analiza e leasing ut dhe detyrimeve jashte bilancit(leksion)
TRANSCRIPT
Kontabiliteti i institucioneve financiare
1
Analiza e Leasing-ut dhe Detyrimeve Jashte Bilancit
1.Natyra e qerase(lease)
Lizingu është një marrëveshje ndërmjet dy palëve për marrjen e një aktivi.
Qiradhënësi, i cili është pronar ligjor i aktivit, jep me qera aktivin për qiramarrësit.
Për një periudhë të caktuar kohore, qiramarrësi do të paguajë një qira qiradhënësit në
këmbim të se drejtës per përdorim të aktivit.
2.Klasifikimi I Leasing-ut
Në përputhje me SNK 17, klasifikimi i një kontratë qeraje ka si qender rreziqet dhe
përfitimet e transferimit të pronësisë te qiramarrësi.
Leasing-u (qerate) mund klasifikohen si leasing financiar dhe leasing operativ.
Nje leasing klasifikohet si leasing financiar nese plotesohet nje nga kriteret e
meposhtem:
Kjo është një qera, sipas SNK 17, qe "transferon kryesisht të gjitha rreziqet dhe
shpërblimet e rastit për pronësinë e një aktivi ". Në fund të afatit të qerasë,
titulli mund ose nuk mund të transferohet tek qiramarresi.
Titulli i pronesise i transferohet qiradhenesit ne fund te periudhes se leasing-ut.
Ekziston opsioni i marreveshjes se blerjes.
Periudha e leasing-ut eshte te pakten 75% e jetes se aktivit.
Vlera aktuale e pagesave te leasing-ut eshte te pakten 90% e vleres se
brendshme te aktivit. Norma e skontimit e perdorur per te llogaritur vleren
aktuale eshte norma me e ulet midis normes se interesit te borxhit shtese dhe
normes se nenkuptuar te interesit ne leasing-un. Norma e nenkuptuar e
interesit per leasing-un do te konsiderohet norma e skontimit qe e barazon
vleren aktuale te pagesave te leasing-ut me vleren e brendshme te aktivit te
dhene me qera.
Nje leasing qe nuk ploteson te pakten nje nga kriteret e mesiperme klasifikohet si nje
leasing operativ. Ky lloj eshtë çdo forme qeraje përveç qerasë financiare. Është e
nevojshme që të shqyrtohen të gjitha kushtet e qerasë në mënyrë që përmbajtja e
marrëveshjes së qerasë mund të identifikohet dhe te mund te behet gjykimi nëse qiraja
është një qera financiare apo një qera operative.
Nese leasing-u klasifikohet si nje leasing operativ, asnje veprim kontabel nuk mund te
behet ne filllimin e leasing-ut. Pagesat e bera nga qiramarresi trajtohen si shpenzime
qiraje dhe i ngarkohen pasqyres se te ardhurave duke ndikuar ne fitimin nga
operacionet e vazhdueshme dhe flukset monetare operative.
Shembulli 1
Më 1 janar 2008,ABC Limited (ABC) ka hyrë në një kontratë qeraje me GHI Limited
(GHI) në lidhje me Makinerine X. Kushtet e qerasë janë si më poshtë:
Kontabiliteti i institucioneve financiare
2
(1) ABC kishte për të paguar një depozitë fillestare prej 1600 $ dhe katër pagesa të
mëtejshme prej 2,000 $,secili ne daten 31 Dhjetor të viteve 2009, 2010, 2011 dhe
2012.
(2) ABC do të jetë përgjegjës për sigurimin,riparimin dhe mirëmbajtjen e Makinerise X.
(3) ABC ka mundësi per te blere aktivin për $ 500 në fund të qerasë.
(4) ABC ka të drejtë për të zgjatur qerane për një vit dhe në fund të afatit të qerasë te
pagoje 800 $.
(5) Nuk ka asnjë klauzolë te përfshirë në afatit e lizingut.
Gjithashtu eshte ne dispozicion informacioni i mëposhtëm:
(A) Aktivi ka një jetë të dobishme të pritur 5 vjet, kohë në të cilën aktivi do të ketë një
vlerë të mbetur zero. Vlera e parashikuar e mbetur e Makinerise X në fund të afatit të
qerasë është $ 1,500.
(B) Norma e interesit e nënkuptuar në qera është 10%.
(C) Çmimi ne te holla i Makinerise X ishte $ 8,000.
(D) Makineria X është projektuar posaçërisht për linjën e prodhimit në Fabriken Z te
ABC.
(E) Drejtori i ABC vendos të ushtrojë opsionin dhe të blejë Makinerine X në fund të
afatit te qerase
(F) Qeraja ne treg per makineri të ngjashme me Makinerine X është rreth 2,000 $ për
një vit.
Kërkohet:
Përcaktoni nëse qiraja mes ABC dhe GHI është një qira financiare apo një qera e
zakonshme.
Zgjidhje
Qeraja mes ABC dhe GHI është një qira financiare për arsyet e mëposhtme:
(1) Në fillim të lizingut, vlera aktuale e pagesave minimale të qerasë ($ 1,600 + $ 2,000
× 3.169865 = $7940) arrin gati të gjithë vlerën e drejtë($ 8,000) të aktivit të dhënë me
qera.
(2)Afati I qerase,i cili është 4 vjet, është për pjesën më të madhe të jetës ekonomike te
Makinerise X per 5 vjet. Për më tepër, nuk ka asnjë klauzolë në qira dhe nuk ka
dyshim se ABC gëzon shumicen e përfitimeve të ardhshme të Makinerise X dhe vetëm
një vlerë e mbetur jo materiale mund ti kthehet GHI në skadim te qerasë.
(3) ABC është përgjegjës për sigurimin,riparimin dhe mirëmbajtjen e aktivit dhe kjo
tregon rolin e ABC si pronar. Kjo tregon se ABC mban rrezikun e pronësisë së
Makinerise X.
(4) ABC ka mundësi për të blerë Makinerine X me një çmim prej $500 që pritet të jetë
më i ulët se vlera e drejtë në datën qe opsion ushtrohet. Vlera e mbetur e vleresuar në
fund të afatit të qerasë ($1500) është një referencë për vlerën e drejtë në datën qe
opsioni ushtrohet. Gjithashtu, ABC pret të ushtrojë opsionin me të hyrë ne nje
Kontabiliteti i institucioneve financiare
3
marrëveshje qeraje me GHI. ABC merr pjese në përfitimet e ardhshme ekonomike të
Makinerise X edhe pse qiramarrësi nuk ka bazë juridike.
(5) Makineria X është i një natyre të specializuar pasi ajo është projektuar posaçërisht
për linjë prodhimi në Fabriken Z. te ABC-se dhe si rezultat, ABC mund ta përdor
makinerine pa modifikime të mëdha.
(6) ABC ka të drejtë të vazhdojë me qera për një periudhë mesatarisht prej një viti me
një qera prej $800, e cila është shumë më e ulët se ajo e qerase se tregut prej $ 2,000.
3.Kontabiliteti për qeratë operative(ose te zakonshme)
Në librin e qeramarrësit, qeraja e paguar është regjistruar si shpenzim operativ dhe
përfshihet ne pasqyren e te ardhurave.
4.Kontabiliteti për qerate financiare
4.1 Qiramarrësi
Në fillim të qerasë, qiramarrësi duhet të njohë qeratë financiare si aktive dhe pasive në
shuma të barabarta me vlerën e drejte me te ulet dhe vlerën aktuale të pagesave
minimale të qerasë të aktivit të dhënë me qera, te cilat përcaktohen në fillim të qe rasë.
SNK 17 përcakton si pagesa minimale te qerase ,pagesat e bëra nga qeramarrësi gjatë
afatit të qirasë ,te cilat:
• përjashtojnë shpenzimet për shërbimet dhe taksat që do të paguhen dhe do
rimbursohen për qiradhënësin.
• përfshijnë(për qiramarrësin),çfarëdolloj shume të garantuar nga qeramarresi ose nga
pala e lidhur me qiramarrësin, ose për qiradhënësin, çdo vlerë te mbetur te garantuar
për të.
SNK 17 specifikon më tej se pagesat minimale te qirasë përbëjnë pagesat minimale te
pagueshme përgjatë afatit të qerasë dhe të pagesës për opsion,nëse çmimi i ushtrimit
është mjaft me i ulët se vlera e drejtë e aktivit në datën qe opsioni ushtrohet.
Nese leasing-u konsiderohet financiar ne momentin e nenshkrimit te kontrates
ne bilancin e qiramarresit krijohet nje llogari aktivi qe quhet “aktive nga
leasingu”, si dhe nje llogari pasive qe quhet “detyrime nga leasingu”. Vlera e
tyre eshte e barabarte me vleren aktuale te pagesave te leasingut.
Shpenzimet e interesit llogariten ne te njeten menyre si per nje detyrim afat
gjate (obligacion). Ato llogariten cdo vit duke shumezuar vleren kontabile te
detyrimit te nje leasingu me normen e nenkuptuar te leasingut. Ky shpenzim
interesi i ngarkohet pasqyres se te ardhurave duke ndikuar ne fitimin nga
operacionet e vazhdueshme dhe flukset monetare operative.
Vlera kontabel e detyrimeve nga leasingu llogaritet:
Kontabiliteti i institucioneve financiare
4
Ripagimi i principalit = Pagesa e leasingut – Shpenzimet e interesit
Vlera kontabel e detyrimit vit i n= Vlera kontabile e detyrimitvit i n-1- ripagimin e principalit
Ripagimi i principalit nuk prek pasqyren e te ardhurave dhe shpenzimeve si dhe
nuk prek flukset monetare—ai konsiderohet si nje fluks monetar financues.
Mbi aktivet nga leasingu gjate jetes se leasing-ut aplikohet amortizimi linear
(SL). Amortizimi ngarkohet ne pasqyren e te ardhurave por nuk ndikon ne
fluksin monetar operacional.
Shembulli 2
Përdorni informatat në Shembullin 1. Llogaritni vlerën aktuale të pagesave minimale të
qerasë të aktivit së dhënë për ABC
Zgjidhje
Vlera aktuale e pagesave minimale të qerasë të aktivit të dhënë me qera është $ 8281.
Periudha Shuma Faktori skontues Vlera e tashme (PV)
1.1.09 Depozita fillestare 1600 1 1600
31.12.09 Qera vjetore 2000 0.909091 1818
31.12.10 Qera vjetore 2000 0.826446 1653
31.12.11 Qera vjetore 2000 0.751315 1503
31.12.12 Qera vjetore 2000 0.683013 1366
31.12.12 Qera vjetore 500 0.683013 341
8281
Shuma që ABC pagon për të ushtruar opsionin përfshihet në llogaritje sepse çmimi
ushtrimor është $ 1000 ($ 1,500 - $ 500) pra me e ulët se vlera e mbetur e vleresuar e
aktivit në datën qe opsioni ushtrohet dhe ne daten qe do të ushtrohet.
Zakonisht, aktivi i dhënë me qira duhet të zhvlerësohet për nje periudhe më të
shkurtër se periudha e qirasë dhe jeta e dobishme e aktivit.
Periudha e amortizimit varet nga periudha që qiramarrësi përfiton nga aktivi i dhënë
me qira.
Interesi i përllogaritur duhet të jap një kthim periodik mbi balancen e papaguar të
kredisë.Pagesa e qerasë përfaqëson pjesërisht pagesën e elementit të kapitalit ne kredi
dhe pjesërisht ngarkesen financiare në kredi.
Shembull 3
Pas informacionit në shembullin 1, supozojmë se politika e ABC-se eshte për të
zhvlerësuar pronën, makinerite dhe pajisjet duke përdorur metodën lineare.
Përgatitni regjistrimet në ditar ne lidhje me transaksionet e qerasë për vitin e mbyllur më
31 Dhjetor 2009
Kontabiliteti i institucioneve financiare
5
Data Transaksioni Debi Kredi
1.1.09 (1) Makineri me qera 8000
Detyrim qeraje 8000
Rregjistimi ne fillim te qerase
Detyrim qeraje 1600
Banke 1600
Rregjistrimi i pageses se depozites fillestare
31.12.09 Shpenzime interesi 640
Detyrim qeraje 640
Rregjistrimi I ngarkeses financiare ne
detyrimin e papaguar [(8,000 -1,600) x 10%]
(2) Shpenzime amortizimi 1600
Amortizimi I akumuluar 16000
Sigurimi I amortizimit per aktivin ($8,000/5 vjet)
Detyrim qeraje 2000
Banke 2000
Rregj.i pageses me keste dhe uljes se det.qeraje
Shënim (1): Ngaqe vlera e drejtë e aktivit të dhënë me qera në fillim të lizingut është
më e ulët se vlera e tij aktuale e pagesave minimale të qerasë, vlera e drejtë (që është,
çmimi i saj të holla),$ 8000 është përdorur për të regjistruar aktivin e dhënë me qira
dhe detyrimin.
Shënim (2): Qe kur drejtori i ABC vendosi të ushtrojë opsionin, ABC është në gjendje
për të hyrë në përfitimet e ardhshme ekonomike të aktivit të dhënë me qira aq sa
eshte vlera e jetes se dobishme. Jeta e dobishme, në vend se afatit te qerase, është
përdorur pastaj për llogaritjen e amortizimit.
Shembull 3
Affordable Leasing Company jep me qira nje makineri te saj per kater vjet me pagesa
vjetore prej $10,000. Ne fund te leasing-ut qiradhenesi rimerr zoterimin e aktivit dhe
pritet qe aktivi te shitet si skrap. Norma e skontimit e leasing-ut eshte 6% dhe norma
e borxhit shtese eshte 7%. Llogarisni ndikimin e leasing-ut ne pasqyren e bilancit dhe
pasqyren e te ardhurave te Afordable Leasing per secilin nga kater vitet duke perfshire
ndikimin e menjehershem. Affordable Leasing i amortizon te gjitha aktivet me nje baze
SL. Supozoni qe pagesat e leasing-ut behen ne fund te vitit.
Pergjigje:
Leasing-u klasifikohet si nje leasing financiar sepse aktivi po jepet me qira per te
pakten 75% te jetegjatesise se tij (ne e dime kete sepse ne fund te termave te leasing-
ut (qerase) aktivi do te shitet per skrap. Norma e skontimit qe duhet te perdoret per te
vleresuar
Kontabiliteti i institucioneve financiare
6
leasing-un eshte 6% e cila eshte norma me e ulet ndermjet normes se leasing-ut dhe
normes se borxhit shtese. Vlera aktuale e pagesave te leasing-ut me 6% eshte
$34,651.
N = 4; I/Y = 6; PMT = 10,000; FV = 0; CPT → PV = 34,651
Kjo shume regjistrohet menjehere ne bilanc edhe si aktiv edhe si detyrim.
Gjate kater viteve te ardhshem amortizimi do te jete $34,651/4 = 8,663 per vit.
Vlera e aktivit do te zvogelohet cdo vit me shumen e amortizimit dhe do te jete:
$25,988, $17,326, $8,663 dhe 0 ne fund te secilit nga kater vitet e ardhshme.
Krahasimi midis Leasing-ut Operativ dhe Financiar:
Raportet Leasing-u financiar Leasing-u operativ
Rrotullimi i aktiveve Me i ulet Me i larte
Kthimi mbi aktivet Me i ulet Me i larte
Kthimi mbi kapitalin e vet Me i ulet Me i larte
Borxhi mbi kapitalin e vet Me i larte Me i ulet
Viti (1)
Vlera e detyrimit
te leasing-ut ne
fillim
(2)
Shpenzime interesi
(1) x 6%
(3)
Pagesa e leasing-
ut
(4)
Vlera e detyrimit
te leasing-ut ne
fund
(1)+(2)-(3)
0 34,651
1 34,651 2,079 10,000 26,730
2 26,730 1,604 10,000 18,334
3 18,334 1,100 10,000 9,434
4 9,434 566 10,000 0
Totalet e pasqyrave
financiare
Leasing-u financiar Leasing-u operativ
Aktivet Me te larta Me te ulta
Detyrimet Me te larta Me te ulta
Fitimi neto (ne vitet e
hershme)
Me te ulta Me te larta
Flukset monetare nga
operacionet
Me te larta Me te ulta
Flukset monetare financuese Me te ulta Me te larta
Flukset monetare totale Njesoj Njesoj
Kontabiliteti i institucioneve financiare
7
Pasqyra e Bilancit
Leasing-u financiar krijon nje aktiv dhe nje detyrim. Si rrjedhim, raportet e qarkullimit
te aktiveve totale ose fikse qe perdorin shumen e aktiveve ne emeruesin e tyre do te
shfaqen me te ulta per leasing-un financiar ne krahasim me leasing-un operativ.
Kthimi mbi aktivet gjithashtu do te jete me i ulet per leasing-un financiar. Per me
teper, raportet e leves financiare si: raporti i borxhit dhe raporti borxh mbi kapitalin e
vet do te jene me te larta me leasing-un financiar per shkak rritjes se detyrimeve.
Pasqyra e te Ardhurave
Fitimi operativ do te duket me i larte ne rastin e leasing-ut financiar sepse shpenzimet
e amortizimit ne leasing-un financiar jane gjithmone me te ulta sesa pagesat e leasing-
ut, te cilat konsiderohen shpenzime sipas leasing-ut operativ.
Totali i fitimit te realizuar gjate gjithe jetes se leasing-ut do te jete i njejte per leasing-
un operativ dhe leasing-un financiar, sepse shuma e amortizimit plus shpenzimet e
interesit do te barazojne totalin e pagesave te leasing-ut gjate gjithe jetes. Megjithate,
edhe pse pagesat e leasing-ut dhe amortizimit jane konstante, shpenzimet e interesit
jane me te larta ne vitet e para (kjo sjellje e shpenzimeve te interesit eshte tipike per
nje borxh qe po amortizohet). Si rrjedhim, fitimi neto ne vitet e para te leasing-ut do te
jene i ulet per leasing-un financiar sepse shuma e amortizimit dhe shpenzimet e
interesit i kalojne pagesat e leasing-ut ne vitet e para te jetes se leasing-ut.
Flukset Monetare
Per nje leasing financiar, vetem pjesa e shpenzimeve te interesit te leasing-ut
konsiderohet fluks dales kur logariten flukset operacionale CFO—pjesa e amortizimit
nuk eshte eshte fluks monetar. Per nje leasing operativ e gjithe pagesa e leasing-ut
zbritet ne llogaritjen e flukseve monetare nga operacionet. Si rrjedhim, flukset
monetare operative jane me te larta per leasing-un financiar sesa per leasing-un
operues.
Komponenti i ripagimit te principalit te leasing-ut (pagesa e leasing-ut–shpenzime
interesi) perfaqeson nje fluks monetar financues sipas leasing-ut financiar.
Per kompanine Affordable Leasing te marre si shembull 3, llogarisni ndryshimet qe
rrjedhin nga trajtimi i leasing-ut si operativ ose financiar ne zerat e meposhtem te
pasqyres se te ardhurave, pasqyres se bilancit dhe zerave te pasqyres se Cash flow-t.
Aktive totale ne fillim te vitit te pare.
Borxhi total ne fillim te vitit te pare.
Kapital i aksionereve ne fillim te vitit te pare.
Fitimi operativ ne vitin e pare.
Fitimet para taksave ne vitin e pare.
Flukset monetare nga operacionet ne vitin e pare.
Pergjigje:
Aktivet do te jene $34,651 me te larta per leasing-un financiar.
Kontabiliteti i institucioneve financiare
8
Borxhi total do te jete $34,651 me i larte per leasing-un financiar.
Nuk ka ndryshime ne kapitalin e aksionereve ne fillim te vitit te pare.
Avantazhet e leasing-ut operativ
Risku i pronesise, qendron me qiradhenesin. Nje qiradhenes eshte ne nje
pozicion me te mire per tu marre me keto risqe.
Fitimi neto eshte me i larte ne vitet e hershme me leasing-un operativ.
Raportet e leves financiare jane me te ulta me nje leasing ope rativ.
Aktivet dhe borxhi jane me te uleta ne leasing-un operativ duke bere qe raportet
e leves financiare te duken me te ulta dhe raportet e qarkullimit dhe te kthimit
mbi aktivet te duken me te larta.
Avantazhet e leasing-ut financiar
Qiramarresi merr avantazhet e taksave nga perdorimi i amortizimit dhe zbritjet
e shpenzimeve te pershpejtuara te interesit.
Flukset monetare operative shfaqen me te larta me nje leasing financiar.
Seksioni B.Analiza e Qiradhenesit
Leasing-u Financiar
Leasing-u i llojit te shitjeve dhe
Leasing-u financiar i Drejtperdrejte
Kontabiliteti per Leasing-un e llojit te shitjeve
Krahasimi midis leasing-ut financiar dhe operativ per qiradhenesin
Kur hyn në një qera financiare, qiradhënësi ne thelb eshte duke dhene një kredi për
qiramarrësin,ne menyre qe ky I fundit te kete mundesi per të blerë aktivin dhe
sigurisht kredia do të paguhet me këste sebashku me interesat. Qiradhënësi nuk ka
qasje me përfitimet e ardhshme ekonomike të aktivit të dhënë me qera, pavarësisht
nga fakti se ajo ka titullin ligjor të aktiveve.Prandaj, aktivi i dhënë me qera duhet të
njihet si një e arkëtueshme te një shume të barabartë me investimin neto ne qerane
financiare.
Investimi neto në qera referohet investimit bruto në qera skontuar me normën e
interesit
te nënkuptuar po në qera. SNK 17 përcakton investimet bruto në qera si bashkim të:
(A)pagesave minimale të qirasë ,të arkëtueshme nga qiradhënësi sipas një qeraje
financiare, dhe
(B) çdo vlerë e mbetur të pagarantuar që rrjedh për qiradhënësi.
Kontabiliteti i institucioneve financiare
9
Nje leasing duhet te klasifikohet si nje leasing financiar nese ndodh njeri nga kater
kriteret e perdorura per qiramarresin dhe nese qendrojne edhe dy kritere te tjera:
1. Arketimi i pagesave te leasing-ut eshte i parashikueshem.
2. Nuk ka paqartesi domethenese rreth shumes se kostove te parimbursueshme te
cilat priten per tu bere nga qiradhenesi.
Leasing-u i llojit te shitjeve perfshin fitimin e prodhimit ose shitjes si edhe fitimin e
financimit
Leasing-u financiar i drejtperdrejte perfshin vetem nje fitim financiar dhe zakonisht
ofrohet nga institucionet financiare ose ndermjetesit e leasing-ut.
Kontabiliteti per Leasing-un e ngjashem me shitjen
A. Kontabiliteti ne Shitje
B. Transaksionet periodike
C. Gjendja ne Fund
Transaksionet periodike
Te ardhurat nga interesi llogariten cdo vit duke shumezuar vleren fillestare ne fillim te
vitit te investimit ne leasing-un neto me normen e skontimit te leasing-ut. Te ardhurat
nga interesi ndikojne ne pasqyren e te ardhurave edhe ne flukset e mjeteve monetare
nga operacionet.
Investimi neto ne leasing ne fund te cdo viti llogaritet duke zbritur nga gjendja e
investimeve neto ne fillim diferencen midis pageses se leasing-ut dhe te ardhurat nga
interesi.
Gjendja ne Fund
Pasi kontrata e leasing-ut ka perfunduar, vlera e mbetur nga aktivi mbetet gjendje ne
aktive. Nese aktivi shitet, ky eshte nje fluks hyres investues.
Makineria ne shembullin e meparshem e marre me qira nga Affordable Leasing ishte
dhene me qira nga Kompania Silvio. Prodhimi i makinerise i kushtoi Silvios $30,000.
Silvio vlereson qe ajo do te jete ne gjendje ta shese makinerine ne fund te kater viteve
per $6,000.
Llogarisni ndikimin e leasing-ut ne pasqyren e bilancit dhe pasqyren e te ardhurave te
Silvios per secilin nga te kater vitet, duke perfshire ndikimin e drejtperdrejte.
Pergjigje:
Vlera aktuale e pagesave te leasing-ut eshte $34,651. Vlera aktuale e vleres se mbetur
eshte $4,753.
N = 4; I/Y = 6; PMT = 6,000; FV = 0; CPT → PV = 4,753
Kontabiliteti i institucioneve financiare
10
kostoja e produktit te shitur do te jete 30,0000-4753=25,274$
Fitmi i produktit te shitur eshte $34,651 - $25,247 = $9,404. Kjo listohet ne pasqyren
e te ardhurave si nje fluks monetar operativ pozitiv dhe si nje fluks monetar investues
negativ.
Investimi neto ne leasing eshte $34,651 + $4, 753 = $39,404.
Viti (1)
Investimi
fillestar ne
leasing
(2)
Te ardhura
nga interesi
(1)x 6%
(3)
Pagesa e
leasing-ut
(4)
Pakesimi i
investimit ne
leasing
(1)+(2)-(3)
0 39,404
1 39,404 2,364 10,000 31,768
2 31,768 1,906 10,000 23,674
3 23,674 1,420 10,000 15,094
4 15,094 906 10,000 6,000
Krahasimi midis leasing-ut financiar dhe operativ per qiradhenesin
Efektet ne Pasqyren e Bilancit, Pasqyren e te Ardhurave dhe ne Pasqyren e
Flukseve Monetare
I ngjajshem me shitjen Operativ
Ne fillim
Fitimi nga shijta Ekziston Nuk eksziston
Aktivet Me te medha Asnje ndryshim
Gjate termit te leasing-
ut
Fitime Te menjehershme Te mevonshme
Totali i flukseve
monetare
Njesoj Njesoj
Flukset monetare nga
operacionet
Me pak Me shume
Pasqyra e Bilancit
Leasing-u financiar krijon nje aktiv me nje vlere me te madhe, krahasuar me leasing-
un operativ. Leasing-u financiar gjithashtu krijon fitime te menjehersheme qe rrjedhin
nepermjet fitimit te pashperndare tek kapitali i aksionereve. Raportet e leves
financiare, sic jane: raporti i borxhit dhe raporti i borxhit mbi kapitalin e vet do te
duken me te ulet ne leasing-un financiar.
Kontabiliteti i institucioneve financiare
11
Pasqyra e te Ardhurave
Fitimi total gjate gjithe jetes se kontrates se leasing-ut do te jete i njejte per leasing-un
operativ dhe financiar sepse shuma e fitimit ne shitjet e regjistruara te aktivit dhe te
ardhurat nga interesi nga nje leasing financiar do te jene te barabarta me diferencen
midis pagesave te leasing-ut dhe amortizimit ne nje leasing operativ. Megjithate,
njohja e shumices se fitimit per nje leasing financiar do te jete menjehere ne kohen e
shitjes, keshtu qe e ardhura per nje leasing financiar do te njihet me heret sesa nje
leasing operativ.
Flukset Monetare
Per nje leasing financiar vetem fitimi i shitjeve te regjistruara te aktivit dhe fitimi nga
interesi llogariten si flukse monetare operative, prandaj te gjitha pagesat e leasing-ut
per nje leasing operativ konsiderohen flukse monetare operative hyrese. Per nje
leasing operativ flukset monetare operative totale do te jene me te medha gjate jetes se
leasing-ut.
Ne shembullin e meparshem llogarisni diferencat per Silvio Co qe rrjedhin nga nje
trajtim i kontrates se leasingut si leasing operativ ose leasing financiar ne zerat e
meposhtem te pasqyres se te ardhurave, pasqyres se bilancit dhe pasqyres se flukseve
monetare :
Aktive totale ne fillim te vitit te pare
Kaptiali i aksionereve ne fillim te vitit te pare.
Fitimi operativ ne vitin e pare.
Fitimi para taksave ne vitin e pare.
Flukset monetare nga operacoinet ne vitin e pare.
Pergjigje:
Aktivet jane $39,404 sipas leasing-ut financiar.
Sipas leasing-ut operativ aktivet do te regjistroheshin me koston e tyre prej $30,000.
Keshtu qe aktivet dhe shuma e fitimit te pashperndare do te jete ne rastin e leasingut
financiar.
Nga sa thame ne paragrafin e mesiperm diferenca prej 9,404$ do te reflektohe j
menjehere ne vitin e pare tek kapitali i aksionereve, duke sjelle si rezultat nje kapital
me te larte aksioner ne rastin e leasing-ut financiar.
Amortizimi sipas leasing-ut operativ do te ishte $6,000 per vit (kostoja $30,000 minus
vleren embetur $6,000 e shperndare linearisht neper te kater vitet).
Kontributi neto ne fitimin nga operacionet e vazhdueshme nga leasing-u operativ ne
vitin e pare do te ishte pagesa e leasing-ut minus amortizimin, kontribut i cili ne
rastin tone eshte (10,000$-6,000$)=4,000$.
Kontributi neto ne fitim nga operacionet e vashdueshme ne rastin e leasingut financiar
eshte 2,364$.
Kontabiliteti i institucioneve financiare
12
Sic shihet ne rastin e leasingut operativ kemi nje fitim 1,736$ me te madh se sa fitimi
ne rastin e leasingut financiar.
Flukset monetare nga operacionet per leasing-un operativ jane $10,000, te cilat jane
$7,636 ($10,000 - $2,364) me te medha sesa flukset monetare nga operacionet sipas
leasing-ut te financiar te cilat paraqiten nga shpenzimet e interesit
Detyrimet Jashte Pasqyres se Bilancit
Leasing-u operativ eshte thjesht nje shembull i detyrimeve kontraktuale te cilat nuk
njihen si detyrime ne pasqyren e bilancit. Te gjitha pasqyrat financiare duhet te
rregullohen per te reflektuar realitetin ekonomik te te gjitha aktiviteteve financuese
jashte pasqyres se bilancit.
Shembuj te detyrimeve jashte pasqyres se bilancit
Merr ose paguaj
Sipas kontrates merr ose paguaj, firma blerese zotohet me bleje sasine minimale te nje
inputi (zakonisht nje material te paperpunuar) per nje periudhe kohe te specifikuar.
Cmimet mund te jene fikse ose te jene te ndryshueshme ne varesi te cmimeve te
tregut. Ky angazhim kontraktual nuk njihet ne pasqyren e bilancit. Megjithate bleresi
duhet te shenoje pershkruaje ne shenimet e pasqyrave financiare natyren dhe pagesat
minimale te kerkuara.
Per qellime te analizes, vlera aktuale e ketyre angazhimeve kontraktuale duhet te
shtohet ne bilanc me ane te nje llogarie aktive dhe me ane te nje llogari detyrimesh.
Raportet e borxhit te llogaritura pas ketyre rregullimeve do te paraqesin me mire
sitituaten financiare te kompanise.
Shitja e llogarive te arketueshme (Factoringu)
Nje firme mund t’ia shese llogarite e arketueshme te saj paleve te treta qe nuk kane
lidhje me te. Ka raste kur firma vazhdon t’u sherbeje llogarive te arketueshme
origjinale dhe cdo arketim ia transferon “pronarit te ri” te llogarive te arketueshme.
Meqenese transaksione te tilla regjistrohen si shitje te llogarive te arketueshme , te
cilat cojne ne ulje te llogarive te arketueshme dhe rritje te flukseve monetare operative,
bleresi ka ekspozim te kufizuar ndaj riskut, sepse risku i mos arketimit mbetet perseri
tek shitesi. Prandaj transaksioni nuk eshte vecse nje borxh i kolaterizuar.
Per qellime te analizes financiare llogarite e arketueshme dhe detyrimet korrente
duhet te rriten me shumen e llogarive te arketueshme qe u shiten para se te
llogariteshin raportet financiare (p.sh. raporti korrent, qarkulimi i llogarive te
arketueshme dhe raportet e leves financiare). Gjithashtu flukset monetare nga
operacionet duhet te rregullohen duke e klasifikuar shitjen e llogarive te arketueshme
si mjete monetare nga financimi ne vend qe te trajtohen si mjete monetare nga
operacionet.
Kontabiliteti i institucioneve financiare
13
Obligacionet e lidhura me mjetet ose produketet (Asset back Securities)
Obligacionet e lidhura me produktet jane borxh me pagesa interesi ose ripagime te
principalit te varura nga cmimi i tregut te produktit apo mjetit te lidhur. Ndryshimi i
cmimeve te objektit te ketyre obligacioneve duhet te monitorohet per te percaktuar
ndikimin e tyre ne pagesat e mundshme te borxhit te lidhur me objektin ne fjale. Cdo
ndryshim ne vlere duhet te konsiderohet kur llogarisim raportet e leves financiare.
Obligacionet e lidhura me Investimet e Kompanise
Obligacionet e lidhura me investimet jane borxhe afat gjata te shkembyeshme (e drejte
e mbajtesit te obligacionit) me aksionet e zakonshme te nje firme tjeter te tregtuar
publikisht dhe te mbajtura nga firma ne fjale. Keto obligacione kane nje norme interesi
me te ulet dhe kane avantazhe tatimore. Nese konvetimi i obligacionit te firmes eshte
me perfitim per obligacionmbajtesin, atehere per qellime te analizes ai do te trajtohet
sikur te ishte konvertuar. Pra do te kishim nje ulje te aktivit te kompanise (si rezultat i
pakesimit te investimeve) dhe nje ulje te borxhit te kompanise (pasi, mbajtesi i
obligacionit heq dore nga titulli i borxhit per te marre aksionet ku kishte investuar
firma) gje e cila do te ndikoje ne llogaritjet e raporteve te leves financiare, mbulimit te
interesit dhe perfitueshmerise.
Efektet mbi raportet
Kontratat merr ose paguaj dhe marreveshjet throughput
Meqenese angazhimet kontraktuale merr ose paguaj dhe marreveshjet throughput
jane jashte pasqyres se bilancit, efekti ne raporte konsiston ne ulje te raporteve te
leves financiare, sic jane raporti i borxhit dhe raporti borxh mbi kapitalin e vet.
Prandaj, per qellime analitike, vlera aktuale e detyrimeve kotraktuale duhet ti shtohet
detyrimeve dhe aktiveve afatgjata duke na dhene vlera te tjera per raportet e borxhit.
Shitja e llogarive te arketueshme
Shitja e llogarive te arketueshme redukton ne menyre artificiale gjendjen e llogarive te
arketueshme dhe aktivin afat shkurter. Si rrjedhim, raportet e leves financiare jane
shume te ulet, qarkullimi i llogarive te arketueshme eshte shume i larte dhe raporti
korrent (duke supozuar qe eshte me i madh se 1) eshte shume i ulet. Prandaj, per
qellime analitike, llogarite e arketueshme dhe detyrimi afat shkurter duhet ti shtohen
serish gjendjes ne vleren e librit dhe raportet duhet te llogariten perseri me vlerat e
reja.