botues instituti për zhvillim ekonomik (inter) dragisa mijacic · 1. hyrje bizneset në komunat me...
TRANSCRIPT
Botues
Instituti për zhvillim ekonomik (InTER)
Për botuesin
Dragisa Mijacic
Autorë
Jovana Jakovljevic
Dragiša Mijacic
Jasna Zarkovic
Marija Milenkovic
Fotos
Milan Dobric
Viti
2018
Publikimi është realizuar në kuadër të projektit të financuar përmes grantit të Fondacionit
Kosovar për Shoqëri të Hapur. Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi ekskluzive e autorit
dhe në asnjë rast nuk përmban qëndrime të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur.
Frikonomia e veriut të Kosovës
janar 2018
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS PËRMBAJTJA
PËRMBAJTJA
LISTA E SHKURTESAVE ........................................................................................... 1
1. Hyrje .......................................................................................................................... 2
2. Struktura e ekonomisë në komunat në veri të Kosovës .............................................. 3
2.1 Struktura e ekonomisë në komunat në veri të Kosovës ............................................................. 3
2.1.1 Përfaqësimi i aktiviteteve ekonomike në komunën e Mitrovicës së Veriut ............... 5
2.1.2 Përfaqësimi i aktiviteteve ekonomike në komunën e Zveçanit ...................................... 6
2.1.3 Përfaqësimi i aktiviteteve ekonomike në komunën e Leposaviqit ................................ 7
2.1.4 Përfaqësimi i aktiviteteve ekonomike në komunën e Zubin Potokut ........................... 8
2.2 Ekonomitë bujqësore si ndërmarrje ................................................................................................. 8
2.3 Fermat bujqësore nga veriu i Kosovës të regjistruara në Agjencinë për regjistrat
bujqësor......................................................................................................................................................... 10
3. Regjistrimi i bizneseve në sistemin e Kosovës ........................................................... 11
3.1 Trendi i regjistrimit të bizneseve nga veriu i Kosovës në ARBK ....................................... 11
3.2 Arsyet për regjistrimin e bizneseve në sistemin e Kosovës .................................................. 13
4. Sfidat dhe pengesat në afarizmin e bizneseve nga veriu i Kosovës ............................ 15
5. Roli i donatorëve për zhvillimin e ekonomisë në veri të Kosovës .............................. 18
6. Roli i odave ekonomike në veri të Kosovës ............................................................... 20
7. Punësimi në veri të Kosovës ..................................................................................... 22
8. Përmbyllje dhe rekomandime .................................................................................. 25
SHTOJCAT: Struktura e aktiviteteve ekonomike në veri të Kosovës .......................... 28
Shtojca 1: Aktivitetet më të përfaqësuara ekonomike në veri të Kosovës, bazuar në të
dhënat e ARBK .......................................................................................................................................... 28
Shtojca 2: Struktura e aktiviteteve ekonomike në veri të Kosovës, në bazë të të dhënave
nga ARB për vitin 2015 ........................................................................................................................... 29
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS LISTA E SHKURTESAVE
1
LISTA E SHKURTESAVE
ARB Agjencia për Regjistrat e Biznesit të Republikës së Serbisë ASK Agjencia e Statistikave të Kosovës ARBK Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë
CEFTA Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë
Sh.p.k. Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara
BE Bashkimi Evropian
InTER Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial
IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim
KFOS Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur
NACE Klasifikimi statistikor i aktiviteteve ekonomike në Bashkimin Evropian
ShNP Shërbimi Nacional për Punësim i Republikës së Serbisë
OSCE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
TVSH Tatimi mbi Vlerën e Shtuar
SDC Zyra Zvicerane për Bashkëpunim
USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS HYRJE
2
1. Hyrje
Bizneset në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut,1 Leposaviq,
Zubin Potok dhe Zveçan me vite funksionojnë në ambient të papërshtatshëm afarist që
karakterizohet nga sfidat e sigurisë, kufizimi i tregut, procedurat e ndërlikuara administrative
dhe problemet me lëvizjen e lirë të personave, mallrave dhe shërbimeve. Duke e pasur para
sysh që afaristët nga veriu i Kosovës kryesisht kanë afaruar në sistemin juridik serb, situata
është ndërlikuar edhe më tutje me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit kur ka ardhur
deri te vendosja e kornizës ligjore të Kosovës në territorin e komunave të vëzhguara. Këto
ndryshime kanë pasur ndikim domethënës në afarizmin e subjekteve ekonomike nga veriu i
Kosovës dhe në përshtatjen e tyre në rrethanat e reja të krijuara rishtazi.
Lënda e këtij hulumtimi është gjendja e ekonomisë në katër komuna më veri të Kosovës,
veçanërisht në rrethanat pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit. Për shkak të
(jo)disponueshmërisë së të dhënave, hulumtimi është bazuar kryesisht në subjektet afariste
që janë regjistruar në regjistrat e Kosovës. Të dhënat për afarizmin e bizneseve në kuadër të
sistemit të Serbisë janë paraqitur në nivel rudimentar, në pajtim me të dhënat që kanë qenë
në dispozicion për ekipin e hulumtimit.
Puna i përmban tetë pjesë. Pas hyrjes, pjesa e dytë e punës e jep një pasqyrim të ekonomisë
në veri të Kosovës. Pjesa e tretë dhe e katërt e punës merren me dinamikën e regjistrimit të
bizneseve dhe ndryshimet që kanë pasuar në afarizëm pas nënshkrimit të marrëveshjes së
Brukselit. Andaj, pjesa e pestë dhe gjashtë e shpjegojnë rolin e donatorëve ndërkombëtar dhe
odave ekonomike në krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm të afarizmit. Një rishikim për
numrin e të punësuarve në ndërmarrjet e regjistruara në institucionet e Kosovës është dhënë
në pjesën e shtatë. Pjesa e fundit përmban vlerësimet përfundimtare dhe rekomandimet për
zhvillim të ekonomisë në veri të Kosovës.
Është bërë hulumtim edhe në kuadër të projektit “Analiza e gjendjes së ekonomisë në veri të
Kosovës pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit – ku janë gjasat për punësim?” që
është realizuar nga Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER), në partneritet me
RTV Mir nga Leposaviqi dhe me mbështetje financiare të fondacionit Kosovar për Shoqëri
të Hapur (KFOS). Projekti është realizuar në periudhën nga prilli 2017 deri në janar 2018.
Përmbajtja e studimit është përgjegjësi ekskluzive e autorit dhe në asnjë rast nuk përmban
qëndrime të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur apo RTV Mir.
1 Mitrovica e Veriut është njohur si komunë në vete vetëm pas nënshkrimit të Marrëveshjes së
Brukselit (2013). Në sistemin e Serbisë kjo komunë edhe më tutje e përdor emërtimit “Kosovska
Mitrovica”.
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS STRUKTURA EKONOMIKE
3
2. Struktura e ekonomisë në komunat në veri të Kosovës
2.1 Struktura e ekonomisë në komunat në veri të Kosovës Pjesën veriore e Kosovës e përbëjnë katër komuna: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin
Potoku dhe Leposaviqi. Duke qenë se serbët e kanë bojkotuar regjistrimin e popullatës në
Kosovë, nuk ekzistojnë të dhëna të sakta për numrin e banorëve në komunat e vëzhguara. Në
bazë të vlerësimit të OSBE-së, në veri të Kosovës jetojnë rreth 80.000 qytetarë, nga të cilët
70.000 janë serb të Kosovës. 2 Algomerimi (dendësia) më i madh demografik është në
Mitrovicën e veriut me 2.678 banorë për km2 derisa komuna më e shtrirë është Leposaviqi
me 25 banorë për km2.
Të dhënat statistikore për demografinë e bizneseve kanë renditje të ndryshme nëpër komuna.
Sipas të dhënave të agjencisë për regjistrim të bizneseve në Kosovë (në tekstin e
mëtutjeshëm ARBK), në periudhën prej vitit 2000 deri në fund të vitit 2017, në komunat e
vëzhguara janë regjistruar mesatarisht katër biznese për 100 banorë. Numri më i madh i
ndërmarrjeve është regjistruar në komunën e Leposaviqit (6,9 ndërmarrje për 100 banorë) ,
nga të cilat shumica janë regjistruar për aktivitet të tregtisë me shumicë e pakicë, riparim të
mjeteve motorike dhe motoçikletave, dhe në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkatarisë.
Numri më i madh i bizneseve bujqësore janë regjistruar në Leposaviq (289 bujq, 49%), gjë
që është e pritshme pasi që sipas sipërfaqes kjo komunë është në mesin e komunave më të
mëdha në Kosovë. Të dhënat për numrin e përgjithshëm të banorëve sipas komunave,
madhësinë e tyre dhe numrin e bizneseve të regjistruara nga viti 2000 deri në fund të vitit
2017 janë paraqitur në tabelën në vijim.
Tabela 1. Dendësia e banimit dhe dendësia e bizneseve sipas komunës
Komuna Sipërfaqja
(km2)
Numri i
banorëve
(përqindje)
Dendësia e
banimit sipas
km2
Numri i
ndërmarrjeve
Dendësia e
ndërmarrjeve
për 100
banorë
Mitrovicë e
Veriut 11 29.460 2.678 554 1.9
Zveçan 104 16.650 160 737 4.4
Zubin Potok 335 15.200 45 598 3.9
Leposaviq 750 18.600 25 1.291 6.9
Gjithsej 1.200 79.910 66 3.180 4.0
Burimi: InTER, Në bazë të të dhënave nga Profilet e Komunave, Misioni i OSBE-së në
Kosovë, shtator 2015. Dhe të dhënave nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë
(ARBK)
Gjatë periudhës nga viti 2000 deri në fund të 2017 në veri të Kosovës, janë regjistruar 3.180
ndërmarrje në ARBK. Nëse i shikojmë të dhënat nga viti 2010, sipas strukturës së
2 Municipal profiles, Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE), Mission in
Kosovo, E qasshme në http://bit.ly/2spJfkS
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS STRUKTURA EKONOMIKE
4
ndërmarrjeve, mikro ndërmarrjet janë më të përfaqësuarat, ndërsa nëse e shikojmë formën
ligjore, numrin më të madh e përbëjnë ndërmarrësit (85.4% të numrit të përgjithshëm të
ndërmarrjeve), të cilët janë regjistruar në sistemin ligjor të Kosovës si biznese individuale.3
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar është forma e dytë më e zakonshme e regjistrimit të
ndërmarrjeve (14.1%), ndërsa kooperativat bujqësore, ortakëritë dhe kompanitë e huaja
përbëjnë vetëm 0.5% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Grafiku 1. Përfaqësimi i aktiviteteve ekonomike në veri të Kosovës, në përqindje
Burimi: InTER, në bazë të të dhënave të ARBK për periudhën 2000 - 2017
Ndërmarrjet e regjistruara në periudhën nga viti 2000 deri në fund të vitit 2017 kryejnë
aktivitete të ndryshme afariste. Sipas statistikave të bizneseve në Kosovë, të cilat janë
harmonizuar me klasifikimin statistikor të aktiviteteve afariste të Bashkimit Evropian –
NACE,4 aktivitete e regjistruara afariste në komunat në veri të Kosovës janë të grupuara në
19 sektorë.5 Aktiviteti më i përfaqësuar është Tregtia me shumicë e pakicë, riparimi i mjeteve
3 Biznes individual - është një person fizik i cili kryen aktivitete ekonomike më qëllim të realizimit të
përfitimit dhe i cili është i regjistruar në ARBK. Në ndërmarrësinë individuale pronari ka përgjegjësi
të pakufizuar për të gjitha borgjet e kompanisë. Pasqyrimi statistikor i ndërmarrjeve në Kosovë K3-
2017, (2017) Agjencia e Statistikave të Kosovës, e qasshme në: http://bit.ly/2B6J6Hi 4 NACE - Statistical classification of economic activities in the European Community 5 1. Bujqësi, pylltari dhe peshkatari; 2. Miniera; 3. Industria e përpunimit; 4. Furnizimi me ujë,
menaxhimi i ujërave të zeza, kontrollimi dhe menaxhimi i mbeturinave dhe aktivitete të ngjashme; 5.
Ndërtimtari; 6. Trgëtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave; 7.
Komunikacioni dhe magazinimi; 8. Shërbimet e akomodimit dhe ushqimit; 9. Informimi dhe
komunikimi; 10. Fusha e financave dhe sigurimeve; 11. Shitblerja e patundshmërive; 12. Aktivitete
profesionale, shkencore, inovative dhe teknike, 13. Aktivitete administrative dhe shërbimeve të
shpëtimit; 14. Arsimi; 15. Mbrojtja shëndetësore dhe sociale; 16. Administratë dhe mbrojtje
shtetërore, sigurimi i obligueshëm social; 17. Arti, argëtimi dhe rekreacioni; 18. Aktivitetet tjera të
shërbimeve; dhe 19 Fusha e ekonomive familjare si punëdhënës.
40.38 18.58
11.70 6.35
4.56 4.37
3.71 2.70
1.79 1.64 1.35
0.82 0.69 0.69 0.41 0.09 0.06 0.06 0.03
0 5 10 15 20 25 30 35 40 45
Tregtia me shumicë e pakicë, riparim i automjeteve motorike Bujësi, pylltari dhe peshkatari
Industri e përpunimit Ndërtimtari
Komunikacion dhe magazinim Shërbime të banimit dhe ushqimit
Aktivitete tjera të shërbimeve Aktivitete profesionale, shkencore, innovative dhe teknike
Informim dhe komunikim Shërbimet administrative dhe të shpëtimit
Mbrojtja shëndetësore dhe sociale Furnizimi me ujë, menaxhimi i ujërave të zeza
Fusha e minierave Art argëtim dhe rekreacion
Arsim Puna me patundshmëri
Administratë shtetërore, sigurimi i obligueshëm social Fusha e financave dhe fusha e sigurimeve
Aktiviteti i ekonomive familjare si punëdhënës
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS STRUKTURA EKONOMIKE
5
motorike dhe motorcikletave me 1.284 ndërmarrje të regjistruara, që përbënë 40,4% të
numrit të përgjithshëm të bizneseve të regjistruara. E dyta për nga përfaqësimi është
Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 591 biznese dhe përqindje prej 18,6% të të gjitha
aktiviteteve afariste. Pastaj vijnë Industria e përpunimit me 372 biznese të regjistruara
(11,7%) dhe Ndërtimtaria (202 ndërmarrje, përkatësisht 6,4%). Aktivitetet tjera ekonomike
të identifikuara janë të përfaqësuara në masë më të vogël, gjë që mund të shihet në Grafikun
1.
Sipas vendit të regjistrimit, numri më i madh i ndërmarrjeve janë krijuar në Leposaviq dhe
Zveçan (40,6% dhe 23,2%, respektivisht). Fusha Tregëti me shumicë e pakicë, riparimi i
mjeteve motorike, motorcikletave është më e përfaqësuara në komunën e Leposaviqit, ku
janë regjistruar 42% e numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve nga këto fusha. Fushat tjera
dominuese me përqindjen më të madhe janë regjistruar gjithashtu në komunën e Leposaviqit
si vijon: 49% të të gjitha ndërmarrjeve nga fusha Bujqësi, pylltari dhe peshkatari; 39% nga
industria e përpunimit dhe 41% e ndërmarrjeve që merren me Ndërtimtari. Bashkëngjitur
janë paraqitur katër aktivitetet më të përfaqësuara sipas vendit të regjistrimit në veri të
Kosovës. Njëri nga problemet gjatë identifikimit të aktivitetit ekonomik ka qenë që bizneset
janë regjistruar në ARBK për një lloj të aktivitetit ekonomik, e në fakt afarojnë në një apo
më shumë fusha tjera të aktivitetit ekonomik.
2.1.1 Përfaqësimi i aktiviteteve ekonomike në komunën e Mitrovicës së Veriut Në periudhën nga fillimi i vitit 2000 deri në fund të vitit 2017, në komunën e Mitrovicës së
Veriut në ARBK janë regjistruar 554 ndërmarrje, që përbënë 17.4% të numrit të
përgjithshëm të ndërmarrjeve të regjistruara në veri të Kosovës.
Grafiku 2. Numri i bizneseve të regjistruara sipas aktivitetit ekonomik në komunën e
Mitrovicës së Veriut
Burimi: InTER, në bazë të të dhënave të ARBK për periudhën 2000-2017
168 87
48 43
40 33 32
26 22
18 17
8 4 3 2 2 1
0 50 100 150 200
Tregëtia me shumicë e pakicë, ripparimi i mjeteve motorrike Industria e procesimit
Aktivitete profesionale, shkencore, innovative dhe teknike
Aktivitete tjera të shërbimeve Bujqësi, pylltrari dhe peshkatari
Ndërtimtari Komunikacioni dhe magazinimi
Shërbimet e banimit dhe ushqimit Mbrojtja shëndetësore dhe sociale
Shërbimet administrative dhe të shpëtimit Informimi dhe komunikimi
Arti, argëtimi dhe rekreacioni Furnizimi me ujë, menaxhimi i ujërave të zeza
Arsimi Shitëblerje e patundshmërive
Minierat Aktivitete financiare dhe të sigurimeve
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS STRUKTURA EKONOMIKE
6
Në strukturën e aktiviteteve afariste në Mitrovicën e Veriut, më të shumtat në numër janë
ndërmarrjet që merren me tregtinë me shumicë e pakicë (168 ndërmarrje, 30,3%) dhe
industria e përpunimit (87 ndërmarrje, 15,7%, Grafiku 2). Në komunën e Mitrovicës së
Veriut janë regjistruar 48 biznese që merren me aktivitete profesionale, shkencore, inovative
e teknike, përkatësisht 8.7% të të gjitha ndërmarrjeve të regjistruara në këtë komunë.
Në kategorinë Aktivitete tjera të shërbimeve në Mitrovicën e Veriut janë regjistruar 43
biznese (7,8%), derisa për bujqësi, pylltari e peshkatari janë lajmëruar 40 ndërmarrje (7,2%).
Duke e pasur para sysh sipërfaqen e vogël të kësaj komune, është e pritshme që bujqësia të
mos jetë në tri fushat dominuese, siç është rasti në komunat tjera në veri të Kosovës.
2.1.2 Përfaqësimi i aktiviteteve ekonomike në komunën e Zveçanit Në komunën e Zveçanit janë regjistruar 737 biznese, që përbënë 23.2% të numrit të
përgjithshëm të atyre të regjistruara në veri të Kosovës. Këto biznese i kryejnë 17 aktivitete
të klasifikuara të cilat e respektojnë ndarjen që vlen për tërë veriun e Kosovës. Bizneset më
të shpeshta të regjistruara në Zveçan janë: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve
motorike, motoçikletave; Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria; Industria e përpunimit dhe
ndërtimtaria .
Grafiku 3. Numri i bizneseve sipas aktivitetit afarist në komunën e Zveçanit
Burimi: InTER, në bazë të të dhënave të ARBK për periudhën 2000-2017
Për aktivitetet Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motorcikletave u
në këtë komunë janë regjistruar 296 biznese, përkatësisht 40,2% nga numri i përgjithshëm.
Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria janë përfaqësuar me 18,7% (138 biznese). E treta për kah
296 138
91 50
46 30
24 15
12 10 9
5 5
2 2 1 1
0 50 100 150 200 250 300 350
Tregti me shumicë e pakicë, riparimi i mjeteve motorike Bujqësi, pylltari dhe peshkatari
Industri përpunimi Ndërtimtari
Shërbimet e akomodimit dhe ushqimit Komunikacioni dhe magazinimi
Aktivitete tjera të shërbimeve Furnizimi me ujë, menaxhimi i ujërave të zeza
Informimi dhe komunikimi Mbrojtja shëndetësore dhe sociale
Aktivitete profesionale, shkencore, innovative dhe teknike Aktivitete administrative dhe ndihmëse
Arti, argëtimi dhe rekreacioni Minierat
Arsimi Aktivitete financiare dhe të sigurimeve
Shitëblerja e patundshmërive
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS STRUKTURA EKONOMIKE
7
përfaqësimi është Industria e përpunimit me të cilën merren 12,3% (91 ndërmarrje).
Gjithashtu, ekziston numër domethënës i ndërmarrjeve ndërtimore, gjithsej 50, përkatësisht
6,8% biznese të regjistruara nga kjo komunë. 13 bizneset e mbetura në komunën e Zveçanit
janë përfaqësuar në masë më të vogël, që mund të shihen në Grafikun 3.
2.1.3 Përfaqësimi i aktiviteteve ekonomike në komunën e Leposaviqit Në komunën e Leposaviqit janë regjistruar gjithsej 1.291 biznese të cilat kryejnë 17
aktivitete të ndryshme afariste. Aktiviteti dominant ekonomik është Tregtia me shumicë dhe
pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motorcikletave me të cilën merren 41,8% përkatësisht
540 ndërmarrje të regjistruara. Komuna e Leposaviqit ka pozitë të përshtatshme gjeografike
dhe kushte klimatike për zhvillim të bujqësisë, prandaj 22,4% e ndërmarrjeve të regjistruara
në këtë komunë janë krijuar në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkatarisë. Sa për
krahasim, kjo është dy herë më shumë në krahasim me numrin e ndërmarrjeve nga e njëjta
fushë në komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut, dhe gati shtatë herë në krahasim me
komunën e Mitrovicës së Veriut.
Grafiku 4. Numri i bizneseve të regjistruara sipas fushën në komunën e Leposaviqit
Burimi: InTER, në bazë të të dhënave të ARBK për periudhën 2000-2017
Industria e përpunimit e ka një përfshirje prej 11,2% në këtë komunë, dhe njo nënkupton që
janë regjistruar 144 ndërmarrje për kryerjen e këtij aktiviteti afarist. Me ndërtimtari merren
6,4% të ndërmarrjeve të regjistruara, që është afërsisht e njejtë në krahasim me përfaqësimin
e kësaj fushe në komunat tjera.
540
289 144
82 51
49
38 23
20 14
11
9
8
7 3 2
1
0 100 200 300 400 500 600
Tregti me shumicë e pakicë, riparimi i mjeteve motorike
Bujqësi, pylltari dhe peshkatari
Industri përpunimi Ndërtimtari
Komunikacioni dhe magazinimi Shërbimet e akomodimit dhe ushqimit
Aktivitete tjera të shërbimeve
Aktivitete profesionale, shkencore, innovative dhe teknike Informimi dhe komunikimi
Aktivitete administrative dhe ndihmëse
Minierat
Mbrojtja shëndetësore dhe sociale Arti, argëtimi dhe rekreacioni
Arsimi
Furnizimi me ujë, menaxhimi i ujërave të zeza
Administrata shtetërore dhe mbrojtja, sigurimi i obligueshëm shëndetësor
Aktivitetet ekonomive familjare si punëdhënës
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS STRUKTURA EKONOMIKE
8
2.1.4 Përfaqësimi i aktiviteteve ekonomike në komunën e Zubin Potokut Komuna e Zubin Potokut i ka 598 biznese të regjistruara në periudhën 2000-2017. Sipas
dendësisë së ndërmarrjeve, Zubin Potoku gjendet në vendin e tretë nga katër komunat në veri
të Kosovës. Në periudhën e vëzhguar (2000-2017), në këtë komunë janë regjistruar 3,9
ndërmarrje për çdo 100 banorë. Janë regjistruar ndërmarrje për kryerjen e 15 aktiviteteve
afariste ku në mesin e tyre më të përfaqësuarat janë, Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi
i mjeteve motorike, motoçikletave; Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria; Industria e
përpunimit dhe ndërtimtaria (Grafikoni 5.).
Me tregtinë me shumicë dhe pakicë, riparimin e mjeteve motorike, motoçikletave merren
46,8% e numrit të përgjithshëm të bizneseve të regjistruara, ose 280 më saktë. Për punën në
bujqësia, pylltari dhe peshkatari janë regjistruar 20,7% (124 ndërmarrje), derisa për
aktivitetin e industrisë së përpunimit 8,4% (50 ndërmarrje) nga numri i përgjithshëm i
ndërmarrjeve në këtë komunë. Me ndërtimtari merren 6,2% (37 ndërmarrje).
Grafiku 5. Numri i bizneseve të regjistruara sipas fushësn në komunën e Zubin Potokut
Burimi: InTER, në bazë të të dhënave të ARBK për periudhën 2000-2017
2.2 Ekonomitë bujqësore si ndërmarrje Nga statistikat e paraqitura më herët mund të shihet që në mesin e bizneseve, pas
ndërmarrjeve tregtare, më së shumti ka nga fusha e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkatarisë.
Arsyeja për këtë me siguri qëndron në faktin që një numër domethënës i ekonomive
bujqësore janë regjistruar në ARBK si ndërmarrje për kryerjen e aktiviteteve ekonomike.
280
124
50
37
32
18
15
13
8
7
6
4
2
1
1
0 50 100 150 200 250 300
Tregti me shumicë e pakicë, riparimi i mjeteve motorike
Bujqësi, pylltari dhe peshkatari
Industri përpunimi
Ndërtimtaria
Komunikacioni dhe magazinimi
Shërbimet e akomodimit dhe ushqimit
Aktivitete administrative dhe ndihmëse
Aktivitete tjera të shërbimeve
Informimi dhe komunikimi
Minierat
Aktivitete profesionale, shkencore, innovative dhe teknike
Furnizimi me ujë, menaxhimi i ujërave të zeza
Mbrojtja shëndetësore dhe sociale Arsimi
Arti, argëtimi dhe rekreacioni
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS STRUKTURA EKONOMIKE
9
Në bazë të të dhënave zyrtare të institucioneve kompetente të Republikës së Serbisë, në katër
komunat në veri të Kosovës janë regjistruar 3.139 ekonomi bujqësore, nga të cilat numri më i
madh i regjistrimeve është në komunën e Leposaviqit (1.811).6 Gjatë proceseve tranzitore që
kanë ndodhur në veri të Kosovës pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, një numër
domethënës i ekonomive bujqësore janë regjistruar si ndërmarrje. Arsyeja për këtë mënyrë të
regjistrimit me siguri qëndron në informimin e pamjaftueshëm të vetë bujqve të cilët e kanë
konsideruar që kjo është mënyra e vetme e plasimit të produkteve të tyre dhe aplikimit për
mjete të donatorëve. Mirëpo, kjo mënyrë e regjistrimit nuk është adekuat për ekonomitë
bujqësore pasi që në atë mënyrë nuk mund ta realizojnë të drejtën në asnjë subvencion nga
buxheti agrar i Qeverisë së Kosovës. Regjistrimet e tilla i ngarkojnë edhe më tutje buqit me
obligime të pagesës së tatimit në fitim.
Për ta regjistruar ekonominë e vet bujqësore në sistemin e Kosovës, bujku duhet t’i plotësoj
kriteret e caktuara që kanë të bëjnë me madhësinë e përgjithshme të tokës së punueshme, apo
numrit të caktuar të frymëve të bagëtive, në rast se merret me blegtori. Ligjet e Kosovës
kërkojnë pronësi të së paku hy hektarëve të sipërfaqes së tokës së punueshme, që është kriter
i paarritshëm për shumicën e bujqve në veri të Kosovës për shkak të fragmentimit të
pronave.
Sa i përket shfrytëzimit të subvencioneve në fushën e bujqësisë, një nga kushtet që paraqet
problem për biznesmenët nga veriu është të dëshmuarit e pronësisë së tokës. Për shkak të
mungesës së funksionimit të gjyqësorit në veri të Kosovës dhe problemeve me shkëmbimin e
dokumenteve kadastrale midis Serbisë dhe Kosovës,7 shumë fermerë kanë problem për të
vërtetuar pronësinë e pronës së tyre.
Një problem i rëndësishëm është bojkoti i regjistrimit të bujqësisë i realizuar në vitin 2014
nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Gjatë këtij regjistrimi u krijua regjistri i
fermave bujqësore, i cili nuk përfshinte fermerët nga veriu i Kosovës dhe prandaj nuk janë
në gjendje të rregullojnë të drejtat e tyre. Fermerët nga veriu i Kosovës gjithashtu nuk morën
pjesë në anketat vjetore të fermave bujqësore për vitin 2015 dhe 2016.
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se mungesa e të dhënave statistikore të
besueshme për gjendjen e bujqësisë në veri të Kosovës e vështirëson zhvillimin e
programeve adekuate për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë në këtë fushë. Megjithatë, disa
donatorë, siç është Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë investuar fonde të
konsiderueshme për të mbështetur sektorin bujqësor në veri të Kosovës.
6 “Zhvillimi i bujqësosë në Kosovë dhe ndikimi në mjedis”, Instituti për Zhvillim Territorial
Ekonomik, maj 2017, e qasshme në http://bit.ly/2j049aL 7 Për shkak të rëndësisë së këtij problemi si për qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe për personat e
zhvendosur, çështja e të dhënave kadastrale ishte objekt i negociatave në Bruksel. Përfaqësuesit e
Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian më 2 shtator 2011, kanë arritur një
marrëveshje mbi shënimet kadastrale. Megjithatë, në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, janë krijuar
probleme të reja, prandaj pritjet janë që zgjidhja do të diskutohet përsëri në Bruksel.
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS STRUKTURA EKONOMIKE
10
2.3 Fermat bujqësore nga veriu i Kosovës të regjistruara në
Agjencinë për regjistrat bujqësor Në bazë të pasqyrave financiare të fermave bujqësore të regjistruara në Agjencinë e
Regjistrimit të Bizneseve (ARB) të Republikës së Serbisë, në vitin 2015 në komunat e
vëzhguara kanë operuar 340 ferma bujqësore8, nga të cilat numri më i madh është regjistruar
në Mitrovicë (të veriut), 9gjithsej 115, pastaj Zveçan (87), Leposaviq (77) dhe Zubin Potok
(61 ndërmarrje). Sipas strukturës, dominojnë mikro ndërmarrjet (deri në 9 punonjës), gjithsej
326, ndërsa në Zveçan ekziston një ndërmarrje e madhe (Trepça). Është interesante se nuk ka
kompani të mesme në këtë fushë (nga 50 në 249 punonjës). Të dhënat mbi strukturën e
kompanive që janë të regjistruara në ARB tregohen në tabelën në vijim
Tabela 2. Numri i fermave bujqësore nga veriu i Kosovës në bazë të madhësisë së
ndërmarrjes
Komuna Mikro E vogël E mesme E madhe Gjithsej
Mitrovicë e Kosovës (e
Veriut) 112 3
115
Zveçan 84 2
1 87
Zubin Potok 59 2
61
Leposaviq 71 6
77
Gjithsej 326 13 0 1 340
Burimi: ARB, në bazë të raportimeve financiare për vitin 2015
Numri më i madh i kompanive kryejnë veprimtari në fushën e tregtisë me shumicë dhe
pakicë, 50.7% e kompanive në Mitrovicë të Kosovës (Veriut) kryejnë këtë aktivitet, 46% në
Zveçan, 42.9% në Leposaviq dhe 42.6% në Zubin Potok. Në Zveçan dhe Zubin Potok, ndër
aktivitetet e tjera ka edhe ndërtime (aktiviteti: ndërtimi i objekteve në Zveçan është i
përfaqësuar në 10.3% të kompanive, aktiviteti Punimet e specializuara të ndërtimit në Zubin
Potok janë të përfaqësuara me 6.6% të ndërmarrjeve dhe aktivitetet arkitekturore dhe
inxhinierike, dhe analiza në Leposaviq janë përfaqësuar me 5.2% të kompanive).
Klasifikimi i veprimtarisë së kompanive nga veriu i Kosovës bazuar në të dhënat e ARB-së
është dhënë në shtojcën 2 të këtij studimi.
8 Këto të dhëna nuk përfshijnë ndërmarrësit. 9 Legjislacioni i Republikës së Serbisë ka ruajtur emrin "Kosovska Mitrovica", i cili i referohet gjithë
qytetit. Megjithatë, duke pasur parasysh se ligjet e Republikës së Serbisë "zbatohen" vetëm në pjesën
veriore të qytetit, mund të bëhet një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet Mitrovicës së Kosovës dhe
Mitrovicës së Veriut.
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS REGJISTRIMI
11
3. Regjistrimi i bizneseve në sistemin e Kosovës
3.1 Trendi i regjistrimit të bizneseve nga veriu i Kosovës në ARBK Regjistrimi i kompanive nga veriu i Kosovës në ARBK nga viti 2000 deri në fund të vitit
2017 nuk ka ndodhur vazhdimisht me të njëjtën dinamikë. Situata ndryshoj ndjeshëm me
nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, pasi që numri i ndërmarrjeve të regjistruara filloj të
rritet pas kësaj ngjarjeje në mënyrë të konsiderueshme (shih grafikun 6). Ky është fillimi i
procesit të integrimit të bizneseve nga katër komuna nga veriu i Kosovës në sistemin ligjor të
Kosovës.
Nga numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara (3,180) nga veriu i Kosovës, ndërmjet
vitit 2000 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit (2013), në ARBK janë regjistruar
1,618, ndërsa 1,562 kompanitë e tjera janë regjistruar nga 2013 deri në fund të vitit 2017. Në
grafikun e ardhshëm është paraqitur dinamika e regjistrimit të bizneseve nga veriu i Kosovës
në periudhën 2011 – 2017.
Grafiku 6. Dinamika e regjistrimit të bizneseve afariste nga veriu i Kosovës në ARBK
Burimi: InTER, bazuar në të dhënat e ARBK për periudhën 2011-2017
Nëse shikojmë periudhën pas Marrëveshjes së Brukselit, rritja më e madhe në regjistrimin e
kompanive ka ndodhur në vitin 2014 dhe 2015, ku numri i kompanive të regjistruara është
rritur shumëfish. Pas kësaj, ka një rënie të tendencës në procesin e regjistrimit të kompanive.
Dinamika e regjistrimit të kompanive në sistemin juridik të Kosovës është i ngjashëm për të
gjitha komunat në veriun e Kosovë, pasi që në të gjitha ka një rritje të konsiderueshme të
numrit të kompanive të regjistruara në periudhën pas Marrëveshjes së Brukselit. Një rishikim
i trendit të regjistrimit të kompanive nga komunat nga veriu i Kosovës në ARBK për
periudhën 2011-2017 është dhënë në grafikun e ardhshëm.
30
96 108
465513
293
204
0
100
200
300
400
500
600
2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS REGJISTRIMI
12
Grafiku 7. Regjistrimi i bizneseve në ARBK nga viti 2011 deri në vitin 2017 sipas komunës
Burimi: InTER, bazuar në të dhënat e ARBK për periudhën 2011-2017
Ndryshimet më të mëdha u zhvilluan në komunën e Mitrovicës së Veriut. Gjegjësisht, deri
në nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit (prill 2013), në këtë komunë ishin regjistruar
vetëm 16 kompani në ARBK. 10 Pas Marrëveshjes së Brukselit, 538 kompani të reja u
regjistruan në këtë komunë. Tabela 3 jep një pasqyrë të regjistrimit të kompanive para dhe
pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.
Tabela 3. Kompanitë e regjistruara në ARBK në periudhën para dhe pas nënshkrimit të
Marrëveshjes së Brukselit
Burimi: InTER në bazë të të dhënave nga ARBK për periudhën 2000-2017
Përveç regjistrimit të atyre të reja, ka një trend të shuarjes së kompanive të regjistruara. Pas
nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, sidomos nga tremujori i katërt i vitit 2013 në
tremujorin e tretë të vitit 2017, 5.2% e numrit të përgjithshëm të kompanive të regjistruara
ishin shuar. Pas regjistrimit të përshpejtuar të kompanive, sidomos në tremujorin e dytë të
vitit 2014 dhe tremujorin e parë të vitit 2015, shënohej gradualisht një numër i vogël i
bizneseve të shuara. Numri i kompanive të shuara ishte më i madhi në tremujorin e katërt të
2015 (14 kompani) dhe tremujorin e tretë të vitit 2016 (10 prej tyre, grafiku 8).
10 Duhet të theksohet se komuna e Mitrovicës u formua vetëm pas nënshkrimit të Marrëveshjes së
Brukselit.
0
50
100
150
200
250
2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017
Severna
Mitrovica
Zvečan
Zubin Potok
Leposavić
Periudha Mitrovicë e Veriut Zveçan Zubin Potok Leposaviq
# % # % # % # %
Nga viti 2000 deri në
Marrëveshjen e
Brukselit
16 2,9 437 59,3 377 63,0 788 61,0
Nga marrëveshja e
Brukselit deri në fund
të vitit 2017.
538 97,1 300 40,7 221 37,0 503 39,0
Gjithsej 554 100 737 100 598 100 1291 100
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS REGJISTRIMI
13
Grafiku 8. Numri i kompanive të regjistruara dhe të mbyllura sipas tremujorëve pas
Marrëveshjes së Brukselit
Burimi: InTER, Në bazë të të dhënave statistikore të regjistrave të bizneseve në Kosovë
ASK11
3.2 Arsyet për regjistrimin e bizneseve në sistemin e Kosovës Marrëveshjet e arritura në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë kanë krijuar parakushtet e nevojshme për përmirësimin e biznesit dhe lidhjen e
ndërmarrësve. Gjatë këtij procesi u shfaqën marrëveshje të rëndësishme në këtë fushë, si:
Marrëveshja e lirisë së lëvizjes; Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit,
regjistrimin dhe grumbullimin e doganës dhe TVSH-së, dhe Marrëveshja për vulat doganore.
Bazuar në marrëveshjen për doganat, në fillim të vitit 2013, u themelua Fondi i Përkohshëm
për Zhvillimin Ekonomik dhe Infrastrukturor të Veriut të Kosovës (Fondi i Zhvillimit të
veriut të Kosovës). Me themelimin e këtij fondi, është mundësuar mbështetja financiare e
zhvillimit socio-ekonomik të katër komunave në veri të Kosovës.
Siç theksohet në pjesën e mëparshme, nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit ka përmirësuar
procesin e regjistrimit të bizneseve në ARBK, dhe si rrjedhojë numri i bizneseve të
regjistruara me këtë agjenci të Kosovës filloj të rritet. Ka disa arsye që kanë çuar në një rritje
të regjistrimit të biznesmenëve nga veriu i Kosovës në sistemin e Kosovës. Nga njëra anë,
regjistrimi në sistemin e Kosovës u mundëson biznesmenëve nga katër komunat që më lehtë
të lidhen dhe të afarojnë me biznesmenë nga pjesët e tjera të Kosovës, duke siguruar të
njëjtat të drejta dhe detyrime të ndërmarra nga regjistrimi për kryerjen e aktiviteteve
ekonomike në Kosovë. Kompanitë e regjistruara nga veriu kanë mundësinë të hyjnë në
tregun e jugut të Kosovës, pa kufizime për kompanitë e paregjistruara ose kompanitë e
11 Në kohën e studimit, të dhënat për tremujorin e katërt të vitit 2017 nuk ishin në dispozicion.
0
20
40
60
80
100
120
140
160
180
200
201
7 K
3
201
7 K
2
201
7 K
1
201
6 K
4
201
6 K
3
201
6 K
2
201
6 K
1
201
5 K
4
201
5 K
3
201
5 K
2
201
5 K
1
201
4 K
4
201
4 K
3
201
4 K
2
201
4 K
1
201
3 K
4
Numri i bizniseve të reja Numri i bizniseve të shuara
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS REGJISTRIMI
14
regjistruara në sisteme të tjera ligjore, në këtë rast në atë të Serbisë. Kjo është veçanërisht e
rëndësishme për biznesmenët që merren me tregti.
Nga ana tjetër, e vetmja mënyrë që biznesmenët nga veriu i Kosovës të realizojnë një
shkëmbim tregtar me Serbinë dhe veprojnë ligjërisht është pikërisht regjistrimi në sistemin
juridik të Kosovës. Kjo është rregulluar me vendosjen e vendkalimeve administrative
kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Të gjitha kompanitë e regjistruara në territorin e
Kosovës janë të detyruara të paguajnë doganë për import dhe eksport të mallrave dhe
shërbimeve. Për këtë arsye, përveç kompanive të sapoformuara, sipas legjislacionit të
Kosovës, tani konsiderohen të regjistruara edhe ato që kanë regjistrim në sistemin serb.
Pjesëmarrja në tenderët publikë në komunat në veri të Kosovës është gjithashtu një nga
arsyet kryesore për rritjen e numrit të kompanive të regjistruara. Njësitë e pushtetit lokal në
veri të Kosovës, të cilat janë formuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe
punojnë sipas ligjeve të Kosovës, shpesh bëjnë thirrje për tenderë për punë publike dhe
prokurim të mallrave dhe shërbimeve në të cilët kompanitë nga Kosova të regjistruara në
Serbi nuk mund të marrin pjesë. Duke pasur parasysh se shumica e kompanive në këto
komuna janë të regjistruara në Agjencinë e Regjistrave të Bizneseve të Serbisë, regjistrimi i
tyre nuk ishte më i vlefshëm për pjesëmarrje në tenderët komunalë. Prandaj, regjistrimi në
institucionet e Kosovës ishte vendimtar për afarizmin e mëtejshëm të këtyre ndërmarrësve.
Arsyeja për rritjen e numrit të regjistrimeve qëndron pjesërisht në rregullat për përdorimin e
ndihmës së donatorëve në veri të Kosovës. Në mënyrë që biznesmenët nga veriu i Kosovës
të marrin donacione të pakthyeshme, ata duhet të regjistrohen në ARBK, ose të zotohen për
të filluar regjistrimin e kompanisë pas marrjes së grantit. Për shkak të mungesës së fondeve
për të filluar apo zgjeruar madhësinë ekzistuese të biznesit, një numër i konsiderueshëm
sipërmarrësish nga veriu i Kosovës po i afrohen regjistrimit të kompanisë në sistemin e
Kosovës për të përmbushur kushtet formale të donatorëve. Kjo mund të konkludohet edhe në
bazë të periudhës në të cilën ka ndodhur numri më i madh i regjistrimeve (2014 dhe 2015),
që përkon me thirrjet nga Bashkimi Evropian për grante, si dhe me periudhën në të cilën
vetëqeverisjet lokale kanë shpallur numrin më të madh të tenderëve.12
12 Informacioni për investimet në veri të Kosovës në vitin 2014 dhe 2015 mund të gjendet në studimin
"A jetojmë më mirë?", të qasshme në http://bit.ly/2A7CIio
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS SFIDAT PËR AFARIZMIN
15
4. Sfidat dhe pengesat në afarizmin e bizneseve nga veriu i
Kosovës
Për shkak të problemeve të ndryshme politike, të sigurisë dhe ekonomike, si dhe
mungesës së sundimit të ligjit, është krijuar një sistem në të cilin biznesmenët nga
veriu i Kosovës janë në pozitë të palakmueshme. Ka probleme dhe pengesa të
shumta me të cilat biznesmenët nga komunat e vëzhguara ndeshen në afarizmin e
tyre, më të rëndësishmet ndër të cilat janë ato të renditura më poshtë.
Siç është përmendur më lart, një numër i madh biznesesh nga veriu i Kosovës kanë
një regjistrim biznesi të dyfishtë, në kuadër të sistemit të Serbisë dhe Kosovës. Kjo
kërkon mbajtje të dyfishtë të kontabilitetit, gjë që rrit kostot e biznesit, të cilat barten
në rritjen e çmimit të një produkti ose shërbimi. Kjo në fund të fundit rrezikon
konkurrencën e tyre në treg. Përveç kësaj, rregullat e ndryshme të biznesit sipas dy
ligjeve kërkojnë përpjekje shtesë për një kuptim adekuat të rregullave që janë të
nevojshme për të bërë biznes në përputhje me ligjin.
Një nga pasojat e regjistrimit të dyfishtë është pagesa e dyfishtë e taksës dhe
detyrimeve doganore. Ky problem i prekë më shumë bizneset që merren me tregti,
sepse mallrat e importuara doganohet dy herë gjatë blerjes nga furnizuesit në Serbi,
herën e parë kur mallrat hyjnë në Serbi, herën e dytë kur mallrat hyjnë në Kosovë.
Një situatë e tillë ndikon negativisht në konkurrueshmërinë e çmimit të produktit ose
shërbimit që hyn në treg. Si rezultat i kësaj situate, sipërmarrësit nga veriu i Kosovës
gjithnjë e më shumë zgjedhin të blejnë mallra nga furnizuesit nga jugu i Kosovës, gjë
që nuk është domosdoshmërisht një gjë negative, por nganjëherë mund të çojë në një
gamë të kufizuar të mallrave dhe cilësisë.
Sfidat lindin edhe për shkak të procedurave jo sa duhet të qarta doganore.
Biznesmenët nga veriu i Kosovës ballafaqohen shpesh me faktin se vetë doganierët
kryejnë një vlerësim të lirë të vlerës së mallrave gjatë zhdoganimit pa marrë parasysh
vlerën e treguar në faturë. Ndonjëherë ka ndryshime në normat e taksave, pa njoftim
me kohë të publikut nga organet kompetente.
Problemet lindin edhe për shkak të pagesës së detyrimeve doganore në vendkalimet
administrative në veri të Kosovës. Kur biznesmenët nga veriu paguajnë doganë në
kalimin administrativ në veri të Kosovës, ata nuk kanë mundësi që mallrat e
zhdoganuara ti shesin në jug të Kosovës. Domethënë, detyrimet doganore të paguara
nga biznesmenët në këtë vendkalim administrativ transferohen në Fondin për
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS SFIDAT PËR AFARIZMIN
16
zhvillimin e veriut të Kosovës, jo në buxhetin e Kosovës. Nëse biznesmenët më vonë
dëshirojnë të shesin mallra të importuara (ose mallra të tepërta) në jug, është e
domosdoshme që mallrat të zhdoganohen në terminalin e Mitrovicës Jugore, ku
nevojitet më shumë dokumentacion për zhdoganimin e mallrave dhe detyrimet
doganore janë më të larta.
Problemet gjithashtu lindin kur paguajnë taksat në sistemin e Kosovës. Shërbimi
Tatimor i Kosovës nuk i njeh shpenzimet e biznesit që biznesmenët nga veriu kanë
për pagesën e ujit, energjisë elektrike, telefonit dhe taksave të transportit, sepse këto
shpenzime akoma nuk paguhen tek autoritetet kompetente të Kosovës. Vetëm qiraja
e lokaleve afariste pranohet si shpenzim i vlefshëm kur llogaritet shuma e taksës.
Prandaj, në format e taksave paraqiten vetëm të hyrat operative të gjeneruara, por jo
të gjitha shpenzimet, gjë që çon në faktin që shuma e bazës tatimore të jetë shumë më
e lartë se ajo reale.
Mosnjohja e rregullave tatimore dhe doganore të Kosovës nga ana e biznesmenëve
është gjithashtu një problem në biznes dhe ndërlikimet shtohen edhe më tepër nga
rregullat jo sa duhet të kuptueshme (ose të përkthyera keq) në gjuhën serbe.
Një sfidë tjetër për biznesin në veriun e Kosovës është liria e kufizuar e lëvizjes. Për
shkak të rrethanave të vështira në marrjen e dokumenteve personale, veçanërisht në
marrjen e patentës së shoferit të Kosovës, biznesmenët nga veriu nuk mund të marrin
mallrat e tyre nga jugu me automjetet e tyre, ata janë të detyruar të angazhojnë
transportuesit e mallrave për t’ua sjell mallrat. Kjo gjithashtu rrit koston e biznesit,
gjë që ndikon edhe në konkurrueshmërinë e tyre.
Marrëdhëniet pronësore dhe juridike janë një tjetër sfidë për biznesin në veriun e
Kosovës. Pasuritë e kompanive në veri të Kosovës janë të regjistruara kryesisht në
gjykatat që deri vonë kanë qenë në juridiksionin e Republikës së Serbisë dhe që nuk
njihen nga institucionet e Kosovës. Ky problem është veçanërisht i dukshëm kur
aplikoni për kredi hipotekare në bankat komerciale në Kosovë.
Plotësimi i kushteve për marrjen e kredive në bankat tregtare përbën gjithashtu një
problem në biznes, jo vetëm kur bëhet fjalë për marrëdhëniet pronësore-juridike të
përmendura tashmë, por gjithashtu dëshmon suksesin e biznesit sepse bankat tregtare
nuk marrin parasysh afarizmin që është kryer në kuadër të sistemit serb. Suksesi i
biznesit dhe vitet e biznesit brenda sistemit serb përbëjnë gjithashtu një problem kur
bëhet fjalë për pjesëmarrjen në tenderët publikë me institucionet që janë shfrytëzues
të buxhetit të Qeverisë së Kosovës (p.sh. njësitë e vetëqeverisjes lokale).
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS SFIDAT PËR AFARIZMIN
17
Stigmatizimi i biznesmenëve është gjithashtu në listën e problemeve kur bëhet fjalë
për bashkëpunimin ndëretnik (në mesin e shqiptarëve nuk është e zakonshme të blini
mallra nga biznesmenë nga bashkësia etnike serbe) ose kur bëhet fjalë për
komunitetin e tyre (shumë anëtarë të komunitetit serb konsiderojnë se bashkëpunimi
ndërmjet ndërmarrjeve serbe dhe shqiptare është në kundërshtim me interesat
kombëtare).
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS MBËSHTETJA E DONATORËVE
18
5. Roli i donatorëve për zhvillimin e ekonomisë në veri të
Kosovës
Në vitet e mëparshme, shumë agjenci dhe organizata ndërkombëtare të zhvillimit e
kanë mbështetur zhvillimin e sektorit privat në veriun e Kosovës. Mes tyre, rol më të
rëndësishëm ka luajtur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Agjencia e Shteteve të
Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Zyra Zviceran për Bashkëpunim
(SDC), Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), si dhe disa ambasada të
vendeve perëndimore (para së gjithash ajo e Britanisë së Madhe, Norvegjisë dhe
Finlandës). Mbështetja për biznesmenët më së shpeshti ofrohet në formën e granteve
të pakthyeshme financiare dhe jofinanciare dhe në një masë më të vogël mbështetet
në formën e trajnimit për përmirësimin e afarizmit.
Bashkimi Evropian është njohur si donatori më i madh në fushën e mbështetjes së
zhvillimit ekonomik në veriun e Kosovës. Nga viti 2010 deri në vitin 2016, BE ka
ndarë mbi 54.5 milionë euro për zhvillimin socio-ekonomik të këtij rajoni. 13 Në
kuadër të dy skemave të grantit për veriun e Kosovës, ndërmjet viteve 2013 dhe
2016, Bashkimi Evropian ka ndarë fonde për zhvillimin e sektorit privat (pak më
shumë se 2 milionë euro) dhe për zhvillimin e sektorit bujqësor (rreth 2.8 milion
euro). Këto fonde mbështesin kryesisht sipërmarrësit dhe bizneset familjare, gjë që
ka ndikuar në përmirësimin e kapaciteteve të tyre prodhuese, futjen e standardeve
ISO në biznesin e tyre, përmirësimin e cilësisë së paketimit dhe brendimin e
produkteve të tyre e të ngjashme.
Mbështetja e Bashkimit Evropian për bizneset në veri të Kosovës ka ndikuar edhe në
regjistrimin e tyre në sistemin ligjor të Kosovës, si dhe në hapjen e llogarive bankare
në bankat komerciale të Kosovës. Në këtë mënyrë, bizneset që ishin përfitues të
programit duhej të njiheshin me procedurat ligjore të Kosovës për kontabilitetin,
importin dhe eksportin, pagesën e doganave dhe taksave, regjistrimin e punonjësve
etj.14
Problemi më i madh me mbështetjen e donatorëve është kur përdoruesit regjistrohen
në sistemin e Kosovës vetëm për shkak të pjesëmarrjes në thirrjet për grante të
asistencës financiare të pakthyeshme dhe pas kësaj nuk vazhdojnë të kryejnë
aktivitete për fillimin e të cilave ata kanë marrë ndihmë. Përveç kësaj, programet
13 Ibid, faqe 23 14 Ibid, faqe 27
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS MBËSHTETJA E DONATORËVE
19
mbështetëse të organizatave ndërkombëtare nuk janë në përputhje me strategjitë
zhvillimore të komunave në veri të Kosovës, gjë që ka ndikuar në shpërndarjen e
fondeve në dispozicion për një numër të madh sektorësh ekonomikë, duke kufizuar
kështu efektet pozitive në zhvillimin ekonomik dhe punësimin.
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS ODAT EKONOMIKE
20
6. Roli i odave ekonomike në veri të Kosovës
Ndër rezultatet e para të marrëveshjes së Brukselit është krijimi i bashkëpunimit midis odave
ekonomike të Serbisë dhe Kosovës, e cila erdhi në korrik 2013 me nënshkrimin e
Memorandumit të Bashkëpunimit15 me ndërmjetësimin e Odës Evropiane. Memorandumi
përcakton se Oda Ekonomike e Serbisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës ndihmojnë anëtarët e
tyre në promovimin dhe forcimin e bashkëpunimit reciprok tregtar dhe ekonomik, si dhe
ndërmjetëson me institucionet përkatëse për zgjidhjen e problemeve që lidhen me
bashkëpunimin ekonomik dhe biznesin.
Deri në mesin e vitit 2017, u zhvilluan 17 takime mes dy odave ku u diskutua për
përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zgjidhjen e problemeve të biznesmenëve. 16 Në
kuadër të këtyre takimeve janë marrë në konsideratë çështjet lidhur me ripërtëritjen e
infrastrukturës, krijimin e komunikacionit postar, takimet e drejtpërdrejta të biznesmenëve,
përmirësimin e bashkëpunimit doganor, harmonizimin e certifikatave fitosanitare dhe
veterinare dhe certifikatave lidhur me tregtimin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, si dhe
çështje të lidhura me aplikimin e Marrëveshjes së CEFTA-s. 17
Lidhja e bizneseve zhvillohet përmes organizimit të panaireve të përbashkëta. Takimi i parë i
biznesit të biznesmenëve kosovarë dhe serbë të organizuar nga Oda Ekonomike e Serbisë
dhe Oda Ekonomike e Kosovës u mbajt në maj të vitit 2015 në Graçanicë, ku morën pjesë
rreth 70 kompani. Në fund të shtatorit 2017, u organizua Panairi i Bujqësisë dhe Prodhimeve
Industriale në Prishtinë në të cilën morën pjesë rreth 100 biznesmenë nga 34 kompani nga
Serbia. 18 Përveç kësaj, u organizuan disa vizita të përbashkëta për biznesmenët në komunat
Preshevë, Bujanovc, Medvegjë dhe disa ngjarje në Prishtinë.
Pjesëmarrja e biznesmenëve nga veriu i Kosovës në evenimente, panaire dhe takime biznesi
të organizuara nga dy dhomat është e papërfillshme, sepse ata nuk kanë pasur përfitime të
drejtpërsëdrejtë nga bashkëpunimi ndërmjet odave ekonomike të Serbisë dhe Kosovës.
Pjesëmarrja e tyre në panaire dhe takime biznesi kryesisht është organizuar me mbështetjen e
organizatave ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare që veprojnë në veri të Kosovës.
Biznesmenët nga veriu i Kosovës janë kryesisht anëtarë të Odës Ekonomike të Kosovës dhe
Metohisë, e cila vepron në kuadër të Odës Ekonomike të Serbisë. Pas nënshkrimit të
15 Memorandum of Understanding betëeen the Chamber of Commerce and Industry of Serbia and
Kosovo Chamber of Commerce, e qasshme në http://bit.ly/2hsFQhk 16 "Tejkalimi i barrierave ndaj biznesit dhe normalizimit", Forumi për Marrëdhënie Etnike 2017, në
dispozicion në http://bit.ly/2iaLmJq 17 Raporti i Progresit në Dialogun e Beogradit dhe Prishtinës (prill 2015, tetor 2016, prill 2017), Zyra
për Kosovën dhe Metohinë, në dispozicion në http://bit.ly/2yMBF63 18 Raporti i Progresit në Dialogun e Beogradit dhe Prishtinës (tetor 2017), Zyra për Kosovën dhe
Metohinë, në dispozicion në http://bit.ly/2yMBF63
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS ODAT EKONOMIKE
21
Marrëveshjes së Brukselit, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Metohisë mori pjesë në procesin
e dialogut midis odave ekonomike të Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në fushën e formimit
të grupeve punuese në negociatat për trafikun hekurudhor dhe postar. Sidoqoftë, duke
vendosur bashkëpunim të drejtpërdrejtë midis Odës Ekonomike të Serbisë dhe Odës
Ekonomike të Kosovës, roli i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Metohisë është minimizuar.
Përveç kësaj, nuk është e sigurt se çfarë do të jetë roli i ardhshëm i Odës Ekonomike të
Kosovës dhe Metohisë, duke pasur parasysh kornizën e pafavorshme ligjore për
funksionimin normal të saj dhe zvogëlimin e të ardhurave nga anëtarësia.
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS PUNËSIMI
22
7. Punësimi në veri të Kosovës
Shkalla e lartë e papunësisë është një nga sfidat më të mëdha në të gjithë rajonin e Ballkanit
Perëndimor, duke përfshirë Kosovën. Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë të vitit 2017,
shkalla e papunësisë në Kosovë ishte 30.2%. Në Kosovë janë të punësuar 365,700 banorë
(30.4% e popullsisë së përgjithshme), të cilët më së shumti punojnë në sektorin privat, në
këto aktivitete: tregti (14.9%), ndërtimtari (13.8%), industri e përpunimit (13,3%) dhe arsim
(9.2%).
Papunësia është problem i madh në komunat në veri të Kosovës. Sipas të dhënave të
Shërbimit Kombëtar të Punësimit të Republikës së Serbisë (SHKP), i cili mban shënime për
personat e papunë në komunat në veri të Kosovës dhe mjediset të tjera serbe, 6,933 persona
të papunë janë regjistruar deri në fund të tetorit 2017. Këta persona janë shfrytëzues të
shërbimeve në fushën e masave aktive të punësimit të financuara nga Republika e Serbisë,
qofshin shërbime informative dhe këshilluese, pjesëmarrje në panaire të punësimit dhe
sipërmarrjes, shërbime të ndërmjetësimit në punësim, masa jofinanciare mbështetëse përmes
pjesëmarrjes në programet të arsimit dhe trajnimit shtesë, ose masa mbështetëse financiare
nëpërmjet programeve të subvencionimit të punësimit.
Në komunat e veriut të Kosovës, Agjencia e Punësimit të Kosovës funksionon qe dy vite
nëpërmjet zyrave komunale të punësimit në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Gjatë kësaj
periudhe janë kryer disa aktivitete për të rritur punësueshmërinë e qytetarëve. Për shembull,
zyrat komunale të punësimit bashkëpunuan me bizneset e regjistruara në sistemin e Kosovës
për të identifikuar vendet e lira të punës dhe ndërmjetësimin në punësim. Përveç kësaj, këto
zyra gjithashtu zbatuan masa të tjera aktive të punësimit, siç janë subvencionimi i vendeve të
punës dhe mbështetja për vetëpunësim. Për shembull, gjatë dy viteve të fundit, Zyra e Punës
Komunale e Leposaviqit ndërmjetësoi në punësimin e 37 punëtorëve dhe siguroi pesë
subvencione për vetëpunësim.
Një studim i publikuar kohët e fundit nga InTER tregon se numri më i madh i të punësuarve
në komunat në veri të Kosovës punojnë në kuadër të institucioneve publike të Republikës së
Serbisë, rreth 12,100 persona. 19 Megjithëse nuk është e mundur të përcaktohet saktësisht
numri i të punësuarve në ekonomi, është evidente se është shumë më i vogël se numri i të
punësuarve në sektorin publik. Siç u përmend më herët, struktura ekonomike në veri të
Kosovës përbëhet kryesisht nga mikro-ndërmarrjet që punësojnë një numër të vogël
punëtorësh dhe më së shpeshti janë ndërmarrje familjare. Përveç kësaj, ndodh që
punëdhënësit shpesh nuk raportojnë punonjësit e tyre.
19 "Institucionet publike të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës - çfarë e ardhme na pret?",
InTER, 2017, në dispozicion në http://bit.ly/2hrzMG1
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS PUNËSIMI
23
Bazuar në të dhënat e marra nga pasqyrat financiare për vitin 2015, të paraqitura ARB, numri
i përgjithshëm i të punësuarve në biznese nga veriu i Kosovës ka arritur në 4,025 (shih
Tabelën 4). Numri më i madh i të punësuarve ishte Trepça, gjithsej 2,944, ndërsa 511
punonjës të tjerë ishin të punësuar në ndërmarrjet mikro dhe të vogla.
Tabela 4. Numri i të punësuarve në kompani nga veriu i Kosovës
Komuna Mikro E vogël E mesme E madhe Gjithsej
Mitrovica e Kosovës (e
Veriut) 186 265
451
Zveçan 117 32
2.944 3.093
Zubin Potok 54 61
115
Leposaviq 154 212
366
Gjithsej 511 570 0 2.944 4.025
Burimi: ARB, bazuar në të dhënat nga pasqyrat financiare për vitin 2015
Bazuar në të dhënat nga Administrata Tatimore e Kosovës, duke e përfshirë shtatorin e vitit
2017, në veriun e Kosovës, janë lajmëruar gjithsej 727 punëtorë. Numri i punëtorëve të
regjistruar përfshin 127 punonjës të "MTS" sh.p.k., që do të thotë se në kompani tjera ka 600
punëtorë. Kur e krahasojmë këtë numër me numrin e përgjithshëm të kompanive të
regjistruara në sistemin e Kosovës (1,721 ndërmarrje nga viti 2010), përshtypja është se ka
një numër të madh kompanish që nuk kanë asnjë të punësuar.
Tabela 5. Numri i punëtorëve të regjistruar në veri të Kosovës sipas legjislacionit të Kosovës
Burimi: InTER, në bazë të të dhënave nga Administrata Tatimore e Kosovës
Bazuar në të dhënat nga tabela 5 në periudhën janar - shtator 2017, ka një trend pozitiv në
lajmërimin e punëtorëve në Administratën Tatimore të Kosovës. Rritja më e madhe në
numrin e punëtorëve është regjistruar në komunën e Mitrovicës së Veriut, për shkak të
themelimit të MTS sh.p.k. e cila parashihet në Marrëveshjen e Telekomunikacionit. 20 Kjo
kompani e ka përshtatur punësimin e saj me legjislacionin e Kosovës, dhe në këtë mënyrë ka
regjistruar 127 punonjës të saj në Sistemin Tatimor të Kosovës. Përveç komunës së
Mitrovicës Veriore, një numër i madh i punëtorëve të regjistruar janë nga në komunën e
20 Zyra për Kosovë e Metohi, Marrëveshja e Telekomunikacionit, në dispozicion në
http://www.kim.gov.rs/p05.php
Komuna Janar 2017 Shtator 2017
Mitrovicë e veriut 174 337
Zveçan 109 110
Zubin Potok 100 110
Leposaviq 101 170
Gjithsej 484 727
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS PUNËSIMI
24
Leposaviqit, kryesisht në ndërmarrjet e industrisë së përpunimit dhe tregtisë me pakicë e
shumicë.
Duhet të theksohet se në mesin e të papunëve nuk ka shumë interes për punësimin në
sektorin privat. Krahasimisht, pagat në sektorin privat janë dukshëm më të ulëta se në
sektorin publik, kështu që sektori privat nuk arrin të tërheqë fuqi punëtore cilësore. Përveç
kësaj, gjithashtu ndodh që të papunët nuk dëshirojnë të hyjnë fare në punë, sepse ata do të
humbnin të drejtën për kompensim monetar për të papunët që marrin nga SHKP. Personat e
papunë shpesh nuk janë të trajnuar sa duhet për të kryer punë të kërkuara nga sektori privat, i
cili gjithashtu përbën një pengesë për punësimin. Së fundi, duhet të theksohet se situata e
paqëndrueshme e sigurisë dhe politike çon në faktin se të rinjtë dhe të arsimuarit nuk e
shohin të ardhmen në veri të Kosovës (ose në Kosovë në përgjithësi), por në kërkim të punës
ata gjithnjë e më shumë shkojnë në Serbi ose jashtë vendit.
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS PËRMBYLLJE
25
8. Përmbyllje dhe rekomandime
Specifikat e një mjedisi kompleks ligjor-institucional dhe të sigurisë në veri të
Kosovës kanë reflektuar gjithashtu në funksionimin e ekonomisë. Bizneset në
komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës në përgjithësi veprojnë brenda
sistemit ligjor dhe sistemit të pagesave të Republikës së Serbisë. Në këtë kuptim,
kompanitë janë të regjistruara në institucionet kompetente të Republikës së Serbisë,
të cilëve u dorëzohen deklarata financiare dhe tatimore dhe dinari përdoret si mjet
pagese.
Deri diku, situata ka ndryshuar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, kur
kemi të bëjmë me vendosjen e sistemit ligjor të Kosovës (i) në veri të Kosovës. Si
pjesë e këtij procesi, ka një rritje të numrit të (para)regjistrimit të subjekteve afariste
në institucionet kompetente të Kosovës. Marrëveshja e Brukselit solli një numër
zhvillimesh të rëndësishme të afarizmit nga biznesmenët e veriut të Kosovës nga
futja e kompanive në sistemin ligjor të Kosovës përmes rregullimit të kalimit përmes
vendkalimeve kufitare të integruara Jarinje dhe Bërnjak deri te sistemin doganor për
mallrat e destinuara për komunat veriore. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së
Brukselit, është vërejtur edhe angazhim i shtuar i Bashkimit Evropian për zhvillimin
e sektorit privat. Marrëveshja e Brukselit e ka forcuar bashkëpunimin midis odave
ekonomike të Kosovës dhe Serbisë, por ky proces nuk ka sjellë përfitime të
konsiderueshme për biznesmenët nga veriu i Kosovës.
Megjithatë, ka shumë sfida me të cilat biznesmenët nga Kosova veriore po përballen. Sfida
më e madhe është mungesa e sundimit të ligjit dhe situata e paqëndrueshme e sigurisë dhe
politike, e cila ka ndikim negativ në të gjitha sferat e biznesit, veçanërisht në zhvillimin e
biznesit, depërtimin e investimeve dhe ruajtjen e fuqisë punëtore cilësore. Funksionimi
brenda dy sistemeve ligjore është gjithashtu sfidë në aspektin e pagesave të dyfishta të
taksave dhe doganës, si dhe mbajtjen e kontabilitetit të dyfishtë. Biznesmenët janë të
detyruar të ndjekin rregullat në Serbi dhe Kosovë në të njëjtën kohë, gjë që është veçanërisht
problematike kur bëhet fjalë për rregat në Kosovë për shkak të mungesës së njohurive të
kompetencave të institucioneve dhe përkthimit të gabuar të akteve ligjore dhe nënligjore në
gjuhën serbe. Një sfidë shtesë është problemi i marrjes së dokumenteve personale
(letërnjoftim dhe patentë shoferi) në institucionet e Kosovës, duke e kufizuar kështu lirinë e
lëvizjes dhe afarizmin e biznesmenëve nga veriu i Kosovës. Zgjidhja e marrëdhënieve
pronësore dhe juridike dhe vërtetimi i suksesit të biznesit paraqesin gjithashtu sfida, sidomos
kur bëhet fjalë për qasjen në kredi bankare dhe burime tjera financiare. Problemet në
vërtetimin e suksesit dhe vazhdimësinë e biznesit gjithashtu paraqesin problem kur aplikohet
për tenderët publikë të shpallur nga qeveritë lokale dhe institucionet e tjera që veprojnë në
kuadër të sistemit juridik të Kosovës.
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS PËRMBYLLJE
26
Nuk ka reagim të organizuar nga biznesmenët nga veriu i Kosovës për adresimin e këtyre
sfidave, dhe as organizatë që punon për të përfaqësuar interesin e ekonomisë nga veriu i
Kosovës. Ata ishin mbledhur më parë rreth Odës Ekonomike të Kosovës dhe Metohisë, e
cila funksionon në kuadër të Odës Ekonomike të Serbisë dhe ka përkrahur zgjidhjen e
problemeve të biznesmenëve nga veriu i Kosovës. Sidoqoftë, duke vendosur bashkëpunim të
drejtpërdrejtë ndërmjet odave ekonomike të Serbisë dhe Kosovës, roli i Odës Ekonomike të
Kosovës dhe Metohisë është margjinalizuar, prandaj ndikimi i saj në zgjidhjen e problemeve
të akumuluara është minimal.
Sa i përket strukturës së ekonomisë në veriun e Kosovës, mbizotërojnë kryesisht
sipërmarrësit dhe kompanitë mikro që kryejnë veprimtari në fushën e tregtisë dhe
shërbimeve. Në vitet e fundit, ndërtimtaria është zhvilluar gjithashtu, kryesisht bazuar në
investime të rëndësishme në infrastrukturën e shërbimeve komunale dhe ndërtimet publike
(shkollat, spitalet dhe institucionet e tjera publike). Prodhimi është në nivelin e prodhimit të
vogël, edhe pse ka disa shembuj të suksesshëm të impianteve prodhuese në fushën e
materialeve të ndërtimit (zdrukthtari), përpunimit të metaleve, prodhimit të ushqimit dhe
tekstileve. Shumica e fabrikave në periudhën jugosllave mbyllën impiantet e tyre, edhe pse
disa prej tyre ende funksionojnë. Mes tyre janë Trepça në Zveçan, si punëdhënësi më i madh
në veri të Kosovës, pastaj Lola Fabrika në Leshak dhe para pak disa viteve prodhimi u
rifillua edhe në Fabrikën Javor në Zubin Potok.
Megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare për këtë, është evidente që nuk ka investime direkte të
huaja apo vendore në ekonominë e veriut të Kosovës. Qasja në tregjet financiare pengohet
edhe nga procedurat e shumta ligjore dhe administrative që bizneset nga veriu i Kosovës nuk
mund t’i përmbushin lehtë. Gjatë viteve të fundit, ndihma financiare dhe jofinanciare për
ekonominë në veri të Kosovës është siguruar nga Bashkimi Evropian dhe nga donatorë të
tjerë (USAID, SDC dhe disa ambasada të vendeve evropiane aktive në këtë fushë).
Megjithatë, efektet konkrete të këtyre investimeve nuk janë të dukshme. Për shembull, gjatë
disa viteve të fundit janë investuar fonde të donatorëve në zhvillimin e bujqësisë, por
rezultatet (ende) nuk janë të kënaqshme, sepse nuk kanë nxitur zhvillimin e komunave,
sidomos zonave rurale në të cilat bujqësia është aktiviteti dominant ekonomik. Fondi i
Zhvillimit të Veriut të Kosovës gjithashtu ka ndarë mjete për zhvillimin e ekonomisë për
secilën komunë individualisht, por efektet e këtyre subvencioneve nuk janë të njohura për
publikun.
Ekonomia e veriut të Kosovës varet në masë të madhe nga institucionet e sektorit
publik që veprojnë në kuadër të sistemit të Serbisë ose të Kosovës, ose nga tenderët
që shpallen nga institucionet publike, nga subvencionet buxhetore, ose nga pagat e
paguara në sektorin publik, të cilat janë nxitës i rëndësishëm i tregtisë dhe
shërbimeve. Në këtë mënyrë, biznesmenët janë të ekspozuar ndaj ndikimit politik të
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS PËRMBYLLJE
27
strukturave qeverisëse dhe suksesi i tyre në biznes varet nga mbështetja e opsioneve
të caktuara politike.
Megjithë ekzistencën e një universiteti, ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik është i
papërfillshëm. Universiteti nuk është edhe gjenerator i inovacionit, as nuk ka rol në
zhvillimin e ndërmarrësisë në mesin e studentëve të saj. Ndërmarrësia nuk është e
popullarizuar në mesin e të rinjve, e as ndër strukturat e tjera të popullsisë.
Mbështetja për zhvillimin e ndërmarrësisë ofrohet nga disa organizata joqeveritare,
por puna e tyre është organizuar kryesisht në baza të projekteve përmes mbështetjes
së donatorëve. Organizatat joqeveritare janë veçanërisht aktive në zhvillimin e
ndërmarrësisë në radhët e grupeve të cenueshme sociale si gratë apo personat me
nevoja të veçanta.
Në bazë të të gjitha kësaj që u tha, mund të nxirren rekomandimet e mëposhtme që
mund të përmirësojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik në veri të Kosovës.
• Të punohet në sundimin e ligjit dhe të krijohet një mjedis juridik i
sigurt, politikisht i qëndrueshëm dhe i sigurt për investime, jo vetëm në
komunat në veri, por në tërë Kosovën;
• Të krijohet një trup punues për zgjidhjen e problemeve të biznesmenëve
në veri të Kosovës, sidomos në çështjet e tranzicionit nga sistemi serb në atë
të Kosovës;
• Të zhvillohet strategji për zhvillimin ekonomik për komunat në veri të
Kosovës, ku do të përcaktohen sektorët strategjikë dhe qëllimet e zhvillimit
ekonomik;
• Nga mjetet e Fondit për Zhvillim të Veriut të Kosovës, të krijohet një fond
garantues për financimin e ndërmarrjeve nga veriu i Kosovës;
• Të përfshihet universiteti në procesin e inovacionit dhe zhvillimit të
ndërmarrësisë, veçanërisht në mesin e të rinjve;
• Të punohet për të forcuar institucionet për mbështetjen e biznesit dhe
zhvillimin e aftësive të biznesit;
• Të formohet dhe të fuqizohet një shoqatë afariste e biznesmenëve nga
veriu i Kosovës;
• Të punohet në forcimin e bashkëpunimit të biznesit midis kompanive
nga veriu dhe pjesët tjera të Kosovës, si dhe të promovohen shembuj të
praktikës së mirë të bashkëpunimit të biznesit në baza ndëretnike.
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS SHTOJCAT
28
SHTOJCAT: Struktura e aktiviteteve ekonomike në veri të
Kosovës
Shtojca 1: Aktivitetet më të përfaqësuara ekonomike në veri të
Kosovës, bazuar në të dhënat e ARBK
Numri dhe përqindja e aktiviteteve më të përfaqësuara ekonomike për secilën komunë
në veri të Kosovës
Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria
Tregtia me shumicë e pakicë, riparimi i
mjeteve motorike, motorcikletve
Industria e përpunimit
Ndërtimtaria
Burimi: Baza e të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë për
periudhën 2000-2017
Mitrovicë e
Veriut , 40
ndërmarrjet,
7%Zveçan ,
138
ndërmarrjet,
23%
Zubin
Potok, 124
ndërmarrjet,
21%
Leposaviq,
289
ndërmarrjet,
49%
Mitrovicë e
Veriut , 168
ndërmarrjet,
13%
Zveçan ,
296
ndërmarrjet,
23%
Zubin
Potok, 280
ndërmarrjet,
22%
Leposaviq,
540
ndërmarrjet,
42%
Mitrovicë e
Veriut , 87
ndërmarrjet,
23%
Zveçan , 91
ndërmarrjet,
25%Zubin
Potok, 50
ndërmarrjet,
13%
Leposaviq,
144
ndërmarrjet,
39%
Mitrovicë e
Veriut , 33
ndërmarrjet,
16%
Zveçan , 50
ndërmarrjet,
25%
Zubin
Potok, 37
ndërmarrjet,
18%
Leposaviq,
82
ndërmarrjet,
41%
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS SHTOJCAT
29
Shtojca 2: Struktura e aktiviteteve ekonomike në veri të Kosovës, në
bazë të të dhënave nga ARB për vitin 2015
Mitrovicë e Kosovës (e Veriut)
Zveçan
41.7
8.7
6.1
3.5
3.5
3.5
2.6
2.6
2.6
2.6
2.6
0 5 10 15 20 25 30 35 40 45
Tregtia me shumicë përveç tregtisë së mjeteve motorikemotorike
Tregtia me pakicw pwveç tregtisë së mjeteve motorike
Transporti tokësor dhe transporti pwrmes tubacioneve
Ndërtim i objekteve
Banimi
Telekomunikimi
Prodhim i produkteve ushqimore
Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave
Punë ligjore dhe të kontabilitetit
Aktivitete të menaxhimit
Aktivitete të mbrojtjes dhe hulumtimit
39.1
10.3
6.9
5.7
3.4
3.4
2.3
2.3
2.3
2.3
2.3
0 5 10 15 20 25 30 35 40 45
Tregtia me shumicë përveç tregtisë së mjeteve motorike
Ndërtim i objekteve
Tregtia me pakicë pëveç tregtisë së mjeteve motorike
Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave
Punë të specializuara ndërtimi
Aktivitete të menaxhimit
Prodhim i produkteve ushqimore
Prodhimi i produkteve nga goma dhe plastika
Prodhimi i produkteve të tjera jo-metalike minerale
Prodhimi i produkteve metalike, përveç makinerive dhe pajisjeve
Aktivitete programatike dhe transmetimi
FRIKONOMIA E VERIUT TË KOSOVËS SHTOJCAT
30
Leposaviq
Zubin Potok
28.6
14.3
7.8
5.2
5.2
2.6
2.6
2.6
2.6
2.6
2.6
2.6
0 5 10 15 20 25 30 35
Tregtia me shumicë përveç tregtisë së mjeteve motorike
Tregtia me pakicw pwveç tregtisë së mjeteve motorike
Transporti tokësor dhe transporti pwrmes tubacioneve
Aktivitete të menaxhimit
Fusha a arkitekturës dhe inxhinierisë
Prodhimi bujqësor, gjuetia dhe aktivitetet pasuese
Prodhim i produkteve ushqimore
Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave
Ndërtim i objekteve
Ndërtim i ndërtimeve tjera
Telekomunikimi
Arsimi
42.6
6.6
4.9
4.9
4.9
3.3
3.3
3.3
0 5 10 15 20 25 30 35 40 45
Tregtia me shumicë përveç tregtisë së mjeteve motorike
Punë të specializuara ndërtimi
Prodhimi bujqësor, gjuetia dhe aktivitetet pasuese
Ndërtim i objekteve
Transporti tokësor dhe transporti përmes tubacioneve
Prodhim i produkteve ushqimore
Përpunimi i drurit dhe produktet e drurit, me përjashtim të mobilieve
Grumbullimi dhe pastrami i ujit