deklarata univerzale e te drejtave te njeriut

6
DEKLARATA UNIVERSALE E TE DREJTAVE TE NJERIUT Punuar nga Arta Kurteshi

Upload: arta-kurteshi

Post on 26-Jun-2015

300 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Deklarata Univerzale e Te Drejtave Te Njeriut

DEKLARATA UNIVERSALE E TE DREJTAVE TE NJERIUT

Punuar nga Arta Kurteshi

Page 2: Deklarata Univerzale e Te Drejtave Te Njeriut

U krijua-1948

U ratifikua-10 dhjetor 1948

Vendndodhja -Palais de Chaillot, Paris

Autorët -John Peters Humphrey (Kanada), René Cassin (Francë), PC Chang (Kinë), Charles Malik (Liban), Eleonor Roosevelt (Shtetet e Bashkuara)

Qellimi-Te drejtat e njeriut

Page 3: Deklarata Univerzale e Te Drejtave Te Njeriut

HartimiPuna pergatitore per punimin e Deklarates eshte nje shembull i shquar i kapacitetit

te Organizates per nje kooperim dhe konsensus internacional.Teksti eshte hartuar gjate 2 viteve-nga janari 1947,kur Komisioni per Te Drejtat e

Njeriut u takua per here te pare per te pergatitur nje Karte Nderkombetare Te Te drejtave te Njeriut deri ne dhjetor 1948 kur Asambleja e Pergjithshme e miratoi Deklaraten Universale.

Komiteti 8 anetaresh, kryesuar nga znj Eleonor Roosevelt, e veja e ish-Presidentit ShBA-se, ranë dakord mbi rëndësinë qendrore të afirmimit te respektimit te përgjithshëm të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke përfshirë parimet e mosdiskriminimit dhe të drejtat civile dhe politike, si edhe të drejtat sociale, kulturore dhe ekonomike. 

Asambleja e Përgjithshme, nga ana tjetër, e vëzhgonte me kujdes dokumentin, 58 Shtetet Anëtare votuan gjithsej 1.400 herë, praktikisht çdo fjalë dhe çdo dispozitë e tekstit. Kishte shumë debate. Disa shtete islame kundërshtonin artikujt për të drejtat e barabarta ne martese dhe në të drejtën për të ndryshuar besimin fetar, ndërsa disa vende perëndimore kritikuan përfshirjen e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore. 

Më 10 dhjetor 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, me 8 abstenime.

 Që atëherë, 10 dhjetor festohet çdo vit në mbarë botën si Dita e të Drejtave të Njeriut. 

Page 4: Deklarata Univerzale e Te Drejtave Te Njeriut

StrukturaStruktura ishte e ndikuar nga Kodi i Napoleonit(1804) perfshire edhe

preambulen dhe parimet e pergjithshem hyres.Deklarata Universale mbulon varg të të drejtave të njeriut në 30 artikuj të

qartë dhe konciz.Nenet 1dhe 2 jane blloqe themeli,me parimet e tyre te

dinjitetit,lirise,barazise dhe vellezerimit.Organi kryesor i Deklarates formon kater shtylla.Kolona e pare(nenet 3-11) perben te drejtat e individit,te tilla si e drejta per

jeten dhe ndalimin e skllaverise. Kolona e dytë (nenet 12-17), perben te drejtat e individit ne shoqerine civile

dhe politike.Kolona e trete(18-21) ka te bej me lirite shpirterore,publike dhe politike,te

tilla si liria e fese dhe liria e asocimit.Kolona e kater(22-27)percakton te drejtat sociale,ekonomike dhe kulturore.Neni 28 njeh të drejtën për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar që

mundëson realizimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Neni 29 e pranon se, gjithkush ka detyrime vetëm ndaj asaj bashkësie në të

cilën është i mundur zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tijNeni 30, në fund, mbron interpretimin e neneve të Deklaratës nga çdo

ndërhyrje nga jashtë në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

Page 5: Deklarata Univerzale e Te Drejtave Te Njeriut

PreambulaDuke patur parasysh se dinjiteti i lindur i të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të

të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë;

Duke patur parasysh se mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;

Duke patur parasysh se është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t'i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;

Duke patur parasysh se është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve;

Duke patur parasysh se popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë;

Duke patur parasysh se shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore;

Duke patur parasysh se kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi;

• ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME shpall Këtë DEKLARATË UNIVERSALE MBI TË DREJTAT E NJERIUT si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe ndërmjet popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.

Page 6: Deklarata Univerzale e Te Drejtave Te Njeriut

Artikujt e deklarates