asistenca e be-sË pËr kosovËn · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i...

12
ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN Ndihma për ata që kanë më së shumti nevojë

Upload: others

Post on 26-Oct-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar,

ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËNNdihma për ata që kanë

më së shumti nevojë

Page 2: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar,

TË DREJTAT E NJERIUT PËRBËJNË NJË PJESË TË MADHE E BE-SË

Page 3: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar,

NDIHMA PËR ATA QË KANË MË SË SHUMTI NEVOJË | 3

TË DREJTAT E NJERIUT PËRBËJNË NJË PJESË TË MADHE E BE-SË

Bashkimi Evropian (BE) nuk merret vetëm me ekonomi, tregje dhe prosperitet. Merret edhe me të drejtat e njeriut. Koncepti i të drejtave të njeriut është futur në traktatin e themelimit të BE-së. Të drejtat e njeriut janë shtjelluar në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore që ka hyrë në fuqi në vitin 1953. Dhe është përforcuar me miratimin e Kartës për të Drejtat Themelore në vitin 2000.

TË DREJTAT E NJERIUT JANË TË SHUMTA DHE TË NDRYSHMEPra cilat janë të drejtat e njeriut? Ato janë të shumta dhe të ndryshme. Është e drejta për strehim, për kulm përmbi kokë. Nëse je fëmijë, ekziston e drejta për arsim dhe lojë dhe qasja e barabartë në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar, apo nëse je me aftësi të kufizuara, apo për shkak të preferencave tuaja seksuale. Është e drejta për mbrojtje sociale nëse je i papunë apo nëse ballafaqohesh me kohëra të vështira. Dhe ekzistojnë të drejta tjera të shumta. Ato përfshijnë, në përgjithësi, të drejtën për barazi për të gjithë.

Ajo që është e qartë është se të drejtat e njeriut nuk janë brengë vetëm e minoriteteve. Ato janë brengë e secilit, pasi që kanë të bëjnë me mbrojtjen e secilit individ, dhe pasi që ato janë matës se sa i civilizuar dhe demokratik është në të vërtetë një vend.

Është e qartë gjithashtu se shoqëritë e pasluftës, siç është Kosova¹ me historinë e saj të fundit tragjike, kanë nevojë të veçantë që të tregojnë se po kujdeset për të drejtat e njeriut të të gjithë qytetarëve të saj. Ata janë traumatizuar nga konflikti. Institucionet e tyre dhe infrastruktura shoqërore dhe fizike janë përçarë mizorisht. Urrejtjet e vjetra dhe ato të reja mund të pengojnë tolerancën dhe trajtimin e drejtë. Barra e së shkuarës mund të bëj që dallimet të pranohen me vështirësi.

Është gjithashtu e qartë se progresi i Kosovës drejt BE-së do të matet pjesërisht me progresin e saj në sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për të gjithë. Dhe përfundimisht është e qartë se BE-ja është këtu për të ndihmuar këtë progres dhe tashmë ka ndihmuar mjaft shumë, dhe do të vazhdoj edhe më tej. T’i shtjellojmë disa prej aktiviteteve të saj.

¹ Sipas RKSKB /1244/1999

Page 4: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar,

4 | NDIHMA PËR ATA QË KANË MË SË SHUMTI NEVOJË

E DREJTA PËR KULM MBI KOKË

BE-ja ka ndërtuar dhe rindërtuar mijëra shtëpi

Konflikti i qershorit të vitit 1999 zhvendosi shumë njerëz, përfshirë 225,000 jo-shqiptar dhe shkatërroi vendbanimet. Strehimi është nevojë themelore e njeriut. Dhe Kushtetuta e Kosovës thekson të drejtën e të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit (PZHBV) që të kthehen në shtëpitë e tyre. Të njëjtën gjë e thekson edhe BE. Dhe ka pasur vepra në këtë drejtim si dhe ka pasur edhe fjalë.

Në mes të viteve 1999 dhe 2003, BE-ja rindërtoi 17,000 shtëpi, kryesisht për shqiptarët e Kosovës. Dhe që nga viti 2003, BE-ja ka ndarë mbi 36 milion euro për kthimin dhe nevojat e komuniteteve pakica të Kosovës:

› Një shembull është përkrahja e BE-së për programin për kthim dhe reintegrim në Kosovë, i cili në fazën e tij të parë ka siguruar shtëpi të reja për 180 familje të zhvendosura në Gjilan, Istog, Fushë Kosovë dhe Pejë.

› Projekti pasues i inspiruar nga suksesi i atij projekti i cili do të sigurojë shtëpi për 210 PZHBV nga pakicat dhe për familje refugjatësh në Klinë, Obiliq, Ferizaj dhe Rahovec. Është me rëndësi se ai po administrohet nga komuna lokale, e kështu thekson interesimin e tyre për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të saj.

› I treti është projekti prej 5 milion euro i nisur në shkurt të vitit 2010 nga BE-ja, në partneritet me qeverinë e Kosovës dhe komunën e Mitrovicës, për risistemim të pakicës rome, ashkali dhe egjiptiane (RAE) të cilët për 11 vite kanë jetuar në kampe të improvizuara dhe të ndotura me plumb afër Mitrovicës, pas shkatërrimit të vendbanimit të tyre gjatë konfliktit të vitit 1999.

ME MIJËRA U ZHVENDOSËN GJATË KONFLIKTIT

Page 5: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar,

NDIHMA PËR ATA QË KANË MË SË SHUMTI NEVOJË | 5

TË DREJTAT E FËMIJËVE

BE po ndërton sheshe lodrash që janë të këndshme, të ndritshme

dhe joshëse

BE-ja është gjithashtu duke bërë përpjekje që të siguroj arsimin për të gjithë fëmijët. Para konfliktit, norma e regjistrimit në shkollë për fëmijët RAE, turq, boshnjakë dhe nga pakicat tjera ishte vetëm 77%. Dhe gjërat nuk janë përmirësuar. Pothuajse 20% e pjesëtarëve të komuniteteve RAE nuk e kanë as edhe një vit arsimi, vetëm 4% kanë kryer shkollën e obliguar nëntëvjeçare dhe 33% të vajzave nga komunitetet RAE nuk vijojnë shkollimin.

Andaj BE-ja është duke përkrahur projektin “Përfshirja dhe regjistrimi i fëmijëve RAE në arsimin fillor në Kosovë”. I nisur në vitin 2010, ai ka për qëllim të ngritë vetëdijen në mesin e komuniteteve RAE mbi rëndësinë e arsimit dhe regjistrimit në shkollë.

E DREJTA PËR TË LOZUR Por arsimi nuk është gjithçka për të rinjtë. Që nga vitit 1999, shumë totale prej 80 milion euro i është zotuar ndërtimit të ndërtesave publike dhe infrastrukturës komunale në Kosovë, duke mos përfshirë vetëm shkollat por edhe objektet për të kaluar kohën e lirë. Kjo shumë ka financuar qendrën universitare të sporteve, dy sheshe lodrash për fëmijë në Prishtinë, për shembull, si dhe qendra kulturore dhe sportive në viset tjera të Kosovës. Si pjesë e vargut të projekteve infrastrukturore komunale të propozuara nga komunat, një projekt i tashëm i financuar nga BE-ja - “Ndërtimi i fushave sportive dhe shesheve për lodra”, me vlerë prej 900.000 euro, përfshinë ndërtimin e shtatë shesheve për lodra për fëmijë në katër komuna në katër lokacione: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren, si dhe objektet për tenis, futboll, basketboll dhe vrapim.

Gjithashtu financohen edhe aktivitetet: Festivali i fëmijëve i financuar nga BE-ja me titullin “Lojë për të gjithë”, bëri turne nëpër Kosovë në verën e vitit 2010, me shfaqje të programeve teatrale dhe kinema, ekspozita të artit riciklues, gara për ese dhe mundësi për të gjithë fëmijët që të tregojnë talentet dhe aftësitë e tyre. Më shumë se 600 shkolla morën pjesë dhe u përfshinë rreth 200,000 fëmijë. Për shumë fëmijë ky ishte rasti i tyre i parë për të parë ndonjë shfaqje apo film.

TË DREJTAT E FËMIJËS Mundësia për të lozur dhe për të vijuar shkollimin janë dy prej të drejtave themelore të fëmijëve. Dhe BE-ja e cila e sheh respektimin e të drejtave të fëmijës si thelbësore në cilindo shtet që dëshiron të bëhet anëtarë i BE-së, është duke bërë çdo gjë që mundet për të lehtësuar respektimin e tyre. Përpjekjet e tilla janë pjesë përbërëse e reformave që janë në proces e sipër në drejtësi, arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale.

Page 6: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar,

6 | NDIHMA PËR ATA QË KANË MË SË SHUMTI NEVOJË

TË DREJTAT E KUNDËRVAJTËSVE TË RINJ S’ka dyshim se varfëria dhe zhvendosja mund të kultivojë krimin dhe se shkelësit e ligjit mund të jenë të rinj. Dhe s’ka dyshim se Kosova paraqet një rast të tillë: sipas UNICEF-it, një e pesta e të gjitha krimeve serioze në mes viteve 2000 dhe 2004 kanë përfshirë persona nën moshën 18 vjeçare. Shtrohet pyetja se çfarë duhet të bëhet lidhur me këtë: a duhet të rinjtë që e shkelin ligjin të lihen që të mbrohen vet apo a duhet të ndihmohen me shpresë se do të shpëtohen nga kriminaliteti në të ardhmen?

Kodi i drejtësisë për të miturit nuk lë dyshim lidhur me përgjigjen: është plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat parashkruajnë se ndëshkimet për krimet e kryera nga të miturit duhet të përmbajnë punën pa pagesë në institucione shoqërore apo me njerëzit me aftësi të kufizuara apo me pleqtë. Aktivitete të tilla nxisin reintegrimin e shkelësve të rinj të ligjit në shoqëri e jo ndëshkimin e tyre. Dhe BE-ja ka nisur një projekt i cili është duke ndihmuar që ky parim ligjor të zbatohet në praktikë. I nisur në vitin 2007, projekti Drejtësia për të miturit në Kosovë ka përfshirë: themelimin e një klubi për të rinjtë për 60 fëmijë me probleme në sjellje, të moshës prej 15 deri në 18 vjeç; aftësimin e 171 mësimdhënësve, punëtorëve social, pjesëtarëve të policisë dhe prindërve që punojnë me fëmijët në rrezik; dhe hulumtimin mbi dhunën në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

TË DREJTAT E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA DHE FËMIJËVE TË BRAKTISUR Përderisa të gjithë fëmijët kanë të drejta, disa kanë nevoja të veçanta, dhe kanë të drejtën që ato nevoja tu plotësohen. Kjo është në veçanti e rëndësishme në Kosovë, ku konflikti ka lënë shenja dhe trauma të thella. Dhe kushtet në Kosovë janë larg nga kushtet e përsosura: ende nuk ka mbrojtje ligjore për fëmijët me aftësi të kufizuara, përderisa sipas UNICEF-it, më pak se 10% e fëmijëve me nevoja të veçanta kanë qasje nëpër shkolla.

Pra BE-ja po ndihmon edhe në këtë fushë. Instrumenti Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci [EIHDR) është një instrument financiar i cili i përkrah aktivitetet e organizatave joqeveritare (OJQ) dhe ka vënë në dispozicion 900,000 euro në vit për Kosovën që nga viti 2008. Njëri prej këtyre projekteve është projekti i avancuar ‘Fondi i fëmijëve një-në-një’. Një projekt dyvjeçar i cili përkrah shërbimet sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e rrezikuar në Kosovë, që siguron përkrahjen e shumënevojshme emocionale nga këshilltarët e aftësuar dhe kujdestarët ditor për mijëra fëmijë të traumatizuar anekënd Kosovës. Ky projekt planifikon që të sigurojë shtëpi apo strehim të përkohshëm në katër komuna për së paku 100 fëmijët më të rrezikuar nga ata me aftësi të kufizuara, të braktisur, të lënë pas dore apo pa kujdes prindëror, dhe për ata që kanë qenë viktima të dhunës në familje apo të trafikimit me qenie njerëzore.

FËMIJËT KANË SHUMË NEVOJA. PËR BE-në, DISA PREJ TYRE JANË TË DREJTA

Page 7: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar,

NDIHMA PËR ATA QË KANË MË SË SHUMTI NEVOJË | 7

Gratë dhe rinia e varfër dhe e paarsimuar janë në veçanti të rrezikuar nga

shkelja e të drejtave të njeriut

Përkrahja vazhdon: financimi i BE-së dhe UNICEF-it në këtë projekt pritet që të arrijë totalin prej 2.2 milion euro. Gjithsej mbi 400 fëmijë do të përfitojnë nga shërbimet e përmirësuara të sprovimit dhe 150,000 adoleshentë do të merren me aktivitete parandaluese, përderisa aftësimi për parandalimin e dhunës dhe kriminalitetit nëpër shkolla do të mbahet për 300 profesionistë të drejtësisë për të mitur dhe për prindër si dhe 500 mësimdhënës nëpër shkolla anekënd Kosovës.

TË DREJTAT E TË BURGOSURVE Edhe ata persona të cilët përfundojnë në burg, kanë të drejtat e tyre, sidomos të drejtën për mos u torturuar. Ky është fokusi i një projekti tjetër të financuar nga BE-ja i cili ka filluar në vitin 2007. I titulluar Parandalimi i torturës dhe formave tjera të shkeljes së të drejtave të njeriut në qendrat e paraburgimit në Kosovë, aktivitetet e tij përfshijnë monitorimin e qendrave korrektuese, qendrave të paraburgimit dhe qelive në mbajtje të policisë anekënd Kosovës, duke siguruar që të gjitha ato të menaxhohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe me legjislacionin në Kosovë.

LUFTA KUNDËR TRAFIKIMIT BE-ja është gjithashtu në ballë të luftës kundër një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut, që është skllavëria moderne e cila përfshinë trafikimin e grave dhe fëmijëve për qëllim të shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar. Me mbi 60% të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, sipas vlerësimeve UNICEF-i, janë nën moshën 18 vjeçare. Përpjekjet e BE-së përfshijnë adresimin e njërit prej faktorëve kyç që qëndron pas këtij problemi: mungesa e arsimit dhe mundësive të cilat lehtësojnë punën e trafikantëve për të joshur gratë e reja me oferta të rrejshme për punë.

BE-ja është duke shpenzuar pothuajse 100,000 euro në një projekt të titulluar ‘Parandalimi i trafikimit për të rinjtë & gratë e rrezikuara në Kosovë’, i cili ofron aftësim dhe arsim lidhur me trafikimin nëpër shkolla fillore në viset rurale të komunës së Mitrovicës, Pejës dhe Obiliqit. Projekti ka përfshirë rreth 1,500 të rinj të rrezikuar ekonomikisht nga shkollat fillore në viset rurale. Ai gjithashtu punon me 500 nëna të fëmijëve në rrezik, për shembull nga braktisja e shkollave nga vajzat, për të zhvilluar aftësi pune e kështu duke ngritur potencialin e tyre për jetë të pavarur.

Page 8: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar,

8 | NDIHMA PËR ATA QË KANË MË SË SHUMTI NEVOJË

TË DREJTAT E GRAVE Gratë në Kosovë tradicionalisht kanë qenë më të dëmtuara në aspektin ekonomik, politik dhe shoqëror në krahasim me meshkujt. Kjo vjen si arsye e mungesës së arsimit dhe aftësimit për gratë, qasjes së kufizuar në kredi, hua dhe tokë. Gratë janë pronare të vetëm 8% të pronës së paluajtshme dhe 6% të bizneseve. Vetëm një në tri gra ka vend pune. Dhe 26% e vajzave nën moshën 20 vjeçare janë cilësuar si analfabete.

Plotësisht të përkushtuar për barazinë gjinore, BE-ja ka ofruar një shumë në vlerë prej 120,000 euro për të financuar projektet që përfshijnë hulumtimin dhe monitorimin e zbatimit të Ligjit mbi barazinë gjinore. Dhe aktivizimi i grave është inkurajuar nga dy projekte që shtrihen përtej kufijve etnik dhe fetar: një projekt prej 150,000 euro për të ndërtuar rrjetin e të drejtave të grave në Mitrovicë dhe 100,000 euro për të krijuar rrjetin e të rinjve dhe të grave në Pejë.

PËRKRAHJA PËR VEJUSHAT Një OJQ tjetër e ndihmuar nga BE-ja është Medica Kosova, e cila ka ndihmuar të vejat nga konflikti i vitit 1999. Të traumatizuara, rrallë të rimartuara dhe ekonomikisht të privuara, vejushat e luftës në veçanti paraqesin një grup të rrezikuar.

Duke filluar në vitin 2004, Medica Kosova ka organizuar gratë në Gjakovë, Prizren dhe Deçan në grupe që kanë përfshirë aktivitete në ferma të vogla, përfshirë prodhimin e mjaltës, mbajtjen e bagëtisë dhe ngasjen e traktorëve.

Deri më tani janë të përfshirë gratë nga 15 fshatra, duke krijuar të ardhura për 450 familje dhe duke ofruar vejushave shërim emocional dhe motivim. Edhe këtu ka ndihmuar BE-ja: së fundi ka kontribuar me 100,000 euro për një projekt dyvjeçar me Medica Kosova për të fuqizuar rolin e grave fermere në jetën politike dhe shoqërore duke themeluar Organizatën e grave fermere në nivel kombëtar.

Page 9: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar,

NDIHMA PËR ATA QË KANË MË SË SHUMTI NEVOJË | 9

TË DREJTAT E PAKICAVE Në të gjitha fushat e përmendura të të drejtave të njeriut, pakica më e rrezikuar në shoqërinë e Kosovës është komuniteti prej 35,000-40,000 pjesëtarëve rom, ashkali dhe egjiptian (RAE).

Padrejtësitë historike të rrënjosura thellë janë rënduar tutje me dëmtimin e infrastrukturës për përkrahje shëndetësore dhe sociale që rezultoi nga konflikti i vitit 1999. Statistikat tregojnë që papunësia në mes komunitetit RAE në vitin 2004 ka arritur deri në 75% në mes të meshkujve të moshës 15-24 vjeç dhe në masë tronditëse prej 90% në mes femrave të kësaj moshe. Analfabetizmi vlerësohet të jetë 16%. Dhe një në dy fëmijë RAE jeton në varfëri absolute, d.m.th jeton me më pak së një euro në ditë.

Se bashku me Fondacionin për shoqëri të hapur, Bashkimi Evropian është duke financuar një projekt për integrim të RAE në arsim, punësim dhe promovim kulturor.

Kjo do të përfshijë së paku 200 grante për të rinjtë e pakicës RAE për të ndjekur shkollimin e mesëm dhe 20 grante për studime universitare.

Gjithashtu do të ofrohen programet edhe në qendrat mësimore të cilat ofrojnë arsim në fëmijërinë e hershme, arsim fillor dhe të mesëm, përkrahje shtesë për stafin e shkollave të mesme si dhe kolegje dhe programe për shkrim-lexim. Aftësimi do të ofrohet edhe nëpër Qendrat për aftësim profesional, sidomos në zanatet tradicionale. Pjesëtarët e RAE do të fuqizohen duke mësuar aftësi siç janë hartimi i planit të biznesit apo si të komunikohet me media.

Dhe, siç i ka hije një vendi më një histori kaq të pasur shumë-kulturore, Kosova do të organizoj një festival ndërkombëtarë për kulturën RAE në vitin 2011.

Page 10: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar,

10 | NDIHMA PËR ATA QË KANË MË SË SHUMTI NEVOJË

E DREJTA PËR ARSIMArsimi është gjithashtu e drejtë e njeriut. Para konfliktit të vitit 1999, norma e regjistrimit në shkollim fillor ishte e lartë, pothuajse 100% për shqiptarët dhe serbet e moshës gjashtë deri në katërmbëdhjetë vjeç. Por vetëm 17% të shkollave nuk u dëmtuan nga konflikti, që rezultoi në punën në shumë ndërrime dhe mbipopullim të shkollave në viset urbane, kurse në viset rurale disa shkolla u mbyllën plotësisht.

BE-ja ka ndihmuar edhe këtu. Vetëm në vitin 2009 dhe 2010, BE-ja ndërtoi shtatë shkolla të reja fillore, vetëm nga fondet e BE-së, në Gjakovë, Podujevë, Ferizaj, Gjilan dhe fshatrat Sevcë dhe Brod në komunën e Shtërpcës dhe në fshatin Zhazhe në komunën e Zveçanit. Në Gjilan, për shembull, falë financimit të BE-së prej 550.000 eurove, 500 nxënës tani janë duke mësuar vetëm në dy ndërrime e jo në tri.

Dhe mësimi zhvillohet në klasa të këndshme, të ndritshme dhe joshëse, duke mos lënë anash laboratorët dhe librarinë të cilat nuk i kishin në shkollat ku mësonin para tetorit të vitit 2009.

NË RRUGË TË MBARËSigurimi i të drejtave të komunitetit RAE është një test i rëndësishëm për shoqërinë Kosovare dhe një rrugë e rëndësishme e vendit gjatë udhëtimit drejtë anëtarësisë në BE. Ashtu janë edhe përpjekjet për të siguruar edhe të drejtat e ndryshme të njeriut të përmendura më lartë.

Të drejtat e njeriut, të drejtat e secilit individ janë vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian. Por në Kosovë ato në një mënyrë janë edhe më të rëndësishme për shkak se janë shkelur aq shumë herë në të kaluarën dhe në mënyrë aq brutale.

Kosova me siguri ka përjetuar më shumë ndryshime dramatike gjatë 30 viteve të fundit sesa secili territor në Evropë. Sistemi i saj social është dizajnuar që nga fillimi, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe me përkrahje ndërkombëtare.

Shumë gjëra ende mungojnë: ekziston asistenca themelore sociale por nuk ka përfitime për të papunët dhe nuk ka skemë për beneficione për fëmijë. Për shkak të gjitha këtyre arsyeve është vital kohezioni i fuqishëm social për të ardhmen sociale dhe politike të Kosovës si dhe për stabilitet. Për këto arsye të drejtat e njeriut janë të rëndësishme. Dhe për të gjitha ato arsye BE-ja është duke ofruar ndihmë.

ÇDO I DYTI FËMIJË I KOMUNITETEVE RAE JETON NË VARFËRI ABSOLUTE, ME MË PAK SE 1 EURO NË DITË

Page 11: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar,
Page 12: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN · në të dyja. Është e drejta për të mos qenë i diskriminuar, pavarësisht nëse je grua apo nëse i përket ndonjë grupi etnik dhe fetar,

“Ky botim është hartuar me ndihmën e Bashkimin Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetme e Zyrës Ndërlidhëse të BE-së në Kosovë dhe në asnjë mënyrë nuk konsiderohet se pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.”

KONTAKTIZyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë

A. Rruga Kosova 1 (P.O. Box 331)Prishtinë, KOSOVË

T. +381 38 51 31 200 F. +381 38 51 31 304

E. [email protected]

W. www.delprn.ec.europa.eu