ballkani perËndimor raport i rregullt...

78
BALLKANI PERËNDIMOR RAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR. 11 RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË PUNËSIM

Upload: lamdan

Post on 07-Feb-2018

219 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

BALLKANI PERËNDIMOR RAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR. 11 RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË PUNËSIM

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

ii

Pikat kryesore të RRrE 11 për Ballkanin Perëndimor

Rajoni i Ballkanit Perëndimor pati rritje më të shpejtë ekonomike në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015: forcimi i rritjes në Serbi dhe Shqipëri, si dhe rritja e qëndrueshme në Bosnjë dhe Hercegovinë, kompensoi zgjerimin më të dobët në Mal të Zi dhe IRJ të Maqedonisë dhe ngadalësimit të lehtë në rritjen e Kosovës.

Përshpejtimi i rritjes ekonomike krijoji më shumë vende të reja pune: papunësia u ul në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Malit të Zi. Rritja e punësimit ishte e lartë në Serbi, me një rritje përkatësisht prej 7.2 përqind gjatë vitit 2016. Përkundrazi, deficitet e jashtme u zgjeruan në Mal të Zi dhe, në një farë mase edhe në Shqipëri. Projektet e mëdha infrastrukturore mbështetën rritjen ekonomikene Shqipëri por zgjerimi i importeve për mallra kapitale të lidhura me këto projekte në kombinim me çmimet e ulëta të lëndëve të para çuan në përkeqësim të disbalancave të jashtme. Borxhi publik u stabilizua në Serbi dhe Shqipëri, vende të cilat janë duke vijuar konsolidimin fiskal. Ndërsa në vendet e tjera, efekti pozitiv nga rritja e madhe e të ardhurave gjatë vitit 2016 u zbeh pjesërisht nga rritjet diskrecionale në shpenzimet korrente. Vlen të theksohet se rritja e nivelit të shpenzimeve përbën kërcënim për situatën fiskale në disa vende, veçanërisht Malin e Zi. Perspektiva ekonomike afatmesme për Ballkanin Perëndimor paraqitet pozitive, por ajo mbetet objekt i rreziqeve që rrjedhin nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm (përfshirë edhe ato politike). Për të ruajtur dhe mbështetur rritjen ekonomike kërkohet angazhim i vazhdueshëm me qëllim uljen e disbalancave fiskale dhe zbatimin e reformave strukturore

| iii

Ballkani Perëndimor Raport i Rregullt Ekonomik Nr. 11

Rritje më e Shpejtë Ekonomike, më Shumë Punësim

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

iv

Falënderime Raporti i Rregullt Ekonomik (RRrE) mbulon zhvillimet ekonomike, perspektivat dhe politikat

ekonomike në gjashtë vende të Evropës Juglindore në Ballkanin Perëndimor: Shqipëri, Bosnje dhe

Hercegovinë, Kosovë, IRJ të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbi. Raporti i Rregullt Ekonomik për

Ballkanin Perëndimor pason RRrE për Evropën Juglindore.

Ky raport hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore, të cilët punojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Autorët janë Ekaterina Vostroknutova dhe Marco Hernandez, udhëheqës të ekipit, Agim Demukaj, David Michael Gould, Sandra Hlivnjak, Johanna Jaeger, Alena Kantarovich, Edith Kikoni, Sanja Madžarević-Šujster, Sean Lothrop, Darjan Milutinovic, Olasupo Olusi, Lazar Šestović, Hilda Shijaku, Bojan Shimbov, Michelle Tejada, and Cevdet Cagdas Unal. Anne Grant ka dhënë ndihmesë në redaktimin e këtij raporti, ndërsa Budy Wirasmo dhe Artem Kolesnikov në dizenjimin e tij. Ndihmesë kanë dhënë gjithashtu Valentina Martinovic, Nejme Kotere, Pegi Ylli, Samra Bajramovic, Ivana Bojic, Enkelejda Karaj, Hermina Vukovic Tasic, Jasminka Sopova, Boba Vukoslavovic, Dragana Varezić, dhe Mismake Galatis. Publikimi i raportit, marrëdhëniet me jashtë dhe ato me median janë menaxhuar nga ekipi për Komunikimet me Jashtë i përbërë nga Lundrim Aliu, Anita Božinovska, Paul A. Clare, Ana Gjokutaj, Jasmina Hadžić, Elena Karaban, Artem Kolesnikov, Andreë Kircher, Vesna Kostić, John Mackedon, Mirjana Popović dhe Sanja Tanić. Ekipi i shpreh mirënjohjen e vet Ellen Goldstein (Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor), John Panzer (Drejtor, Praktika Globale në Makroekonomi dhe Menaxhim Fiskal), Gallina A. Vincelette (Menaxher i Praktikave, Praktika Globale në Makroekonomi dhe Menaxhim Fiskal); si dhe ekipit Menaxhues të Vendeve të Evropës Juglindore për udhëzimet e tyre në përgatitjen e këtij raporti. Ekipi falënderon gjithashtu Bankat Qendrore dhe Ministritë e Financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për komentet e dhëna mbi draftet paraprake të këtij raporti. Ky raport si dhe raportet e mëparshme (RRrE) për Ballkanin Perëndimor mund të gjenden në www.worldbank.org/eca/seerer/.

| v

Deklaratë Standarde për Kufizim të Përgjegjësisë

Ky volum është produkt i stafit të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim/Bankës Botërore. Gjetjet, interpretimet, dhe përfundimet e shprehura në këtë raport nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore, ose të qeverive që ata përfaqësojnë. Banka Botërore nuk garanton saktësinë e të dhënave të përfshira në këtë raport. Kufijtë, ngjyrat, përcaktimet ose informacionet e tjera që përmban secila prej hartave në këtë dokument nuk nënkuptojnë asnjë interpretim nga ana e Bankës Botërore lidhur me statusin ligjor të ndonjë territori, ose miratimin apo pranimin e këtyre kufijve.

Deklaratë mbi të Drejtat e Autorit

Materiali në këtë botim është i mbrojtur nga e drejta e autorit. Kopjimi ose transmetimi pa leje i një pjese ose punimit në tërësi mund të përbëjë shkelje të ligjit në fuqi. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim/Banka Botërore inkurajon publikimin e punës së saj dhe normalisht jep menjëherë leje për riprodhimin e pjesëve të raportit. Për sigurimin e lejes për të fotokopjuar ose rishtypur ndonjë pjesë të këtij dokumenti, ju lutem dërgoni një kërkesë me informacion të plotë në Copyright Clearance Center, Inc., 222 Rosewood Drive, Danvers, MA 01923, USA, telefon 978-750-8400, fax 978-750-4470, http://www.copyright.com/. Të gjitha pyetjet e tjera lidhur me të drejtat dhe licencat, përfshirë të drejtat e riprodhimit, duhet të drejtohen në adresën, Office of the Publisher, The World Bank, 1818 H Street NW, Washington, DC 20433, USA, fax 202-522-2422, e-mail [email protected].

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

vi

Përmbajtja

1. Përmbledhje .......................................................................................................................................................1

2. Rritje ekonomike me dinamika të ndryshme në vendet e Ballkanit Perëndimor ..............................................4

3. Krijimi i vendeve të punës dhe çmimet e ulëta po ndikojnë në uljen e varfërisë ..............................................6

4. Reformat ndikuan në nxitjen e eksporteve ........................................................................................................9

5. Trajektore të ndryshme të politikave fiskale ................................................................................................... 11

6. Rritja e cilësisë së aseteve po nxit rritjen e kreditimit .................................................................................... 16

7. Ruajtja e vrullit të reformave është me rëndësi jetike .................................................................................... 19

8. Fokus: Rregullat Fiskale në Vendet e Ballkanit Perëndimor ............................................................................ 25

Raportet e Vendeve ................................................................................................................................................. 34

Shqipëria .............................................................................................................................................................. 35

Bosnje dhe Hercegovina ...................................................................................................................................... 41

Kosova ................................................................................................................................................................. 47

IRJ e Maqedonisë ................................................................................................................................................. 52

Mali i Zi ................................................................................................................................................................ 58

Serbia ................................................................................................................................................................... 64

| vii

Lista e Figurave

Figura 2.1. Megjithëse rritja ekonomike e rajonit ishte e madhe,midis vendeve kishte diferenca të dukshme............................ 4 Figura 2.2. Kontributi i investimeve në rritjen ekonomike u reduktua në vitin 2016 .................................................................. 5 Figura 3.1. Përfitimet e punësimit ndryshonin sipas vendeve...................................................................................................... 8 Figura 3.2. Përgjithësisht papunësia ngelet e lartë ....................................................................................................................... 8 Figura 4.1: Ndërsa deficitet e jashtme të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës ngushtohen, disbalancat e fqinjëve të tyre

zgjerohen… ............................................................................................................................................................................... 10 Figura 4.2: …kryesisht për shkak të deficiteve tregtare ............................................................................................................ 10 Figura 4.3: IHD-të u zvogëluan disi në krahasim me vitin e suksesshëm 2015 ......................................................................... 10 Figura 4.4: Flukset hyrëse të IHD-ve ranë ndjeshëm në Mal të Zi, por me ndryshime të vogla në vendet e tjera të rajonit ..... 10 Figura 5.1. Deficiti fiskal i Malit të Zi ngelet i lartë, ndërsa përpjekjet e vazhdueshme të konsolidimit fiskal ngushtuan

deficitet fiskale në Shqipëri dhe Mal të Zi ................................................................................................................................. 12 Figura 5.2. Në shumicën e vendeve, rritja e të ardhurave dhe reduktimi i shpenzimeve mbështeti zvogëlimin e deficiteve

fiskale......................................................................................................................................................................................... 12 Figura 5.3. Mos-ekzekutimi i plotë i buxheteve të kapitalit çoi në uljen e shpenzimeve… ....................................................... 13 Figura 5.4. … por shpenzimet për pagat e sketorit public dhe programet e asistencës sociale ngelen të larta. ......................... 13 Figura 5.5. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së ka filluar të stabilizohet në Serbi, Shqipëri, dhe Bosnje dhe Herzegovinë…

................................................................................................................................................................................................... 14 Figura 5.6: … dhe borxhi i jashtëm publik dhe i garantuar u reduktua në vendet që ndjekin konsolidim fiskal ....................... 14 Figura 5.7. Serbia përfiton spread-e më të ulëta se fqinjët e saj me vlerësim të ngjashem krediti............................................ 14 Figura 6.1. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik nxiti kërkesën e sektorit privat për kredi ............................................................... 16 Figura 6.2. Kreditë me probleme janë në rënie .......................................................................................................................... 17 Figura 6.3. Raportet e mjaftueshmërisë së kapitalit janë të mira ............................................................................................... 17 Figura 7.1. Ribalancimi drejt kërkesës së jashtme është veçanërisht i dukshëm në Serbi dhe vendet e tjera me bazë industry

përpunuese ................................................................................................................................................................................. 21 Figura 8.1. Ballkani Perëndimor: Bilancet Fiskale .................................................................................................................... 25 Figura 8.2 Ballkani Perëndimor: Borxhi Publik dhe i Garantuar ............................................................................................... 25

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

viii

Lista e Tabelave

Tabela 1.1. Perspektivë Pozitive për Rritjen Ekonomike (Rritja e PBB-së Reale, në përqindje) .......................................................... 1

Tabela 5.1. Vlerësimet e kredit për vendet janë të ndjeshme ndaj angazhimeve të qeverive për politika të kujdesshme fiskale ....................................................................................................................................................................... Error! Bookmark not defined. Tabela 7.1. Një perspektivë pozitive e rritjes ekonomike ....................................................................................................................... 19 Lista e Hapësirave Informuese

Hapësira Informuese 5.1. Shqipëria: Trajtimi i Detyrimeve Kontingjente në Sektorin e Energjisë ........ 12

Hapësira Informuese 1.1. Zhvillimi financiar dhe rritja afatgjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor…..23

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

1

1. Përmbledhje

Rimëkëmbja e fuqishme e prodhimit në Serbi dhe Shqipëri drejtoi zgjerimin e ekonomisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor në vitin 2016. Vendet e Ballkanit Perëndimor (BP6)1 karakterizohen nga dy modele të ndryshme të rritjes ekonomike. Nga njëra anë, ekonomitë e Serbisë dhe Shqipërisë, të cilat përbëjnë më shumë se gjysmën e PBB-së së rajonit, përjetuan një përshpejtim të qëndrueshëm pasi përpjekjet e vazhdueshme për konsolidim fiskal dhe reformat strukturore çuan në rigjallërim të konsumit dhe investimeve private dhe në rritjen e eksporteve. Nga ana tjetër, Kosova, IRJ e Maqedonisë dhe Mali i Zi përjetuan ngadalësim të rritjes ekonomike, ndërsa investimet u ngadalësuan për shkak të pasigurisë politike në IJR të Maqedonisë, dhe disbalancat e jashtme u zgjeruan në Mal të Zi. Ndërkohë që, Bosnje dhe Herzegovina (BH), ekonomia e dytë më e madhe në rajon, po rritet në mënyrë të qëndrueshme pavarësisht progresit relativisht të ngadaltë në reforma strukturore, për shkak se çmimet e ulëta të importit po mbështesin rritjen e konsumit.

Krijimi i vendeve të reja të punës dhe çmimet e ulëta po ndikojnë në reduktimin e varfërisë, megjithëse papunësia mbetet ende në nivele të larta. Në periudhën 2013-2016, normat mesatare të varfërisë për Shqipërinë, IRJ të Maqedonisë, Malin e

1 Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi, dhe Serbia.

Zi, dhe Serbinë vlerësohet të kenë rënë me afërsisht 2 pikë përqindjeje.2 Si rezultat, rreth 240,000 njerëz kanë dalë nga gjendja e varfërisë. Gjithashtu varfëria vlerësohet se është reduktuar gjatë vitit 2016 në të gjitha vendet e BP6-ës, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, ku ajo mendohet se ka ngelur pothuajse e pandryshuar. Rritja ekonomike ka kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe uljen e papunësisë në të gjitha vendet, përveç Malit të Zi, ku papunësia është përkeqësuar me nisjen e zbatimit të asistencës së përjetshme për nënat, e cila i inkurajon gratë të lënë punën. Punësimi ishte më i lartë në Serbi dhe Shqipëri, me një rritje përkatësisht prej 7.2 dhe 5.8 përqind gjatë vitit 2016. Shqipëria është duke punuar për uljen e informalitetit, ndërsa në Serbi punësimi u rrit si pasojë e rigjallërimit të sektorit të prodhimit industrial dhe sezonit të mbarë në bujqësi. Edhe Kosova përjetoi rritje të punësimit. Rritje disi më të vogla të punësimit u regjistruan edhe në IRJ të Maqedonisë dhe Malin e Zi.

Deficitet e jashtme në vitin 2016 u ngushtuan në vendet eksportuese të produkteve industriale të cilat kanë ndërmarrë reforma për përmirësimin e mjedisit të biznesit. Serbia po përjeton rritje të fuqishme e me bazë të gjerë të eksporteve, e nxitur nga rritja e kohëve të fundit e fluksit të investimeve të huaja direkte (IHD) në sektorin prodhues. Po kështu, Bosnja dhe Hercegovina dhe IRJ e Maqedonisë vazhdojnë të përfitojnë nga çmimet e ulëta të naftës dhe kërkesa e jashtme në rritje, edhe pse efekti pozitiv nga rritja e eksporteve në IRJ të Maqedonisë u reduktua si pasojë e fluksit tepër të lartë të importeve. Në vitin 2016, këto vende kishin nivelet më të ulëta të deficitit të jashtëm në rajon – më pak se 4 përqind të PBB-së. Nga ana tjetër, vendet eksportuese të lëndëve të para përjetuan zgjerim të deficitit të jashtëm si rrjedhojë e rritjes së importeve të lidhura me investimet dhe çmimeve të ulëta të lëndëve të para. Pavarësisht rimëkëmbjes graduale të kërkesës së BE-së për eksportet e

2 E matur midis viteve 2013 dhe 2016. Varfëria matet si përqindje e popullatës që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë sipas termave të paritetit të fuqisë blerëse të vitit 2005, i cili është edhe niveli i standardizuar rajonal.

Tabela 1.1. Perspektivë Pozitive për Rritjen Ekonomike

(Rritja e PBB-së Reale, në përqindje)

2015 2016e 2017f 2018f

Shqipëria 2.6 3.2 3.5 3.5 Bosnja dhe Hercegovina 3.0 2.8 3.2 3.7

Kosova 4.1 3.6 3.9 4.2

IRJ e Maqedonisë 3.8 2.4 2.8 3.3

Mali i Zi 3.4 2.1 3.3 3.0

Serbia 0.8 2.8 3.0 3.5 Ballkani Perëndimor 2.2 2.8 3.2 3.6

Burimet: Të dhëna nga bankat qendrore dhe zyrat kombëtare të statistikave; vlerësime dhe parashikime të stafit të Bankës Botërore.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

2

Ballkanit Perëndimor, çmimet e ulëta të lëndëve të para reduktuan të ardhurat nga eksporti në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi, ndërsa investimet e mëdha në infrastrukturë vijojnë të çojnë në kërkesë të lartë për importe të të mirave kapitale. Kjo ka bërë që deficitet e llogarive korrente të arrijnë mbi 12 përqind të PBB-së në këto tre vende. Zgjerimi i deficitit të jashtëm të Malit të Zi në rreth 20 përqind të PBB-së e ka bërë atë më të ekspozuar ndaj rreziqeve.

Shqipëria dhe Serbia kanë forcuar pozitat e tyre fiskale përmes konsolidimit të shpenzimeve dhe përmirësimit në menaxhimin e ndërmarrjeve shtetërore; ndërkohë shpenzimet e pakujdesshme korrente në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni zbehën pjesërisht efeket pozitive të rritjes së të ardhurave kohët e fundit. Deficitet fiskale gjatë vitit 2016 pësuan rënie në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, ku ai është i ulët. Megjithatë, mënyra sesi këto deficite fiskale u reduktuan ndryshon sipas vendeve, ku disa prej tyre u larguan nga modeli i shpenzimeve kapitale që synojnë intensifikimin e rritjes ekonomike. Ngushtimi i deficitit fiskal në Shqipëri dhe Serbi u mbështet jo vetëm nga rritja e të ardhurave por edhe nga reduktimi i shpenzimeve korrente. Të ardhurat u rritën edhe në Kosovë dhe Malin e Zi, por ndryshimet e fundit në legjislacion kanë rritur së tepërmi koston e programeve të pashënjestruara të ndihmës ekonomike. Për më tepër, buxhetet e investimeve kapitale nuk janë ekzekutuar plotësisht dhe pjesa e shpenzimeve korrente është rritur. Në IRJ të Maqedonisë, të ardhurat si përqindje e PBB-së dhe niveli i përgjithshëm i shpenzimeve pësuan rënie për shkak se efektet e krizës së rëndë politike u ndien edhe në ekonomi. Për këtë arsye, megjithëse deficitet fiskale në vitin 2016 u ngushtuan në Maqedoni (në 2.6 për qind) dhe Malin e Zi (në 3.9 përqind), dhe qëndroi në nivele të ulëta në Kosovë (1.3 për qind), struktura e shpenzimeve u zhvendos drejt modeleve më pak produktive dhe të barabarta. Stabilizimi i dinamikës së borxhit në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kërkon konsolidim të mëtejshëm fiskal dhe reforma strukturore. Megithëse disa vende kanë arritur së fundmi të stabilizojnë, madje edhe të reduktojnë barrën e borxhit të tyre, shpenzimet për paga, pensione dhe

përkrahje sociale vijojnë të rëndojnë buxhetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më konkretisht, ndryshimet e fundit në legjislacion në Malin e Zi kanë çuar në rritje të shpenzimeve vjetore për këto zëra me 3.8 përqind të PBB-së. Në Kosovë, vlerësohet se programi i ri për pensionet e veteranëve do të kushtojë rreth 0.7 përqind të PBB-së në terma vjetorë. Ndërsa në IRJ të Maqedonisë pensionet, të cilat janë rritur gjatë pesë viteve të fundit, arritën në 9 përqind të PBB-së në 2016. Ristrukturimi i shërbimeve publike përbën gjithashtu një element thelbësor për kufizimin e detyrimeve fiskale dhe rritjen e konkurrueshmërisë. Më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet gjithashtu krijimit të një administrate publike efiçente dhe efektive, përforcimit të qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe përmirësimit të cilësisë dhe barazisë në ofrimin e shërbimeve të tilla publike si arsimi dhe shëndetësia.

Ndonëse perspektiva e rritjes ekonomike për vendet e rajonit paraqitet pozitive, ajo mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve, dhe suksesi varet nga fakti nëse vendet do të jenë në gjendje të ribalancojnë burimet dhe orientohen drejt një modeli që garanton rritje më të qëndrueshme ekonomike. Rritja ekonomike e rajonit parashikohet të përshpejtohet nga 2.8 përqind në vitin 2016 në 3.2 përqind në vitin 2017 ndërkohë që kërkesa e brendshme vijon të rritet. Ndërsa pritshmëritë janë që Serbia, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina të vazhdojnë të jenë të kujdesshme në aspektin e menaxhimit fiskal, parashikohet që politikat fiskale ekspansioniste në Kosovë, IRJ të Maqedonisë dhe Malin e Zi do të çojnë në një rritje të deficitit rajonal. Edhe deficitet e jashtme pritet të rriten në këto tre vende, duke çuar në këtë mënyrë në një rritje të ekspozimit ndaj rreziqeve tashmë të larta të jashtme për Malin e Zi dhe Kosovën. Rritja e pasigurisë tregon se rreziqet e jashtme do të vijojnë të ndërlikojnë perspektivat e rritjes, ku përfshihen ndër të tjera, normalizimi më i shpejtë i politikës monetare të SHBA-së dhe mbiçmimi i mundshëm i dollarit Amerikan, politika më proteksioniste, një ngadalësim i mundshëm i ekonomive të BE-së, dhe luhatjet në dinamikën e çmimeve të mallrave. Nga ana tjetër, tensionet politike, zgjedhjet e ardhshme, dhe rezistenca që vjen nga mbrojtja e interesave personale në disa vende të Ballkanit Perëndimor mund të çojnë në ngadalësim të progresit në

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

3

konsolidimin fiskal dhe reformat strukturore, duke dobësuar besimin e investitorëve.

Vazhdimi i reformave strukturore në Serbi ka ndikuar në rritjen e eksporteve, veçanërisht në industrinë përpunuese. Përpjekjet e vazhdueshme për reforma në Serbi, por edhe në Shqipëri, kanë kontribuar në thithjen e investimeve private dhe, në rastin e Serbisë, materializimin e përfitimeve nga rigjallërimi i kërkesës për eksporte. Të dyja këto vende kanë arritur për herë të parë që nga kriza globale financiare të stabilizojnë nivelin e borxhit publik dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritja me bazë të gjerë e të ardhurave të familjeve ka bërë që rritja e konsumit të jetë më pak e varur nga transfertat publike.

Ribalancimi i rritjes ekonomike po ecën me ritme më të ngadalta në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke nxjerrë në pah nevojën për të përshpejtuar ritmin e reformave strukturore me qëllim nxitjen e investimeve private dhe eksporteve. Me shtrëngimin e kushteve të financimit, këto vende po hasin në vështirësi të rrisin besueshmërinë e politikave të tyre - problem ky i ilustruar së fundmi nga ulja e vlerësimit për aftësinë paguese të borxhit për IRJ të Maqedonisë dhe Malin e Zi. Pra, për të gjitha vendet, rritja e rreziqeve evidenton nevojën urgjente për reforma strukturore me qëllim përforcimin e proçesit të saponisur të ribalancimit të burimeve të rritjes ekonomike nga ato vendase në të jashtme dhe mbështetjes më të madhe tek investimet. Me qëllim ndërprerjen e ciklit të rritjes së ngadaltë ekonomike dhe emigrimit masiv të të rinjve, del e nevojshme konsolidimi i përfitimeve të rritjes ekonomike si rezultat i krijimit të vendeve të reja të punës.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

4

2. Rritje ekonomike me dinamika të ndryshme në vendet e

Ballkanit Perëndimor Rritja ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor u forcua, veçanërisht në Serbi ku përshpejtimi ishte më i dukshëm duke kompensuar ritmet më të ngadalta të rritjes ekonomike në IRJ të Maqedonisë dhe Malin e Zi.3 Rritja e fuqishme e prodhimit në Serbi, e cila është edhe ekonomia më e madhe në rajon (BP6) duke përbërë rreth 41 përqind të PBB-së të BP6-ës, ishte kontribuesi kryesor në rritjen ekonomike të rajonit (Figura 2.1). Pas recesionit që pësoi në vitin 2014 dhe rritjes së plogësht prej 0.8 përqind në vitin 2015, ekonomia e Serbisë u rrit me 2.8 përqind në vitin 2016, rritja më e lartë ekonomike që prej vitit 2008. Rimëkëmbja ishte e fortë edhe në Shqipëri, ku rritja ekonomike u forcua nga 2.6 përqind në vitin 2015 në 3.2 përqind në vitin 2016. Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ritmet e rritjes ekonomike u ngadalësuan në vitin 2016, por në një masë të vogël dhe krahasuar me nivelet e larta të viteve të mëparshme, duke arritur në 3.6 përqind në Kosovë dhe në 2.8 përqind në Bosnjë-Hercegovinë (BH). Nga ana tjetër, pasiguria politike në Maqedoni solli një frenim të rritjes ekonomike, e cila u ngadalësua nga 3.8 përqind në vitin 2015 në 2.4 për qind. Gjithashtu, rritja u ngadalësua edhe në Mal të Zi, duke shkuar nga 3.4 përqind në 2.1 për qind, për arsye se normalizimi i të ardhurave nga sektori i turizmit nuk mundi të kompensojë rëniet e menjëhershme të të ardhurave në industrinë e përpunimit dhe atë minerare, ndërsa industritë e aluminit dhe boksideve vijuan të jenë në vështirësi. Performanca pozitive e rritjes ekonomike në 2016 u mbështet nga rritja e fortë e konsumit (Figura 2.2). Konsumi i familjeve u ndikua pozitivisht nga rritja e punësimit, ulja e çmimeve të mallrave të konsumit, dhe në disa vende, lehtësimi i kushteve shtrënguese në

3 Shifrat për 2016 janë vlerësime të stafit të Bankës Botërore.

lidhje me pagat dhe punësimin si rezultat i vazhdimit të konsolidimit fiskal. Ky ishte rasti veçanërisht për Serbinë, ku pas tre viteve me impakt negativ ose të papërfillshëm, në vitin 2016 konsumi kontribuoi me 36 përqind në rritjen e PBB-së.

Figura 2.1. Megjithëse rritja ekonomike e rajonit ishte e

madhe,midis vendeve kishte diferenca të dukshme

Burimi: Të dhëna nga Banka Qendrore dhe zyra kombëtare e

statistikave; Vlerësime të stafit të Bankës Botërore për 2016.

Investimet vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike (me përjashtim në IRJ të Maqedonisë), por kontributi i tyre është pakësuar. Në Shqipëri, investimet përbënin burimin kryesor të rritjes ekonomike në vitin 2016, kryesisht si rezultat i ndërtimit të Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) dhe hidrocentralit të Devollit. Në Mal të Zi, investimet vazhduan të luajnë një rol të rëndësishëm, sidomos në sektorin e energjisë, pavarësisht vonesave në marrjen e lejeve të ndërtimit për autostradën Bar-Boljare. Në Kosovë, ritmi i rritjes së investimeve u ngadalësua në krahasim me vitin 2015, por gjithsesi mbeti i fortë si rrjedhojë e investimeve private vendase në rritje dhe atyre publike. Në Bosnjë-Hercegovinë, vonesat në zbatimin e projekteve të infrastrukturës publike çuan në ulje të shkallës së kontributit të investimeve në rritjen ekonomike. Në Serbi, rritja e fuqishme në

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

5

investimet e përgjithshme u mbështet si nga investimet publike ashtu dhe nga ato private, përfshirë investimet e huaja direkte (IHD-të) në sektorin e prodhimit industrial dhe ndërtimit. Rënia e investimeve në Maqedoni, pavarësisht disa investimeve publike, pati një efekt negativ në rritjen ekonomike duke reflektuar në këtë mënyrë dhe pasojat e krizës së zgjatur politike. Eksportet neto shkaktuan ngadalësim të rritjes ekonomike të rajonit, pasi përkeqësimi i niveleve të deficitit tregtar në Mal të Zi dhe në Kosovë kompensoi ndikimin e performances pozitive të eksporteve në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë. Në vitin 2016, eksportet neto kontribuan negativisht në rritjen ekonomike të

të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë. Rritja e nivelit të eksporteve të industrisë përpunuese i dha sërish shtysë rritjes ekonomike në Serbi. Në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë, importet e pajisjeve dhe materialeve për vepra infrastrukturore pësuan rritje të shpejtë ndërsa eksportet rritje të lehtë

Figura 2.2. Kontributi i investimeve në rritjen ekonomike u reduktua në vitin 2016

(Zbërthimi i kontributeve në rritjen e PBB-së reale, në përqindje)

2015 2016

Burimi: Bankat qendrore dhe zyrat kombëtare të statistikave, vlerësime të stafit të Bankës Botërore.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

6

3. Krijimi i vendeve të punës dhe çmimet e ulëta po

ndikojnë në uljen e varfërisë

Rritja ekonomike ka sjellë krijimin e vendeve të reja të punës në Ballkanin Perëndimor, megjithatë situata në tregun e punës mbetet ende e vështirë. Ritmi i rritjes së punësimit u përshpejtua në shumicën e vendeve, duke rritur normën rajonale të rritjes vjetore të vendeve të punës nga 2 përqind në Qershor 2015 në 4.5 përqind në Qershor 2016 (Figura 3.1) të cilat përbëjnë një rritje mesatare të punësimit me rreth 6 përqind për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria po punon për uljen e shkallës së informalitetit, ndërsa Serbia përfitoi nga rigjallërimi i industrisë përpunuese dhe sezoni i mbarë bujqësor, të cilat sollën rritje të punësimit informal. IRJ e Maqedonisë dhe Mali i Zi regjistruan gjithashtu shtim të vendeve të punës, edhe pse në një shkallë shumë më të ulët. Reformat e fundit dhe në vazhdimësi në tregun e punës në Bosnjë-Hercegovinë nuk kanë dhënë ende rezultate domethënëse në rritjen e punësimit, i cili ra me 2.6 përqind në terma vjetorë në Qershor 2016. Ulja ose jo e papunësisë u ndikua nga përpjekjet e bëra së fundmi nga secili vend për reforma si dhe prezenca e politikave aktive të tregut të punës. Papunësia u reduktua pothuajse në të gjitha vendet: Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria arritën të reduktonin nivelin e papunësisë me më shumë se 2 pikë përqindje.4 Kjo ndodhi pavarësisht rritjes së pjesëmarrjes në forcat e punës në Serbi dhe Shqipëri. Ulja e papunësisë në IRJ të Maqedonisë u ndihmua nga politikat aktive me mbështetje fiskale në tregun e punës dhe njëfarë rritje e punësimit në

4 Bazuar në të dhënat më të fundit në terma vjetorë për vitin 2016: Dhjetor për Serbinë dhe Shqipërinë, Shtator për IRJ të Maqedonisë dhe Malin e Zi, dhe Qershor për Bosnjë-Hercegovinën.

sektorin privat, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. Edhe Kosova përjetoi shtim të konsiderueshëm të vendeve të punës në vitin 2016.5 Mali i Zi rezulton të jetë i vetmi vend ku gjendja e papunësisë është përkeqësuar me zbatimin e asistencës së përjetshme për nënat që nxiti gratë të dalin nga forca e punës. Megjithë zhvillimet e fundit pozitive, papunësia në rajon mbetet e lartë. Ajo arriti mesatarisht në rreth 20 përqind në vitin 2016 dhe varion nga 13 përqind e fuqisë punëtore në Serbi në rreth 33 përqind në Kosovë.6 Më shumë se 70 përqind e të papunëve kanë qenë të papunë për periudha të zgjatura (Figura 3.2). Shkalla e papunësisë së të rinjve është rreth dyfish më e lartë se ajo e popullsisë në moshë pune, gjë e cila mund të ketë pasoja për gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen. Pavarësisht rimëkëmbjes së rritjes ekonomike dhe punësimit, inflacioni mbeti i ulët ose në nivele negative – duke rritur përfitimet reale për buxhetet familjare. Çmimet e ulëta të importit, veçanërisht për mallrat, kufizuan presionet për rritjen e çmimeve edhe pse nga fundi i vitit u vu re një tendencë rritjeje. Pavarësisht rimëkëmbjes në rritjen ekonomike mesatare të rajonit, inflacioni në vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohet të jetë ngadalësuar nga 0.6 përqind në vitin 2015 në 0.1 përqind në vitin 2016. Niveli i inflacionit në Shqipëri dhe Serbi ishte gjithashtu i ulët, disi më lartë se vetëm 1 për qind. Ndërkohë, deflacioni

5 Të dhëna tremujore ishin të disponueshëm për herë të parë në vitin 2016. Mungesa e këtyre lloj të dhënave për vitin 2015 e bën të pamundur krahasimin e drejtëpërdrejtë, por ky informacion sugjeron se në vitin 2016 kishte një rritje të shëndetshme në punësim. 6 Për Kosovën përdoret shifra e vitit 2015.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

7

vazhdoi të mbetet i pandryshuar në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni dhe Mal të Zi, pavarësisht rritjes mbresëlënëse të konsumit privat, ndërsa në Kosovë inflacioni u rikthye në vlera pozitive vetëm së fundmi. Ekonomitë familjare, sidomos ato të varfëra, përfituan nga rënia apo dobësimi i çmimeve ndërkombëtare. Për shembull, rënia e çmimeve të konsumit në Bosnjë-Hercegovinë, i dha një shtysë të vogël të ardhurave reale – në Nëntor paga nominale neto mujore u rrit me 2.5 përqind krahasuar me një vit më parë. Në fund të vitit 2016, inflacioni filloi të rritej në disa vende, duke arritur në 0.5 përqind në Mal të Zi në tremujorin e fundit të vitit 2016 dhe duke vijuar rritjen në fillim të vitit 2017. Shtimi së fundmi i vendeve të reja të punës, papunësia në rënie dhe çmimet e ulëta kanë ndihmuar në uljen e varfërisë. Norma mesatare e varfërisë për Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë vlerësohet të ketë rënë me rreth 2 pikë përqindje gjatë periudhës 2013-2016.7 Rreth 240.000 njerëz kanë dalë nga varfëria, e matur kundrejt nivelit të standardizuar rajonal prej më pak se 5 dollarë në ditë sipas termave të paritetit të fuqisë blerëse të vitit 2005 (PPP). Varfëria vlerësohet të jetë zbutur në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në 2016, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, ku mendohet të ketë mbetur e pandryshuar. Në mënyrë që këto përmirësime në nivelin e mirëqenies të jenë të qëndrueshme, do të duhet të krijohen mundësi më të mëdha punësimi dhe një përqindje më e lartë të ardhurash nga puna për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, çka është e vërtetë për vendet e tjera me të ardhura mesatare. Varfëria në rajon pritet të vijojë të reduktohet, edhe pse ritmi i rënies do të variojë sipas vendeve; ai pritet të jetë më i ngadaltë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoni. Ritmet e uljes së varfërisë varen nga modelet

7 Norma mesatare rajonale nuk përfshin Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën për shkak të problemeve lidhur me llogaritjen e agregatëve të mirëqënies bazuar në PPP.

kombëtare të rritjes ekonomike, përmirësimet në tregun e punës, si dhe nga numri i njerëzve që ndodhen afër kufirit të varfërisë. Rreziqet me efekte negative në rritjen ekonomike, sfidat në proçesin e konsolidimit fiskal, normat e larta të papunësisë dhe pasivitetit, si dhe ekspozimi ndaj fatkeqësive natyrore do të vazhdojnë të rrisin ekspozimin ndaj varfërisë.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

8

Figura 3.1. Përfitimet e punësimit ndryshonin sipas

vendeve

(indeksi i punësimit, T2 2008=100)

Figura 3.2. Përgjithësisht papunësia ngelet e lartë

(norma e papunësisë, në përqindje)

Burimi: Zyrat kombëtare të statisktikave dhe vlerësime të

stafit të Bankës Botërore. Burimi: Zyrat kombëtare të statisktikave dhe vlerësime të

stafit të Bankës Botërore.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

9

4. Reformat ndikuan në nxitjen e eksporteve Zgjerimi i deficiteve të llogarisë korrente (CAD) i bën ekonomitë e BP6-s më të ekspozuara ndaj rreziqeve (Figura 4.1 dhe 4.2). Deficiti për rajonin u rrit nga 6.2 përqind e PBB-së në vitin 2015 në rreth 6.6 përqind në vitin 2016 dhe parashikohet të arrijë në 7 përqind në vitin 2017. Problemet kryesore për Shqipërinë janë deficiti i lartë tregtar dhe tkurrja e remitancave. Megjithëse deficiti tregtar në IRJ të Maqedonisë u ngushtua, rënia e transfertave private dhe riatdhesimi i konsiderueshëm i fitimeve çoi në zgjerim të deficitit të llogarisë korrente. Rënia në flukset hyrëse të të ardhurave, shpjegon arsyet për rritjen e deficitit të jashtëm në Kosovë. Në Mal të Zi, rritja e ndjeshme e importeve të lidhura me sektorin e ndërtimit uli ndjeshëm peshën e eksporteve, duke rezultuar në një deficit tregtar prej 44.9 përqind të PBB-së dhe një deficit të jashtëm prej 19.2 për qind. Nga ana tjetër, eksportet e fuqishme të produkteve industriale dhe vendosja e një ekuilibri më të mirë në tregtinë e shërbimeve në Serbi, si dhe eksportet në sektorin e shërbimeve në Kosovë dhe Shqipëri kanë çuar në normalizimin e deficitit rajonal të llogarisë korrente. Bilanci i jashtëm i Serbisë vijoi të ngushtohet si rezultat i rritjes së eksporteve, por deficitet tregtare të Malit të Zi dhe veçanërisht Shqipërisë u përkeqësuan. Në Shqipëri dhe Kosovë, ky përkeqësim u nxit kryesisht nga lëndët e para, të cilit i shtohet edhe një rritje e importeve si rezultat i forcimit të kërkesës së brendshme dhe investimeve. Eksportet e lëndëve të para dhe produkteve industriale në Mal të Zi pësuan rënie, ndërsa sektori në rritje i turizmit nuk ka qenë në gjendje të kompensojë plotësisht këto efekte negative. Në Kosovë, diaspora vazhdon të luajë rol pozitiv në lehtësimin e bilanceve të jashtme përmes eksportit të shërbimeve, remitancave dhe IHD-ve, por bilanci tregtar i mallrave rezultoi me deficit për vitin 2016. Nga ana tjetër, eksportuesit e produkteve industriale vazhdojnë të përfitojnë nga çmime e ulëta të lëndëve të para si dhe nga një rritje më e mirë nga sa pritej e BE-së. Edhe Serbia po korr përfitime nga reformat e ndërmarra vitet e fundit në drejtim të sektorit privat, të cilat kanë sjellë rritjen me bazë të gjerë të eksporteve të

produkteve industriale (kryesisht nga IHD-të), dhe që kanë të bëjnë me lehtësimin e lejeve të ndërtimit, përmirësimin e sistemit kadastral, thjeshtimin e administratës tatimore, si dhe reformën e administratës publike dhe NSH-ve. Edhe eksportet e Bosnjë-Hercegovinës, si në mallra ashtu edhe në shërbime, përfituan nga rritja e kërkesës së jashtme. Megjithëse IRJ e Maqedonisë vazhdon të mbështetet tek reformat e kaluara, përmbajtja e lartë e importit ka ulur efektin pozitiv të rritjes së eksporteve në produkte industriale, të cilat nuk kanë mundur të kompensojnë efektet negative si rezultat i pasigurisë së zgjatur politike. Megjithëse niveli i IHD-ve pësoi rënie në 2016 krahasuar me vitin 2015 kur performanca e tyre ishte jashtëzakonisht të forte, ato vijojnë të jenë burimi kryesor i financimit të jashtëm në rajon. Në vitin 2016, IHD-të arritën mesatarisht në 3.7 përqind të PBB-së duke pësuar kështu rënie nga niveli kulmor prej 4.2 përqind në 2015 dhe duke iu përafruar më shumë performancës agregate në të kaluarën (Figura 4.3). Rënia e investimeve në Kosovë ishte rezultat i mbingopjes në kërkesën e diasporës për investime direkte, kryesisht në pasuri të patundshme, si dhe i rritjes së investimeve të portofolit. Në Mal të Zi, IHD-të neto ranë nga 17 përqind e PBB-së në vitin 2015 në 10 përqind në vitin 2016, kryesisht për shkak të fluskit të lartë dalës të pagesave të dividentëve nga industria e telekomunikacioneve; ato financojnë aktualisht vetëm gjysmën e deficitit të lartë dhe në rritje të llogarisë korrente. IHD-të neto vijojnë të jenë më se të mjaftueshme për të financuar të gjithë deficitin e jashtëm të IRJ të Maqedonisë dhe Serbisë, dhe 25 deri në 60 përqind të tij për pjesën tjetër të rajonit. Edhe pse investimet në IRJ të Maqedonisë ranë në tërësi në vitin 2016, investimet e huaja direkte u rritën pavarësisht situatës së vështirë politike, për shkak se ato janë të përqendruara në zonat e lira ekonomike dhe ndikohen nga flukset jo-borxh krijuese (Figura 4.4). Rënia në investimet e portofolit (Figura 4.3) reflekton kryesisht ristrukturimin e borxhit dhe shlyerjen e detyrimeve

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

10

në Serbi dhe Shqipëri, si pjesë e strategjive të tyre për konsolidim fiskal.

Figura 4.1: Ndërsa deficitet e jashtme të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës ngushtohen, disbalancat e fqinjëve të tyre zgjerohen…

Figura 4.2: …kryesisht për shkak të deficiteve tregtare

(Bilanci i llogarisë korrente, përqind e PBB-së) (Kontributi në ndryshimin e deficitit të llogarisë

korrente, 2016, përqind e PBB-së)

`

Burimi: Të dhëna nga bankat qendrore dhe zyrat kombëtare

të statistikave; vlerësime të stafit të Bankës Botërore.

Burimi: Të dhëna nga bankat qendrore dhe zyrat

kombëtare të statistikave; vlerësime të stafit të Bankës

Botërore.

Shënim: Kategoria “Të tjera” i referohet kryesisht i

riatdhesimit të fitimeve.

Figura 4.3: IHD-të u zvogëluan disi në krahasim

me vitin e suksesshëm 2015 Figura 4.4: Flukset hyrëse të IHD-ve ranë

ndjeshëm në Mal të Zi, por me ndryshime të vogla në vendet e tjera të rajonit

(Shuma lëvizëse katër tremujorëshe, milion €) (Raporti i IHD-ve neto ndaj PBB-së, përqind)

Burimi: Të dhëna nga bankat qendrore dhe zyrat kombëtare të statistikave; vlerësime të stafit të Bankës Botërore.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

11

5. Trajektore të ndryshme të politikave fiskale Shumica e vendeve ngushtuan deficitet e tyre fiskale në vitin 2016; por ky trend i përbashkët nuk pasqyron trajektoret e ndryshme të politikave. Deficiti fiskal mesatar i rajonit u ngushtua nga 3.5 përqind e PBB-së në vitin 2015 në 2 përqind në vitin 2016 (Figura 5.1). Deficiti i Serbisë ra nga 3.7 përqind e PBB-së -së në 1.4 përqind ndërsa ai i Shqipërisë ra nga 4.6 përqind në 2.2 për qind. Deficiti u ngushtua gjithashtu edhe në IRJ të Maqedonisë, nga 3.5 përqind e PBB-së në 2.6 për qind, dhe në Kosovë në 1.3 për qind. Ai mbeti i ulët në Bosnjë-Hercegovinë, ku vlerësohet të ketë qenë më pak se 1 përqind e PBB-së. Megjithëse deficiti i Malit të Zi ra përkohësisht nga 7.9 përqind e PBB-së në 3.9 përqind në vitin 2016 për shkak të vonesave në ndërtimin e autostradës Bar-Boljare, ai përbën ende rrezik për qëndrueshmërinë fiskale afatmesme të vendit. Rritja e të ardhurave mbështeti bilancin fiskal të rajonit. Raporti mesatar i të ardhurave ndaj PBB-së për Ballkanin Perëndimor u rrit nga 34.8 përqind e PBB-së rajonale në vitin 2015 në 35.8 përqind në 2016, ku rritjet më të mëdha u regjistruan në Mal të Zi (3.5 pikë përqindje e PBB-së) dhe Serbi (2 pikë përqindje), shiko Figuran 5.2. Taksat indirekte kontribuan në këtë rritje pasi ripërtëritja e konsumit dhe rritja e importeve çuan në shtimin e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH). Kontribut dhanë edhe reformat mbi akcizën sepse u rritën taksat e alkoolit, duhanit, karburanteve , pijeve me sheqer, dhe energjisë elektrike, si rezultat i përpjekjeve të qeverive për t’i përafruar këto çmime me standardet e BE-së. Mali i Zi dhe Serbia siguruan të ardhura të konsiderueshme jotatimore jo-periodike (one-off) nga shitja e licencave të rrjeteve 4G në vitin 2016. Reformat në ndërmarrjet shtetërore (NSH) kanë sjellë përfitime fiskale afatgjata në Shqipëri dhe Serbi.8 Gjithashtu, u rritën

8 Autoritetet në Serbi po përshpejtojnë procesin e ristrukturimit të NSH-ve, përmes përforcimit të kuadrit rregullator dhe institucional për NSH-të, si dhe adoptimit të marrëveshjeve të reja të monitorimit dhe transparencës, siç është edhe Ligji i ri për Ndërmarrjet Publike i miratuar në Shkurt 2016. Meqënëse NSH-të përbëjnë një burim të rëndësishëm të punësimit në Serbi, qeveria po ndërmerr gjithashtu hapa për zbutjen e

edhe përpjekjet për të përmirësuar mbledhjen e taksave. Në vitin 2016, Mali i Zi mblodhi rreth 20 milionë Euro (0.5 përqind e PBB-së) nga taksat e prapambetura dhe miratoi një program ristrukturues one-off që u jep mundësi kompanive të besueshme të paguajnë detyrimet e prapambetura tatimore pa interesat e akumulaur. Shqipëria ushtroi më shumë kontrolle tatimore dhe vendosi gjoba më të ashpra për bizneset informale. Pavarësisht mobilizimit më të mirë të të ardhurave, mungesa e efikasitetit në mbledhjen e taksave, përhapja e përjashtimeve tatimore dhe për të huajt vijojnë të përbëjnë probleme madhore për politikën fiskale. Reduktimi i përjashtimeve nga taksat do të bënte që të ardhurat e mëparshme të pambledhuar të shkojnë sërish në buxhetet e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shumica e vendeve ngadalësuan ritmin e rritjes së shpenzimeve, por shkurtimi i shpenzimeve u fokusua në investimet kapitale. Shpenzimet u reduktuan në nivele më të mëdha në Mal të Zi (3.7 pikë përqindjeje të PBB-së), Shqipëri (2 pikë përqindje), Maqedoni (1.7 pikë përqindje), dhe Serbi (0.3 pikë përqindjeje). Në Shqipëri, Maqedoni, dhe Mal të Zi, mos ekzekutimi i plotë i shpenzimeve kapitale të buxhetuara favorizoi konsolidimin fiskal, pasi politikëbërësit vonuan investimet në infrastrukturë dhe investime të tjera (Figura 5.3). Megjithëse shtyrja e projekteve infrastrukturore në Mal të Zi çoi në reduktim të përkohshëm të shpenzimeve kapitale, me 3.7 përqind të PBB-së, por duke pasur parasysh angazhimet e qeverisë për zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në transport dhe energji, rifillimi i mundshëm i tyre do të çojë në zgjerim të deficitit fiskal. Përsa i përket Maqedonisë, vonesat në zbatimin e projekteve si rezultat i ciklit të zgjatur zgjedhor bënë që shpenzimet kapitale të kapin nivelin më të ulët që prej vitit 2006. Gjithashtu, realizimi i shpenzimeve kapitale në Kosovë ishte rreth 87 përqind i nivelit të planifikuar, duke ndikuar në reduktim të deficitit.

ndikimit social dhe tregut të punës në programit e reformave.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

12

Figura 5.1. Deficiti fiskal i Malit të Zi ngelet i lartë, ndërsa përpjekjet e vazhdueshme të konsolidimit fiskal

ngushtuan deficitet fiskale në Shqipëri dhe Mal të Zi (Deficitet fiskale sipas vendeve, 2014-16, Përqind e PBB-

së)

Figura 5.2. Në shumicën e vendeve, rritja e të ardhurave dhe reduktimi i shpenzimeve mbështeti zvogëlimin e

deficiteve fiskale (Kontributi në ndryshimin e deficitit fiskal, 2016, Përqind e

PBB-së)

Hapësira Informuese 5.1. Shqipëria: Trajtimi i Detyrimeve Kontingjente në Sektorin e Energjisë

Sektori i energjisë në Shqipëri ka qenë për një kohë të gjatë një burim madhor i disbalancave fiskale. Për shkak të

humbjeve të mëdha në rrjet dhe tarifave nën koston e prodhimit, prodhuesi publik (KESh: Korporata Elektroenergjitike

Shqiptare) ka kërkuar mbështetje të përsëritur buxhetore në formën e garancive për importin e energjise dhe

injektimeve të likuiditetit. Në vitin 2013, KESH siguroi një kredi (overdraft) të garantuar me vlerë prej 274 milionë

dollarë, ose rreth 2.5 përqind e PBB-së.* Nivelet e ulëta të arkëtimit nga konsumatorët familjarë, bizneset dhe

institucionet publike kanë krijuar një situatë të vështirë financiare për kompaninë shtetërore të shpërndarjes (OSHEE:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike); në vitin 2014, deficiti i pafinancuar u zgjerua në 550 milionë dollarë.

Disbalancat e mëdha financiare të kompanive shtetërore të energjisë kanë përbërë kërcënim për stabilitetin fiskal të

Shqipërisë duke thithur gjithmonë e më shumë një pjesë të burimeve të saj. Që prej vitit 2014, qeveria ka ndërmarrë

një program me qëllim (a) investimin në impiantet e reja të prodhimit të energjisë në shkallë të vogël; (b) reduktimin e

humbjeve në rrjetin e shpërndarjes; (c) rritjen e tarifave në nivelet e kostos; dhe (d) hapjen e tregut Shqiptar të

energjisë elektrike me vendet e rajonit. Me qëllim ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme u krijua një task-forcë, si dhe u

ashpërsuan dënimet për vjedhjen e energjisë elektrike. Gjatë periudhës 2014-15, qeveria arriti të shlyejë një sasi të

konsiderueshme të detyrimeve të prapambetura të institucioneve shtetërore në sektorin e energjisë elektrike. Këto

përpjekje sollën rritje në nivelin e përgjithshëm të arkëtimeve nga 78 përqind në vitin 2013 në 86 përqind në vitin 2016

dhe reduktim të humbjeve të OSHEE-së nga 45 në 28 përqind për kËh. Gjithashtu, mbledhja e borxheve prej konsumit

të energjisë elektrike u përmirësua me 10 përqind gjatë së njëjtës periudhë. Megjithëse nevojiten përpjekje të

mëtejshme për reduktimin e humbjeve në rrjet, Shqipëria po ndërmerr hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur.

Këto përpjekje shërbyen si bazë për miratimin e Planit të Rimëkëmbjes Financiare të Sektorit të Energjisë Elektrike,

aprovimin e Ligjit të ri për Sektorin e Energjisë Elektrike, përmirësimin e menaxhimit të KESH-it dhe OSHEE-së, dhe

rishikimin e prioriteteve të investimeve sektoriale. Ligji i ri për Sektorin e Energjisë Elektrike (Prill 2015) parashikon

aplikimin e tarifave nën-kosto vetëm për konsumatorët e lidhur në tension të ulët dhe zëvendësimin e furnizuesit

publik me shumicë me një mekanizëm tregu për prodhuesit e vegjël të pavarur të energjisë elektrike dhe klientët e

kualifikuar, përfshirë koncesionet private. Aktualisht, janë tetë klientë të mëdhenj që kanë marrë licencën për blerjen e

energjisë elektrike në tregun e hapur, ndërsa OSHEE nuk është më e detyruar të garantojë furnizimin e tyre me energji

të subvencionuar. Roli i KESH-it, qoftë si furnizues publik me shumicë apo si furnizues i mundësisë së fundit përfundoi

në Korrik 2016, ndërsa OSHEE mori përgjegjësinë e plotë të furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike për

konsumatorët që përfitojnë nga tarifat nën kosto.

Këto reforma po ndihmojnë në rivendosjen graduale të stabilitetit financiar të sektorit të energjisë dhe reduktimin e

detyrimeve të kushtëzuara. Garancitë publike ranë nga 0.5 përqind e PBB-së në vitin 2014 në zero në vitin 2016. KESH

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

13

po i nënshtrohet procesit të rëndësishëm të ristrukturimit për të qenë në përputhje me Paketën e Tretë të Energjisë të

BE-së. Aksesi në institucionet financiare ndërkombëtare i ka dhënë mundësi KESH-it të zëvendësojë kreditë e shtrenjta

afatshkurtra me kreditë koncensionare afatgjata. ** Në Korrik 2016, autoritetet miratuan një model të ri për

rregullimin e tregut të energjisë elektrike dhe një plan për heqjen e rregullimit të çmimeve dhe që u jep mundësi të

gjithë pjesëmarrësve në treg të tregtojnë lirisht energji elektrike. Megjithatë, për përfundimin e reformës dhe

liberalizimit kërkohen 56 akte të reja ose të ndryshuara që mbulojnë pothuajse të gjitha segmentet e sektorit të

energjisë elektrike, për të cilat progresi ka qenë i ngadalshëm. Është e rëndësishme të përshpejtohet krijimi i një tregu

të organizuar të shkëmbimit të energjisë elektrike, çuarja përpara e reformave për heqjen e kontrollit mbi çmimet, dhe

forcimi i qeverisjes së korporatave në sektorin e energjisë.

* Detyrimet shtesë të kushtëzuara që rrjedhin nga blerja e kontestuar e operatorit privat vlerësohet të jenë 2-2.5 përqind e PBB-së. ** Norma e interesit për borxhin e KESH-it ra nga 6.6 përqind në 2013 në 3.9 përqind në 2016.

Burimi: Banka Botërore.

Figura 5.3. Mos-ekzekutimi i plotë i buxheteve të

kapitalit çoi në uljen e shpenzimeve… (Kontributi në ndryshimin e shpenzimeve publike,

2016, përqind e PBB-së)

Figura 5.4. … por shpenzimet për pagat e sketorit public dhe programet e asistencës sociale ngelen të

larta. (Shpenzimet publike të vlerësuara, 2016, Përqind e

PBB-së)

Dy tendenca të ndryshme në shpenzimet korrente nxjerrin në pah dallimet ndërmjet politikave të vendeve. Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia kanë racionalizuar shpenzimet korrente gjatë tre viteve të fundit, duke ulur pagat e sektorit publik dhe pensionet, si dhe ndihmat sociale që rezultojnë me probleme (Shqipëria po shkurton edhe subvencionet ne ndermarrjet publike). Nga ana tjetër, janë rritur shpenzimet korrente të pashënjestruara në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Në Mal të Zi, rregullat e reja çuan në rritje të shpenzimeve vjetore me rreth 2 përqind të PBB-së për ndihmën sociale, rreth 1.4 përqind për

paga, dhe me rreth 0.4 përqind për pensionet. Në Kosovë, parashikohet që programi i ri për pensionet e veteranëve të rrisë shpenzimet me rreth 0.7 përqind të PBB-së në terma vjetorë. Në IRJ të Maqedonisë, pensionet kanë qenë në rritje gjatë pesë viteve të fundit, duke arritur në 30 përqind të shpenzimeve të përgjithshme të qeverisë qendrore në vitin 2016. Megjithë reduktimin e deficiteve gjatë vitit 2016, prioritet mbetet konsolidimi fiskal, me theks tek zhvendosja e burimeve drejt shpenzimeve publike që i shërbejnnë rritjes ekonomike. Në një nivel prej

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

14

22.8 përqind të PBB-së rajonale, shpenzimet për paga në sektorin publik dhe ndihma sociale janë ende të larta në Ballkanin Perëndimor, duke lënë shumë pak hapësirë për investime publike (Figura 5.4). Përshpejtimi i ritmeve të rritjes ekonomike do të varet nga mirëbalancimi ndërmjet shpenzimeve kapitale dhe korrente: forcimi i kontrolleve mbi faturën e pagave dhe shënjestrimi më i mirë i

përfituesve të ndihmës sociale do t’i drejtojë burimet drejt investimeve prioritare në infrastrukturë, shtimit të mundësive në tregun e punës për grupet e synuara, konsolidimit të kapitalit njerëzor, përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike, dhe mbrojtjes së familjeve të varfëra dhe të rrezikuara nga efektet e konsolidimit fiskal.

Figura 5.5. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së ka

filluar të stabilizohet në Serbi, Shqipëri, dhe Bosnje dhe Herzegovinë…

(Borxhi publik dhe i garantuar, Përqind e PBB-së)

Figura 5.6: … dhe borxhi i jashtëm publik dhe i garantuar u reduktua në vendet që ndjekin

konsolidim fiskal

(Përqind e PBB-së)

Burimet: Zyrat kombëtare të statistikave dhe Ministritë e

Financave; vlerësime të stafit të Bankës Botërore. Burimi: Haver.

Figura 5.7. Serbia përfiton spread-e më të ulëta se fqinjët e saj me vlerësim të ngjashem krediti

Burimi: Vlerësime të S&P, Bloomberg, Ministrive të Financave, dhe Bankës Botërore. Shënim: Spread-et për kreditimin nuk janë të disponueshme për Malin e Zi dhe IRJ të Maqedonisë sespse bonot e tyre nuk kuotohen rregullisht. Spread-et për Malin e Zi të paraqitura në këtë figurë tregojnë yield-in e vitit 2016. Madhësia e tullumbaceve përfason borxhin public si përqindje e PBB-së

S[pread-et e CDS-ve, piket baze

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

15

Rritja më e shpejtë ekonomike dhe nivelet më të ulëta të deficitit në Serbi, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë kanë ndihmuar në stabilizimin e borxhit publik të garantuar (PPG) për herë të parë që prej krizës financiare globale. Borxhi publik (PPG) në këto tre vende ra me 0.4–1.9 pikë përqindjeje të PBB-së në vitin 2016, duke përmbysur trendin në rritje që filloi në vitin 2009 (Figura 5.5). Rritja ekonomike dhe disiplinimi fiskal në Serbi dhe Shqipëri po ndikojnë në reduktimin e niveleve historikisht të larta të borxhit. Borxhi i jashtëm pësoi gjithashtu rënie në vendet që ndërmorrën reduktimin e pagesave të borxhit dhe ristrukturimin e tij gjatë proçesit të konsolidimit fiskal (Figura 5.6). Në përgjithësi, niveli mesatar i borxhit në rajon u stabilizua në 54.6 përqind të PBB-së në vitin 2016, dy herë më i lartë se në vitin 2008. Reagimi i tregut financiar: parashikimet për borxhin sovran janë përmirësuar në Serbi dhe Shqipëri dhe përkeqësuar në IRJ të Maqedonisë dhe Mal të Zi. Paqëndrueshmëria e tregjeve financiare përbën shqetësim të veçantë për këto vende, pasi ato kanë akses në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe janë subjekt i vlerësimeve të rregullta të borxhit.9 Vendimi i Malit të Zi në 2016 për të rritur shpenzimet korrente dhe për të zbatuar një program të gjerë të investimeve publike, pavarësisht barrës së konsiderueshme të borxhit publik dhe atij të jashtëm, bëri që Standard and Poor’s (S&P) të ulë vlerësimin për perspektivën e borxhit nga stabël në negativ në Maj 2016. Kostot e larta për sigurimin e financimeve të domosdoshme shtojnë rreziqet tashmë të larta lidhur me ekspozimin e pambrojtur në valutë dhe përqindjes së lartë të kredive komerciale – Mali i Zi shpenzon aktualisht 2.4 përqind të PBB-së saj për shlyerjen e interesit.10 Ndërkohë që IRJ e Maqedonisë ka arritur të mbajë të pandryshuar

9 Nuk ka vlerësim për Kosovën. 10 Mali i Zi mbështetet tek huatë Kineze për financimin e projekteve të mëdha në infrastrukturë. Ndonëse kjo zhvendosje drejt financimit të jashtëm ka ulur normat mesatare të interesit dhe ka zgjatur periudhën mesatare të maturimit, rritja e pjesës së huave në dollar amerikan në konfigurimin e borxhit kombëtar në rajon ka çuar në përkeqësim të kursit të këmbimit dhe rreziqeve të rifinancimit.

vlerësimin si rezultat i politikave të besueshme monetare dhe të kujdesshme makroekonomike në të shkuarën, por në Shkurt 2017, parashikimi i agjencicë Fitch ishte negativ si pasojë e pasigurisë politike. Në dallim, vlerësimet e kreditit u përmirësuan për Shqipërinë dhe Serbinë, kryesisht për shkak të suksesit në konsolidimin fiskal. Vlerësimi për ekonominë Shqiptare u rrit nga B (negative) në 2013 në B+ (e qëndrueshme) në Shkurt 2017. Në 2016, Moody rriti vlerësimin afatgjatë për Serbinë nga “B1” në “Ba3”, i cili është në përputhje me vlerësimet e agjencive të tjera. Serbia përfiton tashmë spread-e shumë më të ulëta se fqinjët e saj me vlerësime të ngjashme, duke i bërë bonot e saj atraktive për investitorët (Figura 5.7). Vlerësimet e Moody-it dhe S&P për Bosnjë-Hercegovinën mbetën të pandryshuara gjatë vitit 2016 dhe në fillim të vitit 2017, pra me perspektivë të qëndrueshme.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

16

6. Rritja e cilësisë së aseteve po nxit rritjen e kreditimit Inflacioni i ulët ose në nivele negative në Serbi dhe Shqipëri çoi në korrigjime të politikës monetare të cilat stimuluan rritjen e kreditimit. Në Serbi, inflacioni në nivelin 1.2 përqind në vitin 2016, në mënyrë të qëndrueshme poshtë intervalit të synuar, si dhe përmirësimi i mjedisit makroekonomik, bëri që Banka Qendrore të ulë nivelin e synuar nga 4 ± 1.5 në 3 ± 1.5 3 përqind. Gjithashtu, inflacioni ishte nën nivelin e synuar edhe në Shqipëri, por në vitin 2016 nuk pati ndryshime të intervalit të synuar 3 ± 1 përqind për shkak të pritshmërive për një rritje më të lartë ekonomike dhe rritjes graduale në shfrytëzimin e kapaciteteve. Banka Qendrore e Maqedonisë uli sërish normat e interesit në 3.25 përqind në fund të 2016-s dhe fillim të 2017-s, pasi presionet që ndodhën në Prill dhe Maj 2016 nga kursi i këmbimit dhe baza e depozitave u eleminuan gjatë gjysmës së dytë të vitit

Edhe pse ecuria e rritjes së kreditimit ishte pozitive në shumicën e vendeve të BP-së, ajo u ngadalësua në gjashtë muajt e fundit (Figura 6.1). Në 2016, rritja e kreditimit në Kosovë ishte më e larta në rajon, me mbi 10 përqind, duke qenë se përmirësimi i kushteve të tregut dhe normat e ulëta të interesit vijuan të nxisin kërkesën private. Rritja e kreditimit në Serbi u përmirësua në të gjitha segmentet, e mbështetur kryesisht nga kërkesa e lartë nga ekonomitë familjare. Rritja e kreditimit për sektorin privat ishte e fortë në Shqipëri -; duke marrë parasysh fshirjen e kredive të këqija, rritja e re e kreditimit ishte rreth 3 përqind. Megjithëse kreditimi për ekonomitë familjare në Maqedoni vijoi të ishte i qëndrueshëm, klima e pasigurt politike çoi në dobësim të kërkesës nga korporatat, kështu që ritmi i rritjes së kreditimit në tërësi u ngadalësua ndjeshëm.

Figura 6.1. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik nxiti kërkesën e sektorit privat për kredi

(Rritja e kreditimi, mesatare lëvizëse 3-mujore v-m-v, Dhj 2009-Dhj 2016, përqind)

Burimi: Haver dhe bankat qendrore.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

17

Figura 6.2. Kreditë me probleme janë në rënie

(NPL-të në përqidje ndaj totalit të kredive)

Figura 6.3. Raportet e mjaftueshmërisë së kapitalit janë të mira

(Në përqindje dhe pikë përqindje)

Burimi: Bankat qendrore. Burimi: Bankat qendrore.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

18

Rënia e kërkesës për kredi nga korporatat ishte gjithashtu përgjegjëse për ngadalësimin në rreth 1.3 përqind të rritjes së kreditimit në Mal të Zi, ndërsa rritja prej rreth 2 përqind në Bosnjë-Hercegovinë në fund të vitit reflektoi lehtësimin në dhënien e kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME-të) dhe konsumatorët.11 Rritja e huadhënies në monedhë vendase ndihmoi në menaxhimin e rreziqeve të valutës në portofolet e sektorit privat. Në Shqipëri, normat e ulëta të interesit dhe standardet e lehtësuara të kreditimit nga bankat komerciale stimuluan rritjen e huadhënies në monedhë vendase, e cila në Dhjetor 2016 u rrit me mbi 7 përqind, nga 4 përqind në vitin 2015. Në Shqipëri dhe Serbi, huadhënia në valutë të huaj përbën 40-70 përqind të totalit të kreditimit, duke u kthyer kështu në rrezik për huamarrësit e pambrojtur në rast se do të ketë ndryshime të kursit nominal të këmbimit. Megjithëse përmirësimi gradual i cilësisë së aktiveve po nxit rritjen e kreditimit, nivelet e kredive me probleme mbeten të larta. Kreditë me probleme rëndojnë bilancet e sistemit bankar, dobësojnë fitimet, dhe gërryejnë kapitalin, duke e bërë më të vështirë për bankat të mbështesin rritjen ekonomike përmes dhënies së më shumë kredive. Kosova ka nivelin më të ulët të kredive me probleme në rajon. Kontribuesit kryesor në rritjen e nivelit mesatar rajonal të NPL-ve në 11.5 përqind ishin Shqipëria (18.3 përqind) dhe Serbia (17 përqind). Megjithatë, reformat e fundit kanë ndikuar në uljen e ndjeshme të kredive me probleme: përfshirë dispozitat për fshirjen e kredive të vjetra me probleme në Maqedoni dhe Shqipëri; Kosova ka ngritur një sistem të ri për zbatimin e kolateralit; Republika Srpska në Bosnje-Herzegovinë miratoi ligjin e ri të falimentimit; ndërsa Mali i Zi ka tashmë një ligj për ristrukturimin financiar vullnetar (Figura 6.2). Në përgjithësi, bankat në Ballkanin Perëndimor janë të mirëkapitalizuara dhe likuide. Dështimet e fundit të bankave vendase rizgjuan shqetësimet në lidhje me cilësinë e aseteve dhe shëndetin e bankave të caktuara, në veçanti në Bosnjë-Hercegovinë dhe Malin e Zi. Reduktimi i kreditimit (deleveraging) nga bankat e huaja solli rritje të depozitave vendase dhe reduktim të raportit mesatar kredi-depozita. Depozitat përbëjnë burimin kryesor të financimit për bankat, duke variuar nga 69.4 përqind të totalit të detyrimeve në vitin 2016 (Shqipëri) në përafërsisht 86 përqind (Kosovë). Raporti mesatar kredi-depozita ishte rreth 88.5 përqind në fund të 2016, duke pësuar rënie nga 119 përqind që ishte në 2008. Mjaftueshmëria e kapitalit të sistemit bankar arriti mesatarisht 17.1 përqind në T4 2016, nivel ky i mjaftueshëm për të absorbuar rreziqet e identifikuara (Figura 6.3).

11 Banka Europiane e Investimeve. CESEE Bank Lending Survey H2-2016, shiko linkun http://www.eib.org/attachments/efs/economics_cesee_bls_2016_h2_en.pdf.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

19

7. Ruajtja e vrullit të reformave është me rëndësi jetike Perspektiva afatshkurtër dhe afatmesme e rritjes ekonomike për rajonin është pozitive. Rritja ekonomike e rajonit parashikohet të arrijë mesatarisht 3.4 përqind në periudhën 2017-18 me forcimin e investimeve dhe rritjen e peshës së eksporteve neto, e udhëhequr nga Serbia, ekonomia më e madhe në rajon. Me rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik dhe përmirësimin e rezultateve në tregun e punës, konsumi i qëndrueshëm do të vijojë të jetë faktori kryesor nxitës i rritjes ekonomike. Inflacioni rajonal pritet të rritet gradualisht si rezultat i rritjes së kërkesës së brendshme, çmimeve ndërkombëtare të lëndëve të para, dhe inflacionit tek partnerët tregtarë si pasojë e shtimit të veprimtarisë së tyre ekonomike dhe rritjes së normave ndërkombëtare të interesit.

Tabela 7.1. Një perspektivë pozitive e rritjes ekonomike

2015 2016f 2017f 2018f

Rritja e PBB-së reale (në përqindje) Shqipëria 2.6 3.2 3.5 3.5 Bosnja dhe Hercegovina 3.0 2.8 3.2 3.7

Kosova 4.1 3.6 3.9 4.2

IRJ e Maqedonisë 3.8 2.4 2.8 3.3

Mali i Zi 3.4 2.1 3.3 3.0

Serbia 0.8 2.8 3.0 3.5

Ballkani Perëndimor 2.2 2.8 3.2 3.6

Burimet: Të dhëna nga bankat qendrore dhe zyrat kombëtare të statistikave; vlerësime dhe parashikime të stafit të Bankës

Botërore.

Megjithë konsolidimin e konsiderueshëm gjatë tre viteve të fundit, deficiti mesatar fiskal në BP6 parashikohet të rritet nga 2.2 përqind e PBB-së në vitin 2016 në 2.7 përqind në vitin 2017. Edhe një herë, kjo mesatare reflekton dy trende shumë të ndryshme: Serbia, Shqipëria, dhe Bosnje-Hercegovina pritet të shohin konsolidim të mëtejshëm fiskal, ndërkohë që vendet e tjera do të përjetojnë zgjerim të deficitit. Për vitin 2017, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia kanë parashikuar reforma strukturore me qëllim adresimin e ngurtësisë në shpenzime dhe, në rastin e Shqipërisë, shmangien e krijimit të detyrimeve të

reja të prapambetura. Në Kosovë, ndryshimet e fundit në rregullin fiskal do të bëjnë që deficiti të tejkalojë kufirin aktual prej 2 për qind të PBB-së me qëllim financimin e investimeve produktive. Deficiti i planifikuar buxhetor i IRJ të Maqedonisë për 2017, pritet të rritet mesatarisht në 3.2 për qind të PBB-së, çka tregon se të ardhurat janë të qëndrueshme, por shpenzimet korrente të larta, sidomos për pensionet. Buxheti i Malit të Zi për vitin 2017 përmban një sërë masash që synojnë rritjen e të ardhurave dhe reduktimin e shpenzimeve - një zhvillim i mirëpritur. Megjithatë, edhe në qoftë se përjashtojmë nga analiza projektin e autostradës Bar-Boljare, kthimi i financave publike në një trajektore të qëndrueshme afatmesme kërkon marrjen e masave shtesë konsoliduese si për të ardhurat ashtu edhe për shpenzimet. Borxhi publik PPG parashikohet që të fillojë të bjerë prej vitit 2018 në të gjitha vendet e BP6-ës përveç Malit të Zi dhe Kosovës. Stoku në rritje i borxhit publik të Malit të Zi përbën kërcënim për qëndrueshmërinë fiskale afatmesme të vendit. Stabilizimi i borxhit të Malit të Zi do të jetë i vështirë për t’u arritur, por ai është vendimtar për t’ju rikthyer besimin investitorëve dhe për të mundësuar shtyrjen e suksesshme të detyrimeve aktuale të vendit, të cilat pritet të arrijnë mesatarisht në 16 për qind të PBB-së në periudhën 2019-21. Nderkohë që borxhi publik në Kosovë po rritet, madhësia e tij eshtë ende e ulët,dhe ka hapësirë për të financuar investime produktive. Rreziqet e jashtme ende anojnë nga kahu negativ. Rreziqet kryesore të jashtme kanë të bëjnë me rritjen e dobët strukturore në BE dhe pasigurive lidhur me situatën post-Brexit. Rritja ekonomike vazhdimisht e dobët në BE përbën rrezik serioz për rajonin e BP6-ës, duke pasur parasysh lidhjet e larta financiare dhe reale me BE-në, i cili është partneri më i madh tregtar i BP6-ës dhe vendi i origjinës për shumicën e IHD-ve në rajon. Pasiguria dhe destabiliteti politik është rritur në disa vende të BE-së dhe tek partnerë të tjerë tregtarë, si Turqia, gjë që mund të sjellë pasoja negative në tregti dhe investime, por edhe pozitive duke nxitur turizmin.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

20

Rritja e pasigurisë së përgjithshme është një tjetër faktor që mund t’i bëjë investitorët të ngurrojnë ose që mund të ndikojë tek investitorët e mëdhenj të cilët mbajnë peshën kryesore të rritjes ekonomike dhe punësimit në rajon. Nëse rreziku i proteksionizmit të lartë do të materializohej, ai mund të çojë në kufizim të ribalancimit drejt një modeli të rritjes ekonomike të mbështetur tek eksportet, e cila do të krijonte një barrierë për konvergjencën e të ardhurave me BE-në. Për shembull, 75 përqind (0.6 pp) e ngadalësimit të rritjes së tregtisë botërore në vitin 2016 erdhi si rezultat i pasigurisë së lartë politike.12 Dinamikat e çmimeve të lëndëve të para dhe normalizimi i politikës monetare të SHBA-së gjithashtu përbëjnë rreziqe të mundshme. Për më tepër, mbiçmimi i mundshëm i dollarit amerikan do të krijonte rrezik për shërbimin e borxhit, veçanërisht në Serbi, ku rreth një e treta e borxhit publik është në dollar amerikanë; edhe Mali i Zi është objekt i rrezikut nga luahtja e kursit të këmbimit të dollarit amerikan. Rreziqet e brendshme politike e bëjnë gjithashtu të zymtë parashikimin për rritjen e BP6-ës. Tensionet politike në disa vende ka të ngjarë të vazhdojnë në periudhë afatmesme. Pasiguria politike që rrjedh nga këto tensione mund të ketë pasoja makroekonomike si ulja e interesit të investitorëve dhe rritjen e shqetësimeve lidhur me ndryshimet e mundshme të politikave dhe kundërshtimin e reformave nisur nga interesat personale. Efektet e krizës së zgjatur politike në IRJ të Maqedonisë, si dhe pasiguria lidhur me zgjedhjet përbëjnë tashmë kërcënim për ekonominë e saj. Perceptimet lidhur me brishtësinë politike në Kosovë mund të çojnë në dobësim të investimeve. Ndërkohë, zgjedhjet presidenciale në Serbi u mbajtën në Prill 2017, ndërsa në Shqipëri zgjedhjet parlamentare parashikohen të mbahen në Qershor 2017. Nëse si rrjedhojë e pasigurisë politike do të krijohen vonesa në realizimin e reformave strukturore apo devijime nga disiplina fiskale, kjo mund të çojë në uljen e

12 Bazuar në një kampion prej 18 vendesh gjatë një harku kohor 30 vjeçar, shiko Constantinescu, C., A. Mattoo, M. Ruta (2017), Vëzhgim i Tregtisë Ndërkombëtare. Zhvillimet e Tregtisë në 2016: Pasiguria Politike Përbën Barrë për Tregtinë Botërore (Global Trade Watch. Trade Developments in 2016: Policy Uncertainty Weighs on World Trade. Washington, DC: World Bank).

parashikimeve për rritjen ekonomike dhe të kompromentojë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e rregullimit fiskal. Me qëllim zbutjen e këtyre rreziqeve, nevojitet që miksi i politikave t’u japë përparësi politikave të kujdesshme afatshkurtra që synojnë konsolidim të vazhdueshëm fiskal, koordinim të politikës monetare për vendet që mund ta zbatojnë atë, dhe një strategji për forcimin e sektorit financiar (shiko Hapësira Informuese 7.1). Disbalancat e jashtme pritet që të pësojnë një përkeqësim të lehtë, duke rritur ekspozimin ndaj goditjeve edhe në rast se IHD-të dhe rezervat ndërkombëtare rezultojnë të jenë mjaftueshëm të larta për të shërbyer si efekt amortizues ndaj paqëndrueshmërisë financiare. Deficiti i llogarisë korrente pritet të rritet gjatë tre viteve të ardhshme në të gjitha vendet e BP6-ës me përjashtim të Serbisë. Ky përkeqësim është nxitur kryesisht nga deficitet e larta tregtare: eksportet pritet të rriten më ngadalë se importet me materializimin e projekteve të planifikuara të investimeve dhe rritjen e konsumit. Për sa kohë që disbalancat e jashtme do të vijojnë të jenë të larta, perspektiva rajonale dhe globale do të vazhdojë të jetë një përcaktues i rëndësishëm i aftësisë së vendeve të BP6-ës për të përballuar goditjet e jashtme. Në periudhë afatshkurtër, rritja më e ngadaltë ekonomike në partnerët kryesorë tregtarë të rajonit dhe konkurrueshmëria më e ulët e kurseve të këmbimit mund të dëmtojë perspektivat e BP6-ës në lidhje me eksportet. Për më tepër, normalizimi më i shpejtë i normave ndërkombëtare të interesit përbën rrezik si për rritjen e PBB-së ashtu edhe për sektorin e jashtëm.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

21

Figura 7.1. Ribalancimi drejt kërkesës së jashtme është veçanërisht i dukshëm në Serbi

(Ndryshimet në raportet ndaj PBB-së, 2008–16, pikë përqindje të PBB-

së)

Burimi: Bankat qendrore dhe zyrat kombëtare të statistikave;

vlerësime të stafit të Bankës Botërore.

Ruajtja e kursit të reformave strukturore ka bërë që disa ekonomi të nisin ribalancimin drejt burimeve që garantojnë rritje më të qëndrueshme pas krizës financiare globale. Kriza financiare globale çoi në një frenim të papritur të flukseve hyrëse të kapitalit të huaj në tregjet në zhvillim, përfshirë ato në Ballkanin Perëndimor. Kjo gjë i dha fund periudhës së gjallërimit të konsumit, dhe zbehja e optimizmit i vuri fre rritjes ekonomike. Zvogëlimi i aktivitetit ekonomik solli një rënie të konsumit dhe importeve, ndërsa investimet u përkeqësuan në të gjithë rajonin, si rezultat i kufizimeve fiskale dhe uljes së besimit tek investitorët. Kriza mund të kishte shërbyer si një mundësi e mirë për ekonomitë e prekura për ribalancimin e burimeve të rritjes duke u zhvendosur nga kërkesa e brendshme tek eksportet, ndërsa kufizimet fiskale mund të shfrytëzoheshin për të rritur rolin e sektorit privat si burim i rritjes ekonomike në të ardhmen. Megjithatë, deri më tani vetëm Serbia ka përjetuar një rritje të fuqishme të eksporteve që nga kriza financiare globale (Figura 7.2). Ndërkohë që, edhe pse Mali i Zi dhe Shqipëria

kanë patur përmirësim të përkohshëm të eksporteve neto, kjo situatë erdhi si rezultat i rënies së madhe të importeve për shkak të kolapsit që pësoi kërkesa e brendshme. Një nga arsyet e këtyre ndryshimeve është eksporti i lëndëve të para, të cilat u karakterizuan nga çmime të ulëta për një periudhë të zgjatur kohore, duke kontribuar negativisht në rritjen e eksporteve në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë; Ndërkohë që, sektorët e industrisë përpunuese në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoni kanë përfituar nga çmimet e ulëta të lëndëve të para. Përshpejtimi i reformave strukturore dhe ruajtja e kursit të tyre janë të rëndësishme për të mbështetur rritjen ekonomike në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Suksesi i Serbisë dhe Shqipërisë në nxitjen e rritjes përmes reformave që mbështesin sektorin privat varet nga aftësia e tyre për të ruajtur vrullin e reformave. Politikat e tyre kanë lehtësuar zgjerimin ekonomik dhe po ndihmojnë proçesin e saponisur të ribalancimit të rritjes drejt burimeve më të qëndrueshme. Të dyja vendet janë duke bërë përpjekje për përmirësimin e menaxhimit fiskal dhe klimën e biznesit. Serbia po punon për reduktimin e numrit të madh të ndërmarrjeve shtetëore inefiçente të trashëguara: Që prej vitit 2014, qeveria ka hequr nga portofoli i saj mbi 300 NSH komerciale; ndër masat e tjera janë lirimi i aseteve për sektorin privat dhe reduktimi i humbjeve shtetërore dhe detyrimeve fiskale të tërthorta. Serbia ka nisur gjithashtu lehtësimin e lejeve të ndërtimit, përmirësimin e sistemit kadastral, thjeshtimin e administratës tatimore, si dhe reformimin e administratës publike. Shqipëria ka ndërmarrë, ndër të tjerash, shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të sektorit publik të cilat arrijnë në 5 përqind të PBB-së, process nga i cili kanë përfituar mbi 1.500 firma private; përmirësimin e besueshmërinë së shërbimeve të energjisë elektrike; dhe ndryshimin e rregullave të biznesit me qëllim lehtësimin e tregtisë me jashtë dhe aksesit në kredi (siç janë ulja e barrës së NPL-ve dhe përmirësimi në ekzekutimin e kolateralit). Përpjekjet e vazhdueshme për reforma u kanë dhënë mundësi bizneseve të thithin investime private dhe të korrin përfitime nga rimëkëmbja e

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

22

kërkesës për eksporte. Megjithëse në rrugën drejt progresit, është e rëndësishme që të dyja këto vende të ruajnë vrullin e reformave me qëllim përmirësimin e menaxhimit makroekonomik, rritjen e efiçencës së sektorit publik, dhe forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, të cilat janë kushte të domosdoshme për një sektor privat dinamik. Edhe Maqedonia ka mundur të shijojë deri tani frytet e reformave të mëparshme të cilat e ndihmuan ekonomisë e saj të përballojë efektet e krizës së zgjatur politike. Por kriza politike e kohëve të fundit ka nxjerrë në pah brishtësinë e suksesit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kursit të reformave. Me rritjen e pasigurisë në ekonominë botërore, këta shembuj përforcojnë edhe më shumë rëndësinë e përshpejtimit të reformave strukturore për përmirësimin e mjedisit të biznesit në të gjitha vendet, për të patur zgjerim më të lartë dhe të qëndrueshëm ekonomik. Shtimi i rreziqeve për të gjitha vendet thekson nevojën urgjente për reforma strukturore që synojnë përforcimin e procesit të saponisur të ribalancimit nga burimet e brendshme drejt atyre

të jashtme të rritjes që mbështeten më shumë tek investimet. Me qëllim ndërprerjen e ciklit të reformave të pakta, rritjes së ngadaltë ekonomike dhe emigrimit masiv të të rinjve kërkohet konsolidim i përfitimeve të rritjes ekonomike si rezultat i krijimit të vendeve të reja të punës. Me rëndësi mbetet vëmendja konstante ndaj pesë fushave të reformave që janë: Eliminimi i faktorëve dekurajues dhe barrierave ndaj punësimit formal, për të mundësuar rritje më të shpejtë ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe reduktimin e varfërisë. Përmirësimi i klimës së biznesit dhe qeverisjes në mënyrë që kompanitë të krijojnë më shumë vende pune, të zgjerohen, dhe të rrisin produktivitetin. Rritja e barazisë, cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve publike dhe sistemeve të mbrojtjes sociale, dhe zvogëlimin e rolit të qeverisë. Thellimi i integrimit rajonal dhe global në mënyrë që ekonomitë të përfitojnë më shumë nga rritja e eksporteve. Përdorimi i qëndrueshëm i energjisë dhe burimeve natyrore.

.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

23

Hapësira Informuese 7.1. Zhvillimi financiar dhe rritja afatgjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Sistemet financiare të vendeve të Ballkanit Perëndimor vijojnë të ekspozohen ndaj goditjeve financiare dhe nuk kanë evoluar mjaftueshëm për të mbështetur rritjen përfshirëse. Për më shumë se 20 vjet, sektori financiar në Ballkanin Perëndimor është dominuar nga bankat e mëdha të huaja. Thellimi i shpejtë i kreditimit që ka pasuar këtë periudhë ka ardhur si produkt i boom-eve dhe dështimeve financiare. Megjithatë, ndërmjetësimi financiar në rajonin e Ballkanit Perëndimor është i ulët krahasuar me vendet e tjera në CESEE (EQEJJ) ku raporti i kreditimit për sektorin privat ndaj PBB-së është mesatarisht vetëm 45 përqind. Që prej fillimit të krizës financiare të vitit 2008, potenciali i rritjes ekonomike të rajonit është frenuar nga pamjaftueshmëria e zhvillimit dhe stabilitetit të sektorit financiar, e cila është karakterizuar nga kosto të larta të ndërmjetësimit dhe niveli i lartë i kredive me probleme. Disa vende po përballen me të tjera sfida që kanë të bëjnë me rreziqet në rritje në bankat vendase, sektorët e cekët financiarë jobankarë, dhe vëllimin e kredive në valutë të huaj për huamarrësit e pambrojtur. Disa nga faktorët e jashtëm që ndikojnë në sistemet financiare të BP6-ës janë perspektiva e tregut botëror, kufizimet dhe rreziqet ndaj huamarrjes së jashtme, reforma rregullatore dhe

mbikëqyrëse e BE-së, si dhe problemet e kapitalizimit të bankave mëmë. Me qëllim stimulimin e rritjes dhe prosperitetit të

përbashkët, është e nevojshme që sistemi i

financimit të jetë më i balancuar dhe i aftë të

menaxhojë kundërtitë (trade-offs) midis

përfshirjes financiare dhe stabilitetit. Vendosja e

ekuilibrit të duhur midis këtyre dimensioneve të

zhvillimit financiar (si stabiliteti, efiçenca, përfshirja

dhe thellësia financiare) është thelbësore për të

mbështetur rritjen përfshirëse dhe të

qëndrueshme. Gjetja e ekuilibrit të duhur në

zhvillimin financiar ka të bëjë gjithashtu me ato

kundërti që shpesh anashkalohen- më shumë në

dëm të politikëbërësve. Kjo është veçanërisht e

vërtetë përsa i përket stabilitetit dhe përfshirjes.

Zgjerimi i shpejtë i kreditimit gjatë periudhave të

boom-it për firmat dhe individët me rekorde jo

shumë të mira të besueshmërisë mund të

promovojë rritjen afatshkurtër – gjë që u vërejt në

vendet e BP6-ës para krizës së vitit 2008 e cila u

pasua nga rritja e kredive me probleme - por që

rrezikon të shoqërohet me një krizë në sistemin

bankar apo vulnerabilitet më të lartë në terma

afatshkurtër. Në mënyrë që zhvillimi financiar për

Ballkanin Perëndimor të mbështesë rritjen përfshirëse duhet të mbështesë pikësëpari zhvillimin e balancuar të sektorit

financiar që përfshin thellësi të diversifikuar (bankare dhe jobankare) dhe stabilitet financiar, efiçencë dhe përfshirje.

Duke marrë parasysh kundërtinë (tradeoff) midis kredive për individë dhe stabilitetit financiar, si dhe sinergjisë ndërmjet

kursimeve më të larta të firmave dhe stabilitetit financiar, vendet e BP6-ës, ku sektorët financiarë janë aktualisht më pak

të qëndrueshëm, mund të vendosin t’i japin prioritet reduktimit të barrierave për kursimet e bizneseve duke monitoruar

nga afër rritjen e kredive për individë.

Hartimi i një strategjie financiare ka rezultuar i suksesshëm për shumë vende në botë për trajtimin e këtyre

kundërtive. Duke marrë parasysh mangësitë dhe përfitimet e mundshme të dimensioneve të ndryshme të zhvillimit

financiar, vendet e Ballkanit Perëndimor do të kishin më tepër përfitim nëse do të fokusoheshin tek efiçenca dhe larmia e

Figura B7.2.1 Rritja dhe prosperiteti i përbashkët janë të

lidhura me zhvillimin financiar

Burimi: Global Financial Development Database, Global Findex,

FinStats, dhe World Development Indicators.

Shënim: Secila kolonë përfaqëson koefiçentin në regresionin me dy

variabla, ku si variabël i varuar është reziduali total i rritjes dhe

reziduali i 40 vendeve të poshtme të rritjes. Reziduali i rritjes përftohet

nga regresioni midis rritjes së të ardhurave dhe një grupi bazë të

variablave shpjegues.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

24

sistemeve financiare si dhe tek përfshirja e individëve në prosperitetin të përbashkët, veçanërisht në instrumentet e

kursimeve. Gjithashtu, është e rëndësishme të merren në konsideratë kundërtitë e mundshme për rreziqet ndaj

stabilitetit.

Burimet: Banka Botërore dhe Gould, David Michael, dhe Martin Melecky, 2017. Risqet dhe Kthimet: Menaxhimi i

Kundërtive Financiare për Rritje Përfshirëse në Evropë dhe Azinë Qendrore. Washington, DC.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

25

8. Fokus: Rregullat Fiskale në Vendet e Ballkanit Perëndimor

Hartimi i një politike të shëndoshë fiskale është

prioritet për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kriza

financiare globale e vitit 2008-09 çoi në tendosje të

pozicioneve fiskale në të gjitha vendet duke ulur në

mënyrë të ndjeshme efektet amortizuese fiskale,

rritur borxhin publik, dhe duke nxjerrë në pah

dobësitë strukturore, sidomos të detyrimeve të

kushtëzuara të krijuara nga ndërmarrjet shtetërore

dhe subjekte të tjera publike. Që prej vitit 2008,

borxhi publik është rritur në të gjitha vendet e BP6-

ës, dhe është mëse dyfishuar për rajonin në tërësi.

Për më tepër, shumë vende në rajon nuk kanë qenë

në gjendje të kthehen në nivelet e rritjes para krizës

ndërsa shpenzimet kundërciklike kanë gërryer

rezervat fiskale, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e

borxhit dhe stabilitetin makroekonomik (Figurat 1

dhe 2).

Figura 8.1. Ballkani Perëndimor: Bilancet Fiskale

(Përqind e PBB-së)

Figura 8.2 Ballkani Perëndimor: Borxhi Publik dhe i Garantuar

(Përqind e PBB-së)

Burimi: Autoritetet e vendeve dhe vlerësime të Bankës Botërore.

Instrumentet e politikave që inkurajojnë

qëndrueshmërinë fiskale, siç janë rregullat fiskale,

kanë tërhequr vëmendjen e vendeve të tjera që

kanë nevojë për konsolidim fiskal. Një nga

objektivat themelore të rregullave fiskale është

rritja e besueshmërisë së politikës fiskale si bazë për

rritjen ekonomike. Zbatimi efikas i rregullave fiskale

të hartuara me kujdes mund të ndihmojë në

përmirësimin e parashikueshmërisë së politikave,

zbutjen e luhatjeve në nivelin e prodhimit dhe

menaxhimin e prociklikalitetit.13 Me kalimin e kohës

13 Shiko Kopits dhe Symansky (1998, 2001); FMN (2012); dhe Wyplosz (2005, 2012).

rregullat fiskale mund të çojnë në normalizim të

shpërndarjes së shpenzimeve publike dhe të

krijojnë mundësi për zbatim të pandërprerë të

projekteve dhe programeve shumëvjeçare.

Gjithashtu, ato sigurojnë transparencë më të

madhe, dhe i bëjnë politikat fiskale më elastike ndaj

kërkesave të agjencive publike dhe grupeve të

interesit, si dhe kthehen në një angazhim të qartë të

qeverisë për të arritur objektivat e saj fiskale.

Rregullat fiskale mund të jenë veçanërisht të

dobishme për vendet e BP6-ës, të cilat duke qenë

ekonomi të vogla janë të ndjeshme ndaj goditjeve

ekzogjene, dhe mungesa e fleksibilitetit në regjimet

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

26

e tyre të kursit të këmbimit kërkon politika fiskale të

besueshme dhe të qëndrueshme.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë

miratuar rregulla fiskale, me përjashtim të

Maqedonisë. Pjesa më e madhe e këtyre rregullave

janë ndryshime në ligjet buxhetore të cilat vendosin

objektiva të shprehur në shifra për të garantuar

qëndrueshmëri, disiplinim dhe transparencë fiskale

afatgjatë. Rregulli fiskal në Shqipëri, Bosnje-

Hercegovinë dhe Kosovë fokusohet vetëm tek

buxheti i qeverisë qendrore, deficiti dhe nivelet të

borxhit; në Mal të Zi dhe Serbi ato zbatohen edhe

për qeveritë vendore. Një tipar i përbashkët është

se rregullat fiskale zbatohen vetëm për borxhin

publik – dhe jo për borxhet e prapambetura apo

detyrimet që rrjedhin nga garancitë publike për

kompanitë ose partneritetet publik-privat (PPP).

Vlen të përmendet se ndonëse Maqedonia nuk ka

miratuar rregull fiskal, vendi është i njohur për

zbatimin e politikave të kujdesshme

makroekonomike dhe ruajtjen e disiplinës fiskale,

dhe autoritetet nuk e kanë ndjerë të nevojshme të

miratojnë rregulla fiskale numerike.

Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE)

ka ofruar stimuj shtesë për vendet e BP6-ës për të

menaxhuar sa më mirë financat e tyre.

Përputhshmëria me kriteret e Mastrihtit, që njihen

edhe si kriteret e konvergjencës, është një

parakusht për anëtarësimin në BE. Shumica e

rregullave fiskale të vendeve të Ballkanit

Perëndimor janë në përputhje me kriteret e

Mastrihtit, të cilat përcaktojnë që deficiti vjetor

buxhetor nuk duhet të jetë më pak se 3 përqind e

PBB-së ndërsa borxhi publik më pak se 60 përqind.

14 Për këtë qëllim, shumica e vendeve të BP6-ës ka

miratuar Ligjin për Kontrollin e Brendshëm Financiar

Publik për të mbështetur zbatimin e rregullave të

tyre fiskale, ndërsa disa të tjera kanë ngritur

14 Kriteret e Mastrihtit përcaktojnë objektivat dhe rregullat në lidhje me inflacionin, borxhin publik dhe deficitin, stabilitetin e kursit të këmbimit dhe konvergjencën e normës së interesit. Kriteret përcaktohen në nenin 121 të traktatit të themelimit të Bashkimit Evropian.

institucionet e auditimit dhe kontrollit të

brendshëm për sektorin publik.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

27

Përvojat e Vendeve

Shqipëria

Nga viti 1998 deri në vitin 2012, Shqipëria ka

aplikuar një rregull të vetëm fiskal të vendosur në

Ligjin Organik të Buxhetit të vitit 1998 i cili kërkon

që stoku i borxhit të mos jetë mbi 60 për qind të

PBB-së. Ky rregull u rishikua në Qershor 2016 për të

sanksionuar që borxhi të ulet çdo vit deri sa të arrijë

45 për qind të PBB-së.15 Megjithatë, rregulli i

rishikuar nuk specifikon një afat kohor ose një

trajektore për të arritur objektivin 45 për qind, dhe

kjo mund të dobësojë efektivitetin e tij. Ai përmban

dhe një klauzolë "amortizuese" që sanksionon se

0.7 për qind e shpenzimeve totale të buxhetuara të

alokohen në një rezervë buxhetore që mund të

përdoret për të kompensuar për gabimet e

parashikimit dhe ndryshimeve të paparashikuara në

variablat makroekonomike, të tilla si rritje

ekonomike më e ulët se pritshmëritë dhe lahatjet e

normave të interesit dhe kursit të këmbimit. Ligji

gjithashtu paraqet "rregullin e artë" të huamarrjes -

qeveria duhet të marrë hua vetëm për të investuar

dhe jo për të financuar shpenzimet korrente - dhe

sanksionon që të ardhurat nga privatizimet të

përdoren për të reduktuar borxhin ose për të

financuar investime kapitale.

Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor,

Shqipëria disa herë e ka pasur të vështirë për të

zbatuar rregullin e saj fiskal. Ndër sfidat e ndeshura

janë buxhetimi për angazhimet shumëvjeçare,

veçanërisht ato që lidhen me PPP-të; mbivlerësimi i

të ardhurave që çon në plane jorealiste të

shpenzimeve që kontribuojnë në krijimin e

detyrimeve të prapambetura të shpenzimeve të

pabuxhetuara; dhe të dhënat e llogarive kombëtare

që kanë nevojë për rishikime të rëndësishme. 16,17

15 Në vitin 2016, stoku i borxhit publik dhe të garantuar të Shqipërisë ishte 72.7 përqind e PBB-së, ose 67.8 përqind e PBB-së pa përfshirë borxhin e garantuar. 16 Shiko FMN 2016. ”Shqipëria, Vlerësim i transparencës fiskale” (Albania, Fiscal transparency evaluation). https://www.imf.org/external/ pubs/ft/ scr/2016/cr1605.pdf; and [IMF (forthcoming) Public Investment Management Assessment (PIMA).]

Në vitin 2016 qeveria miratoi një Ligj të ri Organik të

Buxhetit që do të ndihmojë në përmirësimin e

menaxhimit të financave publike për të mbështetur

zbatimin e rregullit fiskal. Masat përfshijnë

përgatitjen e supozimeve makroekonomike që

përdoren për qëllime të buxhetit bazuar në

parashikimet e raportit “Perspektiva ekonomike

botërore” (Ëorld Economic Outlook) të FMN-së,

dispozita të veçanta për vitet elektorale, dhe

specifikimin e limiteve për angazhimet

shumëvjeçare dhe dhënie informacioni për këto

angazhime. Për të zbutur rreziqet fiskale që rrjedhin

nga PPP-të, Ligji Organik i Buxhetit vendos një kufi

në stokun total të PPP-ve, i integron ato në procesin

buxhetor, dhe i jep Ministrisë së Financave një rol

më të madh në vlerësimin dhe monitorimin e

propozimeve të PPP-ve.

Bosnja dhe Hercegovina

BeH nuk përdor rregulla fiskale kombëtare për

qeverinë e përgjithshme të konsoliduar, por në

vend të tyre mban rregulla të veçanta për secilën

nga dy entitet kushtetuese dhe ligjore. Në entitetin

Republika Srpska (RS), një rregull fiskal i futur në

vitin 2012 përmes Ligjit për Huamarrjen, Borxhin,

dhe Garancitë specifikon se stoku i borxhit public –

që mbulon shpenzimet e RS, qeverisë lokale, dhe

fondet ekstra-buxhetore për sigurime shoqërore –

nuk mund të tjekalojë 55 përqind të PBB-së. Ai

përcakton gjithashtu se borxhi total (borxhi publik

plus borxhet që kanë ndërmarrjet shtetërore,

Banka e Zhvillimit të Investimeve, dhe institucionet

e tjera të sektorit publik) nuk mund të tejkalojnë

kufirin 60 për qind. Në Federatën e Bosnje dhe

Herzegovinës (FBiH), Ligji për Buxhetin e vitit 2013

përcakton se buxheti i vitit aktual duhet të jetë i

balancuar. Megjithatë, në qoftë se në viti aktual

buxhetor është me deficit, qeveria duhet të

planifikojë një tepricë për tre vitet e ardhshme. Pas

deficiteve të qëndrueshme në periudhën 2008-14,

17 Shiko Banka Botërore. 2014. Albania Public Finance Review. http://documents.worldbank.org/curated/en/ 457931468003296521/pdf/820130ESW0P1430C0disclosed030100140.pdf.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

28

BiH në vitin 2015 BiH kishte një suficit prej 0.7

përqind të PBB-së. Të dhënat e konsoliduara fiskale

për vitin 2016 nuk janë ende të disponueshme, por

vlerësimet sugjerojnë një deficit prej rreth 0.6 për

qind të PBB-së. Autoritetet janë duke përgatitur një

Strategji të Reformës për Menaxhimin e Financave

Publike që po hartohet për të forcuar planifikimin,

ekzekutimin, dhe monitorimin e buxhetit dhe për të

siguruar një disiplinë fiskale dhe llogaridhënie më të

mirë.

Këshilli Fiskal është përgjegjës për koordinimin e

politikave fiskale dhe për të siguruar stabilitetin

makroekonomik dhe qëndrueshmërinë fiskale të

BeH. RS dhe FBiH aktualisht janë duke vepruar në

përputhje me rregullat e borxhit, por gjithsesi

rregullat nuk parashikojnë sanksione ose pasoja të

tjera në rast të mos-zbatimit të tyre.

Kosova

Rregullat fiskale të Kosovës të prezantuara në vitin

2006, janë ndryshuar disa herë. Rregulli origjinal

përcaktonte se shpenzimet mund të rriten në terma

reale me 0.5 për qind çdo vit. Rregulli u ndryshua në

vitin 2007 që të zbatohet vetëm për shpenzime

periodike ndërsa në vitin 2009 u braktis tërësisht.

Një rregull i ri borxhit u prezantua në vitin 2010, i

cili vendosi kufi për borxhin publik dhe të garantuar

në nivelin 40 për qind të PBB-së. 18 I njëjti ligj

vendosi edhe kriteret për kualifikimin e bashkive

për të marrë hua, dhe aktualisht vetëm pak bashki

janë kualifikuar për këtë të drejtë. Për më tepër,

bazuar në dispozitat kushtetuese, çdo huamarrje e

jashtme është objekt i ratifikimit nga dy të tretat e

parlamentit – që është një kërkesë shumë e ngurtë. 19

Rregulli i ri fiskal u prezantua në vitin 2013; ai

kufizon deficitin e përgjithshëm fiskal në 2 për qind

të PBB-së, me klauzolat përjashtuese në rastet e

lidhuar me recesionet dhe fatkeqësitë natyrore.

Megjithatë për shkak të nevojave të mëdha për

18 Ligji për borxhin publik, Ligji nr.03/l- 175, 2010. 19 Ligji për borxhin publik, Pjesa Dy Huamarrja e Bashkive, Ligji nr.03/l- 175, 2010.

investime, nivelit të ulët të borxhit të akumuluar,

dhe mundësisë për të marrë hua në kushte

lehtesuese, rregulli fiskal u amendua në vitin 2015

duke shtuar atë që njihet si 'klauzola e investimeve

". Kjo klauzolë investimi zgjeroi fushën e

përjashtimeve duke shtuar investimet produktive

mbi kufirin 2 përqind të deficitit të financuar nga

partnerët e zhvillimit, përfshirë institucionet

financiare ndërkombëtare; ajo gjithashtu reduktoi

kufirin e borxhit nga 40 për qind e PBB-së në 30 për

qind (kjo klauzolë është përcaktuar të përfundojë

pas 10 vjetësh).

Kosova ka vepruar në përputhje me rregullin e

deficitit që nga viti 2015, por qëndrueshmëria e

rregullave ekzistuese është e vështirë të

parashikohet për shkak të ndryshimeve të shpeshta

të tyre në të kaluarën e afërt. Një tjetër rregull fiskal

i prezantuar në Janar 2017 përcakton një tavan prej

0.7 përqind të PBB-së për shpenzimet për përfitimet

e veteranëve. 20 Një rregull i ri për pagat që do të

hyjë në fuqi në vitin 2018 përcakton rritjen e pagave

si një funksion të rritjes së PBB-së nominale. [4]

Mali i Zi

Ligji i Buxhetit dhe Përgjegjësisë Fiskale i vitit 2014

në Mal të Zi Fiskal prezantoi disa rregulla fiskale:

1. Deficiti i qeverisjes së përgjithshme duhet të jetë më pak se 3 për qind e PBB-së.

2. Stoku i borxhit publik duhet të jetë më pak se 60 për qind e PBB-së.

3. Shpenzimet e qeverisë qendrore duhet të rriten me normë më të ulët se norma e parashikuar e rritjes së PBB-së reale.

4. Deficitet e qeverisë vendore nuk duhet të tejkalojnë 10 për qind të të ardhurave të tyre të parashikuara.

5. Garancitë shtetërore nuk duhet të tejkalojnë 15 për qind të PBB-së.

20 Amendimet e Ligjit për Veteranët e Luftës, Janar 2017. Ky amendim nuk kishte dhënë ende efekte në kohën e përgatitjes së këtij dokumenti.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

29

Megjithatë ligji parashikon disa klauzola

përjashtuese/devijuese. Për shembull, nëse

projektet kapitale e rrisin stokun e borxhit publik

mbi kufirin 60 për qind të PBB-së, qeveria duhet të

propozojë një strategji stabilizimi-borxhi, që të

përfundojë brenda pesë vjetësh. 21 Klauzolat e tjera

devijuese, të tilla si përjashtimi i paqartë për

"ngjarje të jashtëzakonshme" dhe të drejtën e

Ministrisë së Financave për të miratuar investimet e

qeverive lokale që tejkalojnë kufirin e deficitit për

shpenzime kapitale, kufizojnë gjithashtu

besueshmërinë e rregullave fiskale të Malit të Zi.

Kërkesat e raportimit dhe monitorimit fiskal në Mali

të Zi janë vjetore. Ministria e Financave duhet t’ë

njoftojë në avancë [qeverinë] për ndonjë shmangie

nga rregullat fiskale dhe të propozojë masa

korrigjuese. Ministria duhet gjithashtu të raportojë

në përputhje me rregullat fiskale brenda 90 ditëve

nga data e përfundimit të çdo viti fiskal. Institucioni

i Kontrollit Shtetëror shqyrton në mënyrë të pavarur

pajtueshmërinë me rregullat fiskale në raportin e tij

vjetor të auditimit 6 muaj pas përfundimit të vitit

fiskal, por ai nuk ka autoritet për të detyruar

zbatimin e pajtueshmërisë.

Ligji i Buxhetit dhe Përgjegjësisë Fiskale përcakton

veprime për të korrigjuar mospërputhjet. Qeveria

ka 60 ditë për të reduktuar deficitin pas shkeljes së

një rregulli. Për më tepër, në qoftë se borxhi publik

arrin 60 për qind të PBB-së, qeveria duhet të

rishikojë buxhetin për të mbajtur borxhin poshtë

tavanit të përcaktuar. Nëse tejkalohet kufirr 60 për

qind, qeveria duhet të propozojë një plan pesë-

vjeçar rehabilitimi. Qeveritë lokale që tejkalojnë

kufijtë e tyre të deficitit humbasin një transferim

nga buxheti i shtetit në masë të barabartë me

shumën me të cilën është tejkaluar deficiti i lejuar.

Detyrimi për një plan rehabilitimi pesëvjeçar u

miratua në Dhjetor të vitit 2016, por nuk janë

implementuar veprime të tjera korrigjuese.

21 Për shkak të projektit të ndërtimit të autostradës që është ende në process, deficiti i Malit të Zi aktualisht është 4 përqind e PBB-së, dhe borxhi total i saj PPG është 77.1 përqind e PBB-së. Pa borxhin e garantuar ai zbret në 68 përqind.

Serbia

Serbia prezantoi rregulla fiskale në vitin 2010

nëpërmjet ndryshimit të Ligjit të Sistemit të

Buxhetit. Ato specifikojnë se deficiti i qeverisjes së

përgjithshme përcaktohet nëpërmjet një formule që

llogarit tavanin e deficitit për çdo vit bazuar në një

objektiv afatmesëm deri afatgjatë të deficitit prej 1

për qind të PBB-së. Ky formulim është hartuar për

të lejuar për deficite më të mëdha në vitet kur rritja

ekonomike është nën potencialin e saj afatgjatë.

Formula është:

Dt = Dt-1 – A*(Dt-1 – Dp) – B * (Gt – Gp)

ku Dt është tavani i deficitit në vitin t; Dt-1 deficit

gjatë vitit të mëparshëm; A koeficenti i rregullimit, i

cili tregon ritmin me të cilën deficiti aktual po

përafrohet me deficitin objektiv (aktualisht 0.3 me

ligj); Dp deficiti objektiv-afatmesëm (1 përqind e

PBB-së); B koeficienti që tregon devijimin e deficitit

në vitin t nga objektivi për shkak të ndryshimit në

normës së rritjes së PBB-së në vitin t nga norma e

rritjes së PBB-së potenciale (0.4 për qind); Gt rritja

ekonomike në vitin t; dhe Gp norma e rritjes

afatmesme të PBB-së potenciale (4 për qind).

Serbia ka miratuar edhe disa rregulla të tjera

borxhit dhe deficitit, në nivel kombëtar dhe lokal.

Kufiri i borxhit të qeverisjes së përgjithshme është

vendosur në 45 për qind të PBB-së, pa llogaritur

ndonjë borxh të ri të mundshëm në lidhje me

procesin e kompensimit. Një tjetër rregull fiskal që

ngriu pagat dhe pensionet në terma nominalë,

derisa sa pjesa e shpenzimeve të tyre në PBB të jetë

poshtë disa pragjeve të caktuara është rishikuar

disa herë për të mundësuar rritjen e pagave në disa

pjesë të sektorit publik. Për qeveritë lokale janë

preznatuar katër rregulla shtesë: (1) financimi i

deficitit mund të përdoret vetëm për shpenzimet

kapitale, (2) deficiti nuk mund të tejkalojë 10 për

qind të totalit të të ardhurave të parashikuara; (3)

borxhi nuk mund të tejkalojë 50 për qind të të

ardhurave të vitit të mëparshëm; dhe (4) shërbimi i

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

30

borxhit të parashikuar nuk mund të tejkalojë 15 për

qind të të ardhurave të vitit të mëparshëm. 22

Serbia ka krijuar një Këshill të pavarur Fiskal për të

monitoruar respektimin e rregullave fiskale.

Megjithatë, Këshilli nuk ka autoritet për të

sanksionuar mosrespektimin e rregullave. Për më

tepër, veprimet korrigjuese janë të kufizuara vetëm

në kërkesën që i bëhet qeverisë për të miratuar një

plan për reduktimin e borxhit në rastet kur stoku i

borxhit publik tejkalon pragun e përcaktuar. Serbia

akoma nuk ka respektuar asnjë prej rregullave të saj

fiskale për qeverisjen e përgjithshme.

22 Në vitin 2016, borxhi PPG ishte 74.6 perqind i PBB-së, ose 68.3 përqind, pa përfshirë borxhin e garantuar.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

31

Praktikat më të mira Ndërkombëtare për Rregullat Fiskale

Përvoja ndërkombëtare na jep disa mësime të

vlefshme për përpilimin e rregullave fiskale që ato

të kenë sukses 23:

Adoptimi i një metode progresive që njeh realitetet politike dhe institucionale. Rregullat fiskale që janë tepër ambicioze ka të ngjarë të shpërfillen tërësisht që në rënien e parë ciklike. Një grup më i ngushtë i rregullave fiskale funksionale ka më shumë gjasa të zgjasë dhe të shërbejë si bazë për reforma të mëtejshme.

Rregullat fiskale duhet të bazohen tek përkufizimi i plotë i llogarive fiskale. Agjencitë qeveritare mund të përpiqen t’ju shmangen rregullave fiskale duke krijuar mjete alternative të shpenzimeve, si fondet ekstra-buxhetore apo garancitë publike. Prandaj, rregullat fiskale duhet të përfshijnë qartësisht të gjitha operacionet qeveritare dhe detyrimet e krijuara. Mbulimi i të gjitha detyrimeve të qeverisjes së përgjithshme, përfshirë ato të krijuara nga ndërmarrjet shtetërore, bankat e zhvillimit, dhe institucione të tjera të pavarura, përbën një komponent thelbësor për një rregull fiskal efektiv. Mbulimi i kufizuar buxhetor i rregullave fiskale përbën një çështje të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor

Raportimi i saktë dhe në kohë i rreziqeve fiskale dhe detyrimeve të kushtëzuara mund të përmirësojë transparencën, të lehtësojë masat e shpejta korrigjuese, dhe të garantojë saktësinë dhe krahasueshmërinë e të dhënave. Sistemet e raportimit dhe monitorimit fiskal në shtetet e Ballkanit Perëndimor shpesh janë të pamjaftueshme. Për të qenë plotësisht në përputhje me kriteret e Mastrihtit, raportimi i rregullt

23 Bazuar në Përmbledhjen e Bankës Botërore Përgjegjësia Fiskale në Kroaci: Mësimet nga e Shkuara, Rregullat për të Ardhmen nga Madzarevic-Sujster dhe Skrok, 2012, Banka Botërore.

fiskal duhet të përfshijë informacion mbi performancën e përgjithshme fiskale të qeverisë të përgatitur në përputhje me Sistemin Evropian të Llogarive. Kjo gjë jo vetëm që do të lehtësonte procesin e anëtarësimit në BE, por do të ndihmonte gjithashtu në zvogëlimin e hendeqeve midis vlerësimeve fillestare dhe atyre të rishikuara të shpenzimeve dhe do të përmirësonte raportimin e detyrimeve të kushtëzuara.

Krijimi i një angazhimi të besueshëm politik. Rregullat fiskale kanë më shumë të ngjarë të respektohen nëse ato janë miratuar nga të dyja pushtetet, ekzekutiv dhe legjislativ. Në Ballkanin Perëndimor, udhëzimet ekonomike dhe fiskale afatmesme shpesh nuk kanë një angazhim të besueshëm politik, gjë e cila kontribuon në zbatimin e shkujdesur të buxhetit dhe tavaneve të shpenzimeve.

Përcaktimi i qartë dhe zbatimi i dënimeve për mosrespektimin e ligjit. Me maturimin e ligjeve dhe kornizave të përgjegjësisë fiskale, kostoja politike për shkeljen e ligjit priret të rritet. Por për shkak se këto ligje shpesh janë relativisht të dobta fillimisht, nevojitet zbatimi i masave të rrepta. Ndonëse shumica e rregullave fiskale aktuale në Ballkanin Perëndimor janë relativisht të qarta, klauzolat e gjera dhe zbatimi i dobët minojnë efektivitetin e tyre. Për shembull, klauzolat me përkufizime të përgjithshme shpesh krijojnë mundësi për përjashtime. Për më tepër, tre nga pesë vendet që i kanë këto rregulla – Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia – aktualisht janë duke i shkelur ato. Nevojiten të dhëna makroekonomike dhe fiskale cilësore dhe të përditësuara për zbatimin efektiv të sanksioneve.

Krijimi i mundësive për stabilizim kundërciklik. Rregullat fiskale duhet të

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

32

synojnë drejt një balance buxhetore24 të rregulluar në mënyrë ciklike apo të krijojnë mekanizma për akomodimin e ndryshimeve ciklike në kushtet ekonomike.25 Në rastet kur ekonomia devijon nga një objektiv apo prirje e caktuar, rregullat kundërciklike lejojnë funksionimin e stabilizatorëve automatikë dhe diskrecionare26. Megjithatë, fokusimi drejt një balance buxhetore të korrektuar në mënyrë ciklike kërkon të dhëna intensive dhe përpjekje administrative.

Balancim midis objektivave afatshkurtër dhe afatgjatë. Një rregull fiskal që thekson shmangien e tendencës drejt deficitit dhe injoron ndikimin nga goditjet ekzogjene mund të nxjerrë në pah prociklikalitetin e politikave fiskale. Megjithatë, një rregull që përpiqet të mbështesë stabilizimin kundërciklik mund të mos jetë në përputhje me qëndrueshmërinë afatgjatë të borxhit. Një rregull i mirë fiskal duhet të jetë në gjendje të balancojë me kujdes prioritetet konkurruese.27

Rregullat fiskale duhet të reflektojnë objektivat afatmesme të politikës fiskale. Rregullat fiskale duhet të hartohen në mënyrë të tillë që buxhetet vjetore të jenë

24 Buxheti i korrektuar ciklikisht përfshin ndryshimet në

politikën fiskale që nuk kanë të bëjnë me ndikimin në

buxhet të ciklit të biznesit. Balanca strukturore kontrollon

faktorët e tjerë të rastësishëm dhe ndryshimet

jodiskrecionare në buxhet.

25 [Mills dhe Quinet (2001)] argumentojnë se “rregulli i shpenzimeve përafron në thelb me objektivin e balancës së korrektuar në mënyrë ciklike” por më transparent dhe pa mangësitë që shoqërojnë korrektimin ciklik. 26 Stabilizatorët automatikë janë komponentë jodiskrecionarë të buxhetit që ndryshojnë sipas ciklit të biznesit (p.sh., të ardhurat nga taksa progresive, transfertat e papunësisës dhe pagesat e interesave të borxhit). 27 Aktualisht, shumica e kufijve të bilancit primar në rregullat fiskalë të Ballkanit Perëndimor nuk janë në përputhje me objektivin e stabilizimit të raportit të borxhit ndaj PBB-së në periudhë afatmesme, veçanërisht në vendet me barrë të madhe të borxhit.

në përputhje me objektivat fiskale afatmesme. Perspektiva afatmesme mund t’ju japë politikëbërësve liri të mjaftueshme për t'iu përgjigjur goditjeve afatshkurtra pa rrezikuar qëndrueshmërinë afatgjatë fiskale dhe të borxhit. Në Ballkanin Perëndimor, cilësia e parashikimeve makroekonomike dhe planifikimit fiskal është e ulët, dhe vendet mund t’i ngrinin sistemet e tyre të planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit edhe para miratimit apo ndryshimit të rregullave fiskale. Në shumë vende, propozimet legjislative të miratuara brenda vitit fiskal mund të hyjnë në fuqi pa pasur miratimin paraprak të financimit bazuar në vlerësimin e ndikimit fiskal. Devijimet nga planet buxhetore afatmesme janë të zakonshme, ashtu siç është edhe akumulimi i detyrimeve të kushtëzuara dhe detyrimeve të prapambetura.

Ngritja e një autoriteti të posaçëm për të mbikqyrur përputhshmërinë me rregullat fiskale, planet buxhetore dhe parashikimet fiskale. Kjo agjenci duhet të monitorojë të gjitha elementet e kornizës fiskale, përfshirë saktësinë e parashikimeve makrofiskale, cilësinë e planit buxhetor afatmesëm dhe nëse klauzolat përputhen me mjedisin aktual makroekonomik. Përveç monitorimit të zbatimit të rregullit fiskal, agjencia duhet të përgatisë rekomandime në lidhje me planifikimin fiskal, parashikimin dhe vlerësimin e ndikimeve; të realizojë parashikime makroekonomike dhe fiskale afatmesme të pavarura; dhe të propozojë reforma në kornizën fiskale. Asnjë prej vendeve në Ballkanin Perëndimor nuk ka aktualisht një mekanizëm efektiv për forcimin e zbatimit të rregullave fiskale. Vetëm Serbia ka një Këshill Fiskal të pavarur me një nivel të caktuar autoriteti, por për shkak të kufizimeve ligjore, ai nuk ka arritur të forcojë zbatimin e rregullit fiskal.

Në përfundim, hartimi i kujdesshëm dhe zbatimi i

duhur i rregullave fiskale mund t’i ndihmojë

vendet e Ballkanit Perëndimor të garantojnë

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

33

aftësinë paguese dhe qëndrueshmërinë e borxhit.

Nevoja për konsolidimin e financave publike në të

gjithë rajonin shtron çështjen nësë do t’i shërbejnë

qëllimit të tyre rregullat fiskale të miratuara. Një

rregull fiskal është efektiv atëherë kur ai kufizon

rritjen e shpenzimeve mbi nivelin e përcaktuar në

kohë të mira dhe frenon shpenzimet në kohë të

këqija. Megjithatë, rregullat fiskale në shumicën e

vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk janë zbatuar

gjithmonë ashtu siç duhet. Pyetja është pse?

Përvoja ndërkombëtare tregon se nuk mjafton

thjesht një rregull fiskal i hartuar me kujdes; ai

duhet të shoqërohet me politika të shëndosha dhe

institucione të forta. Për fat të keq, literatura është

fokusuar kryesisht tek vendet e BE-së përsa i përket

vlerësimit të efektivititetit të rregullave fiskale në

arritjen e objektivave të synuara dhe identifikimin e

faktorëve që ndikojnë në efektivitet, kështu që ka

pak informacion për vendet e tjera. Banka Botërore

është e gatshme të ndihmojë vendet e Ballkanit

Perëndimor të analizojnë mënyrat sesi rregullat

fiskale mund të arrijnë objektivat e synuara.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

34

Raportet e Vendeve

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

35

Shqipëria

Zhvillimet e Fundit Ekonomike

Ekonomia e Shqipërisë u zgjerua me 3.2 për

qind në vitin 2016, e mbështetur nga kërkesa e

fortë e brendshme. Dy projekte të mëdha në

sektorin e energjisë me financim të huaj privat -

gazsjellësi TAP dhe hidrocentrali i Devollit në

jug të vendit - dhe rigjallërimi i konsumit

ndihmuan në ruajtjen e vrullit pozitiv të rritjes

ekonomike. Përmirësimi i rezultateve të tregut

të punës dhe lehtësimi i kushteve të kreditimit

ndikuan pozitivisht në konsumin privat. Pas

rënies për pesë tremujorë radhazi, konsumi

publik pati një kontribut të vogël pozitiv në

rritjen ekonomike, duke reflektuar

konsolidimin gradual fiskal më shumë gjatë

gjysmës së dytë të vitit. Ndërsa eksportet e

shërbimeve u rritën me 25.4 për qind,

kontributi i tregtisë së mallrave ishte negativ.

Prodhimi i industrisë përpunuese u rigjallërua,

por industria në përgjithësi u ndikua nga

çmimet jo të favorshme të lëndëve të para.

Shërbimet qenë shtytësi kryesor i rritjes

ekonomike, të ndjekura nga sektorët me

përdorim më intensiv të punës, ndërtimi dhe

bujqësia.

Rritja ekonomike në vitin 2016 stimuloi

krijimin e vendeve të punës. Në tremujorin e

tretë punësimi u rrit me 5.8 për qind në terma

vjetore (v-m-v), i ndikuar kryesisht nga rritja e

punësimit në sektorin e shërbimeve (7.4 për

qind) dhe në ndërtim dhe prodhim (5.1 për

qind). Shkalla e pjesëmarrjes së forcës së punës

ishte 0.4 pikë përqindjeje (pp) më e lartë se në të

njëjtin tremujor në vitin 2015, duke arritur në

nivelin 57.2 përqind. Norma e papunësisë u

reduktua në nivelin 15.2 për qind, por më

shumë se gjysma e personave të papunë kanë

qenë të tillë prej një periudhe afatgjatë. Pagat

nominale vijuan rënien e tyre që kishte filluar

në fund të vitit 2013, por pritet që të rriten në

vitin 2017 për shkak të përfundimit të

Rritja ekonomike në vitin 2016 u forcua në nivelin 3.2 për qind dhe për periudhën 2017-19 parashikohet që të jetë mesatarisht 3.6 përqind, e nxitur nga investimet private në projektet e mëdha energjitike të financuara nga IHD-të, rigjallërimi i konsumit dhe nga rritja e eksporteve të shërbimeve.

Rritja ekonomike krijoi vende të reja pune.

Pozicioni fiskal vijoji të përmirësohet si rezultat i mbledhjes së më shumë të ardhurave dhe kufizimit të shpenzimeve.

Vazhdimi i përpjekjeve të konsolidimit fiskal për të reduktuar borxhin dhe detyrimet e parashikuara, reformat strukturore veçanërisht në sektorin e energjisë dhe atë financiar, menaxhimi më i mirë i investimeve publike, dhe reforma në drejtësi janë ende me rëndësi kritike për nxitjen e besimit dhe rritjen ekonomike.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

36

periudhës së ngrirjes së pagave në sektorin

publik.

Politika e kujdesshme fiskale ka mbështetur

stabilizimin e borxhit publik. Deficiti fiskal

për vitin 2016 vlerësohet të ulet në 2.2 përqind

të PBB-së, nga 4.6 përqind në vitin 2015, në linjë

me pritshmëritë nga përpjekjet e vendit për

konsolidim fiskal të mbështetura nga rregulli

fiskal. Qeveria qendrore në vitin 2016 regjistroi

një suficit primar fiskal prej 0.2 përqind të PBB-

së. Konsolidimi u mbështet nga përmirësimet si

në mbledhjen e të ardhurave dhe në kontrollin

e shpenzimeve. Të ardhurat u rritën me 0.4 pp

të PBB-së në 2016 (v-m-v) në sajë të rritjes së

tyre nga pothuajse të gjitha kategoritë e taksave.

Me vijimin e konsolidimit fiskal, shpenzimet

publike (me përjashtim të shlyerjes së

detyrimeve të prapambetura) në vitin 2016 u

reduktuan ndjeshëm me 2 pp (v-m-v).

Gjithashtu edhe ekzekutimi i shpenzimeve

kapitale ishte më i ulët se plani, me realizim

97.6 përqind të nivelit të planikuar. Si rezultat i

konsolidimit fiskal, borxhi publik filloi të bjerë

në vitin 2016, por mbetet ende i lartë në nivelin

72.7 për qind të GDP-së.28

Inflacioni ka qenë nën kufirin e poshtëm të

intervalit të synuar por ka filluar të rritet.

Inflacioni mesatar vjetor ra nga 1.9 përqind në

vitin 2015 në 1.3 përqind në vitin 2016, poshtë

28 Që nga viti 2015, borxhi i qeverisjes së përgjithshme përfshin edhe faturat e papaguara dhe plotësisht të dokumentuara të qeverive lokale, shumica e të cilave u trashëguan nga bashkitë e reja pas reformës territoriale në Qershor 2015.

intervalit të synuar të Bankës së Shqipërisë

(BSH) prej 3 ± 1 përqind. Megjithatë, me rritjen

e çmimeve të ushqimeve në Janar 2017,

inflacioni gjithashtu filloi të rritet. Në kushtet e

vazhdimit të rritjes ekonomike dhe

rimëkëmbjes së shfrytëzimit të kapaciteteve të

prodhimit, inflacioni tani pritet të konvergojë

gradualisht në intervalin e synuar.

Politika monetare e BSH vijon të jetë

akomoduese. Norma bazë e interesit mbetet në

nivelin minimum prej 1.25 për qind, e cila filloi

të zbatohet në Prill të vitit 2016, pasi çmimet e

ulëta të lëndëve të para dhe hendeku negativ i

prodhimit ushtruan presion për uljen e

çmimeve. Nga fundi i vitit 2016, transmetimi i

politikës monetare u forcua, pasi norma

mesatare e interesit për kreditë në monedhën

vendase ra në 7.5 për qind, 0.6 pikë përqindje

(pp) nën nivelin e vitit 2015. Në periudhën e

fundvitit kursi real efektiv i këmbimit u

mbiçmua me 4.1 për qind, për shkak të

mbiçmimit nominal të lekut Shqiptar (me 0.4

për qind kundrejt euros) dhe një diference të

ngushtë të normës së inflacionit me partnerët

tregtarë.

Megjithëse kreditimi për individëd po

rigjallërohet, stoku i lartë i kredive me

probleme (NPL) vijon të vështirësojë

kreditimin e bizneseve. Sektori bankar është

fitimprurës dhe i mirëkapitalizuar, me një

raport të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 15.6

për qind në tremujorin e katërt të vitit 2016, që

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

37

është ndjeshëm mbi nivelin minimum

rregullator prej 12 për qind. Normat e ulëta të

interesit dhe standardet e lehtësuara të dhënies

së kredive stimuluan kreditimin në monedhën

vendase, e cila u rrit me 10.4 për qind në vitin

2016, krahasuar me 5 për qind në vitin 2015.

Megjithatë, sjellja risk-kundërshtuese e bankave

për shkak të raportit të lartë të kredive me

probleme (18.2 për qind e totalit të kredive)

vijon të ndrydhë rritjen e kreditimit,

veçanërisht për bizneset, kreditimi i të cilave u

rrit me vetëm 2.6 për qind. Aplikimi i

përshpejtuar i ligjeve të Falimentimit dhe

Përmbarimit Privat dhe masave plotësuese,

përfshirë fshirjen nga bilancet të kredive të

vjetra, janë të nevojshme për t’i dhënë zgjidhje

NPL-ve.

Importet e lidhura me investimet zgjeruan

deficitin e llogarisë korrente (CAD) nga 10.8

për qind në vitin 2015 në 12.1 përqind në vitin

2016. Zgjerimi u shkaktua nga rritja e deficitit

tregtar me 18.2 për qind, pasi importet e

lidhura me investimet u përshpejtuan ndërsa

eksportet e mallrave u ngadalësuan. Megjithatë,

që nga tremujori i tretë i vitit 2016, ka pasur një

përmirësim të situatës për shkak të sezonit të

favorshëm turistik dhe rritjes së dërgesave të

emigrantëve. IHD-të financuan 60 për qind të

CAD-së dhe flukset hyrëse mbështetëse të

buxhetit financuan 10 për qind të tij. Në fund të

vitit, rezervat valutore të Shqipërisë vlerësohet

të kenë qenë rreth 2.9 miliarde euro, të

mjaftueshme për të mbuluar rreth 5.7 muaj

importe të mallrave dhe shërbimeve dhe 170

për qind të borxhit bruto afatshkurtër të

jashtëm. Në Shkurt, Standard&Poors konfirmoi

vlerësim B+ për Shqipërinë për vitin 2017;

Vlerësimi është bazuar në përpjekjet e

vazhdueshme të vendit për konsolidimin fiskal

dhe perspektivën pozitive ekonomike.

Perspektiva dhe Rreziqe

Perspektiva ekonomike e Shqipërisë pritet të

përmirësohet në periudhën afatmesme. Rritja

ekonomike parashikohet të jetë 3.5 për qind në

vitet 2017 dhe 2018 dhe më pas të përshpejtohet

deri në 3.8 për qind në vitin 2019. Investimet

private në dy projekte të mëdha energjitike do

të vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike, e

ndihmuar nga konsumi privat me përmirësimin

e tregut të punës, dhe eksportet neto të

mbështetura nga kërkesa në vendet e BE-së.

Ndërtimi, shërbimet e lidhura me turizmin, dhe

tregtia pritet të vijojnë të nxisin rritjen

ekonomike. Deficiti i llogarisë korrente do të

mbetet i lartë, për shkak se importet do të

vijojnë të rriten, duke ndjekur ritmin e

investimeve, dhe ai do të financohet kryesisht

nga investimet e huaja direkte. Konsolidimi i

vazhdueshëm fiskal dhe përpjekjet e tjera për

reforma pritet të reduktojnë gradualisht

deficitin fiskal në 0.7 për qind të PBB-së nga viti

2019. Si rezultat, raporti i borxhit ndaj PBB-së

parashikohet të bjerë nën 60 për qind të PBB-së

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

38

nga viti 2021. Pasiguria politike si rezultat i

zgjedhjeve të planifikuara për në mes të vitit

2017 mund të ndikojë në ritmin e reformave

dhe konsolidimit fiskal, çka mund të dobësojë

pozicionin fiskal të Shqipërisë dhe të rrisë

primet e rrezikut.

Perspektivat ekonomike janë gjithashtu

ekspozuara ndaj rreziqeve. Kushtet e pasigurta

të tregut global, në veçanti rritja e ngadaltë në

Eurozonë, mund të reduktojnë eksportet dhe

IHD-të, të cilat më pas mund të përkthehen në

të ardhura më të ulëta tatimore, më pak

investime publike, dhe rrjedhimisht në rritje më

të ngadaltë të prodhimit. Një rrezik i

mundshëm është edhe normalizimi me ritme

më të shpejta i normave globale të interesit: Një

mbiçmim i lekut Shqiptar mund të ndikojë

negativisht në konkurrueshmërinë e vendit dhe

të çojë në një ngadalësim të eksporteve. Nëse

kjo gjë ndodh, vënia nën kontroll e rritjes

ekonomike do të kërkojë ruajtjen e

qëndrueshmërisë së ekonomisë duke zbatuar

reforma strukturore për përmirësimin e klimës

së biznesit, të tilla si vazhdimi i reformës në

drejtësi, përmirësimi i menaxhimit të

investimeve publike, trajtimi i nivelit të lartë të

kredive me probleme, dhe përmirësimi i

aftësive të forcës së punës.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

39

Papunësia ra dhe punësimi u rrit me krijimin e

vendeve të punës nga rritja ekonomike.

Financimi i llogarisë korrente varet nga IHD-të dhe

suporti buxhetor nga partrnerët e zhvillimit

Burimi: INSTAT, Llogaritjet e BB-së. Burimi: Banka e Shqipërisë.

Rimëkëmbja e rritjes ekonomike u mbështet nga

shërbimet dhe ndërtimi

Mbledhje e qëndrueshme e të ardhurave dhe

kontrolli i shpenzimeve duhet të çojnë në reduktim

gradual të deficitit në periudhë afatmesme

Burimi: INSTAT, Llogaritjet e BB-së. Burimi: MeF, INSTAT, Llogaritjet e BB-së.

Rritja e kreditimit ka filuar të rikthehet, por niveli i

lartë i NPL-ve po pengon një rritje më të shpejtë

Inflacioni i IÇK po rritet me rigjallërimin e konsumit.

Burimi: BSH, Llogaritjet e BB. Burimi: MeF, INSTAT, Llogaritjet e BB-së.

Perqind e forces se punes, 2012-2016

Punesimi Papunesia

Inflacioni ICK, përqind

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

40

SHQIPËRIA 2013 2014 2015 2016e 2017f 2018f 2019f

Rritja e PBB-së Reale (ndyshimi në % ,v-m-v) 1 1.8 2.6 3.2 3.5 3.5 3.8

Përbërja (pikë përqindje):

Konsumi 1.4 2.5 -1 0.9 1.1 1.8 1.8

Investimet -0.6 -1.2 2.8 2.8 2.5 2 1.5

Eksportet neto -12.8 3.9 -1 3.7 6.5 6.5 6.1

Eksportet -7.2 0.9 -0.1 1.6 3.2 3.1 3.3

Importet (-) -5.6 3 -0.9 2.1 3.3 3.4 2.8

Inflacioni i çmimeve të konsumit (ndryshimi në përqindje, v-m-

v, mesatare e periudhës) 1.9 1.6 1.9 1.3 1.5 2.9 3

Të ardhura publike (përqind e PBB-së) 24 26.3 26.3 26.7 27.7 27.5 27.5

Shpenzimet publike (përqind e PBB-së) 29.2 32.3 30.9 28.9 28.8 28.5 28.2

Prej të cilave:

Shpenzime për paga (përqind e PBB-së) 5.2 5.1 5.1 4.5 4.6 4.6 4.4

Asistencë sociale (përqind e PBB-së) 9.5 9.9 9.8 10.1 10.1 10 10

Shpenzime kapitale (përqind e PBB-së) 4.8 4.3 4.4 3.9 4.5 4.4 4.4

Bilanci fiskal (përqind e PBB-së) -5.2 -6 -4.6 -2.2 -1.1 -1 -0.7

Bilanci primar fiskal (përqind e PBB-së) -2 -3.1 -1.9 0.2 1.2 1.1 1.4

Borxhi Publik (përqind e PBB-së) 66.7 68 69.6 67.8 64.7 64 63.5

Borxhi publik dhe i garantuar (përqind e PBB-së) 70.4 72.1 73.7 72.7 69.9 67 63.5

Prej të cilit: I Jashtëm (përqind e PBB-së) 26.9 29.6 34.2 33.8 34.8 34.2 34.7

Eksportet e mallrave (përqind e PBB-së) 18.3 9.4 7.5 6.4 7 7 6.8

Importi i mallrave (përqind e PBB-së) 34.9 29.9 29.9 28.5 30 29.1 27.7

Eksportet neto të shërbimeve (përqind e PBB-së) -0.2 3.2 5.1 3.9 3.6 3.6 3.8

Bilanci tregtar (përqind e PBB-së) -16.8 -17.3 -17.3 -18.2 -19.4 -18.5 -17.1

Fluksi hyrës i remitancave (përqind e PBB-së) 7.1 7.3 7.5 7.2 6.9 6.7 6.5

Bilanci i llogarisë korrente (përqind e PBB-së) -10.5 -12.9 -10.8 -12.1 -13.7 -13 -11.8

Flukset hyrëse të Investimeve të huaja direkte (përqind e PBB-së) 9.6 8.1 7.7 7.1 8 6.9 5.3

Borxhi i jashtëm, totali si përqind e PBB-së 64.4 72.4 74.2 75.5 77.8 80.9 81.7

Rritja reale e kredimit privat (përqind, mesatare e periudhës) -1.4 2 -0.8 0.5 n.a. n.a. n.a.

Kreditë me probleme (përqind e totalit të kredive, fundi i

periudhës) 24.1 22.4 18.2 n.a. n.a. n.a. n.a.

Norma e papunësisë (përqind, mesatare e periudhës) 17.1 18 17.3 15.2 n.a. n.a. n.a.

Norma e papunësisë e të rinjve (përqind, mesatare e periudhës) 29.7 35.6 32.3 28.95 n.a n.a. n.a.

Shkalla e pjesmarrjes në forcën e punës (përqind, mesatare e

periudhës) 52.5 53.7 55.7 57.5 n.a n.a n.a.

PBB-ja për frymë, PPP (dollarë aktualë ndërkombëtarë $) 10,255 10,645 10,926 11,276 11,670 12,079 12538

Norma e varfërisë në kufirin US$5/ditë, PPP (përqind e

popullsisë) 47.2 46.7 46.2 45.5 n.a n.a

Burimi: Autoritet e Vendit, Vlerësime dhe parashikime të Bankës Botërore.

Shënime: Të dhënat e tregut të punës dhe për rritjen e kreditimit për vitin 2015 i referohen mesatareve vjetore lëvizëse YTD. Kreditë me probleme i referohen vlerës së aktualizuar të tyre, YTD. Norma e papunësisë për të rinjtë është për të rinjtë në grupmoshën 15-29 vjeç që janë pjesë e forcës së punës.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

41

Bosnje dhe Hercegovina

Rritja ekonomike në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) arriti një nivel të vlerësuar prej 2.8 për qind në vitin 2016, dhe pritet të qëndrojë rreth nivelit 3 për qind në një periudhë afatmesme.

Konsumi është ende nxitësi kryesor i rritjes ekonomike, dhe megjithë disa përmirësime modeste në tregun e punës, papunësia mbetet e lartë.

Reduktimi i levës financiare po kufizon mbështetjen e sektorit financiar për aktivitetin ekonomik.

Reformat kanë filluar të zhbllokojnë ngurtësitë në punësimin në sektorin publik, çmimet e ilaçeve, pensionet, dhe borxhin.

Si rezultat i një shtyse të planifikuar në investimet publike, pozicioni fiskal mund të përkeqësohet gjatë periudhës afatmesme nëse nuk zbatohen reforma strukturore dhe fiskale për të reduktuar faturën e lartë të pagave të sektorit publik dhe për të përmirësuar mbledhjen e taksave.

Zhvillimet e Fundit Ekonomike

Rritja ekonomike në vitin 2016 vlerësohet të

ketë arritur në 2.8 për qind– disi më e ulët se

niveli 3 për qind në vitin 2015. Edhe pse kjo

vlerë është në përputhje me nivelin e

parashikuar në versionet e mëparshme të këtij

dokumenti, ajo është 0.4 pikë përqindje (pp) më

e ulët se vlerësimet zyrtare (Kuadri i

Përgjithshëm Fiskal i BeH). Konsumi mbetet

faktori kryesor nxitës i rritjes ekonomike, duke

kontribuar me 1.8 pp, i mbështetur nga

eksportet neto (0.7 pp) dhe investimet (0.3 pp).

Në anën e prodhimit, bujqësia dhe prodhimi

kontribuan rreth 70 për qind në rritjen e vlerës

së shtuar reale në tre tremujorët, ndërsa

industria me rreth 40 për qind; së bashku këta

sektorë kompensuan tkurrjen në sektorin e

shërbimeve (kryesisht ato shëndetësore dhe të

komunikimit).

Norma e papunësisë mbetet e lartë, me vetëm

disa përmirësime modeste në tregun e punës.

Norma e papunësisë ra nga 27.7 për qind në

vitin 2015 në 25.4 për qind në vitin 2016, duke

maskuar reduktimin në terma absolutë të nivelit

të punësimit, pavarësisht rritjes pozitive

ekonomike.29 Megjithatë shkalla e punësimit nuk

u prek, duke u rritur disi deri në nivelin 32.2 për

qind në vitin 2016, për shkak të zvogëlimit të

popullsisë në moshë pune. Sektori industrial

krijoji vende të reja pune, ndërsa bujqësia dhe

shërbimet reduktuan punësimin në terma

absolutë; punësimi publik ishte gjithashtu në

rënie. Norma e papunësisë tek të rinjtë (mosha

15-24 vjeç) u reduktua në vitin 2016, por ajo

është ende e lartë në nivelin 54.3 përqind (52.0

përqind për meshkujt dhe 58.9 për qind për

femrat).

29 Sipas të dhënave më të fundit të Anketës së Forcës së Punës (2016).

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

42

Deflacioni i çmimeve të konsumit çoi në një

rritje modeste të të ardhurave reale. Indeksi i

çmimeve të konsumit (IÇK) ra me 0.2 për qind

nga viti në vit (v-m-v) në Dhjetor - muaji i 24rt

radhazi me rënie. Faktori kryesor ndikues i

rënies ishte importi i mallrave, duke pasqyruar

çmimet e ulëta sidomos në ushqim (rënie me 0.6

për qind v-m-v), veshje dhe këpucë (rënie me 9.6

për qind), dhe shërbimet ambulatore (rënie me

4.6 për qind). Në kontrast me këto rënie, çmimet

u rritën veçanërisht për alkoolin dhe duhanin, si

dhe për arsim, strehim, dhe shërbime. Në

kushtet e rritjes së kufizuar në pagat nominale,

rënia në çmimet e konsumit dah një kontribut të

vogël pozitivë në rritjen e të ardhurave reale:

paga neto mesatare mujore në Dhjetor 2016 ishte

436 €, që përbën një rritje vjetore prej me 1.3 për

qind në terma nominalë.

Në vitin 2016, balanca fiskale pritet të

regjistrojë një deficit të vogël prej rreth 0.6 për

qind të PBB-së, nga një tepricë prej 0.7 për

qind në vitin 2015. Në vitin 2016, të ardhurat

bruto nga taksat indirekte u rritën me 9.1 për

qind në terma vjetorë, krahasuar me rritjen prej

1.7 përqind për 2015. Ndërsa raporti i të

ardhurave ndaj PBB-së për vitin 2016 pritet të

jetë i qëndrueshëm, rimëkëmbja në shpenzimet

kapitale - tani që janë kapërcyer problemet në

vonesat e zbatimit të vitit 2015 – parashikohet të

zhvendosin balancën fiskale drejt një deficiti të

vogël prej 0.6 për qind të PBB-së. Borxhi public

dhe publikisht i garantuar (PPG) në vitin 2016

vijoji të ishte i ulët në 41.5 për qind të PBB-së

(PPG e jashtme ishte 29 për qind e PBB-së) dhe

përbëhej kryesisht nga borxhi koncesionar ndaj

institucioneve financiare ndërkombëtare.

Megjithatë, buxheti i vitit 2017 i Institucioneve të

BeH përfshin një rritje prej 31 për qind

krahasuar me vitin 2016 me qëllim pagimin e

borxhi të huaj. Financimi i institucioneve të BeH

po ruhet në të njëjtin nivel si në katër vitet e

mëparshme.

Rreziqet që lidhen me cilësinë e aktiveve të

bankave vijojnë të jenë një pengesë e madhe

për rritjen e shëndetshme të kreditit. Pasiguritë

në rritje të rregullimit dhe mbikëqyrjes së

bankave vendase mund të rrezikojnë stabilitetin

fiskal dhe financiar. Edhe pse gradualisht në

rënie, pesha e kredive me probleme (NPL) në

portofolet e bankave komerciale është ende e

lartë: në fund të T3 2016 kreditë me probleme

arritën në 12.1 përqind të totalit të kredive, nga

13.8 për qind në fund të vitit 2015. Niveli i lartë i

kredive me probleme përbëjnë barrë për bilancet

e bankave, zvogëlojnë fitimet dhe kapitalin,

kufizojnë dhënien e kredive të reja, dhe kështu

dobësojnë aftësinë e përgjithshme të bankave

për të mbështetur rritjen ekonomike. Banka

Qendrore e BeH (CBBH) ruan stabilitetin

monetar nëpërmjet një bordi të monedhës në të

cilën ku kursi i këmbimit të markës së

konvertueshme të BeH është i fiksuar me euron.

Rezervat ndërkombëtare në vitin 2016 ishin në

një nivel të kënaqshëm prej 6.5 muaj importe.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

43

Duke pasur parasysh lidhjen e markës së

konvertueshme ndaj euros, në vitin 2016 marka

e BeH u nënçmua kundrejt dollarit.

Deficiti i llogarisë korrente nuk pati

ndryshime substanciale. CAD vlerësohet të jetë

ngushtuar disi nga 5.7 për qind në vitin 2015 në

5.5 për qind në vitin 2016, për shkak të tregtisë

në mallra: Në vitin 2016 vlera në euro e

eksporteve të mallrave u rrit me 4.8 për qind në

terma vjetorë e ndikuar nga ushqimet, lëndës

drusore, produkteve kimike, dhe pajisjet

mekanike; importet u rritën me 1.8 për qind.

Suficiti i shërbimeve dhe remitancat

parashikohet të mbeten pothuajse të

pandryshuara. Flukset hyrëse neto të IHD-ve

vlerësohet të kenë rënë nga 1.5 për qind e PBB-së

në vitin 2015 në 1.2 për qind në vitin 2016, duke

shkaktuar varësi të konsiderueshme nga flukset

hyrëse që rrisin borxhin. Ky nivel i IHD-ve është

i mjaftueshëm për të financuar vetëm rreth 25

për qind të CAD dhe ofron mbështetje të dobët

për shtrirjen e efekteve më të mëdha positive të

tyre në rritjen ekonomike.

Perspektiva dhe Rreziqe

Rritja ekonomike e mbështetur kryesisht nga

konsumi, parashikohet të forcohet në më

shumë se 3 për qind në periudhë afatmesme.

Me progresin në zbatimin e axhendës së

reformave të BeH, eksportet pritet të kenë një

rritje të moderuar, por kërkesa e fortë për

importe do të thotë se kërkesa e jashtme neto do

të vazhdojë të jetë një pengesë për rritjen

ekonomike. Remitancat ka mundësi të jenë të

qëndrueshme, dhe, së bashku me progresin në

reforma, do të mbështesin një përmirësim

gradual të konsumit, i cili do të vijojë të jetë një

faktor i rëndësishëm i nxitjes së rritjes

ekonomike. Investimet në sektorët e energjisë,

ndërtimit dhe turizmit do të mbështesin rritjen e

investimeve në përgjithësi, si dhe krijimin e

vendeve të punës në këta sektorë. Si rezultat i

këtyre dinamikave, rritja reale e PBB-së

parashikohet forcohet gradualisht nga 2.8

përqind në vitin 2016 në 3.2 për qind në vitin

2017 dhe deri në 4 për qind në vitin 2019.

Zbatimi i politikave fiskale të kujdesshme,

efikase, dhe efektive, mbrojtja e sektorit

bankar, dhe adresimi i papunësisë së

vazhdueshme dhe punësimit poshtë potencialit

janë me rëndësi thelbësore për axhendën e

reformave të BeH. Edhe pse deficitet vijojnë të

jenë në nivele të moderuara, barra tatimore është

e lartë, dhe shpenzimet publike janë inefikase,

siç evidentohet nga përfitimet e keq-

shënjestruara. Konsolidimi fiskal dhe garantimi i

një rrjeti efikas të sigurisë nuk do të jenë efektive

nëse nuk adresohet ngurtësia strukturore e

shpenzimevepublike, sidomos fatura e lartë e

pagave të sektorit publik. Megjithatë, mbështetja

e ofruar nëpërmjet programit Extended Fund

Facility të FMN-së dhe nga partnerë të tjerë

mund të ndihmojë autoritetet e BeH për të

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

44

realizuar me sukses axhenden e reformave të

vështira.

Vendi përballet rreziqe të rëndësishme, si të

brendshme dhe të jashtme. Rreziku kryesor i

brendshëm është mjedisi sfidues politik, gjë që e

bën të vështirë realizimin e reformave efektive

strukturore në fusha të tilla si pensionet, sektori i

energjisë dhe transportit; duke rrezikuar

axhendën e reformave ky faktor rrit gjithashtu

rrezikun për perspektivën ekonomike të vendit.

Pavarësisht disa vonesave, BeH dhe Bashkimi

Evropian (BE) kanë nënshkruar Protokollin për

Përshtatjen e Marrëveshjes së Stabilizim-

Asociimit (MSA). Në Dhjetor 2016, BeH

gjithashtu ka marrë një pyetësor të detajuar nga

Komisioni Evropian. Kjo paraqet një hap të

rëndësishëm për shkak se Komisioni do të

vlerësojë përgjigjet e ofruara nga BiH dhe në

bazë të tyre do t'i rekomandojë Këshillit të BE-se

dhënien ose jo statusin e kandidatit BeH-ës. Nga

ana tjetër rrezik kryesor i jashtëm për BeH

mbetet rritja e ngadaltë ekonomike në BE dhe

situata e vështirë politike në rajon.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

45

Rritja e PBB-së vijoji të jetë e moderuar, e mbështetur

nga sektori i shërbimeve

Deflacioni i çmimeve të konsumit ishte i qëndrueshëm

Burimi: Agjensia e Statistikave të BeH, Banka Botërore.

Burimi: Agjensia e Statistikave të BeH, Banka Botërore.

Mbledhja e taksave indirekte vijon e fortë

Rritja e shpenzimeve, veçanërisht atyre kapitale,

parashikohet të çojë përsëri në deficit bilancin fiskal

Burimi: Zyra e Taksave Indirekte të BeH, Banka Botërore

Burimi: Autoritete fiskale, Vlerësime të BB-së.

Deficiti i tregtisë së mallrave vazhvoi të ngushtohet

Kreditë me probleme vijojnë të jenë të larta në

portofolin e bankave tregtare, dhe reduktimi i kreditimit

përbën një rrezik

Burimi: Agjensia e Statistikave të BeH, Banka Botërore

Burimi: Banka Qendrore e BeH, llogaritje të Bankës Botërore.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

46

BOSNJE DHE HERCEGOVINA 2013 2014 2015 2016f 2017f 2018f 2019f

Rritja e PBB-së reale (përqind) 2.4 1.1 3 2.8 3.2 3.7 4

Përbërja (pikë përqindje):

Konsumi n.a. n.a. 0.9 1.8 2.2 2.6 2.4

Investimet n.a. n.a. 0.4 0.3 1.2 1.7 1.8

Eksporte neto n.a. n.a. 2 0.7 -0.3 -0.6 -0.3

Exportet n.a. n.a. 1 1.4 0.9 1 1.2

Importet (-) n.a. n.a. -0.9 0.6 1.2 1.7 1.4

Inflacioni i çmimeve të konsumit (përqind,

mesatare e periudhës) -0.1 -0.9 -1 -1.4 -0.5 0.5 0.5

Të ardhura publike (përqind e PBB-së) 42.7 43.8 43.2 43.1 43.8 43.3 43.3

Shpenzimet publike (përqind e PBB-së)) 44.8 45.8 42.6 43.7 44.4 43.6 43.3

Prej të cilave:

Shpenzime për paga (përqind e PBB-së)

12.3 12 11.5 11.3 11 10.4 10.4

Asistence sociale (përqind e PBB-së) 16.5 17.1 16.6 17.2 16.3 16 16

Shpenzime kapitale (përqind e PBB-së)

3.9 4.3 2 3.6 5 5.2 6.5

Bilanci fiskal (përqind e PBB-së) -2.1 -2 0.7 -0.6 -0.6 -0.3 0

Bilanci primar fiskal (përqind e PBB-së) -1.4 -1.2 1.6 0.5 0.5 0.9 1.3

Borxhi publik (përqind e PBB-së) 34.5 40.5 40.5 39.8 38 35.6 35.3

Borxhi publik dhe borxhi i garantuar (përqind

e PBB-së) 37.7 41.8 41.9 41.5 39.7 37.4 35.3

Prej të cilit: I Jashtëm (përqind e

PBB-së) 28.3 30.9 30.8 29 27.9 24.9 21

Eksportet e mallrave (përqind e PBB-së) 24 24.2 24.4 24.6 24.6 24.4 24.2

Importi i mallrave (përqind e PBB-së) 51.4 53.9 50.4 49.6 49.1 48.2 47.1

Eksportet neto të shërbimeve (përqind e PBB-

së) 7 7 7.3 7.7 7.7 7.7 7.7

Bilanci tregtar (përqind e PBB-së) -20.4 -22.7 -18.7 -17.4 -16.7 -16.1 -15.2

Fluksi hyrës i remitancave (përqind e PBB-

së) 8.1 8.5 8.3 8.2 8 7.8 7.5

Bilanci i llogarisë korrente (përqind e PBB-

së) -5.7 -7.5 -5.7 -5.5 -5.8 -6.2 -6.3

Flukset hyrëse të Investimeve të huaja direkte (përqind e PBB-së)

-1.4 -2.6 -1.5 -1.2 -1.2 -1.2 -1.1

Borxhi i jashtëm (përqind e PBB-së) 73.8 76.9 76.6 76.2 74.3 72.1 70

Rritja reale e kredimit privat (përqind, mesatare e periudhës)

2.4 1.8 2.5 2.6 n.a. n.a. n.a.

Kreditë me probleme (përqind e totalit të

kredive, fundi i periudhës) 15.1 14.2 n.a. n.a. n.a. n.a. n.a.

Norma e papunësisë (përqind, mesatare e

peridudhës) 27.5 27.5 27.7 25.4 n.a. n.a. n.a.

Norma e papunësisë e të rinjve (përqind, mesatare e peridudhës)

58.8 62.9 62.3 54.3 n.a. n.a. n.a.

Shkalla e pjesmarrjes në forcën e punës

(përqind, mesatare e peridudhës) 43.6 43.7 44.1 43.1 n.a. n.a. n.a.

PBB-ja për frymë, PPP (dollarë aktualë ndërkombëtarë $)

9,798.00 10,084.00 10,550.00 11,034.00 11,661.00 12403 13,198.00

Norma e varfërisë në kufirin US$5/ditë, PPP

(përqind e popullsisë) n.a. n.a. n.a. n.a. n.a. n.a. n.a.

Burimi: Autoritet e Vendit, Vlerësime dhe parashikime të Bankës Botërore.

Shënime: Të dhënat e tregut të punës për vitin 2015 janë paraprake. Rritja e kredive për vitin 2015 reflekton mesataret vjetore lëvizëse YTD. Kreditë me probleme i referohen

vlerës së aktualizuar të tyre, YTD.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

47

Kosova

Zhvillimet e Fundit Ekonomike

Ekonomia e Kosovës vlerësohet të jetë rritur

me 3.6 për qind në vitin 2016. Rritja erdhi për

shkak të kontributit të konsumit (4.5 pikë

përqindje [pp]) dhe rigjallërimit të kërkesës së

brendshme të nxitur nga investimet (2.2 pp).30

Eksportet neto, megjithatë, patën kontribut

negativ me 3.1 pp në rritjen ekonomike -

performanca më e mirë e eksporteve të

shërbimeve të udhëtimit nuk mundi të

përballontë rritjen e importeve, pasi kërkesa e

brendshme për konsum dhe e investime u rrit.

Zgjerimi i shëndetshëm i aktiviteteve të tregtisë,

transportit, financiare, dhe strehimit e

shndërroi komponentin e shërbimeve në

kontribuesin kryesor të rritjes ekonomike, të

ndjekur nga bujqësia dhe industria.

30 Kontributet e rritjes ekonomike sipas komponentëve janë sipas

të dhënave më të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për PBB-në dhe janë objekt i ndryshimeve pas përfshirjes nga ASK të të dhënave të rishikuara të bilancit të pagesave në statistikat e llogarive kombëtare. Po kështu, të dhënat e deficitit të llogarisë korente janë objekt i ndryshimeve të mundshme

Të dhënat paraprake për vitin 2016 paraqesin

përmirësime në shumicën e rezultateve të

tregut të punës. Megjithëse përmirësimet janë

të nxitura kryesisht nga rritja e vazhdueshme

ekonomike, madje edhe në kushtet e

rigjallërimit të tregut të punës, numri i të

punësuarve është ende më i ulët se kulmin e

arritur në vitin 2013.

Deficiti fiskal u nguhtua më shumë në vitin

2016 duke arritur në 1.3 për qind të PBB-së, në

sajë të të ardhurave të shëndetshme dhe

ekzekutimit me ritme të ngadalta të

shpenzimeve kapitale. Kombinim i përpjekjeve

të mbledhjes së të ardhurave dhe ndryshimi të

politikave kontribuan në rritjen e të ardhurave

tatimore me 2.3 për qind të PBB-së. Rritja e

normës së TVSH-së në 18 për qind çoi në rritje

mëse të mjaftueshme të të ardhurave për të

kompensuar ndikimin e hyrjes në fuqi në Prill

2016 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

(MSA) me BE-në, e cila reduktoi të hyrat

doganore me 0.3 për qind të PBB-së në vitin

Pavarësisht rënies së eksporteve neto, konsumi dhe investimet udhëhoqën rritjen ekonomike që për vitin 2016 vlerësohet të jetë 3.6 për qind. Në vitin 2017 rritja ekonomike parashikohet të jetë 3.9 për qind, e nxitur nga investimet publike dhe konsumi.

Deficiti fiskal në vitin 2016 qëndroi i ulët në 1.3 përqind të PBB-së, i mbështetur nga niveli i lartë të ardhurave dhe mos-ekzekutimi i plotë i shpenzimeve kapitale dhe pavarësisht presionit nga programi për përfitimet e veteranëve.

Përmirësimet në cilësinë e aseteve të bankave dhe normat më të ulëta të interest të kredive kontribuan në rritjen e kreditimit, duke stimuluar kërkesën e brendshme.

Diaspora e Kosovës vijon të jetë faktor stimulus për rritjen ekonomike nëpërmjet remitancave, IHD-ve dhe eksporteve të shërbimeve.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

48

2016. Në anën e shpenzimeve, ekzekutimi jo i

plotë i shpenzimeve kapitale të buxhetit

kompensoi rritjen me 0.9 për qind të PBB-së të

transfertave sociale; rezultati ishte një rritje në

shpenzimet e përgjithshme me 1.4 për qind të

PBB-së. Një kontribues i rëndësishëm në rritjen

e transfertabe ishte rritja e numrit të veteranëve

të luftës që përfituan mbeshtetje sociale në vitin

2016 (duke e çuar ndikimin fiskal të skemës së

përfitimeve në 0.9 për qind e PBB-së). Për të

zbutur këtë ndikim, Ligji për Veteranët e Luftës

u ndryshua në fund të vitit 2016 për të

vendosur një tavan mbi ndikimin vjetor fiskal

të skemës prej 0.7 përqind të PBB-së, duke

filluar nga viti fiskal 2017. Ndonëse borxhi

publik dhe borxhi publikisht i garantuar është

ende i ulët, ai shfaq një trend rritës, duke u

rritur nga 12.9 për qind e PBB-së në vitin 2015

në 14.6 për qind në vitin 2016.

Përmirësimet në cilësinë e aseteve të sektorit

bankar ndihmuan në stimulimin e shumë-

pritur të kreditimit ndërkohë që norma e

inflacionit arriti në vlera pozitive. Inflacioni

mesatar për vitin 2016 u rrit në 0.3 për qind në

terma vjetorë (v-m-v), e nxitur nga rritje e

çmimeve për karburante, produkte ushqimore,

duhan dhe alkool, dhe sende shtëpiake. Niveli i

kredive me probleme (NPL) vijon të bjerë, nga

6.2 për qind e totalit të kredive në muajin Janar

në vetëm 4.9 për qind të tyre në muajin Dhjetor,

si rezultat i përmirësimeve në performancën e

biznesese të cilat rritën pagesën e kësteve të

kredive me probleme; ndërkohë u rrit edhe

baza e kreditimit. Përmirësimi i kushteve të

tregut dhe normat më të ulëta të interesit

stimuluan rritjen e kreditimit privat në nivelin

10.4 për qind.

Deficiti i llogarisë rrjedhëse (CAD) u zgjerua

nga 10.4 për qind e PBB-së në vitin 2015 në

11.5 për qind në vitin 2016. Përkeqësimi i

bilancit të jashtëm erdhi për shkak të rritjes së

deficitit tregtar me 3.2 për qind në terma

vjetorë, edhe pse ai nuk ndryshoi në raport e

PBB-në. Importet, të nxitura nga kërkesa e

brendshme, u rritën me 6.7 për qind në terma

vjetorë. Në anën tjetër, eksportet e mallrave

ranë me 4.6 për qind v-m-v si pasojë e çmimeve

të ulëta të metaleve bazë. Ferronikeli,

eksportuesi kryesor i këtyre metaleve, ndërpreu

përkohësisht prodhimin për shkak të çmimeve

të ulëta.

Rënia e fluksit hyrës të IHD-ve rëndoi

bilancin e llogarisë financiare në vitin 2016.

IHD-të neto në fund të muajit Nëntor u

reduktuan me 34.4 për qind në terma vjetorë,

sepse flukset hyrëse të IHD-ve u tkurrën me

29.2 për qind (një sinjal i mundshëm për

fillimin e saturimit të kërkesës së diasporës për

pasuri të patundshme dhe shërbime të

ndërmjetësimit financiar), dhe flukset dalëse të

investimeve të kapitalit dhe aksioneve u rritën

me 25.7 për qind. Destinacionet kryesore të

IHD-ve vijuan të jenë pasuritë e paluajtshme,

aktivitetet e qira dhënies/marrjes dhe biznesit.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

49

IHD-të e lidhuar me rezortin Brezovica Ski nuk

u materializuan në vitin 2016, duke çuar në ulje

të rritjes së parashikuar.

Perspektiva dhe Rreziqe

Rritja ekonomike në Kosovë parashikohet të

arrijë në 3.9 për qind në vitin 2017, e nxitur

nga konsumi në rritje dhe nga investimet, si

publike dhe private. Investimet pritet të jenë

shtytësit kryesorë të rritjes, duke kontribuar me

2.7 pp. Konsumi pritet të kontribuojë me 2.3 pp,

i nxitur nga të ardhurat më të larta të

disponueshme. Megjithatë, eksportet neto

parashikohet të reduktojnë me rreth 1.1 pikë

përqindje rritjen ekonomike, për shkak të rritjes

së shpejtë të importeve të nxitura nga

investimet dhe konsumi, dhe të eksporteve të

dobëta të mallrave për shkak të një bazë të

vogël të eksportit.

Rritja e investimeve do të çojë në një zgjerim

të vogël të CAD në 2017-18. Fillimi i zbatimit të

MSA-së me BE-në kohët e fundit pritet të

veprojë si një faktor stimulus për të rritur

investimet e huaja direkte në periudhë afat-

mesme. Amendamenti i fundit i rregullit fiskal

që deklaron se disa lloje të IFI nuk do të

llogariten për qëllime të shënjestrimit të

deficitit, ka krijuar hapësirë për investime në

sektorët strategjikë dhe pritet të rrisë investimet

publike.

Megjithatë, perspektiva pozitive ekonomike e

Kosovës është objekt i ndikimit të rreziqeve

në kahun e poshtëm. Ndër këto rreziqe janë

situate e ndjeshme politike në Veri të vendit

dhe mosmarrëveshja e demarkacionit me Malin

e Zi. Nëse këto rreziqe intensifikohen, ato do të

ndërpresin zbatimin e agjendës ekonomike të

Kosovës. Parashikimet pozitive ekonomike

varen nga rritja e flukseve hyrëse të IHD-ve, të

cilat nuk do të materializohen nëse ka rreziqe

serioze politike. Për të balancuar rreziqet,

reformat duhet të kenë si prioritet zhvendosjen

e punësimit të të rinjve, adresimin e

korrupsionit, përmirësimin e burimeve të

rritjes ekonomike drejt sektorëve të

tregtueshëm, ruajtjen e mjedisit, dhe adresimin

e rritjes së produktivitetit të brendshëm,

angazhimin dhe kufizimet në sektorin e

energjisë.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

50

Burimi: Agjensia e Statistikave të Kosovës dhe Banka Botërore Burimi: Agjensia e Statistikave të Kosovës dhe Banka Botërore.

Burimi: Ministria e Financave dhe Banka Botërore. Burimi: Banka Qendrore dhe Banka Botërore.

Burimi: Banka Qendrore dhe Banka Botërore. Burimi: Banka Qendrore.

Shërbimet ishin kontribuesi kryesor në rritjen ekonomike në 2016, të ndjekur nga bujqësia dhe industria

Konsumi dhe investimet ishin shtytësit kryesorë të rritjes, pavarësisht kntributit negative nga eksportet neto

Deficiti i qeverisjes së përgjithshme u zvogëlua në 2016, pasi rritja e të ardhurave për shkak të reformave tejkaloji rritjen e shpenzimeve kryesorë të rritjes, pavarësisht kntributit negative nga eksportet neto

Megjithëse në rënie, IHD-të mbeten burimi kryesor i financimit të CAD

Përmirësimet në cilësinë e aseteve të sektorit bankar, ndër të tjera……

…ndihmuan stimulimin e kreditimit.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

51

.KOSOVA 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019

Rritja e PBB-së Reale (ndyshimi në % ,v-m-v) 3.4 1.2 4.1 3.6 3.9 4.2 4.4

Përbërja (pikë përqindje):

Konsumi 2.3 3.8 2.5 4.5 2.3 3.1 2.2

Investimet -0.1 -1.4 2.9 2.2 2.7 2.2 2

Eksportet neto 1.2 -1.2 -1.3 -3.1 -1.1 -1.1 0.2

Eksportet 0.4 2.9 0.5 0.9 0.6 1 1.7

Importet (-) 0.8 -4.1 -1.8 -4 -1.7 -2.1 -1.5

Inflacioni i çmimeve të konsumit (ndryshimi në

përqindje, v-m-v, mesatare e periudhës) 1.8 0.4 -0.5 0.3 0.6 1 1.7

Të ardhura publike (përqind e PBB-së) 25.2 24.4 25.4 26.9 27.2 27.7 28.3

Shpenzimet publike (përqind e PBB-së) 28.1 27 27.3 28.2 29.7 30.6 31.2

Prej të cilave:

Shpenzime për paga (përqind e PBB-së) 7.8 8.7 9 9.1 9.2 9.3 9.3

Asistence sociale (përqind e PBB-së) 4.2 6.1 6.9 7.3 7.2 7 7

Shpenzime kapitale (përqind e PBB-së) 10 7.4 7 7.4 8.6 9.4 10

Bilanci fiskal (përqind e PBB-së) -2.9 -2.6 -1.9 -1.3 -2.6 -2.9 -2.9

Bilanci primar fiskal (përqind e PBB-së) -2.7 -2.4 -1.7 -0.9 -2.1 -2.4 -2.4

Borxhi publik (përqind e PBB-së) 8.9 10.4 12.7 14.3 17.2 19.6 21.3

Borxhi publik dhe i garantuar (përqind e PBB-së) 8.9 10.6 12.9 14.6 17.6 20.2 22

Prej të cilit: I Jashtëm (përqind e PBB-së) 6.1 5.8 6.2 6.2 7.5 8.8 9.2

Eksportet e mallrave (përqind e PBB-së) 5.5 5.8 5.6 5.1 5.1 5.1 5.3

Importi i mallrave (përqind e PBB-së) 42.9 42.8 42.1 43.4 44 43.3 44.2

Eksportet neto të shërbimeve (përqind e PBB-së) 6.4 5.9 6 6.1 8 8 8.3

Bilanci tregtar (përqind e PBB-së) -31.5 -30.9 -30.4 -30.3 -30.9 -30.9 -29.5

Fluksi hyrës i remitancave (përqind e PBB-së) 11 10.9 10.8 11.6 11.8 12.1 12.4

Bilanci i llogarisë korrente (përqind e PBB-së) -7.2 -9.1 -10.4 -11.5 -12.5 -13.3 -12.9

Flukset hyrëse të Investimeve të huaja direkte (përqind e PBB-së)

5.3 2.7 5.4 4 4.4 4.6 5.7

Borxhi i jashtëm (përqind e PBB-së) 30.2 31.2 33.5 33.7 35.3 36.9 37.7

Rritja reale e kredimit privat (përqind, mesatare e periudhës)

1.9 3 7.3 10.4 0 0 0

Kreditë me probleme (përqind e totalit të kredive, fundi

i periudhës) 8.7 8.5 6.2 4.7 4.2 3.9 3.5

Norma e papunësisë (përqind, mesatare e periudhës) 30 35.3 32.9

Norma e papunësisë e të rinjve (përqind, mesatare e

periudhës) 55.9 61 57.7

Shkalla e pjesmarrjes në forcën e punës (përqind,

mesatare e peridudhës) 40.5 41.6 37.6

PBB-ja për frymë, (US$) 3,877.20 4,053.60 3,559.20 3,641.60 3,737.60 3,840.70 3,953.30

Burimi: Autoritetet e vendit, Vlerësime dhe parashikime të Bankës Botërore.

Shënime: Rritja e PBB-së reale dhe përbërja e rritjes janë parashikime vjetore. Kreditë me probleme i referohen vlerës së aktualizuar deri në Nëntor.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

52

IRJ e Maqedonisë

Zhvillimet e Fundit Ekonomike

Pasiguria politike ndikoi negativisht në

ritmin e rritjes ekonomike në vitin 2016, duke

e ngadalësuar atë në 2.4 për qind nga 3.8 për

qind në vitin 2015. Faktori kryesor shtytës i

rritjes ekonomike ishte konsumi familjar, i cili

kontribuoi me 3 pikë përqindje (pp), i

mbështetur nga rritja në punësim, paga,

pensione, dhe kreditimtë për individë.

Konsumi relativisht i pandryshuar i qeverisë

kontribuoi vetëm me 0.2 pp në rritjen

ekonomike. Shqetësimi në lidhje me situatën

politike ndikoi negativisht investimet, të cilat u

tkurrën me 4.3 për qind në krahasim me vitin

2015 dhe kontribut negative me 1.4 pikë

përqindje në rritjen ekonomike të vitit 2016,

pavarësisht investimeve të konsiderueshme në

rrugë. Eksportet neto kontribuan pozitivisht me

0.7 pp në rritjen ekonomike, pasi bilancet

tregtare të të mirave dhe shërbimeve, të

mbështetura nga rritja në shërbimet e TI dhe

transporteve, rezultuan me suficite të vogla,.

Rritja në vitin 2016 u mbështet kryesisht nga

sektori i ndërtimit, ndërsa prodhimi industrial

pësoi rënie. Ndërtimi u rrit me 18.5 përqind

nga viti në vit (v-m-v) dhe kontribuoi me 2 pp

në rritjen ekonomike, e mbështetur kryesisht

nga tre projektet e autostradave të financuara

me fonde publike. Ndërkohë, prodhimi

industrial ra me 2.2 për qind, duke zbritur 0.2

pikë përqindje nga rritje ekonomike, pasi

industritë më tradicionale vendase si miniera

dhe gurore, industria e ushqimit, veshjeve,

energjia elektrike dhe furnizimi me gaz, dhe

prodhimi i metaleve bazë dhe produkteve

minerale jo-metalore, të cilat përbëjnë më

shumë se gjysmën e prodhimit industrial,

shënuan rënie në krahasim me vitin 2015.

Papunësia vazhdoi të reduktohet edhe në

vitin 2016 për shkak të ndërhyrjeve fiskale për

të krijuar vende pune dhe tkurrjes së

pjesëmarrjes në forcën e punës. Punësimi në

vitin 2016 u rrit me 2.1 për qind në terma

vjetorë, ku një pjesë e madhe të vendeve të reja

të punës të krijuara ishin të lidhura me

Ritmet e rritjes ekonomike u ngadalësuan në 2.4 për qind në vitin 2016 pasi pasiguria politike shkaktoi një rënie të investimeve private. Rritja ekonomike në 2017-19 parashikohet të jetë mesatarisht 3.3 për qind, nëse shuhen pasiguritë politike dhe rivendoset besimi.

Stimuli i konsiderueshëm fiskal dhe tkurrja e forces së punës cuan në reduktimin e papunësisë.

Mos-realizimi i shpenzimeve kapitale ngushtoi deficitin fiskal në vitin 2016, edhe pse shpenzimet korrente vazhduan të rriten. Borxhi publik dhe publikisht i garantuar arriti në 48 për qind të PBB-së.

Stimulimi i besimit dhe rritjes ekonomike do të kenë nevojë për angazhim në konsolidim fiskal dhe reforma strukturore të mjedisit të biznesit, arsimit, dhe menaxhimin e investimeve publike

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

53

programet stimuluese të qeverisë. Megjithatë,

shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës ra nga

57.2 për qind në vitin 2015 në 56.8 për qind në

vitin 2016, që përbën nivelin më të ulët që nga

viti 2012. Si rezultat, norma mesatare e

papunësisë në fund të vitit 2016 ishte 23.7 për

qind. Pavarësisht stimujve të qeverisë për

punësimin e të rinjve në veçanti, kryesisht në

formën e përjashtimeve nga detyrimi për

kontributet sociale, norma e papunësisë në këtë

grup moshë u rrit nga 47.4 për qind në vitin

2015 në 48.3 për qind në 2016. Nga të gjitha

grupmoshat, grupi i të rinjve është i vetmi me

shkallë pjesëmarrjeje në forcën e punës në rënie

që prej vitit 2012. Papunësia afatgjatë mbetet e

lartë në 81 për qind të të gjithë të papunëve.

Deficiti fiskal në vitin 2016 u reduktua,

kryesisht për shkak të mos-realizimit të

shpenzimeve kapitale. Deficiti ra në 2.6 për

qind të PBB-së, që është shumë më i ulët se

niveli 4 për qind i parashikuar në rishikimin e

dytë të buxhetit. Rënia lidhet kryesisht me një

ekzekutim të ulët të shpenzimeve kapitale në

kontekstin e një cikli të zgjatur zgjedhor. Totali i

të ardhurave ishte 27.9 për qind e PBB-së, me

0.9 pp rënie nga viti 2015, kryesisht për shkak të

tatimit më të ulët mbi të ardhurat personale dhe

kontributeve të lidhura me vendete punës të

krijuara që janë të përjashtuara nga tatimi.

Rënia e të ardhurave u shoqërua me një rënie

edhe më të fortë prej 1.77 pp të shpenzimeve.

Megjithatë ndryshimi në strukturnë e buxhetit e

bën atë më pak të qëndrueshëm: realizimi

shumë i ulët i shpenzimeve kapitale tani

kombinohet me shpenzimet korrente që

tejkaluan 90 për qind të shpenzimeve të

përgjithshme publike.

Borxhi publik vijoji të rritet edhe në vitin

2016, i nxitur nga huamarrja e qeverisë dhe

garancitë për ndërmarrjet shtetërore (NSH).

Në Korrik 2016, IRJ e Maqedonisë emetoi

Eurobond shtesë me vlerë 450 milionë euro, për

shkak të ritimit të përshpejtuar në ndërtimin e

dy autostradave. Gjithashtu u rrit edhe borxhi i

garantuar. Borxhi publik dhe publikisht i

garantuar në vitin 2016 arriti në 47.7 për qind të

PBB-së (nga të cilat 8.7 pp janë garanci të

borxhit), krahasuar me 46.4 për qind në vitin

2015.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër në tremujorin

e dytë të vitit 2016, politika monetare u

normalizua sërish. Si reagim ndaj tërheqjeve të

mëdha të depozitave dhe krizës në tregun e

këmbimit valutor në tremujorin e dytë, Banka

Qendrore rriti normën bazë të interesit nga 3.25

në 4 për qind dhe ndërhyri për të stabilizuar

kursin e këmbimit. Me stabilizimin e situatës në

gjysmën e dytë të vitit 2016, Banka e uli normën

e interesit në 3.5 për qind. Deflacioni ishte i

qëndrueshëm gjatë vitit 2016, në nivelin 0.2 për

qind për të tretin vit radhazi, i ndikuar nga

çmimet e ushqimeve, naftës dhe shërbimeve.

Ndërkohë, inflacioni bazë qëndroi në vlera

pozitive në nivelin 1.4 për qind, për shkak të

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

54

çmimeve më të larta për strehim dhe mobilim,

duhan, dhe për argëtim dhe kulturë.

Edhe pse kreditimi vazhdoi të zgjerohet në

vitin 2016, ai nuk pasqyron ngadalësimin e

konsiderueshëm në kreditimin e bizneseve

për shkak të klimës së pasigurt politike. Rritja

e përgjithshme e kredive në vitin 2016 ishte e

fortë me 6.5 për qind (v-m-v), por norma e

rritjes së kreditimit të korporatave ra në 3.2 për

qind krahassuar me 7.1 për qind në vitin 2015.

Sektori bankar është fitimprurës dhe i

mirëkapitalizuar, me një raport të

mjaftueshmërisë së kapitalit prej 15.7 për qind

në T3 2016, shumë më i lartë se niveli minimum

rregullator prej 8 për qind. Raporti kredi-

depozita ishte në 88 për qind, çka sugjeron se

bankat kanë mundësi të mëdha për të rritur

kreditimin, veçanërisht për bizneset, pas

largimit të pasigurisë politike. Në mesin e vitit

2016 u vu re një efekt i dukshëm statistikor në

nivelin e kredive me probleme (NPL), i cili ra

ndjeshëm nga 10.6 për qind në fund të vitit 2015

në 6.5 për qind një vit më vonë, pasi Banka

Qendrore ndryshoi rregulloren duke kërkuar

që bankat të fshijnë nga bilancet e tyre të gjitha

kreditë me probleme që kanë pasur

provigjonim të plotë për më shumë se dy vjet.

Deficiti i llogarisë korrente (CAD) u zgjerua

gjatë vitit 2016 por mbeti i menaxhueshëm në

3.1 për qind të PBB-së, nga 2 për qind në vitin

2015. Rritja e fortë në eksportet e mallrave dhe

shërbimeve u mbështet nga projektet e

investimeve të huaja direkte, por nuk ishte e

mjaftueshme për të kompensuar rritjen e

ndjeshme në daljet e kapitalit jashtë vendit në

formën e pagesës së dividendit dhe

riatdhesimit të fitimit. Përveç kësaj, një rënie e

vazhdueshme në transfertat private gjithashtu

ndihmoi në zgjerimin e CAD. Megjithatë, CAD

u financua më shumë se plotësisht nga IHD-të

neto (të përqendruara kryesisht në industrinë e

automjeteve), të cilat në vitin 2016 arritën në 3.6

për qind të PBB-së, shumë më lart se niveli 2.3

për qind i regjistruar në vitin 2015. Në fund të

vitit 2016, rezervat valutore ishin ende të forta

në 4.9 muaj importe, të mbështetura nga

Eurobondi 450 milionë € që Maqedonia emetoi

në Korrik.

Perspektiva dhe Rreziqe

Ritmet e rritjes ekonomike pritet të

përshpejtohen në 2.8 për qind në vitin 2017

dhe të vijojë në 3.3 për qind në vitin 2018.

Parashikimet e rritjes supozojnë se pasiguritë

politike të zgjidhen në fillim të vitit 2017, çka do

të përmirësojë besimin e konsumatorëve dhe

investitorëve privatë. Deficiti fiskal pritet të

mbetet në nivel të konsiderueshëm prej 3.2

përqind e PBB-së në vitin 2017, por pastaj të

bjerë gradualisht në 2.3 për qind në vitin 2019.

Si rezultat, borxhi publik dhe publikisht i

garantuar pritet të rritet në 55 për qind rreth

vitit 2019 (nga të cilat 13 pp parashikohet të jenë

garanci). CAD në 2017-2019 pritet të jetë

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

55

mesatarisht 2.6 për qind e PBB-së, i ndikuar nga

konsumi dhe kërkesa për investime.

Ruajtja e rritjes ekonomike do të kërkojë një

zhvendosje nga stimuli fiskal afatshkurtër në

përshpejtimin e reformave strukturore. Një

program solid, i besueshëm konsolidimi fiskal

do të ndihmojë për të stabilizuar borxhin publik

dhe për të rindërtuar amortizatorët fiskalë

kundër goditjeve. Përveç kësaj, një vlerësim i

kostove fiskale dhe kthimit ekonomik të

politikave dhe propozimeve të investimeve të

kohëve të fundit do të ndihmojë qeverinë për të

përcaktuar prioritetet dhe renditur iniciativat e

saj për të promovuar në mënyrë më efikase

rritjen ekonomike, duke mbajtur në të njëjën

kohë një nivel të menaxhueshëm të borxhit.

Rritja në të ardhmen do të varet nga

përshpejtimi i reformave strukturore për të

përmirësuar mjedisin e biznesit, aftësitë e forcës

së punës, dhe menaxhimin e investimeve

publike. Rreziku kryesor në kahun e poshtëm

për perspektivën ekonomike është se pasiguria

e vazhdueshme politike do të dëmtojë edhe më

tej besimin e konsumatorit dhe investitorëve

privatë dhe do të shtyjë zbatimin e reformave të

nevojshme strukturore. Gjithashtu, rrezik të

konsiderueshëm për ekonominë paraqesin edhe

rreziqet e jashtme të lidhura me ngadalësimin

ekonomik në Eurozonë, partneri kryesor tregtar

dhe i investimeve.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

56

Trazirat politike dëmtuan rritjen e konomike e cila në vitin 2016 u nxit kryesisht nga punët publike.

Papunësia vijoji të reduktohet, pasi më pak perona hynë në forcën e punës dhe stimuli fiskalë krijoji vende të reja pune

Burimi: Zyra e Statistikave Shtetërore.

Burimi: Zyra e Statistikave Shtetërore dhe vlerësime të Bankës Botërore.

Deficiti fiskal u zvogëlua në vitin 2016, kryesisht për shkak të mos-ekzekutimit të plotë të shpenzimeve kapitale

Borxhi public vazhdoi të rritet në vitin 2016, për shkak të huamarrjes së qeverisë dhe garancive për NSH

Burimi: Ministria e Financave dhe vlerësime Bankës Botërore.

Burimi: Të dhëna të Bankës Kombëtare.

Vazhdimi i rritjes së kreditimit maskoi rënien e

madhe në kreditimin e bizneseve e shkaktuar nga

pasiguritë politike

CAD u zgjerua, por u financua më shumë se

mfatueshëm nga flukset hyrëse të IHD-ve

Burimi: Banka Kombëtare dhe vlerësime Bankës Botërore

Burimi: Banka Kombëtare dhe vlerësime Bankës Botërore

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

57

IRJ E MAQEDONISË 2013 2014 2015 2016f 2017f 2018f 2019f

Rritja e PBB-së Reale (ndyshimi në % ,v-m-v) 2.9 3.6 3.8 2.4 2.8 3.3 3.8

Përbërja (pikë përqindje):

Konsumi 1.4 1.6 3 3.1 2.5 2.1 2

Investimet 0.1 3.8 0 -1.4 0 0.7 1.1

Eksportet neto 1.3 -1.7 0.7 0.7 0.3 0.4 0.7

Eksportet 2.6 8.2 2.4 5.9 4.3 4 3.9

Importet (-) 1.3 9.9 1.7 5.2 4 3.6 3.2

Inflacioni i çmimeve të konsumit (ndryshimi në përqindje,

v-m-v, mesatare e periudhës) 2.8 -0.3 -0.3 -0.2 0.6 1.4 1.8

Të ardhura publike (përqind e PBB-së) 30.2 29.8 30.9 30 30.3 30.3 30.3

Shpenzimet publike (përqind e PBB-së) 34.2 34 34.5 32.6 33.5 33 32.6

Prej të cilave:

Shpenzime për paga (përqind e PBB-së) 7.2 7 6.9 6.9 6.9 6.8 6.8

Asistence sociale (përqind e PBB-së) 14.8 14.9 14.8 14.8 14.8 14.8 14.8

Shpenzime kapitale (përqind e PBB-së) 4.4 4.3 4.4 3 4.1 4.2 4.3

Bilanci fiskal (përqind e PBB-së) -3.9 -4.2 -3.6 -2.6 -3.2 -2.7 -2.3

Bilanci primar fiskal (përqind e PBB-së) -2.9 -3.2 -2.3 -1.5 -1.9 -1.4 -0.8

Borxhi publik (përqind e PBB-së) 34.2

38.2 37.9

390.0 41.0

42.1

44.0

Borxhi publik dhe borxhi i garantuar (përqind e PBB-së) 40.5 45.9 46.4 47.7 50.6 52.3 55.8

Prej të cilit: I Jashtëm (përqind e PBB-së) 25.5 31.9 31.3 3383 34.7 35.9 37.2

Eksportet e mallrave (përqind e PBB-së) 29.2 32.4 33.5 34.3 34.2 34.3 34.5

Importi i mallrave (përqind e PBB-së) 52 54.1 53.6 53.1 54.5 54.6 54.5

Eksportet neto të shërbimeve (përqind e PBB-së) 4.6 4.2 3.8 4 4.2 4.5 4.6

Bilanci tregtar (përqind e PBB-së) -18.3 -17.6 -16.4 -14.7 -13.6 -12.2 -11.5

Fluksi hyrës i remitancave (përqind e PBB-së) 2.2 2.2 2.1 2.1 2 2 1.9

Bilanci i llogarisë korrente (përqind e PBB-së) -1.6 -0.6 -2 -3.1 -3 -2.7 -2.1

Flukset hyrëse të Investimeve të huaja direkte (përqind e

PBB-së) 2.8 2.3 2.3 3.6 2.5 2.7 2.9

Borxhi i jashtëm (përqind e PBB-së) 64 70 69.4 74.1 74.7 75.1 73.8

Rritja reale e kredimit privat (përqind, mesatare e

periudhës) 4.9 10.3 9.9 6.7 6 5.3 5

Kreditë me probleme (përqind e totalit të kredive, fundi i

periudhës) 11.3 11.1 10.6 6.5 6 5.7 5.2

Norma e papunësisë (përqind, mesatare e periudhës) 29 28 26.1 23.7 22 20.2 19.4

Norma e papunësisë e të rinjve (përqind, mesatare e

periudhës) 51.9 53.1 47.3 48.3 48.5 48 47.6

Shkalla e pjesmarrjes në forcën e punës (përqind,

mesatare e peridudhës) 57.2 57.3 57 56.8 56.6 56.7 56.9

PBB-ja për frymë, PPP (dollarë aktualë ndërkombëtarë $) 12,468 12,938 13,330 13,583 13,936 14,355 14,814

Norma e varfërisë në kufirin US$5/ditë, PPP (përqind e

popullsisë) 34.3 33.6 32.3 31.7 30.5 29.3

Burimi: Autoritetet e vendit, Vlerësime dhe projeksione të Bankës Botërore.

Shënime: Të dhënat për remitancat i referohen vetëm remitancave nga punëtorët dhe jo të gjitha transfertave private të cilat janë shumë më të

larta

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

58

Mali i Zi

Zhvillimet e Fundit Ekonomike

PBB-ja reale e Malit të Zi vlerësohet të jetë

rritur me 2.1 për qind në vitin 2016, nga 3.4 për

qind në vitin 2015. Investimet, kryesisht në

turizëm, sektorin energjetik, dhe ndërtimin e

autostradës, vijuan të jenë komponenti kryesor

drejtues i rritjes ekonomike, duke kontribuar

me më shumë se 4 pikë përqindjeje (pp) në

rritjen e vitit 2016. Edhe shpenzimet për

konsum të ekonomive familjare ishin të forta,

duke kontribuar me 2.2 pp në rritje, ndërsa

shpenzimet e konsumit të qeverisë kontribuan

me 1.8 pp, të nxitura nga rritja në pagat e

sektorit publik. Në të kundërt, eksportet neto

patën kontribut negativ me 6 pp në rritjen

ekonomike, pasi importet e pajisjeve dhe

materialeve për autostradën dhe projektet e

mullinjve me erë ishin shumë të forta në

krahasim me eksportet e dobëta të shërbimeve.

Prodhimi industrial në vitin 2016 ra me 4.7 për

qind në terma vjetore (v-m-v); rritja në sektorin

e energjisë nuk ishte e mjaftueshme për të

kompensuar rëniet e mëdha në industrinë

përpunuese dhe miniera. Ndërsa numri i

turistëve u rrit me rreth 6 për qind, numri i

netëve të qëndrimit të turistëve u rrit me vetëm

1.8 për qind krahasuar me rritjen dyshifrore në

vitin 2015.

Tregu i punës u përkeqësua në vitin 2016,

pavarësisht rritjes në punësim të nxitur nga

rritja ekonomike. Ligji i vitit 2015 për Kujdesin

Social dhe Mbrojtjen e Fëmijëve parashikon

dhënien e një përfitimi gjatë gjithë jetës për

nënat me tre ose më shumë fëmijë, duke çuar në

tërheqjen nga punësimi dhe forca e punës të

rreth 17.000 grave. Projektet e mëdha

infrastrukturore nuk po japin një ndikim të

dukshëm në punësim për shkak se ato

mbështeten në masë të madhe në punën e

importuar. Si rezultat i kësaj, norma e

papunësisë u rrit, duke arritur në 17.8 për qind

në Shtator 2016, ndërsa shkalla e punësimit

Rritja ekonomike u ngadalësua nga 3.4 për qind në vitin 2015 në 2.1 për qind në vitin 2016, për shkak të vonesave në ndërtimin e autostradës Bar-Boljare (një investim me një komponent të lartë të importit) dhe ndaljes së rritjes së sektorit të turizmit.

Papunësia vazhdoi të ishte e lartë, e përforcuar nga një rritje në regjistrimin e femrave për të përfituar asistencën e përhershme të nënës, që hyri në fuqi në Janar 2016.

Financat publike u përmirësuan përkohësisht në vitin 2016 për shkak të mos-ekzekutimit të plotë të shpenzimeve kapitale, pavarësisht shpenzimeve më të mëdha për paga dhe transferta sociale, të cilat qeveria e re tentoi t’i frenonte.

Në mungesë të një programi më ambicioz të konsolidimit fiskal, borxhi publik dhe publikisht i garantuar rreth vitit 2019 do të rritet në 86 për qind të PBB-së, në një kohë që nevojat e rifinancimit të borxhit janë historikisht të larta.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

59

ngeli në 44.7 për qind. Pavarësisht një programi

të madh për punësimin e të rinjve, norma e

papunësisë e kësaj grupmoshe mbeti e lartë në

më shumë se 37 për qind; 75 për qind e të

papunëve kanë qenë të tillë për një përiudhë

afatgjatë tashmë. Pagat reale, të udhëhequra

nga rritja në pagat e sektorit publik, u rritën me

3.4 për qind në vitin 2016, shumë më e lartë se

norma e rritjes së produktivitetit, duke çuar në

rritjen e kostos për njësi të punës me mbi 7 për

qind në vitin 2016.

Pavarësisht mos-ekzekutimit të plotë

shpenzimeve kapitale të lidhura me ndërtimin

e autostradës Bar-Boljare, presionet fiskale

vijojnë të jenë të larta, edhe pse deficiti i

qeverisjes së përgjithshme ra poshtë 4 për

qind të PBB-së nga 7.9 për qind në vitin 2015.

Të ardhurat u rritën me rreth 12 për qind në

vitin 2016 për shkak të rritjes së mbledhjes së

TVSH-së, akcizave dhe tatimit mbi të ardhurat

personale. Ndërkohë, shpenzimet ranë me 5 për

qind për shkak se ndërtimi i autostradës u

bllokua nga vonesat në marrjen e lejeve të

ndërtimit. Megjithatë, shpenzimet korrente u

rritën me rreth 8 për qind për shkak të rritjes së

pagave të sektorit publik, përfitimeve sociale

dhe pensioneve. Për të akomoduar deficitin e

buxhetit korrent prej 1.1 për qind e PBB-së, dhe

në kushtet e mos-realizimit të buxhetit të

kapitalit, qeveria e re, e cila mori detyrën në

Nëntor, rishikoi me ulje buxhetin e vitit 2016.

Deficiti më i ulët çoi në një rritje më të ngadaltë

të borxhit të drejtpërdrejtë publik, duke arritur

në 68 për qind të PBB-së nga 66.7 për qind në

vitin 2015.

Deflacioni ishte i qëndrueshëm gjatë pjesës

më të madhe të vitit, për shkak të çmimeve të

ulëta ndërkombëtare të naftës dhe të

ushqimeve. Edhe pse konsumi privat u rrit në

mënyrë të konsiderueshme, inflacioni mesatar

në vitin 2016 ishte negativ në nivelin 0.2 për

qind. Megjithatë, në tremujorin e fundit të vitit

2016 çmimet u rritën me 0.5 për qind, të

ndikuara nga përhapja e efektit të rritjes së

çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Aktiviteti kreditues u rigjallërua disi dhe

kreditë me probleme (NPL-të) u reduktuan.

Kreditë për individëd u rritën ndjeshëm me

rreth 11 për qind, duke marrë parasysh efektin

e bazës së ulët krahasuese, ndërsa kreditë për

biznesin pasi arritën nivelin minimal të vitit në

Shtator filluan të rimëkëmben, duke u rritur me

1.9 për qind në muajin Dhjetor. Depozitat

vijuan të jenë një burim i rëndësishëm i

strategjisë së financimit të bankave; depozitat u

rritën me më shumë se 9 për qind. Raporti

kredi-depozita tani po i afrohet minimumit

historik prej 84 përqind. Kreditë me probleme

u reduktuan gjatë vitit, duke rënë nga 12.6 për

qind në fund të vitit 2015 në 10.3 për qind në

muajin Dhjetor 2016, ku kompanitë e

faktoringut luajtën një rol të madh në pastrimin

e NPL-ve, megjithëse për zgjidhjen e tyre po

përdoren gjerësisht edhe fshirja nga bilancet e

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

60

NPL-ve dhe ristrukturimi i borxhit. Ndryshimet

e propozuara në ligjin e ristrukturimit vullnetar

do të stimulonte më tej zgjidhjen e

problematikës së NPL-ve.

Pas ngushtimit në 13.3 për qind të PBB-së në

vitin 2015, deficiti i llogarisë korrente (CAD) u

zgjerua përsëri, duke arritur në 19.2 për qind.

Të ardhurat nga turizmi dhe transporti ishin 3.3

për qind më të larta (v-m-v), por kjo nuk ishte e

mjaftueshme për të kompensuar rritjen e

konsiderueshme në importe prej rreth 12 për

qind (v-m-v), pjesa më e madhe e të cilave ishin

makineri dhe pajisje për ndërtimin e

autostradës dhe mullinjve me erë. Pagesat në

avancë të dividentëve zgjeruan më tej deficitin

e llogarisë korrente. Deficiti tregtar vazhdoi të

përkeqësohet, duke arritur në 45 për qind të

PBB-së, nga 40.4 për qind në vitin 2015. Ndërsa

gabimet dhe përjashtimet lënë flukset

financuese të pashpjegueshme me rreth 6 për

qind të PBB-së, IHD-të neto ranë ndjeshëm në

vitin 2016. Pas arritjes së 17 për qind të PBB-së

në vitin 2015, IHD-të neto ranë në vitin 2016 në

10 për qind, kryesisht për shkak flukseve dalëse

të dividendëve të kompanive të

telekomunikacioneve. Në vitin 2016 IHD-të

neto financuan rreth gjysmën e CAD-së.

Perspektiva dhe Rreziqe

Edhe pse pozitive, perspektiva ekonomike

afatmesme e Malit të Zi përballet me rreziqe

të konsiderueshme. Ekonomia pritet të ketë një

rritje mesatare vjetore rritje prej 2.8 për qind

deri në vitin 2019, por aktualisht rritja

ekonomike bazohet në një model të

paqëndrueshme që mbështetet në investimet

publike dhe konsum madje edhe me dobësimin

e pozicionit fiskal. Dizbalancat e jashtme pritet

të zgjerohen përsëri, duke përkeqsuar

ekspozimin tashmë të lartë ndaj goditjeve të

jashtme. Për më tepër, pas dobësimit të rolit

stimulus të investimeve në rritjen ekonomike,

edhe rritja e përgjithshme ekonomike do të

ngadalësohet, duke e ekspozuar më tej Malit e

Zi ndaj rreziqeve ekzistuese.

Ndërsa një rritje kohët e fundit e përfitimeve

sociale ka të ngjarë të ndihmojë në uljen e

varfërisë në periudhë afatshkurtër, ajo

gjithashtu po rrit dobësitë ekonomike për

shkakun se njerëzit që janë duke u shkëputur

nga tregu i punës janë më të ekspozuar ndaj

ndryshimeve në politikat e përfitimeve sociale.

Ndërsa inflacioni parashikohet të rritet, dhe

duke pasur parasysh kërkesën e brendshme në

rritje dhe efektin domino të çmimeve

ndërkombëtare, të ardhurat e disponueshme

neto reale ka të ngjarë të ulen.

Deficitet fiskale dhe nevojat e rifinancimit në

periudhë afatmesme janë të larta. Deficiti për

vitin 2017 është buxhetuar në nivelin 6.6 për

qind të PBB-së, pavarësisht masave të

konsolidimit fiskal tashmë të miratuara të cilat

në total arrijnë në 3.2 për qind të PBB-së. Ndër

këto masa përfshihen rritja në taksat e akcizës

dhe reduktimi rasteve të përjashtimit nga

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

61

TVSH-ja, përmirësimet në mbledhjen e

detyrimeve prapambetura tatimore, ulja me 25

për qind e shumës së përfitimit të nënës,

reduktimi me 8 për qind i pagave të zyrtarëve,

ngrirja e pagesës së bonusit të vjetërsisë në

punë deri në vitin 2019, dhe shkurtimet

selektive në shpenzimet kapitale.

Edhe pse programi i fundit i konsolidimit

fiskal është një lëvizje në drejtimin e duhur,

ndërmarrja e masave shtesë për reduktimin e

shpenzimeve të përhershme dhe rritjen e të

ardhurave do të jetë e nevojshme për të sjellë

financat publike në një trajektore të

qëndrueshme dhe për të ndalur rritjen e borxhit

publik rreth vitit 2019. Deficitet e larta fiskale

prej rreth 6 për qind të PBB-së të parashikuara

për vitin 2019 tregojnë se trajektorja e financave

publike nuk është e qëndrueshme; për të krijuar

hapësirë për një shërbim të rregullt të nevojave

të rifinancimit për periudhën 2019-21, që arrijnë

në më shumë se 16 për qind e PBB-së, do të ketë

nevojë për një konsolidim fiskal më ambicioz.

Ulja e deficitit nuk do të jetë e lehtë, por ajo

është mjaft urgjente për shkak të nevojës për të

siguruar tregjet dhe për të mundësuar një

shtyrje të suksesshme të detyrimeve ekzistuese

duke pasur parasysh klasifikimin e aftësisë

paguese të vendit me B+ dhe me një

perspektivë negative.

Përshpejtimi i reformave strukturore për të

ruajtur qëndrueshmërinë e financave publike

dhe konkurrueshmërinë e Malit të Zi janë

vendimtare për progresin e vendit. Një qeveri

e re e koalicionit të udhëhequr nga Partia

Demokratike e Socialistëve, e cila ka një

shumicë me marzh të ngushtë, ka miratuar

Programin e Reformave Ekonomike për

periudhën 2017-19, i cili planifikon ndërmarrjen

e reformave në sektorët socialë, administratën

publike, menaxhimin e financave publike, si

dhe klimën e investimeve.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

62

Dinamika të ndryshme të rritjes ekonomike Deficit në zgjerim i llogarisë korrente.

Burimi: Të dhëna të MONSTAT.

Shënim: tc = trendi i ciklit

Burimi: Të dhëna të CBCG dhe MONSTAT.

Papunësia në rritje

Presionet inflacioniste u rigjallëruan

Burimi:Të dhena të MONSTAT. Burimi: Të dhena të MONSTAT.

Deficiti fiskal u zvogëlua së fundmi

Borxhi publik do të rritet në periudhë afatmesme

Burimi: Të dhëna të MF dhe MONSTAT. Burimi: Të dhëna të MF dhe MONSTAT.

Miliard US$ Përqind e PBB

Perqind Perqind

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

63

MALI I ZI 2013 2014 2015e 2016f 2017f 2018f 2019f

Rritja e PBB-së reale (përqind)

3.5

1.8

3.4

2.1

3.3

3.0

2.0

Përbërja (pikë përqindje):

Konsumi 1.6 2.6 2.2 4 1.8 2 2.9

Investime 0.5 0.5 1.8 4.2 5 2 0

Eksporte neto 1.5 -1.2 -0.6 -6.1 -3.5 -0.9 -0.9

Exportet -0.5 -0.3 2.1 0.8 1.1 1.1 0.9

Importe (-) 2 -1 -2.7 -6.9 -4.6 -2 -1.7

Inflacioni i çmimeve të konsumit (përqind, mesatare

e periudhës) 2.2 -0.7 1.5 -0.2 1.5 2.2 2.2

Të ardhura publike (përqind e PBB-së) 42.3 44.6 41.9 45.4 44 43.1 42.1

Shpenzimet publike (përqind e PBB-së)) 46.9 47.7 49.8 49.1 50.7 49 46.4

Prej të cilave:

Shpenzime për paga (përqind e PBB-së) 12.8 13.2 13.2 13.8 13.2 12.5 12.1

Asistence sociale (përqind e PBB-së) 14.4 14.3 13.9 14.9 15 14.8 14.6

Shpenzime kapitale (përqind e PBB-së) 4.1 5.8 9 4.6 8.4 8.9 7.5

Bilanci fiskal (përqind e PBB-së) -4.6 -3.1 -7.9 -3.7 -6.6 -5.9 -4.3

Bilanci primar fiskal (përqind e PBB-së) -2.4 -0.9 -5.6 -1.4 -4 -3.5 -1.7

Borxhi publik (përqind e PBB-së) 57.5 59.9 66.7 68 74 76.4 78.1

Borxhi publik dhe i garantuar (përqind e PBB-së) 66.8 68.8 77.5 77.1 82.7 84.7 86.1

Prej të cilit: I Jashtëm (përqind e PBB-së) 42.6 47.9 57.9 57.4 60.5 64.4 66.9

Eksportet e mallrave (përqind e PBB-së) 11.8 10.3 9 9.2 9 8.9 8.7

Importi i mallrave (përqind e PBB-së) 51.3 50.1 49.3 54 56 56.2 56.5

Eksportet neto të shërbimeve (përqind e PBB-së) 19.4 20 21.8 21 20.7 20.8 21.1

Bilanci tregtar (përqind e PBB-së) -20.1 -19.8 -18.6 -23.9 -26.3 -26.6 -26.7

Fluksi hyrës i remitancave (përqind e PBB-së) 4.6 4.3 4.2 3.1 4.1 3.9 3.8

Bilanci i llogarisë korrente (përqind e PBB-së) -14.5 -15.2 -13.3 -19.2 -19.9 -20.5 -20.9

Flukset hyrëse të Investimeve të huaja direkte (përqind e PBB-së)

9.6 10.2 17.1 10 10.2 9.8 9.8

Borxhi i jashtëm (përqind e PBB-së) 153.6 159.3 160.8 161.1 160 159.5 156.5

Rritja reale e kredimit privat (përqind, mesatare e peridudhës)

3.1 -1.9 0.8 1.3 .. .. ..

Kreditë me probleme (përqind e totalit të kredive,

fundi i periudhës) 17.5 15.9 12.5 10.3 .. .. ..

Norma e papunësisë (përqind, mesatare e

peridudhës) 19.5 18 17.6 17.8 17.5 17.2 16.9

Norma e papunësisë e të rinjve (përqind, mesatare e peridudhës)

41.7 36.3 37.7 37.4 .. .. ..

Shkalla e pjesmarrjes në forcën e punës (përqind,

mesatare e peridudhës) 50.1 52.7 53.7 54.4 .. .. ..

PBB-ja për frymë, PPP ($dollarë aktualë ndërkombëtarë)

14,884 15,410 16,050 16,195 16,389 16,586 16,785

Norma e varfërisë në kufirin US$5/ditë, PPP

(përqind e popullsisë) 19.7 13.2 13.2 12.8 11.5 11.1 10.1

Burimi: Autoritetet e vendit, Vlerësime dhe parashikeme të Bankës Botërore.

Shënime: Treguesit e tregut të punës dhe rritjes së kredive për vitin 2015 reflektojnë mesataret vjetore lëvizëse YTD. Kreditë me probleme i referohen

vlerës së aktualizuar të tyre, YTD

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

64

Serbia

Rritja ekonomike në vitin 2016 vlerësohet të jetë 2.8 për qind, rritja më e lartë që nga viti 2008-dhe u

arrit megjithë konsolidimin e vazhdueshëm fiskal që rezultoi në një deficit historikisht të ulët.

Rritja ekonomike vazhdoi të nxisë krijimin e vendeve të punës dhe të përmirësojë rezultatet e tregut të

punës. Në vitin 2016, punësimi ishte 5.8 për qind më i lartë se në vitin 2015.

Rritja ekonomike në vitin 2017 pritet të përshpejtohet në 3 për qind, me një kontribut të qëndrueshëm

nga konsumi, dhe i mbështetur nga rritja e investimeve dhe eksporteve.

Ruajtja e rritjes ekonomike do të kërkojë përpjekje për të adresuar sfidat strukturore, dhe sidomos për të

zgjidhur rreziqet fiskale dhe të detyrimeve të kushtëzuara që rrjedhin nga kompanitë shtetërore dhe të

utiliteteve publike.

Zhvillimet e Fundit Ekonomike

Ekonomia e Serbisë vlerësohet të jetë zgjeruar

me 2.8 për qind në vitin 2016, norma më e lartë

e rritjes ekonomike që nga viti 2008. Rritja

ishte me bazë të gjerë, ku të gjithë komponentët

e PBB-së kontribuan pozitivisht. Shtytësit

kryesorë të rritjes ishin investimet e forta dhe

eksportet neto, duke i’u shtuar rimëkëmbjes së

konsumit pas shtatë vitesh rënie dhe stanjacion.

Konsumi i qeverisë shënoi një rritje të fuqishme

vjetore prej 2.3 përqind (v-m-v), dhe pati një

relaksim të pjesshëm të politikës së pagave të

sektorit publik dhe shpenzime më të larta për

mallra dhe shërbime. Konsumi privat ndoqi

tendencën e rritjes së aktivitetit kreditues me

rënien e normave të interesit dhe rigjallërimin e

pagave të e sektorit privat, duke u rritur në

Nëntor me 4.7 për qind në terma vjetorë. Nga

ana e prodhimit, komponenti kryesor nxitës i

rritjes ekonomike ishte sektori i shërbimeve;

gjithashtu kontribut të rëndësishëm pozitiv

kishin edhe industria, rritje me 3.6 për qind e

vlerës së shtuar, dhe bujqësia, rritje me 8.3 për

qind.

Rritja ekonomike vijoji të nxisë krijimin e

vendeve të punës dhe të përmirësojë

rezultatet e tregut të punës. Përmirësimi e

performancës ekonomike u reflektua në tregun

e punës, ku shkalla e punësimit më në fund

tejkaloi nivelet para krizës financiare

ndërkombëtare. Numri i të punësuarve në

tremujorin e katërt të vitit 2016 (të dhënat e

fundit në dispozicion nga Anketa e Forcave të

Punës) ishte 5.8 për qind më i lartë se në të

njëjtin tremujor të vitit 2015. Në të njëjtin

tremujor norma e papunësisë ra në 13 për qind

- niveli më i ulët që nga viti 2008. Pas rënies për

tre vjet rresht pagat reale në vitin 2016

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

65

ndryshuan kurs, duke u rritur me 2.6 për qind

(në terma vjetore). Megjithatë, pothuajse një e

treta e vendeve të reja të punës ishin në sektorin

informal, për shkak se sezoni i mirë bujqësor

rriti punësimin informal me 8.2 për qind. Edhe

papunësia e të rinjve ishte në rënie, megjithatë,

ajo mbetet e lartë në 31.2 për qind.

Rregullimi i konsiderueshëm fiskal rezultoi

në një deficit fiskal prej 1.4 përqindtë PBB-së

në vitin 2016, një nivel rekord i ulët. Realizimi

shumë i mirë i të ardhurave (rritje me 8.7 për

qind, v-m-v) i shtyrë nga mbledhja më efikase e

TVSH-së dhe akcizave, kontrolli i shpenzimeve

për pagat e sektorit publik dhe pensionet, si

dhe kursimet në subvencione, reduktuan në

masë të konsiderueshme deficitin e vitit 2016,

në 1.4 për qind të PBB-së. Kjo vlerë është shumë

më poshtë se niveli 3.7 për qind i regjistruar në

vitin 2015 dhe madje edhe poshtë nivelit të

buxhetuar të deficitit prej 4 për qind të PBB-së.

Githashtu pati edhe një zhvendosje nga një

deficit primar prej 0.5 përqind e PBB-së në vitin

2015 në një suficit primar prej 1.8 për qind.

Kombinimi i performancës më të mirë të

buxhetit dhe rritjes së fortë ekonomike ndihmoi

në reduktimin e borxhit publik si përqindje e

PBB-së nga 75.6 për qind në vitin 2015, në 74.6

për qind në fund të vitit 2016.

Inflacioni filloi të rigjallërohet në fillim të

vitit 2017. Edhe pse politika monetare u lirua në

vitin 2016, inflacioni mbeti i ndrydhur,

mesatarisht 1.2 për qind, shumë më poshtë

intervalit 4 ± 1.5 për qind të synuar të Bankës

Kombëtare të Serbisë (NBS). Prandaj NBS

vendosi të ulë intervalin e saj të synuar gjatë

vitit 2018 në 3 ± 1.5 për qind. Në tremujorin e

fundit inflacioni u rrit disi, duke arritur

mesatarisht në 1.5 për qind (v-m-v), ndërsa

çmimet e të gjitha grupeve të produkteve në

shportën e IÇK-së shënuan rritje. NBS rriti

ofertën e parasë gjatë vitit 2016: në Dhjetor M1

ishte 20.5 për qind më i lartë se në fund të vitit

2015, dhe M3 u rrit me 9.9 për qind (v-m-v).

Nga muaji Korrik e në vijim, norma bazë e

interesit u mbajt e pandryshuar në 4 për qind.

Megjithatë, inflacioni filloi të rigjallërohet në

fillim të vitit 2017, për të arritur në 3.2 për qind

(v-m-v) në Shkurt. Nga fundi i muajit Shkurt

kursi i këmbimit u nënçmua me 0.4 për qind

kundrejt euros (në krahasim me fundin e vitit

2016), pavarësisht ndërhyrjeve të shpeshta të

rëndësishme të NBS-së në tregun e këmbimeve

valutore. Vetëm në muajin Janar, NBS shiti 225

milionë €, për të parandaluar një zhvlerësim më

të madh të dinarit.

Performanca më e mirë e sektorit bankar

gjithashtu mbështeti rritjen ekonomike. Rritja

e kreditimit me 7.5 për qind nga fundi i vitit

2016 (v-m-v) erdhi nga zgjerimi i kreditimit si

për individëd (rritje me 10.5 për qind) dhe për

qeverinë (rritje me 19 përqind, në terma

nominalë). Sektori bankar vijon të jetë i

shëndetshëm dhe i mirëkapitalizuar, dhe NPL-

të ranë gradualisht në 17 për qind, pasi shënoi

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

66

një rekord të lartë prej 21.6 për qind në fund të

vitit 2015. Gjithashtu sektori pati dhe

konsolidim të bankave kur AIK bleu Alpha

Bank, banka e tretë më e madhe Greke në Serbi,

dhe Direktna Banka bleu bankën Findomestic.

Përveç këtyre, në Serbi filloi aktivitet edhe

Banka e Kinës.

Pozicioni i jashtëm i Serbisë u përmirësua në

vitin 2016 pasi deficiti i llogarisë korrente

(CAD) u ngushtua në 4 për qind të PBB-së, i

mbështetur nga përmirësimet në bilancin

tregtar. Deri në Dhjetor 2016, CAD kishte rënë

me 17.1 për qind krahasuar me një vit më parë

(në terma të euros), duke rënë në 4 për qind të

PBB-së vjetore. Rënia e deficitit tregtar ndodhi

kryesisht për shkak të zgjerimit të fortë të

eksporteve, të cilat u rritën me 12.1 për qind në

terma të euros. Rritja e eksporteve ishte me

bazë të gjerë, por kontributin më të madh e

patën industritë kimike, automotive,

elektronike, dhe ushqimore. Për më tepër, 70

për qind e rritjes ishte për shkak të zgjerimit së

eksporteve drejt vendeve të BE-së. Gjatë të

njëjtës periudhë, suficiti në tregtinë e

shërbimeve u rrit me 23.4 për qind. Këto

përmirësime zbehën efektin e rënies me 5.6 për

qind të transfertave neto në krahasim me të

njëjtën periudhë të vitit 2015 të shkaktuar nga

një rënie me 9.4 për qind e remitancave. Për

shkak se IHD-të neto vijuan të jenë relativisht të

qëndrueshme në krahasim me një vit më parë,

ato vazhduan të jenë më shumë se të

mjaftueshme për të mbuluar CAD-në.

Megjithatë, deri në fund të vitit 2016 investimet

në kapitalin e kompanive kishin rënë me 31.7

për qind në krahasim me vitin 2015, ndoshta

për shkak si të vonesave në krijimin e qeverisë

dhe të paqëndrueshmërisë së situatës rajonale.

Perspektiva dhe Rreziqe

Ritmet e rritjes ekonomike parashikohen të

përshpejtohen gradualisht nga 2.8 për qind e

vlerësuar për vitin 2016 në 3.5 për qind në

vitin 2019. Pas tkurrjes në vitet 2013 dhe 2014,

investimet private kanë filluar të mbështesin

rritjen ekonomike kohët e fundit si rezultat i

përmirësimeve në klimën e investimeve; në

periudhë afatmesme ato parashikohet të

kontribuojnë me rreth 1.1 pikë përqindje në

rritje. Me rigjallërimin e aktivitetit ekonomik

dhe punësimit, konsumi pritet të jetë sërish

nxitësi kryesor i rritjes ekonomike pas vitit

2017, me një kontribut mesatar vjetor prej 2.3

pikë përqindjeje.

Ngushtimi dhe stabilizimi gradual i CAD

pritet të vijojë, dhe ai pritet të qëndrojë në 3.9

për qind të PBB-së në periudhë afatmesme.

Deficiti i tregtisë së mallrave pritet të vijojë të

përmirësohet, pjesërisht për shkak të

zhvillimeve të jashtme (çmimet e ulëta të

energjisë dhe rimëkëmbja e ekonomisë së BE-

së) dhe pjesërisht për shkak të investimeve të

huaja të kohëve të fundit; edhe suficiti në

shërbime pritet të rritet gradualisht.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

67

Inflacioni pritet të rritet me ritme të ngadalta

paralelisht me rimëkëmbjen e kërkesës së

brendshme. Me forcimin e mëtejshëm të

kërkesës, inflacioni parashikohet të kthehet në

intervalin e synuar të NBS-së në vitin 2017.

Politika monetare do të vazhdojë të zbatohet

nëpërmjet shënjestrimit të inflacionit të

kombinuar me kurse fleksibël këmbimi; çdo

ndërhyrje e mundshme do jetë e lidhur me

menaxhimin e paqëndrueshmërisë së tepërt të

monedhës.

Rreziqet kryesore kanë të bëjnë me zhvillimet

politike, të brendshme dhe të jashtme. Në

vitin 2017 Serbia duhet të merret me një tjetër

raund të zgjedhjeve, i cili pritet të ngadalësojë

progresin me reformat strukturore, dhe

gjithashtu ndoshta do të rrisë koston e ruajtjes

së status quo-së. Ekziston dhe rreziku i jashtëm

që perspektiva ekonomike në Evropë mund të

përkeqësohet pas fillimit të procesit të Brexit

dhe përfundimit të zgjedhjeve në të gjithë BE-

në.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

68

Të gjithë komponentët e PBB-së kontribuan në

rritjen ekonomike……

…duke çuar në përmirësime të tregut të punës.

Burimi: Zyra e Statistikave të Serbisë. Burimi: Zyra e Statistikave të Serbisë.

Deficiti i buxhetit pësoi një rënie të ndjeshme…

…e cila ndihmoi stabilizimin e borxhit publik.

Burimi: Ministria e Financave. Burimi: Ministria e Financave.

Inflacioni u rrit vetëm në T4…

…ndërsa kreditimi ishte në rritje përgjatë gjithë

vitit.

Burimi: Zyra e Statistikave të Serbisë. Burimi: Banka Kombëtare e Serbisë.

RRITJE MË E SHPEJTË EKONOMIKE, MË SHUMË VENDE PUNE

69

SERBIA 2013 2014 2015 2016 2017f 2018f 2019f

Rritja e PBB-së reale (përqind) 2.6 -1.8 0.8 2.8 3 3.5 3.5

Përbërja (pikë përqindje):

Konsumi -0.6 -1.1 0.1 1 1.5 2.2 2.6

Investime -1.5 -0.1 1.5 0.2 1 1.3 1

Eksporte neto 4.8 -0.6 -0.8 1.5 0.5 0.1 -0.1

Exportet 7.4 2.3 4.5 5.7 3.9 4 4.2

Importe (-) -2.6 3 5.4 4.2 3.3 3.9 4.4

Inflacioni i çmimeve të konsumit (përqind,

mesatare e periudhës) 7.7 2.1 1.9 1.2 2.6 3 3

Të ardhura publike (përqind e PBB-së) 37.9 39.7 40.4 42.3 41.1 40.8 40.5

Shpenzimet publike (përqind e PBB-së)) 43.5 46.3 44 43.7 42.5 42 41.5

Prej të cilave:

Shpenzime për paga (përqind e

PBB-së) 10.1 9.9 8.8 8.4 8.4 8.3 8.1

Asistence sociale (përqind e

PBB-së) 17.7 17.8 17.6 17.1 16.5 16.3 16

Shpenzime kapitale (përqind e

PBB-së) 2.1 2.5 2.9 3.3 3.3 3.5 3.6

Bilanci fiskal (përqind e PBB-së) -5.6 -6.6 -3.7 -1.4 -1.4 -1.2 -1

Bilanci primar fiskal (përqind e PBB-së) -3.2 -3.7 -0.5 1.8 1.7 1.8 1.8

Borxhi publik (përqind e PBB-së) 52.6 64.1 68.5 68.3 67.8 65.8 62.9

Borxhi publik dhe i garantuar (përqind e

PBB-së) 60.9 71.8 75.6 74.6 73.1 70.2 66.9

Prej të cilit: I Jashtëm

(përqind e PBB-së) 48.7 56 60.7 60.4 59 56.3 51

Eksportet e mallrave (përqind e PBB-së) 30.7 31.9 33.9 37.3 38.2 39 41

Importi i mallrave (përqind e PBB-së) 42.8 44.3 45.8 47.5 48.9 49.7 50.9

Eksportet neto të shërbimeve (përqind e

PBB-së) 0.9 1.4 2.2 2.6 3.1 3.1 3.5

Bilanci tregtar (përqind e PBB-së) -11.2 -10.9 -9.8 -7.6 -7.6 -7.5 -6.3

Fluksi hyrës i remitancave (përqind e PBB-

së) 6.3 5.6 6.2 5.5 5.9 5.8 5.6

Bilanci i llogarisë korrente (përqind e

PBB-së) -6.1 -6 -4.7 -4 -3.9 -3.9 -3.9

Flukset hyrëse të Investimeve të huaja

direkte (përqind e PBB-së) 3.8 3.7 5.4 5.5 4.7 4.4 4.4

Borxhi i jashtëm (përqind e PBB-së) 75.1 78.4 78.7 77.4 73.9 70.9 68.2

Rritja reale e kredimit privat (përqind,

mesatare e peridudhës) -1.9 -2.3 3.7 3.3 n.a. n.a. n.a.

Kreditë me probleme (përqind e totalit të

kredive, fundi i periudhës) 21.4 21.5 21.6 17 n.a. n.a. n.a.

Norma e papunësisë (përqind, mesatare e

peridudhës) 22.1 19.2 17.7 15.3 15 14.8 13.5

Norma e papunësisë e të rinjve (përqind,

mesatare e peridudhës) 49.4 47.6 43.2 42.4 n.a. n.a. n.a.

Shkalla e pjesmarrjes në forcën e punës

(përqind, mesatare e peridudhës) 50.1 52.7 53.7 54.3 n.a. n.a. n.a.

PBB-ja për frymë, PPP (dollarë aktualë

ndërkombëtarë $) 13,400 13,436 13,671 14,047 14,561 15,378 16,257

Norma e varfërisë në kufirin US$5/ditë,

PPP (përqind e popullsisë)

Burimi: Autoritetet e vendit, vlerësime dhe parashikime të Bankës Botërore.

Shënime: Treguesit e tregut të punës dhe rritjes së kredive për vitin 2015 reflektojnë mesataret vjetore lëvizëse YTD. Kreditë me probleme i referohen vlerës së

aktualizuar të tyre, YTD.

BALLKANI PERËNDIMOR RRAPORT I RREGULLT EKONOMIK NR.11

70

Ky Raport mund të gjended online në:

www.worldbank.org/eca/seerer