document10 2

8
Lorem Ipsum Platforme 2017- FRESSH

Upload: elson-frroku

Post on 25-Jan-2017

48 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Document10 2

Lorem Ipsum

FRESSHPlatforme 2017-

2021

Page 2: Document10 2

Lorem Ipsum 2

Platforma jonë politike për kater vitet e ardhshme bazohet në tre shtylla themelore. Barazi, Solidaritet dhe Pergjegjesi konkrete. Çdo prioritet i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë do ngrihet mbi keto parime.Rinia shqipëtare është bashkëvuajtëse e periudhes së tranzicionit të demokratizimit të vendit tonë në këto 25 vite. Nëse do të kuptosh se një shoqëri është e shëndetshme, mjafton t’I hedhësh një sy zhvillimit të rinisë, thoshte Bugajski. Si nje gjenerator I ndryshimeve substanciale, rinia ka nevoje te konsolidohet, te jete unitare dhe te mbroje kauzat e saj në qeverisjen e vendi. Kjo mund të arrihet vetëm nëse rinia bindet se cila eshte e mira e tyre e përbashkët. Parimet sociale me shume se kurrë I kanë bashkuar të rinjte për të arritur qellimet e tyre të përbashkëta. Interesi publik mbi interesin individual. Tre janë parimet bazë që një shoqeri të përparoje në mënyrë progresiste, Barazia, Solidariteti dhe Pergjegjesia konkrete:Barazia

Elementi themelor I një shoqërie të drejtë. Barazi do të thotë që një subject i caktuar të peshojne në të njejtën masë për të gjithë. Kushtu paqja dhe bashkëpunimi midis shoqërisë do te jete primar pasi asnjerit prej tyre nuk i cenohet e drejta për të përfituar nga alokimet material dhe jomateriale nga kontrata

sociale që ka bërë shtetin.

Solidariteti

Siç dihet qënia njerzore është komplekse dhe si e tillë herë pas here gjindet përballë nevojës. Thashë qënia njerzore sepse të tillë jemi të gjithë dhe rotacioni I nevojës I drejtohet cdo pjese të shoqërisë edhe ty. Kështu Solidarizimi dhe identifikimi me shokun dhe shoqen dhe shoqërinë në terësi na ndihmon ne që të gëzojmë kohezion të plotë. Nëse shoqëria gëzon shëndet të plotë atëhere të gjithë janë mirë.

Pergjegjesi Konkrete

Nëse njeri nga elementet e lart permendura cenohet, trupi I shoqërisë demtohet. Si e tillë semundja do të përhapet në të gjithë trupin dhe shumë shpejt ti do jesh pjesë e riskut. Kështuqë nëse cdo pjesë e shoqërisë nuk merr përgjegjësi për ta kuruar trupin atehere gjasat janë që të përfundojmë në kavje laboratori, siç kemi qënë këto 25 vite.

Eurosocialistet e së ardhmes…Eurosocialistet janë pika kyçe e demokratizimit brënda Partisë Socialiste. Termi lindi si percaktues i rrugës që duhet të merrnin të rinjte socialist, ‘sytë nga Europa’ dhe si i tillë duhet ta vazhdoje permbushjen e qellimit për të cilin u krijua.

Page 3: Document10 2

Lorem Ipsum 3

Eurosocialistet kanë nevoje për një Lider, kanë nevojë për një Udheheqës, kanë nevoje immediate për një Drejtues vizionar me eksperiencë nga rradhet e tyre. Si ata, me ata, për ata.

Forumi Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë ka nevojë për një njeri Lider që di të Drejtoje një ekip dhe të Udheheqë një skuadër e cila t’I sherbeje të gjithëve të rinjëve. Ky njeri duhet patjetër të ketë këto cilësi që të jetë në krye të FRESSH:Lider

Një lider është I tillë sepse e njeh terrenin, asociohet me njerëzit që punon dhe I motivon ato duke u bërë vetë pjesë e punes. Lideri arrin të kuptoje cilësitë e gjithsecilit dhe jua njeh meritat duke I vlersuar ato për cdo punë të kryer. Lideri bashkon njërëz nga gjitha anët pa dallim bindje apo klase shoqërore. Lideri është aty sa herë njerëzit kanë nevoje për të pa orar dhe pa paragjykim ideje.

Drejtues

Një drejtues është aty sepse i është ngarkuar një punë i është besuar një detyrë, i cili duhet ta përmbushë atë me sukses. Drejtuesi duhet të dije se kujt t’I thotë çfarë dhe se kush duhet të jetë ku dhe cili duhet të bëje çfarë. Duhet të jetë I qartë dhe konçiz. Institucioni të cilin drejton ka një program një axhendë dhe një objektiv për tu arritur. Drejtuesi është aty pikërisht si qënie racionale për të drejtuar të gjithë procesin si nga ana strukturore ashtu edhe organizative. Madje me pergjegjesi të plotë individuale.

Udhëheqës

Udhëheqësi është aty për të mishëruar në një të gjitha cilësitë e skuadres për ti çuar drejt suksesit. Udhëheqësi është pishtar dhe pioner, mësues dhe nxënës, I fortë dhe I dobët ai është aty për t’iu treguar të gjithëve se kauza për të cilën po punon është jetike dhe se është I bindur që është e drejtë dhe shumë I vendosur. Udhëheqësi nuk kërkon kurrë diçka që ai vetë nuk do të mund ta bënte. Të udhëheqësh është art thoshte Napoloni, sepse je lojtar, tifoz dhe arbitër njëkohësisht.

Përvoja ime ndër vite më dikton që cilësitë e një Lideri , Drejtuesi dhe një Udhëheqësi më janë kthyer në kulturë veprimi. Duke qënë se cilësi të tilla janë utilitare për këtë post kuptova që jam personi I duhur për ta marrë këtë përgjegjësi madhore për t’I çuar Eurosocialistet drejt suksesit, drejt triumfit për të qeverisur vendin.

Elson Frroku, i juaji.Suksesi, nuk vjen nga dija që përthith gjatë jetës më mësime, por nga menyra dhe kombinimi që e përdor atë dije që ke marrrë në dobi të punës që kryen. Kjo është aftësia.

Page 4: Document10 2

Lorem Ipsum 4

Kater vite në FRESSH do të jenë përcaktuese për: profilin Social-Politik të fressh-istit , ndryshimet radikale brënda strukturave dhe sigurisht rritjen e antarësisë dhe mbështetjen kryesore në fushatën e ardhshme për të qëndruar në pushtet Partia Socialiste.Strategjia e Drejtimit e ndarë në 8 faza:

Fazat do të jenë 6 mujore, kështu janë edhe më të arritshme dhe më shpejt të prëkshme e të verifikueshme nëse janë arritur objektivat.

Faza e parë, Janar-qershor 2017

Faza e parë do të jetë faza mbi të cilën do behet shumë punë dhe njëkohësisht më e brishta pasi ketu na thërret detyra madhore që është mbështëtja për Partinë. Të fitoje zgjedhjet me çdo kusht. Kështuqë këtë fazë do ta ndajme në disa faza të tjera emergjente.

Fillimisht një mbledhje e të gjithë kryetarëve të FRESSH nga 61 bashkitë. (brënda javës)

Identifikimi bruto I antarësisë së FRESSH nga të gjitha qytetet (java e dytë)

Ngritja e grupeve të punës me burime njerzore për mbështetjen e kandidatëve për deputet (kjo ne varësi të nr të kandidatëve për cdo qark)

Krijimi I ekipeve të mirfillta në kuptimin Amerikan të fjalës për të mbështetur Kandidatët.

Zgjedhja e kryetarëve të cdo ekipi. Duke I motivuar kështu se cili nga ekipet do punoje më shume do të jetë kandidati potencial per kreun e FRESSH në qytetin e tij.

Faza e fundit e kësaj do të jetë bilanci empirik I procesit, mbi të cilin do të spikaten individet qe e duan FRESSH-in dhe do të shperblehen më cmime honorifike. (kjo faze do jete fundi I zgjedhjeve)

Faza e dytë, Korrik-Dhjetor 2017

Kjo fazë në fakt do jetë fillimi I fillimit të ri në FRESSH . Ketu do jetë identifikim real e anetarëve dhe sigurisht pergjedhja e strukturave ne cdo qytet sipas variantit të ri organizativ dhe kryetarëve. Secili do ketë punë konkretë për postin që do mbuloje duke rraportuar keshtu cdo javë në selinë qëndrore.

Faza e trete, Janar- Qershor 2018

Kjo fazë do të përfshije revanshin më të madh të antarësimeve e cila do të pasohet me nje kongres midis të gjithë delegateve të FRESSH nga e gjithë shqipëria. Kjo edhe për të Votuar Statutin e FESSH por edhe per te konsultuar problemet madhore që kanë.

Faza e katert, Korrik- Dhjetor 2018

Kjo fazë do I kushtohet intensivisht promovimit dhe ngritjes se kubeve të reja te te rinjve Eurosocialist. Programi I qeverisjes së Partise do te ndiqet hap pas hapi nga fresh, duke ndihmuar keshtu partine por edhe shtresat ne nevoje dhe te rinjte pa mbeshtetje, gjithashtu bashkepunim me të gjitha grupet e interesit.

Faza e pestë, Janar-Qershor 2019

Në këtë fazë do jemi përballë zgjedhjeve vendore dhe per pasoje e gjithë vemendja e fresh do jete aty. Per here te pare Partia do te ndjeje potencialin e FRESSH-it në zgjedhje.

Faza e gjashte, Korrik-Dhjetor 2019

Puna do të vazhdoje me ritme të njejta të zbatimit të programit dhe te objektivave te vendosura, sigurisht shperblimit te fresshisteve me cmime honorifike qe punuan ne fushate.

Faza e shtatë, Janar-Qershor 2020

Reflektim mbi programin dhe feedback I punës së bërë deri ne ketë moment. Anketime dhe intervista ne cdo qytet. Verifikim konkret I cdo aktiviteti te berë.

Faza e tete, Korrik-Dhjetor 2020

Kjo do jete faza mbi të cilën do reflektohet puna konkrete e lidershipit të ri. Strukturat e reja, njerezit e rinj, anetarësimet reale dhe pregatitja për zgjedhjet e reja te kryetarit dhe sigurisht pregatitja per zgjedhjet e reja te pergjithshme.

Shkurtimisht ky është time-table I strategjise se drejtimit në kater vitet e ardhshme. Nderkohe do kemi Lobing per shtim buxheti, marrëdheniet me organizata te tjera Brenda dhe jashte vendit etj…

Page 5: Document10 2

Lorem Ipsum 5

FRESSH si organizatë rinore brënga Partisë Socialiste e ka të domosdoshëm rindertimin e një sistemi orgazizativ të qartë që të funksionoje si një tërësi trupore me partinë. Matrica organizative është themeli i unitetit në forum.

Rëndësia e një Strukture të qartë Organizative

Një organizatë e suksesshme nga një jo e suksesshme dallon nga shumë factor, por ajo që është më evidentja është se kush bën cfarë, kush merr përsiper gabimet dhe si ndahet suksesi. Struktura e organizatës, bashkërendon dhe kordinon zbatimin e aktiviteteve të programit. Si e tiilë ka peshën më të madhe të mbarvajtjes së një organizate. Struktura paraqet mënyren se si eshtë organizuar një grup individësh, rrugët e komunikimit, kanalizimin e autoritetit dhe marrjen e vendimeve. Objektivat kryesore të një structure të qartë organizative janë :

të reduktoje pasigurinë,

të parandaloje konfuzionin, I cili është present gjithmonë,

të krijoje një mjedis të përshtatshem, I cili eviton problemet, mbivendosjet dhe konfliktet

të ndaje përgjegjësitë dhe të vlersohet secili për punën që kryen

të ndaje autoritetin dhe të vendose hierarkinë e punës.

Pse duhet të ndryshohet patjetër kjo ne FRESSH ?

Struktura organizative në FRESSH është thuajse inekzistente, kjo për një sërë faktorësh, nga nënvlersimi I forumit e deri tek nepotizmi brënda Partisë. Të cilët drejtuesit e Partisë nuk kanë dashur të mbajnë përgjegjësi për shkatërrimin total të FRESSH. Kjo vertetohet edhe nga fakti që asnjë nuk e merr përsipër të thotë që; PO unë e katandisa FRESSH-in kështu, por i’a delegojnë njëri tjetrit përgjegjësitë sepse mungon struktura e qartë organizative dhe nuk kuptohet kush bën çfarë. Prandaj kjo pseudo strukturë duhet të operohet, ndryshohet totalisht.

Si do të jetë struktura organizative në mandatin tim qeverisës të FRESSH?

Mrekullitë I bën Zoti, jo njeriu, por njeriu mund të përmirësoje dhe ta lehtësoje punen nëpërmjet ndarjes së punës dhe përgjegjësisë.

Dy janë elementet kryesor që një organizatë të jetë e suksesshme, Struktura dhe Kultura.

Me Strukturë kuptojmë ndarjen fizike të punës dhe hierarkisë vendimmarrëse, si forme funksionale dhe si skemë matricore të organizimit.

Me kulturë kuptojme rolin që do të ketë gjithsecili duke u bazuar nga niveli I specializimit dhe nevoja për kordinim, duke marrë në konsideratë edhe specifikat locale të cdo vëndi.

“ Struktura organizative nuk është

gjithçka, por i vesh

gjithsecilit përgjegjësi, nëse është e

qartë ”.

Elson Frroku

Page 6: Document10 2

Lorem Ipsum 6

Profili social – politik i FRESSH-istit do jetë faktori tregues më i mirë i punës tonë. Dinjiteti, Përgjegjësia, Vetafirmimi dhe përfshirja në Vendimmarrje do të jenë të barazvlefshme me FRESSH-istin 2020.Dinjiteti

Vlerat morale në një shoqëri janë vendimtare për kohezionin e saj. Si të tilla njeriu duhet t’I shfaqë ato në çdo veprimtari të jetës. FRESSH-isti do ti gëzoje këto vlera për disa arsye. E para sepse jemi të majtë dhe jemi parimor, ruajme unitetin në shoqëri dhe jo e kunderta, promovojmë bashkëpunimin dhe jo fragmentizimin, respektojmë gratë dhe të gjitha shterat e e diskriminuara dhe të marxhinalizuara të shoqërisë.

Përgjegjësia

Përgjegjësia kolektive ka sjellur zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe të shpjegueshme. Të jesh pjesë e një shoqërie do të thotë të ndërveprosh, jo vetëm të marrësh por edhe të japësh. Kur punët shkojnë mirë të gjithë kërkojnë të marrin një pjesë të suksesit, por kur dështojnë punët të gjithë duan ta gelegojnë gabimin. JO, FRESSH-isti do jetë aty për të marrë çdo përgjegjësi që I takon dhe për të shpjeguar dhee për të dhënë llogari përball atyre që përfaqëson.

Vetafirmimi

Tipar ky I shoqerive postmoderne. Shteti social e ka për detyre primare që të ndihmoje qytetarët e tij që të jetojnë të lumtur. Një shoqëri nuk mund të jetë kurrë product I jashtëm dhe nuk mund të zhvillohet nëse pret lemoshë nga shteti. Një shoqëri zhvillohet nëse e pajis me dije dhe culture vetafirmimi ku secili i.a del mbanë me forcat e veta. FRESSH-sti do jetë symbol I vetafirmimit dhe model për shoqërinë.

Perfshirja në Vendimmarrje

Niveli më I lartë që mund të arrihet nga një njeri që është pjesë e një shoqëri është që ti dëgjohet zëri në vendimmarrje. Këtë kërkojnë të gjithë në një shoqëri demokratike. FRESSH-isti, pa dallim feje, shtrese social-ekonomike, race apo ideje do jeëtë pjesë e çdo medium vendimmarrës për të rinjtë dhe jo vetëm. Çdo kush ka diçka për të thënë dhe me qeverisjen time si kryetar nuk do lodhem kurrë së dëgjuari çdo ide, dhe çdovendim I imi do jetë I shumicës.

Të punosh në ekip është art. Skuadra e cila të beson si lider është mishërimi punës tënde në vite.

Page 7: Document10 2

Lorem Ipsum 7

Objektiva kryesore në kater vitet e ardhshme do të jenë të bazuara në pikat e mëposhtme. Si kryetar i FRESSH-it do të mbështes çdo veprimtari rinore nga mosha 14 deri në 30 vjeç.

Barazi gjinore në masën 50%

Gruan si potencialin më të madh shoqëror dhe biologjik do ta diskriminojmë pozitivish për t’I dhënë mundësi që të jetë pjesë permanente e vendimmarrjes në jetën publike. Bota Perendimore n aka dhene këtë leksion ku sa më shumë gran ë vendimmarrje, qa më shumë zhvillim dhe aq më pak konflikte.

Mbështetje të drejtpërdrejt për të rinjtë në zonat rurale dhe komunitetit Rom.

Një shoqëri e konsoliduar nuk mund të jetë kurrë e tillë nëse përjashton pjestarët e saj për shkak të dallimeve periferike apo klasore. Decentralizimi I vendimmarrjes, duke përfshirë të gjithë vëndin qender-periferi do të jetë risia më e madhe e qeverisjes time në krye të FRESSH. Afrimi I komunitetit Rom në politikat publike është një asset I çmuar për të rinjtë shqiptar. Një shoqëri unitare është e tillë kur çdo element I saj është I përfshirë në të.

Mbështetje konkrete për talentet e reja, e çdo fushe.

Talentet janë një e mirë e përbashkët e të gjithë shoqërisë shqipëtare. Këtë do ta bëjme duke bërë thirrje dhe audicione të herë pas hershme për ti promovuar. Do t’I japim mundësinë çdo të riu që të shpalose talentin e tij dhe do ta mbështesim në cdo instancë të jetës publike. Talentet do trajtohen në një mënyrë të veçantë sepse të

Hapja e konkurseve dhe e klubeve politike.

Politikanët e rinj duhet të dalin patjetër nga forumi rinor. JO biznesmen, JO njerëz me influencë kriminale dhe JO individ që nuk e njohin Partinë. FRESSH duhet të jetë odeoni I prodhimit të politikat të ri. Kjo duhet të jetë shkalla e parë që duhet të koloje çdo politikan. Politika është arti I të pamundurës dhe si e tillë duhet të ketë artist që bëjnë të pamundurën të mundur.

Rrjeti I Ekselencës dhe Teknokratëve të rinj.

Platoni fliste për një qëveri filozofësh, sipas tij dhe sipas meje një qëverije e mirë munt ë jetë e tillë vetëm nëse cdo profesionist ekspert bën punën që di më mirë të bëje. Ekselentet janë shtresa më e diskriminuar në shoqërinë tonë sepse nuk janë kriminel dhe nuk kanë mbështetje nepotike me pushtetin. Keta individ me qeverisjen time në krye të FRESSH do jenë prioriteti dhe potenciali më I madh I Partisë Socialiste.

Page 8: Document10 2

Lorem Ipsum

FRESSH I SË [email protected]