KREDI: Pajisja 30,000 €
Riparimi dhe përmirësimi i asetitShembullKompania “X”, kohë më parë ka blerë një cisternë për
trasportin e naftës në vlerë prej 41.000 €, me jetëgjatësi prej 8 vjetësh dhe vlerë të mbetur prej 10,250 €. Pas disa muajve kompania është detyruar që t’i bëjë cisternës një sevisim, i cili asaj i kushton 2,500 €. Të bëhen regjistrimet.
DEBI: Shpenzimet e mirëmbajtjes/riparimit 2,500 € KREDI: Paraja 2,500 €
Llogaritja e zhvlerësimit dhe shitjes së mjeteve
Shumica e kompanive i ndajnë asetet e tyre në dy kategori:Asetet e tanishmeJanë ato që menaxhimi pret t’i konvertojë në para ose t”i
konsumojë gjatë 1 vitiMjetet afatgjata (Fikse)• Për mjetet, supozohet, se do të shfrytëzohen në më
shumë periudha llogaritëse (afariste) dhe jo për qëllime tregtare. Mjetet fikse ndihmojnë në gjenerimin e të hyrave përgjatë disa periudhave duke ndihmuar prodhimin dhe shitjen e mallrave ose shërbimeve konsumatorëve.
• Pasi që pasuritë (mjetet apo asetet) janë të domosdoshme në veprimtarinë ditore të kompanisë, atëherë kompanitë nuk i shesin ato në rrjedhën normale të biznesit.
Mjetet fikse ndahen në materiale (të prekshme) dhe jomateriale (të paprekshme)
Mjetet materiale – mjetet me vlerë monetare dhe me përmbajtje fizike si:
• Patundshmëritë, ndërtesat dhe pajisjet• Investimet
Mjetet jomateriale – mjetet që nuk kanë vlerë monetare e as përmbajtje fizike si:
• E drejta e autorit,• E drejta për prodhim,• Goodëill, etj.
Zhvlerësimi
• Shpenzimet kapitale (p.sh. blerja e makinës) paraqiten në bilancin e gjendjes, kurse shpenzimet nga të hyrat (p.sh.. riparimet dhe mirëmbajtja) paraqiten në pasqyrën e të ardhurave.
• Shumica e mjeteve themelore vjetrohen me kohë dhe përdorim, kështu kostoja kapitale e tyre “shpërndahet” dhe paraqitet në pasqyrën e të ardhurave gjatë gjithë jetës së tyre të dobishme.
Përkufizime (të thjeshtëzuara) Patundshmëritë, ndërtesat dhe pajisjet – mjetet materiale
të mbajtura për shfrytëzim në prodhim apo në përfitimin e mallrave apo shërbimeve
Zhvlerësimi – shpërndarje e rregullt e vlerës zhvlerësuese gjatë gjithë jetës së dobishme të një mjetit
Vlera zhvlerësuese – kostoja e blerjes që shpërndahet si zhvlerësim përgjatë jetës së dobishme të një mjeti. është ndryshimi ne mes të kostos së blerjes dhe vlerës së supozuar mbetëse
Jeta e dobishme – periudha kohore gjatë së cilës pritet të shfrytëzohet mjeti
Kostoja – vlera e paguar për blerjen (apo ndërtimin) e një mjeti
Vlera e mbetur – vlera e mbetur neto e cila pritet të merret nga mjeti në fund të jetës së dobishme të mjetit pas zbritjes së shpenzimeve të mundshme të heqjes nga përdorimi.
Vlera bartëse – vlera ne bilancin e gjendjes pas zbritjes së zhvlerësimit të grumbulluar
Metodat e zhvlerësimit të mjeteve
• Metodat drejtvizore (direkte),• Saldoja e zbritur,• Bazuar në njësi.
Metodat drejtvizore (direkte)Përfshin jetën e dobishme, vlerën e mbetur, dhe
shpërndarjen e kostos së kapitalit neto, p.sh. vlera e mbetur neto në sasi të barabarta.
Formula: Kostoja – Vlera e mbetur/ Jeta e dobishme
IlustrimMe 1 Janar 2005 është blerë vetura e re për
100,000. Jeta e dobishme e kësaj veture është paraparë të jetë 5 vjet. Vlera e mbetur supozohet të jetë 40,000.
ZgjidhjeZhvlerësimi vjetor = Kostoja - Vlera e mbetur Jeta e dobishme
100.000 - 40,000 =15.000 4 Vlera e zhvlerësimit vjetor do të jetë 15.000
Metoda drejtvizore (direkte) e zhvlerësimit përgjatë jetës së dobishme
40,00060,000100.00031.12.2008
55.00045.000100.00031.12.2007
70,00030,000100.00031.12.2006
85.00015.000100.00031.12.2005
Vlera neto në kontabilitet ZhvlerësimiKostojaData e BGJ
Blerja e mjetit dhe zhvlerësimi përgjatë viteve
15.000 Zhvlerësimi i
grumbulluar
15.000Shpenzimet e zhvlerësimit31.12.2008 Zhvlerësimi vjetor
15.000 Zhvlerësimi i
grumbulluar
15.000Shpenzimet e zhvlerësimit31.12.2007 Zhvlerësimi vjetor
15.000 Zhvlerësimi i
grumbulluar
15.000Shpenzimet e zhvlerësimit31.12.2006 Zhvlerësimi vjetor
15.000 Zhvlerësimi i
grumbulluar
15.000Shpenzimet e zhvlerësimit31.12.2005100,000 Blerja e mjetit
100,000 Paratë Mjetet01.01.2005KrediDebiPërshkrimiData
Llogaritja e zhvlerësimit total të mjeteve
Zhvlerësimi i mjeteve 60,000 Mjetet
60,000Zhvlerësimi i akumuluar1a Llog. E zhvlerësimit I,II,III,IV
60,000 Zhvlerësimi i
grumbulluar
60,000Shpenzimet e zhvlerësimit1KrediDebiPërshkrimiData
Metoda e saldos së zbritur
Kjo metodë (ndryshe njihet si “metoda e zvogëlimit të saldove) siguron zbritje progresive të shkallës së zhvlerësimit gjatë gjithë jetës së mjetit
Formula:
Neto vlera në libra x shkalla vjetore e zhvlerësimit (%)
Ilustrim 1Me 1 Janar 2001 është blerë vetura në vlerë
prej 50,000. Shkalla e zhvlerësimit është caktuar 41%. Gjeni zhvlerësimin e vturës për 5 vite.
ZgjidhjaVlerat vjetore të zhvlerësimitViti 1 =29.500Viti 2 = 17.405Viti 3 =10.269Viti 4 = 6.059
Zhvlerësimi sipas Metodës së saldos së zbritur gjatë tërë jetës së dobishme
3.5752.484416.05931.12.2005
6.0594.210
4110.26931.12.2004
10.2697.1364117.40531.12.2003
17.40512.0954129,50031.12.2002
29,50020,500
4150,00031.12.2001
Vlera neto në kontabilitetZhvlerësimi
Përqindja e zhvlerësimit %Kostoja
Data e bilancit të gjendjes
Metoda e sados së zbritur
Zhvlerësimi I mjeteve 46.425 Mjetet
46.425Zhvlerësimi I akumuluar31.12.2010
Llog. e zhvlerësimit për 10 vite
46.425 Zhvlerësimi i
grumbulluar
46.425Shpenzimet e zhvlerësimit31.12.2010
Zhvlerësimi vjetor 20,500
Zhvlerësimi i grumbulluar
20,500Shpenzimet e zhvlerësimit31.12.2001
100,000 Blerja e mjetit 100,000 Paratë Mjetet31.12.2001KrediDebiPërshkrimiData
Metoda për njësi të produktit
Te metoda direkte është ndarë me numrin e viteve, ndërsa metoda për njësi të produktit është e ndarë me njësi matëse (njësi, orë, etj)
Zhvlerësimi për njësi=Kosto-Vlera e mbetur/Jetë zgjatja e vlerësuar në njësi matëse
Shpenzimet e zhvlerësimit=Zhvlerësimi për njësi x Njësitë e prodhuara
IlustrimMë 31 dhjetor 2005 janë blerë pajisjet me cash në
vlerë prej 60,000. Pajisjet pritet të prodhojnë 110,000 njësi të produktit gjatë gjithë jetëgjatësisë së tyre, ndërsa vlera e mbetur do të jetë 6.000. Nëse gjatë vitit 2006 janë prodhuar 24.000 njësi, cfarë do të jenë shpenzimet e zhvlerësimit?
Zhvlerësimi për njësi=60,000-6.000/110.000njësi=0,49 për njësi
Shpenzimet e zhvlerësimit=0,49 për njësi x 15,000=7350
Asetet e paprekeshme
Asetet e paprekeshme janë të drejta dhe privilegje me afat të gjatë, të cilat nuk mbahen për rishitje, s’kanë substancë fizike dhe zakonisht u ofrojnë pronarëve të tyre përparësi në krahasim me konkurrencën.
Shembuj të zakonshme janë: patenta, licenca, e drejta e autorit, emri i mirë, franshiza.
Shpërndarja periodike e kostos së aseteve të paprekshme quhet amortizim.
Zhvlerësimi (i aseteve fikse), amortizimi (i aseteve të paprekshme) dhe zbrazja (e burimeve natyrore) janë e njëjta gjë.
Metoda që më së shpeshti përdoret për amortizimin e aseteve të paprekshme është metoda e amortizimit linear.
Patenta - është një e drejtë përjashtimisht e mbrojtur me ligj, si e drejtë e vetme që ka autori i një shpikje.
ShembullSupozojmë se kompania ka blerë duke paguar në para në dorë
një patentë prodhimi nga një shpikës. Kostoja e blerjes së patentës që përbëhet nga çmimi i blerjes dhe shpenzimet e tjera të mundshme, supozohet të jetë 40.000 €.
DEBI: Patenta 40.000 € KREDI: Paraja 40.000 € Patentat si të gjitha asetet e luajtshme (përveq emrit të mirë)
amortizohen sipas metodës së amortizimit linear. Duke supozuar se patenta e mësiperme në vlerë prej 40.000 ka jetëgjatësi prej 8 vjetësh, çfarë do të jetë amortizimi vjetor i patentës.
Amortizimi vjetor = 40.000 € /8 vjet = 5000 €
Licenca – Emri i licencave rrjedh nga fjala latine licensia, që d.m.th. e drejta për diçka
ShembullKompania “X” i ka paguar shumën 11.000 €, Ministrisë së
tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, në emër të licencës për ushtrimin e veprimtarisë së sigurimit fizik të objekteve.
DEBI: Licenca 11.000 € KREDI: Paraja 11.000 €
Duke supozuar se licenca e mësiperme në vlerë prej 11.000 ka jetëgjatësi prej 6 vjetësh, çfarë do të jetë amortizimi vjetor i licencës.
Amortizimi vjetor = 11.000 € /6 vjet=1.833 €
Emri i mirë (goodwill) - Emri i mirë paraqitet zakonisht kur një kompani blen një kompani tjetër. Shpesh shuma e paguar është më e madhe
sesa vlera e aseteve që ka kompania që shitet.
ShembullKompania “X” ka blerë kompaninë “Y” për 130.000. Në momentin e blerjes
kompania “X” regjistron sipas vlerës së tregut asetet dhe detyrimet e saj.
79,000Gjithsej asetet neto
-6,000Detyrimet Afatgjata
-5,000Detyrimet Afatshkurtra
10,000Asetet tjera
30,000Asetet operative afatgjata
50,000Inventari
Përcakto bilancin e gjendjes të kompanisë “X”, dhe përcakto amortizimin vjetor, nëse jetëgjatësia e emrit të mirë është 20 vjet.
Shpenzimet për zhvillim dhe hulumtim
Qendra universale e kontabilitetit ka bërë shpenzime për studime dhe zhvillim teknologjik, të përfunduara në shumën 221.000 €. Regjistro transaksionin.
DEBI: Shpenzimet për zhvill. Dhe hulum 221.000 € KREDI: Paraja 221.000 €
E drejta e autorit
E drejta e autorit përfaqësohet nga një ligj që synon të mbrojë punën e një artisti, shkencëtari, muzikanti apo të ngjashme, nga kopjimi apo riprodhimi i veprës së tyre nga persona të tjerë.
Përgjithësisht, jetëgjatësia legale e së drejtës së autorit është vetë jeta e autorit plus 70 vjet.
Regjistrimi i së drejtës së autorit nuk dallon nga regjistrimi i aseteve të tjera të paprekshme