analizË e shpejtË përfshirja e fëmijëve të komuniteteve...

26
ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin parafillor dhe fillor | Prizren, Gjakovë dhe Ferizaj | Autorë: Petrit Tahiri e Veton Sylhasi Prishtinë, dhjetor 2015

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

ANALIZË E SHPEJTË

Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin

parafillor dhe fillor

| Prizren, Gjakovë dhe Ferizaj |

Autorë:

Petrit Tahiri e Veton Sylhasi

Prishtinë, dhjetor 2015

Page 2: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

2

Page 3: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

3

PËRMBAJTJA 1. Hyrje...........................................................................4

2. Metodologjia e punës.................................................7

3. Përshkrimi i gjendjes në edukimin parafillor dhe

arsimin e obliguar.........................................................9

4. Sfidat.........................................................................16

5. Praktikat e mira.......................................................21

6. Rekomandimet.........................................................25

Page 4: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

4

1. Hyrje Qasja e barabartë në arsim dhe ofrimi i arsimit cilësor për të gjithë janë parakushtet kryesore për çrrënjosjen afatgjate të varfërisë dhe për ndërtimin e një shoqërie demokratike ku respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve. Korniza ligjore, e plotësuar edhe me strategji dhe plane veprimi qofshin ato në nivel qendror apo në nivel lokal mundëson qasje të barabartë në arsim për të gjithë.

Megjithatë, pjesëmarrja, cilësia dhe barazia në arsim, vazhdojnë të jenë në nivel jo të kënaqshëm për të gjithë. Në radhë të parë, kjo ka të bëjë me grupet e margjinalizuara të shoqërisë, ku bëjnë pjesë të varfrit, por edhe fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Edhe në ato raste kur nuk ka ndonjë diskriminim të hapur ndaj këtyre fëmijëve, ata nuk mund të konsiderohen të barabartë me të tjerët brenda sistemit arsimor, nga se vet gjendja e varfërisë në të cilën ndodhen dhe mangësitë nga shkollimi paraprak i vënë në pozitë të pafavorshme brenda kontekstit shkollor.

Një studim të realizuar nga Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë1 konkludon se edhe përkundër shumë përparimeve përsa i përket trajtimit të 1Studim themelor - Ofrimi i arsimit për komunitetet rom, ashkanli dhe egjiptian në Komunën e Fushë Kosovës; ECMI –Kosova, Tetor 2012

Page 5: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

5

nxënësve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në shkolla, ende ekziston një nevojë e dukshme për trajnimin e mësimdhënësve lidhur me paragjykimet dhe diskriminimin për shkak të një numri të madh të rasteve të raportuara të qasjes neglizhuese kundrejt nxënësve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Problematikën e përfshirjes së fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian trajton edhe projekti KRAEEYN që zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, përkrahur nga Instituti për Shoqëri të Hapur – OSI. Në kuadër të këtij projekti është zhvilluar një analizë e shpejtë që mbulon përfshirjen e fëmijëve 5-10 vjeç (arsimin parafillor dhe shkollën fillore) nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptiannë sistemin e arsimit në komunat Prizren, Gjakovë dhe Ferizaj.

Analiza ka pasur për qëllim të vlerësojë gjendjen aktuale të përfshirjes së fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiannë arsim. Janë mbledhur dhe shqyrtuar informata mbi përfshirjen e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian, të moshës 5-10 vjeçare, në sistemin e edukimit formal dhe joformal në komunat: Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë. Me konkretisht analiza është orientuar në sa vijon:

• Të mblidhen informata lidhur me përfshirjen e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptiannë sistemin formal shkollor (klasa

Page 6: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

6

para-fillore deri në klasën e 5-të të shkollës fillore);

• të identifikohet nëse ka shembuj të mospërfshirjes apo diskriminimit;

• të identifikohen fushat eventuale për intervenim;

• të identifikohen praktikat te mira nga puna në terren;

• të grumbullohen dhe të shqyrtohen të dhëna relevante dhe informata ekzistuese lidhur me intervenimet për zhvillimin në fëmijërinë e hershme e veçanërisht për shërbimet e ofruara për fëmijët rom, ashkali dhe egjiptiantë moshës 5-10 vjeçare në komunat e caktuara.

Pjesëmarrës në hulumtim kanë qenë përfituesit e shërbimeve të edukimit në fëmijërinë e hershme nga radhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe individët dhe institucionet që i ofrojnë këto shërbime. Më konkretisht në hulumtim kanë marrë pjesë fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, prindërit e këtyre fëmijëve, përfaqësuesit e organizatave që përkrahin fëmijët rom, ashkali dhe egjipian nëpër qendra të komunitetit, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave dhe zyrtarët e arsimit.

Page 7: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

7

2. Metodologjia e punës

Analiza është hartuar me qëllim që të gjeturat dhe rekomandimet e saj të shfrytëzohen për nevojat e hartimit të strategjisë së rrjetit KRAEYN, si dhe për të orientuar veprimet e projektit në vitet e ardhshme. Analiza është bërë duke ndjekur këtë metodologji: Analiza e legjislacionit: është bërë një analizë e legjislacionit dhe dokumenteve tjera strategjike që mbulojnë këtë fushë. Intervistat: janë zhvilluar intervista individuale dhe me grupe të përqendruara (fokus grupe). Intervistat janë zhvilluar me nxënës,prindër, mësimdhënës, drejtorë të shkollave, punëtorë të organizatave komunitare dhe zyrtarë të arsimit. Vëzhgimi:hulumtuesit përmes takimeve të drejtpërdrejta kanë vëzhguar punën e disa mësimdhënësve në klasat ku ka nxënës nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Duhet shtuar se analizës i kanë ndihmuar edhe shumë të dhëna që i kemi marrë gjatë takimeve të ndryshme formale dhe joformale që janë zhvilluar gjatë kohës së analizës. Burimet e shfrytëzuara gjatë kësaj analize janë:

• Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës (Nr. 04/L-032)*

Page 8: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

8

• Ligji mbi edukimin parashkollor (Nr. 02/L-52)*

• Ligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës (Nr. 03/L-068)*

• Ligji për inspeksionin e arsimit në Kosovë (Nr. 2004/37)*2

• Raportet e ndryshme nga agjencitë qeveritare dhe joqeveritare.

Aspektet kryesore të analizës janë përmbledhur në tri seksione kryesore:

1. Përshkrimi i gjendjes në edukimin parafillor dhe arsimin e obliguar

2. Sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet sektori

3. Praktikat e mira nga tri komunat

Analiza përmbyllet me rekomandimet specifike të cilat mund të shfrytëzohen për nevojat e hartimit të strategjisë së Rrjetit KRAEYN, si dhe për të orientuar veprimet e projektit në vitet e ardhshme. Këto rekomandime mund t’u drejtohen edhe institucioneve përgjegjëse, ashtu sikurse edhe sektorit të shoqërisë civile dhe të shfrytëzohen në punën e tyre.

*Të gjitha ligjet dhe udhëzimet Administrative që e rregullojnë fushën e arsimit http://masht.rks-gov.net/legjislacioni

Page 9: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

9

3. Përshkrimi i gjendjes në edukimin parafillor dhe arsimine obliguar Edukimi parafillor në Kosovë, është segmenti i edukimit ku niveli i përfshirjes së fëmijëve mbetet rreth 75%. Edhe pse në vitet e fundit janë bërë mjaft intervenime, sektori ballafaqohet me disa probleme, disa prej të cilave ne do t’i adresojmë përmes kësaj analize.

Aktualisht,edukimi parashkollor në Kosovë është i organizuar në institucione të specializuara parashkollore për fëmijët e moshës lindje-6 vjet. Numri i përgjithshëm i fëmijëve që frekuentojnë institucionet publike të specializuara parashkollore (kopshte) të moshës 0-5 vjeç në nivel vendi është 37743. Pjesë e edukimit parashkollor është edhe edukimi parafillor (5-6 vjeç) që zhvillohet në kopshte dhe në klasa parafillore në shkolla. Në vitin shkollor 2014-2015 në edukimin parafillor i kemi të përfshirë 221544 nxënës.

Gjatë vitit 2014/2015 në nivelin e arsimit parauniversitar të obliguar (fillor, i mesëm i ulët) janë përfshirë 2736495 fëmijë. Arsimi fillor (niveli 1-5) dhe ai i mesëm i ulët (niveli 6-9) e përbëjnë arsimin e detyrueshëm në Kosovë.

3 http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/07/statistikat2014-15compressed.pdf 4 http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/07/statistikat2014-15compressed.pdf 5 http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/07/statistikat2014-15compressed.pdf

Page 10: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

10

Në tabelën e mëposhtme, mund të shihni numrin e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët për vitin shkollor 2014-2015 në tri komunat e përfshira në analizë, sipas statistikave zyrtare6 nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Komuna Rom Ashkali Egjiptian Gjithsej

Ferizaj 8 699 / 707 Gjakovë 646 687 208 1541 Prizren 576 296 7 879

Statistikat e arsimit në Kosovë 2014/15 – Numri i fëmijëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Numri i fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, në nivelin parafillor për vitin shkollor 2014-2015 në këto komuna, sipas statistikave zyrtare7 nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është paraqitur në tabelën e mëposhtme.

Komuna Rom Ashkali Egjiptian Gjithsej

Ferizaj / 49 / 49 Gjakovë 33 37 4 74 Prizren 28 12 / 40

Statistikat e arsimit në Kosovë 2014/15 – Numri i fëmijëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

6 Statistikat e arsimit në Kosovë 2014/15 7 Statistikat e arsimit në Kosovë 2014/15

Page 11: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

11

Nëse i krahasojmë statistikat zyrtare në dhjetë vitet e fundit shihet një rritje e përfshirjes së fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në edukimin parafillor. Në vitin 2004 sipas statistikave të SMIA-s (Sistemi për Menaxhimin e Informatave në Arsim), në Komunën e Prizrenit nuk ka pasur asnjë fëmijë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptiantë përfshirë në edukimin parafillor, përderisa në vitin 2014 i kemi 40 fëmijë. E njëjta konfirmohet edhe nga organizatat që punojnë në këtë komunë. “Në vitin 2004-2005 në komunën e Prizrenit, nuk ka pasur asnjë nxënës në edukimin parashkollor, ndërsa 76% e fëmijëve nuk e kanë ndjekur arsimin e obliguar”8. Që nga 2007 në tri shkolla ku gravitojnë fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë hapur klasat parafillore.

Duke e parë këtë sukses, në shumë shkolla pastaj u hapën klasat parafillore.Në këtë drejtim, në mënyrë të veçantë ka ndikuar ndërtimi i shkollave të reja, në të cilat qysh në fillim janë planifikuar klasat parafillore.

8Intervistë me Osman Osmanin, OJQ “Nevo Koncepti”

Page 12: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

12

Viti shkollor

Gjakovë Prizren Ferizaj

Rom Ashkali Egjiptian Rom Ashkali Egjiptian Rom Ashkali Egjiptian 2004-2005

9 6 28 0 0 0 0 0 0

2007-2008

11 23 10 7 2 0 0 40 0

2010-2011

15 16 39 7 15 0 0 44 0

2014-2015

33 37 4 12 28 0 0 49 0

Numri i fëmijëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në edukimin parafillor sipas viteve

Nga tabela e mësipërme vërejmë se numri i fëmijëve nga komunitet rom, ashkali dhe egjiptian i përfshirë në arsimin parafillor ka shënuar rritje. Në vitin shkollor 2004-2005 në tri komunat e përfshira në studim, Gjakovë, Prizren dhe Ferizaj në arsimin parafillor kanë qenë të përfshirë 43 fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, gjersa në vitin shkollor 2014-2015 numri i të përfshirëve ka qenë 163 fëmijë.

Kjo tendencë përcillet edhe në nivelet më të larta të arsimit. Nga të gjitha statistikat, por edhe nga intervistat dhe të dhënat e tjera të mbledhura kuptojmë që në dekadën e fundit kemi një rritje të dukshme të përfshirjes së fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e obliguar. Të gjithë hapat e ndërmarrë për të

Page 13: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

13

shtuar pjesëmarrjen e fëmijëve nga këto komunitete në arsimin e obliguar kanë kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në shtimin e numrin të nxënësve nga këto komunitete që ndjekin shkollimin e mesëm të lartë. Në vitin 2004 në Komunën e Ferizajit në shkollimin e mesëm të lartë kanë qenë të përfshirë 22 nxënës nga komuniteti ashkali, ndërsa në vitin 2014 nga po i njëjti komunitet në shkollimin e mesëm të lartë kanë qenë të përfshirë 79 nxënës. Ky trend i shumëfishimit të numrit të nxënëseve të përfshirë në arsimin e mesëm të lartë i ka përcjellë edhe dy komunat tjera që janë subjekt i kësaj analize.

Në këtë progres të arritur gjatë këtyre viteve kanë kontribuar një varg hapash dhe veprimesh konkrete që janë ndërmarrë nga institucionet qendrore dhe lokale, por, është sidomos evident roli i organizatave të shoqërisë civile, qofshin ato ndërkombëtare apo vendore, të komunitetit apo tjera, që kanë qenë faktori kyç në

8 17 8

35

0

20

40

60

2004 2014

Num

ri i n

xënë

sve

arsi

min

e m

esëm

lart

ë Gjakova

Prizreni

Page 14: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

14

përmirësimin e situatës së përfshirjes së fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiannë sistemin e arsimit.

Për të ofruar një përkrahje të munguar nga familja dhe shoqëria dhe për të kompensuar ngecjet nga shkollimi paraprak, si dhe integrimin e fëmijëve në sistemin arsimor të përgjithshëm, në qytete të ndryshme të Kosovës ku jetojnë pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianjanë themeluar qendra mësimore ku zbatohen programet që ndihmojnë fëmijët e këtyre komuniteteve që:

• të vijojnë me rregull shkollën (pjesëmarrja);

• të arrijnë rezultate sa më të mira mësimore (cilësia);

• t’i zhvillojnë kompetencat njësoj sikur bashkëmoshatarët e tyre (barazia);

• të rrisin vetëbesimin;

• të sigurojnë përfshirjen e prindërve;

• të ndjekin nivelet e tjera arsimore dhe

• të shtojnë mundësitë e punësimit. Disa nga këto qendra mësimore funksionojnë në kuadër të qendrave ekzistuese të komunitetit, e që zakonisht menaxhohen nga OJQ-të, ndërsa disa të tjera në kuadër të shkollave ku vijojnë mësimin fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian.

Page 15: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

15

Në Kosovë gjatë vitit shkollor 2013/2014 kanë qenë funksionale 429 qendra me bazë në komunitet dhe në shkollë, ndërsa nga programet e këtyre qendrave kanë përfituar 3203 fëmijë.

Edhe pse nuk ekziston ndonjë bazë ligjore që shprehimisht parasheh themelimin e qendrave mësimore dhe ofrimin e programeve të lartëpërmendura, ato parashihen me dokumentet strategjike për përmirësimin e pozitës së komuniteteve rom, ashkali, egjiptian, siç është, strategjia për Integrimin e Komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian, 2009-2015.

9 Matrica e Qendrave mësimor - KiE

Page 16: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

16

4. Sfidat Edhe përkundër të gjitha rezultateve dhe arritjeve të përmendura më lartë, përfshirja e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe cilësia e shërbimeve për fëmijët e këtyre komuniteteve në arsim lë për të dëshiruar. Janë identifikuar një varg sfidash në këtë drejtim. Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiannë sistemin e arsimit të obliguar mbetet në nivelin e 85%10. Sipas Anketës e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë 2013-2014 (MICS) të zhvilluar nga UNICEF dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës, mbetet shqetësuese niveli i vijueshmërisë së shkollimit nga fëmijët e këtyre komuniteteve. Në këtë raport thuhet se: “...15% e fëmijëve janë jashtë shkollës, kjo kryesisht për shkak të shkallës së ulët të vijueshmërisë (68%) për fëmijët e moshës 6 vjeçare, të cilët duket se e fillojnë shkollën me vonesë, me shkallë prej 14% të vijueshmërisë së arsimit parashkollor. Pothuajse dy të pestat (38%) e fëmijëve meshkuj dhe një e katërta (25%) e fëmijëve femra të moshës 6 vjeçare janë jashtë shkollës”11. Pra, edhe pse regjistrimi i

10 Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë 2013-2014, ASK dhe UNICEF, 2015 11 Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë 2013-2014, ASK dhe UNICEF, 2015

Page 17: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

17

fëmijëve në shkollë është përmirësuar, mbetet shqetësuese mosvijueshmëria dhe niveli i braktisjes. Po ashtu, nga të gjitha takimet dhe materialet e konsultuara në kuadër të kësaj analize kuptojmë që përfshirja e fëmijëve në shkollë është domosdoshmërisht e lidhur edhe me atë që u ofrohet në shkollë, që nga cilësia e arsimit, kushtet, trajtimi i tyre, etj.. Sipas doracakut për ekipet shkollore për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit në arsimin e obliguar të hartuar nga ECMI (European Center for Minority Issues) dhe UNICEF, ekzistojnë një mori faktorësh që ndikojnë drejtpërdrejt në vijueshmëri dhe braktisje, dhe ndahen në 4 grupe12:

1. Faktorët individualë(sëmundjet, aftësia e kufizuar, martesat e hershme, mos-përkrahja nga familja, përfshirja në dukuri negative, përdorimi i narkotikëve etj.)

2. Faktorët familjarë(mungesa e kujdesit prindëror, niveli i arsimit të prindërve, mosadaptimi i familjes me rrethin, fëmijët si mbajtës të familjes etj.)

3. Faktorët shkollorë(pozita gjeografike e shkollave, marrëdhëniet mësimdhënës-nxënës dhe nxënës-nxënës, mungesa e shërbimeve

12 Doracak për ekipet shkollore për parandalim dhe reagim ndaj brakstisjes dhe mosregjistrimit në arsimin e obliguar, ECMI dhe UNICEF, Dhjetor 2014

Page 18: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

18

profesionale për trajtimin e problemeve brenda shkollës, bashkëpunimi i mangët i shkollave me komunën dhe komunitetin etj.)

4. Faktorët socialë (problemet sociale/ varfëria, niveli i mangët i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin, dukuritë negative brenda shoqërisë, lëvizjet, migrimet, etj.)

Ky kategorizim i faktorëve mund të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve për problematikën e braktisjes dhe mosvijimit. Disa nga këta faktorë veprojnë të pavarur e të tjerët ushqehen në mes veti. Kjo bën që shkaqet që dërgojnë deri në mosvijim dhe braktisje tëjenë shumë heterogjene dhe në disa raste vështirë të identifikueshme13. Për të vërtetuar këtë, po e japim një shembull nga intervista e organizuar në fokus grup me prindër të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Aty kuptuam që një fëmijë në shkollën “Mati Logoreci” në Prizren, e ka braktisur shkollën për shkak se shoku i tij ka migruar. Në vështrim të parë, duket pa arsye, por nëse marrim parasysh kontekstin kulturor, shkallën e motivimit, rrethanat tjera sociale si siguria në rrugë dhe shoqërimi, e kuptojmë se ky fakt ka mjaftuar që ky fëmijë ta braktis shkollimin.

13Ky konstatim është nxjerrë nga diskutimi me mediatorët – Takimi i organizuar nga Këshilli i Evropës (12 dhjetor 2015)

Page 19: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

19

Trajtimi që u bëhet fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiannë shkollë dhe rreth saj, ndikon dukshëm në vijueshmërinë e këtyre fëmijëve dhe në suksesin e tyre në shkollë, por edhe shkallën e integrimit në shoqëri. Vite më parëështë raportuar për një shkollë fillore në Gjakovë, ku fëmijët e këtyre komuniteteve u janë nënshtruar një segregacioni, duke u vendosur në një paralele të ndarë në shkollë, derisa në paralelet tjera kanë mësuar fëmijët e komunitetit shqiptar. Falë raportimit të medias, presionit nga agjencitë donatore e OJQ-të dhe intervenimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, ky akt i hapur diskriminimi është shuar. Posaqërisht nga intervistat e zhvilluara, e deri në një masë edhe nga vëzhgimet nëpër klasa, është mësuar se ekzistojnë raste të trajtimit jomiqësor të këtyre fëmijëve nga ana e fëmijëve tjerë. Fatkeqësisht, shumë nga këto reagime të pahijshme janë reflektim i atmosferës në familje, ndikimit të prindërve që bartin stereotipe për pjesëtarët e komuniteteverom, ashkali dhe egjiptian. Fatkeqësisht raportohen raste kur vet mësimdhënësit janë ata që nuk i trajtojnë si duhet fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiannëpër klasa. Disa mësimdhënës nuk janë të pajisur me kompetenca për të menaxhuar situatat në klasë mbi parimin e barazisë shoqërore, prandaj shpesh përdorin metoda të gabuara. Kështu, ka raste kur duke dashur t’u vihen në ndihmë këtyre fëmijëve në raste të diskriminimit, i forcojnë edhe më

Page 20: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

20

tepër stereotipet në vend se t’i thejnë ato. Më të rrezikshme, ndërkaq, janë rastet e mësimdhënësve vlerat dhe qëndrimet e të cilëve nuk janë në harmoni me parimet e shoqërisë demokratike ku respektohetdhe çmohetdiversitetisi pasuri e shoqërisë.Në klasat tona shohim një sërë trajtimesh jo të barabarta të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiannga ana e mësimdhënësve të këtillë. Shohim komunikim tëtkurrur dhe jo konstruktiv me këta fëmijë, mosintegrim të këtyre fëmijëve në aktivitete mësimore e jashtëmësimore, vendosje e këtyre fëmijëve në rreshtat e fundit të klasave, ose nëpër kënde, shpesh së bashku më fëmijë tjerë të këtyre komuniteteve, e deri te dhuna e hapur fizike e psikologjike përmes akteve të stigmatizimit. Një shembull më i egër i kësaj sjelljeje është raportuar në njërën nga intervistat në fokus grup e organizuar me prindër të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Aty kuptuam që ka mësimdhënës të cilët fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian i ulin pranë dritareve dhe i hapin dritaret me arsyen që nxënësi po kundërmon14.

14Fokus grup me prindërit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

“...mësuesja e ka qel dritaren, sepse djali ka qenë ulur afër dritares, se atij

pi vjen era...

Prind nga komuniteti rom

Page 21: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

21

5. Praktikat e mira Analiza e gjendjes ka zbuluar edhe peraktika të mira në fushën e përfshirjes së fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiannë arsim. Këto praktika kontribuojnë në përmirësimin e përfshirjes dhe në cilësinë e kësaj përfshirjeje. Disa nga këto praktika janë:

1. Hapja e zërit buxhetor nga Kuvendi Komunal i Prizrenit për zbatimin e Planit të Veprimit për Integrimin e Komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian

Komuna e Prizrenit gjatë vitit 2010 ka hartuar Planin e Veprimit për Integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptiantë bazuar në Strategjinë Qeveritare për Integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Pamundësia që ky plan i veprimit të zbatohet në tërësi, për shkak të mungesës së fondeve, ka shtyer shumë organizata të shoqërisë civile në Prizren që në mënyrë të vazhdueshme të avokojnë tek institucionet komunale për të ndarë buxhet të veçantë për zbatimin e këtij plani. Si rezultat e avokimit të vazhdueshëm por edhe kërkesës dhe nevojës që komuna të ketë një zë buxhetor për zbatimin e këtij planit të veprimit, gjatë planifikimit të

Page 22: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

22

buxhetit komunal për vitin 2016, Kuvendi Komunal i Prizren ka ndarë buxhet të veçantë për zbatimin e Planit të Veprimit për Integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian15. Duke u bazuar në faktin që shumë komuna kanë zhvilluar plane të tilla veprimi, konstatojmë se shembulli i Kuvendin Komunal të Prizrenit për ta ndarë zërin e veçantë buxhetor për integrimin e komuniteteverom, ashkali dhe egjiptiando të duhej të shërbente si një praktikë pozitive edhe për komunat tjera.

2. Mbështetja në mes të moshatarëve Në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë janë mobilizuar nxënësit që të mbështesin nxënësit tjerë në aspekte të të nxënit. Përfitues të kësaj ndërmarrjeje janë shpesh fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, sidomos në rastet kur ata janë të kthyer apo të riatdhesuar. Kësisoj, në shkollë është krijuar një kulturë e ndihmës së ndërsjellë, ndërsa vet nxënësit përfitojnë në aspektin mësimor, por edhe në socializimin më të mirë në mes vete. 15https://kk.rks-gov.net/prizren/News/Komuna-ndane-buxhet-per-komunitetet-.aspx

Page 23: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

23

3. Bashkëpunimi me komunitetin përmes vizitave nga ana e mësimdhënësve tek familjet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Gjatë takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e Qendrës së Komuniteteve në fshatin Brekoc dhe shkollës “Zef Lush Marku” po ashtu në Brekoc, kemi kuptuar se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë në trekëndëshin shkollë-qendër-komunitet. Ky bashkëpunim zhvillohet përmes komunikimit të drejtpërdrejtë të stafit shkollor me përfaqësuesit e Qendrës, kryesisht me tutorët e fasilituesit, si dhe me komunitetin, përkatësisht prindërit. Një bashkëpunim i tillë thuajse ekziston në shumë lokacione tjera, por çka e bën të veçantë rastin e Brekocit, është zhvillimi i vizitave nga ana e stafit shkollor në familjet e komunitetit. Ndërmarrja e këtyre hapave nga ana e stafit shkollor i ka minimizuar rastet e braktisjes dhe ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngritjen e vetëdijes tek prindërit për rëndësinë e shkollimit. “Nëse një nxënës mungon për disa ditë rresht, ne kontaktojmë me Qendrën dhe me prindërit. Përveç kontaktit përmes telefonit, ne organizojmë vizitë në familje, për të shikuar nga afër pse fëmija nuk po vjen në shkollë”16.

16Konstatim gjatë takimit me drejtorin e shkollës “Zef Lush Marku” në Brekoc z. Kriger Ramaja dhe znj. Arita Zherka, mësuese e shkollës

Page 24: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

24

Deklarimet se komunikimi i vazhdueshëm dhe efektiv me prindërit sjell rezultate në përfshirjen e fëmijëve në shkollë, por edhe kontribuon drejtpërdrejt në rezultatet e të nxënit, është vërtetuar në këtë shkollë, andaj edhe e kemi veçuar si një praktikë pozitive që mund të zbatohet edhe në shkolla tjera.

Page 25: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

25

6. Rekomandimet Nga gjithë ajo që u dha më sipër, mund të nxjerren këto rekomandime:

• Të hartohen projekte e plane veprimi brenda shkollës dhe në komunitet, për të promovuar gjithëpërfshirjen, edhe në aspekt të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si kategori e fëmijëve të margjinalizuar.

• Të organizohen programe të zhvillimit profesional për mësimdhënësit dhe menaxhmentin e shkollave dhe institucioneve të arsimit parashkollor, të orientuara në drejtësinë shoqërore, gjithëpërfshirjen dhe qytetarinë demokratike e të drejtat e njeriut

• T’i jepet rëndësi aspekteve të të drejtave të fëmijëve dhe barazisë nga ana e Inspektoratit të arsimit, me qëllim të identifikimit të rasteve të trajtimit jo të mirë të fëmijëve të këtyre komuniteteve nëpër institucionet arsimore

• Të mirëmbahen statistikat e përfshirjes së fëmijëve në arsim dhe të shfrytëzohen raportet statistikore për intervenime të nevojshme

• Të funksionalizohet mekanizmi koordinues në nivel komunal për të drejtat e fëmijëve, dhe inkurajimi i këtij mekanizmi që të monitorojë situatën e përfshirjes së fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiandhe të intervenojë në rastet e fëmijëve të identifikuar në rrezik

Page 26: ANALIZË E SHPEJTË Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve ...kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/04/SHQIP.pdf · Përshkrimi i gjendjes në edukimi n parafillor dhe arsimine obliguar

26

• Në mënyrë specifike, të funksionalizohen ekipet për parandalim dhe reagim ndaj brakstisjes dhe mosregjistrimit në arsimin e obliguar, në mënyrë që rastet e braktisjes të trajtohen me kohë dhe të punohet edhe në parandalim përmes aktiviteteve vetëdijësuese.

• Të vihet në jetë nisma e disa komunave që të shfrytëzohen qendrat e komunitetit për edukimin parafillor, por jo vetëm për fëmijët komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, por për të gjithë fëmijët që gravitojnë rreth atyre qendrave. Kështu, ofrimi i këtyre shërbimeve bëhet më ekonomik dhe i realizueshëm për fëmijët, por më e rëndësishmja është se shmanget segregacioni, respektivisht izolimi i fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga fëmijët e komunitetit shumicë.

• Të promovohet kultura e komunikimit me prindërit e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, përfshirë edhe vizitat nëpër shtëpi dhe ardhjen e prindërve në istitucione arsimore.