balada e re e kostandinit

2
Balada e re e Kostandinit Duke ndjekur Marshimin biblik të eksodit të ri të kurbetit në Kosovë Ç’janë këto hapa Në këtë marshim biblik në këtë shkurt, mes maleve të borëruar? Pse hesht Ajo sofër që i ushqeu kur gjaku sillte lirinë? Kush, Kush do ta thajë këtë det me lot të thinjëruar? Kush, Kush do nisë i pari një elegji me çifteli??? Një zile e vetmuar Do të qajë heshturazi për shkronjëshqipen e harruar. Një valle më pak Do të ketë në vjeshtën prishtinase, diku, në Mitrovicë, a në Lumëbardh Balada Ka mbetur në tela si rrobë e tharë e harruar. E valë e Drinit Po bëhet fjongo kaltërore për udhën e gjatë. Sa shumë Kostandinë Kërkojnë Doruntinën Shqiptare të Shpresës në Evropë! Heeeej, A i morët me vete tupanin, flamujt dhe amanetin e Bacës? Juve ju pyes, O fëmijë gra e dje që mundni dimrin e ftohtë, Kush, Kush do ta pjekë bukën në zjarrin bubulak të vatrës? Ç’është ky rrugëtim Diku, mes Karpateve ecni ballëdjersitur supenjomur? Pse, Pse po hesht ai gur që rënkon dhe vetë në atë rënkim? Pas krahëve Po lini lirinë brazdën e ugareve si pëllumb krahëplagosur? Latë pas Mermerët e varreve të trimave me lulet në vyshkërim.

Upload: avni

Post on 29-Sep-2015

226 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Balada e Re e Kostandinit

TRANSCRIPT

Balada e re e KostandinitDuke ndjekur Marshimin biblik t eksodit t ri t kurbetit n Kosov

jan kto hapaN kt marshim biblik n kt shkurt, mes maleve t borruar?Pse heshtAjo sofr q i ushqeu kur gjaku sillte lirin?Kush,Kush do ta thaj kt det me lot t thinjruar?Kush,Kush do nis i pari nj elegji me ifteli???Nj zile e vetmuarDo t qaj heshturazi pr shkronjshqipen e harruar.Nj valle m pakDo t ket n vjeshtn prishtinase, diku, n Mitrovic, a n LumbardhBaladaKa mbetur n tela si rrob e thar e harruar.E val e DrinitPo bhet fjongo kaltrore pr udhn e gjat.Sa shum KostandinKrkojn Doruntinn Shqiptare t Shpress n Evrop!Heeeej,A i mort me vete tupanin, flamujt dhe amanetin e Bacs?Juve ju pyes,O fmij gra e dje q mundni dimrin e ftoht,Kush,Kush do ta pjek bukn n zjarrin bubulak t vatrs?sht ky rrugtimDiku, mes Karpateve ecni balldjersitur supenjomur?Pse,Pse po hesht ai gur q rnkon dhe vet n at rnkim?Pas krahvePo lini lirin brazdn e ugareve si pllumb krahplagosur?Lat pasMermert e varreve t trimave me lulet n vyshkrim.

Mbetn varretAtje n Shkurtin e lagt, mes livadheve t bardh Kosove.Mbetnatit e kuqluara e kafazet pa dallandysheKnga e lahutsMbeti si zog puplalagur diku mes dboreMe ushqimin e munguarPr shpirtin e lodhur si nj pem (oh) n vyshkje.

Merrni ca pllumbaHidhjani qieve t Evrops me urimin e zemrs!Ca pika lotiFshihni n qerpikun e syrit ku mbillet nj breng!

ninull do t kndoj Lokja n djepin lulegdhendur?N cilin ylberDo t ecni me ndrrn q gjoksiti ua djeg??