“biza 2012”, tregues i profesionalizmit të farsh - …...ta justifikoni besimin e dhënë? si...

52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 80-të i botimit Nr. 9 Mbrojtja “BIZA 2012” , tregues i profesionalizmit të FARSH

Upload: others

Post on 16-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 80-të i botimitNr. 9

Mbrojtja

“Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH

Page 2: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 2

P ë rmba j t j anumri 9

intervista

aleanca

emergjencat

integrimi

4

11

22

31

Të angazhuar për zhvillimin e profesionalizmit të personelit në FARSH

Zhvillon punimet në Tiranë Konferenca e 6 Ligjore e NATO

Forcat e Armatosura në përballimin me sukses të Emergjencës Civile

QKSM, domosdoshmëri për të arritur qëndrime koherente mbi çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë

Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Kapiten Dritor Papa

Gazetarë: Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

Mimoza Golikja

Redaktore korrektore: Elona Shimaj

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Shtypur në shtypshkronjën:“Kristalina KH”

stafi

10 zyrtare

Shqipëria lavdërohet për kontributin në operacionet e AleancësSekretari i Përgjithshëm i NATO-s lavdëroi Shqipërinë për kontributin në Afganistan dhe operacione të tjera të Aleancës...

18

A jemi duke fituar në Afganistan...? Mungesa e një tregimi të përcak-tuar qartë në lidhje me Afganista-nin, e kombinuar me zhurmën e zgjedhjeve dhe shqetësimet...

14 reportazh

isaf

qksm

“Biza 2012”, demon-strim i standarteve në rritje të FASH Biza, rajoni ku janë zhvilluar me dhjetëra stërvitje në kuadër të For-cave të Armatosura, të vendeve partnere dhe të NATO-s, rajon i cili, ka histori të shumta...

34

Projekt ambicioz i Ministrisë së MbrojtjesNë botën e shekullit të 21-të, analiza e sfidave strategjike dhe e rreziqeve është një çështje e ndërlikuar dhe shumë...

Page 3: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 3

editorialForcat e Armatosura, spiranca atlantike

e kombit në 100 vjetorin e pavarësisëForcat e Armatosura janë spiranca atlantike e kom-

bit në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shtetit Shq-iptar. Këtë fakt e konfirmoi edhe një herë tjetër taki-mi bilateral në Bruksel i Presidentit të Republikës,

njëherësh Komandant i Përgjithshëm i FARSH, Bujar Nis-hani me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Konferenca për shtyp dy palëshe në “NATO Headquarters” është një shenjë respekti dhe vlerësimi për rolin e FA në mbrojtjen kolektive të Aleancës dhe kontributin e vyer në misione. “Shqipëria është një aleate e çmuar”, de-klaroi shefi i NATO-s, Rasmussen; Sepse “ju jeni të përkush-tuar ndaj mbrojtjes sonë të përbashkët dhe operacioneve tona dhe ju po jepni kontribute të rëndësishme në misionet tona në Afganistan dhe në Kosovë. Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj të qëndrueshme dhe falenderojmë trupat tuaja për kurajën dhe profesionalizmin e tyre”.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se integrimi Euro-Atlantik mbetet mënyra më efektive për të sjellë sta-bilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. “Si një anëtare e Aleancës sonë Shqipëria mund të jetë një shembull i mirë për mbarë rajonin”, theksoi ai. “Dyert e NATO-s vazhdojnë të mbeten të hapura. I inkurajojnë të gjitha vendet aspiruese për anëtarësim që të vazhdojnë të tregojnë përkushtim poli-tik, një seri reformash dhe tregues përgjegjmërie dhe një vullnet të ri për të zgjidhur mosmarrëveshje të vjetra. Ka ende punë për të bërë, por e ardhmja e mbarë rajonit është në familjen euro-atlantike, u shpreh sekretari i përgjithshëm i aleancës më të madhe ushtarake të njohur ndonjëherë në histori.Kuptohet vetiu, si një anëtare e NATO-s, Shqipëria ka një interes të veçantë për Kosovën ku Aleanca po drejton njërin prej operacioneve të saj të suksesshme – atë KFOR-it. Shq-ipëria ka një interes të veçantë që vendet e Ballkanit Perën-dimor të bëhen anëtarë të Aleancës sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të kenë përmbushur kriteret e nevojshme. Shqipëria ka deklaruaer se do të mbështesë fuqishëm poli-tikën e dyerve të hapura të bindur se ajo i kontribuon një Europe më të sigurtë e më të begatë.

Shqipëria sot ka një ushtri profesioniste, që forcohet dita ditës duke pasur synime të qarta për përsosjen dhe mod-ernizimin e saj. Forca Tokësore sot është më e mirëtrajnu-ar, profesionale, dhe më efiçente. Forca Detare dhe Forca Ajrore po modernizohen dhe pajisen dita ditës me mjete dhe teknologji të avancuar. KDS-ja brumos ushtarë, nëno-ficerë, oficerë dhe punonjës civilë, të cilët shfaqin dije e përkushtimin, profesionalizëm dhe të gjithë sëbashku japin një kontribut, sa herë u kërkohet, në ndihmë të popullsisë në raste të emergjencave civile e katastrofave natyrore, për garantimin e sigurisë së vendit në tërësi dhe për an-gazhimin e kontributin për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në botë.Padyshim ushtarakët shqiptarë po kryejnë me sukses mi-sione luftarake nga më të rrezikshmit në Afganistan. Si viti i 100 i ekzistencës së Forcave të Armatosura, ka një përkushtimi maksimal i të gjithë anëtarëve të Forcave të Armatosura, për përmbushjen e misionit të tyre, shtyrjen përpara të reformave të nisura, rritjen e kapaciteteve profe-sionale e operacionale. Stërvitja “Biza 2012” ishte një test që certifikoi përsosjen e mëtejshme të Forcave të Armato-sura në përputhje me standardet e NATO-s.

Lavdrim LitaDrejtor

Page 4: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 4

Procesi i arsimimit dhe kualifikimit të personelit është një element thelbësor për garantimin e realizimit me sukses të misionit të Forcave tona të Armatosura, dhe në interes të tij, Ko-

manda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm. Për të mësuar më shumë rreth masave të marra rreth këtij procesi në prag të fillimit të vitit të ri akademik dhe disa çështje të tjera të cilat mendojmë të jenë me interes për lexuesit, ne menduam të zhvillojmë një intervistë me komandantin e kësaj ko-mande, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, të cilin në emër të redaksisë së revistës Mbrojtja e falënderojmë që ju përgjigj pozitivisht ftesës sonë dhe në të njëjtën kohë i urojmë suksese për marrjen e gradës madhore gjeneral-brigade dhe emërimin në postin e komandantit të KDS.

Zoti Gjeneral, para disa ditësh, pas marrjes së

gradës madhore Gjeneralbrigade, jeni dekretuar në detyrën e lartë dhe njëkohësisht me shumë përgjegjë-si, atë të Komandantit të KDS. Ç’mund të na thoni për këtë vlerësim të madh që Ju është bërë dhe si do ta justifikoni besimin e dhënë?

Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë është edhe një përgjegjë-si e impenjim i shtuar për mua, për një nga drejtimet me të rëndësishme dhe jetike për FA, siç është drejtimi në fushën e arsimimit dhe përgatitjes profesionale të personelit të FA, si dhe të zhvillimit të mendimit doktri-nar në FARSH.

Në këto rrethana angazhimi im personal do të jetë për të vazhduar punën e mëtejshme në konsolidimin dhe

Të angazhuar për zhvillimin dhe konsolidimin e profesionalizmit të personelit të FARSH

intervista

ngritjen në një shkallë më të lartë dhe më cilësore të të gjithë procesit të përgatitjes profesionale ushtarake, për të mundësuar përgatitjen e personelit të FA me të gjitha cilësitë dhe dijet e nevojshme profesionale, për t’u shërbyer sa më natyrshëm ecurisë dhe konsolidimit të FARSH, dhe përkujdesjes ndaj realizimit të detyrave në shtabe dhe në organizmat e tjera të NATO-s.

Në kuadër të rishikimit të strukturës, KDS aktual-isht po organizohet mbi bazën e elementëve struktu-rorë të rinj, mbështetur nga realizimi i misionit dhe detyrat themelore, nga dhe do të vijë edhe përmbushja

Intervistë me Komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha

Intervistoi: Kapiten Dritor Papa

Page 5: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 5

intervistae misionit të KDS. Bashkëpuni-mi i ngushtë me të gjitha këto struktura, me strukturat e FA, por edhe ato arsimore e kërki-more jashtë tyre do të shihen të lidhura ngushtë me interesat, kërkesat dhe nevojat e FA, duke bërë orientimin e duhur me rre-thanat e reja, të krijuara në kuadrin e një mjedisi kompleks e gjithëpërfshirës.

Strukturat e FA, MM, SHP-FA, drejtoritë në SHPFA e MM, komandat kryesore, do të gjejnë kurdoherë “derën e hapur” në KDS për bashkëpunim të pan-dërprerë e frutdhënës në fush-ën e arsimimit, të doktrinës dhe standardizimit, si dhe zhvillimit të punës kërkimore e shkencore, duke theksuar këtu se do të shtohen përpjekjet për të shtrirë e thelluar bashkëpunimin edhe me Institucionet e Arsimit të Lartë publik e jopublik, në interes të real-izimit sa më cilësor të misionit të KDS dhe, gjithmonë në interesin e përbashkët të realizimit të misionit kush-tetues të FARSH.

Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes është struktura e FA, që bën të mundur arsimimin e kuali-fikimin institucional të personelit të FA, duke filluar nga stërvitja bazë e ushtarit deri tek kualifikimet më të larta në fushën e sigurisë e mbrojtjes. Cili do të ishte vizioni juaj si komandant i kësaj force?

FA prej disa vitesh janë futur tërësisht në procesin e ndryshimeve rrënjësore për reformimin dhe mod-ernizimin e tyre, duke kaluar në një stad më cilësor. Kërcënimet ndaj sigurisë sot, janë më të ndryshme, më të vështira për t’u parashikuar dhe neutralizuar, duke kërkuar që institucionet tona të arsimimit dhe stër-vitjes të përshtaten dhe, kjo do të arrihet në radhë të parë nëpërmjet punës dhe përshtatjes së programeve të tyre për të përgatitur oficerë, nënoficerë dhe ush-tarë, të aftë për të realizuar misionet dhe detyrat që kërkon koha dhe situatat operacionale.

Këto ndryshime në mjedisin e sigurisë, sikurse e për-menda dhe më lart, janë reflektuar edhe në ndryshimet strukturore, gjithmonë për të siguruar plotësimin sa më efikas të misionit tonë, duke na diktuar përherë e më shumë nevojën e evoluimit dhe zhvillimit të procesit të arsimimit dhe stërvitjes, zhvillimit të koncepteve doktrinare dhe mbështetjes së vazhdueshme të pro-cesit të përgatitjes profesionale në FA, çka përkthehet në një veprimtari më të plotë në realizimin e misioneve dhe detyrave të tyre.

Synimi kryesor për ne do të jetë konsolidimi dhe ngritja në një shkallë më të lartë dhe më cilësore e ar-simimit dhe stërvitjes në Akademinë e FA e në SHT, në përputhje me legjislacionin përkatës dhe udhëzimet e dhëna, larg “intelektualizmave boshe”, duke bërë të mundur në radhë të parë përgatitjen e ushtarakut shqiptar me të gjitha cilësitë dhe dijet e nevojshme

profesionale, për t’i shërbyer sa më mirë e natyrshëm forcimit dhe konsolidimit të FARSH.

Koha e kërkon që, përgatitja profesionale të drejto-het e përmirësohet vazhdimisht, përvoja dhe mësimet e nxjerra nga e kaluara të përdoren për të dritësuar ob-jektivat tona për të ardhmen, baraspesha e duhur mes koncepteve akademike dhe realitetit operacional, të re-flektohen në një program arsimor efektiv për personelin e FA .

Forcat e Armatosura dhe ne si KDS, duhet të ndër-marrim veprime të vazhdueshme për të përmirësuar aftësitë operacionale të trupës, të oficerëve dhe të nënoficerëve në mënyrë që të vazhdojnë të operojnë në rrugë të efektshme në misionet e ngarkuara, qoftë dhe në mjedise lufte jo të zakonshëm.

Procesi i përgatitjes profesionale në FA duhet të japë dhe ndërthurë njohuri dhe aftësi të veçanta për drejtimin dhe menaxhimin e Forcave të Armatosura në luftë dhe në paqe, referuar në artin dhe në shkencën ushtarake, si për oficerët, për nënoficerët, por do të theksoja edhe për ushtarët. Zhvillimi me përgjegjësi i programeve dhe kurrikulave të arsimimit ushtarak, si dhe puna kërkimore e shkencore në auditorët e KDS, të cilat nuk duhet të shihen si qëllim në vetvete e për interesa të ngushta apo “qëllime filantropike” për kontingjente jashtë struk-turave të FA, por ato do të shqyrtohen të lidhura ngush-të me interesat, kërkesat dhe nevojat e FA, duke bërë orientimin e duhur dhe të drejtë me rrethanat e reja të krijuara në kuadrin e një mjedisi strategjik dhe operacio-nal e gjithëpërfshirës.

Synimi kryesor në përgatitjen e ushtarëve do të jetë formimi i tyre me aftësitë e nevojshme në detyrat bazë, duke siguruar në radhë të parë transformimin në ushtar pjesëtar i FARSH, e më pas suksesi si pjesëtar i gru-peve të vogla e kontribuues në plotësimin e misionit të njësisë.

Roli që luan trupa e nënoficerëve si ndihmës e këshill-tar i oficerit dhe përgjegjës për stërvitjen do të jetë dhe kushtëzimi bazë në konceptimin e arsimimit dhe stërvitjes profesionale të tyre. Rritja e cilësisë në ar-

Page 6: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 6

simimin dhe stërvitjen institucionale do të përbëjë dhe rrugën kryesore për rritjen profesionale të kësaj trupe duke synuar përgatitjen e tyre si drejtues dhe stërvitës të ushtarëve, grupeve të ushtarëve dhe nënoficerëve vartës.

Përgatitja e oficerëve si drejtues dhe luftëtarë, teknikisht e taktikisht kompetentë, zotërues të aftësive të larta drejtuese, që demonstrojnë besim, integritet, gjykim e përgjegjësi të fortë, që veprojnë në një gamë të gjerë misionesh e në një terren të masiv, kompleks e të ndryshueshëm, që janë të aftë të ndërtojnë grupe efektive mes ndryshimeve të shpeshta organizative dhe teknologjike, si dhe që zgjidhin problemet në mënyrë kri-juese, do të jetë edhe thelbi i punës në Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA) dhe i gjithë procesit të arsimimit.

Si çdo fillim shtatori, në KDS ka një rritje të inten-sitetit të aktiviteteve që mbulohen prej saj. Ç’mund të na thoni për masat e marra në prag të fillimit të vitit të ri akademik? A keni hasur në vështirësi dhe cilat janë disa nga kurset që mundësohen këtë vit.

Misioni ynë e kërkon që ne gjithmonë të jemi të për-gatitur për të realizuar me sukses procesin arsimor e stërvitor, ndaj dhe veprimtaria jonë nuk duhet përqen-drohet vetëm në muajin Shtator, por është në vazhdi-mësi. Me këtë rast, më lejoni t’ju kujtoj se gjatë 8 mu-jorit të parë të këtij viti në institucionet e KDS-së në të gjitha nivelet janë arsimuar e trajnuar 1619 kursantë, në 52 kurse dhe aktivitete trajnuese, duke përfshirë dhe ato për operacionet e mbështetjes së paqes, sikurse në zbatim të planit arsimor për vitin 2012 në institucio-net e KDS-së do të vijojnë arsimimin dhe stërvitjen 912 kursantë të rinj në 20 kurse të ndryshme.

Në institucionet e KDS-së, viti akademik ka filluar me sukses dhe masat përgatitore për fillimin e tij kanë ni-sur qysh në fund të muajit korrik. Deri tani , janë marrë masa të plota e të gjithanshme në Akademinë e Forcave të Armatosura, Akademinë e Nënoficerëve dhe Qen-

drën e Gjuhëve të Huaja. Për shkak të ristrukturimit të Shkollës së Trupës kemi ende probleme në fillimin e vitit akademik, por jemi të bindur se edhe ky institucion me riorganizimin e ri që po bëjmë, do të realizojë plotësisht programet në përputhje me afatet e dhe detyrat e për-caktuara.

Në muajin shtator të këtij viti, në KDS kanë filluar dhe do të vazhdojnë kurset e mëposhtme:

Në QSI vijojmë më Stërvitjen Individuale Bazë 205 UP, që përfundon 31 tetor 2012.

Në AM, ka filluar Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes me pjesëmarrjen e 16 vetave nga ku, 5 të huaj, 1 nga Gjeorgjia, 1nga Kroacia, 1 nga Greqia dhe 2 Kosova. Po vijon përgatitja e KTHOSH me 46 kapitenë, po kështu Kursi i Komandës dhe Shtabit me rreth 45 majorë, Kursi i Lartë i Oficerit me rreth 15 nënkolonelë, sikurse është parashikuar me QGJH në 21 shtator, të fillojnë 3 nivelet e gjuhës angleze 2,2,2,2 me 31 kursantë, 2,3,2,3 me 32 kursantë dhe 3,3,3,3 me 7 kursantë. Po kështu, do të theksoja se vijon kursi i POMLT me Policinë e Shtetit, ku marrin pjesë rreth 15 punonjës policie për misione trajnimi në misionin ISAf në Afganistan.

Edhe në Akademinë e n/oficereve, në 17 shtator 2012, ka filluar KB N/Of me 68 kursantë, ndërsa KA N/Of me 30 kursantë fillon në datën 24 shtator 2012 dhe KF i N/Of fillon me 40 kursantë në 1 tetor të këtij viti.

Qartësimi i statusit të Akademisë së Mbrojtjes dhe vënia në efiçencë e Qendrës së Simulimeve dhe trajnim-it mendoj se kanë një rëndësi të veçantë në lidhje me arsimimin dhe stërvitjen e personelit të FARSH. A keni ndonjë zhvillim të ri në këto dy drejtime?

Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes ka për detyrë të organizojë dhe të drejtojë përgatitjen, arsimimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të oficerëve për të tre llojet e forcave, ajo përpunon dhe sinkronizon konceptet dok-trinore bazë për organizimin dhe përdorimin e Forcave të Armatosura në përputhje me Strategjinë e Sigurim-it, Politikën e Mbrojtjes dhe Strategjinë Ushtarake të

Page 7: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 7

Program KoncertiRSH.

Më lejoni të ndalem pak më gjatë në këtë pikë, pasi kjo përbën edhe një nga drejtimet më thelbësore të punës në këtë komandë, duke ndaluar shkurtimisht në synimet dhe punën që do të bëhet në këtë drejtim.

Në përputhje me strukturën e re të FA, e parë kjo mbi bazën e kërkesave që shtron Ligji i Arsimit të Lartë, Akademia e Mbrojtjes tashmë do të quhet Akademia e Forcave të Armatosura dhe në përbërje të saj do të ketë dy fakultete: Fakulteti i Arsimimit të Përgjithshëm Ushtarak dhe Fakulteti i Sigurisë dhe i Mbrojtjes, si dhe Qendrën e Gjuhëve të Huaja.

Fakulteti i Arsimimit të Përgjithshëm Ushtarak – do të ketë objekt të punës së tij përgatitjen si oficerë të kandidatëve që do të rekrutohen nga të diplomuarit në universitetet e ndryshme të vendit apo të huaja, pra që kanë mbaruar programet e ciklit të parë të studi-meve dhe, do t’i nënshtrohen studimeve për marrjen e njohurive bazë të përgatitjes si ushtarak. (Kandidatët e përzgjedhur do të jenë sipas kërkesave që do të kenë Forcat tona të Armatosura). Ky fakultet do të hartojë platformën e përzgjedhjes të oficerëve të rinj dhe një-kohësisht pas miratimit të saj tek MM, do të fillojë pu-nën për akreditimin e programeve në MASH.

Fakulteti i Sigurisë dhe i Mbrojtjes – do të vijojë punën për përgatitjen e kontingjenteve të oficerëve në kurset profesionale të parashikuara, nëpërmjet konsolidimit e përmirësimit të vazhdueshëm të programeve ushtarake (Kursi Themelor i Oficerit, Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kursi i Avancuar i SHIU-t, Kursi i Lartë i Oficerit, Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes), por edhe ato të ciklit të II-të dhe të III-të “Master Profe-sional”, “Master i Shkencave” dhe në “Doktoraturë”, pasi programet e saj tashmë janë të akredituara nga MASH.

Aktualisht jemi në fazën e fillimit të procesit mësimor në të gjitha nivelet dhe vëmendja jonë është përqendru-ar në mbarëvajtjen e procesit në të gjitha këto kurse. Sikurse dihet Kursi i IV i Sigurisë dhe Mbrojtjes me pjesëmarrje nga vendet e rajonit dhe më gjerë, tashmë vazhdon normalisht procesin mësimor, duke e kthyer në një institucion që promovon e përçon mendimin më të përparuar në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe promovon vlerat e Akademisë së Mbrojtjes duke e bërë të njohur jo vetën në mjediset akademike brenda vendit por edhe jashtë tij.

Një nga drejtimet kryesore do të jetë përzgjedhja e një stafi akademik cilësor, i cili plotëson të gjitha kërke-sat që shtron Ligji i AL, dhe si oficer plotëson kërkesat e Ligjit për “Gradat dhe Karrierën Ushtarake në FARSH”, pra të kenë mbaruar arsimin e lartë dhe atë pas univer-sitar me rezultate shumë të mira, të jenë me një eks-periencë si drejtues i nënreparteve dhe reparteve, me aftësi të spikatura për punën në grup, të kenë integritet moral dhe reputacion vlerësues, të njohin mirë gjuhën angleze dhe kompjuterin, si dhe të kenë aftësi të mira në komunikim. Do të synohet që ky personel dhe stafi aka-demik të merren nga trupa e oficerëve nëpër njësi dhe reparte, pasi për ne “laboratorët”e vërtetë janë njësitë dhe repartet e FA.

Page 8: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 8

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në bashkëpunim me Komandën / Rektoratin e AFA po punojnë dhe janë në përfundim të një Projekt- Udhëzimi “Për kriteret e re-krutimit të trupës akademike”, si dhe me tej në fokusin e punës tonë do të jetë objektivi për hartimin dhe mira-timin e të gjithë dokumentacionit në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë, duke filluar nga miratimi i Statutit të AFA në MASH, rregulloreve dhe udhëzimeve të tjera, me qëllim që të vendosen në efiçencë të plotë të gjithë strukturat akademike dhe institucionet arsimore e stër-vitore të KDS.

Procesi që ka filluar do të thellohet më tej në ta ar-dhmen, duke theksuar se personeli oficer e nënoficer do të duhet të jetë i privilegjuar dhe i vlerësuar që punon në këto institucione të KDS, se pas një përvoje 3 – 4 vjeçare pune në arsimim, aftësitë dhe njohuritë tyre rriten dhe kështu mund bëhen drejtues shumë të mirë të nënreparteve dhe reparteve.

Cilat janë disa nga masat që ju si komandant i KDS parashikoni të merrni në lidhje me doktrinën, stan-dardizimin dhe zhvillimin e sistemit të mësimeve të nxjerra, si elemente të rëndësishëm të integrimit të plotë në strukturat e NATO-s?

Kolona e tjetër e rëndësishme ku mbështetet KDS, pas arsimimit dhe stërvitjes është ajo që ka të bëjë me përpunimin e mendimit ushtarak, hartimin e doktrinave të FA, kryerjen e studimeve dhe analizave me subjekte nga fusha e sigurisë dhe e mbrojtjes, menaxhimi i pro-cesit të kërkimit dhe zhvillimit në FA, standardizimit dhe zhvillimit të sistemit të mësimeve të nxjerra.

Në stadin aktual të procesit të reformimit të FA, zh-villimi i doktrinës e përpunimi i manualeve të nevojshëm dhe, mbi këtë bazë, standardizimi i stërvitjes së per-sonelit, shtrohen si një domosdoshmëri që kërkon vë-mendje të veçantë nga KDS në të ardhmen. Qendra e Doktrinës është struktura e vetme “menaxhues” e të gjithë procesit të planifikimit, të hartimit dhe të mira-timit të dokumenteve doktrinarë, të cilët përshkruajnë parimet themelore që udhëheqin FA ose komponentët e saj për arritjen e objektivave të strategjisë kombëtare,

së bashku me taktikat, teknikat, proce-durat dhe metodologjinë e zbatimit të këtyre parimeve doktrinare, çka përbën dhe bazën në hartimin e materialeve ar-simore e stërvitore .

Procesi i hartimit dhe i botimit të dok-trinës dhe të materialeve të tjera dok-trinare është një proces i standardizuar ku Qendra e Doktrinës është instrument kryesor në këtë proces, ku duhet të përf-shihen të gjitha strukturat e FA në nivel ekspertësh.

Një ndikim të madh në hartimin e dok-trinave dhe materialeve të tjera luajnë edhe “mësimet e nxjerra” dhe konsta-timet e bëra nga operacionet dhe stërvit-jet. Mësimet e nxjerra identifikohen nga operacionet që janë në zbatim e sipër, si stërvitjet, kërcënimet aktuale apo dhe shembujt historikë. Mësimet e nxjerra

nga operacionet që janë në zbatim e sipër sigurojnë një standard nga ku mund të gjykohet se çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon mirë. Si përfundim logjik del se, raporti i doktrinës me mësimet e nxjerra siguron që doktrina të jetë aktuale dhe e përshtatshme. Si pjesë e operacio-neve ndërkombëtare të drejtuara nga NATO, ushtarakët tanë duhet të shkëmbejnë informacion dhe me rrjetet e sistemeve të MN të aleatëve të NATO-s, pasi është një nga parimet themelore të sistemit të MN, shfrytëzimi i mësimeve të nxjerra të të tjerëve, në mënyrë që ne të mos përsërisim gabimet e tyre, ose ata të mos përsërisin gabi-met tona. Sistemi i mësimeve të nxjerra kërkon nga ne të shfrytëzojmë në maksimum teknologjinë e informacionit, të shkëmbimit të informacionit “online”, për të dhënë e marrë informacion, për t’u përpunuar dhe analizuar.

Edhe për këtë vit, zbatimi i standarteve mbetet de-tyrë kryesore, në fushën e trajnimeve dhe stërvitjes, në kualifikimin e vazhdueshëm të personelit. QD është or-ganizmi i vetëm i specializuar në fushën e standardizimit në FA, duke kryer studime në fushën e standardizimit op-eracional, material dhe administrativ, për ligjshmërinë në fushën e standardizimit dhe jep rekomandimet përkatëse. Kjo Qendër gjithashtu bën vlerësimin dhe koordinimin e Listave të Kërkesave Prioritare për Ratifikim të STANAG/AP-ve të paraqitura duke bërë vlerësimin analitik të Ra-porteve të Vlerësimit të STANAG/AP-ve sipas fushave përkatëse, të hartuara nga komandat/drejtoritë në MM/SHP, në mbështetje të planit vjetor të standardizimit dhe të propozimeve standardizuese që burojnë nga programi i standardizimit i NATO-s. Ajo mban kontakte të vazh-dueshme me organizmat e NATO-s në fushën e standard-izimit, për sigurimin në mënyrë elektronike apo printim të STANAG/AP-ve për të gjitha fushat e standardizimit, si dhe për vënien e tyre në dispozicion të komandave krye-sore dhe të drejtorive në MM/SHP.

Pak më parë u përmend Qendra e Simulimit – si një projekt i shkëlqyer për mbështetjen e zhvillimit profe-sional të personelit të FA, ç’ mund të na thoni në lidhje me ecurinë e saj?

Qendra e Simulimit (QS) është një strukturë në vartësi

Page 9: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 9

të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, krijimi i së cilës për FARSH siguron një aftësi trajnuese të re e moderne, që sjell përmirësimin e trajnimit për shtabet e FARSH. Ne mendojmë se kjo Qendër do të jetë plotësisht operacionale brenda muajit tetor të këtij viti. Dhe në kuadër të 100 vje-torit ajo të zhvillojë stërvitjen e saj të parë të mbështetur me simulim dhe, këtë do ta realizojmë brenda muajit nën-tor të këtij viti.

Qendra është e projektuar, kompletuar dhe pajisur për t’u siguruar njësive dhe liderëve të FARSH-së një mjedis stërvitjeje të kohës. Duke u përdorur siç duhet, Qendra do të përmirësojë në mënyrë rëndësishme trajnimin, për-gatitjen e drejtuesve dhe gatishmërinë e njësive kudo në FARSH. Ajo do të përdorë dy simulime të fuqishme që përfshijnë simulimin taktik dhe të konfliktit të përbashkët (JCATS), si dhe hapësirën virtuale të Betejës 2 (VBS2). Të dy programet janë sisteme të vërtetuara më parë dhe të përdorura nga NATO, SHBA dhe shumë vende të tjera. Mi-sioni i saj është që të sigurojë një trajnim cilësor dhe real për operacione të kombinuar e të përbashkët, përfshirë këtu edhe operacionet shumëkombëshe e ndërqeveritare, për komandantët dhe shtabet e FARSH-së, në përputhje me doktrinën kombëtare dhe ato të NATO-s.

Qendra e Simulimit e FARSH-së përfshin praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra nga ushtria amerikane dhe ato të vendeve të tjera të NATO-s në më shumë se 30 vitet e shkuara. Në këtë Qendër janë investuar mbi 75milion lekë, për blerjen e pajisjeve dhe programit të simulimit JCATS. Departamenti Ameri-kan i Shtetit ka mbështetur nga ana financiare trajnimin e stafit të Qendrës së Simulimit për programin JCATS (Joint Conflict and Tactical Simulation), si dhe jep në mënyrë permanente asistencë dhe mbështetje me 3 përfaqësues të Kompanisë CUBIC të caktuar në QS.

Kjo strukturë është e kompletuar 100% me personel dhe, stafi i Qendrës se Simulimit ka zhvilluar një trajnim in-tensiv për të arritur aftësitë e domos-doshme individuale dhe kolektive. Aktual-isht ekipi mund të kryejë funksionet bazë të mbështetjes së simulimit dhe zhvillimit të stërvitjes dhe vazhdon të përgatitet e konsolidohet përditë në synimet që i ka vënë vetes për të ardhmen.

Viti 2012 është viti i një rëndësie të veçantë për të gjithë shqiptarët pasi përkon me 100 vjetorin e pavarësisë dhe krijimit të FA. Cili do të jetë roli i KDS në përkujtimin e këtyre ngjarjeve historike?

Sigurisht roli i KDS në përkujtimin e ngjarjeve his-torike që përkojnë me 100 vjetorin e pavarësisë dhe krijimin e Forcave të Armatosura është mjaft i rëndë-sishëm, pasi Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes është i vetmi institucion i FA, me personel dhe kapacitete të larta intelektuale dhe akademike, që janë njohës shumë te mirë te historisë së Shtetit Shqiptar dhe veçanër-isht për historinë e krijimit dhe arritjeve të FA, ndaj dhe i është besuar pjesa tërësore shkencore dhe historike

9

e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura.

Puna ka filluar dhe po ecën me ritme të kënaqshme, janë marrë masa të gjithanshme për përgatitjen e vep-rimtarive shkencore me tematikë “100 vjet Shtet Shq-iptar – 100 vjet Forca të Armatosura Shqiptare”, këto veprimtari janë menduar të zhvillohen në dy konferenca shkencore:

Konferenca shkencore ndërkombëtare me titull ”Shq-ipëria dhe shtetet e huaja në 100 vjet Pavarësi Kom-bëtare” dhe Konferenca shkencore me titull “Siguria në hapësirën shqiptare, FA dhe mendimi ushtarak shqiptar në 100 vjet”. Për përgatitjen dhe zhvillimin e këtyre kon-ferencave janë ngritur grupet e punës duke angazhuar personelin e duhur, kompetent dhe njohës të mirë të historisë së popullit shqiptar.

Po kështu, KDS me seriozitetin maksimal po punon edhe për një veprimtari tjetër mjaft domethënëse për Forcat e Armatosura; ngritjen e Muzeut të Forcave të Armatosura, ku do të dalin më në pah vlerat historike dhe arritjet e FA në 100 vjet të krijimit të tyre. Puna është përqendruar si për rikonstruksionin e godinës dhe mjedi-seve të jashtme, ku do të arredohen elementët që do të ekspozohen, po kështu po bëhen edhe për përshtatjet e duhura në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes është struk-turë bashkëpunuese edhe në mjaft aktivitete po kaq të rëndësishme në festimet e 100 vjetorit ndër to do të theksoja edhe për botimet e ndryshme sikurse janë: Për-gatitja dhe botimi i librit “Dëshmorët e Atdheut”, për-gatitja dhe botimi i albumit fotografik “100 vjet Forca të Armatosura Shqiptare”, botimi i “Doktrinës Ushtarake (DP-01), “Rregullores së uniformave në FARSH” (RrP-1-4.2). Kontributi ynë do të jetë thelbësor edhe në drejtim të përgatitjes dhe pjesëmarrjes së trupave në paradën ushtarake, organizimi i ceremonive në dekorimin e per-sonelit dhe reparteve, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre maksimal.

Page 10: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 10

Shqipëria lavdërohet për kontributinnë operacionet e Aleancës

zyrtare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, An-ders Fogh Rasmussen në takimin me presidentin e Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani të mbajtur në shtabin e NATO-s, Bruksel, e falenderoi këtë të fundit për kontrib-utin që Shqipëria ka dhënë për operacionet e drejtuara nga NATO. Në konferencën për shtyp, Sekretari i Përgjith-shëm Rasmussen, mes të tjerash u shpreh: “Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj të pak-ursyer dhe falenderojmë ushtarakët tuaj për kurajën dhe për profesionalizmin e tyre. Mis-ioni ynë në Afganistan është i vështirë, por me strategjinë e vendosur ne po shënojmë përpa-rime të rregullta”.Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, theksoi edhe një herë qëndrimin shq-iptar për besnikëri ndaj Aleancës duke u shpre-hur se:“Shqipëria do të vijojë të mbështesë Aleancën për aq kohë sa do të nevojitet, madje edhe përtej vitit 2014, dhe ne do të respektojmë parimin e qën-drimit së bashku me aleatët deri në fund të misionit”.Në lidhje me Kosovën, në takimin e zhvilluar në selinë e Aleancës në Bruksel u përsërit qëndrimi i njohur se nuk mund të ketë ndarje të vendit apo ndryshim kufijsh, ndërsa NATO do të vijojë të garantojë sigurinë dhe paqen në vend. “Jam i sigurtë se një ditë, Kosova do të bëhet një vend anëtar i NATO-s dhe se Forcat e Sigurisë së vendit do të mund të shërbejnë krah aleatëve të tjerë për paqe dhe siguri”, u shpreh presidenti Nishani. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Rasmussen theksoi edhe një herë qëndrimin e NATO-s në lidhje me Kosovën duke u shprehur se: “Në Kosovë, NATO është garantues i sigurisë dhe stabilitetit për më shumë se 10 vite. Ne kemi zbatuar mandatin e OKB-së në interes të të gjithë banorëve të Kos-ovës dhe nuk do të lejojmë rrëzimin e kësaj arritjeje. Samiti i Chikagos dëshmoi qartë rëndësinë që NATO vijon t’i kushtojë Ballkanit ku integrimi euroatlantik mbetet mënyra më efikase për të garantuar një stabilitet të qëndrueshëm”.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përsëriti se dyert e Aleancës mbeten të hapura për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, politikë që mbështetet edhe nga një prej vendeve më të reja anëtare, Shqipëria.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s lavdëroi Shqipërinë për kontributin në Afganistan dhe operacione të tjera të Aleancës, ndërsa presidenti Bujar Nishani përsëriti angazhimin e vendit në këtë mision deri në fund

Më datë 08 shtator 2012, në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, Elbasan, zhvilloi një vizitë zëvendësndihmës Sekretari i

Shtetit i SHBA për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe drejtues të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër me procesin e demontimit të muni-cioneve të tepërta në Uzinën e Mjekësit, si dhe vazhdimi i projekteve për demontimin e mëtejshëm të municioneve deri në përfundim të këtij procesi brenda vitit 2013.Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve rreth kësaj vizite, min-istri i Mbrojtjes Imami, theksoi: “Të gjithë këto linja janë në fakt kontribut i posaçëm i Departamentit të Shtetit Amerikan. Me këtë rast dua të falënderoj zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, z. Philip Reeker për të gjithë ndihmën dhe suportin që ka dhënë në këtë proces të demilitarizimit, që në analizë të fundit, në instancë të fundit, është me të vërtetë një punë e përbashkët dhe një sukses i përbashkët”.Ndërsa zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Reeker u shpreh: “Ka qenë shumë interesante për mua që të shikoja sot këtë

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA, Philip Reeker, vizitoi Uzinën Ushtarake në Mjekës

Page 11: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 11

Zhvillon punimet në Tiranë Konferenca e 6 Ligjore e NATO

zyrtare

Konferenca e 6 Ligjore e NATO zhvilloi punimet në periudhën 25-28 shtator 2012, në mjediset e Ho-tel Tirana International. Në këtë konferencë morën

pjesë rreth 150 përfaqësues nga komuniteti ligjor i NATO, i cili përbëhet nga drejtues të ministrive të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO dhe këshilltarët ligjorë të NATO. Qëllimi i kësaj konference ishte shkëmbimi i eks-periencës në fushën e legjislacionit mbi çështjet ligjore të ngritura, për zgjidhjet e ofruara, për trendin e mar-rëveshjeve ndërkombëtare, si dhe për një gamë të gjerë çështjesh të ndryshme që lidhen me rolin e këshilltarëve ligjorë në këtë organizatë politiko-ushtarake. Pas fjalës që mbajti këshilltari ligjor i Sekretarit të Përgjithshëm

të NATO, z. Peter Olson, në ditën e parë të punimeve të saj, Konferencën e përshëndeti ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami. “Ju uroj mirëseardhjen në Tiranë dhe shpreh kënaqësinë time për përzgjedhjen e Shqipërisë si vendin pritës për Konferencën e 6 Ligjore të NATO. I uroj punime të mbara konferencës dhe shpreh bindjen se konkluzionet e saj do të jenë një ndihmë e rëndësishme për vendimmarrjen e Aleancës”, - tha z. Imami që në fillim të fjalës së tij. Përqendrimi këtë vit në aspekte të rëndësishme legale të marrëdhënieve të NATO me ven-det jo anëtare, organizata të ndryshme ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe me industrinë, vijoi minis-tri Imami, ka një rëndësi themelore në kuadër të zhvil-limeve intensive në rendin botëror dhe rolit të Aleancës në këtë kontekst dinamik të sigurisë globale. Në këto kushte, organizimi i forumeve të tilla konsultative për t’iu përqasur në mënyrë sa më të drejtë dhe efektive re-aliteteve brenda Aleancës, por edhe zhvillimeve që e rre-thojnë atë, merr një rëndësi vendimtare. “Pavarësisht tronditjeve që ndodhën në sistemin ndërkombëtar me mbarimin e Luftës së Ftohtë, dhe dyshimeve të ngritura rreth rolit NATO, e vërteta është që roli i Aleancës jo vetëm nuk është zbehur, por është forcuar. NATO sot mbulon një hapësirë më të gjerë sigurie, dhe është ga-rante e respektimit të vlerave themelore të njerëzimit në zonën e saj të sigurisë e përtej saj, dhe është një magnet tërheqës për vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e klubit më të madh të sigurisë të kohës sonë”, u shpreh ndër të tjera ministri Imami. Organizimi i kësaj konference të rëndësishme në Tiranë në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar është një tregues i rolit aktiv që luan Shq-ipëria brenda Aleancës dhe rëndësisë së madhe që i jep aleanca ligjshmërisë së veprimtarisë së saj. Gjetjet dhe rekomandimet që do të dalin nga konferenca do t’i shër-bejnë në vijimësi Aleancës për kryerjen e misionit të saj në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar, si dhe për përmirësimin e praktikave dhe akteve ligjore kombëtare apo ndërkombëtare.

operacion dhe jam shumë krenar që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në procesin e demili-tarizimit. Shkatërrimi i këtyre municioneve të panevojshme e bën Shqipërinë më të sigurt. Jemi shumë të lumtur që jemi partner me Shqipërinë dhe shumë të kënaqur që e kemi Shqipërinë një aleate të plotë të NATO”.Uzina e Mjekësit ka qenë një ndër uzinat me emër të industrisë ushtarake. Që nga viti 2001, kur nisi për herë të parë procesi i demili-tarizimit të municioneve të tepërta në Shqipëri, ajo është shndërruar në një uzinë që ka dhënë dhe po jep një kontribut të madh në këtë proces disavjeçar, duke bërë të mundur de-montimin në rrugë industriale të rreth 60 % të municioneve të tepërta në vendin tonë. Gjatë këtyre viteve, sidomos nga viti 2009 janë ngritur dhe janë vënë në funksionim disa linja të reja demontim, të cilat kanë bërë të mundur rritjen e kapacitetit të demontimit të municioneve. Në vitin 2010 nga kjo uzinë janë demilitarizuar 4 000 ton municione, në vitin 2011 6 000 ton, ndërsa për vitin 2012 deri tani janë demilitarizuar mbi 5 000 ton municione të tepërta.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA, Philip Reeker, vizitoi Uzinën Ushtarake në Mjekës

Page 12: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 12

Më datë 11 shtator 2012, në Poligonin Kom-bëtar në Bizë u zhvillua ceremonia e përfundimit me sukses të plotë të stërvitjes “Biza 2012”.

Qëllimi i kësaj stërvitje ishte përgatitja, kompaktësi-mi dhe certifikimi i nënreparteve të Forcave tona të Armatosura të deklaruara në “NATO Pool of Forces” (trupa në gatishmëri operacionale për NATO-n). Në këtë ceremoni ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Berdo, si dhe gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura.Të pranishmit ndoqën nga afër një seri demonstrimesh stërvitore të kryera nga trupat pjesëmarrëse në këtë stërvitje, si operacione të pengim-vonimit, operacione humanitare për shuarjen e zjarreve dhe evitimin e pa-sojave në raste tërmetesh, operacione te demontimit dhe asgjësimit të municioneve të paplasura, nga efek-tivi i PU u demonstruan veprimet në pikë kontrolli dhe rrugëkalime; u realizuan operacione për evakuim shën-detësor; qitje me baterinë e mortajave 120 mm etj.Pas përfundimit të demonstrimit, në fjalën e tij për-shëndetëse, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami u shpreh: “Duke ju falenderuar për këtë performancë të shkëlqyer që pamë këtu sot, përtej kësaj, së pari dua t’ju falenderoj për të gjithë angazhimin tuaj në këtë stërvitje të madhe, e cila përbën ngjarjen më të rëndësishme për forcat tona gjatë këtij viti”. Kjo stër-vitje, kjo arritje, ky certifikim, ka vijuar më tej min-istri Imami, është një bazë e mirë pune, e cila ka nisur që me objektivat e vitit 2010 për përgatitjen

Ministri Imami merr pjesë në ceremoninë e përfundimit me sukses të “Biza 2012”

dhe certifikimin e grup-batalionit. “Përgatitja e këtij grup-batalioni është objektivi më i lartë, më afatgjatë dhe më i vështirë i Forcave tona të Armatosura, por ne nuk mund të presim derisa të na krijohen të gjitha kushtet për të vijuar më tej. Duhet të jemi ne ata që i krijojnë këto kushte dhe në radhë të parë janë burimet njerëzore, është ushtari ynë, nënoficeri ynë, oficeri ynë, të cilët, ashtu sikurse dëshmohet në misionet e shkëlqyera që FA tona bëjnë në operacionin ISAF, ky kapacitet mund të zhvillohet edhe më tej”, theksoi min-istri i Mbrojtjes.Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në fjalën e tij e ka vlerësuar këtë ditë si një moment historik për FA Shqiptare, sepse pas një pune disa vjeçare me përkushtim dhe profesionalizëm të reparteve dhe nënreparteve të Forcës Tokësore, Brigadës së Mbështetjes Rajonale, Brigadës Logjistike, Policisë Ush-tarake, Forcave Ajrore etj, FA i shtohet një grupim “Pool of Forces”, si aset në dispozicion të Aleancës. Duke folur për stërvitjen fushore “Biza 2012”, gjeneralmajor Gjunk-shi ka theksuar se, ajo është një tjetër risi e FA dhe falë profesionalizmit tuaj u kurorëzua me sukses. “Biza, si kurrë më parë nuk ka qenë kaq e frekuentuar nga unifor-mat dhe strukturat ushtarake, të cilat janë përfshirë në një cikël trajnimi të mirëplanifikuar e gjithëvjetor. Asn-jëherë më parë kontingjentet tona nuk kanë qenë shfaqur me këto përmasa pjesëmarrëse, mbi 800 ushtarakë, me këto skenarë të integruar, me këtë dinamizëm dhe kohë-zgjatje. Unë shpreh vlerësimet më të mira që ju të rinjtë e të rejat ushtarakë, ju nënoficerë, oficerë dhe gjeneralë demonstruat atë që është në thelb të cilësisë së FA”, është shprehur gjeneralmajor Gjunkshi.

Page 13: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 13

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FAR-SH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi

mori pjesë në takimin e Komitetit Ush-tarak të NATO-s, në formatin e Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm, të zhvil-luar në datat 15 dhe 16 shtator 2012 në Sibiu të Rumanisë. Përfaqësuesit më të lartë ushtarakë të 28 vendeve disku-tuan në sesione të ndryshme zhvillimet rreth operacioneve të NATO-s, Ballkanin Perëndimor, situatës në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme si dhe procesin e implementimit të Paketës së Mbrojtjes të dalë nga Samiti i Çikagos. Gjatë ta-kimeve për operacionet e NATO-s, ISAF dhe KFOR e mori fjalën edhe gjeneralma-jor Gjunkshi, i cili shprehu mbështetjen e plotë të Shq-ipërisë për operacionin ISAF dhe vazhdimin e kontributit me trupa edhe gjatë fazave të tjera të operacionit. Ta-kimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, pas diskutimeve të një sërë çështjesh të rëndësishme, për situatën në Af-ganistan, për ecurinë e forcave Afgane të Sigurisë, për vlerësimin e situatës në Ballkanin Perëndimor, ku Shefat e Mbrojtjes u angazhuan në një debat mjaft aktiv dhe me

Shefi i SHPFA, gjeneralmajor Gjunkshi merr pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s

rekomandime dhe propozime konkrete mbi diskutimin e paketës të “Smart Defence”, u përmbyll me zgjedhjen e drejtorit të ri të Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s, Air Marshal Sir Christopher Harper. Së fundmi, Shefat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s mbështetën njëzëri ruajtjen e gjendjes së tanishme të trupave në Ko-sovë deri sa të krijohen kushtet për të kaluar në fazat e tjera të Operacionit.

Më date 20 shta-tor 2012 min-

istri i Mbrojtjes Ar-ben Imami së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi si dhe drejtues të tjerë të lartë inspektuan Brigadën Logjistike, ku u njohën nga afër me përgatitjet që kjo strukturë po zhvil-lon në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarë-sisë. Komandanti i Brigadës Logjistike gjeneralbrigade Syrja Gjoka, nëpërm-jet një brifingu i njohu drejtuesit më të lartë me ecurinë e përgatitjeve për ekspozimin e armatimit dhe teknikës në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Gjithashtu, gjen-eralbrigade Gjoka bëri një përmbledhje të rezultateve të arritura për 9 - mujorin e këtij viti, në drejtim të demon-timeve, të armatim - municionit, reduktimit të depove të

armatim - municionit si dhe administrimin e pro-nave ushtarake në bash-këpunim me strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjith-shëm, duke nënvizuar rritjen e rolit të Brigadës Logjistike për kapacitete e saj me materiale logjis-tike në mbështetje të komandave dhe njësive të Forcave të Armatosura. Ministri Imami dhe gjen-eral Gjunkshi vlerësuan përgatitjet dhe masat që janë marrë nga kjo brigadë

dhe njëkohësisht dhanë porositë për kurorëzimin me sukses të përgatitjes së kësaj ekspozeje. Drejtuesit më të lartë porositën që përgatitjet dhe aktivitetet në kuadër të 100 vjetorit të Pa-varësisë duhet të paraqesin me realitet dhe cilësisht të gjithë arritjet më të mira të Forcave të Armatosura Shqiptare në të gjithë historinë e tyre si një pjesë e lavdishme e historisë së kombit shqiptar.

Ministri Imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi inspektojnë Brigadën Logjistike

Page 14: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 14

Biza, rajoni ku janë zhvilluar me dhjetëra stër-vitje në kuadër të Forcave të Armatosura, të vendeve partnere dhe të NATO-s, rajon i cili, ka histori të shumta e risi për shkëmbim ekspe-

riencash mes ushtrive të aleancës dhe strukturave të FA Shqiptare. Pas një përgatitje disa mujore, me 25 gusht 2012, në Poligonin Kombëtar të Bizës filloi stër-vitja “Biza 2012”. Kalendarit të stërvitjes, pas “Rreth Grethi 2012” me efektiva të Batalionit Tretë të Këm-bësorisë Poshnje, Berat, stërvitjes “Black Eagle 2012” dhe “JCET-2012” të Batalionit të Forcave Speciale e shumë stërvitjeve të tjera të Forcës Tokësore i shto-het edhe stërvitja fushore “Biza 2012”. Kjo veprimtari e vitit 2012, masë e rëndësishme e FA dhe FT-së, u zhvillua në zbatim të Planit të Veprimtarive Kryesore të SHP të FA-së dhe Komandës së FT-së. Stërvitja tre javore “Biza 2012” kaloi nëpër katër faza: Faza e parë 01-23.08.2012 pati për synim marrjen e masave për-gatitore nga Shtabi i FT-së, komandantët e reparteve dhe nënreparteve pjesëmarrëse në stërvitje, duke për-caktuar forcat pjesëmarrëse në stërvitje, masat për sigurinë në garnizonin Zall-Herr në ditët e stërvitjes, përcaktimin e grupit të vlerësimit të stërvitjes dhe tematika e stërvitjes. Në fazën e dytë 24-25.08.2012 u bë zhvendosja dhe lëvizja me një kolonë për në rajonin e stërvitjes, si për elementët e mbështetjes logjis-tike me qëllim ngritja e kampingut me gjithë elementët për jetesë e stërvitje, për organizimin, drejtimin dhe ruajtjen në rajonin e fushimit, po ashtu edhe lëvizja e forcave kryesore, ku gjithçka u krye në kohë dhe pa probleme. Faza e tretë 26.08. - 14.09.2012, ishte zh-villimi i stërvitjes me program të veçantë, me tema të karakterit teorik dhe praktik, duke përdorur të gjitha asetet e këtij poligoni kombëtar, terrenin, rajonin etj, si për stërvitjen dhe trajnimin e trupave dhe për qitjet me armët e këmbësorisë dhe mortaja.

Në këtë faze stërvitja u inspektua nga Shtabi i

“Biza 2012”, demonstrim i standarteve në rritje të FASH

rePortazh

Përgjithshëm i FA-së me datë 4 shtator, u krye viz-itë me 5 shtator nga trupa e atasheve ushtarakë, akredituar në Tirane, në datat 7-9 shtator u realizua vlerësimi dhe certifikimi i nënreparteve të FARSH të deklaruara në NATO “Pool of Forces” dhe me 11 shta-tor ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, gjeneralë të FA, drejtorë drejtorie në SHP dhe koman-dantë morën pjesë në stërvitjen treguese me temë “Organizimi dhe zhvillimi i luftimit të Pengim-Vonimit”. Faza e katërt 15.09.2012 dhe e fundit ishte ridislokimi i personelit dhe teknikës për në rajonin e vend dislo-kimit të përhershëm. Qëllimi dhe objektivat e stërvitjes fushore “Biza 2012” ishin: Kompaktësimi i veprimeve kompani-batalion, certifikimi i n/reparteve të deklaruara në NATO “Pool of Forces”, rritja e nivelit operacional të reparteve/nënreparteve dhe rritja e ndërvepruesh-mërisë së reparteve e n/reparteve pjesëmarrëse në stërvitje .

Në këtë stërvitje morën pjesë 869 trupa dhe 96 mjete, ushtarake, nga të cilët 703 trupa, efektiv të strukturave të Forcës Tokësore, (shtabi i FT-së, Batalioni i dytë i Këmbësorisë me 301 trupa, Batalioni Komando me 278 trupa, një togë e baterisë së mortajave trupa, nga kompania MADM, një togë shëndetësore, toga e ndërlidhjes dhe efektivë të shërbimit të mirëmbajtjes dhe infrastrukturës). Brigada e Mbështetjes Rajonale mori pjesë me 115 trupa efektiv të Batalionit Xhenier dhe Kërkim Shpëtimit. Brigada Logjistike me 16 trupa, një togë EOD dhe grupit të kontrollit të lëvizjes. Policia Ushtarakë me një togë prej 27 trupa, ASNI 26 trupa . Efektivat që u stërvitën në këtë poligon kanë një ekspe-riencë të mirë si në stërvitjet brenda dhe jashtë vendit, në emergjencat civile, në ndihmë të komunitetit. Efek-tivat e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë dhe Batal-ionit Komando janë pjesëmarrës në shumë misione; si në Bosnje-Hercegovine, Irak, Chad, Afganistan dhe ato të EOD në Bosnje-Hercegovinë, ndaj dhe programet e skenarët e stërvitjes ishin ndërtuar në funksion të përmbushjes së detyrave që ata kryejnë.

Në kuadrin e luftës kundër terrorizmit një rëndësi

Major Nexhbedin Basha*

Page 15: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

15nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja

rePortazhtë veçantë në stërvitjet individuale dhe ato kolektive po merr lufta në qendrat urbane. Ky element i për-gatitjes së efektivave për të tilla situate u trajtua me përparësi edhe në stërvitjen fushore “Biza 2012”, de-tajuar kjo me elementë të veçantë nga repartet dhe nënrepartet të Forcës Tokësore, Brigadës Logjistike, Brigadës së Mbështetjes Rajonale, Policisë Ushtarake, ASNI, e struktura të tjera mbështetëse; stërvitje kjo e drejtuar nga Forca Tokësore me komandant fushimi, nënkolonel Ardian Bali. Demonstrimi u konkretizua në terrenin konkret në Poligonin Kombëtar të Bizës nga efektivat e Forcave të Armatosura, komandanti i Fush-imit, nënkolonel Ardian Bali, duke treguar për stërvitjen, shprehet se “Stërvitja Biza 2012”, ishte një risi për Forcat e Armatosura, pasi u koordinuan me efikasitet elementet nga toka dhe ajri, si ato teorike dhe praktike, ç’ka i dha dimensionin e duhur kësaj stërvitje me pjesë-marrje të gjerë trupash, duke e kthyer rajonin e Bizës në një teatër të vërtetë luftimi. Sipas tij, i cili drejtoi gjithë veprimet stërvitore 20 ditore të stër-vitjes, qëllimi dhe objektivat e stërvitjes u arritën në sajë të një planëzimi të detajuar dhe konkret, të ngritjes së një fushimi në përputhje me stan-dartet. Kjo u arrit edhe në sajë të përgatitjes dhe trajnimit të efektivit në funksion të kompak-tësimit të veprimeve në nivel togë-kompani-batalion dhe in-tegrimin e sistemit të koman-dim-kontrollit në të gjithë sek-sionet, shërbimet, repartet dhe nënrepartet pjesëmarrëse në këtë stërvitje. Ai pohon se këtë vit, drejtuesi i fushimit pati një përgjegjësi edhe më të madhe, pasi krahas reparteve e nënreparteve të FA të planëzuara për këtë stërvitje, qitjeve me armët e këmbësorisë dhe ato me mortaja, një risi ishte edhe stërvitja dhe certifikimi i nënreparteve të deklaruara në NATO “Pool of Forces”, si kompania e parë komando, toga shëndetësore efektiv të Forcës Tokësore, një togë e Policisë Ushtarake dhe një togë EOD-se dhe grupi i kontrollit të lëvizjes të Brigadës Logjistike. Këto stër-vitje dhe demonstrime u monitoruan nga ekspertë të aleancës dhe të SHP të FA, si dhe u vlerësuan nga spe-cialistë të të gjitha fushave të FA, vlerësime, të cilat do të reflektohen edhe në mësimet e nxjerra.

Ndërtimi i skenarëve dhe programeve të stërvitjes dhe ndjekja e zhvillimit të saj, puna me koordinatorët, si dhe diskutimi i problematikave në analizat ditore e javore dhe brifingjet “blic” për ecurinë e stërvitjes, ndi-kuan në përmbushje të misionit dhe objektivave të stër-vitjes. Në vlerësim të efektivit ndikuan edhe inspektimet e bëra nga Shtabi i Përgjithshëm i FA në ditët e stër-vitjes, mbështetja dhe ndjekja nga komanda dhe shtabi i Forcës Tokësore, vizita e grupit të atasheve ushtarakë të akredituar në Tiranë me datë 5 shtator, vizita dhe prezenca e ministrit të Mbrojtjes, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralëve dhe komandantëve me

datë 11 shtator në një stërvitje treguese me temë “Organizimi dhe zhvillimi i luftimit të Pengim-Vonimit”. Në skenarin e stërvitjes u trajtuan elemente të luftës kundër terrorizmit, të operacioneve të pengim vonimit, operacione të evakuimit shëndetësor, të mbështetjes humanitare, të kërkim shpëtimit në rast katastrofash humanitare, tërmete, zjarri, evakuimit shëndetësor “Medavac”, veprimet e togës EOD, për tregimin e pa-jisjeve dhe asgjësimin e municioneve të paplasura, ve-primet e togës së policisë ushtarake në pikë kontrolli dhe rrugëkalimi, qitje me armatim organik, mitraloz, mortaja, etj. Në ditët rutinë të stërvitjes efektivave të stërvitjes ju është dashur të zhvillojnë një sërë opera-cionesh reale për emergjencat civile, duke u shkuar në ndihmë autoriteteve lokale për shuarjen e zjarreve në Parkun Kombëtar Dajt, në malet e Bizës, qarku i Tiranës etj. “Shfaqja e papritur e këtyre ngjarjeve dhe suksesi

përfundimtar i arritur, si në operacionet reale dhe op-eracionet stërvitore të kryera në Bizë, u shpreh, në ceremoninë përmbyllëse, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, ishte një test i vërtetë i nivelit të gatishmërisë dhe përgatitjes së efektivave… “Stërvitja “Biza 2012” dhe vlerësimi i nënreparteve të deklaruar në grupimin “Pool of Forces” ishte një sipër-marrje e madhe dhe një arritje e rëndësishme e FA të RSH. Si rrallë ndonjëherë Rajoni Stërvitor i Bizës ka patur një përqendrim të tillë forcash dhe mjetesh. Një nga veçoritë e saj ishte pjesëmarrja në të e disa struk-turave të Forcave tona të Armatosura, si Forca Tokë-sore, Brigada e Mbështetjes Rajonale, Brigada Logjis-tike, Policia Ushtarake, ASNI. Kjo stërvitje dëshmoi se strukturat e Forcave tona të Armatosura janë të për-gatitura dhe të afta për të ndërvepruar me njëra tjetrën dhe të gatshme të veprojnë si një strukturë e vetme për të realizuar misionin e tyre. Stërvitje të këtyre për-masave janë ngjarje të rëndësishme dhe pika referimi si për strukturat pjesëmarrëse, ashtu edhe për jetën e ushtarakëve. Ato mbeten të pashlyera në jetën e tyre. Veçantia tjetër që i jep më shumë vlerë stërvitjes “Biza 2012” ishte vlerësimi i disa prej nënreparteve të de-klaruara në grupimin “NATO Pool of Forces”, të cilat do

Page 16: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 16

koncerti

të jenë asete të Aleancës sonë të përbashkët, NATO.“Ky ishte vetëm përfundimi i hapit të parë të pro-

cesit. Këto nënreparte do të vazhdojnë të intensifikojnë stërvitjen dhe të konsolidohen me tej si nënreparte të ndërveprueshme me strukturat e NATO-s. Gjithashtu do të vazhdojmë të përsosim më tej të gjithë aspektet e tjera, si mbështetjen logjistike të parashikuar sipas Tabelës së Organizimit dhe Pajisjeve si dhe aplikimin e procedurave standarde të NATO-s. Siç e theksova më sipër vlerësimi është përgjegjësi kombëtare e secilit vend anëtar të NATO-s, por hapi tjetër është afirmimi i këtyre nënreparteve, proces i cili do të ndodhë pas një viti dhe do të kryhet nga specialistët e NATO-s. Veçoria e afirmimit është se do të kryhet në anglisht. Parë në këtë aspekt, ne duhet të fillojmë sa më parë të men-dojmë, që të planifikojmë dhe të hedhim hapat e duhur në drejtimin e duhur, për të përmbyllur me sukses ciklin e certifikimit të nënreparteve të “NATO Pool of Forces”. Ashtu siç e theksoi edhe ministri i Mbrojtjes Arben Ima-mi në fjalën përshëndetëse, puna jonë nuk është e kush-tëzuar nga viti kalendarik, por nga detyrat dhe anga-zhimet që kemi përpara. Trajnimi dhe stërvitja, u shpreh shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, është prioritet i FA, por si anëtarë të NATO-s ne kemi shumë për të ar-ritur standartet, ndaj duhet më shumë punë, sidomos në shfrytëzimin e “eksperiencave të fituara” njohur si “Lesson Learned” në operacione, duke gjetur reflektim në mësimet e nxjerra. Ne duhet ta zhvillojmë edhe më tej këtë proces në formatin që qendrat e analizës dhe KDS duhet t’ju ushqejë ju me skenarë dhe me anali-za nga misionet dhe stërvitjes dhe ju duhet ti dërgoni “lëndën e parë” këtyre institucioneve që ato ti kthejnë këto eksperienca në material të çmuara analitike dhe studimore. …”.“Biza 2012”, është refleksion pozitiv për strukturat e FA. Kjo stërvitje tregoi sa të motivuar janë efektivat, ndaj dhe vlerësimi e falenderimi u përket atyre (oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve e punonjësve civilë) që u angazhuan në këtë stërvitje.

Komandot, në operacion pengim vonimi në qendrat urbane për asgjësimin e elementit terrorist

Kompania e Parë e Batalionit Komando, demon-stroi në këtë teatër të improvizuar luftimi, elementet e pengim vonimit. “Organizimi dhe zhvillimi i luftimit të Pengim-Vonimit”, ishte tema e stërvitjes komplekse, demonstruar nga efektivat e këtij batalioni. Komandanti i Batalionit Komando, nënkolonel Behar Mara, shprehet se ndjehem i privilegjuar, tek marr vlerësime pozitive nga ekipi vlerësues, për Kompaninë e Parë Komando, strukturë e këtij batalioni, e cila është e deklaruar në NATO “Pool of Forces”, aset në dispozicion të aleancës. Gjatë stërvitjes fushore në Bizë, përparësi thotë ai, ju kushtua përgatitjes së efektivave për kompaktësim ve-primesh në nivel grupi, toge dhe kompanie. Për këtë u shfrytëzua eksperiencat e fituara në stërvitjet individu-ale dhe komplekse, stërvitjen e zhvilluar vitin e kaluar në Bizë, eksperiencat në misione paqeruajtëse dhe anga-zhimet në operacionet e emergjencave civile në ndihmë të komunitetit në rast fatkeqësish.

Në stërvitjen fushore “Biza 2012“, Batalioni Ko-mando mori pjesë me 277 trupa, mjete transporti e pajisje të tjera, autodush për larje të efektivit. Koman-danti i Batalionit nënkolonel Behar Mara dhe nënkolonel Besim Bala zv/komandant, ishin vetë në krye të efektivit

në marrjen e masave dhe ndjekjen e stërvitjes. “Stërvitja në rajonin e Bizës, shprehet, nënkolonel Mara, për ne nuk është e panjohur si terren, pasi në këtë poligon një vit më parë morëm pjesë në stërvitjen “Biza 2011“, me pjesë-marrje të madhe trupash. Unë pata rastin të jem koman-dant fushimi, kjo dhe një eksperiencë më shumë. Për ne, shprehet nënkolonel Mara, ishte një eveniment i rëndë-sishëm vlerësimi dhe certifikimi i kompanisë së parë si për elementet në kazermë dhe ato në terren, ku u testuan aftësitë operacionale. Ai çmon kontributin e zv/komandan-tit të batalionit major Besim Bala, major Fatmir Minja dhe në mënyrë të veçantë e komandantit të kësaj kompanie, kapiten Albert Doçi, i cili plotësoi standardet në vlerësim dhe certifikim për NATO“Pool of Forces”.

Në lidhje me ecurinë e kësaj stërvitje të rëndësishme, për të parë se sa u realizua misioni i saj dhe detaje më të hollësishme, zhvilluam një intervistë me shefin e Shtabit të Forcës Tokësore, kolonel Adi Ndoni, i cili ndoqi nga afër të gjitha fazat e kësaj stërvitje.

Zoti kolonel, gjate stërvitjes “Biza 2012”, një vend shumë i rëndësishëm ishte vlerësimi nga Ekipi i Vlerësimit i nënreparteve të deklaruara në grupi-min “Pool of Forces”. Ju e keni ndjekur nga afer këtë vlerësim, cfarë mund të na thoni për këtë?

Stërvitja “Biza 2012” ishte padyshim një nga masat më të rëndësishme të parashikuara në Plan-kalendarin vjetor të Forcës Tokësore. Për ne ushtarakët të gjitha aktivitetet janë të rëndësishme, por ajo që e bënte më të rëndësishme këtë stërvitjë ishte pjesëmarrja e shumë trupave dhe strukturave njëherësh në stërvitje dhe vlerësimi sipas sistemit CREVAL (Combat Readiness Evaluation) i disa prej nënreparteve të deklaruara në grupimin “NATO Pool of Forces”. Ky vlerësim kryhej për herë të parë në forcat tona të Armatosura dhe si i tillë kërkonte një vëmendje të vecantë si në planizim ashtu edhe në zhvillimin e tij. Sigurisht që më parë në FA janë kryer vlerësime OCC dhe përvoja e grumbulluar në këto vlerësime shërbeu si një bazë e mirë për përgatitjen e vlerësimit CREVAL. Për Komandën dhe shtabin e Forcës Tokësore ky ka qenë një aktivitet që ka patur vëmendjen që meritonte. Nënrepartet që iu nënshtruan vlerësimit janë: Kompania e parë komando, toga shëndetësore e FT-së; Policia Ushtarake; toga EOD dhe Grupi i Kontrollit të Lëvizjes të BrL. Nisur nga fakti se disa prej këtyre nënreparteve i përkasin strukturave të tjera jashtë FT-së, ne organizuam punën dhe koordinuam edhe me BrL dhe PU. Gjej rastin të falenderoj homologët tanë në këto struktura për bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyer që na kanë dhënë.

Çfarë pune paraprake është bërë për përgatitjen e Grupit të Vlerësimit?

Vlerësimi i nënreparteve të deklaruara në grupimin “NATO Pool of Forcës” është përgjegjësi kombëtare dhe si i tillë ai duhej të kryhej nga strukturat tona. Pra Grupi i Vlerësimit duhej të ishte nga FA të RSH. Për ngritjen e grupeve të vlerësimit standardet e NATO-s dhe SIVGL (Sistemi i Vlerësimit të Gatishmërisë Luftarake) për-caktojnë disa kritere të cilat ne i ndoqëm me rigoro-zitet. Për të kryer një vlerësim duhet që vlerësuesit të jenë profesionalisht kompetentë në fushat që vlerë-sojnë si dhe duhet të njohin procedurat standarde të vlerësimit. Për këtë arsye ne i kushtuam një kujdes të

Page 17: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 17

Vlerësimi sipas këtij sistemi kryhet në dy faza. Faza e parë duhet të kryhet në kazermë. Në këtë fazë vlerëso-het kompletimi i njësive sipas Tabelës së Organizimit dhe të Pajisjeve, dokumentacioni, planet, procedurat stan-darde si dhe përgatitja e personelit. Faza e dytë zhvil-lohet në terren. Njësia merr detyrën luftarake, kryen lëvizjen taktike për në rajonin e detyrës dhe planëzon e kryen detyrën luftarake. Në këtë fazë kontrollohet aftë-sia e njësive për të vepruar në përputhje me procedurat standarde dhe kryerjen e detyrës luftarake. Fushat e vlerësimit për të dyja fazat janë: Përgatitja dhe Planet; Operacionet; Logjistika; Sistemet e Ndërlidhjes dhe In-formacionit; Administrimi. Vlerësuesit janë të pajisur me lista kontrolli standarde dhe bëjnë vlerësimin për çdo fushë, çështje e nënçështje. Për vlerësimin e çdo aspekti dhe nxjerrjen e rezultateve ka një metodologji të caktuar. Detajet e tjera të vlerësimit janë çështje tekni-ke dhe unë nuk do të doja të ndalesha në to. Vetëm do të theksoj se nga ana e vlerësuesve u ndoqën me përpik-mëri dhe me profesionalizëm të gjitha procedurat.

Siç jemi informuar, nga data 07 shtator deri ne 09 shtator, Ekipi i vlerësimit bëri vlerësimin e n/reparteve të grupimit “Pool of Forces”. Nisur nga raporti që është hartuar, përfshi edhe vlerësimet e monitoruesve dhe vëzhguesve, cili është konkluzioni që keni arritur?

Ekipi i Vlerësimit i Forcave të Armatosura të RSH zhvil-loi vlerësimin e disa prej reparteve të deklaruara në grupi-min “Pool of Forces”. Ky proces u monitorua nga afër nga ekipi i monitorimit i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së dhe u vëzhgua nga ekipi i vëzhguesve të Komandës së NATO-s në Madrid. E theksova edhe më sipër se vlerësimi është përgjegjësi kombëtare dhe nuk presupozon pjesëmarrjen e strukturave të NATO-s. Ata bëjnë afirmimin e njësive të vlerësuara nga ne dhe kjo do të ndodhë vitin tjetër. Meqë ky vlerësim zhvillohej për herë të parë, ne dëshironim që ky vlerësim të merrte vlera të vërteta, u gjykua e arsye-shme që të ftoheshin për të marrë pjesë edhe përfaqë-sues nga NATO, me statusin e vëzhguesit. Prania e tyre ishte një përvojë e mirë për ne, pasi ata janë tepër profe-sionalë në këtë aspekt dhe kanë marrë pjesë në certifikime në shumë vende të NATO-s. Si herë e parë ne kishim luk-sin që të bënim edhe gabime, por të tilla pati shumë pak. Në konkluzionet paraprake të zhvilluara pas përfundimit të vlerësimit, Ekipi i Vlerësimit pasi shqyrtoi me kujdes Listat e Kontrollit për çdo nënrepart dhe fushë vlerësimi, arriti në përfundimin se nënrepartet e deklaruara në “NATO Pool of Forces” janë “Të gatshme për luftë” (Combat Ready). Edhe monitoruesit e SHPFA dhe vëzhguesit e NATO-s ndanë të njëjtin mendim. Ky sigurisht përbën një lajm shumë të mirë për Forcat tona të Armatosura, por nuk mund të na bëjë që ne të biem në vetëkënaqësi. Natyrisht që u konstatuan edhe të meta, kryesisht të aspekteve logjistike të cilat do të bëhen objekt analizash, diskutimesh të hollësishme si dhe do të përfshihen në planet tona për riparimin e tyre. Aspekti që spikati më shumë dhe që u vlerësua maksimal-isht edhe nga vëzhguesit e NATO-s ishin personeli pjesë-marrës në këtë vlerësim. Vlerësimet e tyre ishin superla-tive në këtë drejtim. Shprehja e tyre ishte se ne duhet të jemi të lumtur me këta njerëz të mrekullueshëm që kemi në strukturat tona. Edhe unë i falenderoj nga zemra për përkushtimin e treguar.

*Specialist BCU/Informimi Publik, Forca Tokesore

veçantë përzgjedhjes së Grupit të Vlerësimit si dhe tra-jnimit të tyre. Vlerësuesit iu nënshtruan një trajnimi të posaçëm, i cili kulmoi me kursin 3 – mujor të vlerësimit CREVAL, të zhvilluar nga ekipi i lëvizshëm i instruk-torëve Italianë të shkollës së Kavalerisë në Leçe. Ky kurs u zhvillua me asistencën e Delegacionit Italian të Ekspertëve dhe me interesimin e veçantë të spe-cialistit të Forcave Tokësore, kolonel Giovanni Biondi, të cilin gjej rastin ta falenderoi edhe njëherë për këtë kontribut me vlerë për Forcat tona të Armatosura. Në trajnim morën pjesë një numër i konsiderueshëm oficerësh nga pothuajse të gjitha strukturat e FA-së. Qëllimi ynë është krijimi i një bërthame të përher-shme kombëtare të vlerësuesve CREVAL, të cilët do t’iu nënshtrohen trajnimeve të herë pas hershme. Kështu mendoj se do të tregohemi më inteligjentë në përdorimin e resurseve tona dhe nuk do të çonim dëm energjitë e harxhuara në trajnimet e deritanishme. Gjatë karrierës së tyre ushtarake vlerësuesit mund të lëvizin nga një strukturë në tjetrën sipas nevojave, sepse edhe vetë jeta është dinamikë, por do të ishte mirë që ata të mbeteshin në “strukturën” e vlerë-suesve CREVAL, e cila mund të aktivizohet sa herë të kemi nevojë. Pra, të mbetet një aset i përhershëm në çdo kohë. Do të ishte mirë që trajnimi i tyre të vijonte më tej me kurse në Shkollën e NATO-s në Oberamer-gau, ose ekipe të lëvizshëm të kësaj shkolle të ftohen për të organizuar trajnime të tilla në vendin tonë.

Cilat janë fazat e vlerësimit dhe a mund të na thoni detaje se si u procedua për vlerësimin e nën-reparteve të deklaruara në grupimin “NATO Pool of Forces”?

Manuali i Sistemit të Vlerësimit të Gatishmërisë Luftarake përcakton qartë procedurat që ndiqen për vlerësimin CREVAL dhe format në të cilat kryhet ai.

Page 18: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 18

A jemi duke fituar në Afganistan...?

isaf

Mungesa e një tregimi të përcaktuar qartë në lidhje me Afganistanin, e kombinuar me zhurmën e zgjedhjeve dhe shqetësimet ekonomike në Shtetet e Bashkuara, e ka

nxjerrë luftën jashtë ndërgjegjes amerikane. Në javët e fundit, vala e sulmeve të brendshëm e ka vënë atë përsëri përkohësisht në hartën e medias, por muajt e ardhshëm do të formojnë në shumë mënyra daljet amerikane ndërmjet periudhës së tanishme dhe dhje-torit të vitit 2014. Së shpejti, ne do të mësojmë se sa trupa amerikane do të mbeten në Afganistan. Ne do të mësojmë se çfarë ndikimi do të kenë sulmet mbi militantët në fushën e betejës. Ne do të shohim nëse Forcat Afgane të Sigurisë Kombëtare (ANSF) mund t’ ja dalin mbanë vetë dhe do të mësojmë se sa shpejt forcat amerikane do të largohen.

Gordon Lubold i Politikës së Jashtme bisedoi me gjeneralin John Allen, komandant i Forcës Ndërkom-bëtare të Sigurisë (ISAF), në zyrën e tij në Kabul më 29 gusht, ndërsa përpiqej të ndalonte sulmet e brend-shëm kundër forcave amerikane dhe dy muaj para se ai të paraqesë rekomandimin e tij te presidenti Barack Obama rreth madhësisë së forcës që ai mendon se do të jetë e nevojshme për vitin që vjen.

Përveç nivelit të trupave dhe gjendjes të ANSF-së, Allen foli rreth një fenomeni të ri në luftë: Një seri kry-engritjesh lokale që mbeten të shkëputura nga njëra-tjetra dhe qeveria afgane, por që së bashku mund të përbëjnë një kërcënim serioz për talebanët. Duke folur për kryengritjet si kurrë më parë dhe duke vizatuar një skicë rreth zgjimit të Anbar në Irak, Allen tha: “Ky është një moment me të vërtetë shumë i rëndësishëm për këtë fushatë, sepse brutaliteti i talebanëve dhe dëshira për siguri nga ana e komuniteteve lokale është bërë mjaft e dukshme, siç ishte në Anbar, saqë ata janë

të gatshëm ta marrin situatën në duart e tyre për ta bërë këtë”.

Në të njëjtën kohë, gjenerali Allen shpalosi pak nga ideja se si do ta ndërtojë raportin e tij për presidentin Obama: “Fusha e luftimit ka ndryshuar në mënyrë të dukshme. Dikur thoja se cila ishte fuqia luftarake që

Intervistë me komandantin e ISAF, gjeneral John Allen dhënë revistës prestigjioze “Foreign Policy”

Page 19: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 19

më nevojitej për realizimin e misionit, por kjo nuk është më një masë e qartë fuqie luftarake, pasi shumë nga ajo çfarë po ofron sukses për ne është më shumë se sa njësitë konvencionale së manovrës, është kombinimi i saj me suksesin që po bëhet i mundur me forcat e sigurisë. Afganët kanë filluar vërtet ta marrin situatën në dorë. Uashingtoni do të vazhdojë ta ketë situatën nën vëzhgim për të parë nëse ky perceptim qëndron,” vazhdon gjenerali.

Ju faleminderit edhe një herë që po bisedoni me ne. Unë jam veçanërisht i interesuar në kryengrit-jet e vendeve të lindjes dhe për mënyrën se si ju i shihni ato. Ato sapo kanë lindur, por më thanë se ato mund të jenë një tendencë domethënëse poshtë vijës. Po flasim për Zgjimin Andar?

Gjenerali John Allen: Në fakt ata e quajnë atë Zgji-mi Andar për plagjiaturën e Zgjimit tonë Anbar. Ka qenë një verë mjaft e zënë. Ne na duhen rreth 20 ditë nga përfundimi i rimëkëmbjes së kryengritjes. Ne kemi futur Ekipet tona të Forcës Ndihmëse të Sigurisë. ANSF-ja po merr përsipër shumë më tepër luftime se sa ka bërë në të kaluarën. Ekipet e Forcës Ndihmëse të Sigurisë po e përshpejtojnë këtë. Sipas dëshirës time, ndërkohë që unë qarkulloj në hapësirën e bete-jës, janë të njëtrajtshëm, në komandat e ndryshme rajonale, duke përdorur termin “ndryshues i lojës” me Ekipet e Forcës Ndihmëse të Sigurisë me përshpejtim të vërtetë ku ne duam që ANSF-ja të shkojë. Kështu, rimëkëmbja e kryengritjes, futja e Ekipeve të Forcës Ndihmëse të Sigurisë, luftimi i kryengritjes, fillimi i mbylljes së bazës... Të gjitha këto kanë ndodhur këtë verë. Në tërësi, fushata është në rrugën e duhur. Ajo për të cilën kam pyetur veten në të kaluarën është: “Kur do zhvendosen përpjekjet kryesore nga jugu në lindje”? Unë i përgjigjem me: “Nuk është kjo pyetja. Unë po peshoj luftimet në lindje, sepse ato kanë nevojë për burime, për shkak se ajo luftë është ndryshe nga çdo

luftë tjetër kryengritëse kudo tjetër në hapësirën e betejës, por tani unë po zhvendos përpjekjet kryesore dhe përpjekja kryesore është zhvendosja në atë që ne, ISAF-i, do të bëhet përpjekja mbështetëse. ANSF-ja do të bëhet përpjekja kryesore...

A është ky niveli që ju në një farë mënyre dëshi-ronit të arrini, marrjen në dorë të situatës nga Forcat Afgane të Sigurisë Kombëtare?

Gjenerali John Allen: Kjo është para kohe. Çfarë ju shihni se unë kam tani në hapësirën e betejës është një kombinim këshilltarësh dhe njësi forcash kryesore. Këshilltarët janë brenda njësive afgane. Njësitë e forcave kryesore kanë krijuar partneritet me ta ose po kryejnë operacione të pavarur dhe ka me të vërtetë shumë pak veprime të pavarur të ISAF-it. Në thelb, kjo krijon shumë partneritet dhe në shumë raste ata janë të udhëhequr nga ANSF-ja. Tani sapo jam kthyer nga Komanda Rajonale e Lindjes, ku kalova një pjesë të mirë të kohës me dy komandantët e trupave të ANSF-së. Ne po e shohim ANSF-në të kryejë rregullisht operacione nga niveli skuadër në nivel trupash. E kam fjalën se ato po marrin drejtimin e të gjitha operacioneve. A kanë ato nevojë për ndihmë? Përgjigja është po. Ata kanë akoma nevojë për shumë ndihmë, sepse ne se kemi rekrutuar të gjithë forcën. Ndoshta ne do të mar-rim 15.000 deri në 20.000 për të pasur një total force prej 352.000, por ne nuk do ta përfundojmë ndërtimin e plotë të forcës deri në dhjetor të vitit të ardhshëm. Kështu që unë jam me të vërtetë i kënaqur me atë që ka arritur ANSF-ja deri tani, duke pasur parasysh se ku ishin ata vetëm dy vjet më parë, por ende mbetet shumë punë për të bërë. Ne kemi krijuar mundësi që duhet të vijnë online, ne duhet të ndërtojmë kapacitetet e tyre për të punësuar, për shembull, forcat e artilerisë. Ne duhet të punojmë shumë për mbështetjen e tyre dhe aftësitë ri-furnizuese.

Page 20: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 20

Që do të thotë transport ajror për shembull...Gjenerali John Allen: Transport ajror dhe ne mund

të flasim për pjesën ajrore të tij. Kjo është ajo që ka tërhequr vëmendjen time dhe në fakt duhet mjaft kohë për ta rregulluar atë, por pjesa mbështetëse e saj, një ushtri e re mund të veprojë mjaft mirë në luftime të mbyllura, por zakonisht ushtritë e reja dështojnë në mbështetjen e vetes së tyre. Në këtë mënyrë, ne po përpiqemi mjaft në nxitjen e zakoneve të mbështetjes.

Ju sapo jeni kthyer nga Lindja. Më thoni rreth kryengritjeve të talebanëve dhe si i shikoni ato?

Gjenerali John Allen: Në fakt, ata janë me të vërtetë një moment i rëndësishëm dhe unë kam biseduar me presidentin Hamid Karzai. Secili është një lëvizje organike. Ne do të komplotojmë rreth tyre mbi një hartë, tashmë e kemi bërë, por do të kryejmë disa analiza, si për shembull është kjo fisnore? Et-nike? Cila ishte arsyeja e veçantë? Cila është zgjidhja e mundshme?

Qarku i Andarit në provincën e Ghaznit është më i spikaturi për momentin, por ka dhe një tjetër mjaft të konsiderueshëm që po rritet në Kamdesh në Nuristanin jugor. Ka rritje në Wardak. Ka një rritje në Ghor. Kemi dëgjuar për një në Faryab.

Kështu, ajo që duhet të bëjmë nuk ka lid-hje vetëm me mbështetjen Andar në Ghazni. Ky është një moment me të vërtetë i rëndësishëm për këtë fushatë, sepse brutaliteti i talebanëve dhe dëshira e komuniteteve lokalë për siguri, është bërë kaq e shquar, si në Anbar, saqë ata janë të gatshëm ta marrin situatën në duart e tyre për ta bërë këtë.

Cili është roli i duhur për ISAF-in këtu?Gjenerali John Allen: Ne nuk po luajmë një rol.

Nëse do ta bëjmë, do të jetë gjithnjë nëpërm-jet GIRoA (qeveria e Republikës Islamike të Af-ganistanit), sepse nuk duam që një kryengritje të jetë e përgjegjshme për ne. Ne duam që ajo të jetë e përgjegjshme për kushtet lokale dhe duam që GIRoA të jetë zgjidhja për ta dhe kjo është gjëja e duhur për të bërë. Kështu që unë mendoj se ndërsa ne analizojmë çdo gjë prej këtyre, secila e filluar për një arsye të ndry-shme, ne duhet të jemi të ndjeshëm për llojet e asistencës. Kur them “ne”, e kam fjalën gjithnjë për GIRoA, qeverinë afgane. Ajo duhet të jetë e ndjeshme se përse filloi dhe si mund të ndi-hmojë njerëzit dhe mënyra si ajo mund të ndih-mojnë njerëzit duhet të jetë e ndryshme në çdo vend. Kjo mund të jetë në lidhje me punësimin lokal. Mund të jetë rreth një shkolle, rreth një klinike, rreth ujit të freskët. Një zgjedhje për herë të parë, i jep vetëm pak ndihmë njerëzve të atij fshati apo grupi fshatrash, sepse pikërisht tani zgjedhja e tyre e vetme është të luftojnë talebanët ose të shtypen nga ata.

A ka mundësi që kjo lloj ndihme e siguruar nga këto fshatra të përfshijë armët?

Gjenerali John Allen: Përgjigja është po, por ky

është një vendim i marrë nga afganët. Dukeni paksa optimist në këtë drejtim...Gjenerali John Allen: Mendoj se ashtu është... Në

fakt, kur vizitova për herë të parë Ghaznin në gusht të vitit të kaluar, Andari konsiderohej pothuajse tokë e panjohur. Na u desh të luftonim në Andar dhe jashtë tij. Tani Andari është një vend komplet ndryshe dhe kështu do të jetë edhe për afganët që po shohin se bota po shpaloset për ta, ajo që po shohin është se ANSF-ja ka krijuar një flluskë sigurie në mjaft zona në të gjithë vendin. Tani ka ende shumë luftime, por ka zona në këtë vend ku njerëzit mund të kenë një bisedë post-konflikti. Ne e pamë këtë në Anbar. Ngja-son mjaft me atë që përjetuam atje. Tani është koha që të rriten kapacitetet e qeverisjes dhe mundësitë ekonomike në “hapësirën e bardhë” që është krijuar më shumë nga forcat afgane. Pra, ky është një kusht që vihet re në hapësirën e betejës dhe një kusht tjetër i parë aty është ai për të cilin biseduam, janë njerëzit të cilët janë të lodhur nga shtypja konstante dhe natyra e cilësisë së jetës së tyre, që u është shkaktuar nga talebanët. Ata duan diçka ndryshe, por

në të vërtetë ata nuk kanë ndonjë zgjedhje dhe në këtë mënyrë kjo u jep atyre një zgjedhje të mirë.

E kuptoj nevojën për të vendosur afganët këtu, por në çfarëdo mase qeveria afgane luan një rol, asaj i duhet ende ndihma e koalicionit, në formën e një helikopteri të koalicionit. Papritmas, ndihma duket mjaft Perëndimore apo jo?

Gjenerali John Allen: Po ju them tani se ne po ri-furnizojmë Kamdeshin duke përdorur helikopterët e ushtrisë afgane. Ata po e bëjnë këtë. Ata kanë ven-

Page 21: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 21

dosur komandat atje. Ata po ri-furnizojnë elementët lokalë atje. Ata po mbajnë financiarisht ANP-në (ush-trinë kombëtare afgane) në disa postblloqe kryesore e pika të forta. Tani dhe përsëri, ne do t’i ndihmojmë ata, por pjesë e kësaj është një përpjekje e vërtetë, një dëshirë e vërtetë në emër të afganëve për ta bërë këtë një kryengritje spontane afgane, por gjithashtu edhe një përpjekje e mbështetur në Afganistan dhe unë mendoj se kjo është fantastike.

Le të themi se ju do ta lini ISAF-in pranverën e ardhshme. A keni shpresë se gjërat do të jenë pak ndryshe deri atëherë?

Gjenerali John Allen: Mendoj se ka disa zona, por është shumë herët për t’i treguar.

E drejtë. Paqja nuk do të shpërthejë në të gjithë vendin.

Gjenerali John Allen: Po, e vërtetë, por do të ketë paqe. Kjo filloi në Anbar. Nëse zhvillohen siç duhet, këto mund të bëhen ndikimet më të rëndësishëm për të vonuar përpjekjet e talebanëve për të marrë popullsinë.

Trupat kryengritës së shpejti do të pozicionohen

dhe ju do të keni përafërsisht 68.000 trupa ameri-kanë në tokën afgane. Ju keni thënë publikisht se do të dëshironit të ruanit po aq forca sa të jetë e mundur edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Gjenerali John Allen: Një pjesë e madhe e fuqisë luftarake konvencionale do të vazhdojë të rrijë në lind-je duke krijuar partneritet të ngushtë me njësitë af-gane. Pra, ne do të kemi fuqi konvencionale luftarake këtu për të krijuar partneritet me ta gjatë operacio-neve. Ne kemi vendosur shumë këshilltarë atje, pra

të dyja palët po këshillohen dhe po bashkëpunojnë. Tani ka një trupë të plotë afganësh, një batalion i poli-cisë së rendit kombëtar afgan. Ne kemi marrë leje për të rritur policinë lokale afgane atje. Ne po përdorim batalione komando për të bërë operacione të fokusu-ar. Pra edhe pse numrat tanë janë pakësuar, ne kemi akoma një kontingjent të konsiderueshëm britanik, një kontingjent të konsiderueshëm detar me fasilitorë të ushtrisë dhe një prani afgane të madhe atje.

Pra ju nuk jeni i shqetësuar për Jugun?Gjenerali John Allen: Unë do e shoh atë mjaft nga

afër, sepse ky është fundja, atdheu shpirtëror i re-belimit Pashtun. Pra, për ne kjo nuk është betejë kon-vencionale aq sa është një proces i konsolidimit tonë në popullsinë afgane, e cila është edhe qendra e grav-itetit së aktivitetit të kundër-terrorizmit.

Dua t’ju pyes rreth ndikimit të Pakistanit.Gjenerali John Allen: Kjo është thelbësore.

Haqqanis janë ende mjaft aktivë. Mjaft e rëndësishme është ta mbash të vëzhguar këtë grup. Fakti është se nuk ka pasur sulme të një shkalle të gjerë në Kabul, i cili është një nga qytetet më të kërcënuar në plan-

et, duke pasur parasysh lumenjtë që burojnë nga kërcënimi i pjesës veriore të Waziristanit dhe nga përqendrimet terroriste përgjatë zonave të administruara në mënyrë federale si dhe brenda Afganistanit.

Kur do t’ia bëni rekomandimin tuaj presi-dentit Obama në lidhje me forcën e trupave?

Qëllimi im është të kem diçka jashtë prej këtej nga mesi i nëntorit.

Çfarë do të përfshijë kjo?Gjenerali John Allen: Do të ketë disa pjesë të

saj. Unë do të vlerësoj gjendjen e kryengritjes, siç e pamë këtë vit. Unë do të vlerësoj gjendjen e ANSF-së, ashtu siç ka evoluar gjatë këtij viti dhe mendoj me të vërtetë se ka lajme të mira. Në fakt, të dy këto janë lajme të mirë. Unë do të vlerësoj kushtet operacionale në vitin 2013 dhe më pas do të bëj një rekomandim në atë që mendoj se është lloji i forcës që do të më duhet në vitet 2013 dhe 2014.

Unë përdor një term të ndryshëm, sepse beteja e hapësirës ka ndryshuar me të vërtetë. Unë do të them sesa fuqi luftarake do të më nevojitet. Kjo nuk është më një masë e pastër e fuqisë luftarake, sepse shumë nga ajo që po gjen-eron sukses për ne, është më pak rreth njësive së manovrave konvencionale, se sa është rreth

kombinimit të njësive së manovrave konvencionale me suksesin që është arrirë me ndihmën e forcave të sigurisë. Pra, ky është një kombinim forcash dhe af-tësish që unë do të përshkruaj në mënyrë të qartë teksa jam në sinergji e që do të kërkoj të bëhet në rekomandim. Kështu, kjo është në lidhje me numrat, por brenda këtyre numrave, ka të bëjë me të qenit i aftë për të përshkruar llojet e forcave që janë të nevojshme për të vazhduar gjenerimin e suksesit.

Përgatiti: Alba Musaraj

Page 22: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 22

Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit në Shqipëri zjarret, sidomos në pyje, janë shtuar si numër por gjithashtu është rritur edhe përmasa e sipërfaqeve të prekura. Të dy treguesit janë

mbi karakteristikat mesatare të vendeve mesdhetare. Që nga viti 1992 në Shqipëri është rritur ndjeshëm rreziku i zjarreve në pyje, duke arritur kulmin në vitin 2000. Vetëm dhjetëvjeçarin e kaluar 1990-2000, raporti ndërmjet sipërfaqes pyjore të djegur dhe sipërfaqes së vendit ishte rreth 2.19. Zjarret në pyje dhe kullota shpesh janë ngjarje që shkaktojnë shkatërrim në një zonë të gjerë. Shkaqet kryesore të zjarreve janë pakujdesia e njerëzve, aksiden-tet dhe vëniet e qëllimshme të zjarrit djegia për kullota, si dhe shkaqet natyrore, rrufetë. Zjarret e pakontrolluara, të shkaktuara aksidentalisht dhe shpesh për shkak të djegies me qëllim pastrim kullotash, vijojnë të ndodhin çdo vit në vendin tonë, duke qënë më të dendur në pyje dhe gjeografik-isht më tepër në jug të vendit. Rreziku më i madh i zjar-reve në pyje është evident në fund të pranverës dhe gjatë periudhave të thata të verës. Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e zjarreve, parandalimin apo shuarjen e tyre, ka bashkëpunimi dhe bashkërendimi i punës midis institu-cioneve shtetërore në nivel qendror, rajonal dhe lokal dhe i aktorëve të tjerë si përdorues, pronarë dhe subjekte pri-vate, duke bërë që këto situata të mundshme gjatë stinës së verës të përballohen me sukses.

Angazhimi i menjëhershëm i FA në Emergjencën Civile për shuarjen e zjarreveMinistria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i

Forcave të Armatosura iu përgjigjën pozitivisht kërke-

Forcat e Armatosura në përballimin me sukses të Emergjencës Civile

emergjencat

Mimoza GOLIKJA

save të bëra nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile për shuarjen e zjarreve, të cilat përfshinë gjatë periudhës së verës zona të ndryshme të territorit të Shqipërisë. FA në përmbushje të misionit kushtetues kanë qenë aktive në përballimin e situatave të emergjencave civile, në operacione në ndihme të komunitetit, në zona të ndry-shme të vendit për shuarjen e zjarreve. Ky kontribut është vlerësuar pozitivisht nga autoritetet më të larta shtetërore, organet e pushtetit lokal dhe nga komu-niteti, ku u angazhuan dhe punuan për shuarjen e disa vatrave të zjarreve që ranë në terrene të vështira.

Rreth 6872 forca, 326 mjete tip “Iveco” e “Land-Rover”, 31 mjete zjarrfikëse, 6 helikopterë, 6 autoambulanca të llogaritura në mënyrë progresive, u përballën

me terrene mjaft të vështira në shuarjen e zjarreve nga angazhimi i strukturave të FA

Page 23: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 23

emergjencat Kontributi i dhënë për mbështetjen e autoriteteve civile për përballimin e situatave të krijuara nga zjar-ret e rëna në zona të ndryshme të vendit, janë vazh-dimësia e angazhimi i menjëhershëm për kryerjen e operacioneve nga strukturat e FA-së, kryesisht nga struktura kryesore Brigada e Mbështetjes Rajonale e cila vepron në prefektura të ndryshme të vendit, si Tirana, Burreli, Kukësi, Elbasani, Gjirokastra dhe Ko-rça, Forca Tokësore e cila vepron nga Tirana, Shkodra e Berati, Forca Detare që vepron në Durrës e Vlorë, KDS, Forca Ajrore, Policia Ushtarake, Regjimenti i Mbështetjes, Brigada Logjistike, etj.

Koordinim dhe bashkëpunim i pandërprerë me organet e pushtetit qendror dhe lokal Në mbështetje të paragrafit 4, të nenit 102 të

Kushtetutës se Republikës së Shqipërisë, si dhe në mbështetje të Ligjit Nr. 8756, datë 26.03.2001 “Për Emergjencat Civile”, Ligjit Nr.8766, datë 05.04.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin”, VKM Nr. 288, datë 27.06.2002, “Për përcaktimin dhe marrjen e masave kundër zjarrit dhe shpëtimin në objektet me rëndësi ekonomike dhe shtetërore”, VKM Nr 835, datë 03.12.2004 “Planit Kombëtar të Emergjencave Civile”, u hartua plani i masave ndërmjet tre minis-trive, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mjedisit e Pyjeve dhe Kullotave, si dhe Ministrisë së Mbrojtjes, “Mbi bashkëpunimin e strukturave për parandalimin, mbrojtjen dhe përgjigjen ndaj situatave të mund-shme për zjarret”, të cilat u angazhuan me qëllim për përgjigjen e përbashkët të strukturave shtetërore, për situatën e pritshme të zjarreve.

Mbështetur në këtë plan masash, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA kishte për detyrë 1)Të vendoste në dispozicion të fazës së përgjigjes ndaj zjarreve burimet njerëzore dhe Logjis-tikën e nevojshme, (mjete me kalueshmëri të lartë, zjarrfikëse etj), si dhe në rast nevoje të mundësonte burime shtesë nga njësitë e dislokuara në qarqet e tjera. 2) Të angazhohej në mënyrë të pandërprerë, për operacionet e shpëtimit apo dhe evakuimet e mundshme, 3)Të kishte në dispozicion njësinë e he-likopterëve të Farkës, për ardhjen në ndihmë të popul-latës, si dhe për rastet e emergjencave mjekësore. 4) Të mbështeste operacionet e ndërhyrjes me mjete financiare sipas nevojave të ndryshme.

Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe strukturat e vartësisë, në kuadër të përballimit të situatave të emergjencave civile, koordinuan dhe bashkëpunuan pandërprerë me organet e pushtetit qendror dhe lokal me qëllim parandalimin dhe përballimin e çdo situate eventuale që mund të ndodhte nga përhapja e zjarreve në zona të ndryshme të vendit. Me porosi të veçantë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi, të gjithë njësitë dhe repartet morën urdhër për të pasur në gatishmëri të plotë struktura të veçanta për ti përdorur në rast Emergjence Civile, kryesisht zjarre. Të gjithë Komandat e njësive dhe reparteve si-

pas zonave të tyre të përgjegjësisë (vend dislokimit të tyre) mbajtën lidhje të vazhdueshme me autoritetet e pushtetit vendor për këtë qëllim, duke hartuar plane të përbashkëta. Bazuar në detyrimet e planit të masave drejtuesit e strukturave të FA janë pjesë e Task Forcës së ngritur në qarqe të ndryshme të vendit, për mar-rjen e masave paraprake për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave shtetërore, komunale e private nga zjarret, duke u këshilluar për planëzimin e masave parandaluese si dhe duke u angazhuar në raste të operacioneve të shuarjes së zjarreve.

Profesionalizëm dhe gatishmëri në përmirësimin dhe normalizimin e situatës emergjente Që në qershor të këtij viti, mjetet zjarrfikëse të

Brigadës së Mbështetjes Rajonale, u angazhuan në tre operacione për shuarjen e zjarreve në Tiranë, përkatë-sisht në Selitë, Kinostudio dhe në Qesarat. Në secilin nga këto operacione janë angazhuar mjete zjarrfikës me ekuipazhin përkatës, ndërsa në rastin e zjarrit të rënë në “Kodrën e Diellit”, Selitë, shuarja zjarrit u mundësua nga ndërhyrja e personelit të specializuar zjarrfikësish dhe të Policisë Ushtarake për shkak të pa-mundësisë të hyrjen së mjeteve zjarrfikëse në zonë.

Efektivat e FA të RSH kanë treguar profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre në përmirësimin dhe normaliz-imin e situatës emergjente të krijuar, dhe nën vëmend-jen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mjaft trupa dhe mjete të Forcave të Armatosura u përfshinë dhe u angazhuan për shuarjen e disa vatra zjarresh, në ter-rene të vështira si ato në Qarkun e Tiranës, Shkodrës, Dibrës, Kukësit, Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Korçës etj.

Për Qarkun e Tiranës, Forcat e Armatosura me Shtabin e Përgjithshëm, Njësitë e Repartet e Forcave Tokësore me Batalionin Special, Batalionin Komando, Batalionin Logjistik, Brigada e Mbrojtjes Rajonale me Batalionin e Kërkim Shpëtimit, Batalionin e Xhenios, Brigada Logjistike me Togën Zjarrfikëse, Batalionin e

Page 24: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 24

Furnizimit, KDS me Qendrën e Stërvitjes Bunavi, Policia Ushtarake, Regjimenti i Mbështetjes, ASNI, janë anga-zhuar nga data 26.06.2012, deri në datë 13.09.2012, në operacione për shuarjen e zjareve në Qarkun e Tira-nës në Komunën Dajt, Malin e Dajtit, Malin e Priskës, Qafë Mollë, Fahatin Lazaret, Lanabregas, Linzë, Komu-nën Sauk, (Lpidari), Komunën Petrelë, Komunën Krrabë, Komunën Ndroq, Komunën Zall-Herr, (poligon), Selitë, Kinostudio, Kodra e Diellit, Sharrë etj.

Në këto Operacione janë angazhuar, forca 3835 trupa, mjete 180 copë, zjarrfikëse 25 copë, ambulanca 6 copë. Këtu vlen të përmendet Operacioni për shuar-jen e zjarreve në malin e Dajtit më datë 30.08.2012, i cili u drejtua nga Shtabi i Përgjithshëm, ku morën pjesë në Operacion 1116 trupa e 56 mjete. Operacioni bëri të mundur frenimin e zjarreve që kishin pushtuar këtë rajon dhe vënien nën kontroll të tyre e më vonë shuar-jen e plotë.

Për Qarkun e Shkodrës -Në këtë Qark Forcat Tokë-sore, Batalioni i Këmbësorisë Malor Vau i Dejës, u an-gazhua në Komunën Velipojë, në Mal Kolaj, në fsha-tin Rrjoll, Komuna Vig-Mnelë, Komuna Kastrat, Mali i Veleçikut në Fushë Zezë, rrethin e Pukës Mali i Tër-bunit, Iballë, Qafë Mali etj. Në këtë qark gjithsej janë angazhuar 510 forca dhe 22 mjete tip “Iveco”.

Për Qarkun e Dibrës -Në këtë Qark, forcat e BrMR me KMR Burrel janë angazhur në Komunën Lurë (në fshatin Pregjë-Lurë, parkun Kombëtar), Komunën Sel-ishtë (në fshatin Vanas), Komunën Lis Burrel, në shua-rjen e zjarrit të rënë në pyllin Ballgjaj, Komunën Derjan në fshatin Lami i Madh. Po kështu në Komunën Sel-ishtë (në fshatin Lukaj e Qafë Murrë), Komunën Kala e Dodës (në fshatin Tejsë), si dhe në Bashkinë Bulqizë (Mali Tërnovë). Në këtë qark gjithsej janë angazhuar 554 forca dhe 35 mjete tip “Iveco”.

Për Qarkun e Kukësit -Në këtë Qark Forcat e BrMR

me KMR Kukës janë angazhur në Komunën Kalimash (Gjegjan), Komunën Malzi (në zonën pyjore Leproj dhe Keçel), Komunën Tërthore ( Bardhoc), Komunën Zapod (qafë Kom), Ko-munën Arrën në Letaj, Komunën Golaj, rrethi Has. Në këtë qark gjithsej janë angazhuar 510 forca dhe 37 mjete tip “Iveco”.

Për Qarkun e Elbasanit -Në këtë Qark Forcat e BrMR me KMR Elbasan janë angazhur në Komunën Lubinjë rrethi Gramsh, në ma-lin e Sopotit, në komunën Stravaj e Komunën Krastë. Gjithsej janë angazhuar 105 forca, 1 mjet Zjarrfikëse dhe 4 “Iveko”.

Për Qarkun e Beratit -Forcat Tokësore (Batalioni i Transportueshëm nga Ajri në Posh-nje), kanë operuar për shuarjen e zjarreve, në lagjen Goricë të qytetit Berat, në malin e Par-tizanit Berat, Komuna Ura Vajgurore, Koniz-balt. Në këtë qark gjithsej janë angazhuar 165 forca, 3 mjete tip “Iveco”.

Për Qarkun e Vlorës -Në këtë Qark janë angazhuar Forcat Detare (Flotilja Detare Jug-ore), KDS (Brigada e Stërvitjes Bunavi), në

Qafën e Llogarasë, në komunën Dhërmi dhe në Palasë dhe komunën Dukat. Në këtë qark gjithsej janë anga-zhuar 418 forca,14 mjete tip “Iveco”, 5 mjete zjar-rfikëse.

Për Qarkun e Gjirokastrës -Në këtë Qark Forcat e BrMR me KMR Gjirokastër, në periferi të qytetit të Delvinës janë angazhuar për shuarje zjarri si dhe në malin e Gjirokastrës. Në këtë qark gjithsej janë anga-zhuar 50 forca, 1 mjete tip “Iveco” dhe 1 mjet zjar-rfikëse.

Për Qarkun e Lezhës -Në këtë Qark Forcat Tokë-sore, (Batalioni i Këmbësorisë Malor Vau i Dejës), janë angazhuar në Komunën Orosh rrethi i Mirditës. Në këtë qark gjithsej janë angazhuar 40 forca dhe 2 mjete tip “Iveco”.

Për Qarkun e Korçës -Në këtë Qark Forcat Tokë-sore (Batalioni i Transportueshëm nga Ajri i Poshnjes), BrMR me KMR Korçë, janë angazhuar në Pyllin e Boz-dovecit, Komunën e Voskopojës. Në këtë qark gjithsej janë angazhuar 685 forca dhe 39 mjete tip “Iveco”.

Për Qarkun e Durrësit -Në këtë qark Forca të BrL janë angazhuar në Komunën Borizanë për shuarjen e zjarrit. Në këtë qark gjithsej janë angazhuar 2 forca dhe 2 mjete zjarrfikëse.

Prezenca e Forcave të Armatosura në këtë emergjencë civile Në QBO të SHPFA, për të marrë në mënyrë të

përmbledhur prezencën e FA në emergjencën për shua-rjen e zjarreve në verën që sapo kaluam kontaktuam me N/Kolonel Bedri Laçi, Shef i Seksionit të Emergjen-cave Civile, dhe morrëm këto të dhëna:

Sipas Forcave njësive dhe Reparteve, Forcat Tokë-sore angazhuan 3966 forca, 192 mjete dhe 6 ambu-lanca. Forcat Ajrore angazhuan 50 vetë, 2 mjete dhe 6 Helikopterë. Forcat Detare angazhuan 158 vetë dhe

Page 25: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 25

4 mjete. BrMR angazhoi 2070 forca, 98 mjete dhe 18 zjarrfikëse. Brigada Logjistike angazhoi 80 forca, 2 mjete dhe 13 zjarrfikëse. Policia Ushtarake angazhoi 72 forca dhe 2 mjete. ASNI angazhoi 210 forca dhe 5 mjete, si dhe KDS 260 forca dhe 8 mjete.

Në këtë emergjencë bilanci i Vatrave të mëdha të zjarrit ishte 176 vatra, njerëz të angazhuar në opera-cione 6872 vetë, zjarrëfikse që morrën pjesë në opera-cione 31 copë dhe mjete transporti e teknikë që mor-rën pjesë në operacione 326 copë. Ambulanca 6 copë dhe Helikopter 6 copë. Në ndihmë të Ministrisë së Brendshme dhe Pushtetit Vendor (EC) për monitorim e rikonicion për situatën e zjarreve në territorin e RSH, kanë fluturuar Helikopterë BO-105 të Forcave Ajrore. Gjithashtu me kërkesë të DPEC në këtë emergjencë kanë marrë pjesë 2 Helikopterë të Republikës së Turq-isë, 2 avionë të Italisë si dhe 1 avion i Sllovenisë, në operacionet e shuarjes së zjarreve në territorin e RSH. Në këto fluturime ata janë mbështetetur me efektiv pilot të Forcave Ajrore, si dhe infrastrukturë në aerodrome dhe materiale e mjete logjistike.

Nga informacionet e marra nga DPEC rezulton se temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë fa-vorizuar shumë situatën e zjarreve në vendin tonë dhe në rajon. Disa nga vatrat e zjarreve kanë qenë të qël-limshme nga individë të veçantë. Nga zjarret nuk ka pasur humbje në njerëz dhe dëmtime të banesave. Situata e krijuar është monitoruar dhe ka qenë nën kontroll të vazhdueshëm.

FA, Komandat e Forcave dhe reparte janë të anga-zhuar dhe kanë bashkëve-prim të vazhdueshëm me DPEC, pushtetin vendor dhe komunitetin për të përbal-luar operacione të Emergjencave Civile.

Parandalim i zjarreve në pyje zvogëlon koston e për-ballimit të përhapjes dhe shuarjen e tyre

Në radhë të parë, si shkak i zjarreve evidentohen faktorët klimatikë, konkretisht thatësira e jashtëza-konshme, e cilësuar si më e madhja e 50 viteve të fundit. Por edhe këtu, “faktori njeri” cilësohet po aq i dëmshëm dhe me efekte direkt në shkaktimin dhe fa-vorizimin e zjarreve. Sipas një tradite të vjetër bujqë-sore tokës i vihet flaka për ta përgatitur për sezonin e ardhshëm. Por në shumë raste, si pasojë e erërave të forta, afërsisë me pyjet, thatësirës dhe ajrit të nxehtë, zjarret avancojnë me shpejtësi dhe shkak-tojnë djegie masive të pyjeve. Një shkak tjetër është dhe logjika krejtësisht tregtare që përdorin pronar-ët apo përdoruesit e pyjeve, të cilët djegin drurët

tradicionalë pa ndonjë vlerë të madhe në treg për t‘i zëvendësuar ato më vonë me drurë të tjerë me vlerë tregtare si ukaliptet, palmat, etj.

Sipas disa vlerësimeve, gjatë periudhës 2000-2003, zjarret në Azinë Juglindore shkaktuan një dëm prej 16-18 miliardë dollarësh. Por Mesdheu është një nga zonat më problematike të planetit. Në vendet mesdhetare numërohen mbi 60000 zjarre në vit, bile në disa vende të evidentuara si më të vështirat në këtë aspekt, regjistrohen 20000 deri 25000 vatra zjarri në vit. Sipas Komisionit Europian “këto zjarre shkatërrojnë çdo vit, kryesisht në sezonin e verës, mbi 700000 hektarë pyje me një tendencë që vjen në zgjerim”, duke u bërë kështu faktori kryesor i rrezi-kut ekologjik për këtë rajon.

Spanja, Portugalia, Shqipëria dhe Greqia kanë njohur këto vitet e fundit thatësirën më të madhe të tyre, të paktën për shekullin e fundit. Tashmë temperaturat 38, 40, bile edhe 45 gradë janë bërë normale në vendet e Mesdheut Verior

e Jugor, por sipas Këshillit të Europës, “më shumë se sa thatësira, shkaku kryesor i zjarreve është neglizhenca hu-mane, piromanët si dhe barinjtë apo fermerët që praktikojnë zjarret për të përfituar kullota apo përmirësuar cilësitë e tokës, vetëm 10-15 e zjarreve ndodhin për shkaqe natyrale e klimatike, ndërsa 85 % e tyre janë rezultat i veprim-tarisë së njeriut”. Kjo sipas statistikave dhe vlerësimeve të ekspertëve, në ndryshim nga shumë rajone të tjera të botës ku faktorët me origjinë natyrale janë më prezentë se sa në rajonin e Mesdheut. Vendet europiane shpen-zojnë çdo vit me miliarda euro në luftën kundër zjarreve të pyjeve dhe miliarda euro të tjera si subvencione e pro-grame speciale pyllëzimi. Tashmë në shumicën e vendeve mesdhetare është ndërtuar linja kryesore e politikave ku të investosh masivisht dhe me koncepte e praktika të qarta në parandalimin e zjarreve në pyje, do të thotë jo vetëm të eliminosh zjarret, por dhe të zvogëlosh shumë ko-ston e përballimit të përhapjes dhe shuarjes së tyre.

Page 26: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 26

Përfundon me sukses stërvitja “Biza 2012” 25 gusht-15 shtator 2012

MINISTrI IMAMI: Ju përgëzoj për profe-sionalizmin e treguar në koordinimin dhe mirë-funksionimin e të gjithë punës pregatitore disa mujore që solli suksesin e kësaj ndërmarrjeje, ndër më të mëdhatë e dekadës së fundit. Pikërisht në demonstrime të tilla të përkushtimit, profesion-alizmit dhe aftësimit tuaj sollën edhe rezultatin e kalimit me sukses tëtestit tuaj të parë të certifikimit CrEVAL e të quheni “Combatready”. Kjo nuk është një arritje e vogël, pasi certifikimi juaj u arrit pas një vlerësimi dy-fish, në kazermë e në ter-ren, dhe vlerësimi u krye në përputhje më të gjitha standardet e NATO-s

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 26

Page 27: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 27

Poster

Përfundon me sukses stërvitja “Biza 2012” 25 gusht-15 shtator 2012 nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 27

Page 28: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 28

QKSM, një Qendër Ekselence mbi kërkimin strategjik për Sigurinë dhe Mbrojtjen

koncerti

Një institucion kërkimi shkencor nuk është kurrë vonë për t’u hapur dhe nuk është asn-jëherë i tepërt. Kjo logjikë e thjeshtë e për-ligj më së miri krijimin e QKSM, një qendër

ekselence mbi kërkimin strategjik për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Krijimi i një institucioni të tillë kërkimor në fushën e sigurisë, është edhe më i lavdërueshëm, pasi natyra e mjedisit të sigurisë është bërë shumë dina-mik, i ndërthurur dhe bart kërcënime të ndryshme nga ato që bota ishte mësuar të parashikonte në dekadat e shkuara. Nisur nga rajoni në të cilin jemi të vendo-sur, nga sfidat kombëtare që kemi përpara dhe nga ini-ciativat politike, studimet e kësaj qendre do të mund të ishin një udhërrëfyes shumë i mirë në një rrugëtim delikat, siç është ai që kryhet në “ujërat” e sigurisë. Në lidhje me detajet dhe misionin e kësaj qendre flet drejtori i kësaj qendre, kolonel (R) Thimi Hudhra.

Z. Kolonel, cilat janë disa nga parimet kryesore të punës kërkimore të QKSM?

QKSM është planëzuar me kujdes të jetë një qendër kërkimore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Puna e QKSM bazohet mbi kriteret kërkimore që janë ekuiva-lente me çdo qendër kërkimore të vendeve të zhvilluara perëndimore. Si e tillë, ajo bazohet në parimet e më-poshtme:

Fokusim në Reformat dhe Transformimin. Fokusi i punës kërkimore në FA të jenë çështjet themelore në axhendën e reformave të sigurisë dhe mbrojtjes të vendit tonë. Do të evitohet në maksimum puna kërki-more pa objekt apo me objekt periferik për zhvillimin e reformave të këtyre institucioneve.

Punë me Vizion Afatmesëm dhe Afatgjatë. Puna Kërkimore e QKSM do të synojë të paraprijë vendim-marrjet kryesore të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, duke ofruar rekomandime, zgjidhje e alter-nativa jo vetëm në planin afatshkurtër, por edhe në atë afatmesëm dhe afatgjatë.

Projekte me Vlera Aplikative. Ky do të jetë një nga

parimet themelore të punës së QKSM. Të gjithë projek-tet kërkimore do të synojnë të çojnë domosdoshmërisht në një vlerë, qëndrim, koncept, kapacitet, organizim, apo pozicion të ri. Puna kërkimore me karakter aplikativ dhe vlera krijuese sipas sistemit ‘Bloom’ të avancuar do të jetë në qendër të kërkimit të QKSM.

Zhvillimi i Kapaciteteve Kërkimore. Puna kërkimore do të synojë krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore cilësore, si dhe zhvillimin e talenteve të reja kërkimore në FA. Krijimi i një komuniteti dhe elite kërkimore brenda FASH dhe në institucionet e sigurisë do të jetë një nga synimet kryesore të QKSM.

Mbështetje Proporcionale. Mbështetja me fonde fi-nanciare e punës kërkimore të QKSM do të bëhet në proporcion të drejtë me nevojat e FASH dhe institu-cioneve të sigurisë për punë kërkimore, si dhe fuqinë absorbuese të kapaciteteve kërkimore të QKSM. Synimi afatshkurtër është që QKSM-ja të financohet nga një

s P e c i a l e

Page 29: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 29

>> >> >>kategori e veçantë e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, që pritet të alokohet për herë të parë në vitin 2013 si zëri për Kërkim– Zhvillimin (R&D).

Pavarësi e Mendimit Kërkimor. Në themel të punës kërkimore të QKSM do të jenë parimet e mendimit të lirë akademik, të respektimit të të drejtave të autorit (copyright), të politikës së mos-atribuimit dhe të anti-plagjiaturës. Të gjitha produktet kërkimore të QKSM do të kenë autorësinë dhe të drejtat e au-torit të QKSM dhe mund të mos jenë domosdoshmër-isht qëndrimi zyrtar i autoriteteve dhe institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Si do të bëhet planifikimi i Punës Kërkimore të QKSM?

QKSM është një institucion kërkimor në shërbim të plotë të institucioneve të sigurisë. Ato do të jenë ‘syri dhe veshi’ i autoriteteve të larta në fushën e sigurisë. Shqetësimet e tyre janë shqetësimet e Qendrës, pri-oritetet e tyre janë prioritetet e Qendrës.

Në këtë këndvështrim, planifikimi i punës kërkimore të QKSM do të bëhet mbi bazën e Listës së Kërke-save Prioritare për Punë Kërkimore. Kjo listë përpuno-het çdo vit mbi bazën e kërkesave të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, të autoriteteve të komandimit dhe drejtimit strategjik të FASH, të drejtorive të MM/SHP, e të komandave kryesore të FASH. Këto kërkesa organizohen çdo vit nga QKSM në një plan vjetor të kërkimeve strategjike, i cili miratohet nga Ministri i Mbrojtjes.

Plani Vjetor i Kërkimeve Strategjike bëhet subjekt i komunitetit kërkimor të sigurisë dhe mbrojtjes. Pro-cesi i shpalljes, aplikimit, përcaktimit të fituesve, i kon-tratave të projekteve kërkimore, i ndjekjes së ecurisë së tyre, si dhe i vlerësimit të aplikantëve të projekteve kërkimore kryhet sipas rregullores dhe udhëzimeve të miratuara nga Kryetari i Bordit Kërkimor të QKSM.

Plani Vjetor mund të shërbejë si burim kryesor për formulimin e tezave kërkimore-shkencore për kandi-datët për Master Profesional, Master Shkencor dhe Doktoraturë, në programet përkatëse të Institucio-neve të Arsimit të Lartë në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, me prioritet në Akademinë e Mbrojtjes, dhe institucione të tjera të interesuara.

Cilat do të jenë disa nga llojet kryesore të punës

kërkimore të QKSM?Më konkretisht, ne kemi aktualisht në veprim një

Plan Vjetor të Punës Kërkimore të FASH për vitin 2012 të përpunuar nga ish-Qendra e Analizave të Mbrojtjes dhe të miratuar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 821/1 datë 16/02/ 2012. Ky Plan përfshin, por nuk shteron, llojet e punës kërkimore që do të zbatohen nga QKSM, të cilat janë përpunuar sipas eksperiencës më të mirë të vendeve aleate.

Analizat, prognozat, vlerësimet dhe artikulimi i pozi-cionimeve të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes do të organizohen sipas llojeve të projekteve kërkimore të mëposhtme:

Monitorime strategjike dhe operacionale. Monito-rimet strategjike dhe operacionale janë projekte kër-kimore me fokus në zonat me interes strategjik dhe operacional të vendit tonë dhe të misionit të Forcave të Armatosura jashtë vendit, si pjesë e Aleancës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare e rajonale. Moni-torimet do të bëhen me qëllimin që institucionet e sig-urisë të mos ndodhen asnjëherë të papërgatitur në situatat kur duhet të kemi një qëndrim të unifikuar, të përpunuar, të pjekur dhe realist kombëtar në marrëd-hëniet ndërkombëtare, rajonale e bilaterale.

Detyra kërkimore. Detyrat kërkimore do të jenë pro-jekte kërkimore që analizojnë çështje prioritare kryesisht afatmesme dhe afatgjata të reformave të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe ofrojnë rekomandime e zgjidhje për auto-ritetet e larta civile dhe ushtarake. Detyrat kërkimore do tu ofrohen grupeve të ekspertëve brenda dhe jashtë institucioneve për të dhënë zgjidhje, gjetje e rekoman-dime konkrete për çështje prioritare të sigurisë.

Raste Studimore. Rastet Studimore janë projekte kërkimore që fokusohen në trajtimin e çështjeve speci-fike, të cilat shoqërohen me trajtimin e detajuar dhe dhënien e zgjidhjeve konkrete për rastin e veçantë. Këto

Qendër Ekselence mbi kërkimin strategjik për Sigurinë e Mbrojtjen

QKSM, domosdoshmëri për të arritur qëndrime koherente mbi çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë

Moro: QKSM, projekt ambicioz i ministrisë së Mbrojtjes

QKSM

Page 30: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 30

lloj studimesh do tu ofrohen studiuesve dhe studentëve që kryejnë programe të studimeve të larta të sigurisë dhe mbrojtjes, si master, doktoraturë etj.

Studime Krahasuese. Studimet Krahasuese janë projekte kërkimore që trajtojnë një çështje të caktuar duke e krahasuar me eksperiencën e vendeve të tjera, por edhe duke ofruar përqasje e zgjidhje paralele mbi bazën e eksperiencës së mëparshme. Edhe këto lloj studimesh do tu ofrohen studiuesve dhe studentëve të programeve master e doktoraturë.

Zhvillim Konceptesh. Zhvillimi i Koncepteve nga QKSM do të kërkohet për rastet kur kërkohen zgjidhje koncep-tuale të çështjeve të nivelit strategjik, psh, qëndrimet e Shqipërisë në kontekstin e Konceptit të ri Strategjik të Aleancës, apo të konceptit ‘Smart Defence’ etj. Kon-ceptet e zhvilluara mund të shfrytëzohen më tej për të formuluar strategji apo politika zhvillimi për çështjet konkrete.

Zhvillim Politikash. Zhvillimet e Politikave janë pro-jekte kërkimore që rezultojnë me zhvillimin e një politike të caktuar, të një qëndrimi apo pozicioni që duhet të mbahet apo të ndiqet për një çështje të caktuar strat-egjike. Zhvillimi i politikave mund të lidhet me çështje të studimeve rajonale, çështjeve të integrimit, çështjeve të zhvillimeve teknologjike dhe reformave të sigurisë etj.

Çdo vit, specifikimi i projekteve kërkimore bëhet si-pas Direktivës së MM për punën kërkimore si dhe për-caktimeve të Bordit Kërkimor të QKSM. Zhvillimi i punës kërkimore do të bëhet sipas një Manuali të veçantë për Punën Kërkimore në QKSM.

Si do të shfrytëzohen produktet e punës kërkimore të QKSM

QKSM është përgjegjëse për regjistrimin e kërke-save, paraqitjen e tyre para Bordit Kërkimor, arkivimin e materialeve, ruajtjen dhe vënien në dispozicion të pro-jekteve kërkimore ndaj autoriteteve, komandave dhe të gjitha strukturave të interesuara, duke respektuar shkallët e sigurisë së informacionit të tyre.

QKSM do të botojë re-zultatet e punës kërkimore nëpërmjet një organi botues kërkimor 3 mujor mbi “Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes”, të një Cikli Vjetor të Punës Kër-kimore, si dhe të punimeve periodike të konferencave, përmbledhje punimesh kërki-more me tematike të orien-tuar, monografi, etj.

Punimet kërkimore të QKSM do të vihen në dispozi-cion të përdoruesve të tyre në formë tekstuale, elek-tronike, on-line apo me CD, për të gjithë institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit, për institucionet e arsimit të lartë, si dhe in-stitucionet ndërkombëtare

‘think tank’ të interesuara. Shfrytëzimi i produkteve të QKSM do trajtohet qartë në Manualin e Punës Kërkimore të QKSM.

Çfarë personeli do të ketë QKSM?QKSM do të ketë personel administrativ, personel

teknik dhe personel shkencor në fushën e sigurisë dhe te mbrojtjes. Duke pasur në fokus punën kërkimore, QKSM do të ketë 80% personel kërkimor dhe vetëm 20% personel teknik dhe administrativ. Personeli cilësor kërkimor-shkencor është thembra e Akilit të QKSM.

Duke qenë se QKSM do të merret me përpunimin e politikave në nivel strategjik, personeli kërkimor do të jetë detyrimisht me arsimimin përkatës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me gradë shkencore, me pro-dhimtari e botime kërkimore, me aktivitet të spikatur kërkimor, me eksperiencë në detyra kryesore, me pjesë-marrje aktive në produktet kryesore të dokumenteve të sigurisë, me gjuhë të huaja, si dhe kritere të tjera bash-këkohore të punës kërkimore.

Personeli do të jetë personel i integruar civil dhe ushtarak (aktiv ose në rezervë). Raportet e personelit civil me ushtarak do të jenë në masën 60% me 40%. Puna në ekipe civilo-ushtarake do të jetë metodë pune kryesore në QKSM.

Steka e kritereve të pranimit në pozicionet kërkimo-re të QKSM është e lartë në pikëpamje të cilësisë pro-fesionale. Bazuar në kriteret kombëtare dhe ndërkom-bëtare, pranimi për çdo pozicion pune në QKSM do të bëhet nëpërmjet aplikimit, i cili do të shpallet i hapur për të gjithë aplikantët që plotësojnë kriteret.

Dhe së fundi, më lejoni që të tërheq vëmendjen e të gjithë aplikantëve të mundshëm që plotësojnë kriteret kërkimore. Kush ka pasion, talent dhe përkushtim për punë kërkimore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe plotëson kriteret e përcaktuara për çdo vend pune, është i mirëpritur të aplikojë me dosjet e tyre pas datës 1 tetor 2012. Detajet e mëtejshme për përshkrimet e punës së pozicioneve kërkimore do të botohen në Gazetën Ushtria.

Page 31: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 31

Për të mësuar më shumë rreth QKSM, or-ganizimin dhe funksionimin e saj, fushën e saj të veprimit, zhvilluam një intervistë të shkurtër me zonjën Donika Capi, Drejtore

e Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, e cila është një prej ideatorëve të krijimit të kësaj qendre.

Cili është backgroundi i krijimit të QKSM?Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe e Mbrojtjes (QKSM) do të fillojë të funksionojë si organizëm në varësi të ministrit të Mbrojtjes prej muajit tetor, me përfundimin e implementimit të tabelave të reja të organizimit dhe pajisjeve. Ideja për krijimin e QSKM lindi fillimisht si domosdoshmëri për të ar-ritur tek qendrime të mirë-studiuara, të harmoni-zuara dhe koherente mbi çështje të mbrojtjes dhe sigurisë, në nivel Ministrie të Mbrojtjes dhe në nivel Kombëtar, në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në proceset e integrimit të plotë në NATO, në min-isteriale të NATO, forume ndërkombëtare apo kon-ferenca mbi sigurinë e mbrojtjen. Nga ana tjetër, evoluimi i Shqipërisë dhe FASH drejt një Force të Armatosur sipas standardeve të kërkuara për një vend anëtar, vinte në dukje përherë e më tepër nevojën për njohje të thelluar të mënyrave të reja të planifikimit të mbrojtjes, zhvillimit teknologjik në fushën e mbrojtjes, koncepteve të reja në trajtimin e çështjeve gjeostrategjike etj. Për më tepër, ecu-ria e procesit të RSM bëri edhe më të qartë fak-tin se mbrojtja dhe siguria nuk janë më çështje vetëm të Ministrisë së Mbrojtjes apo FASH, por mbi të gjitha çështje mbarëkombëtare dhe ndërin-stitucionale. QSKM u përvijua kështu si një qendër që do të trajtonte Mbrojtjen dhe Sigurinë në nivel

kombëtar, në bashkepunim ndërinstitucional, dhe me ekspertizë të shumëfishtë: shkenca politike e marrëdhenie ndërkombëtare, teknologji, ekonomi, manaxhim projektesh të mbrojtjes, komunikim etj. Të gjitha këto ide, rezultuan në një projekt-strukturë të plotë e të detajuar, e cila u miratua dhe gjeti mbështetjen nga ministri i Mbrojtjes dhe nga Shtabi i Përgjithshëm. Struktura e miratuar e QSKM do t’i lejojë asaj mundësinë të kthehet në një prej institucioneve me peshë të tipit “think tank”, duke i shërbyer kështu vendit me furnizimin e qëndrimeve të unifikuara në çështje rajonale e ndërkombëtare sa i takon sigurisë. Krijimi i kësaj Qendre dhe mbështjetja për vënien në funksionim

QKSM, domosdoshmëri për të arritur qëndrime koherente mbi çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë

integrimi

Intervistë me Drejtoren e Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Donika Capi

Page 32: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 32

kësaj qendre është edhe vendosja e partneriteteve të duhura me inistitucione të tjera të mbrojtjes dhe sigurisë në vend e mes vendeve partnere, si edhe bërja publike e analizave dhe qëndrimeve kombëtare përmes konferencave, publikimeve periodike dhe seminareve të ndryshme.Sigurisht që këto misione kryesore do të mundëso-hen prej prioriteteve të punës së përditëshme të Qendrës, të tilla si:- Të mbështesë me studime të orientuara zhvillimin e reformave të institucioneve të sektorit të sig-urisë dhe të mbrojtjes së vendit;- Të kryejë studime dhe analiza në interes të për-

të saj është një prej reformave më domethënëse ndërmarrë nga ministri Imami, pasi krijimi i saj i jep mundësinë Ministrisë së Mbrojtjes dhe vendit për ta parë sigurinë në terma afatgjatë sa bashkëkohor aq edhe funksional. Cili është Misioni dhe Prioritetet e Punës Kërki-more të QKSM?Duhet theksuar së pari se QSKM ka një mision cilë-sisht të ndryshëm nga ajo strukturë që ekziston-te më parë me emërtesën Qendra e Analizava të Mbrojtjes, e cila kishte më tepër fokus tek doktrinat e standardet e Forcave të Armatosura, sesa kara-kter studimor dhe analitik.SKM ka si mision parë-sor përpunimin dhe shpalosjen e rolit dhe pozicionimit të Shq-ipërisë në një mjedis gjeo-strat-egjik cilësisht të ndryshëm prej atij të Luftës së Ftohtë, me bal-anca të ndryshme pushtetesh e me kërcënime të ndryshme për sigurinë, si edhe në përputhje me parimet e Smart Defense. Për këtë arsye puna kërkimore e QSKM synohet të mbështetet edhe financiarisht në vitet në vi-jim përmes përdorimit të fondit 2% për kërkim zhvillimin (R&D) në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes. Një mbështetje e tillë do të mundësojë premisat e duhura për të tërhequr drejt kësaj Qendre kualitetet e duhu-ra njerzore, vecanërisht ndër civilët. Një tjetër mision prioritar i

Page 33: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 33

prej më shumë se 20 vjetësh ka krijuar një qendër të tillë të Mbrojtjes dhe Sigurisë – DAS (Delegation aux Affaires Strategiques). Me ndihmesën dhe mbështetjen e ish-Ambasadores Franceze, Znj. Maryse Daviett dhe të Znj. Christine Moro, Ambasadore aktuale e Francës në Shqipëri, si dhe Atasheut të Mbrojtjes Franceze për Shqipëri-në, është vendosur një plan bashkëpunimi mes DAS dhe ministrisë sonë të Mbrojtjes. Falë përkushtimit dhe interesit të tyre për QSKM, u bë i mundur një program njohës dhe shkëmbimi eksperiencash mes ministrisë sonë të Mbrojtes dhe DAS, në Tiranë e Paris, i cili vijon edhe sot, dhe që ka ndihmuar ne ideimin sa më të mirë dhe sa më bashkëkohor të QSKM.

Gjej rastin të falenderoj këtu vecanërisht zotin Michel Miraillet, drejtorin e DAS, një prej zërave më të dëgjuar të planifikimit të mbrojtjes dhe sigurisë ndër vendet anëtare të NATO-s, i cil i ka dhënë mbështetjen e tij maksimale për realizimin e axhendës së bash-këpunimit, jo vetëm mes DAS dhe MM, por edhe më ministrinë e Jashtme Franceze dhe me Sekretariatin Francez për Sigurinë dhe kolonel Cyril l Claver, drejtor për Ceshtjet Eu-ro-Atlantike në DAS, që ka bërë të mundur realizimin praktik të shkëmbimeve dhe bash-këpunimit. Shkëmbime të tilla eksperiencash do të vazhdojnë të jenë esenciale për QSKM dhe do të ndihmojnë në profilizimin e saj si një pol i rëndë-sishëm në mjedisin gjeo-strategjik.

Intervistoi: Lavdrim Lita

punimit të qëndrimeve për çështjet kryesore të sigurisë dhe të mbrojtjes dhe ato të integrimit në NATO dhe BE;- Të ndihmojë në formulimin e Strategjisë së Sig-urisë, të Strategjisë Ushtarake dhe në procesin e Rishikimit Strategjik të Sigurisë dhe të Mbrojtjes së vendit;- Të zhvillojë prognoza, analiza dhe vlerësime të situatave të pritshme të mjedisit të sigurisë kom-bëtare, rajonale dhe kolektive;- Të kryejë monitorime strategjike dhe të mbrojtjes në rajonin tonë e në rajone të tjera të interesit të veçantë;- Të angazhohet për plotësimin dhe përditësimin e bazës ligjore / nënligjore në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes;- Të kryejë studime në interes të zhvillimeve teknologjike (TIK) e të mbështesë stan-dardizimin teknologjik në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes;- Të koordinojë punën kërkimo-re në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit;- Të bëjë publikime, botime dhe informime për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes; - Të vendosë marrëdhënie të bashkëpunimit bilateral, ra-jonal e ndërkombëtar në fush-ën e studimeve strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes (NATO, BE, UN, OSCE);- Të organizojë dhe marrë pjesë në konferenca e ak-tivitete kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes;Çfarë bashkëpunimi për punën kërkimore do të vendosë QKSM?Puna kërkimore e QKSM do të synojë bash-këpunimin dhe shkëmbimin e lirë të mendimeve të elitës akademike civile dhe ushtarake brenda dhe jashtë Forcave të Armatosura, shkëmbimin e eksperiencës dhe të mësimeve të nxjerra, si dhe bashkëpunimin me strukturat analoge të NATO-s, si dhe me institucione aleate të transformimit si ACT, Qendrat e Ekselencës së NATO-s, Divizioni i Kërkimit dhe Teknologjisë por edhe me struktura të BE-së si për shembull EDA (European Defese Agency).Ndërkohë qysh prej fillimit të ravijëzimit të idesë për krijimin e QSKM është punuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes Franceze, e cila

Page 34: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 34

Intervista e mëposhtme, edhe pse e shkurtër është më tepër një vlerësim në formë urimi për nisjen e aktivitetit të një Qendre bashkëkohore të çështjeve Strategjike pranë MM, dhënë nga

ambasadorja franceze Christine Moro për revistën “Mbrojtja”. Arsyeja për këtë vlerësim, është sa e thjeshtë edhe domethënëse. Franca, një vend me ek-speriencë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një prej fuqive me ndikimi të madh në krijimin e historisë së kombeve, një qendër studimesh të tilla e ka të krijuar prej rreth gjysmë shekulli, pavarësisht se me konstruktin aktual ajo ka marrë formë veç në vitin 1992. Nisur nga kjo eksperiencë, pas një interesimi nga pala shqiptare për njohjen e funksionit të struk-turës së “La délégation aux Affaires stratégiques (DAS)”, “Delegacioni për Çështjet Strategjike”, u kry-en edhe vizita njohje e vlerësuese të cilat ndihmuan në krijimin e një qendre të tillë shqiptare.

Si e vlerësoni realizimin e një Qendre bashkëko-hore të çështjeve Strategjike pranë MM? Ju keni një strukture të ngjashme DAS-in, nëse mund të na thoni diçka më shumë për rendësinë e produkteve te saj?

Në botën e shekullit të 21-të, analiza e sfidave strategjike dhe e rreziqeve është një çështje e ndërli-kuar dhe shumë e nevojshme për qeveritë, sepse këto të fundit duhet shpesh të marrin vendime – në fushën e prioriteteve, të formimit, të blerjes së pajisjeve, etj. – efektet e të cilave do të ndihen vetëm pas disa viteve.

Në Francë, DAS-i (Delegacioni për Çështjet Strat-egjike) kanë përgjegjësinë t’i propozojë Ministrit të Mbrojtjes qëndrimet franceze në lidhje me çështjet që i përkasin mbrojtjes. Nën autoritetin e drejtpër-drejtë të Ministrit të Mbrojtjes, DAS-i – çka përbën edhe anën e tij interesante – mbledh persona që vijnë nga fusha të ndryshme, nga Ministria e Mbrojtjes, nga

Ministria e Jashtme, por edhe studiues. Ai mbështet analizën strategjike të pavarur, veçanërisht atë të kry-er nga institute kërkimore dhe organizma akademike. Ai punon gjithashtu shumë ngushtë me organizma të tjerë kërkimore dhe studimeve perspektive, qofshin publikë, siç është Drejtoria e Prospektivës e Minis-trisë së Punëve të Jashtme, apo akademike, si për shembull Instituti i Kërkimeve Strategjike i Shkollës Ushtarake ose Fondacioni për Kërkime Strategjike.

Pasi u njohëm me interesimin e palës shqiptare në lidhje me strukturat tona të studimeve strategjike, ne organizuam vizita reciproke të nivelit të lartë për të kuptuar sa më mirë pritshmëritë e palës shqiptare dhe përgjigjet që ne mund t’u jepnim. Zonja Capi dhe koloneli Hudhra kanë vizituar strukturat tona të ndry-shme dhe kanë parë nga afër mënyrat e ndryshme që kemi ne në Francë për të trajtuar çështjet strat-egjike.

Pra nuk më mbetet veçse të përshëndes krijimin e QKSM-së dhe të shpreh kënaqësinë time që Franca dha kontributin e saj, duke u dhënë bashkëbiseduesve shqiptarë një informacion të plotë dhe transparent, në realizimin e këtij projekti ambicioz të Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare.

Sa mendoni se bashkëpunimi mes DAS dhe Qen-drës do të influencojë bashkëpunimin për kërkime strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mid-is Francës dhe Shqipërisë?

Marrëdhëniet mes ministrive të mbrojtjes franceze dhe shqiptare janë zgjeruar shumë vitet e fundit, por krijimi i QKSM-së është një hap më shumë në ndërtimin e mendimit strategjik shqiptar dhe krijon mundësi të reja për shkëmbime mes nesh. Në kërkimet strat-egjike ku bëhet fjalë për të njohur përparimet e ardh-shme, diversiteti i pikëpamjeve dhe krahasimi i ideve janë thelbësore. Rrjetet e bashkëpunimit ndërkom-bëtar janë gjithashtu shumë të rëndësishëm dhe

Projekt ambicioz i Ministrisë së Mbrojtjes

qksm

Intervistë me ambasadoren franceze Christine Moro

Page 35: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 35

shkëmbimet e ardhshme midis QKSM dhe organiz-mave francezë do të jenë përfituese për të dy palët.

Sigurisht, DAS-i do të mbetet interlokutori krye-sor i QKSM-së, por kjo e fundit ka një fushë veprimi më të gjerë se sa ajo e DAS-it, çka do të thotë se do t’i duhet të komunikojë me një strukturë tjetër franceze, Sekretariatin e Përgjithshëm të Mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare, një strukturë që mbu-lon politikat transversale dhe merr një dimension ndërministerial.

Mendoj se Shqipëria është e interesuar për mendi-min strategjik francez sepse Franca ka dashur gjith-monë të kultivojë një vizion të sajin që t’i korrespon-dojë vizionit të saj mbi botën, gjithmonë duke qenë një aleate besnike dhe shumë aktive në gjirin e Aleancës së Atlantikut. Qysh prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Franca ka punuar për pajtimin me Gjermaninë dhe për ndërtimin e një Evrope paqësore dhe demokratike. Ndërtimi evropian përfshin tani një dimension të sigurisë dhe të mbrojtjes, dhe që në vi-tin 2003, ka pasur shumë operacione ushtarake të kryera nën flamurin evropian, veçanërisht në vendet pranë Shqipërisë si në Ish republikën Jugosllave të Maqedonisë, në Bosnje-Hercogovinë, pa përmendur operacionin e EULEX-it në Kosovë, i cili ka natyrë civile por shume të rëndësishme për sigurinë.

Mendoj se të gjitha këto tema reklesioni dhe ve-primi mbi pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe atë evropian janë të rëndësishme për Shqipërinë, e cila, tashmë anëtare e NATO-s, do të jetë në të ardhmen anëtare e BE-së.

Karakteristikat e Shqipërisë, eksperienca e saj historike, rruga e bërë që në 1990, kuptimi i sfidave që i dalin përpara, do t’i ofrojnë palës franceze pikë-pamje me shumë interes.

Perspektivat e bashkëpunimit nuk do të mungoj-në dhe ne do të jemi gjithmonë të gatshëm t’i japim

një ndihmesë konstruktive Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes.

Shpesh kemi dëgjuar të flitet se “Shqipëria është një vend i vogël”, cila mendoni se është relevanca e këtij formulimi sa i përket mbrojtjes se sigurisë?

Siç e dini, ka një shprehje që thotë : « Një mendje e madhe në një trup të vogël », shprehje e cila u ref-erohet shumë personazheve historikë, por mund t’i referohet gjithashtu edhe një kombi… Dhe në struk-turat ndërkombëtare, për shembull në gjirin e Këshil-lave dhe Komiteteve të ndryshëm të Aleancës së At-lantikut, Shqipëria ka të drejtën e fjalës si të gjithë të tjerët për të vendosur për orientimet kryesore.

Një aleancë është një angazhim reciprok, e cila ba-zohet në një ekuilibër midis kontributit sipas mundësive reale dhe zhvillimit të mbrojtjes kolektive. Kontributi i Shqipërisë në operacione të ndryshme, konkretisht në Afganistan, është i lavdërueshëm dhe i vlerësuar nga të gjithë.

Interesi i një aleance është gjithashtu bashkimi i burimeve të secilit duke përfituar të gjithë nga njëri-tjetri. Kjo dëshirë konkretizohet kështu në iniciativa të tipit “Smart Defense” për NATO-n dhe sidomos atë “Pooling and Sharing” në kuadrin e mbrojtjes ev-ropiane ; perspektivë të cilën duhet ta marrim në kon-sideratë sa më shpejt.

Megjithëse rruga është e gjatë, qysh prej integ-rimit të saj në NATO, Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm përpara duke përtërirë konceptet e saj, duke ristrukturuar Forcat e Armatosura dhe duke fil-luar një program modernizimi të plotë dhe koherent i cili do ta çojë atë në të njëjtat standarde si “vendet e mëdha”.

Një strukturë si QKSM-ja, e cila merret me studimin dhe analizimin e sfidave të mëdha, vlerësimin e një situ-atë të pavarur, reflektimin dhe parashikimin strategjik, do t’i japë patjetër Shqipërisë një dimension të ri.

Page 36: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 36

Forcat e operacioneve speciale (FOS) sigurojnë manovrueshmërinë dhe elasticitetin, shumël-lojshmërinë dhe kapacitetet (aftësitë) unike nëse përdoren më vete ose duke vepruar në përbërje

e në bashkërendim të forcave ose agjencive të tjera, për të arritur objektivat ushtarake strategjike ose operative. Në dallim nga operacionet e zakonshme, operacionet speciale përgjithësisht janë të vogla, më të detajuara, të përshtatshme, të posaçme dhe kryhen me krijim-tari e imagjinatë; ato mund të zhvillohen në mënyrë të fshehtë, të maskuar ose edhe të dukshme (të hapur).

Gjatë këtyre operacioneve ushtarake, veprimet luf-tarake kryhen duke u përcaktuar, organizuar e përgat-itur mirë e duke patur armatim e pajisje të veçanta, me anë të përdorimit të teknikave dhe metodave të veprimit që nuk janë të përhershme e standarde për forcat kon-vencionale (të zakonshme). Këto veprime kryhen përmes gjithë spektrit (llojeve) të operacioneve ushtarake (për kohë paqeje, në raste krize e konflikti) në mënyrë të pa-varur ose në bashkërendim me operacionet e forcave konvencionale, për të realizuar objektivat ushtarake, politike, ekonomike dhe psikologjike. Konsideracionet dhe rrethanat politiko-ushtarake mund të kërkojnë teknika të fshehta, të maskuara ose të hapura si dhe pranimin e shkallës së rreziqeve psikologjike dhe politike, të cilat nuk shoqërojnë operacionet konvencionale.

Operacionet speciale mund të kryhen në të gjithë spektrin e operacioneve ushtarake. Forcat e operacio-neve speciale (FOS) mund të përdoren në mbështetje të objektivave ushtarake strategjike. Veprimet e forcave të operacioneve speciale mund të drejtohen e të përqen-drohen në plotësimin e objektivave të një vlere të lartë e vendimtare (kritike), që zakonisht do të pranojnë e sjellin rrezik të madh, por gjithashtu edhe përfitime e rezul-tate të pallogaritshme.

Megjithëse forcat e operacioneve speciale mund të përdoren në nivel taktik e për një periudhë të kufizuar ko-

hore, psh., në një detyrë të veçantë dhe me rëndësi të madhe, këto forca janë të kufizuara (të pakta) në numër, të pazëvendësueshme lehtësisht dhe nuk do të mund të përdoren thjesht si struktura vartëse e të aneksuara nga forca të tjera, por gjithnjë si forca më të zgjedhura e të përshtatshme.

Forcat e operacioneve speciale mund të jenë më efektive kur ato përdoren e veprojnë që gjatë kohës së paqes. Ato mund të ndikojnë e të kontribuojnë drejt-përdrejt për të rritur bashkëveprimin reciprok, të inkurajojnë e të vihen në shërbim të demokracisë, të mbështesin operacionet e paqes, të krijojnë e të re-alizojnë praninë (prezencën) e përparuar, të sigurojnë e të arrijnë identifikimin dhe vlerësimin në kohë e të shpejtë të një krize, të përgatisin forcat e veta dhe të kryejnë e zhvillojnë ndërlidhjen bashkëvepruese ushtar-ake e bashkërendimin e plotë. Në raste krize, forcat e operacioneve speciale mund të kërkohet që të sigurojnë vlerësimet e zonave të operacioneve dhe një kapacitet të shpejtë e në kohën e duhur të komandimit, kontrollit dhe ndërlidhjes (C3), plotësimin dhe përforcimin e ve-primtarisë politike, mbështetjen e sistemit dhe zgjid-hjeve (opsioneve) paraprake përkatëse dhe ndihmën në periudha kalimtare nga koha e krizës në periudhën e krizës e të konfliktit, në qoftë se është e nevojshme. Në këto operacione, forcat e operacioneve speciale mund të kryejnë të gjitha llojet e detyrave për të zmbrapsur armikun, për ruajtjen e rendit dhe për të ndihmuar në përfundimin e konflikteve; gjithashtu ato do të duhet të ndihmojnë veprimet pas konfliktit gjatë rikthimit në periudhën e kohës së paqes.

Konceptimi i detyrave të operacioneve speciale. Në kuadrin e operacioneve të përbashkëta, forcat e opera-cioneve speciale, zakonisht kryejnë një sërë detyrash kryesore, ndër të cilat veçohen vëzhgimi dhe zbulimi i veçantë, veprimet direkte dhe ndihma (asistencën) ushtarake. Zbulimi i veçantë (special) plotëson mjetet dhe sistemet e mbledhjes së të dhënave të zbulimit në teatrin (zonën) e veprimeve të vendit, përcaktimin më të mirë të tyre dhe sigurimin në kohën e nevojshme

Bazat konceptuale përOperacionet Speciale

forcat sPeciale

Nga Kudret Selimaj

Page 37: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 37

të informacionit me rëndësi strategjike dhe operative. Ai mund të plotësojë metodat e tjera të sigurimit e të grumbullimit të informacionit, të cilat sipas rrethanave, kufizohen për shkak të motit të pafavorshëm, maskimit (mbulimit) të terrenit, kundërveprimit me masa nga ana e armikut dhe sistemet e tjera në dispozicion. Zbulimi special është një funksion (veprim) i zbulimit me njerëz (me trupa), i cili përqendrohet në objektet që ndodhen në një mjedis armiqësor, të vështirë dhe me ndikim politik (rëndësi politike).

Forcat e operacioneve speciale mund t’i kryejnë këto detyra në mënyrë të mëvetshme (autonome) ose në mbështetje të operacioneve konvencionale. Ato mund të përdorin zbulim të përparuar dhe teknikë, pajisje e me-toda të sofistikuara e (ose) të fshehta për grumbullimin e të dhënave të zbulimit si dhe mund të shfrytëzojnë e përdorin edhe mjete të vendit ku veprojnë. Detyrat tipike të zbulimit mund të përfshijnë:

* Vlerësimin e zonës së veprimeve për të ndihmuar procesin e marrjes së vendimit të komandantit të Forcave të Armatosura dhe komandantit të llojit të Forcës.

* Veprimet (operacionet) e zbulimit përpara kryerjes së operacionit nga forcat konvencionale.

* Kërkimin e objekteve, si psh. sistemet e koman-dimit e të kontrollit të armikut, përqendrimet e trupave, armatimet speciale, linjat e komunikacionit dhe objekte të tjera të rëndësishme ushtarake e joushtarake.

* Mbledhjen dhe raportimin e informacionit kritik rreth lëvizjes dhe synimit të një force të armikut e operacionit ose në zonën fqinjë (në afërsi të saj).

* Përcaktimin e vendndodhjes dhe vrojtimin e pajisjeve kritike ose të ndjeshme në territorin e armikut dhe në territorin e ndaluar.

* Zbulimin meteorologjik, gjeografik, para dhe pas sul-mit për të mbështetur operacionet speciale të Forcës së Bashkuar e të komponentëve përkatës të trupave de-tare, tokësore dhe ajrore.

* Zbulimin e objektivave të afërta.Në kryerjen e operacioneve që përfshijnë veprimet

direkte (VD), njësitë mund të përdorin goditjen (sulmin) e shpejtë, pritën ose taktikat e sulmit të drejtpërdrejtë,

municione dhe pajisje të tjera, kryerjen e sulmeve të shpejta me anën e zjarrit e duke kryer sabotazh të pa-varur. Zakonisht veprimet direkte janë të kufizuara në sferën e përdorimit dhe në kohëzgjatje dhe përgjithë-sisht përfshijnë një tërheqje të planëzuar nga zona e objektivave të menjëhershme. Forcat e operacioneve speciale mund t’i kryejnë këto detyra me mëvetësi ve-primi ose duke mbështetur operacionet konvencionale; këto veprime do të shërbejnë e paracaktohen për të ar-ritur (kryer) operacionet speciale (të veçanta), të për-caktuara qartë dhe me ndikime të shpeshta në kohë, të një rëndësie strategjike ose operative. Të tilla opera-cione e veprime, në mënyrë të vijueshme ndërmerren pas kapjes së sistemeve të armëve taktike dhe goda-sin kapacitetet e forcave konvencionale. Në mënyrë të veçantë në veprimet direkte përmblidhen:

* Sulmet mbi objekte kritike (me rëndësi vendimtare) ku përfshihen materialet ose personeli;

* Prishja e linjave kryesore të ndërlidhjes ose e siste-meve të tjera të objektivave;

* Përcaktimi i vendndodhjes, kapja ose riaktivizimi i personelit ose materialeve;

* Kapja (pushtimi), shkatërrimi ose asnjanësimi i pa-jisjeve dhe aparaturave kryesore;

* Kryerja e shpëtimit të pengjeve;*Sigurimi i mjeteve të aviacionit, grupeve

(skuadriljeve) të reagimit (kundërveprimit) dhe i shërbi-meve bashkërenduese, në mbështetje të operacioneve të riaftësimit të personelit në territorin kundërshtar ose jomiqësor;

* Mbështetja e veprimeve të forcave të tjera ush-tarake;

* Kryerja e veprimeve kundër objekteve të informa-cionit duke përfshirë sistemet e përpunimit të informa-cionit bazë dhe nyjet e komandimit e të drejtimit;

* Lufta kundër terrorizmit;* Detyrat e veprimeve (aksioneve) direkte mund të

kryhen në mënyrë të pavarur brenda kuadrit të opera-cioneve më të mëdha konvencionale ose operacioneve jokonvencionale (jo të zakonshme).

Operacionet speciale mund të përfshijnë edhe kërke-sat për të siguruar ndihmë (asistencë) ushtarake (NU) për forcat e veta në kohë paqeje, krize dhe konflikti. Kjo ndihmë mund të sigurohet drejtpër-drejt ose jo drejtpërdrejt për një forcë që reziston e që bën qëndresë ose për një forcë ushtarake dhe për të mbrojtur shoqërinë e tyre demokratike nga subversioni, veprimet e jashtëligjshme apo pasiguria. Në veçanti, operacionet e ndi-hmës ushtarake përfshijnë:

* Përgatitjen, pajisjen dhe mbështetjen e krijimit (ngritjes) së evazionit ndihm-ues dhe rrjeteve të shpëtimit.

* Përgatitjen, këshillim-in, orientimin dhe ndihmën e forcave ushtarake të vendit që këto të realizojnë në mënyrë

Page 38: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 38

të mëvetshme përgjegjësinë për të kontrolluar pastabi-litetin e brendshëm.

* Mbështetjen dhe orientimin me këshillime ashtu siç nevojitet të vendeve të tjera anëtare të aleancës ose koalicionit për të lehtësuar ndërveprimin.

* Mbështetjen e operacioneve të paqes me anë të:- Sigurimit të mbështetjes së menjëhershme or-

ganizative, planifikuese, me mbulim, me komandim e drejtim, të mbështetjes me shërbime shëndetësore në mbështetje xheniere e masa të sigurisë për krizat hu-manitare.

- Krijimin e lehtësimeve, duke përdorur njohuritë e aftësitë kulturore e gjuhësore të një bashkërendimi, af-rimi shumëkombësh për zgjidhjen e konflikteve nëpërmjet grupeve (ekipeve) ndërlidhëse bashkëvepruese.

- Ndihmës në rindërtimin e infrastrukturës gjatë shpëtimit në rast fatkeqësie.

Operacionet speciale karakterizohen nga tipare të përgjithshme që i dallojnë ato nga operacionet konven-cionale. Ndër këto tipare mund të veçohen:

* Zakonisht, operacionet speciale janë të një rrezi-ku të madh fizik e politik dhe drejtohen në objekte me rëndësi të madhe e kritike, të cilat krijojnë mundësinë për ndryshime e kthime të fuqishme.

* Shpesh ato janë me karakter politiko-ushtarak dhe kërkojnë kuptim të gjerë, vizion dhe mbështetje të plotë në shkallë kombëtare ose në nivel aleance. Ato kërkojnë planëzim dhe bashkërendim të hollësishëm me komandat e tjera, me shërbimet dhe agjencitë e tjera qeveritare e joqeveritare.

* Në tërësi operacionet speciale kryhen nga grupe të vogla, me nivel të lartë përgatitjeje dhe përsosmëri profesionale.

* Në përgjithësi janë të pavarura në reagim dhe me mbështetje të veçantë të operacioneve të Forcës së Përbashkët, të llojeve të forcave apo komponentëve të trupave detare, tokësore dhe ajrore.

* Zakonisht kryhen të maskuara, të fshehta ose të hapura në natyrën e tyre.

* Ndërmerren në mënyrë të vazhdueshme në rastet kur përdorimi i forcave konvencionale, për shkaqe ush-tarake dhe politike, nuk është as i përshtatshëm dhe as i nevojshëm.

* Realizohen në lidhje të ngushtë me përdorimin e mashtrimit, të veprimeve të befasishme, të sigurta e me guxim e vijueshmëri për arritjen e suksesit.

* Në tërësi kryhen në distancë të madhe nga ba-zat e ngritura të mbështetjes, duke kërkuar ndërlidhje të sofistikuar dhe me anën e depërtimit në rendimin e armikut, shkëputjes së fshehtë të kontaktit prej tij dhe mbështetjes për t’u futur dhe mbrojtur nga zonat armiqësore, kundërshtare dhe me ndikime politike.

* Ato do të kërkojnë durim, vendime e veprime me afat të gjatë kohor dhe njohuri të hollësishme të kush-teve e kulturës të zonës së operacionit.

* Përdoren të pavarura në identifikimin, dallimin dhe përdorimin e saktë të forcave, duke kërkuar shpesh zh-villim, përmirësim, përsosmëri dhe përdorim të shpejtë të armëve e pajisjeve speciale.

* Janë të pavarura në zbulimin e hollësishëm e me objekt në komandimin e kontrollin (C2) e afërt dhe në përgjigje të menjëhershme të situatës, me planëzim të

plotë, zbatim të decentralizuar (nga ata që kryejnë pla-nëzimin) dhe prova të sakta e me imtësi.

Koncepti i përdorimit të forcave të operacioneve speciale. Megjithëse shpesh forcat e operacioneve speciale (FOS) përdorin mjete dhe pajisje të sofisti-kuara, baza e suksesit qëndron e gjendet në veprimet individuale speciale të pjesëmarrësve. Për këtë është e domosdoshme që planet dhe procedurat që drejtojnë përdorimin e forcave të jenë të thjeshta dhe të drejt-përdrejta sepse kështu kuptohet më mirë synimi i ko-mandantit.

Numri i forcave të operacioneve speciale është i kufizuar dhe ato nuk mund të zgjerojnë në mënyrë të menjëhershme sasinë numerike. Prandaj do të jetë e domosdoshme që ato të mos përdoren si forca konven-cionale (të zakonshme) të cilat bazohen në manovrën dhe përqendrimin. Forcat e operacioneve speciale përqendrojnë drejtpërdrejt ose jodrejtpërdrejt fuqinë e tyre luftarake me mjeshtëri e zgjuarsi, në kohën dhe vendin e duhur. Është e nevojshme të bëhet kujdes që të mos ndërpriten e shkëputen përpjekjet e forcave të operacioneve speciale kundër objekteve që duken e që tërheqin më shumë vëmendjen, por që ndoshta nuk kanë të bëjnë me objektiva të rëndësishme operative ose strategjike. Për këtë është e domosdoshme që këto forca të kenë detyra të përcaktuara qartë e që çojnë në plotësimin e objektivave ushtarakë të nivelit strategjik dhe operativ. Gjatë vlerësimit të përdorimit të forcave të operacioneve speciale konsiderohet e domosdoshme të mbahen parasysh e të zbatohen kriteret që vijojnë:

-Përshtatshmëria. Ai është misioni i përshtatshëm për kapacitetet e forcave të operacioneve speciale dhe a është ai i bashkërenduar e i harmonizuar me metodat e me objektivat e komandantit? A mund të përdoren mjete e teknika të tjera ?

Misioni duhet të ketë një aspekt unik që kërkon mjeshtëri dhe kapacitete të forcave të operacioneve speciale ose që e bëjnë misionin të papërshtatshëm për veprim ose mjete të tjera.

-Mundësia. Në qoftë se misioni është ashtu siç duhet, a mund të kryhet ai nga mjetet në dispozicion të forcave të operacioneve speciale? A kanë elementët e forcave përgatitjen, aftësitë, mjeshtëritë, kohën e duhur për planëzim e për provë, të dhënat e domos-doshme kulturore, etj.?

-Veprimet afatgjata (të pandërprera). A janë të plo-ta burimet (rezervat)? A është i mjaftueshëm zbulimi, a janë ashtu siç duhet depërtimi në rendimin e luftimit të armikut, atësia për mbështetjen e gjatë logjistike në tokë (terren), largimin (shkëputjen e kontaktit) e fshehtë, mbijetesën, qëndrueshmërinë dhe mbështetjen e sistemit të ndërlidhjes e të informacionit (CIS)?

Edhe sikur objekti të jetë i përshtatshëm, i mund-shëm dhe i rrezikshëm (me dëme) për forcat e op-eracioneve speciale, mungesat (pamjaftueshmëria) e mbështetjes mund të parandalojnë një operacion spe-cial që është duke u përgatitur.

-Përligjja (justifikimi). A e justifikon rezultati i prit-shëm rrezikun? Komandantët duhet të njohin burimet (rezervat) me vlerë të lartë dhe të kufizuara të forcave të operacioneve speciale dhe të sigurojnë që përfitimet e zbatimit të suksesshëm të detyrave të jenë të mat-

Page 39: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 39

shme e të përpikta dhe në balancë e në raport të drejtë me rreziqet brenda kuadrit të kryerjes së detyrave. Duhet të mbahet parasysh vlerësimi i rreziqeve, jo vetëm mundësia për humbje e njësive e të pajisjeve të forcave të operacioneve speciale, por gjithashtu edhe rreziku i efekteve të kundërta në interesat diplomatike dhe politike të cilat do të çojnë në dështimin e mis-ionit.

Operacionet speciale duhet të planëzohen me hol-lësi të madhe dhe forcat e operacioneve speciale kër-kohet të mbështeten në të dhënat e sakta dhe të kohës së fundit të zbulimit, për të siguruar që planet të për-puthen me përpikmëri me gjendjen në zonën e objek-tivave. Vlerësimi në kohën e duhur, i hollësishëm, i për-shtatshëm dhe i bashkëren-duar e i qëndrueshëm i të gjitha burimeve të zbulimit është kërkesë themelore për një operacion (veprim) të suksesshëm.

Në përdorimin e forcave të operacioneve speciale zbatohen të gjitha kon-ceptet e komandimit e të drejtimit si për të tëra llo-jet e forcave. Për shkak të natyrës së tyre, në opera-cionet speciale është një çështje kryesore që të ketë një zinxhir komandimi (hier-arki ushtarake) të qartë, pa qenë nevoja për shtabe kom-plekse ose për shtabe plotësuese.

Operacionet speciale duhet të drejtohen e të kon-trollohen nga një komandant funksional i elementit (kon-tingjentit) të operacioneve speciale e nëpërmjet një shtabi me përbërje speciale. Vendi i inkuadruar duhet të përcaktohet sa më shpejt që të jetë e mundur në planëzim, për të marrë përsipër detyrën e komandantit të elementit funksional të operacioneve speciale. Vendi duhet të sigurojë e të marrë drejtimin në këto çështje:

* Përgatitjen e planit të operacionit të forcave të operacioneve speciale (PLOPFOS);

* Ngritjen (krijimin) e një shtabi të kombinuar dhe të përbashkët të forcës së detyrës (forcës operative);

* Përcaktimin e kërkesave të forcës së operacio-neve speciale;

* Bashkërendimin e mbështetjes së forcës së op-eracioneve speciale;

* Të marrë përsipër drejtimin (kontrollin) operacio-nal (KONOP), komandimin operacional (KOMOP) ose drejtimin (kontrollin) taktik (KONTA) si dhe të drejtojë përdorimin e forcave të operacioneve speciale në zonën e operacioneve të përbashkëta;

* Pjesëmarrjen në procesin e përcaktimit e të përzgjedhjes së objektivave;

* Krijimin dhe mbështetjen e ndërlidhjes bashkëve-

pruese me shtabet e nevojshme;* Sigurimin e mbështetjes me infrastrukturën e

nevojshme.Sigurimi i nevojave për forcat e operacioneve speciale

kërkon që t’i kushtohet një kujdes i veçantë, me qëllim që komandimi dhe kontrolli (C2) i forcave të operacio-neve speciale të jetë i integruar (i përbashkët) me atë

të forcave të përbashkëta nëpërmjet ndërlidhjes bash-këvepruese dhe sistemit të ndërlidhjes e informacionit (CIS). Komanda përkatëse e këtyre forcave duhet të ketë përvojën e nevojshme të forcave të operacioneve speciale në shtabin e saj. Sektorët e këtij shtabi duhet të marrin drejtimin në:

- Këshillimin e koman-dantit dhe shtabit për ka-pacitetet e mundshme, kufizimet dhe përdorimin e nevojshëm të forcave të op-eracioneve speciale;

- Sigurimin e vlerësimit strategjik;

- Bashkërendimin dhe ndërlidhjen bashkëvepruese ndërmjet strukturave të mbrojtjes së vendit;

- Përfaqësimin e forcave të operacioneve speciale në procesin e organizimit të forcave.

Komandanti i Forcës së Përbashkët (KFP) duhet të sigurojë e të japë direktiva të zgjeruara, por të qarta për

misionin për forcat e paracaktuara të operacioneve spe-ciale. Koncepti bazë i forcave kërkon planëzim të centrali-zuar dhe zbatim të decentralizuar të operacioneve (vep-rimeve). Për këtë është e domosdoshme që direktiva për misionin e forcave të operacioneve speciale duhet t’u lejojë elasticitetin (zhdërvjelltësinë) e mjaftueshme elementëve operacionalë, për të reaguar e kundërvepruar ndaj vepri-meve të armikut si dhe autoritetin e nevojshëm për të përshtatur e korrigjuar planin e forcave të operacioneve speciale, për të pasqyruar ndryshimin e kushteve gjatë kryerjes së misionit të tyre.

Siguria përbën një parakusht në operacionet speciale. Shpesh planëzimi është i ndarë dhe shtabi planëzues mbahet në përbërje të pakët. Sidoqoftë, planëzimi është e domosdoshme të shkrihet e të bashkërendohet me luftimin (betejën) e plotë për të siguruar mbështetje reciproke. Brenda aktivitetit të ndarë më vete të forcave, informacioni duhet të shpërndahet dhe të lidhet me gjithë planëz-imin e operacioneve. Të gjitha aspektet e zbulimit, kundërzbulimit, operacionet (veprimet) e mbulimit, të fshehjes dhe të informimit (OPINF) kërkohet të përputhen në të gjithë planëzimin dhe zbatimin e operacioneve speciale për të rritur masat e sig-urisë dhe arritjen e befasisë.

Page 40: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 40

Durrësi është i vetmi qytet shqiptar, që edhe pse grekët e lashtë e pushtuan nuk arritën dot t’ia ndërronin emrin. James Pettifer kon-firmon se Durrësin grekët e lashtë e quanin

Epidamnus, emër ky që i kishin vënë fiset ilire. Sipas Turkidit ai u themelua në vitin 627 para erës sonë. Qe prej kësaj date Durrësi mbeti fuqia më e vjetër detare e Shqipërisë. Me këto mendime kemi udhëtuar për në Komandën e Forcave Detare në Durrës. Me historinë detare të Durrësit mund të ndërtosh me mijëra skena udhëtimesh dhe betejash detare. Historia e re detare e Durrësit ka shumë e shumë vite që shkruhet nga marinarët ushtarakë. Duke ecur mbi buzën e detit ku ndodhet Komanda e Forcave Detare bindesh se lidhja mes ujit dhe tokës në këtë gji të bukur detar është e pazgjidhur përjetësisht. Për vetë pozicionin gjeopolitik që ka vendi ynë, ka një vijë bregdetare 220 milje, si një rrugëkalim kryesor midis Europës Lindore dhe Perën-dimore. Por historia kulmore e këtij qyteti është kur Mehmet Ngadhënjomtari dhe ushtria e tij osmane e rrethuan më 1466, por nuk e pushtuan dot deri në vitin 1501. Një kalorës gjerman, i cili ka vizituar Dur-rësin në vitin 1496 e ka quajtur “një qytet i madh, por i rrënuar”. Evliha Çelebi thotë se popullsia e Dur-rësit në vitin 1880 ishte 5000 veta. Turqit u munduan ta quanin Divaç, por nuk ja arritën dot asnjëherë t’ia ndryshonin emrin. “Selia” e Komandës së Forcave De-tare është e vendosur mes një gjelbërimi me të gjithë florën mesdhetare, e cila gjithmonë është nën aromën e jodit të Adriatikut. Komandanti i Forcave Detare, gjeneralbrigade Qemal Shkurti është nga ata bash-këbisedues që i shkrin menjëherë akujt. I diplomuar në vitin 1984 ai ka bërë një karrierë shembullore. Ai thotë se: “Forca Detare tradicionalisht ka përfaqë-suar institucionin kryesor për ushtrimin e sovranitetit

87 vjet Forcë Detare në 100 vjet Shqipëri të pavarur

forca detare

të shtetit shqiptar në hapësirën tonë detare dhe këtë fakt unë e kam mirë parasysh në detyrën time të re”. Zyra e tij i ngjan një “anije” luftarake nga ku marrin jetë të gjitha urdhrat dhe udhëzimet për zbatimin e detyrave në tërë hapësirën detare shqiptare. FD ka bërë hapa para në realizimin e misionit kushtetues, mbrojtjen dhe zbatimin e ligjshmërisë detare, mba-jtjen në kontroll të kësaj hapësire nëpërmjet Sistemit të ri të Vëzhgimit të Hapësirës sonë ujore, hapa janë bërë në krijimin e kapaciteteve të nevojshme opera-cionale, për planifikimin dhe zhvillimin e operacioneve humanitare, të kërkim-shpëtimit, një tradite kjo mbi 20 vjeçare. Për dy orë rresht bashkëbisedimi me ko-mandantin udhëtuam që nga historia e lashtë e Dur-rësit tek zanafilla e marinës ushtarake shqiptare dhe deri tek ecuria e ditëve të sotme të kësaj Force për të arritur standartet e NATO-s. Këtë vit kemi udhëtuar

Bejdo Malo

Page 41: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 41

shumë duke filluar që nga Porto Palermo në Pashaliman dhe në tërë repartet e Forcave Detare dhe konsiston se puna e këtyre ushtarakëve të ngjall shumë respekt. Ata janë njerëz të përkushtuar korrekt, të lidhur me de-tyrën. E thënë me dy fjalë Forcat Detare janë një aktor i rëndësishëm dhe i vlerësuar nga opinioni, shteti shq-iptar dhe partnerët tanë. Gjenerali thotë se: “Shoh se në FD ka një personel të aftë për të mbajtur në një niv-el të lartë gatishmërinë e anijeve e çdo mjeti lundrues, aparaturave të komunikimit e vëzhgimit, përvetësimit të praktikave të reja, shoh përparime në kualifikimin e kuadrove, oficer, n/oficer apo detarë profesionistë, të cilët mesa kam ndjekur kanë treguar vlera profesionale gjate stërvitjeve të përbash-këta të zhvilluara këto vitet e fundit”. Gjenerali i ka hyrë në detaje tërë asaj që ai e quan sfidë, përmbushjes me sukses të detyrës së tij. Ai e ka përfunduar fazën e parë të marrjes së detyrës, atë të njohjes dhe të inspektimit të tërë reparteve të Forcave Detare. Ai shprehet me kon-sideratat më të larta për punën e tërë specialistëve të kantierit të ndërtimit të anijeve, të rojës bregdetare në Pashaliman për punën e Flotiljes së Jugut dhe të Veriut, por dhe për përkushtimin e shtabit që ai drej-ton. Ai e lidh realizmin e misionit të FD, me realizimin e misionit të Rojës Bregdetare e shoqëruar dhe me mod-ernizimin e teknikës në përdorim, si pajisja me anije të reja patrulluese, dhuratë e Departamentit të Shtetit, projekti “Damen Shipyard” me palën holandeze, anijet anti ndotje të sjella nga pala italiane, sistemi “Lokheed Martin”, i vëzhgimit të hapësirës detare, (SIHVD), etj.

Gjenerali i vlerëson rezultatet dhe progresin e ar-ritur deri tani. Gjenerali thotë se: “Rëndësi do ti jepet dhe paketës ligjore për menaxhimin dhe trajtimin e per-sonelit profesionist, ligjit për gradat dhe karrierën ush-tarake të detarëve e specialistëve të FD, duke shfrytë-zuar dhe eksperiencën e Flotave Partnere. Gjenerali vlerëson aftësitë e vartësve të tij sidomos përgatitjen luftarake, aftësinë për të drejtuar dhe komanduar, dëshirën për të përvetësuar sekretet e teknikës së re dhe aftësinë për të mësuar gjuhë të huaja. Si një ush-tarak që gradën dhe karrierën i ka fituar me mund dhe me punë me stacione të gjata dhe në mënyrë bindëse kërkon që bashkëpunëtorët e tij të jenë korrekt dhe të sinqertë. Ai vlerëson shumë raportimet e tyre dhe mënyrën e menaxhimit bashkërisht të të gjithë prob-lemeve dhe tërë dinamikës së punës në këtë Forcë. Ai ka një vlerësim maksimal dhe për detyrat që merr nga eprorët dhe raportimin që duhet të bëjë tek ata. Ka një vizion të qartë dhe bashkëkohor për ndërvep-

rimin e hallkave, që nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe deri tek marinari profesionist. Ai i mbështet tek përgjegjësia dhe përkushtimi tërë detyrat e tij. Për gati një orë rresht ai së bashku me tërë shtabin e tij fillim javën e konsumojnë me komunikatën operative ku një grup i gatshëm ndjek dhe zbaton detyrat gjatë 24 orëve dhe të gjitha këto detyra diskutohen dhe gjenden rrugët për tu zgjid-hur. Po ashtu një vlerësim shumë të madh ka ai dhe

për analizat ditore dhe analizat mujore. “Bëhet një pasqyrë e plotë e tërë detyrave dhe përcaktohen ob-jektivat thotë ai”. Shtrirja në kufirin detar prej 220 miljesh të FD, kërkon dhe përqendrim të forcave dhe mjeteve detare, për të qenë sa më pranë trafikut dhe ngjarjeve të mundshme ndaj anijeve të gatshme në Durrës, Sazan e Palermo, do jenë 24 orë “non stop”, por dhe përmirësimet infrastrukturore do synojnë përqendrim të mjeteve, përmirësimin e kushteve të jetesës së efektivave si dhe sigurimin optimal të mbështetjes logjistike të tyre, për këtë është duke u impelemtuar një masterplan i bazës së Pashalimanit si dhe projekte të tjera. Gjenerali thotë për vartësit e tij se: “Kam parë një personel të motivuar për të mbajtur në një nivel të lartë gatishmërinë e anijeve, mjeteve lundruese, aparaturave të komunikimit e vë-zhgimit, gjë që ma lehtëson ndjeshëm punën time si drejtues”.

Po kur fillon historia e vërtetë e marinës shq-iptare. Me 25 dhjetor 1925 mbërritën nga Italia dy anije 190 tonësh, të cilat u emërtuan me emrat sin-jifikativë “Shqipëria” dhe “Skënderbeg”. Këto anije u pajisën me efektivin përkatës dhe u përdorën krye-sisht në detyra policie dhe roje bregdetare kundër kontrabandës. Por në vitin 1925 u dërguan katër stu-dentë për studime në Itali, për të plotësuar nevojat e Flotës Ushtarake për oficerë marine. Data e lindjes së komandës së Marinës është me 24 qershor 1928

Page 42: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 42

ku u mblodhën rekrutët e parë për këtë armë. Një hop tjetër cilësor është viti 1934 kur u blenë po nga Italia edhe dy anije të tjera të lehta, të cilat u emërtuan “Sa-randa” dhe “Durrësi”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u shkatërrua gjithçka. Në prill 1945 u krijua Kantieri Detar, Durrës për riparimin e varkave ekzistuese dhe nxjerrjen e anijeve të mbytura gjatë Luftës dhe për-gatitjen e tyre për detyra luftarake dhe më datën 15 gusht 1945 u bë përurimi i hedhjes në ujë të dy motoskafëve trofe me numër MS-10 dhe MS-12. Këto motoskafë u armatosën me mitraloz të lehtë dhe filluan patrullimin e ujërave bregdetare në Vlorë e Sarandë. Në periudhën 1946-1947, u dërguan në një kurs 1-vjeçar në Jugosllavi, kuadrot e parë të Flotës Luftarake. Në përbërje të këtij grupi ishin oficerët Selam Qejvani, Petro Treni, Rami Mborja, Xhavit Selimullari, Hajri Binaj, Vaskë Themeli dhe në vitin 1948 dërgohen dy grupe studentësh në Bash-kimin Sovjetik, njëri prej 23 vetash, në Baku dhe tje-tri prej 5 vetash në Shkollën e lartë të Inxhinierisë Detare në Leningrad (sot San-Petërsburg) ndërsa në vitin 1949, dërgohet për kualifikim afatshkurtër një grup tjetër oficerësh të Flotës Luftarake Detare, në kryeqytetin e Republikës së Azerbajxhanit, Baku. Grupi përbëhej nga 10 vetë: Xhemal Shani, Aziz Hasa, Mark Plani, Stavri Çika, Andrea Papadhimi-tri, Piro Kola, Muharrem Lulolli, Mehmet Karasha-bani, Shaqir Kapexhiu dhe Shefqet Pinari. Në 1954 u krijua skuadrilja e katerave silurues e dislokuar në Sazan, e cila shënon edhe fillimin e një përvoje të re. Në periudhën 1956-1968, Flota Luftarake kreu

çminimin e Kanalit të Korfuzit në bashkëpunim me Flotën Luftarake të Greqisë. Në vitin 1960 në Vlorë u hap Shkolla e Marinës, sot Akademia e Detarisë, e cila ka luajtur një rol shumë të madh në përgatitjen dhe kompletimin e Flotës me kuadro oficerë. Në vitin 1980 u krijua Shërbimi Hidrografik si organizim sig-urimi lundrimor detar e të veprimeve luftarake, i cili përgatiti e ngriti një varg fenerësh në gjithë breg-detin. U ngritën e u modernizuan mjaft pika sinjalo-vrojtuese dhe u pajisën ato me një rrjetë të gjerë radiolokatorësh. Por ngjarja kulmore në historinë e FD është viti 1998 kur me ndihmën e SHBA, FD u pajisën me 5 motovedeta amerikane dhe në 2002 me kontributin e qeverise italiane pas miratimit të Ligjit të Rojës Bregdetare Shqiptare, të datës 4 prill 2002, FD u pajisën edhe me 6 motovedeta nga Italia, të cilat së bashku me anijet amerikane u futën në strukturat e Rojës Bregdetare dhe po ashtu në qershor 2004, Italia i dhuroi 6 motovedeta Rojës Bregdetare Shqiptare, duke e çuar në 12 numrin e tyre. Kjo histori e re vazhdon me prodhimin e anijeve në kantierin e Pashalimanit.

Një rrugë e mbarë dhe bindëseAnëtarësimi i vendit tonë në NATO, e bëri evi-

dent ndryshimin dhe reformimin, që në misionin e forcës, vlerësimin e dokumenteve strategjikë, përmirësimin e legjislacionit detar, konsolidimin e strukturave vartëse, sigurimin e komandim kontrol-lit në çdo kohë, modernizmin e procesit të stërvitjes dhe sistemit të pajisjeve, mbështetjes të integruar logjistike dhe këtë ndryshim rrënjësor e vë re në çdo njësi dhe repart të Forcave Detare. Zëvendëskoman-danti i kësaj Force, kapiteni i rangut të parë Ferdi-nant Kreshpani e plotëson tërë këtë ecuri, e cila është vërtet për tu vlerësuar. Tani puna e FD është përqendruar në përmbushjen e detyrimeve e objekti-vave, që dalin nga anëtarësimi dhe integrimi i mëte-jshëm në strukturat e NATO-s, ku vend të veçantë do zërë bashkëpunimi me Flotat partnere si SHBA, Itali, Turqi, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Francë, Greqi, etj, veçanërisht me Komandën e Komponentit Detar të NATO-s në Napoli, HQ MAR Naples, me të cilat Shqipëria ka marrëveshje si “Active Endea-vour”, TMOU, në fushën e komunikimit dhe shkëm-bimit të informacionit, të trajnimit të kuadrove. Në këtë 100 vjetor natyrshëm mund të bësh një bi-lanc të tërë historisë së Forcave tona Detare dhe konstaton se me kuadro janë arsimuar e trajnuar në akademitë e aleatëve tanë si SHBA, Turqi, Itali, Greqi, Gjermani. Në FD sot takon profesionistë dhe kjo është e vërtetuar nga stërvitjet e zhvilluara në vite si:-“Adrijon-Livex”, “Albanian-Lion”, “Durrësi”, “JCET”, “Shqiponja e lumtur”, krijimin e parkut n/ujor Ksamil. Gjenerali thotë se: “Ne do shikojmë fu-tjen e praktikave, kërkesave e standarteve të reja që kërkohen për FD, siç është MAREVAL, certifikimi i kapaciteteve operacionale të anijeve të deklaruara për operacionet e NATO-s, si ai “Active Endeavour”, duke bashkëpunuar ngushtësisht me flotat part-

Page 43: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 43

nere, në veçanti Flotën e 6-të të SHBA në Mesdhe, Komponentin Detar të Napolit, HQ MAR Naples”. Për shekullin e pavarësisë gjenerali thotë se kjo është ngjarje madhore për popullin shqiptar dhe i gjen efektivat e FD më profesioniste, më të pjekura e të afta për të menaxhuar hapësirën tonë detare si dhe më bashkëvepruese me strukturat homologe të vendeve partnere të NATO-s. Këto ndryshime bënë të domosdoshme rishikimin e Strategjisë së Sigu-rimit Kombëtar të RSH dhe bashkë me të misionin dhe strukturën e FD, dhe në zbatim të tij në vite janë zhvilluar me dhjetëra operacione kërkim-shpëtimi nga Saranda deri në derdhjen e Bunës, ku veç detyr-imit ligjor spikat dhe shpirti human i detarëve tanë. Ky vit i 100 vjetorit të pavarësisë dhe 87-vjetorit të

krijimit të FD, ka qenë një vit suksesesh dhe realiz-imesh në përmbushjen sa më mirë të misionit të saj kushtetues për monitorimin dhe kontrollin e hapë-sirës sonë detare. Gjenerali shton se: “Janë reali-zuar detyrat dhe objektivat e parashikuara, disa op-eracione të suksesshme për zbatimin e ligjshmërisë detare, operacione kërkim-shpëtimi, si rasti i fundit ku R-217 shpëtoi 3 qytetarë malazezë në gjirin e Vlorës, operacioni “Dukati-2012”, vizita të anijeve të Flotës së 6-të të SHBA dhe stërvitjet e anijeve tona me to, kalimi në strukturën e re, pjesëmarrja

e anijes “Oriku” në stërvitjen “Adrijon-Livex-2012” në Slloveni”. Në forcat FD, në këtë 100 vjetor do zhvillohen dhe aktivitete të tjera me karakter histo-rik, kulturor dhe ushtarak, psh krahas pjesëmarrjes në paradën e 100-vjetorit, me kontributin e special-istëve tanë po sheh dritën e botimit dhe “Antologjia e Detarisë Shqiptare”-në 100 vjetorin e pavarësisë, e cila po pritet mirë nga opinioni ynë publik.

ModernizimiModernizimi i Forcave Detare me pajisje, sisteme

dhe anije për të zëvendësuar teknikën e vjetër me teknikë moderne e bashkëkohore, të ndërveprueshme me NATO-n, është dhe sfida më e madhe që ka mbi 20 vjet që ka filluar dhe rruga e këtij modernizimi

do të vazhdojë e sigurtë. Gjenerali thotë se: ”Në planin e transformimit të FD është përcaktuar modernizimi me sisteme, pajisje e mjete detare të shtrira në plane afatsh-kurtër, afatmesëm dhe afatgjatë sipas pri-oriteteve në përputhje me misionin, detyrat, konceptin operacional dhe problemet me të cilat kjo forcë është përballur, ku prioritet për periudhën afatshkurtër dhe afatmesëm është kompletimi me mjete të reja që kryejnë misionin e Rojës Bregdetare. Objektiv afatsh-kurtër është pajisja e FD me katër anije pa-trulluese të mëdha, në kuadër të zbatimit të kontratës me Kompaninë Holandeze “Damen Shipyards”, ndërtimi i Sistemi të Vëzhgimit të Hapësirës detare, projekt që u zbatua nga firma prestigjioze Amerikane “Lokheed-Mar-tin”, pajisjen me sisteme të Vëzhgimit Natën dhe sistemin AIS të anijeve të RB, me anije antindotje, pajisje me komplete polumbare të QZK, etj.

Në zbatim të projektit me palën holandeze u bë e mundur që më 5 shtator 2008, në Ka-latën Nr.5 të Portit të Durrësit të bregëzohet anija patrulluese “Iliria”, ndërsa më 2 shtator 2010 në portin e Durrësit u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të 3 anijeve patrulluese “ARCHANGEL”, dhuratë e Departamentit të Shtetit të SHBA, të cilat në sajë të param-etrave teknike dhe ushtarake janë në gjendje të zhvillojnë operacione të suksesshme kundër trafikantëve e kontrabandistëve të ndryshëm si dhe operacione humanitare në dobi të komu-nitetit. Gjatë këtyre viteve në kantierin e ri de-

tar të Pashalimanit, vazhdoi ndërtimi i anijeve “Oriku” dhe “Lissus”, anija “Oriku” u hodh në ujë shtatorin e 2011-ës, ndërsa ”Lissusi” synohet në nëntor të këtij viti dhe është në proces ”Butrinti”. Zbatimi me sukses i këtij projekti është një arritje e rëndësishme për FD dhe krijon kapacitete operacionale të mjaftueshme për strukturat e saj. Pra në FD gjithçka është në zhvillim e transformim,kjo është dhe simbolika e zhvillimit të Forcës Detare, strukturat e së cilës janë të gatshme në çdo kohë për të menaxhuar hapësirën detare, tregues të cilët po shënojnë rritje në këtë 100 vjetor.

Page 44: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 44

Arsimimi i të parëve shqiptarë në Shkollën e Këmbësorisë në Modena, 1914-‘15

dossier

Edukimi dhe formimi i oficerëve shqiptarë, në mënyrë individuale, private dhe jo të orga-nizuar, kishte nisur qysh herët, duke filluar së pari qysh në vitin 1913-1914, siç kemi

shkruar më parë, me Shkollën e Trupave të Regji-mentit të 10-të të Këmbësorisë të Barit, të Ital-isë. Megjithatë, kjo nuk mbeti përpjekja e vetme, e hershme, për hapje ndaj shkollës ushtarake të perëndimit! Pothuajse njëherëshi me rastin e Barit, në vitin 1914, një grup i vogël i përbërë prej tetë djemsh shqiptarë, të nisur nga Shqipëria, nga deti, u drejtuan kësaj here, më në thellësi të gadishullit italik, për tek një prej shkollave më të vjetra dhe më të njohura të Evropës, madje dhe të botës! Ata trokitën në dyert e Shkollës Ushtarake të Modenës, e cila njihej në atë kohë me emrin Shkolla Ushtarake e Këmbësorisë. Kjo kuturisje, kjo ardhje, përbënte edhe një “prolog”, të panjohur deri më sot, në histo-rinë ushtarake dhe posaçërisht të arsimit ushtarak shqiptar. Një dekadë më vonë, vetëm pas mesit të viteve Njëzet dhe sidomos të fillimviteve Tridhjetë të shekullit të shkuar, do të niste realisht “era” dhe “dyndja” e vërtetë, e organizuar dhe zyrtare drejt shkollës ushtarake të Modenës e cila, qysh prej vitit 1923, hyri në sistemin e shkollës ushtarake italiane dhe të historisë së saj, me emërtimin e ri Akademia Ushtarake e Këmbësorisë dhe Kavalerisë. Por, cila ishte historia e grupit të parë të djemve që vinin nga Shqipëria matanë Adriatikut, që zbuluan dhe ndoqën të parët mësimet në Shkollën Ushtarake të famshme të qytetit italian të Modenës?! Ndodhi pak a shumë kështu. Në vijim të kërkimeve dhe të përpjekjeve për shkollim ushtarak dhe për t’i shër-byer përgatitjes ushtarake në mbrojtje të popullit dhe të vendit të tyre, grupe të rinjsh ose individë

Prof. Dr. Proletar Hasani

të veçuar, në mënyrë të paorganizuar dhe private, vijuan të hidhnin sytë dhe t’u drejtoheshin gjithnjë e më shumë shkollave dhe akademive ushtarake të Italisë, Austrisë, por edhe të pak vendeve të tjera të Evropës. Në vitin 1914, Lufta e Parë Botërore ishte në prag, kur pikërisht në këtë rrjedhë, një grup djemsh shqiptarë të pasionuar ndaj studimeve dhe karrierës ushtarake, privatisht kaluan Adriatikun dhe u drejtuan për në qytetin verior të Italisë, në Modena. Këtu, grupi i shqiptarëve hyri në Shkollën Ushtarake të Këmbësorisë për të marrë mësime mbi artin ushtarak dhe zbatimin e tij. Grupi për-bëhej prej tetë djemve shqiptarë, që nuk ishin më të mëdhenj se 18-19 vjeçarë në kohën kur arritën në Modena. Ndërkohë, ata ishin të parët nga Shqipëria që hynë kështu në historinë e kësaj shkolle ushtar-ake të mirënjohur për atë kohë. Në këtë grup, si-pas të dhënave të një burimi të Ministrsë së Luftës të Italisë, bënin pjesë tetë nxënës për oficerë. Ata

Page 45: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 45

ishin Teodor Stamati, Ndoc Gjinaj, Zef Pali, Adem Boletini, Ferid Dervishi, Hamid Tirana, Sefa Vlora dhe Maliq Libohova. Pas përfundimit të programit mësimor, aty nga vera e vitit 1915, nxënësit ush-tarakë shqiptarë u dërguan, sipas traditës dhe rregullores së shkollës, për një periudhë dyvjeçare me shërbim në repartet e divizioneve të ndryshme të Ushtrisë Italiane të asaj kohe. Pas kësaj ata u titulluan oficerë dhe u graduan. Në vitet pasues oficerët shqiptarë u rikthyen në Shqipëri dhe hynë në shërbimet ushtarake ekzistuese, të asaj kohe, në territorin shqiptar, i cili ishte shndërruar tan-imë në teatër të Luftës së Parë Botërore, midis forcave ushtarake austro-hungareze, franceze dhe atyre italiane. Një pjesë e mirë e oficerëve shq-iptarë të titulluar oficerë në shkollat ushtarake të përmendura më parë, u futën në shërbim të for-macioneve ushtarake me përbërje ushtarakësh shqiptarë, që kishte ngritur Komanda e forcave italiane në Jug të Shqipërisë. Po cilët ishin nxë-nësit shqiptarë që ndoqën mësimet dhe u titulluan oficerë në Shkollën Ushtarake të Këmbësorisë të Modenës, nga vinin dhe çfarë ecurie në karrierën ushtarake patën ata në Shqipëri? Të përpiqemi t’i rindërtojmë dhe përshkruajnë profilet e tyre me aq sa na lejojnë të dhënat dhe me sa mundemi, sepse të dhënat për shumë prej tyre janë fare të pakta dhe fragmentare. Duke i hedhur një vështrim jetëshkrimeve të pakta, që kanë arritur deri në ditët tona, për shkaqe të ndryshme, mund të nji-hemi me fare pak prej tyre. Një pjesë tjetër do të mbeten ende të panjohur si ushtarakë, me shpresë për t’a bërë këtë në studimet e ardhshme. Në dokumentin e Ministrisë së Luftës të Italisë, pikër-isht për grupin e tetë djemve shqiptarë që u shkol-luan dhe u titulluan oficerë në vitet 1914-1915 në Shkollën Ushtarake të Këmbësorisë në Modena të Italisë, i pari renditet nxënësi për oficer, Teodor Stamati.

Djali i Isa Boletinit, një nga djemtëe parë shqiptarë në ModenaAdem Boletini, ishte një ndër bashkënxënësit e

grupit të djemve shqiptarë që u ulën në bangat e Shkollës Ushtarake të Modenës, në vitet 1914-1915. A. Boletini ishte lindur në Mitrovicë të Kos-ovës, më 10 Nëntor të vitit 1896 dhe ishte djali i prijësit të shquar kosovar, Isa Boletini. Edhe ai ndoqi programin mësimor që ofronte Shkolla e Këm-bësorisë e qytetit të shquar italian, që ka hyrë në analet e historisë evropiane. Në përfundim të kësaj shkolle, u titullua oficer dhe u caktua të shërbente për dy vjet në Regjimentin e 81-të të Këmbësorisë, në kryeqytetin italian Romë. Më 1 Janar të vitit 1918 hyri në shërbim të Ushtrisë Shqiptare, me gradën toger. Gjatë karrierës në ushtri, më 2 Ja-nar 1933, rishfaqet tashmë me gradën kapiten i klasës së Parë, gradë të cilën e mbante qysh prej 6 Dhjetorit 1928. Në vitet 1939-1943 Ademi nuk

figuron në asnjë dokument ushtarak apo tjetër. Por, ai pati një fat tragjik, sepse me 3 Nëntor 1943 u gjend i vrarë për fatin e tij të keq, krejt rastësisht, gjatë një atentati të njësiteve guerile në Shkodër, të organizuar për persona të tjerë në shërbim të fashizmit.

Nipi i Ismail Bej Vlorës, një tjetër oficer nga shkolla e ModenasPjesëtar i grupit shqiptar që erdhi në Modena,

në vitet 1914-1916, dhe mori mësime në Shkollën e Këmbësorisë së saj, ishte edhe Safa Syrja Vlo-ra. Ai ishte lindur në qytetin bregdetar të Vlorës, më 11 Maj 1894, në familjen e shquar të Vlorajve dhe ishte pikërisht nipi i Ismail Bej Vlorës, Kryetar-it të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës (4 Dhje-tor 1912-22 Janar 1914), që ishte e para qeveri e shtetit shqiptar të pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912. Por, ai ishte dhe vëllai i vogël i personazhit të njohur të politikës dhe kulturës shqiptare, me prejardhje po nga kjo familje, Eqrem Bej Vlorës. S. Vlora ishte një djalë me shpirt dhe prirje atdhetare të dukshme. Këtë ai e kishte shfaqur qysh herët, kur ishte vetëm një djalosh njëzetvjeçar dhe pak muaj përpara se të nisej për në Shkollën Ushtarake të Modenës, në kohën kur Qeveria e Princ Wied-it, me qendër në Durrës, ishte vënë në shënjestër të goditjeve të forcave rebele të Shqipërisë së Mesme, të cilat nuk donin atë, por një Princ me origjinë myslimane. Pikërisht në vitin 1914, siç ka shkruar në librin e tij me kujtime, E. Bej Vlora, - “..., nga Vlora 700 vetë nën Nuredin dhe Safa Vlorën...”, ishin grum-bulluar për të ardhur në mbrojtje të Durrësit. Titul-limi oficer i Kavalerisë, i u dha më 5 Gusht 1915, sapo përfundoi mësimet në Modena dhe u caktua të shërbente në forcat e kavalerisë, në Torino të Ital-isë. Në përfundim ai fitoi gradën toger, por vijoi të shërbente në një repart rimonti të ushtrisë Italiane

Page 46: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 46

në Torino gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, për shkakun se ishte shtetas shqiptar. Me kthimin në Shqipëri hyri në shërbim të Ushtrisë Shqiptare, ku vijoi të shërbente për afro shtatë vjet, në armën e Këmbësorisë. Për herë të fundit shfaqet si toger i këmbësorisë, në lirim, në një listë të datuar 1 Shtator 1938, listë kjo e përgjithshme e oficerëve shqiptarë në lirim. Por, në të nuk jepen arsyet pse ai ka mbetur tek grada toger dhe pse karriera e tij ushtarake është ndërprerë kaq shpejt, kur ai ishte veçse njëzeteshtatëvjeçar. Por, edhe për të gjetur arsyet e kërkuara më sipër, të lexojmë se çfarë ka shkruar Eqrem Vlo-ra në librin me kujtime të ci-tuar më parë. Ai shkruan: “Im vëlla Safa, ishte kthyer nga Stambolli më 1920. Megjithë ofertën shumë të leverdisshme italiane, (...), ai deshi të qën-drojë oficer në garnizonin e Ti-ranës. Shoqëria heterogjene ku ai ra ishte e huaj për të, sjellja e shokëve dhe e eprorëve te-jet e neveritshme, kushtet e jetesës në Ushtrinë Shqiptare i dukeshin atij primitive, var-fanjake dhe krejt të ndryshme prej atyre te regjimentit elitë të Kavalerisë italiane, politizimi i oficerëve i ndillte krupë. Ai e ndjeu veten tepër fatkeq dhe u pendua për kthesën, të cilën e deshi vetë, i shtyrë nga atdhe-dashuria dhe nderi i ushtara-kut. Këto motive, për oficerët që nuk ishin çliruar nga mendësia e mercenarit dhe psikologjia e Turqve të Rinj, ishin fraza boshe! Në këtë situatë dhe në ngjarjet e Marsit 1922, ai zgjodhi të shkonte, me leje të shkurtër, në Durrës! Pasi fitoi Qeveria e kohës, mungesa e tij nga vendi i ngjarjes u cilësua si dezertim. Pas kësaj ai doli në pension me gradën kapiten rezervist i kavalerisë....”. E vetmja mospër-puthje mes kujtimeve të vëllait të Safa Vlorës, Eqremit dhe dokumentit ushtarak shqiptar është grada që ai mbante kur doli në rezervë e cila, si-pas dokumenteve të kohës, ishte toger. Por kjo nuk është shumë e rëndësishme. Pas daljes në rezervë ai u muar me punët e tij private dhe me detyrimet që kishte marrë përsipër si Kryetar i Dhomës së Tregëtisë së Vlorës. Dhe ai nuk i u kthye më asn-jëherë jetës ushtarake.

Është vendi këtu për të vënë në dukje se, të dhënat që përcjell Eqrem Vlora në kujtimet e tij për vëllanë e vogël, toger Safa Vlorën, sjellin njëherësh edhe një shërbim tjetër, tejet të rëndësishëm. Përmes përshkrimit me ngjyrime mjaft realiste të gjendjes së asaj kohe, që bën ky personalitet i njohur i historisë së Shqipërisë të viteve 1912-1939, ai, në një mënyrë mjaft të qartë dhe të besueshme

risjell deri në ditët tona gjendjen dhe trajtimin ideo-politik, ekonomik dhe etik, si dhe raportet e brendshme që ekzistonin dhe vepronin në Ushtrinë Shqiptare të gjysmës së parë të viteve Njëzet të shekullit XX. Dhe kjo është një ndihmesë e rëndë-sishme për historiografinë ushtarake shqiptare të ditëve të sotme.

Vakumi i studimeve dhe dokumentacionitarkivor, një boshllëk që duhet riparuar

Por, me gjithë ecurinë dhe ndihmesën e këtyre ush-tarakëve të arsimuar në shkol-lat ushtarake perëndimore të fillimshekullit XX, në litera-turën e botuar dhe kërkimet në dokumentacionin arkivor vendas dhe italian, deri më sot nuk ka qenë e mundur të iden-tifikohet dhe të evidentohet ecuria e plotë e karrierës dhe veprimtaria e tyre. Duke studi-uar disa botime me përmbled-hje lidhur me listat e oficerëve shqiptarë të viteve Tridhjetë të shekullit XX, të cilët shërbenin në Ushtrinë Shqiptare të kë-tyre viteve, vërehet lehtë pra-nia e pakët e ushtarakëve të mësipërm në detyra afatgjata. Sipas logjikës më të thjeshtë, të paktën tani për tani, mund të thuhet se karriera e tyre është ndërprerë dhe ata janë tërhequr nga jeta ushtarake,

duke e përmbyllur karrierën ushtarake para kohe, për shkaqe dhe motive të ndryshme të panjohura mirë ende, deri më sot! Por, duke analizuar këto shkaqe, në mënyrë individuale ose në grup, të bie në sy, të mbetet në mendje dhe bindesh se ndër shkaqet më kryesore të ndërprerjes së karrierës, dhe të kufizimit të kohëzgjatjes së saj, kanë qenë kryesisht ato për motive subjektive. Shkaku më i parë vinte si rrjedhojë e kundërshtisë dhe e për-plasjes së mentalitetit ekzistues lindor oriental, ende mbisundues në Ushtri dhe Xhandarmëri, ku shumicën e përbënte elementi i ardhur nga shkollat dhe akademitë turke, të pasvitit 1918-1920. Kjo shumicë, nuk mund t’a pranonte lehtë depërtimin e mendimit dhe, sidomos, elementët e ardhur nga shkollat apo akademitë perëndimore, për të shërbyer në Ushtrinë dhe Xhandarmërinë Shqiptare. Një shkak, ose pengesë tjetër, për-bënte edhe koha e hyrjes së tyre në shërbim, e cila përkonte me periudhën e Luftës së Parë Botërore, kur Shqipëria nuk kishte ende një shtet dhe një ushtri të përmasave kombëtare. Për këtë arsye fare pak oficerë mund të shërbenin në formacionet ushtarake ekzistuese lokale ose të forcave të pushtimit (në kuadrin e Luftës së Parë

Page 47: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 47

Botërore) në territorin shqiptar. Një arsye jo e papërfillshme mund të ketë

qenë mosaktivizimi dhe madje, dorëheqja e vetë ushtarakëve të mësipërm nga radhët e Ush-trisë dhe Xhandarmërisë Shqiptare, për shkak të kushteve të vështira të vendit, të trajtesës me nivel të ulët ekonomiko-financiar, ose nga keqtrajtimi dhe paragjykimi i oficerëve eprorë, si dhe për shkak të shkallës së lartë të ideologjiz-imit dhe të politizimit të ushtrisë të periudhës përpara dhe në gjysmën e parë të viteve Njëzet të shekullit XX. Në këtë rast mund të sjellim ndër mend përshkrimin tejet realist të bërë nga E. Bej Vlora për Ushtrinë Shqiptare të viteve 1920-1922.

Për këto shkaqe, ndoshta dhe të tjerë, që mund të kenë ekzistuar, numri i oficerëve të grupeve të shkolluar në shkollat ushtarake ital-iane të viteve 1913-1915, që shërbyen për një kohë më të gjatë se 5-10 vjet ishte i kufizuar! Sipas një statistike, të bazuar kryesisht në bu-rimet e mësipërme, gjithsesi mjaft të cunguara, rezulton se prej të dy grupeve të Shkollës së Trupave të Barit, të përbërë nga 21 nxënës ushtarakë (10+11) dhe grupit të Shkollës Ush-tarake të Modenës, me 8 nxënës ushtarakë, të cilët u titulluan oficerë në vitet 1913-1914 dhe 1914-1915, mund të provohet se pak prej tyre ia dolën të hynin në shërbim të Ushtrisë dhe Xhandarmërisë, nisur që prej vitit 1918. Prej tyre, fare pak mundën t`i mbijetonin kar-rierës ushtarake për më shumë se 15-20 vjet. Në vërtetim të këtij përfundimi të deritashëm dëshmojnë tri përmbledhje listash me oficerë të Ushtrisë Shqiptare, që janë botuar në formë li-brash, dy në vitin 1933, përkatësisht më 21 Ja-nar dhe 1 Prill të këtij viti dhe i treti më 1 Prill të vitit 1939. Më tej, burim i kufizuar është edhe një ndër buletinët e Ministrisë së Luftës të Italisë, me titullin “Bulletino Ufficiale”, Nr. 36a, datuar 4 Korrik 1940.

Megjithëkëto, cilado të ketë qenë ecuria e karrierës dhe e fatit të tyre, këta oficerë shq-iptarë, përmes edukimit dhe arsimimit ush-tarak europerëndimor, pothuajse në mënyrë individuale dhe private, dëshmuan qysh në fil-limet e shekullit XX, prirjet e të rinjve shq-iptarë për të përqafuar shkollimin ushtarak perëndimor, më të përparuar për atë kohë. Njëherëshi këto përpjekje dhe plejada e tyre e vogël në numër, do të bëheshin nismëtarët e një ndërmarrje më të organizuar dhe të ori-entuar më drejtë, në vitet 1914-1920 dhe, sidomos në vitet 1925-1943. Por, përpjekjet individuale vijuan edhe më pas, herë pas here edhe spontane prej individëve nga Shqipëria, të cilët kërkonin mundësinë për shkollim në shkolla ushtarake, përherë të orientuar në perëndim. Këto përpjekje nuk kanë munguar pothuajse as-njëherë, ndonëse të veçuara.

adem Boletini

isaBoletini dhe ismail Qemali

Safa dhe Eqerem bej Vlora

Page 48: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 48

HISTORI NEPERMJET FOTOVE

fokus

Duke marrë shkas nga iniciativa e shtypit ush-tarak, revistës Mbrojtja, për publikimin e fo-tove të vjetra që kanë të bëjnë me historinë e ushtrisë shqiptare, ushtarakëve apo ngjarje të

veçanta në këtë 100 vjetor, mendova të publikoj disa foto që më kanë rënë në dorë në rrethana të ndryshme.

Dy fotot e para kanë të bëjnë me ushtarakë të viteve 1923 dhe 1930.Foto e vitit 1923 është e bere tek Ura e Tabakëve në Tirane. Në qendër është piloti Avni Xhaxhuli, i cili lindi në Leskovik në vi-tin 1890. Në vitin 1912 diplomohet në akademinë ushtarake për pilot në Gjermani dhe më pas deri në vitin 1917 piloton për forcat ajrore turke. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1917, bëhet një nga nismëtarët për ngritjen e aviacionit shqiptar.

Në foton tjetër në të cilën paraqiten ushtarakë shqipëtarë të marinës dhe këmbësorisë, të vetmin informacion mund ta marrim nga diçitura, që thotë se është e vitit 1930; fat-keqësisht veç një nënsh-krimi nuk dimë kush janë personat.

Kolonel Dr.Shk.Luan Nikollari Drejtor i IKMU-SUQU

(Disa foto publikohen për herë të parë)

Viti1923

Foto e bërë tek Ura e

Tabakëve në Tiranë

Page 49: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 49

Gjeneralbrigade Prof.Dr.Metin Denli (aktu-alisht në pension, mjek obstetër-gjinekolog, me gradë Profesor) ka qenë zëvëndësko-mandant i Komandës së Shëndetësise së FA Turke. Mik i shqiptarëve, gjyshja e tij nga nëna ishte nga Libohova, nga fisi Kumbaro. Ka dhënë një kontribut të veçantë për bashkëpunimin në fushën e Shëndetësisë dhe nën kujdesin e tij personal janë dërguar ndihma mjaft të çmuara në materiale e pajisje shëndetësore, autoambulanca për shërbimin tonë mjekësor dhe mbi të gjitha në formimin e personelit mjekësor shqiptar në Akademinë Mjekësore Ushtarake GATA në Ankara, specializimin dhe formimin e tyre për mjekë, infermierë dhe që sot punojnë me mjaft profesionalizëm në Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU)Gjeneral Metini, në kuadrin e miqësisë, çdo gjë që ka të bëjë me Shqipërinë ashtu si dhe dy fotot e vjetra që i cituam me sipër (1923 dhe 1930) na i dergon pa hezitim. Ndërkohë është duke përgatitur një album me 60 foto të vjetra, të cilin do ta dërgojë së shpejti.

Prof. Dr. Rifat Frashri lindi ne vitin 1862. Pasi mbaroi shkëlqyeshëm gjimnazin në Gallata Saraj dhe fakultetin e Mjekësisë të Stambollit në vitin 1888 u emërua mjek në spitalin ushtarak të Shkodrës, ku punoi deri në vitin 1897 dhe tregoi aftësi të veçanta profesionale gjatë epidemisë së lisë në Tuz. Ka qenë në kontakt të ngushtë me vëllezërit Frashëri veçanërisht, me Abdyl Frashërin, në Stamboll në interes të çështjes Kombëtare Shqiptare. Në Institutin Bakteriologjik të Stambollit ai bashkëpunoi me bakteriologun frëng Mo-ris Nikol (Maurice Nicole), specialist i Institutit “Pas-ter”, për prodhimin e vaksinës kundër lisë. Pikërisht në këtë kohë, një punë e thellë dhe një bashkëpunim i frytshëm me bakteriologun frëng prof. Pol Remlenzhe (Paul Remlinger) i shpuri ata në një nga zbulimet më të mëdha të mikrobiologjisë dhe mjekësisë së kohës, në zbulimin se tërbimi në kafshë e njerëz shkaktohej nga një “virus filtrues”, një zbulim që e bëri emrin e tij të pavdekshëm në historinë e mjekësisë dhe mikrobi-ologjisë. Zbulimin e tyre ata e njoftuan në një mbledhje të Shoqatës së biologjisë (Societe de biologie) në Paris dhe e botuan në vitin 1903. Pas kësaj R. Frashëri u emërua profesor në Universitetin e Stambollit. Për veprimtari patriotike prof. dr. Rifat Frashëri, në vitin 1913, u përjashtua nga Universiteti i Stambollit. Pas Luftës së Parë Botërore, qëndroi pak kohë në Stamboll e në vitin 1920 me ftesën e qeverisë shqiptare erdhi në Shqipëri dhe u emërua drejtor i përgjithshëm i Shënde-tësisë, post që e mbajti deri sa doli në pension. Është themeluesi i Laboratorit dhe Mikrobiologjisë Shqiptare me 1924. Vdiq në Tiranë më 15 nëntor 1934.

Gjeneral Br. Prof.Dr.Metin Denli

SHP Ankara 2004, autori i dërgimit të fotove në Tiranë 1923 dhe Durres 1930

N.Kolonel Dr. Rifat Frasheri

Zbulues i vaksinës së tërbimit

Page 50: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 50

Në këtë foto paraqitet kapiten Dr.Bedri Përmeti, mjek ushtarak i ushtrisë turke që punoi në Spitalin Ushtarak në Shkodër, por i njohur në qytet si mjek human, patriot që luftonte për çështjen shqiptare dhe autonominë e Shqipërisë. Pjesëtar i Komitetit Shqiptar të Manastirit me 1904. Mbas shpalljes se pavarësisë punoi në strukturat mjekësore të shtetit Shqiptar, vdiq në vitin 1957.

Kapiten Dr.Bedri Përmeti

Mjek ushtarak i ushtrisë turke që punoi në Spitalin Ushtarak në Shkodër

Ushtarë shqiptarë

Te Luani i Shën Markut

Luani i Shën Markut, l idhja me Shqipërinë

Luani i Shën Markut është simbol i lashtë i qytetit të Republikës Venedikut dhe simbol

aktual i organeve administratave civile

dhe ushtarake të rajonit të Venecias në Itali.

Ai shfaqet në flamuj, parulla, stema, statuja

dhe monedha.

Page 51: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

nr. 9 shator 2012 / Mbrojtja 51

Foto 1916

Luani i Shën Markut, Vuno-Himarë

Fotot janë te Luftës Pare Botërore 1916 të bërë nga ushtria Italiane dhe që gjenden në arkivin “Fronti Jugut, Shqipëri” të publikuara ko-hët e fundit. Janë shume foto inter-esante, të bëra në Vlorë, Himarë, Sarandë, Tepelenë, Gjirokastër, Kël-cyrë, Përmet, Leskovik dhe Erseke.

Foto 1918

Mitralierë të Ushtrisë së rregullt Shqiptare mbi lumin

Osum Berat

Foto 1918

Bateri kundërajrore në “Kus Baba” Vlorë

Page 52: “Biza 2012”, tregues i profesionalizmit të FaRSH - …...ta justifikoni besimin e dhënë? Si oficer karriere, kjo shënon moment të rëndë-sishëm dhe në të njëjtën kohë

Mbrojtja / nr. 9 shtator 2012 52

t a l e n t e t n e f a

Në kuadër të 100- vjetorit të Pavarë-sisë dhe krijimit të

FA-së të rSH, Qendra e Kulturës, Medias dhe Boti-meve të Mbrojtjes organi-zon aktivitetin “Talentet brenda rradhëve të FA-së”.Ftojmë të gjithë persone-lin e FA-së që kanë prirje artistike në instrumente të ndryshme: vokal, aktrim, kërcim, art figurativ (pik-turë, gdhendje, skulpturë

etj) si dhe në prozë, poezi apo botime të tjera letrare, të kontaktojnë me Drej-torinë e Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komu-nitetin.

Nr. tel 510 15 31 Afati i pranimit deri më datë 27.10.2012DrEJTOrIA E AKTIV-ITETEVE DHE MAr-rËDHËNIEVE ME KOMUNITETIN