Çung tahiri i vuthajve

88
Çung Tahiri i Vuthajve VUTHAJT E KELMENDIT Nuk besoj se ka fshat në trojet shqiptare që është i njohur sa fshati, gjegjësisht, krahina e VUTHAJVE? Në çdo vend, kudo që ndodhësh e të pyet ndokush se nga je, e i thua se je nga Vuthajt, të gjithë e dijnë se ku ndodhët ai vend. Pra s'ka nevojë ti thuash f.b. prej Vuthajve të Gucisë, të Plavës apo disi tjetër siç duhët vepruar me vendbanimet tjera të cilësdo krahinë Shqiptare Pse ndodhë kështu, bjen pyetja: Se vet emri është i madhë. Është emër karakteristik. Emër në shqip, me rrënjë Pellazgjike - VUTHAJ. Themeluesi i këtij vendbanimi thjeshtë ILIRO -PELLAZGJIk e kishte emrin shumë karakteristik. Shumë origjinal - shqip: VUTH NISHA. Them shumë shqip se te asnjë popuil në Gadishullin Ilirik s'gjenë kësi emri. Në të vërtetë, sllavët as që e kanë germen th, e as që dijnë ta përdorin atë. Prandaj fshatit Vuthaj i thonë Vusaj ose edhe më keq: Vusanje. Sipas albanologut NOPÇE, VUTH NISHA ishte themeluesi i vendbanimit VÜTHAJ. Ai duhët të këtë jetuar në kohën e udhëheqësit të fundit Ilir -GENTIT. Njëri prej pasardhësve të tij - NIKA e themeloi, jo larg prej Vuthajve, vendbanimin tjetër -NIKÇIN. (Shih lib. Dr.F. Nopça: "Nga Shala në Kelmend" Sarajevë, 1910.) Dhe si për çudi sot thonë Vuthajt e Nikçit, në vënd se të thuhet Nikci i Vuthajve. Dmth. me e drejtë është të thuhet Nikçi i Kelmendit janë Vuthjanë e jo Vuthjanët janë Nike, siç e gjejmë te Hasan I. Gjonbalaj në librin e tij "Kelmendi", Pejë 1989. Nuk qëndron fare konstatimi i Hasanit dhe i disa të tjerëve që janë marrë me këtë problematikë, kur thonë se Gjon Bala është banori i pare i këtij fshati. Përkundrazi, Gjon Bala dhe pasardhësit e tij dhe të vëllait të tij - Nrelit, janë banorët e fundit që e banojnë edhe sot këtë fshat. Do të thot se në Vuthaj shekuj me rradhë kanë banuar Shqiptarët që më vonë u formuan si fis Këlmendas dmth. shumë e shumë vite para se të vendosët atje Gjon Bala me pesë nipat e tij, djemt e Nrelit, i cili ishte vrarë në luftra me turq, diku në vitin e largët, 1684 dhe duhët ta këtë varrin në fund të Ashtit të NRELIt, në Zarunicë Kjo mund të ilustrohet edhe me faktin se sot në Vuthaj jetojnë familje kelmendase që s'janë pasardhësit e Gjone Balës apo të vëllait të tij. Si f.v. Goçajt e Selimajt e Vuthajve. (Shih lib. R.Dedushaj: "Krahina e Plavë-Gucisë nëpër shekuj" NY. 1993) Vuthajt u bënë të njohur ndër të gjitha territoret shqiptare nga vet emri i themeluesit të tyre, Vuthit. Nga legjenda të thurura në atë krahinë sic është ajo e vajzës së Vuthit. Legjendë kjo që vjen që

Upload: dedushaj

Post on 28-Nov-2015

891 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Bjen pyetja: Kush ishte JETON IDRIZI - DEDUSHAJ?U lind në Vuthaj, me ol. o5. 1975. Në një familje të lashtë dhe zëmadhe si përkah burrëria ashtu edhe përkah atdhedashuria.Shkollën fillore dhe gjimnazin "Bedri Pejani" e kreu në Pejë dhe i filloi studimet.Që në vitin e tretë të shkollës së mesme kishte rënë në konflikt më policinë serbe. Ata e kishin malltrtuar dhe ia kishin grisur librat! Rast që u shënua edhe në gazeta, diku në vitin 1991. Ishte pjesëmërrës në të gjitha demonstratat që zhvilloheshin aso kohe në Kosovë. SVonoi dhe ra në kontakt edhe me luiftëtarët e lirisë që vee kishin filluar të organizoheshin në Dukagjin e gjetiu. Derisa i veshi rrobat e UCK -së më 05. o5. 1998, në Gllogjan të Decanit. Një herë ishte edhe në Shqipëri për arme e kohën tjetër ka vepruar brenda Kosovës. Pas kryerjës se stërvitjeve ushtarake në Gllogjan i bashkohet Brigades 131 "Jusuf Gërvalla". Ka marrë pjesë në të gjitha betejat që i ka zhvilluar kjo brigade: Në Logjë, Gllogjan, Prejlep, Maznik,Pozharë, Lumbardh, Jabllanicë (tani Shqipojnë) etj. Gjatë ' paqës së Hollbrukuf'ka kaluar pak kohë në Shqipëri e është këthyer përsëri në Dukagjin dhe nën komandën e Ramush Haradinit e vazhdon luftën deri në vdekjen heroike me o5. 06. 1999, në mes të fshatrave Dashinoc dhe Lumbardh të Decanit. Sipas dëshmitarëve të gjallë ka rënë nga një granatë serbe në vijen e pare të frontit. Është varrosur po atë ditë, në mbrëmje në Maznik për fu rivarrosur me 24 gusht 1999 në Parkun Memorial në Gllogjan.Kështu Jetoni iu bashkua dhjetëshës së mixhallarëve të vet që kishin rënë në përpjekje më të njejtit okupator gjatë shek. XX e që i kemi përmendur më lartë...Pra Jetoni ishte i 11-ti (njëmbdhjeti) burr i Dedushajve, shprehur sportisht: Një skuader e tërë që ra në përpjekje me bishatë e Karpateve.Kështu ishte në shek. XX, e të shohim si do të jetë në shek. XXI. Në shek. e ri me shkijetë e mocëm;"Ujku -thonë, qimen e ndrron por hujin jo"!? (Shih lib. e cit. "Gjurmë Mergimtarësh...)Një tjetër luftëtar i lirisë që shkoj në luftën e fundit për clirimin e Kosovës që nga Amerika e largët me batalionin e famshëm"ATLANTIKU", ishte ISMET AVDIU -DEDUSHAJ. I cili siuc thot rrapsodi popullor, Rrustem Ulaj në një këng kushtua këtij lufttari të lirisë ;Ismet Dedushaj, një djalë Vuthjanë A nisë djali, ani jetën me dhanë Në Nju Jork i la thminë me grue, Në Kosovë erdhi besa me luftue...Për të mësuar dicka me gjerësisht nga ky akt heroik dhe atdhetar biseduame me Ismetin me 30 mars të vitit 2012, në restorantin e tij "Sairfield café" në Kenerike të SHBA-ve: Që në fülim mund të konstatojme se një krue që ka rrjedhë prore s'ka care pa pikuar - thot populli. Edhe Ismeti, si nip i SMAJL ISUFIT, që i kishte marrë 5 plage në trup në Luftën e Grebenit, në mbrojtje të Gucisë në tetor të vitit 1912, nuk kishte si mos t'i vlonte gjaku kur i shihte gratë, femijte dhe plaqet e masakruar nëpër arat e Kosovës dhe lajmerohet vullnetar për t'iu bashkuar "ATLANTIKUT", për të shkuar në Tufte. "Ne ato momente s'kam marrë asgje parasysh. As femijte, as gruan e semur e asgje tjetër! U Tajmerova në shtab, në Jankers, të komandantët: Hysni SyTa e Shefki Mexhuani, që të gjithë komandoheshin nga SKENDER DOCI, oficer i Ushtrisë Shqiptare. Djaïi i të famshmit, Veli Niman Docit, që gjatë LDB, kishte qenë Komandant i babait tim - Avdi Smajiit, të mobüizuar në LAC në Malësinë e Gjakovës në fun të vitit 1944 e fiTTimi i vitit 1945."110 djélmosha, e Tanë jetën e rehateshme të SHBA -se dhe hypen në aeropTan për në Tiranë. Në mesin e tyre përvec Ismetit nga Krahina e Plavë -Gucisë ishin edhe: Haxhe Balidemaj, Cen Haxhaj, Sadri Mehaj, Ymer Kukaj, Brahim Selimaj, Kujtim e Xheme Gocaj dhe Arben e Mïlot Bucaj.Ka të drejt Akad. Hivzi Isiami kur thot: "E tërë bashkësia shqiptare në SHBA ishte shumë e angazhuar për zgjidhjen e drejte të gështjës se Kosovës dhe të shqiptarëve në ish Jugosllavi, si dhe për zhviüimin dhe demokratizimin e Shqipëri

TRANSCRIPT

Çung Tahiri i Vuthajve

VUTHAJT E KELMENDIT

Nuk besoj se ka fshat në trojet shqiptare që është i njohur sa fshati, gjegjësisht, krahina e VUTHAJVE? Në çdo vend, kudo që ndodhësh e të pyet ndokush se nga je, e i thua se je nga Vuthajt, të gjithë e dijnë se ku ndodhët ai vend.Pra s'ka nevojë ti thuash f.b. prej Vuthajve të Gucisë, të Plavës apo disi tjetër siç duhët vepruar me vendbanimet tjera të cilësdo krahinë ShqiptarePse ndodhë kështu, bjen pyetja: Se vet emri është i madhë. Është emër karakteristik. Emër në shqip, me rrënjë Pellazgjike - VUTHAJ.Themeluesi i këtij vendbanimi thjeshtë ILIRO -PELLAZGJIk e kishte emrin shumë karakteristik. Shumë origjinal - shqip: VUTH NISHA. Them shumë shqip se te asnjë popuil në Gadishullin Ilirik s'gjenë kësi emri. Në të vërtetë, sllavët as që e kanë germen th, e as që dijnë ta përdorin atë. Prandaj fshatit Vuthaj i thonë Vusaj ose edhe më keq: Vusanje.Sipas albanologut NOPÇE, VUTH NISHA ishte themeluesi i vendbanimit VÜTHAJ. Ai duhët të këtë jetuar në kohën e udhëheqësit të fundit Ilir -GENTIT. Njëri prej pasardhësve të tij - NIKA e themeloi, jo larg prej Vuthajve, vendbanimin tjetër -NIKÇIN. (Shih lib. Dr.F. Nopça: "Nga Shala në Kelmend" Sarajevë, 1910.)Dhe si për çudi sot thonë Vuthajt e Nikçit, në vënd se të thuhet Nikci i Vuthajve. Dmth. me e drejtë është të thuhet Nikçi i Kelmendit janë Vuthjanë e jo Vuthjanët janë Nike, siç e gjejmë te Hasan I. Gjonbalaj në librin e tij "Kelmendi", Pejë 1989.Nuk qëndron fare konstatimi i Hasanit dhe i disa të tjerëve që janë marrë me këtë problematikë, kur thonë se Gjon Bala është banori i pare i këtij fshati. Përkundrazi, Gjon Bala dhe pasardhësit e tij dhe të vëllait të tij - Nrelit, janë banorët e fundit që e banojnë edhe sot këtë fshat.Do të thot se në Vuthaj shekuj me rradhë kanë banuar Shqiptarët që më vonë u formuan si fis Këlmendas dmth. shumë e shumë vite para se të vendosët atje Gjon Bala me pesë nipat e tij, djemt e Nrelit, i cili ishte vrarë në luftra me turq, diku në vitin e largët, 1684 dhe duhët ta këtë varrin në fund të Ashtit të NRELIt, në Zarunicë Kjo mund të ilustrohet edhe me faktin se sot në Vuthaj jetojnë familje kelmendase që s'janë pasardhësit e Gjone Balës apo të vëllait të tij. Si f.v. Goçajt e Selimajt e Vuthajve. (Shih lib. R.Dedushaj: "Krahina e Plavë-Gucisë nëpër shekuj" NY. 1993)Vuthajt u bënë të njohur ndër të gjitha territoret shqiptare nga vet emri i themeluesit të tyre, Vuthit. Nga legjenda të thurura në atë krahinë sic është ajo e vajzës së Vuthit. Legjendë kjo që vjen që nga koha e Romakeve. Ndërsa, në dokumenta të shkruara emrin e Vuthajve e gjejmë që nga shek.

XIII në trajtën "Vutkagni" ose "Vutkaj". Praninë e vjetërsisë vuthjane e dëshmojnë edhe varrezat shumë te kaherëshme si ato t'ashtuquajtura: VARREZAT E REÇIT të Gurtë (kërshat) e Çame në Brematane (Katundi I Epërm) ku ishte edhe një faltore e vogel afër lumit Skafkaçi. Pastaj Varrezat në Moken (në mes të Katundit t'Epërm dhe Gjonbalajve), ato në suka, përmbi Gjonbalaj, Vorret e Shalës, ato në Breg të Lulashit, afër Qafës së Borit, Te Shkëmbi (kërshi) I Zarunicës, në Gropën e Qelanajve - rrenze Bjelicit, ngjitur me lagjën vuthjane - GOÇAJ. Varret e Gjonbalajve, Qosajve (te shkëmbi I Qosajve) dhe me të rejat në Buzbreg ne Katundin e Epërm (Sirmë) etj. Në të cilat nuk janë bërë kurrfarë gërmimesh për të vërtetuar vjetërsinë e tyre?! (Shih lib. S. Ahmeti "Vuthajt dhe Vuthjanët" Tiranë 1996, f. 196-199).Nga burrëria dhe besa e qëndrueshme shekuj me rradhë në këto troje. Nga burrat e mencur e me nam sic ishin: Gjon Bala, Ahmet Zeneli, Hysen ef. Vuthi, Çun Mula, Rexhe Meta etj. Nga trimat e "çartur" që u dalluan nëpër luftërat e pandërprera kundër atakueseve të vet sic ishin: Nrel Bala, Dedush Nreli, Kuk Lula, Deme Gjeka, Sadik Rama e deri te Jeton Idrizi, dëshmori me i ri i Vuthajve që ra në luftën e fundit për clirimin e Kosovës, me 1999. Si dhe nga pjesemarrja e tyre në çdo tubim mbarëkombëtar ku caktoheshin fatet e kombit si të: Verrat e Llukes, në Junik, në Vlorë, e deri në Rambuje të Frances ku ishte Akad. Rexhep Qosja. (Shih lib. R. Dedushaj: "loo vjet luftë" NY. 1999]

Normalisht që ky emër kaq i madh i Vuthajve, i pengonte shumë armiqtë e shqiptarëve, pushtuesit e tyre, apo jo?Veziri i Shkodrës f.v. shpejtoi të lidhte marrveshje me Gjon Balen, të parin e Vuthajve që derisa të ishte ai gjallë, Vuthajt mos të detyrohën ta ndrronin fenë. Posa vdiq Gjon Bala (diku rreth vitit 1700) Veziri e thrret djalin e vëllait të tij DEDE (Dedush) NRELIN në Shkodër. Sepse për Vezirin ishte shumë me rëndësi mbajtja e qetësisë në Vuthaj. Po të lëviznin Vuthajt i destabilizohej gjendja në krejtë "Nahinë e Gucisë" Idriz Lamaj, publicist i njohur në Diasporën e NY. me tha njëher se: "Dy fshatra shqiptare: Vuthaj e Martinaj (Kelmendas) i kanë mbajtur dy qytete shqiptare Gucinë dhe Plavën në vend që të ndodhte e kundërta. Fenomen që ska ndodhur në asnjë krahinë shqiptare tjetër!"Në mes të Vezirit dhe Dedes u zhvillua përafersishte kjo bisedë: - Ti je me i vjetri i Vuthajve, tani pas vdekjes se xhaxhait tënd - Gjon Balës. Me Gjonin ti e din, e kisha një marrëveshje që e kemi respektuar të dyja palet. Prej sodit ajo marrëveshje anulohët. Ti duhët ta ndrrojsh fenë i pari, të behesh Bajraktar i Vuthajve e dalëngadalë të gjithe Vuthjanët ti konvertojsh në Islam. Në Dinë e iman -sic thoshte Veziri!! - Dedushi, si një djalë i një heroit - Nrel Balës të Vuthajve, që kishte rënë në lufte me bishat e Bosforit, diku në vitin 1684, as që mund ta merrte me mend një tradhti të tillë - kuptohët atë në Shkodër edhe e likuidoin. (Shih lib. e cit.Krahina...)Veprimtaria dhe siellja e Dedushit në Shkodër nxiti urrejtjën e organeve osmane ndaj pasardhesve të tij, që si mbiemër e muarrën emrin e tij -DEDUSHAJ. Kjo dëshmohët edhe me faktin se pas kalimit të Vuthjanëve në islam, kurrfare pozitë shoqërore apo shtetërore nuk u dhanë (apo nuk e pranuan ata?) në hierarkinë sunduese të fshatit apo të krahinës. Sic ndodhi f.v.me "mahallët" tjera të Vuthajve që u bënë Bajraktar, Dizdar, Bylykbash etj.Ishte kjo koha sic thot Kadare kur u ndesh "filozofia egershane e lirisë me atë të robërisë dhe kur Shqiptarët u ndanë në tri kampe:ata që e mbajtën Shqiptarinë e kryqin, ata që e braktisën kryqin për gradat dhe armët dhe ata që u shitën" (Gaz. "Bota Sot" 13.ol.2011 f 13.)Dedushajt pra mbetën luftëtar të thjesht dhe shqiptar të vërtetë të përbuzur nga zyrtarët e vjetër e të rinjë të Sulltanit. Sielljet e vet këtyre njerzve binin ndeshe me urdhërat e sundimtarëve dhe hyzmeqarëve të tyre. Bjen fjala: Hoxha i fshatit i pagzonte femijtë me emrat musliman - arab: Ahmet, Jakup, Rexhep, Fazli, Jahe etj. e në jetën e përditëshme në këtë vellazër i quanin ndryshej, me emrat shqip: Hut, Çalok, Bube, Llull, Tunxh. Çung etj. Edhe sot e kesaj ditë kërkund në Vuthaj s'është ruajtur konzervatizmi shqiptar me shumë se në Dedushaj. "Njerzit me të mbrapambetur në Vuthaj janë Dedushajt" - me thonin shpesh në New York ca Vuthjane të "kulturuar", ish servil të pushteteve të huaja apo bijte e tyre. Pse? Se Dedushajt sic thash me pare, se kishin respektuar aqë shumë fenë e pushtuesit osman, s'kishin shkuar në shkollat e pushtuesit e sidomos në ato të serbit (pra kishin ruajtur me gjelozi gjuhën e të parëve të tyre, bile me atë dialektin e vjetër "të Buzukut" siç do të thoshim ne me vonë. E kishin mbajtur me gjelozi të pashoqë traditën e të parëve të vet; Besën, bujarinë dhe trimrinë duke i vur përherë në shërbim të fshatit, krahinës, dhe kombit që i kishtë lindur. Aqë i kishin ndejtur besnik kesaj traditë saqe shpesh ia kishin pare edhe sherrin duke e humbur edhe koken - siç do ti ndodhi edhe protagonistit të këtij shkrimi: ÇUNG (Jahe) TAHIRIT - Dedushaj dhe të tjerëve para tij.

Të shkojme me rradhë:BAJRAM MUSAPër këtë trim do të mesojme nëpërmes të një artikulli të botuar në Gaz. "KOSOVA" të Tiranës, maj 1994. f.5.Të shtunën me 23 prill 1994 në restorantin "II Galleto" të Nju Jorkut, pronë e vëllezërve Bruncaj nga Vuthajt, në praninë e disa dhjetra mërgimtarëve, 'kryetari i Shoqatës "Kosova" të Tiranës, z. Murat Gjonbalaj i ndau dekoratat e disa atdhetarëve që Kryetari i Shqipërisë dr. Sali Berisha i dekoroi për merita në luftërat për liri dhe bashkimin e trojeve shqiptare.Me një krenari dhe mburrje pasardhësit e të dekoruarve i merrnin njëri pas tjetrit dekoratat në fjalë.Kur u lexua dekorata e BAJRAM MUSES, në sallë mbretëroi një heshtje që donte të thoshte shumë. Në ndërkohe u ngrit z. Rexhep Dedushaj, iu afrua mysafïrëve nga Tirana dhe në vend që ta merrte

dekoratën e kapi mikrofonin dhe me një dhembje të thellë tha: "Bajram Muses, në mars të vitit 1913 Serbo - malazezët ia masakruan krejtë familjën. Meqenëse s'imbeti djal as vajze, familja e jonë jemi marrë vesh që këtë dekoratë ta kthejme në Muzeumin Kombëtar të Tiranës, në mënyrë që historianët dhe gazetarët gjatë shekujve të ardheshem të mesojnë dhe shkruajnë për gjenocidet e Serbo - malazezve në Krahinën e Plavë - Gucisë me rrethinë. U falenderua musafirëve dhe u kthye në ulesën e vet. Në sallë mbretëroi një heshtje e dhembeshme.Kuru ktheva në banesë nga kurreshtja e hapa librin "Krahina e Plavë - Gucisë nëpër shekuj" për të mesuar se kush ishte Bajram Musa?Në ata libër shkruante keshtu:"Bajram Musa - Dedushaj, që ato ditë gjendej me dhën në Zabel, përmbi Plavë, u qet dhenëve për gjashtë ditë sanë e bjen në Nokshiq (janar 1880 - C. C.) e i pret tre krena malazezesh. Që bashk me 300 të tjerë i expozojnë në Kodër të Smajlages në Guci..." (faq. 125) Cka do të thotë se heroikisht mori pjese në mbrojtjen e kesaj krahinë dhe trojeve tjera shqiptare nga serbo - malazezët në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pastaj në librin në fjalë lexova: "Se vetretë malazezët thjesht janë hakmarrë (me 1913 - C. C.) tregon edhe ky rast: Duke e ditur ata se bariu vuthjane, Bajram Musa, Dedushaj, i ka prer tri koka malazezesh në Betejën e Nokshiqit, e kërkojnë atë, si Ihotë populli me firu. Mulla Hajra - Ballsha Ballshiq, duke e ditur se ku gjendet Bajrami (...) i prinë një cetë malazezesh 6 orë nëpër borë dhe i shpie në Zabel përmbi Plavë, ku ai dimërontë me dhën. Para syve të phikut (Bajramit) ia vrasin djemtë: Salihin e Lacin dhe la plackisin tërë pasurinë...." (f. 161).Sa e dhembeshme është e kaluara e jonë, mendova me vetëvehtën Shkruar nga rugovasi: Celë CELAJ, N.Y.

BAJRAM XHUKUKur ka hyrë Mali i Zi në Guci, tetor 1912, të gjithe Dedushajt kanë dalur në Malësi të Gjakovës. Vetëm Bajram Xhuku është vonuar duke i pritur shokët e vet: Shok dhe Hul Sokolin e Gocajve, që i kishte kojshi. Posa janë bërë bashk i ka rrethuar ushtria malazeze, i ka lidhur dhe i ka pushkatuar të nesërmën në Qafe të Previse...Pas formimit të Mretërisë SKS, Sadri Brahimajt e Dedushajve kishin mbetur të jetonin në Shqipëri. Nje djal i tyre - HYSEN DELIU, pasi e kishte kryer shkollën fillore në Tropoje e kishte mbaruar edhe gjimnazin në Shkodër dhe ishte sistemuar në njëren prej zyrave të Qeverisë se Zogut prej nga u kishte ndihmuar shumë refugjatëve të Plavë - Gucisë që kishin mbetur në Shqipëri pas masakrave serbe të vitit 1919: "Na i ka dhënë tokat me te mira në Gurz" - me thoshte njëher Mehmet B. Kukaj.Sic dihet Zogu kishte shumë besim në Kosovarët dhe shumë prej tyre i kishte dërguar në kufirin e Greqisë, si element me të sigurtë.Nje ditë në Gjirokastër e transferon edhe Hysen Dedushajn. Ai posa mbërrinë aty merr vesh se në burgun e atij qyteti kalbej trimi legjendar i Kelmendit - PREK CALI. Pasi e vizitoi nja 2-3 herë si djal kelmendas që ishte, vendosi ta liroi pa urdhërin e askujt! Bile, për kuriozitet po përmendim, se se basku me Preken "ikën" edhe shumë të burgosur të tjerë e në mesin e tyre edhe diktatori i ardheshem komunist i Shqipërisë - E. Hoxha, atëherë profesor në liceun e Korces. Pasi puna u be e madhe HYSENI iku në Greqi. (Shih lib. "Prek Cali Kelmendi dhe Kelmendasit" të autorit Dr. Luigj Martini, Shkodër 2005)Autori në atë libër thot një djal nga Kelmendi, pa e përmendur emrin e Hysenet!?Derisa mixha i Hysenit, SOKOL SADRIA, punonte atë kohe në Ministrinë e punëve të brendeshme në Qeverinë e Zogut dhe se bashku me Col Isufin e Hasangjekajve dhe Sali Ibrën nga Gucia e shoqëruanë Komisionin Ndërkombëtar për caktimin e kufirit në sektorin e Vermoshit në maj të vitit 1924. Gjegjesisht, e përciellnin Mehdi Frashërin, përfaqsues të atij komisioni nga ana e Shqipërisë. Komisioni në fjalë është pritur mirë nga uutoritetet jugosllave në Plavë por i arrestuan tre përciellsit e lartëpërmendur duke i quajtur i Kiishtetas jugosllav.Ky incident ishte bërë problem ndërshtetëror, por kryetrimi gucias, Rexha i Vogel - Bekteshaj, i ndihmuar edhe nga postkomandanti i kufirit në Grabon të Kelmendit, vuthjani Rrustem Ademi -Ulaj, i liroi me dhunë, duke i shkembyer me ca tregtar malazez që i zuri rob duke u kthyër nga Shkodra.

Ngjarje kjo që gati i prishi ditët e mjaltit të Zogut me Pashiqin. Përcka atë kohe e pesoi duke e paguar me jetë Rexha me rreshtër Ademin.Posa vijnë në pushtet cetniko - komunistët malazez, do ta nxierrin nga sirtari edhe njëher dosjen e Sokolit duke e burgosur dhe mbajtur në burg me vite të tëra.Vëllezërit e Sokolit, ZEQIRI dhe XHEMA u vranë në luftë me cetnikët shkie në Vonosellë në korrik të vitit 1941. Kur ata bashk me Sokolin, Cung Tahirin e Dedushajt tjerë u vunë në shërbim të mbrojtjes se kufijeve të Shqipërisë Etnike. Po në atë luftë ishin vrarë edhe IMER HUTI e RAME BAJRAMI sikurse edhe SADIK MYFTARI që e kishn vrarë xhandarët e Lashiqit pak para asaj luftë...

Imer Huti

KUSH ISHTE QUNG (JAHË) TAHIRI ?

Në një rast duke rënë malësorët e rrethit të Tropojes (Gash e Krasniqe) në Guci nga qafa e një mali të afërm e vrejnë minarën e posandërtuar të xliamisë në Vuthaj (she. XIX) dhe njëri pyet: "Zo p'është ajo?" Tjetri përgjigjet: "Oxhaku i Sylë I l.isanit" të cilit i kishte shkuar zëri larg në Malësi. Bhala dhe Malësia e Gjakovës e kishin "hanin" e pare duke shkuar e duke u kthyer nga Gucia. (Me trgonte plaku 90 vjecar - Jakup Jahelezi i Dragobise)Tymin lartë të këtij oxhakut e mbajtën edhe i I ui i i Sylës - Isuf Syla dhe nipat e tij: Arif, Zymer dhe Çung Tahiri./Cungu ishte djali i tretë i Tahir Sylës, i lindur rreth vitit 1890, në Katundin e Epërm (Sirm), rrenze Bhkallës se Zarunices në Vuthaj. U rrit si cdo femij viiihjanë duke i ruajtur bagëtinë dhe duke e thithur

airin e paster të Alpeve Shqiptare dhe mencurinë, bujarinë e trimërinë nëpër odat e kullave

legjendare të Vuthajve. Derisa, vëllezërit e tij me të mocem, Arifi e Zymeri ishin ndër shpianikët -si thonë në Vuthaj, me të mëdhenj të fshatit, Cungu (Jaha) ishte lazdrani i shtëpisë. Sungari i babes.E mbajnë në mend në Vuthaj, se qysh kur ishte i ri Cungu ishte dalluar paksi i jashtzakonshëm. Shpeshehëre kur mblidheshin katundi nëpër ndeja ai deklaronte: "Me mujtë me i marrë filanin e fïlanin (duke i përmend me emra, cdoherë të ndryshem) në shpinde kërcej me gjithe ta në Gërlë! Vehtën e paguaj: 1 me 2 e katundit ia hjeki 2 spihuna, se na kanë lodhe me spiunlleqet e tyre !!"Guximi i tij i mahnitëte bashkfshatarët : Ndër të parët kishte shkuar në luftën e Grebenit në mbrojtje të krahinës në tetor të vitit 1912, ku iu kishte plagosur rende mixha i tij Smajl Isufi. Pastaj kalon nc mbrojtjen e Shkodrës nga Malazezët, përcka edhe u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë - dr. Sali Berisha, me rastin e 80 vjetorit të shpalljes se pavarësisë se Shqipërisë, me "urdhër për veprimtari p.itriotike të klasit II" Merr pjese edhe në Luftën e Koplücut me 1920, në mbrojtje të Shqipërisë nga hordhitë Jugosllave. (Shih lib. i cituar: "Krahina ...f, 342).Gjatë Jugosllavisë se pare, të Karagjorgjeviqëve, shpesheherë kishte rënë në konflikt me xhandarët e (i|orgje Llashiqit që vetëm në territorin e Vuthajve i kishin sajuar 9 kazerma ushtarake për ruajtjen e kufirit Shqiptaro - shqiptar, të cilin Cungu se kishte pianuar kurr. "Se bënte hesap farë kufirin" - me ihoshte Babai im, Mani shpesh dhe vazhdonte: shkonte shpesh të dajtë e vet - Jahelezët, në hiagobi, të kushërinjtë në Cerem e Valbonë e deri nc Tropojë, ku rrinte me javë të tëra."Në pran veren e vitit 1941, kur ushtria Jugosllave i sulmoi kufijtë e Shqipërisë, Cungu u dalldis: "O Novak, hajde të shkojme në Shkodër, se Slikodra ashtë e jona" - i thonin ata ushtar një kolonistit serb në Vuthaj - duke u ngjitur shkallës se Zarunicesü E Cungu që rrinte te dardha e egër, në oborr të vet - me thoshte Baba, u thonte me za të l.n lë: "Po m ..." E na shtonte ai, i thonim: "Ec more inluenda se po të vrasin"!!Dhe, pak ditë me vonë, kur ata ushtar fashist I ihcheshin të demobilizuar nga Shqipëria (meqë Jugosllavinë e kishte sulmuar Hitleri), Cungu me ca yruthjanë të tjerë i ndalte te Gurra e Ali Metës, në Zarunuce dhe jovetëm që i çarmatosnin por ua merrnin edhe rrobet e i lëshonin në kemishe e tlina të shkonin në Guci. Me armët e uzurpuara i armatosen pothuajse krejt katundin.Pastaj iu bashkua parise se Vuthajve: Çun Mulës, Gjonbalaj, Hasan Isufit, Kukaj dhe Iber Hysit e Haxhi Metës se Martinajve e udheheqëseve tjerë të kesaj krahinë në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë Etnike.Sadik Bekteshi, atëherë komandant i AP "Perlat Rexhepi" me tregonte në shtëpinë e vet në Tiranë, në maj të vitit 1971, në prezencën e Sylë Butit e dy vuthjanëve të tjerë, se: "Çngu ka qenë patriot. Na i kishte lënë shyetnit në arë e thoshte të nxierrim sa të donim patate që ishin shumë të mira. Por, si thonte ai, Çungu ka qenë Ballist. Njëher unë me ca antar të shtabit të arradhës pritnim me dalë buka prej zjarrit e me ngi barkun. Por posa e nxorri bukën prej nën sac Qamilja (Nëna ime -R.D.) Çungu e

çoi diku tjetër e në u desht ta presim tjetrën buke derisa të piqet. E kur e pyeta Çungun se ge beri bukën e pare ai mu përgjegj :" Në dbanin tjetër i kam do burra me të mirë se ty. "Ishte Hasan Isufi i Kukajve me getën e vet "balliste"!?Kjo do të thotë se Cungu i mbante dhe i ushqente gdo njeri që luftonte për lirinë e Atdheut, pa kursyer asgje.Derisa Sadiku me shoke (partizanët) ia kthyenë shpindën pasi e grabitën pushtetin në SHQIPËRI, Q ungu mbeti duke u dhenë buke atyre që mbetën nëpër male e që i ndiqte Sadiku me shokët shkije me i vrarë!!!Manit i kujtoheshin këto raste: "Çojsha buke në dy punkte :Hasan Isufit me të vetët në një vend e Haxhi Metës - Prelvukaj, në një vend tjetër! Ishte shumë rrezik. Vitet 1946 - 1948. Nje ditë BrahimSmajli - kusheri i Haxhiut, me pyeti: "A ke fare armatimi ti gi po yjen keshtu kaq guximshem? E kur i thash jo, ma dhuroi një allti me mllugje të bardha për të cilën me vonë e kishte torturur se tcpërmi Udb - ashi Vojo Maziq në fund të viteve të 50 ta!!Njëher tjetër, isha tue kositë, në kohe të "zadruges" (cooperatives). Vrejta një rrugeice nëpër livadh që shkonte të Gërla. Shkova pas gjurmëve dhe papritmas u gua një "kagak" në kembe! Kur pyeta: "Kush je ti, e gka po lype aty?" Mu përgjegj: 'Mam kalimtar, të lutem thirrma Cungun e ikem!" Mixha (Cungu) shkoj menjëhër e kur u kthye me iha: "Mos u ba marak, se ata shkuene." E kisha të qartë se ai po na rrezikonte jetën të gjithëve, se jo vrtëm vehtës"!?Por Çungu në këto gaste ishte edhe naiv, i I icsonte gdokujtüRexhe Meta. Prelvukaj, me ka thenë njëher, se < ungu ma qitete kutinë me duhan "Tarabosh" në mes të kafes në Guci, duke me thenë : "Byrem 'lnhan burrash"!! E unë i thojsha: "Qebesa e Zotit shpejt ke me ia pa sherrin e s'po sheh hig". E ai mu përgjegjte: "Mos u tut he burr. Ju Martnoviqi tuteni shumë"!!Dallohej edhe me digka tjetër: Ishte pothuajse i v< inïi shqiptar që shkonte ta vizitonte e i dërgonte UHhqime dhëndrrit të vëllait të tij - ELEZ H. I BALIDEMAJT që ishte i dënuar me 20 vjet burg në Podgorice. Kurse gruan me 2 femij ia mbante në shtëpi !!Ishte njeri ndër njerzit e rrallë që skishte pranuar me hyrë në kooperative n e Vuthajve: "S'hihet në Zadruge me fikanat e Vuthajve e me Raj Gariqin (i vetmi shkja në fshat - R.D.) qe Vuthjanët e kishin zgjedhur drejtor të asaj kooperative"!Bile, njëher e kishte shkaktuar edhe një drame në lidhje me këtë: Mani fiet: "Ishim tue shkue në një mbledhje te shkolla e në rruge e takueme" CM. i cili iu drejtua Cungut me keto fjalë: "Sot ishte dashtë të kërkojme shpërndarjën e "Zadruges". S'ashtë ka shkon puna mbarë e u fik krejt katundi. Prandaj cou ti I pari e unë dal menjëher pas teje e ta shkatrrojme atë dreq. Me veti i kam krejt mahallën time..." Posa filloi mbledhja Cungu e merr fjalën dhe kërkon një gje të tillë. Menjëher pas tij filloi të flas C... që tha: "As dreqi si kupton Dedushajt. I nipi udheheqë me mbledhje (Isufi ishte sekretar I kooperatives, si ish luftëtar i LAC - it - R.D.) e Cungu kërkon shkatrrimin e "Zadruges" ! Assesi, slejojme. Nëse të gjithe Vuthajt dalin prej saj unë do ta mbaj me mahallën time!?Keshtu pra, duke e mashtruar, duke e përciellur e duke e spiunuar Cungun» dalngadalë e qesin në kurthën e 18 korrikut 1951!!!

ISUF ZYMERI

Isufi ishte djali i vetëm i vëllait të Cungut -Zymerit. U lind në vitin 1923 në Vuthaj) (I rregjistruar me 1925). Pasi mbeti herët pa nënë, shpesh herë banonte te gjyshja, nëna e nënës, në Ipla të Tropojes, Në shtëpinë e Niman Sylës se l.imshem. Te babai i nënës. Cka do të thote se traditat e Vuthajve i perfeksionoi edhe me ato të Malësisë se Gjakovës. Cka është edhe me me réndêsi arriti edhe të shkollohej në gjuhën shqipe al je. Pra ishte ndër intelektualët e pare vuthjane të shkolluar në gjuhën shqipe, gjersa moshatarët e tij IK Vuthaj ose sltishin kryer shkollë fare ose e kishin kryer në gjuhën serbe.Okupimi i Shqipërisë nga Italia e dëshproi për se tepermi dhe njeheri u tërhoq në Vuthaj. E kur Italia i okupoi edhe vendlindjën e tij, Isufi iu bashkua LAÇ - it në rrethin e Tropojes, se bashku me dajt e vet Ali dhe Veli Niman Doçin.Kur Veli Nimani zgjidhet komandant i Brigades XXV Shqiptare Isufi bëhet agjutant dhe përkthyes i lil Kêtë e dëshmon edhe bashkluftëtari i tij, Dërvish Rame Çela kur thot: "...Në luftime e sipër, në Millosheve (...) plagoset një shok nga Vuthajt e Plavë - Gucisë - Isuf Zymeri Dedushaj. Unë i afrohem dhe e marr për krahu Pal Shota (komesar i korpusit tonë) i thot pse nuk ecën? Unë iu përgjegja : Shoku komisar Isufi është plagosur në krah dhe prej forces pushkën ia hodhi në dëborë. Kur Pal Shota shikoi dëborën që skuqte nga gjaku, dërgoi lajmin në komande. Komandanti dërgio kalin e tij dhe dërguem Isufin në spital në Mitrovice. Me vonë jemi kthyer në Tiranë ku edhe isufi erdhi e filloi shkollën ushtarake.Por kur e vranë gjeja "aksidentalisht" (në prapaskenë) komandantin, Veli Nimanin, në vitin 46, Isufi tha me mirë të me vrasin në Plavë - Guci UDB - a, sesa krtu, Isufi u kthye në Vuthaj, e u be arsimtar, por me 18 korrik 1951 UDB - ae vret me gjthe xhaxhain Cung Tahirin. (Dërvish R. Qelay. Me rastin e 65 vjetorit të frmimit të Brigades XXV Sulmuese të UC të Shqipërisë" - marr nga interneti.)Ndërsa Mani, në te tor të vitit 2000 shtonte; "Velia e ka pase përciells dhe kurir personal djalin e motrës se vet dhe kusheririn tim Isuf Zymerin. Ai u rrit te dajtë, luftoi bashk me ta dhe mbeti të ta pas luftës. Filloi të shkollohet në Tiranë.Nje ditë, në vjeshtën e vonë të 1946 - tes erdhi papritmas në Vuthaj. U mërzitëm dhe e qortuame pse e kishte lëshue shkollën?! Na tregoi se ishte vra Velia tue thanë: "ishalla me lanë rahat këtu, se atje s'guxoi të rri ma!!" Dhe ashtu duel. Me 18 korrik 1951, pas një incidenti në kufirin Shqiptaro -

shqiptar, e lidhe UDB - a dhe bashk me mixhën e vet Cung Tahirin e pushkatojnë në fund të katundit. Bien pyetja: A mos Isufi ishte i vetmi dëshmitar që e dinte mirë rastin e vrasjes se Veli Nimanit dhe u desht ta zhdukin kaq mizorisht?? (Shih lib. I' Dedushaj ; "Gjurme Mërgimtarësh" N.Y. 2009 1.164.)Posa vjen në Vuthaj angazhohet në hapjen e lurseve për zhdukjën e analfabetizmit. Punon natë e ditë.Nënës time, që kishte qenë nxenëse e tij i l.ujtohej si shumë i butë, i urtë por edhe shumë l( mbëngulës për përvehtësimin e asaj që ua mcsonte...Si kuadër i këthyer nga lufta, normalisht, nngazhohet edhe në PKJ dhe zgjedhët sekretar i I <'operatives se fshatit. Fshatarët kishin shumë icspekt dhe besim në të. Se rrjedhte nga dy familje lë mira: Nga shtëpia e Sylë Hasanit të Vuthajve dhe Ni man Sylës të Krasniqes. Pra, ishte kuadër me pcrspektivë. Por, e dinte edhe ai vet se ishte shumë i përciellur: Sigurimi komunist i Shqipërisë ishte i int eresuar ta likuidonte sic Minne edhe me lartë, si i viiiii dëshmitar okular i vrasjes se dajes se tij - Veli Niman Docit. Por edhe njëri prej dëshmitarëve me të njohur të krimeve të bëra në int|et shqiptare në ish Jugosllavi në fund të LDB, pén ka kishte reaguar shpesh daja i tij - Veliu, dhe e I rlile hëngër plumb kryeüUDB - ja Jugosllave, e kishte si person tëhimt që ishte shkolluar shqip, në Shqipëri dhe e ilmle se ka pasur daje Veliun, i cili kishte rënë duke i nihrojtur vendimet e Bujanit. U be i rrezikshem për Jugosllavët sidomos pas vitit 1948, kur ata u "prishën" me Shqipërinë.Jugosllavët, Isufin e njihnin që nga lufta. Ja një rast: Pas një masakër qe getniko - komunistët jugosllav e kishin bëre në Sanxhak, komanda e Brigades XXV Shqiptare që ndodhëj atypari (rreth Vishegradit) e dërgon Isufin me një tjetër që e fliste frengjishtën për të pyetur se për cka është fjala?Ata shkojnë e komandanti sllav që fliste poashtu frengjisht me kolegun e Isufit u thot le të vij vet komandant Veliu, po pa arme! E duke u larguan këta shkjau thot serbisht: "Le të vij e do t'ia kajme nënën"!!Kur Veliu nisët me shkuar Isufi i tregon se është në rrezik dhe ai e dërgon përsëri Isufin që tu thot se Veliu nuk vjen pa arme e pa mbrojtje. Komandanti sllav e pyet Isufin: "Prej kahit je ti gi e din sërbishtën ?" E kur u trgon serbet e shënojnë emrin e tij në një fletore ...Dhe sigurisht ajo fletore ka luajtur rrol edhe në përjashtimin e Isufit nga PKJ dhe ekzekutimin e tij me vonë?! (Deklaratë e Man Dedushaj, tetor 2000 në Arbnesh të Pejës).Kur të gjithe këtyre u shtohet edhe dyshimi që mbretëronte për sielljet e veprimet e Cungut atëherë Isufi, si thonë në Vuthaj, veg i numronte ditët.Nënës time i kujtohej gjendja fizike dhe shpirtërore e tij gjatë asaj kohe: "Rrrinte shumë i ligeshte, s'hante. Rrinte në mendime, punonte shumë, Cungu i rrinte large. Pothuajse slcishin fare marrëdhënje në mes veti. Ecshin në dy binar të kundërt: Cungu i mbante "ballistat" në mal (e kuptoja atë, se posa e piqesha bukën e gonte dikah, e mua mu deshke me qitë tjetrën buke për ne) Kurse Isufi, punonte natë e ditë për përparimin e katundit, shkollës shqipe, kooperativës etj!!Përgdo mëngjes, kur nuk ishte isufi aty, vinte Ibra (një kusheri yni) dhe i thoshte Cungut: "A ke asi duhanit të mirë ma? Qitna nga nja"! Pinin duhan që i vinte era shumë e mirë. (Ma vonë e kam kuptue se e merrnin nga kagakët e Shqipërisë)!!Derisa Ibra ishte i afërt e pinte duhan kagakesh me Cungun, Brahimi (një kusheri tjetër) i rrinte afër Isufit tue mos ditur gka po bajnë Cungu e Ibra.Mani (Babai im - R.D.) ishte në mes të Çungut dhe Isufit. E kryente gdo detyrë që ia jepshin njëri apo tjetri: U gonte buke kagakëve në mal - kur i thonte Cungu. I kryente punët e kooperativës, zakonisht i ruante delet e saj - sipas urdhërave të Isufit.Keshtu në shtëpinë tonë zhvillohej një politike që s'merrej vesh se gpo behej" - me folte shpesh Nëna ime - Qamilja, te e cila ngjarja në fjalë kishte lënë shumë mbresa dhe zakonisht me folte me lotë në sy...Në pranverën e vitit 1951 (ndoshta në prill), tre muaj para pushkatimit te Isufit, vjen një vendim nga Komiteti Qarkor i PKJ për rrethin e Andrievices që të gjithe Dedushajt (Isufi, Ibra dhe Brahimi - që të tre pjesemarrës të Laç) të përjashtohën nga PKJ.

Rame H. Gjonbalaj në N.Y. me tregonte se askush prej antarëve të Partisë nuk pajtohej që Isufi e Ibra të përjashtohën nga organizata. Ishin shumë të respektuar nga të gjithe. Sidomos Isufi që sTrishte djalë me të mirë e me të urtë në Vuthaj asokohe.Sekretari i organizatës se PKJ në Vuthaj, S.Q. ato ditë i ka thirrë një nga një të gjithe antarët e partisë dhe ka ba presion të hatashem që ta ngrisin gishtin për përjashtimin e tyre edhepse s'kishte fare arsyetim pse po i përjashtonim!? Vetëm unë -thoshte Rama s'e kam ngritur gishtin. Të tjerët njezeri i përjashtuanü!Keshtu me ka deklaruar edhe Osman R. Ahmetaj, po në NY. Bile ai shtonte se pas përjashtimit të tyre e pastrimit të partisë nga Dedushajt, ne pysnim: Ozo e cila mahallë e ka rendin tash ??Sylë Buti Ahmetaj, një nip i joni dhe shok e bashkpunëtor shumë i ngushtë i Isufit thoshte: " Pas Rezolutës se Inforbyrose, të vitit 1948, filluan burgosjete dhe torturat mbi intelektualët Vuthjane. Në këto rrethana, duke qenë se të gjithe shokët e mi u arrestuan isha I bindur se kishte ardhur edhe radha ime. Kudo kishte provokime dhe unë duhej të isha shumë I kujdeseshem për cdo hap që beja. Isha I kujdeseshem që mos të me kapnin në befasi sikurse ndodhi me shumë të tjerë. Ishte kohe e vështirë. Arrestimet beheshin natën. Siguri nuk kishte! Thuhej: "Deshti me u arratisur dhe e vranë! "Me kaq mbaronte njeriu. Vendosa që natën të mos flej në shtëpinë time. Të gjeja një vend të sigurtë në ato rrethana shumë të rënda, e të rrezikeshme. Ishte fundi I prillit të vitit 1950, vonë pasi ishte terruar, dola nga shtëpia dhe shkova në oborrin e Cung Tahirit, Dedushaj. E thirra të zo tin e shtëpise dhe I thash:"Cung unë e kam një hall të madh. Ti po e sheh se gka po behet. UDB-a po I arreston njerzit vetëm pse janë Shqiptar. Ti e din se edhe për mua vetëm kërkojnë shkak, nuk është harruar asgje. Kam vendose mos me shkue I gjallë në burg, mbasi e di se nëse me nisin për atë rruge shkoj në moskthim. Si thue ti Çung?" Ai me pyeti:"A I ke mendua të gjitha?" Po. po I them unë. Prandaj para se të hy brenda, po të pyes :A të hy apo të mos hy?! Cungu pa u lëkundur fare, burrërisht me thot: "Shtëpia ime ashtë edhe e jotja, nëse ashtë shkrue le ti del flaka, por me të gjallë nuk ndahem prej tejeü Hyme brenda. U ngjitëm në katin e dytë, në oden e burrave, ku I thirri të gjithe familjarët e vet dhe u tregoi për ras tin. Aty ishin djemt e vëllezërve të tij:Isuf Zymeri, Man Arifi, djali I Cungit Salihi, që ishtë shum I ri, kusheriri I tyre: Brahim Caloku dhe gratë e atyre të tre të parëve. Në këtë familje, me këta njerz të mirë, të paharruar për mua I kalova shumë nëte, deri me 12 maj 1950. Atë ditë, u nisa nga Gucia, ku punoja. Rruges i takova dy milic që e kishin lidhe Sokol Avdinë - një bari, dhe e çonin për në burg! Shkova të Isufi dhe i thash: "Ec të ikim në Shqipëri se kur po i burgosin edhe cobanët, gka presim në mesuesit atëherë!?"Isufi me tha: "Shko ti njëher e nëse vështirësohet gjendja do të vij edhe unë"! Duel edhe Cungu I cili filloi të qante. U përqafuame. Ma dhanë një bombe italiane e u këthye në shtëpi. Unë i morra familjën e hyra në mal. Dola në Shqipëri. Ata mbetën në Vuthaj. Dora e zeze gjakatarë rankoviqianë një ditë të vitit 1951 qëlloi kundër Cung Tahirit dhe Isuf Zymerit. Trima këta dhe atdhetar. Shqiptar të kulluar që me pritën, me mbajtën e me deshtën shumë...Me vonë e kam marrë vesh që Isufi sldshte guxuar të vinte atëbotë në Shqipëri për shkak të rastit të Veli Nimanitü (Nxierr nga një shkrim I pabotuar I Sylës që ia dërgonte djalit të Isuf Zymerit-Smajlit në N.Y, në janar të vitit 2013).Ditën kritike, me 18 korrik 1951. Isufi ka qenë duke kositur me punëtorët e kooperativës jo shumë large ngjarjes. I pari bashk me Shaban B. Ulaj ka arritur te polici i vrarë. S'ka vonuar aty arrinë edhe Mani i cili e përshkruante ngjarjën: "Milici shkja ishte tue dhanë shpirtë. Isufi ia kishte ngri sytë dhe e kqyrte. Unë ia morra pushkën milicit dhe i thash Isufit që të ikim se qyre tenxherja jonë që u ka pru Qungu me hanger. Kishte edhe shumë gazeta jugosllave dhe nji pallto e ushtrisë shqiptare."Isufi vee e shiqonte milicin. Nuk bezante. As nuk lëvizte. Nji herë ka thanë: "kënka shkrue me na mbytë hu!!"Pa vonue erdhën njerz të tjerë dhe milicia. "STcam fole kurr ma me Isufïn" - thoshte Mani i shkret duke fsharë!Këtë ma ka vërtëtuar edhe Shaban B. Ulaj.

ÇFARË KA NDODHUR ME 18 KORRIK 1951?

Dihet se pas prishjes se marrëdhënjëve Jugosllave- - shqiptare (me 1948) sllavo - komunistët e rivendosën përsëri murin e berlinit përmes Shqipërisë. Menjëher u vunë në lëvizje sërish, getat kacake, përbërë nga ata patriotë të kesaj krahinë, të cilët nuk iu dorzuan okupatorit të ri cetniko -komunist Jugosllav, por edhe ata që iken në Shqipëri pas ati viti e me pare, me të vetmin qëllim që ta bindin popullin që të mos i dorzohet pushtuesit, të mos i mashtroje doktrina e UDB - ese që për moto e kishte parollen "përçaj e sundo", dmth. të mos spiunojnë njëri - tjetrin, të mos vritën në mes veti, të mos pranojnë të shkojnë si diverzant në Shqipëri - veprime këto tejet të poshtra që i organizonte UDB - a pas vitit 1948. Pastaj, të mos e lejojnë mbylljën e shkollave shqipe në Mal të Zi dhe të kërkojnë rihapjën e atyre që ishin mbyllur, të organizojnë shkollimin masiv të shqiptarëve, të mos lejojnë shpërnguljën e tyre nga kjo krahinë e sidomos atë në Turqi, e shumë gjëra të tjera.Këta lajmëtar të lirisë, gjenin strehim dhe përkrahje të pjesa me e madhe e popullsise se kesaj krahinë. Strehim të sigurtë gjenin në gdo kohe, sidomos në shtëpinë e patriotit 60 vjecar: Cung Tahirit, Dedushaj. Në forma të ndryshme, por shumë të sigurta, Cungu i pritte dhe i përciellte këta lajmëtar të lirisë, që sig thotë në një rast Dr.Mark Krasniqi: "ishin opozita në mal" Duke e shtrirë e zgjëruar rrjetin e jataqëve të tyre.Me 18 korrik të vitit 1951, veterani kagak i këtyre maleve, Haxhi Meta (Martini) Prelvukaj, i shoqëruar nga Brahim S. Prelvukaj dhe Rexhep H. Balidemaj, në afërsi të tebanit të tij. e vrasin policin jugosllav, Nikoliq Millan.Lidhur me këtë ngjarje, Brahim Smajli, Prelvukaj me deklaroi në Tiranë me 25 maj 1971, sa vijon: "Dy ditë ishim asaj herë të strehuar në Gërrlë (prrue) në fund të livadhit të Cungut. Mëngjesin e tretë, isha në roje, e shokët flinin. Pa pritmas, nga kacubat dolen me pushke në dore dy polic dhe në pyetjën kush je ti aty, nuk u hamenda fare, sepse nuk kisha rrugedalje tjetër, por të shtie me automatik kundër tyre. Njëri prej policeve u vra kurse tjetri iku në drejtim të tebanit të Cungut që s'ishte larg. Mujta me vra edhe atë, por s'ishim ardhe me vra njerz.?!"Ndërkaq, polici që shpëtoi Manit me vonë i ka deklaruar: "Ishim në roje të zakonshme, por me të vetmën detyre që ta mbajme nën vrojtje të përhershme stanin dhe lëvizjet e Cungut me familje. Atë mëngjes Cungu, i cili si duket na kishte hetuar, ra në fund të livadhit e pastaj shkoi në drejtim të fshatit. Millani me tha se në Gërrlë është dikush dhe u nis në drejtim për të pare pse ishte Cungu me pare aty? Unë kundërshtova, por isha i detyruar tl shkoj pas, mbasi ai ishte eprori im dhe keshtu rame në kagak"!!Pas kesaj ngjarje, brenda një kohe të shkurtër nga të kater anët, vërshon ushtria dhe policia duke i rrethuar tebanët e Dedushajve. UDB - a Rankoviqiane i lidhi të gjithe burrat që ndodhëshin në stanishtë. Që nga ajo ditë, au tori i këtyre rreshtave, në moshën 3 vjegare e mesoi fjalën sllave "në bojse" (mos u friko) të cilën e shqiptonin ata polic të mallkuar e gjakatar gjatë bastisjes derisa unë i ulur në prehrin e nënës qaja me denës. E mbaj në mend, si sot, kur e moren tëjen e re mbi bulerë dhe e lidhën babain dhe mixhën - Isufin,Duke ecur rruges, policia dhe të arrestuarit në She të Mrinës (prrue në Zarunice) e takojnë Cungun, i cili posa i kishte ndëgjuar të shtënat, ishte nisur në drejtim të stanit, duke e parandier se digka kishte ndodhur.- Pse mi ke lidhe djemtë - iu drejtua komandirit të policisë - Dragut, se ata sTcan kurrfare fajit -vazhdonte Çungu. Ndërsa polici që kishte shpëtuar bërtiti: "Ky ishte në mëngjez të banditët"!!- E lidhin Cungun duke e liruar Manin dhe të gjithe i dërgojnë në stacionin e policisë në Vuthaj- "E merrshim me mend se gka po u përgatitet" -me thoshte kolegu i Isufit, mesuesi Isa E. Ulaj, në Tiranë, në maj të vitit 1971. Pasi Isufit ia hoqën qesën (kuletën) dhe sahatin me qystek. Ndërsa Cungut, pa e pyetur asgje, në prezencën e shumë fshatarëve që na kishin tubuar aty, komandanti i policisë, Drago Vugeliq nga Drezovica, ia shtërngoi duert me tel aq fort sa filloi t'i rrjedhi gjak nga lekura! Atëherë Çungu i tha: "Keshtu nuk bajnë burrat, po nxierrë altinë e vrame he te p...në te "!! Ndërsa Dragu iu përgjegj: "Biqe vremena i za to (do të këtë kohe edhe për atë)"!?"Pasi i liruan të tjerët, mua me Ibren, kur praroi dielli, të lidhur se bashku, na nisën për në Guci" -thot Brahim C. Dedushaj. Kur rame të Kërshi i Qosa, na urdhënuen të ndalemi, tue e kqyre sahatin. Pasi pushuan të shtënat në T'shtrejtë na filluen përsëri. Kur arritëm në policinë e Gucisë na thanë: "Cungu e Isufi deshtën të ikin, por i vrau ushtria"!? U habitëm pse nuk na vranë edhe neve?? Shifej se cdo gje

ishte e përgatitur që ma pare. Në kohën e caktueme kur Cungu e Isufi duhej "të iknin" ata na ndalën në rruge derisa i rahatuen ata!!" (Shih lib. e cit. Krahina...f.289 - 295.)I fundit, para pushkatimit të tyrë i ka takuar Sadik H. Celaj: "Isha tue u këthye nga Gucia, Kur dola te shpija e Ujkan Smajlit Ahmetaj, u takova me shumë milice e vuthjane që e mbanin mbi supe nji" mejte" (kufome). Ishte ky milici i vrarë kohe ma pare në Zarunice nga terenistët e Shqipërisë. Dmth. ishte viktime e luftës se ftoftë që zhvillohej atëbotë në Ballkan...Te shpija e Istref Sadrise i takova Ibren e Brahimin të lidhun në pranga që përcilleshin nga tre milic...Me pastaj, te Vada e Shalës, përmbi shkollë u takova me Cungun e Isufin, poashtu të lidhun që përcilleshin nga 5 udbash, civil t'armatosun: 1 shkonte para tyne, dy anash e dy pas tyne - njani prej tyne ishte famkeqi Gjoko Gerbiq...Kur arrita te shtëpia, pas pak kohe krisën ca pushke në Gjonbalaj, U kuptua se vranë dika..." (Shih lib. "R. Dedushaj: Si e gjeta dhe si e lash Shkollën Shqipe në Prefekturën e pejës" N.Y. 2006 f.13 - 15.Ndërsa Shpend Sh. Dedushaj, atëherë dhjetë vjecar, me thoshte se atë mbrëmje u ndëgjuan ca krisma pushkesh në Gjonbalaj dhe u përhap lajmi që I vranë të kater Dedushajt. Sa gazep ishte për neve, qajshin gratë. Ishte një tmerr për familjën Dedushaj...Pra në të njejtën ditë, kur u vra polici, rruges për në Guci, në vendin e quajtur T'shtrejtë, me qindra predha nga automatikët u hodhën mbi trupin e njome e të pafajshem të mesuesit të pare për zhdukjen e analfabetizmit në Vuthaj, dhe ish korierit partizan në Brigaden e 25 shqiptare, Isuf Zymerit Dedushaj dhe axhes se tij 60 vjecar, Cung Tahirit. Të dy këta i varrosën në një grope, të cilën pastaj e rrafshuan dhe nuk dihej se ku janë varrosur fare. Cka do të thotë se jo vetëm që ua moren jetën, por edhe vdekjën, duke ua marrë keshtu edhe të drejtën për ta pasur, se paku një varr !Lidhur me varrosjen e tyre flet dëshmitari okular, Myftar M. Gjonbalaj, atëherë njëri ndër udheheqësit e rinisë se fshatit: "Cungun e Isufin i kanë vrarë buz akshamit. Tan natën i kanë lanë ashtu të shrime, të rrethuem me qindra polic e ushtar. Në të vërtetë të tanë Vuthajt kanë qenë në shtetrrethim. Të nesermën në mëngjes me kanë thirrë e me kanë pyet se ku me i shti në dhe, Ata donin ti groposnin në lluge aty ku i kishin vrarë, por unë u thash se kur të cohet gërla i nxierr uji e shashtriset populli me eshtrat e tyre! Vee ti vorrosim në Grope (livadh) te Sadri Alise - Gocaj. Kurse ata me piskatën: "Don tua ngritish përmendorën me vonë eh! Hup (bezhi), me thanë dhe u larguan nga unë. I varrosën nja 100 - 200 metra ma poshtë vendit ku i kishin masakruar, Në anën e epërme të rruges Guci - Vuthaj, në një ledinë (rrafshinë). E celen nji grope dhe i gjuejtën aty të shtrirë në shpinë, njarin pran tjetrit. Përvec ushtrisë e policisë kishte edhe ca vuthjanë, kryesisht udheheqës lokal."Isa E. Ulaj vazhdonte: "Para se ti mbulonin me dhe nji policit boshnjak iu luta të me lejonte t'ia qes Isufit nji mindile fytyrës - meqë e kisha kolege, mesues në Vuthaj. Milici e ktheu shpindën se gjaja s'po sheh se cpo ndodhë dhe unë ia mbulova fytyrën me një shami të bardhe kurse Cungut i ra dheu fytyrës se pambuluar. Pastaj ushtria me cizme e rrafshoi vorrin dhe i vuni bosat e barit, I lagu me uje dhe nuk hetohej fare se aty ka fare vorrit.Pas ca muajsh Mani ma ka dhanë nji midile (shami) të bardhe që mua gati me pati ra pika prej mërzisë. Sa i forte ka qenë Mani i shkretë !! S'di kush i kishte tregue për atë midil që ia kisha qitë Isufit fytyrës, vee ma ktheu nji tjetër. Sa ndershmeni kjo se...!!"Po përmendim këtu se rruga për Vuthaj është asfaltuar me vonë dhe rruga e re ka rënë përskaj përmendorës se tyre (të ngritur 45 vjet pas vrasjes) dhe sot ska njeri që mund të hyj apo të del nga Vuthajt pa i ra në sy fotografitë e këtyre martirëreve. Kjo do të thotë se ata që bien për atdhe nuk mund të zhdukën. Nuk mund të izolohën dhe sot s, kishim ditur vënd me të përshtatëshem me i vorrosur ata dy dëshmor të kombit, se sa aty ku ndodhën tani. Sado që serbet dhe ndihmesit e tyre vuthjanë, janë munduar ti hudhin larg rruges, pas shpindës në një grope rrenz shkembit, por me kot."Arberi s'vdes kurr " - o të shkretë...Isa Ulaj thoshte pastaj se: "pas pushkatimit të tyre atë natë, kemi rënë bashk me milicin e vrame në milici në Guci - te Kërshllahet. Dmth. në Keshtjellat e Ali Pshe Gucisë (!?) ishte e stacionuar policia serbe atëherë!! Ka ardhe shefi i UDB - es të

Jahë (Çung) Tahir DEDUSHAJ (1889-1951)

Malit të Zi, emri si kujtohej, e ka pyet se ku janë të burgosunit. Ku ashtë Çungu ??

Qungun me të nipin Isufin, i kan vra - iu përgjegj Gerbiqi.Kush i ka vra, banda e Shqipërisë ?Jo, ushtria e jonë se kanë dashtë me ik!Si me ike njerzit me duer lidhun? Po ju e paskët fikur Jugosllavene, Neve nau ka dasht Qungu gjallë, he nanën e juaj...Bërtitë si i gmendur dhe nxorri alltin me e vra Gerbiqin!!"" Kjo s'don koment...

Po të njajtën natë, derisa viktimat e fashizmit serb, ishin ende mbi dhe, në Vuthaj, në Mejtepin e Gjonbalajve, mbahet një tubim ku kishin ardhur pothuajse krejt "hyqymeti" i Malit të Zi.Man Arifi - Dedushaj e shpjegonte keshtu atë ngjarje: "Kishin ardhe UDB - a, komitëti, e dreqi e i biri dhe fïlloi mbledhja. Tan Vuthajt ishin aty. Nji shkja i madh me pozitë e merr fjalën. E përshkroi se cka kishte ndodhë atë ditë. Se si Cungu e Isufi kanë dasht me ike e i ka vra ushtria ! (për herë të pare po informohesha për vrasjën e tyne - thot Mani). Se si Cungu ishte fajtor për krejt këto ngjarje. Ai i ka mbajtë "bandat", kurse Isufi ashtë vra pa faj ...!!Pastaj, fjalën e morri Deli Beqa dhe tha: "Nëse ka dijt Cungu, atëherë kanë dijtë të gjithe Dedushajt. Ashtë dasht me i vra që të gjith për këtë tradhti që ia kanë ba Jugosllavise"!? Foli edhe Bali Syla - Gjonbalaj: "Nuk ashtë dasht me i vra njerzit. Ashtë dasht me i cue në gjyq e me e pa a kanë faj apo jo, e pastaj me i dënue. Sipas fajsisë. Keshtu sToan me i vra njerzit, pa gjyq. Edhe unë besoj se përvec Cungut slca dijt askush tjetër. Delia slta të drejtë për cka tha!!"Mani vazhdonte: "E mora fjalën edhe unë. Thash se askush s'di cka ashtë ba. Nëse ka dijtë Cungu atëherë ka dijtë edhe Deli Beqa e të gjithe këta që po udheheqin me mbledhje sonte, se ma afër kanë qenë këta me Cungun se unë që e kam pase mixhe. Të gjithe udheheqësve të fshatit Vuthaj u ndrroi ngjyra e fytyrës. Me ndërpreu nji udbash tue pyet: "Kush ashtë ky që po flet ?" E kur i thanë se isha nipi i Cungut, ai pyeti përsëri: "E si ka shpëtue ky, pse ashtë ky në liri ?!"Konfernca vazhdoi e unë nëpër terr ika jashtë se tutësha mos po me burgosin..."Sipas kesaj që u tha me lartë dhe duke u bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur me vonë lirisht mun të konkludohet se: Isufit iu ka pregatitur vrasja që nga dita kur ishtë vrarë daja i tij, Veli Niman Doei në Tiranë, me 1946. Është përciellur dhe është shfrytëzuar kjo ngjarje për ti zhdukur gjurmtë e

vrasjes se Veliut. Dmth: se bashkpunimi i UDB - es me Sigurimin e Shqipërisë komuniste e zhdukin atë, si dëshmitar të vetëm të asaj vrasje makabër të Tiranë s.Vendimi përfundimtarë është marrë atë ditë të "vodi" (stacioni i policisë) në Vuthaj. Drago Vuceliq, nga Drezovica, afër Plavës, në marrëveshje me ca udheheqse lokal të asaj kohe dhe me aprovimin e udbashit Gjoko Gerbiq, e kanë kryer aktin e gjenocidit. Ja se pse: Shumë vuthjanë dhe jo vetëm vuthjanët, aso kohe ishin duke i mbajtur terrenistët e Shqipërisë. Bile edhe ca nga udheheqësit lokal të asaj kohe! Meqë i kishin miq, vëllezër apo fqinjë që kishin mbetur përte kufirit Shqiptaro - shqiptar. Vuceliq ishte në dijeni për këtë. Andaj ku me e dijtë me cfarë kompenzimit apo i etshem për gjak shqiptarit e pranon sygjerimin e tyre dhe bënë sig bënte Hitleri: Për një gjerman të vrarë 100 të tjere, gjegjesisht për një shkja të vrarë 4 shqiptar ; 2 të pushkatuar në vënd, e 2 në Goli Otok me vite.Këtë konstatim timin ma ka vërtëtuar disa herë gjatë viteve të 70 - ta edhe Tahir S. Hasangjekaj; "Drago Vugeliq, nga Drezovica, në bashkpunim me ga udheheqës lokal - vuthjanë, i ka pritë e përciell me dhjetra terenista që vinin nga Shqipëria e që shumica ishin të lindun në këtë krahinë apo që i dërgonin si diverzant në Shqipëri. Pra sjellnin informata të dyanëshme. Ishin spiunë të të dyja shteteve komuniste-motra gjeja "të prishura në mes veti"!! Dhe për me ua vu kapakun të gjitha këtyne lojrave të ndyta ashtë dashtë të likuidohet Cung Tahiri atë ditë pa ra në Guci, ku do ti kishte zbulue këto dallavere për shumieën e të cilave ishte në dijeni edhe ai vet!!"Nje vokshianë në N.Y.me tregonte se si kur e vizituan një kamp me plot kosovar, Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu. Mehmeti iu drejtua njërit prej tyre, Isa Delajt nga Gucia, me këto fjalë:"Ku je Isa Dela, spiuni me I madh I Rankoviqit?""Besa edhe I juaji - ia ktheu Isa, por ju ishit me të zotët e me zutë"!! Cka do të thotë, si e cekem edhe me lartë, se mjaft "diverzanf'ishin rekrutuar nga të dy palëte: nga UDB-a dhe nga Sigurimi I Shqipërisë. Të shtojme këtu se Isa Delaj (Delanin e quante vehtën ai me vonë )u këthye pa therr në kembe dhe jetoi e vdiq me "merita" në Guci!!"Ma se 50 veta nga krahina jonë do t'ishin burgose sikur të kishte ra gjallë Cungu në Guci atë natë - me thoshte shpesheherë një vuthjanë që slca pranuar ti përmëndet emri. Nji pjese e tynë janë burgose ma vonë, nji pjese sjanë burgose kurr. E disa nga ata janë ba edhe bashkpunëtor shum të zellshem të UDB - es ma vonë !!"Pra Cungu e Isufi u vranë mizorisht e kusherinjtë e tyre IBRA dhe BRAHIMI I kaluan nga disa vite në Goli Otokku Ibra posa doli nga burgu vdiq. Pse vdiq aqë shpejt e tregon me se miri ky rast: "Mund ta merrni me mend cfarë vuajtjesh ishin ato, kur e nxorrën një mëngjes IBER DEDUSHAJN nga qelia në koridor që ishte i gjatë rreth 10-11 metra dhe i komandonte "komandiri" i stacionit N. nga Velika: "Shtriju atje në qoshe të koridorit he babën tënd shqiptar"!! ibra ra në bark, ndërsa i urdhëronte: "Jo ashtu he babën tënd shqiptar, por bje në shpinë"!!Dhe i shkreti Dedushaj u kthente ashtu e komandanti që i kishte përmbi 100 kg, merrte turr nga qoshi tjetër i korridorit dhe i kërcente të shkretit në stomak me të dy këmbët duke e përsëritur të njejtën gje dy - tri her, në stomak dhe në gjoks derisa i ngjori Dedushaj e humbte vetëdijën dhe atëherë e tërhiqnin zvarr e gjuajshin në qeli duke u zgërdhire si bishat e tërbuara." (Shih lib. e Ibro Musiqit të botuar në Plavë në vitin 2006 f. 18.( Ngjarja ka ndodhur në burgun e Andrievices në veren e vitit 1951. - R.D.)

Të shohim në vazhdim se cfarë shkruan gazetat jugosllave për ngjarjën në fjalë: GAZETA ' POLITIKA 'e dat.21 korrik 1951 f.l.në mes tjerash lexojme:"Ditën e 18 korrikut të këti viti inforbyroistët e Shqipërisë kanë krye një krim të rende në territorin tonë. Atë ditë, në ora 13 në juglindje të Gucisë, në afërsi të fshatit Vuthaj, tre kilometra larg kufirit Jgosllavo - Shqiptar dy persona që kishin ardhur nga Shqipëria e kishin zanë pritën dhe kishin hap zjarr ndaj dy miliceve tonë. Me atë rast u vra milici Millan Nikoliq nga rrethi I Cetinjës. Në të njejtën prit këta njerz I lan tre pallta të vjetra të origjinës se panjohur dhe një paqetë me materiale propaganduese antijugosllave."Ndërsa GAZETA "JEDINSTVO" e dat. 25 korrik 1951 në f.2 në mes tjerash thonte:" Ditën e 18 korrikut, në afërsi të fshatit Vuthaj, tre km. në thellësi të territorit tonë inforbyroistët e Shqipërisë e vranë milicin M. Nikoliq, I lindur në fshatin Ceva të Cetinjës. E kanë vrarë në befasi nga prita dhe menjiherë kanë ikur pas që nga urdhërdhënësit e vet ti pranojnë lavdratëte për detyrën e kryer me sukses. Se sa shpejtë kriminelët kanë hikur nga territori ynë tregojnë dy palltotë e tyre që kanë mbetur përskaj milicit të vdekur M.N. As zhelet e veta sTcanë arritur ti marrin heronjtë e Enver Hoxhes. Edhe dicka tjetër kishte mbetur në vendin e krimit pran milicit të vrarë. Kishte mbetur një paqetë plot me afishe dhe broshura në të cilat flitej " për te vërtetën inforbyroiste" Është vështir tia qëllosh, pse pran milicit të vdekur M.N. u la ajo paketë me matërial propagandues antijugosllav... Krimin që inforbyroistët e Shqipërisë e kryenë me 18 korrik afër fshatit Vuthaj, nuk ishte I pari. Shumë hërë na atë pjese të kufirit tonë janë ndëgjuar të shtëna në rojet e pavarësisë dhe lirisë se Jugosllavise Socialiste. Gjaku I njerzve tonë I ka lare ato troje. E atë gjak e derdhnin inforbyroistët e Shqipërisë, duke tentuar që në atë mënyrë ta shuajnë dashurinë e popullit shqiptar ndaj popujve jugosllav. Dhe, në të gjithe atë punë të ndytë Enver Hoxha dhe infrbyroistët tjerë të Shqipërisë, edhepse e planifikojnë detalisht ku dhe kur do ta vrasin ndonjë jugosllav, e harrojnë një gje. Dashuria dhe vëllazërimi në mes të popujve jugosllav dhe ati shqiptar është kalitur në luftë dhe ajo kurr nuk mund të ndërpritët ..."!! (Marrë nga Arkivi I Kosovës)Në baze të këtyre shkrimeve që janë pothuajse të njejta kuptojme shumë gjëra: Del e vërtetë deklarata e Brahim Prelvukaj se slca pasur kurfarë pritë por milicët jugosllave kanë shkuar në vendndodhjen e terrenistëve të Shqipërisë. Se t'ishte vrarë milici nga prita sldshte pasur mundësi që materialet e gjetura aty t'ishin pran kufomes se milicit. Pastaj e theksojnë se ishin dy veta në pritë e u gjetën 3 palltoüPra ishin 3 veta, sic thotë Brahimi dhe I kishin 3 pallto që I lanë për të lëvizur me lehtë në drejtim të kufirit. Shkurtë ata s'ishin të porositur me vrarë njerëz - sic thot dëshmitari në fjalë, se do ta kishin vrarë edhe milicin tjetër.Nuk ishin ata kacak të mbetur nëpër male sic del nëpër ca libreca të disa Gjynahverëve të botuara koheve të fundit aty - këtu. Se përndryshej s'do tjishte gjetur te ata materiali propagandues antititist - propagandë staliniste. Ata ishin banor të Gurzit, shtetas të Shqipërisë që banonin atje që nga masakrat e vitit 1919, mbi Plavë - Guci. Pra ishin nga Martinajt të shpërngulur në Gurz...Në ca libreca dhe shenime nëpër portalet e internetit ca mjeranë kanë filluar me në fund të merrën me këtë ngjarje jo me qëllim që të informojnë se si ka ndodhur e njejta po me qëllim që ta shtrembërojnë dhe t'ia humbin vleftën asaj: Thonë se gjeja Cung Tahiri iku në fillim nga vendi I ngjarjes e me vonë I ra "pishman' e u kthye e hyri nën pranga, se e spiunoi dikush nga familarët e vet (se thonë:para apo mbasi u vra polici!), se përvec 4 emrave që I kam cekur me lartë që u arrestuan atë ditë, përmendin edhe emra të tjerë nga Dedushajt, se po atë ditë e vranë Cung Tahirin me të vëllain Isufin, e cka s'shkruajn keta të shkretë që sigurisht jenë të porositur nga vrasesit e Cung Tahirit dhe Isuf Zymerit, me të vetmin qëllim që ta justifikojnë krimin e jo ti mbrojnë viktimat.Nje përpjekje që përpiqet të shtremberoj dhe me në fund të mohoj atë histori fatkeqe, jo vetëm të familjes Dedushaj, por edhe të krejt Vuthajve!!Historia nuk guxon të trajtohet dhe interpretohet si prrallë. Ajo shkruhet mbi bazen e fakteve. Dhe, faktet janë të bolleshme, për ta faktuar të vërtetën apsolute, të thënë me sipër në këtë libër. Punë kjo 40 vjecare e imja, duke biseduar me të gjithe dëshmitarët relevent dhe duke I konsulltuar arkivat, përvec atyre të Malit të Zi që tani për tani ishte e pamundur t'u afroheshe...

Gazetat e lartëpërmendura në asnjë fjalë se përmendin masakrën që atë ditë e kryen kriminelët sllav në Vuthaj. Me gka vërtetohet se I kanë vrarë njerzit pa gjyq, pa u vërtetuar fajsia e tyre, cfarë e pranojnë edhe vet atë mbrëmje në një konference në Vuthaj - kur thanë se Isufi ka qenë I pafajshem.Edhe sipas këtyre shkrimeve vërtetohet katercepsisht se:Ngjarja që ka ndodhur me 18 korrik 1951, në Vuthaj ka mbetur enigmatike deri në fund të asaj dekade. Derisa kanë nise të kthehen nga Shqipëria disa "t'ikur" në Shqipëri (lexo: të dërguar atje nga UDB - a) Ata atje kishin pasur takime me të gjithe ata kacak që kishin qenë në teren në këtë krahinë, duke filluar qe nga viti 1948. Dhe, të gjitha informatat i kishin siellur në UDBÜPas këtyre exkursioneve turistike një pjese e mirë e ish udheheqësve lokal të Vuthajve - në kohën e vrasjes se Cung Tahirit ranë në burg ose ikën në Shqipëri me përjashtim të atyre që vazhduan bashkpunimin me UDB - en Jugosllave deri në vdekjen e tyre!? (Shih lib. e lartëpërmendur: Krahina...f.289-295)Sidoqoftë rasti i vrasjes mizore të Cung Tahirit me të nipin Isufin, ka qenë pothuajse rasti me vendimtar, me katastrofik për gbërjen e Vuthajve dhe shkatrrimin e asaj keshtjellë natyrore të pamposhtur shekuj me rradhë. Riforcimi i atij kufirit të mallkuar, sherri i të cilit u vranë Dedushajt e lartëpërmendur është fatkeqësia me e madhe për ata malësor. Qfardo që donin malazezët benin me pastaj ndaj vuthajanëve dhe atë nëpërmes të vet vuthjanëve -spiuna që mbinin si kepurdhat pas shiut...Vuthjanët e pandar kurr me pare, u ndanë në tri grupe rivale në mes veti:1. Të gjithe ata që në një mënyrë apo në një tjetër u ishte dhembur Çung Tahiri dhe silleshin mirë ndaj Manit dhe jetimave të të vrarëve, ishin të përndjekur, të përciellur, të diskriminuar, të përbuzur, të burgosur dhe me në fund për të mbiegzistuar u shpërngulën në Kosovë apo Shqipëri e se fundi në SHBA.Haxhe Mustafa i Celajve, në Fier të Shqipërisë, në maj të vitit 1971, me thoshte se disa herë e kishin ftuar në polici dhe e kishin pyetur: Cfarë lidhje ke ti me Man Arifin, ndaj të cilit ishim siellur shumë mirë !! E kur e pyeta pse silleshi aqë mirë me të, ai u përgjegj: "Po atë e kishte vrarë Zoti boll. Me plot shtëpinë jetima, jetonte përgazep. Keshtuqë gdo shqiptarit iu dhimste e nëse s'guxonim t'i ndihmonim bile s'pakut duhej ta ruanim. Shumë njerz janë marrur në pyetje aso kohe: "Pse shkoni apo rrini me Dedushajt" - shtonte Haxha.2. Nje kategori vuthjanësh shiqonin punën e vet, mundoheshin me mbajte bagti, me punuar e me jetuar në mënyrë të pavarur, të ndershme dhe pa ua vu veshin "mushqve të dërzhavës". Por s'i lenin rahat!? Në gjysem të verës i ulnin me nga 2 - 300 copa dele nga bjeshka dhe keshtu me gjithfar presionesh ose i bënin për vehte - spiun, ose i conin në burg apo i detyronin të largoheshin nga Vuthajt: T'iknin në Shqipëri apo në Kosovë prej andej në SHBA, pastaj!3. Në fïllim me se miri e kishin punën ndjeksit dhe shtypsit e të dy kategorive të para: Zënin pozita lokale e shtetërore. Hajshin samuna me qevapa e me maze dhe u Vizllonte fytyra si me pas lyer me vijame thiut. U "ndihmonin" njerzve për ta siguruar "pasoshin ' - sic i thonin ata, brenda dy oreve, bile edhe femijve 12 - 14 vjeçar duke i përciellur në rruge të pakthim - në SHBA. Dhe, një ditë, duke u falenderuar veprimeve të veta "bemirëse" mbetën qyqe vetëm në Vuthaj apo në Guci e Plavë. Tani sillën si qen me zhug nëpër sokaqet e Gucisë apo të Plavës duke u bërtitur "boshnjakve, sabahajrolla e merhaba" dhe duke mos pasur me kënd ta flasin asnjë fjalë në shqipüPor, të njejtit, edhe tani kujdesën, nëse vjen ndonjë gazetar apo kamerman nga Kosova apo Shqipëria në Vuthaj, mos t'i lëshojnë t'a përfshijnë në shënimet e veta përmëndorën të sapongritur të Cung Tahirit me të nipin! Në asanjë video -kasetë "artistike" të "patriotëve" tonë, nuk hynë ajo!?Dmth: Sig shprehet në një rast i shumëpërndjekuri, Sabri Novosella : "stalinist o - enveristët apo titisto -fadilistët" ende i trajtojnë ato varre si varre "tradhtarësh", "armiqësh të popullit apo të Jugosllavise se tyre" tani të ngordhur. (Shih gaz. "Bota Sot '30 prill 2011 f.12.)Mirë e kanë, se Qung Tahiri ishte i pari njeri në atëfare Jugosllavie që filloi ta vriste atë. Ishte ndër të parët shqiptar që u tha JO, Jugosllavëve pas prishjes se kunorës se Titos me E. Hoxhen, " Jo, nuk e pranojme atë kufi nëpërmes tokes tonë. Nëpërmes të Vuthajve. Nuk i ndajme Alpet Shqiptare. Ato janë një e sfaën ndrysheü" - Do tu thoshte të dyve: Titos dhe Enverit që e ringritën atë kufi të mallkuar. Por g'ti bejsh, që s, mund ta merrte me mend i gjori, se kur të bjen ai kufi i mallkuar s'do të këtë aty vuthjanë me. S'do ta besonte atë gje kurr. Se Vuthjanët i kishin qëndruar sundimit romak,

osman, malazez dhe Karagjorgjeveqeve, duke mbetur të gjithe aty. Kishin mbetur aty gjithenjë 200 shtëpi (200 shpi Vuthaj - u thonin me krenarü!) E sot ???Pra, Cung Tahiri e fitoi luftën. U zhduk kufiri shqiptaro - shqiptar. Por g'ti bejsh që Tito dhe Enveri ia zbrazen Vuthajt? i guen në Amerikeü (Shih: R.Dedushaj: "Shpërngulja e Shqiptarëve të Plavë - Gucisë" N.Y. 1997, )Megjithatë ai mbetet krenar. Asnjë njeri, siç është cekur edhe me lartë, s'mund të hyj as të dal nga Vuthajt pa i ra në sy fotografia e Cung Tahirit me plisin e bardhe si bora në vetull të syrit. Dhe ia lëshuan apo jo kamerat enveristo - titistët, cdoherë do ti bien në mënd fjalët e pellazgjikut - Leonidha (jo grekut, sic gënjejnë ata që na vodhën historinë): O udhëtar, kur të shkoni në Spartë (lexo: në Vuthaj) thuani (në paci kujt) se kemi rënë duke e mbrojtur nderin e tyre, bashkimin e tyrë, fityrën e tyre, Besën Shqiptare, krenarinë vuthjanë..."Këtu qëndron shkaku pse në asnjë video -kasetë nuk regjistrohet kjo përmendore. Se ata që regjistrojnë apo i porositin regjistrimet janë ende në shërbim të atyre që i vranë Cungun e Isufin, që i thanë Vuthajt, që e sllavizuan qytezën e Kelmendit (Shkodrën e dytë) - GUCINË. "Për 24 vjet do t'i zhduki Shqiptarët nga ato troje" - kishte deklaruar Nikolla Pashiqi para Evropes. Mund të krenohën argatët e tij - mjerisht !!Pra sig thot në një rast Presidentja e Kosovës z. Atifete Jahjaga: "Historia jonë e re ka qenë shumëherë tragjike, si popull në tërësi, e vegmas për shumë individ dhe familje të spikatura". (Gz. "Bota Sot" 7 maj 2011 f.6).Tështojme me në fund se me rastin e 80 - të vjetorit të shpalljes se pavarësisë se Shqipërisë, Presidenti i Shqipërisë Dr. Sali Berisha i dekoroi këta dy martir Cung Tahirin me "URDHËR PËR VEPRIMTARI PATRIOTIKE TË KLASI II" dhe Isuf Zymerin me "URDHRIN NAIM FRASHËRI TË KLASIT PARE, PËR SHËRBIM NË SHKOLLA SHQIPE NË SHQIPËRINË VERIORE" (Shih Gaz. "KOSOVA" Tiranë nr, 3 (36), Maj 1993, f.7 dha ajo nr. 9 (42), korrik 1993 f.8 dhe nr.l2.korrik 1994 e nr.4. mars 1995 f.3.)

PASOJAT E 18 KORRIKUT 1951

Me 18 korrik 1951, nuk ndodhi vetëm një ngjarje e thjeshtë gjenocidiale, siç mund të mendoj dikush. Nuk u vranë vetëm dy Dedushaj por u vranë krejtë Vuthajt. Krejtë Krahina Kreshnike e Plavë -Gucisë?!Unë jamë dëshmitar okular, i gjallë i të gjitha ngjarjeve që rrodhën nga viti 1951 - 1966, deri në rënjën e Rankoviqit. Është me interes t'i rradhitim këtu ca nga ato ngjarje: Ato më karakteristiket. Më mbresëlëndëset. Ato që si harrova kurr:Babai im Mani, që kishte mbetur i vetmi ushqyes i 4 familjeve: T'vetët, të Cungut, të Isufit e të Brahimit dhe indirekt edhe t'asaj t' Ibrës, ditën që e kishin liruar nga prangat në She të Mrinës, kur si kam thënë edhe më lartë, në vënd të tij e lidhën Cungun (pasi ai vet e pranoi fajsinë para krejt popullit e policisë, duke menduar se do ti shpeton nipat e vet të lidhur në pranga) tërhiqet dalngadalë, pahetueshëm nga turma dhe hynë në mal. Bjen e ngujohet në shtëpinë tonë, duke soditur katundin nga dritarja. Pas një ore i sheh 2 milic duke iu afruar shtëpisë, kuptohet duke e kërkuar atë. Kur milicët fillojnë të trokasin në derë ai nëpërmes një dere sekondare del jashtë, hynë në kollomoq dhe kalon të Sadri Brahimaj-të, kusherinjë tonët që e kishin shtëpinë rrënzë Bjeligit dhe përgatitet t'ikë në Shqipëri.Në mbrëmje, sig e kemi cekur edhe më lartë merr pjesë në një konferencë gjenocidiale të Mejtepi i Vuthajve...Menjëherë fillojnë torturat ndaj tij; Ato ditë posa u vra Cungu, milicia ia kontrollojnë shtëpinë dhe e marrin një pushkë të fshehur nga Cungu. Pandërprerë i pregatisin kurthë për ta burgosur atë e më vonë edhe djalin e Cungut Salihin: "Shumë ta kam sha nanën në burg more Man Arifi, i thoshte më vonë Rexhep Gali Balidemaj dhe vazhdonte: Më thonin se i ke thënë Manit: Mos kij dert se nTtjoftë E. Hoxha gjallë kanë me të dalë mashkujtë në dritë. Ditën e gjykimit në vend tënd erdhi S. Q. që tha se gjëja me kishte ndëgjuar tue ti thanë ty ato fjalë"! E Mani iu përgjigjte: "Edhe 'strujen" ma kanë shti në vesh e me kanë gjue në grope septike, vetëm pse nuk e pranojsha atë deklaratë për timen"!!

"Tanë njerzit në Pazar të Gucisë ikshin nga unë ato ditë, vetëm Shaban Salihi - Hasangjekaj (baba i grues tij) shëtiste me mue! Përçka alarmohej udbashi Mirko Drobnjak që me përcillte tërë ditën"!Kur jemi të daja Shaban, duhet cekur këtu se ai ishte i vetmi njeri që i vizitonte prindritë e mij edhe në shtëpi ato ditë, gjë që ishte rreptësisht e ndaluarü (Shih lib. tim: "Si e gjeta dhe si e lash Shkollën shqipe në Prefekturen e Pejës" N. Y. 2006).Pas ati gjenocidit mbi Vuthaj, u mbyllën të gjitha shkollat shqipe në Mal të Zi përveg asaj në Vuthaj -gudija e Zotit?!Përçdo ditë përhapeshin lajme: U vra filan Vuthjani në kufi me Shqipërinë. U arrestua filan shqiptari i asaj krahinë në Shqipëri, ku e kishin çuar si diverzant atje...U vra Zymer Haxhia - Kukaj, pasi e kishin nxierr nga shtëpia dhe e vrasin gjëja duke ikur në Shqipëri (posa ishte kthyer nga burgu shumëvjeçar)Gjindet i vdekur Cuf Sokoli - Gjonbalaj, në Lug të Bjeligit - një kaçak ky me fletë që veç vdekja e kishte ndalur nga aksionet guximtare të pashoq!?Vritet kaçaku tjetër, Rrustem Thaçi në Zallë të Koçisë, në Krushevë dhe ia mbytin të vëllain, Imer Imerin, bashk me Hasan Haxhiun e Selimajve në burg!Ushtria dhe milicia i rrehnin përçdo ditë barinjtë rrth kufirit. Isha vet prezent kur një kriminel -ushtar sllav, e rrehi Deme Aliun Gjonbalaj, e beri për dyshek në prezencën e me se 20 barinjëve në Bjelig. (Dema më vonë u detyrua të ikte në Shqipëri!!) Përgdo ditë burgosej ngandokush. E mos të flasim për thirrjet në polici, jovetëm të burrave por edhe të grave gjë që ishte kundër traditave tona shqiptare. Arratiseshin shumë nxënës në Shqipëri, që s'donin të mësonin në gjuhën serbishte etj. (Shih lib. tim: "Shpërngulja e Shqiptarëve të Plavë -Gucisë" NY. 1997)Isha shumë i ri por si për gudi i kuptoja që të gjitha g'po ndodhte. Qëllimi i UDB-es ishte t'i friksonte nacionalistët shqiptare. Ti zhdukte krejtë...Përveg Zymer Haxhës - Ahmetaj e Gjergj Pllumit të Thethit, askush nuk shihej përfushë!?Zymer Haxha, i gjatë mbi dy metra, një kreshnik si Muja e Halili dikur. I veshur me rroba kombëtare, me shallin karakteristik të Kelmendit, me kalin e vet - Zekanin, u binte kryq e tërthore rrugëve të asaj krahinë si dikur Lek Pepa i Kelmendit..."E q... loken n' mos Zekani im ta kalon ty me lumuzinë dhe e lëshonte kalin përpara veturës se udbashit Mirko Drobnjak - pra i tregonte atij se ato rrugë janë të tijat e jo të Mirkut kriminel!!Gjergj Pllumi i Shalës, i veshur poashtu me tirqi e xhamadan të qëndisur me ar, me lahutën e tij ku e kishte koken e Skenderbeut u binte kryq e tërthore rrugëve të Gucisë, ulej para ndonjë dyqani dhe ia thonte këngës. Ne, fëmijtë e shkollës garroheshim para tij dhe ndëgjonim më kërshëri.Ka mbetur si anekdote një rast specifik: Vjen Bllazho Jovanoviq dhe e bën një mbledhje në klubin politik t'emigrantëve të Shqipërisë në Guci. Pas një fjalimit të tij të zjarrtë dhe kërcnimeve për të gjithe Shqiptarët në botë kudo që ndodhëshin, i thonë Gjergjit: "Merrna një kangë në lahutëü"

Jo bre, se jamëplakë e s'po mundi. Po, po, do ta marrësh, i thonë do "patriotë të zjarrtë"!E merr lahutën dhe ngadalë me një mjeshtri të rrallë ia nisë këngës: Krajl Nikolla kjofsh o i zi. N' Shkoder g'lype me hi"??Pothuajse të gjithe përnjëheri i bertitën: "Mo se na fike. Na gove në burg"!!Po au thash se jamë plakë, veg këto dy fjalë më kanë mbetë në rradake - gfajsohej Gjergji i shkretë...

Bllazhi e shiqoi me përbuzje dhe me një qëshje cinike sllave, paraqitej se s'muarr vesh asgjë!?Kjo ishte gjendja në këtë krahinë pas atij 18 korrikut 1951. Këto ishin ato që unë i mbaj mend. Ato që i kujtoj edhe sot më dhëmbje...Mani, me përpjekjet titanike na rriti: 3 djemtë e vet, djalin e Cungut - Salihin dhe dy djemtë e Isufit: Smajlin dhe Isufin (sot: Dr. Isuf Dedushaj, që u lind 6 muaj pas vrasjes së babait të tij...)Posa u rritën ata, u ndanë nga Mani të cilit iu kishte lëshuar UDB - a në shpinë, pas këthimit -sig e kemi përmendur edhe më lartë, të disa "t'ikurve" nga Shqipëriaü Në gjysëm të natës na trokitshin në derë policia apo ushtria. Pas shumë zvarritjesh Mani, ua gelte deren e ata pyetnin: Ku u ndëgjua një krismë pushke më pare? Ne dridhëshim nën jorgan duke pritur se a po e marrin tash a më vonë?

E thirrnin në mbrëmje në polici. E merrnin në pyetje dhe e lëshonin në ora 12 apo në një të natës. Sigurisht në rrugë i kishte policinë që e pritnin ta vrasin? Por ai e kishte një kumbarë - Beshir Cekajn, në Guci e flinte të ai dhe vinte në shtëpi të nesërmën! Ishim duke vaditur në arë, natën se ditën s'ia epnin ujin kurr e nga mesi i natës e ndalonin ujin. Mendonin se ai do të shkoj në mal të kontrolloi se gka u bë më ujët e ta likuidonin!Për tua shtuar vuajtjet edhe më shumë filluanë ta thrrasin edhe Nënën në polici. Dhe, bënin presion në të që ta denonconte Babën, se gjëja e ka ndëgjuar të thot keshtu apo ashtu, se ka apo slca arme etj. sig dijnë ata më! (Shih lib. S. Ahmetaj: "Plava dhe Gucia ..." Tiranë, 2002 f. 121.)"Dvetumni ma shpejtë, gka kini mem dvetë, se kam lanë vajzën e vogel përgjinit e më des unit" - u thonte Nëna njëherë Vojit Maziq e dhe njëfarë shqipfolësit me emrin Nuthria - që luanëte rolin e përkthyesit. Unë e kisha mbështetur veshin në derë e ndëgjoja gka po e pyetnin.Keshtu pra herë Baben e herë Nënën i thirrnin gati për gdo natë. Nëna më merrte me vehte. Unë mbetësha në korridor derisa e merrnin atë në pyetje.

Qamilja e Mani, mbi të cilët u thyen të gjitha shigjetat e 18 Korrikut 1951

Më kujtohet edhe një rast: Ishim duke rënë nga Zarunica në fshat. Një buzë "akshamit" - si thonë në Vuthaj. Të Gurra e Ali Metës na trokiste dikush në mal, gur për gur! Mani më shiqoi mua dhe filloi të bërtas, Njëherë shau shqip e pastaj serbisht. I shpejtuamë hapat e kaluamë.I lodhur nga këto provokime të përditëshme, Mani shkon të Hasan Meli - Vucetaj, të cilit i kishte ndihmuar shumëherë materialisht, sidomos kur kishte pasur ndonjë rast vdekje apo gëzimi. I kërkon ndihmë ta shpëtonte nga UDB-a. Hasani që dikur u kishte ndihmuar partizanëve të Fadil Hoxhës që ishin të stacionuar në Valbonë, kishte njëfar besimi të pushteti monist dhe u kishte ndihmuar shumë vuthjanëve. I premtoi ndihmë edhe Manit. (Shih lib. e cituar: Krahina ...)Një t'enjte - ditë pazari në Guci, Hasani e merr Manin e shkojnë në polici. Aty e gjejnë Vojo Maziqin - që e kishte torturuar shumëherë Manin, dhe një daj timin: Tahir Sadikun Hasangjekaj, nga Martinajtë.Pyetja e pare e Maziqit ishte: "Man, pse sme ke treguar se je dhëndërr i Tahirit!? Pasi tek je dhëndërr i tij dua me të ndihmuar. Trego cka po të shqetëson"??Pasi Mani ua tregoi të gjitha provokimet e ushtrisë dhe policisë, Vojo vazhdoi: "Nësë janë tonët slcanë me të provokuar më. E nësë të trokasin prap gur për gur ata do të jenë të Shqipërisë. Shko të ta, jepu çka të lypin, e tregio Hasanit për çdogjë !!" Mani shkon në shtëpi. Për një kohë slca kurrfarë ngacmimit nga askush!Një t'enjte tjetër në Guci, Hasani e fton Manin të shoj përsëri të Maziqi. Mani reagon duke i thënë: "Me pas dashtë me u bë bashkpunëtor i Maziqit s'kisha pasë nevojë me lype ndihmë prej teja"!! Hasani ia kthen: "Hec he burr cka je ba i marrë. A po don me të shpetua prej problemeve a jo"?? Dhe hyjnë brenda. Aty Vojo dhe Tahiri përsëri:

I thot Vojo: "Man, falenderou këtyre dy burrave se ty s'do të kishte zanë vera sivjet. E në dag me shpetuar gjallë, largohu nga ai kufi se ti në Zarunicë e E. Hoxha përte kufirit nuk bënëü Ti e dinë se i ke mbajtur kagakët shumë herë. Ata të njohin ty mirë dhe një ditë kanë me ta mësy përsëri. Prandaj ik prej atyhit. Shite tokën në Vuthaj e bje s'pakut në Guci. Shkolloi ata fëmijë e shpëtoje koken tënde!? (Për Hasan Vugetaj lexo më shumë në lib, "R. Dedushaj: Shpërngulja e Shqiptarëve të Plavë -Gucisë" Ny. 1997.)Dhe për tu ikur gjithe atyre vuajtjeve e torturave Mani detyrohet të shpërngulet nga Vuthajt. T'i largohet atij kufirit të mallkuar që aqë shumë ia kishim pare sherrin. Ai shtonte: "E shita tokën e shkova me mikun tim në Pejë për të blerë digka atje. Por ishte e pamundur. Atje serbët ishin majorizue aqë shumë sa ti merrnin parate e tokën s'ta lëshonin fare! Gjendja kishte qenë edhe më e keqe se në Guci. Shpihunatë dojshin me të hanger. U ktheva pa ble asgja dhe bleva në Martinaj sa për mos me mbetë rrugave krejt"!!Më kujtohet si sot dita kur e lëshuame shtëpinë e lindjes: Kur i lamë Vuthajtë dhe u nisëm për në Guci, gjegjësishtë Martinaj. U mërzitëm shumë dhe gati tërë rrugën e kaluam me lotë për faqe. , sidomos unë dhe Nëna.Baba (Mani) u ndal të varri i Cungut dhe Isufit. Varr slushte veg të vendi ku thuhej se i kanë varrosurü Disa herë ka deklaruar më vonë se: "mu duk se me krisi digka në zemer, Dhe prej asaj ditë s'jamë kenë mirë me shëndet ma edhe pse 'si kisha veg 38 vjetë" !! Pra pas një qëndresë titanike dhjetë vjegare dhe ripërtrirjes së vatrës së Cung Tahirit, Mani detyrohet t'i lëshoj Vuthajtë ose "ta hupte kryetë" - sig iu kishte kërcnuar udbashi Vojo Maziq. (viti 1961)!!Fatkeqësia e 18 korrikut 1951, edhepse me përcolli tërë jetën, prapseprap me ndihmoi sidomos gjatë shkollimit kur sig thotë Kadare: "Diktatura komuniste e thyente karakterin e mijra fëmijve. Fëmijtë e komunistëve të zellshëm ndiqshin shpeshëher shembullin e prindërve duke u bërë militant të zjarrtë kurse fëmijtë e klasave të përmbysura vuanin nga kompleksi i frikës" (I. Kadare: "Dialog me A. Boscouet" Tiranë 1996.)Kompleksi i frikës dhe inferioritetit më përcolli pothuajse gjatë gjithe viteve të shkollimit dhe për fat mbeta pa u përfshirë nga ata të partisë, përkundrazi e urreja atë parti që kishte bërë gjenocid mbi ne. Dhe ngjarja në fjalë më kishte mbetur si një ëndërr e keqe që s'të hiqej nga mendja dot. Këtë e tregon edhe kjo këngë që ia kushtova asaj ngjarje, që në fëmijëri, një ditë në mërzi të thellë, që kur isha nxënës i gjimnazit të Decanit - vjeshta e vitit 1963:

NË ZARUNICË – 1951 Isha i vogel veç tre vjeç Popull, polic e ushtri E rrethuanë dëbanin krejt Pse as sot se di?!

Dola në oborrIka duke qarë në debanë"Nebojse"policët më thanëÇdo gjë e kthyen mbrapsht e mbarë Unë plasa duke qar Duke ma lëmua koken "Nebojse"policët më thanë

Nana rrinte pranë meje Babës ia lidhën duert me teje I shkova mbas duke qarë "Nebojse'policët më thanë!

Në mbramje erdhi nji lajm i zi

Babën Çung e mixhën Isuf i kishin gri?

Në dhe s'dihej ku i kanë shti Për çka as sot se di??

Fati deshti që në Martinaj u gjendëm shumë mirë. Familja e Nënës ishte shumë e pasur asokohe. Kjo bëri që tani kisha kushte shumë më të mira për mësim... Aty në atë fshat ne mbetem tetë vite. Më ndihmën e dajve i përmirësuamë mjaftë kushtet e jetesës, gka ishte më me rëndësi Baba shpëtoi nga presioni e përcielljet e UDB-es. Filloi të punonte gjatë verave në punë sezonale shtetërore e unë e vazhdoja shkollimin e mesëm në Pejë. Pasi u diplomova e fillova të punoj si mësues e shitem pasurinë në Martinaj dhe kaluamë të jetonim në Vitomiricë të Pejës (viti 1969) ku gjindemi edhe sot... (Më gjersishtë për jetën time dhe të familjës tonë mund të lexni në librin tim: "Si e gjeta dhe si e lash Shkollën Shqipe në Prefekturën e Pejës" NY. 2006 dhe në "Gjurmë mergimtarësh" NY. 2009.

Pasojat më të mëdha nga ngjarja makabër e 18 korrikut 1951 kishin rënë mbi djalin e Çungut - SALI ÇUNGUN, që kishte mbetur pa babë në moshën 14 vjeçare (kurse e ëma i kishte vdekur posa kishte lindur). Qysh si fëmi i përjëtoi të gjitha mizoritë e policëve shkie të Beogradit: "Fill pas vrasjes së Babës - më thoshte i gjori, dy milicë: Vuko e Branko donin memSali Çungu gjuajtë nga një shkamb poshtë. "Ta mbytim edhe këtëne t'ia humbim farën krejt "tha njëri. Pasi më malltretuen fizikisht e psiqikisht më lëshuenë"!! Pastaj vazhdon: "Vitet e 60-ta, pasi u shpërngul Mani nga Vuthajt më muerrën në një ambeltore një t 'ejte. Më cuenë në polici. Më futen në një xhip e më dërguenë të ura e Limit, të "Derzhavna Dobra" (kooperativë bujqësore në Drezovicë). Në një lëndinë ku s'ishte askush.Do të shohim a e gjun mirë shejin - më thanë! Shko gule gurin. Jo - i thash. Shkoi shoferi!Gjueje - tha. Kur qita më urdhënoi:Shko kqyr a e ke vra mirë? Prap si ndigjova. Përgka filloi mem sha. U bënë shu më nërvoz pasi e vrejtën nji burrë e nji grue në anën tjetër të Limit. Më këthyen në Guci tue më thanë: "S'guxon me i trgue kuj"!! Pas do kohe i trgova Rasim Alisë (një dhëndëri nga Beci i Gjakovës) e ai tha se mos fkishin ardhë ai burr e ajo grue përte Limit do të kishin vrarë!"Një shok imi që e ka njohur mirë sistemin Jugosllav më ka thënë se: Ndër metodatë më të njohura të UDB-së ka qenë rekrutimi i elementeve shqiptar nga familje të degjuara patriotike. Ka pasur UDB-ash

që e ka marrë rrogen vetëm duke e përciellur e duke u munduar ta rekrutoi si bashkëpunëtor të vetin një njeri të caktuar, Cka do të thotë se një UDB-ash e ka pasur vend punë Sali Cungun, Dedushaj ;i i biri i Cung Tahirit, duke jetuar afër atij kufirit të cilin e kishte luftuar Cungu me tërë fuqinë e vet e në anën tjetër ishte në pushtet ende E. Hoxha - kuptohet, se për UDB-në ishte punë delikate...Dr, Isufi (ISUF ISUFI) më ka thënë se njëherë posa rame me Salihin në Guci, erdhi një Udbash e na hyri në mes, ma dha doren mua e filloi të shëtitë me neü A kishte kompromitim më të madh për ne se me të pare populli ditën e pazarit ka shetit më udhbashë?! Po c'të bëje? Ec e thuaj: Ik prej nesh! Pra UDB-a ka punuar nonstop në kompromitimin e familjeve nacionaliate shqiptare, në mënyrë që ti thej ose ti detyroi të shpërngulen nga ajo trevë, ku ishin të rrezikshëm për pushtetin. E kjo aqë më tepër kur ishin në pyetje të bijtë e Cung Tahirit dhe Isuf Zymerit të zhdukur aqë mizorisht nga ëna e saj...Por për fat të mirë nuk patën asnjë sukses, kur dihet se Sali Cunga e mbajti lartë tymin e oxhakut të Cung Tahirit, oxhakut që ata kishin menduar se e kishin shuar me krimin makabër të 18 korrikut të vitit 1951 dhe më përzënjën e Manit nga VuthajtPor jo, Salihi e mbajti të fortë këtë qendër të nacinalizmit shqiptar deri në fund të viteve 90-ta të shek. XX, deri sa u sëmu nga zemra e u dëtyrua të shkoj të djemtë e vet: Jaha dhe Naimi të cilët vee kishin arritur në New York të SHBA - ve, ku katandiseshin pothuajse të gjithe banorët e Plavë -Gucisë!!!! (Shih lib/e cituar: Shpërngulja...)Salihi vdiq në New York, me 4 mars të vitit 2012. Me rastin e varrimit të tij në Vuthaj me 9 mars u lexuan shumë telegrame e me i cmuari ishte ai i Kryeministrit të Shqipërisë: Dr. SALI BERISHËS ku thuhej: "REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Kryeministri, Tiranë, me 8 mars 2012

I dashuri Naim, të dashur familjar dhe miq të të ndjerit Sali Dedushaj: Me hidhrim të thellë mësova lajmin e ndarjës nga jeta të babait dhe njeriut tuaj të dashur, atdhetarit të flakt, Sali Dedushaj.Sali Dedushaj nuk është me midis nesh, por ai ka lënë për ju dhe gdo shqiptar emrin e Tij të mirë dhe dinjitoz, përpjekjen dhe sakrifieën e madhe për të pare shqiptarët dhe Kosovën të lire. Kujtimi i tij do të ndërohet gjithnjë.Me këte rast ndaj hidhërimin me Ju dhe shpreh ngushllimet me të sinqerta.

Me respekt: SALI BERISHA, D. V.Zout Naim Dedushaj, Ministria e Diasporës.Republika e Kosovës.

Ndërsa publicisti i njohur nga TROPOJA, Ramiz LUSHAJ, me këte rast Salihit ia kushtoi edhe këte elegji:

PËR SALIH ÇUNGUN (1936 - 2012)

Një nga Lisnaja fisnike e Dedushajve I ranë një nga një gjethet në mergim. Ju tha trungu nga malli për Vuthaj. I kanë çele filizat plot blerim.Iiiihhh bre Salih ku po ikHajde të pijme do tamel në koriteTë Grla me u flladiteNë bjeshkë dalim për boronica.Nga Shkambi i Vajzës Të Statuja e Lirisë Çung Dedushaj s'iu thanëplaget Pa ardhë pranvera e Lirisë... Iiiihhh, bre Sali-h, ku po ik Kur kuçedra po e thanë Gerlën Hajde nga Bronxi një Dite

Plavë - Gucia pret pranverën...

Ramiz Lushaj,5 mars 2012, Tiranë.(Marrë nga Interneti)

Edhe më keq se Salihi kishin mbetur djemtë e Isuf Zymerit: SMAJLI dhe ISUFI (që lindi 6 muaj pas vrasjes së babait të tij dhe mban emrin e tij). Ata fillimisht i rriti Mani së bashku më fëmijtë e vet dhe Salihin.

Salihi, Smajli dhe Rexhepi në vitin 1952

SMAJL ISUFI

Ishte djali i Isuf Zymerit. Dhe, ska dyshim që ishte i përciellur nga të gjithe Vuthjanët. si nga dashamirët e Isuf Zymerit poashtu edhe nga armiqët e tij.Të parët e donin dhe ishin të kënaqur që Isufi kishte lënë djal (kur iu vra baba e kishte vetëm një vit e gjysëm). Të dytët ishin gjeloz dhe pse jo ia kishin edhe friken sikur që ia kishte frikën edhe vet pushteti. Pra ata që ia vranë babën!! Dhe për shkaqe objektive e subjektive mbeti vetëm me 4 klasë shkollë!?Autori i këtij shkrimi, kur bëhet mësues e qet në një shkollë të Rugovës, ku Smajli i kishte edhe dajtë - Shpend Halilin e Rexhajve të Shkrelit, një burrë burrash që sTcam takuar më të mirë në jetën time.

Kam ndejtur shpesh me atë trim malesh. Thoshte se ka qenë antar i cetës se Mehmet Lipës - një kacak me fletë që kishte zhdukur shumë zollumqarë shkije që ua kishin prurë shpirtin në fyt Shqiptarëve të Dukagjinit në kohën e Karagjorgjeviqëve. Bile një harombash të till në Katund të Ri të Pejës e kishte ekzekutuar vet Shpendi, më trgonte shpesh ngjarjen...Smajli pas kryerjes së kl. tetë, privatisht, kuptohet, punësohet në hoteleri të Prishtinës ku punon me nderë deri në Luftën e Kosovës e pastaj kaloi në New York ku vee i kishte shkuar djali -Kreshniku me dy motra?! Si tërë Plavo - Guciasit tjerë do të thotë dikush...

Dr. ISUF ISUFI Dedushaj

U lind në krahinën e Vuthajve, me 10. 10. 1951. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Pejë e Fakultetin e Mjeksisë në Prishtinë në mars të vitit 1976. Specializimin nga epidemiologjia e përfundoi me 20 maj 1980. Është epidemiologu i pare shqiptar i Kosovës.Studimet posuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjeksisë në Sarajevë, u magjistrua në nëntor të vitit 1983. Në vitin 1986 përfundoi subspecializimin nga imunologjia në Universitetin e Zagrebit.Me 27 nëntor 1986 në Fakultetin e Mjeksisë në Prishtinë mbrojti tezen e doktoraturës. Ishte për një kohë të shkurtër për përfeksionim apo vizita shkencore në Universitetet më në zë të SHBA-ve dhe të Europës: Harward, New York, Columbia, Yalle, Vjenë, Grac, Hamburg, Hajdelberg etj.Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për mbrojtjen shëhdetësore. Në vitin 1990 përjashtohet nga puna nga pushteti serb për shkaqe etnike e politike. Prej dhjetorit të vitit 1991 e gjerë në vitin 1997 ishte Prodekan dhe mësimdhënës në Fakultetin e Mjeksisë në Prishtinë.Në vitin 1992 - 2001 ishte Kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës. Në vitin 1981- 1990 ishte Kryeredaktor i Revistës "Shëndeti". Në vitet 1996 -1999 ishte Nënkryetar i Shoqatës së mjekve të Kosovës. 1992 - 1997 Redaktor përgjegjes për librin universitar, antar i Redaksisë së Fjalorit Enciklopedik Mjekësor pran ASHASH - Tiranë. Në vitet 2006 - 2007, Dekan i Fakultetit të Mjeksisë në Prishtinë.Dr. Isuf Dedushaj, përvec kontributit të madh që dha në shkencën e mjeksisë, kohën e fundit e ka shkruar një vepër shumë të rëndësishme e cila ka karakter historik: "Mjekësia shqiptare e Kosovës prej Dardanisë e deri në vitin 2007" si fryt i punës së tij 12 vjecare. Libri ka 1700 faqe. Përvec kësaj është autor edhe i dhjetra librave shkencore universitare ku trajton tema të ndryshme nga lamija mjekësore... (Shih lib. Muharrem Hardolli: "Historianët që kanë shkruar për trojet shqiptare në mal të Zi" NY. 2009.)

Sig po shihet, Dr. Isufi edhe pse u rrit në kushte jashtëzakonisht të vështira, dhe prore i përciellur nga UDB-a, me një përpjekje titanike arriti të bëhet emer i njohur në boten Shqiptare e më gjerë, në mjeksinë botërore...

Emer bëri edhe djali i Salihit: NAIM DEDUSHAJ

U lind në Vuthaj me 1965. Shkollën fillore e kreu në Vuthaj dhe Guci e teë mesmën në Prishtinë. Në vitet 1986 - 1990 studion në degen e Historisë në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.Pasi u shpërngul në SHBA, ponoi si Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së LDK -së në Amerikë. (1992 -1999), në "Ambasadën e Kosovës"-sic e quante presidenti Ibrahim Rugova.Si drejtor i kësaj zyre, ai ishte përfaqësues i Kosovës në koordinimin e ndihmës së SHBA -ve për Kosovën duke informuar zyrtarët amerikan të Kongresit dhe të Shtëpisë së bardhe rreth situatës së vështirë në Kosovë nën regjimin serb, duke publikuar artikuj dhe duke kërkuar mbështetje për çështjen e Kosovës.Zyra e LDK -së (e themeluar me 1990) ka patur një rrol të rëndësishëm në Amerikë, sepse në fillim të viteve të 90-ta pak amerikan ishin në dijeni për Kosovën, kurse për më pak se dhjetë vjet SHB-të ishin të gatshme të hynin në luftë për të shpetuar Kosovën.Të gjitha këto Naimi i ka paraqitur në librin e vet me titull; "LDK-ja në SHBA: Historia e një Lëvizjeje" N. Y. 2000.Naimi në Amerikë vazhdoi studimet në Anglisht dhe në Kuituren Amerikane (YMCA dhe Lehman College - New York).Posa u clirua Kosova kthehet në Prishtinë dhe u zgjodh Sekretar i pare i përhershem i Ministrisë së Brendshme të Kosovës që është formuar në janar të vitit 2006. Është antar i LDK nga viti 1989 dhe njëkohësisht antar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së. Pastaj zgjidhet Drejtor për Diasporën në Ministrinë e Kulturës. Ka shkruar edhe librin "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fati i Kosovës" Prishtinë 2006. (Shih lib. e cit. M. Hardolli "Historianët...)Keshtu pra, familja jonë, pasardhësit e Tahir Sylës, mëshkujt e Cung Tahirit e kaluanë natën komuniste pa guxuar me u ndie për së gjalli, por duke u falenderuar vëllezërve nga Kosova, Kosovës trime dhe ndryshimeve që ndodhën atje pas rënjës së Rankoviqit, ca nga ne arritem të shkollohemi e ti hapim sytë, si thotë populli dhe ta ruajmë drejtëpeshimin e traditën e të parëve tonë mesa patëm mundësi...E gjithe kjo ndodhi se vet intelegjenca kosovare ishte pozicionuar drejte, kah shkollimi dhe ngritja e femijve të viktimave të fashisto - komunistëve sllav. Bijve të nacionalistëve shqiptar si: Jusuf Gervallën, Ibrahim Rugoven, Ahmet Krasniqin, Enver Hadrin e ca e ca të tjerëve që i muarrën fatet e

atdheut në dor më vonë dhe e bënë Kosovën shtet të pavarur. E realizuanë ëndrrën e baballarëve të vet. Apo jo?Rasti më bindës për këtë që u tha më lartë është vizita e Presidentes së Kosovës: Atifete Jahjagës të varri i gjyshit të saj, Mehmet Agës të Rashkocit, në New York, shtator 2011.Orjentimin e drejtë aso kohe, të intelegjencës dhe popullit patriot shqiptar e kam provuar edhe vet në jetën time. Në cdo vend kah kam qëndruar, ku kam punuar dhe kah jam siellur, hieja e Cung Tahirit më ka përciellur për të keq dhe për të mirë:Për të keq, se UDB-a me lakejtë e vet në cdo hap me rrinin pran. E kam cekur edhe në lib rat tjera: Të gjithe arsimtarët në Kosovë që e kanë pasur në dorë dëftesën time të klasës tetë, më pyetnin: Pse s'ta kanë ngritur edhe një tresh në katërsh e me e kaluar klasen shkëlqyeshëm? Shkaku dihej. Dikujt si konvenonte që unë ta vazhdoja shkollimin e mëtejshëm. Duhej sipas tyre të shkolloheshin vetëm klyshët e sllavëve e jo nacionalistët shqiptar!!Ose, kur duhej të zgjidhej drejtori i shkollës në Drenoc të Klinës (viti 1969), Ramë Morina (e kanë masakruar Sërbet në Klinë me 1999) atëherë, aktivist politik i asaj komune, kërkonte nga unë të bëhesha antar i LKJ, e të zgjidhesha drejtor se sig thonte ai: "Kryetari i komunës, Osman Krasniqi, një reformator i ri e shumë puntor (në kohën e tij u zbuluanë eshtratë e Azem Galicës dhe u varrosën në fshatin e vet të lindjes -R. D.) kërkon që ti të bëhesh drejtor meqë ka ndëgjuar se je i një familje shumë të mirë vuthjanë" Prezent ishte edhe Haki Gashi - një aktivist tjetër i komunës.Dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri në maj të vitit 1971, kur isha në vizitë me arsimtarët e shkollës fillore "Skënderbeu" të Treboviqit, duke i falenderuar përciellsit tonë Gani Begës, që pasi i tuboi informata të thukta se kush jam e i kujt jam (këtë ma ka thënë vet ditën e fundit në Kukës: "Ishe më i mirë sec kemi menduar, në bazë të familjës tuaj"). Ma mundësoi ti takoj pothuajse të gjithe Plavo - Guciasit që gjendëshin aso kohe atje, duke filluar nga Sadik Bekteshi - atëherë komesar politik i Armatës Shqiptare e gjerë të Brahim Smajli -Prelvukaj, që e kishte vrarë policin jugosllav të stani i jonë më 18 korrik 1951.Që të gjithe këta njerz pyetjen e pare e kishin: Si është djali i Cungut e si janë djemtë e Isufit? E kur e muarrën vesh se Isuf Isufi studionte mjeksinë në Prishtinë mi grumbulluanë hic më pak se 33 libra e skripte për t'ia cuar atij, që i patën ndihmuar shumë meqë atëbotë ligjëronin profesorët e Tiranës në Prishtinë. Ata që i kishin shkruar ato tekste... (Shih lib. e cit. Si e gjeta dhe si e lash...)Me këtë dua të theksoi se na bëhej gjithe ai respekt i heshtur, mua dhe të tjerëve Dedushaj, pothuajse në të gjitha trojet shqiptare që njëherit ishte edhe një obligim i yni më i madh që të ruhemi e mos ta humbasnim atë respekt që e kishim trashiguar nga të parët tonë.Është bërë si barcoletë një thënje e Dr. Ibrahim Rugovës, kur i kanë thënë se pse e zgjodhë Dr. Isuf Dedushaj kryetar të kryqit kuq të Kosovës e jo ndonjë tjetër e ai ishte përgjegjur: "Se Dr. Dedushajt ia kanë vrar shkietë babenü "Kjo s'don koment. Kjo ishte filozofija Rugoviane, për mos me thënë nacionaliste shqiptare e futur atëbotë në programin e LDK ...Dhe posa ra ai dreq komunizmit edhe ne, familja jonë, filuamë t'i përkujtojmë edhe nëpër gazeta e pastaj t'ua ndërtojmë edhe varrezat Dëshmorëvë të 18 korrikut 1951 në Vuthaj.Së pari i përkujtuamë në gazetën "Illyria" të dat. 17 gusht 1991 në New York." Kaluanë plot 40 vjet nga dita e kobëshme e 18 korrikut 1951, kur bandat getniko - komuniste, serbo - sllave i arrestuanë dhe po të njejtën ditë rruges për në Guci, me duar lidhur i vranë!!!Plot 40 vjet vuajtje, malltretime, lecitje, ndjekje, persekutime, izolime, rrahje, helmime, burgosje dhe vrasje, përjëtuamë jovetëm ne, bijtë dhe nipat e juaj, por mbar populli shqiptar në Kosovë me troje të veta.Por, ja erdhi koha, kufiri i cili ua ndau vendlindjen (Vuthajt) përgjysëm, kufiri të cilin e urrejtet aqë shumë dhe duke mos e përfillur fare edhe u vratë nga ata që e mbronin. Dhe më në fund po shembet dhe mbi varret tuaja po buzëqesh liria e në horizont po xixllon një përmendore që simbolizon atë liri për të cilen Ju ëndrruatë dhe flijuatë jetën. Dhe, poeti Din Mehmeti për Ju do t'i thurte këto vargje:

Flini të qetëSe në gjakun tuajDo të shumzohën

Pranverat e pavdekshmeE zogjetë do të ndërtojnëCerdhet plisave tuaj të tretur.Ju përkujtojnë për jetë: Djali Smajli dhe nipat: Jaha eRexhepi, N. y.

Ndërsa "Illyria" nr. 548, e 22 - 23 korrikut të vitit 1995 ndër të tjera shkruante: Plavë:Në Vuthaj, fshati më i skajshëm i komunës së Plavës, dje u përkujtua një ngjarje që 45 vjet më pare i kishte tmerruar jo vetëm banorët e kësaj ëne, por edhe më gjërë. Me 18 korrik 1951, pas vrasjes së një milici nga divërzantët prej Shqipërisë, organet e sigurimit dhe ato ushtarake i moren në shtëpitë e tyre Cung Tahirin Dedushaj (62) dhe Isuf Zymerin -Dedushaj (26) dhe pa provuar fare fajsinë e tyre i pushkatuanë në mes të fshatit duke i lënë për dy ditë kufomatë në mes rruges më frekventuese, me një pjesë të trupit në kanalin me ujë e me tjetren në stom, në shënjë hakmarrje, por edhe për të kallur frikën ndër banorët shqiptar të buzkufirit. Ata qenë groposur aty afër pa ndonjë shënjë varri, por asnjëherë nuk u harruanë si nga të afërmit as nga bashkëfshatarët. Dëshmi e kësaj ishte edhe manifestimi përkujtues i kësaj ngjarje të njëtën që e lamë, kur iu zbulua përmendorja këtyre dy viktimave në të cilen merrnin pjesë pos të afërmëve dhe bashkfshatarëve të shumtë edhe PAJAZIT NUSHI, nënkryetar I KMLDNJ-së në Prishtinë dhe ZENEL KELMENDI, anëtar i Kryesisë së LDK -së. Pllakën përkujtimore e zbuloi akademik REXHEP QOSJA, ndërkaq fjalë rasti mbajti veprimtari BINAK ULAJ: "Ata, tha ky me këtë rast, më pare pranuanë vdekjen, se të përmendën për turp e dhe sot "zbulimi i kësaj përmendorje sot, pas 45 vjetësh, është porosi e qartë se kohët ndryshojnë dhe prandaj duhët të na shërbejnë si mësim për ata që ende ndjekin rrugën e djallit, kurse ne dhe brezave që vijnë do të u përkujtojnë se sa vështirë ka qenë të jetohet këtu me nderë, se sa sakrifica janë bërë për këto troje. Na përkujton dhe do t'ua përkujtoi brezave se atyre që u sakrifikuanë për atdhe, për ardhëmerinë e tij, nuk do t'u tretët varri kurr". (qik)

Po me ras tin e 45 vjetorit të rënjës së Çungut e Isufit, rrapsodi popullor, SHEFQET ADEMAJ, nga Skivjani i Gjakovës ua kushtoi një këngë me tirull: MARTIRËVE TË MALËSISË":

Shumë ka vuajtë kjo Shqiptari Prej se erdhën shkijetë kojshi Kriminel e t'pa burrni T'msuem me lajka e me dredhi T'lidhun me Francë e me Angli E coptuen t'shkretën Shqipni Fatkeqësia vjen e rritet Historia na përsëritët Keshtu pas Luftës nacionale Prap u ndanë trojet shqiptare Ma se gjysma e Shqipnisë Mbet nën kthetra të Shkijenisë

Prap e ndanë vllain me vlla Nji n 'Shqipni tjetri nën shkja Kurr këtë ndarje s'e pranuemë Nëpër breza e luftuemë Zot me i dalë tokës shqiptareVazhduen luftën Kacakt n'maleHaxhi Meta, trim i vërtetëI shoqnuem nga dy njerz t'vetN'korrik t'vitit pesëdhjetë e njiKceu kufinin n'Vuthaj ka hiMe takue nji burrë me besëCung Tahirin atë trim me fletëJeta n'mal s'ka siguriMbas tri ditë përfatë të ziDy milic shkije tue kalueNji krismë t'gurve kanë dyshueDhe merr turr i zi MillaniSi me vrap u nis prej maliKrisë breshana e Brahim SmajlitE muer n'shokë deri n'lul t'ballitNë pamundësi kacaktë me i zanëPrej Dedushajve kater vete kanë marrëDy jetë n'burg e dy i vranëMefriksue popullin n'këto anëE vranë Cungun dhe msues IsufinRrafshuenë vorrin gjurmtë tua hupinN'Shqipni lajmi ka dalëIau vranë Vuthajve mësuesin e pareDel bylbyli n'mal vajtonAlfabetin kush na meson?Dhe pse vorr s'u lanë m'u paN'zemrat tona janë ba kalaSot Shqipnia n'8o vjetorMe dekorime i shpallë dëshmorëIsufin mësues Çungun luftar

Dekorata t'çmimit t'parë. (Shih gaz. "DIELLI" Y. gusht 1996)Pra, duke u bazuar në gjithe sa u tha më lartë, me plot të drejtë, 18 korriku në Vuthaj dhe më gjerë duhët të festohet si DITA E KACAKËVE SHQIPTAR. Sepse Kacakët Shqiptar ishin forca më elite e kombit tonë në luftë me pushtuesit e shumtë të trojeve tona stërgjyshore: Me mijëra nizam osman i kishin likuiduar ata. Me qindra xhandarr të Krajl Aleksandrit dhe më në fund filluanë t'ia vrasin edhe krajl Titos e Rankoviqit. Duke i paralajmëruar se s'do ta duronin ringritjen e kufirit nëpërmes të Alpeve Shqiptare S'do ta pranonin kurr ndarjen e Gucisë nga ama e vet - Kelmendi. Dhe, keshtu HAXHI META, Prelvukaj, veterani kacak i këtyre anëve që ua kishte shtirë tmerrin xhandarëve Jugosllavtë Karagjorgjeviqëve. E kishte thyer burgun e Rankoviqit dhe tani si thot kënga popullore; Kceu kufinin nVuthaj ka hi... dhe është thënë më lartë se cfarë i ndodhi... Ndërsa sot, si për cudi, në Vuthaj mbahët një festë, që vee po bëhet tradicionale: FESTA E ALPEVE SHQIPTARE, me 1 gusht!! Ditë kjo që s'ka ndodhur asgjë kurr në Vithaj e as në Alpet Shqiptare?? Prandaj do t'ishte më e arsyeshme të festohet DITA E KACAKËVE SHQIPTAR me ?do 18 Korrik. Tu këndohet kagakëve tonë dhe të kujtohen trimëritë e tyre, Pse jo të promovohet edhe një monografi për ata burra malësor që ia shuanë ëndrrat shqiptarëvrasësve: Pashiqit dhe Rankoviqit. (Shih. Lib. e cit: "100 vjet Luftë")

Në Vuthaj thonë: Një krue që ka rrjedhë s'ka care pa pikue. Pas gjithe atyre katrahurdave që i përjetuanë Dedushajt gjatë 50 vjetëve të natës komuniste prapseprap ishin të gatshëm me u kacafytur përsëri me Shkije, gjatë luftës për clirimin e Kosovës. Kushtrimit: "O hiq kush ashtë trim" iu përgjigjen shumë djem të tyre. Ndërsa JETON IDRIZI ra në fushë të mejtanit gjoks për gjoks me ato bisha gjakatare:O hiq kush është trim, ishte një thirrje alarmi ndër Shqiptar. Thirrje e kushtrimit, që u përdor pa ndërprerë për afër tre shekuj ndër ne.Saherë që ndonjë krahinë shqiptare në veri t'Atdheut sulmohej nga bisht e egra të Karpateve, ndonjë burr më zë luani dilte nëpër kodrat e fshatrave të Alpeve Shqiptare dhe lëshonte këtë thirrje duke e përciellur edhe me nga 2 - 3 të shtëna nga armët përsonale që i mbanin. Ushtonin bjeshkët dhe lëkundej i madh e i vogel, 7 - 70 vjec për t'i dalur zot Atdheut që ishte në rrezik. Kush nuk ishte trim se, në atë rast?!Keshtu ndodhi edhe gjatë luftërave të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, kur më mijra djelmosha nga të gjitha trojet shqiptare në Ilirikun plak, ia mësynë Plavës e Gucisë, Hotit e Grudës, Gjakovës e Ulqinit. Keshtu ndodhi me 1912 - 1913 e më 1920kur u mbrojtë Shkodra më Malësi. Por edhe më 1941 -1944 kur për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë Etnike ranë me qindra djem duke filluar nga Tivari e deri n'Albanik. Por ai që s'u harrua kurr në këto anë ishte LAN SELIMI, që bashk me Shemsi Ferrin këndohej në cdo dasëm e aheng.Në fund të shekullit që lamë pas (vitet 1989 -1999), shekullit të tretë me rradhë kushtrimi: "O HIQ KUSH ËSHTË TRIM" u qit për mbrojtjen e Kosovës nga zhbërja e përjetëshme, sig ishte zhbërë Sanxhaku i Nishit një shëkull më pare.Këtij kushtrimi iu përgjegjen shumë trima nga të gjitha viset shqiptare. Edhe nga Plavë e Gucia me rrethinë, u turrën djelmoshat nga kudo i kishte zënë puna, jovetëm ata që jetonin atje (Jeton Idrizi -Dedushaj, Qamil H. Ulaj, Lirak Z. Celaj, Dardan C.Gjonbalaj etj.) por edhe shumë të tjerë që ndodhëshin nëpër Evropë e Amerikë. Nga Evropa vrapuanë oficerët e karierës Rrustem Berisha - I Arzhanicës trime, Skender Hasangjekaj - i Martinajve dhe Valdet Selimaj - i Vuthajve, që i udhëheqën betejat legjendare të zhvilluara për thyerjen e kufirit Shqiptaro - Shqiptar në prill të vitit 1999, ku Hasangjekaj edhe u plagos rëndë nga të njejtat predha që e vranë Agim Ramadanin -KATANËN legjendar me të tjerët.Nga Amerika e largët me brigaden "ATLANTIKU"udhëtuan: Demë Hasangjekaj, Haxhë Balidemaj (nga Martinajt), Cen Haxhaj e Sadri Mehaj (nga Hoti) dhe vuthjanët: Ymer Kukaj, Ismet Dedushaj, Brahim Selimaj, Kujtim e Xhemë Gocaj. Pastaj Arben e Milot Bucaj nga Nokshiqi legjendar etj.Derisa të gjithe këta e patën fatin të kthehen shëndosh e mirë nëpër shtëpija të veta, i riu 24 vjegar JETON I. DEDUSHAJ, ra në agun e lirisë me 5 qershor 1999, në mbrojtje të fshatrave të Decanit, në mes të Dashinocit dhe Lumbardhit. Ra ashtu sig kishte rënë 58 vjet më pare LAN SELIMI në mbrojtje të Plavë - Gucisë. Skenari dhe armiku ishte i njejtë, vetëm emrat e heronjëve tonë ndryshojnë! Lani ra në vendlindjen e Jetonit e Jetoni ra në atë të Lanit! Lani ra duke qëndruar heroikisht në këmbë, duke e mbrojtur Uren e Limit që të mos depërtonin getnikët e Llashiqit në Arzhanicë e Jetoni ra duke u hedhur mbi tanks në mbrojtje të Lumbardhit nga nipat e Lashiqit. Ka vetëm një dallim: Eshtrat e Lan Selimit u bartën në vendlindjen e tij ndërsa ata të Jeton Dedushajt mbetën në Parkun Memorial të Gllogjanit. Jovetëm pse Jetoni kishte dëshirë të pushoj aty sTaashku më dëshmorët e Dukagjinit, më ata që u vranë në të njejtën luftë, nga hordhitë sllave, por edhe pse vendlindja e tij VUTHAJT, gjendët ende e pushtuar nga ato bisha t'egra barbare!! Duhen prap Jetona e Lan Selima që t'i clirojnë edhe ato troje tona, apo jo??!!

Jeton Idriz – DEDUSHAJBjen pyetja: Kush ishte JETON IDRIZI - DEDUSHAJ?

U lind në Vuthaj, me ol. o5. 1975. Në një familje të lashtë dhe zëmadhe si përkah burrëria ashtu edhe përkah atdhedashuria.Shkollën fillore dhe gjimnazin "Bedri Pejani" e kreu në Pejë dhe i filloi studimet.Që në vitin e tretë të shkollës së mesme kishte rënë në konflikt më policinë serbe. Ata e kishin malltrtuar dhe ia kishin grisur librat! Rast që u shënua edhe në gazeta, diku në vitin 1991. Ishte pjesëmërrës në të gjitha demonstratat që zhvilloheshin aso kohe në Kosovë. SVonoi dhe ra në kontakt edhe me luiftëtarët e lirisë që vee kishin filluar të organizoheshin në Dukagjin e gjetiu. Derisa i veshi rrobat e UCK -së më 05. o5. 1998, në Gllogjan të Decanit. Një herë ishte edhe në Shqipëri për arme e kohën tjetër ka vepruar brenda Kosovës. Pas kryerjës se stërvitjeve ushtarake në Gllogjan i bashkohet Brigades 131 "Jusuf Gërvalla". Ka marrë pjesë në të gjitha betejat që i ka zhvilluar kjo brigade: Në Logjë, Gllogjan, Prejlep, Maznik,Pozharë, Lumbardh, Jabllanicë (tani Shqipojnë) etj. Gjatë ' paqës së Hollbrukuf'ka kaluar pak kohë në Shqipëri e është këthyer përsëri në Dukagjin dhe nën komandën e Ramush Haradinit e vazhdon luftën deri në vdekjen heroike me o5. 06. 1999, në mes të fshatrave Dashinoc dhe Lumbardh të Decanit. Sipas dëshmitarëve të gjallë ka rënë nga një granatë serbe në vijen e pare të frontit. Është varrosur po atë ditë, në mbrëmje në Maznik për fu rivarrosur me 24 gusht 1999 në Parkun Memorial në Gllogjan.Kështu Jetoni iu bashkua dhjetëshës së mixhallarëve të vet që kishin rënë në përpjekje më të njejtit okupator gjatë shek. XX e që i kemi përmendur më lartë...Pra Jetoni ishte i 11-ti (njëmbdhjeti) burr i Dedushajve, shprehur sportisht: Një skuader e tërë që ra në përpjekje me bishatë e Karpateve.

Kështu ishte në shek. XX, e të shohim si do të jetë në shek. XXI. Në shek. e ri me shkijetë e mocëm;"Ujku -thonë, qimen e ndrron por hujin jo"!? (Shih lib. e cit. "Gjurmë Mergimtarësh...)Një tjetër luftëtar i lirisë që shkoj në luftën e fundit për clirimin e Kosovës që nga Amerika e largët me batalionin e famshëm"ATLANTIKU", ishte ISMET AVDIU -DEDUSHAJ. I cili siuc thot rrapsodi popullor, Rrustem Ulaj në një këng kushtua këtij lufttari të lirisë ;Ismet Dedushaj, një djalë Vuthjanë A nisë djali, ani jetën me dhanë Në Nju Jork i la thminë me grue, Në Kosovë erdhi besa me luftue...Për të mësuar dicka me gjerësisht nga ky akt heroik dhe atdhetar biseduame me Ismetin me 30 mars të vitit 2012, në restorantin e tij "Sairfield café" në Kenerike të SHBA-ve: Që në fülim mund të konstatojme se një krue që ka rrjedhë prore s'ka care pa pikuar - thot populli. Edhe Ismeti, si nip i SMAJL ISUFIT, që i kishte marrë 5 plage në trup në Luftën e Grebenit, në mbrojtje të Gucisë në tetor të vitit 1912, nuk kishte si mos t'i vlonte gjaku kur i shihte gratë, femijte dhe plaqet e masakruar nëpër arat e Kosovës dhe lajmerohet vullnetar për t'iu bashkuar "ATLANTIKUT", për të shkuar në Tufte. "Ne ato momente s'kam marrë asgje parasysh. As femijte, as gruan e semur e asgje tjetër! U Tajmerova në shtab, në Jankers, të komandantët: Hysni SyTa e Shefki Mexhuani, që të gjithë komandoheshin nga SKENDER DOCI, oficer i Ushtrisë Shqiptare. Djaïi i të famshmit, Veli Niman Docit, që gjatë LDB, kishte qenë Komandant i babait tim - Avdi Smajiit, të mobüizuar në LAC në

Malësinë e Gjakovës në fun të vitit 1944 e fiTTimi i vitit 1945."110 djélmosha, e Tanë jetën e rehateshme të SHBA -se dhe hypen në aeropTan për në Tiranë. Në mesin e tyre përvec Ismetit nga Krahina e Plavë -Gucisë ishin edhe: Haxhe Balidemaj, Cen Haxhaj, Sadri Mehaj, Ymer Kukaj, Brahim Selimaj, Kujtim e Xheme Gocaj dhe Arben e Mïlot Bucaj.Ka të drejt Akad. Hivzi Isiami kur thot: "E tërë bashkësia shqiptare në SHBA ishte shumë e angazhuar për zgjidhjen e drejte të gështjës se Kosovës dhe të shqiptarëve në ish Jugosllavi, si dhe për zhviüimin dhe demokratizimin e Shqipërisë. Kosova, kriza dhe tragjidia e saj, i kishte bashkuar të gjithë shqiptaro - amerikanët, pa marrë parasysh përkatesinë rajonale, fetare dhe ideologjike. Shqiptarët e Amerikës e ndihmuan luftën paqësore dhe ushtarake të kosovës materialisht dhe ushtarakisht deri në pavarësinë e saj. Kjo mergatë me krejt mundësite në dispozicion ishte ajo që i hapi dyert e institucioneve vendimmarrëse në SHBA për të ndërkombëtarizuar cështjen e Kosovës dhe për të vetedijsuar opinjonin amerikan deri në mbështetje të vendimit për të intervenuar ushtarakisht kundër regjimit me të eger në Evropen e gjysmës se dyte të shek. XX. (Shih: Gaz. DIELLI, N. Y. qershor 2012f. 7.)"Pasi arritem në Tiranë - thot ISMETI, na derguan ne Durrës, ku ushtruam plot një jave. Pastaj na vendosen në Burrel. Aty na mbajtën pak tepër por sic thonin organizatorët, donin t'na kursenin, meqë ishte shumë rrezik kalimi në Kosove.

Pastaj nën komandën e Gani Shehut kaluame në Frontin e Pashtrikut. Ku luftuame plot një muaj" - thot Ismeti. I cili s'donte t'epte detaje për zhvillimet në front. Vërtetë e kishte njëfarë sikleti kur ia përmendsha frontin e luftës. Shihej se kishin lënë mbresa të ai, ato momente dhe ngjarje atje.Ndërsa e shoqja, Fatimja thot se: "Dita që u ndava prej tij në Jankers, ishte shumë e merzitshme. E semurë, me 3 femij (djalin 2-3 muajsh) dhe frikohesha për jetën e tij... Përhapeshin mjaft rrena. Dy tre herë erdhi lajmi se është vrarë bile!Ndëgjoja lajmet dhe dridhësha kur i përmendshin të vrarët. Pritsha mos po i del emri. Nja dy herë në fillim u lajmerua në telefon e pastaj asnjë haber"??"Kur mbaroi lufta - vazhdon Ismeti, unë u ktheva në Tiranë, e ia mesyra New Yorkut. Me thanë që të shkoj në Kosove por unë e kisha kryer detyrën, për gka isha shkuar. Në aeroport me priti grueja me femijte - kuptohet, ishte e pabesueshme për mua dhe kenaqësi njiherit."!!Ismeti nga natyra është shumë i gelte dhe i prirur për shaka, Thot se "edhe në front kam qenë i tillë. Në momente mjaft të vështira i bejsha me qeshë koleget. Kishte edhe asi që ma merrnin inati: "Si po t'bjen ndërmend për hajgare - me thonin me hidhrim! Derisa oficerët i mirëpritnin ato shaka t' mijat..." na tha Ismeti duke mos dëshiruar ta zgjas me tepër...

Këtu në vijim po i paraqesim të gjithë pasardhësit e DEDUSH NRELIT:

Pasardhësit e Arif Zenelit gjinden sot në Skivjan me mbiemrin: MEMHETAJ ndërsa Sali Rrustemet gjinden sot në Shtoj (Guci të Re) të Shkodrës me mbiemerin DEDUSHAJ. ..(Pra sic po shihet i kemi rregjistruar përafersisht, emrat e të gjithë atyre Dedushajve që kanë lindur në Vuthaj. Për të tjerat na kanë munguar shënimet e sakta. Kerkojme falje - autori.)Dedushaj ka edhe në Vukel, por sig dihet, ata sT<anë lidhje me Dedushajt e Vuthajve, përvec se janë të të njejtit fis - Kelmendas.Të dhënat e për të gjitha këto i kam vjelur nga kusheriri im ISË ELEZI DEDUSHAJ që ishte një historian autodidakt por shumë i interesuar për historinë e të parëve të vet...

VUJANOVIQI MASHTROHET

Në gazetën "Bota Sot" të dates 29 Qershor 2011 fq. 7, lexuame një interviste të Presidentit të Malit të Zi, z. Vujanoviq që ia kishte dhënë gazetës serbe "Vecer" në të cilen shtonte se: "Mali i Zi nuk ka rrezik nga projekti "Shqipëria e Madhe".Që në fillim po i themi Vujanoviqit, por edhe Tadiqit se nuk egziston kurrfare projektit për "Shqipërinë e Madhe" por për Shqipërinë Etnike ose natyrale, ku do të hynin të gjitha trevat shqiptare që sllavet (pra edhe malazezët) na i kanë marrë me dhunë.

As dje, as sot as edhe nesër Shqiptarët s'e kanë "përjetuar" s'e përjetojnë edhe as nuk do t'a përjetojnë Malin e Zi si "shtetin e tyre "!!!Shqiptarët do ta ndiejnë vehten rehat në atë shtet sllav vetëm atëherë kur t'u garantohen dhe të implementohen të gjitha ato të drejta që i kanë fituar serbet në shtetin e Kosovës.S'di a e di Vujanoviqi se që nga ardhja e demokracisë në Mal të Zi, në trevat Shqiptare në këte shtet s'është ndërtuar asgje përvec një kishe ortodokse sllave në maje të Rumisë?! E këtyre u thot "vlera qytetare të shtetit Malazez "Presidenti i këti shtetit. Shqiptarët kanë deklaruar shumë herë në instanca të brendshme dhe të jashtme se nuk janë të interesuar të luajnë me kufinjët e Ballkanit, por t'i zhdukin ata kufije e t'i bashkohen Evropës se Bashkuar se bashku me të gjithë fqinjët e tyre, pra edhe me Malazezët.E nëse sllavet uzurpator kerkojnë ricaktimin e kufijve në Ballkan atëherë edhe Vujanoviqit i dalin do punë...Nuk humb shumë territore, kufiri vecse është vizatuar. rruga e re Tivar - Andrievice do të ishte egzakt kufiri i ri në mes të Shqiptarëve etnik dhe Malit të Zi.Historikisht dihet se asnjëherë Rozhaja, Plava, Gucia, Malësia e Madhe (e Tuzit), Ulqini dhe Tivari nuk e kanë pranuar pushtetin malazez, por përkundrazi e kanë luftuar sa herë që u ka ardhe rasti. Në NOKSHIQ me 1879 - 1880, të ura e Rzhanicës në prill të vitit 1880, në Ulqin, nëntor 1880pastaj me 1912 -13, 1944 - 45 etj.Delegatët e këtyrë trojeve kanë marrur pjesë në krijimin e Lidhjes se Prizrenit me 1878, në atë të Vlorës me 1912, në Konferencën e Bujanit 1943 - 44 dhe dihet cka the vendosur në ato mbledhje.Vetëm një përparësi e ka Mali i Zi krahasuar me Serbinë, Maqedoninë dhe Greqinë: Ka arritur t'i shpërngule Shqiptarët nga trojet e veta etnike, në pjesën me të madhe! Por mos të harrojme se ata edhe pse gjinden jashte atdheut janë të lidhur si mishi me thonin me vendet e tyre, pamarrë parasyshe se ku gj enden tani.Andaj i kisha porosite sllavo - ortodokset e Ballkanit që mos të luajnë me kufije por t'i zhdukin ata e fi bashkangjitemi Evropës të gjithë se bashku. Pra Evropës se Madhe...

Botuar në portalin: "Fletorja Shqiptaria" Nëntor 2011.

PSE PO DISKRIMINOHET MALËSIA E MADHE?!

Këto dite e pame kryeministrin e Shqipërisë duke e përuruar fillimin e një rruge nga Librazhdi në drejtim të jugut. Bjen në sy se të gjitha rruget që i përuron kryeministri shkojnë në drejtim të jugut. Të gjitha kritikat e sharjet për atë njeri vinë po nga ato anë!?Kam vetëm një pyetje: Kur do ta shohim kryeministrin Berisha të ura e Tamarës duke e përuruar fillimin e rrugës HANI I HOTIT -VERMOSH - GUCI, ose në Valbonë duke e përuruar fillimin e rrugës VALBONË - SHALE - SHKODER?Pra rradhën e ka ndërtimi i UNAZËS SE KOMBIT: DECAN - PLAVË - GUCI - KELMEND -SHKODER - SHALE - BAJRAMCURR - DECAN.Sa dihet nga historia ajo malësi e mbrojti mbretin Ilir - Gencin në pushtet në Shkoder duke luftuar me okupatorin romak. Ata i rrezistuanë për mrekulli politikës asimiluese të Nemanjiqeve dhe Osmanëve. Bile as fenë nuk mund ua ndrroi. Ca e ca pashallarë të tipit të Vuci Pashës, Maxhar Pashës etj. i lanë eshterate në ato anë. Ca e ca kryengritje të tyre. U shtang Turgut Pasha në Qafe të Agrit. Nikaj, Mertur e Shale se lanë të depërtoi në Shkoder me 191 O-ten. Hoti e Gruda bashk me Kelmendin ia thyen forcat e atij dhe ngritën Flamurin Shqiptar në Malin Deciq me 1911 dhe prune Memorandumin e Grecës.Kjo e gjitha ishte parapregatitja e shpalljës se Pavarësisë se Shqipërisë. Pra këtu u zhvillua Historia kombëtare.Plava dhe Gucia në Betejen e Nokshiqit afer Plavës i thanë JO, Kongresit të Berlinit Hera e pare dhe fundit që Shqiptarët i thyen vendimet diskriminuese të Evropës ndaj tyre. Me cka u vu në tavolinnën diplomatike boterore Cështja Shqiptare që deri atëherë pothuajse s'njihnin fare. Shqiptarët barazoheshin me Turq -sic kishin propaganduar Shkijete e Ballkanit.

Beteja të Ura e Rzhanicës, edhe ajo për mbrojtjen e Ulqinit (të gjitha këto gjatë vitit 1880) nga hordhite malazeze i treguan botës se në Malësi s'është lehte me hi.Masakrat cetniko - komuniste në fund të LDB dhe izolimi i kësaj treve gjate natës 50 vjecare komuniste i lodhi shumë këta martir dhe filluan të shpërngulen, t'ia mësyjnë botës se lire - kryesisht SHBA.20 vitet e fundit të demokracisë s'i sollen pothuajse asgje me rëndësi. Një harresë totale. Pa investime në infrastrukture, kulturë, ekonomi etj...Mjafton ti vizitojsh Kullen e Preke Calit në Vermosh, atij që e shpetoi Kelmendin nga gllabrimi i sigurte nga Mali i Zi me 1913. Kullen e Sali Manit në Tropoje, ku lindi Republika e Kosovës - në Konferencën e Bujanit, 1943-44. Kullen e Dr. Sali Berishës, po aty, depon e furnizimit me arme të UCK në luftën e fundit. (Shih lib. R. Dedushaj: "Krahina e Plavë - Gucisë nëpër shekuj" N. Y. 1993.)Prandaj nëse duame t'i sigurojme kufijte me të rrezikuar të Shqipërisë duhët të kujdesemi për këte zone. Kurrfare rrezikut Shqipërisë nuk i vjen nga lindja. E është shumë me në rrezik nga veriu. Ajo "Ec përpara deri nTiranë "e shkieve s'është hjekur nga programi i tyre e as s'do të hiqet kurr. Vee momentin e presin.Me diskriminimin e Malësive të Veriut celet rruga e Sllobodanëve. Kelmendi, Shala, Shoshi, Kastrati, Shkreli, Hoti e Gruda, Krasniqja e Gashi e kanë mbrojtur ate kufi gjer me tani.Tani nga moszhvillimi i atyre krahinave djemte ikin në perëndim e vajzat u martohen në Shkini dhe një dite shuhet Malësia. Sic janë shuar Ceremi, Vuthajt me Plavë e Guci, Vermoshi etj.Kur do të filloi Prishtina e Tirana të bëjnë politike kombëtare e mos të dalin mendsh pas bashkim - vëllazërimit me Shkiete e Ballkanit, sic po bëjnë tani!? (Shih Konferencën e Pejës këto dite f. b.)Mali i Zi e ndalon Flamurin Shqiptar e Tirana i lejon ata të hyjnë në Shqipëri me leje të njoftimit! Kerkush slca me shumë nevoje për rrugen Decan -Plavë - Vermosh sesa Rrafshi i Dukagjinit dhe Kelmendii Gurit. Me qindra ara ta pa mbiellura e livadhe të pakositura në Luginën e Plavë - Gucisë, se pronarët e tyre i kanë në Amerike. Të gjitha ato mund ti shfrytezojnë bujqite e Dukagjinit dhe të Kelmendit. Por si të shkohet atje?! STca rruge nga Decani në Plavë e as nga Vermoshi në Guci. E dy shtetet tona bejnë sehire.Në Pejë ka thashethenjë se Kanali i gjashte: Shkup - Tivarë do të kaloj nëpër Gryke të Rugovës ose të Zhlebit duke e lënë plavën të izoluar sic është sot!!! Është e domosdoshme që kanali Shkp - Tivar të kaloi nëpër Decan - Plavë - Guci - Kelmend. Cdo ikje e këtij kanali ndërkombëtar nga PLAVa do t'ishte tradhti ndaj eështjës tonë kombëtare,

Botuar në portalin [email protected] 2011. PSE PO FLIJOHEN SHQIPTARËT E LUGINËS SE PRESHEVËS DHE ATA NËN MALIN E ZI

Këto dite pati zhvillime alarmante në trojet tona të mbetura nën Serbinë e Malin e Zi. Shqiptarët e mbetur nën këto shtete sllave, përdite e me shumë po diskriminohen dhe frika tek ta është në rritje e sipër. Shpresat se atyre do t'u dalin zot Prishtina dhe Tirana janë duke u venitur!Shkurt, janë të zhgenjyer nga politika që zhvillohet atje: E pse po ndodhë ashtu me se miri e kuptojme nga një interviste e KADRI VESELIt, ish udhëheqës i SHIK-ut në Kosove, dhënë gazetarit të mirënjohur gjerman Nobert Giezder e publikuar në portalin gjerman "Grand Taurisme". Në mes tjerash z. Veseli shton"... Ne si Kosovar kemi nevoje për një (...) Mal të Zi dhe një Shqipëri prosperuëse. Në këto vende tashme funksionon tregu i lire dhe kjo na ndihmon mjaft..." (Illyria N. Y. 10-12 janar 2012).Kjo i mjafton z. Veseli, njerit nga dirigjuesit e politikës në Prishtinë ! E si duket kjo vlen edhe për Tiranën? Të cilat lerë që nuk reagojnë kur në Presheve vinë Shqiptarët e vdekur nga burgjet serbe të mbushura plot me Shqiptare apo kur në Mal të Zi përdhoset e ndalohet Flamuri ynë kombëtar, por përkundrazi, u bejnë koncesione atyre shteteve shoveniste sllave.Lejohet Tadiqi me i ra kryq e terthore Kosovës duke i rrahur protestuesit shqiptar dhe i hiqen Serbisë vizat me Shqipërinë. Pa kurrfare kushtesh paraprake. Reciprocitet ky e jo mahiü!

Pranohet kombi malazez dhe u garantohet ulëse në Parlamentin e Kosovës duke e shkelur Planin e Ahtisarit, gje që ua mundëson edhe Serbeve atje t'a shkelin të njejtin, duke kerkuar: "Ahtisari plus. "Lejohen Malazezët të hynë në Shqipëri vetëm me letërnjoftime etj... Shkodra është shëndrruar në qytet gjysem malazez dhe aty velvitet Flamuri i tyre pa kerkuar kurrfare leje nga shteti shqiptar dhe askush si dënon menga 1000 euro apo me 2 muaj burg sig ndodhë në Mal të Zi për nxierrjen e Flamurit tonë!!!Në Panairin e librit në Tiranë, kohe me pare, t'i shurdhonte veshte muzika serbe e Drazha Mihailloviqit, S'merrej vesh a je në Tiranë apo në Ravna Gora të Serbisë, pa përmendur Shkodrën...! Dhe të gjitha këto bëhen për hire të bashkim -vëllazërimit ose si? thot z. Kadri Veseli: "për t'a bërë një Mal të Zi STABIL."!!Për ta pasur një Mal të Zi stabil duhet t'i lejohet atij t'i shpërngule të gjithë Shqiptarët nga trojet e veta shekullore atje. Ndërsa Tirana dhe Prishtina të ndihmuar edhe nga DINOSHET (lexo: Mugoshet) vendas që si ministra të pakicave (pasi e hjekin Flamurin Shqiptar nga vendlindja evet) shpërblehen me poste ambasadoriale, dhe s'do të keni kurrfare kokecarjesh me Malin e Zi. Nëse ai s'do të ua kerkoj Pejën e Shkodrën, që sic ia pranoi Daciqit këshilltari i Presidentes Jahjaga - DEDA, i kishte cliruar Serbianga Osmanët. (Sa mirë e dinte historinë ai fare mësuesit i Presidentes tonë ?!!!)Duhet të definohen mirë rolet. Shqiptarët e Kosovës Lindore (Luginës se Preshevës) duhet t'i mbroje Kosova se janë pjesë e Kosovës. Ndërsa ata nën Malin e Zi t'i marri nën mbrojtje Shqipëria, meqë bejnë pjesë në Bazenin e Shkodrës. E jo të mbetemi të shkrete, as të Kosovës as të Shqipërisë sig po ndodhë gjërë me tani...As me sheher as me Barileve - sig do të thonin në Prishtinë...Por sig dukët kështu do të mbetemi përderisa në Prishtinë dhe në Tiranë të kemi udhëheqës me mendësi provinciale dhe jo me vizion e përkushtim gjithë kombëtar sig dha vërejtje edhe ambasadori i Danimarkës në Tiranë, këto dite.Dhashte Zoti e vinë në vete ata ose i zavendëson populli me të tjerë që do të interesohen për kombin e jo për fisin e vet apo principatat shqiptare, Republikat e Shqipërisë dhe Kosovës e asgje tjetër...!!

Botuar në portalin: Fletorj ashqiptaria. com Janar 2012.

100 VJETORI I PAVARËSISË SE SHQIPËRISË

KONTRIBUTI I PLAVË - GUCISË NË SHPALLJENE PAVARËSISË SE SHQIPËRISË

Krahina e Plavë - Gucisë shtrihet në cepin verior të Shqipërisë, e futur thellë në kerthizën e Alpeve Shqiptare. Një luginë tektonike e bukur dhe e pasur me begati natyrore, një perle e pashoqë.GUCIA, është qytezë antike, gka dëshmon edhe emri i saj, por edhe nëntoka e saj, edhe pse sjanë berë kurrfare germimësh arkeologjike.PLAVA përmendet që nga koha Romake. E mban emrin e perandorit romak - FLAVIUS, nip i Konstantinit të Madh, i lindur në këto anë. Si Ilir që ishte, për ti kaluar pushimet në vendlindje e ngriti një qytezë dhe një fortesë me emrin e vet - PLAVA. (Shih: Edvin Jacques: "Shqiptarët nga origjina gjerë me sot" SHBA 1994.)Kjo luginë, e rrethuar nga të gjitha anët me male, bente një jete pothuajse gjysem autonome. Verës vinin haraclinje e "poreznik", ndërsa po sa fillonte rënja e borës iknin ata, e mbetëshin vetëm vendasit që i njihnin vetëm sunduesit lokal.Afersisht për 200 vjet, sunduan Shabanagajt me origjinë nga Gruemira e Shkodrës, që Veziri i Shkodrës, Sylejman Pashë Bushati, i pati siellë aty kah gjysma e shek. XVII. (Shih: Krahina e Plavë -Gucisë nëpër shekuj, N. Y. 1993.)Derisa në analet e brendeshme të Perandorisë Osmane njihej mirë si krahinë kryengritëse dhe e panënshtruar, në analet ndërkombëtare hyri që nga Paqja e Shën Stefanit, me 1878, që kur iu dhurua Malit të Zi, pa kurrfare të drejte. Themi kështu, nga që e gjithë popullsia e saj ishin atëbotë shqiptare.

Edhe ata që flisnin sllavisht ishin me origjinë shqiptare, si, Vasoviqas, Kuc, Shaliane etj. që kishin kaluar në fenë sllavo - ortodokse dhe e kishin humbur gjuhën duke u martuar me sllavet ortodoks.Kajmekami (nënprefekti) i Gucisë, ALI BEJ GUCIA (Shabanagaj) duke e ndier rrezikun qet kushtrimin në gjithë Shqipërinë dhe i përkrahur nga Abdyl Frashëri e antar të tjerë të Komitetit të Stambollit, e formojnë Lidhjen e Prizrenit, e cila e caktoi atë komandant për mbrojtjen e kufirit veriorte Shqipërisë, i vetmi kufi që u mbrojte atëbote, derisa u shpërngul i tere Sanxhaku i Nishit dhe ra Ulqini.Të gjitha fajet për thyerjen e vendimeve të Kongresit të Berlinit Evropa ia ngarkoi Ali Beg Gucisë. (Shih: I;Lamaj: "Luftrat për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë në vitet 1879-1880." N. Y.Pra është hera e pare dhe e fundit që shqiptarët i thyen vendimet e Evropës. E futin Evropen në mendime dhe analiza të thella duke pyetur: Kush janë këta që guxuan t'i thonë asaj JO.Me qindra gazetar, politikanë, analiste etj. nga vende të ndryshme të Evropës ua mësyjnë trojeve shqiptare dhe fillojnë ta shfetojnë historinë tonë."Kjo bënë që perëndimor (në radhë të pare austrohungarez dhe gjerman), të respektojnë vullnetin politik të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. (J. Buxhovi: "Historia e Kosovës, libri i pare...")Pas Luftës se Nokshiqit, fillon mendimi evropian për një shtet shqiptar në rast se shpërbehet Perandoria Osmane. Rilindasit tonë e patën me lehte tani e tutje të u tregojnë atyre se kush janë shqiptarët e cka kerkojnë.Dhe, në vend se të shpërblehet Ali Bej Gucia (i njohur në popull si: ALI PASHË GUCIA), nga populli i vet, ate jovetëm se e vrasin vete shqiptarët (lexo: serbet nëpërmes të Adem Zajmit) por historianët komuniste e shpallin edhe "tradhtar". Thënja e tij, pak pa dhënë shpirte: "Qe cka m^ani Shqipnija mua", nuk don koment.E quajtën "tradhtar"ata fare historianësh, vetëm pse Sulltanit duke i konvenuar që ia mbrojti një pjesë të perandorisë dhe me ndihmen e Haxhi Zekës, nëpërmes të ministrave shqiptar të Sulltanit, e fali dhe duke e ditur që ishte antisllav, e emroi prefekt të Pejës. Për tia mbrojtur atij kufirin aq të rrezikuar. Por pasi ai me Haxhi Zeken e ripërtrinë Lidhjen e Prizrenit me emrin "Lidhja e Pejës" në bashkpunim me Serbinë i vrasin që të dyPra Ali Pashë Gucia, sikurse edhe Gjergj Fishta që i kendoi atij, shpallën ' tradhtar"se ishin kundër "vëllezërve" malazez, kundër Dushanit e Milladinit. Bile për kuriozitet po përmendim se M. Popoviqit iu kishte vrarë xhaxhai në Luftën e Nokshiqit. E si ta donte ai Ali Gucinë?Dora e djathte e Aliut, Jakup Ferri, e përdori taktiken e Skenderbeut: Terhiqu e sulmo dhe ditën që u vra, me 11 janar 1880, në Nokshiq i ra koka në mesin e 30 kokave malazeze që i kishte prerë me dorë të vet me pare dhe rapsodi kendoi: "Padishah me t'tregue një seri. Tridhete koka i preu nji njeri. Që i thonë për emen Jakup Ferri"!Dhe "doktorët" e historisë në shtetet tona nuk e dinë ditën kur është vrarë Jakup Ferri!?E vrasin me 4 dhjetor 1879. (Lexo lib. E, Plava, "Plava e Gucia në Levizjen kombëtare shqiptare")S'di për asnjë shkollë akademi ushtarake, rruge e objekt tjetër, që mbart emrin e këtyre trimave. As të zavendësit të Jakup Ferrit, Cele Shabanit të Rugovës.Asnjë rast në historinë tonë, nuk ka që kanë rënë në fushën e betejës edhe komandanti edhe zavendësi i tij, sic ranë këta dy luanë.Edhe djali i Jakup Ferrit, Hasan Ferri, si tribun popullor gjindet në të gjitha tubimet popullore mbarëshqiptare si në Junik etj. por edhe në fushat e betejeve në Plavë - Guci me 1912 e 1919, në Koplik me 1920 e sic thot ai vet, Musa Juka (atëbote minister i punëve të brendeshme të Shqipërisë) e detyron të shpërngulet në Turqi, në moshën 80 vjecare, ku edhe vdesü (Shuh lib. e lartepërmendur...)Në mbrojtje të Kongresit të Vlorës ishte edhe Bub Binaku (Ulaj) i Vuthajve, bashk me 400 luftetarët e Isa Boletinit e me atdhetar të tjerë nga kjo krahinë. Kurse brenda në atë kongres ishin delegat të kësaj krahinë: Sali Gjuka dhe Bedri Pejani.S. Gjuka është njeri ndër themeluesit e arsimit shqip në Dukagjin. Me 1909, bashk me Smajl Nikocin e Gucisë, i burgosin duke i derguar në Selanik, meqë ua kishin gjetur nëpër shtëpite e tyre abetarën shqipe. Asnjë shkollë apo institut sot në shtetet shqiptare s'mban emrin e tyre. Por mirë bejnë se s'u ka hije ta kenë emrin e tyre me ata të Vasil Shantos (Shantoviqit) dhe Vojo Kushit (Kusheviqit), që

tere jetën e tyre kanë vrarë vee shqiptare, bile këtij të fundit Punistet Shqiptar (PPSH) ia patën veshur edhe xhamadanin e Mie Sokolit (E pat veshë edhe Vojo Kushi - thonin ata.)Pra është koha të vinë gjerat në vend. Të shkruhet historia ashtu sic ka ndodhur prej historianëve atdhedashës shqiptar e të afte...

Botuar në Gaz. "ILLYRIA" N. Y. 13-16 prill 2012, f. 33.

Se cfarë trajtimit kishin atdhetarët e kësaj krahinë gjatë sundimit komunist në Shqipëri, tregon me se miri edhe ky shkrim:

REXHA ËSHTË PASQYRA E SHQIPTARËVE

Rexha ishte vetëm 12 vjecar kur njera kur ndër gazetarët me të njohura të botës, Rose Wilder Lanë, e mori si përkthyes në ekspeditën e saj të njohur në Malësinë e Veriut, udhtim që është përjetësuar në librin "Majat e Shalës".Një femi i mencur, i shkathet dhe i vecant. Rexha e mrekulloi gazetarën. Ajo u përkujdes që ai të shkonte në shkollë. Fillimisht në Shqipëri dhe pastaj në Kembrixh, ku Rexhe Meta (Ulaj, ng Vuthajt- R. D.) doktoroi me nota të shkëlqyeshme.I pari shqiptar që e beri këte atje, e ka emrin në Librin e Arte të Kembrixhit, por në vendin e tij, ai pati një jete të tmerrshme. Pa asnjë faj, cuditerisht dhe cmendurisht, kryestalinisti shqiptar e dënoi Rexhën me vdekje. Kur mori lajmin në Amerike, Rose e dashur sla gur pa levizur që ta shpetonte. Deri edhe të kryetari i atëhershëm Truman shkoi ajo. Për t'ia falur jetën, diktatori me i poshter që ka njohur historia kishte një kusht: Rose nuk do ta përmendte shtetin e tij kurr me në jetën e saj. Për të shpetuar jetën e cunit të hareshëm që i kishte prirë në malet e Shqipërisë, Rose e dha dhe e mbajti fjalen. Gjatë jetes se saj nuk e përmendi me Shqipërinë.Atë Shqipëri të dashur, të cilen e kishte derguar në Perendim si dhuratë nga një kohe epike, gazetarja e kishte të ndaluar ta zinte në goje. Vetëm për t'ia kursyer jetën Rexhës. Imagjinata e saj e bujshme, megjithate nuk ia mundësoi ta kuptonte se me mirë do të ishte ta ekzekutonin doktorin e Kembrixhit. Dënimi me vdekje i shëndrrohet në 27 vjet burg e pastaj internim, vuajtje, persekutim dhe mjerim ekstrem derisa mbylli syte, pa e pare rënjën e diktaturës. Rexha është pasqyra e shqiptarëve, apo jo???Blerim Gashani, gaz, "Bota Sot", 26 prill 2012, f. 10.

SI E SHPALOSEM FLAMURIN TONË NË VUTHAJ

6 Nëntor 1968. Gazeta "Rilindja"me titull shumë të madh lajmeronte se është lejuar përdorimi i lire i Flamurit tonë në krejt Jugosllavi.Kishte dy muaj që kisha filluar punën si mësues në Drenoc të Klinës, pasi kisha diplomuar normalen, në moshën 20 vjegare.Atë dite, e premte, rreth orës një pasdite, posa isha kthyer nga puna, u takova në korzo të Pejës ne Binak Ulaj dhe vëllezërit Zenel e Sylejman Ulaj të shoqëruar edhe me një tjetër që unë s'e njihsha, duket ka qenë Xhafer Shatri, - shok i Binakut. Sylejmani kishte me u martuar ato dite, nga Vrella e Istogut dhe miqët u kishin thënë se nuk ua japin nusen nëse s'e bien Flamurin ShqiptarPosa u përshëndëtem, Ulajt me pyetën se a e di ku banonte Rexhe Gjonbalaj - profesor i Gjimnazit të Pejës dhe me derguanta therrassa me shpejt. Po u presim në kafenë "Ballkan", thanë ata. Posa e kalova uren e zallit e takova Gjonbalajn, që ishte nisur për në qytet. Pasi i beme ca hapa e takuame edhe Beqir Hotin, atëherë korespodent i "Rilindjës" në Pejë, që e kishte gazetën në dorë. Rexha ia muarr "Rilindjen" dhe duke e shiquar titullin për lirimin e flamurite pyeti: "A është lejuar vetëm për Kosove apo për krejt shtet? A mund ta cojme edhe në Plavë?

"Për krejt Jugosllavi" - tha Hoti, dhe po patët "takate"e cani edhe në Plavë, dhe ikuduke ia lënë Rexhës gazetën në dorë.Të autobusi që nisej për në Guci n'ora dye takuame një "iunkcionar"të komunës se Plavës, shqiptar. Rexha e pyeti: "A mund ta siellim këte flamur tek ju", duke ia treguar titullin e gazetës.Paj e kemi flamurin të mireboll e mos na nxerrni telashe - tha i gjori! Rexha e shtyu e ia pat thyer qafen në derë t'autobusit... Shkuam në kafen "Ballkan". Pasi u përshëndëtem, unë fillova të largohempor Zeneli me tha: "Ulu edhe ti, se je nipi iCung Tahirit e duhet t'interesojnë edhe ty këto punë"!Për herë të pare e ndieva në menyrë pozitive, pak krenare se isha nipi i tij. Se deri atë dite ma kishin përmendur në kontekst negativ, se gjeja isha nip i tradhtarit të shtetit Jugosllav. Fjala ishte për xhaxhain e babës tim (që unë e kisha quajtur Bab) të masakruar nga UDB-a se bashku me nipin e vet Isuf Zymerin, me 18 korrik 1951 në Vuthaj.Atë dite i biseduame tri cështje:1. Një zëri ishim që ta conim flamurin në Vuthaj, në atë shpejtësi gjersa malazezët ishin të hutuar, se me vonë filluan të nxierrin probleme, por ishte vonë.2. Ulajt frikoheshin nga kryetari i atëhershëm i komunës, Hasan Vucetaj, me të cilin kishin një ngatrrësë familare mos po e shfrytezon ai rastin për tu hakmarrur.Unë e kundërshtova rreptësisht një rrezik të tillë duke e njohur karakterin e burrërinë vuthjane të Hasanit. Mu bashkangjit edhe Binaku.3. Ishte frika ne mos Bajraktari i Vuthajve pa i informuar me situatën, mund të mos pranonte ta marr atë flamur?Nëse se merr Muzliae merr Rexha i thanë Gjonbalës, i cli s'pranoi për shkak të një problemi të mëhershëm me bajraktarët.E merr Rexhepi, tha Zeneli, është nipi i Cung Tahirite i takon. Jo e merr djali i Qungut, Salihi, se Rexhepi është i ritha dikush tjetër.As unë, as Salihi, por e merr Brahim Caloku. Ka qenë në burgn e Goli Otok dhe pa ia marrë kryet s'ia merr kush nga dora.U muarrëm vesh që të gjithë të takohemi natën e dasmës në shtëpinë e Ulajve në Vuthaj. Ashtu edhe ndodhi. Posa u beme bashk dhe filloi dasma dual një mësues në Martinaj, Avdullah Vugetaj, e hapi një qese me duhën në dhome dhe tha: "Të fala keni nga kryetari i komunës, Hasan Vucetaj që ua uron Flamurin Shqiptar dhe e keni të siguruar rrugen nga Gucia në Cakorrü"Unë fjata atë natë të Brahimi dhe e binda se nëse nuk do ta merrte flamurin Bajraktari, atëherë duhej ta marrë ai, gje që e pranoj me dëshirë.Disaherë e kam ndëgjuar Muzli Ramen duke thënë se është frikuar mos është ndonjë provokim për të, por kur e ka pare Brahimin pas tij e ka dit se do t'ia marrë dhe e ka marrë vet Flamurin që valvitej për herë të pare në Vuthaj pas vitit 1945 - kur e kishin ndaluar atë. Dhe vazhdonte: "Kur kern ra në Guci e kam pa komandantin e milicisë në fytyrë gati me ka ra Flamuri nga dora, por e pashë Hasan Melin, kryetarin e komunës me tre milic në nji gazike. Ka shkue përpara nesh deri në Cakorr. Aty na ka prite edhe kur jemi këthye, e na ka përciell deri në Vuthaj"!!Kur rame në Pejë lame autobusin ne të ura e zallit dhe ecëm në kembe. U ndalem në sheshin para komunës. Nga ana tjetër vinin do dasmor tjerë me një Flamur Shqiptar shumë të madh që e mbanin dy veta të veshur me rroba kometare. Njeri për shtage e tjetri për cepit. Ishte një dasem aqë e hareshme sa se kisha pare kurr në jetën time një të tillë. Surle, tupan, kenge dhe shtihej nga të gjithfarë lloj armësh. Një djal i Martinajve qitëte me pushkë sa njeri i bertiti: "Coja gryken se po nai vret komunarët."E mbaj mend edhe një detal: Një serb me shumë emer në Pejë ia dha doren prof. Syle Dreshajt e i tha: "Bravo u qofte "ÜKur e kam pyetur Sylen për këte rast me vonë, me tregoi se kur e paskan pase ndalur flamurin tonë Syla i ka thënë se do ta lejonin prap e ai i ka thënë kurr me!?E tani ia uroi me shpirte të thyer. Atë dite ai shkja shkine e ka ditur se e humbi Kosoven.Posa e muarrën nusen në Vrellë, me shumë zhurme e piskame unë u ndala në Pejë e Të tjerët shkuan për Vuthaj.

Këto po i shkruaj për herë të pare. i kam përmendur sipërfaqësisht, ne librat e mija duke pritur se për një gje të tillë do të shkruai vet Binaku. E tani ne këte 100 vjetor të pavarësisë se Shqipërisë e pava të arsyeshme të rregjistroi edhe këte ngjarje jo edhe aqë të parendësishme pasi Binaku s'u muarr me këte terne, s'pakut gjer me tani!?Pas demonstratave të vitit 1968, Zenel Ulaj ka rëne ne burg. Ndërsa Binaku sme la të lire me. Si duket me ka pas antarësuar në grupin e vet ilegal me pseudonimin "MËSUESI" deri sa ka rën në burg, në vitin 1974. Me binte materiale propagandistike e revistën "Shqipëria e Re" dhe unë i dergoja ku me porositë te ai. Nga një interviste e Kadri Osmanit -atëbote kryetar i grubit ilegal të Binakut, kam marrë vesh se"një mësues e ka lëshuar vet grupin" -thoshte aie unë iu kam përgjegjur se nuk e kam lëshuar unë por ata s. me kanë marrë me vehte në burg?! Pra, Binaku s'me ka përmendur se vee ai ka ditur për mua!Ato vite, nga ajo literaturë që ma sillte Binaku, kam lexuar romanin "Tradhtia ", novelate: "Ushtima e Korabit ", pastaj: "Shota e Azem Galica", "Hasan Prishtina ..." e shumë të tjera.Pas rënjës se Binakut me shake në burg jam furnizuar me literaturë "të ndaluar "nga Malush Rrahmani - Ademaj nga Katundi i Ri që ato vite punonte në Gjermani. Ai sillte shumë literatur ilegale në shtëpi të vet e unë nëpërmes të vëllaut të tij - nxenës i imi - Enver Ademaj, e lexoja atë literatur gjersa Malusha u burgos dhe u dënua me 8 vite burg e Enveri u dënua me 4 vite burg...Kur ka dalur Binak Ulaj nga burgu, kam shkuar me pare. E gjeta ulur në shkallë të shtëpisë në Vuthaj. U nisa me hyrë n'oborr e ma beri me krye si jo. E pash dhe vazhdova rrugen ...Kur u ktheva në Pejë, mora vesh se Isa Demaj nga Rugovame ca shoke që kishin qenë ta vizitonin Binakun kishin rënë në burg!!Me gjerësishte për atë se cfarë kam vepruar pasi Binaku me shoke kanë rënë në burg, mund të lexoni në librin tim me titull: "Si e gjeta dhe si e lash Shkollën Shqipe në Prefekturën e Pejës "N. Y. 2006.

Gaz. "Republika" Tiranë, 8 maj 2012.

MARTINAJT E GUCISË(Cështja e kishës pravosllave në atë fshat)

Fshati Trepca (sot, Martinaj) është njeri ndër vendbanimet me të vjetra shqiptare në Krahinën e Plavë - Gucisë. Aty jetonin pasardhësit e Dedë Nishes; të vëllait te Vuth Nishes që janë Prelevukajt dhe Gjeke Vukajt (Hasangjekajt) bashk me Lecajt. I pari i tyre Vuka, e pat formuar edhe fshatin Vukel në Kelmend të Gurit. Vukel ka edhe në Rugove -Gjevukajt e Kuqishtës.Me vonë, në Trepce, janë vendosur edhe ca familje Selciane nga Kelmendi - sot Balidemajt.Pronat e vëllezërve Vuth dhe Dede Nisha, shtriheshin pra, në Luginën e Gucisë, që me vonë u quajtën: Kelmendi i Ulte (ose fushor).Vuthi e kishte qendrën në Vuthaj (qe e muarr emrin sipas emrit të tij) e Deda në Trepge - një vendbanim në mes të Gucisë dhe Plavës. (Shih: Dr. F. NOPCA: "Nga Shala në Kelmend", Sarajeve, 1910.)Pronat e Vuthit atëbote shtriheshin nga Lumi Luca deri në Shale dhe nga fshati Nike deri të Guri i Gjon Balës në Balcinë të Luzhës. (Shih: S. Ahmeti: "Vuthajt dhe Vuthjanët " - Tiranë, 1996.)Kurse pronat e Dede Nishës shtriheshin, përafersisht, nga fshati Vukel deri të Liqeni i Plavës Rrenze Vizitorit plak, që i rrinte mbi krye si shqiponja, përherë në mbrojtje të atdheut. Vizitori ishte një dige e pathyeshme që e mbronte atë krahinë nga gdo mësyrje e armiqëve që vinin nga veriu. Sidomos nga sllavet që e endrronin këte luginë të bukur dhe shumë pjellore."Kurr s'jemi ba rahat - me thonin pleqët e atij fshati. Gjithherë ashte dashte të flenim veshun dhe me pushkë të kryet. Të rrallë janë ata burra që kanë vdeke me krye në jas tak"!!Se vërtetë është fjala për një pronë shqiptare "dem baba dem" tregon edhe pronësia e bjeshkëve për rreth Martinajve:- Vizitori e Brada e Vezirit (Rokopeci) kanë qenë të Dede Gjo Nike Sykajve prej Selce.- Zeletini nbi Nakute e Bori i Kolinës mbi Vuthaj, të Dede Cokut prej Selce.

- Zeletina (pjesa tjetër) - e Gjon Sokolit të Nikcit.- Golizhi mbi Andrievige - të Kagel Turkut, bajraktarit të Nikcit.- Grebeni - i Dush Ulës prej Nikcit.- Lipovica - e Kole Precit nga Selca,- Pastaj Bjesdhka e Hajdar Tafe, Bjeshka e Duli e kështu me rradhë, të gjitha prona shqiptare tëKelmendasve... (ShiH: Ate Kol P. Berishaj: " Sofra e Malësisë se Madhe "-Ferizaj, 1999f. 7o.)Vërtetë, gdo toponim i këtij fshati dhe bjeshkëve përreth është në shqip, me rrënje pellazgjike, dëshmi kjo që nga koha Ilire.,si psh: Kacuberri, Sheu (prroni) etj. Edhe një tjetër dëshmi se fjala është thjeshtë për një lokalitet Iliro - Shqiptar. (Shih, Idriz Xh. Ulaj: "Toponomia e fshatit Martinaj" në "Koha" Titograd, nr. 2, 1979, f. 232-254.)Dihet se në këto anë kanë jetuar fiset ilirë Ariatët dhe Pirustët, që nga ato me vonë u krijua fisi i Kelmendit.Kjo do të thote se gjurmte e Pellazgo - Ilirëve s'mund i zhduken as okupatorët e shumte si: Romakët, Bizantinët e as Nemanjiqët e pa skrupullt. (Shih: R. Dedushaj: "Krahina e Plavë - Gucisë nëpër shekuf'N. Y. 1993.)Kjo dëshmohet në bazë të rregjistrim.it të popullsisë nga ana e Osmanëve në vitin 1485. Sipas ati rregjistrimit në fshatin Trepca i kemi 3 familje thjeshtë shqiptare e një tjetër " të përzier "prej gjithësejte 42 familjeve sa u gjetën atëbote në atë fshat.Por s 'duhet harruar se si shqiptar në kohën e Nemanjiqëve, e ashtu janë pranuar edhe nga Turqit) janë rregjistruar vetëm Shqiptarët e besimit katolik. Ndërsa ataqë kishin emra pravosllav, pamarrë parasysh se cfarë besimit kishin, shënoheshin si serb?! (Shih: S. Pulaha: Populli Shqiptar i Kosovës gjatë shek. Xv - XVI". Tiranë, 1984)E kishin marrur emrin serb, apo e kishin pranuar fenë pravosllave (sllavo - ortodokse) nga frika sepse Car Dushani u kishte shpallur lufte për vdekje katilikeve shqiptar, duke i përdorur të gjitha mjetet që ata të ktheheshin në " fenë e vërtetë'-ne kishën e lindjës - ortodokse!!Kush nuk pranonte ia vizatonin një pike të zezë (zhigun) në ball dhe kush të donte mund ta vrante, pa dhënë asnjë llogari askujtü Kjo dëshmohej edhe nga nënat tona që nemen (mallkimin) me të madhe ta thonin: "Tu vufte zhigu në ball"!!E gjithë kjo do të thote se në shek. XV e as sot, të gjithë të krishterët nuk ishin e as nuk janë sllav, pamarrë parasysh se a mbajnë emra katolik apo pravosllav. Pra ekziston mundësia se të gjitha familjet e Trepcës të asaj kohe (42 sosh) të ken qenë familje shqiptare me emra pravosllav?!Edhe faktori historik, arkeologjik, etnografik dhe gjeografik të fshati Martinaj dhe vendbanimet tjera përreth, provon se njerzit e këti fshati, jetuan, punuan e krijuan prej kohërave të lashta, që nga neoliti, koha e bronzit, e hekurit, ajo romake, bizantinë, mesjetare (serbe) e deri të ajo osmane. Këta Ishin Ilirët - Arberëshët - Shqiptarët autoktan që edhepse u rraskapitën mjaft, asnjëherë s'u shuan, duke qëndruar të papërkulur para gdo rrebeshi të historisë !!Emri Trepcës për herë të pare përmendët në kohën e sundimit të mbretit serb, Dragutinit (1276-1282) që tregon se aty ekzistonte një Kishë Katolike të cilën e gjeten edhe Turqit, por pa prifta në të, gka do të thote se nuk lejonin popat pravosllav të vepronte kisha shqiptare atyü Prandaj ata popa i kishin duarte e lira ti sllavizonin të gjithë shqiptarët, se paku me emra. (Shih lib. e cit, Krahina...f. 33-43)Por sig thot Akad. Mark Krasniqi: " Nëse emrat si argument onomastik përdorën për të vërtetuar përkatësinë kombëtare, atëherë nund të thuhet se as shqiptarët e sotem nuk janë shqiptar, por arab. turq, francez, gjerman e cka të duash tjetër, sepse ata mbajnë emra të huaj - fetar të cilet në gjuhën shqipe nuk kanë kurrfare kuptimi, nuk tregojnë asgje". ("Illyria"N. Y. 4 shtator 1992 f. 5.)Të shtojme këtu se kisha katolike e Trepcës gjendej në rrjedhën e epërme të Sheut (prronit) Prelit, rrënzë malit (në Gjatore). Ku gjinden edhe sot themelet e saj. Kuptohet ajo u shkatrrua në kohën osmane. Egzistimin e asaj kishe katolike, shqiptare sot po e keqpërdorin slavet si pretekst për ta ngritur një kishe të tyre aty. E dihet mirë se as Nemanjiqët kur e sundonin këte fshat nuk patën mundur ta shëndrrojnë të njejtën në kishe pravosllave, sic e patën shëndrruar f. v. Kishën e Decanit (Kishën e Gashit)!! Meqë, e mbronte Vatikani.

Por ta ndjekim historinë: Kah viti 17oo, Hydaverdi Mahmut Pash Begolli, për shkak të mosnenshtrimit ndaj osmanëve i shpërnguli në Peshter e Rugove shumicën e banorëve të Trepcës, (psh. në Ugull dhe në Kuqishte - Gjevukajt). Pasi e vrau në tradhti kryetrimin e tyre, MARTININ, emrin e të cilit prej kësaj kohe e muarr Trepca -MARTINAJ...Djemt e Martinajve u bene dige e pathyeshme në mbrojtjen e krahinës në fjale që nga Majat e Vizitorit e deri në Vermosh.Pas masakrave të shkieve që i banë në marsin e vitit 1919 Martinajt shpërngulen në Shkoder. Një pjesë kthehen me vonë e të tjerte Zogu i vendose në Gurz, ku janë edhe sot me mbiemrin Martini. (Shih lib. e cit. R. Dedushaj: " Krahina...") Në pronët e tyre Mbreteria Jugosllave i vendosi kolonet sllav -kriminelet me të devotshëm të Malit të Zi. Të cilet në vitin 1930 e ngritën një kishe të vogel pravosllave (sllavo - ortodokse) që u be vatër e gjenocidit mbi shqiptarët vendas. Në Kohën e Shqipnisë 1941-1944, u këthyen të gjithë refugjatët e këtij fshati dhe u vendosen në pronat e veta duke i pastruar edhe mbeturinat e koloneve shkije, pra edhe atëfarë kishe të tyre nga arat e veta.Pas ati fare "clirimit" që na sollen komunistët ata u detyruan të kthehen përsëri në Shqipëri dhe deri me ardhjen e "demokracisë" në Mal të Zi nuk e ka përmendur kush atëfarë kishe. Sot kur Vujanoviqi (presidenti i atij shtetit) lavdrohet se e ka formuar " shtetin me demokratik në Ballkan dhe livadhise nëpër Shqipëri si nëpër bahce të babës se vet (?) pasi e shëmtoi Ruminë me një hekurishte të quajtur kishe sllavo - ortodokse i ka derguar popat e zi edhe në Kelmend, në fshatin Martinaj, me pretendim ta ngrisin një kishe të tyre edhepse aty slca me asnjë shkja-ortodoks !!Jo vetëm kaq, por, kurrfare historie, kurrfare lidhje ortodoksie dhe kurrfare të drejte slcanë popate shkije në atë fshatë dem baba dem shqiptar. Dhe nëse lejohet të ndërtohet ajo kishe aty, s'ka prishje me, se atherë bota demolratike do të na shpallte fundamentaliste musliman, që po prishnim kisha!!Cfarë të ndërmerrët që të mos pësojnë si maja e Rumisë në Kraje: T'organizohen e ti lanë ngatrresat në mes veti - partiake e politike t'ati fshati dhe të krahinës në terësi.Në New York, në kuader të Fondacionit Plavë -Guci të formohet dega për Martinaj, me kryetar, sekretar e arkatar (duhën edhe financa). E njejta në bashkpunim me shoqatat e partite shqiptare në diasporë tu shkruaj letra protestuese qeverive në Washington, në Tiranë, Prishtinë e Podgoricë, duke ua berë me dije se poqëse edhe njëherë shihen popat në atë fshat, Mali i Zi do të shëndrrohet në Maqedonin e sodit, me protesta që s'do të ndalen me deri në clirimin e plote të trojeve shqiptare të okupuara nga ky minishtet.Prandaj, përpara djemt e martinajve -u prifte e mbara, do të thonin t'parte tonë.. .. (Shih lib. R. Dedushaj, të cekur me larte, dhe atë: "100 Vjet Lufte" N. Y. 1999. Ku do të shihni se si vepronin në këto raste: Shelko Haku, Iber Hysi, Haxhi Meta, Avdi Smajli, Deme Reku, Selman Faku, Elez Hyseni e trima tjere të Martinaj ve që i lanë nam krejt Malësisë...)

Botuar në portalin: [email protected], Maj 2012...

BALI DEMANJË GUR TJETËRNË THEMELET E PAVARËSISË

Me gjithë pasojat negative që i solli okupimi osman në këto anë e pati edhe një të mirë: E ndërpreu politiken asimiluese të serbeve ndaj Shqiptarëve vendas. Politike kjo që e zbatonin nëpërmes kishës pravosllave.Se fshati Martinaj (Trepca) ishte prore, në cdo periudhe historike me shqiptar tregon edhe ky fakt: Afer shkollës se sotme, ekzistojnë varrezat e tij, që nga koha romake e deri me sot. Pra, "varret romake (lexo: Ilire)", të shqiptarëve katolik, por edhe të atyre musliman. Cka tregon se të gjithë kanë qenë Shqiptar dhe kanë hyrë në të njejtin vend në dhe, pa marrë parasysh se kush cfar besimi ka pase përqafuar gjatë jetës se vet. Ndërkaq në anën tjetër të rrugës, gjendet lokacioni i varrezave sllavo -ortodokse por me shumpak varre, dhe përnga koha tejet të reja, që nga fillimi i shek XX (1912

ose 1919). Shtrohet pyetja: Ku janë varret e atyre sllaveve që i gjetën Turqit aty?Vetvetiu del përgjigja: Se slcanë qenë sllav por Shqiptar me emra sllav.Sidoqofte, kur Osmanët e bënë rregjistrimin e dyte të popullsisë, nga 42 familje që ishin në vitin 1485, me 1582 u gjetën vetëm 24 sosh, për tu rritur me 1611 në 70 familje që edhe sot njihet si fshat me 70 shtëpi. Cka do të thot se të gjithë ata sllav apo shqiptar të sslavizuar me ardhjen e turqëve andejpari iken sTDashku me sundimtarët e popat e tyre dhe aty mbetën 24 familje të pastra shqiptare që për atë kohe nuk ishin pak.Prej vitit 1582, numri i banorëve të Trepcës fillon të rritet jovetëm me shtimin natyral të vendasve, por edhe me ardhjen e banorëve të rinjë nga Lugjet e Kelmendit - kryesisht Selciane, dhe pas vitit 1611, behet njeri ndër fshatrat me të forta kelmendase që i rreziston pa pra sundimit osman deri në vitin 1700 kur në këte krahinë vjen Hydaverdi Mahmut Pashë Begolli me qëllim që ti shuante kryengritjet që kishin shpërthyer në këto anë dhe tua ndrronte fenë banorëve vendas. Dhe të gjithë të papërkulurit i shpërnguline Peshter. i shkreteroi pothuajse të gjitha fshatrat kelmendase por ' ME SE PAKTI MBETËN BANOR NË TRI FSHATRAT (Martinaj, Vuthaj dhe Selce - R. D.) në Nahinë e Gucisë ", thot Mustafa Memiq në lib. "Plav i Gusinje u proslosti", Beograd 1989, f. 66.Begolli i Pejës kishte për qëllim ta shkatrronte fisin e Kelmendit si fisin me kryengritës ndër Shqiptarët e Veriut. Por i hasi sharra në gozhde në Trepcen e Kelmendit. Ata të organizuar mirë e të udhëhequr nga kiyetrimi i tyre, MARTINI s'dorzoheshin assesiüDikush nga bashkpuntorët e tij vendas, e këshillon Pashën se pa e vrarë Martinin s'mund ta okupoi dot fshatin. Aktin e krimit e kreu në Plavë në pabesi njëfarë Gjuricaninit - ortodoks, të cilit si shpërblim iu dhurua Lugina e Lumit të Mirë, përmbi Plavë që sot quhet Gjyriq. Ndërsa fshati Trepca nga ajo kohe e merr emrin Martinaj. Begolli pastaj i detyroi ta ndrronin fenë dhe i shëndrroi në cifginje të beglerëve Gucias të posa shpallur si të tillë për meritat që i ndihmuan pashait për nënshtrimin e krahinës. Pra Martinaj t u ndëshkuan për kryenecesinë e vet. Kush nuk e ndrroi fenë i shpërngulen në Peshterë apo në Rugove - Kuqishte (Gjevukajt, psh.) - me thoshte Bajraktari i tanishëm i këtij fshati: Qele Sh. Hasangjekaj. (Shih lib. R. Dedushaj: "Gjurme mergimtarësh" N. Y. 2009, f. 150-153)Me vonë në këte fshat dallohet edhe nipi i Martinit: BALI DEMA. Ky ishte një pinjoll selciane. Rrjedh nga një familje aristokrate cfar mund të shihet nga kullat e tija në qendër të fshatit, afer Sheut të Prelit dhe ato të ura e Gergarit (Gricorit) në hyrje të Gucisë që edhe sot njihen me emrin: Kullat e Bali Demës...Ky qysh i ri ra në konflikt me okupatorët osman. Sa herë që qeveria osmane kerkonte rekrut e taksa, sipas Tanzimatit në këto anë populli i kësaj krahinë krahpërkrah me malësorët e rrethit të Tropojës të udhëhequr nga trimat e atyre maleve si: Binak Alia, Sokol Rama e Shaqir Curri i thyenin pashallarët osman njerin pas tjetrit në vitet 1845, 1847, 1860, 1862, 1867, 1868 etj.Në krye të këtyre kryengritjeve nga Gucia me rrethinë u dalluan: Ali Be Gucia, Osman Omeraga, Bali Dema i Martinajve etj. (Shih lib. R. Dedushaj"Krahina e Plavë Gucisë..."N. Y. 1993.)Si të tillë Ali Pashë Gucia e caktoi Bali Demen për zavendës të vetin bashk me Ismail Omeragen, në luftën për mbrojtjen e Krahinës nga hordhite sllave në vitet 1879 - 1880.Këta luan të kohës, u bënë dige e pathyeshme në mbrojtje të krahinës. Balia e mbrojti shkëlqyeshëm sektorin e Gercarit, gjegjësisht vet Gucinë. Ndërsa Omeraga u vra në Qafe të Previsë dhe koken e tij ia derguan Knjaz Nikollës në Ceti. Shkëlqeu sidomos në betejat e që u zhvilluan në Gercar, Martinaj, dhe Vizitor duke e mbrojtur Gucinë nga hordhite e Todor Milanit në ato dite të ftohta dimri.Për trimin Bali Dema janë thur shumë legjenda n'atë kohe. Ka edhe negative të porositura nga malazezët nëpërmjet të lavave të tyre. Shpifje të pabaza. Por një gje dihet. Martinajt kurr në historinë e tyre deri me sot nuk kanë pasur personalitet me të fuqishëm se ate. Politikan dhe kuader i talentuar, njeri nga komandantët lokal me të spikatur të Lidhjes se Prizrenit.Për disfatat e tyre gjatë shek. XIX, Vasoiviqasit kishim mbajtur shënime dhe posa e pushtuan këte krahinë në tetor të vitit 1912, i vranë dhe i masakruan hic me pak se 700 vete. Shumë prej tyre në Qafe të Previsë në mesin e të cileve ishin edhe dy nipa të Bali Demës: Bajram Haxhia dhe Arif Avdyli.

Si cdokund në Malësi, edhe në Martinaj runen emrat e heronjëve. Kështu ndodhi edhe me Bali Demen, emri i të cilit u shëndrrue në patronim të një vëllazërie të tere -Balidemaj. që deri në vitin 1912 quheshin Omeraj. (Shih lib. R, Dedushaj: "100 Vjet Lufte" N,Y. 1999.)Ishte dashur që në këte 100 vjetor të dyfishte për trimin në fjale, t'i ngritet një përmendore mbi varrin e tij. Të bahën homazhe e t'ugritën përmendore edhe Ahmet Zeneli (këshilltar i Ali Pashë Gucisë) në Vuthaj, Alush Smajlit - Haxhaj në Hot, Jakup e Hasan Ferrit në Plavë, Nuro Krtit e Kurt Asllanit në Nokshiq, Ismail Omeragës në Guci Avdyl Pepës në Pepaje Ali Novajt në Arzhanicë, etj.

Si dhe ti ngritet një shtatore ALI PASHË GUCISË në parkun e vogel të qytetit të Pejës...Pastaj, Komisioni kombëtar për festimin e 100 vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë të filloi punën nga Kulla e Isa Boletinit dhe nga Kershllahet e Ali Pashë Gucisë në Guci. E mos të frikësohen, se Vujanoviqi i Malit të Zi po i viziton eshtrat e njefarë Vlladimirit në Elbasan, i cili kurr sTsa qenë shkja, por shqiptar ortodoks?!!Ishte dasht ai komision të beje homazhe edhe në Qafe të Previsë, ku ndodhën varret masovike të 700 atdhetarëve shqiptar nga Krahina e Plavës e Gucisë, të pushkatuar nga ungj i S. Millosheviqit, Avro Cemoviqi, në mars të vitit 1913. Pra kjo është Srebernica e pare. E dyta ka ndodhur në mars të vitit 1919 nga ungji tjetër i S. Millosheviqit, Punisha Raciq, po nga rrethi i Andrievicës, sic ishin edhe ata dy të parët. Kur i masakroi 500 shqiptarë dhe 3000 të tjerë i shpërnguli për në Shkoder e Malësi të Gjakovës, ku shumica prej tyre mbetën atje dhe sot jetojnë në Shtoj të Shkodrës (Gucia e Re) Gurz apo në rrethin e Durrësit. (Shih lib. e cituar të E, Plavës...).Të gjithë këta trima që u ceken me larte i pati dekoruar ish Presidenti i Shqipërisë, prof. Sali Berisha me rastin e 80 vjetorit të pavarësisë (rreth 100 sish).Është pra koha t'i sjellim gjerat në vend të vet e të mos knaqëmi me principatat e Shqipërisë e të Kosovës por ti vizitojme e shënojme të gjitha vendet ku u kalit ajo pavarësi, duke filluar nga Gucia e gjerë në Shkup e Preshevë dhe nga Tivari gjer në Prevezë, Sepse sic thot në një rast atdhetari i dëshmuar nga Vuthajt prof. Binak Ulaj: "...Forcat nacional - shoveniste të shteteve fqinje ende janë në fuqi dhe dëshmojnë se nuk heqin dorë nga programet antishqiptare të hartuara që nga shek. xix e kendej. Dëshmite për këte janë të shumtaü (Gaz, "Illyria" n. y. 5-7 gusht 2012f. 26-27.)Shih portalin: Fletorj ashqiptaria. com.Qershor 2012

DREKA NË VALBONË, DARKA NË SOPOT

Me qindra e mijra herë i kisha ndëgjuar prindrit e mi, mixhalarët e pthuajse krejte Vuthajt duke folur për Malësinë e Gjakovës. Dhe qysh femij mendoja zo cka ka atje aqë të mirë që s'e nxirrnin kurr nga goja atë krahinë ?!Babai, Mani ndjese paste më me lodhte, një fjale e dy: Ceremi, Valbona, Sjapica, Mijusha, etj, etj. Ose Jahe Elezet, Mulosmanajt, Gashi, Krasniqja, T. plani, Sopotie cka s'përmendte me!! Të gjitha këto me silleshin nëpër mend tere jetën. E me behëshin edhe me interesant kur me shpjegonte Nëna, ndjese past, se edhe unë kisha jetuar 2-3 jave dite atje si foshnje. Posa kisha lindur, me 6 maj 1948, kishin dalur në bjeshkë si cdo vit tjetër në Sjapicen e Dedushajve. Por kishte ardhur qershori i madh, kur e kishin prishur kunorën E. Hoxha dhe Tito. Ishin ardhur ata të Shqipërisë - tregonte Nëna, dhe kishin thënë:" Kush do me jetuar në Shqipëri rrini këtu, e kush nuk don kaloni kufirin e shkoni në Vuthaj"!!" Pse a s'janë Vuthajt Shqipëri a??" - kishte pyetur Cung Tahiri. "E pse keni rrejte deri tash se jemi nja"?! Dhe, fjalte vonojnë, e të gjithë e kishin ngarkur karvanin e kaluar kufirin e ringritur përsëri, bile tani me të zi se përpara !!STcishin pranuar me shkua vetëm dy mixhallar: Tunxh Myftari dhe Hysen Smajli...Në veren e vitit 2010 bashk me djalin tim Arianitin dhe shokun e tij Emin Haskaj, përndryshej, dhëndërr i Ahmetajve të Ceremit që kishte kaluar shumë herë nëpër ato male duke bartur arme gjatë luftës për në Kosove. Cdo fshati, cdo malit e cdo qafe ia dinte emrin ai burrë rreth të tridhjetave.

Në mengjes e kaluame "kufirin". Atë kufi që dikur s'guxoje me kilometra me iu afruar e tani në saje të Sali Cekut e Agim Ramadanit, me luftetarët e tyre ishte bere formalitet. Edhe në saje t'uajin, ju emigranteve në Amerike - me thanë djemte, që na cuate NATO - n këtu atëbote. Një polic i Shqipërisë, një bukurosh malësor ua kontrolloi lejet e njoftimit atyre djemeve mua që isha ulur mbrapa në kerr vee me shiqoi. "E mua," - i thash.- "Cfarë dokumentit ke ti" - tha, dhe e shtrini doren. Kur e muarr pasaportën amerikane, e lexoi emrin tha: "A je ti ai që shkruan libra ne New York"?- Kah e din ti atë/- I kam lexuar nja dy libra tuate, i kemi këtu në biblioteken tonë. Të paskem tezak!- Prej kah?- Po a e ke baben nip të Sopotit, të Rexhep Arifit? Edhe unë jam nip i ti. Shihemi sonte në kafenë e tyre pas orës kater. E din ti atë kafe, iu drejtua shoferit dhe e muarr përgjigjen: po.I thelluar në mendime thash, gjaku sTDehet uje. 50 vjet kemi qënë të ndarë krejt, e ai e dinte se jemi tezake pa u pare kurr me pareVozitësi e la autostradën dhe na coi të kulla e Rame Berishës. Kjo është kulla e kryeministrit Sali Berisha, tha dhe vazhdoi: "ishte depo armësh gjatë luftës në Kosove. Shumëherë isha këtu atëbote."Mos me u besuar njeriu syve të vet se në cfarë gjendje të mjeruar ishte ajo kullë. Thash me vetevehte. Nuk guxon i shkreti ta riparoi se e akuzojnë se ka vjedhur. Se hajnat luftojnë luftojnë kundër hajnave, për ti berë shoke veti. Ndalemi në Tropoje. Emer i madh e sldshte gje në të!As suazat e një fshati si plotesonte. Duke gjarpëruar nëpër ato bregore arritem në Bajram Curr.Përballë statujës se heroit u ulem në një kafe ku pata restin ta njoh edhe një daje të Babës:- Jam Cele Shabani-me tha.- Një Cele Shaban e kanë pase vrarë në Luftën e Nokshiqit.- Po për ate ma kanë qite këte emer, dhe vazhdoi të me tregonte se ishte i Hoxhajve të Gashit dhe komandant i policisë në rrethin e Bajram Currit. U lavdrua se ka berë ca përparime: Ska me vrasje e banda të armatosura si perpara. Me tha se ti ke shkruar me mirë për Malësinë e Gjakovës sesa po shkruajnë historianët vendas. I kam lexuar librat tuaüBleme ca bureke për rruge, por nuk gjetem kos askund me blerë! Kur u bera vërejtje për këte, ata me thanë: "Kosin e kemi nëpër shtëpia. Atje i kemi lopet. "U gezova për atë thënje.Duke dale rrugës, një rruge mjafte të mirë, por ende e pa asfaltuar, e pame një mulli dhe u thash djemeve: "Këtu kanë ndejtur Bajram Curri e Hasan Prishtina".- Po ku e dinë ti-me thanë ata.- Se Idriz Lamaj në New York e ka fotografinë e këtij mulliri si monument historik - thot aüPra ishim në fshatin Shoshan.Në Dragobi u ndalem. Fshat manumental. Kulla e Jahelezve rrafsh me toke. Mendoja: Ajo kullë me aqë fame në Malësinë e Gjakovës. ku paska rënë!? Cfarë presin pasardhësit e Jahe Elezit që nuk e ngrisin përsëri? Apo donë ti tregojnë botës se cfare kanë pësuar nga sistemi që e lame pas!? Përmbi atë kullë shtrihej Shpella e Dragobisë. Të behej se po e sheh Bajram Currin në dere të shpellës. Mu dukt se po e shoh historinë mija vjegare në atë giykeü Erdha në vehte e them: O Zot, ku jam??Nga Dragobia deri në Cerem rruga ishte mos zot me keq - thonë në Vuthaj. Mendova, cfarë propagandë bënë pushteti se gjeja do ta lidhin Bajram Currin me Plavën kurr, nëpër atëfarë terreni. Por, saherë që e kerkojme rrugen Decan -Plavë, ata flasin për atë variant që është 300/oo me vështirë me u realizuar.Në Cerem në një debanë - kafei thonin ata, i gjetem 7-8 burra duke pirë. Na pritën me befasi. E kur u trguame që jemi Dedushaj, u gezuan. Memzi ua qitem nganje pije. Ishte e pamundur me ia lanë " tipin "pronarit, 20 lek. 3-4 herë ia gjuajtem njeri tjetrit. Me në fund Arianiti i shtini që të gjithë për ta nënshkruar atë monedhë, pasi e shënoi daten duke thënë: "Baba është historian e ndoshta shkruan për këte dite sot. Ta ka dokument "!!Me kryetarin e fshatit, një Ahmetaji Ceremit, që kishte qëlluar edhe nip i Dedushajve u nisem për në Sjapicë. Njëherë me vene e pastaj në kembe. I përndjesur mendoja: Sa e sa herë kanë hecur t'parët e mij kësaj kodre. Arritem në bune të Sjapicës. Isha i ngarkuar me një mail e dhëmbje të tepërt, me një emocion të cuditshëm. Sjapica mu dokt e ngrohte dhe e dashur mu si gjiri i nënës që e kisha thithur

aty para 60 vjetësh. Para plot 62 viteve e kisha thithur gjirin bashk me atë ajr ndoshta me të pastrin në rruazullin toksor. Ndalem dhe i shikoi ato stane me plot gjallëri. E shiqoj Mijushen. Mu kujtua një tregim i Babës: Në mbarim të LDB, plot Mijusha ishte me nacionalist nga Plavë - Gucia e vendas të mbetur nëpër male. U cova buke, Vuthjanëve dhe Zenel Mehmeti - Ahmetaj, Zenel Vuthi, e quanin në Kosove me vonë, me tha: "Kur të niejsh se ka ra komunizmi në Plavë, qit dy herë pushkëüTa dijme se shpetuame prej tyre. "Posa shkova të debani Hysen Smajli - një kusheri yni, qiti për ta verarë një qen shëtites. E tu dhez Mijusha. Me qindra të shtera. U tremba se mund të lekundet ushtria komuniste e pastaj vaj halli për neve!? Por unë shkova shpejt atje e i qetësova. E dënuan me vdekje Hysenin. Mendoje cfarë burrash do fkëte pasur aty. Të gjithë kanë mbaruarüI thelluar në historie duke folur mbi atë, përciellsi me tha: "A ecim Daje ?U këthyeme në Valbonë. Në një deban - kafe, drekuame mish dhije t'eger. Sldshte gje me të shijshëm. Duke pritur dreken u shpjegova djemeve për betejen e MUSHAK HAXHISË, SELIMAJ, dhe rënjën e tij bashk me kater vëllezërit e vet. Për ushtrinë e Veshoviqit që e hanin korbate bregut të zallit që e kishim përpara.100 euro, ia muarr një francezit një djalosh i ri për me e qitur deri të Maja e Hekurave. Turizmi ua kishte përtrirë jetën Vuthjanëve të Valbonës. Dyzet shtëpi thanë se ishin aty, e në Vuthaj vetëm 18 sosh!? Cfarë ben okupimi medet. Prej 200 shtëpive vuthjane kanë mbetur vetëm 18 sosh nën Jugosllavi, e prej 7-8 shtëpive vuthjane në Shqipëri (Valbonë) ishin berë 40 sosh. Mendoja, të kishim mbetur të gjithë Vuthajt brenda kufirit shqiptar sa shtëpi do t'ishin sot??Ndoshta 400 shtëpi. Cfar fati i Zi për neve ...Në Kocanaj e vizituame Hysni Tunxhin që pasi kishin vdekur Tunxhi e Hyseni, ishte ra me poshte, me banim në Kocanaj, afer Bajram Currit. Atë dite e ndëgjuame edhe një si barcolete për Tunxh Myftarin: Meqë tere kohën ishte siellur mirë, pothuaj se në vi të kufirit, si shenjë mirënjohje Kadri Hazbiu ia kishte derguar nëpërmes të kufitarëve një gezof të lekurës dhe një pare cizme 46 nr. Meqë cizmet i kishin rënë të vogla Hazbiu kishte porositur me ia mate kemben e me ia mbaruar cizmet sipas masësü Mendoja: Ky dote kenë qenë krshniku i fundit shqiptar në këto male si Muja e Halili dikur...Kerkova t'ia shoh varrin sa ishte i gjatë por s'dija ku e ka. Por në Sjapicë kishte tani shum toponime si: Kroni i Tunxhit, balcina e Tunxht, guri i Tunxhit etj.Gjatë këthimit e vizituame edhe kullen e Sali Manit në Bujan. Aty ku ka lindur Republika e Kosovës. Në atë konferece sic dihet kishte marrë pjesë edhe një delegat anglez që e kishte nënshkruar rezolutën e saj dhe ishte dashur t'i garantoj rezultatet. Por c'tu beje komunistave tonë, që pas luftës i përzunë krejtësisht anglo - amerikanët nga trojet tona me cka ia dhuruan Titos Kosoven. Ishte mekat t'a shihshe se në gfar gjendje kishte rënë kulla e Konferencës se BujanitüThanë se hic me mirë s'ishte as kulla e Mie Sokolit, e Binak Alisë etj. Të shohim a po i bjen kujt ndërmend me i riparuar në këte 100 vjetor të pavarësisë?NDOSHTA??Për darke ishim të dajte e Babës, në SOPOT. Aty ku kishte lindur Gjyshja por edhe ku ishte rritur Baba im. Pra e kuptova me në fund pse Vuthjanët e kishin aq përnder Malësinë e Gjakovës. Se ishin të gjithë nipa e daje ndërmjet veti...Botuar në portalin: Fletorja Shqiptaria Korrik 2012.

SEC. Po e botojme këtu, sa për kuriozitet një koment të Alfred Susaj në "Tropoja Enciklópedi":" Një prurje e shkëlqyeshme dhe me vlerë, sa e dashur sa historike, sa artistike, sa patriotike e kohore, një kushtrim për mendjen, maturinë dhe vëllaznimin. Babai im shumë herë me thoshte: "Nuk je rrye me rruget e botës biro..."Ju përshëndes ju Tropoja Enciklópedi, nderime dhe respekt për autorin...

VUTHAJT NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË

Krahina e Vuthajve shtrihet në veri të Alpeve Shqiptare. Përbehet nga 8 fshatra: Valbona, Ceremi, Katundi i Epërm (Vuthaj), Gjonbalaj, Qosaj, Kukaj, Hakaj dhe Zabeli. Që të gjithë të fisit Kelmend.Nuk ka ngjarje me rëndësi gjithëkombëtare që slcanë marrur pjesë Vuthjanët:

Ahmet Zeneli dhe Mulla Jahe Plava - të fisit Gjonbalaj, ishin këshilltarët e Ali Pashë Gucisë gjatë luftrave për mbrojtjen e asaj krahinë në vitet 1879-1880.Këte e dëshmojnë edhe këto vargje:Ahmet Vuthi qiti e foliUnë e di veten shqiptarCi nuk shitem s'due m'u fal...Ndërsa Bylykbashi i Vuthajve Smajl ujka, Brucaj, e shoqëroi Aliun në Stamboll të Sulltani në vitin 1881, ku ia dorzuan atij 4 flamuj Rus që i kishin marrë në Betejen e Pepajve me 8 janar 1880, me cka si duket shpetoi edhe Aliu pa u dënuar pasi tha se ka berë lufte me Rusinë e jo vetëm me Malin e Zi. (Shih: S. Ahmeti: "Vuthajt e Vuthjanët" Tiranë 1997.)Derisa n'ato beteja bariu vuthjane, Bajram Musa Dedushaj i preu 3 krena malazezësh për cka ata iu hakmuarren me 1913 duke ia cfarosur krejt familjen.Bajraktari i Vuthajve, But Smajli i përfaqësoi Vuthajt e Hasan Ferri krejt krahinën në tubimin të Verrat e Llukës (1910) dhe në atë të Junikut (1912).Pas fshatit Ponoshec të Gjakovës (66 veta), me se shumti shkijete vranë Vuthjane, me 1912-13 (63 veta) duke i llogaritur këtu edhe ata që i vranë në Cerem e në Valbonë.Në shpalljen e pavarësisë në Vlorë ishte Bube Binaku (Ulaj) i Vuthajve. Myftiu i Shkodrës Hysen ef. Vuthi (Gjonbalaj) ishte njeri ndër antarët me aktiv të Komitetit të Kosovës, në Shkoder, në mbrojtje të trojeve tona që mbetën jasht kufijve shtetëror të Shqipërisë.Në gdo beteje për mbrojtjen e Shkodrës me Malësi të saj (1912-13) dhe në Luftën e Koplikut (1920) të parët ishin Vuthjanët. (Shih F. Nopca " Udhtime nëpër Ballkan".)Ndërsa në librin e Mis Roza (amerikane): "Majat e Shalës" e gjejme Rexhe Meten (Ulaj) si përkthyes i saj e në misione tjera anglo - amerikane që nga mosha 14 vjecare. Ajo i ndihmoi Rexhës të kryej Kejbrixh Universitetin në Angli, ku edhe sot emri i tij gjendet në librin e arte të atij universiteti.Rexha i përfaqësoi Vuthajt në Lidhjen e Dyte të Prizrenit dhe ishte njeri ndër përpiluesit e Statuut dhe rregullorës se asaj organizatë zemadhe nacionaliste (1943).Plavën e Gucinë në atë organizatë i përfaqësoi Shemsi Ferri.Në Konferencën e Bujanit marrin pjesë dy Vuthajn: Sadik Bekteshi (Ahmetaj) dhe Mehmet Dermani (Gjonbalaj). që bashk me Zymer Halilin (Balidemaj) e Bejto Shahmanine përfaqsuan Plavën e Gucinë dhe e nënshkruan Rezolutën e Bujanit (1944). Dhe, bashk me atë rezolute dënohen me vonë Sadiku dhe Mehmeti??Gjatë periudhës se Socializmit në Kosove e në Shqipëri me dhjetra Vuthjane kontribuan në zhvillimin e kulturës, artit, letërsisë, shkencës, arsimit mjeksisë shqiptare si psh: Akad. Rexhep Qosja, me të vëllain Isen, Dr. Isuf Dedushaj, Dr, Sherif Kukaj, Dr. Ibrahim Ahmetaj, Prof. Binak Ulaj (i dënuar shumë vite me burg) Sylejman Ahmeti (Syl Buti) Sadri e Mimoza Ahmetie shumë e shumë të tjerë.Në Vuthaj u vra milici i pare Jugosllav pas prishjës se kunorës se E. Hoxhës me Titon, me 18 korrik 1951, përcka Jugosllavet u hakmuarren duke i masakruar Çung Tahirin me të nipin Isuf Zymerin (Dedushaj) në qendër të fshatit.Në Levizjen për Clirimin e Kosovës kontribuan edhe shumë Vuthjane si në atdhe ashtu edhe në emogrim. Që nga viti 1962 (të udhëhequr në fillim nga Xhafer Deva) e deri në vitin 1999 në qindra demonstrata në New York e Washington merrnin pjesë pothuajse të gjithë emigrantët nga Vuthajt atje. Me qindra e mijra dollar i paguan ata njerz në fondet humanitare për të uriturit në Kosove, në fondin e 3 %të Qeverisë se Kosovës dhe në atë " Vendlindja thrret" - një ndër udhëheqësit e të cilit ishte edhe Ajshe Gjonbalaj (femra me se shumti e dënuar në Kosove, me 13 vjet burg).Zyrën e LDK -ambasadës se Kosovës, sig e quante Dr. Ibrahim Rugova, në New York e udhëhoqi vite me rradhë vuthjani Naim Dedushaj e Radion e LDK vuthjani tjetër: Esat Gjonbalaj.Me brigaden "ATLANTIKU" nga New Yorku ne Luftën e Kosovës kanë shkuar edhe shumë Vuthjane. Ne atë lufte sig dihet ra dëshmor edhe Vuthjani: JETON IDRIZI DEDUSHAJ. Ndërsa Vuthjani tjetër, Akad. Rexhep Qosja, ishte pjesëmarrës i Konferencës se Rambujesë. Ku Kosova u nxorr nga Jallta e i kaloi perendimit nën mbikqyrje.Dhe mbas gjithë këtij kontributi, fatkeqësisht pjesa me e madhe e Krahinës VUTHAJ ndodhet edhe sot nën okupimin e Malit të Zi dhe meqenëse nuk arritën ta përfshijnë branda kufijve të vet as

Shqipëria as Kosova, s'pakut ai vend sot e meriton ta këte një përfaqësues të vetin (në emer të Vuthajve) në festën e 100 vjetorit të Pavarësisë ...Meqë shtetet tona s'mund të ndihmojnë me shmu atëherë ishte dashte se pakut t'ua ndërtojnë rrugen DECAN - PLAVË që Vuthjanët se paku të shkojnë të sigurte në shtëpiat e veta në Vuthaj, nga Kosova apo Shqipëria e nga mergimi e jo të detyrohen të bien nëpërmes të armiqëve të vet shekullor - Vasoviqasve me "qefin në gji" - si thot populli duke pritur a po kalojnë gjallë apo jo?üPo shërbehemi këtu edhe me këte citat: "Malësia Shqiptare, pavarësisht këtij kontributi madhor, nuk u shpërblye për rrolin e saj në emancipimin nacional dhe politik të Shqipërisë, përndryshe u coptua dhe u tentua të lihet në harresë.E keqja është se kjo harresë (që po vrehet edhe sot, R. D.) ka qenë me e rëndë nga klasa drejtuese politike shqiptare në vijim. Dhe kjo përben zhgnjimin me të madh për të gjithë në. - thot në një rast Prof. dr. Romeo Gurakuqi. (Shih. lib. "100 vjet nga Kryengritja e Malësisë 1911-2011. Tuz 2012. f.94.)Botuar në portalin Fletorj ahqiptaria. com Gusht 2012.

PSE QYTETARËT E PLAVËS E GUCISË NUK FLASIN MË SHQIP

Një komentuesi shkrimeve të mia kohe me pare e bente këte pyetje: "Pse nuk dëshirojnë të flasin shqip sot në Plavë e Guci? Këte pse nuk e sqaron? Nuk mund të thuash se janë nën presion! - Lisus i vjeter (portali i gazetës "NACIONAL", korrik 2012)Këso pyetjesh koheve të fundit mund të lexojme edhe nëpër gazetat tjera që botohen në Prishtinë apo në Tiranë. Cka do të thote se vee tani Shqiptarët i kanë "zbuluar" këto dy qytete shqiptare që dikur quheshin "koka e Shqipërisë". STcanë ditur asgje për to me përpara !!Pse janë quajtur "koka e Shqipërisë" tregon me se miri ky fakt: " Në fondin etnografik të Qendrës se studimeve Albanologjike kemi plot 11 flamuj të cilet i konzervojme.Por me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë është exkluziviteti i Top Chanallit "për të pasur të gjithë këta flamuj" - thot Ariola Prifti, përgjegjëse e fondeve etnografike. "Për nga koha dhe vjetersia radhitën që nga viti 1881, që është flamuri i Plavë - Gucisë, që është në gjendje të keqe". (Koha Nef'01. 11. 2012.)Kjo do të thot se me atë flamur në dorë është mbrojtur Plavë - Gucia në kohën e Lidhjës se Prizrenit gjatë viteve 1879-80.E pse pra në ato qytete sot nuk flitet Shqipja?Që nga koha e Nemanjiqëve dhe sundimi i tyre i paskrupull, ka filluar asimilimi i iliro - Arberëshëve dhe shëndrrimi i tyre në sllav. Presioni ka qenë shumë i madh. Cdo Shqiptari të fesë katolike që nuk pranonte me hyrë në fenë pravosllave (sllavo -ortodokse) ia vizatonin në bali një pike të zezë (zhigun - thonin ata) si shenj se kush të doje mund ta vristeü Këte e dëshmon edhe Selami Pulaha kur thot: "Duke pasur parasysh faktin se shqiptarët autokton të këtyre trevave, nën presionin politik e fetar të shtetit e të kishës serbe, kanë qenë të detyruar të marrin emra sllav dhe fenë e tyre." (Shih, lib. S. Pulaha: "Sanxhaku i Shkodrës...) Cka do të thot se shumë shqiptar të asaj treve e jovetëm të saj, u shëndrruan në sllav -ardhacak. Sig ishin psh. Vasoviqasit, kuget, Palaberdhet, Shalianët e Velikës etj (Lexo librat e E. Durham...) Dhe sot të njejtët janë me malazez se ata të Cetinjës, bile koheve të fundit po e quajnë vehtën SerbüMe vonë një pjesë e këtyre "sllaveve të rinj", pas ardhjes se Turqëve në Ballkan kalojnë në fenë islame dhe vajzat e tyre që folnin sllavisht fillojnë të martonen me djem shqiptar poashtu të islamizuar.Një martesë e tillë shqiptaro - sllave ia ndrronte gjuhën krejt familjës deri atëherë Shqiptare!! Krejt familja flisnin serbisht për hater të saj, e mos të flasim për femijte e saj. Pra kjo gjuhe (sllave) ka depërtuar në shumë familje shqiptare të Plavë - Gucisë që nga koha osmane, në mase të kufizuar, kuptohet.Pas okupimit malazez të këtyre dy qyteteve me dhunë ua ndërruan fenë (edhe kombësinë) 12ooo shqiptarëve (lexo lib. "Krahina e Plavë - Gucisë nëpër shekuj", Hoxha me i njohur i plavës i asaj kohe. Mulla Hajra Ballshaj, u shëndrrua në Ballsha Ballshiq dhe edhe sot pasardhësit e tij janë serb dhe i

bënë krimet me të medha në këto anë. Ndërsa kusherinjte e tij, me origjinë nga Shkodra, sot e quajnë vehtën " Boshnjak". kush nuk pranonte me ndrruar fenë ato dite të marsit 1913 e derguan në "strelishtën " e qafe Previsë, ku në një varr masiv gjendën edhe sot e kësaj dite rreth 700 shqiptar nga kjo krahinë për të cilet s'po kujdeset askush bile as ata pak shqiptar që kanë arritur t'a ruajnë gjuhën shqipe aty!?Pra në Plavë - Gucin dodhi Srebernica shumë me pare se ajo në Bosnjë. Askush s'e përmendi s'pakut në kët 100 vjetor të pavarësisë se shtetit tonë! Sigurisht se nuk donë me i prishë bisniset që i kanë me Gjukanoviqin apo jo??Një masaker tjetër ndodhi në vitin 1919, ku përvec 500 vetave që u masakruan edhe 3000 të tjerë u përzunë në Shkoder, ku pasardhësit e tyre ndodhën edhe sot në: Shtoj, Gurz, e shumë fshatra të rrethit të Durrësit. Gjatë sundimit të Karagjorgjeviqëve as që guxohej me thënë se je shqiptar por musliman, turk apo disi tjetër. Vee shqiptar jo?Bile ishte vështirë me mbijetuar po se pate nënën apo gruan " boshnjake"apo shkinë!!Erdhën edhe komunistët na bënë girak. Pasi i vranë të gjithë ata që kishin një fije nacionalizmi në dejte e vet e vendosen përsëri kufirin Shqiptare- -shqiptar duke e ndarë këte krahinë në dysh e duke ndaluar cdo kontakt me shqiptarët e Shqipërïsëse Cunguar. Posa u martojshe me sllave të priste vendi i mirë i punës dhe benificione të tjera. Pra asimilimi me i madh ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. U zhduken familjet me zemedha të saj: Ferajt, Rexhepagajt. Shahmanajt, Sharkinajt, Musajt etj. të Plavës dhe Omeragajt, Nikocajt, Grudet, Delajt etj. të Gucisë, e j o vetëm të tyre. Sot me u thënë shqiptar ti nxierrin syte !Janë "Musliman" ose "Boshnjak'Pra asimilimi me i madh ndodhi pas vitit 1948, kur hermetikisht u mbyll kufiri me Shqipërinë. Vetëm Vuthajt e Martinajt i rrezistuan këti tmerri, duke u martuar në mes veti e me vonë, pas fillimit të shkollimit në Kosove, pasi skishte shkolla të mesme shqipe, martonen edhe me Shqipre të Kosovës.Por me emigrimin e tyre që nga fundi i viteve 60-ta, në SHBA e gjetiu mbeti vendi thatë. Mbetën pak asi që sot flasin shqip. Në Guci e Plavë pothuajse asnjëü Ka me pakicë nëpër fshatra.Bjen pyetja: Si të mbahet kjo krahinë shqiptare. pasi vee ka shkuar në zgrip. Qeverite tona në Prishtinë e në Tiranë duhet të ndihmojnë: Ta ndërtojnë rrugen Decan - Plavë - Hani i Hotit dhe Guci - Podgorice. Do të vershojnë të gjithë banorët vendas të këthuer nga mergimi, dhe shqiptare nga Kelmendi i Gurit, Tropoja, e Decani. Do të lulzoi bisnisi e jeta përsëri...Të shohim sa patriot i kemi udhëheqësit tonë ?Dhashte Zoti e vijnë në vehte !Se deri me sot s'ishin

Botuar në portalin: Fletorja Shqiptaria.com 28 Tetor 2012NË KULLEN E ALI DEME GECIT TË LLUKËS

Një herë kongresisti Eliot Engel pasi që ishte kthyer nga Lugu i Baranit në New York, deklaroi:" Atje i pashë kullate mijvjecare të shqiptarëve dhe shtëpiate me blloka të kuq të serbeve. Nga ato kuptohej se kush ka qenë para kujt aty"?Pra kullate tona prej gurit janë dëshmija me e mirë se ne jemi aty den baba den.Në tetor të vitit 2012 pata rastin ta vizitoi një kullë të tillë: Kullen e Ali Gecit në Lluke të Decanit. Vet pamja e saj nga jashte tregonte se behej fjale për një histori të gjallë. Një kullë që u kishte qëndruar rrebesheve që nga koha e Bushatelinjëve (shek. XVIII). Kullë kjo që tani ishte shëndrruar në një muzeum të vërtetë. Posa hyjshe brenda derës i gjithë muri ishte në fotograf!. Një histori e gjallë.Nga ajo kullë u ishte kundervurë mizorive të Ibrahim Pashë Bushatit, Ali Dema i Gecajve dhe kishte dalur faqebardhë duke mos pranuar të paguaj taksa dhe as të jepte ushtar për interesa të sulltanit.Në kohën e Lidhjës se Prizerenit nga kjo kullë vigane dallohet Selim Syla. Merr pjesë në rrethimin e Maxhar Pashës në Gjakove dhe në Luftën e Nokshiqit me vonë.Ky i kishte tre djem: Tahirin, Lanin dhe Hasanin. Tahir Selimi i Gecajve, si kagak i njohur ndër zonat shqiptare merr pjesë në shpalljen e pavarësisë se Shqipërisë, bashk me Isa Boletinin në Vlorë. Në mbrojtjen e Shkodrës me 1912-13. Me pastaj vritet në Vicidollte Papajve, në lufte me bandat serbe që ia kishin mesy Tropojës me qëllim që ta vendosnin kufirin e tyre në Dri, në vitin 1913.

Lan Selimi, pas një jete kagakësh e lufte me bandat serbe që e kishin okupuar Kosoven, shërben në administratën e Zogut. Nga viti 1941 del në mbrqjtje të kufijve etnik të Shqipërisë në Plavë dhe vritet heroikisht duke e mbrojtur uren e Limit në Murinë, nga getnikët e Gjorgje Llashiqit.Djali i Tahirit, Rame Tahiri pas Luftës se Dyte Boterore, e formon një cete kacakësh dhe sillet nëpër Alpet Shqiptare i ndjekur kemba kembës nga OZN-a Jugosllave. Me të ishin edhe Bajram e Hasan Geci. Pas vitit 1948 kalon në Shqipëri nga ku kthehet me vonë dhe vdes në kullen e vet me 1990. Por nami i cetës kacake të Rame Tahirit ndihet edhe sot e kësaj dite.Pas atifar clirimit, që na e prune komunistët, kulla e Gecajve s'gjenë rehati dot:Një pinjoll i tyre: Tahir Geci i Ri, si gjimnazist i Pejës merr pjesë në aksionet e Adem Demacit në fillim të viteve 60-ta. (Shih lib. R. Dedushaj: "Si e gjeta dhe si e lash Shkollën Shqipe në Prefekturen e Pejës" N. Y. 2006)Në vitin 1982 burgoset me grupin e Ukshin Hotit, Ekrem Kryeziut dhe Shemsi Recicës etj. dhe dënohet me 12 vjet burg.Kurse në luftën e fundit për clirimin e Kosovës u inkuadruan: ELEZI-qe u vra në Betejen e Pozharit, si komandant në Brigaden 131 Jusuf Gervalla, me 28 mars 1999. Se bashku me Maxhun Berishën, nga Propacani, Pastaj, Aliu, Lani i Ri, Jaha, Samiu dhe Gezimi që erdhi nga SHBA.Ali Geci, si njeri ndër komandantët me të suksesshëm të luftës në Dukagjin, kaloi pastaj në TMK e sot si poet i talentuar është drejtor i Pallatit të Kulturës "Jusuf Gervalla" në Decan - nga i cili i muarrem edhe këto të dhëna që ishin shënuar edhe nëpër ca libra të botuara koheve të fundit, por jo kështu të sistematizuara.Duke u këthyer rrugës për në Pejë, djali im Arianiti me pyeti: " Cfarë të shtynë ty të shkruajsh për këso gjerash-qe po su qitën në letër do të humbasnin..."Profesioni, iu përgjegja i humbur në mendime për të kaluarën tonë të mundimshme por aqë krenare.Lufte 100 vjecare kjo, apo jo?!!Botuar në portalin: fletorjaShqiptareia.com 28 Nëntor 2012

SI U NJOFTA ME KADRI MANIN PA E PARE KURR

Duke e ditur se atdhetari i dalluar Kadri (OS) Mani e ka urrejtur mosmirënjohjen, jam i detyruar ti shkruaj dy tre rreshta për të.Kisha lexuar shumë për atë njeri që nga vitet e 60-ta, meqë binte në burg shpesh. Ishte dënuar me shumë vite burg e mbi të gjitha e dija se është shok, bashkveprimtar e bashkëvuajtës i Binak Ulajt-të cilin unë e kisha idhull në vitet e 70-ta të shek. që e lame pas.Kur doli Kadriu në Zvicër paraqitej shpash me shkrime e intervista nëpër gazeta e sidomos në "Bota Sot ". Me linte përshtypje se si një "Enverist i kallur" ishte transferuar në një demokrat normal, gje që s'mund të ndodhte me shumë të tillë këtu në SHBA!! E lexoja me vemendje. Filloi të nxierrte edhe revistën "SHQIPËRIA ETNIKE'. Po si ta fitoja unë atë? Atëbote sldshim poste elektronike as s'ia dijsha numrin e telefonit (vitet e 90-ta). Kur e botova librin e trete " 100 Vjet Lufte ", N. Y. 1999 dhe e dergova atë në Evrope, ai e kishte gjetur në një restorant shqiptar aty ku banonte në Zvicër. Sig thonte vet, i kishte pelqyer libri dhe në një adrese që e kisha shënuar në liber si sponzor mi kishte derguar 3-4 exemplar të "Shqipërisë Etnike ", kuptohet, në emrin tim. E kishte shënuar edhe numrin e telefonit të vete, dhe posa arrita në banesë e thirra. U gezuame të dyte. Letërnjoftimi im ishte: Në një interviste të veten ai e kishte përmendur një mësues që kishte qenë në grupin ilegal me të në fillim të viteve 70-ta, por që " ishte larguar vet " -thonte ai. I thash si në mahi se nuk jam larguar unë, por Ju me keni " tradhtuar ", se s'me keni marrë me vehte në burg me 1974! Qeshi: "Binaku (Ulaj) ka faj. Ai ta ka dite emrin e s'ua ka treguar UDB-ashëve "!!Folnim gjerë e gjatë gati për gdo dite. Ia dhashë adresën dhe filloi t. ma dergonte rregullisht "Shqipëria Etnike". Fillova t'i dergoj edhe shkrime për atë reviste mjafte të mirë, që i botonte me shumë dëshirë. Për herë të pare, pas vrasjes se tij, ma ka botuar një shkrim për Rame Mujen e Gashit p sh.

Saherë kthehej nga Kosova m'ankohej se si shokët e tij "të ilegales" s'po vinin në vehte. Duhet të demokratizohen ata. Duhet të kthehen mbarë" -thoshte shpesh. Madje, njëherë, ma dha edhe një detyrë të vështirë: Të bisedoja me njerin prej tyre, por ishte e kote. Bindjet janë bindje. Ai kishte mbetur aty ku kishte qenë para se me ra në burg...Bile ai neve na quajti edhe "tradhtar"se jemi berë me Rugoven!? Nuk i trgova Kadtiut kur u ktheva. I thash se nuk e kam takuar atë person. S'doja të revoltoja.I kam lexuar me endje polemikat e tij me gjithkend. Me dy fjale e mundte kundërshtarin. Je berë si Konica - u mahitsha me të. "Po guri ndryshon more" - vikate në telefon. Ishin me interes edhe polemikat e Kapllan Resulit (tani Resulbegoviqit ?!) me të tjerte etj.Kadriu polemizoi edhe me gazetën malazeze "Glas Crnogoraca" rreth shkrimeve të mia, për ngjarjete në Plavë - Guci, dhe i theu me fakte. (Shih, gaz, "Shqipëria Etnike" Nr. 2, Qershor 2002)Hupi do kohe, e kur mu lajmerue në internet me tha: "Ia kam dhënë dikujt trollin e ka ndërtuar një ndërtesë shumëkatëshe duke me pajisur me një banesë të mrekullueshme. Si me pas fituar lotari. Jam duke i vazhduar studimet. Edhe ti kur të pensionohesh duhet ti vazhdojsh studimet" - tha tani i ndjeri.Filloi edhe të polimizoi me shkrimet e mia: "Je shumë nepotist", me thoshte. Po shkruan vetëm për krahinën e Plavë - Gucisë. Duhet të jesh gjithëkombëtar. Duhet të shkruajsh edhe për Komandantin Legjendar Adem Jasharin, e jo vetëm për Jakup Ferrin. "E benin nervoz rrjedhat shoqërore ndër ne. Ankohej shpesh me E-mail.Kur isha s'fundi në Prishtinë e kerkova e me thanë se ka shkuar në Zvicër. Se dija se për shërim ka shkuar atje. Shpresoja se një dite do ta takoj e njihemi për s'afermi. E guditshme. Me pasur aqë miqësi e bashkpunim me një njeri që se ke pare kurr! Për mua ishte një krenari. Kush isha unë për të?Ai kishte histori, kishte shkrime, përvoje politike, aftësi dhe burrëri. E unë, në krahasim me të shumë pak. S'e di gka e lidhte ate me mua? Një gje e pashpjegueshme që s'me ka ndodhë kurr me pare. Kisha respekt të madh për të dhe i jam shumë mirënjohs për gjithë ate që ka berë për afirmimin tim.E ruaj me gjelozi librin e tij me titull "NUSET TONA' që ma dergoi nga Zvicra një vit me pare me një përkushtim të tillë: " SHOKUT TIM TË PROFESIONIT, TË IDEALEVE E TË ILEGALES, ZOTNI REXHEP DEDUSHAJT, NË SHENJË RESPEKTI, KUJTIMI, MIRËNJOHJE DHE MIQËSIE TË PËRJETËSHME'. 19. 03. 2004. KADRI MANI -ZVICËR.Lavdi mikut tim të përjeteshëm. I paharrueshëm qofte kujtimi për të...

Botuar në portalin: fletorjashqiptaria.com 28 dhjetor 2012.

ESHTRAT NË PREVI KERKOJNË DREJTËSI

100 vjet nga Masakra e Previsë në krahinën martirë të Plavë - Gucisë, ku malazezët vranë barbarisht 700 shqiptare

Pasiqë Mali i Zi e okupoi krahinën e Plavë -Gucisë në tetor të vitit 1912, nuk kursehej asnjë forme e zhdukjes se popullsisë shqiptare, etnike me të vjeter në Ballkan, duke i vrarë, masakruar, ndrrue fenë e kombësinë dhe përndjekur nga tokat e tyre. Për vrazhdësinë e ardhacakeve sllave mbi shqiptarët dëshmojnë veprat e ndërkombëtarëve si: " Enquête fans les Ballkans", Paris, 1914 ; Leo Preudlieh ;"Albanians Golgotha" - Vienë, 1913. ;Edith Durham: "The Strugle of Skutari" etj.Posa hyri aty, Veshoviqi, vrau e preu femije, gra, pleq e të mbetur. që i beri të vdesin prej urie e gazepit, që dogji e rrënoi mbarë krahinën. Që theu cdo të drejte ndërkombëtare dhe njerzore dhe preu në besë qindra rob të rënë në dorë. Me thika ua celte nënave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxierra i kanë ndezë flakadan posi pisha për me shëndrite me to...Të gjitha këto janë berë për arsye të vetme se donin me shue farën shqiptare në atë krahinë për me mujte me thënë mandej Konferencës se Paqës se atje nuk ka shqiptar...Pasi ai, Veshiviqi, e shfryni mllefin e vet duke i vrarë me se 63 burra të zgjedhur në Vuthaj dhe dhjetra të tjerë rreth e përqark tyre, kaloi në Decan në dhjetor të vitit 1912 duke ia lëshuar vendin kriminelit

ordinar: Avro Cemoviqit (i njohur në popull si Avro Cemi). Ky pasi i kishte pastruar etnikisht rrethin e Istogut, të Pejës dhe të Rozhajës iu përvesh punës në Guci.Se pari, i ngriti gjyqet e jashtezakonshme ushtarake - mbreterorë dhemenjeherë filloi me ekzekutime të njerëzve të pafajshëm. Pushkatoi njerz në Racinë të Plavës, duke filluar nga 5 marsi i vitit 1913.Pastaj në Guci dhe nga 9 marsi 1913 filloi t'i dergoi në kufirin Malazezo - Shqiptar, në Qafe të Previsë.Sipas rregjistrave të të dënuarëve nëpër gjyqet e lartepërmendura deri me tani dihet se nëpër varreza masive në Qafe të Previsë gjenden eshtrat e Haxhi Hasit, Haxhi Beqit, Ibrahim Halilit dhe vëllezërve: Halil e Murat Haxhiut - të Radonciqëve; të Mulla Sheqit, Muje Agës dhe dy djemeve të Talit e Hako Alit -të gjithë Omeragaj; të Rame Zeqirit e Hasan Alkut të Kolinës; të Male e Haxhi Sejdit -Nikocaj; dhe Sejdo Metkut - Laliciq;të Rame Kuja - Shujak dhe Hako Litës - të Cekajve; të Hako Smajlit -të Baliqëve dhe Jakup Arifit e Shaban Hasanit - të Pepajve; të Began Sharkut, Nuc Jakupit e Jupo Rexhës - Sharkinaj; të Avdyl Zekës, Shaban Hasanit e Mehmet Shabanit - të Qosaj; të Reko Ramës - të Celajve; Cele Shabanit Gjonbalaj dhe Mal Ibishit.Grupi i dyte: Hasan Bajri, Adem Basha, Haxhi Shabani, Ali Frci, Bajer Zeqiri, Ibrahim Rrustemi dhe Syle Istrefi - Nikocaj; Avdi Hasani, Iber Ahmet -Aga dhe Avdi Omeragaj; Mulla Emini, dhe Mulla Hasi - të Bekteshaj; Mujk Ahmeti - Delaj, Haxhi Jakupi Laliciq, Adem dhe Din Radonciqi; Hasan Smajli - Kolina ; Rame Nuri Sujkaj; Nuro Hysi Merkulaj; Asllan Jakupi Ferataj; Bajram Haxhia e Arif Avdyli -Balidemaj; Halil Sejdi - Dervishaj; Adem Zeka - Qosaj; vëllezërit Shog dhe Hul Sokoli -Gocaj; Muje Gali - Hasangjekaj; Bajram Xhuku -Dedushaj...Në të vërtetë, ka edhe shumë e shumë të tjerë që s'i kanë rregjistruar fare, cka tregon edhe rasti i 16 vjecarit Halil Nimanit - Celaj, nipit të Meme Osës -djali i Memës, sic e quan rapsodi popullor, i pushkatuar me 9 mars:Djali i Memës është tmerrueCjanë këto vorre babe tue i marue ???Kështu, me gjyq e pa gjyq, sig thot në një rast akademik Mark Krasniqi, u vranë gjithësejt 700 veta!!Vetëm në Vuthaj janë 63 duke i përfshirë këtu edhe ata të Ceremit e të Valbonës.Në Dukagjin, kur vdes ndonjë burrë e pyetin;A ka vdeke pak a krejt? Pak është nëse ka djale të hajrit mbrapa e krejt nëse slca lënë fare.Ata të shkrete që kalben në Qafe të Previsë, kanë lënë asi pasardhësish që sor s'e dinë as gka janë: Do thonë se janë shqiptar, do boshnjak, do turq e ca të tjerë kanë filluar të thonë se janë " CrnogorskiMuslimani" (!!) E gka është edhe me e keqja janë shpërndarë nëpër bote si zogjte e qyqës dhe na bejnë për të qeshur kur degjon se e kanë ngritur një pllake përkuj timore për të masakruarit në Previ në një fshat të Nju Jorkut me emer si sllsv: Monte Sello (!!). E asesi s'guxojnë ta ngritin një të tillë në Previ apo në Guci, prej kahit vijnë shumica e të masakruarëve!?Aty ku Hasan Bajri i tha atë dite Avro Cemit: "Largou shkja g'jat je afrua"...Ndërsa vëllezërit Gocaj: Shok e Hul Sokoli u nisën duke kenduar.Sodoqofte, historia është histori. Ata kalben në Previ, në kufi të Shqipërisë me Mal të Zi duke berë roje të përherëshme në atë kufi dhe duke dëshmuar kështu për genocidim e pare sllav përmes formacioneve ushtareke të gjeneraleve fashist Veshoviq dhe Cemoviq ndaj popullit shqiptar.Krimet e bera në këte kohe në këte krahinë kanë qenë me përmasa të jashtezakonshme në raport me popullsinë e krahinës. Duke treguar barbarinë e qytetërimin e tyre që s'ishte larg egersisë se bishave të terbuara.Ishte ky një Hollokost shumë me përpara atij të Hebrenjve, të orkestruar nga dora fashiste hitleriane, që ka mbetur i padënuar, që plot 100 vjet!!??Se vërtetë Malazezët kanë qenë gjithëherë kriminel të njejt trgon edhe ky citat: "Në vjeshte të vitit 1946 i burgosen shumë shqiptar (nga krahina jonë - R. D.). Në burgun e Andrievicës i mbajtën rreth tre muaj. Ku gdo dite i kanë torturuar barbarisht. Cdo natë të ftofte dimri i kanë futur në ujin e akullt të Limit. Shpeshherë i kanë cuar natën në Qafe të Previsë duke ju dhënë me vehte kazma e lopata dhe duke i detyruar të hapin vorret e tyre (si gjyshërit e tyre Avro Cemi - R. D.) (Shih lib. S. Ahmeti " Plava dhe Gucia..." Tiranë 2002)Ishte dashte të kerkohet përkrahja nga LQSHA e Dioguardit dhe nga Federata Panshqiptare VATRA, që kjo cështje të kaloje në tavolinat e kancelarive diplomatike dhe makanizmave ndërkombëtar në Bruksel dhe në Uashington.

Dihet se Turqinë po e pengojnë Armenet të hyje në Bashkimin Evropian për shkak të genocidit që ajo e beri mbi ta në fillim të viteve 20-ta të shek. XX.Nuk thuhet kot se Historia që harrohet përsëritet. Kjo ekzakt është dëshmuar në atë krahinë edhe me 1919 (kur u vranë e masakruan 500 veta) dhe me 1944-45 - që e përmendem edhe me larte, kur u vranë hic me pak se 800 veta, nga të njejtit - Vasoviqasit...

Botuar në "Illyria" N. Y. nr. 2222, 12-14 Shkurt 2013

SHKOLLA FILLORE "DARDANIA" E ARSYETOI EMRIN E VET

Shkolla fïllore "Dardania" në Pejë u themelua me 6 shkurt 1978. Duke shkuar përcdo dite, për ti siellur e për t'i marrur nga shkolla mbeset e mia: Aurelen dhe Arnesen, pata rastin të bisedoi me drejtorin e kesaj shkollë, me stazh ne arsim plot 42 vite. Pjesa dermuese e tyre si udhëheqs i kësaj shkollë.Zotri, Hamzë Panxha lidhur me historikun e shkollës në fjale na tha: " Kjo shkollë në vitin 1978 u nda nga shkolla fïllore "M. Popoviqi" tani "Vaso pashë Shkodrani", nga e cila erdhën nxenësit me banim në ish Berxheniku, tani Dardania. Ishte gjysemvjetori i dyte. Është shkollë me një histori të shkurter krahas shkollave tjera të Pejës. Por për specifikate e saj dallon prej të gjitha shkollave në regjion. Këte e them se qysh në ndarje të kolektivit u be një padrejtësi e madhe ndaj mësimdhënësve shqiptar e me se shumti ndaj nxenësve. Kur u be ndarja në organet udheheqëse të shkollës nuk u përfshi asnjë shqiptar edhepse rreth gjysa e nxenësve ishin shqiptar, meqë mësimi zhvillohej në të dy gjuhte: Shqip e serbisht.Drejtori ishte malazez, njëfar Rashcanit. që kishte qëndrime hap tas procetnike. Nuk pajtohej madje as me organet udheheqëse komunale. Por me e rënda ishte se 5 lende në paralelet shqipe i ligjeronin serbo - malazezët edhepse e kishim ne veprim Kushtetutën e vitit 1974?! Ed. fizike, ed. muzikore, artin figurativ, ed,teknike dhe amvisninë, edhepse kishte kuadra të kualifikuara në gjuhën shqipe, i ligjeronin ata.Me vonë, me insistimin tonë, kerkuame që të zbatohet statuti që një vend udhëheqës në shkollë ta mbajnë shqiptarët. Gje që u arrit pas 3 vjetësh.U zgjodha unë Kryetar i Pleqrsisë dhe insistova që në paralelet shqipe në të gjitha lendët të ligjerojnë shqiptarët. Kjo u arrit në vitin 1980, gje që solli një ndarje ndërnacionale në shkollë. "'Erdhi viti 1981, Filluan diferencimet. U dënuan arsimtarët: Hamez Panxha, Shemsie Bakalli, Lilifere Kelmendi, Azem Kelmendi, etj. Akuzat: Hamza me të lartecekurit në një peticion të nënshkruar nga 13 serb e malazez, akuzohen se janë përkrahs të iridentes shqiptare. Se ai pas ardhjës në krye të Pleqësisë na ka lënë pa buke duke ua dhënë orët tona shqiptarëve. E ka albanizuar shkollën.Në fillim të viteve 90-ta, sig dihet, arsimtarët shqiptar përjashtohen nga lista e pagesave, dhe kështu vullnetarisht, pa pagesë e vazhdqjnë punën deri në vitin 1998. , kur i përzunë edhe nga ndërtesa shkollore.Me 1988, serbet e organizojnë mitingun e pare në oborr të shkollës që u be strumbullari i levizjës getnike në ish Berzhenik. U vranë edhe ish nxenës të kësaj shkollë si psh. Ramosaj.Mbasi ua mbyllin shkollën, Panxhaj thot se kaloi në Mal të Zi, në Rozhaje e Tuz ku kishte gjetur shumë refugjate që u trajtuan shumë mirë mga Malësorët. "U ktheva ndër të parët në Pejën e zbrazët me Bakir Burrin (argjendar) E vizitova shkollën që ishte granatuar nga NATO, meqë e kishin shfrytezuar forcate serbe. E kam lajmeruar Prefektin e atëhershëm, Etem Cekun dhe u zbulua se në shkollë kishte mbetur shumë armatim. KFOR-i e pastroi dhe filloi të normalizohet procesi mësimor. Si drejtor u emrova unë " - vazhdon Z, Panxhaj.Kuadri ishte i njejt si para luftës, Në ish Berzhenik (sot, Dardani) kishte ndodhur një masaker e papar ku ishin masakruar me se 60 veta nga paramilitarët serb.Sot e kishin objektin e ri të ndërtuar me me se 1100 nxenës (12 nxenës mësonin boshnjakisht në klase të kombinuara). Kuadri ishte i plotësuar dhe mësimi mbahej në dy turne-na tha veterani tjetër i arsimit - Haki Qufaj.

Si veteran të arsimit - parapensionist, këta dy burra, Hamza dhe Hakiu, shtonin se si puntor të vjeter të arsimit ishin shum të knaqur me punën që e ka berë arsimi në Kosove, sepse vetëm prej kësaj shkollë kishin dalur me dhjetra mjek, inxhinjer e kuadro të tjera deri edhe dr. shkencash.Gjeneratave të ardhëshme u dëshironin që në shkolla të angazhohen me shumë, mos të shpejtojnë me reforma pa pasur bazë dhe standarde se këti popullit nuk i mungojnë intelektualet e vullneti sepse është një popull i urte dhe dashamirs i arsimit gje që është dëshmuar që nga viti 1941 e deri me sot...Botuar në portalin: fletorjashqiptaria.com 28 prill 2013.

LUFTA PËR MBROJTJEN E PLAVË - GUCISË (1879-80) DHE DILEMAT RRETH SAJ

(Me rastin e 135 vjetorit të Lidhjës se Prizrenit)

Edhe sot pas 135 vjetësh të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, kemi ende dilema rreth ngjarjeve të asaj kohe e sidomos rreth lufterave për mbrojtjen e territoreve shqiptare të rrezikuara nga ardhacakët sllav.Plava dhe Gucia, territore thjeshtë shqiptare të banuara me pasardhësit e fiseve Ilire: Ariatëve dhe Pirustëve, ishin shumë të rrezikuara gjatë gjithë Krizës Lindore 1875-1880, Gjatë gjithë atyre viteve asnjë minut nuk pushoi lufta n'ato anë. Forcat shqiptare vendase të ndihmuara nga krahinat shqipare fqinje, t'udhëhequra nga strategu i luftës ALI BE GUCIA (me vonë Ali Pashë Gucia), i thyen njerin pas tjetrit serdarete e Knjaz Nikollës të Malit të Zi që u shkonte lang për goje nga dëshira për ta okupuar atë krahinë të pasur e shumë pitoreske.Lidhur me këto luftra dhe udhëheqësite e tyre, ka shumë dilema që kanë ardhur si pasoje e dezinformimeve të propagandës genjështare sllave dhe miqëve të tyre në Evrope e klysheve sllav ndër ne...1. Rroli i Ali Pashë Gucisë në themelimin e Lidhjës se Prizrenit ka qenë me i madhe seg paraqitet në literaturen prosllave të ish historianëve komunist të Tiranës dhe të Prishtinës.Meqë krahina që udhëhiqej nga ai, Krahina e Gucisë, iu kishte dhuruar pa kurrfare të drejte, Malit të Zi në Paqën e Shën Stefanit (1878), Aliu ra në kontakt me Komitetin e Stambollit dhe i përkrahur mga Abdyl Frashëri e të tjerë e themeluan Lidhjen në fjale.Pra, iniciativa ishte e vet Ali Pashë Gucisë, që u caktua Komandant për mbrojtjen e Kufirit Verior nga ajo lidhje zemadhe. Merite kjo që nuk ia njofïn pa të drejte historianët e lartepërmendur.2. Data e sakte e Luftës se Nokshiqit: Të shumë historianë, madje edhe doktor shkoncash, e gjejme se Lufta në fjale është zhvilluar me 4 dhjetor 1879?? Atë dite bile e shpallin të vdekur edhe komandantin legjendar, JAKUP FERRIN?! Kjo vjen si pasoje e konsulltimit të literaturës keqdashse malazeze dhe miqëve të tyre (ruso - francezve psh.)Sllavet, sig e kanë zakon i mshefin humbjet e veta, apo edhe i festojnë ato si fitore - si pas. Luftën e Kosovës të vitit 1389. Dhe për ti mshef humbjet katastrofike të Luftës se Nokshiqit, të 11 JANARIT 1880 (kur janë vrarë apo mbytur në Lim rreth 3000 malazez), e sforcojnë ndeshjen e pare të trupave shqiptare me ato të Malit të Zi në afersi të Nokshiqit, përkatësisht në Rrafsh të Velikës me 4 dhjetor 1879. Ku janë vrarë rreth 700 malazez. lufte kjo e zhvilluar kryesisht në mes të Trimave të Rugovës dhe forcave të Mark Milanit, i cili thehet dhe kalon kufirin e Malit të Zi. Atje i pregatite 12000 ushtarë me armatimin me modern të kohës dhe ia mësynë Plavës, anës se djathte të Limit.Udhëheqësi për mbrojtjen e Plavës, JAKUP FERRI (pra, ishte ende gjallë. nuk ishte vrarë me 4 dhjetor) e përdor taktiken e Skanderbeut: E shtjen në rrethim të hekurte ushtrinë Malazeze dhe e sulmon nga të gjitha ante.Bile, këtu ka ndikuar negativisht një gabim i ca bajraktarëve dhe prijsave lokal që sulmuan krye në vehte, para kohës, pa e pritur urdhërin e Jakup Ferrit duke thënë se Jakupi tradhtoi e s'po don me mbrojtur Plavën (sig e kemi në zakon: punon seicili krye në vehte!!). Kjo i ndihmoi Mark Milanit që mos të nxihej në befasi sig e kishte planifikuar Ferri !! Për atë edhe beteja zgjati me shumë sec ishte paraparë!?

Përfundoi, sig dihet me humbjen katastrofike të Malazazëve, duke mbetur në fushën e nderit edhe rreth 1000 dëshmor Shqiptar sT^ashku me komandantët e vet: Jakup Ferrin e Cele Shabanin e Rugovës. (S'di a mu ka vra baba të enjtën në mbrëmje, me 10 apo të premtën në mengjes, me 11 janar 1880 " -thot në një rast i biri i tij, Hasan Ferri, në kujtimet e tija. (Shih lib. Plava dhe Gucia në Levizjen Kombëtare Shqiptare, nga E. Plava - Tiranë 1996.)Pra, me mirë din Hasan Ferri se kur iu ka vrarë babe (Jakupi) se sa historianët tonë prosllav, që sig u eek me larte e vrasin me 4 dhjetor 1879 dmth. një muaj para??!!3, Loja e historianëve me figuren e Ali Pashë Gucisë: Kur e muarën sundimin Shabanagajte në Guci? Ishte patriot apo "tradhtar", Ali Pashë Gucia?Ishte "Boshnjak", "kurd"apo Shqiptar?etj.Është fjala këtu për lojrat sllave me fïgurat tona historike si psh me: Konstan tinin e Madh, Aleksandrin e Madh, Skenderbeun, Hasan Prishtinën, Hasan Ferrin, Preke Calin etj.ALI PASHË GUCIA është pinjoll i familjës zemadhe të Shabanagajve të Gucisë që kanë sunduar me se 200 vite me ato troje. I pari i tyre Shaban Aga, nga Gruemira e Shkodrës martohet me të bijen e Sanxhakbeut të Shkodrës, Sylejman Pashë Bushatit dhe caktohet sundimtar i krahinës kryengritëse të Gucisë diku në fund të viteve të 50-ta të shek XVII e jo në vitin 1724 sig e gjejme nëpër disa libreca të botuara aty këtu, koheve të fundit?!!Me ramjen e Sylejman Pashë Bushatit, në vitin 1695 bjen edhe Shaban Aga në Guci. Për ta marrur pushtetin përsëri i biri i tij, Ali Beg Shabanagaj. që në nënshkrimet e tij e përdorte emrin Kurt Aga, që siduket Kurt donte të thoshte Ujk? E jo pse ishte nga Kurdistani sig po mundohen ta paraqesin sot do "historian boshnjak" që gdogje po mundohen ta lidhin me turqit, arabet apo kurdet e boshnjakët, lidhur me atë krahinëüPas tij, dallohet Gjyl Begu (gjyshi i Ali Pashë Gucisë), që ishte dora e djathte e Mustafa Pashë Bushatit. Dhe rreth viteve të 40-ta të shek. XIX vjen oficeri i ri, me akademi ushtarake të kryer, që e njihte shumë mirë atë profesion dhe krahinën ku kishte lindur - Gucinë, Ali Beg Gucia që siduket pas betejave të sukseseshme me malazezët në vitet 1875-1877, gradohet me titull PASHË nga komandanti i ushtrisë Osmane me qendër në Shkoder - Maxhsr Pasha. Por i mbetet pa e marrë atë titull meqë shumë shpejt bjen në konflikt me Turqinë, bile sig dihet e organizon edhe vrasjen eMaxhar Pashës në Gjakove që kishte ardhur t'ia dorzoi Gucinë Malit të Zi. I then vendimet e Kongresit të Berlinit (për herë të pare e të fundit arritem ta bejme një gje të tillë) dhe ia len Gucinë e Plavën Shqipërisë.Pas shpërndarjës se Lidhjës se Prizrenit me 1881, për pak kohe kalon në ilegalitet. Dhe, pasi Haxhi Zeka nëpërmes të ministrit të punëve të jashtme të Turqisë - shqiptarit: Abedin Pashë Dinos, arrinë që emri i Aliut u hiqet nga lista e armiqëve të shtetit! Sulltani Abdyl Hamiti e thrret në Stamboll e ia dorzon graden Pashë (gjeneral) që e kishte fituar me pare, sec kemi thënë në Luftrate e viteve 1975-77 dhe për shkak të interesit "që kishte Stambolli për ta pasur në kufirin me Malin e Zi dhe Serbinë një element antisllav të vendosur e emroi mytesarif (prefekt) në Pejë", (Shih E. Plava: Lib. e cit....)Pra Ali Pashë Gucia, jo se s'ishte tradhtar -sig e quajtën historianët prorus bashk me Milladin Popoviqin, të cilit ia kishte vrarë ca t'aferm në Luftën e Nokshiqit, por ishte komandanti i vetëm shqiptar që arriti ti mbroj territoret shqiptare nga bishate e Karpateve në një kohe kur ra krejte Sanxhaku i Nishit dhe Ulqini me Tivare e Podgorica nën shkie...Dhe, sipas kësaj del se Ali Pashë Gucia ishte tradhtar i Malit të Zi apo i Evropës që ia theu për herë të pare e të fundit vendimet e saje. Askush prej Shqiptarëve slca mujtur me berë një gje të tillë para as pas tij!!?Është e dokumentuar se: Ali Pashë Gucia dhe Hasan Prishtina janë pothuajse të vetmit udhëheqës shqiptar që asnjë kafe se kanë pirë me sllavet kurrü Mu për atë që të dyte ishin " tradhtar"deri në fund të viteve 60- ta të shek. XX. Ashtu na thonin Putinët e Shqipërisë e i merrnim si të besueshme edhe në Prishtinë!!??Historiografia komuniste, por edhe mediate e majta edhepse me zë të mekur vazhdojnë ta trajjtojnë Ali Pashë Gucinë edhe sot " tradhtar "ndërkohe që ai ishte njeriu që sakrifikoi e beri aqë shumë për Kombin Shqiptar...

Botuar në: meshqiptareteamerikes.com Qershor 2013

DY FJALË PËR AUTORIN:

Biografinë e pare të zotit Dedushaj e ka shkruar au tori i disa librave dhe njohësi i mirë i të parëve të Rexhepit, Sylejman Ahmeti (alias, Sylë Buti) nga Vuthajt me banim në Tiranë që e gjejme në librin e pare të zotit Dedushaj: " Krahina e Plavë - Gucisë nëpër shekuj " - New York, 1993, faqe 9, ku thuhet: " Rexhep Man Dedushaj lindi me 1948 në Katund të Epërm të Krahinës Vuthaj. U edukue në një familje me tradita të lashta patriotike.Arsimin fïllor e mori në vendlindje, në Vuthaj e Guci, kurse arsimin e mesëm dhe të larte në Pejë, Gjakove dhe Prishtinë. Për shumë vite rradhazi ka punuar si arsimtar duke dhënë lenden e historisë në shkollat shqipe të Rrethit të Pejës.I detyruar si shumë bashkëvendas tjerë nga dhuna policore serbe në vitin 1989 largohet nga Kosova dhe emigron në SHBA, ku ndodhët edhe tani. Këtu ai ka dhënë një kontribut të çmuar duke ju mësuar femijve të mergatës gjuhën e embel shqipe dhe historinë e kombit.

Gjithashtu ka kontribuar me shumë materiale në radiot lokale të New Yorkut në gjuhën shqipe. Ka botuar shumë artikuj dhe punime shkencore me terne historike në gazetat shqipe në SHBA, në Kosove, në Maqedoni dhe në Shqipëri."Pastaj, për këte autor është shkruar në librin: " Emra që nuk harrohen" - IV " - Prishtinë, 2006, me autor Tahir Berisha, Hamza Halabaku dhe Cerkin Bytyci.Në bazë të këtyre shkrimeve dhe librave të botuara nga vet Rexhep Dedushaj mund të konstatojme se veprimtaria e tij jetesore karakterizohet në tri drejtime:1. Veprimtaria edukativo - arsimore2. Veprimtaria atdhetare3. Veprimtaria publicistiko - shkencore.

1. Rexhepi jo vetëm se punoi me se 20 vite shkollore (1968 - 1989) si arsimtar në shkollat e Rrafshit të Dukagjinit: Radoniq të Gjakovës, Drenoc të Klinës, Treboviq e Qyshk të Pejës, por ai ishte edhe inicuas i hapjes se shkollave shqipe aty ku nuk egzistonin me pare si psh: në Vishnjeve e Hot të Plavës, në Vitomiricë të Pejës dhe në New York të SHBA -ve pas kalimit të tij në ekzil (shih librat e tij: " Shpërngulja e shqiptarëve të Plavë - Gucisë "New York 1997 dhe " Si e gjeta dhe si e lash shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës", New York, 2006 dhe librin: "Emra që nuk harrohen" të autorëve të lartepërmendur).2. Sa i përket veprimtarisë atdhetare dallohet në jetën dhe sielljet e përditëshme në Pejë e rrethinë e sidomos në SHBA, pas ekzilit atje (lexolibrat e lartepërmendura dhe librin: "Gjurme mergimtarësh").Të ky autor gjejme edhe një shembull të jashtezakonshëm: Për me tepër se njezet vite i përballon vetmisë në ekzil dhe asnjëherë si shkoi mendja të shpërngul femijet e vet nga vendlindja ku jetojnë edhe sot!!Është ky një shembull i mirë se si duhet Atdheu dhe se si nuk duhet të plotësohen programet e Cubrilloviqit dhe viqave të tjerë për zbrazjen e trojeve shqiptare.3. Qe nga viti 1986, kur e botoi artikullin e pare në gazetën " Rilindja" e dates 13 janar e deri me sot i ka botuar me dhjetra artikuj e studime shkencore në me se pesëmbdhjete gazeta e revista që dalin në Prishtinë, Tiranë, Shkup, SHBA dhe Europe (shih lib e tij: "Gjurme mergimtarësh")Në shkrimet e zotit Dedushaj i gjajme tri gjera të vecanta:1. Është i pari historian vendas e shqiptar në përgjithësi që shkruan një monografi të plote për krahinën e Plavë - Gucisë (1993)2. Është ndër historianët e pare shqiptar që i trajton në menyrë të barabarte të gjitha levizjet dhe rrymat kombëtare në krahinën në fjale (partizanët, luftetarët e Lidhjës se Dyte të Prizerenit etj.)3. Krahinën për të cilen beri fjale asnjëherë nuk e sheh të ndarë nga krahinat tjera shqiptare. Ngjarjen e fillon në Guci dhe e mbaron në Shkoder, Shkup e Tiranë apo

anasjelltas.Gjerë me tani ka botuar këto libra:1. "Krahina e Plavë - Gucisë nëpër shekuj" New York, 1993, e përkthyer dhe e botuar edhe në gjuhën boshnjake, New York, 2003.2. "Shpërngulja e shqiptarëve të Plavë - Gucisë ", New York 1997.3. "100 Vjet lufte", New York, 1999.4. "Si e gjeta dhe si e lash shkollën shqipe nëPrefekturën e Pejës", New York 2006.5. " Gjurme mergimtarësh", New York 2009.Është laurat I Shoqatës Atdhetare "Dibra", i LDKdega në New York dhe i Forumit Shqiptar të Kulturës, Edukimit dhe Shkencës (AFCES) që nderon personalitete shqiptare dhe të huaja. Ky forum e nderoi me cmimin PJETER BUDI. Në arsyetim thuhet: "Studiuesit e veprimtarit Rexhep DEDUSHAJ nga Vuthajt me banim në New York -SHBA, për kontributin e shquar si studiues i Historisë se Krahinës epike të Plavë - Gucisë, me kater libra të botuara e dhjetra artikuj në shtypin shqiptar"

Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit dhe Shkencës: Tiranë, 28 maj 2008.

(Muharrem E. Hardolli: "Historianit që kanë shkruar për trojet shqiptare në Mal të Zi" New York, 2009.)

Të gjitha këto i shëndrroi ne kenge Ramiz LUSHAj, një poet, publicist dhe veprimtar i devotshëm i Cështjës Shqiptare nga Malësia e Gjakovës, mik i shtëpisë tonë dhe njohës i mirë i Historisë të Plavë - Gucisë dhe malësive të tjera përreth:HISTORIANIT REXHEP DEDUSHAJ NUK I THINJET MENDIMI NUK I PUSHON TRURI

Shkambi i madh i Vujkut, përmendore e bjeshkës, Të trupndan' me tresh " Ujqit e 1913"-tes, Heejoo, një shekull lufte po bënë RexhepDedushajMbi këte shkëmb të gjallë,Si kreshnik i thinjun i kohës moderne,Me një maje pene...Me fjalen prush,Me farcen si Zeus...

Shkëmbi ende kullon gjakNgagjak i Kelmendasve të historisë,Nga gjak i Ali Pashë Gucisë...Oh, breee, Rexhepn DedushajAty e ngjyen penden e vet të historianitNga një pike e gdo diteMe drite të synit e të shpirtitMe gdo fjale e në gdo rresht,Nuk i ndahet luftës me serbe e malazeze,Tash 100 vjet,Tash 1000 vjet,Si të parte e si nipat e vet,Të falem, o Rexhep!

Ai shkëmb si rrallë kund mbi toke,Rri si përmendore turp i Evropës,Nëpër shurdh - memecninë e kohnave,

I ndanë dardanët e Plavë - Gucisë,Në tre shtete të botës,Andej dardanët e Malit të Zi,Kendej dardanët e Shqipnisë e të Kosovës,

Në tre cope është e ndame, Edhe zemra e Rexhep Dedushajt, Prej kësaj tragjedie Aty mbi atë shkamb të gjallë E ngren çdo dite e përjetësisht, Një mal të ri historie, Mali që e rrethon Shkambin e Vujkut, Në këto tre shtete,Nga vrrini deri në bjeshkë merr lartësinë, Mbi atë shkamb të Vujkut plage e gjak... Rexhep Dedushaj e ngjyen penen e tij prap, Tuj- e larta - ngrit mbi Plavë - Guci Në këte vend me njerz të shenjte e plot lavdi, Në këte vend të bekuem me natyrën mrekulli, Në maje - mal në histori...Dekten kur dardanët t'i bashkojnë mend e troje,Deri kur Evropa të mos i këte këta Kufinj Turpi,Historianir gjysh, Rexhep DedushesNuk i thinjet mendimi e as nuk i pushon trupi,Syni e zemra e tij,Rrijnë e mbetën Kuq e Zi:Atje,Mbi Plavë - Guci.

Ramiz LUSHAJ, Tiranë, 10 mars 2012

Ndërsa një ish nxenës i imi: VALDET MUQKURTAJ në një koment të rëndomte në fcb tim, në internet shkruante: "Përshëndetje i nderuari REXHEP DEDUSHAJ, ma ke kthyer kujtësen vite mbrapa, në bankat e shkollës fïllore, na ke shpjeguar për Luftën e Nokshiqit në kohet me të vështira, në kohën kur të hante furra për një fjale. Ke rrezikuar aqë shumë për në që ta marrim rrugen e mbarë, atë rruge që të parët tonë e shtruanë me shumë mund, ndjesë e gjak. Dhashte Zoti të kesh shëndet dhe jete të gjatë."Për të vazhduar: "Në jetën time kam pasur shumë mësues, arsimtar e profesor por Ju për mua ishit dhe jeni me i respektuari. Të them të drejtën se unë për Lufterat e Nokshiqit e të Plavë - Gucisë kam pas shumë informata nga pleqët tonë: Baba im i ndjerë, psh. Nuk me lente përshtypje aqë shumë se si ishin zhvilluar betejat atje, por përshtypje me të madhe me lente TRIMERIA dhe PATRIOTIZMI i Juaj, që merrshe guxim para nxenësve të shkollës fillore "SKENDERBEU'të na shpjegosh për ate Beteje të Lavdishme. Ka qenë viti 1979 apo 1980. Kjo për mua është dicka shumë e vecant, se si po e rrezikonte një Arsimtar veten dhe familjen, që në ta njohim historinë tonë e cila ishte e ndaluar të mësohej në shkolla. Se sa keni rrezikuar për në këte mund ta vlerësojnë vetëm gjeneratat e asaj kohe.Kjo ishte arsyja që me la aq përshtypje që është e pamundur ta harroj. Të përshëndes nga zemra i nderuari REXHEP DEDUSHAJ."

Me shumë respekt:Valdet (Gjevdet) MUQKURTAJ

Kurse unë për vehtën time mund të them sa vijon: Në punën time modeste me se 30 vjecare (duke filluar nga viti 1986, që kur m'është botuar punimi im i pare në gazetën Rilindja) gjithmonë jam përpjekur që ajo të jete në shrbim të se vërtetës shkencore dhe që kjo e vërtetë të jete në shërbim të popullit shqiptar. Kuptohet, kjo nuk u ka pelqyer atyre që e kanë mbajtur dhe duanë ta mbajnë këte popull në roberi.Nuk iu kam kundërvu vetëm studiuesve tendencioz, serb e malazez, por edhe shërbetorëve të tyre shqiptar, puthadorëve dhe plehrishtave të ngjashme që vepronin për ta mohuar dhe për ta rrënuar nga brenda boten ton - shqiptare. Historinë tonë, vetedijen tonë kometare, ndërgjegjen kombëtare, idealin e larte kombëtar dhe dashurinë e flakët për atdheun. Gati një gjysem shekulli të diktaturës

komuniste në Shqipëri e në ish Jugosllavi është berë cmos për ta shuar në popuil vetedijen kometare dhe për ta rrënjosur në trurin e tij vetedijen klasore, ideologjinë komuniste.

SPONSORËT E LIBRIT JANË BIZNISMENËT NGA NEW YORK - UAlban Bajrami - PRELVUKAJ nga Martinajt e Gucisë Qazim Seferi - DEDUSHAJ Ismet Avdia - DEDUSHAJ dheValon Isufi, Kreshnik Smajli dhe Gentrit Jaha -DEDUSHAJ