departamenti i farmacisë ofron master i shkencave në farmaci d denti njihet me ligjet themelore...

13
6.4 Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D uke reflektuar mbi ndryshimet bash- këkohore në arsimin e lartë farmaceu- tik, duke konsideruar edhe interesat e përfituesve të drejtpërdrejtë, studentëve tanë, por dhe interesat e shoqërisë për një shërbim shëndetësor e farmaceutik cilësor, personeli pedagogjik i Degës së Farmacisë ka përcaktuar qarte si objektiv për programin studimor 5-vjeçar: "Përgatitjen me përgjegjësi të farmacistëve të pajisur me standardet më të larta profesionale në shfrytëzimin dhe shpërndarjen e informacionit bashkëkohor për barnat si dhe me aftësinë për t’u përshtatur në sistemin shëndetësor gjithnjë në ndryshim. Të diplomuarit duhet të jenë të për- gatitur në ushtrimin e profesionit në shumicën e sektorëve farmaceutik (farmaci komunitare e spitalore, administratë farmaceutike, shpërndarje të barnave etj) dhe për më tepër, ata duhet të kenë aftësinë për t'i shërbyer shoqërisë me etikë dhe përkujdesje profesionale". Në përputhje me këtë mision janë edhe qëllimet e programit studimor në farmaci, i cili duhet të zhvillojë tek studentët dhe t'u japë atyre: a b c Njohuri mbi farmaceutikën dhe kompetencë për të ushtruar profesionin e farmacistit në të gjithë sektorët e zakonshëm profesional (farmaci komunitare e spitalore, shpërndarje të barnave, administratë farmaceutike, etj.) Vlerat e nevojshme profesionale që sigurojnë përkujdesje etike ndaj pacientit si individ por edhe ndaj komunitetit ku shërbehet Aftësinë për të integruar kërkimin shkencor me eksperiencën praktike në dobi të nevojave të pacientit dhe të shoqërisë. Strategjia afatgjatë konsiston në arritjen e këtyre objektivave: 1 2 3 Pasurimin dhe modernizimin e mëtejshëm të bazës laboratorike, çka do të mundësojë ngritjen e qendrës së studimeve dhe kërkimeve farmaceutike, Krijimin e ekipeve kërkimore-shkencore me përfshirjen e personelit mësimdhënës, studentëve, por dhe bashkëpunëtorëve nga institucione të tjera kërkimore-shkencore Hartimin ose dhe pjesëmarrjen në projekte kërkimore me interes për kompanitë private, për vendin apo dhe më gjerë (projekte rajonale dhe evropiane). 50 ALDENT KATALOG

Upload: others

Post on 25-Oct-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

6.4 Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci

Duke reflektuar mbi ndryshimet bash-

këkohore në arsimin e lartë farmaceu-

tik, duke konsideruar edhe interesat

e përfituesve të drejtpërdrejtë, studentëve

tanë, por dhe interesat e shoqërisë për një

shërbim shëndetësor e farmaceutik cilësor,

personeli pedagogjik i Degës së Farmacisë

ka përcaktuar qarte si objektiv për programin

studimor 5-vjeçar:

"Përgatitjen me përgjegjësi të farmacistëve të pajisur me standardet më të larta profesionale në shfrytëzimin dhe shpërndarjen e informacionit bashkëkohor për barnat si dhe me aftësinë për t’u përshtatur në sistemin shëndetësor gjithnjë në ndryshim. Të diplomuarit duhet të jenë të për-gatitur në ushtrimin e profesionit në shumicën e sektorëve farmaceutik (farmaci komunitare e spitalore, administratë farmaceutike, shpërndarje të barnave etj) dhe për më tepër, ata duhet të kenë aftësinë për t'i shërbyer shoqërisë me etikë dhe përkujdesje profesionale".

Në përputhje me këtë mision janë edhe qëllimet e programit studimor në

farmaci, i cili duhet të zhvillojë tek studentët dhe t'u japë atyre:

�a� �b� �c�

Njohuri mbi farmaceutikën dhe kompetencë për të ushtruar profesionin e farmacistit në të gjithë sektorët e zakonshëm profesional (farmaci komunitare e spitalore, shpërndarje të barnave, administratë farmaceutike, etj.)

Vlerat e nevojshme profesionale që sigurojnë përkujdesje etike ndaj pacientit si individ por edhe ndaj komunitetit ku shërbehet

Aftësinë për të integruar kërkimin shkencor me eksperiencën praktike në dobi të nevojave të pacientit dhe të shoqërisë.

Strategjia afatgjatë konsiston në arritjen e këtyre objektivave:

�1� �2� �3�

Pasurimin dhe modernizimin e mëtejshëm të bazës laboratorike, çka do të mundësojë ngritjen e qendrës së studimeve dhe kërkimeve farmaceutike,

Krijimin e ekipeve kërkimore-shkencore me përfshirjen e personelit mësimdhënës, studentëve, por dhe bashkëpunëtorëve nga institucione të tjera kërkimore-shkencore

Hartimin ose dhe pjesëmarrjen në projekte kërkimore me interes për kompanitë private, për vendin apo dhe më gjerë (projekte rajonale dhe evropiane).

50 ALDENT KATALOG

Page 2: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

PR

OG

RA

MI S

TU

DIM

OR

FA

RM

AC

I - C

ikli

i In

tegr

uar

(5 v

jet =

30

0 K

red

ite)

Vit

i I

Vit

i II

Vit

i III

V

iti I

VV

iti V

Sem

estr

i ISe

mes

tri I

ISe

mes

tri I

IISe

mes

tri I

VSe

mes

tri V

Sem

estr

i VII

Sem

estr

i II

Sem

estr

i VII

ISe

mes

tri I

XSe

mes

tri X

Kim

i e

Për

gjit

hsh

me

(4.9

) (F

AR

M 1

11)

Kim

i In

org

anik

e (4

.1)(F

AR

M 1

13)

Kim

i Org

anik

e I,

II (1

0)

FAR

M (2

17),

(FA

RM

209

)K

imi F

arm

aceu

tike

I, II

(12)

(FA

RM

30

9),

(FA

RM

311

)

Tekn

olo

gji

Farm

aceu

tike

II, I

II (1

2)(F

AR

M 4

01)

, (FA

RM

40

3)

Met

od

olo

gji

E K

ërki

mit

Sh

ken

cor

(5)

(FA

RM

519

)

Teza E Diplomës(20) FARM 503

Bio

log

ji &

Gje

net

ikë

(8)

(FA

RM

10

3)K

imi A

nal

itik

e I,

II (1

0)

(FA

RM

211

), (F

AR

M 2

13)

Toks

iko

log

ji A

nal

itik

e (1

0)

(FA

RM

30

5)

Leg

jisla

cio

n F

arm

(4.3

)(F

AR

M 4

13)

Ko

ntr

olli

I B

arn

ave

(7.7

) (F

AR

M 4

15)

Lën

Zgje

dh

ore

(1 M

od

ul)(

10)

(FA

RM

50

5 –

517)

Njo

hu

ri m

bi T

erm

ino

log

jinë

Mje

këso

re

(5)

(FA

RM

10

5)

Sëm

un

dje

e B

ren

dsh

me

(6)

(FA

RM

20

7)Fa

rmak

og

noz

i (13

)(F

AR

M 3

03)

Bio

farm

aci (

4.5

) (F

AR

M 4

07)

Far

mak

oki

net

ikë

(3.5

) (F

AR

M 4

09

)

An

ato

mi H

um

ane

(8)

(FA

RM

10

1)

Gju

e H

uaj

P

rofe

sio

nal

(4)

(FA

RM

219

)

Mik

rob

iolo

gji

Farm

aceu

tike

(5)

(FA

RM

215

)

Farm

ako

log

ji (1

3)(F

AR

M 3

01)

Farm

ako

tera

pi (

3.0

)(F

AR

M 4

19)

Farm

aci K

linik

e(5)

(FA

RM

417

)

Info

rmat

ikë

(2.5

)FA

RM

(117

)

Farm

akin

form

atik

(2

.5)

(FA

RM

119

)

Bo

tan

ikë

Farm

aceu

tike

(7)

(FA

RM

20

5)

Ush

qim

i & të

U

shq

yeri

t (6

)(F

AR

M 3

13)

Tekn

olo

gji

Farm

aceu

tike

I (6

)(F

AR

M 3

07)

Bio

kim

i Klin

ike

(3)

(FA

RM

411

)Fa

rmac

i Fiz

ike

(6)

(FA

RM

417

)

Pra

ktik

ë P

rofe

sio

nal

e (6

Mu

aj) (

25)

(FA

RM

50

1)G

juh

ë e

Hu

aj

An

glis

ht (

3)(F

AR

M 1

15)

Bio

stat

isti

kë (2

) (F

AR

M 1

21)

Stat

isti

Farm

aceu

tike

(2)

(FA

RM

123

)

Bio

kim

i Mje

këso

re (7

)(F

AR

M 2

03)

Kim

i Far

mac

euti

ke

III (7

)(F

AR

M 4

05)

Soci

olo

gji

(2)

(FA

RM

127

)P

siko

log

ji (2

)(F

AR

M 1

25)

Hig

jien

ë (3

.0)

(FA

RM

221

)D

erm

ato

log

ji (2

)(F

AR

M 4

21)

Shën

det

Mje

dis

or

(2)

(FA

RM

423

)

Fizi

ke D

he

Bio

fizik

(5)

(FA

RM

10

7)Fi

zio

log

ji M

jekë

sor

(8)

(FA

RM

20

1)

Hyr

je n

ë Fa

rmac

euti

kë (5

.5)

(FA

RM

10

9)

Etik

ë Fa

rmac

euti

ke(F

AR

M 1

31)

Etik

ë d

he

Deo

nto

log

ji (3

.5)

(FA

RM

129

)

51ALDENT KATALOG

Page 3: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

6.4 Departamenti i Farmacisë

Tipi i Veprimtarisë

Lëndët dhe Modulet KreditetKreddititet Totale të Vepririmtm arisë

Grupi ADisiplina të formimit

përgjithshëm

FARM 209, FARM 217 - Kimi organike I, II

12

50

FARM 211, FARM 213 - Kimi analitike I,II 10

FARM 111, FARM 113 - Kimi e përgjithshme & inorganike

9

FARM 103 - Biologji & gjenetike 8

FARM 107 - Fizikë & biofizikë 5

FARM 121 - Biostatistikë 2

FARM 127, FARM 125 - Sociologji-Psikologji

4

Grupi B Disiplina të formimit

karakterizues të programit

FARM 309, FARM 311, FARM 405 - Kimi farmaceutike I, II, III

19

150.5

FARM 307, FARM 401, FARM 403 - Teknologji farmaceutike I, II, III

18

FARM 301- Farmakologji 13

FARM 417, FARM 419 - Farmaci klinike dhe Farmakoterapi

7

FARM 129, FARM 131 - Etikë farmaceutike dhe Deontologji

3.5

FARM 407, FARM 409 - Biofarmaci e farmakokinetikë

8

FARM 413, FARM 415 - Legjislacioni & kontroll i barnave

12

FARM 411 - Biokimi klinike 3

FARM 313 - Ushqimi & të ushqyerit 6

FARM 303 - Farmakognozi 13

FARM 305 - Toksikologji analitike 10

FARM 109 - Hyrje në farmaceutikë 5.5

FARM 205 - Botanikë farmaceutike 7

FARM 519 - Metodologji e kërkimit shkencor

5

FARM 425 - Farmaci fizike (Kimi fizike aplikuar)

6

FARM 215 - Mikrobiologji Farmaceutike 5

FARM 123 - Statistikë farmaceutike 2

FARM 119 - Farmako-informatikë 2.5

FARM 219 - Gjuhë e huaj Profesionale 4

52 ALDENT KATALOG

Page 4: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

6.4 Departamenti i Farmacisë

Tipi i Veprimtarisë

Lëndët dhe Modulet KreditetKreddititet Totale të Vepririmtm arisë

Grupi C Disiplina integruese

dhe/ose të ngjashme

FARM 101 - Anatomi humane 8

41

FARM 201 - Fiziologji mjekësore 8

FARM 207 - Sëmundje të brendshme 6

FARM 221- Higjienë 3

FARM 421, FARM 423 - Dermatologji - Shëndet mjedisor

4

FARM 203 - Biokimi mjekësore 7

FARM 105 - Njohuri mbi terminologjinë mjekësore (Latinisht)

5

Grupi DDisiplina formuese

me zgjedhje

FARM 505- 517 - Nga 7 modulet për-zgjidhet moduli që korrespondon me fushën ku realizohet punimi i diplomës (lëndët e zgjedhura brenda modulit duhet të realizojnë kreditet e kërkuara – 10 Kredite)

10 10

Grupi E Veprimtari formuese për njohjen e gjuhës

së huaj, praktikë profesionale

FARM 115 - Gjuhë e huaj (anglisht / frëngjisht)

3

30.5Farm 117 - Informatikë 2.5

FARM 501 - Praktikë profesionale (6 muaj)

25

Grupi FTeza e diplomës

FARM 503 - Punimi dhe mbrojtje e tezës së diplomës

20 20

Toottaal3000 KKredite

53ALDENT KATALOG

Page 5: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

6.4 Departamenti i Farmacisë

�FARM±101� Anatomi e Njeriut / 8 ECTS

Në këtë modul studenti njihet me të dhënat e përg-

jithshme për anatominë normale (deskriptive,

sistematike dhe topografike), njohuritë e përg-

jithshme për eshtrat, kafazi i kraharorit, skeleti i kokës,

skeleti i gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme, njohuri

për lidhjet e eshtrave, njohuri për muskujt, njohuri për

organet e brendshme, aparatin e frymëmarrjes, apara-

tin urogenital, njohuri për zemrën dhe enët e gjakut,

neurologjia, sistemi nervor periferik, sistemi nervor veg-

jetativ, shqisat, anatomia topografike dhe funksionale e

gjëndrave me sekrecion të brendshëm etj.

Një pjesë të rëndësishme në këtë modul zënë edhe

praktikat laboratorike në laboratorin e anatomisë.

�FARM±103� Biologji dhe Gjenetikë / 8 ECTS

Biologjia Qelizore dhe Gjenetike studion qelizën

(njësinë e jetës), ndërtimin e saj, bërthamën (qen-

drën kontrolluese të qelizës), gjenet, kromozomet

dhe ADN, ligjet e trashëgimisë, gjenetikën e popullatave

dhe të njeriut, shumëllojshmërinë e gjallesave etj.

Programi i këtij moduli është zgjedhur në mënyrë që

njohuritë e marra të mund të aplikohen drejtpërdrejtë

nga studenti.

�FARM±105� Gjuhë Latine dhe

Terminologji Mjekësore / 5 ECTS

Moduli Gjuhë Latine dhe Terminologji Mjekësore

bazohet në marrjen e njohurive më të rëndë-

sishme të gjuhës latine.

Duke ditur dhe vlerësuar rolin e gjuhës latine në fus-

hën mjekësore dhe veçanërisht në atë farmaceutike

synohet që studenti të marrë njohuritë themelore rreth

gramatikës dhe terminologjisë së kësaj gjuhë.

Rëndësi të veçantë do të ketë mësimi i leximit dhe

shkrimit të recetës në gjuhën latine. Në fund të këtij kur-

si studentët do të jenë familjarizuar me konceptet bazë

të gjuhës latine dhe do të jenë të aftë të lexojnë dhe

të shkruajnë në latinisht recetat mjekësore me të cilat

do të duhet të punojnë gjatë ushtrimit të profesionit të

farmacistit.

�FARM±107� Hyrje në Farmaceutikë / 1.6 ECTS

Moduli Hyrje në Farmaceutike jep njohuri rreth

historisë së lindjes dhe zhvillimit të farmacisë

dhe profesionit të farmacistit, njohuri rreth

legjislacionit farmaceutik shqiptar dhe atij botëror, njo-

huri rreth mënyrës së organizimit dhe funksionimit

të sektorit farmaceutik në përgjithësi dhe profesionit

të farmacistit në veçanti. Ky kurs fokusohet mbi pozi-

cionimin, rolin dhe rëndësinë e profesionit të farmacistit

në shoqëri, si dhe detyrat e përgjegjësitë e tij në sek-

torin farmaceutik privat dhe shtetëror.

Qëllimi i këtij kursi është që studentët të pajisen me njo-

huritë bazë të profesionit të farmacistit duke synuar që

ata jo vetëm të njohin profesionin e tyre të ardhshëm,

por edhe të kuptojnë sa më qartë mënyrën sesi ata do

të integrohen si profesionistë në ekonominë e tregut të

vendit tonë apo dhe në botë.

�FARM±109� Fizikë dhe Biofizikë / 5 ECTS

Në modulin e Fizikës dhe Biofizikës studenti do

të marri njohuri mbi fizikën si shkencë, mekan-

ikën dhe kinematikën, fizikën molekulare dhe

termodinamikën, elektricitetin, lëkundjet dhe valët, op-

tikën, fizikën atomike dhe bërthamore etj. Në pjesën e

biofizikes studenti njihet me lëngjet në organizëm, ekui-

librin acido-bazik, flukset e lëndëve në tretësirë, duku-

ritë e transportit në organizmat e gjallë, elektofiziolog-

jia qelizore, biofizika e ndjeshmërisë, metodat fizike të

analizës etj.

�FARM±111� Kimi e Përgjithshme / 4.9 ECTS

Kimia e Përgjithshme është një kurs në të cilin stu-

denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-

lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-

figurimet elektronike. lidhjet kimike, me gazet dhe ligjit

e gazeve.

Lëngjet dhe trupat e ngurtë, me përgatitjen e tretësir-

ave, mënyrat e shprehjes së përqendrimeve, si edhe

me ekuilibrin kimik dhe jonik. Ekuilibrat jonikë të sub-

stancave të ngurta pak të tretshme, tretshmëria e sub-

stancave, elektrokiminë e reaksionit. reaksionet redoks,

elektrolizën, elementin galvanik.

Pjesë e rëndësishme e kursit janë seancat laboratorike

në të cilat studenti vë në zbatim njohuritë e marra gjatë

leksionit.

�FARM±113� Kimi Inorganike / 4.1 ECTS

Në modulin e Kimisë Inorganike do të studiohen

karakteristikat e sistemit periodik dhe struktura

elektronike, vetitë periodike, lidhja kimike, kom-

ponimet komplekse, si edhe elementët kryesore të

grupeve duke u fokusuar kryesisht në gjendjen e tyre

në natyrë, në reaksionet e përftimit të tyre, vetitë dhe

karakteristikat e përgjithshme etj.

Pjesë e rëndësishme e kursit janë edhe seancat labora-

torike në të cilat studenti do të ketë mundësi të aplikojë

njohuritë e tij.

54 ALDENT KATALOG

Page 6: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

6.4 Departamenti i Farmacisë

�FARM±115� Gjuhë e Huaj Anglisht / 3 ECTS

Moduli Gjuhë e huaj (Anglisht I) është pjesë e

kurrikulës së disiplinave formuese. Është e për-

bërë nga leksione dhe seminare. Qëllimi i kësaj

lënde është të aftësojë studentin sipas nivelit gjuhësor

A1-A2 të Kuadrit të Referencave të Këshillit të Evropës,

në mënyrë që të kuptojë e të përdorë drejt modelet

gjuhësore bazë, si dhe të komunikojë thjesht për të

shkëmbyer informacion. Ndërsa për studentët e nivelit

gjuhësor B1, ata duhet të kuptojnë e të përdorin drejt

modelet, strukturat gjuhësore si dhe të kenë shprehitë

e leximit, kuptimit dhe shkrimit të përcaktuara në të.

�FARM±117� Informatikë / 2.5 ECTS

Në këtë kurs studenti do të njihet me njohuritë bazë të

kompjuterit dhe sistemit të operimit Windows. Njohuritë

bazë në paketën Microsoft Office për programet:

Microsoft Word, Microsoft PowerPoint, Microsoft Excel.

Pjesë e rëndësishme e kursit janë orët mësimore të cilat

zhvillohen në laboratorin e Informatikës.

�FARM±119� Farmakoinformatikë / 2.5 ECTS

Në përfundim të këtij moduli studentët duhet të jenë

të aftë të kenë njohuritë bazë për pjesët hardware,

kenë njohuritë bazë në sistemin e operimit Windows.

Eksplorim i Windows, Ndryshim konfigurimesh, Krijim,

kopjim dhe fshirje dokumentesh, Instalim programesh

dhe hapjen e tyre. Përgjatë kursit studentët mund të

kenë asistencën e nevojshme për të zhvilluar njohu-

ritë e tyre edhe për tema jashtë programit të kursit, në

mënyrë që të optimizohet niveli i tyre si përdorues i një

kompjuteri personal.

�FARM±121� Biostatistikë / 2 ECTS

Ky modul synon të analizojë çështje etike dhe të

njohë specialistët me metodat që atyre u nevojit-

en. Analiza dhe krahasimi i modeleve dhe grupeve

(mostrave) të pacientëve, të cilët u janë nënshtruar tra-

jtimeve të ndryshme mjekësore përbëjnë shembuj të

një rëndësie të veçantë të statistikës mjekësore.

Kursi ndalet në kuptimin e grafikëve dhe statistikave

përshkruese. Në vazhdim, ai trajton probleme të shpërn-

darjes, me fokus të veçantë analizën e mesatares dhe

variancës a devijimit standard në lloje të ndryshme të

shpërndarjes, duke filluar nga ajo Normale ~N(0, 1) tek

shpërndarja e Studentit dhe testi 2 (Chi-katror).

Kursi për më tepër trajton edhe kuptimin dhe analizën

e korrelacioneve, duke u fokusuar veçanërisht në tes-

timin e hipotezave dhe përdorimin e tyre në arritjen e

përfundimeve të rëndësishme shkencore në fushën e

mjekësisë.

�FARM±123� Statistikë Farmaceutike / 2 ECTS

Ky modul përqendrohet në kuptimin dhe rëndësinë

e statistikës, mbledhjes, kuptimit dhe analizës

së të dhënave statistikore, nëpërmjet përdorim-

it të metodave eksperimentale dhe metodave të tjera

shkencore.

Gjatë këtij kursi, studentët do të njihen me shumë el-

ementë thelbësorë të teorisë së statistikës. Në këtë

modul studenti njihet me elementët e teorisë së prob-

abiliteteve, kuptimin e probabilitetit, ndryshoret e rastit,

statistikën matematike dhe elementët e saj, zgjedhja,

vlerësimi pikësor i parametrave, vlerësimi intervalor i

parametrave, hipotezat statistikore. Zbatimi i teorisë

së probabiliteteve dhe të përpunimit të të dhënave të

aplikuara në raste konkrete gjatë studimit të fushës

farmaceutike

�FARM±125� Psikologji / 2 ECTS

Ky modul përqendrohet në konceptet bazë të psi-

kologjisë si shkencë duke ju njohur me fakte, teori

dhe informacion në lidhje më këtë fushë të gjerë

studimi.

Gjatë leksioneve trajtohen shkollat dhe drejtimet krye-

sore të psikologjisë, zhvillimi psikologjik gjatë jetës së

individit, elementët kryesorë të njohurive bazë për

njohjen afektive dhe komunikative të personave, si

edhe tematika në lidhje me motivacionin, personalite-

tin, ndërveprimet sociale, proceset kognitive, sjelljen

anormale, etj.

Nëpërmjet një metode interaktive, do të adresojmë me

diskutime të çështjeve të trajtuara gjatë leksioneve në

mënyrë që studentët të aplikojnë njohjet e fituara te-

orike në vlerësime kritike dhe argumentuese.

�FARM±127� Sociologji / 1.9 ECTS

Në këtë modul studentët prezantohen me kon-

ceptet sociologjike bazë që do i ndihmojnë ata të

zhvillojnë një kuptim më të gjerë se si funksionon

shoqëria. Këto koncepte do të aplikohen në një numër

të madh shembujsh analitikë.

Gjatë programit do të shpjegohen dhe analizohen insti-

tucionet sociale si familja, proçeset sociale si socializimi,

dhe problemet sociale si krimi dhe pabarazia.

Duke adoptuar një perspektivë sociologjike, studentët

do të mësojnë të vlerësojnë se si funksionojnë mar-

rëdhëniet njerëzore dhe pse njerëzve iu duhet të ndër-

tojnë relata sociale.

55ALDENT KATALOG

Page 7: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

6.4 Departamenti i Farmacisë

�FARM±129� Etikë dhe Deontologji / 1.9 ECTS

Në modulin Etikë dhe Deontologji studenti njihet

me koncepte si: sqarimi mbi disa terma dhe

disiplina të afërta me bioetikën. Të dhëna të

përgjithshme mbi bioetikë, parimet, rregullat e bioe-

tikës, e fshehta mjekësore, konsenti, çështjet e vdekjes

dhe plakjes, eksperimenti human dhe transplantimet

e organeve të njeriut, sëmundjet neuro-psikike dhe

ndërhyrjet në trurin e njeriut, çështjet e gjenetikes, bi-

ologjisë molekulare dhe riprodhimit njerëzor, shkeljet

mjekësore, legjislacioni në fushën e etikes dhe deon-

tologjisë mjekësore dhe organet zbatuese

Rëndësi të veçantë i kushtohet pajisjes së studentëve

me njohuritë bazë mbi etikën dhe deontologjinë

mjekësore në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë

t'u mësojë atyre parimet etiko-juridike të terapisë dhe

kërkimit shkencor. Të krijojë tek studentët aftësi për tu

përballur me situata të ndryshme që mund krijohen në

praktikën e tyre. Të kenë njohuri mbi bazat deontolog-

jike dhe ligjore dhe ti përdorin ato në mënyrë korrekte.

�FARM±131� Etikë Farmaceutike / 1.6 ECTS

Moduli Etikë Farmaceutike është pjesë e kurri-

kulës së formimit profesional. Është e përbërë

nga leksione dhe seminare. Në këtë kurs stu-

denti do të njihet me koncepte si: problemet etike dhe

joetike ne fushen e mjekesise duke u bazuar nga ekspe-

rienca specifike profesionale.

�FARM±201� Fiziologji Mjekësore / 8 ECTS

Në këtë modul studenti njihet me disa koncepte

themelore të Fiziologjisë si: Fiziologjia e qelizës,

Neurofiziologjia, Fiziologjia e muskulit, Gjaku dhe

sistemi kardiovaskular, Fiziologjia e sistemit respirator,

Fiziologjia e sistemit gastrointestinal dhe metabolizmi

energjetik, Fiziologjia e sistemit endokrin, Veshka dhe

rregullimi i ekuilibrit të ujit dhe të elektroliteve, Sistemi

imun, Metabolizmi dhe rregullimi i temperaturës së

trupit.

Rëndësi të veçantë do t'u kushtohet krijimit të njohu-

rive bazë mbi mekanizmat të zhvilluara në organizmin

e njeriut, njohuri themelore programet studimore të

viteve pasuese.

�FARM±203� Biokimi Mjekësore / 7 ECTS

Ky modul ka si qëllim njohjen e studentit me njohu-

ritë bazë mbi parametrat fiziologjike të organizmit

human, patologjitë dhe sëmundjet infektive.

Studimin e proteinave, përbërjen e tyre, studimin e ami-

noacideve, klasifikimin dhe vetitë e tyre.

Studimin gjithashtu të karbohidrateve, lipideve, me-

tabolizmin energjetik, të dhëna për metabolizmin

dhe bioenergjetikën e reaksioneve kimike në qe-

niet e gjalla (energjia e lirë standarde, reaksionet e

çiftëzuara, roli ATP-së) Kinetika e reaksioneve enzima-

tike. Emërtimi dhe stereoizometria e monosakarideve.

Përfaqësuesit kryesore të monosakarideve. Glukozidet.

Aminosakaridet. Lipidet.

�FARM±205� Botanikë Farmaceutike / 7 ECTS

Moduli Botanike Farmaceutike jep njohuri për

rolin e bimëve në natyrë dhe doktrina e Darvinit

për evolucionin e organizmit; Gjithashtu njeh

studentin me Citologjinë, Histologjinë, organografinë,

si dhe në pjesën e dytë të saj studion Sistematikën,

klasifikimin e bimëve, Kriptogramet, Bakteret, Tipi

Bafcillariophyta (diatomat), Filumi Mykophyta (kër-

pudhat), Likenet, Fanerogamet, Anigjiosspermet,

Dikotiledone, etj.

Pjesë e rëndësishme e këtij moduli janë seancat lab-

oratorike gjatë të cilave studenti njihet me bimët dhe

karakteristikat e tyre, gjithashtu edhe praktikat në terren

ku studenti mbledh bimët dhe përshkruan karakteristi-

kat e tyre.

�FARM±207� Sëmundje të Brendshme

/ 6 ECTS

Ky modul ka për qëllim të njoh studentin me njohu-

ritë bazë mbi parametrat fiziologjike të organizmit

human, patologjitë dhe sëmundjet infektive,

Sëmundje të brendshme për farmacistin e ardhshëm,

aparatin e frymëmarrjes, aparatin kardiovaskular, apara-

tin gastrointestinal, aparatin urinar, gjëndrat endokrine,

sëmundjet otorinolaringologjike për sëmundjet e

lëkurës, sëmundjet infektive.

�FARM±209� Kimi Organike I / 4.5 ECTS

Moduli Kimia Organike I, jep njohuri bazë për

komponimet organike, si dhe analizën e tyre.

Studenti do të njihet gjatë kursit me tipet e for-

mulave organike, natyrën e lidhjeve kimike, orbitalet

atomike e molekulare.

Do të studiojë komponimet organike sipas klasave ku

ato bëjnë pjesë duke filluar me hidrokarburet, halog-

jenurët e alkileve, alkoolet, eteret, epoksidet, aldehidet,

ketonet, acidet karboksilike etj. Emërtimet e komponi-

meve sipas IUPAC dhe reaksionet e gatitjes dhe vetitë

kimike e fizike të tyre.

Gjithashtu studentët do të njihen edhe me efektet që

ndikojnë në reaktivitet e molekulave organike dhe me

56 ALDENT KATALOG

Page 8: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

6.4 Departamenti i Farmacisë

mekanizmin e reaksioneve nukleofilike dhe elektrofilike.

Pjesë e rëndësishme e këtij kursi janë praktikat labora-

torike gjatë të cilave studenti përforcon njohuritë e tij.

�FARM±211� Kimi Analitike I / 5 ECTS

Moduli i Kimisë Analitike I ka për qëllim të njohë

studentin me zhvillimin e kimisë, me anali-

zat kimike cilësore dhe sasiore si edhe me

metodat e analizave kimike. Studenti do të njihet me:

Teorinë klasike dhe teori të tjera të acideve dhe bazave,

Koeficienti i aktivitetit, Forca jonike, Konstantja dhe

shkalla e shpërbashkimit të elektroliteve, Teoria proto-

litike e acideve dhe bazave, Tretësirat ujore dhe joujo-

re. Klasifikimi i tretësirave. Roli i tretësirave joujore në

ndryshimin e fortësisë relative të acideve dhe bazave.

Konstantja e protolizës (konstantja e aciditetit dhe kon-

stantja e bazicitetit) e sistemit acid-bazë. Reaksionet ac-

id-bazë në analizën kimike. Analiza vëllimetrike bazuar

në reaksionet acid-bazë, reaksionet redoks, etj.

Pjesë e rëndësishme e këtij moduli janë praktikat

laboratorike.

�FARM±213� Kimi Analitike II / 5 ECTS

Në modulin e Kimisë Analitike II studenti njihet me

metodat fiziko-kimike dhe ato instrumentale të

analizës.

Kryesisht do të fokusohet në metodat instrumentale

të cilat përdoren për identifikim dhe analizim sasior të

komponimeve të ndryshme.

Studenti do të marre njohuri bazë të metodave që për-

doren dhe kryesisht do njihet me: Analizën spektroskop-

ike, Spektroskopinë molekulare, Spektrofotometrine

UV-VIS, Elektrokimine, Kromatografinë etj. Pjesë e

rëndësishme e këtij moduli janë praktikat laboratorike,

gjatë të cilave punohet me aparaturat që studenti njihet

në orën e leksionit.

�FARM±215� Mikrobiologji Farmaceutike / 5 ECTS

Në modulin e Mikrobiologjisë Farmaceutike stu-

denti njihet me strukturat e mikroorganizmave

të cilët kanë një rol kryesor në krijimin e së-

mundshmërisë infektive.

Njohja e mirë e këtyre strukturave aftëson studentët

me metodat për mbrojtjen dhe luftimin ndaj këtyre

mikroorganizmave. Bashkërendimi i këtyre njohurive

me konceptet farmakologjike është bazë e mirë për kri-

jimin e metodave të kërkimit farmaceutik në fushën e

mikrobiologjisë dhe studimi për medikamentet e tjera.

�FARM±217� Kimi Organike II / 5.5 ECTS

Në këtë modul studenti njihet me klasat e tjera

të komponimeve organike sic janë: karbohidra-

tet, vetitë kimike dhe fizike të tyre, sintezat dhe

përfaqësuesit kryesore, konfiguracionin dhe konfor-

macionin e monosaharideve. Polisakaridet: amidoni,

celuloza dhe derivatet e saj. Hidrokarburet aromatike,

Vetitë kimike të areneve, reaksionet S2, përfaqësuesit.

Orientimet në reaksionet S2, roli i aktivizuesve dhe i

dezaktivizuesve. Reaksionet S2 aromatike, mekanizmi

adicion-eliminim dhe eliminim-adicion, përfaqësuesit.

Hidrokarburet policiklike me cikle të izoluara. Difenili,

konstitucioni i tij dhe i derivateve të ngjashme, Alkololet

aromatike, Aldehidet e ketonet aromatike. Një pjesë e

rëndësishme e modulit janë seancat laboratorike gjatë

të cilave studenti riaftëson njohuritë e marra gjatë

leksionit.

�FARM±219� Gjuhë e Huaj Profesionale / 4 ECTS

Në vitin e dytë tematika e kësaj lënde përqendro-

het më tepër në gjuhën profesionale angleze, në

mënyrë që të ndihmoj studentët në përvetësimin

e literaturës së huaj jashtëshkollore që mund të lexojë

dhe studiojë gjatë viteve akademike e në vazhdimësi.

�FARM±221� Higjienë / 3 ECTS

Në këtë modul, studenti njihet me principet themelore

të higjenës. Studenti duhet të ketë njohuri bazë mbi

metodat e studimit dhe standardet higjenike, aplikimin

e parimeve bazë të higjenës dhe ruajtjen e aftësive të

fituara.

�FARM±301� Farmakologji / 13 ECTS

Moduli Farmakologji është pjesë e kurrikulës së

formimit profesional. Është e përbërë nga leksi-

one, seminare dhe laboratorë.

Në këtë kurs studenti do të njihet me njohuritë bazë

për farmakologjinë e përgjithshme (farmakokinetikën

dhe farmakodinamikën); parimet e mjekimit të intoksik-

acioneve, kujdesi me barnat adiktive. Klasifikimin e

medikamenteve, karakteristikat e përgjithshme të çdo

grupi, karakteristikat e përfaqësuesve dhe të preparat-

eve kryesore, kundërindikacionet, ndërveprimet farma-

kologjike, mbidozimi (klinika dhe trajtimi).

�FARM±303� Farmakognozi / 13 ECTS

Moduli Farmakognozi është pjesë e kurrikulës së

formimit profesional. Është e përbërë nga lek-

sione, seminare dhe laboratorë. Në këtë kurs

57ALDENT KATALOG

Page 9: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

6.4 Departamenti i Farmacisë

studenti do të njihet me aspektet teoriko-praktike të

ekspertizës farmakognostike, çështje të përgjithshme

të farmakognozisë, drogat mjekësore të klasifikuara

sipas kategorive të përbërësve kimike, glucidet dhe

drogat përkatëse, glikozidet dhe drogat mjekësore për-

katëse, alkaloidet dhe drogat me alkaloide, esencat dhe

drogat e pasura me to, rrëshirat e balsamet, fitoncidet

e drogat, drogat bimore vitaminike, drogat me lëndë të

ndryshme, etj.

�FARM±305� Toksikologji Analitike /10 ECTS

Moduli Toksikologji Analitike është pjesë e kurri-

kulës së formimit profesional. Është e përbërë

nga leksione, seminare dhe laboratorë.

Në këtë kurs studenti do të njihet rreth principeve bazë

të toksikologjisë të nevojshme për të eksploruar me-

kanizmin me të cilin lëndët kimike ndikojnë mbi siste-

met biologjike. Helmet dhe mënyrat e klasifikimit të

tyre. Mënyrat e depërtimit të helmeve në organizmin e

njeriut. Metabolizmi i helmeve në organizëm. Rregullat

e përgjithshme të trajtimit të helmimeve. Sigurimi i cilë-

sisë së punës në laboratorët e toksikologjisë analitike.

Vendosja e programeve të kontrollit të cilësisë, kontrolli i

cilësisë së aparaturave (peshoreve, spektrofotometrave

VIS-UV, spektrofotometrave IR, spektrofotometrave me

absorbim atomik, gaz kromatografeve dhe HPLC), kon-

trolli i cilësisë së standardeve të referencës.

�FARM±307� Teknologji farmaceutike I / 6 ECTS

Moduli Teknologji Farmaceutike I është pjesë e

kurrikulës së formimit profesional. Është e për-

bërë nga leksione dhe seminare. Studenti në

këtë kurs do të prezantohet për herë të parë me lëndën

e Teknologjisë Farmaceutike, konceptet bazë, rëndësinë

e saj. Gjatë këtij kursi do të njihet me format farmaceu-

tike më të thjeshta që përdoren në treg. Temat kryesore:

Biodisponibiliteti dhe barasvlershmëria; Paraformulimi

i barnave; Praktika e Mirë e Fabrikimit; Barnat, format

farmaceutike; Ambalazhimi i barnave; Tretësirat; Ujerat

aromatike; Përgatesat parenterale.

�FARM±309� Kimi farmaceutike I / 6 ECTS

Moduli Kimi Farmaceutike I është pjesë e kurri-

kulës së formimit profesional. Është e përbërë

nga leksione dhe seminare. Në këtë kurs stu-

denti do të njihet me disa koncepte themelore të Kimisë

farmaceutike, emërtimin e barnave, bazat fiziko-kimike

të veprimit të barnave, receptorët, transporti përmes

membranave biologjike, biotransformimi i barnave, pro-

medikamentet, psikomedikamentet, barnat qetësues

dhe gjumësjellëse, analeptikët e frymëmarrjes dhe të

qarkullimit të gjakut, barnat me veprim analgjezik, bar-

nat antiemetike, relaksuesit muskulorë, etj.

�FARM±311� Kimi farmaceutike II / 6 ECTS

Moduli Kimi Farmaceutike II është pjesë e kurri-

kulës së formimit profesional. Është e përbërë

nga leksione, seminare dhe laboratorë. Në këtë

kurs studenti do të njihet me barnat antiepileptike, bar-

nat antiparkinsonike, barnat që veprojnë në sistemin

vegjetativ simpatik, parasimpatik, hormonet, mediato-

ret, lëndët që veprojnë në sistemin kardiovaskular, në

traktin gastrointestinal, lëndët diuretike, dermatologjike,

vitaminat, banat antiinfektive. Gjatë seancave labora-

torike, studenti do njihet me metodat dhe aparaturat

më të përdorshme në sektorin farmaceutik për anal-

izën e barnave, si për analizën cilësore dhe për atë sasi-

ore. Rëndësi do iu kushtohet teknikave të reja moderne

të analizës së barnave.

�FARM±313� Ushqimi dhe të ushqyerit / 6

ECTS

Moduli Ushqimi dhe të Ushqyerit është pjesë e

kurrikulës së formimit profesional. Është e për-

bërë nga leksione, seminare dhe laboratorë. Në

këtë kurs studenti do të njihet me karakteristikat bazë

të ushqimit dhe të ushqyerit dhe ndikimin e tyre në

shëndetin e njerëzve, gjë që shërben për aplikime në

praktikën klinike. Kursi merret me karakteristikat bazë

të ushqimit dhe produkteve ushqimore të ndara sipas

drejtimeve: Energjia; Makronutrientet; Vitaminat, mak-

ro dhe mikro mineralet; Nevojat ushqyese të veçanta;

Sëmundjet kronike; Vlerësimi i nivelit të të ushqyerit;

Standardet dietetike dhe ndjekja e dietave, etj.

�FARM±401� Teknologji farmaceutike II / 6.0 ECTS

Moduli Teknologji Farmaceutike II është pjesë e

kurrikulës së formimit profesional. Është e për-

bërë nga leksione, seminare dhe laboratorë.

Studenti në këtë kurs do të njihet, në vazhdimësi të

njohurive të përftuara gjatë modulit të I-re, me format

farmaceutike më të përdorshme, mënyrën e formulim-

it të tyre, ruajtjes, ambalazhimit, etj. Temat kryesore

që do të trajtohen gjatë këtij moduli: Përgatesat oftal-

mike; Format farmaceutike të përftuara me anën e

ekstraktimit; Dukuritë sipërfaqësore dhe ndërfaqësore;

Parimet bazë të reologjisë; Mucilagjet dhe rëndë-

sia e tyre në teknologjinë farmaceutike; Emulsionet;

Pezullite; Pomadat. Gjatë seancave laboratorike studen-

ti do të njihet me mënyrën dhe teknikat e formulimit të

58 ALDENT KATALOG

Page 10: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

6.4 Departamenti i Farmacisë

formedozave farmaceutike si tretësirat, shurupet, ujerat

aromatike, limonadat, pikat për sy, pikat për veshe, etj.

�FARM±403� Teknologji Farmaceutike III / 6.0 ECTS

Moduli Teknologji Farmaceutike III është pjesë e

kurrikulës së formimit profesional. Është e për-

bërë nga leksione, seminare dhe laboratorë.

Studenti në këtë kurs do të njihet, në vazhdimësi të

njohurive të përftuara gjatë modulit të II-re, me format

farmaceutike më të përdorshme, mënyrën e formulimit

të tyre, ruajtjes, ambalazhimit, etj. Temat kryesore që do

të trajtohen gjatë këtij moduli: Supozitorët; pluhurat; pi-

lulat; kapsulat; tabletat; tabletat me çlirim të përndrysh-

uar, etj. Gjatë seancave laboratorike studenti do të njihet

me mënyrën dhe teknikat e formulimit të formedozave

farmaceutike si mucilagjet, pomadat, linimentet, pastat,

pezullite, supozitore, ovula, kapsula, etj.

�FARM±405� Kimi Farmaceutike III / 7.0 ECTS

Moduli Kimi Farmaceutike III është pjesë e kurri-

kulës së formimit profesional. Është e përbërë

nga leksione, seminare dhe laboratorë. Në këtë

kurs studenti do të njihet me barnat antiepileptike, bar-

nat antiparkinsonike, barnat që veprojnë në sistemin

vegjetativ simpatik, parasimpatik, hormonet, mediato-

ret, lëndët që veprojnë në sistemin kardiovaskular, në

traktin gastrointestinal, lëndët diuretike, dermatologjike,

vitaminat, banat antiinfektive. Gjatë seancave labora-

torike, studenti do njihet me metodat dhe aparaturat

më të përdorshme në sektorin farmaceutik për anal-

izën e barnave, si për analizën cilësore dhe për atë sasi-

ore. Rëndësi do iu kushtohet teknikave të reja moderne

të analizës së barnave.

�FARM±407� Biofarmaci / 4.5 ECTS

Moduli Biofarmaci është pjesë e kurrikulës së

formimit profesional. Është e përbërë nga lek-

sione dhe seminare. Studenti në këtë kurs do

të njihet me konceptet bazë të biofarmacisë si shkencë

farmaceutike, lidhjen e saj me shkencat e tjera. Temat

kryesore që do të trajtohen gjatë këtij moduli: Sistemi

ADME; Rrugët e administrimit të barit; Sistemi biofar-

maceutik i klasifikimit të barnave; Përthithja e barnave;

Shpërndarja e barnave; Lidhja e barnave me proteinat

plazmatike; Eliminimi i barnave; Procesi i metabolizmit.

�FARM±409� Farmakokinetikë / 3.5 ECTS

Moduli Farmakokinetike është pjesë e kurrikulës

së formimit profesional. Është e përbërë nga

leksione, seminare dhe laboratorë. Studenti në

këtë kurs do të njihet me konceptet bazë të farmakoki-

netikës si shkencë farmaceutike, lidhjen e saj me shken-

cat e tjera. Temat kryesore që do të trajtohen gjatë këtij

moduli: Modelet farmakokinetike; Rrugët e lëvizjes së

barit në organizëm; Modeli një kompartimental me

administrim intravenoz bolus; Analiza farmakokinetike

e të dhënave urinare; Modeli një kompartimental me

administrim infuzion intravenoz; Farmakokinetika për

një model një kompartimental me përthithje; Regjimet

shumëdozëshe; Farmakokinetika e modeleve shumë

kompartimentale; Analiza jo-kompartimentale.

�FARM±411� Biokimi Klinike / 4.0 ECTS

Moduli Biokimi Klinike është pjesë e kurrikulës së

formimit profesional. Është e përbërë nga lek-

sione, seminare dhe laboratorë. Në këtë kurs

studenti do të njihet me biokiminë bazë dhe metodat

analitike në përcaktimin e diagnozës, terapisë dhe me-

naxhimit mjekësor. Ky kurs i pajis studentët me njohuri

mbi pasojat biokimike gjatë procesit të zhvillimit të së-

mundjes dhe reagimit ndaj terapisë.

�FARM±413� Legjislacion Farmaceutik / 4.3 ECTS

Moduli Legjislacion Farmaceutik është pjesë e

kurrikulës së formimit profesional. Është e për-

bërë nga leksione dhe seminare. Studenti në

këtë kurs do të njihet me aspektet rregullative që ga-

rantojnë cilësinë e barnave gjatë procesit të prodhimit,

magazinimit dhe gjatë gjithë jetëgjatësisë së deklaru-

ar. Regjistrimi i barnave dhe kërkesat për dosjet sho-

qëruese. Inspektimi farmaceutik në funksion të ga-

rantimit të cilësisë së barit, kontrolli në farmaci, depo

farmaceutike, pika doganore dhe në fabrikat farmaceu-

tike. Farmakopetë dhe standardet e aprovuara për kon-

trollin e cilësisë. Aspekte ligjore të kontrollit të barnave

në vendin tonë; ligjit të barnave; regjistrimit të barnave;

prodhimit; shitjes me shumicë dhe pakicë të barnave;

recetës së lëndëve helme dhe lëndëve narkotike.

�FARM±415� Kontroll i Barnave / 7.7 ECTS

Moduli Kontroll i Barnave është pjesë e kurrikulës

së formimit profesional. Është e përbërë nga

leksione, seminare dhe laboratorë. Studenti në

këtë kurs do të njihet me aspekte të kontrollit të cilësisë

së barnave për të garantuar cilësinë, sigurinë dhe efika-

sitetin e barnave përmes vlerësimit analitik të tyre.

Udhëzimet mbi kontrollin e barnave përfshijnë për-

dorimin e testeve dhe metodave kimike, fiziko-kim-

ike, biologjike dhe farmaceutike si dhe procedurat e

validimit të metodave. Lënda zhvillohet në përputhje

59ALDENT KATALOG

Page 11: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

6.4 Departamenti i Farmacisë

me treguesit analitik të nevojshëm për vlerësimin e

cilësisë së barnave dhe faktorëve që influencojnë sta-

bilitetin e barnave. Kontrolli farmakopeal në laborator

i përqendruar kryesisht në: analizën e lëndës së parë

dhe në produktin e gatshëm; çështjet rregullative të

procedurës së analizës; karakteristikat fizike dhe kimike

të molekulës së barit; identifikimi i barit; analiza e barit;

pastërtia dhe stabilitetit i barit.

�FARM±417� Farmaci klinike / 5.0 ECTS

Moduli Farmaci Klinike është pjesë e kurrikulës së

formimit profesional. Është e përbërë nga leksi-

one dhe seminare. Studenti në këtë kurs do të

njihet me njohuri rreth çështjeve klinike të sëmundjeve

dhe principet e një përdorimi sa më të sigurtë dhe ra-

cional të barnave, si dhe të plotësojë njohuritë e stu-

dentit me farmakologjinë klinike bashkëkohore për sa i

përket përzgjedhjes, provave klinike, fazave të studimit

të një bari të ri.

�FARM±419� Farmakoterapeutikë / 2.0 ECTS

Ky modul do të përqëndrohet në konceptet bazë të

farmakoterapisë. Përdorimi i barnave është ndë-

rhyrja më e zakonshme në kujdesin shëndetësor,

megjithatë, nuk është pa rrezik. Përzgjedhja e barnave

dhe përshkrimi i recetave është nje ceshtje gjithnjë e

më komplekse.

Si pjesë e një proçesi shumë-disiplinor që përfshin edhe

farmacistët, duhet të studiojmë për të promovuar për-

shkrimin dhe ekzekutimin e recetave në mënyrë sa më

të qartë dhe të sigurtë. Të respektohet zgjedhja e paci-

entit dhe të orientohet e këshillohet në mënyrë sa më

të saktë përgjatë terapisë së përshkruar.

Kjo lëndë është hartuar për të ndihmuar studentin të

kuptojë dhe adresojë shumë nga këto çështje. Lënda

do të studiojë rasteve klinike si dhe do të ndihmojë stu-

dentin të kuptojë sa më mirë parimet e terapisë.

�FARM±421� Dermatologji / 2.0 ECTS

Moduli Dermatologji është pjesë e kurrikulës së

formimit profesional. Është e përbërë nga leksi-

one dhe seminare.

Studenti në këtë kurs do të njihet në pjesën e përg-

jithshme me anatominë dhe histologjinë e lëkurës,

fiziologjia e indit të lëkurës, principet e diagnostikimit,

principet e mjekimit. Ndërsa në pjesën speciale me së-

mundjet infektive të lëkurës, sëmundjet virale (herpes

zoster), skabian, infeksionet mykotike orale e vaginale,

etj.

�FARM±423� Shëndet Mjedisor / 2.0 ECTS

Moduli Shëndet Mjedisor është pjesë e kurri-

kulës së formimit profesional. Është e përbërë

nga leksione dhe seminare. Studenti në këtë

kurs do të njihet me: kërkesat bazë për një mjedis të

shëndetshëm, matja e cilësive të mjedisit, ekspozimit

human dhe e ndikimit në shëndet, ndikimi i faktorëve

mjedisorë në shëndet, natyra e lëndëve të dëmshme

të shëndetit mjedisor, vlerësimi dhe menaxhimi i ris-

kut, ndotja e ajrit dhe efektet e saj në popullatë, uji dhe

saniteti, ushqimi dhe bujqësia, sëmundjet me origjinë

ushqimore dhe helmimet ushqimore, vendbanimi dhe

urbanizimi, shëndeti dhe përdorimi i energjisë, ndotja

industriale dhe siguria kimike, çështje shëndetësore

ndërkufitare dhe globale, masa për mbrojtjen e shën-

detit dhe mjedisit.

�FARM±425� Farmaci Fizike / 6.0 ECTS

Moduli Farmaci Fizike është pjesë e kurrikulës së

formimit profesional. Është e përbërë nga leksi-

one, seminare dhe laboratore. Studenti në këtë

modul do të njihet me konceptet bazë të kimisë fizike

dhe koloidale: Parimi i parë i termodinamikës, Parimi i

dytë i termodinamikës, Baraspesha fazore në sistemet

me një dhe shumë komponentë, Tretësirat e elektro-

litëve, Përcjellshmëria elektrike e elektrolitëve, Dukuritë

sipërfaqësore, Sistemet koloidale.

�FARM±501� Praktikë Profesionale / 25 ECTS

Praktika do të zhvillohet në rrjetin farmaceutik të qytetit të Tiranës ose qyteteve të tjera, në farmac-itë spitalore, si dhe pranë ndërmarrjes prodhuese

farmaceutike "PROFARMA" e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave (QKKB), me qëllim njohjen e stu-dentit me praktikën e punës në këto ambiente. Për periudhën e praktikës studentët janë të detyruar t'i nën-shtrohen rregullave dhe kërkesave të Institucionit ku kryejnë praktikën dhe çdo ditë të evidentojnë punën e bërë në formën e një ditari. Kjo pjesë e evidencës ditore kontrollohet dhe nënshkruhet nga specialisti përgjeg-jës i institucionit dhe në fund dorëzohet për t'u nënsh-kruar edhe nga Drejtuesi i Praktikës Profesionale pranë Departamentit.

�FARM±503� Tezë Diplome / 20 ECTS

Studenti të aftësohet për shfrytëzuar literaturën, për të kryer punë kërkimore në mënyrë të pavarur, për të mbledhur dhe organizuar informacion shken-

cor, për të realizuar eksperimentet shkencore, si dhe për të realizuar një prezantim të punës së tij përpara kolegëve dhe anëtarëve të komisionit, çka realizon dhe qëllimin përfundimtar për dhënien e diplomës së inte-gruar të nivelit të dytë (DND) në FARMACI.

60 ALDENT KATALOG

Page 12: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

6.4 Departamenti i Farmacisë

�FARM±505� Grupimi Teknologji Farmaceutikë / 10 ECTS

Teknologji Farmaceutike Nr. krk editeve

1Prodhimi industrial dhe garantimi i cilësisë së barnave - Praktika e Mirë e Fabrikimit të Barnave (Good Manufacturing Practice –GMP)

5.0

2 Proceset njësi në prodhimin industrial të barnave 2.5

3 Formulimi i barnave të qëndrueshme 2.5

4 Sistemet e avancuara të shpërndarjes dhe targetimi i barnave 2.5

5 Çlirimi i kontrolluar i barnave 2.5

6 Preformulimi farmaceutik 2.5

7Formulimi i sistemeve të shpërndarjes së barnave me natyre proteinike e peptidike

2.5

8 Kozmetologji 2.5

�FARM±507� Grupimi Farmakologji / 10 ECTS

Farmakologji Nr. krkreditevee

1 Farmakokinetika dhe farmakodinamika 2.5

2 Farmakovigjilenca 5

3 Farmakokinetika klinike e avancuar 2.5

4 Farmakoepidemiologjia 5

5 Farmakogjenetika 2

�FARM±509� Grupimi Kontroll i Cilësisë së Barnave / 10 ECTS

Kontrolli i Cilësisë së barnave Nr krrediteve

1 Regjistrimi i barnave 2.5

2 Stabiliteti i barnave 2.5

3 Analiza farmaceutike, parashtrimi i metodikave 2.5

4 Kimi bioanalitike 2.5

�FARM±511� Grupimi Farmakognozi / 10 ECTS

Farmakognozi Nr krereedditeve

1 Fitoterapia e avancuar 2.5

2 Metodat fitokimike 2.5

3 Kontrolli i cilësisë së drogave bimore dhe produkteve të tyre 2.5

4 Ekologjia 2.5

5 Etnofarmakologjia 2.5

61ALDENT KATALOG

Page 13: Departamenti i Farmacisë ofron Master i Shkencave në Farmaci D denti njihet me ligjet themelore të kimisë, formu-lat kimike, termokiminë, strukturën atomike, kon-figurimet elektronike

6.4 Departamenti i Farmacisë

�FARM±513� Grupimi Shkenca Biomolekulare / 10 ECTS

Shkenca Biomolekulare Nr krediteve

1 Biomolekulat 2.5

2 Biologji e avancuar 2.5

3 Bioteknologji 2.5

4 Etika në kërkim 2.5

5 Drug/Design 2.5

�FARM±515� Grupimi Farmaci Sociale / 10 ECTS

Farmaci Sociale NrNrr krediteteve

1 Metodat kërkimore në farmacinë sociale 2

2 Farmakoekonomia 3

3 Epidemiologji mjedisore 2

4 Kultura për barnat në shoqëritë bashkëkohore 2

5 Shpërndarja e barnave, komunikimi dhe informimi 2

6 Teoritë e kujdesit shëndetësor 2

7 Zhvillimi i barnave klinike 2

8 Të drejtat e pronësisë intelektuale në shkencat farmaceutike 4

�FARM±517� Grupimi Kimi Farmaceutike / 10 ECTS

Kimi Farmaceutike NNNr krediitteve

1Njohuri bazë mbi projektimin dhe përftimin e molekulave të reja biologjikisht aktive

3

2 Kimi strukturale 2

3 Kimi organike e avancuar 3

4 Stereokimia e molekulës dhe veprimi biologjik 3

5 Kimi organike e avancuar – pjesa laboratorike 2

�FARM±519� Metodologji e Kërkimit Shkencor / 5 ECTS

Të pajisë studentët me njohuritë bazë, mënyrat dhe

ta orientojë në kërkimin e literaturës përkatëse

për projektet kërkimore. Të aftësojë studentin për

analizimin e projektit përpunimin dhe interpretimin e të

dhënave të marra. Ta aftësojë studentin drejt paraqitjes

korrekte në të shkruar dhe të folur të punimit në fjalë.

62 ALDENT KATALOG