truri i njeriut ne teresi
Post on 26-Jun-2015
1.234 Views
Preview:
TRANSCRIPT
Punoi: MEGI DANIPranoi : VJOLETA ALUSHI
Tema : Truri Nëntemat : 1. Ndërtimi 2. Funksionimi 3. Cilat janë substancat e
dëmshme ndaj trurit ? 4. Epilepsia, stresi dhe
depresioni.
Qëllimi dhe objektivatNjohja e ndërtimit të trurit dhe
bashkërendimi i funksioneve të tij.Problematika dhe sëmundshmëria
Truri dhe ndërtimi i tij Truri mbrohet nga :
Meningjet
Dura mater
Araknoidea
Pia mater
Kafka
Lëngu cerebrospinal
Truri i njeriut është truri më i përsosur.Truri tek fëmijët e posalindur eshte 400gr ndërsa tek njeriu i rritur 1400g prej të cilëve 1200 g i përkasin trurit të madh.
Truri ( encefali) është i formuar nga dy hemisfera, e djathta dhe e majta të ndara nga një e carë e thellë , por edhe të bashkuara në bazë nga corpus callosum(lat.)
Truri formohet nga :Korja apo lënda gri ështe një ind gri , i
përbërë nga trupat qelizorë të neuroneve
Brazda (sulcus)
Pala (gyros)
Lënda e bardhë e përbërë nga aksonet e neuroneve, të cilat e marrin ngjyrën e
bardhë prej mbulesës mielinike
Disa struktura të tjera të rëndësishme dhe funksionet e tyre
Talamusi
• Rol integrimi dhe ndarje të informacionit shqisor në zonat e ndryshme të trurit
Hipotalamusi
• Kontrollon sekretimin e hormoneve të ndryshme dhe ndërhyn në rregullimin e temperaturës trupore, të ngacmimeve dhe të urisë dhe etjes dhe të ritmit ditor të gjumit dhe zgjimit
Disa struktra të tjera të rëndësishme të trurit (vazhdim)
Shtylla e trurit ose palca e zgjatur
• Lidh trurin me palcën kurrizore • Ka qendra nervore të rëndësishme që kontrollojnë rrahjet e zemrës dhe ritmin e frymëmarrjes • Ka qendra që rregullojnë situata si kolla dhe të vjellat
Truri i vogël
• Kontrollon ekuilibrin, tonin muskulor dhe përfshihet në lëvizje të ndërlikuara apo të shkathtësisë.
FunksionetLëngu cerebrospinal
Qelizat gliale Neuronet pasqyrë
Rethon palcën kurrizore , zbut goditjet dhe ushqen qelizat nervore
U japin mbështetje dhe ushqim neuroneve.
Çiftëzojnë veprimet tona me ato të të tjerëve. Nga njëra anë ndizen kur një individ kryen një veprim, nga ana tjëtër hyjnë në funksion çdo herë që shohim dikë tjetër të bëjë të njëjtin veprim. është sikur neuronet përpiqen të imitojnë njëri tjetrin. Ky mekanizëm ka të bëjë edhe me emocionet dhe me ndjesitë e prekjes: është si të “vihemi në vendin e tjetrit “ .Truri kontrollon çast pas çasti veprimet tona, të cilat janë të vullnetshme (psh.
të folurit) dhe të pavullnetshme (rrahjet e zemrës).Ai përbëhet nga shumë pjesë , secila përgjegjëse për funksione të ndryshme . Në tru formohen fjalët që
shqiptojmë ose shkrujamë dhe po aty pamjet, tingujt , aromat dhe shijet analizohen, njihen dhe grumbullohen në formën e kujtimeve.Truri është qendra e funksioneve që ende nuk i kuptojmë deri në fund si mendimet, emocionet apo
ëndrrat. Duke studiar efektet e lëndimeve cerebrale ose duke ngacmuar me elektroda rajone të vogla të kores shkencëtarët kanë dalluar disa fusha. Për
funksionet e këtyre fushave do të flasim në Slidet ne vijim.
Fushat shqisore
Fushat lëvizore Fushat shoqëruese
Fusha e Brokës ( hemisfera e majtë)
Fusha e Vernikës ( Hemisfera e majtë)
Analizojnë informacionet që vijnë nga mjedisi i jashtëm dhe që kapen nga organet shqisore. Çdo shqisë ka një fushë të veten ,si fusha e shikimit, e dëgjimit dhe e nuhatjes.
Ato u pergjigjen grupeve muskulore te posaçme. Një impuls që niset nga një neuron lëvizor (nga korja) përmes nervave periferikë, mbërrin tek muskujt përgjegjës duke shkaktuar tkurrjen e tyre. është treguar se nervat që vijnë nga hemisfera e djathtë kontrollojnë muskujt e pjesës së majtë të trupit dhe anasjelltas. Kjo pasi fijet nervore që vijnë nga neuronet lëvizore para se të marrin rrugët e palcës kurrizore, kryqëzohen me njëra-tjetrën.
Janë përgjegjëse për veprimtaritë eprore si kujtesa , mendimi dhe gjuha .
Dëmtimet e kësaj fushe sjellin shqetësime të të folurit.
Dëmtimet e kësaj fushe shkaktojnë probleme në kuptimin e gjuhës së folur dhe të shkruar.
Fushat e trurit dhe lobet e tij
Cilat janë substancat më të dëmshme për trurin ?
Substancat që dëmtojnë trurin
Heroina
Amfetamina
Kokaina
LSD
Marijuana
Hashashi
Cfarë është epilepsia? Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike (sulme me ngërçe), të cilat
shkaktohen pa asnjë arsye e cila mund të parashikohet.Një sulm epileptik shkaktohet si pasojë e shkarkimeve sinkrone paroksizmale (në formë të sulmeve) të qelizave nervore të trurit, gjë që dërgon tek sjelljet apo gjendjet shpirtërore stereotipike. Kjo sëmundje ka për të sëmurin ndikim të madh në jetën e tij të përditshme, dhe kjo gjë duhet të merret parasysh gjatë mjekimit të saj.
Terapia : Medikamente kundër ngërçit (përpëlitjes, spazmës) – Antikonvulsiva/Antiepileptika:
Gjatë sulmit epileptik akut si dhe gjatë sulmit të rëndë: Benzodiazepine (Lorazepam, Diazepam, Clonazepam, Midazolam dhe Nitrazepam)
Për të parandaluar sulmet (si monoterapi): Valproat, Carbamazepin, Oxcarbazepin. Po ashtu për të parandaluar sulmet, mirëpo si medikamente të dorës së dyte, pasi
që kanë shume ndikime të padëshiruara: Phenytoin, Phenobarbital dhe Primidon. Pasi që monoterapia (terapia me vetëm një medikament) te një numër i pacientëve
nuk ka rezultate të kënaqshme, mund të merret parasysh edhe terapia duke kombinuar dy medikamente të ndryshme. Në këtë rast mund të përdoren: Gabapentin, Tiagabin, Vigabatrin, Mesuximid, Ethosuximid, Lamotrigin, Felbamat dhe Topiramat
Kirurgjia e epilepsisë Stimulimi i Nervus Vagus
Epilepsia
Epilepsia fokale (e pjesshme)
Epilepsia e gjeneralizuar (e përgjithshme)
Stresi dhe depresioni Stresi Depresioni
Stresi është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emocional dhe fiziologjik që njerëzit provojnë në situata që ata i perceptojnë si të rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e tyre. Fjala “stres” do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa njerëz e përcaktojnë stresin si ngjarje apo situata që shkaktojnë tek ata ndjenjën e tensionit, presionit, apo emocionet negative të tilla si ankthi dhe zemërimi .Të tjerët e shohin stresin si reagim ndaj këtyre situatave. Kjo përgjigje përfshin ndryshimet fiziologjike - të tilla si rritjen e rrahjeve të zemrës dhe tensionin muskulor, si dhe ndryshimet emocionale dhe të sjelljes. Megjithatë, shumica e psikologëve konsiderojnë stresin si një proces që përfshin interpretimin dhe përgjigje e një personi ndaj një ngjarje kërcënuese.
Depresioni është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme. Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëria. Shumë persona depresiv kanë ndjenja faji dhe mendime, ide të mëkatimit, të cilat mund të ngriten deri në gjendje delusive.
top related