disertacion - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim,...

177
DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” SISTEMI I DREJTËSISË NË PASHALLËKUN E JANINËSPUNOI UDHËHEQËS SHKENCOR ILIRJANA NANO PROF. DR. ALEKS LUARASI 2017

Upload: others

Post on 16-Sep-2019

20 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

DISERTACION

PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR”

“SISTEMI I DREJTËSISË NË PASHALLËKUN E JANINËS”

PUNOI UDHËHEQËS SHKENCOR

ILIRJANA NANO PROF. DR. ALEKS LUARASI

2017

Page 2: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

©E drejta e autorit: Ilirjana NANO

Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim,

përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose

çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo forme pa

lejen përkatëse me shkrim të autorit.

Page 3: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

i

TABELA E PËRMBAJTJES.......................................................................................i

Parathënie............................................................................................... .......................iii

Mirënjohje........................................................................................................................iv

Dedikim .............................................................................................................................v

Abstrakti.............................................................................................. ...............................vi

Hyrje .................................................................................................................................vii

Metodologjia ................................................................................................................ ......ix

Çështje të etikës..................................................................................................................xi

KAPITULLI I : MARRJA E PUSHTETIT DHE VENDOSJA E SUNDIMIT TË

ALI PASHËS NË PASHALLËKUN E JANINËS.......................................................1

1.1 Sfondi historik i lindjes dhe zhvillimit të pashallëqeve shqiptare.................................1

1.3 Momenti faktik dhe ai formalo-juridik i vendosjes së Ali Pashës në krye të

pashallëkut të Janinës....................................................................................................4

1.4 Vendosja e rendit në pjesë të ndryshme të pashallëkut, të sunduar deri atëherë nga

grupet e ”klefteve” (komitët, apo kaçakët)................................................................... 7

1.5 Zgjerimi i territoreve të pashallëkut përtej kufijve të njohur tradicionalë dhe shtrirja e

pushtetit në territore të pashallëqeve te tjera................................................................11

1.6 Tendencat për krijimin e një aparati shtetëror të qendrueshëm e të konsoliduar, me

synim shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe shpalljen e një shteti sovran..............14

KAPITULLI II: ORGANIZIMI SHTETËROR........................................................17

2.1 Organizimi shtetëror dhe administrativ i Perandorisë Osmane...................................17

2.2 Organizimi shtetëror dhe administrativ i Pashallëkut të Janinës.................................20

KAPITULLI III: SISTEMI I DREJTËSISË.............................................................26

3.1. E drejta në Perandorinë Osmane................................................................................ 26

3.2 Diversiteti i sistemeve të së drejtës të aplikuara në Pashallëkun e Janinës.......... ..... 29

3.3 Burimet kryesore të së drejtës sipas sistemeve........................................................... 37

3.3.1 Bujurditë si burim i së drejtës.............................................................................. 37

3.3.2 Marrëveshja si burim i së drejtës......................................................................... 39

3.4 E drejta penale dhe proceduriale penale......................................................................57

3.4.1 Vështrim i përgjithshëm........................................................................................ 57

3.4.2 Veprat penale........................................................................................................ 61

3.4.3 Llojet e dënimeve ................................................................................................ 69

3.4.4 Elementë të procedurës penale ............................................................................ 81

3.4.5 Ekzekutimi i vendimeve .......................................................................................84

3.5 Gjykatat, organizimi dhe mënyra e funksionimit........................................................85

3.6 E drejta e detyrimeve dhe kontratave..........................................................................89

3.6.1 Vështirësitë në hartimin e këtij nënkreu...............................................................89

3.6.2 Llojet e kontratave................................................................................................90

Page 4: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

ii

KAPITULLI IV: REGJIMI JURIDIK I TOKËS DHE SISTEMI FISKAL...........103

4.1 Regjimi juridik i tokës në Perandorinë Osmane........................................................103

4.2 Burimet e të ardhurave dhe sistemi financiar në Perandorinë osmane………....…..105

4.3 Regjimi juridik i tokës në Pashallëkun e Janinës……………………………...........107

4.4 Burimet kryesore të të ardhurave në pashallëkun e Janinës......................................109

4.5 Taksat dhe tatimet kryesore të aplikuara në Pashallëkun e Janinës...........................111

4.6 Dokumente që lidhen me pagesën e llojeve të ndryshme të taksave nga ana e

banorëve dhe fshatrave apo krahinave të ndryshme të Pashallëkut..........................113

KAPITULLI V: MARREVESHJET NDËRKOMBËTARE SI BURIM I SË

DREJTES, MARRËDHËNIET E PASHALLËKUT TË JANINËS

ME FUQITË EUROPIANE TË KOHËS....................................124

5.1 Vështrim i përgjithshëm ............................................................................................124

5.2 Marrëdhëniet diplomatike të Ali Pashës me Rusinë..................................................128

5.2.1 Kronologji e marrëdhënieve të Ali Pashës me Rusinë………………………......128

5.2.2 Marrëdhëniet e Ali Pashës dhe Rusisë përmes marrëveshjeve si instrument i të

drejtës Ndërkombëtare……………………………………………..................…136

5.3 Marrëdhëniet diplomatike të Ali Pashës me Anglinë……..............………………..139

5.3.1 Kronologji e marrëdhënieve të Ali Pashës me Anglinë………………………....139

5.3.2. Marrëveshjet e Ali Pashës me Anglinë……………………………………........146

PËRFUNDIME..............................................................................................................151

BIBLIOGRAFIA......................................................................................................... ..156

I. Burime arkivore...................................................................................................156

II. Burime dokumentare...........................................................................................159

III. Artikuj.................................................................................................................160

IV. Vepra kolektive autorësh....................................................................................160

V. Vepra autorësh shqiptarë dhe të huaj..................................................................160

VI. Ligje...................................................................................................................164

VII. Disertacione.......................................................................................................164

Page 5: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

iii

PARATHËNIE

Punimi me temë S̋istemi i Drejtësisë në Pashallëkun e Janinës ̋ vjen në kuadër të

studimit disavjeçar të historisë së shtetit dhe të drejtës në Shqipëri. Periudha historike

për të cilën është kryer studimi përfshin gati 30 vjet, duke nisur nga vitet ’80 të shekullit

XVIII deri në vitet 20’ të shekullit XIX.

Është periudha kur në trojet e banuara nga shqiptarë në Perandorinë Osmane ngrihen

dhe zhvillohen dy pashallëqe të fuqishme të drejtuara nga shqiptarë: Pashallëku i

Shkodrës dhe Pashallëku i Janinës. Pashallëku i Shkodrës njeh një jetë më të gjatë se ai i

Janinës, formohet më herët dhe bie më vonë. Ai drejtohet nga përfaqësues të familjes së

fuqishme të Bushatllinjve. Pashallëku i Janinës nga ana tjetër identifikohet me emrin e

Ali Pashë Tepelenës, edhe pse bërthama e tij është krijuar më herët, por përsëri nga

përfaqësues të familjeve që i përkisnin aristokracisë shqiptare të tokave.

Pashallëku i Janinës, së bashku me atë të Shkodrës shënojnë një pikë kthese të fuqishme

në drejtim të tendencave të shkëputjes së trojeve të banuara prej shqiptarëve nga

Perandoria Osmane. Këto formacione shtetërore të ngritura dhe të udhëhequra nga

shqiptarë, edhe pse pjesë integrale e kësaj Perandorie, fituan gradualisht një lloj

autonomie e cila shprehet qartë si në organizimin e brendshëm shtetëror, ashtu edhe në

marrëdheniet ndërkombëtare me shtetet më të fuqishme të kohës. Ato shfaqën pas disa

shekujsh pushtimi aspiratën për mëvetësi që në këtë periudhë shkonte në të njëjtën

drejtim me lëvizjet e tjera të popujve të Ballkanit, të cilat, për fatin e mirë të këtyre

popujve, u kurorëzuan me sukses më herët.

Në këtë këndvështrim, studimi i organizimit të brendshëm shtetëror dhe i së drejtës në

këto Pashallëqe, paraqet interes në pasurimin e Historisë së Shtetit dhe të Drejtës në

Shqipëri.

Ky disertacion fokusohet kryesisht në pashallëkun e Janinës dhe posaçërisht në

paraqitjen e gjetjeve të reja lidhur me sistemet e së drejtës të zbatuara gjatë sundimit të

Ali Pasha Tepelenës.

AUTORJA

Page 6: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

iv

Mirënjohje

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për udhëheqësin tim shkencor Prof. Dr. Aleks

Luarasi, i cili më ka inkurajuar, ndihmuar e mbështetur në realizimin e këtij punimi.

Mirënjohja për të shkon përtej studimeve të doktoraturës. Ajo shtrihet që nga studimet e

mia në Fakultetin e Drejtësisë dhe do të jetë e tillë për gjithë jetën.

Dua ta falenderoj Prof. Dr. Aleks Luarasin edhe për mundësitë që më ka dhënë në

karrierën time akademike si themelues dhe drejtues për shumë vite i Universitetit Luarasi

dhe për faktin që më besoi lëndën e tij të dashur Historia e Shtetit dhe së Drejtës në

Shqipëri.

Një falenderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për Prof. Dr. Irakli Koçollarin, i cili, si

studiuesi me serioz dhe besnik i Ali Pashës dhe periudhës së tij, më ka mbështetur dhe

ndihmuar me diskutimet e gjata, njohjen e thellë të periudhës dhe vënien në dispozicion

të një pjese të konsiderueshme të literaturës së përdorur.

Dua të falenderoj gjithashtu kolegët e Departamentit të së Drejtës Publike dhe Këshillin

e Profesorëve të Fakultetit të Drejtësisë të UT, të cilët me korrektësi dhe dashamirësi më

kanë mbështetur përgjatë gjithë viteve të studimit të doktoraturës.

Mirënjohje pa fund për prindërit e mi, veçanërisht për nënën time që sot nuk jeton më

dhe që jam e bindur, do të ndihej sot krenare për këtë arritje time profesionale.

Dhe së fundi, por jo me më pak rëndësi, në radhën e falendërimeve të mia vjen djali im i

shtrenjtë Gjon, të cilit jo rrallë i kam marrë nga koha e çmuar që duhet të kalonim së

bashku.

Gjonit i uroj që së bashku me dashurinë për Shqipërinë, t’i ngjizet edhe më tepër

dashuria për të studiuar historinë e saj.

Ju falenderoj të gjithëve nga zemra

Page 7: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

v

Dedikuar Gjonit dhe prindërve të mi!

Page 8: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

vi

Abstrakt

Pashallëku i Janinës gjatë sundimit të Ali Tepelenës shënon një nga pikat më kulmore në

historinë e popullit shqiptar gjatë shekujve osmanë. Përgjatë viteve 1787- 1822, ky

formacion u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i territorit dhe

popullsisë, si dhe sa i përket metodave të ushtrimit të pushtetit nga sundimtari i tij.

Në këtë kuadër, edhe zhvillimi i të drejtës dhe organeve të drejtësisë, kanë rëndësi për t’u

studiuar në mënyrë të hollësishme. Përmes studimit të thelluar të Pashallëkut të Janinës

në këndvështrimin e të drejtës së zbatuar në të, është synuar t’i jepet përgjigje pyetjes

kërkimore, konkretisht në ç’masë dhe në ç’mënyrë sistemi i drejtësisë në këtë pashallëk

përputhet dhe pasqyron sistemin osman të drejtësisë dhe sa shmangie apo elementë

autentikë shprehen në të. Analiza e elementëve të sistemit të drejtësisë, degëve apo

instituteve të së drejtës është bërë duke krahasuar sistemin qendror, pra atë të Perandorisë

Osmane dhe atë lokal, të pashallëkut të Janinës. Shfrytëzimi i dokumenteve të reja

arkivore ka bërë të mundur një analizë më gjithpërfshirëse të burimeve të së drejtës sipas

sistemeve që janë zbatuar në pashallëk.

Në përfundim të analizës, janë tërhequr konkluzionet përkatëse lidhur me tematikën e

trajtuar.

Fusha e studimit: Historia e shtetit dhe të drejtës në Shqipëri

Fjalë kyçe: Pashallëku i Janinës, Perandoria Osmane, drejtësia, organizimi shtetëror,

burimet e të drejtës

Abstract

Pachalik of Ioannina during the reign of Ali Tepelena marks one of the culminations in

the history of the Albanian people during the Ottoman centuries. Over the years 1787-

1822, this formation grew dramatically from the perspective of territory and population

and in terms of the methods that the ruler exercised his own power.

In this context, even the development of law and the judiciary, are important to be studied

in details. Through the in-depth study of the Pachalik of Janine, in the view of the right

applied in it, it is intended to answer the research question, namely to what extent and in

what way the justice system in this Pachalik matches and reflects the Ottoman justice

system and how much avoidance or authentic elements are expressed in it.

Analysis of the elements of the justice system, branches or institutions of law is made by

comparing the central system, namely that of the Ottoman Empire and the local one, of

the Pashalik of Ioannina. The usage of new archival documents has enabled a more

comprehensive analysis of the sources of law by systems that have been implemented in

Pachalik.

At the end of the analysis, relevant conclusions are drawn regarding the treated topics.

Field of study: History of state and law in Albania

Keywords: Pachalik of Ioannina, the Ottoman Empire, justice, state organization, sources

of law

Page 9: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

vii

Hyrje

Pashallëku i Janinës njohu një jetë 35 vjeçare nën sundimin e Ali Pashës. Tepelenasi u vu

në krye të sanxhakut të Janinës në fund të vitit 1787, duke shfrytëzuar mungesën e

mytesarifit të këtij sanxhaku dhe duke patur përkrahjen edhe të shtresave të pasura të

Janinës. Përqëndrimi i qeverisjes së sanxhakut të Janinës dhe atij të Tërhallës në një dorë

të vetme ( pra të Ali Pashës), krijoi bërthamën e Pashallëkut të Janinës.1 Sundimi i tij

zgjati deri në vitin 1822. Porta e Lartë, e gjendur në luftë me Rusinë dhe me Austrinë në

fillim të vitit 1788, detyrohet ta miratojë mbas dy vitesh, shtrirjen e pushtetit dhe

autoritetit të Ali Pashës dhe vetë atë si zot të Janinës me një ferman të veçantë. 2

Në vitet kur Aliu mori Pashallëkun, territoret ballkanase ne tërësi dhe ato greke e

shqiptare në veçanti qenë të dominuara nga anarkia, brigandizmi, çetat e komitëve dhe

pushteti i hajdutëve të famshëm. Është kjo arsyeja që, gjysma e dytë e shekullit të XVIII

dhe fillimi i shekullit të XIX, konsiderohen periudha që, këto anë dominoheshin jo më

nga ligji, por nga antiligji dhe anarkia. Aq i vërtetë ishte ky realitet, sa historiografia

ballkanase e karakterizon këtë hark kohor si “periudhë të sundimit të kleftokratisë, jo të

turkokratisë”. – Këto anë ishin nën pushtetin e hadutëve dhe jo nën pushtetin osman.3

Pushteti i Pashait njohu një rritje të madhe si në pikëpamje gjeografike, territoriale ashtu

edhe numerike të popullsisë. Politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht ai mori

dimensionet një fuqie të vërtetë imponuese në Ballkan. Ndërkohë, edhe pse

administrativisht ishte dhe mbeti pjesë e Perandorisë Osmane, Pashallëku i Janinës në

vitin 1808, qe kthyer pothuaj “de facto” në një formacion shtetëror të njohur

ndërkombëtarisht.

Përmes masave dhe veprimeve aktive, radikale dhe kurajoze në fushën e organizimit

shtetëror, përdorimit të masave policore dhe aplikimit të ligjeve efektive, ai arriti të

vendosë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike në tërë horizontet gjeografike të

pashallëkut të tij. Kusaria, banditizmi, anarkia, evazioni fiskal, nën efektin e ligjeve të

ashpra dhe respektimit kërcënues të tyre, i hapën rrugë rendit, qetësisë dhe progresit drejt

standarteve të një shoqërie të civilizuar.

Hajduti i djeshëm Ali pasha, me marrjen e pushtetit, u kthye në ndjekës dhe persekutor i

hajdutëve.

Në fushën e së drejtës Ali pasha, nuk përmbysi, nuk rrëzoi dhe as shfuqizoi regjimin

juridik të drejtës, që ishte në fuqi dhe që vepronte mbi popullsinë mazhoritare

myslimane, por as cënoi privilegjet ligjore të të krishterëve që ishin pjesë e

konsiderueshme e popullsisë në pashallëkun e Janinës. Përkundrazi, siç dëshmohet nga

veprimet që ai ndërmori, Ali Pasha tregoi një interesim të jashtëzakonshëm për të

kufizuar dhe luftuar korrupsionin nga ana e Gjykatësve osmanë. Ai u mor vetë,

personalisht me çështjet e vendosjes së drejtësisë, duke pranuar edhe aktet e strehimit

1 Akademia e shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, Vol.I, Toena: Tiranë 2002, f.633-638 2 G. Vaudoncourt, Memories of the Ionian Islands, Albania; London 1815, f.233-237 3 A.Vacalopoulos “The history of Macedonia”, Thesaloniki 1974, f. 330-337

Page 10: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

viii

politik (dhe nënshkruar ligjin e azilit ) dhe duke gjykuar me cilësinë e Kreut të Drejtësisë

( Kryegjyqtar), shumë çështje të karakterit penal, civil dhe administrativ që ishin gjykuar

më parë nga gjykatat e shkallëve më të ulta.4

Mendja, gjenialiteti, vullneti, politika dhe masat që ai ndërmori, përmbysën në mënyrë

radikale korrupsionin e administratës, zgjidhën shumë probleme që deri atëherë kishin

për instrument rryshfetin. Ali Pasha ngriti struktura efektive dhe ofroi në pozicione të

larta të shtetit të tij njerëzit më të ndritur, të kulturuar, të arsimuar në Europë dhe të

besuar.

* * *

E drejta në pashallëkun e Janinës, sikundër edhe në pjesë të tjera të Perandorisë Osmane

nuk ishte një e drejtë e sanksionuar si një dhe e vetme dhe e zbatueshme në mënyrë unike

në gjithë territoret e saj. Në këtë njësi administrative të Perandorisë kanë vepruar

paralelisht disa sisteme diverse të së drejtës dhe secili prej tyre kishte burimet e veta,

origjinën historike, bazën sociale dhe traditën morale ku ishte kultivuar dhe vazhdonte të

ruhej, të cilat meritojnë një analizë të hollësishme për të kuptuar jo vetëm mënyrën e

organizimit dhe funksionimit shtetëror, por edhe mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve

të ndryshme shoqërore dhe të aplikimit të këtyre sistemeve ligjorë, të cilat dilnin herë

herë jashtë standardit institucional që aplikohej prej perandorisë në juridiksionin e kufijve

politikë të saj.

Nga një analizë e hollësishme e burimeve historike, të cilat përfshijnë gjetje të ndryshme

dokumentare, studime me karakter shkencor, monografi lidhur me organizimin shtetëror

dhe të drejtën, hulumtime në këto fusha, histori të ndryshme të shkruara nga studiues

bashkëkohës të Ali Pashës apo të mëvonshëm, nga monografi dhe veçanërisht nga

dokumentat e Arkivit të Ali Pashës, mund të tërhiqen disa konkluzione lidhur me këtë

fushë me mjaft interes, e cila në thelb formatonte vetë natyrën e shtetit (pashallëkut),

karakterin e tij, politikat e brendshme, rregullimet me karakter ekonomik madje edhe

politikën e jashtme.

Nëpërmjet këtij punimi janë evidentuar diversiteti i sistemeve të së drejtës që vepronin në

Pashallëkun e Janinës, burimet për secilin sistem, normat dhe institucionet kryesore,

dëgët e së drejtës në veprim, gjykimi, shkallët e tij dhe procedurat, pozicioni i Pashallëkut

të Janinës brenda Perandorisë Osmane si dhe në raport me fuqitë më të mëdha të kohës si

Rusia, Anglia, Franca dhe Austro-Hungaria.

4 Dh. Zotou , I dhiqeosini eis to kratos tou Ali Pasha , Athinë 1938, f. 45

Page 11: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

ix

METODOLOGJIA E STUDIMIT

Për kryerjen e studimit fillimisht u përgatit korniza e çështjeve që do të trajtoheshin në

studim dhe më tej një program pune për kërkimin dhe identifikimin e gjetjeve kryesore .

Mbledhja e literaturës ishte nje fazë tjetër shumë e rëndësishme e punës për realizimin e

këtij punimi.

Për zhvillimin e temës kam patur parasysh disa metoda kërkimi, si ajo përshkruese,

kërkuese, shpjeguese, krahasuese etj. Për realizimin e studimit të kësaj teme jam bazuar

kryesisht në:

Shfrytëzimin e dokumentave arkivore të hershme dhe të reja të publikuara vitet e

fundit

Selektimin e nje literature te bollshme ndërkombëtare mbi Pashallëkun e Janinës;

Analizimin dhe përballjen e burimeve të ndryshme të shfrytëzuar

Evidentimin e gjetjeve të reja shkencore lidhur me kërkimin

Arkivat e shfrytëzuara për realizimin e temës janë:

- Arkivi ”Ali Pasha” i Institutit të Studimeve Neohelenike në Athinë (greqisht)

- Dokumente të Arkivave britanike të përkthyera e botuara në shqip

- Dokumente të Arkivave Ruse (greqisht, italisht, frengjisht) etj.

Duke qenë një temë me karakter historiko-juridik, në realizimin e saj jam bazuar dhe kam

shfrytëzuar një numër të konsiderueshëm dokumentesh arkivore dhe literaturë të pasur

kryesisht në gjuhë të huaj.

Literatura e përdorur për hartimin e temës është e pasur dhe shumëgjuhëshe. Vendin

kryesor në të e gjen literatura e botuar në Greqi dhe përfshin vepra nga më të hershmet

duke nisur me bashkëkohës të Ali Pashës e duke vijuar me vepra të botuara së fundmi.

Një vend të rëndësishëm në literaturën e shfrytëzuar zënë botime të autorëve të huaj rusë,

francezë, anglezë, danezë etj, një pjesë e të cilëve kanë jetuar në Pashallëkun e Janinës

me misione të ndryshme: disa si udhëtarë, si mjekë, si gazetarë e disa të tjera me detyra

shtetërore diplomatike nga shtetet e tyre.

Një vend tjetër, po aq të rëndësishëm në literaturën e përdorur, zënë edhe botimet lidhur

me të drejtën osmane, sheriatin, organizimin administrativ osman etj.

Gjithashtu janë konsultuar edhe dy monografi, njëra në gjuhën greke dhe tjetra në shqip,

të cilat trajtojnë aspekte të sistemit të drejtësisë në Pashallëkun e Janinës.

Më tej, nuk ka munguar edhe studimi i një sërë artikujsh dhe referatesh të botuar nga

autorë shqiptarë dhe të huaj për periudhën dhe tematikën me interes për studimin tim.

Shfrytëzimi i kësaj literature të pasur ka bërë të mundur nxjerrjen në dritë të disa fakteve

të patrajtuara më parë lidhur me burimet e së drejtës, degë dhe institute të ndryshme,

sistemet kryesore të të drejtës që aplikoheshin në Pashallëkun e Janinës, konkurrimi i

këtyre sistemeve, aplikimi i tyre sipas etnisë dhe fesë etj.

Page 12: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

x

Parë nën një këndvështrim të ri dhe duke shfrytëzuar dokumente të viteve të fundit të

papublikuara më parë, mendoj se tema i ka dimensionet e një prurjeje të re, të cilat së

bashku me botimet më të hershme të së njëjtës tematikë, e bëjnë më të qartë dhe më të

plotë nga këndvështrimi i organizimit shtetëror dhe së drejtës këtë periudhë historike.

Page 13: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

xi

Çështje të etikës

Gjatë hartimit të këtij punimi jam treguar korrekte me literaturën dhe citimet e përdorura.

Në të gjitha rastet janë respektuar të drejtat e autorit.

Page 14: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 1 -

KAPITULLI I

MARRJA E PUSHTETIT DHE VENDOSJA E SUNDIMIT TË ALI PASHËS NË

PASHALLËKUN E JANINËS

1.1. Sfondi historik i lindjes dhe zhvillimit të pashallëqeve shqiptare

Pashallëku i Janinës, së bashku me atë të Shkodrës, shënojnë një pikë kthese të fuqishme

në drejtim të tendencave të shkëputjes nga Perandoria Osmane të trojeve të banuara prej

shqiptarëve. Këto formacione shtetërore, të ngritura dhe të udhëhequra nga shqiptarë,

edhe pse pjesë integrale e kësaj Perandorie, fituan gradualisht një lloj autonomie, e cila

shprehet qartë, si në organizimin e brendshëm shtetëror, ashtu edhe në marrëdhëniet

ndërkombëtare me shtetet më të fuqishme të kohës. Ato shfaqën, pas disa shekujsh

pushtimi, aspiratën për pavarësi, që në këtë periudhë shkonte në të njëjtin drejtim me

lëvizjet e tjera të popujve të Ballkanit, të cilat për fatin e mirë të këtyre popujve, u

kurorëzuan me sukses më herët.

Pashallëqet nuk janë njësi të parashikuara në organizimin administrativ osman. Ato janë

forma organizimi të përmasave të ndryshme, që lindën në gjirin e elajeteve dhe që de

facto i shkëputën lidhjet me to.1

Gjatë shekullit të XVIII, familje të fuqishme lokale, si në Anadoll, ashtu edhe në Ballkan,

pjesë e aristokracisë së re të tokës, që filloi t’i rrëmbejë terren gjithnjë e më tepër

aristokracisë ushtarake, duke zgjeruar pronat e tyre tokësore dhe duke shtënë në dorë

kontrollin e kazave dhe sanxhaqeve, në të cilat jetonin, filluan ta ndjejnë veten më shumë

të pavarur se sa nëpunës të shtetit osman. Këtu e ka bazën dalja e familjeve të fuqishme

vendase në tokat shqiptare, të cilat ngritën pashallëqet e tyre.2

Në çdo sanxhak kishte familje të fuqishme rivale (oxhaqe), të cilat kërkonin të rrëmbenin

pushtetin nëpërmjet marrjes së detyrës së qeveritarit të sanxhakut. Por Porta e Lartë i

shkarkonte dhe emëronte brenda një ose dy viteve këta qeveritarë, duke mbajtur gjallë

edhe më tepër rivalitetin mes tyre. Kështu, në gjysmën e parë të shek. XVIII, në Shkodër

rivalizonin Çaushollët dhe Bushatllinjtë, në Dukagjin ishin Begollët e Pejës dhe

Kryezinjtë e Gjakovës, në Elbasan ishin Vërlacët dhe Biçakçinjtë, në sanxhakun e Beratit

ishin Vlorajt, Velabishtajt dhe Ngurzajt, në sanxhakun e Delvinës ishin Asllanpashallitë

dhe Kokajt, në Janinë ishin gjithshtu Asllanpashallitë dhe Alizotajt.3

Pashallëqet e mëdha shqiptare u formuan rreth qyteteve të Shkodrës dhe Janinës, në

terrenin e tregjeve me rëndësi ndërkrahinore, me popullsi kryesisht shqiptare dhe me një

klasë sunduese shqiptare. Ato, pa cënuar ende integritetin formal të Perandorisë, mundën

1 Bozbora, Nuray: Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, Shtëpia Botuese Dituria,

Tiranë 2002, faqe 97- 98 2 Bozbora, Nuray: vep.cit, fq 97, referuar Inalcik,H: The nature of...., faqe 9 dhe Kristo Frashëri, The

history of Albania, Tiranë 1964, fq.96 3 Historia e Popullit Shqiptar, Vol.1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Shtëpia Botuese Toena, Tiranë

2002,fq.614

Page 15: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 2 -

të përforconin karakterin e tyre shtetëror dhe me administratën e tyre politiko-ushtarake

të veçantë, luajtën një rol të rëndësishëm në konfliktet ndërkombëtare të kohës, duke u

kërkuar edhe si aleatë nga palët ndërluftuese.4

Pashallëku i Shkodrës njeh një jetë më të gjatë se ai i Janinës, formohet më herët dhe bie

më vonë. Ai drejtohet nga përfaqësues të familjes së fuqishme të Bushatllinjve. Jeta e

Pashallëkut të Shkodrës përfshin periudhën midis viteve 1757 dhe 1831. Nga ana tjetër

Pashallëku i Janinës, nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës, përfshin periudhën midis

viteve 1787 dhe 1822, duke shënuar në vitin 1812 një pikë kulmore, zotërimin e gjithë

Toskërisë brenda këtij formacioni.

Pashallëku i Janinës historikisht është identifikuar nëpërmjet emrit të Ali Tepelenës,

megjithatë një bërthamë e tij, si nga pikëpamja territoriale, ashtu edhe në këndvështrimin

e potencialit ekonomik dhe ushtarak, ishte krijuar më herët nga familje dhe individë,

gjithashtu shqiptarë.

Gjatë shekullit të XVIII, në Janinë ishin feudalët shqiptarë ata që formonin aristokracinë

feudale. Ata ishin të ndarë në tarafe, mes të cilave, në mesin e shekullit të XVIII,

shpërthyen herë pas here luftime të armatosura.

Ky fenomen ishte i njohur edhe në Shkodër, ku familjet kryesore, të cilat luftonin për të

vendosur sundimin në këtë pjesë të Perandorisë osmane, ishin Bushatllinjtë dhe

Çaushollët.5 Madje mund të thuhet që në Pashallëkun e Shkodrës kjo situatë kishte

ndodhur më herët, gjë që çoi në krijimin dhe sundimin e këtij pashallëku nga feudalët

shqiptarë disa vite më parë se në Janinë.

Në fillim të shekullit të XVIII, Epiri i bindej vetëm autoritetit të vezirëve të emëruar nga

Porta, por klanet rivale, apo oxhaqet ose “zjarret” siç i quan Pukëvil, edhe pse kishin në

krye bejlerë dhe agallarë, që ishin në armiqësi midis tyre, dinin të bashkoheshin për të

mbrojtur jetën dhe lirinë e zonave ku ata sundonin nga uzurpimi i pushtetit qendror dhe

përfaqësuesve të tyre. Duke qenë se vezirët e emëruar nga Divani kishin mandat një

vjeçar dhe për çdo Bajram duhet të merrnin konfirmimin për vazhdimin e detyrës,

familjet shqiptare lidheshin me njëra tjetrën për të penguar pashallarët e huaj të merrnin

një mandat të dytë.

Në dhjetëvjeçarët që i paraprinë ardhjes në pushtet të Ali Pashës, Epiri ndodhej në duart e

tre pashallarëve, atij të Janinës, të Delvinës dhe Paramithisë, të cilët pas pushtimit osman,

zgjidheshin midis familjeve vendase më të fuqishme. Nën pushtetin zyrtar të tyre, disa

krahina dhe qytete, si Himara, Kardhiqi, Gjirokastra dhe Suli, kishin ruajtur pavarësinë.6

Pjesa tjetër e vendit i nënshtrohej bejlerëve dhe agallarëve vasalë të tre pashallarëve

epirotë dhe pasardhës të kryetarëve të vjetër shqiptarë të islamizuar, duke filluar nga

shekulli XV.

4 Meksi, Fedhon: Ali Pashë Tepelena dhe fillesat e nacionalizmit shqiptar, Shtëpia Botuese (Shtypshkronja)

Ilar, Tiranë 2015, faqe 27 5 Për më tepër shih Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Grup autorësh, Shtëpia botuese Luarasi,

Tiranë 2007, fq.215-220 6 Remerand, Gabriel: Pashai i Janinës, Globus R, Tiranë 2004, fq. 19-20

Page 16: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 3 -

Këta zotërinj, pronarë tokash, arritën të fitojnë autoritet në kurriz të pashallarëve dhe

pushtetit qendror, duke mbledhur rreth vetes kontigjentë të armatosur, si dhe duke u

organizuar në klane.7

Pra, duhet theksuar se këto lëvizje të shqiptarëve, si në Veri edhe në Jug, dëshmojnë që

në këtë periudhë tendencën për një vetëqeverisje, në kuptimin e mospranimit vullnetar të

qeveritarëve të dërguar nga Porta e Lartë. Është ende herët për të folur për tendenca

shkëputjeje nga Perandoria Osmane. Ndoshta këto fakte dëshmojnë ambiciet e familjeve

feudale shqiptare për të forcuar pozitat e tyre politike tashmë që, siç u theksua edhe më

sipër, aristokracia e re e tokës kishte fituar më tepër terren në kurriz të aristokracisë

ushtarake.

Në Janinë u vendos njëfarë qetësie kur sundimi i qytetit dhe rretheve të tij ra në dorën e

feudalit shqiptar Mehmet Pashë Karakushit. Gjatë sundimit të tij, Janina me rrethin e saj

u kthye në një pashallëk më vete dhe u shkëput krejtësisht nga varësia e mytesarifit të

Tërhallës. Me vdekjen e tij më 1775, në Janinë shpërthyen përsëri grindjet për

trashëgiminë e Pashallëkut.8

Gjithsesi, edhe pas vdekjes së Mehmet Pashë Karakushit, Pashallëku i Janinës vijoi të

sundohej nga feudalë shqiptarë, pasardhës të tij deri më 1786, vit kur nga Porta e Lartë u

ekzekutua Sulejman Beu, nip i Mehmet Pashës. Emërimi në postin e sundimtarit të

Janinës i Alizot Agajt, feudal nga Gjirokastra, thellimi i konflikteve mes feudalëve të

tjera vendas, anarkia dhe dalja e situatës jashtë kontrollit, i hapi rrugën Ali Pashë

Tepelenës të hidhte hapin përfundimtar drejt marrjes së pushtetit në Janinë.

Burime të sigurta garantojnë se Aliu vinte nga një familje me origjinë të hershme

shqiptare, nga raca e toskëve dhe prej shumë kohësh të parët e tij qenë familje bejlerësh

në Tepelenë dhe të njohur si udhëheqës të popullsisë së atyre zonave në operacione

plaçkitëse apo luftra lokale me fqinjët. Gjenealogjia e tyre shkon pas gjer në shekullin e

pesëmbëdhjetë. Të parët e Aliut vijnë nga dera e Muçohysës9, emrat e të cilëve historia i

ka ruajtur, që jetuan në një periudhë të mëvonë dhe fituan një famë dhe lavdi të madhe

gjersa arritën në rangjet e komandatëve të çetave të hajdutëve.

Sipas studiueses Katherine Fleming: “Gjyshi i tij Myftar, i cili u dallua në rrethimin e

Korfuzit më 1716, ishte i biri i një kusari mjaft të njohur në krahinën e Gjirokastrës. Ky

paraardhës, Muço (ose Mustafa) Hyso, fitoi nëpërmjet kusarisë titullin e beut dhe u bë

myteselim i Tepelenës, e cila, së bashku me tokat përreth, ishte një nga nahijet e

sanxhakut të Vlorës”.10

7 Po aty 8 Koçollari, Irakli: Policia sekrete e Ali Pashës, Vol. I, Ilar, Tiranë 2004 9 Bëhet fjalë për gjyshin e Ali Pashës, i cili në vitet 1716 komandoi forcat shqiptare dhe ato turke për të

goditur dhe marrë fortesën bregdetare të Korfuzit e cila atëherë ishte nën zotërimin e venedikasve. Për më

tepër shih: Koçollari, Irakli: Alipashaida e Haxhi Shehretit, Shtëpia botuese Onufri, Tiranë 1997, faqe 27 10 Fleming, Katherine E: Bonaparti mysliman Diplomacia dhe orientalizmi në Greqinë e Ali Pashës,

Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë 2003, Fq 53-54, referuar BA, Cevdet Tasnifi, Timar, 4971,2710,2699

Page 17: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 4 -

Karriera e paraardhësve të Ali Pashës në Perandorinë osmane ishte një nga faktorët

kryesorë që ndikoi në formimin dhe ambiciet e tij ushtarake dhe politike. Në gjurmët e

gjyshit të tij vijon i ati i Ali pashës, Veli beu.

Pjesëmarrja e Myftar bej Hysos (gjyshi i Aliut) si komandant ushtarak me pagesë në

luftën veneto-osmane të viteve 1714-1718 dhe vrasja e tij në rrethimin e kështjellës së

Korfuzit më 1716, e rritën rolin e të birit, Veli Beut, si pretendent për kreun e sanxhakut

të Delvinës. Në mesin e shekullit të XVIII ai emërohet qeveritar i sanxhakut të Delvinës,

me gradën Pashë.11

Një trashëgimi e tillë nuk mund të mos linte gjurmë në formimin e pashait dhe

sundimtarit të ardhshëm të Janinës.

Jeta dhe ngjitja e tij në pushtet dëshmojnë disa nga funksionet sociale të traditës

ballkanase. Historia e familjes dhe ajo personale e tij, hapin një dritare të rëndësishme

mbi skenën politike të Shqipërisë së asaj kohe.12

Kjo histori (ajo e Ali Pashës dhe ngjitjes së tij në pushtet) nuk është një histori e

shkëputur dhe autentike. Të gjitha historitë e familjeve të mesme dhe të mëdha feudale të

kohës, edhe në trevat e tjera shqiptare, dëshmojnë për intrigat, konspiracionet, grindjet

për pushtet dhe makinacione nga më të ndryshmet, për të përmbushur ambiciet personale

apo familjare të përfaqësuesve të tyre.

Jo rrallë, historia e shekullit të XVII-XVIII njeh ngritje dhe rënie nga pushteti, vrasje në

beteja, apo kurthe për të vrarë kundërshtarët politikë, intriga edhe brenda familjeve të

mëdha feudale. I tillë është edhe rrugëtimi i Ali Pashës dhe djemve të tij përgjatë

dekadave të sundimit të tij në Pashallëkun e Janinës dhe gjithë territoret, në të cilat

vendosi dominimin e tij.

1.2.Momenti faktik dhe ai formalo-juridik i vendosjes së Ali Pashës në krye të

pashallëkut të Janinës

Pashallëku i Janinës njohu një jetë 35 vjeçare nën sundimin e Ali Pashës. Tepelenasi u vu

në krye të sanxhakut të Janinës në fund të vitit 1787, duke shfrytëzuar mungesën e

mytesarifit të këtij sanxhaku, Alizot Pashës dhe duke patur përkrahjen edhe të shtresave

të pasura të Janinës. Përqëndrimi i qeverisjes së sanxhakut të Janinës dhe atij të Tërhallës

në një dorë të vetme (pra të Ali Pashës), krijoi bërthamën e Pashallëkut të Janinës.13

Ky përqëndrim i dha dorë parisë feudale shqiptare të bëhej klasë sunduese edhe nga

pikëpamja ekonomike, duke u shndërruar në pronare të pjesës më të madhe e më të

rëndësishme të kullotave, të pyjeve dhe të tokës së punueshme të këtyre dy sanxhakëve.

Kështu u krijua baza, nga e cila kjo pari, nën drejtimin e Ali Pashës, mundi të shtrinte

pushtetin e vet mbi të gjitha trojet e Shqipërisë Jugore.14 Sundimi i tij zgjati deri në vitin

1822.

11 Historia e Popullit Shqiptar, Vol.1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Shtëpia Botuese Toena, Tiranë

2002, fq.632 12 Fleming…vep.cituar, fq.46 13 Historia e Popullit Shqiptar, Vol.1, Akademia e Shkencave …. fq.633-638 14 Po aty, faqe 637-638

Page 18: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 5 -

Porta e Lartë, e gjendur në luftë me Rusinë dhe me Austrinë, në fillim të vitit 1788,

detyrohet ta miratojë mbas dy vitesh shtrirjen e pushtetit dhe autoritetit të Ali Pashës dhe

atë vetë si zot të Janinës, me një ferman të veçantë.15

Ali Pasha e nisi karrierën si pjesëtar i shtresës së feudalëve ushtarakë në fushatat që

Perandoria Osmane organizonte për qëllimet e veta. Prej këtyre shërbimeve, ai fitoi

eksperiencë të madhe dhe si pasojë, divani perandorak ia njohu meritat, duke i akorduar

tituj të ndryshëm.16 Titulli më i lartë i akorduar ishte ai i Vezirit (ose pasha i Rangut të

parë, me tre breza apo tre tuje). Ky titull iu dha Ali Pashës pas fushatës së vitit 1798, në

të cilën ai drejtonte trupat e mbi pesëmbëdhjetëmijë shqiptarëve kundër Vidinit dhe

“rebelit” Pasvanogllu. 17

Veç konflikteve dhe destabilitetit mes radhëve të parisë, gjendjen në pashallëk e kishin

rënduar së tepërmi edhe taksat e rënda. Situata e nderë ekonomike e kishte kthyer

pashallëkun dhe qytetarët e thjeshtë pothuajse në skllevër, apo vegla në duart e bejlerëve

dhe agallarëve. Vetë këta të fundit qenë në grindje dhe luftra lokale me njëri tjetrin,

përpiqeshin të merrnin pjesë të pasurive të fqinjit, apo të ndesheshin me kundërshtarë për

llogari apo interesa të pashait. Jo rrallë bashkëpunonin me hajdutët, për t’u treguar atyre

se kush duhej plaçkitur dhe mandej ndanin pasurinë e grabitur. E vetmja gjë, për të cilën

ata pajtoheshin me njëri-tjetrin, ishte përpjekja për të hequr qafe pashain lokal, që

qëndronte pothuaj formalisht në fronin e Janinës, me synimin që secili nga ata t’i zinte

vendin.

Me pak fjalë, në Janinë sundonte një anarki e plotë dhe jo rrallë, gjendja atje paraqitej

krejtësisht jashtë kontrollit dhe e pasigurtë. Aq kritik ishin realiteti, sa që shpesh edhe

dalja në rrugët e qytetit në orë të veçanta, vlerësohej si një ndërmarrje e rrezikshme.

Vrasës të pashpirt mund t’i hasje ditën për diell dhe paniku i krijuar bënte që qendra e

pazarit të boshatisej menjëherë.

Pikërisht në këto kohë, Aliu gjykoi se ishte momenti i përshtatshëm kur ai mund të

mobilizonte dhe përdorte gjithë energjitë, eksperiencën dhe makinacionet e tij për të

shtënë në dorë fronin e qeveritarit të Janinës. Synimet e tij tanimë i favorizonte edhe

pozicioni gjeografik i pashallëkut që ai zotëronte, Thesalisë, territor i cili ishte fare afër

me pashallëkun e Janinës. Trikalla (Tërhalla) kontrollonte gjithashtu tërë komunikimet

mes Kostandinopojës, Janinës dhe Epirit perëndimor. Pikërisht këtë pikë nevralgjike të

kalimit të rrugëve kryesore të ndërlidhjes dhe komunikimit, e mbante në dorë ai vetë.18

Ali Pasha nuk erdhi rastësisht në fronin e Janinës. Ai kishte kohë që kishte filluar

përgatitjet për këtë hap, ndoshta më të rëndësishmin në jetën dhe karrierën e tij politike.

Këto përgatitje konsistonin në nxitjen e armatollëve dhe hajdutëve të Thesalisë, të cilët,

15 Vaudoncourt, Guillaume De: Memories on the Ionian Islands, considered in a commercial, political and

military point of view, Baldwin, Cradock and Joy, London 1816, f.233-237 16 Mandro-Balili, Arta: Pashallëqet feudale shqiptare nën këndvështrimin e shtetit dhe të së drejtës, Shtëpia

Botuese MediaPrint, Tiranë 2008, fq.60 17 Bronshted, Peter O: Intervista me Ali Pashën, Shtëpia Botuese Horizont, Tiranë 2003, fq.44 18 Për më tepër shih: Koçollari, Irakli: Policia sekrete e Ali Pashës, Vol I. Shtëpia Botuese Ilar, Tiranë 2004

Page 19: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 6 -

për një periudhë pararendëse, e mbajtën zonën përreth, madje edhe vetë qytetin e Janinës,

nën një presion dhe tension të vazhdueshëm, përmes vjedhjeve dhe grabitjeve, duke

ngjallur pasiguri për jetën dhe pasurinë ndër banorët e qytetit. Ndërkohë, banorët e

Janinës i kishin kthyer sytë nga sanxhaku fqinj i Tërhallës, në të cilin mbizotëronte rendi

dhe qetësia.

Aliu kishte paguar spiunë që të shtonin edhe më tej anomalitë dhe pasigurinë në qytet dhe

në të njëjtën kohë përdori edhe metodën e korruptimit me anë të dhuratave dhe

marrëveshjeve të heshtura, duke mundur të bëjë për vete një pjesë të banorëve të qytetit

dhe t’i drejtojë ata drejt synimeve të tij.

Në funksion të realizimit të synimeve të tij dhe për të shuar çdo pakënaqësi dhe rebelim

të kundërshtarëve të tij brenda në qytet, Ali Pasha ndoqi një rrugë dinake dhe aspak

ligjore. Ai përhapi fjalë se ishte njohur nga Porta e Lartë dhe hyri natën në kështjellën e

Janinës, i shoqëruar dhe në krye të trupave të tij. Sipas Gabriel Remerand “... Të

nesërmen, i shoqëruar nga përkrahësit e tij, shkoi në gjykatë tek kadiu, ku regjistroi një

ferman, autenticiteti i të cilit ishte i dyshimtë...” 19

Në këtë mënyrë ai realizon në mënyrë faktike vendosjen e tij në krye të Sanxhakut të

Janinës. Ky veprim i tij nuk u pranua menjëherë nga Porta e Lartë. Ishte një veprim sa i

djallëzuar, aq edhe i guximshëm, sa i rrezikshëm, duke patur parasysh që vendoste në

pikëpyetje gjithë karrierën e deritanishme dhe marrëdhëniet e tij me Stambollin, aq edhe i

goditur, në kushtet në të cilat Porta e Lartë gjendej në raport me pjesë të tjera të

territoreve të saj dhe në raport me konfliktet që ajo kishte me fuqitë e mëdha europiane të

kohës.

Historia tregoi se ky veprim i Ali pashës ishte strategjik. Sundimi i tij 35 vjeçar në

Pashallëkun e Janinës dëshmon që, edhe pse fillimi ishte “i jashtëligjshëm”, teoritë mbi

sovranitetin dhe pushtetin sovran u vërtetuan edhe njëherë në këtë rast. Në analizë të

fundit, Ali Pasha u bë sundimtar faktik mbi një territor shumë të gjerë dhe mbi

popullsinë e këtyre territoreve, që formuan më pas pashallëkun e bashkuar të Janinës.

Siç do të analizohet në vijim të këtij studimi, ky formacion shtetëror, i quajtur nga një

numër jo i vogël studiuesish si shteti i Ali Pashës, fitoi gradualisht një autonomi të gjerë

dhe mund të konsiderohet pothuajse i pavarur.

Sipas studiuesit Ligor Mile: “...ky shtet kishte tiparet e një shteti të vërtetë, në fakt i

pavarur, por i panjohur de jure nga Porta e Lartë dhe shtetet e tjera europiane, edhe pse

Veziri i Janinës kishte marrëdhënie direkte me to…”20

Por le të kthehemi përsëri në vitin 1787, vit në të cilin uzurpimi i fronit të qeveritarit të

Janinës nga Ali Pasha, ishte tashmë fakt. Siç është e njohur nga burime të kohës, Porta e

Lartë nuk e mirëpriti dhe nuk e pranoi fillimisht këtë akt të njëanshëm.

19 Remerand, Gabriel…vepra e cituar, Faqe 31. Lidhur me këtë fakt shih gjithashtu edhe Vaudoncourt.G:

Memories on the Ionian Islands, ......, Fq.237 20 Mile, Ligor: “Sur le caractere du povoir d’Ali Pasha de Tepelene”, Studia Albanica 1, Tiranë 1966, fq

157

Page 20: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 7 -

Madje, duhet thënë se ende pa e realizuar aktin e vet, Ali Pasha nisi për në

Kostandinopojë një përfaqësi, e cila do t’i kërkonte Divanit, në emër të popullsisë së

Janinës, fronin e Pashait të Epirit për Ali Pashën. Përgjigjja ishte negative dhe jo vetëm

kaq, por në mënyrë ultimative, i kërkohej atij të tërhiqte trupat dhe të rikthehej në

territoret e juridiksionit, që ai administronte.

Megjithatë, pyetja shtrohet se çfarë e shtyu më pas Stambollin të mos reagojë rreptësisht

ndaj kësaj situate?

Në mbarim të vitit 1787, kur Ali Pasha shtiu në dorë Janinën, në Shkodër kishte dështuar

ekspedita e parë ndëshkimore kundër Kara Mahmud Pashës. Në të njëjtën kohë, ose më

saktë në fillim të vitit 1788, hyn në luftë kundër Perandorisë Osmane edhe Austria. Në

këto kushte, kur gjendej në luftë edhe me Rusinë dhe me Austrinë, Perandoria Osmane e

miratoi shtrirjen e qeverisjes së Aliut në sanxhakun e Janinës.21

Fermani, i cili miratoi përfundimisht funksionin e uzurpuar prej pashait mbi Janinën dhe

krahinat e tjera rreth Epirit, u miratua me vonesë nga Sulltan Abdyl Hamiti, aty nga fundi

i vitit 1788.

Ky ferman shënon edhe de jure fillimin e sundimit të Ali Pashës mbi Janinën. E nëse do

të vijonim të gjykonim vetëm mbi legjitimitetin e Ali Pashës në këtë funksion, do të

duhet të shtonim që, de jure, Ali Pasha vijoi të ishte sundimtar i Janinës, deri në mesin e

korrikut të vitit 1820, kur u shpall “fermanli” (jashtë ligjit) nga ana e sulltanit dhe

Shehulislami miratoi fetvanë e ndëshkimit të tij me vdekje. Në 5 shkurt 1822, Ali Pasha

vritet në manastirin e Pandelejmonit, në ishullin e liqenit të Janinës. Gati dy vitet e fundit,

pashai i Janinës e mbajti me forcë pushtetin e tij, nën presionin e vazhdueshëm të Portës

së Lartë, presion ky që u materializua me veprime konkete dhe fushata ushtarake kundër

tij.

1.3 Vendosja e rendit në pjesë të ndryshme të pashallëkut, të sunduar deri atëherë

nga grupet e “kleftëve” (komitët, apo kaçakët)

Në vitet kur Ali Tepelena mori Pashallëkun, territoret ballkanase në tërësi dhe ato greke e

shqiptare në veçanti, dominoheshin nga anarkia, brigandizmi, çetat e komitëve dhe

pushteti i hajdutëve të famshëm. Është kjo arsyeja që, gjysma e dytë e shekullit të XVIII

dhe fillimi i shekullit të XIX, konsiderohen periudha të dominuara jo më nga ligji, por

nga antiligji dhe anarkia. Ky realitet është ngushtësisht i lidhur me veprimtarinë e

“kleftëve’ dhe “armatollëve”.

Kleftët dhe armatollët ishin produkt i pasigurisë së jetës dhe pronës, i rendit të pushtuesve

dhe i një terreni dhe ekonomie që favorizonte të paligjshmit në përgjithësi dhe

brigandizmin në veçanti.

Ndërsa armatollët ishin zyrtarisht në shërbim të autoriteteve, kleftët ishin “të

jashtëligjshmit”. Ka autorë si John Koliopoulos që i konsideron kleftët si “banditë

21 Historia e Popullit Shqiptar, Vol.1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Shtëpia Botuese Toena, Tiranë

2002, f.637

Page 21: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 8 -

socialë”22 duke patur parasysh edhe faktin që ata selektonin viktimat e tyre kryesisht mes

të pasurve dhe ndaj të varfërve shtrihej mëshira e tyre.

Këta banditë apo kleftë mund të konsiderohen si Robin Hudët e Ballkanit.

Sipas Zhil Veinstein, në studimin e tij “Provincat ballkanike” në “Historia e Perandorisë

Osmane”:“....Çeta cubash ka patur gjithnjë në Perandorinë Osmane, por kjo dukuri u

zgjerua së tepërmi duke filluar nga shekulli XVII. Kaçakët, të cilët në vise të ndryshme

quheshin me emra të ndryshëm, si hajdukë ose kleftë, ktheheshin në këtë mes në aktorë të

rëndësishëm dhe tipikë të skenës ballkanike. Duke formuar çeta të vogla gjatë stinës së

ngrohtë, nga dita e Shën Gjergjit (23 prill) deri në ditën e Shën Mitrit (26 tetor), ata

kryenin sulme të guximshme dhe plaçkisnin të pasurit dhe të fuqishmit, qofshin këta

myslimanë apo të krishterë.....”23

Rrugëtimi i Ali Pashës për të vendosur rendin në pjesë të ndryshme të pashallëkut të tij,

nuk ishte qëllim në vetvete. Ai ishte një mjet për konsolidimin e pushtetit ende të brishtë

në fillimet e tij. Siç është theksuar edhe më sipër, ardhja e tij në pushtet nuk ishte pritur

mirë nga paria vendase. Familjet e mëdha feudale shqiptare në disa raste e përkrahën, por

në thelb, ato ishin dhe mbetën armike dhe rivale të Ali Pashës për fronin e Janinës. Ky

qëndrim i familjeve të mëdha të jugut të Shqipërisë, ashtu sikundër edhe të veriut, është

stimuluar në mënyrë konstante nga ana e Portës së Lartë.

Divani zbatonte politikën e matur që kishte ndjekur edhe republika e Venedikut në

ngulmimet e saj në bregdetin shqiptar, politikë e cila konsistonte në mbështetjen radhazi

të bejlerëve lokalë kundër pashallarëve të tyre, myslimanëve kundër krahinave të

krishtera autonome dhe në çdo rast, duke ruajtur në vend situatën e anarkisë, konfuzionit

e luftës midis klaneve.24

Aq e vërtetë eshtë kjo, sa për ilustrim mund të sillet fakti që, nga fillimet e shekullit të

XVIII deri në prag të rrëmbimit të pushtetit nga Ali Pasha në Janinë, kishin sundur, duke

rrëzuar njëri-tjetrin, apo duke u zëvendësuar nga Porta e Lartë, gjashtëmbëdhjetë

pashallarë.

I rritur dhe i formuar në këtë ambient, Ali Pasha nuk mund t’i lejonte vetes gabimet e

paraardhësve të tij. Ai veproi me shkathtësi të madhe, duke mos lejuar familjet e vjetra

feudale të bashkoheshin kundër tij. Pasi zhduku një numër familjesh të mëdha feudale, ai

shpartalloi, dëboi jashtë kufijve, ose i nënshtroi, duke i futur në shërbimin e tij, thuajse të

gjitha bandat që mbillnin pasigurinë ndër banorët, ose që pengonin me grabitjet e tyre

qarkullimin e lirë të mallrave. Me përjashtim të viseve përreth malësisë së Sulit, ku kohë

më kohë sulmonin çetat e suliotëve, thuajse kudo në pashallëk u vendos qetësia.25

Nuk mjaftonte vetëm dëshira dhe vullneti i hekurt i Ali Pashës për të rivendosur rendin,

nuk mjaftonte vetëm përvoja e tij si derven pasha, nuk mjaftonte e shkuara e tij si

22 Koliopoulos, John S: Brigands with a cause, Clarendon Press Oxford 1987, faqe 31 23 Historia e Perandorisë Osmane, nën kujdesin e Robert Mantranit, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë,

2004, faqe 311 24 Remerand, ...vep.cituar, fq.22 25 Historia e Popullit Shqiptar ….fq.638

Page 22: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 9 -

armatoll apo kleft.26 Kërkohej të ngrihej në një nivel më të lartë lufta kundër bandave të

hajdutëve që terrorizonin vendin, kërkohej profesionalizëm, gjë që diktohej nga detyra e

rëndësishme që ishte marrë përsipër. Të mos harrojmë që Janina, në kohën e sundimit të

Ali Pashës, ishte një kryqëzim i rëndësishëm rrugësh nga Perëndimi drejt

Konstandinopojës.

Ky qytet kishte rëndësi të pamatë gjeografike, ekonomike dhe kulturore. Prej kohësh

mbante raporte me vendet e bregut tjetër, si Venediku, Padova dhe Livorno; në rrugë

tokësore kishte kontakte të rëndësishme me Beogradin, Sarajevën, Vjenën dhe qendra të

tjera urbane.27 Sigurisht që këto kontakte me botën perëndimore dhe lindjen gjithashtu,

mundësonin qarkullimin e të huajve të shumtë në territoret e pashallëkut.

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar edhe fakti që popullsia e pashallëkut ishte multietnike.

Shqiptarë, grekë, turq, hebrenj, vlleh jo gjithmonë jetonin në mënyrë paqësore. Në qytetin

e Janinës gjendeshin të gjithë, shqiptarë apo grekë, turq apo vllehë e hebrenj, të huaj dhe

vendas, tregëtarë dhe ushtarakë, qytetarë të thjeshtë dhe diplomatë, misionarë legalë apo

të fshehtë.

“Veç kësaj pyjet dhe malet, në çdo cep të Pashallëkut të tij, qenë në një farë mënyre nën

kontrollin e një numri të madh e të pafund brigandësh dhe hajdutësh, të cilët

mbështeteshin dhe mbroheshin nga fshatarët e këtyre zonave. Jo vetëm kaq, por ata

kishin influencën e tyre në krahina të tëra, ndërsa në anë të tjera digjnin e plaçkisnin

fshatra e zona, që ishin nën zotërimet e Pashait.”28

Në këto kushte, Ali Pasha ngriti mekanizma të mirëfilltë shtetërorë për të përballuar

qeverisjen e Janinës. Ndër armët kryesore të pashait ishin edhe policia, ushtria dhe

organet e zbulimit. Është për t’u theksuar se, pavarësisht karakterit multietnik të

popullsisë së Pashallëkut të Janinës, organet e sipërpërmendura drejtoheshin kryesisht

nga shqiptarë të njohur, bashkëluftëtarë dhe besnikë të Ali Pashës. Mes gjithë këtyre

shqiptarëve duhet përmendur Abaz Efendiu, shefi i policisë së Janinës, themeluesi i

strukturave të para policore, i ati i Tahir Abazit, një prej truprojeve më të devotshëm gjer

në sekondat e fundit të Aliut, Ago Vasjari, njeri i besuar, konfident i Pashait, ushtarak

dhe komandant i talentuar i forcave ushtarake si dhe Zylyftar Aga (Poda), një nga

njerëzit e rëndësishëm të Vezirit. Thuhej se influenca e tij në Shqipërinë e jugut ishte e

26 Sipas studiueses Fleming të cituar edhe më parë, e cila nga ana e vet i referohet kryesisht J.W. Baggally:

“Është shkruar shumë për lidhjen e ngushtë mes të ashtuquajturve “kleftë” dhe “armatolë”, fjalë për

fjalë kusarë dhe njerëz të armatosur. Armatolët, milicia që kishte për detyrë çlirimin e shtigjeve malore dhe

zonave të tjera të izoluara dhe të rrezikshme nga banditizmi i kleftëve, u krijuan nën Perandorinë

Bizantine. Kur Bizanti u zëvendësua nga Perandoria Osmane…ajo filloi të kishte një ndikim në rritje në emërimet. Por në të njëjtën kohë kufiri mes dy kategorive në rrjedhën e brezave, u bë edhe më i

papërcaktuar. Ishte ndryshimi i faktorëve ekonomikë dhe ekuilibri i pushteteve që vendosnin nëse në një

periudhë të caktuar disa individë vepronin si kleftë apo si armatollë”. Për më tepër shih

Fleming…vep.cituar, fq.66. Shih gjithashtu edhe Baggally, John W: The klephtic Ballads 1715-1821,

Oxford, London 1936 27 Fleming... Vep.cituar, fq.59 28 Hobhouse, John: A journey through Albania and other provinces of Turkey in Europe and Asia to

Constantinople, during the years 1809 and 1810, James Caëthorn, London 1813, faqe 117

Page 23: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 10 -

tillë që, në rast vdekjeje të Pashait, ai mund të zinte një vend të barabartë me atë të

Myftarit apo të Veliut, pasi pak gjasa kishte që dy djemtë t’i hapnin rrugë njëri-tjetrit.

Sipas studiuesit grek Dhimitris Zotu: “...Sa në kryeqytetin e pashallëkut, Janinë, aq edhe

në qytetet e tjerë, funksionon sistemi policor nën një organizim të veçantë. Gjatë të gjithë

natës qarkullojnë patrulla të gatshme nëpër rrugë. Është rregull për të gjithë kalimtarët

që udhëtojnë nëpër rrugët e pashallëkut, pas perëndimit të diellit, të kenë me vete

ndriçues–llambadha, për t’u dukur, identifikuar, në të kundërt ata mund të arrestohen

menjëherë. Për arsye të tilla, vizitorët e huaj që kalonin atëherë në Janinë, e

konsideronin policinë e Ali Pashës me aftësi dhe zotësi të veçanta.” 29

Detyrat e kësaj policie e ngarkonin atë me ruajtjen e qetësisë publike, zgjidhjen e

konflikteve, grindjeve mes qytetarëve dhe deri në ekzekutimin dhe ndëshkimin e të

dënuarve nga gjykatat apo kontrollin e burgjeve dhe të burgosurve. Përveç armëve dhe

mjeteve të tjera, policia përdorte edhe qentë për patrullime gjatë natës. Ja si e përshkruan

Smart Huges një situatë konkrete: “…Pazari mbyllej rregullisht në një orë të caktuar të

mbrëmjes. Unë vetë e provova se sa e rrezikshme ishte të ndodheshe atje pas kësaj ore.

Një mbrëmje, teksa kthehesha në shtëpi nga bregu i liqenit, u futa në një nga këto rrugica

dhe papritmas u sulmova nga dy qen të mëdhenj e të egërsuar, që ishin në krye të detyrës,

si roje-nate të Pazarit...”30

Në radhën e masave policore, në jo pak raste, për të garantuar qarkullimin e sigurt, Aliu

aplikoi shoqërimin e grupeve të njerëzve apo të karvaneve të tregtarëve, me njësi speciale

apo burra shoqërimi, që sot i thërrasim bodigardë. Veçanërisht për të huajt, që vinin me

misione a qëllime të caktuara ekonomike, kulturore, diplomatike, apo politike,

personalitete të njohur në vendin e tyre dhe nëpër Europë, Aliu e aplikoi gjerësisht këtë

formë policore, të shoqërimit të tyre me trupa të përzgjedhur bodigardësh dhe njerëzish të

besuar. Në masën më të madhe, për të mos thënë të gjithë, këta njerëz që kryenin këto

detyra dhe misione, në këto struktura policore, qenë shqiptarët.

John Cam Hobhouse, politikani dhe kronikani britanik, bashkëkohës i Ali pashës dhe

vizitor i Janinës, sjell në veprën e tij përshkrime mbresëlënëse, me detaje nga më

interesantet nga ditët e vizitave të tij në pashallëk:

“...Ne ndaluam këtu për pak minuta dhe pastaj vazhduam udhëtimin tonë më tej, duke

marrë me vete katër ushtarakë shqiptarë të armatosur, me pushkët e tyre të gjata dhe

“sabrat”. Pasi kishim bërë pak rrugë e udha e linte fushën, ne pamë të hapej para nesh

pamja e një fshati në distancë dhe duke u drejtuar nga verilindja, iu ngjitëm maleve.

Ndërkohë, hymë në një grykë, gjatë së cilës vazhduam të udhëtojmë jo pak kohë. Në të dy

anët e këtij shtegu ngriheshin kodra, të cilat ngushtonin edhe më tej vendkalimin, duke

imponuar kështu udhëtarin të kalonte nëpër shtratin e ngushtë, bri derdhjes së ujrave të

përroit, brigjet e të cilit qenë mbushur me barishte të gjata, të cilat shërbejnë për t’u bërë

fshesë.

29Ζοτου, Δημιτρις Α: Η δικαιοσυνη εις το κπατος του Αλι Πασα, Αθινα 1938, (Zotou, Dhimitri A: Drejtësia

në shtetin e Ali pashës, Athinë 1938), faqe 139 30 Hughes, Smart: Travels in the Ionian Isles, Albania, Thesaly, Macedonia, Longman, London 1815, faqe

137

Page 24: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 11 -

Pikërisht në këtë pikë, rojet tona qenë ndoshta më të përqendruar, me qëllim që të

realizonin mbrojtjen tonë në mënyrë më të dukshme dhe të efektshme. Ata na mbanin më

të mbledhur pranë njëri tjetrit, pasi siç na thanë vetë, ky ishte vendi ku hajdutët plaçkitës,

fjalë të cilën e gjen përherë të pranishme në gojën e shqiptarëve, kryenin herë pas here

sulmet e tyre plaçkitëse.

Të katër shoqëruesit tanë vazhduan kështu udhëtimin më në thellësi për dy orë rresht,

deri kur ne mbërritëm në atë pjesë rruge, ku një fshat u duk në majë të një kodre, në të

djathtë, me një pamje impresive të pemëve, kopshteve dhe më tej të një vile, që ishte

pronë e Vezirit. Këtu rojet tona u ndanë nga ne, për t’u rikthyer në stacionin e tyre, duke

na thënë se dy shoqëruesit tanë dhe ne vetë (ne ishim armatosur mirë) qemë mjaft për të

shkuar të sigurt gjer në qytet, në atë copë rrugë që na kishte mbetur.

Veziri e kishte pastruar këtë pjesë të vendit nga hajdutët, por me sa duket kishte ende

pika të dyshimta, përmes të cilave udhëtari, i cili ka si kërkesë të thjeshtë të udhëtojë e jo

të luftojë, lipsej të shoqërohej nga një roje. Kjo grykë, ku ne kaluam, qe një e tillë dhe pas

kësaj, në distancë, na u tregua edhe një tjetër”.31

Përmes masave dhe veprimeve aktive, radikale dhe kurajoze në fushën e organizimit

shtetëror, përdorimit të masave policore dhe aplikimit të ligjeve efektive, Aliu arriti të

vendosë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike në tërë horizontet gjeografike të

pashallëkut të tij. Kusaria, banditizmi, anarkia, evazioni fiskal, nën efektin e ligjeve të

ashpra dhe respektimit kërcënues të tyre, i hapën rrugë rendit, qetësisë dhe progresit drejt

standardeve të një shoqërie të civilizuar.

Hajduti i djeshëm Ali pasha, me marrjen e pushtetit, u kthye në ndjekës dhe persekutor i

hajdutëve.

Sipas gazetarit danez, Olaf Bronsted, i cili vizitoi në vitin 1812 pashallëkun dhe vetë

pashain e Janinës:

“Një plaçkitës i privilegjuar është shumë më mirë se një turmë tiranësh të vegjël. Kjo, jo

vetëm për udhëtarët, por edhe për banorët e kujtdo vendi qoftë; së paku pazaret mund të

bëhen vetëm me një, dhe nuk ka ujdi me lukuninë e grabitësve të vegjël. Despotizmi,

ndonëse përbindësh dhe shfarosës për nga natyra, prodhon edhe ndonjë gjë të mirë,

ndërkohë që anarkia, kjo murtajë e tërë rendit shoqëror, nuk sjell kurrë dobi, në

çfarëdolloj rrethane qoftë”.32

1.4 Zgjerimi i territoreve të pashallëkut përtej kufijve të njohur tradicionalë dhe

shtrirja e pushtetit në territore të pashallëqeve te tjera

Pushteti i Pashait njohu një rritje të madhe, si në pikëpamje gjeografike, territoriale, ashtu

edhe numerike të popullsisë. Politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht ai mori

dimensionet e një fuqie të vërtetë imponuese në Ballkan. Ndërkohë, edhe pse

administrativisht ishte dhe mbeti pjesë e Perandorisë Osmane, Pashallëku i Janinës në

vitin 1808, qe kthyer pothuajse de facto në një formacion shtetëror të njohur

ndërkombëtarisht.

31 Hobhouse, John: A journey through Albania and other provinces of Turkey in Europe and Asia to

Constantinople, during the years 1809 and 1810, James Cawthorn, London 1813, Fq.46-47 32 Bronshted, Peter O: Intervista me Ali Pashë Tepelenën, Horizont, Tiranë 2003, faqe 12

Page 25: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 12 -

Është vështirë të flasësh për kufij të mirëpërcaktuar të Pashallëkut të Janinës. Sigurisht,

mund të flitet për ushtrimin e pushtetit të Ali Pashës në territore të caktuara, në periudha

të caktuara kohore, por gjatë sundimit 35 vjeçar të tij, pashallëku i Janinës ka patur kufij

të ndryshueshëm e të lëvizshëm. Kjo lidhet më së shumti me faktin që, Ali Pasha nuk

rreshti së zgjeruari pushtetin e tij në territoret e pashallëqeve fqinje.

Sipas Davenport “...dominimet e Ali Pashës përbënin një mbretëri jo të

pakonsiderueshme. Ato përmblidhnin të gjithë Epirin, gjysmën e Shqipërisë, një territor

të gjerë të Thesalisë, një pjesë të Maqedonisë dhe gjithë pjesën Perëndimore të Greqisë,

nga liqeni i Ohrit në veri deri në gjirin e Lepantit në Jug dhe nga malet Pinde në

Adriatik”33

Zgjerimi i territoreve ka qenë pjesë konstante e politikës së Ali Pashës, që prej marrjes së

pushtetit nga ana e tij.

Ali Pasha në tërësi, që nga koha e marrjes së pushtetit, pranoi gjendjen e qyteteve apo

krahinave me status të veçantë ligjor. Por kjo nuk do të thoshte se në ëndrrat e tij të

heshtura ai nuk i synoi ato. Kështu, brenda një kohe të shkurtër mbas marrjes së fronit, ai

goditi ashpër dhe futi nën pushtetin dhe hegjemoninë e tij absolute Himarën, duke i hequr

asaj përfundimisht privilegjet politike dhe statusin e veçantë ligjor. 34

Mbas tre fushatash të ashpra ushtarake, më 1803, përfundimisht nënshtroi Sulin, duke e

kthyer këtë krahinë, apo “Republikë të pavarur malore” , nën administrimin dhe pushtetin

ligjor të tij.35 Kujtojmë se, deri atëherë banorët e Sulit i paguanin Portës së Lartë taksën e

zakonshme të “rajave” dhe “të dhjetën”. Suliotët i vilnin këto taksa, pra “të dhjetën” dhe

“haraçin”, nga fshatrat e tjerë të cilat ata sundonin, pra që kishin nën varësinë e tyre.

Ndërkohë që ishin nënshtetas të Perandorisë Osmane, suliotët kishin nën pushtetin e tyre

shtetas të tjerë. Në këtë mënyrë, ata ishin edhe sundues edhe të sunduar.36

Konfederata Suliote kishte njëfarë ngjashmërie me qeverisjen (regjimin) në Spartën e

lashtë, ku disa fshatra kryesore kishin një dominancë mbi fshatrat e një niveli më të ulët.

(Shtatë fshatrat kryesore të Sulit kishin 60 fshatra të dorës së dytë nën varësi). Të njëjtat

marrëdhënie kishin Spartanët me fqinjët e tyre. Pra, një shtet brenda shtetit.

Po ashtu, Aliu revokoi përfundimisht privilegjet e veçanta dhe statusin eksterritorial

politik që gëzonin qytetet e Prevezës, Pargës, Vonicës dhe Butrintit, nën zotërimin politik

venecian dhe mandej nën atë francez. Ai, duke shfrytëzuar Marrëveshjen e Stambollit të

33 Davenport,R.A: The life of Ali Pasha of Tepeleni, Vizier of Epirus, surname Aslan or the Lion, The Tegg

and Son, London 1837, Fq. 273-274 34 Historia e popullit shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Vol.I, Toena, Tiranë 2002, f.647-649.

Shih gjithashtu: Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια Αλβανιας και Ηπειρου, 1759-1831- Εγγραφα

ρωσικων αρχειων, Ινστιτπυτο Νεοελλινικον Ερευνον, Ινστιτουτο Σλαβικον Σπουδον, Ρωσικη Ακαδημία

Επιστημών Αθινα 2007, (Arsh, Grigori L: Rusia dhe pashallëqet e Shqipërisë dhe Epirit, 1759- 1831- Dokumenta të arkivave ruse, Ιnstituti i Studimeve Neohelenike, Instituti i Studimeve Sllave, Akademia e

Shkencave Ruse, Athina 2007 35Παναγιοτοπουλος, Βασιλης.: Αρχειο Αλι Πασα, Συλλογης Ι. Χοτζις, Γενναδειου Βιβλιοθηκης της

Αμερικανικης Σχολις Αθηνον Ινστιτουτο Νεοελλινικον Ερευνον, Αθινα 2007 , (Panajotopoulos, Vasilis:

Arkivi Ali Pasha, Koleksioni J.Hoxhi, Biblioteka Genadio e Shkollës Amerikane të Athinës, Instituti i

Kërkimeve Neohelenike, Athinë 2007), Vol.I, f.351-353, 362-374 36 Ζοτου, Δημιτρις Α: ... Vep e cituar, fq. 49, referuar Paparigopoulo. K: Historia e kombit grek , Vol. V,

fq.698

Page 26: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 13 -

vitit 1800 dhe zhvillimet politiko-ushtarake në Europë, kryesisht humbjen e fushatave të

Bonopartit më 1807-1808, i goditi ushtarakisht dhe i vuri këto qytete një herë e

përgjithmonë, më 1809, nën autoritetin e plotë të shtetit të tij.37

Që në fillimet e sundimit të tij, Ali Pasha synoi dhe mori pashallëkun e Delvinës. Më tej,

zotërimet e tij përfshinë Korçën, Voskopojën, Këlcyrën dhe Përmetin, si gryka hyrëse për

në malet Pinde. Ndërkohë, shumë territore të Shqipërisë së Jugut ishin dhe mbetën nën

pushtetin e Ibrahim Pashës së Beratit. Prej vitesh pashai i Beratit ndjente presionet e

rivalit të tij jugor (Ali Pashës), duke patur si rezultat zvogëlimin konstant të zotërimeve të

veta. Territoret e tij shtriheshin deri në lumin Shkumbin dhe përfshinin fushën më

pjellore të Shqipërisë, atë të Myzeqesë, si dhe portin më të madh të Jugut të Shqipërisë,

Vlorën.38

Ibrahim Pasha i Beratit njëkohësisht kishte mundësinë të kontrollonte edhe pashallëkun e

Elbasanit, kështu që, gjithë këto territore të gjera, me resurse të mrekullueshme natyrore

si dhe me interesa të mëdha tregëtare, nuk mund të mos kishin vëmendjen e Ali Pashës.

Lidhja familjare/ e krushqisë me Ibrahim Pashën, nuk e pengonte Aliun të shpaloste

synimet për rrëmbimin dhe marrjen edhe të Beratit.

Para se të ndërmerrte fushatën ndaj Beratit, Ali Pasha u përgatit mjaft mire, si nga ana

ushtarake, ashtu edhe nga ana diplomatike. Gjithashtu, ai shfrytëzoi edhe rrethanat

ndërkombëtare, kur lufta ruso-turke e kishte shkëputur vëmendjen e Perandorisë osmane

nga çështjet shqiptare. Ajo çka i interesonte Portës së Lartë në këtë kohë, ishte të

siguronte trupa ushtarake shqiptare në fushatat e veta. Në zbatim të urdhrit të Portës, Ali

Pasha bën gati ushtrinë, me qëllim që të bashkohej me forcat osmane. Por, para se t’i

drejtojë ato në front, Ali Pasha i dërgon në Berat. Bëhet fjalë për një trupë ushtarake prej

10-12.000 burrash, të cilët nën drejtimin e Myftar pashës (djalit të Ali Pashës), sulmojnë

Beratin. Luftimet tremujore, prej 13 majit deri në 13 gusht 1809, për marrjen e Beratit,

përfundojnë me një marrëveshje paqeje, në disfavor të dukshëm të Ibrahim Pashës, i cili

humbi pjesën më të madhe të zotërimeve të tij.39 Për këtë marrëveshje dhe marrëveshje të

tjera paqeje, apo marrëveshje bashkëpunimi, do të flitet më poshtë, në një kapitull të

veçantë.

Zhvillimet e mëtejshme luftarake mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës nuk janë objekt i

këtij studimi, por nuk mund të lihet pa përmendur një detaj i rëndësishëm, që vlen të

trajtohet, për të vënë në dukje fuqinë ushtarake të pashait tepelenas.

Beteja e radhës mes dy pashallarëve më të fuqishëm të jugut të Shqipërisë të kësaj

periudhe, zhvillohet disa muaj më vonë se e para, pikërisht në tetor 1809.

Sipas studiuesit të mirënjohur rus, Grigori Arsh, në këtë betejë, Ali Pasha përdor teknika

dhe mjete ushtarake, që shfaqen për herë të parë në luftërat feudale në Shqipëri. Bëhet

fjalë për përdorimin e baterive me 6 topa dhe 6 predha mortaje të diametrit të madh, që

37 Vaudoncourt, G: ... vep. e cituar, fq. 292-297 38Arsh, Grigori L: Shqipëria dhe Epiri në fund të shekullit të XVIII dhe fillim të shekullit XIX, Pashallëqet

Lindore shqiptare të Perandorisë Osmane (Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Aλβανια και Η Ηπειρος στα τελι του XVIII’

και αρχες του XIX αιων, tα Δuτικοαλβανικα Πασαλικια τις Οθωμανικις Αuτοκρατοριας), Gutenberg, Athinë

1994 Fq. 255 39 Po aty, fq. 257

Page 27: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 14 -

bombardonin vazhdimisht kështjellën. Pikërisht këto mjete të përdorura në betejën e

Beratit, janë furnizime luftarake britanike sipas marrëveshjeve, për të cilat do të flitet më

poshtë dhe për herë të parë janë përdorur predha flakëhedhëse dhe mina.40

Kapja rob e Ibrahim pashës dhe sjellja e tij në Janinë shënon dhe marrjen përfundimtare

dhe vendosjen e sundimit të Ali Pashës mbi këtë pashallëk.

Marrja e Beratit dhe ajo e kështjellës dhe qytetit të Gjirokastrës, më 1811, mund të

konsiderohen si fitoret më madhështore të Ali Pashës, pas rënies së Sulit, në drejtim të

zgjerimit maksimal të territoreve të sunduara nga ai. Nëse këtyre zonave do t’u shtonim

edhe Thesalinë, të cilën e zotëronte më herët, një pjesë të Maqedonisë, thuajse gjithë

Greqinë kontinentale dhe Shqipërinë e jugut, mund të themi se, nga pikëpamja

territoriale, Pashallëku i Janinës tashmë shtrihej frikshëm në 1/3 e territorit europian të

Perandorisë Osmane.

Pa u ndalur, do të duhet të theksojmë se, sipas bashkëkohësve dhe studiuesve, pasi

statistikat konkrete mungojnë dhe nuk mund të flitet me saktësi, popullsia e pashallëkut

në kulmin e fuqisë së Ali Pashës, llogaritej nga një milionë e gjysmë deri në dy milionë

banorë.

1.5 Tendencat për krijimin e një aparati shtetëror të qendrueshëm e të konsoliduar,

me synim shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe shpalljen e një shteti sovran

Në politikën e brendshme, Ali Pasha veproi me shkathtësi të madhe, për të mos i lejuar

familjet e vjetra feudale të bashkoheshin kundër tij. Përkundrazi, ai arriti të sigurojë

mbështetjen e tyre në kuadër të krijimit të një baze sa më të gjerë e të shëndoshë

shoqërore, duke u dhënë atyre edhe ofiqe në administratën e pashallëkut, në ushtri, si dhe

duke i joshur me pronat dhe pasuritë e konfiskuara të feudalëve të arratisur, të kapur apo

të vrarë.41

Pashallëku i Janinës gjatë sundimit të Ali Pashës u pajis me një aparat administrativ,

gjyqësor e ushtarak sipas organizimit osman, por me ndryshimin e rëndësishëm se, pranë

çdo myteselimi, apo qeveritari krahinor, u krijua një këshill nga paria myslimane, ose

ajanët, të cilët ishin përfaqësues të krahinave myslimane dhe nga paria e krishterë, ose

koxhabashët, të cilët ishin përfaqësuesit e krahinave të krishtera.42

Nën shëmbëlltyrën e organizimit të Perandorisë, edhe në Pashallëkun e Janinës vepronte

Divani ose Këshilli i Lartë, si organ kolegjial me funksione këshillimore. Në përbërje të

divanit ishin njerëzit më të kulturuar të pashallëkut, që mbanin poste ’ministrore”, apo të

sekretarëve për çështje të ndryshme, si dhe njerëzit më të besuar të Ali Pashës.

Në krye të Divanit, që Ali Pasha i kishte dhënë atributet e qeverisë, qëndronte Mehmet

Efendiu. Ky njeri i Ali Pashës, në këtë periudhë, përfaqëson një funksionar të lartë të tij.43

40 Po aty, fq. 258 41 Historia e Popullit Shqiptar, Vol.1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Shtëpia Botuese Toena, Tiranë

2002, fq.638 42 Po aty, f.639 43 Historia e Shqipërisë, Vëll.I, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, Tiranë

1959, faqe 464

Page 28: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 15 -

Siç do të trajtohet në kapitujt e tjerë, Mehmet Efendiu do të takohet në gusht 1791 me

gjeneralin e shquar rus Potjémkin, për të negociuar një marrëveshje shumë interesante

mes Rusisë dhe Ali Pashës.

Në fillimet e karrierës së tij, e më konkretisht në momentin e marrjes së fronit në Janinë

nga ana e Aliut, nuk mund të bëhet fjalë për politikë të jashtme dhe as për marrëdhënie

ndërkombëtare. Vitet e para të pashait janë të mbushura me përpjekje të ashpra për

konsolidimin e pushtetit dhe dominancë, për rend dhe qetësi.

Megjithatë, që nga kjo kohë, parë me kujdes, të gjitha lëvizjet e tij të rafinuara synojnë,

bashkë me konsolidimin e pushtetit, edhe ravijëzimin e idesë për një shkëputje të

mundshme prej Portës së Lartë dhe krijimin e një shteti të pavarur.

Vetëm nën këtë mision të pashpallur të tij mund të kuptohen shumë lëvizje politike, që

lidhen me veprimtari të fshehta, të kamufluara diplomatike, jashtë vështrimit dhe pa

miratimin e Stambollit, në një kohë kur, politika e jashtme dhe diplomacia në tërësi, ishin

një e drejtë ekskluzive e Oborrit dhe jo e njësive administrative, siç qenë pashallëqet.

Ato që tërheqin më së hershmi vëmendjen, janë kontaktet e tij sekrete me përfaqësues të

Rusisë. Megjithëse i rreshtuar krahas forcave osmane, në betejat e frontit Ruso-Turk,

Aliu krijoi mundësitë për të takuar gjeneralin rus të ushtrisë dhe për t’i dërguar mesazhet

e para të tij Careshës, Ekaterina e II. Duke e vlerësuar Rusinë si një nga fuqitë e

rëndësishme të kohës dhe kundërshtare historike të Perandorisë Osmane, Pashai i Janinës

kishte vlerësuar se kjo fuqi mund t’i shërbente si një aleate potenciale, ku të mund të

mbështetej për të realizuar ëndrrat e tij të shkëputjes.

Krahas rritjes së fuqisë së tij shtetërore, Aliu ndiqte me kujdes zhvillimet në arenën

ndërkombëtare në Europë dhe kryesisht gjithë ato që lidheshin me Turqinë. Veç

zhvillimit të kontakteve dhe takimeve sekrete mes përfaqësuesve të tij dhe diplomatëve

rusë në Vjenë e gjetkë, Pashai i Janinës vendosi kontakte të drejtpërdrejta edhe me

përfaqësuesit diplomatikë të Francës, siç ishte Konsulli francez, Fransua Pukëvil, ai

anglez, William Martin Lik, Guvernatorët e Shtatë ishujve (fqinjë me të) Filip Morier,

Martin Dupre, Kontin rus, Mocenigo, etj.

Si rezultat i kësaj politike të ndjekur me këmbëngulje, Ali pashë Tepelena arriti të

formonte një shtet i cili, edhe pse formalisht bënte pjesë akoma në kuadrin e Perandorisë

Turke, në të vërtetë ishte i pavarur. Gjendja ekonomike e krahinave të sunduara nga Aliu

dallonte në mënyrë të dukshme nga shkatërrimi që vihej re në krahina të tjera të

Turqisë.44

Në dhjetë vitet e fundit të karrierës së tij në pushtet, Ali Pasha pothuaj kishte bërë de

facto pavarësinë e tij nga Porta. Megjithë kërcënimet e Stambollit, ai dërgonte

përfaqësuesit e tij pranë fuqive europiane, me mesazhe dhe porosi konkrete, ofronte

projekte, bënte propozime për marrëveshje dhe mbante korrespondencë të rregullt me

monarkë europiane, si Bonapartin, Mbretin e Anglisë, Perandorin e Austro-Hungarisë,

44 Buda, Aleks: Shkrime historike 4, Botimet Toena, Tiranë 2000, faqe 142

Page 29: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 16 -

Carin e Rusisë, etj, duke dalë kështu pothuaj plotësisht, një subjekt tërësisht i pavarur në

arenën ndërkombëtare.

Studiuesit e historisë së Perandorisë Osmane vlerësojnë karizmën e Ali Pashës, duke e

dalluar atë nga të gjithë sundimtarët e provincave ballkanike. Sipas Robert Mantran:

”...Rebelimet qenë më të rrezikshme sidomos në provincat europiane të perandorisë. Në

Bullgarinë Lindore dhe në Trakinë Perëndimore, Ismail Pashë Tirsanikliu dhe zëvendësi

i tij, Mustafa Bajraktari, vendosën sundimin e tyre të drejtpërdrejtë mbi popullsinë

vendase, njëlloj siç bëri Osman Pasvanogllu në Bullgarinë Perëndimore dhe në Serbinë

Lindore. Por mbi të gjithë u shqua Ali Pashë Tepelena, sundimtar i Janinës, kryengritja e

të cilit u zhvillua në Shqipëri dhe Epir. Madje ai dukej sikur ishte një sovran i pavarur në

tërë këtë trevë...” 45

Edhe studiuesi i njohur Georges Castellan, kur flet për pashallëqet ballkanike, “nami i të

cilave i kaloi shumë kufijtë e Perandorisë” (e ka fjalën kryesisht për pashallëqet shqiptare

të Shkodrës dhe Janinës si dhe për Pasvan Ogllunë e Vidinit), vlerëson se: “këto

pashallëqe të mëdha formonin në Ballkan rajone ku autoriteti i sulltanit ishte vetëm

teorik”. 46

45 Mantran, Robert: Fillimet e Çështjes Lindore në “Historia e Perandorisë Osmane”, Shtëpia Botuese

Dituria, Tiranë 2004, faqe 401 46 Castellan, Georges: Histori e Ballkanit, Shtëpia Botuese Çabej, Tiranë 1996, faqe 225

Page 30: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 17 -

KAPITULLI II

ORGANIZIMI SHTETËROR

2.1 Organizimi shtetëror dhe administrativ i Perandorisë Osmane47

Shteti osman njohu një jetë disa shekullore, që nis me themelimin e tij nga fiset

turkmene, në fund të shekullit të XIII (edhe pse krijimi i bejllëkut apo principatës osmane

është zhytur në legjendë, kronikat e para e vendosin themelimin e tij në vitin 1299, ose

1301) dhe përfundon pas shpërbërjes së tij të plotë, në fund të luftës së parë botërore, në

fillimet e shekullit të XX.

Periodizimi i zhvillimit historik të shtetit osman mund të bëhet bazuar në kritere të

ndryshme, por dy janë kriteret kryesore për këtë peroidizim.

Së pari mund të përdoret kriteri i mënyrës së rregullimit shtetëror, ose formës së

qeverisjes.

Nisur nga ky kriter, historia e Perandorisë osmane mund të ndahet në dy periudha të

rëndësishme:

- Fundi i shekullit të XIII deri në gjysmën e parë të shekullit XIX, periudhë në të

cilën forma e qeverisjes është monarki absolute (despotike) me karakter të

theksuar teokratik; dhe

- Gjysma e shekullit XIX deri në fillim të shekullit XX, kohë në të cilën zbehet

karakteri teokratik dhe gjithashtu karakteri monarkik merr tipare kushtetuese.

Së dyti, kriteri i përdorur nga shumë autorë për periodizimin e historisë së Perandorisë

Osmane është zhvillimi i marrëdhënieve feudale dhe regjimi juridik mbi tokën.48

Me krijimin e tij, shteti osman filloi të zgjeronte territoret e veta në drejtim të perëndimit,

zhvendosje kjo e diktuar fillimisht nga presioni mongol mbi fiset turkmene e më pas duke

u bërë tendencë kryesore dhe tipar i tij. Shumë shpejt shteti osman, jo vetëm bëhet

“trashëgimtar” i territoreve të Bizantit, i cili ndodhej në fazën më kritike të jetës së tij, por

gradualisht shtrihet në tre kontinente.

* * *

Sikundër u theksua më sipër, nga pikëpamja e formës së qeverisjes, Perandoria osmane

ishte një monarki absolute në periudhën më të gjatë të zhvillimit të saj. Si e tillë, ajo

kishte në krye monarkun, i cili në Perandorinë Osmane quhej sulltan. Gjithashtu sulltani

kishte edhe titullin kalif që do të thotë zëvendës i profetit ose padishah. Sulltani ka qenë

organi suprem i shtetit, ndërkohë që, në radhën e organeve dhe autoriteteve të tjera,

konsiderohet jo vetëm si më i larti, por edhe si më i vjetri.

47 Emërtimi “Osman” për shtetin turk buron nga emri i themeluesit të tij Osmanit I (1258-1326) 48 Për më tepër shih Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir: Historia e përgjithshme e shtetit dhe të drejtës,

Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2000, faqe 245-251

Page 31: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 18 -

Një organ tjetër shumë i rëndësishëm, në përbërjen e të cilit ishin funksionarët më të

rëndësishëm dhe më të lartë shtetërorë, ishte edhe Divani.

Pas pushtimit të Konstandinopojës (Stambolli i sotëm) nga Sulltan Mehmeti i dytë (El-

Fatih apo Pushtuesi), u rregulluan me një kanuname të veçantë rangjet më të larta

shtetërore. Sipas kësaj kanunameje (Kanunameja e Organizimit dhe Ceremonive),

funksionarët e lartë shtetërorë renditeshin në katër magjistratura:

- Vezirët

- Kadiaskerët

- Defterdarët

- Nishanxhinjtë 49

Pas sulltanit, posti i vezirit ishte institucioni i dytë më i njohur dhe më i fuqishëm i shtetit

osman. Në kohën e themelimit të Perandorisë kishte vetëm një vezir, por numri i tyre

erdhi duke u rritur vazhdimisht, fenomen i kritikuar ky, që solli si pasojë rritjen e

shpenzimeve të thesarit, uljen e pushtetit dhe autoritetit të tyre dhe i konsideruar

gjithashtu edhe në kundërshtim me traditat e shtetit. Vezirët ndaheshin në vezirë ”të

brendshëm” dhe vezirë ”të jashtëm”, duke patur parasysh që, këta të dytët ishin kryesisht

autoritetet drejtuese të provincave (bejlerbej). Ndërkohë, figura më e rëndësishme ndër

vezirët ishte veziri i madh, apo Sadrazemi, të cilit i ishte deleguar pushtet shumë i gjerë

nga ana e sulltanëve, duke qenë përfaqësues absolut i tyre dhe duke u përgjigjur vetëm

para sulltanit.

Ndërsa veziri i madh ishte zëvendës i sulltanit për pushtetin civil, she-ul-islami ishte

zëvendës për pushtetin fetar.

Kadiaskerët në Perandorinë Osmane përfaqësojnë gjyqtarët supremë ushtarakë dhe

civilë, të cilët e ushtronin funksionin për dhënien e drejtësisë në emër dhe për llogari të

sulltanit. Kompetencat e tyre lidhen edhe me emërimin e funksionarëve të tjerë në gjithë

perandorinë, si kadijtë dhe naibët.

Defterdarët përfaqësojnë funksionarë të lartë me kompetenca në financat e shtetit si dhe

në regjistrimet e timareve, zeameteve dhe haseve, si dhe të popullsisë së tyre, sipas

grupimeve me aftësi taksapaguese. Prej këtej buron edhe emërtimi ”defterë osmanë”, kur

bëhet fjalë për regjistrat e pronave, popullsisë dhe llojeve e masës së taksave të

ndryshme, të aplikuara nga Perandoria osmane.

Nishanxhinjtë përfaqësojnë rangun e sekretarëve (shkruesve), duke përfshirë këtu, si

sekretarët personalë të sulltanit, ashtu edhe shkruesit e akteve të ndryshme me karakter

legjislativ.

Organet dhe funksionarët e mësipërm përbëjnë shtyllat kryesore të pushtetit shtetëror në

Perandorinë osmane. Krahas tyre sigurisht kanë funksionuar edhe organe të tjera të

rëndësishme, të cilat meritojnë vëmendje të posaçme, por nuk përbëjnë fokusin e këtij

studimi.

Në përfundim të kësaj pjese, mund të thuhet që, edhe pse në gjirin e Perandorisë osmane

u përfshinë territore të shumta, si dhe një numër i madh popullsish, që i përkisnin

49 Po aty, faqe 259

Page 32: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 19 -

kulturave të ndryshme dhe stadeve të ndryshme të zhvillimit, shteti osman kishte

karakteristikat e një shteti unitar dhe të centralizuar. Tendencat decentralizuese, deri

separatiste, u shfaqën më vonë, në fund të shek XVI dhe fillim të shekullit XVII, deri në

fillimet e shekullit të XX, ku centralizmi formal shtetëror kombinohet me decentralizimin

faktik.50

* * *

Shteti osman ishte i ndarë në tre zona kryesore gjeografike: Anadolli, Rumelia dhe

Arabia. Njësia kryesore administrative në këto zona ishte provinca apo elajeti. 51

Ndarje të tjera më të vogla të provincave osmane ishin sanxhaku, apo nënprovinca, me

drejtues sanxhakbeun. Sanxhaku, ku jetonte bejlerbeu, quhej sanxhaku i pashait.52 Një

elajet kishte mesatarisht 8 sanxhaqe.

Sanxhakbeu, duke qenë përgjegjës ushtarak i provincës, ishte i ngarkuar njëkohësisht të

kontrollonte veprimtarinë ekonomike dhe atë të administratës së qyteteve. Për më tepër,

ai duhet të siguronte mbarëvajtjen e drejtësisë dhe herë-herë të bënte hetimet që

kërkoheshin nga administrata qendrore.53 Edhe sanxhakbeu kishte ndihmën e një Divani,

të krijuar me shëmbëlltyrën e Divanit perandorak. Sanxhakbeu ishte komandant ushtarak

i spahinjve të timareve dhe zeameteve brenda sanxhakut, si dhe drejtues i administratës

ushtarake dhe civile.

Nënndarje të tjera më të vogla të sanxhakut ishin kazaja, nahija dhe fshati.54

Territori i një nahije mund të krahasohet me atë të një komune të sotme. Në krye të

nahijes qëndronte subashi. Emërtimet e drejtuesve ushtarakë dhe civilë të këtyre

nënndarjeve administrative kanë ndryshuar nga një kohë në tjetrën dhe subashi p.sh, është

quajtur më vonë myselim (myteselim), apo kajmekam.

Ndarja administrative është e rëndësishme të njihet, pasi sipas saj mund të bëhet një

vlerësim edhe për drejtuesit administrativë, ushtarakë, fetarë dhe gjyqësorë të secilës

ndarje, mënyrën e emërimit/caktimit të tyre në secilën ndarje, kohën e qëndrimit në

detyrë, largimin nga detyra, kompetencat e secilit nëpunës perandorak apo lokal,

përfitimet që buronin nga detyra, dallimet mes postit dhe titullit të një zyrtari etj.

Në konfigurimin gjeografik të një sanxhaku zakonisht merreshin parasysh këto elementë:

- Qarkullimi i lehtë me kalë në të gjitha ekstremet kufitare të tij, brenda një dite;

- Posedimi i hapësirave të tilla bujqësore, të cilat të përballonin normalisht nevojat

e popullsisë vendase për produkte të konsumit ushqimor dhe vetjak;

- Gjeografikisht të gëzonte lehtësi komunikimi civil dhe ushtarak;

50 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir: ...vep. cituar, faqe 261 51 Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman, Research Centre for Islamic History, Art and Culture,

Tiranë 2009, Vol 1, faqe 231 52 Po aty, faqe 241 53 Beldiçeanu, Nikoara: Organizimi i Perandorisë Osmane në “Historia e Perandorisë Osmane”, Shtëpia

Botuese Dituria, Tiranë 2004, faqe 123 54 Po aty, faqe 229

Page 33: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 20 -

- Të kishte qendra të mjaftueshme urbane për realizimin e aktivitetit tregtar dhe të

prodhimit artizanal.

Sanxhaqet nuk kanë qenë njësi territorialo-administrative statike. Përkundrazi, ato njihnin

ndryshime, të cilat përcillnin apo reflektonin zhvillimet politike e ushtarake të kohës.55

Pas sanxhakbeut, siç u theksua më sipër, vinte subashi, i cili kishte në “subashllëkun” e tij

të njëjtat të drejta dhe detyra si sanxhakbeu. Numri i subashëve ishte i ndryshëm dhe

varej nga nënndarjet e sanxhakut.

* * *

Në fillim të shekullit të XVI, menjëherë pas shtypjes së kryengritjeve shqiptare më 1506,

shteti osman ndërmori një sërë rregullimesh administrative, për të rivendosur përsëri

kontrollin mbi trojet shqiptare. Shqipëria u nda në shtatë sanxhaqe: Delvina, Vlora,

Elbasani, Ohri, Shkodra, Prizreni dhe Dukagjini, duke u inkuadruar në vilajetin e

Rumelisë.56

Të kësaj periudhe janë edhe kanunnametë e sanxhaqeve: Kanunnameja e sanxhakut të

Shkodrës e vitit 1529, ajo e sanxhakut të Ohrit e vitit 1583, e Vlorës e vitit 1520, e

Prizrenit etj. 57

Ajo që është për t’u theksuar, lidhet me faktin që, këto kanunname datojnë dhe janë

miratuar kryesisht përgjatë shekullit të XVI dhe më pak në fillim të shekullit të XVII,

duke dëshmuar vendosjen përfundimtare të pushtetit të shtetit osman në trojet shqiptare

pikërisht në këtë periudhë.

Por në fokus të këtij studimi është Pashallëku i Janinës, i cili, së bashku më Pashallëkun e

Shkodrës, përbëjnë një moment shumë të rëndësishëm në organizimin administrativ dhe

politik të shqiptarëve në Perandorinë osmane një shekull para shpalljes së pavarësisë.

2.2. Organizimi shtetëror dhe administrativ i Pashallëkut të Janinës

Organizimi shtetëror në Pashallëkun e Janinës, gjatë sundimit 35 vjeçar të Ali Pashës,

ishtë një pasqyrë e organizimit të Perandorisë Osmane. Në formë, në të reflektohet në

mënyrë besnike hierarkia e organeve shtetërore të Perandorisë Osmane. Në përmbajtje,

organet e pushtetit largohen gjithmonë e më tepër nga ndikimi perandorak, duke përftuar

kështu një aparat shtetëror, i cili gradualisht bëhet autonom dhe de facto shkëputet nga

nga Porta e Lartë.

Kreu i këtij organizimi shtetëror ishte Ali Pasha. Gjatë karrierës së tij ushtarake dhe

politike ai mbajti shumë poste, si dhe iu akorduan shumë tituj. E nisi karrierën ushtarake

si bej dhe jo më vonë së 10 vjet pas legalizimit të pushtetit të tij në krye të sanxhakut të

Janinës, i akordohet titulli Vezir. Duke u nisur nga organizimi qendror perandorak, i

55 Egro, Dritan: Ligji osman ndër shqiptarët e mesjetës së vonë, Qendra e Studimeve Albanologjike,

Instituti i Historisë, Tiranë 2012, fq.24 56 Bozbora,Nuray:... vep.cituar , faqe 89 57 Për më tepër shih Egro, Dritan: ... vep. e cituar dhe Luarasi,Aleks: Akte juridike për historinë e shtetit

dhe së drejtës në Shqipëri, Obra GVG, Botim i dytë, Tiranë 2014

Page 34: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 21 -

parashtruar në pjesën 2.1 të studimit (Organizimi shtetëror dhe administrativ në

Perandorinë Osmane), Aliu hyri tashmë në grupimin e “vezirëve të jashtëm”, që sundonin

në provincat e perandorisë, thënë ndryshe, me marrjen e këtij titulli, ai bëhej pjesë e

Divanit Perandorak.

Sa më sipër, bëhet fjalë për pozitën e tij në raport me pushtetin qendror. Nëse do t’i

referohemi rolit, pozitës dhe pushtetit të tij në raport me pashallëkun që drejtonte, duhet

të ndalemi më gjatë. Shumë studiues, shqiptarë apo të huaj, duke folur për karakterin e

pushtetit të Ali Pashës, kanë hapur diskutime dhe kanë arritur në përfundime të ngjashme

lidhur me të. Për të bërë një analizë më të plotë është e nevojshmë të shihet pozita e Ali

Pashës në krye të Pashallëkut të Janinës, si nga pikëpamja juridike (de jure), ashtu edhe

ajo faktike (de facto).

Juridikisht pushteti i Ali Pashës ishte dhe mbeti një pushtet i deleguar nga Porta e lartë.

Dekreti perandorak i vitit 1788, që i njohu sundimin mbi Janinën dhe ai vitit 1820, që e

shpalli ”fermanli”, përbëjnë kufijtë kohorë, brenda të cilëve ai ushtroi një pushtet të

dhënë dhe të njohur nga Porta. Për më tepër që, njohja dhe vazhdimi i detyrës në krye të

Janinës bëhej periodikisht me anë të një fermani vjetor.

Referuar studiueses Arta Mandro- Balili, e cila nga ana e saj i referohet dokumenteve

arkivorë: “...ka patur raste jo të rralla, kur Porta, e pakënaqur prej Aliut, ka emëruar në

vend të tij nëpunës të bindur, të cilët, duke mos pasur asnjë mundësi reale të kryenin

funksionet e ngarkuara, detyroheshin të braktisnin postin, të cilin Porta me hir a me

pahir ia rikthente Aliut...”58

Elementë të tjerë të varësisë së këtij formacioni shtetëror nga Porta e Lartë janë edhe:

- Detyrimi për të dërguar forca ushtarake në rast të fushatave që ndërmerrte Porta e

lartë. Të tilla situata kanë patur të bëjnë me frontin e luftrave ruso-turke, si dhe

me shtypjen e revoltave të “rebelëve” në pjesë të ndryshme të perandorisë. Në

disa raste, Ali Pasha ka qenë vetë në krye të reparteve të tij, në raste të tjera, trupat

shqiptare janë drejtuar nga bijtë e tij, Myftari dhe Veliu, apo edhe nga njerëz dhe

drejtues të tjerë të ushtrisë, gjithmonë shqiptarë të besuar të Aliut. (Më poshtë do

të flitet më gjerësisht për ushtrinë e Ali Pashës)

- Detyrimi për të grumbulluar të ardhura nga taksat dhe për të dërguar një pjesë të

tyre në favor të thesarit perandorak. (Në një nënkre të veçantë do të flitet për

sistemin tatimor në Pashallëkun e Janinës).

Duke mos iu shmangur krahasimit de jure dhe de facto për karakterin e pushtetit dhe

mënyrën e ushtrimit të tij nga Ali Pasha, si në raport me Portën e Lartë, ashtu edhe në

raport me vetë pashallëkun që drejtonte, duhet thënë që, detyrimet e përmendura më

sipër, në funksion të tezës që pushteti i Ali Pashës nuk ishte një pushtet origjinar, por i

deleguar, në jo pak raste, nuk përmbusheshin dhe shmangeshin në mënyrë të

ndërgjegjshme dhe të qëllimshme.

58 Mandro-Balili, Arta: Pashallëqet feudale shqiptare nën këndvështrimin e shtetit dhe të së drejtës, Shtëpia

botuese Mediaprint, Tiranë 2008, faqe 132, referuar AV PR.F.SRV dok 336, fq. 11-12, Benoka- Kolegjit të

punëve të jashtme, dhjetor 1799

Page 35: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 22 -

Organe të tjera të pushtetit:

- Asambleja e Përgjithshme është një organ, i cili mund të konsiderohet

inekzistent, për faktin se ka të dhëna shumë të pakta lidhur me mbledhjen e tij.

Një e dhënë na vjen nga studiuesi Ilo Mitkë Qafëzezi, i cili në vepën e tij “Histori

e Ali Pashë Tepelenës” flet për mbledhjen e Asamblesë, në maj 1820.59 Ndoshta

funksionet e Asamblesë dhe mbledhja e saj mbetën në hije, pasi ishte një organ

tjetër ai që, nën ndikimin e modelit osman, mori një autoritet të veçantë, pas atij të

pashait. Ky organ ishte Divani.

- Divani ishte një organ ndihmës i Ali Pashës, të cilit ai i kishte dhënë atributet e

një organi ekzekutiv. Anëtarët e Divanit quheshin sekretarë (γραμματικος). Nuk

ka të dhëna të sakta, shpesh janë kontradiktore ato për numrin e sekretarëve në

Divanin e Ali Pashës. Gjithsesi, disa prej ketyre personaliteteve njihen dhe janë

përmendur në shumë burime të kohës. Kështu p.sh. drejtues i Divanit ishte

Mehmet efendiu, i cili zëvendësonte Ali Pashën kur mungonte dhe merrte përsipër

administrimin e pashallëkut. Konsiderohet një nga njerëzit më të rëndësishëm dhe

dërgohet nga Ali Pasha në negociata me ushtarakë rusë, që në vitet e para të

sundimit të Aliut. Më vonë mban edhe detyra diplomatike si përfaqësues i Ali

Pashës tek Bonaparti. Përmendet gjithashtu Sekretari për drejtësinë, Mantho

Ikonomi, sekretarë dhe këshilltarë të tjerë, si Spiros Kolovos, Aleks Nuço etj.

- Organet e drejtësisë

Këto organe do të trajtohen në një kre të posaçëm më poshtë, megjithatë duhet

theksuar që, në Pashallëkun e Janinës drejtësia në pjesën më të madhe ushtrohej

prej Gjykatave të shtetit, të cilat ishin të organizuara (strukturuara) në dy shkallë.

Veç tyre, funksiononte herë pas here (jo për të gjitha çështjet), edhe Këshilli i Drejtësisë,

që drejtohej nga vetë Ali Pasha dhe që shërbente si shkallë e epërme e gjykimit.

- Ushtria ishte një hallkë e rëndësishme në zinxhirin shtetëror të pashallëkut të

Janinës. Trupat e rregullt llogariteshin në 12.000-15.000 ushtarë. Në rast se nga

ana e Portës së lartë kërkohej pjesëmarrja në fushata ushtarake, atëherë ky numër

rritej. P.sh në rastin e fushatës kundër Pasvanoglusë, në vitin 1798, Ali Pasha

mbërrin në Vidin, në krye të një trupe prej 20.000 ushtarësh. Në 1807, me fillimin

e luftës së re ruso-turke, kishte nën armë 25.000 burra.60 Ka autorë të tjerë të cilët

e llogarisin ushtrinë e Ali Pashës në këto vite deri në 40.000 trupa.61

Ushtria përbëhej kryesisht nga shqiptarë, myslimanë dhe të krishterë dhe kishte disa

burime nga të cilat furnizohej me trupa:

Së pari ishin ushtarë që vetë Aliu i zgjidhte nga krahina të ndryshme;

Së dyti ishin reparte të dërguara nga feudalët aleatë;

59 Meksi, Fedhon: ...vep.e cituar, faqe 8, referuar Qafëzezi, I.M: Histori e Ali Pashë Tepelenës, Bukuresht

1923, parathënia. 60 Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Aλβανια και Η Ηπειρος στα τελι του ΙΗ’ και αρχες του Ιθ’ αιωνα,Τα

Δuτικοαλβανικα Πασαλικια τις Οθωμανικις Αuτοκρατοριας (Arsh, Grigori L: Shqipëria dhe Epiri në fund

të shekullit të XVIII dhe fillim të shekullit XIX, Pashallëqet Lindore shqiptare të Perandorisë Osmane),

Gutenberg, Athinë 1994, faqe 284 61 Vaudoncourt, G, Memories…., Fq. 282

Page 36: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 23 -

Së treti ishin repartet e usharakëve me pagesë (mercenarëve), kryesisht nga Shqipëria e

Veriut.

Kalorësia përbëhej ekskluzivisht nga shqiptarët e veriut (gegët).

Rroga mujore e një ushtari ishte mesatarisht 8-10 piastra dhe me të ishte i detyruar të

blinte armën dhe uniformën e tij,62 ndërsa ushqimi për ushtarët ishte detyrim i Ali Pashës.

Vaudoncourt, në veprën e tij të përmendur disa herë gjatë këtij punimi, na përshkruan në

mënyrë të hollësishme shpenzimet për mbajtjen e ushtrisë në fushatën kundër francezëve,

më 1807, duke përfshirë pagat dhe ushqimet për ushtarët e tij, pa përfshirë municionet.

Këto shpenzime arrijnë në shumën e 6.000.000 groshëve, barazvlerësuar me 12.000.000

franga.63

Flota ushtarake përbëhej nga një fregatë, një brig (anije me dy vela), tre anije të pajisura

me artileri dhe shumë barka të vogla. Portet kryesore ishin ai i Vlorës dhe ai i Prevezës.

Një flotë shumë më modeste mbahej edhe në liqenin e Janinës.

Nga ana tjetër artileria e tij përbëhej nga 200 topa të vendosur në pikat kyçe në Shqipëri

dhe Epir, pa përfshirë këtu edhe artileri dhe municione të mbetura në fortesat që kishin

qenë më herët nën sundimin e vendeve të tjera dhe ai i kishte lënë siç kishin qenë.64 Por,

çështja e armatimit të ushtrisë së Ali Pashës, varej gjithmonë nga kushtet dhe rrethanat,

në të cilat ndodhej pushteti i tij, rreziqet që mund të shfaqeshin papritur, apo nga intuita

për rreziqe të ardhshme.

Në disa dokumente dhe dëshmi vërtetohet furnizimi i Ali Pashës me armë nga pala

britanike, sikundër edhe kërkesa të paplotësuara për armatime, që ai u ka dërguar rusëve

dhe francezëve. Sipas studiuesit Irakli Koçollari, në veprën “Ali Pasha dhe Shqipëria në

arkivat britanike”, Pashai i Janinës ka insistuar disa herë (më 27 janar, 24 mars dhe më 3

maj 1804) në kërkesa për t’u furnizuar me armatim. Dokumenti që na përcillet në këtë

vepër, është një pasqyrë përmbledhëse e gjithë kërkesave të parashtruara britanikëve nga

Ali Pasha për armatim, që nga fillimi i kontakteve të para me ta. Këto kërkesa kanë të

bëjnë me municione, predha artilerie të kalibreve të larta, armatim i rëndë, bomba, topa

etj.65

Siç është përmendur edhe në Kreun I të këtij studimi, konkretisht në pjesën 1.4 .

“Zgjerimi i territoreve të pashallëkut përtej kufijve të njohur tradicionalë dhe shtrirja e

pushtetit në territore të pashallëqeve të tjera”, referuar të dhënave që na vijnë nga

studiuesi rus Grigori Arsh, në betejën për marrjen e Beratit më 1809, janë përdorur nga

Ali Pasha armatime britanike. Nuk bëhet e ditur se kur kanë mbërritur armatimet

britanike tek Ali Pasha, pasi një dokument i vitit 1807, letër e William Martin Leake

drejtuar Sekretarit të Shtetit (britanik) për Punët e Jashme, konfirmon mosplotësimin e

kërkesës për municione.

62 Aρς, Γκριγκορι. Λ: Η Aλβανια και Η Ηπειρος …,fq.284 63 Vaudoncourt.G: ... vep.cituar, fq. 284 64 Po aty 65 Koçollari, I: Ali pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike, Iceberg Publishing House, Tiranë 2013,

Fq.114-115, referuar dok. Nr. 85491 Hertford.C.C Record

Page 37: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 24 -

“...Unë besoj se Veziri mund të kënaqet nëse ne ndërmarrim disa hapa të vegjël në favor

të tij...Unë insistoj në këtë, sepse në rrethanat e mbizotërimit të një mosbesimi total, është

e nevojshme të largojmë nga Aliu çdo hije dyshimi ndaj nesh. Kam arsye të besoj dhe e

them këtë, sepse Ali Pasha nuk e ka harruar zhgënjimin që përjetoi, kur nuk mori asnjë

përgjigje në lidhje me disa ndihma dhe favore që iu premtuan nga Qeveria jonë më 1804,

përmes Lordit Nelson... e kam fjalën për armët, municionet dhe anijet e luftës...që ia

premtuam dhe nuk ia dërguam…”.66

- Organet e policisë dhe të zbulimit

Siç është theksuar në Kreun I të këtij studimi, periudha në të cilën Ali Pasha vendosi

pushtetin në Pashallëkun e Janinës, ishte një periudhë trazirash të brendshme, konfliktesh,

mungese qetësie dhe rendi, në pjesën më të madhe të territoreve. Mungesa e qetësisë dhe

sigurisë së qytetarëve për jetën dhe pronën e tyre ishte e pranishme si në qytet, aq më

tepër në zonat rurale. Në këto kushte, ngritja e organeve të posaçme për ruajtjen e rendit

konsiderohej një detyrë emergjente. Pikërisht ngritja dhe funksionimi i një arme të tillë

siç ishte policia, la përshtypjet më të thella ndër gjithë vizitorët europianë në territoret e

pashallëkut, të cilët prisnin një situatë krejt tjetër në raport me atë që gjetën. P.sh. kur

Lord Bajroni dhe Lord Brugton (John Cam Hobhouse) shkuan nga Janina në Tepelenë

për të vizituar Aliun, në tetor 1809, ata u shoqëruan nga një njësit i rojave të Aliut dhe të

dy shprehën miratimin e tyre për kujdesin e jashtëzakonshëm me të cilin Aliu i ruante

rrugët e tij. Prania e këtyre rojave përbënte edhe një garanci të rëndësishme për trafikun e

mallrave të tregtarëve të zonës.67 Pothuajse të gjithë udhëtarët europianë në territoret e

pashallëkut gjatë sundimit të Ali Pashës, japin të njëjtat përshtypje për funksionimin e

armës së policisë.

Gazetari danez Bronshtad, i cituar edhe më herët në këtë studim, për shkak të kontakteve

të tij personale me Ali Pashën dhe i paparagjykuar si të tjerë europianë, pasi nuk pati

ndonjë mision nga ndonjë qeveri europiane, shkruan lidhur me vendosjen e rendit dhe

qetësisë në pashallëk: “...Vetëm Ali Pasha diti si të zgjidhë një problem jashtëzakonisht të

vështirë, atë të bashkimit nën flamurin e tij, të njerëzve më të egër dhe më kusarë të

Evropës...Ai ishte i pari që diti si t’i bëjë zap ata...dhe t’i shtronte nën skeptrin e tij të

hekurt...Ali Pasha ishte i vetmi hajdut në shtetin e tij ku siguria e njerëzve që udhëtonin

ishte shumë më e madhe se në shumicën e vendeve të Europës Jugore”. 68

Arma e policisë, ashtu si dhe ajo e ushtrisë, përbëhej kryesisht nga shqiptarë, ndërsa

drejtuesit ishin domosdoshmërisht të tillë. Shefi i Policisë së Ali Pashës ishte Tahir

Abazi, një nga shqiptarët më besnikë të pashait të Janinës.

Përveç policisë, gjatë sundimit të Ali Pashës u ngrit një rrjet i tërë informatorësh brenda

dhe jashtë Janinës, deri në Kostandinopojë. Ky rrjet agjentësh përbënte organin e zbulimit

të Ali Pashës. Ata kishin për detyrë të siguronin gjithë informacionin e nevojshëm për

çdo komplot dhe veprimtari të mundshme konspirative ndaj pashait. I ndodhur në një

situatë dhe kushte të tilla historike, ku territoret e pashallëkut ishin shpesh pre e luftrave

dhe marrëveshjeve të paqes mes Perandorisë osmane dhe fuqive të tjera të kohës, si

66 Leake, William M: Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve, Shtëpia botuese Migjeni, Tiranë 2008. Fq. 310 67 Flemming, Katherine E: Bonaparti mysliman..., Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë 2013, fq. 70. 68 Bronshted, Peter O: ... vep.cituar, fq. 32

Page 38: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 25 -

Rusia, Franca, Anglia, ku Janina u bë qendër e diplomacisë europiane (të gjitha këto fuqi

europiane kishin përfaqësues diplomatikë të rangut konsull në Janinë), do të ishte

mungesë mençurie nga ana e Aliut të mos mendonte, apo vepronte në drejtim të

parandalimit të komploteve ndaj tij. Faktet dhe dokumentet tregojnë se zbulimi i Ali

Pashës veproi dhe parandaloi në kohë disa veprimtari (kryesisht të francezëve) kundër tij.

Në një kre të veçantë, kur të flitet për të drejtën penale (veprat penale dhe dënimet

përkatëse), do të analizohen edhe veprat e spiunazhit dhe autorët e tyre, të identifikuar

nga organet e zbulimit. Por, kjo armë dhe ky mekanizëm i shtetit të Ali Pashës, është

trajtuar në mënyrë shteruese në veprën e studiuesit Irakli Koçollari “Policia sekrete e Ali

Pashës”.

- Organet e mbledhjes së taksave

Në përshkrimet e të gjithë atyre që kanë njohur nga afër Ali Pashën dhe shtetin e tij, që

nga Pouqueville-i te Leake-u, nga Henri Holland te Hughes, si dhe nga historianë grekë e

të tjerë, dëshmohet që taksat e aplikuara ishin shumë të rënda dhe të papërballueshme për

qytetarët. E drejta për mbledhjen e taksave u jepej me koncesion disa bejlerëve dhe

individëve të tjerë, të cilët duhej, jo vetëm të mbidhnin taksat që pretendonte Aliu si e

drejtë e tij, por edhe të gjenin në njëfarë mënyre shumat e nevojshme për pagesën e

haraçit vjetor për sulltanin në Stamboll. Kur ndonjëri prej tyre nuk arrinte të mblidhte

shumën e përcaktuar, Aliu e fuste në burg, derisa ai apo familja e tij të paguanin shumën

e mbetur si shpërblim për lirimin e tij. Në këtë mënyrë ai krijoi namin si njeri i

pamëshirshëm me taksambledhësit e paaftë, saqë të ardhurat e mbledhura prej tyre ishin

shpesh më të larta se shuma e kërkuar në fillim.69 Një pasqyrë më e plotë e sistemit fiskal

të aplikuar në pashallëkun e Janinës do të jepet në krerët e mëposhtëm.

- Organet e diplomacisë dhe marrëdhënieve me jashtë

Gjatë periudhës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës në krye të Janinës, edhe vetë Porta e

Lartë nuk kishte një ministri dedikuar diplomacisë dhe marrëdhënieve me jashtë, pra një

ministri të punëve të jashtme.

Vetëm në vitin 1837 nisi punë Ministria e Punëve të Jashtme (Harixhije Nezareti). Deri

në këtë kohë nuk ekzistonte një institucion i specializuar dhe ngarkuar që të përcaktonte

dhe të drejtonte drejtpërdrejt marrëdhëniet ndërkombëtare në shtetin osman.70

Në këto kushte është e tepërt të pretendohet për organe shtetërore të mirëfillta në fushën e

politikës së jashtme në Pashallëk. Por intensifikimi i marrëdhënieve me shtetet më të

fuqishme të kohës, si pasojë e rritjes së interesit të tyre ndaj figurës së Ali Pashës dhe

territoreve në të cilat ai sundonte, bënë që pashai të angazhojë në këto marëdhënie

persona të besuar, funksionarë të lartë të administratës së tij, këshilltarë etj. Një prej tyre

është përmendur më sipër, Mehmet efendiu, drejtues i divanit. Një tjetër personazh i

rëndësishëm është Haxhi Shehreti, i cili më tepër ishte njohur si autor i poemës së

famshme “Alipashaida”, por nga dokumentet e Arkivit të Ali Pashës zbulohet edhe një

anë e panjohur e veprimtarisë së tij si këshilltar dhe diplomat. Të tjerë shqiptarë të njohur,

por edhe grekë, janë pjesë e trupës së misionarëve të Ali Pashës në kontaktet e tij

diplomatike me Stambollin, Shën Petërsburgun, Londrën, Parisin e Vjenën.

69 Katherine,Fleming E:... vep. E cituar f. 73-74 70 Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman, Research Centre for Islamic History, Art and

Culture, Vol.1, Tiranë 2009, faqe 208

Page 39: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 26 -

KAPITULLI III

SISTEMI I DREJTËSISË

3.1. E drejta në Perandorinë Osmane, parimet dhe burimet kryesore

E drejta në Perandorinë Osmane ka qenë dhe mbetet një temë jashtëzakonisht e lëvruar,

por ende shumë interesante për studiues të ndryshëm, apo edhe për lexuesin e thjeshtë.

Ky interes i madh lidhet, jo vetëm me historinë e perandorisë, të institucioneve të saj

politiko-juridike, të normave juridike që janë zbatuar në periudha të caktuara, por

veçanërisht me besimin islam dhe të drejtën islame, prej nga e drejta osmane buron

përgjithësisht. Nga ana tjetër, duhet patur parasysh se kur flasim për të drejtën në

Perandorinë Osmane, nuk kemi parasysh një të drejtë unike (e tillë do të ishte e drejta

shtetërore), por gjithashtu edhe faktin që, në këtë supershtet jetuan, u organizuan dhe

rregulluan marrëdhëniet e tyre shumë popuj, të cilët, edhe pse nën çatinë shtetërore të

Kostandinopojës, vijuan të zbatojnë normat dhe rregullat e tyre, që edhe më hershëm

kishin zbatuar. Duhet patur parasysh gjithashtu edhe trashëgimia, jo vetëm zakonore e

popujve që përbënin këtë supershtet, por edhe trashëgimia shtetërore dhe e të drejtës

bizantine, e rrënjosur prej gati dhjetë shekujsh në territoret ku u shtri Perandoria Osmane,

kryesisht në Europë dhe në Azinë e vogël.

Nga ana tjetër, një vëmendje e veçantë për të bërë një analizë të thelluar dhe për të

tërhequr konkluzione sa më sakta, i duhet kushtuar edhe të drejtës kishtare, e cila kishte

patur dhe vazhdonte të kishte një ndikim shumë të madh në rregullimin e disa kategorive

të marrëdhënieve shoqërore, kryesisht ato familjare, në popullsitë e besimit të krishterë të

perandorisë osmane. Në këto kushte, nën ndikimin e gjithë këtyre faktorëve, analiza e

sistemeve të së drejtës mbetet një sfidë reale.

Së pari, duhet theksuar se koncepti “e drejta osmane” ndryshon nga koncepti “e drejta në

Perandorinë Osmane”.

E para lidhet ngushtësisht dhe posaçërisht me frymën e shtetit osman, që në analizë të

fundit prodhoi dy sisteme kryesore juridike:

- Të drejtën teokratike; dhe

- Të drejtën shtetërore

Ndërkohë që, kur flasim për të drejtën në Perandorinë Osmane, kemi parasysh një

korpus normash shumë më të gjerë se sa e drejta osmane. Siç u theksua më sipër, në këtë

korpus bëjnë pjesë edhe norma juridike origjinale të popujve që hynë në përbërje të

perandorisë, që në disa raste mbetën statike, në disa të tjera u ndikuan nga dinamika e

jetës shoqërore dhe në raste të tjera u ndërthurën mes tyre.

Krijuesit e shtetit osman trashëguan një strukturë ligjore, që ishte ngritur dhe ekzistonte

më herët. Gjatë procesit të gjatë gjashtëshekullor, ata bënë ndryshimet e duhura, që i

përshtateshin kësaj strukture ligjore. Pra sistemi osman nuk duhet kuptuar si një sistem

Page 40: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 27 -

ligjor unik, me parimet e tij të veçanta si sistemet ligjore islamike, romake dhe anglo-

saksone.71

Në funksion të këtij studimi, në këtë pjesë do të flitet për parimet dhe burimet e të drejtës

osmane, ndërsa në pjesën pasardhëse, ku fokusi do të jetë e drejta në veprim në

Pashallëkun e Janinës, do të analizohen sistemet e ndryshme të së drejtës, diversiteti i

tyre, normat juridike në secilin sistem, si dhe institucionet e ngritura për të mbrojtur e

zbatuar këtë të drejtë.

* * *

E drejta në perandorinë osmane ndahet në dy korpuse të mëdha normash:

- E drejta myslimane; dhe

- E drejta jomyslimane

Këto dy sisteme nuk përjashtojnë njëri tjetrin, por së bashku krijojnë një tërësi juridike, jo

në kuptimin e unitetit, por të bashkëjetesës paralele.

E para përfshin:

- Të drejtën hyjnore - Sheriatin dhe në mënyrë të posaçme pjesën e saj juridike

(fik’h), të drejtën e përbashkët të botës islame, e cila sipas idesë islame, buron

direkt nga zoti; dhe

- Të drejtën që buron nga pushteti publik i perandorisë osmane, e cila është e

kufizuar në zbatim, në raport me territore të ndryshme të perandorisë.

Sistemi ligjor fik’h, që në fakt janë tekstet e jurispridencës osmane, ishte krijuar në të

shkuarën, pa ndonjë ndërhyrje nga shteti. Ky sistem u quajt sher’i, ndërkohë që sistemi i

normave të së drejtës, të krijuar nga fermanët, si pasojë e veprimtarisë legjislative të

sulltanëve, u quajt orfi. Në këtë mënyrë, ligji osman përbëhej nga ligji sher’i, që u

shoqërua më vonë me shfaqjen e ligjit orfi.72

E drejta jomyslimane përbëhet nga:

- E drejta fetare e subjekteve jomyslimane të perandorisë osmane;

- E drejta e kapitulacioneve për shtetasit dhe subjektet e huaja në perandori73

E drejta e subjekteve jo myslymane duhet parë e lidhur ngushtë me sistemin e miletit. Ky

sistem lidhet me një lloj autonomie dhe privilegjesh që shteti osman u akordoi

jomyslmanëve. Me milet kuptohen grupe njerëzish që kanë një identitet të përbashkët, të

ndryshëm nga ai osman dhe që për shkak të këtij identiteti të ndryshëm, gëzojnë në

mënyrë të ndryshme edhe disa të drejta. Duhet patur parasysh që fjala milet përdorej në

një kuptim të ndryshëm shoqëror me atë që përdoret sot. Fjala moderne turke milet

përdoret si barazvlershme me komb në kuptimin modern europian. Tre miletet kryesore të

71 Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman, Research Centre for Islamic History, Art and

Culture, Vol.1, Tiranë 2009, faqe 417 72 Po aty, faqe 418 73 Hidborn, A: Manual de droit public et administratif de L’Empire Ottoman, Volume 1, C. W. Stern

Editeur, 16 Franzensring, Vienne- Leipzig 1908, faqe 37

Page 41: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 28 -

njohura deri në vitet ’30 të shekullit të XIX në Perandorinë Osmane ishin mileti ortodoks

(Rum mileti), mileti hebre dhe mileti armen.74

Në zemër të sistemit ligjor osman ishte territorialiteti, këtë e dëshmojnë më së miri

kanunnametë e sanxhaqeve. Por dhënia e njëfarë autonomie jo myslimanëve që banonin

në provinca të ndryshme të perandorisë lidhej ngushtësisht me fenë dhe besimin fetar.

Fillimisht bëhet e njohur se, menjëherë pas pushtimit, sultan Mehmeti i II, emëroi

Gennadiosin si patriark të Kishës Ortodokse dhe garantoi që mileti ortodoks të zbatonte

disa të drejta të cilat i kishte trashëguar nga Bizanti. Ndër to mund të përmendim edhe

gjykimin nga gjykatat kishtare.

Në administrimin e drejtësisë kisha i mbështeste vendimet e saj te ligji i shkruar bizantin,

e drejta zakonore si dhe shkrimet dhe traditat fetare. Krahas privimit nga ceremonitë

fetare dhe çkishërimit, gjykatat ekleziastike mund të jepnin dënime të tilla si burgimi,

gjobat dhe dëbimi.75

Nëse në fillim kufijtë e autonomisë ligjore dhe juridike ofruar jomyslimanëve ishin të

gjera, më pas ato u kufizuan deri në pikën e fundit, atë të statusit personal, si martesa,

trashëgimia, paja etj.76

* * *

Sipas studiuesve dhe juristëve islamë, e drejta e sheriatit mbështetet në burimet themelore

dhe burimet plotësuese.

Burimet themelore të së drejtës së sheriatit janë: a) Kur’ani; b) Hadithi ose Tradita;

c) Ixhma ose Doktrina dhe d) Kijas ose analogjia juridike.77

Sheriati konsiderohet një e drejtë që buron nga zoti dhe si e tillë është e paprekshme dhe

e pazëvendësueshme. Kjo e drejtë, së bashku me fenë islame, buron së pari nga popujt

arabë, të cilët e përcollën tek turqit selxhukë e më tej tek osmanët.

Korpusi i normave juridike në perandorinë osmane zbatohej në mënyrë jo të barabartë për

të gjithë shtetasit e kësa perandorie. Mes qytetarëve ekzistonin diferencime juridike, të

cilat vareshin kryesisht nga:

- mosha

- ndryshimet e shëndetit mendor

- mungesa e lirisë (skllevërit) dhe

- diferencat e përkatësisë (nacionale dhe në kuptimin fetar)78

74 Për më tepër shih Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman.....faqe 456-463. Shih gjithashtu edhe Stavrianos. L.S: The balkans since 1453, Hurst & Company, London 2000, faqe 89-90 75 Jelavich, Barbara: Historia e Ballkanit. Shekulli i XIII dhe XIX, Botimet Përpjekja, Tiranë 1999, faqe 58-

59 76 Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman... 77 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir: ...vep. e cituar, faqe 267-268. Për më tepër shih Historia e shtetit dhe të

drejtës në Shqipëri (grup autorësh)....fq. 199-200 78 Hidborn, A: Manual de droit public et administratif de L’Empire Ottoman, Volume 1, C. W. Stern

Editeur, 16 Franzensring, Vienne- Leipzig 1908, faqe 76-84

Page 42: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 29 -

Pavarësisht ndryshimeve që solli e drejta osmane në jetën e popujve ku ajo shtriu

pushtetin, si çdo sistem normash juridike edhe ajo u mbështet në moralin shoqëror

mbisundues, në këtë rast moralin islam. Jo rastësisht edhe sot, shumë shtete nuk pranojnë

ta rregullojnë juridikisht abortin, eutanazinë, divorcin dhe martesën e dytë kishtare.

Pikërisht në vendet ku kisha katolike ka një ndikim të madh mbi shoqërinë dhe faktorët

politikë, morali i krishterë është diktues në politikat shtetërore. E njëjta gjë mund të

thuhet edhe për frymën e të drejtës osmane, posaçërisht për pjesën teokratike të saj.

Ndikimi i moralit islam ka qenë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e të drejtës

osmane.

Nga ana tjetër, fakti që ligji islamik (sheriati) i njohu të drejtën kryetarit të shtetit që të

shprehë mendimin e tij për çështje të ndryshme, deri në njëfarë mase, e sidomos në tema

ku Kurani dhe tradita nuk janë shprehur në mënyrë të qartë, u hapi rrugën sulltanëve që të

vendosin rregulla dhe ligje për shekuj më radhë.79 Në këtë mënyrë, këto norma të reja

juridike, në disa raste diktoheshin nga kushtet e reja ligjore dhe sociale dhe në raste të

tjera vareshin nga vizioni, por edhe dëshirat e sulltanëve.

Kishte tri kategori të kanunit në Perandorinë Osmane.

Së pari ishin vendimet me karakter ligjesh, që sulltanët i kishin lëshuar për çështje të

veçanta. Koleksione të shpërndara dokumentesh përmbajnë mijëra prej këtyre vendimeve

ligjore, që përbëjnë korpusin e kanunit osman.

Së dyti kishte vendime në lidhje me një rajon apo grup shoqëror të veçantë.

Së treti, kishte kanunname të përgjithshme, që gjenin zbatim në të gjithë Perandorinë.80

Një pjesë e kanunnameve dhe e fermanëve apo berateve sulltanorë kanë karakter teknik

dhe nuk janë norma të përgjithshme, siç janë ato të së drejtës teokratike. E thënë më

thjesht, nëse sheriati kuptohej, zbatohej dhe ishte i detyrueshëm njëlloj për të gjithë

myslimanët në gjithë hapësirën e perandorisë Osmane, por edhe jashtë saj, e drejta

positive, e krijuar nga aktet dhe fuqia legjislative e sulltanëve, kishte karakteristika të

ndryshme dhe ishte një e drejtë e posaçme për njësi të ndryshme administrative të

perandorisë, siç ishin sanxhaqet.

3.2 Diversiteti i sistemeve të së drejtës, të aplikuara në Pashallëkun e Janinës

Nga një analizë e hollësishme e burimeve historike, të cilat përfshijnë gjetje të ndryshme

dokumentare, studime me karakter shkencor, monografi lidhur me organizimin shtetëror

dhe të drejtën, hulumtime në këto fusha, histori të ndryshme të shkruara nga studiues

bashkëkohës të Ali Pashës apo të mëvonshëm, dhe veçanërisht nga dokumentet e Arkivit

të Ali Pashës, mund të tërhiqen disa konkluzione lidhur me sistemet e të drejtës që

vepronin në këtë pashallëk.

Duke parë me kujdes gjithë sistemin e ligjeve dhe të normave që u zbatuan në territoret

dhe mbi popullsinë e pashallëkut të Janinës, duhet thënë që në fillim, se prej gati katër

shekujsh, pothuaj të gjithë kufijtë ballkanikë, si territore që përfshiheshin nën sundimin e

79 Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman, Research Centre for Islamic History, Art and

Culture, Vol 1, Tiranë 2009, faqe 424 80 Inalcik, Halil: Perandoria Osmane, periudha klasike 1300-1600, Shtëpia botuese Dituria, Tiranë 2013,

faqe 95

Page 43: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 30 -

gjysmëhënës osmane, kontrolloheshin dhe administroheshin nga ato ligje që normonin

jetën dhe veprimtarinë e vetë kësaj perandorie. Pra, sistemi i drejtësisë në Pashallëkun e

Janinës mbeti pjesë dhe pasqyrë e sistemit osman të drejtësisë. Kjo mund të thuhet si për

normat e organizimit dhe funksionimit të strukturave dhe administratës shtetërore, aq

edhe në këndvështrimin e legjislacionit që aplikonin dhe zbatonin këto institucione.

Në fushën e së drejtës Penale vepronte Sheriati, ligj që shtrihej në tërë kufijtë e

Perandorisë. Në të njëjtën mënyrë vepronte ai edhe në territoret e Pashallëkut. Brenda

kësaj të drejte përfshiheshin edhe normat që rregullonin marrëdhëniet civile, familjare,

apo dhe morale mes kristianëve dhe myslimanëve, të drejtat, detyrimet dhe barrierat në

çështjet martesore apo jashtë martesore, ku parashikoheshin edhe ndëshkime të rënda e

pse jo satanike (siç mund të ishin sanksionet për marrëdhëniet jashtëmartesore mes një

kristiani dhe një vajze myslimane....).81

Në fushën e së drejtës, Ali pasha nuk përmbysi, nuk rrëzoi dhe as shfuqizoi regjimin

juridik të së drejtës që ishte në fuqi dhe që vepronte mbi popullsinë maxhoritare

myslimane, por as cënoi privilegjet ligjore të të krishterëve, që ishin pjesë e

konsiderueshme e popullsisë në pashallëkun e Janinës. Përkundrazi, siç dëshmohet nga

veprimet që ai ndërmori, Ali Pasha tregoi një interesim të jashtëzakonshëm për të

kufizuar dhe luftuar korrupsionin nga ana e Gjykatësve osmanë. Ai u mor vetë

personalisht me çështjet e vendosjes së drejtësisë, duke pranuar edhe aktet e strehimit

politik dhe duke gjykuar, me cilësinë e Kreut të Drejtësisë (Ανοτατος Δικαστικον Αρχον-

Kryegjyqtar), shumë çështje të karakterit penal, civil dhe administrativ, që ishin gjykuar

më parë nga gjykatat e shkallëve më të ulta.82

Në fushën e të drejtës administrative dhe financiare, të sistemit fiskal, të tatim taksave, në

fushën e doganave etj, vepronin ato norma, të cilat qenë unike (me ndryshime të vogla)

për gjithë perandorinë.

Në pashallëkun e Janinës, për të gjitha çështjet që lidheshin me pasuritë e paluajtshme,

shitblerjet e pasurive, qiratë, posedimin e pronës, etj, vlenin formulimet ligjore të

normave të së drejtës osmane.

Konfliktet tregtare për shuma të mëdha (të rëndësishme) gjykoheshin nga gjyqtarë,

vendimet e të cilëve vërtetoheshin (ratifikoheshin) nga institucionet vendore të pushtetit.

Këto vendime mbështeteshin në formulimet ligjore të shkruara të së drejtës tregtare dhe

në bazë të zakoneve, siç ndodhte edhe në pjesën tjetër të Perandorisë, para vendosjes së të

drejtës Tregtare Osmane, në mënyrë të unifikuar, në të gjithë Perandorinë.

Në aspektin e detyrimeve financiare, Ali Pasha kishte një kuotë të caktuar vjetore ndaj

Portës, shumë në të holla, të cilën ishte i detyruar ta paguante dhe që e siguronte nga

vjelja e llojeve të ndryshme të taksave të përcaktuara me ligj.83

Por, përveç të drejtës osmane, në radhën e sistemeve ligjore, të cilat aplikoheshin në

terrene të caktuara brenda pashallëkut të Janinës, vepronin edhe norma ligjore të

trashëguara nga e drejta bizantine, e cila kishte vepruar në territoret dhe mbi popujt

ballkanikë për gati nëntë shekuj.

81 Ζοτου, Δημιτρις :... Vep. e cituar, faqe 95-99 82 Ζοτου, Δημιτρις : ...Vep.e cituar, faqe 45 83 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα...,Vol. IV, faqe 105

Page 44: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 31 -

E drejta kristiane apo kishtare

Ky sistem normash, organesh dhe procedurash kishte fuqi dhe shtrinte efektet e tij për

popullsinë e krishterë të shtetit të Ali Pashës, me të njëjtat efekte, sikurse ajo vepronte në

Peshkopatat dhe Kryepeshkopatat jashtë këtij shteti. Kjo e drejtë vihej në zbatim përmes

strukturave të saj, siç ishin Gjykatat Kishtare. Kjo e drejtë buronte dhe mund të

konsiderohej një vazhdimësi shpirtërore dhe juridike e të drejtës Bizantine. Në Shqipëri,

gjatë pushtimit osman, për ortodoksët zbatohej tërësia e parimeve kanonike të

Heksabiblos-it të Harmenopulosit.84

Edhe pse Bizanti ra më 1453, tradita e tij shpirtërore dhe politike nuk u zhduk. Besimi,

kultura dhe koncepti shtetëror bizantin vazhduan të jetojnë, duke ushtruar ndikimin e tyre

dhe duke mbarsur jetën politike e kulturore të popujve europianë, qoftë në viset e

dikurshme bizantine e qoftë përtej kufijve të vjetër të perandorisë. Besimi i krishterë në

formën specifike bizantine, si shfaqje e botës shpirtërore bizantine, mbeti gjëja më e

çmuar për popujt e Ballkanit dhe, në shekujt e sundimit turk, besimi ortodoks u bë

shprehje e individualitetit të tyre shpirtëror e kombëtar.85

Në administrimin e drejtësisë, Kisha bazohej mbi nomokanonet dhe burimet e tjera të së

drejtës bizantine. Këto privilegje politike kishës ortodokse i ishin dhënë në formë

koncensioni nga ana e Sulltanit, si për administrimin e drejtësisë edhe për organizimin e

arsimit.86 Nisur nga kjo premisë, edhe pashai i Janinës vazhdoi të ruante privilegjet

ligjore të të krishterëve dhe të Kishës ortodokse.

Detyrimi për paraqitje përpara gjykatave kishtare ishte imponues, në të kundërt subjekti

që do të tentonte të largohej, apo shmangej thirrjes së saj, kishte pasoja tepër të rënda.

Sanksioni që do të binte mbi këtë subjekt ishte “çkishërimi” dhe “mallkimi” nga ana e

Kishës.87

Tregtarët e vegjël, zejtarët, bujqit etj, i nënshtroheshin gjykimit të organeve gjyqësore të

mitropolisë (gjykatave episkopale apo kishtare), të cilat jepnin vendime bazuar në të

drejtën Bizantine dhe të drejtën zakonore të vendit. Me ndryshimet e mëtejshme në të

drejtën proceduriale, paditësi paraqitej te Mitropoliti dhe kërkonte me shkrim sjelljen

para gjykatës të të paditurit. I padituri thirrej para gjykatës me ftesë gjyqësore dhe

përballej me atë që e kishte paditur. Nqs nuk paraqitej para gjykatës, i padituri thirrej për

herë të dytë dhe të fundit dhe nqs nuk i bindej urdhërit të gjykatës edhe këtë herë, dënohej

me çkishërim.

84 Konstantin Harmenopoulos ( apo Armenopoulos) është jurist grek i periudhës së vonë bizantine. Në vitet

1344-1345 ai ka shkruar “Procheiros Nomos” apo siç njihet Hexabiblos. Në fakt puna e tij nuk është një

punë e mirëfilltë krijuese, por ai ka përmbledhur dhe ka sistemuar në mënyrë tematike korpusin ligjor të

gjetur prej tij, për t’i shërbyer më mirë gjyqtarëve. Puna e tij e admirueshme i shërbeu popullsive të

Perandorisë së Bizantit edhe pas rënies së tij, gjatë pushtimit Otoman dhe madje deri në miratimin e

Kodit të Ri Civil në shtetin modern grek në 1946. Hexabiblos është një përmbledhje normash juridike që

rregulloi jetën e të krishterëve ortodoksë, sikundër sheriati atë të popullsive myslimane dhe e drejta

kanonike për katolikët. 85 Ostrogorski, Georg: Historia e Perandorisë Bizantine, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë 2007, Fq. 451 86 Zakythinos, D.A: Krijimi i Greqisë moderne, Nga Bizanti te pavarësia, Shtëpia botuese 55, Tiranë

2010, f. 64-70 87 Nano, I: “Aspekte të sistemit të drejtësisë në Pashallëkun e Janinës” në Studime Historike 2011 (1-2) ,

faqe 29

Page 45: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 32 -

Duhet theksuar se dënimi me çkishërim dhe mallkim ishte më i rëndi dhe banorët e

krishterë të Pashallëkut e quanin këtë akt fatkeqësinë më të madhe të familjes së të

dënuarit me këtë dënim të rëndë, sepse, përveç ndjenjës së turpit dhe të frikës që i

mbulonte nga çkishërimi, kjo lidhej edhe me veçimin dhe përbuzjen e bashkëqytetarëve

apo bashkëfshatarëve, duke humbur mundësitë dhe lidhjet ekonomike, tregtare, përveç

atyre shoqërore dhe humane. Madje edhe bagëtitë e të dënuarit me çkishërim nuk

lejoheshin të kullosnin me tufën e përbashkët të fshatit, pasi konsideroheshin “të

molisura” (të infektuara). Kaq forcë kishte ky sanksion “çkishërimi”, saqë edhe vetë

turqit, kur kishin pretendime ligjore ndaj të krishterëve, kërkonin që këta të fundit të

gjykoheshin nga institucionet gjyqësore kishtare dhe insistonin që i padituri (i krishterë)

të dënohej me dënimin e tmerrshëm të “çkishërimit” dhe “mallkimit”.88

E drejta zakonore Kjo e drejtë ishte një tjetër sistem normash ligjore, që ka vepruar shumë më herët se

krijimi dhe zhvillimi i Pashallëkut të Janinës nën pushtetin e Ali Pashës dhe ka vazhduar

të rregullojë marrëdhëniet mes njerëzve edhe pas rënies së pashallëkut.89

Sipas studiuesit Dritan Egro në veprën “Ligji osman ndër shqiptarët e mesjetës së vonë”:

“…kanuni osman, rëndom iu drejtua normave, rregullave, ose praktikave fiskale, të cilat

dilnin jashtë kuadrit të parashikuar në ligjin islam. Osmanët pranuan të marrin

përkohësisht ose të bënin përgjithmonë të tyren ato aspekte të ligjeve dhe praktikave

juridike ekzistuese, të cilat nuk binin ndesh me normat bazë të sundimit osman…”

Ky përfundim i paraqitur në këtë studim, konfirmon edhe njëherë idenë e veprimit të

normave dhe sistemeve të tjera juridike, veç atij osman, në territoret e Perandorisë, si dhe

bashkëjetesën e traditës zakonore me normat e reja të krijuara apo të sjella nga osmanët.

Ky sistem normash, pra sistemi i normave të së drejtës zakonore, ka vepruar në mënyrë

ekskluzive në disa enklava të veçanta gjeografike të Pashallëkut të Janinës. Të tilla ishin

ato territore, të cilat nga pikëpamja e vendndodhjes, shtrirjes, distancës nga metropoli,

kushteve të vështira të terrenit dhe mundësive të kufizuara urbane dhe klimatike,

administrata qëndrore e kishte më të lehtë t’i linte politikisht me një gjysmë pavarësie,

ligjërisht në vetëadministrim përmes normave zakonore tradicionale të brendshme, sesa

të paguante një kosto relativisht të lartë politike, administrative dhe financiare.90

Një enklavë e tillë, që gëzonte prej kohësh këtë status, ishte krahina malore e

Zagorohórias (Zagoria greke), një trevë me rreth 46 fshatra në juglindje të Janinës.

Fshatrat e kësaj zone kishin krijuar një “Federatë”, e cila ishte njohur si e tillë që në vitin

1431, duke siguruar një lloj autonomie, që konsistonte në mosndërhyrjen e pushtetit

osman në administrimin e çështjeve lokale.

88 Ζοτου, Δημιτρις Α: ...vep. e cituar, fq.45-46 89 Egro, Dritan: ... vep. e cituar, faqe 30 90 Për më tepër shih Αραβαντινου, Σ.Π: Ηιστορια Αλι Πασα του Τεπελενλι, Πυρρος, Αθινα 1895

(Aravantinou, S.P: Historia e Ali Pashë Tepelenasit, Pirros, Athina 1895), Vol.I, faqe 60-66. Shih

gjithashtu Meksi, V: “Autonomia lokale e krahinave shqiptare gjatë pushtimit osman”,Drejtësia Popullore

N.6, 1965

Page 46: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 33 -

Studiuesi grek Zakythinos, kur flet për vetëadminstrimin ligjor të kësaj krahine,

shprehet: “Dokumente të viteve 1828 dhe 1832 dëshmojnë rreth një përpjekjeje për të

kodifikuar zakonin si dhe për ekzistencën e një urdhërese, tipike për këtë krahinë për

rregullimin e pajës”.91

Një grupim tjetër fshatrash, që gëzonin një status të veçantë, ishin fshatrat vllahe të ndara

në dy federata: Federata e parë me qendër Kalaritën dhe tjetra me qendër Sirakan. Çdo

fshat kishte zotin e vet. Banorët qenë blegtorë shëtitës – vllehë. Këto fshatra, herë të

grupuara dhe herë të shpërndara, qenë dislokuar në zonat malore nga Pindet në Olimp

dhe formonin një numër prej gati njëqind fshatrash, duke formuar dy grupime të mëdha,

apo federata. Federata e Sirakos kishte 42 fshatra dhe sundohej nga Anthim Gazi, ndërsa

Federata e Kalaritas varej nga Kryepleqësia e Zagorisë.92

Këto krahina patën një sistem vetëqeverisës mjaft të zhvilluar, duke i ruajtuar

institucionet e vetëqeverisjes të paprekura deri në vitet e fundit të sundimit osman.

Në këto fshatra çështjet gjykoheshin në përputhje me normat e Harmenopulos, të

përkthyera në gjuhën e tyre (vllahe), të cilat konsideroheshin nga ky komunitet si një e

drejtë e nacionalitetit vllah (për t’u dalluar nga normat që zbatoheshin në nacionalitetet e

tjera).

Një tjetër krahinë me status të veçantë politik e ligjor ishte Suli, me rreth shtatë fshatra

kryesorë (apo dominantë), populluar me shqiptarë93, e shtrirë në afërsi të brigjeve lindore

të detit Jon. Sipas Ibrahim Manzur Efendi94 “Çamët zënë pjesën jugore dhe

jugperëndimore të Shqipërisë dhe vendi që banojnë quhet Çamëri. Në pjesën veriore dhe

veriperëndimore kufizohet me Labërinë, nga lindja me rajonin e Janinës, në jug me atë të

Artës dhe në perëndim me detin Jon. Pikërisht në këtë shtrirje territoriale ndodhet

krahina e Sulit, banorët e së cilës quheshin suljotë”95.

Çdo fshat i Sulit formohej nga një trung, pra nga një farë (bëhet fjalë për 47 fara, apo fise,

të cilat drejtoheshin nga njeriu më i moshuar ose më i respektuar96), çka nënkupton se të

gjithë banorët e fshatit ishin në lidhje familjare e farefisnore mes tyre. Të 47 krerët e

fiseve formonin një kuvend, që vendoste për të gjitha çështjet me karakter publik. Në

vend të ligjeve të shkruara, banorët e Sulit rregullonin jetën shoqërore në bazë të

zakoneve të lashta (një lloj e drejte zakonore e trashëguar). Këto norma parashikonin

91 Zakythinos, D.A: ... Vep. e cituar. fq.83 92 Παπαριγοπουλος, Κ: Ηιστορια του ελλενικου εθνου, (Paparigopoulos, K: Historia e kombit grek), Vol.V,

faqe 899 93 Përkatësia shqiptare e Sulit është konfirmuar nga shumë autorë, mes tyre: R. A. Davenport në: The life of

Ali Pasha of Tepeleni…, London, Thomas TEEG and son 1827, f. 89; S.Llambros në Ta ellenika dikaia,

“Neo Ellenomemnon” 10, 1913 dhe Deux etudes sur la Grece modern, Paris 1905, f.113. Edhe Ibrahim

Manzur, në veprën që citohet më poshtë, thekson për suljotët: “Ata janë të gjithë të krishterë, jo grekë, por shqiptarë, nga gjuha, nga zakonet dhe nga origjina. Janë bërë të famshëm në sajë të trimërisë së tyre” 94 Ibrahim Manzur ka shërbyer për shumë vite në oborrin e Ali Pashës si ushtarak. Ai ishte francez nga

Alsasa e Francës, por me origjinë hebreje. Emri i tij i vërtetë ishte Adolphe Cerfebee dhe pasi pranoi të

vihej në shërbim të Ali Pashës, u konvertua në mysliman dhe mori emrin Ibrahim Manzur. 95 Frashëri, Kristo: Historia e Çamërisë, UET Press, Tiranë Tetor 2015, fq. 115, referuar Ibrahim Manzur

Efendi, Memoires sur la Greece et l’Albanie pendant le gouvernement d’Ali Pacha, Botimi i dytë, Paris

1829, fq. 59 96 Davenport, R. A: The life of Ali Pasha of Tepeleni…, London, Thomas TEEG and son, 1827, f. 93-94

Page 47: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 34 -

zgjidhjen e problemeve të vështira të jetës së përbashkët, të vendosura nga Këshilli i

përbërë nga drejtuesit e katër fshatrave kryesore.

“Në këtë mënyrë, urdhëresat e Harmenopulos nuk zbatoheshin nga Suli, përveç atyre që

kishin epërsi ndaj zakoneve të vendit” 97

Brenda kufijve të sotëm të Shqipërisë dhe të atëhershëm të pashallëkut të Janinës, është

edhe krahina e Himarës, e cila ka bërë një qëndresë të vazhdueshme ndaj hyrjes së

organizimeve të reja shtetërore (përfshirë këtu në mënyrë të veçantë ato të pushtuesve

historikë) dhe bashkë me to edhe të normave të reja të përshtatura me to. Me dëshirën për

të ruajtuar një lloj autonomie dhe privilegjesh nga perandoria osmane, banorët dhe

përfaqësuesit e krahinës së Himarës hynë në negociata me përfaqësues të perandorisë

ruse, duke marrë në konsideratë rolin që mund të luanin në skenën e mëvonshme

gjeopolitike. Në radhën e dokumenteve ruse të botuara nga studiuesi Grigori Arsh, nën

titullin “Rusia dhe pashallëqet e Shqipërisë dhe Epirit”, numrin 1 e mban një letër e

përfaqësuesve të Himarës, drejtuar perandoreshës Elisabet Petrovna, që prej 4 tetorit

1759.98 Në këtë letër, përfaqësuesit e krahinës së Himarës i shprehin careshës dëshirën e

tyre për të qenë shtetas të saj si dhe deklarojnë gatishmërinë, që në rast nevoje të

ndërmarrin veprime ushtarake kundër Portës së Lartë.

Kjo gatishmëri për bashkëpunim, pse jo edhe për besnikëri të himariotëve ndaj oborrit

rus, është shprehur mëse njëherë, në kushtet kur pushtimi osman konsiderohej i

papranueshëm për ta. Është tashmë i konfirmuar fakti që krahina e Himarës, ajo e Sulit

dhe ajo e Mirditës kanë qenë zonat më qëndrestare shqiptare ndaj pushtuesve osmanë.

Kjo qëndresë është manifestuar në shumë mënyra, përfshirë këtu edhe tendencat

vetëqeverisëse të këtyre zonave nëpërmjet normave juridike zakonore të cilat i mbronin

me fanatizëm.

Shprehje e vetëqeverisjes dhe autonomisë organizative të krahinës së Himarës janë

“venomet”.

* * *

Po rendisim disa nga normat e të drejtës zakonore, që rregullonin marrëdhëniet kryesisht

familjare, por edhe të tjera:

- Nuk mund të prishej fejesa mes dy të rinjve vetëm me kërkesën dhe vullnetin e

njërës palë, por pashmangshmërisht duhet të bëhej dasma, pasi fejesa

konsiderohej një rit i shenjtë. Kjo mund të ndodhte vetëm nëse një prej të fejuarve

konsiderohej me vese (kryesisht morale).

- në rast vdekjeje të një prej bashkëshortëve, nuk lejohej t’iu ktheheshin të afërmve

të personit të vdekur vlera e sendeve personale, por duhet të ktheheshin ato, në

çfarëdo gjendjeje që ishin.

97 Ζοτου, Δημιτρις Α:... vep.e cituar, f.50 98 Γκριγκορι. Λ. Aρς, Η Ρωσια και τα πασαλικια Αλβανιας και Ηπειρου, 1759-1831. Εγγραφα ρωσικων

αρχειων. Ινστιτπυτο Νεοελλινικον σπουδον, Ινστιτουτο σλαβικον σπουδον . Ρωσικη Ακαδημία Επιστημών,

Athinë 2007, faqe 35-36

Page 48: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 35 -

- Vajzat që kishin marrë prikë me rastin e martesës nga pasuria prindërore, nëse

mbeteshin vejusha, nuk kishin më të drejtë të trashëgonin pjesë nga kjo pasuri pas

vdekjes së prindërve. “Ç’morën për prikë e morën njëherë e mirë!”99

- Fëmijët nuk gëzojnë të drejtën për të kundërshtuar lidhjen e martesës, nëse

prindërit vendosin për të.

- Nuk u lejohej klerikëve të jepnin apo të merrnin para me fajde100 (mesa duket këto

norma për klerikët e krishterë, të cilat rregulloheshin si nga e drejta zakonore,

ashtu edhe ajo kishtare, lidhen me statusin që ata gëzonin, si dhe me funksionet e

tyre në dhënien e drejtësisë).

E njëjta gjë vërehet edhe në pozitën e disa funksionarëvë të ngarkuar për dhënien e

drejtësisë në perandorinë osmane. P.sh. kadiut i ndalohej të merrte pjesë në aktivitete

tregtare, të merrte apo të jepte hua para, të merrte dhurata të vogla, apo të mëdha, të hante

në ngjarjet në të cilat ishte i ftuar etj.101

Këto norma të së drejtës zakonore, të cilat respektohen nga popullsia e Pashallëkut të

Janinës, i gjejmë edhe në Kanunet shqiptare.102

Sistemi i normave juridike të krijuara nga pashai i Janinës (e drejta pozitive) Brenda kufijve të pashallëqeve të mëdha shqiptare, kjo e drejtë përfaqësohej kryesisht

nga bujurditë, si shprehje e kompetencës së pashallarëve në nxjerrjen e akteve normative.

Bujurditë ishin forma kryesore me anë të të cilave realizohej funksioni ‘ligjvënës” i

pushtetit në pashallëk.103 Veç bujurdive, karakteristikë për Pashallëkun e Janinës, janë

edhe marrëveshjet, të cilat renditen ndër burimet kryesore të së drejtës së shkruar. Në

dokumentet e publikuara prej disa vitesh të Arkivit të Ali Pashës, gjejmë një numër të

madh marrëveshjesh, të cilat bëjnë të mundur dhe hedhin dritë mbi aspekte të ndryshme

të jetës shoqërore dhe mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve juridike mes subjekteve të

ndryshme të së drejtës. Lidhur me bujurditë dhe këto marrëveshje do të flitet në pjesën e

mëposhtme të studimit, ku trajtohen në mënyrë të zgjeruar burimet e së drejtës.

Sistemi i të drejtës latine (romake), që buronte nga Statutet e qyteteve latine dhe

reflektonte edhe trashëgiminë romake në fushën e të drejtës, ishte një tjetër sistem

normash, që shtrinte juridiksionin e tij vetëm në ato pjesë territoresh të pashallëkut, që

ishin në zotërim të venecianëve. Këta të fundit kishin shekuj që kishin në zotërim disa

qytete dhe territore krahinash bregdetare në Jon dhe Egje. Disa nga këto qytete

ndodheshin brenda kufijve territorialë të pashallëkut të Janinës. Në radhën e qyteteve, që

ishin në zotërim të venecianëve, qenë Butrinti, Parga, Preveza, Vonica, ishujt e Santa

Maurës, Zaqinthos, etj. Për administrimin dhe rregullimin e jetës politike, ekonomike dhe

99 Edhe Kanuni i Labërisë, kur flet për ndarjen e pasurisë mes vëllezërve e motrave, përmban pak a shumë

të njëtën normë: neni 191, pika 2, “vajzave të martuara u llogaritet paja për pjesë”, shih gjithashtu nenin 23

të këtij kanuni: “gruaja nuk ka të drejtë trashëgimie as te baba, as te burri”. 100 Ζοτου, Δημιτρις Α: ... vep. e cituar, f. 47 101 Maksudoglu, Mehmet: Historia osmane dhe institucionet, fq. 640 102 Kanuni i Labërisë, Kodifikuar nga Prof.Dr. Ismet Elezi, Toena, Tiranë 2006, Pjesa IV, Rendi Shoqëror,

f.73-135 103 Mandro-Balili, Arta:... vep.cituar, faqe 188-189

Page 49: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 36 -

ligjore të këtyre zotërimeve, vepronin normat e Statutit ligjor të Republikës së

Venedikut.104

Në këto dominione nuk shtrinin dot efektet e tyre ligjet e Perandorisë Osmane, për

rrjedhim as ato të pashallëkut të Janinës. Ishte ky shkaku që shpesh këto terrene

ktheheshin në strehë të sigurta për kundërshtarët e Pashait, disidentët, komitët e regjur

dhe deri edhe kriminelët ordinerë. Jo një herë gjenden “kërkesa”, “protesta”, madje edhe

“kërcënime” të Ali Pashës drejtuar guvernatorëve venecianë të këtyre bazave, që ata të

dorëzonin apo të ekstradonin tek tepelenasi “kriminelët e kërkuar”, që strehoheshin në

zotërimet e tyre, për t’u përgjigjur kështu përpara ligjeve të pashallëkut. 105

* * *

Ali Pasha në tërësi, që nga koha e marrjes së pushtetit, pranoi gjendjen e qyteteve apo

krahinave me status të veçantë ligjor, por kjo nuk do të thoshte se në ëndrrat e tij të

heshtura ai nuk i synoi ato. Kështu, brenda një kohe të shkurtër mbas marrjes së fronit, ai

goditi ashpër dhe futi nën pushtetin dhe hegjemoninë e tij absolute Himarën, duke i hequr

asaj përfundimisht privilegjet politike dhe statusin e veçantë ligjor.

Ali Pasha e bllokoi krahinën nga deti dhe nga toka, zbarkoi së pari në Vuno e pastaj në

Himarë, Piqeras e Dhërmi ku vendosi garnizone e mori pengje. Më 24 dhjetor 1810,

Krahina e Himarës u detyrua të nënshtrohej.106

Mbas tre fushatash të ashpra ushtarake, më 1803 përfundimisht nënshtroi Sulin, duke e

kthyer këtë krahinë, apo “Republikë të pavarur malore” nën administrimin dhe pushtetin

ligjor të tij.107 Kujtojmë se, deri atëherë banorët e Sulit i paguanin Portës së Lartë taksën e

zakonshme të “rajave” dhe “të dhjetën”. Suliotët, i vilnin këto taksa, pra “të dhjetën” dhe

“haraçin”, nga fshatrat e tjerë, të cilët ata sundonin, pra që i kishin nën varësinë e tyre.

Ndërkohë që ishin nënshtetas të Perandorisë Osmane, suliotët kishin nën pushtetin e tyre

shtetas të tjerë. Në këtë mënyrë ata ishin edhe sundues edhe të sunduar.

Konfederata Suliote kishte njëfarë ngjashmërie me qeverisjen (regjimin) në Spartën e

lashtë, ku disa fshatra kryesore kishin një dominancë mbi fshatrat e një niveli më të ulët.

(Shtatë fshatrat kryesore të Sulit kishin 60 fshatra të dorës së dytë nën varësi). Të njëjtat

marrëdhënie kishin Spartanët me fqinjët e tyre. Pra, një shtet brenda shtetit.

Po ashtu, Aliu shoi përfundimisht privilegjet e veçanta dhe statusin eksterritorial politik

që gëzonin qytetet e Prevezës, Pargës, Vonicës dhe Butrintit, nën zotërimin politik

venecian dhe mandej nën atë francez. Ai, duke shfrytëzuar Marrëveshjen e Stambollit të

vitit 1800 dhe zhvillimet politiko-ushtarake në Europë, kryesisht humbjen e fushatave të

Bonopartit, më 1807-1808, i goditi ushtarakisht dhe i vuri këto qytete një herë e

përgjithmonë, më 1809, nën autoritetin e plotë të shtetit të tij.108

104 Ζοτου, Δημιτρις Α: ... vepra e cituar, faqe 50-51 105 Davenport, R.A: ...vep.e cituar, faqe 340, 365, 367 106 Historia e popullit shqiptar..., Vol. I, fq. 649 107 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vol.I, faqe 351-353, 362-374 108 Për më tepër shih Vaudoncourt, Guillaume: ... vep. e cituar, f. 292-297

Page 50: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 37 -

* * *

Sidoqoftë, duhet nënvizuar se sistemi i së drejtës, i cili dominonte dhe administronte në

tërësi veprimtarinë ligjore të pashallëkut të Janinës, si pjesë integrale e Perandorisë

osmane, ishte “Sheriati” – normë ligjore themelore, e cila trajtonte dhe shqyrtonte të

gjitha çështjet dhe problemet e jetës qytetare e shtetërore, private e kolektive. Në të

përfshiheshin parashikime dhe zgjidhje, sa për çështjet penale, aq edhe për ato civile, sa

për ato administrative, aq edhe për ato familjare, sa dispozita materiale, aq edhe ato

proceduriale.

Por, ky nuk ishte ndonjë deformacion i veçantë që vërehej vetëm në Perandorinë

Osmane. Edhe shtetet më të zhvilluara në Europën e shekullit të XVIII administronin

veprimtarinë e tyre ligjore, po ashtu me Statute unike. Porta e Lartë, në kuadër të

reformave të Tanzimatit, vetëm në vitin 1840 nisi punën për njësimin e të drejtës me

miratimin e Kodit Penal (Ceza Kanunamesi)109. Duhej të vinte revolucioni francez dhe

reformat e mëdha legjislative të Bonapartit, të fillimit të shekullit të XIX, të cilat do të

bënin për herë të parë ndarjet dhe kodifikimet ligjore.

3.3 Burimet kryesore të së drejtës pozitive

3.3.1 Bujurditë si burim i së drejtës

Siç është theksuar edhe më sipër, Ali Pasha në rolin e sundimtarit të sanxhakut të Janinës

kishte kompetenca në fushën legjislative, administrative dhe atë gjyqësore. Megjithatë,

për shkaqe të njohura tashmë, kompetencat në fushën legjislative ishin të kufizuara. Në

zbatim të së drejtës osmane, sigurisht autoriteti më i lartë dhe i padiskutueshëm legjislativ

ishte sulltani. Edhe sulltani madje, si krijues i të drejtës shtetërore (laike), kishte kufizime

që buronin nga e drejta hyjnore (sheriati).

Por megjithë kufizimet në fushën legjislative, pashallarët shqiptarë të dy pashallëqeve,

Bushatllinjtë në Shkodër dhe Ali Pasha në Janinë, e kanë ushtruar të drejtën për të nxjerrë

akte legjislative nëpërmjet bujurdive.

Bujurditë renditen si burimi kryesor i së drejtës pozitive në pashallëkun e Janinës dhe

janë pasqyrim i të drejtës së Ali Pashës për të nxjerrë akte normative dhe mënyra

nëpërmjet së cilës ushtrohej funksionin ligjvënës.

Bujurditë mund të konsiderohen si akte normative në formën e vendimeve dhe

urdhëresave, të cilat, nisur nga subjektet të cilëve u drejtohen, kanë karakter të

përgjithshëm, kur u drejtohen të gjithë banorëve të pashallëkut, ose karakter individual,

kur i drejtohen një individi, ose një grupi të vogël individësh.110

Me anë të tyre viheshin norma që u drejtoheshin të gjithë banorëve, ose u jepeshin urdhra

organeve të administratës, të cilat nga ana e tyre ishin të detyruara të vepronin në bazë të

tyre. Gjithashtu bujurditë mund të përmbanin urdhra konkrete që u drejtoheshin një

bashkësie, ose personave të veçantë për ndalimin, ose kryerjen e ndonjë veprimi, si p.sh.

109 Mantran, Robert: Historia e Perandorisë Osmane, Dituria, Tiranë 2004, faqe 442-444 110 Mandro-Balili, Arta: ...vep.e cituar, f.188

Page 51: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 38 -

për shitjen e detyrueshme dhe dorëzimin e një prone, kthimin e një prone në vakëf,

kryerjen e detyrueshmë të një fejese, emërimin e personave në detyra të caktuara etj. 111

Më poshtë jepet shembulli i një bujurdie, që trajton marrëdhëniet familjare duke

urdhëruar fejesën e dy të rinjve:

Bujurdi e Ali Pashë Tepelenës për G. Durutin

Duruti im dhe familja jote ju përshëndes dhe menjëherë pasi të shihni bujurdinë

time të ndërroni unazat dhe të bekoni sipas ligjeve tuaja dhe të jetë e mbaruar

fejesa. Të marrësh vojopullën time për djalin tënd Jonulla që të bindem në

ngjarjet tuaja.

Kështu të bëni sipas urdhrit se xhevap s’më ipni. 112

Vendimet dhe urdhrat (bujurditë) e Ali Pashës ishin të shkurtra, të prera, në fund të fundit

ato ishin imperative dhe të padiskutueshme apo të ankimueshme. Si rregull ato

përmbanin edhe paralajmërime për përgjegjësi të rëndë, në rast mosrespektimi të

urdhërimit.

Nga pikëpamja e formës ato ishin të ndërtuara pothuajse njësoj; pas formulës së njohur

“Unë vezir Ali Pasha urdhëroj!”, vazhdonin me subjektin të cilit i drejtoheshin, me

përmbajtjen e urdhrit, me datën dhe vendin e marrjes së vendimit (zakonisht Janina, por

jo vetëm) si dhe në fund firmoseshin e vuloseshin prej tij. Këto vendime nuk lidheshin

vetëm me gjykimin përfundimtar të çështjeve të ndryshme penale apo civile. Mjaft të

rëndësishme për mbarëvajtjen e punëve në shtetin e tij, Ali Pasha konsideronte edhe

konfliktet e ndryshme administrative, që lidheshin me marrëdhëniet mes njësive të

ndryshme administrative, pjesë e pashallëkut.

Më poshtë sillet një shembull konkret i një vendimi të Ali Pashës, lidhur me ndarjen e

kufijve mes disa fshatrave, për të shmangur konfliktin në përdorimin e tokave:

Unë, vezir Ali Pasha urdhëroj:

Lekliotët dhe hormovitët113 të vendosin kufijtë mes tyre dhe nga sot e tutje kufiri

mes dy fshatrave do të jetë nga lumi deri te përroi i thatë dhe nga maja e malit e

deri në tri hedhje guri, të dy fshatrat do të kenë kufi me Malëshovën114. Secili nga

fshatrat, Lekli dhe Hormova, të respektojnë kufijtë që u vendos unë shtetasve të mi

dhe të dy fshatrat të jetojnë në harmoni me njëri -tjetrin. Nuk lejoj që t’i krijojnë

probleme njëri-tjetrit pas këtij vendimi.

Janinë

11 qershor 1803

(firma, vula)115

111 Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Grup autorësh, Luarasi, Tiranë 2005, fq. 226 112 Mandro- Balili, Arta: ... vep. cituar, faqe 195, referuar Aravantinou. Sp. Historia e Ali pashë Tepelenës,

Athinë 1895, fq. 613 113 Përkatësisht banorë të fshatrave Lekël dhe Hormovë (sot bëjnë pjesë në rrethin e Tepelenës). Të dy

fshatrat i përkasin krahinës së Rrëzës. 114 Fshat në Përmet 115 Ζοτου, Δημιτρις Α:... Vep e cituar , faqe 115

Page 52: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 39 -

Përveç karakteristikave të theksuara më sipër, lidhur me karakterin, formën dhe

përmbajtjen e bujurdive, të ilustruara me shembullin e mësipërm, bie në sy një element, i

cili lidhet me praninë e një norme të së drejtës së lashtë zakonore. Siç është e ditur, një

nga mënyrat e vendosjes së kufinjve sipas të drejtës zakonore, ishte edhe ajo me hedhjen

e gurit. Ky është një fakt interesant, që konfirmon edhe njëherë bashkëjetesën dhe

ndikimin e ndërsjelltë mes sistemeve të normave juridike shtetërore dhe zakonore.

Në fakt, bujurditë të cilat përdoren në dy pashallëqet shqiptare dhe veçanërisht në

pashallëkun e Janinës, nuk mund të konsiderohen si burime origjinale të së drejtës. Ato

ishin një mjet për të shprehur dhe realizuar pushtetin e autoriteteve të provincave osmane,

të lejuar nga Porta e lartë. Gjithsesi, ato renditen në radhën e burimeve të së drejtës

pozitive të aplikuar nga pashallarët vendas.

3.3.2 Marrëveshja si burim i së drejtës

Me botimin e disa vëllimeve të Arkivit të Ali Pashës, çdo lexues, por veçanërisht lexuesi

i specializuar jurist, ka mundësinë të eksplorojë brenda rreth 1500 dokumenteve, mes të

cilave gjenden edhe shumë akte juridike me objekt dhe karakter të ndryshëm. Këto

dokumente, të cilat veç të tjerash dëshmojnë edhe për organizimin e kancelarisë në

Pashallëkun e Janinës, përmbajnë material të shumtë, mbi të cilin mund të bëhen

vlerësime dhe të jepen gjykime lidhur me jetën sociale në pashallëk, atë politike, fetare

dhe ushtarake, por veçanërisht edhe për mënyrën e rregullimit juridik të disa llojeve të

marrëdhënieve shoqërore. Në radhën e këtyre dokumenteve të bien në sy një numër

relativisht i madh marrëveshjesh.

Marrëveshja konsiderohet si burim mjaft i rëndësishëm i së drejtës, jo vetëm i asaj

ndërkombëtare, por edhe për disa degë të caktuara të së drejtës së brendshme. Në

mesjetë, shtetet feudale nuk kishin në përgjithësi një kushtetutë të shkruar dhe rendi

shtetëror i vendeve feudale përcaktohej nga marrëveshje të çdo lloji të mbretërve,

princërve dhe vasalëve të tyre.116

Si shembull tipik i këtyre lloj marrëveshjeve me karakter kushtetues, në mesjetë

përmendet “Magna Charta Libertatum” (Karta e Madhe e Lirive), nënshkruar më 12

qershor 1215, nga mbreti i Anglisë, Johani pa Tokë dhe një përfaqësi e baronëve anglezë.

Si e tillë, Magna Charta Libertatum konsiderohet model i parë i kartës kushtetuese.117

Në pashallëkun e Janinës, i cili, edhe pse administrativisht ishte pjesë e Perandorisë

Osmane, janë negociuar, hartuar, nënshkruar dhe zbatuar disa lloje marrëveshjesh me

karakter të ndryshëm. Është i njohur fakti (dhe nëpërmjet dokumenteve që do të renditen

më poshtë konfirmohet edhe njëherë) që, Pashai i Janinës ndërmori hapa konkretë drejt

shkëputjes nga Perandoria Osmane. Kjo tendencë e shkëputjes dhe pavarësimit

reflektohet edhe në fushën e së drejtës, duke hartuar akte në të cilat Ali Pasha shfaqet si

një subjekt dhe autoritet me të drejta dhe fuqi ligjhartuese dhe vepron si i tillë deri në

fillimet e vitit 1822, kohë në të cilën ndëshkohet përfundimisht nga sulltani.

116 Omari,Luan: Parime dhe institucione të së drejtës publike, Botimet Elena Gjika, Tiranë 2006, faqe 316 117 Anastasi, Aurela: Historia e Institucioneve, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë 2004, faqe 249-

250

Page 53: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 40 -

Duke iu referuar disa prej marrëveshjeve të panjohura më parë, por me mjaft interes për

t’u bërë prezente, do të rendisnim këtu disa prej tyre, duke i klasifikuar si:

– Marrëveshje me karakter të brendshëm

– Marrëveshje me karakter ndërkombëtar

Marrëveshjet e brendshme

Marrëveshjet me karakter të brendshëm kanë tipologji të ndryshme nisur nga subjektet

(palët), objekti i marrëveshjes dhe të drejtat dhe detyrimet që i përkisnin secilës nga palët

nënshkruese. Më karakteristike janë disa prej tyre si më poshtë:

- Marrëveshje mes Pashallëkut të Janinës dhe Pashallëqeve të tjera shqiptare.

Në radhën e dokumenteve të gjetura vitet e fundit në Arkivin e Ali Pashës,

gjenden disa marrëveshje të nënshkruara mes Pashallëkut të Janinës dhe

Pashallëkut të Beratit, që i takojnë viteve 1808-1809 dhe titullohen “Marrëveshje

paqeje dhe mirëkuptimi”, e në thelb përcaktojnë kushte për të shmangur apo

ndërprerë konfliktet e deriatëhershme mes dy pashallëqeve fqinjë, detyrimet e

secilës palë për shmangien e tensioneve, dorëzimin e pjesëve të ndryshme të

territoreve të pretenduara nga njëra prej palëve në konflikt, sanksionet në rastet e

mosrespektimit të kushteve të parashikuara në marrëveshje, etj.

- Marrëveshje mes Pashait të Janinës dhe krahinave të ndryshme të

pashallëkut të përfaqësuar nga krerët e tyre, për t’u vënë në shërbim të Ali

Pashës dhe duke pranuar juridiksionin e tij mbi to. (Të tilla janë ato të

nënshkruara mes Ali Pashës dhe parisë së Çamërisë, atë të Kolonjës, etj)

- Marrëveshje të fshatrave apo krahinave të ndryshme të Pashallëkut mes

njëra-tjetrës, të cilat në kushtet e konflikteve mes tyre, marrin titullin

“Marrëveshje paqeje dhe bashkëpunimi”. Në këto të fundit, në jo pak raste, Ali

Pasha dhe përfaqësuesit e tij dalin në rolin e ndërmjetësit në hartimin dhe

nënshkrimin e tyre. Parë nën një këndvështrim tjetër, roli i Ali Pashës në hartimin

dhe nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, mund të konsiderohet nga pikëpamja

juridike si shprehje dhe veprim i një instituti shumë të rëndësishëm, që sot

përdoret për zgjidhjen e konflikteve, siç është ndërmjetësimi (sot ndërmjetësimi

konsiderohet si një nga mjetet më efikase të zgjidhjes së konflikteve, ose mënyrë

alternative, pa konsumuar procedurat e gjata, të kushtueshme dhe të mundimshme

gjyqësore).

Në këto marrëveshje mund të dallojmë disa elementë, të cilët i gjejmë edhe sot në

akte të tilla juridike:

1. Palët (subjektet);

2. Objekti i marrëveshjes (ajo për të cilën kanë rënë dakord palët);

3. Të drejtat dhe detyrimet e palëve;

4. Afatet;

5. Garancitë e realizimit të marrëveshjes;

6. Mënyra e zgjidhjes së problematikave që mund të lindin gjatë zbatimit të

marrëveshjes

Page 54: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 41 -

Këto elementë sigurisht që nuk gjenden në të gjitha dokumentet, por më së shumti

gjenden në akte, të cilat kanë karakterin e një kontrate, ndërsa në raste të tjera

marrëveshja ka edhe karakter deklarativ.

Nëpërmjet dokumenteve, do të ilustrohen më poshtë të tre llojet e marrëveshjeve të

lartpërmendura.

1. Marrëveshje mes pashallëqeve

Të një rëndësie të veçantë janë marrëveshjet mes pashallëkut të Janinës dhe atij të Beratit,

përkatësisht mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës, të cilët gjatë jetës së tyre janë shoqëruar

nga një armiqësi, herë e fshehur dhe herë e hapur, nga ambicie të pakufizuara për të

shtrirë pushtetin dhe territoret e pashallëqeve reciproke përtej kufijve tradicionalë dhe në

kurriz të njëri tjetrit.

Nga ana tjetër, kompromiset mes këtyre dy pashallarëve, që shënuan epokë në territoret e

Shqipërisë së Jugut, përfshinë edhe marrëdhëniet e tyre familjare. Është i njohur fakti që

Ali Pasha dhe Ibrahim Pasha kishin lidhur krushqi mes tyre. Të dy djemtë e Ali Pashës,

Myftari dhe Veliu, kishin për gra dy vajzat e Ibrahim Pashës. Këto martesa, tipike për

monarkitë mesjetare si ato europiane ashtu edhe lindore, kanë shërbyer në momente të

caktuara si dëshmi e alencave dhe kompromiseve mes dy pashallëqeve.118 Në raste të

tjera, qëndrimi i dy pashallarëve krushq ndaj lidhjes familjare, ka dëshmuar edhe

cinizmin dhe etjen e pakufishme për pushtet dhe territore, duke sakrifikuar madje edhe

jetën personale dhe familjare të fëmijëve.

Në fondin e materialeve të shkruara të Arkivit të Ali Pashës gjenden edhe disa dokumente

me një vlerë vërtet të veçantë, që i takojnë fondit të së drejtës. Do të thoshim se, për nga

lloji i tyre unik, ato marrin rëndësi të veçantë, pasi ndoshta janë të parat dokumente të

kësaj natyre në historinë dhe traditën e së drejtës pozitive shqiptare.

Për më tepër, projektet janë nënshkruar nga përfaqësues të lartë të dy pashallarëve

shqiptarë dhe kanë pasur për objekt realizimin e një paqeje të tronditur, e cila në atë kohë

kërcënonte të fuste në konflikt të përgjakshëm dy pashallëqet fqinj.

Një tjetër vlerë e shtuar që ofrojnë projekt marrëveshjet janë praktikat thellësisht ligjore,

të cilat janë zbatuar deri në momentin e miratimit të tyre. Sikundër do të shohim më pas,

palët, secila më vete, kanë hartur një projekt marrëveshje dhe mandej ia kanë kaluar këtë

palës tjetër për shqyrtim, ndërhyrje apo ndryshime të mundshme.

Projektet e Marrëveshjeve të Paqes, pas ndërhyrjeve reciproke mbi to dhe miratimit,

synonin të rregullonin mospajtimet apo pretendimet mes palëve për konflikte dhe

pretendime mbi territore të caktuara dhe më tej, pas sheshimit të kontradiktave,

vendosjen e paqes mes Ibrahim Pashës së Beratit dhe Ali Pashës së Janinës.

118 Përveçse martesë që lidhte interesat mes dy familjeve, ky fakt dëshmon edhe për ekzistencën dhe

përdorimin e një instituti të së drejtës familjare zakonore, pikërisht sororati. Sipas profesor Aleks Luarasit,

në të drejtën zakonore shqiptare instituti i sororatit njihej, por është praktikuar rrallë. Ai përfshinte si

martesën e burrit me motrën e gruas së vdekur, ashtu edhe martesën e dy vëllezërve me dy motra. Për më

tepër shih: Luarasi, Aleks: Studime për të drejtën zakonore shqiptare. Marrëdhëniet familjare, Luarasi

University Press, Tiranë 2007, faqe 236-237

Page 55: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 42 -

Në shërbim të këtij qëllimi dhe në simbolikë të pajtimit, jo rastësisht është përzgjedhur

“Hani i Tozarës”, vendi ku janë takuar përfaqësuesit e dy pashallëqeve. Ai gjendet në

rrugën që lidh Përmetin me Beratin, në krah të fshatit Tozarë (Kozarë), në një distancë të

vogël nga fshati Vokopolë, vend ku debatohet nga palët për të realizuar Marrëveshjen e

Paqes mes dy pashallarëve, që prej datës 29 janar 1808.

Ky dorëshkrim duhet të studohet dhe të merret i lidhur edhe me shënimet e tjera që vijnë

pas këtij projekti, pasi ato janë të lidhura me njëra tjetrën, sa në hapësirë, aq edhe në

kohë.

Konkretisht, më poshtë gjendet varianti i marrëveshjes, i propozuar nga përfaqësuesit e

Ibrahim Pashës së Beratit.

Projekt propozimi i Ibrahim Pashës119

Vokopolë 29 Janar 1808

Hani i Tozarës 25 Shkurt 1808

“Marrëveshja që ofron Ibrahim Pasha, efendiu ynë për Ali Pashën efendiun tonë:

1. Nipi i Abdullah Pashës me shërbëtorët e tij të qëndrojë në Elbasan, në shtëpinë e tij, të

përcaktojë pasurinë e tij, çifliqet, fshatrat dhe shpërblimet dhe të mos gjykojë me inate,

kërkesat dhe detyrimet tua japi si të gjithë shpërblimet pronarëve.

2. Xhane Myftari të jetë i Ali Pashës të caktohet në Vërçë [krahinë e vogël mes rretheve të

Beratit, Gramshit dhe Korçës –I. Nano] dhe të përcaktojë çfarë jepte si detyrim më

përpara të japë edhe tani e paskëtaj; edhe Grabova [është fshat në rrethin e Gramshit dhe

kufizohet me rrethin e Pogradecit –I. Nano] çfarë merrte më parë të vazhdojë të marë

edhe këtej e tutje.

3. Në Sanxhakun e Delvinës, Mustafa Pasha me shërbëtorët (dhe shpurën e tij),

shpërblimet, çifliqet dhe fshatrat, timaret dhe tërë pasurinë e tij të jetë i pa prekshëm nga

ana e Ali Pashës dhe të jetë e imja pjesa e fshatrave të sanxhakut të Delvinës, përveç

Mustafa Pashës dhe pronave të tij, çifliqeve, fshatrave, timareve dhe tërë pasurisë së tij,

ndaj të mos kem dorë edhe të mos ngatërohem dhe cilët rrogëtarë paguante më parë

Mustafa Pasha të vazhdojë t’i paguajë edhe në të ardhmen. Nga Shkalla e Sarandës çfarë

merrte më parë Mustafa Pasha të vazhdojë ta marrë edhe këtej e tutje, por edhe nëse nuk

ka marrë, këtej e tutje, ta marrë.

4. Në Elbasan, në Çermenikë, edhe në Shpat edhe në Tomoricë, Ali Pasha të mos përzihet

dhe të mos ketë dorë.

5. Shërbëtorët tanë, nga sot e tutje, të mos ia marrim njëri tjetrit as fshehur dhe as hapur,

me përjashtim të atyre që kemi marrë gjer më sot.

Më poshtë vijohet me variantin e marrëveshjes së ofruar nga Ali Pasha, nëpërmjet

përfaqësuesve të tij, në bisedimet që zhvillohen në Hanin e Tozarës.

119 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi I, dok. 366, faqe 680-683

Page 56: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 43 -

Projekt propozimi i Ali Pashës

“Marrëveshja” që do t’i ofrojë Vezir Ali Pasha - zoti ynë, Vezir Ibrahimit – zotit tonë.120

1. Në Sanxhakun e Delvinës, Mustafa Pasha me shërbëtorët e tij, me aliaka [pjesë,

prone, turq. – I. Nano], çifliqet, fshatrat dhe timaret, pra me të gjithë pasurinë e tij të jetë

i paprekshëm nga ana e ime dhe të jetë i Ibrahim Pashës dhe Sanxhaku tjetër i Delvinës

(ndarë, veçmas) nga Mustafa Pasha me shërbëtorë, me aliaka, çifliqe, fshatra, timare dhe

tërë pasurinë e tij të mos ketë dorë Ibrahim Pasha dhe të mos ngatërohet në të. Çfarë

jepte si shpërblim përpara Mustafa Pasha të vazhdojë të japë edhe këtej e tutje. Nga

Shkalla e Sarandës çfarë merrte më parë, të vazhdojë ta marrë edhe këtej e tutje edhe në

rast se nuk ka marrë më parë, të marrë këtej e tutje.

2. Në Elbasan, në Çermenikë, edhe në Shpat edhe në Tomoricë, unë të mos përzihem dhe

të mos fus duart.

3. Nipi i Abdulla Pashës me shërbëtorët e tij të qëndrojë në Elbasan në shtëpinë e tij, të

përcaktojë pasuritë e tij, çifliqet, fshatrat, shërbëtorët dhe të mos gjykojë me inate,

Kërkesa dhe pagesa t’i japë, dhe veç këtyre të japë dhe të tjera aliaka pronarëve.

4. Xhane Myftari të jetë njeriu im në përcaktimin e (kufijve të) Vërçës dhe mbas

përcaktimit, çfarë shpërblimi jepte më parë të vazhdojë ta japë edhe këtej e tutje; në

Grabovë çfarë merrte më parë të vazhdojë të marrë edhe këtej e tutje.

5. Hyzmeqarët tanë, këtej e tutje të mos ia marrim njëri tjetrit, as fshehur dhe as hapur,

veç sa kemi marrë deri më sot.

Të gjitha kopjet që shkruam në prani, të gjitha kthehen në “Marrëveshje” të zotërve tanë

që pasi të pëlqehen t’i vëmë kapak (të përfundohen) ne skllevërit dhe as lart e as më

poshtë të mos luajë as qimja.

25 Shkurt 1808

Veiz Toko Ahmet Hoxha Dervish Hasani Ago Myhyrdari

Koment: Mbledhësit, transkiptuesit dhe analistët grekë të Arkivit të Ali Pashës kanë bërë

disa komente mbi këtë marrëveshje, komente që lidhen me faktin që ata e kanë studiuar

në origjinal dokumentin, duke analizuar edhe firmat e nënshkruesve dhe vulat përkatëse

të dy pashallarëve. Sipas tyre:

“Marrëveshja, e cila është transkriptuar dhe gjendet në arkiv, është nënshkruar dhe

vulosur nga dy përfaqësues për secilën palë: përkatësisht nga njëra anë prej Veiz Tokos

dhe Ahmet Hoxhës, si përfaqësues të Ibrahim Pashës së Beratit dhe prej Dervish Hasanit

dhe Ago Myhyrdarit (Vasjarit), si përfaqësues të Ali Pashës. Duket qartë që firmat janë

shkruar me dorë nga shkruesit e dokumentit, ndërsa vulat janë të secilit dhe të vendosura

me kujdes dhe të lexueshme qartë. Nuk dimë konkretisht se në cilën nga ditët e

bisedimeve u firmos dhe mori vlerë zyrtare “Marrëveshja”, për të cilën qenë të

interesuar dy Pashallarët. Nga disa të dhëna paraprake, që vijnë nga ana e Ibrahim

Pashës, thuhet se kjo“Marrëveshje” u realizua dhe u nënshkrua shumë shpejt, para

datës 9 Mars, pasi këtë ditë, me “Marrëveshjen”e nënshkruar në dorë, Ibrahimi vuri në

120 Po aty

Page 57: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 44 -

dijeni francezët në Korfuz, të cilët e mbështesnin atëherë në luftën e tij kundër Ali Pashës,

se nuk mund të lejonte kalimin e trupave franceze përmes territoreve të tij, - së pari,

ndoshta për shkak të “Marrëveshjes së Paqes” me Ali Pashën, normat e së cilës e

pengonin një gjë të tillë, ashtu sikurse, - së dyti, informacionet për përpjekjet e mjekut

frankofil të Ibrahim Pashës, korfiotit Jani Liperaqi, për t’u kthyer edhe kjo për shkak të

“Marrëveshjes”, pasi kështu ishte parashikuar për rastet konkrete të pranisë së francezve

në këto territore. Dokumenti është nënshkruar më datë 25 Shkurt 1808.121

Më tej, në arkiv ndodhet një letër, e cila është shkruar dhe dërguar nga dy përfaqësuesit e

Ali Pashës, Dervish Hasani dhe Ago Vasjari, të cilët qenë palë në nënshkrimin e

“Marrëveshjes së Paqes” me përfaqësuesit e Ibrahim Pashës të Beratit. Ata i adresohen

Ali Pashës dhe konkretisht përshkruajnë me hollësi bisedimet e zhvilluara dhe kërkojnë

miratimin për çështjet e ardhme, të cilat parashtrohen në letrën e mëposhtme. Në letrën e

dytë ka përsëritje me ndryshime të pakta të paragrafëve të marrëveshjes së parë, me

treguesin “Kjo është ajo që ju dërgoj unë.”, gjë që vërteton dhe siguron se mesazheri,

hartuesi i këtij dokumenti, është vetë Ali Pasha. Duke iu referuar pikërisht këtij shënimi,

mund të pretendohet që dokumenti i parë, që ruhet në Arkiv, është një kopje, e cila u

punua dhe debatua nga të pranishmit në takim dhe jo origjinali, ndërsa origjinali është me

tjetër paraqitje.

Projekt propozimet e dyta nga ana e dy pashallarëve 122

Kjo është ajo që ktheu Ibrahim Pasha

1. Xhania të mbetet pranë Madhërisë tënde dhe të përcaktojë (kufijtë) e Vërçës, thjesht t’i

përcaktojë dhe të merret me punët e Ibrahim Pashës për funksionin që ai mban ashtu

sikurse edhe më parë.

2. Për Grabovën, nëse do të dërgojë vllehët atje, Xhania të mos ngatërrohet fare më ta,

prandaj edhe ne themi: - siç ka qenë më parë, pra atë çka merrte më parë të marrë edhe

tani. Por ata na thanë se – ne i kemi pasur hyzmeqarë dhe u jepnim, tani çfarë të

përcaktohet nga përfaqësuesi

3. Në çështjen e Abdullah Pashës, t’i shitet pasuria dhe të vihet një qehaja që të shikojë

punën e tij.

Punën e Ibrahim Pashës nuk e prekim gjëkund atë punë ia kanë dhuruar Ibrahim Pashës

të Shkodrës.

4. Për hyzmeqarët, çdo pasha të ketë të tijët dhe të mos marrë asnjëri të tjetrit. Kështu të

vihet në “Marrëveshje”.

5. Për të arratisurit, le të qëndrojë çdonjëri prej tyre aty ku është (aktualisht).

Tomoricën ta përcaktojë (ndarjen) ai (Ibrahimi), dhe nëse kemi ndonjë hyzmeqar të mos

kthehet.

6. Shpatin duhet ta përcaktojë (kufizojë) ai, dhe ne të mos merremi fare me të.

Në Çermenikë të mos kemi ne asgjë.

121 Po aty 122 Variantet e marrëveshjes të dërguara reciprokisht nga të dy pashallarët për njëri tjetrin, referuar dok. Nr.

368 të Arkivit Ali Pasha, Vol. I, faqe 684-687

Page 58: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 45 -

Madhëria juaj, sa për Sanxhakun e Delvinës, për shkak të atyre që ka Mustafa Pasha dhe

Dajlani me të gjithë tarafin e tyre dhe që ne i thamë se ata i kanë gënjeshtra nëse

nënshkruajmë “Marrëveshjen”, na thanë se Mustafa Pasha dhe Dajlani kanë për të

qëndruar në Berat i thamë ne Naumit fshehurazi dhe ata na thanë se tjetër nga Mustafa

Pasha dhe Dajlani nuk kemi as Selim beun, as Brahim Demin. Atë punë le ta zgjidhë

Madhëria juaj dhe të na dërgosh përgjigje për këtë çështje sidoqoftë puna e gënjeshtërt

apo e vërtetë.

Ky është varianti që dërgoj unë.

1. Abdulla Pasha të vërë nipin e tij brenda në shtëpitë e tij dhe të përcaktojë pasuritë e tij

dhe sipas dëshirës së tij nëse do të shkojë në shtëpinë e tij të vejë, dhe nëse janë të

prishura shtëpitë e tij t’i ndërtohen.

2. Ibrahim Pasha të dërgojë përmes qehajait të vet të përcaktojë pasurinë e tij dhe të mos

ngacmohet nga asnjë punë.

3. Në Çermenikë dhe Shpat, sa fshatra u kthyen, u bënë me mua dhe janë në duart e mia,

ta paguajnë defterin vetëm tek Ibrahim Pasha dhe tjetër gjë të mos detyrohen.

4. Grabovën siç e kishte Xhanua më parë, ashtu ta ketë përsëri, ndryshe nuk bëhet.

5. Hasan Tomorica të shkojë në shtëpinë e tij dhe të gjithë Tomoricasit e tjerë që u bënë

me mua, të mos ngacmohen (të mos kenë pasoja).

6. Të gjithë të arratisur e larguar nga vëndet e tyre le të qëndrojë çdokush në vendin ku

ka shkuar (në vendin që ka gjetur).

7. Ato që më shkruan Mustafa Pasha dhe Dajlani nuk bëhet veçmas kësaj.

8. Edhe Gjirokastra, Libohova, dhe Çamëria sipas “Marrëveshjes” së parë të qëndrojë.

9. Deri në çastin që do të duam të ndryshojmë “Marrëveshjen”, të gjithë shërbëtorët që u

kthyen dhe shkuan me njërin apo me tjetrin të qendrojnë dhe kurrë më të mos prekin njëri

tjetrin.

10. Puçellarët të digjen123

Për të përmbyllur këtë seri diskutimesh dhe debatesh, vjen edhe një letër tjetër e shkruar

nga dy njerëz besnikë të Ibrahim pashës së Beratit, të cilët e dërgojnë në Janinë për Pasho

hanënim, që është vajza e Ibrahim Pashës dhe njëkohësisht bashkëshortja e një prej

djemve të Ali Pashës, Myftarit, duke e njoftuar atë për zhvillimet më të fundit. Mesa

123 Ky nen i marrëveshjes i propozuar nga Ali Pasha sigurisht që ka lidhje me situatën konfliktuale mes

dy pashallëqeve dhe me përpjekjet për të arritur në një marrëveshje. Drejtpërdrejt e kemi të vështirë, pa

patur të dhëna të tjera, të bëjmë një analizë dhe të arrijmë në konkluzione për çfarë bëhet fjalë.

Etimologjikisht, duke patur parasysh prapashtesën osmane “llari” që përdoret për të treguar shumësin e

emrave, në rastin konkret, duke qenë se në arkiv kjo fjalë është me gërmë të madhe mendojmë se ka të bëjë

me emërtimin e një fisi, ndoshta bëhet fjalë për fisin “Puçe”. Personazhi më i njohur me këtë mbiemër

është Asllan Puçe i njohur nga një anë si poet dhe nga ana tjetër si një nga shqiptarët aristokratë të vrarë në masakrën e Manastirit në 30 gusht 1830. Sipas studiuesit të historisë së letërsisë shqipe Robert Elsie, në

veprën e tij “Literatura shqipe në traditën islame”, Elsie sjell një fakt shumë interesant sipas të cilit Asllan

Bej Puçe ishte djali i Ago Myhyrdarit (Vasjarit) një nga njerëzit me besnikë të Ali Pashës dhe një nga të

dërguarit e tij për të përfunduar marrëveshjen e Tozarës. Duke patur parasysh këtë fakt, duket e pamundur

që Ali Pasha të ketë insistuar për djegien e “Puçellarëve”, që gjithsesi mendojmë se bëhet fjalë për djegien

e sarejeve të tyre. Duhet të jetë ndonjë fis tjetër me këtë mbiemër, por situata konkrete, vetëm duke patur

parasysh dispozitën përkatëse të projektmarrëveshjes së ofruar nga Ali Pashas, është pak për të arritur në

përfundime të mirëmbështetura.

Page 59: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 46 -

duket konfliktet e vazhdueshme mes dy pashallëqeve kanë tronditur edhe qetësinë

familjare dhe pikërisht atë të djemve dhe nuseve të Ali pashës. Ndoshta kjo letër është

shenjë e shqetësimit të një vajze për prindërit e saj dhe natyrisht për fatin e

marrëdhënieve ndërfamiljare, pasi janë ndjerë ndërkohë mosmarrëveshjet dhe

kontradiktat e thella mes dy pashallarëve. Në fakt, nga një analizë më e hollësishme

rezulton që letra është shkruar nga sekretari besnik i Ibrahim Pashës, i cili ka qenë i

pranishëm në bisedimet për lidhjen e marrëveshjes, së bashku me dy përfaqësuesit zyrtarë

të tij, të autorizuar për të zhvilluar këto bisedime. Nga ana tjetër kjo letër vërteton

dakordësinë përfundimtare si dhe kënaqësinë për këtë dakordësi pas konflikteve të

vazhdueshme: “shyqyr që zoti u dha karar punëve të zotërve tanë” apo “dashtë zoti të

qetësojë shtetin tonë”.

Letra e shkruar ka këtë përmbajtje:

Shkëlqesisë së saj, të nderuarës dhe jetëgjatës pushtetare, zonja jonë Pasho hanëme,

skllavërisht përulemi dhe puthim tokën ku shkelin këmbët tuaja. Me përulje u bëjmë me

dije se

Dje, ditën e hënë në mbrëmje, e hënë erdhën agallarët e Vezir efendiut tonë, këtu në

Tozarë, ku u takuam dhe kuvenduam shumë gjëra dhe shyqyr që Zoti u dha karar punëve

të Zotërve tanë. Çështjet i shkruam në letër dhe mandej i vulosëm të katërt, një e morëm

ne dhe tjetrën e morën agallarët për t’ia çuar Vezir efendiut për të bërë “Marrëveshjen”,

dhe mbasi të bëjë ndryshimet do ta dërgojë atë me njerëzit e tij tek Vezir efendiu ynë. Pas

kësaj dashtë Zoti të qetësojë shtetin tonë dhe Muhameti dhëntë rehatin pasi gjer më tash

pamë kiametin. Të puthim këmbët si të bindurit e tu besnikë për të na pasur ... dhe vitet e

tua qofshin të lumtur dhe të gëzuar!”

25 Shkurt 1808, Hani Tozarës

Skllavi yt Veizi.

Skllavi yt Ahmet Hoxha

puthim dheun ku shkelin këmbët e tua! 124

Komente përfundimtare lidhur me këto dokumente:

Si një seri dokumentesh krejt të veçanta, ato të përshkruara më sipër meritojnë një analizë

të posaçme. Do të ishte e mangët t’i shihnim ato vetëm nga këndvështrimi i ngushtë dhe

teknik juridik, i cili sigurisht është i rëndësishëm për të kuptuar më qartë procedurat e

përdorura, të gjitha fazat nëpërmjet të cilave kaluan bisedimet, deri në përfundimin e

marrëveshjes, faktin që përfaqësuesit e dy palëve kanë “plotfuqi”, sikundër përdoret sot

ky term dhe ky koncept në marrëdhëniet ndërkombëtare, faktin që në numër kemi

përfaqësues të barabartë nga palët, çka dëshmon për zbatimin e parimit të reciprocitetit

etj.

Veç sa më sipër, është e rëndësishme të theksohet konteksti historik. Pse tani dy

pashallarët e fuqishëm shqiptarë ulen për bisedime?

Cilat janë rrethanat që çuan në këto situata kaq konfliktuale? Cili është objekti për të

cilin ata kanë konflikt dhe dëshirojnë të bien dakord?

124 Letër e Veiz Tokos drejtuar Pasho Hanëmes, vajzës së Ibrahim Pashës së Beratit, dok. 367 i Arkivit të

Ali Pashës, Vol.I, dok. nr. 367, faqe 683-684. Letra mban datën 25 Shkurt 1808

Page 60: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 47 -

Nga sa kuptohet nga përmbajtja e dokumenteve të mësipërm sigurisht burim konflikti

janë territore të ndryshme të Shqipërisë së jugut dhe kontradiktat mbi zotërimin e tyre.

Pashallëku i Janinës dhe ai i Beratit janë dy nga pashallëqet më të fuqishme të Shqipërisë

së Jugut, kufitarë më njëri tjetrin. Tendencat për zgjerim të territoreve përkatëse janë

vërejtur përgjatë gjithë periudhës së sundimit të Ibrahim Pashës në Berat dhe Ali Pashës

në Janinë. Referuar ngjarjeve të kohës, Ibrahim pasha kishte vendosur sundimin e tij

politik dhe ushtarak tashmë edhe mbi pashallëkun e Vlorës, i cili në periudha të caktuara

përfshinte edhe atë të Delvinës. E gjendur kaq pranë kryeqendrës së pashallëkut të

Janinës, Delvina në duart e Ibrahim Pashës përbënte një rrezik dhe kërcënim serioz për

Ali Pashën. Prandaj edhe në dokumentet e sipërcituara, ajo herë paraqitet si një njësi e

vetme, herë e ndarë sipas kompromiseve të mundshme. Gjithashtu, nëse vërejme me

kujdes të gjitha pikat e projekt-marrëveshjes, bie në sy që problematikat, kontradiktat dhe

konfliktet lidhen me vendosjen e pushtetit në zona të ndryshme të jugut të Shqipërisë.

Dokument-hartuesit nuk harrojnë të ndalen edhe në detaje të tilla, që lidhen me pagesën e

mëhershme (para miratimit të marrëveshjes), apo të mëvonshme të taksave (pas miratimit

të marrëveshjes), të zonave apo personazheve të caktuar, si një element shumë i

rëndësishëm, që tregon zotëruesin e vërtetë të pushtetit në këto zona, apo mbi këta njerëz

dhe lidhjen e ngushtë mes të qenit zot i një territori dhe të drejtës për të kërkuar

përmbushjen e detyrimeve fiskale.

2. Marrëveshje mes Ali Pashës dhe krahinave të ndryshme

Siç është theksuar edhe më sipër, përgjatë viteve të ushtrimit të pushtetit të Ali Pashës

mbi pashallëkun e Janinës, në jo pak raste, ai është përpjekur të vendosë sundimin e tij,

herë në mënyrë të dhunshme e herë paqësore mbi krahina të ndryshme, të cilat në

periudha të caktuara tentonin të kishin një lloj autonomie, e cila shprehej veç të tjerash në

liri për të mos paguar taksa. Krahinat më “kryeneçe” të territoreve shqiptare, mbi të cilat

u shtri gradualisht pushteti i pashait të Janinës, ishin dhe mbetën Himara dhe Suli. Por

nga ana tjetër, shumë krahina të Shqipërisë së jugut, herë nën presionin e drejtpërdrejtë të

Ali Pashës, herë të ndikuar nga rrethana të ndryshme të kohës, herë të imponuara nga

forca brenda po jashtë tyre, kanë nënshkruar marrëveshje, apo kanë bërë deklarata,

nëpërmjet të cilave kanë marrë përsipër detyrime ndaj Ali Pashës dhe autoritetit të tij e

gjithashtu kanë kërkuar nga ai mbrojtje, duke u vendosur kështu përfundimisht nën

pushtetin dhe autoritetin e pashait të Janinës.

Këto lloj marrëveshjesh ngjajnë me paktet e vasalitetit, të cilat ishin karakteristike të

periudhës mesjetare. Sipas Prof. Dr. Aleks Luarasit: Paktet e vasalitetit ishin veprime

juridike të dyanshme, të përfunduara midis kryezotit dhe feudalëve të veçantë. Në dallim

nga regjimi juridik mesjetar perëndimor, ku vasaliteti lidhej ngushtë edhe me

ceremonialin që përfshinte homazhet, investiturën, dhënien e simboleve etj.,në

Perandorinë Bizantine këto institucione nuk patën ato përpjestime dhe tipare zyrtare si

në Evropën Perëndimore.125

125 Për më tepër shih: Luarasi, Aleks: Shteti dhe e drejta në epokën e Skënderbeut, Shtëpia botuese Luarasi,

Tiranë 1998, faqe 60-61

Page 61: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 48 -

Duke patur parasysh që në fund të shekullit të XVIII dhe fillim të Shekullit të XIX,

periudhë që përkon me sundimin e Ali Pashës në pashallëkun e Janinës, tradita shtetërore

vendase ishte ndikuar nga ajo Osmane, e cila nga ana e vet ishte një vazhdimësi edhe pse

jo tipike e traditës shtetërore bizantine, këto lloj institutesh juridike të perëndimit nuk

njiheshin dhe nuk zbatoheshin. Por duke qenë se flasim për një shoqëri feudale, e cila në

thelb të saj kishte hierarkinë, janë gjetur, përshtatur dhe zbatuar procedura të tjera, të cilat

gjithsesi, politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht, shprehnin varësinë e krahinave të

ndryshme, të përfaqësuara nga elita e tyre nga Ali Pasha dhe autoriteti i tij shtetëror.

Më poshtë paraqiten dhe analizohen disa prej këtyre marrëveshjeve mes Ali Pashës dhe

krahinave të ndryshme të pashallëkut.

“Marrëveshje e marrëdhënieve të mira, miqësisë dhe mbështetjes reciproke”

Kështu emërtohet ky akt, që mban numrin 1377, në vëllimin e III të fondit të

dokumenteve të Arkivit të Ali Pashës. Është një akt i nënshkruar nga përfaqësuesit e

banorëve të fshatit Dragot, të kazasë së Tepelenës dhe oxhakut të Ali Pashës. Në emër të

fshatit Dragot përfaqësues janë Sheh Shehgjini dhe vëllai i tij, Dervish Aliu, të cilët janë

në të njëjtën kohë edhe shërbyes fetarë të Teqesë së këtij fshati.126

E nënvizojmë që në fillim se kjo ndoshta është një nga “Marrëveshjet” e para ligjore të

hartuara me shkrim, që gjendet në radhën e dokumenteve arkivore të Ali Pashës.

“Marrëveshja” përfshin brenda saj si subjekte pjesën më të madhe të fshatarëve të këtij

fshati, pasi siç del nga dokumenti, pjesa tjetër e fshatarëve të Dragotit e ka një

marrëveshje të tillë të nënshkruar më parë.127

Koha e hartimit të këtij dokumenti duhet t’i takojë viteve 1791-93, pasi siç del nga

përmbajtja e marrëveshjes, djali i madh i Ali Pashës, Myftari, thirret “pashë”, gradë që ai

e ka marrë pas vitit 1790, ndërsa djali i vogël Veliu “bej”, emertesë të cilën ai e mbajti

gjer në vitin 1795, kur mori titullin e Pashait. Pra, nënshkrimi i kësaj “Marrëveshjeje”

lidhet me periudhën kur Ali Pasha ecte i vendosur në rrugën e ngjitjes dhe të konsolidimit

të pushtetit të tij të porsamarrë në Janinë. Në këto rrethana, atij i duhej të ngrinte dhe të

ndërtonte aleanca të qëndrueshme me fshatra, qytete, krahina, por edhe fise me emër e të

dëgjuar, me autoritet dhe fuqi ekonomike, në mënyrë që ata, jo vetëm të mos i shkaktonin

probleme, por edhe për t’i patur aleatë të rreshtuar pranë tij dhe në mbështetje për situata

kërcënuese.

Duke iu referuar konkretisht “Marrëveshjes” dhe përmbajtjes së saj, dallojmë qartazi tek

ajo një strukturë dhe format të ngritur thellësisht mbi kritere dhe korniza ligjore. Në të

dallohet qartë gjuha dhe terminologjia juridike zyrtare, por në radhën e paragrafëve dhe

rreshtave të saj, evidentohet qartë edhe prania e traditës zakonore vendase, apo edhe

ndikime më të hershme mesjetare, të cilat vlen të studiohen edhe më në thellësi.

Kështu p.sh, në këtë akt flitet për vendime të marra “në kuvend”, zenë gjithashtu vend

konceptet e respektimit “të besës apo fjalës së dhënë në kuvend.” Por, krahas tyre gjejmë

126 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα...., Vol.III, dok. nr. 1377, faqe 569-571 127 Po aty

Page 62: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 49 -

edhe reflekse të së drejtës byzantine, apo asaj kishtare si “çkishërimi”, “dëbimi nga

fshati”, etj., apo edhe ato të së drejtës osmane si “shpallja lanet”, “shpallja i pafe” etj.

Përmbajtja pothuaj e plotë e kësaj “Marrëveshje” paraqitet më poshtë:

“Ne Dragotasit, kudo që jemi, së bashku me Teqenë, shehun Sheh Gjini, hartojmë me

dëshirën tonë, (marrëveshje) që me Madhërinë e tij Ali Pasha, Myftar Pashën, Veli Beun,

oxhaku ynë, pra të gjithë së bashku, të jemi të lidhur.”

Në çdo rrethanë, sipas kuvendit të rënë dakort, nga ne Dragotasit mes njëri tjetrit,

përfshirë Sheh Gjinin dhe vëllanë e tij, Dervish Aliun, qoftë edhe në ditë kiameti nuk do të

ndahemi dhe do të jemi të gjithë, ne dhe fëmijët tanë, në mbështetje të Madhërisë Ali

Pasha, Myftar Pasha dhe Veli Beut.

E gjithë kjo “Marrëveshje” e nënshkruar nga ne Dragotasit është bërë me kërkesën dhe

dëshirat e të gjithë nënshkruesve pas kuvendit dhe hartimit të marrëveshjes me Ali

Pashën.... Dhe kush nuk do t’i qëndrojë besës së kuvendit, vendimeve të shkruara në

Marrëveshje, - për të qënë besnik dhe në shërbim të Oxhakut dhe portës së Madhërisë Ali

Pashës, të çkishërohet dhe shpallet i pafe ... të shpallet lanet dalë nga besa e tij, të

përzihet nga fshati....

Nënshkruajnë: Sheh Hyseni, Dervish Aliu, Braçe Osmani, Kazi Toçi, Hasan Muçua,

Sadik Meto, Mehmet Sinani ... dhe vijojnë dhe dyzet e tetë emra nënshkruesish nga fshati

Dragot.128

Siç u theksua më sipër, ky dokument, parë edhe nga përmbajtja e tij, ngjason më tepër me

një deklaratë, me anë të së cilës, përfaqësuesit e fshatit Dragot, që edhe sot ndodhet në

Tepelenë, deklarojnë besnikëri të plotë ndaj Ali pashës dhe Oxhakut të tij. Është

interesant fakti që ky dokument është ndoshta i vetmi, në të cilin banorë të një fshati, apo

krahine, kanë përballë si pale, jo vetëm Ali pashën, por edhe fëmijët e tij, duke

konstituuar kështu edhe “oxhakun” e Ali pashës si subjekt.

Karakteristika të ndryshme ka dokumenti që sillet më poshtë. Në të kemi të bëjmë

me një vullnet të shprehur të rajave të Paramithisë, të cilët deklarojnë se njohin për zot të

tyre Ali Pashën dhe përcaktojnë edhe detyrimet ndaj tij. Nga ana tjetër, ata theksojnë

edhe detyrimet e “zotit” të tyre Ali Pasha ‘të na ndërtojë shtëpi, të na ruajë nga

prapësitë”.

Ky dokument shpreh më mirë të drejtat dhe detyrimet e të dy palëve, ndryshe nga i

mësipërmi. Me sa duket, me kalimin e kohës, edhe forma dhe përmbajtja e këtyre lloj

akteve, ka ndryshuar drejt modernizimit, si dhe drejt parashtrimit në mënyrë më të

detajuar të të drejtave dhe detyrimeve të palëve. Në këtë kuptim, mund të thuhet se

tashmë, Ali Pasha nuk është subjekt vetëm i të drejtave mbi njerëzit e vendosur në

autoritetin e tij, por edhe i detyrimeve.

128 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα , Συλλογης Ι. Χοτζις Γενναδειου Βιβλιοθηκης της

Αμερικανικης Σχολις Αθηνον Ινστιτουτο Νεοελλινικον Ερευνον, Αθινα 2007, Τομος Γ’ (1406), σελιδα

616-620 (Panajotopulos, Vasilis: Arkivi Ali Pasha, Koleksioni J. Hoxhi i Bibliotekës Genadio të Shkollës

Amerikane të Athinës, Instituti i Kërkimeve Neohelenike, Athinë 2007, Vëllimi 3, faqe 570-571

Page 63: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 50 -

Në vijim, përmbajtja e dokumentit:

“Sot, ne rajatë, kudo që ndodhemi në kasabanë e Paramithisë, të vegjël dhe të mëdhej,

bëjmë me dije se me dëshirën dhe vullnetin tonë bëhemi raja dhe çifçinj të Madhërisë,

Vezirit Ali Pasha për shekuj dhe përherë pasi ishim pa zot dhe pa shtëpi, të strehuar me

qira. Ai të na ndërtojë shtëpi, të na ruajë nga prapësitë dhe ne t’i japim atij çdo vit

pesëmijë (5.000) grosh. Pra, pesëmijë do të jetë detyrimi ynë, haraçi ynë gjer në vdekje

nga koha e martesës dhe nuk do të jetë: diku në Paramithi ka zotëri, dhe diku jo, për të

mos dhënë detyrime. Kështu detyrohemi përpara Madhërisë vezir efendi pesë mijë grosh,

duke provuar vërtetësinë me dokumentin e shkruar, për sa raja gjenden brenda në

Paramithi; dhe të tjerë zotër të rajave në Paramithi nuk do ketë; Kushdo qoftë raja që

gjendet këtu, i madh, i vogël do të jemi çifçinj të vezirit Ali Pasha;

E shkrova unë Miço Hasomeri

Dhe e vërtetojmë unë Miçi Shamaiti shkruaj dhe vërtetoj

Nasi Joto – vërtetoj Nano Logotheti vërtetoj

Nasi Zafiri vërtetoj Kolo Radho vërtetoj

Zoi Paçavelo vërtetoj Jani Miço vërtetoj

Dhimitri Soma vërtetoj Joti Kiçaqi vërtetoj

Dhimitraq Llambro vërtetoj Anastas Gjeorgjiu vërtetoj

Anastas Tafili vërtetoj Kola i Miços vërtetoj

Anagnos Samandi Paskua dhe Jani djemtë e Shushos vërtetoj

Të tjerë raja që mungojnë dhe që gjenden në Paramithi, të vegjël dhe të madhej bëhen

çifçinj të Vezir Ali Pashës dhe vërtetojmë sa më poshtë:

(Në krah)

Pano i Masagës, Ibrahim Nina, Mosa Tusofi, Dhimitër Logotheti, Jani Miçi

Dëshmoj Dëshmoj Dëshmoj Dëshmoj Dëshmoj129

Nëse bëjmë një analizë më të thelluar të këtij dokumenti, na rezulton një normë, e cila

rregullon një marrëdhënie të rëndësishme shoqërore në feudalizëm, pikërisht

marrëdhënien feudale mes çifligarit dhe çifçinjve.

Është një marrëdhënie që ka karakter ekonomik në dukje, pasi lidhet me detyrimet

financiare të fshatarëve të Paramithisë ndaj çifligarit të tyre Ali Pasha, por më tej akoma,

ajo ka edhe karakter politik. Nëpërmjet saj fshatarët e Paramithisë njohin si zot të tyre

Vezirin e Janinës, njohje kjo kolektive “ne rajatë, kudo që ndodhemi në kasabanë e

Paramithisë, të vegjël dhe të mëdhenj” dhe nga ana tjetër fshatarët njohin në mënyrë

ekskluzive një zot të vetëm “dhe të tjerë zotër të rajave në Paramithi nuk do ketë”.

Nëse flasim për afatin e kësaj marrëveshjeje, ai lidhet me karakteristikat e detyrimit të

çifçinjve. Bëhet fjalë për një lloj takse të njohur, siç është haraçi dhe me faktin që ajo

aplikohet për meshkujt e martuar.

Përgjithësisht, në Perandorinë Osmane numri dhe masa e taksave që paguante një fshatar

raja, varej nga dy elementë:

- Sasia e tokës, e cila varionte në varësi të kushteve të relievit, dhe

- Statusi i tij civil (beqar/i martuar)130

129Βασιλης. Παναγιοτοπουλος:Αρχειο Αλι Πασα, Συλλογης Ι. Χοτζις.... Vëllimi 2, faqe 88, 89, 90 130 Egro, Dritan: ...vep. e cituar, faqe 27

Page 64: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 51 -

Haraçi, kjo taksë për meshkujt e martuar, kishte dy momente kohore, brenda të cilës

aplikohej. Momenti i parë, nga i cili fillonte detyrimi, ishte martesa dhe pagesa e haraçit

vazhdonte për gjithë jetën e përfundonte me vdekjen e rajasë “haraçi ynë gjer në vdekje

nga koha e martesës”.

Mes elementevë të tjerë të marrëveshjeve, siç u theksua më sipër, janë edhe garancia për

realizmin e tyre. Edhe ky element nuk gjendet në të gjitha marrëveshjet që na paraqiten

në Arkivin e Ali Pashës.

Le t’i referohemi një tjetër marrëveshjeje e cila titullohet “Marrëveshje paqeje dhe

bashkëpunimi”. Ajo është lidhur mes Ali Pashës dhe agallarëve të Margaritit

(Margëlliçit- I.N) në Çamëri.131

Kjo “Marrëveshje” ka si palë (subjekt) nga njëra anë Ali Pashën dhe nga ana tjetër, palë

të dytë, krerët kryesorë dhe banorët e kazasë dhe krahinës së Margaritit në Çamëri.

Pashai i Janinës, pasi kishte arritur të nënshtronte lëvizjet separatiste dhe rebelimet e

agallarëve të këtyre krahinave, për të marrë garanci se kjo popullsi do të qëndronte e

bindur ndaj tij, do të respektonte ligjin, normat e bashkëjetesës, detyrimet politike,

ekonomike e ushtarake, si fitimtar u është imponuar atyre të ulen për të nënshkruar këtë

akt, në formën e një veprimi juridik të dyanshëm, ku janë vendosur dhe përcaktuar

kushtet, të drejtat, detyrimet dhe sanksionet në rastet e mosrespektimit, apo të shkeljes të

dispozitave të “Marrëveshjes” nga ana e tyre.

Në paragrafët e këtij dokumenti gjenden elementë të metodologjisë juridike mesjetare, siç

është praktika e pengjeve, e cila aplikohet si mjet garancie për respektimin e kërkesave të

parashikuara në “marrëveshje”.132

Pengu njerëzor njihet edhe më herët, që në kohën e principatave feudale shqiptare të

shekujve XII-XV, si garanci për ekzekutimin e detyrimeve që lindnin nga kontratat. Edhe

në paktet e vasalitetit dhe në traktatet ushtarako-politike, si garanci për ekzekutimin e

detyrimeve, përdorej pengu njerëzor. Njëra nga palët, zakonisht pala e nënshtruar, duhej

të jepte në duart e palës tjetër një ose disa nga djemtë e vet si peng.133

Pashai ka kërkuar nga margaritasit pengje prej çdo familjeje, të cilët do të mbaheshin në

Janinë, për aq sa do të ishte kohëzgjatja e “Marrëveshjes” , apo siç thuhet në dokument

“gjersa të vërtetohet se ata janë bindur të respektojnë vullnetin e pashait”.134

Kjo natyrisht, ishte një praktikë e njohur, e cila aplikohej si mjet garancie për respektimin

e kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara në “Marrëveshje”. Bashkë me pengjet e tjerë,

në listë ndodhej edhe vetë djali i Hasan Çaparit, Meti. Nga informacionet që shoqërojnë

131Βασιλης. Παναγιοτοπουλος: Αρχειο Αλι Πασα, Συλλογης Ι. Χοτζις.... Vëllimi 3, faqe 616-620 132 Koçollari, Irakli: “Marrëveshje dhe akte ligjore të panjohura të hartuara nga Ali Pasha”, botuar në

revistën “Tribunë Juridike”, nr. 84. Luarasi University Press, Tiranë 2010, faqe130 133 Luarasi, Aleks: Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut, Shtëpia botuese Luarasi, Tiranë

1998, faqe 67 134 Koçollari, Irakli: “Marrëveshje dhe akte ligjore të panjohura..., faqe 131

Page 65: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 52 -

këtë “marrëveshje”, del që margaritasit, ndërsa kanë pranuar dorëzimin e pengjeve, kanë

kërkuar që vendi i mbajtjes së tyre të mos jetë qyteti i Janinës, por Peloponezi. Kërkesa e

tyre e fundit nuk është plotësuar dhe në “Marrëveshje” është respektuar vullneti i Pashait

të Janinës, që pengjet të mbahen në kryeqendrën e Pashallëkut.

Dokumentin e “Marrëveshjes” e shoqëron edhe një letër e veçantë, e shkruar nga Ali

Pasha, e cila i përcillet dorazi, në mënyrë konfidenciale, Demir Dostit, interlokutorit

personal të Ali Pashës, i cili, edhe pasi është dërguar në Çamëri, në qytezën e Margaritit,

ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me pashain në Janinë. Ai ka marrë disa herë porosi të

shkruara prej tij sesi duhej të sillej veçmas me njërin grupim, Çaparajt, dhe si duhet të

sillej me fisin tjetër, Demajt, të cilët qenë palë të nënshkrimit të kësaj “Marrëveshjeje”.

Nga korrespondenca e Aliut me përfaqësuesin e tij, Demir Dostin, deri në momentin e

nënshkrimit të marrëveshjes, nga ana e Çaparajve ka pasur kundërshti dhe pretendime për

disa çështje. Kështu, ata kanë kërkuar nga Aliu që reparti i rojeve të Pashait në Gorica, i

cili përbëhej nga 80 vetë, të ishte 150.

“Marrëveshja”, nga tërë konteksti i saj, del të jetë përpiluar dhe hartuar në harkun kohor

të viteve 1804-1805. Mendojmë kështu sepse në tekst evidentohet qartë që, Aliu ka

arritur të thyejë qëndresën suliote, ngjarje kjo që përfundoi në fund të vitit 1803 dhe të

shtjerë në duart e tij atë krahinë, akt ky që përfundoi tërësisht në fillim të vitit 1804.

Jo vetëm kaq, por në dokument shprehet dhe lexohet qartë armiqësia e thellë mes Pashait

dhe francezëve, që kishin në zotërim “Republikën e Shtatë Ishujve”, konflikt ky që

korrespondon pikërisht me vitet 1803-1804.

I ndodhur në këto rrethana, përballë kërcënimit potencial dhe permanent të territoreve

bregdetare të Pashallëkut të Janinës nga ana e francezve, të cilët zotëronin ishujt përballë

brigjeve të pashallëkut dhe një numër bazash të rëndësishme ushtarake në afërsi dhe në

bregdetin e Jonit, i informuar për veprimtarinë konspirative të francezëve, futjen e

armëve, korruptimin e një numri agallarësh me shpërblime të majme, përdorimin e

suliotëve të arratisur dhe strehuar në Korfuz për të nxitur popullsinë çame në rebelime,

për të krijuar diversion, lëvizje të organizuara dhe revolta që do të çonin në destabilitet

dhe përmbysjen e Pashait, ky i fundit duhej të reagonte në mënyrë të menjëherëshme.

E thënë me pak fjalë, këto kohë Ali Pashës i duhej të merrte masa për të parandaluar

ndërhyrjet intensive konspirative të francezve, që synonin destabilitet politik në pashallëk

dhe përmbysjen e vetë atij, që më pas legjionet e Bonopartit ta kishin më të lehtë një

pushtim të mundshëm.

Është ky shkaku që në paragrafët e kësaj “Marrëveshjeje” Aliu vendos norma detyruese,

paralajmëron dhe kërcënon hapur krerët e Margaritit, për të shkëputur çdo lloj kontakti

me francezët, por edhe me suliotët, që kanë emigruar në Korfuz dhe hyjnë ilegalisht në

territoret kontinentale, për t’u vënë në shërbim të francezëve. Kuptohet qartë se kjo është

një përpjekje e Pashait për të parandaluar manipulimin, kompromentimin dhe përdorimin

e popullsisë çame si marionetë në shërbim të francezëve, në veprime konspirative dhe

lëvizje destabilizuese brenda pashallëkut.

Page 66: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 53 -

Një tjetër fakt me rëndësi të veçantë në tekstin e kësaj “marrëveshjeje” është edhe urdhëri

që Ali Pasha ka hartuar në formën e një dispozite ligjore më vete, e cila i drejtohet në

mënyrë qartësisht urdhëruese popullsisë shqiptare të këtyre anëve, për të mos iu bindur

urdhrave të Stambollit, por vetëm pushtetit dhe autoritetit të tij.

Duhet të shtojmë gjithashtu se, në një pasazh të letrës personale që Aliu i ka dërguar

interlokutorit të tij në këto bisedime, Demir Dostit, i thotë: “Asprat do t’i kesh nesër

mbrëma tek Ahmet Zavalani. Nëse e përfundon punën, dërgo njerëz dhe merri ato.”

Fraza e mësipërme ndoshta nënkupton se, për realizimin me çdo kusht të “Marrëveshjes”,

Aliu ka përdorur edhe rryshfetin, për të kompromentuar pjestarë të veçantë të palës tjetër.

Por padyshim edhe ryshfeti ishte praktikë dhe zakon i njohur i aleancave dhe

marrëveshjeve mesjetare, aq më tepër i atyre lindore.

Përmbajtja e tekstit të kësaj marrëveshjeje është si më poshtë:

“Marrëveshje Paqeje dhe Bashkëpunimi”

1. Fshati Gjoriça (ose Gorica) të jetë i Vezirit. Të rreshtohen në listën e pengjeve që

do të dorëzohen tek unë njëqind e pesëdhjetë emra nga këto familje, që së bashku

me fëmijët e Ahmet bej Çaparit të dorëzohen në Janinë.

2. Djali i Hasan aga Çaparit, Meti, të qëndrojë pranë Vezirit në Janinë, me dëshirë

dhe me ndershmëri, gjersa të ngrohen (të pajtohen dhe kenë marrëdhënie të mira)

të gjithë banorët e Margaritit me Vezirin dhe të vihen në udhën e drejtë, ashtu siç

duhet.

3. Që nga Marrëveshja e vjetshme dhe në vazhdim, nëse dikush i ka marrë dikujt

ndonjë çiflig, që nuk është e parashikuar në atë Marrëveshje, ajo të rikthehet (në

gjendjen e mëparshme).

4. Të gjithë banorët e Margaritit të duhen njëri me tjetrin dhe të bëhen të gjithë

hyzmeqarë të Vezirit, për çdo shërbesë, kudo ndodhtë që të lipset ajo, në

mbështetje të tij. Dhe nëse dikush nuk do të donte të jepte ndihmën e tij le të mos e

japë, por pengesë të mos bëhet.

5. Asnjë banor i Margaritit të mos përzihet dhe prekë çifliqet e Vezirit, dhe në

ndodhtë kjo nga vetë banorët e Vilajetit të ndëshkohet.

6. Me Suljotët dhe me Francezët askush të mos përzihet (të mos mbahen

marrëdhënie) as fshehur dhe as hapur (ashiqarre), edhe në rast se ndonjë e keqe

vjen prej Francës, të gjithë të jenë në shërbim të Vezirit, ushtarë të gatshëm në

shërbim të vendit tonë, nëse Veziri apo vendi ynë ka nevojë. Pra, kurrë me

Francën, vetëm në mbështetje, në ndihmë dhe në krah me Vezirin!

7. Tek të dy kullat, ajo e Lëkursit dhe ajo e Desanit të pozicionohen trupat e Demir

Dostit, dhe të strehohen aq ushtarë sa nevojiten për situatat.

8. Në fshatrat e Vezirit dhe deri në Gjorica, si dhe në çifliqet e huaja gjer në Frari,

të mos zaptohen nga njerëzit e tjerë...

Page 67: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 54 -

9. Banorët e Margaritit që kanë mërguar dhe kanë hyrë në këto shtëpi (të Frarit dhe

Gjoricës), t’i lirojnë ato, pa prekur asgjë nga plaçka dhe pasuria që kanë brenda

dhe të kthehen mbrapsht.

10. Banorët e Margaritit të paguajnë detyrimin e vjetër dhe të riun. Bëjeni këto “bir,

tamam”.

11. Banorët e Margaritit që kanë ikur nga fshati, po të duan të kthehen në shtëpitë e

tyre në Margarit, janë të lirë të kthehen pa asnjë pengesë.

12. Nëse i tërë Sanxhaku nuk bën të njëjtën gjë të parashikuar nga marrwveshja dhe

do të tentojë t’i kundërvihet Vezirit, ne të gjithë do të hidhemi në anën dhe

mbështetje të Vezirit.

13. Shenua dhe Iliaz Çapari të pajtohen dhe bëhen miq me banorët e Margaritit, ata

me të cilët gjer dje janë vrarë.

14. Sa shtëpi u morën brenda fortesës së Goricës të paguhen sipas vlerës që kishin135.

Dokumenti që prezantojmë më poshtë është “Marrëveshje” mes burrave

përfaqësues të fiseve dhe fshatrave të krahinës të Kolonjës dhe Ali Pashës.

Ajo është nënshkruar më datë 19 Gusht 1810 dhe mban numrin 544 në fondin e

dokumenteve të Arkivit të Ali Pashës.

Në thelbin e saj “Marrëveshja” është e karakterit politik dhe ushtarak, pasi nënshkruesit e

saj, pra përfaqësia e burrave të krahinës së Kolonjës, i premtojnë Ali Pashës dhe marrin

përsipër detyrimin se:

- të gjithë armiqtë e Ali Pashës do të jenë edhe armiqtë e tyre;

- kushdo që do të ngrihet kundër Ali Pashës do të ndëshkohet edhe prej tyre;

- kushdo nga banorët e Vilajetit, që do të gabojë dhe bashkohet me kundërshtarët e

Aliut, do të bindet të kthejë rrugë dhe të vihet në shërbim të Pashait, qoftë ky

babai apo vëllai ynë;

- së fundmi, kush nuk do t’i nështrohet Ali Pashës, do të ndëshkohet.

Nuk dimë konkretisht se për ç’arsye dhe në ç’rrethana specifike u hartua dhe u nënshkrua

kjo “Marrëveshje”. Megjithatë ne dimë se këto kohë Ali Pasha ka qenë duke mobilizuar

dhe rreshtuar forca të mëdha, sa për luftën kundër pashallëkut dhe qytetit të Beratit, aq

edhe për betejat ushtarake në Dunav. Mundet që për këto arsye, për nevojat e një

mobilizimi apo rekrutimi masiv, Ali Pasha të ketë pranuar edhe këtë ofertë, pra

“Marrëveshje bashkëpunimi”, apo “Marrëveshje aleance” me krerët dhe banorët e

krahinës së Kolonjës. Nuk përjashtohet që, kjo “Marrëveshje” për aleancë me Pashain e

Janinës, të ketë qënë një mundësi për të detyruar banorët e krahinës së Kolonjës, për të

siguruar një normalizim të veçantë të marrëdhënieve të tij me vilajetin, ndoshta një

bashkim të përgjithshëm të krahinës nën autoritetin dhe influencën e tij ushtarake dhe

politike.

Me interes është fakti që përfaqësuesit e fshatrave të kësaj krahine shprehen qartësisht se

kanë hartuar “Marrëveshjen” dhe e nënshkruajnë atë secili personalisht, duke respektuar

kështu një kërkesë të nevojshme dhe të rregullt ligjore.

135 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα , Συλλογης Ι. Χοτζις, Vëllimi 3, faqe 619-620

Page 68: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 55 -

“Ne Kolonjarët, i gjithë vilajeti, dorëzojmë “marrëveshjen” që keni prezent, të

shumëndriturit efendiut tonë Ali Pashës, se të gjithë ne të mëdhej e të vegjël jemi të tijët

dhe i premtojmë (!!) se mexhelaridhet [të arratisurit, të ikurit – I. Nano] kurrë më në

tokën tonë nuk do t’i afrojmë dhe kush do t’i afrojë ne do të lëshohemi kundër tyre së

bashku me efendiun tonë. Dhe cilindo që efendiu ynë do ta ketë armik, edhe ne të gjithë

do ta kemi armik. Dhe kush do të prekë efendiun tonë omori kerek [për tërë jetën, turq. –

I. Nano] kushdo qoftë ai, do t’i vimë hakut dhe do ta ndëshkojmë, të njëjtën gjë edhe ata

nga tanët që marrin rrugën e gabuar dhe bashkohen me ata që nuk duan efendiun tonë,

do t’i kthejmë tek ne dhe do t’i mundojmë e bindim që të dëgjojnë efendiun tonë, qoftë ky

edhe vëllai, qoftë ky babai; sepse ne nuk mund ta pranojmë që të tjerët t’i vijnë ndesh

efendiut tonë dhe ta kundërshtojnë atë, kështu do të ndëshkojmë edhe ata që do të shkelin

këto të shkruara;

Ne Kolonjarët tej e përtej deklarojmë se edhe nëse nuk do të respektohet kjo marrëveshje

le të mbetemi jashtë flamurit të hazretit Muhamet dhe të ndarë nga të mirat dhe

privilegjet tona me tre talaka [ndarje, turq. –I. Nano], qoftë kjo si provë.

Viti (1810), gusht 19.

Hysen Tojopi Pote Sinani Sulejman Toko Xhafer Malo Halil Skorçi Feke Çako

d.v. d.v. d.v. d.v. d.v. d.v.

Cenko Tare Jaçe Qirici Like Beqiri Lake Dormishi Feke Omeri Sulo Kaso

d.v. d.v. d.v. d.v. d.v. d.v.

Moço Greko Hasko Greko Jiope Greko Hasan Hajdini Ademi Tare Meço

d.v. d.v. d.v. d.v. d.v. d.v.

Daut Pepi Çeno Çemi Lame Memoti Lame Veizi Saliko Joçe Meçe Abazi

d.v. d.v. nga Qinami d.v. d.v. d.v. d.v.

Mako Çeçe Laço Skorovoti Lote Skorovoti Jupe Psari Toke Psari S.... solo

d.v. d.v. d.v. d.v. d.v. d.v.

Zaçe Erseka Lili ….ake Erseka Bejko Kodrasi Osman Kodrasi Luman Kodrasi

d.v. d.v. d.v. d.v. d.v. d.v.

Jaçe Dajo Tahir Dajo Toçe Yzeiri Çaço I(s)lami Abaz Halili Iliaz Zaimi

d.v. d.v. d.v. d.v. d.v. d.v.

Morat Taçi Xhano Xhaferi Malo Taçi Lile Met(ç)ko Hasan Shahi Beqir Gjisopi

d.v. d.v. d.v. d.v. d.v. d.v.

Moçe Kodrasi Çarçan Kodrasi Pako..... Tahir Visha Osman Karabina Zylfo Kori

d.v. d.v. d.v. d.v. d.v. d.v.

Hysen Gogoli Osman Karezi

d.v. d.v.

Meke Selenica Xheno Mustafa Zere Kori Maze Taf... Peje Koliço

d.v. d.v. d.v. d.v. d.v.

Zeqo Piqako Toçe Mero Manoko Toko Bejko Çaço Myrteza Çoroki Loke Kreshova

d.v d.v. d.v. d.v. d.v. d.v.

Liço Veizi Moçe Lolo Ali Çertati

d.v. d.v. d.v.

[mbi shënim]

Marrëveshja pranohet me radhë

Page 69: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 56 -

Koment: Në hyrje të këtij dokumenti kemi një referencë mbi një ngjarje që ka ndodhur

në ato anë dhe nënshkruesit e marrëveshjes deklarojnë se nuk do të bashkëpunojnë me

“mexhelaridet”. Ata premtojnë gjithashtu se do të ndihmojnë Ali Pashën kundër armiqve

të tij, të cilët janë edhe armiq të tyre. Një pjesë e nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje,

sikundër duket nga identiteti, veç mbiemrave, apo në vend të mbiemrave, kanë vendosur

(për mbiemër) emrat e fshatrave të njohur të krahinës, një zakon ky i njohur tek ne, psh

Meke Selenica (që do të thotë nga fshati Selenicë), apo Murat Taçi (që do të thotë nga

fshati Taç), etj. 136

3. Marrëveshjet ndërkombëtare

Marrëveshje me karakter ndërkombëtar janë ato të negociuara dhe disa prej tyre edhe të

lidhura mes Pashallëkut të Janinës dhe disa shteteve europiane si Rusisë, Anglisë, etj, të

cilat i takojnë fondit të akteve juridike të së Drejtës Ndërkombëtare. Në këto marrëveshje

Ali Pasha dhe Pashallëku i Janinës dalin si subjekte të pavarura në marrëdhëniet

ndërkombëtare dhe kërkojnë reciprocitet në raport me palët në këto marrëdhënie.

Duke u nisur nga interesat e përbashkët, si Ali Pasha, ashtu edhe shtetet europiane,

mbajnë me njëri tjetrin kontakte të cilat ngrihen në nivele të larta përfaqësimi.

Në Janinë, por edhe në zona të tjera të pashallëkut apo pranë tij, fuqitë e kohës dërgojnë

përfaqësues të lartë diplomatikë, ushtarakë etj. Interesi ishte i dyanshëm. Shtetet

europiane, duke parë fuqinë dhe ekspansionin e pashait, vlerësuan me interes

intensifikimin e marrëdhënieve me pashain e Janinës, për të siguruar mbështetje në këtë

zonë të Turqisë europiane, në rast të ndryshimit të ekuilibrave me Perandorinë Osmane.

Nga ana tjetër, Ali Pasha, duke parë interesat e fuqive të mëdha, u përpoq të shfrytëzonte

praninë e tyre në këto territore, për të përpunuar dhe çuar më tej synimet e tij për

shkëputje nga Porta.

Veprimet energjike të Ali Pashë Tepelenës në drejtim të forcimit të pashallëkut, treguan

qartë prirjen e tij separatiste për të krijuar një entitet shtetëror autonom e ndoshta edhe të

pavaruar nga Porta.137

Por duhet theksuar fakti që organizimi i një diplomacie të pavarur nga Porta nuk ishte një

mision i lehtë, por as i pamundur nga Ali Pasha. Duke ditur fare mirë që politika e

jashtme dhe diplomacia i atribuoheshin vetëm pushtetit qendror, qëndrimet e pashait të

Janinës, fillimisht ishin të fshehta. Gradualisht ai fillon edhe në këtë fushë, të anashkalojë

pushtetin qendror dhe të vendosë drejtpërdrejtë lidhje me Rusinë, Anglinë, Francën dhe

Austro Hungarinë. Këto marrëdhënie të Aliut në fushën ndërkombëtare nuk u kufizuan

vetëm në kontakte, pritje e përcjellje konsujsh e ambasadorësh, shkëmbime

informacionesh etj. Me disa prej këtyre shteteve, këto marrëdhënie u materializuan edhe

në akte konkrete juridike të karakterit ndërkombëtar.

136 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα , Συλλογης Ι. Χοτζις....Vëll.II, Dok. nr.544 137 Duka,Ferit: Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare (studime dhe dokumente), UET Press, Tiranë 2009,

faqe 391

Page 70: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 57 -

Lidhur me marrëveshjet me karakter ndërkombëtar, në këtë studim do të flitet në mënyrë

të zgjeruar në një kapitull të posaçëm, kushtuar marrëdhënieve ndërkombëtare të shtetit të

Ali pashës.

3.4 E drejta penale dhe proceduriale penale

3.4.1 Vështrim i përgjithshëm

Askush nuk mund të vlerësojë saktësisht dhe me konkluzione përgjithësuese se si

aplikohej konkretisht në praktikë ligji penal në një njësi të caktuar administrative, apo në

një shtet të periudhës së mesjetës, në botën e Islamit, pasi ai nuk gjente të njëjtin zbatim

në periudhën para moderne.

Niveli i implementimit të ligjit penal islam dhe përfshirja në zbatimin e tij të disa lloj

autoritetesh politike dhe administrative, sikundër: Kadijtë, Guvernatorët (e Provincave)

dhe zyrtarë të tjerë me kompetenca ekzekutive, e bënin atë të ndryshëm nga rajoni në

rajon dhe nga një dinasti tek tjetra.138

Zbatimi i ligjit penal islam (bazuar në sheriat) varej nga mënyra e organizimit të

institucioneve juridike që kishte ngritur shteti. Është pothuaj e pamundur që të japësh një

pasqyrë të qartë, që do të tregonte tablon që përfshinte botën e islamit dhe diferencat e saj

nga shekulli i XVIII në të XIX-in.

Në këtë kuptim studimi i sistemit të së drejtës, për më tepër i aplikimit të ligjit të Sheriatit

në Pashallëkun e Janinës, nuk mund të ndjekë parimet standarde të një të drejte të

unifikuar dhe të njohur si të tillë kudo në shtrirjet gjeografiko-administrative brenda tërë

hapësirave perandorake osmane.

Por, megjithëse përpara studiuesit ngrihen këto vështirësi në studimin e sistemit ligjor,

veçmas të Sheriatit, të aplikuar në botën islame, studimi i tij në Perandorinë Osmane ka

një avantazh dhe avantazhi qëndron në faktin se, i tërë sistemi i aplikimit të Sheriatit në

këtë perandori është mjaft mirë i dokumentuar dhe mjaft mirë i ruajtur në vendimet e

Gjykatave të Sheries së Perandorisë Osmane.

Ky dokumentacion na tregon qartë se ky sistem i drejtësisë penale (dhe i funksionimit të

Gjykatave të Sheries) kishte një qëndrueshmëri dhe funksiononte mjaft mirë.139

Por, duke u nisur nga ato që thamë më lart, pra specifikat territoriale dhe kohore të

aplikimit të Sheriatit, parashtrimi i studimit tonë për këtë sistem në territoret e

Pashallëkut të Janinës, nuk do të thotë aspak se ne kemi studiuar dhe analizuar mënyrën

tipike, formën klasike, përgjithësuese të aplikimit dhe zbatimit të tij në tërë Perandorinë

Osmane.

E thënë më thjesht, duke studiuar zbatimin e sistemit të ligjit penal, apo të drejtësisë

penale islame, ne nuk kemi ofruar asgjë më shumë sesa një rast të vetëm studimi.

138 Peters, Rudolph: Crime and Punishment in Islamic Low, Cambridge University Press 2005, f. 2 139 Po aty, fq.3

Page 71: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 58 -

Ndarjet dhe ndryshimet në kufizimet e juridiksionit mes Gjykatave të Sheries,

sundimtarëve dhe nëpunësve të institucioneve ekzekutive ndryshonin në mënyrë të

dukshme.

Shfaqja e hegjemonisë Europiane në fundin e shekullit të XVIII dhe kryesisht në fillimin

e shekullit të XIX, përveç se ndikoi në fushat politike, ekonomike dhe ushtarake, ajo

përhapi ndikimin e saj edhe në fushën e së drejtës. Një numër vendesh në Afrikë apo në

Azi, Lindjen e Mesme e gjetkë, të cilët u kthyen në koloni të vendeve të Europës

Perëndimore, u afektuan dhe imponuan prej administratorëve të rinj në mënyrë të

menjëhershme, përmes reformave të ndërmarra, që përafronin apo adaptonin sisteme dhe

elementë të rëndësishëm të ligjeve penale europiane, prej nga vinin administratorët.

Por, mund të themi gjithashtu: nëse vendeve nën religjionin islam, që u kthyen në koloni,

iu diktuan këto ndryshime në mënyrë të drejtpërdrejtë, territoret e Turqisë europiane, ku

kishte edhe popullsi muslimane, sikundër qenë Pashallëqet Ballkanase të ndodhur në

afërsi gjeografike, por edhe të komunikimit politik, diplomatik, tregëtar, human etj, me

Europën Perëndimore, u influencuan prej sistemeve të së drejtës dhe ligjeve penale të

kontinentit.

Kjo gjë natyrisht u bë edhe më e dukshme në fundin e shekullit të XVIII dhe fillimin e

shekullit të XIX, kur era e Iluminizmit francez filloi të përhapet në mënyrë tronditëse nga

Franca, si rrathët koncentrikë nëpër tërë Europën dhe bashkë me të edhe ndër popujt e

Ballkanit, nën robërinë Osmane.140 Zhvillimet politike të këtyre kohëve dhe veçmas

pushtimet dhe ekspansioni Napoleonian, la gjurmë të thella në të gjitha vendet ku ai

shtriu dimensionet e fushatave të tij pushtuese. Misionarët e tij politikë apo ushtarakë,

diplomatë apo tregëtarë, u kthyen në përhapës pasionantë të ideve të iluminizmit, të

parimeve që predikonte “Deklarata e të drejtave të njeriut dhe të qytetarit”, që u shpall në

Francë më 1789.141

E njëjta gjë ndodhi edhe në viset e Ballkanit dhe posaçërisht në Pashallëkun e Janinës. E

themi “posaçërisht”, pasi rrethanat dhe zhvillimet politike diktuan afrimin dhe prezencën

për një kohë të gjatë të misionarëve francezë ushtarakë e tregëtarë, diplomatë dhe spiunë

të ishin të pranishëm në këto anë. Prania e tyre diktohej nga interesat gjeopolitike,

ushtarake dhe ato ekspansioniste të Bonapartit për këto anë. Qenë Dhimo dhe Nicolo

Stefanopulos, dy misionarët e parë të ngarkuar me mision nga perandori francez, për të

studiuar terrenet shqiptare, sundimtarin shqiptar, formimin politik, juridik dhe moral të

tij, idetë e iluminizmit dhe praninë e tyre në territoret shqiptare.142

Por autori që na ofron më shumë rreth formimit juridik të Ali Pashës, si dhe për fillesat e

përhapjes së ideve të iluminizmit në tërësi në këto anë, ndryshimeve radikale ligjore që

solli revolucioni francez, reformat dhe kodifikimet bonoparteske, ndryshimet e një numri

konceptesh rreth së drejtës, është Konsulli francez i akredituar në Janinë, François

Pouqueville (Fransua Pukëvil).

140 Palmer, Robert R: The Age of the Democratic Revolution, London 1964 141 Israel, Jonathan I: Democratic Enlightenment: Philosophy, Revolution, and Human Rights 1750–1790,

Oxford University Press, 2011 142 Kujtimet e udhëtimit të këtyre misionarëve janë botuar në veprën : Voyage de Dimo et Nicolo

Stephanopoli en Grèce pendant les années1797et1798, A Paris De L’impremerie de Guilleminet 1800

Page 72: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 59 -

Në periudhën e viteve 1804-1807, ndërsa marrëdhëniet mes Ali Pashës dhe Pukëvilit

qenë të ngrohta, ky i fundit kujton se “... flisnim me orë të tëra rreth ndryshimeve të

mëdha dhe të thella ligjore që kishin ndodhur dhe po ndodhnin në Francë. Kushtetuta e

re, ligjet e reja, Deklarata e të drejtave, të drejtat e kufizuara të monarkëve, sistemet e

reja ligjore dhe kodifikimet, kokat e prera të tyre, etj… qenë temat e bisedave të gjata dhe

të hollësishme mes nesh, gjer në orët e vona pas mesnate…. 143

S’ka as më të voglin dyshim se, Ali Pasha vinte nga një e kaluar mesjetare e traditës

tipike feudale, si përfaqësuesi i një bote konservatore, por në agun e ndryshimeve të

mëdha dhe tronditëse, të cilat pretendonin ndryshime radikale, edhe ai u tundua dhe u

ndikua. Jo vetëm kaq, por në shumë aspekte të jetës morale, politike, statiste dhe

institucionale, ai pranoi ndryshimin dhe i hapi rrugë zhvillimeve bashkëkohore, që epoka

e re e iluminizmit kishte përhapur nëpër Europë.

* * *

Por cilat ishin kushtet dhe rrethanat që formonin realitetet politike, ligjore apo rendin dhe

sigurinë publike, në rajonet dhe njësitë administrative të Perandorisë Osmane dhe më

konkretisht ato ballkanase, në pashallëqet shqiptare?

Në fund të shekullit të XVIII, kur Ali Pasha mori Janinën dhe vendosi hegjemoninë e tij

në territoret e Pashallëkut, të gjitha këto anë sundoheshin nga anarkia, brigandizmi,

plaçkitjet dhe inkursionet periodike të bandave të hajdutëve. Administrata osmane kishte

ndërmarë në mënyrë periodike një numër të madh operacionesh ndëshkimore për

spastrimin dhe asgjësimin e përgjakshëm të grupeve, çetave dhe formacioneve rebele. Jo

rrallë herë Porta e Lartë ishte detyruar të mobilizonte formacione numerike forcash

speciale kundër tyre, por pa sukses.

Në realitetet e përditshme, prania dhe pushteti i “hajdutëve” ishte rritur dhe kishte fituar

aq shumë terren, sa pushteti i tyre ishte i padiskutueshëm. Ka autorë që e konsiderojnë

këtë kohë si “periudha e sundimit të arvatinokratisë ”,144 pra periudha e “sundimit të

shqiptarëve”, për faktin se pjesa më e madhe e grupeve të banditëve dhe hajdutëve

përbëhej nga shqiptarë. Por në parantezë, duhet të sqarojmë se këto grupe njerëzish të

armatosur, të formuar nga elemementë të nacionaliteteve të ndryshme të popujve të

Ballkanit, dikur të frikshëm dhe të llahtarshëm, dukej se gradualisht e kishin ndryshuar,

jo vetëm imazhin e tyre, por edhe mentalitetin, vizionin, moralin, vlerësimin dhe kjo

reflektohej edhe në këngët që populli këndonte për ta.

Ata, “hajdutët”, qenë kthyer në heronj dhe simbol për shpresat e vetë popujve të këtyre

anëve, për ëndrrat e tyre të ndrydhura të lirisë, për çlirimin e kurajos drejt rezistencës

popullore dhe luftërave për pavarësi. Në këtë kuptim, origjina e lëvizjes së hajdutëve të

popujve të Ballkanit, pati si shtrat shkollën e lëvizjes së hajdutëve shqiptarë, të cilët patën

meritën e madhe që të shërbenin si një djep, ku do të rriteshin heronjtë e popujve të tjerë

ballkanas, që do të udhëhiqnin lëvizjet e armatosura dhe revolucionet për pavarësi të

atyre popujve.

143 Pouqueville, François: Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie, et dans plusieurs autres parties

de l'Empire Ottoman, Paris 1805 144 Vacalopoulos, Apostolos E: The history of Macedonia (1354- 1833), Institute for Balkan Studies,

θεσσαλονικη 1973, faqe 354

Page 73: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 60 -

“...me kalimin e kohës, ata, banditët arritën të fitonin një reputacion të madh në radhët e

popullsisë ...për një pjesë të saj ata u bënë simbol i rezistencës kundër shtypjes shoqërore

dhe politike. Ç’është e vërteta ata i ofruan një alternativë individit që jetonte nën

zgjedhën e rëndë të pronarit apo të shtetit. Megjithëse njerëz të tillë u trajtuan si heronj

në këngët dhe legjendat popullore, aty nga shekulli i tetëmbëdhjetë ata qenë bërë

problem për gjithë Ballkanin145

Jo vetëm kaq, por politikat e ndjekura nga Porta ndaj këtij kontigjenti potencial dhe të

rrezikshëm, kishin qenë të pafuqishme dhe asnjëherë konseguente. Jo rrallë, brigandë të

njohur qenë amnistuar nga Porta, me kushtin që të bëheshin komandantë të forcave

policore (derbenxhinj), apo të ktheheshin në jetën e tyre normale, për të mos u marrë më

me hajdutëri. 146

* * *

Pikërisht, në një klimë dhe terren të tillë mori pushtetin Ali Pasha dhe s’ka dyshim që

detyrat dhe problemet imediate që duhet të zgjidhte ishin të rivendoste rendin dhe të

garantonte sigurinë në dominionet e tij, përpara se furia e anarkisë dhe brigandizmi ta

mposhtnin atë vetë.

Ndër masat që ai ndërmori me urgjencë dhe mjetet që tepelenasi përdori me efikasitet,

veç ndjekjes këmba-këmbës të bandave dhe banditëve përmes forcave policore, ishin

edhe joshjet përmes parasë dhe ofertat për grada dhe funksione. Ali Pasha përqafoi dhe

zbatoi me shumë efektivitet sistemin e së drejtës islame, “Sheriatin” dhe aplikoi një sërë

sanksionesh ekstreme, të parashikuara në këtë sistem.

Jo rrallë, në vlerësimet që janë bërë për ndëshkimet e aplikuara prej tij dhe natyrën e

sanksioneve që demostroi ndaj shumë fajtorëve të akuzuar për vrasje, brigandizëm,

hajdutëri, etj, krime këto të parashikuara nga legjislacioni penal (Sheriati), Ali Pasha

është akuzuar si mizor e i pashpirt. Por monarkitë mesjetare, kudo ku ato shtrinë

pushtetin e tyre, në Ballkan, Europë, apo përtej saj, mbartën brenda natyrës së tyre, kohës

dhe vetë sistemit, autoritarizmin, pushtetin absolut të monarkëve, privilegjet e

pakufizuara, intrigën, ligjet me sanksione ekstreme, gijotinën, prerjen e gjymtyrëve,

shëmtimin e përhershëm dhe dhunën fizike. Jo pak studiues jo juristë nuk dinë se, shumë

nga dënimet që jepeshin në atë kohë dhe mënyra e ekzekutimit të tyre, ishin parashikuar

si të tilla në ligjet që aplikoheshin në tërë dimensionet, ku ushtronte juridiksionin e saj

Perandoria Osmane. Madje një pjesë e mirë e tyre buronin nga sisteme më të hershme të

së drejtës.

Sipas historianit Kristo Frashëri: “Nuk ka dyshim se krimet, grabitjet, arbitraritetet nuk

janë vlera të pranuara për qytetërimin modern. Ato janë akte të justifikuara vetëm për

epokën mesjetare, si të vetmet mjete për të përballuar anarkinë feudale dhe për të

vendosur një stabilitet shtetëror....Sundimi despotik i Ali pashë Tepelenës duhet gjykuar

nga rezultatet e veprës së tij... Rezultatet pozitive dhe veprimet negative duhet të vihen në

145 Jelavich, Barbara: Histori e Ballkanit, shekulli i tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, Vol.I, Botimet

Përpjekja, Tiranë 1999, faqe 69 146 Për më tepër shih: Koliopulos, John S: Brigands with a cause, Clarendom Press-Oxford, London 1987

Page 74: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 61 -

peshoren historike. Kam bindjen se në peshoren historike veprimet pozitive rëndojnë në

kurriz të veprimeve negative”147

3.4.2 Veprat penale

Nëse do t’i hedhim një sy normave penale të parashikuara tek Sheriati, që aplikoheshin

në Perandorinë Osmane, për rrjedhim edhe në dimensionet e pashallëkut të Janinës në

kohën e sundimit të Ali Pashës, do të shohim se ato klasifikohen si më poshtë:

- Vepra penale kundër shtetit dhe rendit publik;

- Vepra penale kundër jetës dhe shëndetit;

- Vepra penale kundër pasurisë;

- Vepra penale kundër familjes dhe moralit.

Kjo ndarje e veprave penale në këto kategori është sa tradicionale, po aq edhe moderne.

Organizimet shtetërore, në cilëndo fazë të zhvillimit të tyre historik, i kanë kushtuar

vëmendje veprave që dëmtonin marrëdhëniet shoqërore, si dhe rrezikonin shoqërinë dhe

vetë shtetin.

Veprat penale kundër shtetit dhe rendit publik

Referuar kategorisë së parë (veprat penale kundër shtetit dhe rendit publik), në

Pashallëkun e Janinës, nën ndikimin e së drejtës osmane, u parashikuan dënime për vepra

të tilla penale si:

- Rebelim ndaj shtetit (Devletit)

Historiani grek Tasos Vurnas, na flet për një rast të rebelimit, mosbindjes për t’ju

nënshtruar vullnetit dhe pushtetit të Pashait të Janinës, të banorëve të fshatrave të

Hormovës dhe të Leklit. Pas luftimeve të përgjakshme, kur rezistenca e fshatarëve u thye,

ata që u zunë robër u dënuan me vdekje, që në këto raste ishte ekzekutimi përmes

goditjes me tehun e shpatës, ndërsa komandanti i tyre, Çaush Prifti, përjetoi një vdekje të

llahtarshme, që vetëm egërsia e asaj kohe mund ta rrëfejë…Mbasi u ndez një zjarr i madh

që bubulonte, mbi të u vendos një zgarë e madhe hekuri, mbi të cilën qëndronte i shtrirë

lakuriq dhe i lidhur Çaushi. Ai filloi të piqej i gjallë...

Shqiptari fatkeq filloi të bërtiste me të madhe nga dhimbjet therrëse të flakëve dhe të

prushit, por ato çaste askush nuk kishte veshë të dëgjonte dhe zemër të tronditej nga kjo

pamje makabër. Askush nuk kish mundësi t’i vinte në ndihmë. Djegia vazhdoi gjersa

trupi i tij u bë karbon…” 148

Por, rastet e rebelimeve të popullsive të krahinave të ndryshme kundër pushtetit të Portës

së Lartë, apo vetë pushtetit të Ali Pashës, jo rrallë, mbas nënshtrimit të tyre, merrnin si

ndëshkim edhe shkatërrimin e vendbanimit të tyre, praktikë kjo që ishte aplikuar nga

Perandoria Romake dhe që u trashëgua edhe nga ajo Bizantine dhe Perandoria Osmane.

Pasi nënshtroi rebelimin e Kardhiqit, në shenjë ndëshkimi ekstrem, Ali Pasha shkatërroi

një numër të madh të banesave dhe të pasurisë së paluajtshme të tyre. Këshilltari dhe

147 Frashëri, Kristo: Historia e Çamërisë, UET Press, Tiranë 2015, fq. 141 148 Βουρνας, Τασος: Αλι Πασας Τεπελενλης, Εκδοσεις Αφον Τολιδη, Αθινα, 1978 ( Vurnas, Taso: Ali Pasa

Tepelenlis, Βotimet Afon Tolidhi, Athina,1978) , f. 22-23

Page 75: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 62 -

biografi i njohur i Ali Pashës, Haxhi Shehreti, në poemën e tij biografike “Alipashaida”,

shkruan:

“Shëmbi mure e shtëpi, ktheu tokën la të shkretë

Rrafsh e bëri, zjarr, gërmadhë…. gjithçka them është e vërtetë”149

- Vepra e spiunazhit dhe konspiracioni me të huajt

Një tjetër rast tipik i dënimit me vdekje për motive “politike”, apo e thënë ndryshe, për

“bashkëpunim dhe konspiracion me të huajt” për të përmbysur nga froni Pashain e

Tepelenës, është ai i konfliktit me Kardhiqin.

Qëndresa dhe rezistenca kryeneçe e pashallëkut të vogël të Kardhiqit, ishte pjesë e

planeve dhe veprimeve të ndërmara nga “Lidhja” apo “Kuvendi” i parisë së Labërisë dhe

Çamërisë. Kjo “Lidhje” u krijua në bashkëpunim me misionarët dhe ushtarakët francezë,

të cilët nxitën, frymëzuan, organizuan, mbështetën financiarisht dhe me armatim

“Lidhjen e parisë së krahinave shqiptare”, për të përmbysur pashain e Tepelenës dhe për

t’i hapur rrugën një zbarkimi invadues të ushtrive franceze në territoret e Pashallëkut, pa

rezistencë. Pas goditjes dhe marrjes së Beratit nga ana e Ali Pashës, të gjithë krerët e

“Lidhjes” dhe konspiratorët ishin grumbulluar në Kardhiq, për një qëndresë të organizuar

kundër forcave të Ali Pashës.

Aliu u bëri thirrje krerëve të “Lidhjes”, të rrethuar në kështjellën e vogël të Kardhiqit, që

të dorëzoheshin pa rezistencë, por meqë pala kundërshtare nuk pranoi, ai filloi sulmet,

fillimisht me artileri. Kur të rrethuarit panë se qëndresa ishte e kotë, kërkuan të

dorëzoheshin dhe të bisedonin me fitimtarët. Por Ali Pasha, pasi mori në Janinë drejtuesit

e këtij grupimi konspirativ, Kokajt, Dostët, etj., , i dënoi ata me vdekje për “konspiracion

me të huajt dhe akte të dhunshme kundër Devletit”.

Pjesëtarët e tjerë të kësaj lëvizjeje të nxitur nga francezët, Ali Pasha, pasi i çoi tek “Hani i

Valaresë”, i ekzekutoi të gjithë.

Për veprën e “konspiracionit me të huajt në dëm të interesave dhe pushtetit të Portës së

Lartë”, u ndoq dhe u dënua edhe kryengritësi i Thesalisë, Papa Thimjo Bllahava. Pasi

kryengritja ra dhe kryengritësit u ndëshkuan, komandanti i tyre, prifti me emrin Thimjo

Bllahava, u arrestua pasi u gjet i fshehur në arrati, në ishullin e Skiathos. Gjykatësit në

Janinë e akuzuan atë për konspiracion me të huajt, si spiun i perandorisë ruse, në shërbim

dhe për interesin e së cilës ai kishte organizuar rebelimin dhe kryengritjen kundër Portës.

Gjyqtarët (Kadijtë) akuzatorë nxorrën dëshmitarë, që pohuan rastet e takimeve të priftit

Thimjo Bllahava, në brigjet e Thesalisë, me ushtarakët e lartë dhe gjeneralët e flotës

Ruse, që qarkullonte në ato anë. Dëshmitarët shpjeguan gjithashtu se ushtarakët rusë,

përveçse e instruktonin priftin për kryengritje kundër Portës dhe Pashait, i kishin dhënë

atij ndihma në municion dhe të holla. Gjykata e dënoi Bllahavën për “Konspiracion me

rusët dhe rebelim kundër Ligjit dhe Portës”. Konsulli francez François Pouqueville, i cili

ishte i pranishëm në ekzekutimin e kryengritësit, në librin e kujtimeve të tij “Travels in

Epirus, Albania, Macedonia, and Thessaly”, pretendon se dënimi i Bllahavës ngrihej mbi

akuza false dhe të paqena, se gjykata ngriti ato lloj akuzash për të përligjur barbarinë e

Pashait.150

149 Koçollari, Irakli: Alipashaida e Haxhi Shehretit, Onufri, Tiranë 1997, faqe 444 150 Pouqueville, François: Travels in Epirus, Albania, Macedonia, and Thessaly, Printed Sir Richard

Phillips and Co, London 1820

Page 76: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 63 -

Por publikimi para pak viteve, më 2007, i dokumenteve të Arkivave ruse nga akademiku

rus Grigori Arsh, konfirmon plotësisht bashkëpunimin e Bllahavës me ushtarakët rusë të

flotës së Egjeut, planin e tyre, nxitjen dhe mbështetjen për rebelime kundër Portës.151

Dënimi me vdekje i Bllahavës u realizua në “sheshin e ekzekutimeve”, para sarajeve të

Pashait, në Janinë. Fillimisht të dënuarit iu thyen kockat e duarve dhe të këmbëve, pastaj

trupi i tij u tërhoq zvarrë nëpër kalldrëmet e rrugëve të Janinës.

Ja si e përshkruan August Boppe momentin e ekzekutimit të priftit: “...rrezet e një dielli

përvëlues qëllonin kokën e tij të nxirë që sfidonte vdekjen, kurse një djersë lumë kullonte

nga mjekra e tij e dendur...ai ngriti sytë dhe dha shpirt pa as edhe një ankim nën goditjet

e xhelatëve...Gjymtyrët e tij të zvarritura nëpër rrugët e Janinës, u treguan grekëve të

lemerisur ato që kishin mbetur nga i fundmi i kapitenëve të Thesalisë”.152

Të akuzuar për të njëjtin krim, “konspiracion kundër Portës dhe bashkëpunim me të

huajt”, qenë edhe Pashai i Beratit, Ibrahim Pasha dhe ai i Kardhiqit, Koka dhe Demir

Dosti. Mbështetur në akuzat e ngritura, ata u dënuan me vdekje nga gjykata e Janinës dhe

natyrisht pësuan të njëjtin fat.

Duke u konsideruar një krim i rëndë dhe i dënueshëm, Ali Pasha ndëshkimin për këtë lloj

krimi nuk e shtriu vetëm tek subjektet që përfshiheshin në veprime konspirative me të

huajt. Për të parandaluar dhe ndëshkuar fajtorët e këtij krimi, Pashai tepelenas e shtrinte

këtë ndëshkim edhe ndaj pjestarëve të familjes së subjektit të krimit.

Një rast i tillë tipik del nga një letër e Ali Pashës e datës 27 Nëntor 1809 dërguar

guvernatorit britanik të këtyre ishujve. Përmes kësaj letre, Pashai u kërkon anglezëve

kapjen dhe dorëzimin e familjeve të banditëve të njohur, që gjenden të strehuar në

ishullin e Zantes, për shkak të aktivitetit konspirativ që kryejnë me francezët, kundër

Pashait. Në të thuhet:

“Karaiskaqi është një kleft i njohur, i cili është në shërbim të interesave dhe qëllimeve të

francezëve. Familja e tij është larguar dhe është strehuar në Zante (Zaqintho – ishull i

cili në atë kohë ishte në zotërim të Anglisë). Ai është nën mbrojtjen e francezëve në

Ishullin e Santa Maurës, për shkak të shërbimeve që u ka bërë atyre. …. Për dëmet që na

ka shkaktuar dhe veprimtarinë që ai kryen kundër nesh, do të kërkoja nga ana e juaj që të

arrestoni dhe të më dorëzoni gruan dhe fëmijët e këtyre kleftëve të ushtarëve të mi, me

qëllim që t’i paralajmëroj dhe t’i detyroj ata të heqin dorë nga veprimtaria e tyre në

shërbim të francezëve dhe në këtë mënyrë do të kemi mundësi të zgjidhim sa më mirë

punët tona të përbashkëta….” 153

- Vepra penale kundër jetës dhe shëndetit

Në këtë kategori veprash penale vendin kryesor e zë vrasja. Është e kuptueshme që për

periudhën për të cilën po flasim, numri i vrasjeve dhe motivet e kësaj vepre ishin të

shumta. Po ashtu edhe mënyrat e ekzekutimit të dënimit me vdekje janë të

shumëllojshme, por për këtë do të flitet më poshtë.

151 Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια Αλβανιας και Ηπειρου, 1759-1831 152 Boppe, August: Napoleoni dhe Ali Pasha, Shtëpia Botuese Globus R., Tiranë 1999, faqe 55 153 Bagally, John W: Ali pasha and Great Britain, Blackwell Oxford 1938, faqe 41, shih gjithashtu

Koliopoulos, John S: vep.cituar

Page 77: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 64 -

Për mjaft vite, si në fillim të karrierës së tij si Pasha në pashallëkun e Janinës, ashtu edhe

më vonë, vrasjet për motive hakmarrjeje apo për grabitje, ishin mjaft të përhapura në

krahinat shqiptare dhe ato greke të këtyre anëve. Për të paralajmëruar dhe prerë rrugën

kriminelëve dhe vrasësve ordinerë, për të cilët jeta e njeriut nuk vlente aspak më shumë

se dy groshë, për të përhapur frikë në radhët e këtij kontigjenti të pamëshirë, që nuk

pyeste për ligj dhe moral, Aliu nuk u ndal të kryejë ekzekutime tronditëse, pse jo barbare,

jehona e të cilave do të kallte tmerrin në radhët e këtij kontigjenti delikuentësh.

Mjeku anglez Henri Holland, i cili vizitoi pashallëkun dhe vetë Pashain në vitin 1809, në

ditarin e udhëtimeve të tij kujton:

“Gjatë vizitës sime të parë në Janinë ndodhi një ngjarje e një natyre që ishte fare e

zakonshme për jetën në Pashallëk. Një shqiptar, para shumë vitesh, kishte therur një

kushëri të Ali Pashës dhe kishte kryer nëpër ato anë një sërë krimesh të tjera, si plagosje

me thikë dhe me armë. Së fundmi arritën ta arrestojnë dhe e dënuan publikisht duke e

djegur të gjallë. Por bashkë me të u dënuan edhe dy djemtë e tij, të cilët e kishin

ndihmuar të atin dhe fshehur atë në disa raste. Ndërsa një vëlla i hajdutit, që fshihej edhe

ai prej disa kohësh, u arrestua në Janinë dhe u ekzekutua duke u prerë copa copa. Pjesët

e trupit të tij u flakën nëpër rrugët e qytetit të Janinës.” 154

Pothuajse në të gjitha dimensionet e perandorisë, por edhe më gjerë dhe në të gjitha

kohët, për çdo vrasje jepej dënimi me vdekje për autorin e vrasjes. Ekzekutimi duhej të

kryhej në prani të një prej autoriteteve të larta të pushtetit ekzekutiv dhe të një prej

trashëgimtarëve të viktimës. Ekzekutimi i dikujt pa praninë e personave të mësipërm, i

nënshtrohej ndëshkimeve disiplinore.

- Veprat penale kundër pasurisë

Në këtë kategori futeshin kryesisht vjedhja, si ndaj pasurisë private, ashtu edhe asaj

publike, por edhe vepra të tjera si falsifikimi i monedhave. Kjo vepër, pra vjedhja,

konsiderohej e rëndë dhe për dënimin e saj parashikohej deri edhe vdekja. Më poshtë

renditen disa raste të spikatura të trajtimit dhe dënimit të kësaj vepre, të cilat vijnë nga

dëshmi të autorëve të kohës, persona të cilët kishin lidhje të ngushta me oborrin e Ali

Pashës. Përveç faktit të parashikimit të vjedhjes si krim i shëmtuar, i cili kishte me vete

edhe dënimin moral nga qytetarët, edhe atë shtetëror nga gjykatat, në dëshmitë e

mëposhtme vihet re edhe sa të rënda ishin mënyrat e ekzekutimit të dënimit me vdekje

për fajtorët.

Historiani Tasos Vournas, në veprën e cituar më sipër, na bën me dije një rast të

ndëshkimit të një hajduti të njohur me emrin Jani Leka, nga fshati Lekël i Tepelenës.

Brigandi, që prej shumë kohësh ishte në ndjekje dhe kërkim, pasi me inkursionet e tij

plaçkitëse kishte shkaktuar shqetësime të mëdha në krahina të ndryshme të pashallëkut,

me çetën e tij të hajdutëve, ishte kapur. Ai u dënua për të gjitha vrasjet dhe grabitjet e

kryera me vdekje. Vurnas e përshkruan kështu ekzekutimin e brigandit:

“Një vdekje përmes ndëshkimit të tmerrshëm pësoi Jani Leka nga Lekli. Atë e hodhën

brenda një mulliri dhe mandej filluan të vënë në lëvizje mekanizmin e tij. Gurët e rëndë të

mullirit filluan të lëvizin mbi trupin e të dënuarit, gjersa pesha e tyre, pasi theu tërë

kockat, e ktheu atë fatzi në një masë të qullët. Pasi trupi ishte shtypur plotësisht nga

154 Holland, Henry: Travels in the Ionian Isles, Albania, Thessaly, Macedonia, during the years 1812 and

1813, London 1815, faqe 194

Page 78: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 65 -

rrotullimet e gurëve të mullirit, ekzekutorët i morën viktimës lëkurën, që ishte kthyer në

trashësinë e një rripi të hollë e të përgjakur dhe e nderën në një vend publik, për ta parë

të gjithë njerëzit dhe kalimtarët.” 155

Për t’i bërë sa më të dukshme ndëshkimet dhe për më tepër efektin parandalues të tyre, që

në memorien e të pranishmeve dhe të dëshmitarëve okularë të ngulitej çasti emocional i

ndëshkimit dhe pasojat që kishin fajtorët e krimeve të ndryshme, Ali Pasha aplikoi për

vepra penale, sikundër ishin hajdutëria apo vjedhjet e përsëritura dhe me pasoja, dënimin

e fajtorëve përmes shqyerjes nga kafshët.

Aravantinou na bën të njohur një skenë, që të sjell në mendje ndeshjet e gladiatorëve me

kafshët e egra në skenat e përgjakshme të amfiteatrove antikë, përpara turmave të

ekzaltuara të patricëve dhe të spektatorëve. Ai sqaron:

“Në kullën përpara sarajeve në Janinë, Aliu kishte sjellë një luan shumë të madh, të cilin

e kishte futur në një kafaz prej hekuri, të mbështetur mbi katër rrota të vogla, me anë të të

cilave ky kafaz, së bashku me luanin brenda, transportohej gjer në oborrin e sarajeve të

Pashait. Brenda këtij kafazi futeshin të dënuarit me vdekje, pasi qenë zhveshur lakuriq

më parë. Pasi fajtori qe flakur brenda kafazit, ushtarët nga jashtë ngacmonin luanin

gjersa ai të sulej kundër të dënuarit. Nëse duke e yshtur luani nuk lëvizte, atëherë

ushtarët nga larg e shponin me një mjet të mprehtë, që ai të egërsohej dhe në këtë mënyrë

fillonte një lloj shfaqjeje, ku merrte pjesë edhe vetë Aliu, i cili zakonisht qëndronte gjer

në copëtimin përfundimtar të fajtorit nga luani.“156

Një skenë të tillë na përshkruan ky autor edhe kur flet për ekzekutimin e një hajduti të

shumëkërkuar, shqiptarit Gjeka, i cili ishte akuzuar për disa vjedhje të rënda. Ky hajdut i

tmerrshëm, kishte arritur të futej gjer në vendin e fshehtë ku ruhej thesari i Ali Pashës.

Vendi i thesarit ishte në një terren pranë sarajeve brenda kështjellës, që ruhej natë e ditë

nga roje speciale dhe nën garancinë e drynëve të sigurtë. Askush nuk e mësoi se si ky

hajdut i regjur arriti të depërtojë gjer atje dhe të shpëtojë paq. Por pas ndjekjeve të

vazhdueshme, njerëzit e Aliut arritën ta kapin përpara faltores së kryepeshkopit, në një

moment kur ai po tentonte të fshihej atje.

“Çuditërisht, atë ditë kafsha qëndronte brenda kafazit indiferente dhe pa lëvizur aspak

përpara ngacmimeve të ushtarëve dhe britmave të turmës. Jo vetëm kaq, por edhe kur

brenda kafazit rojet flakën të dënuarin, kafsha vazhdoi të qëndronte mospërfillëse ndaj

qyqarit të tmerruar nga llahtara që e priste. Pas përpjekjeve të kota, ushtarët morën një

shkop të gjatë, me një thikë të lidhur në majë dhe filluan të shpojnë kafshën dhe të shtyjnë

të dënuarin drejt bishës. Në një moment, kur i dënuari e shkeli leopardin pa dashje,

kafsha u çua në këmbë dhe me një goditje të putrës e rrëzoi njeriun përtokë duke e

përgjakur. Pas kësaj, leopardi filloi të lëvizë lart e poshtë nëpër kafaz, por pa shkelur mbi

trupin e të dënuarit, madje duke e ruajtur të mos e shkelte atë.

Në këto rrethana të çuditshme, Aliu urdhëroi të sillnin aty dy kuaj për të tërhequr kafazin

e luanit nëpër rrugët e kalldrëmta të qytetit. Me gjithë troshitjet dhe tronditjet e mëdha,

përpjekjet, për të ndërsyer kafshën kundër njeriut, shkuan kot. Leopardi vazhdoi të

qëndronte brenda kafazit indiferent, i palëvizur, me sytë dhe vështrimin hedhur përpara

155Βουρνας, Τασος...vep.e cituar, f. 22-23 156 Αραβαντινου, Σ.Π: Ηιστορια του Αλι Πασα ...Vol. II, faqe 372-373

Page 79: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 66 -

këmbëve të tij, ku rrinte i mbledhur kruspull i dënuari. Në fund kafazi u kthye përpara

sarajeve në atë gjendje sikundër ishte nisur. Përpara kësaj çudie të vërtetë, Aliu urdhëroi

ushtarët ta nxirrnin nga kafazi hajdutin e mekur nga tmerri dhe llahtara. E megjithatë

hajduti vazhdonte të ishte shëndoshë e mirë, ndërsa kafsha këqyrte tërë këto skena

qetësisht, pa u shqetësuar aspak dhe pa lëvizur nga vendi ku ishte strukur në qoshe.

Kështu njëra kafshë qëndronte brenda, ndërsa kafsha antropomorfe dilte jashtë kafazit.

Por, megjithëse fati e kishte ndihmuar të mjerin t’i shpëtonte egërsisë së leopardit, duket

që hajduti nuk kishte mundur t’i shpëtonte tërbimit të Pashait, i cili urdhëroi që i

shpëtuari nga skëterra për mrekulli, të rripej i gjallë dhe mishi copa-copa t’i jepej

luanit.” 157

- Vepra penale kundër familjes dhe moralit

Në këtë kategori veprash futeshin kryesisht tradhëtia bashkëshortore (nga ana e gruas),

marrëdhëniet seksuale dhe shtatzania jashtë martese, marrëdhënia mes një femre

myslimane me një mashkull të krishterë, si dhe prostitucioni. Këto lloje veprash janë

konsideruar të rënda dhe të dënueshme maksimalisht, si nga e drejta osmane (posaçërisht

sheriati), ashtu edhe nga e drejta zakonore dhe ajo kishtare, pikërisht për faktin se këto

sisteme të drejtash mbronin në mënyrë të posaçme nderin personal dhe atë familjar.

Madje, në të drejtën zakonore shqiptare, parashikohen në mënyrë të detajuar edhe

elementët e këtyre veprave, subjekti, objekti, ana objektive dhe subjektive e tyre,

rrethanat rënduese apo lehtësuese dhe në të gjitha kanunet shqiptare, pa përjashtim,

dënimi për këto vepra është i ashpër. Për dy veprat e para (tradhëtia bashkëshortore dhe

marrëdhëniet seksuale apo shtatzania jashtë martese), ishin institucionet garante të së

drejtës zakonore apo kishtare ato që kujdeseshin në mënyrë të posaçme për dënimin e

autorëve të tyre.

Por kur flasim për rendin shtetëror, sigurisht që vepra e prostitucionit është ajo që merr

një vëmendje të madhe nga institucionet e ngritura për zbatimin e së drejtës.

Nën pushtetin e Ali Pashës, qyteti i Janinës dhe gjithë pashallëku rreth këtij qyteti, mori

një dimension dhe zhvillim galopant në të gjitha fushat, si atë të ekonomisë, kulturës,

tregëtisë, transportit, investimeve, ndërtimtarisë, si dhe u vendosën marrëdhënie

këmbimesh dhe lidhje me qendrat e tjera të zhvilluara të Ballkanit dhe të Europës në

tërësi. Këmbimet e mallrave dhe bashkë me to lëvizjet, qarkullimi dhe prania e një numri

të madh europianësh nëpër rrugët e Janinës, e kishin kthyer këtë qytet në një metropol të

mirëfilltë europian. Ushtarakë, diplomatë, inxhinierë, tregëtarë, fajdexhinj, spiunë,

marinarë, qarkullonin dhe ishin të pranishëm përditë nëpër rrugët e këtij qyteti. Ata ishin

francezë, britanikë, milanezë, hebrej, gjermanë, napolitanë, amerikanë, turq, tartarë, etj.

Gjatë dekadave të sundimit të Ali Pashës, ishte e natyrshme që në këtë metropol të

urbanizuar dhe me këtë dinamikë kaq të madhe lëvizjesh, të rritej së tepërmi edhe

prostitucioni. Si një krim i parashikuar dhe i dënueshëm ekstremisht nga Sheriati, edhe në

Pashallëkun e Janinës dënimet për këtë akt, të konsideruar si krim i rëndë, u aplikuan në

157 Po aty

Page 80: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 67 -

mjaft raste. Një rast tipik na e sjell ushtaraku britanik Smart Huges, i cili përmes ditarit të

tij kujton:

“…Një mbrëmje, ndërsa kthehesha në Janinë, nën dritën e hënës, urdhërova Nikon që me

barkën time të vozisnim përreth mureve të kështjellës, që binin thikë mbi liqen. Ndërsa

vozisnim ngadalë mbi sipërfaqen e qetë të ujrave, nën muret e një kulle të lartë, papritur

dëgjuam zhurmën e një sendi të rëndë që binte mbi liqen. Pyeta Nikon i shqetësuar se

çfarë kishte ndodhur?!

Ai, fare gjakftohtë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë me rëndësi, m’u përgjigj: “Mendoj

se duhet të jetë trupi i ndonjë gruaje të përdalë, që e kanë futur në thes dhe e hedhin në

liqen nga maja e kullës.”

Banorët që kanë vendbanimet e tyre në afërsi të mureve të kështjellës së Janinës dhe

liqenit, e kanë të zakonshme të dëgjojnë herë pas here, në qetësinë e natës britmën: “Të

flaket mes valëve të liqenit kufoma e radhës!” 158

Një tjetër mënyrë e dhimbshme ekzekutimi e priste një femër, e cila përpiqej t’u

shpëtonte prangave dhe tabuve morale të kohës. Kjo përpjekje, kur lidhej me moralin dhe

marrëdhëniet jashtëmartesore, apo me marrëdhëniet e një gruaje myslimane me një burrë

të krishterë, do të vlerësohej si herezia më e rëndë nga Sheriati dhe do të dënohej prej

Kadiut në mënyrë, jo vetëm të dhimbshme, por edhe fyese, cinike dhe poshtëruese në

publik.

Ushtaraku britanik, Smart Huges, na sjell edhe një rast tjetër të ndëshkimit të një vajze

muslimane, që kishte patur marrëdhënie me një djalë të krishterë. Huges e përshkruan

kështu ngjarjen:

“Ndërkohë që unë po shkoja me dy miqtë e mi për në sarajet e Aliut, dëgjova zërin e një

burri, i cili urdhëronte dikë tjetër në gjuhën turke … Duke mos e kuptuar komunikimin,

kërkuam nga përkthyesi ynë të na sqaronte se për çfarë bëhej fjalë. Përkthyesi na sqaroi

se nëpunësi i administratës së Aliut, ndoshta kadiu, po njoftonte dhe urdhëronte çdo

besimtar të ndershëm musliman të shkonte tek sheshi i ndëshkimeve, për të qëlluar me

gurë një vajzë muhamedane, e cila ishte dënuar me vdekje. Ajo ishte akuzuar se kishte

shkuar me një të krishterë. Miku i saj i krishterë kishte qënë një napolitan, që prej disa

kohësh ishte në shërbim të Aliut në Janinë…”159

Për këtë dashuri mes dy të rinjve, që përfundoi kështu në mënyrë fatkeqe, kishte

denoncuar një hebre me origjinë nga Keriothi i Palestinës, i cili jetonte dhe punonte në

Janinë. Një natë fatale, hebreu, pasi kishte pirë me napolitanin, kishte mësuar prej tij

lidhjen e fshehtë dhe flirtet që ai kishte me Gelisemen, kështu quhej vajza muslimane që

ishte dashuruar me të. Pasi kishte dëgjuar intimitetin e dy të rinjve, hebreu kishte shkuar

dhe kishte denoncuar në polici për marrëdhëniet e tyre. Pas gjysmë ore napoletani ishte

arrestuar dhe pas tij, të nesërmen, edhe vajza. Brenda ditës ishte bërë gjykimi dhe dënimi

i vajzës.

“Pak çaste pasi ishte dhënë dënimi me vdekje, në fytyrën e saj, që si rregull duhej të

rrinte e mbuluar, por ishte zbuluar për t’u turpëruar dhe poshtëruar publikisht, dallohej

zbehtësia e ankthit të dënimit me vdekje që e priste.

158 Hughes, Smart: Travels in the..... 159 Po aty

Page 81: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 68 -

Ajo kaloi në rrugë mes të sharave dhe mallkimeve të publikut përreth dhe mandej u çua

në një fushë të hapur, jo shumë larg qytetit. Ende pa mbërritur në vendin e caktuar për

ekzekutim, trupi i saj kishte marrë plagë të mëdha e të dukshme nga të goditurat e

pamëshirshme të njerëzve, ndërsa gërshetat e saj qenë zhdërdhitur poshtë, të

shpupurisura. Kushdo që do ta shikonte këtë femër të mjerë, me këtë pamje të

dhimbshme, do të çarmatosej dhe tërhiqej, qoftë ky edhe turk. Por, jo!

Ajo u detyrua prej tyre të shkonte dhe mandej të futej e gjallë në një gropë, që ishte hapur

enkas për të. Ndërkohë këta njerëz barbarë filluan të gjuanin mbi të mjerën me gurë, duke

derdhur njëkohësisht një lumë mallkimesh. Gurë të mëdhenj e të vegjël vazhduan të

hidheshin mbi të për gati një çerek ore, në trup, në shpatulla dhe në kokë, duke i

shkaktuar cfilitje mizore. Më në fund një ushtar shqiptar, që dukej se ishte më shumë

human se turma, mori një gur të madh dhe i ra asaj drejt e në kokë, duke i dhënë fund një

herë e mirë vuajtjeve të saj. Mbas kësaj, nuk mbeti asgjë tjetër, veçse të kryhej akti final,

ai i varrimit të kufomës.

Ky ishte fati i dhimbshëm i kësaj femre të gjorë, mjaft të bukur, që nuk ishte më shumë se

nëntëmbëdhjetë vjeç. Ajo kishte mbetur shtatzënë me napolitanin dhe ky donte vërtet të

martohej me të. Por, sipas ligjeve të vendit, kjo nuk mund të ndodhte. Që të realizohej kjo

ëndërr e tyre, duhej që napolitani të ndërronte besimin dhe të konvertohej në muhamedan,

që të mund të shpëtonte jetën e vajzës së mjerë dhe të martohej me të.

Por, edhe vajza e mjerë nga ana e saj mund t’i kishte shpëtuar vdekjes, nëse në momentet

e ekzekutimit do të kishte deklaruar se “nuk besonte tek Muhameti”. Por ajo nuk pranoi

ta bëjë atë formalisht dhe me vendosmëri shpalli se ishte muhamedane dhe megjithatë

dashuronte një të krishterë”.160

Rasti i Frosinës

Dënimi më i bujshëm, i dhënë nga gjykata e Janinës për krimin e “Ushtrimit të

Prostitucionit”, është rasti i gjashtëmbëdhjetë grave janiniote dhe bashkë me to edhe i

Frosinës së bukur.

Ky rast i zbatimit të Sheriatit u bë i njohur, jo vetëm për opinionin brenda Pashallëkut të

Janinës, por edhe jashtë tij, nëpër Europë. Shumë autorë të njohur të fushës së letrave dhe

publicistikës së asaj kohe dhe më pas, sikundër Aleksandër Dyma, Pukëvili, Vadencourt,

Davenport, Vurnas, Aravantinou, etj, kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë për këtë

ngjarje tronditëse.161

Frosina konsiderohej si një ndër femrat më të bukura të qytetit të Janinës. Ajo ishte gruaja

e një tregëtari vendas, i cili sillte dhe tregtonte mallra nga qyteti i Venedikut dhe për këtë

arsye mungonte me ditë dhe me javë në shtëpi. Hiret e Frosinës duket se kishin tërhequr

shikimet e shumë rivalëve meshkuj. Por Myftar Pasha, djali i madh i Aliut, duket se

kishte mundur të krijonte një lidhje me të. Kjo gjë ishte marrë vesh brenda sarajeve të

Pashait edhe nga bashkëshortja e vetë Myftarit, çka rrezikonte dhe kërcënonte raportet

delikate politike dhe lidhjet miqësore me Pashain e Beratit (vjehrrin e Myftar Pashës).

Një natë Shefi i Policisë së Janinës, Tahir Abazi, së bashku me Pashain, shkuan dhe e

arrestuan Frosinën në shtëpinë e saj. Brenda të njëjtës natë, në qytet, policia kishte

arrestuar edhe gjashtëmbëdhjetë femra të tjera, të njohura si prostituta të qytetit. Për të

160 Po aty 161 Edhe shkrimtarja shqiptare Mira Meksi ka shkruar dhe botuar para disa vitesh romanin “Frosina e

Janinës”

Page 82: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 69 -

gjitha femrat e arrestuara u zhvillua një proces gjyqësor i përshpejtuar. Në fund të

procesit gjykata e Janinës i dënoi me vdekje të gjitha femrat e arrestuara, mes tyre edhe

Frosinën, për krimin e prostitucionit.

Për mënyrën e ekzekutimit gjykata dha verdiktin e dënimit përmes mbytjes së tyre në

liqenin e qytetit të Janinës. Dhe kështu ndodhi. Gjashtëmbëdhjetë femrat, mes tyre edhe

Frosina, u ekzekutuan duke u flakur dhe mbytur në Liqen. Ndërsa njëra nga ato u fal,

pasi bashkëshorti i saj i kërkoi Ali Pashës që t’i falej e shoqja, sepse ai kishte pesë fëmijë

të vegjël dhe nuk kishte asnjë mundësi tjetër për të mbajtur dhe rritur fëmijët. 162

3.4.3 Llojet e dënimeve

Llojet e dënimeve dhe për më tepër mënyra e ekzekutimit të tyre ishin të shumëllojshme.

Dënimi me vdekje ishte një nga dënimet më të përhapura. Ky lloj dënimi parashikohej si

sanksion për veprat e rënda, siç u përshkrua edhe më sipër, si vrasja, vjedhja, krimet

kundër shtetit, prostitucioni etj. Mënyrat e ekzekutimit të dënimit me vdekje ishin të

ndryshme. Forma kryesore e ekzekutimit ishte këputja e kokës nga goditja me shpatë.

Por, për raste të veçanta, ekzekutimi i të dënuarit me vdekje realizohej në forma të

ndryshme. Ishte vetë kadiu ai që përcaktonte formën dhe mjetin e ekzekutimit të fajtorit.

Ekzekutimi i dënimit me vdekje përmes goditjes me gurë. Ekzekutimi nga mbulimi apo

goditja me gurë realizohej nga një turmë e madhe njerëzish, të cilët hidhnin gurë mbi

fajtorin apo fajtoren, me qëllim vrasjen e tij. Të pranishëm në një lloj ekzekutimi të tillë

duhej të ishin autoritetet dhe vetë kadiu.

Dënimi me vdekje përmes apo në kombinim me kryqëzimin Kryqëzimi është i

përmendur në Kuran si një nga llojet e ekzekutimeve të të dënuarve me vdekje. Ka pasur

dy mënyra për këtë lloj ekzekutimi: mënyra e parë aplikohej duke e ekzekutuar (vrarë)

fajtorin, mandej gozhdohej dhe ekspozohej ashtu i kryqëzuar; me mënyrën e dytë, fajtori

i dënuar me vdekje kryqëzohej dhe lihej ashtu i kryqëzuar, gjersa të vdiste nga kryqëzimi

i ekspozuar.

Por, në Perandorinë Osmane dhe sigurisht në njësitë e ndryshme administrative të saj,

ishte e lejuar të aplikoheshin edhe mënyra të tjera të ekzekutimit, në rastet e vendimeve

me vdekje të marra nga gjykatat. Këto forma ekzekutimi ishin të ligjshme dhe

vlerësoheshin si të tilla nga vendimet e gjyqtarëve apo administratorëve (Pashallarët,

Vezirët etj). Forma të tilla të ekzekutimit të dënimit me vdekje ishin gjithashtu:

- Varja në litar;

- Shqyerja nga kafshët e egra;

- Djegia në zjarr;

- Hedhja nga një mur i lartë;

- Mbytja në ujë;

- Copëtimi i trupit dhe hedhja për ushqim kafshëve.

162 Πλομαρ, Ουιλλιαμ: Το διαμαντι τον Ιοαννινον, Εκδοσις Δοδονι, Αθινα 1987 (Plomar, William:

Diamanti i Janinës, Botimet Dodona, Athinë 1987) faqe 112

Page 83: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 70 -

Ndërkohë duhet thënë se, në respekt të së drejtës zakonore dhe asaj fetare, zbatohej

norma dhe parimi, sipas të cilit një grua shtatzënë e dënuar me vdekje nuk mund të

ekzekutohej deri në lindjen e fëmijës.

Në fakt, këto forma të ekzekutimit të të dënuarve me vdekje nuk ishin origjinale. Ato

bazoheshin kryesisht te “Sheriati”163, por edhe në burime më të hershme të së drejtës, si e

drejta bizantine, apo më herët ajo romake.

Nga dokumentacioni i asaj kohe dhe vendimet e gjykatave për raste dhe dënime

ekstreme, mund të përmendim: dënimet në vitin 1811 të krerëve bejlerë të Kardhiqit, si

Dostët, Kokat, etj, për krimin e konspiracionit me të huajt - francezët, në dëm të

interesave të shtetit; dënimin dhe ekzekutimin, duke i thyer gjymtyrët, të kryengritësit

Papa Thimjo Bllahava, për konspiracion me rusët; dënimin me vdekje dhe ekzekutimin,

duke u shqyer nga luani, të hajdutit të njohur Gjeka; dënimin dhe ekzekutimin me varje të

autorit të poemës “Qikllopi”, J. Karasterjiu, i cili stigmatizonte përmes satirës

antihumanizmin e Pashait; ekzekutimin me mbytje në ujërat e Liqenit të Janinës të 16

femrave janiniote, të akuzuara për ushtrim prostitucioni etj. 164

Lloje të tjera dënimesh

Burgimi (heqja e lirisë)

Natyrisht, mbështetur në dispozitat e Sheriatit, jo të gjithë të dënuarit për krimet e tyre

dënoheshin me vdekje apo ndëshkime fizike. Një pjesë e tyre i nënshtroheshin burgimeve

me afate të ndryshme.Të arrestuarit, apo të shpallurit fajtorë dhe të dënuar me burg, e

vuanin dënimin në burgun e qytetit të Janinës. Një pjesë e tyre, që konsideroheshin të

rrezikshëm, mbaheshin të lidhur me zinxhirë edhe brenda në biruca. Burgu gjendej

brenda mureve të Kalasë së Janinës, në afërsi të sarajeve të Aliut. Ai ishte tepër i sigurtë,

por natyrisht ishte me kushte të këqija.

Labirinthet e tij zbrisnin nga pjesa dominuese e Kalasë dhe mandej, përmes shkallëve,

zbritej poshtë në kthinat e ngushta, ku dominonte një errësirë ekstreme, për në birucat që

gjendeshin poshtë. Për të zbritur në vendin ku radhiteshin dyert e birucave, duhet të

kaloje përmes dy dyerve të hekurta, që kishin një distancë nga njëra tjetra. Në fund të

radhës së portave të birucave, gjendej edhe një portë tjetër prej hekuri. Kjo portë hekuri, e

cila ndodhej në nivelin e fundit të mureve të kalasë, të shpinte, përmes një tuneli të

ngushtë dhe disa shkallëve, në murin rrethues të Kalasë, që binte buzë ujrave të liqenit.

Kështu e përshkruan Smart Hughes burgun e qytetit të Janinës. 165

Sipas dëshmive, burgu ruhet edhe sot e kësaj dite po në atë gjendje që trashëgohet nga e

kaluara.

Kapacitetet e këtij institucioni duhet të kenë qenë të mëdha, sikundër na bën me dije

Konsulli anglez në Janinë, William Martin Lik, i cili kishte vizituar në një rast ambientet

e burgut dhe nënvizonte: “Pasi Aliu mundi të shtjerë në dorë Sulin, një pjesë të atyre që

163 Mbytjen në ujë, apo duke qëlluar me gurë deri në vdekje femrat, që akuzoheshin për tradhëti

bashkëshortore apo prostitucion, e gjejmë të aplikohet edhe në ditët tona, në vendet ku ligj penal është ende

Sherihati. 164 Αραβαντινου, Σ.Π: ... vep.e cituar, Vol.II, f. 366-383 165 Hughes, Smart: Travels in Sicily....faqe 472

Page 84: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 71 -

arriti t’i kapë robër, i mori me dhunë në Janinë dhe i burgosi në birucat e këtushme.

Aktualisht, në këto biruca ndodhen shtatëdhjetë burra dhe po kaq janë edhe gra, të cilat

luftuan përkrah burrave të tyre.” 166

Përveç heqjes së lirisë (dënimit me burgim), duhet thënë se burgjet përdoreshin edhe për

të pandehurit, deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit. Ky lloj burgimi mund të zgjaste

me ditë, muaj, por edhe deri në ekzekutimin e fajtorit. Ky institut është i ngjashëm me

ndalimin dhe arrestin me burg, si masë e sigurimit personal sot.

Por nga ana tjetër, kur flasim për burgimin apo heqjen e lirisë, kemi parasysh edhe masa

që jepeshin përtej domenit të ligjit penal. Ai ishte mjeti i fundit që aplikohej sipas

normave të së drejtës private, për të imponuar debitorët të plotësonin detyrimet e tyre.

Fajtorët burgoseshin nga kadiu, deri sa të paguanin detyrimet.

Dëbimi (syrgjynosja). Ky lloj ndëshkimi vlerësohej për rastet që kishin lidhje me

banditizmin, apo me lëvizje të paligjshme, jo konform mësimeve të profetit. Zakonisht

deportimet për krimin e banditizmit aplikoheshin vetëm ndaj meshkujve. Por njihen edhe

raste të dëbimit të grave dhe kategorive të tjera, si pleqtë e fëmijët. Pas masakrës së

Kardhiqit, Ali Pasha “syrgjynosi” gratë e Kardhiqit, së bashku me pleqtë dhe fëmijët e

tyre, nëpër fshatrat dhe krahinat përreth, si shenjë e shpagimit për fajet e burrave të tyre.

Sikundër bëjnë me dije burimet dokumentare, pas vdekjes së Ali Pashës, vetëm një pjesë

e banorëve të këtij fshati u kthyen në vatrat e tyre.

Rrahja me kamxhik lëkure ka qënë një ndëshkim mjaft i përhapur dhe i zakonshëm, një

sanksion i parashikuar dhe pranuar gjerësisht. Aplikohej përmes një numri të përcaktuar

fshikullimesh. Burrat e dënuar me këtë lloj ndëshkimi qëlloheshin duke qëndruar në

këmbë, ndërsa gratë të ulura.

Prerja e dorës së djathtë (apo dorës së përdorshme) aplikohej në këputjen e saj gjer në

kyç, ndërsa në disa vende të tjera, ku zbatoheshin sanksionet e Sheriatit, mjaftohej me

prerjen e gishtërinjve të dorës.

Prerja e Kryqëzuar nënkupton prerjen e dorës së djathtë dhe të këmbës së majtë. Ky lloj

ndëshkimi jepej në rastet e krimit të banditizmit dhe për rebelim ndaj pushtetit.

Shpagimi, marrja e hakut për plagosje. Prerja e pjesëve të trupit, shkaktimi i plagëve dhe

verbimi mund të imponohej tek dikush që kishte shkaktuar me egërsi plagë të tilla tek një

tjetër person (sipas parimit të talionit).

Shpërblimi i dëmit pagesa e gjakut është formë e kompesimit të dëmit të shkaktuar të

dëmtuarit (kryesisht bëhet fjalë për shpërblimin e dëmit në rastin e detyrimeve

kontraktore dhe në përgjithësi në fushën civile). Por, kjo formë aplikohej edhe në formën

e pagesë së gjakut ndaj viktimës, apo trashëgimtarëve të tij, nga autori i veprës penale në

rastet e një vrasjeje apo plagosjeje.

166 Leake, William M: Travels in northern Greece, J. Rodwell, London 1835, faqe 241

Page 85: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 72 -

Sipas William Martin Leake, në Himarë çmimi i zakonshëm për një gjakderdhje është

2000 piastra turke, ndërsa në Vuno është 1000 piastra.167

Përbuzja (përçmimi) është një formë ndëshkimi, përmes së cilës i pandehuri ekspozohej

në vendin e përbuzjes publike dhe që zakonisht shoqërohej edhe me dënime të tjera

plotësuese, sikundër mund të ishte rruajtja e kokës së të pandehurit, nxirrja e fytyrës,etj,

dënime këto që aplikoheshin kryesisht për “dëshmitarët e rremë”. Në këtë lloj dënimi

parashikohej edhe parakalimi i fajtorit përpara turmave, në rrugët e qytetit, të cilat e

shanin apo mallkonin, por forma më e përhapur ishte hipja e fajtorit, e të pandehurit, mbi

një gomar për së prapi dhe të kalonte kështu në rrugët e qytetit. Madje kjo formë e fundit

është e parashikuar edhe në të drejtën bizantine dhe atë kishtare, si dënim për vepra të

turpshme nga ana e femrave.168

Qortimi ishte formë që aplikohej nga Kadiu, kryesisht për shtresat e elitës, të cilat i

nënshtroheshin sanksioneve në mënyrë të diferencuar, në raport me shtresat e tjera të

popullsisë. (Nuk evidentohen raste të tilla në pashallëkun e Janinës, madje siç do të

theksohet në pjesën që flet për procedurën penale, në këtë njësi të perandorisë Osmane, u

zbatua parimi i barazisë para ligjit.)

Pengu njerëzor. Në kuadrin e masave shtrënguese dhe të presionit për të realizuar

detyrime të ndryshme me karakter politik apo ekonomik, Perandoria Osmane aplikoi

edhe sanksione që kufizonin lirinë e lëvizjeve, apo të marrëdhënieve sociale dhe

familjare. Një ndër to ishte edhe pengu. Ky sanksion është përdorur historikisht, që në

fillimet e krijimit dhe të konsolidimit të Perandorisë Osmane, si mjet për të detyruar

arhondë, princa, mbretër apo familje fisnikësh me influencë, duke marrë dhe mbajtur nën

kontroll në Stamboll pinjollë të këtyre familjeve, që të mos rebeloheshin ndaj Portës dhe

vullnetit të Sulltanit.

Mbajtja peng ishte një lloj presioni, apo formë shtrëngimi, që aplikohej ndaj të afërmve,

lidhjeve të ngushta familjare të kundërshtarëve, të kriminelëve, hajdutëve, të cilët

ndiqeshin, apo ishin në kërkim, si mjet apo formë presioni, për t’i detyruar të tërhiqeshin

nga rruga e tyre. Praktika e pengjeve aplikohej gjithashtu edhe për rastet e oponentëve

politikë, me banim në krahina të largëta. Për t’i mbajtur ata nën presion, shpesh mbahej

një nga fëmijët e tyre në Oborrin e Pashallarëve, apo edhe pranë Portës së Lartë, si mjet

presioni permanent. Pengu aplikohej gjithashtu edhe ndaj fëmijëve, apo pjestarëve të tjerë

të familjeve të tregëtarëve, të cilët kishin detyrime fiskale për të shlyer, pra për të

shmangur evazionin fiskal. Për të shmangur ndonjë arratisje të mundshme të tyre së

bashku me pasurinë, pengjet mbaheshin në oborret e pashallarëve.

Jo rrallë, sanksionet ndaj kriminelëve të ndryshëm, të kapur apo ende në kërkim,

shtriheshin edhe mbi lidhjet e tyre të afërta familjare dhe kryesisht fëmijëve. Zakonisht në

praktikat e Perandorisë Osmane, ndërsa forcat e saj bënin përpjekje për të nënshtruar

krahina, principata, fise apo qytete e fshatra të tëra, ajo përpiqej të shtinte në dorë

familjarët e afërt të krerëve të fiseve, komandantëve të forcave kundërshtare, apo

kryengritësve të rebeluar ndaj Portës. Pasi forcat osmane i shtinin ata në dorë (kryesisht

167 Leak.M.William: Udhëtime në Shqipërinë e vezirëve, Migjeni, Tiranë 2008, fq. 101 168 Për më tepër shih edhe Ζοτου, Δημιτρις Α... Vep.cituar, faqe 95-99, ku përshkruhet rasti i dënimit të një

vajze 17 vjeçare, Maria nga ana e gjykatës kishtare për veprën e marrëdhënieve seksuale jashtëmartesore.

Page 86: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 73 -

fëmijët e vegjël), i merrnin si pengje dhe i mbanin në Kostandinopojë, ku kontigjenti i

tyre ndiqte shkolla, apo programe të caktuara edukimi dhe formimi ushtarak, në shërbim

të Sulltanit. Ndodhte shpesh që pengjet, të cilët mbaheshin si mjet dhe kusht për të

kërcënuar dhe detyruar kundërshtarët të tërhiqeshin nga rruga e rezistencës, bëheshin

“kurban”, pra ekzekutoheshin, në rastet kur kryengritësit nuk tërhiqeshin nga rruga e tyre

e revoltës dhe e rezistencës.

Këto lloj praktikash, të marrjes dhe mbajtjes peng, nuk mbetën formë dhe sanksion i

aplikuar vetëm nga Porta e Lartë, por në gjithë harkun kohor të shekujve të XVIII- XIX,

ato u aplikuan nga të gjithë administratorët lokalë, në të gjitha dimensionet e Perandorisë.

Vezirët, pashallarët dhe funksionarë të tjerë ushtarakë rajonalë e gëzonin dhe aplikonin

këtë të drejtë pa pengesë. E njëjta gjë ndodhte edhe në pashallëkun e Janinës, ku hasim

shpesh praktika të tilla.

Ndër më tipikët është rasti i Foto Xhavellës, djali i një prej kryengritësve më të njohur

suliotë, Llambro Xhavella, i cili si kapedan i kësaj krahine, drejtoi për gati gjashtë vite

rezistencën kundër Pashait të Janinës. Mbas një kurthi të përgatitur me kujdes, në vitin

1802, Ali Pasha arriti të shtjerë në dorë Foto Xhavellën, të birin e kapedanit kryengritës, i

cili ndiqej për rebelim ndaj Portës dhe për konspiracion me forcat dhe fuqitë e huaja,

fillimisht me rusët dhe mandej francezët. 169

Mbasi e solli pengun në Janinë, aso kohe Foto Xhavella ishte 12 vjeçar, Ali Pasha i

dërgoi një letër të atit të tij, kryengritësit të njohur Llambro Xhavella, ku i kërkonte “ose

të tërhiqej nga rruga e brigandizmit dhe rebelimit, ose në të kundërt ai do t’i vriste të

birin, të cilin e mbante peng në oborrin e tij!”

Përgjigja me shkrim, e dhënë nga Llambro Xhavella, ishte profetike. Ajo ruhet edhe sot e

kësaj dite në arkivat greke dhe vlen të bëhet e njohur edhe këtu. Kapedani suliot në

përgjigjen me shkrim i drejtohej pashait të Janinës, duke i thënë:

“Ali Pasha, jam i gëzuar për vendimin që ke marrë!

Por vendimi dhe qëndrimi im është të mbroj vendin tim nga një hajdut si ti, gjersa unë të

rroj në këtë botë.

E di, djali im do të vdesë! Por unë do të hakmerrem kundër teje në mënyrën më të

tmerrshme përpara se të vdes edhe vetë. Disa njerëz si ju mund të thonë se unë jam një

baba i pamëshirë, që sakrifikoj birin tim për lirinë personale.

Në përgjigje të kësaj akuze unë mund t’u them se: Vetëm kur ju të mund të arrini të

merrni malet tona të Sulit, vetëm atëherë mund të masakroni tim bir, familjen time dhe të

gjithë banorët e tjerë. Por ju nuk mund ta bëni dot këtë, përpara se të kaloni nën

hakmarrjen e tmerrshme që ju pret.

Por, nëse ndodh e kundërta dhe ne të jemi fitimtarë, unë do të bëj edhe fëmijë dhe djem të

tjerë, sepse gruaja ime është e re….”170

169Davenport, R. A: ...vep.e cituar, faqe 97-100 170Davenport, R. A: ...vep.e cituar, faqe 100. Shih gjithashtu Plomer, W: ...vep. e cituar, faqe 64

Page 87: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 74 -

Një tjetër rast i ngjashëm me të mësipërmin është mbajtja peng e djalit të një prej

anëtarëve të parisë së Çamërisë, Hasan Çaparit. Ky i fundit ishte lidhur më një numër

krerësh të tjerë të kësaj krahine, në bashkëpunim me francezët, në një lëvizje për të mos

iu nënshtruar pushtetit të Ali Pashës, në vitet 1802-1804.171

Për të argumentuar faktin se Ali Pasha përdorte praktikën e pengjeve edhe për nevoja

politike, dhe më konkretisht për nevojat e politikave të tij demografike, udhëtari dhe

mjeku britanik Henry Holland, i cili vizitoi pashallëkun dhe vetë pashain, si dhe pati

rastin të shohë pengjet që mbante Ali Pasha në oborrin e tij në Janinë, na bën të njohur:

“Kjo metodë e mbajtjes së pengjeve, bën të mundur gjithashtu edhe parandalimin e

emigrimit të pakontrolluar të familjeve të ndryshme, por që për vendin kanë interes të

veçantë. Kjo politikë e tij ka sjellë si pasojë parandalimin e emigrimit të familjeve të

mëdha fisnike e me tradita dhe me rrënjë të lashta të qytetit të Janinës, apo edhe të

qyteteve të tjera. Natyrisht ato janë edhe familje tregëtarësh dhe fisnikësh të pasur, të

cilët pa këto pengesa të aplikuara nga Aliu, do të kishin emigruar në qendra të tjera të

zhvilluara europiane.” 172

Siç do të theksohet më tej, pengu njerëzor konsiderohej edhe si mjet garantues për

ekzekutimin e detyrimeve kontraktore.

Referuar dispozitave të Sheriatit, në Pashallëkun e Janinës zbatoheshin gjithashtu edhe

norma, që parashikonin dhe rregullonin institucionin e shoqërisë dhe atë të familjes në

këndvështrimin moral. Mes tyre mund të përmendim norma mbi martesën dhe familjen

(një grua nuk duhet të flasë me një burrë që nuk është burri apo kushëriri i saj; një burrë

mund të rrahë bashkëshorten në rast mosbindjeje; dëshmia e katër burrave mund të

provojë përdhunimin e një gruaje, etj), mbi poligaminë, mbi marrëdhëniet seksuale të një

femre myslimane me një të krishterë, mbi heqjen dore nga Islami, mbi blasfeminë, etj.

Këto ishin vetëm një pjesë e normave penale, por dhe morale, që parashikonte Sheriati,

legjislacioni që aplikohej dhe gjente zbatim në tërë hapësirat gjeografike, ku shtrinte

pushtetin e saj Perandoria Osmane dhe nënkupto edhe përgjatë territoreve të Pashallëkut

të Janinës, ku sundoi për gati 35 vjet Ali Pasha.

Egërsia e dënimeve dhe e formave të ekzekutimit që parashikoheshin për këto lloj

veprash penale, ishin përtej imagjinatës dhe limiteve të antihumanes. Por, të tilla qenë ato

edhe përtej kufijve të kësaj perandorie, nëpër Europë. Prerjet e gjymtyrëve, shëmtimi i

fytyrës (prerje e hundës, e veshëve, verbimet), kryqëzimet, varja në litar, djegia në turrën

e druve, prerja e kokës në gijotinë, etj, ishin dënime që aplikonin edhe monarkitë

europiane. Këto, por edhe pabarazi të tjera ligjore, u bënë shkak për lëvizjet e mëdha

sociale të dhunshme apo paqësore, ekonomike dhe intelektuale, politike dhe kulturore, të

cilat përmes epokave të mëdha të humanizmit dhe mandej të iluminizmit, sollën

transformimet e mëdha institucionale, kulturore, morale dhe ligjore. 173

171 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης.: Αρχειο Αλι Πασα, Συλλογης Ι. Χοτζις, Vol. III, faqe 616-620 172 Holland, Henry: vep. e cituar..... 173 Montesquieu, Charles: The Spirit of the Laws, 1748, Paris 1997

Page 88: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 75 -

Padyshim, territoret shqiptare të Pashallëkut të Janinës, në fundin e shekullit të XVIII dhe

fillimin e shekullit të XIX, përjetonin dekadat e një mesjete tipike, ku padrejtësitë dhe

pabarazitë, jo vetëm ekonomike, por edhe ato sociale, ligjore dhe morale dominonin tërë

hapësirat e shoqërisë së kohës, ku pushteti i monarkut dhe i pashallarëve, legjitimohej

dhe përligjej publikisht me akte të shkruara perandorake.

Nga ana tjetër, shoqëria e kohës sundohej jo vetëm nga varfëria ekonomike, por edhe ajo

intelektuale, kulturore dhe madje injoranca. Ishte koha kur roli i frikës dhe i dhunës ishte

më efektiv sesa ai i fjalës dhe bindjes për të vendosur dhe garantuar rendin dhe qetësinë

publike. Për të arritur pikërisht këtë, Ali Pasha aplikoi ndëshkime dhe masa represive

ndaj fajtorëve, kundërshtarëve politikë, kriminelëve ordinerë, konspiratorëve të huaj,

mashtruesve, piratëve, kontrabandistëve, etj.

Sanksionet e aplikuara nga gjykatat e tij ishin natyrisht ato të parashikuara në

legjislacionin osman, tek Sheriati, por jo rrallë ato morën përmasa të frikshme, forma

cinike deri barbare. Një pjesë e tyre, sikundër parashikonte edhe Sheriati, u ekzekutuan

në ambiente publike dhe ekspozeja e tyre ishte e tmerrshme.

* * *

Një dokument shumë i rëndësishëm që hedh dritë mbi aplikimin e normave të së drejtës

penale sillet më poshtë dhe është një Marrëveshje paqeje mes Ali Pashës dhe agallarëve

të Paramithisë. Siç sqarohet në komentin që e shoqëron dokumentin: “...ndoshta nuk

duhet të jetë dokumenti përfundimtar mbi të cilin kanë firmosur palët, por projekti që u

është dhënë fillimisht në dorë, për ta parë e diskutuar Agallarëve të Paramithisë...”174

Kjo marrëveshje gjykohet të jetë praktika e fundit, mbi të cilën kanë firmosur palët, pasi

nga ky moment pak a shumë, popullsia e këtyre anëve u vendos tërësisht nën dominimin

e Pashait dhe përgjithësisht ajo mbeti aleate e tij gjer në fund. Edhe pse dokumenti është

nënshkruar në Paramithi, mendohet të jetë përpiluar në Janinë dhe u është dërguar

agallarëve në Paramithi, për ta nënshkruar dhe vulosur me vulat e tyre personale.

Megjithëse dokumenti nuk mban datë, duke ndjekur me kujdes përmbajtjen e dispozitave

të “Marrëveshjes”, siç janë sanksionet dhe embargoja që banorët e Paramithisë dhe çamët

në tërësi duhet të mbanin ndaj suliotëve dhe francezëve, të konsideruar si armiq të Portës

dhe shtetit, mund të konkludojmë se marrëveshja duhet të jetë nënshkruar rreth viteve

1804-1805. Është periudha kur francezët kanë në zotërim Ishujt e Jonit dhe prej andej

zhvillojnë veprimtari konspirative dhe përgatisin situatën për një pushtim të mundshëm të

Pashallëkut.

Për të parandaluar futjen e suliotëve të strehuar në Korfuz në territoret e Pashallëkut, për

të ndërprerë veprimtaritë diversive dhe konspiracionin francez kundër Pashait të Janinës,

pra për të siguruar kufijtë detarë të Pashallëkut nga ndërhyrja e mundshme franceze,

174 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα, Συλλογης Ι. Χοτζις, Γενναδειου Βιβλιοθηκης της

Αμερικανικης Σχολις Αθηνον Ινστιτουτο Νεοελλινικον Ερευνον, Αθινα: 2007 Τομος Γ’ (Vasilis.

Panajotopulos, Arkivi Ali Pasha, Koleksioni J. Hoxhi i Bibliotekës Genadio të Shkollës Amerikane të

Athinës,. Instituti i Kërkimeve Neohelenike, Athinë: 2007. Vëllimi ΙΙΙ, faqe 630

Page 89: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 76 -

“marrëveshja” parashikon dhe paralajmëron sanksione të ashpra për banorët e territoreve

bregdetare të Çamërisë, të cilët do të ndihmojnë apo mbështesin veprimtarinë e

francezëve kundër Pashait dhe pashallëkut.

Nga ana tjetër, për të vendosur përfundimisht rendin përballë konflikteve krahinore,

anarkisë së bejlerëve vendas dhe mosbindjes ndaj detyrimeve, në “Marrëveshje”

parashikohen edhe dispozita që përcaktojnë sanksionet që do të imponojnë rregullimin

përfundimtar të kësaj gjendjeje, të tilla si ... detyrimi për t’u paraqitur për nevoja lufte në

frontet ku cakton Pashai,.... detyrime për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve të vrasjeve,

vjedhjeve, grabitjeve.... ndalimin e organizimeve dhe grupimeve të fshehta, apo të

hapura..., ndërprerjen e çdo lloj kontakti apo bashkëpunimi me ushtarakët francezë , etj.

Me interes janë dispozitat e para të “Marrëveshjes”, të cilat kërkojnë të mbyllin një herë e

mirë “hasmëritë dhe hakmarrjet”, fenomen ky që duket se ka qenë i pranishëm prej

shumë kohësh në zona të veçanta edhe në krahinën e Çamërisë.

Për të frenuar këtë plagë sociale, si dhe konflikte të vjetra të trashëguara prej vitesh në

Pashallak dhe që ishin bërë shkak për tensione dhe destabilitet, “Marrëveshja” ka renditur

në radhën e dispozitave edhe formulime, që lidhen me institutin e parashkrimit të

veprës penale, duke nënvizuar se “... ato (konfliktet apo krimet) për të cilat ka kaluar një

kohë 25 vjeçare, të konsiderohen të mbyllura...” 175

Padyshim, “Marrëveshja” ka edhe një numër dispozitash me mjaft interes për t’u parë dhe

trajtuar, por qëllimi i sjelljes së këtij dokumenti, në këtë pjesë të studimit dhe jo në pjesën

e burimeve të së drejtës pozitive, përkatësisht te “Marrëveshjet e brendshme”, është fakti

që, dispozitat e kësaj marrëveshjeje ngjajnë me norma të një ligji penal. Në të mishërohet

fryma dhe parimet e së drejtës penale, edhe pse akti i drejtohet vetëm një krahine.

Ndonëse dokumenti titullohet “Marrëveshje paqeje”, në përmbajtje dhe në formë ai është

më tepër një urdhëresë, që Ali Pasha u drejton banorëve të Paramithisë, duke nënvizuar

detyrimet konkrete dhe agallarët nënshkrues, që me sa duket janë ata më me tepër

influencë në zonë, marrin përsipër përmbushjen e tyre.

Pasi u drejtohet të gjithë banorëve të krahinës së Çamërisë, kristianë apo myslimanë,

“Marrëveshja” paralajmëron se mosrespektimi i autorititet ligjor do t’i pwrballw ata me

pasoja.

Në paragrafët e parë të kësaj “Marrëveshjeje” flitet për konfliktet e ndryshme penale apo

civile, mënyrën e zgjidhjes së tyre përmes përdorimit të ndërmjetësve, apo kadijve, rolin

që do të kenë ata, detyrimet në të holla që duhet të derdhen sipas rastit,etj. Në po këta

paragrafë renditen edhe paralajmërime ndaj shpërdoruesve të funksioneve shtetërore dhe

drejtësisë, duke përcaktuar edhe sanksionet, si mjet për parandalimin e korrupsionit të

nëpunësve të administratës.

175 Po aty, faqe 632

Page 90: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 77 -

Më poshtë sillet një përmbledhje e dokumentit:

“Matedhes që japin nizam në të gjithë kazatë e Paramithisë.

…Nga të gjitha vrasjet e bëra që kanë vazhduar të kryhen gjer më sot, apo të tjera hesape

që kanë njerëz njëri me tjetrin, të gjendet mënyra për t’u mbyllur dhe shlyer

përfundimisht dhe “hasmit” me njëri tjetrin të pajtohen, vëllazërohen ... gjersa të

largohet e keqja nga mesi ... Kushdo që nuk do të pranonte këto kushte të dëbohet nga

fshati…

I gjithë Vilajeti tej e përtej të jetë i bindur, nën urdhëra dhe i gatshëm për të më

shërbyer.... kudo ku paraqitet nevoja për të më shërbyer, në Delvinë, në Gjirokastër, këtu

në Janinë apo edhe në Prevezë. Për këto shërbime, nga çdo shtëpi të dalin të gjithë

burrat e aftë për armë dhe askush të mos mbetet brenda pasi të ketë marrë urdhërin tim

për të shkuar në kufijtë e caktuar, dhe pa i bërë bisht detyrës ta kryejë atë pa të drejtë

shpërblimi...

........

.........

Nëse dikush kryen vrasje ndaj një turku apo ndonjë bujku raja, vetë fshatarët e fshatit të

vrasësit duhet ta kapin vrasësin dhe me mënyrë të përshtatshme ta dorëzojnë këtu për ta

ndëshkuar sipas ligjit, dhe nëse vrasësi nuk kapet atëherë të japë llogari dhe përgjigjet

vetë fshati për ngjarjen e ndodhur.

Nëse dikush vjedh sendet e një tjetri; për një copë të vjedhur të japë pesë si ndëshkim; të

tilla si për një dele – pesë dele, për një lopë – pesë lopë, dema, kuaj. Nga pesë copët e

marra si ndëshkim, tre t’i marrë i dëmtuari dhe dy myteselimi.

Kush vjedh shtëpi, t’i digjet shtëpia e tij dhe të përgjigjet edhe për vjedhjen, dhe nëse në

këto punë ka edhe ndonjë tjetër njeri të keq me të cilin ka kryer vjedhjen, t’i digjet edhe

atij shtëpia.

Të mos lejohet që ata që kanë krijuar grupime (tarafllëqe) njëri me tjetrin hapur apo në

mënyrë të fshehtë, dhe që mund të kenë bërë plane apo sarta [sarta = marrëveshje, turq. I.

Nano] gjer më sot, të mos ndëshkohen, por duhet t’i deklarojnë dhe hedhin ato poshtë.

Cilido që do të shpallet prej meje armik - shqiptar apo grek qoftë, të jetë edhe për ju

armik dhe me ta të mos ruani marrëdhënie, të fshehta apo të hapura qofshin.

Të gjithë ata Paramithjotë të cilët janë arratisur dhe janë strehuar në mbështetjen e

Francezëve (në Korfuz) prej frikës time, të afërmit e tyre me banim këtu t’u dërgojnë

haber të kthehen në vendin e tyre dhe të paraqiten tek unë për çdo rast nevojë që unë do

të kem, pasi të jenë betuar me jetën e tyre më parë, përpara meje, se do të më qëndrojnë

besnik.... kush nuk do të bindet dhe nuk do të pranojë të kthehet në vendin e tij, autoritetet

e Vilajetit të marrin familjet e tyre dhe t’i sjellin në Janinë, për të shërbyer pranë meje si

peng apo raja...

Page 91: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 78 -

Nga Paramithjotët që gjenden në kurbet në çfardo lloj pune apo shërbese, nëse ndodhen

në territore ku nuk jam unë zot, asnjë prej tyre të mos qëndrojë aty ku gjendet, ndaj i

shkruaj të vijë në vendin e tij dhe të jetë i sigurtë se unë nuk do ta vë nën robëri dhe as

familjen e tij do ta lë të qetë në punët e saj. I njëjti qëndrim do të mbahet edhe me të tjerët

të cilët do të respektojnë pushtetin tim do të vihen në mbrojtjen time dhe përkujdesjet e

mija, dhe kështu i tërë vilajeti im do të vihen nën rregull e qetësi dhe të mos ketë vend për

rrëmujë e anarki.

Të gjithë rajatë Paramithjotë kudo qofshin, janë raja të shtetit, të ndarjes administrative

të kësaj zone dhe të përulurit e mij. Çdo vuajtje, angari dhe shfrytëzim që kanë kaluar

gjer tani rajatë nga agallarët e tyre, të jenë të sigurt se do të çlirohen dhe do të jetojnë të

qetë në punët e tyre. Nga ana e tyre agallarët të veprojnë me të drejtën dhe të marrin

vetëm ato të drejta që u cakton ligji, sepse në këtë çështje unë nuk u lutem.

Nga të gjithë territoret e Paramithisë, nuk i lejohet asnjë shqiptari apo greku të bëjë

allishverishe me Francezët pa lejen time personale, për shitje gjëje të gjallë, bereqet apo

çdo lloj malli tjetër, as edhe një shpend të mos shesë ndokush tek Francezët, pasi një gjë

e tillë vjen ndesh dhe dëmton interesat e vendit të turkut, vjen ndesh urdhërit të shtetit

dhe do të konsiderohet allishverish dhe me ligj do të ndëshkohet. Për të gjitha këto pa

lejën time të mos bëhet asnjë gjë, dhe kushdo që nuk dëgjon e nuk i bindet këtij urdhëri

qoftë shqiptar apo grek dhe përpiqet t’i bëjë këto fshehurazi apo hapur të marrë

ndëshkim dhe përballet me vuajtjet sipas dëshmive që do të jepen....

...............

Të parët e vendit, ata që kishin të gjitha, aq sa kishin, përsëri le t’i kenë, por jo më

shumë...

Nga Paramithjotët, kush do të vijë e qëndrojë pranë meje si hyzmeqar të regjistrohet në

defterin tim dhe pas kësaj do të ketë strehim dhe ushqimin e siguruar. Ai mund të

qëndrojë gjer kur të jetë kismeti i tij dhe të vijë koha. Nën këtë përkujdesje ai mund të

shkojë dhe kthehet nga shtëpia e tij vetëm me leje. Ndërsa nga ata që ndodhen tani këtu

dhe duan të largohen, mund ta bëjnë një gjë të tillë pasi të kenë marrë më parë lejen, por

të shkojnë dhe të shikojnë punët e shtëpisë së tyre dhe të më bëjnë “duva”.

Nga të gjitha fshatrat e Paramithisë kush do të bëhet çuhedar i imi, të vijë dhe të shkruhet

në regjistrin tim, të marrë strehimin e tij dhe ushqimin, sikurse edhe të gjithë çuhedarët e

tjerë, dhe vetëm me lejen time të shkojë dhe kthehet nga shtëpitë e tyre.

Të gjitha konfliktet e vjetra apo konflikte që vazhdojnë ende............. të zgjidhen patjetër.

Çdo lloj mosmarrëveshje që mund të kenë mes tyre, nëse nga dita e konfliktit kanë kaluar

më shumë se dy muaj e gjysëm, të pajtohen mes tyre (palët në konflikt), fshtara për punë

“niza-sh”, dhe nëse palët nuk merren vesh mes tyre, t’i drejtohen kadiut me detyrimin që

t’i nënshtrohen vendimit.

Page 92: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 79 -

Për mosmarrëveshjet e vjetra që mund të kenë me të tjerë apo mes tyre, ç’janë të tilla që

janë brenda një kohe njëzet vjeçare të shikohen me kujdes, ndërsa ato që kanë kaluar mbi

25 vjet të mos shqyrtohen

Kush është dënuar me burg përmes mashtrimeve, fallsifikimeve të gjyqtarit, për lirimin e

tij duhet të japë 60 “para”.

Sekretari i Gjyqtarit duhet të punojë brenda në [burg- I. Nano] dhe duhet të marrë nga

gjysëm groshi nga çdo njeri që thërret në gjykatë. Për të gjithë ata të kërkuar nga

gjykata që gjenden jashtë fshatit dhe lipset që të shkojë trimi i sekretarit me

thirrjen e gjykatësit.

Dokumenti është nënshkruar nga:

Sejko Pubura, Abaz Minina, Ali Zengjini, Meto Bushi, Habib Sheno, Ahmet Latifi, Zaho

Hoxha. 176

Komente lidhur me këtë dokument:

Ky akt përmban një numër të rëndësishëm dispozitash penale, të cilat janë të strukturuara

në mënyrë klasike me hipotezën, dispozitën dhe sanksionin.

Në rastin e hakmarrjes apo gjakmarrjes, dispozita e cituar më sipër është mjaft e

rëndësishme, pasi dëshmon që autoriteti shtetëror në Janinë, jo vetëm është i interesuar

për shuarjen e konflikteve të këtij lloji, por edhe e parashikon pajtimin në formën e një

norme detyruese, moszbatimi i së cilës do të dënohej penalisht me dëbim.

Një element i veçantë që shihet në këtë akt është edhe dënimi dhe përgjegjësia kolektive,

në dallim nga parimet moderne të së drejtës penale, që përcaktojnë përgjegjësinë

individuale për veprat penale.

Lidhur me vrasjen, ky akt ndalon vetëgjyqësinë dhe parashikon procedura të qarta për

kapjen, dërgimin dhe dënimin sipas ligjit, të atyre që kryejnë një vepër të tillë.

Në rastin e vjedhjes së sendeve të luajtshme, sanksioni i normës përfshin si shpërblimin e

dëmit, ashtu edhe dënimin penal. Kurse në rastin e vjedhjes së sendeve të paluajtshme,

zbatohet parimi i taljonit, por shoqëruar si më sipër edhe me shpërblimin e dëmit në

kuptimin civil. Ajo që bie në sy gjithashtu në këtë dispozitë, është edhe parashikimi i

bashkëpunimit si formë e kryerjes së veprës penale dhe dënimi i tij.

Dispozita të tjera parashikojnë në mënyrë të detajuar “amnistinë”, “faljen”, “parashkrimin

e veprës penale”, “parashkrimin e dënimit”, “procedurat e pajtimit para shqyrtimit

gjyqësor” etj, institute këto shumë të rëndësishme të së drejtës penale dhe asaj

proceduriale penale.

Një vend të rëndësishëm zënë edhe dispozitat ndaluese për raportet e popullsisë vendase

me francezët. Urdhrat në këtë rast janë imperativë dhe nuk lenë shteg për interpretime të

tjera, përveç atyre të parashikuara konkretisht në dispozitë. Sigurisht i gjithë ky akt, me

karakteristikat e një norme penale, është hartuar në një situatë emergjente dhe të një

176 Po aty, Vëllimi ΙΙΙ, dok. Nr. 1416, faqe 630-635

Page 93: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 80 -

armiqësie të thellë me francezët, aq sa nëpërmjet ndalimeve, pashai i Janinës synon t’u

ndërpresë deri edhe furnizimet me ushqime dhe produkte të zonës.

Një konkluzion tjetër që mund të tërhiqet nga shqyrtimi i hollësishëm i dokumentit, është

fakti që e drejta në përgjithësi dhe ajo penale në veçanti, në pashallëkun e Janinës, nuk

është unike. Ajo është e partikularizuar, jo vetëm për shkak të veprimit të disa sistemeve

të së drejtës, të analizuar në krerët më sipër, por edhe për faktin që e drejta pozitive nuk

ishte e njëjtë në të gjithë hapësirën territoriale të Pashallëkut.

Nga ana tjetër, gjykuar mbi përmbajtjen e veçantë të këtij dokumenti, që për nga titulli

duhet të futej në kategorinë e “Marrëveshjeve”, mund të themi që ai është diktuar nga një

situate, e cila gjithnjë e më tepër, po dilte jashtë kontrollit dhe për rivendosjen e rendit

dhe kontrollit, kërkoheshin masa të rrepta dhe urgjente.

* * *

Pashai i Janinës, që njihte mirë realitetet, natyrën e krimeve dhe të kontigjentit të krimit, e

shihte aplikimin e sanksioneve ekstreme si mënyrën më efektive për të paralajmëruar dhe

frenuar kundërshtarët politikë, grupet e hajdutëve apo kriminelët ordinerë, se udha e tyre,

herët a vonë, do të përfundonte njëlloj, me ndëshkime ekstreme.

Në fillesat e pushtetit të tij, kur situatat qenë kritike, kur bandat e hajdutëve dhe

kriminelët gjenin terrene të favorshme, derdheshin në krahina dhe fshatra për plaçkitje

dhe krime, revanshi i hakmarrjes së Pashait ishte i papërmbajtur, ekzekutimet ishin të

formave ekstreme dhe kryheshin nëpër ambiente apo terrene publike.

Tellallët qarkullonin nëpër rrugët e qyteteve, fshatrave dhe krahinave duke bërtitur dhe

bërë të njohur ditën, orën dhe vendin e ekzekutimit të fajtorëve.

Pas njoftimit, turma njerëzish mblidheshin tërë ankth pranë rrapeve, ku realizohej

ekzekutimi i vendimit, varja e fajtorit, apo copëtimi dhe ekspozimi i gjymtyrëve të prera.

Këtë fat dhe ndëshkim të tmerrshëm pësuan të gjithë ata që nuk pranuan t’i

nënshtroheshin ligjit të kohës, vullnetit absolut të Pashait, apo synimeve të tij

hegjemoniste.

Lidhur me ashpërsinë e Ali Pashës dhe dënimeve të tij është shkruar jo pak. Në studime

të ndryshme, herë-herë dënimet e tij janë parë në vetvete si dënime tepër të rënda e herë

të tjera janë vlerësuar si produkt i kohës dhe i së drejtës, që sundonte në perandorinë

osmane. Dialogu i mëposhtëm mes Ali Pashës dhe hebreut Ibrahim Manzur Efendi, veç

të tjerash, shpreh edhe frymën në të cilën ai ushtronte pushtetin, edhe mentalitetin, edhe

njohjen në detaje të shtetasve të vet:

- Nuk i njeh akoma ti grekët dhe shqiptarët. Nëse var njërin prej tyre në degë të lisit,

vëllai i të varurit, në të njëjtën kohë, vjedh poshtë së njëjtës pemë. E nëse do të urdhëroja

të digjej ndonjëri në zjarr, vetë fëmija e tij s’do ta kishte për gjë të mblidhte hirin e të atit

dhe ta shiste. Kështu që vetëm me frikë mund t’i qeverisësh këta njerëz.177

177 Ζοτου, Δημιτρις Α:... Vep e cituar, faqe 124. Edhe Plomer përmend të njëjtin dialog në veprën e tij.

Për më tepër shih: Plomer, W: vep.cituar, faqe 225

Page 94: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 81 -

Më poshtë është sjellë një pasazh nga kujtimet e mjekut Henri Holland, në një nga vizitat

e tij në Janinë në shërbim të Pashait, i cili shpreh dhe konfirmon edhe njëherë, jo vetëm

njohjen e thellë të pashait të Janinës për banorët e pashallëkut, problemet e tyre, por, dhe

kjo është më e rëndësishmja, edhe për mënyrën e shpejtë të zgjidhjes së problemeve dhe

konflikteve, si dhe autoritetin e tij të padiskutueshëm, si kreu i sistemit të drejtësisë në

pashallëk.

“Një apo dy herë qëllova të jem i pranishëm, kur Ali Pasha dëgjonte ankues të ndryshëm,

që fati i kishte ndihmuar të vinin para tij. Ky ishte një spektakël tejet interesant. Çdo

ankues, ndërsa afrohej, përgjunjej, puthte petkun e tij, pastaj tregonte çështjen e kërkesës

apo ankesës së tij. Reagimi i Ali Pashës në këto raste ishte i shpejtë dhe i vendosur.

Kuptohej, që aty për aty formulonte një gjykim dhe nuk tërhiqej nga e tija. Ai vetë fliste

dendur dhe shpejt, por dukshëm me një vëmendje të madhe kundrejt çështjes, me dëshirën

për të vendosur drejtësi. Kjo shpejtësi zgjidhjeje është pa dyshim e nevojshme, duke patur

parasysh mizërinë e cështjeve që paraqiteshin. Ai mund të konsiderohet pothuajse si

gjyqtari i vetëm i zotërimeve të veta dhe, megjithëse mungesa e ligjeve të shkruara dhe

precedentëve i thjeshtësonte të gjitha rastet në shqyrtimin e thjeshtë të barazisë, nuk

duhet të habitemi se si vonohet çështja, kur i është besuar plotësisht punës dhe gjykimit të

një njeriu. Gatishmëria për t’u marrë personalisht me të gjitha çështjet, është një cilësi

mbresëlënëse e karakterit të Ali Pashës dhe influencon në të gjitha punët e qeverisjes së

tij. Prej kësaj rrjedh ai unitet i sistemit që shtrihet në tërë zotërimet e tij, që e bën

personalisht atë objekt të një droje pothuajse të mistershme të shtetasit e tij, po aq sa bën

fuqinë e tij të frikshme për fqinjët, apo integritetin e Perandorisë Turke.

Duhet të shënoj se askush nga ata që ndodhen rrotull tij, nuk i njeh aq mirë sa Aliu të

gjitha krahinat e zotërimeve të tij, zakonet, madje edhe personat, si dhe çështje të tjera të

rëndësishme, që lidhen me zbatimin e drejtësisë”.178

3.4.4 Elementë të procedurës penale

Në shqyrtimin dhe gjykimin e çështjeve penale zbatohej një procedurë e thjeshtë

gjyqësore. Në të dy pashallëqet shqiptare (si atë të Shkodrës dhe atë të Janinës) u zbatua

parimi i rëndësishëm procedural i barazisë përpara ligjit.179

Sipas dëshmive të shumë bashkëkohësve të tij, por edhe konfirmuar tashmë nga

dokumente arkivore, para Ali Pashës u gjykuan dhe dënuan edhe fshatari i thjeshtë, edhe

tregtari apo bankieri, edhe hajduti ordiner, edhe kundërshtari politik, edhe të varfrit, edhe

pashallarët. (Kujto rastin e burgosjes të Ibrahim Pashës së Beratit)

Një parim tjetër i rëndësishëm i procedurës penale është ai i kontradiktoritetit (që ngjan

më tepër me procesin civil). Në një dokument të Arkivit të Ali Pashës, i cili paraqitet i

plotë në pjesën e organizimit gjyqësor, mes të tjerash, bën përshtypje kërkesa drejtuar

pashait me cilësinë e arbitrit, lidhur me zgjidhjen e një konflikti. Në këtë letër, fshatarë

178 Holland,Henri: Mjek te Ali Pasha, Shtëpia botuese Migjeni, Tiranë 2008, f 113-115 179 Elezi, Ela: Disertacion “Efektiviteti i legjislacionit dhe sistemit të drejtësisë penale kundër kriminalitetit

në procesin e integrimit europian”,Tiranë 2013 në http//www.doktoratura.unitir.edu.al/wp

content/uploads/2013/11/Doktoratura-Ela-Elezi-Fakulteti-i-Drejtësisë-Departamenti-i-të-Drejtës-Penale.pdf

Page 95: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 82 -

çamë i drejtohen Ali Pashës për të gjykuar e zgjidhur një konflikt, që ka lindur lidhur me

shpërndarjen e ujit në një zonë bujqësore:

“…I madhërishmi dhe i shumëndritshmi vezir Ali Pasha

Ne, të bindurit e tu, e bëjmë me dije madhërinë tuaj për punën e skllavit tuaj Jaçe Rizani,

i cili, prej kaq kohësh, megjithëse e ngarkonin (akuzonin) shokët e tij, ai nuk pranonte të

gjykohej as me Sheriat, as nga ‘jerondot” (pleqësia) e vendit tonë...”

Më tej, letra përshkruan me detaje konfliktin e lindur mes Jaçe Rizanit dhe fshatarëve të

tjerë, lidhur me bllokimin e vijës së ujit që përdorej për ujitje dhe në përfundim një

përfaqësi e fshatarëve i kërkon Ali Pashës gjykimin e të akuzuarit:

“...pra ne kërkojmë që kjo çështje të gjykohet me Sheriatin dhe nën urtësinë tuaj, të

ndahen gjërat në bazë të së drejtës dhe jo siç do njëri apo tjetri. Dëgjona të dy palët dhe

jepi ndëshkimin që i takon secilit...”180

Në fund të letrës jepen emrat dhe nënshkrimet e kërkuesve.

Dëgjona të dy palët dhe jepi ndëshkimin që i takon secilit...”181

Nga ana tjetër, sa i përket ndjekjes penale dhe hetimit, është vendi të ritheksohet edhe

njëherë ngritja dhe funksionimi i armës së policisë në pashallëkun e Janinës, e cila ishte

një instrument shumë i rëndësishëm, që plotësonte kuadrin institucional në funksion të

realizimit të drejtësisë penale. Në jo pak raste, të ilustruara edhe në këtë studim, procesi

penal iniciohej nga ana e policisë dhe jo vetëm nga ana e të dëmtuarit akuzues.

Duhet thënë me bindje se në gjykimet penale vlerësohej edhe pohimi i të pandehurit si

provë. Me interes është tregimi i një autori të huaj, Vandoncourt, mbi dhënien e drejtësisë

penale nga Ali Pashë Tepelena.

Ai shkruan se: “Një person ishte arrestuar dhe sjellë para Aliut. Vetë pashai përmendi

gjithë krimet dhe rebelizmat, për të cilat ky njeri kish qënë fajtor, duke përmendur emrat

e njerëzve viktima të kriminelit dhe nuk e dënoi atë për aq kohë sa ky nuk pranonte

kryerjen e krimeve. Kjo periudhë pyetje zgjati rreth 15 vjet”.182

Sa i përket një elementi shumë të rëndësishëm procedurial, i cili sot përbën një nga

elementët e procesit të rregullt ligjor, mbrojtja e të pandehurit me avokat në procesin

penal, duhet parë si aplikohej procedura penale në kohë apo zona të ndryshme, brenda

pashallëkut. Studiuesja Arta Mandro, kur flet për qytetet bregdetare, si Preveza, Butrinti,

Parga e Vonica, të cilat u vunë nën pushtetin e Ali Pashës pas vitit 1803, vlerëson se në

këto qytete është njohur edhe funksioni i avokatit mbrojtës.183 Me kalimin e këtyre

qyteteve, nën varësinë e Ali pashë Tepelenës, gradualisht filluan të shuhen këto forma të

dhënies së drejtësisë dhe filluan të veprojnë normat dhe institucionet e njohura për të

gjithë pashallëkun. Është për t’u theksuar që këto qytete, siç është përshkruar më herët,

kanë qenë nën sundimin venecian dhe si të tillë kanë zbatuar sistemin e normave juridike

që buronin nga Statuti i Venedikut, duke reflektuar në këtë mënyrë edhe frymën e së

drejtës europiane, e cila tashmë kishtë dalë nga errësira mesjetare.

180 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα...., Vol.II, faqe 72 181 Po aty 182 Elezi, Ela: Disertacion….. 183 Mandro-Balili, Arta: ... vepra e cituar, faqe 154

Page 96: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 83 -

Por, sipas studiuesit grek Dhimitris Zotou, në veprën e tij “Drejtësia në shtetin e Ali

Pashës”: “...profesioni i avokatit në shtetin e Ali Pashës, ishte “terra incognita”.184

Duhet theksuar gjithashtu fakti, që pavarësisht zbatimit të së drejtës zakonore, si asaj

materiale edhe asaj proceduriale, në zgjidhjen e konflikteve me karakter penal, në jo pak

raste, pleqësitë e fshatrave të ndryshme i drejtohen Ali pashës, duke kërkuar nga ai

ndërmjetësimin dhe garancinë e tij si autoriteti më i lartë dhe i padiskutueshëm në

pashallëk.

Dokumenti i mëposhtëm përshkruan konfliktin, përleshjet mes dy familjeve në fshatin

Levan të Tepelenës, për çështje nderi. Ai i referohet vendimit të fshatit “për të nxjerrë

dhjetë emra “paronta”185[porota-emërtesë tradicionale e të drejtës zakonore proceduriale

penale, që ka të bëjë me bashkëbetarët lidhur me pafajësinë e të pandehurit- I.Nano], të

cilët duket se nuk e shpallën fajtor të akuzuarin, djalin e Xha Sulo Merkos.

Saliu, i cili nuk pranon zyrtarisht akuzën dhe bie dakord me vendimin që morën

“parontët”, dërgon njoftimin në Janinë, me shënimin se familja e Merkos dhe njerëzit e

tij nuk dëshirojnë armiqësira: “dorë për pushkë nuk kanë”, prandaj kërkojnë mbrojtjen

nga Ali Pasha, para të cilit deklarojnë bindjen dhe nënshtrimin e tyre.

Nga fragmenti i letrës dhe emri i deklaruar i fshatit krijohet një lloj anomalie, pasi gërma

e parë e emrit të fshatit, në vend që të jetë “L” është shënuar “V”. Me gërmën “L”

përpara, emri i fshatit duhej të ishte Levani, pasi fshat me emrin Vevani nuk ka në rrethin

e Tepelenës.

Vetë studiuesi grek, për shpjegimin e fjalës i drejtohet “Fjalorit të Gjuhës Shqipe”, të

Kristoforidhit. Sipas Kristoforidhit, porota përbëhet nga 24 bashkëbetarë dhe rasti i

mëposhtëm është një përjashtim nga tradita proceduriale ligjore. Por, sipas Vasilis

Panajotopoulos “ndryshimi i vogël që gjendet në fjalën e shkruar nga “paronta” në

“porota”, që është në fjalor ,vjen për shkak të ndryshimit dialektor, pasi Kristoforidhi na

ofron dialektin Gegë, ndërsa Levani i takon krahinës së Toskërisë, apo siç gjendet e

shkruar, “Lumit të Tepelenës”.186

Letra e shkruar:

“I madhërishëm dhe i shumëndritur Vezir, zoti ynë! Unë shërbëtori yt të përulem dhe të

puth kollanin tënd dhe lus zotin natë e ditë të të japë ty jetë dhe fat...

Me anë të kësaj letre të bëj të njohur, zoti im, se Xha Sulo Merko dhe të tjerë Sulo-t nga

Levani e bënë fshatin katrahurë, pasi një nga djemtë e tij zuri nusen e Rrapo Larashit,

lart në korije. Por, edhe pas kësaj ai vazhdon të bredhë i lirë, ndaj ne duam të ta

dërgojmë ty. Për t’i dhënë zgjidhje pleqtë mblodhën dhjetë vetë- paronta, por që nuk

arritën të bëjnë gjë, prandaj e bënë grupin “parontë”, por edhe mbas kësaj atë nuk e

mbajtën dot. Por, nga dita në ditë ata vijnë vërdallë për t’u vrarë (me njëri tjetrin), por

184 Ζοτου, Δημιτρις Α: ... vep. e cituar, faqe 51 185 Studiuesi grek Panajotopoulos mesa duket nuk e njeh saktësisht si konceptin, ashtu edhe fjalën konkrete,

prandaj paraqitet e deformuar “poronta”. Bëhet fjalë për “porotën”. 186 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης.: Αρχειο Αλι Πασα... dok.nr. 450, Vol. II, faqe 30-31

Page 97: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 84 -

ata dorë për pushkë nuk kanë, përtej oxhakut, të vijnë aty dhe mandej si t’i urdhërosh ti

dhe si të jetë vendimi yt.

1809, Mars, 24.

Tepelenë

Shërbëtori yt besnik187

Nga ana tjetër, në varësi të subjektit që inicionte procesin, përcaktohej edhe roli i

gjykatës. Në këtë kuptim procesi penal në pashallëkun e Janinës ka elementë edhe të

sistemit akuzator, edhe të sistemit inkuizitor.

3.4.5 Ekzekutimi i vendimeve

Për ekzekutimin e vendimeve të marra, apo sanksioneve të aplikuara nga Gjykata e

Janinës për individë të shpallur fajtorë për krime të ndryshme, në këtë qytet dhe pranë

burgut, i cili ishte instaluar brenda mureve të kështjellës, qëndronin disa njerëz të caktuar,

që merreshin me ekzekutimin e vendimeve me vdekje, dëmtimeve trupore, etj., sipas

mënyrës së caktuar në sanksionet e parashikuara në Sheriat apo edhe nga vetë gjykatësit

(Kadijtë apo Kadilerët).

Këta ishin ekzekutorët apo xhelatët, të cilët kishin të përcaktuara edhe vendet e

ekzekutimit të vendimeve të marra nga Gjykata, sikundër mund të ishin dënime me

vdekje, apo vendet e ndëshkimeve, mundimeve publike, rrahjeve, fshikullimeve me

kamzhik, turpërimeve publike, etj.

Vendi publik i ekzekutimit të të dënuarve me vdekje, apo të ndëshkimeve trupore, ishte

përpara sarajeve të Pashait, që ndodhej në pjesën e Uçkalesë, brenda mureve të kalasë, në

pjesën më dominante të saj, pranë rrapit që ndodhet në këtë vend dhe tjetri pranë

vendbanimit të “evgjitëve”.

“Evgjitët”, sikundër thirreshin në kohën e Aliut, popullonin lagjen e thirrur “Çengele” të

Janinës, e quajtur kështu me emrin e instrumentit, me të cilin ata ekzekutonin vendimet

për personat e shpallur fajtorë nga Gjykata e Janinës. Ndërsa rrapet që gjendeshin në

hyrje të qytetit të Janinës, në rrugën që vjen në këtë qytet nga Arta, i quanin “Rrapet e

Evgjitëve”, ose “Rrapet e drejtësisë”. Rrapet qenë thirrur kështu, “të drejtësisë”, sepse

mbi degët e tyre të forta, banorët e qytetit, apo udhëtarë të këtyre anëve, gjenin shpesh

trupat e varur të njerëzve të dënuar me vdekje, apo edhe pjesë të trupave të prerë dhe të

ekspozuar mbi to.188

Udhëtari britanik John Hobhouse, i cili vizitoi në vitin 1809 Janinën, së bashku me mikun

e tij të ngushtë, poetin e shquar Xhorxh Bajron, përmend pikërisht “rrapet e drejtësisë” të

qytetit të Janinës. Ai kujton këtë event duke na bërë të njohur se: “... ndërsa i afroheshim

qytetit të Janinës, nga larg kishim dalluar në disa rrape sende, që vareshin mbi degët e

tyre dhe që lëkundeshin lehtë nga era. Ndërsa karvani mbërriti në afërsi të rrapeve,

dalluam se sendet e varura në degët e rrapit, qenë duart dhe këmbët e prera të një

hajduti, i cili ishte kapur dhe ishte dënuar me vdekje, duke i copëtuar trupin. Mandej,

këto pjesë qenë varur në këtë vend publik, për t’i parë opinioni...”189

187 Po aty 188 Αραβαντινου, Σ.Π: Ηιστορια του Αλι Πασα του Τεπελενι, Αθινα 1895, Vol. I 189 Hobhouse, John: A journey through Albania and other provinces of Turkey in Europe and Asia to

Page 98: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 85 -

3.5 Gjykatat, organizimi dhe mënyra e funksionimit

Nëse pak më lart përmendëm gjithë sistemet ligjore, të cilat vepronin dhe shtrinin efektet

e tyre në zona dhe pjesë të caktuara të popullsisë së pashallëkut të Janinës, si dhe degët

kryesore të së drejtës së zbatuar, padyshim që tërësia e këtyre normave materializohej

përmes veprimit të institucioneve dhe strukturave konkrete të drejtësisë.

Duhet thënë që në fillim se, edhe në territoret e pashallëkut, që nga koha e pushtimit dhe

konsolidimit të fuqisë dhe pushtetit osman, ishin ngritur dhe funksiononin gjykata të atij

tipi dhe atyre modeleve, që aplikoi perandoria me kodin bazë të “Sheriatit”. Por, me

rritjen dhe fuqizimin e pushtetit dhe autoritetit politik të Ali Pashës, këto institucione

patën një prirje dhe u konfiguruan drejt pavarësisë dhe decentralizimit, apo shkëputjes

nga sistemi qendror i drejtësisë osmane.

Gjykatat e organizuara në Pashallëkun e Janinës i përmbaheshin afërsisht të njëjtit sistem,

si ato që ishin ndërtuar nëpër tërë territoret e tjera të Perandorisë Osmane. Edhe në

Pashallëkun e Janinës, Ali Pasha, duke vlerësuar rolin dhe rëndësinë e këtyre strukturave,

përqëndroi vëmendjen në ngritjen dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkë me

to, e njëkohësisht paralajmëroi edhe nëpunësit që punonin në to, të respektonin ligjin, në

të kundërt do të përballeshin me ndëshkime të ashpra.

Bazuar në këto koncepte, Aliu nuk ndërhyri në sistemin ekzistues të drejtësisë dhe as nuk

i mohoi të drejtat që gëzonin kristianët, apo vetë kisha ortodokse, që vepronte në territoret

e Pashallëkut të tij.

Ai tregoi një interes të veçantë për sistemin e drejtësisë, ndërkohë që u mor menjëherë me

spastrimin e gjyqtarëve turq, të papërshtatshem dhe të mbytur në korrupsion dhe mandej

personalisht u mor me ngritjen dhe konsolidimin e rangjeve të këtij sistemi, deri në

Gjykatën e Lartë. 190

Duke iu referuar konkretisht strukturave dhe institucioneve që realizonin drejtësinë, duhet

nënvizuar se padyshim, sistemi i drejtësisë, në pjesën më të madhe në territoret e

pashallëkut të Janinës, ushtrohej prej Gjykatave të shtetit, të cilat ishin të organizuara

(strukturuara) në dy shkallë.

Veç tyre, funksiononte herë pas here (jo për të gjitha çështjet), edhe Këshilli i Drejtësisë,

që drejtohej nga vetë Ali Pasha dhe që shërbente si shkallë e epërme e gjykimit.

Gjykatat e hetimit gjyqësor paraprak përbëheshin nga tre gjyqtarë dhe dy plotësues. Këto

gjykata, me këtë përbërje, gjykonin çështje të së drejtës:

- Penale;

- Civile; dhe

- Administrative

Gjykatat penale të Shkallës së Parë, të cilat hetonin dhe gjykonin krimet, përbëheshin nga

tre gjyqtarë dhe një sekretar, i cili kryente edhe funksionin e hetuesit.

Vlen për t’u theksuar që funksioni i avokatit, as që mund të mendohej të ushtrohej në

Pashallëkun e Janinës, si në gjykimet civile, ashtu edhe në ato penale.

Constantinople, during the years 1809 and 1810, James Caëthorn, London 1813, faqe 52 190 Ζοτου, Δημιτρις Α: ...vep. e cituar

Page 99: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 86 -

Gjyqtarët dhe nëpunësit e tjerë

Nëpunësit e institucioneve të drejtësisë, që vinin në lëvizje dhe shqyrtonin të gjitha rastet

e parashikuara nga ligji, ishin disa. Sipas të drejtës otomane, gjykatësit që gjykonin

çështje të ndryshme dhe kishin nën juridiksionin e tyre popullsinë myslimane ishin:

- Kadiu (gjyqtari i vetëm) caktohej nga qeveria qendrore dhe gjykonte

përgjithësisht të gjitha çështjet civile e penale që nuk shqyrtoheshin nga organe

të tjera dhe për të cilat nuk ishte përcaktuar ndonjë juridiksion i veçantë.191.

Përveç punës së rregullt gjyqësore, kadilerët kryenin edhe shumë detyra të tjera

administrative.

- Mullai (Funksionet e Kadiut dhe të Mullait shkonin sa nga kompetencat fetare

aq edhe nga ato gjyqësore)

Kadilerët kategorizoheshin në pesë rangje:

Rangu i parë përbëhej nga “6 mullahët e mëdhenj”.

Rangu i dytë ishin “mullahët e vegjël”, të cilët shërbenin si gjykatës në

qytete të kategorisë së dytë për nga rëndësia dhe numri i popullsisë.

Rangu i tretë përfshinte “mufetët”, të cilët merreshin kryesisht me

mbledhjen e taksave dhe zgjidhjen e konflikteve të natyrës financiare.

Në rangun e katërt shërbenin “kadilerët apo gjykatësit kryesorë”, të cilët

në vilajetin e Rumelisë, që u bë më pas baza e shtetit të Ali Pashës,

numëroheshin në 197.

Në kategorinë e pestë renditeshin “naibët”, të cilët mund të

konsideroheshin si ndihmës apo gjyqtarë plotësues të kadilerëve dhe

mullahëve192.

Gjithsesi, të gjitha kategoritë e mësipërme, së bashku me myftijtë, kishin

të drejta për të gjykuar si çështjet penale edhe ato civile, dhe njëkohësisht,

shërbenin edhe si noterë, për të kryer veprime të ndryshme mes

qytetarëve, apo për të vërtetuar fakte.193

Fakti që këta funksionarë të drejtësisë kryenin edhe veprime të tjera dhe merrnin edhe

funksionet e noterit, vërtetohet nëpërmjet dokumenteve të arkivit të Ali pashës. Në

dokumentin me nr. 92, të vëllimit të parë të Arkivit, flitet për shitje pronash, të cilat janë

vërtetuar te kadiu;

“...ky vresht më përpara i takonte dervish Isufit, por pas vdekjes së tij, meqë ky kishte

borxhe dhe u detyrohej njerëzve shumë pasuri, për shkak të këtyre borxheve u shit një

pjesë e pasurisë së tij dhe në këto kushte e mori këtë pasuri Jahja beu dhe për këtë e ka

dhe hoxhetin të firmosur nga vetë kadiu...”194

191 Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Grup autorësh, Shtëpia Botuese Luarasi,

Tiranë 2007, f. 227 192 Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman, Research Centre for Islamic History, Art and

Culture; Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman, Vol.I, f. 438 193 Ζοτου, Δημιτρις Α:... Vep. e cituar, f. 42 194 Koçollari, Irakli: Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës, Onufri, Tiranë 2016, faqe

294, referuar dok. Nr. 92 të Arkivit të Ali Pashës, Vol. I

Page 100: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 87 -

- Myftijtë. Qytetet e mëdha kishin një myfti më vete, ndërsa në qytetet e vogla

myftiu dhe kadiu ishin i njëjti person. Kreu i myftijve quhej “Shehulislam”, i

cili ishte kreu i shtresës së ekspertëve të ligjit islamik në gjithë Perandorinë.

Organe të tjera, që kishin funksione kryesisht politike dhe ushtarake, por edhe në

funksion të zbatimit të drejtësisë, ishin:

- Vojvoda, si nëpunës që punonte për ruajtjen e rendit dhe për ekzekutimin e

vendimeve gjyqësore195 ; dhe

- Pashai, si drejtues ushtarak,

Vojvoda dhe pashai, përveç funksioneve të mësipërme, në kuadër të organizimit

shtetëror, kishin njëkohësisht edhe funksionet e gjykatësve të shkallës së dytë të

gjykimit.

Përveç dy shkallëve të gjykimit, siç u përmend edhe më parë, Ali Pasha, duke drejtuar

Pashallëkun, gëzonte edhe të drejtën e Kreut të Drejtësisë, që mund të konsiderohet si

Shkalla e epërme e gjykimit. Në këtë shkallë, Ali pasha mund të gjykonte vetëm ose me

mbështetjen e disa njerëzve të tij të besuar, që njëkohësisht kishin edhe funksione

ministrore, si p.sh Zonja Vasiliqi, gruaja e Aliut, Mantho Ikonomi, Sekretar për

Drejtësinë (ministër), Aleks Nuço, Spiro Kolovos etj.

Ky Këshill, përveç dhënies së vendimeve pas ankimit të qytetarëve për vendimet e

gjykatave të shkallëve më të ulëta, kishte të drejtë edhe të anulonte vendimet e dënimeve

me vdekje, të lironte të burgosurit e dënuar, apo dhe ata që mbaheshin në pritje të

dënimit.196

Thënë me fjalë të tjera, ky Këshill kishte atribute të krahasueshme me ato të kreut të

shtetit, si në kohët moderne, ashtu edhe në periudha me të hershme, përfshirë edhe

mesjetën, ku kryetari i shtetit ushtronte dhe ushtron të drejtën e faljes.

Ajo që është e rëndësishme të theksohet, është fakti që vendimet e gjykatave nuk

ankimoheshin pranë Portës së Lartë dhe nuk gjykoheshin nga Porta, siç ndodhte në pjesë

të tjera të Perandorisë, por nga Ali Pasha. Ky ishte një tregues tjetër i autonomisë së

Pashallëkut të Janinës nga Stambolli.197

Në fillimet e veta, Ali Pasha nuk kishte forcën e mjaftueshme për t’iu kundërvënë një

procedure të tillë ligjore, siç ishte ankimimi i vendimeve në Stamboll, aq më pak të

përmbyste një praktikë disa shekullore. Por, pasi konsolidoi pushtetin e tij dhe krijoi një

lloj distance nga Porta e lartë, vendimet e gjykatave të pashallëkut nuk dërgoheshin më

për ankimim në Stamboll, por gjykimi në shkallë të dytë kryhej në Janinë.

Në këto raste, Ali Pasha përgjithësisht i dëgjonte vetë ankuesit, lidhur me pretendimet

ndaj vendimeve të dhëna nga gjykata e shkallës së parë. Natyrisht ligji, mbi të cilin

bëheshin interpretimet e rasteve në gjykim, mbështetej akuza dhe merrej vendimi, ishte

Sheriati.

Fakte që gjykimet e konflikteve bazoheshin te Sheriati, gjejmë në Arkivin e Ali Pashës,

mbledhur dhe botuar në vitet 2007-2009 në Athinë, nga Instituti i Studimeve

195 Zakythinos, D.A: ... vep. e cituar, f.27 196 Ζοτου, Δημιτρις Α :...vep. e cituar, faqe 65 197 Për më tepër shih Historia e popullit shqiptar..., Vol.I, f. 639

Page 101: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 88 -

Neohelenike. Në këtë Arkiv publikohen për herë të parë dokumente që hedhin dritë mbi

mënyrën e organizimit të institucioneve brenda pashallëkut, letra të popullit drejtuar Ali

Pashës, kërkesa për gjykimin e çështjeve të ndryshme nga vetë ai etj. Në njërën nga këto

letra, fshatarë çamë i drejtohen Ali Pashës për të gjykuar e zgjidhur një konflikt, që ka

lindur lidhur me shpërndarjen e ujit në një zonë bujqësore:

“I madhërishmi dhe i shumëndritshmi vezir Ali Pasha,

Ne, të bindurit e tu, e bëjmë me dije madhërinë tuaj për punën e skllavit tuaj Jaçe Rizani,

i cili, prej kaq kohësh, megjithëse e ngarkonin (akuzonin) shokët e tij, ai nuk pranonte të

gjykohej as me Sheriat, as nga ‘jerondot” (pleqësia) e vendit tonë...”

Më tej letra përshkruan me detaje konfliktin e lindur mes Jaçe Rizanit dhe fshatarëve të

tjerë, lidhur me bllokimin e vijës së ujit, që përdorej për ujitje dhe në përfundim një

përfaqësi e fshatarëve i kërkon Ali Pashës gjykimin e të akuzuarit:

“ .. pra ne kërkojmë që kjo çështje të gjykohet me Sheriatin dhe nën urtësinë tuaj, të

ndahen gjërat në bazë të së drejtës dhe jo siç do njëri apo tjetri. Dëgjona të dy palët dhe

jepi ndëshkimin që i takon secilit...”198

Në fund të letrës jepen emrat dhe nënshkrimet e kërkuesve.

Nëse do të flisnim për drejtësinë e dhënë nga gjykatësit, pra për cilësinë e drejtësisë,

është fakt i njohur që gjykatësit në Perandorinë Osmane ishin të korruptuar, kishin

institucionalizuar rryshfetin dhe vendimet anonin andej nga jepej edhe oferta më e mirë.

Për ta perifrazuar këtë fakt, mund të thuhet që gjykimi kthehej në një ankand, ku fitonte

ai që paguante më shumë.

Kjo ka qënë një plagë e vjetër dhe e përhershme e Perandorisë Osmane, aq sa në

periudhat e krizave të rënda të saj, (në shekullin e XVII), nën sundimin e dinastisë së

Qyprilinjve, këta të fundit u detyruan të ekzekutojnë disa mijëra gjykatës dhe nëpunës të

tillë të korruptuar të administratës, për të rikthyer autoritetin e Perandorisë dhe besimin

tek institucionet. Familja shqiptare e Qyprillinjve, në gjysmën e dytë të shekullit të XVII

nxori katër vezirë jashtëzakonisht të aftë, të cilët synuan ta ngrinin qeverinë në pozitat e

dikurshme.199

S’ka as më të voglin dyshim se sistemi i së drejtës në Pashallëkun e Janinës, sikundër në

të gjitha monarkitë europiane, për më tepër ato lindore, ishte dominuar nga ashpërsia

ekstreme e sanksioneve dhe ndëshkimeve. Jo rrallë, këto ndëshkime kapërcenin masën e

sanksioneve barbare, duke rrëzuar balancën e drejtësisë nga padrejtësia. Por asokohe,

qarkullonte një lloj përcaktimi për drejtësinë, i cili thoshte: “Ka diçka akoma më të keqe

se padrejtësia, - ajo është drejtësia inaktive, apo drejtësia pa shpatë në dorë.”

198 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης.: Αρχειο Αλι Πασα..., Vol.II, f.72 199 Jelavich, Barbara: vep.cituar...., faqe 56, shih gjithashtu Mantran,R: Historia e Perandorisë Osmane,

Dituria,Tiranë 2004, f.233-234

Page 102: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 89 -

3.6 E drejta e detyrimeve dhe kontratave

3.6.1 Vështirësitë në hartimin e këtij nënkreu

Siç është theksuar më sipër, ligji osman përbëhej nga ligji sher’i, që u shoqërua më vonë

me shfaqjen e ligjit orfi. Ato nuk duhet të kuptohen si dy sisteme ligjore të ndara me vija

të qarta, duke patur secila juridiksione në fusha të ndryshme. Brenda sistemit ligjor

osman, parimet e ligjeve sher’i dhe orfi zënë vend përkrah njëri tjetrit në pothuajse të

gjitha fushat. Por sidoqoftë, është e vërtetë se ligji sher’i merrej me të drejtën private

civile në detaj, por jo me të drejtën publike. Me fjalë të tjera, parimet e ligjit sher’i

mbizotëronin në fushat e të drejtës private, që rregulloheshin nga ligji islamik, si statusi

personal, familja, trashëgimia, prona, detyrimet dhe kontratat.200

Me kalimin e kohës dhe duke u nisur nga nevojat që diktoheshin për rregullimin më të

detajuar të disa marrëdhënieve me karakter privat dhe ekonomik, edhe ligji orfi ndërhyri

në këtë sferë. Por, në disa raste ai rregullonte disa çështje me karakter procedurial, si p.sh

zhvillimi i ceremonive martesore në gjykata.

Referuar sferës së të drejtës publike në fusha si organizimi bazë, veprimtaria

administrative, veprat penale dhe ligjet në fushën fiskale, duhet thënë se ligji orfi në këto

fusha ishte më i gjerë dhe i detajuar.201

Në kuadër të realizimit të së drejtës osmane, siç është theksuar në pjesën e organizimit

gjyqësor, një rol shumë të rëndësishëm kanë luajtur gjykatat sher’ije (apo gjykatat e

sheriatit). Në këtë moment duhet thënë se në shtetin osman nuk ka patur juridiksion të

ndarë gjyqësor për të shqyrtuar çështjet dhe konfliktet, që buronin nga zbatimi i ligjit

sher’i dhe atij orfi, pra gjykatat shtetërore ishin vetëm ato sher’ije, të cilat

konsideroheshin si gjykata të zakonshme, në të cilat u zgjidhën gjithë konfliktet ligjore

gjatë shekujve.

Përveç zgjidhjes së konflikteve, gjykatat sher’ije dhe posaçërisht kadijtë, si funksionarë

gjyqësorë, kryenin edhe funksione të tjera, kështu që në disa raste mund të konsiderohen

edhe si “noterë publikë” të perandorisë osmane. Mes këtyre funksioneve përmenden edhe

hartimi i akteve noteriale, përgatitja e testamenteve, shpërndarja e trashëgimisë,

regjistrimi i martesave dhe divorceve, etj.

Kadiu gjithashtu lëshonte vërtetime (hyxhete) për veprime të ndryshme juridike, të kryera

nga të interesuarit, si p.sh për shitblerjen, pengjet, likuidimin e borxheve, etj.202

Pranë çdo gjykate kishte një regjistër të posaçëm, ku shënoheshin veprimet juridike

(dhurim, blerje etj), akte të ndryshme (pajtim, padi, akte kujdestarie, njohje trashëgimie,

vendime gjyqësore, pjesëtim pasurie, vërtetim veprash kriminale), fermane konkrete etj.

Këto regjistra quheshin sixhile.203

200 Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman, Research Centre for Islamic History, Art and

Culture, Vol.I, Tiranë 2009, faqe 430 201 Po aty, faqe 431 202 Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri…faqe 207 203 Po aty

Page 103: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 90 -

Nisur nga analiza e mësipërme, duket një ndërmarrje jo e vështirë gjetja e informacioneve

për veprime dhe akte të ndryshme juridike, duke përfshirë, si kontratat, ashtu edhe

konfliktet, që mund të buronin gjatë zbatimit të tyre, si dhe interpretimin e gjykatës për

rastet konkrete. Ky burim informacioni do të ishte regjistri/regjistrat e gjykatave sher’ije.

Dhe në fakt, në arkivat shtetërorë në Shqipëri ka një koleksion të pasur dokumentesh, prej

të cilave mund të bëjmë një vlerësim për rolin e gjykatës së sher’ijes në aparatin

gjyqësor, por edhe administrativ të Perandorisë Osmane, gjatë gjithë periudhës para dhe

pas Tanzimatit, si dhe ndikimin që ajo kishte në jetën e shqiptarëve, sesa ajo ishte në

gjendje të ndërhynte në rregullimin e marrëdhënieve të tyre shoqërore.204

Por për studiuesin jurist, do të rendisja disa vështirësi të cilat lidhen:

Së pari me faktin që pashallëku i Janinës e kishte qendrën në Janinë, qytet ky, që me

krijimin e shtetit shqiptar, nuk u bë pjesë e territoreve të tij, kështu që dokumentacioni

shtetëror nuk mund të ishte pjesë e arkivave të ngritura pas shpalljes pavarësisë së

Shqipërisë, apo dhe më vonë. Në këto kushte, do të duhej të dispononim

dokumentacionin e gjykatave të sher’ijes të kazave të territorit të këtushëm.

Së dyti, me faktin që ndër kazatë më të rëndësishme, pjesë e pashallëkut të Janinës, është

edhe Gjirokastra. Sipas Lumo Skëndos në “Burime të historisë shqiptare”: “...Defterët e

Sherieve të Gjirokastrës, kur qyteti ra në duart e trupave greke, janë çuar në Janinë,

tanimë një qytet nën juridiksionin e shtetit grek…”205

Së treti, detyrimi për të pranuar juridiksionin e gjykatave sher’ije u takonte të gjithë

myslimanëve. Për jomyslimanët në Perandorinë Osmane, siç është theksuar më sipër, jo

domosdoshmërisht vepronte ligji osman. Për më tepër, në Pashallëkun e Janinës ka

vepruar edhe e drejta kishtare dhe institucionet e saj gjyqësore, si dhe e drejta zakonore

dhe institucionet e saj gjyqësore, si pleqësia e fshatrave ose komuniteteve. Nga ana tjetër

në krahinat autonome si Himara dhe Suli, këto gjykata kanë gjykuar në mënyrë

ekskluzive konfliktet me karakter civil.

Së katërti, dëshiroj të theksoj që mosnjohja e gjuhës osmane, që pamundëson lëvrimin e

dokumentacionit osman të papërkthyer, që gjendet në arkivat tona, përbën gjithashtu një

nga pengesat kryesore.

Por pavarësisht këtyre vështirësive dhe pengesave, është e rëndësishme të thuhet se kemi

në dorë një numër jo të vogël burimesh dokumentare, të cilat hedhin dritë mbi llojet e

kontratave të lidhura mes subjekteve të ndryshme të së drejtës në Pashallëkun e Janinës.

Këto burime gjenden kryesisht në Arkivin e Ali Pashës, por edhe në arkiva të tjera, si ato

angleze, të cilat tashmë janë të përkthyera në shqip dhe janë botuar duke u vënë në

dispozicion të lexuesit dhe studiuesve shqiptarë.

3.6.2 Llojet e kontratave

Referuar legjislacionit tonë civil, burimet kryesore të lindjes së të drejtës së detyrimeve,

janë ligji dhe kontrata. Gjithë legjislacionet e vendeve të përparuara parashikojnë si

burimin më të rëndësishëm, me natyrë të plotë juridike civile, që shkakton lindjen e të

204 Konomi (Perolla), Rezana: Rendi etnojuridik nga statutet tek kanunet, Tiranë 2013, faqe 141-142 205 Skëndo, Lumo: “ Burime të historisë shqipëtare”, Diturija, Vol.3, nr 12 (tetor 1928), Tiranë 1928, faqe

366

Page 104: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 91 -

drejtave dhe të detyrimevetë palëve, kontratën. Pikërisht ky fakt bën që shpesh e drejta e

detyrimeve të njihet në literaturën juridike si e drejta kontraktore.206

Pra, e drejta e detyrimeve në përmbajtjen e saj, ka si qëllim që subjekteve pjesëmarrëse

në jetën ekonomike t’u mundësojë rregullat, në kuadrin e të cilave, ato të jenë në gjendje,

që nën përgjegjësinë e tyre individuale, të realizojnë dhe të përmbushin marrëdhëniet

ekonomike me dhe ndaj njëri tjetrit. 207

Parë nën këtë këndvështrim, kontrata është mjeti më i rëndësishëm, i cili harmonizon

interesat ekonomike, tregtare dhe juridike të palëve.

Duke u nisur nga premisat e mësipërme, analizat dhe përfundimet për zhvillimin e të

drejtës së detyrimeve, lidhen ngushtësisht me kontratat që janë lidhur mes subjekteve të

ndryshme të së drejtës. Me këtë rast, është e rëndësishme të theksohet që, në fondin e

dokumenteve të Arkivit të Ali Pashës, ka një numër jo të vogël kontratash, apo

marrëveshjesh me karakter civil, subjektet e të cilave janë, jo vetëm qytetarë të ndryshëm

të pashallëkut, të cilët lidhnin marrëveshje kontraktore me njëri tjetrin, por edhe një

numër subjektesh të huaj, tregtarë të vendeve europiane, kontratat e të cilëve me vendasit

kanë karakterin e akteve të së drejtës ndërkombëtare private. Pikërisht, në këto lloj

kontratash me qytetarë të huaj, jo të perandorisë osmane, del si subjekt edhe vetë Ali

pasha, jo si individ, por me petkun e autoritetit shtetëror.

Marrëdhëniet kontraktore të shtetasve europianë me Ali Pashën dhe me qytetarë të

pashallëkut mund të konsiderohen si privilegje të këtyre qytetarëve në këto raporte. Ky

fenomen buronte që nga fillesat e zhvillimit të shtetit osman. Të ndodhura mes qendrave

tregtare të lindjes dhe perëndimit, tokat osmane tërhiqnin vëmendjen e tregtarëve

europianë. Edhe para fuqizimit të osmanëve, tregtia me këto vende kishte lulëzuar.

Vendediku dhe Gjenova kishin qenë veçanërisht aktive në tregtinë me rajonet e Anadollit

dhe Detit të Zi. Kjo traditë buronte qysh prej Perandorisë Bizantine dhe u trashëgua edhe

nga osmanët. Osmanët me të filluar zgjerimin e tyre në Anadoll, që nga mesi i shekullit të

XIV e këtej, lejuan të parët gjenovezët (1352) dhe më pas venedikasit të praktikonin

tregtinë në tokat e tyre. Francës më 1560, Britanisë më 1580 dhe më vonë Hollandës më

1612, iu dha e drejta për të bërë tregti në tokat osmane, nën flamujt e tyre. Gjatë shekullit

të XVIII edhe shteteve të tjera europiane iu dhanë të drejta tregtare me marrëveshje.208

Këto marrëveshje janë quajtur kapitulacione dhe në të drejtën osmane konsiderohen si një

ndër burimet kryesore të së drejtës, krahas sheriatit dhe ligjeve laike.

Kapitulacionet në fakt ishin marrëveshje të pabarabarta mes Turqisë dhe shteteve

europiane, në bazë të të cilave ishte vendosur një regjim i veçantë për përfaqësuesit e

këtyre shteteve, si dhe për qytetarët e tyre. Fillimisht kapitulacionet nuk ishin traktate

ndërkombëtare të dyanshme, por koncensione të njëanshme të Perandorisë Osmane për

206 Semini (Tutulani), Marjana: E drejta e detyrimeve dhe e kontratave, (Pjesa e përgjithshme), Shtëpia

botuese Afërdita, Tiranë 1998, faqe 28-29 207 Lamaj, Agron: Bazat e të drejtës së detyrimeve, Gurten, faqe 14 208 Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman...Vol.I , faqe 598-599

Page 105: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 92 -

një sërë shtetesh europiane, me anë të të cilave synohej të favorizoheshin qytetarët e tyre,

që banonin në territorin e Perandorisë, apo që hynin me qëllime tregtare.209

Nga koncesione të mirëfillta, kapitulacionet u shndërruan në shekullin e XVIII në

detyrime kontraktore, në marrëveshje që iu imponuan Perandorisë Osmane nga shtetet

europiane.

* * *

Kontratat që do të sillen për analizë dhe ilustrim në këtë pjesë të studimit do të përfshijnë,

si marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare të brendshme, ashtu edhe ato të jashtme, në

Pashallëkun e Janinës.

I. Kontrata e shitjes

Kontrata e shitjes (ose e shitblerjes) është një nga kontratat më të vjetra, e cila

përgjatë zhvillimit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes njerëzve, ka

zëvendësuar kontratën e shkëmbimit. Në antikitet njihej dhe praktikohej më tepër

kontrata e shkëmbimit mall me mall. Me lindjen e monedhës, si mjet shkëmbimi, mallrat

shiteshin dhe bliheshin, duke përcaktuar më parë vlerën në të holla të mallit apo sendit,

objekt i kësaj kontrate. Sigurisht që në mesjetë, kur shkëmbimet tregtare bëheshin jo

vetëm brenda vendit, por edhe me vende dhe shtete të tjera, kontrata e shitjes ishte ndër

mjetet që plotësonte nevojat e njerëzve për produkte që nuk prodhoheshin në vendin e

tyre, dhe, nga ana tjetër, ishte edhe një mundësi për shkëmbime ekonomike dhe kulturore.

Me lindjen, fuqizimin dhe shtrirjen e gjerë territoriale drejt perëndimit të Perandorisë

Osmane, tregtarët europianë, të cilët kishin patur eksperienca të shkëmbimit dhe tregtisë

mes tyre dhe Bizantit, vijuan t’i ruajnë këto marrëdhënie, me tendencën për t’i zgjeruar

ato. Nga ana tjetër, edhe osmanët kishin interes, jo vetëm t’i ruanin këto marrëdhënie,

por, siç u theksua më sipër, dëshironin të kishin marrëdhënie intensive tregtare me

Perëndimin.

Përveç tregtarëve si subjekte private, në disa raste kemi të bëjmë edhe me shtetet dhe

autoritetet shtetëroren si palë në kontratat e shumta të shitjes me objekte të ndryshme, gjë

që buronte nga nevojat për produkte cilësore dhe më të liran të cilat gjendeshin në lindje

(bëhet fjalë për nevoja kryesisht të luftës).

Në dy dokumentet e mëposhtmen të shkëputura, njëri nga Arkivi i Ali Pashës dhe tjetri

nga arkivat britanike, paraqiten dy situatan që lidhen me blerjen e lëndëve drusore nga

ana e autoriteteve britaniken kryesisht për nevojat e flotës britanike për ndërtim dhe

riparim anijesh.

Dokumenti i parë bën fjalë për një mosmarrëveshje të lindur si pasojë e mosrespektimit të

kushteve të një kontrate shitjeje për lëndë drusore, mosmarrëveshje që është bërë objekt

gjykimi dhe për mosrepektimin e së cilës është vendosur edhe dëmshpërblimi. Më tej

palët nënshkruese kanë rëndë dakord për shlyerjen vetëm të një pjese të vlerës së mallit

dhe dëmshpërblimit. Duke patur parasysh shumën, e cila citohet në dokument,

19121(nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet e një) groshë, mendojmë që bëhet fjalë për

një sasi jashtëzakonisht të konsiderueshme malli.

209 Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri..., faqe 209-210

Page 106: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 93 -

Nëse do t’i referohemi një dokumenti, të cilin do ta trajtojmë më poshtë, për blerjen e një

çifligu, Ali Pasha shpenzon një shumë prej vetëm 3 mijë groshësh. Pra shuma e

përmendur në dokumentin në fjalë, është një shumë që i kalon nivelet e shkëmbimeve të

zakonshme.

Një fakt shumë interesant dhe i rëndësishëm është dhe ai i nënshkrimit të kësaj

marrëveshjeje para noterit publik. Përgjatë studimit të dokumenteve të Arkivit të Ali

Pashës, nuk janë gjetur raste të tjera, që të dëshmojnë ekzistencën dhe veprimtarinë e

noterëve në Pashallëkun e Janinës. Një pjesë e mirë e dokumenteve mes subjekteve

privatë, vërtetoheshin nga dëshmitarët apo autoritetet fetare. Madje, emri i noterit në këtë

dokument Pietro Valentini, as shqiptar, as grek apo turk, vllah apo hebre, por mesa duket

italian, të krijon përshtypjen se ky noter gjendet në territorin e pashallëkut, përkatësisht

në Prevezë, në shërbim të shtetasve të huaj, qoftë bashkëatdhetarëve të tij italianë, të cilët

kishin jo pak shkëmbime tregtare me pashallëkun e Janinës, qoftë të shtetasve të tjerë të

shteteve europiane, të cilët, në traditën e tyre latine, njihnin dhe përdornin shërbimet e

noterit.

(Prevezë, 28 Qershor 1811) - Marrëveshje dypalëshe mes Joani Gjenovelit dhe Francesko

Bozarit, në emër të kancelarit të konsullatës britanike të Prevezës “Rreth

mosmarrëveshjeve për lëndën e drurit të kostroxhionit të Gjenovelit”. Përcaktimi “lënda

e drurit e “kostroxhiones” (costruzione) përdoret këtu për drurin si lëndë e parë në

ndërtimin e anijeve, po aq edhe si dru zjarri, ndoshta edhe për nevoja të tjera përdorimi,

që siç njihen nga studime të ndryshme, ishin objekt i përdorimit masiv dhe i tregëtisë në

zonë.

Nga ato çfarë thuhen në këtë dokument, nxirret përfundimi se mosmarrëveshjet mes dy

palëve kishin mbërritur në gjykatat e Maltës. Në të dy rastet i ishte dhënë e drejtë

Gjenovelit. Tani palët janë të interesuara të avancohet drejt pajtimit. Dorëshkrimi ka

arritur të shpëtojë në formën e kopjes së vërtetuar (me origjinalin) nga noteri publik i

Prevezës, Pietro Valentini.

Kopje

Më 10 Qershor 1811 E.N: Prevezë

U paraqitën këtu tek Kancelari i Konsullatës Britanike, zoti Joani Gjenoveli dhe tjetri,

fisniku zoti Françesko Bozaris, ku këtu zoti Joani Batista nga Kostandinopoja, që të dy,

nga unë kancelari i konsullatës, njihen shumë mirë, të cilët më thanë të shkruaj

marrëveshjen e mëposhtme të tyre.

Për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin për lëndën e drurit të kostroxhionit të

Gjenovelit për borxhet që kishte Sign. Bozari për të cilat gjykimi i mëposhtëm në Maltë

dhe këtu mbrojtjen e përdorimit të pronësisë gjer më 25: të të poshtëshënuarit E. N. dhe

vendosi që Sign. Bozari t’i japë Sign. Gjenovelit për lëndën e drurit dhe për borxhet

grosh 19121 dhe par. 17. Sot duke mos dashur të japë shumën pa shqetësuar madhërisë

së tij, ranë dakort me dëshirën e tyre t’i japë Sign. Bozaris Sign.Gjenovelit grosh. 15316

dhe jo shumën e plotë prej 19121 dhe vendosin me ... gjykim, që të paguajnë aq sa kanë

shpenzuar të paguajë për lëndën e drurit dhe për aq sa dhanë për zotin Gjenoveli dhe për

asgjë tjetër. Me këtë pushtet, cilësi të tijën, prezent, zoti Gjenoveli tërhiqet nga çdo

Page 107: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 94 -

kërkesë tjetër, që kishte për të paguar më tepër nga shuma e llogarisë dhe gjykimi i

mësipërm, kushtëzuar dhe duke munguar të dy dhe me dëshirën e përbashkët dhe mbi

bazën e marrëveshjes prezente përdorimi dhe çdo lloj dokumenti që u përpilua këtu në

Maltë publikisht si me kritere edhe jashtë kritereve, duke lënë detyrimet e pagesës mbi

Sign. Bozarin ndaj Mastranzolaqit, dhe çdo… [e pakuptueshme ne dokument – I.N].........

Duhet të mbeten korrekt (në përputhje) me marrëveshjen dhe kryesisht në të gjitha vendet

e vërtetuar.

Françiskos Bozaris

S.P. për këtë, meqë në këtë llogari duket se u bë një gabim për gr. 230: - duke shtuar dhe

këtë sasi bëhen të gjitha bashkë gr: 15546 dhe vërtetohet e mësipërmja (shuma).

Françisko Bozaris

Petros Valentinis Noter Publik F.C.

Pietro Valentini Nodaro Publico F.C.

(d.v.)210

Dokumenti i mëposhtëm është një shkresë zyrtare, me anë të së cilës, Admiraliati

britanik, me qendër në Bazën Detare Luftarake në Maltë dhe konkretisht, tre nëpunës të

saj në këtë bazë, Rule, Legge dhe Scomberg, më datë 26 Maj 1809, i dërgojnë

informacion, ndoshta përfaqësuesit të tyre tregtar, që ndodhet në Durrës, për blerjen e

lëndës drusore, e cila shërben për ndërtimin apo riparimin e anijeve të Flotës ushtarake

britanike.

Urdhëri që përmendet në këtë dokument, është hartuar mbi bazën e një Vendimi të marrë

nga ana e Komisionit të Nderuar të Lordëve të Admiraliatit, të cilët kanë vendosur që,

lënda drusore për këto nevoja ushtarake, të blihet nga këto territore, që janë nën

kontrollin e Ali Pashës, konform një kontrate të rregullt ligjore.

Nga përmbajtja e dokumentit duket se ka pasur një kontratë të mëparshme për blerjen e

lëndës drusore nga këto anë dhe se një sasi malli (lënde drusore) është dorëzuar. Kontrata

e re kërkon që të vazhdohet blerja e këtij malli mbi bazën e atyre kushteve, që ka

parashikuar kontrata e mëparshme dhe të shtohen dy kushte të reja, të cilat vihen në fund

të kontratës së re.

Në paragrafët e mëtejmë të këtij dokumenti flitet për llojet e lëndëve drusore, që do të

merren nga territoret shqiptare, nën zotërimet e Ali Pashës, të tillë si lisi, arra dhe pisha.

Hartuesit e dokumentit insistojnë që në kushtet e kontratës të parashikohen edhe cilësia e

lëndës drusore dhe respektimi me çdo kusht i standardeve të kërkuara të këtij malli, si

materiali bazë për ndërtimin e anijeve.

Me interes juridik është edhe informacioni që vjen përmes këtij dokumenti rreth kushteve

që duhet të parashikojë kontrata, për shlyerjen e detyrimit financiar prej blerësve.

Kontrata parashikon si vend të derdhjes së të hollave, për sasinë e lëndës drusore të blerë,

ose Maltën, ose Anglinë. Pra, vendimi nuk parashikon blerjen e këtij malli me lekë në

dorë dhe as me klering. Nuk dimë se në ç’mënyrë është bërë i mundur realizimi i kësaj

kontrate.

210 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα, Συλλογης ..., Vol. II, dok nr. 575, fq.214-215

Page 108: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 95 -

Nr. Arch. 85513

Kopje

Komisionerit Fraser

MALTË

Zyra Navale, 26 maj 1809

Zotëri!

Z. Barrou, na ka përcjellë udhëzimet e Komisionit të Nderuar të Lordëve të Admiraliatit

si dhe një kopje të Deklaratës së Maltës, që daton më 14 shkurt 1809. Përmes sa,j ne

marrim të dhëna mbi numrin, shtrirjen dhe kushtet aktuale të pyjeve që shtrihen në

territorin e Ali Pashës, Vezirit të Janinës.

Meqë madhëria e tij na është drejtuar neve, duke iu referuar dispozitës numër 13 të

Kontratës, lutemi na njoftoni nëse është praktik (me interes) për ne dhe nëse ky urdhër do

të zbatohet për lëndën drusore që mund të sigurohet nga këto pyje, lëndë e cila do të

përdoret për nevojat e ndërtimit të Anijeve të Marinës Mbretërore, natyrisht duke

garantuar kushtet për lëndën më të mirë dhe çmimet më të ulta.

Ne do të bëjmë më të mirën për të zbatuar afatet dhe kushtet e kontratës. Malli i dorëzuar

duhet të paguhet ose në Maltë ose në Angli. Nëse këto kushte të kontratës juve nuk ju

duken të përshtatshme, të zbatueshme dhe me leverdi për këtë mall për Shërbimet

Publike, atëherë ne do të përpiqemi të gjejmë rrugë të tjera, të cilat mund të na

sugjerohen për të realizuar kërkesat dhe plotësuar nevojat për këtë lloj malli.

Bashkë me këtë letër po ju dërgojmë një kopje të kësaj kontrate, dhe në bindje, zbatim të

Urdhërave të Madhërisë Tuaj, ne dëshirojmë, që ju me siguri të na ofroni mundësitë dhe

alternativat më të mira për sigurimin e lëndës drusore që na nevojitet. S’ka dyshim se ju

do të merrni masat e nevojshme për realizimin e kësaj blerjeje, natyrisht mbi bazën e

kushteve që përcaktohen në këtë kontratë, me të drejtat që parashikohen në dispozitat e

saj, dhe nën rrethanat që ju do t’i vlerësoni si më të këshillueshme.

Por, nëse juve mund t’ju lindin pyetje dhe siguroni informacione, në bazë të të cilave kjo

mënyrë e përfitimit të lëndës drusore nuk ju duket e këshillueshme, ju lutemi që të na

dërgoni sa më shpejt të jetë e mundur informacionet e nevojshme, ku të parashtrohen

rekomandimet tuaja rreth metodave dhe mënyrave të tjera që duhet të ndjekim për

realizimin e këtij qëllimi, në mënyrë që ne pas kësaj të japim sugjerime të tjera të

përshtatshme për nevojat e Shërbimeve Publike.

Kërkojmë vëmendjen tuaj që në hartimin e kontratës për sigurimin e lëndës drusore,

duhet përcaktuar qartë se:

1. Nuk do të pranohet asnjë copë dru që nuk është i përshtatshëm për ndërtimin e

anijeve të frontit; dhe e gjithë lënda drusore e blerë duhet të jetë ose rrap, ose

valanidh, ose vidh.

2. Ne gjykojmë se është e përshtatshme t’ju bëjmë me dije se Lordët e Admiraliatit,

na kanë vënë në dijeni se një kopje të kësaj Marrëveshjeje ia kanë dërguar Lord

Collingwood, me udhëzimet për të marrë në mbrojtje dhe për t’i dhënë mbështetje

personave dhe anijeve që do të punësohen nga ne për kryerjen e këtij shërbimi.

Page 109: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 96 -

Ne jemi

Zotëri

Shërbëtoret tuaj më të bindur

Nënshkruar Z. Rule

Z. Legge

Z. Scomberg.211

Në një dokument tjetër që gjendet në arkiv jepen informacione të hollësishme të

burimeve natyrore (pyjeve) që gjenden në territorin e pashallëkut. Letra përshkruan

vendndodhjen, llojet e drurëve që mund të përdoren për ndërtimin e anijeve, mënyrat e

mundshme të trransportimit të lëndës drusore, largësitë etj. Edhe kjo letër është botuar

nga studiuesi Irakli Koçollari në veprën Ali pasha dhe Shqipëria në Arkivat Britanike.

Sipas autorit, letërshkruesi duhet të jetë ndonjë agjent tregtar anglez, i ngarkuar për të

identifikuar burimet e lëndës drusore. Duhet thënë që janë jo të pakta dokumentet që

flasin për një marrëdhënie të tillë tregëtare mes Ali Pashës dhe Anglisë, sidomos për

shitjen e lëndës drusore. Mesa duket, ky ka qenë objekt i kontratave të shumta, periodike

të lidhura mes palëve.

Pylli në afërsi të Tahaca… që shtrihet në fushën e Butrintit, ka me bollëk bërshem, dushk,

lis, këto të fundit janë tepër të përshtatshme për ndërtimin e fregatave. Rruga deri në

Butrint është e gjatë rreth 5 ose 6 milje. Gjithsesi lënda drusore mund të transportohet

deri tek lumi, dhe prej këtu mund të ngarkohet në varka, apo të hidhet në grykën e lumit,

ku anijet mund të ankorohen në një distancë mesatare nga bregu dhe të marrin ngarkesën

e tyre.

Pylli i Risës, shtrihet rreth 5 milje në verilindje nga Butrinti. Lënda drusore nga ky vend

mund të trasportohet nëpërmjet lumit të ngushtë të Butrintit, ai të çon në një Gji të vogël

ku shtrihet edhe pylli. Në të dy brigjet e liqenit ka vende të ndryshme ku druri mund të

pritet dhe të përpunohet.

Pyjet e lartpërmendura janë të gjitha të pakultivuara dhe tërësisht të formuar nga natyra.

Francezët para 27 vjetësh nënshkruan një kontratë më Ali Pashën për të prerë lëndë

drusore të territorit të tij për flotën ushtarake në Tulon.

Ata ngritën në Prevezë një Dhomë Tregëtie, që drejtohej nga Z. La Sullë, i cili ndërtoi

magazina të mëdha, në afërsi të Portit të Prevezës. Në to depozitohej lënda drusore. Ai e

vazhdoi tregëtinë e tij deri në vitin 1791.

Edhe Pashai i Shkodrës ka pyje të mëdha në territorin e tij, të cilat prodhojnë lëndë

drusore të përshtatshme për ndërtimin e anijeve të frontit. Sharrëxhinjtë janë zgjedhur

nga Ali Pasha dhe janë banorë të kësaj zone.

Velestino, 24 Dhjetor 1809212

211 Kocollari, Irakli: Ali pasha dhe Shqipëria në Arkivat Britanike, Shtëpia Botuese Iceberg, Tiranë 2013,

faqe 188-190, referuar Hartfortshire C.C Archive, Nr. Arch. 85513

Page 110: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 97 -

Dokumenti i sjellë më poshtë, bën fjalë për blerjen e një çifligu nga ana e Ali Pashës.

Është një letër e Ali Pashës drejtuar një personi me emrin Vito Prifti, i cili me sa duket

është administrator i disa çifligjeve të tij, në zona të ndryshme të pashallëkut. Ali Pasha i

bën me dije se e bleu çifligun e “Mandisit” (Mantesi në Peristeri, krahina e Ftithiotidhës),

kundrejt vlerës prej tre mijë grosh nga Lazojano zagoriti, ndaj të cilit kërkohet që Vito

Prifti të paguajë shumën prej fondeve të Ali Pashës. Çifligu me emrin “Mançes”

evidentohet në katalogun e Filitës i cili konsiderohet dokumenti më i rëndësishëm lidhur

me çifligjet e Ali Pashës.

Dokumenti:

(d.v. Ali Pasha – në pjesën bosh, të bardhë të letrës)

“I imi Vito Prifti të përshëndes dhe të bëj me dije se çifligu i Mantesit që është blerë prej

Lazojan zagoritit ma shitën mua për tre mijë grosh. Merr vetë shumën e mësipërme prej

tre mijë groshësh dhe paguaje atë nga debitet e mija bir tamam (një herë e mirë), dhe të

mos ia vonosh dhe ta bësh zapti atë çiflig (dhe ta zaptosh atë çiflig, ta marrësh në dorëzim

–IN) dhe ta administrosh ashtu sikurse të tjerat. Ta bësh këtë pa tjetër dhe çfarëdo

makzul do të ketë atje (dhe ç’prodhime ka atje –IN) t’i marrë pa lënë gjë. Dhe këtej e

tutje ta administrosh ti në çdo gjë që të bëhet çiflig fitimprurës të punohet toka, të mos

mbetet shkretë, sikundër vendos.

1813

Tetor: 20

Janinë 213

II. Kontrata e Huasë

Një nga kontratat mjaft të njohura dhe të përdorura në qarkullimin civil, është ajo e

huasë, ku si objekt i saj janë sendet e luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe të hollat. Si

çdo kontratë tjetër, edhe kontrata e huasë karakterizohet nga ekzistenca e të gjithë

elementëve kryesorë, si subjektet, objekti dhe të drejtat e detyrimet e palëve.

Karakteristikë për këtë lloj kontrate është edhe garancia për ekzekutimin e sa,j si dhe

dëshmitarët, në praninë e të cilëve hartohej kontrata mes palëve. Në dokumentin e

mëposhtëm jemi para një situate të tillë, por me karakteristikën që, dokumenti i ngjan më

tepër një deklarate për marrjen e huasë në të holla, sesa një kontrate të mirëfilltë huaje.

Në çdo rast ky dokument vërteton ekzistencën e një marrëdhënieje juridike të detyrimit të

formalizuar me një deklaratë, e ngjashme me deklaratat noteriale sot.

Dokumenti

Me praninë, pohimet dhe dokumentin kristian, dëshmoj unë i nënshkruari Murat Selmani

nga Kurtesi se, meqë isha keq, po marr borxh nga Jaup Soropuli groshë dyqind, me

numra 200, dhe i lashë pisqollën rehemi ( garanci, peng ) për tridhjetë e një ditë; gjersa

212 po aty faqe 276-278 213 Παναγιοτοπουλος,Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi 2, faqe 393-394

Page 111: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 98 -

t’i kthej borxhin e marrë, që t’ia kthej pa fjalë e pa dhënë asnjë justifikim, dhe pas kësaj

të marr prapë pisqollën; si dëshmi e së vërtetës jap deponimet e mia të vesë së Jaupit, në

prezencë të veqilit të efendiut dhe të dëshmitarëve të besueshëm dhe garancisë.

Tetor 7, Frashër

Viti 1813

Unë Murat Selmani nga Kurtesi vërtetoj dhe vendos gishtin

(d.v.)

[në krah janë dy firmat e dëshmitarëve muslimanë dhe e shkruesit të këtij dokumenti, një

prifti të krishterë]

Said unë Shemshedin beu edhe unë prifti Kostandin

Hyseni (oglu) dëshmoj shkruaj dhe dëshmoj214

Sipas dokumentit të mësipërm, evidentohen të gjithë elementët e një marrëdhënieje

juridike të detyrimit:

Subjektet (Palët): Huadhënësi – Jaup Soropuli dhe huamarrësi (borxhliu) – Murat

Selmani

Objekti: Shuma në të holla që i kalon huamarrësit nga huadhënësi, e

përcaktuar në numër (200 groshë)

Afati: I përcaktuar në ditë (31 ditë)

Garancia: një send i çmuar, në rastin konkret është arma personale (pisqolla)

e huamarrësit

Vërtetimi: Marrëdhënia e detyrimit vërtetohet me anë të nënshkrimit (me

shenjën e gishtit) të huamarrësit si dhe me anë të nënshkrimit të

hartuesit të aktit dhe dëshmitarëve të pranishëm.

Një fakt i rëndësishëm për t’u diskutuar është edhe ai që huamarrësi le si peng armën e tij

të brezit. Ky rast dallon nga situata të tjera ku si peng lihet një send i luajtshëm për faktin

se arma, në të drejtën tonë zakonore, konsiderohej e lidhur ngushtësisht me nderin e

personit që e mbante. Pra, në këtë rast, mund të thuhet që huamarrësi ka lënë peng

“nderin” e tij i cili është i pallogaritshëm në raport me çdo lloj garancie tjetër.

Mjete të tjera që garantojnë ekzekutimin e detyrimit nuk paraqiten në këtë dokument, as

sanksione në rast mospërmbushjeje. Mesa duket garancia e vendosur (pisqolla) është

mënyra që siguron dhe garanton përmbushjen e detyrimit.

Pak a shumë të njëjtat karakteristika ka edhe dokumenti i mëposhtëm, i cili gjithashtu

është një vërtetim për marrje hua të një shume të hollash nga ana e Myrteza beut – kunati

i Ali Pashës. Huadhënësi është një person me emrin Repí Mosé, i cili sipas historianëve

grekë që kanë përpunuar arkivin e Ali Pashës, mund të jetë një saraf hebre, madje

vlerësohet se bëhet fjalë për sarafin e Ali Pashës në Trikalla. Siç është folur më sipër, një

numër jo i vogël i komunitetit hebre, jetonte në Janinë dhe në rrethinat e saj dhe

veprimtaria e tyre ekonomike lidhej ngushtësisht me tregëtinë dhe huadhënien. Në

Arkivin e Ali Pashës gjenden edhe dokumente të tjera, ku janë fiksuar marrëdhëniet e

familjeve të Janinës me këtë saraf nga Trikalla.

214 Po aty, faqe 390-391

Page 112: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 99 -

Dokumenti

Bëj deklaratën unë Myrteza beu, se mora borxh nga Repi Mose pesëqind grosh dhe kam

për t’ia dhënë me interes një për mijë për dy muaj gjer në shlyerje ndaj jap edhe tahvili

(vërtetimin).

1812:

Gusht

14

Myrteza Beu

(d.v.)215

Një element tjetër që gjejmë në këtë dokument, ndryshe nga i pari që kemi analizuar

lidhur me huanë, është edhe parashikimi i kamatës, si element thelbësor i detyrimit (një

grosh për njëmijë). Nga ana tjetër në këtë dokument nuk gjenden elementë të tjerë, si

garancia për përmbushjen e detyrimit. Ndoshta kjo vjen për disa arsye:

Së pari huamarrësi, siç theksohet, është kunati i Ali Pashës dhe ky fakt në vetvete përbën

garanci për shlyerjen e detyrimit, nga ana tjetër, huadhënësi është një saraf i njohur dhe

rasti i trajtuar më sipër përbën një nga veprimtaritë e tij të zakonshme.

III. Kontrata e sipërmarrjes

Sipas kodit tonë civil: Sipërmarrja është kontrata me të cilën njëra palë (sipërmarrësi)

detyrohet që, me mjetet e saj dhe duke marrë përsipër rrezikun, të kryejë një vepër

(punë), ose të bëjë një shërbim apo një zbatim të pavarur të punimeve, ndërsa pala tjetër

detyrohet ta pranojë atë, kundrejt çmimit të caktuar në kontratë. 216

Mes dokumenteve të eksploruara në Arkivin e Ali Pashës nuk gjenden kontrata tipike të

sipërmarrjes, por gjenden dokumente që vërtetojnë ekzistencën dhe zbatimin e gjerë të

kësaj kontrate. Sikundër është theksuar edhe më sipër, gjatë periudhës së sundimit të Ali

Pashës në pashallëkun e Janinës, janë të shumta punët publike, të cilat e shndërruan

pashallëkun në një qendër mjaft të zhvilluar urbane, gjë që dëshmohet edhe nga kujtimet

e udhëtarëve të shumtë europianë, të cilët qarkullonin në viset e pashallëkut. Gjithashtu

mund të thuhet se faktet kryesore për ndërtimin e objekteve me karakter publik janë vetë

ato apo një pjesë e tyre, të cilat i kanë mbijetuar kohës dhe shkatërrimeve të shumta

përgjatë dy shekujve dhe sot gjenden, sa brenda territorit të sotëm shqiptar, aq edhe në

territorin e shtetit grek, ku shtrihej dikur pashallëku i Janinës.

Dhe është e kuptueshme që gjithë këto punë me karakter publik, si ndërtime sarajesh,

urash, kështjellash, ujësjellësash apo edhe mirëmbajtje të tyre, janë bërë në kushtet e

marrëdhënieve kontraktore mes zyrtarëve të pashallëkut, që vepronin në emër të Ali

Pashës apo në disa raste edhe vetë atij, dhe mjeshtrave të ndërtimit apo punëtorëve të

tyre.

215 Po aty, Vëllimi 2, faqe 277-278 216 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 850

Page 113: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 100 -

Dokumenti i mëposhtëm është një raport i punëve të kryera nga ana e disa mjeshtrave

punimesh ndërtimi shoqëruar me urdhrin për pagesën e tyre sipas volumit të punës.

Me interes është se veprat e ndërtuara për të cilat flitet, janë pranë Tepelenës, fshatrat

fqinjë Luzat, Bënçë dhe Veliqot. Nga informacioni për ujësjellësin që u ndërtua në

Bënçë, mund të mendojmë diçka të ngjashme të ndërtuar edhe në Veliqot, sepse duket

se këtë gjë shpreh edhe fraza “dogjën edhe gëlqere për ujin e Veliqotit”, domethënë të

sjellin ujë me ndonjë vepër arti ndërtimi, për të cilën do të nevojitej përdorimi i gëlqeres

– “ujë për sarajet e efendiut në Veliqot”.

“Bëj të njohur punën që kanë bërë Mjeshtri Pano dhe Vasili në sarajet e efendiut në

Veliqot dhe ç’punime bënë i numëruam me orë.

- Punimet në saraje me duart e mjeshtër Themelit, të matura me orë dyqind e

shtatëdhjet e pesë, apo 275

- Avllija e sarajeve jashtë, e matur me dorë e mjeshtrit Marko Sumbulla, me orë

them gjashtëqind e dyzet e tre - 643

- U bënë gjithë-gjithë nëntëqind e tetëmbëdhjetë 918

- Këto janë orë

Akoma shkruaj edhe për punimet e tij sa ai kishte bërë për dhjetë muaj 10, nga

dymbëdhjetë Tetori gjer më një Gusht. Kudo ku gjenden të vulosura urdhërat e efendiut,

për punimet e bëra jepi shtatë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë: nënvizoj 7650. Ka punuar

edhe në depon e barutit në Luzat edhe në ujësjellësin dhe akuaduktin në Bënçë. Dogjën

edhe furra gëlqereje për ujin e Veliqotit - për të githa këto hartoj në prezencë këtë

dokument për llogari të efendiut.

Myfti Paguri

1809

Gusht 2

Tepelenë

(në krye të këtij dokumenti shënohet:)

Për barut’hanen dhe për ujësjellësin dhe për furrat e gëlqeres dhe për tavanxhinjtë

shpërblimi për ditët e punës është 3000, apo tremijë. Edhe nëse kalon shuma e

shpërblimit për ditët e punës, për efendiun tonë të gjitha janë të kaluara në shumën e

besuar.

Mifti Paguri217

IV. Kontrata e punës

Siç është theksuar edhe në kreun për organizimin shtetëror në pashallëkun e Janinës, Ali

Pasha kishte krijuar një aparat të gjerë shtetëror me nëpunës që kryenin shërbime të

ndryshme si ushtria, policia dhe organet e zbulimit, organet e marrëdhënieve me jashtë,

zyrtarë të mbledhjes dhe administrimit të taksave, kancelaria e deri edhe shërbime të tilla

si furnizimi me ushqime e veshmbathje, gatimi, pastrimi apo edhe shërbime

mirëmbajtjeje pranë sarajeve apo edhe godinave publike.

Është e natyrshme që gjithë kjo “ushtri” nëpunësish dhe funksionarësh publikë, emrat e

një pjese të të cilëve bëhen të njohur në një numër të madh dokumentesh dhe siç mund të

217 Παναγιοτοπουλος,Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi II, faqe 92-93

Page 114: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 101 -

konfirmohet, kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme dhe për një kohë të gjatë në shërbim

të pashait, kishin një marrëdhënie të rregullt dhe paguheshin për shërbimet e tyre. Do të

ishte naive të besohej se mes pashait të Janinës dhe secilit prej tyre janë lidhur kontrata të

rregullta pune në kuptimin modern të kësaj lloj marrëdhënieje juridike, ku palët të

cilësohen si punëdhënësi dhe punëmarrësi, të kemi një objekt të mirëpërcaktuar apo një

përshkrim të rregullt pune. Por nga ana tjetër, është e pakundërshtueshme që mes këtyre

subjekteve të së drejtës ka patur marrëdhënie të formalizuara pune, objekti i të cilave hera

herës rregullohej dhe përcaktohej me urdhra të veçantë me karakter administrativ (bujurdi

të Ali Pashës).

Gjithashtu mund të thuhet me siguri të plotë që këto shërbime, qoftë të përhershme, qoftë

për periudha të shkurtra kohe, shpërbleheshin me paga, të cilat merreshin periodikisht (ka

raste që llogariten me bazë mujore), ose të llogaritura sipas shërbimit në orë apo ditë

pune.

Në kuptim të legjislacionit të sotëm të punës si dhe të doktrinës së të drejtës së punës,

marrëdhënia juridike e punës ka karakter privat, duke patur parasysh që subjektet

pjesëmarrëse në këtë marrëdhënie janë kryesisht privatë. Nga ana tjetër, marrëdhënia

juridike e punës dhe në përgjithësi e drejta e punës, ka edhe karakter publik, qoftë nisur

nga fakti që punëdhënësi publik (shteti) është një punëdhënës i rëndësishëm, por për më

tepër që shteti “ndërhyn” nëpërmjet mbështetjes që i ofron palës më pak të avantazhuar,

pra individit. Sigurisht ky koncept nuk mund të përfytyrohej, aq më pak të zbatohej dy

shekuj më herët, as në shtetet e Perëndimit, jo më në Perandorinë Osmane.

Gjithsesi, edhe në Perandorinë Osmane dhe në Pashallëkun e Janinës, marrëdhënia e

punës mund të konsiderohet një nga marrëdhëniet juridike me përhapje të gjerë dhe

gjithashtu edhe e dokumentuar.

Duke qenë që për hartimin e këtij kapitulli janë shfrytëzuar kryesisht burime arkivore,

posaçërisht të Arkivit Ali Pasha (Koleksioni J.Hoxhi), në ilustrimet e mëposhtme

dokumentet e sjella lidhen me një marrëdhënie pune me karakter publik, pra me

“punëdhënës” publik.

Dokumenti i mëposhtëm është një bujurdi e Ali Pashës, që hedh dritë mbi një element të

rëndësishëm të marrëdhënies së punës të disa kategorive të ushtarakëve, konkretisht

pagën. Situata e referuar në këtë dokument është më e komplikuar se sa një pasqyrë e

marrëdhënies së punës. Konkretisht vëmë re:

-vonesën në pagesë

-periodicitetin (bazën) e pagesës, që është muaji

-burimin e pagesës, etj.

Gjithashtu informacionet që sjell ky dokument, veç sa janë interesante, ato ofrojnë të

dhëna rreth burokracisë dhe hierarkisë së funksioneve drejtuese ushtarake osmane në

qendrën e pashallëkut në Janinë , të cilat, siç është e njohur edhe nga raste të tjera, Aliu i

përdor me mënyrën e vet, në sistemin personal të qeverisjes që ka ndërtuar.

Tahir Abazi,

Page 115: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 102 -

sa lekë mungojnë për mehterhanxhinjtë dhe për alah-çaushët me pajim parasi (me

paratë e pagesave) dhe sadevrinjtë si dhe Sali aganë dhe sanxhahtarin dhe me

vetuxhinjtë, të mbledhësh tregëtarët e verës ti averdmek (të përpiqesh për këtë qëllim –

I.N) dhe të mos të të mashtrojnë. U mungojnë shtatë muaj për t’u dhënë prandaj t’u jepen

këtu e tutje çdo muaj pasi t’u jenë dhënë edhe të parat, pa tjetër.

1812

Prill: 28

Janinë218

[mbi shënimin]

Mehterxhinjve

Përveç sa më sipër, dokumenti i sjellë ka një vlerë dhe interes të veçantë, pasi sipas

përpunuesve të arkivit, në krah të dorëshkrimit ruhet edhe një firmë personale autentike e

Ali Pashës, një nga të rrallat e tij.

Një dokument tjetër me të njëjtin objekt, pra referuar marrëdhënies së punës së një

ushtaraku, është urdhri i mëposhtëm për të ekzekutuar rritjen e pagës, vendim ky i marrë

më herët nga Ali Pasha. Bëhet fjalë për një bujurdi të Ali Pashës, drejtuar Beqir

Xhokadorit për rritjen e pagës së një topçiu në Prevezë. Ana tjetër interesante e këtyre lloj

dokumenteve është mundësia për t’u thelluar në studimin e masës së shpërblimit për

profesione të ndryshme, zërat e buxhetit dhe posaçërisht vendi që zënë pagat në

shpenzimet e administratës së pashait etj.

Bëhet fjalë për rritjen me gjashtëdhjetë groshë të pagës së topçiut Hasan Politi. Është

Hasan Sakas që del në letrën e mëposhtme, të cilit paga i është kufizuar në vetëm dyzet

grosh.

Dok. tjetër me të njëjtin subjekt:

Dok. nr. 802

Beqir Xhokadori me të parë urdhërin tim t’i japësh topçiut, Hasan Politi, gjashtëdhjetë

groshë në muaj, për të gjithë muajt në vazhdim pasi ia kam ngritur pagën e tij, jo tjetër.

1815, më një të Shëndhimitrit, Prevezë

[mbi shënimin:]

Më një të Shën Dhimitrit – bujurdia

Hasan Sakës – për ngritjen e pagës së tij

në 60 grosh

çdo muaj.219

218 Παναγιοτοπουλος,Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi II, faqe 252-253 219 Παναγιοτοπουλος,Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi II, faqe 593

Page 116: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 103 -

KAPITULLI IV

REGJIMI JURIDIK I TOKËS DHE SISTEMI FINANCIAR

Në këtë pjesë të studimit do të bëhet një analizë mbi regjimin juridik të tokës në

perandorinë Osmane si dhe transformimet që pëson ky regjim në pashallëkun e Janinës.

Sigurisht pashallëku i Janinës nën sundimin e Ali Pashës ka një kohëzgjatje rreth 35

vjeçare, kështu që në raport me gjithë historinë gati 6 shekullore të Perandorisë, është

vetëm një periudhë e shkurtër. Gjithsesi, duhet theksuar fakti që, përgjatë gjithë këtyre

shekujve edhe regjimi juridik mbi tokën dhe marrëdhëniet e pronësisë mbi të kanë pësuar

ndryshime të rëndësishme, të lidhura këto ngushtësisht edhe me organizimin ushtarak dhe

në përgjithësi me strukturën ekonomiko-shoqërore. Studimi i regjimit juridik mbi tokën

është veçanërisht i rëndësishëm për të kuptuar edhe sistemin financiar dhe posaçërisht atë

fiskal, pasi burimet e të ardhurave në thesarin e shtetit vinin më së shumti nga taksat e

vendosura mbi tokën.

4.1 Regjimi juridik i tokës në Perandorinë Osmane

Për të kuptuar raportin e subjekteve të së drejtës me token, në një shoqëri kryesisht

bujqësore siç ishte ajo osmane, duhet patur parasysh së pari raporti i klasave në këtë

shoqëri dhe konkretisht përbërja dhe pozita e klasës sunduese. Nga ana tjetër, duhet

theksuar fakti që shoqëria osmane ishte dhe mbeti një shoqëri, në të cilën marrëdhëniet

feudale ishin ato mbisunduese, në pothuajse gjithë shekujt e historisë së saj.

Përpjekjet për zhvillimin industrial shënohen vetëm në shekullin e fundit, me hapjen e

fabrikave të para në fillim të shekullit të XIX, duke patur parasysh plotësimin e nevojave

të ushtrisë.220

Klasa sunduese në perandorinë osmane përbëhej nga tri shtresa themelore: nga feudalët

ushtarakë, feudalët laikë të pajisur me feude dhe klerikët.221

Në shekujt e parë të perandorisë osmane, në kushtet e zgjerimit të pandërprerë të territorit

të saj nëpërmjet pushtimeve, tokat e reja u shpërndaheshin me titull individual fituesve, si

shpërblim për shërbimin ushtarak, por edhe si kusht për vijimin e ofrimit të shërbimeve

ushtarake. Sigurisht ky nuk ishte një fenomen origjinal osman. Dhënia e tokave si

shpërblim dhe kusht për shërbime ushtarake së pari ishte e njohur edhe më herët në

Perandorinë Bizantine dhe me sa duket edhe Perandoria Osmane e trashëgoi këtë

fenomen, së bashku me fenomene dhe institucione të tjera. Nga ana tjetër edhe në

Europën Perëndimore, në periudhën e zhvillimit të feudalizmit, njihej dhe aplikohej

dhënia e feudeve në funksion të ushtarakëve dhe shërbimeve të tyre. 222

220 Për më tepër shih Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman ..., Vol.1, faqe 655- 656 221 Historia e shtetit dhe të drejtës në Shqipëri... , fq 193 222 Shih gjithashtu Anastasi, Aurela: Historia e institucioneve....faqe 196-197

Page 117: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 104 -

Sipas studiuesit Halil Inalçik: Në pamje të parë, sistemi i timarit i ngjan feudalizmit

mesjetar europian, por ka dallime thelbësore mes të dyve. Për të zbatuar regjimin e

timarit, shtetit i duhet të vendoste kontroll absolute mbi tokën, i papenguar prej ndonjë të

drejtë të pronës private.223

Dy ishin kategoritë e tokës në shekujt e parë të perandorisë osmane:

- Tokë ushtrie - e cila u jepej në pronësi fituesve ose pronarëve të mëparshëm, të

cilët edhe para pushtimit osman kishin besimin musliman. Pagesa për pronarët e

kësaj kategorie ishte një tribut vjetor prej 1/10 së prodhimit;

- Toka haraçie – toka që iu jepej pronarëve të mëparshëm të besimit jomysliman

me titull pronësie, kundrejt një tributi vjetor, që përbëhej nga një shumë fikse dhe

një përqindje mbi të ardhurat vjetore, që fillonte nga 1/10 e prodhimit deri në 5/10

e tij.

Tokat haraçie apo tokat e haraçit kishin shfrytëzues, siç u theksua më sipër, kryesisht

shtetasit jomyslimanë të Perandorisë, në shumicë të krishterët. Por kjo kategori, përveç

haraçit, kishte edhe detyrime të tjera siç është xhizja, që ishtë një tatim për kokë për

banorin e krishterë. Konsiderohej një taksë që paguhej për hir të mbrojtjes dhe sigurimit

të jetës nga ana e shtetit.

Në shekullin e XVI juristët osmanë flasin edhe për një kategori të tretë të tokës: toka

luftarake, të cilat ishin kryesisht të përhapura në Siri, Azinë e Vogël dhe Ballkan. Mbi

këtë kategori të tokës është ndërtuar sistemi i timarit (timaro- spahinj ose feudal-

ushtarak).224

Regjimi i timareve, ky institucion i ri dhe i veçantë, në rrugë legjislative u krye nëpërmjet

kanunameve të sulltan Muratit I, Sulltan Sulejmanit II dhe sulltan Ahmetit I.

Sistemin ushtarak- feudal i timarit turqit e huazuan nga sistemi bizantin i pronjës. Ai

përbënte shtyllën kurrizore të Perandorisë Osmane.225

Baza e sistemit timar lidhej me të drejtën që sulltani rezervoi për veten, si përfaqësues i

shtetit, të drejtën e pronësisë mbi tokën. Sipas këtij institucioni, sulltani rezervonte të

drejtën e pronësisë mbi tokën sipas parimit të shenjtë se toka i takon zotit dhe sulltani, me

cilësinë e kalifit, e dispononte atë.

Më tej, shteti u jepte anëtarëve të klasës sunduese, të cilët dëshironte t’i shpërblente për

shërbimet e tyre, të drejtën për të mbledhur, në emër dhe për llogaritë të tij, disa taksa në

vend të pagës. Atyre që kishin timare u kërkohej të siguronin, përveç vetes së tyre, edhe

një ushtar të pajisur (me pajisje ushtarake) plotësisht, i njohur si xhebely, për fushata

ushtarake gjatë kohës së luftës, për çdo 500 akçe (aspra) të të ardhurave të tyre.

Pas vendosjes së sistemit feudal- ushtarak osman dhe përhapjes së regjimit të timareve,

kategoritë themelore të zotërimeve feudale që u njohën edhe në Shqipëri ishin:

- Tokat mirie – në pronësi të shtetit;

- Tokat vakëf – në pronësi të institucioneve fetare;

- Tokat mylk – në pronësi private 226

223 Inalçik, Halil: Perandoria Osmane, periudha klasike 1300-1600, Dituria, Tiranë 2013, faqe 145 224 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir: ...vep. cituar, faqe 252-258 225 Xhufi, Pëllumb: Arbërit e Jonit. Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV- XVII, Onufri, Tiranë 2016, faqe

1283. Lidhur me institutin bizantin të pronies, shih më gjerësisht Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në

Shqipëri, faqe 67-68 226 Historia e shtetit dhe të drejtës në Shqipëri.... , fq 195

Page 118: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 105 -

Pikërisht tokat e kategorisë së parë, pra tokat shtetërore, u shpërndaheshin feudalëve

ushtarakë dhe funksionarëve të administratës civile, fetare dhe gjyqësore. Këto toka, që

në përgjithësi u quajtën timare, ndaheshin në timare, zeamete dhe hase.

E drejta e pronësisë mbi këto toka i përkiste shtetit, por feudali timarli ushtronte atributet

e pronarit si përfaqësues i shtetit.

Timarlinjtë në përgjithësi dhe kategoria e zaimëve dhe spahinjve kanë qenë feudalë të

vegjël dhe të mesëm të Perandorisë, por nga ana tjetër, kanë qenë forca kryesore e saj sa i

përket furnizimit të ushtrisë osmane me ushtarë, sa herë qeveria qendrore kërkonte për

fushata të ndryshme ushtarake.

Ka autorë të cilët nuk e lidhin ndarjen në timare, zeamete dhe hase me hierarkinë

feudale.227

Por nga ana tjetër, disa autorë pohojnë që haset kanë qenë prona feudale të mëdha, të cilat

jepnin të ardhura mbi 100.000 akçe në vit. Këto u jepeshin në shfrytëzim funksionarëve

të lartë ushtarakë dhe civilë, si p.sh vezirëve të mëdhenj, bejlerbejve dhe sanxhakbejve.228

4.2 Burimet e të ardhurave dhe sistemi financiar në Perandorinë osmane

Regjimi juridik i tokës i parashtruar më sipër synonte kuptimin mbi burimet e të

ardhurave në Perandorinë Osmane, pasi shpërndarja e tokave nga shteti osman kishte për

qëllim vjeljen e të ardhurave në formën e taksave dhe tatimeve të ndryshme.

Llojet kryesore të taksave, që vileshin si pasojë e dhënies në përdorim të tokës, lidheshin

me përqindjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Në perandorinë Osmane taksat

kryesore sher’i (fetare) ishin:

- Yshyr-i ose e dhjeta. Në perandorinë osmane të gjithë shtetasve, myslimanë ose

jomyslimanë, u kërkohej të paguhej yshyri. Raporti varionte nga 1/10 deri në

5/10, sipas krahinave. Këto ndryshime pasqyroheshin dhe parashikoheshin në

kanunnametë e sanxhaqeve. Vetëm pas reformave të Tanzimatit u zbatua parimi i

uniformitetit dhe taksa filloi të mblidhej kudo në të njëjtin raport, 1/10, sipas

emrit të saj.

- Haraçi, ishte një lloj takse që lidhej me dy karakteristika të tokës. Së pari me

madhësinë e saj dhe së dyti me shkallën e prodhimtarisë. Kjo e dyta paguhej

vetëm nëse kultura bujqësore vilej.

- Xhizja, ishte taksë për kokë për shtetasit meshkuj jomyslimanë të perandorisë.

Vlerësohej si një taksë për frymë, që mblidhej nga burra të moshave nga 14- 75

vjeç. 229

Ndërkohë grupi tjetër i taksave ishin ato që u paguheshin spahinjve. Por përveç

detyrimeve për shtetin dhe feudalin spahi, fshatarët paguanin edhe një grup detyrimesh të

jashtëzakonshme, që lidheshin me përmbushjen e nevojave të ushtrisë në kohë lufte dhe

paqeje. 230

227 Gjika, Grigor: “Institucionet osmane dhe pashallëqet feudale shqiptare” në Historia e shtetit dhe të

drejtës në Shqipëri....faqe 195 228 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir: ... vep. cituar, faqe 255 229 Shih Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman, Vol.I, faqe 560-570 230 Shih Gjika, Grigor: “Institucionet osmane dhe pashallëqet feudale shqiptare” në Historia e shtetit dhe

të drejtës në Shqipëri, faqe 197-199

Page 119: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 106 -

Përveç sistemit të timarit, një burim tjetër të ardhurash ishte edhe sistemi Mukataa.

Mukataa ka kuptimin “pres”. Ajo i referohet institucioneve të ndryshme, të cilat sillnin të

ardhura të specifikuara vjetore në të holla. Midis këtyre burimeve të të ardhurave janë

minierat, doganat, kriporet, dajlanet dhe monedhaprerësja. Mukataa-të ishin administruar

në disa mënyra. Njëra prej tyre përfshinte administrimin nga nëpunësit civilë, që

emëroheshin dhe paguheshin nga shteti. Nëpunësi civil njihej me emrin emîn dhe lloji i

administrimit quhej “administrim me emânet”. Kjo rrugë përdorej kur asnjë nuk dilte të

administronte iltizâmin ose kur ishte e nevojshme të analizoheshin të ardhurat e mukataa-

së, para se t’i kalonin iltizâm-it. 231

Aministrimi me iltizâm përfshinte shitjen me ankand të së drejtës për të menaxhuar

mukataa-në ofertuesit më të mirë, në përgjithësi për një periudhë trevjeçare. Nga të

ardhurat e përftuara nga ky sistem, zbriteshin shpenzimet për pagat e nëpunësve si dhe

ato për qira, lëndë djegëse etj. Pjesa e mbetur i dërgohej qeverisë qendrore.232

* * *

Politikat financiare të Perandorisë Osmane, si pjesë e politikave të përgjithshme, kanë

pësuar ndryshime nga periudha në periudhë, ndryshime këto që diktoheshin nga natyra e

transformimeve që vetë perandoria pësonte, marrëdhëniet me tregjet e tjera, kryesisht ato

europiane, nga rëndimi i herëpashershëm i shpenzimeve për mbajtjen e ushtrisë dhe

përballimin e fushatave ushtarake, nga tendencat separatiste kryesisht në Ballkan etj.

Periudha që është me interes për studimin është fundi i shekullit të XVIII dhe fillimi i

shekullit të XIX.

Kjo periudhë e mbretërimit të Sulltan Mahmudit II (1808-1839) ishte një periudhë shumë

e vështirë për perandorinë dhe qeverinë qendrore. Gjatë këtyre tre dekadave qeveria ishte

e detyruar të merrej me një sërë kryengritjesh, revolucionesh nacionaliste dhe luftërash

jashtë vendit. Për financat e shtetit, shumë më të kushtueshme se këto, ishin një sërë

luftërash kundër Rusisë (1806-1812 dhe 1828-1829), Iranit (1820-1828) dhe Egjiptit

(1831-1833 dhe 1838-1839).233

Thënë me fjalë të tjera, rreth gjysma e shpenzimeve buxhetore nga fundi i vitit

tetëmbëdhjetë të shekullit të XIX deri në 1840, ishte alokuar për shpenzimet ushtarake;

kjo ndarje ishte dukshëm më e lartë gjatë periudhave të luftës. 234

Sipas studiuesit Sevket Pamuk: Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta buxhetore, por

vlerësimet tregojnë se pas përshtatjes së inflacionit, shpenzimet e qeverisë qendrore u

rritën me 250 deri në 300 për qind, nga rreth 18 milionë groshë ose 2 milion dukatë në

fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, në rreth 400 milionë groshë ose 7 milion dukatë, në

fund të viteve 1830.

231 Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman, Vol.I, faqe 571 232 Po aty, faqe 571-572 233 Pamuk, Sevket: The evolution of fiscal institutions in the ottoman empire 1500- 1914, në

http://www.lse.ac.uk/economicHistory/Research/GEHN/GEHNPDF/Conf7_Pamuk.pdf 234 Pamuk, Sevket: ...vep.cituar, referuar Y. Cezar, Osmanlı Maliyesinde Bunalım, faqe. 244-80

Page 120: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 107 -

Kapacitetet politike dhe administrative të Qeverisë qendrore shpesh përcaktonin kufijtë e

të ardhurave fiskale. Pa një rrjet administrativ për mbledhjen e taksave, qeveria ishte e

detyruar të ndante të ardhurat tatimore me grupet e fuqishme në provinca.

Megjithatë, për shkak të kostove ushtarake dhe reformës administrative, shpenzimet

vazhduan të rriteshin me ritëm më të shpejtë. Për këtë arsye, nga fundi i shekullit të

tetëmbëdhjetë deri në vitet 1840, Porta e Lartë u detyrua që një pjesë të madhe të

energjive të saj t’ia kushtojë zhvillimit të metodave të huamarrjes së brendshme afatgjatë.

Nga 1770 deri në 1840 financat e shtetit osman përjetuan shpesh deficite të mëdha

buxhetore. Këto deficite arritën kulmin e tyre gjatë viteve 1820 dhe 1830. Në përgjigje,

shteti u përpoq të rrisë kontrollin e tij mbi burimet e të ardhurave, duke përfituar nga futja

në përdorim e formave të ndryshme të huamarrjes së brendshme dhe, kur presionet

fiskale afatshkurtra rriteshin, i rikthehej zhvlerësimit të monedhës. Normat më të larta të

zhvlerësimit në historinë osmane ndodhën gjatë sundimit të sulltanit Mahmud II. Vlera e

argjendit, e groshit ose piastrës osmane ra me më shumë se 80 për qind, nga viti 1808 në

1844. Paralelisht zhvlerësimit të monedhës ndodhi dhe rënia e madhe në kursin e saj të

këmbimit dhe rritja e shpejtë e nivelit të përgjithshëm të çmimeve. 235

4.3. Regjimi juridik i tokës në Pashallëkun e Janinës

Siç është theksuar në fillim të këtij studimi, me marrjen e pushtetit, Ali Pasha siguroi

mbështetjen e familjeve të vjetra kundërshtare, që sundonin më herët në sanxhakun e

Janinës, duke u ofruar, jo vetëm ofiqe dhe pozitë në ushtri, por edhe prona e pasuri të

konfiskuara të feudalëve të vrarë, të kapur apo të arratisur.236

Kjo shtresë e re sunduese, e përbërë tërësisht nga shqiptarë, e shpejtoi ritmin e procesit të

çifligimit dhe shtoi numrin e çifigjeve që ajo kishte në zotërim. Vetë Ali Pasha u bë

çifligari më i madh.237

Në Shqipëri shthurja e sistemit të timarit kishte filluar që në gjysmën e dytë të shekullit të

XVI. Kjo shthurje kishte të bënte me humbjen e karakterit ushtarak të pronës shtetërore

mirie dhe me tendencën për ta kthyer këtë tokë të dhënë me kusht në një tokë private.

Nga ana tjetër, feudalët e mesëm dhe të mëdhenj, tentuan të vënë dorë edhe në parcelat e

vogla të fshatarëve, duke shfrytëzuar mundësitë që ofronte vetë legjislacioni osman, siç

ishin kontratat e shitblerjes, pa përjashtuar këtu edhe mënyra të tjera, si borxhet e

fshatarëve, të cilët në pamundësi për t’i shlyer, vinin peng tokën si hap i parë drejt

humbjes së saj. Përveç këtyre mjeteve “ligjore”, nga feudalët u përdor edhe dhuna, herë e

maskuar, herë e hapur, për të shtënë në dorë tokat e fashtarëve, të cilët gradualisht u

zhveshën nga pronësia mbi tokën dhe u shndërruan në qiramarrës të tokave.

Dukuria e shndërrimit të sistemit të timarit në çifligje njohu një rritje, si sasiore (referuar

numrit të çifligjeve), ashtu edhe cilësore (bashkimin e çifligjeve të vogla në disa të

mëdha) dhe u zhvillua kryesisht në shekullin e XVIII deri në vitet ’30 të shekullit të XIX,

pikërisht koha që përkon me sundimin e Ali Pashës në pashallëkun e Janinës. Ali Pasha

dallohej si çifligari më i madh mes familjeve të tjera në Shqipëri (qoftë në jug, qoftë në

235 Po aty 236 Historia e popullit shqiptar.... Vol I, faqe 638 237 Po aty

Page 121: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 108 -

veri), me mbi 900 çifligje, zotërime feudale, të cilat përfshinin Shqipërinë e Jugut,

Maqedoninë dhe Greqinë e Veriut.

Edhe studiuesja moderne turke Nuray Bozbora, i ka kushtuar rëndësi fenomenit të

përhapjes së çifligjeve në periudhën e sundimit të Ali Pashës. Sipas saj:

“Sapo vendosi kontrollin e plotë mbi territoret që përbënin pashallëkun e Janinës, Ali

pasha e likuidoi plotësisht sistemin ekzistues osman të timareve e zeameteve dhe të gjitha

fshatrat i transformoi në çifligje në pronësi të vet. Përveç vetes dhe fëmijëve të tij, ai nuk

lejoi kategorikisht asnjë pjesëtar të kastës ushtarake që të bëhej pronar çifligjesh

tokësore. Kjo situatë solli, si eliminimin e shtresës feudale pronare të tokës, ashtu edhe

krijoi një hendek të madh në marrëdhëniet midis Ali pashës dhe fshatarëve që punonin në

këto çifligje.” 238

Sipas George Castellan: “Teorikisht Aliu mbetej vasal i sulltanit, por i kishte zhdukur

timaret, zeametet dhe haste dhe i kishte shndërruar në çifligje. Pashai, që kishte

trashëguar vetëm dy prona modeste në krahinën e Tepelenës, në fund të jetës së tij ishte

bërë pronar i 934 fshatrave të shfrytëzuar në formën e çifligjeve dhe të shpërndarë në

tërë pashallëkun”.239

Edhe studiuesja Arta Mandro-Balili, e cila i referohet kryesisht burimeve greke lidhur me

shtrirjen dhe numrin e çifligjeve të Ali pashës:

“… Ali pasha konsiderohet një nga çifligarët më të mëdhenj të perandorisë osmane, që

në fund të jetës së tij u bë pronar i 934-935 fshatrave të shpërndarë në Shqipërinë e Jugut

dhe Epir, si çifligje. Andreades flet për 880 çifligje të shpërndara në këtë mënyrë:

- 403 në Epir

- 263 në Thesali

- 137 në Greqinë kontinentale dhe

- 77 në Maqedoninë oksidentale 240

Praktika e përvetësimit të tokave të privatëve nga ana e Ali Pashës, provokoi ndryshime

të thella në strukturën e pronësisë mbi tokën në rajon, ndryshime që nuk ishin parë prej

shekujsh. Sipas Flemming: “…në kohën e sulltan Sulejmanit të Madhnueshëm

“spahilikët” e distrikteve u përkisnin turqve, ndërsa tokat që gjendeshin përreth ishin

pothuajse pronë ekskluzive e grekëve (nënkupto të krishterëve) dhe tatoheshin me një të

tetën, haraçin dhe taksa të tjera të përgjithshme apo lokale. Në kohën e udhëtimeve të

William Martin Leake, Aliu kishte arritur t’ua rrëmbente këto toka pronarëve të zonës,

duke minuar në këtë mënyrë sistemin e vjetër të timareve të Perandorisë Osmane.”241

238 Bozbora, Nuray: vep.cituar, faqe 107 239 Castellan, Georges: Histori e Ballkanit, Shtëpia Botuese Çabej, Tiranë 1996, faqe 225. 240 Mandro-Balili, Arta: ...vep cituar, faqe 175-176, referuar Andreades, A: Ali pasha de Tebelen,

economist et financier, Paris 1912, 2-4; 427-460; Γκριγκορι.Λ.Aρς: Η Aλβανια και Η Ηπειρος …, fq 103-

112; Llambru S. P: Faqe nga historia e Janinës, f.14; Mile L: Revista Studime Historike, nr.2, Tiranë 1964,

fq.104; Ζοτου, Δημιτρις Α: Η δικαιοσυνη …, fq 77 dhe Kuma K: Historia e akteve njerëzore, fq. 540 241 Flemming, Katherine E:... vep.cituar, faqe 85, referuar Leake 1835, 4:232 dhe Beldiceanu 1980; Staab

1980; Hickock 1997; Mantran 1984; Eton 1798

Page 122: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 109 -

Studiuesi grek I. Lambrinidhou na sjell indirekt edhe një mënyrë tjetër të shtimit të

pasurive të Ali pashës, kur flet edhe për rregullimet juridike lidhur me të drejtën e

trashëgimisë:

- në rast vdekjeje, kur nuk rezulton të ketë trashëgimtarë, trashëgon Aliu,

d.m.th. shteti.242 Kur murtaja shfarosi banorët e Artës, shteti trashëgoi

pasuritë e gjithë atyre që nuk lanë trashëgimtarë. Por kjo trashëgimi nuk u

keqpërdor, pasi ajo u përdor në dobi të banorëve të Lamarit, për t’u

vendosur në pronat e fatkeqëve të Artës.243

Nisur nga ky shembull, mund të vërehet fakti që Ali pasha i jepte të drejtën vetes të

përvetësonte edhe prona, të cilat mbeteshin pa trashëgimtarë, duke u paraqitur kështu me

atributin e autoritetit shtetëror. Ishte kjo një mënyrë, jo aq e përhapur sa të tjerat, për të

rritur fondin e tokës bujqësore në favor të Ali pashës.

4.4 Burimet kryesore të të ardhurave në pashallëkun e Janinës

Pas parashtrimit të mësipërm, ku Ali pasha sipas burimeve të shumta që mbështesin njëri

tjetrin, afirmohet si një nga çifligarët më të mëdhenj të gjithë Perandorisë Osmane, është

e kuptueshme që pjesa më e madhe e të ardhurave, që hynin në arkën e tij, buronte nga

toka dhe produktet bujqësore.

Sipas Katherine Flemming, e cila në fakt i referohet Leak-ut, tokat e familjes së Aliut

(çifligjet) sillnin të ardhura vjetore të barabarta me 1400 qese. Ato tatoheshin deri në

masën 4/10 në natyrë për produkte bujqësore, si grurë, elb, misër, verë, tërshërë, pambuk,

lin, oriz, duhan dhe zarzavate, të cilat shiteshin në vend si dhe 1.000 qese që buronin nga

eksportet e produkteve të mësipërme, duke shtuar edhe limonët, portokallet dhe lajthitë e

oborreve private të Aliut.

Të dhënat e mësipërme, përveçse na shërbejmë për të identifikuar një nga burimet e të

ardhurave të Ali pashës, siç është toka dhe produktet e lidhura me të, në një këndvështrim

tjetër, mund t’i shërbejnë çdo studiuesi për të bërë një vlerësim më të gjerë, lidhur me

kulturat bujqësore që kultivoheshin në territoret e pashallëkut në përgjithësi dhe në zona,

fshatra a krahina të ndryshme në veçanti.

Burim tjetër i të ardhurave ishin doganat. Ali pasha vendosi rrjetin e vet të doganave

(gjymrykëve). Nga njëra anë, duke vendosur autoritetin e tij edhe në këtë fushë, ai

siguronte të ardhura, të cilat i administronte vetë. Nga ana tjetër vendosja e kontrollit mbi

doganat nga ana e Ali pashës, i dha fund trafikut të paligjshëm, që mesa duket ka qenë

dhe mbetet një plagë e përhershme në këto sektorë. Në këtë mënyrë, ai zëvendësoi këtë

trafik me monopolin mbi doganat.244 Këto veprime energjike të Ali pashës në fushën e

doganave lidhen ngushtë edhe me kundërvënien e tij ndaj Portës së Lartë. Në

kundërshtim me politikat e Stambollit, ai vendosi pothuajse një monopol të plotë mbi

gjithë eksportin e drithrave nga territoret e tij. Sipas Henri Holland: “për sa u përket

drithrave, vetë veziri ishte monopolisti më i madh i eksporteve”.

242 Λαμβριδι, Η: Ο Αλι Πασας ο τεπελενλισ, f.37 243 Ζοτου, Δημιτρις Α: Η δικαιοσυνη..., f.68 244 Flemming, Katherine E: ... vep.cituar; fq.80

Page 123: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 110 -

Peshkimi ishte gjithashtu një aktivitet që sillte të ardhura të konsiderueshme në arkën e

vezirit të Janinës. Nuk duhet harruar që territori i pashallëkut të Janinës kishte një vijë të

gjerë bregdetare sidomos pas uzurpimit edhe të qyteteve si Parga, Butrinti etj. Nga ana

tjetër, në këtë territor përdoreshin për efekt peshkimi edhe liqenet e pashallëkut, kryesisht

ata të Janinës dhe Butrintit. Edhe për peshkimin në liqenin e Janinës, Ali pasha kishte

vendosur monopolin e tij. E drejta për peshkim në liqen u jepej me qira ose me koncesion

banorëve të ishullit më të madh, të cilët i paguanin Aliut 15.000 piastra në vit, plus

furnizonin me dru rezidencën e tij në ishull, në këmbim të të drejtave ekskluzive mbi

peshkimin e vitit.245

Pak a shumë e njëjta procedurë zbatohej edhe në liqenin e Butrintit apo liqene të tjera më

të vogla, ku janë ndërtuar dajlane për kapjen e peshkut. Dajlani i peshkimit në liqenin e

Butrintit i ishte dhënë me qira Peshkopit të Kalaritës dhe peshkopit të Dyzet Shenjtorëve,

për 55 qese me para në vit. Ndërsa e drejta për të peshkuar me rrjeta në liqene, laguna dhe

lumenj, u është dhënë nga sipërmarrësit e taksave, korfiotëve (banorëve të Korfuzit), që

për këtë sjellin shumë lundra.246

Kriporet dhe sera e Vlorës, i siguronin Ali pashës të ardhura vjetore, të cilat sipas

studiuesve, arrijnë në 3.000.000 groshë në vit.247 Me këtë rast duhet rikujtuar fakti që,

kripa përbënte një nga mallrat më të shtrenjtë në mesjetë, pasi së pari konsiderohej një

mall i rrallë dhe së dyti kostoja e saj rëndohej nga përpunimi dhe transporti. Edhe kriporet

e Shën Kollit në veri të Durrësit, në periudhën e Skënderbeut, përbënin një nga burimet

kryesore, nga të cilat do të furnizohej fondi i posaçëm në të holla për Lidhjen e Princave

Shqiptarë, që doli nga Kuvendi i Lezhës i 2 marsit 1444.248

Blegtoria ishte në pashallëkun e Janinës një nga degët më të zhvilluara të ekonomisë dhe

pa dyshim edhe një burim i konsiderueshëm të ardhurash. Avantazhi i kësaj dege të

ekonomisë lidhet me terrenin kryesisht malor të pashallëkut. Edhe vetë Ali Pasha vinte

nga një zonë e cila e kishte shumë të zhvilluar aktivitetin blegtoral. Sipas autorëve të

ndryshëm, një pjesë e mirë e të ardhurave të tij personale buronin nga tufat personale të

bagëtive, të cilat numërohen në rreth 500.000 kokë dhen dhe 600.000 kokë dhi. Bagëtitë

dhe produktet e tyre si leshi, djathi dhe lëkura ishin të destinuara për tregun e brendshëm,

por edhe për eksport (veçanërisht lëkurët).249

Burime të tjera të të ardhurave lidheshin me vjeljen e taksave mbi kultura të tjera

bujqësore dhe të industrisë ushqimore të rëndësishme në pashallëk, siç ishin vera dhe

duhani.

Tregtia ishte gjithashtu një sektor jashtëzakonisht fitimprurës, jo vetëm për tregtarët, por

edhe për vetë arkën e Ali pashës. Kur flasim për tregtinë sigurisht kemi parasysh edhe

tregun e brendshëm edhe atë të jashtëm. Territoret e pashallëkut kanë patur një histori të

suksesshme në tregtinë ndërkombëtare. Tregtarët e Janinës prej disa shekujsh zhvillonin

tregëti me qytetet italiane, e inkurajuar kjo sidomos në kushtet e sundimit venedikas.

Produktet kryesore që eksportoheshin nga Janina drejt Europës ishin pëlhurat, lënda

drusore, leshi dhe lëkurët e bagëtive, kuajt etj., ndërsa importoheshin kryesisht artikuj

luksi nga Europa.

245 Po aty, fq. 78 246 Leake, M. William: Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve, Migjeni, Tiranë 2008, fq. 110 247 Mandro-Balili, Arta:... vep cituar, faqe 176 248 Luarasi, Aleks: Në: Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri... fq.131 249 Për më tepër shih Ibrahim Manzur Efendi:... vep.cituar

Page 124: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 111 -

Një burim tjetër për t’u marrë në konsideratë lidhur me të ardhurat e Ali pashës ishte edhe

shfrytëzimi i pengjeve. Siç është përmendur më herët Ali pasha ka përdorur pengjet

(kryesisht familjarë të personave, të cilët ndiqeshin apo akuzoheshin për vepra të

ndryshme penale) si garanci për realizimin e qëllimeve të tij ndaj rebelëve dhe

kryengritësve. Duke shfrytëzuar edhe ndjeshmëritë njerëzore ndaj familjarëve dhe më së

shumti ndaj grave dhe fëmijëve, ai vendoste një çmim për kokën e çdo pengu. Ndodhur

në rrethana të tilla, familjarët preferonin të paguanin për të liruar pengun, sesa të vinin

jetën e tij në rrezik.

Lidhur me pasurinë personale të Ali pashës, duke llogaritur gjithë burimet e të ardhurave

që u parashtruan më sipër, duke llogaritur gjithashtu edhe shpenzimet për mbajtjen e

ushtrisë, mbajtjen e aparatit shtetëror, pagesat vjetore në drejtim të Portës së Lartë,

përsëri autorë të ndryshëm vlerësojnë që ajo është shumë e kondisiderueshme. Sipas G.

Vadouncourt në veprën e tij “Memoirs on the Ionian Islands”: ...mesatarisht të ardhurat e

tij vlerësohen në 15.000.000 (pesëmbëdhjetë milionë) franga; por pavarësisht këtyre të

ardhurave, të cilat ishin të destinuara për të përballuar shpenzimet e administrimit dhe

mbajtjen e ushtrisë, për të cilat vepronte me kursim të madh, ai kishte thesare të mëdha të

fshehura si në Tepelenë, ashtu edhe në kështjellat e tij në Janinë, për të cilat është e

pamundur të llogaritet vlera. Ajo çka është e njohur për këtë subjekt, lidhet me faktin që,

këto rezerva ishin në monedha ari veneciane. Ai kishte përvetësuar gjithashtu në vendet

që sundonte, por edhe kishte blerë, një numër të madh gurësh të çmuar dhe perlash. Ai

kishte gjithashtu edhe një koleksion të çmuar orësh (orë dore dhe muri) të formave të

ndryshme si dhe vazo të arta e të argjendta....” 250

4.5 Taksat dhe tatimet kryesore të aplikuara në Pashallëkun e Janinës

Ali pasha përdori një sistem të ndërlikuar dhe të rënduar taksash, sistem i cili anulonte

pjesërisht pasojat pozitive të politikave të tij ekonomike. Barra fiskale që rëndonte mbi

popullsinë e pashallëkut në kohën e Aliut, vlerësohej disa herë më e madhe në raport me

periudhat para tij (duke llogaritur sigurisht edhe inflacionin).251 Por, siç është theksuar

edhe më sipër, Aliu erdhi në pushtet në një periudhë kur sundonte anarkia, antiligji,

kusaria, mospagimi i taksave etj. Prandaj masat e tij, nga ato ligjore, deri në ato represive

për vendosjen e rendit, respektimin e institucioneve, sigurisht prekën edhe xhepat e

qytetarëve të thjeshtë apo tregtarëve, që ishin mësuar me shmangien nga detyrimet

fiskale.

E drejta për mbledhjen e taksave u jepej me koncesion disa bejlerëve dhe individëve të

tjerë, të cilët duhej, jo vetëm të mbidhnin taksat që pretendonte Aliu si e drejtë e tij, por

edhe të gjenin në njëfarë mënyre shumat e nevojshme për pagesën e haraçit vjetor për

sulltanin në Stamboll. Kur ndonjëri prej tyre nuk arrinte të mblidhte shumën e përcaktuar,

Aliu e fuste në burg, derisa ai apo familja e tij të paguanin shumën e mbetur si shpërblim

për lirimin e tij. Në këtë mënyrë ai krijoi namin si njeri i pamëshirshëm me

250 Vadouncourt, G: ... vep.cituar, fq. 279 251 Për më tepër shih Fleming, Katherine E: Bonaparti mysliman, Diplomacia dhe orientalizmi në Greqinë e

Ali Pashës, Shtëpia botuese Dituria, Tiranë 2013, Fq.81-85

Page 125: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 112 -

taksambledhësit e paaftë, saqë të ardhurat e mbledhura prej tyre ishin shpesh më të larta

sesa shuma e kërkuar në fillim.252

Burimet e të ardhurave të tij ishin çifligjet, kopetë e shumta dhe tatimet që i grumbullonte

me më pak mund se në pjesët e tjera të Perandorisë Osmane.253

Lidhur me normat që rregullojnë marrëdhëniet në fushën e tatimeve dhe taksave (e drejta

fiskale) në pashallëkun e Janinës, është studiuesi grek, I. Lambridhi, i cili në veprën e tij

“Ali Pashë tepelenasi” (O Ali Pasas o tepelenlis) flet së pari për tatimin mbi shitjen e

pasurisë. Sipas tij: “asnjë shitje e pasurisë nuk është e lejuar, nëse më parë nuk është

paguar një e dhjeta e vlerës së pasurisë”.254

Ndërkohë taksat e tjera lidheshin, sa me aktivitetet prodhuese dhe tregtare që janë

përmendur në pjesën e mësipërme, po aq edhe në respekt të sistemit fiskal që zbatohej në

gjithë Perandorinë Osmane.

Në mënyrë të përmbledhur, më poshtë paraqiten taksat dhe tatimet kryesore që rëndonin

mbi popullsinë dhe aktivitetet e pashallëkut të Janinës, nga viti 1788 deri në vitin 1820255:

- taksa e doganës

- tatimi personal (haraçi)

- e dhjeta

- taksa e bagëtive (e dhenve)

- taksa e verës

- taksa mbi fëmijët e mitur meshkuj

- taksa për sunduesin e Rumelisë

- taksa për kreun e Janinës

- bakshish për tagrambledhësin

- taksa për ushqimin dhe pagesën e 200 armatollëve

- taksa për shërbimin postar dhe qiranë e godinave të postës

- shpërblim për bimbashët, për ushqimin dhe banesat e tyre të përkohshme

- si më sipër, shpërlimi (paga) që i dërgohej sunduesit të Rumelisë

- shpërblimi i mëkëmbësit të sunduesit të Rumelisë256

Në vitin e fundit të sundimin të tij, Ali Pasha aplikoi falje (ajo që ne e quajmë amnisti

fiskale sot) lidhur me taksat që duhet të paguheshin, në masën 2250 groshë.

Pas vdekjes së Aliut dhe nën sundimin e Hurshid Pashës, deri në vitin 1830, shtohen edhe

13 taksa të tjera, deri sa më 1831, kur u regjistruan familjet e të gjitha zonave të

pashallëkut, u bë unifikimi (njësimi) i taksave, përveç taksës së verës, e cila afirmohet si

një taksë e përgjithshme. Të gjitha llojet e taksave të përmendura më sipër, vileshin në

mënyrë të drejtpërdrejtë, përveç taksës së doganës, e cila vilej në mënyrë të tërthortë.

Në përshkrimet e të gjithë atyre që kanë njohur nga afër Ali Pashën dhe shtetin e tij, që

nga Pouqueville-i te Leake-u, nga Henri Holland te Hughes, si dhe nga historianë grekë e

të tjerë, dëshmohet që taksat e aplikuara ishin shumë të rënda dhe të papërballueshme, pra

dëshmohet një aspekt tjetër i ashpërsisë së Ali Pashës ndaj shtetasve të vet.

252 Po aty, faqe 73-74 253 De Beauchamp, Alphonse: Ali Pashë Tepelena, Dukagjini, Pejë 2003, f.103 254 Λαμβριδι, Η: Ο Αλι Πασας ο τεπελενλισ, f.37 255 Ζοτου, Δημιτρις Α: ...vep e cituar, f. 68-69 256 Shih gjithashtu Παναγιοτοπουλος, Βασιλης.: Αρχειο Αλι Πασα...., Vol.I-II-III

Page 126: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 113 -

Histori dhe rrëfenja të shumta lidhur me ngjarje që linin gjurmë ndër qytetarët e Janinës

dhe të zonave përreth, tregohen pa fund dhe vijnë sot nga bashkëkohës, historianë,

udhëtarë dhe të të tjerë të mikpritur në oborrin e Aliut, shërbëtorë dhe armiq të tij, grekë,

anglezë, francezë, rusë, venecianë etj.

Ndërkohë që të gjithë kanë vërejtur, jo pa habi në shumë raste, rendin dhe sigurinë që i ka

shoqëruar në udhëtimet e tyre në këtë skaj të Perandorisë Osmane, por edhe zhvillimin e

madh që kjo zonë mori nën sundimin e Ali Pashës. Është rasti për t’u theksuar se

përfundime nga më të ndryshmet shoqërojnë studime, vëzhgime apo dhe kujtime të

bashkëkohësve, lidhur me pasurinë personale të Aliut dhe mënyrën e vendosjes së saj. Ka

mendime që një pjesë e mirë e të ardhurave që vileshin nga taksat publike, shkonin në

xhepin e Aliut. Gjithashtu në studime të ndryshme numërohen vepra të shumta publike të

ndërtuara me këto të ardhura. Këto punë publike konsistojnë në:

- ndërtime rrugësh, bujtinash apo hanesh, duke lehtësuar udhëtarët dhe

tregtarët e shumtë që qarkullonin nga një anë e Perandorisë në tjetrën.

Sipas Katherine E. Fleming në veprën e saj “Bonaparti mysliman,

Diplomacia dhe orientalizmi në Greqinë e Ali Pashës”, duke iu referuar

Leake, thuhet se nga Trikalla në Janinë, kishte hane për çdo një orë rrugë.

- Vepra bonifikuese si tharja e kënetës dhe moçaleve në veri të Artës, nën

drejtimin e inxhinierëve evropianë, duke e shndërruar atë në një nga fushat

më pjellore në vend.

- Ngritja e urave dhe vendosja e trageteve në lumin Drinos.

- Ndërtimi i objekteve me karakter rezidencial, fortifikues ushtarak, si

kalaja e Tepelenës, kalaja e Palermos etj.

- Nxitja e ndërtimit të objekteve me karakter kulturor, si Gjimnazi Zosimea

etj. Është e njohur shprehja që përdorej në atë kohë për Janinën: “Janina e

para në armë, në groshë dhe në kulturë”257

4.6 Dokumente që lidhen me pagesën e llojeve të ndryshme të taksave nga ana e

banorëve dhe fshatrave apo krahinave të ndryshme të Pashallëkut258

Në Arkivin e Ali Pashës, veç dokumenteve të shumta që lidhen me aspekte të ndryshme

të organizimit të pashallëkut, letërkëmbime me zyrtarë të administratës lokale dhe asaj

perandorake, letra të ndryshme nga banorë të pashallëkut, informacione sekrete të

ardhura apo të dërguara etj, një pjesë e konsiderueshme e këtij fondi është e pasur edhe

me dokumentacion që vërteton edhe pagesat e taksave dhe në përgjithësi detyrimeve të

zonave, krahinave, fshatrave apo edhe banorëve të ndryshëm ndaj pashait të Janinës. Siç

është theksuar edhe më sipër, ky fond dokumentar na shërben si për të parë llojet e

ndryshme të taksave, po aq edhe për të parë peshën ekonomike që zënë krahina të

ndryshme në kuadër të pashallëkut, sa për të parë sasinë konkrete të tatimeve në natyrë,

aq edhe për të nxjerrë përfundime për jetën ekonomike dhe sociale të zonave shqiptare,

dhe jo vetëm gjatë sundimit të Ali pashës. Ky fond dokumentar, pra ai i dokumenteve që

lidhen më pagimin e detyrimeve fiskale, përveçse studiuesve juristë, në mënyrë të

257 Fleming, Katherine E: ...Vep e cituar, f. 77 258 Pjesa më e madhe e dokumenteve të mëposhtëm është përkthyer nga greqishtja nga autorja e këtij

studimi. Dokumentet nuk janë prekur, në kuptim të redaktimit, por janë sjellë në përmbajtjen dhe në formën

e paraqitur në arkiv.

Page 127: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 114 -

veçantë mund t’u shërbejë ekonomistëve, të cilët, duke përdorur metoda të ndryshme

shkencore, mund të nxjerrin përfundimet e nevojshme për zhvillimin ekonomik të

pashallëkut të Janinës në fund të shekullit të XVIII dhe fillim të shekullit të XIX.

Më poshtë do të sillen disa nga këto dokumente, të cilat lexuesi i specializuar i gjen në

mënyrë të bollshme në katër vëllimet me dokumente të Arkivit Ali Pasha (Fondi Jani

Hoxhi).

1. Arkivi Ali Pasha, Vëllimi 2, dokumenti nr. 614, Janinë 27 gusht 1812

Teskere (vërtetim) i Ali Pashës për Tito Baltadorin. Titua i ka numëruar zotit të tij sasinë

prej tridhjetë e një mijë e tridhjetë e gjashtë grosh, “deklarimet e dengjeve të duhanit”,

domethënë nga monopoli i duhanit për krahina të ndryshme. Ndarja gjeografike e

(pranimeve, depozitimeve) llogarive, që natyrisht nuk janë të vetmet, përbëjnë prova për

qiranë (taksën) e rentës shtetërore nga Ali Pasha, për një shtrirje më të gjerë se krahinat e

pashallëkut të Janinës. Bëhet e njohur gjithashtu edhe metoda e arkëtimit të taksave të

duhanit, kryemagazina e tij, domethënë magazina kryesore ku përcaktohet vlera

paraprake e taksës së duhanit nga Porta, këtu caktohen nga ana e Ali Pashës për

bashkësitë kristiane të vilajetit.

Dokumenti:

Të mara për zotin tonë

nga grumbullimet e dengjeve të duhanit si më poshtë

groshë

5460 nga grumbullimi nga Tirnavo, Vollo dhe Armeru

2000 nga grumbullimi në Çariçanit

2500 nga grumbullimi në seraziu

4000 nga grumbullimi në Larisa

2000 nga grumbullimi në Aja

15 960

7830 nga grumbullimi në Egripu

2666 nga grumbullimi në Trikalla

..330 nga grumbullimi në Leskovik

.1250 nga grumbullimi në Konicë

.3000 nga grumbullimi në vojvodalik

31036 gr. Janë tridhjetë e një mijë e tridhjetë e

gjashtë grosh që mora nga dora e Tito

Baltadorit nga grumbullimet e mësipërme

[me dorën e Ali Pashës është shënuar:] 1812

i mora unë Trijitiu (gusht)27

(firma e Ali Pashës)259

259 Παναγιοτοπουλος,Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi II, faqe 280-281

Page 128: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 115 -

Koment: Siç rezulton nga teksti i dokumentit të mësipërm, bëhet fjalë për grumbullimin e

të ardhurave në para që lidhen me taksën e duhanit. Nga ana tjetër, duke parë detajet e

dokumentit, shihet edhe gjeografia e mbjelljes së kësaj kulture, jo vetëm brenda një

krahine të pashallëkut. Gjithashtu mund të arrihet në përfundimin që taksa e duhanit vilej

kryesisht në të holla dhe jo në pjesë të prodhimit (pra jo në natyrë).

2. Arkivi Ali Pasha, Vëllimi 2, dokumenti nr. 624, Janinë 1 tetor 1812

Dokumenti i mëposhtëm është një marrëveshje e bujqëve të katër çifligjeve që janë fqinj

me njëri tjetrin, në vilajetin e Vodenës (sot ndodhet në Veria, Greqi-shënim i autores) për

shlyerjen e pagesave të taksave të tyre, në shumën prej 50 groshësh “për çdo shtëpi”.

Sipas dokumentit ata do të paguajnë haraçin tek “efendiu” i tyre”, i cili do ta dorëzojë atë

në “vilajet”. Raportohet gjithashtu se do të paguhen bashkë me të edhe dy “subashët”,

provë kjo se katër çifligjet, për të cilët natyrisht nuk dimë numrin e popullsisë, kanë

përfunduar në dy grupe dhe kanë vendosur dy në vend të katër “subashëve”. Sipas

studiuesve grekë të arkivit: “Dokumenti duhet të jetë hartuar në Janinë, ashtu sikurse

edhe marrëveshjet e tjera të së njëjtës natyrë, të cilat kanë shpëtuar dhe ruhen në Arkiv.

Nuk dimë nëse u përfundua dhe nëse në vazhdim u përmbush kjo marrëveshje.

Megjithatë ia vlen që të studiohet si një përpjekje për vendosjen e një rregulli organik, në

marrëdhëniet e punimeve të tokës dhe të taksave mbi çifligjet, pa njohur dobinë e saj, por

sipas vetë përmbajtjes, sipas nënshkrimeve të vëna në marrëveshje, duket se është çiflig i

Ali Pashës” 260.

Dokumenti

Bëjmë me dije dhe sqarojmë ne çifçinjtë e vezirit, zotit tonë, Derzilovitët, Oslianitët,

Perisoritët dhe Kucoflianitët se ramë dakord me zotin tonë për të gjitha ato që duhet të

japim për vilajetin, xhelep jesani, nozul avarizi dhe qesim për spahinjtë,261 për të

dorëzuar nga pesëdhjetë groshë çdo shtëpi në vit, pra për çdo shtëpi që gjendet në

fshatrat tanë dhe zoti ynë do të paguhet për të treja xhelep jesanin, nuzul avarizin dhe

qesimin për spahinjtë. Veç këtyre kemi për të paguar edhe haraçet tona tek zoti ynë me

regjistër (defter) sipas zakonit dhe zoti i ynë ka për të paguar të krahasueshmet në vilajet.

Po kështu kemi për të dhënë për dy subashlliqet tona, dy subashëve - 2800

(dymijë e tetëqind) groshë, pra nga njëmijë e katërqind grosh për secilin subash për

Subashllëkun e tij, bashkë me ta edhe njerëzit e tyre. Po ashtu kemi për të dhënë edhe

bukën dhe vemeklik (shpenzimet e ushqimit) në shumën 1400 (njëmijë e katërqind) groshë

si dhe shtatëqind të tjera për secilin – dhe tjetër më nuk kemi për të dhënë, as bukë as

gjellë dhe asgjë tjetër; dhe pikërisht për këto përpiluam këtë marrëveshje të shkruar për

hirësinë e zotit tonë.

1812: Tetor – data një

Oslanitët vërtetojnë Terizavolitët vërtetojnë

Parisoratët vërtetojnë Kucoflianitët vërtetojnë262

260 Παναγιοτοπουλος ,Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi II, faqe 300- 301 261 Lloje taksash 262 Po aty, fq 301

Page 129: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 116 -

Koment: Në këtë dokument, veç të tjerash bie në sy edhe një e dhënë tjetër, e cila hedh

dritë mbi llojet e detyrimeve të fshatarëve në raport me administratën lokale. Fakti që

theksohet se tjetër më nuk kemi për të dhënë, as bukë as gjellë dhe asgjë tjetër, dëshmon

që, nëse në rastin konkret fshatarët e përjashtojnë vetën nga pagesa e detyrimeve të tjera,

përveç atyre të përmendura në mënyrë eksplicite më sipër, detyrimi për plotësimin e

nevojave të ushtrisë si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje, përbënte një lloj detyrimi

të kategorisë së detyrimeve të jashtëzakonshme. Ky lloj parashikimi ngjan me një taksë që

quhet avariz263. Në tekstin e mësipërm parashikohet dhënia e avarizit, por ndoshta jo në të

gjithë elementët përbërës të tij.

3. Arkivi Ali Pasha, Vëllimi 3, dokumenti nr. 1052. Tepelenë 7 shkurt 1818.

Dokumenti i mëposhtëm është një regjistër (defter) i mbyllur me vulën personale të Ali

Pashës, lidhur me produktet me të cilat është furnizuar haremi i tij në Tepelenë, për

periudhën nga 6 Qershori 1817 gjer më 7 Shkurt 1818. Në të referohen origjina e

produkteve, si dhe administratori i tyre, Lekua dhe veqili (veqilharxhi) i Ali Pashës, Vasil

Gjika. Informacionet me interes të letrës, shpesh here, për shkak të mungesave të fjalëve

të ndryshme, bëhen të pakuptueshme, kryesisht atje ku bashkohen emrat me vendet.264

Gjalpë, djathë

okë okë

15 Qershor Rapo Skuteri 576 ½ 203 ¾

2 Korrik qesim nga Arrëza 42 …

18 Korrik shtrunga Dejani Trebeshina 40 40

21 Korrik shtrunga Gjoriça Trebeshina 40 100

nga mali i Luzatit …. …3

shtruga Subashi Çajupi 200 …

898 ½ 346 ¾

Strunga Liqeri Çajupi, Karjaniti 200 …

Shtrunga Shën e Premte, Çajupjotët 87 ¾ …

Shtrunga e Bratit-Stathi Çajupi 149 …

Shtruga Kristo – Liço Trebeshina 50 50

Gjoriçiotët (Korcarët?) nga bagëtitë e

Laze Calit 16 32

1401 ½ 428 ¾

Muhtar Ali – Mehmet Kuçi 54 …

Qesim i Bënçiotëve 49 ¾ …

Qesim i Hoshtevjatëve Zagoria 73 ½ 191 ½

Prej Romanaliotëve 39 ½ …

Qesim i Zhejotëve Zagoria 58 ¾ 88 ¾

1676 ¾ 708 ½

263 Historia e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri..., fq. 198 264Παναγιοτοπουλος,Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi 3, faqe 25-26

Page 130: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 117 -

Shtrunga Qershive të Policanit 113 …

Nga Gjirokastra 202 …

Nga Progonatasit dhe Lekdushi … 845 ¾

1991 ¾ 1544 ¼

Gjalpë okë njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e një

e treqind gramë;

djathë okë njëmijë e pesqind e dyzet e katër hynë brenda

(D.V. Ali Pasha)

Mjaltë

Okë

17 Qershor nga Këllëzi 40

2 Korrik nga Dhoksati 75

12 Korrik nga Saraqinishta 48

14 Korrik nga Stegopulli 93

14 Korrik nga Qestorati 40

22 Korrik nga Nokova 69

365 ¼

22 Tetor nga Topova 64

14 Dhjetor nga Nivani 47 ¾

4 Janar nga Sheperi 22 ¾

500

Mjaltë është magazinuar pesëqind okë

Vaj

Më 9 Maj u blenë në Vlorë 95

17 Nëntor nga Berati 21

23 Nëntor 66 ½

14 Dhjetor 15 ½

19 Dhjetor 50

248

25 Dhjetor 42

18 Janar 93 ½

383 ½

Vaj në okë – treqind e tetëdhjetë e tre e gjysmë u bënë hyrje

Sapun kafe lambadha sheqer kripë qiqra fasule okë okë okë okë okë okë okë

7. Nënt 8 9 5 ... 280 ... …

3: Nënt ... .. .. … .. 23 ½ ...

Page 131: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 118 -

4 Nënt 45 99 ... 21 ... .. ...

6 Janar .. .. 15 ½ .. … .. ...

53 108 20 ½ 21 280 23 ½ 29 ½

Sapun pesëdhjet e tre okë; kafe njëqind e tetë okë; kripë dyqind e tetëdhjetë okë;

lambadha njëzet okë e gjysmë; sheqer njëzet e një okë; qiqra njëzet e tre okë e gjysmë;

fasule njëzet e nëntë okë e gjysmë.

kordele këpucë kanellë

palë palë okë

6: Janar 20 24 ... ½

Kordele njëzet palë; këpucë njëzet e katër palë; kanellë dhe karafil gjysmë okë

peshk limona portokallë mollë

okë kokrra kokrra okë

4 Dhjetor 24 48 ... ..

21 Dhjetor 10 40 50 ...

25 Dhjetor ... .. .. 17

____ _____ ____ ____

34 88 50 17

Peshk tridhjetë e katër okë; limona tetëdhjetë e tetë kokrra; portokalle pesëdhjetë kokrra;

mollë shtatëmbëdhjetë okë;

lakra hudhra qepë

kokë kokrra kokrra

2 Nëntor 500 400 5178

21 Nëntor 51 90 430

30 Nëntor 100 … …

_____ ____ _____

651 490 5604

Lakra gjashtëqind e pesëdhjetë e një kokrra; hudhra katërqind e nëntëdhjetë kokrra;

qepë pesëmijë e gjashtëqind e katër kokrra erdhën nga Përmeti dhe u magazinuan.

lesh kallaj nishadër plumb piper kinez tavlla okë okë okë okë okë letër

165 6 1 ½ 2 [300] ½ 2

Lesh njëqind e gjashtëdhjetë e pesë okë; kallaj gjashtë okë; nishadër një okë e gjysmë;

plumb dy okë e treqind gram, si më sipër janë shkruar u bënë hyrje dhe magazinuan.

grurë misër

7 Qershor 454

18 Qershor 261

22 Qershor 538 ½

18 Korrik 110

Page 132: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 119 -

27 Korrik 110

1473 ½

5 Gusht 268

18 Gusht 270 ½

26 Gusht 160 ¾

3 Shtator 201

2373 ¾

23 Shtator 249 ½

13 Tetor 60

16 Tetor 256

1 Nëntor 117 ½

4 Nëntor 222 ¾

3279 2/4

15 Nëntor 92

17 Nëntor 222 1

3 Dhjetor 228 1

16 Dhjetor 223 ½

21 Dhjetor 506 1

5 Shkurt 224 ½ 1

4781 ½ 59

Nga 6 Qershor 1817 deri më 7 Shkurt 1818, të gjitha të mësipërmet sipas emërtimeve

kanë hyrë në harem, të sjella nga i ngarkuari i Vasil Gjikës, Lekua, i solli të vulosura për

llogari të efendiut, jo tjetër.

7 Shkurt 1818

Tepelenë

(D.V. Ali Pasha)265

Koment: Sigurisht që sjellja e dokumentit të mësipërm nuk ka për qëllim analizën e

shpenzimeve që Ali pasha bënte për haremin e tij në Tepelenë apo Janinë. Nëpërmjet

këtij dokumenti dëshirojmë të theksojmë që, në të njëjtën mënyrë siç paraqiten të

ardhurat nga taksat në mënyrë të detajur, po ashtu edhe shpenzimet në sektorë të

ndryshëm, janë po aq mirë të dokumentuara, çka tregon për një nivel të lartë të

strukturave të administratës fiskale të pashallëkut.

Një tregues i këtij kujdesi për mbajtjen dhe pasqyrimin e llogarive dëshmohet edhe nga

një e dhënë që vjen nga studimet dhe botimet më të fundit për Ali Pashën, sikundër është

edhe vepra e Prof. Irakli Koçollarit “Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë

Tepelenës”, ku evidentohet nëpërmjet dokumenteve arkivorë se, në kështjellën e Janinës,

265 Παναγιοτοπουλος,Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi 3, Dok.1052, faqe 25-30

Page 133: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 120 -

që ishte dhe rezidenca kryesore e pashait, përgatiteshin dhe shtroheshin vakte dhe ushqim

për 2000 persona në ditë.266

Dokumenti i mësipërm na pasqyron edhe një fakt tjetër. Duke qenë se bëhet fjalë për

Tepelenën, furnizimet kanë ardhur kryesisht nga zonat përreth, siç rezulton nga një

shikim i vëmendshëm i tij. Produktet ushqimore vijnë nga zonat e Gjirokastrës,

(Lunxhëria, Zagoria) si dhe të Përmetit. Pavarësisht vendit të dorëzimit, evidentimi i

sasive konkrete të produkteve ushqimore si dhe periudhave konkrete të marrjes në

dorëzim, na bën të mendojmë që ato llogariten në funksion të detyrimeve të përgjithshme

fiskale të këtyre zonave.

Ndërkohë për produktet e ardhura nga Berati apo Vlora përdoret shprehja “u blenë”, që

përjashton këtë sasi dhe lloj produktesh nga kategorizimi si detyrime fiskale, për shkak se

këto qytete nuk ishin nën pushtetin dhe autoritetin e Ali Pashës.

4. Arkivi Ali Pasha, Vëllimi 3, dokumenti 1058. Tirnavos 25 shkurt 1818

Bujurdi – Urdhër me shkrim i Veli Pashës drejtuar fshatrave që referohen në këtë

dokument, që të pranojnë njeriun e tij, Mersin Koprencka, i cili dërgohet për të numëruar

bagëtinë dhe të marrë, arkëtojë “asprat”, sipas ritmeve të vjetshme. Emri i Mersin

Koprenckës është shkruar nga dorë tjetër në pjesën boshe të rreshtave, vend i cili është

lënë qëllimisht nga shkruesi i mëparshëm i këtij dokumenti. Dhjetë fshatrat e këtij urdhëri

i takonin krahinës së Trikallës, në Ajthikun, Atamanion dhe Kothonion.267

Pira

Dhesi

Kamniagi

Gardhiqi

Tifloseli

Viterniko

Gjonthi

Vardhari

Pertuli

Vathirema

Vezir Veli pasha

Nga madhëria

Drejtuar ju fshatrave të mësipërme dhe (….e pakuptueshme), ju bëj me dije se po dërgoj

aty njeriun tim Mersin Koprencka që të numërojë bagëtitë, dhe mos ndodhë që të fshihni

ndonjë prej tyre pasi do të kemi hesape. Dhe mbasi të numëroni, menjëherë të paguani

asprat sikurse vitin e kaluar dhe mos bëni ndryshe nga vendimi.

1818:

Shkurt 25

Tirnavos (Tërnavë)268

266 Koçollari, Irakli: Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali pashë Tepelenës, Onufri, Tiranë 2016, faqe

229. Edhe në veprën The diamond of Jannina të William Plomer përmendet gjithshtu i njëjti fakt, por duke

folur për 1500 persona në ditë. Për më tepër shih Plomer, W: ...vep. Cituar, faqe 81 267Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi 3, faqe 61-62 268 Po aty, Dok.1058

Page 134: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 121 -

Koment: Dokumenti mësipërm mund të konsiderohet një akt normativ me karakter të

përgjithshëm, për faktin që i drejtohet një numri relativisht të gjerë subjektesh (përfshihen

fshatarë të dhjetë fshatrave). Pikërisht të tilla bujurdi marrin vlerën e burimeve të së

drejtës, siç janë trajtuar në fillim të këtij kreu. Referuar përmbajtjes mund të nxjerrim disa

përfundime lidhur me taksën e bagëtive.

Së pari, afirmohet se pagesa e taksës bëhet mbi bazë vjetore “të paguani asprat sikurse

vitin e kaluar”.

Së dyti, mund të vlerësojmë që pagesa në këtë rast bëhet në para dhe jo në natyrë (në fakt

në dokumente të tjera të arkivit gjejmë edhe raste të pagesës në natyrë me kokë bagëti).

Së treti, vendosja e taksës nuk gjykohet arbirtare, pasi dërgohet posaçërisht një zyrtar apo

përfaqësues i administrates, për të bërë numërimin e bagëtive, në bazë të numrit të të

cilave do të bëhej edhe pagesa.

Së katërti, mund të thuhet se indirekt në dokument del një fakt siç është ai i refuzimit apo

shtyrjes së pagesës, apo edhe fshehja e numrit të bagëtive (nën dritën e koncepteve të

sotme të së drejtës financiare duhet thënë “baza e tatueshme”). Pikërisht këto fakte për të

cilat nuk kemi dijeni direkte, janë bërë shkak për hartimin e kësaj bujurdie.

Së fundi, edhe një herë tjetër konfirmohet që bujurditë, edhe pse si çdo normë juridike

përbëheshin nga hipoteza, dispozita dhe sanksioni, më së shumti vetëm dispozitën e kanë

të qartë. Sanksioni ka më tepër formën e një paralajmërimi se sa të marrjes së masave

konkrete në rast mosbatimi.269 Në rastin konkret paralajmërimi shprehet me fjalët: “do të

kemi hesape” dhe “mos bëni ndryshe nga vendimi”. Në disa bujurdi të tjera që mbajnë

firmën e Ali Pashës, sanksioni shprehet në formën e një mallkimi “gjarpri i zi do t’ju

hajë”.270

* * *

Një element tjetër i rëndësishëm lidhur me pagesat e detyrimeve periodike vjetore të

fshatarëve dhe krahinave të ndryshme ndaj Ali Pashës, janë edhe vërtetimet e dorëzimit

dhe magazinimit të tyre, pasi sikundër është theksuar edhe më sipër, në pjesën më të

madhe pagesa e tyre bëhej në natyrë, pra si pjesë apo përqindje e prodhimit. Hartimi dhe

lëshimi i këtyre vërtetimeve shërbente si garanci për subjektet e kësaj marrëdhënieje

juridike, për të vërtetuar përmbushjen e detyrimit, të njohur nga autoritetet shtetërore. Në

disa raste, sipas dokumenteve të arkivit, vërehet dorëzimi i produkteve në disa

“magazina”, të cilat ishin vendgrumbullimi i produkteve që vinin nga krahinat e

ndryshme. Pasi bëhej inventari i produkteve të dorëzuara sipas njësisë matëse të tyre, si

okë, thasë, fuçi, gallon, copë, palë, numër etj, hartohej një dokument që në një pjesë të

mirë të rasteve ishte në dy kopje.

Sipas grumbulluesve dhe përpunuesve të Arkivit të Ali Pashës, në rastet e dokumenteve,

të cilat janë në dy kopje (bëhet fjalë për dokument të shkruar në dy fletësh), ka një

mbishkrim që përshkon të dy faqet e brendshme me fjalët “marrje në dorëzim”. Vetë

studiuesi grek Panajotopoulos, si kreu i grupit të historianëve grekë që kanë punuar mbi

këtë arkiv, endet mes dy hipotezave lidhur me paraqitjen e dy kopjeve të të njëjtit

dokument:

269 Mandro-Balili, Arta: ...Vep.cituar, faqe 205 270 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi 2, dok. Nr. 660, faqe 343-344

Page 135: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 122 -

- E para lidhet me mundësinë që njëri dokument të ketë kopjuar tjetrin;

- Dhe e dyta lidhet me një përpjekje që, sipas Panajotopoulos, ishte një fakt

i njohur në botën e tregtisë së Janinës, për të futur edhe në praktikat

administrative të pashallëkut metodën e hartimit në dy kopje të

dokumenteve të tillë.271

Më poshtë sillen disa shembuj vërtetimesh për marrjen në dorëzim të mallrave sipas

detyrimeve tatimore. Ndryshe nga dokumentet e mësipërm që karakterizohen nga

detajimi dhe hollësitë, dokumentet e mëposhtëm karakterizohen nga fraza që nuk

përmbajnë më tepër se dy fjali. Megjithatë elementë të rëndësishëm që evidentohen në

këto akte, përgjithësisht janë:

- Data e hartimit të vërtetimit (që përputhet me datën e dorëzimit të mallit);

- Personi përgjegjës që lëshon vërtetimin;

- Sasia e parave, nqs bëhet fjalë për dorëzim të hollash, apo e mallit;

- Vendi i dorëzimit.

5. Arkivi Ali Pasha, Vëllim 2, dokumenti 626. Janinë 5 tetor 1812

Vërtetim shlyerjesh (“teskere”), lëshuar nga magazinieri i Ali Pashës, Jorgji Dhimitriu,

nip i Simitelit”, adresuar banorëve të fshatit Halqidhes (sot në krahinën e Artës), për

dorëzimin “në magazinat e efendiut” në Janinë, të dyqind e pesëdhjetë e nëntë okëve

miell gruri.

Dokumenti

“Sollën nga Halqiadhes, miell gruri, neto, okë dyqind e pesëdhjet e nëntë 259, e

mbërritur në magazinat e efendiut dhe lëshohet tesqereja (vërtetimi) im për llogari të

tyre.

1812: Tetor, 5:

Janinë

Jorgo D: nipi i Simitelit272

6. Arkivi Ali Pasha, Vëllimi 2, dokumenti 641 Libohovë, 1813

Vërtetim për shlyerje detyrimesh e Izet beut për banorët e Frashtanit, për 180 grosh të

“taksës vjetore”. Pa tregues të muajit kur është hartuar dhe as të ditës konkrete. Fjala

“trembëdhjetë” që shënohet pranë vitit 1813, nuk duhet të jetë e muajit apo e datës që

mungojnë në dokument. Megjithatë, vlen prania e këtij dokumenti në Arkiv, e hartur nga

vetë Izet beu drejtuar Frashtanit, për arkëtimin e shumës së caktuar për vitin e caktuar, ku

përkrah vitit 1813 referohet data “13 Shtator – Libohovë”.273

Groshë 180: njëqind e tetëdhjetë - paguan taksën vjetore sipas (adetit) rregullit. – S’ka

tjetër.

271 Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi 3, faqe 66 272 Po aty, Vëllimi 2, Dok.626, faqe 303 273 Sipas përpunuesve të dokumentave të Arkivit, ngrihet hipoteza se data 13 shtator mund të jetë data kur

paguheshin taksat vjetore. Nga ana tjetër dokumenti nuk hedh dritë mbi llojin e taksës së paguar.

Page 136: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 123 -

Izet beu

(D.V.)

1813; trembëdhjetë Libohovë274

7. Arkivi Ali Pasha, Vëllimi 2, dokumenti 646 Janinë 14 mars 1813

Dokumenti i mëposhtëm është një dorëshkrim i Ali Pashës, fakt shumë i rëndësishëm ky

që rrëzon pretendimet e një numri autorësh, më së shumti diletantësh, se Ali pasha nuk

dinte të shkruante. Një numër dokumentesh të këtij arkivi janë dorëshkrime të Aliut, të

cilat në një pjesë janë shkruar në osmanisht dhe greqisht. Interesante janë disa dokumente

të shkruara me alfabetin cirilik që përdor gjuha greke, por me fjalë shqip. Edhe ky

dokument është një vërtetim i marrjes në dorëzim, këtë herë nga vetë Ali pasha, i një

sasie duhani nga Tito Baltadori, personazh që gjendet në shumë dokumente të arkivit dhe

mesa duket veprimtaria e tij lidhet kryesisht me duhanin. Sipas historianëve grekë që

kanë punuar me arkivin, bëhet fjalë për tabakon (duhanin) që dërgon Ali Pasha në

Stamboll, jo për qëllime tregtare, por tek njerëz të ndryshëm, funksionarë ushtarakë në

Kostandinopojë. Në letrat e miqve të tij dërguar nga Kostandinopoja, gjenden

vazhdimisht kërkesa për dërgesa duhani, të cilat Ali Pasha i dërgonte natyrisht si dhuratë.

Unë Veziri Ali Pasha mora nga Tito Baltadori dyqind e tridhjetë okë tabak (duhan) për

në Stamboll, të cilin e mora në dy pjesë.

(Dorëshkrim i Ali Pashës)

14 Mars 1813

Janinë275

* * *

Dokumentet e paraqitura më sipër, si dhe gjithë analiza e bërë për burimet e të ardhurave

në Pashallëkun e Janinës, regjimin juridik të tokës, normat dhe institucionet fiskale etj,

meritojnë një vëmendje të madhe dhe mund të jenë objekt i një studimi të posaçëm për

këtë fushë. Në fund të fundit ekzistenca dhe prosperiteti i një shteti nuk mund të kuptohen

pa një sistem të mirëndërtuar dhe të mirërregulluar nga pikëpamja financiare. Nisur nga

sa u paraqit më sipër, mund të thuhet se në Pashallëkun e Janinës funksiononte një sistem

taksash dhe një administratë e organizuar në mënyrë kapilare, e ngarkuar për të

grumbulluar dhe administruar taksat. Edhe vetëm prej këtyre lloj dokumentesh (fatura,

vërtetime për shlyerje detyrimesh, dokumente magazinimi etj) mund të bëhet gjeografia e

pashallëkut, mund të gjykohet mbi burimet e shumta të të ardhurave, mund të

përfytyrohen potencialet ekonomike të një territori, ku banonin një popullsi prej 1 e

gjysmë deri në 2 milionë banorë dhe që përfshinte fushat pjellore të Thesalisë apo Artës,

rajonet malore të Labërisë apo Sulit dhe qytetet e zonat bregdetare me karakter strategjik

dhe aq shumë të synuara nga shtetet më të fuqishme të kohës, si Rusia, Anglia, Franca etj.

274 Po aty, Dok.641, faqe 322-323 275 Po aty, Dok.646, faqe 326-327

Page 137: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 124 -

Jo pak studiues e konsiderojnë Ali Pashën një prej njerëzve më të pasur në Perandorinë

Osmane. Më herët u fol për thesarin e tij të fshehur, fati i të cilit është mbështjellë nga

legjendat. Sipas studiuesit bashkëkohor grek Anastas Papastavros, i cili i referohet një

artikulli në gazetën greke “Estia” (Vatra) më 1877, vlera e thesarit të Ali Pashës llogaritej

në masën 76.640.000 (shtatëdhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e dyzetë mijë) groshë

cash276, përbërë nga monedha floriri dhe argjendi të Stambollit dhe të disa shteteve

europiane, pa përfshirë këtu atë pjesë të thesarit që përbëhej nga objekte të çmuara.

Kjo pasuri personale marramendëse sigurisht ishte pasojë edhe e një sistemi të

pamëshirshëm taksash të vendosur mbi popullsinë e pashallëkut, si dhe dëshmi e

mospagimit periodik dhe korrekt të detyrimeve të Ali Pashës ndaj Portës së Lartë.

276 Παπασταυρος, Αναστασιος: Αλι Πασας απο λησταρχος ηγεμονασ; Τομος Β (Anastasios, Papastavros:

Ali Pasha nga hajdut, hegjemon), Botimet Apeirotan, 2013, vol. II, faqe 190

Page 138: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 125 -

KAPITULLI V

MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE SI BURIM I SË DREJTËS,

MARRËDHËNIET E PASHALLËKUT TË JANINËS ME FUQITË EUROPIANE

TË KOHËS

5.1 Vështrim i përgjithshëm

Gjatë gjithë periudhës 35 vjeçare të sundimit të tij (1787-1822), Ali Pasha krijoi dhe

mbajti marrëdhënie me të gjitha shtetet dhe fuqitë më të mëdha të kohës, me Anglinë,

Francën, Austrinë dhe në mënyrë konstante edhe me Rusinë.

Marrëdhëniet me këto shtete ishin në interes të përbashkët. Duke parë fuqizimin e

vazhdueshëm të pushtetit të pashait, rritjen numerike dhe territoriale të pashallëkut,

prirjet dhe tendencën e Aliut për t’u shkëputur sa më shumë dhe sa më shpejt nga Porta e

Lartë, shtetet më të fuqishme europiane nuk vonuan të dërgojnë emisarët e tyre në Janinë

dhe në qytete të tjera të pashallëkut.

Janina, kryeqyteti i Pashallëkut, u shndërrua në një qendër të rëndësishme diplomatike, jo

vetëm në Ballkan, por edhe në Europë. Të quajturat “fuqitë e mëdha” të kohës (Franca,

Anglia, Rusia) hapën konsullatat e tyre në Janinë dhe përfaqësi në qytete të tjera të

pashallëkut. Vetë Ali Pasha organizon shërbimin e tij të jashtëm, si një “ministri të

jashtme” të vërtetë.277

Veprimet energjike të Ali Pashë Tepelenës në drejtim të forcimit të pashallëkut, treguan

qartë prirjen e tij separatiste për të krijuar një entitet shtetëror autonom e ndoshta edhe të

pavaruar nga Porta.278 Vendosja e lidhjeve dhe marrëdhënieve të fshehta dhe të hapura u

bë në kundërshtim me parimet e diplomacisë osmane.

Deri në fund të shekullit të XVIII, diplomacia osmane nuk perceptohej e njëjtë me atë të

shteteve Perëndimore. Shteti osman nuk dërgonte përfaqësues të vet në shtete të tjera dhe

nuk mbante përfaqësues diplomatikë të shteteve të huaja. Një kthesë u shënua në

diplomacinë e shtetit osman në vitin 1793, kur u vendos që të dërgoheshin përfaqësues të

përhershëm diplomatikë në të gjitha shtetet kryesore europiane si dhe të zgjerohej

personeli i ambasadave, edhe me personel jomyslyman, që dinte dhe njihte mirë gjuhët e

huaja perëndimore.

Në fund të shekullit të XVIII, shteti osman mbante lidhje diplomatike me gati çdo shtet të

krishterë perëndimor, duke përfshirë Anglinë, Francën, Rusinë, Austrinë, Spanjën,

Prusinë, Danimarkën, Hollandën, Suedinë, Poloninë, Venedikun dhe Dy Siçilitë.279 Deri

në intensifikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përpunimin e një diplomacie

moderne, shteti osman i konsideronte përfaqësuesit e shteteve të huaja në Stamboll apo

në rrugët për në Stamboll, si mysafirë që emigronin nën eman (mbrojtjen) e tij. Shteti

osman ishte i përgjegjshëm për sigurinë dhe paprekshmërinë e tyre, ndërkohë që kërkonte

277 Παπασταυρος ,Αναστασιος : ... Vep.e cituar, Vol. I, faqe 65 278 Duka, Ferit: ...vep.e cituar, faqe 391 279 Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman..., Vol.I, faqe 225

Page 139: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 126 -

ekuilibër, barazi dhe reciprocitet në diplomaci. Reciprociteti ishte ndër parimet më të

rëndësishme të diplomacisë së shtetit Osman.280

Vetëm në vitin 1837 nisi punë Ministria e Punëve të Jashtme (Harixhije Nezareti). Deri

në atë kohë nuk ekzistonte një institucion i specializuar dhe ngarkuar që të përcaktonte

dhe të drejtonte drejtpërdrejt marrëdhëniet ndërkombëtare në shtetin osman.281

Në këtë këndvështrim, politika e jashtme e Perandorisë Osmane ishte ekskluzivitet i

pushtetit qendror dhe jo i njësive administrative të tij, siç ishin pashallëqet. Në

kundërshtim me këtë parim dhe praktikë të konsoliduar prej shekujsh, pashai i Janinës

anashkaloi haptaz Portën e Lartë dhe vendosi lidhje të drejtpërdrejta me fuqitë europiane,

të cilat i shihte si aleate të mundshme për përmbushjen e qëllimit të tij të shfaqur shumë

herët: shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe krijimin e një shteti të pavarur.

Misionarë nga shumë shtete europiane, por edhe mjekë, gazetarë, tregëtarë, ushtarakë e

deri poetë romantikë, ishin vizitorët më të zakonshëm në oborrin e Ali Pashës, por edhe

në gjithë territoret e pashallëkut të Janinës.

Ato çka kanë tërhequr vëmendjen e e publikut europian të kohës kanë qenë më së shumti

opinionet e konsullit francez në Janinë, Fransua Pukëvil (François Pouqueville), i cili,

duhet thënë, mbarsi negativisht opinionin europian lidhur me atë se çfarë përfaqësonte

Ali Pasha. Pukëvili do të mbërrinte në Janinë në fillim të vitit 1806, ku do të ishte për

nëntë vjet përfaqësues i Perandorisë, më pas i Mbretërisë së restauruar frënge dhe në

Patra (më 1816), ku ishte emëruar gjithashtu edhe i vëllai.282

Marrëdhëniet e tij me Ali Pashën mund të shihen si produkt i interesave të dy vendeve që

përfaqësonin, interesa të cilat nuk ishin statike, por ndryshonin në varësi të zhvillimeve të

ditës. Por mund të thuhet pa dyshim që interesi i Ali Pashës ishte dhe mbeti konstant:

Sigurimi i një mbështetje nga fuqitë europiane për të përmbushur qëllimin e tij,

shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe krijimin e një monarkie të pavarur. Duke kërkuar

mbështetje herë nga Rusia, herë nga Franca, herë nga Anglia, Ali Pasha mbeti në

kryqëzim të interesave që Anglia, Franca dhe Rusia kishin në rajonin e Ballkanit, por

edhe më gjerë, në raport me gjithë Perandorinë Osmane.

Vetëm një vit pasi Pukëvili mbërrin zyrtarisht si konsull në Janinë, më 1807, nënshkruhet

traktati i Tilsitit, mes Napoleonit dhe Rusisë, prej nga Rusia zotohej edhe për të vendosur

një bllokadë kontinentale kundër Anglisë. Kështu që era e marrëdhënieve të ngrohta mes

Pukëvilit dhe Ali Pashës tashmë merr fund. Merr fund gjithashtu edhe periudha e

marrëdhënieve tejet intensive mes Ali Pashës dhe Francës, e cila ishte shoqëruar më së

shumti me mosbesim nga ana e të dy palëve.

Nuk duhet harruar fakti që shumë më herët se vetë Pukëvili të vinte në territoret e

pashallëkut të Janinës, përfaqësues të qeverisë së tij apo edhe ushtrisë franceze, kishin

qenë financuesit dhe mbështetësit më të mëdhenj të diversioneve të krahinave të

ndryshme dhe parisë së tyre, kundër Aliut. Çamëria, Suli, Delvina, Kardhiqi, së bashku

280 Po aty, faqe 218 281 Po aty 282 Pouqueville, François: Ali Pashë Tepelena (Shqipëruar e më një studim nga Ardian Klosi), Fjala

Publishing, Tiranë 2016, faqe 532

Page 140: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 127 -

më krerët e tyre krijuan një “front” kundër pashait, të mbështetur natyrisht prej fuqisë që

ishte më prezente në rajon, Francës.

Megjithë institucionalizimin e marrëdhënieve mes pashait të Janinës dhe Francës, mund

të thuhet se mes tyre nuk pati kurrë raporte të besimit reciprok.

Një shtet tjetër europian me ndikim në politikat e përbotshme ishte edhe Perandoria

dualiste Austro- hungareze. Roli dhe ndikimi i politikës së saj në raport me lëvizjen

çlirimtare të shqiptarëve në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit XX, është

tashmë i njohur, i dokumentuar, konfirmuar nga studiuesit dhe pranuar gjerësisht. Por

duhet thënë që politika dhe diplomacia austrohungareze i kishte drejtuar sytë nga

Shqipëria dhe shqiptarët edhe më herët, që në fund të shekullit XVIII. Edhe në këtë

punim është theksuar tendenca e Austro-Hungarisë, për të vendosur kontakte fillimisht

me Pashain e Shkodrës dhe më pas me atë të Janinës.

Një moment shumë interesant, por edhe i rëndësishëm për të kuptuar prirjet

shtetformuese të Ali Pashë Tepelenës, janë vetë kujtimet e princit Meternik, që sillen prej

Faik Konicës në gazetën “Albania” në numrin e 2 Shkurtit 1902.

“…Ali Pasha më dërgoi një njeri të besës me një letrë në të cilën, duke më lëvduar

shumë, më lutej t’i dërgoj një këshilltar për të bërë një Constitution (një Kanun themeltar

të shtetit) për Shqipërinë…” 283

* * *

Por mesa duket, fama e pashait shqiptar kishte kapërcyer kufijtë e Europës. Edhe pse sot

mund të duket e çuditshme, në fillim të vitit 1819, në oborrin e Pashait të Janinës vijnë

dy gazetarë amerikanë, të cilët pasi vizitojnë Janinën dhe vetë Aliun, në kthim, një vit më

pas, botojnë një reportazh mbi këtë vizitë në revistën Amerikane “R. And Miscellaneus

Jurnal”, nën titullin: “Visit to Joannina and Ali Pasha”.

Gjatë qëndrimit të tyre në Janinë, në prill të vitit 1819, dy gazetarët amerikanë e kanë

takuar dy herë Ali Pashën dhe kanë realizuar në takimin e parë një intervistë prej 1 orë e

gjysmë dhe në takimin e dytë një intervistë prej 2 orësh. Përveç përshkrimeve të shumta

lidhur me sarajet e Aliut, mënyrës së pritjes, interesit të pashait për vendin e tyre dhe çdo

detaji tjetër që u bënte përshtypje gazetarëve të ardhur nga Amerika e largët, një pasazh

shumë interesant i reportazhit të tyre është edhe ai që dëshmon dëshirën, madje

këmbënguljen e Ali Pashës, për të vendosur marrëdhënie me këtë vend.

Sipas tyre:

“Në vazhdim të bisedës, Veziri i Janinës, na pyeti për llojet e produkteve që eksporton

Amerika dhe mandej na propozoi se, nga ana e tij mund të eksportonte në vendin e tyre

283 Konica, Faik: Vepra 1, Botimet Dudaj, Tiranë 2001, faqe 124, referuar:“Memoires du prince

Metternich”, Paris 1881, Volumme III, faqe 535-536

Page 141: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 128 -

një ngarkesë me veshje të qëndisura, armë të punuara nga artizanët aty dhe produkte të

tilla si ullinj, fiq të thatë, turshi, etj”.284

Por, paskëtaj biseda është përqëndruar në çështje me karakter politik dhe për këtë subjekt

ai i ka pyetur gazetarët se kush prej dy vendeve kishte flotën ushtarake më të fuqishme,

Amerika apo Anglia.

Që në intervistën e parë Ali Pasha tregohet shumë i hapur dhe kërkon ndërmjetësinë e

tyre për të vendosur marrëdhënie të shumëanëshme me Amerikën. Përveç marrëdhënieve

me karakter tregtar, ai është i interesuar për të vendosur marrëdhënie politike dhe

diplomatike.

“Nga ana tjetër, Pashai na tha se kishte dëshirë të veçantë për të vendosur marrëdhënie

tregëtare, këmbime të cilat duhet të themeloheshin dhe konsolidoheshin mes Amerikës

dhe zotërimeve të tij. Për këtë qëllim ai kërkoi nga ana jonë, që kur të ktheheshim në

vendin tonë, t’i parashtronim një kërkesë Qeverisë Amerikane për të dërguar një Konsull

në Janinë”.285

Edhe pse ditët e qëndrimit të dy gazetarëve amerikanë në oborrin e Ali Pashës ishin të

pakta, interesi i tyre ka qenë me sa duket shumë i madh dhe vizitat e tyre shumë

intensive. Në reportazh zënë vend përshkrimet dhe përshtypjet duke nisur nga arkitektura,

ushqimi, mënyra e pritjes dhe përcjelljes, njohja me njerëzit më të kulturuar të oborrit,

deri tek komentet lidhur me zbatimin e drejtësisë nga Ali Pasha.

“...Veziri nga ana e tij, përherë kërkon dhe godet rastet e krimit pa mëshirë. Këtë e bën

duke reaguar menjëherë dhe goditur pikërisht në shenjë. Ndërsa, për çështjet civile që

shqyrton Gjykata, ai shpesh cakton një komision që kontrollon gjyqtarët dhe për gjithçka

ia raportojnë atij përmes një dokumenti me shkrim.”286

* * *

Rivaliteti i fuqive europiane dhe përplasja e interesave të tyre në këto terrene gjeografike

kishte bërë që Franca, Rusia dhe Anglia të kontrollonin njëra tjetrën për të parë se cilat

qenë synimet e tyre reciproke, cilat qenë mënyrat që përdornin për të arritur qëllimin,

cilat qenë mjetet dhe njerëzit që ata përdornin për të zgjidhur pretendimiet e tyre etj.287

Në këto situata Ali Pasha ndodhej herë pas here në vorbullat e politikës ndërkombëtare,

duke tentuar dhe madje edhe duke ia arritur të bëhet aktor dhe faktor në këtë politikë.

Pjesa e mësipërme e këtij studimi përfaqëson një pasqyrë jo të detajuar të marrëdhënieve

të Ali Pashës me Francën, Austro-Hungarinë dhe Amerikën. Sigurisht që veçanërisht në

marrëdhëniet diplomatike me Francën e Napoleonit ka vend për të eksploruar shumë më

thellë, por në funksion të temës së studimit është parë me vend të analizohen në mënyrë

284 “Visit to Joannina and Ali Pasha”, marrë nga: The North-american Review and Miscellaneous

Journal, 10(27), faqe 429–462. Retrieved from http://www.jstor.org/stable/25121456 285 Po aty 286 Po aty 287 Koçollari, I: Policia sekrete.... ,Vol. II, faqe 57

Page 142: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 129 -

të detajuar marrëdhëniet me Rusinë dhe Anglinë. Kjo është bërë për shkak se, me këto

shtete, kemi në duar dokumente, të cilat janë kryesisht marrëveshje të karakterit

ndërkombëtar, që janë sjellë, janë analizuar dhe mes tyre janë nxjerrë përfundimet

përkatëse edhe për këtë burim të së drejtës, siç janë marrëveshjet.

Nga dokumentet arkivore të studiuara deri më tani, edhe pse me Francën pashallëku i

Janinës dhe Ali Pasha ka patur një marrëdhënie intensive dhe një aktivitet diplomatik të

formalizuar me përfaqësimin në nivel konsullate, nuk gjejmë akte të cilat të udhëheqin

drejt një analize juridike të këtyre marrëdhënieve.

Duhet thënë gjithashtu që burimet arkivore të eksploruara deri tani, nuk përfshijnë ato

franceze, të cilat nuk ka qenë e mundur të sigurohen dhe studiohen. Parë në këtë

këndvështrim, sigurimi i dokumenteve nga arkivat franceze lidhur me pashallëkun e

Janinës, mbetet një sfidë jo vetëm e imja, por edhe e studiuesve të tjerë të kësaj periudhe.

5.2 Marrëdhëniet diplomatike të Ali Pashës me Rusinë 288

5.2.1 Kronologji e marrëdhënieve të Ali Pashës me Rusinë

Marrëdhëniet e Ali Pashës me Rusinë shtrihen në kohë ndoshta më shumë se me të gjitha

shtetet e tjera europiane. Ato nisin me marrëdhënie që gradualisht bëhen intensive që në

vitet e para pas marrjes së pushtetit nga ana e Ali Pashës në Janinë dhe vijojnë deri në

mars 1821, kohë e cila përkon me fillimin e revolucionit grek për pavarësi dhe më pak se

një vit para ndëshkimit përfundimtar të tij nga ana e Sulltanit.

Këto marrëdhënie njohën ulje-ngritje të vazhdueshme, në varësi të interesave të palëve,

në rrethana të caktuara historike ndërkombëtare. Nuk duhet harruar rëndësia dhe fuqia e

shtetit rus, prania dhe interesat e tij politiko-ushtarake në Ballkan dhe në përgjithësi në

territore të ndryshme të Perandorisë Osmane, në Europë e Azi, si dhe luftrat e

vazhdueshme ruso-turke. Pikërisht rezultatet e këtyre luftrave dhe kushtet e

marrëveshjeve të paqes së tyre reflektoheshin edhe në raportet e reja politike dhe

ushtarake në Ballkan.

Nga ana tjetër është i njohur dhe justifikuar fakti që Ali Pasha, sikundër edhe pashallarë

të tjerë shqiptarë, në kuadër të përpjekjeve për t’u fuqizuar e më pas për t’u shkëputur nga

Perandoria Osmane, janë orientuar drejt fuqive të mëdha, për t’i patur si mbështetje në

përmbushje të qëllimeve të tyre.

Sigurisht edhe Rusisë, në kuadër të konflikteve të vazhdueshme me Portën e Lartë, i

interesonin trazirat e brendshme në hapësirat administrative osmane dhe kush më mirë se

pashallarët vendas mund t’i provokonte ato?!

288 Në këtë pjesë të studimit janë shfrytëzuar kryesisht dokumente të arkivave ruse të botuara në vitin 2007

në veprën: Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια Αλβανιας και Ηπειρου, 1759-1831, Εγγραφα

ρωσικων αρχειων, Ινστιτπυτο Νεοελλινικον σπουδον , Ινστιτουτο σλαβικον σπουδον, Ρωσικη Ακαδημία

Επιστημών (Arsh,Grigori. L: Rusia dhe pashallëqet e Shqipërisë dhe Epirit, 1751- 1831, Dokumenta të

arkivave ruse, Ιnstituti i studimeve neohelenike, Instituti i Studimeve Sllave, Akademia e Shkencave Ruse),

Athinë 2007.

Page 143: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 130 -

Tashmë është i njohur fakti që duke filluar nga viti 1787 pushteti në Janinë ishte në duart

e Ali pashë Tepelenës. Ai në një kohë mjaft të shkurtër, arriti të shtrijë pushtetin e tij në

pjesën më të madhe të territoreve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë, duke formuar

kështu pashallëkun gjysmë të pavarur të Janinës. Kjo ngritje e rrufeshme e kësaj figure

dhe ekspansioni i tij, nuk mund të mos tërhiqnin vëmendjen e Ministrisë së Punëve të

Jashtme të Rusisë, e cila pikërisht në vitin kur Aliu merr fronin e Pashait të Janinës, hyn

në luftë me Perandorinë Osmane (Lufta ruso-turke, 1787-1791).

Është vendi për të theksuar që para drejtimit të interesit drejt Pashallëkut të Janinës, rusët

së bashku me austriakët, kishin bërë më parë përpjekje për të krijuar aleancë me Mahmut

Bushatlliun, pashain e Shkodrës. Këto përpjekje rezultuan të pasuksesshme dhe dështuan

si pasojë e një incidenti të ndodhur në Liqenin e Shkodrës, ku u vra këshilltari ushtarak

austriak De Broniar.289

Pas këtij incidenti me Mahmut pashë Bushatlliun gjatë periudhës së luftës ruso-turke,

Shqipëria e Jugut dhe Epiri u kthyen në epiqendra të aktivitetit politik të Rusisë në

Ballkanin Perëndimor.

Në të njëjtën periudhë, Rusia dërgon misionarë zyrtarë dhe të fshehtë në zona të

ndryshme të Shqipërisë dhe Epirit apo edhe në zona të tjera të banuara me shqiptarë, por

që administrativisht ndodheshin jashtë territorit të dy pashallëqeve më të fuqishme

shqiptare, si ai i Shkodrës dhe ai i Janinës.

Një personazh shumë interesant në marrëdhëniet e Rusisë me Ali Pashën dhe dëshmitari

ndoshta më i rëndësishëm i rrugëtimit të Ali Pashës ishte Liberakis Benakis, konsull i

përgjithshëm i Rusisë në Korfuz, i cili kishte kontakte të rëndësishme me pashain.

Ai emërohet Konsull i Përgjithshëm i Rusisë në Korfuz më 1783 dhe e mbajti këtë post

me ndërprerje të vogla dhe me tituj të ndryshëm për 37 vjet, derisa vdiq më 1820.

Në këto kushte, kur karriera e tij diplomatike si konsull i Rusisë në Korfuz gati-gati

përputhet me historinë shtetërore të Ali Pashës, është e natyrshme që një vend të

konsiderueshëm në dokumentet që kanë të bëjnë me lidhjet e Rusisë me Ali Pashën, të

zënë ato që lidhen me emrin e Liberakis Benakis.290

Në një nga këto dokumente të para të L.Benakit, drejtuar Admiralit të Flotës Ruse të

Mesdheut, V.S. Tamara, që mban datën 16 (27) Shtator 1790, përshkruhet situata politike

dhe ushtarake në Shqipërinë e Jugut, pas fillimit të luftës ruso-turke. Informacionet e

përcjella janë përpunuar nga agjentët rusë, nga vetë L. Benaki, P. Bixhilli dhe kapiteni L.

Sotiri, i cili mblidhte informacione ushtarake për kombandën ruse në Mesdhe.

Nga raporti bëhet e qartë që kishte një lloj konkurrence mes të dërguarve të Rusisë, të

cilët shpesh vepronin sipas dëshirës së vet.291

289 Për më tepër shih Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια…., faqe 19-20 290 Po aty, faqe 21-22 291 Letër e konsullit Benaki, drejtuar gjeneralit Tamara e shtatorit 1790, Arkivi i Politikës së Jashtme të

Perandorisë Ruse – Raportet Rusi- Turqi (APJPR), Katalogu 41/3.1792, dosja 342, publikuar në Aρς,

Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια…., me nr. Dokumenti 27, faqe 97-103

Page 144: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 131 -

Lidhur me Ali Pashën, siç duket dhe nga letra e Benakit, që në fillimet e pushtetit të tij,

kishte të dhëna për mosbindjen e tij ndaj Portës së Lartë, si p.sh. shmangie e ekzekutimit

të urdhërave për operacionet ushtarake. Në këtë raport të dërguar lexojmë gjithashtu

edhe për korrespondencën e tij me konsullin rus, hollësi të cilat i mësojmë edhe nga një

dokument shumë interesant, një letër e dërguar nga një tregëtar francez, njeri i besuar i

Ali Pashës, Z. Lasal, drejtuar zv/ambasadorit të Rusisë në Kostandinopojë, V. S.

Hvostov, më 17 (28) Maj 1792.

Kjo letër përmban informacione të hollësishme për përpjekjen e parë dhe sigurisht jo të

fundit të pashait të Janinës për shkëputje nga Porta, për të qeverisur në mënyrë të pavarur,

nën kujdestarinë e Rusisë. Lasali citon fjalët e Ali Pashës, që zbulojnë gjithashtu edhe

mënyrën e tij të të menduarit të asaj kohe:

“Nuk kam dhe nuk mund të kem asnjë angazhim (detyrim) me qeverinë e vendit tim

[Nënkupto Portën e Lartë - Shënim I.Nano]. Nuk mund të mos pranoj që jeta dhe pasuria

ime ndodhen përditë në rrezik dhe se qëndrimi im i mirë nuk jep garanci për shmangien e

fatkeqësive që më presin”.292

Aliu shfrytëzon luftën ruso- turke, ku ai vetë ishte i angazhuar ushtarakisht së bashku me

trupat e tij në mbështetje të ushtrisë perandorake osmane, për të vendosur kontakte,

madje për të filluar bisedime me ushtarakë të lartë rusë.

Vlen të theksohet që Ali Pasha ka arritur të lidhet dhe të dërgojë përfaqësuesit e vet edhe

pranë princit Potjemkin, kryekomandantit të ushtrisë ruse. Siç bëhet e ditur në një letër të

vetë Potjemkinit drejtuar Ali Pashës, ai i shpreh mirënjohjen edhe për dhuratat e ofruara

nga Aliu, si dhe i kërkon të vendosë lidhje me konsullin rus, që së shpejti do të vijë në

Janinë. 293

Negociatat mes përfaqësuesve të Ali Pashës dhe Komandantit V. S. Tamara, lidhur me

shkëputjen e Aliut nga Perandoria Osmane dhe vendosjen e tij nën protektoratin e Rusisë,

kishin filluar që në qershor 1791. Ato nisën në një nga ishujt e Jonit, Kálamos dhe u

zhvendosën në brigjet e Dúnavit, ku Ali Pasha me trupat e tij iu bashkuan ushtrisë së

Vezirit të Madh. Përfaqësuesit e prokuruar nga Pashai i Janinës paraqitën një projekt

marrëveshje me kushtet e shkëputjes. Kjo projekt marrëveshje, ndoshta ndër më të

rëndësishmet në fondin e marrëveshjeve ndërkombëtare të shtetit të Ali Pashës, do të

paraqitet e plotë dhe do të analizohet më poshtë.

Në gusht 1791, G.A. Potjémkin takoi në repartin e tij një përfaqësues, njeri të besuar të

Ali Pashës, Mehmet Efendi Bulçí.294

292 Personazhi i cituar në raportin e Benakit, z. Lasal, bëhet e ditur se është një tregtar francez dhe njeri i besuar i Ali Pashës. Fakti që Lasali është nga njëra anë i besuar i Ali pashës, nga ana tjetër është francez

dhe së fundmi dërgon informacione për zv.ambasadorin rus në Kostandinopojë, dëshmon për një personazh

shumë intrigues, roli i të cilit në këto marrëdhënie duhet eksploruar më tepër. Kjo letër ruhet në Arkivin e

Politikës së Jashtme të Perandorisë Ruse, konkretisht në Katalogun 90/1.1792, dosja 1080, f. 7-13

(original), botuar gjithashtu në Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια…., dok.30, faqe 105-114 293 Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια…., dok. 28, faqe 103 294 Siç është theksuar në Kreun II Organizimim shtetëror të këtij studimi, Mehmet efendiu ishte drejtuesi i

Divanit, një organi mjaft të rëndësishëm që krahasohet me qeverinë. Më tej ai mbajti edhe detyra

Page 145: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 132 -

Kryekomandanti i ushtrisë ruse, ndërkohë që veprimet luftarake ishin ndërprerë dhe ishte

nënshkruar një marrëveshje e përkohshme paqeje, i premtoi Ali Pashës të dërgojë tek ai

një konsull rus, pasi të vendoseshin kushtet përfundimtare të paqes, si dhe mbështetje të

interesave të tij pranë Portës, nëpërmjet zv. Ambasadorit të Rusisë në Stamboll.

Në letrën e tij personale që mban datën 24 Gusht (4 shtator) 1791, Potjemkini e siguron

Aliun për gatishmërinë e tij për të vazhduar kontaktet me të dhe se do të përmbushte

detyrimet e tij: “…u kënaqa sinqerisht nga gjithçka sa më kumtoi përfaqësuesi Juaj dhe

në të ardhmen do të shihni që do të përpiqem vazhdimisht të dëshmoj realisht ndjenjat e

mia…”295

G. A. Potjemkin vdiq më 5 (16) tetor 1791 dhe premtimet e tij ndaj Ali Pashës u harruan

pas nënshkrimit të paqes në Iásio. Kjo ngjarje krijoi shqetësim te pashai i Janinës, i cili u

përpoq t’u kujtojë autoriteteve ruse marrëveshjet ekzistuese. Kjo dëshmohet nga

prezantimi që i drejton ambasadës ruse në Stamboll, më 8 (19) Gusht 1794, shtetasi rus,

nëntogeri P. Vukoviç, i cili kishte kaluar në Janinë në tetor 1793. Sipas të thënave të tij,

Ali Pasha, gjatë bisedës së tyre i deklaroi se: “..disa vite më parë kishte patur

korrespondencë me dukën e ndjerë Potjemkin dhe se priste të reja nga Rusia për t’u

aktivizuar kundër Portës së Lartë, por deri sot nuk kishte patur asnjë lajm dhe se do të

dëshironte të dërgonte letër në Shën Petërsburg përmes Triestes, me një nga njerëzit e tij

të shoqëruar me ndonjë shtetas rus..”296

Më 17 (29) Nëntor 1794 vendoset në Artë, konsulli i Rusisë, Georgios Floris. Situata në

Ballkanin Perëndimor ndryshoi rrënjësisht me praninë e një konsulli rus për herë të parë

në një qytet të Epirit, më 1796. Në përputhje me “Marrëveshjen e Stambollit” të 1800, në

ishujt e Jonit, të cilët më parë i përkisnin Venedikut, u krijua Republika Joniane (e shtatë

ishujve), nën protektoratin e Rusisë. Nga viti 1802 këta ishuj u shndërruan në bazën

ushtarake të Rusisë në Mesdhe, prej nga shtoheshin vazhdimisht trupat tokësore dhe

detare të saj. Arta përbënte pjesën më të madhe të Pashallëkut të madh të Janinës, ku

përveç Epirit përfshiheshin edhe Thesalia dhe një pjesë e rëndësishme e Shqipërisë së

Jugut.

Edhe pse ky ishte pozicioni i tij (konsull në Artë), Floris më të shumtën e kohës gjendej

në Janinë, si përfaqësues i qeverisës ruse tek Ali Pasha. Raportet e tij të periudhës 1804-

1806, të publikuara së bashku me raportet e kundërta të G.D.Moxenigos, përfaqësuesit të

Aleksandrit I në Republikën Joniane, përfshijnë informacione të rëndësishme lidhur me

marrëdhëniet e vështira dhe kontradiktore të Rusisë me Ali Pashën.297

diplomatike si i ngarkuar i Ali Pashës pranë Napoleon Bonapartit. Vihet re rëndësia që Aliu i kushton

këtyre negociatave duke dërguar në bisedime njeriun e dytë më të rëndësishëm pas vetes. 295 Letër e kryekomandantit të ushtrisë ruse, G.A.Potjemkin drejtuar Ali Pashës. Letra mban datën 24 gusht( 4 shtator) 1791 dhe gjendet në Arkivin e Politikës së Jashme të Perandorisë Ruse, Raportet Rusi –

Turqi, Katalogu 89/8, 1791, dosja 1809, f.1 (kopje), Botuar në Γκριγκορι. Λ. Aρς, Η Ρωσια και τα

πασαλικια…. nr. dok.28, faqe 103 296 Letër e nëntogerit Pjetër Vukoviç drejtuar ambasadës ruse në Stamboll. Mban datën 8 (19 gusht) 1794

dhe gjendet në po të njëjtin arkiv të cituar të politikës së jashtme të Perandorisë Ruse, Raportet Rusi- Turqi.

Katalogu 89/0, Dosja 796, f.30. (përkthim frëngjisht i përmbajtjes në italisht). Botuar në veprën e cituar të

Grigori Arsh, faqe 117-118. 297 Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια….faqe 25

Page 146: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 133 -

Kjo periudhë e shërbimit të Georgios Floris si përfaqësues diplomatik i Rusisë pranë Ali

Pashës, përkon me zhvillime të reja dhe interesante lidhur me zotërimin e disa territoreve,

që më parë kishin qenë pjesë e pashallëkut të Janinës dhe tashmë prania ruse ishte bërë

fakt i kryer.

Të dy palët kishin pretendime reciproke. Përfaqësuesit rusë kryesisht e akuzojnë Ali

Pashën për tendencën e tij për aneksimin e të ashtuquajturës ish-Shqipëria venedikase, e

cila ishte tashmë një formacion shtetëror autonom, sipas marrëveshjes së Stambollit të

1800, si dhe për disponimin e tij agresiv ndaj protektoratit rus mbi Himarën. Gjithashtu

vinin theksin te gatishmëria e Pashait të Janinës për të ndihmuar trupat franceze të

mësynin në Ballkan. Nga ana e vet, Ali Pasha nuk mund të ishte i kënaqur me ndihmën

që autoritetet ruse i ofruan Ishujve Jonianë në armatosjen e feudalëve të Çamërisë që

luftonin kundër tij. Megjithatë, pavarësisht nga përplasjet dhe fërkimet me përfaqësuesit

rusë, Ali Pasha nuk rreshti së pari nga plani i tij strategjik, d.m.th.të gjente një mbështetje

të jashtme, para së gjithash të Rusisë. Edhe pse në këtë periudhë ai kishte vendosur lidhje

të ngushta diplomatike me Anglinë dhe Francën, pashai i Janinës preferonte mbështetjen

e Perandorisë së madhe të veriut, duke patur parasysh edhe ndikimin e jashtëzakonshëm

të Rusisë mes grekëve, të cilët përbënin pjesën më të madhe të shtetasve të tij.298

Gjatë bisedës së fshehtë me G. Florin, për të cilën paraqitet një raport i plotë dhe i

hollësishëm i konsullit, drejtuesi i Pashallëkut të Janinës preferoi të vendosej në krahun e

Rusisë. Duke i deklaruar Florit se gjithmonë kishte respektuar “popullin e tij të madh e

të fuqishëm” dhe duke kujtuar vazhdimisht marrëveshjen me Potjemkinin, kujtimin e të

cilit “ do ta ruajë përherë”, Ali Pasha shprehu ankesa, lidhur me veprimet e autoriteteve

ruse, veçanërisht me ndihmën e tyre ndaj çamëve, të cilën e konsideronte si ndërhyrje në

punët e tij të brendshme. Duke vazhduar thoshte: “Do të na lejonit ne të ndërhynim në

administrimin e vendit tuaj? Pse ju besoni se i keni këto të drejta?”

Në vazhdim ai i provon me fakte Florit se orientimi i Rusisë pro armiqve të tij, çamëve

dhe jo pro atij vetë, ishte gabim. “Unë mund të jem shumë më i dobishëm për ju. Ata

njerëz janë të ndarë, ndërkohë që unë jam i vetmi zot i pjesës sime”. Nëse Rusia e

ndihmonte të mbaronte me sukses luftën me çamët, “do të jap premtim të shkruar, që do

të mbaj anën tuaj, do të luftoj e do të vdes duke ju shërbyer dhe do të shkëputem

përfundimisht nga francezët”.

Në përfundim, ky shqiptar që u bë një nga funksionarët me autoritet më të lartë në

perandorinë Osmane, shprehu edhe pozicionin e tij politik: “Jam mysliman, por jo

fanatik. E urrej Divanin dhe qeverinë e tij, parandjej rënien dhe parashikoj

shkatërrimin e tij. Dua të jetoj me nder në këtë vend të vogël që qeveris dhe të vdes me

dinjitet”.299

298 Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια….faqe 25 299 Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια….faqe 155-168. Dokumenti i cituar mban titullin:

Bisedime sekrete mes Vezirit të Janinës, Ali Pasha dhe Konsullit të Rusisë në Artë, mbajtur më 11 maj 1806

në Janinë. Raporti lidhur me këtë bisedë sekrete është dërguar më 26 maj (7 qershor) nga ana e Floris.

Dokumenti ka formën e një bisede të zbardhur mes palëve, të cilët ndodhen në një tryezë bisedimesh duke

qenë i hartuar në formën e një dialogu Vezir- Konsull. Ky raport nuk ka komente të konsullit rus në Artë,

por përshkruan besnikërisht dialogun dhe diskutimet mes tij dhe Ali Pashës. Letra është dërguar nga

Korfuzi.

Page 147: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 134 -

Nisur vetëm nga paragrafi i mësipërm do të arrinim në përfundimin që kjo ishte filozofia

e Ali Pashës, e cila sigurisht nuk ishte rastësore. Në të shprehen aspiratat e tij për

shkëputje përfundimtare nga Porta e Lartë, intuita dhe inteligjenca e tij për të parashikuar

fundin e shtetit, të cilit i përkiste më tepër se një shekull para se në fakt të ndodhte,

raportin e tij me besimin fetar të cilit i përkiste, raportin e tij me pushtetin në territoret ku

qeveriste, dimensioni i tij njerëzor përkundër atij të një pashai mizor, që tashmë është

evidentuar në jo pak studime si dhe dobësitë e tij njerëzore. Nuk është aspak i lodhur,

bëhet fjalë për vitin 1806, kohë në të cilën ekspansioni i tij në Epir dhe Shqipërinë e Jugut

ishte në kulmin e vit. Janë ende edhe 15 vjet jetë dhe pushtet deri në vdekjen e tij. Por Ali

Pasha, jo vetëm e dëshiron, por edhe përpiqet në mënyrë të vazhdueshme, me të gjithë

aleatët e mundshëm, të sigurojë mbështetje për shkëputjen e tij përfundimtare nga Porta e

Lartë.

Më herët akoma, që më 1798, admirali rus Ushakov raportonte: “Nga sa duket zoti Ali

Pasha mund të dyshohet shumë për besnikërinë e tij ndaj Portës Otomane. E përsëris,

nëse s’gabohem, se nga vetë fjalët e tij dhe nga gjithë sjelljet e tij, duket se përpiqet të

jetë sundimtar i pavarur dhe bile kësaj mund t’ia arrijë së shpejti”300

Sigurisht përpjeket e tij dhe marrëdhëniet me Rusinë nuk përfundojnë këtu. Ato

implikohen hera herës edhe me ndërhyrjen dhe interesat e fuqive të tjera europiane të

kohës, si Anglia dhe Franca, të cilat janë tashmë të pranishme në territoret e Ballkanit dhe

veçanërisht në Pashallëkun e Janinës. Nuk ndihet i mikluar nga premtimet e francezëve,

por me një intuitë diplomatike deklaron se duhet të mbajë marrëdhënie me ta. Pikërisht

në një bisedë tjetër me konsullin Floris ai sqaron pozitën e tij dhe karakterin e lidhjeve të

tij në raport me francezët. Sipas konsullit:

“Më deklaroi se nën presionin e konjukturave, duhet të mbante lidhje të fshehta me

francezët, ata nga ana e tyre i kanë premtuar t’i dorëzojnë Ishujt Jonianë dhe të zgjerojnë

kufijtë e tij tokësorë, duke e shpallur mbret të Epirit. Duke menduar për fatin, siç tha, të

të gjithë të pushtuarve nga ky shtet-komb, si dhe për sa pak duhet të mbështetej në

premtime që diktoheshin nga rrethanat korrente, ai vetë ishte i detyruar të mbante

marrëdhënie të mira me francezët. Ndërkohë duhet të shqetësohej për të ardhmen dhe të

mos u besonte kurrë fjalëve të tyre të bukura.”301

Negociatat mes Rusisë dhe Ali Pashës, që ishin ndërprerë më 1806, rifilluan më 1809,

këtë herë me kërkesën e të dy palëve. Siç raporton L. Benaqi, në letrën e tij të 2 (14)

gushtit 1809, lidhjet e Aliut me francezët, të cilët morën përsëri ishujt e Jonit sipas

kushteve të marrëveshjes së Tilsitit, u përkeqësuan dhe pashai “e preferon veten si vasal

besnik, duke kërkuar protektoratin e Perandorisë ruse për vendin që ndodhet nën

juridiksionin e tij, si dhe për ndjekësit e tij, pikërisht sepse, sipas tij, pushteti turk së

shpejti do të shembej”.302

300 Historia e Shqipërisë, Vëll.I, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, Tiranë

1959, faqe 462 301 Raport i konsullit rus në Artë, Georgios Floris me datë 4 (16) gusht 1806. Arkivi i Politikës së Jashtme

të Perandorisë Ruse, Ambasada Ruse në Stamboll, Katalogu 517/1, Dosja 720, f.35-36 (original). Botuar në

Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια….faqe 182-185 302 Letër e Konsullit rus në Korfuz, Liberakis Benakis, drejtuar Ministrit të Jashtëm rus, N.P.Rumjancev.

Letra mban datën 2 (14) gusht 1809. Botuar në Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια….faqe 205-

206.

Page 148: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 135 -

Në të njëjtën kohë, në Shën Petërsburg po analizonin mundësinë për të përshpejtuar

fundin e luftës së zgjatur ruso-turke, duke provokuar një revoltë kundër sulltanit, me në

krye Ali Pashën. Kjo perspektivë ndoshta iu shtrua Benakit, që mbërriti në gusht 1810 në

kryeqytetin rus. Përgjigjia e tij ishte negative:“Besoj se është pothuajse e pamundur,

shkruante konsulli në shënimin e tij të 23 Shtatorit (5 tetorit) 1809, që Ali Pasha të

dëshirojë ta shpallë veten si renegat. Nuk do të bëhej më i pavarur se ç’është dhe, nëse

do të humbiste mbrojtjen që i siguron pozocioni i tij, do ta shkatërronin armiqtë e tij,

veçanërisht nëse ata merrnin ndonjë ndihmë. Duke ditur mjaft mirë që Porta nuk do t’i

marrë lehtë këto masa ekstreme, edhe ai vetë do të kujdeset të mos e nxisë Portën në

ekstrem”.303

Në qarkoren e Ministrisë së Jashtme Ruse, drejtuar L. P. Benakit, të 24 Janarit (5

Shkurtit) 1811, që lidhet me përtëritjen e detyrimeve të tij si konsull i përgjithshën në

Korfuz, përfshihet urdhri për të inkurajuar dëshirën për pavarësi të Ali Pashës, por për të

mos marrë përsipër detyrime konkrete dhe mbi të gjitha të përpiqet të pengojë dërgimin e

trupave të Ali Pashës dhe të djemve të tij, Myftarit dhe Veliut, në frontin e luftës ruso-

turke.

Por zhvillimet e luftës dhe veçanërisht hyrja e Napoleonit në qershor 1812 në Rusi, e

penguan Benakin të mbërrijë në Korfuz. Në Vjenë, më 1813, ai merr një qarkore tjetër të

datës 7(19) Gusht nga Ministri i Jashtëm, N. P. Rumjancev, me urdhrin për të marrë

detyrën e re, pozicionin e krijuar rishtas si konsull i Rusisë në Epir, pranë oborrit të Ali

Pashës. Atij iu ngarkuan dy detyra kryesore: Të zbulojë dhe të prishë intrigat e

francezëve në Adriatik dhe të vendosë marrëdhënie miqësore dhe të besimit me Ali

Pashën. “Do të përpiqeni,- shkruan ministri- me çdo mundësi, t’i sillni në vëmendje, se

karakteri i fortë që ka treguar në të gjitha momentet e jetës së tij, shkathtësia me të cilën

qeveris vendin e tij dhe fakti që arriti të zgjerojë kufijtë e vet, fituan respektin e veçantë të

Perandorit, Augustit tonë, dhe se Madhëria e Tij do të ketë kënaqësinë ta tregojë këtë ku

dhe kur të vijë momenti”. 304

Luftimet përsëri e penguan Benakin të mbërrijë në pozicionin e tij të ri, por ndërkohë

filloi letërkëmbimin me pashain e Janinës, duke ndjekur urdhrat e ministrit të tij. Pas

përfundimit të luftës në Europë, qeveria cariste, vendosi të përmirësojë marrëdhëniet me

Portën e Lartë, kështu që nuk i duheshin më shërbimet e Pashait.

Emërimi i Benakit si konsull në Epir, u anulua. Ai vetë merr një tjetër emërim, si konsull

i përgjithshëm i Rusisë në Apulia dhe Ishujt e Jonit. Në qarkoren e dorëzuar në gusht

1815, s’bëhej fjalë për asnjë lloj mbështetje për feudalin shqiptar kundër sulltanit.

303 Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια….faqe 27 304 Udhëzime të N.P.Rumjancev, Ministri i Jashtëm i Perandorisë Ruse, drejtuar konsullit të përgjithshëm të

Rusisë në Epir, L. Benakis, Arkivi i Politikës së Jashtme të Perandorisë Ruse, Kancelaria, Katalogu

468.1813, Dosja 2446, f.2-4 (kopje), botuar në Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια….faqe 235

Page 149: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 136 -

Ndërkohë, Ali Pasha, i ndodhur nën kërcënimin e sulltan Mahmutit II, i cili kishte qëllim

të përqëndronte pushtetin në duart e tij dhe duke u përpjekur të ruajë pozicionin e vet,

kishte kërkuar mbështetjen e shteteve të ndryshme, para së gjithash të Rusisë. Për këtë

arsye, ai kishte vendosur lidhje me konsullin e Përgjithshëm rus në Morè, I.N.

Vlasopulos. Qëllimet e pashait, Vlasopolos i përshkruan në raportin e tij të datës 13 (25)

Maj 1819.

“Ali Pasha dëshiron të fillojnë negociatat me oborrin perandorak të Shën Petërsburgut.

Kushtet për këto negociata konsistonin në: detyrimin e vetë vezirit të përdorë që në

momentin e parë luftën mes Rusisë dhe Portës, pra të çlirohet nga pushteti i zotit të tij të

ligjshëm dhe të bëhej i varur nga Rusia, t’i japë, në këtë rast, Rusisë, të gjithë shërbimet

që vareshin nga ai, koncesionin si shpërblim për të dhe pasardhësit e tij të Dukatit të

Epirit, pushtimi i të cilit në kohë paqeje do t’i garantohej me kushte”.305

Ali Pasha vendosi të fillojë negociatat zyrtare me Rusinë, me mendimin për t’u vendosur

nën sovranitetin rus, në Prill 1820, kur tashmë ishte bërë fare e dukshme grindja e tij me

sulltan Mahmutin II. Ndërkohë, veprimet ushtarake, që nisën në Korrik 1820, kishin si

përfundim humbjen e Ali Pashës në një kohë të shkurtër dhe shpërbërjen e territoreve të

pashallëkut të Janinës. Pashai gjendet i rrethuar në kalanë e qytetit. Pas kësaj, në

kryeqytetin rus, diskutimi i propozimeve të tij u duk i pakuptimtë.

5.2.2 Marrëdhëniet e Ali Pashës dhe Rusisë përmes marrëveshjeve si instrument i të

drejtës ndërkombëtare

Siç është theksuar në nënkreun “Burimet e të drejtës pozitive”, përveç bujurdive, si akte

juridike me karakter administrativ dhe drejtuar subjekteve të brendshëm, në radhën e

këtyre burimeve renditen edhe marrëveshjet. Lidhur me marrëveshjet me karakter të

brendshëm është folur me hollësi më sipër.

Ndërkohë, duhet ritheksuar fakti që Ali Pasha ka negociuar dhe madje edhe ka lidhur

marrëveshje ndërkombëtare me disa shtete europiane, edhe pse këto veprime binin ndesh

me parimet e diplomacisë së Portës së Lartë, e cila gëzonte ekskluzivitet në këto

marrëdhënie.

Në fondin e marrëveshjeve me karakter ndërkombëtar vlen të përmendet një e tillë shumë

e rëndësishme. Është për t’u theksuar se dokumenti që sillet më poshtë mbeti në kuadër të

projektit. Ai nuk arriti të nënshkruhej asnjëherë, për shkaqe që nuk janë objekt i këtij

punimi. Bëhet fjalë për një projekt marrëveshje mes Ali Pashës dhe Rusisë.

Studiuesi rus Grigori Arsh, në veprën e tij “Shqipëria dhe Epiri në fund të shekullit XVIII

dhe fillim të shekullit XIX, pashallëqet lindore shqiptare të Perandorisë Osmane”, botuar

305 Raport i Joanis Vlasopoulos drejtuar Stroganovit, në vëmendje edhe të Joanis Kapodistrias, Sekretar në

Ministrinë e Jashtme Ruse. Letra mban datën 13 (25) maj 1819 dhe është dërguar nga Patra. Arkivi i

Politikës së Jashme të Perandorisë Ruse, Ambasada ruse në Stamboll. Katalogu 517/1.1818, Dosja 1218,

faqe 44-46 (original), botuar në Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Ρωσια και τα πασαλικια….faqe 258-261

Page 150: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 137 -

në Moskë në vitin 1963, përkthyer dhe botuar në greqisht në vitin 1994, duke folur për

marrëdhëniet mes Perandorisë Ruse dhe Ali Pashës, na sjell një dokument shumë të

rëndësishëm, i cili hedh dritë mbi tendencat dhe përpjekjet konkrete të pashait të Janinës

për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane.

Vetë fakti që ne gjejmë një dokument të formuluar qartë, në formatin ligjor dhe atë

politiko-diplomatik, me prirje të hapura për shkëputje nga perandoria osmane, tregon

haptazi tendencat e tij separatiste, ndoshta me idenë e krijimit të një monarkie nën

protektoratin rus.

Teksti i marrëveshjes më poshtë është përkthyer nga autorja e këtij punimi, sipas botimit

në greqisht të kësaj vepre.306

Dokumenti

Ali Pasha deklaron se është i gatshëm të bëjë aleancë me Rusinë dhe të provokojë në

territorin e tij, së bashku me grekët, një diversion në dobi të saj (Rusisë- I.N). Dëshiron:

1. Garancinë që ai vetë, po aq dhe familja e tij dhe të gjithë myslimanët në varësi të

tij, të gëzojnë lirinë e plotë të besimit.

2. Të përcaktohen gjatë negociatave zonat që do të mbeten pronë e tij dhe në të cilat

do të njihet si zot. Nga ana e tij merr përsipër të mos rëndojë me taksa banorët

grekë më tepër se ata turq. Këto taksa mund të përcaktohen gjatë negociatave në

përputhje me parimet e të drejtës dhe maturisë.

3. Grekët, në mënyrë të barabartë me turqit, do të mund të marrin të gjithë gradat

dhe titujt, si ato politike, edhe ato ushtarake, në varësi të aftësive të tyre

personale.

4. Ligjet dhe urdhëresat do të përshtaten në gjuhën greke, pasi ajo është më e

përhapur në territoret, ku pashai dëshiron të ushtrohet pushteti i tij.

5. Grekët do të vazhdojnë të mbeten nën kujdesin rus, por pa patur të drejtën t’u

drejtohen gjykatave ruse. Ndërkohë, Oborri rus do të mund të kërkojë nga Pashai

një drejtësi më të mëshirshme në rast se ata (grekët- IN) konsiderojnë që janë

shtypur apo fyer.

6. Pavarësisht taksave, pashai merr përsipër të mbajë me shpenzimet e veta një

regjiment të përbërë nga grekë dhe turq, që do të jetë gjithmonë në gatishmëri.

Kërkon gjithashtu, t’i jepet grada e kolonelit njërit prej djemve të tij, duke

preferuar ta dërgojë menjëherë në Rusi për t’u specializuar, në mënyrë që të jetë

që në fillim të çështjes si një lloj garancie për besnikërinë dhe përkushtimin e

babait të tij.

7. Rusia nga ana e saj do të japë numrin e caktuar nga bisedimet, të topave dhe

granatave dhe një shumë të hollash, me anë të së cilës do të ndihmojë në

mbajtjen e ushtrisë së Tij, deri sa gjithçka të jetë organizuar (periudha kohore

306 Kjo marrëveshje e përkthyer në shqip është prezantuar së pari në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare

Shkencore “The State, Society and Law: Human Rights Challenges in Albania”, organizuar nga

Universiteti Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit “Luarasi” Tiranë, në

mars 2013, si pjesë e referatit të mbajtur nga autorja e këtij punimi me temë: “Prirjet e Ali Pashës për

shkëputje nga Perandoria Osmane dhe marrëdhëniet e tij me Rusinë, sipas arkivave ruse”. Botimet

Dita 2000, Tiranë 2013, faqe 17

Page 151: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 138 -

llogaritet në 6 muaj). Pashai do të jetë i detyruar të kthejë kapitalin dhe interesat

në kohën e përcaktuar.

8. Rusia detyrohet të mbajë një trupë ushtarake të rregullt, si dhe të formojë një të

dytë të përbërë nga grekë, për të ndihmuar pashain dukshëm para të gjithëve, në

mënyrë që të largojë komandantët turq të prirur për keq dhe të shuajë dyshimet e

atyre, të cilët pashai beson se do ta ndjekin. Trupat e mësipërm do t’i mbajë Rusia

dhe pashai nuk do të ketë detyrimin të rimbursojë shpenzimet.

9. Nëse çështja, pas lidhjes së marrëveshjes, nuk do të arrijë suksesin e kërkuar,

atëherë Rusia do të jetë e detyruar ta konsiderojë Ali Pashën aleat të saj, të varur

prej sa, dhe duhet të përdorë në kohë paqeje, ndikimin e saj pranë Portës për ta

mbrojtur dhe për ta ndihmuar në mënyrë konkrete, në rast se sulltani përdor

kundër tij forcat e veta ushtarake.307

Kushtet historike, rrethanat, procedurat, përfaqësuesit e palëve, vendi dhe koha e hartimit

të këtij projekti janë parashtruar në pjesën e mësipërme të studimit “Kronologjia e

marrëdhënieve të Ali Pashës me Rusinë”. Duke e konsideruar këtë si një dokument

shumë të rëndësishëm, që hedh dritë jo vetëm mbi marrëdhëniet e Ali Pashës me Rusinë,

por edhe mbi diplomacinë e kohës, vendin që zë Ali Pasha në politikën e jashtme ruse,

idetë, dëshirat dhe aspiratat e tij, ky dokument meriton një analizë të gjerë dhe të

kujdesshme.

Lidhur me karakterin e projekt marrëveshjes së prezantuar më sipër, disa studiues e

konsiderojnë atë si marrëveshje ushtarake. Për mendimin tim, ky projekt është më tepër

se i tillë.

Ai ka karakter të mirëfilltë politik dhe aspekti ushtarak është vetëm një prej disa

aspekteve të tij. Edhe pse i diktuar nga interesat e dy palëve: Ali Pashës dhe Perandorisë

Ruse, në kushtet e armiqësisë me Perandorinë Osmane, armiqësi kjo e dukshme dhe e

deklaruar nga ana e Rusisë gjatë disa luftrave ruso-turke, dhe e fshehtë dhe e kamufluar

nga ana e Ali Pashës, duket që Ali Pasha ka dashur të tejkalojë në kohë, kërkesa dhe

detyrime që merr përsipër, situatën që ka bërë të mundur dërgimin e këtij propozimi.

Aspekti ushtarak, siç u theksua më sipër, nuk ishte i vetmi. Një tjetër aspekt shumë i

rëndësishëm i këtij projekti lidhet me trajtimin ligjor të grekëve, që siç dihet përbënin një

pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Pashallëkut të Janinës dhe nga ana tjetër gëzonin

një përkrahje, mbështetje dhe mbrojtje nga Perandoria Ruse, nisur edhe nga solidariteti

fetar, por jo vetëm.

Detyrimet që merr përsipër pashai për trajtimin ligjor të popullsisë greke, duket që nga

ana tjetër, si në çdo marrëveshje me karakter juridik, u korrespondojnë të drejtave që

Rusia do të kishte mbi popullsinë greke të Pashallëkut, siç përshkruhet në pikën 5 të

projektit, ku Perandorisë Ruse i rezervohet e drejta për t’iu drejtuar sistemit të gjykatave

të brendshme për të kërkuar “drejtësi më të mëshirshme për grekët”.

307 Aρς, Γκριγκορι Λ: Η Aλβανια και Η Ηπειρος στα τελι του ΙΗ’ και αρχες του Ιθ’ αιωνα, Τα

Δuτικοαλβανικα Πασαλικια τις Οθωμανικις Αuτοκρατοριας, (Arsh, Grigori L: Shqipëria dhe Epiri në fund

të shekullit të XVIII dhe fillim të shekullit XIX, Pashallëqet Lindore shqiptare të Perandorisë Osmane),

Guttenberg, Athinë 1994, f. 163-164

Page 152: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 139 -

Parë nën këndvështrimin aktual, kjo klauzolë i kapërcen madje të drejtat që shtete të

ndryshme në Kushtetutat e sotme i japin vetes, për të për të mbrojtur bashkëkombasit e

tyre që jetojnë në shtete të tjera. 308

Përcaktimet si “grekët” dhe “turqit” në këtë propozim, përveç ngjyrimit etnik, kanë edhe

atë fetar, në kuptimin “ortodoksë” dhe “myslimanë”, pasi popullsisa “shqiptare” e

pashallëkut ishte më e madhe në numër se ajo “greke” dhe nga pikëpamja fetare ajo i

përkiste të dy besimeve. Në këtë kuptim, garancia që pashai kërkon për vete, për familjen

e tij dhe gjithë myslimanët e pashallëkut, për të ushtruar lirisht besimin fetar, është mëse

e kuptueshme, në kushtet kur kjo projekt-marrëveshje mund të shihet edhe si një

marrëdhënie mes Pashallëkut të Janinës me një udhëheqës mysliman dhe Perandorisë

Ruse, shtetit më të madh ortodoks të kohës.

Nga sa shihet më sipër, kjo propozim-marrëveshje është tipike si çdo marrëveshje tjetër

ndërkombëtare, ku prezantohen palët, objekti i saj si dhe të drejtat dhe detyrimet e secilës

palë pjesëmarrëse. Gjykimi për formën dhe karakterin e kësaj marrëveshjeje nuk

ndryshon edhe pse ajo nuk arriti të nënshkruhej dhe mbeti vetëm një projekt.

5.3 Marrëdhëniet diplomatike të Ali Pashës me Anglinë

5.3.1 Kronologji e marrëdhënieve të Ali Pashës me Anglinë

Diplomati i parë anglez që mbërrin në Pashallëkun e Janinës është Uilliam Hamilton. Ai

vjen në Pashallëk nga Kostandinopoja, ku ishte i akredituar, me ftesë të Ali Pashës, në

vitin 1803.

Uilliam Hamilton, pas takimit që pati vetë me Ali Pashën në Janinë në vitin 1803, i

raporton qeverisë britanike se: “taktika dhe urtësia e detyrojnë të shprehë vetëm

formalisht besnikërinë ndaj Portës së lartë, pasi në fakt ai është i pavarur nga qeveria

turke”309.

Ndërsa në fillim të vitit 1804, Xhon Ph. Morier u dërgua me mision në Pashallëqet e

Shqipërisë dhe Moresë, nën mbulesën e Konsullit të Përgjithshëm.310

Pra vetëm duke filluar nga viti 1804 mund të flitet për marrëdhënie të rregullta

diplomatike të Anglisë me Pashallëkun e Janinës. Duket që pashai i Janinës nuk ka lënë

të kalojë një kohë e gjatë para se të shprehë hapur para përfaqësuesve anglezë ambicjet e

tij për t’u shkëputur nga Porta e Lartë.

Ardhja e britanikëve në pashallëk ishte një dritë jeshile për tëh në funksion të interesave

të tij, tashmë të shprehura hapur, për t’u shkëputur nga Porta e Lartë.

308 P.sh neni 8/pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon se “Republika e Shqipërisë

mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj” 309 Historia e Shqipërisë, Vëll.I, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, Tiranë

1959, faqe 462 310 Koçollari,Irakli: Ali Pasha dhe Shqipëria në Arkivat Britanike, Iceberg Publishing House, Tiranë 2013,

faqe 47

Page 153: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 140 -

Ndërkohë, personazhi më i rëndësishëm në marrëdhëniet e Ali Pashës me Anglinë mbetet

padyshim William Martin Leake (Uilliam Martin Lik), i cili mbërrin së pari në brigjet

shqiptare më 9 dhjetor 1804, pikërisht në Vlorë.311 Gjatë dy viteve në vazhdim, vite që

përkojnë me përmbushjen e misionit të Morierit si konsull i përgjithshëm 1804-1806,

Liku do të jetë nën varësinë e tij dhe vetëm në fund të vitit 1807 ai do të marrë urdhra për

t’u nisur pranë Ali pashës.

Në literaturën ndërkombëtare, kapiteni i ri Uilliam Martin Lik, njihet kryesisht si

antikuarist dhe topograf. Si i tillë, ai ka lënë një pasuri të vërtetë me hartat e përpunuara

prej tij gjatë udhëtimeve në Ballkan dhe veçanërisht në More apo edhe në territoret e tjera

të Pashallëkut të Janinës. Nga ana tjetër, ai është bërë burim referimi për shumë studiues

të mëvonshëm të Ali Pashës dhe pashallëkut të Janinës, për shkak të veprave të tij me

kujtime nga udhëtimet si “Udhëtime në More”, “Udhëtime në Greqinë e Veriut” etj.

Por ajo çka ka më tepër interes për një studim të vërtëetë shkencor të marrëdhënieve mes

Ali Pashës dhe Anglisë, nuk janë kujtimet e tij, qoftë edhe ato që lidhen posaçërisht me

pashain e Janinës, por kryesisht raportet dhe informacionet që ai i dërgonte qeverisë së tij,

nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Dokumentet e arkivave britanike, të cilët tashmë janë botuar dhe paraqitur në veprën e

studiuesit Irakli Koçollari“Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”, hedhin dritë

mbi shkaqet e drejtimit të interest britanik mbi Ballkanin në përgjithësi dhe territoret

bregdetare në veçanti, ku përfshihen edhe territoret e pashallëkut të Janinës.

Qëllimet dhe interesat angleze në rajon lidhen ngushtësisht me ekspansionin francez dhe

parashikimet e rrezikshme për sulmet kërcënuese të Francës edhe në rajonin e Ballkanit.

Në këto kushte, është ofruar dhe dhënë nga ana e anglezëve ndihma e vazhdueshme

ushtarake me furnizime apo edhe asistencë për Ali Pashën.

Megjithatë, në raportet e Likut, të cilat ai ua dërgon periodikisht autoriteteve më të larta

të diplomacisë dhe posaçërisht ministrit të Jashtëm britanik, vihet re hera herës edhe

pakënaqësia e tij për mungesën e korrektësisë së shtetit të tij dhe për premtimet e

pambajtura për ndihmë ndaj Ali Pashës.

Sipas një raporti të Lik:

“..unë kam arsye të forta të besoj se Ali Pasha nuk i ka harruar zhgënjimet dhe

pakënaqësitë që provoi në kurriz, kur asnjë prej shumë premtimeve të dhëna nga ana e

qeverisë sonë më 1804, për oferta ndihmash, favore dhe mbështetje, nuk u mbajtën. Në

këtë rast e kam fjalën për premtimet tona që iu dha fjala përmes ndërmjetësit të Lord

Nelsonit, ndihma të cilat konsistonin në dhënien e pushkëve, artilerisë dhe anijeve

luftarake, që do t’i shërbenin për kontrollin e Gjirit të Artës, që në fakt ai i priste këtë

periudhë, por nuk iu dhanë…”312

311 Lik.M.Uilliam: Udhëtime në shqipërinë e vezirëve..., faqe 15 312 Koçollari, Irakli: Ali Pasha dhe Shqipëria në Arkivat Britanike..... , faqe 146, referuar raportit të Uilliam

Martin Lik, drejtuar George Cunning, Sekretar i Shtetit për Punët e Jashtme. Raporti mban datën 10 nëntor

1807

Page 154: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 141 -

Një pjesë tjetër e rëndësishme e raporteve informative të Likut lidhet ngushtësisht me

praninë e francezëve në rajon, planet e mundshme të tyre, aleancat dhe korruptimin e

armiqve të Ali Pashës brenda pashallëkut, rolin dhe pozitat e suliotëve të arratisur në

Korfuz pas raprezaljeve të Aliut mbi Sulin, furnizimin e tyre me armë, municione e

ushqime nga francezët etj.

Një raportim shumë interesant i Likut, i cili hedh dritë edhe mbi faktin që Ali Pasha ishte

shumë i informuar për politikën ndërkombëtare, aq sa të ishte në gjendje të bënte

parashikime për situata të pritshme në raportet e Portës së Lartë me Francën, Anglinë apo

Rusinë, është edhe ai i 5 shtatorit 1809, raport që hartohet në dy kopje: një për

ambasadorin britanik në Stamboll, z. Adair dhe tjetra për Komandantin e Flotës

Mbretërore Britanike, Xhorxh Kaning.313

“…Hirësia e tij më bëri të ditur se nuk do të jetë e largët koha kur të kemi një përhapje

dhe dominim të influencës franceze në Divan. Kështua ai beson se të gjithë nëpunësit e

qeverisë turke në Kostandinopojë do të favorizojnë idenë e nënshtrimit përpara armiqve

tanë, për të cilët Madhëria juaj ankohet dhe se shpresa e vetme që ka mbetur, janë

përpjekjet e bëra pikërisht nga ai (Ali Pasha) tek përfaqësuesit, që këta të ndikojnë tek

Veziri i Madh...”314

Nga ana tjetër, ky raport dëshmon edhe për influencën dhe depërtimin e Ali Pashës deri te

Veziri i Madh në Stamboll, në funksion të ruajtjes së marrëdhënieve të mira me

britanikët.

Por kjo marrëdhënie sigurisht është reciproke. Nga njëra anë është Ali Pasha që negocion

për ambasadorin britanik në Stamboll, siç bëhet e ditur në dokumentin e mësipërm, nga

ana tjetër, vetë ambasadori britanik, Adair, i drejtohet me një letër Ali Pashës, me qëllim

mbajtjen e një embargoje të fortë ndaj trupave franceze, të dislokuara tashmë në Korfuz.

Duket nëpërmjet këtij dokumenti dhe të tjerëve në vazhdën e korrespodencave, se Ali

Pasha ka qenë personi dhe autoriteti kyç, që mund të frenonte ekspansionin francez, duke

u rreshtuar kështu krah britanikëve. Mesa bëhet tashmë e qartë, interesat e të dy palëve

konvergonin në një pikë: largimin sa më shumë dhe sa më shpejt të ishte e mundur të

trupave franceze nga brigjet e Jonit, ose të paktën neutralizimin e veprimtarisë dhe

ndikimit të tyre. Këtë letër amabsadori Robert Adair ia dërgon Ali Pashës “si mik dhe si

autoritet”, duke theksuar edhe njëherë njohjen e padiskutueshme të pushtetit dhe

autoritetit të Ali Pashës në këto territore, si dhe duke i theksuar ndjenjat e miqësisë, për të

cilat anglezët tashmë nuk kishin më dyshim. Pashai ishte rreshtuar në këtë kohë në

mënyrë të hapur në frontin anti francez dhe veprimet e tij ishin gati-gati flagrante kundër

tyre.

“Motivi që më shtyn t’i dërgoj madhërisë suaj këtë letër miqësore dhe tepër

konfidenciale, është se duhet t’ju informoj ju se Ministri Francez në Oborrin Mbretëror

(është fjala për ambasadorin francez në Stamboll), jo shumë kohë më parë ka paraqitur

një notë zyrtare, qëllimi i së cilës është të nxisë qeverinë osmane t’ju urdhërojë ju për të

furnizuar me ushqime garnizonin e Korfuzit.

313 Po aty, faqe 202 314 Po aty, faqe 203

Page 155: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 142 -

…Unë nuk kam asnjë drojë t’i deklaroj madhërisë suaj se unë më shumë i var shpresat në

miqësinë e fortë dhe të qëndrueshmë të provuar nga Madhëria Juaj në drejtim të

Britanisë së Madhë, sesa çdo garanci që mund të marr nga ministri i tanishëm pranë

Sulltanit”315

Në arkivat britanike zënë një vend të rëndësishëm edhe korrespodencat mes Ali Pashës

dhe nënkolonelit britanik Hudson Lowe, të cilat përfshijnë një periudhë 2 vjeçare midis

vitit 1810 dhe 1812. Kjo periudhë është e pasur me ngjarje e veprime të shumta mes

palëve, gjë që dëshmon një erë të re të marrëdhënieve mes tyre. Edhe pse ushtaraku

britanik për të cilin po flasim është një nënkolonel, pra jo një misioner i niveleve të larta,

korrespodencat me të janë të një rëndësie të veçantë, pasi ato dëshmojnë për një lloj tjetër

marrëdhënie në një fushë të rëndësishme mes dy vendeve, si ajo ushtarake.

Gjithsesi, detyra e tij si Guvernator i tre ishujve të Jonit, Qefalonias, Zaqinthos dhe

Cerigos, duke patur nën komandën e tij edhe fortesën e Santa Maurës, e bënë që të

mbante marrëdhënie të ngushta me të vetmin autoritet mik të këtyre territoreve, Ali

Pashën.

Kjo periudhë përkon edhe me acarimin dhe tendosjen e raporteve, si të Ali Pashës, ashtu

edhe Britanisë me fuqinë tjetër të rëndësishme europiane, Francën.

Nga ky letërkëmbim arrijmë të krijojmë një tablo më të qartë për rolin që ka patur Ali

Pasha në ofrimin e ndihmës së posaçme ndaj garnizoneve angleze, si furnizime me

ushqime, informacione për lëvizjen e francezëve, etj.

Në një letër të vitit 1810, që Hudson Lowe i dërgon Ali Pashës, ai e informon për disa

problematika të vërejtura me të arratisurit kryesisht suliotë apo dhe një kontigjenti

hajdutësh, familjet e të cilëve mbahen të arrestuara, si dhe informacione për zhvillime

politike dhe ushtarake përtej rajonit, në Europë. Bie në sy mënyra e të shkruarit të letrës,

që mund të krahasohet me raportimin e një vartësi ndaj eprorit të tij.

Sipas Lowe:

“... Familjet e hajdutëve të Meganisisë në vazhdimësi mbahen të arrestuara, në mënyrë të

veçantë ato të hajdutëve që kanë rrëmbyer djalin e një të quajturi Francatuli nga Vonica

dhe që kanë marrë shumën e kërkuar për lirimin e tij.

….Është i nevojshëm talenti i shkëlqyer i Lartësisë suaj, për të rigjetur masa të

përgjithsme dhe jo të veçanta për t’u dhënë fund tmerreve të tilla”.

Më tej Hudson Lowe e informon Ali Pashën për një betejë të vogël detare mes trupave të

flotës franceze dhe asaj britanike.

“…Filloi luftimi dhe pas pak fregata franceze mbeti pa direk dhe pasi pati humbur një

numër të pafund njerëzish, u detyrua të shpëtojë vetëm duke ia mbathur…Briku francez u

mor nga fregata britanike si trofe i kësaj fitoreje të veçantë...”316

Një dokument tjetër, i cili hedh dritë mbi një veprimtari të lundrimit të anijeve të

ndryshme në detet dhe brigjet joniane, mund të shihet, jo vetëm nën spektrin e

315 Po aty, faqe 273-275, Letër e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Stamboll, Z. Robert Adair, drejtuar

Ali pashës. Letra mban datën 24 nëntor 1809 316 Po aty, faqe 308-311, Letër e Hudson Lowe drejtuar Ali Pashës. Letra mban datën 9 qershor 1810

Page 156: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 143 -

marrëdhënieve mes Ali Pashës dhe Britanisë së Madhe, por edhe për të gjykuar për

norma të së drejtës ndërkombëtare, lidhur me të drejtën e detit dhe juridiksionin përkatës

mbi këto anije.

Vetë Guvernatori, Hudson Lowe, informon Ali Pashën për disa incidente të ndodhura në

këto brigje, si dhe shpjegon para tij qëndrimin e mbajtur sipas normave të së drejtës

ndërkombëtare.

“…Kam liruar barkat që mbaheshin këtu të bllokuara, që u takonin vendeve të shpallura

“nën bllokadë” dhe që lundronin në këto ujëra si të dyshimta, duke penguar kështu

lëvizjet e korsarëve dhe anijet e tyre të cilat i pata bllokuar.

…Duke parë se ishte e pamundur që të kërkoja edhe të drejtën për të kontrolluar

ngarkesat që mbanin këto anije, pranë Gjykatës së Lartë të Admiraliatit në Maltë, u

detyrova t’i lëshoj ato.

…megjithatë unë dorëzova për barkat një reklamim të motivuar, duke informuar kështu

Gjykatën e Lartë të Admiraliatit kundër komandantit të korsarëve, pra në këtë mënyrë

unë nuk lashë gjë mangët kundër tyre…

...Përsa i përket të drejtës së lundrimit të korsarëve drejt Prevezës, janë jashtë

kompetencave të mia, ashtu sikurse edhe lundrimi i tyre në det të hapur. Ajo që mund të

bëj unë në këto rrethana është që t’u të ditur se ku duhet të shërbejë Kosulli, Kominioti,

me qëllim që të vëzhgohen ata dhe, pasi të mësohet veprimtaria e tyre, me ndihmën e

qeverisë suaj, të mund të merren masa ndaj tyre sa më parë”317

Në fund të letrës është një shënim interesant, i cili nuk ka të bëjë me përmbajtjen e saj

dhe nuk është në vazhdim të saj.

“…Porsa mora këto çaste një tjetër letër nga Gjenerali Osvald, i cili më bën të njohur në

vazhdim se relacionet e fundit nga Portugalia janë të 7 nëntorit dhe shton se asnjë betejë

tjetër nuk është zhvilluar këto ditë”318

Mesa duket nga kjo letër, por edhe të tjera të dërguara nga Hudson Lowe për Ali Pashën,

ushtaraku britanik dërgon periodikisht informacione të rregullta për fushatat e ndryshme

ushtarake nëpër Europë. Duke qenë se këto informacione jo domosdoshmërisht kanë të

bëjnë me zhvillime brenda rajonit, nxitemi të mendojmë që kjo është një kërkesë e Ali

Pashës për të patur informacione të freskëta për gjithçka që ka të bëjë me lëvizjet e

ndryshme të ushtrive europiane, konfliktet dhe betejat mes tyre, avancimet e mundshme

si dhe raportet mes shteteve të ndryshme në këtë kohë të trazuar.

Kjo konfirmohet edhe nga letra e radhës së Hudson Lowe pak ditë më pas për Ali Pashën:

“…Në përputhje me dëshirën e Madhërisë suaj, nuk do të mungoj t’ju njoftoj çdo lajm të

rëndësishëm që do të vijë, por tani nuk kemi asgjë veç ndonjë lajmi disi pozitiv, sipas të

cilit nuk ka ndodhur ndonjë përplasje me armë ndërmjet dy armatave të Lordit

Wellington dhe Gjeneralit Masena në Portugali.

Nga një raport që na vjen së fundi, mësojmë se Masena (gjeneral francez) ka filluar të

tërhiqet dhe sidoqë nuk ka ndonjë bazë të sigurtë, unë personalisht jam i gatshëm ta besoj

317 Po aty, faqe 322-328. Letër e Hudson Lowe drejtuar Ali Pashë nga Santa Maura. Letra mban datën 2

dhjetor 1810 318 Po aty

Page 157: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 144 -

dhe shpresoj që ai nuk mund ta ketë bërë këtë pa pësuar disfatë dhe humbje të

mëdha…”319

Nëpërmjet kësaj letre, na lejohet të konkludojmë se Ali Pasha është i informuar në

mënyrë të hollësishme për atë se çfarë ndodh rreth tij dhe që mund të ndikojë në fatin e

tij, duke shfrytëzuar kanalet diplomatike dhe duke kryqëzuar informacionet e marra nga

burime të ndryshme. Në dokumente të tjera të hulumtuara edhe në Arkivin e Ali Pashës,

ai dërgon dhe merr periodikisht informacione nga rrjeti i tij i informatorëve në Stamboll,

si edhe në komunikime zyrtare me funksionarë të lartë të Portës.

Një dokument shumë i rëndësishëm, i cili hedh dritë edhe mbi ekzekutimin e vendimeve

të gjykatave të Pashallëkut, por edhe për ndarjen e juridiksionit territorial mes britanikëve

dhe Ali Pashës, është një letër përsëri shkruar nga Hudson Lowe, drejtuar pashait.

Mesa kuptohet letra me informacionin e saj është shkruar në përgjigje të një kërkese që

Ali Pasha u ka drejtuar autoriteteve britanike për lirimin nga burgu të një prifti, duke

shtuar edhe reaksionin që ka shkaktuar ky lirim.

“Madhëri,

Duke bërë ekzekutimin e çka kërkohej në letrën që Mdhëria Juaj më bënte nder duke më

shkruar nga 31 janari deri në 12 shkurtin e kaluar, bëra menjëherë lirimin nga burgu ku

ishte në arrest Papa Mavromati me vendim të gjykatave, sikurse kundërshtari i tij Miço

Puli me pretendim të kundërt ka kërkuar me ngulm që unë ta rekomandoja me një letër

tek madhëria juaj, nga ku mund të paraqiste mosmarrëveshjet që ka me të. Kështu duke

ia plotësuar lutjen, bëra një shkresë për ta rekomanduar pranë Madhërisë Suaj, për ato

masa që urtësia dhe drejtësia Juaj do ta besojnë për ta nxjerrë për një çështje të

tillë…”320

Duket që jo vetëm ushtaraku britanik i përgjigjet në çdo rast kërkesave të Ali Pashës.

Edhe Ali Pasha nga ana e tij nuk le rast pa dëshmuar me veprime konkrete miqësinë ndaj

anglezëve.

Letra e datës 8 prill 1811, që Hudson Lowe i dërgon Ali Pashës, është një falenderim për

informacionin e dërguar nga pashai, lidhur me disa ushtarakë dezertorë anglezë.

“Jam i nderuar nga letra që madhëria juaj pati mirësinë të më shkruante lidhur me

ushtarakët tanë dezertorë. Jam shumë i prekur nga provat e miqësisë së sinqertë që

Lartësia juaj më jep si në këtë rast ashtu edhe në rrethana të tjera dhe veçanërisht

vlerësimi me të cilin ju më përgjigjeni...” 321

Sfera e informacioneve të kërkuara dhe dërguara reciprokisht dhe në mënyrë të

vazhdueshme me një periodë shumë të shpeshtë kohe, mes Ali Pashës dhe Hudson Lowe,

është padyshim e gjerë dhe kapërcen caqet e informacioneve me karakter ushtarak dhe

319 Po aty, faqe 329-331. Letër e Hudson Lowe drejtuar Ali Pashë nga Santa Maura. Letra mban datën 26

dhjetor 1810 320 Po aty, faqe 341-343. Letër e Hudson Lowe drejtuar Ali Pashës. Letra është dërguar nga Santa Maura

dhe mban datën 5 mars 1811. 321 Po aty, faqe 348-349. Letër e Hudson Lowe drejtuar Ali Pashës. Letra mban datën 8 prill 1811

Page 158: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 145 -

politik. Në korrespodencën e tyre gjejmë edhe dokumente që lidhen me probleme me

karakter ekonomik, si çmimet, transportin e mallrave, autorizimet për të kryer këtë

transport etj. Këto letra tregojnë edhe njëherë, jo vetëm shkallën e lartë të informimit të

Aliut për çdo situatë dhe problematikë, por edhe vullnetin e tij për të patur çdo gjë që

ndodhte në pashallëkun e tij nën kontroll, duke iu prerë rrugën edhe fenomeneve si

kontrabanda dhe trafiqet e paligjshme.

Dokumenti që sillet pjesërisht më poshtë, ilustron edhe këtë anë të marrëdhënieve mes

Ali Pashës dhe guvernatorit Lowe:

“…duke formuluar përgjigjen për atë pjesë të letrës që Madhëria Juaj më kërkonte t’ju

informoja rreth çmimeve që lëvizin këtu, të grurit dhe të thekrës, parashtroj dhe ju bëj të

njohur sa më poshtë;

Gruri vlen për çdo ngarkesë nga 36 deri në 40 pjastra,

Ndërsa thekra nga 18 deri në 27 pjastra”.

Më tej, pas disa informacioneve të tjera, letra vijon:

“…. Në këto rrethana po ju bëj të njohur se leja e kalimit që mbështetet në autorizimin e

Madhërisë Suaj do t’u lëshohet vetëm atyre që ju më keni njoftuar më parë për t’ua dhënë

të drejtën, përmes të cilave ju më keni njoftuar se barkat duhet të transportojnë mallra në

Prevezë…” 322

Megjithatë marrëdhëniet e Ali Pashës me Britaninë e Madhe jo gjithmon njohën ujëra të

qeta. Synimet e britanikëve për bregdetin jonian ishin bërë të ditura më herët, madje edhe

armiqësia me francezët në Ballkan lidhej pikërisht me sundimin e ishujve të Jonit dhe

qyteteve të tjera bregdetare.

Një dokument i një rëndësie të veçantë, që bën fjalë për historikun e marrëdhënieve mes

Aliut dhe britanikëve përgjatë një periudhe gati 20 vjeçare, nga viti 1797 deri para vitit

1817, është ai i gjendur në Arkivin e Ali Pashës, me titullin “Relacion historik”.

Ky dokument është botuar në veprën e studiuesit Irakli Koçollari “Ali Pasha dhe

Shqipëria në arkivat britanike” dhe është shoqëruar me një analizë të gjerë dhe komente

gati shteruese për çdo paragraf të tij.323

Vëmë në dukje se thyerja e marrëdhënieve të Ali Pashës me britanikët, siç të gjithë

autorët dhe dokumentet e kohës dëshmojnë, erdhi pas pushtimit të Pargës nga anglezët

(bëhet fjalë për vitin 1814).

Ky ndoshta ishte momenti më zhgënjyes për pashain e Janinës në raportet e tij me

britanikët, pasi, pas largimit të francezëve, Aliu tashmë ishte bërë gati për të rivendosur

pushtetin dhe autoritetin e tij mbi këtë qytet me një pozitë të admirueshme

gjeostrategjike.

322 Po aty, faqe 375-377. Letër e Hudson Lowe drejtuar Ali Pashës. Letra mban datën 26/14 shtator 1811 323 Po aty, faqe 437-448

Page 159: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 146 -

Në paragrafin 56 të “relacionit” shkruhet:

“…por, kur këto çështje nuk viheshin në dyshim, Parga u rrëmbye nga duart e Vezirit dhe

u pushtua nga forcat angleze.

Në këto rrethana u zhgënjyen gjithë shpresat e Vezirit për arsye dhe drejtësi britanike, në

një kohë kur ata qenë përbetuar për premtime të sinqerta…”324

Ali Pasha e rimori Pargën pas gati tre vitesh, më 1817, por prej atëherë nuk mund të flitet

më për marrëdhënie aq intensive sa më parë me përfaqësuesit e Qeverisë së Britanisë së

Madhe, aq më pak të ndërtuara mbi bazën e miqësisë dhe të besimit.

Pavarësisht këtij zhgënjimi të pashait në raport me britanikët, pas të cilit shpresat për një

aleancë të fuqishme kundër Portës së Lartë pothuajse u shuan, duhet thënë se në tërësinë

e tyre marrëdhëniet e Ali Pashës më Anglinë, në dallim nga ato me Rusinë, kanë qenë më

të qendrueshme dhe të lidhura ngushtësisht me interesat reciproke të dy palëve në fushën

diplomatike, ushtarake dhe ekonomike.

Bashkëpunimi ushtarak mes Ali Pashës dhe Anglisë mori formën e tij më preçize lidhur

me:

- Furnizimet për pashain, në formë dhurate apo kundrejt pagesës

- Mbulimin dhe mbrojtjen e kufijve detarë të territoreve të pashallëkut

- Sjelljen e Aliut lidhur me çështjen e kalimit të trupave franceze

- Çështjen e dezertorëve francezë

- Pjesëmarrjen e pashait në operacionet ushtarake angleze kundër Santa

Maurës

- Angazhimin anglez së bashku me trupat e Ali pashës dhe të djemve të tij,

gjë që i lehtësoi shumë operacionet fitimtare të pashait të Janinës kundër

Ibrahim Pashës së Beratit325

Por duhet thënë se faktori më i rëndësishëm që solli qëndrueshmërinë në raportet mes Ali

Pashës dhe Anglisë, ka qenë bashkëpunimi ekonomik me interes reciprok.

5.3.2. Marrëveshjet e Ali Pashës me Anglinë

Në kuadër të marrëdhënieve intensive dhe të shumëanshme të Ali Pashës dhe qeverisë

angleze, të përshkruara më sipër, do të ishte e pashmangshme që këto marrëdhënie të mos

formalizoheshin zyrtarisht edhe me vullnet të dyanshëm, të shprehur e të nënshkruar nga

palët. Përveç marrëdhënieve në fushën ekonomike dhe të tregtisë, veçanërisht ato që

lidhen me furnizimin e anglezëve me lëndë drusore për ndërtimin e anijeve dhe që janë

përshkruar e analizuar në pjesën e kontratave dhe detyrimeve, një vend të rëndësishëm

zënë edhe marrëveshjet me karakter politik dhe ushtarak.

324 Po aty, faqe 447, referuar Παναγιοτοπουλος, Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi 2, faqe 639-649 325 Σιοροκας, Γεοργιος Α: Η εκσοτερικη πολιτικη του Αλι Πασα τον Ιοαννινον (απο το Τιλσιτ στι Βιεννη

1807-1815), Εταιρεια Ηπειροτικον Μελετον, Ιοαννινα 1999, σελ. 439-440, (Siorokas, Georgios A: Politika

e jashtme e Ali Pashës së Janinës ( Nga Tilsiti në Vjenë 1807-1815), Janinë 1999, faqe 439-440

Page 160: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 147 -

Më poshtë do të flitet për dy prej tyre.

Për marrëveshjen e parë, bëhemi me dije nëpërmjet një letre, që ushtaraku britanik,

nënkoloneli Hudson Lowe, Guvernator i Santa Maurës, një pjesë e korrespodencës së të

cilit me Ali Pashën u analizua më sipër, i dërgon pashait të Janinës më datë 2 korrik

1810. Edhe pse ky dokument nuk është marrëveshja për të cilën po flasim, nëpërmjet tij

njihemi me faktin që kemi një marrëveshje, e cila është nënshkruar mes britanikëve si

palë fituese dhe francezëve si humbës, për zotërimin e fortesës së Santa Maurës dhe ku

Ali Pasha ishte në rolin e palës së tretë. Kjo marrëveshje është nënshkruar më datë 4 Prill

1810. Nga dokumenti i mëposhtëm njihemi gjithashtu edhe me disa kushte të

marrëveshjes.

Letra e shkruar është gati gati një ankesë drejtuar pashait për mosrespektimin e kushteve

të marrëveshjes nga shtetasit e tij, të cilët “kanë grabitur dhe shpënë gjer në Shivota, në

portin e Myrtos, një kaike të shtetësisë Joniane”. Ai i kërkon pashait të Janinës që t’i

kthehet “anija që e kanë grabitur, së bashku me sendet që i vodhën...”Proteston

gjithashtu se përse “ushtarët (francezët) që u larguan nga repartet e këtij vendi” gjetën

strehim në Epir.

Sipas kësaj “Marrëveshjeje” ushtarët e thjeshtë francezë, që ishin zënë robër, duhet të

transportoheshin në Maltë, ndërsa oficerët francezë në Itali, me detyrimin se “për fjalën e

tyre të nderit, nuk do të luftonin përsëri kundër forcave britanike”326.

Por, sikundër del nga përmbajtja e letër-ankesës së hartuar nga ushtaraku britanik Hudson

Lowe, shqiptarë të krahinës së Çamërisë – të fshatit bregdetar Shivota, kanë ndihmuar

robërit francezë, të cilët pasi i kanë marrë në Ishullin e Santa Maurës, i kanë zbritur në

territoret e Pashallëkut dhe mandej në Janinë, nga ku ata kanë shkuar në Konsullatën

Franceze, për t’u pajisur me pasaporta të rregullta të qytetarit francez dhe mandej për t’u

larguar në Francë.

Në këtë rast Koloneli Britanik i kujton Ali Pashës detyrimet që ai ka nga kjo

“Marrëveshje”, si palë e saj dhe kërkon që të merren masa për të ndëshkuar fajtorët që

nuk kanë respektuar kërkesat dhe detyrimet që lindnin prej saj.

Më poshtë sillet i plotë dokumenti:

Shën Maura 2 Korrik 1810

Madhëri!

Marr guximin t’i lutem Madhërisë Tuaj përmes një letre që më jep përgjegjësia nga

Komanda e Ishullit të Itakës, ku ndeshem dhe përballem me veprime të paligjshme si rasti

i një kaikeje të një banori në Shivota, në portin e Myrtos, vjedhur nga një keqbërës i atij

vendi. Dhe meqë rastin duket se e njeh komandanti i atij vendi, në vend që të shënojë

emrat e njerëzve që realizuan atë krim, shpërfill qëndrimet karakteristike të Madhërisë

Tuaj, që të gjendet dhe të kthehet kaikja e banorit në vend së bashku me sendet që ajo

kishte, ose të merren ato masat e tjera që Madheria e Juaj di fare mirë për të tilla raste.

326 Ροντογιαννις, Π: Ηιστορια τις νηισου Λεφκαδος (Rodogiannis, P: Historia e ishullit të Lefkadës), Athina

2005, f. 233

Page 161: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 148 -

Megjithëse Madhëria e Juaj dha porosi dhe urdhër, më vjen keq të bëj me dije se disa

nga ata ushtarë u larguan nga ushtria e atij vendi, në vend që të kapeshin dhe të silleshin

këtu morën arratinë, dhe me lehtësinë më të madhe të largohen dhe të marrin rrugën të

lirë gjer në Janinë, në drejtim të Konsullit Francez, ku u përpoqën për pasaportën e tyre

që të largohen nga vendi dhe krahina e tyre.

….. … … … …

Kam nderin të jem me tërë nderet dhe respektet e thella për ju.

Guvernatori i Shën Maurës

H. Lowe

Për Madhërinë e Tij Vezirin Ali Pasha

Janinë327

Një tjetër projekt marrëveshje me karakter ndërkombëtar është ajo që do të paraqitet më

poshtë, e negociuar nga të dërguarit e Ali Pashës dhe përfaqësuesit e qeverisë së Anglisë.

Kjo projekt marrëveshje daton në shkurt 1812, rreth 20 vjet më vonë nga projekti me

Rusinë. Është e kuptueshme tendenca e Ali Pashës për të siguruar aleatë të fuqishëm në

përpjekjet e tij për t’u shkëputur nga Porta e Lartë, ashtu edhe nuhatja e tij për t’i gjetur

këta aleatë tek “armiqtë” e Portës.

Pikërisht në periudhën për të cilën po flasim, Anglia ishte fuqia tjetër e madhe europiane,

e cila kishte shfaqur interesat e saj për këtë anë të Perandorisë dhe kishte vendosur lidhje

të hapura dhe të fshehta me pashain e Janinës.

Diferenca kaq e madhe në kohë mes përpjekjeve për t’u lidhur dhe për të siguruar aleancë

me këto dy fuqi, Rusinë dhe Anglinë, buron kryesisht nga fakti që anglezët mbërritën

relativisht vonë në raport me rusët, në territoret e Pashallëkut të Janinës, ndërkohë që

francezët, jo vetëm ishin të pranishëm në Pashallëk me përfaqësuesit e tyre diplomatikë,

por në këtë kohë ( pas vitit 1797 kur u nënshkrua Traktati i Kampo- Formios) zotëronin

edhe Korfuzin dhe ishujt e Jonit, të quajtur “Republika e Shtatë Ishujve” .

Veç ishujve të Jonit, francezët morën në zotërim edhe territore bregdetare kontinentale në

Ballkanin Perëndimor: Prevezën, Pargën dhe Butrintin, territore këto që përfshiheshin

brenda juridiksionit të Pashallëkut të Janinës.

Projekt marrëveshja e mëposhtme është shprehje, jo vetëm e tendencës së tij për

shkëputje nga Perandoria, por edhe nevojë për të patur një aleat të fuqishëm si Anglia.

Mesa duket nga dokumentet që aktualisht janë në dispozicion të studiuesve, vetëm me

Francën, këtë fuqi tjetër të madhe të kohës gjatë sundimit të Bonapartit, nuk ka patur

prirje të shprehura hapur për të krijuar aleancë kundër Portës, apo për të siguruar

mbështetje në rast shkëputjeje. Nuk duhet harruar që në fund të shek. Të XVIII, pra në

vitin 1797, francezët tashmë përbënin një rrezik, jo vetëm potencial, por edhe faktik për

327 Koçollari, Irakli: Ali pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike, faqe 313-314. Shih gjithashtu

Παναγιοτοπουλος,Βασιλης: Αρχειο Αλι Πασα..., Vëllimi 2, dok. Nr. 542, faqe 150-151

Page 162: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 149 -

Pashain, duke marrë në zotërim, siç u theksua më sipër, territore të Pashallëkut dhe

territore fqinjë me të.

Ishte pra e pranueshme që Ali Pasha të mos besonte, të mos shpresonte, të mos hapej e të

mos kërkonte garanci nga francezët.

Marrëveshja e mëposhtme është publikuar nga Gabriel Remerand, në veprën e tij “Ali de

Tebelen, Pasha de Janina”.

Projekt marrëveshje mes Ali Pashës dhe Anglisë

Në muajin Shkurt (1812) u mësua se Pashai, i cili dëshironte të kishte marrëdhënie të

ngushta bashkëpunimi më shumë se çdo herë tjetër me anglezët, dërgoi në Maltë

dragomanin (sekretarin) e tij Spiro Kolovo, me një korvetë të vjetër franceze, që mbante

emrin “Orfeu”. Këtë anije, tre vite më pare, e kishin kapur në luftime forcat ushtarake të

Aliut.

Kolovoi do t’i jepte princit – regjent propozimet e shkruara të Ali Pashës për një

marrëveshje. Pikat e propozimit që Veziri do t’i parashtronte kabinetit të Saint-James

ishin:

1. Britania e Madhe të mbronte dhe të siguronte Ali Pashën me familjen e tij nga të

gjithë armiqtë e tij, duke i dërguar për këtë qëllim ndihma financiare, armë dhe

municione.

2. Një bazë ushtarake detare angleze duhej të survejonte dhe të siguronte brigjet

detare shqiptare nga sulmet e mundshme të Zotërisë së Madh (Turqisë) dhe

francezët.

3. Në rast të një ekspedite angleze apo ruse kundër Korfuzit, Ali Pasha merrte

përsipër të ndihmonte me gjithçka sulmuesit, pavarësisht qëndrimit të qeverisë së

tij (Turqisë).328

4. Ai vinte në shërbim të anglezëve njëzetmijë shqiptarë, si dhe do të furnizonte ata

(anglezët) me mish dhe lëndë drusore.

5. Përsa kohë Korfuzi do të ishte në duart e francezëve, Ali Pasha merrte përsipër të

punonte kundër tyre dhe t’i luftonte ata si armiq, pasi ata përpiqeshin ta

diskriminonin atë në Divan dhe tek vetë Sulltani dhe përpiqeshin ta rrëzonin atë.

6. Si shpërblim për shërbimet që do t’u bënte, ai (Ali Pasha) kërkonte nga ana e

anglezëve Pargën, Santa Maurën (Agjia Mavrën) Kalamanin, Meganisinë dhe

disa ishuj të vegjël që gjendeshin në brigjet shqiptare.

7. Në rast lufte midis Portës së Lartë dhe Anglisë, ose aleatëve të saj, ai merrte

përsipër, me gjithë fermanët e shumtë që i ishin dërguar (nga ana e Sulltanit), të

pranonte anijet angleze në portet e tij, t’i mbronte, t’i furnizonte me ushqime, me

kuaj, me materiale lundrimi dhe gjithçka tjetër nga burimet e vendit.329

328Aso kohe Rusia dhe Britania e Madhe ishin në aleancë. Nga ana tjetër duket qartë që Ali Pasha merr një

qëndrim krejt të pavarur në politikën e jashtme, qëndrim i cili vinte ndesh me atë të Perandorisë Osmane,

çka tregon faktin se tanimë ai shfaqet si subjekt i pavarur në arenën ndërkombëtare (Shënim I.N). 329 Remerand, Gabriel: Pashai i Janinës, Globus R, Tiranë 2004, f. 208

Page 163: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 150 -

Edhe pse, siç u theksua më sipër, distanca kohore mes këtyre dy projekt marreveshjeve

është gati 20 vjet, qëndrimi i Ali Pashës në raport me shkëputjen e tij nga Porta e Lartë

dhe përpjekjet e tij për të lidhur një aleancë të qëndrueshme me një nga fuqitë që

dominonin këtë periudhë, mbeten prapë të njëjta. Në të dy rastet, veç kërkesave që pashai

i Janinës kishte ndaj këtyre fuqive (respektivisht Rusisë dhe Anglisë), ai bujarisht

vetëofrohet me shërbime kryesisht ushtarake, duke dashur të dëshmojë, jo vetëm dëshirën

dhe vullnetin e tij, por edhe duke i rritur garancitë për palën tjetër. Sikundër edhe

marrëveshja e parë, edhe kjo marrëveshje me Anglinë, mund të shihet në disa

këndvështrime dhe merr karakter jo vetëm ushtarak.

Page 164: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 151 -

PËRFUNDIME

I

Studimi i Pashallëkut të Janinës, nën këndvështrimin e sistemit të së drejtës të zbatuar në

të, ka qenë një sfidë. Nga njëra anë, periudha e sundimit të Ali Pashës në krye të këtij

pashallëku, ka qenë dhe vijon të mbetet një temë, jo vetëm shumë interesante, por edhe

shumë e trajtuar. Janë të shumta veprat dhe studimet që janë shkruar për Ali Pashën që në

të gjallë të tij nga studiues europianë dhe grekë. Por edhe gjatë këtyre 200 viteve që kanë

pasuar vdekjen e tij, studiues të shumtë vijojnë të shkruajnë e rishkruajnë historinë e

pashallëkut të Janinës.

Por, duhet theksuar se, studimet dhe botimet për fushën e drejtësisë në Pashallëkun e

Janinës, janë shumë të pakta.

Ndër burimet e kohës, padyshim që vlerën më të madhe e marrin ato arkivore, të cilat na

sjellin të gjallë periudhën, personazhet, mendimet dhe aspiratat e tyre, interesat politike të

aktorëve të skenës ballkanike dhe evoluimin e tyre, mentalitetet, zakonet, normat,

procedurat, jetën ekonomike dhe sociale, etj.

Në vitin 2007, në Athinë botohen 4 vëllime me dokumente të Arkivit të Ali Pashës, të

cilat përfshijnë një fond prej 1469 dokumentesh. Ndërkohë, po në këtë vit, botohet po në

Athinë, një vëllim me dokumente të arkivave ruse, të sjella nga studiuesi rus Grigori

Arsh. Në Tiranë në vitin 2013, botohet vepra e profesor Irakli Koçollarit Ali Pasha dhe

Shqipëria në Arkivat Britanike, e cila sjell një numër të konsiderueshëm të dokumenteve

arkivore britanike, që lidhen me aktivitetin diplomatik dhe ushtarak të përfaqësueve të

qeverisë angleze pranë pashait të Janinës.

Po prej profesor Irakli Koçollarit, në vitin 2016, vijnë të përkthyera në shqip dhe të

shoqëruara me një studim, një pjesë e dokumenteve të Arkivit të Ali Pashës, kryesisht ato

të Vëllimit të parë.

Në këto kushte, për studiuesit e periudhës në fjalë, ka tashmë një fond të gjerë

dokumentar në dispozicion, edhe pse, siç u theksua më sipër, dokumente të arkivave

franceze ende nuk janë eksploruar.

Studimi i sistemit të drejtësisë në një periudhë të caktuar (bëhet fjalë për rreth 35 vite) ka

edhe përparësitë, edhe vështirësitë e veta.

Së pari, duhet theksuar se, që të rrokësh në një studim gjithë sistemin, do të thotë të kesh

dhe dëshmosh njohje dhe profesionalizëm të të gjitha fushave të së drejtës, degëve,

nëndegëve, instituteve të së drejtës. Dhe kjo nuk është një ndërmarrje aspak e lehtë. Do të

ishte krejt ndryshe nëse për një periudhë do të studiohej një degë, apo një institut i së

drejtës, ose të studiohej në disa periudha evolucioni i një dege apo instituti.

Nga ana tjetër, duhet marrë në konsideratë se studimi i një periudhe, nën këndvështrimin

e të drejtës, është para së gjithash një histori politike e periudhës dhe jo thjesht një analizë

teknike e normave juridike. Në këtë kuptim studimi “Sistemi i Drejtësisë në pashallëkun

e Janinës” ka karakter historiko- juridik.

Page 165: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 152 -

Duhet thënë gjithashtu që, për një periudhë ku ka kaq shumë punime me karakter

historik, është sfidë sjellja e gjetjeve të reja, të cilat pasurojnë ato të mëparshmet, apo

ndriçojnë aspekte të së drejtës në përgjithësi, ose të instituteve të veçanta të saj, duke

ofruar risi në këto fusha.

Por, avantazhet në studimin e kësaj periudhe lidhen ngushtësisht me faktin që vitet e

fundit kemi prurje të reja dokumentare. Veçanërisht botimi i Arkivit të Ali Pashës është

një dritare dhe një pasuri për të gjithë studiuesit e Ali Pashës dhe periudhës së tij, jo

vetëm në fushën e të drejtës. Duke eksploruar këtë arkiv, një studiues i fushës së

ekonomisë mund të gjejë hapësira për të kryer studime mbi sistemin e taksave, një

studiues i kulturës popullore ka hapësira pa fund për të hedhur dritë mbi aspekte të jetës

shpirtërore dhe kulturore, një studiues i artit ushtarak mund të thellohet dhe të gjejë fakte

nga më interesantet për strukturat ushtarake, armatimin, fortifikimet, etj. Pa dyshim

studiuesi i fushës të së drejtës (juristi), nëpërmjet dokumenteve që përfaqësojnë në

vetvete akte juridike të sferës së të drejtës publike dhe private, ka privilegjin ta shohë

periudhën në mënyrë më të qartë dhe të arrijë në përfundime të rëndësishme, të cilat do

t’i shërbenin pasurimit të Historisë së Shtetit dhe të Drejtës në Shqipëri.

II

Referuar krerëve të këtij studimi, më poshtë po sjellim disa konkluzione për secilin prej

tyre.

Në kapitullin e parë “Marrja e pushtetit dhe vendosja e sundimit të Ali Pashës në

Pashallëkun e Janinës” paraqiten rrethanat, në të cilat formohet Pashallëku i Janinës dhe

përmasat që ai mori në fund të shekullit të XVIII dhe fillim të shekullit të XIX. Përmes

analizës së burimeve të shfrytëzuara, në këtë kapitull evidentohen qartë, si synimet dhe

përpjekjet e Ali Pashës për ta shtrirë pushtetin e tij përtej sanxhakut të Tërhallës, ashtu

edhe mospëlqimi i Portës së Lartë për lëvizjet e tij ekspansioniste.

Menjëherë pas marrjes së pushtetit, pa pritur ende fermanin e sulltanit, pashai i Janinës

fillon konsolidimin e pushtetit të tij duke u marrë më së pari me vendosjen e rendit në çdo

pjesë të territorit dhe, më pas, me riorganizimin politik dhe administrativ të pashallëkut.

Është fakt i konfirmuar edhe nëpërmjet këtij studimi se:

- Ali Pasha anashkaloi fillimisht Portën e Lartë dhe e mori pushtetin në Janinë në

mënyrë jo legale. Porta e Lartë, e gjendur në luftë me Rusinë dhe në trazira në

pjesë të ndryshme të saj, detyrohet ta njohë pas rreth dy vitesh pushtetin e pashait.

Përgjatë 35 viteve, prej 1787 deri më 1822, pushteti i pashait u lëkund disa herë,

si pasojë e përpjekjeve të Portës për të emëruar sundimtarë të tjerë në pashallëk.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, të formalizuara edhe në fermanë të emërimit të

pashallarëve të tjerë, de facto, Ali Pasha e ushtroi pushtetin e tij mbi këtë territor

në mënyrë të pandërprerë;

- Gjatë sundimit të Ali Pashës në pashallëkun e Janinës, u rivendos rendi dhe Janina

u shndërrua në një nga zonat më të qeta dhe të sigurta të Perandorisë. Nën

pushtetin e hegjemonit të Janinës, banditizmi dhe hajdutëria, plagë të shoqërisë së

kohës në territoret shqiptare apo greke, u reduktuan dhe kufizuan dhe madje u

Page 166: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 153 -

trajtuan si vepra penale të dënueshme, për të cilat u mobilizuan dhe u angazhuan

në mënyrë energjike pjesë të ndryshme të aparatit shtetëror, si policia dhe organet

e zbulimit;

- Që në vitet e para pas marrjes së pushtetit, Ali pasha nuk u mjaftua me sundimin

mbi territoret e sanxhakut të Tërhallës dhe atij të Janinës. Synimet e tij mbi

territore, deri atëherë autonome, si dhe mbi territoret e pashallëqeve të tjera fqinjë

me të, u materializuan me veprime konkrete, të cilat çuan në shtrirjen e

pashallëkut përtej kufijve të tij tradicionalë. Në dhjetëvjeçarin e fundit të jetës së

tij, Ali Pasha zotëronte pothuajse gjithë Greqinë kontinentale dhe Shqipërinë e

Jugut, duke u shtrirë frikshëm në 1/3 e territorit europian të Perandorisë Osmane

dhe duke sunduar një popullsi që llogaritej nga një milionë e gjysmë deri në dy

milionë banorë.

- Ushtrimi i pushtetit të Ali Pashës mbi pashallëkun e Janinës u shoqërua me

veprime energjike për të krijuar dhe konsoliduar një aparat shtetëror sa më

efektiv, i cili do t’u përgjigjej synimeve të tij për të qenë një autoritet sovran mbi

këto territore, si dhe në funksion të vullnetit të shprehur për t’u shkëputur nga

Perandoria Osmane.

E gjithë kjo parashtresë hyrëse dhe përmbledhëse, është paraqitur në këtë studim

për të prezantuar tërësinë e masave paraprake të hegjemonit drejt proceseve të

konsolidimit të pushtetit dhe institucioneve, që do të realizonin më pas ushtrimin

e autoritetit të tij ligjor në funksion të synimeve për shkëputje nga Porta e Lartë.

Në kapitullin e dytë “Organizimi shtetëror”, studimi ka patur për objektiv

vendosjen përballë dhe krahasimin mes Perandorisë Osmane dhe Pashallëkut të Janinës,

nga këndvështrimi i organizimit shtetëror dhe administrativ. Nëpërmjet burimeve të

konsultuara për këtë pjesë është arritur në përfundimet e mëposhtme:

- Pashallëku i Janinës, sikundër edhe pashallëqet e tjera shqiptare dhe ballkanase,

nuk ishte i parashikuar si njësi administrative e Perandorisë Osmane. Pashallëqet

u krijuan duke u nisur nga njësia bazë administrative osmane, sanxhaku. Ata u

zgjeruan me bashkimin e disa sanxhaqeve, duke krijuar kështu njësi atipike në

kuadër të Perandorisë. Themi kështu pasi shtrirja territoriale e pashallëqeve nuk

respektonte parimet mbi të cilat ishte ngritur sanxhaku osman.

- Organizimi shtetëror në Pashallëkun e Janinës, ishte dhe mbeti një pasqyrë e

organizimit të Perandorisë Osmane. Në formë, në të reflektohet në mënyrë

besnike hierarkia e organeve shtetërore të Perandorisë Osmane. Në përmbajtje,

organet e pushtetit largohen gjithmonë e më tepër nga ndikimi perandorak, duke

përftuar kështu një aparat shtetëror, i cili gradualisht bëhet autonom dhe de facto

shkëputet nga Porta e Lartë.

- Organet kryesore të pushtetit në pashallëkun e Janinës kanë qenë:

- Ali Pasha - sundimtari i pashallëkut – me titullin pasha, i cili nga shumë autorë

konsiderohet monark, por duhet theksuar se pushteti i tij nuk qe kurrë origjinal,

por pushtet i deleguar dhe afirmuar periodikisht nga Porta e Lartë.

- Asambleja e Përgjithshme, Divani si organ ekzekutiv dhe organet e drejtësisë.

Page 167: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 154 -

Krahas tyre, nëpërmjet dokumenteve të gjetura rishtazi, hulumtuara apo konsultuara në

procesin e hartimit të këtij studimi, është arritur në përfundimin se disa nga pjesët më të

rëndësishme të aparatit shtetëror dhe administrativ në pashallëkun e Janinës kanë qenë:

- Ushtria, policia dhe organet e zbulimit

- Organet dhe personat e ngarkuar me mbledhjen e taksave dhe

- Organet dhe personat e ngarkuar me diplomacinë dhe marrëdhëniet me jashtë.

Lidhur me këto organe shtetërore, do të ishte e tepërt të pretendonim një organizim dhe

funksionim demokratik të tyre. Në kushtet e një formacioni shtetëror të karakterit

monarkik feudal, është e kuptueshmë që rolin kryesor në ushtrimin e pushtetit e zë

sundimtari i pashallëkut, Ali Pasha. Një përfundim tjetër i rëndësishëm, që mund të

tërhiqet lidhur me organizimin shtetëror, ka të bëjë me decentralizimin dhe shkëputjen

graduale të aparatit shtetëror dhe administrativ nga varësia e Portës së Lartë.

Kapitulli i tretë “Sistemi i drejtësisë” mund të konsiderohet si pjesa qendrore e

këtij studimi. Në të është bërë analiza e sistemit të drejtësisë (ku përfshihen normat dhe

sistemet juridike në zbatim, si dhe institucionet e këtij sistemi) në pashallëkun e Janinës,

duke ndjekur të njëjtën metodë si në kapitullin pararendës, pra krahasimin me sistemin

osman të drejtësisë.

Përfundimi i parë i rëndësishëm i arritur lidhet me karakterin e të drejtës së zbatuar në

pashallëk. Kjo e drejtë mund të konsiderohet e partikularizuar dhe jo unike, për shkak të

veprimit në mënyrë paralele të disa sistemeve të së drejtës. Sistemet kryesore të së

drejtës, që vepronin dhe rregullonin marrëdhëniet shoqërore e ato shtetërore në

pashallëkun e Janinës, ishin:

- E drejta osmane

- E drejta zakonore

- E drejta kishtare

- E drejta latine dhe

- E drejta pozitive, e krijuar nga pashai i Janinës dhe organet e tij të pushtetit

Rëndësi të veçantë në këtë kapitull ka marrë analiza e burimeve të së drejtës sipas

sistemeve të sipërpërmendura dhe, në veçanti, burimet e së drejtës pozitive. Përveç

“bujurdive”, si burim i së drejtës pozitive të aplikuar nga pashallarët shqiptarë, një gjetje

e rëndësishme e këtij studimi janë “marrëveshjet” si burim i së drejtës.

Në kapitullin III është argumentuar fakti pse marrëveshjet janë burim i së drejtës, cilat

janë llojet e tyre, cila është fuqia e tyre në raport me burime të tjera, si dhe është

evidentuar fakti i rëndësishëm se, pavarësisht statusit ligjor të pashallëkut në raport me

Portën e Lartë, marrëveshjet me karakter ndërkombëtar janë gjithashtu një burim i njohur,

i përhapur dhe kryesor për të drejtën.

Përfundime të tjera janë arritur edhe në analizën e degëve kryesore të së drejtës, si e

drejta penale dhe ajo proceduriale penale, e drejta e detyrimeve dhe kontratave, etj.

Sa i përket të drejtës penale, shqyrtimi i një numri të madh dokumentesh arkivore,

burimesh historike, etj, ka ofruar mundësinë e studimit konkret rreth kësaj dege të së

drejtës në pashallëkun e Janinës, të një analize të hollësishme dhe të strukturuar të

veprave penale, sipas objektit të tyre, llojeve të dënimeve penale dhe mënyrës së

Page 168: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 155 -

ekzekutimit të dënimeve. Kjo, vlerësojmë se është një prurje e re në këtë fushë, e cila,

edhe pse e cekur jo rrallë, është parë përherë nën këndvështrimin dhe konotacionin

negativ, për të përcjellë tek lexuesi imazhin e ashpërsisë dhe egërsisë së një Pashai, por

në asnjë rast me qëllimin profesional për të analizuar veprat penale, dënimet apo

ekzekutimet, si pjesë të së drejtës penale që buronte prej legjislacionit të zbatuar në gjithë

perandorinë osmane, pikërisht Sheriatit. Në rastin e këtij studimi, situatat konkrete dhe

dokumentacioni i hulumtuar, i mbledhur dhe i shqyrtuar është sistemuar, strukturuar dhe

analizuar në funksion të kësaj ideje, duke ofruar një nënkapitull të veçantë.

Sa i përket marrëdhënies juridike të detyrimeve dhe kontratave, duhet thënë se përveç

evidentimit të llojeve të ndryshme të kontratave, analizës së tyre sipas elementeve, një

risi në këtë punim është edhe paraqitja e plotë e dokumenteve ilustruese për çdo

konkluzion të tërhequr gjatë analizës, dokumente të cilat, në një pjesë të madhe, janë ato

të arkivit të Ali Pashës.

Lidhur me organizimin e gjykatave dhe gjykimit të çështjeve të ndryshme penale apo

civile, duhet evidentuar që, gjykatat shtetërore apo ato të Sher’ies ishin tipike osmane, si

për nga mënyra e formimit, organizimit dhe funksionimit, aq edhe nisur nga fakti që

kadilerët, në të gjitha rastet, ishin të emëruar nga pushteti qendror. Duhet shtuar

gjithashtu edhe që norma bazë për gjykimin e çështjeve të ndryshme nga ana e gjykatave

osmane ishte dhe mbeti Sheriati.

Në vijim të përfundimeve të arritura edhe për aspekte të tjera të sistemit të drejtësisë në

pashallëkun e Janinës, konfirmohet edhe njëherë tendenca dhe formalizimi i saj për një

lloj autonomie të zgjeruar vendimmarrëse. Sipas të drejtës osmane, Stambolli ishte

shkalla e epërme e gjykimit për konflikte gjyqësore nga e gjithë perandoria. Ndërkohë, në

pashallëkun e Janinës, gjatë periudhës së sundimit të Ali Pashës, ai vetë u konsiderua si

kryegjyqtar apo kreu i sistemit të drejtësisë, që gjykonte në shkallë të fundme ankimet

lidhur me vendime të gjykatave të Sher’ies, duke ia hequr këtë të drejtë dhe privilegj

ligjor pushtetit qendror osman.

Përveç kësaj, edhe në rastet e gjykimit me anë të pleqësisë apo gjykatave zakonore, ka jo

pak raste që subjekte të caktuara i janë drejtuar vetë Ali Pashës, nëpërmjet ankimit për të

marrë një vendim përfundimtar. Në këto raste, Ali Pasha del herë si arbitër, herë si

ndërmjetës, herë si gjyqtar i shkallës së lartë.

Kapitulli i katërt “Regjimi juridik i tokës dhe sistemi financiar” analizon raportin

e subjekteve të së drejtës me tokën, në një shoqëri kryesisht bujqësore, siç ishte ajo

osmane, si dhe burimet kryesore të të ardhurave, me anë të të cilave financohej arka e

pashallëkut. Në pjesën e parë të këtij kapitulli trajtohen çështje që kanë të bëjnë me

regjimin e timareve në Perandorinë Osmane dhe kategoritë kryesore të tokës, të cilat

lidhen ngushtë me shërbimet ushtarake. Më tej është evidentuar shthurja graduale e

sistemit të timarit dhe zëvendësimi i tij me çifligun.

Periudha së cilës i është referuar studimi, përfundon para reformave të Tanzimatit dhe në

këtë mënyrë nuk ka qasje në regjimin e ri mbi tokën. Sipas burimeve të shumta të

konsultuara, është arritur në përfundimin që Ali Pasha, duke shfrytëzuar dobësimin e

Page 169: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 156 -

vazhdueshëm të sistemit të timarit, vakumin ligjor, i cili do të mbushej pas vdekjes së tij,

si dhe pushtetin e vet autoritar, arriti të bëhej një nga çifligarët më të mëdhenj dhe të

rëndësishëm të Perandorisë.

Në të njëjtën linjë trajtohet edhe burimi i të ardhurave sipas degëve të ndryshme të

ekonomisë dhe nga ana tjetër sistemi tepër i rënduar dhe i ndërlikuar i taksave që ai

përdori.

Një nënkapitull i veçantë i është kushtuar paraqitjes dhe analizës së një numri

dokumentesh arkivore, pjesa më e madhe e të cilave sillen për herë të parë në gjuhën

shqipe, nëpërmjet këtij studimi.

Këto dokumente përfaqësojnë dëshmi lidhur me pagesat e detyrimeve fiskale. Në to

gjejmë vërtetime, dorëzime malli, marrje në dorëzim, urdhëra, fatura etj., të cilat veç të

tjerat kanë ndihmuar edhe për identifikimin e produkteve dhe shërbimeve të tatueshme,

llojin dhe masën e tatimit etj. Analiza e këtyre dokumenteve ka ndihmuar së tepërmi për

të konfirmuar edhe njëherë përfundimet e arritura më sipër në këtë punim doktoral.

Kapitulli i pestë “Marrëveshjet ndërkombëtare si burim i së drejtës, marrëdhëniet

e pashallëkut të Janinës me fuqitë europiane të kohës” është një kapitull dedikuar një

instrumenti shumë të rëndësishëm, i cili është evidentuar që në kreun III, ku është folur

për burimet e të drejtës pozitive, të krijuara nga pashai i Janinës. Në këtë kapitull

trajtohen disa nga këto marrëveshje apo projektmarrëveshje mes pashallëkut të Janinës

dhe Anglisë apo Rusisë.

Karakteri i marrëveshjeve të sjella të plota në këtë studim dhe të analizuara nën

këndvështrimin e të drejtës ndërkombëtare, është sa politik, aq edhe ushtarak apo

tregëtar. Ky fond i pasur marrëveshjesh dëshmon edhe njëherë përpjekjet e pashait të

Janinës për të gjetur mbështetje ndërkombëtare ndër fuqitë më të rëndësishme të kohës,

në skenën europiane e më gjerë, nëpërmjet të cilave ai donte të siguronte dhe të

përmbushte qëllimin e tij të shpallur tashmë: shkëputjen përfundimtare nga Porta e Lartë.

Kronologjia e marrëdhënieve me Rusinë dhe Anglinë është përdorur për të argumentuar

tezën e koherencës së Ali Pashës në raport me objektivin e tij të sipërpërmendur. Ajo

është gjithashtu edhe një mënyrë për të arritur në përfundimin se marrëveshjet apo

projekt marrëveshjet, që analizohen në studim, nuk janë të rastësishme, ato janë një mjet

që pashai i Janinës ka përdorur me këto shtete për ta bërë sa më formale marrëdhënien e

tij me to.

Nga ana tjetër, referuar edhe përfundimeve të tjera të nxjerra nga ky studim, si zgjerimi i

territoreve të pashallëkut dhe vendosja e sundimit të tij në një pjesë të madhe të Turqisë

Europiane, anashkalimi i Portës së Lartë edhe në drejtim të pagesës së taksave, sistemit

gjyqësor, dërgimit jo të rregullt të trupave ushtarake sipas kërkesave të Stambollit, apo

edhe më tej akoma, dërgimi i njerëzve të besuar për të biseduar për një kushtetutë pranë

princit Meternich të Austro Hungarisë, dëshmohet më së miri tendenca dhe përpjekjet

energjike të Ali Pashës për të krijuar një shtet të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht.

Page 170: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 157 -

BIBLIOGRAFIA

I. Burime arkivore

1. Arkivi Ali Pasha, Katalogu Jani Hoxhi

- Letër e Sejfullah efendiut, kadi i Prilepit drejtuar Kalefit, një sarafi hebre të

Janinës, më datë 23 korrik 1801, dok. Nr. 92

- Projekt marrëveshje (varianti i parë) mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës, e

datës 25 shkurt 1808, dok. Nr. 366

- Letër e sekretarit të Ibrahim Pashës drejtuar vajzës së Ibrahim Pashës, Pasho

Hanëmes e datës 25 shkurt 1808, dok.Nr. 367

- Projekt marrëveshje (varianti i dytë) mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës, e

datës 25 shkurt 1808, dok. Nr.368

- Letër e “Saliut” (nuk ka mbiemër) drejtuar Ali Pashës, e datës 24 mars 1809,

dok. Nr. 450

- Letër e agallarëve çamë drejtuar Ali Pashës, e datës 12 qershor 1809, dok. Nr.

479

- Deklaratë e banorëve të Paramithisë e datës 1 gusht 1809, dok.Nr. 491

- Raport i Myfti Pagurit lidhur me volumin e punimeve të disa mjeshtrave të

ndërtimit, me datë 2 gusht 1809, dok. Nr. 494

- Kopje e marrëveshjes mes burrave të vilajetit të Kolonjës dhe Ali Pashës, e

datës 19 gusht 1810, dok. Nr.544

- Akt noterial i noterit publik Pietro Valentini- Marrëveshje dypalëshe mes

Joani Gjenovelit dhe Francesko Bozarit, në emër të kancelarit të konsullatës

britanike të Prevezës, i datës 28 qershor 1811, dok. Nr. 575

- Bujurdi e Ali Pashës me firmën e tij autentike drejtuar Tahir Abazit e datës 28

prill 1812, dok. Nr. 590

- Deklaratë e Myrteza beut për marrjen borxh të nje shume në të holla nga Repi

Mose, e datë 14 gusht 1812, dok. Nr. 611

- Vërtetimi i Ali Pashës drejtuar Tito Baltadorit për shlyerje detyrimesh i datë

27 gusht 1812, dok. Nr. 614

- Marrëveshje e bujqëve të katër çifligjeve për shlyerjen e pagesave të taksave

të tyre e datës 1 tetor 1812, dok. Nr. 624

- Vërtetim shlyerje detyrimesh lëshuar nga magazinjeri i Ali Pashës drejtuar

fshatarëve të fshatit Halqiadhes, i datës 5 tetor 1812, dok. Nr. 626

- Vërtetim për shlyerje detyrimesh fiskale e Izet beut për banorët e Frashtanit, i

datës 13 shtator 1813, dok. Nr. 641

- Vërtetim i lëshuar nga Ali Pasha për Tito Baldadorin për marrje në dorëzim të

një sasie malli, i datës 14 mars 1813, dok. Nr. 646

- Deklaratë e Murat Selmanit për marrjen e huasë në të holla nga Jaup Soropuli

e datës 7 tetor 1813, dok. Nr. 692

- Letër e Ali Pashës për Vito Priftin (administrues i çifligjeve të Aliut), mban

datën 20 tetor 1813, dok. Nr. 695

- Bujurdi e Ali Pashës drejtuar Beqir Xhokadorit lidhur me rritjen e pagës së një

topçiu në Prevezë, mban datën 29 shtator 1815, dok. Nr 802

Page 171: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 158 -

- Marrëveshje e marrëdhënieve të mira, miqësisë dhe mbështetjes reciproke mes

banorëve të Dragotit në kazanë e Tepelenës dhe oxhakut të Ali Pashës (pa

datë), dok. Nr. 1377

- Tre letra të Ali Pashës drejtuar Demir Dostit lidhur me projekt marreveshjen

mes tij dhe agallarëve të Margaritit (Margëlliçit) pa datë, dok.Nr. 1408

- Kopje e marrëveshjes së paqes mes agallarëve të Paramithisë dhe Ali Pashës

(nuk ka datë), dok. Nr. 1416

- Regjistër i furnizimeve të haremit të Ali Pashës në Tepelenë për periudhën

nga 6 Qershori 1817 gjer më 7 Shkurt 1818 dhe mban datën 7 shkurt 1818,

dok.Nr. 1052

- Bujurdi e Veli Pashës drejtuar dhjetë fshatrave me datë 25 shkurt 1818, dok.

Nr. 1058

2. Arkivi i Politikës së Jashtme të Perandorisë Ruse (APJPR)

- Letër e banorëve të Himarës drejtuar Perandores Elisabet Petrovna e datës 4 (15)

tetor 1759. Raportet Rusi- Mali i Zi, Katalogu 95/1.1759, dosja 35

- Letër e konsullit të Rusisë në Korfuz, Liberakis Benakis, drejtuar gjeneralit

Tamara e datës 16 shtator 1790, Katalogu 41/3.1792, dosja 342

- Letër e Z. Lasal, drejtuar zv/ambasadorit të Rusisë në Kostandinopojë, V. S.

Hvostov, më 17 (28) Maj 1792, Katalogu 90/1. 1792, dosja 1080

- Letër e kryekomandantit të ushtrisë ruse, G.A.Potjemkin drejtuar Ali Pashës e

datës 24 gusht( 4 shtator) 1791, Katalogu 89/8, 1791, dosja 1809,

- Letër e nëntogerit Pjetër Vukoviç drejtuar ambasadës ruse në Stamboll e datës 8

(19 gusht) 1794, Katalogu 89/0, dosja 796, f.30.

- Raport i konsullit rus në Artë, Georgios Floris i datës 11 maj 1806 me titull:

Bisedime sekrete mes Vezirit të Janinës, Ali Pasha dhe Konsullit të Rusisë në

Artë. Dërguar më 26 maj (7 qershor) 1806. Kancelaria, Katalogu 468, dosja 2261

- Raport i konsullit rus në Artë, Georgios Floris me datë 4 (16) gusht 1806.

Ambasada ruse në Stamboll, Katalogu 517/1, dosja 720

- Raport i Konsullit rus në Korfuz, Liberakis Benakis, për Ministrin e Jashtëm rus,

N.P.Rumjancev me datë 2 (14) gusht 1809. Kancelaria, Katalogu 468. 1809, dosja

2436

- Udhëzime të N.P.Rumjancev, Ministri i Jashtëm i Perandorisë Ruse, drejtuar

konsullit të përgjithshëm të Rusisë në Epir, Liberakis Benakis, Kancelaria,

Katalogu 468.1813, dosja 2446

- Raport i Joanis Vlasopoulos drejtuar G.A. Stroganov, në vëmendje edhe të Joanis

Kapodistrias, Sekretar në Ministrinë e Jashtme Ruse i datës 13 (25) maj 1819.

Ambasada ruse në Stamboll, Katalogu 517/1.1818, dosja 1218,

- Projekt marrëveshje mes Ali Pashës dhe Rusisë (nuk ka datë të saktë- fundi i

qershorit fillimi i korrikut 1791) Sekretaria e Potjemkinit, dosja 64

Page 172: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 159 -

3. Arkivat britanike

- Raport i William Martin Leak, konsull i Britanisë së Madhe në Janinë, drejtuar

George Cunning, Sekretar i Shtetit për Punët e Jashtme i datës 10 nëntor 1807.

Hartford C.C, Records, Nr.2 1807

- Informacion i Admiraliatit britanik, me qendër në Bazën Detare Luftarake në

Maltë (me anë të Rule, Legge dhe Scomberg ) dërguar përfaqësuesit të tyre tregtar

në Durrës me datë 26 maj 1809, Nr. Arch. 85513 Hartfortshire C.C Archive, Nr.

Arch. 85513

- Letër e William Martin Leak, konsull i Britanisë së Madhë në Janinë, drejtuar z.

Robert Adair, Ambasador i Britanisë së Madhe në Stamboll, e datës 24 nëntor

1809. Hartford C.C, Records (nuk ka numër)

- Letër e një personi (e pamundur për t’u identifikuar) e datës 24 dhjetor 1809,

Hartfortshire C.C Archive Nr. Ark. 85536

- Letër e nënkolonelit Hudson Lowe, guvernator i Qefalonias, Zaqinthos dhe

Cerigos drejtuar Ali Pashës e datës 9 qershor 1810. British Library, dok.Nr.3

- Letër e nënkolonelit Hudson Lowe, guvernator i Qefalonias, Zaqinthos dhe

Cerigos drejtuar Ali Pashës e datës 2 dhjetor 1810. British Library, dok.Nr.9

- Letër e nënkolonelit Hudson Lowe, guvernator i Qefalonias, Zaqinthos dhe

Cerigos drejtuar Ali Pashës e datës 26/14 dhjetor 1810. British Library, dok.Nr.10

- Letër e nënkolonelit Hudson Lowe, guvernator i Qefalonias, Zaqinthos dhe

Cerigos drejtuar Ali Pashës e datës 5 mars 1811. British Library, dok.Nr.13

- Letër e nënkolonelit Hudson Lowe, guvernator i Qefalonias, Zaqinthos dhe

Cerigos drejtuar Ali Pashës e datës 26/14 shtator 1811. British Library, dok.Nr.24

II. Burime dokumentare

1. Arsh, Grigori L: Rusia dhe pashallëqet e Shqipërisë dhe Epirit, 1759- 1831-

Dokumenta të arkivave ruse, Ιnstituti i Studimeve Neohelenike, Instituti i

Studimeve Sllave, Akademia e Shkencave Ruse, Athina 2007 (Aρς, Γκριγκορι Λ:

Η Ρωσια και τα πασαλικια Αλβανιας και Ηπειρου, 1759-1831, Εγγραφα ρωσικων

αρχειων, Ινστιτπυτο Νεοελλινικον σπουδον, Ινστιτουτο σλαβικον σπουδον,

Ρωσικη Ακαδημία Επιστημών, Athinë 2007

2. Koçollari, Irakli: Ali pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike, Iceberg Publishing

House, Tiranë 2013

3. Koçollari, Irakli: Korrespodencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës, Onufri,

Tiranë 2016

4. Luarasi,Aleks: Akte juridike për historinë e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri,

Obra GVG, Botim i dytë, Tiranë 2014

5. Panajotopoulos, Vasilis: Arkivi Ali Pasha, Koleksioni J.Hoxhi, Biblioteka

Genadio e Shkollës Amerikane të Athinës, Instituti i Kërkimeve Neohelenike,

Athinë 2007, (Παναγιοτοπουλος, Βασιλης.: Αρχειο Αλι Πασα, Συλλογης Ι.

Page 173: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 160 -

Χοτζις, Γενναδειου Βιβλιοθηκης της Αμερικανικης Σχολις Αθηνον Ινστιτουτο

Νεοελλινικον Ερευνον, Αθινα 2007), Vol. I-IV

III. Artikuj

1. Buda, Aleks: Shkrime historike 4, Botimet Toena, Tiranë 2000

2. Koçollari, Irakli: "Marrëveshje dhe akte ligjore të panjohura të hartuara nga Ali

Pasha”, botuar në revistën “Tribunë Juridike”, nr. 84, Luarasi University Press,

Tiranë 2010

3. Meksi,V: “Autonomia lokale e krahinave shqiptare gjatë pushtimit

osman”,Drejtësia Popullore N.6, 1965

4. Mile, Ligor: “Sur le caractere du povoir d’Ali Pasha de Tepelene”, Studia

Albanica 1, Tiranë 1966

5. Nano, Ilirjana:“Aspekte të sistemit të drejtësisë në Pashallëkun e Janinës” në

Studime Historike 2011 (1-2)

6. Skëndo, Lumo: “Burime të historisë shqipëtare”, Diturija, Vol.3, nr 12 (tetor

1928), Tiranë 1928

7. “Visit to Joannina and Ali Pasha”, marrë nga: The North-american Review and

Miscellaneous Journal, 10(27)

IV. Vepra kolektive autorësh

1. Historia e Popullit Shqiptar, Vol.I, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Shtëpia

Botuese Toena, Tiranë 2002

2. Historia e Shqipërisë, Vëll.I, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë

dhe Gjuhësisë, Tiranë 1959

3. Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman, Research Centre for Islamic

History, Art and Culture, Tiranë 2009, Vol 1

4. Historia e Perandorisë Osmane, Dituria, Tiranë 2004

5. Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Grup autorësh, Shtëpia Botuese

Luarasi, Tiranë 2007

6. Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir: Historia e përgjithshme e shtetit dhe të drejtës,

Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2000

V. Vepra autorësh shqiptarë dhe të huaj

1. Anastasi, Aurela: Historia e Institucioneve, Shtëpia Botuese e Librit Universitar,

Tiranë 2004

2. Aravantinou, S.P: Historia e Ali Pashë Tepelenasit, Pirros, Athina 1895

(Αραβαντινου, Σ.Π: Ηιστορια Αλι Πασα του Τεπελενλι, Πυρρος, Αθινα 1895),

Vol.I-II

Page 174: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 161 -

3. Arsh, Grigori L: Shqipëria dhe Epiri në fund të shekullit të XVIII dhe fillim të

shekullit XIX, Pashallëqet Lindore shqiptare të Perandorisë Osmane (Aρς,

Γκριγκορι Λ: Η Aλβανια και Η Ηπειρος στα τελι του XVIII’ και αρχες του XIX

αιων, tα Δuτικοαλβανικα Πασαλικια τις Οθωμανικις Αuτοκρατοριας), Gutenberg,

Athinë 1994

4. Baggally, John W: The clephtic ballads, 1715-1821, Oxford, London 1936

5. Bagally, John W: Ali pasha and Great Britain, Blackwell Oxford 1938

6. Beldiçeanu, Nikoara: Organizimi i Perandorisë Osmane në “Historia e

Perandorisë Osmane, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë 2004

7. Boppe, August: Napoleoni dhe Ali Pasha, Shtëpia Botuese Globus R., Tiranë 1999

8. Bozbora, Nuray: Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane,

Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë 2002

9. Bronshted, Peter O: Intervista me Ali Pashën, Shtëpia Botuese Horizont, Tiranë

2003

10. Castellan, Georges: Histori e Ballkanit, Shtëpia Botuese Çabej, Tiranë 1996

11. De Beauchamp, Alphonse: Ali Pashë Tepelena, Dukagjini, Pejë 2003

12. Davenport,R.A: The life of Ali Pasha of Tepeleni, Vizier of Epirus, surname Aslan

or the Lion, The Tegg and Son, London 1837

13. Duka,Ferit: Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare (studime dhe dokumente),

UET Press, Tiranë 2009

14. Egro, Dritan: Ligji osman ndër shqiptarët e mesjetës së vonë, Qendra e Studimeve

Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë 2012

15. Fleming, Katherine E: Bonaparti mysliman Diplomacia dhe orientalizmi në

Greqinë e Ali Pashës, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë 2003

16. Frashëri, Kristo: Historia e Çamërisë, UET Press, Tiranë Tetor 2015

17. Hidborn, A: Manual de droit public et administratif de L’Empire Ottoman,

Volume 1, C. W. Stern Editeur, 16 Franzensring, Vienne- Leipzig 1908

18. Hobhouse, John: A journey through Albania and other provinces of Turkey in

Europe and Asia to Constantinople, during the years 1809 and 1810 , James

Cawthorn, London 1813

19. Holland, Henry: Travels in the Ionian Isles, Albania, Thessaly, Macedonia, during

the years 1812 and 1813, London 1815

20. Holland,Henri: Mjek te Ali Pasha, Shtëpia botuese Migjeni, Tiranë 2008

21. Hughes, Smart: Travels in the Ionian Isles, Albania, Albania, Thesaly, Macedonia,

Longman, London 1815

22. Hughes, Smart: Travels in Sicily, Grece and Albania, J. Maumann, London 1820,

Vol. I-II

23. Ibrahim Manzur Efendi: Memoires sur la Greece et l’Albanie pendant le

gouvernement d’Ali Pacha, Botimi i dytë, Paris 1829

24. Inalcik, Halil: Perandoria Osmane, periudha klasike 1300-1600, Shtëpia botuese

Dituria, Tiranë 2013

Page 175: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 162 -

25. Israel, Jonathan I: Democratic Enlightenment: Philosophy, Revolution, and

Human Rights 1750–1790, Oxford University Press, 2011

26. Jelavich, Barbara: Histori e Ballkanit, shekulli i XIII dhe XIX, Vol. I, Botimet

Përpjekja, Tiranë 1999

27. Kanuni i Labërisë, Kodifikuar nga Prof.Dr. Ismet Elezi, Pjesa IV, Rendi Shoqëror,

Toena, Tiranë 2006

28. Koçollari, Irakli: Policia sekrete e Ali Pashës, Vol. I-II, Ilar, Tiranë 2004

29. Koçollari, Irakli: Alipashaida e Haxhi Shehretit, Shtëpia botuese Onufri, Tiranë

1997

30. Koliopulos, John S: Brigands with a cause, Clarendom Press-Oxford, London

1987

31. Konomi (Perolla), Rezana: Rendi etnojuridik nga statutet tek kanunet, Tiranë 2013

32. Konica, Faik: Vepra Ι, Botimet Dudaj, Tiranë 2001

33. Lamaj, Agron: Bazat e të drejtës së detyrimeve, Shtëpia Botuese Gurten

34. Lambridhi, I: Ali Pashë Tepelenasi (Λαμβριδι, Η: Ο Αλι Πασας ο τεπελενλις)

35. Leak, William M: Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve, Shtëpia botuese Migjeni,

Tiranë 2008

36. Leak, William M: Travels in northern Greece, J. Rodwell, London 1835

37. Luarasi, Aleks: Shteti dhe e drejta në epokën e Skënderbeut, Shtëpia botuese

Luarasi, Tiranë 1998

38. Luarasi, Aleks: Studime për të drejtën zakonore shqiptare. Marrëdhëniet

familjare, Luarasi University Press, Tiranë 2007

39. Maksudoglu, Mehmet: Historia osmane dhe institucionet, Alsar, Tiranë 2013

40. Mandro-Balili, Arta: Pashallëqet feudale shqiptare nën këndvështrimin e shtetit

dhe të së drejtës, Shtëpia Botuese MediaPrint, Tiranë 2008

41. Mantran, Robert: Fillimet e Çështjes Lindore në “Historia e Perandorisë Osmane,

Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë 2004

42. Meksi, Fedhon: Ali Pashë Tepelena dhe fillesat e nacionalizmit shqiptar, Shtëpia

Botuese (Shtypshkronja) Ilar, Tiranë 2015

43. Montesquieu, Charles: The Spirit of the Laws, 1748, Paris 1997, Vol. 1 dhe Vol. 2

44. Omari,Luan: Parime dhe institucione të së drejtës publike, Botimet Elena Gjika,

Tiranë 2006

45. Ostrogorski, Georg: Historia e Perandorisë Bizantine, Shtëpia Botuese Dituria,

Tiranë 2007

46. Palmer, Robert R: The Age of the Democratic Revolution, London 1964;

47. Pamuk, Sevket: The evolution of fiscal institutions in the ottoman empire 1500-

1914

48. Paparigopoulos, K: Historia e kombit grek, (Παπαριγοπουλος, Κ: Ηιστορια του

ελλενικου εθνου), Vol.V

Page 176: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 163 -

49. Papastavros, Anastasios: Ali Pasha nga hajdut, hegjemon (Παπασταυρος,

Αναστασιος Αλι Πασας απο λησταρχος ηγεμονας), Botimet Apeirotan, 2013, Vol.

I-II

50. Plomer, William: The diamond of Jannina- Ali Pasha 1741-1822, London 1961

51. Plomer, William: Diamanti i Janinës, Botimet Dodona, Athinë 1987 (Πλομαρ,

Ουιλλιαμ: Το διαμαντι τον Ιοαννινον, Εκδοσις Δοδονι, Αθινα 1987)

52. Peters, Rudolph: Crime and Punishment in Islamic Low, Cambridge University

Press 2005

53. Pouqueville, François: Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie, et dans

plusieurs autres parties de l'Empire Ottoman, Paris 1805

54. Pouqueville, François: Travels in Epirus, Albania, Macedonia, and Thessaly,

Printed Sir Richard Phillips and Co, London 1820

55. Pouqueville, François: Ali Pashë Tepelena (Shqipëruar e me një studim nga

Ardian Klosi), Fjala Publishing, Tiranë 2016

56. Remerand, Gabriel: Pashai i Janinës, Globus R, Tiranë 2004

57. Rodogiannis, P: Historia e ishullit të Lefkadës, (Ροντογιαννις, Π: Ηιστορια τις

νηισου Λεφκαδος), Athina 2005

58. Semini (Tutulani), Marjana: E drejta e detyrimeve dhe e kontratave, (Pjesa e

përgjithshme), Shtëpia botuese Afërdita, Tiranë 1998

59. Siorokas, Georgios A: Politika e jashtme e Ali Pashës së Janinës ( Nga Tilsiti në

Vjenë 1807-1815), Janinë 1999 (Σιοροκας, Γεοργιος Α: Η εκσοτερικη πολιτικη του

Αλι Πασα τον Ιοαννινον (απο το Τιλσιτ στι Βιεννη 1807-1815), Εταιρεια

Ηπειροτικον Μελετον, Ιοαννινα 1999)

60. Stavrianos. L.S: The balkans since 1453, Hurst & Company, London 2000;

61. Vacalopoulos, Apostolos E: The history of Macedonia (1354- 1833), Institute for

Balkan Studies, θεσσαλονικη 1973

62. Vaudoncourt, Guillaume De: Memories on the Ionian Islands, considered in a

commercial, political and military point of view, Baldwin, Cradock and Joy,

London 1816

63. Voyage de Dimo et Nicolo Stephanopoli en Grèce pendant les années 1797et 1798,

A Paris De L’impremerie de Guilleminet 1800

64. Vurnas, Taso: Ali Pasa Tepelenlis, Βotimet Afon Tolidhi, Athina,1978 (Βουρνας,

Τασος: Αλι Πασας Τεπελενλης, Εκδοσεις Αφον Τολιδη, Αθινα, 1978)

65. Xhufi, Pëllumb: Arbërit e Jonit. Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV- XVII,

Onufri, Tiranë 2016

66. Zakythinos, D.A: Krijimi i Greqisë moderne, Nga Bizanti te pavarësia, Shtëpia

botuese 55, Tiranë 2010

67. Ζοτου, Δημιτρις Α: Η δικαιοσυνη εις το κπατος του Αλι Πασα, Αθινα 1938, (Zotou,

Dhimitri A: Drejtësia në shtetin e Ali pashës, Athinë 1938)

Page 177: DISERTACION - doktoratura.unitir.edu.al · përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje, depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar,

- 164 -

VI. Ligje

1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

2. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë

VII. Disertacione

1. Elezi, Ela: Disertacion “Efektiviteti i legjislacionit dhe sistemit të drejtësisë

penale kundër kriminalitetit në procesin e integrimit europian”, Tiranë 2013