buletini janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “migjeni” në lubizhdë dhe si...

12
Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org 1

Upload: others

Post on 07-Mar-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Buletini Janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet

Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org

1

Page 2: Buletini Janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet

Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org

2

Përmbajtja

Vlerësohen dëmet e stuhisë në fundjavë ................................................................................................. 2

Kryetari Kilaj, takon banorët e Bellanicës, sërish për çështje pronësore ................................................. 3

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për vitin 2012 në mes komunës dhe HANDIKOS .................... 4

Me 19 janar do të përurohet Parku i Gjelbër në Mirushë dhe fusha e sportit në shkollën e Dragobilit .. 5

U bë përurimi i Parkut në Mirushë dhe rregullimi i oborrit të shkollës në Dragobil ................................ 6

Kulla në Llapqevë, i jepet pronarit për mirëmbajtje ................................................................................. 8

Këshilli i Drejtorëve mbajti mbledhjen e dytë për këtë vit ....................................................................... 8

Rrugët e hapura, përjashtuar vendet e thella malore .............................................................................. 9

Konstituohet Komiteti i Auditimit në Malishevë .................................................................................... 10

Përkujtohen Ali Kryeziu e Hysni Mazreku ............................................................................................... 10

Formohen edhe tri komitete .................................................................................................................. 11

Vlerësohen dëmet e stuhisë në fundjavë

Malishevë, 10 janar

Page 3: Buletini Janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet

Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org

3

Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe

ata të Drejtorisë së Urbanizimit, sot kanë bërë

vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga stuhia, gjatë

kësaj fundjave, si pasojë e së cilës janë shkaktuar

dëme të konsiderueshme, si në Lubizhdë, Kijevë

dhe Shkarashnik.

Stuhia e fuqishme, ka prishur një pjesë të çatisë së

shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë

dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet procesi

mësimor në to. Por ky dëm, nuk ka penguar zhvillimin e procesit mësimor në klasat tjera të kësaj

shkolle.

Edhe në Kijevë, stuhia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, në veçanti, objektin e butikut “Maloku”,

ku në tërësi ka shkatërruar kulmin, pastaj xhamat e objektit, është dëmtuar shumë tekstil në butik, si

dhe ka dëmtuar disa tavolina dhe karrige në ëmbëltoren, e cila gjendet në katin përdhese të kësaj

ndërtese.

Ndërsa në fshatin Shkarashnik, stuhia, ka hequr në tërësi kulmin e shtëpisë së Murtez Thaçit.

Dëmet në këto tri raste të raportuara në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, arrijnë në disa dhjetëra

mijëra euro, ndërsa ekipet komunale janë duke punuar në vlerësimin e plotë të dëmeve.

Kryetari Kilaj, takon banorët e Bellanicës, sërish për çështje pronësore

Malishevë, 12 janar

Page 4: Buletini Janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet

Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org

4

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Isni Kilaj, me bashkëpunëtor, ka pritur sot (sërish), një delegacion

nga fshati Bellanicë, të cilët vazhdojnë të kontestojnë pronat e privatizuara në pjesën e fshatit të tyre,

nëpër të cilën kalon një pjesë e autostradës.

Me këtë rast kryetari ka thënë se “privatizimi i atyre pronave është bërë diku ka vitet 2007, dhe është

AKM-ja e atëhershme, e cila është marrë me privatizim të atyre pronave. Ne si komunë, nuk kemi të

drejtë as të japim e as të marrim prona”, tha midis tjerash z. Kilaj, i cili poashtu ka sugjeruar që këtë

çështje ta ndjekin përmes Gjykatës. “ Unë ju sugjeroj, që t’i drejtoheni Gjykatës, me ato dokumente që i

posedoni, sepse është kompetencë e Gjykatës që tashmë të vendos për këtë çështje, e jo e komunës”.

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për vitin 2012 në mes komunës dhe

HANDIKOS

Malishevë, 13 janar

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Isni Kilaj, dhe

koordinatorja e HANDIKOS-it, znj. Feride Hoxha, kanë

nënshkruar sot, në marrëveshje bashkëpunimi për vitin

2012. Kjo marrëveshje është njëra ndër të shumtat, tash

e sa vite, që nënshkruhet në mes komunës dhe

shoqatës në fjalë.

Përmes saj, edhe këtë vit, është planifikuar që

HANDIKOS, të përkrahet me heqjen e shpenzimeve të

ndryshme.

“Komuna do të përkrahë zhvillimin e aktiviteteve në Qendrën e RBB Handikos, përmes mbulimit të

shpenzimeve operative si: karburant për transportin e fëmijëve, mirëmbajtja dhe regjistrimi i

automjeteve, rryma, telefoni, material zyre, material për mirëmbajtje të objektit, sigurimin e ngrohjes së

objektit gjatë dimrit dhe ujit brenda në objekt, në vlerë prej 6.480 euro”, kështu thuhet në nenin 5 të

Page 5: Buletini Janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet

Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org

5

marrëveshjes së nënshkruar sot, nga kryetari i komunës së Malishevës z. Isni Kilaj, dhe znj.Feride Hoxha-

koordinatore e HANDIKOS-it.

Zonja Hoxha, nuk ka hezituar të shprehë falënderime për komunën dhe kryetarin për përkrahjen e

vazhdueshme që i jepet kësaj shtrese të shoqërisë sonë. “Në emër të shoqatës dhe në emër timin

personal, unë ju falënderoj dhe u jam mirënjohëse për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, është

shprehur midis tjerash zonja Hoxha. Ndërsa kryetari Kilaj, tha se këtë mbështetje e bënë më kënaqësinë

më të madhe edhe pse jo ndoshta aq sa ka nevojë kjo kategori.

Mbahet mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve na vitin 2012

Me 19 janar do të përurohet Parku i Gjelbër në Mirushë dhe fusha e sportit në

shkollën e Dragobilit

Malishevë, 16 janar

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Malishevës, z. Isni Kilaj, sot është mbajtur mbledhja e parë e

Bordit të Drejtoreve për vitin 2012. Me këtë rast janë diskutuar një varg çështjesh, ndërkohë kryetari ka

uruar për një vit të mbarë.

Në këtë takim është bërë e ditur se me datë 19 janar do të bëhet përurimi i dy projekteve në komunën e

Malishevës. “Me 19 janar, do të bëhet përurimi i Parkut të Gjelbër në Mirushë, që është donacion e

Bashkimit Europian dhe e fushës së sportit në shkollën fillore ‘Emin Duraku’, në Dragobil”, ka njoftuar

anëtarët e Bordit të Drejtorëve kryetari Kilaj, me ç’rast ka kërkuar që të jenë prezentë, gjatë ceremonisë.

Poashtu është kërkuar që të përgatiten planet vjetore nga secila drejtori.

Është diskutuar gjithashtu për blerjen e dy ose tre veturave për nevoja zyrtare, si dhe çështje të tjera

administrative.

Page 6: Buletini Janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet

Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org

6

U bë përurimi i Parkut në Mirushë dhe rregullimi i oborrit të shkollës në

Dragobil

Malishevë, 19 janar

Sot, është bërë përurimi i parkut përreth liqenit

në Mirushë dhe rregullimi i oborrit të shkollës

dhe fushës sportive në Dragobil, projekte këto

në kuadër të programit “Beautiful Kosovo”, të

Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian

(ZNKE), në bashkëpunim me Komunën e

Malishevës dhe Ministrinë e Punës dhe

Mirëqenies Sociale (MPMS).

Në ceremoninë e përurimit, morën pjesë, shefi

i ZNKE-së, z.Christof Stock, zëvendësministri i MPMS-së, z.Fatmir Shurdhaj, shefi i IOM-it në Kosovë,

z.Jorge Baca Vaughan, kryetari i Malishevës, z.Isni Kilaj, zyrtar tjerë komunal dhe banorë të fshatrave

Mirushë e Dragobil.

Duke i falënderuar të gjithë për investimet dhe implemtuesit e projektit, si njëri prej projekteve më të

mira të realizuara në kuadër të programit “Beautiful Kosovo”, kryetari Kilaj tha se “ky projekt është

afatgjatë, pasi përgjithmonë do të mbetet park dhe vetëm park, vend i gjelbër dhe vend pushimi e

rekreacioni”. ”Kosova është e bukur që synon Evropën e Bukur, dhe kjo është vetëm një simbolikë e asaj

që ne pretendojmë, rrugën drejt Bashkimit Evropian, populli i të cilit, e ndërtoi këtë park të bukur”, tha

në fund, kryetari Kilaj.

Ndërsa, shefi i ZNKE-së, Christof Shock, shprehi kënaqësinë e tij, që ishte prezent në këtë datë të

shënuar dhe pasi kanë arritur, që një vend, deponi mbeturinash, ta shndërrojnë në park dhe në një

atraksion, dhe kjo, sipas tij, “është meritë e kryetarit Kilaj, për idenë e këtij projekti, që është më i miri

në kuadër të programit “Beautiful Kosovo”.

“Përmes këtij projekti janë arritur tri komponentë, e para, një numër i caktuar i të papunëve, kanë

gjetur punësim të përkohshëm dhe disa punësim të përhershëm, e dyta, punësim për persona me aftësi

Page 7: Buletini Janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet

Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org

7

të kufizuara dhe treta, që të punësuar kanë qenë të rinj”, tha Stock, duke uruar për një mirëmbajtje të

këtij parku.

“Jemi këtu në kuadër të programit Kosova e Bukur, program përmes të cilit vërtetë po e ndryshon

Kosovën. Në këtë projekt janë angazhuar punëtor nga zyra e punësimit dhe kjo është e veçanta e këtij

projekti, ashtu sikur edhe janë angazhuar një numër i personave me aftësi të kufizuara”, tha zv/ministri i

MPMS-së, z.Fatmir Shurdhaj, i cili në fund premtoi që kjo ministri do të vazhdoj me projekte të

ngjashme.

Shefi i IOM-it, z.Horhe Baka, falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në ndërtimin e këtij parku, dhe

uroi që të jetë hapi i parë në kuadër të zbukurimit të qytetit të Malishevës.

Pas prerjes së shiritit, është hapur edhe një ekspozitë, nga punimet në këtë park, nga fillimi, e deri në

përfundimin e tij.

Më pas, edhe në fshatin Dragobil,, është bërë përurimi i rregullimit të oborrit të shkollës dhe fushës

sportive, ku shefi i ZNKE-së, z.Stock, duke folur në gjuhën shqipe, i ka uruar nxënësit kësaj shkolle, për

këtë projekt. “Këtë oborr e keni rregulluar vetë ju nxënës, pasi në konkurs keni dhënë idenë më të mirë,

se si duhet të duket ambienti i jashtëm i shkollës”, ka thënë Stock, i cili edhe ka dhuruar disa topa, që do

t’ju shërbejnë nxënësve.

Rregullimi i parkut, ka kushtuar rreth 100 mijë euro, ndërsa donator ka qenë, Zyra Ndërlidhëse e

Komisionit Evropian (ZNKE) Komuna e Malishevës, ka participuar me 10 mijë euro. Ky projekt, është

realizuar në kuadër të programit “Beautiful Kosovo”, në të cilin ka qenë e përfshirë edhe Ministria e

Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa projekti është realizuar nga IOM-i Të angazhuar kanë qenë 48

punëtor, shumica prej tyre, përmes Zyrës për Punësim dhe 20 përqind prej tyre, kanë qenë persona me

aftësi të kufizuara.

Ndërsa, rregullimi i oborrit të shkollës dhe fushës sportive në Dragobil, ka kushtuar rreth 56 mijë euro,

po ashtu në kuadër të programit “Beautiful Kosovo”, ku nxënësit e kësaj shkolle, kanë fituar në një

konkurs të ZNKE-së, duke zënë vendin e parë, për ta fituar këtë projekt, për shkollën e tyre. Projekti

është realizuar nga DRC.

Page 8: Buletini Janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet

Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org

8

Kulla në Llapqevë, i jepet pronarit për mirëmbajtje

Malishevë, 20 janar

Pas rinovimit të Kullës në Llapqevë, pjesë e trashëgimisë

kulturore, me anë të një marrëveshjeje, i dorëzohet

pronarit të saj, për mirëmbajtjen e saj dhe rregullimin e

hapësirës përreth, me qëllim të shfrytëzimit të saj për

vizitorë. Kontrata është nënshkruar në mes të kryetarit

të komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj dhe pronarit të

Kullës, z.Rrustem Hasanaj.

Për rinovimin e kësaj kulle, komuna kishte ndarë një

shumë prej 16 379 euro, ndërsa pas përfundimit të

rinovimit, kjo kullë, është e gatshme për vizitor dhe

është njëra prej trashëgimive kulturore, më të

rëndësishme në komunën e Malishevës.

Bazuar në kontratën e nënshkruar, komuna, do ta përkrah pronarin që të pastroj ambientin përreth

kullës dhe në këtë objekt të mos kenë qasje personat e paautorizuar, si dhe pronari do të kujdeset për

mbrojtjen e saj nga dëmtimet e ndryshme. Objektit, poashtu sipas kontratës, nuk guxon t’i ndërrohet

destinimi për ë cilën ka investuar komuna.

Kulla në Llapqevë, pjesë e trashëgimisë kulturore, është njëra nga dy kullat, për të cilat komuna po

investon në rinovimin e tyre, me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë kulturore në komunën e Malishevës.

Familja Hasanaj, do ta shfrytëzoj këtë kullë, deri në një vendim tjetër, i cili përcakton pronësinë dhe

procedurat tjera që i parasheh ligji për Trashëgimin e Kosovës (Ligji nr.02/L-88).

Këshilli i Drejtorëve mbajti mbledhjen e dytë për këtë vit

Page 9: Buletini Janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet

Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org

9

Malishevë, 23 janar

Këshilli i Drejtorëve i udhëhequr nga Kryetari i

Komunës, z.Isni Kilaj, ka mbajtur mbledhjen e dytë

të radhës për vitin 2012, ku janë diskutuar disa

çështje që lidhen me punët e këtij viti dhe

përgatitjet e projekteve kapitale.

Kryetari Kilaj, po ashtu ka kërkuar nga drejtoritë

përkatëse që të zbatojnë në përpikëmëri

rekomandimet që ka dhënë auditori.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe mirëmbajtja e duhur e rrugëve dhe trotuareve, pas reshjeve të

fundit të borës, mirëpo është konstatuar se rrugët janë të hapura, ndërsa një pjesë e trotuareve nëpër

rrugët e qytetit, janë të papastruara, për të cilat u kërkua intervenim i shpejt në to.

Në komunën e Malishevës

Rrugët e hapura, përjashtuar vendet e thella malore

Malishevë, 26 janar

Përkundër borës së madhe të rënë ditëve të fundit, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së

Malishevës janë të kalueshme, ndërsa vështirësi ka në rrugët nëpër fshatrat e thella malore, siç janë

Malet e Berishës.

Sipas Drejtorisë komunale për Shërbime

Publike, të gjitha rrugët janë të kalueshme,

ndërsa njësia e ndërmarrjes “Eko-regjioni”, në

vazhdimësi është në teren, duke e bërë

pastrimin e rrugëve.

Page 10: Buletini Janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet

Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org

10

Zyrtari komunal për transportin urban, Demush Krasniqi, i cili gjatë ditës ishte në teren, ka thënë se,

“rrugët janë të kalueshme dhe se qarkullimi i automjeteve po bëhet normalisht, edhe pse në disa pjesë

ka vështirësi. Për shkak të borës së vazhdueshme, kemi angazhuar mjete shtesë për pastrimin e rrugëve

rurale”, tha Krasniqi.

Po ashtu edhe trotuaret nëpër qytet janë të pastruara dhe qytetarët mund të ecin lirshëm.

Konstituohet Komiteti i Auditimit në Malishevë

Malishevë, 27 janar

Sot është mbajtur takimi konstituiv i

Komitetit të Audimtit në Komunën e

Malishevës.

Ky komitet është formuar me vendim të

Kryetarit të Komunës, z.Isni Kilaj, ndërsa

përbëhet nga tre anëtarë, rolin i të cilëve

është auditivi i punës së komunës.

“Kërkoj që komiteti të jetë funksional, për

ç’gjë ju i keni duart e lira dhe transparencë të

plotë për qasje në të gjithë sektorët, ndërsa ne presim këshilla dhe sugjerimet tuaja”, ka thënë kryetari

Kilaj, në këtë takim.

Në 22 vjetorin e rënies

Përkujtohen Ali Kryeziu e Hysni Mazreku

Malishevë, 30 janar

Page 11: Buletini Janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet

Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org

11

Me një akademi përkujtimore dhe duke bërë

homazhe në vendin e rënies, në 22 vjetorin e

rënies u përkujtuan Ali Kryeziu dhe Hysni

Mazreku, të vrarë më 30 janar 1990, gjatë një

proteste , ku Malisheva, ka përjetuar njërën

prej ngjarjeve më tragjike të atyre viteve.

“Sa herë vijnë janarët, ne përkujtojmë

dëshmorët dhe martirët tanë të rënë ndër

shekuj, duke filluar nga 17 janari i vitit 1468,

kur vdiq prijësi legjendar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e deri në fundshekullin e kaluar, ku janari bëhet

muaji i rënies së shumë dëshmorëve dhe heronjve në pjesë të ndryshme të Kosovës”, tha kryetari i

Malishevës, z.Isni Kilaj, në fjalimin e tij në këtë akademi. “Ne në Malishevë, përkujtojmë janarin e vitit

1990, njërën prej ditëve më tragjike dhe më të lavdishme, atë ditë, kur Malisheva, i tha JO shtetit serb,

duke vulosur me gjak rrugëtimin e saj drejt historisë më të re, drejt lirisë së Kosovës”, tha më tej kryetari

Kilaj.

Edhe ish kryetari i komunës së Malishevës ( kryetar në vitet e ’90-ta), z.Daut Krasniqi, ka përkujtuar

ngjarjen tragjike, e cila sipas tij, “i dha kthesë qasjes së institucioneve të atëhershme në Prishtinë, ndaj

popullit shqiptar, pasi përfaqësuesit e Malishevës, në Kuvendin e Kosovës, paraqitën denjësisht rastin,

duke i quajtur terroristë, policët që kryen këtë masakër, ku u vranë dy, e u plagosën 13 qytetar të

Malishevës”

Pas akademisë përkujtimore, janë bërë homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve, Ali Kryeziu e Hysni

Mazreku.

U mbajt mbledhja e XXIII e Asamblesë Komunale

Formohen edhe tri komitete

Malishevë, 31 janar

Page 12: Buletini Janar 2o12 ... · shkollës së mesme të ulët “Migjeni” në Lubizhdë dhe si pasojë, përveç çatisë, edhe dy klasa mësimi janë dëmtuar dhe nuk mund të zhvillohet

Buletini Janar 2o12 http://kk.rks-gov.net/malisheve/www.malisheva-komuna.org

12

Asambleja Komunale e Malishevës, mbajti mbledhjen

e njëzetetretë të radhës dhe të parën për vitin 2012,

ku janë miratuar tri kërkesa dhe janë formuar tri

komitete, të cilat do të funksionojnë në kuadër të

Kuvendit të Komunës.

Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit

nga mbledhja e kaluar, këshilltarët komunal, kanë

miratuar kërkesën e kryetarit të komunës, për

ndarjen e një sipërfaqeje tokësore, për varrezat e qytetit të Malishevës. Poashtu në këtë mbledhje u

miratua edhe kërkesa e kryesisë së fshatit Drenovc dhe Bashkësisë Islame në Malishevë, për ndarjen e

sipërfaqeje tokësore për ndërtimin e Xhamisë në këtë fshat, si dhe kërkesa e tretë e miratuar ishte ajo

për shfuqizimin e vendimit të vitit 2004 për ndarjen e lokacionit për shpalljen e zonës ës veçantë dhe

caktimi i lokacionit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës.

Asambleja komunale, në mbledhjen e sotme ka marr vendim edhe për formimin e tri komiteteve, atë të

Diasporës, Komitetin për Familje të Dëshmorëve, Invalid dhe Veteranë të luftës së UÇK-së dhe

Komitetin për çështje sociale.

Në mbledhjen e sotme, me kërkesën e këshilltarëve, ka raportuar drejtori i Drejtorisë Komunale për

Arsim, z. Isuf Morina, për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2011/12.