arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
TRANSCRIPT
Shkollat e para profesionale u hapen per here te pare ne
vitin 1921-shkolla teknike e Tiranes. Ne vitin 1924 hapet
shkolla tregtare dhe nje vit me vone, shkolla teknike e
Golemit. 3 vjet me vone shkolla te tilla funksiojne edhe ne
Gjirokaster e Berat, ku pergatiteshin teknike e punetore
te kualifikuar nga mesues shqiptare dhe te huaj.Gjate
viteve '45-'90 numeri i shkollave profesionale arriti deri ne
380, por shume nga to ishin hapur pa kritere shkencore
dhe sherbenin vetem per qellime propogandistike per te
treguar karakterin masiv te tyre.Aktualisht funksiojne
rreth 40 shkolla profesionale, te dy niveleve, 3 dhe 5
vjecar, te shperndare ne 22 rrethe te vendit.Ato jane ne
profilet bujqesore, mekanike, elektrike, teknologjike
ekonomike, ndertimi, tekstil-konfeksione, per sektoret e
nafte-gazit, pyjeve, veterinari e gjeologji-miniera
Gjatë historisë sonë, pati përpjekje të vazhdueshme për ruajtjen e identitetit
kombëtar. Ndër këto përpjekje vend të rëndësishëm zinte arsimimi në gjuhë
amtare. Rilindësit tanë si Naum Veqilharxhi, Konstantin Kristoforidhi, Naim dhe
Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, Andon Zako Çajupi e shumë të tjerë, nuk u
ndalën asnjëherë së punuari për këtë çështje madhore.
“Shoqëria e Stambollit” kishte bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta bindur
Portën e Lartë që të vinte në jetë premtimet e dhëna se do ta lejonte mësimin e
shqipes krahas turqishtes dhe greqishtes në shkollat e Shqipërisë. Në këtë
kohë 1886, Shoqëria "Drita" e Bukureshtit botoi menjëherë tekste shkollore për
t'i shpërndarë në Shqipëri sapo të merrej vendimi.
Gjatë të njëjtit vit 1886, patriotët shqiptarë shpejtuan t'i kthenin me iniciativën
e tyre shkollat e vendit (deri atëherë në greqisht dhe turqisht) në shkolla
shqipe. Në këtë drejtim u shënuan sukseset e para si në Kolonjë, ku një aktivist
i ri i Lëvizjes Kombëtare, Petro Nini Luarasi, shkollat greqishte të tri fshatrave i
ktheu në shkolla shqipe dhe në Manastir Gjergj Qiriazi çeli një shkollë private
shqipe. Këto iniciativa kishin përkufizime të mëdha, qarqet shoviniste të kishës
greke reaguan rreptë duke bërë çdo gjë për mbylljen e këtyre shkollave. Në
fund të vitit 1886 shihej qartë se Porta e Lartë e Stambollit nuk kishte
ndërmend të jepte leje zyrtare për shkollat shqipe, por, patriotët shqiptarë si
Petro Nini Luarasi,Gjergj Qiriazi etj, nuk e ndalën punën. Atyre u erdhën në
ndihmë të drejtpërdrejtë Vëllezërit Naim e Sami Frashëri të cilët pos ndihmës
me tekste mësimore, nxorën lejen zyrtare në emër të Pandeli Sotirit për hapjen
e shkollës në Korçë.
Sapo arriti në Korçë drejtori i shkollës Pandeli Sotiri, më 7 mars 1887 pas një
lufte dyvjeçare, në shtëpinë e patriotit Mandi Terpo u çel në Korçë e para
Shkollë Kombëtare. Populli e priti me gëzim të madh këtë ditë. Kudo në qytet
ndjehej atmosferë festive. Edhe patriotët shqiptarë u gëzuan pa masë
pavarësisht se ku ndodheshin.
Edhe shkronjat kane pasur fatin e tyre, sidomos shkronjesit e
tyre. Shpesh keto shkronja kane ndjere ngrohtesine e gjakut te
atyre qe i krijuan ose hidherimin e helmit qe ka marre jeten e
atdhetareve te medhenj. Nje nga monumentet e gjuhes se
pavdekshme shqipe eshte dhe i madhi Petro Nini Luarasi, i cili ka
qene dhe drejtori i pare i shkolles shqipe ne Korce, pasi u mesoi
gjuhen kolonjareve. Lindi ne fshatin Luaras te Kolonjes, dhe ishte
biri i nje muratori. Ishte nxenes ne shkollen e Qestoriatit te Koto
Hoxhit. Punoi si mesues ne fshatrat e Kolonjes, ku u mesonte
femijeve fshehurazi gjuhen shqipe. Me 1887 hapi ne Erseke
shkollen e pare shqipe dhe me pas, ne 1892-1893 shkollat shqipe
ne krahinat e Kolonjes e te Vakefeve. Punoi si drejtori i
Mesonjetores se Pare Shqipe ne Korce dhe me vone ne shkollen e
Negovanit, 1909-1911 ne emigracion ne Amerike. Mori pjese
aktive ne levizjen kombetare. Ishte nismetari i shoqerive
patriotike “Mall i memedheut” dhe “Pellazgut”, i krijimeve te
fshehta te komiteteve per lirine e Shqiperise. Per veprimtarine e
tij politike, vdiq i helmuar nga xhonturqit dhe patriarkana e
Stambollit. Ne te gjithe vepren e tij trumbetohej ideja e bashkimit
per lirine e Shqiperise, pavaresisht nga besimi fetar.
Abetarja e pare e gjuhes
shqipe, ajo e vitit 1844, me
titull "Fort i shkurter e i
perdorshem Evetar shqip", u
pergatit nga personaliteti i
shquar e Rilindjes Kombetare,
Naum Veqilharxhi.
Punen e Veqilharxhit e vijoi
Kostandin Kristoforidhi, nje
figure tjeter e shquar e
Rilindjes Kombetare, i cili ne
vitin 1867 botoi nje abetare
gegerisht dhe nje toskerisht
dhe u mesoi me to shqipen
shume bashkeatdhetareve
gjate udhetimeve neper
Shqiperi.
Me pas, rruga e hartimit te
Abetares shqipe kalon nder
emra te njohur, te cilet punuan
me perkushtim brenda dhe
jashte vendit si Luigj Gurakuqi
(1905), Parashqevi Qiriazi
(1906), Nikolla Lako (1906),
Simon Shuteriqi (1911) etj
Mosha digjitale, projekti i Shqipërisë digjitale është projekti
i shkëputjes së sigurt të vendit nga një trashëgimi
problematike për qytetarët shqiptarë, i një trashëgimie të
kohës së kaluar, kohës së ngadalësuar. Asgjë nuk ka më të
shpejtë sot, se mosha digjitale. Shpejtësia e saj është
pothuajse shpejtësi drite.
Në shoqëritë e zhvilluara, në gjithë botën, nuk mund të
paramendohet jeta pa përdorimin e teknologjive bashkëkohore,
të cilat po e lehtësojnë punën dhe jetën e njerëzve në fusha të
ndryshme.
Në kuadër të teknologjive globale të cilat kanë depërtuar thellë;
në prodhim, komunikim, shkencë, etj., ka ardhur koha e
shfrytëzimit të teknologjive të reja edhe në arsim. Përdorimi i
teknologjisë së re, jo vetëm që është domosdoshmëri, por është
edhe një mundësi më shumë për të nxitur të menduarit për
menaxherët, mësimdhënësit dhe nxënësit, që ata të jenë, jo
vetëm memorizues të të dhënave shkencore, por të jenë edhe
krijues të ideve për të prodhuar rezultate konkrete. Në këtë
shekull, qarkullimi i informatave është ekuivalent me
shpejtësinë e dritës, prandaj në këto rrethana të reja, individi
dhe shoqëria, nëse duan të integrohen, duhet që të krijojnë
ambiente të reja për të zhvilluar veten dhe shoqërinë. Me këtë
angazhim, individi dhe shoqëria do të dilnin nga kornizat e
tradicionales dhe do të zhvillonin forma të reja për tu përballur
me sfidat e shekullit 21 që nuk janë të lehta për t’i zotëruar.
Në arsim synohen gjithherë caqe të reja, prandaj ndryshimi është
bashkudhëtari, pa të cilin arsimi nuk zhvillohet.
Udhëtimi në arsim është kërkim i caqeve për arritje të cilësisë,
për të bërë që nxënësi ynë të zotërojë shkathtësitë e shekullit 21
në mënyrë që të mos mbetet i varur në jetën e tij, por të
pavarësohet fuqishëm, për të nxënë gjatë gjithë jetës. Arsimi
është çelësi për të ndezur imagjinatën e njeriut për të prodhuar
idetë që do ta ndihmojnë atë dhe shoqërinë për tu përballur me
sfidat e këtij shekulli.
Thënë ndryshe përdorimi i teknologjive të reja në arsim do të
ndikojë që mësimdhënia dhe nxënia të jetë shumë më tërheqëse.
Nxënësit në ambiente të tilla arsimore, do të përpiqen të tregojnë
shkathtësitë dhe të jenë aktiv gjatë gjithë kohës sa qëndrojnë në
shkollë.