buletini gusht 2015

49

Upload: donhu

Post on 05-Feb-2017

246 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

BULETIN GUSHT 2015

Adela DANAJ Blerina LLALLA Brenton KOTORRI Elena PICI Flutura GJANA Gerion TRESKA Jona HOXHAJ Megi LLUBANI Rezarta CAUSHAJ Sokol KONDI

Ky publikim u mbështet nga Friedrich Ebert Foundation, zyra e Tiranës. *Faktet, analizat dhe qëndrimet e publikuara nga APPA, nuk shprehin opinionin e partnerëve tanë.

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

KRYEMINISTRIA

Brenton KOTORRI, BA

1- Iku vapa me gushtin, të flasim për shtatorin

Sikurse raporton Reuters, kryeministri Rama ka shprehur vendosmërinë për të nisur një aksion të madh anti-evazion, që në fillim të shtatorit. Kjo deklaratë vjen pas një konference mbi tatimet dhe grumbullimin e tyre. Konferencë ku, në vend që të pranohej dështimi, u deklaruan rezultate të painterpretueshme. Në të njëjtën konferencë, Rama u përball me premtimin e tij elektoral për rritje të investimeve në rrugë e infrastrukturë. Si ndodhi kjo? Ministri i Ekonomisë, Ahmetaj, deklaroi se deri në fund të 2015-ës do të investoheshin 4% më pak se sa shifra e miratuar në fillim të këtij viti në Parlament. Dhe, nga ana tjetër, do të hiqen nga planifikimi investimet për ndërtimin e disa rrugëve dhe këto para do të përdoren për projekte të tjera, që duhej të ecnin më shpejt që prej fillimit. Ndërkohë, për asnjë moment kryeministri nuk e vuri ujin në zjarr për të apologjizuar sadopak humbjen që pëson, jo thjesht ekonomia shqiptare si shënjues bosh, por sidomos xhepi i fermerëve shqiptarë, prej embargos që produktet shqiptare morën prej Rusisë. Minimalisht, si borxh moral, kryeministri duhet të dalë e të shprehet se si u mor ky vendim, çfarë fiton më shumë Shqipëria nga bllokimi me Rusinë. Ku janë statistikat e eksporteve të munguara dhe ku janë statistikat e përfitimit politik.

E vetmja nismë për t’u përgëzuar nga kjo konferencë është iniciativa e kryeministrit për të nisur një valë kontrollesh ndaj subjekteve tregtare, të cilat nuk plotësojnë kushtet e kërkuara me ligj dhe shpesh dyshohen për evadim taksash. Kjo iniciativë është e shtrënguar nga FMN pas

të dhënave të grumbulluara prej tyre deri në muajin maj 2015, ku tregohen tabela rreth pazotësisë së institucioneve shtetërore për të luftuar informalitetin (linku përkatës tek referencat në fund të raportit). Me rëndësi është të shpjegohet publikisht se si do të ndërmerret aksioni dhe çfarë penalitetesh do të kenë kundërvajtësit. Si do të forcohet ligjzbatimi, si do të realizohet aksioni anti-evazion dhe, mbi të gjitha, si do të mbahet në lëvizje kontrollimi i subjekteve kundërvajtëse pas aksionit të fillim shtatorit, në mënyrë që institucionet taksambledhëse të mos ribien në gjumë.

2- Vjena, pak shoë, pak batuta dhe pak buzëqeshje sa për lezet

I gjithë muaji gusht, ajo pjesë e mbetur prej pushimeve, e angazhoi kryeministrin në përgatitjet për pjesëmarrjen e shumëpritur në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë. Ky samit do të mblidhte për herë të dytë (pas konferencës së një viti më parë në Berlin) krerët e shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të asaj që u quajt gjerësisht Procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit nisi si një platformë dialogu mes BE-së dhe rajonit, nën kujdesin e kancelares gjermane Merkel. Mbështetje për këtë proces kanë dhënë Gjermania, Austria, Franca, Italia, dhe deri diku Sllovenia e Kroacia. Para këtij samiti, ishin mbajtur edhe tre takime parapërgatitore. I pari, në Tiranë, i dyti në Beograd, dhe i treti në Sarajevë. Në këto takime këta krerë shtetesh – ku, në fakt, vëmendjen më të madhe e kanë marrë batutat mes Ramës dhe Vuçiç - është folur edhe për krijimin e vendeve të reja të punës, tema si mirëqenia, kultura dhe liria e shprehjes.

Sigurisht qe kryeministri për populizëm të tijin mund të deklarojë se doli plot sukses nga ky takim. Ashtu sikurse bëri në deklaratën për shtyp të 31 gushtit. Mirëpo duhet të mbajmë parasysh, për të mos rënë në manipulimin komunikues të të tilla

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

deklaratave, se procesi i Berlinit nuk varet as nga kryeministri ynë, e as nga ndonjë tjetër në rajon. Ato që kryeministri proklamon si suksese, janë në fakt vetëm dokumente të gatshme, që BE-ja ua ka vendosur në tryezë për firmosje vendeve pjesëmarrëse në këtë proces. Duan apo jo, vendet e rajonit nuk mund, jo vetëm të refuzojnë të firmosin ndonjë prej iniciativave, por madje as të amendojnë ndonjë prej tyre. Patjetër që shumica e shqiptarëve bien dakord që rruga drejt integrimit europian ia vlen shumë sakrifica. E sigurisht që, në kushtet e një vendi gati të parëndësishëm në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, por edhe në arenën europiane, Shqipërisë i duhet të thotë PO për gjithçka që i imponohet. Mirëpo kjo mjafton. E populli nuk ka nevojë të gëlltisë edhe faktin që kryeministri inercinë e imponuar e shet si sukses të tijin dhe qeverisë së tij.

Referenca:

Reuters mbi konferencën ekonomike në Kryeministri.

http://www.reuters.com/article/2015/08/05/albania-budget-spending-idUSL5N10G3S620150805

RT, mbi embargon që Shqipëria dhe vende të tjera kanë marrë prej Rusisë.

http://www.rt.com/business/312340-russia-extends-food-embargo/

Të dhënat e grumbulluara nga FMN deri në maj 2015

http://www.imf.org/external/np/sta/ir/irprocessëeb/data/alb/eng/curalb.htm

Takimet përgatitore për Samitin e Vjenës.

http://balkanfund.org/2015/06/preparation-meetings-in-belgrade-for-the-vienna-western-balkans-summit/

Samiti i Vjenës 2015

http://www.bmeia.gv.at/en/european-foreign-policy/foreign-policy/western-balkans-summit/

Faqja zyrtare e Kryeministrisë

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme

Profili ne Facebook i kryeministrit

https://www.facebook.com/edirama.al?fref=ts

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

Gerion TRESKA, MSc

1- Presidenti gardian i arsimit të lartë

Megjithëse muaji korrik u mbyll me një atmosferë bisedimesh mes dy krerëve të Presidencës dhe MAS, në mesin e muajit gusht, pas disa konsultimeve, presidenti i Republikës vendosi të mos dekretojë Ligjin për Arsimin e Lartë, duke e kthyer atë për rishqyrtim në Parlament.

Ky vendim negativ, i prerë dhe i argumentuar në disa pika, erdhi pas një konsultimi që presidenti i Republikës pati me pedagogë dhe akademikë, të cilët paraqitën argumentet e tyre kundër këtij ligji. Në fakt, ky është i njëjti grup që frymëzon edhe studentët për protestat, herë të organizuara e herë jo, po kundër këtij ligji. Ajo çka bën habi është se deri më sot janë dëgjuar dhe prononcuar vetëm studentë, pedagogë dhe akademikë, të cilët janë një pakicë, por që pretendojnë të përfaqësojnë një shumicë, të cilët e kanë kundërshtuar dhe parë vetëm në lupën e gjykimit negativ këtë ligj. Nuk kemi dëgjuar deri më tani asnjë prononcim pozitiv, ose ata që bashkohen me këtë vizion preferojnë të mos flasin, por thjesht të përfshihen në takimet konsultative, që zgjatën pothuajse një vit për hartimin e këtij ligji. Në këtë mënyrë, edhe përmes mediave, është krijuar ideja e ligjit “monstër”, i cili është vetëm i zi dhe ka një objektiv keq ndjellës për të ardhmen e arsimit të lartë në Shqipëri.

Presidenti i Republikës paraqiti disa argumente për kreun e Parlamentit por, mbi të gjitha, theksoi se ky ligj është etatist, ku shteti është në qendër dhe jo universiteti e as studentët. Shqetësimi parësor i presidentit lidhet me faktin se ky ligj nuk i është referuar Deklaratës së Bolonjës, Lisbonës dhe së fundi asaj të

Jerevanit, ku, sipas tij, Shqipëria ka detyrimin të përqasë legjislacionin e saj të arsimit të lartë me shtetet e BE-së dhe të shkëmbejë praktikat më të mira në drejtim të realizimit të synimeve që imponon Procesi i Bolonjës.

Ligji rrezikon të kushtëzojë të drejtën për arsimin e lartë nga kriteri i pagesës së tarifave të ndryshme, të përcaktuara në ligj, duke ofruar një paqartësi të plotë në lidhje me numrin e tarifave që duhet të paguhen nga studentët.

Vihet re një cenim i Autonomisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Lirisë Akademike të parashikuar nga Kushtetuta në nenin ku, sipas Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese vendim nr.9/2008, cenohet autonomia përsa kohë krijohen apo ristrukturohen agjenci të ashtuquajtura autonome, të cilat janë në varësi të plotë të Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin dhe pretendohet të realizojnë synimet e kësaj reforme në drejtim të cilësisë.

Përsa i përket mandatit të strukturave drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, sipas ligjit ministri mund të pezullojë dhe propozojë për shkarkim një organ të zgjedhur nga personeli akademik. Presidenti shprehet se kjo e drejtë e ministrit bie në kundërshtim me parimet e autonomisë universitare, si edhe me një sërë parashikimesh kushtetuese. Për më tepër, ministri nuk mund të shkarkojë një funksionar, i cili, sipas Kushtetutës, emërohet nga presidenti i Republikës. Pra, ministri nuk mund të bëjë vlerësimin e funksionarëve të emëruar nga kreu i shtetit dhe të zgjedhur përmes votës nga asambletë e personelit akademik.

Zhgënjimi i ministres nuk vonoi, duke e cilësuar qëndrimin e presidentit si antireformist dhe njëkohësisht duke politizuar tonet, pasi e quajti atë palë me pakicën politike (kujtojmë që në seancën e votimit të ligjit opozita nuk votoi).

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Megjithëse me këtë akuzë politizuese ministrja shprehet se nuk dëshiron që arsimi i lartë të jetë bajrak i partive politike, e bindur në vizionin dhe vlerat e këtij ligji, ajo shprehet se, sapo të hapet sesioni i ri parlamentar, ligji do të rivotohet me po të njëjtën bindje.

Në një këndvështrim pak cinik, duket më shumë si një lojë pushtetesh. Nga njëra anë presidenti, i cili do të ruajë autoritetin e tij dhe, nga ana tjetër, MAS dhe Qeveria me ligjin e ri që kërkojnë të vendosin një sistem të ri kontrolli, por edhe mundësish ndryshe.

Në të gjykuarin akoma në letra, secila palë paraqet argumente bindës për të ardhmen, por le të mos harrojmë që në fund diçka duhet bërë, pasi sistemi aktual po shfaq mjaft probleme dhe, në mungesë të një alternative tjetër përkundrejt ligjit të ri, nga opozita apo të gjitha palët e interesuara, duket se shumë shpejt ligji i ri i arsimi të lartë do të miratohet dhe dekretohet mes kompromisesh, që vetëm populli nuk do t’i dijë.

Referenca:

http://www.reporter.al/presidenti-kthen-ne-kuvend-ligjin-per-arsimin-e-larte-eshte-antikushtetues/

http://www.arsimi.gov.al/al/neësroom/deklarata-per-shtyp/deklarate-per-shtyp-e-ministres-se-arsimit-dhe-sportit-te-republikes-se-shqiperise-znj-lindita-nikolla&page=1

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=306280#relin

http://www.panorama.com.al/nishani-me-akademiket-ligji-per-arsimin-e-larte-jo-ne-kohe-te-favorshme-do-garantoj-autonomine/

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E BUJQËSISË , ZHVILLIMIT RURAL DHE

ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE

Adela DANAJ, BA

1- Ministria e Bujqësisë vs. Ministria e Financave: Kush vendos për çfarë ?

Çështja e rimbursimit të TVSH-së në sektorin bujqësor është rikthyer edhe një herë në diskutimet mes Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Financave. Kujtojmë që qeveria aktuale, në fund të vitit të kaluar, miratoi paketën nxitëse, e cila solli disa ndryshime në mënyrën e taksimit për produktet bujqësore. Në sajë të këtij ndryshimi, tani produktet bujqësore do të duhet të taksohen me 20 % dhe jo me 6% si më parë, që do të thotë se tregtarët do të tatohen me 20%, si kur blejnë, ashtu dhe kur shesin. Por, paketa nxitëse dhe ky njehsim, në dukje i duhuri, duket se ka krijuar një tjetër problematikë. Do të njihet apo jo rimbursimi prej 20 % i TVSH-së në eksport? Kjo çështje është shndërruar në thelbin e përplasjes mes Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Financave.

Ministria e Bujqësisë i është drejtuar ministrisë së Financave, duke i bërë të qartë se në paketë nuk është parashikuar rimbursimi i TVSH-së për eksportet bujqësore, pasi këto produkte janë të përjashtuara nga TVSH-ja në shitje.

Sipas dikasterit të Bujqësisë, nëse Tatimet do të rimbursojnë 20% të vlerës së eksporteve bujqësore, ky do të ishte efektivisht subvencionim i pastër, jashtë frymës së paketës së bujqësisë dhe jo në konformitet me ligjin. Paralelisht, vëren Ministria e Bujqësisë, fatura për buxhetin do të ishte shumë e lartë, dhjetëra milionë euro. Por, pas këtij interpretimi, Ministria e Financave përgjigjet se “e drejta e rimbursimit të TVSH-së në eksport është parim i pandryshueshëm i funksionimit të

tatimit mbi vlerën e shtuar, për këtë arsye nuk shprehemi dakord me propozimin”.

Në pamje të parë, ky konflikt duket gati paradoksal, ku Ministria e Financave, e cila mbron interesat e buxhetit, kërkon të rimbursojë eksportuesit, ndërsa ajo e Bujqësisë, që përfaqëson fermerët, në këtë rast mbron buxhetin.

Megjithatë, përtej këtij fakti, duket se në sipërfaqe dalin ato që njihen si probleme të hershme në bujqësi: kaosi i skemave nxitëse, që qeveritë kanë përdorur mbi këtë sektor, shpesh të paqarta edhe për vetë ato, veçanërisht në rrafshin fiskal. Paqartësia e tyre lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e transparencës, mungesën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Akoma më shqetësues duket fakti se edhe ky ngërç i krijuar duket se do të zgjidhet aty për aty, duke krijuar boshllëqe të reja për politikat e mëvonshme.

2- BERZH ka “frikë ” të investojë para në Shqipëri

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, jo më larg se muaji korrik i këtij viti, deklaroi se do të ofrojë mbështetje për financimet afatmesme dhe afatgjata për kompanitë shqiptare me ritme të shpejta rritjeje, duke nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e riskut për vlera deri në 6 milionë euro.

Ka kaluar pothuajse një muaj që nga kjo deklaratë dhe ja ku vjen lajmi për një bashkëpunim midis BERZH dhe Qeverisë Shqiptare. Ky bashkëpunim do të ofrojë bashkëpunim me qëllim përmirësimin e ndërmjetësimit financiar për agrobizneset. Nga Ministria e Bujqësisë vjen njoftimi se është nënshkruar një letër interesi nga Drejtori i Zyrës së BERZH në Tiranë, Christoph Denk dhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z.Edmond Panariti.

Sipas ministrisë, nënshkrimi përbën një hap të rëndësishëm drejt finalizimit të një

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Faciliteti Financimi për Mbështetjen e Agrobiznesit. Por, BERZH nuk mund të investojë aq sa do të dëshironte, duke qenë se në prill të këtij viti ka deklaruar hapur se informaliteti dhe korrupsioni, që vazhdojnë të dominojnë në Shqipëri, do të jenë pengesa kryesore, duke ofruar vetëm akses të limituar financimi. Kjo do të thotë: kam para për të të dhënë, por nuk t’i jap dot se kam frikë se bëhen “rrush e kumbulla”.

Megjithatë, ministria pohon se, sëbashku me autoritetet shqiptare, BERZH po zhvillon një Facilitet të ri për Mbështetjen e Agrobiznesit Shqiptar, me qëllim lehtësimin e financimit në formën e kredidhënies, ose duke ndarë riskun me bankat në nivel portofoli kredish në sektorin e agrobiznesit. Ky Facilitet do të mbështetet nga fonde të lëvruara nga Qeveria shqiptare për të mbuluar humbjet e para. Nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të shpresojmë që kjo skemë e re të funksionojë, megjithëse kemi thuajse një vit që shkruajmë vetëm për skema të kësaj natyre dhe nuk kemi parë e dëgjuar ende asgjë mbi funksionimin e tyre.

Referenca:

Gazeta MAPO.Gusht 2015. Rimbursimi i TVSH-së në bujqësi, ministritë përplasen për paketën nxitëse: http://www.mapo.al/2015/08/rimbursimi-i-tvsh-se-ne-bujqesi-ministrite-perplasen-per-paketen-nxitese

Gazeta MAPO. Korrik 2015. BERZH, mbështetje për financimet afatgjata në Shqipëri: http://www.mapo.al/2015/07/berzh-mbeshtetje-per-financimet-afatgjata-ne-shqiperi

Ministria e Bujqësisë , Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujë rave. Gusht 2015. BERZH dhe Qeveria Shqiptare bëjnë publik

planin për më shumë mbështetje ndaj sektorit të agrobiznesit:

http://www.bujqesia.gov.al/al/lajme/njoftime-per-shtyp/berzh-dhe-qeveria-shqiptare-bejne-publik-planin-per-me-shume-mbeshtetje-ndaj-sektorit-te-agrobiznesit&page=1

Gazeta Tema. Prill 2015. BERZH: Ekonomia Informale në Shqipëri 36%: http://www.gazetatema.net/web/2015/04/13/berzh-ekonomia-informale-ne-shqiperi-36/

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E DREJTESISE

Elena PICI, BSc

1- Privatizimet e një qeverie socialiste

”Në këtë koncesion është paraqitur vetëm një kompani, e cila ka dalë dhe fituesja…” – kështu është shprehur këshilltarja për mediat e ministrit Nasip Naço, znj. Alisa Demollari. Ka ndodhur e gjithë procedura gjatë një muaj të vetëm, gjatë së cilit, mesa duket, nuk ka pasur garë. Në fund të muajit korrik u finalizua kontrata koncesionare 20-vjeçare, që i beson kompanisë private “Shërbimi Përmbarimor ZIG” shërbimin përmbarimor, ku përfshihen ekzekutimet penale me gjobë dhe shpenzimet gjyqësore. Ajo që është edhe më e pazakontë, është se nismëtari për këtë ka qenë vetë “Shërbimi Përmbarimor ZIG”. Pak muaj më parë, kjo studio përmbarimore paraqet tek ministri i Drejtësisë Nasip Naço një raport, në të cilin shfaqej “paaftësia” e rreth 60 përmbaruesve shtetërorë, të cilët arrinin të mblidhnin gjobat financiare, që rridhnin nga vendimet penale të Gjykatave në shkallë Republike vetëm në masën 2 për qind. Kjo situatë, pas-solli lindjen e procesit koncesionar në muajin Qershor 2015, me qëllim “krijimin e infrastrukturës teknologjike dhe ndërmarrjen e aktivitetit nga ana e subjekteve të Përmbarimit Gjyqësor Privat që synojnë rritjen e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore me gjobë, duke sjellë ndikim pozitiv në Buxhetin e Shtetit dhe zbatueshmërinë e vendimeve gjyqësore penale”. E vetmja pjesë e çuditshme mbetet bojkoti që kompani të tjera prestigjioze të përmbarimit në vend i bënë këtij procesi, si dhe pikëpyetja se si do të vijojë përmbarimi shtetëror, nëse do të vijojë. Media Shqiptarja.com shprehet se përfaqësues të këtyre institucioneve u shprehën se “ dihej që do të fitonte ZIG”. Urojmë që e gjithë procedura të ketë qenë

meritokratike dhe që “Shërbimi Përmbarimor ZIG” të realizojë të gjithë investimin në teknologji prej 250 milionë lekësh të vjetra dhe të arkëtohen miliona lekë në arkën e Buxhetit të Shtetit.

2- Reforma në drejtësi – ndryshimet kushtetuese

Vjeshta e këtij viti pritet të jetë intensive në lidhje me reformën në drejtësi dhe ndryshimet e rëndësishme kushtetuese dhe ligjore që do të miratohen. Të parashikuara sipas Planit të Veprimit të komisionit të reformës, janë për t’u miratuar brenda këtij viti ndërhyrjet në Kushtetutë për kompetencat e Presidentit në sistemin e drejtësisë, për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorinë, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, ligji për Referendumet, ai për organizimin e pushtetit gjyqësor, si dhe ligji organik për Institucionin e Presidentit. Këtij të fundit si institucion pritet t’i hiqen disa kompetenca, përfshirë ato që lidhen veçanërisht me dekretimin e anëtarëve të Gjykatave, që shpesh herë është kthyer në objekt debatesh mes Presidentit dhe përfaqësuesve të mazhorancës.

Megjithatë, komisioni i posaçëm parlamentar do të vazhdojë punën edhe gjatë vitit të ardhshëm me (duke marrë më parë) një afat shtesë nga Kuvendi. Ndër ligjet e rëndësishme që do t’i takojnë vitit të ardhshëm kalendarik, për të kompletuar kështu reformën në sistemin e drejtësisë, është ligji “Për organizimin e pushtetit të Gjyqësorit”, më konkretisht miratimi i ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe atë Civile.

Nisma të tjera të rëndësishme në kuadër të reformës në drejtësi janë: Ligji për organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, Ligji për Shkollën e Magjistraturës, Ligji për organizimin dhe funksionimin e shërbimit përmbarimor shtetëror dhe privat (megjithëse ky mbetet lajm evaziv po të lexosh tematikën paraardhëse të raportit)

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Gjithashtu, një nga risitë e reformës në sistemin e drejtësisë do të jetë edhe ajo sa i takon edukimit ligjor dhe arsimit juridik. Draft-Strategjia për reformën në drejtësi propozon ndryshime në ligjin për arsimin, duke përfshirë edukimin ligjor në lëndët bazë të arsimit parauniversitar.

Spartak Braho, anëtar i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, është shprehur se të gjithë ligjet e sipërpërmendura kërkojnë me çdo çmim konsensusin e opozitës. Ndërkohë, kryetari i këtij komisioni parlamentar, Fatmir Xhafaj, u shpreh se kjo do të arrijë të jetë një reformë gjithëpërfshirëse dhe transparente, e cila, ndërkohë që aplikon standardet ndërkombëtare, duhet të vazhdojë të mbetet një reformë shqiptare. “Problemi është i yni, i krijuar prej nesh dhe duhet të parashikojë zgjidhje për problem konkrete shqiptare” – u shpreh z. Xhafaj, duke na lënë të urojmë së do të jetë një ogur i mirë, aq me tepër në një kohë që përbën element kyç për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Referenca:

Gazeta Tema. Gusht 2015. Çfarë do opozita nga reforma ne drejtësi?

http://www.gazetatema.net/web/2015/08/17/cfare-do-vertet-opozita-nga-reforma-ne-drejtesi/

Gazeta Tema. Gusht 2015. Reforma ne drejtësi – operacion kirurgjikal i sistemit http://www.gazetatema.net/web/2015/08/06/xhafaj-reforma-ne-drejtesi-operacion-kirurgjikal-gjithe-sistemit/

Mapo.al. Gusht 2015. Koncesion për gjobat përmbarimore

http://www.mapo.al/2015/08/naco-jep-me-koncesion-per-20-vjet-pa-asnje-tender-vjeljen-e-gjobave-permbarimore

Panoramal.al. Gusht 2015. Reforma ne drejtësi me konsensus

http://www.panorama.com.al/reforma-ne-drejtesi-braho-konsensus-me-cdo-cmim-me-opoziten/

ResPublika.al. Gusht 2015. Koncesion i shërbimit përmbarimor

http://www.respublica.al/2015/08/16/befasit%C3%AB-e-qeveris%C3%AB-nuk-mbarojn%C3%AB-jepet-me-kon%C3%A7esioon-sh%C3%ABrbimi-p%C3%ABrmbarimor-kriteret-i

Shqiptarja.com. Gusht 2015. Ndryshimet ne Kushtetute

http://shqiptarja.com/Politike/2732/reforma-ne-drejtesi-ndryshimet-ne-kushtetute-brenda-vitit-2015-308482.html

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISE

Gerion TRESKA, MSc

1- OSHEE si një polici e dytë

Javën e dytë të këtij muaji OSHEE ka nisur një seri aksionesh në terren në zonat bregdetare përkundrejt konsumatorëve familjarë, si dhe atyre biznese. Mes rilidhjeve të paligjshme dhe linjave të dyfishta, vetëm në Rajonin e Shkodrës janë kryer 2.600 kontrolle, duke konstatuar abuzime të shumta dhe masa ndëshkuese deri me arrestime, ndërsa, nga ana tjetër, janë arkëtuar rreth 60 mijë dollarë dhe janë nënshkruar rreth 100 akt-marrëveshje të pagesës me këste të detyrimit, e gjitha kjo vetëm në 6 ditë.

Ky profil i ri i “tagrambledhësit” duket se e ka lëvizur OSHEE-në drejt vjeljes vetë të të ardhurave të prapambetura me ose pa hir, përkundrejt çfarëdo lloj kostoje për familjet ose biznesin. Ky pushtet i vetëmarrë nga ky institucion shkon në një skaj të frikshëm, duke përcaktuar kështu në mënyrë të tërthortë, por edhe të drejtpërdrejtë, nivelin e depresionit dhe të frikës në popullsi dhe biznese. Megjithatë, me sa duket, kjo mënyrë po funksionon në shifra, por askush nuk merr përsipër të japë një vlerësim të eksternalitetit që kjo metodë prodhon. Pavarësisht shifrave të larta të arkëtuara, herë në përputhje me planet e qeverisë, e herë jo, OSHEE-së duket se i pëlqen ky rol i ri, kombinuar me justifikimin se për çdo përgjegjësi me gjërat që nuk shkojnë sot, faji vjen nga gropa e krijuar në kohë nga vitet e mëparshme. Le të mos harrojmë që në dy muajt e fundit (gusht dhe shtator) janë shpenzuar 14.3 milionë Euro (pa TVSH) për blerje energjie.

2- OSHEE di t’u përgjigjet edhe partive, kur do!

Një debat i ndezur mbi një tender për trajnimin e punonjësve të OSHEE ka nisur mes Partisë Demokratike dhe OSHEE. Pasi ka shprehur dyshimet e saj mbi nevojën, mënyrën e organizimit si dhe mungesën e transparencës, Partia Demokratike ka arritur deri aty sa të parashikojë edhe fituesin e tenderit. Pa humbur shumë kohë, OSHEE, një shoqëri tregtarë, por me aksionar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Sipërmarrjes dhe Turizmit, është ndjerë e fyer nga kjo akuzë e dyfishtë, mbi OSHEE-në, por edhe mbi Qeverinë. Një historik i shkurtër i shpenzimeve për konsultime të trajnimit të stafit, si dhe shërbimeve të tjera të ndërmarra gjatë viteve kur Partia Demokratike ishte në pushtet, shërben si një bazë e fortë krahasimtare për të treguar se shifra e vënë në dispozicion për këtë tender është shumë më ë vogël së sa shpenzimet e kryera nga Partia Demokratike.

Ajo çka bën përshtypje në këtë rast është siguria në argumentim, si dhe krahasimi i nevojshëm, gjithnjë i errët, i së kaluarës me të tashmen dhe të ardhmen e ndritur të OSHEE nën udhëheqjen e kësaj Qeverie. Duke hedhur poshtë akuzat e qëllimshme e të pabaza, OSHEE garanton opinionin publik se ka ndjekur dhe do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të patur një garë transparente, ndryshe nga sa ndodhte në kohën kur kompaninë e drejtonte forca politike, e cila sot akuzon. Me po të njëjtën mënyrë krahasimtare, OSHEE i “shpëton lakut”, duke nxirë të kaluarën josistematike dhe të rrëmujshme financiare, edhe kur kompanitë e auditimit, të kontraktuara nga ajo vetë, raportojnë se mes shpenzimeve dhe të ardhurave të OSHEE ka mospërputhje dhe rakordime, të cilat vështirësojnë procesin e auditimit, si dhe certifikimit të të dhënave të pasqyrave financiare.

Gjithmonë e përgatitur, deri në pikën për t’u marrë shembull nga kompanitë e tjera shqiptare, OSHEE shprehet e sigurtë se brenda vitit 2015 të jenë zgjidhur të gjitha

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

diferencat e akumuluara nga vitet e mëparshme, e ndihmuar kjo dhe nga një Grup Ndërinstitucional, i cili është duke e përshpejtuar procesin, duke koordinuar me gjithë strukturat përkatëse. Performanca e dyshimtë e shifrave dhe krahasimeve të OSHEE mbetet gjithnjë në fokusin e analistëve dhe të APPA-s, duke synuar gjithnjë transparencën dhe informimin e saktë të publikut taksapagues shqiptar.

Referenca:

http://oshee.al/treguesit-per-korrik-2015-oshee-40-me-shume-arketime-6-me-pak-humbje/

http://oshee.al/sqarim-per-projektin-trajnim-i-punonjesve-te-oshee/

http://oshee.al/ofertat-fituese-te-blerjes-se-energjise-elektrike-per-periudhen-01-08-2015-31-08-2015/

http://www.reporter.al/bilanci-i-oshee-ngel-ne-klase-te-auditimi/

http://oshee.al/wp2014/oshee/ëp-content/uploads/2015/08/12.-Njoftim-zyres-se-shtypit-OSHEE-sh.a.-publikimi-e-rezultateve-Shtator-01-30-2015-WEB.pdf

http://oshee.al/oshee-forcon-kontrollet-ne-bregdet-ne-3-dite-mblidhen-60-mije-dollare-detyrime/

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E FINANCAVE

Elena PICI, BSc

1- Mos-Rilindja e sistemit fiskal

Nisi si një deviancë e vogël nga planifikimi buxhetor, por muaj pas muaji po evidentohen shenja të një krize fiskale. Treguesit fiskalë paraprakë, të publikuar nga Ministria e Financave, tregojnë se përsëri Tatimet dhe Doganat vijojnë të kenë nivelin më të lartë të mosrealizimit. Të dhënat e 7-mujorit të parë të vitit tregojnë se janë arkëtuar 11.2 miliardë lekë më pak se plani: Administrata tatimore ndërkohë ka mbledhur 162.8 milionë lekë më pak se plani. Ndërkohë që Doganat kanë sjellë në buxhet 128.5 milion lekë më pak se plani fillestar. Rënie të konsiderueshme ka pësuar edhe zëri te ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Pra, pavarësisht gjithë propagandës antievazion (të cilën Kryeministri Rama e vijoi edhe këtë muaj, duke këshilluar qytetarët të mos paguajnë faturat nëse ato nuk shoqërohen me kuponin tatimor), pavarësisht rritjes së disa taksave dhe pavarësisht aplikimit të sistemit progresiv (që paraprakisht duhet thënë se, për shkak të ekonomisë informale në tregun e punës, do të sillte më shumë rënie, se sa rritje në sistemin e tatimeve të lidhura me të) sistemi fiskal nuk rilindi, përkundrazi, po bëhet “kërcënues” për rritjen ekonomike. Në mendimin tonë, e gjithë kjo situatë, më shumë sesa nga reformat (pasi ato në vetvete mund të jenë pozitive), kërkon vëmendje ndaj parimit të miradministrimit të institucioneve përkatëse.

Mosrealizimi i planit të të ardhurave ka shqetësuar si Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) ashtu edhe qeverinë shqiptare. Shqetësimi i FMN-së është se shkaqet e rënies janë afatgjata dhe kjo mund të vërë në rrezik programin për uljen e borxhit. “Disa nga arsyet reflektojnë faktorë të jashtëm, si rënia e çmimit të

naftës, interesat apo dhe inflacioni i ulët. Por disa të tjera lidhen me zbatimin e ligjit dhe rregullave tatimore. Pra, ka një problem administrimi. Taksat nuk janë aq të ulëta në Shqipëri, por performanca e të ardhurave nuk është e fortë”, është shprehur Jens Reinke. Ky i fundit në intervista për shtypin shqiptar ka sqaruar, gjithashtu, se ecuria e dobët e të ardhurave në buxhet është arsyeja pse FMN dhe qeveria shqiptare nuk nënshkruan marrëveshjen e radhës për akordimin e këstit të huasë. Misioni i FMN-së do të rikthehet sërish në Tiranë në muajin tetor dhe deri atëherë qeveria duhet të ketë nisur përmirësimin e të ardhurave, në të kundërt FMN do të kërkojë marrjen e masave që mund të prekin aspektin social të reformave qeveritare.

Përballë kësaj situate, kryeministri Rama ka lajmëruar një operacion të gjerë antievazion dhe për këtë ai ka pasur disa dalje për shtyp, i shoqëruar edhe nga drejtoreshat e përgjithshme të Tatimeve dhe Doganave. Gjithashtu, me një mbledhje të dedikuar, qeveria ka shkurtuar shpenzimet me 21.4 miliardë lekë për shkak të rënies së nivelit të të ardhurave nga planifikimi i mëparshëm. Të dhënat që raporton Ministria e Financave, flasin për një reduktim të planit të ardhshëm dhe konkretisht 18% më pak në realizimin e investimeve dhe 10% më pak në shpenzimet korrente.

Në këtë panoramë fiskale, Top Channel raporton se qeveria ka pranuar, gjithashtu, për herë të parë zyrtarisht, se ekonomia nuk po ecën sipas pritshmërive dhe rimëkëmbja e saj do të jetë më e ngadaltë nga ajo që parashikohej në fillim të këtij viti. Sipas dokumentit strategjik për 2015-ën rritja ekonomike është ulur, nga 3 për qind, që ishte vlerësimi fillestar, në 2.7 për qind. Por, teksa ulja për këtë vit ishte paralajmëruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, surprizë ka qenë rishikimi në ulje për të gjithë horizontin afatmesëm, pra 3 vitet e ardhshme. Mbetet të urojmë

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

për masa efektive, që do të mundësojnë realizimin e të gjithë sukseseve fiskale dhe makroekonomike të para-trumbetuara.

2- Spekulime mbi skemën e tatimeve

Gjatë muajit gusht disa media publikuan lajmin mbi një draft-ligj, i cili parashikonte tatim 5% mbi të ardhurat personale edhe për paga nën 30.000 lekë (aktualisht ky tatim është zero). Megjithatë ky lajm u mohua nga Ministria e Financave. Zëvendësministri Erjon Luçi tha në një konferencë për shtyp: “Nuk ka ndryshim në skemën e tatimit të të ardhurave personale dhe nuk ka asnjë plan për ndonjë ndryshim të mundshëm në këtë drejtim”, duke e deklaruar kështu reformën fiskale “të mbyllur”.

Pavarësisht mohimit të ekzistencës së një projekt-ligji të tille nga Ministria, revista Monitor që së pari bëri të ditur lajmin, publikoi e-mailet respektive të Ministrisë me grupet e interesit në lidhje me çështjen. Në gjykimin tonë, një masë e tillë prek aspektin social të kësaj qeverie dhe cenon vërtet të ardhurat e individëve me paga minimale. Ashtu siç edhe gjykon gazetari Gjergj Erebara, besojmë se masat ndaj evazorëve fiskalë do të ishin mjet më efektiv në zgjidhje të situatës.

Referenca:

Droni.al. Gusht 2015. Ministria e Financave – “gërshërë” ne buxhet

http://www.droni.al/web/Ministria_e_Financave_gershere_ne_buxhet_21_4_miliard_leke_me_pak_se_plani_5604_1.php

Gazeta Panorama. Gusht 2015. Tatimi i pagave nen 30 mije

http://www.panorama.com.al/tatimi-i-pagave-nen-30-mije-leke-ministria-e-financave-spekulim-asnje-ndryshim-skemes-aktuale/

Reporter.al. Gusht 2015. Ministria e Financave tërheq projektligjin

http://www.reporter.al/ministria-e-financave-terheq-projektligjin-per-rritjen-e-tatimit-mbi-pagat/

Syri.net. Gusht 2015. FMN – pse nuk nënshkruam marrëveshjen

http://syri.net/index.php/2015/07/31/fmn-ja-pse-nuk-firmosem-me-qeverine-shqiptare-mungojne-11-miliarde-leke-per-5-muaj/

Top Channel. Gusht 2015. Qeveria korrigjon shifrat e rritjes ekonomike. http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=305923#k1

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E INTEGRIMIT EUROPIAN

Rezarta CAUSHAJ, BA

1- Raporti i monitorimit te Planit Kombëtar të Integrimit Europian 2015-2020

Këtë muaj Ministria e Integrimit ka publikuar ne faqen e saj zyrtare Raportin e Monitorimit Planit Kombëtar të Integrimit Europian të dy 3-mujorëve të parë të vitit 2015. Ky raport është dokumenti bazë për përcaktimin e prioriteteve, planifikimin, koordinimin dhe monitorimin e përmbushjes së detyrimeve në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Në të njëjtën kohë, është edhe mënyra se si Ministria e Integrimit mat përmbushjen e detyrimeve nga ana e Ministrive të linjës përsa i përket procesit të Integrimit, së bashku më Grupet Ndërinstitucionale të Punës, duke u bazuar në masën se sa projekt-akte apo dokumente strategjike të planifikuara janë miratuar nga secila ministri çdo 3-mujor. Sipas dokumentit në fjalë, në tërësi nga të gjitha dokumentet strategjike janë miratuar në masën 33% e projekt-akteve të parashikuara dhe nga dokumentet strategjikë janë miratuar vetëm 52,6 % të tyre, të marra për të gjitha ministritë në kompleks. Ajo që Ministria e Integrimit ka nxjerrë si përfundim për moszbatimin e kuotave të përcaktuara mbi dokumentet në fjalë janë sidomos planifikimi i dobët nga ana e Ministrive i resurseve dhe kohës së nevojshme për hartimin e projekt-akteve, keqmenaxhimi i kohës së duhur për të gjitha hapat që çojnë në miratimin e një projekt-akti ligjor, si dhe koordinimi i dobët ndërinstitucional gjatë hartimit. Përveç arsyeve të sipërpërmendura, Ministria e Integrimit, përpos publikimit të këtyre shifrave, do duhet edhe të japë propozimet e saj mbi masat që duhen të merren në fund të çdo Raporti, sidomos kur kemi të bëjmë me një realizim kaq të dobët. Një gjë e tillë nuk shihet e pasqyruar në Raportin e

Monitorimit të Planit Kombëtar të Integrimit Europian dhe mund të themi se në vetvete ky dokument, jo vetëm është tregues i kapaciteteve të dobëta administrative të Shqipërisë për të përmbushur detyrimet e MSA, por, në të njëjtën kohë, është tregues i punës monitoruese që zhvillon Ministria e Integrimit, e cila është përgjegjëse për koordinimin e punës së Ministrive të linjës, sidomos përsa i përket përshtatjes së legjislacionit së BE.

Nuk haset në asnjë nga pjesët modeste të dokumentit 5–faqesh një analizë e thelluar e asaj që ka çaluar në planin e miratimit të projekt-akteve dhe strategjive për secilën ministri dhe cili është plani për bërjen më eficiente të procesit. Nuk arrihet të thuhet me saktësi a është një problem i mungesës së stafit të kualifikuar, a ka një mungesë bashkëpunimi midis institucioneve, apo është boshllëk institucional ai që pengon koordinimin eficient, si problemi kryesor i evidentuar?

Një risi me interes publik në Planin Kombëtar të Integrimit ka qenë ekzistenca e të ashtuquajturave “Njësi Raportuese”, formuar me qëllimin për të krijuar “një rrjet të njësive raportuese për të siguruar fokus të vazhdueshëm për menaxhimin e performancës dhe rezultateve. Këto 'njësi raportuese’ janë ngritur në secilën ministri dhe drejtohen nga një zëvendësministër” – shkruhet në Planin Kombëtar të Integrimit Europian. Asnjë raportim i tillë nuk pasqyrohet në dokument dhe, nëse ky “Rrjet raportimi” nuk arrin të krijojë një bashkëpunim institucional mes Ministrisë së Integrimit dhe ministrive të linjës, si pasqyrim minimal i kompetencave të veshura, atëherë ngrihet pyetja në ç’mënyrë justifikohet ekzistenca e tij?

Ndërkohë, sipas përcaktimit që jepet në vetë Planin Kombëtar të Integrimit 2014-2020, pika 2: “Ministria e Integrimit Evropian orienton, bashkërendon dhe monitoron zbatimin e PKIE-së, 2014 -

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

2020, për çdo kapitull, nga grupet ndërinstitucionale të punës (GNP), të ngritura me urdhrin nr.107, datë 28.2.2014, të Kryeministrit “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian”.”

Në bazë të këtij përcaktimi, Plani Kombëtar i Integrimit mund të quhet i dështuar për 6-mujorin e parë të 2015 dhe këtë fakt e dëshmon edhe ajo se Ministria e ka publikuar pa shumë bujë, megjithëse vazhdon Ministrja Gjosha të këmbëngulë se masat për zbatimin e 5 Prioriteteve janë zbatuar në masën 90%.

1- Azilkërkuesit – shkaku apo pasoja?

Siç është trajtuar edhe në raportet e mëparshme, vendi jonë figuron në “Listën e Zezë” të vendeve me kërkesat më të larta të qytetarëve që kërkojnë azil në vendet perëndimore, sidomos në Gjermani ku, sipas Ministrisë së Brendshme Gjermane, gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, rreth 22 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil, pothuajse një shifër 7 herë më e madhe, e krahasuar më një vit më parë. Nëse nga ana e shoqërisë gjermane ka një interes mbi faktorët kontribues, madje edhe një debat të ndezur midis mundësisë për deklarimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si “vende të sigurta origjine” për të përshpejtuar procedurat e deportimit dhe faktit që masa të tilla shihen si dhunim i të drejtave të njeriut nga shumë organizata, përkundrazi, debati në vendin tonë vazhdon të jetë i thatë. Reagimi i Ministres së Integrimit, Znj. Gjosha, vazhdon të joreflektues mbi shkaqet e fenomenit e sidomos jo i orientuar ndaj gjetjes së zgjidhjeve, por gjithmonë bazuar në deklarata të vakëta jokonsistente me situatën, të cilat në thelb fajësojnë azilkërkuesit për prishjen e imazhit të ngritur vitet e fundit përballë vendeve të BE-së. Ministrja e Integrimit ka zgjedhur qasjen e apelit ndaj qytetarëve, me arsyetimin se dëmtojnë shanset e vendin

të tyre për progres në procesin e integrimit. Ministrja në fjalë dhe institucioni drejtues duhej të reflektonin mbi faktin se fenomeni i kërkimit të azilit nga qytetarët shqiptarë, në përmasat e një eksodi që i afrohet atyre të vendeve në konflikt, nuk mund të jetë në vetvete shkaku i ngecjes në procesin e integrimit, por pasqyra e një vendi që është larg tij.

Si përfundim, Znj. Gjosha më në fund është treguar realiste në lidhje me shanset e vendit tonë mbi hapjen e negociatave, mbi të cilat Ministrja shprehet se, pa realizimin e reformës në sistemin e drejtësisë, që do t’i hapte rrugë zbatimit efektiv të të gjithë reformave të tjera, nuk mund të shpresohet për një aprovim nga vendet e BE-së.

Ndërsa, përsa i përket opinionit që pritet në shtator nga Komisioni Europian, theksohet se 5 Prioritetet e famshme janë përmbushur në masën 90 %, megjithëse qytetarët shqiptarë nuk kanë për ta mësuar kurrë nëse një vlerësim i tillë është bërë në bazë të një llogaritjeje sasiore të ligjeve që janë miratuar, apo në bazë të performancës së arritur, një fakt që nuk do të mund ta zbulojë as raportimi sipërfaqësor në Këshillin e Integrimit të muajit të kaluar. Kjo nuk i ndihmon, sidomos kur kryetarja e këtij Këshilli Znj. Bregu nuk duket e bindur mbi zbatimin e reformave.

Nëse na duhet të presim gjithmonë raportin e Komisionit Europian, çfarë funksioni publik kryen Ministria e Integrimit?!

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Referenca:

http://www.integrimi.gov.al/al/dokumente/raporte/raporti-i-monitorimit-te-tremujorit-te-pare-dhe-te-dyte-te-pkie-2015-2020&page=1

http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2014/PDF-2014/110-2014.pdf

http://www.oranews.tv/vendi/ministria-e-brendshme-e-gjermanise-ne-6-muaj-kerkuan-azil-22-209-shqiptare/

http://www.balkaninsight.com/en/article/germany-step-up-efforts-to-block-asylum-seekers-from-albania-07-30-2015

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=307008

http://www.ata.gov.al/gjosha-reforma-ne-drejtesi-thelbesore-per-hapjen-e-negociatave-302587.html

http://www.balkanëeb.com/site/mblidhet-keshilli-kombetar-i-integrimit-bregu-qeveria-te-zbatoje-reformat-opozita-bashkepunuese-ti-japim-hov-procesit-te-berlinit/

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E KULTURES

Blerina LLALLA, MSc

1- Një Hec, një Zbulim

Muaji gusht vjen më i qetë edhe në Ministrinë e Kulturës, në ueb sajtin e së cilës do të gjeni të publikuara dhe disa thirrje për pjesëmarrje në evente apo kompeticione të ndryshme kombëtare apo ndërkombëtare.

Gjithsesi, një ndër lajmet kryesore të këtij muaji mbetet ai i zbulimit arkeologjik në Dibër. Nga ku na u bë me dije së në fshatin Prell të Matit, gjatë punimeve për ndërtimin e një HEC-i, u zbuluan eshtra dhe qeramika që i përkasin periudhës romake (Shek. lV-Vl pas l.k). Më tej thuhet se arkeologët e ASHA-s, pas ekspertizës së bërë, vërtetuan vendndodhjen e një muri fortifikues, që i përkiste po të njëjtës periudhë. Ata kanë vërtetuar se kjo zonë ka potencial të madh arkeologjik dhe ky studim shumë shpejt do të paraqitet në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë.

Në të njëjtën kohë, thuhet se sektori i Kulturës Kombëtare Dibër, me ndihmën e DRKK- Shkodër, është duke ndjekur me kujdes çdo gërmim të ri në zonën e Dibrës, për evidentimin e zbulimeve arkeologjike, të cilat janë asete me vlera për qarkun Dibër.

Por, nga informacione dhe raportime më të hershme, kujtojmë që krahina e Matit është konsideruar një muze arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës Ilire, pasi, nga kërkime të ndryshme, janë zbuluar shumë objekte të tjera me vlerë.

Prandaj, i vetmi shqetësim mbetet vëmendja e Ministrisë së Kulturës dhe mosreagimi dhe mosndërhyrja e saj në momente të vendimmarrjes nga ana institucionale apo, në raste të tjera, në bashkëpunim me subjektet private, të cilat duan të kryejnë investime në çdo vend që

mund ta shohin të arsyeshëm apo të mundur, duke sjellë kështu investime të pamenduara mirë dhe, ndoshta në një moment të caktuar, duke gjeneruar konflikte të vazhdueshme të panevojshme shtet-investitor. Një raport mjaft delikat dhe që duhet respektuar.

Të tjera lajme dhe njoftime për evente artistike apo kompeticione të ndryshme mund të gjenden në ueb sajtin e Ministrisë së Kulturës, por më kryesori mbetet ai i thirrjes për aplikim në programin “Creative Europe” (Europa Krijuese). Nga sa dimë nga lajme të muajve paraardhës, janë kryer një sërë takimesh për të orientuar subjektet, organizmat e shoqërisë civile, individë apo të tjerë të interesuar në këtë fushë, rreth mënyrave të aplikimit, funksionimit dhe afateve të caktuara nga specialistë të fushës për programe të këtij zhanri. Por, ndoshta do të duhej pak më tepër nxitje dhe promovim nga ana e Ministrisë së Kulturës për aplikim në këto thirrje për projekte artistike ndërkombëtare, si një mundësi shumë e mirë për të përthithur sa më shumë fonde dhe, më kryesorja, për të përfituar një eksperiencë, praktikë dhe për të shkëmbyer eksperiencat artistike e kulturore ndërmjet shteteve të ndryshme e kryesisht të vlefshme për një promovim më të gjerë. Ndaj një thirrje shkon dhe për të gjithë organizmat në fushën e artit, për shumë individë e subjekte të tjera, të cilët kanë mundësinë të insistojnë dhe të përfitojnë nga këto mundësi, për të cilat, në një farë mënyre, paguajmë për t’i pasur (nga buxheti i vendit tonë).

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Referenca:

http://www.sot.com.al/kultura/zbulohen-objekte-t%C3%AB-periudh%C3%ABs-romake-t%C3%AB-shek-lv-vl-pas-lk-n%C3%AB-mat

http://www.kultura.gov.al/al/neësroom/njoftime/thirrje-per-aplikime-ne-nenprogramin-kulture-evropa-krijuese&page=1

http://www.kultura.gov.al/al/neësroom/lajme/monumentet-e-trashegimise-kulturore-ne-restaurim&page=1

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E MBROJTJES

Megi LLUBANI, MSc

1- Emergjenca e pushimeve.

Gushti ka qenë me të drejtë muaji që e ka gjetur Ministrinë e Mbrojtjes me më pak aktivitete dhe angazhime deri më tani. Siç pritej, ngjarjet kryesore lidhen me emergjencat civile dhe më specifikisht me rënien e zjarreve në zona të ndryshme të Shqipërisë. Ky fenomen ndodh në vijimësi në këtë muaj tejet të nxehtë të vitit. Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura u përfshinë në operacionin e shuarjes së zjarreve në zonën e Vaut të Dejës ku, sipas njoftimit të ministrisë, u përfshinë 20 forca, një mjet i Batalionit të Vaut të Dejës dhe një helikopter BO105 i Bazës Ajrore të Farkës.

Sipas Nenit 20 të Ligjit mbi Emergjencat Civile (2001) pika 1 ‘’Kur shtrirja e një emergjence civile rritet në mënyrë të menjëhershme në ndihmë të operacioneve të shpëtimit dhe të lehtësimit në zonën e fatkeqësisë, me miratim të Kryeministrit ose të Ministrit të Mbrojtjes, mund të përdoren njësi të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas planeve të hartuara më parë në bashkëveprim me komandantët e tyre’’. Megjithëse funksioni kryesor për përballimin e emergjencave civile u takon Ministrisë së Brendshme dhe Strukturave të saj përkatëse, si edhe qeverisjes lokale, si në nivel bashkie, ashtu edhe në nivel qarku, ndërhyrja e Forcave të Armatosura është kërkuar për shkak të terrenit të vështirë, që e bënte të pamundur shuarjen e zjarrit nga forcat zjarrfikëse dhe policore. Gjithsesi, në njoftimin e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes nuk bëhet e ditur se kush e ka dhënë miratimin për ndërhyrjen e FA.

Një ngjarje e rëndë, që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, ishte shpërthimi, që u ndje gjatë procesit të asgjësimit të

municioneve në Poligonin e Xibrrakës. Sipas njoftimeve në media, banorët e kësaj zonë raportojnë një shpërthim të fuqishëm, që u shoqërua me dëmtime të shumta materiale të shtëpive dhe objekteve që gjendeshin aty pranë. Në një deklaratë të lëshuar në datë 15 gusht Ministria deklaron se ka urdhëruar një raport për procesin e asgjësimit të municioneve në poligonin e Xibrrakës për të identifikuar përgjegjësitë e mundshme për ngjarjen. Ajo që bie në sy është se Ministria deklaron se ka zhvilluar verifikime paraprake nga përfaqësues të forcave të armatosura dhe struktura mbikëqyrëse, që nuk bëhen të ditura se kush janë. Nëse procedurat e asgjësimit janë zbatuar rigorozisht, atëherë nuk janë marrë parasysh aspektet e tjera, si për shembull afërsia e objekteve të banimit me vendin e zhvillimit të shpërthimit dhe impakti i mundshëm i tij në komunitetet e afërta. Përtej zbatimit rigoroz të procedurave të asgjësimit, këto elementë nuk janë marrë parasysh nga personat përgjegjës dhe tashmë burime të tjera financiare shtetërore duhet të shkojnë për dëmshpërblimin e personave të dëmtuar nga një incident, që më së miri mund të shmangej.

Ngjarja bëhet edhe më ironike pas nënshkrimit të një marrëveshjeje prej 250.000 eurosh nënshkruar nga Shqipëria, Republika e Gjermanisë dhe zyra e PNUD në Shqipëri. Sipas kësaj marrëveshjeje, fondi i dhënë do të përdoret për të siguruar koordinimin, monitorimin dhe sigurimin e cilësisë për operacionet e pastrimit të municioneve të paplasura, në përputhje të plotë me Standardet Humanitare Ndërkombëtare. Bën përshtypje gjithashtu se një njoftim i tillë gjendet vetëm nga shfletimi i faqeve të Revistës Mbrojtja dhe në asnjë vend tjetër në hapësirën dedikuar lajmeve mbi ecurinë e punës së Ministrisë së Mbrojtjes.

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Referenca:

Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë numër 122. 16 korrik 2015. Online: http:/ëëë.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/PDF-2015/122-2015.pdf

Ministria e Mbrojtjes. Faqja zyrtare. Online: www.mod.gov.al

Balkanweb. 10 Gusht 2015. Një helicopter për të shuar flakët në pyjet e Kacinarit. Online: http://www.balkanëeb.com/site/nje-helikopter-per-te-shuar-flaket-ne-pyjet-e-kacinarit-zjarr-dhe-ne-pishat-e-palucaj/

Ora News. 14 gusht 2015. Elbasan, shperthim i fuqishem ne Xibrake, po demontoheshin municione. Online:

http://www.oranews.tv/vendi/shperthim-i-fuqishem-ne-xibrake-po-demontoheshin-disa-predha-te-l-d-b/

Revista Mbrojtja, Nr. 8, 2015. Online:

http://www.mbrojtja.gov.al/publikime/index.php?option=com_flippingbook&vieë=book&layout=edit&id=102

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË

Jona HOXHAJ, BSc

1-Vazhdon hiperbolizmi i MMSR-së për punën e saj!

Me datën 29 korrik 2015 në ueb faqen zyrtare të Ministrisë u publikua Raporti i Monitorimit për aktivitetin e saj për 6-mujorin e parë Janar-Qershor 2015. Gjatë periudhës Janar-Qershor 2015 MMSR-ja ka administruar dhe menaxhuar fondet buxhetore të nëntë programeve. Në këtë raport thuhet se realizimi buxhetor për këto 9 programe është 98.4%, pastaj ndalon dhe analizon, është çështje hiperbole apo fondet e buxhetit janë shfrytëzuar, por jo detyrimisht ky është fakt që programet janë realizuar ?!

Të realizosh pothuajse 99% të të gjitha programeve të planifikuara për 6-mujorin e parë të një viti, do të thotë që po vë në jetë të gjitha programet, që synojnë uljen e varfërisë, të sigurosh gjithë popullsinë me përkujdesje sociale e sigurime shoqërore, të punësosh e të përfshish të gjitha komunitetet në shoqëri, të rehabilitosh të gjitha vuajtjet duke paguar detyrimet ndaj ish të përndjekurve politikë e të arrish të hapësh mjaftueshëm shkolla profesionale për të mbuluar kërkesat e tregut… Në një shtet si Shqipëria ku lajmet, debatet dhe thashethemet politike arrijnë nga të moshuarit te fëmijët e te çdo qytetar, askush nuk e ka të mundur ta besojë vërtetësinë e këtij raporti, sepse realiteti shihet çdo ditë në jetën e mjerueshme të një përqindjeje të konsiderueshme të shqiptarëve që mezi ushqehen! Aq më pak njerëz të informuar, që ndjekin hap pas hapi çështjet dhe të rejat politike! Ndoshta MMSR-ja e ka keqkuptuar transparencën… Të jesh transparent nuk do të thotë të bësh raporte 6-mujore dhe t’i kesh në arkivin e ueb-it, por do të thotë të thuash të vërtetën

për gjendjen e Ministrisë, punës që po bëhet dhe realizimit të programeve!

2- Ministër i të gjitha Ministrive, Edi Rama…

Një ndër programet e MMSR-së është dhe përkujdesja për Kultet Fetare. Në fund të muajit gusht, shumë zhurmë në mediat vendase dhe rajonale u bë për shembjen e kishës ortodokse të Dhërmiut. Mbrojtja e kulteve fetare, rindërtimi i tyre, shembja dhe përkujdesja janë nën menaxhimin dhe administrimin e MMSR-së, por “monarkia” e Edit vendosi dhe në këtë rast! Blendi Klosi u pa vetëm pasi çdo gjë kishte mbaruar, shkoi në Dhërmi të arsyetonte ngjarjen e ndodhur dhe të ngushëllonte banorët e Dhërmiut me projektin e ri! Në ditët në vazhdim do të shohim nëse e vërteta është ashtu siç populli pretendon dhe është i revoltuar, duke gjykuar se prishja është “një akt vandal i Qeverisë për përfitime klienteliste”.

3- Aktivitetet për Rininë, nën hije!

MMRS-ja këtë muaj ishte pjesë e 3 aktiviteteve për Rininë në bashkëpunim me Ministritë rajonale, por media dhe shoqëria i vuri në hije këto aktivitete duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur! Z. Klosi me 6 gusht morri pjesë në mbylljen e shkollës verore të organizuar për të rinjtë 18-26 vjeç, shqiptarë dhe serbë, duke lobuar për nxitjen e bashkëpunimit ndërkulturor në të ardhmen! Gjithashtu Ministri Klosi ishte pjesëmarrës dhe në Forumin e të Rinjve të Diasporës; organizuar në bashkëpunim me Ministrinë kosovare të Diasporës. Qëllimi kryesor i këtij forumi ishte formimi i Unionit të të Rinjve të Diasporës, meqë numri i studentëve që studiojnë në Europë sa shkon e po rritet, në këtë mënyrë ata mund të nxiten që të kthehen në vendet e tyre dhe të kontribuojnë për shtetet e tyre, pas studimeve. Një bashkëpunim tjetër me Kosovën ishte me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ishte realizimi i organizimit të aktiviteteve të përbashkëta për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

qëllim shtimin e vëmendjes ndaj të rinjve dhe rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje.

Referencat:

Web Faqja Zyrtare e MMSR. Raporti i Monitorimit Janar-Qershor 2015. Gusht 2015. http://www.sociale.gov.al/al/dokumenta/raporte/raporti-i-monitorimit-janar-qershor-2015&page=1

Web Faqja Zyrtare e MMSR. Aktivitetet për Rinine. Gusht 2015. http://www.sociale.gov.al/al/te-reja/deklarata-per-shtyp/dita-nderkombetare-e-rinise-maratone-aktivitetesh-ne-tirane&page=1

Zeri i Amerikes. Shemben rrënojat e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Gusht 2015. http://www.zeriamerikes.com/content/kisha-dhermi/2932716.html

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E MJEDISIT

Flutura GJANA, BSc

1- Rreziku që u kanoset lumenjve

Projektet aktuale të HEC-eve kërcënojnë të dëmtojnë përfundimisht ekosistemet e lumenjve të Shqipërisë. HEC-et janë kthyer në një investim që preferohet sepse në të shumtën e rasteve financohen nga fondet europiane si ndihmë për të nxjerrë vendin nga kriza energjitike. Aktualisht janë 500 HEC-e të vogla që punojnë, janë në ndërtim ose po planifikohen të ndërtohen në Shqipëri. Të gjithë këto vetëm për të prodhuar më pak se 4% të energjisë së vendit.

Ndodhemi në situatën kur janë dhënë licensa pa kryer studime paraprake. Studime për të kuptuar nëse ka tregues për të mbështetur që prodhimi i energjisë është fitimprurës, por njëkohësisht të vlerësohet nëse preken nevojat e komunitetit lokal për bujqësi dhe për ujë të pijshëm, të cilat janë shumë më të rëndësishme. Dy lumenjtë më të kërcënuar nga kjo janë Devolli dhe Vjosa. Në raportin e zyrës austriake të Shvarcit është vlerësuar se fragmentarizimi me shumë diga hidrocentralesh sjell degradimin e sistemit të lumit. Riviera shqiptare përgjatë bregdetit rrezikon të pësojë ndryshime që nuk janë në favor të prioritetit tjetër të shpallur nga qeveria, turizmi. Është për t’u përgëzuar vendimi i qeverisë për të ndaluar ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura, por mund të bëhet më shumë se kaq.

2- Ministria nëpërmjet institucioneve që ka në vartësi duhet të sigurojë respektimin e ligjit.

Kemi dy institucione, Inspektoratin e mjedisit dhe AKBN (Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore), përgjegjëse për të kryer monitorimin e vazhdueshëm të respektimit të këtyre detyrimeve ligjore, por deri më sot nuk e kanë marrë

mundimin të verifikojnë këtë katastrofë mjedisore. Ligji mjedisor shpreh qartë se të gjithë kompanitë që kanë shkatërruar mjedisin duhet të bëjnë ripyllëzimin e gjithë sipërfaqes që ata kanë dëmtuar. Deri tani nuk është mbjellë asnjë pemë. Sipas ligjit subjektet gjatë 5 muajve të verës nuk duhet t’i shfrytëzojnë fare lumenjtë dhe gjatë 7 muajve të tjerë duhet të lejojnë 30 % të sasisë së ujit në shtratin e lumit, po ashtu duhet të heqin barrierat për lëvizjen e peshqve drejt rrjedhës ujore. Asnjë nga këto ligje nuk është zbatuar.

3- Pyjet mbeten problem

Pyjet shqiptare çdo vit rriskohen nga faktorë të ndryshëm si prerjet, zjarret, erozioni, lejet për ndërtimin e HEC-eve etj. Imazhet satelitore kanë treguar se në 10 vitet e fundit sipërfaqet e pyjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë janë ulur me 7%, nga 33% që ishin 10 vite më parë sot janë 26%. Vendi ynë çdo verë përfshihet nga zjarret, të cilat të shumtën e rasteve kanë qenë me dashje. Monitorimi i fondit pyjor nuk është realizuar, duke krijuar kushte të favorshme për prerjet e paligjshme apo abuzime nga subjektet e licencuara për të shfrytëzuar pyjet. Ministria e Mjedisit ka deklaruar se zgjidhja e vetme për përmirësimin e kësaj situate dhe shpëtimin e pyjeve është implementimi i sistemit elektronik të monitorimit. Ky sistem mundëson monitorimin e çdo individi që hyn në fondin pyjor dhe ndihmon lokalizimin e shpejtë të zjarreve në sajë të kamerave termike që ka.

Një tjetër masë që pritet të merret në shtator është dhe ndryshimi i ligjit. Nuk do të ketë më gjobë për atë që kapet duke prerë apo duke transportuar pemë të prera në mënyrë të paligjshme, por do të ketë vetëm burg. Duke përgëzuar dhe mbështetur këto plane që ka Ministria e Mjedisit i bëjmë thirrje ministrit që nuk duhet të harrojë dhe një hallkë shumë të rëndësishme. Ajo e institucioneve

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

përkatëse që kanë për detyrë të monitorojnë pyjet. Duhen përcaktuar mirë përgjegjësitë dhe detyrat që ka secili punonjës i këtyre institucioneve dhe në rast të mos përmbushjes së tyre të merren masa e duhura ndëshkuese. Në këtë mënyrë rritet dhe cilësia e punës së tyre.

Referenca:

Artikull: HEC-et po shkatërrojnë lumenjtë, ekspertët. Qeveria të ndërhyjë

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=305485

Artikull: Ministri Koka: Do të implementojmë plotësisht parimin “Ndotësi paguan”

http://www.mjedisi.gov.al/al/newsroom/lajme/ministri-koka-do-te-implementojme-plotesisht-parimin-ndotesi-paguan&page=1

Artikull: Uji i Librazhdit keqpërdoret nga HEC-et private

https://ekolevizja.wordpress.com/2014/10/16/uji-i-librazhdit-keqperdoret-nga-hec-et-private/

Artikull: Zvogëlohen pyjet e Shqipërisë, në 10 vjet kemi humbur 7 përqind

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=305201

Artikull: Prezantohet studimi për hartën e mbulesës së Territorit

http://www.mjedisi.gov.al/al/neësroom/lajme/prezantohet-studimi-per-harten-e-mbuleses-se-territorit&page=1

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Megi LLUBANI, MSc

1- Transparencë në tentative

Në tetor të vitit të kaluar kaloi në parlament një ligj i rëndësishëm që do të vendoste bazën për funksionimin e programit të transparencës në institucionet publike. Ligji mbi të Drejtën e Informimit sjell një sërë risish pozitive për rritjen e aksesit dhe transparencës së institucioneve publike në Shqipëri në nivel qendror dhe vendor. Ndër risitë kryesore që sjell ligji mund të përmendim shkurtimin e afateve të trajtimit të kërkesës për informacion në 10 ditë duke saktësuar rastet e zgjatjes së këtij afati dhe duke konsideruar refuzim çdo mostrajtim të saj. Gjithashtu janë shtuar kategoritë e informacionit pa kërkesë, si pjesë e programit të transparencës që vihet në dispozicion të publikut. Mosvënia në zbatim e këtij programi dhe rishikimi i tij vlerësohen si kundërvajtje administrative. Nga ana institucionale ligji ka bërë që në çdo institucion publik të vendoset një koordinator për të drejtën e informimit.

Transparenca dhe e drejta e informimit zë një vend të veçantë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ku detajohet zbatimi i programit të transparencës nga ana e Ministrisë dhe të gjithë informacionet që lidhen me shërbimet ndaj publikut në këtë kategori.

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve në kuadër të këtij programi nuk është përditësuar që prej muajit prill të këtij viti. Edhe në regjistrin aktual janë parashtruar vetëm 3 kërkesa dhe përgjigje përkatëse. Nuk dihet nëse ky regjistër nuk është përditësuar pasi asnjë qytetar shqiptar nuk i ka drejtuar ndonjë kërkesë për informacion këtij institucioni. Një arsye tjetër e mos përditësimit mund të jetë edhe

vazhdimësia e traditës së përgatitjes së ligjeve, politikave, programeve e planeve të veprimit që mbeten vetëm në letër pasi nuk ekziston gatishmëria dhe dëshira për t’i zbatuar ato. Mbetet për t’u monitoruar ky aspekt nga shtatori e në vijim.

Në përputhje me programin e transparencës, parashikohet që ministria të publikojë informacione pa pasur nevojën e një kërkese specifike nga publiku. Ndër to:

1- Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

2- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

3- Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara

Nga këto tre kategori të parashtruara në programin e transparencës asnjëra nuk gjendet në faqen zyrtare të ministrisë, përkundër asaj që zotohet. Gjithashtu, kategoria e legjislacionit, duke përfshirë nënkategoritë e ligjeve, VKM-ve, raporteve, Plane etj. janë ose tërësisht të padisponueshme, pra nuk ka asnjë

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

material bashkëngjitur, ose kanë mbetur të pa përditësuara që nga viti 2014.

Në këtë pikëpamje, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, në vlerësimin që i bën përmbushjes së ligjit për të drejtën e informimit dhe planet vepruese shoqëruese, duhet t’i rekomandojë kësaj ministrie zotim më të madh ndaj angazhimeve për rritjen e transparencës së punës së saj dhe aksesin nga ana e publikut.

Referenca:

Faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Internet. Online:

www.punetebrendshme.gov.al

INFOCIP. Botohet ne Fletoren Zyrtare ligji i ri për te drejtën e informimit. Online:

http://www.infocip.org/al/?p=11386

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

Sokol KONDI, Msc

1- Vazhdon tensioni Tiranë-Athinë

Sikurse theksuam në raportin e muajit të kaluar, është e vështirë që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë të hyjnë shpejt në binarët e një rruge të përbashkët normale dhe pa pengesa.

Kjo u dëshmua nga një tjetër incident diplomatik mes palëve, si pasojë e ndërhyrjes së Inspektoratit Ndërtimor të bashkisë Himarë, për prishjen e një objekti në Dhërmi, të cilin kjo bashki e konsideron si ndërtim abuziv dhe pa leje të kryer pas viteve ’90, ndërsa komuniteti ortodoks e konsideron si një objekt fetar dhe të shenjtë për ta. Objekti tashmë u prish, por shkaktoi habi që qysh përpara prishjes, shteti grek të reagonte për situatën e krijuar. Në fakt, Athina zyrtare, nëpërmjet zëdhënësit të MPJ-së greke, i dënoi përpjekjet e shtetit shqiptar për të ndërhyrë në këtë objekt fetar si dhe kërkoi një përgjigje nga Shqipëria për këtë. Gjithashtu në deklaratë thuhej se një akt i tillë kompromentonte imazhin e Shqipërisë si një vend që aspiron të bëhet pjesë e familjes së përbashkët europiane.

Përgjigja e MPJ-së shqiptare nuk vonoi. Në të dënohej ndërhyrja e Greqisë në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe paragjykimi që ajo i bënte integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kundër frymës së takimit të fundit Kotzias-Bushati në Tiranë, që u duk si mjaft objektiv dhe vendosi pikat mbi disa probleme të përbashkëta që duhet të gjejnë zgjidhje. Pas prishjes së objektit, deklaratat e Greqisë u përshkallëzuan, duke e krahasuar gjestin me shkatërrimet e objekteve fetare, të kryera nga xhihadistët e ISIS në Lindjen e Mesme. Kjo deklaratë ka mbetur pa përgjigje nga ana e palës shqiptare, por ndoshta do të ishte më mirë

që të ishte kështu, sepse një reagim i tillë ekstrem nuk meriton përgjigje. Përgjigje me të njëjtin ton apo karakter, vetëm sa do t’i përkeqësonin edhe më shumë marrëdhëniet dhe Shqipëria nuk ka përse ta kërkojë një gjë të tillë.

Sidoqoftë një reagim mbërriti nga ana e kryeministrit Edi Rama pak përpara se Greqia ta cilësonte si xhihadist aktin e shembjes së objektit në Dhërmi. Në një vijë me reagimin e MPJ-së shqiptare, Rama ritheksoi se: “asnjë çështje apo problem i Kishës Autoqefale Shqiptare apo i ortodoksëve shqiptarëve nuk ka asnjë lidhje me shtetin fqinj. Ortodoksët shqiptarë janë qytetarë shqiptarë që kanë shtetin e tyre dhe hapësira e ushtrimit të besimit të tyre nuk është protektorat i asnjë shteti tjetër. Ashtu sikundër Kisha Autoqefale Shqiptare, çdo problem që ka pasur, ka apo do të ketë me shtetin, e ka trajtuar, e trajton apo do ta trajtojë me shtetin shqiptar e me institucionet e tij. Prandaj, çdo ndërhyrje në këtë mes, është ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë”.

Ritheksimi i një qëndrimi me tone të qeta dhe i bazuar te ligjet dhe te e drejta kombëtare është një qëndrim më diplomatik dhe tregon një urtësi dhe vetëpërmbajtje më të madhe se sa deklaratat agresive dhe me tone fyese të përdorura nga vendi fqinj. Pa i hyrë në themel çështjes juridike nëse kishte të drejtë apo jo shteti shqiptar ta prishte objektin në fjalë, vlen të theksohet se komunitetet e ndryshme fetare shqiptare kanë patur vazhdimisht probleme të karakterit juridik me shtetin ndër vite, por në asnjë rast nuk ka patur reagime të një shteti tjetër për to. Në fakt, komunitetet fetare i janë drejtuar institucioneve të drejtësisë së vendit dhe kur kanë patur të drejtë e kanë gjetur atë. Po të mos kishte qenë kështu, Shqipërisë do t’i kishte dalë prej kohësh nami si një vend armiqësor me fetë dhe nuk do të mbetej që kjo të verifikohej papritmas vetëm për një objekt

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

të caktuar fetar. Përkundrazi, sikurse të gjitha subjektet e tjera gjatë periudhës së tranzicjonit ekonomiko-politik në Shqipëri, edhe fetë janë përshtatur më së miri me fenomenet e informalitetit dhe të allishverisheve të ndryshme, sa që është e udhës të mendohet se shpeshherë kanë qenë përfitues e jo të diskriminuar sa iu takon kthimit të pronave të tyre, ndërtimit të objekteve fetare, apo edhe marrjes së ndonjë merite që nuk i takon. Aq e vërtetë është kjo, sa të shkakton buzëqeshje të konstatosh rëndom në lajmet e kronikës, se disa institucione të caktuara fetare, ashtu sikurse shumë shqiptarë të tjerë neglizhentë, janë bërë protagonistë edhe të mospagimit të faturave të energjisë elektrike për muaj të tërë.

Sa për komunitetin ortodoks, ç’të thuash, gëzon Katedralen më të madhe të krishterë në Shqipëri, mu në zemër të Tiranës, e ndërtuar mbi një lulishte, që qe hapësirë publike e parapëlqyer për kryeqytetasit. Një dhuratë kjo e zemërgjerësisë së pafre të politikës shqiptare. E megjithatë Kryepeshkopi i ortodoksëve, Anastasis Janullatos, nuk e pa të udhës që të ulej me shtetin që i ka bërë gjithë këto koncesione kultit të tij, për të diskutuar lidhur me problemin e objektit në Dhërmi, por rendi të shkonte në Athinë për t’u ankuar. Zëdhënësi i komunitetit ortodoks ka lëshuar akuza nga më të rëndat, duke e quajtur veprimin e shtetit shqiptar si komunist dhe xhihadist.

E gjitha kjo, sikurse kanë faktuar autorë të shquar shqiptarë si Arben Puto dhe Kristo Frashëri, i ka rrënjët te një pretendim i kahershëm grek se ortodoksët shqiptarë janë grekë e për rrjedhojë shteti i tyre amë duhet t’iu dalë në ndihmë. Pas dështimit të përpjekjeve të shumta ushtarake gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë e të Dytë Botërore për të krijuar shtetin e pavarur të Epirit të Veriut në Shqipërinë e Jugut, gjë për të cilën u bë gjithçka gati me mësymjen e jugut të Shqipërisë me paraushtarakë dhe ushtarakë grekë, si dhe

me Protokollin e Korfuzit, por që dështoi së realizuari pasi fuqitë e mëdha nuk e nënshkruan vetëm për shkak të shpërthimit të Luftës, Greqisë iu dha një mundësi e artë më 1992 që planin e saj ekspansionist ta shtrinte edhe më gjerë se kaq, në të gjithë Shqipërinë, kur papritur Janullatosi u bë kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Në këtë mënyrë feja u bë një vegël e vazhdimit të ekspansionit gren, por në një formë tjetër. Kjo formë është ajo e “Soft Power”, pra e një ndikimi dhe influence të butë kulturore dhe fetare. Një dëshmi e fortë e kësaj janë Katedralja ortodokse në mes të Tiranës, e cila me bardheblunë e saj evokon flamurin grek, është ngritja e kishave me strukturë greke dhe riti greko-bizantin, me një liturgji greke, si dhe krijimi i varrezave të të rënëve grekë gjatë luftës së dytë botërore në Shqipëri në Jug të vendit, duke improvizuar varre, sheshe me eshtra shqiptarësh, ku të munden.

Për ta bërë edhe më të qartë që është kështu, duhet të njohësh mirë historinë. Ja, për shembull, duke lexuar nëpër postimet që bën Kisha Ortodokse nëpër rrjetet sociale, mund të të bjerë në sy të lexosh historinë e Shën Kozmait të Kolkondasit (Fier). Sipas Kishës, këtë Shenjt, na e paska nderuar dhe i ka ngritur një vend të posaçëm Ali Pashai. Në këtë postim nuk thuhet Ali Pashë Tepelena, por Ali Pashai, sepse për grekët Ali Pashai ishte Ali Pashai i Janinës dhe jo i Tepelenës, pra grek.

Por këtu ka një kontradiktë të madhe mes grekëve. Venizellosi, jo ku aktuali, por ai që paraqitej në Konferencën e Londrës për të zhvatur sa më shumë terrene nga Shqipëria, kur justifikonte masakrën e kryer nga grekët në fshatin Hormovë të Tepelenës, e lidhte me një masakër të mëparshme që kishin bërë myslimanët ndaj ortodoksëve të zonës (pra i quajnë grekë deri në Tepelenë). Dihet që asokohe Ali Pasha urdhëroi vrasjen e disa burrave

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

në fshat që i akuzonte për përdhunimin e të ëmës.

Pra ndaj armikut të përbetuar mysliman grekët u hakmorën, ndërsa tani, për të krijuar një identitet grek në të gjithë Jugun e Shqipërisë e më gjerë por e përdorin atë si filo grek, aq sa i paska shtrirë rrënjët deri në Fier për hir të ortodoksisë. Koncepti arkaiko fetar që e lidh fenë me kombësinë dhe që injoron nocionin shtet-komb, ka të bëjë me periudhën e perandorisë osmane, kur ndarja e qytetarëve të perandorisë bëhej në turq dhe jo turq. Mirëpo kjo ndarje bëhej mbi baza fetare dhe jo entike. Kështu bie fjala, shqiptarë ortodoksë konsideroheshin si jo turq nga Perandoria, duke qenë se kishin një fe të ndryshme nga ajo islame, ndërsa të gjithë myslimanët e tjerë konsideroheshin turq. Nuk ekzistonte një ndërgjegje kombëtare sepse nuk ekzistonte as kombi e as shteti, të cilat janë koncepte të mëvonshme. Për të rrëzuar këtë pretendim të Greqisë se shqiptarë jo turq na qenkërkan grekë, Arben Puto në disa punime të tij vëren gafën që e lidh ortodoksinë shqiptare me shtetësinë greke për shkak të elementit gjuhësor. Mirëpo, sipas Putos, nëse studion mirë periudhën osmane, një sistem tepër i përhapur i asaj kohe ishte ai i Timareve, pra sistemi që iu garantonte jo turqve të ndiqnin fenë e tyre. Duke qenë se feja ortodokse ka një rit bizantin, bazuar te liturgjia në greqisht, dhe duke qenë se sistemi i timareve lejonte hapjen e shkollave në gjuhën e fesë së ndryshme nga ajo islame, kuptohet se edhe në jug të Shqipërisë u lejua hapja e shkollave në greqisht për shkak të fesë ortodokse, por kurrsesi ajo në shqip, duke qenë se shqiptarët e tjerë myslimanë i mbulonte shkolla turke. Por argumenti bazë që shtron Puto dhe që e përdorën edhe fuqitë e mëdha, kur gjatë dhe pas Konferencës së Londrës bënë një census në Shqipëri për të këqyrur pretendimet greke në “Epirin e Veriut”, qe gjuha e folur në shtëpi. Grekët e kundërshtuan fort dhe me të drejtë, sepse ia kishin frikën këtij

elementi, sepse e dinin mirë si qëndronte e vërteta. Dhe në fakt qe pikërisht ky element që ia la Jugun e Shqipërisë, vendit tonë. Sepse ndërkohë që gjuha e folur greqisht e disa trevave në jug të Shqipërisë e gjen shpjegimin te sistemi i timareve dhe te shkollat dhe kishat në greqisht që u lejuan këto zona, po shqipen nga e kishin mësuar dhe trashëguar, ndërkohë që Perandoria turke e ndalonte rreptësishtë dhe përpiqej ta asimilonte me çdo mjet? Autoktonia e tyre dhe trashëgimia e një tradite të lashtë është shpjegimi i vetëm për këtë pyetje.

Nëse Greqia vazhdon t’i mëshojë “megalloidesë së saj” marrëdhëniet mes dy vendeve s’do të jenë kurrë të mira. Ndreqja e këtij fenomeni nis me rikthimin e Kishës Ortodokse shqiptare shqiptarëve. Kjo nuk bëhet me luftë, as me ndërhyrje të shtetit, por me diplomaci, ligje dhe marrëveshje dypalëshe.

Besojmë është e qartë tani se për MPJ të Shqipërisë nuk është thjesht një detyrë, por një mjet diplomatik për t’i balancuar kërkesat dhe pretendimet mes palëve, që kur Greqia të kërkojë varreza të tjera ushtarësh grek në Shqipëri dhe ajo të kërkojë mauzole për çamët e vrarë në Greqi. Reciprociteti është i vetmi mekanizëm mbi të cilin mund të bazohen marrëdhëniet. Kur Greqia të ankohet se Shqipëria është vend terrorist që prish kishat e grekëve, kësaj të fundit i duhet rikujtuar se e kanë pushtuar kishën shqiptare me një grek. Pra jo ndjenja e fajit, por reciprociteti duhet të mbeten alfa në marrëdhëniet dypalëshe.

Paternalizëm maqedonas

Ndërkohë që Shqipëria has ditë të vështira në raport me fqinjin më të madh dhe të fuqishëm grek, ajo sakaq po shënon progrese në interesimin për faktorin shqiptar në Maqedoni. Lëvrimi i një fondi nga qeveria shqiptare për përmbytjet në Tetovë, vizita e ministrit Bushati atje dhe deklaratat e tij se përmirësimi i

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

marrëdhënieve ndëretnike është kyç për progresin euroatlantik të Maqedonisë, është njëfarë paternalizmi në rritje i Shqipërisë kundrejt shqiptarëve të Maqedonisë. Kjo nuk është domosdoshmërisht negative, por po duke qenë se ndodh për herë të parë shkakton habi. Rruga e mesme mes dy fqinjëve do të përcaktoje rrugëtimin e ardhshëm të Shqipërisë.

Referenca:

Deklaratë, MPJ, 22.08.2015, “Reagim në vijim të deklaratës së zëdhënësit të MPJ greke”, http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/deklarata-per-shtyp/reagim-ne-vijim-te-deklarates-se-zedhenesit-te-mpj-greke&page=1

Artikull, 26.08.2015, Top Channel, “Prishja e kishës, reagon Greqia; gati nota e protestës për Shqipërinë”, http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=307106

Arben Puto, Pavarësia e Shqiptare dhe Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914, Botimet Toena, Tiranë, 2012.

Artikull, 25.08.2015, Gazeta Mapo, “Qëllimet ekspansioniste dhe “megalloidea” e Janullatosit në Shqipëri”, http://www.mapo.al/2015/08/qellimet-ekspansioniste-dhe-megalloidea-e-janullatosit-ne-shqiperi

Artikull, 26.08.2015, ikub.al, “Ja qëndrimi i plotë i mbajtur nga Edi Rama për Kishën e Dhërmiut”, http://www.ikub.al/Lajme/15/08/26/Kisha-e-Dhermiut-ja-qendrimi-i-plote-i-mbajtur-nga-Rama-per-Greqine-ortodokset-d-0135.aspx

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Adela DANAJ, BA

1- Fajtor pa faj?

Në një kohë kur ministri i shëndetësisë u kërkon profesionistëve të ndershëm e korrektë të mos bien pre e tentativave të shkelësve të ndryshëm të ligjit dhe të rikonfirmojmë vendosmërinë për të zhvilluar deri në fund betejën për reduktimin e informalitetit në sistemin e kujdesit shëndetësor në vend, nëpër ambientet spitalore shqiptare vazhdon rëndom dhuna ndaj mjekëve. Këtu nuk e kam fjalën për dhunë psikologjike apo ndonjë forme tjetër, e cila mund të jetë më e vështirë për t’u vërtetuar, por për dhunë fizike, e cila ndodh në mes të ditës, mes njerëzish, qofshin ato mjekë të tjerë apo pacientë dhe mbi të gjitha brenda ambienteve spitalore. Më datë 22 gusht, në ambientet spitalore të qytetit të Durrësit, është dhunuar fizikisht një prej anëtarëve të stafit mjekësor, i cili ishte duke u kujdesur për një prej pacientëve të radhës. Mirëpo, ai nuk kishte parashikuar se gjatë orarit të punës së tij, do të përballej dhe me një tjetër sfidë.

Duke qenë se shërbimet spitalore shqiptare vazhdojnë të mbeten të mjeruara edhe këtë radhë, mjeku në shërbim i ka kërkuar pacientit të shkojë e të marrë mjekimin e domosdoshëm në mënyrë që të përfundojë kurimin ndaj pacientit (mjekimi i duhur nuk gjendej në spital), duke mos e parashikuar se kjo kërkesë e tij do të përfundonte më një krah të thyer dhe disa dëmtime të tjera fizike. Në këtë situatë, si ta kuptojmë betimin e Hipokratit kur thotë “Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor, premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit”?

Ky nuk është rasti i parë që në ambientet spitalore shqiptare ndodhin incidente të tilla. Kujtojmë se ngjarje me natyrë të njëjtë kanë ndodhur edhe në qytetit e

Tiranës, Gjirokastrës, Beratit, etj. Jo më larg se në muajin shkurt të këtij viti, mjekët u mblodhën së bashku në një grevë, për të rivendosur dhe një herë në vend dinjitetit e tyre i cili përdhoset çdo ditë e më shumë si rezultat i këtyre ngjarjeve. Por, çfarë ndodh në një rast të tillë? Pas ngjarjes së ndodhur në Durrës, ministri Beqaj, u bëri thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm ndaj bluzave të bardha si dhe organeve kompetente për të zbardhur ngjarjen.

Fillimisht, çfarë duhet të zbardhin organet kompetente, atë që ka shekuj që tentohet të zbulohet: Pula bën vezën apo veza pulën? Nëse pacienti është nervozuar dhe ka arritur në dhunë ndaj mjekut, kjo ka ardhur si rezultat pasi ambientet tona spitalore nuk ngjasojnë aspak si të tilla. Pra, nisesh për në spital dhe atje vetëm spital nuk gjen. Nga krahu tjetër, nëse supozojmë se mjeku ka neglizhuar dhe nuk ka kryer detyrën e tij, duhet të kujtojmë që mjeku në Shqipëri nuk mbart frymën e shenjtë, që me një prekje të bëjë mrekullinë, duhet të jenë të plotësuara disa kushte të tjera që humanizmi i tyre të përkthehet në shërbim dhe deri në shërim të plotë të pacientit.

APPA i kërkon ministrit Beqaj, që në vend të të bërit naivin, të marrë masa serioze dhe të mos lodhet duke kërkuar shkakun apo fajtorin, kur ai më shumë se kushdo tjetër e di që shkaku dhe fajtori është brenda institucionit që ai drejton.

Referenca:

Ministria e Shëndetësisë. Gusht 2015. Në mbrojtje të shëndetit të qytetarit, kundër informalitetit: http://www.shendetesia.gov.al/al/neësroom/lajme/ne-mbrojtje-te-shendetit-te-qytetarit-kunder-informalitetit&page=1

Gazeta Panorama. Gusht 2015. Ministria e Shëndetësisë dënon rrahjen e kirurgut:

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Denonconi çdo shkelje: http://www.panorama.com.al/ministria-e-shendetesise-denon-rrahjen-e-kirurgut-denonconi-cdo-shkelje/

Gazeta Shqiptarja.com. Gusht 2015. Durrës, goditet mjeku se u kërkoi familjarëve të blinin një kateter: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=311291

Gazeta Shekulli. Shkurt 2015. Mjekët në grevë për dinjitetin, të dënohet dhuna e përsëritur: http://www.shekulli.com.al/p.php?id=213756

Betimi i Hipokratit:

http://www.fakultetimjekesise.edu.al/component/content/article/15-rreth-fakultetit/rreth-fakultetit/26-betimi-i-hipokratit

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E SHTETIT PËR ÇËSHTJET VENDORE

Brenton KOTORRI, BA

1- Pa nam e nishan

Gjatë muajit gusht, Ministri Bledar Çuçi, nuk është dukur publikisht, as në media, as në faqen zyrtare te ministrisë përkatëse, dhe as në rrjetet sociale. Portali stopkorrupsionit.al, nuk ka publikuar këtë muaj as raportin statistikor të rastit. Po sigurisht që asnjë përfaqësues tjetër i kësaj ministrie, e cila, këtë muaj nuk ishte vetëm pa portofol, por edhe pa arsye ekzistence. Ky pushim i zgjatur vjen në një kohë kur Ministria, gjendet e papërgatitur për tranzicionin administrativ vendor. Kjo ministri, në vend që të përgatiste gjithë infrastrukturën ligjore dhe strukturore, gjithçka ka bërë, ka qenë të dhënit rekomandime. Deri në miratimin e strukturave përfundimtare në çdo bashki do të operojnë me ato provizore. Struktura provizore do të testohet, një grup pune do caktojë strukturën që do të jetë funksionale në 2016. Rekomandohet bashkimi i paketave fiskale të ish-komunave, duke krijuar një paketë të vetme. Për ato njësi që nuk kishin miratuar buxhetin e vitit 2015 janë vënë në dispozicion buxhetet e vitit 2014, me të cilat operohej nga këto njësi. Që në muajin e kaluar, APPA ka dhënë rekomandimin që kjo ministri të shndërrohet në një agjenci, duke mbajtur në analizë, detyrën që ka, dhe natyrën e misionit të vet provizor. Në logjikën tonë, funksionon shumë herë më mirë një agjenci me buxhet të vogël që punon në dobi të vendit, sesa një ministri që bëhet barrë e taksave tona.

Referenca:

Faqja Zyrtare e ministrisë

http://www.ceshtjetvendore.gov.al/al/newsroom/lajme

Faqja ne Facebook

https://www.facebook.com/pages/Ministri-p%C3%ABr-%C3%87%C3%ABshtjet-Vendore/406088576187907?fref=ts

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E INOVACIONIT DHE ADMINISTRATES PUBLIKE

Blerina LLALLA, MSc

1- Shërbim në emër të progresit?

Sipas publikimeve të bëra gjatë muajit gusht në ueb sajtin e Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike mësojmë se në vijim të programit “Inovacioni kundër korrupsionit-Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin”, tashmë ka arritur të marrë mbështetjen e radhës nga Banka Botërore, nga ku Bordi i Drejtuesve Ekzekutivë i BB ka miratuar një financim prej 32 milionë dollarësh amerikanë për “Projektin e ofrimit të shërbimeve me në qendër qytetarin”.

Sikurse është thënë dhe në muajt paraardhës, këto investime do të shkojnë në mbështetje të reformës, e cila pritet të transformojë mënyrën se si administrata publike ju shërben qytetarëve dhe biznesit. Të gjitha shërbimet e institucioneve shtetërore për publikun do të ofrohen në një model të ri, me sportele të grupuara, duke synuar shkurtimin e kohës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit, sipas parimeve të shërbimit ndaj klientit. Sipas publikimeve dhe raportimeve të herëpashershme gjatë promovimit të programit, na bëhet me dije se kjo reformë synon njëkohësisht t’i presë rrugën korrupsionit, pasi tashmë sportelet ku do të merret shërbimi nuk do të varen më nga institucionet që i prodhojnë këto shërbime. Sportelet do të funksionojnë mbi bazën e procedurave tërësisht të reja dhe të afateve kohore të përcaktuara qartë.

Modernizimi i shërbimeve të ofruara qytetarit dhe biznesit, sipas praktikave më të mira të BE dhe atyre ndërkombëtare do të arrihet nëpërmjet:

1. Thjeshtimit dhe standardizimit të procedurave administrative;

2. Dixhitalizimit të shërbimeve dhe ngritjes së sistemeve teknologjisë së informacionit;

3. Zgjerimit të hapësirave për marrjen e informacionit të shpejtë dhe të saktë për shërbimet nga qytetarët;

4. Ngritjes së mekanizmave për mbledhjen e mendimeve dhe vlerësimeve të qytetarëve për shërbimet, për të siguruar përmirësimin në vazhdimësi të tyre.

Puna për këtë program ka nisur prej më se një viti, kohë gjatë së cilës është kryer inventarizimi i shërbimeve publike që ofron administrata publike qendrore si dhe kodifikimi i këtyre shërbimeve. Aktualisht po punohet për hartimin e formularëve që do të përdoren për marrjen e shërbimeve. Këta formularë do të jenë standard dhe të bazuar në një model të vetëm. Reforma në Shërbimet Publike është një nga 6 prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe si e tillë ajo po realizohet me një angazhim të posaçëm të Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike si dhe strukturave përkatëse në varësi të saj.

Në të njëjtën kohë vlen të kujtojmë se ky financim vjen në kuadrin e partneritetit të vendit tonë me BB e cila do të ofronte mbështetjen e jashtëzakonshme për Shqipërinë ne fuqizimin ekonomik dhe po kështu futjen e vendit ne BE. Për këtë gjatë muajit maj të këtij viti Bordi Ekzekutiv i BB aprovoi Kuadrin e Partneritetit me Vendin (KPV) për Shqipërinë për vitet 2015-2019 I cili propozoi një program huadhënieje prej 1.2 miliard dollarësh për një periudhe pesë vjeçare. Kjo do të bënte që Grupi i BB do të rriste dhe thellonte mbështetjen për reformat në Shqipëri, të cilat synojnë vendosjen e qëndrueshmërisë makro-fiskale, nxisin rritjen e sektorit privat dhe një qeverisje të përgjegjshme. KPV mbështet tri fusha kryesore. Nën prioritetin e parë të qëndrueshmërisë fiskale dhe stabiliteti financiar. Në prioritetin e dytë të nxitjes së rritjes së sektorit privat, ku GBB

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

do të ofrojë mbështetje për rritje të konkurrueshmërisë dhe krijimit të vendeve të punës dhe për të shmangur pengesat në mjedisin e biznesit dhe mungesat në infrastrukturë.

Në fushën e tretë të Forcimit të menaxhimit të sektorit publik dhe ofrimit të shërbimeve, mbështetja e GBB-së do të synojë rritjen e besimit të qytetarëve në qeverisje, përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve publike, si dhe aksesin në shërbime bazë.

Përpos impakteve pozitivë që mund të kenë nisma dhe financime të tilla, ajo që do të na shqetësonte ne mbetet rritja e borxhit publik dhe mos përmirësimi në kohë apo mos realizimi brenda afateve të shumë projekteve nga liderët aktualë të dikastereve të ndryshme po aq sa edhe i MIAP. Duke shpresuar por dhe duke analizuar situatën e krijuar në vend ku vihet re një rritje e nivelit të varfërisë dhe të papunësisë ritheksojmë se një ndër prioritetet e kësaj Ministrie duhet të mbetet mirëfunksionimi i Administratës Publike, sigurimi i proceseve transparente të konkurrimeve për punësim duke ushtruar një kontroll më të imtësishëm mbi procedimin e aplikimeve që në fazën fillestare deri në atë finale, për të pasur kështu dhe një impakt më pozitiv në rritjen e shkallës së punësimit.

Kjo sepse mbivendosja e reformave, përfshi këtu ato politike dhe ato administrative kanë sjellë shkurtimin e shumë vendeve pune në administratë dhe përpos kësaj ato trajnime të kryera nga projekte dhe programe stimuluese nga kjo ministri nuk janë mjaftueshëm eficiente në ofrimin e shërbimeve, (sjellim ndërmend këtu burokracitë me të cilat vazhdon të përballet shumëkush nga ne), po aq sa edhe në proporcion me të trajnuarit, nga ku duhej të kishte pasur një shtrirje me të gjerë dhe në shtresa të tjera të popullatës, jo vetëm atyre që janë brenda mureve të administratës.

Ndaj rruga drejt një shërbimi sa më transparent për të sfumuar apo për të luftuar sadopak sistemet korruptive dhe korrupsionin në administratë, nuk fillon vetëm projektimi i ideve për përparim dhe sigurimi i parave apo i borxheve me sa të mundemi nga çdo investitor apo donator i cili ka në thelb të filozofisë ndihmëse vetëm interesat vetjake apo të shtetit prej nga gjenerohen këto të ardhura.

Situata aktuale në vend na flet vetëm për largime dhe kërkesa për azil ekonomik e politik, për rritje të nivelit të papunësisë, rënie të standardit jetik, rritje taksash dhe falimentime biznesesh e të tjera subjekte private. Kështu që përpara se të flasim për shërbimet inovative, nuk duhet të harrojmë prioritetet e secilit dikaster, politikat e aplikuara dhe të rishikohen strategjitë apo praktikat e implementimit. Vetëm pasi të kemi parë impaktin e këtyre projekteve apo strategjive dhe premtimeve politike do të mund të flasim për arritjet inovative në emër të progresit. Larg paradave dhe shkrimeve himnizuese dhe vetëm premtuese.

Referenca:

http://www.inovacioni.gov.al/al/newsroom/lajme/banka-boterore-mbeshtet-reformen-e-sherbimeve-publike-ne-shqiperi&page=1

http://www.albanianscreen.tv/m/lajme.php?id=89806&kat=128

http://www.sot.com.al/ekonomia/banka-bot%C3%ABrore-mb%C3%ABshtet-reform%C3%ABn-e-sh%C3%ABrbimeve-publike-n%C3%AB-shqip%C3%ABri

http://www.worldbank.org/sq/neës/press-release/2015/05/21/country-partnership-frameëork-albania

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E SHTETIT PËR MARRËDHËMIET ME PARLAMENTIN

Jona HOXHAJ, BSc

1- BOLL!

Kush nuk punon, nuk gabon; thotë populli!

Prandaj dhe ne nuk kemi çfarë të themi për Ministrinë e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin e për Ministren Felaj në krye të kësaj Ministrie! Nuk gabon asnjëherë, nuk ke si e kritikon. Nuk punon asgjë, vihet theksi, duke e quajtur “Ministri KOT” dhe sërish asgjë nuk ndryshon, sepse e rëndësishme është që ajo nuk gabon. Kritikat vinë nga gazetarët e analistët sepse “ata këtë punë kanë”, kur nuk kanë “ku të kapen”, rëndësi ka qe ajo nuk gabon!

MMP-ja nuk është asgjë më shumë se institucion për shfrytëzimin e taksave të shqiptarëve dhe strofull e akomodimit të njerëzve, që duhet të jenë pjesë e administratës publike dhe ministrive!

Është shumë e çuditshme! Si ka mundësi që për muaj të tërë emri i një Ministreje nuk lakohet në asnjë gazetë, portal e televizion! As për të keq e as për të mirë, është totalisht e eklipsuar nga mospuna e saj!

Po ky populli jonë pse nuk reagon për këto delikte të rënda të shfrytëzimit të parasë publike nga Qeveria?!

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS

Flutura GJANA, BSc

1- Shkurtohet buxheti i Ministrisë së Transportit

Me aktin normativ, buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës është shkurtuar. Siç është pasqyruar në tabelën e mëposhtme vihet re dukshëm shkurtimi, në fondet e transportit rrugor me 8.2 % apo në fondet e furnizimit me ujë dhe kanalizime me 17.1%. Uljen më të madhe ka pësuar fondi që ishte caktuar për transportin detar, me 45.4%

Po çfarë pritet të ndodhë pas shkurtimit të fondit të transportit rrugor me 1.7 miliardë lekë? Ku do të ndihet efekti negativ?

Së pari, do të kemi mosrealizim të projekteve që janë planifikuar apo ndërprerje të projekteve që janë aktualisht në zhvillim e sipër.

Së dyti, do të kemi akumulim të borxhit ndaj bizneseve, që kanë nënshkruar që në fillim të vitit kontrata për punime në rrugë. Një situatë e tillë ka ndodhur edhe në të shkuarën. Kjo do të ndodhi sepse tenderimet janë bërë që në fillim të vitit, kur buxheti për transportin rrugor ishte përcaktuar të ishte 21.8 miliardë lekë.

Së treti, do të ndodhemi në situatën që do të kemi projekte të pambuluara plotësisht me financim, do të ulet eficienca e punimeve, çka do të ndikojë direkt në cilësinë që do të kenë investimet në përfundim të tyre, gjithmonë nëse do të arrihet që të realizohen.

Bux

heti

fille

star

20

15

Bux

heti

i ri

shik

uar

Dife

renc

a në

vle

Dife

renc

a në

%

Ministria e Transportit

dhe Infrastruktur

ës

40,357,330

35,354,181

-5,003,149

-2.4

Planifikimi, menaxhimi

dhe administrimi

503,000

508,000

5,000

1.0

Transporti rrugor

21,807,129

20,016,314

-1,790,815

-8.2

Mbështetje për studime në transport

20,230

20,430

200 1.0

Transporti Detar

1,199,500

654,565

-544,935

-45.4

Transporti Hekurudhor

786,800

784,300

-2,500

-0.3

Transporti Ajror

28,000

28,000

0 0.0

Furnizimi me Ujë dhe Kanalizime

15,612,671

12,942,572

-2,670,099

-17.1

Menaxhimi i Mbetjeve Urbane

400,000

400,000

0 0.0

Së fundmi, por jo më pak i rëndësishëm është efekti negativ që do të shkaktojë në mirëmbajtjen e rrugëve. Në raportin e fundit të Bankës Botërore, është përllogaritur që për 5 vite e ardhshme do të duhen 400 milionë dollarë për të përmirësuar gjendjen aktuale të tyre dhe për të mos lejuar shkatërrimin e tyre të mëtejshëm. Në nëntor të 2014, Haxhinasto deklaroi se do të ketë 4.4 miliardë lekë në dispozicion për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore. Me zvogëlimin e buxhetit të transportit rrugor, është ulur dhe ky zë. Do të kemi më shumë kilometra që do të shkatërrohen nga fondi ynë rrugor, kosto më të larta për përdoruesit e këtyre rrugëve si në karburant, në kohë dhe në

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

amortizimin e automjetit. Si rrjedhojë më shumë rrugë që do të duhet të rikonstruktohen në të ardhmen, që do të thotë do të shkojë 3-5 herë më shtrenjtë se kostot e mirëmbajtjes së saj.

2- Duam betejë ligjore ndaj koncesionarit gjerman

Kemi “fatin” të kemi një nga aeroportet më të shtrenjta në rajon dhe Europë, ku shërbimi ajror është luks.

Ka 10 vjet që qielli shqiptar është peng i shoqërisë gjermane, si pasojë e një marrëveshjeje koncesionare. Kjo është dhe arsyeja pse aeroporti ka taksa të larta aeroportuale për kompanitë ajrore. Taksa të cilat ndikojnë direkt në çmimin e biletave që u ofrohen pasagjerëve. Një pasagjer shqiptar që zgjedh të udhëtojë nga aeroporti i Rinasit të përfshira në biletë, ka taksën aeroportuale 12.5 euro, taksën e sigurisë 4 euro, taksën e kalimit të kufirit 10 euro. Pra në total 26.5 euro, dyfish më shumë se taksat që aplikohen në aeroportin e Korfuzit (12 euro). Pa harruar dhe koston e shtuar të karburantit, i cili në Shqipëri është 25% më i shtrenjtë se në Europë.

Sipas kronikave në media, fillimisht në nëntor të vitit 2013 dhe më pas në janar të 2014, ministri Haxhinasto ka deklaruar zyrtarisht ndërtimin e një aeroporti të ri në Sarandë, punimet e të cilit priteshin të fillonin që në dhjetor të vitit 2014. Në maj të këtij viti, në prag të fushatës elektorale filloi të mëshohej përsëri mbi këtë lajm. Jemi në gusht të 2015 dhe asgjë nuk ka ndodhur. Asnjë nga deklaratat dhe premtimet e ministrit nuk janë realizuar. Pse këto “negociata” po marrin kaq shumë kohë? Pse MTI nuk është transparent me publikun shqiptar dhe të informojë atë se ku konsistojnë këto “negociata” me koncesionarin gjerman?

Qeveria ka për detyrë dhe është përgjegjëse të mbrojë interesat e çdo individi që jeton në territorin shqiptar. Për

këtë i vijnë në ndihmë institucionet e tjera si p.sh.: Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka kompetencë për të kryer një hetim për këtë rast. Do të ishte mirë që qeveria shqiptare, të kërkojë zyrtarisht ndryshim të kontratës, ashtu siç parashikohet si mundësi edhe në Ligjin për Koncesionet. Në rast se kjo dështon le t’i hapë betejë ligjore koncesionarit gjerman.

3- Kush fiton, qeveria apo Copri-Aktor?

Një konflikt që ka nisur muaj më parë për shkak se kujt do t’i njihen shpenzimet për riparimin e rrugës së dëmtuar nga rrëshqitja e dheut. Rezultati i këtij konflikti është pezullimi i punimeve nga kompania “Copri - Aktor”, në segmentin Bërzhitë - Ibë. Punonjësit e kompanisë deklarojnë se shkak i bllokimit të punimeve nga ana tyre është bërë moskryerja e detyrimeve financiare që ka kompania ndaj punonjësve të saj. Kjo e fundit thotë se pagesat e punonjësve nuk janë kryer sepse shteti nuk ka paguar detyrimet ndaj kompanisë. Ministri Haxhinasto ka deklaruar: “Nuk përjashtojmë edhe përfundimin e kontratës me kontraktonin aktual dhe realizimin e përfundimit të punimeve ndoshta me një kompani tjetër”. Ky konflikt duhet zgjidhur sa më parë sepse janë qytetarët ato që po mbartin pasojat. Duke u detyruar të përdorin një rrugë që nuk ofron minimalisht as sigurinë teknike.

Referenca:

Artikull: Ulet buxheti i rrugëve (http://shqiptarja.com/Ekonomi/2733/ulet-buxheti-i-rrugeve-rrezikohen---detyrime-te-reja-ndaj-biznesit-310607.html

Artikull: BB, 80 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve http://balkanweb.com/gazetashqiptare/bb-80-milione-dollare-per-mirembajtjen-e-rrugeve/

Artikull: Ministri Haxhinasto, Buxheti i propozuar për 2015-ën

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

http://www.transporti.gov.al/al/neësroom/lajme/ministri-haxhinasto-buxheti-i-propozuar-per-2015-en-ne-linje-me-prioritet-e-qeverise&page=4

Artikull: Haxhinasto, Aeroportët e rinj, mundësi në jug dhe në Kukës

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/71045/ALB

Kronikë: Skandali me çmimet e biletave në Rinas, fluturimet nga Shqipëria më të shtrenjtat në Europë

http://tvklan.al/skandali-me-cmimet-e-biletave-ne-rinas-fluturimet-nga-shqiperia-me-te-shtrenjtat-ne-europe-2/

Ligji për Koncesionet.

Aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e konkurrencës

http://www.caa.gov.al/uploads/publications/Aktet%20Ligjore.pdf

Artikull: Pezullohet rruga Tiranë-Elbasan. Qeveria, Mund të ndërpresim kontratën

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=305381

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT, TREGTISË DHE

SIPËRMARRJES

Sokol KONDI, Msc

1- AKT, ç’ duhet të shpërdorojë më tepër ky institucion që dikush të mbajë përgjegjësi?!

Një tjetër dëm ekonomik si pasojë e injorancës dhe babëzisë që i është shkaktuar shteti shqiptar nga ana e Agjencisë Kombëtare te Turizmit është ai që ka të bëjë me prodhimin e tre spoteve promocionale. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar në auditin e kryer në AKT se me këto spote të prodhuara në verë 2014 është bërë një manovër, duke i prodhuar në total, 15 sekonda më pak se specifikimet teknike të kërkuara nga AKT, shkurtim ky që ka sjellë një dëm ekonomik prej 651.000 lekësh të reja, nga ana e kompanisë prodhuese EAG.

Por kjo është vetëm maja e akullnajës. KLSH nuk i ka hyrë më në themel çështjes. Në fakt, po të shihet subjekti apo përmbajtja e këtyre tre spoteve, do të vihet re fare mirë se në asnjërën prej tyre nuk trajtohet promovimi i turizmit, që është e vetmja kompetencë që AKT ka. Të tria spotet kanë qëllime sensibilizuese dhe edukative mbi sjelljet qytetare. Në njërin sensibilizohet se sa keq është të pështysh në rrugë, një tjetër qorton ata që hedhin plehrat në mjedis dhe i fundit kritikon sjelljet e papërgjegjshme në shërbimin e hotelerisë.

Të tria nisma mjaft interesante, por ç’e do që AKT nuk paguhet nga buxheti i shtetit me paratë e taksapaguesve shqiptarë për të edukuar dhe sensibilizuar shqiptarët, por të promovuar turizmin. Ligji vetëm këtë detyrë i ngarkon, çdo veprim tjetër është tejkalim i ligjit dhe për pasojë sjell dëme ekonomike dhe materiale për turizmin shqiptar. Çdo para që duhet të shkonte për

të promovuar turizmin por që ndryshon destinacion rrugës është një goditje e rëndë që i jepet potencialeve zhvillimore. Natyrshëm mund të lindë pyetja: Përse këto para çohen dëm me veprimtari që s’kanë të bëjnë me turizmin, kur fare mirë mund të ishin bërë tre spote për promovimin turistik dhe palët mund të dilnin sërish të kënaqura me 651.000 lekët apo më shumë dëm që i kanë bërë shtetit.

Përgjigja është se injoranca është një kosto më vete që e gërryen së tepërmi administratën shtetërore të Shqipërisë. Mjafton të lexosh raportet tona që nga janari apo shkurti për këtë Agjenci për ta kuptuar.

Të kthehemi te rasti konkret. 651.000 lekët e dëmit në marifetin e kohëzgjatjes nuk janë asgjë në krahasim me koston totale të prodhimit të tre spoteve, që është e konsiderueshme. Por nuk mbaron me kaq, sepse AKT shkon edhe më tej. Ajo vendos që t’i transmetojë nëpër media të ndryshme televizive dhe në portalet online spotet e saj (shih në ëebsite si shqiptarja.com Oranews, etj.). Edhe kjo bëhet kundrejt pagesave të konsiderueshme dhe kostot rriten në varësi të kohëzgjatjes së qëndrimit të spoteve në këto portale.

Në raportin e muajit të fundit ishim ndalur te 135 mln lekët e dëmit ekonomik që AKT i ka shkaktuar buxhetit të shtetit, nga buxheti prej rreth 600 mln lekësh të vjetra që ajo ka patur më 2014. Me këtë rast të ri, dëmi i kalon 150 milionë lekët. Çfarë duhet të bëjë më tepër se shpërdorimi i mbi 20% të buxhetit të saj vjetor një Agjenci dhe përfaqësuesit e saj që të mbajnë përgjegjësi administrative dhe mbi të gjitha penale?!

2- Ekonomi në rritje, me biznese që s’paguajnë taksa dhe turizëm pa ujë e drita

Që nga janari e më tej kur kemi nisur raportet tona, ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj e ka paraqitur situatën

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

ekonomike në vend si të lulëzuar. Në fakt shifrat zyrtare e kanë rrëzuar gjithnjë dhe vazhdojnë ta bëjnë. Këtë muaj ai e ri përsëriti disa herë se në rritjen ekonomike të endit ka ndikuar kryesisht turizmi. Ai turizëm, për të cilin këtë verë është raportuar shpesh se nuk ka ujë he drita, realitet që e ka pranuar edhe vetë ministri, por duke u përpjekur që ta minimizojë dhe justifikojë.

Ministri gjithashtu vazhdon luftën e tij të shifrave duke këmbëngulur se eksportet në tremujorin e parë të 2015 janë rritur. Mjaftohemi të përmendim atë që ka përllogaritur INSTAT për ta përgënjeshtruar këtë pretendim. “Gjatë tremujorit të parë të vitit 2015, u eksportuan 58 mld lekë mallra ose 1,9 % më pak se në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar dhe 7,3 % më pak se tremujori i katërt 2014. U importuan 119 mld lekë mallra, 1,7 % më shumë se tremujori i parë 2014 dhe 23,3 % më pak se tremujori i mëparshëm”. Raporti eksport-import është me rreth 50% në favor të së dytës.

Edhe me prurjet turistike nuk është bërë ndonjë revolucion i madh. Pra nuk ka “Rilindje”. Nëse krenohemi se hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri në tremujorin e parë 2015 janë rritur me 1,3 % në krahasim me të njëjtën periudhe të 2014, duhet të kemi parasysh ndërkaq se daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur me 1,9 %. Pra për sa kohë do të ketë një turizëm që bë më shumë shqiptarë të largohen se të huaj të afrohen, nuk mund të flasim për ndonjë revolucion të madh në këtë sektor.

Krahas tubave të kanalizimeve që ministri mburret se u mbyllën më në fund në Golem, duhet punuar fort edhe me promovimin dhe sinjalistikën turistike. Kjo e fundit do të kishte mundur të njihte një zhvillim shumë më të madh nëse AKT nuk do të kishte çuar dëm 150 mln lekë vetëm në 2014-n. Ministri e di, por arsyet politike e pengojnë që të veprojë për ta zgjidhur këtë katrahurë.

Për të ardhur të biznesi. Ministrin e kemi dëgjuar të thotë vetëm fjalë të mira për këtë sektor, për t’u shfaqur më pas papritmas pas mesit të gushtit me një deklaratë bombë: se 1 në 3 biznese nuk lëshojnë faturë tatimore dhe nuk paguajnë taksat. Në fakt ministri i Financave e paraqiti edhe më të qartë situatën kur tha se janë në fakt 50% e bizneseve që e bëjnë një gjë të tillë, pra 1 në 2. Ministri Ahmetaj sikurse shihet, ka gjithnjë prirjen t’i zbukurojë gjërat. Për këtë është paralajmëruar një aksion i fortë në shtator, i cili duhet parë se cilat rezultate do të sjellë.

Por ajo që ka rëndësi është të kuptohet, është se në një vend ku importet vazhdojnë të jenë dyfishi i eksporteve, ku turizmi është një sektor zhvillimi pa ujë e pa drita, ku fondi për promovimin turistik përdoret si pronë personale dhe ku 1 në 2 biznese nuk paguajnë taksa, reflektojnë për një ekonomi që lëngon dhe që nuk bën një rishpërndarje resursesh nga e cila të përfitojnë sa më shumë vetë.

Rritja ekonomike e 2014 me 1.9% dhe ajo e tremujorit të parë të 2015 me 2.8, nuk reflektojnë domosdoshmërisht një ekonomi që e shpërndan mirëqenien në mënyrë sa më të gjerë, por mund të jetë fare mirë përqendrim i kapitaleve në pak duar, në ato të bizneseve më të mëdha që nuk paguajnë taksat dhe nga kjo pasurohen edhe më shumë.

Referenca:

Artikull, 18.08.2015, Agjencia Telegrafike Shqiptare, “OSHEE: Normalizohet situata në 90% të zonave pa energji”, http://www.ata.gov.al/oshee-normalizohet-situata-ne-90-te-zonave-pa-energji-299786.html

Artikull, 14.08.2015, Gazeta Mapo, “Koncepte të munguara për turizmin bregdetar”,

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

http://www.mapo.al/2015/08/koncepte-te-munguara-per-turizmin-bregdetar

Aritikull, 18.08.2015, Top-Channel, “Ahmetaj: Rritja, më shumë se parashikimi. Kontributin më të madh këtë vit e dha turizmi”,

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=306553#kryesoret

Artikull, 18.08.2015, Scan Tv, “Pagat mesatare, i treti tremujor radhazi që bien”,

http://www.mapo.al/2015/08/pagat-mesatare-i-treti-tremujor-radhazi-qe-bien

Artikull, Gazeta Express, 19.08.2015, “Budalla! Mos shko në jug të Shqipërisë. Sikterisu jashtë”,

http://www.gazetaexpress.com/shkurt-e-shqip/budalla-mos-shko-ne-jug-te-shqiperise-sikterisu-jashte-123786/

Artikull, 19.08.2015, Scan TV, “Mbi 13 mije bizese nuk paguajnë”. http://scan-tv.com/v/index.php/kryesore/14812.html

Instat, Buletin Satistikor Tremujor, 2015

http://www.instat.gov.al/media/304745/buletini_statistikor_1_2015.pdf

Artikull, 20.08.2015, Gazeta Mapo, “Turizmi, cilësia e shërbimit çon shqiptarët drejt vendeve fqinje”,

http://www.mapo.al/2015/08/turizmi-cilesia-e-sherbimit-con-shqiptaret-drejt-vendeve-fqinje

Deklaratë, Ministria e Ekonomisë, 19.08.2015, “Betejë frontale kundër informalitetit në ekonomi!”,

http://www.ekonomia.gov.al/al/neësroom/lajme/beteje-frontale-kunder-informalitetit-ne-ekonomi&page=1

Atikull, 25.08.2015, Gazeta Mapo, “Ky është turizmi që i ka sjellë “boom” ekonomik Shqipërisë….”,

http://www.mapo.al/2015/08/ky-eshte-turizmi-qe-i-ka-sjelle-boom-ekonomik-shqiperise

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN

Rezarta CAUSHAJ, BA

1- Rilindja e diskutueshme e qyteteve, si bëhet mbikëqyrja?

Projekti i Rilindjes së Qyteteve është trajtuar dhe ri trajtuar nga APPA, jo vetëm sepse përbën një nga projektet më të reklamuara të Ministrisë së Zhvillimit Urban, jo vetëm sepse është një nga projektet kryesore të rindërtimit të hapësirave urbane me interes kombëtar, por sepse duhet të ishte në të njëjtën kohë një pasqyrë e aftësive administrative të strukturave vendore, kooperimit me strukturat kombëtare si dhe procesit të decentralizimit në tërësi. Problem në këtë aspekt qëndron fakti se Ministria e Zhvillimit Urban nuk ka asnjë dokument, asnjë referencë ndaj një dokumenti që të pasqyrojë minimalisht se si behët bashkërendimi I kompetencave midis strukturave vendore, të cilat kanë fituar në aplikimin për projekte për rimodelimin e hapësirave urbane pranë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban, e cila monitoron zbatimin e këtyre projekteve.

Për me tepër nuk është e qartë se cilat janë ato struktura brenda Ministrisë, të cilat merren me mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e këtyre projekteve. Megjithëse në Faqen e Ministrisë gjendet një lajmërim mbi përfundimin e ristrukturimit të Urës së Gorricës në Berat, nuk ka asnjë referencë mbi mbarëvajtjen e procesit të punimeve dhe nga një pikëpamje institucionale, vendosja e një fotoje, që nuk është e qartë është version I ndërtuar me kompjuter apo një pamje reale e Urës së përfunduar nuk kualifikohet. Në fakt me një kërkim të thjeshtë për fillimin e projektit në fjalë ekziston një kronike e TV Ora News që daton më 22/09/2014 dhe ku sipas tabelës së projektit (në fund të raportit gjendet linku përkatës) ky i fundit fillon në gusht

2014 dhe supozohet do të zgjas 5 muaj, ndërkohë që lajmërimi I Ministrisë vjen një vit më vonë. A është faji i Ministrisë së Zhvillimit Urban, strukturave vendore apo firmës së kontraktuar për restaurimin e Urës tej zgjatja e projektit? Përse Ministria nuk përcakton një datë fillimi dhe një datë mbarimi për projektet? Përse Ministria nuk zbaton penalitete ndaj përgjegjësve për tejzgajtjen e afateve? Në një kohë që informacioni është lehtësisht i aksesueshëm në kohë dhe hapësire, a duhet që një qytetar që jeton në Tiranë të shkojë në Gjirokastër që të marr informacionin minimal mbi projektin për restaurimin e qytetit?

Duhet theksuar se në shumë raste për projektet e ndërtimeve tabelat përkatëse nuk vendosen sipas standardit në fillim të projektit, një tjetër rasti më flagrant janë ristrukturimet që po vazhdojnë pranë Ministrisë së Brendshme, ku tabela është vendosur këtë muaj, rreth 6 muaj pas fillimit të punimeve dhe ku supozohet se kohëzgjatja është 144 ditë, por që kjo do pre supozonte se ky I fundit do kishte mbaruar në një kohë që punimet vazhdojnë. Një super projekt si ai i Lungomares në Vlorë, ndonëse I pajisur me disa tabela, nuk ka një periudhë të specifikuar se kur fillon dhe kur mbaron I gjithë projekti dhe deri më tani është e specifikuar vetëm faza e parë e punimeve që ka konsistuar në hedhjen e rërës, ka filluar në muajin janar dhe supozohet duhet të përfundojë në gusht, pas një faze 8-mujore punimesh, por që nga situate në terren ende nuk ka përfunduar. Një tjetër aspekt shumë i debatueshëm mbi këtë fazë të parë është edhe buxheti i alokuar prej 179.928.000, i cili është një fond marramendës për mbushjen e bregdetit më rërë. Natyrisht fondi total i Lungomares nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar dhe as data e mbarimit të tij, detaje që nuk duken shqetësuese për një institucion që pretendon seriozitet siç është Ministria e Zhvillimit Urban. Urojmë që Ministria të

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

vendos një standard minimal mbikëqyrje mbi projektet urbane që po zbatohen, si publikimi i informacionit ose i një linku që përmban informacionin e plotë mbi projektet dhe rezultatet e mbikëqyrjes nga ana e strukturave të posaçme të brendshme të saj, përkundër pseudo-mbikëqyrjeve me motive politike të bëra nga drejtues institucionesh pa kompetenca në këtë aspekt.

2- Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale.

Cilat janë Zonat Informale?

ALUIZNI për vetë nga emërtimi është një nga institucionet kryesore që operon ën Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe që duhet theksuar se është marr aktivisht me problemin e regjistrimit të ndërtimeve informale dhe sipas qasjes se qeverisë aktuale edhe integrimit të tyre. Po cilat janë zonat informale në vendin tonë? Natyrisht, në bazë të qasjes, para se të flasim për integrimin e zonave informale, ën radhë të parë duhet të behet identifikimi i tyre dhe planifikimi ose strategjia e integrimit me zonat formale. Në Faqen e ALUIZNIT ka një seksion të emërtuar ZONAT INFORMALE, por në të cilën informacioni mungon. Për më tepër ky seksion është modeluar nën të ashtuquajturin Program i Transparencës, i mandatuar për çdo institucion nga Ligji “Për të drejtën e Informimit”, I cili ironkisht në këtë rast “Ka për qëllim garantimin e njohjes së publikut me informacion, në kuadër të ushtrimit të të drejtave dhe lirive të individit në praktikë, si dhe të formimit të pikëpamjeve për gjendjen e shtetit e të shoqërisë”. Themi ironiket pasi edhe seksioni i statistikave i përket periudhës Janar – Nëntor 2014 dhe as MZHU dhe as ALUIZNI nuk kanë një CV të personelit sipas detyrimit kushtetues.

Referenca:

http://www.zhvillimiurban.gov.al/al/neësroom/lajme/parku-qendror-i-qytetit-te-elbasanit

http://www.parlament.al/ëeb/pub/aneksi_3_buxheti_19606_1.pdf

http://www.zhvillimiurban.gov.al/al/neësroom/lajme/ura-e-gorices-berat-e-restauruar

http://www.oranews.tv/videogaleri/restaurohet-ura-e-gorices-ne-berat-objekti-monument-kulture/

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/51596

http://www.zhvillimiurban.gov.al/al/newsroom/lajme/rikonstruksioni-i-fasadave-dhe-sheshit-qendror-te-qytetit-te-gramshit

http://www.akafp.gov.al/wpcontent/uploads/2015/04/ligj_nr_119_dt_18_9_2014_19327_1_E-drejta-e-informimit1.pdf

http://www.aluizni.gov.al/raportestatistika/

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You