bazat e sunnetit - mburoja€¦ · bazat e sunnetit imam ahmed ibn muhammed ibn hanbel...

107
1 MBUROJA.net Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications Pjesa e pare Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut. Ate e falenderojme dhe prej Tij ndihme e falje kerkojme. Kerkojme mbrojtjen e Allahut nga te keqiat e veteve tona dhe nga te keqiat e veprave tona. Ate qe e udhezon Allahu, nuk ka kush ta humbe; ate qe Allahu e le te humbur, nuk ka kush ta udhezoje. Deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut, i Vetmi, pa shok, dhe deshmoj se Muhammedi eshte robi dhe i derguari i Tij. Allahu e dergoi ate qe te nxjerre njerezit nga erresirat e humbjes dhe shirkut ne driten e Islamit e udhezimit. Duke vazhduar: Kjo eshte pjesa e dyte e permbledhjes Akidatus-Salaf uel As’habul Hadith [Besimi i te pareve tane te mire dhe pasuesve te hadithit]. Ua prezantoj kete liber lexuesve pasi Allahu ma beri te mundur dhe me beri mua te interesuar me te, dhe duke kontrolluar dhe verifikuar hadithet e permendura ne te, e gjithe kjo me miresine e Allahut. Rendesia e ketij libri eshte aq e madhe sa edhe ai para tij dhe i perket Imamit te shquar, dijetarit, mesuesit, mbajtesit te Sunnetit, armikut te bidatit, Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel, Allahu qofte i kenaqur me te. Dhe kjo eshte nje permbledhje e besimit te tij, Allahu qofte i kenaqur me te, i nxjerre nga Kur'ani e Sunneti dhe prej asaj qe dijetaret e selefit dhe as’habul hadithit besuan, u kapen pas saj dhe kerkuan njerezit te kapen me kete besim. Isha shume i zellshem qe keto shkrime te permblidheshin ne kete liber nga ato fjale qe dijetaret kane thene, si edhe shkrimi ne fjale, edhe pse eshte i shkurter, ne menyre qe te kuptohet nga njerezit ne pergjithesi. Ky liber ne fakt eshte nje permbledhje e disa nga shkrimet e Imam Ahmedit rreth imanit-besimit. I gjeta keto kur po kerkoja verifikimin e librit Tabakatul Hanabilah te Kadi Muhammed Ibn Ebi Ja’la dhe keto jane: Libri i pare Usulul Sunnah [Bazat e Sunnetit]. Gjithashtu e kam verifikuar duke perdorur kopjen e sheikhut tone, Muhammed Nasiruddin el-Albani, qe eshte botuar ne revisten "el- Muxhahid" ne muajin Shaban, 1411 hixhri. Pjesa e dyte e librit, "Sunneti ne te cilin Profeti salallahu alejhi ue selam vdiq." Pjesa e trete, "Pershkrim i besimtarit ne ehli sunnetit e xhematit." Ebu Abdurr-Rrahman Fauaz Ahmed Zumarli Shaban 15, 1411 Tripoli, Liban

Upload: others

Post on 26-Apr-2021

26 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

1 MBUROJA.net

Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel

salafipublications

Pjesa e pare

Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut. Ate e falenderojme dhe prej Tij ndihme e falje kerkojme. Kerkojme mbrojtjen e Allahut nga te keqiat e veteve tona dhe nga te keqiat e veprave tona. Ate qe e udhezon Allahu, nuk ka kush ta humbe; ate qe Allahu e le te humbur, nuk ka kush ta udhezoje. Deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut, i Vetmi, pa shok, dhe deshmoj se Muhammedi eshte robi dhe i derguari i Tij. Allahu e dergoi ate qe te nxjerre njerezit nga erresirat e humbjes dhe shirkut ne driten e Islamit e udhezimit. Duke vazhduar:

Kjo eshte pjesa e dyte e permbledhjes Akidatus-Salaf uel As’habul Hadith [Besimi i te pareve tane te mire dhe pasuesve te hadithit]. Ua prezantoj kete liber lexuesve pasi Allahu ma beri te mundur dhe me beri mua te interesuar me te, dhe duke kontrolluar dhe verifikuar hadithet e permendura ne te, e gjithe kjo me miresine e Allahut. Rendesia e ketij libri eshte aq e madhe sa edhe ai para tij dhe i perket Imamit te shquar, dijetarit, mesuesit, mbajtesit te Sunnetit, armikut te bidatit, Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel, Allahu qofte i kenaqur me te. Dhe kjo eshte nje permbledhje e besimit te tij, Allahu qofte i kenaqur me te, i nxjerre nga Kur'ani e Sunneti dhe prej asaj qe dijetaret e selefit dhe as’habul hadithit besuan, u kapen pas saj dhe kerkuan njerezit te kapen me kete besim.

Isha shume i zellshem qe keto shkrime te permblidheshin ne kete liber nga ato fjale qe dijetaret kane thene, si edhe shkrimi ne fjale, edhe pse eshte i shkurter, ne menyre qe te kuptohet nga njerezit ne pergjithesi. Ky liber ne fakt eshte nje permbledhje e disa nga shkrimet e Imam Ahmedit rreth imanit-besimit. I gjeta keto kur po kerkoja verifikimin e librit Tabakatul Hanabilah te Kadi Muhammed Ibn Ebi Ja’la dhe keto jane: Libri i pare Usulul Sunnah [Bazat e Sunnetit]. Gjithashtu e kam verifikuar duke perdorur kopjen e sheikhut tone, Muhammed Nasiruddin el-Albani, qe eshte botuar ne revisten "el-Muxhahid" ne muajin Shaban, 1411 hixhri.

Pjesa e dyte e librit, "Sunneti ne te cilin Profeti salallahu alejhi ue selam vdiq."

Pjesa e trete, "Pershkrim i besimtarit ne ehli sunnetit e xhematit."

Ebu Abdurr-Rrahman Fauaz Ahmed Zumarli Shaban 15, 1411

Tripoli, Liban

Page 2: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

2 MBUROJA.net

PJESA E PARE - NJE PERSHKRIM I SHKURTER RRETH USULUL-SUNNAH

Ky liber eshte permendur ne Tabakatul Hanabilah [1/241-246] ne biografine e Abdus Ibn Malik, nje prej nxenesve me te afert te Imam Ahmedit. Nje permbeldhje mund te gjendet po ne te njejtin liber, Tabakatul Hanabilah [1311-313]: Abul Husein Muhammed Ibn Ebi Ja’la tha: Shenova nga Ahmed esh-Shanji me isnedin e tij e ai tha: Degjova nga Muhammed Ibn Auf qe tha: Ahmed Ibn Hambeli me tha mua…" e pastaj e permend. Imam el-Lalika’i gjithashtu e permend kete besim ne librin e tij "Sharh Usul I’tikad Ehlis-Sunnah uel Xhema’ah" [1/156-164] ku tha: Ali Ibn Muhammed Ibn Abdullah as-Sakarij na njoftoi se Uthman Ibn Ahmed Ibn Abdullah Ibn Barid [ose Jezid] ed-Dakiki na transmetoi duke thene: Ebu Muhammed el-Hasan Ibn Abdul-Uehhab, Abul Anbar na transmetoi: rreth librit te tij, ne muajin e Rebi’ul Eual, 293 hixhri, duke thene: Ebu Xha’fer Muhammed Ibn Sulejman el-Munkiri, nga Tinnes, na transmetoi duke thene: Abdus Ibn Malik el-Attar na tha:Degjova Ebu Abdullah Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hambelin..." e pastaj e permendin te gjithe besimin.

Gjithashtu revista el-Muxhahid botoi pjesen Usulul-Sunnah ne Sha’ban, 1411 hixhri, marre nga kopja qe eshte shkruar me pune te madhe nga ana e sheikhut tone, Muhammed Nasiruddin el-Albani, Allahu e meshirofte. [Autori i librit kishte shkruar Allahu e ruajte, po meqe sheikhu ka lene kete bote, e shkruajta Allahu e meshirofte]. Ka disa ndryshime ne mes te kopjeve te librave, te cilat i kam shenuar ne poshteshenimet e librit.

HAPAT NE VERTETIMIN E LIBRIT TE BESIMIT

1. Kam marre nga dy botimet e ketij libri te besimit ne vertetimin e tij. I pari eshte Tabakatul Hanabilah, dhe e dyta eshte nga Sharh Usul I’takad nga Imam Lalika’i. E para eshte botur nga revista "el-Muxhahid" dhe eshte marre nga kopja e sheikh Muhammed Nasuruddin el-Albanit, Muhaddithit te kohes sone, Allahu e meshirofte, dhe i kam sqaruar ndryshimet ne mes te dy kopjeve.

2. Kam vene citimet nga Kur'ani, hadithet dhe thenie te tjera aq sa kam patur mundesi.

3. Kam dhene nje biografi te njerezve te shquar qe jane permendur.

Lus Allahun qe te me jap sukses ne ate qe Ai do dhe eshte i kenaqur nga fjalet, veprat e besimi. Lusim Ate qe te na ruaje nga gabimet, dhe te na ruaje nga tekat dhe risite, dhe ta beje kete pune nga punet e mia te mira ate dite qe e takoj Ate. Amin!

Ebu Abdurr-Rrahman Fauaz Ahmed Zumarli Sha’ban 15, Tripol, Liban

Page 3: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

3 MBUROJA.net

BAZAT E SUNNETIT

el-Kadi Abul Husein Muhammed Ibn Ja’la tha: Ia lexova el-Mubarakut: Abdul-Aziz el-Azxhi na njoftoi: Ali Ibn Bushran na njoftoi: Uthman, i njohur si Ibnus-Samak, na njoftoi: el-Hasan Ibn Abdul-Uehhab na transmetoi: Sulejman Ibn Muhammed el-Munkeri na transmetoi: Abdus Ibn Malik el-Attar ma transmetoi: Degjova Ebu Abdullah Ahmed Ibn Hambelin, Allahu qofte i kenaqur me te, duke thene:"Bazat e Sunnetit [1] me [2] ne jane:

1. Te kapesh fort pas çfare ishin kapur sahabet [3] e te derguarit te Allahut.[4]

[1] Termi Sunnah ketu eshte per te gjitha kushtet e akides se paster Islame dhe menhexhi, duke ditur se es-selef [te paret tane te mire] e perdornin kete term ne çeshtje akideje e menhexhi [metodologjie], ashtu siç sqarohet nga librat e tyre:

i Kitabus-Sunnah e Imam Ahmedit [241H] i As-Sunnah e el-Athramit [273H] ii Kitabus-Sunnah e Ebu Daudit [275H] iv Kitabus-Sunnah e Ibn Ebi Aasim [287H] v Kitabus-Sunnah e Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hambel [290H] vi es-Sunnah e el-Maruazi [292H] vi Sarihus-Sunnah e Ibn Xharir et-Tabari [310H] vii es-Sunnah e el-Khalal [311H] ix Shehrus-Sunnah e el-Barbahari [329H] x es-Sunnah e el-Assal [349H] xi es-Sunnah e et-Taberani [360H]

Termi Sunnah eshte perdorur ne kete menyre per te bere dallimin rreth çeshtjeve te akides e menhexhit ne te cilat ishin Selefus-Salih, ne krahasim me sektet e humbura e bidatçije.

[2] Kuptohet, dijetaret e Ehlis-Sunnetit dhe Xhema’atit dhe ne krye te tyre ishte Imam Ahmed Ibn Hambel ne kohen e tij. Ne kete pikepamje kjo eshte rruga e selefus-salih, qe t’u tregohet njerezve dhe pasuesve te Sunnetit qe akideja e tyre dhe menhexhi te mesohej dhe te praktikohej ashtu siç Imam Ejjub es-Sakhtijani [vdiq 131H] tha:"Nga suksesi i nje te riu ose nje jo arabi eshte qe Allahu ta drejtoje ate tek nje dijetar i Sunnetit." [Transmetuar nga Lalika’i me Sharh Usul I’tikad nr.30]

[3] Arabisht: sahabah ose as’hab. Sipas Sheriatit, pershkrimi i nje sahabi ose Shoqeruesi ashtu siç el-Hafidh Ibn el-Haxhr tha:"Me e qarta qe kam degjuar eshte se nje sahab eshte

Page 4: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

4 MBUROJA.net

kush ka takuar Profetin salallahu alejhi ue selam duke besuar ne te, dhe ka vdekur duke qene musliman. Keshtu kjo perfshin ate qe qendroi me te, salallahu alejhi ue selam, per nje kohe te gjate ose te shkurter; ata qe transmetuan prej tij, salallahu alejhi ue selam, e ata qe nuk transmetuan prej tij, salallahu alejhi ue selam; ata qe e pane ate po nuk u ulen me te, dhe ata qe nuk e pane per shkak se ishin te verber." [el-Isabah 1/4-5] Gjithashtu shiko piken 44 te Imam Ahmedit rreth perkufizimit te nje sahabi.

[4] I derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, tha:"Me te vertete Beni Israilet u ndane ne 71 grupe, e Ummeti im do te ndahet ne 73 grupe, te gjithe do te jene ne zjarr, perveç njerit." E pyeten:"Kush eshte ai [grup]? Ai, salallahu alejhi ue selam, tha:"Ai qe eshte ne ate çka jemi une dhe sahabet e mi." Transmeton et-Tirmidhi nr.2792, el-Hakim 1/128-129, el-Lalika’i nr.147, esh-Shatibi ne librin e tij el-I’tisam 1/189 dhe 2/186, Ibn Haxheri ne Takhrixh Ehadith el-Kashaf, nr.63 dhe te tjere nga Abdullah Ibn Amr Ibn el’Aas, Allahu qofte i kenaqur me te.

2. Te marresh ata [sahabet dhe rrugen e tyre] si nje model per tu ndjekur [5]

[5] Abdullah Ibn Mes’ud tha:"Ne imitojme e nuk shpikim; ne ndjekim e nuk bejme bidate." Transmetuar nga Imam Lalika’i ne Usulul-I’tikad 1/86. Ebu Bekr es-Siddik tha:"Me te vertete une jam nje pasues e jo nje risimtar [bidatçi]." Transmetohet ne Kitabus-Sunnah e Ibn Kudamah el-Makdisi, ne kapitullin ‘Fij Fada’ilil Ittiba,’ dhe eshte shkeputur nga khutbja e gjate e Ebu bekrit dhene pas beselidhjes. [Shiko et-Tarikh te et-Tabari]

3. Largimi nga risite [bidatet] [6], e çdo risi eshte humbje [7]

[6] Nga ana gjuhesore, bidat eshte çdo gje e re e shpikur. Percaktimi i bidatit sipas Sheriatit eshte: Nje risi [besim ose veper] ne fe, qe imiton Sheriatin, me te cilen synohet afrim tek Allahu, por qe nuk ka baza te verteta, as ne bazat e tij as ne menyren sesi kryhet." el-I’tisam e esh-Shatibi 1/37. T’i shmangesh bidateve eshte nje nga synimet kryesore te Ehlis-Sunnetit dhe Xhema’atit dhe perfshin:

i Ta urresh ate [bidatin] i Te largohesh nga ai ii Te paralajmerosh njerezit kunder tij [qe ata t’i shmangen] iv Te refuzosh bidatçinjte, e kjo eshte vetem detyra e Ulemave-Dijetareve

[7] I Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thene:"Çdo bidat eshte humbje dhe largim nga rruga e drejte." Transmeton Ebu Daudi nr.4607, et-Tirmidhi nr.2676, dhe eshte sahih. Ibn Haxheri e klasifikoi sahih ne Takhrixh Ehadith Ibnul Haxhib 1/137."

Page 5: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

5 MBUROJA.net

Dhe, Profeti, salallahu alejhi ue selam, gjithashtu tha:"Çdo bidat eshte humbje, e çdo humbje eshte ne zjarr te Xhehennemit." Transmetoi en-Nesai 1/224 nga Xhabir Ibn Abdullah dhe eshte klasifikuar sahih nga sheikul Islam Ibn Tejmijjeh ne Maxhmu’ul Fetaua 3/58. Dhe, Ibn Abbas tha: “Me te vertete gjerat me te urrejtura nga Allahu i Madheruar jane bidatet." [Transmeton el-Bejhaki ne Sunen el-Kubra 4/316]

4. Largimi nga kundershtimet [el-Khusumat]

5. Largimi nga ndenjiet me njerezit e tekave [el-Haua] [8]

[8] el-Fudajl Ibn Ijad [vdiq ne 187H] ka thene:"Kam takuar njerezit me te mire, te gjithe ata ishin njerez te Sunnetit dhe e kane ndaluar shoqerimin me njerezit e risive [ehlul bid’ah]." [Transmeton Imam Lalika’i nr.267]

Sufjan eth-Theurij [vdiq ne 161H] ka thene:"Kush degjon fjalet e nje bidatçiu, ai eshte larguar nga mbrojtja e Allahut dhe eshte mbeshtetur tek bidati." [Transmetohet nga Ebu Nu’ajm ne el-Hilijah 7/26 dhe Ibn Battah nr. 444]

el-Fudajl Ibn Ijad ka thene:"Kushdo qe ulet me nje bidatçi, atehere kini kujdes prej tij dhe atij qe ulet me nje bidatçi nuk i eshte dhene urtesi. Do te doja te ishte nje mburoje hekuri ne mes meje dhe nje personi qe eshte bidatçi. Te ha me nje jehud ose kristian eshte me e dashur per mua sesa te ha me nje bidatçi." [Transmeton Lalika’i nr.1149]

el-Lajth Ibn Sa’ad [vdiq ne 175H] ka thene:"Edhe sikur te shihja nje bidatçi duke ecur mbi uje nuk do te pranoja prej tij.” [Transmetime hadithesh apo çfaredo dije]." Keshtu, Imam Shafi’i tha:"Ai [el-Lejthi] i ka rene shkurt. Sikur ta shihja [bidatçiun] duke fluturuar nuk do te pranoja prej tij." Transmeton es-Sujuti ne el-Amr bil Ittiba uen-Nahij ‘Anil Ibtida. Referimi tek kapitulli 8", per ndalimin e ndenjies me njerezit e bidatit, degjimit te tyre, debatimit me ta, qe t’i shmangemi atyre dhe atyre qe shoqerohen me ta.

6. Braktisja e grindjeve, debateve dhe kundershtimeve ne fe [9]

[9] Imam es-Sabuni [vdiq ne 449H] tha rreth Ehlis-Sunnetit:"Ata ndjekin es-Selefus-Salih, Imamet dhe dijetaret e muslimaneve; ata kapen per fe e per te verteten. Dhe ata i urrejne ehlul-bida’h [pasuesit e bidatit] te cilet shpikin ne fe prej atyre gjerave qe nuk jane pjese e saj [fese]. Ata nuk i duan ata dhe as nuk shoqerohen me ta [bidatçinjte]. Ata nuk i degjojne fjalet e atyre, as nuk ulen me ta, as nuk bejne llafe me ta rreth fese, as nuk debatojne. Ne te kunderten, ata ruajne veshet e tyre qe te mos degjojne fjalet e tyre te kota, fjale te cilat nese i degjojne veshet dhe hyjne ne zemer, do te shkaktojne dem dhe dyshime, dhe ide te keqia do te shfaqen. Dhe, rreth kesaj Allahu i Madheruar ka

Page 6: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

6 MBUROJA.net

shpallur:"E kur i sheh qe ata kane hyre ne biseda te kota rreth ajeteve Tona, largohu prej tyre derisa te nderrojne bisede." el-En’am: 68 [Transmetuar ne Rrisalah fil I’tikad Ehlis-Sunnah As’habul Hadith, faqe 100, te Imam Sabunit]

7. Sunneti me ne jane transmetimet e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam [10]

[10] esh-Shatibi [vdiq ne 790H] tha ne librin el-Muafikat 4/3": “Fjala es-Sunnah perfshin çdo gje qe eshte transmetuar nga Profeti, salallahu alejhi ue selam, ne menyre te veçante per ate qe Libri i Nderuar [Kur’ani] nuk ka qartesuar." Hassan Ibn Atijjah [vdiq 120H] tha:"Xhibrili vinte tek i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, me Sunnetin ashtu siç vinte me Kur’anin." [Transmetohet ne esh-Shehr uel Ibanah te Ibn Battah, faqe 128, dhe ne Maxhmu’ul Fetaua te sheikhul Islam Ibn Tejmijjes 3/366.]

8 ...e Sunneti sqaron dhe qarteson Kuranin. [Sunneti eshte tefsiri i Kur'anit] [11]

[11] Jahja Ibn Kethir [vdiq ne 129H] ka thene:"Sunneti e largon paqartesine rreth Kur’anit [çfare nuk gjendet ne Kur’an dhe nuk eshte e qarte te ne, ajo gjendet ne Sunnetin e Profetit, salallahu alejhi ue selam]. [Transmetohet ne Sunan ed-Darimi 1/144 dhe ne Shehr uel Ibanah te Ibn Battah, faqe 128]

9. E eshte udhezues per tek Kur'ani [ed-Delil]

10. Nuk ka krahasime [kijas] ne Sunnet e as nuk ka shembull me te. [12]

[12] Shuraih el-Kadi [vdiq ne 80H] ka thene:"Me te vertete Sunneti i ka paraprire kijasit [deduksioni analogjik] tuaj, keshtu qe ndiqni e mos beni risi." [Transmetohet ne Sunan ed-Darimi 1/66 dhe ne Shahrus-Sunnah te el-Bagaui 1/216]

11. E as qe mund te kapet e kuptohet nga intelekti tekanjoz.

12. Por, udhezimi qendron ne ndjekjen e tij [Sunnetit] dhe largimin nga tekat [el-Haua]

Page 7: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

7 MBUROJA.net

13. Dhe, eshte nga kapjet per Sunnetin dhe nevojshmerise se tij, dhe kushdo qe braktis qofte edhe vetem nje çeshtje prej Sunnetit, ai nuk e ka pranuar ate plotesisht, nuk ka besuar ne te plotesisht, dhe nuk eshte nga njerezit e tij [Sunnetit].

14. Te kesh besim ne Kader [Paracaktimi Hyjnor] qofte mire ose keq. [13]

[13] Dijetaret e selefit nga njerezit e Islamit kane rene dakord per rendesine e besimit ne Kader, ne te miren dhe ne te keqen e tij, te embelen dhe te hidhuren e tij. Te kesh besim ne Kadane dhe Kaderin e Allahut. Asgje nuk ndodh veçse me urdherin dhe deshiren e Allahut. Ai krijoi ke deshiroi per lumturi dhe ia beri te mundur te beje vepra [me te cilat arrihet lumturia] me Miresine e Tij, dhe Ai krijoi ke deshiroi per te qene fatkeq dhe e beri ate te kryeje vepra fatkeqe me Drejtesine e Tij. Mohimi i Kaderit ishte nje nga bidatet e para qe u shfaq. Kjo ndodhi gjate kohes se sahabeve. Ma’bad el-Xhuhni e shpiku ate. Dhe eshte thene qe i pari i cili ka folur rreth Kaderit ishte Sansauih el-Bikal dhe ai ishte nga njerezit e Irakut. Ai ishte kristian e pastaj u be musliman, e pastaj u be kristian perseri. Ma’bad el-Xhuhni i mori theniet prej tij dhe Gjilani e mori nga Ma’bad el-Xhuhni. Pastaj Mu’tezilite e perkrahen kete bidat dhe te tjere qe u quajten Kadirijjah. Shiko Sharh Usul I’tikad te Imam Lalika’i 3/534, el-I’tikad te Bejhekiut, faqe 132; esh-Sheri’ah te Axhurit, faqe 149-168; Sarijhus-Sunnah te Tabariut, faqe 34-36; es-Sifat te Makdisit, Sharhul-Tahauij, faqe 382-399, dhe Lauamilul-Anuar 1/299-300.

15. T’i vertetojme hadithet qe jane ne lidhje me te [Kaderin] dhe t’u besojme atyre. Dhe nuk ka vend per te thene "Pse" e "Si". Eshte veçse vertetim dhe besim ne to [tesdik uel iman] [14]

[14] Ne arabisht, fjalet Tesdik dhe iman jane perdorur kunder atyre qe bejne dallim ndermjet tyre rreth çeshtjeve te akides. Imam Ahmedi i ka perdorur keto dy fjale ne librin e tij rreth çeshtjeve te besimit. Shih kapitullin 2" Rreth Kuptimit te Imanit, per sqarime te metejshme nga Ibn Haxheri.

16. Dhe kushdo qe nuk e di kuptimin e ndonje hadithi dhe dituria e tij nuk ia mundeson ta kuptoje, eshte e mjaftueshme per te qe ta besoje hadithin meqenese çdo gje ne fe eshte persosur per te. Dhe eshte e nevojshme per te qe te kete besim ne to, t’i nenshtrohet atyre, ashtu siç eshte ne hadithin e te sinqertit dhe te besueshmit [15] dhe çfaredo qe eshte e ngjashme me te rreth Kaderit [16]

Page 8: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

8 MBUROJA.net

[15] Dhe ai eshte hadithi i Ibn Mes’udit ra qe tha:"I derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, na njoftoi ne, dhe ai eshte i sinqerte dhe i besueshem, "Me te vertete, krijimi juaj eshte bashkuar ne barkun e nenes per 40 dite ne formen e nje fare, dhe eshte si nje cope gjaku per nje kohe te ngjashme, dhe pastaj si nje cope mishi per nje kohe te ngjashme, e pastaj tek ai eshte derguar engjelli qe fryn frymen e jetes tek ai dhe qe eshte urdheruar rreth kater çeshtjeve: te shkruaj kushtet e jeteses, jetegjatesine, veprat e tij e nese do te jete i lumtur apo jo i lumtur. Pasha Allahun, perveç te Cilit nuk ka te adhuruar tjeter, me te vertete ndonjeri prej jush kryen pune te banoreve te Xhennetit aq sa eshte nje krah larg tij [Xhennetit] e çfare eshte shkruar e ze ate dhe ai ben veprat e banoreve te Xhehennemit e hyn ne te; e ndonjeri prej jush ben vepra te banoreve te Xhehennemit derisa te afrohet nje krah larg tij, e çfare eshte shkruar e ze ate e ai ben vepra te njerezve te Xhennetit e hyn ne te." [Transmeton Bukhari nr.3207, 3332, 6594 e 7454; Muslimi nr.2634, Ebu Daudi nr.4708, Tirmidhi nr.2137, Ibn Maxhah nr.76 dhe Ahmedi ne Musnedin e tij 1/382,414 dhe 430]

[16] Ne kopjen e Albanit eshte dhe te ngjashme me te ne lidhje me çeshtjet e Kaderit.

17. E gjithashtu hadithet ne lidhje me Ru’jah [qe besimtari do te shohe Allahun ne akhiret], te gjithe ato [17], edhe nese ato jane ne kundershtim me çfare njerezit degjojne dhe edhe neqoftese ai qe i degjon ato ndihet sikur duhet refuzuar ose kundershtruar ato.

[17] Fakti qe besimtari do te shohe Allahun, me syte e tij ne Diten e Gjykimit, eshte e bazuar ne Kur’an e Sunnet. I gjithe Ummeti ka rene dakord ne kete fakt. Ne te kunderten disa te izoluar nga krijesat e kane refuzuar, ne mes tyre jane: Mu’tezilite, Xhehemijte dhe Hauarixhet dhe te tjere mes tyre. el-Axhuri [vdiq 360H] ka mbledhur hadithet ne lidhje me kete çeshtje ne librin e tij, et-Tasdik bin-Nidhar dhe dijetaret e Ehlis-Sunnetit kane perfshire keto hadithe ne librat e tyre te akides.

18. Pa dyshim, eshte detyre e tij qe te besoje ato [hadithet] e te mos kundershtoje asnje prej tyre dhe te mos kundershtoje asnje hadith qe eshte transmetuar nga transmetues te sinqerte e te besueshem. [18]

[18] Ebu Bekr el-Maruazi [vdiq 294H] tha:"E Pyeta Ahmed Ibn Hambelin rreth haditheve qe Xhehemijte i mohojne ne lidhje me Cilesite, dhe se besimtari do te shikoje Allahun ne Diten e Gjykimit, Zbritja e Allahut ne qiellin e dunjase dhe Arshin. E Ebu Abdullahi, Ahmed Ibn Hambeli, tha qe te gjithe keto hadithe jane te verteta. Dijetaret i kane pranuar ato. Ne i transmetojme ashtu siç na jane transmetuar." Transmetohet ne Tabakatul Hanabilah te Ibn Ebi Ja’la 1/56. Shiko kapitullin tre:"Disa thenie te Selefus-Salih ne lidhje me Cilesite e Allahut dhe renia dakord ne mes tyre rreth kundershtimit te

Page 9: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

9 MBUROJA.net

se kotes dhe Te’uilit [interpretimit].” Dhe gjithashtu ne kapitullin e nente:"Ne obligimin e pranimit te haditheve qe jane transmetuar nga transmetues te sinqerte e te besueshem ne lidhje me Cilesite e Allahut - Nje kundershtim ndaj Racionalisteve.”

19. Dhe ai nuk duhet te beje llafe me askend [khasimu] as nuk duhet te debatoje dhe as qe ta mesoje [se si te merret] me debate [ne lidhje me keto çeshtje si Kaderi, Ru’jah, etj.]

20. Se me te vertete [te merresh] me krahasime teologjike [kelam/filozofi] [19] ne çeshtje si Kaderi, ru’jah, Kur’ani dhe çeshtje te tjera si keto, eshte nga menyrat me te urryera dhe te ndaluara.

[19] Imam esh-Shafi’i [vdiq 204] tha:"Pergjigja ime ndaj njerezve qe merren me filozofi [me krahasime/ehlul-kelam] eshte se ata duhet te rrihen me gjethet e palmave dhe me kepuce, dhe te behen parade para njerezve dhe fiseve dhe te thuhet:"Ky eshte shperblimi per ata qe largohen nga Kur’ani e Sunneti dhe kapen pas mendimeve filozofike [kelam]." [Shiko Akidatul-Tahauijjah te Ibn Abil Izz, faqe 75]

Ibn Abdul-Barr ka thene:"Pasuesit e Fik’hut dhe Atharit ne vende te ndryshme kane rene dakord qe Ehlul-Kelam jane Ehlul Bida’ah uel Zaigh [pasues te risive e lajthitjeve]. Dhe ata nuk jane te konsideruar ne asnje menyre si pjese e dijetareve." [Transmeton Ibn Kudamah ne Burhan fij Bajanil Kur'an]

Imam Shafi’i [vdiq 204H] ka thene:"Sikur nje person te vihet ne prove me gjithçka qe Allahu ka ndaluar, perveç shirkut, eshte me mire sesa te merret me kelam [analogji e filozofi]. Ai gjithashtu kq thene:"Sikur njerezit ta dinin se [shkaterruese dhe joudhezuese] deshirat perfshihen ne analogji teologjike, do te largoheshin nga to ashtu siç largohen nga luani. Ai gjithashtu ka thene:"Kushdo qe mahnitet me analogjine teologjike, asnjehere nuk do te perparoje.” [Transmeton Ibn Kudamah ne Burhan fij Bajanil Kur'an]

Nje nga dijetaret e esh-Shash ka thene:"Çdo dituri perveç Kur'anit, hadithit dhe te kuptuarit te fese, eshte nje humbje kohe. Dhe Dituria eshte vetem ajo qe thuhet: ‘Hadethena/transmeton filani e filani,’ dhe çfare eshte pas kesaj s'jane veçse vesvese te Shejtaneve. Ebu Jusufi, shoqeruesi i Ebu Hanifes ka thene:"Kushdo qe kerkon dituri me kelam/filozofi, do te kthehet ne nje heretik te humbur." Dhe, Ahmed Ibn Hambel [vdiq 241H] ka thene:"Personi i filozofise asnjehere nuk do te perparoje. Dhe asnjehere nuk sheh nje person qe merret me filozofi veçse ne zemren e tij ka deshire per te bere zullum." [Te dy transmetimet nga Ebu Kudamah ne Burhan fij Bajanil Kur'an]

Page 10: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

10 MBUROJA.net

21. Dhe ai qe e ben kete [merret me filozofi] edhe neqoftese e arrin te verteten me fjalet e tij, nuk eshte prej Ehlis-Sunnetit, derisa te braktise kete menyre argumentimi e t’i nenshtrohet e te besoje atharin [transmetimet e Profetit nga sahabet e tij]. [20]

[20] Muhammed Ibn Sirin [vdiq 110H] ka thene:"Ata [sahabet dhe tabi’inet] e konsideronin vetveten ne rrugen e drejte per sa kohe qe ata kapeshin pas transmetimeve." Transmeton Lalika’i ne Shahr Usulil I’tikad nr.112. Abdullah Ibn Mubarek [vdiq 181H] ka thene:"E gjeta se gjithe çeshtja qendron tek Ittiba [te ndjekesh me nenshtrim e mesim hadithet]." [Transmeton Lalika’i ne Shahr Usulil I’tikad nr.113]

22. Dhe se Kur'ani eshte Fjala e Allahut. Nuk eshte i krijuar [21] Dhe ai nuk duhet te jete i dobet qe te thote se nuk eshte i krijuar dhe se Fjala e Allahut nuk eshte diçka e ndare nga Ai [jane nje teresi ne vetvete] dhe se as edhe nje gje e vetme prej tij eshte e krijuar.

[21] Shiko Sifatul-Kalam te Ibn Khuzaimah; et-Teuhid, faqe 136-165; el-Bejheki ne Esma ues-Sifat 1/299-322 dhe gjithashtu I’tikad faqe 94-110; el-Axhuri ne esh-Sheri’ah, faqe 75-96; rr-Rrad alel-Xhehmijah, faqe 132-170; el-Lalika’i ne Usulil I’tikad 2/212-312 dhe err-Rrad alel Bishr el-Maresi, faqe 464. [Gjithashtu lexo Mukhtasir as-Saua’ik el-Mursilah 2/277/332 te Ibn el-Kajjimit dhe Shahrut-Tahauijjah me parjen e Shakir, faqe 107-127]

23. Dhe te kesh kujdes nga ai qe ben risi [bidat] [22] ne kete çeshtje dhe thote se recitimi i tij i Kur’anit eshte i krijuar dhe te ngjashme me kete.

[22] Ndalesa per te bere debat me Ehlul Bid’ah eshte nje çeshtje qe kane rene dakord dijetaret e selefit, e po ashtu edhe te largohesh nga ta dhe nga mexhliset e tyre. Kadi Ebu Ja’la [vdiq 333H] ka thene ne Haxharul-Mubtadi, faqe 32:"Ka nje ixhma [renie dakord] ne mes te sahabeve dhe tabi’ineve rreth largimit dhe ndarjen nga bidatçinjte. Shiko kapitullin tete, "Ne Ndalesen e Uljes me Pasuesit e Bidatit, Degjimit te fjaleve te tyre, Debatimit me ta, Te braktisesh ata dhe ata qe shqoerohen me ta.”

24. Dhe kushdo qe heziton ne kete çeshtje dhe thote:"Nuk e di nese eshte i krijuar apo jo, por eshte fjala e Allahut," atehere ky person eshte bidatçi dhe eshte njelloj si ai qe thote qe eshte i krijuar.[23] Me te vertete eshte Fjale e Allahut e nuk eshte i krijuar [24].

Page 11: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

11 MBUROJA.net

[23] Shiko kapitullin tete per nje pershkrim te sproves qe Imam Ahmedi pati ne lidhje me kete çeshtje nga ana e khalifas el-Mu’tasim.

[24] Fjalet, "Me te vertete eshte Fjala e Allahut e nuk eshte e krijuar," nuk jane ne kopjen e Lalika’it ne Shahr Usulul I’tikad.

25. Te kesh besim ne Ru’jah [Allahu do te shihet nga besimtaret] ne Diten e Gjykimit ashtu siç eshte transmetuar ne hadithet e verteta [25].

[25] Shaikhul-Islam Ibn Tejmijjah [vdiq 728H] ka thene:'Dhe kjo çeshtje eshte nga parimet kryesore, dhe urrejtja e selefus-salih ndaj atyre qe e kundershtuan kete eshte e forte dhe e shpeshte. Dhe ata shkruajten shume libra rreth kesaj çeshtje." Maxhnu’ul Fetaua 2/469 Imam Axhuri [vdiq 360H] ka thene ne librin esh-Sheri’ah, faqe 275:"Dhe kuptimi i qarte i Kur’anit eshte se besimtaret do ta shohin Allahun, te Madheruarin, te Lartesuarin. Keshtu, te kesh besim ne kete eshte e detyrueshme dhe kushdo qe beson ne ate qe kemi permendur, atehere ka fituar pjesen e tij te miresise te dunja e akhiret. Dhe kush i mohon ato te gjitha qe kemi permendur dhe thote qe Allahu, i Madheruari e i Lartesuari, nuk do te shihet ne akhiret, ka mohur [ka bere kufr] dhe kush e mohon kete ka mohuar shume çeshtje te tjera, e te kesh besim ne to eshte e detyrueshme." Ai tha gjithashtu ne faqen 254, duke cituar Imam Ahmedin:"Kushdo qe thote qe Allahu i Madheruari nuk do te shihet, ai ka mohuar. Mbi te eshte mallkimi i Allahut dhe zemerimi i Tij, kushdo qofte prej njerezve." Gjithashtu ne faqe 255, ai transmeton nga Ebu Daud es-Sixhistani:"Degjova Ahmed Ibn Hambelin duke thene:"Kur diçka u permend para tij rreth parjes se Allahut [ne akhiret], ai u nxeh dhe tha:"Kushdo qe thote se Allahu i Lartesuar nuk do te shihet, ai eshte kafir [pabesimtar]."

26. Dhe se Profeti, salallahu alejhi ue selam, e pa Zotin e tij [26] ashtu siç eshte transmetuar nga i Derguari i Allahut dhe eshte e qarte dhe e vertete.

[26] Selefet kane patur mendime te ndryshme rreth parjes se Zotit nga Profeti salallahu alejhi ue selam. Aishah dhe Ibn Mes’udi e kane kundershtuar e nje grup tjeter e ka pohuar, ndermjet tyre Ibn Abbasi. Abdurr-Rrazaku ka transmetuar nga Ma’mari se el-Hasani eshte betuar se profeti, salallahu alejhi ue selam, e ka pare Zotin e tij. Dhe Ibn Khuzaimah transmeton nga Uruah Ibn ez-Zubejr se ai e ka pohuar dhe behej i ashper me te kur kundershtimi i Aishes iu permendte atij. Dhe te gjithe shoqeruesit e Ibn Abbasit kane transmetuar te ngjashme me kete. Ka’b el-Ahbar ishte kapur pas ketij mendimi ashtu si ez-Zuhri dhe shoku i tij Ma’mari, dhe te tjere. Eshte gjithashtu edhe mendimi i el-Eshariut. Ata pas kesaj kane kundershtime - e pa ai me syte e tij apo me zemer? el-Hafidh Ibn Haxhr [vdiq 851H] ka thene:"Transmetimet e Ibn Abbasit kane ardhur jo te qarta kurse te tjeret jane te qarte. Keshtu, eshte e detyrueshme te kuptojme transmetimet

Page 12: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

12 MBUROJA.net

e pergjithshme [te Ibn Abbasit] ne driten e transmetimeve te qarta [nga Aishah dhe Ibn Mes’udi]... "Pastaj ai permend transmetimet e paqarta qe flasin per shikim [me sy] dhe transmetimet e qarta qe permendin se shikimi ishte i zemres [jo i syrit]. Pastaj ai tha:"Keshtu, eshte me mundshme te biem dakord se mohimi i Aishes eshte per shikimin me sy dhe se vertetimi eshte per shikimin me zemer..." [Fet’hul-Bari 8/608]

Une them [autori i librit]:"Eshte e mundshme qe te behet konsensus ndermjet thenieve te Ibn Abbasit dhe Aishes, ne ate menyre qe Ibn Abbasi flet per shikimin e profetit, salallahu alejhi ue selam, ndoshta ne gjume, dhe ka mundesi qe profeti, salallahu alejhi ue selam, e po Zotin e tij ne gjume, e ky eshte nje shikim i vertete gjithashtu [duke ditur se enderrat e profeteve jane te verteta], dhe jo se ai e pa Zotin ne Naten e Miraxhit. Dhe se Aishah kundershtoi vetem mendimin se Profeti, salallahu alejhi ue selam, e pa Zotin ne naten e Miraxhit kur ai ishte zgjuar dhe ajo nuk e mohon se ai e pa Ate ne gjume. Ajo mohon vetem mendimin se e pa kur ishte zgjuar. E neqoftese eshte keshtu, atehere nuk ka asnje kundershtim [ndermjet transmetimeve] dhe falenderimet i takojne vetem Allahut, Zotit te boterave, e Allahu e di me se miri." Shiko gjithashtu Shahr Usulul I’tikad te Lalika’i 93/512, es-Sunnah 1/181 dhe es-Sifat te Makdisit, faqe 109-111; e ka transmetuar Katadah [27] nga Ikrimah [28] nga Ibn Abbasi. Dhe el- Hakam Ibn Iban [29] e transmetoi nga Ikrimah nga Ibn Abbasi. Gjithashtu Ali Ibn Zejdi [30] e transmeton nga Jusuf Ibn Mahran [31] nga Ibn Abbasi [32].

[27] Ai eshte Katadah Ibn Da’amah Ibn Katadah es-Sadusi, Ebul-Khattab el-Basri. Ai eshte thikah [nje transmetues i besueshem e i drejte] Eshte thene se ai ka lindur i verber. [Shiko et-Takrib 2/123]

[28] Ai eshte Ikrimah Ibn Abdullah, sherbetori i Ibn Abbasit , me origjine berbere. Ai eshte thikah thabah [nje transmetues i sakte, i drejte e i vertete] nje dijetar tefsiri. Ai vdiq ne vitin 107H dhe eshte thene se ka vdekur pas kesaj date, ashtu siç transmetohet ne et-Takrib 1/190. [Shiko el-Kashif 2/241]

[29] Ai eshte el-Hakam Ibn Iban el-Udni, Ebu Isa. Ai ishte saduk [i besueshem] dhe ‘abid [adhurues] dhe ai ka bere auham [gabime ne transmetimet e tija]. [Shiko et-Takrib 1/190 dhe el-Kashif 1/181]

[30] Ai eshte Ali Ibn Zejd Ibn Xhad’an, et-Tejmi, el-Basri dhe ai eshte daif [i dobet]. Shiko et-Takrib 2/37, Tahdhibut-Tahdhib 7/322-324, el-Mugni fid-Du’afa 2/448, el-Kashif 2/248.

[31] Ai eshte Jusuf Ibn Mahran el-Basri dhe ai nuk eshte Ibn Mahik. Shiko et-Takrib 2/37, Tahdhibut-Tahdhib 7/322-324, el-Mugni fij Du’afa 2/448 dhe el-Kashif 2/248.

[32] Imam Ahmedi e transmeton hadithin ne Musnedin e tij 1/285-290, ashtu edhe Axhuri ne esh-Sheri’ah, faqe 491-494; et-Tabari ne Tefsirin e tij 11/28/31, Ibn Abi Aasim ne es-Sunnah, faqe 433-440; el-Bejheki ne el-Esma uel Sifat 2/1898, el-Lalika’i ne Shahr

Page 13: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

13 MBUROJA.net

Usulul I’tikad, faqe 904 dhe Ibn Khuzaimah ne et-Teuhid, faqe 200, nga Ibn Abbasi.

27. Dhe hadithet, ne anen tone, duhet te merren me kuptimin e qarte [ala dhahiri] [33], ashtu siç kane ardhur nga Profeti, salallahu alejhi ue selam. Dhe te merresh me analogji [kelam] rreth tyre eshte bidat. Por ne kemi besim ne to, ne kuptimin e qarte te tyre dhe nuk debatojme me askend rreth tyre.

[33] Shiko kapitullin kater: Te pohosh Cilesite e Allahut me kuptimin e tyre te qarte [ala dhahir] dhe te vertete [hakiki] dhe nje kundershtim ndaj atyre qe thane se rruga e Selefeve ishte Tafuidh [largim nga Mufauidah].

28. Dhe te kesh besim ne Peshoren [el-Mizan] ne Diten e Gjykimit, ashtu siç ka ardhur ne hadith:"Nje rob do te peshohet ne Diten e Gjykimit dhe ai nuk do te jete i rende as sa nje krah mize." [34]

[34] Ky eshte kuptimi i hadithit:"Nje njeri i shendoshe, qe ha e pi shume, do te peshohet dhe ai nuk do te jete i rende, perpara Allahut [ne Diten e Gjykimit], as sa krahu i nje mize." Ai, salallahu alejhi ue selam, recitoi:"E Ne nuk do t’i japim asnje peshe ne Diten e Gjykimit." Suratul-Kehf 18:105 [Transmetohet nga Bukhari nr.4729 dhe Muslimi nr.2785].

29. Dhe se veprat e robit do te peshohen ashtu siç eshte transmetuar ne hadithe. Te kesh besim ne te dhe te pohosh te verteten e saj dhe te braktisesh ate qe e mohon ate [mizanin] dhe te braktisesh debatin me te.

30. Dhe se Allahu [Tebarek ue Teala] [35], do te flase me roberit e Tij ne Diten e Gjykimit, pa patur ndermjetes ne mes Atij dhe atyre [36]. Te kesh besim ne kete dhe te pohosh vertetesine e kesaj.

[35] Keshtu eshte ne kopjne e Lalika’it, e ne kopjen e el-Albanit eshte vetem "Teala."

[36] Ne baze te hadithit te transmetuar nga Adi Ibn Hatim:"Nuk ka asnje prej jush veçse Allahu do t’i flase ne Diten e Gjykimit, pa patur ndermjet Tij e atij [robit] asnje ndermjetes, perkthyes. Ai do te shikoje ne te djathte e nuk do te shohe veçse çfare ka pergatitur [veprat e tija], e do te shikoje ne te majte e nuk do te shohe veçse çfare ka pergatitur [veprat e tija], dhe do te shikoje perpara e do te shohe Xhehennemin perpara

Page 14: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

14 MBUROJA.net

tij. Keshtu, kush mundet ta shpetoje fytyren e tij prej zjarrit, qofte edhe me gjysem hurme, le ta beje kete." [Transmeton Bukhari nr.1413, 3595, 6539, 7443 dhe 7512; Muslim nr.1016, Tirmidhi nr.2415, Ibn Maxhah nr.1843, Ahmedi ne Musnedin e tij 4/256-377, dhe te tjere]

31. Te kesh besim ne Haudin [burimin] [37] dhe se eshte nje burim per Profetin, salallahu alejhi ue selam, ne Diten e Gjykimit. Ummeti i tij do te vije te pije prej tij, dhe madhesia e tij eshte sa udhetimi nje muaj. Gotat e tij jane te njejte ne numer me yjet ne qiell, dhe kjo eshte ne perputhje me transmetimet e verteta, nga me shume se nje ane.

[37] el-Kurtubi tha ne el-Mufham, duke rene dakord e ndjekur el-Kadi Ijjadin:"Ndermjet gjerave qe jane te detyrueshme mbi çdo person te shendoshe te dije dhe te besoje, eshte se Allahu i ka dhene ne veçanti Profetit te Tij [Muhammedit salallahu alejhi ue selam] el-Haudin [Burimin]. Emri, cilesite dhe pija e tij jane bere te ditura ne hadithet e njohura dhe shuma e tyre [haditheve] japin nje dituri te qarte dhe te prere. Meqenese keto hadithe jane transmetuar nga me shume se 30 sahabe. Ne dy Sahihet [Bukhari dhe Muslim] jane transmetuar nga me shume se 20 sahabe dhe pjesa qe mbetet eshte transmetuar nga te tjeret, dhe hadithet jane te verteta kurse transmetuesit e tyre jane te njohur. Dhe, nje numer i madh tabi’inesh i transmetojne keto hadithe nga sahabet dhe numri i tyre shtohet edhe me tej."

32. Te kesh besim ne denimin e varrit [38] dhe se ky Ummet do te vihet ne sprove ne varret e tyre dhe do te pyeten per Imanin e Islamin, rreth "Kush eshte Zoti Yt?", "Kush eshte Profeti Yt?"

[38] Sufjan Ibn Ujainah [vdiq 197H] ka thene:" Sunneti eshte 10 [pika]. Kushdo qe i ka pranuar ato ka plotesuar Sunnetin dhe kushdo qe braktise ndonjeren prej tyre ka braktisur Sunnetin..." dhe ndermjet tyre ai permend "denimin e varrit..." [el-Lalika’i ne Sharh Usulil I’tikad, nr.312]

Imam Shafi’i [vdiq 204H] ka thene:"Me te vertete denimi i varrit eshte nje fakt, dhe se do te pyeten ata ne varre." [Manakibush-Shafi’i i Bejhekiut 1/415]

Imam et-Tahaui [vdiq 321H] ka thene:"Ky eshte nje pershkrim i akides se Ehlis-Sunnah uel Xhema’ah ne rrugen e dijetareve te kesaj feje: Ebu Hanifah en-Nu’man, Ibn Thabit el-Kufi, Ebu Jusuf Ja’kub Ibn Ibrahim el-Ensari dhe Ebu Abdullah Muhammed Ibn el-Hasan el-Shajbani, dhe besimi i tyre qe ata kishin ne lidhje me bazat e kesaj feje dhe akideja e tyre per Zotin e boterave...," e vazhdoi e tha:"Ne besojme tek Engjelli i vdekjes

Page 15: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

15 MBUROJA.net

qe ka per detyre per te marre shpirtrat e te gjitheve dhe ne denimin e varrit per ate qe e meriton." [Akidatul Tahauijjah, nr.79-80]

Imam Axhuri [vdiq 360H] ka thene:"Kapitulli "Vertetimi dhe besimi ne denimin e varrit," ne te cilin ai sjell shume hadithe nga Bukhari dhe Muslim dhe e mbyll kapitullin duke thene:"Dhe si eshte gjendja e atyre qe i mohojne keto hadithe, veçse ata kane humbur rrugen ne nje humbje te madhe." [esh-Shari’ah e Axhurit, faqe 358-364]

Dhe selefet kane rene dakord se Pyetjet dhe Denimi i Varrit jane fakte te verteta dhe nje realitet i qarte. Dhe te tjere ndermjet tyre qe aprovojne dhe permendin ne librat e tyre te akides, duke perfshire besimin e tyre dhe bindje te plote me zemer jane: Ebu Daud [vdiq 275H], Ibn Kutajbah [vdiq 278H], Abul Hasan el-Eshari [vdiq 324H], Ibn Ebi Hatim [vdiq 327H], Imam el-Barbahari [vdiq 329H], Imam Lalika’i [vdiq 418H], Imam el-Bejheki [vdiq 458H], Imam en-Neueui [vdiq 676H], el-Kurtubi [vdiq 671H], e shume te tjere.

Imam el-Bejheki ka bere nje liber rreth besimit ne denimin e varrit. Ai ka mbledhur te gjitha hadithet ne lidhje me denimin e varrit dhe çfare eshte ne lidhje me te. Eshte botuar me titullin Ithbat Adhabil Kabr ue Su’adil Melikejn. Imam Ibn Rexhebi [vdiq 795H] ka nje liber rreth denimit te varrit me titull Ahualul Kubur. [Shiko gjithashtu et-Tedhkirah te Imam Kurtubiut]

33. Dhe se Munkeri dhe Nekiri [dy engjejt] do te vijne tek ai ne menyren qe Allahu deshiron dhe ne menyren qe Allahu ka urdheruar. Te kesh besim ne ta dhe te pohosh vertetesine e tyre.

34. Te kesh besim ne ndermjetesimin [shefa’at] e Profetit [39] dhe te kesh besim se disa njerez do te nxirren nga Zjarri pasi te digjen ne te e te behen shkrumb e hi. Do te urdherohet qe ata te vendosen ne lumin para deres se Xhennetit, ashtu siç eshte transmetuar ne hadithe, ashtu siç deshiron Allahu dhe ashtu siç ka urdheruar Allahu. Me te vertete, duhet te kesh besim ne te dhe te aprovosh vertetesine e tij.

[39] Ndermejtesimi i Profetit tone, salallahu alejhi ue selam, eshte i shume llojshem:

i Ndermjetesimi i madh qe, ne mes te gjithe vellezerve te tij nga Profetet e te Derguarit, eshte e veçante per Profetin tone dhe kjo ndodh kur Allahu te vije e Dita e Gjykimit te filloje. i Ndermjetesimi i tij per ata njerez qe kane veprat e mira e te keqija te barabarta. Keshtu ai do te ndermjetesoje qe ata te hyjne ne Xhennet.

Page 16: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

16 MBUROJA.net

ii Ndermjetesimi i tij per nje grup njerezish qe jane urdheruar te hyjne ne Xhehennem, e ai do te ndermjetesoje qe ata te mos hyjne ne te. iv Ndermjetesimi i tij per ata qe kane hyre ne Xhennet, qe grada e tyre te rritet me shume sesa qe ata e kane merituar nga veprat e tyre te mira. v Ndermjetesimi i tij per nje grup njerezish qe te hyjne ne Xhennet pa dhene llogari. vi Ndermjetesimi i tij per lehtesimin e denimit per ata qe e meritojne, ashtu siç eshte rasti me xhaxhain e tij, Ebu Talibin, qe denimi i tij te lehtesohet. vi Ndermjetesimi i tij qe te gjithe besimtaret te hyjne ne Xhennet. vii Ndermjetesimi i tij per ata qe kryejne gjynahe te medha, nga ata qe kane hyre ne Xhehennem, qe ata te dalin prej tij. Shiko Shehrut-Tahauijjah te Ibn Abil Izz [vdiq 792H].

35. Te kesh besim se Mesihud Dexh-xhal do te vije [40] e do te kete te shkruar ne mes te dy syve, "Kafir". Dhe te kesh besim ne hadithet qe kane ardhur ne lidhje me te. Dhe te kesh besim se do te ndodhe.

[40] Shiko transmetimet rreth Dexh-xhalit ne esh-Sheri’ah te Axhurit, faqe 372; en-Nihajah te Ibn Kethirit, faqe 52-93; Shahrut-Tahauijjah, faqe 486; Lauami’ul Enuar 2/86, dhe et-Tedhkirah te Imam Kurtubiut, faqe 344-380 me kontrollin tone [te autorit].

36. Te kesh besim se Isa [Ibn Merjem] [41] do te zbrese e do ta vrase ate ne hyrjen e Ludd-it [42].

[41] Kjo eshte nje shtese ne kopjen Usulul I’tikad 1/159 dhe ne kopjen e sheikh el-Albanit.

[42] Luddi eshte nje qytet-aeroport ne Palestine, rreth dy milje larg er-Ramlah. Shiko gjithashtu hadithin e Muslimit nr.2137, Ebu Daud nr.4321, et-Tirmidhi nr.2240, Ibn Maxhah nr.4075, Ahmedi ne Musnedin e tij 4/181-182 dhe gjithashtu el-Axhuri ne esh-Sheri’ah, faqe 386. Dhe hadithet ne lidhje me zbritjen e Isait, alejhis-selam, afer mbarimit te kohes [botes] jane te nivelit Muteuatir. [Shiko et-Tesrih Bima Teuatara min Nuzulil Mesih]

37. Dhe se Besimi [Imani] eshte fjale e vepra, rritet e zvogelohet [43] ashtu siç eshte transmetuar ne hadith:"Besimtari me i plote ne iman eshte ai qe eshte me edukate me te mire." [44]

[43] el-Lalika’i [vdiq 418H] e transmeton ne Shahr Usulul I’tikad Ehlis-Sunnah 5/958, se Abdurr-Rrazaku [es-San’ani] ka thene:"Kam takuar 62 dijetare e ndermjet tyre: Ma’mar, el-Auzai, eth-Theuri, el-Ualid Ibn Muhammed el-Kurejshi, Jezid Ibn es-Sa’sib, Hammad

Page 17: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

17 MBUROJA.net

Ibn Selemah, Hammad Ibn Zejd, Sufjan Ibn Ujainah, Shu’ajb Ibn Harb, Uaki Ibn el-Xherrah, Malik Ibn Enes, Ibn Ebi Lajla, Ismail Ibn Ajjash, el-Ualid Ibn Muslim dhe te tjere qe nuk i kam permendur te gjithe; ata kane thene:"Imani eshte e folura dhe vepra, rritet e zvogelohet."

[44] Transmeton Ebu Daud nr.4682, et-Tirmidhi nr.1162, Ahmedi ne Musnedin e tij 2/25, 472 dhe 527; ed-Darimi nr.2792, Ibn Hibbani ne Sahihun e tij nr.1926, dhe te tjere. Zinxhiri i transmetimit te tij eshte i vertete, shiko es-Sahihah te el-Albanit.

38. Dhe kush ka braktisur namazin [es-salah] ka bere kufr. Nuk ka asnje nga veprat, qe neqoftese e braktis ben kufr, perveç namazit. Kushdo qe e braktis ate eshte kafir, dhe Allahu e ka bere vrasjen e tij te lejueshme." [45]

[45] Shiko es-Salatu uel Hukmu Tarikiha te Ibn Kajjim el-Xheuzijjah, faqe 9-19.

39. Dhe me i miri i ketij Ummeti pas Profetit, salallahu alejhi ue selam, eshte Ebu Bekr es-Siddiku [46] pas tij Umer Ibn el-Khattabi [47] pastaj Uthman Ibn Affani [48].

[46] Ai eshte me i miri i njerezve pas te Derguarit te Allahut. Abdullah Ibn Uthman, ai eshte Ebu Kahafah Ibn Amir Ibn Amir Ibn Ka’b Ibn Sa’d Ibn Teim Ibn Merrah, el-Kurejshi, et-Tejmi Ebu Bekr Siddiku, pasuesi [khalifi] i te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe shoku i tij kur ishin ne shpelle. [Shiko Tehdhibul Kemal 5/282-283]

[47] Ai eshte Emirul Mu’minin [Prijesi i besimtareve], Umer Ibn el-Khattab Ibn Nufejl Ibn Abdul’Uzza Ibn Rijah Ibn Abdullah Ibn Kurt Ibn Razzah Ibn Adi Ibn Ka’b el-Kurshi, el-Adaui. Ai ra shehid ne muajin e Dhul hixh-xhes ne vitin 33H dhe ai ishte khalife per 10 vjet e gjysem. [Shiko et-Takrib 2/54]

[48] Ai eshte Emirul Mu’minin, Uthman Ibn Affan Ibn Abil’Aas Ibn Umajjah Ibn Abd Shamsil-Emeui, Dhun-Nurejn, nga ata te paret ne besim [es-sabikun el-aualun]. Nje nga kater khalifet dhe nje nga ata qe i eshte dhene pergezimi me Xhennet. Ai ra shehid ne vitin e Dhul Hixhes, pas namazit te Kurban Bajramit ne vitin 35H. Khalifeti i tij zgjati 2 vjet dhe ai ishte 80 vjeç. Dhe eshte thene se ishte me shume a me pak se kaq. [Shiko et-Takrib 2/12]

Page 18: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

18 MBUROJA.net

40. Ne i japim perparesi ketyre te treve ashtu siç sahabet e Rresulullahit, salallahu alejhi ue selam, i dhane perparesi atyre. Ata [sahabet] asnjehere nuk u kundershtuan rreth kesaj çeshtjeje [49].

[49] Allamah Siddik Hasan Khan [vdiq 1307H] tha:"... e kushdo qe flet keq kundra cilido prej khalifeve, atehere ai eshte me i humbur se mushka e babait te tij." [Katfuth-Thamr fij Bajani Akidati Ehlil Athar]

41. E pas ketyre te treve, pese sahabet e Shuras: Ali Ibn Ebi Talib [50] ez-Zubejri [51] Talhah [52], Abdurr-Rrahman Ibn Auf [53] dhe Sad Ibn Ebi Uakkas [54] dhe secili nga ata kishte merite per t’u bere khalif dhe secili nga ata ishte imam [prijes].

[50] Ai eshte Emirul Mu’minin Ali Ibn Ebi Talib Ibn Abdul-Muttalib Ibn Hashim, el-Hashimij, kusheriri i te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe burri i vajzes se tij, nga te paret ne fe. Ka mundesi qe ai ka qene i pari qe ka pranuar Islamin. Ai eshte gjithashtu nje nga te dhjetet qe i eshte dhene pergezimi me Xhennet. Ai vdiq ne muajin e Ramadanit ne vitin 40H dhe ai ishte, sipas mendimit te dijetareve, njeriu me i mire i bijve te Ademit qe kane jetuar ne ate kohe, sipas konsensusit te Ehlis-Sunnetit. Ai ishte 63 vjeç [kur vdiq], ashtu siç permendet ne et-Takrib 2/39.

[51] Ai eshte ez-Zubejr Ibn el-Auam Ibn Khualid Ibn Asad Ibn Abdul’Uzza Ibn Kusai Ibn Kilab, Ebu Abdullah el-Kurejshi, el-Asadi, nje nga te dhjetet te pergezuar me Xhennet. Ai eshte vrare ne "diten e devese" ne vitin 36H. [Shiko et-Takrib 1/259]

[52] Ai eshte Talhah Ibn Ubejdullah Ibn Uthman Ibn Amr Ibn Ka’b Ibn Sad Ibn Temim Ibn Marrah et-Tejmi, Ebu Muhammed el-Medeni, nje nga te dhjetet te pergezuar me Xhennet. Ai ra shehid ne "diten e devese" ne vitin 36H ne moshen 63 vjeç. [Shiko et-Takrib 1/379]

[53] Ai eshte Abdurr-Rrahman Ibn Auf Ibn Abd-Auf Ibn Abdul-Harith Ibn Zehrah, el-Kurejshi, ez-Zuhri, nje nga te dhjetet te pergezuar me Xhennet dhe nje nga te paret ne Islam. Ai vdiq ne vitin 32H e ka edhe mendime te tjera rreth kesaj. [Shiko et-Takrib 1/494]

[54] Ai eshte sahabi i nderuar Sa’d Ibn Ebi Uakkas Ibn Malik Ibn Uahajb Ibn Abd-Menaf Ibn Zehrah Ibn Kilab ez-Zuhri, Ebu Is’hak, nje nga te dhjetet te pergezuar me Xhennet dhe i pari qe ka hedhur shtizen ne rruge te Allahut. Ai vdiq ne el-Akik ne vitin 55H ashtu siç eshte e ditur mire, dhe ai ishte i fundit nga ata te pergezuar me Xhennet qe vdiq. [Shiko et-Takrib 1/290]

Page 19: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

19 MBUROJA.net

42. Ne lidhje me kete çeshtje ne marrim hadithin e Ibn Umerit [55]:"Ne konsideronim kur Profeti, salallahu alejhi ue selam, ishte gjalle e sahabet e tij te shumte: Ebu Bekri [i pari], pastaj Umeri, pastaj Uthmani e pastaj ne heshtnim." [56]

[55] Ai eshte sahabi i famshem, Abdullah Ibn Umer Ibn el-Khattab el-Adaui, Ebu Abdurr-Rrahman. Ai ishte nje nga njerezit me te zellshem e te forte ne pasimin e haditheve [Sunnetit te Profetit, salallahu alejhi ue selam] dhe ishte nga sahabet e pasur e bujare. Ai vdiq ne fund te vitit 73H ose ne fillim te vitit tjeter sipas radhes. [Shiko et-Takrib 1/435]

[56] Transmeton Bukhari nr.3655 dhe 3697, Ebu Daudi nr.4627 dhe 4628, et-Tirmidhi nr.3707, Ibn Maxhah nr.106, dhe te tjere.

43. E pas pese sahabeve te Shuras jane njezerit qe luftuan ne Bedr prej Muxhahirineve. Pastaj kush luftoi ne Bedr prej Ensareve nga sahabet e te Derguarit te Allahut, secili ne pozite sipas hixhras [emigrimit] dhe perparesise [ne fe, kush hyri ne Islam ne fillim].

44. Pastaj me te miret e njerezimit pas ketyre [qe u permenden me siper] jane sahabet e te Derguarit te Allahut, gjenerata ne te cilen ai u dergua. Kushdo qe e shoqeroi ate per nje vit, nje muaj, nje dite, nje ore, ose vetem sa e pa ate, atehere ai eshte prej sahabeve [57]. Shoqerimi eshte ne varesi te qendrimit me te, dhe pati perparesi duke qene me te, duke degjuar prej tij e duke e vezhguar ate. [58]

[57] Ibn el-Medini [vdiq 234H] ka thene:"Kushdo qe e shoqeroi Profetin, ose e pa ate, sikur edhe nje nje ore te dites, atehere ai eshte nga sahabet e Profetit, salallahu alejhi ue selam." Dhe nxenesi i tij, Imam Bukhari, ka thene:"Kushdo qe e shoqeroi Profetin, ose e pa ate, nga mesi i muslimaneve, eshte prej sahabeve." [Sahih Bukhari 7/1 ne Fet’h]

[58] Ne kopjen e Albanit, "… dhe i hodhi nje shikim atij."

45. Keshtu, me te afert ne shoqerim me te jane me te persosur sesa gjenerata qe nuk e pa ate, edhe nese ata [gjenerata qe nuk e pa profetin] e takuan Allahun me te gjithe punet e mira. Perveç kesaj, ata qe e shoqeruan Profetin, e pane ate dhe degjuan prej tij jane superiore.

Page 20: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

20 MBUROJA.net

46. Dhe kushdo qe e pa ate me syte e tij dhe besoi ne te, qofte edhe per nje ore [59] [kjo i referohet shikimit, jo besimit], eshte me i mire, per shkak te shoqerimit qe i beri Profetit, sesa tabi’inet edhe ne qoftese tabi’inet kryen çdo veper te mire.

[59] Ne kopjen e sheikh el-Albanit, fjalet "Dhe kushdo qe e pa ate" deri tek "qofte edhe sikur per nje ore," nuk jane te pranishme.

47. Dhe te degjosh e t’i bindesh udheheqesve [a’immah] dhe Emirul Mu’minin-it, qofte ai i drejte ose mekatar, nga ata qe vijne ne pushtet me khilafet, ndaj kujt njerezit jane bashkuar dhe jane te kenaqur me te.

48. E gjithashtu [te degjosh e t’i bindesh] atij qe luftoi kundra njerezve derisa u be khalife dhe u emerua Emirul Mu’minin.

49.Te marresh pjese ne beteja se bashku me prijesit [umara], qofshin ata te mire ose mekatare, eshte e perjetshme [dhe eshte operative] deri ne Diten e Gjykimit. Nuk duhet te braktiset asnjehere. [Gjithashtu] Ndarja e plaçkes se luftes dhe vendosja e udheheqesve [a’immah] qe te vejne ne praktike denimet e ligjet [hudud] jane te perjetshme. Nuk eshte e lejueshme per askend qe te ngrihet kundra tyre [prijesve] e as te kundershtoje ata. [60]

[60] Shiko kapitullin pese: Konsensusi i Selefeve nga sahabet e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, ne ndalesen qe te kundershtosh udheheqesit, qofshin ata te mire apo mekatare - Nje kundershtim ndaj Hauarixheve.

50. Gjithashtu, t’ia japesh sadakane atyre [udheheqesve] eshte efektive dhe e dobishme perhere. Kush ia jep sadakane atyre, kjo i mjafton atij [e ka kryer detyren e vet], qofte ai i mire ose mekatar.

51. Dhe te falesh namazine xhumu’ase pas tij [udheheqesit] dhe kunder çdokujt qe ai vendos ne pozite eshte e lejueshme dhe e persosur, dhe eshte dy rekate [namazi]. Kushdo qe i perserit ato [pasi eshte falur pas

Page 21: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

21 MBUROJA.net

imamit] eshte bidatçi nga ata qe kane braktisur hadithet, dhe nje kundershtar i Sunnetit. Ai nuk merr asnje shperblim nga miresia e namazit te xhumu’ase, nese nuk pranon dhe mendon se namazi duhet falur pas kryetareve, kushdo qe te jene ata, qofshin te mire ose mekatare.

52. Keshtu, Sunneti eshte qe te fale dy rekate me ta. [Kushdo qe i perserit eshte bidatçi] [61], dhe ta kuptoje se ato jane te persosura e te plotesuara, dhe te mos kete asnje dyshim ne zemren e tij rreth kesaj.

[61] Ne Usulul I’tikad 1/161 "... qe te falesh... dhe qe ate te kuptoje..." Çfare eshte ne mes te pikave eshte nje shtese nga Usulul I’tikad, 1/161 dhe ne kopjen e Albanit ".. e ai falet " ".. e ti te kuptosh..."

53. E kush ngrihet kunder udheheqesve te muslimaneve, pasi njerezit kane rene dakord me te dhe jane bashkuar pas tij, pasi ata e kane aprovuar khilafetin e tij, ne çfaredo forme te kete qene khilafeti i tij, me kenaqesine ose me pranimin e tij, ose me anen e forces se ushtruar nga ai, atehere ky kryengrites ka kundershtuar muslimanet, dhe ka kundershtuar hadithet e te derguarit te Allahut [62] Dhe nese ndonje nga ata qe u ngriten kunder udheheqesit vdese, ai ka vdekur me vdekjen e injorances.

[62] Shiko kapitullin pese: Konsensusi i Selefeve nga sahabet e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, ne ndalesen qe te kundershtosh udheheqesit, qofshin ata te mire apo mekatare - Nje kundershtim ndaj Hauarixheve.

54. E te vrasesh ate qe eshte ne pushtet nuk eshte e lejueshme, dhe nuk eshte e lejueshme per asnje nga njerezit qe te ngrihet kunder tij [udheheqesit]. Kushdo qe e ben kete eshte bidatçi dhe jo ne rrugen e Sunnetit, e as ne rrugen e drejte. [63]

[63] Sheikhul Islam Ibn Tejmijjah [vdiq 728H] ka thene:"Njerezit kane mendime te ndryshme dhe jane kundershtuar ne lidhje me ate qe eshte ne pushtet, qofte i mire apo mekatar. A duhet te jete bindja ne çfaredo qe ai urdheron ne bindje ndaj Allahut dhe jane ne vendimet qe ai merr ne lidhje me pushtetin dhe me ndarjen e sadakase? Apo, nuk duhet te jete bindja ne çfaredo qe ai vendos ne lidhje me pushtetin, ndarjen e sadakase? Apo, ka nje dallim ne mes te Imamit te te gjithe muslimaneve dhe nje

Page 22: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

22 MBUROJA.net

gjykatesi apo njerez te ngjashem me kete [qe jane me te ulet ne pozite]? Ka tre thenie:"Me e dobeta e tyre me Ehlis-Sunnetin eshte thenia, "Te kundershtosh çdo urdher, pushtet dhe ndarjen e sadakase se tij etj..." Dhe me e sakta e tyre me Ehlis-Sunnetin, me dijetaret dhe me gjyqtaret eshte thenia e pare, "Se duhet te kete bindje te plote ndaj tij ne çfaredo qe ai urdheron ne lidhje me bindje ndaj Allahut dhe ne lidhje me vendimet qe ai merr ne lidhje me pushtetin dhe ndarjen e sadakase. Dhe kjo eshte çeshtja edhe me gjyqtarin injorant dhe zullumqar - gjykimet e tij dhe urdherat me ndarjen e sadakase etj., kur eshte e drejte duhet te kryhen ne perputhje me theniet e shumices se fukahave [gjyqetareve].” [Minhaxhus-Sunnah 3/390]

55. Te luftosh kundra hajduteve dhe kryengritesve eshte e lejuar. Kjo eshte kur ata shkojne kundra nje personi e pasurise se tij. Eshte e lejuar per te qe te luftoje e te mbroje vetveten dhe pasurine e tij dhe te kundershtoje [hajdutet dhe rebelet] per te ndihmuar vetveten e pasurine e tij me çfaredo menyre qe ka mundesi.

56. Por nuk eshte e lejueshme per te, qe kur ata ikin ose largohen prej tij, t’i ndjeke ata. As nuk duhet te ndjeke gjurmet e tyre dhe nuk eshte e lejueshme kjo per askend perveç per Imamin [64] dhe ata qe jane ne detyre ndaj muslimaneve.

[64] Ne Usulul I’tikad "... eshte detyre e Imamit."

57. Detyra e tij eshte vetem te mbroje vetveten dhe pasurine e tij dhe duhet te kete nijjet, qe kur i gjuan ata te mos vrase askend. Por, nese e vret ate [ndonjerin nga hajdutet] ne beteje e siper, atehere Allahu do ta beje ate qe eshte vrare larg [65] [Vetes se tij dhe miresive]. E nese ai vete eshte vrare ne kete gjendje, duke mbrojtur veten dhe pasurine e tij, atehere shpresoj ne shehidllek [deshmoresi] per te, ashtu siç qendron ne hadith.

[65] Ne hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra qe tha:"Nje njeri erdhi tek i derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe tha:"O i Derguari i Allahut, si mendon nese nje njeri vjen qe te marre pasurine time? Ai, salallahu alejhi ue selam, tha:"Mos ia jep pasurine tende atij." Ai tha:"Po nese me lufton? Ai, salallahu alejhi ue selam, u pergjigj:"Atehere, luftoje ate." Ai perseri tha:"Çfare mendon nese une vritem?" Ai, salallahu alejhi ue selam, ia ktheu:"Ti do te jesh deshmor [shehid]." Ai tha:"Po nese une e

Page 23: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

23 MBUROJA.net

vras ate?" Ai, salallahu alejh ue selam, tha:"Ai do te shkoje ne Xhehennem." [Sahih Muslim nr.259]

58. Dhe te gjithe hadithet rreth kesaj teme kane urdheruar qe te luftosh ate [hajdutin] por jo ta vrasesh ate, as qe te ndjekesh ate, as qe ta vrasesh nese eshte rrezuar ne toke i plagosur.

59. Dhe nese e ze ate rob, as nuk duhet ta vrase as nuk duhet te kryeje denimin e pershkruar, por ai duhet ta ngreje çeshtjen tek kushdo qe Allahu i ka dhene pushtet, qe ai te gjykoje ne kete çeshtje.

60. Dhe ne nuk deshmojme per asnje pjestar te kibles, ne baze te nje vepre qe ka bere, se ai eshte banor i Xhennetit apo Xhehennemit. Ne kemi shprese per te mirin dhe kemi frike per te, dhe ne kemi frike per te keqen e mekatarit dhe shpresojme ne Meshiren e Allahut per te. [66]

[66] Shpjeguesi i Akidatut-Tahauijjah, Ibn Abil Izz [vdiq 792H], ka thene ne faqe 378:"Ne nuk themi per ndonje person te veçante nga pjestaret e Kibles, se ai eshte banor i Xhennetit apo banor i Xhehennemit, perveç atij rreth te cilit el-Emini [i besueshmi - Profeti] na ka lajmeruar, qe ai eshte banor i Xhennetit, si per shembull te dhjetet e pergezuar me Xhennet. Dhe ne themi:"... se kushdo qe Allahu do qe te hyje ne Xhehennem nga njerezit qe kane kryer mekate te medha, pa dyshim do te hyje ne Xhehennem dhe se ai do te dale nga Xhehennemi me ndihme te atyre qe kane te drejten e ndermjetesimit...," dhe ne duhet te heshtim per te thene diçka te tille per nje person te veçante. Keshtu ne nuk deshmojme se ai do te hyje ne Xhennet, as qe do te hyje ne Xhehennem veçse me dije te qarte, sepse realiteti eshte i panjohur per ne se ne çfare gjendje nje person vdes [me iman apo ne kufr]. Sidoqofte, ne shpresojme per ate qe ben vepra te mira dhe frikesohemi per ate qe ben vepra te keqija."

61. Dhe kushdo qe e takon Allahun me nje mekat, me te cilin meriton Zjarrin, duke qene se eshte penduar dhe nuk eshte kthyer tek ai as nuk ka kembengulur ne te, atehere Allahu, i GjitheFuqishmi, i Lartesuari] [67], do t’i kthehet atij me falje. Dhe Allahu pranon [68] pendimin [teuben] nga roberit e Tij dhe fal veprat e keqija. [69]

[67] Kjo eshte shtese ne Usulul I’tikad.

Page 24: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

24 MBUROJA.net

[68] Ne Usulul I’tikad 1/162, dhe ne kopjen e el-Albanit, "Dhe Ai pranon..."

[69] Allahu i Madheruar thote:"Dhe Ai eshte qe pranon pendesen e roberve te Tij dhe fal mekatet." esh-Shura 42:25

62. E kushdo qe e takon Ate duke pase shijuar denimin e pershkruar [nga Sheriati] per ate mekat te veçante ne kete bote, atehere kjo eshte nje shlyerje [per mekatin] [70] ashtu siç qendron ne hadithin e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam [71].

[70] Ky eshte mendimi dhe medhhebi i shumices se dijetareve. Denimet e pershkruara [hudud] jane shlyerje [per ate mekat qe eshte bere denimi] dhe kjo eshte ne baze te hadithit te Ubadah Ibn es-Samit, qe do te permendet shkurtimisht, inshAllah, dhe qe eshte transmetuar nga Bukhari dhe te tjere. Dhe ne baze te hadithit te transmetuar nga Ahmedi ne Musnedin e tij 5/214, nga Khuzaimah Ibn Thabit, me nje sened hasen, me fjalet:"Kushdo qe kryen nje mekat dhe me pas denimi i pershkruar [nga Sheriati] kryhet mbi te, atehere ky denim eshte shlyerje per te." Gjithashtu shiko nje shpjegim per kete gjykim ne Fet’hul Bari 1/64-68.

[71] Ne baze te thenies se tij, salallahu alejhi ue selam, ne hadithin e Ubadas:"I Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thene:"Me jepni besen mua qe ju nuk do te shoqeroni askend me Allahun, qe ju nuk do te vidhni, qe ju nuk do te beni zina dhe qe ju nuk do te vrisni femijet tuaj, dhe qe ju nuk do te merreni me thashetheme, nese e keni bere me fjale me njeri-tjetrin. Te mos kundershtoni ne çfare eshte e mire dhe e drejte. Kushdo nga ju qe vdese [duke iu larguar ketyre ndalesave] atehere shperblimi i tij eshte me Allahun, dhe kushdo qe bie ne ndonjeren nga keto gjera dhe eshte denuar ne kete bote, atehere ky denim do te jete shlyerje per te. Dhe kushdo qe bie ne ndonje nga keto dhe Allahu ia mbulon mekatin, çeshtja e tij eshte me Allahun: nese Ai do, e fal; e nese Ai do, e denon." Keshtu ne dhame besen tek ai per kete." Ky hadith eshte nje argument kundra Hauarixheve qe deklarojne muslimanet kafira vetem per shkak te kryerjes se nje mekati. Eshte gjithashtu nje argument kundra Mu’tezileve, te cilet thone se ai qe ben mekat do te denohet patjeter nese nuk eshte penduar, dhe kjo eshte sepse Profeti, salallahu alejhi ue selam, e vendosi ate ne Deshiren e Allahut dhe ai, salallahu alejhi ue selam, nuk tha se ai do te denohet patjeter.

63. Dhe ai qe e takon Ate duke kembengulur ne te [mekat], dhe duke mos u penduar per gjynahet qe kane denime, atehere çeshtja e tij eshte me Allahun [Te Plotefuqishmin, te Lartesuarin] [72]: nese Ai do, e denon; e nese Ai do, e meshiron. [73]

Page 25: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

25 MBUROJA.net

[72] Kjo eshte ne Usulul I’tikad 1/162.

[73] Ne ne baze te thenies se tij, salallahu alejhi ue selam, ne hadithin e Ubadah te cilin e permendem "... e kushdo qe bie ne ndonjeren nga keto e denimi kryehet mbi te ne kete bote, kjo eshte nje shlyerje e mekatit te tij." Dhe kjo perfshin ate qe pendohet dhe ate qe nuk pendohet. Kete e kane thene nje grup i vogel dijetaresh. Shumica e tyre eshte e mendimit se kushdo qe pendohet nuk ka me gjynah per te. Sidoqofte, edhe me kete ai nuk duhet te ndihet i sigurt nga plani i Allahut, meqenese nuk e di nese pendesa e tij eshte pranuar apo jo. [Shiko Fet’hul Bari 1/67]

64. Dhe kushdo qe e takon Ate si kafir [pabesimtar], Ai do ta denoje e nuk do ta fale ate.

65. Dhe gurezimi deri ne vdekje [74] [eshte i vertete dhe i sakte] eshte denimi i drejte per ate qe e ka fortifikaur veten [me martese] e ben zina, qofte kur ai/ajo e pranon ose kur prova eshte vendosur mbi ate.

[74] Ai e ka permendur ne kete shkrim, ashtu siç te tjere kane permendur te dhenit mest mbi Khuffs [çorape], sepse ato jane nga cilesite e veçanta te Ehlis-Sunnetit. Te pranosh ato dhe t’i praktikosh jane nja nga cilesite nga grupi i cilesive te kerkimit te udhezimit nga hadithet e te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam. Dhe te gjithe muslimanet kane rene dakord se denimi i atyre qe kane patur mbulojen e marteses [el-muhsin] eshte gurezimi, perveç nje grupi nga Ehlul Haua [Pasuesit e Tekave] meqenese mendimi i tyre eshte se denimi eshte goditja me kamxhik. Sidoqofte, shumica shkojne me gurezimin ne baza te haditheve qe e permendin gurezimin. Keshtu, ata, shumica, e bene specifike Librin me Sunnetin, dhe ketu kuptoj Fjalen e Allahut:"ez-Zanijetu ue zanij.” Suretun-Nur" 24:2. [Shiko gjithashtu Bidajatul-Muxhtahid 4/434-435]

66. I Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, gurezoi deri ne vdekje e edhe Khulelairr-Rrashidin gjithashtu guzeruan deri ne vdekje [75]

[75] Ne kopjen e el-Albanit "... dhe ngjashem bene Khulefairr-Rrashidunet..."

67. Dhe kushdo qe nenvlereson dhe perul qofte edhe nje sahab te te Derguarit te Allahut ose nuk e pelqen ate per shkak te diçkaje qe i ndodhi atij, ose permend gabimet e tija, ai eshte bidatçi [76]

Page 26: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

26 MBUROJA.net

[76] Ibn Kajjimi thote ne librin e tij Hadiul Aruah ilal Biladil Afrah:"Dhe ne do te permendim konsensusin e tyre [te selefus-salih] ashtu siç Harb, shoqeruesi i Imam Ahmedit, ka cituar ata me fjalet e veta ne te njohurin el-Masa’il. Ai tha:"Ky eshte medhhebi i dijetareve, pasuesve te haditheve [Ehlul Athar], Ehlis-Sunnetit ue Xhema’atit, ata qe kapen fort pas tij [Ehlis-Sunnetit] dhe ata qe kerkojne te udhezojne veten prej tyre [prej Ehlis-Sunnetit] qe nga ata qe ishin te pranishem ne kohen e te Derguarit te Allahut deri ne diten e sotme. Dhe une kam takuar ate qe kam takuar nga dijetaret e Hixhazit dhe Shamit dhe te tjere perveç tyre. Dhe kushdo qe ndahet ose kundershton qofte edhe nje çeshtje te vetme nga medhhebet [e ketyre dijetareve] ose ngrihet kunder tyre, ose i shan ata, ose kritikon menyren e te folures se tyre, atehere ai eshte ne kundershtar, nje risimtar, nga ata qe e kane lene xhematin, nga ata qe kane braktisur Sunnetin dhe Rrugen e Drejte. Dhe kjo [rruga e dijetareve] eshte medhhebi i Ahmedit, Is’hak Ibn Ibrahimit, Abdullah Ibn Zubejr el-Humaidit, Se’id Ibn Mensurit dhe te tjere perveç ketyre nga ata me te cilet kane qendruar dhe nga te cilet kane marre dije..." dhe atehere ai rreshton pikat e akides se tyre, ndermjet tyre, "... Dhe permendja e cilesive dhe veprave te mira te sahabeve te te Derguarit te Allahut dhe ndalesa e permendjes se gabimeve te tyre dhe gjynahet qe ndodhen ne mes tyre. Kushdo qe flet keq per sahabet e te Derguarit te Allahut, ose njerin prej tyre, ose zvogelon [vleren dhe poziten e tyre] ose i shan ata dhe shfaq gabimet e tyre dhe kritikon ndonjerin prej tyre, atehere ai eshte nje bidatçi, nje ektremist shi’it [rafidah], nje kabith dhe nje kundershtar, dhe Allahu nuk do pranoje prej tij perpjekjet e tija ose punet e tija. E te duash ata [sahabet] eshte prej Sunnetit, te besh dua per ta eshte afrim [tek Allahu], te marresh ata si model per tu ndjekur eshte afrim [tek Allahu], dhe te pranosh dhe te marresh nga transmetimet e tyre eshte cilesi e shkelqyer." Ibn Kajjimi i referohet ketu Harb Ibn Ismail el-Kirmani [nje nga shoqeruesit e Imam Ahmedit] qe beri nje permbledhje te Ehlis-Sunnetit. Ai besim eshte i perfshire ne librin Masa’il Harb Ibn Ismail el-Kirmani ‘anil Imam Ahmed, rreth te cilit edh-Dhehebi ka thene:"Eshte nje nga librat me te vlefshem te hanbelive."

68. Derisa te kerkoje meshiren e Allahut per ta, te gjitha ata, dhe zemra e tij te jete e sinqerte dhe te kete mendim te mire ndaj tyre.

69. Dhe hipokrizia [nifaku] eshte kufr; qe nje person te mohoje Allahun dhe te adhuroje te tjere perveç Tij, fshehurazi, por nga jashte ai paraqet Islamin haptas, ashtu sikur hipokritet [munafiket] ne kohen e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam.

Page 27: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

27 MBUROJA.net

70. Dhe thenia e tij, salallahu alejhi ue selam:"Kushdo qe ka keto tre cilesi eshte hipokrit..." [77] eshte e forte [ne shprehje] ne e transmetojme si na ka ardhur dhe nuk e shpjegojme [nuk i bejme tefsir].

[77] Transmetohet nga Bukhari nr. 33, 2682,2749 dhe 6095; Muslimi nr.59, et-Tirmidhi nr.2631; en-Nesai 8/117, Ahmedi ne Musnedin e tij 2/397 dhe 536; Ibn Hibbani ne Sahihun e tij nr.35, nga Ebu Hurejra radiAllahu anhu. el-Hafidh Ibn Haxhr [vdiq 851H] tha ne el-Fet’h 1/90-91:"Dhe en-Neueui ka thene:"Nje grup nga dijetaret e kane konsideruar kete nje hadith te veshtire, ne te cilin keto cilesi gjenden tek nje musliman, por pa patur nje gjykim qe ai eshte kafir." Ajo qe eshte thene nga ata qe e kane studiuar hadithin eshte:"Kuptimi eshte se keto jane cilesite e hipokrizise, dhe ai qe i ka keto i ngjan hipokriteve ne lidhje me keto cilesi, duke qene i prishur dhe i formuar nga cilesite e tyre."

Une them [autori]:"Rezultati i ketij shpjegimi eshte se permban emrin [e nje personi me nje hipokrit] duke qene metaforik. Pra, ai qe ka keto cilesi eshte si hipokrit. Dhe kjo eshte ngritur ne supozimin se qellimi ketu eshte per hipokrizine ne besim. Eshte thene gjithashtu se qellimi ketu eshte hipokrizia ne vepra, dhe kjo eshte çfare el-Kurtubi ka zgjedhur dhe pelqyer. Ai [el-Kurtubi] ka perdorur si prove thenien e Umer Ibn el-Khattabit thene Hudhejfes:"A di ti ndonje gje prej hipokrizise ne mua?" Ketu ai nuk kishte nder mend hipokrizine ne besim por hipokrizine ne vepra."

[78] Ahmed Sad Hamdani ka thene ne poshteshenimet e Usulul I’tikad 1/162-163:"Ky eshte nje nga mendimet ne lidhje me hadithe te ngjashme dhe Ebu Ubejd ka permendur kater mendime ne shpjegimin e kufrit transmetuar ne transmetime duke ndjekur kete, dhe ato jane:

i Qe eshte mohim i miresive te Allahut [kjo eshte mungese falenderimi] i Dhe eshte nje shprehje e forte qe te shtije frike. Ky eshte mendimi i Ahmedit qe eshte permendur ketu ii Se eshte mohimi i njerezve qe dalin nga feja. iv Kundershtimi i te gjithe ketyre transmetimeve.

Dhe ai [Ebu Ubejde] i hedh poshte te tre keto mendime, duke mos qene i kenaqur me to dhe zgjodhi kete:"Se mosbindja dhe mekati nuk e humbin besimin as nuk e bejne te mundur kufrin, por ato [mosbindja e mekati] vetem tregojne se nuk ka iman te vertete dhe sinqeritet ne ate besim." E ai tha ne nje vend tjeter:"Me te vertete ato jane ne kuptimin se keto vepra jane prej veprave te kafirave dhe paganeve." Sa per shpjegimin e ketyre haditheve, eshte transmetuar nga nje grup i selefus-salih si Ibn Abbasi, Tausi, Ibn Ujainah dhe te tjere. Referohu Kitabul-Iman te Ebu Ubejd, faqe 87, 93 dhe gjithashtu Sunan et-Tirmidhi 5/20-21.

Page 28: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

28 MBUROJA.net

Dhe thenia e tij:"Mos u beni pabesimtare pas meje [te humbur] [79] duke prere qafat e njeri-tjetrit." [80]

Dhe, "Kur dy muslimane luftojne me shpata me njeri-tjetrin, te dy, vrasesi dhe i vrari, jane ne Zjarr.” [81]

Dhe, "Te mallkosh muslimanin eshte mekat i madh [fusuk] ndersa te luftosh kunder tij eshte kufr." [82]

Dhe, "Dhe kushdo qe i thote vellait te tij, O Kafir [pabesimtar], atehere kjo i kthehet njerit prej tyre." [83]

Dhe, "Eshte mohim i Allahut qe te mohosh lidhjet e farefisnise, qofte edhe nese kjo duket e pavlefshme [e vogel] [84]

Dhe hadithe te tjera qe jane te verteta e jane mbledhur.

[79] Çfare eshte ne kllapa nuk eshte ne Usulul I’tikad as ne kopjen e shejh el-Albanit.

[80] Transmetohet nga Xharir Ibn Abdullah nga Bukhari nr.121, 4405, 6869, dhe 7080; Muslimi nr.65, en-Nesai ne librin e dijes ne Sunen, Ibn Maxhah nr.3942 dhe Ahmedi ne Musnedin e tij 3/358, 363. Eshte transmetuar gjithashtu prej Ibn Umerit nga Bukhari nr.4403, 6785, 6166, 7077 dhe 6868; Muslimi nr.66, Ebu Daudi nr.4686, en-Nesai 7/126, Ahmedi ne Musnedin e tij 2/87 dhe 104 dhe Ibn Hibbani ne eth-Thikat 6/81.

[81] Eshte transmetuar prej Ebu Bekrit nga Bukhari nr.31, 6875 dhe 8083; Muslimi nr.2888, Ebu Daudi nr.4268-4269, en-Nesai 7/124-125, Ibn Maxhah nr.3965, Ahmedi ne Musnedin e tij 5/43, 46, 47 dhe 51 dhe el-Bejheki 8/190. Eshte transmetuar gjithashtu prej Ebu Musas dhe Enes Ibn Malikut, shiko Ibn Maxhah nr.3963-3964 me kontrollin tone.

[82] Transmetuar nga Bukhari nr.48, 6044 dhe 7076; Muslimi nr.64, et-Tirmidhi nr.1983, 2634, 2635; en-Nesai ne Sunenel Kubra ne Kitabul Muharabah, kapitulli 33:"Te Luftosh kundra Muslimanit" dhe gjithashtu ne el-Muxhtaba 7/122, Ibn Maxhah nr.69, 3939, Ahmedi ne Musnedin e tij 1/385, 411, 417, 433, 439, 446, 454, 455, dhe 460, dhe et-Tajalisi ne Musnedin e tij nr.248, 258. Eshte transmetuar gjithashtu prej Ebu Hurejras ne Ibn Maxhah nr.3940 dhe senedi eshte i vertete per shkak te mbeshtetjes [sahih ligajrihi]. Eshte transmetuar gjithashtu prej Sadit nga en-Nesai ne Sunenel Kubra, ne Kitabul Muhabarah ashtu siç qendron ne et-Tuhfah 3/314, Ibn Maxhah nr.3941 dhe Bukhari ne et-Tarik el-Kebir 1/188-89. Dhe senedi i tij eshte i vertete ne baze te mbeshtetjes [sahih ligajrihi].

[83] Transmetonte prej Ibn Umerit nga Bukhari nr.6104, Muslimi nr.111, et-Tirmidhi nr.2637, Ahmedi ne Musnedin e tij 2/18, 44, 47, 60, 112, 113, 142, Malik ne Muatta ne Kitabus-Salam nr.1, 2/984.

Page 29: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

29 MBUROJA.net

[84] Transmetohet prej Abdullah Ibn Amr nga Ibn Maxhah nr.2744, Ahmedi ne Musnedin e tij 92/215 dhe et-Taberani ne es-Sagir 1072 dhe senedi eshte hasen [i mire]. Eshte transmetuar gjithashtu prej Ebu Bekrit nga ed-Darimi nr.2863, Maruazi ne Musned Ebi Bekr nr.90, dhe el-Bazzari. Sidoqofte, senedi eshte i dobet per shkak te es-Sarij Ibn Ismail, qe eshte matrukul hadith [nje njeri prej te cilit nuk merren transmetimet] siç qendron ne et-Tekrib 1/285, el-Kashif 1/276 dhe ne el-Maxhruhin 1/355.

71. Dhe ne i pranojme ata, edhe nese nuk e dime kuptimin e tyre. Ne nuk flasim rreth tyre, as nuk zihemi rreth tyre. Dhe ne nuk i shpjegojme keto hadithe veçse me hadithe te ngjashme me keto qe kane ardhur. Ne nuk i kundershtojme ata veçse me me te mirin ne mes tyre [85].

[85] Ne Usulul I'tikad 1/164 "... edhe neqoftese kuptimi i tij eshte i panjohur. Nuk flitet per te, as nuk debatohet per te dhe nuk shpjegohen keto hadithe veçse ne menyren qe kane ardhur. Ne nuk i kundershtojme ata veçse me te verteten qe gjendet ne to." Dhe ne kopjen e sheikh el-Albanit, "... edhe nese nuk e dime kuptimin e tij. Ne nuk flasim rreth tij. Ne nuk zihemi rreth tij. Dhe ne nuk i shpjegojme keto hadithe veçse ne menyren qe kane ardhur. Ne nuk i kundershtojme ata veçse me me te merituarin e tyre."

72. Dhe Xhenneti e Xhehennemi jane dy gjera te krijuara [86] Ato jane krijuar tashme [87], ashtu siç ka ardhur ne hadithin e Profetit, salallahu alejhi ue selam:"Hyra ne Xhennet e pashe ne keshtjelle..." [88], "Dhe pashe el-Keutherin [burimin] [89], "Shikova ne Xhehennem dhe pashe se banoret me te shumte ishin grate," [90] [91] dhe "Shikova ne Zjarr e pashe filanin e filanin..."

[86] el-Axhuri [vdiq 360H] ka thene ne esh-Sheri'ah, faqe 387:"Ta dish, Allahu na meshirofte, qe Kur'ani deshmon se Allahu, i Plotefuqishmi dhe i Madheruari, e ka krijuar Xhennetin dhe Xhehennemin perpara se te krijonte Ademin alejhis-selam, dhe se Ai i krijoi per Xhennetin banoret e tij dhe per Xhehennemin banoret e tij, perpara se t'i sillte ata ne kete bote. Asnje nga ata qe kane jetuar ne Islam, e Islami ka mbisunduar ata, dhe qe ka shijuar embelsine e imanit, nuk e ka kundershtuar kete. Kur'ani dhe Sunneti e kane treguar kete dhe ne kerkojme mbrojtje ne Allahun nga ai qe e mohon kete..." Ai permendi provat nga Kur'ani e Sunneti, Allahu e shperblefte ate. [Shiko gjithashtu Shehrut-Tahauijjah rreth kesaj çeshtjeje]

[87] Fjalet "... ato jane [tashme] krijuar..." nuk jane ne kopjen e Albanit.

[88] Kjo eshte transmetuar prej Xhabir Ibn Abdullah nga Profeti, salallahu alejhi ue selam, qe tha:"Une hyra ne Xhennet, ose une erdha ne Xhennet dhe pashe nje keshtjelle

Page 30: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

30 MBUROJA.net

dhe thashe:"Per ke eshte kjo?" Ata thane:"Eshte per Umer Ibn el-Khattabin." Transmetohet nga Bukhari nr.3679, 5226, 7024, en-Nesai nr.23-25, Sunanel Kubra ne kapitullin Fada'ilus-Sahabah, faqe 9 dhe Ahmedi ne Musnedin e tij 3/372, 389, 390 dhe gjithashtu prej Enesit dhe Ebu Hurejras, radiAllahu anhum.

[89] Enesi transmeton rreth Thenies se Allahut:"Me te vertete Ne te kemi dhene ty [O Muhammed] Keutherin," Suratul Keuther 108:1

Se Profeti, salallahu alejhi ue selam, ka thene:"Eshte nje lum ne Xhennet," ose Profeti, salallahu alejhi ue selam, ka thene:"Pashe nje lum ne Xhennet, anet e te cilit ishin prej guresh te çmuar. Une thashe:Çfare eshte kjo, o Xhibril?" Ai tha:"Ky eshte Keutheri qe Allahu te ka dhuruar ty." Transmetohet nga en-Nesai ne Kitabul Tefsir te Sunenel Kubra nr.726, et-Tirmidhi nr.3359, Ahmedi ne Musnedin e tij 3/115, 164 dhe 263, el-Axhuri ne esh-Sheriah, faqe 396; et-Taberi ne tefsirin e tij 30/209, el-Bagaui ne tefsirin e tij 4/533 prej Enes Ibn Malikut dhe senedi eshte sahih [i vertete].

[90] Ne Usulul I'tikad 1/164, "Une pashe ne Xhennet dhe banoret e tij, filanin e filanin, dhe pashe ne Xhehennem dhe banoret e tij, filanin e filanin." Dhe ne kopjen e sheikh el-Albanit, "Une shikova ne Xhennet dhe pashe shumicen e njerezve, keta e keta..." dhe pjesa qe mbetet eshte e njejte me Usulu I'tikad.

[91] Nga Ibn Abbasi me nje sened marfu, eshte hadithi:"Une shikova ne Xhehennem dhe pashe se shumica e banoreve te tij ishin gra, dhe shikova ne Xhennet dhe pashe se shumica e banoreve te tij ishin njerezit e varfer." Transmetohet nga Bukhari nr.3241, 5197, 6449 dhe 6546; Muslimi nr.2737, et-Tirmidhi nr.2602-2603, en-Nesai ne Sunenel Kubra nr.377-382, Ahmedi ne Musnedin e tij 1/234 dhe 359, esh-Sheri'ah, faqe 390-391 dhe 395; er-Rrifai ne et-Teduin 2/201, dhe te tjere.

73. Keshtu, kushdo qe deklaron se ato [Xhenneti e Xhehennemi] nuk jane krijuar, atehere ai eshte nje mohues i Kur'anit dhe i haditheve te te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe une nuk e konsideroj se ai beson ne Xhennet e Xhehennem.

74. Dhe kushdo qe vdes nga banoret e Kibles si nje muwehid [nga ata qe e deshmojne vetem adhurimin e Allahut, ne Zoterimin e Tij, te drejten e Tij qe te adhurohet dhe ne emrat dhe cilesite e Tij] atehere xhenazja falet per te dhe kerkohet falje per te.

Page 31: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

31 MBUROJA.net

75. Te kerkosh falje per te nuk eshte e ndaluar [nuk duhet te braktiset lutja e te gjallit per te vdekurin, duke i kerkuar Allahut qe ta fale te vdekurin] dhe ne nuk e ndalojme faljen per te [92] per shkak te nje mekati qe ai ka bere, qofte ai [mekati] i vogel apo i madh. Puna e tij eshte me Allahun e Madheruar.

[92] Ne Usulul I'tikad 1/164 dhe ne kopjen e sheikh el-Albanit thuhet, "... dhe nuk braktiset kerkimi i faljes per te."

Pjesa e dyte

SUNNETI MBI TE CILIN I DERGUARI I ALLAHUT VDIQ

Kjo permbledhje eshte permendur ne Tabakatul Hanabilah 1/130-131, ne biografine e el-Hasan Ibn Ismail Ibn er-Rrab’ij. Ne kete permbledhje jane permendur 90 burra nga tabi’inet, nga dijetaret e muslimaneve, nga selefus-salih dhe nga juristet [fukahate] e qyteteve te ndryshme qe kane rene dakord ne çeshtje te akides.

TEKSTI

Abul Husein Muhammed Ibn Ebi Ja’la ka thene:el-Mubarak na njoftoi ne duke thene:Abdul-Aziz el-Axhzi na njoftoi ne duke thene:Ebu Bekr el-Mufid na transmetoi neve duke thene:Ahmed Ibn Hambeli, imami i Ehlis-Sunnetit, ai qe beri durim ne kohe te fitnes se madhe, me tha mua:"90 burra nga tabi’inet, nga dijetaret e muslimaneve dhe te selefus-salih si dhe fukahate e qyteteve te ndryshme [1] kane rene dakord se Sunneti mbi te cilin i derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, vdiq eshte:

1. E para: Te qenit i kenaqur me Kadane [Paracaktimin] e Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe duke iu nenshtruar urdherit te Tij, duke patur durim ne Urtesine [Hukmihi] e Tij, duke marre ate qe Ai ka urdheruar dhe duke u larguar nga ajo qe Ai ka ndaluar.

2. Pasja e besimit ne Kader, qofte i mire ose i keq [khajrihi ue sherrihi]

3. Shmangia nga zenkat dhe debatet e kota ne fe.

4. T’i japesh mest çorapeve [mes’hu alal khufejn][2]

Page 32: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

32 MBUROJA.net

5. Te marresh pjese ne xhihad me çdo khalife, qofte ai i devotshem apo mekatar.

6. Te falesh namazin e xhenazes per kedo qe vdes nga pjestaret e kibles.

7. Besimi [Imani] eshte fjale e vepra, rritet me bindje dhe zvogelohet me mosbindje.

8. Se Kur’ani eshte Fjala e Allahu, i shpallur ne zemren e Profetit, salallahu alejhi ue selam. Nuk eshte i krijuar ne çfaredo forme qe recitohet apo degjohet.

9. Te kesh durim pas atij qe eshte ne pushtet, ne çfaredo gjendje te jete ai, i drejte apo i padrejte.

10. Dhe se ne nuk ngrihemi kunder udheheqesve me shpate, edhe neqoftese ata jane jane te padrejte e zullumqare.

11. Dhe se ne nuk konsiderojme asnje nga pasuesit e teuhidit si kafir, edhe neqoftese kryejne mekate te medha.

12 Te lesh menjane [te mos flasesh per] çfaredo qe ka ndodh ne mes te sahabeve te te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam.

13. Dhe se me te miret e njerezimit pas te derguarit te Allahut jane: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, dhe Aliu, kusheriri i te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam.

14. Te kerkosh meshiren e Allahut per te gjithe sahabet e te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe gjithashtu per femijet e tij, grate e tija, dhe farefisin e tij ndermjet marteses, kenaqesia e Allahut qofte me ata te gjithe.

Ky eshte Sunneti - kapu fort pas tij dhe do te jesh i sigurte. Te marresh ate eshte udhezim, e largimi nga ai eshte humbje.

[1] Shiko emrat e tyre dhe shpjegimet e thenieve dhe besimit te tyre ne nje liber te gjere, te cilin duhet ta kete çdo musliman, ne menyre qe ta njohe rrugen dhe theniet e dijetareve dhe lidereve te selefus-salih ne lidhje me akiden - Shahr Usulul I’tikad Ehlis-Sunnah uel Xhema’ah te imam el-Lalika’it.

[2] Ebu Bekr el-Marudhi ka thene:"E degjova Ebu Abdullahin [imam Ahmedin] kur ai u pyet rreth njerezve qe nuk bien dakord ne lidhje me te dhenit mes’h çorapeve, e ai tha:"Ata jane nga Hauarixhet nga Ibadis." Transmetuar ne Shehr I’tikad Ahmed, faqe 7-8. Dhe Sufjan eth-Theuri tha ne I’tikad, ku i shkroi Shuajb Ibn Harbit:"O Shuajb, çfare kam shkruar per ty nuk do te te beje dobi derisa te mendosh se te dhenit mes’h çorapeve eshte me mire ne pikepamjen tende sesa te lash kembet." Transmetohet te Usulul I’tikad te el-Lalika’it 1/152. E me pas kjo çeshtje eshte perfshire ne çeshtjet e akides si nje prove me teper ne dallim ne mes te pasuesve te Sunnetit dhe pasuesve te bidatit, nga

Page 33: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

33 MBUROJA.net

Hauarixhet dhe Rafidat, te cilet e mohuan kete Sunnet.

Pjesa e trete

NJE PERSHKRIM I BESIMTARIT TE EHLIS-SUNNETIT DHE XHEMATIT

Kjo permbledhje eshte permendur ne Tabakaatul Hanaabilah 1/294-295, ne biografine e Muhammed Ibn Habib el-Andaranit. Eshte permendur gjithashtu, ne menyre te ngjashme, ne vend tjeter, 1/329-330 me biografine e Muhammed Ibn Junus es-Sarkhasi me nje zinxhir [sened] tjeter transmetimi.

Ahmed Ibn Ubejdullah el-Ekberi na transmetoi ne duke thene:Abul Hasan Ali Ibn Mahmud Ibn Ali Ibn esh-Shaah, et-Temimi, el-Marauradhi na transmetoi ne duke thene:Ebu Muadh Ibn Ebi Ismah na transmetoi neve nga Esker es-Sauaaf ez-Zanxhani el-Harui duke thene:Ebu Mes’ud Seid Ibn Khashnam Ibn Muhammed es-Samarkandi, meulai i Beni Hashimeve, na transmetoi neve duke thene:"Degjova Ebu Abdullah Ahmed Ibn Hambel qe tha..." dhe permendi permbledhjen.

TEKSTI

Muhammed Ibn Habib el-Andarani tha: Degjova Ahmed Ibn Hambel duke thene:“Pershkrimi i nje besimtari nga Ehli Sunneti dhe Xhemati:

1. Te deshmoje se s’ka te adhuruar tjeter perveç Allahut, te vetmit, pa partner, dhe qe Muhammedi eshte rob dhe i derguari i Tij.

2. Te pranoje gjithçka me te cilen profetet erdhen dhe t’i besoje atyre duke u bazuar ne kuptimin e qarte.

3. Te mos kete asnjehere dyshime ne Fene e tij [1] dhe te mos e quan pabesimtar nje besimtar per shkak te nje gjynahu qe ai ben.

[1] Allahu i Madheruar thote:"Me te vertete besimtaret jane ata qe besuan Allahun dhe te derguarin e Tij, e pas kesaj nuk kishin asnje dyshim.” Suratul Huxhurate 49:15

4. T’i nenshtrohet gjerave qe jane te panjohura per te nga çeshjet e Allahut, te Madheruarit e te Falenderuarit, dhe mbeshtet ne Allahun per çeshtjet e tij, dhe nuk e heq mbrojtjen e Allahut [nga vetvetja] me mekate.

Page 34: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

34 MBUROJA.net

5. Ta di qe gjithçka eshte me urdherin e Allahut dhe paracaktimin e Tij, e mira dhe e keqja dhe çdo gje.

6. Te shpresoje per mireberesin e ummetit te Muhammedit dhe te frikesohet per keqeberesit te ummetit te Muhammedit, salallahu alejhi ue selem.

7. Te mos e vendos asnje nga ummeti i Muhammedit ne Xhennet ose Xhehennem per shkak te nje te mire ose te keqe qe ka bere, sepse eshte

Allahu ai qe i vendos krijesat e Tij aty ku deshiron [ne Xhennet ose Xhehennem, pa i bere padrejtesi askujt].

8. Ta di te verteten per poziten e selefeve, te cilet Allahu i zgjodhi per ta shoqeruar rresulillahin, dhe i vendos sipas rradhes: Ebu

Bekr, Umer, Uthman. Dhe te dije te verteten rreth pozites se Ali Ibn Talib, Tahla, ez-Zubeir, Abdurrahman Ibn Auf, Sad Ibn Ebi Uekas, Seid Ibn Zejd Ibn Amer Ibn Nufeil permbi gjithe sahabet e tjere, meqe keta te nente ishin ne Malin Hira me rresulullahin kur ai tha:"Qetesohu, o Hira! S’eshte askush mbi ty perveç nje profeti, nje te sinqerti dhe deshmori [2] dhe profeti ishte i dhjeti i tyre.

[2] Transmetohet nga Ebu Daudi nr.4648, et-Tirmidhi nr.3757, en-Nesai ne Fadaa’ilus-Sahaabah nr.53, 101 dhe 102; Ibn Maxhah nr.134, Ibn Ebi Aasim ne es-Sunnah nr.1425, 1426 dhe 1427; Ahmedi ne Musnedin e tij 1/187-189, el Hakim ne Mustedrak 3/450 nga hadithi i Seid Ibn Zejdit dhe senedi i tij eshte i vertete ne baze te mbeshtetjes. Eshte transmetuar gjithashtu nga Uthmaan Ibn Affan, Enes Ibn Maalik, Burejdah, dhe Ebu Hurejrah dhe sheikhu yne, el-Albani, i ka permendur rrenjet e ketij hadithi ne es-Sahihah 1/558-562.

9. Ta luse Allahun t’i meshiroje te gjithe sahabet, me te riun mes tyre dhe me te vjeterin ne mes tyre. Dhe te flase per virtytet dhe epersine e tyre dhe te heshte per ate qe ndodhi midis tyre.

10. Te marre pjese ne namazet e dy bajrameve, te xhumase dhe te pese namazeve te perditshme me çdo imam, qofte imami i drejte ose mekatar.

11. Te pranoje vleren e te dhenit mest çorapeve kur eshte ne udhetim ose gjate qendrimit ne shtepi.

12. Te pranoje vleren e shkurtimit te namazit gjate udhetimit.

13. Te pranoje qe Kur’ani eshte fjala e Allahut dhe nuk eshte i krijuar.

14. Te pranoje qe imani eshte ne te folur dhe vepra, rritet dhe zvogelohet.

Page 35: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

35 MBUROJA.net

15. Te pranoje qe xhihadi eshte perhere i vlefshem qysh kur Allahu dergoi Muhammedin e deri tek grupi i vogel qe lufton Dexhalin, dhe padrejtesia dhe shtypja e tiranit nuk u bene keq atyre.

16. Te pranoje qe shitblerja eshte e ligjshme deri ne Diten e Gjykimit duke u bazuar ne Kur’an dhe Hadith.

17. Te pranoje qe tekbiri [3] gjate [faljes se namazit te] xhenazes merret 4 here.

[3] Te thuash Allahu Ekber

18. T’i beje du’a [lutje] Allahut per drejtuesit e muslimaneve, qe te jene te drejte dhe te reformuar. Dhe, te mos ngrihet me shpate kunder tyre dhe mos te luftoje ne kohe trazirash, por me mire te qendroje ne shtepi.

19. Te besoje denimin e varrit.

20. Te besoje Munkerin dhe Nekirin [dy engjejt qe vijne pyesin çdo njeri ne varr].

21. Te besoje ne Haudin [Burimin e profetit] dhe ne ndermjetesimin.

22. Te besoje qe banoret e Xhennetit do ta shohin Allahun e Madheruar.

23. Te besoje se ata qe besuan Allahun nje, do te dalin nga Xhehennemi pasi te jene kthyer ne qymyr ne ate menyre [te pershkruar] ne hadithet qe kane ardhur nga Profeti, salallahu alejhi ue selam, ne lidhje me kete çeshtje. Ne besojme ne vertetesine e ketyre haditheve dhe nuk japim shembuj per ta.

Kjo eshte çfare dijetaret e gjithe horizonteve kane rene dakord.

Kapitulli i pare

Jeta dhe sprovat e Imam Ahmedit

Ai eshte sheikh ul-Islam Ebu Abdullah, Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel, Edh-Dhuhli, esh-Shajbani, el-Marzi, el-Bagdadi. Ai eshte lindur ne vitin 164 hixhri dhe filloi te kerkoje dije ne moshen 15 vjeçare.

Dijetaret prej te cileve ai transmetoi perfshijne:

Page 36: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

36 MBUROJA.net

Ibrahim Ibn Sad, Hushejm Ibn Beshir, Abbad Ibn Abbad el-Muhalabi, Mu'tamir Ibn Sulejman et-Tejmi, Sufjan Ibn Ujajnah el-Hilali, Umer Ibn Ubejd et-Tanafisi, Jusuf Ibn el-Maxhishun, Xharir Ibn Abdul-Hamid, Bishr Ibn el-Mufaddal, Ebu Bekr Ibn Ajjash, Abdah Ibn Sulejman, Abu Khalid el-Ahmer, Abu Muauijah ed-Darir, Maruan Ibn Muauijah, Gundar, Ibn Ulajjah, Hafs Ibn Gijath, el-Ualid Ibn Muslim, Jahja Ibn Sulejm, Jezid Ibn Harun, Ali Ibn Aasim, Uaki' Ibn el-Xherrah, Jahja el-Kattan, Abdul-A'la es-Sami, Abdurr-Rrahman Ibn Mehdi, Abdullah Ibn Numejr, Zejd Ibn el-Hubab, Muhammed Ibn Idris esh-Shafi'i, Abu Aasim, Abdurr-Rrazzak, Abu Nu'ajm, Affan, Jahja Ibn Aadam, Abu Abdur-Rrahman el-Mukri, Haxh-xhaxh Ibn Muhammed, Abdus-Samed Ibn Abdul-Uarith, Rauh Ibn Ubadah dhe Uahb Ibn Xharir.

Ata qe transmetuan prej tij perfshijne:

el-Bukhari [nje hadith te vetem], Muslimi, Ebu Daudi, djali i tij Salih Ibn Ahmed, djali i tij Abdullah Ibn Ahmed, djali i xhaxhait te tij Hanbel Ibn Is'hak, mesuesit e tij Abdurr-Rrazzaku, el-Hasan Ibn Musa el-Ashjab, dhe Ebu Abdullah esh-Shafi'i. Gjithashtu Ali Ibn el-Medini, Jahja Ibn Ma'in, Duhejm, Muhammed Ibn Jahja edh-Dhuhli, Ahmed Ibn Furat, Ahmed Ibn Ibrahim ed-Dauraki, Abbas ed-Duri, Abu Zur'ah, Abu Hatim, Is'hak el-Kausaxh, Abu Bekr el-Ethrem, Ibrahim el-Harbi, Abu Bekr el-Marudhi, Abu Zur'ah ed-Dimashki, Bekijj Ibn Mekhlad, Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami.

Me poshte eshte nje liste se çfare kane thene selefus-salih rreth Imam Ahmed Ibn Hanbel.

Ibrahim el-Harbi ka thene:"E pashe Ebu Abdullahin dhe ishte sikur Allahu kishte bashkuar per te dijen e te hershmeve dhe te voneshmeve nga njerezit."

Ibn Rahauaih ka thene:"Une ulesha me Ahmedin dhe Ibn Ma'inin dhe ne studionim hadithin. Une thoja:"Kush eshte fik'hu i tij [hadithit]? Ç'kuptim ka? E ata te gjithe heshtnin perveç Ahmedit."

Uaki dhe Hafs el-Gijath thane:"Asnje nuk ka ardhur ne Kufah si puna e ketij djaloshi, duke nenkuptuar me kete Ahmed Ibn Hanbelin. Jahja Ibn Aadam ka thene:"Ahmed Ibn Hanbeli eshte Imami yne."

Jahja el-Kattan ka thene:"Nuk ka ardhur tek ne askush si keta te dy, Ahmedi dhe Jahja Ibn Ma'in. Dhe askush nuk ka ardhur prej Bagdadit dhe qe une e dua shume si Ahmedi.

Abdur-Rrahman Ibn Mehdi permendi pasuesit e hadithit dhe ka thene:"Me i dijshmi prej tyre rreth haditheve te eth-Theurit eshte Ahmed Ibn Hanbeli." E pastaj erdhi Ahmedi e Ibn Mehdi ka thene:"Kushdo qe deshiron te shohe [diturine] qe ka qene mbi shpatullat e eth-Theurit, le te shikoje kete njeri."

Page 37: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

37 MBUROJA.net

Ibn Mehid ka thene:"Nuk e kam pare Ahmedin veçse me ka bere qe te kujtoj Sufjanin [eth-Theurin]."

Nuh Ibn Habib el-Kumasi ka thene:"E pershendeta Ahmedin ne vitin 198 hixhri ne xhamine el-Khajf, dhe ai po jepte pergjigje fetare [fetua]."

Ahmed Ibn Sinan el-Kattan ka thene:"Nuk e kam pare Jezid [Ibn Harunin] te kete me shume respekt ndaj ndokujt sesa ndaj Ahmed Ibn Hanbelit, as nuk u sillte me fisnikerisht me ndokend sesa u sillte me te. Ai ulej ne anen e tij, e respektonte ate, dhe nuk bente shaka me te."

Abdurr-Rrazzaku ka thene:"Nuk kam pare askend qe te kete me shume dituri dhe kuptim e as me shume devotshmeri sesa Ahmedi." edh-Dhehebiu ka thene:"Ai e tha kete duke qene se ka pare njerez te llojit te eth-Theurit, Malikut dhe Xhurejxhit."

Kutejbah Ibn Sa'id ka thene:"Njeriu me i mire i kohes sone eshte Abdullah Ibn el-Mubarak dhe ky djalosh [Ahmed Ibn Hanbeli] - dhe neqoftese shikon nje njeri qe e do Ahmedin, atehere dije se ai eshte nje person i Sunnetit. Sikur te kishte arritur kohen e eth-Theurit, el-Auzait dhe el-Lejthit, ai do te ishte perpara tyre." I eshte thene Kutejbas:"A do ta permendesh Ahmedin ne mesin e tabi'ineve?" Ai ka thene:"Ne mesin e me te medhenjve prej tabi'ineve."

Kutejbah ka thene:"Sikur te mos ishte eth-Theuri, devotshmeria do te kishte vdekur; dhe sikur te mos ishte Ahmedi, ata do te benin risi ne fe. Ahmedi eshte Imami i botes."

Humurlah ka thene:E degjova esh-Shafi'iun duke thene:"U largova nga Bagdadi dhe nuk lashe pas meje njeri me te persosur, me te ditur, me te mire ne fik'h, qe kishte shume takua [devotshmeri] sesa Ahmed Ibn Hanbelin."

Muhammed Ibn Is'hak el-Rauaiah ka thene:Babai im me transmetoi mua duke thene:Ahmed Ibn Hanbeli me tha mua:"Eja me mua te te tregoj dikend qe nuk ka te ngjashem." E ai me dergoi tek esh-Shafi'iu. Babai im ka thene:"Dhe esh-Shafi'i nuk kishte pare te ngjashem me Ahmedin, dhe sikur te mos ishte per Ahmedin dhe sesi e sakrifikoi ai veten, ne diten e fitnes rreth Kur'anit, atehere Islami do te ishte larguar."

Ali el-Medini ka thene:"Sipas mendimit tim, Ahmedi eshte me i persosur se Sa'id Ibn Xhubejri ne kohen e tij, meqenese kishte te ngjashem me Sai'din."

Ali el-Medini gjithashtu ka thene:"Allahu e nderoi dhe e forcoi kete fe me es-Siddikun [Ebu Bekrin] ne diten e apostacise, dhe me Ahmedin ne diten e fitnes [el-Mihnah]."

Ibn Ma'in ka thene:"Une nuk kam pare si Ahmedi," e ai gjithashtu ka thene:"Ata donin qe une te isha si Ahmedi, por pasha Allahun, une kurre nuk mund te behem si ai." Ebu Theuri ka thene:"Ahmedi eshte me i ditur ne fik'h sesa eth-Theuri."

Page 38: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

38 MBUROJA.net

Haxh-xhaxh Ibn esh-Sha'ir ka thene:"Une nuk kam pare askend me te mire sesa Ahmedin. Do te doja sikur te kisha vdekur ne rrugen e Allahut, sikur kjo te me kishte larguar qe te falja xhenazen e Ahmedit. Pasha Allahun, ai arriti nje pozite Imami me te larte sesa Sufjani dhe Maliku."

Amr en-Nekid ka thene:"Nese Ahmedi bie dakord me mua rreth nje hadithi, nuk me behet vone se kush nuk bie dakord me mua."

Ebu Hatim eshte pyetur se kush ishte qe ka mbajtur permendesh me mire, Ali el-Medini apo Ahmed Ibn Hanbeli, e ai ka thene:"Ata jane afer njeri-tjetrit ne lidhje me te mesuarit permendesh, por Ahmedi ka te kuptuar me te mire [te haditheve]. Nese shikon dike qe e do Ahmedin, atehere dije se ai eshte nje person i Sunnetit."

Ebu Zur'ah ka thene:"Ahmedi ishte me i madh, dhe kishte te kuptuar me te mire sesa Is'haku. Nuk kam pare askend me te formuar [me te persosur] sesa Ahmedin."

Ebu Umejr en-Nuhas er-Ramli permendi Ahmedin e ka thene:"Allahu e meshirofte ate. Askush nuk kishte me shume durim ne te resistuarit dun'jase sesa ai; askush nuk i ka gjasuar atyre te kaluarve si ai; askush nuk ka me merite per te qene ne shoqerim te te drejteve si ai. Kjo bote i doli atij perpara e ai e refuzoi, dhe bidatet dolen para atij e ai i kundershtoi."

Ibn Uarah ka thene:"Ahmedi ishte nje njeri fik'hu, nje njeri qe mesonte permendesh, nje njeri diturie."

en-Nesai ka thene:"Ahmed Ibn Hanbeli grumbulloi diturine e hadithit, fik'hut, devotshmerise, zuhdit dhe durimit [sabrit]."

Ebu Daudi ka thene:"Mbledhjet e Ahmedit ishin mbledhje te akhiretit. Asgje nga gjerat e kesaj bote nuk permendte, dhe asnjehere nuk e kam degjuar ate te permendi kete bote."

Salih Ibn Muhammed Xhazarah ka thene:"Njeriu qe kishte kuptuar me mire hadithin nga ata qe kam takuar eshte Ahmed Ibn Hanbeli."

Ali Ibn Khalef ka thene:Degjova el-Humejdin qe ka thene:"Persa kohe qe une jam ne Hixhaz, Ahmedi ne Irak, Ibn Rahauaih ne Khurasan, asnjeri nuk do te na e kaloje neve."

Ibn Uarah ka thene:"Ahmed Ibn Hanbeli ne Bagdad, Ahmed Ibn Salih ne Egjipt, Ebu Xhaferr en-Nufejline Harran dhe Ibn Numejr ne Kufa - ata jane mbartesit e fese."

Ebu Jahja en-Nekid ka thene:Ne ishim me Ibrahim Ibn Ar'arah dhe ata permenden Ja'la Ibn Asim, dhe nje njeri ka thene:"Ahmed Ibn Hanbeli thote qe ai eshte daif." E nje njeri tjeter ka thene:"E çfare demi do t'i behet atij nese ai eshte i besueshem?" Keshtu qe Ibn

Page 39: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

39 MBUROJA.net

Ar'arah ka thene:"Pasha Allahun, nese Ahmedi do te fliste per Alkamen dhe el-Asuadin [dy nga tabi'inet me te medhenj] do t'i prekte ata."

Ibrahim el-Harbi ka thene:"Dijetari i kohes se tij ishte Se'id Ibn el-Musajjib, Sufjan eth-Theuri ne kohen e tij, dhe Ahmed Ibn Hanbeli ne kohen e tij."

el-Husejn el-Kerabisi ka thene:"Shembulli i atyre qe flasin kundra Ahmed Ibn Hanbelit eshte si shembulli i njerezve qe mundohen te shkaterrojne malin e Ebu Kubejsit me kepucet e tyre."

Salih Ibn Ahmed ka thene:I thashe babait tim [Ahmed Ibn Hanbelit]:"Ahmed ed-Deurakit i kane dhene 1000 dinare." E ai me ka thene:"O djali im - Ue rrizku Rrabike khajrru ue ebka - dhe furnizimi i Zotit tend eshte me i mire e i perjetshem." Ta Ha 20:131

Abdullah Ibn Ahmed ka thene:E degjova babain tim duke thene rreth kesaj bote:"Pak prej saj eshte e mjaftueshme, dhe shume prej saj nuk eshte e mjaftueshme."

el-Marudhi ka thene:Hyra, dhe me Ahmed Ibn Hanbelin ishte nje kristian dhe kristiani i tha atij:"Kam patur deshire te te takoja prej vitesh. Prania jote nuk eshte vetem ne dobi te Islamit por ne dobi te te gjithe krijesave, dhe nuk ka asnje prej shokeve tane veçse eshte i kenaqur me ty." E keshtu une i tashe Ebu Abdullahit:"Uroj qe lutje te behen per ty ne çdo qytet." E ai ka thene:"O Ebu Bekr, kur nje njeri e njeh veten e tij, fjalet e njerezve nuk i bejne dobi atij."

Abbas ed-Duri ka thene:Ali Ibn Fezerah, fqinji yne, na transmetoi neve duke thene:"Mamaja ime nuk kishte mundesi te ecte per rreth njezet vjet, e nje dite ajo me tha mua:"Shko tek Ahmed Ibn Hanbel e thuaji atij te beje dua per mua." Keshtu une shkova e trokita ne dere, e ai ishte ne korridor. Ai ka thene:"Kush eshte atje? Une thashe:"Nje njeri nena e te cilit ka kerkuar qe te te kerkoje te lutesh per te. Ajo eshte e paralizuar." Dhe e degjova ate te me pergjigjej sikur te ishte zemeruar:"Ne kemi me shume nevoje qe ajo te beje dua per ne." Keshtu u largova nga ai dhe nje plake erdhi e me ka thene:"Ti e le ate, e ai [Ahmedi] eshte duke bere du'a per te [nenen tende]." E keshtu shkova ne shtepine time e trokita dhe nena ime erdhi duke ecur." edh-Dhehebi ka thene:"Kjo ngjarje eshte tansmetuar nga Abbasi nga dy transmetues te besueshem."

el-Marudhi ka thene:Ahmedi me tha mua:"Nuk e kam shkruar hadithin veçse e kam vepruar ate, deri ne ate grade sa qe kur me erdhi se Profeti ,salallahu alejhi ue selam, kishte hequr gjakun e keq [kupuar] veten dhe i dha Ebu Tejbes nje dinar, une i dhashe atij qe me nxorri gjakun e keq nje dinar."

Abdullah Ibn Ahmed ka thene:E degjova babain tim qe ka thene: Esh-Shafi'i ka thene:"O Ebu Abdullah, nese ndonje hadith eshte i vertete sipas teje, atehere me njofto qe une te kapem e te veproj sipas tij. Ti ke me shume dije sesa ne rreth haditheve te verteta.

Page 40: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

40 MBUROJA.net

Keshtu qe nese ndonje hadith eshte i vertete, atehere me lajmero mua, qe une ta pranoj ate, qofte ai i transmetuar prej Kufes, Basras apo Shamit."

Ibn Rahauaih ka thene:"Ndersa Ahmed po udhetonte per te Abdurr-Rrazzaku iu mbaruan parate. E keshtu ai u fut ne pune per disa udhetare me deve derisa arriti ne San'a. Shoket e tij ishin te gatshem ta ndihmonin me para por ai refuzoi."

Jahja Ibn Ma'in ka thene:"Nuk kam pare te ngjashem me Ahmedin. E kemi shoqeruar ate per pesedhjete vjet e ai asnjehere nuk u mburr me te mirat qe kishte si cilesi."

Abdullah Ibn Ahmed ka thene:"Babai im e kishte zakon qe te lexonte nje te shtaten e Kur'anit çdo dite, dhe ai flente pak pas namazit te Isha-se [jacise] Pastaj ai zgjohej dhe falte namaz e bente du'a deri ne sabah."

Ahmed ed-Deuraki ka thene:"Kur Ahmed Ibn Hanbeli u kthye nga Abdurr-Rrazzaku, vura re se ai dukej shume i dobet ne Mekke dhe ai ishte i lodhur e i rraskapitur. I fola atij e ai ka thene:"Kjo eshte pavlere ne krahasim me perfitimin qe kemi fituar prej Abdurr-Rrazakut."

el-Marudhi ka thene:"Kur Ebu Abdullahi perkujtonte vdekjen, perkujtimi i saj e prekte ate shume, dhe thoshte:"Frika me ndalon mua prej ushqimit e pijes. Dhe kur une perkujtoj vdekjen, çdo gje e kesaj bote behet e pavlere. Eshte veçse pak ushqim, pak veshje e disa dite te caktuara. Nuk e krahasoj asgje me varferine. Dhe sikur te kisha mundesi do t'u largoja qe mos te me permendnin njerezit mua." Dhe ai ka thene:"Do te deshiroja te jetoja si nje i panjohur ne malet e Mekkes. Jam sprovuar me fame. Me te vertete po e kerkoj vdekjen dite e nate."

Ahmedi ka thene:"Kush merret me kelam nuk do te perparoje, dhe nuk do te mundet te jete tjeter veçse Xhehemi."

el-Marudhi ka thene:"Nuk e kam pare te varferin te nderohet me shume sesa ne grumbullimet e Ahmedit. Ai i jepte perparesi atyre, dhe nuk ishte shume i dhene pas njerezve te dun'jase. Ai ishte bujar dhe durimtar, e nuk ishte person i ngutshem. Ai ishte njeri modest dhe me cilesi te qeta e me durim fisnik. Kur ulej per fetua pas namazit te Asrit [ikindise] ai nuk fliste derisa te pyetej, dhe kur shkonte ne xhamine e tij ai nuk qendronte perpara njerezve."

Ebu Bekr el-Marudhi ka thene:"Ebu Abdullahi nuk sillej me injorance dhe sikur ndonjeri te sillej me te me injorance, ai bente durim dhe nuk ia vinte re, dhe thoshte:"HasbijaAllah - Allahu eshte i mjaftueshem". Ai nuk ishte nje njeri i merzitshem e as nuk ishte i ngutshem. Ai ishte modest dhe me karakter te mire. Ai ishte gjithmone me pamje te gezueshme dhe ishte i sjellshem; as i rende as i ashper. Ai donte per hir te Allahut dhe urrente per hir te Allahut. Nese ishte ndonje gje qe kishte te bente me fene, ai zemerohej. Dhe ai ishte durimtar nga e keqja e fqinjve."

Page 41: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

41 MBUROJA.net

Salih Ibn Ahmed ka thene:"Shpesh e degjoja babain tim duke recituar suren el-Kehf, dhe shume shpesh e degjoja duke thene:"O Allah na ruaj, na ruaj."

el-Marudhi ka thene:"E pashe Ebu Abdullahin ne namaz ne nje recitim te gjate, e gjatesia e tij ishte sa gjysma e nates, deri afer sabahut, dhe e pashe ate duke u falur ne mes te Magribit [akshamit] dhe Ishase [jacise]."

er-Rramadi ka thene:E degjova Aburr-Rrazzakun, dhe kur Ahmedi u permend syte e tij u mbushen me lote dhe ai tha:"Me erdhi lajmi se ai kishte ngelur pa para [leke], keshtu qe mora 10 dinare dhe ia ofrova atij. E ai buzeqeshi e ka tha:"O Ebu Bekr, sikur te pranoja diçka prej njerezve do te pranoja prej teje." Por ai nuk pranoi asgje prej meje [ne lidhje me parat, sepse Abdurr-Rrazzaku ishte nga muhaddithet dhe dijetaret e asaj kohe, e Ahmedi pranonte dijen e tij por jo parate e tija. sh.p]

Ahmed Ibn Shihab el-Isfarajni ka thene:"Degjova Ahmedin kur ai u pyet se nga kush duhet te degjojme dhe te shkruajme hadith, e ai tha:"Merrni nga Hannad dhe Sufjan Ibn Uaki, dhe ne Mekke nga Ibn Ebi Umer. Dhe kini kujdes e mos shkruani asgje nga ata prej grupeve te sekteve te risuara. Merrni nga pasuesit e hadithit dhe Sunnetit." Ne lidhje me sproven rreth Kur'anit

Salih Ibn Ahmedi ka thene:Degjova babain tim duke thene:Kur hyme tek Is'hak Ibn Ibrahim qe te na testoje, ai na lexoi neve proklamimin e atij qe kishte shkuar ne Tarsus... duke nenkuptuar el-Ma'munin... dhe nga ajo qe na lexoi neve ishte:

"Lejse ke mithlihi shej - Asgje nuk eshte si Ai" Suratul Shurah 41:11

[1] Thenia se Kur'ani eshte i krijuar u shpik nga Bishr el-Maresi, dhe per shkak te ketij bidati halifah err-Rrashidi u betua se po ta zinte Bishrin do ta vriste. Sidoqofte, halifalel-Ma'mun studioi kelamin dhe ishte nen mesimin e disa prej Mu'tezilive qe ia mesuan kete thenie atij, derisa ai e beri te veten, dhe thirri njerezit tek kjo thenie, dhe beri sproven el-Mihnah per te.

dhe:"Hue Khaliku kul-li shej – Ai eshte Krijuesi i gjithçkaje." el-En'am 6:102

E une thashe:"Ue hue Semi'ul Basir - Ai eshte Degjuesi, Shikuesi." [Surah esh-Shurah 42:11]

Salih ka thene:"Atehere njerezit u vune ne sprove, dhe ata qe kundershtuan qe te binin dakord u kercenuan me burgim. Keshtu, te gjithe rane dakord perveç katerve: babait tim, Muhammed Ibn Nuh, el-Kauariri dhe el-Hasan Ibn Hammad Sexhedah. Dhe keta dy te fundit rane dakord perveç babait tim dhe Muhammed Ibn Nuhit, te cilet qendruan

Page 42: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

42 MBUROJA.net

ne burg per disa dite. Pastaj urdheri erdhi nga Tarsusi dhe ata u derguan te lidhur me zinxhire se bashku."

Abbas ed-Duri ka thene:E degjova Xhaferr el-Enbarin duke thene:Kur Ahmedi u dergua tek Ma'muni, degjova rreth kesaj e kalova Eufratin dhe shkova tek ai, dhe e gjeta ate te ulur ne nje dhome te vogel. E pershendeta ate me selam e ai tha:"O Ebu Xhaferr, e ke munduar veten [duke ardhur per te me takuar. sh.p]." E une i thashe:"Ti sot je nje koke qe njerezit e ndjekin. Pasha Allahun, nese ti leshon pe e thua qe Kur'ani eshte i krijuar, atehere edhe njerezit do te thone qe Kur'ani eshte i krijuar; e nese ti kundershton, shume njerez do kundershtojne. E edhe neqoftese njeriu [Ma'muni] nuk te vret, ti padyshim perseri do te vdesesh, dhe vdekja eshte diçka e sigurt. Keshtu qe ki frike Allahun e mos lesho pe." Keshtu Ahmedi filloi te qaje dhe ka thene:"MashaAllah - Ashtu siç do Allahu" dhe me ka thene:"O Ebu Xhaferr, ma perserit çfare the." Keshtu qe une ia thashe dhe njehere, dhe ai ka thene:"Ashtu siç do Allahu."

el-Fadl Ibn Zijad ka thene:E degjova Ahmed Ibn Hanbelin ne diten e para qe Is'haku e sprovoi ate, pasi ai [Is'haku] u largua, dhe kjo ishte ne Xhumadal Akhirah te vitit 218 hixhri. Ai u ul ne vendin e tij te faljes, dhe nje grup njerezish e pyeten ate se kush kishte rene dakord. Sikur kjo te ishte barre e rende per te... ai tha:"Asnje nga shoket tane nuk ka rane dakord, dhe te gjitha falenderimet i takojne Allahut." Ai permendi ata qe rane dakord me ate çka thoshte shumica, dhe ata qe thane:"Kjo eshte diçka e re, bidat." Ai i sprovoi ata nga nje here kurse mua dy here. Ai me tha:"Çfare thua per Kur'anin? Une thashe:"Eshte Fjala [e Folme] e Allahut, nuk eshte i krijuar." Ai me detyroi te ulem ne qoshe dhe i pyeti te tjeret. Pastaj me thirri perpara vetes e me pyeti perseri, dhe perdori pjese nga te cilat nuk eshte kuptimi i qarte, keshtu qe une i thashe:"Lejse ke mithlihi shej, Ue huues-Semi'ul Basir - Asgje nuk eshte si Ai, Ai eshte Degjuesi, Shikuesi." Surah esh-Shurah 42:11

Keshtu, ai me tha mua:"Çfare eshte es-Semi'ul Basir [Degjuesi, Shikuesi]?" Une i thashe:"Çfare eshte Ai, me i Larti?"

Muhammed Ibn Ibrahim el-Bushanji ka thene:"Ne Er-Rrakkah ata filluan te permendin Ebu Abdullahin rreth lejimit te renies dakord qe te shpetosh vetveten, dhe transmetimeve rreth kesaj çeshtjeje. Keshtu qe ai ka thene:"E, çfare do te beni pastaj me hadithin e Khabbabit:"Prej atyre qe erdhen para jush nje njeri u pre ne dysh, me sharre, por kjo nuk e beri qe ai te le fene e tij." [Transmetohet nga Ahmedi, Bukhari dhe Ebu Daudi] Keshtu ne hoqem dore me te. "Dhe ai ka thene:"Mua nuk me behet vone per burgim, meqenese ai [burgu] dhe shtepia ime jane njelloj, as se mund te me prejne koken, por kam frike nga sprova e kamxhikut." Nje i burgosur tjeter e degjoi kete dhe i ka thene:"Mos u shqeteso, o Ebu Abdullah, sepse do te jene vetem 2 goditjet e para e pas kesaj nuk do t'i ndjesh me goditjet." E ai sikur u qetesua prej kesaj.

Page 43: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

43 MBUROJA.net

Salih Ibn Ahmed ka thene:Babai im dhe Muhammed Ibn Nuh u derguan ne Bagdad te lidhur me zinxhire. Ne shkuam me ata tek el-Anbari. Atehere, Ebu Bekr el-Ahual pyeti babain tim:"O Ebu Abdullah, nese ata te kercenojne me shpate a do te biesh dakord?" Ai iu pergjegj:"Jo." Atehere, ata u moren dhe e degjova babain tim te thote:"Na derguan ne er-Rahbah. Atje arritem ne mes te nates, dhe nje njeri erdhi tek ne dhe pyeti:"Kush nga ju eshte Ahmedi?" Iu tha atij:"Ky." Ai i tha kujdestarit te deveve:"Qendro aty!" e pastaj tha:"O ti, çfare demi do te te behet ty nese te vrasin e ti hyn ne Xhennet?" Pastaj ai tha:"Mbeshtetem ne Allahun qe te te ruaje," dhe iku. Une pyeta per te dhe me thane mua se ai eshte nje arab beduin nga fisi i Rabi'as qe ben rrobe ne shkretetire. Ai quhet Xhabir Ibn Amir dhe thuhet se eshte njeri i mire.

Ibrahim Ibn Abdullah ka thene:Ahmed Ibn Hanbeli ka thene:"Nuk kam degjuar fjale me prekese e te fuqishme qe prej kur kam rene ne kete sprove sesa thenia e beduinit ne Rahbah Tauk. Ai ka thene:"O Ahmed, nese vdes per te verteten do te vdesesh si shehid [deshmor], e nese jeton do te jetosh nje jete te lavdishme." E kjo me forcoi zemren." Vdekja e Ma’munit dhe zevendesimi i tij me Mu’tesimin

Salih Ibn Ahmed ka thene:Babai im ka thene:"Atehere ne vazhduam per tek Adhana dhe ikem ne mes te nates. Dhe kur u hap dera e qytetit, nje njeri lajmeroi:"Lajme te mira. Njeriu ka vdekur," duke nenkuptuar Ma’munin. Babai im ka tha:"E une i isha lutur Allahut qe te mos ta takoja ate [Ma’munin]."

Salih ka thene:"Kur babai im dhe Muhammed Ibn Nuh arriten ne Tarsus, ata u kthyen ne er-Rrakkah, dhe hipen ne nje anije. E kur arriten ne ‘Aanah, Muhammed Ibn Nuh vdiq, zinxhiret e tij u hoqen dhe babai im fali xhenazen per te."

Hanbeli ka thene:Ebu Abdullahi ka thene:"Nuk kam pare asnje, duke marre parasysh moshen e tij te re dhe diturine, qe qendroi me i forte per hir te Allahut sesa Muhammed Ibn Nuhu. Shpresoj qe veprat e tija te jene vulosur me te mira. Nje dite, ai me tha mua:"O Ebu Abdullah, pasha Allahun, pasha Allahun. Ti nuk je si une. Ti je nje njeri qe ndiqesh [nga njerezit]. Njerezit zgjasin qafat e tyre per te pare se çfare ben ti. Keshtu qe ki frike Allahun, dhe qendro i forte per hir te Allahut." Ose me tha diçka te afert me kete, e pastaj ai vdiq, e une e fala xhenazen per te dhe e varrosa." Mendoj se ai tha ne Aanah.

Salih ka thene:"Dhe babai im u dergua ne Bagdad ne zinxhire dhe qendroi disa dite te Jasirijah. Pastaj ai u burgos ne nje shtepi te marrur me qira nga shtepia e Umaras. Pastaj ai u dergua ne burgun e pergjithshem ne rrugen Mausilijjah, dhe tha:"Une i prija te burgosurit ne namaz ndersa ishim te lidhur me zinxhire. Atehere ne Ramadan te vitit 219 hixhri..." Une them:"Kjo ishte 14 muaj pas vdekjes se Ma’munit...", "... une dergova tek shtepia e Is’hak Ibn Ibrahimit, minister i Bagdadit."

Page 44: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

44 MBUROJA.net

Kurse Hanbeli ka thene:"Ebu Abdullahi ishte burgosur ne shtepine e Umaras ne Bagdad, tek shtepiza e Emir Muhammed Ibn Ibrahimit, vellait te Is’hak Ibn Ibrahimit, dhe ai ishte i ngushtuar shume ne kete burgosje dhe u semur ne muajin e Ramadanit. E pas pak kohe u transferua ne burgun e pergjithshem. Ai qendroi ne burg per 30 muaj. Ne shkonim tek ai dhe ai na lexonte librin el-Irxha dhe libra te tjere ne burg. E pashe ate duke prire ata [te burgosurit] ne namaz. E nxirrte kemben nga pranga kryesore gjate namazit dhe kur flente."

Salih Ibn Ahmedi ka thene:Babai im ka thene:"Çdo dite dy burra vinin tek une, njeri quhej Ahmed Ibn Ahmed Ibn Rabah dhe tjetri Ebu Shuajb el-Haxh-xham. Ata nuk pushonin se debatuari me mua, dhe kur ata mbaronin, kerkonin nje prange hekuri, e une kisha kater ne kembet e mia. Dhe ne diten e trete, ai erdhi dhe debatoi me mua, e une thashe:"Çfare thua ti per Diturine e Allahut?" Keshtu qe ai tha:"Eshte e krijuar." E une i thashe:"Ti ke mohuar Allahun." I Derguari i Is’hak Ibn Ibrahimit qe ishte i pranishem tha:"Ky eshte nje njeri i derguar nga Emirul Mu’minin." Une i thashe:"Ai ka bere kufr [ka mohuar]." Dhe ne naten e katert el-Mu’tasimi urdheroi Is’hakun qe te shkoje tek ai, e une shkova tek Is’haku. Ai me tha:"O Ahmed, pasha Allahun, do te humbesh jeten tende. Ai nuk do te vrase ty me shpate. Ai deshiron, nese ti nuk bie dakord me te, qe te te godase me kamxhik, dhe te vrase ne nje vend qe ti nuk sheh as diell as hene. A nuk thote Allahu:

"Inna xhe’alnahu Kuranen arabijja - Ne e kemi bere kete Kur'an arabisht." Suratul Zukhruf 43:30

A ka mundesi qe diçka qe eshte "e bere," te jete diçka tjeter veçse e krijuar? Keshtu qe une i thashe:

”Fexhe’alehum ke’asfim-me’kul - Dhe i beri ata si gjeth i grimcuar." Suratul Fil 105:5

”A i beri Ai ata [siç beri ate [Kuranin]?" E ai heshti. Kur arritem tek nje vend i njohur si "Hyrja e Kopshtit", me morren e me hipen ne nje kafshe udhetuese te lidhur me zinxhire. Asnje nuk me mbante mua dhe me shume se nje here pothuajse sa nuk rashe me fytyre ne toke per shkak te peshes se rende te zinxhireve. Keshtu une u dergova ne shtepine e el-Mu’tasimit dhe me futen ne nje dhome. Pastaj me derguan tek nje shtepi e veçante dhe ma mbyllen deren. Ishte mesi i nates dhe nuk kishte qiri. Doja te merrja wudu [abdes] dhe zgjata duart e mia dhe gjeta nje ene me uje. Mora abdes dhe fala namaz. Pastaj ne mengjes mora nje litar dhe lidha zinxhiret me te, qe ta kisha me lehte t’i terhiqja ato dhe te siguroja rrobet e mia. Atehere, i derguari i Mu’tasimit me tha:"Pergjigju thirrjes se tij!" dhe me dergoi ne nje dhome ku ishte ai, dhe une po mbaja litarin te lidhur me zinxhire.

Iu afrova atij e ai ishte ulur, dhe Ahmed Ibn Ebi Duued ishte i pranishem dhe kishte mbledhur nje pjese te madhe te shokeve te tij. Dhe el-Mu’tasimi tha:"Afrohu! afrohu! Dhe vazhdoi duke e thene kete derisa isha afer tij, dhe me tha:"Ulu!" dhe une u ula, e

Page 45: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

45 MBUROJA.net

prangat me rendonin shume. Une qendrova ashtu per pak, e pastaj thashe:"A me lejon te flas?" Ai me ka thene:"Flit." Une thashe:"Cila ishte thirrja e te Derguarit te Allahut?" Ai heshti per pak dhe tha:"Deshmia se asnje nuk ka te drejte te adhurohet perveç Allahut." Keshtu qe une thashe:"Une deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut." Pastaj i thashe:"Gjyshi yt, Ibn Abbasi, ka thene:"Kur delegacioni i Ebul Kajsit erdhi tek i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ata e pyeten ate per Imanin, e ai, salallahu alejhi ue selem, tha:"A e dini ju se ç’eshte Islami?" Ata thane:"Allahu dhe i derguari i tij e dine me se miri." Ai, salallahu alejhi ue selem, tha:"Deshmia se nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut dhe se Muhammedi eshte i Derguari i Allahut, dhe te falesh namazin, te japesh zekatin, dhe te japesh nje te pesten e plaçkes se luftes." [Transmeton Bukhari, Muslimi] Keshtu, el-Mu’tasimi tha:"Sikur mos te kisha gjetur te arrestuar nga ai qe ishte para meje, nuk do te kisha marre ty." Atehere, ai tha:"O Abdurr-Rrahman Ibn Is’hak, a nuk te thashe qe t’i japesh fund kesaj çeshtjeje?" Une thashe:"Allahu Ekber! Kjo do te jete nje e mire per muslimanet." Pastaj ai u tha atyre:"Debato dhe flit me te, o Abdurr-Rrahman." E keshtu ai me tha:"Çfare thua ti per Kur'anin?" Une i thashe:"Çfare thua ti per Diturine e Allahut?" Ai heshti. E njeri prej tyre me tha mua:"A nuk ka thene Allahu i Madheruar:

"Allahu Khaliku kul-li shej - Allahu eshte Krijuesi i gjithçkaje." Surah er-Rra’d 13:16

"A nuk eshte Kur'ani diçka?" Keshtu qe une i thashe:Allahu thote:

"Tudem-mirru kul-le shej - Shkaterroi çdo gje." Suratul Ahkaf 46:25

"Keshtu Ai shkatarroi çdo gje perveç çfare Allahu deshiroi [qe te mos shkaterrohet]." Njeri prej tyre tha:

"Ma jetijhim-min dhikrim-mirr-rrabihim muhdethin... - Nuk u vjen atyre asnje keshille e re nga Zoti i tyre..." Suratul Enbija 21:2

"A ka diçka qe eshte "e re" veçse eshte e krijuar?"

Keshtu qe une i thashe:

"Sad. Uel Kur'ani dhi-dhikr - Sad. Pasha Kuranin e mbushur me keshilla." Suratul Sad 38:1

edh-Dhikr eshte Kur'ani, kurse ajo tjetra nuk ka ‘el’ [nyje shquese]."Njeri prej tyre permendi hadithin e Imran Ibn Husejnit:"Allahu krijoi Dhikrin...", e une i thashe:"Ky eshte nje gabim, me shume se nje njeri na e ka transmetuar neve:"Allahu e shkruajti Dhikrin..." [Transmetohet nga Bukhari] Dhe ata u munduan te perdorin hadithin e Ibn Mes’udit:"Allahu nuk ka krijuar as Xhennetin, as Xhehennemin, as qiellin, as token, me te madh se Ajeti Kursij." E keshtu une u thashe:"Krijimi i referohet Xhennetit, Xhehennemit, qiellit dhe tokes, e jo Kur'anit." Njeri prej tyre tha:"Hadithi i Khabbabit": O

Page 46: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

46 MBUROJA.net

ti e ti, afrohu tek Allahu me çfare te kesh mundesi, dhe ti nuk do te kesh mundesi t’i afrohesh me shume Atij me diçka me te dashur tek Ai sesa Fjala e Tij." E une i thashe:"Kjo eshte ashtu siç eshte."

Salih ka thene:Ibn Ebi Duued shikonte me zemerim babain tim, dhe babai im tha:"Njeri mund te flase e une do ta mund, dhe dikush tjeter mund te flase e une do ta mund." Dhe kur ndonjeri prej tyre u mundte, Ibn Ebi Dueedi thoshte:"O Emirul Mu’minin, pasha Allahun, ai eshte i humbur, qe humb te tjeret, nje bidatçi." Dhe ai thoshte:"Fliti atij, debato me te." E keshtu dikush fliste me mua e une e mundja, pastaj prape dikush tjeter fliste me mua e une e mundja. Dhe kur ata heshtnin, el-Mu’tasimi thoshte:"Mjere per ty, o Ahmed, çfare po thua?" Une thoja:"O Emirul Mu’minin, me jepni diçka nga Kur'ani ose nga Sunneti i te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selem, qe te flas sipas tyre." Ahmed Ibn Ebi Duued tha:"A ti flet vetem çfare eshte ne Liber e ne Sunnet?" Une thashe:"Ti po rrotullon fjalet e mia dhe ti e di kete shume mire. Une nuk kam thene asgje per çka do te burgosesha ose te me viheshin prangat."

Hanbeli ka thene: Ebu Abdullahi tha:"Ata thane gjera shume te keqia kunder meje, saqe zemra ime nuk i mban dot ato, as gjuha ime nuk mund t’i flase ato. Ata kundershtuan hadithet, dhe une nuk mendoja se ishin ne kete gjendje derisa i degjova, dhe ata e ngriten zerin duke thene: “Kundershtari thote keshtu e ashtu." Dhe une perdora Kur'anin si prove kundra thenieve te tyre, me thenien e tij:

"Ja ebeti, lime ta’budu ma la jesme’u ue la jubsir? - O babai im, pse adhuron ate qe nuk degjon as nuk shikon?" Suratul Merjem

"A e mohoni kete?" Ata thane:"Ai ka bere krahasim, o Emirul Mu’minin, ai ka bere krahasim."

Muhammed Ibn Ibrahim el-Bushanji ka thene:"Disa nga shoket tane me transmetuan se Ahmed Ibn Ebi Duued u kthye nga Ahmedi qe te flase me te, por ai [Ahmed Ibn Hanbeli] nuk u kthye nga ia, e el-Mu’tasimi tha:"O Ahmed, a nuk do te flasesh me Ebu Abdullahin [Ahmed Ibn Ebi Duuedin]? Une thashe:"Une nuk e njoh ate te jete prej atyre qe kane dije, qe t’i flas atij." Salih tha:"Atehere, el-Mu’tasimi tha:"O Ahmed, pasha Allahun, une uroj te miren per ty, dhe shqetesohem per ty ashtu siç shqetesohem per djalin tim, Harunin. Pra çfare thua?" Une i thashe:"Me jep diçka nga Libri i Allahut ose nga Sunneti i te derguarit te Tij." Keshtu, kur mbledhja u zgjat shume, ai u lodh dhe urdheroi te gjithe te largohen. Ai me mbajti mua se bashku me Abdurr-Rrahman Ibn Is’hakun qe te fliste me mua, dhe me tha:"Mjere ti, pergjigjmu mua!" Dhe tha:"Mjere ti, a nuk vjen ti tek ne?" Keshtu qe Abdurr-Rrahmani i tha:"O Emirul Mu’minin, une e kam njohur ate per 30 vjet. Ai te bindet ty dhe ben haxh e xhihad bashke me ty." Ai i tha:"Pasha Allahun, ai eshte nje njeri i dijshem, nje dijetar i kuptueshem dhe nuk me mbetet hatri sikur ta kisha ate me mua qe te kundershtonin besimet [fete] e kota." Atehere, ai me tha:"A nuk e njeh Salih err-Rrashidin?" Une thashe:"Kam degjuar per te."

Page 47: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

47 MBUROJA.net

Ai tha:"Ai eshte mesuesi im." Ai ishte ulur atje dhe e beri me shenj nga qoshja e shtepise, por ai me pyeti mua rreth Kur'anit dhe nuk ra dakord me mua dhe une urdherova qe ta rrihnin keq e ta terhiqnin zvarre! O Ahmed, me jep ndonje pergjigje, qofte edhe leshimin me te vogel, qe une te te liroj me duart e mia." Une thashe:"Me jep diçka nga Libri i Allahut dhe nga Sunneti i te derguarit te Tij." Keshtu qendrimi u zgjat shume dhe mua me derguan prapa perseri."

Dhe pastaj ishte koha e Magribit [akshamit] dhe dy burra nga shoket e Ibn Ebi Duuedit erdhen qe te kalojne naten me mua, dhe te debatojne me mua. Kur erdhi koha per te prishur agjerimin, u dergua ushqim dhe ata u munduan qe une te ha, por une nuk mundja dhe ishte Ramadan. Gjate nates el-Mu’tasimi dergoi Ibn Ebi Duuedin tek une dhe ai tha:Emirul Mu’minin ka thene:"Çfare thua?" E une i dhashe te njejten pergjigje qe i kisha dhene me perpara. Atehere, Ibn Ebi Duuedi tha:"Pasha Allahun, emri yt ishte shkruar ne mes te atyre te shtateve [Jahja Ibn Ma’in, Ebu Khajthemeh, Ahmed ed-Deuraki, el-Kauariri, Sa’dauaih, Ahmed Ibn Hanbel dhe eshte thene, Khalef el-Mekhzumi [shiko Manauibul-Imam Ahmed te Ibnul Xheuzi] por une e hoqa se me priste zemra qe ata te kapnin ty." Dhe tha:"Emirul Mu’minin eshte betuar se do te te godase me kamxhik perseri, dhe do te te fuse ne nje vend qe nuk sheh diell, dhe ai ka thene:"Nese ai me pergjigjet mua, une do ta liroj me duart e mia." Pastaj ai iku. Ne mengjes, i derguari erdhi e me kapi prej dore dhe me dergoi tek ai, e ai u tha atyre:"Debatoni dhe flisni me te." Ata debatuan me mua dhe une i kundershtova, dhe kur ata filluan te flasim me filozofira [kelam] qe nuk jane prej Librit e Sunnetit, une i thashe:"Une nuk e di se ç’eshte kjo." Ata thane:"O Emirul Mu’minin, kur ai gjen nje prove kunder nesh, ai kapet forte pas saj, dhe kur ne i themi atij ndonje gje, ai thote "nuk e di se ç’eshte kjo." Ai tha:"Atehere, debatoni me te." Dhe nje njeri tha:"O Ahmed, une shoh se ti permend hadithin dhe e merr ate si mbrojtjen tende." Une i thashe:"E çfare thua ti per Thenien e Tij:

”Allahu ju urdheron ju ne lidhje me femijet tuaj [trashegimi], per mashkullin hise sa dy femra.” Suretun-Nisa 4:11

Ai tha:"Allahu e ka bere kete ne veçanti per besimtaret." Une thashe:"Çfare thua ti nese [trasheguesi] eshte vrases ose skllav?" Ai heshti, dhe une perdora kete si nje prove kundra tyre meqenese ata perdornin kuptimin e qarte te Kur'anit, e kur me thane mua: “une shoh se ti merr hadithin si mbeshtetje", une perdora Kur'anin si prove, duke kuptuar se Sunneti qarteson dhe ben nje perjashtim ne lidhje me vrasesin dhe skllavin [ne lidhje me çeshtjen e trashegimise sh.p] qe t’i nxirrja ata jashte pergjithsimit. Dhe kjo vazhdoi deri ne mesdite. Atehere, ai u lodh dhe urdheroi te gjithe qe te largohen. Pastaj ai qendroi me mua dhe me Abdur-Rrahman Ibn Is’hak, dhe vazhdoi te flase me mua. Pastaj ai u ngrit dhe shkoi ne dhomat e tija e mua me derguan prapa [ne qeli].

Ne naten e trete dukej sikur diçka do te ndodhte me mua dhe i kerkova rojes te me sjell nje litar. Ai e solli dhe une lidha me te zinxhiret dhe rroben time nga frika se mos do

Page 48: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

48 MBUROJA.net

t’me ndodhte gje ne mbetesha lakuriq. Diten e neserme me derguan tek shtepia dhe ishte e mbushur plot me njerez. Me levizen nga nje vend ne vendin tjeter dhe pashe njerez me shpata e me kamxhike e me gjera te tjera. Pothuajse askush prej tyre nuk kishte qene i pranishem ne dy ditet e meparshme. Kur arrita, ai me tha:"Ulu!" Pastaj ai tha: “Debatoni me te dhe flisni me te." Ata debatuan me mua dhe une i munda. Zeri im filloi te ngrihet siper zerave te tyre, e keshtu dikush afer meje ma beri me shenj me doren e tij. Kur mbledhja u zgjat, ai me thirri mua ne veçanti e me tha:"Mjere ti, o Ahmed, pergjigjmu mua qe te te liroj me duart e mia." E une iu pergjigja si me perpara, e ai tha:"Mbi ju qofte..." dhe ai permendi nje mallkim." Kapeni ate, zvarriteni dhe hiqjani rroben e jashtme." Keshtu ata ma moren rroben e jashtme. Une kisha nje fije floku nga floket e Profetit, salallahu alejhi ue selam, ne mengen e kemishes sime, dhe Is’hak Ibn Ibrahim u kthye nga une e me tha:"Çfare eshte kjo gje e vogel?" Une i thashe:"Nje fije floku nga floket e te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, e disa nga ata u sulen qe ta shqyejne kemishen time. el-Mu’tasimi tha:"Mos e shqyeni ate." Dhe ma moren kemishen dhe nuk e shqyen; mendoj per shkak te flokut qe ishte ne te. Dhe el-Mu’tasimi u ul ne karrigen e tij dhe tha: “Sillni vendet e kamzhikut dhe kamzhiqet. Vendet e kamzhikut u sollen dhe krahet e mi u terhoqen, dhe dikush pas meje tha:"Kapini anet e mbajteseve dhe shtrengojeni fort me to, por une nuk e kuptova çfare tha dhe keshtu krahet e mi dolen prej vendit."

Muhammed Ibn ibrahim el-Bushanji ka thene:"Ata permeden se kur el-Mu’tasimi pa Ahmedin e lidhur tek vendi i rrahjes me kamzhik, dhe kur ai pa se sa ishte i qendrueshme dhe i forte, e ndjeu se duhet te hiqte dore nga kjo, derisa Ahmed Ibn Ebi Duuedi e nxiti ate dhe tha:"O Emirul Mu’minin, nese e le ate do te thuhet: “Ai [Emiri] e ka braktisur mendimin e Ma’munit", dhe kjo e zemeroi ate dhe e beri qe te vazhdoje me rrahjen."

Salih ka thene:Babai im ka thene:"Kur ata sollen kamzhiket, el-Mu’tasimi i kontrolloi ata e tha:"Sillni te tjere." Pastaj u tha atyre qe do te kryenin goditjet me kamzhik:"Afrohuni!" Secili nga ata vinte dhe me goditte mua nga dy here, dhe ai i thoshte atij:"Godite ate me fuqi, Allahu ta prefte doren!" Ai menjanohej dhe nje grup tjeter vinte e me goditte dy here, dhe çdo here ai thoshte:"Godite ate me fuqi, Allahu ta prefte doren!" Dhe pasi ata me kishin goditur 17 here, el-Mu’tasimi erdhi tek une e me tha:"O Ahmed, perse po e vret veten? Pasha Allahun, mua me vjen keq per ty." Dhe Uxhajfi po me prekte me majen e shpates se tij, duke thene:"A deshiron qe te kesh me te miren e gjithe ketyre njerezve?" Te tjeret thonin:“Mjere ti! Udheheqesi po qendron siper kokes tende", kurse disa te tjere thonin:"O Emirul Mu’minin, une do te marr persiper gjakun e tij, vrite ate." Dhe ata thane:"O Udheheqes i besimtareve, ti je duke agjeruar e po rri ne diell!"

Ai me tha:"Mjere ti, o Ahmed, çfare ke per te thene?" Une thashe:"Me jep diçka nga Libri i Allahut ose nga Sunneti i te Derguarit te Allahut qe te flas sipas tyre." Atehere, ai i kthye e u ul dhe thirri ata te kamzhikut:"Afrohuni, dhe benie qe te ndjeje dhimbje te

Page 49: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

49 MBUROJA.net

medha, Allahu jua prefte doren." Dhe ai u ngrit perseri e thz:"Mjere ti, o Ahmed, pergjigjmu mua!"

Keshtu ata mu kthyen mua e me thane:"O Ahmed, udheheqesi yt po te qendron perpara teje!" Dhe Abdurr-Rrahmani tha:"Kush nga shoket e ty ka bere çfare ke bere ti ne lidhje me kete çeshtje?" el-Mu’tasimi thoshte:"Me jep edhe pajtimin me te vogel qe te te liroj me duart e mia." Ai shikoi prapa dhe u tha atyre me kamzhike, "Afrohuni!" Secili prej tyre me goditte nga dy here dhe largohej, dhe çdo here ai thoshte:"Me forte, Allahu ta prefte doren," dhe une humba ndjenjat. Nje njeri erdhi dhe me hoqen prangat. Nje tjeter qe ishte i pranishem tha:"Ne te hudhem ty me fytyre ne toke dhe vendosem nje cope materiali siper kurrizit tend," e une as qe e kisha ndjere kete. Ata me sollen pije e me thane:"Pije dhe vjelle." E une i thashe:"Nuk do ta prish agjerimin tim." Me derguan tek shtepia e Is’hak Ibn Ibrahimit dhe erdhi koha e namazit te Dhuhrit, e Ibn Sama’ah u be imam i namazit. Kur ai mbaroi namazin m'u drejtua mua e me tha:"Ti u fale dhe gjaku dilte furishem nga rrobat e tua?" Une i thashe:"Umeri u fal dhe gjaku i tij dilte me furi." [Transmetohet ne el-Muatta te Imam Malik]

Salih ka thene:"Atehere, ate nuk e ngacmuan me dhe e kthyen ne shtepi. Ai qendroi ne burg, qe nga koha kur u arrestua deri kur u rrah me kamxhik, per 28 muaj. Nje nga dy burrat qe ishin me te ka thene:"O djali i vellait tim, Allahu e meshirofte Ebu Abdullahin. Pasha Allahun, nuk kam pare askend si ai. Une i thoja atij kur ushqimi na ishte sjellur:"O Ebu Abdullah, ti po agjeron ne nje vend qe ke arsye [te mos agjerosh], e ai ishte shume i etur, dhe i tha personit qe ishte i ngarkuar me ujin: me jep pak," e ai i dha atij nje gote me uje e akull, ai e mori dhe e shikoi, por e ktheu pa e pire. Une u mahnita me durimin qe kishte ndaj urise dhe etjes dhe ate gjendje te frikshme."

Salih ka thene:"Mundohesha ne menyra te ndryshme qe t’i jepja ushqim atij, ose te pakten pak buke gjate atyre diteve, por nuk munda dot. Nje person qe ishte me te me njoftoi se ai nuk kishte ngrene ushqim gjate atyre tre diteve qe ata debatuan me te, por atij as qe nuk i shkoi goja [gabim] ne asnje fjale. Ai ka thene:"Dhe nuk mendoja se dikush mund te kishte kurajon, forcen e zemres sa ai."

Hanbeli ka thene:Degjova Ebu Abdullahin qe ka thene:"Une mbeta pa ndjenja disa here, dhe kur goditjet me kamzhik pushonin, une vija ne vete. Kur une isha i dobet dhe rashe ne toke, goditjet ndalonin dhe kjo ndodhi disa here. Dhe e pashe ate [el-Mu’tasimin] ulur nen diell pa hije mbi koken e tij dhe degjova ate duke i thene Ebu Duuedit, kur une kalova prane:"Une kam bere nje mekat te madh, per shkak te asaj qe i kam bere ketij njeriu." E ai iu pergjigj:"O Emirul Mu’minin, pasha Allahun, ai eshte pabesimtar, nje mushrik [idhujtar]. Ai ka bere shirk ne me shume se nje forme." Ai [Ebu Duuedi] vazhdoi duke i folur atij [el-Mu’tasimit] derisa ia mbushi mendjen per ate qe kishte qellim, dhe ai [el-Mu’tasimi] donte te me lironte pa me denuar me kamzhik, por ai [Ebu Duuedi] dhe Is’hak Ibn Ibrahimi nuk e lenin dot me aq."

Page 50: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

50 MBUROJA.net

Hanbeli ka thene:"Dhe me ka arritur mua se el-Mu’tasimi i tha Ibn Ebi Duuedit, pasi Ebu Abdullahi ishte goditur me kamzhik:"Sa goditje pesoi ai?" Ai i ka thene:“Tridhjete ose me shume."

Abul Fadl Salih ka thene:"Ai u lirua e iu dha leje te shkonte ne shtepi, dhe u dergua ne qeli. Nje njeri qe ishte i specializuar ne plage dhe kurimin e tyre erdhi dhe tha:"Kam pare njerez qe kane pesuar nje mije goditje kamzhiku, por asnjehere nuk kam pare nje rast kaq te keq sa ky..." dhe ai vinte e kujdesej per te. Ate e kishin goditur ne fytyre me shume sesa nje here dhe fytyra i ishte paralizuar per aq kohe sa donte Allahu. Personi tha:"Eshte nje cope mishi ketu qe me duhet ta pres," dhe ai solli nje mjet hekuri dhe e mbante mishin me te dhe e priste me nje thike, ndersa Ahmedi kishte durim gjate gjithe kesaj, vetem duke ngritur zerin [nga dhimbjet] me falenderimet ndaj Allahut. Dhe u sherua. Sidoqofte, ai vazhdonte te kishte dhimbje dhe shenjat e goditjeve ishin te qarta ne trupin e tij deri ne vdekje."

et-Tufaui ka thene:"O Ebu Abdullah, njerezit e thjeshte kane shume respekt per ty." Ai tha:"Une falenderoj dhe lavderoj Allahun per Fene time, me te vertete kjo eshte Feja e drejte. Sikur une te kisha thene çfare donin ata, une do te kisha bere kufr." Dhe et-Tufaui tha:"Me trego se çfare te bene ata." Ai tha:"Kur ata po me goditnin mua, une po kujtoja thenien e arabit beduin. Pastaj ai me mjekerr te gjate erdhi dhe me goditi me majen e shpates se tij. Dhe kur une e pashe ate, thashe:"Çlirimi per mua ka ardhur, ai do te ma prese koken, e une do te jem ne paqe." Dhe Ibn Sama’ah tha:"O Emirul Mu’minin, preja qafen, se une do te marr pergjegjesi per gjakun e tij."

Ibn Ebi Duuedi tha:"Mos e beni kete, sepse nese ai vritet ose vdes ne shtepine tende njerezit do te thone qe ai qendroi i forte deri ne vdekje, dhe do te ndjekin ate, dhe do te jene ne ate mendim qe kane qene me perpara. Por leshoje ate tani, e nese ai vdes jashte shtepise tende, njerezit nuk do te jene te sigurt se çfare ndodhi, disa do te thone "Ai ra dakord", dhe disa do te thone "Ai nuk ra dakord". Keshtu qe et-Tufaui tha:"Çfare demi do te kishe nese do te kishe thene [qe Kur'ani eshte i krijuar, vetem qe te shpetoje jeten tende sh.p]?" Ebu Abdullahi tha:"Sikur ta kisha thene une ate do te kisha bere kufr."

Ebu Zur’ah ka thene:"el-Mu’tasimi therriti xhaxhain e Ahmedit dhe u tha njerezve:"A e njihni ate?" Ata thane:"Po, ai eshte Ahmed Ibn Hanbel." Ai tha:"Shikojeni ate, a nuk eshte ai shendoshe e mire ne trupin e tij?" Ata thane:"Po." Sikur ai te mos kishte bere kete, kisha frike se diçka shume e rende [kryengritje] do te kishte ndodhur per te. Dhe kur ai tha:"Po ua jap ate shendoshe e mire," njerezit u qetesuan dhe u lehtesuan."

Hanbeli ka thene:"Dhe e degjova ate [Ahmedin] qe tha:"Kushdo qe ka folur kunder meje e kam falur, perveç atij qe eshte bidatçi, dhe ia kam falur Ebu Is’hakut, duke nenkuptuar el-Mu’tasimin, meqenese une shoh se Allahu thote:

"Uel ja’fuu uel jesfehuu, ela tuhib-bune ej-jagfirraAllahu lekum - Le te falin dhe te mos ua zene per te madhe, a nuk doni qe Allahu t’ju fale juve?" Suratun-Nur 24:22

Page 51: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

51 MBUROJA.net

dhe Profeti, salallahu alejhi ue selem, e urdheroi Ebu Bekrin qe te fale ne çeshtjen e Mistahut - dhe çfare dobie te sjelle ty qe Allahu te denoje vellane tend musliman per shkakun tend?"

Ibn Ebi Ja’la transmeton ne Tabakatul Hanabilah [me verifikimin e Fauuez Ahmed Zumarlit] 1/163-167 nga Sulejman Ibn Abdullah es-Sixhzi [qe tha]:"Une shkova tek dera e el-Mu’tasimit dhe pashe qe njerezit ishin grumbulluar tek dera e tij, sikur te ishte dita e Eid-it [Bajramit]. Une hyra ne dhome dhe pashe nje qilim te shtruar dhe nje karrike te hedhur ne dysheme. Une qendrova perballe karriges dhe el-Mu’tasimi erdhi dhe u ul ne karrige. Ai hoqi kepucet e tij dhe vendosi kembet e tija tek tjetra. Atehere, ai tha:"Le te vije Ahmedi." Dhe ai u soll ne prani te tij. Pasi Imam Ahmedi qendroi perpara tij, ai e pershendeti ate, dhe ai [el-Mu’tasimi] tha:"O Ahmed, flit e mos ki frike." Imam Ahmedi tha:"Pasha Allahun, o Emirul Mu’minin, tani sa dola perpara teje dhe nuk kam asnje pike ankthi ne zemren time."

el-Mu’tasimi i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin?"

Ai tha:"E folura e Allahut, i perjetshem, jo i krijuar. Allahu i madheruar thote:

"Ue in ehadum-minel mushrikine stexhareke fe exhirhu hat-ta jesme’u KelamaAllah...- E nese dikush nga idhujtaret te kerkon mbrojtje, atehere strehoje ate ne menyre qe te degjoje Fjalen e Allahut..." Suratut-Teube 9:6

Ai tha:"A ke ndonje prove tjeter perveç kesaj?"

Imam Ahmedi tha:"Po, o Emirul Mu’minin, thenien e Allahut, te Plotefuqishmit, te Madherueshmit:

"er-Rrahman. Al-lemel Kuran - I Gjithmeshirshmi, Ai jua mesoi Kur'anin" Suratur-Rrahman 55:1-2

Ai nuk ka thene: er-Rrahman, Ai krijoi Kur'anin. Dhe thenien e Tij, te Plotefuqishmit, te Madherueshmit:

”Ja sin. Pasha Kuranin, qe eshte plot me urtesi." Ja sin 36:1-2

Dhe Ai nuk ka thene: Ja sin. Pasha Kuranin e krijuar.

Keshtu qe el-Mu’tasim tha:"Burgoseni ate!" Ai u burgos dhe njerezit u shperndane. Kur u zgjova te nesermen, shkova tek dera [el-Mu’tasimit] dhe njerezit po hynin dhe une hyra me ta. el-Mu’tasim u afrua dhe u ul ne karrige dhe tha:"Sille Ahmed Ibn Hanbelin," dhe ai u soll. Pastaj ai qendroi perpara atij, dhe el-Mu’tasimi i tha atij:"Si ishe dje ne qeli, o Ahmed?"

Page 52: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

52 MBUROJA.net

Imam Ahmedi tha:"Shume mire, dhe te gjithe falenderimet i takojne Allahut, veçse ne qeline time, o Emirul Muminin, pashe diçka te mahnitshme."

Ai i tha atij:"Çfare pe?" Ai iu pergjigj:"U çova ne mes te nates, mora abdes per te falur namaz dhe fala dy rekate. Ne nje rekat une recitova el-Hamdulilah... dhe Kul eudhu birr-Rrabbin-nas, ndersa ne rekatin e dyte Elhamdulilah... dhe Kul eudhu birr-Rrabbil felek. Pastaj u ula e recitova teshehhudin dhe dhashe selam [ne te djathte e te majte]. Dhe u çova perseri dhe mora tekbir dhe recitova el-Hamdulilah... dhe doja te recitoja Kul HuuaAllahu Ehad, por nuk munda dot. U mundova shume te recitoja diçka tjeter prej Kur'anit, por nuk kisha mundesi ta beja kete. Dhe zgjata syte e mi nga qoshja e qelise dhe ç’te shihja, pashe Kur'anin te shtrire ne toke, te vdekur. Keshtu une e lava, e vesha me qefin, ia fala xhenazen dhe e varrosa."

el-Mu’tasimi tha:"Mjere ti, o Ahmed, a vdes Kur'ani?" Ahmedi i tha atij:"Oh, po keshtu po thoni ju [qe eshte i krijuar]. Dhe çfaredo qe eshte e krijuar vdes." el-Mu’tasimi ka thene:"Ahmedi na mundi ne! Ahmedi na mundi ne!"

Atehere, Ibn Ebi Duuedi dhe Bishr el-Maresi thane:"Vrite ate, qe te jetojme ne paqe." el-Mu’tasimi tha:"Jam betuar ne Allahun se nuk do ta vras me shpate dhe se nuk do te jap urdher qe te vritet me shpate." Ibn Ebi Duuedi i tha atij:"Atehere, le ta godasim me kamzhik. el-Mu’tasimi tha:"Po." Dhe tha:"Thirrini goditesit e kamzhikut," dhe ata erdhen.

el-Mu’tasimi i tha njerit prej tyre:"Me sa goditje ke mundesi ta vrasesh ate?' Ai tha:"Me dhjete, o Emirul Mu’minin." Atehere, ai iu pergjigj:"Shko tek ai dhe godite."

Sulejman es-Sixhzi ka thene:"Dhe Imam Ahmed u zhvesh dhe e veshen me nje veshje leshi rreth brezit te tij. Dy litare e shtrenguan ate fort rreth duarve. Njeriu e mori kamzhikun ne doren e tij dhe tha:"A ta godas ate, o Emirul Mu`minin?"

el-Mu’tasimi ka thene:"Godite ate!" Dhe ai e goditi nje here. Imam Ahmedi tha:"Elhamdulilah - Te gjitha falenderimet i takojne Allahut." Ai e goditi per here te dyte dhe Imam Ahmedi tha:"KaderAllahu mashae feal - çfare do Allahu ndodh." Ai e goditi per here te trete dhe Imam Ahmedi tha:"La Haule ue la kuuette il-la bil-lah - Nuk ka ndodhi as fuqi veçse nga Allahu, i Madheruari, i Plotefuqishmi."

Dhe kur njeriu deshi ta godiste per here te katert, une pashe rroben rreth brezit te tij dhe ishte duke rene. Ai uroi qe te binte ne toke, dhe ai ngriti syte drejt qiellit dhe levizi buzet e tij, dhe papritur toka u dridh dhe nga toka dolen dy duar qe mbajten peshen e tij, me fuqine e Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit.

Kur el-Mu’tasim pa ate, ai tha:"Lereni ate." Atehere, Ibn Ebi Duuedi erdhi tek ai dhe tha:"O Ahmed, thuaj ne veshin tim: Kur'ani eshte i krijuar, qe une te te shpetoj nga dora e halifes." Keshtu qe Imam Ahmedi i tha atij:"O Ibn Ebi Duued, thuaj ne veshin

Page 53: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

53 MBUROJA.net

tim:Kur'ani eshte Fjala e Allahut, nuk eshte i krijuar, e keshtu une te te shpetoj nga denimi i Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit." el-Mu’tasimi tha atehere: “Fute ate ne burg!"

Sulejmani ka thene:"Ai u dergua ne burg dhe njerezit u larguan. Te nesermen njerezit erdhen e edhe une erdha me ta dhe qendrova prane karriges. Atehere, el-Mu’tasimi u shfaq dhe u ul ne karrige dhe tha:"Silleni Ahmed Ibn Hanbelin!" Ai u soll dhe qendroi perpara tij, dhe el-Mu’tasimi i tha atij:"Si ishte ne qeli gjate nates, o djali i Hanbelit?" Ai ka thene:"Shume mire, dhe te gjithe falenderimet i takojne Allahut." el-Mu’tasimi tha:"O Ahmed, pashe nje enderr dje." Ai i tha:"Çfare ke pare, o Emirul Mu’minin?" Ai tha:"Une pashe ne endrren time sikur dy luane u afruan qe te me shqyejne. Atehere, dy engjej u shfaqen dhe ata u larguan nga une. Ata me dhane nje liber e me thane:"Kjo e shkruar eshte enderra qe Ahmed Ibn Hanbeli pa ne enderr ne qeline e tij." Pra, çfare eshte ajo qe ke pare, o Ibn Hanbel?

Ahmedi iu drejtua el-Mu’tasimit dhe i ka thene:"O Emirul Mu’minin, a eshte libri me ju?" Ai ka thene:"Po, dhe kur u zgjova, e lexova se çfare ishte ne te."

Ahmedi ka thene:"O Emirul Mu’minin, une pashe sikur Dita e Gjykimit kishte filluar, dhe se Allahu kishte grumbulluar te parin dhe te fundin e njerezve [te gjithe njerezit] ne nje fushe te vetem dhe po u kerkonte atyre llogari. Ndersa po qendroja, u thirra dhe une, dhe vazhdova derisa qendrova para Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, e Ai me tha mua:"O Ahmed, per çfare te rrahen ty?" Une thashe:"Per hir te Kur'anit." Ai tha:"E çfare eshte Kur'ani?" Une thashe:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty." Ai tha:"Kush ta tha kete?" Une thashe:"O Zot, Abdurr-Rrazzaku me transmetoi mua kete." Keshtu qe Abdurr-Rrazzaku u thirr, derisa ai erdhi e qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai tha:"Çfare thua per Kur'anin, o Abdurr-Rrazzak?"

Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty." Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Ma’mari ma transmetoi mua." Atehere, Ma’mari u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai tha:"Çfare thua per Kur'anin, o Ma’mar?"

Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"ez-Zuhri ma transmetoi mua." Dhe ez-Zuhri u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o ez-Zuhri?"

Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," keshtu Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Uruah ma transmetoi mua." Keshtu Uruah u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij: “Çfare thua per Kur'anin?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"O Uruah, nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Aishah, vajza e Ebu Bekr as-Siddikut ma transmetoi mua." Keshtu Aishah u thirr derisa erdhi e qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te

Page 54: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

54 MBUROJA.net

Madheruarit, dhe Ai i tha asaj: “Çfare thua per Kur'anin, o Aishah?" Ajo tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ajo tha:"Profeti yt, Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, ma transmetoi mua." Keshtu Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Muhammed?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Xhibrili ma transmetoi mua." Keshtu Xhibrili u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Xhibril?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Israfili ma transmetoi mua." Keshtu Israfili u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Israfil?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha: “Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai ka thene:"E pashe ne Leuhi Mahfudh." Keshtu Leuhi Mahfudh u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Leuh?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Kete e shkruajti Kalemi tek une." Atehere Kalemi u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Kalem?" Kalemi tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Keshtu me the Ti mua."

Atehere, Allahu, i Plotefuqishmi, i Madheruari, tha:"Kalemi tha te verteten, Leuhi tha te verteten, Israfili tha te verteten, Xhibrili tha te verteten, Muhammedi tha te verteten, Aishah tha te verteten, Uruah tha te verteten, ez-Zuhri tha te verteten, Ma’mari tha te verteten, Abdurr-Rrazzaku tha te verteten, Ahmedi tha te verteten. Kur'ani eshte Fjala Ime, nuk eshte i krijuar."

Sulejman es-Sixhzi ka thene:"el-Mu’tasimi levizi nga vendi pasi degjoi kete dhe tha:"Ti ke thene te verteten, o Ibn Hanbel." Dhe el-Mu’tasimi u pendua, dhe urdheroi qe te rriheshin Bishr el-Maresi dhe Ibn Ebi Duuedi, dhe e nderoi Ahmed Ibn Hanbelin dhe i dhuroi atij, por [Ahmedi] nuk mori gje. Atehere, ai u urdherua te shkoje ne shtepi te vet dhe shkoi. Sprova e Uathikut

Hanbeli ka thene:"Pasi Ebu Abdullahu u sherua nga goditjet e kamzhikut, ai vazhdoi te marre pjese ne namazin e xhumu'ase dhe ne namazet me xhemat. Ai jepte fetua dhe transmetonte hadithe deri ne vdekjen e el-Mu'tasimit, kur djali i tij el-Uathik u be udheheqes. Atehere, ai shfaqi sproven ne lidhje me Kur'anin dhe afrimin e tij me Ahmed Ibn Ebi Duuedin dhe shoket e tij. Keshtu, gjendja u veshtiresua per popullin e Bagdadit, dhe gjyqtaret po sprovonin njerezit ne lidhje me Kur'anin kurse Ahmeti u nda me force nga gruaja e tij per shkak te kesaj. E njejta gje ndodhi edhe me Ebu Salihun dhe gruan e

Page 55: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

55 MBUROJA.net

tij. Ebu Abdullahu ishte i pranishem ne namazin e xhumu'ase, por e perseriste ate kur shkonte ne shtepi, dhe thoshte:"Njerezit duhet te shkojne ne xhumu'a per shkak te miresise se saj, por namazi duhet te perseritet kur je falur pas dikujt qe thote se Kur'ani eshte i krijuar."

Nje grup njerezish erdhen tek Ebu Abdullahu dhe thane:"Kjo çeshtje eshte perhapur shume dhe eshte shume serioze, dhe kemi frike se mos behet me keq. Ata permenden Ibn Ebi Duuedin, se ai eshte duke urdheruar mesuesit qe te mesojne femijet ne shkolle se Kur'ani eshte keshtu e ashtu, keshtu qe ne jemi kundra asaj qe ai te jete udheheqes. Ahmedi i ndaloi ata nga ajo [qe te bejne kryengritje kundra Emirit sh.p] dhe bisedoi me ta, dhe ua beri me dije se kjo ishte e domosdoshme, dhe i urdheroi ata qe te bejne durim.

Ne ditet e el-Uathik, Ja'kubi erdhi gjate nates me nje mesazh nga Emir Is'hak Ibn Ibrahim per Ebu Abdullahun:"Emiri te thote ty, Emirul Mu'minin te ka permendur ty, keshtu qe asnje nuk duhet te shihet duke u takuar me ty, dhe ti nuk duhet te jetosh ne vendin apo qytetin qe une jetoj, pra shko kudo qe te shkosh ne token e Allahut. Ebu Abdullahu shkoi e u fsheh gjate jetes se el-Uathik, dhe fitneja ndodhi - vrasja e Ahmed Ibn Nasser el-Khuza'it. Ebu Abdullahu u fsheh ne nje shtepi dhe nuk dilte jashte qe te falej ose per ndonje arsye tjeter derisa el-Uathik vdiq.

Ibrahim Ibn Hani ka thene:Ebu Abdullahu qendroi i fshehur per tre dite, dhe tha:"Me gjej mua nje vend tjeter." Une i thashe:"Nuk ndihem i sigurt per ty." Ai me tha:"Beje kete, meqenese une te kam shfajesuar ty nga çdo gje." Une gjeta nje vend tjeter per te dhe kur u largua tha:"I derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, qendroi i fshehur ne shpelle tre dite, dhe pastaj vazhdoi udhetimin, dhe nuk na takon neve qe te ndjekim Sunnetin e te Derguarit te Allahut ne kohe te lehta e ta braktisim ate ne kohe te veshtira." Gjendja e Imam Ahmedit gjate sundimit te el-Mueteuekkil Hanbeli ka thene:"Kur el-Muteuekkil Xhafer mori pushtetin, Allahu e forcoi Sunnetin dhe ua lehtesoi njerezve. Ebu Abdullahi na transmetoi neve, dhe u transmetoi shokeve gjate kohes se el-Muteuekkilit, dhe ai ka thene:"Njerezit nuk kane pasur me shume nevoje per hadith dhe dituri sesa ne kohen tone."

Salih Ibn Ahmed ka thene:Babai im me tha mua: Is’hak Ibn Ibrahimi me tha mua:"Me fal qe isha i pranishem ne rrahjen tende." Une thashe:"Une i kam falur te gjithe ata qe ishin te pranishem." Ai me tha mua:"Prej nga e thua qe [Kur'ani] nuk eshte i krijuar?" Atehere une i thashe:Allahu thote:

"Ela lehul khalku uel emru - Sigurisht, Atij i takon krijimi dhe urdheri." [Suratul A’raf 7:54]

Page 56: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

56 MBUROJA.net

Keshtu Ai beri nje dallim ndermjet "krijimit" dhe "urdherit." Is’haku tha: “Urdheri eshte i krijuar." Une thashe:"SubhanaAllah - i paster eshte Allahu nga çdo e mete! Diçka e krijuar qe ne vetvete krijon krijesen?! Une thashe:"Gjerat e krijuara u krijuan nepermjet Urdherit te tij qe eshte Thenia e Tij:"Kun - Behu!" Suratul En’am 6:73

Ai me tha mua:"Nga kush e transmeton se nuk eshte i krijuar?" Keshtu qe une thashe: Nga Xhafer Ibn Muhammed qe ka thene:"Nuk eshte as krijues as i krijuar."

Ebu Daudi ka thene:Degjova Imam Ahmedin duke thene:"Imani eshte fjale e vepra, rritet e zvogelohet. Çdo e mire eshte prej Imanit, dhe mekatet e zvogelojne Imanin."

Ismail Ibn Hasan es-Sirazh ka thene:E pyeta Ahmedin per ate qe thote se Kur'ani eshte i krijuar, e ai tha:"Ai eshte kafir," kurse ne lidhje me ate qe thote se recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar, ai tha:"Ai eshte Xhehemi."

edh-Dhehebi ka thene:Çeshtja eshte e vendosur ashtu siç Ebu Abdullahi thoshte:"Kushdo qe thote se recitimi im i Kur'anit nuk eshte i krijuar, ai eshte bidatçi," dhe ai thoshte:"Kushdo qe thote se recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar, ai eshte Xhehemi." Ai [Ahmedi] nuk tha asnje nga keto thenie. Ndonjehere ai e sqaronte kete duke thene se kush thote se recitimi i Kur'anit eshte i krijuar, duke nenkuptuar vete Kur'anin me kete, atehere ai eshte Xhehemi."

Ahmed Ibn Zenxheuejh ka thene:Degjova Ahmedin qe ka thene:"Lefdhijjat [ata qe thone se recitimi i Kur'anit eshte i krijuar] jane me te keqinj se xhehemijte." Salih ka thene:Degjova babain tim qe ka thene:"Xhehemijte jane tre grupe: Nje grup qe thote se Kur'ani eshte i krijuar, nje grup qe thote eshte Fjala e Allahu dhe heshtin, dhe nje grup qe thote recitimi yne eshte i krijuar." E ai ka thene:"Askush nuk duhet te falet pas atyre qe heshtin, e as pas atyre qe thone se recitimi eshte i krijuar."

el-Marudhi ka thene:"E njoftova Ebu Abdullahin se Ebu Shu’aj es-Susi err-Rraki e ndau vajzen e tij nga burri i saj kur ai [burri] u terhoq ne lidhje me Kur'anin, e ai tha:"Ai e ka bere mire, Allahu e ruajte, dhe i dhente miresi," dhe filloi te beje du’a per te.

el-Marudhi ka thene:"Kur Ja’kub Ibn Shejbah nuk e qartesoi poziten e tij rreth Kur'anit, Ebu Abdullahi i paralajmeroi njerezit prej tij dhe urdheroi qe ta braktisin ate. Ka shume transmetime nga Ebu Abdullahi ne lidhje me recitimin. I pari qe e shfaqi pyetjen reth recitimit te personit ishte Husejn Ibn Ali el-Kerabesi, i cili kishte nje dyqan librash, dhe ai shkruajti nje liber rreth Mudalisineve, duke kundershtuar nje grup njerezish ne te, dhe tha qe Ibn Zubejri ishte Hauarixh. Permbante thenie te cilat Rafidat perdornin per te perkrahur veten e tyre. Ahmedi u njoftua rreth tij dhe ai i paralajmeroi njerezit kunder tij. Kete gje e mori vesh el-Kerabesi dhe u nxeh e tha:"Do te them diçka qe nese Ibn Hanbeli thote te kunderten do te behet kafir," ai ka thene:"Recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar." el-Marudhi permend ne librin e tij el-Kasas:"Une ia permenda Ebu Abdullahit se Kerabesi ka thene:"Recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar," dhe se ai ka thene:"Une them

Page 57: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

57 MBUROJA.net

se Kur'ani nuk eshte i krijuar ne çdo ane qe ta marresh, por recitimi im i tij eshte i krijuar dhe kushdo qe nuk thote se recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar, ai eshte kafir." Keshtu Ebu Abdullahi ka thene:"Ne te kunderten, ai eshte kafir, Allahu e vrafte. E cila eshte thenia e xhehemijeve veçse kjo? Çfare dobie ka ai nga kjo qe thote kur pjesa e pare e asaj qe ka thene kundershton pjesen e dyte?!" Ai tha:"Çfare lajmesh keni nga Ebu Theur, a ka rene dakord ai ne kete [me thenien e Kerabesit]?" Une thashe:“Ai e ka kundershtuar [thenien e Kerabesit]" Ai ka thene:"Ai ka bere mire, njerezit qe merren me kelam, asnjehere nuk do te perparojne."

Ahmed ed-Deuraki ka thene:I thashe Ebu Abdullahit:"Çfare mendimi ke rreth atyre qe thone se recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar? Une e pashe qe ai u drejtua dhe tha:"Kjo eshte me e keqe se thenia e xhehemijve. Kushdo qe deklaron kete, ka deklaruar se Xhibrili foli me ate qe eshte e krijuar dhe erdhi tek Profeti, salallahu alejhi ue selam, me diçka te krijuar."

Hanbeli ka thene:E degjova Ebu Abdullahin qe ka thene:"Kushdo qe e do kelamin nuk do te perparoje, meqe çeshtjet e tyre te çojne ne nje turbullim te plote. Kapu pas Sunnetit dhe Hadithit, dhe ki kujdes te mos merresh me zenka dhe debate. Ne i takuam njerezit dhe ata nuk e dinin se ç’ishte kelami. Dhe rezultati i tij [kelamit] nuk te çon tek asgje e mire."

el-Mamun ka thene:Ahmedi me tha mua:"O Ebul Hasan, ki kujdes e mos fol per gjera qe nuk ka folur njeri para teje."

el-Marudhi ka thene:I thashe Ebu Abdullahit:"Kush vdes ne Islam dhe Sunnet, vdes ne miresi?" Ai tha:"Hesht! Ai vdes ne çdo miresi [kur vdes duke ndjekur Islamin dhe Sunnetin sh.p]"

el-Fadl Ibn Zijad ka thene:"E degjova Ahmed Ibn Hanbelin duke thene:"Kush nuk i pranon hadithet e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, eshte ne buze te gremines [shkaterrimit]."

Ebu Muzahim el-Khakani me tha mua:"Xhaxhai im, Abdurr-Rrahman Ibn Jahja Ibn Khakan, me tha mua:"el-Muteuuekil urdheroi qe te pyetej Ahmed Ibn Hanbeli se kush duhet te vendosej si gjykates, dhe une kerkova nga xhaxhai im qe te sjelle nje leter dhe ai ma solli mua:

Ne emer te Allahut, Meshiruesit te Pergjithshem, Meshirberesit.

I tregova letren origjinale Ahmed Ibn Hanbelit pasi e pyeta ate e ai mu pergjigj, dhe une e kam shkruar pergjigjen e tij. E pyeta per Ahmed Ibn Rabah, e ai tha:"Nje xhehemi me fame, nese vendoset ne krye te detyrave te muslimaneve, do te shkaktoje deme te medha." Dhe une e pyeta per el-Khalanxhin, e ai tha:"Njelloj," pastaj e pyeta per Shuajb Ibn Sehl, e ai tha:"Eshte xhehemi, dhe i njohur per kete." E pyeta per Ubejdullah Ibn

Page 58: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

58 MBUROJA.net

Ahmedin, e ai tha:"Njelloj." E e pyeta per ate qe njihet si Ebu Shuajb, e ai tha:"Njelloj." E pyeta per Muhammed Ibn Mensurin, gjykatesin e el-Ehuazit, e ai tha:"Ai ishte me Ibn Ebi Duuedin, bashke me te dhe bashkepunetoret e tij, veçse ai ishte nga me te miret prej tyre." E pyeta per Ali Ibn el-Xha’d, e ai tha:"Ai ka qene xhehemi, por me kane thene se e ka braktisur ate." E pyeta per el-Fet’h Ibn Sehl, e ai tha:"Nje xhehemi nga shoket e Maresit." E pyeta per eth-Thalxhin, e ai tha:"Ai eshte bidatçi dhe ndjekes i epsheve." E pyeta ate per Ibrahim Ibn Attab, e ai tha:"Nuk di gje rreth tij pos qe ka qene nga shoket e Maresit. Dhe ne pergjithesi rreth njerezve qe jane bidatçinj dhe prej ehli haua, atehere nuk eshte e drejte qe te kerkojme ndihmen e tyre rreth puneve te muslimaneve, duke pasur parasysh mendimin e Emirul Mu’min, Allahu e zgjatte pranine e tij, dhe duke marre parasysh ndjekjen e Sunnetit dhe kundershtimin ndaj njerezve te bidatit." Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel ka thene:"Abdurr-Rrahman Ibn Jahja me pyeti mua rreth gjithçkaje ne kete leter dhe une iu pergjigja dhe pergjigja eshte shkruar, dhe une jam i semure me syte e mi dhe i dobet ne trupin tim, dhe nuk kisha mundesi ta shkruaja me doren time, keshtu qe firma tek fundi i faqes eshte e djalit tim, Abdullahit, ashtu siç e urdherova une, ne pranine time."

Abdul-Malik el-Mamuni ka thene:"Asnjehere nuk e pashe turbanin e Ebu Abdullahit përveç se te rrotulluar poshte fytit te tij, dhe e pashe se ai e urrente te bente ndryshe."

Salih Ibn Ahmed ka thene:"Shkova me babane tim ne xhami ne diten e xhumu’ase, dhe pame qe njerezit po dilnin. E keshtu ai hyri ne xhami, dhe Ibrahim Ibn Hani ishte me ne, dhe babai im na priu ne namazin e Dhuhrit me kater rekate. Dhe ai tha:"Ibn Mes’udi e beri kete me Alkamen dhe el-Esuedin." Dhe kur babai im hynte ne varreza i hiqte kepucet e tija dhe i mbante ato ne dore."

Muhammed Ibn Ismail et-Tirmidhi ka thene:"Une dhe Ahmed Ibn el-Hasan et-Tirmidhi ishim me Ahmed Ibn Hanbelin. E Ahmedi i tha atij:"O Ebu Abdullah, ata i permenden pasuesit e Hadithit tek Ebu Kutejlah ne Mekkah.” Ai tha:"Pasuesit e Hadithit jane njerez te keqinj." Ahmed Ibn Hanbeli u ngrit ne kembe duke shkundur rroben e tij duke thene:"Nje heretik i keq, nje heretik i keq [per Ebu Kutejlen]," dhe hyri ne shtepine e tij."

Uthman Ibn Se’id ed-Darimi ka thene:"Vura re se Ahmed Ibn Hanbeli e urrente qe dikush te perdorte kun’jan [pseudonimin] Ebu Kasim."

Hanbel Ibn Is’hak ka thene:"E pyeta Ebu Abdullahin rreth hadithit te transmetuar nga Profeti, salallahu alejhi ue selam:"Allahu zbret ne qiellin me te ulet [qielli i dunjase]..." e ai tha:"Ne i besojme ato [hadithe] dhe deshmojme se jane te verteta, dhe nuk mohojme asgje prej tyre nese ato jane transmetuar me zinxhir te vertete transmetimi. Ne nuk i mohojme theniet e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe ne e dime se ai e ka sjelle te verteten."

el-Muhtedi Bil-lah Muhammed Ibn el-Uathik ka thene:"Kur babai im [halifja] donte qe te ekzekutonte ndokend, ai na sillte ne jashte qe te ishim te pranishem. Ai na solli nje

Page 59: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

59 MBUROJA.net

dijetar qe e kishte mjekrren e lyer dhe i lidhur me zinxhire [behet fjale per Ahmed Ibn Hanbelin]. Dhe babai im tha:"Jepni leje Ebu Abdullahit, e kishte fjalen per Ibn Ebi Duuedin, dhe shokeve te tij qe te hyjne. "Pas kesaj dijetari [Ahmedi] u soll dhe tha:"es-Selamu alejkum, o Emirul Mu’minin." E ai tha:"Allahu mos te dergofte bereqet dhe paqe ty." Ai tha:"O Emirul Mu’minin, mesuesi yt te ka mesuar edukate te keqe, Allahu, i Lartesuari, thote:

"Dhe kur te pershendesin me nje pershendetje, pershendet me me te mire se ajo, apo me te njejten vlere." Suratun-Nisa 4:86

Ibn Ebi Duuedi tha:"Ky eshte person i kelamit." Ai tha:"Foli atij," e ai tha:"O sheikh, çfare thua per Kur'anin?" Ai tha:"Ti nuk je i drejte me mua, sepse une vete kam nje pyetje." Ai tha:"Pyet." Ai tha:"Çfare thua per Kur'anin?" Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Eshte i krijuar." Sheiku tha:"A eshte kjo diçka qe dihej nga Profeti, salallahu alejhi ue selam, nga Ebu Bekri, Umeri dhe khulefairr-rrashidunet, apo eshte diçka qe ata nuk e dinin?" Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Eshte diçka qe ata nuk e dinin." E ai [Ahmedi] tha:"SubhanaAllah, i paster eshte Allahu nga te metat! Diçka qe nuk e dinte Profeti e ti e di?! Ai u turperua e tha:"Prit nje moment." Ai [Ahmedi] tha:"Pyetja qendron." Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Po, ata e dinin." Keshtu qe ai [Ahmedi] tha:"Ata e dinin por nuk i thirren njerezit ne kete?" Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Po." Ai [Ahmedi] tha:"A nuk eshte e mjaftueshme per ty ajo qe ishte e mjaftueshme per ata?" Dhe babai im [el-Uathik] u ngrit dhe shkoi tek nje vend ku ishte nje ulese, dhe u ul duke perseritur:"Diçka qe nuk e dinte Profeti, Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Ali, khulefairr-rrashidinet, dhe ti e di?! I paster eshte Allahu nga te metat! Diçka qe ata e dinin por nuk i thirren njerezit ne te, a nuk eshte e mjaftueshme per ty çfare ishte e mjaftueshme per ata?!" Ai urdheroi qe t’i hiqeshin prangat, dhe i dha atij 100 dinare, dhe e lane te lire. Ibn Ebi Duuedit i ra vlera, dhe pas kesaj ai nuk vuri ne sprove askend."

Humejd Ibn Abdurr-Rrahman er-Rruesi ka thene:"Thuhet se askush nga sahabet nuk i ngjante me shume Profetit, salallahu alejhi ue selam, nga sjellja dhe edukata aq sa Ibn Mes’udi. Personi qe i ngjante me se shumti atij [Ibn Mes’udit] ishte Alkameh. Personi qe me se shumti i ngjante Alkames ishte Ibrahim [en-Nekh’i]. Personi qe i ngjante me se shumti Ibrahimit ishte Mensur Ibn el-Mu’tamir. Personi qe me se shumti i ngjante atij ishte Sufjan eth-Theuri. Personi qe me se shumti i ngjante atij ishte el-Uaki. Personi qe me se shumti i ngjante atij, sipas mendimit te Muhammed Ibn Junus el-Xhemalit, eshte Ahmed Ibn Hanbel."

el-Mamuni ka thene:"Nuk kam pare askend me rrobe me te pastra e me te bardha sesa rrobet e Ahmedit."

Ibn Akili ka thene:"Nje nga gjerat me qesharake qe kam degjuar nga njerezit e zakonshme eshte thenia e tyre se Ahmedi nuk eshte dijetar fik’hu, por eshte dijetar hadithi. Dhe ky eshte nje limit injorance, duke ditur se ai ka preferuar thenie [fetua] te

Page 60: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

60 MBUROJA.net

bazuara ne hadith, dhe kjo nuk dihet nga njerezit, dhe ai kishte gjera te tjera me teper se ato qe dijetaret e tjere te medhenj kishin."

edh-Dhehebi ka thene: Une them: Une mendoj se ata [njerezit] menduan se ai eshte vetem nje muhaddith. Me te vertete ata e zhgenjejne veten duke menduar se ai ishte si muhaddithet e sotem. Pasha Allahun, ne fik’h ai arriti nivelin e el-Lejthit, Malikut, Shafi’iut dhe Ebu Jusufit. Ne zuhd ai arriti nivelin e el-Fudejl dhe Ibrahim Ibn Edhemit, dhe ne mesim permendesh ai arriti nivelin e Shu’bas, Jahja el-Kattanit dhe Ibn el-Medinit. Sidoqofte, kur personi injorant nuk e di vleren e tij, si do ta di vleren e te tjereve?"

el-Mamuni ka thene:"Shtepia e Ebu Abdullahit ishte e vogel dhe e ngushte, dhe kur bente vape, ai flente ne pjesen me te ulet te saj."

el-Hasan Ibn Muhammed Ibn el-Harith ka thene:"Hyra ne shtepine e Ebu Abdullahit dhe pashe para dhomes se tij nje dyshek dhe nje jastek te vjeter dhe librat e tij te shperndara, dhe kishte edhe disa ene balte dhe dera e tij ishte prej nje cope lecke." Grate dhe familja e tij

Zuhejr Ibn Salih Ibn Ahmed ka thene:"Gjyshi im u martua me nenen e babait tim, Abbesene, dhe nuk kishin femije te tjere perveç babait tim, e pastaj ajo vdiq. Pas saj, ai [Ahmedi] u martua me Rajhanen, nje grua prej arabeve, dhe ajo i lindi atij xhaxhain tim, Abdullahin."

el-Khalel ka thene:Degjova el-Marudhin qe ka thene:"E degjova Ebu Abdullahin qe permendi gruan e tij, dhe iu lut Allahut qe ta meshiroje ate, dhe ka thene:"Ne qendruam bashke per njezet vjet dhe nuk kemi bere llafe per as edhe nje gje," dhe ne nuk dime nese Ahmed ka qene i martuar per here te trete."

Ja’kub Ibn Bukhtan ka thene:"Ebu Abdullahi kerkoi prej neve qe te blejme nje skllave per te, keshtu qe une me Feuranin dolem per te kerkuar, dhe Ebu Abdullahi na pasoi ne duke thene:"O Ebu Jusuf, ajo duhet te jete e shendetshme."

Zuhejri ka thene:"Kur Umm Abdullah vdiq, gjyshi im e bleu Husnan, dhe i lindi atij Umm Ali Zejneb dhe el-Hasan dhe el-Husejn, dy vellezer binjake qe vdiqen menjehere pasi u linden. Pastaj ajo lindi el-Hasanin dhe Muhammedin qe jetuan vetem 40 dite, e pas tyre ajo lindi Se’idin."

el-Khalel ka thene:Muhammed Ibn Ali Ibn Behr na transmetoi neve duke thene:Degjova Husnen, nenen e djalit te Ebu Abdullahit qe ka thene:"I thashe zoteriut tim [Ahmedit]:"Shite nje nga byrzylyqet e mia." Ai tha:"A pranon ti qe une ta bej kete?" Une

Page 61: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

61 MBUROJA.net

thashe:"Po." Dhe u shit per 8 dinare e gjysem, e ai i perdori ato gjate shtatezanise sime. Kur lindi el-Hasani, zonja ime me dha dhurate nje dirhem, e ai tha:"Bleje nje koke viçi me te,” dhe ajo e bleu dhe ne u ushqyem me te. Ai tha:"O Husna, une nuk kam asgje tjeter perveç ketij dirhemi." Ajo tha:"Kur ai nuk kishte asgje, ishte i lumtur gjithe diten."

edh-Dhehebi ka thene:"Djali me i madh i Ahmed Ibn Hanbelit ishte Salihu, i cili u be gjykatesi i Isbahanit dhe vdiq atje ne vitin 265 hixhri ne moshen 61 vjeçare. Ai transmetoi prej Ebul Uelid et-Tejalisi dhe nga dijetaret e medhenj. Ai [Salihu] kishte dy djem: Zuhejr Ibn Salih, nje transmetues hadithi i besueshem, qe vdiq ne vitin 303 hixhri, dhe Ahmed Ibn Salihun, e per kete nuk e di se kur vdiq; dhe djali i tij Muhammed Ibn Ahmed Ibn Salih transmetoi prej tij, e Muhammedi vdiq ne vitin 330 hixhri. Djali i dyte ishte el-Hafidh Ebu Abdurr-Rrahman Abdullah Ibn Ahmed, qe transmetoi prej babait te tij, nje prej dijetareve me te medhenj. Ai vdiq ne vitin 290 hixhri ne moshen 77 vjeçare, dhe une kam shkruar nje biografi te veçante per te. Djali i trete ishte Se’id Ibn Ahmed. Ai u lind 50 dite para vdekjes se Ahmedit, dhe u rrit e perfitoi dituri e vdiq perpara vellait te tij, Abdullahit. Persa i perket Hasanit, Muhammedit dhe Zejnebes, ne nuk dime asgje per ta, dhe pasardhesit e Ebu Abdullahit nuk vazhduan me, me sa dime ne."

Abdullahi ka thene:Degjova babane tim qe ka thene:"Kam mbushur 77 vjet dhe kam hyre ne vitin e 78," e ai pati ethe ate nate dhe vdiq ne diten e dhjete."

Salih ka thene:"Ne fillim te Rebi’ul Euuel te vitit 241 hixhri, babai im pati ethe ne naten e se merkures. Ai qendroi ne shtepi me ethe dhe frymemarrja e tij ishte e veshtire dhe e rende. Une e dija qe ai ishte i dobet, andaj perkujdesesha per te kur ai u semure. Dhe i thashe atij:"O babai im, çfare hengre per iftar naten e kaluar?" Ai tha:"Groshe." Ai donte qe te levizte dhe tha:"Me mbaj prej krahesh," dhe une e mora prej krahesh dhe shkuam tek banjo, por ai ishte shume i keputur dhe iu desh qe te mbahet per mua. Me shume se nje doktor erdhen qe ta vizitojne ate dhe te gjithe ata ishin muslimane. Nje doktor tha qe te ziejne nje kungull dhe te pije lengun e tij, e kjo ishte te enjten kurse ai vdiq ne diten e xhuma. Ai tha:"O Salih!" Une thashe:"Ne sherbimin tend, si urdhero." Ai tha:"Mos e ziej ate ne shtepine tende e as ne shtepine e vellait tend." Pastaj el-Fet’h Ibn Sehl erdhi tek dera per vizite por une nuk e lash qe te hyje. Gjithashtu Ali Ibn el-Xha’d erdhi, por une nuk e lejova as ate, dhe shume njerez tjere erdhen. Ai tha:"Çfare mendon?" Une thashe:"Qe ti t’i lejosh qe te hyjne, e te bejne du’a [lutje] per ty." Ai tha:"Do te kerkoj udhezim prej Allahut me Istikhare." Keshtu qe ata hyne tek ai grupe-grupe, derisa shtepia u mbush plot. Ata e pyesnin ate dhe benin du’a per te, dhe pastaj largoheshin, e pas tyre nje grup tjeter hynte brenda. Numri i njerezve u shtua aq shume, saqe edhe rruga ishte e mbushur, dhe ne u desh ta mbyllim hyrjen e rrugices. Nje fqinj i yni erdhi dhe e kishte lyer mjekrren, dhe babai im tha:"Po shoh nje person qe ka ringjallur diçka prej Sunnetit, e kjo me jep kenaqesi."

Salih ka thene:"... ai vuajti me shume prerje e dhimbje, por mendja e tij ishte e qarte. Ne diten e xhuma, diten e 12 te Rebi’ul Euuel, dy ore pas sabahut, ai vdiq."

Page 62: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

62 MBUROJA.net

el-Khalel Ismeh Ibn Isami me transmetoi:Hanbeli na transmetoi neve duke thene:"Nje nga djemte e el-Fadl Ibn err-Rrabi’ i kishte dhene tre fije floku Ebu Abdullahit derisa ai ishte ne burg dhe ka thene:"Keto jane prej flokeve te Profetit, salallahu alejhi ue selam." Ebu Abdullahi la amanet qe kur te vdese t’i vejne nga nje fije floku ne dy syte e tij dhe nje ne gjuhen e tij. Keshtu edhe u be kur ai vdiq." el-Marudhi ka thene:"Namazi i xhenazes per te u fal pasi njerezit kishin falur namazin e xhumu’ase."

Abdullahi ka thene:"Namazi i xhenazes per babain tim u udhehoq nga Muhammed Abdullah Ibn Tahir. Ai na e kaloi neve ne udheheqjen e xhenazes, por ne e kishim falur xhenazen e tij me me shume se 100 njerez nga Benu Hashimet ne shtepi."

Abdur-Rrahman Ibn Ebi Hatim ka thene:"Degjova Ebu Zur’ane qe ka thene:"Degjova se el-Muteuekkil urdheroi qe te matet vendi ne te cilin njerezit falen xhenazen e Ahmedit, dhe u doli se numri i atyre qe u falen aty ishte nje milion e gjysem."

Ebu Hammam es-Sekuni ka thene:"Une isha i pranishem ne xhenazen e Sherikut, dhe ne ate te Ebu Bekr Ibn Ajjash, dhe pashe sa shume njerez ishin te pranishem. Por, asnjehere nuk kam pare nje grumbullim me te madh se ky - xhenazja e Ebu Abdullahit Ahmed Ibn Hanbelit.

es-Sulami ka thene:"Une isha i pranishem ne xhenazen e Ebul Fet’h el-Kauuas bashke me Darakutnin. E kur ai pa numrin e madh te njerezve qe ishin grumbulluar tha: Degjova Ebu Salih Ibn Zijad qe ka thene: Degjova Ebu Abdullah Ibn Ahmedin qe ka thene: Thuajini pasuesve te bidateve:"Mes nesh dhe jush eshte dita e xhenazeve." [1, 2]

1] Ibn Kethiri tha ne "el-Bidaje eun-Nihaje" [10/342]:"Allahu e aprovoi thenien e Ahmedit, meqe ai ishte Imami i Ehlis-Sunnetit ne kohen e tij. Dhe ne lidhje me ata qe ishin kundershtare te tij si Ahmed Ibn Ebi Duuedi, qe ishte kadiu i kadive ne bote, askush nuk e shenoi as nuk i dha rendesi vdekjes se tij. Kur ai vdiq, nuk e shoqeruan xhenazen e tij veçse nj grup i vogel njerezish prej ndihmesve te udheheqesit. E njejta gje ndodhi me el-Harith Ibn Esad el-Muhasebi, edhepse ai ishte shume i devotshem dhe i larguar nga dun’jaja - vetem tre-kater veta e falen xhenazen e tij. E njejta gje ndodhi edhe me Bishr Ibn Gijath el-Maresin, vetem pak veta e falen xhenazen e tij. Allahu eshte ai qe i drejton çeshtjet e kaluara dhe te ardhmet."

[2] Marre nga Sijar A’lemin Nubela, vellimi 11, faqe 177-358.

Imam Ebu Abdullah Ahmed Ibn Hanbel vdiq ne diten e xhumase, diten e 12 te Rebi’ul Euuel te vitit 241 hixhri

Page 63: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

63 MBUROJA.net

Kapitulli i dyte

RRETH KUPTIMIT TE IMANIT DHE NJE KUNDERSHTIM NDAJ MU’TEZILIVE TE SOTSHEM

el-Hafidh Ibn Haxher [vdiq 853H] ka thene:"Gjuhësisht iman do te thote tesdik [te afirmosh te verteten e diçkaje]. Sipas Sheriatit, "tesdik" do te thote te afirmosh te verteten me te cilen i derguari, salallahu alejhi ue selam, erdhi nga Zoti i tij, dhe mbi kete eshte rene dakord. E pas kesaj ka nje dallim ne mendime se a ka diçka tjeter si kusht per kete? Per shembull, ta thuash kete iman vetem me goje apo gjithashtu ta besosh me zemer, ose duke vepruar ate qe ke afirmuar, duke kryer çfare eshte e urdheruar, e duke u larguar nga çfare eshte e ndaluar?" Deri ku el-Hafidh tha:"E selefet thone:"Imani eshte akideja e zemres, thenia me goje dhe veprimi me gjymtyre.” Ata nenkuptuan me kete se veprat jane nje kusht ne plotesimin e imanit. Dhe prej ketu vjen thenia e tyre se rritet e zvogelohet. Murxhite thone:"Eshte akide [besim] dhe vetem thenie me goje." Kerramijte thone:"Eshte vetem thenia me goje." Dhe, Mu’tezilet thone:"[Iman] jane veprat, thenia me goje dhe akideja." Por, ndryshimi ndermjet Mu’tezileve dhe selefeve eshte se Mu’tezilet i bejne veprat kusht per saktesine e imanit, kurse selefet i bejne veprat kusht te plotesimit te imanit.

Persa i perket pikes se dyte, atehere selefet kapen pas asaj se imani rritet dhe zvogelohet, ndersa njerezit e kelamit thone qe nese imani zvogelohet, atehere kjo eshte dyshim [e jo iman]." [Nga Fet’hul Bari 1/60-61]

Keshtu selefet kane rene dakord se Imani eshte: akideja, thenia e gjuhes, dhe veprat. E kushdo qe mohon akiden ne ndonje çeshtje si denimi i varrit, ose Zbritjen e Isait, alejhi selam, ose ardhjen e ed-Dexhalit, ai ka mohuar imanin ne keto çeshtje. Meqenese akideja ne zemer eshte baza e imanit, e rreth kesaj kane rene dakord dijetaret e Ehlis-Sunnah uel Xhema’atit.

Dhe Imam el-Begaui [vdiq 535H] ka thene:"Sahabet, radiallahu anhuma, dhe tabi’inet dhe ata qe erdhen me pas prej dijetareve te Sunnetit kane rene dakord se veprat jane pjese e imanit... dhe ata thane:"Me te vertete imani eshte thenie me gjuhe, veprat dhe akideja. Rritet me bindje dhe zvogelohet me mosbindje." [Shehrus-Sunnah 1/38-39]

Pasi te kesh kuptuar kete, do te te behet e qarte kotesia e atyre qe deklarojne se kane iman ne çeshtjet e mesiperme dhe te ngjashme me to por e mohojne akiden ne to. Meqenese es-selefu-salih u kapen pas mendimit se baza e imanit ne keto çeshtje eshte qe te kesh akide ne to, e neqoftese nuk ka akide ne lidhje me keto çeshtje, atehere nuk ka as iman ne to."

Page 64: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

64 MBUROJA.net

Kapitulli i trete

DISA THENIE TE TE PAREVE TANE NE LIDHJE ME CILESITE E ALLAHUT DHE IXHMAJA [RENIA DAKORD E TYRE] NE LIDHJE ME FALSITETIN E TE’UILIT DHE NJE KUNDERSHTIM NDAJ ESHARIVE.

el-Auzai [vdiq 157H] ka thene:"E pyeta ez-Zuhrin dhe Mekhulin rreth ajeteve ne lidhje me Cilesite e Allahut, e ata thane:"Lini ashtu siç jane." [Transmeton el-Lalika’i ne Sherh Usulul I’tikad 3/430 dhe Ibn Kudamah el-Mekdisi ne Dhammut-Te’uil, faqe 18 dhe zinxhiri i transmetimit eshte hasen]

el-Uelid Ibn Muslim [vdiq 194H] ka thene:"Pyeta Malikun, el-Auzain, el-Lejth Ibn Sa’d dhe Sufjan eth-Theurin, Allahu i meshirofte, rreth transmetimeve ne lidhje me Cilesite, e ata thane:"Lini ato ashtu siç jane, pa pyetur ‘Si’?" [Transmeton el-Axhuri ne esh-Sheri’ah, faqe 314; el-Bejheki ne el-Esma uel Sifat, faqe 453 dhe gjithashtu el-I’tikad dhe zinxhiri i transmetimit eshte hasen].

Imam Ahmedi [vdiq 241H] ka thene:"Keto hadithe duhet te lihen ashtu siç jane... Ne i besojme ato dhe nuk bejme krahasime ne to. Kjo eshte çfare dijetaret kane rene dakord." [Transmeton Ibn el-Xheuzi ne Menakib Imam Ahmed, faqe 155-156]

Nuejm Ibn Hammad [vdiq 228H] ka thene:"Kushdo qe ben Teshbih [krahason] Allahun me krijesat e Tij ka bere kufer. Dhe kushdo qe mohon ate me çfare Allahu ka pershkruar Veten e Tij ka bere kufer gjithashtu. Me te vertete ne ate qe Allahu e ka pershkruar Veten, ose i derguari i Tij e pershkruajti Ate, nuk ka krahasim [teshbih]."[1]

[1] Transmetohet nga Imam Dhehebiu ne el-Uluw nr.217. Dhe kjo eshte nje prove e qarte nga selefet se çfaredo qe Allahu ka folur per Veten e Tij, ose çfaredo qe i derguari i tij ka folur rreth Tij, nuk ka teshbih ne kete. Dhe kjo eshte nje nxjerrje ne dukje te Ehlu Bidatit prej Xhehemijve, Mu’tezileve, Esharive e Maturidive, dhe te tjere bashke me keta, te cilet akuzojne ata qe jane ne akiden e selefeve se jane Mushabbihab [krahasues] dhe Muxhasimah [antropomorfiste]. Ne te kunderten, ata [Ehlu Bida’h] jane Mushabbihah dhe Muxhasimah per shkak te semundjes ne zemrat e tyre. Nuk eshte e mundur per ta qe t’i vertetojne Cilesite e Allahut e qe ne zemrat e tyre te mos kete te’uil, dhe kjo eshte nga shenjat e tyre. Ata deklarojne:"Ne po themi qe Allahu nuk ka te meta," por ne te vertete ata mohojne Cilesite e Allahut, derisa e bejne Allahun te barabarte me asgje. Ashtu siç ka thene Muhammed Ibn el-Hasan esh-Shajbani [vdiq 189H], shoqerues i Ebu Hanifes:"Te gjithe fukahate, nga lindja e perendimi, kane rene dakord qe eshte e

Page 65: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

65 MBUROJA.net

detyrueshme te kesh besim ne Kur’an dhe ne hadithet qe jane transmetuar nga transmetues te besueshem prej te derguarit te Allahut ne lidhje me pershkrimin e Zotit te Tij, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, pa i shpjeguar ato ose pa bere krahasim me krijesat [teshbih]. E kushdo qe i shpjegon ato, ai eshte larguar nga rruga ne te cilen ishin Profeti dhe sahabet. Se me te vertete ata nuk i shpjeguan ato por ata dhane pergjigje me çfare eshte ne Liber e ne Sunnet dhe pas kesaj ata heshten. E kushdo qe flet me fjalet e Xhehmit [Ibn Safuan] eshte larguar nga Xhemati, meqenese ai [Xhehmi] e pershkruan Allahun me asgjene." Transmetuar nga el-Lalika’i ne Sherh Usulul I’tikad 3/432. Dhe kjo eshte baza e tyre ne akuzimin ndaj Ehlis-Sunnetit, duke i quajtur ata edh-Dhahirijjeh [ata qe e marrin tekstin ashtu siç eshte ne kuptimin e pare e te qarte], meqenese ata [Ehlu Bida’h] per shkak te semundjes ne zemrat e tyre, shkojne tek te’uili ne lidhje me Cilesite e Allahut dhe i shpjegojne ato [Cilesite] ne nje menyre qe eshte e panjohur prej te derguarit, salallahu alejhi ue selam, dhe Sahabeve.

Imam et-Tirmidhi [vdiq 279H] ka thene:"Eshte thene prej me shume se nje personi nga njerezit e dijes rreth haditheve te tilla, dhe se nuk ka teshbih ne Cilesite e Allahut, Zotit tone, te Madheruarit e te Lartit, qe Ai zbret ne qiellin me te ulet çdo nate. E ata thone:"Vertetoni keto hadithe, dhe kini iman [besim] ne to, mos i mohoni ato e as mos pyetni "Si?" E ngjashme me kete eshte transmetuar prej Malik Ibn Enesit, Sufjan eth-Theurit, Ibn Unejnah dhe Abdullah Ibn el-Mubarakut, te gjithe thane per keto hadithe:"Lini ashtu si jane, pa pyetur "Si?" Kjo eshte thenia e njerezve te dijes nga Ehlis-Sunneti dhe Xhemati. E Xhehemijte i kundershtojne keto transmetime e thone ky eshte teshbih." Sidoqofte, Allahu i Lartesuar ka permendur ne vende te ndryshme ne Librin e Tij, Cilesine e Dores, Degjimit, Shikimit, por Xhehemijat bejne te’uil rreth ketyre ajeteve, duke i shpjeguar ato ne nje menyre te ndryshme nga shpjegimi i dijetareve. Ata [Xhehemijat] thone:"Me te vertete Allahu nuk e krijoi Ademin me Doren e Tij," dhe thone qe Dora e Tij do te thote fuqia e Tij." [Transmetuar ne Sunen et-Tirmidhi 3/24]

el-Khatabi [vdiq 338H] ka thene:"Medhhebi i selefeve ne lidhje me Cilesite eshte qe t’i besojne ato ashtu siç jane, ala dhahiri [me kuptimin e qarte te tyre], duke mos bere teshbih, e duke mos bere tekjif [te pyesesh se si jane ato Cilesi] [Transmetuar ne el-Gunijah’an Kelam ue Ehlihi, ashtu siç eshte permendur ne Mukhtasir el-Uluw nr.137]

Imam es-Sabuni [vdiq 449H] ka thene:"Me te vertete As’habul Hadith [dijetaret e hadithit], Allahu i ruajte dhe i meshirofte ata qe kane vdekur prej tyre, deshmojne ne teuhidin e Allahut dhe ne profetesine e te derguarit te Tij, salallahu alejhi ue selam. Ata e njohin Zotin e tyre, te Plotefuqishmin, te Madheruarin, ne baze te Cilesive per te cilat Ai ka folur ne Shpalljen e Tij, nga ajo qe ai ka shpallur ose vertetuar nga i derguari i Tij, salallahu alejhi ue selam. Ata nuk besojne ne teshbih te Cilesive te Tij me ato te krijesave. Ata thone:"Me te vertete Allahu e krijoi Ademin me Duart e Tij, ashtu siç Ai, me i Larti, ka thene:"Ja Iblisu ma mene’ake en tesxhude lima khalektu bi Jedejja [O Iblis, çfare te pengoi ty qe t’i biesh ne sexhde atij qe Une e Krijova me Duart e Mia." Suratus-Sa’d 38:75

Page 66: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

66 MBUROJA.net

Keshtu ata nuk i shtremberojne fjalet prej saktesise se tyre tekstore, duke shpjeguar se me Jedejn [Dy Duart] nenkuptohet kuwetejn [dy fuqi] dhe ky eshte tehrifi [shtremberimi] i Mu’tezileve dhe Xhehemijeve, Allahu i shkaterrofte ata. Ata [as’habul hadith] nuk pyesin se si jane keto Cilesi, dhe nuk bejne krahasim te Tij me krijesat... Allahu, me i Larti, i ruajti Ehlis-Sunnetin nga tehrifi, tekjifi, teshbihu dhe i favorizoi ata me dije e urtesi." [Transmetohet ne Akidat Ehlus-Sunnah ue As’habul Hadith uel A’immeh nr.3]

Kadi Ebu Ja’la [vdiq 458H] ka thene:"Prova e kotesise se te’uilit eshte se sahabet dhe ata qe i ndoqen ata prej tabi’ineve, i kuptuan ato [Cilesite] ala dhahiri [ne kuptimin e tyre te qarte] dhe se ata nuk u kapen pas te’uilit e as nuk u larguan nga kuptimi i tyre i pare. E sikur te’uili te ishte i lejueshem, ata do ta kishin bere kete..." [Transmetohet ne Ibtalut-Te’uilat li Ekhberis-Sifat, nga doreshkrimi faqe 21]

Ibn Abdul-Berr [vdiq 463H] ka thene:"Ehlis-Sunneti kane rene dakord ne vertetimin e Cilesive te Allahut, te cilat jane transmetuar ne Kur’an dhe Sunnet, te kesh besim ne to dhe t’i kuptosh ato ala hakikah [ne realitetin e tyre] dhe jo ala mexhaz [ne menyre metaforike]. Se si jane ato [Cilesite] nuk duhet te pyetet. Sidoqofte, Xhehemijte, Mu’tezilet dhe Hauarixhet i mohojne keto dhe nuk i marrin ato alal hakikah, duke deklaruar se kushdo qe i afirmon ato ka bere teshbih, dhe ata deklarojne se kushdo qe i reciton ato ashtu siç jane eshte mushabbih [person qe ka bere teshbih]" [Transmetohet ne et-Tehmid te Ibn Abdul-Berrit 7/145]

Ibn Kudamah [vdiq 620H] ka thene:"Rruga e selefeve eshte qe te kesh iman ne Emrat dhe Cilesite e Allahut dhe se Ai e pershkroi Veten e Tij ne Shpalljen e Tij, ose me gojen e te derguarit te tij, salallahu alejhi ue selam, duke mos e zmadhuar dhe duke mos zvogeluar asgje prej kesaj, as duke i kaluar kufijte, dhe as duke i shpjeguar ato [ashtu siç Mu’tezilet bejne] dhe as duke bere te’uil me to ne nje menyre qe kundershton kuptimin e tyre te qarte." [Dhammut-Te’uil te Ibn Kudameh el-Mekdisit, faqe 11]

Sheikhul Islam Ibn Tejmijjeh [vdiq 728H] ka thene:"Prej imanit ne Allah eshte imani ne ate qe Ai e ka pershkruar Veten e Tij dhe çfare i derguari i Tij, Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, e pershkroi Ate pa tehrif [shtremberim], pa te’til [mohim e kundershtim], pa tekjif [pa pyetur Si?] dhe pa temthil [berje krahasim..."] [Akidatil Uasitijjah, faqe 3]

Imam el-Xhuwejni [vdiq 438H] ka thene:"Ta dish se per nje kohe une isha i paqarte rreth tre çeshtjeve:

i Çeshtjen e es-Sifateve [Cilesive te Allahut]

ii Çeshtjen e el-Feukijjah [qe Allahu eshte mbi krijesat e Tij]

iii Çeshtjen e el-Harf [Fjala] dhe es-Seut [Zeri] rreth Kur’anit te Madheruar.

Page 67: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

67 MBUROJA.net

Une isha i paqarte ne lidhje me theniet e ndryshme qe gjenden ne librat e sotshem ne lidhje me keto çeshtje. Me ishte e paqarte nese duhet te behej te’uil dhe tehrif ne lidhje me Cilesite, apo te merren ato ashtu siç jane e te ndalojme e te mos flasim per kuptimin e tyre, apo t’i afirmojme ato pa te’uil, te’til, teshbih apo temthil. Por, une gjeta ne Librin e Allahut, me te Lartit, dhe ne Sunnetin e te derguarit te Tij, salallahu alejhi ue selam, nje sqarim te madh rreth realitetit te ketyre Cilesive, dhe te ngjashme ne lidhje me afirmimin e el-Uluw [Lartesimin e Allahut], el-Feukijjeh, el-Harf dhe es-Seut. E pastaj gjeta ne librat e dijetareve te mevonshem, prej mutelekimuneve [pasuesit e kelamit, retorikes dhe fjaleve te shpikura] se ata benin te’uil [ne Cilesite e Allahut] te el-Istiua [Lartesimit te Allahut mbi gjithe krijesat] duke thene se kjo kishte kuptimin Kahr [Mbizoterimin e Tij] dhe Istila [Mbisundimin e Tij]. Ata benin te’uil te en-Nuzul duke thene se ka kuptimin se urdheri i Tij zbret. Benin te’uil te el-Jedejn [Duart e Allahut] duke thene se e ka kuptimin e Fuqise dhe Miresise se Tij. Dhe benin te’uil te el-Kadam [Kembes se Allahut] duke thene se ka kuptimin e shperblimit te madh prej Allahut, dhe te ngjashme me keto. Se bashku me keto une gjeta se ata deklaronin se Fjala e Allahut, me te Lartit, kishte kuptimin e nje fjale qe ekzistonte ne Veten e Tij [ka’im bidh-dhat] me fjale, por jo me ze. Ata deklaronin se keto fjale jane nje menyre e te shprehurit nga kuptimi i te ekzistuarit me Veten e Tij!

Prej atyre qe ishin te ketyre mendimeve jane nje grup njerezish, te cilet kishin vend te respektuar ne zemren time, nje grup prej dijetareve Esharij Shafi’i, dhe une jam me medhhebin e esh-Shafi’iut, Allahu qofte i kenaqur me te, duke e ditur Fene time dhe ligjet e saj. E keshtu gjeta se keta dijetare te medhenj kishin mendime te tilla, dhe ata jane mesuesit e mi, dhe une kam besim tek ata, ne fisnikerine dhe diturine e tyre. Sidoqofte, gjeta ne zemren time nje urrejtje per te’uilin dhe nuk mund te gjeja paqe e qetesi me te. E bente kraharorin tim qe te ngushtohej ne vend qe te zgjerohej... Dhe une kisha frike qe te afirmoja Cilesite e el-Uluw, el-Istiua dhe en-Nuzul, duke patur frike se mos beja hasr [t’i vesh kufi Allahut dhe ta rrethosh Ate me krijesat e Tij] dhe teshbih [te krahasosh Allahun me krijesat]. Mirepo, kur e studiova Librin e Allahut dhe Sunnetin e te derguarit te Tij, salallahu alejhi ue selam, une gjeta se keto tekste e venin vemendjen tek realiteti i kuptimit te tyre. E gjeta se i derguari, salallahu alejhi ue selam, e sqaroi ate qe erdhi prej Zotit te tij dhe se ai e pershkroi Ate me to [me ato qe sqaroi]. Dhe ta dish, pa asnje dyshim, se ai salallahu alejhi ue selam, kishte ne mexhliset e tij te nderuara dijetarin dhe njeriun injorant, personin me inteligjence te mprehte dhe ate jo aq te mprehte, arabin dhe jo-arabin. Megjithkete une nuk e gjeta ate [profetin] qe kur pershkruante Zotin e tij te shpjegonte me tekst tjeter, ose me diçka qe do te shkaktonte qe kuptimet te largoheshin nga hakikah [realiteti i tyre] ose te shkaktonte te’uil ne to; ashtu siç bejne dijetaret dhe sheikhet e mi prej mutekelimineve.

Si psh te’uili i tyre i el-Istiua me Istila, dhe te’uilin e tyre te en-Nuzul duke nenkuptuar se urdheri i Tij zbret e gjera te tjera. Dhe nuk gjeta se ai, salallahu aleji ue selam, te kete paralajmeruar njerezit nga besimi ne ate qe ishte e qarte nga fjalimet e tija kur pershkruante Zotin e tij, qofte kur ishte ne lidhje me el-Feukijjah ose te tjera. Dhe se nuk

Page 68: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

68 MBUROJA.net

ka asnje fakt te transmetuar prej tij, se keto Cilesi kane ndonje kuptim tjeter te brendshem, te ndryshem nga kuptimi i tyre i qarte.

E pastaj Imam el-Xhuwejni, Allahu e meshirofte, permend disa ajete dhe hadithe ne lidhje me el-Feukijjah dhe el-Istiua, e pastaj vazhdon:

Dhe kur neve na arriti kjo dije, dhe e morem si akiden tone, atehere ne u ruajtem nga dyshimet e te’uilit, verberine e te’tilit [t’i heqesh Allahut pjeserisht ose pergjithesisht nga Cilesite e Tij] dhe çmendurine e teshbihut dhe temthilit [te besh Allahun te ngjashem me krijesat]. Dhe ne afirmuam per Allahun Uluw [Lartesimin] e Zotit tone, te Persosurit, dhe el-Feukijjan e Tij dhe se Ai [u lartesua] istiua mbi Arshin e Tij ne ate menyre qe i takon Madheshtise dhe Lartesise se Tij.

Keshtu e verteta eshte shume e qarte dhe kraherori do ta pranoje kete, se me te vertete tehrifi [te ndryshosh kuptimin e tekstit] kundershtohet prej zgjuarsise se shendoshe, ashtu si tehrifi i istiua me istila, dhe te tjera. E gjithashtu uwkuf [te pranosh fjalet rreth Cilesive por te ndalosh ne kuptimin e tyre] eshte verberi e injorance, meqenese ne e dime se Zoti yne e pershkroi Veten e Tij me keto Cilesi, qe keshtu ne ta njohim Ate ne baze te tyre. E ne njohjen tone ndaj Tij, ne nuk ndalojme tek afirmimi i fjaleve rreth Cilesive e te mohojme kuptimin e tyre. Sepse, Ai nuk e pershkroi Veten e tij me keto Cilesi, veçse qe ne ta afirmojme ashtu siç e ka pershkruar Veten, e jo te ndalojme tek pershkrimi. E gjithashtu teshbihu dhe temthili jane marrezi e injorance. Keshtu, atij te cilit Allahu, me i Larti, ia ben te mundur qe te pranoje [Cilesite e Allahut] pa tehrif, tekjif dhe uwkuf, atehere ai ka pranuar e rene dakord ne ate qe ishte bere qellim per to, nese Ai, me i Larti, deshiron."

E pastaj ai, Allahu e meshirofte, shpjegon arsyet pse Ehlul Kelam [njerezit e retorikes] bejne te’uil te istiua ne Itila duke thene:"Allahu ma zgjeroi kraherorin rreth gjendjes se atyre sheikheve qe benin te’uil te istiuase me Istila... dhe eshte besimi im se ata nuk i kuptojne Cilesite e Zotit, me te Lartit, veçse duke e krahasuar Ate me krijesat. E prandaj ata nuk e kuptojne el-Istiuan e Allahut ashtu siç i takon madheshtise se Tij... e kjo eshte arsyeja pse ata i shtremberojne fjalet nga kuptimi i tyre i qarte dhe e mohojne ate me te cilen Allahu ka pershkruar Veten e Tij. Ne do ta shpjegojme kete nese do Allahu.

Dhe nuk ka asnje dyshim se ne dhe ata [Esharite] jemi te nje mendimi rreth pranimit te Cilesive te el-Hajat [Jetes], es-Sem [Degjimit] el-Basr [Shikimit], el-Ilm [Diturise], el-Kudreh [Fuqise], el-Irradeh [Deshires] dhe te el-Kelam [Fjales] te Allahut. Dhe ne me te vertete nuk e themi se Cilesia e Jetes se Allahut ka kuptimin se Ai ka organe trupore si ne trupat tane. Ashtu edhe Degjimin e Shikimin e Allahut nuk e kuptojme se eshte me shqisa. Ashtu siç ata thone:"Jeta e Tij nuk eshte si jeta jone, e as Dituria dhe Shikimi i Tij. Ato jane Cilesi ne ate menyre qe i pershtaten Atij, e jo qe te na pershtaten neve. E ne themi ngjashem:"Cilesia e Jetes se tij eshte e njohur por keifijjah [se si eshte] eshte e panjohur. Dituria e tij eshte e njohur, kurse kejfijjah [se si eshte] eshte e panjohur.

Page 69: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

69 MBUROJA.net

Gjithashtu, Degjimi dhe Shikimi i Tij jane te njohur dhe se nuk ka asnje nenkuptim ketu se kjo do te thote qe ka shqisa te pranishme, e te gjitha Cilesite e Allahut jane ne menyren qe i pershtaten Madheshtise se Tij. E gjithashtu edhe ne lidhje me Ajn [Syrin] Feukijjah, Istiua dhe Nuzul. Feukijjah e Tij eshte e njohur dhe eshte e qarte ashtu si Shikimi dhe Degjimi i Tij. Ato jane te njohura por kejfijjeh [menyra] e tyre eshte e panjohur. E gjithashtu el-Istiua [Lartesimi i Tij] mbi Arsh eshte i njohur por kejfijjeh nuk shpjegohet me levizje e mekanizma si ato te krijesave, por el-Istiuaja e tij eshte ashtu siç i takon Madheshtise se Tij. E Cilesite e Tij jane te njohura nga ana e fjaleve dhe afirmimit, por jane te panjohura kur vjen fjala se si jane keto cilesi dhe verjen kufi atyre. Besimtari eshte i qarte nga nje ane e Cilesive dhe i paditur nga ana tjeter e tyre. Besimtari eshte i qarte nga ana e afirmimit dhe ekzistimit te Cilesive por eshte i paditur rreth asaj "se si jane keto Cilesi" dhe kufijve te tyre. Dhe kjo eshte rruga ne besimin ne ate qe Allahu, me i Larti, e ka pershkruar Veten e Tij, pa patur ne kete tehrif, teshbih, e uwkuf.

E kjo eshte çfare Zoti, me i Larti, ka qellim per ne ne lidhje me Cilesite e Tij... qe ne t’i pranojme ato, te kemi besim ne to ne realitetin e tyre dhe te kundershtojme teshbihun ne to, e te mos i mohojme Cilesite e Allahut duke bere tehrif dhe te’uil. E me te vertete nuk ka dallim ne mes te Cilesive te Allahut te el-Istiua dhe es-Sem dhe Cilesive en-Nuzul dhe el-Basr, meqenese te gjitha keto kane ardhur ne liber [prej Kur’anit ose hadithit sh.p]

Keshtu, nese ata na thone neve ne lidhje me el-Istiuane se ne kemi bere teshbih, atehere ne i pergjigjemi duke thene se rreth es-Sem ju keni bere teshbih dhe e keni pershkruar Allahun me shqisa." E nese ata thone:"Jo, nuk eshte me shqisa, por eshte ne ate menyre qe i takon madheshtise se Tij," atehere ne i pergjigjemi se per el-Istiua dhe el-Feukijjah nuk i jepet vend e kufi [Allahut] por eshte ne ate menyre qe i takon madheshtise se tij." E keshtu meqense eshte e nevojshme qe te mos behet teshbih ne Cilesite e Jetes, Degjimit, Shikimit, Diturise, atehere po ashtu eshte e nevojshme qe te mos behet teshbih as me Cilesite e Lartesimit, Zbritjes, el-Jed [Dores], el-Uexh’h [Fytyres], el-Kadm [Kembes], ed-Dahak [Qeshjes] dhe et-Te’ajjub [Habitjes]. Ashtu siç ato nuk nenkuptojne per Te organe, ashtu ne nuk mendojme me to shqisa e asgje te ngjashme qe eshte pjese e krijesave. Dhe nuk eshte prej urtesise e drejtesise qe ata te kuptojne Cilesite e Lartesimit, Zbritjes, Fytyres, Dores, te ngjashme me ato te krijesave, dhe ata mendojne se duhet te bejne te’uil dhe tehrif [por ata nuk e bejne kete per Cilesite e tjera, si per shembull Cilesite e Jetes, Degjimit e Shikimit].

Ata qe kane urtesi e drejtesi do ta kuptojne kete qe kemi thene, te kene akide ne kete, ta pranojne keshillen tone te sinqerte dhe ta marrin se eshte prej Fese se Allahut afirmimi i te gjitha Cilesive te Tij, duke kundershtuar teshbihun, te’tilin, te’uilin, dhe uwkufin. E kjo eshte çfare Allahu donte per ne. Meqense te gjitha Cilesite qe ata besojne dhe te gjitha Cilesite qe ata bejne te’uil vijne nga nje burim i vetem, e ky eshte Kur’ani e Sunneti. Keshtu, nese ne pranojme nje pjese te Cilesive te Allahut pa i bere te’uil, kurse e pranojme pjesen tjeter duke i bere te’uil, atehere jemi si ata qe besuan nje pjese te librit por mohuan nje pjese tjeter te tij. E kjo eshte e mjaftueshme, nese Allahu, me i Larti,

Page 70: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

70 MBUROJA.net

deshiron. [Risalah Ithbatul Istiua uel Fekijjah, faqe 176-183, me shkurtime, qe eshte pjese e Mexhmu’Uturr-Rrasa’ilil Munerijjah].

Dhe Muhammed Ibn Abdul-Alim Ebul Hammam [Shiko Tuhfetul Ikhuan fi Sifatirr-Rrahman, faqe 36-38] i Xhami’atul Az’har tha, pasi foli per çeshtjen e shpjegimit te istiua [Ai u lartesua] me Istila [Ai mbizoteroi]:

"... Dhe prej kesaj eshte rreziku i Te’uil [qe me kete te’uil konsiderohet se i derguari i Allahut ka genjyer] dhe Ibn Kajjimi shpjegon se te’uili eshte me i keq sesa te’tili, qe s’eshte veçse te mohosh Cilesite Hyjnore dhe te kundershtosh se sa ato kane vendosje ne Veten e Allahut [Dhat], te Persosurit [Shiko el-Iman Hakikatuhu ue Arkanuhu te Muhammed Naim Ja Sinit, faqe 16], sepse ai [te’uili] ka ne veten e tij edhe te’til edhe teshbih, dhe gjithashtu edhe tallje e loje me tekstet si dhe mendime te keqia per to. Mu’attili [ai qe mohon Cilesite] dhe Mu’auwili [ai qe i shnderron kuptimet] kane pjese se bashku ne mohimin e realitetit te Emrave dhe Cilesive, por Mu’auwili ka me shume perparesi [ne mohim] ne lojen dhe talljen me tekstin dhe pasjen e mendimit te keq per to, dhe gjithashtu duke pershkruar ate qe flet me to [duke marre kuptimin e qarte te tyre] si te humbur qe humb te tjeret. Keshtu ata kane rene ne kater rreziqe:

i Besimi i tyre se çfare eshte e qarte dhe e dukshme nga Fjalet e Allahut dhe te derguarit te Tij, eshte e pamundur dhe e kote; keshtu ata i kane kuptuar keto me teshbih qe prej fillimit. [Nu’ejm Ibn Hammad [vdiq 228H] Mesuesi i Bukharit ka thene:"Me te vertete ne te gjithe ate qe Allahu e ka pershkruar Veten, ose i derguari i Tij e ka pershkruar ate, nuk ka teshbih fare." [Transmetuar nga Imam edh-Dhehebi ne el-Uluw nr.217]

ii Ata kane mohuar realitetin e kuptimit te tyre ne baze te asaj se ky lloj kuptimi nuk i takon atyre dhe as nuk i takon Zotit, me te Lartit.

iii Duke i pershkruar folesit, qe eshte i persosur ne dije e bejan dhe i persosur ne dhenie keshille, dhe ky eshte Allahu, i Persosuri, te kunderten e bejanit [mesimit] dhe udhezimit [irshad]. Kjo nenkupton se ata jane me te dijshem se Ai, me te qarte e me te kuptueshem se Ai dhe me te mire se Ai ne te dhenit keshille njerezimit.

iv Te luash me tekstin [Librin e Sunnetin] dhe t’i japesh fund shenjterise dhe pastertise se tyre. [Shiko Mukhtesir es-Seua’ik el-Murselah, faqe 37].

Pastaj edhe:

v Se Mu’auwili [ai qe merret me te’uil] nuk eshte i kenaqur per Allahun me ate qe njeriu me i ditur nga njerezit e Tij, e ai eshte i derguari i Allahut salallahu alejhi ue selam, ishte i kenaqur.

vi Se sikur Allahu ta kishte deshiruar per Veten e Tij kete te’uil, atehere do ta kishte urdheruar ne Librin e Tij ose me gojen e te derguarit te Tij, e atehere te’uili i Cilesive te

Page 71: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

71 MBUROJA.net

Allahut, me te Lartit, do te ishte i detyrueshem, nje pjese e domosdoshme e fese, qe lenia e saj do te ishte haram dhe largimi prej saj gje mekatare. Dhe kjo eshte nje shtese ne faktin se Allahu, me i Larti, nuk e ka lejuar kete, dhe ta besh ate [te’uilin] eshte gabim dhe eshte diçka e keqe dhe e ndaluar, sepse me te nenkuptohet se duhet te korrigjojme e rregullojme Allahun dhe te derguarin e Tij.

vi Se Mu’auwili i Cilesive te Allahut eshte larguar nga teshbihu dhe ka frike prej Tij, ka qene i paditur lidhur me ate se nuk ka mundesi qe te kete ngjashmeri ndermjet Cilesive te Allahut, me te Lartit, dhe cilesive te roberve te Tij, meqenese asnjehere nuk mund te kete ngjashmeri ndermjet Cilesive te Krijuesit dhe cilesive te krijesave, asnjehere. Kjo sepse Allahu na ka njoftuar se askush nuk eshte i ngjashem me Te dhe se Ai eshte Degjuesi, Shikuesi dhe se ai eshte i Vetmi [Ehad] dhe nuk eshte askush i barabarte me Te. Dhe Mu’auwili duke u kapur pas te’uilit eshte nje genjeshtar, sepse ka kundershtuar thenien e Tij:"Lejse ke mithlihi shej [Askush nuk eshte si Ai] Surah esh-Shura 42:11, dhe se ai eshte idhujtar e kafir meqenese i krahason roberit e Allahut me Cilesite e Allahut, me te Lartit. [Kjo sepse ai i kuptoi Cilesite e Allahut sikur te jene te ngjashme me ato te krijesave, e keshtu teshbihu qe beri ne te kuptuarit e tij e ka bere ate kafir ne thenien e Allahut:"Lejse ke mithlihi shej. Ue Huwes-Semi’ul Basir [Asgje nuk eshte si Ai, e Ai eshte Degjuesi, Shikuesi." esh-Shuura 42:11

Dhe prej kesaj eshte e njohur kotesia e pasuesve te bidateve kur ata thone per ata qe jane ne rrugen e selefus-salih, se ata bejne teshbih por kerkojne mbrojtje duke thene, "Por ne nuk e dime se si." Sepse, Ehlis-Sunneti jane ata qe jane me larg teshbihut.

vii Dhe Mu’auwili i Cilesive te Allahut, me te Lartit, duke u larguar prej teshbihut dhe duke pase frike prej tij, ben qe ndryshimi i madh ndermjet Cilesive te Krijuesit, te Madheruarit, me te Lartit, dhe cilesive te te dobeteve, te pafteve, roberve te mos kuptohet prej tij.

ix Dhe se te’uili ben qe teksti [Kur’ani dhe Sunneti] te humbin cilesite e tyre te nderuara e te larta meqenese te’uili nuk u bazua ne tekstet e verteta te Sheri’atit dhe asnje nga dijetaret e selefit nuk ka folur me te. [Shiko Ilakatul Ithbat ue Tefuidh bi Sifat Rabbil Alemin te Rida Ibn Na’san, faqe 19]

x Dhe te’uili ne kundershtim me faktin se Islami eshte nje Fe praktike, dhe se eshte i pershtatshem ne çdo kohe e brez. Dhe gjithashtu kundershton faktin se Allahu, me i Larti, e ka pershkruar Kur’anin si nje mesim [bejan] e sqarim [tibjan] per çdo gje, dhe si diçka qe eshte bere i lehte per t’u mbajtur mend e perkujtuar, dhe eshte kerkuar qe te mendohet e thellohet ne ato ajete. Dhe per kete arsye, Ebul Kasim Ibn Mandah tha ne librin e tij, err-Rradd alel Xhehemijjah: "Per as’habul hadith te’uili eshte nje forme mohimi [tekdhib]." [Shiko Ilakatul Ithbat ue Tefuidh bi Sifat Rabbil Alemin te Rida Ibn Na’san, faqe 19]

Page 72: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

72 MBUROJA.net

Kapitulli i katert

TE AFIRMOSH CILESITE ME DHAHIR [KUPTIMIN E QARTE] TE TYRE DHE HAKIKI [TE VERTETE] DHE NJE KUNDERSHTIM NDAJ ATYRE QE DEKLARUAN SE RRUGA E SELEFUS-SALIH ISHTE TEFUIDH, NJE KUNDERSHTIM NDAJ MUFEUDAH. [1] Pasi te kesh kuptuar kete, do te te behet e qarte kotesia e atyre qe deklarojne se kane iman ne çeshtjet e mesiperme dhe te ngjashme me to por e mohojne akiden ne to. Meqenese es-selefu-salih u kapen pas mendimit se baza e imanit ne keto çeshtje eshte qe te kesh akide ne to, e neqoftese nuk ka akide ne lidhje me keto çeshtje, atehere nuk ka as iman ne to."

Rabi’aturr-Rra’i [vdiq 136H] ka thene:"el-Istiua [2] nuk eshte e panjohur, ndersa se si ndodh eshte e pa kuptueshme [nga krijesat], dhe nga Allahu eshte shpallja, per te Derguarin eshte detyra e perhapjes se shpalljes, dhe detyra jone eshte qe te vertetojme [te besojme ate qe eshte shpallur sh.p.] [3]

[1] Çfare kuptohet me Tefuidh sipas Ehli Kelamit eshte te aprovosh fjalet e Cilesive, por ta lesh diturine dhe kuptimin e tyre dhe menyran se si jane keto Cilesi Allahut. Mirepo, rruga e selefeve eshte qe te aprovosh fjalet e Cilesive dhe kuptimin e Cilesive te Allahut, ne ate menyre qe i takon Madheshtise se Tij, duke u shmangur nga pyetjet se si jane keto Cilesi – duke ia lene Allahut diturine e kesaj te fundit. Dhe kjo shmangie eshte ne lidhje me natyren e Cilesive, se si jane ato, e jo ne lidhje me kuptimin e tyre.

[2] Selefet kane rene dakord se kuptimi i istiua shpjegohet nga keto kater fjale:

i ‘ala [lartesim]

ii irtifa’a [ngritje]

iii sa’uda [ngritje] dhe

iv istekarra [te vendosesh]

Imam Bukhari ka thene ne Sahih, Muxhahid tha:"... istetu alel arsh ka kuptimin 'ala [lartesim]," dhe Ibn Is'hak Ibn Reheueieh ka thene:"Kam degjuar me shume se nje nga mufessirinet duke thene:"err-Rrahmanu alel arshis-steua e ka kuptimin irtefa'a [te ngrihesh] dhe Muhammed Ibn Xherir ka thene ne lidhje me ajetin "err-Rrahmenu alel

Page 73: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

73 MBUROJA.net

arshis-steua... e ka kuptimin 'ala dhe irtefa'a. Dhe kjo eshte ne kundershtim me pasuesit e bidateve qe thone se istiua ka kuptimin e itteula [te mbizoterosh, te sundosh].

Ibn Kajjimi permblodhi keto kater thenie ne Nunijjah duke thene:"Dhe ata [Ehlis-Sunneti] kane kater shpjegime per te..." dhe ai permendi,"... istekarra, 'ala, irtefa'a, rreth te cilave nuk ka asnje kundershim dhe e njejta gje edhe me sa'uda qe eshte e katerta. Dhe Ebu Ubejd i Shejbanit ka zgjedhur kete si shpjegimin e tij: Une e di se kush eshte Xhehemi prej Kur'anit. Dhe akoma Esharite thone qe kuptimi i istiua ne realitet eshte isteula [te mbizoterosh] te gjithe krijimin. Persa i perket faktit se Allahu eshte mbi krijesat, mbi qiellin e shtate, i ndare nga krijesat e Tij, kjo eshte nje çeshtje qe nuk ka kundershtime ne mes te dijetareve te selefit, meqenese kjo eshte bere e qarte nga Libri, Sunneti, theniet e sahabeve, tabi'ineve, dhe nga dijetaret e Ehli-Sunnetit, te shkuarit e te tashmit. Ata kane rene dakord gjithashtu se kush mohon qe Allahu eshte Mbi krijimin, duke qene i ndare dhe i veçuar prej tij, ai eshte kafir [jobesimtar].

Ali Ibn el-Hasan Ibn esh-Shekik ka thene:I thashe Abdullah Ibn el-Mubarakut [vdiq 181H]:"Si e njohim ne Zotin tone?" Ai tha:"Ai [Allahu] eshte mbi qiellin e shtate mbi Arshin e Tij dhe ne nuk themi si xhehemite,"Ai eshte ne toke." Kjo iu permend Ahmed Ibn Hanbelit dhe ai tha:"Keshtu eshte me ne." [Transmetuar nga ed-Darimi ne err-Rra'd alel Maresi, faqe 24 dhe 103, dhe err-Rra'd alel Xhehmijjah, faqe 50]

Ebu Muti'iel-Hakam Ibn Abdullah el-Belkhi ka thene:"E pyeta Ebu Hanifen rreth atij qe thote,"Nuk e di nese Zoti im eshte ne qiej apo ne toke," e ai tha:"Ai eshte kafir, meqenese Allahu, me i Larti, thote:"err-Rrahmenu alel arshis-steua - Me i Meshirshmi u lartesua mbi Arsh," Surah Ta Ha 20:5 dhe Arshi i Tij eshte mbi qiej." E une i thashe:"Po nese ai thote,"Ai u lartesua mbi Arsh, por nuk e di nese Arshi eshte ne toke apo ne qiej." Ai tha:"Nese mohon qe eshte mbi qiej, atehere eshte kafir." [Transmetohet nga edh-Dhehebi ne Mukhtesirul Uluw nr.118.]

Imam Malik [vdiq 179H] ka thene:"el-Istiua eshte e njohur, kurse menyra se si eshte e panjohur; te kesh iman ne te eshte e detyrueshme, ndersa te pyesesh rreth saj eshte bidat [risi]." Dhe ai iu drejtua pyetesit:"Nuk mendoj per ty veçse qe ti je nje njeri i keq." E urdheroi qe ta largonin ate. [1]

Abdullah Ibn el-Mubarak [vdiq 181H] ka thene:"Ne nuk themi ashtu siç thone Xhehemite, qe Allahu eshte ne toke, por ne themi se Ai eshte lartesuar mbi Arshin e Tij." Dhe i eshte thene atij:"Si ta njohim Zotin tone?" Ai tha:"Mbi qiej, 'ala [i lartesuar] mbi Arshin e Tij. [Khalk Ef'uelul Ibad te imam Bukharit, faqe 13.]

Muhammed Ibn Jusuf [nje nga mesuesit e Bukharit] ka thene:"Ai qe thote se Allahu nuk eshte mbi Arshin e Tij eshte kafir. Dhe Ai qe mendon se Allahu nuk i foli Musait, alejhi selam, eshte kafir." [Khalk Ef'uelul Ibad te imam Bukharit, faqe 66.]

Page 74: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

74 MBUROJA.net

Abdullah Ibn Mes'ud ka thene rreth thenies se Tij:"Thummes-steua alel Arsh - E u lartesua mbi Arsh," Arshi eshte mbi uje, e Allahu eshte [feuka] mbi Arsh, dhe Ai e di gjendjen tuaj." [Khalk Ef'uelul Ibad te imam Bukharit, faqe 103.]

Abdullah Ibn Abbas ka thene:"Me te vertete Allahu ishte mbi Arshin e Tij perpara se te krijonte gjerat e tjera, dhe Ai krijoi krijesat dhe shkroi e beri kader çdo gje qe do te ndodhe deri ne Diten e Gjykimit." [Sherh Usulul I'tikad i Lalika'it nr.660.]

[3] Transmetohet nga el-Bejheki ne Esma ues-Sifat nr.516 dhe el-Lalika'i ne Usulul I'tikad nr.665. Ihn Tejjmijah ka thene ne Mexhmu'ul Fetaua nr.5/365, "Ka ardhur prej Rabi'as," dhe ai gjithashtu ka thene ne el-Hemeuijjah, faqe 80, "el-Khelal e transmeton kete me sened dhe te gjithe transmetuesit jane te besueshem."

[1] Transmetohet nga el-Bejheki ne el-Esma ues-Sifat, faqe 516 me fjalet:"el-Istiua nuk eshte e panjohur, kurse menyra se si eshte e panjohur; te kesh iman ne kete eshte e detyrueshme dhe te pyesesh rreth kesaj eshte bidat." [ed-Darimi gjithashtu e transmeton ne err-Rra'd alel Xhehemijjah, faqe 55.]

Imam Bukhari [vdiq 256H] ka thene:"Muxhahid ka thene rreth Istiua-se:"Te lartesohesh mbi Arsh." [Transmetohet nga Bukhari ne Sahih 13/ 403.]

Ibn Xherir et-Taberi [vdiq 310H] ka thene rreth thenies se Allahut, me te Lartit:"err-Rrahmanu alel Arshi-steua e ka kuptimin e lartesimit dhe ngritjes." [Xhami'ul Bajan an Te'uilil Kur'an 16/137]

Ebul Hasan el-Esh'arij [vdiq 324H] ka thene:"Nese thuhet:Pse e mohoni thenien e Tij:"A nuk shohin ata se ne kemi krijuar per ta çfare Duart tona kane krijuar" Suratul Ja Sin, dhe thenien e Tij:"Khalektu bi jedejja - Te cilin e Krijova me Duart e Mia" Suratul Sad 38:75 se keto jane mexhaz [metafori], atij i thuhet:"Ligji ne lidhje me Fjalen e Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, eshte qe kjo te merret ne kuptimin e qarte [dhahir] dhe te vertete [hakikah]. Asgje nuk hiqet prej kuptimit te qarte dhe te kthehet ne kuptim metaforik, perveç nesa ka prove... E njejta gje, thenia e Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit:"Khalektu bi jedejja - Te cilin e Krijova me Duart e Mia." Suratul Sad 38:75 eshte ne kuptimin e qarte dhe te vertete, qe e ka kuptimin Jedejn [Dy Duar te Allahut]. Keshtu, nuk eshte e lejueshme qe te shtremberohet kuptimi i qarte me ate qe kundershtaret tane thone, perveç me prove... E njeta gje vlen per thenien e Tij:"Khalektu bi jedejja - Te cilin e Krijova me Duart e Mia." Suratul Sad 38:75 Eshte e detyrueshme qe te besojme ne dy Duart e Allahut, me te Lartit, ne kuptimin e qarte, e jo me kuptimin e ni'metejn [dy miresite e Allahut]." el-Ibanah an Usulul Dijanah, faqe 133. Ky liber eshte prej Ebul Hasanel-Esh'ariut. Dhe qe ky eshte libri i tij final rreth akides eshte deshmuar prej nje grupi dijetaresh, prej tyre el-Hafidh Ibn'Asakir ne Tebjinul Kedhabul Muftari, faqe 152; el-Bejheki ne el-I'tikad, faqe 31; Imam edh-Dhehebi ne el-Uluw nr.276 dhe Ibnul Imad ne Shadhratudh-Dheheb, faqe 303. Shiko gjithashtu kapitullin e dhjete:"Akideja e Ebul Hasan el-Esh'ariut dhe kundershtim ndaj Esh'arive."

Page 75: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

75 MBUROJA.net

el-Khattabbi [vdiq 388H] ka thene:"Medhhebet e selefeve ne lidhje me Sifatet [Cilesite e Allahut] eshte qe t'i besosh ato ashtu siç jane, ala dhahir [me kuptimin e qarte], duke mohuar çdo teshbih [perngjasim] me to, pa tekjif [te pyesesh se si jane ato]" [el-Gunijeh an Kelam ue Ehlihi, ashtu siç eshte shkruar ne Mukhtasirel-Uluw nr.137]

Imam Telemenki [vdiq 429H] ka thene:"Ka ixhma [renie dakord] tek Ehlis-Sunneti se Allahu u lartesua mbi Arshin e Tij me Veten e Tij [bi dhatihi]... Ka ixhma tek Ehlis-Sunneti se Allahu u lartesua mbi Arshin e Tij ala hakikah [me kuptimin e vertete], e jo alel maxhaz [me kuptim metaforik]." [Transmetohet nga edh-Dhehebi be Sijar Alemin Nubula 17/566]

Kadi Ebu Ja'la [vdiq 458H] ka thene:"Nuk eshte e lejueshme qe te kundershtosh keto transmetime, ashtu siç bejne nje grup i Mu'tezileve; e as nuk duhet te merresh me te'uil, siç eshte menyra e Esharive. Eshte e detyrueshme qe t'i marresh ato ne kuptimin e qarte, dhe se Cilesite e Allahut nuk jane te ngjashme me cilesite e askujt nga krijesat e Tij, dhe nuk eshte akideja jone qe te bejme teshbih [perngjasim] me to. Por, ne besojme ne ate çfare eshte transmetuar nga sheikhu dhe imami yne, Ebu Abdullah Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel, dhe nga dijetare te tjere prej As'habul Hadith." [Ibtalul Te'uilat, faqe 4]

el-Katib el-Bagdadi [vdiq 463H] ka thene:"Persa i perket te folurit rreth Cilesive te Allahut, per ato qe na jane transmetuar ne menyre te vertete ne Sunnet, atehere rruga e selefeve, Allahu qofte i kenaqur me te gjithe ata, eshte qe te besohen ashtu siç jane, ala dhahir, duke e kundershtuar teshbihun [perngjasimin] me Allahun dhe duke mos pyetur se si jane ato. Ne nuk themi se el-Jed [Dora e Allahut] ka kuptimin Fuqia e Allahut, as nuk themi se es-Sem [Degjimi i Allahut] dhe el-Basr [Shikimi i Allahut] ka kuptimin Dija e Allahut, dhe ne nuk themi se Ai ka gjymtyre." [el-Kelam Alel Sifat te Katib el-Bagdadit, faqe 19-20.]

Ibn Abdul-Berr [vdiq 463h] ka thene:"Ehlis-Sunneti kane rene dakord se duhet te kesh besim ne te gjitha Cilesite e Allahut qe kane ardhur ne Kur'an ose Sunnet, t'i pranosh me kuptimin e vertete te tyre [ala hakikah] e jo ala mexhaz [ne menyre metaforike]." [et-Temhid e Ibn Abdul-Berr 7/145.]

Sheikh Abdul-Kadir el-Xhejlani [vdiq 561H] ka thene:"Eshte e detyrueshme qe cilesia e Istiua [Lartesimi i Allahut mbi Arsh] te merret ne kuptimin e qarte, pa te'uil, dhe se Ai u lartesua me Veten [Dhat] e Tij mbi Arsh. Istiua nuk ka kuptimin e uljes ose prekjes, siç thone Muxhasimah dhe Karramijjah. Dhe as nuk ka kuptimin e Uluw [Madheshti e Krenari, siç thone Esh'arite, dhe as nuk e ka kuptimin e istila [sundim e pushtet] siç thone Mu'tezilet. Asnje nga keto kuptime nuk jane prej Sheriatit, e as nuk eshte transmetuar prej ndokujt prej selefus-salih, prej sahabeve a tabi'ineve, e as nga Ashabul Hadith [dijetaret e hadithit]. Por, prej tyre eshte transmetuar se el-Istiua merret me kuptimin e qarte e te vertete." [el-Gunijatut-Talibin te Abdul-Kadir el-Xhilanit 1/50.]

Page 76: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

76 MBUROJA.net

Imam el-Kurtubi [vdiq 671H] ka thene:"Asnje person i vetem prej selefus-salih nuk e mohoi se istiua [Lartesimi i Allahut mbi Arsh] eshte me kuptimin e vertete, ala hakikah... Realiteti se si Allahu lartesohet mbi Arsh nuk dihet. Imam Malik ka thene se istiua eshte e njohur, menyra se si eshte e pa njohur dhe te besh pyetje rreth saj eshte bidat." [el-Xhami li Ahkamil Kur'an 18/216.]

Sheikhul Islam Ibn Tejmijjah [vdiq 728H] ka thene:"Cilesite e Allahut jane si Vetja e Allahut. Ashtu siç Vetja e Allahu eshte reale, duke mos e konsideruar se eshte si e krijesave, ashtu edhe Cilesite e Tij jane reale, duke mos i konsideruar ato te ngjashme me te krijesave." [el-Fetaua alel Hamauijatul Kubra, faqe 66.]

Ebu Ithman es-Sabuni [vdiq 449H] ka thene ne lidhje me shenjat e ehlu bidatit, "Dhe cilesite [qe vijne] prej [si pasoje e] bidateve mbi ata njerez jane te qarta dhe te kuptueshme haptazi. Shenjat e tyre me te qarta jane armiqesia e tyre e madhe rreth atyre qe jane transmetues te haditheve te Profetit, salallahu alejhi ue selam, largimit prej tyre, dhe konsideratat e keqia ndaj tyre [duke i quajtur te pavlefshem] dhe duke i quajtur ata..," dhe ai permend "... Dhahirijjah [Literaliste]..." [2,3]

[2] Fjala Ehlul Dhahir ose Dhahirijjah eshte perdor prej bidatçinjeve dhe ata i quajne Ehlis-Sunnetin me kete emer. Kjo fjale ka dy kuptime:

E para: te mos merresh me te'uil [shpjegime te shtremberuara] me tekset e shpallura [Kur'ani dhe Sunneti], qofshin ato prej çeshtjeve te dijes e akides ose çeshtjeve te fik'hut e veprave. Duke i dhene tekstit te Sheriatit perparesi para thenieve te te gjithe njerezve, kushdo qofshin ata, dhe te ndjekesh tekset kudo qe ata te çojne dhe te ndjekesh ata qe jane te kapur pas ketyre teksteve. Fjala Ehlu Dhahir me kete kuptim dhe perdorim te mesiperm eshte e njejte me Ehlul Hadith ose Ashabul Hadith, Ehlus-Sunnah uel Xhema'ah dhe et-Ta'ifatul Mansurah."

E dyta: per ate qe e ben tekstin e Sheriatit te manget duke mos i dhene kuptimin e sakte, duke leshuar dore [ne kuptim dhe zbatim], siç eshte thenia e Profetit, salallahu alejhi ue selam, ne Sahihun e Bukharit:"Askush prej jush mos te urinoje ne ujin e palevizshem [uji qe nuk rrjedh]." Pra, nuk eshte e lejuar te urinosh ne uje te palevizshem. Por, nese nje person urinon ne nje ene dhe pastaj e hedh urinen nga ena tek uji i palevizshem, atehere eshte e lejueshme. Kotesia [e ketij mendimi te mesiperm] eshte se ai ka mohuar tekstin e Ligjvenesit, i cili permban, tregon dhe jep prove. Nuk eshte e lejuar qe te urinosh ne uje te palevizshem. Kurse te urinosh ne ene e ta hedhesh urinen nga ena ne ujin e palevizshem eshte nje ndalese akoma me e rrepte, sepse ndonjehere mund te mos kesh rruge tjeter veçse te urinosh ne uje te palevizshem. Por, qe te urinosh ne ene e pastaj ta hedhesh ne uje nuk ka asnje arsye dhe nuk eshte tjeter veçse tallje. Kjo, pjesa e dyte, nuk eshte e Ehlul Hadithit.

Ehlu Dhahir me kuptimin e dyte mban nje qendrim, ne kundershtim me ata qe jane te mbushur me ndjekje te Ehlu Rai [Pasuesve te Mendimeve, ata qe e shtremberojne tekstin

Page 77: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

77 MBUROJA.net

e Sheriatit dhe e shpjegojne ne ate ne menyre qe te bie dakord me medhhebin e tij]. Keshtu ata vendosin theniet e dijetareve te tyre perpara thenieve te Sheriatit.

E persa i perket Ehlu Hadithit, ata jane te mesem, ne mes te ekzagjerimit te Ehlu Rai dhe neglizhimit te Ehlu Dhahir. Bidatçinjte i kane quajtur selefus-salih, Ehlul Dhahir dhe ata jane gjithashtu Hashauijah [te pavlefshmit], Mushabbihah dhe Muxhassimah [Perngjasuesit], keshtu qe njerezit te largohen nga rruga e selefus-salih. Por ata [bidatçinjte] jane genjeshtare qe i thirrasin ata [selefus-salih] me keso lloje emrash. Persa i perket asaj qe i therrasin Ehlu Dhahir, atehere nese kane nder mend kuptimin e pare, kjo nuk i demton ata, dhe i kthehet si pergjigje bidatçinjeve duke ju thene:"Ju jeni Batinijjah [ata qe deklarojne se Kur'ani e Sunneti kane kuptime te fshehta e sekrete]. Nese akuzojne Ehlus-Sunnetin qe jane Ehlu Dhahir [ata qe e marrin Kur'anin e Sunnetin me kuptimin e qarte sh. p] u thuhet:"Nuk ka dyshim se ju jeni Batinijjah ne te'uilin tuaj te shumte [shpjegimin pa baza] dhe Tefrifin [shtremberimi i tekstit qofte ne kuptim ose fjale] e teksteve te Sheriatit ne çeshtje te akides dhe çeshtje te fik'hut. Keshtu, sipas ketij kuptimi Ehlul Hadith jane Ehlu Dhahir e nuk jane Batinijjah. Dhe kjo eshte virtyt i tyre e jo mangesi. Dhe falenderim takon Allahut. Dhe nese merr kuptimin e dyte te Ehlu Dhahir, atehere shumica e Ehlu Hadith jane te paster nga ajo e mete, e Allahu e di me se miri." [Muhammed Abdurr-Rrahman el-Khamis ne Shehr Xhumlatu'anhum Ebul Hasan el-Esh'ari, faqe 13-15.]

[3] Akidatus-Selef ue As'habul Hadith te Ebu Uthman es-Sabunit, faqe 101.

el-Auzai [vdiq 157H] ka thene ne lidhje me ajetet dhe hadithet qe flasin per Cilesite e Allahut:"Transmetoni ato ashtu siç ju vijne e mos pyetni si." [1]

[1] Shehr Usulul I'tikad e Lalika'it nr.875. Sheikh Ibn Uthejmini ka thene ne Shehr Akidatil Uasitijah, faqe 101-102, pasi permendi kete transmetim:"Kjo jep prove se ata e pranonin kuptimin e Cilesive nga dy aspekte:

E para: ata thane:"Transmetoni ato ashtu siç kane ardhur..." dhe dihet se keto fjale erdhen me kuptim e nuk erdhen pa arsye. Keshtu, kur i transmeton ato ashtu siç kane ardhur, atehere behet e domosdoshme qe te pranojme edhe kuptimin e tyre.

E Dyta: thenia e tyre:"Pa pyetur si..," dhe kjo sepse duke mos pyetur 'si', behet e qarte se kuptimi i tyre ka baza, sepse permbajtja nga te pyeturit 'si' nuk eshte loje e pa arsye. Keshtu nga keto fjale behet e qarte se selefet i pranonin keto transmetime se bashku me kuptimin e tyre."

Page 78: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

78 MBUROJA.net

Kapitulli i peste

RENIA DAKORD E SELEFEVE PREJ SAHABEVE TE TE DERGUARIT TE ALLAHUT, SALALLAHU ALEJHI UE SELEM, NE NDALESEN E KUNDERSHTIMIT TE UDHEHEQESVE, QOFSHIN ATA TE DREJTE APO MEKATARE - NJE KUNDERSHTIM NDAJ HAUARIXHEVE

Te sulmosh nderin e udheheqesve dhe te humbesh kohe me sharjen e tyre dhe duke permendur gabimet e tyre, eshte nje gabim i madh dhe nje mekat i shemtuar. Shpallja e paster e ka ndaluar nje gje te tille dhe e ka kritikuar ate qe e ben diçka te tille.[1] Kjo eshte gjithashtu edhe fillimi i rebelimit dhe marrja e armeve kundra udheheqesve dhe kryengritjes, dhe kjo eshte baza e korrupsionit te fese dhe botes.[2]

[1] Nga libri Mu'amalatul Hukkami fij Deu'il Kitabi ues-Sunnah, faqe 173-185, nga sheikh Abdus-Selam Ibn Berxhas Ibn Nasir Aal Abdul-Kerim.

[2] Ibn Kajjimi ka thene:"Kjo eshte nje teme shume e madhe, me shume perfitime. Dhe per shkak te injorances rreth kesaj teme, ka rene nje gabim i madh mbi Sheriatin..." deri kur ai thote, pasi permend se bazat e Sheriatit jane ndertuar per te miren dhe mireqenien e njerezve,..."Profeti, salallahu alejhi ue selam, e beri ligj ne kete Ummet detyrimin qe te kundershtohet e keqja, qe me ane te kundershtimit te se keqes te arrihet miresia qe Allahu dhe i derguari i Tij duan te realizohet. Dhe nese kundershtimi i kesaj te keqeje çon ne diçka akoma me te keqe dhe te urryer prej Allahut dhe te Derguarit te Tij, atehere nuk eshte e lejuar qe te behet kundershtim, edhe pse Allahu i urren ata qe e bejne ate [te keqen]. Dhe kjo eshte si kundershtimi [inker] kundra mbreterve, dhe atyre ne pushtet, duke bere kryengritje kunder tyre [me arme, t'i luftosh], sepse me te vertete kjo eshte baza e çdo te keqeje dhe rremuje deri ne fund te botes. Dhe Sahabet kerkuan leje prej te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, per t'i vrare udheheqesit [umara] qe e vonojne namazin derisa i del koha, duke thene:"A mos t'i vrasim ne ata?" Ai, salallahu alejhi ue selam, tha:"Jo, per sa kohe qe ata e falin namazin," dhe ai gjithashtu tha:"Kushdo qe sheh tek udheheqesi i tij ndonje gje qe nuk i pelqen, le te beje durim dhe mos ta greje doren kundra udheheqesit." Dhe kushdo qe mendohet rreth sprovave te medha e te vogla qe kane rene mbi Islamin, do ta kuptoje se ato jane shkak i lenies pas dore dhe shperdorimit te ketij parimi dhe mos pasjes durim kur deshmojne te keqen. Keshtu, ai kerkon qe t'i jape fund se keqes dhe si rezultat i kesaj behet nje e keqe akoma me e madhe. Dhe i Derguari i Allahut pa te keqiat me te medha ne Mekke dhe ai nuk kishte mundesi t'i ndryshonte ato. Ne fakt, edhe kur Allahu e beri te mundur çlirimin e Mekkes per muslimanet dhe u be Darul-Islam, ai kishte mundesi qe ta ndryshonte Ka'ben dhe ta rindertonte tek themelet e Ibrahimit, alejhi selam, por ai nuk e beri kete sepse kishte frike se diçka me e madhe mund te ndodhe per shkak te mos tolerances nga

Page 79: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

79 MBUROJA.net

ana e Kurejshiteve - meqenese ata ishin te ri ne Islam dhe sa ishin larguar prej kufrit - dhe per kete arsye ai, salallahu alejhi ue selam, nuk dha leje per kryengritje kundra udheheqesve duke perdorur forcen, per shkak te natyres se rezultateve qe mund te ndodhin nga kjo kryengritje..." [Ibn el-Kajjim ne I'lamul Muwaki'in'an Rabbil'Alemin.]

Dhe eshte e ditur se rruget dhe mjetet bien ne te njejtin ligj ne te cilat perfundimet te çojne. Keshtu, çdo tekst qe flet per ndalesen per kryengritje [kundra udheheqesve] dhe kritikes ndaj atyre qe e bejne nje gje te tille, eshte nje prove per ndalesen e sharjes dhe abuzimit te udheheqesve dhe gjithashtu eshte prove e rrepte kundra atyre qe e bejne nje gje te tille.[1]

[1] Sheikhu dhe Imami, Abdul-Latif Ibn Abdurr-Rrahman Ibn Hasan Aal Sheikh ka thene, me fjale te fuqishme qe i sqarojne dyshimet rreth kesaj teme dhe qe kundershton ate qe i perhap ato [dyshimet e idete e rebelimit sh.p] prej injoranteve, "... Dhe ata njerez qe jane vene ne sprove, nuk e dine se me perjashtim te Umer Ibn Abdul-Aziz dhe kujtdo tjeter qe Allahu donte prej Beni Umejjah, midis tyre qe ishin te ngarkuar me detyrimet e muslimaneve kane ndodh ngjarje te medha: shkaterrime, kryengritje dhe korrupsion, qe nga koha e Jezid Ibn Muauijas e deri ne kohen e sotme. Por, menyra dhe sjellja e dijetareve te shquar dhe udheheqesve te medhenj, eshte e njohur dhe e qarte - ata nuk e hoqen dore prej bindjes ne ate qe Allahu dhe i derguari i Tij kane urdheruar nga aktet e vendosura me ligj dhe detyrimet e Islamit.

Dhe une do te jap nje shembull - el-Haxhaxh Ibn Jusuf eth-Thekafi, dhe punet e tija jane te njohura mire ne kete Ummet: nga dhuna, shtypja, derdhjen e gjakut te muslimaneve pa mase, mosperfilljen e gjerave qe Allahu ka bere te shenjta, vrasjen e atyre qe ai vrau prej njerezve te shquar te ketij Ummeti si Se'id Ibn Xhubejr, rrethimin e Ibn ez-Zubejrit edhe pse ai kishte marre strehe ne Harem, vrasjen e Ibn ez-Zubejrit edhe pse ai i ishte bindur atij ndersa njerezit e Mekkes, Medines, Jemenit, dhe shumices se Irakut i kishin dhene besen Ibn Zubejrit. Kurse Haxhaxhi s'ishte veçse nje emir i Meruanit, dhe i djalit te tij Abdul-Malik, dhe asnje prej hulefave nuk i kishte dhene besen Meruanit, dhe asnje nga njerezit me pozite nuk i kishin dhene besen atij. Dhe, perkunder ketyre gjerave asnje prej njerezve te dijes nuk hezitoi ne bindje ndaj tij [Haxhaxhit] ne ate qe ishte e lejuar nga shtyllat e Islamit dhe detyrimet e tij.

Dhe, Ibn Umeri dhe kush tjeter e takoi Haxhaxhin ishin prej sahabeve te te Derguarit te Allahut, dhe ata asnjehere nuk e kundershtuan ate dhe as nuk e ndaluan bindjen ndaj tij ne ate me te cilen Islami vendoset dhe imani persoset. Dhe e njejta gje edhe me tabi'inet qe ishin ne kohen e Haxhaxhit si Ibn el-Musejbi, el-Hasan el-Basriu, Ibn Sirini, Ibrahim et-Tejmi dhe te ngjashem me ta prej udheheqesve te ketij Ummeti. Dhe çeshtja e tyre vazhdoi keshtu me dijetaret prijes te ketij Ummeti; ata ndihmonin ne bindjen ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij ne kryerjen e xhihadit ne rrugen e Tij me çdo udheheqes, qofte ai i devotshem apo mekatar, ashtu siç eshte bere e ditur ne librat e parimeve baze dhe besimit te fese.

Page 80: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

80 MBUROJA.net

Dhe e njejta gje ndodhi me Benul Abbas, kur ata i moren tokat e muslimaneve me force, me shpate, dhe asnje prej njerezve te dijes nuk i ndihmoi ata ne kete, ndersa ata vrane shume njerez dhe shume prej Benu Umejjah, udheheqesit dhe ndihmesit e tyre. Ata vrane Ibn Hubejrah, Emirin e Irakut, dhe ata gjithashtu vrane Meruanin, halifen, dhe eshte transmetuar se vrasesit vrane rreth 80 njerez prej Benu Umejjah ne nje dite te vetme, dhe vendosen mbulesat siper trupave te tyre, u ulen mbi ta dhe urdheruan qe ushqim e pije te sillej.

Keshtu edhe pas gjithe kesaj, sjellja e dijetareve, si el-Auzai, Malik, el-Lejth Ibn Sa'd dhe Ata Ibn Ebi Rabah, ndaj mbreterve nuk eshte e fshehur prej njerezve qe kane dituri e kuptim. Dhe brezi qe erdhi me pas prej njerezve te dijes si Ahmed Ibn Hanbel, Muhammed Ibn Ismail el-Bukhari, Muhammed Idris esh-Shafi'i, Ahmed Ibn Nuh, Is'hak Ibn Rahauaih dhe vellezerit e tyre... ndodhi ne kohen e tyre ajo qe ndodhi me mbreterit e bidateve te medha dhe mohimit te Sifateve [Cilesive te Allahut] dhe ata [dijetaret u thirren prej udheheqesve qe te pranonin bidatet] i vune ne sprove me keto dhe kush u vra u vra, si p.sh. Ahmed Ibn Nasr. Por, edhe me gjithe keto, asnje prej tyre nuk i kundershtoi ata [mbreterit] dhe as qe e shihnin si te arsyeshme te benin diçka te tille ndaj tyre..." [ed-Durer es-Sinnijah fil Axhuibatun-Nexhdijjah 7/177-178]

Eshte transmetuar ne Sahihejn nga hadithi i Ebu Hurejras, se Profeti, salallahu alejhi ue selam, ka thene:"Kushdo qe beson Allahun dhe Diten e Fundit, le te flase mire ose le te heshte."

Dhe gjithashtu ne Sahihejn hadithi i Ebu Musa el-Esh'ari qe tha:"Ata thane:"O i derguari i Allahut, kush eshte muslimani me e mire?" Ai tha:"Eshte ai, prej duarve dhe gjuhes te te cilit muslimanet jane te sigurt."

Ndalesa per te folurit keq ndaj udheheqesve eshte transmetuar ne menyren me specifike, ne llogari te ndezjes se zjarrit dhe fitnes si dhe hapjes se deres se sherrit qe ky Ummet permban. Zijad Ibn Kusejb el-Adeuij ka thene:"Une isha me Ebu Bekrin afer minberit te Ibn Amirit. Ai po jepte nje fjalim dhe kishte veshur nje rrobe shume te bukur. E keshtu, Ebu Bilali tha:"Shikoni Emirin tone qe ka veshur rroben e te pabindurit." Atehere, Ebu Bekri tha:"Hesht! E kam degjuar te derguarin e Allahut duke thene:"Kush e perul sultanin e Allahut ne toke, Allahu do ta poshteroje ate." [Sunen et-Tirmidhi nr.2225]

Enes Ibn Malik ka thene:"Sahabet e vjeter te te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, na ndaluan neve duke na thene:"Mos flisni keq ndaj udheheqesve, as mos u sillni pandershmerisht ndaj tyre, as mos i urreni ata, dhe kini frike Allahun dhe beni durim, se me te vertete çeshtja eshte afer." Senedi eshte xhejih [i mire] dhe transmetuesit jane te besueshem. [es-Sunah e Ibn Ebi Asim 2/488]

Jahja Ibn Jeman ka thene:"Sufjan eth-Theuri na transmetoi neve nga Kajs Ibn Uahb nga Enes Ibn Malik qe tha:"Sahabet e vjeter e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue

Page 81: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

81 MBUROJA.net

selam, na ndaluan neve qe te abuzojme e te flasim keq ndaj udheheqesve." [Ibn Abdul-Berr, transmetuar ne et-Temhid 21/287]

Enes Ibn Malik ka thene:"Sahabet e vjeter e te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, na ndaluan neve qe te flasim keq kundra udheheqesve, te jemi te pandershem ndaj tyre, dhe t'i kundershtojme ata. Por, duhet te kemi durim dhe te kemi frike Allahun, te Plotefuqishmin dhe te Madheruarin, se me te vertete çeshtja eshte afer." [el-Hafidh Ebul Kasim es Asbahani ne librin e tij et-Tergib uet-Terhib 3/68]

Dhe te njejten gje gjithashtu permend edhe el-Bejheki me fjalet:"Sahabet me te vjeter te te Derguarit te Allahut na urdheruan qe te mos flasim keq kundra udheheqesve..," dhe senedi eshte xhejid [i mire] [el-Xhami'li Shu'abil Iman 13/186-202]

Keshtu, ne kete transmetim eshte renia dakord e sahabeve me te vjeter [vjetersia ne hadith ka te beje jo vetem me moshen, por edhe me kohen e hyrjes ne Islam te sahabeve dhe dijes se tyre sh.p] ne ndalesen e sulmit te nderit te udheheqesve duke i share dhe abuzuar ata. [2] Dhe ndalesa nga ana e tyre nuk eshte qe te lartesojne udheheqesit, por eshte per shkak te madhesise dhe pergjegjesise qe u eshte besuar atyre prej Sheriatit dhe qe nuk mund te vendoset dhe permbahet ne menyren e duhur, nese ata shahen dhe nderi i tyre merret neper kembe.

[2] Imam el-Barbahari [vdiq 39H] ka thene:"Kur sheh nje person qe ben du'a [lutet] kundra udheheqesit, atehere dije se ai person eshte personi i tekave [haua]. Dhe kur degjon ndonje person ndonje njeri duke bere lutje per udheheqesin, per rregullimin e tij, atehere ta dish se ai eshte nje person i Sunnetit, nese do Allahu. Fudejl Ibn Ijad ka thene:"Sikur te kisha ndonje du'a [qe do te me pergjigjej] nuk do ta kisha bere veçse per udheheqesin." Keshtu ne jemi urdheruar qe te lutemi per ta, qe ata te rregullohen e drejtohen dhe ne nuk jemi urdheruar qe te bejme lutje kunder tyre, edhe nese ata bejen zullum dhe padrejtesi. Kjo sepse zullumi dhe padrejtesia e tyre eshte kundra vetes se tyre dhe drejtesia e tyre eshte per ata dhe per muslimanet ne pergjithesi." [Tebekatul Hanabilah 2/36]

Dhe gjithashtu sepse duke folur keq ndaj tyre kalohet ne mosbindjen ndaj tyre ne ate çfare s'eshte e mire. Kjo po ashtu e zmadhon hidherimin dhe mendimet e keqia ne zemrat e mendjen e popullit ne pergjithesi kundra tyre, dhe i hap rruge rremujes dhe zemerimit qe nuk do t'i sjelle njerezve veçse te keqia te medha, meqense perfundimi i te folurit keq ndaj tyre do te jete kryengritje duke marre armet kundra tyre. Kjo eshte katastrofa me e madhe dhe fitneja me e rende.

A eshte e kuptueshme, pasi ndalon e mendohesh ne kete ndalim te qarte ndaj foljes keq ndaj udheheqesve, se muslimani ne zemren e te cilit ka hyre imani dhe qe i respekton shenjat e Allahut te merret me kete krim ose te qendroje i heshtur ne lidhje me kete te keqe? Ne nuk e mendojme kete kurre per nje musliman dhe nuk e mendojme dot se kjo mund t'i ndodhe atij. Dhe kjo eshte sepse tekstet e Sheriatit dhe qendrimi i sahabeve te te

Page 82: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

82 MBUROJA.net

Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, kane nje pozite me te larte ne zemren e tij sesa ndjenjat e emocionet, nxitjet e shtyerjet, qe s'jane veçse shtyerje te shejtanit dhe bidate. Asnje nuk shkon pas tyre veçse njerezit e tekave, ne zemrat e te cileve nuk ka vleresim per tekstet [Kur'anit dhe Sunnetit]. Por, ne te kunderten, gjuhet e tyre thone:"Per kete çeshtje, teksti i ka rene shkurt [Kur'ani e Sunnet]:"E madhe eshte fjala qe del nga gojet e tyre. Dhe ata nuk thone gje tjeter veçse genjeshter." Suratul Kehf 18:5

Ibn Ebi Sheijbeh ka thene:"Ibn Unejneh na transmetoi nga Ibrahim Ibn Mejserah nga Tausi qe tha:"U permenden udheheqesit ne prani te Ibn Abbasit dhe nje njeri ne mes te tyre filloi te flase keq ndaj tyre. Ai vazhdonte te ngriste veten, duke u ngritur ne kembe e perzgjatur qafen e tij derisa nuk pashe tek Shtepia e Shenjte [Kabeja] njeri me te gjate se ai. E pastaj e degjova Ibn Abbasin qe tha:"Mos e bej veten tende nje sprove per njerezit zullumqare." Atehere, njeriu e ndaloi veten dhe nuk pashe ne Shtepine e Shenjte njeri me te shkurter se ai." [Musenef 15/75]

Ibn Abdul-Berr transmeton ne isnadin e tij prej Ebu Derdes qe tha:"Me te vertete shenja e para e hipokrizise ne njeriun eshte folja e tij kundra usheheqesit [imamit]." [et-Temhid 21/287]

Ibn Ebi Asim transmeton nga Ebul Jeman e-Huzenij nga Ebu Derda qe tha:"Kini kujdes e mos i mallkoni udheheqesit, se me te vertete te mallkosh ata eshte prerje [e fese] dhe t'i urresh ata eshte shterpesi." Iu tha:"O Ebu Derda, e si te sillemi ne me ata kur shohim tek ata diçka qe nuk na pelqen?" Ai tha:"Kini durim, se me te vertete kur Allahu e sheh kete prej jush, Ai do t'i marre ata me vdekje." [Transmetohet ne es-Sunnah 2/488] Te gjithe transmetuesit jane thikat [te besueshem] e precize bashke me Ebul Jeman el-Heuzenij el-Himsij; Ibn Hibbani e perfshiu ate ne eth-Thikat dhe el-Hafidh Ibn Haxher ka thene per te:"Mekbul" [transmetimet e tij jane te pranueshme]. Ibn Zenxhujeh gjithashtu transmeton kete transmetim ne Kitabul Emual me te njetin zinxhir transmetimi.

Ebu Nu'ajm transmeton nga Ibn Ebi Dun'ja nga Za'idah Ibn Kudamah qe tha:I thashe Mensur Ibn el-Mu'tamir:"A mund te flas keq kunder udheheqesit kur jam duke agjeruar?" Ai tha:"Jo." Une i thashe pastaj:"A mund te kundershtoj njerezit e hauase [bidatçinjte]?" Ai tha:"Po." [el-Hiljeh e Ebu Nu'ajmit, 5/41-42 dhe es-Semt ue Adabil Lisan e Ibn Ebi Dun'jase, faqe 145].

Ibn Abdul-Berr transmeton nga Ebu Is'hak es-Sebeij se ai ka thene:"Asnjehere nuk flasin njerezit keq per udheheqesit veçse u ndalohen te mirat e tyre." [et-Temhid 21/287]

Hannad transmeton:Abdah na transmetoi neve prej ez-Zebrikan qe tha:"Isha me Ebu Ueil shekik Ibn Selemah dhe une fillova te flas keq per Haxhaxhin duke permendur gabimet dhe veprat e tia te keqia." Ebu Ueili tha:"Mos flit keq kunder tij. E nga ta dish ti, ndoshta ai thote:"O Allah, me fal." Dhe Ai e fal." [ez-Zuhd 2/464]

Page 83: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

83 MBUROJA.net

Ibn Zenxhujah transmeton nga Ebu Idris el-Khaulenij se ai tha:"Kujdes mos i kundershtoni e mos flisni keq ndaj udheheqesve. Se me te vertete te flasesh keq kundra tyre eshte prerje. Dhe eshte prerje e Fese e jo prerje e flokeve. Me te vertete ate qe flasin keq per udheheqesit jane te humbur dhe jane me ke keqinjte e te keqinjve." [Kitabul Emual 1/80]

Ibn el-Xheuzi transmeton se kur Khalid Ibn Abdullah et-Tusteri u foli njerezve ne ate dite qe e bene emir te Mekkes, ai tha:"Pasha Allahun, nuk me sillet mua dikush qe mallkon imamin [udheheqesin] veçse do ta rrah ne Haram." [el-Muntedhem fij Tarikhil Muluk]

Dhe ne et-Tarikh el-Kebir te Imam Bukharit qe transmeton prej Ebu Xhemrah ed-Dubej qe tha:"Kur me erdhi lajmi se Shtepia e Shenjte ishte djegur, u nisa per ne Mekka dhe i shkova per vizite Ibn Abbasit derisa ai me njohi dhe u tregua miqesor me mua. Dhe pastaj une fillova te flas keq kundra Haxhaxhit ne sy te Ibn Abbasit dhe ai tha:"Mos u me nje ndihmetar i shejtanit." [et-Tarikh el-Kebir]

Ibn Sa'd transmeton se Abdullah Ibn Idrisi na njoftoi neve prej Muhammed Ibn Ebu Ejjub prej Hilal Ibn Ebu Humejd se ai tha:"Degjova Ebdullah Ibn Ukejm duke thene:"Nuk kam per te ndihmuar ne derdhjen e gjakut te ndonje halifi tjeter pas Uthmanit." I eshte thene atij:"O Ebu Ma'bad, a ndihmove ti [ne dredhjen e gjakut te tij]?" Ai tha:"Me te vertete une e konsideroj permendjen e gabimeve dhe leshimeve te tij se kane ndihmuar ne derdhjen e gjakut te tij." [et-Tabakat 6/115]

Keshtu, ne te gjithe keto transmetime dhe çfare ka ardhur tjeter me kuptimin e tyre, eshte nje prove e qarte dhe e fuqishme per ndalesen e rrepte per te folur keq e kundershtuar udheheqesit dhe ndalesen e permendjes se gabimeve dhe te metave te tyre. Pra, le te ndalen muslimanet aty ku njerezit [sahabet] u ndalen, meqenese ata jane njerezit me te mire per shkak te deshmise se udheheqesit te njerezimit [Profeti Muhammed, salallahu alejhi ue sleam]. Ata ndaluan aty ku ndaluan me dije, dhe me nje kuptim ata e ndaluan veten dhe u zmbrapsen. Kushdo qe ben me pak se kaq, ai ka lene pas dore; kushdo qe e tejkalon, kete ai ka shkaktuar fitne. Dhe kushdo qe shkon kundra menhexhit te selefeve, dhe ndjek tekat e deshirat, atehere nuk ka dyshim se zemra e tij eshte e mbyshur me inat e urrejtje. Sepse, te flasesh keq dhe te kundershtosh e ben te pamundur t'i keshillosh udheheqesit. Eshte transmetuar prej Profetit, salallahu alejhi ue selam:"Jane tre gjera per te cilat zemra e muslimanit asnjehere nuk duhet te ndjeje urrejtje ose merzi: Te beje veprat vetem per hir te Allahut, dhe t'u binden udheheqesve dhe te rrijne me xhematin. Se me te vertete, lutjet e tyre i perfshijne ata qe kane qene pas tyre." [Ky hadith eshte transmetuar prej nje grupi sahabesh. Dhe shiko Sunen et-Tirmidhi nr.2657, el-Musned 4/80-82 dhe 183, Xhami'ul Usul 1/265 dhe Mexhmu'az-Zeue'id 1/137-139]

Page 84: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

84 MBUROJA.net

Dhe kushdo qe mendon se te ngrihesh kundra udheheqesve duke folur keq ndaj tyre dhe duke i kerkuar te metat e tyre eshte prej Sheriatit te Allahut, ose se keto ndihmojne per te zhdukur te keqen dhe gjera te ngjashme, atehere ai ka lajthitur e eshte larguar nga rruga e drejte dhe ka folur per Allahun dhe Sheriatin e Tij gjera qe nuk jane te verteta. E ai eshte nje kundershtar i ligjeve te Librit dhe Sunnetit dhe transmetimeve te selefus-salih te ketij Ummeti.

Eshte e detyrueshme per kedo qe njoftohet me keto prova te qarta, qe te ndaloje kedo qe ai degjon duke folur keq ose duke sulmuar udheheqesit, duke shpresuar shperblim prej Allahut e duke i dhene keshille njerezve ne pergjithesi.

Dhe kjo eshte prej veprave te njerezve te dijes dhe fese. Ata i permbajne gjuhet e tyre prej [kundershtimit te] udheheqesve dhe ata i urdherojne njerezit qe te bejene durim e te mos i kundershtojne ata. Kjo sepse dija qe ata kane, i ka drejtuar tek kjo dhe i ka udhezuar ata. Dhe persa i perket keshillimit te udheheqesve, kjo ka menyra dhe rruge qe jane te njohura edhe prej nxenesve fillestare te dijes, e kuptohet qe eshte e vendosur qarte prej dijetareve udheheqes te ketij Ummeti. Ijad Ibn Gunm transmeton se i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thene:"Kushdo qe deshiron te keshilloje ate qe i eshte dhene pushtet, nuk duhet ta beje kete haptazi. Por, ai duhet ta kape ate prej dore e ta marre ne vetmi [dhe ta keshilloje]. E nese ai [udheheqesi] e pranon prej tij [keshillen] atehere ai ia ka arritur qellimit, e nese jo [nuk e pranon keshillen] atehere ai e ka kryer obligimin e tij." [Transmeton Ahmedi 3/403 dhe Ibn Ebi Asim 2/521 dhe sened sahih. Dhe sheikh el-Albani e konsideron sahih ne Dhilalil Xhenah fi Tekhrixhis-Sunnah 5/229]

Dhe duke iu permabajtur ketij hadithi, ka shume thenie prej selefeve, si dhe veprat e tyre, qe jane ne perputhje me kete. Imam esh-Sheukani ka thene:"Eshte e pelqyeshme per dike qe ka pare nje gabim tek udheheqesi, qe ta keshilloje ate, por jo haptazi, dhe as mos te flase keq ndaj tij ne sy te njerezve. Por, duhet te behet ashtu siç eshte transmetuar ne hadith - ai duhet ta marre prej dore, ta marre ne vetmi dhe ta keshilloje, dhe se ai nuk duhet ta poshteroje sulltanin e Allahut. Dhe ne kemi permendur ne fillimin e librit te Sijar, se nuk eshte e lejueshme qe te besh kryengritje kundra udheheqesve, edhe nese ata jane zullumqare, per sa kohe qe ata e kryejne namazin dhe per sa kohe qe ata nuk bejn kufer haptazi. Dhe hadithet qe jane transmetuar me kete kuptim jane muteuatir. Sidoqofte, eshte e domosdoshme per ndjekesin qe te ndjeke imamin ne bindje ndaj Allahut dhe te mos i bindet imamit kur ka te beje me mosbindje ndaj Allahut, sepse me te vertete nuk lejohet t'i bindesh krijesave e te kundershtosh Krijuesin." [es-Seilel Xherrar 4/556]

Sheikh Salih Ibn Uthejmin ka thene, pasi aprovoi se keshillimi ndaj udheheqesve eshte diçka qe duhet bere ne menyre sekrete e jo haptazi, dhe ai permendi prova per kete, dhe ne mes tyre ishte edhe ky hadith: Zijad Ibn Kusejb el-Adeuij tha:"Une isha me Ebu Bekrin afer minberit te Ibn Amirit. Ai po jepte nje fjalim dhe kishte veshur nje rrobe shume te bukur. E keshtu Ebu Bilali tha:"Shikoni Emirin tone qe ka veshur rroben e te

Page 85: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

85 MBUROJA.net

pabindurit." Atehere, Ebu Bekri tha:"Hesht! E kam degjuar te derguarin e Allahut duke thene:"Kush e perul sulltanin e Allahut ne toke, Allahu do ta poshteroje ate" [Sunen et-Tirmidhi nr.2225], ai tha:"Pra, kur flitet per mbretin duke e gojosur, duke e keshilluar haptazi dhe duke perhapur te metat e tij, duke e poshteruar ate, me ate poshterim me te cilin Allahu e ka paralajmeruer e kercenuar ate qe e ben [bazuar ne hadithin e mesiperm sh.p.], atehere duhet me doemos te studiojme çfare permendem - e ai duhet te keshilloje ne vetmi e gjera te ngjashme. Dhe kjo eshte per ata qe kane mundesi qe t'i keshillojne ata, prej dijetareve, dhe atyre qe rrijne me ata, keshtu qe keshilla te beje dobi..." deri ku tha,"... sepse te kundershtosh udheheqesin haptazi ne ata qe nuk eshte prej domosdoshmerise se fese, dhe duke i kundershtuar haptazi neper mexhlise, neper xhamia, dhe ne vende te tjera te ngjashme, atehere kjo nuk quhet keshille aspak. Keshtu qe mos u mashtroni nga ata qe e bejne kete edhe nese mund te jete me qellim te mire, sepse me te vertete kjo eshte ne kundershtim me selefus-salih dhe ne kundershtim me ata qe duhet te ndiqen - dhe udhezimi eshte ne kontrollin e Allahut." [Ne Mekasidul Islam, faqe 393]

Kjo eshte nje çeshtje qe ka konsensus ne mes atyre qe jane te rrenjosur me dije dhe udhezim, qe nga dijetaret udheheqes te selefeve te ketij Ummeti qe kane kaluar, dhe prej Allahut kerkohet e gjithe ndihma. [Shiko librin Mu'amalatul Hukkami fij Deu'il Kitabi ues-Sunnah prej sheikh Abdus-Selam Ibn Berxhas Ibn Nasir Aal Abdul-Kerim per nje sqarim te metejshem rreth kesaj teme]

Kapitulli i gjashte

SHENJAT DALLUESE TE EHLIS-SUNNETIT [Nga libri i Ebu Uthman es-Sebunit me titull Akidatus-Selef ue As'habul Hadith, faqe 108-117]

Ebu Uthman es-Sabuni [vdiq 449H] ka thene:"Dhe nje prej shenjave dalluese te Ehlis-Sunnetit eshte dashuria e tyre per Imamet e Sunnetit, dijetaret dhe ndihmesit e tyre, dhe miqte e tyre, dhe urrejtja e tyre ndaj prijesve te bidateve, te cilet therrasin per ne zjarr te Xhehennemit dhe qe i drejtojne ndjekesit dhe shoket e tyre tek shtepia e torturimit dhe shkaterrimit. Allahu, i Madheruari, i ka zbukuruar zemrat e tyre me dashuri per dijetaret e Sunnetit, si nje miresi nga ana e Tij, Madheshtia e te cilit eshte e persosur dhe e paster.

el-Hakim Ebu Abdullah el-Hafidh, e befte Allahu ate dhe neve prej banoreve te Xhennetit, na njoftoi ne:Muhammed Ibn Ibrahim Ibn Fadl el-Muzakki na transmetoi neve:Ahmed Ibn Selemah ka thene:"Ebu Raxha Kutejbeh Ibn Sa'id na e lexoi librin e tij Kitabul Iman, dhe ne fund te tij thuhej:"Keshtu, nese e sheh nje njeri qe e do Sufjan eth-

Page 86: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

86 MBUROJA.net

Theurin, Malik Ibn Enesin, el-Auzain, Shu'ban, Ibn Mubarakun, Ebul Ehuesin, Sherikun, Uakin, Jahja Ibn Saidin dhe Abdurr-Rrahmaan Ibn Mehdin, atehere dije se ai njeri eshte njeri i Sunnetit." Ahmed Ibn Selemah tha:"Pastaj une e shtova poshte kesaj ne kopjen time, "...dhe Jahja Ibn Jahjan, Ahmed Ibn Hanbelin, Is'haak Ibn Ibrahim Ibn Raheueih..." Kur ndaluam tek kjo pjese, njerezit e Nisaburit na pane neve dhe ai [Kutejbeh] tha:"Keta njerez e urrejne Jahja Ibn Jahjan." E ne thame:"Kush eshte Jahaj Ibn Jahja?" Ai tha:"Nje njeri i devotshem, imam i muslimaneve. Dhe Is'haak Ibn Ibrahimi eshte imam, dhe sipas vleresimit tim, Ahmed Ibn Hanbeli eshte me i madhi i te gjithe [ketyre imameve] qe une kam permendur."

Dhe une takova ata qe Kutejbeh permendi se kushdo qe i do ata eshte nje njeri i Sunnetit, prej dijetareve te Ehlul-Hadith, modelin e te cileve ndjekin, me udhezimin e te cileve ata mundohen te udhezojne veten dhe ne ate grup ata e perfshijne vetet e tyre. Dhe ne ndjekjen e transmetimeve, ata gjejne nje grup tjeter dijetaresh, ndermjet tyre:Muhammed Ibn Idris esh-Shafi'i, Sa'id Ibn Xhubejr, ez-Zuhri, esh-Shabi, et-Tejmi dhe ata pas tyre si el-Lejth Ibn Sa'd [el-Misri], el-Auzai, Sufjan Ibn Ujeineh el-Hilali, Hammad Ibn Selemah, Hammad Ibn Zejd, Junus Ibn Ubejd, Ejjub es-Sakhtijani, Ibn Aun dhe te ngjashem me ta. Dhe pas tyre, te ngjashem me Jezid Ibn Harun [el-Uasiti], Abdurr-Rrazak [Ibn Hammam es-Sanai] Xharir Ibn Abdul-Hamid [ed-Debbi] dhe ata pas tyre si Muhammed Ibn Jahja edh-Dhuhli, Muhammed Ibn Ismail el-Bukhari, Muslim Ibn Haxhaxh el-Kushairi, Ebu Daud es-Sixhistani, Ebu Zur'ah er-Rrazi, Ebu Hatim err-Rrazi dhe djali i tij, Muhammed Ibn Muslim Ibn Uarah err-Rrazi, Muhammed Ibn Eslem et-Tusi, imami Muhammed Ibn Is'hak Ibn Khuzejmeh en-Nesaburi, ai qe eshte quajtur, imami i djietareve, dhe el-Mukiri ishte imami i dijetareve gjate kohes se tij; Ebu Ja'kub Is'hak Ibn Ismail el-Busti, [el-Hasan Ibn Sufjan el-Fesui] dhe gjyshi im nga ana e babait, Ebu Sa'id Jahja Ibn Mensur ez-Zehid el-Harraui, Ebu Hatim Adi Ibn Hemdeuieh es-Sabuni dhe dy djemte e tij, shpatat e Sunnetit, Abdullah es-Sabuni dhe Abdurr-Rrahmaan as-Sabuni dhe te tjere perveç tyre prej dijetareve te Sunnetit, qe u kapen pas tij, therriten/bene da'ua tek ai, dhe ishin ata qe e zbatonin dhe praktikonin ate me se shumti.

Dhe keto fjali [akideja qe pershkruhet ne librin e imam Sabunit sh.p.] qe jane afirmuar ne kete liber, eshte akideja e te gjithe atyre. Ata nuk kishin asnje ndryshim rreth asaj [akides]. Por, te gjithe ata kishin rene dakord [dhe nuk eshte transmetuar nga asnje se dikush prej tyre ka qene i kenaqur me dike qe e kundershtonte ate] Dhe, ata kane rene dakord gjithashtu rreth Ehlu Bid'ah - se ata duhet te mposhten, poshterohen e perulen, te largohen e te shmangen. Duhet te rrish larg tyre, dhe larg atyre qe shoqerohen me ta, prej atyre qe i bashkangjiten atyre dhe atyre qe u gjasojne atyre. Dhe kerko afrim tek Allahu duke ia shmanguar atyre dhe duke iu larguar atyre [bidatçinjve].

Ustadhi dhe imami Ebu Uthmani ka thene:"Dhe une, me miresine e Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, jam nje ndjekes i transmetimeve te tyre [A'habul Hadith sh.p.], duke kerkuar ndriçim me driten e tyre dhe keshilloj vellezerit e mi dhe shoket e mi qe te mos ndjekin thenje te tjera perveç thenieve te tyre. Dhe se ata nuk duhet te

Page 87: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

87 MBUROJA.net

preokupojne veten me gjerat e shpikura prej bidateve qe jane perhapur kaq shume mes muslimaneve dhe jane shfaqur e bere te zakonshme. Keshtu, o vellezerit e mi, Allahu i ruajt ata, mos u mashtroni prej numrit te madh te Ehlu Bid'ah dhe shtimin e tyre, meqenese i derguari i zgjedhur, salallahu alejhi ue selam, ka thene:"Me te vertete prej shenjave te Çastit [afrimit te Kijametit] dhe afrimit te saj, eshte se dija do te zvogelohet e injoranca do te shtohet." Transmetohet prej hadithit te Enesit ne forme marfu me fjalet:"Prej shenjave te Çastit eshte se dija do te ngrihet [lart ne qiell] dhe injoranca do te perhapet." [Transmeton et-Tejelisi nr.101, Ahmedi 3/98,176,273,289; Bukhari ne Sahih 1/178, 9/330, 10/30 dhe 12/113-114; Muslimi 4/2056, et-Tirmidhi nr.2205 dhe Ibn Maxheh e deklaron sahih nr.4045 dhe te tjere perveç tyre e kane transmetuar gjithashtu] [Dija eshte Sunneti dhe injoranca eshte bidati. Dhe ai tha,]"Me te vertete imani do te kthehet ne Medine ashtu siç kthehet gjarperi ne folene e tij." [Transmeton Ibn Ebi Shejbeh 12/181, Ahmedi 2/286, Bukhari 4/93, Muslimi 1/131, Ibn Maxheh nr.3111, Ebu Auanah 1/101 dhe Ibn Mendah ne Kitabul Iman nr.420 prej Ebu Hurejres]. Dhe ai tha:"Nuk do te ndodhe Kijameti... derisa ka ndonje qe thote ne toke, Allah." Ky hadith eshte transmetuar me fjalet, "Nuk do te ndodhe Kijameti persa kohe qe thuhet ne toke, Allah, Allah..." dhe ne nje transmetim tjeter, "… La ilahe il-laAllah." [Transmetohet nga Ahmedi 3/107, 202, 259 dhe 267; Muslimi 1/131, et-Tirmidhi nr.2207 dhe Ibn Mendeh qe e deklaroi hasen, nr 447 dhe 449; Ebu Uuanah 1/101, el-Hakim 4/494-495 dhe el-Bagaui 15/89. Dhe ne nje transmetim tjeter:"Nuk do te ndodhe Kijameti mbi askend qe thote la ilahe il-laAllah, kurse ne nje transmetim tjeter, Allah, Allah."

Dhe kushdo qe kaqet fort pas Sunnetit te te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, [ne kohet e sotme] dhe vepron sipas tij, dhe qendron i patundur ne te dhe therret tek ai, ka shperblim me te madh sesa ata qe ishin ne kete akide ne fillim te Islamit dhe imanit. Meqense i derguari i zgjedhur, salallahu alejhi ue selam, ka thene tha:"Ai do te marre shperblimin e 50 vetave." I thane atij:"A prej tyre?" Ai tha:"Jo, 50 nga ju." Hadithi eshte:"Me te vertete pas jush do te kete dite qe kerkojne durim. Ne ato dite, ai qe kapet fort pas asaj qe ju jeni do te kete shperblimin e 50..." deri ne fund te hadithit. Hadithi eshte transmetuar me rruge te ndryshme nga el-Meruazi ne es-Sunnah nr.35, et-Taberani ne el-Kebir 17/117, Ebu Daudi nr.3441, et-Tirmidhi nr.3057, dhe Ibn Maxheh e ka konsideruar hasen, nr.4014, dhe te tjere.

Ebu Uthmani ka thene:Gjeta ne librin e sheikut, imamit, gjyshit tim, Ebu Abdullah Muhammed Ibn Adi Hemdeueih es-Sabuni, Ebul Abbas, el-Hasan Ibn Sufjan en-Nasaui na njoftoi neve se el-Abbas Ibn Sebih na e transmetoi duke thene:Abdul-Xhebbar Ibn Tahir na transmetoi:Ma'mar Ibn Rashid ma transmetoi:Degjova Ibn Shihab ez-Zuhri qe tha:"T'ua mesosh te tjereve nje Sunnet, eshte me mire sesa 200 vjet adhurim."

Ebu Bekr Muhammed Ubn Abdullah Ibn Muhammed Ibn Zekerijjah esh-Shajbani na njoftoi neve:Ebul Abbas Muhammed Ibn Abdurr-Rrahmaan ed-Deguli na njoftoi:Degjova Muhammed Ibn Hatim el-Medhferi duke thene:Degjova Amr Ibn Muhammed duke thene:Ebu Muauijah ed-Derir po i fliste Harun er-Rrashidit dhe po i

Page 88: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

88 MBUROJA.net

transmetonte atij hadithin e Ebu Hurejras:"Ademi dhe Musai bene fjale..." e keshtu Ali Ibn Xha'ferr tha:"Si eshte e mundur kjo kur eshte nje kohe aq e gjate ne mes te Ademit dhe Musait." Ai [transmetuesi] tha:"Atehere, Haruni u ngrit ne kembe per te dhe tha:"Ai po te transmeton diçka nga i derguari i Allahut dhe ti e kundershton duke thene se "Si?" Ai ai nuk pushoi duke e thene kete derisa ai u qetesua e heshti." [Ky transmetim eshte prej el-Feseui 2/181 dhe prej tij nga el-Kahtibi 5/243, nga nje rruge tjeter e me renditje fjalesh ndryshe. Senedi eshte sahih]

Ne kete menyre eshte e nevojshme per nje person qe te nderoje dhe te ngreje poziten e haditheve te te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam. Ai duhet t'i pranoje ato me bindje, perulje dhe te afirmoje vertetesine e tyre. Ai duhet ta uli dhe ta kritikoje ne menyren me te rende ate qe merr rruge te ndryshme nga kjo, ashtu siç Harun err-Rrashidi beri me ate qe rezistoi dhe kundershtoi hadithin sahih, qe ai e degjoi duke thene "Si?" duke pasur per qellim me kete pyetje qe te kundershtoje dhe te largoje veten prej tij [hadithit], duke mos e pranuar ate ne ate menyre qe çdo gje qe transmetohet prej te derguarit duhet pranuar.

Allahu, i Madheruari, na befte ne prej atyre qe e degjojne Fjalen dhe ndjekin ate me se miri, dhe kapen fort pas saj, ne kete bote, gjate jetes se tyre, pas Librit e Sunnetit. Dhe Ai na largofte prej epsheve e deshirave qe çojne ne humbje, mendimet qe lundrojne, dhe te keqiat qe te poshterojne, e kjo eshte nje meshire e miresi prej Tij.

Kapitulli i shtate

SHENJAT E EHLU BID'AH

Ebu Uthman es-Sabuni ka thene:"Dhe shenjat qe shkakton bidati tek njerezit e tij jane te kuptueshme dhe te qarta si drita. Shenja me e hapur e tyre eshte rreptesia dhe armiqesia e tyre ndaj atyre qe jane mbartes te haditheve te Profetit, salallahu alejhi ue selam. Ata i konsiderojne ata te pavlefshem dhe i kundershtojne ata duke i qujatur Hashauijah [Njerez te pavlere], Xhehelah [Injorante], Dhahirijjah [Literaliste], dhe Mushabbihah [ata qe krahasojne Allahun me krijesat]. Dhe kjo vjen sepse ata besojne se hadithet e Profetit jane pa dije. Dhe dija eshte çfare shejtani u thote atyre si rezultat i intelekteve te tyre te prishura, te korruptuara, vesvese te erreta ne kraharoret e tyre, kuptime te rrejshme ne zemrat e tyre qe jane te zbrazura e nuk kane asnje te mire ne to, fjalet dhe provat e tyre qe nuk kane asnje pike te vertete ne to, dhe dyshimet e tyre te kota dhe te pajustifikueshme:

Page 89: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

89 MBUROJA.net

"Ata jane te cilet Allahu i ka mallkuar dhe i ka bere te shurdher, dhe ua ka verbuar shikimin e tyre." Surah Muhammed 47:23

"Dhe kedo qe Allahu e poshteron nuk ka kush ta nderoje. Me te verete Allahu ben çfare do." Suratul Haxhxh 22:18

Degjova el-Hakim Ebu Abdullah el-Hafidh duke thene:Degjova Ebu Ali Husejn Ibn Ali el-Hafidh duke thene:Degjova Xha'fer Ibn Ahmed Ibn Sinan el-Uasiti duke thene:Degjova Ahmed Ibn Sinan el-Kattan qe tha:"Nuk ka bidatçi ne kete bote veçse ai i urren Ehlul Hadith. Keshtu, kur nje njeri merret me bidate, embelesia e hadithit largohet nga zemra e tij." Kjo eshte transmetuar nga el-Khatibi ne Sherf As'habul Hadith, faqe 73, prej Husejn Ibn Ali dhe tha:"Senedi eshte sahih." edh-Dhehebi gjithashtu e permend ne et-Tedhkirah 2/521 dhe gjithashtu es-Sijar 11/245. Dhe degjova el-Hakimi duke thene:Degjova Ebul Husejn Muhammed Ibn Ahmed el-Henteli te Bagdadit duke thene:Degjova Muhammed Ibn Ismail et-Tirmidhi duke thene:Une dhe Ahmed Ibn Hasan et-Tirmidhi ishim me Imamul Din, Ebu Abdullah Ahmed Ibn Hanbel, dhe Ahmed Ibn Hasani i tha atij:"O Ebu Abdullah, As'habul Hadith u permenden ne sy te Ibn Ebi Kutejleh ne Mekka, dhe ai tha:"As'habul Hadith jane njerez te keqinj." Imam Ahmedi u ngrit duke e shkundur pluhurin nga rrobja e tij dhe tha:"Zindik! Zindik! Zindik! [nje heretik, murted]," dhe vazhdoi ta thote kete derisa hyri ne shtepi te tij." [el-Khatibi e transmeton ne Sherf As'habul Hadith, faqe 74; Ibn el-Xheuzi ne Menakibel Imam Ahmed, faqe 233; Ibn Ebi Ja'la ne Tabakatul Hanabilah 1/38/270, dhe edh-Dhehebi ne es-Sijar 11/299]

Ai tha:E degjova el-Hakim Ebu Abdullah duke thene:"E degjova Ebu Nasr Ahmed Ibn Sehl el-Fakih te Bukhares duke thene:Degjova Ebu Nasr Ibn Selaam el-Fakih duke thene:"Nuk ka gje me te rende per Ehlul Ilhaad [Pasuesit e lajthitjeve] dhe me te urryer per ata sesa te degjojne nje hadith duke u transmetuar me senedin e transmetuesve." [el-Khatibi ne Sherf As'habul Hadith, faqe 73-74]

Degjova el-Hakimin qe tha:Degjova sheikh Ebu Bekr Ahmed Ibn Is'haak Ibn Ejjub el-Fakih duke debatuar me nje njeri:sheikh Ebu Bekr tha:"Filani e filani na transmeton neve..." dhe njeriu i tha atij:"Mjafton me nje qe na transmeton neve! Deri kur do te na transmetoje ai neve?!" Keshtu, sheikhu i tha atij:"Ngrihu e ik! Dhe nuk eshte e lejueshme per ty qe te hysh ne shtepine time perseri." Pastaj ai na u kthye neve dhe na tha:"Nuk i kam thene askujt qe te mos me hyje ne shtepi perveç ketij njeriu." [Senedi eshte sahih dhe es-Subki e ka permednur ne et-Tabakat 3/10 nga rruga e Hakimit me fjale te ngjashme]

Degjova Ebu Mensur Ibn Abdullah Ibn Hemshad, dijetarin dhe zahidin duke thene:Degjova Ebul Kasim Xhaferr Ibn Ahmed el-Mukiri er-Rrazi duke thene:Iu lexua Abdurr-Rrahmaan Ibn Ebu Hatim err-Rrazi dhe une degjova:Degjova babain tim dhe ai mendoi ne imamin e qytetit, Ebu Hatim Muhammed Ibn Idris el-Henteli er-Rrazi duke

Page 90: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

90 MBUROJA.net

thene:"Shenje e Ehlul Bid'ah eshte se ata i sulmojne ata qe kapen pas transmetimeve. Shenje e zanadikah [heretikeve murtede] eshte se ata i quajne Ehlus-Sunnah me emrin Heshauijjah [te pavlefshmit, duke patur per qellim me kete qe zhvleresojne transmetimet]. Shenje e Kadirijjave eshte se ata i quane Ehlis-Sunnetin me emrin Muxhbirrah [ata qe mohojne lirine e zgjedhjes duke thene se jane te detyruar qe te bejne veprimet.] Shenja e Xhehemijjeve eshte se ata i e quajne Ehlis-Sunnetin me emrin Mushabihhah [ata qe e krahasojne Allahun me krijesat]. Dhe shenje e Rafidave eshte se ata i quajne ata qe kapen pas haditheve me emrin Nabiteh dhe Nesibeh [ata qe urejne Aliun dhe pasardhesit e tij]." [Ibn Ebi Hatim e permend kete ne Ehlus-Sunnah uel I'tikaadud-Din. Eshte shtypur gjithashtu ne Mehxeleh el-Xhami'atul Islamijjah. Gjithashtu Laalika'i ne Usulul I'tikaad 2/179 dhe edh-Dhehebi e permend prej Laalika'it ne el-Uluw, faqe 139]

Ebu Uthmani ka thene:"E gjithe kjo eshte hizbijjeh [partishmeri] dhe nuk ka emer tjeter per Ehlis-Sunnetin veçse nje - Ehlul Hadith. Kam pare se Ehlu Bid'ah persa i perket emrave qe ata emertojne Ehlis-Sunnetin, asnje nga ata emra nuk i pershtaten Ehlis Sunnetit, e kjo eshte miresi prej Allahut. Ata [ehlu-bid'ah] jane sjellur me Ehlus-Sunnetin ashtu siç jane sjellur mushrikinet [idhujtaret] me te derguarin e Allahut. Ata ndan thenie te ndryshme qe ta akuzojne ate. Disa e quajten magjistar. Disa e quajten falltor. Disa e quajten te çmendur. Disa e quajten ate si dikush i vene ne sprove dhe te tjere e quajten shpikes, sajues, e genjeshtar. Dhe Profeti, salallahu alejhi ue selam, ishte larg dhe i paster nga te gjithe keto te keqia dhe ai nuk ishte veçse nje i derguar, i zgjedhur, nje profet. Allahu, i Plotefuqishmi, i Madheruari thote:"Shiko sesi ata te veshin emra ty. Ata jane te humbur dhe nuk jane ne gjendje ta gjejne rrugen te drejte." Suratul Furkan 25:9

Dhe e njejta gje me bidatçinjte, Allahu i largofte ata; i kane ndare keto thenie ne mes vetes se tyre qe me to te akuzojne ata qe mbartin hadithet e te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe transmetuesit e haditheve te tij, prej atyre qe e udhezojne veten e tyre me te dhe qe kerkojne udhezim ne Sunnetin e tij. Keshtu, ata [ehlul bid'ah] i kane quajtur me emrat Heshauijjah, Mushabihhah, dhe te tjere i kane therritur Mebitah dhe Nesibah dhe Xhebarijjah."

Por, As'habul Hadith jane te ruajtur dhe te sigurte prej ketyre cilesive te keqia. Ata jane te paster dhe te pafaje. Ata jane ndjekes te ndritur te Sunnetit, nje model sjelljeje shume i mire, i drejte, dhe nje rruge e shtruar dhe e forcuar me prova te forta. Allahu u ka dhene atyre sukses ne ndjekjen e Librit, Shpalljes se Tij, dhe Fjales se tij. Ata jane qe kerkojne te udhezohen duke ndjekur Profetin, salallahu alejhi ue selam, dhe hadithin e tij me te cilin ai e ka urdheruar kete Ummet me theniet e mira e te drejta dhe ka ndaluar theniet dhe veprat e keqia. Allahu i ka ndihmuar ata ne ndjekjen e profetit ne rrugen dhe sjelljen, duke udhezuar vetet e tyre me plotesimin dhe praktikimin e Sunnetit. Allahu i ka bere ata prej ndjekesve te Eulijave te Tij me te afert dhe i ka nderuar dhe i ka perforcuar. Dhe Ai i ka hapur kraheroret e tyre ne dashuri ndaj Profetit dhe ne dashuri ndaj dijetareve te Sheriatit dhe dijetareve te Ummetit. Dhe kush do nje grup njerezish do te jete me ata qe

Page 91: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

91 MBUROJA.net

do ne Diten e Gjykimit, per shkak te thenies se te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam:"Njeriu do te jete me ata qe do." Ky eshte hadith sahih qe arrin graden e muteuatir dhe eshte transmetuar nga keta sahabe:Enes Ibn Malik, transmeton Ahmedi, Bukhari, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhi dhe te tjere;Abdullah Ibn Mes'udi, transmeton Ahmedi, Bukhari, Muslimi Dhe et-Taberani ne es-Sagir; Ebu Musa el-Esh'ari, transmeton Ahmedi, Bukhari, Ebu Daudi, ed-Darimi dhe Ibn Hibbani.

Kapitulli i tete

NE NDALESEN E QENDRIMIT ME NJEREZIT E BIDATIT NE DABATIMIN ME TA, T'I BRAKTISESH ATA DHE ATA QE SHOQEROHEN ME TA.

I derguari i Allahut, salaAllahu alejhi ue selem, ka thene:"Kush ben bidate ose rehaton nje bidatçi, atehere mbi te eshte mallkimi i Allahut, melaikeve te Tij dhe gjithe njerezve." [Bukhari 12/41 dhe Muslimi 9/140]

Kadi Ebu Ja'la [vdiq 333H] ka thene:"Ka ixhma [renie dakord] ndermjet Sahabeve dhe ndermjet Tabi'ineve rreth largimit dhe ndarjes me bidatçinjte." [Hexherul Mubtedi, faqe 32]

el-Kurtubi [vdiq 671H] ka thene:"Dhe t'i shmangesh njerezve qe bejne mekate eshte e qarte, siç e kemi shpjeguar, atehere t'i shmangesh njerezve qe bejne bidate dhe ndjekin deshirat eshte akoma më me perparesi." [Tefsirul Kurtubi 5/418]

el-Begaui [vdiq 535H] ka thene:"Dhe sahabet e tabi'inet, dhe ndjekesit e tyre dhe dijetaret e Sunnetit kaluan duke patur kete qendrim, duke qene te bashkuar dhe duke rene dakord ne armiqesine ndaj pasuesve te bidatit dhe largimit prej tyre." [Shehrus-Sunnah 1/227]

el-Begaui gjithashtu ka thene:"Dhe Profeti, salallahu alejhi ue selam, ka lajmeruar per perçarjen e ketij Ummeti dhe shfaqjen e deshirave dhe bidateve ne te. Dhe ai shpjegoi se shpetimi eshte per ata qe jane prej atyre qe ndjekin Sunnetin e tij dhe Sunnetin e sahabeve te tij. Keshtu, eshte e domosdoshme per nje musliman, qe kur e sheh nje njeri duke u marre me deshira e bidate, duke besuar ne to, dhe duke nenvleresuar Sunnetin, qe te largohet prej tij, te ndahet nga ai dhe ta leje ate. Keshtu ai nuk i jep selam atij kur e takon as nuk ia kthen selamin nese ai e pershendet i pari, derisa ai person ta braktise bidatin dhe t'i kthehet se vertetes." [Shehrus-Sunnah 1/224]

Page 92: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

92 MBUROJA.net

Ibn Kudamah [vdiq 620H] ka thene:"Selefus-salih e kishin ndaluar ndenjien me pasuesit e bidateve, shikimit te librave te tyre dhe degjimit te fjaleve te tyre." [el-Edabus-Sheriat 1/263]

Imam el-Lalika'i [vdiq 418H] ka thene ne Usulul I'tikad 1/114:"Çfare eshte transmetuar prej Profetit, salallahu alejhi ue selam, ne lidhje me ndalimin e debatimit me bidatçinjte." [Ebu Daud ka nje kapitull ne Sunenin e tij, 4/ 197,"Kapitulli: Te largohesh prej bidatçinjeve dhe t'i urresh ata."]

el-Bejheki [vdiq 458H] ka thene ne el-I'tikad, faqe 236, "Kapitulli: Ndalimi per ndenjien me bidatçinjte." [Imam en-Neueui [vdiq 676H] permend ne el-Edhker, faqe 323,"Kapitulli: Te rrish larg njerezve te bidateve dhe njerezve te mekateve."]

Ibn Abbas [vdiq 68H] ka thene:"Me te vertete gjerat me te urryera tek Allahu jane bidatet." [Bejheki ne Sunen el-Kubra 4/136]

el-Hasan el-Basri [vdiq 110H] ka thene:"Mos qendroni me pasuesit e bidateve e deshirave, mos debatoni me ta, as mos i degjoni ata." [Transmeton ed-Darimi ne Sunen 1/121 dhe el-Lalika'i nr.240]

el-Fudejl Ibn Ijad [vdiq 187H] ka thene:"Kam takuar njerezit me te mire. Te gjithe ata kane qene njerez te Sunnetit dhe ata ndalonin qe te shoqerohesh me pasuesit e bidatit." [Transmeton el-Lalika'i ne Sherh Usulul I'tikad nr.267.]

Ibrahim Ibn Mejserah [vdiq 132h] ka thene:"Kush e nderon nje bidatçi, ai ka ndimuar ne shkaterrimin e Islamit." [Lalika'i 1/39.]

Sufjan eth-Theuri [vdiq 161H] ka thene:"Kush degjon bidatçiun eshte larguar prej mbrojtjes se Allahut dhe i eshte mbeshtetur bidatit." [Transmeton Ebu Muajm ne el-Hiljeh 7/26 dhe Ibn Battah nr.444.]

Imam Malik [vdiq 179H] ka thene:"Sa te keqinj jane bidatçinjte. Ne nuk u japim selam atyre." [el-Begaui ne Sherhus-Sunnah 1/ 234.]

el-Fudejl Ibn Ijad [vdiq 187H] ka thene:"Kush ulet me nje pasues te bidatit, kini kujdes nga ai dhe kush ulet me nje bidatçi nuk i eshte dhene urtesi. Une do te doja qe te kishte nje mburoje hekuri ne mes meje e bidatçiut. Qe te ha me nje jehud ose nesara [te krishter], eshte me e dashur per mua sesa te ha me nje bidatçi." [Lalika'i nr.1149]

el-Lejth Ibn Sa'd [vdiq 175H] ka thene:"Sikur te shoh nje bidatçi duke ecur mbi uje nuk do te merrja dije prej tij." E imam Shafi'i ka thene:"Ai [Lejthi] i ka rene shkurt. Nese do te shihja nje bidatçi duke ecur ne ajer nuk do te merrja prej tij." [es-Sujuti ne el-Amr bil-Ittiba'uen Nehi'anil ibtida.]

Page 93: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

93 MBUROJA.net

eth-Thebit Ibn el-Exhlan ka thene:"Une kam takuar Enes Ibn Malik, Ibn el-Musejjeb, el-Hasan el-Basriun, Se'id Ibn el-Xhubejrin, esh-Sha'bin, Ibrahim en-Nakhain, Ata Ibn Ebi Ribeeh, Tausin, Muxhahidin, Abdullah Ibn Ebi Mulaikeh, ez-Zuhrin, Mekhulin, el-Kasim Ebu Abdur-Rrahmanin, Ata el-Khurasanin, Thebit el-Bunenin, el-Hakam Ibn Utben, Ejjub es-Sekhtijanin, Hammad Ibn Muhammed Ibn Sirinin, Ebu Amrin [ky i fundit kishte takuar Ebu Bekr es-Sidikun, Jezid er-Rikashi, dhe Sulejman Ibn Musa] te gjithe ata me kane urdheruar mua qe te kapem pas xhematit dhe me ndaluan qe te rri me pasuesit e bidateve." [Usulul I'tikad nr.239]

Sa'id Ibn Amir ka thene:Degjova gjyshin tim, Ismail Ibn Kharixhah qe tha:"Dy njerez prej pasuesve te deshirave erdhen tek Muhammed Ibn Sirini dhe i thane:"O Ebu Bekr, a te ta transmetojme nje hadith?" Ai tha:"Jo." Ata thane:"A ta recitojme nje ajet?" Ai tha:"Jo, ose ju çohuni e ikni, ose une do te çohem e te iku." Keshtu, dy njerezit u ngriten e iken. Disa njerez i thane atij:"Çfare demi do te behej ty nese ata do te lexonin ndonje ajet?" Ai tha:"Nuk me pelqen qe ata te me lexojne ndonje ajet dhe t'ia ndryshojne kuptimin, e qe kjo te hyje ne zemren time." [Ibid. nr.242.]

el-Auzai [vdiq 157H] transmeton nga Jahja Ibn Kethir [vdiq 129H] se ai tha:"Nese sheh ndonje pasues te bidatit ne nje ane te rruges, atehere t'i merr anen tjeter." [Ibid 259]

el-Fudejl Ibn Ijad ka thene:"Nese nje person shkon tek dikush per keshille dhe ky i fundit e drejton ate tek nje bidatçi, atehere ai person ka mashtruar Islamin. Kini kujdes e mos shkoni tek bidatçinjte, sepse ata te largojne nga e verteta." [Ibid 261]

Ismail et-Tusi ka thene:"Ibn el-Mubarak me ka thene:"Le te jete shoqeria jote i varferi dhe nevojtari, dhe ki kujdes e mos u ul me nje bidatçi." [Ibid nr.260]

el-Fudejl Ibn Ijad ka thene:"Mos u ul me nje person te bidatit, sepse kam frike se mos mallkimi bie mbi ty." [Ibid 262.]

Ebu Kilabeh [vdiq 104H] ka thene:"Mos u ulni me ta as mos u perzieni me ta, sepse kam frike se mos ju zhysin juve ne lajthithjet e veta aq shume, sa ju nuk do te mund ta kuptoni." [Ibid nr.244.]

el-Fudjel Ibn Ijad ka thene:"Mos u ul me nje bidatçi. Allahu ia ka nenvleresuar veprat atij dhe drita e Islamit eshte larguar nga zemra e tij." [Ibid nr.263.] Ai tha gjithashtu:"Mos u ndjej i sigurt per fene tende kur je me nje bidatçi. Mos kerko keshillen e atij per punet e tua, dhe mos u rri me te, se kush ulet me nje bidatçi, Allahu do ta beje ate te trashegoje verberine." [Ibid 264.] Dhe ai tha:"Allahu ka melaike [engjej] qe shohin neper grumbullimet qe dhikr behet, keshtu qe shiko se me ke je ulur. Le te mos jete ai person me te cilin ulesh bidatçi, sepse Allahu nuk shikon tek ata. Dhe eshte nje shenje hipokrizie qe nje njeri te ulet e ngrihet me nje bidatçi." [Ibid nr.265]

Page 94: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

94 MBUROJA.net

Ibn Battah [vdiq 387H] transmeton prej Abdullah Ibn es-Serij qe tha:"Nuk eshte Sunneti me ne qe te zihemi me pasuesit e tekave, por Sunneti me ne eshte qe ne nuk i flasim askujt prej tyre." [Transmeton Ibn Battah ne el-Ibanah 2/365-366.] Ai gjithashtu transmeton prej Hanbel Ibn Is'hak Ibn Hanbel qe tha:"Nje njeri i shkruajti nje liber Ebu Abdullahit [Imam Ahmedit] duke kerkuar leje qe te shkruaje nje liber si kundershtim ndaj pasuesve te deshirave dhe per nje takim me Ehlul-Kelam, qe te debatojne me ta dhe t'i japin prova atyre. Keshtu, Ebu Abdullahi i shkruajti pergjigje duke i thene:"Nga çfare kemi degjuar dhe gjetur prej njerezve te dijes, eshte se ata e kane urryer qe te ulesh e flasesh me te lajthiturit. Çeshtja qendron tek nenshtrimi dhe ndalimin ne çfare eshte tek Libri i Allahut dhe Sunneti i te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe jo ne ndenjien me njerezit e bidatit e lajthitjes, duke kerkuar keshtu t'i kundershtosh ata, sepse ata veçse do te te çorodisin e ata vete nuk kthehen [nga e kota tek e verteta sh.p.]. Keshtu qe me e sigurt eshte, inshAllah, qe te braktisesh ndenjien me ta dhe argumentimin me ta rreth bidateve te tyre." [el-Ibanah 1/44]

el-Fudejl Ibn Ijad ka thene:"Nuk ka mundesi qe nje person i Sunnetit te perkrahe nje person te bidatit..." [Usulul I'tikad nr.266.]

Abdullah Ibn Umer es-Sarkhasi, dijetari i Khazarit ka thene:"Une po haja me nje bidatçi dhe kete e morri vesh Ibn el-Mubarek, e ai tha:"Nuk i fola atij per 30 dite." [Ibid nr.274]

Ebu Daud es-Sixhistani [vdiq 275H] ka thene:I thashe Ebu Abdullahit [Ahmed Ibn Hanbelit]:"Nese shoh ndonje pasues te Sunnetit ulur me nje pasues te bidatit, a mos t'i flas atij?" Ai tha:"Jo, ne fillim duhet ta lajmerosh ate se personi me te cilin ai po rrinte eshte nje bidatçi; nese ai s'do t'i flase me bidatçiut, vazhdo t'i flasesh atij, e nese jo, konsideroje ate si ate [bidatçiun]."

Ibn Mes'udi ka thene:"Njeriu eshte si shoku i tij." [Transmeton Ibn Ebi Ja'la ne Tabakatul Hanabilah 1/60]

Hammad Ibn Zejd [vdiq 179H] ka thene:"Une isha me Ejjubin dhe Junus Ibn Aun kur Amr Ibn Ubejd, dhe ai ishte Mu'tezili, kaloi dhe i dha selam atyre dhe ndaloi, por ata nuk ia kthyen selamin atij." [Mizanul I'tidal 3/274]

Kur Sulejman et-Tejmi [vdiq 143H] u semur, ai qante pa pushim dhe iu tha atij:"Cila eshte arsyeja qe ti po qan, afrimi i vdekjes?" Ai tha:"Jo, por kalova prane nje Kaderiu dhe i dhashe selam atij, dhe kam frike se Zoti im do te me kerkoje llogari per kete." [Transmeton Ebu Nuajm ne el-Hiljeh 3/32 dhe Ibn Xheuzi ne Telbis-Iblis, faqe 13-14]

Muhammed Ibn Ka'b el-Kurtubi ka thene:"Mos u ul me njerezit qe mohojne Kaderin [Kaderijjat] dhe mos beni debat me ta." Dhe kur Hammad Ibn Selemah ulej ne nje mexhlis thoshte:"Kush eshte Kaderij, le te çohet e te iki." Diçka e ngjashme eshte transmetuar per Tausin, Ejjubin, Sulejman et-Tejmine, Junus Ibn Ubejden dhe te tjere. el-

Page 95: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

95 MBUROJA.net

Kadi tha:"Dhe ixhmaja e Sahabeve dhe tabi'ineve eshte largimi nga njerezit e bidateve." [el-Edebush-Sheri'ah 1/232]

Nje nga bidatçinjte e pyeti Ejjub es-Sakhtijjanin:"O Ebu Bekr, a te pyes rreth nje fjale?" Ai u kthye nga ana tjeter e ia beri me shenje me doren e tij:"Jo, as edhe nje gjysem fjale."

Ibn Aun [vdiq 150H] ka thene:"Dhe kush rri me bidatçinjte, ai eshte edhe me i keq se ata." [Ibn Battah ne el-Ibanatul Kubra nr.446]

Ibn Hani en-Nesaburi ka thene:"E pashe Ebu Abdullahin [Imam Ahmedin] duke shkuar ne xhami dhe nje bidatçi i dha selam atij. Ai nuk ia ktheu selamin atij, dhe njeriu ia dha selamin perseri. Ahmedi u terhoq dhe nuk ia ktheu selamin." [Mesail Imam Ahmed te Ibn Hani en-Nesaburi, faqe 2/153.]

Ebu Uthman es-Sabuni ka thene:"Dhe ata i shmangen bidatçinjve, duke patur armiqesi per njerezit e tekave dhe lajthitjes. Ata i urrejne njerezit e bidatit, te cilet shtojne ne fe gjera qe nuk jane prej saj. Ata nuk i duan ata, nuk i shoqerojne ata, nuk ua degjojne fjalet, as nuk ulen per te debatuar me ta ne lidhje me fene. Dhe ata i ruajne veshet e tyre qe te mos degjojne batilin [kotesine, falsitetin e tyre], sepse nese veshi i degjon e shkon ne zemer, i demton zemrat dhe sjell ide te prishura dhe vesevese." [Akidatus-Salaf ue As'habul Hadith, faqe 99]

Ebul Xheuza [vdiq 83H] ka thene:"Sikur majmune e derra te jetonin afer meje, do te ishte me e dashur per mua sesa nje prej tyre [pasuesit e deshirave e bidateve] te jetoje afer meje." [Usulul I'tikad 1/131.] Ai eshte Aun Ibn Abdullah er-Rrabai el-Basri, nje nga dijetaret e medhenj. Ai ka transmetuar prej Aishas, Ibn Abbasit dhe Abdullah Ibn Amr Ibn el-Aas, radiAllahu anhuma. Ai ishte prej adhuruesve qe u ngrit kundra Haxhaxhit dhe eshte thene se ai eshte vrare ne diten e el-Xhemejin [e kafkave]. Hammad Ibn Zijad transmeton prej Amr Ibn Malik:"Degjova Ebul Xheuza qe tha:"Une nuk kam mallkuar askend, as nuk kam ngrene asnjehere ndonje gje qe ka qene e mallkuar, as nuk kam demtuar askend, asnjehere." Dhe Ebul Xheuza ishte shume i forte. Nuh Ibn Kajs transmeton nga Sulejman er-Rraba'i qe tha:"Ebul Xheuza agjeronte pa pushim per nje jave dhe pastaj mund ta kapte nje te ri prej krahu e gati t'ia thyente." [es-Sijer, volumi 4, faqe 371-372.] Ai gjithashtu ka thene:"Sikur te rri me derrat eshte me e dashur per mua sesa te rri me sektet e shpikura." [el-Hiljeh 3/78 dhe Ibn Sa'd 7/224]. Ai vdiq ne vitin 83H. [et-Tekrib dhe el-Khashif.]

Page 96: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

96 MBUROJA.net

Kapitulli i nente

DOMOSDOSHMERIA E PRANIMIT TE HADITHEVE QE JANE TRANSMETUAR PREJ TRANSMETUESVE TE BESUESHEM QE FLASIN PER CILESITE E ALLAHUT - NJE KUNDERSHTIM NDAJ SHKOLLES SE MENDIMIT RACIONALIST. [Prej hyrjes se Sherh Usulul I'tikad te el-Lalika'it me shtesa dhe korrigjime nga Ahmed Sa'd Hamdan]

Selefus-salih kishin nje menhexh [metodologji] rreth çeshtjes se besimit dhe kundershtimit te bidateve. Kjo gje eshte e qarte ne librat e tyre dhe ne transmetimet qe kane ardhur prej tyre, dhe ky menhexh eshte:

i Te marresh Kur'anin dhe Sunnetin si gjykates per çdo çeshtje te akides, duke mos mohuar asgje prej tyre dhe duke mos keqinterpretuar asgje prej tyre. ii Te marresh dhe te pranosh çfare eshte transmetuar prej sahabeve rreth çeshtjeve te fese ne pergjithesi e çeshtjeve te akides ne veçanti. iii Te mos zhytesh ne bisedime dhe te mos debatosh rreth çeshtjeve te besimit ne ata pjese qe nuk ka mundesi te kape mendja. iv Te mos besh debat me pasuesit e bidateve, te mos ulesh me ta, te mos i degjosh fjalet e tyre dhe as te mos t'ia paraqesesh e shpjegosh dyshimet e tyre te tjereve. v Te mundohesh qe te bashkosh muslimanet ne nje grup dhe te bashkosh fjalen e tyre.

Ky eshte menhexhi i te pareve tane te mire ne vendosjen e akides islamike dhe kundershtimin e pasuesve te bidateve. Persa i perket citimit te Kur'anit si prove, kjo eshte nje çeshtje qe kane rene dakord te gjithe ata qe jane te kapur pas Islamit, perveç atyre qe kane nje pelqim per racionalizem. Ata e ndryshojne kuptimin e shume ajeteve ku permenden Cilesite e Allahun me nje kuptim te ndryshem nga ai i qarti. Dhe persa i perket Ehlis-Sunnetit, ata i marrin ato ajete me kuptimin e tyre te qarte dhe nuk e ndryshojne kuptimin atyre.

Sheikhu i Mu'tezilive, el-Kadi Abdul-Xhebbar, ka thene:"Kur ka ajete ne Kur'an, qe kuptimi i tyre i qarte te duket si teshbih [perngjasim me krijesat] atehere eshte e detyrueshme qe t'i shpjegosh ato me te'uil, sepse fjalet mund te marrin shume kuptime dhe prova e nxjerre prej intelektit eshte larg marrjes se mendimeve te tjera." [el-Muhit bit-Tehlif, faqe 200] Ky eshte menhexhi i Mu'tezilive rreth Cilesive te Allahut. Kurse Ehlis-Sunneti i marrin ato ajete me kuptimin e tyre te qarte dhe nuk e ndryshojne kuptimin e tyre." [Shiko kapitullin e katert]

Persa i perket marrjes se Sunnetit si prove, ka nje beteje ndermjet Ehlis-Sunnetit dhe njerezve qe anojne nga racionalizmi. Ehlis-Sunneti perdor si prove çfaredo qe eshte transmetuar prej Profetit, salallahu alejhi ue selam, me hadithet e verteta dhe ato nuk

Page 97: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

97 MBUROJA.net

mohojne asnje prej tyre dhe nuk ia ndryshojne kuptimin atyre. Dhe ky menhexh eshte bere i qarte, duke ndjekur transmetimet prej selefus-salih.

Imami i Sunnetit, Ahmed Ibn Hanbel, ka thene ne lidhje me hadithet qe flasin per Cilesite e Allahut:"Ne i besojme ato, i afirmojme ato, dhe ne nuk mohojme asnje prej tyre nese ato transmetohen me transmetues te sinqerte e te besueshem." [Sherh Usulul I'tikad e Lalika'it nr.777]

Ai gjithashtu tha rreth hadithit te Ru'jah-se [se besimtari do ta shohe Allahun ne Diten e Gjykimit]:"Ato jane hadithe prej transmetueseve te besueshem; ne i besojme ato dhe kapemi pas tyre. Dhe, çfaredo qe transmetohet prej Profetit, salallahu alejhi ue selam, prej transmetueseve te besueshem, ne i besojme dhe kapemi pas tyre." [Ibid nr.889]

Sufjan Ibn Ujeineh [vdiq 197H] ka thene rreth haditheve te Ru'jah-se:"Ato jane te verteta. Ne i transmetojme ato ne ate menyre qe i kemi degjuar, prej atyre qe ne i besojme dhe jemi te kenaqur me ta." [Ibid nr.877 dhe es-Sunnah e Abdullah Ibn Ahmed nr.40]

Muhammed Ibn el-Hasan esh-Shejbani [vdiq 189H] u pyet per disa hadithe, ne te cilat permenden Cilesite e Allahut, e ai tha:"Me te vertete keto hadithe jane transmetuar prej transmetueseve te besueshem." [Ibid nr.741]

Ebu Ubejd el-Kasim Ibn Selem [vdiq 224H] ka thene rreth disa haditheve qe permendin Cilesite e Allahut:"Keto hadithe jane te verteta, transmetuesit e sinqerte e te besueshem i kane transmetuar ato prej njeri tjetrit." [Ibid nr.928]

Muhammed Ibn el-Hasan esh-Shejbani [vdiq 189H], shoku i Ebu Hanifes, ka thene:"Te gjithe fukahate, prej lindjes e perendimit, kane rene dakord ne detyrimin e pasjes besim ne Kur'anin dhe hadithet, se transmetuesit e sinqerte e te besueshem kane sjelle prej te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, ne pershkrimin e Zotit, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, pa bere tefsir dhe pa i krahasuar ato me krijesat [teshbih]. Keshtu, kushdo qe shpjegon ato, ai eshte larguar nga rruga qe Profeti dhe sahabet ishin. Se me te vertete, ata nuk i shpjeguan ato, por ata dhane fetua me çfare ishte ne Liber e ne Sunnet dhe pastaj heshten. Pra, kushdo qe flet me te foluren e Xhehm Ibn Safuanit, atehere ai eshte larguar prej xhematit, meqense ai [Xhehmi] e pershkruan Allahun me asgjene." [Transmetuar prej el-Lalika'it ne Usulul I'tikad 3/432]

Abdullah Ibn el-Auam ka thene:Sherik Ibn Abdullah [vdiq 177h] erdhi tek ne dhe ne i thame:Ka disa njerez qe i refuzojne hadithet:"Me te vertete Allahu zbret ne qiell me te ulet..," hadithin e Shikimit dhe hadithe te tjera te ngjashem," e ai tha:"Me te vertete ai qe erdhi me Sunnet ne namaz, zekat, Haxhxh, eshte po ai qe erdhi me keto hadithe. Dhe ne e njohim Allahun nepermjet ketyre haditheve." [Transmetuar prej Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbel ne es-Sunnah 1/66.]

Page 98: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

98 MBUROJA.net

Ky eshte menhexhi i selefus-salih - pranimi i haditheve sahih dhe jo i atyre daif e te shpikura.

Njerezit qe ndjekin mendjet e tyre, e kundertshojne kete menhexh te te pareve tane te mire, persa i perket marrjes se Sunnetit te vertete si prove, dhe ata mohojne Sunnetin edhe neqoftese eshte i vertete [sahih]; ata marrin vetem çfare mendjet e tyre thone.

Persa i perket marrjes se thenieve te Sahabeve dhe t'i japesh perparesi atyre perpara thenieve te atyre qe erdhen me pas, kjo eshte per shkak te grades se tyre te larte, meqenese ata ishin deshmitare te Shpalljes Hyjnore. Dhe, per shkak te mendjeve te tyre te pastra prej bidateve qe te çojne ne humbje e qe u shfaqen pas tyre, dhe perveç te tjerave, edhe kuptimi gjuhesor qe ata kishin per Sheriatin.

Te mos besh debate per çeshtjet e besimit dhe te mos i besh ato pika per debate te hapura, eshte per shkak te kuptimit te tyre dhe besimit se mendja njerezore eshte e paafte qe te njohe çeshtjet e gajbit ne vetvete, pavaresisht, dhe se roli i mendjes eshte vetem qe te kuptoje, te ndjeke e te besoje ate qe solli shpallja. Roli i mendjes nuk eshte qe te ngrihet e kundershtoje, sepse Shpallja erdhi si nje peshore ne mes te ketyre mendjeve kundershtare e te çoroditura.

"Tenzilum-min Hakimin Hamiid - [Shpallje] e zbritur prej te Urtit, te Falenderuarit." Suratul Fussilet 41:42

Dhe dijetaret prej selefus-salih e urrenin debatimin me pasuesit e bidateve dhe ndenjien me ta. Ne fakt, ata edhe ndaluan qe te permenden fjalet dhe dyshimet e tyre dhe shpjegimit te tyre njerezve, dhe kjo ishte per shkak te dobesise te atij qe e permend dhe paaftesise se tij per ta kundershtuar ate dhe per ta sqaruar kotesine e tij, dhe per shkak te kesaj, ai vehet ne sprove pasi e ka lexuar ose degjuar.

Ne kete eshte nje mbrojtje per zemrat e muslimaneve dhe nje mbrotje per mendimet dhe mendjet e tyre. Dhe kjo eshte nje shtese e qenies gjithahshtu, nje menyre e poshterimit te pasuesve te bidatit dhe nje mburoje kundra opinioneve te tyre dhe mendjemadhesise se tyre duke mos perdorur librat e selefus-salih per te vleresuar mendimet e tyre te humbura. Prej transmetimeve te selefeve qe e bejne menhexhin e tyre te qarte jane:

Thenia e Sufjan eth-Theurit:"Kushdo qe degjon ndonje bidat, le te mos e njoftoje shokun e tij per kete, keshtu qe te mos ia fuse atij ne zemer [dhe zemrat te ndikohen prej tij]." [Sherhus-Sunnah, el Bagaui 1/227]

Ejjub es-Sakhtijani ka thene:"Ju nuk i kundershtoni ata me diçka me te ashper sesa heshtja." [el-Ibanah e Ibn Battah 2/365-366]

Page 99: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

99 MBUROJA.net

Abdullah Ibn Serijj ka thene:"Nuk eshte Sunneti me ne qe te debatojme me pasuesit e tekave, por Sunneti me ne eshte qe ne nuk i flasim askujt prej tyre." Dhe gjithashtu transmetimi i Hanbel Ibn Is'hakut, qe u permend me perpara.

Ma'mari ka thene:"Djali i Tausit ishte ulur dhe nje Mu'tezili erdhi dhe filloi te flase. Tausi i vendosi gishtat e tij tek veshet e tij dhe tha:"O biri im! Vendosi gishtat e tu tek veshet e tu, qe te mos degjosh se çfare thote ai, sepse zemra eshte e dobet [zemra e djalit te tij]. Pastaj ai tha:"O biri im! Shtypi gishtat e tu me fort, me fort." Dhe ai nuk pushoi se theni "me fort," derisa njeriu u çua e iku." [Sherh Usulul I'tikad nr.248 me fjale te tjera]

Ky eshte menhexhi i selefeve ne afirmimin dhe ruajtjen e akides se tyre dhe kjo do te behet e qarte per ata qe lexon librat e tyre, prej kohes se hershme deri ne kohet e vonshme.

Kapitulli i dhjete

AKIDEJA E EBUL-HASAN EL-ESH'ARI DHE NJE KUNDERSHTIM NDAJ ESH'ARIJVE. [Prej librave, I'TIKAD EHLUS-SUNNAH AS'HABUL HADITH SHERH XHUMLETU MA HAKAHU ANHUM EBUL HASAN EL-ESH'ARIJJ UE KARRARAHU FIJ MAKALETIHI DHE EDH-DHEBB AN EBI HASAN EL-ESH'ARI]

Dijetaret e selefit kane shfaqur nje rol te madh ne shpartallimin e planeve te armiqeve te Islamit, me gjithe sektet dhe dyshimet e llojllojshme qe ata perhapin. Akideja islamike u vu ne sprove qe ne kohet e para me medhehbet e ndryshme dhe me idete e reja qe hyne me filozofine e kelamin.

Mu'tezilet luajten nje rol te madh ne ndryshimin e teksteve te Sheriatit prej Kur'anit e Sunnetit, duke bere kurthe kundra dijetareve te selefit dhe duke sulmuar nderin e tyre. Nje nga kurthet me te famshme eshte sprova e Imam Ahmedit, i cili qendroi i patundur ne sprove duke kundershtuar dyshimet dhe kotesite e tyre, ai dhe dijetaret te ngjashem te ketij Ummeti si Imam Bukhari, ed-Darimi, Ibn Kutejbeh, Ibn Mendeh dhe te tjere.

Dhe Ebul Hasan el-Esh'ari ne pjesen e pare te jetes se tij, ishte Mu'tezili, meqenese ai u edukua prej Ebu Ali el-Xhube'i, sheikhu i Mu'tezileve te Basras ne kohen e tij. Dhe, Allahu deshironte miresi per Ebul Hasan el-Esh'ari dhe i dha atij sukses duke marre prej Kur'anit dhe Sunnetit dhe duke braktisur medhhebin e Mu'tezileve. Atehere, ai e kundershtoi punen e Mu'tezileve, i nxorri ne shesh kotesirat e tyre dhe i mundi argumenetet e tyre, qofshin me prova prej teksteve ose me mendim." [Ibn Kethiri ka thene:"el-Esh'ari ishte Mu'tezili dhe ai u pendua kur ishte ne minber ne Basrah, dhe

Page 100: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

100 MBUROJA.net

pastaj i nxori ne shesh skandalet dhe kotesirat e Mu'tezilive." [el-Bidajah uen-Nihajah 7/178]

Librat e tij deshmojne per kete. E ai qendroi per nje kohe duke folur per çeshtjet e besimit, me theniet e Ibn Kulebit [Ai eshte Abdullah Ibn Se'id Ibn Kuleb, el-Kattan el-Basri, koka e mutekelimun [njerezve te kelamit] ne kohen e tij. Ai eshte gjithashtu autor i disa veprave qe kundershtojme Mu'tezilet por disa here ai binte dakord me ta. Ai vdiq dikur pas 240H, es-Sijar 11/74. Dhe, sheikhul Islam Ibn Tejjmijah ka thene:"Persa i perket el-Harith el-Muhesibi, ai e pershkruante veten me thenien e Ibn Kulebit, e keshtu Ahmed Ibn Hanbeli urdheroi qe t'i largoheshin atij, dhe Ahmedi i paralajmeronte njerezit kundra Ibn Kulebit dhe pasuesve te tij." [Dar'at-Te'arudil Akl uen-Nakl 2/6].

Sidoqofte, ne pjesen e fundit te jetes se tij, ai ishte ne akiden e selefeve dhe ai foli me te folmen e imam Ahmedit rreth Cilesive te Allahut. Keshtu ai afirmoi per Allahun ate qe Allahu kishte pershkruar Veten e Tij dhe çfare i derguari, salallahu alejhi ue selam, kishte folur ne Sunnet. Dhe kjo eshte e permendur ne librin e tij te quajtur, "el-Ibanah an Usulul Dijenah." Mirepo, ate qe pershkruajne veten me medhhebin e Ebul Hasan el-Esh'arit vazhduan te marrin prej Ibn Kulebit dhe ia kaluan atyre qe e pershkruanin veten si pasues te Ebul Hasan el-Esh'ariut, brez pas brezi. E verteta eshte çfare dijetaret deshmojne, ata qe kane ndershmeri, sinqeritet dhe nuk mbajne ane, se akideja qe Ebul Hasan el-Esh'ari kishte dhe me te cilen e adhuroi Allahun, eshte akideja qe ai e pershkroi ne librin e tij, "el-Ibanah," dhe ky ishte libri i tij i fundit ne te cilin çeshtjet e akides u vendosen.

Ne kohet e sotme, shume e pershkruajne veten me Ebul Hasan el-Esh'ariun dhe e quajne veten e tyre Esh'arijjah, duke deklaruar se ata jane kapur pas akides qe ai ishte kapur, e veçanerishte ne lidhje me Cilesite e Allahut. Mirepo, ata nuk moren akiden per te cilen ai u kap ne fund te jetes se tij, akide e cila shfaqet ne dy librat e tij, "el-Ibanah an Usulul Dijenah," dhe "el-Mukalatul Islamijjin."

Çfare eshte akoma me e çuditshme, eshte se thenia e tyre se Ebul Hasan el-Esh'ari e shkruajti librin el-Ibanah si mashtrim dhe si nje perpjekje qe te pershtatej me Hanbelite, duke pasur frike per jeten e tij. Dihet mire se mashtrimi [tekijeh] eshte nifak [hipokrizi] dhe kjo eshte nje cilesi e keqe per çdo musliman te thjeshte, dhe çdo musliman mundohet te jete i paster prej kesaj, e çfare mund te thuhet atehere per nje dijetar?

Dhe meqenese kjo s'eshte veçse nje zullum dhe nje genjeshter per te, nje numer dijetaresh, te ditur si mbartes te dijes dhe takuas, kane marre persiper shpjegimin e se vertetes. E keshtu, ai e nxori ne shesh kotesiren e ketyre genjeshtrave dhe mashtimeve ndaj ketij dijetari me vlere dhe shpjeguan se tekijah dhe nifaku nuk jane cilesi te dijetareve, dhe se Ebul hasan el-Esh'ari eshte i paster prej ketyre cilesive te keqia. Dhe çdo gje qe eshte ne librat e tij, el-Ibanah dhe el-Makalat, eshte besimi dhe ibadeti i tij ndaj

Page 101: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

101 MBUROJA.net

Allahut. Ai tha ne Makalat:"Dhe çdo gje me te cilen ata folen [Ehlul-Hadith] ne flasim dhe ndjekim."

Ebul Hasan el-Esh'ari tha gjithashtu ne Makalat:"Bazat e pasuesve te Sunnetit dhe Hadithit jane..." dhe ai i reshton keto baza, mes te cilave:

Dhe se Allahu, i Madheruari, i Lartesuari, eshte mbi Arsh, ashtu siç Ai thote:

"err-Rrahmanu alel Arshis-steua - Meshiruesi u lartesua mbi Arsh." Ta Ha 20:5

Dhe se Ai ka dy Duar, pa pyetur se "si?," ashtu siç Ai thote:

"Khalektu bijedejja - E krijova me Duart e Mia." Surah Sad 38:75

Dhe Ai tha:

"Bel jedeehu mebsuutaten - Por Duart e Tij jane te hapura." Suratul Maideh 5:64

Dhe ata afirmojne Degjimin e Shikimin per Te dhe ata nuk i mohojne keto ashtu siç Mu'tezilite i mohojne. Dhe ata i afirmojne hadithet qe kane ardhur prej te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam:"Me te vertete Allahu zbret ne qielllin me te ulet dhe thote:"A eshte ndonjeri duke kerkuar fajle..." ne ate menyre qe i ka ardhur te derguarit te Allahut. Dhe ata e shohin si te nevojshme nevojen e pasimit te selefeve prej dijetareve te fese, te cilet nuk shpiknin ne fe ate qe Allahu e ka ndaluar. Dhe ata thone se Kur'ani eshte e Folura e Allahut, nuk eshte i krijuar."

Dhe ai i pranoi te gjitha ato qe selefus-salih pranuan ne lidhje me Cilesite e Allahut dhe çeshtjeve te tjera te akides dhe e mbylli duke thene:"Kjo eshte nje permbledhje e bazave [te pasueseve te hadithit e sunnetit] me te cilat ata urdheruan, punuan dhe e pane te domosdoshme besimin ne to. Dhe çfaredo qe eshte permendur ne fjalet e tyre, ne flasim si ata dhe anojme nga ajo." E kush deshiron te dije me teper, le te lexoje librat el-Ibanah dhe el-Makalat.

Persa u perket atyre qe ia atribuan librin el-Ibanah Ebul Hasan el-Esh'ariut dhe kane deshmuar se ky ishte libri i tij i fundit rreth akides, atehere ata jane te shumte, dhe ne mesin e tyre jane:

i el-Hafidh Ibn Asakir ne Tebjin Kedhibul Muftari, faqe 152, qe eshte nje kundershtim ndaj el-Ahuazait qe e akuzoi el-Esh'ariun per tekijeh [mashtrim]. ii el-Bejheki ne el-I'tikad, faqe 31. iii Imam edh-Dhehebi ne el-Uluw nr.276 dhe iv Ibnul Imad ne Shedhratudh-Dheheb, faqe 303.

Page 102: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

102 MBUROJA.net

Me tej, Ebul Kasim Abdul-Malik Ibn Isa Ibn Derbes [1] [vdiq 659H] ne librin e tij,"edh-Dheb an Ebi Hasan el-Esh'ari, permend njerezit e dijes qe ia kane atribuar kete liber Ebul Hasan el-Esh'ariut dhe kane deshmuar se kjo eshte akideja qe ai perqafoi ne fund te jetes se tij. Ai tha:"Nje grup prej dijetareve te shquar e te vlefshem prej fukahave te Islamit, dijetareve te qyteteve, Huffadh [ruajtesve] te hadithit dhe te tjere, kane permendur librin, jane varur ne te, dhe kane afirmuar se eshte libri i Ebul Hasan el-Esh'ariut, dhe e kane lavderuar ate per ate qe ai ka permendur ne liber, dhe e kane deklaruar ate te paster prej çdo bidati, qe te tjere i pershkruajne atij dhe e kane cituar ate prej veprave te tij [Usulul Dijenah]..." pastaj ai i permend ata dhe midis tyre jane:

i el-Hafidh Ebu Bekr el-Bejheki [Ai eshte imami, hafizi, sheikhu i Khurasanit Ebu Bekr Ahmed Ibn el-Husejn Ibn Ali Ibn Musa el-Khasruxhardi el- Bejheki, autor i shume librave. Ai eshte lindur ne Sha'ban te vitit 384H. Prej veprave te tij jane: el-Esma ues-Sifat, 2 vellime; es-Sunen el-Kubra, 10 vellime; es-Sunen uel Athar, 4 vellime; Shu'abul Iman, 2 vellime; Dala'ilun Nubuwah, 3 volume; el-Mu'tekad, 1 vellim. edh-Dhehebi permend shume vepra te tjera te tij. Ai vdiq ne vitin 458H.] ii Ebul Kasim Ibn Ali Ibn el-Hasan Ibn Hibatullah, i njohur si Ibn Asakir.[Ibn Asakir Kasim Ibn Ali Ibn el-Hasan Ibn Hibatullah, muhadithi dhe hafizi i shquar, Ebu Muhammed Ibn Asakir ed-Dimashki, lindur ne vitin 527H. Ai ishte muhadith dhe saduk. Ibn Nuktek ka thene per te:"Thikah [i sakte, i besueshem dhe i sinqerte]. Ai vdiq ne vitin 600H. Shiko Tedhkiratul Huffadh 4/1367] iii el-Imam, el-Hafidh, Ebul Abbas Ahmed Ibn Thebit et-Turki. [Ebul Abbas Ahmed Ibn Thebit Ibn Muhammed et-Turki el-Asbahani. Ai ishte hafidh mutkin [shume i sakte ne mesimin permendesh]. Ai degjoi ne Asbahan prej Ebul Fadl el-Mutahar Ibn Abdul-Uahid, Ebul Kasim el-Busri, Ebu Ali et-Tustari dhe te tjere. Shiko el-Lubel fij Tehdhibil-Insab 2/280] iv Ebu Uthman Ismail es-Sabuni [Sheikhul Islam, Islamil Ibn Abdurr-Rrahman en-Nesapuri, el-ua'idh, el-mufessir, el-musanif, nje prej dijetareve te shquar. Ai transmetoi prej Zahir es-Sarkhasi. Ai vdiq ne virin 449H ne moshen 77. Ai ishte sheikhu i Khurasanit ne kohen e tij. Shiko el-Ibar 3/219] v el-Imam, el-Hafidh, Ebu Tahir es-Salefi. [Ebu Tahir es-Salafi, Muhammed Ibn Ahmed, el-hafidh el-Kebir el-Asbahani. Ai ishte thikah, nje hafidh. Ai vdiq ne vitin 576H ne moshen 106 vjeçare. Shiko Tedhkiratul Huffadh 4/254] vi Imamul Kurra, Ebu Ali Hasan Ibn Ali Ibn Ibrahim el-Farisi.[Abu Ali el-Ahuazai, el-Hasan Ibn Ali Ibn Ibrahim el-Mukri, recituesi i njerezve te Shamit dhe autor i shume librave. Lindur ne vitin 362h, ai takoi shume dijetare te medhenj te fese si psh Ebul Ferexh esh-Shanbudhi dhe Ali Ibn Husejn el- Gadajari. Ai transmetoi hadith prej Nasr el-Murxhi dhe Mu'afi el-Xhariri. Ai vdiq ne vitin 446h. Shiko Shedhratul Dheheb 3/274] vii el-Imam, el-Fakih, Ebul Fet'h Nasr el-Mekdisi.[el-Fakih Nasr Ibn Ibrahim Ibn Nasr el-Mekdisi en-Nabilisi Ebul Fet'h ez-Zahid. Sheikhu i Shafi'ive te Samit dhe autor i shume librave. Ai ishte nje imam dhe nje dijetar i shquar, nje mufti, muhadith, haidh, dhe zahid. Ai jetoi per me shume se 80 vjet dhe degjoi shume hadithe. Ai jetoi ne Kuds per nje kohe te gjate dhe vdiq ne diten e Ashuras ne vitin 490H. Shiko el-Ibar 3/328]

Page 103: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

103 MBUROJA.net

viii el-Fakih Ebul Ma'ali.[Maxhali Ibn Xhami, Kadiu i kadive ne Misr, Ebul Ma'ali el-Kurshi el-Makhzumi esh-Shafi'i, autori i librit edh-Dheke'ir fil Medhheb. Ai vdiq ne muajin Dhul Ka'dah te vitit 550h. Shiko el-Ibar 4/148] ix el-Hafidh Ebu Muhammed Ibn Ali el-Bagdadi. [Autori Ibn Darbes tha:"Dhe ne mes tyre eshte Ebu Muhammed Ibn Ali el-Bagdadi, banor i Mekkes, Allahu e ruajte. Une pashe nje kopje te librit el-Ibanah me shkrimin e tij qe nga fillimi deri ne fund. Dhe ne fudn te tij ishte çfare u permend. I perkiste sheikhut tone, imamit, kryetarit te dijetareve, fakihut, hafizit, Ebul Hasan Ibn Mufaddal el-Mekdisi. Une shkruajta nje kopje prej tij dhe e krahasova ate pasi e shkrova me nje kopje tjeter qe e gjeta tek libri i imam Nasr el-Mekdisi ne Bejtul Makdis, Allahu e ruajte, dhe nje nga shoket tane e prezentoi ate ne rrethinat e Bejtul Makdisit, njerit prej atyre qe ishte me pozite mes xhehemijve, te cilet thone se Ebul Hasan el-Esh'ari nuk e ka shkruar el-Ibanah. Por, ai e kundershtoi dhe mohoi duke thene:"Ne nuk kemi degjuar rreth ketij libri dhe as qe eshte veper e tij..." Shiko edh-Dhebb an Ebui Hasna el-Esh'ari, faqe 130-131]

[1] Ibn Darbes el-Kadi Kemalud-din Ebu Hamid Muhammed Ibn kadi el-Kudet Sadrud-din Abdul-Malik Ibn Isa el-Marrrani el-Misri esh-Shafi'i ed-Darir u lind ne vitin 576H. Ai mesoi dhe dha fetua, dhe ishte i zene me studime. Ai degjoi prej Buajsiri dhe el-Kasim Ibn Asakir. Ai vdiq ne muajin Sheual te vitin 659H. [Shiko el-Ibar 5/256 dhe Shedhratudh-Dheheb 5/299]

Ai tha ne fillim te librit te tij, edh-Dhebb an Abu Hasan el-Esh'ari:"Ne vazhdim:Ta dini, o vellezer, Allahu na dhente sukses juve e neve ne rrugen e drejte dhe na udhezofte te gjitheve ne rrugen e drejte, se libri el-Ibanah an Usululid-Dijenah qe imam Ebul Hasan Ali Ibn Ismaili shkruajti, eshte akideja me te cilen ai e adhuroi Allahun, te Madheruarin, te Lartesuarin, pasi u largua prej I'tizal [medhhebit te Mu'tezileve], kjo me meshiren e Allahut dhe miresine e Tij. Dhe çdo thenie qe i pershkruhet atij, tani qe eshte ne kundershtim me el-Ibanah, atehere ai eshte kthyer prej tyre, i ka braktisur ata dhe ka deklaruar veten e tij te pafajshem para Allahut, te Madheruarit. Dhe si mund te jete ndryshe, kur ai tha se feja me te cilen ai adhuron Allahun, te Madheruarin, eshte qe ai transmeton dhe e vendos veten tek rruga e sahabeve dhe tabi'ineve dhe dijetareve te hadithit, ata qe kane kaluar, dhe thenien e imam Ahmed Ibn Hanbel. Dhe se feja e tij eshte çfare Libri i Allahut dhe Sunneti thone. Atehere, a eshte e lejueshme te thuhet se ai mori rruge tjeter? Ne çfare saktesisht u kthye ai, qe ju mund ta shihni? A u kthye ai kundra Librit te Allahut dhe Sunnetit te Profetit, ne kundershtim te rruges se sahabeve, tabi'ineve dhe dijetareve te hadithit? Dhe me dijen e tij çfare ishte medhhebi i tyre? Ai e transmetoi kete [akiden] ne el-Ibanah prej tyre, dhe si mundet ajo qe nuk mund t'ia pershkruash nje muslimani te thjeshte t'ia pershkruash dijetareve te fese? Ose, mund te thuhet se ai ishte injorant, gjate kohes se jetes se tij qe ai studjoi medhhebet dhe sekte e ndryshme, ne çfare ai po transmetonte prej selefeve qe kishin kaluar. Dhe kjo eshte diçka qe nje person i drejte nuk mund ta imagjinoje ose dyshoje, dhe veçse nje arrogant kapet pas kesaj..." Dhe ai vazhdon te permend ata qe e kane vertetuar se el-Ibanah eshte e Ebul

Page 104: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

104 MBUROJA.net

Hasan el-Esh'ariut, siç permenden me siper. [Shiko librin edh-Dhebb an Ebu Hasan el-Esh'ari, e pare dhe verifikuar prej Ali Ibn Muhammed Ibn Nasr el-Fakihi, faqe 97-108]

Dhe secili prej tyre ka deshmuar me detaje rreth akides se Ebul Hasan el-Esh'ari ashtu siç gjendet dhe shpjegohet ne librin e tij te fundit, el- Ibanah, dhe kjo ne perputhje me selefus-salih. Persa i perket Esh'arijjve te sotshem, ata jane ne nje rruge qe Ebu Hasan el-Esh'ari e deklaroi veten te paster, dhe dijetaret i konsiderojne ata si pjese e Ehlul Bid'ah uel Dalalah dhe jo si Ehlus-Sunnah uel Xhema'ah.[1]

[1] Sheikh Ibn Uthejmini ka thene:"Keshtu p.sh. Esh'arijjte dhe Maturidijte nuk konsiderohen si pjese e Ehlis-Sunnah uel Xhema'ah ne kete çeshtje [rreth emrave dhe cilesive te Allahut]. Por, ata e kundershtojne Profetin dhe sahabet e tij ne besimin e cilesive te Allahut sipas kuptimit te tyre te qarte. Keshtu, kushdo qe thote se Ehlus-Sunnah jane tre grupe: Selefijte, Esh'arijte dhe Maturidijte, atehere nje person i tille ka bere gabim. Por ne themi:"Si mund te konsiderohen te tre prej Ehlis-Sunnetin kur ata kane ndryshime me njeri-tjetrin? E çfare ka pas se vertetes veçse humbje. Si mund te jene te gjithe prej Ehlis-Sunetit kur secili prej tyre kundershton tjetrin, kjo nuk eshte e mundur, veçse nese eshte e mundur qe te gjesh nje rruge ne mes te kundershtimeve. Me te vertete vetem njeri prej tyre eshte Ehlus-Sunnah, por kush? A jane Esh'arijjte, Maturidijte apo Selefite? Kush prej tyre bie dakord me Sunnetin konsiderohet si Ehlus-Sunnah, kursa ata qe e kundershtojne nuk jane prej tyre. Keshtu dhe themi:"Selefet jane Ehlus-Sunnah uel Xhema'ah dhe ky pershkrim eshte i vertete vetem per ta. E si mundet dikush qe e kundershton Sunnetin te quhet Ehlus-Sunnah uel Xhema'ah, kjo nuk eshte e mundur. E si mund te themi ne qe Ehlus-Sunnah jane tre grupe te ndryshme, e te themi se ka renie dakord? A ka renie dakord e konsensus? Por, ne themi qe Ehlus-Sunnah uel Xhemah jane ata qe jane ne rrugen e Profetit dhe sahabeve ne akiden e selefus-salih deri ne diten e gjykimit - dhe keta jane selefijte." [Sherh Akidatil Uasitijjah 1/123]

Dhe kjo eshte per shkak se termi Ehlus-Sunnah uel Xhema'ah perdoret me dy kuptime te ndara:

Kuptimi i pergjithshem: qe perdoret ne kundershtim me Shi'at. Keshtu qe thuhet:Ata qe deklarojne veten pasues te Islamit jane dy grupe: Ehlus-Sunnah dhe Shi'a. Sheikhul Islam e titulloi librin e tij, pergjigje ndaj Rafidave, "Minhaxhus-Sunnah," dhe ne te ai i shpjegoi keto dy kuptime, dhe e beri te qarte se pozita se sektet e shpikura jane prej Ehlis-Sunnetit eshte vetem per kete kuptim. Ky kuptim i perfshin te gjithe perveç Shi'ave, si p.sh. Esh'arijte ne menyre te veçante, meqenese persa i perket statutit te sahabeve dhe hulefave, Esh'arijat dhe Ehlus-Sunnah jane te nje mendimi.

Kuptimi i veçante: qe perdoret si kundershtim ndaj bidatçinjve dhe pasuesve te sekteve te shpikura, dhe ky kuptim eshte me i perdorshem. Keshtu, kur thuhet ne libra ne kritiken e transmetuesve per nje njeri se ai ishte prej Ehlis-Sunnetit, ajo qe kuptohet ketu

Page 105: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

105 MBUROJA.net

eshte se ai nuk ishte p.sh. Haraurixh, Mu'tezil a Shi'a dhe se nuk ishte njeri i kelamit dhe bidateve.

Me kete kuptim Esh'arijjte nuk hyjne ne te [ne Ehlis-Sunnah]. Por, ata jane jashte tij ashtu siç imam Ahmed dhe Ibn el-Medini e kane thene ne librat e tyre, se kushdo qe merret me kelam nuk konsiderohet prej Ehlis-Sunnetit, edhe nese me kete kelam arrin tek Sunneti, derisa ta braktise ate [kelamin] dhe t'i nenshtrohet teksteve [Kur'anit e Sunnetit]. Keshtu ata nuk e vejne si kusht per personi veçse te bie dakord me Sunnetin, por duhet te marre prej tij. Keshtu, ai qe merr prej Sunnetit eshte prej pasueseve te Sunnetit, edhe nese ben gabim, kurse ai qe merr nga ndonje burim tjeter eshte ne gabim, edhe pse ai bie dakord me te. Por, Esh'arijjte marrin dhe nxjerrin konkluzione nga burime te tjera e jo nga Sunneti, dhe ata nuk bien dakord me te [Sunnetin] ne perfundimet e tyre, atehere si mund te quhen ata pasues te tij.

Nje permbledhje e thenieve te dijetareve rreth Esh'arijve paraqitet ketu:

Hafidhi i Perendimit dhe dijetari i shquar, Ibn Abdul-Berr, transmeton me senedin e tij prej dijetareve Malikij te Lindjes, se Ibn Khuzejmeh tha ne Kitabush-Shuhudat si shpjegim rreth thenies se imam Malik, se nuk eshte e lejueshme qe te pranosh deshmine e bidatçinjve dhe sekteve te shpikura." Njerezit e sekteve te shpikura, sipas Malik dhe pjeses tjeter te shokeve tane, jane njerezit e kelamit.. Keshtu, çdo person i kelamit eshte prej njerezve te sekteve te shpikura dhe bidateve, qofte ai Esh'arij ose ndonje gje tjeter, dhe deshmia e tij nuk pranohet ne Islam. Ai duhet te denohet per kete bidat, dhe nese ngul kembe, prej tij kerkohet qe te beje teube." [Xhami'ul Bajanil Ilm Ue Fadlihi 2/117]

Gjithashtu, Ibn Abdul-Berr transmeton ne el-Ihtika prej tre dijetareve:Malik, Ebu Hanifa dhe Esh-Shafi'i, se ata e ndaluan kelamin dhe folen rrepte kundra pasueseve te tij, dhe se ata jane bidatçinj dhe se duhet te denohen. E ngjashme transmetohet prej Ibnul Kajjim ne Ixhtima'ul Xhujushil Islamijjah. Dhe a jane Esh'arijte veçse pasues te kelamit?

Imam Ebul Abbas Ibn Surejxh, i njohur si 'Shafi'iu i dyte,' bashkekohes me el-Esh'ariun ka thene:"Ne nuk flasim me te'uilin [nderrim kuptimi] e Mu'tezileve, Esh'arive dhe Xhehemijeve, heretikeve, dhe atyre qe e krahasojne Allahun me krijesat. Por, ne i pranojme Cilesite e Allahut duke qene larg krahasimit te tyre me krijesat." [Ixhtima'ul Xhujushil Islamijjah, faqe 62]

Imam Ebul Hasan el-Kurxhi, nje nga dijetaret Shaf'i te shekullit te peste, ka thene:"Imamet e medhebit Shafi'i nuk kane ndaluar largimin e vetes se tyre dhe urrenin qe te konsideroheshin si Esh'arij, dhe ai e largonte veten nga ai qe el-Esh'arij ndertoi ne medhebin e tij, dhe ata i ndalonin shoket dhe te dashurit te tyre qe t'i afroheshin atij [medhebit Esh'arij], siç kane degjuar shume prej sheikheve dhe imameve." Dhe ai dha shembullin e sheikhut te Shafi'ive te kohes se tij, imam Ebu Hamid el-Isfarini, qe njihet si 'esh-Shafi'iu i trete' duke thene:"Rreptesia e sheikhut per njerezit e kelamit eshte e njohur, deri ne ate grade sa ai beri nje dallim ne mes te bazave te fik'hut Shafi'i dhe

Page 106: Bazat e Sunnetit - Mburoja€¦ · Bazat e Sunnetit Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel salafipublications. Pjesa e pare. Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne vetem Allahut

106 MBUROJA.net

bazave te fik'hut Esh'arij. Shenime mbi kete ishin shtuar prej Ebu Bekr er-Rradhikani dhe eshte me mua. Ai u ndoq ne kete nga sheikh Ebu Is'hak esh-Sherazu ne dy librat e tij, el-Luma` dhe et-Tebsirah. Deri ne ate pike qe neqoftese nje pike e Esh'arijve ishte dakord me piken e shokeve tane, ai bente dallim dhe thoshte:"Kjo eshte thenie e Esh'raijve," dhe ai nuk i perfshinte ata [Esh'arijte] si shoke te esh-Shafi'iut. Ai i shmangej atyre dhe medhhebit te tyre ne bazat e fik'hut duke mos permendur bazat e fese. [et-Tis'inijjah, faqe 238-239, dhe shiko Sherhul Asfahanijjah 5/31 prej Fetaua el-Kubra. Shiko gjithashtu Ixhtima'ul Xhujushil Islamijjah dhe Mukhtesirul Ulum dhe Tabakatul Shafijjah]

Dhe eshte e njohur se autori i Akides Tahauije dhe ai qe i beri tefsirin ishin Hanefi, dhe Tahaui ishte bashkekohes me el-Esh'ariun. Ai e shkruajti akiden e tij qe te shpjegonte akiden e imam Ebu Hanifes dhe shokeve te tij, dhe eshte shume e ngjashme me ate qe gjendet ne Fik'hul Ekber prej tij. Ata transmetojne prej imamit [Ebu Hanife] se ai e ka deklaruar kafir ate qe thote se Allahu nuk eshte mbi Arsh ose hesht rreth kesaj. Gjithashtu nxenesi i tij, Ebu Jusuf, e shpall Bishr el-Maresin kafir, dhe eshte e njohur se Esh'arije e mohojne lartesimin dhe e mohojne se Ai eshte mbi Arsh, dhe dihet mire se keto baza jane marre prej Bishr el-Maresit." [Shiko çfare eshte permendur ne Sijar A'lemin Nubula ne biografine e Bishrit 10/200-201 dhe el-Hemeuijjah, faqe 14-15]

Pozicioni i Hanbelive persa i perket Esh'arijve eshte i njohur. Keshtu qe kur Imam Ahmed e quajti Ibn Kulebin bidatçi dhe urdheroi qe ai te braktiset, dhe ai ishte formuesi i vertete i medhebit Esh'arij, Hanbelite nuk kane pushuar se qeni ne beteje me ta. Deri ne kohen e shtetit Nizamul Mulk kur ata u sollen me mendjemadhesi, dhe pas kesaj Hanbelite e hoqen çdo foles qe perziente medhebin Esh'arij ne te foluren e tij. Ibn Kushejri ishte nga ata qe e provuan kete, meqenese medhebi i tyre ishte perhapur kaq shume, dhe per shkak te renies dakord te dijetareve te shtetit, sidomos Hanbelive se ai duhej te kundershtohej. Keshtu, halifah el-Kadir dergoi el-I'tikaf el-Kadiri, qe e sqaronte akiden qe i duhej Ummetit, ne vitin 433h." [Shiko el- Muntezem te Ibnul Xheuzit, ngjarjet ne vitet 433, 469 dhe 475, vellimet 8 dhe 9]

Dhe sheikhul Islam Ibn Tejmijjah citon se Abdul-Kader el-Xhilani eshte pyetur:"A ka pasur ndonje qe ka qene ueli i Allahut e qe ka qene ne akide tjeter nga ajo e Ahmed Ibn Hanbelit?" Ai tha:"Kjo s'ka ndodhur e as qe do te ndodhe." [el-Istikamah, faqe 85-86]

Me ndihmen e Allahut te Madheruer e mbarova perkthimin e Usulul Sunnah [Bazat e Sunetit]. Liber i botuar prej salafipublications. Libri eshte perkthyer nga anglishtja, dhe çdo e mire eshte prej Allahut ndersa çdo gabim eshte faj i shejtanit dhe i imi. Lus Allahun qe ta shtoje kete liber ne veprat e mia te mira dhe te me meshiroje mua e gjithe muslimanet e besimtaret, dhe te na e beje kete liber te dobishem per ne.