dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. autor: ivona brezhinova ... matematika të...

19
Autor: Ivona Brezhinova Ilustrimet: Mentor Llapashtica Dea dhe syzet 8

Upload: vonhu

Post on 27-May-2018

228 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Autor: Ivona BrezhinovaIlustrimet: Mentor Llapashtica

Dea

dhe

syz

et

8

Page 2: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Autor: Ivona BrezhinovaIlustrimet: Mentor Llapashtica

Mirëseerdhët në faqet e kësaj përralle nga “Biblioteka jonë e parë”

Leximi i përbashkët e librave me vizatime me fëmijët tonë ose me nxënësit paraqet mundësi për argëtim dhe lexim i përbashkët.

Librat me vizatime na hapin perspektiva të reja. Librat me vizatime na ndihmojnë të zbulojmë kënaqësinë e hulumtimit, të fitojmë aftësinë për të mësuar, të mësojmë si të gjejmë informacionin e duhur, si të gjejmë ide të reja ose t’i zgjerojmë dhe pasurojmë ato që i kemi. Librat na nxitin të ndërmarrim veprime. Ato mund të na japin ide për të krijuar diçka të re, të shkojmë diku, të bisedojmë me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin lirisht imagjinatën e tyre. Mendoni për aktivitete interesante pas leximit të librave. Zgjerojini temat për bisedë që i ofrojnë këto tekste. Parashtroni pyetje të hapura të cilët e nxitin të menduarin kritik tek fëmijët dhe e zhvillojnë kreativitetin e tyre. Leximi i librave me vizatime është vetëm një hap i vogël në procesin e mësimit i cili zgjat tërë jetën dhe duhet të krenohemi që mund t’iu ndihmojmë fëmijëve tonë në këtë proces.

Ky është vetëm hapi i parë i udhëtimit të gjatë në botën e fantazisë.

Kënaquni gjatë leximit!

Page 3: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Botues për Maqedoni: Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” - MaqedoniPër botuesin: Suzana KiranxhiskaPërkthim nga anglisht në shqip: Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” - MaqedoniRedaktim grafik: Lidija Bozhiq Autor i tekstit: Ivona Brezhinova Ilustrues: Mentor Llapashtica Lektor: Xhabir Ahmeti

Emri i origjinalit: “Dorothy And The Glasses”Origjinali është botuar nga: International Step By Step AssociationKeizersgracht 62-641015 AmsterdamThe Netherlandswww.issa.nlThis book is a publication of the Reading Corner ProjectText copyright © 2004 Ivona BrezinovaIllustrations copyright © 2004 Mentor Llapashtica

-CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје 821.163.3-93(084.11) BREZHINOVA, Ivona Dea dhe syzet / text Ivona Brezhinova ; illustrimet Mentor Llapshtica. - Shkup : Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi”, 2015. - 32 стр. : илустр. ; 21 см Преведено според: Dorothy and the glasses ISBN 978-608-4732-22-8 COBISS.MK-ID 99141130

Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” është zbatuar nga Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë.

Ky libër me ilustrime është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” me mbështetje nga populli amerikan përmes Agjencisë së ShBA-ve për zhvillim ndërkombëtar – USAID. Përmbajtjet e këtij materiali nuk i shprehin detyrimisht mendimet ose qëndrimet e USAID-it ose të Qeverisë së ShBA-ve.

Kushtuar bijave të mia, të cilat mbajnë syze

Page 4: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Kjo është Dea. Ajo mund t’i numërojë vitet në gishtat e dorës së majtë. Sa gishta, aq vite!Ajo nuk e përdor dorën e djathtë për të numëruar.

Atë e përdor për të vizatuar në fletoren e kuqe.Ngjyrën e kuqe e ka të preferuar.

Page 5: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Dea rri ulur në shkallët e shtëpisë dhe përkëdhel Diksin, qenin e saj, me të dy duart.

“Mami ka flokë të kuq, babi ka flokë të kuq,Meritoni ka flokë të kuq, edhe unë kam flokë të kuq.Ne jemi një familje. Vetëm... vetëm, mami mban syze, babi mban syze, Meritoni mban syze, ndërsa unë...”

“Çfarë ke ti, ti je mirë,” i thotë Dea duke buzëqeshur Diksit. “Qentë zakonisht nuk mbajnë syze... apo jo?”

Page 6: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

“A i ka parë kush syzet e mia?” pyet mami më vonë.

Babi menjëherë i vuri re. “Kush ia bëri qenit këtë?” pyeti ai derisa i zgjidhte syzet e mamit prej feçkës së Diksit.

Meritoni qeshte me zë: “Bukur, Diksi tash i ngjan mamit!”

Page 7: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Dea është e pikëlluar. Dëshiron të mbajë syze sikur mami, babi, madje edhe si Meritoni.

Ajo qëndron para pasqyrës dhe vizaton syze me laps të kaltër rreth syve të saj. Ato nuk duken të barabarta, por përsëri ato janë syzet e saj të para.

Page 8: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

“Kush ka vizatuar në pasqyrë?” deshi ta marrë vesh mami.

“Fshij këto shkarravina menjëherë!”

Page 9: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

“Ato janë syzet e mia,” thotë Dea. “Shiko sa bukur dukem me to.”

Mami e uli kokën që ta shohë më mirë Deën me syze.

“Ke të drejtë,” tha ajo me buzëqeshje. “Kisha dashur dhe unë të kem syze të tilla.”

Dea dëshiron ta përqafojë mamin, por nëse lëviz, nuk do t’i ketë më syzet e kaltra të saj të bukura dhe nuk do t’i përngjajë mamit fare.

Page 10: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Dea e di se njerëzit mund të shohin më mirë me syze. Babi i ka treguar kur ia kishte blerë syzet Meritonit. Dhe asaj nuk i kishte blerë asgjë.

Epo... i bleu vetëm një maçok kadife kot.

Dea nxiton në dhomë dhe e kërkon maçokun në dollap. Duket kaq e thjeshtë. Dea i bën edhe atij syze prej teli.

“Tani dukesh si babi.”

Page 11: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Shumë shpejt, gjithë kukullat, arithi, majmuni, madje dhe balena prej

gome fitojnë syze prej teli.

“Epo tani të gjithë i takoni familjes tonë,” thotë Dea me krenari.

Page 12: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Në mbrëmje, babi fjeti në kolltukun e tij të rehatshëm.

Dea fshehurazi, qëndron në majë të gishtave, dhe ngadalë i merr syzet e babit. Ai lëviz pak, e prek hundën por vazhdon të flejë.

Page 13: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Dea i mbyll sytë dhe gjithë gëzim i provon syzet e babit. Shikon me sy

gjysmë të mbyllur televizorin... Gjithçka ishte turbull!

Page 14: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Dea klithi me zë të lartë sa e zgjoi babin.

“Pse bërtet?” pyet ai. “Dhe pse i mban syzet e mia?”

“Ti më ke thënë se njerëzit me syze shohin më mirë,” thotë e pikëlluar Dea.

“Po, por vetëm ata që shohin më keq pa to,” shpjegon babi duke ia përkëdhelur flokët.

Page 15: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Me një zë drithërues Dea pyeti: “Unë... unë nuk i takuakam familjes nëse të gjithë ju

mbani syze?”

“Oh, zemra ime! Ti i ke sytë më të shëndetshëm në krejt familjen,” tha babi dhe merr Deën në prehër.

Page 16: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

“Dhe më të bukur,” shton mami duke ia puthur Deës flokët.

“Ti i bën syzet më të mira për balena që i kam parë ndonjëherë” tha Meritoni duke ia bërë me sy.

Page 17: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Mandej përqafohen njëri me tjetrin dhe tri palë syzet tringëllojnë si gotat

e verës kur cakërrohen për dolli.

Mami, babi, dhe Meritoni nisën të qeshin. Menjëherë pastaj edhe Dea nisi të qeshë pasi e vuri re se s’ka pse të ketë frikë që zështë e ndryshme.

Page 18: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

Për Fondacionin “Hap pas hapi”

Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” – Maqedoni e përkrah zhvillimin e shoqërisë së hapur duke realizuar aktivitete në sferën e arsimit, artit, kulturës, publikimit, si dhe të drejtat e njeriut (fëmijëve) dhe shoqëria civile. Fondacioni udhëheq, koordinon, merr pjesë dhe në mënyrë direkte zbaton aktivitete që promovojnë inovacione, përparim dhe zhvillim i punës në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë.

Fondacioni është i fokusuar në këto qëllime dhe prioritete:

- Zhvillim i vazhdueshëm profesional i të punësuarve në çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme - Ngritja e ndërgjegjes për rëndësinë e arsimit kualitativ për zhvillimin e fëmijës - Përmirësimi i njohurive dhe aftësive tek fëmijët dhe të rinjtë

Për Projektin e USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës”

Fondacioni “Hap pas hapi” – Maqedoni e zbaton Projektin “Leximi ju bën udhëheqës”, financuar nga ana e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID. Projekti zbatohet në të gjitha shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë me qëllim që të kontribuojë për përmirësim të vlerësimit të aftësive gjuhësore dhe matematikore te nxënësit e klasave te ulëta, për përforcim te aftësive pedagogjike të arsimtarëve, posaçërisht aftësitë për notim formativ dhe vlerësim të nivelit të dijes nga gjuha dhe matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e njohurive gjuhësore dhe matematikore.

Projekti “Leximi ju bën udhëheqës” ofron qasje dhe aktivitete inovative dhe kreative, siç janë për shembull: Karvan i shkronjave dhe numrave, Biblioteka me rrota dhe Biblioteka digjitale me materiale të përshtatshme mësimore. Për herë të parë në shtetin tonë realizohen instrumentet për vlerësim të arritjeve nga fusha e gjuhës dhe matematikës, EGRA dhe EGMA, me që do të kemi rezultate dhe pasqyrë më të qartë për arritjet e nxënësve nga lënda e gjuhës dhe matematikës dhe do të nxitet dialog për përmirësim të procesit edukativo-arsimor në shkollat.

Page 19: Dea dhe syzet 8 - ДОБРЕДОЈДОВТЕ! · 8. Autor: Ivona Brezhinova ... matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e

ISBN

978

-608

-473

2-22

-8

Projekt i USAID-it ”Leximi ju bën udhëheqës”

www.stepbystep.org.mk