ardian ndreca: kur “skënderbeu” nuk asht historia e skënderbeut

5
Vjen në shqip libri befasues i Kim Edwards “BIJA E HESHTJES” Femrat e jetës së Harold Pinter Nobelisti Zbulohet fjalori i rrallë i Mustafa Krujës Daktiloshkrimi Rruga e mundimshme e një tabloje VENUSI I VELASQUEZ-IT Cilën të vërtetë duam? Esse E diel, 28 dhjetor 2008 Redaktore përgjegjëse: Admirina PEÇI [email protected] ARDIAN NDRECA Në faqen 2 NGA LEDI SHAMKU-SHKRELI NGA GEZIM QENDRO NGA GILMANA BUSHATI Gabimet e Schmitt-it në një libër të ri SKENDERBEU K ohët e fundit të përditshmet shqiptare vluen prej qëndrimesh, ma së shumti polemike, ndaj kësaj vepre të historianit të ri zviceran Oliver Jens Schmitt. Me të drejtë autori i veprës dhe përk thyesi i saj A. Klosi, ftuen polemistat me e lex- ue ma parë veprën dhe mandej me ba debat. Na duket nji këshillë me mend, edhe pse u duk se përkthyesi në zjarrminë që kap shpeshherë opinionin publik në kësi rastesh, e ndi- ente veten paksa bashkëautor të veprës, kajherë tue e tërhjekë autorin e vërtetë në gjinin e polemikave, dhe tue paraqitë tezat e tija - ndoshta thjesht për arsye marketingu - në mënyrë të diskutueshme. Po përpiqemi me rreshtue dy fjalë rreth kësaj vepre tue e pasë lexue ma parë, dhe tue u pasë mundue me kuptue me ndihmën e arsyes thelbin e saj, objektivat dhe rrugën që mton me çilë në lamijen e studimeve skanderbegiane. *** Historiani i ri Schmitt nuk e msheh se qëllimi i veprës së tij asht me çmitizue figurën e Skënderbeut dhe e me çlirue kështu përfytyrimin e gjanë popullor prej përrallash e dokrrash që janë rranjosë kahmot. Nji objektiv i lavdërueshëm ky, mbasi shkenca historike punon .... Studiuesi Ardian Ndreca ka bërë një analizë të hollësishme mbi linjat delikate të librit “Skënderbeu” të studiuesit sviceran Oliver Jens Schmitt.Analiza e tij botohet nga shtëpia botuese “Onufri”, dhe vjen si vijim i debateve të gjata që lindën menjëherë pas botimit të monografisë së Schmitt-it

Upload: xhibi

Post on 10-Apr-2015

1.197 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

Studiuesi Ardian Ndreca ka bërë një analizë të hollësishme mbi linjat delikate të librit “Skënderbeu” të studiuesit zviceran Oliver Jens Schmitt .Analiza e tij botohet nga shtëpia botuese “Onufri”, dhe vjen si vijim i debateve të gjata që lindën menjëherë pas botimit të monografisë së Schmitt-it.

TRANSCRIPT

Page 1: Ardian Ndreca: Kur “Skënderbeu” nuk asht historia e Skënderbeut

Vjen në shqip libri befasues i Kim Edwards“BIJA E HESHTJES”

Femrat e jetës së Harold PinterNobelisti

Zbulohet fjalori i rrallë i Mustafa KrujësDaktiloshkrimi

Rruga e mundimshme e një tablojeVENUSI I VELASQUEZ-IT

Cilën të vërtetë duam?Esse

E diel, 28 dhjetor 2008 Redaktore përgjegjëse: Admirina PEÇI [email protected]

ARDIAN NDRECA

Në faqen 2

NGA LEDI SHAMKU-SHKRELI

NGA GEZIM QENDRO

NGA GILMANA BUSHATI

Gabimete Schmitt-itnë njëlibër të ri

SKENDERBEU

Kohët e fundit të përditshmet shqiptare vluen prejqëndrimesh, ma së shumti polemike, ndaj kësajvepre të historianit të ri zviceran Oliver JensSchmitt. Me të drejtë autori i veprës dhe përkthyesi i saj A. Klosi, ftuen polemistat me e lex-

ue ma parë veprën dhe mandej me ba debat. Na duket njikëshillë me mend, edhe pse u duk se përkthyesi në zjarrminëqë kap shpeshherë opinionin publik në kësi rastesh, e ndi-ente veten paksa bashkëautor të veprës, kajherë tue etërhjekë autorin e vërtetë në gjinin e polemikave, dhe tueparaqitë tezat e tija - ndoshta thjesht për arsye marketingu

- në mënyrë të diskutueshme.Po përpiqemi me rreshtue dy fjalë rreth kësaj vepre tue

e pasë lexue ma parë, dhe tue u pasë mundue me kuptue mendihmën e arsyes thelbin e saj, objektivat dhe rrugën qëmton me çilë në lamijen e studimeve skanderbegiane.

***Historiani i ri Schmitt nuk e msheh se qëllimi i veprës së

tij asht me çmitizue figurën e Skënderbeut dhe e me çliruekështu përfytyrimin e gjanë popullor prej përrallash edokrrash që janë rranjosë kahmot. Nji objektiv ilavdërueshëm ky, mbasi shkenca historike punon ....

Studiuesi ArdianNdreca ka bërë njëanalizë tëhollësishme mbilinjat delikate tëlibrit“Skënderbeu” tëstudiuesit sviceranOliver JensSchmitt.Analiza e tijbotohet nga shtëpiabotuese “Onufri”, dhevjen si vijim idebateve të gjata qëlindën menjëherë pasbotimit tëmonografisë sëSchmitt-it

Page 2: Ardian Ndreca: Kur “Skënderbeu” nuk asht historia e Skënderbeut

E diel, 28 Dhjetor 2008

Kur “Skënderbeu”nuk asht historia

e Skënderbeut

II- LIBRI I SKENDERBEUT

Studiuesi Ardian Ndreca ka bërë një analizë të hollësishme mbi linjat delikate tëlibrit “Skënderbeu” të studiuesit sviceran Oliver Jens Schmitt.Analiza e tijbotohet nga shtëpia botuese “Onufri”, e cila e nxjerr në qarkullim ditën e hënë dhe vjen sivijim i debateve të gjata që lindën menjëherë pas botimit të monografisë së Schmitt-it

Libri i riPolemikat&

ARDIAN NDRECA

Kohët e fundit të përditshmet shqiptare vluen prej qëndrimesh,ma së shumti polemike, ndajkësaj vepre të historianit të rizviceran Oliver Jens Schmitt.

Me të drejtë autori i veprës dhe përkthyesi isaj A. Klosi, ftuen polemistat me e lexue maparë veprën dhe mandej me ba debat. Naduket nji këshillë me mend, edhe pse u dukse përkthyesi në zjarrminë që kap shpesh-herë opinionin publik në kësi rastesh, e ndi-ente veten paksa bashkëautor të veprës, ka-jherë tue e tërhjekë autorin e vërtetë në gji-nin e polemikave, dhe tue paraqitë tezat e tija- ndoshta thjesht për arsye marketingu - nëmënyrë të diskutueshme.

Po përpiqemi me rreshtue dy fjalë rrethkësaj vepre tue e pasë lexue ma parë, dhe tueu pasë mundue me kuptue me ndihmën e ar-syes thelbin e saj, objektivat dhe rrugën qëmton me çilë në lamijen e studimeve skander-begiane.

***Historiani i ri Schmitt nuk e msheh se

qëllimi i veprës së tij asht me çmitizue fig-urën e Skënderbeut dhe e me çlirue kështupërfytyrimin e gjanë popullor prej përrallashe dokrrash që janë rranjosë kahmot. Nji ob-jektiv i lavdërueshëm ky, mbasi shkenca his-torike punon mbi fakte e mbi dokumente dhepërjashton kategorikisht vlerësimet metahis-torike, emocionale, patriotike dhe gjykimete bazueme në hamendje. Në ketë objektiv banpjesë edhe orvatja e tij me interpretue arsyete kryengritjes së Gjergj Kastriotit tue u nisëprej shkaqesh thjesht personale.

Ma së pari autori mundohet qysh në faqete para me paraqitë “unitetin” skanderbegiansi diçka të rrejshme, të paqëndrueshme, sifryt të nji përceptimi të mavonshëm të histo-rianëve. Në këtë kuadër ai nuk ngurron me equejt thjesht “pamflet” traktatin latinisht tëFrang Bardhit, ku leksikografi i parë sh-qiptar, kundërshton tezat e Tomko Marnavi-qit, simbas të cilit Skëndërbeu kishte qenëboshnjak. Schmitt ven në dukje me të drejtë,por pa nevojë, se asokohe konceptet etni/ko-mbësi ishin mjaft të ngatërrueme dhe nukkishte kufij të caktuem etnik, fetar. Ma sëshumti - por këtë gja Schmitt-i s’e ven oroe -mund të flasim në mënyrë statike vetëm përkufijt fisnorë. Pjesa tjetër e përcaktimeveluhatet në natën e errtë ku të gjitha lopëtduken të zeza, siç shkruente dikur nji filoz-of gjerman. Në fakt edhe pse historianit të rishumë gjana i duken të errta, ai nuk ngur-ron me i ndriçue herë mbas here me nji dritësubjektive, të pazakontë për nji shkencatar,sidomos atëherë kur elementet i përshtatenteoremave të tija. Pra kemi nji ndërthurjeaksiomash dhe teoremash. Për shembull njiaksiomë e Schmitt-it asht identifikimi i tëjatit të Gjergj Kastriotit me nji sundimtar tëarealit sllav dhe ortodoks. Pa hije dyshimitai e quen atë: Ivan Kastrioti.

Le të bajmë nji hap mbrapa. Tek vepra“Arbëria venedike”, përkthyesi Klosi shen-jonte paraprakisht: “I jemi shmangur prirjespër të shqiptarizuar emra mesjetarë si Juan(sic!) ose Andrea, që sot mund të jenë bërë

Gjon ose Ndre; nuk dimë si kanë tingëlluarata emra në atë kohë” (fq. 6). Si rrjedhojë ekëtij arsyetimi në teksin në fjalë gjejmë përshembull: Joan Kastrioti, por ndeshim edhenë Pal e Lekë Dukagjini.

Çështja e emnave historikë në nji tekstshkencor nuk mund të jetë prerogativë ethjeshtë e përkthyesit, pse vetë natyra e lib-rit përjashton gjykime të pathemelta si atotë masipërmet.

Ne sutor supra crepidam!Në këtë rast autori mund ta kishte ndriçue

përkthyesin e vet tue i kujtue se nji historiani mirëfilltë si Milan Šufflay dëshmon se qyshnë vitin 1281 ndeshim në dokumente emname trajta shqiptare: «ducam Gjinium Tanus-chum Albanensem» (Milan Šufflay, Srbi iArbanasi, Beograd 1925, f. 123) e kjo traditëvijon me «U doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut»në 1555 e deri në ditët tona.

Fakti që në vitin 1281 ekzistonte emni“Gjin” (shih edhe: Acta et Diplomata), kursenë 1400 nuk ekzistonte emni “Gjon”, nuk për-puthet me ligjet historike të gjuhës shqipe.Do të ishte qesharake me pohue gjana të këtil-la, mbasi në të dyja rastet vepron i njëjti ligjgjuhsor.

Por edhe po të pranojmë kushtin parapraktë logjikës së Schmitt-it, pra tue u nis thjeshtprej dokumenteve serbe për me përfundue sei jati i Gjergj Kastriotit përmendet vetëm siIvan dhe si rrjedhojë ishte sllav - prapseprapky silogjizëm nuk asht i rregullt, mbasi Šuf-flay na njofton se asokohe emni Ivan përdorejdendun edhe prej shqiptarëve.

Pra, sido që ta marrim gjykimi i Schmitt-it s’ka bazë logjike dhe shpërdoron pa kujdesato pak të dhana që ka në dispozicion.

Siç shihet tek vepra e maparshme eSchmitt-it, Klosi përdor nji palë argumente etek kjo e fundit përdoren argumente të tjera.Përfundimi asht se si autori si përkthyesipërdorin o formën Joan ose Ivan Kastrioti,

por nuk pranojnë kurrsesi “për arsye shken-core” me e shkrue emnin e të jatit të Skënder-beut, në formën Gjon Kastrioti.

Lexuesi e kupton mirë se po të shihet nëmënyrë thjesht abstrakte çështja, forma“Ivan” apo “Gjon” nuk do ta ndërronte thel-bin e gjanave dhe nuk do të tjetërsonteqëllimin e luftës së Skënderbeut. Por në këtëlibër përdorimi i trajtës “Ivan” rreket me enxjerrë të jatin e Skënderbeut si pjesë organ-ike e universit sllavo-ortodoks.

Šufflay na dëshmon që trajtën “Ivan Kas-trioti” e gjejmë kryesisht në dokumentetsllave, e në fakt historiani zviceran nukparaqet dokumente tjera, përposë atynesllave për me mbështet tezën e tij.

Dyshimi i ligjshëm që lind asht ky: - a mjaf-tojnë dokumentet serbe për me vendosë për-katsinë etnike të babës së Skënderbeut?

Çështja e dytë asht feja. Schmitt-i thekson,sa herë që ka rastin me folë për të, se Ivaniishte ortodoks. Nuk paraqet dokumente his-torike për me mbështet ketë tezë, por nisetprej pellgut hapsinor prej nga vjen Gjon Kas-trioti, prej emnave të njerzve që banonin n’atotreva, prej përziemjes etnike dhe kulturore.

Sigurisht Schmitt-i s’e ka fjalën për Krujën,ai flet për nji vend të pacaktuem me saktësi(mbasi hipotezat janë disa) dikund mes Di-brës dhe pjesës perëndimore të Maqedonisësë sotme. Pra, ai gjykon Gjon Kastriotin sun-dimtar të Krujës në bazë të disa të dhanavetë vagullta fetare, kulturore dhe etnike të njizone të shtrime që ndodhet mjaft larg prejKrujës në kohë dhe në hapsinë.

Milan Šufflay shkruen se në Krujë, meardhjen e Anzhuinëve në Arbní në vitin 1272,merr fund ndikimi grek dhe dekretet e Pa-pës qysh në vitin 1319 quejnë prijsat e famil-jeve princnore të Muzakajve, Matarangvet,Arianitve, Blinishtëve, Jonimëve “dilectifilii” (bij të dashun) e “viri catholici” (burrakatolikë). (Milan Šufflay, Srbi i Arbanasi, ff.94, 95).

Qysh në 1167 Kruja kishte qenë me ndër-premje ipeshkvi katolike (Milan Šufflay, Srbii Arbanasi, f. 88). Në vitin 1279 Kruja ka ip-eshkvin e vet katolik, në vitin 1319 kryeipesh-kvi i saj Andrea ban përpjekje paqtuese mesfisnikëve shqiptarë dhe Papës dhe titulli epis-copus Croensis o Croyacensis dokumentohetdendun në këtë periudhë. Kurse historiani iri Schmitt, tue u nisë prej dokumenteve ser-be dhe atyne që janë filtrue nëpërmjet histo-riografisë serbe, përpiqet me argumentue seIvan Kastrioti ishte sllav dhe ortodoks!

Mundet që i jati i Skënderbeut të ketë qenëedhe ateist, por për me mbështetë nji tezë tëtillë duhen dokumente, e Schmitt-i nuk naofron dokumente objektive historike për tëpranue përkatësinë ortodokse të Gjon Kas-triotit.

Ai thekson se prejardhja etnike s’kishterandësi, se nuk kemi burime të sakta (nukmund të quhet burim historik përceptimipsikologjik i Arbër Muzakës, shih ff. 37-38),se kohnat ishin të turbullta, e megjithëketëpasiguri objektive ai zgjedh prejardhjen slla-vo-ortodokse të Kastriotëve.

Asht, e theksojmë, nji zgjedhje e kryemepa kritere shkencore, e lejueshme në nji ro-man apo në nji histori serbe për përdorim tëmbrendshëm joshkencorë. Argumente tëtërthorta për me vërtetue qenjën ortodoksetë familjes Kastrioti, si përzgjedhja e emnitGjergj për djalin e vogël (“Prindërit i dhanënjë emër të pëlqyer në botën ortodokse” ff.48-49) janë orvatje meskine, mbasi nji argu-ment i tillë mund të kishte njifarë vleret josh-kencore për emnat: Kritobulos, Manuel, Ni-qifor - por jo për emnin Gjergj, që asht deri

Polemikë

Schmitt-inme

Babai ortodoksSchmitt-i thekson, sa herëqë ka rastin me folë për të,se Ivani ishte ortodoks. Nukparaqet dokumente historikepër me mbështet ketë tezë,por niset prej pellgut hapsi-nor prej nga vjen GjonKastrioti, prej emnave tënjerzve që banonin n’atotreva, prej përziemjes etnikedhe kulturore.Sigurisht Schmitt-i s’e kafjalën për Krujën, ai flet përnji vend të pacaktuem mesaktësi (mbasi hipotezatjanë disa) dikund mesDibrës dhe pjesës perëndi-more të Maqedonisë sësotme.

Page 3: Ardian Ndreca: Kur “Skënderbeu” nuk asht historia e Skënderbeut

E diel, 28 Dhjetor 2008 LIBRI I SKENDERBEUT- III

Vijon në faqen 4

edhe shenjt pajtor i Anglisë!Autori trajton si të vërteta edhe hipotezat

ma t’papërfillshme. Për shembull emni i GjonKastriotit shenjohet në pemën gjenealogjiketë riprodhueme në tekst: Ivan/Hamza - tuedashtë me nënvizue se në fund të jetës ai ndr-roi rishtas fenë dhe u ba mysliman. Ketë gjaSchmitt-i e jep si te provueme, por kurrkundnuk na ka dhanë nji copë dokument apo dësh-mi historike që ta mbështesin (shih: f. 217).Sigurisht, autori nuk ka asnji burim të sig-urt historik, por kjo gja nuk e pengon me emarrë sikur të ishte e vërtetë.

Ka lajme për shembull që autori i thithprej autorëve sllavë. Ai përmend se pranëIvan Kastriotit silleshin murgj të Malit Atos.Kjo e dhanë asht e marrun prej Jovan Rado-ni-it dhe Foti-it.

Mund të themi se “Skënderbeu” i Schmitt-it në gati gjysmën e të dhanave që përmbanbazohet mbi përzgjedhjen e dokumentave tëhistorianit serb Jovan Radoni, dishepull iJireèekut dhe autor botimesh rreth mesjetëssë Ballkanit. Radoni-i asht autor ipërzgjedhjes së dokumenteve serbe, osmaneetj. - që përban vijimin ideal të dy vëllime-vetë para të Acta et Diplomata.

Dikund Schmitt-i vëren en passant se Ra-doni ka qenë edhe “përfaqsues i nacional-izmit serbo-madh” (f. 490).

Mendojmë se militantizmi ideologjik nukduhet ta ketë damtue punën përzgjedhëse tëRadoni-it. Të paktën nji gja të tillë eshpresojmë, pse kështu edhe studimit tëSchmitt-it s’do t’i kufizohej vlera që i buronprej bouquet-ës së Radoni-it!

Prej Radoni-it ai citon mjaft dendun nëlibër. Mund të themi pa frikë se 40% e citi-meve të librit janë marrë prej Radoni-it dheSpremi-it. Ky i fundit - historian jugosllav e

bashkëautor i Historisë së Jugosllavisë gjatëkohës së komunizmit - ka hjedhë poshtëakuzat e tradhtisë së Vuk Brankoviqit nëbetejën e Fushë Kosovës.

Kudo gjejmë Radoni dhe Spremi, eSchmitt-i na duket si nji discipulus uniusmagistri (dishepull i nji mësuesi të vetëm).

Schmitt përpiqet me të gjitha forcat me eparaqitë Skënderbeun dhe kryengritjen e tijnë nji ambjent të përziem sllavo-arbnor mebesim ortodoks, për me i heqë karakterinthjeshtë arbnor kryengritjes së tij. Ndërkaqciton prej D. Frangut emnat e komandantavebesnikë të Skënderbeut: Moisiu, Muzaka iAngjelinës, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Ni-kollë Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi(ff. 131, 360). Ku janë serbët këtu, po bullgar-ët?

A po mos ishin thjesht oplitë dhe kuzhin-jera në ushtrinë e Skënderbeut?

Çdo personazh arbnor i nji farë randësieduket se e shqetson autorin. Nuk ka çka i banpsh. Pal Engjellit, por Johan Gazuli e Pal Ga-zuli (sic) nuk i kujtojnë se në Shqipni ekzis-ton ende sot nji fshat me emnin Gazull dhese ka me qindra mbiemna: Gazulli.

Përkundër, ai shton: “Gazulët mund tëshihen si një familje ballkanike diplomatësh”(ff. 141, 143).

A mos vallë ky asht çmitizimi i shumëpri-tun? Nji projektim i vagullt në kohë e nëhapsinë, në natën e errtë ku të gjitha lopëtduken njilloj të zeza!

Kleri ortodoks, pohon autori, e tradhtoiSkënderbeun gjatë gjithë kryengritjes;megjithatë antarë të këtij kleri - vijon ai -patën randësi politike për luftën e Skënder-beut, por ai nuk mbërrin me na përmend sibashkëpuntorë të prijsit kruetan veç njimurg prej Malit Atos që historia na e ka

përcjellë pa emën deri n’ditët tona (ff. 133-134).Megjithatë Skënderbeu vijon me u quejt

prej Schmitt-it “i vetmi zot ortodoks i Ball-kanit” a thue se Skënderbeu ishte nji vlla-dikë!! (f. 468).

Kah ana tjetër ai pohon se Skënderbeubahet katolik kur betejat e tija zhvendosennë zonat e popullueme me katolikë (ff. 146-147). Kjo hipotezë do të kishte bazë në qoftëse Schmitt-i do të ishte i zoti me ndërtuehartën e përkatsisë fetare të popullsisë ar-bëreshe.

Por ai ma së pari nuk merr parasysh nëketë libër veprën e Farlatit dhe sigurisht qëpa nji histori kishtare të rajonit s’mundet meba fluturime të këtilla pindarike. Aq ma tepërnji determinizëm i tillë minimalist, kugjeografia përcakton besimin, në nji rrypinëtoke si Arbnia, na duket ma fort fryt i nji fan-tazie të plleshme sesa përfundim shkencor.

Megjithëse Skënderbeu asht “i vetmi zotortodoks i Ballkanit” - vetëm kleri katoliknuk e ka tradhtue asnjiherë - pohon autori (f.220). Spjegimi i Schmitt-it asht ky: mbasikleri katolik nuk njihte besnikërinë qërridhte prej lidhjeve të gjakut, ai i ndejti be-snik Skënderbeut (f. 221). Pra, kleri katolik indejti besnik gjatë gjithë kohës (jo për njikohë të caktueme, apo thjesht mbas vitit 1666)nji princi me të cilin s’e lidhte as feja dhe asgjaku?!

Por simbas Schmitt-it gjuha dhe përkatë-sia etnike nuk kishin randësi, feja ishte njimotiv dytësor (shih: ff. 251, 477-478), kursesuksesi në luftë mvarej prej pareve (f. 153).Simbas këtij arsyetimi Skënderbeu për 25vjet qe ma i pasuni sundimtar në Ballkan dhejo princi i vendit ma të damtuem e ma të sh-katrruem prej luftet!

***E metë e madhe shkencore na duket fakti

se nji pjesë e madhe e librit të Schmitt-it ashte ndërtueme mbi hamendje.

Hamendje: Skënderbeu mori nocionet eislamit prej dervishëve bektashinj, prej këtejlegjenda e Sari Salltikut mund të duket mapak përrallore, pohon Schmitt-i. (ff. 50-51).

Hamendje rreth gjuhëve që dinte Skënder-beu: simbas autorit ai na paska dijtë bullgar-ishten perëndimore, ndoshta serbisht, arbër-isht, greqisht, turqisht, arabisht, persisht...(f.52). Sigurisht që këto janë hipoteza, për tëcilat Schmitt-i nuk na jep burime të sigurta.Hamendje me nji fjalë, prej të cilave Skënder-beu na del nji koleg i Pico della Mirandola-ësdhe jo nji luftëtar.

Hamendje tjetër asht takimi i Skënderbeutme Huniadin (f. 55).

Hamendje janë lëvizjet e Skënderbeutdrejt veriut të krishtenë, kur ai ishte endetek Sulltani, për me thurë fijet e politikës sëtij (f. 58).

Hamendje asht fakti se Skënderbeu injihte planet e Huniadit dhe Brankoviqit nëvitin 1443 (f. 68).

Hamendje janë dyshimet e Schmitt-it searmët që ndodhen në Vjenë nuk kanë qenëtë Skënderbeut.

Ato armë mund të mos kenë qenë tëSkënderbeut, por ai si historian duhet tëprodhonte dokumentet përkatëse me mbësh-tet ketë hipotezë.

Arsyetimi i Schmitt-it në ketë pikë ashttepër fëmijnor. Meqë shpata ka nji mbish-krim arabisht me gabime, dhe tue qenë seSkënderbeu e njihte mirë arabishten(hipotezë tjetër kjo) ai s’kishte si të përdortenji shpatë me mbishkrime plot gabime (fq.123).

Pse, mos vallë nji shpatë me gabime sh-krimi do të ishte ma pak e efektshme nëluftën kundër osmanëve?! Po sikur Skënder-beu të kishte probleme me gramatikën arabedhe të mos i kishte vu oroe gabimet e shkrim-it tek shpata e tij?

Hamendja tjetër: rrethi i përkrenares -simbas Schmitt-it - asht shumë e vështirë qëtë jetë prodhue në shek. XV. Por, shton ai,brenat e dhisë ama janë të vërteta, pse atokujtojnë Aleksandrin e Ri. Lexò: provojnë njitezë të Schmitt-it të shprehun në nji artikulltë tijin.

Po si ka mundësi që shpata dhe gjysma epërkrenares të jenë të rrejshme e brenat tëjenë të vërteta!

Këtë gja e din vetëm autori.Hamendje tjetër: mundet që popët

ortodoksë të katundeve t’Arbnisë të kenëpasë qëndrim tjetër prej peshkopëve të tyne(f. 134).

Hamendje tjetër: Skënderbeu duhet të jetëparaqit (përpara vitit 1443) si mysliman sunit(f. 471).

Hamendje Schmitt-i paraqet edhe rrethpopullsisë në trevat shqiptare. Qe arsyetimii tij: në vitet 1536-1539 në Dibër osmanët num-ronin 44 mijë banorë.

Hamendje: në këto vite popullsia e Dibrësmund të ketë arritë nivelin e para pushtimitosman, pra para pushtimit osman atje bano-nin rreth 44 mijë banorë.

Hamendje tjetër: në zonat e Matit dhe ul-tësinës mes Adriatikut e Krujës jetonin tëpaktën po aq njerëz sa edhe në Dibër.

Historiani i ri Schmitt nuk e msheh se qëllimi iveprës së tij asht me çmitizue figurën e Skënder-beut dhe e me çlirue kështu përfytyrimin e gjanëpopullor prej përrallash e dokrrash që janërranjosë kahmot. Nji objektiv i lavdërueshëm ky, mba-si shkenca historike punon mbi fakte e mbi dokumentedhe përjashton kategorikisht vlerësimet metahistorike,emocionale, patriotike dhe gjykimet e bazueme në ha-mendje.

TendencaSchmitt përpiqet me të gjithaforcat me e paraqitëSkënderbeun dhe kryeng-ritjen e tij në nji ambjent tëpërziem sllavo-arbnor mebesim ortodoks, për me iheqë karakterin thjeshtëarbnor kryengritjes së tij.Ndërkaq citon prej D. Fran-gut emnat e komandantavebesnikë të Skënderbeut:Moisiu, Muzaka i Angjelinës,Gjin Muzaka, Gjon Perlati,Nikollë Berisha, Gjergj Kukadhe Gjin Maneshi (ff. 131,360). Ku janë serbët këtu,po bullgarët? A po mos ishinthjesht oplitë dhe kuzhinjeranë ushtrinë e Skënderbeut?

Page 4: Ardian Ndreca: Kur “Skënderbeu” nuk asht historia e Skënderbeut

E diel, 28 Dhjetor 2008IV- LIBRI I SKENDERBEUT

Mundena me thanë me plot gojë se “Skënderbeu” iSchmitt-it nuk asht historia e Skënderbeut. Autori asht rrekëme ba nji shtegtim të mundimshëm intelektual në gjinin e shekullit XV,por asht kthye si ai shtegtari që edhe pse shkoi deri në Misir, nukmbërriti me i pa piramidat

Përfundimi: “vijmë në një vlerësim tëkujdesshëm prej 90 mijë banorësh në trevat esunduara prej Skënderbeut” (ff. 129-130).

Quod erat demonstrandum!Të gjitha këto hamendje, që marrin

vërtetësi vetëm prej hamendësisë së tyne,duken si sistemi i parashikimit të motit përgjithë shekullin XV tue u nisë tek niveli i ujitnë Adriatik.

Duket se historiani ka zbatue teoremën edytë të Euklidit për me gjetë numrin e popu-llsisë përgjatë katetit dibran dhe matjan tëkandit të drejtë të Krujës! Ky mekanicizëmmendor e kthen historinë në diçka qesharake,pa ide dhe pa mendime të mirëfillta.

Por xhevahiri ma i çmueshëm i këtij libriasht nji dokument i diplomatëve de Curte eTrivulzio drejtue dukës Sforza të Milanos kupohohet se këta dy kanë ndie prej nji ambas-adori të Skënderbeut në Romë se shkaku ikryengritjes së Skënderbeut kundër sulltan-it ishte vrasja e të jatit të heroit tonë.

Kemi pra dy ambasadorë që ndigjojnë njiambasador tjetër që i thotë Papës se ky ashtshkaku i luftës. Asnji dokument papnor i njo-hun deri më sot nuk thotë se ai ishte shkakui kryengritjes. Madje nuk ka dokumente his-torike të besueshme që i jati i Skënderbeut tëjetë vra, aq ma pak tashti që, simbas vetëSchmitt-it, kishte ndrrue fenë dhe ishte nën-shtrue fizikisht dhe shpirtnisht.

I gjithë libri rreket me çmitizue Skënder-beun tue u nisë prej kësaj letër. Kështu, hak-marrja, kjo përbamëse psikologjike e nxjerrSkënderbeun si nji naiv fatlum që luftoi mesukses për 25 vjet kundër fuqisë ma të mad-he të kohës!

Asnji historian serioz nuk do ta mbësh-teste kurrë nji vepër mbi nji hipotezë kaq tëpaqëndrueshme. Por këtu ndoshta ka ndikueedhe nji narçizizëm i tepruem i autorit ndajnji dokumenti që ka zbulue ai vetë, që e kashty me u ngutë kaq fort!

Hamendjet e pafundme i rrijnë këtij libripo aq mirë sa i rrinë xhepat kostumit të nji tëvdekuni. Nuk i shërbejnë për asgja.

Mungesa e logjikës në faqet e këtij libriasht mbresëlanëse.

Skënderbeu për me u hakmarrë për të ja-tin, ka kontribue në mënyrë aktive për me vradjalin e madh të Muratit II, Aladinin. Jovetëm aq, por Skënderbeu shtin me e vra tueqenë larg prej tij. Pra, nji vrasje me porosi(shih: f. 58 passim).

Asnji dokument osman nuk akuzonSkënderbeun si vrasës të Aladinit. Vrasja etrashigimtarit të fronit do të kishte qenë aku-za e parë për bukëshkalin, kronikat osmanetë mbushuna me shamje kundër Skënderbeutdo ta kishin përmendë pafundsisht!

Pyesim: kush ka fitue historikisht prejkësaj vrasje? Historia na thotë se ka fitueMehmet Fatihu gjenial, djali i Muratit me njiskllave të krishtenë ose hebreje. Kështu shk-

ruen F. Babinger-i. Aktorja tjetër asht serbjaMara Brankoviq, grueja e preferueme e Mu-ratit e cila do të ruejë nji ndikim të madh tekMehmeti edhe kur ajo do të tërhiqej në njimonastir ortodoks në Thesali. Asht e dijtunse ka qenë traditë osmane që djali i madh iSulltanit të faronte vllaznit tjerë për me sigu-rue pushtetin e vet, dhe Mehmeti tue e dijtëse ishte i gjykuem për vdekje i ka dalë parapunës dhe e ka vra të vllanë. Mandej Mehme-ti njihej si gjakatar i madh dhe i pandalshëmpara asgjaje. Fakti që Mehmeti dhe Mara sh-kojnë mirë ma vonë, shtyn me mendue semund të ketë qenë ajo që ka kurdisë planet.Por nuk ka asnji element objektiv historik qëtë na bajnë me pohue se Skënderbeu i vretdjalin sulltanit për me u hakmarrë.

E gjithë kjo mesele asht prodhim i nji fan-tazie të ndezun, por pa asnji bazë historikedhe pa asnji themel logjik. Na habit fakti sesika mujtë Schmitt-i me ndërtue nji gja tëkëtillë. Absurd asht përfundimi simbas të cil-it: përziemja e Skënderbeut në ketë vrasjeasht e sigurt, kurse ajo e Mehmetit e dyshimtë(f. 61).

Historiani i ri Schmitt s’e ka kuptue apoban sikur s’e ka kuptue, se motivi personalishte motivi ma i fundit i ndeshjes mes os-manëve dhe Skënderbeut. Lufta në Egje, nëMore, në Peloponez, në Vllahi, Hungari - dhevetë ftesat e herë mbas hershme të sulltanitdrejtue Skënderbeut për pajtim, tregojnë sepolitika osmane e ngjadhnjimit shkonteshumë përtej zhdukjes nga faqja e dheut tënji rebeli që sundonte mbi male të zhveshu-na, pa pasunina dhe pa tituj që mund t’i jep-nin famë ngadhnjimtarëve.

Me pohue se hakmarrja ka qenë shkakukryesor i luftës së nji populli për me qenë ilirë dhe i nji udhëheqësi për mos me iu nën-shtrue sulltanit, asht si me pohue se të gjithafunksionet jetike: të trunit, të zemrës, të

mëlçisë, mvaren kryekëput prej ngjyrës sëlëkurës!

Filozofia e historisë (Meinecke, Dilthey, E.Meyer) na mëson se nji proçes historik, siçasht për shembull kryengritja 25 vjeçare eSkënderbeut nuk mund të trajtohen si të ish-te nji “faida”, mbasi efektet e gjestit tëSkënderbeut rrezatohen edhe në shekujt emavonshëm deri në vjeshtën e vitit 1912.

Friedrich Meinecke e thotë qartë tek njistudim i tiji i vitit 1927 me titull: “Kausal-itäten und Werte in der Geschichte”, se kon-ceptimi antik i historisë, që zgjati deri në pragtë Iluminizmit, shihte tek historia gjurmën evendimeve dhe të veprimeve individuale,kurse konceptimi modern që ndjek hallkat elidhjeve shkakore dhe të kavive meta-individ-uale të jetës historike, prihet kah nji ekuilibëri arsyeshëm.

Simbas Meinecke-s, nji interpretim i njian-shën që sheh individualizmin dhe trajton njiarsye private si qendër të gravitetit të njiproçesi historik e kthen historianin mbrapanë kohë tek Tukididi dhe Herodoti. Pra, po tëmendojmë se akejtë me të vërtetë sulmuenTrojën për me rimarrë Helenën do të kthe-hemi tek mendësia historike e Homerit. Enjejta gja po të mendojmë se nji hakmarrjepersonale vuni Skënderbeun në krye të njilëvizjes së përbotshme kundër osmanëve për25 vjet!

Por edhe po ta pranojmë si të vërtetë fak-tin që i jati i Skënderbeut u vra prej sulltanit,sa princa dhe fisnikë prej Ballkanit i shërbe-jshin sulltanit, mbasi ky u kishte vra etnit!Ndër ta kishte edhe mjaft serb, prandajSkënderbeu tue mos u hakmarrë nuk thyenteasnji taboo.

Schmitt-i ka humbë drejtpeshimin, mbasinji dokument i konfeksionuem prej vëzhgue-sash të huej pranë nji oborri si ai i Papës, nëmungesë të çdo konfirmimi edhe të tërthortë,

nuk ka ma shumë dinjitet shkencor sesa njihipotezë e dobtë. Druhemi se historiani zvice-ran Schmitt në ketë rast e ka humbë fillin. Ipezmatuem prej entuziazmit të nji zbulimimadhor, sëmundje e randomtë kjo e diletan-tizmit shqiptar, ai ka përfundue në krahët enji gnosis thjeshtëzuese pa baza logjike e his-torike. E kështu me nji hop të vetëm ai ka lanëmbas doret kritikën e saktësisë (anàkrisis) tëcilën na e porositë nxehtësisht J. G. Droysen-t tek “Historik” e tija.

Nji tjetër problem asht vetë Skënderbeu.Schmitt-i e quen atë e shokët e tij që u kthyennë atdhe: renegatë. Nuk e di nëse historianiynë e ka të qartë vlerën e këtij termi dhe nësee kupton mirfilli se çka domethanë me u mar-rë peng! Pengu nuk asht nji shenj miqsijet apokrushqijet, madje detyra e nji robi të marrunpeng, qysh se shndritë dielli mbi tokë, ashtme fitue rishtas lirinë. Nuk ka asnji doku-ment, përveç hipotezave të Schmitt-it, ku tëpohohet se Skënderbeu ndërroi fenë me vull-netin dhe me bindjen e tij të thellë shpirtnore.Gjasa ma e madhe asht që ai të ketë jetue sinji kriptokristian deri në çastin e ikjes, siçdëshmojnë edhe biografët e parë.

Mandej, përfytyrimi i Schmitt-it i nji ac-tus fidei të Skënderbeut mbas kthimit në Arb-ni asht krejtsisht holliwoodian.

Vetëm kronikat e sulltanit dhe historianiSchmitt (pjesa tjetër janë gjithsesimbasardhës të kronikanëve të sulltanit), equejnë Skënderbeun renegat. Na duket intu-itive se nji njeri që nuk ia kthen shpinën ven-dit të vet dhe mendon për tokën amtare, përpronat dhe për njerzit e vet - simbas normavetë qytetnimit nuk asht nji tradhtar. Edhe kon-ventat moderne që rregullojnë trajtimin erobëve të luftës njohin të drejtën e robit meikë dhe me fitue rishtas lirinë.

Libri i riPolemikat&

Polemikë

Schmitt-inme

Renegat?Schmitt-i e quen Skënderbe-un e shokët e tij që u kthy-en në atdhe: renegatë. Nuke di nëse historiani ynë e katë qartë vlerën e këtij termidhe nëse e kupton mirfilli seçka domethanë me u marrëpeng! Pengu nuk asht njishenj miqsijet apo krushqi-jet, madje detyra e nji robi tëmarrun peng, qysh seshndritë dielli mbi tokë, ashtme fitue rishtas lirinë. Nukka asnji dokument, përveçhipotezave të Schmitt-it, kutë pohohet se Skënderbeundërroi fenë me vullnetindhe me bindjen e tij të thellëshpirtnore.

Kopertina e librit të Ardian Ndreës

Vijon nga faqja 3

Page 5: Ardian Ndreca: Kur “Skënderbeu” nuk asht historia e Skënderbeut

E diel, 28 Dhjetor 2008 LIBRI I SKENDERBEUT - V

Historia nuk asht thjesht nji rreshtimdatash e ngjarjesh, emnash dhe citatesh, du-het ma tepër, nevojitet shpirti i historisë, psepa të datat e emnat janë gur vorresh qës’bzajnë.

Në qoftë se Skënderbeu asht renegat,atëherë pse autori quen renegatë edheHamzain dhe Ballaban Pashën? Ata, simbaslogjikë së tij, duhet të ishin besnikë dhe her-onj!

***Ka nji maní në këtë libër me paraqit em-

nat, toponimet, termat e ndryshme në formate tyne sllave. Folëm ma nalt për emnin Ivan.Kemi mandej emnin Joan Muzaki. ToponiminBila kamin (Guri i Bardhë), Ivan Balšiq (sic!shih. f. 150), Suva gora (Mali i Thatë), Dolgoberdo (Mali i Gjanë). Mandej emna tëpërveçëm: flitet për Golem Aranit Komni-noviqin, kurse djali i Skënderbeut quhet Ivan(fq. 213). Prapë: Lukaris/Lukareviq, de Poz-za /Puçiq (për mbaresat sllave të të dyve au-tori frymzohet tek Radoni, shih: nota 167, f.317).

Për me shkrue formën Golem Aranit Ko-mninoviqi, Schmitt-i frymzohet rishtas prejRadoni-it (shih: nota 337, f. 196). Edhe pemagjenealogjike, e riprodhueme në tekst (f. 195)paraqet format e sllavizueme.

Pse? Vetë përzgjedhja e nji forme gjuhë-sore/etnike tregon se autori mban nji qën-drim të caktuem dhe përçanson historinë josi nji shkencatar i paanshëm por si nji aktori vendosun me e kthye Skënderbeun sa në njiudhëheqës ushtarak makiavelik dhe të ran-domtë aq edhe në nji satelit shpirtnor të botëssllave!

Babinger-i, që asht historiani që na ka lanëgjanat ma t’randësishme për familjen në fjalë(shih: Das Ende der Arianiten), në studimin

e vet nuk e shton mbaresën sllave -viq ! Ashtinteresant madje fakti, se në pemën gjeneal-ogjike t’Aranitëve, renegatët, pra ata që kanëtradhtue Arbnín, kanë mbetë pa emën e shen-johen thjeshtë: renegatë.

Zakonisht në pemët gjenealogjike para-qiten me emën edhe fëmijët e vdekun nëmoshë të mitun, të çmendunit e edhe kopilat,kurse renegatët shlyhen sepse kanë tradhtuetokën e vet.

Nji lajthitje (lapsus calami?) tjetër ashtpohimi se Koncili i Firences i dha fundskizmës 400 vjeçare mes ortodoksve dhe ka-tolikëve (f. 63). Jepet ideja se skizma morifund. Dokumenti i 5 korrikut 1439, që sot ru-het në Laurenziana, u firmos gati prej tëgjithëve (përjashto pak grekë) dhe vendostebashkimin mes grekëve (jo të gjithëortodoksve, mbasi ma vonë do të ketë mar-rveshtje të veçanta me jakobitët dhe me ar-menët) dhe Kishës së Romës. Por fundi iskizmës nuk qe nji fund i vërtetë, Bessarionie Pletoni nuk mjaftonin me bashkue dy kis-hat, siç e tregon historia deri në ditët e sot-me.

Nji spjegim që s’bind asht çeshtja e titullittë Skënderbeut. Šufflay dishmon se Gjergj IIBalshaj thirrej Princeps Albanie (sic - pse ashtgjinorja e latinishtes së asaj kohe), Karl To-pia thirrej catholicus princeps Albanie.

Kurse Skënderbeu thirrej Albanie Domi-nus (Schmitt, nota 113, f. 139) ose princepscatholicus (Schmitt, f. 331). Por ai ishte njerii luftës - vijon Schmitt, ndryshe prej monar-këve të tjerë ballkanikë që jetonin në pallate,me kancelarë e me njerëz të dijtun (sic! shih:f. 472).

Po e lamë mënjianë këtë përfytyrim ro-mantik, mbasi as krajl Nikolla në shekullinXX nuk ka jetue ashtu siç sheh andrraSchmitt-i për monarkët e Ballkanit gjatë shek-ullin XV.

Po kthehemi tek titujt. Simbas Schmitt-it,

Skënderbeu mbetë pa titull pse ai ndihet imvarun prej Bizantit dhe tue mos pasë nji tit-ull prej tij, mbetë pa gja.

Por Bizanti, i cili në vitin 1453 do të shem-bej përfundimisht, nuk gëzonte ma as au-toritet moral e as perandorak me i dhanë kujttituj. Mandej mes Bizantit dhe Arbnis kishtehy si pykë fuqija osmane dhe asht absurde qënji princ praktik dhe i shkathët për me baaleanca të priste me marrë titull prej nji per-andorije që ishte në grahmat e fundit! Pseduhej ta lidhte fatin e vet dhe famën në zenitme nji realitet që po perëndonte?

A nuk kishte nji burim tjetër titujsh nëPerëndim? Pse nuk mori titull prej Papës, kurma vonë ishte ba i randsishëm për gjithëkrishtënimin? Këtë gja nuk e dijmë, mbasidokumentet që ka zbulue Schmitt-i për çesh-tjet e randsishme nuk na thonë gja.

Por heshtja dhe padija jonë sot nuk pro-vojnë se Skënderbeu s’e kishte të qartë sePapa asokohe ishte i vetmi autoritet që mundtë jepte tituj. Në mars të vitit 1452 në RomëPapa Eugjeni IV kishte ba kunorzimin per-andorak të Frederikut III.

Bekimi mbi “rota porhyretica” i Peran-dorit në mes të bazilikës së shën Pjetrit dhedorzimi i drandofilles së artë i kishin treguembarë botës se kush kishte pushtet me kunor-zue nji monark. Prandaj teza e Schmitt-itmbetë pa bazë dhe mbi të gjitha nuk spjegonsjelljen e Skënderbeut mbas ramjes së Kon-stantinopojës.

Në veprën e Schmitt-it gjejmë herë mbashere interpretime dhe vlerësime tendencioze.

Ai, për shembull, ushtron nji skepsi pirro-niane ndaj Kuvendit të Lezhës (f. 77), gati-gatii duket e pamundun që arbnorët mbërrijnëme u mbledhë në kuvend dhe me marrë ven-dime politike. Rreket me provue se kuvendidështoi, por harron se nji përfundim i tillë eban ma të vështirë spjegimin e sukseseve tëSkënderbeut. Asht interesant fakti se kur fletpër dëshirën për liri që nxiti Kuvendin eLezhës, autori e ven në thojza fjalën liri (shihf. 79), sikur kjo të ishte e marrun uha subcondicione. Sulmet e Skënderbeut kundërArbnisë venedikase i duken pa kuptim dhegjithçka shumëzohet me zero. (ff. 84-94).

Na vjen me pyet nga e din autori që “tru-pat rezerviste nga Dibra e sipërme llah-tariseshin nga pamja e sulltanit” (f. 102), apoprej ku del se të krishterët jetonin të tmerru-ar në malësi ? (f. 135)

Schmitt-in duket se e skandalizon fakti qëSkënderbeu dhe barinjt e tij (nuk e hup ras-tin me theksue se ushtarët e tij ishin barinj, athue se ushtarët serb apo mercenarët span-joll ishin orëndreqës apo kirurgë) banin eks-pedita plaçitëse në tokat e pushtueme prejturqve dhe digjnin e grabitnin (f. 121). A thuese në nji kohë kur komandantat e Skënder-beut të kapun prej Ballaban Pashës ripeshinsë gjalli, ai duhet të vepronte në përputhje mekonventat e Gjenevës?

Mandej nuk na duket se asht thjesht plaç-ka e preja motivi pse njerzit e ndiqninSkënderbeun, siç don me na ba me besueSchmitt-i, mbasi ai vetë pohon se po ata njerzpranonin ma mirë me vra veten sesa me iunënshtrue turkut (f. 147).

Autori e quen Ballaban pashën “fshatariplak” pse ishte me origjine fshatare, në nji

kohë që Ballabani kishte luftue gjithë jetën esi fshatar s’i kishte mbjellë kurrë dy kokrraqepë! Asht si me quejt nipin e nji lundërtaritë famshëm, por që s’ka lundrue kurrë: “de-tar i famshëm”!

Shpesh autori përdorë “due pesi e due mi-sure”.

Për shembull: për të Barleci asht legjen-dar, por nuk ngurron me e citue, tue e nxjer-rë si të besueshëm, kur prifti shkodran thotëse djemt matjanë rekrutoheshin për plaçkë(f. 130).

Në nji anë Barleci asht legjendar, në anëntjetër kronika e Carlo Tocco-s asht e be-sueshme! Sidomos kur prej saj citohen sham-jet e poetit ndaj arbnorëve të quejtun “bariderrash”, a thue se grekët apo serbët ishinbari gamilesh! (f. 116).

Prej Barlecit merren dhe nënvizohen disaepisode që do ta banin qesharak Skënderbe-un. Psh. kali i tij derdh lot njeriu kur vdes izoti, ose Skënderbeu ishte nji njeri gjysëmhyjnor! (f. 117).

A thue nuk e din autori se në të gjithëletërsinë kalorsiake perëndimore dhe bizan-tine gjejmë episode të këtilla, gja që nuk ia ulvlerat dëshmive të dorës së parë të Barlecit etë D. Frangut!

Paralelizmi mes cubit Tocco dhe Skënder-beut, asht i pa bazë, për vetë faktin se cubitTocco i humb nami dhe emni, pse cubnia nukasht ideal që përjetsohet në vetëdijen e popu-jve, kurse liria po.

Në libër citohet përmbledhja foklorike eMarin Sirdanit për me i ba nji lloj proçesindërgjegjes kombtare të shqiptarëve që kambart në shekuj idena aq antishkencore eantihistorike (ff. 119-120). Vetëkuptohet se rig-oroziteti shkencor i Schmitt-it do të dëshiron-te që edhe folklori të shprehej në terma ekua-cionesh matematike.

Historiani i ri Schmitt përmend unazën eSkënderbeut që kishte Leden (Ëçäá) dhemjellmën (në tekst shohin përçudnisht të sh-krueme: Leiden). Menjiherë hipoteza ab-surde: mos nënkuptonte Skënderbeu Kastor-in, djalin e Zeusit, pra a mos ndoshta kishteidenë e prejardhjes së vet hyjnore!

Në këtë pikë burimi i Schmitt-it asht rish-tas mentori i tij Radoni (shih f. 128, nota 63).

Nji mendim kaq absurd dhe teveqel, nukdo të mund t’i kishte lindë Skënderbeut as potë kishte pasë njikohsisht dijet e Winckel-mann-it dhe marrinë e madhshtisë së Ner-onit!

Këto janë hipotezat me anë të cilave histo-riani Schmitt don me çmitizue figurën e pr-ijsit arbnor?

Apo çmitizim domethanë me e kthyeSkënderbeun në nji figurë qesharake?

Mund të themi se në këtë rast arma e paza-kontë e historianit tonë asht kthye në nji boo-merang dhe e i ka ra atij vetë.

Janë të pakuptueshme përfundimet e au-torit: “Kështu fati i Gjergjit nuk mund të qu-het aspak i jashtëzakonshëm. Fati i GjergjKastriotit ka mbetur i pashlyeshëm nëkujtesën e brezave të mëpasëm vetëm për sh-kak të famës së tij të vonë” (f. 49).

Ne kujtuem se autori don me spjeguefamën e Gjergjit tue nisë prej jetës së tij, psepër me spjegue famën e tij tue i nisë te vetëfama, na duket nji tautologji shterpë….

Në veprën e Schmitt-it gjejmë herë mbas here inter-pretime dhe vlerësime tendencioze. Ai, për shem-bull, ushtron nji skepsi pirroniane ndaj Kuvendit tëLezhës (f. 77), gati-gati i duket e pamundun që arb-norët mbërrijnë me u mbledhë në kuvend dhe memarrë vendime politike. Rreket me provue se kuvendidështoi, por harron se nji përfundim i tillë e ban ma të vësh-tirë spjegimin e sukseseve të Skënderbeut

Emrat dhe toponimetKa nji maní në këtë libër meparaqit emnat, toponimet,termat e ndryshme nëformat e tyne sllave. Folëmma nalt për emnin Ivan.Kemi mandej emnin JoanMuzaki. Toponimin Bilakamin (Guri i Bardhë), IvanBalšiq (sic! shih. f. 150),Suva gora (Mali i Thatë),Dolgo berdo (Mali i Gjanë).Mandej emna të përveçëm:flitet për Golem AranitKomni-noviqin, kurse djali iSkënderbeut quhet Ivan (fq.213). Prapë: Lukaris/Lukare-viq, de Pozza /Puçiq (përmbaresat sllave të të dyveautori frymzohet tek Radoni