analiza swot e një kompanie të prodhimit të biomasës në...
TRANSCRIPT
![Page 1: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/1.jpg)
1
Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko – shqiptar për shfrytëzimin e biomasës
Analiza SWOT e një kompanie të
prodhimit të biomasës në Prefekturën e Korçës dhe Rajonin e Maqedonisë
Perëndimore
Ky projekt financohet nga
Bashkimi Europian
Ky projekt zbatohet nga Prefektura
Korçë
Programi i Bashkimit Europian për bashkëpunimin ndërkufitar IPA Greqi – Shqipëri, 2007-2013.
![Page 2: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/2.jpg)
2
Ky dokument është përgatitur dhe publikuar me mbështetjen financiare
të Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi
vetëm e Prefektit të Qarkut Korçë, punuar nga ekspertët Prof. As.
Robert Damo dhe Prof. As Frederik Çuçllari dhe në asnjë lloj rrethane
nuk reflekton pozicionin dhe pikëpamjet e Bashkimit Europian.
![Page 3: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/3.jpg)
3
Pasqyra
Përmbledhje ............................................................................................ 4 Përshkrimi i Kompanisë ARDIT sh.p.k .................................................. 4
Procesi i prodhimit të peletit në ARDIT sh.p.k ...................................... 6 Kërkesa për pelet................................................................................... 14
Itali .................................................................................................... 14 Kapaciteti prodhues dhe materialet bazë ...................................... 15 Konsumi ........................................................................................ 16
Tregëtia dhe aspektet logjistike .................................................... 17 Cilësia dhe standarti i peletit ......................................................... 18
Tendencat e çmimeve ................................................................... 19
Greqi ................................................................................................. 21 Kërkesa aktuale për energji ........................................................... 22
Përkufizimi i SWOT ............................................................................. 23 Analiza SWOT për ARDIT Shpk ......................................................... 25
Pikat e forta ....................................................................................... 25 Linjat më të mira të prodhimit ...................................................... 25 Cilësia e produkteve (Standart Europian) ..................................... 25
Kostoja e ulët e krahut të punës .................................................... 26 Kapaciteti i papërdorur i prodhimit ............................................... 27
Eksperienca e administratorit. ....................................................... 27 Dobësitë ............................................................................................ 28
Mungesa e planifikimit strategjik ................................................. 28 Distanca nga lëndët e para ............................................................ 28
Mundësitë .......................................................................................... 28 Legjislacioni i favorshëm në Bashkimin Europian ....................... 28
Zgjerimi i bazës së lëndës së parë ..................................................... 35
Peleti nga biomasa mikse .............................................................. 35 Bashkë-djegia ................................................................................ 36
Kërcënimet ........................................................................................ 36
Konkurrenca në rritje .................................................................... 36
Zvogëlimi i sasisë të lëndëve të para ............................................ 36 Kostoja e lartë e pajisjeve për ngrohje .......................................... 36 Skemat Incentive rrisin kërcënimin e hyrjeve të reja në treg ........ 37
Konkluzione .......................................................................................... 40 Literatura ............................................................................................... 42
![Page 4: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/4.jpg)
4
Përmbledhje
Përpunimi i biomasës është një nga sfidat më interesante të ditëve
tona dhe do vazhdojë të jetë e tillë edhe në vitet në vazhdim. Biomasa
është 15% e energjisë bazë që përdoret aktualisht në botë si dhe një nga
burimet më të rëndësishme të aksesueshme nga njeriu. Biomasa është
një mënyrë për të kthyer vëmendjen tek mjedisi dhe energjia.
Studimi i mëposhtëm është realizuar për projektin ndërkufitar
G.A.B.E dhe prezanton një Analizë të detajuar SWOT të një kompanie,
e cila operon në rrjetin e prodhimit të biomasës.
Në Prefekturën e Korçës dhe Rajonin e Maqedonisë Perëndimore,
ekzistojnë shumë pak kompani të cilat operojnë në sektorin e prodhimit
të biomasës. Një nga kompanitë aktive në prodhimin e biomasës,
ARDIT sh.p.k, është përzgjedhur si një kompani eksporti, pasi ajo ofron
mundësi më të mira për bashkëpunim me prodhues të tjerë të biomasës
në Maqedoninë Perëndimore.
Krahas kërkimeve, ekspertët realizuan edhe takime personale si dhe
mblodhën të dhëna nëpërmjet pyetësoreve gjatë vizitave të tyre në këtë
kompani, duke siguruar kështu informacionin e nevojshëm për të
nxjerrë në pah pikat e forta, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet me të
cilat mund të përballet një kompani në fushën e prodhimit të biomasës.
Përshkrimi i Kompanisë ARDIT sh.p.k
Ardit sh.p.k është një kompani private shqiptare, e cila ka filluar
aktivitetin e saj në biznesin e prodhimit të baletave të drurit në vitin
1993. Kjo kompani ndodhet në zonën industriale të Prefekturës së
![Page 5: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/5.jpg)
5
Korçës dhe ka dy fabrika: fabrikën e prodhimit të baletave dhe atë të
prodhimit të peletit. Në fabrikën e prodhimit të baletave prodhohen disa
lloje baletash: baleta për hekurudha, baleta të thjeshta si dhe platforma
druri. Kompania ka një kapacitet prodhimi prej 1 milion baletash në vit.
Ardit sh.p.k është kompania e vetme në Shqipëri e çertifikuar për
prodhimin e baletave me qëllim eksportin e tyre. Kompania gjithashtu
ofron shërbimin e transportit me kamionë të mëdhenj, për çdo lloj
biznesi. Ajo ka 80 puntorë, 25-30 e të cilëve punojnë në sektorin e
prodhimit të peletit. Fabrika e prodhimit të peletit ka filluar të
funksionojë që prej Dhjetorit të 2014-ës. Ambjentet e kompanisë
ndodhen në një zonë e cila është e rrethuar nga një gardh mbrojtës, ku
kamionat mund të ngarkohen dhe të shkarkohen në masa optimale
sigurie. Makineritë dhe teknologjia që përdoren për prodhimin e peletit
janë të një markë e re italiane, dizenjuar nga kompania LA
MECCANICA. Gjithë procesi i prodhimit është automatik dhe
kapaciteti i fabrikës është 12.000 ton/vit. Prodhuesi ndjek standartin
europian ENPLUS 14961 EN A2. Më poshtë gjeni kontaktet e
kompanisë:
Adresa:
ARDIT SH.P.K
DRITHAS - KORÇË - ALBANIA
Tel. +355 86 560 180
Cel. +355 67 40 00 239
+355 67 40 53 618
Fax. +355 86 560 180
![Page 6: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/6.jpg)
6
email: [email protected]
web: www.ardit-pallets.com
Fabrika e peletit Ardit sh.p.k
Procesi i prodhimit të peletit në ARDIT sh.p.k
Prodhimi i peletit të drurit është faza e dytë e konveritmit të lëndës
organike në energji (Goliński dhe Foltynowicz 2012). Prodhimi i peletit
të drurit në Ardit sh.p.k kalon nëpërmjet hapave të mëposhtëm:
1) Furnizimi me material të papërpunuar është hapi i parë që duhet
ndjekur për procesin e prodhimit të peletit nga druri. Materiali i
papërpunuar për prodhimin e peletit nga druri është dru zjarri,
mbetje nga përpunimi i drurit dhe mbetje pyjore.
![Page 7: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/7.jpg)
7
Rreth 50% e materialit të papërpunuar për prodhimin e peletit
vjen nga druri i ahut, 30% nga mbetjet pyjore dhe pjesa që
mbetet, 20% nga tallashi i mbetur në fabrikat e përpunimit të
drurit, të cilat operojnë në Prefekturën e Korçës dhe të Elbasanit.
Çmimet e tyre respektivisht variojnë nga 15-20 euro/ton, 20
euro/ton dhe 22-29 euro/m3. Transporti i këtyre materialeve
sigurohet nga kompania nëpermjet kamionëve të saj. Kompania
Ardit sh.p.k zotëron 5 kamionë, 3 prej të cilëve përdoren për
transportin e materialit për prodhimin e peletit. Materiali që
mbërrin në fabrikën e peletit magazinohet në zonat e zgjedhura
në ambjentet e fabrikës, zona të cilat janë mjaftueshëm të
mëdha, aq sa të mbajnë sasi materiali të papërpunuar sa për disa
javë prodhim.
![Page 8: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/8.jpg)
8
2) Copëzimi është hapi i dytë që ndiqet për prodhimin e peletit të
drurit.
3) Hapi tjetër është ai i thërmimit të copëzave dhe kthimit të tyre në
tallash, nëpërmjet një çekiçi.
4) Më pas fillon procesi i tharjes, ku lagështia nga tallashi
reduktohet poshtë masës 10%.
![Page 9: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/9.jpg)
9
5) Gjatë procesit të peletizimit, në tallashin e krijuar nga hapat e
mësipërm, ushtrohet presion me temperaturë të lartë deri në
100° C.
![Page 10: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/10.jpg)
10
Materiali i përfituar lihet të ftohet dhe të forcohet, në mënyrë që
copat e vogla të peletit të shkëputen nga njëra-tjetra dhe më pas të
paketohen në qese plastike. Mbetjet mblidhen dhe futen përsëri në
proces. Këto mbetje ndahen nga peleti pas procesit të ftohjes dhe
kthehen në ambjentet e magazinimit.
Produkti final, i cili ka ndjekur hapat e mësipërm, ka këto
karakteristika:
Lagështia e përmbajtjes (peletit) është përafërsisht 6-7%,
Diametri i tij është 6 mm
Gjatësia 1-3 cm
Fuqia termike 5.5 KW
Përbërja e hirit 0.7%
Peleti paketohet dhe magazinohet menjëherë pas prodhimit në qese 15
kg.
![Page 11: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/11.jpg)
11
Qeset me pelet magazinohen në të njëjtin ambjent ku bëhet edhe
paketimi dhe më pas lëvizin në brendësi të magazinës dhe ngarkohen në
kamiona me makineri pirun.
6) Peleti i paketuar magazinohet dhe është gati për dërgesa. Qeset
magazinohen mbi baleta në fabrikë, në mënyrë që të shmanget
lagështia e tokës, pasi lagështia ul efektivitetin e tyre.
![Page 12: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/12.jpg)
12
7) Pothuajse e gjithë sasia e prodhuar e peletit të drurit eksportohet
në Itali dhe në Greqi, ku ju shitet distributorëve që furnizojnë
konsumatorët shtëpiakë (rreth 70 %) dhe përdoruesve industrialë
(shkallë mesatare). Italia është importuesi kryesor. Kompania
Ardit sh.p.k përdor dy nga kamionët e saj për të transportuar
peletin e drurit në Greqi, ndërkohë që përdor makinat e një
kompanie transporti për dërgesat në Itali. Pjesa më e madhe e
sasisë së eksportit të peletit të drurit në Greqi shitet në
distributorët e Rajonit të Maqedonisë Perëndimore (Follorinë
Kozan). Çmimi i peletit të drurit varion nga 2.8-3 euro/qese.
![Page 13: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/13.jpg)
13
Në figurën e mëposhtme paraqitet në mënyrë skematike procesi i
prodhimit të peletit të drurit.
Figura 1: Hapat e prodhimit të peletit
![Page 14: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/14.jpg)
14
Kërkesa për pelet
Itali
Referuar matjeve të Shoqatës Italiane për Energjinë e Drurit
(AIEL) në 2009-n, mbi një 22 milion ton biomasë e formave të
ndryshme është konsumuar për qëllime energjie, sasi e cila kishte një
vlerë tregu prej afërsisht 2.300.000 euro. Kërkesa ka gjeneruar nga
konsumatori për ngrohje në banesa. Për këtë arsye, konsumatori kryesor
në treg për stofa dhe bolierë peleti është rritur sistematikisht prej vitit
2003. Në vitin 2010-të numërohen 1.200.000 njësi ngrohjeje, shumica e
tyre stofa peleti me kapacitet mesatar 7-10 kWth dhe një pjesë tjetër më
e vogël, bolierë peleti me kapacitet më të lartë fuqie, 14,000-15,000
njësi.
Parashikimet për vitin 2011-të tregojnë për më shumë se
1.400.000 njësi të instaluara. Referuar një raporti të publikuar në vitin
2011 nga Grupi Strategjik për Energjinë, pjesë e Politeknikut të
Milanos, tregu i stofave të peletit ka pësuar një rritje prej 10% çdo vit
që prej vitit 2008-të. Mbi 220.000 aparate të reja peleti u instaluan në
2010-n (+ 20% krahasuar me 2009-n). Ka disa arsye që shpjegojnë
zgjerimin e këtij tregu:
Konkurenca ekonomike e peletit të drurit kundrejt
lëndëve të tjera djegëse si LPG dhe nafta, të cilat janë ende
lëndët bazë që përdoren në zonat rurale, ku nuk operon rrjeti i
gazit natyral.
Disponueshmëria e nxitjeve për taksat dhe
grantet, veçanërisht për zonat rurale.
![Page 15: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/15.jpg)
15
Prezenca e një sektori dinamik dhe të maturuar të
prodhuesve të stofave, të cilët sigurojnë shumë mundësi
zgjedhjesh në produktet që ata ofrojnë
Konkurenca relative e çmimit të peletit për ngrohje është një
forcë orientuese, e cila shpjegon zgjerimin e tregut. Në fakt, veç trendit
në rritje të çmimit të peletit, kostoja vjetore e një stofe peleti vazhdon të
jetë konkuruese sa një bolier tradicional.
(http://www.biomasspelletplant.com/news/italian-biomass-pellet-
market.html)
Kapaciteti prodhues dhe materialet bazë
Në vitin 2008 dhe në 2009-n prodhimi grumbullues i fabrikave
italiane të peletit është matur me 800.000 ton, sasi e cila në vitin 2007-ë
ishte 650.000-700.000 ton.
Në 2010-n, 70-80 prodhues peleti operonin në treg, shumica e të
cilëve deklaronin sasi të ulta prodhimi prej 15.000-20.000 ton/vit. Mbi
70% e këtij prodhimi lokalizohet në zonat veriore, si pasojë e sasive të
mëdha të materialit bazë si dhe një industrie të zhvilluar druri që gjendet
në këto zona. Pjesa më e madhe e këtyre prodhuesve janë kompani të
cilat aktivitet të tyre primar kanë industrinë e përpunimit të drurit
(punishte druri, prodhues mobiljesh), të cilët prodhonin sasi të mëdha
tallashi dhe për rrjedhojë zhvillojnë si aktivitet të dytë prodhimin e
peletit.
Materialet bruto që përdoren për prodhimin e peletit kanë si
burim mbetjet e industrisë së drurit: 65% tallash, 19% mbetje të
![Page 16: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/16.jpg)
16
përpunimit të drurit, 5% mbetje të baterive të përdorura dhe 11% ashkla
druri.
Në 2-3 vitet e fundit prodhuesit kanë hasur vështirësi në gjetjen
dhe sigurimin e lëndës së parë më çmime konkuruese, kjo si pasojë e
rritjes së konkurencës nga aktivitete të tjera prodhuese, si prodhuesit e
fibrave dhe mobiljeve, por gjithashtu edhe si pasojë e rritjes së numrit të
fabrikave të prodhimit të biomasës, të cilat në zona të caktuara në disa
raste kanë çuar në një kërkesë të përqëndruar për lëndë të parë.
Konsumi
Kërkesa për peletin e drurit është rritur ndjeshëm që prej vitit 2003,
rritje e cila ka çuar në rritjen e kërkesës në sektorin e stofave me pellet.
Një rritje e ndjeshme në tregun e peletit është vënë re në vitin 2007, vit
në të cilin janë shpërndarë 1.000.000 ton pelet, nga 650.000 ton në
2006-n.
Në vitin 2009, konsumi i peletit të drurit arriti shifrën 1.200.000
ton, ndërsa në vitin 2010 kjo shifër u rrit në 1.400.000 ton, duke
konfirmuar kështu që Italia është një nga tregjet më të mëdhenj në botë
në konsumin e peletit cilësor. Në Itali, sasia më e madhe e konsumit të
peletit të drurit përdoret në sektorin e ngrojes së banesave, sasi e cila
90% konsumohet në stofa peleti dhe 10% në bolierë. Potenciali për
rritje në tregun vendas është gjithashtu i lartë dhe mbështetet në
mundësinë e zëvendësimit të sistemeve të vjetra të ngrohjes me stofa në
bolierë modern. Në fakt, referuar të dhënave të fundit, ka mbi
![Page 17: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/17.jpg)
17
15.000.000 sisteme tradicionale jo efiçente të ngrohjes (vatra druri,
stofa druri, etj), të cilat funksionojnë ende në Itali.
Tregëtia dhe aspektet logjistike
Rritja e kërkesës për pelet në tregun italian nuk mund të
plotësohet nga prodhimi vendas dhe për këtë arsye një pjesë e madhe e
këtij tregu mbulohet nga produktet e importuara.
Sasia e matur e peletit të importua në vitin 2010 në Itali varionte
midis 680.000 ton (Polytechnic of Milan) dhe 1.054.000 ton (Eurostat
2011). Këto shifra prezantojnë respektivisht aksione tregu midis 48%
dhe 72%.
Referuar të dhënave të Eurostat në 2010-n, Austria mbetet vendi
më i fuqishën në eksportin e peletit në Itali me rreth 400.000 ton pelet
në vit. Partnerë të tjerë të rëndësishëm janë: Gjermania (147.000 ton),
Franca (85.000 ton), Rumania (76.000 ton), Sllovenia (66.000 ton) dhe
Lituania (52.000 ton).
Për herë të parë në vitin 2010, janë regjitruar sasi të vogla
importi nga vende jashtë kontinentit si: SHBA (3.500 ton) dhe Kanada
(1.200 ton). Ky është një fakt i cili tregon se Italia shihet si një treg
eksporti edhe nga vende të cilat deri sot janë konsideruar ekskluzive për
eksportin e peletit. Peleti i drurit shpërndahet tek konsumatori final
nëpërmjet 3 mënyrave: shitje direkte nga prodhuesi, shitje nga
tregëtuesit e stofave dhe bolierëve dhe nga grosistët apo shitësit e
produkteve me pakicë.
![Page 18: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/18.jpg)
18
Mbi 70% e peletit të drurit shpërndahet nga grosistët dhe shitësit
e produkteve me pakicë, ndërsa në disa zona të Italisë veriore, peleti
shpërndahet në sasi të mëdha në pronarët e fabrikave ose shitësve të
bolierëve. Pjesa më e madhe e peletit të drurit shitet në qese 15-20 kg.
Cilësia dhe standarti i peletit
Duke qënë se përdorimi i vetëm i peletit në Itali është për
ngrohje në njësi të vogla, cilësia e produkti është një parametër i
rëndësishëm për të konkuruar në tregun italian. Për pasojë, standarti dhe
çertifikimi nënkuptojnë një rol të rëndësishëm për të siguruar cilësi të
produktit në mendjen e konsumatorit final. Në fakt, deri në vitin 2010,
një nga sistemet për sigurimin e cilësisë më të njohura në vend ishte
peleti i etiketuar nga Pellet Gold. Pellet Gold, aktiv që prej vitit 2006,
është një sistem bazuar në normat e CEN/TS 14961, DINplus,
WNORM M 7135 dhe në parametrat e prezantuar nga Instituti
Amerikan i Pellet Fuel (PFI).
Një ndihmë të madhe për standarizimin e sektorit të prodhimit të
peletit do të jepet nga prezantimi dhe aplikimi i normave të reja të BE:
EN14961, nga sistemi i çertifikimit EN-Plus si dhe nga prezantimi i
normës së re EN 15234-1 për vëzhgimin dhe kontrollin e zinxhirit të
furnizuesëve, normë e cila do të sigurojë një mjet të rëndësishëm në
garantimin e transparencës dhe etiketimit uniform. Në Korrik të vitit
2011, AIEL (Shoqata Italiane për Energjinë e Drurit) u pajis me
liçensën e këtij sistemi çertifikimi.
![Page 19: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/19.jpg)
19
Tendencat e çmimeve
Që prej vitit 2009, Dhoma e Tregëtisë në Milano ka mbajtur të
dhëna dhe ka publikuar çmimet e tallashit të peletit të drurit dhe lëndëve
të tjera të ngurta bio. Çmimet përditësohen çdo katër muaj dhe i
referohen çmimeve të grosistëve të një qeseje 15 kg peleti cilësor. Ashtu
siç shihet në figurën më poshtë, çmimet tregojnë një ndryshueshmëri
sezonale, me çmime më të larta në sezonin dimëror dhe më të ulta në
sezonin pranverë-verë. Në Tetor të vitit 2011-të çmimi i një qeseje 15
kg ishte 4.10 euro përfshi TVSH, çmim i cili korespondon me 273
euro/ton.
Figura 2. Kërkesa për pelet druri në Itali 2003-2016-të
Burimi: McDermott (2014)
![Page 20: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/20.jpg)
20
Figura 3. 10 Vëndet e para për konsum peleti në 2013-n
Burimi: McDermott (2014)
Në Itali , konsumi vendas përbën 96% të të gjithë konsumit.
Rreth 15% të instalimeve vendase për biomasën (rreth 10.6 milion
sistemeve të ngrohjes) janë furnizuar me pelet. Peleti i paketuar në thasë
ka konsum më të ulët, megjithatë një pjesë e mirë e bolierëve përdorin
këtë lloj peleti. Referuar zgjerimit të tregut të ngrohjes dhe planit
kombëtar për përdorimin e energjisë së rinovueshme, përdorimi i peletit
do të arrijë në 3.5 milion ton në 2015-n dhe 5 milion ton në 2020-n
(Paniz, 2014).
Prodhimi vendas plotëson afërsisht 13% të kërkesës vendase.
Numri në rritje i prodhuesve ka bërë që ata të ndryshojnë aktivitetin e
tyre nga prodhues në shpërndarës të peletit të importuar.
![Page 21: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/21.jpg)
21
Duke qënë se kërkesa është rritur, prodhimi i peletit vendas ka
rezultuar si më poshtë:
• tregu varet nga importet (>1.8Mt në 2013-n), në rritje nga
jashtë Europës. Bolierët e peletit janë udhëzuesit e tregut. Në 2013-n
numri i tyre është rritur 4 herë krahasuar me 2009
• zgjerimi i vazhdueshëm do të kërkojë zvillimin e rrjeteve të
furnizuesëve (Paniz dhe Bau, 2014).
Greqi
Greqia është një nga tregjet për pelet me pak të zhvilluar në
Europë. Tregu i peletit në këtë vend është në fazat e tij të para dhe është
duke u rritur me ritme të ngadalta, pasi konsumi i peletit për ngrohje
nuk është ide shumë e përhapur tek konsumatori familjar. Prodhuesit e
peletit detyrohen të shënjestrojnë tregjet europiane në mënyrë që të
eksportojnë produktete e tyre, ndërsa Italia është konsumatori më i
rëndësishëm pasi ka distance të limituar. Mungesa e një infrastukture të
organizuar logjistike për tregun e peletit është një faktor i rëndësishëm
që pengon rritjen e këtij sektori.
Maqedonia Perëndimore nuk ka fabrikë të prodhimit të peletit,
megjithëse ajo, njësoj si Epiri dhe Thraka, ka sasi të mëdha të lëndës së
parë drusore pasi ka sipërfaqe të mëdha me pyje. Përdorimi i peletit për
ngrohje limitohet vetëm për ngrohje industriale, më tepër në projekte
pilot. Që prej viteve ’80, në Athinë dhë Selanik ishte i ndaluar
përdorimi i biomasës për nevoja energjie, kjo për pasojë të nivelit të
lartë të ndotjes së ajrit. Zhvillimi i një tregu peleti kërkon aplikimin e
![Page 22: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/22.jpg)
22
standarteve cilësore dhe ky modifikim do t’i cojë konsumatorët drejt
kërkesës për produkt me cilësi të lartë (Universiteti i Agrikulturës
Athinë, 2009).
Në ditët tona, tregu i peletit po rritet shpejt në Greqi, kjo si
pasojë e rritjes së taksave mbi benzinën dhe gazin natyral. Ky fakt ka
bërë që shumë konsumatorë familjarë të marrin në konsideratë
mundësinë për të ngrohur hapësirat e tyre me pelet
Figura 4. Eleftheriadis, I. (2014). Tregu i peletit në Greqi
Kërkesa aktuale për energji
Kërkesa për ngrohje me bolier është llogaritur në 21.840 kWh.
Kjo matje është bazuar në vlerën neto kalorifike të drurit të thatë të
zjarrit në 17.82 MJ/kg, (Phyllis database, ECN). Për më tepër, kërkesa
për sisteme peleti me bolier është llogaritur në 22.550 kWh. Vlera
kalorifike neto i kallëpëve të peletit është specifikuar në 18.61 MJ/kg
![Page 23: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/23.jpg)
23
(Phyllis database, ECN). Për bolierët e ngrohjes me naftë kërkesa për
ngrohje ishte llogaritur në 21.660 kWh, bazuar në vlerën neto kalorifike
të ngrohjes së naftës nr.2 e cila është përcaktuar në 40.98 MJ/kg (Phyllis
database, ECN).
Rritja e kërkesës dhe konsumit u pasua nga reduktimi i sasisë së
produktit, fenomen i cili u mbulua nga importet, vënd të parë në të cilat
mbante Serbia, e ndjekur nga Rumani dhe Bullgaria. Prej vitit 2012-të,
Shqipëria listohet në vendet që eksportojnë pelet druri në Greqi.
Figura 5. Importet e Greqisë
Përkufizimi i SWOT
Analiza e jashtme mjedisore është një hap kritik në procesin
strategjik të menaxhimit (Robbins dhe Coulter 2012). Cdo biznes duhet
të zhvillojë në mënyrë të vazhdueshme një skanim të mjedisit, në
mënyrë qe të dallojë tendencat e momentit dhe të krijojë një set
skenaresh të nevojshme (Robbins dhe DeCenzo 2008, Princimet e
Menaxhimit). Pasi biznesi ka mbledhur informacion të mjaftueshëm për
të kuptuar mjedisin dhe situatën në të cilën ai ndodhet, hapi tjetër është
![Page 24: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/24.jpg)
24
të identifikojë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në
biznes. Kjo mund të bëhet nëpërmjet analizimit të forcave, dobësive,
mundësive dhe kërcënimeve (Analiza SWOT).
Origjina e termit SWOT është e panjohur. Analiza SWOT është
një nga mjetet më të rëndësishmë për planifikimin strategjik. Ajo
përdoret për të ndihmuar planet afatgjata të një biznesi dhe shpesh ajo
është përdorur për planifikimin strategjik.
Forcat dhe dobësitë konsiderohen si faktorë të brendshëm të
biznesit, ndërsa mundësitë dhe kërcënimet si faktorë të jashtëm.
Forcat janë burime të brendshme ose veprime që kompania i
bën shumë mirë. Ato mund të prezantojnë njohuri unike ose veprime të
cilat mund të përdoren për të zhvilluar avantazhet konkuruese të
biznesit. Nga ana tjetër, dobësitë janë mungesa e një sërë burimesh dhe
veprimesh që biznesi nuk di ti realizojë mirë. Për biznesin është shumë
e rëndësishme të kuptojë se cilët janë këta faktorë të brëndshëm dhe se
si këta faktorë mund të ndikojnë në të, pasi duke qënë se forcat dhe
dobësitë janë faktorë të brendshëm atëherë ato mund të kontrollohen
nga vetë biznesi.
Në këndvështrimin jashtë biznesit, ai duhet të jetë i aftë të
identifikojë mundësitë që mund të shfrytëzohen për të arritur
konkurrencën dhe në të njëjtën kohë biznesi duhet të identifikojë edhe
kërcënimet me të cilat mund të përballet. Jashtë një biznesi mund të
ndodhin dinamika të ndryshme, të cilat mund të ndikojnë në biznes
pozitivisht ose negativisht. Në çdo rast, biznesi duhet të jetë i aftë të
zhvillojë një analizë SWOT të mjedisit dhe të burimeve të brendshme.
![Page 25: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/25.jpg)
25
Një biznes mund të krijojë mundësi edhe kundër kërcënimeve,
duke përdorur forcën e tij për të luftuar dobësitë (Helms dhe Nixon,
2010).
Analiza SWOT për ARDIT Shpk
Më poshtë po ju paraqitim analizën SWOT të prodhuesit të peletit të
drurit, ARDIT Shpk.
Në këtë analizë janë studiuar fuqitë, dobësitë, mundësitë dhe
kërcënimet.
Më pas është marrë në konsideratë mënyra se si mund të
përmirësohen më tepër pikat e forta dhe të shmangen sa më tepër
dobësitë, si mund të realizohen oportunitetet apo si të luftohen
kërcënimet. Hapësira kohore e analizës është nga e tashmja në të
ardhmen.
Pikat e forta
Linjat më të mira të prodhimit
Siç është përmendur më parë, kompania përdor një linjë të re
italiane prodhimi të projektuar nga kompania Italiane MECCANICA
dhe kjo i jep një avantazh të madh kompanisë në prodhimin e peletit.
Cilësia e produkteve (Standart Europian)
Ardit shpk ndjek Standartet Europiane EN Plus 14961 EN A2.
EN Plus është standarti i përshtatshëm në shumë vende europiane
(Nunes et al. 2014). Në 2013-n, afërsisht 4 milion ton më tepër pelet u
![Page 26: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/26.jpg)
26
çertifikuan në gjithë botën. Pas Gjermanisë dhe Austrisë, Italia është
vendi i tretë ku u zbatua çertifikimi Enplus. Në më pak se tre vjet
çertifikimi po bëhet gjithmonë e më shumë një pikë reference. (Paniz
2014).
Kostoja e ulët e krahut të punës
Shqipëria ka koston më të ulët të krahut të punës në rajon. Sipas
studimit të kostos së punës për vitin 2013-të, studim i realizuar nga
Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT), kostoja mesatare e punës për
një të punësuar me kohë të plotë në një orë është 2.2 euro, ndjekur nga
Bullgaria dhe Maqedonia me kosto mesatare respektive për një orë 3.4
dhe 3.5 Euro. Krahasuar me vendin me koston më të lartë të punës
(Norvegjia me 57.1 Euro), kostoja Shqiptare e punës llogaritet në vetëm
3.9 % të kostos në Norvegji. Kostot e punës përbëjnë pjesën më të
rëndësishme të prodhimit të mallrave dhe shërbimeve dhe kostot
përkatëse të një punëdhënësi për punësimin e stafit.
Kostoja mesatare për një të punësuar me kohë të plotë për një
orë rritet me madhësinë e kompanisë. Aktivitetet ekonomike me koston
më të ulët janë aktivitetet sanitare, manaxhimit të mbetjeve (210 lek ose
1.68 dollarë amerikanë), akomodimi dhe shërbimet ushqimore (215 lek)
dhe prodhimi (219 lek).
(http://www.instat.gov.al/media/291998/anketa_e_kostove_të_punës_2
013.pdf)
![Page 27: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/27.jpg)
27
Figura 5. Kosto mesatare për një orë me kohë të plotë (në Euro), në Europë. (INSTAT
2015)
Kapaciteti i papërdorur i prodhimit
Kompania filloi prodhimin e peletit ne 2014-n dhe kapaciteti i
saj i prodhimit është ende i pashfrytëzuar. Kapaciteti i shfrytëzuar i
prodhimit te kompanisë është afërsisht 50% dhe i gjithë prodhimi i
peletit eksportohet. Një rritje e kërkesës mund të rrisë prodhimin pa
sjellë kosto shtesë apo investime kapitale. Në anën tjetër, suporti dhe
mbështetja e furnizuesit për pajisjet është e përshtatshme.
Eksperienca e administratorit.
Eksperienca e gjatë e administratorit të kompanisë është një pikë
e fortë, duke qenë se ai njeh tregun dhe përfiton nga rritja e kërkesës per
pelet në tregun lokal dhe ndërkombëtar. Vizioni i tij është reflektuar në
krijimin e një parcele 0.4 ha te mbjellë me Populus x Canadensis, në
Maliq në pranverën e vitit 2015. Kompania planifikon të mbjellë 20,000
pemë të tjera në të ardhmen e afërt duke ju ofruar fermerëve lokalë
fidanë falas për ti mbjellë në parcelat e tyre, për krijimin e zonave të
mbrojtura.
![Page 28: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/28.jpg)
28
Dobësitë
Mungesa e planifikimit strategjik
Një nga pikat e dobëta të kompanisë është mungesa e
planifikimit strategjik të shkruar. Duke qenë se kompania drejtohet nga
pronari, ka një numër të pakët manaxherësh dhe drejtuesish me
eksperiencë në manaxhimin strategjik. Sic është përmendur tashmë në
paragrafin më lart, me qëllim sigurimin e lëndës të parë kompania ka
krijuar 0.4 ha plantacion te Populus x Canadensis dhe synon të rrisë
këtë sipërfaqe në të ardhmen e afërt. Megjithatë asnjë strategji nuk
është hartuar për zhvillimin e ardhshëm të biznesit.
Distanca nga lëndët e para
Rreth 50% e sasisë të lëndëve të para të përdorura për prodhimin
e peletit përbehet nga dru zjarri, 30% nga mbetje pyjore, dhe pjesa tjetër
prej 20% është tallash nga prodhimi i kompanive të peletit dhe
punishteve të drurit apo fabrikave të përpunimit të drurit në Prefekturën
e Korcës dhe Elbasanit. Çmimi i lëndës së parë nuk është i stabilizuar
dhe pritet të rritet më tepër në të ardhmen. Këta dy faktorë do sjellin një
rritje të çmimit të produktit final.
Mundësitë
Legjislacioni i favorshëm në Bashkimin Europian
Paketa Europiane e 2020-s, për Klimën dhe Energjinë, pritet të
jetë forcë udhëheqëse për përmirësimin e industrisë të biomasës. Paketa
![Page 29: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/29.jpg)
29
për klimën dhe energjinë është një set rregullash detyruese që synon
arritjen e objektivave ambicioze të Unionit Europian për klimën dhe
energjinë deri në 2020-n. Këto objektiva të njohura si “Objektivat 20-
20-20”, vendosin tre standarte kyçe për 2020:
Një reduktim me 20% të emetimit të gazrave nisur nga niveli i
vitit 1990;
Rritjen me 20% të energjisë të prodhuar nga burime të
rinovueshme që konsumohet në Bashkimin Europian;
Përmirësimin me 20% të efikasitetit të energjisë në Bashkimin
Europian.
Sipas direktivave të Energjisë të Rinovueshme (Direktiva
2009/28/EC e Parlamentit Europian dhe Këshillit e dt 23 prill 2009 për
promovimin e përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme),
shtetet anëtare kanë vendosur objektiva kombëtare për rritjen e sasisë të
energjisë të rinovueshme që konsumojnë deri në vitin 2020. Direktiva
gjithashtu përcakton një skemë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme
për biokarburantet.
Direktiva ju kërkon shteteve anëtare të planifikojnë zhvillimin e çdo
lloji energjie të rinovueshme duke përfshirë bioenergjinë, nëpërmjet
zhvillimit të Planeve Kombëtare të Energjisë të Rinovueshme. Për më
tepër dispozitat për bashkëpunimin midis Shteteve Anëtare i ndihmojnë
ato të arrijnë objektivat me kosto më efektive.
Burimet e rinovueshme do vazhdojnë të luajnë një rol kyç për të
ndihmuar BE të plotësojë nevojat përtej vitit 2020. Vendet e Bashkimit
Europian kanë rënë dakord për një objektiv të ri të energjisë së
![Page 30: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/30.jpg)
30
rinovueshme me të paktën 27% të energjise të konsumuar në total deri
në vitin 2030. Ky objektiv është pjesë e objektivave dhe qëllimeve të
Bashkimit Europian për 2030.
Italia
Italia është tregu më i madh në Europë për përdorimin shtëpiak
të peletit, përdorim i cili varet nga importi. Shumica e peletit të
prodhuar nga Ardit Shpk eksportohet në Itali.
Ashtu si për shumicën e vendeve anëtare në BE, politikat
kryesore përditësohen dhe ndryshimet e rëndësishme në kuadrin ligjor
ushtrojnë një impakt të madh. Biomasa italiane dhe sektorët e peletit
varen nga zhvendosja dhe implementimi i parimeve që lëshon Direktiva
për Energjinë e Rinovueshme EC 28/2009.
Objektivi italian për energjinë e rinovueshme në sektorin e
ngrohjes është 17.09% në 2020 dhe është vendosur në Planin Kombëtar
të Energjisë të Rinovueshme, një rritje e ndjeshme kjo nga 6.53% në
2010.
Në fakt Plani Kombëtar Italian i Energjisë së Rinovueshme
parashikon një rol vendimtar të biomasës solide në sektorin e ngrohjes,
me një rritje nga 1.6 milion Ton në 2010, në 5 milion Ton në 2020.
Sipas këtij plani, në 2020 biomasa solide pritet të mbulojë 50%
të nevojave të sektorit të ngrohjes, me rritje nga 2000 kToe në 2008, në
5000 kToe në 2020. Për këtë arsye, biomasa do të luajë një rol
veçanërisht të rëndësishëm në arritjen e objektivave të ngrohjes në Itali
për 2020-n.
![Page 31: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/31.jpg)
31
Me qëllim arritjen e këtyre objektivave ambicioze, janë
ndërmarrë një numër masash mbështetëse jo vetëm për të mobilizuar
burime shtesë të biomasës, por gjithashtu për të stimuluar kërkesën për
energjinë e biomasës në sektorin e ngrohjes dhe promovuar vendosjen e
pajisjeve të reja që përdorin energjinë e biomasës (kaldaja, rrjete
ngrohje, soba me pelet etj).
Sistemi aktual (2010) i suportit të ngrohjes nga biomasa në Itali
është përqëndruar në tre akse kryesore:
- Çertifikata për efikasitet energjetik (çertifikatat e bardha): ky
është një mekanizëm tregu që synon promovimin e projekteve
që kursejnë energji në industri, banesa, shërbime dhe sektorët
bujqësorë.
- Lehtësimi i taksave për kursimin e energjisë në banesa:
- Lehtësim taksash për kursim energjie në ndërtesa: Lehtësim
taksash prej 55% të kostos totale për përmirësime teknologjike
për energjinë në ndërtesa dhe/ose instalimin e sistemeve solare,
kaldajave me energji biomase dhe pompave për ngrohje.
- Kuota të detyrueshme të përdorimit të sistemeve RES për
ndërtimet e reja: Minimumi 50% i konsumit të energjisë për
ngrohjen e ujit të përfitohet nga sistemet RES në ndërtimet e
reja.
Në Mars 2011, ligji italian i transportit për Direktivat e Energjisë
së Rinovueshme të BE u adoptua (Dlgs. 28 of 3 March 2011). Ky ligj
paraqet disa përmirësime të rëndësishme në kontekstin rregullator për
ngrohjen e biomasës dhe me hyrjen e tij në fuqi do i japë një shtytje
![Page 32: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/32.jpg)
32
sistemeve të ngrohjes të biomasës duke përfshirë sobat me pelet dhe
kaldajat. Disa nga ndryshimet e reja që paraqet ligji janë:
- Vendosja e detyrueshme e sistemeve RES në ndërtimet e reja
ose ndërtimet e vjetra subjekt I rikonstruksioneve të rëndësishme
(art. 11)
- Thjeshtëzimi i procedurave të autorizimit për përdorim për
sistemet e reja dhe sistemet RES.
(http://www.biomasspelletplant.com/neës/italian-biomass-pellet-
market.html)
Për momentin përdorimi i peletit mbështetet nëpërmjet dy
skemave të ndryshme (Paniz, 2014)
- Zbritja tatimore. Zbritja lejohet për 10 vjet për 50% të
shpënzimeve për blerjen dhe instalimin e sobave me pelet.
- Kompensimi për tarifat e ngrohjes dhe freskimit. Është një
skemë mbështetje për projektet e vogla të përmirësimit të
efiçencës së energjisë dhe prodhimin e energjisë termike nga
materialet e rinovueshme. Kjo konsiston në zëvendësimin e
sistemeve të ngrohjes që furnizohen me energji si vaj ngrohje,
qymyr ose biomasë ( jo gaz natyror), me kaldaja apo ngrohës që
përdorin sisteme biomase të energjisë të rinovueshme.
Kompensimi hyri në fuqi në 3 Janar 2013 dhe vuri në zbatim Ligjin
nr. 28 /2011, i cili është dhe zbatimi italian i Direktivave të BE 28/2009.
Biomasa e lejuar është:
- Pelet druri certifikuar në përputhje me EN 14961-2
- Ashkla druri (në përputhje me EN 14961-4)
![Page 33: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/33.jpg)
33
- Copa druri (në përputhje me EN 14961-5)
Palët e privilegjuara janë institucionet e administrates publike dhe
palët private si individët apo zotëruesit e blloqeve të banimit. Nxitja
bazohet në fuqinë nominale (kw), orët e supozuara të përdorimit (bazuar
në kushtet klimaterike), koeficientin e nxitjes (Ci) dhe niveli i
emetimit (koeficientët e ndryshëm të performancës Ce 1 – 1,2 – 1,5)
Incentiva do paguhet çdo dy vjet për sobat dhe çdo 5 vjet për
kaldajat.
Greqia
Një iniciativë e rëndësishmë ligjore që ka mundësinë të
promovojë tregun e zhvillimit të peletit duke rritur kërkesën për pelet
është Ligji për Burimet e Energjisë të Rinovueshme (3851/2010). Ai
kërkon që nevojat totale të konsumit të energjisë në të gjitha ndërtesat e
reja duhet të plotësohën nga sistemet RES nga 31 Dhjetori i vitit 2019,
ndërsa për ndërtesat e sektorit publik ky detyrim duhet të plotësohet më
31 dhjetor 2014-të. Përdorimi i peletit mund të jetë një alternativë
atraktive në përputhje me ligjin.
![Page 34: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/34.jpg)
34
2 programet, “Χτίζοντας το Mέλλον” dhe “Εξοικονομώ
κατ’οίκον”, janë gjithashtu duke kontribuar për zhvillimin e tregut të
peletit në Greqi. Programi “Duke Ndërtuar të Ardhmen”, që filloi në
2011-n, siguron skema rimbursimi (incentive) për instalimet e biomasës
për djegie në ndërtesat e banimit dhe ato tregtare. Programi për
kursimin e energjisë në ndërtesat private (Εξοικονομώ κατ’οίκον),
siguron subvencionim për instalimin e sistemeve RES në ndërtesa. Ka
gjithashtu një skeme zbritje taksash, vendosur nga ligji 3522/2006, që
merr në konsideratë se të gjitha sistemet RES të vogla të banimit
përfitojnë një ulje 20% taksash me maximum 700 € për një sistem në
përputhje me planin Kombëtar të Energjisë të Rinovueshme sipas
direktivave 2009/28/EC.
Shqipëria
Ligji i Burimeve të Rinovueshme të Energjisë (RES), aprovuar
me 2 Maj 2013-të, zhvendos në Shqipëri direktivat e EU 2009/28/EC.
Ai themelon kornizën gjithëpërfshirëse rregullative për prodhuesit e
energjisë së biomasës dhe parashikon masa mbështetëse. Duke krijuar
skema dhe incentiva për prodhimin e energjisë nga biomasa, ka shumë
mundësi të çojë në rritjen e kërkesës për pelet, duke krijuar indirekt një
klimë të favorshme për prodhuesit e peletit në vend. Ligji i Efiçensës
Energjitike (akoma një draft), besohet se do gjenerojë kërkesë të rritur
për pelet duke krijuar skema incentive financiare për përdorimin e
peletit nëpërmjet vendosjes të një fondi kombëtar të Efiçiencës së
Energjisë.
![Page 35: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/35.jpg)
35
Në anën tjetër, legjislacioni i adoptuar së fundmi, i cili hyri në
fuqi në 1 Janar 2015-të, synon të lehtësojë dhe mbështesë nëpërmjet
incentivave, investimet e reja, duke përfshirë krijimin e kapaciteteve të
reja RES nga hidrocentralet. Legjislacioni i adoptuar (Ligji Nr. 92/2014
“Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar TVSH në Republikën e Shqipërisë”),
përjashton makineritë dhe pajisjet e importit nga ky lloj tatimi (që është
aktualisht 20%). Skema incentive është e aplikueshme për projekte të
reja me vlerë totale investimi 50 milion lek (përafërsisht 360,000 Euro).
(Wolf Theiss Guide to: Generating Electricity from Renewable Sources
in Central, Eastern & Southeastern Europe 2015 Edition)
Zgjerimi i bazës së lëndës së parë
Peleti nga biomasa mikse
Kur peleti prodhohet nga materiale të tjera veç drurit, atëherë
quhet pelet nga biomasa mikse. Për këtë përdoren mbetje të ndryshme
agrikulturore dhe pyjore, pasi prej tyre ekziston mundësia të prodhohen
lëndë djegëse solide të mjaftueshme dhe që janë rezistente ndaj
transportit si dhe kanë vlera ngrohëse të ngjashme me peletin që
prodhohet nga druri (Nunes et al. 2014).
![Page 36: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/36.jpg)
36
Bashkë-djegia
Përzierja e lignitit dhe lendëve djegëse nga druri në centralet
elektrike në Rajonin e Maqedonisë Perëndimore, kanë dhënë rezultate të
suksesshme të procesit të bashkë-djegies.
Kërcënimet
Konkurrenca në rritje
Hapja e një fabrike të re në rajonin e Maqedonisë Perëndimore
nga ZIOGAS Co, kompani private e përpunimit të drurit me qendër në
Grevena.
Zvogëlimi i sasisë të lëndëve të para
Ulja e sasisë së lëndës së parë vjen si rezultat i kontrollit ilegal të
prerjes së pyjeve dhe mbarimit të burimeve. Në të ardhmen, mungesa e
lëndës së parë, veçanërisht e mbetjeve të anijeve dhe tallashit të thatë,
mund të rrisë çmimin e peletit duke e bërë më pak konkurrues se lënda
djegëse (karburanti). ARDIT sh.p.k. po përpiqet të drejtojë këtë çështje
në të ardhmen duke kontrolluar çmimin e lëndeve të para nëpërmjet
krijimit të plantacioneve me Populus x Canadensis.
Kostoja e lartë e pajisjeve për ngrohje
Aktualisht sobat me dru janë më të lira (më pak të kushtueshme)
se kaldajat me pelet.
![Page 37: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/37.jpg)
37
Skemat Incentive rrisin kërcënimin e hyrjeve të reja në treg
Shqipëria
Megjithëse është e vështirë për individë të investojnë në prodhimin
e peletit, për shkak të kompanive aktuale të ngritura dhe investimeve të
mëdha që kërkon hyrja në këtë sektor, skemat incentive të vendosura së
fundmi në sektorin e prodhimit inkurajojnë firmat të investojnë në këtë
treg. Pjesë e skemave incentive janë:
- Heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet
- Heqja e kontributeve për pagesen e Sigurimeve Shoqërore për
vitin e parë për gjithë të punësuarit.
- Mbulimi i pagës për një periudhë katër mujore.
- Kontrata Simbolike e Qerase 1 Euro për përdorimin e pronave
Shtetërore pas investimit në prodhim industrial, e vlefshme kjo
për investime mbi 10 milion euro.
(http://www.punetejashtme.gov.al/files/userfiles/Albania_potent
ial.pdf)
Greqia
Në Greqi ka disa përfitime që vijnë si rezultat i Ligjit të
skemave incentive të investimit të 2013-s. Prodhuesit e peletit mund të
aplikojnë për këto skema të parashikuara në Ligjin 4146/2013 “Krijimi i
një Mjedisi Miqësor të Zhvillimit të Ambientit për Investimet
Strategjike Private”.
Ky ligj siguron skema incentive në formën e lehtësimit nga
taksat, subvencionime, kredi subvencionuese dhe kredi të buta në të
![Page 38: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/38.jpg)
38
gjithë sektorët ekonomikë me disa përjashtime të vogla. Përqindja e
ndihmës për secilin investim varet nga madhësia e investimit dhe rajoni
në të cilin krijohet ky biznes. Ndërmarrjet klasifikohen në tre kategori
bazuar në madhësinë e tyre në përputhje me klasifikimin e përshtatshëm
sipas BE. Normat e ndihmës për rajonin e Maqedonisë perëndimore
janë treguar në tabelën më poshtë:
Rajoni Prefektura Zona Percentage of aid
Maqedonia
Perëndimor
e
Ndërmarrje
të mëdha
Ndërmarrje të
mesme
Ndërmarrje
të vogla dhe
mikro
Grevena C 30% 40% 50%
Kozan B 30% 35% 40%
Follorinë C 30% 40% 50%
Kostur C 30% 40% 50%
Tabela 1. Harta rajonale e ndihmës dhe normat sipas rajoneve në Maqedoninë
Perëndimore
Ligji 4146/2013 “Krijimi i një Mjedisi Miqësor të Zhvillimit të
Ambientit për Investimet Strategjike Private” i Ministrisë së Zhvillimit-
Konkurrencës, Infrastukturës, Transportit dhe Rrjetit, synon që të
modernizojë dhe përmirësojë kuadrin institucional për investimet
private, subjekt i ligjit për investimet. Dispozitat janë krijuar duke marrë
parasysh likuiditetitn dhe shpejtësinë e proçedurave për disbursimin e
granteve:
![Page 39: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/39.jpg)
39
- Opsion për 100% (rritje nga 50%) për pagesa në avancë e grantit
me një letër garancie.
- Investitori mund të zgjedhë miksimin e preferuar të përfitimeve
të Ligjit të Investimit (lehtësim nga taksat ose grant), për
investime deri në 50 milion Euro, me qëllim rritjen e
fleksibilitetit të financimit për investitorët e mesëm dhe të
vegjël.
- Lehtësimi nga taksat mund të paraprijë aktivitetin, për të rritur si
likuiditetin ashtu dhe qëndrueshmërinë e sipërmarrjeve.
- Investitorët që aplikojnë për përfitimet e Ligjit mund të
mbulojnë kërkesën për një minimum prej 25% të kapitalit të tyre
duke përdorur asetet likuiduese të kompanisë.
- Sektorët e ndërmarrjeve që do mbështeten nëpërmjet ligjit janë
duke u zgjeruar.
Llojet e ndihmës
a. Lehtësimi i taksave - përmbledh përjashtimin nga pagesa e tatimit
mbi të ardhurat dhe fitimet paratatimore që vijnë si rezultat i zbatimit të
ligjit, për të gjitha llojet e aktiviteteve.
b. Subvencionim - pagesë gratis nga shteti i një shume monetare për të
mbuluar një pjesë të shpenzimeve të investimit.
c. Subvencionim i kredisë - përfshin pagesë nga shteti të një pjese të
kësteve nën kuadrin e një marrëveshjeje për blerje me leasing të
makinerive dhe pajisjeve.
![Page 40: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/40.jpg)
40
d. Kreditë e buta nga ETEAN (Fondi Kombëtar i Ndërmarrjeve dhe
Zhvillimit). Shuma që mund të mbulojë një bankë mund të financohet
nga institucione që japin kredi të buta në bashkëpunim me ETEAN.
ETEAN është nje Fond Kombëtar Grek që mbështet
ndërmarrjet, veçanërisht të vogla, të mesme dhe ato inovative. Ky fond
është projektuar për të përmirësuar financimin e ndërmarrjeve dhe
zhvillimin e tyre me qëllim krijimin e ndërmarrjeve të reja, rritjen e
produktivitetit dhe lehtësimin e hyrjes në treg të produkteve dhe
shërbimeve të reja.
Konkluzione
Prodhimi i biomasës në zonën ndërkufitare Shqipëri-Greqi është
në një etapë fillestare. Aktualisht janë vetëm dy prodhues të peletit të
drurit që operojnë në rajon. Ardit Shpk është analizuar nëpërmjet një
aanalize SWOT, në mënyrë që të kuptohen më mirë forcat e brendshme
dhe të jashtme, të cilat kanë përcaktuar zhvillimin e kompanisë së
prodhimit të peletit.
Linja e prodhimit, cilësia e lartë e produktit dhe krahu i lirë i
punës janë avantazhet bazë të këtij biznesi. Nga ana tjetër, mungesa e
ekspertizës, mungesa e përpilimit të planeve strategjike dhe largësia nga
lënda e parë janë cilësuar si pikat e dobëta të biznesit. Por sidoqoftë,
biznesi ka krijuar së fundmi plantacione me pemë të cilat rriten shpejt,
në mënyrë që të mundet të sigurojë vetë në të ardhmen lëndën e parë.
![Page 41: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/41.jpg)
41
Të njëjtat hapa drejt menaxhimit të qëndrueshëm, kanë ndjekur edhe
firmat në Rajonin e Maqedonisë Perëndimore.
Kërkesa në rritje për pelet nga tregu italian dhe ai grek do të
rrisë njëkohësisht edhe shitjet e peletit të drurit, duke qënë se kompania
eksporton kryesisht në këto shtete. Kompania Ardit sh.p.k mund të
përfitojë edhe nga zgjerimi i prodhimit të peletit miks, i cili do të jetë
një alternativë fitimprurëse në të ardhmen.
Një nga avantazhet kryesore për të dy rajonet ndër-kufitare është
klima e favorshme ligjore që është vendosur si në vendet europiane
ashtu dhe në ato të rajonit.
![Page 42: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/42.jpg)
42
Literatura
Robbins, S. and Coulter, M. (2012). Management 11th edition. Pearson
Education, Inc
Rizzo, A and Jounghyun Kim, G. (2005). A SWOT Analysis of the
Field of Virtual Reality Rehabilitation and Therapy. Presence, Vol. 14,
No. 2, April 2005, 119–146.
Helms, M. M. and Nixon, J. (2010). Exploring SWOT analysis – where
are we now? A review of academic research from the last decade.
Journal of Strategy and Management, Vol. 3 No. 3, pp. 215-251.
Goliński, T. and Foltynowicz, Z. (2012). Pellet – a Key to Biomass
Energy. International Journal of Economic Practices and Theories, Vol.
2, No. 4, pp. 197-204.
INSTAT (2015). LABOUR COST SURVEY 2013. Retrived from
http://www.instat.gov.al/media/291998/anketa_e_kostove_te_punes_20
13.pdf
Nunes, L.J.R., Matias, J.C.O. and Catalão, J.P.S. (2014). Mixed
biomass pellets for thermal energy production: a review of combustion
models. Applied Energy, vol. 127, issue C, pp. 135-140.
![Page 43: Analiza SWOT e një kompanie të prodhimit të biomasës në ...gabeproject.com/wp-content/uploads/2015/09/SWOT-A5-AL-Productio… · 1 Projekti: Bashkëpunimi ndërkufitar greko](https://reader030.vdocuments.site/reader030/viewer/2022012307/5a7a6e367f8b9a05348b8330/html5/thumbnails/43.jpg)
43
Paniz, A. (2014). How to address a scattered market? The case of Italy.
Bruxelles, 13TH MAY 2014
McDermott, F. (2014). The outlook for European pellet demand 18th
September 2014
Annalisa Paniz, A and Bau, L. (2014). ITALY, THE MOST
IMPORTANT EUROPEAN PELLET MARKET PELLET DAY 15TH
JANUARY 2014 Graz.
http://www.punetejashtme.gov.al/files/userfiles/Albania_potential.pdf