aristotel spiro- fan noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

13
REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI " FAN S . NOLI "FAKULTET I I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË KORÇË - -2012 KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE (Përmbledhja e materialeve të konferencës kushtuar Fan S. Nolit në 130 - vjetorin e lindjes) Korçë, 2012

Upload: aristotle-spiro

Post on 07-Jul-2016

292 views

Category:

Documents


17 download

DESCRIPTION

Në këtë kumtesë bëhet një përpjekje e parë për interpretimin teorik të termave «përkthim» dhe «shqipërim», duke refuzuar perceptimin popullor, që i jep shqipërimint një prestigj më të lartë sesa përkthimi.

TRANSCRIPT

Page 1: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

REPUBLIKA E SHQIPERISË

UNIVERSITETI " FAN S . NOLI "FAKULTET I I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

KORÇË

- -2012

KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE (Përmbledhja e materialeve të konferencës kushtuar Fan S. Nolit në

130 - vjetorin e lindjes)

Korçë, 2012

Page 2: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

- -2012

KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE (Përmbledhja e materialeve të konferencës kushtuar Fan S. Nolit në

130 - vjetorin e lindjes)

BOTIM I FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË Miratuar për botim me vendim të Këshillit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë

Redaksia e botimit: Prof. dr. ALI JASHARI Msc. HYSNIE HYSKA

Përgatitja kompjuterike: EDIOLA NASE BENISA KOKONOZI

ISBN: 978-9928-146-05-2 Botime FEF , SCRIPTA MANENT, 3 Korçë, 2012

Shtëpia Botuese: Promo Print Sh.p.k.

Page 3: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

PROGRAMI I KONFERENCËS SHKENCORE NDËRKOMBËTARE -

SEANCA PLENARE Hapja e konferencës, prof. dr. ALI JASHARI, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë Fjalët përshëndetëse:

Prof. as. dr. GJERGJI MERO, rektor i Universitetit të Korçës

akad. JORGO BULO, Akademia e Shkencave të Shqipërisë Referate:

1. Prof.dr.NASHO JORGAQI: Kontributi i Nolit në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. 2. Akad.FLORESHA DADO: Fan Noli në sfidat e një Historie të re të Letërsisë Shqiptare. 3. Imzot JOHAN PELUSHI: Fan Noli dhe Kisha Shqiptare. Kumtesa Seksioni I: VEPRA LETRARE E FAN NOLIT 1.DHURATA SHEHRI: Pushteti i diskursit, diskursi i pushtetit në të folurit publik të Nolit. 2. ELVIRA LUMI: Fan Noli- 3. ERIS RUSI: - Sipari i një vepre të hapur. 4. ESMERALDA HIDRI:

(Në kërkim të një metodologjie analizuese). 5. KASTRIOT GJIKA: Çështje të receptimit historik të poezisë së Nolit. 6. VJOLLCA OSJA: Energjia simbolike në poezitë biblike të Fan Nolit. 7. ILIR SHYTA: Nol-Samsoni, letraro- biblik. 8. KLODIANA KULLOLLI: Mjeshtëria e vargut nolian. 9. MIRLINDA KRIFCA-BEQIRI: Çështja e varianteve dhe versioneve në poezinë e Fan Nolit. 10. NUHI VINCA: 11. SKËNDER KARRIQI: Rasti prometeik i poezisë së Fan. S. Nolit 12. YLLKA KËNAÇI, LAURETA DHOSKA: Fan Noli si përçues i frymës perëndimore në letërsinë shqipe.

Page 4: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

Seksioni II: VEPRA LETRARE E FAN NOLIT

1. ADEM JAKLLARI, MARINA PRIFTI: Shenja dhe kode mitike në poezinë e F. S. Nolit. 2. AGRON XHAGOLLI: Folklori në vëmendjen e Fan S. Nolit. 3. AJLIDA SELIMI: Fan S. Noli dhe Historia e Letërsisë. 4. ALBANË MEHMETAJ: Drama e Fan Nolit. 5. BRUNA NURA: Noli përmes simbolikave biblike. 6. GLADIOLA DURMISHI (ELEZI): Simbolika dhe muzikaliteti në poezinë e Fan S. Nolit. 7. JONELA SPAHO: Roli i satirës dhe humorit në poezinë e Nolit, në funksion të artikulimit ideor. 8. JOSIF PAPAGJONI që tejkalon kohën). 9. KRISTAQ JORGO: Kuantemnanca në poezinë dhe shqipërimet e F.S.Nolit.10. MERITA GJOKUTAJ-SHEHU: Muzikaliteti në poezinë e Nolit. 11. NELI NAÇO: Disa arritje poetike në poezin 12. NIAZI XHAFERAJ: Vështrim rreth figurave stilistike dhe elementeve të vjershërimit në poezinë e Nolit. 13. RAHIM OMBASHI: Duke ridëgjuar letrën e fundit. 14. XHULIANA LIÇI: Mbi një tipologji interpretimesh të ideve në dramën

15. YMER ÇIRAKU: Një letër e Krist Malokit dhe Autobiografia e Nolit. 16. ZEJNEPE ALILI (REXHEPI): tendencë më se moderne. Seksioni III: ÇËSHTJE GJUHËSORE NË VEPRËN E FAN NOLIT 1. ABDULLA BALLHYSA, MIRELA SHELLA: Khajamin persishtes - Rubaitë shqipes. 2. AJTENE QAMILI: Orientalizmat në poezinë e Fan S. Nolit. 3. ALBANA NDOJA: Mbi mundësinë e një qasjeje drejt korpusit nolian me anë të figuracionit strukturor gjuhësor. Specifika stilistike të disa formave foljore karakteristike. 4. ELONA BIBA: Kohezioni në tekstin letrar të F. Nolit.

Page 5: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

5. GIOVANNI BELLUSCIO; FLORA KOLECI: Risitë leksiko-gramatikore në përkthimet e Fan Nolit nga anglishtja (Hamleti, Makbethi, Othello, Jul Cezari). 6. ISMET OSMANI: Gjuha shqipe në shkrimet dhe përkthimet e Nolit. 7. SASHENKA KAMBERI, ALMIRA SADIKAJ: Rreth antonimisë dhe sinonimisë stilistikore në krijimtarinë poetike të F.S. Nolit. 8. SPIRIDHULLA POÇI: Dukuri morfologjike në krijimtarinë e Fan Nolit. 9. ALI JASHARI: Burimet e lëndës idiomatike në veprën e Fan Nolit. 10. ASLLAN HAMITI: Vlera ekspresive-impresive e tingujve Anës

11. BESA SHINGJERGJI: Miti biblik dhe historizimi i tij. 12. LINDITA XHANARI: Vlera semantiko-stilistikore e huazimeve turko-orientale në veprën e Nolit. 13. LIRI SEITLLARI: Rreth shprehësisë leksikore në poezinë e Nolit. 14. MATILDA PARLLAKU (ÇOLLAKU): Veçori sintaksore në gjuhën e Nolit parlamentar. 15. MIMOZA ZEKAJ: Rreth pasurisë së leksikut politik e shoqëror në publicistikën e Fan Nolit. 16. NATASHA POROÇANI (SHUTERIQI): Noli në disa aspekte të pragmalinguistikës: përdorimi i teksteve të Nolit në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën e mesme. 17. SHKËLQIM MILLAKU: Kompozitat, roli dhe funksioni në përkthimet e Nolit. Seksioni IV: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT DHE PUBLICISTIKËS NË VEPRËN E FAN NOLIT 1. ARISTOTEL SPIRO: Fan S. Noli dhe shqipërimi si antinomi terminologjike.2. ALDA CICKO (JASHARI): Një Skotit në përkthimin e Nolit. 3. ARJAN KALLÇO: Noli më shumë se përkthyes, është shqipërues i zoti. 4. ARTA XHIKA: Noli në optikën kritike të Koliqit. 5. EDLIRA ÇERKEZI, GLADIOLA DURMISHI, EVIS CELO: Mesazhet e Nolit në publicistikën shqiptare dhe aspiratat atdhetare. 6. FATMIR SULEJMANI : Raportet e Fan S. Nolit me Faik Konicën. 7. HEKTOR ÇIFTJA: Fan Noli dhe Arshi Pipa: dy kontekste dhe një tekst. 8. KLEDI SHEGANI: Mesazhet e publicistikës së Nolit, realitete përmes historisë.9. DION TUSHI: Kontributi i Nolit në tradit n e hershme të p rkthimeve fetare n p rmjet teksteve liturgjik te p rkthyer prej tij. 10. GËZIM RREDHI: Mendimi kritiko letrar i Fan Nolit në lidhje me artin klasik botëror.

Page 6: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

11. HAMIT XHAFERI:

12. MELI SHOPI, DENIS HIMCI: Fan S. Noli si përkthyes e shqipërues dorëmbarë M. Servantesit).

13. MIMOZA SHQEFNI: Mesazhet e publicistikës së Nolit për realitetin dhe historinë shqiptare. 14. NEIM ZHURI: Noli: përkthyesi dhe kritiku. 15. VASILIKA POJANI, HILDA LUBONJA, ERIOLA BONJA: Poema

16. VEHBI BEXHETI: Noli dhe Shekspiri. 17. VJOLLCA RRAPAJ, MIRELA SARAÇI: Një dokument i ri oratorik i Fan S. Nolit (Deklarata në Lidhjen e Kombeve, 2 tetor, Gjenevë, 1921) Seksioni V: ÇËSHTJE TË HISTORISË DHE POLITIKËS NË VEPRËN E FAN NOLIT 1. ADELINA NEXHIPI: Gjashtë muajt e qeverisjes së Nolit (arritjet dhe dështimet e Nolit si kryeministër). 2. ALBA KREKA: Figura e Nolit në studimet historike komuniste dhe bashkëkohore.3. BASHKIM JAHOLLARI, PAVLLO CICKO: Fan Noli dhe lidhjet e tij me Korçën. 4. BLERIM BALLA: Fan Noli dhe Revolucioni i Qershorit 1924. 5. DRITAN PALNIKAJ: Fjalimi i Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve në 10 shtator 1924 si shprehje e pikëpamjeve të tij për politikën ndërkombëtare. 6. ERINDA PAPA, BENITA STAVRE, PAVLLO CICKO: Përpjekjet e Fan Nolit në planin ndërkombëtar për të zgjidhur ngërçet e politikës shqiptare. 7. ESTELA HOXHA: Veprimtaria e Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve në vitet 1920-1921. 8. ETLEVA BRESHANI (NITA): Qasje dhe interpretime për figurën e Fan S. Nolit

9. FEHMI XHEMO, JONELA SPAHO: Fan S. Noli, deputet i krahinës së Devollit.10. ERMELINDA KASHAHU, EDLIRA DHIMA: Laureati dhe intektuali shqiptar që ndikoi figurën e humanistit. 11. ETLEVA GOXHAJ: Dritëhijet e një politikani: Noli në Lidhjen e Kombeve gusht tetor 1924. 12. FADIL GRAJÇEVCI: Fan Noli dhe Marin Barleti. 13. IRENA NIKAJ: Napoleoni, shekulli i Dritave dhe Noli-një jehonë noliane në kohë të tjera.

Page 7: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

14. ORJON AGO: Veprimtaria politike e Fan S. Nolit në vitet 1923-1924 sipas shtypit të qytetit të Korçës.15. RUDINA MITA, LIRA GJEVORI, HYSEN KORDHA: Alternativa e opozitës demokratike për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri në fillim të vitit 1924. 16. SHKËLZEN RAÇA: Veprimtaria e Fan Nolit në pavarësimin e kishës ortodokse shqiptare. 17. SHYQYRI HYSI: Homazh i Asamblesë Kushtetuese dhe fjala e Nolit për Udro Uilsonin, shkurt 1924. 18. VALBONA KALO (SHËNGJERGJI): Kritika funksionale e Nolit, në kontekstin social-politik të viteve 1926-1930. 19. ZEQIR KADRIU: Fisnikërimi e edukimi i Nolit në Ibrik Tepe. 20. EDLIRA DHIMA, ERMELINDA KASHAHU: Noli-një figurë poliedrike21. MAZLLUM BARALIU: Eruditizmi i Fan S. Nolit, rrjedhojë e kushteve dhe rrethanave të kohës apo e gjenialitetit poliedrik të personalitetit të tij. 22. BEGZAD BALIU: Noli dhe shekulli i Pavarësisë.

Page 8: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

SEKSIONI IV: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT DHE PUBLICISTIKËS NËVEPRËN E FAN NOLIT

ARISTOTEL SPIRO

FAN S. NOLI DHE SHQIPËRIMI SI ANTINOMI TERMINOLOGJIKE Për bartjen e një mesazhi të shkruar nga njëra gjuhë në tjetrën gjuha shqipe përdor

termin «përkthim». Kjo fjalë regjistrohet për herë të parë tek fjalori i shoqërisë «Bashkimi» (1908), 1980a: 34)482. Tek autorët e vjetër përdorej termi «të sjellun» dhe përkatësi foljor «me sjellë» (Xhuvani 1980a: 34). Nga shekulli XIX konstatohet përdorimi i termit «të kthyer» dhe krahas tij edhe termi «të shqipëruar», të dy në gjininë asnjanëse, siç del edhe nga një artikull i J. Vretos në revistën «Drita» 1(1884), 2-3 (Vreto 1973: 65).Fjala «të kthyer» vijon të përdoret edhe në fillim të shekullit XX, veçse tashmë në gjininë mashkullore («kthim») (Noli 1988a: 388).

Termi «shqipërim», i përdorur nga Noli, mbulon semantikisht përkthimin e teksteve letrare nga gjuha e huaj në shqip. Nuk lidhet aq me cilësinë e produktit përkthimor,sesa me një qëndrim vlerësues ndaj përkthimit letrar në përgjithësi, kundërvënë llojeve të tjera të përkthimit.

Kuptimi që mori fjala «shqipërim» për të shënuar një përkthim (letrar) të cilësisë së lartë i përket një kohe të mëvonshme. Ajo lidhet me modelin përkthimor të krijuar nga F. S. Noli, i cili arriti që të inkuadronte natyrshëm në mjedisin gjuhësor e më gjerë, atëkulturor shqiptar disa emra të njohur të letërsisë botërore (W. Shakespeare, H. Ibsen,O. Khayyám, M. de Cervantes, E. FitzGerald, Blasco Ibáñez etj. ).

Por si arriti ta bënte këtë F. S. Noli? Ka disa arsye: 1) F. S. Noli kishte të zhvilluar ndjenjën gjuhësore në përgjithësi dhe atë shqipe në

veçanti. Kjo u provua me përpjekjet e tij të suksesshme vjershëruese, me shkrimet polemike publicistike, por dhe me aftësitë e tij të rralla gojëtarore. Në historinë e gjuhës dhe letërsisë shqipe ai njihet si një nga stilistët më shembullorë. Vazhdimisht punonte për përmirësimin dhe përsosjen e mjeteve dhe formave shprehëse (Lloshi 1972: 50-51) duke hapur rrugën për krijimin e modeleve të reja stilistike. Është e vërtetë se të jetuarit larg Shqipërisë e pengonte të ndiqte hap pas hapi zhvillimet dinamike të shqipes, por aftësitë e tij filologjike triumfuan mbi këto pengesa (Xhuvani 1980: 43). Përzgjedhjet e kritikueshme leksikore dhe propozimet e pamiratueshme neologjike mund të zhdënohen të konceptuara brenda stilit të tij letrar.

2) F. S. Noli ishte një poliglot i mirëfilltë, por kishte gjithashtu edhe aftësi përkthimore të zhvilluar, e cila zhvillohet tek njerëzit që kanë një kulturë të gjerë enciklopedike dhe dhunti të veçanta komunikuese. Ai diti të tejçojë semiologjikisht gjithë vlerat letrare e kulturore të autorëve të rëndësishëm të letërsisë botërore.

482 Fjalën përkthim S. Frashëri e përdor tek «Shkronjëtorja» e tij (1886) në vend të «lakim», sikundër përkthesë në vend të «zgjedhim».

Page 9: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

3) F. S. Noli ishte jo vetëm njohës i shkëlqyer i gjuhëve të huaja, por edhe lexues shumë i kualifikuar. Një lexues i mendueshëm, i cili vendoste se cilat mesazhe letrare,kulturore, politike, shoqërore të përvojës botërore i duheshin lexuesit shqiptar (Xhaxhiu 1982, Jorgaqi 1982: 66, Bala et al. 1983: 514). Natyrshëm mund të pajtohemi me mendimin se përkthimet e Nolit zbulonin analogjitë me jetën shqiptare.Logjika e synimit për të pasuruar kulturën kombëtare shqiptare (Qosja 1988: 216) tingëllon e pranueshme, por prapëseprapë mbetet shumë filologjike dhe pjesërisht argumentuese. Përkthimi si veprimtari vlerësohet si gjest kryesisht letrar, por përkthimi si vendim është një gjest estetik, ideologjik, politik e shoqëror.«Introduktat» e përkthimeve të Nolit nuk shfajësohen aq filologjikisht, sesa estetikisht e ideologjikisht. Ato përbëjnë analiza të veprave të përkthyera, përpjekje për dekodifikimin e mesazheve artistike, por sidomos ideologjike, si dhe evokim të mesazheve politike për shoqërinë shqiptare.

4) Që veprimtaria përkthyese e F. S. Nolit paraqitet si një akt politik, përtej kuadrit filologjik, dëshmohet edhe nga dy përpjekje përkthimore të veçanta: a) «Shqipëria

, . Frashërit, të cilën e përktheu në gjuhën greke, në të cilën kishte hedhur bazat e edukimit të tij dhe që e njihte si në nivel gjuhe amtare, ashtu edhe në nivel akademik. b) Përkthimi i teksteve liturgjike nga greqishtja në shqip. F. S. Noli kreu shtatë përkthime liturgjike: Shërbesën e Javës së Madhe,Librën e shërbesave të shenjta të Kishës Orthodhokse, Librën e të Kremteve të Mëdha të Kishës Orthodhokse, Triodin e Vogël, Lutjesoren, Pesëdhjetoren e Vogël dhe Uratoren e Kishës Orthodhokse. (Beduli 1997: 16-19, 27). nxi shpirti nga këto kthime, se janë jo vetëm të vështira e të zorçime, por edhe të mërzitura fort», një qëndrim befasues për një njeri që merret me punë të fesë dhe që dëgjohen si blasfemi (Shuteriqi 1987: 267, Noli 1988a: 388). Çfarë e ka detyruar F. S.Nolin të merrej me një punë të cilën nuk e kishte fort për zemër? Ashtu si përfshirja etij në çështje të fesë nuk shpjegohet prej arsyesh besimi, po ashtu edhe të përkthyerit (apo «të kthyerët» ose «kthimi» sikundër e quan ai) shihet si një imperativ kombëtar (Noli 1988b: 146-149), meqenëse vëmendjen e ka të përqendruar në përkthime «veprash letrare, për të cilat kombi ynë ka aq shumë nevojë» (Beduli 1997: 18).Demoni i shqipëruesit fitoi mbi akribinë e përkthyesit fetar. F. S. Noli «guxoi» të bënte përkthim të lirë të teksteve liturgjike, duke përshtatur e shkurtuar pjesë nga origjinali dhe duke cënuar njëkohësisht përmbajtjen për hir të melodisë. Mirëpo kjo mënyrë të proceduari është kritikuar p. sh. nga A. Xhuvani (Shuteriqi 1987: 262) dhe,siç është vërejtur, bën që këto të mos mund të përdoren si tekste zyrtare të Kishës Ortodokse të Shqipërisë (Beduli 1997: 29).

5) Me përkthimet e veta F. S. Noli fuqizoi letërsinë e brishtë shqiptare, e cila kishte nevojë të plotësonte pazëllin e vet shprehës estetik me kryevepra në gjini e lloje të ndryshme. Prandaj nuk është e rastësishme që në inventarin përkthimor të F. S. Nolit,përveç poezisë, konstatojmë edhe prozën, konkretisht romanin e dramën. Që letërsia shqiptare të hynte në fazën e pjekurisë së vet, i duhej jo vetëm poezia, por edhe gjinitë e llojet e tjera. Në pamundësi të një prodhimi të rëndësishëm letrar vendas, në mungesë të veprave madhore shqiptare, vinin në ndihmë kryeveprat e përkthyera prej F. S. Nolit.

Page 10: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

Shqipëroj, pra, «përkthej në shqip nga një gjuhë tjetër në një mënyrë të tillë që teksti i përftuar të ngjajë sikur është krijuar natyrshëm në shqip». Shqipëroj, mandej,«përkthej në mënyrë të kuptueshme», sikundër sugjeron edhe etimologjia e fjalës. Tek.G. Meyer-i (1891) renditet si lemë e veçantë folja shqiponj me kuptimin «kuptoj» (Meyer 2007: 480). Khs. gjithashtu edhe shprehjet frazeologjike fol shqip «fol qartë» ose nuk ha shqip «nuk kupton».

Folja shqipëroj dhe fjalët e ngjashme me të shqiponj, shqipërim, shqipërues shprehin raportin semantik të kuptueshmërisë me sistemin gjuhësor të cilit i përkasin.Ky është në të vërtetë një vështrim endocentrist i sistemit gjuhësor. Përkthimi i këtyre fjalëve në gjuhë të tjera krijon gjithmonë probleme, meqenëse është e pamundur të ruhen ato konotacione të përdorimeve origjinale. Si do të përkthehej në anglisht, f. v.folja shqipëroj? «Translate into Albanian» ndoshta nuk do të mjaftonte, «albanize» do të kishte nënkuptime të ndryshme që do të pajtoheshin me mënyrën se si e shohin çdo gjë shqiptare anglishtfolësit joshqiptarë.

Raste përdorimesh të ngjashme konstatohen edhe në gjuhë të tjera. Khs. p. sh. në gr.( ) , ( ) gjerm. verdeutschen, Verdeutschung, it. italianizzare,italianizzazione.

Më lart u tha qartë se folja shqipëroj (dhe emri përkatës shqipërim) nuk përbën neologjizëm të krijuar nga F. S. Noli, përderisa konstatohet e përdorur edhe para tij.Por kjo fjalë e përdorur si term në kuadrin e një veprimtarie përkthimore fiton përmbajtje klasifikuese dhe kuptimdalluese. Ajo përdoret për veprat letrare të përkthyera bukur. Prapëseprapë, edhe pse e përdorur si term, konotacioni është i pashmangshëm. Fjalët shqipërim / shqipëroj nuk mund të perceptohen si kuptimisht neutrale, thjesht denotative (shenjuese). Ato bartin përherë nënkuptimin e një teksti që është më shumë se një tejçim i thjeshtë mesazhi. Lidhen me atë magji që sjell krijimi dhe rikrijimi, dëshmuar me tekste që paraqiten si raste unikale.

Përdorimi terminologjik i shqipërimit, i parë në kuadrin e një polisistemi letrar e

kulturor, në të cilin përfshihet edhe kultura shqiptare, si në formë ashtu dhe në përmbajtje bëhet bartës i një koncepti mbi përkthimin. Natyrshëm shkon mendja tek klasifikimi historik i F. Schleiermacher-it (1838), i cili dallonte dy praktika përkthimi:tëhuajzimin (foreignization) dhe kombëtarizimin (domestication). Për kombëtarizimin ai përdorte fjalën gjermane Verdeutschung (Schleiermacher 1838), që do të thotë «gjermanizim», e cila mund të shihet si përkatësja gjermane e shqipëroj.

A mund të mendojmë që Fan S. Noli kishte dijeni për filozofinë përkthyese hermeneutike të F. Schleiermacher-it? Kemi arsye të besojmë se, në mos drejtpërdrejt,tërthorazi ka pasur. Të diturit e gjermanishtes, shqetësimet përkthimore, implikimi me tekstet fetare liturgjike dhe në përgjithësi formimi i gjerë enciklopedik i F. S. Nolit ka shumë gjasa që ta kenë çuar jo vetëm përkah filozofia përkthyese e F. Schleiermacher-it, por edhe përkah mendimi përkthimologjik i kohës në përgjithësi. Për të karakterizuar përkthimet e veta letrare, dhe sidomos ato poetike, ai nuk përdorte fjalën shqipërim, por parafrazë (Jorgaqi 1982: 67), një term të konceptualizuar nga J.Dryden që në shek. XVII (1680) (Munday 2001: 25).

Page 11: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

Kështu, fjala shqipëroj mund të shihet dyfish: si vazhduese e një terminologjie tradicionale shqiptare, por edhe si bartëse e një koncepti përkthimor të kohës. Për këtë ndihmon formalisht edhe një analizë e thjeshtë fjalëformuese e termit në shqip e gjermanisht, ku dallohen qartë dy elemente: një ndajshtesë (ver-/-(ë)ro(j)) dhe një temë fjalëformuese (-deutsch(en)) / shqip-. A është krijuar kjo fjalë në bazë të modelit të gjermanishtes apo të ndonjë gjuhe tjetër si greqishtja, kjo nuk mund të thuhet me siguri të plotë. Por një gjë është e sigurt: se ky term ka lindur si nevojë e shprehjes filologjike dhe është përdorur duke marrë parasysh përvojën e kulturave të tjera, të cilat i njihnin shqiptarët e shkolluar. Ndikimi i ndonjërës prej gjuhëve me të cilat shqipja (kultura shqiptare) kishte më shumë kontakt duhet marrë në konsideratë seriozisht.

I vendosur në perspektivën e debatit diakronik për përkthimin: shkronja apo shpirti,përkatësia formale apo saktësia kuptimore, shqipërimi u konceptua si kundërvënie ndaj përkthimit të ashtuquajtur «fjalë për fjalë». Megjithëse ekzistonte dhe përdorej edhe para tij, termi shqipërim/ shqipëroj u lidh asociativisht me punën shembullore të F. S. Nolit për shkak të rëndësisë që patën përkthimet e tij në kulturën dhe shoqërinë shqiptare. Megjithëse po mbushet gati një shekull, përkthimet e tij letrare mbeten ende të pazëvendësueshme.

Nëse F. S. Noli ishte i ndërgjegjshëm për misionin e tij dhe e bënte qartë dallimin

midis përkthimit dhe shqipërimit (dhe parafrazës), sot vërehet shpesh një pështjellim në përdorimin e këtyre termave.

Shqipërimi nuk ka të bëjë me një përkthim shumë të mirë ose të shkëlqyer. Ai është një rikrijim i kryer nga një autoritet i padiskutueshëm në fushën e letrave. Shqipërimi nuk është detyrimisht një përkthim i saktë, në kuptimin e të ashtuquajturit përkthim «fjalë për fjalë». Nëse zbatohen kritere të një përkatësie formale gramatikore e leksikore, shqipërimi nuk është më një përkthim adekuat, por një përkthim ikritikueshëm. Lexuesi dhe studiuesi përbëjnë dy anë të kundërta të një alternative tekstore: çfarë është më mirë të përzgjedhim: një tekst të vetëmjaftueshëm letrar larg së qeni një përkthim i saktë, apo një përkthim që të evokon në çdo rresht origjinalin i shfajësuar prej një përkatësie formale? Statistikat hulumtuese mund të dëshmojnë pasaktësi e mospërkime leksikore e gramatikore në shqipërimet e F. S. Nolit (Xhuvani 1980b: 43), por të gjithë mund të bien dakord se tekstet që solli në shqip janë të përkryera (Bala 1982: 56, Jorgaqi 1982: 66, Xhaxhiu 1982: 83-84).

Sipas modelit që krijoi F. S. Noli, shqipërimi cilësuar si i tillë: kërkohet jo vetëm përsosmëria stilistike e tekstit mbërritës, por edhe rëndësia letrare e tekstit burimor. Mandej autori i origjinalit duhet të jetë faktor impakti në letërsinë ardhëse, i përkthyer nga një penë e fortë e letrave shqipe.

Në të vërtetë, praktika përkthimore e ka reduktuar përdorimin e këtij termi kryesisht si referim ndaj F. S. Nolit. Përdorimi i fjalës shqipërim në rastet e tjera ngjan më shumë si shpërdorim, po të veçojmë disa shembuj përkthyesish të ndritshëm (p. sh.Skënder Luarasi, Vedat Kokona, Vexhi Buharaja, Misto Treska, Jorgo Bllaci etj. ).Mbi të gjithë përkthyesit letrarë rëndon hija e F. S. Nolit. Duket si një padrejtësi deontologjike, kur kemi parasysh shembuj të tjerë shqipërimesh e shqipëruesish pas tij

Page 12: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

(shqipërime të dramave të Shakespeare-it, komedive të Moliere-it, romaneve të V.Hugo-it, H. de Balzac-ut etj. etj. ). Atëherë pse F. S. Noli? Sepse ai hapi rrugën, krijoi modelin. Dhe ky ishte rasti i parë kur letërsia shqiptare komunikonte me letërsinë botërore; forma gjuhësore «rurale» përdoreshin për të rishprehur kryevepra letrare të Njerëzimit. Nuk ishte vetëm shembulli i një përkthyesi të suksesshëm, kalimi i një prove vetjake, as «prova e të huajit» (A. Berman), por ishte kapërcimi i një prove për vetë gjuhën shqipe. Shqipërimet e F. S. Nolit janë dëshmi e ndërthurjes së ndjenjës së zhvilluar gjuhësore, e njohjes së vazhdueshme të gjuhës shqipe, por edhe e kuadrit më të gjerë kulturor evropian, ku duhej vendosur letërsia shqipe. Propozimet e tij neologjike, edhe pse të mbetura në inventarin leksikor të stilit vetjak, tingëllojnë intelektualisht elegante. Kontributin e vet prej pionieri në fushën e përkthimit F. S.Noli e përforcoi me personalitetin e veprimtarisë politike, shtetërore, shoqërore,letrare, publicistike, fetare. Por, gjithsesi, veprimtaria në të cilën shkëlqeu në mënyrë të padiskutueshme është shqipërimi. Duke e lidhur shqipërimin me emrin e F. S. Nolit,ky term merr vetiu një përmbajtje historike, që gjuhësisht mund të cilësohej edhe si arkaizëm letrar. Prandaj përdorimi i tij nga përkthyesit e sotëm ngjan jo vetëm një ambicie e pafuqishme, por edhe përpjekje anakronike.

Termi shqipërim/shqipëroj përdoret shpeshherë edhe me kuptimin që sugjeron etimologjia e tij, pra «(për)kthej në gjuhën shqipe». Megjithatë, kjo përzgjedhje mund të interpretohet edhe si një synim drejt përkthimit ideal, i cili në të vërtetë nuk ekziston, por identifikohet me modelin më të mirë ekzistues. Sot ka mjaft përkthime që etiketohen subjektivisht si shqipërime, ndërsa përkthyesit e tyre vetëpërcaktohen narcistikisht si shqipërues.

Termi shqipërim fiton një përmbajtje konceptuale të veçantë dhe, mandej,ideologjike, kur zbatohet në fushën e terminologjisë teknike (Qirinxhi 1982, Duro 2009). Me shqipërim këtu nënkuptohet futja në sistemin shenjor të termave që motivohen me fjalë të gjuhës shqipe, të cilat përdoren në vend të ndërkombëtarizmave.Termat marrin një «veshje tingullore» shqiptare. Nëse fjala shqipërim shfajësohet e përdorur për riformësimin e një sistemi semiotik terminologjik, ajo është e pashfajësueshme kur përdoret në përkthimin e teksteve tekniko-shkencore e fetare. Në këtë kuptim, jo vetëm për Nolin, por edhe për lexuesin e sotëm do të ishte e pashfajësueshme që termi «shqipërim» të përdorej f. v. për një tekst me udhëzime përdorimi të një pajisjeje elektronike (Tupja 2007: 60).

Nga ana tjetër termi përkthim bart gjithë përmbajtjen kuptimore të nocionit dhe ka prestigjin e një termi neutral. Kjo është arsyeja ndoshta që në botimin e serisë së veprave folja shqipëroi është zëvendësuar me foljen përktheu (nga origjinali anglisht).Termi përkthej nënkupton edhe një modesti të përkthyesit, i cili pranon që vlerësimin për produktin e tij përkthimor do ta bëjë lexuesi dhe kritika.

A mund të thuhet që F. S. Noli krijoi një shkollë shqiptare të përkthimit letrar?(Jorgaqi 1982: 71). Nëse me këtë kuptojmë traditën që ai krijoi me trashëgiminë e tij përkthimore, ky vlerësim mund të pranohej. F. S. Noli përktheu jo si një filolog, por si letrar; nuk flijoi kuptimin në altarin e fjalës, kombëtare kumteve letrare që po sillte në letërsinë shqipe. Në këtë pikë ai shkoi më

. , sa

Page 13: Aristotel Spiro- Fan Noli dhe shqiperimi si antinomi terminologjike

tek «Don Kishoti i Mançës» bëhet fjalë për një Universitet të Domosdovës, ndërsa «Korbi» paraqitet në shqipërimin e tij me thuajse dyfishin e vargjeve (Jorgaqi 1982:70). Përveç disa konsideratave nëpër «introduktat» dhe në ndonjë intervistë, Fan S.Noli nuk na ka lënë tekste teorike për përkthimin. Më shumë se teori, përkthimi ka qenë për të një mundësi për të aktivizuar aftësitë e veta ligjërimore, sapolindur dhe një populli që aspironte të dilte në dritë.

PËRFUNDIM: Shqipërimi paraqitet si antinomi, meqenëse i referohet një praktike përkthimore

praktikisht të lavdërueshme, por teorikisht të kritikueshme. Shqipëruesi, duke u shkëputur nga varësia gramatikore e leksikore e tekstit burimor, me lirinë për të riorganizuar gjuhësisht tekstin në shqip, «sipas natyrës së shqipes», në të vërtetë ka kryer një rikrijim sipas stilit të vet letrar, saqë mund të thuhet se kjo vepër i përket tashmë shqipëruesit.

«Shqipërimi» është një term i krijuar brenda gjuhës shqipe për të konceptualizuar veçanësinë e shprehshmërisë së saj gjuhësore, por është i krahasueshëm me termat përkatës në gjuhë të tjera për të shënuar një procedurë përkthimi të orientuar nga sistemi kulturor i gjuhëve mbërritëse.

Shqipërimet e F. S. Nolit, duke zbatuar parimin e kombëtarizimit, janë tekste të integruara plotësisht brenda letërsisë shqiptare, ndërsa veçanërisht ato poetiket, kanë arritur një shkallë të tillë integriteti, saqë mund të konsiderohen si krijime të tij.