buxheti me pjesëmarrje sot vendos edhe ti! - poradeci.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat...

16
E përjavshme Informative (Nr. 468) 9 - 22 Nëntor 2009 Çmimi 20 Lekë Media Lexoni në faqen 7 Lexoni në faqet 8-9 15 vjet NOSITI Lexoni në faqen 9 15 vjet NOSITI Buxheti me pjesëmarrje Lexoni në faqet 11-12-13 Letërsi Aktualitet Lexoni në faqen 4 Sot vendos edhe ti! Pak dritë, për librin Ringjallet Rilindja e Lasgushit! Pogradec: Prezantohet Plani Rregullues Urime, mesazhe Personalitete të tjerë të shquar e kanë cilësuar si princ të poezisë shqiptare, që po të kishte shkruar në Francë do të ishte i përmasave të Bodlerit e Malarmesë... Fituesit e konkursit me rastin e 15-vjetorit të gazetës “Nositi” Idealistët i bëjnë ca gjëra që s’i bën njeri Menduam se i ftuam të gjithë në festën e Nositit, por u gabuam. Edhe pse printuam 1000 ftesa, i shpërndamë ngado në Pogradec, pastaj dërguam dhjetëra e-maile, pastaj kërkuam “ndihmë” FaceBook (a s’është në modë FB?!), pastaj dërguam njoftime e spote në TV lokale, pastaj... Nga Afroviti Gusho Lexoni në faqen 3 Në foto: Nga ceremonia e 15 vjetorit të gazetës "NOSITI"

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

E përjavshme Informative (Nr. 468) 9 - 22 Nëntor 2009 Çmimi 20 Lekë

Media

Lexoni në faqen 7

Lexoni në faqet 8-9

15 vjet NOSITI

Lexoni në faqen 9

15 vjet NOSITI

Buxheti me pjesëmarrje

Lexoni në faqet 11-12-13

LetërsiAktualitet

Lexoni në faqen 4

Sot vendos edhe ti!

Pak dritë, për librinRingjallet Rilindja eLasgushit!

Pogradec: PrezantohetPlani Rregullues

Urime, mesazhe

Personalitete të tjerë të shquar e kanëcilësuar si princ të poezisë shqiptare,që po të kishte shkruar në Francë do

të ishte i përmasave të Bodlerit eMalarmesë... Fituesit e konkursit

me rastin e 15-vjetorittë gazetës “Nositi”

Idealistët i bëjnë cagjëra që s’i bën njeri

Menduam se i ftuam të gjithë nëfestën e Nositit, por u gabuam. Edhepse printuam 1000 ftesa, ishpërndamë ngado në Pogradec,pastaj dërguam dhjetëra e-maile,pastaj kërkuam “ndihmë” nëFaceBook (a s’është në modë FB?!),pastaj dërguam njoftime e spote nëTV lokale, pastaj...

Nga Afroviti GushoLexoni në faqen 3

Në foto: Nga ceremonia e 15 vjetorit të gazetës "NOSITI"

Page 2: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 20092 Aktualitet

Festimi i 65-vjetorit të çlirimit tëqytetit të Korçës fut në sherr LSI-në me Bashkinë. Në ceremoninë ezhvilluar me këtë rast LSI-së nuk ikish shkuar ftesë nga Bashkia.“Nuk është një festë lakrori apobirre, por një festë e të gjithëve” -u shpreh në deklaratën e sajzëdhënësja e LSI-së për KorçënArsidesa Hysi. Në të njëjtën kohëka reaguar Bashkia nëpërmjetzëdhënëses së saj se antarë të LSI-

Me pjesëmarrje të gjerë tëjuristëve, përfaqësues dhe drejtuestë institucioneve shtetërore,përfaqësues nga biznesi dhe mediatlokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor2009 u zhvillua seminari me temë:“Njohja me ligjin për mbrojtjen e tëdhënave personale dhe autoritetinmbikqyrës”. Ky aktivitet uorganizua nga Komisioneri PërMbrojtjen e të Dhënave Personaleme qendër në Tiranë, meKomisioner zonjën Flora Çabej.

Pas fjalës së hapjes nga zonjaÇabej, fjalën e mori për të referuardhe shpjeguar për të pranishmit nëmënyrë të detajuar, konkrete dhe tëkuptueshme eksperti i BE pranëkëtij institucioni, zoti Karel Neuwirt.Referuesi, ndër të tjera, sollipërvojën europjane dhe atë botërorenë të gjitha aspektet që parashikonligji. Objekt i këtij seminari ishte

Që në muajin mars një imoshuar kishte bërë kërkesë përt’u sistemuar në një azil pleqsh, porpërgjigja nga Ministria i vjen pasvdekjes, se ai e kishte fituar tëdrejtën për t’u bërë banor i një azili.

Në qytetin e Korçës nga vetëndryshimet social-ekonomikegjenden shumë pleq të vetmuar qëkanë nevojë për shërbime tëveçanta, pasi nuk mund t’ishërbejnë dot vetes së tyre. Ngadisa të dhëna thuhet se janë 1500pleq që jetojnë të vetmuar papraninë e fëmijëve. Mund të jenëçift, por ka dhe të mbetur vetëm.

Dikur në qytetin e Korçës ka

LSI e Korçës sherr me Bashkinë për festën e çlirimitsë kanë qenë në ceremoni dhe nenuk mund t’u bëjmë ftesë të gjithëfraksioneve që ka në këtë parti. Porpërsëri zëdhënësja e LSI-së Hysi kadalë në konferencë shtypi ku kasulmuar Bashkinë duke u shprehur:“Epidemia Rama -Legisi ështëshfaqur edhe në Bashkinë eKorçës. Nuk ka fraksione nëpartinë tonë. Zëdhënësja e Bashkisënuk di se ku janë zyrat tona. Nukpërjashtojmë rastin që kjo

zëdhënëse njeh anëtarë të LSI-sëdhe mund të kenë qenë në sallën eceremonisë. Por këta individë nukpërfaqësojnë LSI-në, por përdorennga Bashkia në dobi të interesavetë saja, si bënë në Tiranë Rama meLegisin.”

Në Bashkinë e Korçës qëndronende nënkryetar një përfaqësues iLSI-së, Arjan Bejko. Porzëdhënësja nuk dha sqarime përpraninë e tij ende në këtë detyrë,

kur këshilltarët e LSI-së i janëngjitur grupit të këshilltarëve tëdjathtë.

Megjithatë festa e çlirimit tëqytetit fut në sherr LSI-në meBashkinë që drejtohet nga socialistiNiko Peleshi. Flitet se Peleshi mundtë kalojë në të ardhmen me LSI-në, ose me ndonjë parti tjetër që aie ka patur përzemër, nëse epranojnë.

P.Çuni

zbërthimi, kuptimi, vlerësimi dheinterpretimi i ligjit Nr.9887, datë10.03.2008.

Për “Hartimin e këtij ligji- PërMbrojtjen e të Dhënave Personale-Rregullat për përpunimin e tëdhënave” referoi zonja Anola Shala,Drejtore e Drejtorisë ÇLMJ.

Ndërsa për “Detyrat ekontrolluesit dhe të përpunuesit, tëdrejtat e subjektit të të dhënavepersonale” i referoi zonja MirelaHila, Drejtore e Drejtorisë sëHetimit dhe Inspektimit. “Autoritetimbikqyrës, Komisioneri përMbrojtjen e të Dhënave Personale”referoi zoti Agim Gjoleka, këshilltarpranë komisionerit.

Në të gjithë përmbajtjen e këtijseminari u evidentuan problemeshumë serioze për të gjithëshoqërinë, institucionet dhe individinnë kushtet e sotme të zhvillimit tëmadh të teknologjisë sëinformacionit, kujdesi i të gjithëveme të dhënat dhe përpunimi i tyrenga autoritetet. Sot po përdorengjerësisht rrjetet sociale (facebook).Problem përbën vjedhja eidentitetit.

Njerëzit duhet të dinë dhe tëkuptojnë se kush ka të drejtë tëmarrë të dhëna personale, masa etyre, koha dhe përdorimi dhe duhetta dinë se tani ka një institucionshtetëror, që është: Komisioneri Për

Mbrojtjen e të Dhënave Personale”(The Commissioner for personaldata protection), ku mund tëdrejtohesh nëse ato keqpërdoren.Ky ligj respekton dhe garanton tëdrejtat dhe liritë themelore të njeriutdhe në veçanti të drejtën e ruajtjessë jetës private.

Të dhënat mund të jenëpersonale fizike, por edhe sensitive(shëndeti, bindjet, besimi, raca,anëtarësia në sindikata, dënimetpenale e të tjera).

Në seminar u theksuandërgjegjësimi i popullsisë për këtëproblem kaq të rëndësishëm nëkushtet e reja të informacionitmasiv dhe dixhitalizimit.

patur një azil të pleqve, i cili mblidhtetë moshuarit e moshës së tretë qënuk kishin kushte për të kaluar ditëte fundit në banesat e tyre.

Kjo mund të vinte nga braktisjae fëmijëve ose nga mungesa e tëafërmve të tjerë për t’u dhënëndihmë dhe përkrahje. Po azili iKorçës ka 20 vjet që nukfunksionon më. Kështu që pleqtë qëkërkojnë azil, bëjnë dokumentat dhevendosen në rezidencat jashtëKorçës.

Që nga muaji mars në këshilline Bashkisë së Korçës u ështëmiratuar e drejta për të qenë pjesëe një rezidence 6 personave të

moshës së tretë. Nga këta personavetëm njëri ka marrë përgjigjepozitive, por... personi që përfitoi tëdrejtën për në azil, kur i erdhipërgjigja kishte ndërruar jetë.

Për të fituar një azil pleqërieështë një proçedurë e gjatë dhe elodhshme. Nis me një kërkesëpranë bashkisë.

Miratohet në KëshillinBashkiak, pastaj përcillet nëMinistrinë e Punës dhe çështjeveSociale. Ka disa ura të ndërmjetmepër ta fituar atë, por mund tamarrësh edhe pas vdekjes si rasti itë moshuarit nga Korça.

P.Çuni

S E M I N A R

Njohje me ligjin “Për mbrojtjene të dhënave personale”

Fiton azilin e pleqërisë pas vdekjes

Page 3: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 2009 3Aktualitet

Nëse dy tre vite më parë bashkia eqytetit dhe stafi i saj drejtues ka tentuar tëhartojë dhe të miratojë një buxhet vjetorme pjesëmarrje të komunitetit, rezultatetnuk kanë qenë ato të kërkuara dhe tëplanifikuara. Këtë theksoi, midis tëtjerash, në takimet e organizuara mekomunitetin kryetari i kësaj bashkie, zotiArtan Shkëmbi në tre zonat e planifikuarapër pjesëmarrjen dhe mendimin qytetar.Të rinj e të reja, aktivistë të shoqatës“Unë Gruaja”-Pogradec u shpërndanëpjesëmarrësve një thirrje, në të cilën ushpjegonin qytetarëve Nenin 35 të Ligjitnr.8652, datë 31.07.2000 “PërOrganizimin dhe Funksionimin ePushtetit Lokal” si dhe Ligjin 8503, datë30.06.1999 “Për të Drejtën e Informimit”,me synimin që komuniteti të kuptojë sepjesëmarrja e tij është domosdoshmëri,por edhe një e drejtë e garantuar meligj.

Salla e Teatrit të Kukullave “PirroXëci” më datën 27 tetor 2009 ishte embushur me qytetarë të ndryshëm ngalagja nr.2, punonjës të aparatit tëBashkisë dhe të institucioneve të tjeranë qytet.

Zonja Lindita Oshafi, moderatoredhe përfaqësuese e Institutit tëKërkimeve Urbane Tiranë, dukefalënderuar pjesëmarrësit përvlerësimin, që i kanë bërë ftesës për tëmarrë pjesë në këtë takim shumë tërëndësishëm, foli për etapat që do tëndjekë hartimi dhe miratimi i Buxhetit2010 me pjesëmarrjen e drejpërdrejtëtë komunitetit.

Ai do të shprehë shqetësimet,nevojat dhe kërkesat sipas zonave dhelagjeve, rrugën, që do të ndiqet deri nërealizimin e atyre prioriteteve. Këto janërezultat i një bashkëpunimi dheinteresimi direkt i Bashkisë, konkretisht izotit Shkëmbi.

Për ta bërë sa më të qartë dhe mëkonkret për komunitetin zoti Shkëmbisolli shembullin e një familje, qëplanifikon sipas dëshirave të anëtarëvetë saj dhe mbi bazën e të ardhurave realerealizon ato, që janë më tëdomosdoshme, kështu do të mendohetdhe veprohet edhe për qytetin.

Nga diskutimet evidentohej mëshumë infrastruktura, pastrimi i qytetit,disproporcioni me qendrën e qytetit,ndotja e ajrit nga pluhuri, djegia eplehrave, shqetësimi nga qentë, ujrat endotura mbi asfalt, pastrimi i Lumit tëMadh dhe lumi i Vërdovës. Në disarrugica u shtrua kërkesa për ndriçim mëtë plotë.

Ky është vetëm fillimi i një procesi të

ri, që në vitet që do të vijnë duhet tëkthehet në një standart për institucionine Bashkisë, komuniteti të rritë çdo vit emë shumë ndërgjegjësimin për t’u bërëpartner aktiv në këtë proces dhe duhettë kuptojë se ka rol parësorvendimmarrës, rrit gjithnjë e më shumëtrasparencën.

Dy ditë më vonë, më 29.10.2009salla kryesore e Qendrës Kulturore“Lasgush Poradeci” ishte takimi i dytëme komunitetin e zonës tjetër për tëdiskutuar dhe për të dëgjuar zërin eqytetarëve për kërkesat dhe nevojat qëata i shohin dhe i vlerësojnë si tëdomosdoshme të zgjidhen nga Bashkianë plan-buxhetin 2010.

Në takim u theksua se komunitetinëpërmjet përfaqësuesve të vet do tëndjekë nga afër dhe konkretisht do tëmbrojnë para Këshillit Bashkiakprioritetet përfundimtare, të cilat tëmerren në konsiderat dhe tëplanifikohen për t’u realizuar ngabashkia.

Përfaqësuesit do të jenë monitoruestë rregullt deri në realizimin përfundimtar.Kështu ata edhe do të raportojnë përperformancën e Bashkisë në këtëaspekt. Ndryshe nga takimi i parë, u vure se pjesëmarrja qytetare ishte jo nënivelin e duhur dhe se kryesishtshumicën e përbënte administrata. Kjo

la për të dëshiruar dhe për të diskutuar.U la të kuptohej se diçka çalonte, diçkanuk ishte vlerësuar si duhej: lajmërimiqytetar. Nga organizatorët dhe drejtuesite këtyre takimeve u deklarua se një pjesëjo e vogël e komunitetit shpreh njëfarëindiferentizmi ndaj këtyre aktiviteteve.

U hodh ideja për ta riparë mënyrëne organizimit, të lajmërimit dhe tësqarimit qytetar. Mbase në këto takime,por më konkretisht Bashkia duhet tëgjejë burimin e këtij indiferentizmi, tëgjejë pse-në. Ky është vetëm fillimi. Sinë takimin e parë edhe këtu u ndoqëntë njëjtat procedura prezantimi përqëllimin e takimit.

Takimi i dytë përfshinte sipas planitBllokun Rinia-Lumi i Qytetit. KryetariBashkisë, zoti Shkëmbi shpjegoi nëdetaje se çfarë është bërë, çfarë ështënë proces dhe çfarë është në plan përt’u bërë.

Nga të gjithë ata që e morën fjalën,u sollën një sërë shqetësimesh:

Duhen investime më të kujdesshmedhe më të përgjegjshme në varrezat ereja të Zagorçanit. Për të krijuar kushtetmë të mira, u kërkua të parashikohetnjë shtesë në shkollën “Kolë Koci”,ndërsa për shkollën “Gjok Shqiptari” tëshihet mundësia e kufizimit të qytetarëve,pasi atje është me shumë porta, dukekrijuar probleme të ndryshme për

procesin mësimor, por ndoshta edhe mekarakter social.

Rikonstruksioni i Odeonit Kulturor tëqytetit, për t’u bërë më i plotë e me njëkapacitet më të madh. Të shihetkonkretisht ç’mund të bëhet më tej përpushimin dhe argëtimin e pensionistëve,ishte mendimi i një qytetari. U kërkuazgjidhje për dy objektet e dëmtuara tëish- Turizmit dhe “Oktapodit”, edhe ngapikëpamja higjenike, por edhe turistikestonojnë shumë me ndryshimet në qytet.Të shihet mundësia e vendosjes sësemaforëve ishte një mendim tjetër.

Takimi i organizuar në ambientet eshkollës “30-vjetori” më datën30.10.2009 ishte përmbyllës në kuadërtë tre takimeve të planifikuara, ku Bashkiae qytetit në bashkëpunim me Institutin eKërkimeve Urbane Tiranë u krijoihapësira reale banorëve të saj për tëqenë realisht pjesë aktive e inisiativës“Buxhetimi me pjesëmarrjen ekomunitetit” me moton:”Sot vendos dheti”.

Ndryshe nga dy takimet e para, nëkëtë takim binte në sy një pjesëmarrjemë e gjerë e komunitetit: burra, gra, tërinj. Prezantimi i thjeshtë dhe ikuptueshëm nga moderatorja L.Oshafi,krijoi një atmosferë mirëkuptimi dhe inxiti ata të merrnin pjesë lirisht nëdiskutime të lira dhe konkrete. Në këtëtakim ndodheshin kryetari i Bashkisë zotiA.Shkëmbi, zëvendëskryetarët ErionVesho, Vilson Maku, gjithashtu dhedrejtorët e drejtorive të Bashkisë. Edhekësaj radhe shumë diskutantë nukmunguan të vlerësojnë punën e mirëqë ka bërë dhe vazhdon të bëjë Bashkiae qytetit.

U kërkua të shihet mundësia për njëkënd sportiv, por të plotësohet me të gjithaveglat dhe kushtet e nevojshme. Udiskutua dhe u sqarua shqetësimi përish pallatet e minierës së Gurit të Kuq.Ura e gurtë e lumit të qytetit që shërbenpër lidhjen e të dy lagjeve të jetë mëfunksionale, u kërkua nga një tjetërdiskutant. Problemi i Lumit të Madh tëqytetit, papastërtia e tij, ku një pjesë jo tëvogël të përgjegjësisë e mori komuniteti.Tani në lumë punohet dhe e ardhmjado të jetë më e mirë.

Krijimi i disa rrugëve në kala përlidhjen e disa familjeve me pjesën tjetërtë qytetit ishte një problem tjetërshqetësues.

Edhe nga ky takim u caktuanprioritete dhe u zgjodhën përfaqësuesnga komuniteti për të monitoruar nëvazhdimësi.

Dh.Gegprifti

Bashkia Pogradec

Pjesëmarrja qytetare

-buxheti 2010 përballë qytetarëve

Sot vendos edhe ti!

Page 4: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 20094 Aktualitet

U zhvillua mbledhja e këshillitbashkiak të Pogradecit. Mbledhja filloime një propozim nga zoti Gjergji Ilo,kryetar i Këshillit Bashkiak: -Të kalojënë fund pika e parë e rendit të ditës“Analiza ekonomiko-financiare për 6-mujorin e parë 2009”! Propozimi nuk umiratua dhe proçedua sipas rendit tëditës.Konformizëm apo vlerësim real...?

Edhe vetë këshilltarët në biseda tëlira u shprehën për një farë formaliteti,që sipas tyre nuk është dukuri e rastit,por edhe e përsëritur. Industrialisti,Filantropi shqiptaro-amerikani PeterKole; kësaj radhe vinte me propozim tëkryetarit të Bashkisë, zotit Artan Shkëmbipër t'u bërë qytetar nderi.

Administrata, që ishte shumë paknga pikëpamja numerike, shumë shpejti la karriket bosh, sikur nuk kish të bënteme themelorin: me të ardhurat dheshpenzimet si elementë të buxhetit patë cilin nuk funksionon asgjë.

Edhe raportimi i Komisionit tëEkonomi-Financës sipas nesh ishteshumë i përciptë, pa hyrë në hollësira,pa nxjerrë shkaqe për mosrealizime aporealizime, për pasojë dhe pa kërkuarllogari. Kjo mbase solli atë“indiferentizëm dhe papërgjegjshmëri...”të të gjithë këtij këshilli, për të cilin nukmungoi dhe reagimi i menjëhershëm injë këshilltari të Partisë Socialiste.

Shumë pak pyetje e shumë pakpërgjigje. S’ kish si të ndodhte ndryshe.Pas kësaj erdhi dhe miratimi. Por nukdëgjuam dhe mësuam se çfarë umiratua, çfarë nuk u miratua dhe çfarë usugjerua për të ardhmen! Atë e miratuanme ngritjen e kartonave. Si zakonisht ukalua në miratimin e 9 projekt-vendimeve, nga të cilët vetëm për njërinu tentua të pyetej e të diskutohej:“Projektvendimi për miratim liste “ipastrehë” në ish-pronë private. Janëlistuar 57 familje. U kërkuan sqarime siduhet kuptuar dhe kategorizuar, u

Në dy takime rresht, në datat 8 dhe 9tetor 2009 Bashkia Pogradec, në sallëne hotel “Enkelana”, në bashkëpunim meInstitutin e Projektimeve të Republikës,organizoi takimin për diskutim të Draftittë Planit Rregullues të qytetit tëPogradecit.

Organizatorët e kishin planifikuarkëtë prezantim dhe diskutim me dytakime: në të parin ky draft-plan udiskutua me të gjitha grupet e interesit tëqytetit, qytetarë, përfaqësues shoqatash,ndërsa takimi i dytë me përfaqësuesinstitucionesh, qytetarë, këshilltarë,ekspertë të fushës, por edhe të fushavetë tjera. Në të dy takimet ishte i pranishëmkryetari i kësaj Bashkie, zoti ArtanShkëmbi, i cili, jo vetëm prezantoiqëllimet dhe rëndësinë e këtyretakimeve, por edhe procedurat endjekura deri në këtë fazë dhebashkëpunimin me Institutin. Ky draft-plan pas këtij prezantimi, pyetjesh,diskutimesh dhe sugjerimesh, do tëdiskutohet edhe në KRRT e Bashkisëdhe mandej do të dërgohet nëKRRTRSH.Prezantimi

Kryetarja e këtij grupi projektimi,

zonja Fatlinda Struga u shpjegoipjesëmarrësve se ky draft-planmbështetet në detyrën e projektimit tëvitit 2003, nga e cila jemi orientuar. Kyprojekt-plan parashikon një periudhëkohore 15-20 vjet.

Lartësia e ndërtesave nuk do tëmerret ajo e vitit 2003, por kjo ekzistuese,duke mos kaluar nga 7 kate, me pamjetë një amfiteatri nga liqeni në drejtim tëkalasë. Mbahen parasysh akset e rejanacionale të miratuara Qafë-Thanë -Qafë-Plloçë dhe mundësitë e reja tëzhvillimit të qytetit dhe të fshatrave përreth.

Të trija skemat e zhvillimit urbanmbështeteshin në zhvillimet dhendryshimet demografike: me 50.000banorë, 60.000 dhe 78.000. Më emundshme mbetet skema me 60.000banorë. Qyteti tani dhe në të ardhmendo të jetë i grupuar në 13 zona: zonat ebanimit, zona e Liqenit, e cila mendohetse do të jetë polifunksionale, ish-zonaekonomike mendohet të ndryshojë, pasie ka humbur funksionin, të bëhet zonëbanimi me ndërtesa sociale. Zonashtetërore-sociale do të qëndrojë, zonasportive do të qëndrojë dhe do tëplotësohet me zonë të gjelbër. Do të

Indiferentizëm dhe papërgjegjshmëriShumë pak pyetje e shumë pak përgjigje

hodhën dyshime se ka nga ata qës’duhet të futen në këtë listë, se mund tëpërfitojnë padrejtësisht. Por u miratuaedhe ai si gjithë të tjerët.Reagimi...

Tashmë koha dhe përvoja na kanëmësuar se mosmiratimi i Buxhetit nëinstitucionet qendrore apo lokale shpiederi në rënie të qeverisë qendrore apolokale. Në vazhdim të kësaj pasoje, dotë rrjeshtonim jo më pak të rëndësishmeedhe analizat ekonomiko-financiare tëniveleve të ndryshme, ku për fat të keq,megjithë sugjerimet, kërkesat,rekomandimet, debatet, vazhdon tëndiqet e njëjta procedurë. Këshilltarëveu jepen disa faqe me statistika shifrash,duke menduar se Këshilli ështëinstitucion statistike. Këshilltarët dheqytetarët duan të dinë se si janëmbledhur dhe pse s’janë realizuar tëardhurat, duan shkaqet dhe pasojat,duan të dinë se kush e ka përgjegjësinëdhe çfarë do të bëhet në të ardhmen.

Mjafton të sjellim disa fakte: Nga rreth46 zëra, vetëm për 11 tentohet të thuhetdiçka dhe kjo shumë telegrafike, ndërsanë tabelën e shpenzimeve nga rreth 34zëra tentohet për 3. Të njëjtën gjë edhepër Ndërmarrjen e Gjelbërimit e tëNdriçimit, Punëve Publike, Sektorin eArsimit, Klubin Shumësportësh (vetëmplani i shpenzimeve dhe fakti), Qendrakulturore “Lasgush Poradeci”, realizimii investimeve. Kjo përgjegjësi dhevështirësitë e tyre nuk janë të pranishmeaskund, por nuk janë as edhe detyrat einstitucioneve veçmas Bashki e të tjera.Na lindin dy pyetje: Nëse kjo analizë dotë bëhej e ndarë, me këtë material do tëparaqiteshin?!... Këshilli Bashkiak si evlerëson një analizë të tillë, si e miraton?!Këshilli e di se analiza e 6-mujorit të dytëmiratohet pa analizë, vetëm si miratimfaktik dhe kalohet në miratimin e Buxhetitpër vitin pasardhës. Kjo, nga praktika ederitanishme.

Dh.Gegprifti

qendrojë zona Muze, zonat e pushimitnë breg të liqenit. Zona e varrezave nukdo të vazhdojë më të zgjerohet, por do tëgjelbërohet. Do të ngelet zona evarrezave të Dëshmorëve, po ashtu zonashëndetsore. Të shikohet zona e reekonomike, që do të lidhet me pikathyrëse nga Vërdova, duke u lidhur mebreza gjelbërimi. Zona e fshatrave do tëkenë mundësi për lidhje me qytetin dheanasjelltas. E tillë parashikohet të ngeletzona rezidenciale.Mendimi dhe shqetësimi qytetar

A është marrë në konsideratëbulevardi Lin-Tushemisht? A do tëmerren në konsideratë si popullsirezidente ata që kanë blerë, por që nukjetojnë gjithë kohën këtu?

A do të jemi të sigurt se do të

ndërtohet njëri nga këto variante (aksetnacionale), pasi po ndërtohet rrugaQafë-Plloçë -Qukës? Çfarë do të ketëzona elitare turistike? Si është parë dheçfarë është parashikuar në Kala? A do tëketë park lojrash në zonën rekreative?

Sa është sipërfaqja e vijës së verdhëdhe sa do të vejë? Sa është aktualishtzona e banimit? (sot 200 ha, nëse shkon50.000 banorë 315 ha dhe me 60.000banorë -350 ha). A ka zona që nukfunksionojnë si duhet? A mendohet përnjë distrikt artistik, për një zonë arti, dukee kthyer Pogradecin në një qyteteuropian? Me falënderimin përpjesëmarrjen e gjerë, pyetje dhediskutime me interes, falënderimin përgrupin e projektimit, zoti Shkëmbi mbylliaktivitetin.

Prezantohet Plani RregulluesP O G R A D E C

Page 5: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 2009 5Aktivitete

Instituti për Demokraci dheNdërmjetësim (IDN) dhe LëvizjaEuropiane në Shqipëri (EMA) tëmbështetur nga Open SocietyFoundation for Albania, SorosFoundation në ambientet e hotel-restorant “Millenium” nëTushemisht të Pogradecit më 26tetor 2009 zhvilluan konferencënrajonale me temë “Bashkëpunimindërkufitar në kuadër të politikaverajonale dhe zhvillimit të integruarrural -Fokus qarku i Korçës”.

Pjesëmarrës në këtë konferencëishin përfaqësues nga Këshilli iQarkut Korçë dhe të rrethit tëPogradecit, institucione qendrore nënivel vendor, shoqëria civile lokale,përfaqësues institucionesh, si dhe tëgrupit të interesit nga Shqipëria dheMaqedonia.

Konferenca në tërë aktivitetin esaj synoi informimin dhe

Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimittë Integruar.

Gledis Gjipali dhe Grigor Gjecirespektivisht Drejtor EkzekutivEMA dhe Drejtor i Zhvillimit tëPolitikave Rurale, Ministria eBujqësisë, Ushqimit dhe e Mbrojtjessë Konsumatorit referuanpërkatësisht: Programet eBashkëpunimit Ndërkufitar nëQarkun e Korçës dhe Zhvillimi ruralnë vend dhe BashkëpunimiRajonal.

Mbas pyetjesh dhe diskutimeshtë lira në këtë konferencë sollipërvojë edhe znj.ElizabetaGjeorgjevska, eksperte përzhvillimin rural në Maqedoni pranëorganizatës “Për zhvillim tëQendrueshëm”, pasi Maqedoniaështë më afër realitetit shqiptar.Nga diskutimet e pjesëmarrësve uevidentuan nevoja e njohjes në

-në kuadër të politikave rajonale dhe zhvillimit të integruar rural

Bashkëpunimi ndërkufitarndërgjegjësimin e përfaqësuesve tëgrupeve të interesuara mbimundësitë dhe sfidat ebashkëpunimit ndërkufitar,avantazhet e këtij instrumenti nëkuadër të hartimit dhe zbatimit tëpolitikave rajonale dhe zhvillimit tëintegruar rural.

Promovimi i gjetjeve të studimittë zhvilluar nga IDN dhe EMA mbimundësitë e bashkëpunimitndërkufitar për qarkun e Korçësishte një synim tjetër i kësajkonference.

Pas fjalës falënderuese të hapjes,prezantimit të organizatorëve dhe tëpjesëmarrësve u referuan materialete shoqëruara në monitor:

“Prezantimi i gjetjeve të studimit:bashkëpunimi ndërkufitar në kuadërtë politikave rajonale dhe zhvillimittë integruar rural” u referua nga znj.Erisa Çela, Departamenti i

detaje e resurseve dhe mundësivenë të dy anët e kufirit, problemetqë mund të lindin, rritja ekapaciteteve, partneriteti iinstitucioneve shtetërore meshoqërinë civile, hartimi istrategjive për të ardhmen,mungesa e kapaciteteve nëkomunitet, mungesa ebashkëpunimit qendër-rreth,kushtëzimi për hyrjen në projektete BE, nevoja e ngritjes së njëqendre koordinimi në qarkunKorçë, roli i bashkive dhekomunave, si dhe roli i grave.

Drejtuesit nënvizuan se qarku iKorçës është para në shumëaspekte.

Del nevoja e trajnimit tëpërfaqësuesve të ndryshëm përhartimin e projekteve. Korça do tëzhvillojë një aktivitet të tillë nëmuajin nëntor 2009 me palën grekenë hotel “Grand” në Korçë. Nëmbyllje të konferencës u kërkua qëtë gjitha institucionet, ShoqëriaCivile në qendër e në bazë tëgjallërojë më shumë punën në këtoaspekte të trajtuara në këtëkonferencë rajonale.

Me iniciativën e një grupi grash,pjesë e programit të NDI “Zhvillimii Liderve në Politikë – Gratë nëAdvokim” të të gjitha partive nga egjithë Shqipëria, është formuarRrjeti i Grave “Barazi nëVendimmarrje”. Qëllimi i këtij rrjetiështë rritja e rolit të gruas nëvendimmarrje kurse objektivat:shtrirja e rrjetit në të gjitha qytetet,evidentimi i vlerave, përkrahja etyre, forcimi organizativ i të gjithastrukturave, presion ndaj subjektevepolitike për të mbushur kontratën30% në zgjedhjet e pushtetit vendor.

Rrjeti i grave “Barazi nëvendimmarrje” aspiron për njëshoqëri demokratike dhe tëcivilizuar nëpërmjet shanseve tëbarabarta për të gjithë dhe i ka vënëvetes misionin për promovimin dherritjen e përfaqësimit të gruas deri30% në prag të zgjedhjeve vendore

në Shqipëri në vitin 2011.Promovimi i rrjetit u bë për

qarkun e Korçës më 13 tetor 2009në Grand Hotel në Korçë.

U ftuan për të marrë pjesë nëkëtë aktivitet: drejtues të Bashkive,të Qarkut, kryetarë të partivepolitike të majta, të djathta dhe tëpartive të koalicioneve, drejtues tëinstitucioneve civile, përfaqësues tëshoqërisë civile, gra nëvendimmarrje, gra me kontribute nëjetën politike dhe mediat lokale dheqendrore. Ra në sy se në promovimtë gjithë burrat e ftuar ishinpërfaqësuar me gra të institucioneverespektive.

Rrjeti u bëri thirrje vajzave dhegrave që ndjehen të gatshme tëkontribuojnë në politikë, t’ibashkohen rrjetit të grave “Barazinë vendimmarrje”sepse së bashkumund të identifikojnë vlerat, do të

bëhen të dukshme, do t’u dëgjohetzëri, do të kenë mundësi të jenëpjesë e vendimmarrjeve tërëndësishme për të ardhmen efëmijëve. “Ne duhet të jemi bashkëdhe shumë, u theksua në thirrje,sepse një zinxhir i gjatë reziston mëshumë ndaj “këputjeve”. Rrjetiështë i ngritur në Pogradec, janëzhvilluar edhe trajnime por ky le tëjetë vetëm një fillimi i një lëvizjejeqë do të rritet. Mendojmë që jeminë kohë për të marrë në dorësituatën politike për ta përgatitur atë

në favorin tonë. Të gjitha sëbashku pa dallim politik duhet tëluftojmë për të bërë më të mirën nëzgjedhjet e vitit 2011. Ju mund tëbëni propozime për projekte që dota bëjnë më të gjallë jetën politikenë qytet (ku edhe burrat do të jenëaktorë), mund të tregoni sa mirë dinitë drejtoni projekte, kjo do të jetënjëra nga provat, për të thënë qëmund t’ia dalim edhe për të drejtuarinstitucione.”

Lindita Ibrahimi

Të luftojmë për të qenëtë barabarta me burrat

Promovohet Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje

Page 6: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 20096 Kulturë

N ë këtë përvjetor poetikujtohet nga dashamirës të

poezisë dhe të artit, por harrohetnga pushtetarët. Në sallë nuk kishasnjë përfaqësues apo titullar ngainstitucionet dhe pse të lajmëruarpër aktivitetin. Zgjedhje e tyre. Nësevjen qoftë një ministër i thjeshtë aponjë deputet i zonës nga mbrapa kajo vetëm titullarët, por dheadministratën. Po kur vijnë figuraqë e kanë mbyllur karrierën dhekanë lënë veprat gjallë, pushtetarëtpërtohen. Përtime të tilla bien në sytë pjesëmarrësve, por paramaterialeve për figurën që janëmbledhur as u intereson se marrinpjesë apo jo pushtetarët lokalë.Pushtetarët janë të përkohshëm,artistët dhe poetët të përmasave tëLasgush Poradecit mbeten liqer mepuhiza dhe erë. Kush nuk piu prejtyre e s’u deh, qoftë dhe pak...Artistë të kalibrit të Lasgushitngjiten gjithmonë lart për të zënënjë vend perëndie dhe trokasin përtë hyrë në mijëvjeçarë.

Mbrëmja poetikePër tri orë në sallën e biblotekës

“Thimi Mitko” në qytetin e Korçësmiqtë e mbetur të poetit, miqtë erinj që e ruajnë madhështinë e tij,kuvenduan me lirikat si t’i dëgjoninato vetë nga goja e të madhitLasgush. Për ta bërë sa më tëkëndëshme këtë mbrëmje nësallonin e hyrjes u çel ekspozita me

veprat e Lasgush Poradecit ngaMehmet Gëzhilli.

Për të hyrë në botën lagushiane,në fillim u recitua një poezi eSkënder Rusit kushtuar 110-vjetorittë lindjes e titulluar “At Lasgushitnë 110-vjetorin e lindjes.” “Nuk edimë ç’i mungonte poetit/ Toka qëe lindi apo qielli që e priste!?/Ndoshta për ta kuptuar këtë/ pranoiqë të ikte!” Nga aktorët e teatrit usollën vargje në sallë, të cilat urecituan me një ëmbëlsi e qetësi vale

Mbrëmje poetikepër Lasgushin

-Me rastin e 110-vjetorit të lindjes së lirikut të madh shqiptar, poetit, Lasgush Poradeci.

si vetë lirikat. Kritiku i njohur korçarMuharem Xhaxho kaloi në“skaner” krijimet e LasgushPoradecit. “U harrua për një kohëtë gjatë dhe në kohën kur ishtegjallë njerëzit e dinin se ai kishtevdekur. U harrua poezia e tij,ndoshta qëllimisht nga pushteti ikohës. Lasgushi mbetet Lasgushnë çdo kohë” -citoi mes të tjerashkritiku. Muzikologu Pandi Bello folipër miqtë e Lasgushit në Europëdhe ndikimi i tyre në formimin e

tij. Një poezi të bërë enkas përpoetin liqenor recitoi poeti AliBregu. Në fillim të recitimit AliBregu tha se zor gjen sot poet qënuk i ka shkruar vargje babait tëlirikës shqiptare.

Në këtë mbrëmje poetikemerrte pjesë edhe vajza eLasgushit, Marie Poradeci, e cilasolli episode nga jeta e babait të saj.“Më kujtohet kur babai vinte emerrte libra në bibliotekë, për t’ipërkthyer. I qëllonte që të merrtedhe një libër tjetër, pa e dorëzuar tëparin. Punonjësja i thosh se pakthyer të parin nuk merr të dytindhe i lexonte rregullohen ebrendshme të bibliotekës, ku thuhejse personi që nuk kthen në kohëlibrin ka masë dënimi. Po nuk thotëpër mua, ia kthente babai.Punonjësja ia lexonte e rilexonte disaherë. Babai në fund i thosh që unënuk jam person, por personalitet.”Pastaj u ndoq një dokumentar përLasgushin. Por ajo që na ra në synë mbrëmjen poetike kushtuarLasgush Poradecit ishte mungesae pushtetarëve. Nuk kish asnjëpërfaqësues nga bashkia, as ngaprefektura dhe Këshilli i Qarkut.

Në vitin 2002 nga Këshilli iQarkut i është dhënë titulli “Nderi iQarkut.” Kryetari i qarkut në atëvit ishte Femi Xhemo. Figura të tillasi Lasgushi, Asdreni, MihalGrameno e të tjera figura brilantetë qarkut nuk duhet të lihen nëharresë nga pushtetarët.

Pëllumb Çuni

Qendra Kulturore “LasgushPoradeci” dhe Bashkia e qytetit, nëmbrëmjen e datës 24 tetor 2009,organizoi një aktivitet kulturoro-artistik kushtuar 110-vjetorit tëlindjes së poetit Lasgush Poradeci.

Poeti gjithë jetën dhe veprën epavdekshme letrare ia kushtoi dhee motivoi me qytetin e tij të lindjesme të gjitha të mirat e begatitë, qëia ka falur Zoti: natyrën, njerëzit,kodrat, malet, por mbi të gjithaLiqerin pa kufir...

Besojmë se organizatorët kjo ikishte motivuar për ta zhvilluaraktivitetin në diskon “Mateo” mbiujrat e liqenit. Ishin të pranishëm

Poradeci në 110-vjetorin e lindjeszoti Artan Shkëmbi dhe punonjës tëtjerë nga stafi i Bashkisë, këshilltarë,studiues e punonjës të artit e tëkulturës të qytetit, autorë librashkushtuar Lasgushit, qytetarë tëthjeshtë, miq etj. Për të gjallëruaraktivitetin ndodhej grupi “Mall përkëngën Poradecre”, që prej viteshdrejtohet nga kompozitori JovanShuke.

Konferencierja Marjana Shkurtipas fjalës falënderuese të hapjes idrejtoi pjesëmarrësit të shohindokumentarin kushtuar punës sëBashkisë, për realizimin emonumentit të pavdeksisë kushtuarpoetit, punuar nga “Skulptori i

Popullit” M. Dhrami. Aktivitetivazhdoi me biseda të lira,konsiderata duke filluar me zotinT.Mato, i cili solli, ndër të tjera,jehonën e veprës dhe të jetës sëPoradecit jashtë kufijve. Zoti A.Kostandini solli kujtime dhekëndvështrime të reja për poetin nëfushën e artit të pikturës, duke sjellëdhe ilustrime nga jeta e Lasgushit.

Por nuk mungoi edheprezantimi, disi befasues, ngapedagogu i Universitetit të Korçës“F. Noli”, zoti Ilir Shyta. Një punimshkencor me vlera të spikatura, njësintezë e një bibliografie tëarsyetuar, botim i Entit Botues

“D.I.J.A-Poradeci”, me të cilënShyta fitoi titullin “Master nëletërsi”.

Ndër të tjera, surprizë ishtepoezia që botohet për herë të parëme titull: “Dashuri Dardhare”.

Si duhet parë dhe vlerësuarLasgushi, solli mendime zotiN.Naço, V.Samsuri, A. Gusho, e tëtjerë.

Interpretimi skenik i disa poezivelasgushiane, tavolinat e shtruara,urimet, mikroekspozita me fotot epoetit, botime të Lasgushit dhe tëtë tjerëve për të shprehnin më sëmiri respektin dhe vlerësimin, që ibën qyteti i lindjes PoradeciPoradecit, birit të tij, poetit të madhLlazar Gusho (Lasgush).

Dhe ky mbetet një homazhpërjetësie!

Korçë

Page 7: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 2009 7Media

Nga data 4-6 nëntor u mbajtnë Tirane, Forumi i tretë për

median në Evropën Juglindore: “Media,Marketingu, Biznesi dhe Media e re”,organizuar nga grupi mediatik ËAZ,fondacioni Konrad-Adenauer, si dheOrganizata për Median e EvropësJuglindore (SEEMO) dhebashkëpunëtorët e tyre në Shqipëri. Nëprani të përfaqësuesve dhe drejtuesvetë lartë të këtyre organizmave: Z. OliverVujoviç, Sekretar i Përgjithshëm iOrganizatës për Median e EvropësJuglindore në Vjenë, Z. Srgjan Kerim,Këshilltar i Posaçëm për çështjet politiketë Grupit mediatik ËAZ në MaqedoniMaqedoni, Z. Dirk Forger, Drejtor iProgramit të Medias për EvropënJuglindore (KAS) në Bullgari, si dhe tëZ. Frrok Çupi, Kryetar i SEEMO nëShqipëri, si dhe të tjerë personalitetevetë spikatura në fushën e medias,Presidenti i Republikës mbajti një fjalëpërshëndetëse. Presidenti Topi vuri nëdukje rëndësinë thelbësore të misionitqë mediat mbartin. “Misioni është fisnik,sepse përgjegjësia e saj qytetare,besueshmëria që gëzon nga qytetarëtdhe detyrimi për t’u shërbyer atyre nukështë akt ligjor, por mbi të gjitha ështëkod moral dhe i shenjtë, i lidhurnëpërmjet lirisë, pavësinë e të vërtetësqë vetë media e ka fituar në betejathistorike me pushtetin politik. Beteja mepolitikën nuk duhet ta lodhë, as taligështojë e as ta thyejë atë.

Çdo puthjedore e politikës për të

braktisur misionin është jo vetëm robëridhe dështim moral ndaj qytetarëve, poredhe kthim pa shpresë mbrapa mepasoja të rrezikshme për demokracinëdhe vendin”, - u shpreh Presidenti Topi.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi,duke iu referuar sulmit ndaj gazetaritMero Baze, tha se ky sulm duhet të ngrejënë alarm institucionet e shtetit.

“Më duhet të dal nga materiali ishkruar pikërisht për një moment, i cilina bëri të gjithëve të ndjehemi keq,dhuna ndaj një gazetari. Nuk është herëe parë, uroj të jetë dhe rasti i fundit. Që tëjemi realistë, shoqëria gjithmonë do të

ketë dhe episode të tilla të pakëndshme.Çështja nuk është thjesht te reagiminëpërmjet deklaratave. Jemi mësuar tëdëgjojmë gjithnjë deklarata dhedeklarata postfactum dhe për fat të keqndonjëherë edhe postmortum. Gjëratkanë nevojë për profilaksi, gjërat kanënevojë për bashkëpunim, gjërat kanënevojë për sinqeritet, gazetarët kanënevojë të kenë një terren të lirë, por ngaana e tyre dhe gazetarët kanë nevojë qëtë kenë integritet. Integriteti nukinjektohet, integriteti duhet tëdemonstrohet. Të gjithë së bashku kemishansin që jetojmë në ditë demokracie.

Presidenti Topivlerëson rolin e medias

Ju e dini që edhe në tregun mediatik kamedia që në mënyrë të qartë janë tëprofilizuara në një drejtim, janëkompakte, saqë është e vështirëndonjëherë të gjesh, nëse janë gazetarëapo janë parti politike, pra një lloj joint-venture duke i shërbyer një linje dhe nuki shërben publikut. Publiku ka nevojë tëorientohet dhe është detyrë e mediesdhe është domosdoshmëri që publikutë jetë i orientuar në mënyrë harmonike.Aq më keq kur denatyrohet misioni imedies në një joint-venture të natyrësekonomike. Pra, të gjithë së bashkuduhet të injektojmë demokraci në këtëfunksionim të domosdoshëm të medies,e cila domosdoshmërisht duhet të ketëlidhje me politikën, me institucionet, mebiznesin, por të jetë në një terren tëndershëm integriteti.

Ngjarja, do të thosha epapranueshme, e dhunimit të gazetaritduhet patjetër të ngrejë në alarminstitucionet e shtetit dhe kjo nuk mundtë vijë në formën e orientimit ngaPresidenti, por në një shtet demokratiktë gjitha institucionet kanë përgjegjësidhe detyrime specifike për të vendosur,jo vetëm standardet e shtetit ligjor, porpër të garantuar klimën. Ka politikanëqë nuk i zë gjumi, derisa të nxjerrin titujte gazetave. Kjo është pak dhe kjo nuk kavetëm një aktor, ka disa aktorë dhe këtuka një joint venture të politikës memedien. Pra, të gjithë së bashku duhettë dimë ta vëmë medien në funksion tëshoqërisë”

Menduam se i ftuam të gjithë nëfestën e Nositit, por u gabuam.Printuam 1000 ftesa dhe ishpërndamë ngado në Pogradec,pastaj dërguam dhjetëra e-maile,pastaj kërkuam “ndihmë” nëFacebook (a s’është në modëFB?!), pastaj dërguam njoftime espote në TV lokale, pastaj...

Morëm qindra urime dhe po aqankesa. Kushdo që nuk e kishtemarrë një ftesë ndjehej i zhgënjyer.Në vend që të mërziteshim, nebotuesit, unë dhe Iliri u gëzuam.

Nositi s’na përkiste më. Ashtusiç e kishim paradjerë qysh nëkrijimin e tij. Nositi është i Lasgushit,e Lasgushi është i Poradecit, errjedhimisht Nositi është iporadecarëve, sipas një rregulli tëthjeshtë matematik. Sepse ata e

krijuan, i dhanë jetë, mbushën mijërafaqe në këta vjet, prej tyre mbijetoi.Por është dhe pak më shumë. Eshtëi të gjithë atyre që i thonë “confirm”ftesës për t’u bërë Miqtë e Nositit,në Facebook.

Në 110 vjetorin lindjes sëLasgushit, kuptova dhe diçka mëshumë. Lasgushi është më shumëse një gjeni lokal...

Eshtë në krenarinë e të gjithëatyre shqiptarëve që e kanë lexuar,e kanë vlerësuar dhe duan tapërkujtojnë në përvjetorët e lindjes,por edhe të vdekjes, për ta bërë mëtë dukshëm tani që s’ka kush t’jambulojë me heshtje veprën. Kështuështë dhe Nositi, që lindi nëvendlindjen e Lasgushit, për tëkapërcyer kufijtë e një qyteti të vogël,

falë teknologjisë dhe fatit që kudonë botë ka idealistë pogradecarë,korçarë, shqiptarë nga e gjithëShqipëria, nga Maqedonia, Kosova.

Tani shkrimet vijnë në redaksinga e gjithë treva shqiptare, se tani,Nositi nuk shkon si dikur klandestinnë Strugë, tek Xhemiu e miqtë e tij,as fshehur në bagazhet autobuzëvepër Kosove. Tani kufijtë kalohen pavizë e pasaportë, on-line!

Dikur ndoshta... Kur ca“refugjatë lufte”, siç i quanin nëpërlajme kosovarët, mbushnin “Faqe tëhapura” tek Nositi, me dhimbjen etyre për Tokën Shqiptare. Dhefestuan bashkë me ne 5-vjetorin egazetës, tamam në ditën e shënuar14 qershor 1999.

Botuesi i Kosovës AbdullahZeneli habitet e më shkruan në chat:

“Po çfarë më thua, Viti? Eshtë15-vjetori i Nositit?! Kështu?! Kurkaluan 10 vjet nga ai përvjetor qëfestuam bashkë në Pogradec?!Mes trishtimit të luftës, e plagëvetë shpirtit ende të pambyllura?!

-Nuk e di, i përgjigjem. Edhevetë habitem, për të gjithë, botuesit,stafin e gazetës, bashkëpunëtorët,të rinjtë e shkollave e mësuesit etyre, lexuesit e dashamirësit qëmbushën rubrikat e Nositit gjatëkëtyre viteve. Si mundëm tëmbijetojmë vallë?

Mesazhi nuk vonon të duket nëekran: Idealistët i bëjnë ca gjëraqë s’i bën njeri!

Afroviti Gusho

Idealistët i bëjnë cagjëra që s’i bën njeri!

Page 8: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 20098 15 vjet gazeta Nositi

Urime dhe përgëzime gazetës NOSITI,kësaj tribune të pasqyrimit të përditshmërisësë jetës në rreth dhe më gjerë, të sjelljes sëmendimit të gjallë e të lirë qytetar, të botimitdhe propagandimit të kulturës dhe tëveprimtarive artistike; për mbështetjen dhepropagandimin e krijimtarisë letrare dhe tëmendimit kritik.

Falënderime të sinqerta stafit të saj tëpërkushtuar, të drejtuar me pasion nga zonjaAfroviti dhe zoti Ilir që për pesëmbëdhjetë vjetme radhë kanë guxuar dhe kanë çarë shtegune një gazetarie të pavarur, novatore dhedemokratike. Vazhdimësi dhe suksese tëmëtejshme! Me respekt

Vangjush Ziko, Toronto

Miqtë e mi Afroviti dhe Ilir! Ju falënderojpër ftesën për të marrë pjesë në mbrëmjenfestive të 15-vjetorit të gazetës “Nositi”. Mëkujtohen ato ditë kur Ilir Buzali më tregoisë pari gazetën “Nositi”. Dukej gazetëmodeste, pa zhurmë por që kishte një misionpaksa larg sherreve të mëdha politike, tëprekte problemet e jetës sociale, fatin enjeriut, dramat e tij, ëndrrat e tij... Me saduket Nositi ishte fillesa e një synimi më tëgjerë pretendues intelektual. Gazeta -shtëpia botuese -shtypshkronja një trinomqë japin të plotë grehinën e një qendre kugjenerohet kultura dhe arti. Ju uroj për këtosuksese miqtë e mi dhe kam zili të gjithë ataqë do marrin pjesë në veprimtari.

Suksese!Kostaq Duka, Chicago

Përshëndetje Viti & Ilir dhe shumë urimetë përzemërta në këtë 15 vjetor të NOSITITku nuk mund të rrija pa shkruar dy fjalë për juqë me punën dhe me përkushtimin tuaj arrinitë shpërndani dije dhe informacione gjithandej.Ju nxirrni në pah dhe promovoni njëkohësishtjo vetëm vlerat e bizneseve që bashkëpunojnëme ju, por dhe vlerat e qytetit në përgjithësi.Eshtë fat për Pogradecin që ka njështypshkronjë ku në çdo kohë mund të japëshdhe të marrësh informacion, dhe kjo falëinisiativës dhe guximit tuaj.

Edhe njëherë suksese në punën tuaj sa tëvështirë, të bukur por dhe fisnike.

BAR-RESTORANT-HOTEL- PERLASinqerisht

Moza & Petriti

Të dashur botues Afroviti dhe Ilir,Të dashur pjesëtarë të tjerë të ekipit të “Nositi”-t, Është një ide nga më fatlumet që sotkremtojmë ditëlindjen e Nositit, këtij djaloshipesëmbëdhjetëpranverësh, mendjekthjelltë si

Liqeri, shpirtthellë e të begatë si mineralet eçmuara që mban në gji, tejpamës si syri iShqiponjës së arratisur në Mal të Thatë.Një dhjetëvjetësh e gjysmë janë një kapitull indritshëm i afirmimit gjithëpërfshirës të njëkolektivi gazetarësh, afirmim që do të donim tashihnim të mishëruar edhe në të përditshme, tëpërjavshme apo të përmuajshme të tjerashqiptare. Jeta e “Nositi”-t, me përpjekjet,mundin, vështirësitë e peripecitë e parreshtura,njësohet me përpjekjet e frytshmembarëkombëtare për progres shoqëror ekulturë demokratike të mirëfilltë. Shkrimet etë gjitha gjinive e madhësive, që i lexojmë meëndje e nderim në faqet e “Nositi”-t, kanëdhuntinë e mbartjes së rolit të një udhërrëfyesipër opinionin publik poradecar e më gjerë. Mevrullin e një spontaniteti të ngrohtë, “Nositi”është shkrirë në mënyrë të natyrshme e tëpërkryer me mjedisin të cilit i drejtohet; mepenën e tij flet çdo pjesëtar i bashkësisë, vetëpopulli. Krahas kësaj garancie morale, “Nositi”zotëron një orientim intelektual të epërm, dukeqëndruar afër shqetësimeve të përditëshmeqytetare, si një këshilltar i mirë, i besueshëm,origjinal.

Jetë të gjatë dhe rini të përjetshme, “Nosit”i dashur!

Me respekt, Kopi Kyçyku

URIME edhe 100 vite të tjerë “NOSITIT”në 15-vjetorin e ditëlindjes. Mbarësi dhesuksese te mëtejshme.

Me gjithë dëshirën e madhe për të qenë ipranishëm në festën e “Nositit”, një problemshëndetsor më kushtëzoi për të mos udhëtuardrejt PORADECIT të mrekullueshëm, për tëcilin sinqerisht më ka marrë malli. Edhe një herëurime për ditëlindjen e “NOSITIT”. Të falagjithë stafit.

Me shumë respekt Bedri Alimehmeti.Përshëndetje nga Tirana.

Dear Iliri dhe Afoviti Praise God for your15 years of blessing with the New Paper Nositi.He has give you all your abilities and hasblessed very much and given you a real passionin your work.

Sorry we can’t be there as you know weare in Spain but we are glad for you and trustall will go will.

May the Lord bless you as a couple to knowmore and more of His love.

Your friend Felipe

Përshëndetje Viti dhe shumë faleminderitpër ftesën.

Unë jam në Itali për punë e nuk di kurkthehem, ndaj ju uroj si ty dhe Ilirit të keni

shëndet e dëshirë për ta botuar dhe 100 vjet tëtjera Nositin.

Ju përqafoj,Vini

Përshëndetje Viti,Uroj të jesh mirë.E mora ftesen me anë të e-mail dhe u ndjeva

shumë e kënaqur që unë bëj pjesë në miqtë etu. Po të uroj në avancë për 15-vjetorin egazetës, pasi më bëhet shumë qejfi që keniarritur deri këtu.

Besoj që bëhet fjalë për Pogradecin, perevenimentin, ku ndodhet dhe redaksia e juaj apojo? Nëse është kështu do të përpiqem të krijojndonjë mundësi për të ardhur.

Gjithësesi, të përshëndes sërish dhe të urojsuksese të mëtejshme!

Me shumë respekt,Valbona

Dear AfrovitiThanks very much for the kind invitation

and it would have been a great pleasure tocome to Pogradec on that Saturday 17.10.2009.However I will be in Prishtina (first time afteralmost 10 years) and thus be prevented toattend.

Nevertheless I wish you a lot of successand a wonderful day!

With kind regards.Daniel

Ju dërgoj urimet e mia më të mira me rastine përvjetorit të gazetës Nositi.

Arjan Kallço

E dashur Viti!E lexova ftesën tënde dhe shpresoj të jem

aty, megjithse nuk kam qënë ndonjëbashkëpunëtore kushedi se çfarë. Me sa duketmë mban me hatër.

Të përqafoj, shihemi së shpejti.Silva

Shpresoj që nesër t’ia kaloni mirë me rastine 15-vjetorit të gazetës tuaj. Ne do kishim ardhurme shumë kënaqësi, por këtë fundjave, pranesër dt.17 dhe pasnesër kemi workshopin eTrajnimit për Trajnerë në Linzë. Do shihemibesoj në fund të muajit në workshopin e radhësdhe do jemi miqtë tuaj në Pogradec herën tjetërkur të vijmë andej, besoj shpejt.

Gjithë të mirat, Vildani

Viti dhe Ilir,Në pamundësi për të ardhur ju uroj

përzëmërsisht 15 vjetorin e “ Nositit”. Paçipërvjetorë të tillë gjithmonë dhe suksese.

PërzëmërsishtPiro Shkaba

Urime, mesazhe

Page 9: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 2009 915 vjet gazeta Nositi

Ndue Lazri FIONGOJA

-Vajzës sime, Keda-

Shtatë vjeçe në zonën neutrale midis dy shtetesh. Nën dritën e hënës fiongoja jote e bardhë mund të tërhiqte shënjestrën e snajperëve kufitarë.

Ta hoqën dhe e flakën për tokë si një flutur të vrarë.

Nuk u ktheve ta merrje, veç dy pika lot qanë fëmijërinë që mbeti në vijën kufitare.

Përpara teje rruga e dhimbshme e mërgimit me gojën lubi që s’kursen asnjë moshë.

E rritur, tashmë, gëzime na sjell çdo ditë, por as velloja e bardhë mbi kokën tënde s’do ma heqë dhimbjen e asaj fiongoje të vogël...

Silke BlumbachGjenerali Jin

këto kodra me terracae presin Gjeneralin Jin

Kjo cigare aq e shkurtërnuk është hekur mjaft i rëndëpër t’i lëmuar nervat.

U betova t’i luftoj demonët. Premtovaqë korren ta siguroj. Për 49 ditë u përgatitapër Gjeneralin Jin.

Trupi im u copëtua dhe u tha.Nga tymi i lëvozhgës simedoli një trup i pastër qiellor –

trupi i Luftëtarit të Përsosur,i cili shkëlqen vetvetiume fuqi zanafillore…

midis kodrave me terracapret një flamur me shirita

Asnjë gabim s’duhet ta bëjnë fjalët. Asnjë rrëshqitje gjuhe. Aspaktë pengohem. Shiritat duhet të lëvizennga Gjenerali Jin. Nëse ai e plotësonkontratën. Asnjë shpërqëndrim mendor.Asnjë pasinqeritet. Trupi, goja, zemratë pastruar. Njëqind përqind ciltërsi. Pakompromis. Asnjë pasiguri. Asnjëpasiguri... Po duhet të lëvizenkëto shirita! Duhet! Asnjë rrëshqitje.Asnjë gabim. Asnjë njollë. Asnjëtë metë. Asnjë gabim. Asgjë. Asnjëpasiguri... Gjeneral Jin! Ku je! Prekishiritat! Mos më tradhëto!... por

perëndiaështë i lirë dhe nukburgoset nëpërsosmëri...

këto kodra me terracado të lagen, por jo nga uji

Kozeta ZavalaniGllënjka e Karaibeve

E piva edhe gllënjkën e funditnga gjinjtë e Karaibevesikur t’i jepja puthjen e fundit. Gjethet shumëngjyrëshe,Ndryshuan ngjyrëPër të më mbuluarNë fshehtësinë e tyreHabitshëm folën zogjtë kureshtarë -Mos ka shkalluar kjo valle?! -Por unë s’bëj asnjë prapësi Veç me natyrën bëj dashuri luaj e dashurohem herë me erën, herë me retë, herë me rrezet e diellit të nxehtë E në këtë lojë aspak të fshehtë palmat kureshtare më ndjekin me sy. U them: -Mos më keni zili Unë do të iki përsëri. Ju i keni të gjitha mrekullitë Më lini t’i shijoj, të paktën dhe një ditë!Eh, Karaibet,një ëndër e rrallë.Pranvera më zgjoi në një përallë....

Luleshpresat

Shpeshnë vetminë e pangjyrshme të shpirtit përleshen, ëndrra të masakruara.

Këngë të varrosurashpërthejnë si vullkane me llavë.Luleshpresat,në shpirtin e trazuar bulëzojnë,me tjetër aromë,sikur kërkojnë të më dehinMes tyrendjehem e lirë.Ndaj si bletët lulevetë fluturoj dua endur në flladin pranveror.Luleshpresat mbjell në kufijtë e ditësNë pragpranvere për të lulëzuarGjatë katër stinëve të shpirtitDhe ëndërrën e fundit tua japDuke ia marrë jetës.Lart në qiell të furtunës vozisArdhur me një grusht uji nga e djeshmja luleshpresat të ujis.

Fituesit e konkursit me rastin e15-vjetorit të gazetës “Nositi”

Çmimet në poezi1.Kozeta Zavalani, çmimi i parë për cikël me poezi2.Ndue Lazri, çmim special për poezinë “Fjongo”3.Silke Blumbach, çmim special për poezinë “Gjenerali Jin”

Botimet më të mira1.Libri më i mirë poetik: “Mos e ndiqni hijen”, nga Edmond Shallvari2.Libri më i mirë në prozë: “Borëbardha flokëthinjur”, nga Vangjush Ziko3.Libri më i mirë me studime: “Ringjallet Rilindja e Lasgushit. Po unë?” ngaPetro Prifti.

Në vlerësimin e botimeve më të mira të Sh.B. “D.I.J.A Poradeci” juria kambajtur parasysh të gjithë komponentët e një libri: nivelin artistik të tekstit,

realizimin grafik dhe kopertinën, cilësinë e shtypit.

Juria: Leonora Kere, Ilir Shyta, Ana Kove, Ilir Buzali, Afroviti Gusho.

Page 10: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 200910 Hapësirë civile

Një nga fushat e rëndësishmeprogramore të Komisionit Europian, nëkuadrin e zbutjes së varfërisë dhe nëkuadrin e harmonizimit të lëvizjeve përglobalizim dhe zhvillimin ekonomik tëqyteteve, është dhe mbështetja eshoqërisë civile në iniciativat anti-korrupsion në Shqipëri.

Në këtë kuadër, me iniciativën eBashkisë Korçë dhe Pogradec, Instituti iKërkimeve Urbane, mbështetur ngaKomisioni Europian, ka ndërmarrë njëproces shumë të rëndësishëm tëpërfshirjes së qytetarëve në procesin ehartimit, miratimit dhe monitorimit tëbuxhetit të vitit 2010. Ka rreth 3 muaj qëky proces ka filluar. Procesi quhet buxhetme pjesëmarrje dhe logot e përgatituranga Bashkia Korçë e Pogradec janëpërkatësisht : “Fjalën e ke TI” dhe “Sotvendos edhe TI”.

Si po realizohet procesiPuna përgatitore: Bashkitë e kanë

filluar punën me sensibilizimin e opininitpublik nëpërmjet medias, fletëpalosjeve,posterave në qytet dhe zona të ndryshme.Në çdo Bashki janë ngritur grupet epunës teknike, janë përgatitur materialetprezantuese për çdo zonë dhe janëzgjedhur koordinatorët, që do tashoqërojnë të gjithë procesin deri nëfund. Qytetet u ndanë në zona tëveçanta, ku u përfshinë disa lagje, sipasveçorive të tyre dhe takimet u organizuannë ambiente pranë çdo zone.

Si është proceduar në çdo takim:Instituti i Kërkimeve Urbane kaprezantuar në mënyrën më të thjeshtëse si mendohet të organizohet i gjithëprocesi dhe konkretisht:

-Çdo qytetar është i lirë të propozojëçdo problem dhe shqetësim që ka nëlagjen e tij lidhur me infrastrukturën,shërbimet publike dhe qeverisjen më tëmirë.

- Të gjitha shqetësimet do tëshënohen në një tabelë, e cila do tëshërbejë për përzgjedhjen e disainvestimeve që janë më prioritare për ta.

- Çdo lagje do të përfaqësohet nënjë komision të buxhetimit mepjesëmarrje të ngritur pranë Bashkisëme dy qytetarë të zgjedhur nga vetë ata,aktivë dhe që kanë më shumë kohë përtë qenë pjesë e trainimeve të mëtejshmedhe e çuarjes së procesit deri në fund.

- Do të ngrihet pranë Bashkisë një

komision i përbërë nga të gjithë tëzgjedhurit e qytetarëve dhe specialistëtë Bashkisë. I lirë, pa të drejtë vote mundtë marrë pjesë çdo qytetar dhe këshilltar.

Konkluzione të takimeve: Tashmëkanë përfunduar takimet me qytetarët nëgjashtë zonat në Korçë e tre zonat nëPogradec. Moderimi i tyre u realizua ngaInstituti i Kërkimeve Urbane, për të rriturmë shumë besueshmërinë e qytetarëvenë këtë proces tepër transparent. Në çdotakim kanë marrë pjesë mbi 30-40qytetarë nga çdo zonë. Kryetarët eBashkive dhe drejtuesit më kryesorë tëtyre, kanë prezantuar arritjet në fushën epërmirësimit të infrastrukturës eshërbimeve në çdo zonë për vitet 2008-2009 si dhe projektet më të rëndësishmeqë priten në vitet e ardhshme. Çdo takimështë shoqëruar me pjesëmarrjen edhetë këshilltarëve të interesuar për këtëproces transparent dhe të OJF tëndryshme. Çdo qytetar ka paraqiturshqetësimet e veta në lagje, por edhepër ato me interes të përbashkët publik.Nëpërmjet një votimi të hapur, çdoqytetar ka votuar për tre propozime përinvestime që janë më të domosdoshmetë realizohen në lagjen e tyre.

Roli i shoqërisë civile në këtë proces:OJF dhe grupe vullnetarësh kanëndihmuar për një pjesëmarrje sa më tëlartë të qytetarëve në këto takime,nëpërmjet bisedave të veçanta derë mëderë si dhe nëpërmjet telefonatave nëfamilje. Në Pogradec një grup të rinjsh

nëpërmjet shoqatës “Unë gruaja” kanëshfrytëzuar takimet publike, për tëshpërndarë tek çdo qytetar planin einvestimeve kapitale të hartuar ngaBashkia për periudhën 2010-2014,nëpërmjet një komisioni qytetar, i cilimund t’i orientojë shumë mirë ata nëperspektivën e zhvillimit ekonomik tëqytetit. Çfarë kanë paraqitur nëpërgjithësi qytetarët në takimet publike:Korça tashmë ka përfunduarpërpunimin e kërkesave të qytetarëveduke i kategorizuar ato në tre fusha:kërkesa për investime, kërkesa përpërmirësim të shërbime të përditshmedhe kërkesa për përmirësim tëtransparencës së buxhetit, taksave dhepër një qeverisje më të mirë. Janë rreth67 propozime qytetare për investime nëqytet dhe 53 në fushën e shërbimevepublike. Me votim të hapur për efekt tëmundësive të pakta financiare, janëpërzgjedhur në çdo zonë nga treinvestime me prioritaret. Komisioniqytetar i buxhetimit ka një listë prej 18investimesh, të cilat do të jenë objektpër përzgjedhjen e tyre për në buxhetin2010. Bashkia Korçë me përfaqësuesite qytetarëve bëri një verifikim në vend,në çdo lagje të propozimeve prioritarepër qytetarët, mbasi lista prej 18investimeve të propozuara nuk mund tëmbështetet me burimet e fondeve të vitit2010. Procesi po vazhdon.

Bashkia Pogradec është duke bërëpërpunim dhe organizimin e

propozimeve qytetare sipas fushave(investime, shërbime, qeverisje).Megjithëse procesi do të përqëndrohetmë shumë tek investimet, do të hartohetnga Bashkia dhe një plan veprimesh përzgjidhjen edhe të shqetësimeve qytetarepër shërbime jo të mira publike etransparencë në procesin e mbledhjessë taksave, të buxhetit, lejave të ndërtimitetj.Si do të vazhdohet më tej

Përfaqësuesit qytetarë të çdo lagjeje,të zgjedhur në çdo takim publik, do tëkenë në dorë listën e plotë të kërkesaveqytetare të të gjitha zonave. Ata duhet tastudiojnë me kujdes dhe të përgatitenpër takimin në komisionin pranëBashkisë, ku anëtarë me të drejtë votedo të jenë dhe specialistë nga Bashkia.

Komisioni do të trainohet nga Institutii Kërkimeve Urbane për njohuri mbibuxhetin dhe mënyrat se si mund tëbëhet përzgjedhja e prioriteteve.

Do të përshkruhet dhe diskutohet nëkomision çdo investim dhe përqëndrimido të jetë për ato, të cilat janë përzgjedhursi më prioritare. Mbi bazën e disakritereve që do të propozohen ngaBashkia dhe do të votohen dhe ngaqytetarët, do të zgjidhen ato investimeqë do të përfshihen në buxhetin 2010.

Përpara se të merret vendimipërfundimtar, grupi qytetar i shoqëruarnga stafi i Bashkisë do të shëtisë me njëautobus dhe do të shikojë në vendproblemet, do të marrë foto të ndryshme,për të qenë më të përgatitur nëargumentimin e vendimit përfundimtar.Komisioni do të përgatisë draftinpërfundimtar të propozimeve.

Në një takim të zgjeruar me qytetarëtë të gjithë zonave, me ndihmën eInstitutit të Kërkimeve urbane 1-2 anëtarëtë komisionit qytetar do të prezantojnëpërpara tyre konkluzionet e punës sëbërë, duke marrë konfirmimin për draftinqë do të paraqitet në këshillin e Bashkisë.

Komisioni qytetar do të shoqërojëvendimmarrjen deri në fund: do të marrëpjesë në takimet e komisionit ekonomiktë këshillit dhe në mbledhjen e buxhetitpër të votuar produktin e punës qytetare.

Kjo do të jetë faza e parë e këtijprocesi. Përgatitje akoma më serioze dotë bëhen për procesin e monitorimit tëbuxhetit, për atë të realizimit tëinvestimeve të buxhetuara.

Projekti i Komisionit Europian në Korçë dhe Pogradec

Buxhetim me pjesëmarrjen e qytetarëve

Page 11: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 2009 11Letërsi

Në poezinë “Kur nuk ndjeheshfare mirë”, që ka mbetur epakuptuar apo qëllimisht e harruar,Lasgushi, trajtoi sesi e përse poeti,intelektuali i kompletuat,shkencëtari, profesori apo njerëzitqë ndriçojnë mbi të tjerët, janëshumë të ndjeshëm ndajqëndrimeve nënvlerësuese, mbaseedhe përçmuese deri në tallje, përpunën e tyre, nga njerëz, pa dyshimtë paformuar, por edhe nga njerëzme poste drejtuese në komuna, nërrethe, me sa duket edhe më gjërë,pa harruar edhe kritizerët e vepravetë artit. Për këta në Kur’anshkruhet:

“Edhe të dërguarit e tjerë parateje, (është fjala për Muhamedin,shënimi im), janë përqeshur, e ataqë u tallën, pësuan për shkak setalleshin.”

Me sa duket të ndjerit e vetesmirë, po jo fare mirë e ka përjetuaredhe Lasgushi, të cilin Kuteli, Çabej,Luarasi, Kadareja e të tjerë, e kanëpoet të përmasave europiane ebotërore. Personalitete të tjerë tëshquar e kanë cilësuar si princ tëpoezisë shqiptare, që po të kishteshkruar në Francë do të ishte ipërmasave të Bodlerit eMalarmesë. Megjithatë, kritizerëttanë e kanë bombarduar Lasgushinme një seri anatemash, plotësisht tëgabuara. Atë e kanë quajtur idealist,agnosticist, skepticist, panteist,pesimist, qe ka rënë në pozitat emisticizmit, eklektizmit, animizmit,formalizmit, artificializmit,manierizmit, teozofisë, etj, etj.

Sot, në kushtet e pluralizmit,këto karakteristika apo të kundërtate tyre, nuk luajnë asnjë rol nëpërcaktimin e artistit në përgjithësie poetit në veçanti, si poet gjeni, poeti madh, i mesëm apo i rëndomtë,etj. Mirëpo në kushtet e diktaturës,ato ishin jo vetëm të papranueshme,por edhe të dënueshme.

Shkrimtari dhe studiuesi i shquarNasho Jorgaqi, ka shkruar sekritizerët e Lasgushit kanë dhënëgjykime në një kohë të vështirë, kurtrysnia ideologjike nuk i lejonte tëshpreheshin LIRISHT dheSINQERISHT. Kjo kritikëmediokre ia nxiu jetën Lasgushit, icili nuk shkroi më shumë se 100vargje në vit. Po të kishim një kritikëtë vërtetë shkencore, Lasgushi tëpaktën do të kishte shkruar 1000vargje në vit, pra dhjetë herë më

shumë, pra do të kishim 10Lasgushë.

Kritizerët tanë kanë qënëskuadra e pushkatimit të 9Lasgushëve, për të cilët nuk mundtë thuash “punë e madhe”, sepsenjerëzit e mëdhenj janë prikë ekombit, janë krenaria e tij.

Kritika ndaj Lasgushit po tëishte e LIRË dhe e SINQERTË, potë merrej edhe me gjysmën tjetërtë vargjeve, për poezinë filozofikedhe erotike-filozofike të pakuptuare të mënjanuar plotësisht, po të ishteshkencore, do arrinte që trysniaideologjike e kohës ta përshëndesteatë dhe vetë Lasgushin. Në qoftëse ajo do të bënte fjalë për sisteminpoetik të Lasgushit, ateizmin,materializmin, dialektikën,mbretërinë Qiellore Lasgushiane,për eksitimin jo hyjnor, për gjuhënlasgushiane, për Lasgushin gjeni,për optimizmin lasgushian, përkarakterin e theksuar social tëpoezisë lasgushiane, për karakterinkombëtar, për karakterin universal

të veprës së Lasgushit, përemancipimin e gruas shqiptare, përrolin e masave dhe të individit nëshoqëri, për mundësinë e njohjes sëbotës, etj. Heshtja zyrtare do të ishtekthyer në një tingull zyrtar, në njëzë zyrtar, në një vlerësim shumë tëlartë zyrtar për talentin gjenial tëLasgushit. Kështu, tërë jetën embytën Lasgushin për idealizmin etij, për misticizmin e tij! E megjithatëLasgushi është një materialist tepërkonsekuent. Mos u çuditni, kështuështë. Kritizerët nuk kanë ditur tënotojnë në kapitullin “Vallja epërjetësisë-zemra e përjetësisë”. Aiështë tërësisht i pakuptuar prej tyre.Poezinë “Lënda dhe jeta”, me dystrofa, gjithsej tetë vargje, e kamanalizuar në tetë faqe, për tëargumentuar materializmin eLasgushit.

Lënda apo materia epersonifikuar e Lasgushit flet:

“Pata qënë, do të jem”Pra si lëndë, si materie pata

qënë, s’më ka krijuar kush.

Demiurg për lëndën s’ka. Filozofiau vu në binarë, pra s’ka frymë, s’kaide etj, që mund të qëndrojnë krahaslëndës e pavarësisht prej saj. Nëkëtë mënyrë, materia ështëprimare, pat qënë e do të jetë, s’kakuptim të kërkohet kur u shfaq ekur do të zhduket. Ajo s’kaditëlindje, s’ka ditëvdekje. Materiaështë pa kufi në kohë, është epërjetshme.

Në poemën “Vallja e yjeve”Lasgushi shkruan:

“Do të venë fluturimKudo janë e kudo s’janëNëpër qiell që s’ka mbarim,As fillim, as fund, as anë.”Në këto vargje, qielli në

kuptimin e hapësirës, është i pafund.Kjo do të thotë që sipas Lasgushit,materia është e pakufizuar jo vetëmnë kohë, por edhe në hapësirë.

Jo vetëm kaq, në libër kemiprovuar që materializmi i Lasgushitështë edhe dialektik.

Në këtë kuptim, po të flasim megjuhën e filozofisë klasike gjermane,duhet të pohojmë se Lasgushi kaqënë më afër Ludvig Fojerbahut(1804-1872) dhe Georg FridrikHegelit (1770-1831) dhe më largnga Johan Fihte (1762-1814), ngaFrederik Shelingu (1775-1854) esidomos nga Emanuel Kanti (1724-1804).

Sidoqoftë, vlerat madhore tëveprës poetike të Lasgushit, sot nëkushtet e demokracisë, nuk kanëasnjë lidhje me aftësinë e tij më tëmadhe apo më të vogël me njërinapo me tjetrin nga pesëpërfaqësuesit më të shquar tëfilozofisë klasike gjermane qëpërmendëm më sipër, ndërsa, nëkushtet e realizmit socialist, atoafërsi, kanë qënë edhe fatale.

Në lidhje më ateizmin e poetit,lexuesi që nuk është njohur melibrin “Rilindja e Lasgushit”, duhettë ketë parasysh disa njohuri tëdhëna në atë libër:

Pak dritë, për librin RingjalletRilindja e Lasgushit!

Personalitete të tjerë të shquar e kanë cilësuar si princ të poezisëshqiptare, që po të kishte shkruar në Francë do të ishte i përmasave tëBodlerit e Malarmesë. Megjithatë, kritizerët tanë e kanë bombarduarLasgushin me një seri anatemash, plotësisht të gabuara.

vijon në faqen 12

Page 12: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 200912 Letërsi

Me mbretëri qiellorelasgushiane, do të kuptojmë diturinëe njerëzimit. Me mbretëri qielloretë fesë do të kuptojmë tërësinë epikëpamjeve të të gjitha sistemevefetare të marra së bashku. Zotilasgushian, pastërtia e ndriçimi i tij,kërkon për banesë si vendpërhapjeje, si vend vallëzimi tëpikëpamjeve njerëzore, një mjedistë bukur, sublim, të madhërishëmsiç është QIELLI.

Ndërgjegja e njeriut konkret,kultura e tij, dituria e tij, që ështënënbashkësi e Mbretërisë Qiellorelasgushiane ose të fesë, përbënSHPIRTIN lasgushian ose të fesëtë atij njeriu, e bën atë një zot tëvogël. Lasgushi kërkon të kemimundësisht identitetin:

Poeti = Zotin lasgushian osePoeti = Zotin religjioz osePoeti = Zotin lasgushian + Zotin

religjioz. Këto identitete janë ëndrratë bukura, fisnike dhe utopike.

Çfarë operacionesh ndodhin kurnjeriu për një problem a vështirësi iadresohet Zotit, mbretërisë idealeqiellore? Njeriu ka bagazhin editurisë së tij, SHPIRTIN e tij, ështëZot i vogël. Këtë dituri e ka siguruarme shkollë, kurse, përvojënjetësore, me mjetet e informacionit,etj.

Kjo dituri është pjesë embretërisë qiellore, nënbashkësi esaj. Me këto njohuri njeriu psh nuke zgjidh problemin konkret apo nuke kapërcen dot vështirësinë. Kurthemi që i drejtohet Zotit, kuptojmëqë u drejtohet dijeve të tjera tëmbretërisë qiellore që ai nuk izotëron, me anë të të cilave e zgjidhproblemin, kapërcen vështirësitë,argumenton mosdredhimin në besë,siguron forcën etj, pra ndihma eZotit bëhet efektive. Si i siguronnjeriu njohuritë shtesë përkapërcimin e vështirësive? Përsërime studime, me konsultime menjerëz të tjerë, etj.

Zoti lasgushian është ndërgjegje,është botë ideale, prandaj ështëgabim i madh po të përfytyrohet siqënie lëndore, me mish, kocka egjak.

Tani le të vazhdojmë mesistemin e plotë dhe të fortë poetiktë Lasgushit, që është i vetmi nëShqipëri me një sistem të vetin tëtillë. Me gjuhë popullore, mund tëthemi se me sistem poetik kuptojmë

tërësinë e vargjeve të poetit, mebashkësinë e përmbajtjes së tyre,të ndarë pastaj në nënbashkësitë elibrave, nënbashkësitë e kapitujve,të cilët përbëhen nga nënbashkësitëe vargjeve të poezive të tyre.Tematika e gjerë e bën sisteminpoetik të plotë, lidhja mjeshtërore ekapitujve e bën atë të fortë, ndërsaniveli i lartë artistik i poezive, e bëjnëatë të përkryer. Përpoezinë “Zog’ iqiejve”, Kutelishkruan se i ngjan njëpërmendoreje nëminiaturë të veprëssë Lasgushit, prasistemit të tij poetik,ajo i përngjan edhe njëharte gjeografike, ecila tregon gjithëpamjet fizike e gjithëkonceptimin metafiziktë Lasgushit,konceptimin mendortë Lasgushit.

Pra, kemi treparalelizma figurativetë fuqishme:

1-Midis bocetit tëvogël e përmendorestë madhe;

2-Midis 56vargjeve të poezisë“Zog’ i qiejve” merreth 6000 vargje tëveprës së Lasgushit;

3-Midis fletës sëvogël të një hartegjeografike, me malete fushat, lumenjtë e qytetit, pasuritënatyrore e njerëzit, me mijërat ekilometrave katrore të sipërfaqevetë vërteta që pasqyrohen në të.

Sistemi poetik i Lasgushit ështëtejet origjinal dhe i kompletuar.

Me këtë rast, po theksoj sevëllanë e madh të kryevarguthomerik botëror, Kadareja e gjennë poezinë “Flaka” të Lasgushit:

Përmbys, o jetëM’i fal stolitë,Kujtim të qetë,Plot zjarr, plot dritë.Mirëpo, te profesor Xhaxhiu e

te zonja Frida Idrizi gjejmë së pakuedhe dy mendime të tjera të

ÇUDITSHME. Për veprën poetiketë Lasgushit sipas tyre, kanëndikuar negativisht:

Së pari, studimet në universitetete huaja të Europës;

Së dyti, leksionet mbi rrymat endryshme filozofike.

Pra, Lasgushi do të ishte poetmë i madh në qoftë se do të mbetejnë formimin e tij në nivelin e arsimit

të mesëm; do të ishte poet më imadh në qoftë se nuk do të studionterrymat filozofike; mbase sipas këtijarsyetimi naiv e fëminor, Lasgushido ishte poet më i madh në qoftë sedo të ishte gjysmë analfabet; do tëishte poet më i madh në qoftë senuk do të studionte 25 vjet rreshtnëpër vende të zhvilluara të botës,por, të ishte i izoluar në ndonjë“qeli”!!!

Zot, O Zot, je simbol i diturisëapo simbol i çmendurisë-idiotësisë?

Për njerëz të tillë edhe popullis’ka heshtur:

1.- Sa poshtë ka rënë katundi dhe2.- Për njerëz të tillë duhet të

kesh dy ashtu, një ta çash e një tambash.

Në poezinë e Lasgushit shkruanXhaxhiu, shumë shpesh i takojmëfjalët llaftari, fshehtësi, varfanjak,dhembshuri, pika lot, etj.

Në poezi nuk ka rëndësi sa herëe përdor një fjalë, rëndësi ka cilënfjalë përdor, si e përdor, sa ështëngarkesa e saj ideoemocionale, etj.

Hajde xhevahir, hajde! A e diç’ke thënë, z.Xhaxhi? nuk e di, sepo ta dije nuk do ta kishe thënë.Xhevahiri juaj kërkon, ç’të themdhe unë, xhevahiri urdhëron:

Kompozitor! Shtatë notat e tuat’i përdorësh në numër të barabartë!Pushkato Xhaxhi, pushkato! Fillome Bethovenin!

Piktor! Shtatë ngjyrat e ylberit,por edhe përzjerjet e tyre, që sot etutje t’i përdorësh në mënyrë tëbarabartë! Kë të zhdukim? Fillojmëme Rafaelin!

Po palloi i shkretë, që pendët endryshme nuk i ka me numër tënjëjtë përse duhet asgjësuar?

Gjuhëtar! Në do ta nderoshgjuhën shqipe, reformoje atë, qështatë zanoret e alfabetit tëpërdoren në mënyrë të barabartë!

Zot! E kuptove gabimin e madhqë ke bërë? Ta tregon Xhaxhiu, mosu mërzit. Dhjetë gishta këmbe,dhjetë gishta dore. Aferim.Përsosmëri!

Po dhjetë gishtat nuk i ke njëlloj.Papërsosmëri! Dhjetë gishta, dy sy,një kokë, gjithë ato dhëmbë, po fijefloku sa? Po yje, planetë, satelitë,asteroidë, kometa nga sa ke?

Po kinezët, francezët e ganezët,pse s’i ke me numër të barabartë,pse?

Ngatërrohet Xhaxhiu si duketme numrin e llampave që duhet tëjetë i barabartë me numrin eportollambave. Mirë, po ç’punëkanë fjalët e poezisë me llampat eportollambat e Xhaxhisë?

Lasgushi, sidomos nëpërmjetvargjeve të poezisë “shpirtit”, “Rrimbështetem në tryezë” dhe “Ylli”,terminologjinë e të cilave do tarespektojmë më poshtë, na ka lënë

Pak dritë, për librin RingjalletRilindja e Lasgushit!

vijon nga faqja 11

Page 13: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 2009 13Letërsi

një lëksion me vlera të veçanta përartin poetik, për krijimtarinë artistikepoetike.

Lasgushi i drejtohet shpirtit të tij,i cili, sikurse provuam më sipër nukështë religjioz: të adhuroj e të falemmoj dituria ime, ndërgjegjja ime, qëje vetë zot i vogël.

Në kushte të caktuarafrymëzimi e përqëdrimi, dituria emendimet e saj dritëdhënëse,depërtojnë në botën e ndjenjave,shkëmbejnë në të dhe i nxitinzemrës, botës së saj humane, mevargjet e shkruara në një çast, njëharmoni të përjetëshme, një dashuritë madhe midis njerëzve.

Në kushtet e Yllit të ditës, dituria,kultura, ndërgjegjja, bota ideale,kanalizohen mendimet sipas temavetë caktuara e shkruhet kënga nëkëto kushte frymëzimi, në këtokushte të përqëndrimit tëvëmendjes së poetit në botën idealetë tij.

Trazimi i shpirtit të poetit, shpirtitjoreligjioz të Lasgushit, është eksitimi ndërgjegjes, një eksitim që lidhetme poetin në gjëndje frymëzimi, nëgjëndje përqëndrimi të vëmëndjesnë temën e caktuar, fryt tepërtorturues i së cilës do të jetë poeziae shkruar. Cili është ngacmuesi?Bota e jashtme, e cila përpunohetshumë dhimbshëm në ndërgjegjene poetit e rishfaqet në vargje prejtij. Ku ka këtu frymëzim hyjnor?Vërtet u frymëzua shpirti iLasgushit, por ky shpirt nuk ështëreligjioz, fetar, hyjnor. Rrjedhimishtnuk kemi të drejtë të flasim përfrymëzim hyjnor të Lasgushit, porkjo nuk na ndalon të themi që tepoeti kemi frymëzim qiellor, dukepatur parasysh shpirtin e tij, që ështënënbashkësi e Mbretërisë Qiellorelasgushiane, që ka si vendbanimQIELLIN.

Në përputhje me temën dhetitullin e vjershës, poeti, ngaMbretëria Qiellore lasgushianethërret apo veçon idetë e njohuranga shpirti i tij e zë merret mepërpunimin e tyre, dmth shpirti ipoetit, u frymëzua për krijiminartistik.

E kupton poeti, se shpirti i tij i ka

të mjaftueshme idetë nga MbretëriaQiellore lasgushiane, të cilat nëformë FLAKE e HIJE kanë kulluar,janë futur në shpirtin e tij, janëpërzgjedhur me mundim tëpatreguar e i ka ardhur radha, meditë e muaj papushim, të shkruhetfjala, që nuk mund të shkruhej mëparë, si kindë e parë, si varg, sistrofë apo si poezi përbërëse e njëkapitulli etj.

Studioja e poetit= atelieja e tij=ndërgjegja e tij krijuese, mendja ezemra e tij, është një kaos i vërtetëtemash e subjektesh, për të cilatduhet shkruar, të përpunuarapjesërisht apo të lëna pas dore, tëshkruara me fjalë, vizatime, grafikëose jo, të plota apo të cunguara, pafillim e pa mbarim, për të cilat nukdihet me kë do fillohet e më kë dombarohet. Në këtë kaos të tillë,gjendet rrugëzgjidhje nga drita ePërjetësisë, nga drita e diturisë sëpoetit, që ndriçon si në pasqyrë.

Ideja artistike apo poetike, sipërmbajtje apo si formë, vjen tekartisti, vjen tek poeti, sipas vargjevetë Lasgushit, si FLAKË, si HIJE, siYLL, ... Vjen si flakë kur poetiështë i ndërgjegjshëm e arsyetonapo mendon për përmbajtjen eformën e krijimit poetik në fjalë, kurfrymëzimi dhe përqëndrimi ivëmëndjes është i vetëdijshëm, kurmban shënime, etj. ideja artistikevjen si hije në rastet kur poeti nukështë duke menduar për të, ajo ivjen papritur, në momente festivetë gëzuara, në momentehidhërimesh, i vjen kur poeti ështënë gjëndje dremitjeje, i vjen kurështë duke kaluar kohën meaktivitete kulturore apo sportive,mund t’i vijë edhe në ëndërr. Ajovjen kur mund të jetë metemperaturë, mund të jetë nëgjëndje të ngacmuar nga alkooli, kurs’është i përgatitur për shënime,mund të vijë nga nënshtresat epavetëdijes e që gjatë realizimit tëpoezisë kalon domosdo në vetëdije.Zjarri i Dritës së Përjetësisë e çuditpoetin në proçesin shkrepëtimtar tëkrijimit. Më në fund poezia urealizua. Idetë poetike u përpunuannë laboratorin e poetit, u pasuruan

me ide e ndjenja të reja, pasuruanMbretërinë Qiellore lasgushiane, earritën lartësinë e saj e, në formëkrijimi, si një flakë e re me fërfëllimetë ndryshueshme, fillojnë të kullojnëvazhdimisht nga poeti te njerëzit,duke dalë pas torturimit të shpirtittë tij, nën mijëra vargje, që formojnësistemin e tij poetik.

U çlirua shpirti i poetit ngafrymëzimi, shpëtoi nga shkëlqimi izjarrit të flakërues shkrepëtimtar, uqetësua e, pa drita, pa vezullime, ai,pyet pastaj për verbimin e syve, përnxirrjen e dheut, për errësimin eqiellit e të gjithësisë.

Kjo gjendje është normale: siflakë, si hije, si yll erdhi frymëzimite poeti; si flakë e re, si yll i ri delkrijimi prej tij; s’djeg më kraharoridhe i gëzuar, poeti sheh vjershën etij, si nëna e lumtur që çlirohet egëzohet kur lind fëmijën e saj. Ç’kahyjnore në këtë krijim? Asgjë! Kuka misticizëm në këtë proçes?Askund! Proçesi i krijimit është reale pasqyrohet realisht në krijiminlasgushian, pa hyjnizime, pamistifikime.

Gjatë krijimit, frymëzimit epërqëndrimit, bëhet një betejë vërtete madhe për zgjedhjen emendimeve aty për aty njërimendim ia lëshon vendin tjetrit;kushedi sa prej tyre zëvendësohenme të tjerë; të cilët përsëri mund tërizëvendësohen. Pastaj fillonkacafytja e të shprehurit të tyreartistikisht, me efekt të fuqishëmideoemocional. Për çdo mendimlindin dyshime. E ka radhënshqetësimi i renditjes sëmendimeve, krahas renditjes sëfjalëve për shprehjen e tyre. Shumëpunë kërkohet nëqoftëse linddyshimi për fjalën e përdorur, nëseajo është apo nuk është e gjuhësshqipe. Ka raste kur disa mendime,pavarësisht nga nuancat, janë tëpranueshme për të njëjtën poezi.Këto janë situatat që e shpien poetinnë krijimin e një poezie me disavariante. Del nga zemra një poezi,frymëzimi i së cilës, në formë ylli,nuk dihet nga vjen. Në ç’kuptim nukdihet? Përmbajtja e frymëzimit nukdihet kur ka ardhur në atelinë e

poetit, ku ka qënë ai kur ka ardhurai frymëzim, mënyra si ka ardhur,sa herë ka ardhur, ka ardhurnjëherësh apo pjesë-pjesë, kaardhur si flakë apo si hije, etj.

Duke u mbështetur nëliteraturën e huaj, në të gjitha tekstete artit dhe të letërsisë, ështëshprehur mendimi, sipas të cilit këtoe pasqyrojnë realitetin, idenë,subjektin, përmbajtjen e temës mefigura artistike, me figura letrare,me figura poetike.

Që kur kam qënë i ri, gjimnazist,Lasgushi më ka sqaruar sepërmbajtja shkencore e figurëspoetike, tek ne nuk është kuptuar,është keqkuptuar, ka mbeturplotësisht e panjohur. Deri tani nëmoshën 76-vjeçare, edhe unë nukkam gjetur shembuj për takundërshtuar këtë pohim tëLasgushit. Për të kuptuarkategorinë e figurës poetike, ështëe domosdoshme që idenë, subjektin,temën apo përmbajtjen e poezisë,ta shprehim me gjuhë të zakonshmepopullore, në mënyrë të natyrshme,si komunikim i zakonshëm midisnjerëzve, pastaj ta shprehim mefigurë poetike, përmbajtjen epërkufizimit të së cilës po e japimmë poshtë: idenë, subjektin apotemën e poezisë së tij poeti nuk ejep duke fotografuar realitetin, porduke e pasuruar dhe transformuaratë fuqimisht me shpirtin e tij, mefjalët e komunikimit të natyrshëmdhe me të tjera, me më shumë osemë pak fjalë se komunikimi izakonshëm popullor, me shumëkërkesa artistike, sintaksore egramatikore, me kërkesat e teorisësë letërsisë e metrikës, në vargjet epoezisë duhet të vallëzojë harmonia,melodia, muzikaliteti, dhe ritmiartistik, me figura stilistike, me tropeapo translate të përsosura nëkuptimin sasior e cilësor, etj, etj.

Ilustrimi për kuptimin e figurëspoetike, është realizuar në kapitullinXI të librit “Ringjallet Rilindja eLasgushit”, nëpërmjet disa poezivetë veprës “Dehje Poradecare” tëpoetit Maksut Çallo.

Petro PriftiPogradec, 25 shtator 2009

Pak dritë, për librinRingjallet Rilindja e Lasgushit!

Page 14: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 200914 Shëndeti

Ndikimi nësferën psikologjike

Nga ana psikologjike ky aktsublim ka një efekt të ndërsjelltëafiniteti midis këtyre dyprotagonistëve me njëri-tjetrin.Vërtet që universi intim midisnënës dhe fëmijës zë fill qysh kurnëna mendon për shtatzaninë, pornuk ka gjumë të mrekullueshëmkur sheh që krijesa jote ushqehetme të vetmin ushqim të ardhurnga trupi yt. Një shprehje e bukurthotë: “Nëna di të ofrojë gjirin, iporsalinduri di ta thithë atë,përshtatja është diçkainstinktive.” E gjithë kjo ngre nënjë shkallë të lartë dashurinë enënës për fëmijën e saj.

Nga ana tjetër, fëmija dukeardhur nga brendësia e trupit tënënës së tij, është mësuar mengrohtësinë, zërin, madje edhe mearomën e nënës së tij. Për këtëarsye, fëmija i duhet vënë sa mëparë nënës në kraharorin e saj paslindjes. Kjo gjë do të krijontesigurinë dhe do të shtonte qetësinëe bebit.

Shumë nëna kanë ankthin se ado të kenë qumështin emjaftueshëm për të ushqyerfëmijën e tyre. Pa asnjëshqetësim. Marrëdhëniet në këtëdrejtim janë me të vërtetëmarrëdhënie kërkesë-ofertë. Ethënë më thjesht, sa më shumë tëkërkojë fëmija për të pirë, aq mëshpesh do ta vini atë në gji, aq mëshumë trupi juaj do të prodhojëqumësht.

Edhe dy gjëra për të sqaruar;e para, nuk ka rëndësi nëse kenigjinj të vegjël apo të mëdhenj,qumështi prodhohet njëlloj, e dyta,mos nguroni të ushqeni fëmijënedhe natën, me paramendimin sedo t’ju prishë gjumin.

Përkundrazi, natën prolaktina qëështë përgjegjëse për prodhimin equmështit, prodhohet më meshumicë. Nga ana tjetër, kur tëshihni e fëmijën do ta zërë gjumitë kënaqur, krijon një relaks nëtrurin tuaj dhe gjumi do t’ju zërëlehtësisht.Qumështi siushqim i pazëvendësueshëm

Si ushqim qumështi i nënësështë më i miri dhe më ipazëvendësueshmi, pasi është ipasur me të gjitha çka i duhen tëprosalindurit për të filluar jetën etij, madje derisa të bëhet 6 muaj.Ai përmban proteinat aq tënevojshme për rritjen e fëmijës,përmban laktozë dhe yndyrna tënevojshme për t’i dhënë kalorifëmijës, përmban ujë dhe vitaminaaq të nevojshme për shëndetin etij, përmban fermente aq të

nevojshme për të ndihmuarpërthithjen në zorrë dhe për njëjashtëqitje të rregullt. Të gjithakëto në sasinë dhe cilësinë eduhur për t’u përthithur ngaaparati tretës i fëmijës. Mosharroni se kjo përshtatshmëri idedikohet prejardhjes nga e njëjtaspecie.Qumështi si medikament

Pra themi se quumështi i nënësështë edhe një medikament përfëmijën, madje do të thosha njëmedikament gati universal dheparandalues.

Qumështi i nënës përmbanleukocite të gatshme të nënës, qëe mbrojnë fëmijën nga ndonjëinfeksion akut i mundshëm,përmban imunoglobulina qëkrijojnë një imunitet artificial përshumë sëmundje, derisa fëmija tëkrijojë imunitetin e vet, përmban

hekur të një cilësie të tillë,lehtësisht të asimilueshëm ngaaparati tretës i fëmijës, gjithashtudhe laktoferrinën, që bën lidhjene hekurit gati për t’u përthithurdhe nga ana tjetër pengon rritjennë zorrët e bebit të disabakterieve të dëmshëm, por qëkanë nevojë për hekur përzhvillimin e tyre.

Pra siç nënkuptohet, një fëmijëqë ushqehet me gji, do të jetë mëi mbrojtur nga sëmundjet, më ishëndetshëm dhe më i zhvilluarnga ana psiko-motore.

Së fundi, dua të theksoj sefëmijët që ushqehen me gji,sëmuren më pak nga infeksionete veshit të mesëm, pasi gjatë aktittë thithjes dhe të gëlltitjes, ata ibëjnë një ajrosje, “fiskulturë” tubittë Eustakut, që lidh fytin meveshin e mesëm. Duke mbeturpërsëri në këtë temë, ushqimi megji i fëmijës, parandalon një sërësëmundjesh tek nëna. Vënia samë herët që të jetë e mundur efëmijës në gji bën që të prodhohetnë sasinë e duhur oksitocina, ecila detyron uterusin të shkojë nëpërmasat e tij normale dhe kështurealizohet nxjerrja lehtësisht dhepa hemoragji të tepruar eplacentës. Prodhimi i qumështitmë pas do të stimulohet ngaprolaktina, e cila duke u sekretuarvazhdimisht, do të reduktojëpeshën trupore të nënës, deri nëato të paralindjes.

Gjithashtu nga studimet efundit është arritur përfundimi seato nëna që ushqejnë fëmijët e tyreme gji, preken ma pak ngakanceri i gjirit dhe i vezoreve.

Në përfundim dua t’u bëj njëapel atyre nënave “moderne” qëpër hir të mosprishjes së linjavetë tyre, nuk i ushqejnë fëmijët megji: Përveçse shkelni të drejtënlegjitime dhe të Zotit, që fëmija juajtë ushqehet me gjirin e nënës sëtij, ju krijoni një ftohtësi mefëmijën, gjithashtu dëmtoni vetentuaj, duke ndërprerë në mënyrëbrutale dhe të pakuptimtë lojënhormonale që natyrshëm ndodhnë këtë kohë në trupin tuaj.

Dr.Andrea KocaqiMjek familjeje, ambulanca

Libonik, Korçë

Qumështi i nënës dhemedikamenti më i mirë

Ushqyerja me gji efëmijës është njëprivilegj për bebin,por edhe për nënëne tij. Kjo ndodhpër disa arsye, qëdo t’i shtjellojmëmë poshtë.

Page 15: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 2009 15

Horoskopi javor i “Nositit”

Akrepi (23.10-22.11)

Peshqit (20.2-20.03)

Ujori (21.1-19.2)

Bricjapi (23.12-20.1)

Shigjetari (23.11-22.12)Binjakët (21.5-21.6)

Gaforrja (22.6-22.7)

Luani (23.7-23.8)

Virgjëresha (24.8-23.9)

Peshorja (24.9-22.10)Dashi (21.3-20.4)

Demi (21.4-20.5)

Horoskop & Vipa

Vogëlushi 5-vjeçar Giuliano Stroenga Rumania mahnit botën

(Ende pa u bërë 6 vjet ai hyn në Librin Ginnes)

Vogëlushi Giuiano Stroe, i cili ende s’ka mbushur 6 vjet, ka hyrë nëLibrin Gines tëRekordeve Botërore.Stroe hyn në këtë libërende pa ditur ta lexojëatë. Edhe pse ështëshumë e pazakonshmepër një fëmijë tëmoshës së tij Guilianoështë stërviturvazhdimisht dhe ështëfilmuar nga babai i tij

duke demonstruar ushtrime të shumta gjimnastikore që nga saltrot,vertikale, pompa, ushtrime në paralele (të gjitha këto shikohen nëvidion e tij në youtube). Për të palestër ka qënë shtëpia e tij, tavolina,karriget dhe disa paralele të vendosura në dhomën e gjumit apo tëfiksuara në mur. Në datën 26 tetor Stroe për 24 sekonda kapërshkruar distancën prej 10 metër i ngritur në vertikale me dy duarduke mbajtur një top në mes të këmbëve. Ky lloj ushtrimi për shkaktë specifikës së tij impresionuese ka bërë që vogëlushi të hyjë nëlibrin Ginnes të Rekordeve Botërore dhe në kraharorin e tij të vogëltë varet medalja. Pas çdo përfundimi të ushtrimit ai demonstron“muskujt” e tij në pozicionet e Sylvester Stallone.

Romeo Beckham, do bëhet stilistRomeo Beckham ka një pasion: të bëhet stilist si e ëma Victoria

Djali i një prej çifteve më të famshëm në botë, Victoria dheDavid Beckhamështë vetëm shtatëvjeç dhe e ka njëëndërr të vetme, tëkrijojë veshje. “Ishimpër darkë jashtë,mbrëmë - tha gruajae Davidit - Romeokishte veshur njëkostum me kemishëdhe kravatë, por kjoështë çfarë do tëkishte zgjedhur nëçfarëdo rasti tjetër: edo modën. Fëmijët etjerë Brooklyn (10vjeç) e Cruz (4 vjeç),mendojnë sesi ta kalojnë kohën në plazh duke luajtur, por ai jo, nukështë i interesuar. “Dua të punoj me mamin”, - thotë dhe vjen nëatelierin tim, rri me orë të tëra duke parë stofrat, i zgjedh dhe më jepmendimin e tij. Ai e adhuron punën si stilist”.

Edhe pse do të punonishumë, sërish nuk do tëkeni rezultatet edëshiruara menjëherë.

Mund të hyni nëmarrëveshje tërëndësishme pune, ngatë cilat do të jeni të fituar.

Do të mendoni për tëardhmen bashkë meshokët apo familjarët tuaj,megjithëse ka ndryshim.

Gjatë javës do tëndiheni mjaft në formë,me shumë vitalitet dhedëshirë për të vepruar.

Duhet të vini në punëintuitën tuaj dhe të merrnimirë parasysh këshillat e tëafërmve.

Mund të viheni përballënjë takimi që do tëshoqërohet me

emocione të mëdha.Kujdes në punë.

Duhet të merrnipatjetër një vendim për tëshpënë deri në fund punëte lëna përgjysëm.

Do të keni rastin tuajmë të mirë për t’u afirmuartek personat që ju rrethojnëe ju vlerësojnë.

Duhet të përdornimirë qetësinë tuaj për tëbërë më të lehtë vendiminqë duhet të merrni.

Më në fund do të arriniqetësinë e dëshiruar.Duhet të përmirësoni mëshumë dialogun.

Një takim i papriturdo të krijojë tërmetin përju. Do të ngatërroniproblemet e lëna pas.

Situata ekonomike do tëvijë duke u përmirësuar, porduhet të bëni shumë kujdesnë kontratat.

Policët në një postbllokPolicët ndalojnë një grua në një postbllok: “A nuk e dini ju zonjë seështë e ndaluar të mbani qentë në makinë?”

“Jo more, është prej pelushi!””Nuk të pyeti kush për racën!”

Gjirokastriti dhe aksidentiKa ndodhur një aksident, njolla gjaku përdhe, makinat janë përplasur;kalon një gjirokastrit dhe pyet.-A ka ardhur siguracioni?-Jo.-A ka mundësi të shtrihem edhe unë?

Polici dhe oraNjë polic po hulumtonte me shumë kujdes një orë dore. E kthen parambrapa vazhdimisht. Një koleg bëhet kurioz dhe e pyet:-Çfarë po bën???-E dashura ime më dhuroi këtë orë dhe më tha se edhe mund të lahemme të.-Eh pastaj, çfarë gjëje të jashtzakonshme ka këtu?-Duket se ia kanë hedhur, ka gjysmë ore që po e shoh dhe s’po e gjejse ku e ka rubinetin...

Page 16: Buxheti me pjesëmarrje Sot vendos edhe ti! - PORADECI.com · përfaqësues nga biznesi dhe mediat lokale në ambientet e Hotel-Bar-Restorant “1 Maji” më 15 tetor 2009 u zhvillua

9-22 nëntor 200916

Enti Botues: "D.I.J.A. Poradeci" -PogradecAdresa e Redaksisë: Rruga "Rinia", Pallatet 7-katësh, Pogradec

Tel: +355 832 2905, Mobil: 069 2143753e-mail: [email protected];

[email protected]

Botues: Ilir DUKA & Afroviti GUSHONë kompjuter: Edlir PODALexoni gazetën në: www.poradeci.comGazeta shpërndahet në Qarkun Korçë

Përgjigjet e fjalëkryqit të numrit të kaluar (Nr. 467)

Fjalëkryq & Reklama

Horizontalisht: 1.Etiopia 6.Kruja 10.Do 11.Ovula 13.Sa 14.ML 15.Iliada 17.Lushnja 18.Ta 19.KO 20.Dasma e Figaros 25.Polen 26.Kos27.IK 29.In 30.Dushku 32.Mmr 33.Daija 34.Ema 35.Saga 36.Do 37.Katil 38.Top 39.En 40.Ura 42.Katari 45.Rit 46.Ariu 48.Ura 49.AK50.Adil 51.Starti 53.Alma 54.Papa 55.EL

Vertikalisht: 1.Edi 2.Toledo 3.Pod 4.Ivana 5.Au 6.Kau 7.Ushta 8.Janari 9.Al 12.Llafoset 14.Maksim Gorki 16.Arseniku 21.Alia 22.Mn23.Eku 24.Ishmi 25.Po 28.Krapi 30.Dakari 31.kalkuta 32.Mata 33.Donika 36.Dera 41.Rada 43.Ara 44.Tare 47.ILP 50.AM 51.SP 52.TL

Horizontalisht: 1.Malet... në Rumani 6.Sergej..., poet rus11.Inicialet e Moisiut 12.Këngëtarja Take, inicialet 13.Shkrimtari Zola15.Autori i romanit “Stina e armëve” 17.Patrioti Boletini, inicialet18.Inicialet e shkrimtarit gjerman Man 19.Përemër vetor 20.Eshtëfigurë gjeometrike 24.Humoristi Banushi 26.Fransua.., ka qenëpresident i Francës 28.Shkruhet për të xhiruar filmin 30.Eshtë sportujor 33.Lloj muzike vallëzimi 35.Korça në makina 36.Ekip futbolli iBudapestit 39.Si nr.11 41.Notë muzikore 42.Nxirren në... për t’u shiturmallrat e konfiskuara 45.Spanja në tabelat elektronike 47.Emër kinezi48.Inicialet e këngëtares Dilo 49.Një perandor romak i njohur 50.Shtetiafrikan... i Fildishtë 51.Quhen komandantët e kozakëve 53.Rafaela...e RAI-t 55.Republika Popullore e Kinës 56.Aleko..., humorist 57.Eshtëmjet mësimor gjeografik

Vertikalisht: 1.Mund të jetë një oficer 2.Organizëm ujor njëqelizor3.Njëri nga muskëterët e Dymasë 4.Një grimcë me bërthamë 5....Pashë Toptani 7.Hidhet... për të përcaktuar çiftet që ndeshen 8.Eshtëgjarpër 9.Notë muzikore (në invers) 10.Nikeli në tabelë 14.Çu En...16.Kërkohet nga poetët 21.Notë muzikore 22.Gjysmë tapë 23.Hanipa zë 25.Ka kryeqytet Katmandu 27.Ka kryeqytet Dublin 29.Këngëtariitalian Modunjo 31.Inicialet e portierit gjerman Kahn 32.Ekip moskovitfutbolli 33.Ia vuri kufirin te... 34.Gjysmë gare 37.Mund të jetë memece38.Inicialet e ish futbollistit vlonjat Kushta 40.Gjeti... ose shkak 43.Njëpikë ligji 44.Gjitar me brirë të degëzuar 46.Targa e një qyteti bregdetar47.Emri i këngëtarit italian Barbarosa 51.Medalja e të parit 52.EshtëMelesini 54.Inicialet e Nevskit

“Lasgush Poradeci, Bibliografi earsyetuar”, nga Ilir Shyta, mund t’jushërbejë atyre që merren mekrijimtarinë e Lasgushit, veçanërishtmësuesve të letërsisë dhe nxënësve, qëe studjojnë poetin në shkollat e tëgjitha niveleve. Ajo do t’ju vlente më sëshumti studentëve të degës Gjuhë-Letërsi, por edhe lexuesve tëzakonshëm, të cilët do të merrnin njëinformacion përmbledhës, për veprënletrare të Lasgush Poradecit apo tëmund të përjetonin emocionet e ndonjëleximi të mëparshëm, të poezive tëpoetit. Botimi është një përpjekje, përtë paraqitur në një vëllim të vetëm, nëmënyre sintetike, madhështinë e gjithëveprës lasgushiane.-

Libra të"D.I.J.A-PORADECI"

rinj nga